Kreu Blog Faqe 1362

Rusët humbasin në mënyrë katastrofike dhe askush nuk guxon t’i thotë Putinit

0

A Ukrainian serviceman walks next to the wreck of a Russian tank in Stoyanka, Ukraine, Sunday, March 27, 2022. Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy accused the West of lacking courage as his country fights to stave off Russia’s invading troops, making an exasperated plea for fighter jets and tanks to sustain a defense in a conflict that has ground into a war of attrition. (AP Photo/Vadim Ghirda)

  

Morali i luftës i ushtarëve rusë është i ulët. Ata refuzojnë të kryejnë urdhra, sabotojnë pajisjet e tyre. Është një katastrofë, dhe më i afërti nuk guxon t’i thotë Putinit ë vërtetën. Kjo është ajo që tha kreu i sistemit të inteligjencës GCHQ të Britanisë, Sir Jeremy Fleming, gjatë një vizite në Australi.

Tashmë mund të shihet, se : «Ushtarë rusë, të cilët tashmë nuk kanë armë dhe moral, të cilët refuzojnë t’u binden urdhrave, që sabotojnë pajisjet e tyre dhe madje i rrëzojnë aksidentalisht vetë avionët luftarak të tyre.» GCHQ nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth akuzave. (NTB)

Nëse kjo është e vërtetë, ushtria ruse nuk është në gjendje të vazhdojë pushtimin. Kjo është një shkelje e linjave komanduese, sepse Putin nuk e di se sa e keqe është.

“Putin është keqinformuar nga këshilltarët e tij rreth asaj se sa dobët po performon ushtria ruse dhe se si ekonomia ruse është e gjymtuar nga sanksionet, sepse këshilltarët e tij të lartë kanë frikë t’i thonë atij të vërtetën,” tha një zyrtar i SHBA, duke iu referuar materialit të deklasifikuar të inteligjencës së SHBA , të mërkurën. (NTB)

Sir Fleming thotë se GCHQ po ndihmon ukrainasit me inteligjencë dhe mbrojtje kibernetike. Ai thotë se mbretëron kaos në anën ruse. Por ka shenja se e vërteta është gati të fundoset. Putin ka shkarkuar tetë gjeneralë. Por duhet të ketë mosbesim të ndërsjellë në udhëheqje. Askush nuk dëshiron ta marrë fajin për vendimet e gabuara.

GCHQ, which has already stepped in to toughen Ukraine’s defences against Russian cyber attacks, has concluded that Putin is not fully aware of the extent to which the Russian economy is being damaged by sanctions.

Mr Fleming said: «We know Putin’s campaign is beset by problems – low morale, logistical failures and high Russian casualty numbers. Their command and control is in chaos. We’ve seen Putin lie to his own people in an attempt to hide military incompetence.»

Sir Fleming ka disa vëzhgime interesante për Kinën. Ai beson se Kina nuk do të përfitojë nga të qënit shumë pranë Rusisë.

Sir Jeremy, speaking at the Australian National University in Canberra, said global security faced a period of «generational upheaval» in the face of Russia’s invasion and the rise of China. He also warned that China’s goals would not be well served by closer alignment with Russia and could constrain its role on the world stage in the future.

«Russia’s position on this is clear,» Sir Jeremy said. «It has made a strategic choice to align with China as China has become more powerful and in direct opposition to the United States. In the current crisis, Russia sees China as a supplier of weapons, as a provider of technology, a market for its hydro-carbons and as a means to circumvent sanctions.

«And it is equally clear that a China that wants to set the rules of the road – the norms for a new global governance – is not well served by close alliance with a regime that wilfully and illegally ignores them all.»

 

Vladimir Putin is being lied to by his advisers, says GCHQ

Asociacioni – vepër kriminale e Qeverive Thaçi e Mustafa

Nënshkrimi ceremonial i Marrëveshjes të Asociacinoit në Bruksel
Idriz Zeqiraj, Gjermani
Kosova, me suprimimin e autonomisë, llogaritet si vend i ripushtuar. Pluralizmi politik ia dha mundësinë popullit të Kosovës, për kundërshti legale. Por, protestat dhe demonstrimet, kundër ripushtimit të Kosovës, luftoheshin me masa represive të pushtetit serbo-sllavë. Raporti i forcave, epërsia e dukshme pushtuese, kushtëzonte rezistencën paqësore.
Megjithatë, u shfrytëzuan të gjitha mundësitë për vetëqevrisje. Krijimi i institucioneve paralele, ishte ide e artë e Dr. Ibrahim Rugovës me shokë. Opsioni rezervë i rezistencës të armatosur, u lëndëzua me krijimin e Forcave të Armatosura dhe Shërbimin e Informativ. Zbulimi dhe goditja nga pushtuesi ishte e egër. Përndjekja dhe burgosja filloi. Tërheqja e përkohshme, e vetmja alternativë. Përndryshe, lufta do të nismonte, pikërisht, në Kosovë.
Pas luftërave të përgjakshme në Kroaci e Bosnje, radha i erdhi Kosovës. Faktori ushtarak shqiptar nuk u bashkua. LPK-ja, përkatësisht, puçistët e Kryesisë së re, të cilët ishin peng të Shërbimeve Informative të disa shteteve armike të Kosovës, u përcaktuan për sabotimin e luftës. Kosova nuk arriti ta përballojë luftën, kundër soldateskës pushtuese serbo-sllave. Ndërhyrja e NATO-paktit, e motivuar për arsye humanitare, e çliroi Kosovën, por, jo edhe pa kushtëzime. Rrjedhojë është edhe Asosacioni, përkatësisht, Bashkësia e Komunave me shumicë serbe.
Ishte fatkeqësi e madhe për Kosovën, që një person i bërrylave, fort i shantazhuar nga Serbia dhe më gjerë, i dyshuar faktik për një të kaluar kriminale, u katapultua në krye të Qeverisë dhe në intrigim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, edhe në krye të shtetit. Zoti Thaçi, në konspiracion të plotë me palën serbe, pa e pyetur e përfillur as partinë e tij dhe as strukturat tjera shtetërore, firmosi Marrëveshjen fatale, si nismë të krijimit të Asosacionit, për të vazhduar më tej, deri në lobimin për ndarjen e Kosovës.
Më 19 prill 2013, në Bruksel Kosova dhe Serbia, përkatësisht, kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, kanë nënshkruar marrëveshjen e parë, për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk arriti zbatimin e saj. Ajo çalonte në shumë pika, në veçanti funksionimi i gjykatave në Veriun e Kosovës dhe formimi i Asosacionit, Bashkësisë të Komunave me shumicë serbe, ku parashikohej që kjo Bashkësi të gëzojë një shkallë të gjerë autonomie.
Në të njëtën ditë dhe datë, ish-kryeministri Hashim Thaçi, i dërgon letër ish-sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku zotohej se Forcat e Sigurisë së Kosovës, nuk do të ndërmarrin misione në Veri të vendit, pa pëlqimin paraprak të KFOR-it!
Korniza ligjore, e shprehur në pika, është tmerrësisht e frikshme, për të ardhmen e Kosovës. Statuti i Bashkësisë, me një serë kompetencash, është i studjuar dhe i porositur nga Beogradi. Bashkësia, Asosacioni ka organet ushtruese të kompetencave, siç janë Asambleja, Presidenti, Këshilli prej 30 anëtarësh, Bordi prej 7 anëtarësh, i cili votohet nga Asambleja. Parashikohet një Administratë, të cilën e cakton Bordi në koordinim me Presidentin. Do të këtë të punësuar enkas, për ta mbështetur Bashkësinë, në zbatimin e objektivave të saj. Madje, edhe një Zyrë të Ankesave!
Rrjedhimisht, Asosacioni do të promovojë interesat e komunitetit serb të Kosovës. Parashikohet qasje në procedurat e gjykatave, madje, edhe në Gjykatën Kushtetuese. Katër komunat e Veriut, do të kenë të drejtën e bërjes të listës të kuadrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri edhe nominimin e Komandantit rajonal të Policisë!
Statuti i Asosacionit, Bashkësisë, hartohet nga Ekipi Menaxhues. Pra, kemi të bëjmë me një administratë të dubluar, të fryrë, burokratike, krejt të tepërt dhe të kushtueshme, ashtu siç janë edhe komunat serbe në Kosovë, fshat e komunë!
Argumetet që shpërfaqen në Kornizën ligjore për Asosacionin, Bashkësinë e Komunave Serbe, janë dëshmi bindëse se Marrëveshjet, qoftë e 19 prillit 2013, e nënshkruar nga Hashim Thaçi; qoftë ajo e 25 gushtit 2015, e nënshkruar nga Isa Mustafa, janë kundër Kushtetutës dhe kuadrit ligjor.
 Ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo që ngulmoi, për ta dërguar, Marrëveshjen e nënshkruar, madje edhe të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, në Gjykatën Kushtetuese, e cila, në 23 nenet e saj, gjeti mospajtueshmëri flagrante me ligjet e Kosovës. Këto gjetje profesionale të Kushtetutës, e ngrinë Marrëveshjen për Asociacionin, Bashkësinë e Komunave Serbe.
Edhe pse Isa Mustafa pranoi disa nga shkeljet e Kushtetutës, ai i relativizoi ato, duke i quajtur “retushime!” Pra, OK-ej dhe agjituan sforcueshëm, me Hashimin, për ta aprovuar në Kuvend Asosiacionin, “Zajednicën”, siç e quante LVV!
Për më pak se dy muaj, bëhen 9 vite nga nënshkrimi i parë i Marrëveshjes, për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë. Është thënë e shkruar shumë. Është refuzuar Asociacioni me kompetenca ekzekutive, jo vetëm nga qeveritë e ndrruara të Republikës së Kosovës, por edhe nga populli i Kosovës, me përjashtim të komunitetit serb, i cili, me përjashtime të pakta, nuk e njeh Kosovën si shtet. Disa qeveri kanë shprehur gadishmërinë, për ta nënshkruar Asosiacionin, Bashkësinë e Komunave Serbe, duke njohur përgjegjësinë komunitetit serb në fushën e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik e planifikimit urban e rural, me të drejtën shtesë të marrjes të fondeve nga Beogradi.
Analogjia e “Republika Srpska” në Bosnje, me Asociacionin në Kosovë
Qeveria aktuale, e LVV dhe Listës “GUXO”, e kryesuar nga Albin Kurti, refuzon ta pranojë qoftë edhe Asosiacionin pa kompetenca ekzekutive. Dhe, këtë e argumenton, madje bindshëm, me “Analogjinë në Bosnje e Hercegovinë”, duke i kujtuar datimet vendimmarrëse nga 26 prilli 1991 – kur serbët atje shpallin “Bashkësinë e komunave të krahinës së Bosnjes”; më 24 tetor 1991 – themelohet “Asambleja e Popullit Serb të BH”, me seli në Banja Llukë; më 9-10 nëntor 1991 – “Asambleja…” mbanë referendum, ku 92 % votuan për pavarësinë”; më 9 janar 1992 – përfaqësuesit serbë braktisin Parlamentin e BH dhe shpallin pavarësinë nga BH; më 28 shkurt 1992 – “Asambleja..” miraton kushtetutën e Republikës Serbe të BH, – e njohur sot si “Republika Srpska”; më 14 dhjetor 1995 – përmes Marrëveshjes në Dejton, “Republika Srpska” njihet edhe ndërkombëtarisht!!
Dhe, sot, pas 25 viteve, “Republika Srpska” është forcuar si entitet shtetëror më shumë se Bosnja e Hercegovina, e cila është kthyer në një shtet jofunksional. Kjo është një dëshmi shumë domëthënëse, për Qeverinë, opozitën destruktive PAN-iste dhe shqiptarët, për kujdesin që duhet bërë në dialogun aktual, Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Zërat ngulmues, për ta pranuar Asosacionin e komunave serbe, edhe pas rrjedhojave që solli shpallja e “Bashkësisë të komunave të krahinës së Bosnjes”, më 26 prill 1991, duhet refuzuar me shumësinë e argumenteve, që na jep “Republika Srpska”, përgjatë 25 vjetëve të fundit.
Realisht, çfarëdo Asociacioni, madje me çfarëdo kompetencash, shqiptarët nuk duhet ta pranojnë. Kosova është konsideruar dhe shpallur si shtet multi etnik. Si e tillë ajo nuk duhet të pranojë asociacion një etnik. Sepse, nëse krijohet precedent, rast paraprijës, për serbët, atëherë do të kërkonin edhe boshnjakët, edhe romët të krijonin asociacionet e tyre etnike. Për çudë, askush nuk është kujtuar, për ta përdorur këtë argument logjik, për ta kundërshtuar asociacionin një etnik serb!
Propozimi i kryeministrit Kurti, për formimin e një Këshilli të komunave me shumicë serbe, do të ishte i mjaftueshëm, për qeverisjen lokale, me theks të veçantë shëndetësinë, arsimin, zhvillimin ekonomik, planifikimin urban e rural. Ndërsa marrja e fondeve nga Beogradi, duhet të bëhet në koordinim dhe transparencë të plotë me qeverinë e Kosovës.
Idea e hedhur, nga disa sharlatanë politikë, se nëse lejohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive për veriun e Mitrovicës, njëjtë të bëhet edhe për “Luginën e Preshevës”! Së pari, reduktimi i Kosovës Lindore, në “Luginë” të Preshevës, është emërtesë e qëllimshme serbe, të cilën, me lehtësi e paturpësi, e përdorin shqiptarët e përbotshëm. Së dyti, këtë lloj Asociacioni mund ta pranojë lehtësisht Serbia, sepse qëllimet e saja janë të paracaktuara, me analogjinë e “Republika Srpska”: Bashkimin e Veriut të Mitrovicës Serbisë.
Asnjë kombi, nuk i kanë munguar tadhtarët

19 prill 2013 – Hashim Thaçi nënshkruan në Bruksel marrëveshjen e Parë të Parimeve Qeverisëse të Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me kryeministrin Ivica Daçiç, ish-zëdhënësin e qeverisë së Slobodan Milosheviçit, dhe Ministrin e Jashtëm aktual të Serbisë. Kjo marrëveshje i hap rrugën negociatave për themelimin e “Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

25 gusht 2015 – Isa Mustafa nënshkruan në Bruksel marrëveshjen për Parimet e përgjithshme/elementet kryesore të “Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë” me ish-ministrin për Informim në qeverinë e Slobodan Millosheviçit dhe kryeministrin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”. 

Clausula “Rebus Sic Stantibus”, është doktrinë e njohur ligjore ndërkombëtare, e cila mundëson që një kontratë, vendim apo marrëveshje ndërshtetërore të shfuqizohet. Dhe, për shfuqizimin e marrëveshjeve të dëmshme, madje fatale për Kosovën, duhet argumentuar pavleftëshmërinë e nënshkrimit. Marrëveshjet, qoftë ajo e Demarkacionit, e Asociacionit dhe të tjera, të nënshkruara nga zyrarët e lartë shtetërorë, janë bërë në konspiracion të plotë dhe pa fije transparence, për strukturat shtetërore dhe popullin e Kosovës. Elementi i tradhtisë, tashmë, është konsumuar.

Ngritja e një akuze, kundër protagonistëve të pazareve të pista, me Malin e Zi dhe Serbinë, qoftë ajo edhe formale, për tradhti, do ta lehtësonte shumë shfuqizimin e marrëveshjeve dhe procesin e dialogut. Sepse, tashmë, dihet se shantazhi ka qenë zinxhirorë. Hashimi i shantazhuar i dyfishtë: nga Serbia dhe Haga, meqë ato i kanë dosjet për krimet faktike të Hashimit me shokë. Dhe, Isa ka qenë i shantazhuar nga Hashimi dhe SHIK-un i tij kriminal. 

Strukturat kriminale në drejtësi, ngulmojnë në riciklimin e kuadrit!

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Shqiptarët e Kosovës, si popull i traditës, ndër shekuj kanë vlerësuar mirënjohjen dhe respektin, për ata që i kanë ndihmuar në fatkeqësi. Por, disa “komandantë” banditër, mjerisht, shqip-folës, të lidhur fort me Sherbimet Informative të disa shteteve armike të Kosovës, me bekimin edhe të filo-rusëve të shtetit amë, fatkeqësisht, në pushtet, instruktuan elementë të infiltruar në LPK-e, ekzekutuan, gjatë dhe pas luftës, ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut, kuadrot e veprimtarët të LDK-së të Ibrahim Rugovës, si dhe kuadrot e hershëm të LPK-së. Qëllimi është i qartë: Marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë e terror!

Thënë troç, PAN-i në pushtet, për afro dy dekada radhazi, ka vrarë shumë qindra kundërshtarë politikë, ka abuzuar me pushtetin, duke vjedhur e grabitur, në mënyrën me cinike, më kriminale, pasuritë e brezave shqiptarë. Banditërit në pushtet nuk bënë asgjë, për përgaditjen ekonomike dhe plotësimin e kushteve më elementare, siç është funksionimi i sistemit të drejtësisë , as luftimin e krimit dhe të korrupsionit në përmasa industriale.

Që, nga viti 2013, ish-zyrtarët pushtetarë, por edhe opozita, vazhdon të trumbëtojë, rrejshëm e pacipshëm, se “kemi plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja, për liberalizimin e vizave”! Edhe disa nga garda e vjetër klanore e LDK-së, amnistuan krimin dhe kriminelët, duke falsifikuar e gëngyer, se “është luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni”, më sakt, vjedhja zyrtare. Ndërkohë, për qindra të vrarë politikë, nuk ka të dënuar, përjashto të një ndëshkimi, sikur për faje kundërvajtje; për zhvatjen zyrtare, të pasurive të tundshme dhe të patundshme, të  “peshqëve të mëdhenj”, pra, të PRONTO-mafisë, nuk ka as të akuzuar dhe as të dënuar!

Për çudë, korit të rrenacakëve, se gjoja Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, i është bashkuar edhe pozita aktuale! LVV ka ardhur në pushtet, me premtimin lapidar, se do të luftojë krimin dhe hajninë zyrtare. Por, strukturat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, e kanë bllokuar, nëpërmjet Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor, të kapur nga PAN-i kriminal. Këto struktura ngulmojnë në riciklimin e kuadrit ekzistues prokurorial të inkriminuar, për emërimin e Kryeprokurorit shtetëror! Lista e makro-skandaleve në drejtësi, e publikuar sot, më 18 mars 2022, nga kuadri i LVV Mefail Bajçinovci, është tmerruese. Janë, të paktën, 14 raste – procese, të krimeve të rënda, që mbyllën, arbitrarisht, nga gjykata, pa ndëshkime!!

E vetmja, e fundja e “Mohikanëve”, veprimtarja e shquar e paqes dhe e luftës, Donikë Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme dhe e Diasporës, një kuadër me integritet, personalitet dhe profesionalizmin e Shkollës Perëndimore, e cila e thotë të vërtetën, në shkallën sipërore: “Evropa nuk ka faj për vizat. Kosova duhet t`i kryejë detyrat e shtëpisë”. Këtë të vërtetë absolute, zonja Gërvalla e deklaroi botërisht. Dhe, kjo është rrjedhë logjike. Sinqeriteti është vlerë njerëzore. Familja Gërvalla ka një histori atdhetare aktive, që daton, të paktën, prej dy shekujsh.

E bija e heroit markant të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Donika, është e drejtëpërdrejtë, fort e përgjegjshme për fjalën publike  dhe vlerësimet që bënë. Dhe, këtë po e dëshmon koha. Ata që kanë përjetuar kalvarin e regjimit të kriminelit Enver Hoxha, në diktaturë, duke e përbuzur atë me guxim e mospërfillje, mos prisni të gënjejnë në demokraci. Ministrja Gërvalla është e mençur, trime, e dinjitetshme, shumë mirë e informuar për historinë shqiptare, në përgjithësi, dhe për historinë më të re të Kosovës, në veçanti. Andaj, deklarimet e saj, të djeshme dhe të sotme, për njerëzit publikë, kanë qenë dhe mbetën, absolutisht, të sakta. Ajo e urren hipokrizinë, gënjeshtrën. Prandaj, e sulmojnë PAN-istët dhe disa klanorë, nga ata të “vathës së vjetër” të LDK-së!

Jeni familjarizuar me rrena. Hashimi dhe Edita, për 10 vjetë radhazi kanë “lozur koçe” me shqiptarët. “Bisedojmë vetëm për çështje teknike”, – thonin ata. Por, në fakt, bisedonin vetëm për çështje politike, madje, fatale për Kosovën. Dhe, ju, horra PAN-istë heshtnit, kurrë nuk keni kërkuar transparencë! Pse?! Kritikat e sforcuara, sa për zhurmë elektorale, kinse po bëjmë opozitë, tregojnë horrllëkun e horrakëse vrastarë e hajna zyrtarë. Qepeni, profanë! “Bëri miza prapanicë dhe ndyu dynjanë”, – thotë një urtësi e helenëve të vjetër!

BE-ja dhe NATO janë në Kosovë. Pranimi i dështimit të luftimit të krimit dhe të korrupsionit, është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, nga ish-pushtetarët kriminelë, me qëllim që t´i shpëtojnë ndëshkimit, për krimet dhe hajnitë e bëra. Edhe pse Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare e dinë këtë realitet, pushtetarët e Kosovës duhet të pranojnë, madje, ta thonë me zë të lartë: “Jemi të bllokuar nga bandat e krimit, andaj, nuk mund t`i luftojmë ato pa ndihmën Tuaj”.

Shembull: Vetting-u është bllokuar, sepse janë korracuar në Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor njerëzit e krimit, të punësuar dhe të mbrojtur nga PRONTO-mafia!

Kushti: “Prokurori i Shtetit duhet të zgjidhet brenda strukturës drejtuese aktuale të Prokurorisë”, edhe pse përtej dy dekadave, kjo Prokurori ka fshehur e mbështetur krimet, duke mos i denoncuar dhe as ndëshkuar bartësit e tyre! Si ka mundësi të kufizohet zgjedhja e Kryeprokurorit, vetëm nga ai rreth vicioz-kriminal, i cili i ka heshtur krimet?! Madje, edhe krimin e bërë nga kryeprokurori Lumezi, kur vet konstaton dhe deklaron se “janë tej 19.000 veteranë të rrejshëm”.

Por, kur shefat kriminelë e qortojnë, pse tha të vërtetën, pakurrizori Lumezi, sulmon dhe pengon hetimin, njësoj si kryeminstri aksidental Ramush Haradinaj, prokurorin e guximshëm dhe të dinjitetshëm Elez Blakaj. Ai u kërcënua me jetë, pse kërkoi pastrimin e listave të veteranëve të rremë, që, në fakt, janë 33.600! Tani, kjo shifër është rritur dhe vazhdon të rritet! Prokurori Blakaj u detyrua të ikën tej Oqeanit, nga PRONTO-mafia, tashmë, e liçensuar për krime.

Ambasada britanike në Prishtinë ofron ndihmën juridike, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndërkohë, rrugaçëria e një grupi kriminal, brenda strukturave të Këshillit Prokurorial, merr guximin ta anashkalojë, të mos e pranojë asistencën e saj këshillimore. Megjithatë, Qeveria Kurti heshtë para kësaj maskarade, në vend që ta ngrisë çështjen në Kuvend, madje, t`i bëjë thirrje edhe popullit, për bllokadën që bëjnë strukturat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

Serbia me hafijet e saj, organizuan protestat vandale të marsit 2004

Vetura e UNMIK-ut në flakë nga ana e antishqiptarëve të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm qofshin ata, këtyre “trimave” të rrejshëm pas betejave
Idriz Zeqiraj, Gjermani
Kanë kaluar 18 vjet nga protestat vandaliste, të mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia. 19 viktima nga masa protestuese, pa e ditur se po bënin argatin e djallit, po favorizonin skenarin serb, ogurzi për Kosovën. Dhe, asnjë i vrarë nga hafijet e Serbisë. Partitë, të cilat përbëjnë PAN-in e sotëm, kryetarët lokal, me drejtues të “Shoqatave të dala nga lufta”, me kallauzën e tyre, “Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së”, destruktive dhe përçarëse e popullit.
Këto “Shoqata” fantomë, të krijuara nga disa “komandantë” të zhytur në krime vrastare, haraç, uzurpime, grabitje, vjedhje, i manipuluan dhe i përdorën, për të mbrojtur krimin dhe kriminelët. Pas çdo arrestimi të bazuar, këto “Shoqata” protestonin, me kërkesën kriminale, për lirimin e kriminelëve.
Hafijet e Serbisë, fort të shantazhuar nga ajo, zbatuan porosin, për organizimin e protestave të dhunshme, të përgjakshme, duke realizuar skenarin serb, kinse, “për mbrojtjen e serbëve të rrezikuar në Kosovë”! Ata, me inçizimet e vandalizmit të turmave shqiptare, kundër komunitetit serb dhe të kishave të tyre, bindën shtetet e Quintit, për ndryshime administrative, përkatësisht, decentralizimin e komunave në Kosovë, me theks të veçantë, të atyre me shumicë serbe, duke krijuar fshat e komunë!
UNMIK-u bëri disa arrestime, me fajësi faktike, kryesisht, disa kryetarë të “Shoqatave të Veteranëve”, në disa komuna. Në vend që t`i akuzonin për vrasjen e viktimave të mashtruara, ata i liruan pas disa muajve! Këta kryetarë, me shokë të tyre, janë parë me dyshim, për veprimet e tyre zhvatëse, grabitëse, haraç-mbledhëse për shefat e tyre dhe krime më të mëdha. Kështu  u fillua me decentralizimin, për të ardhur tek “Zajednica”, tashmë, në pritje të aprovimit!
Sot shqiptarët i panë të testohen 5 (pesë) kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit. Kjo maskaradë është e panevojshme, sepse ata janë testuar për dy dekada radhazi dhe kanë dështuar si juristë, duke e dështuar edhe Sistemin e Drejtësisë në Kosovë. Rrjedhimisht, Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor, kanë humbur të drejtën profesionale dhe morale, për të bërë drejtësinë, aq më hiç, për ta udhëhequr atë.
Prandaj, nëse nuk ka fare juristë të tjerë, të denjë, për poste drejtuese në drejtësi, detyroheni të zgjidhni nga kjo garniturë, tashmë, e infektuar me fund. Sepse e kanë heshtur krimin vrastar dhe korrupsionin galopant, më sakt, hajninë zyetare dhe të gjithë karalogun e krimeve të rënda. Atëherë, pika 1 (një) e testimit duhej të ishte:
“Kush nga ju i rikthen për hetim e gjykim, të paktën, 21 rastet e krimeve të rënda, lë ta marrë përgjegjësinë e Kryeprokurorit? Dhe, kjo të kushtëzohet, me afat të caktuar. Në të kundërtën, të shkarkohet dhe të ndëshkohet për mashtrim e gënjeshtër.
Po japim një listë të makro-krimeve, tashmë, të bërë publike, me ndoca shtesa, gjoja, të “hetuara dhe gjykuara”, me abuzime kriminale, nga drejtësia aktuale në Kosovë. Kjo palo “Drejtësi”, e cila, duke qenë nën tutelën e PRONTO-mafisë kriminale, refuzon edhe testimin, përkatësisht, Vettingun, të nismuar nga Ministria e Drejtësisë:

• Afera ‘Pronto’;

• Rasti ‘Toka’;

• Afera ‘Shahini” për sigurime Shëndetësore;

• “Vetëvrasja” e Dino Asanajt;

• Afera ‘Grandi’;

• Privatizimi i tokave për pak centë;

• Vjedhja e drogës në dhomën e dëshmive në Polici;

• Vjedhja e arit në dhomën e dëshmive në Polici;

• Vjedhja e telefonit në shtëpinë e Kryeprokurorit;

• Vjedhja e 1.5 milionë eurove për pasaporta;

• Rrahja e policëve nga djemtë e Grabovcit dhe suspendimi i tyre;

• Kontrata me Z-Mobile;

• Procesi me AXOS-in;

• Manipulimi dhe fryerja e listës së Veteranëve të UÇK-së.

. Skandalet e Gjykatës në Gjakovë, e cila liron vrasës dhe shpifës faktik;

. Vrasjet politike gjatë dhe pas luftës;

. Dëbimi i 12 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, nën monitorimin e Thaçit dhe Veselit;

. 24 hektarët tokë, dhënë Manastirit të Deçanit; 

.  Nënshkrimi dhe aprovimi i Demarkacionit, falja e 8.200 hektarë tokë Malit të Zi;

. Nënshkrimi i Marrëveshjes të Asociacionit;

              dhe

vendime të tjera fatale për Kosovën…

Teologu Tim Shkupi për veprimtarinë e hoxhallarëve dhe të politikës shqiptare, në kontekst të keqpërdorimit të fesë për qëllime antikombëtare

1

Musa Lamallari, i njohur më shumë si Tim Shkupi, është një teolog i njohur shqiptar nga Shkupi i Maqedonisë Veriore. Qe një kohë të gjatë jeton në Londër, por viteve të fundit i kalon edhe në qytetin ku ka lindur dhe është rritur, në Shkup. Merret me publicistikë dhe është mjaft i njohur në debatet e tij që e zgjojnë kërshërinë për nivelin kritik intelektual se si flet për Islamin. Tim Shkupi është autor u dy librave, 2001 Fundi i Botes,i botuar ne vitin 1996 dhe “Historia e Fese Hyjnore”, i botuar në vitin 1998, me recenzent filosofin e njohur shkupjan Dr. Ferid Muhiq. Meqenëse Tim Shkupi njihet si një zë i shquar kritik në debatet për fenë islame dhe është mjaft kritik ndaj ecurive që ndërlidhen me keqpërdorimin e fesë për qëllime të pastra politike në dy dhjetëvjetshat e fundit, në vazhdën e zhvillimit të bisedave me një numër të kufizuar të hoxhëve që dallohen për kritikën publike, vendosi që ta intervistonte teologun Tim Shkupi.

Revista Drini: Musa Lamallari apo Tim Shkupi? Ka vite e vite që vazhdon të flasësh ndryshe për fenë islame dhe të jesh mjaft kritik ndaj shumicës së imamëve që predikojnë në viset shqiptare. Megjithëse deri diku ju njoh personalisht, për hirë të lexuesve është me rëndësi të dihet se kush është Tim Shkupi ? Cili është shkollimi i tij dhe rruga e deritashme jetësore?

Tim Shkupi (Musa Lamallari) : Me emrin e Perëndisë i Gjithëmëshirshmi Mëshirplotë! Se pari FLM per interesimin, shpresoj se kjo intervistë konvencionale me ju, do të zgjoj sadopak ndërvetedijen e heshtur te shqiptarëve në vendlindje dhe Diasporë. Së dyti, Shyqyr Zotit, që ma hapi gjoksin të jam krejtësisht ndryshe prej qyl paganëve të myslimanizmit të fesë se Bagdadit, që na kanë torturuar psikologjikisht këto dy dekadat e fundit me broçkulla dhe genjeshtra të perandorive të cofta, të ngordhura në berrlogun e tyre te haremeve dhe hyrive të sheherzadeve të Një mijë e Një Netëve me të ashtuquajturat ilahije blasfemuese në televizionet shqiptaret për një mijë shpirtrat që do të digjen në zjarr të xhehenemit. Së treti, do të të korrigjoj të mos biesh në gracka të qyl mullahëve se nuk ka “Fe Islame /الدين الإسلامي” në Kuranin e Shenjtë, ashtu siç e perceptojnë pjesa dërmuese në shqiptari. E dij se është e dhimbshme kur ta dëgjojnë shumë shqiptarë të mashtruar, por një prej tyre i mashtruar kam qenë edhe une. Ne fakt, nuk e kemi një ajet, shenjë, frazë me harfe-germa arbërore se dikund e ka përdorur Zoti “Fenë Islame” të qyl mullaheve te myslimanizmit në Librin e Tij, që quhet Kuran. Ata është mirë të pendohen, të mos i bëhen hisetar të GjithëMeshirshmit / الرحمن për shkak se tani e kanë kuptuar se Islam/Nënshtrim është pronë e Allahut dhe jo pronë e shkollave të vdekura të Bagdadit, Damaskut, Rijadit, Kajros, Teheranit, Stambollit, lëre të jetë pronë e imja, e tyre apo e te ashtuquajturave bashkësi islame, grupe apo forume islame. Të gjithë këta janë në të Kuqen. Ne blasfemi. Shirk. Dhe ata e dijnë se Allahu nuk e falë Shirkun, paganizmin e tyre. Une një pjesë të tyre i kam kolegë të shkollave dhe nuk kam asgjë personale, as nuk i dua pozitat e tyre, as nuk dua te debatoj për sektet e tyre, por kam frikë se do te ngujohen keq ne vorteksin e djajve të tyre, që i kanë shoqërues dhe do ta humbin botën tjeter, pasiqë në këtë dynja dënimi i tyre është shume transparent dhe për shkak të tyre po përjetojme edhe ne shqiptarët hidhërimin e Zotit.

Besoj se këtë që paraqita si përgjigje për pyetjen e juaj eshte e mjaftueshme për përgatitjet e mia shkollore, kështu që nëse ata ty ta sjellin nje fraze të ndonjë ajeti nga Kurani që përmendet feja e tyre “Fe Islame /الدين الإسلامي”, pa kërkuar të tjera, lirisht më informo! Por në traditën pagane të të ashtuquajturve myslimane është kulturë me besuar në vorrin e imamëve të sekteve të tyre se çfarë kanë thënë, e jo se çfarë ka thënë Allahu në Kuran. Ata mundohen të arsyetohen me të ashtuquajturat hadithe, por për fatin e tyre të keq, nëse nuk e njeh terminologjine e Kuranit, germat e Kuranit, është e logjikshme se nuk i kupton as librat e literaturës së Bagdadit, që quhen hadithe. Ja një shembull: Me i pyet pse duhet me lag kapakun e kokes, nuk e dijnë. Krejt çfarë dijnë me të thënë: “eshtë një nga 4 konditat, farzet e abdestit”, por pse me lag kapakun e kokës dhe jo gjunjët, nuk kanë përgjigje. Thjeshtë nuk e dijnë, edhe pse përgjigjet janë në Kuran dhe janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Kjo do të thotë se une i njoh shumë mirë shkollat e tyre, pasi që edhe vet kam kaluar nëpër to, pasi që në to nuk mësohet Kurani, fatkeqesisht. Dhe dua ta them për lexuesit e juaj, në momentin që distancohen prej “qyl popave” te Bagdadit, kthehen me fytyrat e tyre te Allahu, s’ka dyshim se fillojnë të trokasin ne RA-HA-MIM rahmetin/mëshiren e Allahut të Gjithëfuqishëm! Dhe pastaj duhet punë, angazhim 24 orë, ku edhe gjumi duhet të jetë i kurdisur për të pranuar hidajetin/udhëzimin e informacioneve qiellore.

Une me Kuran jam prej moshes 9 vjeçare. Në medresen “AlaUdin” në Prishtinë jam regjistruar në vitin 1980 dhe nuk kam pasur nevojë fare me mësuar, perveç disa lëndëve selektive. Ndërsa me 1984 kam shkelur tokën e faraonëve, Egjiptin dhe, pas një jave kam qenë në ambasadë të Shqipërisë, në Zamalek, për ta prekur gazeten “Zeri i Popullit” dhe, kuptohet isha me vizë studentore, ku kisha fituar bursen e El-Ez’herit te Kajros per shkak se nuk kishte më të mire se sa une me Nota nga Shkupi, ndonese e kam pasur sjelljen Njësh me verejtje për përjashtim nga shkolla për shkak të aktiviteteve të mia jashtë Medreses, ku nuk i pata ndërpre lidhjet me shokun tim te bankës Shaip Murselin, që e patën përjashtuar në vitin 1981 dhe ishim bashkë në shumë incidente që ndodhnin asaj kohe në Prishtinë. Ndërsa në Kajro brenda 3 viteve e mësova se El’Ez’heri ishte kallëp burokratik i regjimit, ku aty mësoheshte sekti Shafi, urrejtja sektare, ëndërra me destur për kalifate, urrejtja mbi cifutët, gjithçka ishte politike shtetërore, programim me qenë pagan i devotshëm i shtetit me qëndrim kundër Izraelit, por edhe kundër komunizmit dhe Rusisë, besa, pasiqë kishte ndryshuar politika e jashtme e Egjiptit pas marrëveshjes me Izraelin në vitin 1978 dhe egjiptianët preferonin amerikanizmin për shkak të donacioneve nga Amerika. Qysh atëhere e kisha bindjen se nga El-Ez’heri mund të dalish gjithçka, vetëm jo njeri. Mua me vjen keq ta them, sepse disa kolegë të mi mburren me kuazi-diploma të El-Ez’herit, ku une ne vitin 1988 në provim ua kam përplasur bankat galabeve të atij univerziteti, pa e ditur atëhere se kjo është një ndjenjë rebeluese që e kanë pasur profetet kundër trendit të hipokrizisë së shumicës, përfshirë këtu edhe Jezu Krishtin. Por vazhdova të qëndroja në Kajro dhe ta shoh Egjiptin ashtu siç dëshiroja une dhe të mbaja lidhjet me shoqatat e ndryshme atdhetare në Europë dhe Amerikë. Pasiqe 89/90 më kërkonin edhe policia ushtarake e Jugosllavisë për refuzim me shërbyer në armatën e tyre.

Në Shkup jam kthyer ne vitin 1991 nga Zvicra, kam vazhduar aktivitet e mia, ku nuk kam qejf edhe shumë me folur për to, veç po ju tregoj se kam qenë aktiv në Bashkesinë Islame dhe kam punuar si imam dy vjet dhe ne vitin 1995 jam hallashtisë dhe nuk kam dashur të jem afër tyre, ndonëse ju kam ndihmuar për shkak se kam pasur miqë aty, kam dashur t’i shoh mirë, e jo keq. Ende e kam dekretin e tyre, pasi që mua nuk më ka përzen askush prej aty. Në vitin 1996 kam botuar librin “2001 Fundi i Botes” dhe “Historia e Fesë Hyjnore” ne vitin 1998.

Perseri e kam mendimin se organizatat e hoxhallarëve, bashkësitë islame, janë një lloj Vatikani dhe kam shpresuar se do këndellen në mendim, të largohen nga ajo që ka qenë trashëgimi pagane e Perandorisë Osmane, pasi që edhe ata e dijnë se deri dje me FE janë quajtur “Tyrk Elhamdulilah”, e jo myslimanë. Por, me kalimin e kohës po shihet se kanë rrëshqitë në kurthen e Beogradit dhe shqiptaret dite e me shume po e shohin se dicka nuk eshte ne rregull me Fene e tyre, me organizimin e tyre, si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Ndërsa këtë termin “mysliman” për shkak të petrodollarit po e përdorin për të qenë të dëgjueshëm të grupeve sekrete të illuminatit të Lindjes së Mesme, ku kjo po dëmton aspiratat e shqiptarëve dhe, si qyla, kot se koti, po mundohen të mbjellin një identitet politik dhe popull musliman, që është Kufer. Pra, po tregohen jofalenderues për Fene e Shqiptarëve dhe kanë dështuar të ju tregojnë shqiptarëve se sekti i tyre sunit-hanefi nuk i çon shqiptarët në xhenet(parajsë), por përkundrazi ua ka bënë jeten xhehenem (ferr) në tokë, pasi që llogarridhënia në botën tjetër është individuale dhe jo kolektive. Njejt po hezitojnë tu tregojnë shqiptarëve se askundi Zoti nuk thotë në Kuran se myslimanët do të futen në xhenet. Nuk e dij pse po e mbajne fshefte ?

Ne vitin 2000, jam vendosur ne Londër, ku kam jetuar dhe punuar. Por edhe kam mësuar. Kam kryer shumë trajnime prej çeshtjes së sigurisë dhe arteve të tjera, kam ndjekur shumë ligjërata në institute të ndryshme në Mbreterinë e Bashkuar dhe i pasionuar pas germave, librave të shenjtë, eskatologjisë, historisë, turizmit dhe endacak në liritë e mia nëpër disa qytet të botës. Por rehat në Londër. Aktiv ende si veprimtar i kauzës “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria” dhe kryetar i Diasporës Shqiptare për Maqedoni dhe “Shyqyr Zotit, u dasht me ardh prej Londres në Shkup me ia kërkuar fronin “car Nikolles”, që me ua lehtësuar politikanëve të papërgjegjshëm shqiptarë me sarma të Zajasit me u konvertua nga ikonat e Gruevskit në speca të Strumices, e disa të tjerë nëpër koalicione Raki-Tatli.

Revista Drini: Në ligjëratat tuaja paraqiteni me një plis të bardhë, të mbështjellë …Kush u zhgënjeu aq shumë që detyrohesh ta theksosh plisin, simbolin e lashtë të shqiptarizmit ?

Tim Shkupi: Nuk njoh une zhgenjim. As nuk ankohem, lere të them jam i pakënaqur. Plisin e kam traditë familjare. E kanë bajt në Shkup kur të tjerët nuk kanë guxuar me thanë se janë shqiptarë. Pra, plisin e kam në zemër për shkak se simbolizon kupen e qiellit, ka ngjyrën e bardhë të paqedashësisë, është prej leshit të dhenve, që janë kafshë xheneti, e jo kafshë të tokës. Jane 4 kafshë çifte që nuk janë prej tokës, njejt siç nuk jemi edhe ne njerëzit. Në fakt i zbritën Ademit me ia lehtësuar në Tokë, siç iu paketua edhe valixhja me libas, rroba. Ata qe mendojne se jane prej evolucionit, prej specieve të tokës, ashtu do te jenë në botën tjetër Esfelu-Safilin. Janë tre gjëra që njeriun, pasardhësin e Ademit e dallojnë nga kafshët:

1. Eshtë bollëku ku une dhe t’i po komunikojmë me rryme elektrike, zgjedhim cilin ushqim do ta konsumojmë, cilën firmë të farmerkave do ta kemi të ngjitur në prapanicë, cilin pllazh të detit do ta përjetojmë, cilën parti, për cilën fe të korruptuar do të bëjmë tifo, etj. Të gjitha këto nuk i ka kafsha. Ky është dallimi i parë.

2. Tjetra. Njeriu mendon për nesër. Planifikon. Intervistimi juaj është për Nesër, për tjetrën. Vetëm njeriu beson se me sektin suni, shia dhe sufi do të jetë në parajsë, e beson se në botën tjetër do t’i ketë 72 hyri të mylla Shefqetit, e beson se tjetra, ajo e fundit, pak para kijametit, zbulohet ilaçi i mosvdekjes me urinë të lopës në një katund të Pejës. Të gjitha këto nuk i ka kafsha dhe nuk mendon për nesër, për tjetrën, ka vetëm instikt sepse është vetëm kafshë. Ky është dallimi i dytë.

3. U frymëzova. Më erdh ideja. Zbriti diçka e bukur sot për mua nga qielli. Nga qielli i erdh kurbani hazreti Ibrahimit. Kafsha nuk frymëzohet, sepse është kafshë dhe jo njeri. Ky është dallimi i tretë.

Une nuk kam flokë. Jam tullac. I ndërroj kapelat.

Por plisin në paraqitjet e mia e mbaj për ta thyer një programim që e kanë kurdisur në mënyrë perfide pushtuesit e tokave shqiptare, armiqtë e shqiptarëve të cilët në periudha të ndryshme kohore përmes racës së klerikëve të feve të korruptuara pa përjashtim e kanë stigmatizuar, damkosur deri aty, që shqiptari i painformuar të ndjehet inferior, i pavlerë. Një njeri arkaik, ku plisin gjithashtu selia e popave dhe regjimet e Beogradit kanë punuar ta damkosin si diçka të keqe përmes invazionit të tyre propagandistik për ta prekur thesarin, traditën dhe kulturën shqiptare. Përkundër asaj që sot plisin e përdorim simbol të shqiptarizmes ne raste të ndryshme, evinimente kulturore e sportive, për fat të keq ende kemi njerëz që mundohen ta paraqesin shqiptarin me plis si nje njeri injorant, idiot, i pashkolluar dhe që mund të manipulohet lehtë nga secili dhe kushdo. Plisi mbi kokën time dhe kjo gjuhë që po flas janë fakte dhe prova të forta se ne ruajmë thesare të ndryshme nga lashtësia, pra, nëse dikush duhet të jete krenar, s’ka dyshim se duhet të jemi ne shqiptarët, por jo edhe dudumët që ndonjëhere me injorancën e tyre na e bëjnë mjegull Dexhalli rrugën e ndritshme të Kombit Shqiptar në Ballkan. Eqrem Çabej thoshte “kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi, e dallon shqiptarin nëpër gjithë Ballkanin”

Që ta përfundoj përgjigjen e pyetjes suaj të dytë me një pyetje për ty dhe lexuesit tuaj: Une me plis jam fals, nuk jam origjinal në paraqitjet e mia, kam rishkruar sjelljet, gjenet e mia apo mulla Shefqeti i 72 hyrive te xhenetit dhe mullahët tjerë të bashkësive të ashtuquajtura islame që tarbushin e kuq të mbështjellur me “zavoj” në kokë, siç e përdori në dokumentarët e mi këtë shprehje, janë fals, nuk janë original, ku jo vetem sjelljet, por i kanë rishkruar edhe gjenet dhe ndjehen krenar në tjetërsim me myslimanizmin e tyre pagan në shqiptari.

Une plisin e mbaj në kokë në shumë paraqitje të mia për ta thyer programimin e tjetërsimit, për t’i luftuar simbolet pagane dhe për tu thënë shqiptarëve se nuk mund të jesh shqiptar dhe musliman, shqiptar dhe katolik, shqiptar dhe ortodok, shqiptar dhe dervish. Nje shqiptar që zgjedh njërën nga këto, në vend të shqiptarisë, është fakt se nuk ka atdhe, nuk ka komb dhe kot ëndërron xhenetin/parajsen e racës së klerikëve për shkak se jetën ua kanë ba shqiptarëve ferr/xhehenem në dynja. Ata që thonë une se mund të mbajnë të dyjat, do të thotë se kanë ndjenjën e biseksualizmit, jane atraktiv me shije për të dy gjinitë, por i kane qejf 72 hyritë dhe janë ata që kanë lejuar poligaminë/martesën me shumë gra që e ndalon Zot në Kuranin famëlartë.

Krejt në fund të pyetjes së dytë, une e di se kur më shohin myslimanët e 95 përqindshit të Isa Mustafes me plis duke i informuar për të vërtetat e Kuranit, u jap siklet, u ngjalli neveri, për shkak se janë adaptuar në programim qysh në femijëri se qyl mullahi me “zavoj” në kokë është ai që duhet t’ua rrëfej rrugën e Allahut. Tani disa e kanë kuptuar se janë viktima të këtij programimi, u vjen inati ta pranojnë, këhtu që e gjejnë satisfaksionin me mendimin se jam me ndonje rol “të Stupcave”. Ndërsa ata e kanë jeteë stupc në dynja (botë), stupc ne Ahiret. Pra, nuk e kam ndërmend të bëj kompromis me simbolet e robërise të racës së klerikëve në shqiptari, qoftë edhe nëse mbetem vetëm une në këtë Betejë të Madhe!

Revista Drini: Në shumë nga ligjëratat tuaja jeni mjaft qortues ndaj përdorimit të gjuhës së huaj, arabe, apo cilësdo shprehje të gjuhëve orientale, duke u përpjekur ti shpjegoni konceptet në Gjuhën Shqipe. Ndaj kujt reagon më shumë? Ndaj atyre që flasin në emër të Kuranit dhe siç thonë islamit famëlartë, apo?

Tim Shkupi: Kur jemi te gjuha një e di se gjuha që une flas është shumë e vjetër. Në fakt askush nuk e mohon Tufanin, përmbytjen me ujë dhe shpëtimin e Nuhit. Sikurse dihet qytetërimi mes lumit Tiger dhe Eufrat dhe ngjarja me kullën e Babelit dhe pastaj ndarja e gjuhëve dhe krijimi i popujve dhe fiseve. Të gjitha pistat na çojne atje se ne jemi pasardhes të Jafetit, djalit te hazreti Nuhut dhe gjuha që sot flasim është ajo gjuhë që shpejgon shumë gjuhë të tjera. Si shqiptar kemi një fjalë me tre germa diamant, xhevahir A-R-B, kur shfaqim një ndjenjë shpirtërore përball dikujt apo kur i themi: A e di ti se une kam gjak të pastër arberor? Nga vete pyetja nenkuptohet se kur e themi aludojme se jemi të plotë dhe nuk kemi perzierje ne gjak. Ne fakt kjo fjale qe permendet si cilesi per Kuranin ka kuptimin “i plote, i perkryer dhe pa kurrfar mangësie, defekti”. Nuk bëhet fjalë për arabisht apo gjuhë arabe, siç e kuptojnë sot shumica. Do të ishte budallaki të mendohet kështu për shkak se gjuhët që flasin njerëzit kanë defekte, kanë mnagësi. Nuk janë të plota. Kurani ka zbritur me botën e germave të Zanit. Ka zbritur nga një dimension tjetër, ka zbritur me lejen e Zotit përmes të dërguarit të Tij, qe quhet Ra-Sin-Lam. Nuk janë kot germat në Kuran që nuk mund t’i perkthejn arabishtfolësit e sodit. Kemi një periudhë të natës që quhet ASAS në Kuran ku vetëm gjuha shqipe e motivon dhe e shpjegon se çfarë është ASAS.

Gjithashtu kemi shprehjet tona “Toka e Arbërit”. Kemi arbërshet e Italisë, që u detyruan të shpërngulen në Itali nga dhuna dhe persekutimet e hordhive të jexhuxhëve dhe mexhuxhëve të Sulltanit. Prandaj edhe këtu më duhet të të korrigjoj se nuk ka gjuhë “gjuha arabe”, ashtu siç e kuptojne sot shumica. Në fakt ka kidnapues të fjalës ARB nga ata që dikur janë quajtur GRB. Ebu Muhamed al-Hasan al-Hamdani 893-945, një studius musliman nga Jemeni, i cili thotë se arabët quheshin Gharab (“Perëndim”) nga Mesopotamasit sepse beduinët fillimisht banonin në perëndim të Mesopotamisë; termi është korruptuar më pas në “Arab”.

Rrënja e fjalës ka shumë kuptime në gjuhët semite, duke përfshirë shkretëtirë, nomadë, tregtarë, etj. Shumëllojshmëria e kuptimeve rezulton pjesërisht nga asimilimi i Gajn-it proto-Semitik me Ajn në disa gjuhë. Në hebraisht fjala ערב arav ka kështu të njëjtën rrënjë trikonsonantale që do të thotë “perëndim” (מערב maʿarav) “perëndimi i diellit”.

Në gjuhët semite është me rëndësi se si pozicionohen germat e rrënjës së fjalës. Duhet të kemi parasysh se germat B dhe R, janë te termi العبرية / Hebre, العربي / Arab, أوروبا / Evropa, غرب / Perendimi, etj. Por tre germat ARB i kemi edhe ne gjuhen shqipe, sidomos kur germa jonë “A” nuk shqiptohet si te anglezët “E” dhe nuk e ka kuptimin e “E” elif si te gjuha hebreje dhe arabe.

Nëse e shkruan kështu “gjuha arabe” në Google Translate do te marrish me germa te Kuranit perkthimin “Elugatul Arabije”. Tani nëse e shfleton Kuranin, kjo Elugatul është nga rrënja e fjalës L-G-V, që do të thotë kotësi dhe përmendet 11 herë ne Kuranin e shenjt. Pra, kjo arabe nuk kishte qenë ashtu siç na kanë mësuar, as nuk kishte folur Zoti arabisht, lere të kishte folur një një gjuhë të një fisi, siç janë munduar ta paraqesin rrënjen e fjalës A-R-B shkollat e cofta të Bagdadit, ku shumë teologe, intelektual e kanë lokalizuar Allahun në një pjesë të botës, gjeografi të tokës dhe janë shndrruar viktima koti të paganizmit. Kështu që une thuajse një pjesë të tyre me argumente, në mënyrë të paanshme i kam informuar shqiptarët te kanali im në YouTube “Zani Shqip i Kuranit”. Gjithashtu kam kërkuar nga orientalisti Feti Mehdiu të dal e të proncohet sa është gjallë dhe ta tërheq librin e tij që e quan Kuran. Une besoj se një gjë e tillë do t’i ndihmonte shqiptarët, pasi nuk mund të krahasohen këta që e kanë përkthyer Kuranin me personalitet e Rilindjes Shqiptare, siç kanë qenë Sami Frashëri, Hoxhë Tahsini e të tjerët, që jo nga një gjuhë, por kanë folur disa gjuhë dhe shqipen e kanë renditur si gjuhe hyjnore. Ata kanë ditur diçka. Nuk ia kanë futur kot kësaj pune. Por asnjë prej tyre nuk ka qenë i influencuar nga kirilica e sllavishtes së Beogradit, Sarajeves. Prandaj, këta që sot quhen Kuran, janë kopje të Bagdadit, Rusisë dhe Serbisë.

Revista Drini: Para një kohe ishit i drejpërdrejtë në kritikën ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, në lidhje me përpjekjen e tij për ndarjen e kombit shqiptar në bazë të përkatësisë fetare. Ishte mjaft befasuese e trimëruese që një imam si ti e kritikon një kryetar partie, në vend që të ishte e kundërta. A mund të na sqarosh më shumë se ku e kanë burimin skenarët e tillë, ti quajmë antishqiptar, skenar e program i kujt mund të jetë ky, kur tashmë me e dijmë dhe e kemi mjaft të qartë se Rilindja Kombëtare Shqiptare i ka tejkaluar qëllimet e tilla kombëtarisht jodashamirëse?

Tim Shkupi: Mund të jetë dukur ashtu, por kritika ime ka qenë për të gjithë klasën politike dhe intelektualët shqiptarë. Në fakt, ata të gjithë po propagojnë diçka joshqiptare, kush më pak e kush më shumë, duke lidhur aleancë me neperkat pagane të fesë së Bagdadit. Ky qëndrim politikanët dhe intekletualët shqiptarë i paraqet viktima koti të sektit hanefi dhe shfaqen ne stadiumin e idiotizmit si zilot për të mbrojtur diçka që ka qenë pushtuese në mjediset shqiptare, e cila propagohet nga bashkësitë e ashtuquajtura islame për ta ruajtur idenë anakronike për babën e tyre Sulltan. Në fakt imponohet në mënyrë fanatike sekti hanefi në të gjitha institucionet e shtetit dhe në kundërshtim me Kuranin famëlartë. Njejtë siç kam treguar në dokumentarët “Kombi Im”

Pra, e pranuat apo jo, ata janë kërmijë të dalur pas shiut, që me injorancën e tyre ia keni kthyer shpinën emblemës sonë kombëtare “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”, që është frymëzim i Kuranit dhe jo sekti hanefi i bashkësive të ashtuquajtura islame, që janë krijuar nga krali serb dhe Tito i kombit mysliman, e jo nga tanzimati i LGBT-së së Sulltanit. Ata janë në një tunel pa Dritë. Janë xhahila dhe duhet të distancohemi prej tyre që të mos mallkohemi për shkak të tyre.

Duhet ta pranojmë, bashkësitë Islame, grupet dhe shoqatat e ndryshme me shtesën “Islame”, me theks të veçant vip-mullahet e ekraneve të Dexhallit dhe të ashtuquajturit intelektualë të konvertuar në fenë e petrodollarit të Harlotit të Bibles, të gjithë sëbashku ruajnë me fanatizëm dinin/kushtetuten e vdekur të hanefizmit të osmanistanit (ish-Perandorisë Osmane, vër. e R.Drini) në mjediset shqiptare, në vend që ta refuzojnë dhe ta shohin termin Din nga perspektiva e Kuranit famëlartë.

Eshtë për të ardhur keq, kur edhe intelektuali me i pavarur shqiptar, që nga paganet e fesë së Bagdadit quhet islamfob, bëhet viktimë dhe bie në kurthen e polarizimeve sektare të myslimanizmit për shkak se shkruan “Janë çu peshë vahabt shqipfolës”, ku nga kjo frazë ka krijuar me autofrikë bindjen se myslimanizmi i tij tradicional i sektit hanefi, i trashëguar nga pushtuesit turqe, është fe më tolerante (liberale) se sa feja e Arabise Saudite. Në vend që të refuzoj polarizimet sektare që bëhen në emër të feve të shpikura, të distancohet me emblemën e Rilindjes sonë Kombëtare “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”

Në fakt kjo emblemë “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria” është ajo që është në Kuran dhe që e kërkon Allahu, Zoti i qiejve dhe tokës prej secilit shqiptar dhe nuk kërkon asgjë prej të ashtuquajturve klerik, qoftë myslimanë, ortodoks apo katolik. Prandaj, kjo që kemi tre fe, jemi tolerant, jemi shembull i mirë, është një mashtrim i madh i vetëkenaqësisë në mashtrim, sepse askush nga komb-shtetet e Europës nuk do të kishte qejf ta ketë fatin e shqiptarëve dhe shqiptarët të jenë shembull i mirë për ta, që janë të ndarë në 5 shtete ne Gadishullin Ilirik.

Lere Isa Mustafa me “pasha Kuranin” që nuk meriton as të jetë në skenën politike me haxhi Dullen, që e fut gishtin e zuzes në hundë, njejtë si mulla Shefqeti.

Revista Drini: Thjeshtë: A mund të ketë “pakicë” apo “shumicë” fetare, brenda të njejtit komb?

Tim Shkupi: Mos më bëfte Allahu prej shumices së 95 përqindshit të Isa Mustafes, prej “qyl popave” të fesë së Bagdadit. Ne jemi shqiptare dhe kemi dinin tonë “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”, ku besoj se janë të gjithë ata që nuk i kanë rishkruar sjelljet, gjenet dhe jane tjetërsuar në monstrum të dekadës së tretë të shekullit 21 dhe shoqërues i kanë djajtë e tyre, qe do ti marrin me vete në gazep të dynjas dhe në zjarr të xhehenemit në Ahiret. Janë të njejtit që kanë thënë jemi 95 perqind anetarë te Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Mua dhe Ty do të na ruaj Zoti ynë dhe Zoti i tyre!

Revista Drini: Duke biseduar me ty sikur mu largue druajtja e të qenit i kujdeshëm në bisedë me një imam … Para se të jesh një imam, ti je një Shqiptar që shpjegon për fenë në mënyrë krejt tjetër, në mënyrën qysh nuk jemi mësuar e as që kemi dëgjuar deri tash. Befason fakti se të gjitha këto i flet një shkupjan, i lindur në Shkup, në kryeqytetin e dikurshëm të Dardanisë (Kosovës), në kryeqytetin e Maqedonisë së sotshme, ku prej fundit të viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar, e pothuaj deri sot, shumë qarqe antishqiptare, me theks të veçant shërbimet sekrete serbe, maqedonase dhe turke, në bashkëpunim me elementin e shantazhuar të imamëve në këtë shtet, e bënë të pamundurën që popullit shqiptar në këtë shtet t’ia lënë kryesisht një rrugë: atë të xhamisë e islamizimit, e të pengohet, sa të jetë e mundur, forcimi i identitetit kulturor e arsimor i atij populli. Cila është gjendja e Shqiptarëve në Maqedoni dhe fati i tyre në këtë rrjet që ua kanë imponuar?

Tim Shkupi: Së pari fjala “imam” që përdoret për klerike është gabim. Në çështje të udhëzimeve hyjnore nuk guxon askush të quhet “imam”. Në fakt, ne që ndjekim Kuranin, gjithashtu u besojme edhe librave tjerë të zbritur para Kuranit, vetëm që Kuranit i afrohemi me qasje shumë serioze si një libër i kompletuar dhe i garantuar prej Atij që i ka kurdisur akrepat e orës Ditën kur i krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka tjetër që dijmë dhe nuk dijmë mes tyre. Ne kemi vetëm një imam në çështje të besimit. Atë që na e ka caktuar Zoti në Kuran, por që është i pranueshem edhe te ata që sot ndjekin Dhjatën e Vjetër dhe të Re . Ky imam është hazreti Ibrahimi, i cili me xhihadin/përpjekjen e tij për Zot, jo në rrugë të Zotit, por për Zot, ka kundërshtuar paganizmin e sistemit politik të fesë së Semiramisit në Babiloni. Ne jemi të urdhëruar të ndjekim diktatin e Ibrahimit në besim. Aty ku mund të gjejmë sigurinë tonë në dynja (botë) duke qenë të nënshtruar te Kushtetuta e madhe e Sunduesit se Ditës së Gjykimit. Te kjo Kushtetutë nuk ka vështirësi, nuk ka druajtje, të jesh i kujdesshem që të frikësohesh nga një shqiptar si une që ndjek diktatin e hazreti Ibrahimit në Dinin ku të gjithë në fund nënshtrohemi me ose pa qejf, siç u nënshtrua edhe Faraoni i hazreti Musait.

Une nuk e shpjegoj fenë. As nuk lodhem me këtë punë siç e kuptojnë “Fenë” shumica e të ashtuquajturve myslimanë. Pra, une nuk besoj se Zoti ka zbritur Fe, por ka zbritur instrukcione, mesazhe, ka zbritur Fjalët e tij për t’ua lehtësuar njerëzve jetën e tyre në tokë, e jo për t’ua veshtirësuar. As nuk i ka dekretuar klerikët e feve të korruptuara me shpjeguar Dinin/Kushtetuten e Tij, që këta tanë sot kanë qejf t’i quajnë imamë apo mullah, të cilët me fanatizmin e tyre pagan ruajnë blasfemitë 500 vjeçare të pushtimit otoman në trojet shqiptare. Fjalën DIN të Kuranit teologët dhe hoxhallarët e përkthejnë si Fe, por me një kuptim të bastardduar. Në fakt une ua nxjerri kuptimin fjalëve, ajeteve të Kuranit me germat dhe shpjegimin, interpretimin që vet Zoti ia ka ba Kuranit, ku nuk ka lanë vend për askendin me prashit (mih) me hamendje, as për mua e as për dikend tjetër. Të gjithë mendojnë se Kurani ka zbritur arabisht, në gjuhën arabe, por kjo nuk është e vertetë. Tani këtë që po e them, lexuesi shqiptar apo të interesuarit në lidhje me këtë dhe Kuranin, mund t’i gjejnë te dokumetarët e mi që i kam publikuar në YouTube, te kanali Zani Shqip i Kuranit.

Ndërsa kur jemi te Shkupi, duhet ta them një të vërtetë tjetër, që nuk ua ka thënë kush deri më tani. Në Shkup ka shqiptarë, sikurse ka pasur gjithnjë. Njejt Shkupi mbetët një kryeqendër shumë e rëndësishme ku gërshetohen shumë kultura, sikurse sot kemi prezencën e shumë shërbimeve inteligjente të huaja që operojnë në Shkup. Shtylla kryesore e paqes së Ballkanit është lugina e Bardharit dhe qyteti i Shkupit. Kështu qarqet anti-shqiptare kanë operuar në Shkup shumë më herët, që nga koha kur Shkupi ka qenë kryeqendër e Dardanisë. Tani une dhe shumë shqiptarë të tjerë e dijmë se Kosova sot me kryeqendrën e saj Prishtinën është një histori e re, por e cunguar, sepse Dardania pa Shkupin është sikurse trupi i njeriut pa kokë. Nuk duhet të harrojmë se në Shkup kanë dalur gazetat e para në Shqip, për herë të parë ekrani televiziv ka folur Shqip nga Shkupi, Teatri, e shumë të tjera, duke sjellë në kujtesën e juaj se shumë patriotë shqiptarë kane operuar dhe vepruar nga Shkupi, siç është edhe rezistenca jonë e fundit kundër Serbisë, një pjesë e operimeve më të rëndësishme për çlirimin e Kosovës janë menagjuar nga ky qytet i lashtë i Dardanisë. Por, mbi të gjitha si shkupjan ne krenohemi se jemi nga një qytet prej ku u lind dhe mori rrugën e humanizmit shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, siç njihet Nënë Tereza.

Pra, ajo që trumbetohet se në Shkup ka islamizim, ku shqiptarët mendojnë vetëm për xhamia, nuk qëndron, nuk është e vërtetë, por për këtë duhet t’i pyesim politikanët në Shqipëri dhe Kosovë, në fakt duhet t’i pyesim mediat që janë nën kontroll të tyre. Ata si duket këtë punë e bëjnë për inati të shqiptarëve të Shkupit, nuk po them se po e bëjnë për bizneset e tyre të pista. C’faj kanë shqiptarët e Shkupit? Kur në ekranet televizive, mediat dhe portalet në Tiranë dhe Prishtinë shohin pseudolajme nga Shkupi, ku e paraqesin Shkupin me një fotografi krejtësisht tjetër prej asaj që e ka Shkupi. Politikat redaktuese në Tirane dhe Prishtinë nuk i bëjnë shkupjanët, bile çuditemi kur shohim eksponentët të asaj që imponohen si përfaqësues të islamit politik se sa të përkëdhelur janë në Prishtinë dhe Tirane, ku në këtu në Shkup i njohim si pazarxhinj që manipulojnë me shtresat e varfëra të shqiptarëve të Shkupit. Ja një fakt në lidhje me Shkupin. Ne sot kemi një kanal televiziv shtetëror që udhëhiqet nga një shqiptare (grua) nga Shqipëria, dy të tjera gjysmëprivate të financuar nga qeveria, ku gjithashtu drejtohen nga shqiptarë që nuk janë nga Shkupi. Tani në lidhje me këtë duhet ta pyesim Ali Ahmetin? Nuk kemi se për çfarë t’i pyesim të tjerët. Une jam thellë i bindur se ju e dini se në Shkup ka shqiptarë që jo të drejtojnë television, por ka që dijnë edhe të udhëheqin shtet. Ja një shembull, sot zëvendës/Kryeministër i Qeverise së Maqedonisë, që ka frenjt e ekonomisë është z. Fatmir Bytyqi, nje djal që une e njoh shumë mirë që nga koha kur ka operuar në Odën Ekonomike të shqiptarëve, por në këtë pozitë është me meritë dhe jo me lajka si të tjerët dhe për çudi aftësitë e tij profesionale i kanë pranuar maqedonasit dhe jo partitë shqiptare! Eshtë fakt se ka edhe pazarxhinj që në emër të islamit politik i janë ofruar partisë së Zaevit, por ata nuk kanë kurrfar vlere as të shqiptarët dhe as te sllavomaqedonasit, me përjashtim te grupet që kamufllohen në emër të xhamisë apo të otomanizmit. Ata njihen mirë në Shkup. Ndërsa ata nga partia e Ali Ahmetit, shumica janë aty për ta joshur Alinë, e jo qytetarët shqiptarë. Janë shumë të dobët. Në Shkup jetohet edhe pa politikë, pa prezencë mediatike.

Nëse shqiptari i Shkupit xhaminë në të kaluarën e ka parë si një kështjellë në luftën e brendshme të ndërkëmbëzave me kishat dhe kryqat e politikave të qeverisë së Shkupit, atëhere lind pyetje pse të gjitha ato xhami në Tiranë dhe Prishtinë? Eshte ineteresant ta sjell një fakt për lexuesit e juaj. Gjatë kohës së regjimit te Gruevskit, kur ndërtoheshte ndonjë kishë e vogël me 10 mijë euro në lagjet urbane, si në Cikago, në Shkupin e Ri, këta partnerët e tij, partia e Ali Ahmetit, për vota merrnin leje për xhami me qindra mijëra euro dhe kontributet prej qytetarëve shqiptarë, në emër të asaj se shqiptarët do ta fitojnë xhenetin!

Nuk duhet ta harrojmë edhe një fakt tjetër se në Shkup ka edhe turqë, të cilët si komunitet janë komuniteti më i previligjuar se sa vet sllavo-maqedonasit, gjë që pak kush e di këtë fakt. Ka qe 7 vite që une më shumë sillem në Shkup, se sa në Londër. Nuk e di se e kam pasur një problem me shërbimet inteligjente të Maqedonisë, organet e rendit apo të sigurisë, pikërisht edhe atëhere kur regjimi i Gruevskit më akuzonte se kam ardhur nga Diaspora, Londra, me e federalizuar shtetin e Gruevskit dhe të Ali Ahmetit. Një histori tjetër e dhimbshme është se disa incidente që kanë ndodhur kanë ardhur si rezultat i mosdurimit të grupeve të interest të shqiptarëve ndërmjet veti, jo për shkak të islamizimit, por për shkak të përfitimeve të paligjshme. Refuzimi i bashkëshortes sime për shtetësi ka ardhur nga shqiptarët e papërgjegjshëm që kanë shkruar referate koti për mua, ose me shpresë se do të ju jap ryshfet, e jo nga sllavomaqedonët. Tani une për një të drejtë timen nuk jap as lek, as nuk e kapi telefonin që ta thirri dikend, të tregoj se kush jam. Une dua ta ndryshoj këtë gjendje ku secili nëpunës i administrates së shtetit të kryej detyrat e tij me profesionalizëm, sepse atij nuk i ka thënë as kryeministri, e as presidenti, sillu në mënyrë të papërgjegjshme me pozitën e punës.

Këtë punen e fesë, shqiptarët e Shkupit, pjesa dërmuese, e kanë si kamufllim për të shpërqëndruar vëmendjen e organeve të sigurisë nga veprimtaritë kriminale, ndërsa shqiptarët në Prishtinë dhe Tiranë e kanë me seriozitet dhe megjithmend, kur e presin imam Mehdiun e Teheranit apo Bagdadit!

Dhe, siç e keni parë edhe vet, lëvizja e Re për t’i informuar shqiptarët me të vertetën e Kuranit, Dinit, Kushtetutës, ka lindur në Shkup, e jo ne Prishtinë dhe Tiranë. Sëpaku, në Shkup ka shqiptarë që as nuk duan të dëgjojne për “qyl popat e Bagdadit”, ku rejtingu i tyre dita-ditës po bie dhe me ndihmen e Zotit, shqiptarët po e kuptojnë të vertetën jo vetëm në Shkup, por gjithandej, por si duket kjo nuk ju konvenon politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë.

Revista Drini: Keni dhënë mjaft shpjegime për fenë, duke qenë mjaft kritik për “fenë e Bagdatit”, atë që e imponuan Beogradi e Sarajeva, për të ashtuquajturën “Shkolla Hanefi” e Islamit që e përdorin apo keqpërdorin lidhjet e ndryshme të hoxhallarëve, në Kosovë, në Maqedoni e gjetiu në Gadishullin Ilirik dhe nuk u fol se si rrjedhim i të gjitha këtyre “shkollave”, me mijëra të rinj Shqiptarë u bënë panturq e panislamik prej shkollimit-indoktrinimit të tillë, duke ua mësyer luftërave fetare në emër të Islamit në Siri e Irak. Kanë rënë “shumë shehid”, siç thanë shumë hoxhë që i dërguan të gjithë ata në rrugën e pakthim, duke mos dashur ta shihnin të vërtetën e hidhur se përmes këtyre të ashtuquajturëve luftëtarë të religjionit islamik është vënë në shtyllën e turpit populli shqiptar. Siç e din edhe në bazë të rastit të fundit kur një i ri me prind nga Tetova, i lindur në Vjenë, bëri masakër duke i vrarë katër persona e plagosur shumë të tjerë në kryeqytetin e Austrisë. A ka shtekdalje dhe çfarë rruge, metodash e mjetesh duhet përdorur Shqiptarët që të mos ndodhin gjëra të tilla të trishtueshme e antinjerëzore?

Tim Shkupi: Së pari ta bëjmë një dallim. Une kam thënë se Beogradi dhe Sarajeva e kanë imponuar emërtimin mysliman si identitet politik. Kjo ka ndodhur pas luftës së dytë botërore, atëhere kur e kanë parë se mund të mashtrohemi lehtë. Ju e dini se qendra e hoxhallarëve në Jugosllavi ka qenë Sarajeva. Ata deshtën të formojnë komb mysliman në ish-Jugosllavi, duke ua imponuar edhe shqiptarëve një gjë të tillë, por që nuk pati jehonë në vitet 70-ta, me përjashtim tek “qylat” e Bashkësive Islame të Kosovës dhe Maqedonisë, por në fund vet boshnjakët e paguan shumë shtrenjtë tjetërsimin e tillë andaj hoqën dorë nga “kombi mysliman” dhe nga ideja per shtet islam, deri sa edhe vet Alija Izetbegoviq pak para vdekjes u pendua për këte mashtrim të madh, pasi u bind se s’ka komb islam dhe s’ka shtet islam.

Ndërsa “Shkollën Hanefite” e kemi dhuratë djallëzore prej sundimit 500 vjeçar të Sulltanit, që kur kanë pasur pushtet ka funksionuar shumë mirë në programimin e njerëzve, që nga fëmijëria me “NA MA ZI!”. Prandaj, sot shumica e teolgëve thonë se e ndjekin një islam tradicional, një islam të sektit hanefi, që ka qenë i imponuar me dhunë tek shqiptarët nga jeniçerët dhe velijt e Sulltanit. Ata e paraqesin fenë e Sulltanit si islam tradicional shqiptar, ku 90 perqind e inteletualeve kot së koti kanë rënë në këtë kurthë, që kanë qejf të quhen të sektit hanefi, gjë që është mashtrim dhe blasfemi e madhe.

Sot hanefitë kanë stigmatizuar sektin e ri të vehabive. Në emër të luftës kundër tyre kanë ndërtuar karriera në “hyqmet” (pushtet), shtet dhe media. Hanefinjët janë aq të djallëzuar sa që mund të thuhet se nuk ka organizëm shtetëror e shoqëror të realizimit të njeriut, si subjekt shoqëror, ku nuk shfaqen hanefinjt ashtu si nuk ka bahçe të shtëpisë, ku nuk shfaqen kërminjtë pas shiut. Ne qoftë se shqiptarët duan të mësojnë më shumë rreth fesë së “qylave të Bagdadit”, është mirë ta ndjekin dokumentarin tim: “FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”

Terroristi i Vjenës është prodhim i hoxhallarëve tonë. Nuk është i ISIS-it. Ai ka folur Shqip dhe ka kumunikuar me shqiptarë. Ndërsa qendra kryesore ku menagjohet sot anti-shqiptaria është në Tirane, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Tetovë. Në Shkup janë big bosat që e bëjnë vetëm gjumin dhe larjen e parave të pista të petrodollarit. Nga disa miqë kam informacione se shumë gazetarë të mediave të Kosovës në Prishtinë marrin rroga nga shoqata të ndryshme të Lindjes së Mesme. Këtu nuk ka asgjë të keqe, por dilerat e këtyre lidhjeve i kushtëzojnë studentët, por edhe gazetarët të mos e duan shqiptarinë, ta tallin dhe çdo gjë shqiptare ta përbuzin, gjë që disa shoqata nga Qatari apo Emiratet kur derdhin para, nuk i derdhin për këto qëllime, por thjeshtë për qëllime fisnike, humane. Pra, djallëzia është te shqiptarët e tjetërsuar në gjene që mendojnë se do të ngjallet lugati i vjetër i Bosforit dhe kjo nuk ka kurrfare lidhje me besim.

Revista Drini: Duke biseduar në telefon me ty më the se “xhamitë në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane kanë shërbyer edhe si vende të grumbullimit të të dhënave agjenturore për Portën e Lartë, në Stamboll …” Një konkludim ky mjaft bindës. Deshta me të pyet konkretisht: Pse i gjithë ky investim religjioz islamik i Republikës së Turqisë në gadishullin Ilirik, në viset Shqiptare, apo në “Arnautllukun” e mendjes së tyre ? Nuk ka xhami që në njëzet vitet e fundit nuk është meremetuar apo ndërtuar në Kosovë nga ana e Turqisë dhe nevojat për meremetime e ndërtime të tilla i “identifikon” TIKA e Turqisë në terren, apo jo? Tash mendojnë ta ndërtojnë edhe atë që qysh tash po e quajnë “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, ku Dyaneti i afërt me Qeverinë Turke, do ti jep 35 milionë euro për ndërtimin e saj. Eshtë mjaft e qartë se me xhamizimin e tillë jonormal të vendit tonë po synohet tjetërsimi i natyrës së kombit dhe kontrollimi (influencimi) i jetës në Kosovë, edhe asaj politike. A ka ndonjë përgjigje e gjithë kjo, sipas Tim Shkupit?

Tim Shkupi: Kjo në lidhje me xhamitë është e vërtetë. Së pari sa ka qenë gjalle hazreti Muhamedi nuk kemi një fakt, një provë se ai ka ndërtuar xhami. Lëre të ketë dhënë urdhër të ndërtohen xhami kështu me nga 4 minare, siç do të ndërtohet kjo në Prishtinë nga klasa politike e Prishtinës. Rezidencën, Kuvendin e Medinës së hazreti Muhamedit e quajnë xhami, por ajo në Medinë nuk ka qenë kështu siç ne i shohim sot xhamitë kudo nëpër botë. Kjo është një imitim i kulturës krishtere me kishat e tyre prej stilit romak dhe bizantin për t’i manipuluar shtresat e ndryshme të shoqërisë. Në 150 vitet e para pas vdekjes së hazreti Muhamedit, prej në Spanjë e deri ne Indi, nuk ka pasur më shumë se dhjetëra mesxhide, rezidenca dhe nuk jane quajtur xhami, por mesxhide dhe nuk kane qene me minaret. Minaret janë ëndërr e Sulltanit. Kurani ka zbritur pikërisht për ta ndërtuar tempullin e adhurimit në zemrat e njerëzve, për t’i mbrojtuar nga fetë e shpikura dhe simbolet e ndërtimet prej gurit dhe sot betonit që bëhen në emër të fesë.

Xhamitë në Turqi janë edhe sot Mesxhide, jane pjesë e regjimit, institucione, ku e kanë obligim Kushtetues me mbrotjur Republikën e Turqisë. Turqit disi kanë vazhduar të implemntojnë një sistem të përzier bizantino-arab-persian, duke i dhënë ngjyrë të asaj që sot njihet “islam”, që e patën aplikuar sulltanët prej kur dolën në skenë në shekullin e 13. Prandaj, sulltanët kanë qenë të suksesshëm në mashtrime dhe manipulime, kanë pasur programime të forta dhe perandoria e tyre pandërprerje është perandoria më e gjatë në historinë e njerëzimit nga shekulli 13 dhe deri në shekullin 20, kur dihet se ajo romake ka pasur shkëputje.

Ndërsa xhamitë tona janë për xhenaze, qefina, tabuta, aty këtu ndonjë veprimtari subverzive me fituar pak kulaq kodoshët, tradhtarët e shqiptarisë, pasi që shumica janë punëtor të sllavizmit, pakica e tyre me vetëdije dhe shumica pavetëdije, kot se koti, por e përdorin Turqinë si kamufllim për aktivitet e tyre, aty ku shqiptarët mashtrohen lehtë me shumicë!!!

Tani kur jemi te investimi, te donacionet, fajet nuk i ka Erdogani, as nuk i ka Dijaneti, në fakt fajet janë të shqiptarëve që nuk dijnë. Cfare pret prej një mullahi “me shkollë të Bagdadit”? Ai nuk di tjetër perveçse me menduar për xhami, aty ku mendon me kënaqë suitën e tij apo me gjetë vetën në shoqëri, thjeshtë është një parazit i shoqërisë, ku shfrytëzon simbolet e robërise me u impunuar si njeri i moralshëm, kujdstar i Zotit, por gjithashtu duke shfrytëzuar verbërinë tonë, aty ku kemi qenë të gjithë të programuar që në fëmijëri me traditën pagane të myslimanizmit, ku edhe të ashtuquajturit ateistë, agnostikë të Kosovës kanë rënë në kuthën e tyre.

Revista Drini: Pse duhet që Shqiptarët të veprojnë si turqit, azerët, dagestanasit, egjiptianët, malaizezët, libiasit, pakistanezët, palestinezët, somalezët, marokenët, alegjerianët e të tjerë si këta popujj që i quajnë “popuj islamik”. Nëse Shqiptarët, siç e theksove edhe ti, janë vetëm Shqiptarë dhe që besimi nuk duhet theksuar në publik, pse u dashka shtruar “iftare të mëdha publike” nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, pse u dashka “falë namazin në rrugë” etj?

Tim Shkupi: Tani ne jetojmë në kohën e globalizmit. Tani është vështirë të iket nga trendi, moda. Kjo me iftaret që publikohet e shkatërron agjërimin. Ia humb qëllimin agjërimit. Në fakt agjërimi është një rit që fillon me germën SAD të fortë, njëjt si salati, është për individin-njeriun, në fakt janë për shëndetin e njeriut, e jo për t’u shpërfaqur mizarbel kështu siç shfaqen sot. Nuk e kemi një urdhëresë në Kuran që Zoti thotë të sillen kështu, siç sillen të ashtuquajturit musliman të sotshëm. Tani une jam i pari shqiptar që moti e kam deklaruar dhe dokumentuar me video inçizim, se agjërimi s’ka asgjë të bëjë me të varfërit, me shtru iftare. Sikur të kishte qenë kjo poenta e agjërimit, sa iftare të shtruara kemi parë prej në Pakistan e deri në Bosnjë, nuk do të ishte asnjë i varfër prej myslimanëve. Lexuesit e juaj është mirë t’i shohin dokumentarët e mi ku kam folur për agjërimin, ku si motiv kam marr Daut Demakun “me 33 shartet e turqnisë”.

Ka plot të tjerë që nuk quhen myslimanë dhe agjërojnë, por nuk bëjnë zhurmë fare. Këta që i shohim janë ata që janë zhurmaxhinj dhe i janë bërë “hiseta”r Allahut në pronën e tij, që quhet Islam/Nënshtrim, ku Atij, Allahut, i nënshtrohen të gjithë në fund. Por, ja që regjimet e kohës i kanë devijuar mesazhet dhe kanë shpikur fenë e tyre dhe Islamin/Nënshtrim e kanë pervetësuar pa e pyetur Allahun. Prandaj, janë të mallkuar me Kuran dhe nuk i kanë punët mirë thuajse askund në botë.

Revista Drini: Pas luftës së Kosovës së vitit 1998/1999, menjëhere në vend të asaj që e kemi pritur me shekuj për shkak të pushtuemeve të gjata nën turqit osmanli e serbët, në vend të Lirisë Shqiptare, u shfaq papritur e ashtuquajtuira Liria Muslimane, ku pothuaj në të gjitha xhamitë e Kosovës, të vjetrat e të rejat, dëgjohet e-zani në formën e mënyrën më të paparanueshme dhe përkundër faktit se tashmë ekziston Ligji për Mbrojtje nga Ndotja Akustike, sikur të ishin mbi ligjet e shtetit, hoxhaallarët nuk po del kush ti pengoj. A u dashka domosdo të thirret ezani me me megafon zmadhues, z. Tim Shkupi ?

Tim Shkupi: Shkurt. Jo. Këtu nuk e kam fjalën për megafon, por edhe pa megafon. Zoti në Kuran kur e përdorë fjalën thirrje, e përdorë në pasiv NUDIJE për ditën e Asamblesë. Parlamentit, e jo për xhaminë. Nuk ka nevojë Zoti për zërat e mëdhenj. Lerë më për megafonat e “qyl popave” të Sulltanit të fesë së Bagdadit. Thjeshtë, është programim “NA MA ZI” i trashëguar nga Feja e Sulltanit. Nuk ka lidhje as me Kuran dhe as me Profetin. Ajeti i parafundit në suren Isra është shumë i qartë se si duhet ta thirrim Zotin në lutjet tona kur jemi vet. Folja urdhërore aty është në njëjës, e jo në shumës.

A mund ta ketë ditur Ebu Hanifja punën e autoparlantit me HZ 440?

Nuk ma merr mendja, sepse në kohën e tij nuk ka pasur autoparlanta?

Ky far Ebu Hanifja vetëm ja ka futur Kot për muzikën? Jo që e ka ditur ta bëjë dallimin mes 432 dhe 440.

Tani të gjithë megafonat janë me 440, që nuk është punë e mirë, lëre të thirret Zoti në këtë mënyrë!!!!

Revista Drini: Ti e ke përcjellë edhe fenomenin e Islamit Politik të “Arnautllukut” … Sigurisht që e ke vërejtur që baza e tij është në Shqipëri, Tiranë konkretisht. Përfaqësuesin e kanë edhe në Prishtinë, por më shumë e më të fortë “intelektualisht” janë ata të Tiranës. Pse “lidhjet e hoxhallarëve” u dashka të kenë edhe islamistë politik ?

Tim Shkupi: Le ta marrin pervojën e Alija Izetbegoviqit. Le të pendohen sa më parë, sepse do të dështojnë KEQ. Të mallkuarit nuk fitojnë asnjë herë. Në pyetjen në lidhje me Shkupin u përgjigja dhe pa e ditur për këte pyetje, tregova se ku janë qendrat e të ashtuquajturit islam politik. Pra, le ta dijnë të gjithë se fjala “Islam” është Nënshtrim dhe ky nënshtrim është pë Zotin dhe jo për “qylat” pagane që shohin ëndërra në pikë të ditës. Nëse vazhdohet kështu që everitë tona të mos martrin masa, me Kuran e kemi urdhër ta mbrojme DININ/KUSHTETUTEN tonë: FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

Pra, nuk guxojmë të lejojmë mbi Fenë tonë të imponohet ndonjë Fe tjetër e huaj. Ne e kemi armik Serbinë dhe Serbia, siç e dini, ende e mbanë Kosovën në DININ, fenë e saj, pra, deri sa Serbija nuk e largon Kosovën nga DINI/Kushtetuta e saj, ajo mbetet armike e shqiptarëve. Kurani na urdhëron që edhe ata që janë miqë me Serbinë, bejnë sehir për krimet që i ka shkaktuar Serbia në Kosove, te mos i marrim seriozisht, lëre kur i shohim disa shqiptarë të sillen pa përgjegjësi me përfaqësuesit e Serbisë. Shkurt e shqip: Serbia mbetët për ne rmike deri sa nuk e largon Kosovën nga DINI/Kushtetuta e saj, gjë që ne duhet të përgatitemi për mbrojtjen e vendit tonë.

Revista Drini: Islamofobia apo Shqiptarofobia, cila është e vërteta Musa Lamallari, alias Tim Shkupi ?

Tim Shkupi: SHQIPTAROFOBIA PER FAT TE KEQ, MBI 50 PERQIND …

Por, është një e mirë se paganët nuk fitojnë kurrë. Përkundër që thirren në shumicë, nuk fitojnë, sepse Zoti i ka mallkuar. Mjafton për ta që vetëm 10 për qind e shqiptarëve të angazhohen dhe shkrihen si kripa në ujë, shumë më keq se haxhiqamilët e Tiranës, por duhet të kemi kujdes se paganet dijnë të nënshtrohen te armiqtë e shqiptarëve shumë lehtë. Këtë nuk duhet ta harrojmë. Politikanët që sot janë në Hagë, e lejuan këtë maskaradë me myslimanizmin në Kosovë për shkak se ishin të ri, i shkatrroi deliri i tyre dhe nuk mund t’i kuptonin djallëzite e tyre, ku sot shumica e institucioneve, mediave ne Prishtinë janë nën ndikim të eksponentëve të myslimanizmit, që Kosoven e shohin si dhuratë të Sulltanit dhe jo si rrugë SEBIL që Zoti ua ka dhënë shqiptarëve kur rritën BESEN e tyre si shqiptarë në fillim të viteve të 90-ta.

Revista Drini: A e pate kryer fakultetin islamik atje …, si quhej drejtimi dhe universiteti ku ke studjuar ?

Tim Shkupi: Kam qenë në Usulu Din, dega e akides dhe filozofisë deri në vitin e tretë të studimeve por pasi jam rebeluar e kam lënë për shkak të qëndrimeve që i kam edhe sot. Nuk kam dashur të jem pjesë e kallëpit ku shpërlahet truri. Kam si dëshmitar nje mik timin nga Gostivar, që është gjallë kur jam rebeluar në ditën e provimit, kur i kam përplasë bankat dhe karriket. Nëse ai nuk ka harruar. Më thoshte mos se kanë me të përjashtuar, une atyre kollan e qystek.

Normal kam edhe shkollime e trajnime të tjera, sidomos sa kam qenë në Londër. Nuk e kam parë të arsyeshme të stolisem me diploma, përkundër që kam pasur mundësi. Kam pasur lekë e te gjitha, por në atë rast nuk do isha ky qe jam sot.

Intervistoi: Gjergj – Bajram

a-news24.com

Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66

Dy detyrat e shenjta të politikës sonë të brendshme dhe të jashtme

0
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Ramiz Kelmendi në SHBA do të ishte dënuar për gjenocid ndaj popullit amerikan dhe do të ishte varur qysh të nesërmen në litar, nëse do të kishte hedhur në treg një sasi kaq të madhe helmi.
Në Kosovë jo vetëm që s’po i ndodh asgjë, por po i lejohet propaganda udbashe për copëtimin e territorit të Kosovës.
Ndaj nuk duhet të jetë askush Ajnshtajn për ta kuptuar se për kë po punon ky njeri.
Ky njeri punon për Aleksandar Vuçiqin dhe Vladimir Putinin, si dhe për Kryeudbashin e tyre kryesor në trevat etnike shqiptare Baton Stanishiqin.
Zoti e di se sa shqiptarë të pafajshëm vdiqën nga helmimi me barëra të skaduara dhe ushqime të helmuara nga Serbia.
Jam 100% i bindur se 90% e importuesve kryesorë të mallrave nga Serbia që flasin shqip e dinin se çfarë po bënin.
Të gjithë shqiptarët duhet të dinë një gjë.
Politika jonë përfaqësuese ka dy detyra të shenjta në politikën e brendshme dhe të jashtme që duhen trajtuar urgjentisht, njëkohësisht dhe paralelisht.
1. Duhet të miratojë ligjin për inspektimin dhe lustrimin sa më shpejt të jetë e mundur. Por nëse nuk merr dy të tretat e kërkuara të votave për shkak të komplotit të opozitës, atëherë ose duhet të kërkojë ndihmë nga qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ose të gjejë një hapësirë ​​ligjore që do ta lejojë Qeverinë ta ç’kapë shtetin pa pengesa, ose kjo e fundit duhet të pranojë se përballet me pengesa të pakapërcyeshme dhe duhet ta kërkojë ndihmën e popullit.
Dhe meqenëse rrëmbyesit nuk e kapen shtetin me butësi, por me dhunë, Qeveria duhet të përdor metoda të rrepta ligjore për t’i hequr zvarrë nga timoni i komplotit, e jo t’u bëjë apele dhe lutje.
2. Në politikën e jashtme, Kosova duhet t’i shfrytëzojë rrethanat e volitshme ndërkombëtare, për të lobuar jo vetëm për njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur, por edhe për anëtarësimin urgjent në NATO dhe për procesin e përshpejtuar të anëtarësimit në BE.
Mundësisht në një paketë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Dhe do të ishte edhe më ideale që lobimi të koordinohej me të gjitha këto vende nën kujdesin e Kroacisë, e cila është aleati kryesor dhe më besnik i Kosovës në Ballkan.
Diplomatët tanë duhet të lobojnë pa turp, ndërgjegje të keqe, inferioritet dhe ngurrim, sidomos tani kur arroganca, cinizmi dhe hipokrizia e disa vendeve kyçe të BE-së është bërë e dukshme.
Ata duhet të kërkojnë prerazi nga liderët vendimmarrës të superfuqive aleate që ta detyrojnë Serbinë të përcaktohet një herë e përgjithmonë se a dëshiron të mbetet përgjithmonë zorrë e trashë e Rusisë në Ballkan, apo e ka ndërmend të bëhet sinqerisht alate e besueshme e perëndimit.
Sepse nëse kjo e fundit nuk ndodh, atëherë nuk ka kuptim dhe efekt pozitiv asnjë përpjekje tjetër.
Sepse çdo tentim i butë dhe racional për ta bindur Serbinë me fjalë të buta dhe investime marramendëse jo vetëm që ka dështuar por është dëshmuar si kundërproduktiv.
Përveç kësaj diplomatët tanë duhet t’ua bëjnë të qartë diplomatëve kryesorë evropianë, se kanë bërë një gabim të pafalshëm jo vetëm duke shpallur kriminelin e luftës Vuçiçin lider kryesor të Ballkanit Perëndimor, por edhe duke investuar shuma marramendëse të parave në Serbi.
Sepse pikërisht me këto para krimineli i luftës Vuçiq, armatosi shtetin e tij deri në dhëmbë dhe kërcënoi sërish jo vetëm paqen në Ballkanin Perëndimor por edhe vetë Perëndimin.
E bëri këtë duke eksportuar fashizmin klerikal serb në Mal të Zi, duke lobuar pa pengesa që shumë vende të botës të tërheqin njohjen e Kosovës dhe duke themeluar “Balkan Open-in”, që nuk është gjë tjetër veçse “Bruksel i Mbyllur” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe më keq:
Vuçiq duke futur në xhep liderët kryesorë shqiptarë, Edi Ramën, Avdullah Hotin dhe Ali Ahmetin, arriti t’i bindë këta tradhtarë dhe mashtrues të popullit të tyre që t’i burgosin shqiptarët në burgun serbo-rus të quajtur “Bota Serbo-Ruse”.
Ose edhe më saktësisht i bindi këta matrapazë që ta largojnë popullin e tyre mijëra kilometra larg anëtarësimit të plotë në BE.
Ndërsa në fjalimet e tyre në OKB, diplomatët tanë nuk duhet të mburren me qëndresën heroike të UÇK-së dhe heronjve të rënë në altarin e shenjtë të lirisë, sepse fatkeqësisht asnje diplomat i Perendimit nuk alivanoset nga dhimbja për ta.
Në vend të kësaj duhet theksuar plotësisht dëmin që na shkaktoi Serbia jo vetëm në luftën e fundit, por në periudhën prej 150 vjetësh.
Theks i veçantë duhet t’i kushtohet masakrave të panumërta që shteti gjenocidal serb ushtroi ndaj fëmijëve tanë engjëllor dhe nënave të tyre.
Theks i veçantë duhet t’i kushtohet gjithashtu përdhunimit të grave, fshehjes së krimeve, respektivisht zhvendosjes apo transportimit të kufomave të masakruara në varrezat masive në Serbi me kamionë frigoriferik, dëbimit masiv të shqiptarëve, djegies së shtëpive dhe ambienteve të tyre afariste, grabitjes së fondeve dhe dokumenteve pensionale e kadastrale, e kështu me radhë…..
Përveç kësaj, diplomatët tanë duhet t’ua bëjn të qartë kolegëve të tyre nga vendet kryesore perëndimore, se ata bënë një gabim të pafalshëm dhe kërcënuan sigurinë e tyre kur, në vend që ta detyronin Serbinë të kërkonte falje dhe të paguante dëmshpërblimin, shpresuan se liderët e saj do të hiqnin dorë nga ndjenjat vëllazërore ndaj Rusisë së Putinit, në momentin e parë që shtetit të tyre u ofrojnë një perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Jo vetëm kaq, por hipokritëve evropianë duhet t’u bëhet e qartë se ata bënë një mëkat të rëndë ndaj shqiptarëve të Kosovës, kur ua vodhën pronat së bashku me politikanët e tyre të korruptuar. Sepse në njërën anë ishin bashkëpunëtorë në krim, e në anën tjetër e dënuan popullin e Kosovës me izolim.
Sepse nuk është as turp dhe as rrezik t’u thuash të vërtetën hipokritëve evropianë, sidomos kur në takim marrin pjesë diplomatë amerikanë dhe britanikë, të cilët jo vetëm që kishin vazhdimisht qëndrim korrekt dhe konstruktiv ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, por edhe ndaj problemit Kosovë-Serbi, me përjashtim të devijimeve gjatë Administrates Trump.
Sepse të gjitha përpjekjet për të zbutur egërsirat evropiane me një qasje të butë dhe servile, dështuan dhe rezultuan kundërproduktive.

Për përshpirtësinë e Nënë Terezës në 25 vjetorin e vdekjes

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze (25 – vjetori i vdekjes)

JEZUSI DHE TË SËMURËT

“Shpirti i Zotit është mbi mua sepse Ai më shuguroi! Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin, t’u shpall robërve çlirimin, të verbërve dritën e syve; t’i lëshoj në liri të ndrydhurit, të shpall vitin e hirit të Zotit.”    (Lk 4, 18-19)

“Bashkësia ime janë të varfëritë, siguria e tyre është e imja, shëndeti i tyre është i imi… Shtëpia ime është shtëpia e të varfërve ndër më të varfër, atyre që askush nuk u afrohet, sepse janë me sëmundje ngjitëse. Atyre që nuk shkojnë në lutje, sepse nuk mund të dalin nga shtëpia  të zdeshur. Atyre që nuk hanë, sepse nuk kanë më fuqi. Atyre që nuk plandosën në trotuare, sepse e dinë se janë duke vdekur dhe pranë tyre kalojnë kalimtarët pa ua lëshuar sytë. Atyre që nuk qajnë, sepse nuk kanë më lot.”                 (Nëna Tereze)

Sëmundja, është pjesë e jetës dhe mund të jetë e pranishme në çdo periudhë apo moshë të jetës: në fëmijëri, rini, pjekuri dhe në pleqëri. Përpos dhembjes, i sëmuri vuan edhe nga vetmia, për ndjenë që është i “padobishëm” në familje dhe në shoqëri, dhe fatkeqësisht shpesh edhe trajtohet si barrë.

Nëna Tereze një herë tha kështu: “Sot, në botë ka shumë spitale dhe mjekime, por ka pak kujdes dhe dashuri për të sëmurë. Të sëmurët kanë nevojë për gjithçka, në veçanti për kujdes dhe dashuri. Ne, nëpërmjet kujdesit, iu dhurojmë vetveten, edhe më shumë, duam t’u ndihmojmë që ta njohin dhe duan në ne Burimin e Dashurisë, vetë Zotin.”

Edhe pse mjekësia ka përparuar shumë në kohën e fundit, spitalet pothuaj gjithnjë janë plotë me të sëmurë. Disa prej tyre qëndrojnë në spital për një kohë të caktuar dhe pastaj me gëzim kthehem në shtëpi, në rrethin  familjar, sepse janë shëruar. Disa, me vite janë nëpër spitale, pa ditur fatin e tyre… Disa vdesin nëpër spitale. Të shëndoshët aty-këtu mendojnë: një ditë edhe unë do të përfundoj në spital, do ta humbi shëndetin…Tashmë, sëmundja konsiderohet si një e keqe e paevitueshme për të gjithë. Shi për këtë njerëzit thonë: Shëndeti më së pari, pastaj të tjerat!

Sëmundja, në kohën e Jezusit trajtohej vetëm në anën negative, si ndëshkim i Zotit për mëkatet e personit apo të paraardhësve të tij. Ky botëkuptimi, e ngarkonte edhe më shumë të sëmurin; ishte gjendje vërtet e rëndë.

Jezusi, pati qëndrim tërësisht tjetër ndaj sëmundjes, duke pasur kujdes të veçantë, vëmendje dhe dashuri ndaj tyre, ndaj të varfërve, mëkatarëve, fëmijëve, domethënë atyre që ishin të nënçmuar dhe të përjashtuar.

Ja një sjellje tipike e Jezusit ndaj të sëmurit: “Pastaj doli prapë nga krahina e Tirit, e nëpër Sidon, erdhi drejt detit të Galilesë në krahinën e Dekapolit. Ia sollën një shurdhaman që mezi fliste dhe iu lutën ta vërë dorën mbi të. Ai e ndau prej popullit veçmas, ia shtiu gishtërinjtë e vet në veshë, me pështymë të vet ia preku gjuhën, i drejtoi sytë kah qielli, pshërtiti dhe i tha: “Effatha – që do të thotë: “Çelu!”. E menjëherë iu çelën veshtë e iu zgjidh pengesa e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.” ( Mk 7, 31-35) Shërimi kishte shkaktuar te populli admirim të madh duke bërë këtë përfundim: “Gjithçka bëri mirë. Ky po bën të dëgjojnë të shurdhët e të flasin memecët!” ((Mk 7, 37)

Çfarë dëshmie e mrekullueshme: gjithçka të bësh mirë! Duke vrojtuar dhe analizuar jetën tonë, veprat tona, gjithçka, çka do të mund të thonë njerëzit? Ungjilli na tregon për shumë gjeste, shenja, të cilat Jezusi i bënte për mëshirë dhe pjesëmarrje me vuajtjen e të sëmurëve, me kujdesin dhe dashurinë që kishte ndaj tyre. Në disa raste, ndërhyri me mrekulli, duke zgjuar në popull fenë. Kështu, shërimi bëhej shenjë e pranisë dhe veprës së Zotit: të shëlbimit, të lirisë së humbur që Ai e solli.

“Kështu Jezusi qarkullonte nëpër të gjitha qytetet e fshatrat. Mësonte në sinagogat e tyre: predikonte Ungjillin e Mbretërisë dhe shëronte çdo sëmundje e lëngatë.” (Mt 9, 35: krhs. Vap 10, 38)

Qëndrim të njëjtë duhet të ketë Kisha ndaj të sëmurëve, ne të gjitha rastet, duke qenë afër tyre që vuajnë, për t’u kujdesur nëpërmjet solidaritetit dhe dashurisë.

Jezusi  tha edhe këtë: “Ejani të bekuarit e Atit tim! Merrni në pronë Mbretërinë që u bë gati për ju që prej fillimi të botës! Sepse pata uri e më dhatë të ha, pata etje e më dhatë të pi, isha shtegtar e më përbujtët, isha i zhveshur e më veshët, i sëmurë e më erdhët të më shihni, isha në burg e erdhët tek unë!… Për të vërtetë po ju them: çkado bërë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjël, e bëtë për mua.” (Mt 25, 35-36. 40)

Prandaj Jezusi është identifikuar me çdo njeri që vuan dhe kërkon prej nesh ta duam dhe ta shërbejmë Atë në të afërmin nevojtar, për të pasur mundësi të hyjmë në Mbretërinë e qiellit, për ta arritur shëlbim. Kriteri i gjyqit të përgjithshëm dhe përfundimtar do të jetë ky: nëse e kemi njohur, dashur, shërbye Krishtin në të afërmin tonë në vuajtje!

Shi kjo porosi e Jeusit kishte frymëzuar tërë jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Ajo thotë: “Nëse motrat tona, në këta njerëz nuk do ta shihnin fytyrën e Krishtit, puna e tillë do të ishte e pamundshme (ajo mendonte sidomos për punë me ata që janë në buzë të vdekjes dhe të gërbulurve, vr. ime). Ne duam që të bindën se janë njerëz që meritojnë dashurinë e vërtetë – edhe më tepër, që Zoti i do pa masë. Këtu, ata e gjejnë dinjitetin e tyre njerëzor dhe vdesin në heshtje mbresëlënëse… Zoti e do heshtjen… E tërë koha ime është e të tjerëve, sepse duke u kushtuar me tërë zemrën time të varfërve, të sëmurëve, të vuajturve, ne  shërbejmë Krishtin në fytyrën e tij të shëmtuar, sepse vetë ai na thotë: “Më keni bërë mua”.   Dhe vazhdon: “Kriteri i kujdesit tonë nuk janë besimet, por nevojat e tyre. Të gjithë janë Korpi i Krishtit, janë Krishti nën trajtën e nevojës për ndihmë dhe dashurisë. Ata kanë të drejtë ta përjetojnë dhe pranojnë këtë prej nesh”.

Kisha Katolike kujdeset për të sëmurë, ka shumë spitale, strehimore, ambulanca, që janë në shërbim të sëmurëve, shkas dhe rast për dëshmimin e dashurisë së krishterë.

“Kisha i rrethon me kujdes dhe dashuri  të gjithë ata që janë të mundur prej dobësisë njerëzore, madje njeh në të varfrit dhe të vuajtur, kujdesin për t’i plotësuar nevojat e tyre dhe në ta mundohet t’i shërbejë Krishtit.”  (LG 10)

Ky dërgim dhe mision i madh nuk duhet të tretët, nënçmohet, por me përkushtim, fe dhe dashuri të plotësohet dhe zbatohet, sepse vuajtja pa dashuri është vrastare.

Sot ka shumë mjekime gati për çdo lloj sëmundje. Mirëpo s’ka duar të mira për shërbim, zemra bujare për flijim dhe dhurim. Mendoj që kurrë s’do të mund të shërohet sëmundja  e mos-dashurisë…Asnjë sëmundje, as gërbula, s’mund ta shëmtojë fytyrën njerëzore, që mos ta njoh në të fytyrën e vëllait apo motrës, edhe më shumë, vetë fytyrën e Krishtit që vuan.” (Nëna Tereze).

Prishtinë, 30 mars 2022   –  Radio Maria – Kosovë 

Populli kërkon kapjen e  të korruptuarve – por policia e prokurorët, kanë prioritet … kurtizanet! 

0

Prof.Pirro Prifti, Tiranë

Kuptohet shumë mirë se si këto 30 vite kaluan në ribërjen e `klasës së të pasurve`, klasë që komunistët e asgjësuan me shumë qejf duke u rrëmbyer atyre pasurinë, tokat dhe paratë. Por thënia e Usta të Paudhit  gjatë kohës kur drejtonte vëndin se, Shqipërisë i duhet `klasa e të pasurve`, krijoi edhe idenë se të pasur mund të bëhen jo vetëm ish të pasurit e kalbur në burgje dhe në kampe përqëndrimi, por më e lehtë paskësh qënë të bëhen të pasur ata që Partia e Punës u dha mundësi të krijonin partitë e reja politike së bashku me militantët e tyre të zellshëm të ardhur po nga ajo parti të cilët u grupuan ashtu plot etje dhe uri për pasurinë, në fillim me katër partite e reja në kohën e fillimit të Demokraciës, kur populli kthërriste `E duam Shqipërinë si Europa` e më vonë në 117 parti të reja….   

Këto parti  dhe militantët e tyre arritën të rrjepin pasurinë  e popullit, duke krijuar fondacione të veçanta, duke prishur të gjitha uzinat dhe fabrikat, e duke i shitur për skrap çdo gjë që gjenin, dhe për këtë nan ndihmuan edhe disa vëllezër kosovarë që kishin në atë kohë më shumë eksperiencë në këto elemente të kapitalizmit dhe të tregëtisë së lirë, sidomos kur `ekspertët` e famshëm të asaj kohe insistonin të realizohej në Shqipërinë e rreckosur të viteve `90 të planit të rus të z. Gajdar atë të `Terapisë së Shock-ut në ekonomi`. Kjo tip ekonomie shoku që u zbatua në Shqipëri shkaktoi formimin e Skemave Piramidale dhe formimin e pasanikëve të parë me paratë ehsitjes së pasurisë së popullit,  atë të shitjes materialeve ushtarake, dhe pas viteve. Por siç thotë Bibla: `ruhu nga varfanjaku që bëhet shpejt e shpejt i pasur`. 

Kjo u shoqërua me emigrimin e shqptarëve të cilët Kadareja i librave kontroversë i cilësoi si `llumi i shoqërisë`, madje për tu bërë `dissident` u largua me ndihmën e  Ramiz Alisë dhe erdhi si pulë e lagur, dhe për tu treguar se sa `nuk e deshte rregjimin`, shkroi libra kontroversë me ata që kish shkruar para viteve `90…. Mirë thonë  se personi që nuk ndryshon mëndje me kalimin e kohës quhet si tip `trapi`. 

 Numri i klasës së të pasurve filloi të shtohej në mënyrë gjeometrike sidomos pas zaptimit të tokave me urdhër të politikës së asaj kohe duke u shprehur se NBSH janë toka shtetërore dhe duke bërë ligje sipas qejfit si ai nr. 7501, por edhe nga `yneret` që morëm nga bota e lirë kapitaliste si droga, prostitucioni me tutorët përkatës, krimet e çdo lloji, çvlerësimi i familjes, rritja e divorceve. Sidoqoftë, shtimi i klasës së të pasurve erdhi më tepër nga privatizimi i aseteve kombëtare, sidomos privatizimi i prodhimit të Naftës dhe Produkteve të saj, e cila varfëroi në kulm Shqipërinë (në vënd që ta pasuronte) madje desh privatizuan dhe hidrocentralet e mëdha që për fat nuk u privatizuan të tëra. Fajtorë për këto krime ekonomike mbetën drejtuesit e asaj kohe, madje edhe të tjerë, të cilët me kalimin e kohës u perfeksionuan në hajdutllëqe duke bërë ligje specifike, duke nënëshkruar kontrata specifike në favor të të huajve, duke realizuar PPP në dëm të konsumatorëve dhe të taksapaguesve, duke gënjyer BE, etj. 

Megjithatë Shqipëria lulëzonte pas çdo proteste, skandali, shkatërrimi, sigurisht edhe me ndihmën e kushteve të vendosura nga BE cdo 2-3 vjet qeverive shqiptare që derdhnin lot krokodili duke kërkuar integrimin në BE, por edhe duke e penguar me përplasjet e forta politike jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë vëndit, aq sa vetë qeveritë e vëndeve perëndimore habiteshin se si politikanë të një vëndi, për çështje strategjike për të mirën e Shqipërisë janë kaq armiqësore me njëri tjetrin aq sa nihilizonin fjalimet e njëri tjetrit në forumet europiane. 

 Kjo ndodhi edhe sepse në krye të politikës që pas viteve `90 u futën  të ashtuqajturit `intelektualët katundarë`,  të cilët prishin hierarkinë profesionale, meritokracinë, nihilizuan çdo gjë kombëtare, futën përçarjen dhe grindjen brënda shqoërisë, ndoshta e cila u ndihmua edhe nga lobe ekstremiste fqinjë; Me pak fjalë Shqipëria nuk u bë siç e deshe ti o Naim e Sami, por siç e deshën drejtuesit Komunistë të cilët zbatuan Katovicën, duke i krijuar popullit përshtypjen që `kapitalizmi është i keq ashtu si na paskësh thënë sh, Enver`.  

Duke mos patur kriteret bazë të sigurisë sociale si: qetësia dhe siguria e jetës, elektriciteti, ujët, pagën e mirë, shëndetësinë, interesimin e qeverive për mirëqënien e popullit, për 30 vjet iku 1/3 e shqiptarëve dhe sot kanë ngelur 600.000 pensionistë me rroga nga 8.000- lekë deri në 60.000 lekë (përjashtuar pensionet e veçanta që jepen sipas qejfit në shumë raste), 1 milion moshë fëminore 0-15 vjec, 300.000 të sëmurë kronikë dhe invalidë, pjesa tjetër janë punonjës dhe qeveritarë shtetërorë dhe lokalë. Një gjëndje ku  piramida shtetërore e pagave është nga më të këqiat në botë, ku sekretarja merr më shumë se profesionisti, dhe rrogat mbeten të ulta dhe nuk rriten prej vitesh duke mos vendosur as indeksin e inflacionit, pra mbetet një Shqipëri ku sipas Bankës Botërore ka 36%  të GDP informale, pra, nëse GDP e shtetit është 18 miliardë dollarë, janë edhe 8 miliardë dollarë jashtë kontrollit shtetëror dhe bankar, ku Bankers që ka naftën nuk paguan asnjë taksë me pretekstin sepse po investoka për 20 vjet (a ka investim për 20 vjet rresht dhe të mos paguaj asnjë cent, dhe ku u vra edhe një bankier për këto probleme)?! 

Realizimi i Vettingut dhe SPAK-ut, krijoi përshtypjen në popull se diçka do të bëhej për korrupsionin galopant të qeveritarëve që kanë drejtuar për 30 vjet rresht këtë vënd dhe janë bërë të pasur duke mos u hyrë gjëmb në këmbë duke u justifikuar me parrullën `të bëjmë klasën e pasur` që na e shkatërruan kamunistët`…… 

 Por çuditërisht gjëndja vazhdon njëlloj, dhe pavarësisht gjëndjeve të jashtzakonshme si tërmeti dhe pandemia e tashme dhe frika e një lufte, e cila me konfliktin në Ukrainë ka rritur çmimet në Shqipëri ( ashtu sin ë gjithë Europën) – policia prokuroria, gjykatat kapin dhe dënojnë peshq të vegjël. Madje policia , prokuroria, gjykatat, kanë gjetur ca marifete interesante për tu `mbytur me punëra`, duke dërguar bilbil fryrësa në Universitete, Spitale, e kudo ku ka punë shtetërore,  e tek tuk në ndonjë privat të majmur, për të kapur `armiqtë` që  `pengojnë integrimin dhe shtojnë informalitetin`. Kapin infermjerë, mjekë, mesuesa, e pedagoë, sanitare, punonjës të thjeshtë, që bëjnë mitmarrje popullit të varfër ( gjë që sigurisht është shkelje por jo penale), por punë më të rëndë e të lodhëshme, policia dhe prokuroria paskërkesh patur kapjen e kurtizaneve apo si ç`thuhet rëndom- k..rvave, kurse tutorët nuk i gjen dot se ikin në drejtim të paditur.  

Kështu që shteti ligjor për shkak të këtyre punëve të vogla por të shumta, ka harruar të verë para përgjegjësive peshqit e mëdhenj. Ndoshta ka frike se këta peshq të mëdhenj  janë të organizuar në formë mafie së bashku me disa drejtues të shtetit. Epo ku janë trimat e Shqipërisë, a ka ndonjë `Komisar Katani`, apo ndonjë drejtues me `duar të pastra` që të mos ketë frikë? Apo shqiptarët vazhdojnë të jenë trima me atë që  `mungon në tavolinë, por kur vjen, e bëjnë mik me kokë`? 

 Ndoshta nuk kanë faj policët, prokurorët, por ministrat e brëndëshëm, kryeprokurorët tip `Dhalla`  e gjykatës tërësisht të korruptuar, që lirojnë `Sojlinjtë e rinj` të korruptuar dhe mbajnë në burg kurtizanet , etj… Po ato, siç  përmëndet edhe në fjalorët politikë në fakt janë `punonjëse seksi` dhe aspak k.rva, siç ndot gojën ndonjë nga Ministria e Brëndëshme, Prokurorisë, apo plot të tjerë gojëçthurur. Ndoshta Qeveritë e pas viteve`90, e sidomos këto të pas viteve 2000, i kanë vënë prioritet sektorit të drejtësisë dhe të policisë e prokurorisë – kapjen e tyre në vënd të të korruptuarve dhe shkelësve të ligjit që quhen edhe peshq të mëdhenj“, sepse infermjrët, pedagogët, mësuesit, sanitaret, punonjës të tjeshtë e specialistë zyrash,  kapen më lehtë edhe sepse janë më tepër çështje administrative se sa penale, por për tu dukur që `punohet këtu në Shqipëri`, i kthejnë në çështje penale të tëra, angazhojnë njerëz e buxhet, spiunë e bilbilfryrës, por këta peshqit e mëdhenj me në krye Usta të Paudhin nuk  ua bën zemra ta kapin..  

Përse xhanëm? Epo sepse, Usta i Paudhi ka aq shumë miq në Shqipëri sa më mirë te lihet Shqipëria si han pa porta se sa të futet e tërë klasa politike në burg. 

 priftipirro2017@gmail.com         

Mësuesja vritet për blasfemi , pasi 13-vjeçari ëndërroi se mësuesja kishte fyer Islamin

0

Fourteen-year-old Neha sits during an interview Wednesday Nov. 11, 2020, in Karachi, Pakistan. Neha’s family forced her to marry a 45-year-old Muslim man, who first made her convert from Christianity to Islam. She’s among hundreds of Christian and Hindu girls from poor families who are forced to convert each year, usually ahead of being married off to older Muslim men. Activists say the practice has accelerated during lockdowns against the coronavirus, when girls are out of school and more visible, bride traffickers are more active on the Internet and families are more in debt. (AP Photo/Fareed Khan)

   

Safoora Bibi, 21 vjeç, ishte mësuese në një madrassa – një shkollë fetare për gratë, në Pakistan. Një ditë, kur erdhi në punë, tri gra e sulmuan dhe i prenë fytin. Të trijave u kishte thënë një i afërm 13-vjeçar se Bibi kishte kryer blasfemi. Ndëshkimi për blasfeminë është vdekja dhe ata e zbatuan dënimin për shkak të një ëndrre.

According to the FIR, the three girls — Umra Aman, 24, daughter of Deen Badshah; and Razia Hanifia, 21, and Aisha Noman, 17, daughters of Allah Noor — allegedly injured the teacher with a stick at the gate of the madressah and later stabbed her in the neck, killing her.

The accused students told police that a religious personality appeared in the dream of one of their relatives — a 13-year-old girl — and said the teacher had committed blasphemy, sources said.

Vrasja ndodhi në Dera Ismail Khan në provincën ultrakonservatore Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me Afganistanin.

Sipas policisë pakistaneze, Safoora Bibi u sulmua me thika dhe shkopinj në hyrjen kryesore të shkollës Jamia Islamia Falahul Binaat.

“Ajo vdiq kur i prenë fytin,” tha zëdhënësi i policisë Saghir Ahmed. (NTB)

Ka pasur një numër vrasjesh të tmerrshme për blasfemi në Pakistan kohët e fundit. Një pronar fabrike u vra nga një turmë jo shumë kohë më parë. Një nga arsyet mund të jetë se ndonëse ekziston dënimi me vdekje për blasfeminë, vrasja e blasfemuesit është një ndëshkim.

Document.no

Tiparet e sjelljes së Putin-it mund të quhen treshe djallëzore

0

Nga: Aurel Dasareti

Putin humbi fytyrën. Prandaj Rusia po përpiqet të kamuflojë dhe shtrembërojë realitetin e rezultatit të luftës në Ukrainë.

Një person i karakterizuar nga treshe djallëzore kupton vetëm vendosjen e kufijve. Ashpërsia duhet të vendoset kundër ashpërsisë. Në rastin e Putin-it, do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme konfrontim ushtarak. Të mendosh se një person i tillë përfundimisht do të kuptojë se ka humbur është për fat të keq një utopi.

***

Kombinimi i dinakërisë dhe gënjeshtrës me theksin në interesin vetjak dhe përfitimin personal, si dhe gënjeshtrat dhe manipulimet e pandjeshme, amorale dhe të paturpshme të të tjerëve quhet makiavelizëm. Tipare të tilla të kombinuara me tipare të theksuara antisociale dhe narcisiste (çrregullimi narcisistik i personalitetit)  quhen treshe djallëzore.
Sqarim: Çrregullimi i personalitetit narcisist karakterizohet nga një nevojë e madhe për vëmendje dhe admirim, pushtetin, prestigjin dhe pamjen personale, perceptim i tepruar i rëndësisë së vetvetes, arrogancë, shfrytëzim i të tjerëve dhe pak ndjeshmëri. Mendërisht të paaftë për të parë dëmin shkatërrues që i shkaktojnë vetes dhe shpesh të tjerëve.
Triada djallëzore bëhet e qartë me presidentin rus Vladimir Putin nëse krahasojmë sa vijon: fëmijërinë dhe edukimin e tij, sjelljen e tij në ndërveprim me të tjerët, fjalimet dhe sjelljet e tij publike dhe jo më pak sjelljen ndaj disidentëve dhe vendeve të tjera.
Agresiv dhe dominues. Putin u rrit në një familje me pikëpamje të forta naziste. Në një oborr të shtëpisë në Leningrad (sot Shën Petersburg) kishte kushte të këqija (varfëri) në një mjedis të ashpër.
Qysh në fëmijëri, thuhet se Putin ka qenë më agresiv dhe dominues se shumica e bashkëmoshatarëve të tij. Ishte një rrugë e shkurtër derisa ai “goditi i pari”. Ai gjithashtu mund të frikësonte duke kërcënuar se do ta tallte personin se ishte frikacak dhe i pafuqishëm. Një tipar sjelljeje që së fundmi doli në pah edhe në seancën bizare me Këshillin e Sigurimit, ku poshtëroi shefin e tij të sigurisë përpara kamerave të hapura: https://www.youtube.com/watch?v=o9A-u8EoWcI
Ndikimi i zgjedhjes brutale të akullt të fjalëve u pa qartë edhe në videon nga kremtimi i tetë-vjetorit të pushtimit të Krimesë pak kohë më parë. Aty foli për “tradhtarët” dhe se si duhet shfarosur pamëshirshëm.
Sistematik, afatgjatë dhe dyshues. Vetë Putini mori iniciativën për t’u bërë agjent i shërbimit inteligjent të KGB-së. Atje ai punoi sistematikisht dhe afatgjatë me theks edhe në detajet më të vogla për të arritur qëllimet e tij. Në të njëjtën kohë, u përforcua tendenca e tij për të mos qenë në gjendje t’u besonte të tjerëve përveç disa të zgjedhurve. Dyshimi ishte i nevojshëm në çdo situatë. Kjo u përforcua nga fakti se KGB-ja priste që agjentët e saj të ishin cinikë dhe llogaritës të ftohtë. Dhembshuria për “viktimën” ishte një dobësi e palejueshme.
Duhet të ketë qenë ofendim i madh për një person ambicioz si Putini që të vihej mënjanë në Dresden dhe të mos mbyllet me seli në Berlin, ose në një qendër tjetër perëndimore siç dëshironte ai. E njëjta ishte përvoja e tij që vendi i tij, siç e shihte ai, ishte bërë dhe ende po poshtërohet nga Perëndimi. As Rusia dhe as madhështia e tij nuk u pa dhe nuk u njoh. Ajo ushqeu zemërimin e tij themelor. Tërbimin.
Mësoi të gënjejë (mashtroj) dhe të përdor sharmin. Si agjent i KGB-së, Putini mësoi se si t’i magjepste të tjerët me sharmin dhe sjellje të besueshme. Të jesh në gjendje të gënjesh dikë në fytyrë ishte një domosdoshmëri.
Ai mund t’i shikonte në sy politikanët, biznesmenët dhe njerëzit e tjerë të pushtetshëm dhe me një buzëqeshje miqësore u linte të krijonin përshtypjen se ishte dakord me ta dhe kishte të njëjtat synime si ata. Duartrokitjet e vazhdueshme (duke qëndruar në këmbë) nga Bundestagu Gjerman pas fjalimit të Putin-it janë një shembull i mirë i aftësisë së tij për të gënjyer dhe për t’u besuar.
Të gjitha këto “aftësi” erdhën në ndihmë kur Putini ia doli për herë të parë të bëhej krye-bashkiak i krahut të djathtë të Shën Petersburgut. Kjo i dha mundësit të kontaktoj Presidentin Boris Jelcin. Putini e bëri Yeltsinin të besonte se ai, Putin, ishte njeriu i duhur për të promovuar demokracinë dhe prosperitetin. Si rezultat, ai që thjeshtë nuk kishte qenë agjent i lartë në hierarkinë e KGB-së, befas u bë kreu i FSB-së (ish-KGB).
Më pas pasoi kurora e veprës, emërimi i trashëgimtarit të Jelcinit. Më vonë, Putin përdori të njëjtën strategji ndaj politikanëve dhe biznesmenëve perëndimorë, ndoshta veçanërisht ndaj gjermanëve.
Këta ishin të bindur se Putini ishte vërtet racional dhe do të ndante vlerat e Perëndimit nëse me të kultivoheshin dhe vendoseshin marrëdhënie biznesi për të mirën e të dyja palëve: “wandel durch handel” (ndryshim përmes tregtisë).

Pse nuk ranë kambanë e alarmit?!

Është shumë e zakonshme që njerëzit të jenë pozitivë ndaj njerëzve që ju lavdërojnë dhe vlerësojnë, që pajtohen pa kusht me të gjitha mendimet tuaja dhe madje mund t’ju bëjnë të ndiheni të veçantë. Për këso çështjesh Putin është ekspert i pamohueshëm. Kështu, sjellja e tij aktuale në situata të ndryshme anashkalohej ose nuk iu kushtua peshë.
Tashmë më shumë se 20 vjet më parë, Putin zbuloi shkurtimisht veten e tij të vërtetë. Video regjistrimet e bisedave me politikanë dhe tregtarë dokumentojnë se ai mund të shprehte papritur, pa paralajmërim, në mënyrë të pakufizuar agresion ekstrem dhe fyerje në emër të Rusisë dhe vetes. Por ai, pothuajse po në ato çaste pas këtyre shprehjeve, ndryshonte (kamuflonte) tonin me një buzëqeshje, megjithëse të ftohtë.
As provat (dokumentacioni) se ishte FSB ajo që qëndronte pas bombardimit të një kompleksi banimi në Moskë në 1999, dhe jo terroristët çeçen siç pretendonte Putini, nuk e zgjuan Perëndimin.
Ishte një veprim klasik “flamur i rremë”. Një qasje e njohur në historinë njerëzore të personave të karakterizuar nga treshe djallëzore.
Në televizionin rus, ai tani, duke përdorur fjalë të thjeshta e të fuqishme të mbushura me emocione të fryra, mund të shfaqej si lideri i mbushur me aksion, ku brutaliteti i shfrenuar ishte një shenjë fuqie. Ai donte të gjurmonte dhe t’i vriste pa mëshirë të gjithë “terroristët”, “edhe sikur të ishin ulur në tualet”, pëshpëriti ai.
As fakti që Putini gjatë konferencës së sigurisë në Mynih në 2007 pa paralajmërim erdhi me rezultate përçmuese dhe agresive kundër Perëndimit në përgjithësi dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti, nuk do të thoshte se perëndimorët i kuptuan planet agresive afatgjate të Putinit. Nuk i kuptuan fare, nuk u zgjuan.

Prandaj, përbuzja e Putinit për dobësinë e Perëndimit dhe bindja për madhështinë e tij u forcua më tej.

As pushtimi i pjesëve të Gjeorgjisë dhe bombardimet e civilëve në Siri nuk ndikoi që Perëndimi të kthjelloj trurin, të sheh rrezikun, të zgjohet. Ne në Perëndim nuk donim të shihnim se çfarë tregonte kjo për Putinin si person. Ne thjesht donim të shihnim atë që donim të shihnim. E pabesueshme, u bë “biznes si zakonisht”.
Edhe pas aneksimit të Krimesë, Perëndimi nuk mundi, ose nuk do ta shihte Putinin ashtu siç ishte. Ata ishin të zhgënjyer dhe “dënuan fuqishëm” aneksimin, por pati disa sanksione konfuze. Përbuzja e Putinit për dobësinë e Perëndimit dhe bindja për madhështinë e tij u forcua më tej.

Psikologjia destruktive e grupit.

Mungesa e fleksibilitetit kognitiv dhe aftësisë së Putinit për të pranuar pikëpamjet e të tjerëve ka bërë që ai të rrethohet vetëm me staf që pajtohet me gjithçka që thotë.
Që nga kohërat e lashta njihet edhe si tipike e njerëzve të karakterizuar nga treshe djallëzore.
Çdo deklaratë që vë në pikëpyetje vlerësimet dhe opinionet e Putinit do të çojë menjëherë në përjashtim nga grupi, gjykime të rënda dhe burgim të gjatë për sende që në realitet janë iluzionet e shqisave të tij, perceptimet e gabuara dhe shtrembëruara. Këtë e dinë “këshilltarët” e tij më të brendshëm, si dhe oligarkët dhe të tjerët që kanë përfituar nga mbështetja e tij.
Kështu, një proces psikologjik grupor vetë-përforcues shkatërrues lind në rrethin e brendshëm të mbyllur të Putinit.

A është ai i sëmurë?

Është diskutuar nëse sjellja djallëzore në rritje e Putinit, e kombinuar me një pamje disi më të fryrë të fytyrës, mund të jetë për shkak të sëmundjes ose efekteve anësore të, për shembull, steroideve.
Sjellja e vazhdueshme e Putinit gjatë 25 viteve të fundit sugjeron se kjo nuk është arsyeja e sjelljes së tij. Por nëse ka një sëmundje të tillë, ajo mund të intensifikojë sjelljen e tij.
Ai do të përdorë të gjitha mjetet për të shmangur vulën e humbësit, pavarësisht se çfarë vuajtjeje mund t’i sjellë ai vetes ose njerëzve të tjerë.
Një person i karakterizuar nga treshja djallëzore nuk mund të durojë të humbasë. Që të tjerët e konsiderojnë një fushatë si të planifikuar keq ose të ekzekutuar në mënyrë amatore, një dështim, perceptohet si një shenjë e pafuqisë: dobësi e përbuzur. Putini nuk mund të jetojë me këtë.
Ai përforcon tërbimin dhe brutalitetin. Ai do të përdorë të gjitha mjetet për të shmangur vulën e humbësit, pavarësisht se çfarë vuajtje mund t’i shkaktojë vetes ose njerëzve të tjerë.

Në rastin më të keq, armë bërthamore.

Për Putinin, bisedimet e paqes janë vetëm një lojë për galerinë, madje edhe për bashkatdhetarët e tij. Kompromiset janë metoda e diplomacisë për zgjidhjen e konflikteve. Për njerëzit me treshe djallëzore – ajo tregon dobësi.
Të kujdesesh për madhështinë e vet ia kalon çdo gjëje. Nëse lufta konvencionale dështon, në rastin e Putinit, në rastin më të keq, mund të nënkuptojë se ai do të përdorë armë bërthamore taktike. Ka ndoshta pak udhëheqës ushtarakë që mund të ndalojnë një përdorim të tillë në Rusinë e Putinit.
Një person i karakterizuar nga treshe djallëzore kupton vetëm vendosjen e kufijve. Ashpërsia duhet të vendoset kundër ashpërsisë. Në rastin e Putinit, do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme konfrontim ushtarak.
Një alternativë ndaj konfrontimit ushtarak mund të jetë gjetja e një zgjidhjeje ku Putin-i shmang humbjen e fytyrës. Por kjo do të kërkojë lëshime jashtëzakonisht të mëdha që do të jetë e vështirë për Ukrainën dhe botën demokratike t’i pranojnë.
Askush nuk duhet të mashtrohet. Të martën, udhëheqja ruse e mbrojtjes tha se forcat ruse do të “ulnin në mënyrë drastike” sulmet në Ukrainën veriore. Askush nuk duhet të mashtrohet nga pretendimet e Rusisë, në vend të kësaj duhet të përgatitet për më shumë agresion rus.
Të besosh se një person me karakteristika djallëzore do të jetë përfundimisht racional, të kuptojë se ka humbur dhe të sillet si një diplomat i mençur, i arsimuar mirë, është për fat të keq një utopi.
Strategjia afatgjate e Putinit është të krijojë paqëndrueshmëri në shtetet e vjetra sovjetike. Evropa po hyn dhe do të përballet me konfrontim të vazhdueshëm me Rusinë.

____

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike