Kreu Blog Faqe 1357

Azem Vllasi habitet me pyetjen e studentit Naser Berisha!

Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani

Azem Vllasi, në kujtimet  për demonstratën e 26 marsit 1981, flet për grumbullimin e studentëve në mes konvikteve nr. 5 dhe nr. 1, që përkonte edhe me përcjelljen e stafetës të rinisë, për ditëlindjen e Titos. “Mahmut Bakalli, kryetar i LK të Kosovës, në mëngjez, më njofton se ka informata, për lëvizje të një grupi të studentëve. Dyshoj se do të demonstrojnë kundër Jugosllavisë dhe Titos, në ditën e përcjelljes ceremoniale të stafetës. Dhe, na dalin shumë probleme politike, sepse e merr vesh i gjithë opinioni jugosllav”, – i thotë Bakalli kuadrit Vllasi.

Shkova aty, rreth orës 20.oo, pashë disa qindra studentë. Ishte aty rektori i Universitetit, Prof. Dr. Gazmend Zajmi, nënkryetari i Qeverisë të Kosovës, Prof. Dr. Pajazit Nushi, disa profesorë dhe aktivistë të tjerë. Prisja të kuptoj se për çka bëhet fjalë, çka donë. Gazmend Zajmi fliste, por, jo dikçka esenciale. Por, i luste që të shpërndahen, të shkojnë nëpër ligjërata dhe tjetër herë do të këtë kohë, raste dhe kushte për biseda të çfarëdo lloji. Por, jo sot.

Ali Lajçi dukej aty si koxhabash. Kur më pa , m`u drejtua me pyetje se ” a duhet të shkoj në polici, ngase për sot në orën 10.oo e kisha një ftesë, për t`u marrë në pyetje, lidhur me demonstratat e 11 marsit?” I thashë lë të vendosë vet, unë këtu nuk jam njeri i policisë. E dinte ai, por kjo ishte paksa si provokim.

Naser Mehmet Berisha

“Në një moment, shikoj drejt para meje, në anën tjetër një djalosh i ri e ngre dorën lart dhe thotë se ka një pyetje, për neve, që kemi ardhë nga udhëheqja e Kosovës. Të tjerët afër tij e qetësojnë, nuk donë që ai të flet. Ai është këmbëngulës, do të bëjë një pyetje. Unë insistoj që ta lejojnë. Të gjithë dëgjojnë. Ai, paksa i kthehet Gazmend Zajmit dhe thotë:

“Po ju pyes juve, shok Rektor, ngase jeni i pari i Universitetit, e ne jemi studentë, por, mund të përgjigjën të tjerët, që janë këtu. Na intereson: PSE KOSOVA NUK MUND TË BËHET REPUBLIKË”?!

Disa aty prezent, paksa duatrokasin dhe, më shumë insistojnë për heshtje, për të degjuar përgjigjën. Gazmendi paksa habitet dhe thotë se “vet nuk është kompetenti, që të përgjigjet në këtë pyetje, pasi që këtu janë politikanët”. Dhe, disi shikon në drejtim timin, paksa dorën e drejton kah unë. U ndjeva si i thirrur që Gazmendit paksa t`ia lehtësoi punën dhe përgjigjëm:

Azem Vllazi duke u grindur me Slobodan Milosheviqin …

“Me 11 mars ju kemi lutë, që të shkojmë në një ambient të përshtatshëm dhe të bisedojmë për çfarë të doni. Ju nuk pranuat. Tashti, ju lusim, ju sërish refuzoni. E ti, nëse mendon se këso pyetje mund të shtrosh kështu, në rrugë dhe të marrish përgjigjën, kështu në këmbë, më duket se edhe vet nuk e ke seriozisht” , – i dha përgjigje Azem Vllasi, studentit të Fakultetit të Shkencave të Natyrore-Matematikore, Katedra e Gjeografisë, Naser Mehmet Berisha, i lindur më 25 maj 1959, në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.

“Pse Kosova nuk mund të bëhet Republikë”, e bërë si pyetje, nga studenti Naser Berisha, ishte hera e parë, gjatë atyre ngjarjeve, e thënë dhe e dëgjuar publikisht, – shkruan, i habitur, në kujtimet e tij, Azem Vllasi. Që këtu, kërkesa për Kosovën-Republikë, u bë temë e debateve legale kudo, pavarësisht represionit, dhunës enorme, të organeve policore dhe gjyqësore të Federatës jugosllave.

Protesta e 11 marsit 1981, e filluar në Menzën e studentëve, me hedhjen për tokë të pjatës së parë me ushqim, siç thuhet, nga studenti Zymer Adem Kuqaj, i fshatit Studenicë, të komunës së Istogut, e pasuar nga dhjetra pjata të tjera të hedhura, ishte nisma, për të vazhduar më demonstratën e 26 marsit, e deri më 1 dhe 2 prill 1981, që përfunduan përgjakshëm.

Stopimi zhvillimor në Kosovë, dajaku që u bë normë, do të bënin që shqiptarët të shpërqendrohen, nga varfëria dhe diktatura egër në Shqipëri. Dëshira, për ta ruajtur statusquonë në Kosovë, është parë edhe në heshtjen e demonstratave të vitit 1968, kur Hoxha i Tiranës dhe ai i Prishtinës, u dakorduan për këtë heshtje, pa u dëgjua asnjë fjalë nga Tirana zyrtare. Heshtjen donte ta përsëriste Tirana, edhe më 1981, duke mos përmendur as protestën e 11 marsit dhe as demonstratat studentore të 26 marsit. Tek më 8 prill, “Zëri i Popullit”, bëri reagimin e parë, ndërkohë që lajmi i përbotshëm ishte dëgjuar qysh më 11 mars!

Në “lojë” mund të kenë qenë edhe faktorë të tjerë. “Pse e dërgove ushtrinë, për ta mbrojtur Millosheviçin, në demonstratat masive të Beogradit”, -i thanë presidentin Stipe Mesiq? “Sepse askush si ai nuk punonte, për shkatërrimin e Federatës Jugosllave. Dhe, ne, kroatët atë prisnim”,- qe përgjigjur kroati Mesiq! Edhe kroati tjetër, Tuxhman, atë e donte, prandaj e nxiste Presidentin Rugova, për ta hapur, i pari, frontin e luftës në Kosovë, ndërkohë që “Shtëpia e Bardhë”, i kishte dhënë porosinë e prerë, D. Rugovës, se “luftën ta fillojë Serbia e para!” Sharlatanët profanë të LPK-së, edhe sot vazhdojnë ta penalizojnë Presidentin Rugova, pse nuk dëgjoi Tuxhmanin, për nisjen e luftës, që, padyshim, do ta shpinte në greminë Kosovën tonë. 

Ata, injorantët politikë të LPK-së, anatemuan dhe iu gëzuan “humbjes politike të Rugovës, që mbeti jashtë pazareve të pista të “Dejtonit”, pasojat e të cilit e fundosën Bosnjen dhe Hercegovinën. Kujtoni edhe “xhevahirët” tjera, të krerëve anarkistë të LPK-së, të trullosur nga ideologjia sllavo-komuniste, kur protestonin, në kryeqytetet e Evropës e më tej,  kundër rrëzimit të “Murit të Berlinit”. Sepse, sipas tyre, dobëson kampin socialist me Bashkimin Sovjetik në krye dhe forcon kapitalizmin botëror, i përfaqësuar nga Amerika, me bashkimin e dy Gjermanive! Ja, se çfarë politikanësh monstra, sabotuan edhe luftën, përgjakën, grabitën dhe rrënuan Kosovën, përgjatë këtyre tej dy dekadave.

Përshpirtëria e Nënës Tereze , Jezusi dhe mëkatarët

0

Dom Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze

(25 – vjetori i vdekjes)

JEZUSI DHE MËKATARËT

“Për të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të .“

(Gjn 3, 17; krhs. Mt 20, 28; Mk 10, 45; Lk 19, 19)

Jezusi mund të falë shumë, sepse ka shumë dashuri, mund ta falë një mëkat të madh. Siç është për Jezusin, ashtu duhet të jetë edhe për ne, nëse vërtet duam të falim, duhet vërtet të duam.”

(Nëna Tereze)

Njeriu njëkohësisht është i mirë dhe i keq, i fortë dhe i dobët, i vdekshëm dhe i pavdekshëm, shpirtëror dhe trupor, i prirë kah e mira, por edhe e keqja. Dëshirat e tilla krijojnë në ne konflikte të brendshme: mundem apo nuk mundem, duhet apo nuk duhet, dua apo nuk dua, është mirë apo keq, është e dobishme apo e dëmshme, shërben apo nuk shërben?

Mirëpo, krenaria nuk na “lejon” që ta pranojmë paaftësinë tonë, kufizimet, edhe më pak që vetëm me të tjerët mund ta realizojmë vetveten; edhe më pak, të pranojmë se pa Zotin, njeriu është qenie e padefinuar: në kërkim, i tretur, i pakënaqur, i pasigurt, i dëshpëruar…

Një përvojë e ngjashme, është edhe mëkati, sidomos kur vjen në shprehje dobësia njerëzore, kufiri, paaftësia e njeriut për të zgjedhur e bërë mirë, si dhe evituar të keqen.

“Në të vërtetë, njeriu nëse vështron brenda zemrës së vet, zbulon se është i prirur edhe nga e keqja, dhe është i zhytur në shumë mjerime, që sigurisht nuk mund të vijnë prej Krijuesit, i cili është i mirë… Kështu, njeriu është i ndarë në vetvete. Prandaj e gjithë jeta njerëzore, si individuale ashtu edhe kolektive, paraqet karakteristikat e një lufte dramatike mes të mirës dhe të keqes, mes dritës dhe errësirë. Madje njeriu është i paaftë t’i kapërcejë siç duhet ai vetëm sulmet e të keqes, kështu që secili ndihet si i  lidhur”. (GS 13)

Kjo përvojë e shtyri Shën Palit të shkruante kështu: “Dhe e di se e mira nuk banon në mua – dmth. në natyrën time trupore: sepse ta dua të mirën jam i zoti, por jo edhe të veproj të mirën, pasi nuk e bëj të mirën që dua, por të keqën që nuk e dëshiroj, atë e bëj.” (Rom 7, 18-19)

Në këtë luftë të brendshme, çdo njeri ka nevojë të përkrahet, ndihmohet dhe solidarizohet për të arritur në rritjen e së mirës dhe vetvetiu pakësimin e së keqes.

“Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, indiferenca e tmerrshme për të afërmin, që lëngon nëpër rrugët e botës, si viktimë e shfrytëzimit, korrupsionit, moskujdesit shëndetësor, padrejtësisë.” (Nëna Tereze)

Jezusi bëhet njeri për të na ndihmuar, përkrahur dhe lehtësuar në këtë luftë të brendshme mes të mirës dhe të keqes. Madje, me dashurinë e tij, me falje, me vdekje dhe ngjallje, na dhuron lirinë nga robëria e mëkatit dhe vdekjes. Mu për këtë, në jetën dhe veprimtarinë e tij Ai pati një parapëlqim  të veçantë ndaj mëkatarëve, duke u munduar kështu ta përkrahte të mirën në çdo njeri, si  dhe për ta mposhte të keqen.

Jezusi, haptas dhe qartas thotë: “Biri i njeriut erdhi ta kërkonte e ta shpëtonte atë që kishte humbur.”  (Lk 19, 10)

Misteri i së mirës dhe së keqes në njeriun, varet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, mbi të gjitha, nga përdorimi i lirisë.

Njeriu, mund të drejtohet nga e mira vetëm në liri. Bashkëkohësit tanë e vlerësojnë së tepërmi dhe kërkojnë me afsh atë, e me të drejtë. Por shpesh e kultivojnë atë në mënyrë të gabuar, sikurse të ishte e lejueshme gjithçka që na pëlqen, përfshirë këtu edhe të keqen. Liria, te njeriu është një shenjë e privilegjuar e shëmbëlltyrës hyjnore… Njeriu, arrin në këtë dinjitet kur, duke u liruar prej çdo skllavërie pasionesh, priret nga qëllimi i vet nëpërmjet zgjidhjes së lirë të të mirës  dhe me nismën e vet të zellshme gjen mjetet e përshtatshme për këtë. Këtë drejtim nga Hyji, liria e njeriut, realisht e plagosur prej mëkatit, nuk mund ta bëjë plotësisht efektive përveçse nëpërmjet ndihmës së hirit hyjnor”.  (GS 17).

Çelësi i këtij ndërrimi dhe përmirësimi, është JEZUSI, hapja dhe bashkëpunimi me të. Mosdorëzimi para së keqes, besimi në Jezusin, në fitoren e tij, që bëhet liria, gëzimi dhe fitorja jonë. Vetëm Jezusi është liria jonë e plotë, që përkrahë të mirën në ne, e rritë atë, e bënë të pjekur dhe veprues, duke shtuar në ne aftësinë për bashkëpunim me të tjerët.

Është mrekulli dëshmia e kësaj lirie, edhe pse jemi të dobët dhe mëkatarë, sepse Zoti kurrë nuk na braktisë, dhe Ai kurrë nuk është dëshpëruar në njeriun dhe njerëzimin. Madje, mund të themi kështu: sa më të dobët jemi, aq më shumë na do dhe përkrahë, sepse e di se hiri i tij “ndikon në ju e të doni e të veproni.”  (Fil 2,13)

Fatkeqësisht, edhe pas dymijë vjet, ende shumë njerëz nuk duan ta dinë dhe ta pranojnë të vërtetën bazë që Jezusi është e vetmja mundësi e vërtetë për të qenë njerëz të ri, të lirë, të aftë për të dashur dhe kërkuar dhe dhuruar falje, për t’u gëzuar dhe pikëlluar, për të besuar, dëshmuar dhe jetësuar  humanizmin e ri, familjen e re, botën e re të përtërirë në Jezu Krishtin (krhs. GS 22).

Për shumë njerëz, Jezusi trajtohet ende vetë si kufizim, pengesë, ndalesë e lirisë dhe të realizimit, gati si një lloj rivali, madje edhe si dikush që dëshiron t’na detyrojë në robëri. Për ata që mendojnë dhe besojnë kështu, liria e vërtetë është e keqja, mëkati, liria për të bërë çka di, mundëm, më pëlqen mua, si arbitrarizëm i gjithçkahit.

Nëna Tereze dëshmon: “Mëkati na përndjek, është i pranishëm në ne. Mirëpo kurrë nuk duhet të dorëzohemi dhe dëshpërohemi. Nuk duhet të ndihemi dhe të jemi të pashpresë…Gjithë kjo nuk na nevojitet nëse e kemi kuptuar butësinë e dashurisë së Zotit. Ne jemi të çmuar për Atë, sepse Ai na do, na do aq përkushtim, sepse jemi të trajtuar me dorën e tij.. Kur zemra juaj është e shqetësuar, kur zemra juaj është në dhembje, kur zemra juaj duket se po thuhet… atëherë kujtojeni këtë: “Unë jam i çmueshëm për Atë, Ai më do. Më ka ftuar për emër. Jam i tij. Zoti më do. Për ta dëshmuar dashurinë e tij Jezusi ka vdekur në kryq.” 

Në luftë kundër mëkatit, nuk jemi të vetmuar: me ne është gjithmonë Jezusi, bashkësia e krishterë, hiri i Zotit. Me përvujtëri dhe dashuri mund të shkojmë përpara në kërkim të së mirës dhe të lirisë, të përsosmërisë.

E vetmja fuqi që mund ta ndërrojë botën është DASHURIA – ZOTI. Nëse është e vërtetë gjendja e së keqes, mëkatit, edhe më e vërtetë është vepra e shëlbimit – Krishtit të mëshirshëm. Atëherë, pse të ndalemi te hapi i parë, i së keqes, dhe mos të ecim deri në fund, te Jezusi dhe me Jezusin, me të cilin edhe ne e mundim të keqen, robërinë, mëkatin.

Nëse është e rëndë dhe e dhembshme gjendja e mëkatit, aq më e bukur  dhe ngushëlluese është ajo e faljes, dashurisë dhe mëshirës  – JEZUSI!

Prishtinë, 6 prill 2022   –    Radio Maria – Kosovë  

Arkitektura dhe rezistenca për liri

0

Arianit Bytyçi, arkitekt, Prishtinë

Komuna e Prishtinës gjatë largimit të antenave satelitore nga ndërtesat duhet të ketë parasysh mbi të gjitha mesazhin që kanë pëçuar ato gjatë viteve nëntëdhjeta, e sidomos gjatë viteve 1998-1999 – mesazhin e rezistencës gjithëpopullore, mesazhin e luftës çlirimtare, mesazhin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës. Prandaj, në koordinim me insitucionet përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Komuna duhet t’i konservojë dy apo tri ndërtesa të banimit me shumë njësi, ku janë të vendosura antenat satelitore në lagjet emblematike të Prishtinës. Pas konservimit të këtyre ndërtesave dhe pas prezentimit vizual të rrëfimit për rëndësinë e antenave satelitore gjatë periudhës së okupimit, këto ndërtesa do të ishin më shumë se ndërtesa – ato do të bëheshin simbol arkitektonik i rezistencës për liri dhe i emancipimit kombëtar e kulturor në kohë të vëshitira. 

Pavarësisht bindjeve politike, besoj se për komunitetin e arkitektëve në Kosovë është lajm i mirë që në krye të kryeqyetetit tonë, Prishtinës, tashmë është zgjedhur kryetar njëri nga ne arkitektët, arkitekti me përvojë ndërkombëtare, Përparim Rama. Për më tepër është po ashtu lajm i mirë që në krye të njërës prej drejtorive me të rëndësishme të komunës, asaj të Urbanizmit, Përparimi ka përzgjedhur poashtu kolegun tonë, arkitektin e ngritur intelektualisht, Arbër Sadikin. Duke pasur për bazë se kryeqyteti ynë, ashtu si çdo kryeqytet botëror, mbi të gjitha ka të bëjë me planifikimin hapësinor, me urbanizmin, me arkitekturën, të cilat kanë reflektimet dhe ndikimet e veta gjithandej qytetit, jam i prirur të besoj se arkitektët që do të udhëheqin Prishtinën për 4 vitet e ardhshme, kanë dijen, besoj edhe guximin e vullnetin për t’ia kthyer të mbarën Prishtinës që të funksionojë si kryeqytet i mirëfilltë me identitet urban e arkitektonik.

Jam i vetëdijshëm që në gjithë këtë proces reformash Përparimi dhe stafi që ai ka përzgjedhur bashkë me partnerët tjerë, do të përballen edhe me kufizime që paraqiten në legjislacionin e ndërtimit që është në fuqi në Kosovë, për të cilat personalisht kam alarmuar shumë vite më parë institucionet e Kosovës përmes shkrimeve të mia. Ashtu siç është e njohur nga profesionistët e fushës të cilët për çdo ditë përballen me këtë legjislacion, Ligji i Ndërtimit dhe aktet tjera nënligjore të ndërtimit në fuqi, nuk e shohin ndërtimin si proces të krijimit të vlerave arkitektonike, por më shumë si proces teknik e teknologjik. Prandaj, është e domosdoshme reforma ligjore, e cila do të krijonte hapësirë të duhur që institucionet e nivelit lokal dhe ato qëndror të kontribojnë në krijimin e vlerave të mirëfillta arkitektonike në Kosovë.

Në të njejtën kohë, besoj se është lajm i mirë që në krye të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është po ashtu njëri nga kolegët tanë, arkitekti Liburn Aliu, i cili e ka përvojën profesionale, por edhe politike, duke pasur parasysh faktin se për disa mandate ka qene deputet dhe ka udhëhequr një komision të rëndësishëm parlamentar, dhe tani i ka të gjitha mundësitë që të inicojë reformën ligjore, e cila do ta fuqizonte rolin e arkitekturës në procesin e ndërtimit. Lidhur me këtë çështje, pas shkrimeve të mia publike lidhur me domosdonë e hartimit, zbatimit dhe monitorimit të zbatimit të Politikës së Arkitekturës së Kosovës, si njëri nga mjetete që do t’i jepte kahje edhe reformës ligjore, dhe pas adresimeve të mia drejtuar disa kryeministrave me radhë, unë vite më parë pata takuar kolegun arkitekt, Liburn Aliu, në kohën kur ai udhëhiqte Komisionin për Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës. Duke e njohur Liburnin nga koha e studimeve në Fakultetin e Arkitekturës, pas diskutimeve tona, u patëm pajtuar që është e domosdoshme reforma e duhur ligjore në legjislacionin parësor dhe dytësor të ndërtimit dhe planifikimit hapësinor, si dhe ndërmarrja e hapave tjerë që do të mundësonin afirmimin dhe jetësimin e vlerave të mirëfillta arkitektonike dhe urbanistike në qytetete e fshatrat tona. Asokohe bashkë me Liburnin dhe mikun tonë të përbashkët, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Bajrush Xhemajli, patëm arritur të parandalonim degradimin dhe komprometimin që me apo pa vetëdije synohej të bëhej në mënyrë diletante e pa asnjë procedurë konkursi nga disa njerëz përmes një “monumenti” kiç dhe pa asnjë vlerë të mirëfilltë skulpturale dhe arkitektonike, që ndërlidhej me një temë aq të ndjeshme: flijimin për lirinë e Kosovës. Asokohe, u pajtuam që për këtë monument dhe për të gjitha monumentet tjera të lirisë, duhet përgatitur konkurse të mirëfillta arkitektonike, me detyra projektuese te përgatitura mirë, të cilat do të inkurajonin pjesëmarrjen e arkitektëve, skulptorëve e krijuesve tjerë vendorë e ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë të arrihej që të realizohen monumente të mirëfillta me vlera origjinale arkitektonike, që do të dërgonin mesazhin e duhur në botë. Tani besoj se është koha që të bëhet më shumë se aq. Tani është koha që ministria që udhëheqë Liburni, bashkë me ministritë tjera, siç është Ministria e Kulturës dhe ministritë dhe insitucionet tjera qendrore e lokale të cilat në një formë apo tjetër merren me ndërtim, të ndërmarrin nismën e hartimit të Politikës së Arkitekturës, e cila do të mundësontë koordinimin ndërinstitucional në fushën e Arkitekturës dhe rrjedhimisht edhe të reformave në legjislacionin e ndërtimit dhe planifikimit hapësinor.

Antena satelitore – si simbol i rezistencës gjithëpopullore

Për të dëshmuar se sa i rëndësishëm është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërmarrja e reformave të domosdoshme, po e sjell në vëmendje nismën e Komunës së Prishtinës për largimin e antenave satelitore nga ndërtesat, të cilat antena ashtu siç thotë njoftimi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike “rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve….dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”.

Duke e përkrahur në parim çdo nismë që ka për qëllim mes shumë çështjeve të rëndësishme, edhe estetikën e qytetit, unë mendoj se krahas kësaj nisme, Komuna e Prishtinës duhet të shikojë mundësinë e hartimit të një rregulloreje të analizuar mirë, e cila në mënyrë të detajuar do të trajtonte aspektin e dukjes dhe vëllimit të objekteve arkitektonike në Prishtinë, objekteve ekzistuese dhe atyre që planifikohen të ndërtohen, si dhe mundësinë e hartimit të një rregulloreje komunale që do të trajtonte krijimin e hapësirave të përbashkëta publike, hapësirave rekreative dhe atyre gjelbëruese, që do trajtoheshin përmes zgjidhjeve urbane të blloqeve të ndërtimit të cilat do t’i paraprinin dhënies së lejeve të ndërtimit. Unë jam i vetëdijshëm që ky proces kërkon edhe implementimin e reformës ligjore, që e potencova më lartë, por kjo gjë besoj se nuk mund ta ndalojë komunën e Prishtinës që në koordinim me Ministrinë e Mjedisit, të Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës të fillojë të trajtojë më me seriozitet aspektin arkitektonik dhe urbanistik të kryeqytetit, dke mos pritur kohën derisa të fillojë zbatimi i reformës ligjore.

Duke u kthyer, tek tema e largimit të antenave satelitore nga ndërtesat në Prishtinë, e cila është motivi i këtij shkrimi për arkitekturën, dua të rikthej në kujtesë edhe një gjë jashtëzakonisht të rëndësishme lidhur me antenat satelitore: Komuna e Prishtinës gjatë këtij procesi duhet të ketë parasysh mbi të gjitha aspektin e mesazhit që kanë pëçuar antenat satelitore gjate viteve nëntëdhjeta e sidomos gjatë viteve 1998-1999 – mesazhin e rezistencës gjithëpopullore, mesazhin e luftës çlirimtare, mesazhin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.

Prandaj, pas nje analize gjithpërfshirëse, Komuna e Prishtinës në koordinim me insitucionet përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duhet të shikojnë mundësinë e konservimit të dy apo tri ndërtesa të banimit me shumë njësi, ku janë të vendosura antenat satelitore në lagjet emblematike të Prishtinës, në Ulpianë, Dardani dhe Bregun e Dellit, duke mos i hequr antenat satelitore nga ato lagje. Pas konservimit të këtyre ndërtesave dhe pas prezentimit vizual të rrëfimit për rëndësinë e antenave satelitore gjatë periudhës së rezistencës gjithëpopullore për liri, këto ndërtesa do të ishin më shumë se ndërtesa – ato do të bëheshin simbol i rezistencës dhe i emancipimit kombëtar e kulturor në kohë të vëshitira.

Përveç tjerash, komuna e Prishtinës bashkë me institucionet qendore, siç është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës do të mund të përgatisnin edhe një konkurs ndërkombëtar arkitektonik, që do të sensibilizonte artistët, skulptorët, arkitektët, piktorët dhe krijuesit tjerë vendorë e ndërkombëtarë, që bashkërisht përmes pjatave satelitore të viteve nëntëdhjeta të krijonin një vepër arti, skulpture e arkitekture, e cila si një vepër unike do të ishte poashtu dëshmi bashkëkohore e rezistencës për çlirim përmes medias.

Përderisa në vitet shtatëdhjeta dhe tëtëdhjeta, antenat analoge përmes të cilave në mënyrë ilegale prindërit dhe gjyshërit tanë shikonin programin e Televizionit Shqiptar dhe dëgjonin programin e Radio Tiranës, si mundësi e vetëdijësimit dhe emancipimit kombëtar për çlirim, në vitet nëntëdhjeta antenat satelitore ishin mundësia e vetme e thyerjes së territ informativ, përmes të cilave të gjithë ne shikonim Programin Satelitor të Televizionit Shqiptar, por edhe mediat botërore, si CNN, BBC, Sky News, EuroNews, MTV, etj.

Unë dhe gjenerata ime kemi jetuar dhe jemi edukuar me Programin Satelitor të Televizionit Shqiptar. Jemi edukuar në frymën e rezistencës për çlirim, që ka përçuar programi i TVSH-së përmes emisioneve për funksionimin e institucioneve të rezistencës për çlirim, përmes emisionit që i parapriu demonstratës madhështore studentore të 1 Tetorit 1997 e përmes paraqitjes së parë publike të zëdhënësit të UÇK-së në qershor ’98 në Kleçkë, që u transmetua në TVSH. E kemi mbajtur shpresën për liri përmes emisioneve për UÇĶ-në, përmes Betimit të UÇK-së, përmes marshit urban të ushtarëve te UÇK-së, ku ishte sinkronizuar zëri i artistëve kosovare, Poqit, Xuxit e të tjerëve, në mënyrë që marshi ushtarak të prezentohej sa më i artikuluar, përmes  emisioneve për terriroret e çliruara nga UÇK dhe emisioneve për mbijetesën e popullatës civile. Si sot më kujtohet emisioni i transmetuar në tetor të vitit 1998 pas ofensivës së shtatorit, emisioni me titullin kuptimplotë “…këtu jemi!”, që dërgonte mesazhin që ÙÇK nuk është shpartalluar, por do të jetë këtu, në Kosovë deri në çlirimin definitiv të Kosovës. Ne dhe familjet tona kemi bashkëjetuar me këto emisione, që i kemi shikuar përmes antenave satelitore, për të cilat kemi nostalgji, e të cilat sot po synohet të largohen të gjitha, pa asnjë përjashtim.

Për këtë arsye, i bëj thirrje kolegëve arkitektë: kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, drejtorit të Urbanizmit, Arbër Sadiki, e po ashtu edhe ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, që me një koordinim ndërinsitucional edhe me Ministrinë e Kulturës dhe institucionet vartëse të saj të kenë kujdes që në rastin e antenave satelitore të trajtojnë me kujdes aspektin e ruajtjes se trashëgimisë kulturore dhe rrjedhimisht të ruajtjes së kujtesës kolektive, për aryse se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që përmes veprimeve arbitrare të harrohet historia e rezistencës gjithëpopullore për liri, që është përçuar edhe përmes antenave satelitore.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme: gjatë viteve të nëntedhjeta ne si popull përmes antenave satelitore jemi emancipuar e vetëdijësuar edhe në aspektin kulturor përmes këngëve të prezentuara në Festivalin e Kënges në Radiotelevizionin Shqiptar, përmes këngës së Ilir Shaqirit “Jam Evropë”, si dhe përmes këngëve të Luan Zhegut, Sherif Merdanit, Aurela Gaçes, Ledina Çelos, Redon Makashit, Aleksandër Gjokës e Elton Dedës, Mira Konçit, Françesk Radit e Manjola Nallbanit, e deri te kënga historike e Luan Zhegut kushtuar simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit. Antenat satelitore gjatë viteve nëntëdhjeta në Prishtinë e në lokalitete tjera të Kosovës na kanë mundësuar që për herë të parë përveç në audiokaseta, të dëgjojmë muzikë botërore edhe në kanalin satelitor të MTV-së. Këngët e Guns N’Roses, Metallica, Aerosmith, Iron Maiden, Bon Jovi, Pink Floyd, Sepultura, e deri te “Zombie” i The Cranberries, për gjeneratën tonë mbajnë vulën e antenave satelitore të viteve nëntëdhjëta.

Prandaj, mos na e fshini kujtesën kolektive të rezistencës për çlirim. Na i ruani së paku tri objekte me antena satelitore në Prishtinë!

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv: Kosova dhe Izraeli do t’i thellojnë raportet ndërshtetërore

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e parë e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.

Presidentja Osmani ka rikutjuar raportet miqësore me popullin izraelit edhe përpara vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Populli i Kosovës ka hapur dyert dhe zemrat për popullin hebre në ditët më të vështira, e sot, qëndrojmë të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, sigurinë, inteligjencën, shëndetin dhe arsimin. Bashkëpunimi ndërshtetëror do të thellohet tutje”, tha Presidentja Osmani.

Memorializimin e viktimave të Holokaustit, Presidentja Osmani e ka cilësuar si një mësim, të cilin mund ta marrë Kosova nga Izraeli për t’i kujtuar viktimat e luftës dhe për t’i shqyrtuar mundësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit në këtë drejtim. Këtë iniciativë, Presidentja e kishte filluar në bashkëpunim me kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset) gjatë periudhës si Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq ambasadorja Ziv e falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për mbështetjen ndaj popullit hebre në ditët më të errëta e deri më sot, si dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke shprehur gatishmërinë për thellim të

raporteve në të gjitha fushat. Ambasadorja përmendi hapat e ndërmarra deri më tani, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në energjetikë, kulturë, turizëm, rritjen e këmbimeve tregtare, shtimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe memorializimin e luftës.

Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Izraelit edhe në fushën diplomatike, gjegjësisht në fitimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Presidentja gjithashtu kërkoi që Izraeli t’i heqë përfundimisht vizat për shtetasit e Kosovës, gjë që do ta mundësonte rritjen e turizmit nga të dy vendet.

Asaj , poezi nga Ari Ukimeri

0

Ari Ukimeri

ASAJ

Poezi

Ti që troket në mendjen time
Ma mbushë shpirtin plotë gëzim
Je freskim i zemrës sime
Jetës sime i jep kuptim

Në jetën time Ti bën dritë
Atëherë kur është errësirë
Rrugën time Ti ma shëndritë
Në të keqe dhe në të mirè

Edhe atëherë kur vjen pranvera
Edhe lulet fillojnë të çelin
Aromën tënde ma sjellë era
Kujtimet vetèm në ty më mbesin

Edhe Hëna po bën dritë
Ja dhe yjet po ndriçonë
Dielli natën po bën ditë
Me dashuri që na rrethojnë

Ti nuk e di çfarë është vetmia
Edhe atëherë kur asgjë nuk shkon
Do të mbajë në dhimbjet e mia
Prania jote mè shëron

Kohë e gjatë paska kaluar
Pa u parë e pa u ndi
Mos mendo qè të kam harruar
Je e vetmja Dashuri.

Argjira (Ari) Ukimeri
Mr.sc. Pedagoge

Prizren, Mars 2022

Kosova e Kurtit dhe Osmanit gjithnjë e më larg Nënës Shqipëri

0

Edi Rama në bisedë me Aleksander Vuçiq

Prof. Pirro Prifti

Askush nuk do të kuptonte se përse drejtuesit aktualë të Kosovës Kryeministri Kurti i cili fitoi rreth 50% të votave në zgjedhjet e fundit dhe pikërisht pas futjes në burg të drejtuesve të PDK dhe pas humbjes së bujshme të LDK me 14% të votave, do të mbanin një ëndrim të largët dhe pothuajse armiqësor me Shqipërinë.
Sot po kuptohet përherë e më shumë se në Kosovë një pjesë e mirë e elitës drejtuese të Kosovës nuk e kanë parë Shqipërinë asnjëherë si atdheun të cilit i u shkëput Kosovan ë 1913 zyrtarisht (sepse Kosova i është shkëputur Shqipërisë që pas 1878, sipas marëveshjes së Shën Stefanit nëmars 1878, dhe më pas me vendim të Kongresit të Berlinit më 1 qershor 1878).
Pak kujtesë për të kaluarën e përbashkët, për shqiptarët e Republikës së Kosovës.
Kuptohet fare mirë nga historia se të gjithë patriotët shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë së veriut kanë luftuar përherë për bashkimin me Shqipërinë, madje siç e kam përmëndur edhe në shkrimet e mëparshme nga 40 firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë nga trevat e Kosovës dhe Maqedonisë së veriut dhe të Malit të Zi, ishin: Rexhep Mitrovica delegat i Pejës, Sali Gjuka delegate i Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë, Nuri Sojliu, delegate i Strugës, Bedri Pejani sekretar i Komitetit të Kosovës, Dr. Myrteza Ali Struga, delegate i Ohrit dhe Strugës, Zyhdi Ohri delegat i Ohrit. Vehbi Dibra Agolli, delegat i Dibrës, pra 7 firmëtarë . Por në takimin tre ditor erdhën 83 delegatë dhe 40 nga këta firmosën Deklaratën e pavarësisë të shkruajtur osmanisht. Pas firmosjes erdhën edhe shqiptarë të tjerë të Kosovës, Maqedonisë si: Kosovë, Gjakovë dhe Plavë-Guci: Salih Gjuka, Mehmet pashë Deralla, isa Boletini, Riza bej Gjakova, Hajdin bej Draga, Dervish bej Peja, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli; Sherif Langu (Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (Kuvendi) – Wikiëand).
Sot çpo ndodh mes Kosovës dhe Shqipërisë?
Megjithëse aspiratat për çlirimin e Kosovës u realizuan nga NATO dhe UÇK, megjithëse nga 1999 deri në fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 marsit 2021, marëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qënë si marëdhënie nënë e bijë apo më reale babë e bir, përpjekjet kanë qënë maksimale për të afruar dhe shmangur diferencat e mëdha qoftë në politikat qoftë ato aministrative qoftë dhe ato sociale sigurisht për shkak të shkëputjes 121 vjeçare për shkak të vendimeve të Europës perëndimore dhe Rusisë, por sot, 1 vit pas fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohëshme të 14 shkurtit 2021, marëdhëniet janë më keq se kurrë ndonjëherë tjetër.
Kjo spjegohet më mirë nga frazat e papërgjegjëshme të Presidentes së Kurtit (për mendimin tim jo të Kosovës) e cila tha, disa kohë më parë: “ “Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciqi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani. Presidentja Osmani thotë se përkrahje e tillë e Shqipërisë ndaj Ballkanit të Hapur është e pakuptueshme për të. “Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona që një kohë të gjatë, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani“ (Vjosa Osmani kritikon Edi Ramën – Bota Sot).
Në zhvillimet e reja në Kosovë, zgjedhja e kryetarit të ri të LDK, Z.Abdixhiku, ka hapur një faqe të re në mundësitë e afrimit të politikave kosovare me qeverinë shqiptare aktuale.
Cilat janë shkaqet që politika kosovare e qeverisë së Kurtit ka ftohur deri në budallallëk marëdhëniet me qeverinë shqiptare të Edi Ramës? Këto shkaqe mund ti ndaj shkurtimisht në tre pjesë.
Shkaqet brënda Kosovës janë:
-Strategjia e disa politiknëve kosovarë për të bërë një shtet Kosovar me gjuhën e saj, larg gjuhës standarte të shqipes, me pretekstin se kosovarët janë komb i veçantë jo shqiptar. Ky pretendim vjen nga lobi religioz më afër Turqisë dhe Arabisë nga të cilat janë marë financime ndër vite, i përfaqësuar nga Nexhmedin Spahiu etj,
-Strategjia e disa politikanëve kosovarë për të mos arritur asnjë marëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë me qëllim njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia
-Strategjia e këtyre dy grupimeve për të mos pranuar Projektin e BE dhe SHBA `Ballkan i Hapur` me pretekstin se `do të bëhet një Jugosllavi e re dhe do na humbë pavarësia`.
-Strategjia për të bashkëpunuar ngushtë me Tiranën dhe krijimin në të ardhmen e një Federate Shqiptaro-Kosovare, e përkrahur nga PDK, drejtuesit e të cilës janë në burg, për shkak mesa duket të spiunimit nga vetë politikanë të veçantë kosovarë në shërbim të Serbisë, apo dhe për para në shkëmbim të informacionit të rremë,
Shkaqet brënda Shqipërisë janë
-Konfliktet e ashpra politike në Shqipëri, të cilat kanë favorizuar edhe ndarjen e opinioneve në politikën kosovare, njëra nga këto janë idetë përçarëse të Berishës e ndarjes në veriorë dhe jugorë, dhe me dëshirën për të armiqësuar të majtën shqiptare me politikën kosovare gjë që sot ka arritur kulmin e negativitetit.
-Mungesën e dëshirës nga disa grupime politike shqiptare për tu bashkuar me Kosovën, për shkak të diferencave sociale, fetare, administrative, e kulturore.
– Mungesa e një strategjie të qeverisë dhe shtetit shqiptar, mungesa e bashkëpunimit midis partive politike për të patur një strategji të njëjtë dhe largapamje për të ardhmen e trevave shqiptare dhe popullsive shqiptare brënda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo ka shkaktuar që Shqipëria të mos luajë asnjë rol politik të vërtetë në çlirimin e Kosovës dhe në pjesmarrjen e saj si një shtet i interesuar, por ka qënë mjaft indiferente në këtë drejtim. Kjo forcohet paradoksalisht edhe me deklaratën e radikalistit Sheshel i cili në një moment deklaroi se.. Kosovën ja morëm dikur Shqipërisë, prandaj është më mirë të bisedojmë për të ardhmen e Kosovës me shqiptarët……
Shkaqet ndërkombëtare janë:
-BE vonon integrimin e Shqipërisë, mban larg integrimin dhe heqjen e vizave me Kosovën, dhe ka akoma sëmundjen politike të 1913 se…. shqiptarët janë myslimanë si turqit e për pasojë nuk janë të mirëpritur në BE….
-Strategjia amerikane për të krijuar një lob anti-sllav në Ballkan me përfaqësues shqiptarët si skalion i parë në rast lufte. Kjo ka krijuar diferencën mes Shqipërisë dhe Kosoëvës sepse nëse politika kosovare me miopinë e saj fëminore dhe me urrejtjen e saj legjitime ndaj serbve e sheh veten me dëshirë në një luftë të ardhme, ndërsa politika shqiptar edhe këtu Edi Rama ka rolin e tij të vërtetë e sheh lobin shqiptar jo si skalion i parë në një luftë të mundshme apo si `mish për top` të perëndimorëve, por kërkon idenë e bisedimeve, marëveshjeve, dhe bashkëpunimit nëprmjet Ballkan i hapur apo dhe me nisma të tjera.
Të tre këto grupe shkaqesh, shumica kontradiktojnë njëra tjetrën edhe për shkak se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri e Maqedoni e Mal të zi megjithëse jetojnë në shtete laike, kanë nostlagjira religiose sipas përkatësisë së tyre, nostalgji të cilat për shqiptarët e shkolluar mire, kur vjen puna për prioritete, e lënë mënjanë religiozitetin përkatës, kurse shqiptarët e Kosoavës vazhdojnë ta kenë përparësi religiozitetin përkatës e për pasojë çedojnë në vendimarrje.
Kjo për mendimin tim kërkon kohë kur Kosovën dhe Shqipërinë, e sidomos Kosovën, ta drejtojnë politikanë intelektualë, dhe kur në të dy vëndet të jetë krijuar një elitë në vënd të militantëve, që të drejtojë vëndet.

priftipirro2017@gmail.com

Një vit stabilitet politik pa zhvillim ekonomik!

0

Florim Zeqa  

Edhe përkundër ndërrimit të pushtetit, pas një viti në Kosovë po ndodhë ajo që ju intereson ndërkombëtarëve-stabiliteti politik, pa liberalizim të vizave dhe pa asnjë ndryshim sa i përket imazhit të shtetit dhe mirëqenjes së qytetarëve.

Vahzdon “Status Quo”-ja e vendnumërimit

Për dallim prej qytetarëve, po vazhdon avazi i vjetër i ngritjes së mirëqenjes së pushtetarëve, bashkë me ketë edhe rritja e nepotizmit në të gjitha institucionet deri në majat e pushtetit.

Edhe pse ka kaluar një vit nga ndërrimi i pushtetit, asnjë hap pozitiv në politikën e jashtme, pa asnjë njohje dhe pa asnjë përpjekje për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare: INTERPOL dhe UNESCO, BE dhe OKB, por as një nismë për anëtarësim të Kosovës në NATO, aspirata dhe shpresa këto të qytetarëve!

Nuk jam nga ata që e kritikojnë qeverinë për gjithçka dhe për çdo gjë, por as që e mbështesë opozitën në opozitarizmin e saj të çakorduar, që shpeshëherë i ngjet një gramafoni të prishur, duke i përseritur të njëjtat fjalë, pa ndryshuar asgjë në kursin e saj politik!

Një vit i qeverisjes nuk është shumë, por nuk është edhe pak për të vërejtur nismat e para të ndryshimit, të cilat nuk shihen as në horizont!

Albin Kurti mund të kritikohet për mosmbajtjen e shumë premtimeve elektorale, por jo edhe për krizën energjetike të trashëguar, për krizën pandemike dhe për krizën ekonomike (të shkaktuar nga faktorët e jashtëm) me të cilën po përballen shtetet e rajonit dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian dhe në mbarë botën.

“Qeveria e shpreses”, fundi i të gjitha shpresave për ndryshim

‘Qeveria Kurti’ doli të jetë më e votuara nga paslufta, jo pse ishte më e mira, por pse ishte mbetur e vetmja alternativë e paprovuar në qeverisjen qendore!

Me qeverinë e re, qytetarët kanë pritur përmirësim të sistemit shëndetësorë dhe atij arsimor, kanë pritur përmirësim të sistemit të drejtësisë, barazi sociale dhe qytetare.

Sukseset e një qeverie nuk maten me pjesëmarrje nëpër akademi përkujtimore të liderëve shtetërorë dhe as me numrin e vizitave jashtë shtetit, por me rritje të zhvillimit ekonomik, me thithjen e investimeve të jashtme të cilat gjenerojnë hapje të vendeve të reja të punës për të rinjët.

Thonë “shpresa vdes e fundit”, por në mungesë të sinjaleve të para të ndryshimeve të pritura, qytetarët kanë filluar ta humbin besimin edhe në ‘qeverinë e shpresës’. Qytetarët me shpresa të thyera, janë duke u larguar me të madhe nga Kosova, për shkak se nuk i besojnë më asnjërës nga partitë e skenës politike. Ngase secila prej prej partive politike në mënyrën e vet i kanë zhgënjyer qytetarët me mashtrime të njëpasnjëshme pa ju ofruar asnjë përspektivë të sigurtë në vendin e tyre!

Politikanët pa projekte dhe pa vizion, e morën në qafë një popullatë të tërë

Falë kësaj klase politike në pushtet dhe opozitë, qytetarët e Kosovës tani e 23 vjet nga përfundimi i luftës kanë mbetur të vetmit në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore, sikurse që kanë mbetur të vetmit të izoluar, pa të drejtë levizje të lirë drejt shteteve të BE-së.

Për të qenë ironia më e madhe dhe paradoksi më absurd i kohës, Kosova është ndër vendet me prezencën më të madhe dhe më të fuqishme politike dhe ushtarake në rajon dhe ndër vendet e para që ka pranuar valuten EURO (të imponuar) të Bashkimit Evropian, porqë qytetarët e saj nuk mund të lëvizin drejt këtij “UNIONI” të cilin e aspirojnë si të vetmin shpëtim nga varfëria dhe denigrimi social që ua shkaktuan politikanët pa etikë dhe pa vizion për të ardhmen prosperuese në atdheun e tyre!

Zbrazja në heshtje e Kosovës nga popullata e saj, është pasojë e klasës politike vendore dhe burokracisë perëndimore e cila u bë krahë i politikave antishtetërore dhe antikombëtare e armiqëve të Kosovës.

Projektim im i Alternatives së Re politike (emrin e të cilës nuk mund ta bëjë publik para kohe) për dalje nga situata e krijuar është i thjeshtë dhe praktik, i pranueshëm për të gjithë qytetarët dhe i realizueshëm në afatet e përcaktuara kohore për krijimin e fondit të sigurimeve shëndetësore dhe sigurimin e barnave esenciale në të gjitha spitalet për të gjithë pacientet me sëmundje kronike, rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimineve brenda një viti në tërë territorin e vendit. Po ashtu me përgjegjësi të plotë e deklaroj se brenda një viti do ta përmbyllja dialogun me Serbinë dhe realizoja liberalizimin e vizave për qytetarët, për të arritur në fund edhe tek anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Karakteri i vërtetë i “Kryeministrit shqiptar” del në pah kur është i droguar

0

Nga: Aurel Dasareti

Nëse ai ka fare karakter, zakonisht është i keq. Politika e tij është pa njohuri, sipërfaqësore dhe drejtpërdrejt e rrezikshme. Kemi të bëjmë me një njeri të rrezikshëm për Vendin dhe Kombin. Me një regjim kriminal që shpopullon Shqipërinë përmes varfërisë dhe mungesës së shpresës. I stërzgjaturi i gjorë që dribloi drejt dominimit të botës së krimit në shtetin amë, ka luftuar për shumë vite në një betejë të suksesshme për t’u bërë i varur nga droga.

***

Mendimet e ndara për vizatimet e pavlera të piktorit nudist, servilit të pa karakter që u bën lajka dhe u përulet më të fuqishmëve (të huajve) për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake, na bëjnë të dyshojmë se ato “vepra arti” tregojnë diçka të re, të ndërlikuar dhe të gjallë. Për çdo problem kompleks me të cilin përballet vendi, ai ka një zgjidhje të thjeshtë – një zgjidhje që ka dështuar.
Një numër i konsideruar i popullit nuk duan të shohin se çfarë tregon kjo për Ramën si krijesë njerëzore. Ata thjeshtë duan të shohin atë që duan të shohin. Në fakt kokëtulët e tillë që verbërisht i shërbejnë sulltanit, punojnë edhe kundër mirëqenies dhe ardhmërisë së fëmijëve, nipave dhe mbesave të veta. E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Të tillëve u them:
A nuk i vini re kthetrat autoritare teksa ecni nëpër rrugët e Tiranës dhe ngrehinat e pakuptimta të regjimit?! A nuk e vini re se regjimi tij antikombëtar diskriminon (varfëron) sidomos veriun e vendit në çdo aspekt?! A nuk e vini re që çibanët e regjimit të tij shajnë motrat dhe vëllezërit e tjerë në veri duke i quajtur “malok”?! A nuk e vini re se gjithë ky pisllëk që del nga goja e tyre është vetëm për të përçarë kombin shqiptar?! Pse votoni për njerëz të tillë!?
Uniteti është gur, përçarja është rërë.
***
Ne atdhetarët kudo që gjendemi, nuk e duam një “kryeministër” i cili prej vitit 2013 është në zhvillim e sipër për të shkatërruar plotësisht Shqipërinë, në të gjitha fushat, në çdo mënyrë; të zbrazë vendin nga shqiptarët autokton dhe t`i zëvendësojë ata me “refugjatë “ apo “punëtorë” nga Afrika, Azia Arabia, Serbia, Rusia, me qëllim djallëzor për të ndryshuar demografinë e vendit, ku shqiptarët autokton, të vërtetë do bëhen minoritet në vendin e vet. Ne nuk duam një kryeministër të paligjshëm e të përjetshëm. Ne nuk duam një kryeministër që është shndërruar në një Zot të pagabueshëm, fjalët e të cilit janë gjykime të pakthyeshme. Ne nuk duam një kryeministër që edhe pas vdekjes do të emërojë fëmijët e tij për kryeministër. Ne nuk duam një kryeministër që i trajton shqiptarët sikur të ishin armiq dhe e urdhëron policinë e tij t’i gjuajnë me plumba gome dhe gaz helmues – ndërkaq, armiqtë e përjetshëm të Kombit tonë (serbo-rusët) i trajton sikur të ishin vëllezër dhe u jep atyre dalje në detin shqiptar. Ne nuk duam një kryeministër që rrënon ndërtesat historike (si Teatrin Kombëtar të Tiranës) dhe në vend të tyre ndërton lloj-lloj godinash të pavlera vetëm që të shpërlaj parat e pista nga kanabisi, korrupsioni…

Shqipëria nuk është prona e oligarkëve mafioz. Është vendi amë i gjithë shqiptarëve kudo që gjenden. Një komb shumëmilionësh nuk mund në vazhdim të kontrollohet nga 200-300 familje hajnash. Shqiptari logjikon si robërit: Për asgjë në botë nuk do të ndryshoja hijeshitë e vuajtjeve të mia. Këtë Indiferencë duhet përzënë nga kokat tona të çuditshme. Por, ne nuk do të mund të ushtrojmë kurrë të drejtat tona nëse vazhdojmë të themi “nuk ka shpresë” dhe të largohemi nga vendi. Atëherë asgjë nuk do të ndodhë.
***
Tragjike që shqiptarët kanë mbetur pa opozitë dhe zgjedhin insektet për të sunduar mbi ta!

Koha e bindjes ka mbaruar. Ata që nuk kuptojnë se çfarë po ndodh duhet të injorohen dhe të mos humbasim kohë me ta. Njerëzit e ndershëm dhe me logjikë të shëndosh duhet të bashkohen që t`i sjellin vendit ndryshime pozitive, liri, mirëqenie, ardhmëri, pavarësisht bindjeve personale dhe botëkuptimeve, përndryshe do na skllavërojnë të gjithëve.
***
Pushtimi rus i Ukrainës ka ngjallur plagë dhe frikë të vjetra në mesin e shqiptarëve të Dardanisë dhe territoreve të tjera të okupuara. Megjithatë, kryeministri i shtetit amë akoma gënjen qytetarët se “Ballkani i Hapur” (dalja e patericës ruse – Serbisë armike në Detin Shqiptar) na qenka rruga e duhur për të mirën e Kombit dhe Vendit tonë.

Ato gënjeshtra ua rikujtojnë tmerrin dhe bëjnë vrima të panumërta në zemrat e shqiptarëve të Kosovës që përjetuan/mbijetuan gjenocidin e fundit serb (1998-99) por ato nuk do t’i ndalin rrahjet e tyre ose nuk do t’i ngrijnë ato.
***
Koncepti i narcizmit po bëhet pothuajse i varfër. Kryeministri i përjetshëm (i zgjedhur nga votat e vjedhura) po ndjek një vetë-adhurim të dimensioneve olimpike. Egoja e tij është si madhësia e universit.
Ai thotë se mezi dëgjon këshillat e të tjerëve. Ai thjesht pyet veten kur dëshiron të zbulojë se si është bota, sepse ai ka, në fund të fundit, një nga “trutë më të mirë në botë“.
Por politikat e tij janë injorante, sipërfaqësore, jo koherente dhe drejtpërdrejt të rrezikshme. Kur i bëhet presion për raste individuale, dhe padyshim nuk mund të përgjigjet, fillon të flasë për gjëra të tjera. Për të mashtruar vëmendjen e opinionit.
Gazetarëve të aftë shqiptarë u është dashur të heqin dorë nga marrja e përgjigjeve konkrete për pyetje specifike.
Ai nuk ka politikë realiste, as këshilltarë, as aftësi për të mësuar. Vetë-adhurimi i tij kolosal e bën atë një kështjellë të mbyllur. Ai nuk e di atë që nuk di dhe nuk është i interesuar të zbulojë.
***
Kriminelët duhej të ishin në qeli, jo në pushtet dhe në arrati.
Sa mirë do të ishte
për të parë macet
si gjuajnë minj!
Ti u rrëzove, do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!

_____

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ja kush e bëri shtet Kosovën …?

2
Ahmet Asani, Zvicër
▪︎ Kosova eshte çliruar fal gjakut shekullor të të gjithë të reneve për liri, ka shpetuar nga çfarosja kolektive fal lutjeve te Shenjtës Nena Tereze, drejtuar Perëndimit e Perëndisë, eshte bere shtet fal mendjes se Ibrahim Rugovës qe i drejtoi shqiptaret kah Amerika e Perëndimi!
▪︎ Shteti i Kosoves nuk mund te prishet as per deshirë te Serbise e cila eshte e gatshme te beje pazare per ndarjen e Kosoves, e as per deshirë të atyre që trumbetojnë bashkimin kombetar, por që në fakt janë kunder shtetit të Kosovës!
▪︎ Bashkimi kombetar si proces i natyrshem, do te realizohet vetëm atehere kur shqiptaret e Shqiperisë ta ndjejnë dhe shprehin hapur kete deshirë e nevojë shpirtrore, sepse shqiptaret ne Kosove e viset e saja nën Serbi, Maqedoni e Mal te Zi, bashkimin kombetar e presin per gati një shekull!
Kan være et bilde av 2 personer og tekst

Katapultimi brrylor i Hashim Thaçit në politikë!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
Hyrja dhe ngritja e Hashimit në politikë, është përfolur si e dyshimtë, madje, me intrigimet të disa Shërbimeve Informative të disa shteteve hiç miqësore për Kosovën. Këtë dyshim e ngrejnë, pikërisht, shokët tij të LPK-së në Mërgatë. Miqësinë e agjentit të Shërbimit Sekret francez, DGSE, Danjear Arnaud, dhënderr i Serbisë, me Hashimin, i pari e zbuloi Bardhyl Mahmuti, i cili, në atë kohë ishte i ngarkuar me punë të Jashtme të LPK-së.
      Hashimi ishte i etur për pushtet dhe para, aq sa edhe tutorët e tij në kupolën zyrtare, social-komuniste në Tiranë. Titullarët: Rexhep Mejdani – president, Skënder Gjinushi – kryeparlamentar, Paskal Milo – ministër i Jashtëm, Fatos Klosi – shef i SHISH-it, me mbeturinat enveriste, donin stausquonë me Jugosllavinë, njësoj si Enveri i tyre dhe assesi luftën me Serbinë. Ndërsa Fatos Nano i braktisi, u tërhoq, me bidjen se “këta, të LPK-së, janë sharlatanë, të pashkolluar, pa edukatë, banditër dhe fort të dyshimtë”?!
      Krerët shtetërorë të Tiranës, dërguan stafin profesional të agjit-propit enverist në Evropë, me qendër në Zvicër. Fletushkën “Zëri i Kosovës”, numri i parë i së cilës, u botua në një podrum të Prishtinës, nga grupi ynë ilegal, në vitet `70-a, në gjysmën e dytë të viteve `90-a, agjentët brenda LPK-së, e kthyen në një paçavure përçarëse të mërgatës së përbotshme gjithëshqiptare!
 
     Gjahu i parë i bandës të Hashim Thaçit, ishte puçi në Kryesinë e vjetër të LPK-së, e cila u shkarkua dhe u akuzua për tradhti, pa dhënë shpjegime. Zgjodhën kryesi të re, të dominuar nga klani i Drenicës. Morën drejtimin e fletushkës, tani, gazetë “Zëri i Kosovës”, ku shfrynin kundër LDK-së e Rugovës, duke e harruar Serbinë, e gjithë llumhania e kuqe staliniste e etnikumit shqiptar dhe përtej në botë! Kryesia e vjetër e LPK-së, pavarësisht destruktivitetit, në vijimësi, megjithatë, ishte për bashkimin  e faktorit ushtarak. Ndrkohë që Kryesia Puçiste e përjashtonte këtë unifikim, pavarësisht pse Kosova ishte në luftë me Serbinë pushtuese. Dhe, duke i parë flirtimet e Kryesisë së re të LPK-së, me miqtë e Serbisë, dyshimi për nismen e sabotimit të luftës ishte i bazuar.
     (Për çudë, për të tretën herë me radhë, në tri debate televizive, kur analisti, profesor Sadri Ramabaja, nis rrëfimin për puçin në LPK-e, moderatori Leonard Kërçuku, ke T7 – PRESSING”, e ndërpret, duke e stopuar atë temë!? Atëherë, pse hidheni, “si zorra në prush”, kur akuzohen disa media të kapura nga PRONTO-mafia?!)
      Gjahu i dytë, ishte Fondi “Vendlindja thërret”, t`i dorëzohet Kryesisë puçiste të LPK-së, përkatësisht, bandës të Thaçit. Përgjegjësi i Fondit, Jashar Salihu, kundërshtoi me arsyetimin se “unë i kam garantuar donatorët mërgimtarë, për administrim korrekt dhe nuk heq dorë nga kjo përgjegjësi. Jam i hapur për transparencë, qoftë edhe me kompromisin për bashkë-menaxhim”. Por, Hashimi, si trim në poshtërsi, kërcënoi jo vetëm atë personalisht, por edhe familjen e tij. Jashari u dorëzua, SHTAB-istët në konsolidim e sipër, nuk pranonin asnjë kopromis, asnjë kontroll nga dikush tjetër të Fondit! Pra, donin të tërin dhe pa asnjë kushtëzim!
     Hashimi, si mjeshtër “i dajakut dhe i kulaçit”, e shpërbleu për nënshtrimin, duke e shpallur Jashar Salihun Hero të Kosovës, edhe pse ai vdiq nga sëmundja. Nëse do të vlerësohej kontributi i Hafiz Gagicës, për Kosovën, do t`i eklipsonte heronjtë e Hashimit. Megjithatë, për turpin e qeverive të Kosovës, për atë nuk u sigurua, qoftë edhe një vend pune në Kosovën e lirë, edhe pse kishte punuar shumë për atë.
     Hashim Thaçi është trim në poshtërsi! 
     Hashimi, po ta përdorte trimërinë për mirësi, do të mbetej vlerë e historisë tonë. Mjerisht, ai, trimërinë e përdori për poshtërsi dhe u fundos përjetësisht. Dhe, nga ky fund i turpshëm, nuk e shpëton asgjë, qoftë edhe një liri e blerë, siç ka ndodhur me “sivëllezërit siamezë” të tij. Këtë e ka dëshmuar me veprimet aventureske dhe banditeske, në likuidimin e rivalëve politikë.
          Shembullojmë vetëm me dy raste, që, sot, janë edhe akuzat bazë e faktike ndaj Thaçit:
      a) Vrasja e gazetarit dhe e zëdhënësit të parë të UÇK-së, Ali Ukaj. Hashimi ishte i akuzuari i parë, ishte prangosur në Burgun e Tiranës. Xhavit Haliti i telefonon një gjenerali të Sigurimit Shqiptar dhe Hashimi lirohet! Vrasja i faturohet një kushëriri, i cili mohon çfarëdo lidhje me rastin. Enigmatisht, dosja Ukaj mbyllet, madje, pa asnjë hetim! Dhe, kjo ndodhë vetëm në sistemin e rrënuar të drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë, dy shtete rrumpallë, qytetarët e të cilëve po i hanë qentë endacakë, bulevardëve dhe rrugëve të Prishtinës, Tiranës dhe qyteteve tjera!
b) Fjalosja e Hashimit, më 1993, me profesor Behajdin Hallaçin, sekretar organizativ i LPK-së, në Kosovë, inferioriteti i tij, në raport me Hallaçin, e çoi në plumb atë, për të shmangur një rivalitet të mundshëm politik, në të ardhmen e afërt. Me plumbosje u shuan kësaj jete edhe bashkëluftëtarët e profesor Hallaçit: komandant Ismet Jashari-Kumanova dhe Shaban Shala. Murat Jashari, tashmë, viktimë speciale e “komandantëve”, bënë pyetjen bombë, drejtuar komandantëve: “Kush e vrau vëllain tim, Ismet Jasharin, alias Komandant Kumanovën?!” Një pyetje domëthënëse, që ka mbetur pezull, në pritje për ta mbuluar harresa, pa përgjigje!
     Shkrimtari Maksin Gorki këshillon, “të mos i mohohet gjithçka tjetrit, sepse rrezikohesh të të mos të besojë njeri”. A bëri diç të mirë, si kryeministër e president, Hashim Thaçi, “për të mbetur në memorien e historisë për vlera”? Gjithësesi, po. Kryevepra e Hashimit është Krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Edhe motivimi i tij është bindës: “Vazhdon vrasja e dëshmitarëve, me parësi në numër në Dukagjin. Bota demokratike nuk i toleron këto krime makabre, në zemër të Evropës”.
     Edhe vrasja dhe kallja e dëshmitarit potencial të Hagës, në shkurtin e vitit 2020, i cili udhëtonte me ekzekutorët në makinë, e vërteton deklarimin e Hashimit. Përndryshe, Gjykata e krijuar nga OKB-ja, do të ishte fatale, duke u dhënë rast rusëve e kinezëve, të talleshin me nulitetin ushtarak dhe “atdhetar”, të komandantëve fiktiv të UÇK-së së LPK-së, të cilët vranë Ministrin e Luftës, Kolonel Krasniqin, në vlugun e luftës. Një Gjeneral i shquar kroat, bëri pyetjen, sa të dhimbshme, aq edhe tmerruese, duke vlerësuar lart personalitetin, integritetin dhe profesionalizmin ushtarak të Kolonelit tonë: “A e dinë shqiptarët se kënd kanë vrarë?!”
 
                 Lavdërimi foshnjor i LVV, për refuzimin e Specialës!
     Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pse lavdërohet me refuzimin e bërë Specialës. Të paktën, pas bllokimit të Vetting-ut, nga të inkriminuarit e drejtësisë, duhet të reflektonin dhe të mos i akuzojnë votuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Den Hag. Derisa nuk ke forcën t`i prangosish dhe ndëshkosh kriminelët, Specialja e Hagës është zgjidhje pa alternativë.
      Dakord, nuk ka pasur transplacion organesh. Por, në librat e Karla del Pontes dhe të Dick Marty-së, janë pasqyruar edhe gjetjet e prokurorit amerikan Jack Smith, torturat dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë shqiptarë, në, të paktën, 40 burgjet rurale, të improvizuara, kryesisht, ahure e shtalla bagëtish, të menaxhuara nga komandantët e zonave, me urdhër të SHTAB-it, Qendror të UÇK-së të LPK-së, pavarësisht nëse ai ndodhej në “Rogner” apo brenda Kosovës.
     Skajmërisht kriminale, askush nga ata që kërkojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale, nuk merakoset për “vrasjen e mbi 1.000 kundërshtarëve politikë”, siç konstatonte kryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, dy dekada më parë. Ndërsa statistikat e specialistëve të Drejtave të Njeriut dhe të Shoqërisë Civile, shifrimi i viktimave, shkon në 1.825 dhe në evidencat e fundit, deri në 1.920. E tmerrshme, të gjithë shqiptarë krejtësisht të pafajshëm, kryesisht, luftëtarë të uniformuar dhe të devotshëm për çlirim dhe demokraci!
     PAN-i, në përgjithësi, PDK-ja, në veçanti, në mënyrë të organizuar, po bënë çmos, për ta inkriminuar UÇK-në, duke mbrojtur individ e grupe, se, gjoja, me veprimet e tyre, qofshin edhe vrastare, përfaqësojnë UÇK-në! Kjo tendencë e poshtër e kriminale, duhet të stopohet dhe të demaskohet, si armiqësi e hapur ndaj Kosovës.
      Së fundi, është skandaloze deklarimi paushall dhe hiç i saktë, i kryeminstrit Albin Kurti: “Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit po mbahen në Hagë, për luftën e pashembullt për liri”!? Ndërkohë që nuk kanë qenë shokë lufte të Ademit. Përkundrazi, përgojues, pengues dhe sabotues të luftës së Hamëz dhe Adem Jasharit, të cilët, edhe fizikisht i ndanin 2.000 kilometra! Madje, nga katërshja e Hagës, tre syrësh nuk kanë fare pjesë e luftës. Në vend të luftës për çlirim e liri, ata kishin zgjedhur të merreshin me lista morbide, vratare dhe komunikata SHTAB-iste, gjithnjë, në emër të UÇK-së, denigruese të luftëtarëve të mirëfilltë dhe sabotuese të luftës çlirimtare.
      Gjithësesi, kjo deklaratë, sa e papritur, aq edhe foshnjore, do t`i kushtojë Kurtit, kur dihet se tej 85 % e shqiptarëve, në të gjitha sondazhet, matjet publike, duan rend e ligj, luftë kundër krimit të organizuar vrastar dhe hajnisë zyrtare. Me këtë premtim LVV korri fitoren, pothuajse, plebishitare, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Veç kësaj, Kurti shpërfaqë dozën e anarkiste të kundë-shtetit, kundër ligjit, drejtësisë. Ai, nën trysninë kriminale të PAN-it, dorëzohet, amniston krimin dhe kriminelët! Shqiptarët nuk e prisnin këtë dobësi dhe kthesë diabolike, të Albin Kurtit, të admiruar, sidomos, nga rinia shqiptare, si parimor dhe qendresëtar, pikërisht, për të vendosur drejtësinë e munguar në Shqiptari, që nga 9 prilli 1939!?
     Veç kësaj, kjo nuk i ndihmon të izoluarit në Hagë. Fundja, burgu në Shvemingen të Holandës, nuk është Burgu i Burrelit, “Burgu i Vdekjes”, siç njihet në historikun e burgjeve botërore, ku ajri dhe uji ishin me racion, kurse uria e dajaku ishin normë”! Prandaj, duhet pritur, se çfarë do të rezultojë nga rrjedha e procesit hetimor dhe atij gjyqësor. Megjithatë, “vrasjet e ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, nuk i kanë bërë jashtëtokësorët”, – thoshte, në cilësinë e shtetarit të parë, presidenti i Republikës të​ Kosovës, Fatmir Sejdiu.