






Idriz Zeqiraj, Gjermani
Marksi ka thënë se “kombit dhe gruas nuk u falet, nëse i dorëzohen aventurierit të parë”! Mjerisht, kjo i ndodhi kombit tonë me diktatorin aventurier e kriminel, Enver Hoxha, në Shqipëri dhe po ashtu popullit të Kosovës, me megallomanin aventurier, dinak, komplotist, e pak më shumë, për çka edhe po akuzohet, Hashim Thaçin. Është për mbamendje thënia lapidare, e lansuar nga LVV, si thirrje drejtuar shqiptarëve: “Një njeriu s`i nënshtrohet një popull!” Megjithatë, nënshtrimi, përtokja, ndodhi! Dhe, ai, Hashimi u bë mbinjeriu, duke abuzuar, cinikisht e mangupërisht, me pushtetin absolut, që vendosi ndër vite në Kosovën tonë të përgjumur. Liria pa demokraci, është një përralë dimri, nuk vlen asgjë. Mjerisht, kjo ndjesi i mungon populli tonë, në Kosovën hallemadhe.
Vërtet, Albin Kurti ka qenë opozitari, kundërshtari më i drejtëpërdrejtë i Hashim Thaçit, kryeministër dhe president. “Mos u zgërdhi, kryeministër” dhe “Shko Hashim”, (në Hagë), – janë shprehje, jo thjeshtë të një mëllefi personal apo partiak. Por, rrjedhojë logjike e veprimeve të dyshimta, fort konspirative, deri në vënien në tryezën e bisedimeve të çështjeve territoriale, që i kishte përmbyllur shpallja e pavarësisë, me konfirmimin edhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Letra proverbiale e Albin Kurtit, drejtuar Thaçit, “Shko Hashim”, ishte e pritshme, por, jo profetike. Sepse Kosova është përgjakur nga bijtë e saj bastardë, të strukturuar në një organizim kriminal, me qëllime të përcaktuara dhe me emra të përveçëm, të shënjestruar, për t`u viktimizuar.
Për dy dekada radhazi, Kosova është qeverisur nga zyrtarë, shtetarë e pushtetarë, të shantazhuar. Disa nga Serbia e Haga dhe më tej; disa të tjerë nga organizata kriminale, SHIK-u vendor. Andaj, ndryshimi mëzi pritej dhe kjo u dëshmua me votimin masiv të LVV, duke e konsideruar si të pashantazhueshme dhe pa ngarkesa me krime e korrupsion.
Albin Kurti, kryeministër i bujshëm në premtime: “Kriminelët dhe hajnat në burg”, – ishte refreni i tij i preferuar. Ndërkohë, Hashimi me Kadrinë, të frikësuar nga revanshi i pritshëm i Kurtit, me AKI-në e tyre, përgadisnin shpalljen e LVV terroriste, të jashtëligjshme! Krerët e saj, Albinin, Glaukun e ndoca të tjerë, t`i rrasnin në burg, si terroristë, projekt ky i aprovuar edhe nga Prokuroria!
Mënyra e dëshmive dhe sjellja e dëshmitarëve anonimë, tejkalonin metodat UDB-eske, dhe shkonin në referencë ke OZNA famëkeqe, e fundviteve `40-a dhe fillimin e `50-ve! Duhej të shkonin në Hagë, Hashimi me Kadrinë, për t`i publikuar përgjimet tmerruese “INSAJDERI”! E trishtme, si në filmat horror. Kjo ishte CV-ja e presidentit dhe kyeparlamentarit të Republikës të Kosovës!!
Kurti befasoi shqiptarët me deklaratën në mbrojtje të Thaçit!
Dy vite më pas, në homazhet për Familjen Jashari, Albin Kurti do t`i befasonte shqiptarët: “Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit po mbahen në Hagë, për luftën e pashembulltë për liri!”
Dhe, vetëm dy javë pas kësaj deklarate, në intervistën e dhënë gazetës prestigjioze italiane “La Republica”, kryeminstri Kurti shokoi me deklarime paushalle dhe hiç reale: “Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm 2000 dëshmorë”!? “Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg, që luftuan për liri. Është një nga paradokset evropiane”!
Së pari, ata nuk kanë qenë bashkëluftëtarët të Adem Jasharit. Sepse, ishin herë 2000 kilometra e herë 300 kilometra larg nga Ademi. Pra, ishin jashtë Kosovës. Përkundër, dihet mirëfilli, se ata e kanë penguar në financim dhe me agjitim kundër Hamzës dhe Ademit. Pra, kanë sabotuar luftën dhe këtë e thonë shokët e tyre të partisë dhe të hoteleve, ku kanë “mrizuar”;
Së dyti, kemi të bëjmë me pasaktësi, sepse nga katërshja e Hagës në grup, vetëm njëri syrësh ka qenë fizikisht në Kosovë dhe ka luftuar, Rexhep Selimi. Tre të tjerët nuk kanë qenë pjesë e luftës, “kanë qenë larg frontit të luftës”, pra, jashtë Kosovës;
Së treti, Kosova ka 800 dëshmorë të pushkës. Numrat tjerë janë shtuar, fiktivisht, në 2000, bilëz, edhe 2400, njësoj si veteranët e katërfishuar rrejshëm! Por, realisht, janë viktima të luftës;
Së katërti, është nonsens i madh dhe bie ndesh me Bashkimin Evropian dhe Amerikën, të cilët, faktikisht, e kanë çliruar Kosovën, që kryeministri i vendit, apriori, pafajëson të akuzuarit, duke qenë në hetim e sipër, ende pa pasur një vendim gjykate;
Së pesti, kryeministri i Kosovës i rivret viktimat dhe lëndon shumë-qindra familje të viktimave, kryesisht, ushtarakë luftë-bërës të FARK-ut të Ibrrahim Rugovës, zyrtarë e veprimtarë të LDK-së, si dhe kuadro të hershëm, të devotshëm të LPK-së;
Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale
Së gjashti, kryeministri habitet “pse nuk gjykohen në gjendje të lirë”, edhe pse ata akuzohen për tej 100 veprave kriminale, vrastare, duke e vënë në dyshim edhe emërtesën adekuate, – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -(NPK), të pagëzuar nga Prokurori Special amerikan, Xhack Smith;
Së shtati, kryeministri Kurti nuk merakoset, as për koston e 180 milionë euro, për mbrojtjen e “luftëtarëve” të tij, disa syrësh të mbrojtur edhe nga 5 (pesë) avoketër të zëshëm botërorë! Krejt kjo barrë e buxhetit të lodhur të Kosovës;
Së teti, e pakta që duhej të bënte kryeministri, do të duhej të heshte, në lidhje me të akuzuarit për krime lufte. Ose e shumta të thoshte “ta lëmë gjykatën në punën e saj profesionale”;
Së nënti, janë shumë-qindra fëmijë jetimër, të të vrarëve politikë, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Dhe, ne nuk kemi dëgjuar dhe as parë përkujdesjen financiare dhe as t`i vizitojë, Albin Kurti, qoftë si kryetar partie, qoftë si kryeministër!? Një gjë mbahet mend, se njëri nga mentorët kryesor i Kurtit, i ka aprovuar, madje, publikisht, vrasjet politike;
Së dhjeti, komandantët që kanë bërë luftën e vërtetë për liri, për shembull, në betejat e Kosharës, janë vrarë 114 luftëtarë për lirinë e Kosovës dhe 108 ushtarakë pushtues serbo-sllavë. Dhe, komandantët e mbijetuar, askush nuk i ka akuzuar për krime. Por, ekziston një dallim i madh, i komandantëve të Betejës të Loxhës, Kosharës dhe gjetkë, se ata nuk kanë ekzekutuar shqiptarë të pafajshëm, natën në errësirë dhe ditën për diell, madje, në derë të shtëpisë, duke terrorizuar edhe “robtë e shtëpisë”!
Metamorfoza dëshpruese e kryministrit Kurti!
Metamorfoza e kryeministrit Albin Kurti, nga një qendrestar opozitar, akuzues faktik dhe mbrojtës i pa kompromis i Kosovës, nga pazaret e pista të pushtetarëve, fort të shantazhuar dhe batakëçinj të papërmirësueshëm, tashmë, ka shokuar shqiptarët, me deklarimet paushalle dhe “ka marrë dhenë”! Andaj, është vështirë të shpjegohet kthesa, ndryshimi i shumë-shkallshëm i tij!
Vështirë të kuptohet dhe aq më vështirë të shjegohet Kurti i sotëm: Edhe “shko Hashim”, në Hagë; edhe “kriminelët e hajnat në burg”, edhe “Ballkani ka nevojë të lirohet nga kriminelët e luftës”,- lëshoi deklaratën bombë, duke trazuar skenën politike të Kosovës, sidomos, ata që e kanë “mizën pas veshit”! Dhe, tani, “është absurde të mbahet Hashimi me shokë në burg”, – thotë Kurti, vërtet, logjika e shëndoshë, është në hall, për ta kuptuar dhe zgjidhur!?
Hamendësohet se kjo kthesë kushtëzohet me votën e ardhshme elektorale partiake? Por, të gjitha sondazhet, matjet publike, të shqiptarëve të Kosovës, aprovojnë, në masën tej 85 %, thirrjen refren të Albim Kurtit: “Kriminelët dhe hajnat në burg”! Atëherë, pse të këtë frikë, nëse ngulmohet për qerimin e hesapeve, me kriminelë dhe hajna zyrtarë, të djeshëm dhe të sotëm?!
Padyshim, Albini ka ndryshuar dhe me këto veprime rrezikon shumë, edhe politikisht. Kjo do të reflektojë, negativisht, edhe në mos përmbushjen, as për së afërmi, të premtimeve të tij, sidomos, ato parësore, siç janë luftimi i krimeve vrastare dhe makro-hajninë zyrtare.
Qëndrimi aktual i Kurtit, është paradoksal, kontravers, që bie ndesh edhe me parimet elementare të një qeveritari të dinjitetshëm, i cili, gjithëherë, është thirrur në mbrojtjen e ligjshmërisë, shtetit.
E kuptoj presionin enorme të PDK-së, PAN-it në kor, për t`i mbrojtur kolegët bashkëpunëtorë në punët e liga. Me gjithë deklarimet mbrojtëse të Kurtit, për “luftëtarët e lirisë”, në Hagë, kreu i PDK-së, e akuzon kryeministrin “për paturpësi, pse nuk i përmendë me emra ata?!” PAN-istët duan ta turpërojnë, madje, me fund, kryeministrin tonë, dikur krenar.
Pozicioni kryeministër, assesi nuk duhej të ndikonte në shkeljen e parimeve bazike të drejtësisë. Atëherë, cili është shantazhi që i bëhet Kurtit kryeministër? A është i vetëdijshëm ai se mbrojtja zyrtare, të atyre që akuzohen nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, është një ogur i keq për Kosovën. Jo pse akuzohen, sepse çdo komb i ka bakçinjtë dhe kriminelët e vetë, por, pse mbrohen, apriori, pa pritur vendimin e gjykatës.
Arsyeja e ndryshimit të madh të Albin Kurtit, edhe mund të vonojë, por, gjithësesi, një ditë, “do t`i dalë tymi”. Megjithatë, uroj të jetë një bërje qejfi dikujt apo disave, dhe jo bindje e Kryeminstrit! Pëndryshe, do të ishte zhgënjim i madh i shqiptarëve, madje, të kudondodhur, të cilët, në masën më të madhe, festuan ndryshimin e gjatë-pritur, 14 shkurtin 2021.
Drejtoresha e shkollës i quajti komentet e Baljes paragjykuese, tendencioze dhe linçuese, duke e ftuar deputeten që ta lexojë udhëzimin administrativ të MASHT-it.
“Ju mbase si pushtetare e konsideroni veten mbi ligjin, por unë si drejtoreshë e shkollës nuk ia jap asnjëherë këtë të drejtë vetes sime. Krejt çka angazhohem gjatë punës sime, krahas ngritjes së nivelit të arsimimit në Shkollën “Nexhmedin Nixha”, është edhe respektimi i ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi. Dhe asnjë fushatë e ulet, manipuluese me dashakeqësi dhe përçarëse si kjo e juaja ndaj meje nuk do të mund të ndikojë që unë t’i shkeli ligjet dhe udhëzimet administrative gjatë kryerjes së detyrës sime”, ka shkruar drejtoresha në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Andaj, iu ftoj që të mos humbeni kohë duke nxitur urrejtje e përçarje ndaj meje, por kryeni punën tuaj si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nëse e konsideroni problematike këtë çështje ndërrojeni udhëzimin administrativ. Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime”, u shpreh tutje ajo.

Dy fytyrat e Dude Balje …Cila ështe më mirë?
“Ndërsa ju, e nderuara deputete e Kuvendit të Kosovës, si kryesuese e Komisionit për të Drejtat e Njeriut e Barazi Gjinore, dy vlera demokratike të larta, mbase do të duhej të angazhoheshit në respektimin dhe përmbushjen e këtyre të drejtave Kushtetuese të secilit qytetar, e jo të humbnit kohë në sulme e nxitje të urrejtës ndaj meje, pse unë po e kryej me përpikëri detyrën time bazuar në ligjet që i votoni ju në Kuvend të Kosovës”.
Tutje drejtoresha tha se do t’i drejtohet autoriteteve të sigurisë, për atë që e quajti, fushatë e kërcënimeve.
“Pasi unë besoj fuqishëm në lirinë, demokracinë dhe sigurinë Kushtetuese që ma ofron vendi dhe shoqëria ime – Kosova – për t’i përmbushur të gjitha detyrimet e mija ligjore, si qytetare dhe zyrtare publike e këtij vendi. Pa marrë parasysh, se në disa raste përballemi edhe me individ të ndryshëm që me metoda primitive, “autoritare”, e nxitëse të dhunës provojnë të na detyrojnë që t’i shkelim ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi në Republikën e Kosovës”, përfundoi drejtoresha.
Balje reagoi pasi në shkollën “Nexhmedin Nixha” ishte vendosur një shenjë e ndalimit të shamisë.
‘Cigarja’, ‘grimi’ e ‘shamia’ ndalohen në Shkollën e Mesme Teknike në Gjakovë (VIDEO)

Mendime të (pa) emancipume të Dude Balje:
23:31, 31/03/2022
Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Dude Balja, ka reaguar lidhur me një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ku në një shkollë në Gjakovë është vendosur me simbol ndalues një vajzë me shami.
Balaj e ka pyetur drejtoreshën e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë, znj. Florentina Gjergjaj, se mbi cilën bazë juridike është marrë ky vendim.
Balja ka thënë se nuk do të qëndrojë indiferente ndaj këti veprimi duke thënë se do të kërkojë sqarim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini.
Këtu keni statusin e saj të plotë:
“Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë znj. Florentina Gjergjaj, nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!! Me një pjesë të simboleve jam dhe unë dakord. Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetar. Unë nuk mund të jam indiferent dhe gjithashtu kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini.
Krahasimi i një arme që vretë, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë”, ka shkruar Balja në llogarinë e saj në Facebook.
© SYRI.net

Florim Zeqa
Sa neveritëse, po aq e pasinqertë është deklarata e një të ricikluari nga njëra parti në tjetrën, kur e thotë për partinë e “re”, “ajo është alternativa e ndryshimit politik për vendin”, duke harruar se e njëjta parti është thyersja më e madhe e shpresave të qytetarëve për jetë në vendin tonë!
Besuan verbërisht në arritjen e ambicieve personale
Karrieristët dhe yryshnikët e pushtetit, pa marrë parasysh bindjet ideologjike, vrapuan dhe anuan andej ku e shihnin mundësinë më të madhe për realizimin e aspiratave personale dhe familjare.
Kështu kishte ndodhur para zgjedhjeve të fundit nacionale, kur të ricikluarit politik, në mesin e tyre veprimtarë dhe intelektualë të mërgatës tonë, analist dhe gazetarë të cilët ju bashkangjiten dhe e mbështetën koalicionin e “shpresës” për kënaqjen e egos së tyre për pushtet, duke ëndërruar për t’u bërë ministra apo ambasador, zv.ministra apo konsuj në përfaqësitë tona diplomatike, këshilltarë apo vozitës të pushtetarëve të rinjë, emrat e të cilëve ishin lakuar një kohë të gjatë në mediat elektronike!
Përpos dështimit të gjahut, të njëjtit janë harruar nga pushtetarët e rinjë të katapultuar në majat e pushtetit, me të cilët i kanë ndërprerë të gjitha komunikimet në baza ditore dhe lidhjet “miqësore” të deridjeshme!
Po ndodhë pikërisht kështu, për faktin se pushtetarët e rinj nuk po kanë kohë për mbajtjen e lidhjeve shkaku i mosmbajtjes së premtimeve duke u arsyetuar me angazhime të shumta në “shërbim” të shtetit dhe qytetarëve!
Çfarë po ndodhë pas dështimit të gjahut?!
Kalemgjinjëve të deridjeshëm pas dështimit të gjahut u është “tharë” pena, nuk po shkruajnë më si më parë për ndryshimin apo “qeverinë e shpresës”, pasi tashmë e kanë kuptuar se në vend të ndryshimit ndodhi mashtrimi më i madh dhe epokal. Nga turpi i dështimit të ambicieve të tyre personale për t’u “kapur” diku, disa kalemgjinjëve u mbeti “rrënja n’dorë” siq e thotë populli, për shkak se vendet e premtuara të tyre i zunë injorantët dhe anonimët politikë, praktikantët dhe të panjohurit, të cilët deri dje nuk i kishte njohur fshati dhe as mëhalla e tyre!
Mbase anonimëve do t’iu kalojë mandati politik pa i mësuar emrat e tyre opinioni publik, e të mos flasim për diplomacinë perëndimore e cila as që i merrë në konsideratë anonimusët e një shteti të vogël në formim e sipër!
Arsyeja e ardhjes në shprehje të anonimëve politik është produkt i kësaj klase injorantësh politikë, të cilët nuk mund të pajtohen që të shohin njerëz më të ngritur sesa vetën e tyre në institucionet e shtetit.
Njerëzit e vet i mbajnë si këshilltarë vetëm në aspektin figurativ sa për ta krijuar opinionin se janë duke bërë punë të mira për vendin, ndërsa në realitet, ata nuk janë këshilltarë por vetëm numra në rritje e sipër që paguhen me paratë e taksapaguesve të varfër kosovarë, pasi pushtetarët e rinjë janë të pakëshillueshëm dhe të papërmirësueshëm në gafet e tyre politike, për shkak se nuk e ka askush guximin t’i këshillojë, e aq më pak të t’i çortojë për gabimet e përditshme në fushën e diplomacisë dhe politikbërjes e cila në të shumtën e rasteve është duke bërë hapa prapa në politikën e jashtme!
Sikur ne shqiptarët të kishim prirje për të bërë punë të mira në vend të ndërskamcave dhe prapaskenave që i bëjm njëri-tjetrit, me siguri nuk do të kishim mbetur në këtë nivel kaq të ulët zhvillimor dhe emancipues, ku gjithnjë njerëzit e mençur dhe intelektualët e vërtetë anatemohen dhe largohen nga injoranca e pseudointelektualeve dhe marrëzia e pseudopatriotëve!
Penat e thara të analistëve dhe gazetarëve të mashtruar u ngjajnë pushkëve pas dështimit të gjahut, të cilat për një kohë të gjatë mbesin të varura në murë, pa e pasur kurajon kalemgjinjët që t’i marrin përseri në dorë penat e tyre të “arta”, siq vlerësoheshin nga pushtetarët!
Meqë shkrimin e fillova me të ricikluarit politikë, ashtu edhe po e përfundoj. Një veprimtar i ricikluar nga mërgata e jonë, pasi kalërojë nëpër katër parti politike, përkatësisht katër pushtete, për të pestën herë i zgjodhi pushtetarët e rinjë, por edhe nga këta doli i djegur dhe i përvëlluar. Nuk e di, se a do ta ta ketë kurajon ta provojë të gjashtën!

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë
FAKTI SE HASAN PRISHTINA ËSHTË PASURI KOMBËTARE SI NJË KRUA QË NUK SHTERRË KURRË. Madje ky liberator dhe deputet e burrshteti, deklaroi hapur: “Nuk ka para as që më shtet, as që më blen. Edhe sikur të më ofrohet ari i tërë botës, luftën e drejtë për të kauzën e kombit tim, nuk do ta ndali”. Dhe krimin serbian, gjatë dy shekujve, nuk pati fuqi që ta ndalë. E ndali dhe siguroi fitore vetëm lufta e UÇK-ës dhe bombardimet sistematike të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë kriminale serbiane.
Studimi botohet në shenjë respekti për Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 më 31 mars 1998 ku për herë të parë në historinë e OKB-ës, çështja shqiptare shqyrtohet me seriozitet në një rezolutë për Kosovën. Idenë për Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 më 31 mars 1998 e dha Madlin OLLBRAJT. Mbështetja e Rezolutës peshon në Kaptinën VII të kartës së OKB-ës, e ku me nenin (nenet:39-52) 43 parashihet bombardimi i agresorit serbian.
Pasuria më e madhe për civilizimin është një kuadër (M. F), që krijon atdhetari të pastër dhe të dlirë, se sa ta posedoish tërë Evropën. Lidhur me këtë, pasuria një ditë do të shterret vetvetiu. Kurse atedhetaria e dlirë mbetet një krua kombëtar dhe civilizues, mbetet shembull i politikanit pakorruptuar dhe të mirfillët. I tilli ishte dhe mbeti pra Hasan Prishtina, që me karakterin atdhetar, pa urrejtje duhet ta shndërojmë në shkollë dhe obligim të politikbërësve tanë. Dhe, pse ta mshefim, Univderziteti i Prishtinës (1970) që u nominua në Hasan Prishtina, pas çlirimit, ishte dhe do të mbetet kala që nuk ka fuqi politike dhe shtetërore për ta okupuar as nga jashtë e as nga brenda. Po, isha si student kur u hap (1969) tema se si të quhet Univerziteti më i ri në vend. Nga vedni ku ishte i ulur Prof Dr Skender Riza, do të lindë propozimi që të quhet Univerziteti Hasan Prishtina. Ajo fjali shpërtheu si bombë e kurdisur me sahat nga shovinsitët sllavë, në anën tjetër. Po, do të folë bindshëm prof Dr Skender Riza, dhe po pajtohem si historian që tani për tani mjafton të quhet: Univerziteti i Prishtinës, dhe ashtu mbeti, për t` i prirë kombit në të gjitha betejat me devizën: Ja vdekje, ja liri.
Hasan Prishtina njihet si personaliteti më kryengritës kundër çdo okupatori të viseve shqiptare në gjysmën e parë të shekullit njëzetë. Lidhur me këtë Hasan Prishtina shton: “ Nata e gjatë aziatike pesëqind vjet po kalon. Perandoria e kalbur po shuhet. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane të fshehta , kurse fqinjët po i mprehin thikat për të na i ngulur në shpinë. Populli ynë gjendet në një situatë fatale. Nga seicila anë na kanoset rreziku. Duhet të jemi të zgjuar dhe të kujdeshëm. Duhet të bëhemi zot të tokave tona stërgjyshore. T` i mbrojmë ashtu siç i kmei mbrojtur përgjithëmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm nëse jemi të bashkuar, si një grusht. Prandaj, luftën dhe kundërshtimin ndaj coptimit të vendit tim do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im”.
Dhe shton Hsan Prishtina: “Kur mbante mbledhje Parlamenti turk, atje haptas i njoftova: nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të shpërthejë rrevolucioni. Dhe, ndër të parët që do ta kapë armën, do të jem unë. Si shenjë se ka filluar kryengritja do të jetë: “kur t` i mbathi opingat, do të dal në DRENICË. Për këtë nevojë kombëtare, i shita të gjitha depot e mia në Shkup, sepse na duheshin paaratë dhe erdha këtu. Sot, në kullën e këtij trimi besnik (Ahmet Delisë në Prekaz-Hb) po e ngremë flamurin e lirisë, atë të SKENDERBEUT dhe i shpallim luftë Turqisë”.
E para se të filloi kryengritja në KULINË të Llapit, Hasan Prihstina e diktoi këtë BETIM: “ Betohemi dhe japim besën e burrit se do të japim çfardo viktimë dhe, nëse duhet, me duart tona, fëmijët tanë do të bëjmë kurban. Dhe i bindur se politika mizore turke vazhdon të zbatohet në trojet Shqiptare, sot e ngrehi flamurin e kryengritjës kundër pushtetit të Turqisë”.
Kryengritësi Hasan Prishtina do të u drejtohet kreshnikëve: “Kur nuk ke miq, atëherë mbështetu në kokën tënde, që do të thot të bëish vet luftë, duke mos llogaritur në ndihmën e askujt, vetëm në adetetet dhe zakonet tua, vetëm në doket dhe traditën tënde, vetëm në armët tua. Për këtë me kohë kemi biseduar me burrat e Kosovës dhe të vilajeteve tjera. Unë i mbatha OPINGAT dhe u nisa për Kosovë. Në Trevën e Drenicës ku kam lind (Palac) i madh e i vogël fle me pushkë nën kokë, kurse në punë shkon me pushkë në krah. Besen e kryengritjës e bëmë valë valë nepër treva të Dardanisë plakë. Por së pari në Drenicë, të gjithë ishin të gatshëm dhe kjo erë e lirisë si flladi i verës i përfhsiu viset përrreth dhe shumë shpejtë e preku çdo zemër atëdhetare”.
Armatimi i kreshnikëve të lirisë
“Disa po thonë se duhet të blejmë armë nga serbianët. Po, këtë çështje duhet tholluar mirë e për pe, sepse ata do të na i ndalin armët në kulmin e luftës, për faktin se janë armiqët tanë të vjetër, që na kanë shfarosë në Sanxhakun e Nishit, i cili kurrë nuk ka qenë trevë e tyre etnike. Madje, atje e kemi pasë popullsinë më refuzuese (kryengritëse) shqiptare një kohë të gjatë. Për dy shekuj shqiptarët e Sanxhakut Nishishit ishin në krye të luftës për Shqipëri. Atje, një kohë të shkurtër ishte si guvernator i ndrituri Mitah PASHA. Por, Stambolli duke e vrejtur rreshtimin e tij që në Perandori të sundoi ligji dhe mbi të gjitha pengesat e solli Kushtetutën, për një kohë të shkurtë (1876) ai do të syrgjynoset dhe likudioihet si dijnë e bëjnë osamnlinjët. Humbi Mithati pa gjurmë dhe pa nishan. E vërteta as turkut nuk i besojmë edhe kur shkon në xhami. Por as serbianit nuk i besojmë edhe kur shkonë në kishë, sepse të dy palët rrejnë si një orkester e ushtruar mirë në një ‘filharmoni politike”.
Tash jemi para një detyre krejtë tjetër, që na imponohet, sepse i kemi aktër armiqë të përbetuar: serbiani në veri, bullgari në lindje, malazezi në veriperendim e greku në jug. Mbi të gjithë, evropiani që rrinë me gërshërë në dorë për të na coptuar edhe mëtej, është garancion i të katër armiqëve, në çdo kohë”.
E sollëm alfabetin dhe hapëm shkolla më 1908. Disa fëmijë të Kosovës ia dergova Liuvgjit (Luigj Gurakuqit) në shkollën e mësuesië në Elbasan. Kundër shkollimit tonë doli hapur kabineti i Halim Pashës, madje duke konkluduar se populli më i rrezikshëm për Pernadorinë janë shqiptarët. E ne jemi mëse 3 milionë që tani pas pesqindë vjet robnie, pas vitit 1912, kur Evropa nuk na e pranoi luftën dhe çlirimin e Kosovës, ndodhemi para një rreziku të rinjë. Kjo për faktin se Mbretëria SKS jo vetëm që është më e egeër, por ka filluar me Turqinë pazare të reja për të na shfarosë nga faqja e dhaut. E mendoi se shkollimi jonë është shumë i vonuar (Turku e themeli Akademinë më 1961, kurse ne rropatemi ende për shkolla fillore dhe për mësues për fëmijët tanë. E pasha gjakun ilir, nuk ka jetë dhe fat për ne, pa u ÇLIRUA nga të huajt dhe pa u bashkuar me territoret shqiptare, në shkollën tonë të dlirë dhe që na takon” (1927).
Ne i publikuam 14 pikat por nuk fituam asgjë prej tyre sepse na u vërsulen të gjithë më 1912
Pas 14 pikave që ia parashtrove pushtuesit, me kusht që Shqipëria të bëhet, shkova në pikën më të nxehtë shqiptaro serbe në Perpellac, në trevat kryengritëse të Kosovës siç është Krahina e Llapit. Atje e prosita kreshnikërinë që mos t` i besojnë asnjë premtimi serbian. Ishte fjala për një pamflet që ua dërgonte Bozhidar Janku në Perpellaci shqiptarëve me titull: “Tona fiseve në Shqipni or vllazni”. Ky pamflet panagjerik, u tregua më vonë se ishte një tradhti e radhës nga ana e serbianëve, krejtë me qëllim për të hy pa një therrë në këmbë në trevat shqiptare. Në atë proklamatë Bozhidar Janku 12 herë thirret në Zotin, se “po vim te ju me kuvetin e mallnisë për t` ju çliruar…”. Por çka ndodhi, së pari oficeri serbian e hudhi xhylën e topit në minare të xhamisë në Dumnicë. Ajo hudhje u bë për ta frigësuar popullin, dhe të ndodhë Toplica 1877. Në vijim, i njejti pushtet do të dejgë me zjarrë e top mbi 182 katunde të Kosovës martire. Po sot (1928), Gjendja e rëndë dhe dëshpruese e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jugosllavi , na detyron që serish t` i drejtohemi Lidhjës së Kombeve me lutje që të marrin masa për ndihmë për një popull të terrorizuar. Faktet mbi të cilat bazohet thirrja ime tashmë janë të njohura, por sërish në mënyrë të imtësuar do t` ia citojë Lidhjës së Kombeve: 1 Rreth një milion shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni nuk kanë shkollë në gjuhën e tyre amtare, e as që u lejohet të hapin shkolla me mjetet e tyre private; 2. Qeveria e Mbretërisë Jugosllave i përdorë të gjitha mjetet e mundëshme për shkatrrimin e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Është i njohur fakti se mizoritë që u bëhen shqiptarëve janë me urdhër nga pushteti kulmor serbian; 3. Prona po u konfiskohet bujqëve shqiptarë e pastaj ajo pronë u falet kolonistëve sllavë, krejtë me qëllim që trojet shqiptare të sllavizohen. Pra isha dhe jam armik i politikës jugosllave ndaj shqiptarëve sespe jamë i bindur me argumente se ajo politikë është anti njerëzore në përgjithësi dhe antishqiptare në veçanti. Prandaj, kjo padrejtësi do të ndreqet vetëm atëherë kur Jugosllavia të pranojë ndreqjen e kufijëve. Dhe, derisa Jugosllavai në mënyrë paqsore nuk pranon ndreqjen e kufijëve, shqiptarët nuk do të pushojnë kurrë për të synuar që me mjete jopaqsore t` i ndreqin, dhe ajo do të ndodhë”.
Rrëzimi i Qeverisë Demokratike në Tiranë (dhjetor 1924-hb), tregoi se Jugosllavia ka qëllime ta pushtojë edhe Shqipërinë Bregdetare,prandaj nuk duhet harruar se më 1923 KMKK pati filluar bisedimet me jugosllavët. Por, ato bisedime ishin fillim e mbarim me ngjyra hilegjinjësh jugosllav. E kjo për faktin se krhina e Kosovës dhe pjesa lindore e Maqedonisë ishin dhe janë me popullsi shumicë apsolute shqiptare, dhe duhet t` i takojnë Shqipërisë njësuar.
Rruga jeme do të jetë lufta, shkolla jeme do të mbetet paça
“Mua në luftën për Shqipëri nuk mundet të më largojë as ari i gjithë kësaj bote, as mallkimet e të gjithë armiqëve. Dhe për të mbetur konskuent në luftën për Shqipëri, Komiteti i Kosovës pati përpliuar një protesët me shkrim dhe e pati dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tri pika: 1. Shkodra me rrethina të fitojë formë të njetë politike si shtetit shqiptar; 2. Italisë t` i kontestohet okupimi i Krahinës Vlorës; 3. Ushtria serbiane t` i lirojë kufijtë e vëndosur më Konferencën e Londrës më 1913. Lidhur me këtë, KMKK kurrë nuk ka pushuar së luftiari që e drejta e popullit Kosovës duhet të pranohet për t` u bashkuar me Shqipërinë. Dhe jo vetëm kaq, po Serbia t` i ndalë menjëherë vrasjet, diegiet dhe plaçkitjet e pronës shqiptare; madje duhet të ndalet shpërngulja e shqiptarëve me dhunë në Turqi; të lejohet hapja e shkollave shqipe dhe gjuha shqipe të jetë zyrtare. Sidomos të ndalet burgosja dhe INTERNIMI në kampe i familjeve të luftetarëve që janë nepër çeta kryengritëse. Nëse këto kushte garantohen, asnjë kryengritës nuk guxon t` i sulmojë “shkiet” , aty ku jetojnë përpos atyre që me armë e luftojnë qetën shqiptare. Asnjë kryengritës nuk guxon t` ia vejë zjarrin kishave apo të plaçkitë pasurinë e huej; asnjë kryengritës nuk guxon të dëmtojë trupin e vdekur të armikut as t` ia marrë veshjen, as atyre që janë plagosur apo të kapur rob. Veprimet e çetës kryengritëse shqiptare do të janë kundër ushtrisë, xhandarmerisë dhe komitës së pushtetit. Pra në mesin e shqiptarëve, çdo tradhtar që i sherben okupatorit nuk guxon të vritet pa gjyq. Kurse tradhtari pa armë në dorë do të nxirret para gjyqit të kryengritjës, dhe do të denohet mbi bazën e dokumenteve , deklaratave të shkruara dhe jo me hamendje. Asnjë shqiptar i vrarë nuk guxon të varroset pa ardhur një komision i huaj. Ndërsa, krimet e armikut do të evidentohen dhe për ato krime do të informohet Evropa dhe Amerika.
Ne do të luftojmë, por nëse nuk e presim lirinë, ata që vijnë pas nesh, do të duhet t` i gjejnë shenjat tona të drejta në luftën tonë të drejtë”,konkludon Hasan Prishtina.
Dhe vijon: “Unë Hasan Prishtina, pasi që kapitulloi osmanlia, u rreshtova në të njejtin drejtim që së pari shqiptarët të ndihen se janë të okupuar. Se ajo Shqipëri që e lejua në Londër, ishte afër gjysma e trojeve që duhej të ishin. Sidomos, serbiani, malazezi dhe greku po krekosesihin mbi plagët tona. I pari me mizori që shqiptarët të shpërngulen sepse i kishte mbetë embël Tolica më 1877; i dyti (malazezi) me konvertim mizor që nuk kishte shembull të tillë në glob dhe greku në jug të vednit që po planifikonte shfarosje totale, edhe me shpërngulje edhe me konvertim sistematik të shqiptarëve në Çamëri”.
Pas Luftës Parë Botërore, Mbretëria SKS i hapi tri kampe të përqëndrimit për familjet kryengritëse shqiptare. Asnjë institucion, me përjashtim të Kryqit Kuq, nuk u interesua për fatin e atyre të mjerëve, ku kishte gra, fëmi, pleq e plaka. Ja i tillë është fati i kombit tim, të cilin diplomacia e Evropës e ka qitë në pazar, me një çmim që në Kontinentin e Vjetër, mos të ketë musliman. Dhe po, lajmërohet koha e kryqzatave”.
Si ta nxierrim sot profilin e politikanit të aksiomës Hasan Prishtina
Unë mendoi se Qeveria Albin Kurti duhet të luftojë për kuadro të ditur, të guximshëm dhe të dlirë nga çdo nepotizëm dhe korrupsion; që janë të shkolluar dhe kanë seriozitet dhe energji në punë, që i japin llogari ligjit dhe liderit pushtetit në çdo detyrë. Ky lider ka ngjallur reagime gjelozie në shumë mese politike dhe intelektuale. Por, Albini nuk duhet të mirret shumë me këto “shkolla” të odave, sepse në një mënyrë pushteti u ka ra krye dhe, reagimet ju dihen për konsum odash e kafenesh, të cilat shkojnë deri në Parlament.
Tani për tani kuadër me kredibilitet që po e drejton Kuvendin e Republikës Kosovës është Glauk Konjufca. Por, edhe ky kuadër është kah luftohet nga çdo anë e opozitës, thua se i kemi 200 vjet shtetësi. Asnjë mbledhje nuk fillon e as nuk mbaron pa prapaskena. Kjo që po defilon para popullit, Parlamenti i ngjanë nga një herë një CIRKU, ku renditën fjalë dhe grumbullohen mungesa pa asnjë bazë.E Parlamenti është truri i Qeverisë, shkruante Hasan Prishtina më 1928. Dhe, me që Parlamenti shqiptar nuk ishte, Hasani shton se: sot, më 1927, cirku i demokracisë po ekzagjerohet në Parlamentin shqiptar në dy forma: në formën e fisit dhe në formën e mjedisit, “qytetar”. E sot më 2022 Hasani do të konkludonte i qetë, pa tonin kryengritës: “Deputetë, i ndihmoni popullit, shtetit dhe vetëveti, madje edhe demokracisë”. E demokracia ka lejuar që zgjedhjet e shpallura: “Janë të sukseshme nëse në votime dalin mbi 40% e elektoratit. Pra, këtu fillon mangësia, por tutje metastazon, dhe deputeti u përgjigjet interesave të kalnit të partisë e jo 60 përqindëshit që nuk ekanë votuar. E mosdalëja në vitime është bërë modë. Madje për disa është edhe “krenari” sepse këta janë mësuar të thonë: “Tjeterkush e ka në dorë fatin tonë”. Ore të mjerë, katercipërisht nuk është ashtu. Sepse, fatin tëndë askush nuk ta zgjidhë më mirë se TI. Po, këta deputetë, në anën tjetër, kanë dëshira të tilla që sa më pak të dali elktorati në zgjedhje dhe kjo amulli e mosreformimit të sietemit zgjedhor të zgjatë pa kufi. Nëse dje i ka imponuar UNMIK-u, EULX-i kushtet dhe formën e zgjedhjës, kush i pengon sot Parlamentiti ta nisë reformimin e sistemit zgjedhor, dhe krejtë me qëllim që të dihet se kush kend e përfaqson në komunë. Pra, JO, tërë Republika e Kosovës një listë zgjedhore, ku kombinatorika e numrave është e servuar vetëm për ata që numrat i shkruajnë në dorë, ose i përseritin disa herë, kur u afrohën kutive të votimit. E kujtë i përgjigjen të zgjedhurit e popullit, varet nga mëshira e liderit për shumë çka. E shtrohet pyetja: i përgjgjen deputetët, sovranit, partisë, apo liderit partika. Do të thoja se në përqindjen më të masdhe deri me sot, përgjegjësin deputët e deponojnë te kryetari i partisë dhe vet krijojnë kult, sepse nëse po këta nuk zgjidhen sersh, prap të njjetit shajnë e “pshtyjnë” si në beton të rrugës.
Si përfundim. Këto ditë isha i ftuar në një komunë të Kosovës në një manifestim. Aty, në bisedën jozyrtare e shtrova këtë pyetje: A ju ka vizituar gjatë këtij viti ndonjë deputet i Parlamentit Kosovës? Mora përgjegje se ata nuk dijnë se kush i përfaqson, sepse e tërë Kosova është një njësi zgjedhore. Mora përgjegje se shumë deputetë më shpesh kanë shkuar “në udhtime zyrtare jashtë Kosovës”, se sa që të paktën në parlament kanë shtruar ndonjë brengë qyetetare.
Po Qeveria Kurti, si vlerësohet, pyeta? Më thanë se Kosova kurrë nuk ka pasë Kryeministër më të ditur, dhe më të përkushtuar. Por, ministrat dhe zavendësministrat i ka “përfshi inflacioni”. E unë i papushtetëshimi kur pyeta, u obligova moralisht që ta japi mendimin: Si qytetrar dhe zgjedhës jam plotësisht se Komunat duhet të përfaqsohen me deputetë të vendit, e jo si thatë Ju, se: “të gjithë deputetët të jetojnë në Prishtinë dhe nuk qajnë hallin e kasabës, prej kah vijnë”. Dhe shtova se ka deputet shumë serioz dhe të përkushtuar që nuk jetojnë në Prishtinë, por rrethanat politike për Republikën e Kosovës, janë shumë të koklavitura, sepse armiqët janë të egër dhe ngatrrestarë. Është shumë vështirë të bëish shtet, por është shumë më vështirë ta ndertoish shtetin, sepse nevoitet dituri dhe përvojë diplomatike. Shkurt, elektoari është tejet i politizuar, por në momentet vendi mtare nuk është i vëndosur se kah duhet rreshtuar. E këtë realitet e treguan zgjedhjet e fundit komunale në tërë Republikën e Kosovës.Pra, shumë angazhime duhet filluar qysh sot, dhe shumë zdhidhje duhet kryhën që të dilet para elektoratit me ball hapur. Tani për tani, të gjitha partive në Kosova u kujdestaron një “tunel” ku nuk dihet se si do të kalohet. Unë popullit i besoi!
PS: Ambasadori i Ukrainës në Beograd më 30 mars 2022 deklaroi hapur se: “Nuk e pranojmë Republikën e Kosovës, sepse me Serbinë, agjenturë e Rusinë në Ballkan, jemi në mardhënje miqësore”. Po, nuk jam politikan, por dikur moti kam doktoruar në filozofi të histirisë dhe parti politike. E do të ju them publikisht, politikanë dhe diplomatë të Ukrainës: Thefshi qafën në mes veti. Pilotët tuej na i kanë vrarë djemt dhe fëmijët civilë nepër Maqedoni, mercenarët tuej nepër Kosovë kanë vrarë dhe dhunuar, bartë kufoma dhe mizori të papara, me urdhëra të Beogradit. I dijmë të gjitha. Por, prap ne refuxhatëve të juej u bëjmë strehim, sepse jemi në një front me miqët tanë të respektuar Anglo Amerikan. Por mbi të gjitha ne SHQIPTARËT jemi popull i GJERGJ KASTRIOTIT- SKENDERBEUT, ADEM DEMAÇIT dhe NËNË TEREZËS.
Prishtinë, më 31 mars 2022
Halim Emërllahu, Prishtinë
Sot bota është në proces të ndryshimit të vrullshëm. Për disa analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare, kemi të bëjmë me shpërbërjen e rendit ekzistues global dhe formimin e një rendi të ri, diçka që po shkakton konfuzion të jashtëzakonshëm. Ky ndryshim është një përplasje midis ideologjisë neoliberale e kapitalizmit perëndimor dhe në anën tjetër të ideologjisë autoritaristo-kapitaliste të qytetërimit aziatik. SHBA-ja, që udhëheq Perëndimin, vazhdon të jetë superfuqi dominuese në siguri gjeopolitike, por me koston e shpenzimeve të mëdha ekonomike e ushtarake dhe me nevojnë për të ndërhyrë në shumë vende të botës, në emër të demokracisë dhe lirisë. Projektet e ndërtuara për paqën, në nivel global, ishin të kushtueshme, si p.sh.: ndërtimi i shtetit të Irakut dhe Afganistanit, me këtë fillojnë paaftësitë për t’i zgjedhur konfliktet e kohës.
Në shtetet e zhvilluara kapitaliste, kriza finaciare që nga viti 2008, ku hodhi ndryshime mbi themelet ekonomike e sidomos në ekonominë amerikane, ka filuar të humbas besimi tek aleatët e Amerikës, duke filluar nga Evropa, Lindja e Mesme dhe në Azinë lindore etj.
Disa dështime dhe tërheqje prej përgjegjësive që Amerika ka marrë në nivel global, kundërshtarët amerikanë i shohin si një mundësi të re dhe ata e vënë fuqinë amerikane në provë! Shtetet që sot janë në zhvillim dhe si pretendus të një roli më të madh ndërkombëtar, siç janë: Kina, Rusia, Turqia, Irani, Brazili, India etj., kanë refuzuar udhheqjën botërore. Disa prej këtyre vendeve tentojnë të paraqiten si alternativa udhëheqëse, nëse jo globale, të paktën në nivel rajonal dhe kërkojnë një partneritet të barabartë me Perëndimin.
Autoritarizmi politik dhe tregu komunist-kapitalist-kinez
Kjo krizë fillon të nxitë udhëheqsit e shteteve të tjera që janë në zhvillim, të marrin inciativa më agresive për politikën e jashtme, si Kina dhe Rusia, kurse perëndimi u gjendet prapa në llogoret e konflikteve. Disa nga këto konflikte tashmë janë zjarr bubulak dhe nuk shuhen për shumë dekada! Nga shumë pasiguri të krijuara si pasojë e ndryshimeve të kohëve të fundit që po ndodhin në Kinë, në një shtet ku stabiliteti social dhe ngritja e simptomave ekonomike në nivel global, janë bërë shumë të ndjeshme për gjithë shëndetin e ekonomisë globale. Kina, si shtet me ekonomi centaliste të përfshirë në reformën e tregut të lirë kapitaliste në nivel global, ka projektuar një proces reformus shumë afatgjatë, e cila është përfshi në zhvendosjen prej një vendi të izoluar e të varfër, duke sjellë mallëra të shumta konsumi në Japoni, Evropë, Amerikë, duke u bërë pjesë e një ekonomie moderne, që po e ngritë ekonominë kineze. Kështu po e rikthen ngritjen e mirëqenies sociale te shtresat e varfëra e të mesme në shoqërinë centraliste kineze. Udhëheqsit kinezë po vazhdojnë ta ndihmojnë një zhvillim ekonomik shumë inovativ që po i fuqizon kompanitë efikase dhe shumë dinamike në sektorin privat, por jo edhe nga korporatat shtetërore që janë të korruptuara dhe pa efekt në ngritjen e ekonomisë.
Kompanitë kineze, me gjithë ketë kapicitet prodhimi, duhet të përshtaten me teknologjitë e reja që prodhojnë energji, por që mundësojnë rritje ekonomike, por pa shkaktuar pasoja mjedisore ndaj ujit e ajrit. Politika kineze në vazhdimësi po e menaxhon hendekun në mes të pasurëve e të varfërve në zonat urbane e rurale. Si qëllim mbetet që politikbërja autoritariste komuniste është që ta forcojnë mopolin e partisë mbi ketë pushtet edhe për gjeneratat e tjera kineze.
Reformat që ka filluar Pekini, gjenden nën presion të ndjeshëm të qendrave urbane, që janë të mbështetura në premtime, dhe me gadishmëri për ndryshim, e që mund edhe të humbin vende të punës, por kjo ndodh edhe për pjestarët e elitave politike e ekonomike, që me këto reforma mund të humbin privilegjet. Shih për këtë, për t’ju shmangur presioneve që sot vijnë në drejtim të politikës kineze, presidenti Xi Jin Ping, ka nisur një fushatë ambicioze për të luftuar korrupsionin. Fushata anti korrupsion, kishte eliminuar nga skena politike kineze disa nga njerëzit më të fuqishëm të Kinës. Inciativa ka sjellë progres ekonomik, sot Kina është pjesë e tregut liberal perëndimor me ndikim të madh.
Duke e lënë mënjanë retorikën jomiqësore (nga të dy kampet), gjatë tridhjetë viteve të fundit, Pekini pa përfituar shumë nga fuqia amerikane dhe gatishmëria e Uashingtonit për ta përdorur këtë fuqi.
Politika kineze, sot ka pretendime territotriale, prandaj presidenti amerikanë duhet të jetë i pregatitur, kur do të kemi një ngritje të agresivitetit kinez do ta nxit Pekinin në drejtim të konflikteve me vendet fqinje. Këtu, duhet të përfshihen edhe aleatët e SHBA-ve, e sidomos Tajvani dhe shumë më agresiv ndaj kufijëve të diskutueshëm ujor, në rajonin të Azisë lindore dhe për Detin e Kinës Jugore, ku do të ketë ngritje tensioni në mes Kinës dhe Japonisë. Në qoftë se kemi destabilizim në këtë rajon, që në gjirin e vet ka ekonomin e dytë dhe të tretë në nivel global, në këtë konflikt do të përfshihen edhe SHBA-të. Prandaj pasojat do t ishin të mëdha.
Rusia-autoritariste kundër Perëndimit-kapitalist
Paraqitja e Rusisë autoritariste, që sot po zhvillon luftë në Ukrainë, me kërcnime të vazhdueshme ndaj ish-republikave sovjetike, madje pa kursyer as kërcnimet ndaj NATO-së etj., tregon se kjo është një luftë e re e me parametra të ri për Rendin që pretendon ta imponoj.
Rusisë i mugojnë aleancat me shtetet e tjera ndërkombëtare perëndimore, por edhe me ish-republikat sovjetike. Ky fakt ësht produkt i prishjeve të marrëdhënieve të politikave ndërkombëtare në relacionin Rusi kundruall Perëndimit. Është pushtimi i Krimes dhe lufta e vazhduar tutje për pushtimin e plotë të Ukrainës, pretendon ta ringjallë Perandorin Ruse të Ivanit të tmerrshëm.
Aleatët e shteteve të SHBA-ve, që janë anëtare të NATO-s, edhe ish republikat sovjetike si Estonia, Lituania, Letonia, dhe ish anëtarja e Traktatit të Varshavës, Polonia, do të jenë në gjendje të gatishmërisë me shumë dekada. Nga këto tensione të paraqitura pikërisht në këto ish-republika sovjetike, është një përqindje e madhe rus me identitetit etnik, madje edhe më shumë se sa në Ukrainë, që mund të jenë element që do të shfrytëzohen nga Kremlini për hapjen e fronteve të reja të lufëts.
Rusia autoritariste, me këto veprime ushtarake, që ka filluar në Ukrainë, ka shqetësuar shumë vende të Evropës Lindore. Pjesë e këtij shqetësimi sot është edhe Uashingtoni, Berlini, Brukseli, që po insistojnë ta mbrojnë të drejtën e Ukrainës për vetëvendosje. “Presidenti autoritarist rus Vladimir Putin, është i bindur se Perëndimi nuk është shumë i përkushtuar për një luftë afatëgjatë.” Prononcimet e tij janë të mbarsura me shqetësim për gjithë botën. Fuqizimi ekonomik i shtetit rus që është pasuruar me energji, po të njëtën kohë edhe aleati i saj Kina, po tregon se kjo është një fushatë e Bllokut lindor-aziatik autoritarist, e cila po shkon me një qendrim kundër vlerave liberale Amerikane.
Aleanca mes SHBA-ve dhe Evropës, me një civilizim të përbashkët perëndimor, me një aleancë ushtarke Veri-Atlantike të përbashkët është dëshmuar në shumë vende të botës. Kjo aleancë tashmë është nën një presion të thellë. Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e sjellë atë në një pozicion edhe më të vështirë.
Pavarësisht divergjencave mes aleatëve perendimor, ajo që i bashkon SHBA-të dhe Evropën, është lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe eleminimit të kërcnimeve që vijnë nga grupet e ndryshme të sekteve fetare, që janë të radikalizuar në nivel global.
Varësia Evropës përball Rusisë
Shqetësim tjetër është që në mes antarëve të Aleancës Veri-atlantike (NATO-s) dhe Bashkimit Evropian, në lidhje me strategjinë politike ndaj përballjes me Rusinë, ka divergjenca sidomos në lidhej me sanksionet ndaj Rusisë, meqë një pjesë e shtetëve të BE-së, varet shumë nga energjia ruse. Rusia është një forcë energjetike dhe shumë investuese në tregun evropian. Tani ka krijuar një konfuzitet në raport mes shtetëve të Bashkimit Evropian, e sidomos me shtetet e Evropës Lindore.
Gjermania ka një varësi të madhe energjetike nga Rusia. Divergjencat janë shpërfaqur edhe për kontrata të ndryshme ekonomike, për të cilat Franca po kërkon shpjegime nga Rusia; po ashtu edhe Britania, e cila po kërkon financierë rusë. Në dekadat e ardhëshme do të krijohen tensione mes Amerikës dhe Evropës. “Franca që karakterizohet nga rritje e ngadaltë ekonomike, ka nevojë për lidhjen e kontratave me Rusinë në fushën e mbrojtjes, Britania ka nevojë për klientë financiarë rusë. Në vitet e ardhëshme këto çështje do të jenë burime tensioni mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.” Kjo është depriotizim i aleatëve nga SHBA-të, e cila krijon mundësi për shpërfaqjen e fuqive revizioniste.
Në periudha të ndryshme kohore krijohen ndryshime strategjike e gjeopolitike, për pasojë marrëdhëniet ndërkombëtare rrëshqasin në pasiguri dhe janë të karakterizuara nga pasiguria permanente. Shtetet e zhvilluar, por që janë me sistem autoritarist, e ushtrojnë autoritetin e dhunës në aspektin gjeopolitik e strategjik në ato shtete që janë të pazhvilluara dhe në zhvillim. Qëllimi i vetëm është gllabërimi territorial, në ato vende gjeografike që janë të pasura dhe kjo ideologji e kësaj natyre hegjemoniste është më e dëmshme se vrasja e një individi.
Filozofi Makiaveli e këshillon princin e tij se është më mirë të vrasësh dikë, sesa t’i, marrësh atij pasurinë-vrasja, tek e fundit, mund të harrohet, por vjedhja ushqen armiqësi të përhershme. E kjo teori politike sot në marrëdhënie ndërkombëtare, po aplikohet nga shtetet hegjemoniste që janë të orientuar nga autoritarizmi politik, me ndërhyrje ushtarake, siç e kemi sot me Rusinë, e cila e ka filluar luftën në orientime politike, pushtuse në emër të identitetit etnik rus.
“Presidenti rus Putin e sjell shembullin e Ballkanit duke sugjeruar se interesi i tij për Krimenë dhe Ukrainën Lindore, buron nga shqetësimi humanitar për të mborjtur rusisht-folësit!? Ai po pretendon se nuk po bën asnjë gjë më shumë se ajo që bëri NATO në Kosovë”. Kështu ishte edhe fushata e ish diktatorit Sllobodan Milloshoviçit, që i armatoste popullin serb në Kosovë, në emër të urretjes etnike dhe të ndërhyrjes ushtarake. Një ndërhyrje e tillë me orjentime pushtuse, krijon destabilizim ndërkombëtar në aspektin strategjik e gjeopolitik, në nivel global.
Ndërhyrja në vija etnike – destabilizim strategjik e gjeopolitik i Ballkanit
Ndërhyrje të tilla sjellin tensione dhe ngritje të konflikteve të natyrës etnike edhe në Ballkan. Ngritja e tensionëve në Ballkan sjell idenë e ndryshimit strategjik e gjeopolitik në vija etnike. Rusia sot është faktor negativ për disa shtete ballkanike që kanë ambicie për anëtarësim në Aleancën Verioatlantike (NATO). Disa shtete sllave në Ballkan kanë lidhje kulturore, fetare ortdokse, gjuhësore, historike me Rusinë. Serbët më shumë janë me ndjenja nacionaliste fetare që veprojnë në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, Maqedoni, dhe një pjesë e maqedonasve të mbushur me solidaritetin ortodoks. Vazhdimësia politike ruse edhe nga ish presidenti Jelcin, për gjatë viteve 90-ta, ishte e prekopuar me problemet e saj dhe nuk mundi të arrinte projekti i tij deri në Ballkan. Rusia e sotme me presidentin Putin, që ka ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë, po vazhdon ta furnizojë Serbinë me sistemin e lartë ushtarak dhe po trajnon ushtarë e policë serbë.
“Dominimi i Putinit në daljen e tij publike, në korrik 2018, me presidentin Tramp në Helsinki, disa njerëzve në Ballkan do t’iu forcojë idenë se demokracia liberale po venitet, ndërsa nacionalizmi etnik dhe solidariteti sllav po fërcohet”. Kjo jep sinjalizim të qartë, se Amerika dhe Evropa liberale, duhet të marrin masa preventive për ta ndaluar ndikimin rus në Ballkan, që në vazhdimësi shfrytëzon autoritetin e kishës ortodokse në emër të solidaritetit ortodoks!
Një parandalim i ndikimit rus në Ballkan, ndodh kur NATO-ja dhe Bashkimi Evropian hapin rrugën e përshpejtimit të anëtarësimit të disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, që ende nuk janë anëtare të NATO-s. Për ndryshe, rusët do të kenë ndikim më të madh përmes energjisë, dhënies së kredive, lidhjeve kulturore, fetare, organizimin e protestave kundër anëtarësimit në NATO etj.
Paqja që është ndërtuar në Ballkan, ka qenë një ndërmarrje e përbashkët nga Amerika dhe nga Evropa, që e arritën me ndërhyrjen e NATO-së në Ballkan. Shtetet e Ballkanit sot janë të orientuara nga vlerat civilizuse perëndimore, pjesë e tregut të lirë ekonomik dhe që iu nënshtrohen sundimit të ligjit. Dhe, këta janë faktorët që disa shtete të Ballkanit, janë anëtare të NATO-s, duke e përjashtuar këtu Serbinë që nuk ka pretendime, respektivisht që është kundër NATOS dhe Kosovën që vazhdon të jeët peng agjendave jo ët qarta të një lagjeje të shtteve të BE-së në raport me perspektivën e saj reale. Por Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s me automatizëm, respektivisht të anëtarësohet me procedura të përshpejtuara, jo vetëm për të ruatur svlerat e demokracisë dhe sigurinë territoriale, por edhe vet NATOn si garniturë e Sigurisë Perendimore.
Demokratizimi i Ballkanit dhe vendosja e paqës është kondribut dhe projekt i civilizimit perëndimor. Ky stad është arritur pas ndërhyrjes me forca ushtarake në emër të humanizmit e të drejtave të njeriut në Ballkan.
Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Vizitat tona në Shqipëri e në Kosovë, edhe pse do të mbeten të paharruara, nuk ishin si dikur ekskursionet 1*) si nxënës e studentë
Vazhdon nga numri i kaluar “Biseda e ndeja të paharrueshme me politikanë nga Prishtina”
Dossier /Reportazh, Drini.us, 29 Mars 2022
Nga Ditari im me kujtime nga udhtimi në Shqipëri e Kosovë (5)
Nata e fundit në Prishtine
Rruga Prishtinë- Shkup, me makinë
Shkup- Kopenhagë (Köpenhamn), me avion dhe Köpenhamn – Malmö, me tren
Më në fund erdhëm në Malmö. Në Malmö vazhdon jeta e zakonshme, pa ndonjë ndryshim të madh nga ditët e që i kemi lënë pas, rutinë 2*).
Jetë e mërzitshme, e lodhshme, jetë mërgimi e bukë gyrbeti, e idhët si pelimi
Natën e fundit që ishim në Kosovë, fjeta në banesën e Muratit në Prishtinë, në lagjen Mati. Një lagje me ndërtesa të larta, ngjitur njëra me tjetrën. Edhe në “Mati” në hyerjen ku e kishte banesën Murati, ashensorët nuk punonin. U ngjitëm me “gjysë shpirti”. Banesa e Muratit ishte e bukur dhe e mobiluar me shije. Një pjesë e dhomës së pritjes, ishte një raft me libra, shumica libra me poezi, drama, romane e studime letrarae.
Edhe ashtu ishte mesi i natës, prandaj menjëherë ramë me fjetë dhe gjumi na mori menjëherë. Të nesërmen, kishim me u zgjua në orën katër të mëngjesit prandaj duhet të ishim bashkë në mënyrë që Murati mos të vraponte me makinë pas meje neper Prishtinë.
Murati e kishte marrë një makinë me qira 3*) në aeroportin e Shkupit, ditën e parë kur zbritëm në Shkup. Me Muratin udhtuam unë e Mediu kurse kur u kthyem për në Shkup, Mediu nuk erdhi me ne. Ai as në darkë që Ministria e Arsimit shtroi për ne, nuk erdhi. Iku menjëherë pasi e vizituam Kuvendin e Kosovës dhe takimin që patëm me Glaukin, Kryetar Kuvendi. Mediu shkoi në Vushtrrri sepse e kishte një vëlla shumë të sëmurë dhe u ndal edhe për disa ditë në Kosovë.

Zeqir Geërvalla, Gani Ademi, Esad Mekuli … Bota e Re, 1970-ta ?
Në hollet e Kuvendit të Kosovës, takova djalin e Xhemail Mustafës, Besianin dhe Gani Krasniqin, deputetë. Me Ganiun njiheshim sepse kishim qenë shokë gjenerate në gjimnaz. Edhe familjen e Ganiut e njihja dhe kisha muhabet me bacën Smajl, axhën e Ganiut i cili kujdesej për Ganiun sa ishte në burg dhe familjen e Ganiut. Baca Selman, babai Ganiut nuk ishte “I dalun”, si baca Smajl 4*)
Kur dualën nga një mbledhje e Kuvendit, Ganiu ngutej por unë ia zura udhën dhe e thirra në emër:
-O Gani Selman Bani, a më ke harrua ?
Ganiu i hapi sytë dhe më ”njohu”. Pas bisedës së shkurtër, u ndam me Ganiun.

Zeqir Gërvalla, Fatmir Sejdiu …. Bota e Re
Besianin, djalin e Xhemail Mustafës, atdhetarit dhe bashkëpuntorit të Ibrahim Rugovës nuk e njihja por edhe Besianin, unë e përshëndeta në emër. Kur mua afrua dhe u përshëndetëm duke ia shtrëngua duart shoqi-shoit, shkurt i tregova Besianit se e kam njohur Xhemën kur ishim studentë. I tregova një rast për Xhemën që besoj se nuk do ta harroi Besiani.
”Një natë, pas orës 11:00 (23:00) të natës, Hyrieti, një ish shok i dhomës në Pavilonin D, ku banonim bashkë, shkonte blente bukë natën, sa dilnin nga furra, që as në dorë s`mund ti mbanim. Pastaj, bukën e nxetë e hanim me djathë që e merrnim nga sh`pia, katundi dhe me qaj hanim darkën e vonë e mësonim deri kur na lodhte gjumi. Një natë (Hyrieti) Yrjeti u vonua, edhe pse furra e Kacallarëve nuk ishte edhe aq larg banesës. Pa hyrë ende brenda, e pyeta Hyrjetin (Yrjetin):
-Pse u vonove Hyriet?
-Pasi mora bukët, u ktheva nga rruga sepse e takova Xhemën. Edhe ai ishte nisur me ble bukë por nuk kishte pasur para …. Dhe unë shkova me te e bashkë me te erdhëm duke biseduar” .

Zeqir Gërvalla, Gani Ademi, Ahmet Jashari, Shahini … Bota e Re
Po këthehem aty ku e lash, rrugës për në Shkup.
Grupi prej disa vetave që shkuam në Shqipëri dhe në Kosovë, u ndamë. Dy koleget tona nga Shqipëria, Merita dhe Mirela, udhtuan për në Shqipëri para mbremjes dhe nuk ndejtën as në darken që Ministria e Arsimit , Arbëria dha për neve.
Ndërsa për në Shkup, udhtuam vetëm 5 veta. Fikria, nga Finlanda, udhtuan më vonë nga Prishtaina, gjithashtu edhe Dinore Loshi.
Në mëngjes herët u zgjuam. Nuk pimë as kafe e as nuk blemë bukë furre e byrek Sarajeve. Me neve erdhi, në vend të Mediut, një tjetër “veprimtar”. Ai fliste pa ndalë. Goja nuk i pushonte e “guha vend si zinte kund”.

Me Emin Kabashin, Nuhi Gashin një ish gazetar nga Shqipëria. Malmö, qershor 2020
Po, nuk është vetëm ky që flet shumë. Janë edhe dy të tjerë që nuk durohen. Njëri edhe bërtet e qet jarg për goje. Kemi edhe dy kolege që kur kemi mbledhjet javore , deri në 40 herë e marrin fjalën dhe përsëri nuk iu mjafton. Përrallisin sikur gjyshet. ”Të untë e terpiane me fol”. Është një një veti, ves i keq te disa njerëz.
Më tha njëherë një miku im, Emin Kabashi:
Kishim organizua një mbrëmje përkujtimore për një puntor shkencor të IA (Institutit Albanalogjik) që kishte vdekur. Promovonin edhe një vepër të tijën. Unë si udhëheqës i degës së Letërsisë në IA, e thirra edhe një të afërm të ish kolegut tonë, ”me mene” se do të flas disa fjalë, përshëndetje. Por ai burri i botës nuk ndalej. Dikur po i them ngadalë një bashkëpuntorit që ishte afër meje:
-O të lutem, nëse ndonjëherë e teproj me fjalime të gjata, kapma mangën e palltos e ndoshta ndalem se njeriu nuk e sheh vehten.
Afër Ferizajit, Murati e humbi rrugën. Por nuk vonuam shumë, përveç disa kilometrave që udhtuam më shumë dhe përsëri dualëm në rrugën kryesore, në Autostradën “Arbër Xhaferi”. Arbër Xhaferi, thua se s`kishte emër tjetër ku të gjendej pos “Arbërit”.
Në kufi, te Hani I Elezit, doganierët nuk na vonuan sepse s`kishte makina tjera dhe s`kishim asgjë “për doganë”.

Me Milazim Krasniqin, Rrahman Paqarizin, Ibrahim Berishen, profesorë univerzitarë. Prishtinë, 2018
Kur kaluam në teritorin e Maqedonisë, një rrugë e vjetër e ish RSFJ-së përsëri Murati e humbi rrugën. Në vend të rrugës për në Aeroport të Shkupit, Murati mori rrugën për Tetovë.
Ishte një lodhje, një mërzi por edhe gëzim që e “kryem kollin”, vizitat e rrugën nëpër tri shtete me shumicë shqiptare.
Edhe në aeroportin e Shkupit nuk na vounuan. Shumica e udhëtarëve që udhtonim për në Kopenhagë, ndoshta 99% ishim shqiptarë. Edhe për në qytetet tjera të Gjermanisë, Zvicrrës etj, gati të gjithë udhtarët ishn shqiptarë. Kishte edhe personel që punonin në areport, por më pakë, ishin shqiptarë anipse në aeroportin e ish “Aleksandrit”, që tash e kishin largua, “Aleksandrin”, flietej vetëm shqip, nga udhtarët. Njoftimet për udhtarë ishin edhe në gjuhën shqipe. Vetëm në avion, edhe pse krejt udhtarët ishin shqiptarë, personeli I avionit dhe stjuardeshat flisnin maqedonisht, thua se ato “do ta mbronin” shtetin e kombin artificial maqedon.
Pasi që ishte herët, nuk mund të them se si e pash rrugën por vërtetë ishte rrugë që udhtari duke udhtauar nuk mërzitet. Ajo që shihej,e që ishte një shëmtim, në të dy anët e rrugës, që nga Prishtina e deri në Han të Elezit, shumë afër rrugës kishte ndërtime, objekte ekonomike, tregtare, restorane të panevojshme. As kjo rrugë, rruga e “Arbër Xhaferit” nuk kishte pushimore ku mund të ulej udhtari e të pin ujë kroi nga malet, lëngje ose kafe, pa u detyrua të hyje në restoran për një nevojë e të paguaj trefish.
Gjatë kohës sa shkruaja kujtim-et 5*), më ra ndërmend se si gruaja e bacës Zeqë (Zeqir Gëvallës, nga SHBA-të), zonja Hanë, mësuese veteran nga Kosova, më kishte dërgua edhe 3 fotografi të tjera, kur baca Zeqë punonte në “Bota e Re”, Gazetë e Studentëve të Univerzitetit të Prishtinës.

Me Elmën dhe Ervën, nxënese dhe Florie Bajraktarin, piktore. Malmö, shtator 2021
1*) EKSKURSION m.
Udhëtim me këmbë a me mjete transporti që bëhet zakonisht në grup, për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj. ose për t’u dëfryer. Ekskursion mësimor (turistik, alpinistik). Ekskursion në vende historike. Ekskursion dyditor. Shkuan në ekskursion.
2*) RUTINË f. libr.
Mënyrë të vepruari e të menduari duke ndjekur vazhdimisht po atë rrugë pa asnjë ndryshim, që bëhet pengesë për të renë dhe për përparimin; punë e përditshme, zakonisht e mërzitshme, pa asnjë ndryshim. Rutinë burokratike (administrative, mikroborgjeze). Rutina e punës (e jetës) së përditshme. Punë (metodë) rutine. Shfaqje të rutinës. Bëhet rutinë. Shkunden nga rutina. Bie në rutinë. E mbuloi (e mbyti) rutina.
3*) QIRA f.
Shumë të hollash që paguhet në periudha të caktuara për diçka që e marrim në përdorim për një kohë sipas një marrëveshjeje. Qira e ulët (e lartë). Qiraja mujore (vjetore). Qiraja e shtëpisë. Qiraja e tokës. Biçikletë (varkë, makinë) me qira. Shtëpi me qira. Libreza e qirasë. Paguaj (laj) qiranë. Jap (marr) me qira. Zë (lëshoj) me qira.
Shprehje Frazeologjike:
Shtëpi pa qira
thjeshtligj. burgu.
S’e vlen barra qiranë
edhe poh. shih te BARR/Ë,~A.
S’e ka marrë shpirtin me qira
Thuhet kur dikush përpiqet të mos i pranojë detyrat a punët e rënda e të shumta, të cilat nuk i përballon dot ose i shkatërrojnë shëndetin.
4*) Smajl Bani- Krasniqi, nga katundi Carrarrukë, është gjyshi i Komandant Malishevës, i burgusur në Maqedoni dhe vjehrri I Albulena Haxhiut, Ministre e Drejtësisë.
5*) KUJTIM m.
1.Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KUJTOJ, KUJTOHEM. Në shenjë kujtimi. Për kujtim.
Smajl Bani- Krasniqi i Carrallukës, gjyshi i Komandant Malishevës
Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi
sinan.kastrati@hotmail.com
Malmö, 31 mars 2022

Në pesë ditë Rexhep Qosja ka lëshuar katër statuse dhe intervista në të cilat ai godet ashpër dhe me tone kritike kundërshtarët e tij e të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Këtë të fundit e lartëson si askush tjetër, edhe pse veprat e kryeministrit të Shqipërisë flasin të kundërtën.
Dje zoti Qosja hodhi në llogarinë e vet sociale një kritikë të ashpër për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në okelion “Një a dy atdhe i kanë shqiptarët”, Qosja shkruan: “Pse e thotë dhe e rithotë tash, pa ia kërkuar kush, se Kosova është i vetmi Atdhe i yni? A nuk është më e drejtë dhe më e arsyeshme shkencërisht, etnikisht dhe historikisht të thuhet sot se Kosova, Kosova e Shqipëria janë Atdheu i ynë, janë dy Atdhetë tanë? Po, po, padyshim: Po
Në fakt presidentja e Kosovës gjatë një vizite dhe fjalës së saj në parlamentin e Shqipërisë në dhjetor 2020 e shprehu qartë pozicionin e Kosovës ndaj Shqipërisë. Ajo tha asokohe se “Shqipëria është jo vetëm atdheu i bashkëvëllezërve e bashkëmotrave tona, por edhe ëndrra jonë e përbashkët. Ajo është kujtesa jonë historike, vatra në të cilën ne ëndërronim të jetonim, të cilën fatkeqësisht shumë prej nesh e takoi së pari vetëm në acarin e ftohtë të luftës. E, megjithatë ajo u bë vatra jonë, shtëpia e zemërbujarëve shqiptarë, të cilët na mbajtën gjallë ne, por edhe shpresën e përbashkët për liri. Ne ju jemi mirënjohës përjetë”! Ndërkaq Rexhep Qosja është zemëruar me presidenten e vendit pse ajo thotë se “Kosova është atdheu ynë”. Nuk dua të merrem me atë që një akademik i kaluar në kohë sulmon presidenten e vendit të vet. Por replika ime me Rexhep Qosjen qëndron në përmbajtjen e kritikës së tij.
Rexhep Qosja konsideron se atdheu i shqiptarëve është edhe Kosova, edhe Shqipëria. Populizëm i pastër! Askush nuk ka dy atdhe, përpos atyre që njërin prind e kanë nga një vend (shtet) dhe tjetrin nga një vend (shtet) tjetër. Ky është rregull i përgjithshëm i dy atdheve në të gjithë botën. Nga ana tjetër, ekspertiza dhe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare para luftës në Kosovë thoshin se shqiptarët në Kosovë janë popull. Kam lexuar për këtë me dhjetëra e qindra. Po përmend George Brunner të Koelnit, Holm Sundhaussen të Universitetit të Lirë të Berlinit, Konrad Clewing të Institutit të Studimeve të Evropës Lindore e Juglindore në Gjermani, por mund të përmend pa fund emra të tjerë. Atëherë, sa kohë që Kosova nuk kishte shpallur pavarësinë, na pëlqente pikëpamja se shqiptarët në Kosovë janë popull, që do të thoshte e drejtë për shtetin e tyre. Me themelimin e shtetit, Kosova u bë komb. Komb pa shtet nuk ka dhe shtet pa komb gjithashtu nuk ka.
Nëse nisemi nga këto kritere shkencore të së drejtës ndërkombëtare, atëherë rezulton se Kosova është komb, pra është atdheu i të gjitha tyre që jetojnë në atë vend. Nëse e kontestojmë këtë fakt, atëherë rezulton se kontestuesit nuk e njohin pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Dhe kur Rexhep Qosja nuk e njeh shtetin e Kosovës, atëherë nuk kemi pse drejtojmë gishtin nga Beogradi për ta fajësuar atë pse bën të njëjtën gjë! Rexhep Qosja kësisoj është populist. Manipulon me injorancën dhe është e ditur se injoranca është shumica. Akademikëve nuk iu lejohet jo kjo. Por edhe shtetarëve jo. Vjosa Osmani nuk mund e nuk duhet të bëjë populisten. Duhet të qëndrojë në binarët e së drejtës ndërkombëtare dhe të së vërtetës. E vërteta është se Kosova është shtet i pavarur, i shpallur sipas vullnetit të lirë të saj. Askush nuk ia ka imponuar asaj pavarësinë. Përkundrazi e ka kërkuar me ngulm e madje me presion ndaj faktorit ndërkombëtar!
Spekulimi i dytë i Rexhep Qosjes lidhet me historinë. Në këtë rast ai që e konsideron veten akademik përsëri në formë populizmi e deformon historinë dhe spekulon me të. Historia e shqiptarëve, deri në krijimin e kombeve, është histori e principatave, mbretërive dhe pushtimeve perandorake. Kombet i përkasin periudhës pas pavarësisë së SHBA-ve dhe revolucionit francez të fundit të shekullit XVIII. “Historiani” Rexhep Qosja spekullon me antikitetin, mesjetën e derisa u krijua shteti shqiptar në vitin 1912. Referimi më i saktë i atyre periudhave do të ishte se Kosova dhe disa pjesë tjera të Ilirsë, Arbërisë dhe Shqipërisë ishin principata të pavarura, ose vilajete më vete, pavarësisht gjuhës së përbashkët shqipe. Po sikur i gjithë Ballkani të fliste shqip dhe të kishim këto shtete siç i kemi sot, çfarë do të ishte vlerësimi për to?! A nuk ndodh kjo në gadishullin arabik e përtej tij? A nuk ndodh kjo me vendet anglisht-folëse?
Ndërsa historia e Kosovës e shekullit XX e deri më sot është histori e ndarë nga historia e Shqipërisë, edhe pse jo me vullnetin tonë të përbashkët. Por shprehja më e koncentruar e asaj që ka ndodhur është theksuar në fjalën e zonjës Osmani në parlamentin e Shqipërisë pak më shumë se dy vite më parë. Historia është një disiplinë e rreptë, gati njësoj si edhe shkencat ekzakte. Ajo që ka ndodhur dje është e mbetet histori, madje edhe ajo që ka ndodhur para një ore mbetet e tillë. Deri sot për Kosovën kanë ndodhur ngjarje që mbeten jo vetëm në memorien e shqiptarëve, por të të gjithë globit, të të gjithë njerëzimit. Dhe ato ngjarje identifikohen me Kosovën. Jo me Shqipërinë. Historia është ngjarje, fenomen, luftë, vullnet, përpjekje, sakrificë. Të gjitha këto patën një përfundim me vullnetin e lirë të shqiptarëve dhe pakicave në Kosovë: Pavarësinë!
Nga Luftrat Ballkanike e deri më sot vetëm Perandoria Austro-Hungareze (1916-1918) dhe pushtuesit fashistë italianë e ata nazistë gjermanë (1939-1944) e patën bashkuar Shqipërinë dhe Kosovën në një të vetme. Por Qosja i urren jo vetëm italianët, i urren edhe gjermanët, edhe pse këtë ëndërrën e sotme të tij e bënë ata realitet. Gjithë periudha tjetër e historisë mbi njëshekullore e Kosovës është histori e përpjekjeve për liri e për shtetësi. Disa sekuenca të përpjekjeve për bashkimin me Shqipërinë morën fund në vitin 1924 me revolucionin e qershorit, kur Noli e përzu Bajram Begun në shpellat e malësisë. Qosja i di këto fakte, por nuk i pëlqejnë. E di se si çeshtjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e sabotoi idhulli i tij, Enver Hoxha, pas Luftës së Dytë Botërore. E di se si nën mbrojtjen e ushtrisë dhe sigurimit të Enver Hoxhës serbët masakruan 1200 shqiptarë të Kosovës gjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër dhe 3000 të tjerë në Tivar! I di të gjitha, se bën historianin. Por i pëlqen të bëjë populistin.
Historia e Kosovës në 50 vitet e fundit është histori e luftës për “të drejta të barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë” dhe histori e luftës për pavarësi, për shtet sovran e demokratik! Pra që vetë Rexhep Qosja, familja e tij, të afërmit njerëzit e tij, të gjithë shqiptarët dhe pakicat në Kosovë të kenë një atdhe – Kosovën! E ku qëndron devijimi i Vjosa Osmanit në këtë pikë?! Çfarë të keqe ka kur ajo u thotë ndërkombëtarëve se “Ne kemi atdhe Kosovën”?! A nuk është kjo formula për t’i bindur ata se Kosova e ka vendin në NATO e BE?! Çfarë do të ndodhte sikur presidentja, kryeministri dhe të tjerët t’u thonin ndërkombëtarëve se “Ne kemi një atdhe, Shqipërinë”?!
Thashë se historia fillon e lexohet mprapshtë nga ky moment që unë po shkruaj këtë replikë, jo vetëm nga momenti që Rexhep Qosja hodhi në rrjetin e tij social kritikën për Vjosa Osmanin. Dhe nëse i përmbahemi kësaj aksiome të pandryshueshme, atëherë duhet thënë se historia ka shënuar edhe dështimet e vetë Rexhep Qosjes. Cilat për shembull:
– Se ai ka pohuar që demonstratat e vitit 1981 janë reaksionare. Se mund të ishin të tilla, Qosja duhej të sillte fakte e prova, gjë që ai nuk e ka bërë!
– Edhe dekorata “7 Korriku” e Serbisë për Rexhep Qosjen është gjithashtu histori.
– Përpjekja e akademikut Qosja për ta shpëtuar Ramiz Alinë nga përgjegjësitë e krimeve të diktaturës dhe elozhet e tij për ish udhëheqësin e fundit komunist në Shqipëri janë një histori tjetër.
– Nderimi që ai i bëri në momentet më kritike (1991) diktatorit Enver Hoxha, ndërkohë që Ibrahim Rugova nuk e pranoi këtë sfidë, është po ashtu një histori më vete.
– Deklaratat pozitive për regjimin mizor e diktatorial të Enver Hoxhës, ashtu si ato për diktatorin tjetër, Titon, më parë, janë shënuar në librin e historisë.
– Përçarja e faktorit politik në Kosovë në periudhën e luftës nga ana e Rexhep Qosjes është një dëshmi historike e pakundërshtueshme. Po ashtu dështimi elektoral i tij në vitin 2000 e kështu me radhë.
– Komplotet anti-Rugovë nga vila 31 e ish-diktatorit Hoxha në Tiranë janë dëshmi historike.
– Dhe dështimi i fundit historik i Rexhep Qosjes është produkti i mendjes së tij të çmendur me emrin Edi Rama!
Të gjitha këto janë njëkohësisht histori. Por mbi gjithçka do të mbetet në histori çmenduria e Rexhep Qosjes për shkëmbime territoresh, ndryshim kufijsh dhe ndarje të territorit të Kosovës. Ndërkaq deklarata e tij për “ekzistencën e dy atdhe-ve” për shqiptarët është në funksion të idesë së ndarjes së Kosovës. Sepse të përpiqesh që në emër të bashkimit me Shqipërinë të shkatërrosh shtetin e Kosovës, do të thotë që ai i është bashkëngjitur projektit të Serbisë për këtë qëllim. Edhe replika me Vjosa Osmanin shkon në këtë drejtim!
Thoshin “plakut mos ia dëgjo pordhët, por dëgjoja fjalët”! Këtij plakut Qosja mos ia dëgjoni as fjalët, se i ka helm, jo kundër autoriteteve që ai nuk i pëlqen, por kundër Kosovës dhe atdheut të shqiptarëve në Kosovë.
Dhe mos u ndalni në përpjekjet për ta forcuar shtetin e Kosovës. Me Shqipërinë duhet të bashkohemi gjithnjë e më shumë shpirtërisht, ekonomikisht, nga pikëpamja sociale, arsimore e në çdo fushë. Por shtetet duhet të mbeten të paprekura! Kjo e garanton perspektivën e shqiptarëve në Ballkan. Nuk e garantojnë spekulimet me histori heronjsh dhe nacionalizmash që dëmtojnë interesat tona. Nëse Rexhep Qosja dëshiron bashkimin ta qortojë Edi Ramën pse vendosi trarin dhe pse forcon kontrollin e kufijve me Kosovën, ndërkohë që liberalizon çdo gjë me Serbinë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, bashkë me znj. Zeinah Salahi, drejtore e USAID-it në Kosovë dhe në prezencë të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, z. Jeffrey M. Hovenier, ka nënshkruar sot amandamentin e katërt të Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amandamenti parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve, duke e rritur totalin e grantit në mbi 73.4 milionë dollarë.

“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse, si dhe rritjes së mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike”, tha Presidentja Osmani.

Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Gjithashtu, me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t’i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.
Sistemi anti-ajror NASAMS është i lehtë për t’u lëvizur, por i vështirë për t’u ngritur. Dhe ishte midis sistemeve të armëve të kërkuara nga Kryeministri i Ukrainës Volodymyr Zelensky kur foli në Parlament të mërkurën. Këtu, NASAMS u testua në Suedi në vitin 2014. Foto: Torbjørn Kysvold / Qendra e Mediave të Forcave të Armatosura Norvegjeze / NTB
Vilde Skorpen Wikan
Gazetar
Nuk ishte kërkesë e vogël ajo që Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky , i kërkoi Parlamentit Norvegjez (Storting) përgjat videofjalimit të djeshëm.
Lufta në Ukrainë
Fjalimi i së mërkurës ishte historik. Vetëm tri herë më parë ka folur një person i huaj në Storting. Zelenskyj e shfrytëzoi rastin për të vënë në pah gjërat që Norvegjia dhe Ukraina kanë të përbashkëta. Historia jonë, vlerat tona dhe një armik: Rusia.
“Për shtetin rus, siç është sot, liria individuale dhe të drejtat e njeriut nuk do të thonë asgjë,” tha Zelenskyj në fjalimin e përçuar në video.
“Sulmi ndaj Ukrainës është një vazhdim i një përpjekjeje për të shkatërruar themelet e Evropës,” vazhdoi ai.
Lufta që po bëhet tani në Ukrainë mund të vijë edhe në Norvegji, paralajmëroi ai. Për ta ndaluar këtë, Ukrainës i duhet më së shumti një gjë: armët.
Por nuk ishte gjithfarë arme që donte Donte Zelenski.
Lufta e synuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës
Zelenskyj ishte specifik. Ai kërkoi:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj foli në parlament të mërkurën. Ndër të tjera, ai kërkoi më shumë armë. Foto: Heiko Junge / Pool / NTB
Pak para fjalimit, Norvegjia kishte thënë se Ukraina ka marrë 2,000 sisteme të reja panser. Këto janë raketa M72 që mbahen në shpatull.
Në total, Norvegjia ka dërguar kështu 4,000 raketa të tilla në Ukrainë në dy dërgesa. Për ta bërë këtë, Norvegjia për herë të parë u largua nga ndalimi i vitit 1959 për eksportimin e armëve në vendet në luftë.
Por armët e blinduara janë një gjë. Harpooni dhe NASAMS janë diçka tjetër.
Rreth një vit më parë, u bë e qartë se nëndetëset amerikane do të pajisen me raketa Harpoon. Kjo është një përgjigje ndaj rritjes së kapaciteteve ushtarake të Kinës në det. Kjo është ajo që ka shkruar faqja e internetit e mbrojtjes Breaking Defense.
Investimi u kushtoi amerikanëve 10 miliardë dollarë, rreth 85 miliardë dollarë.
Për krahasim, nga mesi i marsit, Shtetet e Bashkuara i kishin premtuar Ukrainës materien mbrojtëse me vlerë totale prej 2 miliardë USD- NOK 17 miliardë. Këtë e ceku Shtëpia e Bardhë.

Një luftanije koreano-jugore qëlloi një raketë Harpoon në një stërvitje në vitin 2014. Foto: Lee Sang-hack / AP / NTB
NASAMS është gjithashtu e shtrenjtë. Dhe është komplekse. Në vitin 2020, Hungaria ishte vendi i fundit që filloi blerjen e sistemit, shkroi Kongsberg Gruppen në një deklaratë për shtyp.
“Kjo kontratë është e rëndësishme dhe do të përfshijë një numër të madh të nënkontraktorëve norvegjezë dhe përfaqëson një numër të konsiderueshëm të viteve të njeriut në Norvegji,” tha shefi i koncernit Geir Håøy në deklaratë për shtyp.
Kontrata vlen 410 milion euro, sipas Kongsberg Gruppen. Kjo është pothuajse 4 miliard në kursin e tanishëm të këmbimit.
Dhe nëse çmimi nuk është mjaft i lëkundshëm, ka disa arsye pse autoritetet norvegjeze mund të ngurrojnë të dërgojnë NASAMS në Ukrainë.
– Nuk është bërë nga Apple.
NASAMS përbëhet nga një shumëllojshmëri e pjesëve dhe softuerëve. Përveç raketave të avancuara të udhëhequra nga radarët, ka platforma lëshimi dhe radarë që duhet të ngrihen dhe të lidhen.
“Ndërfaqja e përdoruesit nuk është bërë saktësisht nga Apple. Prandaj nevojitet shumë stërvitje»,—thotë Ole Zhergjen Maaø. Ai është profesor i asociuar në Akademinë e Forcave Ajrore.
Maaø thotë se Norvegjia ka përdorur NASAMS që nga vitet 1990. Disa nga operatorët kanë disa vjet trainim pas tyre.

NASAMS u shfaq në Festningsplassen në Oslo në vitin 2016. Foto: Cornelius Poppe / NTB
Përveç kësaj vijnë edhe mirëmbajtjet dhe riparimet. Pjesët e NASAMS duhet të jenë të lidhura me agregatët me energji ose me karburant. Ju duhet një personel i aftë teknikisht për një sërë detyrash.
“Nuk është vetëm mbartja e përbërësve dhe pastaj ju keni mbaruar,” tha Maaø për Aftenposten.
Por nuk është domosdoshmërisht e pamundur. NASAMS përbëhet nga disa pjesë, të quajtura “module”, të cilat janë projektuar për t’u lëvizur lehtësisht. Dhe, ashtu si materialet e tjera mbrojtëse, ajo është, në fund të fundit, e projektuar për t’i bërë ballë luftës.
Por a e ka Norvegjia NASAMS për të parë jashtë vendit? Në fund të fundit, ky është një gur themeli i vetë mbrojtjes së Norvegjisë. Në planin e fundit afat-gjatë për sektorin e mbrojtjes, raketat janë përcaktuar si kërcënimi më i madh ajror ndaj Norvegjisë.
“NASAMS është një element i rëndësishëm i kundërmasave aktive,” pohon plani afatgjatë.
Kështu, dhurimi i NASAMS për Ukrainën mund të jetë shumë larg për politikanët norvegjezë.
Ole Jørgen Maaø konfirmon se nuk ka tepricë të NASAMS në Norvegji.
“Ne do të donim të kishim më shumë,” thekson ai.
Aftenposten