Kreu Blog Faqe 1376

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock sot dhe nesër në Kosovë

0
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka filluar mbrëmë një udhëtim në Ballkanin Perëndimor, fillimisht në Bosnjë, pastaj do të qëndrojë në Kosovë, Beograd dhe së fundi në Moldavi.

Sipas zëvendës- zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse, në Kosovë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock arrin sot, në vizitë dyditore, ku sipas agjendës, ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin  Albani Kurti, si dhe me komandantin e KFOR-it.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baerbock  do të përurojë të premten, Parkun e Energjisë me Erë në Bajgorë, i cili është ngritur me mbështetjen e Gjermanisë dhe është investimi më i madh i huaj individual në Kosovë deri më sot.

Vizita e ministres së Jashtme gjermane, Analena Baerbock është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nga marrja e detyrës. Në komunikatën e Ministrisë së jashtme Gjermane, theksohet se Ballakani Perëndimor do të jetë pritet i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe kjo dëshmohet edhe me emërimin e Manuel Sarrazinit në postin e rëndësishëm si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perendimor.

“Ballkani perëndimor ka të ardhme evropiane”, thuhet në komunikatën e lëshuar dje nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë para fillimit të vizitës në Ballkanin Perëndimor të ministres Bearbock, ku theksohet se ajo do të shoqërohet nga Manuel Sarrazin. Të premten Ministrja  e Jashtme e Gjermanisë Baerbock, do të vijojë udhëtimin e saj për në Beograd dhe Moldavi.

  • Përgatiti: Fadil Gashi, Radio Kosova.

Komunizmi si Fashizmi – Pushtimi i Ukrainës rezultat i mosndëshkimit të krimeve të komunizmit

Një trup i mbuluar në një rrugë në Mariupol të hënen me 7 mars.
Kushtet në qytetin  e rrethuar përshkruhen si apopaliktike nga Kryqi i Kuq,
Foto: Evgeniy Maloletka/AP/NTB
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Në një deklaratë të entit të Bashkimit Evropian, “Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane”, (PKNE) me qendër në Pragë, dënohet ashpër agresioni barbar i Federatës Ruse kundër Ukrainës. Agresioni rus, “Është një krim kundër paqës”, thuhet në atë deklaratë.  Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane, që merret me krimet e regjimeve totalitare, ka shprehur solidaritetin e saj me popullin ukrainas, në mbrojtje të vendit të tyre. “Ne dënojmë krimet dhe barbarizmat e luftës për të cilat përgjegjësia e vetme bie mbi Kremlinin dhe mbi Vladimir Putinin, personalisht. Ne besojmë dhe jemi të bindur se është i nevojshëm themelimi i një tribunali për t’u marrë me këto krime”,- thuhet ndër të tjera, në deklaratën e entit të Bashkimit Evropian, “Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane”, e cila merret, ndër të tjera edhe me dokumentimin e krimeve të regjimeve totalitare, komunizmit e nazizmit.  Sipas PKNE-së, agresionit rus kundër Ukrainës i parapriu një fushatë disa vjeçare disinformacioni ndaj historisë dhe kundër Ukrainës si dhe disa vendeve të tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore, si Polonia, Çekia dhe shtetet baltike, Lituania, Estonia dhe Letonia. “Na vjen shumë keq”,- thuhet në deklaratën e “Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane”, se “shoqëritë demokratike nuk i përfillën me kohë këto shënja alarmuese paralajmëruese”, të Rusisë së Putinit, të cilat i paraprinë agresionit barbar të Rusisë kundër Ukrainës, dy javë më parë. Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane thekson se, “Natyra kriminale e regjimit të Putinit nuk mund të kuptohet pa analizuar rrënjët e (karrierës) së tij sovjetike komuniste dhe të KGB-së”, policisë sekrete të regjimit komunist sovjetik, e cila nën regjimin e Putinit ka ndryshuar vetëm emrin, por jo metodat barbare e kriminale të veprimit. Prandaj, jo vetëm Putini duhet të mbahet përgjegjës për pushtimin e Ukrainës dhe për krimet e Rusisë kundër njerëzimit, që po bëhen në atë vend nga forcat ushtarake ruse, por edhe vet komunizmi, pjellë e të cilit është Putini, sipas entit evropian të Kujtesës.

Ndërsa, Instituti i Kujtesës Kombëtare të Ukrainës, në një letër dërguar organizatave si motra, anë e mbanë Evropës, për t’i informuar ato, fillimisht, mbi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, thuhej: “Ne duam të theksojmë edhe njëherë se lufta e sotme midis Federatës Ruse dhe Ukrainës është bërë e mundur, kryesisht, sepse krimet e regjimit totalitar komunist sovjetik nuk janë dënuar ashtu siç duhej nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo shihet qartë nga fjalët dhe veprat e presidentit të Federatës Ruse.”
Ndërkaq, në retrospektivë, disa analistë evropianë dhe amerikanë po flasin dhe shkruajnë tani se mos ndëshkimi i krimeve të komunizmit në Evropë dhe në botë, pas shembjes së Murit të Berlinit, ka bërë që të injoroheshin shënjat paralajmëruese të një tragjedie njerëzore, që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë, siç po shohim tani në ekranet televizive anë e mbanë botës. Tepër vonë, tani! Megjithë thirrjet e organizatave ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe personaliteteve të njohura botërore – mbrojtës të të drejtave dhe lirive bazë të njeriut, gjatë këtyre 30-viteve ç’prej shembjes së Murit të Berlinit – për një gjyq të llojit Nurenberg, që gjykoi dhe dënoi krimet e nazizmit në Evropë pas Luftës së II Botërore: pothuaj asgjë nuk u bë në Evropën post-komuniste për të gjykuar dhe për të dënuar krimet e komunizmit barbar gjysëm shekullor, anë e mbanë Evropës dhe botës. Shumica e vendeve ish-komuniste evropiane, individualisht, kanë dënuar krimet e komunizmit dhe janë përballur deri diku me të kaluarën kriminale të regjimeve të tyre komuniste.
Fatkeqësisht, Rusia dhe Shqipëria janë dy nga ish-vendet komuniste që edhe sot vazhdojnë të refuzojnë që të dënojnë zyrtarisht krimet e regjimit komunist dhe të përballen ligjërisht dhe në mënyrë transparente me të kaluarën e tyre komuniste. Një ballafaqim i tillë me të kaluarën e tmerrshme të komunizmit nevojit një bashkëpunim serioz të elitave politike dhe shoqërisë në përgjithësi me përgjegjësi morale, politike dhe shoqërore, por dhe kombëtare ndaj historisë dhe viktimave të komunizmit.
Disa vite më parë, Këshilli për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut në Rusi (nuk jam i sigurt nëse ekziston ende duke marrë parasysh gjëndjen e krijuar në atë vend), në një dokument të përgatitur disa vite më parë në lidhje me të vërtetën e krimeve komuniste, shkruante: “Një udhëheqje me përgjegjësi për të mirën e vendit, nuk mund të rilindë duke fshehur – jo vetëm nga bota e jashtme – por edhe nga vetvetja, të vërtetën mbi atë që kombi ynë i ka bërë vetes në shekullin 20. Të fshehurit e të vërtetës mbi të kaluarën komuniste na bën që të mos respektojmë kombin tonë. Pa këtë respekt për kombin tonë, ne nuk mundemi të krijojmë një patriotizëm të vërtetë, gjë që nga ana tjetër, do të thotë se zhvillimi i një demokracie të vërtetë mbetet një dëshirë e parealizuar”, thuhej në deklaratën e Këshillit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut në Rusi. Ndërkaq, sa i përket mospërballimit të Shqipërisë (në një ligë me Rusinë sa i përket mos-dënimit të krimeve të komunizmit) me krimet komuniste dhe me të kaluarën e saj të errët nën regjimin kriminal të Enver Hoxhës, shkrimtari Ismail Kadare, në një shkrim të ribotuar ditët e fundit në gazetën Telegraf të Tiranës, për aktualitetin që përmban me ditët e sotme nëpër, të cilat po kalon bota dhe Shqipëria ka komentuar mbi mos ndëshkimin e krimeve të komunizmit –Ismail Kadare: Krimet e pandëshkuara të komunizmit | Gazeta Telegraf – shkruan: “Historia e emancipimit njerëzor është historia e hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës. Janë sheshet e qyteteve antike, hapësira ku së pari, bashkë me votën e lirë dhe me fjalën e lirë lindi demokracia, dhe jo qilaret e errëta, aq shumë të dashur për kundërshtarët e saj.  Është hapja (transparenca) ajo që i vuri krismën në themele, asaj që dukej se nuk do të tundej kurrë, perandoria komuniste. Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale. Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë”. Kadare ka të drejtë! Shqipëria duhet të dënojë krimet e komunizmit dhe të përballet me të kaluarën komuniste.  “Historia e emancipimit njerëzor është historia e hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës”, -shkruan Kadare. Kjo thënje, aktualisht, i përshtatet Rusisë dhe Shqipërisë, të cilat ende nuk janë përballur seriozisht me krimet e komunizmit dhe me të kaluarën e regjimeve komuniste.  Ndoshta një hapje e tillë, një transparencë në lidhje me të “vërtetën” mbi atë që kombi ynë i ka bërë vetes në shekullin 20, nën regjimin komunist, sipas Këshillit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut në Rusi, do të kishte mundësuar themelimin e një shoqërie bazuar vërtetë, në vlerat demokratike dhe mund të mënjanonte një pushtim barbar të Ukrainës, siç po shohim sot nga një diktator, ish-punonjës i policisë sekrete komuniste sovjetike. Ndërsa në rastin e Shqipërisë – ende e kategorizuar si “pjesërisht e lirë”, nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut: ndoshta një shoqëri bazuar në vlerat, vertetë demokratike, do të kishte dënuar me kohë krimet e regjimit të Enver Hoxhës dhe të përballohej seriozisht me të kaluarën e saj komuniste, diçka që ende nuk e ka bërë.
Disa vite më parë, Këshilli për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut në Rusi (nuk jam i sigurt nëse ekziston ende duke marrë parasysh gjëndjen e krijuar në atë vend), në një dokument të përgatitur disa vite më parë në lidhje me të vërtetën e krimeve komuniste, shkruante: “Një udhëheqje me përgjegjësi për të mirën e vendit, nuk mund të rilindë duke fshehur – jo vetëm nga bota e jashtme – por edhe nga vetvetja, të vërtetën mbi atë që kombi ynë i ka bërë vetes në shekullin 20. Të fshehurit e të vërtetës mbi të kaluarën komuniste na bën që të mos respektojmë kombin tonë. Pa këtë respekt për kombin tonë, ne nuk mundemi të krijojmë një patriotizëm të vërtetë, gjë që nga ana tjetër, do të thotë se zhvillimi i një demokracie të vërtetë mbetet një dëshirë e parealizuar”, thuhej në deklaratën e Këshillit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut në Rusi. Ndërkaq, sa i përket mospërballimit të Shqipërisë (në një ligë me Rusinë sa i përket mos-dënimit të krimeve të komunizmit) me krimet komuniste dhe me të kaluarën e saj të errët nën regjimin kriminal të Enver Hoxhës, shkrimtari Ismail Kadare, në një shkrim të ribotuar ditët e fundit në gazetën Telegraf të Tiranës, për aktualitetin që përmban me ditët e sotme nëpër, të cilat po kalon bota dhe Shqipëria ka komentuar mbi mos ndëshkimin e krimeve të komunizmit –Ismail Kadare: Krimet e pandëshkuara të komunizmit | Gazeta Telegraf – shkruan: “Historia e emancipimit njerëzor është historia e hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës. Janë sheshet e qyteteve antike, hapësira ku së pari, bashkë me votën e lirë dhe me fjalën e lirë lindi demokracia, dhe jo qilaret e errëta, aq shumë të dashur për kundërshtarët e saj.  Është hapja (transparenca) ajo që i vuri krismën në themele, asaj që dukej se nuk do të tundej kurrë, perandoria komuniste. Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale. Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë”. Kadare ka të drejtë! Shqipëria duhet të dënojë krimet e komunizmit dhe të përballet me të kaluarën komuniste.  “Historia e emancipimit njerëzor është historia e hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës”, -shkruan Kadare. Kjo thënje, aktualisht, i përshtatet Rusisë dhe Shqipërisë, të cilat ende nuk janë përballur seriozisht me krimet e komunizmit dhe me të kaluarën e regjimeve komuniste.  Ndoshta një hapje e tillë, një transparencë në lidhje me të “vërtetën” mbi atë që kombi ynë i ka bërë vetes në shekullin 20, nën regjimin komunist, sipas Këshillit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut në Rusi, do të kishte mundësuar themelimin e një shoqërie bazuar vërtetë, në vlerat demokratike dhe mund të mënjanonte një pushtim barbar të Ukrainës, siç po shohim sot nga një diktator, ish-punonjës i policisë sekrete komuniste sovjetike. Ndërsa në rastin e Shqipërisë – ende e kategorizuar si “pjesërisht e lirë”, nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut: ndoshta një shoqëri bazuar në vlerat, vertetë demokratike, do të kishte dënuar me kohë krimet e regjimit të Enver Hoxhës dhe të përballohej seriozisht me të kaluarën e saj komuniste, diçka që ende nuk e ka bërë.
Dënimi i gënjeshtrave dhe i krimeve të diktaturës komuniste, si dhe përballimi serioz me të keqen, që ishte e kaluara komuniste në Shqipëri, por edhe “promovimi i historisë së hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës”, siç është shprehur Kadare, do të bënte të mundur themelimin e një shteti ligjor, bazuar në të drejtën dhe në të vërtetën historike, që do të çonte, më në fund, edhe në “rifitimin e Shqipërisë”, sipas shkrimtarit të madh shqiptar. 76-vjet më parë (4 mars, 1946) Ëinston Çurçilli ka dhënë alarmin ndaj kërcënimit që paraqiste komunizmi në atë kohë për Evropën dhe për botën: “Nga Stettin në Baltik e deri në Trieste pranë Adriatikut, një perde e hekurt ka zbritur mbi kontinentin (evropian). 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, kërcënimi për të cilin ka parlajmëruar Çurçilli mbetet real dhe aktual. Fotografia që po qarkullon në mediat sociale botërore e një tanku rus i dekoruar me flamurin komunist me drapër e çekan të ish- Bashkimit Sovjetik, që po shkonte drejt qytetit ukrainas Kherson për ta pushtuar, është bërë me të vërtetë një simbol i pashlyeshëm dhe i frikshëm për ata që e kanë parë – por në të njëjtën kohë edhe një simbol i pandëshkueshmërisë së vonuar të krimeve të komunizimit në Evropë, një pandëshkueshmëri që ka bërë të mundur ardhjen në pushtet të ish-oficerit të KGB-së, Vladimir Putin, këtij krimineli që pushtoi Ukrainën paqësore dhe po kërcënon fillimin e një Lufte të III Botërore. Si rrjedhim i agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Institutit Kombëtar të Kujtesës i Polonisë, Karol Naërocki u drejtoi këtë apel ish-vendeve komuniste në lidhje me simbolet komuniste në hapësirat e tyre publike: “Autoritetet ruse po përpiqen të justifikojnë agresionin e tyre në Ukrainë duke përdorur argumente pseudohistorike dhe propagandën e njohur ç’prej periudhës së komunizmit duke glorifikuar traditën imperialiste të Rusisë dhe duke anashkaluar krimet e komunizmit sovjetik. Si rrjedhim, u bëj thirrje autoriteteve të gjitha vendeve, sidomos atyre vendeve të ish-bllokut komunist që të shlyejnë nga hapësirat publike të gjithë emrat dhe simbolet që u referohen individëve, organizatave, ngjarjeve ose datave të periudhës komuniste.”

Sikur bota të dëgjonte këto thirrje! Vendet ish-komuniste të Evropës, përfshirë edhe Shqipërinë, por pa përjashtuar edhe botën perëndimore, po të kishin dënuar gjenocidin dhe krimet e komunizmit kundër njerëzimit me një Nurenberg II, ashtu siç janë dënuar krimet e nazizmit nga Nurenberg I, jam i sigurtë se të tjera fjalë do fliteshin sot dhe nuk besoj se bota do të gjëndej në prag të një Lufte të III Botërore, sepse një ish-komunist dhe oficer i sigurimit famëkeq sovjetik i KGB-së dëshiron të realizojë aspiratat e tija agresive bolshevike kundër një shteti fqinj demokratik e të pavarur. Kështu e filloi edhe Hitleri me pushtimin e Polonisë me 1 Shtator, 1939! A po përsëritet historia!? “Ata që nuk duan të kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar që ta përsëritin”, ka thënë filozofi spanjoll, George Santaya.

Një vajzë është ulur në një dhomë të improvizuar për tu mbrojtur nga bombat në Mariupol të Ukrainës më 7 mars. Foto: Evgeniy Maloletka / AP

Qerim Arifi apo Migjeni harruar i Kosovës Lindore (1946-1990) 

0

Gani Qarri, Zvicër

  • Në kujtim të mësuesit, profesorit, gazetarit e krijuesit të mirënjohur nga Presheva, me rastin e ditës së mësuesit shqiptar.  

Qerim Arifi u lind më 22 shkurt të vitit 1946, në qytetin e Preshevës ose thënë më mirë në kryeqytetin dhe zemrën e Kosovës Lindore, vatër që në vijimësi nxori intelektual dhe krijues të shquar, me të cilët nderoi veten dhe të gjitha trojet tona etnike, si dhe emra që përjetësisht mbeten në zemrat e shqiptarëve dhe kujtesën e mbarë kombit tonë.  

Ai erdhi ne jetë si fëmija i vetëm i dy prindërve të rinj Ramizit e Safetes, të cilit fatkeqësisht kur Qerimi ishte vetëm 3 vjeçar, i vdiq e ëma, ndërsa i ati, si burrë i vetëm në shtëpi, të cilit i duhej të punonte e luftonte për mbijetesë, duke mos pasur mundësi të përkujdesej për një fëmijë të mitur si Qerimi i vogël, atë e morën dajat ta rrisnin dhe për rreth 7 vite me radhë u përkujdes gjyshja (nëna e nënës së poetit), për krijuesin, profesorin dhe gazetarin e ardhshëm sublim Qerim Arifi. 

Shkollimin fillor dhe të mesëm Qerimi i kreu ne Preshevë, kurse shkollën Normale dhe Fakultetin Filozofik degën e Gjuhës dhe Letërsisë angleze, në Universitetin e Prishtinës.  

Pas përfundimit të fakultetit, i pajisur me dije dhe diplomën e profesorit të ri të gjuhës angleze nga Universiteti i Prishtinës, Qerim Arifi u kthye në vendlindje dhe për disa vite, punoi dhe kontribuoi pa kursim, për edukimin dhe arsimimin profesional të nxënësve semimaturantë shqiptar, në shkollën e mesme-gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë.  

Për profesorin e ri, pedagogun dhe intelektualin preshevar me nam, nuk kishte gjë më impresionuese, nder më të veçantë dhe kënaqësi më të madhe se sa kur ai, me sytë e tij shihte përditë, se si rriteshin e arsimoheshin shëndetshëm dhe frymëzoheshin drejtë e ngriheshin kombëtarisht brezat e ri të shqiptarëve autokton, të cilët nga shkolla-gjimnazi ku ai jepte mësim, brez pas brezi dilnin studentë, mësimdhënës dhe drejtues institucionesh e entesh edukative, arsimore, administrative dhe politike jo vetëm në Preshevë e rrethinë por edhe në Kosovë ku bën emër të mirë dhe lanë gjurmë të pashlyeshme.   

Ata ishin pasardhësit dhe vijuesit e denjë, të traditave, vizioneve dhe idealeve të larta kombëtare shqiptare, bij të mundit e të djersës së prindërve të molisur për më shumë dritë, barazi e dinjitet dhe të drejta etnike e liri njerëzore, autor të shumëvuajtur të sakrificës së pafund dhe pinjoll të paepur të arsimimit bashkëkohor, fillor, të mesëm e universitar në gjuhën amtare shqipe, siç ishte edhe vet profesori, gazetari dhe poeti e krijuesi i përjetimeve të dhembshme e vetëmohuese Qerim Arifi.  

Qerimi ishte ikonë e kohës, i cili jetoi dhe punoi me zell e përkushtim të pafund, si korife dhe përçues sublim i idealit të shenjtë kombëtar, që ishte ideal i gjithë gjeneratave të asaj kohe, si dëshmia më e mirë, se vetëm atdhetarizmi i pastër dhe drita e diturisë autoktone amnore shqipe, do të mund ta ruante gjuhën, traditat e identitetin e shqiptarëve, si dhe bërthamën e kombit në ato troje etnike, të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të Kosovës, ku ishte lindur e rritur edhe vet Qerimi.   

Ishte veprimi patriotik i tij, me të cilin u mësoi pa u lodhur dhe mundësoi brezave të rinj të shkolluar nga ai me kolegë, që me dëshirë të lartë dhe vullnet të pashuar, edhe ata të jepnin kontributin e vet personal e kolektiv, për vijimësinë e të jetuarit shqip, si dhe të çonin përpara përpjekjet për liri, të drejta e barazi të plotë kombëtare për shqiptarët e shtypur e të nëpërkëmbur ndër shekuj e dekada në trojet e veta autoktone, nga pushtues dhe regjime të egra antishqiptare, si regjimet pushtuese shoviniste serbe.    

Por UDB, duke parë përkushtimin e thellë kombëtar dhe angazhimin vetëmohues didaktik të Qerim Arifit për ti përcjell ndjesitë dhe mbjellë frymëzimin kombëtar edhe te gjeneratat e reja dhe nxënësit e tij, nisi ta shqetësonte prirja patriotike dhe atdhetarizmi i paepur i pedagogut të ri, ndaj dhe do të bënte ç`mos, që profesori dhe gazetari i dalluar nga Presheva shqiptare, të mos arrinte ti jetësonte të gjitha ato, për të cilat ishte shkolluar e përgatitur dhe kishte ëndërruar me shpirt, ti kthente në vepër, për vendin dhe bashkëkombësit e tij.    

Kështu që sipas referencave të besueshme nga vendlindja e Qerimit, UDB kishte arritur të infiltrohej, deri në jetën bashkëshortore të poetit dhe këtij atdhetari e kombëdashësi të madh, t`ia shkatërronte ëndrrat, planet e ardhmërinë dhe shkurtonte edhe jetën e tij, duke e quar në vdekje të parakohshme.   

 Ikja nga Presheva dhe vendosja në Prishtinë  

I kërcënuar nga paranoja sllavo-komuniste dhe gjendja e rënduar sociale, që profesorit të ri, i përkeqësohej çdo ditë, Qerim Arifi ishte detyruar, të kërkonte ndihmën e bashkëkombësve në Prishtinë dhe megjithëse në ato kohë të rënda e të vështira për të gjithë shqiptarët, Kosova edhe vet, vuante e rënkonte nën okupimin serb, edhe nën ato kushte e rrethana kritike, me mundësi të kufizuara veprimi, bënte krejt çfarë mundte e arrinte për shqiptarët e mbetur, padrejtësisht dhe pa dëshirën e tyre, jashtë kufijve të Kosovës, veçanërisht për shqiptarët e Prshevës, Bujanocit e Medvegjës, Malit të Zi dhe Iliridës, duke dhënë çdo gjë brenda mundësive dhe kapaciteteve që kishte, për shpëtimin nga më e keqja, mbështetjen, punësimin, shkollimin dhe avancimin në procesin arsimor, profesional dhe administrativ e politik të tyre.  

Kështu që, për ta larguar nga atmosfera e rënduar në Preshevë, nga e cila ati i rrezikohej edhe jeta, Qerim Arifi do të këshillohej, ta linte gjimnazin dhe ti mundësohej punësimi në revistën “Zëri”, e cila atëbotë ishte revista më e adhuruar në Kosovë, duke iu siguruar edhe banesë e akomodim për një jetë normale në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.  

Por i lodhur nga problemet që i kishin lindur me partneren në vendlindje, për shkak të dyshimeve të lidhjes së saj me UDB-në, një kohë Qerimi jetojë i vetëm në Prishtinë, ndërsa pas disa vitesh mori edhe familjen e ngushtë të tij, duke menduar se problemet e lindura në Preshevë, do të mbeteshin kujtime të hidhura të të kaluarës, ashtu siç edhe i ishte premtuar poetit nga “burrat” me mustaqe të fjalës e kuvendit, por që megjithatë, përveçse nuk i doli ashtu siç i ishte thënë, problemet e brendshme u përkeqësuan edhe më tepër, gjë që qoi edhe në vdekje të parakohshme gazetarin e krijuesin e mirënjohur.   

Kështu që sipas asaj që tregojnë njerëzit nga rrethi i poetit në Preshevë, në kohën kur në kryeqytet dhe qytetet tjera gjithandej Kosovës dhe jashtë saj, kudo jetonin shqiptarët, vijonin pakënaqësitë dhe zgjeroheshin demonstratat studentore, me kërkesat për avancimin e statusit politik të Kosovës në Republikë, UDB ishte vënë në alarm, për rritjen e përndjekjes së intelektualëve me prirje atdhetare dhe pas një diskutimi sqarues- të brendshëm familjar, për shkak të dyshimeve të poetit, për ri-kooketim të partneres me pjesëtarët e UDB-së, policët serb dhe shqipfolës në shërbim të UDB-së, pa vonuar, do ti futeshin në banesë Qerim Arifit, rrokullisnin atë nga shkallët duke e goditur me shqelma e grushte dhe rrihnin aq shumë, në mes të ditës me diell, duke e goditur qëllimisht, me sa fuqi kishin, në të dy anët e zonës së veshkave, derisa ai ishte alivanosur dhe kishte filluar të nxirrte gjak për hunde e për goje.   

Kjo fatkeqësi dhe rrahje skajshmërisht brutale, sipas referencave nga njerëz të afërt të gazetarit e krijuesit dhe koha e pasqyrimit të gjendjes së tij të trishtë shëndetësore, të cilën vet poeti e përshkruan në poezinë e tij të famshme me titull: „Në Dhomën time…..“, barbaria ndaj ti, nga UDB serbo-sllave duhet të ketë ndodhur nga fundi i vitit 1981 apo fillimi i vitit 1982, sulm nga i cili mjerisht trupi i hajthëm i Qerm Arifit, nuk do të rimëkëmbej më kurrë.     

Madje për shkak të dëmtimeve të rënda që ai kishte pësuar, nga të cilat nuk mund të ngrihej më në këmbë, dajat e ti me ndihmën e organizatës ku ai punonte,  ishin detyruar ta dërgonin Qerimin për kurim në Strugë, por mjerisht as kjo nuk i kishte ndihmuar gjë, ngase veshkat e tij ishin dëmtuar deri në përmasa të atilla shkatërruese, sa që funksionimi i tyre kishte pushuar tërësisht dhe ai ishte detyruar të hynte në dializë.   

Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha fatkeqësitë që ai kishte përjetuar, mjerisht as dializa nuk do ta mbante gjatë në jetë poetin, ndaj në momentet që pa se po afrohej me të shpejtë dita, kur ai do të detyrohej ti linte lamtumirën kësaj jete dhe largohej nga kjo botë mëkatare, Qerim Arifi kishte kërkuar ta rikthenin në Prishtinë, në qytetin që e donte aq shumë, aty ku i‘u mundësua të jetonte si njeri dhe shqiptar i pa ndrojtur, ku kishte kolegë e miq me të cilët mund të fliste lirshëm, shqyrtonte gjendje dhe trajtonte situata, si dhe të studionte mundësitë e bënte projekte, se si mund tu ndihmohej edhe shqiptarëve në vendlindjen e tij.   

Për fatin e keq të poetit, tanimë ishte bërë vonë për gjithçka dhe pa vonuar, ai do të mbyllte sytë përgjithmonë, duke vdekur më 1990, në Strugë, prej nga trupi i tij, do të sillej dhe varrosej me nderime të larta të kolegëve dhe bashkëpunëtorëve në Prishtinë.   

Qerimi ishte profesor, gazetar, poet, përkthyes e krijues i gjakut të fisëm, që mbetet vlerë e përjetshme e historisë tonë më të denjë krijuese, arsimore e kombëtare, intelektual i shquar dhe misionar profetik me rrënjë origjinale autoktonie, i lindur dhe rritur në zemrën e Kosovës Lindore, i cili nga ajo ngjarje makabre mbeti i shtrirë në shtrat, deri në çastet kur mbylli sytë përgjithmonë.   

Krijues shumëdimensional e atdhedashës i madh, që dha gjithçka nga vetja, për arsimim, kulturë e dinjitet dhe një të ardhme më të mirë të shqiptarëve, duke mos kursyer veten as jetën e tijë, në mënyrë që edhe gjeneratat pasuese të arrinin sa më shumë përparim në procesin e dijes e të shkollimit dhe gëzonin pa kufizime, të drejtat dhe liritë njerëzore e kombëtare, që u takonin në vendlindjet dhe trojet e veta autoktone ku ata jetonin dhe jetojnë edhe sot. 

Por përkundër të gjithave sa bëri poeti për vendin dhe njerëzit e kombit e të truallit të vet, mjerisht krijuesi Qerim Arifi vuajti dhe u mundua aq shumë dhe deri në atë shkallë trishtuese, sa që edhe dhembjeve në trupin e tij, u kishte humbur kuptimi.  

Dhe pa vonuar ai do të vdiste shumë i ri, si një Migjen i dytë, edhe pse nga një cep tjetër, por jo shumë i largët gjeografikisht i atdheut të përbashkët shqiptar.    

Poet mitik, profesor, pedagog e gazetar i dalluar, me të gjitha virtytet e një mësimdhënësi shembullor dhe autori e krijuesi të shquar e të veçantë kombëtar, i cili pasi pësoi dhembje dhe vuajti, shumë më shumë se cilido krijues tjetër, vetëm pse ai ishte një krijues patriot dhe intelektual i shquar shqiptar, padrejtësisht dhe pa fajin e ti, sikur mbeti i harruar nga të gjithë madje edhe nga vet perënditë pagan…  

Maratonomak i dënuar me vdekje, jo nga Zoti, por nga njerëzit e këqij e të shfrenuar moralisht dhe armiqtë e kombit, të cilët Qerimin e quan padrejtësisht në një histeri të papërshkrueshme tmerri e trishtimi, i lënë i vetëm në kulmin e mjerimit, shtrirë në errësirë, gjysmë i gjallë e gjysmë i vdekur, pa ndihmën e askujt, katandi ku nuk kishte më, ku të shkonte më keq, sa të mos mund t`ia kërkonte asnjërit, një kafshatë bukë, a një pikë uji, duke përjetuar për gjallje të vet, të 9-të rrathët e ferrit të Dantes, ende pa ikur në amshim.   

Të cilit megjithëse Noli i madh te poezia “Marathonomak”, përshkruante vrapimin e mundimshëm të lajmëtarit, që do ta çonte lajmin e gëzuar të fitores në popull, këta dy rreshta të poezisë së tij, me titullin e lartcekur, i shkojnë shumë gjendjes së mjeruar të poetit Qerim Arifi.   

Ke një plagë, po s’e the,Djers’ e gjak pikon për-dhe  

Qerim Arifi ishte martir i viktimizuar qëllimshëm, i cili me gjithë ëndërrimet që të bëhej edhe ai një “maratonomak”, që përçon lajme të mira e të mëdha për fitoret e shqiptarëve, të kombit e të atdheut, ai u shkatërrua pamëshirshëm, nga ata që nuk e priste as meritonte dhe nuk kishte më kujt t`ia thonte as tregonte plagët dhe vuajtjet e tij, i torturuar në mënyrën më të trishtë ç ‘njerëzore, që edhe në çastet e fundit të jetës, nuk pati me kënd ta ndante dhembjen që ndjente as shprehte mallin e grumbulluar në shpirt që e mundonte, i përcjellë gjatë gjithë kohës me mallkimet për vdekje, sa më të shpejtë, nga ajo që në fakt, do duhej ti gjendej pranë dhe përkujdesej për te, edhe në vuajtje dhe çastet më të këqija të ti, madje edhe kur krijuesi kalonte qaste të ngjashme si në këta rreshta të poezisë sublime noliane.   

Gryka si gjyryk të ç ‘frynPrej Vullkani flakë e tymSe ç ‘vëngon e se ç ‘gulçon,Zëmra brinjët t’i çkallmon__Mbahu, or Marathonomak, do të shprehej Noli i madh!  

Por poetin dhe krijuesin tonë të shquar Qerim Arifi, nuk kishte as kush ta ngushëllonte, ti thonte mbahu e bëhu burrë i fortë, as ta ushqente me frymëzim e dashamirësi, madje në vend të ndihmës dhe ngushëllimit, ai merrte mallkime për vdekje, siç vë në pah edhe vet poeti, në poezinë e ti të trishtë me titull “Në dhomën time….”, ku shpreh në hollësi rrëqethëse gjendjen e tmerrshme të para-amshimit, derisa lëshonte rënkimet nga vuajtja dhe grahmat e frymëmarrjes së vështirësuar e të mundimshme të tij, duke u sfilitur edhe më keq nga përgjigja ç ‘njerëzore: “Ende s`ke cofur imzot…..?!:         

Qe një vjet e gjysmë më zihet fryma, marr pa hesape aminofilin     

Ne dhomën time ka arome gazetash dhe sëmundje, çarçafët       

Me gjak. Mbi to mund të pështyj sa herë më mblidhet urea në fyt       

Por, askush nuk vjen t’i heqë. Në dhomën time të blasfemuar       

Nuk dëshiron të hyje askush. Më thotë: “a ende s’ke cofur imzot!”

Me një fjalë, Migjeni harruar i Preshevës dhe gjithë Kosovës, që ishte betuar edhe para ferrit të të gjitha vështirësive dhe jetës plot vuajte që kaloi, të shihte vetëm ëndrra me diell dhe dritë të dëlirë për atdheun, vendlindjen e ti Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, Shqipërinë etnike dhe mbar kombin shqiptar.     

Ikona e intelektualit të paepur, pedagogut dhe krijuesit të dalluar shqiptar, që pas vuajtjesh e mundimesh të stërmëdha, vdiq i ri dhe në kohën kur ai mund të ofronte shumë më shumë krijime, me përmbajtje edhe më të pjekura e më afirmative se kurrë më parë, duke i mbetur ëndrrat përgjysmë dhe lënë parakohshëm lamtumirën kësaj bote të “rrejshme” në moshën vetëm 44 vjeçare, gjë që e bënë edhe më të dhembshme shuarjen e tij të hershme e të mundimshme.      

Profesor i mirënjohur i gjuhës angleze, krijues i shquar e poet shembullor, dhe gazetar i dinjitetshëm, i lindur mu në zemrën e Kosovës Lindore, që punoi e vuajti aq shumë, të cilit mjerisht, vuajtja i ishte bërë pjesë e pandashme e jetës, sëmundje ngjitëse, dhe dergjë që nuk iu shkoq asnjëherë, deri në minutat e fundit.   

Qerim Arifi mbeti jo vetëm njëri nga të “pagjumët” e përhershëm për gjallje të vet, por edhe i përvuajturi i përjetshëm i kësaj treve etnike shqiptare, pothuajse i harruar nga të gjithë, sidomos pas shkuarjes së ti në amshim, i cili njohu më mirë se kushdo tjetër, plagët e robërisë, vuajtjet e bashkëkombësve dhe vajet e gjithë tokës së okupuar arbërore, duke ndjerë fort në zemër dhe përjetuar thellë në shpirt, zjarrin e dhembjes së shqiptarit të shtypur nën okupim.      

Madje megjithëse gjendja e tij jetësore mbeti gjithmonë e rëndë dhe nga më të vështirat për një krijues produktiv e të talentuar si ai edhe në momentet më kritike për jetën e vështirë që kaloi, nuk doli kush ta vriste heshtjen dhe mundësonte mbijetesën e poetit ikonë, që të mos vdiste aq i ri, apo që emri i tij, të kumbonte edhe pas vdekjes si kushtrim i pavdekësisë kombëtare.

Qerimi ishte bërë pjesa më e nëpërkëmbur e këtyre dhembjeve dhe viktima më e pafajshme e virusit okupues që shuante intelektualët dhe patriotët më të mirë të kombit nga këto treva autoktone shqiptare, i cili megjithëse u përpoq deri në fund që të mos u nënshtrohej urrejtësve paranoik dhe fatit të keq, që goditën padrejtësisht jetën e tij, atë e mundën imoralët, bashkëpunëtorët e okupatorit dhe shpirtrat kriminel, madje thuhet se njëri nga policët që e rrahën për vdekje, iu bërë poetit edhe ortak, post-mortum në bashkëshortësi…

Katrahura që jetën e krijuesit e kthyen në tmerr, një jetë të kaluar si në botën e krimit e të terrorit, të përshkruar vetëm në ferrin e Dante Aligherit, ku ishte katandisur poeti, si qenie e urryer, e përbuzur dhe shndërruar në gjysmë-kufomë të përdhunuar deri në kufijtë e ç`njerëzimit dhe katastrofës ekzistenciale, kur edhe kërkesës për të njomur fytin e tharë nga sëmundja që e digjte, me një pikë uji, i vinte përgjigja torturues; ende s`ke cofur imzot?!

Sipas Testamentit të Ri biblik, ferri kishte 7 rrathë por sikur mos të mjaftonin vuajtjet e “parashkruara” në “Testament” për njeriun, Aristoteli e rriti numrin e rrathëve, nga shtatë, në nëntë dhe ideja e tij, u mor më pas edhe nga mendimtari e shkrimtari italian Dante Alighieri, sikur ta dinte edhe ai, se përmes këtyre rrathëve tragjik, ishte dënuar të kalonte edhe shpirti i pafajshëm i krijuesit tonë të shquar e të pavdekshëm kombëtar Qerim Arifi.  

Por megjithëse Qerimi mbetet profesori, gazetari, poeti e intelektuali më i martirizuar nga Presheva dhe Kosova Lindore, për jetën e mundimshme dhe vdekjen e tmerrshme, makabre e të parakohshme të tij, është shkruar më së paku, për të mos thënë fare.

Madje, Migjeni i shumëvuajtur preshevar dhe “personazhi” më real i poemave migjeniane të mjerimit, nga kjo trevë autoktone shqiptare, angazhimet pedagogjike, gazetareske, poetike, letrare e patriotike të të cilit, mbetën vetëm cikle ëndrrash e dëshirash të parealizuara deri në fund, në shpirtin e vrarë të Qerim Arifit, prej të cilave iu bë jeta pelin, sikur mos të mjaftonte, që ai u shua parakohshëm dhe në mënyrën më të dhembshme të mundshme të një intelektuali të pa fat, mjerisht ai mbeti i harruar edhe nga vendësit dhe bashkëkombësit e tij.  

Për aq më tepër edhe shkrimet e pakta dhe tejet të cekëta, për jetën dhe veprën e Qerim Arifit, duket se janë bërë qëllimshëm, shumë të shkurtra dhe tepër të mangëta, në mënyrë që ndoshta ai edhe pas vdekjes, të mbetet i dënuar nga të gjallët dhe fajtor kujdestar, pa asnjë faj, edhe në amshim, duke harruar se Qerimi u mund nga fati i keq, dhe mbytë parakohshëm nga njerëzit e shitur e të degjeneruar, në mënyrë që idealet kombëtare e krijuese të tij, të mos shkonin deri në fund dhe as të realizoheshin në tërësi, për të mbytur edhe ndjesitë shpirtërore të profesorit, gazetarit dhe përkthyesit e krijuesit të ndritshëm preshevar, para kohe.  

Sado që për jetën dhe veprën e krijuesit Qerim Atrifi, nuk jepen shpjegime të mjaftueshme, thuhet se me poezi, ai ka filluar të merret nga rinia e hershme, ndërsa botimet e para të Qerimit datojnë nga fillimi i viteve të 70-ta, me librin mbresëlënës “Kujtime”, krijimet e të cilit, përmendet të jenë përfshi në disa antologji dhe libra me biografi të shkrimtarëve, kurse shkrimet e këtij krijuesi magjeps, janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. 

Qerim Arifi, megjithëse pas mbarimit të shkollimit sipëror, për disa vite ka punuar profesor në gjimnazin “Skënderbeu” në vendlindjen e tij në Preshevë, pjesën më të madhe të punës dhe të jetës së vet të shkurtër, i ka kaluar si gazetar në revistën “Zëri” në Prishtinë, që aso kohe, ishte një nga revistat më të dashura në Kosovë.  

Profesori, gazetari dhe krijuesi e poeti Qerim Arifi është marrë edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas, duke mos e pushuar veprimtarinë e tij të denjë krijuese, derisa vdiq i shkallmuar, më 1990 dhe u varros ne Prishtinë.         

Veprat më të njohura të Qerim Arifit janë:         

1.“Kujtime” botuar më 1970       

2.“Nokturno” botuar më 1983       

3.“Fatamorganë” botuar më 1984      

4.“Mbyllur në urnë” më 1987      

5.“Rekuiem për kalanë”- Preshevë, më 1988       

Përkthimet:  “Katër kuartetet” e Eliotit     

Vepra e përkthyer në gjuhën shqipe nga Qerimi Arifi, është poema e famshme e nobelistit të shquar britanik, Thomas Stears Eliotit „Katër Kuartetet“, e cila ndryshe njihet edhe me titullin “Shtëpia e djegur”, dhe është e ndarë në 4 tituj: (Burnt Norton, East Coker, The Dry Salvages, e Little Giding).       

Ndërsa për të bashkë-ndjerë dhe kuptuar më mirë, kalvarin e vuajtjeve që ky poet i pafat përjetoi, po vendos këtu, një nga poezitë më prekëse të Qerim Arifit, në të cilën përshkruhet në mënyrën më të prekshme, se në ç ‘kushte makabre i kaloi ai vitet e fundit të sëmundjes që ishin edhe sekuencat më të rëndat të jetës së tij.

Në Dhomën time s`ka as Pastërti as Shëndet! 

Qe një vjet e gjysmë më zihet fryma, marr pa hesape aminofilin Të lutem shoku mjek, cili do të jesh intravenoz se më muskujt Më janë shterruar e tash më duket sikur gjarpri është duke më Kafshuar e jo duke marrë injeksione. E ato nuk përfundojnë… Po, përpos juve mjekeve, infermiereve dhe aromës së alkoolit Në dhomën time nuk hyn tjetër kush. Mbetet te numëroj yjet në Netët e pafund te qiellit të zi, kështu e masë vogëlsisë time Imzot! Ne dhomën time ka arome gazetash dhe sëmundje, çarçafët Me gjak. Mbi to mund të pështyj sa herë më mblidhet urea në fyt Por, askush nuk vjen t’i heqë. Në dhomën time të blasfemuar Nuk dëshiron të hyje askush. Më thot: “a ende s’ke cofur imzot!” (Kodra e Diellit, 1983) 

Në nderim të profesorit, poetit dhe krijuesit të paharruar preshevar, thuhet se është formuar çmimi “Qerim Arifi”, mbahen manifestime kulturore dhe janë krijuar shoqata e grupe letrare të titulluara me emrin e tij, por ajo që pashmangshëm bie në sy dhe lë shumë për të dëshiruar, është fakti se është shkruar shumë pak, për të mos thënë fare, për jetën e dhembshme dhe krijimet e bujshme e veprën e denjë të tij.    

Madje megjithëse sot ka poet, shkrimtar, gazetar etj, që marrin çmime, mirënjohje e dekorata, përfshi edhe çmimin që mbanë emrin e Qerim Arifit, tash e mbi 32 vite nga vdekja e poetit, jetëshkrimi dhe biografia e këtij krijuesi të ndritshëm kombëtar, u lanë për mjerim, me përmbajtje aq të tkurrur dhe tmerrësisht të mangët, sa që të vete mendja se çdo gjë bëhet qëllimshëm dhe me porosi, për neglizhimin e punës dhe veprës madhore të Qerim Arifit edhe mbi 3 dekada pas vdekjes së këtij krijuesi të përvuajtur migjenian?!    

Dhe për rrjedhojë, shprehur në mënyrën më të butë, krijohet përshtypja, për të mos thënë edhe bindja, se edhe ata që krijuan çmimin “Qerim Arifi, duket se këtë e bënë, më tepër për ta dekoruar njëri tjetrin, se sa për ta ngritur e nderuar emrin dhe veprën e krijuesit edhe me shkrime pë te, pasi që deri më tani, nuk publikuan qoftë edhe disa rreshta të vetëm, për punën e krijimtarinë e çmuar, vitet e mundimshme e as mënyrën e vdekjes makabre të poet Qerimit, që ishte kthyer në përditshmëri të hidhur e të rëndë jetese, për patriotët dhe atdhedashësit më të denjë, gjithandej trojeve shqiptare nën okupim.      

Kështu që, për fund, medoemos lind pyetja e patejkalueshme, se athua vallë, vërtetë, këto ishin shkrimet e vetme të ikonës krijuese të Preshevës dhe Kosovës Lindore Qerim Arifit, pas ikjes në amshim, apo tekstet e prozës dhe poezive që ai mund të ketë lënë në dorëshkrim, si dhe librat e shumtë, që ai thuhet se kishte në bibliotekën e tij personale, të gjitha përfunduan atje ku nuk do duhej, ku nuk e kishin vendin dhe as nuk e meritonin një masakrim të atillë. Kujtim të përjetshëm dhe respekt të pafund jetës dhe veprës së mësuesit, profesorit, gazetarit e krijuesit të shquar preshevarë, atdhetarit e bashkëkombësit tonë të paharruar Qerim Arifi! 

Shqiptarët janë vjedhur historikisht nga liderët e tyre

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

Në histori, shqiptarët janë vjedhur nga liderët e tyre deri në ditët e sotme, e kjo në mënyrë absolute. Duke qenë një popull i vogël, e me humbje të vazhdueshme, jemi treguar të paaftë për të mbrojtur veten e interesat tona dhe për të krijuar një shtet të përbashkët, modern dhe të zhvilluar. Siguria jonë ka qenë gjithmonë relative ose në dorë të tjetër kujt. Ndoshta kjo ka ndodhur me të gjithë popujt, por për ne kështu ka qenë, tragjike, në kokëfortësinë tonë karakteristike e me armiq më të fortë e më të pabesë se veten.

Nuk po shkoj thellë në histori, se edhe informacionet janë më të pakta dhe ishim të ndarë në fise si popujt e tjerë, por po përmendi fluturimthi rreth 600 vitet e fundit, që pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, princit shqiptar, që e mbajti Arbërinë të pavarur ndaj osmanëve për 25 vjet. Thyerja e hundëve e osmanëve nga Gjergji ynë, nuk kaloi pa urrejtje patologjike e me pasoja të mëdha për popullin tonë.

Dihet se osmanët më pas na pushtuan dhe bënë masakra të shumta e tragjike ndaj popullsisë shqiptare të asaj kohe, deri edhe 7000 koka të prera të ngulura në hunj, tregon Tursun beu në Kronikat e tij, dhe në fund osmanët na ndanë në 4-5 vilajete me shumicë shqiptare, na mohuan gjuhë dhe etni, dhe gradualisht na islamizuan.

Tursun beu

Masakrat shqiptare ishin shkatërruese për të krishterët shqiptarë (shumicë në atë kohë), dhe kjo tregohet edhe nga kjo gravurë e vitit 1561 në Frankfurt, nga libri i Marin Barletit “Nga jeta dhe historia e Skënderbeut“, ku shihet se si turqit i copëtonin pengjet shqiptare.

Gravurë në dru - hanxhari turk

Pas pushtimit osman, vjedhja ishte normale, edhe pse kishim 39 kryeministra shqiptarë të Perandorisë, ata nuk bënë asgjë për vendin e popullin e tyre, as shkolla shipe dhe as 5 km rrugë. Shqiptarët dolën ndër më të shkatërruarit si popull pas pushtimit osman, dhe donin të vazhdonin si autonomi nën Turqi, as pavarësi nuk kërkonin, edhe pse turku na kishte përdorur si mish për top. Nga dhuna e vazhdueshme, e kishim pranuar rolin tonë të qenies inferiore, që jep jetën për tjetrin, e jo per interesat e veta. Kjo ndihet edhe sot.

Kjo tregohet edhe nga fakti se 25 mijë shqiptarë ranë shehidë (heronj) në Çanakala në vitin 1915, në luftën e Turqisë me disa fuqi europiane, duke luftuar për Turqinë, kur trojet shqiptare po shqyheshin nga fqinjët, e askush nuk po i mbronte. Ne jep jetën për turkun, e turku sa krahu, na la në mjerim dhe na shiti edhe territrorin në fund në Kongresin e Berlinit më 1878. Në Çanakala shikon përkujtimoret e të rënëve, me një gur aty, që nuk tregon emrin, por vendin nga ku vinte i rëni, dhe hënën e yllin turk – arnaut hesapi, që shkon në anonimitet si qeni në rrush.

Varrezat e viktimave në Çanakala

Ndërsa grekët e serbët e ruajtën fenë dhe e fituan pavarësinë nga Turqia perandorake para nesh, Greqia më 1829, edhe me ndihmën e Ali pashë Tepelenës dhe Serbia më 1836, me ndihmën edhe të Karagjorgjes nga Kelmendi, shqiptarët vetë deri me 1912 kërkonin autonomi nën Turiqi, se tani kaq shumë e donin turkun, që e kishin luftuar aq egër dhe u sakrifikuan në kohën e Gjergj Kastriotit. Krenaria shqiptare ishte thyer keq, ishte pjerdhur, pasi shumë pasanikë shqiptarë kishin fituar prona e pasuri nga shërbimi ndaj pushtuesit, e kështu ata ishin mësuar me atë gjendje dhe nuk e kuptonin si skllevërit, idenë lirisë.

Pas vështirësive për të krijuar shtetin e ri shqiptar, të sakatuar ashtu nga copëtimet e vazhdueshme më 1912, pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë, në vitin 1925 Zogu e rrëzoi Fan Nolin nga pushteti me ndihmën e ushtrisë serbe të Pashiqit, dhe në vitin 1928 e shpalli Shqipërinë mbretëri. Shqipëria ishte e varfër në skaj pas pushtimit osman, dhe Zogu nuk mundi të bënte shumë, se koha e shkurtër e pushtetit të tij, në 15 vjet mbretëri bëri e shumta një shkollë të mesme Normale në Elbasan, në rang gjimnazi, dhe kishte edhe shkolla fetare, si Kolegji Severian në Shkoder. Shkodra më 1938 siç shihet, ishte një fshat i madh, por shkodranët mendjen e kishin të madhe, se kishin edhe Kafen e madhe, një ndërtesë modeste 30 m e gjatë me 10 m e gjërë, që shkodranëve u dukej e madhe…

Kisha franceskane Shkoder, 1938

Zogu i mbajti fisnikët e tij, ata njerëz të pasur të kohës së turkut, prandaj edhe problemi i varfërisë nuk u zgjidh, dhe gjendja nuk ndryshoi shumë, sepse pasunarët shqiptarë e shikonin popullin e tyre si popull të huaj dhe padyshim se e vidhnin atë si mos më keq.

Kur erdhën pushtuesit fashistë italianë më 1939, elita shqiptare e kohës e ktheu bythën menjëherë. Italia fashiste ishte një fuqi e madhe ushtarake dhe ne nuk mund ta përballonim atë dhe bashkëpunuam me të, edhe pse mbretëria e Zogut ra. Pasunarët shqiptarë shikonin të ruanin pronat dhe ekzistencën e tyre, e kush e kush me i shërbye italianëve, dhe shikonte të pasurohej prej tyre. Kështu që vodhi kush vodhi edhe në këtë kohë dhe u pasurua më tej, duke ia shitur edhe interesat vendit të tyre.

Kjo bëri që të dilte në skenë një front anti-fashist, me partinë komuniste, që u themelua në vitin 1941, e cila pati sukses dhe e mori pushtetin në Shqipëri pas 3 vjetëve me premtime të mëdha, për liri e për tokën ndaj fshatarëve. E kush nuk donte tokë?! Në fillim ashtu bëri regjimi komunist, bëri reformën agrare, duke ia dhënë tokën atij që e punon, dhe ua mori atë pronarëve të tokave, bejlerëve të turkut, krijoi nga kënetat edhe toka të reja, por meqë prodhimi nuk ishte i madh, ai shumë shpejt e kolektivizoi tokën, duker krijuar kooperativat bujqësore, që prodhonin padyshim më shumë, por fshatarëve u dha leshtë, mbetën gradualisht pa bukë. Pastaj popullsia e Shqipërisë u rrit, nga 800 mijë në 3.3 milionë.

Edhe pse regjimi komunist bëri më shumë investime publike se kurrë në shoqërinë shqiptare, ai dështoi keq, sepse sistemi ishte i tillë, i centralizuar dhe nuk e lejonte konkurrencën e lirë – tregun e lirë. Hoqëm të zitë e ullirit sidomos në dekadën e fundit nën atë regjim të dështuar, kurse klasa e të persekutuarve që ai krijoi me dhunë, e provoi gjatë 45 vjetëve deri në vitin 1990 mbi kurriz atë regjim gjakatar. Në fund përfunduam tepër keq, si shteti më i varfër dhe më i mbaruar në Ballkan. Por ishin krijuar disa pasuri publike, si ushtria, një numër i konsiderueshëm uzinash e fabrikash, dhe pasuri të tjera nën atë regjim, që shumica u shkatërruan dhe u vodhën, pasi ndryshoi sistemi më 1990.

Demokracia shqiptare i ngjante dhe vazhdon ende t’i ngjajë një anarkie. Liderët shqiptarë në këto vite të demokracisë synuan të pasurohen për vete dhe ashtu bënë, nuk lanë gjë pa vjedhë në këtë vend, dhe kanë ndërtuar një sistem hierarkik, që në punë pak kush hyn pa paguar para nën dorë. Politika shqiptare është ndërtuar e tillë, që në shumë raste në politikë, ai që është në kryue është edhe kryehajni, që i vjedhë të gjithë. Se mentaliteti turqeliko-islamik, që ka shoqëria jonë, raca e ulët e mesme, që jemi bërë gjatë pushtimit osman e islamizimit, bën që të krijohet një model i tillë. E shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë! Vazhdojnë të sillen ashtu si t’u vijë.

Liderët shqiptarë edhe sot ngjajnë me ata të emëruarit nga turku, që e shohin populin e tyre si popull të huaj dhe shikojnë si ta vjedhin atë mizorisht përditë. Mjafton të shohim spitalet, nuk kryen more punë në spitalin shtetëror po nuk e pagove mjekun e infermirerin nën dorë – nuk je duke e marrë shërbimin e duhur. Edhe kur paguan, prapë nuk e ke cilësinë e duhur të shërbimit, se spitalet tona nuk janë ende aq të avancuara e konkurruese në treg, për vetë mentalitetin, numrin e popullsisë e asrye të tjera, por kryesisht të menaxhimit të keq.

Dhe hanjia më e madhe ndodhë në 3 sektorët kryesorë të prodhimit, se korrupsion e hajni ka gjithandej. Askush nuk flet hapur e pa dorashka për hajninë më të madhe të prodhimeve shqiptare, që janë hajnia në prodhimin e karburantit, të enerrgjisë elektrike dhe të mineraleve. Prodhohet dy herë më shumë naftë në Shqipëri se sa përdorim ne, e gjitha shitet jashtë shteti dhe shteti shqiptar nuk fiton asnjë lek. Madje kompania që merret me prodhuimin e naftës në Shqipëri, një kompani e huaj, nuk paguan as taksa dhe ka probleme edhe me pagesën e rrogave të punëtorëve shqiptarë, kjo ndodhë edhe me minierat. E askush nuk ndërhyn, pse? Sepse pasuritë tona të këtij vendi vidhen nga politikanët në bashkëpunim, nga të dy krahët e politikës dhe prokuroria – qeni rojë i shtetit shqiptar, nuk heton askënd për këto hajni multimilionëshe.

Politikanët tanë shikojnë të mbajnë pushtetin e tyre me hajni dhe me shërbimin, që ata i bëjnë Amerikës dhe BE-së. Prapë në shërbim të të huajve dhe inferiorë të përjetshëm, gjithnjë e të paaftë të krijojnë një shtet modern e funksional shqiptar. Fjalët i kanë të mëdha, sa thua po e rrehin Putinin shuplaka, por punën e kanë tepër të vogël, po tepër të vogël për këtë vend. Një mut nuk e bëjnë për vendin e tyre!

Psh. në vend që OSHE – kompania shtetërore e Energjisë Elektrike, të bëjë investime, si psh. të ndertojë me fondet e veta HEC-in e Skavicës, që kushton rreth 500 milion Euro, ata ia japin këtë aset kombëtar amerikanëve, ejani e ndërtojeni ju, dhe fitoni ju mbi energjinë tonë, se ne jemi budallenj, duam me vjedhë për vete, e punët duam të na i bëjnë të tjerët – gjë që nuk shkon. Nuk e gjen askund more në botë këtë lloj mentaliteti kaq hajvan e disfatist, sa me ta hapë barkun. Nga ana tjetër, këta paguajnë 430 milion Euro për inceneratorët, gjoja për të djegur plehrat e mbeturainat, ku deri tani asnjëri prej tyre nuk funksionon. Pra, pufkë! Hajni e paparë. Në vend me ndërtua si Enveri një HEC dhe me ia lënë kompanisë elektrike shqiptare si aset e pasuri, me 500 milion dollarë, që nuk i kalojnë shumë 430 milion Eurot e inceneratorëve, këta vjedhin me Stela Gugallen etj. me të madhe dhe ia shkërdhejnë nënën hajnisë e këtij populli.

Kjo është një përmbledhje e përgjithshme, për të treguar se ky shtet nuk bëhet kurrë kështu, rrin gjithë jetën me brekë nëpër këmbë, sa të vjen turp që je pjesë e një race shqiptarësh hamutsa e të marrë! Njerëz pa karakter e dinjitet, që shesin pordha gjithë ditën se janë krenarë në marrinë e vet. Duhet një studim i mirëfilltë, më i detajuar i këtij fenomeni, me fakte e detaje më të afërta, për ta analiziar saktë këtë fenomen shtet-shkatërrues, që ndodh në shoqërinë shqiptare dhe që i dëshpëron shqiptarët dhe i bën të marrin rrugët e botës, për një jetë më të mirë. E kanë vendin e vet lule, por nuk kanë mend!

E kur i shikon të gjitha këto, e prapë mendon se kurrë më parë nuk kemi qenë më mirë se sot, pavarësisht problemeve të mëdha, habitesh. Kemi qenë si shqiptarë më keq se sot, prandaj jemi prishur si njerëz dhe e kemi tepër të vështirë ta marrim veten e të mendojmë racionalisht! Kam menduar se Rama po e bën një ndryshim, por edhe ky erdhi duke shtresizuar rrenën e hajninë e paparë, sa tani nuk din nga ia mban. Po bie në rënie të lirë nga krizat botërore në krizë!

Gazeta “Rilindja” u botue edhe në fillim të vitit 1999

0
Nga: Zeqir Bekolli, Prishtinë
E përditshmja “Rilindja”, e ndaluar nga regjimi serb, qe zëvendësuar me gazetën “Bujku” e cila pati fatin e njëjtë me “Rilindjen”, kur me një ultimatum të prerë serb u ndalua, më 31 dhjetor 1998. Edhe pse ndodhi kështu, gazetarët e “Rilindjes”, të përzënë nga Pallati, u mobilizuan dhe në fillim të vitit 1999 nxorën gazetën “Rilindja”, në një periudhë tejet të rëndë për Kosovën. Zyret ku u zhvendos redaksia gjendeshin jo fort larg shtëpisë së avokatit të ndjerë Bajram Kelmendi. Kjo veprimtari e gazetës ndodhi, pos muajit janar e shkurt dhe deri në prag të bombardimeve, kur një mbrëmje u demoluan dhe u shkatrruan zyret nga policia serbe dhe definitivish u pamundësua dalja e gazetës, në periudhën e territ informativ
Pavarësisht sakrificave të skajshme të këtij kolektivi, gazetarët e punonjësit e kësaj gazete, të diskriminuar në atë periudhë, vazhdojnë të diskriminohen edhe tash. Atyre, nga qeveritë e Republikës sonë nuk iu njihen vitet e punës në gazetë në periudhën e luftës, gjë që po u reflektohet keq në pension. Punonjësit e gazetës vazhdojnë të pensionohen me 100 euro pension. Ndërsa tash, kur Qeveria ka derdhë mjetët në AKP për 20 për qindëshin, të cilat është dashur të follojnë të ekzekutohen në këtë muaj, nga AKP-ja vazhdojnë të zhagitën pa asnjë arsye. Shi për këtë kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të ndërmerr hapat për zhbllokimin e pengesave që po krijohen në AKP, me qëllim të realizimit të 20 për qindëshit. Pos kësaj, punëtorët e gazetës kërkojnë nga AKP-ja ti paguan obligimet e punëtorëve,të njohura si kontribute, me qëllim të realizimit të pensionit të plotë. Kjo agjenci ka për obligim ti kompensojë edhe pagat e pa paguara për gazetarët dhe punëtorët e “Rilindjes”, siç ka vepruar me ndërmarrjet tjera.

ISIS, “qenka gjallë”, reagon për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe flet për “dënim hyjnor” ndaj Perëndimit

0

“Përjetëso luftërat e tyre dhe thyej zemrat”/ ‘Zgjohet’ ISIS, reagon për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës

“Përjetëso luftërat e tyre dhe thyej zemrat”/

Pas shumë kohësh në heshtjen ISIS ka reaguar për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, duke e cilësuar atë si një ‘dënim hyjnor’ për Perëndimin me shpresën që do të ‘shkatërrojë armiqtë e Islamit’.

Grupi terrorist e etiketoi pushtimin e egër të Rusisë ndaj fqinjit të saj si ‘kryqtarët kundër kryqtarëve’ në një artikull të publikuar në gazetën e tij, “ al-Naba”.

Xhihadistët thanë se myslimanët nuk duhet të mbajnë anë në luftë dhe parashikuan se do të kishte ‘pasoja të mëdha’ pavarësisht nga rezultati.

“E gjatë apo e shkurtër, kjo luftë ruso-ukrainase nuk është veçse fillimi i luftërave të radhës midis vendeve kryqtare, dhe imazhet e shkatërrimit dhe vdekjes që shohim nuk janë veçse një skenë e vogël e situatës në të cilën fillojnë luftërat e mëdha.”- thuhet në artikull.

ISIS shtoi se pushtimi nuk ishte ‘i habitshëm’, duke thënë se ishte ‘gjendja e konkurrencës në rritje midis Amerikës dhe Rusisë për të kontrolluar vendet e Evropës Lindore, veçanërisht pas politikës së “mbështetjes dhe kontrollit” që Amerika ndoqi’.

“Përjetëso luftërat e tyre dhe thyej zemrat”/

Ekstremistët islamikë kanë debatuar se cilën anë të marrin në luftë.

Putin krijoi një aleancë me Bashar al-Asad kundër ISIS-it në luftën civile siriane dhe Volodymyr Zelensky është hebre, ndërsa Ukraina është anëtare e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in.


ISIS tani e ka bërë të qartë pozicionin e tij duke shpresuar për shkatërrim të plotë nga të dyja palët, gjë që do të çlirojë kaosin global dhe do të rrëzojë Perëndimin. Terroristët thanë se pushtimi ishte një ‘dënim zbavitës mbi ta për mosbesimin e tyre në Zotin e Plotfuqishëm’.

Njejt si ISIS mendon edhe vehabisti Muharrem Ismaili, hoxhë nga Shkupi

Hoxha nga Shkupi: Ukraina e ka lyp vet, tash Presidenti i saj qan si gjynah

Artikulli shtonte: ‘Kryqtari kundër kryqtarit është ende në fillimet e tij, kështu që, o Zot, përjetësoji luftërat e tyre dhe thyej zemrat e tyre.’

ISIS gjithashtu nuk po mbështet forcat myslimane çeçene të cilat janë tërhequr në luftë nga Putin.

Ata i krahasuan luftëtarët, të udhëhequr nga Ramzan Kadyrov, me ish-presidentin afgan Hamid Karzai, i cili luftoi përkrah Xhorxh Bushit dhe SHBA-së kundër talebanëve.


Javën e kaluar, Kremlini pretendoi se SHBA po trajnonte xhihadistët e ISIS-it për të luftuar përkrah Ukrainës në luftë, si pjesë e fushatës së dezinformimit të Putinit.

Gjenerali Magomed Tushayev, i vrarë në Ukrainë këtyre ditëve, me kryetarin çeçen, prorusin Ramzan Kadirev

Shërbimi inteligjent i Rusisë tha se SHBA i ka trajnuar terroristët në “metoda të luftës subversive dhe terroriste me fokus në rajonin e Donbasit”.

Udhëheqësit perëndimorë: Putini do të humbasë gjithsesi

0

sot në orën 19:40 nga NTB 

Si kryeministri kanadez Justin Trudeau ashtu edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken thonë se presidenti rus Vladimir Putin do ta humbasë luftën kundër Ukrainës.

– Është e padiskutueshme dhe e mundur që pushtimi i Rusisë të ndalet. Rruga drejt fitores është jashtëzakonisht e paqartë për Rusinë, tha Trudeau gjatë një vizite në Berlin.

Kryeministri beson se Putin bëri “vlerësime të gabuara e serioze” dhe nënvlerësoi guximin e ukrainasve dhe vullnetin e demokracive.

“Putini do të humbasë edhe nëse trupat e tij arrijnë ta pushtojnë Ukrainën, për shkak të sanksioneve gjymtuese të vendosura ndaj ekonomisë ruse dhe liderëve të Rusisë,” tha Trudeau.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken deklaroi të mërkurën se është “plotësisht i bindur se Putini do të dështojë”, shkruan CNN. Rusia tashmë ka dështuar në arritjen e qëllimeve të saj më të rëndësishme, tha ministri i Jashtëm.

Bota nuk do të jetë më ajo që ishte …!

0
Një vajzë është ulur në një dhomë të improvizuar për tu mbrojtur nga bombat në Mariupol të Ukrainës më 7 mars. Foto: Evgeniy Maloletka / AP
Nga: Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë
Një botë ndrysh !!!!
Kemi dy vjet që shpirtat tanë nuk janë të qetë. Kovidi që na mori të afërmit, miqtë, edhe ata që ne nuk i njihnim, për të kemi dëgjuar që nuk egzistojnë më.
Tek ne në Itali kanë filluar të vijnë ukrahinasit e parë të Kievit , dhe janë fëmijët jetimë. Tmerr, tragjedi!
Opinionistë, politikanë vrapojnë të rëndisin shkaqet e kësaj lufte të pakuptimtë. Shpesh herë harrojnë e thonë që kjo ndodh në zemër të Europës për herë të parë , duke anashkaluar tragjedinë dhe gjenocidin në Kosovë .
Nuk dua të shtoj, as të bëj filozofen, por bota nga sot e pas s’do jetë më ajo e para dy vjetëve… Ka dy javë që bota zgjohet ndrysh, dhe nuk dihet sa do vazhdojë kjo luftë psikologjike për ne jashtë kufinjve të Ukrahinës, dhe tmerri i pafund për ata brenda atyre kufinjve që po lahen me gjak.
Nëse dikush edhe mund të thotë :thjeshtë po përshkruan sepse më këto gjëra jemi mësuar duke i dëgjuar përditë…
Ne duam zgjidhje … po a ka zgjidhje? Takimet mes Ukrahinës e Rusisë deri tani nuk kanë sjellur asnjë rezultat e shpresojmë që takimi i tretë të japë atë që të gjithë dëshirojmë… ndalimin e luftës….dhe vendosjen e paqes… Po a është kjo zgjidhja ? Sigurisht është një zgjidhje e përkohshme sepse fatkeqësisht kjo botë lind herë pas herë diktator, njerëz pa zemër, të shoqëruar nga gjakpirës oligargë.
1-Mendoj që kjo botë s’do ketë paqe nëse nuk rishkruhet historia botërore, sepse kjo histori botërore që kemi është shkruar nga fituesit e pandershëm , ku injorantin u bëri me kulturë e histori, e bëri të lashtë, pushtuesin e bëri hero, dhe më e keqja përrallat i bëri të vërteta…
Një trup është mbuluar në një rrugë në Mariupol të hënën më 7 mars. Kushtet në qytetin e rrethuar përshkruhen si apokaliptike nga Kryqi i Kuq. Foto: Evgeniy Maloletka / AP / NTB
2- Ne flasim e themi që kemi një OKB , shumë bukur po a egziston ajo sot? Çfarë po bën?
3- A ka drejtësi sot nga ata që na propogandojnë drejtësi , ku në disa këshilla, shtete të veçanta vendosin “veton” , për të pushtuar dikë , o për të mos lejuar që një shtet të mos jetë pjesëmarrës i një inisiative, i një lige, o i një këshilli? Me ç’të drejtë ti “shtet” që je si shteti im ke të drejtën e ” vetos” mbi një shtet tjetër? Ku është drejtësia këtu?
4- Kur do fillojmë të mos votojmë , për mashtruesin , trafikantin ( këtu nuk po flas vetëm për Shqipërinë) , injorantin , të pandershmin sepse ai nesër jo vetëm s’do lëshojë kulltukun, por do i duket vetja mbret e Zot… dhe do degjenerojë ashtu siç degjeneruan hitlerët dhe Carët…
5- Kur do fillojmë të kuptojmë se kjo botë ka vetëm një “Zot” dhe të mos adhurojmë persona që nuk janë të denjë as për familjet e tyre e jo më të jenë udhëheqës shpirtërorë të një populli?
Një burrë ukrainas duke u munduar ta ndez zjarrin për tu ngrohur në oborrin e shtëpisë së shkatërruar … 
Janë shumë pikpyetje të tilla qe mbase gjithsecili prej jush mund të shtojë… jo se këto fjalë do sjellin ndryshim, por kur jemi shumë që mendojmë kështu mbase gjejmë pak lehtësim në shekullin e 21…

Lideri politik në një sistem demokratik

0

Nga: Aurel Dasareti

Shqiptarë! Mos ndaloni derisa ta largoni përfundimisht regjimin autoritar e të stëzgjaturit! Muret që shohim para nesh mund të mos jenë aq masivë sa duken. Ndoshta nuk janë prej guri, ndoshta janë thjesht peizazhe të vizatuara nga piktori mjeran i dështuar nëpër të cilat mund të ecësh drejt pa u penguar.

***

Një sistem demokratik mund të kuptohet në një kuptim më të ngushtë dhe më të gjerë. Në një kuptim më të ngushtë, ai është një grup mekanizmash dhe institucionesh që garantojnë barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit, liritë themelore civile dhe në përgjithësi respektojnë vendimet e shumicës si të detyrueshme mbi shoqërinë në tërësi. Ndërveprimet ndërmjet mekanizmave dhe institucioneve mund të krijohen në mënyra të ndryshme, por në fund të fundit degët bazë të pushtetit shtetëror duhet të kontrollojnë njëra-tjetrën në mënyrë që të jenë në ekuilibër dhe që të ketë garanci të ndërsjella – edhe ato që mund të rrëzojnë vendimet e shumicës nëse janë antikushtetuese. Zgjedhjet e lira dhe partitë politike janë institucione përmes të cilave bëhet ndryshimi i rregullt i pushtetarëve.

Në një kuptim më të gjerë, demokracia nuk është vetëm një sistem demokratik, por edhe një grup i disa parimeve të sjelljes dhe vlerave që nuk mund të kuantifikohen lehtë.

Kuantifikim: Nënkupton shprehjen në përmasa të matshme, përcaktimin e sasive dhe përcaktimin e rëndësisë së tyre.

Këto janë parime të tilla si toleranca, mjedisi i debatit të lirë, respektimi i shtetit të së drejtës. Demokracitë moderne mbështeten gjithashtu në shoqëritë e zhvilluara civile – domethënë një rrjet shoqatash qytetarësh kryesisht jopolitikë që ekzistojnë midis individit të lirë dhe shtetit. Është shoqëria civile, shumë më tepër se vetë institucionet politike të një shteti demokratik, ajo që ndihmon në zhvillimin e modeleve demokratike të sjelljes nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë qytetar.

Demokracia moderne është gjithashtu sinonim i shtetit të së drejtës. Ky është një konceptim i shtetit në të cilin institucionet shtetërore jo vetëm garantojnë barazinë e të gjithë individëve para ligjit, por janë edhe vetë subjekte të së drejtës.

Me fjalë të tjera, në një shtet të së drejtës, as qytetari dhe as një institucion shtetëror nuk janë mbi ligjin.

Në përgjithësi, demokracitë moderne mund të përkufizohen si shteti ligjor që është superior ndaj sundimit të popullit. Rreth Luftës së Dytë Botërore, kur koncepti i të drejtave të njeriut u bë pjesë integrale e teorisë së demokracive moderne, demokracitë janë bërë gjithnjë e më pak të përcaktuara si rregull i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i shumicës. Demokracitë perëndimore sot respektojnë faktin se shoqëria shumicë përbëhet gjithmonë nga shumë pakica, të drejtat e të cilave duhen mbrojtur dhe respektuar, për aq kohë sa ato nuk rrezikojnë parimet bazë të demokracisë.

Është e qartë se ndërsa natyra e demokracisë ndryshon, po ashtu ndryshon edhe mënyra se si punojnë politikanët në një demokraci. Demokracia e sotme është një sistem shumë më kompleks se sa një konventë e thjeshtë. Fakti që nuk është – për ta thënë më butë – një tirani e shumicës, por është e detyruar nga shteti i së drejtës, ka reduktuar teorikisht hapësirën e veprimit vullnetar nga partitë politike dhe liderët e tyre. Ajo është zvogëluar gjithashtu sepse integrimi ekonomik dhe politik i shteteve-kombe redukton hapësirën për manovrim të elitave të veçanta kombëtare.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, teknologjitë e reja të komunikimit po hyjnë në lojë, të cilat në rrethana të caktuara mund të kenë pikërisht efektin e kundërt. Fuqia e fjalës tek e cila duhej të mbështeteshin politikanët në demokracitë e paraluftës, u zëvendësua nga fuqia e imazhit dhe simbolit. Ky ndryshim në natyrën e komunikimit është i rrezikshëm, veçanërisht në regjimet gjysmë-demokratike ose autoritare, ku mund të përdoret me sukses për lloje të ndryshme manipulimesh.

Kështu, një lider politik në demokracitë moderne operon në një mjedis kompleks të cilit duhet t’i përshtatet, por që mund ta shfrytëzojë (abuzojë).

Sondazhet sociologjike dhe të opinionit duke përdorur teknologjinë moderne kanë krijuar një mjedis në të cilin ka kontakte pothuajse të vazhdueshme jopersonale midis politikanëve dhe publikut, përmes të cilit politikanët mund të verifikojnë pothuajse në mënyrë të përhershme ndikimin e veprimeve të tyre politike.

Ekzistenca e kësaj lidhjeje ka ndryshuar deri diku mënyrën e sjelljes politike në të gjitha demokracitë moderne. Aftësia e politikanëve për të udhëhequr po zvogëlohet; ka gjithnjë e më shumë përpjekje për t’iu nënshtruar diktateve të opinionit publik. Teknologjitë moderne të komunikimit duket se e zbehin thelbin e demokracisë përfaqësuese. Mundësia pothuajse e menjëhershme për të verifikuar ndikimin e një vendimi në publik, apo edhe mundësia për të testuar reagimin e publikut ndaj këtij apo atij vendimi para se të merret, fut elemente të demokracisë së drejtpërdrejtë në demokracinë përfaqësuese – por në një formë të shtrembëruar.

Aftësia për të udhëhequr – domethënë aftësia për të zbatuar vendime që politikanët i shohin si të drejta – minohet jo vetëm nga vetë ekzistenca e reagimeve të përhershme, por edhe nga fuqia në rritje e medias, e cila shpesh mund të përcaktojë opinionin publik në mënyrë më efektive sesa politikanët. Vetëm liderë politikë vërtet të fortë mund të kenë sukses në këtë mjedis duke ndjekur vazhdimisht agjendën e tyre.

Varësia në rritje e demokracive moderne nga teknologjitë e komunikimit dhe sondazhet e përhershme të opinionit ngushton hapësirën për vizionarët në një farë mase – pra, politikanë që janë të aftë dhe të gatshëm të ndjekin idetë e tyre pavarësisht nga opinioni publik. Teknologjitë moderne kanë krijuar një mjedis në të cilin zgjedhjet duket se zhvillohen gjatë gjithë kohës. Partitë politike kanë pothuajse gjithmonë mundësinë të verifikojnë popullaritetin e tyre. Liderët e partive që dëshirojnë të zbatojnë masat e duhura, por jopopullore, në këtë mënyrë automatikisht i ekspozohen jo vetëm presionit publik, por edhe presionit të partive të tyre që luftojnë për preferenca imagjinare.

Në demokracitë moderne, politikanët që mund të realizojnë vizione jopopullore duhet jo vetëm të jenë të aftë politikisht në raport me kundërshtarët dhe mbështetësit e tyre, por duhet të kenë gjithashtu aftësinë për të manipuluar publikun në një farë mase në media. Me fjalë të tjera, në një demokraci moderne, një lider politik i aftë për të zbatuar idetë e tij nuk mund të jetë i njëjti lloj lideri që e aplikoi veten mjaft mirë në politikën demokratike disa dekada më parë. Sot, politikanët perceptohen nga votuesit menjëherë dhe pothuajse pa humbje kohe. Nuk është vetëm ajo që ai komunikon – ajo që ka rëndësi, por si e komunikon dhe si duket. Politika e imazhit të medias mund të jetë më e rëndësishme se përmbajtja e një mesazhi.

Meqenëse procesi demokratik zhvillohet kryesisht përmes medias, manipulimi i medias po bëhet një element i rëndësishëm i demokracisë moderne. Megjithatë, aftësia për të manipuluar mund të përdoret si pozitivisht ashtu edhe negativisht. Zbatimi i disa parimeve apo vizioneve është një detyrë shumë më e vështirë sesa të pretendosh të jesh ajo që votuesit duan të dëgjojnë.

Demokracia moderne e modernizuar gjithashtu hap hapësirë ​​të re për demagogët. Nga njëra anë, është e qartë se demagogët modernë vështirë se mund të mobilizohen në një mjedis demokratik, për shembull, siç bënë tiranët e mëdhenj në gjysmën e parë të këtij shekulli. Për sa kohë që media moderne funksionon në një kontekst demokratik, ato do të japin një kundër-opinion për çdo pikëpamje – përfshirë atë demagogjike. Prandaj, fushatat mobilizuese dhe dogmat thjeshtuese kanë më pak shanse për të fituar terren në kontekstin pluralist mediatik të demokracive bashkëkohore sesa, për shembull, në kushtet gjysmë-demokratike. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është e qartë se në një kohë kur, edhe me ndihmën e metodave demokratike, pluralizmi mediatik dhe format e tjera të komunikimit shoqëror mund të kufizohen, natyra e mediave moderne bëhet një kërcënim – ato lehtë mund të keqpërdoren nga autoritetet e reja për të influencuar dhe manipuluar në masë shoqërinë.

PS: Për disa shqiptarë kokëmish, një udhëheqës i mirë duhet të jetë përhapës i humorit, si Lul Brava.

_____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

Familja e Lev Tolstoj dënon pushtimin e Ukrainës

0

Pasardhësit e autorit dhe pacifistit rus Leo Tolstoy dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

– Ne mbështesim popullin ukrainas dhe popullin rus që është kundër kësaj lufte të tmerrshme. Ne bëjmë çmos për të ndihmuar ukrainasit të ikin nga lufta.

Ftojmë të gjithë familjen dhe miqtë tanë të bashkohen me ne në këtë përpjekje të rëndësishme, shkruan Daria Tolstoj në një letër, të publikuar në Facebook në fillim të kësaj jave.

Letra është firmosur nga pasardhësit e Leo Tolstoit, i cili njihet për romanin e tij “Lufta dhe Paqja”. Pothuajse të gjithë fëmijët e Leo Tolstoit u larguan nga Rusia pas revolucionit. 

Aftenposten