Kreu Blog Faqe 1358

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

0

Prishtinë, 5 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovës, znj.Tamar Ziv.

Duke e uruar për detyrën, kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë për takimin. Ai e falënderoi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli.

Ambasadorja tha se është e nderuar të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, dhe e ftoi Kryeministrin për vizitë zyrtare në Izrael.  Ajo shtoi se ndonëse nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike, njerëzit tanë kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin.

Në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës.

Kryeministri Kurti theksoi se me stabilitetin institucional është e mundshme që të planifikojmë më mirë e për periudha më afatgjata.

Ai foli për angazhimin në një vit qeverisje për zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin e drejtësisë. Kryeministri theksoi progresin e konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik, duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, rritjen e eksporteve prej 83,6% , rritjen e Investimeve të Huaja Direkte prej 22%  dhe rritjen e të hyrave tatimore prej 34%.

U bisedua për potencialin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK). Kryeministri tha se digjitalizimi është një nga objektivat në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit.

Lirim Gashi: Bashkësia Islame e Kosovës gjithmonë ka qenë degë e Kishës Klerofashiste Serbe, prej së cilës është themeluar!

0
Imami Dr. Shefqet Krasniqi duke iu mbajtur “ders xhematlinjve” ne Xhaminë e Madhe të Prishtinës.
Lirim Gashi, Prishtinë
PËRSHKRIMI MË I SHKURTËR DHE MË I SAKTË I TRADHTISË SONË NDAJ VETVETES
Bashkësia Islame e Kosovës gjithmonë ka qenë degë e Kishës Klerofashiste Serbe, prej së cilës është themeluar.
Pse?
Sepse Kisha Klero-Fashiste Serbe ka qenë gjithmonë dega më e sofistikuar e UDB-së, e cila udbashëve më të shquar serbë dhe shqiptarë u garantonte veprimtari të fshehtë dhe efektive të spiunimit pas veshjeve fetare, pa u frikësuar asnjëherë se do të zbuloheshin.
OZNA e Aleksandar Rankoviqit solli madje fillimisht shumë klerikë fetarë nga Bashkimi Sovjetik, të cilët më parë e kishin mësuar rrjedhshëm gjuhën shqipe që askush të mos i zbulonte.
Ndërsa UDB-a e Josip Broz Titos, ata i zëvendësoi me klerikë (hoxhallarë) shqiptarë të edukuar politikisht në frymën e urrejtjes ndaj kombit të tyre dhe të emëruar për të shërbyer në të gjitha xhamitë e Kosovës.
Prandaj, me siguri të plotë mund të konkludohet, se 97% e imamëve shqiptarë në vitet 1980 dhe 1990 ishin udbash.
Por Sllobodan Millosheviqi, duke parë se Islami ekstrem në vitet 1990 u bë temë globale dhe objektiv i Shërbimeve Sekrete të Perëndimit dhe Lindjes, e instrumentalizoi këtë fakt dhe çështje, për ta degraduar dhe përçarë fillimisht rezistencën pasive të Rugovës, e më vonë edhe luftën e drejtë dhe të shenjtë të UÇK-së.
Pra, duke u munduar t’i paraqesë këto dy lloje të rezistencës si rezistenca të një populli ekstremist fetarë, Millosheviqi tentoi t’i vrasë që të dyja me një plumb.
Fatmirësisht në atë kohë populli shqiptar kishte një armik të përbashkët nga i cili nuk mund të ngrinte kokën, ndaj mbeti i bashkuar.
Nga ana tjetër, aleatët tanë fatmirësisht e lexuan lojën djallëzore të Millosheviçit, prandaj nuk ranë në grackën e tij.
Megjithatë, pasi NATO-ja dhe UÇK-ja me forca të përbashkëta e dëbuan ushtrinë gjenocidale të Millosheviqit, shqiptarët mosmirënjohës shliruan bythët e tyre dhe ranë viktima të shpëlarjes së trurit nga imamët vehabistë dhe salafistë, të cilët i dërguan në Kosovë Shërbimet Sekrete Serbe, Ruse, Turke dhe Arabe për t’i dhënë asaj pamjen e Kandaharit dhe për ta prishur me aleatët që i mundësuan të bëhej shtet i pavarur.
Fatkeqësisht, Qeveritë tona të pasluftës që i dhanë përparësi vrasjes së kundërshtarëve politikë dhe plaçkitjes së pronës publike, taksave, doganave, donacioneve, fondeve të zhvillimit, thesarit, tenderëve dhe privatizimit, jo vetëm që nuk e penguan depërtimin e Islamit ekstrem në Kosovë, por bënë më të biznes të madh dhe koalicione politike.
Kështu dëshmuan se janë armiqtë më të mëdhenj të popullit dhe shtetit të tyre.
Si rezultat i kësaj qasjeje të paprecedentë ndaj politikës së shtetndërtimit, Kosova mbeti shtet i vetëm i izoluar në Evropë, ndërsa populli i saj mbeti i karantinuar në laboratorin më të madh politik të Evropës, me një çështje të pazgjidhur kombëtare.
Kështu që, ne nuk guxojnë ta fajësojmë kurrë askënd për dështimin tonë, sepse fajin e kemi vetë, prandaj e bafshim me shëndet.
Fatkeqësisht pushteti aktual po e vazhdon avazin e vjetër dhe asesi s’po kalon nga fjalët në vepër.
Para disa vitesh hetohej dhe qe arrestuar për dyshime se e ka përkrahur terrorizmin islamik , ndërsa Sot , si përpara, Shefqet Krasniqin e kanë shndërruar në një si kryeplak të një vendi që synon të jetë pjesë e shoqërisë moderne. Më shumë u jipet fjala të tillëve në Kosovë e Shqiptari, se sa atyre që njëmend njihen për vepra të mira ndaj kombit shqiptar.
Sepse islami ekstrem fillimisht ishte në Kosovë i vogël sa një moçal, më vonë ishte i mesëm sa një lum, ndërsa nëse nuk ndërmarrim masa urgjete për t’ia prerë rrënjët, shumë shpejtë mund të shndërrohet në det.
E tek atëherë do ta bajmë përfundimisht me shëndet dhe Serbia do t’na çon sërish këmbët perpjetë.

Debati për “shami”, i panevojshëm dhe eksploziv!

1
Në foto: Gra iraniane që duan të lirohen nga tirania e shamisë, që shpesh duhet ta bartin për tu treguar “me namuz” , para burrave të “pa namuz”e tiran …!
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Tashmë shpërtheu edhe një zhurmë grindavece për “shami”, për shkak se një vajze adoloshente i është pamundësua të frekuentoj shkollë të mesme shtetërore në Gjakovë, me kokë të “mbuluar”. TV-emisioni “pressing” mbrëmë debatoi këtë tematikë, që panevojshëm po na imponohet nga islamistët, si tepër eksplozive.
Musafirë në studio për ta debatuar “problematikën” ishin Hoxha Husamedin Abazi, Avokatja islamiste Nora Huseinovic-Veliu, Feministja Zana Avdiu, ish zv-ministri i Ministrisë së arsimit Nehat Mustafa, Filozofi Blerim Latifi dhe Politologu Sadri Ramabaja.
Fatkeqësisht nuk qe e pranishme edhe Drejtoresha e shkollës, Florentina Gjergjaj, e cila tashmë qenkësh nën mbrotje të policisë, sepse e kanë kërcënuar islamistët, të cilët nuk po u tremben më institucioneve për ruajtjen e rendit, sepse i kanë kap ato…
Më erdhi keq që hoxha dhe avokatja ishin skajshmërisht të politizuar, nuk ishin objektiv e konstruktiv në paraqitjen e “problematikës” në aspektin islam e juridik. Ndërsa Feministja Zana Avdiu pati hanë të keqe – iu tek me zhurmua sikur çështja e “shamisë” qenkësh çështje vetëm feministe. Ish-zvendës ministri e paraqiti në mënyrë korrekte proceduren e vendimmarrjes se udhëzimit administrativ nga Ministria e arsimit, përmes të cilin ndalohej bartja e “uniformave fetare” në shkolla fillore e të mesme. Profesorët universitarë Blerim Latifi e Sadri Ramabaja u angazhuan për aspekte filozofike, politike, kulturore, nga qasja e Iluminizmit evropian.
Në jetë gjithmonë shkohet përpara me përjashtim të “muslimanëve” që shikojnë e ecin prapa …
Tani konkretisht: ishte mashtrim komplotist i hoxhës dhe avokatës islamiste prezantimi i shamisë si uniformë obliguese islame. E vërteta faktike, bazuar në Kuran, nuk e ka përcaktuar “shaminë” apo çfarëdolloj mbulese si të domosdoshme për ta mbuluar kokën (fytyrën jo se jo, siç po e imponojnë talebanët në Avganistan). Në Kuran vetëm njëherë është përcaktuar mbulimi i grave, si vijon:
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë SHAMITË mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” [Kurani, surja An-Nur/24, ajeti 31]
Ky është versioni i shqipëruar nga Teologu mysliman Sherif Ahmeti.
Në Kosovë tre versione të Kuranit janë të “zyrtarizuar”. Pos shqipërimit nga Sherif Ahmeti, janë edhe shqipërimet nga teologët mysliman Efendi Nahi dhe Feti Mehdiu. Në shqipërim të Nahit, në vend të emrit shami, që e përmban shqipërimi i sipërcituar i Sherif Ahmetit, përdoret shprehja PELERINË. Ndërsa Feti Mehdiu e ka përdor emrin MBULESË.
Dallimet në shqipërime kanë të bëjnë me arabishten arkaike të tekstit të Kuranit. Megjithatë, asnjëri version nuk e përmban udhëzimin, aq më pak obligimin, për mbulim të kokës nga besimtaret myslimane.
Gra të Dukagjinit duke korrë kollomoq (misër) dhe vajza medvegjase në rroba kombëtare. A duhet edhe ato pasi kanë më shumë të drejtë “se të tjerët” të kërkojnë të shkojnë në shkolla e institucione në rroba kombëtare? 
Lus këdo që e lexon këtë informim sqarues, t’i informon sidomos deputetët, sepse islamistët po këmbëngulin që Kuvendi ta anulon atë Udhëzim administrativ, nëse nuk e anulon Ministresha Nagavci.
Ju falënderoj edhe për keqkuptime!
***
https://www.youtube.com/watch?v=mmDMcbZsmyY&fbclid=IwAR1-I_rIpTjK1Q56katrUXJACyn7t3PhnYQ4diav_EtH2QbUqZhfvqntc1g
Të interesuarit këtu mund ta përcjellin debatin 104 minutësh:
Bartja e shamisë në shkolla/ Debat në studion e Pressing
https://www.youtube.com/watch?v=mmDMcbZsmyY&fbclid=IwAR1-I_rIpTjK1Q56katrUXJACyn7t3PhnYQ4diav_EtH2QbUqZhfvqntc1g

Pse shqipfolësit fetarë – nuk janë shqiptarë?

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Miku Dilaver Goxhaj, të falënderoj që ke reaguar kaq hapur, shkoqur, përkatësisht shkurt e shqip.
1.
KE PYET: kjo lufta juaj e perditshme kunder shqiptareve qe besojne te Zoti, a ben pjese ne luften e shqiptareve kunder shqiptareve?
PËRGJIGJE: kam shumë respekt për shqiptarët që besojnë në Zot (të tyre), por jo për shqipfolësit që i besojnë e i falën Allahut, Hyjit, Jehovas dhe cilindo personazh që e kanë sajuar mashtrueset kur kanë sajuar religjione. Pra, këta shqipfolësit që janë skllevër të religjioneve që i besojnë, nuk i çmoj për SHQIPTARË.
Pa pas nevojë t’i bie rrotull nga Kina, për mua Gjergj Fishta nuk ishte katolik, Fan Noli nuk ishte ortodoks, as Hoxhë Tahsini e Imami Zekë Byrdyna nuk ishin myslimanë. Ata ishin SHQIPTARË, që në ato rrethana nuk çliroheshin dot nga përkatësia, gjegjësisht e shfrytëzonin përkatësinë profesionale për t’i shërbyer sa më shumë Shqiptarisë. Mysliman ishte Haxhi Çamili!
2.
Dilaver Goxhaj, Tiranë
KE PYET: Kujt i sherben kjo lloj lufte e juaja, vellazerimit mes shqiptareve apo percarjes?
PËRGJIGJE: Sqarova, besimtarët fundamentalistë të cilido religjion nuk i vlerësoj për SHQIPTARË, sepse vet kanunet e atyre religjioneve i përbajnë përcaktimet obligative që besimtarët përkatës nuk janë asgjë tjetër pos besimtarë të religjionit përkatës.
Shqipofolësit katolikë, ortodoksë, myslimanë nuk kanë qenë asnjëherë e nuk janë vllazni. Ata ishin përherë armiq mes tyre, sepse ashtu janë të detyruar nga kanunet e feve që u përkasin. Nëse kanë jetuar në paqe mes tyre, për kohë të gjatë apo të shkurt, ka qenë vetëm pse nuk kishin kapacitet luftrak për t’i mund e nënshtrua, për t’i konvertua shqipfolësit e religjionit tjetër, armiqësor. Ata që janë bashkuar për hir të çlirimit kombëtar, si rasti i Fishtes, Nolit, Hoxhë Tahsinit, siç shkrova, ishin SHQIPTARË, pavarësisht se simulonin apo besonin se u përkisnin religjioneve përkatëse. Normë bazike, kuranore (kanunore/kushtetuse) për myslimanin është me qenë përherë xhihadist (luftëtar) që i lufton jo myslimanët, deri sa t’i ketë detyruar ata të konvertohen në myslimanë, apo t’i vrasin. Që do të thotë, besimtari muhamedan, që zbaton Kuranin, nuk është SHQIPTARË. PIKË (e madhe e shtypit).
Deputetja nga Gora, Dude Balje, që deklaron se është “boshnjake”, tashmë përpiqet vazhdimisht që “në emër të fesë së vet” ta shfuqizoj Udhëzimin administrativ për bartjen e simboleve fetare në shkollat fillore e të mesme. Qëllimi i saj parësor është lejimi i shamisë myslimane, megjithëse vet nuk e bartë por vetëm e aktron rolin e myslimanes herëpashere.
Dude Balje
Duke pas për bazë të vërtetën e hidhur, se fetarët e religjioneve përkatëse nuk janë vëllezër mes tyre, as në aspekte kombëtar, as në aspekte njerëzor, rrjedhimisht unë nuk po nxis luftë mes shqiptarëve, por po përpiqem t’i luftoj shqipfolësit e religjioneve tjerë, që po na e rrezikojnë Kombin tonë!
3.
KE PYET: A mund te na e shpjegosh dot se ku e ke qellimin e kesaj benzine qe i hedh zjarrit te percarjes mes shqiptareve?
PËRGJIGJE: me ngjanë, ke riformuluar pyetjen pararëndëse.
Ke arsimim superior, bile edhe ushtarak, që të kuptosh se unë nuk po i hedh benzinë zjarrit të përçarjes mes shqiptarëve, por po dua të alarmoj shqiptarët nga rreziku që po na kanoset nga agresiviteti asimilues ortodoks e muhamedan. Katolikët janë minoritet dhe për momentin nuk kanë përcaktime imperialiste kundër kombeve, sepse Iluminizmi evropian i ka disiplinua ata që religjionin ta besojnë e manifestojnë pa pas synime imperialiste e agresive kundër kombeve.
4.
KE PYET: Ky eshte problemi kryesor sot i shqiptareve, apo bashkimi vellazeror e neser territorial?
PËRGJIGJE: Fatkeqësisht tani problem kryesor i kemi agresionin e klerikëve dhe besimtareve fundamentalistë ortoks dhe myslimanë. Bashkimi vëllazëror mes shqiptarëve ka qenë i përhershëm, edhe pse nuk i kishin kapacitetin për t’u bashkuar që të bënin shtet kombëtar, si kombet tjerë, kryesisht sepse shqipfolësit i kanë penguar.
5.
KE PYET: Ibrahim, i ke nxitur shume ish-dashamire te tu, qe t’i bejne pyetje vetes: Ku e ka qellimin ky Ibrahimi me kete urrejtje kunder shqiptareve qe besojne e praktikojne fene myslimane. si dhe kunder vajzave dhe grave te tyre qe mbajne shami ne koke dhe jo ferexhe?
PËRGJIGJE: Ndoshta të kanë mjaftuar përgjigjet e deritanishme, për t’më kuptuar, se i urrej njësoj të gjithë fetarët fundamentalistë, të secilit religjion, siç i urrej edhe hitlerianët, millosheviqianët, putinistët…
Kupto, të lutëm: nuk i urrej shqiptarët, as ata që janë viktima të indoktrinimit gjatë fëmijëri se tyre të pambrojtur dhe për shkak të inrecionit deklarohen se besojnë religjionin e tyre përkatës, sepse këta janë përherë shqiptarë dhe vetëm deklarimin simulues të besimit të tyre e kanë jo-shqiptar, kur ndokush u bën pyetje sugjestive.
Xhihadistin Lavdim Muhaxheri shqiptar e vlerëson Ti? Unë JO!
Edhe Nana ime ka mbajt shami, sepse ishte besimtare myslimane e një të ashtuquajturi Islam tradicional, i cili kishte vetëm pak lidhje me Isalmin selefist (burimore). Pra, Nana nuk kishte asnjë informim konkret për Islamin. Por shaminë e mbante për hir të “rendit të gjrave”, sepse pushtuesit islam na e kishin shpërfytyruar shumë identitin etnik. Ndërsa “shamiat” e tanishme janë unifoma agresive, si edhe mjekrrat e pantollat e shkurtuar mbi “zog” të këmbës.
Besoj e dinë çfarë qenëdrimi mbajnë nepër botë ndaj uniformës hitleriane? E pra, “shamia” është më hitleriane se ato uniforma!
Mban mend sa zhurma diskredituese qe bërë për “tre-gishtërinjtë” në Jug në vitin 1997? Sapo u diskualifikua si ishte simbol i nacional-fashistëve serbë, u zhduk. Njësoj duhet urryer edhe “shaminë” islamiste dhe simbolet tjera.
Çfarë reagimi do të kishe nëse ndonjë shqipfolës në Tiranë, Gjorikastër, do barte shajkaça të çetnikëve serbë?
6.
Pyetjeve dhe komenteve retorike në vazhdim nuk kam nevojë t’u përgjigjen, meqë ato i ke opinione dhe mirë që i ke shfaq.
Po shpresoj më (mirë)kuptove, nuk po nxit urrejtje mes shqiptarëve, por kundër anti shqiptarëve shqipfolës, të cilët, duke u shërbyer besimeve të tyre fetare, po godasin rënd identitetin tonë etnik e kulturor dhe po na e rrezikojnë ardhmërinë.
Shëndet, mbarësi, respekt!
***
Teksti origjinal i Mikut Dilaver Goxhaj:
Ibrahim Kelmendi, kjo lufta juaj e perditshme kunder shqiptareve qe besojne te Zoti, a ben pjese ne luften e shqiptareve kunder shqiptareve? Kujt i sherben kjo lloj lufte e juaja, vellazerimit mes shqiptareve apo percarjes? A mund te na e shpjegosh dot se ku e ke qellimin e kesaj benzine qe i hedh zjarrit te percarjes mes shqiptareve? Ky eshte problemi kryesor sot i shqiptareve, apo bashkimi vellazeror e neser territorial? Ibrahim, i ke nxitur shume ish-dashamire te tu, qe t’i bejne pyetje vetes: Ku e ka qellimin ky Ibrahimi me kete urrejtje kunder shqiptareve qe besojne e praktikojne fene myslimane. si dhe kunder vajzave dhe grave te tyre qe mbajne shami ne koke dhe jo ferexhe? C”te keqe ka mbajtja e shamise? Po vajzat dhe grate e jugut te Shqiperise, myslimane dhe ortodokse, qe mbanin e mbajne shami ne koke, edhe keto, sips teje jane turq? Mblidhe veten dhe mos nxit urrejtje mes shqiptareve, pasi pas teje jane frymezuar edhe shume te tjere si puna jote dhe po beheni me te keqinj se serbet kunder shqiptareve.
PES05 – 20011016 – SHAMSHATOO CAMP, PAKISTAN : Afghan women, wearing the burka, walk at Shamshatoo refugee camp in the outskirts of Peshawar on Tuesday, 16 October 2001. Some two million Afghan refugees live across Pakistan and the country is expecting more to flood the country in the light of the continued US-led air strikes on Afghanistan. EPA PHOTO AFPI/MARWAN NAAMANI/mn/ta/vl/eps/mr

Gjithmonë së pari ia nisin me kërkesën për shami , e pastaj vazhdohet më tutje deri në shfytyrimin e plotë islamik.

Skandal diplomatik i Ministreshës Gervalla rreth kërkesës palestineze për zhvendosjen e ambasadës nga Jerusalemi në Tel Avin!

0

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Skandalet e vazhdueshme të ministreshës Gërvalla tregojnë që kjo grua nuk është e aftë të mbajë këtë post dhe duhet që kjo të  jep dorëheqje.

Nga ky lajm i fshehur që nga Marsi i këtij viti, tregon që kjo punon kundër interesave poltike të Kosovës.

Ministresha qenka takuar me homologun e saj të Palestinës; asgjë e keqe, por: “Siç thuhet në njoftimin për media, gjatë takimit Gërvalla shprehu dëshirën e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shtetit të Palestinës, përcjell Demokracia.com.”

Ç’ po tē duhet Palestina, dhe çfarë mrrëdhenjesh na duhen me Palestinën që ky shtet i pa shtet nuk e ka fuqinë e një  zogu?

Ministresha e ka degjuar me vëmendje se çka ai ministër i ka treguar :” ministri Al-Maliki i tha Gërvallës se Shteti i Palestinës gëzon një marrëdhënie të veçantë me Serbinë.. ”

Në kete rast  ajo është dashur  që në shenjë proteste të ngritet dhe nderprenë takimin, por ajo më vëmendje e ka vazhduar ta dëgjojë :” duke shtuar se mundësia e shqyrtimit të ndërtimit të çfarëdo marrëdhënie dypalëshe me Kosovën kushtëzohet me transferimin e Ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi në Tel Aviv.

Jo,oj ministreshë jo. Mos luaj me zjarr!

Kjo prapë ka dëgjuar :“Pasi prania e ambasadës në Jerusalem është një qëndrim që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Demokracia.com.”

More, e dinë shqiptarë se ç’ është dipllomacia?

“Ministri Al-Maliki “ia paska theksuar ” se kjo shkelje nuk do t’i sjellë dobi Kosovës në gjetjen e rrugës drejt arritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në bashkësinë ndërkombëtare.”

Çka më tutje Zonja Ģërvalla?

Pse nuk e publikove lajmin e takimit tënd me nje perfaqsues të një shteti që të urdheron haptas për diçka që atyre iu duhet.

Mendon qeveria Kurti që me tërheqjen e Ambasadës do të ruaj stabilitetin e Kosovës?

E di ministresha rolin e Izraelit në botë? E di ministresha se kush e çliroi Kosovën?

E di ministresha se në çfarë dërrasa të kalbura është duke shkelur?

E di qeveria Kurti se pse erdhi në pushtet? Nëse jo , ne i tregojmë.

I lutem Albin Kurtit që mos të perdhosë besimin e popullit.

Shikoni,  Kosovës po i vjen një erë tepër e keqe, kohēve të fundit.

Bajam Sefaj: Ndalesa tjetër tek “Parisi Kot”

0

(Romani i parë i B. Sefajt, nën prizmin e Dr Fatmir Terziu, krijues dhe kritik i shquar letrar nga Tirana).

“Parisi Kot”, një prozë tërheqëse. Në këtë rast një kuptim që duhet kërkuar përtej organizmit të jashtëm gjuhësor. Një prozë e tillë nuk i prish të gjitha shenjat që e përcaktojnë, duke filluar që nga shtrirja gjeografike e deri tek përfshirja e saj në një strukturë me elementet e plota e që i japin kontekstin e plotë të fabulës që lidhet me Heminguein. Pra, për të mos nxituar në përcaktimin e tillë, gjithnjë nisem nga thelbi, gjuha dhe nga natyra e këtij stili dhe lloji letrar. Është një prozë që cek ritmin e një jete, ritmin e ‘qenieve njerëzore’.
Kështu, Ernest Heminguei, jo më kot ka thënë: “gjëja më e vështirë në botë është të shkruash një prozë të sinqertë e të ndershme për qëniet njerëzore”.
Por, jo më kot e ka përzgjedhur këtë thënie gazetari, publicisti dhe letrari me një rrugë më se 45 vjeçare, me shkrime të gjinive të ndryshme. Jo më kot Bajram Sefaj, ish gazetari i “Rilindjes” së Prishtinës, ish korrespodenti i gazetës “Vjesnik” të Zagrebit e shpreh me plot gojën e tij këtë thënie, që peshon në tërë volumin prej 200 faqesh të librit “Parisi Kot”, botuar nga Ndërmarja Grafike “Printing Press”. “Parisi Kot”, një titull kritik, me një pasonjë titrike nga redaktori Nexhat Halimi, reçensurë nga Sylë Osmanaj dhe Ali Mehmetaj, me dizajn dhe faqosje të Adrian Hasanit dhe me një përpunim të kopertinës nga Arsim H. Shala. Gjinia i përket romanit.
E gjitha e tendosur nën një merak përkujdesës deri në detaje nga vet autori, një gjë që bie në sy edhe kur hap fletën e parë të romanit, po aq edhe kur mbyll fletën e fundit të tij. Prozë ku përmblidhet një dukuri e caktuar, e përshkruar thellësisht nga fryma njerëzore. Në këtë roman njeriut si karakter i Bajram Sefajt, ka përqëndruar bëtëkuptimin e tij, besimin, filozofinë e tij jetësore, përvojën e hidhur e të trushtueshme, kalcin e qetë e të rrëmbyeshëm, amshin e ndukur dhe qetësinë e trazuar, përvojën e ndjekur këmba-këmbës duke u dhënë kuptim dukurive të botës që e rrethon në shtratin e një kulpe me emrin emigracion. Le të prezantojmë pak nga kjo molepsje tepër domethënëse që Sefaj e quan (post scriptum): “Ky tekst u shkrua me ndihmën (mbështetjen pa kursim) të interpretuesve tanë të njohur të muzikës popullore: N.P.,B.Q. dhe të dy shansonierëve francezë: Ch. A., S.A. Ky tekst, u shkrua me ndihmën e hidhur të një njeriu, të cilin tragjedia më e egër dhe më ironike, ditëve të fundit të jetës së mjerë, e bëri shkrimtar. Jean-Dominque Bauby, quhet ai shkrimtar…” Duke lënë mënjanë këtë ‘post scriptum’ dhe duke marë rrugën në udhëtimin e “Parisi-t Kot”, më saktë personazhit të tij, zbërthimi i mundshëm i fenomenit të rrugëtimit është shqetësimi i autorit. Ai pyet e ripyet veten, dhe në gjuhën e Ndrecit, njërit prej personazheve të tij ai përzgjedh retorikën: “Ç’është rrugëtimi? Udhëtimi ç’është vërtet? Ku fillon e mbaron rruga? Këto pyetje tendosen e tendosen në tërë lukuninë krijuese e shpotitëse derisa gjejnë përgjigjen e prerë: “Rruga nuk ka as fillim, as fund!” Dhe ndërsa ke harruar se përgjigja është dhënë, nis sërrish një dilemë tjetër me një fillim ose më saktë me ‘aty ku fillon edhe përfundon. Por është një rrugë që është fakt. Që duhet pranuar: është rruga drejt varrit. Drejt varrimit! Ajo është rruga e parë dhe e fundit. Rrugë e pranuar. Si fakt. Si realitet. Realitet i vetëm në jetë”.
Pasi e ke parë këtë ‘rrugë’ reale të detajuar dhe përshkruar me kujdes, artistikisht të kompletuar gjen dhe metaforën e mëtutjeshme ku në atë ‘rrugë’ më parë ka qenë dhe e ka bërë motra e tij e madhe. Kështu kishte përfunduar rruga njëshekullore jetësore e saj”. Pasqyrimi filozofik dhe tepër i mprehtë e bën në këtë pikë romanin e Sefajt, mjetin letrar tërheqës e të domosdoshëm për të analizuar thelbin e një ‘rruge’ që emigracioni ka sajuar të përcjellë nga aeroporti i panjohur i Sofjes, (në fakt çfarë rëndësie materiale ka kjo punë, thotë Sefaj) drejt asaj ‘piknike’ për një copë diell dhe pak hënë ku edhe haletë flasin në një gjuhë të huaj. Por ajo ditë e parë e muajit Korrik, që e bëri të gjallë aeroportin hiç, me rrëmujën dhe zhurmën shqiptare, që e kishte pronësuar sikur t’a kishte të vetin, zor s’e mund të përfshihet në pak rrjeshta, që në detaj kapërcehet me aksidentin e papritur të shqiptarit nga Kosova aty në rrugëtim e sipër dhe ndërthuret me historinë e të bërit vdekur dhe më pas po aksidentalisht të rringjallur. Një detaj artistik ky i përzgjedhur për të asfiksuar zhurmën tjetër të dhimbshme e për të sanksionuar miqësi të reja në botën Ballkanase, atë të njeriut që ndihmon dhe i gjendet njeriut në të keq, dhe më pas natyrshëm ‘miqësia mes këtyre dy familjeve, atë ditë e sot, është e madhe dhe e pathyeshme”, shton Sefaj.
Por historia e Ndrecit dhe rrugëtimi i tij s’kanë të sosur. Në Luksemburg ai shkoi me makinën e Mihalit, që kurrë nuk ia mësoi mbiemrin atij shqiptari që rridhte nga një familje e madhe shqiptare e që i thoshte si me një përkëdheli Mihal Grameno! Këtu, ndoshta shkujdesja ose rastësia për t’i shpëtuar monopamës logjike dhe lapsusit letrar autori katapulton paksa kur sjell detajin e këngës algjeriane në kasetofon apo gjuhën shqipe të harruar të Mihalit të lindur e rritur në emigracion. Ndoshta edhe mesazhi letrar i paraqitjes së Ndrecit që ‘kishte një hile, një lëngatë të fshehtë në shpirt, pse rruga për në Luksemburg e joshte si një magnet. Atje nuk shkonte as për të kërkuar strehim, as për kurrfarë qëllimi tjetër, pos pse shpresonte se atje, midis shqiptarëve, që sap o krijonin një koloni të re, do ta takonte bukurroshen flokëbardhë të Dukagjinit”, pastaj ritakon penen mjeshterore te Sefajt.
Dhe Ndreci i Sefajt “të gjitha do t’i jepte për të! Gjakonte vetëm t’a takonte! Sa për t’a parë. Sa për t’a ditur se në i ka flokët e bardhë. A i ka ende sytë e kaltër qiell? A i ka ende gjinjtë të gufuar, si më parë. E ka ende atë bel të hollë. Ato vithe të hedhura si më parë. A i ka ende gjinjtë e harlisur, thimthet e të cilëve ishin në luftë të përhershme me rrobër përmbi to…”
Gjuha komunikon me lexuesin thjesht. Është një kombinim i popullores me artistiken dhe figuracionin e pasur letrar. Aty ka pjesë e tëra. Është ndalesa, frymëmarja e domosdoshme dhe pikëtakimi tradicional. Aty ka një emër personal dhe aty rrotullohet formësimi tipik letrar. Një histori që të bën t’a lexosh. Një histori që bredh rrugëtimit të stisur. Dhe e gjitha rikthehet në një itinerar rrugëtim. E gjitha më pas ndalon aty në vendlindje, në Prishtinë.
Flori Bruqi shkruan “Ndreci vdes me shpresën se hirin që ia hudhin në lumin Sena, një ditë, një herë, nëpërmjet valëve të tij të puqet me ujërat që do të lagin tokën e atdheut të tij dhe kështu grimcat e hiut, copëzat e qenies së tij do të kthehen po aty prej ku kanë dalur”.
Krijime të tilla si “Parisi Kot”, vijnë në kohë, hapësirë e vend tjetër, por përcillen brez pas brezi si një modul përvojë dhe stili të ndërthurur. Sefaj ka realizuar një prozë të tillë, detyra jonë është t’a përcjellim atë.

Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan

Nga Qazim Namani, Prishtinë – Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës dëshmi e pa ndarë e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan

Zanafilla e Kulturës materiale në Dardani. – Bazuar në hulumtimet e gjertanishme, gjurmët e para të trashëgimisë kulturore në truallin e Kosovës së sotme fillojnë që nga kulturat e neolitit të hershëm. Që nga kjo periudhë gërmimet arkeologjike kanë dëshmuar se kemi kulturë të pandërprerë të jetës dhe civilizimit deri më sot në këto treva.

Këto kultura ndeshen me gërshetime të elementeve të hershme indoevropiane, para krijimit të etnosit ilir në epokën e bronzit, për të vazhduar deri më sot, të shoqëruara me ndikimet e kulturave të ndryshme siç janë: helene, romake, bizantine, osmane dhe në fund ajo sllave.

Ndikimi i këtyre kulturave ka lënë gjurmët e trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe materiale, me vlera të llojllojshme kulturore dhe historike në Gadishullin Ilirik.

Në parahistori, lindën kultet pagane-kulti i natyrës për objekte, kafshë, ndryshime periodike, vende, fenomene të veçanta tronditëse, dhe këtyre fenomeneve, u visheshin cilësi të mbinatyrshme, të thurura me enigma.

Sipas besimit të njeriut në lashtësi për këto dukuri, kanë lindur e ruajtur mitet dhe kultet, nderim i veçantë për lutjet ceremonitë, flijimet, tabutë kushtuar objekteve e vendeve te kultit[1].

Nga këto besime të lashta vlen të veçohen besimet në hënë dhe diell,e të cilat na paraqiten shpesh në trevat shqiptare të skalitura në objekte të ndryshme që nga parahistoria e deri me sot.

Besimet e shoqërisë primitive lindën gjatë ndeshjes së njeriut me natyrën dhe fenomenet që ngjanin në të. Ato ishin pasqyrim i dobësisë së njeriut në marrëdhënie me mjedisin që e rrethonte, dobësive që vinin për shkak të nivelit shumë të ulët për të kuptuar misteret e fenomeneve natyrore[2].

Këto dukuri në territorin e Kosovës janë të paraqitura në plastiken gurore dhe datojnë që nga koha e vjetër e gurit, e që u bartën brez pas brezi deri në kohët moderne, por deri më tani më së miri na shfaqen të bashkuara dhe qëndisura me dorë, në veshjen festive-solemne të grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës.

Kjo veshje veçohet në rajon, por edhe më gjerë, për përfshirjen, pothuaj e të gjitha simboleve të kultit, në një kostum të vetëm.

Në besimet popullore gjejmë përfytyrimet e hënës si grua dhe të diellit si burrë, e ku flitet edhe për fëmijët e tyre. Në një legjendë popullore tregohet se hëna me diellin kanë qene motër e vëlla, ndërsa në ndonjë variant tjetër paraqiten si burrë e grua. Në popullin tonë të zënët e hënës a të diellit mbahej si një shenjë shumë e keqe[3].

Kulti i hënës edhe diellit te popullata shqiptare, pasqyrohet edhe me betë e tyre në gurë. Këto elemente të lashta të besimit në traditën tonë popullore i shënoi edhe Shtjefën Gjeçovi.

Shtjefën Gjeçovi, po ashtu la në dorëshkrim të dhëna të shumta për trashëgiminë shpirtërore e materiale të popullit tonë. Po japim disa të dhëna nga Gjeçovi për doke, zakone dhe tradita shqiptare.

Beja me gurë shkruar nga Shtjefën Gjeçovi[4]

Paraqitja e Hënës në qiell me tre forma të ndryshme, krijoi një sërë mitesh dhe besëtytnish, që shprehnin tri periudhat kohore të njeriut: jetën, vdekjen-botën e përtejme dhe ringjalljen. Ndërgjegjësimi se i vdekuri nuk ringjallej, nuk do ta ndalonte njeriun e lashtësisë të kërkonte “pavdekësinë”.

Edhe në trupin e tij duhej të ndodhej pjesa “e pavdekshme” (energjia krijuese), siç kishte edhe Hëna. Kështu, lindi ideja e “shpirtit të përjetshëm”, që shkëputej nga trupi i të vdekurit, i cili i përkiste dheut për t’u ngjitur në botën e përtejme, dhe ky vend ndodhej në yllin e afërt dhe të madh tokësor – në Hënë[5].

Në parahistori njerëzit në përgjithësi, duke u përballur me fenomene natyrore që shfaqeshin në hapësirë, e sidomos besimi në hënë dhe diell, si dy planetë që i japin dritë botës, dhe nga këto dy planetë së pari,u krijua kulti i besimit në zot.

Duke i vëzhguar këto dy planetë pra njeriu e krijoi besimin në to, dhe si fenomene të kultit ato edhe në kulturën tonë, shpesh u shprehen në artin tradicional, që haset sot në objektet arkeologjike, veshjen e grave shqiptare, ndërtimet arkitektonike, duke e ruajtur artin tradicional që nga parahistoria e deri më sot, si dëshmi e një popullate, që krahas popujve tjerë i la gjurmët e veta, në rrugëtimin e civilizimit botëror.

Në aspektin shkencor besimet në fenomene natyrore, trajtoheshin edhe si mite hyjnore. Mitet krijoheshin brenda një organizimi fisnor, andaj edhe ndryshojnë nga fisi në fisin tjetër, dhe për shkak të kësaj dukurie mitologjia ndahet nga shkenca e religjionit.

Bazuar në artin e trashëguar, deri më sot në trojet shqiptare, për mes simboleve të kultit dhe artit popullor, mund të themi që është dëshmuar se historia e shqiptarëve, ka zanafillë të lashtë dhe autoktone në trojet tona.

Po Hëna na del edhe si e lidhur me Zanën, me natyrën e virgjër, pra si hyjni e natyrës, është ndërkohë edhe mbrojtëse e grave.[6]

Dielli, Hëna, Yjet në mite, rite e besime të popullit tonë, në plot raste na dalin të lidhura me pjellorinë në bujqësi e blegtori[7].

Në të gjitha trevat shqiptare, kur lind hëna e re, fëmijët i këndonin këngë: “Hënë e re/ vashë e re, unë në punë/ti në gjumë, unë shëndet/e ti gërshet[8].

Mendojmë se hyjnizimi i hënës në popullin tonë, më një masë kaq të madhe, ka të bëjë me ndonjë hyjni të lashtë htonike vendëse, me atribute të bujqësisë dhe të jetës familjare[9].

Në shtëpinë e re nuk mund të hyhet në çdo ditë të javës, por vetëm në ditë të mbara. Si ditë të mbara konsideroheshin dita e hënë, e mërkurë, e enjte dhe dita e shtunë.

Në aspektin tjetër hyrja në shtëpi të re lidhet edhe me hënën si objekt qiellor. Në disa rajone thuhet se në shtëpi të re hyhet për herë të parë me hënë të re, diku me hënë drapër, diku me hënë në rritje dhe diku haste më rrallë edhe me hënë të plotë[10].

Në traditën tonë popullore ruhen thëniet për besimet e lashta që lidhen me Hënën: këto i hasim edhe sot të ruajtura në kujtesën e popullatës. Ne po i veçojmë disa thënie për hënën që ende janë të pranishme në kujtesën e popullatës shqiptare në Kosovën e sotme:

Lëndët e drurit për ndërtimin e shtëpive duhet të prehen me hënë të vjetër.

Hunjtë e gardhit duhet të prehen me hëne të vjetër.

Plehu ne arë edhe nëse është qitur sa ka qenë hëna e re, është dashur që ara të livrohet  vetëm kur të bëhet hëna e vjetër.

Po të ndodhë që të livrohet ara me hënë te re, është e njëjtë sikur mos të plehërohet toka fare.

Muaji Hënor ka 29 ditë.

Dita e hënë dhe e enjte asnjëherë nuk janë pa hënë

Kur ndërrohet hëna vetëm një ditë nuk duket, pra një ditë e muajit është pa hënë

Kjo ditë pa hënë mund të jetë pa hënë dita e martë, e mërkurë, e premte, e shtunë, e diel, por nuk mund të jetë dita e hëne dhe dita e enjte[11].

Kur hëna merr formën e gjysmë hënës së plotë dhe është e ndritshme pa njolla, në popull thuhet se koha është e qetë.

Kur hëna është e plotë me njolla ose hëna pesëmbëdhjetë, në popull thuhet se koha do të ketë ndryshime (jo e qetë)[12].

Guri ”me tre fazat hënore” i zbuluar në fshatin Pogragjë në komunën e Gjilanit, dëshmon bindshëm për gjurmët e civilizimit të hershëm në vendin tonë.

Në këtë guri të vogël me dimensione  gjatësi 8 cm dhe lartësi 5,5 cm[13], vija në mes e ndanë token me qiellin. Në sipërfaqen e tokës shihet e skalitur shpella, dhe dy engjëj me vëzhgim kah qielli duke u lutur dhe vëzhguar yjet.

Në pjesën e qiellit, shihet njëengjëll duke fluturuar, yjet në qiell, dhe hëna, ku vija në mes të hënës parqet tre fazat e saj. (Shih foton)

Guri “me tre  faza hënore” i zbuluar në fshatin Pogragjë, Komuna e Gjilanit

Kulti i hënës është besimi i parë, në hierarkinë e hyjnive pellazge. Perëndia e hënës, është më e rëndësishme sesa e diellit. Te pellazgët hëna përfaqësohej nga perëndesha Sellenë.[14]

Fatbardha Demi, në studimet e saj, shkruan se besimi i pellazgëve ka qenë hënor, dhe të gjithë perënditë, me karakteristika të shqiponjës, kanë qenë perëndi hënore.[15]

Sipas miteve pellazge, në fillim ka ekzistuar errësira dhe nata, dhe më vonë u krijua dita,, andaj kulti i hënës ka qenë i pari tek njeriu primitiv.[16]

Yllin tetë cepësh që e hasim të gdhendur në dru, Luljeta Dano shkruan se është: Simboli i Zeusit. Ylli me tetë cepa iAleksandrit të Madh, Zvastika (Kryqi i thyer), janë simbole që i kanë bartur ose mbretër të fuqishëm ose perënditë.[17]Ky simbole i kultit haset shpesh edhe në Kosovë.

Besimi hënor është dëshmuar qartë edhe në skulpturën e Aleksandrit të Madh, që shfaqet me tre yje dhe hënën mbi kokë, simbole këto që tregojnë për besimin hënor të iliro-maqedonasve.[18]

Të dy planetët: Dielli dhe Hëna, janë simbole dhe motive të zakonshme në artin popullor shqiptar, si dhe në tatuazhet. Dihet se ilirët, banorët e lashtë të Ballkanit perëndimor, i përdornin simbolet e Diellit në ornamentet e tyre, megjithëse nuk mund të thuhet me siguri nëse kanë qenë pikërisht këto simbole që kanë trashëguar shqiptarët e sotëm.[19]

ShtjefenGjeçovi konstaton mbeturina të forta të besimit në diellin, të shprehura në të falurit e diellit, e në të dhëna të tjera religjioze, i përshkruan duke i lidhur këto me kultin e diellit, e elementë të tjerë të mitologjisë në Ilirë e Trakë.[20]

Shtjefën Gjeçovi i lindur në Janjevë, pranë JustinianaSecondës (Ulpianës), në anën perëndimore të malësisë së Galabit, me siguri se kishte njohuri të bollshme, për traditën e gjurmëve të artit parahistorik e dardan, që ishte zhvilluar dhe ruajtur deri në kohët tona, te popullata autoktone e kësaj malësie në mes të JustinianaSecondës dhe JustinianaPrimës pranë Lebanës, në anën lindore në malësinë e Galabit. Duke i pasur parasysh këto fakte, sot nuk na befason ruajtja e gjurmëve të qytetërimit dardan, në Kërshevicë, Vrajë, Bijanoc, Kushumli,Siariinë, Medvegjë, Artanë, Dardanë,Vendenisë, dhe lokalitete tjera arkeologjike, por edhe në traditën e qëndisjes së simboleve të kultit te veshja e Medvegjës, si rajon i Dardanisë Qendrore në mes të Justiniana Primës dhe Justiniana Secondës.

Mësimet e para Gjeçovi i mori në vendlindjen e tij nëJanjevë. Janjeva kishte një traditë të arsimit kishtarë, andaj edhe për shkollën shqipe tëJanjevës në shekullin XVII, i kemi burimet arkivore. Në shekullin e XVII në Janjevë punonte shkolla e hapur me urdhër të Kongregatës së Propagandës Fide. Argjipeshkvi Andrea Bogdani në vitin 1664 e kishte rezidencën e tij në Janjevë. Andrea Bogdani i propozoi Kong regatës për mësues të shkollës në Janjevë Pjetër Mazrrekun i cili punoi deri në vitin 1670. Në vitin 1670 mësues i shkollës së Janjevës emërohet dom Vinçenc Mato. Në këtë kohë shkolla e Janjevës i kishte gjithsejtë 25 nxënës.[21]

Janjeva në kohën e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, në fund të shekullit XIX, nga burimet historike përshkruhet si fshat i varfër shqiptarë. Mil. J. Nikolajevici, një udhëpërshkrues me mision ushtarak nga oborri i mbretit të Serbisë, dhe shërbimit rusë i cili e viziton Janjevën në vitin 1892, i përshkruan rrugët dhe vendbanimet në trevat shqiptare për qëllime gjeostrategjike ushtarake.[22]

Në Janjevë jetojnë familjet Mazrekic dhe Berishic, siç shihet këto janë familje shqiptare të sllavizuara.[23]

Mil. J. Nikolajevic, dëshmon qartë se popullata e Janjevës ishte shqiptare deri pas pushtimit të Kosovës nga Serbia

Atë Shtjefën Gjeçovi-Kryeziu është i  lindur në Janjevë (me 1873), i cili la gjurmë në shumë veprimtari si: në letërsi, folklor, muzeologji, arkeologji, teologji, etnografi, të drejtën zakonore dhe në veprimtari tjera patriotike. Gjeçovi me rrënjë të origjinës së familjarëve të tij, nga rrethina e Pukës  në Shqipëri, dhe i edukuar në frymën kombëtare nëJanjevë, pa dyshim se kishte njohuri të shumta për kulturën material dhe shpirtrore, të Shqipërisë Veriore, në të cilën përfshihej edhe rajoni i malësisë sëGalabit.

Gjeçovi si njohës i mirë, i viseve veriore shqiptare, e kishte vjelë me kujdes e pasion kombëtare profesionale, kulturën material dhe shpirtërore të shqiptarëve, duke i lënë të shkruar si burime material  dhe arkivore.

Sipas studimeve të MarkTirtës, është vërtetuar se studimi i traditës dhe besimi te shqiptarët, na bindë se kemi të bëjmë me një kult të lashtë, vendas, sidomos në lidhje me hënën, si fuqidhënëse të prodhimeve bujqësore e blegtoralë si dhe fertilitetit të grave.[24]

Këtë simbol të kultit që nga periudha e matriarkatit, e gjejmë në lokalitete arkeologjike dhe objekte të banimit në të gjitha trevat ilire.

Në territorin e Kosovës është shumë i pranishëm edhe kulti i gjarprit. Kulti i gjarprit është evident edhe te shumë popuj të botës, që nga Azia Lindore e deri në Amerikë. Shumë e njohur dhe e famshme është legjenda e Gjarprit Hitit, emri i të cilit ishte Illurjanka, që për disa autorë shërben si burim nga rrjedh edhe emri ilir[25].

Kulti i gjarprit si kult botëror, daton prej kohës së paleolitit dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit.

Kulti i gjarprit Kosovë haset në objekte të kultit, shtëpi të banimit, në drugdhendje, në qeramikë që dëshmon një periudhë të gjatë të besimit dhe traditës popullore.

Gjarpri është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërisë, personifikim i shpirtit të  ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e, mbi të gjitha, kafshë mitologjike[26].

Gjarpërinjtë në gur, pranë kishës së vjetër në fshatinë Firiqevë, në Malësinë e Galabit

Të gjitha këto simbole të lashta të kultit, sot i hasim të pranishme në veshjen solemne të grave shqiptare në rajonin e Medvegjës. Siç e cekëm më lartë për gërshetimin e elementeve të ndryshme dhe ndikimin e kulturave të huaja në trevat e Dardanisë, vërejmë se veshja e shqiptarëve në rajonin e Medvegjës, i ka ruajtur me gjelazi tiparet e veshjeve aristokrate mbretërore, të pa ndryshuara që nga periudha e antikitetit të vonë.

Krahina etnografike e Medvegjës shtrihet në pjesën veri-lindore të Malësisë së Galabit. Malësia e Galabit ruan gjurmë të lashta të civilizimit me tradita të pasura të kulturës materiale dhe shpirtërore të popullatës autoktone dardano-arbërore.

Kostumet e veshjes së grave të rajonit të Medvegjës pasqyrojnë traditën e lashtë të shprehjes estetike, duke nxjerrë në pah elementet më të lashta dhe domethënëse të artit tradicional që nga parahistoria, Dardanisë antike e deri në ditët e sotme.

Motivet e artit popullor të shprehura te kjo veshje janë ngushtë të lidhura me historinë e rajonit dhe me dukuritë tjera kulturore dhe artistike të popullatës autoktone arbërore të kësaj treve.

Në përgjithësi ornamentet artistike të kësaj treve, ndërlidhen me artin popullor të traditës, që është dëshmuar nga zbulimet arkeologjike, por që vazhdojnë të ruhen,  duke u punuar me besnikëri dhe fanatizëm tradita e qëndisje së simboleve në veshjen shqiptare, dhe përdorimin e ngjyrave të ndritshme dhe të hareshme.

Vlerat artistike kësaj veshje i shtohen sidomos nga zbukurimet e shumta të punuara me gjilpërë, shtizë, grep dhe përdorimi i rruazave dhe stolive tjera, po ashtu me ngjyra të ndryshme.

Përveç simboleve astrale që shprehen në këmishë, jelek,  te fustanella e gjatë,  te kjo veshje bie në sy edhe përdorimi i simboleve ornamentike gjeometrike si:  trekëndëshi, katërkëndëshi, rombi, spiralja, spiralja e dyfishte, meandri, vijat valore dhe zik-zake, të kombinuara edhe me elemente florale, dhe kolorit të ngjyrave, ku e bëjnë të duket shumë autentike dhe origjinale që nga lashtësia dhe periudha e matriarkatit e deri në ditët tona.[27]

Kjo veshje duket e ruajtur artin parahistorik, është e veçantë sepse përmban shumë zbukurime, ngjyra, dhe me larmi të pasur të ornamenteve kozmike, floreale,htonike, toteme, zoomorfe, antropomorfe, gjeometrike dhe religjioze, që gjatë etapave të ndryshme i përdornin popujt e lashtë. Këto simbole i gjejmë edhe sot dendur në të gjitha elementet e veshjes së gruas shqiptare në rajonin e Medvegjës, që dëshmojnë kulturë të lashtë të qytetërimit në trojet tona.

Veshja fshatare e kësaj treve karakterizohet në radhë të parë nga ruajtja e simboleve dhe elementeve dekorues autoktone. Veshjet popullore të kësaj zone, sikurse ne trevat tjera ndahen në veshje për bartje të përditshme, dhe veshje solemne festive-fetare.

Veshjet solemne por edhe ato festive qëndisen bukur dhe mbushet me simbole te kultit dhe florale. Nga motivet florale që përdoren më shumë janë lulet, gjethet, drithërat, pemët etj. Në lule shpesh herë e hasim të qëndisur bletën. (Shih fotot poshtë)

Bletës ndër shqiptar në të kaluarën i përkushtohej një nderim i veçantë. Për bletën ka mjaftë legjenda, që sipas besimit popullorë të shqiptarët, dikur paska qenë njeri. Për bletën nuk thonë ka “ngordhur” por thonë “vdiq”. Nopça mendon se ky adhurim i veçantë për bletën ndër shqiptarët, ka të bëjë me kultin e Mitrës, me burim nga mitologjia persiane.[28]

Dukuri tjetër e veçantë te kjo veshje, është qëndisja e jakës dhe gjoksoreve të fustanellës së gjatë dhe këmishës së shkurtë, dhe në këto elemente zakonisht shprehen  motive të plleshmërisë, ku dominojnë: ylli gjashtë cepësh, vulva, hëna dhe dielli, ndërsa qëndisja e kraharorëve, mëngëve, rreth duarve dhe fundit të fustanellës kryesisht qëndisja bëhet me  motive floreale dhe gjeometrike.

Hëna vetullore e qëndisur dhe e shprehur mjaftë shumë te kjo veshje e grave shqiptare, haset mjaftë shpesh edhe në lokalitetet arkeologjike në Kosovën e sotme. Ky simbol i kultit haset shpesh i gdhendur në gurë dhe në dru, te shumë objekte të banimit në Kosovë.

Kulti i hënës është besimi i parë, në hierarkinë e hyjnive pellazge. Perëndia e hënës, është më e rëndësishme sesa e diellit. Te pellazgët hëna përfaqësohej nga perëndesha Sellenë.[29]

Këtë simbol të kultit që nga periudha e matriarkatit, e gjejmë në të gjitha trevat ilire. Në territorin e Kosovës së sotme, hëna si simbol kulti ishte shumë i pranishëm në traditën e mjeshtërve tanë popullorë që nga lashtësia e deri me sot..

Përveç që është shumë i shprehur te veshja e grave shqiptare nga Medvegja, ky simbol haset edhe në muret e objekteve të banimit: është hasur në fshatin Keqekollë, komuna e Prishtinës, në Lladoc, komuna e Besianës, në fshatin Studime, komuna e Vushtrrisë, në fshatin Skromë, komuna e Vushtrrisë, në fshatin Kqiq, komuna e Mitrovicës.

Veshja tradicionale  e femrave shqiptare në rajonin e Medvegjës sot, përfaqëson në përgjithësi  trashëgiminë  kulturore autentike te popullatës shqiptare ne Malësinë e Galabit.

Veshjet e grave janë të veçanta sepse shquhen me ornamente të shumta dhe ngjyra dekorative, dhe janë bartëse kryesore e këtij arti tradicional artistik. Qëndisja nuk është vetëm një shprehje artistike por përmban elemente thelbësor me karakteristika mitike, religjioze dhe  aristokrate të kostumeve perandorake, andaj e gjithë kjo është një trashëgimi burimore dhe historike që e bën popullatën arbërore të kësaj treve të ndihet krenarë.

Është me rëndësi të theksohet se edhe përkundër sundimit të gjatë osman, shumë pjesë të veshjes fshatare e sidomos në trevën e Medvegjës, kostumet e martesës dhe ato festive stolisen dhe punoheshin nëvekë nga gratë shqiptare të kësaj ane, i kanë të qëndisura edhe simbolete krishterimit.

Ndikimi oriental  te kjo veshje nuk kishte ndikuar. Pas fillimit të shekullit XX te  veshjet e përditshme vërehet ndikimi oriental, sepse në vend të këmishës së gjatë hyjnë në përdorim edhe dimitë nga materialet e ndryshme.

Në periudhën mesjetare veshjet që përdoreshin në klasën e fisnikëve, kishin prejardhje bizantine ose italiane.[30]

Te veshja e përditshme vërehet se jelekët punoheshin te rrobaqepësi. Këta jelek nuk kishin shume stoli, kishin ngjyra te mbylltë, dhe në anën e përparme punoheshin me sumlla.

Duke i analizuar zbulimet e objekteve arkeologjike me figura hënore, dhe në mite dallohet qartë besimi i lashtë hënor në tre faza. Me paraqitjen e hënës, në formë të trefishtë, në artin e lashtësisë është shprehur fuqia e vetme e pushtetit të saj, me forcë të trefishtë.[31]

Dielli si simbol i kultit solar, i zbuluar në objekte arkeologjike, varreza, dhe objekte të banimit në Kosovë janë dëshmie adhurimit të planetëve dhe simbolet pagane në përgjithësi. Ky simbol i kultit vërehet se është mjaftë shumë i qëndisur edhe në veshjen e grave shqiptarë nga Medvegja.

Aleksandër Stipcevic për kultin e diellit ka shkruar se në librin e tij e ka përmendur filozofi Maksim nga Tiri, i cili ka jetuar në kohën e Antonit, për të cilin thotë se ai i përmend Peonët si fis ilirë, të cilët e adhuronin diellin, në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të gjatë.[32]

Shumë nga objektet me simbole të ndryshme, e të cilat lidhen me besimin e dardanëve, ashtu sikurse edhe të fiseve tjera ilire, përdoreshin si amulet në trup, dhe rreth qafës. Besohej se këto amulet i mbronin bartësit e tyre, prej armiqve, nga syri i keq, andaj shpesh në këto amulet mbaheshin edhe dhëmb të kafshëve të egra.

Besimi se me të shikuar, mund të dëmtosh njerëzit tjerë, ishte i përhapur te popujt e lashtë, por edhe te popujt e civilizuar.

Aleksandër Stipceviqi, shkruan se: Pashko Vasa që më vitin 1879 vë në dukje se shqiptarët betoheshin për diell, për hënë, për dhe, për qiell, në gurë, e për elemente tjera të natyrës e jo për perëndi të krishterimit dhe islamizimit. Ai këto betime i shpjegon sit ë lashtësisë shqiptare dhe me burim vendas.[33]

Shkrimtari romak Plini, e ka përmendur këtë besim te fiset ilire. Përveç Plinit, për këtë besim ka shkruar edhe një autor tjetër romak Aul Geli.

QiroTruhelka më vonë shpreh mendimin e tij se popujt që jetojnë sot në Gadishullin Ballkanik, këtë besim e morën nga ilirët.[34]

Përveç paraqitjes së këtyre motiveve në kostume, me një stil të punimit të përsosur, motivet e kultit dhe ato florale, janë gdhendur në dru, nga mjeshtër shqiptar në Kosovën e sotme.

Ritet e besimit pagan i hasim edhe në folklor dhe valle.Vallja mortore e skalitur në një relief guri i cili u zbulua rastësisht në fillim të viteve 90-ta në Dardanë, dëshmon për artin e zhvilluar dardan, në rajonin e malësisë sëGalabit, jo shumëlarg me Medvegjën. Ky monument mortorë deri më sot është ndër monumentet më me vlera etnografike dhe religjioze qëështë zbuluar në territorin e Kosovës së sotme.

Kjo skenë e paraqitur në këtë guri, mendohet se i përket periudhës së shekullit të III deri në shekullin e II, para erës sonë, kohë kjo e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe ushtarak në Mbretërinë e Dardanisë.

Në këtë guri, shprehen figurat që dëshmojnë nivelin shumë të lartë të kulturës dardane para pushtimit romak. Ky relief monumental paraqet ritin mortore dhe ritin e varrimit të një ushtari dardan i cili në kokë e mbanëhelmetën e tij. Reliefi i skalitur në këtë guri, nuk është i plotë, por nga ajo qëështë zbuluar na ofron mundësinë e përshkrimit të ritit mortor, dhe elementet etnografike të asaj periudhe në Mbretërinë e Dardanisë.

Shihet qartë se ushtari i vdekur bartet me arkivol (arkë) nga katër ushtarë tjerë, po ashtu me helmeta në kokë. Valles mortore i prinë një valltare e cila qëndron te koka e ushtarit të vdekur. Ajo vallëzon vallen mortore , duke e mbajtur me dorën e djathtë këndin e majtë të arkivolit. Kjo valltare shihet se mban qëndrim të kundërt me kortezhin funeral të skalitur në këtë guri si monument mortor. Ajo sikur nuk pajtohet me vdekjen e ushtarit, por vallëzon ritet mortore për pavdekshmërinë e tij. Pas të vdekurit shihen duke vallëzuar tri valltare, tre pjesëmarrës tjerë të gjinisë mashkullore qëshkulin flokët. Veshja e grave e paraqitur në këtë relief, ku shihen fustanellat e gjata deri nën gju, pastaj që nuk e mbulon fytyrën por valon prapa kokës së valltareve, janë dëshmi të një civilizimi urban të asaj periudhe. Ky guri na jep pak a shumë të dhëna edhe për veshjen e burrave, ku vërehet qartë veshja e tyre me pantallona.

Në këtë guri vërehen dhe kafshët shtëpiake si pjesëmarrje nëceremoninë e varrimit. Pjesëmarrja e kafshëve tregon qartë edhe simbolet e kultit të dardanët para krishterimit.

Së bashku me zbulimin e këtij reliefi, janë zbuluar edhe gurë tjerë që dëshmojnë gjurmë të larta të civilizimit dhe dëshmi tëkohës për religjionin, traditën dhe etnografinë dardane të asaj periudhe. Me këtë rast ne po ofrojmë edhe reliefin e skalitur në gurin tjetër, në të cilin vërehet qartë, njëmashkull që me dorën e djathtë e mbanë burinë, duke dhënë kushtrimin se në atë vendbanim ka ushqim dhe fjetje. Paraqitja e opingave të palluara njëra pranë tjetrës, dhe ena e ushqimit, na shtynë të mendojmë se kemi të bëjmë me një bujtinë të kohës, në një vendbanim të zhvilluar qytetar (urban).

Pra siç shihet kjo trevë si rajon i Mbretërisë së Dardanisë, ishte mjaftë shumë e zhvilluar, gjë që e vërtetojnë edhe gjurmët e xehetarisë, që dëshmohet me sasi të madhe tëskorieve (Zgjyra të mbetura gjatë procesit të shkrirjes dhe përpunimit të metaleve), të cilat edhe sot i hasim pran ujit në çdo përrua të kësaj malësie.

Këto elemente etnografike e paraqesin kulturën material dhe religjioze të popullatës dardane. Përmes këtyrereliefëve, ne po ashtu po mësojmë edhe për veshjen dardane të asaj periudhe, që mendoj se e ruajti traditën edhe përkundër shumë pushtimeve të huaja nga popujt e ndryshëm që sollën kultura dhe tradita të ndryshme në trojet tona.

Zbulimet e rastësishme arkeologjike, në trevat e dikurshme të Mbretërisë së Dardanisë, zbuluan edhe tëdhëna tjera qe dëshmojnë veshjen e grave edhe gjatë sundimit romak. Busti i gruas i punuar në mermer të bardhë, më përmasa: Gjerësia 55cm, trashësia 15cm dhe lartësi 75cm,[35] që u zbulua në fshatin Vërban, komuna e Vitisë, ofron të dhëna mjaftë të detajuar për kostumet e grave të asaj periudhe. Ky monument arkeologjik mendohet se i përket shekullit të II apo shekullit të III, të erës së re. Në këtë monument etnografik dhe arkeologjik, te veshja e gruas vërejmë, këmishën e punuar me palë, të cilat hyjnë nën kraharorë, që me siguri janë lidhur mbrapa në shpinë. Nëpjesën e gjoksit po ashtu palët e këmishës janë më të vogla port ë dukshme. Vërehet se në qafë, si stoli gruaja mbanë njëmedaljon apo stoli në formë monedhe, në të cilën vërehen dy rrathë koncentrik, për të cilët mund të pohojmë se paraqesin simbolin e kultit të diellit. Mjaftë me interes janë të dhënat për shaminë dhe mbajtjen e saj. Siç shihet shamia mbahej duke e mbuluar pjesën e sipërme të kokës, duke lëmë mundësinë që të shihen flokët mbi ballë dhe veshët për të parë vathët, e cila pastaj lëshohet në supe dhe embulon qafen prapa në shpinë. Ky monument kulture që deri në janar të vitit 1999 ishte në Muzeun e Prishtinës, është bartur në Muzeun e Beogradit së bashku me mijëra eksponate tjera arkeologjike dhe etnografike.

Është me rëndësi të theksohet se mbajtja e shamisë në këtë portret të gruas, ngjason me shaminë e mbajtur te monumenti epigrafie qëështë zbuluar në Dardanë.

Siç është e ditur nga burimet historike se pas ediktit të mbajtur në vitin 212 nga perandori romak Karakalla, bëhet barazimi i shtresave në Perandorinë Romake, dhe prej asaj periudhe në krye të kësaj perandorie, me shumicëne rasteve vinë në krye perandor me origjinë ilire.

Burimet historike dëshmojnë se gjatë kohës së sundimit të perandorit Justinian, ishte arritur një zhvillim i hovshëm  ekonomik e kulturorë. Në kohën e sundimit të tij, qendra e peshkopatës së Ilirikumit u batë prej Selanikut në vendlindjen e tij në Justiniana Primë.Kjo lenë të kuptohet se vendlindja e perandorit Justinian, ishte bërë qendër e artit dhe kulturës ilire. Në Justiniana Primë, gjatë asaj periudhe qëndruan artistët më të njohur nga Iliriku dhe Mesdheu. Siç shihet ky zhvillim i kulturës dhe artit vërehet edhe në mozaikun e mbretëreshës Teodora. Në këtë periudhë veshja e grave aristokrate na paraqitet me elemente shumë të pasura dekorues dhe domethënëse qësidomos vërehen në stolisjen e gjoksit dhe të kokës.

Nëse e bëjmë një krahasim në mes të mozaikut tëTeodorës dhe veshjeve të grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, shohim elemente tëpërbashkëta, e të cilat deri më sot, janë ruajtur vetëm te gratë shqiptare të kësaj treve, që po ashtu njihet edhe si vendlindja e perandorit Justinian.

Pretendimet se serbët janë bartës të kulturës materiale e shpirtërore në trojet shqiptare, janë të shtyra nga motivet politike dhe nuk kanë bazë shkencore. Serbët nuk kanë as njohuri për veshjen e tyre kombëtare para gjysmës së dytë të shekullit XIX.

Në vijim ofrojmë disa të dhëna historike të publikuara, nga studiuesit serbë, për veshjen popullore serbe. Shumë të dhëna që sot i lexojmë në literaturën serbe e të shkruara nga studiuesit pak më serioz serbë mësojmë se kombi serbë u krijua në mesin e shekullit XIX, duke i bashkuar dhe sllavizuar ortodokset e gadishullit, me një program politik e kishtar të iniciuar dhe hartuar nga Rusia.

Serbia si shtet u formua duke i serbizuar fshatarët e varfër, ku pjesa dërmuese ishin shqiptar ortodoks dhe vllah, e të cilët quheshin “Rajë”. Raja ishte kategoria më e ulët sociale në shoqërinë mesjetare.

Këtë e shkruan edhe VukKaragjiqi në vitin 1827, kur thotë se popull serb nuk gjen tjetër përveç  fshatarëve. (Shih tekstin nga libri)[36]

14

Kjo masë e varfër fshatare në fillim të shekullit XIX nuk kishte trashëguar kurrfarë vlera të artit, andaj nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë vepër të rëndësishme të artit serbë para shekullit XIX. Në fillim të shekullit XIX, duke mos pasur artë të trashëguar, u përvetësua gjithë çka shqiptare, duke i përvetësuar disa krerë ortodoks shqiptar, që në atëperiudhë me nxitjen e Rusisë ishin ngritur në kryengritje kundër P. Osmane. Ndër kryengritësit që në atë periudhë u vunë në shërbim të Rusisë pa dyshim se ishte KaragjorgjePetrovici ose si quhej ndryshe Gjergji i Zi, i cili ishte një shqiptar i fisit kelmendas, dhe bashkëpunëtori i tij i ngushteVukKaragjiqi dhe shumë të tjerë po ashtu me origjinë shqiptare.

Nga literatura serbe,  mësojmë se burimet e para për veshjen e grave serbe, janë ruajtur prej gruas së KaragjorgjePetrovicit, ku është gjetur një sënduk me veshjen e gruas ë tij Jelenes dhe vajzës së tyre e cila ishte e martuar me AntonijePlakiqin.(Shih tekstin nga libri)[37]

15

Nga kjo e dhënë kuptojmë se edhe kjo ishte veshje popullore shqiptare kur dihet se KaragjorgjePetroviqi kishte origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe dhëndëri ti tijAntonijePlakiqi. Te popullata shqiptare e Kosovës dhe Tregut të Ri edhe sot te disa familje shqiptare ruhet mbiemri Plakaj – Plakiq.

Siç shihet veshja e grave serbe nuk ka traditë të lashtë, dhe deri në shekullin XIX, kur u krijua kombi serbë duke përvetësuar kulturën dhe traditat shqiptare, nuk dihej fare për ndonjë ekzemplar të vetëm se si dukej ajo.

Këtë e shkruan edhe Vuk Karagjiqi në vitin 1827, kur thotë se popull serb nuk gjen tjetër përveç  fshatarëve. (Shih tekstin nga libri)[1]

Kjo masë e varfër fshatare në fillim të shekullit XIX nuk kishte trashëguar kurrfarë vlera të artit, andaj nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë vepër të rëndësishme të artit serbë para shekullit XIX. Në fillim të shekullit XIX, duke mos pasur artë të trashëguar, u përvetësua gjithë çka shqiptare, duke i përvetësuar disa krerë ortodoks shqiptar, që në atë periudhë me nxitjen e Rusisë ishin ngritur në kryengritje kundër P. Osmane. Ndër kryengritësit që në atë periudhë u vunë në shërbim të Rusisë pa dyshim se ishte Karagjorgje Petrovici ose si quhej ndryshe Gjergji i Zi, i cili ishte një shqiptar i fisit kelmendas, dhe bashkëpunëtori i tij i ngushte Vuk Karagjiqi dhe shumë të tjerë po ashtu me origjinë shqiptare.

Nga literatura serbe,  mësojmë se burimet e para për veshjen e grave serbe, janë ruajtur prej gruas së Karagjorgje Petrovicit, ku është gjetur një sënduk me veshjen e gruas ë tij Jelenes dhe vajzës së tyre e cila ishte e martuar me Antonije Plakiqin. (Shih tekstin nga libri)[2]

Nga kjo e dhënë kuptojmë se edhe kjo ishte veshje popullore shqiptare kur dihet se Karagjorgje Petroviqi kishte origjinë shqiptare, ashtu sikurse edhe dhëndëri ti tijAntonije Plakiqi. Te popullata shqiptare e Kosovës dhe Tregut të Ri edhe sot te disa familje shqiptare ruhet mbiemri Plakaj – Plakiq.

Siç shihet veshja e grave serbe nuk ka traditë të lashtë, dhe deri në shekullin XIX, kur u krijua kombi serbë duke përvetësuar kulturën dhe traditat shqiptare, nuk dihej fare për ndonjë ekzemplar të vetëm se si dukej ajo.

[1] Srbska Akademija Nauka I Umetnosti, Odelenje istoriski nauka, Istorija Beograda 2, Beograd, 1974, fq. 557

[2]Po aty, fq. 559

Përfundim:

Nga gjithë kjo që u përshkrua më lartë dhe u argumentua me foto, për veshjen e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, mund të pohojmë se kjo veshje është e veçantë, dhe si e vetmja  në rajon dhe Evropë, që ruan vlera të artit parahistorik, antik e mesjetar, dhe duke e dëshmuar në kronologji historike autoktoninë e shqiptarëve në një zonë etnografike iliro-arbëroro-shqiptare. Kjo veshje si e tillë, meriton vëmendje institucionale kombëtare dhe botërore.

[1]MarkTirta, “Mitologjia ndër shqiptarë”, Tiranë, 2004, fq. 50

[2] Po aty, fq.49

[3]Po aty, fq. 72-73

[4]Arkivi Qendror Shtetëror, Tiranë, F 58, V, D, 70, fl.25

[5] Fatbardha Demi, www.pashtriku.org, “Besimi Hënor – Dëshmi e Autoktonisë së Kombit Arbër”, e enjte, 19 dhjetor, 2013

[6]https://njekomb.org/kulti-i-diellit-dhe-henes-te-shqiptaret-nga-mark-tirta-etnolog/,

[7]MarkTirta, “Etnologjia Shqiptare”, Tiranë, 2003, fq.443

[8] Po aty, fq. 74

[9] Po aty, fq. 74

[10]AliMuka, “Ndërtimet tradicionale fshatare”, Tiranë, 2007, fq.538

[11]Shaban Hajzeri, (1936), fshati Vllahi, Komuna e Mitrovicës.

[12]Vehbi Reçica, (1946), fshati Llugagji, Komuna e Lipjanit.

[13]QazimNamani, EminSallahu, ArzijeZeneli, ElviraReçica, Ardiana Qorraj; Përnjohja e Trashëgimisë Kulturore, në brezin very-lindor të Kosovës së sotme, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Prishtinë 2013, fq. 204

[14]Fatbardha N. Demi, Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.12

[15] Po aty, fq. 36

[16] Po aty, fq. 45-46

[17] Luljeta Dano. Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogonike, Tiranë, 2007, fq. 8-9

[18] Fatbardha N. Demi, Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.14

[19]https://njekomb.org/kulti-i-diellit-dhe-henes-te-shqiptaret-nga-mark-tirta-etnolog/,

[20]https://njekomb.org/kulti-i-diellit-dhe-henes-te-shqiptaret-nga-mark-tirta-etnolog/,

[21]Nikola Colak-IveMazuran; “Janjevo”, Zagreb, 2000, fq. 59

[22] Mil. J. Nikolajevic, kapiten i kalorësisë, oficeri mbrojtjes së afërt të mbretit të Serbisë; Severna Stara Serbija,

Vojnageografska i istorijskastudija, Beograd, 1892, fq. 110

[23]MirkoBajrakrarovic; “Shkrirësit e Janjevës si vazhdues të xehetarisë së vjetër”, Buletini i Muzeutë

Kosovës XI, Prishtinë 1972, fq 154

[24] Gazeta Rrënjët, dhjetor 2021, fq.12

[25]AleksanderStipçeviq, “Ilirët, Historia-jeta-Kultura Simbolet e Kultit”, Rilindja, Prishtinë, 1990, fq. 17

[26] Po aty, fq. 321

[27]http://www.zemrashqiptare.net/neës/54188/qazim-namani-veshja-e-grave-shqiptare-ne-rajonin-e-medvegjes.html,

[28]MarkTirta, Mitologjia ndër shqiptar, Tiranë, 2004, fq.66

[29]Fatbardha N. Demi, Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.12

[30]MarkTirta, Etnologjia Shqiptare, Tiranë, 2003, fq. 198

[31]Mark Tirta, EtnologjiaShqiptare, Tiranë, 2003, fq. 17

[32] Aleksandër Stipcevic, Ilirët Historia Jeta Kultura dhe simbolet e kultit, Prishtinë, 1990, fq.221

[33] Po aty, fq.68

[34] A. Stipcevic, Ilirët Historia Jeta Kultura dhe simbolet e kultit, Prishtinë, 1990, fq. 96

[35]Katalog ,Arheoloskoblago, Kosova, Beograd, fq. 301

[36]SrbskaAkademijaNauka I Umetnosti, Odelenjeistoriskinauka, IstorijaBeograda 2, Beograd, 1974, fq. 557

[37] Po aty, fq. 559

Skandali i radhës në “sistemin e ri të drejtësisë” në Shqipëri – spastrim “malokësh”

0

Prokurorja Elisabeta Imeraj, “malokja nga Tropoja” që për shkak të origjinës duhet të shkarkohet nga detyra e saj, sipas Genta Bungos


Nga: Frank Shkreli

Nuk mjaftonte spastrimi i ish-të përndjekurve, vktimave të komunizmit dhe familjarëve të tyre nga reforma e re e drejtësisë. Në Shqipëri, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) është institucion i pavarur, që për mision të punës së tij pretendon se siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe sjelljet që e nxisin atë. Ky ent bëri një deklaratë — KMD udhëzon shmangien e paragjykimeve dhe përkatësive në vlerësimin profesional – ATSH – (ata.gov.al)–botuar të djelën me 3 prill, në portalin e vet në lidhje me një incident të rëndë diskriminimi në procesin e vetingut. Megjithëse me një të lexuar është vështirë të thuhet se për çfarë rast diskriminimi e ka fjalën KMD-ja. Por pas një deshifrimi nga disa media të pavarura në Tiranë — se mediat e mëdha të oborrit të qeverisë nuk e kanë përmendur ende këtë skandal — mësohet se kemi të bëjmë me një rast konkret të ditëve të fundit në Tiranë, e që ka të bëjë me spastrimet dhe diskriminimet në sistemin e drejtësisë, si dikur në ish-regjimin e qoftëlargut.

Ndryshimi është se kësaj radhe e quajnë (veting) – gjoja spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit — dhe sponsorizohet dhe mbështetet nga asgjë më pak se Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Evropian, me disa suksese deri tani. Dihet se të ashtuquajturat “reforma” në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, me qëllim, po përjashtonte kandidatët nga radhët e ish të përndjekurve të kohës së komunizmit dhe familjeve të tyre. Por kjo nuk i prishte kujt punë, as autoriteteve vendase as sponsorizuesve ndërkombëtarë. Falë kësaj heshtjeje, duket se vetingu i “sistemit të ri të drejtësisë” e paska zgjëruar aktrivitetin e tij të spastrimit — jo vetëm të atyre që mund të jenë pinjollë të familjeve të vuajtura anti-komuniste – por tani sipas disa mediave në Shqipëri, “Mësohet se Vettingu po heq nga sistemi i drejtësisë, kryesisht, ata që janë nga Mirdita, Tropoja, Kukësi, Puka dhe Burreli”. Për mua, ky subjekt është tepër i pakëndëshëm për ta trajtuar, por provokimi është i papranueshëm.

Sidoqoftë, mund lexojeni më sipër deklaratën në linkun KMD-së, “institucionit të pavarur, që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi” në Shqipëri dhe nëqoftse nuk e kuptoni se për ke dhe për çfarë flet institucioni, do përpiqem ta shpjegoj, bazuar në disa të dhëna të botuara deri tani në median shqiptare. Duket se kemi të bëjmë me një spastrim të qëllimshëm të kandidatëv të padëshiruar, bazuar në origjinën ose përkatësinë krahinore të tyre, që të jenë pjesë e sistemit të ri juridik në Shqipëri, si prokurorë e gjykatës. Unë kam venë dukje, në të kaluarën, faktin se sipas disa burimeve, vetingu, padrejtësisht, ka spastruar nga drejtësia, sidomos kandidatët nga radhët e të përndjekurve të komunizmit, ose familjeve të tyre. Por tani problemi duket se është edhe më i madh se vetingu përfshinë edhe një kategori tjetër të shqiptarëve: origjinën ose përkatësinë krahinore duke spastruar nga sistemi i drejtësisë ata që janë me origjinë nga pjesa veriore e Shqipërisë. Kam qenë edhe kritik i asaj reforme pasi kam kundërshtuar vazhdimisht përfshirjen pothuaj, ekskluzivisht, si mbikqyrës të kësaj reforme të prokurorëve dhe gjykatësve të edukuar dhe të punësuar në ish-regjimin komunist, ndërkohë që janë përjashtuar ose nuk janë konsideruar për detyra të larta përfaqsues të shtresave të tjera të shoqërisë shqiptare, siç janë ish-të përndjekurit ose pasardhësit e tyre, viktima të regjimit komunist kriminal të Enver Hoxhës. Tani shohim se rrethi i të përjashtuarve shkon përtej ish-të përndjekurve. Rasti i fundit i diskriminimit nga vetingu është ai i Prokurores Elisabeta Imeraj, e cila paragjykohet bazuar në origjinën e saj, se ajo është nga Veriu, një “maloke nga Tropoja”, siç e quan Genta Bungo dhe si e tillë duhet të shkarkohet për shkak të origjinës, sipas rekomandimit të anëtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, (KPA) Genta Bungo.

Megjithëse kjo është një shkelje e rëndë ligjore, deri tani as Kryeministri as ndonjë ent tjetër qeveritar nuk ka reaguar në lidhje me këtë shkelje flagrante të ligjit. Madje as deklarata e KMD-së nuk i refereohet drejtë për drejtë – me emër dhe mbiemër — këtij rasti. Ku janë të mençurit e Kombit që nuk flasin për të dënuar dukuri të tilla urrejtjesh krahinore? Për më tepër, ajo që më shqetëson mua edhe më shumë është fakti se as Ambasada Amerikane as të dërguarit e Bashkimit Evropian në Tiranë — që financojnë reformën në drejtësi në Shqipëri– nuk kanë bërë asnjë koment për abuzimet në veting, as më heret, as për rastin e fundit. Për mua kanë qenë tepër problematike emërimet dhe dekorimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ish-regjimit komunist në detyra kyçe të drejtësisë në procesin e vetingut.

Gjëndja është shumë më keq se ç’mendoja unë. Sipas disa burimeve në media dhe të tjera, KPK ka larguar me shumicë prokurorë dhe gjyqtarë që kanë prejardhjen nga Veriu i Shqipërisë – një “reformë” kjo reformë që financohet kryesisht nga taksapaguesit amerikanë. “Mund t’u përmend plot emra “malokësh” që i ka këputur vettingu pa asnjë shkak, provë apo llogjikë ligjore”, tha ditët e fundit analisti dhe ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një program televiziv.

është një problem i madh në fakt dhe në përceptim për qeverinë shqiptare dhe për mbështetsit ndërkombëtarë të “reformës së re të drejtësisë”, në Tiranë, të cilët janë duke themeluar një sistem drejtësie me “dvorana” të ish-regjimit komunist dhe me “bungot” e post-komunizmit – duke krijuar një sistem drejtësie shumë diskriminues dhe urrejtës deri në palc ndaj një pjese të madhe të shqiptarëve duke përdorur metodat përçarëse enveriste shqiptari kundër shqiptarit – duke përdorur ish-ideologjinë komuniste dhe krahinat si pretekst.

Përball heshtjes ndaj këtij fenomeni — nga entet përkatëse shqiptare në Tiranë si dhe ndërkombëtarët, përfshir Ambasadën Amerikane në Shqipëri — dhe kësaj situate të shëmtuar në vetingun e drejtësisë shqiptare, taksapaguesit shqiptaro-amerikanë si dhe organizatat e ndryshme në Amerikë kanë edhe ata përgjegjësinë e tyre që të reagojnë ndaj dukurive të tilla përçarëse në sistemin e drejtësisë. Shqiptaro-amerikanët duhet të jenë më të interesuar se çka po ndodhë në Atdhe në përgjithësi dhe, veçanërisht, si shpenzohen taksat e tyre në Shqipëri, në emër të reformës në drejtësi, ndërkohë që, ditën për diell, merren vendime diskriminuese për shkak përkatësie dhe jo aftësie, pa asnjë ndëshkim për shkelsit e ligjit. Diçka që është e kundërligjshme në Shtetet e Bashkuara por edhe në Shqipëri.

Ndërkaq, heshtja e Ambasadës amerikane në Tiranë në lidhje me këtë çeshtje dhe me abuzimet që bëhen në procesin e vetingut, siç është rasti i prokurores Imeraj, është imorale dhe e pajustifikueshme. Këtu në Amerikë, praktika të tilla i quajmë linçime — në këtë rast të shqiptarëve me origjinë nga Veriu i Shqipërisë – linçim i financuar me fonde nepërmjet ambasadës amerikane në Tiranë. Ky mund të jetë një akt kriminal dhe si i tillë nevojitë hetime të menjëhershme nga autoritetet e besueshme shqiptare, nëqoftse ka të tilla, por sidomos nga entet që financojnë vetingun, si USAID dhe vet Ambasada Amerikane. Në mungesë të kësaj i mbetet Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit ose Kongresit të Shteteve të Bashkuara të bejnë hetimet e nevojshme për të zbuluar të vërtetën se për çka dreqin po përdoren fondet amerikane në Shqipëri. Kjo është shpresa ime! Por, sidoqoftë, kur abuzime të tilla lejohen në një program që financohet dhe ka vulën aprovuese të Shteteve të Bashkuara, kjo është shumë shqetësuese. Në minimum dhe për hir të kredibilitetit të vet dhe Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk mund të qendrojë indiferente ndaj një fenomeni të tillë trazues dhe abuzues me reformën në drejtësi, të cilën e ka marrë përsipër si një projekt të saj me rëndësi.

PS — Sa për dijeni, Zonja Bungo dhe të tjerë që mendojnë si ti, unë nuk njoh “malokë” as “maloke”, por malësorë e malësore, njoh shumë, në të vërtetë. Jam vet një prej tyre. Në Amerikë jemi, shumë, shumë. Këtu kemi gjetur liri e drejtësi dhe askush nuk na ofendon me epitetin “malok” as “maloke”. Madje këta “malokët” dhe “maloket” që jetojnë në Amerikë kanë bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë e për Kosovën, gjatë dekadave, pa pyetur as për krahinë as për ideologji, por për interesat kombëtare në përgjithësi dhe për të gjithë shqipotarët pa asnjë dallim.

Megjithëse jetoj mbi 50-vjet në Amerikë, identiteti im mbetet ai i malësorit, gjë për të cilën jam krenar. Për mbi 50-vjetë në Amerikë kam konkuruar për disa detyra gjatë viteve, por asnjëherë nuk më pyeti njeri për origjinën time, as për krahinën nga vijë. Ky identitet prej malësori, që ti do e quaje “malok”, nuk më ka penguar mua as të tjerë si unë me origjinë nga ato treva që të arrijmë nivelet më të larta që na kanë mundësuar aftësitë tona, Amerika jonë e dashur dhe drejtësia amerikane. Këtë drejtësi që gëzojmë ne “malokët” dhe “maloket” në Amerikë, do të dëshironim të gëzonin edhe bashkëvëllezërit dhe bashkmotrat tona në Atdhe – pasi “drejtësia re” nepërmjet vetingut, në Shqipëri po zbatohet, kryesisht, falë mbështetjes financiare nga Shtetet e Bashkuara – pra me taksat tona.

Për mbi 50-vjetë në Amerikë kam konkuruar për disa detyra të nivelit të ultë dhe të lartë, por asnjëherë nuk më pyeti njeri për origjinën time. Shqiptarët si unë i cilësoni si malokë e maloke (njerëz të pagdhendur dhe të trashë), sigurisht, me një përulje dhe urrejtje të theksuar, trashëgimi e Enver Hoxhës kjo. Por të huajt që kanë pasur rastin të njohin këta “malokë” e “maloke” të Shqipërisë së Veriut, siç ka qenë historianja angleze Edith Durham në vitin 1908 i ka cilësuar ata si “besnikë dhe “kurajoz”: “Çdo sukses që mund të kem arritur, ia kushtoj vetëm ndihmës bujare dhe dashamirëse që gjeta gjatë gjithë udhëtimit, nga të gjithë, pa përjashtim, por në mënyrë të veçantë nga françeskanët dhe priftërinjtë misionarë të Malësisë dhe udhërrëfyesi im Mark; por po ashtu, mikpritësve dhe udhërrëfyesve nga të gjitha racat dhe fetë që unë kam takuar. Njerëz besnikë, kurajozë, e mikpritës, të cilët ndoshta është e shkruar në Librin e Fatit të mos i shoh më, por, kur njeriu tregohet i njerëzishëm e i mëshirshëm me të huajin, kjo dëshmon se është Qytetar i Botës; e se Zemra e tij s’është një ishull i ndarë nga Tokat e tjera, por një Kontinent që me to bashkohet.” Edith Durham, High Albania.

Image

Sipas Edith Durham, malësori është: “Qytetar i Botës; e se Zemra e tij s’është një ishull i ndarë nga Tokat e tjera, por një Kontinent që me to bashkohet”. Kot mundoheni se nuk e ndani dot malësorin nga “Tokat e tjera”, jo – kudo që të gjëndet ai sot, madje edhe në Amerikë!

Rusia putiniane, vatër e kryekrimit kundër popullit ukrainas

0

Varre masive u gjetën në Butsja , jashtë Kievit. Disa qindra thuhet se janë varrosur atje. Foto: Zohra Bensemra, Reuters/NTB

Nga: Eshref Ymeri

(Rusia e artit dhe e kulturës, sot gërmadha e krimit dhe e turpit para mbarë njerëzimit. Putini, kryekrimineli i shekullit)

I kam ndjekur rregullisht me interes ngjarjet në Ukrainë që prej vitit 2013, derisa Putini pushtoi Krimenë. Kam pasur letërkëmbim me politologun, analistin, gazetarin për problemet ndërkombëtare dhe publicistin e shquar ukrainas Viktor Kaspruk, i cili më pati rekomanduar të lexoja në internet një artikull që ia kushtonte Rusisë shoviniste. Atë artikull, me titull “Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit”, e pata përkthyer dhe botuar në internet më 07 maj 2014. Atë ditë e pati botuar gazeta “Telegraf”.
Me të njëjtin interes i kam ndjekur dhe vazhdoj t’i ndjek ngjarjet e fundit tragjike në Ukrainë.
Në Kiev punon dhe jeton pronari i mediaperandorisë “Gordon”, Dmitri Gordon. Informacionet e tij i ndjek gjithë kombi ukrainas, deri në diasporë. Po ashtu, në mediaperandorinë e tij vijnë informacione nga e gjithë bota. Më 02 prill, në mbrëmje, ndoqa një intervistë të tij në youtube lidhur me krimet e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë. Gjatë intervistës ai rrëfeu për përgjimin e një bisede telefonike të një ushtari rus me nënën e tij diku në Rusi. Në bisedë e sipër, ushtari po i tregonte asaj se kishte shkuar në një pallat me xhama të thyer dhe ballkone të shkatërruara nga bombardimet. Atje kishte hyrë në një apartament, me derë të hapur, dhe i kishte bërë përshtypje të madhe që ishte i pajisur për mrekulli me gjithçka. Madje familja e atij apartamenti qe larguar me aq shpejtësi, saqë mbi tryezë kishte harrur një dëng të mirë me para. Ai bashkëbisedim i ushtarit mercenar rus me nënën e tij të ngjallte dhembje dhe trishtim të thellë. Por ajo që ishte befasuese dhe tmerrësisht tronditëse në atë bisedë telefonike, ishte përgjigjja e nënës ruse, e cila e porosiste të birin që të merrte gjithçka që ndohej në atë apartament dhe t’ia çonte asaj. Kjo ishte e tmerrshme. Nga përgjigjja e asaj nëne del përfundimi se ushtarët mercenarë rusë që kryejnë krime në Ukrainë, kanë mbështetjen e fuqishme të shumicës shoviniste të popullit rus.
Të djelën, më 03 prill, po në youtube ndoqa intervistën që Dmitri Gordon i kishte marrë Kryetarit të Bashkisë së Kievit Vitali Kliçko, i njohur në mbarë rruzullin tokësor si kampion bote në boks. Në atë intervistë kryabashkiaku përcolli rrëfimin në vijim:
“Dola nëpër rrugët e qytetit. Diku më ndali një qytetar dhe më tha të hidhja sytë në drejtim të një pallati të shëmtuar nga bombardimet. Me gishtin tregues nga ai pallat, më tha se atje e kishte pasur apartamentin e vet dhe u përlot. U trondita. I thashë se do të interesohem që të zhvendosej në perëndim, në njërin nga shtetet fqinj. Por ai reagoi menjëherë: “Jo, në asnjë mënyrë, por më jepni një armë, zoti kryetar, se do të luftoj dhe do të mbroj vendin tim”. Ecëm një copë rrugë bashkë. Ç’të shikonim! Anës rrugës, në trotuare kufoma njerëzish të copëtuara nga bombardimet dhe qen të braktisur që ushqeheshin me mishin e atyre kufomave. Por ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fitore se nuk duam të jetojmë në Bashkimin Sovjetik, nuk duam të jetojmë në perandorinë ruse që kërkon të rikrijojë Putini”.
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski, para dy ditësh, mbajti një fjalim me një thirrje, si çdo mbrëmje në video, në të cilën u shpreh përsëri me indinjatë për atë që ndodhi në qytetin Buça, jo larg Kievit, ku barbarët rusë kishin vrarë dhe varrosur në një varr masiv 300 qytetarë të pafajshëm Me atë video ai iu drejtua nënave ruse si më poshtë:
“Në tokën ukrainase u krye një tragjedi me goditje të përqendruar. Nga vrasës, xhelatë, përdhunues, plaçkitës. Të cilët e quajnë veten ushtri. Dhe të cilët meritojnë vetëm vdekjen pas kryerjes së atyre masakrave. Unë dua që çdo nënë e çdo ushtari rus të shikojë kufomat e njerëzve të vrarë në Buça, në Irpen, në Gostomel. Ç’qe ajo që bënë? Pse i vranë? Çfarë pati bërë ai burri që ecte në rrugë me biçikletë? Cila ishte arsyeja që ata i torturuan deri në vdekje ata njerëz paqësorë në një qytet të zakonshën paqësor? Cila ishte arsyeja që i mbytnin gratë pasi u shqyenin vathët nga veshët? Si është e mundur të përdhunohen gratë dhe të vriten në prani të fëmijëve? Të tallesh me kufomat e tyre madje pasi ato kishin vdekur? Pse u shtypën me tanke kufomat e njerëzve? Qyteti ukrainas Buça mos vallë kishte bërë gjë në Rusinë tuaj? Si u bë e mundur një gjë e tillë? O nëna ruse! Edhe sikur ju të kishit rritur plaçkitës, atëherë në ç’mënyrë ata u bënë xhelatë? Ju nuk mund të mos e dinit se çfarë prehej në qenien e fëmijëve tuaj. Ju nuk mund të mos e dinit që ata ishin të zhveshur nga gjithçka njerëzore. Ata kanë kryer vrasje me vetëdije dhe me kënaqësi. Unë dëshiroj që të gjithë udhëheqësit e Federatës Ruse ta shikojnë me sytë e tyre se si zbatohen urdhrat e tyre. Pikërisht urdhra të tillë. Pikërisht një zbatim të tillë. Dhe përgjegjësinë solidare. Për këto vrasje, për këto tortura, për këto duar që enden rrugëve, të këputura nga shpërthimi i bombardimeve. Për goditjet me plumba pas kokës së njerëzve me duar të lidhura. Ja kështu do të perceptohet paskëtaj udhëheqja ruse. Kjo është shëmbëlltyra juaj (Citohet sipas: “O nëna ruse! Nëse ju keni rritur plaçkitës, atëherë si është e mundur që ata u bënë dhe xhelatë?”. Fjalimi i ri i Zelenskit. Faqja e internetit “bbc.com”. 03 prill 2022).
Kur u njoha me përmbajtjen e fjalimit të Presidentit Vladimir Zelenski për ato krime të përbindshme që ushtria fashiste ruse po kryen në Ukrainë, menjëherë më erdhën ndër mend fjalët e shkrimtarit dhe të publicistit të njohur rus Ivan Shmelov (1873-1950), të cilat i pata cituar në analizën me titull “Natyra shoviniste e popullit rus”, të botuar para ca ditësh në internet, çka e quaj me vend t’i citoj edhe këtu. Në librin me titull “Dielli i të vdekurve”, të botuar për herë të parë në Paris në vitin 1923 dhe të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, ai shkruan:
“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”.
Në nderim të lexuesve, po përcjell në vijim dy deklarata të dy figurave të njohura në botën ruse, të cilat kanë qenë të përmendura si kundërshtare të rrepta të Putinit, si kryenxitës i krimit kundër popujve të tjerë. Këto figura janë:
Ana Politkovskaja (1958-2006), gazetare, sekretare shtypi e organit “Novaja gazeta”, personalitet shoqëror, mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe shkrimtare. Ajo i pati kushtuar një vëmendje të veçantë konfliktit në Çeçeni. Ajo shprehet:
“Personalisht nuk dua të jetoj në një superfuqi. Kam dashur të jetoj mes njerëzve që respektojnë veten, sepse nuk janë të uritur, janë të punësuar. Lufta është shenjë e barazisë me Putinin, sepse edhe Putini është shenja e barazisë me luftën. Ai qe zgjedhur president në valën e konsolidimit të fuqishëm të opinionit shoqëror me ndihmën e mjeteve të informimit masiv në kohë lufte” (Citohet sipas: “Ana Politkovskaja në filmin dokumentar të gazetarit zviceran Erik Bergkraut”. Faqja e internetit “Arkiv”. 11 nëntor 2009).
Ana Politkovskajan e pushkatuan më 07 tetor 2006, në ashensorin e pallatit të saj në qendër të Moskës.
Aleksandër Litvinjenko (1962-2006), nënkolonel \i organeve të sigurimit sovjetik dhe rus.
Ai ka deklaruar:
“Si mysafir te miqtë e mi çeçenë, ndoqa një film dokumentar dhe pashë se si makina ushtarake ruse i fshinte nga faqja e dheut qytete dhe fshatra, duke vrarë me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i vuajtjeve të pabesueshme të atyre që patën fatin të lindin dhe të jetojnë në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë. U duhet dhënë haku prodhuesve të filmit, në të cilin nuk ka vend kurrfarë propagande, ka vetëm të vërteta. Të vërteta dhe asgjë tjetër, veç të vërtetave. Dhe kur herën tjetër, nga ekrani i televizorit po më shikonte një plak i thinjur që kishte mbetur pa strehë mbi kokë, ose një vogëlush rreth pesë vjeç, me pamjen e një të rrituri, më erdhi tmerrësisht turp që jam rus. Madje, duke e ndier veten si të ndotur me pisllëk kokë e këmbë, doja që, me një leckë larëse, t’ia rrjepja lëkurën vetes, së bashku me përkatësinë kombëtare, si pjesë e popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Duke ndjekur pamje të tmerrshme nga ajo luftë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja se si burrat çeçenë shtrëngonin grushtet në heshtje, gratë çeçene qanin pa zë, kurse unë doja vetëm një gjë – një dush të nxehtë dhe të rrjepja, të rrjepja dhe vetëm të rrjepja gjithçka që e thërrasim me fjalën “rus” dhe që nga qenia ime të mos vijë më kurrë era e ndotur rusizëm. Vladimir Bukovski*, në gjykimin e vet për Rusinë dhe rusët, pati deklaruar: “Putini!? Nuk është rus. Vrasës dhe fundërrina të tilla nuk kanë kombësi. Rusë janë të tillë, si puna ime, Saharovi dhe Sollzhenjicini”. Nuk ka dyshim se Vladimir Bukovski edhe këtë herë ka të drejtë, se njerëz të tillë, si Putini, vërtet nuk kanë kombësi. Po atëherë si t’ia bëjmë hallit me 145 milionët e tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e maskarenj si puna e tij. Dhe cilës kombësi i përkasin këto miliona krijesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat, ende për forcë zakoni, e quajnë veten rusë? Atëherë cila është lumturia? Lumturi i thonë atëherë kur nuk e fsheh kombësinë tënde! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të vjen turp për Atdheun tend! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të pështyjnë nga pas vetëm e vetëm se ti je rus!” (Citohet sipas: Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”. Faqja e internetit “apocalypse-2012.com”. 08 shkurt 2008).
Aleksandër Litvinjenko kishte shumë të drejtë kur fliste për ato 145 milionë krijesat e heshtura ruse, që përbënin atë që mund të quhet me plot gojën “delepopull” rus, i cili vërtet është i heshtur dhe i nënshtruar para kryekriminelit Putin, por ama, për shkak të brumosjes së vet me psikologji shoviniste, i gëzohet shpirti kur Kremlini pushton territore të huaja dhe kryen masakra banditeske kundër popujve të tyre. Po sikur në Moskë të qenë grumbulluar në protesta të fuqishme 200 deri në 500 mijë veta dhe të ngrinin zërin me forcë kundër planeve për pushtimin e Ukrainës, kryekrimineli Putin nuk do të guxonte të fillonte sulmin kundër saj. Por ai e nisi atë sulm se ka bindjen e plotë që shumicën dërrmuese të popullit rus e ka mbështetje të fuqishme.
Pas demaskimit që i bëri politikës shoviniste të Putinit, Aleksandër Litvinjenko qe pushuar nga puna. Duke e ndier rrezikun që i kanosej, ai u arratis familjarisht në Britani, ku iu dha strehim politik. Por shërbimi sekret rus e bëri punën e vet. E helmoi me polonium-210 dhe ai ndërroi jetë më 23 nëntor 2006, pikërisht 46 ditë pas vrasjes së Ana Politkovskajas.
Me përdhunimin e grave ukrainase dhe vrasjen e tyre në prani të fëmijëve, kriminelët e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë ndjekin shembullin e pararendësve të tyre në radhët e ushtrisë sovjetike në vitet e luftës kundër trupave naziste të Hitlerit. Ushtria sovjetike, gjatë asaj lufte, shënoi me të vërtetë faqe të lavdishme në betejat kundër trupave pushtuese gjermane. Por kur ajo ushtri hyri në territorin gjerman dhe sidomos me hyrjen në Berlin, ushtarët sovjetikë zbuluan faqe botës krejt pisllëkun, krejt shëmtinë e moralit të tyre të degjeneruar deri në palcë, duke përdhunuar dy milionë gra dhe vajza gjermane, një imoralitet banditesk masiv ky, një turp i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë në historinë e mbarë njerëzimit. Këtë lloj imoralteti të përbindshëm ushtarët sovjetikë kishin filluar ta shfaqnin që kur shkelën në vendet e Evropës Lindore, madje deri edhe në Jugosllavi. Siç dihet, të njëjtin imoralitet banditesk manifestoi ushtria fashiste serbe në Dardani në vitet ’90, kur përdhunoi 20 mijë femra dardane, edhe në prani të fëmijëve të tyre. Prandaj dukuria e imoralitetit, e shfaqur përmes përdhunimeve masive, në Evropë ka vetëm “patentë” ruse dhe serbe.
Me sa duket, jo rastësisht, pikërisht kombi serb, i mëkuar me psikologji shoviniste, shekullin XX e mbylli me masakra dhe me krime shtazarake kundër kombeve të tjera në Gadishullin e Ilirisë, duke u bërë mbështetje e fuqishme e kriminelëve me damkë që kishte në krye. Jo rastësisht kombi rus, i mëkuar me psikologji shoviniste, i filloi krimet kundër popullit çeçen në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që kaloi dhe i vazhdoi edhe në dhjetëvjeçarin e parë të këtij shekulli, duke u bërë mbështetje e fuqishme e kryekriminelit Putin dhe të bandës rreth tij. Më 18 mars në Moskë u zhvillua një manifestim me rastin e 8-vjetorit të pushtimit të Krimesë, në të cilin njerëzit, me flamuj të ngritur lart, përshëndetnin me entuziazëm kryeshovinistin Putin. Skena të turpshme për një popull të mbarsur deri në fyt me psikologji të tërbuar shoviniste.
Pas luftës së dytë botërore, në kontinentin evropian vetëm kombi rus dhe vetëm kombi serb janë bërë mbështetje e fuqishme e kastave të tyre kriminale në pushtet për kryerjen e krimeve më të rënda kundër popujve fqinj.
I rendita këto fakte për të theksuar edhe diçka se mes shqiptarëve mund të ketë edhe nga ata, që, për turpin e tyre, për faqen e tyre të zezë, mund të jenë radhitur përkrah fashizmit gjakatar rus dhe kundër popullit ukrainas, duke e akuzuar këtë, sipas propagandës shpifografike fashiste ruse, për nazizëm në qëndrimin ndaj kombësive të tjera. Nëse ka shqiptarë të tillë, kjo do të thotë se ata kanë kryer një akt të lartë tradhtie ndaj kombit shqiptar, armiku tradicional i të cilit ka qenë dhe vazhdon të mbetet serbosllavizmi dhe rusosllavizmi.
————————-
*Vladimir Bukovski (1942-2019) ka qenë jurist sovjetik, britanik dhe rus, shkrimtar, publicist dhe personalitet shoqëror, njëri nga themeluesit e lëvizjes disidente në Bashkimin Sovjetik. Ai pati bërë emër në Perëdim sepse pati bërë publike praktikën e psikiatrisë ndëshkuese në Bashkimin Sovjetik. Nëpër burgje dhe në “kurimin” e detyrueshëm pati kaluar 12 vjet. Në vitin 1976, autoritetet sovjetike e këmbyen me udhëheqësin e komunistëve kilianë Luis Korvalana, kështu që ai u vendos me banim në Kembrixh. Në vitin 2014, ministria e jashtme ruse ia mohoi shtetësinë.

Feniks, Arizona
05 prill 202

Ndoc Jakova, shkodrani hero që s’duhet harruar

0
Në foto: Ndoc, Dedë, Prenkë dhe Çesk Jakova
Kolec P. Traboini
Ata ishin 4 vëllezer, Ndoc, Dedë, Prenkë dhe Çesk Jakova, siç shihen ne kete fotografi familjare rreth vitit 1942. Moren rruge te ndryshme ne jete. Deda u be nje nga fotografet e njohur te Shkodres, ndersa Prenkë Jakova i kaloi kufijt e qytetit te lindjes duke u bere kompozitori me I shquar shqiptar. Prenk Jakova ishte mesues ne kohen kur komunistet, qe e pushtuan e jo e çliruan qytetin, siç llomotisin pasardhesit e komunisteve, nisin te kerkonin atdhetaret shkodrane, kryesisht intelektualet shtepi ne shtepi. Nje nga ata qe kerkohej ishte dhe Ndoci, vellai i Prenkë Jakovës. Meqe nuk po gjenin vellain komunistet, arrestuan Prenkë Jakoven pa pasur asnje shkak. Vetem kur ja arriten qellimit te vrisnin Ndoc Jakoven Prenkë Jakoven e liruan.
Prenkë Jakova me nje familje qe konsiderohej armike e Partise, mbijetoi ne saj te talentit te madh dhe natyres se tij te permbajtur. Ai krijoi kryevepren e tij operan “Skenderbeu” te cilen e lane ne hije duke evidentuar operan e tij “Mrika” me regji te Andrea Skanjetit dhe libret te Llazar Siliqit. Madje ashtu si krimineli kthehet ne vendin e krimit Enver Hoxha, si dinak qe ishte urdheroi t’ia sillnin krijuesit kryesore ne zyren e ti. Madje te benin fotografi. Thua nuk e dinte Enver Hoxha se vellain e Prenke Jakoves e kishin vrare banditet e ti Po ai vete kishte urdheruar. Nuk e dinte valle se vellai i Andrea Skanjetit, Mariani qe kishte fituar titullin regjisor filmi nga Cine Cita, kalbej burgjeve politike? Sigurisht qe i dinte por donte te shfrytezonte talentet e tyre e ti shiste si suksese te Partise Komuniste. Demagogji e thelle, e miremenduar. Hap pas hapi e pa cak. Por çfardo qe te benin, gurin e dhembjes ne shpirt per vellain 23 vjeçar Prenke Jakoves nuk ia hiqnin. Ai do ti mbetej tere jeten, derisa dhe ai tragjikisht i dha fund jetes se vet.
Argumentat sociale qe sjellin per vetvrasjen e tij nuk te bindin, ai kishte brenda vetes nje thelb tragjik.
Mund te kishte dhe faktor te tjere rrethanore qe e kishin renduar sa te humbiste çfardo deshire per jete. Dhe i dha fund.
Ardhjen e komunisteve ne Shkoder i riu 21 vjeçar Ndoc Jakova, i brumosur me ideale kombetare e konsideroi pushtim. Veçmas aleancen me serbo jugosllavet e konsideronte tragjedi kombetare. Kishte dhe nje grup djemsh te rinj shkodrane qe ndanin me Ndoc Jakoven te njejtat mendime. Duke pare rrezikun e arrestimit ata u mblodhen dhe vendosen te jetojne maleve, edhe pse ne kushte te veshtira por te pakten ne liri. Nuk ishte grup qe bente aksione, thjeshte perpiqeshin te mbijetonin ne liri. Nje vit kaloi ashtu mal ne mal e shkemb ne shkemb, here ne ndonje shtepi bujare por me se shumti ne shpella.
Pasi kishin bere masakra ne Malesine e Madhe, banditet e Ndjekjes i moren fshatrat me rradhe duke kerkuar te ikurit nga Shkodra. Shpesh benin thirrje edhe per tu dorezuar, por ne Kelmend Mehmet Shehu shume nga ata qe u dorezuan i pushkatoi pa gjyq. Kesisoj per dorezim nuk behej fjale.
Keshtu ndodhi edhe me Pjetrin e Shan Dedes me gruan e vet, ata nuk pranuan te dorezohen tek bishat komuniste dhe te dy vrane veten. Kesisoj grupi i djemve te Shkodres e kishin vendosur te mos dorezoheshin. Me ta ishte bashkuar dhe nje prift, Dom Alfons Tracki i cili dhe ai kerkohej nga komunistet. Ky prift ishte nje gjerman qe kishte sherbyer ne kishat katolike te Shqiperise tere jeten, e donte Shqiperine dhe shqiptaret. Por komunistet kerkonin qe kete dashuri t’ia shperblenin me plumba.
Ne fillim te shkurtit 1946, ne kushtet e nje dimri te eger dhe me bore e ngrica, grupi i te rinjeve shkodrane gjate levizjes ra ne priten e banditeve te ndjekjes. Mbasi qe kishin informacion te plote qelluan papritur. Grupi nuk arriti as te vendosej ne gjendje luftimi. Prifti Dom Alfons Tracki nga vendi ku kishte zene per tu mbrojtur nga plumbat, vuri re se Ndoc Jakova ishte plagosur. Ate çast ju ngjall ne shpirt ndjenja e detyres baritore, per ti dhene ndihme nese ishte e nevojshme ose per t’i bere te riut shartet e vdekjes, nese ishte ne çast te fundit. Rituali katolik e kerkon qe para se te vdes i krishteri duhet t’i gjendet afer prifti qe njeriu te shkoje ne amshim ne paqe me Zotin. Por ate çast qe po bekonte te riun, nje dore me egersi e kapi per supit, e terhoqi fort dhe i lidhi duart me litar.
Banditi i ndjekjes i drejtoi pushken ne koke te riut Ndoc Jakova e duke thene “Ja bejme ne shartet e vdekjes ketij qeni”, shkrehu armen.
Prifti pa tmerrin. I riu vdiq ne vend. Ate tmerr qe do ta provonte serish kur edhe ate Dom Alfons Trackin do ta ekzekutonin prane murit te jashtem te Vorreve te Rrmajit.
23 vjeçar ishte djaloshi shkodran Ndoc Jakova, i pjekur me frymen e atdhetarise qe i ri, atdhetar qe e çmonte lirine, e donte edhe popullin te lire, qe i urrente shtypjen e mizorite e diktatures. A eshte jeta e tij nje shembellese per brezat e rinj te Shkodres? Them se po. Ata qe aspirojne lirine e popullit te vet jane nderi I çdo qyteti a fshati, por edhe i mbare kombit. Po ne sa e nderojme te riun Ndoc Jakova? Kemi rruge ne Shkoder me emrin Evlia Çelebiu, kronikan sulltanesh e qe shkruante se shqiptaret jane dembele e rrojne me vjedhje, e nuk na shkon mendja tek Ndoc Jakova, por edhe tek Marie Shllaku, tek sakrifica e Pjetrit te Shan Dedes me gruan, pra tek ata qe per lirine vune jeten e vet ne plumb gjakataresh komuniste pa ju dridhe qerpiku. Ata nuk kane nevoje per ne se jane te vdekur. Jemi ne te gjallet qe kemi nevoje per shembellesen e kujtimin e tyre. Mjer ai popull qe ve ne peidesdal tradhetaret dhe harron atdhetaret, martire te kombit te vet.
©️ K. P. Traboini 2022
WDC, 4 prill 2022