Kreu Blog Faqe 1386

Njohja reciproke e Kosovës me Serbinë është në qendër, jo në fund; prandaj ju kisha lutur mos thoni njohja reciproke vjen në fund

2

Prishtinë, 25 shkurt 2022

  • Pjesë nga fjala e kryeministrit Albin Kurti në debatin parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

Një pjesë e fjalës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në debatin parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

Faleminderit nënkryetare,

Unë ju falënderoj për këtë mundësi që të debatojmë, mirëpo më lejoni të ritheksoj se edhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës edhe pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë kurrë nuk ka qenë më i favorshëm sesa tani.

E kemi gati një vit pa asnjë koncesion. Prej kur ka filluar dialogu në vitin 2011 nuk ka pasur vite pa koncesione e kompromise, e ky viti i kaluar është një vit në të cilin kishim rritje ekonomike 9.9 për qind të bruto produktit vendor, kishim luftim të krimit e të korrupsionit, kishim menaxhim të mirë të pandemisë, top në Ballkan, dhe përkundër problemit me Serbinë pra ne kemi dëshmuar se jo vetëm që shteti i Kosovës është i suksesshëm, por në të njëjtën kohë ai nuk është i varur nga njohja e Serbisë.

Ne nuk e kemi shpallur pavarësinë që ta zëvendësojmë varësinë nga Serbia, me varësi nga njohja e saj. Kemi treguar që shteti i Kosovës dhe populli i Kosovës janë të përcaktuar në rrugën evropiane dhe euroatlantike, se ne e bëjmë shtetndërtimin demokratik, e bëjmë sundimin e ligjit dhe zhvillimin socio ekonomik, përkundër problemit që kemi me Serbinë dhe se Kosova nuk është problem, por Kosova ka problem. Brenda e ka korrupsionin dhe në raport me Serbinë e ka mosnjohjen e Serbisë.

Tash, unë ju falënderoj shumë për gatishmërinë që ta ndihmoni qeverinë. Një mënyrë shumë e qartë që të më ndihmoni është të mos flisni për njohjen e ndërsjellët me të cilën përfundon procesi, siç e tha njëri prej kryetarëve të partive opozitare apo siç e ka thënë tjetri, marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme e cila ka epilog njohjen reciproke. Kjo është shumë gabim. Ju ma dëmtoni mua pozicionin negociator me këso konstatimesh.

Që prej vitit të kaluar ka ndodhur një zhvendosje tektonike në kuptimin diplomatik të fjalës, e raportit tonë me Serbinë në bisedimet e Brukselit. Nuk është më njohja në fund, si epilog, por është në qendër, jo në fund.  Ka zhvendosje prej kohës në hapësirë. Jo një proces që përmbyllet me njohjen reciproke, por një proces në të cilin njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes.

Këtë e thotë dhe Presidenti Biden, këtë e thotë edhe Sekretari Blinken, në letrën që ma ka dërguar në janar. Në qendër është njohja reciproke, jo në fund. Pra, ka marrë fund ajo ‘sallami taktika’ ku Kosova bën koncesione e kompromise në pritje të njohjes që na vjen në fund, e që s’vjen asnjëherë. Dhjetë vjet i kemi pas të kornizuara në një mënyrë të tillë. Në vitin e kaluar është bërë ndryshimi. Në vitin e kaluar jemi zhvendosur nga koha te hapësira, jo një proces kohor në fund të së cilit vjen njohja por një marrëveshje në hapësirën e së cilës në qendër është njohja reciproke.

Prandaj, ju kisha lutur, ju kisha lutur si kolegë që të më ndihmoni, mos thoni njohja reciproke vjen në fund, se i bëni dëm Kosovës. Njohja reciproke është në qendër, jo në fund. Jo të përmbyllet procesi ose epilogu njohja reciproke, njohja reciproke është në qendër, sepse ka ndodhë zhvendosja prej kohës në hapësirë. Kjo është e para, tejet e rëndësishme është.

E dyta, fjalia e parë e Sekretarit Blinken në letrën në Janar, lexojeni ju lutem me vëmendje thotë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova gëzojnë një marrëdhënie të rrënjëzuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe në përkushtimin për Kosovën e pavarur dhe sovrane, pikë. Kjo është fjalia e parë.

Pra, ne jemi të pavarur. Nuk është dialogu vetëm për neve. Dialogu është për raportin tonë me Serbinë, jo për Kosovën. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga vjeshta e vitit 2010, dy muaj pa u bërë plotësisht të mendimit këshillues të GJND-së, të 22 korrikut 2010, thotë që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është dialog mbi raportin, jo mbi qenien tonë a statusin tonë, ajo është kryer.

Por, gabimi i dialogut 10 vjeçar ka qenë që është diskutuar për qenien dhe statusin tonë. Unë nuk dialogoj për këtë gjë. Dialogu që na kërkohet neve është dialog për statusin e raportit me Serbinë, jo për statusin e Kosovës.

Edhe ajo rezolutë thotë se i ka katër qëllime dialogu. Paqen dhe sigurinë, bashkëpunimin, perspektivën në rrugën evropiane dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Pra, dialog mbi statusin e raportit, jo mbi statusin.

E në paragrafin e dytë të kësaj letre, katër gjëra i përmend Presidenti Biden, që janë shumë të rëndësishme për agjendën e tij në marrëdhënien tonë. E para, forcimi i sundimit të ligjit; e dyta, mbrojtja e të drejtave të pakicave; e treta, forcimi i rritjes ekonomike dhe e katërta, në renditje të fjalisë, sigurimi i një marrëveshje të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Jo në fund, jo në epilog, siç keni shkruar deputeti Haradinaj, pas takimit me Lajçakun dhe Eskobarin. Shumë gabim dhe dëm. Jo në epilog, në qendër.

Ju lutem, kurrë mos thoni më në epilog. Se nganjëherë mund të ndihmoni edhe duke mos folur. Dialogu ndërmjet Kosovës edhe Serbisë, është dialog i cili kurrë nuk është marrë më seriozisht se sa nga qeveria jonë, duke mos e vënë veten tonë në pikëpyetje. Duke mos e vënë veten tonë në pikëpyetje, përkundrazi duke provuar ta zgjedhim raportin tonë me Serbinë.

Dhe në paragrafin e tretë të letrës së Sekretarit Blinken thuhet qartë që natyra e pazgjidhur e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, natyra e pazgjidhur e raporteve, është e rëndësishme për integrimin tonë jashtë vetës në organizatën ndërkombëtare ku anëtarësohemi.

Pra, ky dialog që duhet ta zgjidh raportin tonë me Serbinë, nuk është i rëndësishëm për qenien tonë, sepse ajo është e pavarur dhe sovrane, e thotë në fjalinë e parë të letrës, por është i rëndësishëm për integrimet evropiane dhe euroatlantike.

Pra, për anëtarësime ndërkombëtare ky dialog është i rëndësishëm që të zgjidh raportet tona. Secila fjali është e rëndësishme dhe secila fjalë në secilën fjali. Është gjuhë e saktë matematikore e kirurgjike, që duhet ta ndjekni me vëmendje. Nuk keni nevojë që për Kosovën ta ulni pazarin edhe ma poshtë se Presidenti Biden e Sekretari Blinken. Pra, kurrë më mos thoni njohja reciproke vjen në fund apo është përmbyllëse.

Dhe, krejt në fund ka pas formulime më herët, bazohuni në këtë që e keni tani. Ne jemi serioz në dialog. Në bisedime jemi shumë serioz. E trajtojmë me urgjencë çështjen e të pagjeturve, të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, sepse familjet kanë më shumë ankth se pikëllim.

Gjithashtu, në letrën e Blinken përmendet edhe çështja e energjisë elektrike në veri të Kosovës. Edhe ajo është përmendur. Por, ky është paragrafi i katërt, jo tek njohja reciproke.

Dhe, ju deputeti Haradinaj keni qenë kryeministër. Dialogun ia patët lënë ish presidentit kur lulëzoi projekti i shkëmbimit territorial. Dhe çfarë bëtë ju. Na e patët krijuar një grup super teknik, me në krye Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. A ju kujtohet. Ja çfarë grupi keni bërë ju. Me Fatmir Limajn e me Shpend Ahmetin e keni pas grupin. Dhe, dhatë dorëheqje sepse ju intervistuan në Hagë, e mandej dojshit mu ba president. Presidente është Vjosa Osmani. Presidente është zonja Vjosa Osmani- Sadriu, 300 mijë vota në popull të Kosovës e 82 këtu në Kuvend në sallë.

Pra, nuk mund t’ju marrë si dikush që e keni sinqerisht e seriozisht. Pra, përveç që bëni gabime e dëme nuk mund t’ju marrë sinqerisht e seriozisht. Keni qenë kryeministër, ja dhatë Malit të Zi  8.200 hektarë, më herët i keni marrë 200 për vete. Aman na kurseni tash nga leksionet.

NATO e thërret Rusinë të tërhiqet nga Ukraina dhe ia përkujton se “Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit është i veshur me hekur”

0

Fotot tregojnë automjetet e shkatërruara ruse përgjatë rrugës pranë Kharkiv të premten. Foto: Maksim Levin, Reuters/NTB

Pamje nga Ukraina

Në deklaratë thuhet se ky sulm është brutal dhe tërësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar.

Deklarata e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës:

Ne jemi takuar sot për të diskutuar kërcënimin më të madh për sigurinë euroatlantike në dekada. Ne dënojmë me termat më të ashpër të mundshëm pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, të mundësuar nga Bjellorusia. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ushtarak, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur. Ky sulm i planifikuar prej kohësh ndaj Ukrainës, një vend i pavarur, paqësor dhe demokratik, është brutal dhe tërësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar. Ne dënojmë humbjen tragjike të jetëve, vuajtjet e mëdha njerëzore dhe shkatërrimin e shkaktuar nga veprimet e Rusisë. Paqja në kontinentin evropian është shkatërruar rrënjësisht. Bota do të mbajë Rusinë, si dhe Bjellorusinë, përgjegjëse për veprimet e tyre. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që ta dënojnë pa rezerva këtë sulm të pandërgjegjshëm. Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse.

Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë konflikt. Ajo ka hedhur poshtë rrugën e diplomacisë dhe dialogut që i ofrohet vazhdimisht nga NATO dhe aleatët. Ajo ka shkelur rrënjësisht të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e OKB-së. Veprimet e Rusisë janë gjithashtu një refuzim flagrant i parimeve të sanksionuara në Aktin Themelues NATO-Rusi: është Rusia ajo që është larguar nga angazhimet e saj sipas Aktit. Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim. Sanksionet masive dhe të paprecedentë janë vendosur tashmë ndaj Rusisë. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm, sot na u bashkuan Finlanda, Suedia dhe Bashkimi Evropian.

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me presidentin, parlamentin dhe qeverinë e Ukrainës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe me popullin e guximshëm të Ukrainës, të cilët tani po mbrojnë atdheun e tyre. Mendimet tona janë me të gjithë të vrarët, të plagosurit dhe të zhvendosurit nga agresioni rus dhe me familjet e tyre. NATO mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha parimeve themelore që mbështesin sigurinë evropiane, duke përfshirë se çdo komb ka të drejtën të zgjedhë aranzhimet e veta të sigurisë. Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje politike dhe praktike Ukrainës ndërsa ajo vazhdon të mbrohet dhe u bën thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë ujërat e saj territoriale. Ky qëndrim parimor nuk do të ndryshojë kurrë.

Në dritën e veprimeve të Rusisë, ne do të nxjerrim të gjitha pasojat e nevojshme për parandalimin dhe qëndrimin mbrojtës të NATO-s. Aleatët kanë zhvilluar konsultime sipas nenit 4 të Traktatit të Uashingtonit. Ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat dhe vendimet e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve. Ne kemi dislokuar forca mbrojtëse tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të Aleancës dhe mjete detare në të gjithë zonën e NATO-s. Ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s për t’u përgatitur për t’iu përgjigjur një sërë situatash të paparashikuara dhe për të siguruar territorin e Aleancës, duke përfshirë tërheqjen e forcave tona të reagimit. Tani po bëjmë dislokime shtesë të rëndësishme mbrojtëse të forcave në pjesën lindore të Aleancës. Ne do të bëjmë të gjitha dislokimet e nevojshme për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë dhe të besueshme në të gjithë Aleancën, tani dhe në të ardhmen. Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe joshkallëzuese.

Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit është i veshur me hekur. Ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të gjithë aleatët. Liria gjithmonë do të fitojë mbi shtypjen.

A u pushtue Ukraina …?

0

Fatmir Bajraj

“Kush do që tenton të me pëngoj n’synimet & mësymjet e mia legjitime, do të përballët më pasojat më katastrofale të imagjinuara ndonjëherë në historinë njerëzore” : Putini !

Europa u nënshtrua, përendimi u poshtërua, Ukraina u pushtua nga Rusia e Putinit !

Dje, Rendi botëror është sulmuar dhe dëmtuar rënd nga agresioni rus në Ukrainë, fakt ky që imponon detyrimisht ri-dizajnim të atij Rendi me akterë të faktorizuar dhunshëm dhe me këcënimin shkatërrimtar dhe shfarosjes në masë.

Jami apo s’jemi t’vetëdijshëm, sot ka pak rëndësi, por ajo që dihet është kjo : nga dje, 24. 02. 2022, ndodhi përmbysja e madhe, ajo e besimit në vlerat universale të lirisë të krijuara e t’kultivuara në 77 vitet e fundit n’planet dhe jo vetëm n’kontinentin tonë, në Europë.

Rusia e Putinit, brutalisht dhe në mënyrë agresive, theu iluzionet se fatet e kombeve të lira mund dhe duhet të zgjidhen jashtë konteksteve ushtarake dhe luftarake kur janë cak i agresionit të një vendi dhe t’një lideri të mbarsur e t’komleksuar nga e kaluara e humbjës së hegjemonisë mbi vendet dhe popujt e robëruar ideologjiksht nga Perandoria Sovjetike n’krye të Bllokut të Lindjes, atë Socialist, apo siq quhej ndryshe ; Blloku i Varshaves !

Ukraina nuk u dorëzua, por Përendimi “kapituloj” përballë Rusisë pushtuese & fashiste të Putinit.

Sot, Ukraina, paguan çmimin e mashtrimit nga joshja e saj për futjen nën sigurinë dhe ombrellën e NATO-së, premtim ky i cili nuk u përmbush asnjëherë, për çfarë sot ky vend deri dje i lirë e sovran, po e paguan tagrin e papërgjegjësisë historike të Përendimit si pasojë e divergjencave të vendeve anëtare të BE-së në njërën anë, dhe diversitetit kompleks të shteteve anëtare të NATO-së, n’krye me SHBA-të !

Mundësia e parandalimit të Putinit nga ana Përendimit, ishte vite më parë, pra që nga shfaqjja e ambicies së Tij për ri-kthimin gjeopolitik & gjeostrategjik të Rusisë në kufijtë e ish BRSS-së, që nga viti 2008, dhe s’do mend ; s’duhej tolerohej aneksimi i Krimesë, Oshetisë së Jugut dhe Abkhasisë së Gjeorgjisë fakt ky i cili shtoj ambicjet Ruse për pushtim të teritoreve t’reja dhe zgjerim të influencës gjithandej, pse jo edhe në Ballkanin e trazuar.

Sanksionet ekonomike, instrument jo-efikas kundër kriminelëve !

Asnjë diktator dhe asnjë kriminel deri me tani, nuk është dorëzuar dhe aq më pak të hjekë dorë nga “instrumenti – ndëshkues” i sanksoneve ekonomike, politike dhe diplomatike, premisa me parametra t’përllogaritur nga pushtuesit-kriminel, para se të vendosin për agresion e invazion mbi shtete të pavarura dhe kombe sovrane, përkundrazi !

Sanksionet si instrument “goditës”, nuk prekin të “fortit” në asnjë shoqëri, në asnjë shtet dhe në asnjë luftë me pretendime pushtimi e aneksimi siq është rasti i fundit i Putinit në Ukrainën deri dje fqinje, përkundrazi, target i tyre janë ata të cilët nuk kanë as ndikimin ma të vogël për fillimin dhe as mbarimin e luftes, pra janë pikërisht ata të cilet vuajnë pasojat, janë qytetarët e rëndomtë gjithandej.
Sanksionet , nuk godasin oligarkët, profiterët e luftës dhe të krizave, përfshi estabilishmentin ushtarak & luftarak të agresorit, në këtë rast, të armatës Ruse n’krye me kriminelin Putin.
Sanksionet nuk kishin ndaluar Hitlerin, Gadafin, Sadamin, Binladenin dhe as satrapin e Ballkanit, krye-kriminelin Millosheviq, dhe si mund të pritej mrekullia, që ky “instrument” t’a ndaloj një kriminel me fuqi shumë fish ma t’mëdha, siq është Putini rus ?

JO, sanksionet ishin retorikë hipokrite që fsheh në vete ; jo-gadihmerinë dhe pavendosmërinë e përballjes me një përbindësh të egër dhe të rrezikshëm, jo vetëm për Ukrainen, por edhe për vende tjera, deri me sot të lira dhe sovrane, cak i mundshëm i Diktatorit të ri në horizont, Presidenti rus, Putin.

Ukraina, tani pëson fatin e ish Qekosllovakisë në LDB, nga ana e pushtimit nazist të Hitlerit, por që atëbotë jo vetëm se nuk ishte solidarizuar Europa me viktimen, por kishin amnistuar pushtimin me entuziazmin e shmang’jes së luftës së dytë botërore, por që ky ekzaltim rezultoj të jetë vetëm lajthitje e përkohshme për Europën dhe jo vetëm.

Ajo që nuk u mësua nga historia e LDB-së, po përseritet tani në rrafshin dhe dimensionin ma t’keq të mundshëm, ngase reagimi jo-adekuat i Përendimit dhe Alencës Veri Atlantike (NATO) n’krye me SHBA-të, e ka sjellë planetin para aktit të kryer :

Marrë çfarë dua, ose humbasim të gjithë !

“Kush do që tenton të me pengoj n’synimet & mësymjet e mia t’ligjshme, do të përballet më pasojat më katastrofale të imagjinuara ndonjëherë në historinë njerëzore”, aludimi në përdorimin e mjetëve jo konvencionale-berthamore, siq njihet Rusia si njëra nga fuqitë nukleare n’botë.

Përendimi, edhe një herë, do paguan tagrin e diversitetit dhe pavendoshmerisë së vendëve anëtare n’BE & NATO, dhe sidomos si pasojë e “Kuajëve të Trojes” brenda vetës në momente kruciale të thyerjeve të mëdha.

Jam i bindur, se Rusia e Putinit do të ndalët, pra do t’i “thyej dhëmbët” përballë popujve sovran ; n’mbrojtje të lirisë, integritetit dhe sovranitetit shtetëror, sikurse ndodhë zakonisht me diktatoret-krimnel n’historinë e shoqërisë njerëzore, por çmimi i kësaj përbballje, do varët nga konteksti që do krijohet pas të kuptohet se ky Diktator duhet të ndalet me përdorimin e forcës ushtarake dhe jo me retoriken & hipokrizinë boshe të sanksioneve.

Odat Amerikane në Evropë solidarizohen me popullin e Ukrainës

0

25 shkurt 2022 – Këshilli i Odave Amerikane të Evropës (Odat Amerikane në Evropë), organizata ombrellë që përfaqëson 46 Oda Amerikane në të gjithë Evropën dhe Euroazinë, solidarizohet me popullin e Ukrainës.Pushtimi aktual i Ukrainës shkel të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikon paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin. Ai përbën një kërcënim të qartë për vlerat themelore të dinjitetit njerëzor, demokracinë, sundimin e ligjit dhe solidaritetin.Ne bashkëndjejmë me të gjithë individët që janë afektuar drejtpërdrejt përgjatë tërë rajonit, duke përfshirë kolegët tanë në Odën Amerikane, anëtarët, partnerët dhe të afërmit e tyre.Rrjeti ynë mbledh individë dhe organizata me lidhje të thella në tërë Evropën dhe Euroazinë, si dhe në mbarë botën. Ai ndërtohet mbi një besim të fuqishëm rreth rëndësisë së bashkëpunimit, dialogut dhe të kuptuarit kulturor. Veprimet ushtarake aktuale rrezikojnë ato ideale.Odat Amerikane në Evropë mbështet të gjitha përpjekjet e vazhdueshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejmë, mbrojtjen e civilëve dhe ruajtjen e sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.

Imzot Nikë PRELA dhe Nëna TEREZE 

0

                  

Don Lush Gjergji, Prishtinë 

(1918 – 1996 – 26 vjetori i vdekjes) 

Njerëzit e mëdhenj dhe të shenjtë njihen menjëherë mes veti, prej së largu apo prej së afërmi, sepse e kanë një burim të përbashkët, ZOTIN DASHURI dhe VËLLAU NJERI. Ata po ashtu së shpejti i njohin edhe të tjerët, sepse bartin dhe rrezatojnë dritën e mirësisë dhe ngrohtësinë  e dashurisë, Zotin, si dhe vëllazërinë gjithënjerëzore, njeriun, njëri-tjetrin. 

Kështu ndodhi edhe me Imzot Nikë PRELEN (1918-1996) dhe Nënën TEREZE (1910-1997). 

Qysh në vizitën e parë  të Nënës Tereze Kosovës, ipeshkvisë Shkup-Prizren, më 8-13 qershor 1970, u takuan dy viganat e Kishës dhe të Popullit shqiptar. Dhe prej asaj dite nuk u ndan më, e tani lumturojnë së bashku në amshim. 

Mons. Nikë Prela, së bashku me Mons. Nikollë Minin, Dr. Don Gaspër Gjinin, Don Damjan Kurtin, Don Mark Sopin dhe të tjerët, themeluan revistën tonë fetaro-kulturore DRITA, e cila gati në çdo numër kishte ndonjë shënim, shkrim, lajm kushtuar Nënës Tereze. 

Imzot Nikë Prela e kishte takuar personalisht Nënën Tereze për të parën herë gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë. Më kujtohen fare mirë fjalët dhe vlerësimi i tij rreth këtij takimi: “Gonxhja jonë – Nëna Tereze, është Lulja më e bukur e Kishës shumshekullore dhe martire, Përfaqësuesja më e lartë dhe më e denjë e krishtërimit, kulturës dhe traditës sonë kristiane dhe shqiptare”. 

Herën e dytë Nëna Tereze erdhi në Kosovë më 28 mars 1978. Me atë rast Imzot Nikë Prela, në përshëendetjen dhe pretkun e rastit në Shkup ndër të tjera tha: “O e dashura Nëna Tereze, edhe një tërmet tjetër jehoi anembanë botës (duke parafrazuar tërmetin e 26 korrikut 1963, vr. ime), kur Zoti të zgjodhi Ty për një vepër të vlerës botërore, qysh kur je nisur prej këtij qyteti, për t’i kushtuar Zotit një mision dashurie, për të hapur zhvillimin e Zotit, fjalën e Zotit, dashurinë e Zotit… 

Bashkë me Ty, o Nëna Tereze, unë sot në këtë meshë i falënderoj të madhit Zot për tërë të mirat që i ka derdhur anembanë botës nëpërmjet duarve tua… 

Oh, sa jemi të kënaqur me dhuratat e Nënës Tereze të cilën e kemi në mesin tonë!… A thua kam arsye, a kam guxim për të thënë edhe unë: O ti Shkup, sidomos pas tërmetit të parë, edhe pas tërmetit të dytë, që e ke lëvizur Ti, Nëna Tereze, o ti komb prej të cilit ke dalur Ti, nuk je më më i vogli në botë, se mbarë bota të njeh përmes Nënës Tereze…” (Dr. Lush Gjergji, Nëna jonë Tereze, botimi i dytë, Drita, 1990, fq. 239-240). 

Vizita e tretë e Nënës Tereze, si Nobeliste e Paqes, ishte më 27 qershor 1980. Imzot Nikë Prela në pretkun e rastit ndër të tjera tha: “Ne e presim Nënën Tereze si e pret edhe mbarë bota, si Nënën tonë, por unë do të shtoja edhe më tepër, si Zonjën e shtëpisë sonë. Ajo ka treguar edhe gjer më tani se do ta luajë këtë rol në dioqezën tonë, sepse Zonja e shtëpisë kujdeset për përparimin e shtëpisë, për të gjithë anëtarët e familjes, që tërë shtëpia të shkojë mbarë përpara.. (Dr. Lush Gjergji, vep. e cit. fq. 261-262). 

Më 28 qershor 1980 Nëna Tereze ishte në Binçë për t’u takuar me meshtarë, rregultarë dhe rregulltare, si dhe me popull. Në pretkun e rastit gjatë meshës Imzot Nikë Prela ndër të tjera tha: “Më së pari e mbi të gjitha, Nëna Tereze, me shembullin dhe jetën e saj, dëshiron të ndikojë që ta shpallim, ta dërgojmë, ta dëshmojmë virtytin e amshuar, i cili kurrë s’mbaron, as pas vdekjes, dashurinë… Në çdo njeri për ta parë vëllaun, vetë Krishtin, i cili edhe na mësoi ashtu, dhe si nënvizon Nëna Tereze duke vënë në të parin vend ata të cilët janë në fund të jetës, fëmijtë jetima etj…” (Po aty, vep. e cit. fq. 274-275). 

Dhe së fundi ja vlerësimi i Imzot Nikë Prelës mbi Nënën Tereze edhe në dy botime, në librin “Lule për Nënën”  ku ndër të tjera shkruan: “Ajo është ndërgjegja e njerëzimit. Ajo është Ambasadorja e së Vërtetës dhe e Dashurisë, e Drejtësisë. 

E Vërteta e saj është aq e qartë, Drejtësia e saj është aq e mprehtë dhe Dashuria e saj është aq tërhiqëse sa që nuk mund t’u kundërshtosh qortimeve të jetës së saj të njëmendët dhe nuk mund të mos admirosh të prumët e saj ndaj Mjerimit të gjallë…” (Dr. Lush Gjergji, Lule për Nënën, Drita, 1985, fq. 7-8). 

Mendoj se shembulli i Nënës Tereze është simptomatik, sepse në bashkësinë e saj gjejmë edhe klauzurën rigoroze edhe aksionin e hapur veprues, pendesë të rëndë dhe gëzim buzëqeshjeje….  

Nuk mund të mos përmend shembullin e nënës së Nënës Tereze, e cila qysh më moshën  e re i printe bijës së vet në rrugën e mëshirës, deri në themelimin e shoqërisë “Misionaret e dashurisë” (Imzot Nikë Prela, Vështrime dhe meditime, Drita, 2006, fq. 91; 98). 

Do ta përfundoj këtë paraqitje të shkurtë me një pjesë të librit  kushtuar Imzot Nikë Prelës, që e kam shkruar së bashku me teologun dhe shkrimtarin e madh italian, dr. Valentino Salvoldin, ku ndër të tjera thuhet kështu: “Kjo Shenjtëreshë e Madhe, Bija e Kosovës, ishte simboli, fuqia dhe shpirti i pajtimeve në Kosovë dhe më gjerë. Në të ishte mishëruar martirizimi  shumëshekullor i Kishës dhe Popullit tonë. Ajo ishte frymëzimi ynë për shumë veprimtari dhe qëndrime, në veçanti në pajtime dhe  në bamirësi.  

Nga ajo kemi mësuar se nëse e duam paqen, duhet ta mësojmë artin e faljes, ta ndërtojmë pajtimin nëpërmjet strategjisë jodhunore, gandiane, edhe më mirë, tereziane. 

Këtë strategji e ka përkrahur dhe përhapur gjithnjë Imzot Nikë Prela, presidenti Ibrahim Rugova, shumë intelektualë, sidomos rinia jonë, për ta ndalur shpirtin e urrejtjes dhe dhunës, për ta favorizuar takimin, bisedimin, dialogun dhe komunikimin ndërnjerëzor dhe ndërkombëtar”.  

Më 3 maj 1990, me rastin e hapjes së Kuvendit të parë të “Misionareve të Dashurisë” në Bukuresht,  ipeshkvi Nikë Prela, Don Lush Gjergji dhe Don Dodë Gjergji, tani ipeshkvi i Kosovës, ishin pjesëmarrës në këtë ceremoni. 

Nënës Tereze, në hollësi i treguam për ngjarjet e Kosovës, sidomos për pajtimin e gjaqeve dhe bamirësinë, me fjalë, me fotografi dhe incizime, aq sa kishte atëherë. Nëna Tereze ishte dukshëm e prekur, dhe me lot gëzimi tha: “Oh Zot, sa bukur, populli im shqiptar po pajtohet, po falën gjaqet! Kjo është mrekullia e Zotit”.  Pastaj, e mori një letër dhe me dorën e vet e shkroi këtë porosi:  

Gjithmonë shpirtnisht jam e lidhun me uratë dhe dashni me popullin tem shqiptar, sidomos në kohë të vlështira. Mbas shumë hjekave dhe rreziqeve, me gëzon pamasë lajmi i pajtimeve. Urime rinisë shqiptare kosovare që e nisi këtë vepër, si dhe të gjithë atyne që marrin pjesë në këtë punë të madhe dhe shenjte. 

Lutem gjithmonë për ju. Zoti ju bekoftë. Lutuni për mue – edhe motrat e mija dhe fukarat e jonë. 

Në Krishtin M. Tereze MC.  

Pastaj si post scriptum shtoi edhe këtë: 

“Dëshiroj që dashnijën në vepër të kallzoni për njeriun nevojtar”. 

Në të njëjtën ditë e shkroi edhe këtë porosi: “Pranoj thirrjen e ipeshkvit tonë Zotni Nikë Prelës dhe dëshiroj të vij në Kosovë për të mirat që me ka dhanë Zoti jetës teme. 

Dëshiroj të festojmë së bashku Pajtimin e mbarë popullit tem Shqiptar. 

Zoti kjoft me ju dhe dashnija e pagja e Zotit gjithmonë kjoft me ju. 

Zoti ju bekoftë. 

M. Tereza MC”. 

Mësuesi i strategjisë jodhunore 

Ipeshkvi Nikë Prela besonte vendosmërisht në paqe me mjete paqësore. Ai nuk kishte dëshirë të fliste për strategjinë gandiane, por më tepër për atë tereziane, duke u mbështetur në Nënën Tereze. 

Me shpirtin dhe metodologjinë e kësaj Motre, ai përcillte skenat e ndryshme të dhunës dhe të luftës në Kroaci, Në Bosnje dhe Hercegovinë. Dhe vuante shumë për masakrime dhe dhembje. Shpeshherë e kam gjetur me sy të përlotur, në gjunjë në lutje, apo me duar të hapura drejt qiellit. Ai e urrente luftën dhe armët dhe shpesh thoshte se ku “flasin armët”, aty mendja e njeriut “bllokohet”, zemra “ndrydhet” dhe nuk mund të bëhet më asgjë përpos uratës dhe paraqitjes së vuajtjeve Zoti… 

Shpeshherë njerëzit nuk e kanë kuptuar, sepse ai ishte vizionar, profet, shikonte shumë përpara, kishte parandjenja të mrekullueshme, dhe gjithnjë fliste për të mirën e përbashkët, e cila nuk është as serbe, as shqiptare, por universale, e të gjithëve dhe për të gjithë, si dhe guximi apo trimëria e paqes dhe pajtimit dhe “qyqëria” e urrejtjes dhe hakmarrjes…  

Kur fliste me popull, gjithnjë e përsëriste këtë: “Mos shikoni çka bëjnë apo nuk bëjnë të tjerët, sepse kështu vetëm humbim kohe, jemi në rrezik ta humbim edhe shpirtin. Të kërkojmë, përkundrazi, që ne të jemi përgjegjës për jetën dhe veprimet tona,  jo për atë që nuk mund apo nuk duam ta bëjmë! Ne duhet të jemi të mirë dhe të pastër në shpirt, në zemër, si parakusht paqeje dhe pajtime, bashkëjetese…”. 

Dhuratat nga Kosova 

Si përfundim Don Valentino SALVOLDI shkruan kështu: 

“Familjariteti me Imzot Nikë Prelën, miqësia me Vikarin e Përgjithshëm të Kosovës, Don Lush Gjergjin, bashkëpunimi me presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, na kanë mundësuar neve  që të pasurohemi me vlera të mirëfillta në Kosovë, tokë kjo vërtet martire, por edhe vend i pëlleshëm dhe i bekuar për strategjinë paqësore jodhunore, për paqe dhe pajtim, për ide dhe ideale të larta për mbarë njerëzimin. 

E keqja është mjaft mirë e organizuar në botë, mirëpo nuk duhet kurrë pranuar sfidat për të keqe, sepse vetëm e mira, paqja, pajtimi, e vërteta dhe dashuria do ta çlirojnë botën.  

Të gjithë jemi të ftuar që ta japim “pjesën tonë më të mirë”,  e jo ta sundojmë njëri-tjetrin. Fuqia e dashurisë është shumë më e madhe se ajo e armëve, sepse ajo është e amshuar. 

Të kërkojmë gjërat të cilat na afrojnë dhe bashkojnë, e jo ajo ato që na ndajnë dhe përçajnë”, thoshte Papa i mirë, Gjon XXIII.. 

Pajtimi duhet të jetë i pakusht dhe i vazhdueshëm, për të gjithë, sepse vetëm kështu vërtet do të jemi të mirë dhe të lirë.  Kush  di të falë, i përngjan vetë Zotit në mirësi dhe në dashuri. 

 Falja, domethënë hapi më i lartë dhe më i thellë i dashurisë. 

Duhet doemos të çlirohemi nga urrejtja, tirani i brendshëm i çdo njeriut. Me  botimet tona mbi Kosovën, ne e kemi bartë këtë përvojë të çmueshme të këtij vendi dhe populli të vogël, por me vlera të mëdha. 

Falja është hiri i Zotit, por edhe bashkëpunimi me njerëz të mirë. Këtë më së miri e kemi kuptuar në Kosovë. 

Shqiptarët,  të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova dhe Imzot Nikë Prela, të frymëzuar nga Nëna Tereze, e kanë shpëtuar Kosovën nga përgjysmimi apo zhdukja e tërësishme, me mençuri, lartëpamësi, profetizëm. Kështu, të them disi në mënyrë alegorike dhe figurative , “e kanë detyruar”  Zotin, por edhe mbarë botën, për t’iu ndihmuar dhe për t’i shpëtuar. Kjo është vepra e Zotit në ditët tona! 

… por dhurata më e madhe e Kosovës, së paku për ne, është e Lumja Nëna Tereze, dhe së bashku me të, edhe Imzot Nikë Prela, Ipeshkvi i dashur nga të gjithë, Njeriu vërtet i Zotit, Kishës dhe Popullit! (Don Lush Gjergji – Don Valentino Salvoldi, Imzot Nikë Prela njeriu i Zotit, Kishës dhe Popullit, Velar-DRITA, 2010, fq.44-45). 

Zoti e shpërbleftë Imzot Nikë Prelën me pavdekësi dhe lumturi, kurse ne, populli dhe Kisha e tij, gjithnjë e kujtofshim dhe kurrë  mos e harrofshim.

Pushoftë në paqe!

Amen.  

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

0

Prishtinë, 25 shkurt 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika dhe përfaqësuesit e këtij këshilli.

Përfaqësuesit shqiptar nga Mali i Zi e njoftuan kryeministrin për objektivat e punës së këtij këshilli, në fushat të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët. Theksuan qëllimin për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit të ndryshimit të strukturës etnike të popullsisë në zonat ku jeton popullata autoktone shqiptare.

 

U bisedua për thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe avancimin e identitetit kulturor e gjuhësor. 

U theksua nevoja për mbështetje nga Republika e Kosovës për çështje të arsimit në gjuhën shqipe në Malin e Zi, si dhe për realizimin e projekteve të ndryshme kulturore që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. 

 

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi: Smajl Maliq Çunmulaj, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar përfaqësues nga Malësia; Bujar Hasangjekaj, Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë; Ali Gjeçbritaj, mësimdhënës në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë, përfaqësues i Krajës dhe Tivarit; Ali Daci, mësimdhënës në shkollën fillore “Dacaj” në Rozhajë, përfaqësues nga Rozhaja; si dhe Ariana Zherka–Hoxha, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Hydajet Hyseni, kryesues i grupit të miqësisë me Malin e Zi, dhe Gani Krasniqi, kryesues i grupit të miqësisë me Shqipërinë.

                                   

Serbia, kjo rrenë e madhe e historisë!

0

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Nuk ia shoh për të madhe Grenellit që ka ra në kurthin e mashtrimeve historike serbe kur edhe Akademia e Shqipërisë dhe e Kosovës flasin ende me gjuhën e serbëve.
Për të treguar veten te kulturuar dhe shtet formues duhet me urgjencë të përgatitet një libër per rrenat serbe mbi tokat shqiptare, dhe ti dergohet z. GRENELL.
HARTA RUSE
SERBIA RRENA MADHE E HISTORISË
Shkruan Feri Arifi
Në raport me sllavët emri Serbi duhet hiqet nga Librat dhe historia shqiptare, si shkrim publikë për Shqipërinë dhe Kosovën. Gjatë Luftës së Madhe në mes të Ilirikut dhe forcave ruse më 1878 lindi emri Serbi. Turqia iku pa ber luftë, duke i lënë shqiptaret e konvertuar në fenë islame si turq pa mbrojtje të vetëm në Ilirik, pa alet, duke i mashtruar. Po a duhet hiqet emri Serbi nga librat e historisë ashtu si Lindi ky emër,? Po.!
Rusia dhe sllavet shkruan dhe ju qasen historisë se njëjte nga historianët e shkolluar në Rusi nga viti 1878, të cilët nuk i përmenden shqiptarët për 50 vjet në librat e tyre. Ka ardhur koha që shqiptarët emrin Serbi mos ta shkruajnë në pergamene.
Historianët duhet të shkruajnë të vërteten boll ma me rrena të historisë sllave.

Kryengritja e dytë “ Serbe” . I shihni në foto shqiptarët ortodoks me fustanella. “ Serbia” nuk kishte flamur. Flamuri në foto është vetëm me kryq .

Kur “ Serbisë” iu pranua autonomia me 1830 . Vasa Çubrilloviq shkruante se në atë kohë nuk ishin më shumë se 50-60 mijë serbë. Por edhe kjo është e rrejshme se ata ishin shqiptar ortodoks.

“ Millosh Obrenoviqi “ daja i Karagjorgjes , me deklaratën e tij :. Akademiku i SANU Sima Çirkoviç në librin e tij “ Serbët në e popujve europian ( Zagreb 2008 ) shkruan: Me rastin e shpalljes së dokumentit me të cilin Sulltani e pranoi qeverisjen serbe në pricipatën vazale, me 1830, Millosh Obrenoviçi tha:

”Kështu vëllezë nga dje jemi popull ! “

Me 25.02.2022

Invazioni i Ukrainës nga Rusia: Lufta vazhdon totalisht. Por si është marrëdhënia e forcës midis dy vendeve?

1

Personeli ushtarak ukrainas në zonën Donetsk të Ukrainës lindore. Të enjten filloi pushtimi rus i Ukrainës. Foto: Vadim Ghirda, AP / NTB

Ushtarët rusë kanë përvojë luftarake disa vjeçare. Ukrainasit janë të freskët dhe pa përvojë. Ata kanë një sfidë të madhe, sipas ish atasheut norvegjez të mbrojtjes.

Harald Stolt-Nielsen

Gazetar

Lufta në Ukrainë mund të jetë shumë e përgjakshme. Tani për tani, të gjitha shenjat janë se Ukraina do të qëndrojë e vetme në llogore. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë se dërgimi i forcave amerikane është jashtë diskutimit.

Ushtria ukrainase qëndron kështu e vetme në luftën kundër Rusisë.

Pastaj bëhet një pyetje kyçe: Si është marrëdhënia e forcës midis Ukrainës dhe Rusisë?

Riorganizim ukrainas

Kur Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014, ushtria ukrainase ishte e papërgatitur dhe e dobësuar pas shumë viteve pa investime. Pjesë të mëdha të flotës detare dhe 25 për qind e forcave ajrore u zhdukën kur rusët morën gadishullin ukrainas. Që atëhere, ushtria ka qenë e armatosur rëndë, me mbështetjen e SHBA-së dhe NATO-s.

Por reformat e ushtrisë kanë marrë një kohë të gjatë.

Pavarësisht nga kjo, marrëdhënia e forcës midis Rusisë dhe Ukrainës është zvogëluar. Në vitin 2014, Ukraina kishte rreth 6,500 ushtarë të gatshëm për luftë. Sot, ushtria përbën rreth 145,000-150,000 ushtarë. Kjo është një përzjerje ushtarësh që kryejnë shërbimin për herë të parë dhe ushtarë profesionistë.

Ditët e fundit, qeveria e Ukrainës ka ndërmarrë një numër hapash për të rritur gatishmërinë dhe forcat luftarake. Mobilizimi i plotë është nisur. Kjo do të thotë se të gjithë ish ushtarët midis moshave 18 dhe 60 vjeç duhet të bashkohen me shërbimin ushtarak.

Të enjten mbrëma, 10,000 pushkë automatike u janë dorëzuar banorëve të Kievit që do të mbrojnë qytetin, sipas ministrit të brendshëm të Ukrainës.

A është kjo e mjaftueshme për ti penguar rusët?

Një makinë ushtarake ruse, e parë në qytetin Armyansk afër Krimesë. Foto: Stringer, Reuters / NTB

Forca të forta tokësore, por u mungojnë avionët dhe anijet

“Ata kanë bërë një hap të madh nga kur filloi lufta më 2014. Pastaj mund të fusnin 6.500 ushtarë. Sot ata kanë një ushtri profesioniste, një Gardë Kombëtare dhe forca speciale. Forcat tokësore janë të forta,” i tha Aftenposten Hans Petter Midttun.

Midttun është një ish-atashe norvegjez i mbrojtjes në Ukrainë, analist i pavarur dhe studjues në Nonresident Fellow ved Centre for Defence Strategies (Qendrën për Strategjitë e Mbrojtjes). Pavarësisht se Ukraina shpenzoi 5 për qind të PKB-së së saj për forcimin e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, ajo ka qenë shumë e vogël për të rindërtuar mbrojtjen e saj. Ai thekson një sfidë të madhe për ushtrinë ukrainase:

“Konflikti nga 2014 ka patur pasoja të mëdha. Ata humbën 90 për qind të flotës së tyre. Aneksimi i Krimesë rezultoi gjithashtu në humbjen e 25 për qind të forcave ajrore, tha Midtun.

Hans Petter Midttun ishte një atashe norvegjez i mbrojtjes në Ukrainë nga viti 2014 deri në vitin 2018. Sot ai punon si një analist i pavarur. Në foto këtu gjatë Samitit të Ushtrisë 2015 në kështjellën Akershus. Foto: Anet Ask / Forcat e Armatosura Norvegjeze

Megjithëse forcat tokësore janë të mëdha, ukrainasve u mungon aftësia për të rreshtuar forcat në tokë, në ajër dhe në det.

Prandaj rusët sulmojnë nga ajri. Ata sulmojnë kundërshtarin atje ku janë më të dobëtit.

– Si e vlerësoni raportin e forcës?

“Ministri i mbrojtjes i Ukrainës e ka thënë vetë, ata nuk janë në gjendje të luftojnë kundër rusëve. Forcat e tyre janë shumë më të kualifikuara dhe më të shumta, tha Midtun.

Një numër helikopterësh rusë janë rrëzuar në Ukrainë të enjten. Ky helikopter rus Ka-52 u qëllua nga Kievi. Foto: Efrem Lukatski, AP / NTB

Forca më të shumëta ruse

Ndërsa ushtria ruse konsiderohet e dyta më e fortë në botë, Ukraina është shumë më poshtë në listë. Në vendin e 22-të për të qenë të saktë, sipas listës së Global Firepower nga viti 2021.

E tillë është marrëdhënia e forcës midis të dy vendeve, nëse shkojmë më në detaje në shifra. Së pari, numri i ushtarëve:

Korrupsioni dhe harxhim i parave

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe deri në vitin 2008, forcat e armatosura ruse kalbeshin në një rrëmujë. Ajo u shënua nga korrupsioni dhe një humbje parash.

Pika e kthesës erdhi më 2007. Putin pastaj caktoi Anatoliy Serdjukov si ministrin e ri të mbrojtjes. Serdjukov kishte pak ose aspak sfond ushtarak, por ishte një ekonomist i aftë. Së bashku me gjeneralin Nikolai Makarov, ata ishin përgjegjës për modernizimin e ushtrisë ruse.

Anatoliy Serdjukov ishte kryesori për modernizimin e ushtrisë ruse. Në foto këtu me Presidentin Vladimir Putin në vitin 2012. Foto: Aleksei Druzhinin, AP / NTB

Një raport nga Instituti Norvegjez Hulumtues të Mbrojtjes (FFI) vë në dukje veçanërisht tre aspekte të reformës që ishin të rëndësishme:

1. Rusia u largua nga një mbrojtje e jashtëzakonshme mobilizimi. Në vend të kësaj, ata i kanë dhënë përparësi një mbrojtjeje më të vogël, por të vendosur, me gatishmëri të lartë.

2. Rreth 150,000 oficerë u hoqën dhe disa oficerë të lartë u hoqën. Në vend të kësaj, rusët kanë dhënë përparësi më shumë ushtarë dhe oficerë më të ulët.

3. Numri i ushtarëve profesionistë është rritur ndjeshëm.

Aneksimi i Krimesë dhe luftimet në Ukrainën lindore dhe Siri u kanë dhënë ushtarëve përvojë të rëndësishme. Si në Siri, ashtu edhe në Ukrainën lindore, rusët i ndërruar me qëllim forcat, duke lejuar sa më shumë që të jetë e mundur për të provuar rrugën e tyre në luftime.

Ushtria ruse ka pësuar modernizim të jashtëzakonshëm që nga viti 2008. Kjo është ushtria që tash po lufton në Ukrainë. Foto: Pavel Golovkin, Reuters / NTB

Çështja është nëse Rusia do të invadoj apo pushtojë. Deri tani, ata kanë thënë se nuk do të zënë Ukrainën.

“Unë u besoj atyre në këtë,” thotë Midtun.

Ai vë në dukje se pushtimi i një vendi ku një e treta e popullsisë së vendit ka thënë se duan të luftojnë është shumë i vështirë. Ai thekson se kjo shifër ka shumë të ngjarë të jetë e fryrë.

“Por një pushtim do t’i lidhë forcat e armatosura ruse për një kohë të gjatë. Ukrainasit kanë një fuqi mobilizuese absolutisht të mahnitshme. Përveç kësaj, ata po luftojnë për diçka që do t’u pëlqente shumë. Për këtë është kjo luftë, që Rusia nuk pranon një demokraci që funksionon mirë në kufirin e saj.

Ushtria në Ukrainë tha të enjten mbrëma se forcat ruse po përpiqen të bllokojnë kryeqytetin. Përveç kësaj, ata besojnë se Rusia po përpiqet të krijojë një korridor për Krimenë dhe Moldavinë.

Krigen pågår for fullt. Men hvordan er styrkeforholdet mellom de to landene? (aftenposten.no)

Libra të Jusuf Buxhovit për biblitotekën e shkollës” Don Bosko në Prishtinë

0
Në kuadër të veprimtarisë donatore prej 3000 librash shkolkave të Kosovës të mbështetur nga donatori dhe botuesi Milaim Abdullahu, bibliotekës së shkollës “Dom
Bosko” në Prishrinë, iu dhuruan librat “Kosova – histori e shkurtër”, “Dardania” si dhe disa ekzemplarë të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”.
Me këtë rast, drejtori i shkollës, Don Domenik Skënderi u falemenderua për dhuratat e çmueshme.

Deklaratë e përbashkët e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës pas agresionit ushtarak dhe invadimit të Ukrainës nga Federata Ruse

0

Presidentja e Republikës se Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me krerët e institucioneve të Kosovës për të diskutuar zhvillimet pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe implikimet për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe rajonit.

Në takim kanë marrë pjesë: Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryeministri Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Pas takimit, krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës lëshojnë këtë deklaratë të përbashkët pas agresionit ushtarak dhe invadimit të Ukrainës nga Federata Ruse:

Republika e Kosovës dënon fuqishëm agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse që shpërfaqë hapur qëllimin rus për të minuar të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Gjithashtu, Republika e Kosovës dënon njohjen ilegale të “pavarësisë” së regjioneve ukrainase të Luhanskut dhe Donetskut nga ana e Federatës Ruse.

Strategjia e ndjekur nga Moska për të krijuar përmes agresionit ushtarak entitete fantome brenda territorit të Ukrainës, grumbullimi masiv i forcave ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe sulmi masiv dhe i paprovokuar kundër qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Përpjekjet revizioniste të diktatorit Putin për të minuar parimet themeltare të mishëruara në Kartën e OKB-së e që janë parimi i sovranitetit dhe barazisë së shteteve, integriteti territorial dhe e drejta e kombeve për të vendosur në mënyrë të pavarur për fatin e tyre, gërryen themelet e rendit ndërkombëtar.

Agresioni ushtarak kundër Ukrainës nuk mund të përmbysë triumfin e vlerave të lirisë dhe demokracisë që shënuan përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik, që më shumë se çdo gjë tjetër ishte një burg i kombeve dhe shtypës i lirisë njerëzore.

Sot, në Ukrainë nuk mbrohet vetëm sovraniteti dhe e drejta për vetëvendosje e një populli të lirë dhe e një shteti të pavarur. Por, në Ukrainë mbrohen vlerat universale të paqes, demokracisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje.

Askush më mirë sesa populli i Kosovës nuk e njeh fuqinë e vlerave të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe të drejtës për vetëvendosje.

Ishin këto vlera dhe parime që motivuan botën demokratike që në vitin 1999 të ndërhynte për të shpëtuar popullin e Kosovës nga rreziku i shfarosjes nga regjimi gjenocidal i Serbisë së Sllobodan Milosheviqit.

Tendenca e diktatorit Putin për t’iu referuar rastit të Kosovës dhe për të tërhequr paralele janë tërësisht të paqëndrueshme, abuzive dhe përpjekje për të kamufluar mungesën e çfarëdo baze dhe arsyetimi të sulmit barbar të forcave të tij kundër një shteti sovran.

 

Procesi i pavarësimit të Republikës së Kosovës ka qenë rezultat i shpërbërjes së përgjakshme të Federatës Jugosllave, suprimimit të dhunshëm të statusit federativ të Kosovës, zbatimit të politikës së aparteidit ndaj popullit shqiptar përgjatë një dekade, luftës çlirimtare kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, ndërhyrjes ndërkombëtare për ta ndalur gjenocidin, administrimit ndërkombëtar të Kosovës dhe procesit negociator me ndërmjetësim ndërkombëtar për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Për më tepër, ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si trupi më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare.

Federata Ruse jo vetëm që nuk ka kundërshtuar asnjëherë luftërat pushtuese dhe fushatat gjenocidale të Serbisë në hapësirën e ish-Jugosllavisë, por ka vazhduar të luaj rol negativ duke mbështetur pa rezervë tendencat destabilizuese dhe politikat anti-evropiane në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke shfrytëzuar shtete dhe liderë që i ka nën kontroll, për të penguar integrimin euro-atlantik të rajonit tonë.

Republika e Kosovës është përballur vazhdimisht me përpjekjet e Federatës Ruse për ta minuar sovranitetin dhe progresin e saj, qoftë duke bllokuar anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke armatosur Serbinë dhe duke ndërtuar baza të kamufluara ushtarake në Serbi, në afërsi të kufirit me Kosovën, apo duke orkestruar luftë speciale dhe hibride përmes propagandës dhe formave të tjera që Moska në vazhdimësi ka ndërmarrë kundër Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës shprehë solidaritetin dhe mbështetjen e saj të parezervë me Ukrainën dhe popullin e saj. Në mbështesim të drejtën e patjetërsueshme të Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial.

Ne shprehim shpresën dhe besimin tonë se vetëm reagimi i vendosur i bashkësisë ndërkombëtare, kundër agresionit ushtarak dhe invadimit të Ukrainës nga Federata Ruse është vendimtar për t’i dhënë fund këtij agresioni.

Republika e Kosovës mbështetë plotësisht reagimet e shteteve demokratike dhe organizatave ndërkombëtare dhe iu bashkohet atyre në ndërmarrjen e veprimeve dhe masave që ndëshkojnë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke përfshirë shqiptimin e sanksioneve, masave dhe veprimeve të tjera.

Republika e Kosovës do t`i bashkërendojë ngushtë veprimet e saj me shtetet liridashëse të rajonit dhe aleatët strategjik euro-atlantik, veçanërisht SHBA-të dhe BE-ja, për ta kundërshtuar fuqimisht luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe për t’u përballur me pasojat, të cila mund t`i prodhojë agresioni i Moskës në rajonin tonë nëpërmjet shteteve mike të Rusisë dhe aktorëve joshtetëror. Tendencat destabilizuese të Rusisë ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë.