Kreu Blog Faqe 1360

Krijohen pritje në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë

0

Prishtinë, më 03 prill 2022

Policia e Kosovës në aspektin e sigurisë vlerëson se situata është e qetë dhe stabile, ndërsa referuar mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe organizimeve të qytetarëve për të udhëtuar në forma të ndryshme drejt Serbisë për të votuar, në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje.

Pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave.

Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, garantimin e lëvizjes së lirë dhe sigurisë së përgjithshme në vend.

7 ditë udhtimi e vizita në Shqipëri dhe në Kosovë

0

Sinan Kastrati, Suedi

7 ditë sa zgjati udhtimi e vizita në Shqipëri e në Kosovë dhe 7 vazhdimet e fejtonit tim
Vazhdon nga numri i djeshëm ”Kur të rinjët e të rejat, nxënës/e të shkëlqyeshëm na zëvëndësojnë, puna shkon për së mbari”, Drini.us, 2 Prill 2022 me Luelë për herë të parë para publikut atdhedashës në mërgim në rubrikën ”Dossier/ Reportazh”
Nga Ditari mi, vazhdimi i shtatë (7) dhe i fundit

Deri sa më 25 shkurt nuk kisha kurrfarë ”obligimi” e nuk kisha marrë kurrfarë detyre, përveç që kujdesesha për nxënësen time rreth moderimit, shkrimit të pasqyrës së programit, kush dhe kur do të flas, recitoj, këndoj, më 12 mars përveç pregatitjes teknike dhe zgjedhjes së poezive, recitalit e ushtrimit me Haxhiun ”Mundja e Lekë Dukagjinit”, kisha edhe fjalën kryesore, raferatin për Demonstratat e 11 e 26 Marsit të viti 1981.
Vetë titulli i referatit tim në dukje ishte i ndieshëm dhe provokativ, ”A ishin demostratat të organizuara dhe kush ishin organizatorët?
Sepse shumë mendojnë dhe ende rrahin gjoksin për gjoja organozator-ët.
Tjetër që bëra gjatë pregatitjes së programit festiv ishte se të gjitha vjershat q¨i kisha zgjedhur, një kopje të tyre, ia dhash edhe organizatorit, Murat Kocit dhe kopjen tjetër nxënësi që kishte me e recitua. Origjinalin, e mbaja unë.
Isha kujdesur që në program të ketë edhe valle . një nxënëse, podrimqake vallëzoj për mrekulli, Eliza Kuqi.
Por kudo, udhëheqësit, qofshin ata të vegjël apo të mëdhenj, si Luigji i 14-të, rreth vetës ka ” … miqtë, simpatizantët e mbretërorët si dhe për çdo tjetër që rrinë pranë tij: lajkatarë servilë, dallkaukë, sahanlëpirësi etj.”.
Pas disa ditëve, kur bisedoja me organizatorin e vrejta se edhe ai nuk ishte ndarë i kënaqur me fjalimin tim për “Demonstratat …” që gjoja s`ka qenë vendi e “kuvendi” (lex. publiku) për një fjalim të till. Të tjerat, ishin në rregull, sipas tij.
Një tjetër servil e ndoshta disa, dy, tre, katër, ishin afrua vesh më vesh e gojë më gojë, pas fjalimit tim se gjija “mua po më jipet hapsirë e madhe dhe se nuk kanë qenë ashtu “demonstratat.” siq i përshkruan Sinani.
Kjo më bëri të mendoj për herë të parë të flas hapur e pa dorza dhe i thash Muratit:
-Murat, dy organizimet e fundit që kishim, një për “Buzmin …” e tjetra për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dhe Flakës së Janarit, unë as një fjalë rasti, përshëndetje e as asgjë s`kam pasur. Kam qëndrua “pas perdeve”.
Ndërsa për “Qëndresës Heroike të Familjes Jashari”, për 7, 8 e 11 e 26 marsit, që u mbajt më 12 mars, me propozimin tënd dhe natyrisht dëshirën time, kam pranua që të aktiv si pjesë e organizimit dhe ta marrë përgjegjësinë për anën artistike, zgjedhjen e poezive, nxënëseve (Edhe Murati, ka pasur disa nxënës që kanë recitua). Tjetra është se askush nuk dëshironte që të merr e pergati, një pjesë teatrale, recitim apo të ngjashme. Unë personalisht, dëshiroja që së pakut edhe Medi Behrami të më ndihmoi por ai, për shkaqe familjare (vëllain e kishte të sëmurë, i vdiq para 5 ditëve) nuk mund të angazhohej.
Që të hjek çdo dyshim, se nuk provokua e as mohua por as nuk kam këndua ”himne”, demonstratave, po e paraqes një pjesë të fjalimit tim për Demonstratat që e lexova, marrë nga një shkrim imi më i gjatë:
”A ishin demostratat të organizuara dhe kush ishin organizatorët?
Shpesh është shtruar pyetja: a ishin demostratat e 11 dhe 26 Marsit (dhe 1 e 2 Prillit)
1981 të organizuara dhe kush ishin organizatoret? (për demostr. e 1 e 2 Prillit 1981,
unë nuk mund të flas, pasi që nuk kam marr pjesë në to, kam qenë në burg.)
Unë mendoj se demostratat e 11 dhe 26 Marsit 1981 nuk kanë qenë të organizuara nga
individë, as nga grupe, organizata e parti politike nga brenda as nga jashtë.
Demostratat e 11 dhe 26 Marsit 1981, nuk kanë pas organizatorë.
Nuk njoh asnjë njeri që në ato qaste ka funksionuar mirëfillit si organizator, perveç
individëve që (janë) kanë dalur në ”foltore”, duke qenë me afinitetet për të folur më
bukur, që për atë kohë nuk ishte edhe aq e lehtë. Pra, folësit kanë dalur spontanisht, të
nxitur nga rrethana aktuale dhe, normalisht nga dëshira që të solidarizohen me
gjendjen që, domosdo që të gjithë kemi pasur dëshirë që të jetë sa më e mirë,
meqenëse, mundësitë për më mirë kanë qenë gjithmonë normalitet srtudentor. Pra,
është filluar spontanisht.

Eron Pacolli, duke recitua vjershën për Hamëz e Adem Jasharin

Me të gjithë shokët e shoqet studentë edhe më vonë, kur kemi biseduar, asnjëri prej
nesh nuk ka pasur ndonjë dëshmi se ndonjë njeri, grup, organizatë apo parti … kishte
qenë organizatore. Një fakt mjaft domethënës është edhe se, askush nuk ka qenë i
paralajmëruar se do të kishte ndonjë protestë, demostratë kur, ku, pse…(? !)”
Pas publikimeve nëpër rrjetet sociale,dhe në Revistën ”Drini.us , të shoqëruara edhe fotografi, mora disa letra falenderimi, këshilla e vrejtje nga Milazim Krasniqi, Dinore Loshi, Bislim Hoxha, Tahir Visha, Rita, Mal Uka, Bajram Mehmeti etj. të cilët më përkrahnin por edhe më mbronin nga akuzat inatqore:
Rita ,12 Mars 2022 Në 5:27
Lexova shkrimin tuaj ne Albaniaforum me kenaqsi .Si nje deshmimtar i atij viti te larget qe jeni, sinqeriteti i juaj se ushqimi ishte i mire shkon kunder asaj qe demostrata ishte spontane . Organizator mjafton nje ose dy qe te irritojne turmen .Mendimi im eshte se ka pasur shtyrje e organizim .Ky vit e muaj ( mars 1981 ) ka hyre ne historine e popullit te Kosoves dhe heronjte e vertete nuk jetojne dhe kane mbetur deshmimtare si XH. Haliti , Kelmendi , Veseli etj ku deshmojne si te duan . Pershendetje miku Sinan nga une !!!
Rita 14 Mars 2022 Në 12:58
Po z.Sinan e lexova shkrimin tuaj ne Albaniaforum dhe sqarimin se pikerisht ne ate dite kritike marsi me 1981 ishit ne burg.Nuk kam asnje dyshim ne sinqeritetin tuaj si dhe bindjen tuaj per mos organizator e pranoj me medyshje Ka kaluar kohe teper e gjate dhe pohime pro apo kunder nuk sherbejne tash . Gjithashtu dhe une ju uroj diten e veres , familjarisht gezuar kete dite festive . Tradite e qytetatareve te Elbasanit se ato e festojne me fanatizem e sot qyteti dhe gjithe atdheu feston ne cdo rruge e shtepi e ndricuar dhe nga dielli i ngrohte.Por mjerisht kjo pranvere erdhi pa nje lule , nuk u cel sivjet . Pasneser 16 mars mbushen nje muaj nga vdekja e mikut tone , poetit Mal Uka . Me mungon poezia e tij ,,, e veres , me ate dialekt te theksuar te veriut ku veshtirsohesha t”a kuptoja paksa por qe me pelqente menyra e thjeshte e sinqeriteti i tij . Nje mik i larget por i paharruar . E sigurte se ai jeton mes luleve e ne pranvere te perjetshme !!! Urimet e mija !!!
Rita, 24 Mars 2022 Në 6:23
Nje reportazh qe te clodh qysh sa lexon titullin .Pershkrimi i juaj z.Sinan realist , duke vene ne pah ndryshimet e koherave e sistemeve. S”ka dyshim qe Shqiperia ka ndryshuar shume e do te ndryshoje per te mire ! Ju pershendes mik e patriot !

Malmö, lagja ku banoj, në mëngjes e në mbrëmje, që është shtytje e frymzim për mua, deti, 2 prill 2022

Perralla e fjale boshe do t”i quani cfare do lexoni si me poshte mik e vella Sinan. Falenderimet e urimet ju takojne ju per cdo analize, kujtime e shkrime qe lexoj ne median e Drinit .Ju si nje mesues jeni nje shembull qe nuk harroni e shkruani kujtimet ne vizitat e ndersjellta Kosove e Shqiperi .Nuk e dij por nje gje eshte e sigurte qe nxenesit qe keni pasur dje dhe sot jane me fat .Pra falenderimet e mija shkojne gjithmone ne shkrimet e juaja dhe pse jo pak here kemi jo nje linje te njejte ne ide politike .Por na bashkon atdhetarizmi dhe kjo mjafton . Uroj qe ne udhetimin e rradhes ne Tirane te gjeni nje qeverisje te “djathte ” e jo si te sotmen neokomuniste e maskuar ! Pershendetje e diten e mire z. Sinan !

Eliza Kuqi, duke vallëzuar, Malmö, 12 mars 2022

Detyrohem te jap nje sqarim per linjen jo te njejte midis ne te dyve.E dij qe jeni i djathte e antibolshevik.Le te leme menjeane rinine dhe rruga nga erdhi infektimi apo me qarte edukimi.Une anoj ne te djathten qe sot e cilesojne ekstreme. Ne shkrimin tuaj te fundit (vazhdimi i udhetimit te shkurtit ) permendni Ballistet e pa dashur perseritni historine e partizaneve sllave e shqiptare qe pushtuan Shqiperine me 1944 – ren. Perseris nje historian te nderuar kosovar qe thote se krejt historigrafia qe ka shkruajtur gjirokastriti (enferr shtese e imja ) eshte 95% e rreme.Te djathte na qeverisen por si u sollen ? Ah, Malsorin Mal Uka e kujtoj shpesh e do te na mungojne komentet e tij .Shpresoj mirekuptim te plote .
Mal Uka, 23 Dhjetor 2021 Në 8:48 pm
Keto shkrime qe po i kthen ne mundesi te rileximit I ndershmi
Sinan Kastrati Ndihet borgjeli karrshi miqeve e dashamirve te Tij kombetar
Dhe flet veq sahi . Sikur te kishte ndertim njeriu dhe pasterti e
rrespekt per kafen qe e ka pi Per konakun ne terase qe iu ka mundesu
Ish dashte me u kujtu dhe per shkrim me falenderu ! Por zoja ,
po perpiqet me shite kurum ne koncertin e kulufegjive qe veq dam kan sjelle
per shqiptari ! I nderuar Bajram , Po me vjen keq me te thane nje
te vertet qe e kam verejt te Ti ! Ti i nderuar nganjeher po i rrepekton
njerzit qe nuk e meritojne rrespektin tuaj Se jan bukepermyst si Psh
kjo Diana Rexhepi ! Ti i nderuar Bajram ,mue mu ke drejtu duke me thene Se ki rrespekt te larte Per Diana Rexhepin
Spaske per kan me pase rrespekt i nderuar Bajram !
Urime Festat Ty e dashamirve Sinanit ,Rites , E Magjun Thaqit Gjakoves!
(Mal Uka ka vdekur në muajin shkurt 2022)
Tom Pergjoka, 23 dhjetor 2021 Në 11:54
Përshëndetje miku im, Sinan!
Për Sinan Kastratin mund të them, aq sa e njoh nga shkrimet e tij, se ai në radhë të parë është një njeri i ndershëm dhe një atdhetar i madh, i cili e don vendin e popullin e vet dhe lufton kundër padrejtësive. Shpeshherë kam menduar se Kosova ka nevojë për njerëz si Sinan Kastrati. Faleminderit dhe Zoti të pastë gjithmonë në mbrojtje i nderuar Sinan! Respekt!
Faleminderit për fotografitë. U gëzova shumë kur pashë se përsëri po merresh me aktivitete kulturore. Ishte një kohë e gjatë prej 40 ditëve pa lexu ndonjë shkrim prej teje dhe ta them sinqerisht se më dukej edhe portalet ishin shumë ma të varfëra pa ty. Shpesh mendoj për ty dhe shëndetin tënd. Uroj nga zemra dhe i lutem Zotit të kesh shërim të plotë!
Shumë të fala nga Gjermania
Të lutem me fal se nuk munda të t’përgjigjem më herët ngase isha i zënë.
Më vjen keq për gjendjen tënde shëndetësore jo të mirë dhe shpresoj me gjithë zemër të mos jetë diçka serioze. Ti je një nga njerëzit më të fortë dhe më shpirtmirë që njoh dhe lus Zotin që së shpejti të shërohesh e të kthehesh në rutinën tënde të përditshme. Vizita zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë duket se paska qenë shumë e ngarkuar dhe ndoshta tash ke nevojë për relaksim në ndonjë spa. Të lutem kujdesu për shëndetin! Ti je shumë i vlefshëm!
Te unë nuk ka ndonjë ndryshim, vazhdoj të punoj me orar të reduktuar dhe fatmirësisht gjendja ime shëndetësore nuk përkeqësohet.
Të fala të përzemërta nga Gjermania
Tom Pergjoka
Elma: Shum faleminderit per kete mesazh kaq motivuese edhe une mendoj qe jeni nje nder mesuesit me te mir qe kam njohur. Respekte!
Erva: Faleminderit shume per keto fjalе kaq motivuese me vjen mire qe kam njohur nje arsimtar sikur ju.
Gjithashu ndjehem e vleresuar edhe tejmase e falemenderuar!
Nxenesja juaj
Pasi kishte lexua shkrimin, vëllai i Kolonel Agim Mehmetit reagoi ashtu si i ka hije një intelektuali me kulturë gjuhësore, e në vend të fyerjeve, paraqiti fakte:
Bajram Mehmeti, (vëllaii kolonel Agim Mehemeti) 25 Nëntor 2021 Në 10:05 pm
“Diana Rexhepi, Duke lexuar rastësisht në Facebook hasa edhe në shkrimin e Zotëri Kastratit dhe natyrisht edhe në reagimin tënd. Nuk jam i sigurt nëse je gazetare por në këtë rast kjo gjë ka pak rëndësi. Pa dashur që të futem në debate të tepërta, unë po të informoj se çdo gjë që e thotë Zotëri Kastrati në lidhje me Bislim Zyrapin, e që zotëri Kastrati i referohet shkrimit tim, është e vërtetë. Përndryshe, po të njoftoj se unë jam Bajram Rrustem Mehmeti nga fshati Botushë, komuna e Gjakovës, vëllau i tani të ndjerit Agim Mehmeti. Mbrotja nga kushdo qoftë, edhe në mënyrë të tërthortë, e Bislim Zyrapit për veprimtarinë antikombëtate të Zyrapit në Ushtrinë Jugosllave do të duhej të konsiderohej si bashkësolidarizim me atë veprimtari. Zonja Rexhepi, ne shkrimin tënd, ndoshta pa qenë e informuar drejtë, duke mbrojtur njeriun e lig, Bislim Zyrapin, mua personalisht por edhe familjes time Mehmeti, na trazove plaget dhe na ripërkujtove pasojat e vuajtjeve të shkaktuara nga veprimtaria udbeske e Bislim Zyrapit.”
Por Diana jo vetëm që nuk kërkoj falje ose të hesht, ajo quajti si shkrim të porositur:
Diana Rexhepi 26 Nëntor 2021 Në 12:59 am
”Nuk e komentova kete shkrim ne Facebook por vetem ketu. Pra geneshtra e Juaj zotri, e amatore, po tregon se ky koment i Juaji eshte i porositun.”
Dhe përsëri Bajrami, si vëllai i të Madhit Agim që nuk ia lëshonte këmbën Agimit, iu përgjigj:
Bajram Mehmeti 26 Nëntor 2021 Në 9:11 am
”Përgjegjja ime e postuar ne FB:
Duke lexuar këtë shkrim, në të cilin permendej edhe emri im dhe familjes sime, reagova në thënjet e një Zonje me emrin Diana Rexhepi e cila në komentin e saj shkruan se Zotëri Kastrati nuk e thotë të vërteten për Zyrapin. Dersa unë replikova duke thënë se Zotëri Kastrati në lidhje me shkrimin tim për Zyrapin e thotë ate që është e vërtetë. Pas reagimit tim, shkruan prapë kjo Zonja Rexhepi dhe thotë se paskam gënjyer dhe se shkrimi qenka i porositur. Është e drejtë e saj që kjo Zonjë të mendojë çfarë të dojë, mirëpo për lexuesit e mundshëm do ta sjellë në këtë profil ate qe e shkrova në faqen DRINI.us. Saktësoj se në atë faqe hyra nga profili i Bislim Hoxhes. E sa për atë që ajo thotë se shkrimi im qenka i porositur mund ti them, pa modesti, kësaj Zonje, se unë nuk jam person që shkruaj sipas porosive, nuk shitem dhe nuk blihem dhe se gjithmonë e kam thënë vetëm të vërteten pavarësisht se ajo mund ti dhemb dikujt shumë.”
Milazim Krasniqi: Po me vjen mire qe keni pasur aktivitet te suksesshem, sepse per nxenesit ne mergate ajo eshte pervoje e bukur dhe e mbajne mend gjate.
O Sinan, t’i kam lexuar tekstet. Te kam lakmi si i mban mend detajet. Je si magnetofon, ha ha ha. Per ministren na kishe nguc pak. Glaukut ia ke ba mirw per karrigen, ai asht djale i mire e nuk idhnohet. Edhe tekstet ku ke fole per librat e mi i kam lexue. Te pergezoj e te falenderoj. Gjithe te mirat!
Dinorja: ”Bravo! Lum ne qe te kemi
Bslim Hoxha: ”Më i miri në mesin e të mirëve.
Kujtime plot nostalgji. Na kthen mbrapa në kohë kur ishim plot elan, fuqi e guzim,. Sinan miku sa bukur i ke thënë. Të faleminderit!
Qofsh mir ore pendrditur !”
Xhafer Leci: “Si përherë, jeni shumë origjinal, i saktë dhe për gjithçka shkruani ofroni dëshmi të pamohueshme.
Falëmnderit për shkrimet e shkëlqyera…
Ju lumtë për mundin dhe kohën, miku im, Sinan!
Jeni shumë i fuqishëm.
Zoti ju dhëntë shëndet të plotë.
Respekt dhe mirënjohje atdhetare punës Tuaj kushtuar çështjes tonë madhore, miku im, Sinan! Të fala dhe shëndet e suksese më tej!
Më besoni se ka raste kur duke lexuar shkrimet tuaja jamë përlotur.
Si rasti i fëmijëve kur pas çdo lëvizje tënde kanë pritur diçka të ju japësh…,rasti i vdekjes së hallës tuaj cila kishte vdekur në Kukës…
Shumë falëmnderit për kujdesin dhe kujtesën, miku im, Sinan!
Ju përgëzoj për shkrimet e mrekullueshme dhe energjinë mendore e fizike,miku im, Sinan! Përshëndetje nga Gjermania!
Tahir Visha, Helsingborg
: ”Pershendetje i nderuari Sinan,une ju pergezoi per organizimin e epopes se lavdishme te familjes Jashari te Prekazit si dhe per te gjitha aktivitetet dhe organizimet te cilat i ke ber gjat jetes tende ne sherbim te atdheut dhe te deshiroi shendet dhe gjith te mirat ne jet!
Sinan une ta kom que qit buqet me lule, pra edhe njihere po te uroi diten e mesuesit dhe te deshiroi shendet dhe gjith te mirat,

Mirela Bicaku Kurtesi: ” Faleminderit i nderuar , respekte edhe për ju , kenaqesi edhe per ne qe ishim se bashku me ju qe kemi mundesi te mesojme nga eksperienca e mencuria !
I nderuari Sinan, i percolla aktivitetet tuaja e ju pergezoj per to !
Gezuar , shendet dhe miresi
Sa bukur e ke pershkruar Sinan, urime !
Shume shpesh natyra dhe moti pershtaten me gjendjen shpirterore por jo çdo njeri mund t’i nderlidh ato..
Shume bukur e sidomos kur kujtimet shkruhen Suksese dhe ardhtë e mbarë kjo pranverë ! Urime !//Mirela
Me permenend ate Epopene e Ballit me bere te mos e perfundoj leximin
Musaraj e kompani qe i lepiheshin pushtetit te kriminelit Hoxha i perdoren vargjet si ironizuese per Ballin edhe pse ata ishin ajka e intelektualeve, shtrese e pasur e fisnike , qe dinin ç’ishte jeta , nuk ishin leckamane qe hanin buke me gjizë e barkun bosh e do “luftonin “
Ne fakt vranë e luftuan kunder kundershtareve politikë. Pasi i vrane, i persekutuan, i moren pronat filluan te shkruajne “epope” qe t’i mbijezonin diktatorit.
Ishin thjesht te çmendur dhe kriminelë.
Mbetën edhe shumë ngjarje e ndodhi pa i thënë. Në vazhdimet tjera ato që s`i kam thënë, do ti shkruaj.
Përshëndes të gjithë pjesmarrësit në manifestimet e shpeshta në Malmö, kolegët Meiun e Muratin dhe të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me mua por më shumë, I përshëndes ish shokët e studimeve, ish kolegët e më së shumti, nxënësit e mi që edhe kësaj radhe na zbardhën fytyrën:
Luela Fetajn,
Eliza Kuqin,
Eron Pacollin, dhe
Erva Qailin

Fund

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 3 prill 2022

sinan.kastrati@hotmail.com

Le të deklarohet Nagavci, Ministrja e Arsimit të Kosovës për të ashtuquajturën “çështje e shamisë” , e mos të na provokoj minoritarja Dude Balje!

1
Gjergj – B. Kabashi
Ata që thirren në kulturën Shqiptare të Gjakovës, që është pa asnjë dyshim e madhe dhe me ndikim në rrafshin gjithëkombëtar, duke mos pa “shibla” të ndikimit antishqiptar panreligjioz, pikësëpari le ta pyesin shkrimtarin dhe historianin Fahri Xharra për realitetin si dhe disa të tjerë nga Gjakova, Afrim Cakën e bllokuar dhjetëra herë për mendimet e tij të lira , të shfaqura në fb, e sidomos Gjin Morinën, që edhe e arreston policia në rrugë e edhe e dënojnë pastaj me burg, se si janë duke kaluar në një mjedis të tillë idilik!
Fahri Xharrën antishqiptarët e spiunojnë dhe bllokojnë vazhdimisht, madje vetëm për një fjalë goje , e dihet se Fahriu nuk flet gjëra të pabazuara , por gjithmonë shkruan për gjëra që bazohen në realitetin jetësor e historik.
Spiunët nuk banojnë në mars, por ata janë kryesisht nga Gjakova!
Gjini madje edhe qe arrestuar dhe u mbajt në burg për kritikat e tij të shfaqura në një libër poezishë, pikërisht nga spiunimi i njerëzve “të institucioneve” , që ai e di mjaft mirë se kush mund të jenë.
Rasti i Gjin Morinës, të cilin e pati ndalur policia në rrugë si përhapës të urrejtjes, do të mbetët si një njollë e madhe në shtetin e Kosovës, ku ndodhin gjëra që Njeriut mos me ia marrë mendja se mund të ndodhin ; ku arrestohen të rinj se e kanë hequr flamurin turk në nga një shtyllë në Prizren, – mu në ditën e 17 Shkurtit, kur kuptohet që nuk është dita e pavarësisë së një shteti të huaj , si Turqia, por Dita e Pavarësisë së Kosovës.
Apo kur publikisht shqyhet dhe hudhet në “shportë plehërash” flamuri kombëtar Kuq e Zi dhe kurrgjë kurrkujt, asnjë pasojë për keqbërësinë?!…
Florentina Gjergjaj
Një ndër islamistët më të njohur të mbarë Shqiptarisë (“Arnautllukut” të tyne anti-shqiptar), ishte pikërisht një shovenist religjioz “gjakovar”, tashmë i ndjeri Mexhid Yvejsi.
Prandaj, kur të flasim për pasojat e islamit politik global (dega e “Arnautllukut”), duhet të mbështetemi me kujdes në fakte e dëshmi dhe që me vëmendje ti analizojmë dukuritë e tilla antishqiptare, pasi shpesh veprimet e tilla nuk duken aq lehtë , pasi islami politik ecë përpara kadaldale, duke i zënë pozitat kombshkatërruese.
Reagimi i qartë dhe logjik i drejtoreshës së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë , Florentina Gjergjaj, do të duhej të bëhej nga MASHT dhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, e të mos lihet barrë në ndërgjegjen e asnjë mësimdhënësi, drejtoreshe/drejtori të shkollës apo qyteti si Gjakova (se ne nuk jemi lokalpatriot), por të mbetët çështje e preokupimit të shtetit të Kosovës, apo brengë gjithëkombëtare, pasi islami politik global, sikurse “dega e Arnautllukut”, nuk njohin kombe pasi sipas tyre islami është milet/umet apo komb në vete!
Gjithmonë duhet tu ruhemi gjarpinjve helmues, duke mos menduar fare se cili është më shumë a më pak helmues, pasi të gjithë janë njësoj!
Ndërkaq minoritarja Dude Balje le të sillet vet si Muslimane , e mos ti shes dokrra demagogjike një kombi të tërë, në emër të drejtave e lirive njerëzore.
Dhe ajo si propagandiste islamike dhe kushdo që mund ti rrij pas, le ta kuptojnë se Shqiptarët nuk janë popull NAIV dhe fundja nuk lejojnë që të mashtrohen lehtë.
Foto e Albin Kurtit me vajzat apo gratë “me mbulesë”, do të thotë me flamurtaret e islamizimit të kombit shqiptar… Edhe nëse Albin Kurti se ka folur asnjë fjalë e se ka dhënë asnjë premtim, fotoja e përbashkët me to është shenjë solidarizimi me ato që me vetëdije apo pa të prijnë në asimilimin e kombit shqiptar.
Historia e provokimit islamik neoosman (turk) dhe serbomadh, është riaktualizuar që nga paslufta, pra menjëhere pas gjysmës së Qershorit 1999 kur tashmë ishte e qartë se SHBA, Britania e Madhe dhe luftëtarët e lirisë shqiptare e bënë një hap të madh për lirinë e kësaj pjese të kombit.
Mu për këtë u rikthyen dhe riaktualizuan skenarët e vjetër për shkatërrimin e kombit shqiptar me Islam, njejt si dikur në të kaluarën.
Flamurin e këtij vetshkatërrimi e morën apo ua lanë në dorë menjëherë pas kësaj lufte atyre që u identifikuan me luftën çlirimtare, sidomos udhëheqjes së PDK-së , në krye me Hashim Thaçin, i cili me apo pa dëshirë i priu fushatës së asimilimit me islam. Për vite të tëra PDK e kishte afër saj shtabin politik që mund të thuhet se i bënte të gjitha përllogaritjet për asimilimin e kombit, madje edhe kryeislamisti politik ishte i lidhur me të.
Në LDK vetëm Ibrahim Rugova ishte hapur kundër këtij asimilimi të rrezikshëm të kombit ndërsa partia që e udhëhiqte, si gjithmonë, ishte pa ndonjë qëndrim të qartë për ta penguar asimilimin përmes religjionit islamik.
Pasi Ibrahim Rugova vdiq papritur, në ndërkohë pas disa improvizimeve erdhi koha kur në krye të kësaj partie erdhi Isa Mustafa, që ishte ministër i së ashtuquajturës “Serbia Unike” e Slobodan Milosheviqit, kur u rrëzua dhunshëm autonomia e Kosovës.
Isa Mustafa dhe udhëheqës të tjerë nga parti të tjera politike, e filluan ta bënin atë që Serbia dhe Turqia e dikurshme , e kishin bërë me vite: Ndamjen e popullit shqiptar në bazë të së ashtuquajturës përkatësi religjioze, që është pa asnjë dyshim veprimi më antishqiptar i mundshëm dhe pyka më e madhe kombshkatërruese.
Atë që e përshpërisnin papagallqe antishqiptarët e islamit politik, në vijim ia nisën ta pëshpërisnin edhe “politikanët tonë”, duke e bërë atë që se bënë asnjë udhëheqës i një kombi sovran e të dinjiteshëm në botë: shkatërrimin kombëtar përmes një religjioni , tashmë Islamit politik, të shndërruar politikë të ashpër religjioze.
Xhamizimi i vendit mori përmasat që si ka imagjinuar kurrë askush, duke e shndërruar vendin tonë Shqiptar në një vend me imazh stër-arab, ku Islami i shtin “turinjt” gjithkund, madje edhe në jetën intime të njerëzve. U shpik edhe termi islamofobi në kohën kur çdo Shqiptare/r, kishte e ka arsye të jetë i frikësuar nga Shqiptarofobët institucinal që vazhdimisht i fshehin “këmbët” dhe mendimet antishqiptare, por që me kujdes ia rrahin shpinën krijesës së shëmtuar të islamit politik, shqiptarit e shqiptares së shfytyruar e të dërmuar prej propagandës legale antishqiptare.
Gjithçka u bë e po bëhet në emër të të drejtave e lirive njerëzore, për të arritur këtu ku na sollën, pothuaj buzë varrit të shkombtarizimit në rrethana lirie. Edhe e ashtuquajtura “çështje e shamisë”, niqabi apo burka, janë vetëm hapat drejt këtij asimilimi të kobshëm kombëtar.
Kjo foto me tekstin ngjitur për të, e përbërë nga disa foto të Dude Balje, minoritares gorane që i thotë vetës “boshnjake” , flet vetvetiu për natyrën e kësaj propagande të përqëndruar. Dude e bënë atë që e ka për detyrë ta bëj çdo islamiste apo islamist politik, që të flas në emër të “fesë që i përket”, që do të thotë në emër të panturqizmit a panislamizmit, si projekt botëror panreligjioz.
Në vend se të paraqitet si myslimane me M të madhe, të vishet e sillet si e tillë, Dude ka zgjedh metodën e provokimit të popullatës shumicë shqiptare në vendin e vet duke e keqpërdorur pozitën e deputetës së Kuvendit të Kosovës. Edhe veprimtaria e saj kundër komunitetit LGBT, edhe mësymjet e pandalshme për “çështjen e shamisë”, shkojnë po asaj rruge të shfytyrimit kombëtar të shqiptarëve. Bukuroshja gorane është shndërruar në “mashë” përfituese të islamit politik të kësaj pjese të “Arnautllukut”, për ta bërë atë që nuk arritën e dështuan ta bënin mëshkujt Musliman, qofshin ata hoxhallarë apo islamist politik, deri tek Akademiku Rexhep Qosja , që dikur “krenohej” dhe shprehej “i lumtur” që Shqipëria “është vendi më ateist në botë”.
Të gjitha këto foto , e kanë një porosi , synim dhe qëllim të qartë , se Islami politik me ndihmën e “udhëheqësve arnaut” , duhet të ecë përpara me ngulm e vendosmëri për të ashtuquajturat të drejtat publike-poltike religjioze islame, që synojnë zënien e hapësirës së shtetit laik të Kosovës, të shpallur të tillë edhe përmes Kushtetutës së vendit.
Për ta arritur këtë qëllim morbid, natyrisht se këtij projekti botëror që përkrahet nga turkomëdhenjt e serbomëdhenjt , i janë dashur udhëheqës të korruptuar e të shantazhuar e se kush janë ata e tregojnë hapur disa nga ata që shihen në fotot në vijim.
Por, aty ku e lanë PDK dhe LDK, është duke e vazhduar LVV.
Të gjithë veprojnë në emër të “mbajtjes së pushtetit”, duke treguar se janë në gjendje ta krijojnë edhe një “komb tjetër” , pavarësisht shkatërrimit dhe kalbjes së kulturës kombëtare shqiptare që janë duke e ndihmuar kaq armiqësisht.
E keni vërejtur se të gjithë Islamistët Politik të “Arnautllukut” e kanë një gjuhë tjetër, “të përvuajtur”, të thjeshtë, gjuhë “popullore” të mbushur përplot me orientalizma. Madje islamistët politik përpiqen ta ndryshojnë edhe ngjyrën e zërit kur flasin. Njeriut të pa përvojë e naiv, mund ti vije keq (“gjynah”) kur i dëgjon tek flasin islamistët politik “pa të drejta”, sidomos ata që vijnë nga PDK, partia që njihet si vatra e islamizimit antishqiptar të kombit. Islamistët politik “arnaut” edhe kur janë në rrugë për ta shkatërruar dikë, ata ankohen njësoj si shovenistët serbë dhe rusë për dhunën që gjoja e përjetojnë nga viktimat e tyre!
Nga teksti i kësaj “fatwa-je” Muslimane kuptohet puna e madhe antishqiptare e bërë ndër vite, punë që e ka sjellë gjendjen këtu ku jemi. Me deputetin Ramush Haradinaj është drejtoresha e shkollës “Nexhmedin Nixha” të Gjakovës, Florentina Gjergjaj, e cila këtyre ditëve e bëri reagimin e duhur që më parë se ajo do të duhej ta kishte bërë Arbërie Nagavci dhe të gjithë drejtorët e shkollave fillore e të mesme të Kosovës. Nuk e kam të qartë (për shkak të mungesës së informatave) se ky tekst mund të jetë shkruar nga njerëzit e BIA-s serbe apo nga islamistët politik, që në shumë aspekte ua tejkalojnë serbëve në urrejtjen ndaj kombit shqiptar. Andaj, Policia e Kosovës bënë lëshim të rëndë profesional nëse nuk arrin ta zbuloj identitetin e personit që shprehet në këtë mënyrë. Gjërat e tilla e kjo frymë kaq e zhveshur antishqiptare, duhet të bëhet e njohur për të gjithë. A e vëreni se edhe në këtë tekst përmendet i ashtuquajturi “Populli Shqiptar Musliman”, ndërsa shqiptarja e emancipuar Florentina Gjergjaj quhet “katolikja e qelbur”. Kjo gjuhë urrejtjeje nuk është luftuar kurrë në Kosovën e pasluftës, madje gjuhëhelmtja e tillë është përdorur edhe nga “udhëheqës” të ndryshëm që na i imponoj koha e pa kohë.
Autorit të këtij shkrimi një ish-kryeministër i ka thënë në gojë se “ti i përket pakicës 3 %”, që është gjuha më antishqiptare e mundshme e kohës sonë, kur dihet se në shekullin që jetojmë për shkak të emancipimit të lartë njerëzor , përkatësia fetare a jopërkatësia fetare e tjetrit nuk luajnë asnjë rol e s’kanë asnjë peshë. Kjo është gjuhë e islmaistëve të tërbuar politik, gjuhë e atyre që në të vërtetë janë më të zi se çetnikët serbë për kulturën dhe integritetin e pacënueshëm kombëtar shqiptar, qysh shprehet shkrimtari Ibrahim Kelmendi.
Gjuha e tillë ata i bënë propagandistë të qarqeve më antishqiptare.
E bëjnë këtë me vetëdije apo pa vetëdije, kjo s’është fare me rëndësi!
Prandaj, Shqiptarët gjithandej ku gjënden e jetojnë, duhet ta kuptojnë se praktikat fetare dhe politikat fetare (si kjo e Islamit dhe Ortodoksisë progreke), janë gjëra krejt të ndryshme. Në praktikimin e një feje a mospraktikimin e asnjë feje, askush nuk ka të drejtë të përzihet, por në politikat e tilla fetariste, si kjo e islamit politik të “Arnautllukut”, duhet të përzihen të gjithë pa përjashtim. Sidomos në pengimin e agjendave antishqiptare të lojës e intrigave të ashtuquajtura si “çështja e shamisë” etj. Ndërsa, atyre që mund t’i thonë dikujt prej nesh se i përkitkemi njëfar të ashtuquajture “pakicë fetare”, apo të “3 %-it”, atyre duhet tu mbetemi gjithë kohën në fyt e qafë, sikurse duhet ti mbesim në qafë e mos ta lëmë të ecë përpara çdo armik të kombit që ende synon të na zhbëjë e qes fare.
Ata që shtypeshin dikur pa të drejtë, duke qenë të shtyrë skajeve të jetës si pjesëtar të “pakicës kombëtare shqiptare”, nuk duhet t’i lëmë tash ta gjejnë atë që logjikisht dhe natyrshëm nuk mund të gjindet: “pakicën” brenda nesh, pra brenda trupit të kombit shqiptar , pasi brenda asnjë kombi e asnjë Njeriu nuk mund të gjejmë “pakica” të “pa vlera”, pa peshë e të pa domethënje, sikurse që mund të imagjinojnë shkretëtirat e ndryshme të mendjes njerëzore. 
***
Andaj, Arbërie Nagavci, mos hesht … Nëse heshtin Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, ti nuk ke të drejtë të heshtësh, se jo kushdo e ka nderin të jetë Ministre e Arsimit të një vendi ku duhet ta ribëjmë identitetin nacional të cënuar nga antishqiptarizmi, për fat të keq edhe institucional e në favor të armiqëve.
Ti duhet të dëgjohesh më shumë e që gjithsesi të flasësh më qartë: Asnjë lëshim nuk duhet bërë ndaj atyre që udhëheqin politika antishqiptare religjioze , të cilët synojnë të imponohen me dinakëri në emër të “drejtave e lirive njerëzore”.
Mos i lejo të flasin drejtorët e drejtoreshat e shkollave, as drejtoritë rajonale të arsimit në qytete si ai i Gjakovës, por fol vetëm ti si Ministre , gjithsesi pasi ta analizosh problematikën mirë e hollësisht.
Ndërkaq atyre që nuk ndalen nga synimi për ta zhbërë vendimin për Udhëzimin Administrativ që e ndalon  mbulesës në shkolla, duhet tu thuash vetëm dy-tre fjalë: Mos u përzieni në çështjet që su takojnë e su përkasin!
Secili popull i ka specifikat e formimit të tij historik, siç i ka edhe populli shqiptar që mund të mbijetoj vetëm nëse nuk e lejojmë fenë (pra asnjë fe, religjion) që të përzihet e bëhet pjesë e shkollës.
Ti Arbërie bartë përgjegjësi për kulturën dhe arsimimin e një kombi e shteti të ri, andaj duhet të jesh jashtëzakonisht e vëmendshme për çkadoqoftë!
Sidoqoftë, ka ardhur koha që të gjithë, secila familje e secili individ, duhet të pyes: Kah po shkon Shqiptarija jonë …?

New York Herald Tribune (1955) / Presidenti Eisenhower i ofron ndihma ushqimore Shqipërisë komuniste të një vlere prej…

0

Dwight David Eisenhower (1890 – 1969), presidenti i 34 i SHBA-ve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Prill 2022

“New York Herald Tribune” ka botuar, të shtunën e 5 marsit 1955, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me propozimin e ndihmës ushqimore të presidentit të SHBA-ve për Shqipërinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Eisenhower ofron ushqim për Shqipërinë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Uashington, 4 mars (A.P.). — Presidenti Eisenhower i ofroi sot Shqipërisë komuniste furnizime ushqimore amerikane për të ndihmuar në zbutjen e asaj që ai e quajti “mungesën aktuale të ushqimit” në atë vend.

Presidenti e bëri ofertën përmes Lidhjes së Shoqatave të Kryqit të Kuq. Shtëpia e Bardhë tha se ndihma e parashikuar do të kushtonte rreth 850,000 dollarë, me një shpenzim shtesë prej rreth 125,000 dollarë për transportin e mallrave nëpërmjet oqeanit.

 * Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania). Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-herald-tribune-1955-presidenti-eisenhower-i-ofron-ndihma-ushqimore-shqiperise-komuniste-te-nje-vlere-prej/. 

Kush janë argatët …

1
Pal Shtufi, Prishtinë
I ka rreth 24 orë që po dua të shkruaj diç rreth marrëzive të fundit që i prodhuam por, jo. Nuk di ku më kanë mbetur peng fjalët që tërheqin perden, prapa të cilës fshihet lakuriq skena jonë kombëtare.
Dhe, shih ti, në këtë varfëri fjalësh mu kujtua i përndrituri Veli Deva, ish funksionar i lartë në Jugosllavi. Thash me vete, a thua në cilin lis do ta varnin sot këta trushplarët kur ta shihnin Veli Devën se si burgoste shqiptarët, të cilët ua ndalonin shkollimin vajzave të tyre?
Më vonë mu kujtua edhe plejada e iluministëve të kohën së Jugosllavisë, të cilët “padrejtësisht” e DETYRONIN popullin shqiptar të shkonte në shkollë. Pastaj, po kjo plejadë intelektualësh, padrejtësisht ua ndalonin vajzave bartjen e shamive në shkolla.
Jam i sigurt se trushplarët e sotëm, për këmbësh do t’i rrjepnin ish-iluministët, po t’i kishin zënë në vepra kaq të rënda e të padrejta!
Mos i humbeni shpresat sepse terri, sa do i madh të jetë ai, një fije dritë e zhbënë nga qielli ynë kombëtar.
***
Në fotot që solla i keni demokratët e pasçlirimit se si i shërbejnë kombit të tyre, krejt demokrtikisht dhe pa cenuar asnjë të drejtë individuale, pos ca kolektive!
______
Ja, pra, kush e islamizoi Kosovën Shqiptare …!

Kur të rinjët e të rejat, nxënës/e të shkëlqyeshëm na zëvëndësojnë, puna shkon për së mbari

0

Luela para publikut atdhedashës, Malmö, 25 shkurt 2022

Sinan Kastrati

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Dita e shtunë por ditë pune – Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës

Vazhdon nga numri i kaluar, “Dy herë e humbëm rrugën për Shkup”, Reportazh Udhëtime, Drini.us, 31 Mars 2022
Nga Ditari im për kujtimet e mia nga vizita në Shqipëri e Kosovë (6)
Luela, vajza podrimqake që e mori stafetën. Ajo rrezoi si hëna natën, ylli i sabahit e dielli i korrikut
Kur vendosa që të shkoj edhe unë në Shqipëri e në Kosovë ?
Haxhi Haxhia
Fjala e mbetur peng
Qysh kam kujtu, mirë jam martu (pop.)

Kështu do të duhej, pleqt të shkojnë në pension e të iu japim hapsirë edhe të rinjëve e të rejave në paraqitjen e prezentimin e programeve kulturore me rastin e përvjetorëve kombëtarë

Në Malmö erdhëmnga vizitat që bëmë në Shqipëri e Kosovë, pas orës 12:00 të ditës, pas plot 7 ditëve, të premten më 25 shkurt 2022. Në Kopenhagë në Malmö ishte një ditë me shi dhe e zymtë. Shiu dhe fryma na ”rrihte” tamam sikur të ishim në Alpet shqiptare, me ”Loken”, Zogën” e Trinën”, që jetonin në mjerim e të vetmuara, por ishin në vendin e vetë.
“përmbi plakën krahët i uli
e ngryk t’shuemen e shtrëngoi;
buzët t’shpulpueme n’ball’ ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi” (Lokja).
E kujtova Mjedën dhe e mendova ”Vdekjen” e mërgimtarit në dhe të huaj.
….
Të nesërmen, e shtunë, 25 shkurt në ish ”Qendrën Kulturore të Kosovës”, kishim planifikua që me një program simbolik ta kujtojmë Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) dhe dëshmorët, të rënët që tashmë është bërë festë tradicionale në Kosovë, që për çdo janar kujtojmë të gjithë heronjët që nga Vëllezërit Gërvalla. Por ne në Malmö nuk u kënaqëm vetëm me kaq por e filluam dhe kujtuam me të drejtë me Gjergjin e Madh- Skënderbeun .
Mendoj se ishte një festë që meriton të kujtohet për çdo vit te ne mëgimtarët, duke e ”Motin e Madh” e dimërin e ftohtë.
Kur u nisa për në Shqipëri, 18 shkurt 2022, bashkë me Muratin, Mediun dhe të tjerët, unë mora përsipër që programin ta na prezentoj nxënësja ime Luela Fetaj, gjimnaziste por që fatkeqësisht nuk e ndihmova sa duhët.
Por pasi unë mungoja dhe nuk kisha mundësi që të ushtrojmë, sepse ishte hera e parë për Luelën që do të dilte para publikut, e luta Haxhi Haxhiun, një burrë shumë i zoti e një instrumentist i çiftelisë që nuk ia gjen shoqin, që të ushtroj me Luelën se si të flas e të mos ketë tremë kur të dalë para bashkëatdhetarëve që për çdo lëvdatë e me dashuri erdhën dhe e mbushën sallën solemne.
Qendra e Kosovës, ishte stolisur me flamurin kombëtar shqiptar, të Kosovës dhe suedez, qendër kulturore që të detyron të punosh.
Luela, kishte dy rrole:
Me e prezentua programin dhe me e recitua një vjershë, ”Kosovës” nga Din Mehmeti.
Të shtunën më thirri Luela dhe më tregoi se nuk di se çka të bëj, tëvije apo mos të vije sepse nuk kishte ushtrua fare.
I thash Luelës:
-Eja në Qendër, më herët dhe çdo gjë do rregullohet.
Luela erdhi me Luelën,, me hallën, me kusherira e të afërm të tjerë, Kjo më gëzoi sepse edhe ajo do të ndihej më e sigurtë.
E filluam pregatitjen”teknike” me Luelën në një nga zyrat e Qendrës, që nga pika e pare: Himnin e Flamurit, himnin kombëtar dhe të Kosovës 1*) shpejt e shpejt. Nguteshimsepse koha nuk priste. Programi fillonte në orën 19:00 e veç kishin fillua të mbushen karriget me shikues. Shumë prindër kishin marrë me vehte edhe fëmijë që, edhe ne s`kishim harrua që ti qerrasim me ëmbëlsira të shishme e bukë me një cope sugjuk të pjekur në mes.
Unë flisja e Luela shkruante në letër të tjeshtë, afro 20 pika të programit: Fjalë përshëndetëse, fjalime, recitime e këngë e deri në fund, një darkë për pjesmarrësit e mysafirët.
Pas programit, Luela erdhi e më kërkoi falje që ndoshta gjatë prezentimit ka gabua. Mua më erdhi keq nga ajo nxënëse me të gjitha të mirat:
-Luelë, ti ke shkëlqye, si në prezentim ashtu edhe në recitim. Je tregua se je e zonja, je një aktore e moderator për lakmi dhe për çdo lëvdatë. Ti do të organizosh, udhëheqësh e do të bësh punë edhe më të mëdha këtu në Malmö e gjetkë. Ajo sikur u gëzua nga këto fjalë mia e filloi të buzëqesh. Një djalë I vogël, që kishte qenë djali I hallës së Luelës, më pyeti:
-A mundem edhe unë ta recitoj një vjereshë?
-Po, patjetër.
-Herën tjetër më tha dhe iku i turëruar (?)
Për fund, të kësaj pjese, në vend të shkurtesave “P.S.” sepse fjalët “Post scriptum” 2*) nuk po dalin kur po i publikoj prandaj e shkruajta ”Për fund”.
Dje, dmth më 1 Prill nuk e publikova vazhdimin e gashtë, kur dihet se 1 prilli është Dita e Rrenëve, ku të gjithë bëjnë shaka e rrejnë. Politikanët, më shumë, rrejnë çdo ditë. Ama më 1 prill 2001, në Beograd është burgosur ish kryetari i Sërbisë Sllobodan Millosheviq 3*). Kjo nuk ishte rrenë.
2 prill 2022
Sot është dita e parë e Ramazanit 4*). Kjo ditë, dita e parë, ma kujton fëmijërinë time kur në Turjakë vinte një hoxhë nga Prizreni që e caktonte Bashkësia Islame që ti fal me xhemat vaktet e Ramazanit. Por patjetër se me hoxhën vinte edhe një tupangji nga Malisheva (Hima, që ne fëmija e njihnim si Himë Magjupi).
Hima flinte te Shaban Shaqa por edhe aty ku shkonte hoxha, bashkë me hoxhën duhej të ishte edhe “tupani”. Ai e rrihte tupanin në Iftar, në Taravi, Syfyr, Drekë dhe Ikindi.
Ne fëmijët gëzoheshim më shumë për “tupangjinë” se sa për hoxhën dhe kur Hima e rrihte tupanin me tregua kohën kur duhej me hëngër Iftarin ose në kohën e Namazit të Drekës, shumë fëmijë e përcillnim Himën tamam sikur në dasma. Nganjëherë, Hima pranonte që edhe ne fëmijëve të na jap tupanin e ne ti mshojmë tupanit. Hima e ruante tupanin si sytë e ballit sepse çdo të shtune dhe të dele kishte dasma e Hima me tupanin e vetë shkonte bashkë me Rexhën, një të afërm me surlë,
Gjyshi im, Imer Seferi në kohë të Iftarit, na thonte:
-Dilni e ngoni cili tupan të rreh më herët, me tregoni. Ai e bënte gati një cigare duhani që e kishte pshtlellë ditën dhe posa rrihte tupani, pinte ujë. Kur kishte ndonjë llokum, që e ruante në dollapin e vetë, e hante dhe menjëherë e dhizte cigarën e pastaj e ”Falte Namazin e Akshamit” e dikur e hante darkën.
Kohë, pleq, burra e rini që s`kthehet më.
Tash në Turjakë nuk ka më tupangji ndërsa hixhë, është Xhemajliu, djali baca Lokiit e tezez Hatixhe. Turjaka, Damaneku, Lubizhda, Qypeva e Bubli, kishin ndërtua edhe një xhami, te Vakafi i Lubizhdës, aty ku dikur të rinjët malazezë, kolonistët e ardhur nga Shkodra, Puka e Vrraka, luanin futboll, një fushë futbolli. Edhe kjo fushë ka historinë e vetë. Pleqt, natën shkonin e iu theni drunjët që shërbenin si porta. Thonin se po na shkelin barin e delet nuk kanë kut ë kullosin …

Me Artur Bejzade, (ish) udhëheqës i programit ”Ura” në TVSh-3. Tiranë, 23 shkurt 2022

1*) HIMN m. sh
1. Këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i njësisë së kombit e të shtetit; këngë që një klasë a një grup shoqërore ka si simbolin e vet. Himni kombëtar. Himni shtetëror.
2. Vjershë, poemë a këngë që i kushtohet një ngjarjeje të shënuar ose një njeriu të shquar; vepër muzikore lirike, me përmbajtje patriotike, që këndohet në kor; fet. vepër e tillë me përmbajtje fetare. Himni i fitores. Himni i dëshmorëve. Himn fetar (kishtar).
3. fig. Lëvdatë e lartë që i thuret dikujt a diçkaje. I thur (i ngre) himne.
2*) Post Scriptum
Post scriptum (lat. som betyder “efterskrift”), P.S. (även ofta förkortat som ps eller PS), är text som lagts till efter signaturen i ett brev eller liknande meddelande.

Post scriptum efterföljs ibland av DS (eller ds). Det är en svensk konstruktion som står för densamme. Det används för att visa att det är samma person (densamme) som skrivit under brevet som också författat PS:et. DS har även en efterkonstruerad latinsk betydelse, deinde scriptum (latin “skrift efteråt/därefter”).

Om man skriver mer än ett post scriptum i samma brev, lägger man till ytterligare P i början av förkortningen. PPS betyder således “post post scriptum” och sedan blir det PPPS, och så vidare.
Në gjuhën shqipe P.S. (shkurtesa për ”post scriptum”, do të thotë “pasthënie”, pasi është thënë e gjitha; kur i shton edhe disa fjalë që i ke harrua, që e plotëson edhe më sshumë ate e që e ke thënë në shkrim, studim etj.
3*) Sllobodan Millosheviqi (ser.: Слободан Милошевић) ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviqi mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prindërit e Sllobodan Millosheviqit, Svetozar Millosheviq dhe Stanislava Millosheviq u divorcuan pak vite pas lindjes së Sllobodanit. Babai i tij, prift në Kishën Ortodokse Serbe kreu vetëvrasje në vitin 1962. Nëna, Stanislava, mësuese shkolle, do të kryejë vetëvrasje (varje) në vitin 1974. Gjatë viteve të gjimnazit, Millosheviqi e takon gruan e tij të ardhshme Mira Markoviq (Marković), figurë fondamentale e politikës serbe në vitet ’90 dhe inspiruese e rilindjes së nacionalizmit serb. Diplomohet jurist më 1964 në Beograd dhe i bashkohet Lidhjes Komuniste të Serbisë.

Millosheviqi filloi të punojë si funksionar në firmat shtetërore të Serbisë: së pari në kompaninë e gazit e pastaj në Beogradska Banka.
Më 1 prill 2001, në Beograd u burgos ish kryetari i Sërbisë Sllobodan Millosheviq.
Ai u arrestua nga policia serbe. Në Hagë u transferua në Tribunalin më 29 qershor 2001. Para gjyakatës u paraqit më 3 korrik 2001.
4*) Ramazani
Shfaqja e hënës së re gjatë muzgut të mbrëmjes në Manama, Bahrein që shënon fillimin e muajit islam të Ramazanit
Gjysmëhëna është dekoruar me ngjyra dhe është ndriçuar bukur gjatë Ramazanit
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān (رمضان) që do të thotë vapë ose thatësirë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit. (Marr nga Wikipendia)

Luela me të afëm e unë, Malmö, 25 shkurt 2022

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
sinan.kastrati@hotmail.com
Malmö, 1, 2 prill 2022

New York Herald Tribune (1938) / Festimet para dasmës mbretërore dhe deklarata e Geraldinës : “Populli im është më i sjellshmi dhe mikpritësi në botë…”

Geraldina, mbretëresha e shqiptarëve (1915 – 2002)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Prill 2022

 “New York Herald Tribune” ka botuar, të hënën 25 prillit 1938, në ballinë, një shkrim në lidhje me nisjen zyrtare të festimeve të dasmës mbretërore në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zogu, kontesha Geraldinë vallëzojnë tango dhe festojnë deri në orën 3 të mëngjesit

 Pallati (mbretëror) fillon festat e dasmës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 24 Prill — Elita e kryeqytetit të Shqipërisë pa Mbretin Zog dhe nusen e tij të ardhshme, konteshën Geraldinë Apponyi, duke kërcyer tango në dyshemenë e lëmuar të sallës së vallëzimit të pallatit mbrëmë deri në orën tre, në një pritje që nisi zyrtarisht festimet për të kulmuar me martesën e tyre të mërkurën.

Kontesha Geraldinë kishte veshur një fustan blu-perlë nga Parisi dhe një diademë diamanti që ia kishte dhuruar mbreti. Tri motrat e Zogut kërcyen dhe biseduan në frëngjisht me gazetarë të huaj. Ata e quajtën Amerikën, ku së fundmi blenë dhuratat e dasmës, si një vend të “ekzagjerimit”.

Kontesha Geraldinë fliste rrjedhshëm në italisht, frëngjisht dhe gjermanisht dhe i konsideronte shqiptarët tashmë si popullin e saj.

“Populli im është më i sjellshmi dhe mikpritësi në botë, pavarësisht primitivitetit të tij,” u tha ajo gazetarëve.

Mikpritja tradicionale e Shqipërisë e bëri pritjen më madhështoren në historinë e kombit. Salloni i pritjes ishte zbukuruar me qëndismat më të rralla shqiptare. Të gjitha femrat shqiptare të pranishme kishin veshur fustane nga Londra dhe Parisi.

* Aurenc Bebja, Francë). Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania). Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-herald-tribune-1938-festimet-para-dasmes-mbreterore-dhe-deklarata-e-geraldines-populli-im-eshte-me-i-sjellshmi-dhe-mikpritesi-ne-bote/. 

Kryeministri Rama tallet me amerikën në prani të Yuri Kim

0

Nga Frank Shkreli

Me aluzion e cilësoi atë si Sekretare të Partisë së Punës:

“Gjuha që përdori në takimin e 18 marsit 2022, publikisht, kundër Shteteve të Bashkuara, nuk është e përshtatshme, diplomatikisht, as e denjë për një Kryeministër të Shqipërisë. Si udhëheqës i Shqipërisë (një vend mike e Shteteve të Bashkuara), është turp të talleni dhe të ironizoni me Amerikën, ashtu siç bëtë në tubimin e 18 marsit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së re midis dy universiteteve në fjalë.”

Herët ose vonë do ndodhte edhe kjo në Shqipërinë e çudirave. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është tallur publikisht, pa kursyer fjalë, as inat ndaj Amerikës, madje edhe në prani të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Rasti ishte një ceremony, që u zhvillua me 18 mars në një prej sallave të Universitetit Bujqësor  në Tiranë për nënshkrimin e një marrëveshje midis Universitetit të Bujqësisë (UBT) dhe Universitetit të Miçiganit të Shteteve të Bashkuara. Nëqoftëse dikush mendonte se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane 32 vjet pas rivendosjes së tyre me 15 Mars, 1991 dhe në prag të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës në fillim të shekullit të kaluar  të paktën duke përjashtuar periudhën e zezë të regjimit të Enver Hoxhës- konsiderohen si diçka e shenjtë dhe se janë aq të veçanta dhe të paprekshme për dy popujt tanë – mendoni mirë edhe njëherë! Think again!

Logoja zyrtare me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare

Sidoqoftë, siç shihet nga videoja që pason Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural | Facebooke – (Shikoni 5-minutat e fundit të videos për subjektin e këtij shkrimi modest). Çdo gjë duket se shkoi mirë. Fillimisht, folën të gjithë, që ishin në program të flisnin, përfaqësues të dy universiteteve, si dhe Ambasadorja amerikane, Z. Kim dhe më në fund edhe Kryeministri Rama. Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, duke e lidhur nënshkrimin e marrëveshjes midis dy universiteteve, me 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, tha: “Nuk mendoj se ka mënyrë më të përshtatshme për të festuar 100 vjet së bashku. Si shumë prej jush e dine: janë bërë 100 vjet që kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vendosën, zyrtarisht marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Dhe është shumë e përshtatshme që, ndërsa festojmë 100 vjet së bashku, ne bëjmë diçka që mishëron vërtet rritjen, aktin e punimit të tokës së bashku, kultivimin e ushqimit së bashku, mbështetjen e njëri-tjetrit. Prandaj ne jemi shumë të kënaqur që shohim nënshkrimin e këtij Memorandumi Mirëkuptimi sot”,- është shprehur Zonja Kim.

Por, ndërsa Zonja Kim po fliste me të gjitha tonet pozitive për marrëveshjen dhe për marrëdhëniet dy palëshe, dukej se Kryeministri i Shqipërisë po vlonte brenda vetes, i zemëruar për diçka, me Amerikën. Rama nuk tregoi se pse ishte aq i trazuar dhe çfarë po e shqetësonte që të ishte aq kritik dhe ironik, deri në tallje, ndaj Shteteve të Bashkuara. Por: më në fund u “shfry”, nxorri inatin, duke folur rëndë dhe duke ofenduar Amerikën para trupit akademik të universitetit shqiptar, (të cilët zgërdhiheshin nga komentet e Edi Ramës si dikur kur Enver Hoxha kritikonte Amerikën në Kongreset e Partisë Komuniste), studentëve afganë e shqiptarë, përfaqësuesve të Universitetit të Michiganit, zyrtarëve të USAID, të cilët sipas gjasave nënshkruan edhe çekun për këtë marrëveshje. Kryeministrit shqiptar nuk ia ndiente fare! Ai, në fjalën e tij paralajmëroi afganët që të mos “mërziteshin” se “përtej oqeanit”, (në Amerikë) “nuk do t’ju trajtojnë kaq mirë sa ju trajtojnë këtu”…se, “SHBA po marrin jo aq (afganë) sa premtuan, por një pjesë, se e kanë një çikë të zakontë që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak se ç’premtojnë, kur vjen puna tek gjërat konkrete. Por kur vjen puna tek standardet dhe vlerat ata na japin pa pushim gjatë gjithë kohës dhe nga ato kanë shumë. Ne i marrim me kënaqësi dhe po qe puna për standarde, për vlera, për predikime, i kemi këtu. Nuk ka ditë natë, që na japin me bujari të madhe, çfarë duhet të bëni dhe kur vjen puna tek gjërat konkrete japin, por një çikë më me kujdes, se nuk kanë të shkretët, nuk janë në pozitë që të japin shumë, s’ka problem. Na vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë këtu, edhe me ambasadoren. Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori, se ju garantojmë zonja ambasadore,(m’u kujtua koha kur vinte sekretari i partisë dhe thoshte ai dekani i vjetër, ju garantojmë se do punojmë që partia dhe populli të jenë krenarë për ne). Edhe ne ju garantojmë, patjetër. Faleminderit shumë, këto kisha unë dhe suksese. Rroftë miqësia shqiptaro-afgane”, ka uruar me ironi Rama, me këtë rast.

“Populli amerikan është i durueshëm: duron dhe falë, por as nuk harron. Për shumicën e shqiptarëve kudo e sidomos për komunitetin shqiptaro-amerikan marrëdhëniet midis popullit amerikan dhe shqiptar janë të shenjta për shumicën e shqiptarëve kudo.”

Yuri Kim: “Çfarë nuk shkon me ty?” (What’s wrong with you”), ka reaguar Zonja Kim, shoqëruar me të qeshurat e saja, megjithëse nuk kishte asgjë për t’u qeshur pas ironizimit dhe kritikave të Edi Ramës ndaj marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. “Jam e sigurtë që nuk ishte përkthimi korrekt. Dëgjova diçka të çuditshme”! Ishte reagimi i Zonjës Kim. Në vend që të kundërshtonte fjalët ofenduese të Edi Ramës kundër Amerikës dhe të mbronte nderin e vendit që ajo përfaqëson si dhe ndihmat (financiare dhe të tjera) që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dhe japin për Shqipërinë, jo vetëm këto 30-vite tranzicion, por edhe gjatë 100-viteve të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane: pasi siç është shprehur dikur Fan Noli, Shqipëria është një vend që, “i ka aq shumë borxh Amerikës”.

Nuk dha asnjë përgjigje të mëtejshme Zonja Kim. Këtu përfundoi ofendimi publik i Kryeministrit Rama ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj Zonjës Kim. Unë kam qenë kritik i Zonjës Kim për shumë gjëra të veprimtarisë së saj në Tiranë gjatë dy viteve të kaluara, sidomos për perceptimin e një numri të madh shqiptarësh, si dhe të opozitës, e të qenit palë me qeverinë Rama për shumë çështje, përfshirë mos dënimin e krimeve të komunizmit dhe mospërballimin e Shqipërisë me të kaluarën e saj komuniste, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste evropiane. Koha po e tregon se kisha të drejtë. Bazuar në miqësinë e ngushtë që mund të kenë këta të dy si shokë ose miq, mund të jetë që Edi Rama i justifikon këto ofendime ndaj Zonjës Kim dhe SHBA-ave si diçka midis nesh, ose si bisedë kafeneshë. Por sa për kujtesë: Në atë tubim, Zonja Kim ishte përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Zonja Kim nuk ishte aty si, “Sekretare e Partisë së Punës”, të Shqipërisë, siç aludoi Rama. Normalisht, në Shqipëri, ajo as nuk duhet të flasë në emër të ndonjë partie, personi ose interesi tjetër, përveç Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendit që përfaqëson. Prandaj, si një shtetas shqiptaro-amerikan, – në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – i bëj thirrje Z. Rama, t’i kërkojë falje Zonjës Kim dhe nëpërmjet saj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjuha që përdori në takimin e 18 marsit 2022, publikisht, kundër Shteteve të Bashkuara, nuk është e përshtatshme, diplomatikisht, as e denjë për një Kryeministër të Shqipërisë. Si udhëheqës i Shqipërisë (një vend mike e Shteteve të Bashkuara), është turp të talleni dhe të ironizoni me Amerikën, ashtu siç bëtë në tubimin e 18 marsit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së re midis dy universiteteve në fjalë – Shtetet e Bashkuara – Shqipëri, sidomos kur bie në përvjetorin e 100-të të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me këtë rast mungonte, fatkeqësisht, edhe reagimi i duhur i Zonjës Kim. “What’s wrong with you”, nuk mjaftonte me këtë rast.

Ndërkohë, Ambasada amerikane në Tiranë dha një lajm të mirë për marrëdhëniet amerikano-shqiptare, duke njoftuar këtë javë se vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi në Amerikë do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Jam dakort se, ashtu siç thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ky është një lajm i jashtëzakonshëm, ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Është ky një lajm që u prit me kënaqësi edhe nga të gjithë shqiptarët kudo, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan, në këtë 100-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Por ky lajm i mirë nuk largon aspak shijen e keqe që lanë në gojët tona kritikat dhe ironia e Edi Ramës në llogari të Amerikës, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës më 18 mars, 2022, ku ishin të pranishëm Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe Kryeministri Edi Rama.  Fatkeqësisht tubimi u shndërrua në një skenë të turpshme dhe ofenduese për marrëdhëniet midis dy vendeve tona në këtë 100-vjetor të vendosjes së tyre në vitin 1922. Nuk më mbetet tjetër veçse të bëj thirrje: Mos u tallni me marrëdhëniet amerikano-shqiptare, sidomos në një përvjetor si ky. Dhe mos ofendoni Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan me mosmirënjohjen tuaj arrogante ndaj të gjithave që Amerika ka bërë për Kombin shqiptar gjatë më shumë se 100-viteve të kaluara. Mirënjohja është një virtyt civil dhe shoqëror. Populli amerikan është i durueshëm: duron dhe falë, por as nuk harron.

“Mos u tallni me marrëdhëniet amerikano-shqiptare, sidomos në një përvjetor si ky. Dhe mos ofendoni Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan me mosmirënjohjen tuaj arrogante ndaj të gjithave që Amerika ka bërë për Kombin shqiptar gjatë më shumë se 100-viteve të kaluara. Mirënjohja është një virtyt civil dhe shoqëror.”

Për shumicën e shqiptarëve kudo e sidomos për komunitetin shqiptaro-amerikan marrëdhëniet midis popullit amerikan dhe shqiptar janë të shenjta për shumicën e shqiptarëve kudo. Prandaj, ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes midis Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës më 18 mars, 2022 me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama dhe Ambasadores amerikane në Tiranë u kthye në një skenë të turpshme, ofenduese dhe jo diplomatike ndaj Amerikës! E padenjë për dy kombet tona mike që nuk krijon një atmosferë aspak të mirë në marrëdhëniet dypalëshe, sidomos në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Një jubilar historic, që meriton të festohet nga të gjithë ne.

Por, njëkohësisht, mos harroni se shumë shqiptarë kanë dhënë jetën për këto marrëdhënie midis dy kombeve tona, shumë janë dënuar dhe ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, vetëm e vetëm, sepse mbronin vlerat, liritë dhe demokracinë amerikane, ose thjesht, vetëm e vetëm se dëgjonin Zërin e Amerikës gjatë viteve. Të paktën ndaj këtyre viktimave të komunizmit për hir të së vërtetës të tregohet pak më shumë respekt për këto marrëdhënie, të paktën në publik dhe në këtë 100-vjetor!

Video e plotë e ceremonisë e datës 18 mars, 2022

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural | Facebook

Dr. Shpresa Xhakli, ambasadore e fëmijeve me autizëm, nesër do të jetë në Prishtinë për të marshuarme moton: Ec me mua, çdo hap numërohet!

0

Dr.Shpresa Xhaklin, fondatore, njeherit ambasadore e fëmijeve me autizëm ne bisedë me Redaktorin e gazetës zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne bisedë me

Prishtinë, 1 prill -Neser 2 prilli eshte Dita Nderkombëtare e autizemit. Kjo date eshte vendosusur nga OKB me 18 Dhjetor 2007 me iniciative te Ambasadorit te Qatarit, ku mori pjesë edhe dr.Shpresa Xhakli si perfaqeuse shqptare qe ka filluar të shënohet nga viti 2008 me nje ser aktivitetesh nga mbare bota, pra edhe nga femijet tane shqiptare ne Kosove dhe në Ballkan. Kjo inteletkuale, bije e mesuesit te pare ne Raince të Presheves (ku edhe lindi ne shkollë) nga Mitrovica ne New Jersey hapi mbi tre mije dyer ne Amerike per femijet shqiptare, per pavaresine e Kosoves, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Shpresa Xhakli, ambasadore e fëmijëve me autizëm neser maroshojm te gjithe bashkarisht: Walk with me , every step count’s !

Dr. Shpresa Xhakli ka lindur në Preshevë dhe është rritur në Mitrovicë, ku edhe vazhdoi shkollimin e mesëm, ndërsa në Prishtinë përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë.

Pas diplomimit filloi punën në Shtëpinë e Shëndetit dhe spitalin e Mitrovicës. Në vitin 1986, Shpresa u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u martua me humanistin e shquar Rexhë Xhaklin me të cilin krijuan një familje me dy fëmijë, vajzën Adrianën dhe djalin Arbenin. Kur Arbeni u diagnostikua me autizëm, ajo i vendosi vetës një qëllim, që të kontribuojë për mirëqenien e të gjithë fëmijëve të prekur me autizëm në Kosovë. Kështu ajo krijoi fondacionin në Kosovë, në ndihmë të fëmijëve autikë.

Shpresa ka qenë udhërrëfyese për shumë prindër të cilët u sfiduan dhe u përballën me vështirësi të shumta në një vend si Kosova, ku njohuritë dhe trajtimi i Çrregullimit të Spektrit të Autizmit ishte i mangët.

Dr. Shpresa Xhakli është një nga ato gra që, dhembjen personale e ktheu në një betejë të përgjithshme, pa u ndalur asnjëherë, ajo njihet jo vetëm në Amerikë, por edhe në Kosovë e Shqipëri deri ne Preshevë  si shpresë e fëmijëve me autizëm. Themeluese e “Të bashkuar për Autizmin”. Një mjeke me profesion, Shpresa Xhakli erdhi në Shtetet e Bashkuara në 1986.

Në një bisedë ekskluzive per gazeten zvicerane Le Canton27.ch,  24 ore para dites nderkombëtare te autizmit dr. Shpresa Xhakli, tregon gjithçka që ajo e konsideron si dita më e trishtë e jetës së saj, kur djali i vetëm diagnostikohet me autizëm

Kete dite e shënon edhe Kosova dhe shqiptaret kudo që janë. “Me rastin e kesaj dites nderkombëtare te autozmit, Prishina nesër marshone me femijë ne qender te Prishtines, nga sheshi skenderbe me moton: Me rastin e Dites Nderkombëtare të autizmit, nesër Prishtina marshon me moton: Te gjithe dallojme joi vetem unë! All Differ Not Only Me! Ec me mua , cdo hap numrohet! Walk with me , every step count’s !..duke leshuar balona te kaltert ne shenje rrespeklti dhe dashuri nga feije me autoziem. Nerser  Te githa pergatitjet jane bere duke falnderuar edhe angazhjimin e Qeveriosë  së Kosoves, sidomos ministin e shendetrsise, ish-minsitrin Arben Vitia dhe kryetarin e Prishtinës. Eshte kjo nje dite feste qe bashkon jo vetem femijet por edhe politikajt dhe gjithe shqiptaret sepse te gjitha kane femijë dhe kane nga një hall..” ka thëne Dr. Shpresa Xhakli per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Prof.dr. Shpresa Xhaklin nje grua e forte siq thone tek ne, si guri, nje humaniste, veprimtare e shquar dhe biznesmene e njohur nga Amerika qe i ka kontribouar proceseve demokratike, shtetit te Kosoves, i ka ndihmuar dje shqiptareve ne diaspore dhe sot ne vendlindjee sot ne vendlindje. Zonja Xhakli nje mjeke shumëvjeçare, ka kapërcyer sfida të vështira në jetë, sidomos në rrugëtimin e saj, si pjesë e luftës ndaj autizmit, gjithmonë në sherbim të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.
Aksioni e saj për edukimin dhe ndërgjegjësimin e njerëzve në Kosovë, dr. Xhakli, thotë se filloi në vitin 2009 me vizitën e shkollave në Prishtinë në Mitrovicë, e në Pejë. Më pas në Prizren, në Podujevë, në Skenderaj dhe në fund një shkollë fillore në Han të Elezit. Që nga ajo kohë, sipas saj, është shtruar një rrugë e gjatë, nga seksioni mbi autizmin në strukturat qeveritare në Kosovë, ku tani për këtë çështje, ka nga një përgjegjës në çdo komunë.

Ajo bashke me famljen ka kontikrbouar shume fmeijeve me auzitem. “Kontributet, ndihmat dhe mjetet kanë shkuar ne shue qnedrea te Kosovës dhe jashta saj si në dy qendrea ne Prishtin, pastaj ne Podujeve, Ferizaj, Prizren, Peje, Mitrovice, Lipjan, Gilan; Tetove, Shkoder dhe ndihme monetare ne Ulqinm, ket duke mos ahrruiar edhe vendlindjen time Preshevën..” ka thene ne vazhdim znj.Xhakli

“Unë them se kam zgjedhë mjekësinë si profesion, por autizmi, më zgjodhi mua. Pas diagnostikimit të djalit tim, Arbenit, me autizëm në vitin 1991, misioni im jetësor ndryshoj, me përqendrim të ndihmoj Arbenin tim. Është shumë vështirë të jesh një nënë, emigrante e vetmuar, dhe t’i përballosh të gjitha, që e cila me shumë vështirësi funksionoj. Fillova të mësoj se çka është autizmi, si mjekohet, për shërbimet dhe të drejtat e fëmijëve”, tha ajo në bisedë për Le Canton27.ch

Dr. Shpresa, shpresa e fëmijëve autistë nga Amerrika deri ne Kosovë dhe Preshevë 

Ajo tregon se pasi që diagnostikoi djalin e vetëm të saj me autizëm, nuk e kishte idenë se si do të ndihmojë, por kur Arbeni në moshën 21 vjeçare kaloj në shtëpi, për adulte me mbikëqyrje 24 orësh, dhe më thanë se do ishte mirë të mos e vizitoj për 4-6 javë, deri sa të adoptohet, ai ishte momenti më thyes për dr. Xhaklin.

Jo vetëm kaq, dr. Xhpresa Xhakli nje fondatore e njohur ne Amerike dhe Kosove për femijet me autizem ka sakrifiukuar shume madje dhe duke lene shtëpi e toke.

Lidhur me kotrbutet e saj për autizem ne vazhdim z.Xhakli pë rgazeten zvcerane Le canton27.ch ka thne se “Me 2009 banesen e marun per nenen time i dorezova qelesat per nisjen e shoqates se pare per femij me autizem. I pruna 2 psikologe ne Alpine Learning Group ne NJ , per trajnim profesional, mblodha shoqet nga komuniteti yne Shqipetaro Amerikane dhe mblodhem fonde per paisje, i bleva dhe dorezova celsat e baneses per te fillu punen. Me vone, shtepin e gjyshes sime e shita per EU 150.000 , dhe ne mbremjen per mbledhjen e fondeve per ndertimin e qendres se re , bashkeshorti I’m Rexh Xhakli therret ne telefon, dhe dhuron ne emer te familjes..”

Kete vit, sipas dr.Xhaklit kemi kerku nga Ministria e Shendetit, te hapet nje qender per dijagnostifikim ku perlidhen sherbimet e Neurolog’ut; Psikijatrit; Psikolog’ut; Logoped’it dhe Ergometri’t, ku se bashku me InterLab i cili po na mundeson cmimet me te lira per analiza, do te realizohen kerkesat e ketij komuniteti. Fatkeqesisht shume pak po kemi perkrahje ne shoqeri.

Edhe pse, sipas saj, puna nuk mbarojë këtu, por vetëm filloj, duke vazhduar kështu me hapjen e Qendrave në çdo qytet të Kosovës. Shpresa Xhakli,  nuk dorëzohet, fondet që mungojnë atje, ajo i gjen në Amerikë, duke e përmendur një thënie të vjetër “pak nga pak, gurë-gurë bëhet mur”.

“Thuhet, gjeje qëllimin e Jetës sate dhe jetoje atë, por nganjëherë, vetëm pasi te keni jetuar, e kuptoni që jeta juaj kishte një qëllim, që nuk e kisha pasur kurrë në mendje. Autizmi më përzgjodhi mua, si nënën e Arbenit, që të ndihmoj fëmijët tjerë. Rrugëtimi dhe përkushtimi im vazhdon, sepse kam dhanë premtimin Arbenit tim, i cili i thotë vetëm disa fjalë të këngës: please don’t take my sunshine away- mos ma merrni diellin! Së bashku, mos të harrojmë pikën e ekzistencës njerëzore, por të ofrojmë dashuri dhe dinjitet!..” thuhet ne mesazhin e saj dhene gazetes zvicerane Le Canton27.ch per 2 prill – me rastin e dites nderkombëatre te azutizmit.

 

 

Kalendar: 1 Prill 1996 – Dita e parë e kalimit të kufirit nga Kosova në Shqipëri pa viza dalëse

Autostrada afër vendkalimit në Vermicë 

Shkruan: Behlul Jashari

PRISHTINË, 1 Prill 2022/ Para 26 viteve, në 1 Prill 1996 për herë të parë kalova kufirin Kosovë-Shqipëri nëpër vendkalim kufitar, në Vërmicë-Morinë, ishte dita e parë e heqjes së vizave dalëse. Viteve më parë udhëtoja drejt Shqipërisë duke kaluar nëpër Mal të Zi, e ilegalisht në një rast i nisur nga Ulqini duke ecur këmbë drejt Shkodrës, e në një rast tjetër duke ecur këmbë nga Kumanova në Maqedoni drejt Preshevës – Kosovës Lindore…
“Lajmi i fundit” në gazetën e Kosovës “Bujku” në ballinë, i shkruar në 1 Prill 1996 nga Prizreni e Kukësi, kishte titullin “Kufiri Kosovë-Shqipëri kalohet pa viza dalëse” dhe në fund paralajmëronte: “Raport më të gjerë nga të dy anët e kufirit ndërshqiptar japim në numrin e nesërm”.
Në pasditën e 1 Prillit 1996 shkova deri në Kukës dhe u ktheva në Prizren e natën vonë në Prishtinë për të shkruar raportin nga ai udhëtim. Një fragment të atij raportimi e kam ribotuar me titull “Kronikë kufiri” para më shumë se çerek shekulli kur kam shkruar reportazhin e ardhmërisë – futuristik “Udhëtimi për në Prizren” botuar në Prishtinë e Tiranë në 31 Dhjetor 1996. Këtë reportazh futuristik që paralajmëronte bashkimin kombëtar – heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë e lidhjen edhe me autostradë e gjejë në Arkivin Shtetëror të Kosovës të botuar në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, dhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë të botuar në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja që dilte në Tiranë pasi në Prishtinë u ndalua me dhunë nga Serbia okupatore. Brenda reportazhit është edhe shënimi “Kronikë kufiri” – pjesë nga shkrimi që kam bërë në 1 Prill 1996 nga kufiri Kosovë-Shqipëri,  të cilin vetëm zogjtë e kalonin pa pengesa…
“Udhëtimi për në Prizren” ishte reportazhi i dytë i ardhmërisë që kam shkruar. I pari ishte “KOSOVË: REPORTAZHI I ARDHMËRISË – Një ditë e një viti që vjen”, i shkruar dhe  dërguar nga Prishtina drejt Tiranës në 27 Dhjetor 1995 dhe është botuar në atë fundvit në të dy kryeqytetet shqiptare, ndërsa i treti ishte  “Kufiri i ëndrrës”  që e kam shkruar në fundvitin 1997, botuar në 3 Janar 1998…
Reportazhet e ardhmërisë i botoja edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip edhe me shumë raportime që bëja si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë që nga 24 Maji i vitit 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare në Kosovë, kur lideri historik i lëvizjes për liri e pavarësi Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President.
Shumë nga ato që shkruaja në reportazhet e ardhmërisë – futuristike atëherë e që dukeshin si ëndërra,  që ishin ngjarje të fantazuara-parashikuara, tashmë janë realizuar në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 dhe të pavarur nga 17 Shkurti 2008…
Reportazhi i ardhmërisë II “Udhëtimi për në Prizren” i para më shumë se çerek shekulli ishte ky:

UDHËTIMI PËR NË PRIZREN

(Reportazhi i ardhmërisë II)

Behlul JASHARI

Bujku-2 Prill 1996 -ne Shqiper pa vize – Foto Behlul Jashari

Nuk kishte arritur as t’i shfletojë mirë botimet e  mëngjesit, të gazetave që i kishte marrë në Tiranë, e as ta pijë deri në fund kafenë. Udhëtimi me aeroplan nga Rinasi deri në Sllatinë kishte zgjatur vetëm njëzet e tre minuta. Kishte fluturuar mbi brerimat e bardha të reve, e nga dritarja nuk kishte mundur as përafërsisht të shohë a të përcaktojë se ku mund të jetë vija e kufirit, prej nga vinte lajmi i ditës, që e kishin botuar të gjitha gazetat: “Hiqen gurët e kufirit…”  Njoftohej se lumjanët me daulle, si në dasma, kishin dalë t’i hiqnin gurët, që para shumë e shumë viteve kishin venë kufi midis tokave të tyre. Nuk ishte ky kurrëfarë incidenti kufitar, por edhe paralajmërim i një ngjarjeje, për të cilën reporteri nga Tirana ishte nisur për në Prizren.
Kishte ardhur më parë në Prishtinë për të shfletuar kronikat e viteve të bujshme të Kosovës. Donte të bënte edhe një kronikë ngjarjesh që i paraprinë një Kuvendi të madh kombëtar, që do të mbahej pas një kohe në Prizren, në kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare. Në Prizren pritej edhe  manifestimi qendror i përurimit të autostradës Lezhë-Prizren-Prishtinë, të ndërtuar nëpër shtigjet e rrugës së vjetër  Lis-Dardani…
Pikërisht udhëtimet Kosovë-Shqipëri nëpër vite ishin një nga interesimet gjatë shpalimit të kronikave në Bibliotekën Kombëtare e Universitare  në Prishtinë. Viti 1996 iu duk se ishte një vit kthesë. Më 1 prill të këtij viti,  për herë të parë pas shumë viteve,  shqiptarët e Kosovës së pushtuar filluan të udhëtojë për në Shqipëri pa viza dalëse, që i kishte aplikuar regjimi i Beogradit për të penguar komunikimet ndërshqiptare. Rexhimi i vizave ishte tepër rigjid. Vetëm brenda një viti mbi një mijë shqiptarëve të Kosovës iu kishin konfiskuar pasaportat e u ishin shqiptuar dënime nga policia e nga gjyqet serbe vetëm e vetëm pse kishin udhëtuar në Shqipëri pa viza dalëve. Po, udhëtimet nuk ndaleshin me gjithë vrasjet në kufirin e ndodhur nën kontrollin e hekurt të forcave serbe.

Kosove-Shqiperi-porta-Vermice-Morine-23-mars-2015-foto-Behlul-Jashari

Pasi ishte hequr regjimi i vizave dalëse, sipas kronikave të kohës, Prizreni priste të bëhet qendër shumë e rëndësishme e komunikimeve ndërshqiptare nëpër magjistralin Prishtinë-Lezhë. Magjistrali është quajtur rrugë e ardhmërisë nëpër shumë shkrime gazetash  të vitit 1996, kur nga Prishtina për në Tiranë udhëtohej më shumë nëpër Podgoricë apo Shkup dhe udhëtimi zgjaste deri shtatëmbëdhjetë orë. Ishte llogaritur se magjistrali Lezhë-Prizren do të shkurtonte për tre herë rrugën nga Kosova për në bregdetin shqiptar. Midis këtyre dy qyteteve shqiptare  ai magjistral i shtrirë nëpër luginat e lumenjeve Fani i Vogël e  Drini i Bardhë do të kishte maksimum 130 kilometra…
Tek shfletonte kronikat e vitit 1996 në Kosovë, gazetarit nga Tirana përshtypje të veçantë i bëri edhe një titull i madh në faqen e parë të gazetës: “Jemi zotuar për të ardhmen  e lirinë tuaj”. Ishin këto fjalët e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Xhon Kornbllum në hapjen e Zyrës Amerikane në Kryeqytetin e Kosovës, më 5 qershor. “Kjo është një ditë historike për Kosovën”, deklaronte me këtë rast presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Shfletimi i kronikave për përfaqësinë e parë të një shteti të hapur në Kosovë ia përkujtoi se duhet të shkojë brenda ditës në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, në kuadrin e ambasadave në kryeqytet…
Derisa po kthehej, kishte rënë nata, rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të ndriçuara me neon ishin të mbushura plot njerëz.  Masa e njerëzve që shëtitinin në atë mbrëmje të këndshme ia kujtoi të dhënën se numri i banorëve të Kosovës kishte arritur në mbi tre milionë.
U ndal më gjatë para reklamave të kinemave e teatrove të kryeqytetit. E shihte se do ta kishte vështirë të përcaktohej ku të shkojë, por as nuk kishte kohë. E priste takimi me kolegët gazetarë të Prishtinës në hotelin “Bozhurët e Kosovës”, ku ishte vendosur. I pihej edhe një raki rrushi e Rahovecit…
Po, kishte pirë edhe ca më shumë, dhe derisa po lexonte teletekstin shqiptar dhe gazetat e mbrëmjes, e kishte zënë gjumi. E kishte zgjuar herët cingërrima e telefonit. Ishte një telefonatë nga Tirana, që e paralajmëronte se pas një ore duhej të paraqitej drejtpërdrejt me raport për lajmet e mëngjesit në Televizion.
Raportin e kishte në mendje, po, megjithatë, po e shkruante edhe në letër: “Në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën pritet me interesim shumë të madh  Kuvendi gjithëkombëtar, që do të mbahet në Prizren. Pritet edhe përurimi i magjistralit…Heqja e gurëve që shënonin kufirin është manifestim i entuziazmit e gëzimit të popullit për bashkimin kombëtar që paralajmërohet…”
Pas festës së madhe që paralajmërohej me mbajtjen e Kuvendit kombëtar në Prizren po e priste edhe një festë e bukur: Dita e Verëzes – Dita e Luleve.
Është kjo një festë e lashtë iliro-pagane, që, pos në Prizren e rrethinë, nga të gjitha trojet shqiptare festohet vetëm edhe në Elbasan, në të njëjtën ditë, më 14 mars,  po me emër ca ndryshe: Ditë e Verës – Ditë e Luleve. Prandaj, në këtë festë në Prizren udhëton edhe një delegacion nga qyteti i Elbasanit.
Kështu, si një surprizë hyn edhe Festa e Luleve në reportazhin e ardhmërisë të reporterit në udhë për në Prizren, prej nga do të kthehet përsëri në Tiranë, për herë të parë nëpër magjistralin e sapoperuruar, vetëm për afër dy orë. E, në Vermicë s’do të jetë më pika kufitare, s’do të jetë më kufiri…

KRONIKË KUFIRI

Kufiri Kosovë-Shqipëri nuk është më si fundi i botës. Pas shumë vitesh kalohet sot për herë të parë pa viza dalëse nëpër pikën kufitare të Vermicës. Po, megjithatë, aty ende ndalojnë forcat serbe dhe është një kontroll i hekurt.
Në njërën anë – bunkerët e betonit, që kanë mbetur si të harruar e janë mbuluar nga ferrat e bari.
Në anën tjetër – “piramidat e betonit”, kaherë të vendosura në zonën kufitare si “pengesa antitanke”.
E, mbi të gjitha pejzazhet shqiptare, midis të cilave sikur mbytet vija e mallkuar e kufirit të aq shumë ndarjeve. Mbi malet e ashpra me borë të Sharrit, Pashtrikut e Koretnikut fluturon një Shqiponjë, nëpër qiellin e përflakur nga dielli në pranverë si në sfondin e flamurit.
E, jo vetëm stinën, por edhe kohën që vjen, sikur e paralajmërojnë dallëndyshet e lejlekët që fluturojnë mbi syprinat e kaltra të lumit të Drinit.
Megjithatë, vetëm zogjtë kalojnë kufirin pa pengesa…(Vermicë, 1 prill 1996)

NGA REPORTAZHI IM I MARSIT 1996 “MURI NDËRSHQIPTAR SI ‘FUNDI I BOTËS’”:
E më pak se dy javë para 1 Prillit 1996, jo rrugës po nëpër male fshehtas nëpër shtetrrethimin e forcave serbe shkova deri afër kufirit Kosovë-Shqipëri dhe nga një kodrinë shihja si dukej e çka ndodhte në vendkalimin kufitar në Vermicë-Morinë, prej nga shkrujta reportazhin “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, të cilin e botova në gazetën e rezistencës “Bujku” më Prishtinë para 26 viteve, në 18 Mars 1996.
Reportazhin e dërgova edhe në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë. Në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se reportazhi është botuar në 19 Mars 1996 edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë. Në atë reportazh mes tjerash, kam shkruar:
“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.
Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

Behlul Jashari në Tiranë te tryeza e mbledhjes së qeverive Shqipëri – Kosove, më 23 mars 2015

Pas botimit të reportazhit “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, që edhe u përkthye dhe arriti edhe te diplomatë më erdhi edhe mesazhi se kurrë më nuk do të jetë ashtu ai kufi…