Kreu Blog Faqe 1345

Bota duhet të shtojë përpjekjet për ta frenuar terrorizmin iranian në Turqi

0

Terrorizmi i regjimit iranian në rajon dhe më gjerë ngre shqetësime serioze. Pas arrestimit së fundi në Shtetet e Bashkuara të dy terroristëve me lidhje të mundshme me Teheranin, po vijnë lajme shqetësuese nga rrjeti i terrorizmit të Ajatollahut në Turqi.

Vitet e fundit, Turqia është bërë destinacion kryesor për disidentët dhe refugjatët iranianë që përpiqen të çlirohen nga kthetrat e regjimit. Ndërkohë, edhe Teherani ka qenë mjaft aktiv në Turqi.

Mullahët kanë shpenzuar miliarda dollarë nga pasuria e popullit për terrorizëm dhe për të krijuar rrjete në vende të ndryshme për ta shpëtuar regjimin e tyre që po fundoset. Nga Amerikat në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme, Teherani ka krijuar rrjete të gjera terrorizmi dhe spiunazhi. Ai përdor Turqinë, në disa raste, për t’i joshur dhe rrëmbyer disidentët në zonat ndërkufitare. Regjimi iranian ka arrestuar dhe rrëmbyer së fundmi dy shtetas iraniano-arabë në Turqi, pasi i kishte ngritur atyre një “kurth mjalti”.

Në tetor 2021, komploti që organizoi regjimi iranian në qytetin kufitar Van për të rrëmbyer Mehrdad Abdarbashin, një ish-pilot iranian, dështoi. Policia turke arrestoi 11 agjentë, mes tyre edhe disa shtetas turq.

Në shkurt 2020, media turke raportoi se policia kishte prishur një rrjet terrorist që kishte patur në plan të rrëmbente Shahnam Golshanin, një refugjat iranian në Turqi. Golshani më vonë zbuloi se në këtë tentativë rrëmbimi ishin të përfshirë disa agjentë vendas.

Skuadra e terrorit e regjimit përbëhej nga 17 agjentë, duke përfshirë Morteza Soltan Sanjari, Ali Ghahreman Haji Abad dhe disa oficerë të ushtrisë turke tashmë në pension. I njëjti grup kishte rrëmbyer në Turqi një iranian të quajtur Yagub Hafez dhe e kishte transferuar atë në Iran.

Prania ogurzezë e Teheranit në Turqi nuk mjaftohet vetëm me rrëmbimin e iranianëve. Më 14 nëntor 2019, agjentët e regjimit iranian vranë Masoud Molavi Vardanjani, një disident iranian i cili drejtonte një profil në Telegram, ku ekspozonte korrupsionin e regjimit.

Më vonë në mars 2020, Reuters zbuloi në një raport ekskluziv se diplomatët e regjimit “nxitën vrasjen e disidentëve në Stamboll”, sipas zyrtarëve turq.

Sipas zyrtarëve turq, “Pamjet video të transmetuara në televizionin turk pas vrasjes së Vardanjanit tregonin një person të armatosur duke vrapuar para dy burrave teksa ata po ecnin në lagjen qendrore Sisli të Stambollit në orën 22:00 më 14 nëntor të vitit të kaluar.”

Shoqëruesi i Vardanjanit, i cili nuk u lëndua fare, u identifikua më vonë si Ali Esfanjani. Sipas Reuters, Esfanjani “shkoi në konsullatën iraniane” në “mëngjesin para vrasjes”. “Ai më vonë u takua me personin e armatosur për të diskutuar detajet e operacionit,” shkruan Reuters, duke cituar zyrtarët turq.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 1979 në Iran, mullahët kanë luajtur kartën e terrorizmit. Sa herë që e sheh veten të përfshirë nga krizat e brendshme, regjimi mbështetet te strategjitë e tij që kanë në qendër eksportimin e terrorizmit dhe shtypjen e disidencës.

Terrorizmi i regjimit iranian në Turqi daton që në vitet 1990. Operativët e Teheranit kanë kryer disa atentate në Turqi, duke shënjestruar mbrojtësit iranianë të të drejtave të njeriut dhe anëtarët e grupit kryesor opozitar të Iranit, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe të organizatës që e përfshin këtë grup, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). Hossein Abedini, një anëtar i NCRI, i mbijetoi një atentati në mars 1990. Objektivi i vërtetë ishte Mohammad Mohaddessin, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të koalicionit mëmë të MEK-ut, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).

Ali Akbar Ghorbani, një anëtar i lartë i MEK-ut, u rrëmbye në vitin 1992 në Stamboll nga grupi ekstremist ‘Veprimi Islamik’, me urdhër të Teheranit. Së bashku me agjentët e regjimit të dërguar nga Teherani, anëtarët e grupit e torturuan dhe e vranë Ghorbanin dhe më vonë e varrosën trupin e tij të gjymtuar në një varr të cekët.

Të martën, më 20 shkurt 1996, në orën 21:00, terroristët e regjimit iranian vranë Zahra Rajabi, përfaqësuese e NCRI në Turqi, së bashku me një aktivist të MEK. Sipas prokurorëve turq, Reza Barzegar Masoumi, një agjent i inteligjencës i regjimit iranian, i cili ishte maskuar si një mbështetës i MEK-ut, i udhëhoqi atentatorët drejt zyrës së NCRI në distriktin Fateh në Stamboll.

Autoritetet turke më vonë zbuluan se disa diplomatë-terroristë të regjimit iranian ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë komplot terrorist.

Përdorimi i misioneve diplomatike dhe ambasadave të tij si qendra të spiunëve dhe terroristëve ka qenë modus operandi i regjimit. Në vitin 2018, shërbimet europiane të sigurisë arrestuan diplomatin e regjimit me bazë në Vjenë, Assadollah Assadi, i cili kishte komplotuar për të hedhur në erë tubimin e NCRI-së në Paris.

Për shkak të qasjes së papërgjegjshme të Perëndimit, regjimi iranian vetëm sa i ka rritur aktivitetet e tij terroriste, duke i përdorur ato për të shantazhuar bashkëbiseduesit e tij të huaj. Duke dialoguar me regjimin iranian për ta “frenuar” Teheranin, fuqitë perëndimore po tolerojnë kërdinë që do të çojë në kaos. Dhënia e çfarëdo lëshimi për regjimin në Teheran vetëm sa do të rrisë aftësinë e tij për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dyfishojë përpjekjet për të ndaluar terrorizmin në rritje të Teheranit. Jo vetëm që Garda Revolucionare (IRGC) terroriste duhet të mbetet në listën e Organizatave të Huaja Terroriste, por duhet edhe të mbyllen misionet diplomatike të regjimit dhe të dëbohen agjentët e Teheranit. Kjo është mënyra e vetme për të frenuar terrorizmin e Iranit. Masa më të lehta vetëm sa do t’i inkurajonin mullahët të vazhdonin rrugën e tyre terroriste.

Për këtë Kisha Ruse po e bekon luftën e Putinit

0
Putin dhe Patriarku Kirill Foto: Alexander Zemlianichenko / AP
Kjo është arsyeja pse Kisha Ruse po e bekon luftën e Putinit
Nga: Sverigesradio.se
  • Pashkët ortodokse festohen kësaj fundjave, por asnjë mesazh paqeje nuk dëgjohet nga kreu i Kishës Ruse.
Papa dhe priftërinjtë evropianë po i bëjnë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të dorëzojnë armët gjatë fundjavës së Pashkëve, kur festohet Pashkët Ortodokse. Por nga udhëheqësi suprem i Kishës Ruse, Patriarku Kirill, porosia është se lufta është e nevojshme. Ka të bëjë me lidhjet e tij të ngushta me Putinin dhe pikëpamjen e tij për Ukrainën si pjesë e pandashme e Perandorisë Ruse.
Putin och patriark Kirill

Si po maskohen Serbia dhe Rusia me akuza dhe bomba ndaj fqinjve, duke shpalosur programe neofashiste

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI, historian nga Prishtina 

A do të ngritet padi ndaj Vladimir Putinit sikurse ndaj Slobodan Milosheviqit, mendoi se jo, për faktin se imunitetin ia ka siguruar V. J. Stalini me pozitën në KS OKB, të cilin për krime monstruoze ndaj kundërshtarëve e imiton. 

Maskimi është një dyfytyrësi agresive, në anën tjetër, që ka për qëllim asgjësimin e një force kundërshtare më të dobët apo më të fortë, e plason V. Putinin si njeriun më të urryer në botë. Lidhur me këtë lufta për okupimin e Ukrainës, me urdhër të Putinit ka filluar më 2014, duke u demsakuar plotësisht me të gjitha qëllimet, e ku përfshihet edhe Ballkani në tërësi e çështja Shqiptare në veçanti, se Putini dhe Vuçiqi po “kryejnë një detyrë historike”. Ky demaskim është zhveshë si simbolikë me fillimin e bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999,  përkatësisht ka shpërthyer më 24 shkurt 2022 (simbolikisht kinse, “një muaj më parë” por në një hapsirë tjetër dhe me qëllime tjera sllave, gjithësesi gjenocidale-hb), në mënyrë agresive duke u ekspozuar Rusia, se po kryen manevra të nivelit kufizuar. Jo, NATO, nuk kishte lajmërim se po manovrojmë, por kishte të shkruar se agresori në Kosovë duhet të ndëshkohet, sepse një popull (shqiptarët) i janë nënshtruar hollokaustit specifik serbian. Pra edhe për mizoritë mbi popullin e Ukrainës, Rusia dhe Putini duhet ndëshkuar me norma shumë të sakta ekonomike, në mënyrë që populli rus vet ta menjanojë marionetën e quajtur Putin.  

Me të njejtat fjalë kryetari i Serbisë A. Vuçiq, që sot (2022) hiqet se është më i fuqishëm se Milosheviqi në kohën e vet (1998/99), po blen armatim ofenziv, ndërsa po krekoset se ka ndërtuar ushtri dhe polici shumëfish më të përgatitur për luftë , kuptohet kundër shqiptarëve, se ajo e Milloshit. Ngjajshëm nuk po krekoset , por po vret një popull sikurse komunistët e Leninit dikurë. Dhe Edi Rama, po heshtë, nuk po ripozicionohet fare por si kryetar i Qeverisë së Shqipërisë, po kësaj hijene politike serbian (Vuçiqit) i shkon si bothec prapa në çështjën e parullës prostitucionale politike, që quhet: “Mini Shëngen”, duke ditur se po atë ditë që ka lindë, ka për të vdekë, sepse shqiptarët e Kosovës janë kala për mbrojtjën e “Shengenit” Gjerman e jo krijesave hiene të Rusisë. E “Mini – Shëngeni” i vërtetë është shkatërruar po atë ditë kur Mbretëria e BASHKUAR-Anglia është larguar nga zona. Në realitet, dështimi i Mini Shengenit është shënuar po atë ditë kur BE nuk pati fuqi ta kodifikojë (të votojë) KUSHTETUTËN  e saj, sepse askush nuk pranonte sovranitet të kufizuar, askush nuk pranonte ta humbas identitein kombëtar dhe të quhet në shkallë elegante “Europian”, qysh as shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë të konvertohën në “komb jugosllavë”! 

Ka disa dekada që Haningtoni (i njohur me studimin: Konflikti i civilizimeve), pati dëshmuar se pas Luftës së Ftoftë, nuk do të ketë luftë në mes rreligjioneve, por në mes civilizimeve. Diçka, në mënyrë më të sofistikuar në stilin Japonez e pati shpreh diagnozën e tij Fukujama (me studimin e tij: Lufta mes kulturave). E lufta që ka qenë realitet në Jugosllavi 1981-1999, në realitet të gjithë sllavët kundër shqiptarëve, e shqiptarët vetëm kundër serbëve okupator, ishte dhe ka mbetur një relikt, ku ai që ka motive gjithëmonë e fiton luftën, sado e egër dhe viktimizuese të jetë. Askush atëbotë nga sllavët nuk ka klithë, të paktën deri më 1991, se do të masakrohen në mes veti, për t` i zgjeruar “feudet e tyre”, të cilat i gëzonin dhe mbanin autoritet në botë, se jetojnë në harmoni. Vetëm ne, historianët shqiptarë, ç`është e vërteta, nëpër simpoziumet e tyre dhe të tjerëve, kemi pasë sens  t`u themi në fytyrë se: “Ju, ndaj shqiptarëve qysh më 1966 e keni hapur një front të përbashkët, por të maskuar. Në këtë front, askush prej juve nuk donë të jetë pakicë politike, sepse instrukcionet i merrni nga Serbia dhe virtualisht nuk dukeni pakicë, karshi neve të anatemuarëve si “kontrarevolucionar”, që po kualifikohemi sidomos pas vitit 1981.E deri në këtë kohë na keni quajtur irridentistë, kurse tash (1981) ia keni shtuar asaj folme fjalën  “kontrarevolucionar”. E me këtë kualifikim shqiptarët po denoni si në Rodez qysh denoheshin dikur zezakët.  E ne as nuk duam të ndryshojmë sistemin, e një erë e tillë, më së pakur nuk vjen as nga Tirana, për të cilën keni krijuar koncept se është “bazamet i së keqës, se shqiptarët në Jugosllavi jetuakan shumë më mirë se sa ata në Shqipëri e trillime tjera”. Vetëm në këtë udhtim , politik avnaturist (iu thuhej jugosllavëve 1982-1988), një fjali nuk guxoni ta thoni se: “Shqiptarët në Jugosllavi kanë më shumë të drejta se sa ata në Shqipërianë Bregdetare”, sepse , pastaj, nuk ju beson as qeni. (Fjali e nxjerrur nga tubimi i Komisonit të Historisë së Kosovës, më 6 prill 1982). E vërteta, me sistemin e Titos, jo në majet e pushtetarëve, por vetëm populli shqiptar nuk ka qenë i kënaqur. Kjo për faktin se popullit shqiptar që deri në një masë ishte emanacipuar kombëtarisht, askush nuk ka mundur për t`ia lyer ballin me hudhër  e t`i thot se “jemi të kënaqur dhe nuk duam REPUBLIKË”. Pra, shqiptarët, ashtu si europianët nuk e donin Jugosllavinë sepse mendonin se pa republikë nuk ka  ardhmëri në atë shtet të brrylave dhe krrylave politik, nga të gjithë sllavët. Ashtu edhe europianët (emër gjeografik , sikurse emri jugosllavë që u provua të jetë nominim “nacional”!) nuk donin ta humbin identitetin kombëtar, pra edhe shqiptarët, sido t`i quani nuk duan ta humbin identitetin kombëtar, sepse si të bashkuar janë më të sigurtë, dhe  do të janë më human në demokratizimin e jetës dhe sistemit. 

Demokracia e maskuar në Shqipëri dhe Kosovë 

E vërteta, pas instalimit të demokracisë në Shqipëri dhe Kosovë, shkencërisht del se nuk ka demokraci të vërtetë sepse funksionarët më të lartë shtetëror i zgjedhin partitë e jo populli drejtpërdrejtë. Bje fjala, pse mos të zgjidhet Kryetari i shtetit nga vota e popullit. Pra sistemi një partiak nuk është diktaturë e një njeriu, por është totalitarizëm kushtetues, që ua ndalon veprimin partive kundërshtare. Ndërsa demokracia e vërtetë është kur populli drejtpërdrejtë i zgjedh përfaqësuesit e vet legal, të cilët kur verifikohen me votë bëhen edhe legjitim.  

Kush t`i beson  pushtetit të një Serbie kur ka ushtruar për dy shekuj politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve. Edhe më konkret, bombardimi i NATO-s dhe lufta e UÇK, për politikën serbiane edhe sot janë nën akuzë. Pse, sepse Serbia nuk është DISTANCUAR FARE nga neofashizmi i saj. Nuk ka forcë shkencore që i del para këtij pohimi: se shqiptarët e Kosovës me Serbinë i ndanë të gjitha rrugët më 1999. Tani bota e ka mësuar se Serbia, trojet tona i ka okupauar më 1877 dhe më 1912 me fuqinë e Rusisë dhe Francës, e të disa fuqive tjera dhe se viset tona etnike i kanë bërë copa – copa. Tash kur një pjesë jo  evogël e trojeve tona është çliruar, madje edhe me fuqinë e miqëve, nuk ka më kthim prapa, sado që Aleksander Vuçiq ta përmedë Rrezolutën e KS OKB 1244 (9 qershor 1999), sepse më i fuqishëm është Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2011), që ka ardhur pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës Kosovës më 17 shkurt 2008, pas dërgimit që i ka bërë Serbia, duke kërkuar mendim nga GJND, në OKB (2010). 

Kosova nuk është BH as Ukrainë 

Kosova si njësi administrative (DARDANI) është shumë më  e vjetër , madje kur nuk është ditur se ekziston fisli (populli) serbian. Kosova në kontinuitetin kohor, në sistemin feudal osman, deri më 1912 kur u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi ka qenë tërë kohën, njësi e dalluar territoriale dhe adminstrative. Edhe gjatë historisë së okupimve sllave dhe gjermane (1912-1999), Kosovën asnjë sistem okupues nuk ka mundur për ta injoruar, për shkak të popullsisë AUTOKTONE deri në 92 për qindë shqiptarë. Plus edhe relefi i shërben Kosovës si faktor i veçant.

Madje edhe klima dhe hidrografia, në Kosovë janë specifike 

Në çdo etapë historike, sidomos pas Luftës së Krimes (1853), e posaçërisht pas Kongresit të Berlinit (1878), sindromi musliman ka qenë arma kryesore që çarqet pansllave ishin përfshirë, sidomos  për ta bindur Evropën e krishterë, e mos të flasim për Rusinë, kur në Kosovë shqiptarët zhvillonin luftë çlirimtare (1881-1912 në forma të ndryshme), shkrimet sllave ishin të drejtuara në një pikë: “Me çdo çmim islami duhet larguar nga Evropa (Ballkani) e ku Beogradi e ksihte përvetësuar si temë kujdestare, në esencë okupimin dhe sllavizimin e Shqipërisë, për një herë ose copa-copa. Atëbotë, sidomos pas aprovimit të Alfabetit Kombëtar (1908), termi fundamentalist për shqiptar ishte një përshkrim i një: “smundje infektive, prej së cilës Evropa, sidomos Ballkani kishte lënguar shekuj robërie”. Kjo politikë e ujkut dhe qingjit se kush kujt ia turbullon ujin, dihej, por ujku kishte vëndosë për ta coptuuar trupin shqiptar. 

Tani shtrohet pyetja, sa para publikisht po i dedikohen Ukrainës krishtere (e cila po bënë luftë të drejtë), e për “Kosovën “muslimane” askush nuk donte të bisedoi për aramtim të UÇK-ës 1993-1998?”. Të gjithë, sidomos në Europë, si në orkesër e shtronin pyetjen se: “Nuk ka shansë që Kosova të pavarësohet , sepse dihet historia e saj”. Me këtë fjali europianët tregonin se për histiorinë shqiptare nuk dijnë asgjë. Ndërsa për historinë e Kosovës, që është pjesë integrale e historisë shqiptare, shihej se diplomatët europian (ata rus dihej se janë tendencioz dhe hipokrit-hb), janë total të painformuar. U besonin rrenave serbe sukurse injorantët dikur në Antikë, përshpëritjet në Delfi. Dhe, nuk është cinizëm por realitet a erdhi ndokush nga Ukrina e të bashkohet luftës së UÇK-ës-JO; A erdhën ndokush prej 6 milionë shqiptarëve të Tutrqisë, për të luftuar më 1998/99 për të drejtën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës-Jo; A erdhën ndokush nga Arbreshët e Italisë, për të njejtin qëllim-Jo; a erdhi ndonjë person nga vendet arabe, për të na ndihmuar në luftën çlirimtare-Jo. E ne pa armë, pa fabrika, pa banka, pa asgjë e kishim një përparësi, luftonim për kauzën e lirisë dhe civilizimit, pa e dëmtuar asnjë civilë sllavë si njerëz nga fisi i okupatorit. 

Po sot çka po ngjanë në tregun e nderit nepër botë, kur është në pyetje Ukraina. Nihilistët, religjionistët, ateistët dhe imoralistët janë në qarkullim të përfitimit moral dhe material, për një qëllim imkompatibil ndër rrogoz me petkun religjioz, e ata janë Rusët, sespe kanë arritur për ta destabilizuar tërë Globin, me qellim izolues të Perendimit. E vërteta, rusët në çdo metamorfozë “historike”: Rusia feudalo-kapitaliste; Rusia komuniste dhe Rusia oligarko- kapitaliste kanë vetëm një qëllim. E ai qëllim është okupimi i viseve të huja dhe zgjërimi i trevave të pushtetit saj. Kush i shërben kësaj politike dhe këtij religjioni politik, është me Kremlinin. Në lidhje me këtë nga zyrtarët e Serbisë neofashsite, në anën tjetër, më 15 prill 2022 ndëgjohet se: “Gjithëmonë i kemi pasë mardhënjet e mira me Rusinë”!. Shtrohet pyetja, çfarë marrëdhëniesh ishin më 1918-1953. Më shumë janë vararë ushtarë jugosllavë (serb, kroatë, maqednon, malazezë) nepër kufi me vendet e llagerit komunist  1948-1953, se sa gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë e Zhablakut. Jo vetëm kaq, me rastin e intrevenimit të Rusisë ndaj Çekosllovakisë më 1968, nepër Vojvodinë dhe Kroacinë veriore e deri te Maribori në Slloveni, po hapeshin istikamet e luftës, duke u friguar nga sulmi me moton: “Sovraniteti i kufizuar” i Leonid Brezhnjevit. 

Tani nuk duhet përzier çdo gjë me luftën, sidomos kur është në pyetje gazi rus për shumë familje gjermane, e të tjera, sepse sidomos pas shembjës së Murit Berlinit (1989) është menduar fare në nivel liberal se: “luftë dhe hasmëri nuk do të ketë më në Europë”. Por, lufta në Krme (2014) dhe lufta për pjesët lindore të Ukrainës (24 shkurt 2022-…) tregojnë se Rusia gëzofin mund ta ndërroj por veset për robërim të popujve afër kufijëve të saj nuk i ndryshon, për asnjë çmim. Pra, Rusia sot, sikurse Serbia dje (1998/99, po hapë varre, po lenë fëmi jetima, po vretë civilë, po bartë kufoma, po djeg kuarte të qyteteve, po shkakton katastrofë humanitare. Madje 12 000 000 ukrainas janë jashtë lokaliteve të tyre, me fajin dhe ambicjet ksenofobe të një hunte ushtrako-spiunuese e shkollës leninit dhe Stalinit, Brezhnjevit , e që quhet V. Putin. 

Nuk mund të mbëshefet një fuqi botërore (sepse posedon armë nukleare-HB) më 1999 (prill) i kishte përgatitë TRE aeroplan për të bartë kufoma të shqiptarëve nga Kosova për në Rusi. Falë intervenimit të NATO-s, ato kufoma u varrosën në varrreza masive nepër Serbi, ose u hudhën nepër shkritore dhe ua humbën të gjitha gjurmët, shkruan Viktor Çernomerdin ,Kapitullim i i Millosheviqit, dorëshkrimi!.(Lexone me kujdes!). Prandaj shtrohet pyetja, a ia kanë kaluar rusët si kapitalist, komunist dhe oligark kapitalist, me mizori nazifashizmit hitlerian. Rrezultatet e hulmumtimit tregojnë se dyfish më tepër janë dëmtuar popuj jo rus, kurse Hitleri ka dëmtuar hebrenj dhe aty këty të tjerë. Sllavët rus nuk kanë pyetur fare për asgjë. Ku janë sot: Tatarët, Çerkezët, AZERËT, Armenët, Osetët,Hetët, Turkmenët ……. Sa gjuhë të lashta i zhduku Rusia cariste dhe komuniste, rezulton se është fjala për një kataklizmë njerëzore gjithandej. Madje Sanxhaku i Nishit si fqinjë i Serbisë, që ishte me popullsi 74% shqiptare, me urdhëra të oficerëve rusë si instruktorë në hordhitë vrastarre serbe, 714 katunde shqiptare dhe 6 qytete me shumicë shqiptare (Kurshumlia në tërësi shqiptare) i shfarosi për 26 ditë luftë kundër civilëve duarthatë ( 1-26 dhjetor 1877). Europa heshti, sepse u tha se: “po e luftojmë islamin”. E shqiptarët më së pakut në Perandori identifikoheshin me islamin. Ky fakt dihet në Europë qysh nga shekulli XV-të. 

Rusia dhe Serbia i duan dy karrika ‘ulëse’ për t`u maskuar rreanat e tyre meskine 

Duke e hapur frontin e luftës me Ukrainën, Rusia po shkon nga e keqja në theqafje, në greminë, sepse është konfrontuar me tërë njerëzimin liridashës.  Fare nuk po mendohet as në Moskë e as në Beograd, se ambicjet për t’i shfrytëzuar dy karrika, mund të plasojnë pretendentin të “ulet detyrimisht në dysheme”. E në këtë nivel, çdo shtet demokratik, kur është në pyetje mabjtja me derë e një karrike, pa i hyrë askujtë në hak, në rend të parë duhet dëshmuar vlerat europiane duke shtruar pyetjën, nga po shkojnë  të rinjët: nga Serbia dhe Rusia po arratisën nepër Evropë e jo në Kinë, ku të pret ose helmimi ose padrejtësia anacioanle dhe shtypja mizore, nëse nuk je kinez apo komunist i pakomb. Shkurt,  në rastin konkret Rusia si agresore në Ukrainë,  në anën tjetër, po provon që me fqinjët si në kohërat e kaluara t`i detyrojë jorusët të mendojnë, flasin e veprojnë, në emër të shumë popujve që i robëruan, si nga jashtë, si nga vazalët  brenda, të ndihën (jorusët)  si rajë mesjetare. 

Në drejtim të avansimit të çështjës humane univerzale dhe drejtësisë për të dalë të varfërit dhe të uriturit nga pozita e tyre e mjerë, dallim sot bëjë sidomos: SHBA, Gjermania, Anglia…. dhe establishmenet politike në disa shtete kryesisht europiane të njohura për demokraci. Në shtetet e demokracisë sot dihet hapur se lulzon edukimi i gjithëanshëm usharak , shendetësor, ekonomik, kulturor dhe civilizes, sepse shumë popujë tani e njohin Amerikën si çlirimtare, si garantuese të sigurisë dhe lirisë së tyre. Në këtë drejtim, më së shumti është e ekspozuar me të drejtë Kosova dhe shqiptarët e saj, me pakicat joshqiptare, si më pro amerikanët në botë. Por, prap mu në Kosovë gjallëron një përjashtim natyral, sespe Amerikën nuk e duan vetëm një grusht serbianësh. Deri kur do të zgjatë kjo gjendje e tyre, askush nuk ka përgjegje. Por fundi dihet. Kur Ushtria e Kosovës të ketë aramtim adekuat mbrojtës, vetëm atëherë Serbia zyrtare do të ulët parnë tavolinës diplomatike dhe do të kërkon zgjidhje. Me gjithë këtë, vizatimi i Kosovës në Kushtetutën serbiane, madje insistimi i këtoditëshëm që në Preambulë, të hiqet nominimi Kosovë,  por po insistohet të shtohet edhe një sihariq serbian kishtar që: “Selia e Këshës Ortodokse Serbe, të thuhet (në Preambulë, se është në Pejë”, aludim ku disa vite ishte Patrikana e tyre. E vërteta, ky insistim i popave serbian e kthen Serbinë sërish  në fund të shekullit XX-të dhe hapur rrezulton se ende kemi të bëjmë më një neofashizëm, kur dihet se selia e KOS-it është në Beograd, ku i ka zyret patriarku luftënxitës. Në këtë drejtim po vërehet hapur se Rusia po kërkon hapje të serishme të frontit në Ballkan,  e që është sulmi terrorist ndaj policisë Kosovës në veri të Ibrit, këto ditë.

Këto provokime mendoi se duhet ta zgjojnë vëmendjën e NATO-s, se Rusia, si tha Medvedevi,  këto ditë don kufij: “nga Vlladivostoku deri në Lisabonë”. Kafshatë që nuk kapërdihet është or vlla mjerimi, shkruante para Luftës Dytë Botërore, shkrimtari shqiptar, Migjeni 

Prishtinë, më 19 prill 2022

 

Një vikend në mesin e monumenteve historike  në qytetin e Strasburgut -Francë 

Katedralja North Dame de Strasburg

 

Nga Asllan Dibrani 

Vikendi i këtyre ditëve  ishte  me një mot te mire  ,me plot diell nga e cila u motivuam  të bëjmë një udhëtim dikund. E pikërisht   vendosem familjarisht te përqendrohemi ne  qytetin francez Strasburgun e bukur me një kulturë të bujshme dhe histori  të pasur. Shtutgardi na ndante vetëm një ore e  gjysme nga Strasburgu. 

Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj në një përshkrim të shkurtër të pamjeve ,historisë dhe kulturës së  Strasburgut .  

Katedralja North Dame de Strasburg është një nga atraksionet kryesore të qytetit. Është një kishë e bukur gotike e ngjyrës origjinale rozë-kafe me vetëm një kullë. Notre Dame është e bukur në vetvete, dhe zona përreth saj është e bukur. Por futuni brenda dhe futuni më thellë, aty do të gjeni një orë të vjetër që tregon jo vetëm kohën, por edhe muajin, vitin, shenjën e zodiakut, pozicionin e planetëve dhe një emetim të vogël çdo gjysmë ore. Kulla e saj 142 metra e lartë është më e larta në Francë. Nga vrojtimi i katedrales, e cila të çon në 322 shkallë, ka një pamje të mrekullueshme të rrethinës. Fasada e katedrales është zbukuruar me qindra figura, të cilat përfaqësojnë një imazh gjigant të temave mesjetare. Ranori rozë i përdorur për muret e strukturës ndryshon ngjyrën në varësi të dritës. Të gjithë mund të vizitojnë katedralen pa pagesë. 

Strasburgu dhe përshkrimi  i tij si qytet i Francës.  

Strasburgu është një qytet në Francën lindore, kryeqyteti i Alsas, një rajon në kufi me Gjermaninë.Strasburgu u themelua nga romakët, të cilët ngritën një kamp ushtarak këtu gjatë fushatës gjermane të 14-16.Argentorat atëherë quhej vendbanim. 

Pamje e Katedrales  se Strasburgut  ne Francë dhe rrugët e vogla e saj me objekte te vjetra dhe shumë  të bukura ,gjatë vikendit familjar me miqtë tanë  Aza Peci, Igballe Dibrani, Mentor Peci , 

Arta Dibrani dhe unë Asllan Dibrani. 

Në 1262, Strasburgu u bë një qytet i lirë. Reformimi filloi rreth vitit 1520, pas publikimit të doktrinës fetare të Martin Luterit. 

Në vitin 1940, trupat gjermane pushtuan qytetin dhe aneksuan Alsasin. Strasburgu u çlirua në vitin 1944. 

Historia Strasburgu ndodhet në bregun perëndimor të lumit Rhine dhe ka zënë një pozicion strategjik në Luginën e Rhine-it të Epërm që nga parahistoria. Romakët pushtuan zonën rreth vitit 12 para Krishtit. Strasburgu mori statusin e qytetit të lirë në 1262. Strasburgu ishte vendi i një prej masakrave më të këqija të mesjetës në vitin 1349, kur mbi një mijë hebrenj u dogjën publikisht për vdekje dhe hebrenjtë u diskriminuan dhe u ndoqën penalisht deri në shekullin e 18-të. Statusi i Strasburgut si qytet i lirë përfundoi me Revolucionin Francez. Pas luftës franko-gjermane të vitit 1870, gjermanët aneksuan qytetin dhe zbatuan një politikë gjermanizimi, duke çuar në mërgimin e atyre që preferonin të qëndronin francezë. Pas disfatës gjermane në Luftën e Parë Botërore, qyteti u kthye në Francë dhe tani ishte radha e francezëve që të përpiqeshin të zhduknin gjurmët e pushtimit gjerman. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët i konsideronin alsasët si bashkë-gjermanë, dhe shumë u detyruan të luftonin në ushtrinë gjermane – një situatë që i bëri ata të akuzoheshin në mënyrë të rreme për bashkëpunim pas luftës. Sot, Strasburgu është qyteti i nëntë më i madh në Francë me gati gjysmë milioni banorë në një zonë metropolitane që shtrihet përtej lumit në qytetin gjerman të Kehl, në bregun lindor të Rhein. Vetë qyteti është selia e Këshillit të Evropës, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Ombudsmanit Evropian, Eurocorps, Observatorit Evropian Audiovizual dhe, më e famshmja, Parlamentit Evropian i cili gjithashtu mban sesione në Bruksel. 

Çfarë mund të shihni në qytetin e Strasburg?  

Ky është emri i lagjes së vjetër romantike të Strasburgut, e cila sot është në listën e famshme të UNESCO-s si trashëgimia kulturore e njerëzimit. Përmendja e parë e Francës së Vogël u regjistrua në shekullin e 16-të. Sot, Franca e Petit është një pjesë e bukur e Strasburgut që adhurohet nga turistët.   

 

Ky shesh ndodhet në lagjen historike të qytetit. Shpesh mbahen manifestime të ndryshme, festa shtetërore e të qytetit, festa publike etj. 

Sheshi mban emrin e një banori të famshëm të Strasburgut, gjeneralit Kleber, i cili mori pjesë në luftërat në anën e Napoleonit. Është skulptura e tij që qëndron në qendër të sheshit. Dhe përreth ka oborre administrative dhe restorante të shkëlqyera me ushqim të mirë. 

Përballë katedrales është një tjetër atraksion i Strasburgut dhe i gjithë Francës – Sheshi Gothenberg.  

Ky njeri e bëri qytetin të famshëm në të gjithë botën duke shpikur një font grumbullues. Që atëherë, parimi i shtypit nuk ka ndryshuar.Kjo ndodhi në mesin e shekullit të 15-të dhe Bibla u bë libri i parë i shtypur. Në shesh qëndron një statujë e Gothenberg, duke mbajtur një fletë të madhe letre në duar. Nëse shikoni nga afër, mund të shihni se kjo është një nga faqet e Biblës.  

 

Kjo është një nga pamjet më të famshme historike të Strasburgut, një monument arkitektonik i barokut. Pallati strehon tre muze në Strasburg: arkeologjik (që ndodhet në bodrum), dekorativ dhe art. 

Pallati u ndërtua në vendin e rezidencës së kryepeshkopit në gjysmën e parë të shekullit të 18-të me udhëzimet e kardinalit vendas Rogan. Këtu jetonte mbreti francez Louis XV, ishte Napoleoni I me gruan e tij Josephine dhe njerëz të tjerë të famshëm dhe të mëdhenj. 

Ne kemi përgatitur për ju një kronike tematike  duke përfshirë disa pika interesante  referuese  të qytetit siç janë: 

Franca e vogël. 

Urat e mbuluara dhe galeria Vauban.Vizitë në Katedralen e Strasburgut (brenda dhe jashtë)shumë sheshe, rrugë të ngushta, pallate dhe ura histori dhe legjenda interesante. Epo, për shembull, do të zbuloni se si u përcaktua në Mesjetë deri me tani. 

Merrni kanalet me tramvaj lumi është një shëtitje  përrallore! 

Tramvaji i lumit në Strasburg praktikisht zëvendëson turneun e qytetit. Do të lundroni nëpër kanale dhe do të shihni pothuajse të gjitha atraksionet kryesore të kryeqytetit të rajonit.  

 Strasburgu është një nga tre kryeqytetet e Bashkimit Evropian. 

Strasburgu është një nga tre kryeqytetet e Bashkimit Evropian. Për nder të kësaj mbahen shumë ngjarje interesante dhe jo vetëm këtu. Qyteti dikur hapi tregjet kryesore të Krishtlindjeve, një festival shatërvanësh, një festival teatri në rrugë dhe më shumë. Qyteti i vjetër nuk është vetëm një stil i mahnitshëm arkitekturor, por edhe një kopsht i qytetit. Këtu lulëzojnë manjolitë dhe shtretërit e luleve dhe banorët dekorojnë dritaret dhe ballkonet e tyre me lule. 

Strasburgu është i pasur me muzetë e tij. Më të mirët prej tyre janë Muzeu Historik i Qytetit, Muzeu i Alsas dhe Muzeu i Artit Modern. Koleksione mjaft interesante dhe shumë gjëra interaktive janë mbledhur këtu. Konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Evropë: trashëgimia arkitekturore e Strasburgut është një sintezë e dy kulturave – franceze dhe gjermane. Qyteti është i njohur edhe për mbajtjen e seancave të Parlamentit Evropian këtu. Strasburgu është një nga qytetet më piktoreske në Francë 

Ndryshimi i vazhdueshëm i shtetësisë pati një ndikim të rëndësishëm në pamjen arkitekturore dhe kulturën e Strasburgut. Duke u rikuperuar shpejt nga pushtimi i një tjetër pushtuesi, sot qyteti është kthyer në një nga qytetet më piktoreske dhe më të zhvilluar ekonomikisht në Francë. 

Franca e vogël dhe ura të mbuluara 

Franca e Vogël konsiderohet si këndi më i qetë dhe më piktoresk i Strasburgut. Rrugët anësore të kësaj zone janë të mbushura me shtëpi simpatike, tradicionale prej druri për një gjë të vogël apo kafe të paharrueshme. E veçanta e shtëpive të tilla janë shkallët e bëra me mjeshtëri, dyshemetë që duken të varura njëra mbi tjetrën dhe çatitë me pjerrësi të madhe. Qarku mori emrin e spitalit ku trajtoheshin pacientët me sifiliz. Sëmundja quhet ndryshe franceze. Spitali nuk ekziston më, por emri mbetet. 

  

Petite France “- një nga vendet më të bukura në Strasburg, zona e këmbësorëve 

Diga e Vaubanit 

Diga, e quajtur sipas projektuesit të saj, inxhinier Vauban, duhej të mbronte pjesën jugore të qytetit. Dizajni i strukturës bëri të mundur, duke mbyllur harqet, ngritjen e shpejtë të nivelit të ujit në lumin Ile. Sot, platforma panoramike e digës ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit. 

 

Platforma panoramike e digës ofron një pamje të mrekullueshme të Strasburgut 

Pallati Rogan 

Pamje e objektit të organizatës  të Bashkimit Evropian 

Qyteti është zgjedhur si selinë e tij nga shumë organizata të Bashkimit Evropian – janë më shumë se 20, të cilat të gjitha ndodhen në të ashtuquajturën Lagje Evropiane. Stili modern në të cilin janë ndërtuar të gjitha ndërtesat e rrethit është në kontrast të plotë me pamjen historike të qendrës së qytetit. 

Lagjja Evropiane përfshin disa qarqe – Robertsau, Wacken dhe Orangerie 

Muzetë në Strasburg 

Përshkrimi i këtij foto reportazhi mbetet shume  i zbehtë nga pamundësia dhe lejimi  i rregullave  botuese , prandaj me kaq e përfundojmë duke iu uruar lexuesve , lexim te këndshëm. 

Fotoreportazh nga Strasburgu Francë 16.04.20202 

Pasi mbrëmë u sulmuan 1260 objektiva në Ukrainë, ultimatum i ri rus për forcat ukrainase në Mariupol

0

Fabrika e çelikut Azovstal mbulon një sipërfaqe prej rreth 11 kilometrash katrorë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit. Foto e aksioneve: Sergei Grits / AP / NTB

Forcave ukrainase që janë fortifikuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol u është dhënë një afat deri në orën 11 të së martës për t’u dorëzuar.
Ata që dorëzohen “mund të ruajnë jetën e tyre”, tha koloneli rus Mikhail Mizintsev. Ukrainasit që mbrojnë qytetin e rrethuar kanë injoruar më parë kërkesa dhe afate të ngjashme nga Rusia.
Fabrika e madhe e çelikut, e cila mbulon një sipërfaqe prej rreth 11 kilometra katrorë, është xhepi i fundit i madh i rezistencës ukrainase në qytetin port të rrethuar.
Më herët të martën, një zëdhënës i separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donbas tha se ata kishin filluar të hynin në vendin e fabrikës së çelikut pasi ishin bombarduar dhe granatuar me artileri.
NTB 10: 05

RIA: Përpjekja për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol

Separatistët e mbështetur nga Rusia po përpiqen të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, tha një zëdhënës i separatistëve për agjencinë ruse të lajmeve RIA.

“Qëllimi i separatistëve është të lëshojnë fabrikën sa më shpejt të jetë e mundur,” tha një tjetër zëdhënës separatist të martën, sipas RIA.

Ushtarët e fundit ukrainas të mbetur në Mariupol besohet se janë fortifikuar brenda dhe rreth fabrikës së çelikut, ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmet për të marrë nën kontroll të gjithë qytetin e rrethuar dhe zonat përreth.

Përveç kësaj, të paktën një mijë civilë kanë kërkuar strehim në fabrikë, sipas autoriteteve lokale.

Ukraina i bën thirrje Rusisë të lehtësojë një korridor humanitar në mënyrë që civilët të mund të evakuohen.

Rusia: Mbrëmë u sulmuan 1260 objektiva në Ukrainë

Raketat dhe artileria ruse goditën 1260 objektiva në Ukrainë mbrëmë, tha të martën Ministria ruse e Mbrojtjes. Forcat ruse kanë kryer dhjetëra sulme ajrore në lindje të Ukrainës gjatë natës.

“Raketat shumë të sakta me bazë ajrore kanë goditur 13 pozicione ukrainase në pjesë të Donbasit, duke përfshirë qytetin e rëndësishëm të Slavyansk”, thuhet në deklaratën ruse. Rusët gjithashtu pretendojnë se kanë goditur 60 objektiva ushtarakë në Ukrainë, duke përfshirë qytete pranë frontit lindor të vendit.

Sipas rusëve duhet të jenë goditur gjithsej 1260 objektiva. Ata pretendojnë gjithashtu se kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas Mig-29, shkruan Sky News. Kanali nuk ka qenë në gjendje të verifikojë informacionin rus.

Deklarata vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj dhe disa zyrtarë thanë të hënën mbrëma se ofensiva e pritshme ruse në Ukrainën lindore është duke u zhvilluar.

Aftenposten, më 19.04.2022

Një pyetje sa për kuriozitet! Pse nuk ishte e ftuar Shqipëria në takimin e udhëheqësve të shteteve anëtare të NATO-s të Evropës Jug-lindore në Sofie të Bullgarisë me 28 Mars?

0
Frank ShkreliNga Frank Shkreli

Në takimin e Sofies morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Bullgarisë, Kiriul Petkov dhe Kryeministri i Rumanisë, Nicolae Ciuca. (28 Mars, 2022)

Në fund të muajit që kaloi, me 28 Mars, Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov organizoi në Sofie një takim të nivelit të lartë të udhëheqsve të shteteve dhe qeverive të Evropës Jug-lindore, antare të NATO-s.

Në atë takim, sipas të dhënave në media fund muajin e kaluar — të ftuar nga Kryeministri bullgar për të marrë pjesë në atë mbledhje rajonale të nivelit të lartë — morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Bullgarisë, Kiriul Petkov dhe Kryeministri i Rumanisë, Nicolae Ciuca. Por jo, Shqipëria, por as Serbia nuk ishin të ftuara, sipas lajmeve.

Sipas njoftimeve zyrtare bullgare, takimi kishte për qëllim diskutimin e ndërlikimeve që lufta në Ukrainë mund të ketë për rajonin e Evropës Jug-lindore dhe shqyrtimin e masave që mund të merren bashkarisht për të përballuar pasojat e krizës energjetike dhe ekonomike. “Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë energjetike si dhe një krizë furnizimi ushqimesh. Por takimi është gjithashtu një mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen për të mirën e popujve të tyre dhe të bashkrendojnë veprimtaritë e tyre, për të përballuar pasojat e krizës”, në Ukrainë, është shprehur Kryeministri bullgar, Petkov, në lidhje me mbledhjen e mbajtur në Sofie në fund të marsit që kaloi.

Image

Vuçiq, Zaev, Rama – tre aleatët e nismës “Ballkani i Hapur”

Ndërsa, Kryeministri i Maqedonisësë Veriut, Dimitar Kovaçevski është cituar të ketë thenë me atë rast se, “Takimi kishte për qëllim parandalimin e çfardo pasojash që kriza në Ukrainë mund të ketë mbi stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, në kontekstin e pasojave të mundëshme që mund të rrjedhin nga kriza humanitare dhe nga gjëndja e sigurisë në Ukrainë”, duke shtuar se vendet që morën pjesë në takimin e Sofies me 28 të Marsit që kaloi, mbeten të vendosura në dënimin e luftës në Ukrainë si një pushtim illegal i Ukrainës nga Rusia, është cituar ai nga portali European Western Balkans.

Kur të merren parasysh objektivat e atij takimi si dhe rrethanat nën të cilat u mbajtë – për të marrë në shqyrtim pasojat ekonomike dhe të sigurisë që mund të ketë lufta në Ukrainë për rajonin e Ballkanit Perëndimor — por edhe ngërçin e procesit të zgjërimit të Bashkimit Evropian (BE) të disa vendeve të Evropës Jug-lindore, përfshir Shqipërinë – natyrisht lindë pyetja kurioze: Pse nuk mori pjesë Shqipëria në takimin e Sofies të 28 marsit dhe pse nuk u ftua të merrte pjesë me vendet e rajonit si vend anëtar i NATO-s dhe si vend i Evropës Jug-lindore, që aspiron antarësimin e saj në BE.

A thua se mungesa e ftesës Shqipërisë për të marrë pjesë në atë takim në Sofie, mund të ketë lidhje me këmbënguljen kokëfortë të Shqipërisë dhe të Serbisë për të shkuar përpara me nismën e përbashkët famëkeqe të Presidentit serb, Vuçiq dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Rama, të “Open Balkans”, ose të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”, megjithë pushtimin barbar të Ukrainës nga Rusia dhe gjithë pasojat gjeopolitike dhe ushtarake që mund të ketë ky akt barbar për Evropën dhe botën? Siç dihet, nisma “Open Ballkans” është konsideruar nga shumë eskpertë vendas dhe ndërkombëtarë, si një mjet ose proces i shtrirjes së mëtejshme të influencës ruse, nepërmjet vasalit të saj Beogradit zyrtar, në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Nisma Ballkani i Hapur”, është parë gjithashtu edhe si një akt kundër Republikës së Kosovës, pavarësisë dhe integritetit territorial të saj, që ende nuk njihet nga Serbia as nga aleatja e saj e ngushtë, Rusia. Ndërsa, Moska dhe Beogradi po bëjnë çmos për të minuar shtetin e Kosovës në nivel rajonal, evropian dhe ndërkombëtar.

Fatbardhësisht, nuk është sekret qëndrimi i Bashkimit Evropian e sidomos i Gjermanisë ndaj nismës Vuçiq-Rama për Ballkanin e Hapur. Qeveria e re gjermane e bëri këtë të qartë gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Gjermani, se Berlini zyrtar është i përkushtuar ndaj procesit të Berlinit dhe JO ndaj “Open Balkans”, sa i përket Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, në të vërtetë, po qarkullojnë lajme sipas të cilave disa vende perëndimore, duke përmendur Britaninë e Madhe si nismëtare e një fushatë — deri tani prapa skene — për të hequr qafe njëherë e mirë, nismën “Open Balkans”, si një përpjekje edhe për të minimizuar rolin e Serbisë në Balkanin Perëndimor, duke marrë parasysh qendrimin prej vasali të Beogradit ndaj pushtimit illegal dhe barbar të Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojat që ajo luftë mund të ketë tashti dhe eventualisht, jo vetëm në Evropë, por sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ka ardhur koha që edhe Tirana zyrtare t’i hapi sytë, veshët dhe gojën dhe të shpallë nismën e rrezikshme ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, “Ballkani i Hapur”, si një nismë e vdekur, që e ka vendin në koshin e plehrave të historisë. Hiqni dorë nga “Ballkani i Hapur”! Frank Shkreli: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe Ballkani i Hapur | Gazeta Telegraf . S’do mendë se zvogëlimi i rolit të Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe minimizimi i influencës ruse në atë rajon, nepërmjet aleatës së saj të vjetër Serbisë (“Këlyshve të Rusisë”), është në interesin e shqiptarëve. Kështu e shohin edhe aleatët perëndimorë të Kombit shqiptar.

Kulla e Ali (Demë) Gecit objekt me vlera historike dhe kulturore

Shkruan: Dr.sc. Bekim Vishaj 

Me shkas …  

“18 prilli, Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike” (ICOMOS) 

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë (botën) që të mbrojnë qëllimet (vlerat kulturore) e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë. Çdo vit janë gjithnjë e në rritje organizimi i aktiviteteve me rastin e 18 prillit. Rast i mirë ky edhe për Kosovën, që të ruaj, të prezentojë dhe të promovojë vlerat e saj kulturore dhe historike që janë të shumta dhe me vlera të mëdha. Kjo trashëgimi e pasur gjendet në çdo pjesë të Kosovës. Kosova prezentohet me: Qytetet arkeologjike, monumentet e kultit, banesat dhe ndërtimet tjera me karakter shoqëror (rrugët, urat etj). Kosova, është një hapësirë e begatshme me traditë kulturore, sa materiale aq edhe shpirtërore. Disa nga ato më të njohurat janë: Qyteti i Lashtë i Ulpianës (shek. I – VII), Manastiri i Deçanit (1327-1335), Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit (1878), Kullat e gurit në Dukagjin, banesat qytetare etj.  

Pra, Kosova është e pasur me monumente dhe vendbanime historike, por nuk ka kujdes sa duhet për to, shumë prej tyre aseteve janë dëmtuar. Ruajtja, mbrojtja dhe prezantimi i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës është (duhet të jetë edhe më shumë prioritet) pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Duke e ruajtur dhe shpalosur trashëgiminë dhe kulturën e gjeneratave pararendëse, ne e mundësojmë një të ardhme për këto vlera me të cilat Kosova është e pasur. MKRS dhe të tjerët do të duhet të punojnë në vazhdimësi dhe të veprojnë në bazë të prioriteteve që dalin nga kjo fushë. 

 Kullat e gurit në Dukagjin 

Kullat, janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës, janë histori në vete. Janë këto objekte banimi që kanë një shtrirje shumë të gjerë në fshatrat e rajonit të Pejës (Dukagjinit) e më gjerë në Kosovë. Kullat e gurit, shfaqen në formën e ndërtimit me dy, tre dhe katërkatëshe, Sa i përket materialit të përdorur për ndërtimin e kullave të gurit, kjo kuptohet dhe nga vetë emri i tyre “kullat e gurit”, të ndërtuara me gurë. Sipas të dhënave të ndryshme, mjeshtërit e kullave të gurit ishin dibranë dhe më pak vendas. 

Duke u nisur edhe nga forma e tyre, kullat shpesh quhen ndërtime fortifikuese. Një nga  arsyet ishte se, në zonat rurale (fshatra) popullsia në këto territore ishte e ekspozuar më shumë ndaj rreziqeve të kohës, si nga pushtuesit e  huaj. 

Emërtimi “kullë” në gjuhën e popullit në Kosovë quhet çdo shtëpi që ka dy e më shumë kate e ndërtuar me gurë. Ndërsa Fejaz Drançolli në librin e tij “Kulla Shqiptare”, ndër të tjerat do të shprehej: “në artin e arkitekturës shqiptare, me fjalën kullë duhet kuptuar një ndërtim arkitekturor shqiptar i realizuar dhe i ngritur kryesisht nga materiali i ndërtimit i gurit, si objekt banimi i fortifikuar – fortesë”. 

Kulla si krijimtari materiale tek populli shqiptar mund të ndiqet në vazhdimësi qysh nga periudhat e hershme e deri në ditët tona. Kulla kemi në vazhdim që nga shek. V-IV p.l.Kr.  Në këtë kontekst, kulla si ndërtim arkitekturor dhe si banesë individuale, në Rrafshin e Dukagjinit, u paraqit në dhjetë vjetët e fundit të shek. XVIII, për të vazhduar edhe gjatë shek. XIX.  

Në Kosovë, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit ekzistojnë një numër i madh i kullave të gurit. Kulla si banesë popullore është ruajtur deri në ditët tona edhe përkundër shumë rrebesheve dhe sulmeve drejtuar popullit shqiptar gjatë periudhave të ndryshme të historisë. 

Kulla si objekt luajti rol me rëndësi në jetën sociale e shoqërore të banorëve shqiptarë, përveç funksionit për banim të anëtarëve të familjes, ajo u shfrytëzua edhe për strehimin e kafshëve shtëpiake, në rast lufte dhe për të mbrojtur interesat personale e kombëtare.  

Pra, nevoja për kulla – banesa të tipit fortifikues në këtë rajon ishte shumë e madhe për familjen, sepse aty sigurohej familja dhe prona e saj. Kulla, si banesë fortifikuese, përveç vlerës arkitekturore, funksionale dhe estetike, tek shqiptarët ka ndikuar edhe në jetën sociale – ekonomike dhe historike. Pra, kulla është parë edhe si simbol qëndrese tek shqiptarët.  

Në aspektin diakronik, kulla ndërtonin vetëm të pasurit, më vonë kulla fillojnë të ndërtojnë edhe shtresat e tjera të popullsisë. Andaj, kjo ndikoi shumë në pikëpamjet e ndërtimit, në arkitekturën dhe pamjet estetike të kullave, shumë prej të cilave në këtë rajon janë modeste.  

Kullat e gurit si objekte banimi zakonisht kanë qenë të vetmuara dhe të shpërndara në pjesë të ndryshme të fshatrave, sipas pronave të familjeve shqiptare, por në disa raste edhe të grumbulluara sipas lagjeve, ku në disa raste kanë krijuar komplekse rurale – arkitekturore. Në vendbanimet rurale (fshatra) ishin krijuar komplekset e kullave shqiptare, si komplekse kullash ku më të veçantat ishin: Isniqi, Deçani i Vjetër, Strellci, Drenoci, Juniku, Vrella, Raushiqi, Vranoci, Barani, Nivokazi etj. Fshatrat, dikur si vendbanime tradicionale me kullat e gurit, sot ato pothuajse janë zhdukur krejtësisht, ose ka mbetur vetëm ndonjë kullë e vetme. 

Ambientet e kullës së gurit dhe funksioni i tyre në shërbim të anëtarëve të familjes pronare, ishte shumë i rëndësishëm për familjet pronare. Kulla shfrytëzohej për shumë arsye (funksione) nga familja (familjarët). Ajo shërbente për banimin e familjarëve (familjës), për strehim të kafshëve shtëpiake, të mirave materiale dhe për pritjen e mysafirëve. 

Kati i parë (përdhesa) përdorej për strehimin e kafshëve, ishte shtallë (ahur), në të shumtën e rasteve ishte njëhapësinore. Kati i dytë (në disa raste edhe i treti, atëherë kur kulla kishte dy kate dhoma për familje dhe kur kulla ishte katërkatëshe) përdorej për anëtarët e familjes, për qëndrim ditor, aty bëhej përgatitja e ushqimit, ishte edhe dhomë gatimi, dhomat e tjera po ashtu përdoreshin për gjumë (banim). Kati i tretë – kati i katërt (në raste kur kulla ishte katërkatëshe) përdorej për pritjen e mysafirëve – oda e burrave etj. 

Kullat e gurit sot, gjendja e tyre fizike. Numri i kullave të gurit deri në luftën e fundit 1998-1999, në gjithë territorin e vendit (Kosovës) arrinte në më shumë se 1200. Përqendrimi më i madh hapësinor i tyre ishte dhe është në pjesën perëndimore të Kosovës (rajonin e Pejës), vetëm në rajonin e Pejës deri para luftës së fundit (1998-1999) ishin mbi 500 kulla. Në Kosovë gjatë luftës se fundit janë dëmtuar mbi 826 kulla, një pjesë e tyre janë shkatërruar tërësisht. Nga rajoni i Pejës në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme për periudhën e pas luftës janë (ishin) vënë nën mbrojtje të shtetit rreth 90 kulla të gurit, ndërsa janë të evidentuara mbi 150 kulla të gurit (në shifrën e fundit përfshihen edhe kullat rrënoja).  Numri i kullave të cilat po restaurohen është në rritje (por kërkesat janë më të mëdha), kulla këto të cilat ishin të dëmtuara nga  koha dhe nga lufta. Në rajonin e Pejës pas luftës së fundit (1998-1999), në Rrafshin e Dukagjinit janë restauruar disa prej kullave (disa kulla janë restauruar plotësisht dhe disa prej tyre pjesërisht). Por, shumë prej kullave që ishin rrënoja (nga lufta e fundit), sot janë larguar nga vend ndërtimi i tyre dhe nuk janë më pjesë e historisë, kemi disa raste kur ende janë duke pritur dorën e shtetit, për t’u ringritur, duhet pas kujdes dhe investime më të mëdha nga MKRS. 

Kulla e Ali (Demë) Gecit në Llukë të Ultë 

Kjo kullë ka pas fatin e mirë (jo si shumica e kullave në Dukagjin e më gjerë, që pas luftës mbetën rrënoja, e sot shumë prej tyre janë zhdukur fare), sepse në vitin 2008 restaurohet nga MRKS. 

Shembullin më tipik të kullës në Rrafshin e Dukagjinit (rajonit të Pejës) e paraqet kulla e Ali (Demë) Gecit në Llukë të Ultë, kullë trekatëshe me dyshekllak prej guri, me oborrin e saj që është i rrethuar me mure të larta të ndërtuara prej guri, karakteristike ka dyert e oborrit që janë prej druri, koshin e drithit dhe pozllomin. Këto të fundit janë objekte ndihmëse të kullës, që shfrytëzoheshin nga familja për nevojat e saj. Kjo kullë është një ndër kullat me një rol të madh historik në rajonin tonë, u ndërtua në gjysmën e dytë të shek. XIX, rreth vitit 1890.  

Historik i shkurtër i familjes Geci . Këtë kullë, më të veçantë se kullat e tjera të rajonit e bën edhe historia e familjes. Anëtarët e familjes Geci, duke filluar që nga Ali Demë Geci, i cili ka jetuar dhe vepruar në fillim të shek.XIX, Lan Selimi (dëshmor), Tahir Selimi (dëshmor), për të vazhduar edhe me brezat e mëvonshëm, Elez Geci (dëshmor), gjithherë ishin në ballë të lëvizjeve popullore për çlirimin e trojeve etnike, që nga Lidhja e Prizrenit (1878), deri tek lufta e UÇK-së gjatë viteve 1998-1999, në të cilën kjo familje (meshkujt e saj) ishte angazhuar. Madje, në këtë kullë janë mbajtur disa kuvende dhe ka shërbyer edhe si urë lidhëse prej së cilës kanë kaluar figura historike si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ramë Binaku, Demë Ali Pozhari, Isuf Bardhoshi etj. Aktiviteti kombëtar i kësaj familjeje ishte shkas për ushtritë pushtuese që këtë kullë ta djegin dhe shkatërrojnë disa herë. Kulla  është demoluar në masë të madhe gjatë luftës në vitin 1999. Edhe pas restaurimit, kësaj kulle i është ruajtur autenticiteti. Historiku i familjes dhe arkitektura e kësaj kulle si objekt, e bëjnë shumë të veçantë në rajon dhe më gjerë. 

Kulla si objekt me vlera arkitekturore. Si objekt i takon kullës me dyshekllak prej muri  me gurë. Dyshekllaku prej guri përfshin pjesët e mureve veri – lindje – jug. Kjo kullë ka bazë kënddrejtë. Si objekt ka tre kate: në përdhes ahurin (ambient i hapur), kati  dytë 3 dhoma (qilarë), në të tretin është Oda e burrave (mysafirëve). Përdhesa lidhet me oborrin e kullës nëpërmjet derës. Dera është e punuar prej druri. Komunikimi nga brendia e ahurit me katin, është bërë me ndihmën e shkallëve të drurit, për në katin e dytë – një hyrje (derë), nga shkallët për të vazhduar në katin e tretë, tej në Odën e burrave. Kulla ka edhe shkallët e jashtme (të burrave) që janë të realizuara dhe të ngjitura me murin jugor të saj. Nga përdhesa për në katin e dytë, shkallët janë të ndërtuara me dru dhe të mbuluara me kulmin e tyre. Ambientet e katit të tretë (katërt) të kullës, divanhanja me dyshekllak dhe Oda e burrave, përmes shkallëve të brendshme funksionale për lëvizjen e anëtarëve të familjes, drejtpërsëdrejti komunikojnë me oborrin familjar të kullës, përkatësisht me ahurin në përdhese. Krahas kësaj, ambientet e lartshënuara, përmes shkallëve të jashtme, komunikojnë drejtpërsëdrejti me pjesën e përbashkët të oborrit, të dedikuar për mysafirët – të huajt dhe për anëtarët e familjes.   

Oda e mysafirëve (burrave) miqve. Ambienti më kryesor dhe më i rëndësishëm në kullën shqiptare, në familjen tradicionale shqiptare është (ishte) Oda e burrave (oda e miqve), ajo gjithmonë gjendet në katin e sipërm të kullës (kati i tretë ose i katërt). Edhe sipas kanunit “Shpija e Shqyptarit asht e zotit dhe e mikut”. Prandaj edhe Oda e burrave (mysafirëve) ka qenë pasqyra e mikpritjes, ka ditë të rregullojë jetën e popullit shqiptar. Po ashtu, aty është vërejtur fuqia ekonomike dhe shija e të zotit të shtëpisë. Aty përveç miqve, kanë qëndruar dhe fjetur meshkujt e familjes (ata të pamartuar). Oda ka shërbyer për kuvend burrash, aty është ndarë drejtësia, janë kryer organizime dhe ceremoni familjare. Gjithashtu, kulla në periudha të ndryshme historike u përdor edhe si shkollë, vendlidhje bese, ambient i kulturës dhe traditës popullore. Pra, Oda e burrave ka luajtur rolin e institucionit me rëndësi të madhe historike, sociale, politike, ekonomike, arsimore, kulturore, juridike dhe edukative gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe më vonë varësisht nga kushtet socio – politike në Kosovë. Anton Çetta thoshte se “Oda është embrion i kulturës kombëtare shqiptare”, sepse oda ka qenë: shkollë, xhami, kishë, gjyq, por oda ka qenë edhe teatër.” Oda e burrave është i vetmi institucion për shqiptarët, ku u ruajt tradita, fjala, besa dhe burrëria. 

Oda e mysafirëve (burrave), nga korridori i vogël  i katit të parë me ndihmën e shkallëve të drurit të konstruktuara dhe të ngjitura, po ashtu me murin lindor, arrihet në divanhanën e katit më të lartë, e nga aty në odën e mysafirëve. Në anën veriore kemi nyjën sanitare. Në këtë mjedis është edhe dyshekllaku apo galeria e kullës, e cila paraqitet si një platformë e ngritur. Dyshekllaku shtrihet pjesërisht nga ana veriore, tërësisht nga ana lindore dhe pjesërisht në anën jugore të kullës, përfshin tërë murin e mjedisit. Divanhanja (paradhoma) nga Oda e burrave është e ndarë me parret dërrase. Në mesin e këtij muri, përballë oxhakut është dera e odës. Kjo odë është pjesa më e madhe dhe më e bukura e kullës. Oxhaku është i realizuar në mes të murit në anën perëndimore të kullës, ndërsa në të djathtë të oxhakut janë dollapët. Oda ka tavanin prej shikllave, ndërsa në anën e poshtme të odës gjendet dollapi i bukës. Oda e burrave (mysafirëve) ndriçohet prej tri dritareve të madhësive të njëjta. Këto dritare si dhe ato të qilarëve, janë të madhësive të njëjta dhe në tërësi identike, të realizuara nga gurë të përpunuar si qemerë.  

Muresa e kullës përfundon me kurorë gurësh tripjesësh. Mbi kurorën në fjalë është i konstruktuar kulmi i kullës. Pos dy oxhaqeve, monotoninë e çatisë e zbut edhe baxha (toaleti) e kullës në anën perëndimore të saj.  

Teknika e ndërtimit të kullës është tradicionale, muret kanë strukturë të përzier të muratimit, të rregullt horizontal, sikurse është karakteristikë edhe për ndërtimet e tjera të tipit të njëjtë të këtij fshati dhe më gjerë në Rrafshin e Dukagjinit. Kulla është realizuar nga materiali prej guri dhe druri. Gurët janë të lidhura me llaç gëlqereje. Gurët e skajeve të kullës, të dritareve dhe të portaleve janë punuar me një mjeshtëri të rrallë nga kryemjeshtri, dibrani usta Naumi. Llojet e drurit që janë përdorur në ndërtim janë: bungu, ahu, gështenja dhe pisha. Kulmi është me konstrukt prej druri në katër kënde, i mbuluar me tjegulla tradicionale të kohës. Kjo kullë ka edhe shumë elemente dekorative. Këto dekoracione gurore prezantohen në harqet e dritareve, dyerve si të oborrit po ashtu edhe të kullës. Pos dekoracioneve të cekura, me profilizime të tyre veçohen edhe portalet, dritaret  e formave të ndryshme të gdhendura nga dora e mjeshtërit të kullës, usta Naumit. Të një rëndësie të veçantë janë edhe frëngjitë e kullës. Kulla në fjalë nga ana e rrugës është e rrethuar me mur  guri. Në oborrin e familjes Geci, te kulla e Ali Gecit, arrihet nëpër dyert e mëdha të oborrit. Dera e madhe për qerret dhe dera e vogël për anëtarët e familjes. Dera e vogël është konstruktuar dhe punuar me murin prej gurit. Ndërsa, dera e madhe mbulohet po ashtu me hark guri gjashtëmbëdhjetë pjesësh. Dyert janë prej materiali  druri. Dera e madhe është dykanatëshe  në dallim nga dera e vogël e cila është njëkanatëshe. Kulmi i dyerve është dyujësh dhe mbulohet me tjegulla tradicionale.  

Kulla sot, pas renovimit, kulla është adaptuar për t’u shfrytëzuar për banim nga familja Geci. Por përdhesa shfrytëzohet si hapërsirë (dhomë muze) për t’u ekspozuar artefaktet, fotografi e materiale tjera me vlerë familjare, historike e kulturore, kati i parë shfrytëzohet për  banim nga familja (janë adaptuar hapësirat). Ndërsa kati i dytë ka odën e burrave me divanhane, që është e rregulluar mirë, shfrytëzohet si dhomë pritjeje (oda e miqve) për mysafirët dhe vizitorët e familjes Geci.  

Kulla vizitohet vazhdimisht nga vizitorë të shumtë, ambientet në kullë (oda e burrave) shumë shpesh përdoret edhe për realizimin e shumë programeve – emisioneve dhe aktiviteteve tjera kulturore me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare. 

Pra, kjo kullë (si pronë e familjes Geci) me familjen pronare, në mes tyre kanë të ndërlidhur historinë  e përbashkët me shumë vlera. Për vlerat historike (familja Geci, lufta për liri deri në flijim) dhe vlerat arkitekturore (kulla si objekt me vlerat e traditës sonë). Andaj sot, kulla e Ali Demë Gecit ka vlera historike, kulturore dhe arkitekturore për familjen Geci, Deçanin, Dukagjinin dhe për tërë historinë e kombit tonë.  

Zelensky: Beteja për Donbasin është duke u zhvilluar

0

Volodymyr Zelenskyj tha të hënën mbrëma se Rusia ka filluar ofensivën e pritshme kundër Ukrainës Lindore. Foto: Zyra Presidenciale e Ukrainës / AP / NTB

sonte në ora 22:19 nga NTB / Aftenposten

Presidenti i Ukrainës thotë se forcat ruse kanë filluar “betejën e Donbasit”

– Tani mund të konfirmojmë se forcat ruse kanë nisur betejën për Donbasin, të cilën e kanë përgatitur prej kohësh. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani është vendosur në këtë ofensivë, thotë Volodymyr Zelenskyj për agjencinë e lajmeve Telegram.

Në javët e fundit, është pritur që Rusia të nisë një ofensivë të madhe për të marrë kontrollin e Ukrainës lindore.

Ky ka qenë gjithashtu një synim i deklaruar i Rusisë që kur ajo u tërhoq në Ukrainën veriore, duke përfshirë zonat përreth kryeqytetit Kiev.

Më herët gjatë ditës, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se përgatitjet ruse ishin pothuajse të përfunduara.

“Në zonën lindore të operacioneve, forcat e armatosura të Rusisë po përfundojnë ndërtimin e një force sulmuese”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm në raportin e situatës.

Zëdhënësi për shtyp në Departamentin amerikan të Mbrojtjes John Kirby tha në të njëjtën ditë se Rusia “vazhdon të lehtësojë atë që ata besojnë se do të ketë sukses në terren”.

– Ata vendosin më shumë forca, më shumë lehtësues dhe vendosin kapacitet komandues dhe kontrollues për operacionet e ardhshme, thotë Kirby. (NTB)

Përplasja e Islamit me Perëndimin vjen në Norrköping

0

Makinat janë në flakë në distriktin Rosengård në Malmö më 17 prill 2022. Foto: Johan Nilsson / TT / NTB.

 

Mësymja e bandave myslimane në Suedi në ditët e fundit është një variant i ri i një përplasjeje midis Islamit dhe Perëndimit , që është ndezur herë pas here që kur Salman Rushdie botoi romanin “Vargjet Satanike”.

Zgjerimi i juridiksionit të Islamit në të gjithë botën ndodhi kur udhëheqësi iranian Ayatollah Khomeini në shkurt 1989 lëshoi ​​një fetva kundër Rushdie duke kërkuar që autori të ekzekutohej për blasfemi kundër Islamit.

Në kohën që pasoi, përkthyesi japonez i romanit Hitoshi Igarashi u vra në një sulm me thikë, përkthyesi italian Ettore Capriolo u plagos rëndë nga një sulm me thikë dhe botuesi norvegjez William Nygaard u qëllua dhe u plagos rëndë.

Që atëherë, ligji islam është zbatuar për karikaturat e Muhamedit të Jyllands-Posten në 2005, filmin e shkurtër të Theo van Gogh “Submission”, në të cilin citate kuranore përdoren për të shpjeguar dhunën e Islamit ndaj grave në 2004, karikaturat e Charlie Hebdo të Muhamedit në 2015 dhe kundër Mësuesi francez Samuel Paty, të cilit në vitin 2020 iu pre koka pasi shfaqi karikaturat e Muhamedit në klasën e shkollës teksa jepte mësim për lirinë e fjalës. Shembujt nuk janë shterues.

Këtë herë është politikani danez Rasmus Paludan që ngjall të njëjtën dëshirë vrastare , teksa proteston kundër pranisë së Islamit në Perëndim duke djegur Kuranin. Në mungesë të vetë Paludanit, dhuna e Islamit prek mbrojtësit e tij, në këtë rast policinë suedeze, e cila kryen detyrën e caktuar ligjore për mbrojtjen e të drejtës së Paludanit për jetë dhe lirinë e shprehjes.

Kur presidenti francez Emmanuel Macron në vitin 2020 u ngrit për lirinë e fjalës dhe të drejtën për blasfemi në raport me Islamin pas vrasjes terroriste të Samuel Patit, turmat e zemëruara në një numër vendesh myslimane reaguan dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në krye të kërkesës për dënim ndërkombëtar bdaj Macron.
Tani ne shohim një qasje të njëjtë ndaj Suedisë.
Me fjalë të tjera, është Islami ai që po përplaset kokë më kokë me qytetërimin perëndimor në atë që ka qenë prej kohësh një territor kryesisht perëndimor. Siç shkruante Samuel P. Huntington në esenë e tij “Përplasjet midis qytetërimeve?” në vitin 1993, konfliktet më të rëndësishme sot ndodhin nëpër qytetërime, pavarësisht nëse kufijtë mes tyre përkojnë me kufijtë kombëtarë apo jo.
Huntington e ndau botën në tetë qytetërime – perëndimore, sllavo-ortodokse, latino-amerikane, afrikane, islamike, konfuciane, hindu dhe japoneze – dhe supozoi se konfliktet më të rëndësishme do të ndodhnin përtej vijave ndarëse midis tyre.
Me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, një pjesë tjetër në teorinë e Huntington-it bie në vend, por kjo ka të bëjë me Islamin kundër Perëndimit. Sulmi i Islamit në Perëndim pastaj ndodh gjithashtu, për shembull, në Norrköping, një qytet që ka qenë prej kohësh kryesisht perëndimor, por nuk është më në të njëjtën shkallë.
Majmunët e dhunshëm që sulmojnë policinë nuk janë veçanërisht fetarë, por ata ende e kanë ndjenjën e përkatësisë ndaj Islamit, sepse Islami vepron si një hiperidentitet për shumë njerëz me origjinë myslimane, veçanërisht ata që nuk ndihen si në shtëpinë e tyre në Suedi apo në Perëndim, as nuk ka ndonjë sukses veçanërisht në shoqërinë suedeze.
Falë Islamit, edhe një braktisje e shkollës kriminale nga një periferi suedeze e pushtuar nga të huajt mund të fitojë një identitet dhe një rol heroik në një dramë që e bën jetën e tij diçka më të madhe. Hans Magnus Enzensberger shtjelloi çështjen në esenë e tij mbi humbësin radikal.
Siç shkruan Christopher Caldwell në “Vështrimet e revolucionit në Evropë”, Islami i kapërcen të gjitha dallimet sociale, kulturore dhe kombëtare midis anëtarëve të tij në Perëndim. Prandaj, gjithçka është në vend që shoqëritë muslimane në Evropë të shkojnë së bashku në një identitet të përbashkët. Sigurisht, ka një pakicë të atyre që kanë një identitet të tillë që kryejnë dhunë në emër të tij. Por është një ngushëllim i keq.
Sepse kur Paludan vjen në Norrköping, ata që nuk arritën t’i bashkohen Shtetit Islamik (IS) në Siri ose Irak, ose që u kthyen në Suedi pa u bërë “martir”, mund të kenë një shans të dytë për të bërë një karrierë si ushtar i Allahut. Jo shumë të tilla nevojiten për të shkatërruar mjedisin.
Për ata që kanë ndjekur zhvillimet në Francë, kjo guerile urbane nuk ishte shumë e vështirë të parashikohej. Historia islame e Suedisë i ka ndjekur nga afër francezët. Terrori i kamionit në Stokholm ishte një lloj kopje e asaj që ndodhi në Nice, megjithëse me shumë më pak viktima. Lufta kundër lirisë së shprehjes është bërë gjithashtu një episod i ri në të njëjtin serial në një territor tjetër.
Islami dhe Perëndimi nuk janë të pajtueshëm, sikurse Islami nuk është i pajtueshëm me asgjë tjetër përveç vetvetes. Kjo është e qartë për këdo me sy në kokë, por siç e demonstron Evropa vit pas viti, askush nuk është më i verbër se ai që nuk dëshiron të shohë.
Document.no

Nga kush u vra Ali Uka dhe si u zhduk Sadri Ramqaj në banesën njëjtë në Tiranë?

Nehat ShaqiriNga Nehat Shaqiri 

Raporti i NATO-s e hidhte fajin tek Hashim Thaçi!

Ishte mëngjesi i hershëm i vitit 1997, kur në banesën e tij është gjetur i masakruar zëdhënësi i parë i UÇK-së, Ali Uka.

Ish gazetari shqiptar që kishte raportuar për zhvillimet në Kosovë, ishte identifikuar si zëdhënës i UÇK-së.

Uka në banesën e tij ishte i gjetur i vrarë, i masakruar dhe fytyra e tij ishte shqyer me kaçavidë dhe me fundin e një shishe të thyer.

Për një kohë, Ali Uka, në shkrimet e tij ishte bërë kritik i Xhavit Halitit, ndërkohë që ishte cimer me Hashim Thaçin dhe Bashkim Thaçin, aso kohe një nga drejtuesit e UÇK-së.

Ata ndanin dhomën së bashku në Tiranë.

Për vrasjen e Ukës, disa dokumente sekrete të NATO-s, ishin botuar në gazetën britanike “The Guardian” që hedhin dyshime se gazetari Uka ishte vrarë për shkak të mosmarrëveshjeve me Xhavit Halitin.

Mirëpo, sipas këtyre dokumenteve hetimet drejtonin fajin kah Hashim Thaçi, i cili ishte arrestuar për t’u liruar më vonë me ndërhyrjen e Xhavit Halitit dhe Shërbimit Sekret të Shqipërisë.

Për vrasjen e kolegut të tij, në tetorin e vitit 2019 në Shqipëri kishte folur Hashim Thaçi.

“Është enigmatike vrasja e Aliut, sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vdekur nga një i afërm i tij, që u akuzua në Tiranë, por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga burgu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, kishte thënë Hashim Thaçi.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund të korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte të përgatiste dhe botonte në ‘Gazetën Shqiptare’, ku punonte një fejton për vrasjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, kishte thënë Hashim Thaçi në vitin 2019.

Më vonë, në nëntorin e vitit 2020 edhe ish-Kryeministri dhe Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ishte deklaruar përsëri për vrasjen e Ali Ukës.

Ai ndër tjera kishte thënë se, Hashim Thaçi ishte thirrur në Gjykatë për vrasjen e Ali Ukës.

Në lidhje me këtë vrasje, dhe dokumentet e NATO-s ishte deklaruar edhe Xhavit Haliti.

Ai kishte dhënë një version tjetër, i cili nuk përputhet me dokumentet e NATO-s të botuara në gazetat e njohura ndërkombëtare.

Haliti, e ka fajësuar djalin e axhës së Ukës, Selman Ukën për vrasje.

Ai kishte thënë se Selmani, ishte gjykuar, por nuk ishte dënuar për shkak se ishte dërguar në psikiatri në Shqipëri dhe më vonë kishte ikur nga burgu pas trazirave të marsit.

“Hashimin e kanë arrestu një ditë ma vonë sepse u zanë me armë. Bashkim Thaçi, kushëriri i Hashimit ka banu me Ali Ukën. Hashimi s’ka qenë aty. Kështu është e vërteta”, kishte thënë Haliti në një debat televiziv në Kosovë.

Por, ishte Ibrahim Kelmendi që e kishte fajësuar direkt Hashim Thaçin për vrasjen e Ali Ukës.

Kelmendi, një nga themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pjesë e të cilës ishin Haliti e Thaçi, kishte shkruar për vrasjen e Ukës në rrjetin social Facebook.

“Në mars të vitit 1998, krejt rastësisht kam njohur Babain e Ali Ukës, i cili ishte vendosur për të fjet te ‘hoteli’ i Tafilit në Tiranë, banesa të improvizuara si dhoma hoteli, që flinim ne që nuk kishim të holla për hotele. Meqë ai aty po mbante plis të bardh, e pyeta kush ishte e nga ishte. Më tregoi, duke rrëfyer edhe arsyen se kishte ardhur aty për të marrë pjesë në shqyrtimin gjyqësor për vrasje të djali të tij. Nga kureshtja e pata shoqëruar në atë shqyrtim gjyqësor”, kishte shkruar Kelmendi.

Ai kishte treguar se për shkak të skandalizimit nga ai pseudogjykim, kishte shkruar një shkrim të gjatë në gazetën “Zëri i Kosovës”.

“I kam harruar ato, meqë gjërat që i publikoj, nuk i mbaj më në kujtesë. Por, bindja ime, atëherë e sot, është se Ali Uka është vra për shkak që u bë i njohur si ‘zëdhënës i UÇK-së’. Ashtu e prezantonte shtypi senzacionalist në Tiranë. Dhe, qysh atëherë kam dyshuar se afirmimi i Aliut duhet ta ketë penguar Hashimin dhe Xhavitin. Atëherë thuhej se Aliu e Hashimi ishin shokë. Megjithatë, tashmë kisha mendimin se Hashimi vret edhe shokët, nëse e pengojnë në rrugëtimin e tij… Uroj të rishqyrtohet vrasja e Ali Ukës, meqë qysh atëherë kisha dilema, të cilat i kam shfaq”, kishte shkruar Kelmendi.

Gazeta “Bota sot”, ka një javë që ka drejtuar pyetje te Presidenca e Kosovës, Qeveria, Kuvendi dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Në Presidencë kemi pyetur se pse nuk po dekorohet Ali Uka dhe a pritet të ndodhë në ditët e ardhshme, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje.

Njëjtë nuk kanë kthyer përgjigje as nga Qeveria e Kosovës, edhe pse kemi kontaktuar me zëdhënësin Përparim Kryeziun dhe i kemi dërguar pyetje me shkrim.

Pyetjeve të gazetës “Bota sot”, as pas një jave nuk iu kanë përgjigjur Kuvendi dhe Asociacioni i Kosovës, nga zyrat e të cilave kemi kërkuar përgjigje se pse nuk diskutohet fati i Ali Ukës apo pse nuk përkujtohet.

Edhe analistë të shumtë dhe politikanë kanë hezituar të flasin për gazetarin e vrarë, Ali Ukën.

Image

Analisti politik, që gjatë luftës ishte gazetar dhe raportoi për luftën në Kosovë, Rexhep Shahu

 

“Ali Uka i jepte zë e jehonë UÇK-së”

Lidhur me këtë, analisti politik, që gjatë luftës ishte gazetar dhe raportoi për luftën në Kosovë, Rexhep Shahu, thotë se ata që nuk e kujtojnë Ali Ukën nuk kanë interes prej tij.

“Nuk kujtohet Ali Uka i vdekur, i vrarë sepse të gjallët lavdërojnë të gjallët se kanë interes prej tyre dhe nuk ka kush interes prej të vdekurit. Për Ali Uken është folë në fushata, por nuk është institucionalizuar mirënjohja e nderimi ndaj tij, nuk i bie kollaj kujt ndërmend për të”, thotë Shahu për gazetën “Bota sot”.

Shahu thotë se Uka i jepte zë dhe jehonë UÇK-së.

“Unë nuk e kam njohur Ali Uken, por kam dëgjuar e lexuar për të. Ai i ishte përkushtuar Kosovës dhe jehonës së UÇK-së, nuk kanë bërë vezë me dy të kuqe edhe shumë të tjerë që e kanë lanë dhe e lënë në harresë Ali Ukën që i jepte zë e jehonë UÇK-së”, shton ai.

Ai shton se Uka i jepte zë UÇK-së kur të tjerët refuzonin dhe iknin me vrap prej saj.

“Moskujtimi e mos nderimi i Ali Ukës nga shoqatat e individët që merren me këtë gjë që e kanë detyrë mirënjohjen e artikulimin e saj, ndodh se nuk kanë ndonjë leverdi prej Ali Ukës, nuk shohin hair e interes prej tij. Por Ali Uka i jepte zë UÇK-së kur të tjerët e refuzonin dhe iknin me vrap prej saj. Ali Uka nuk është gjallë me folë për vetën, por edhe kur ishte gjallë nuk fliste për vetën, por foli për UÇK-në e këta që janë gjallë kujtojnë ndoshta se e kanë patur tellall Ali Ukën. Duhet me pasë nder që të nderosh të tjerët”, thotë Rexhep Shahu.

Miftari: Në banesën e njëjtë, me akterë të njëjtë, u zhduk edhe Sadri Ramqaj

Image

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Për Ali Ukën ka folur edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se Ali Uka përveç që ishte gazetar ishte edhe zëdhënësi i parë i UÇK-së.

“Ali Uka dihet se është vrarë në Tiranë, në banesën e Hashim Thaçit, Bashkim Thaçit, Adem Grabovcit… dhe për atë rast është arrestuar Hashim Thaçi, por ishte liruar me ndihmën e lidhjeve politike dhe lidhjeve që kishte me Shërbimin Sekret Shqiptar”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon se Uka ishte kritik i Xhavit Halitit dhe se ishte cimer me Hashim e Bashkim Thaçin.

Miftari e përmend edhe raportin e NATO-s, që e akuzonte Thaçin për vrasjen e Ukës.

“Në raportet e NATO-s, ish-presidenti Hashim Thaçi, cilësohet si vrasësi i mundshëm, pasi ishte personi i fundit që ishte parë në banesën e tyre para se të vritej Uka. Interesant është fakti se përveç Ali Ukës, që sot po mundohet shumëkush të harrojnë e të mos e përmendin kurrë, ka ekzistuar metoda e njëjtë për të zhdukur në mënyrë të njëjtë vrasjen e Sadri Ramqajt. Pra, në banesën e Hashim Thaçit e Adem Grabovcit, bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, ish-eprori ushtarak Sadri Ramqaj, të cilin pos që e zhdukën, ia vodhën edhe 280 mijë marka që ishin mbledhur në Zvicër për të blerë armatim për luftë në rrethinën e Istogut’, thotë Miftari.

Miftari pohon se, sot nuk ka shumë mundësi për dënime, por moralisht e kemi detyrë që mos me i lanë kurrë rahat vrasësit e tyre.

“Pra, akterët e njëjtë, në banesën e njëjtë në qytetin e Tiranës, Sadri Ramqajt ia zhdukën kufomën dhe ia morën paratë. Pra, njerëzit që sot janë multimilionerë e politikanë me ‘peshë’. Sot nuk ka shumë mundësi t’i dënosh, por së paku e kemi moralisht detyrë që mos me i lanë kurrë rahat vrasësit, të cilët me qenë sot Kosova shtet ishte dashur me u marr me këtë punë Prokuroria e Shtetit Shqiptar dhe e Kosovës, por, jo prokurorët që janë të tipit të Adem Grabovcit me shokë. E njëjtë është edhe Prokuroria Shqiptare, e cila është lodër e Edi Ramës”, përfundon Naim Miftari.

Sido që të jetë, rasti i vrasjes së Ali Ukës kurrë nuk u rihap.

Gjurmët e vrasjes së tij nuk i ndoqën as gazetarët e Shqipërisë të dekoruar nga Hashim Thaçi.

Pos dyshimeve që shtypi ndërkombëtar dhe shërbimet sekrete të NATO-s që hedhin akuza mbi Thaçin për vrasjen e Ali Ukës, nuk kemi ndonjë informacion zyrtar nga Prokuroria shqiptare.

Bashkëpartiakët e tij kanë sulmuar, fyer e linçuar dhjetëra herë gazetarët kritikë në Kosovë.

Madje në Kosovë, kemi edhe gazetarë të vrarë, vrasje këto që nuk u zbuluan asnjëherë.

Më së keqi prej të gjitha mediave në Kosovë, e ka pësuar gazeta kombëtare “Bota sot”, medium ky që njihet për sakrificën e madhe në luftën kundër krimit të organizuar, vrasjeve e korrupsionit që ndodhën që nga koha e luftës e deri më sot.