Kreu Blog Faqe 1385

Batalioni i vrasësve çeçen shkatërrohet tërësisht në Kiev, në mesin e të vrarëve edhe gjenerali i afërt me Ramzan Kadirov, Magomed Tushaev

0
Kryetari i republikës çeçene Ramzan Kadirov në foto me gjeneralin Magomed Tushaev.

Në mesin e të vdekurve është edhe gjenerali Tushaev

Mediumi ukrainas “The Kyiv Independent” ka raportuar se ka shkatërruar batalionin çeçen të përbërë nga 56 tanke dhe të drejtuar nga gjenerali Magomed Tushaev, njëri i besuar i kreut të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Mësohet se batalioni është shkatërruar në Hostomel, në verilindje të Kievit.

Nuk është bërë e ditur se sa kanë vdekur, por raportohet për qindra.

Është thënë se në mesin e të vdekurve është edhe gjenerali Tushaev.

Times-Gazette (1929) / Giuseppe Falgari, berberi personal i Zogut, ruhet nga dy roje të armatosura kur rruan mbretin

0

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Shkurt 2022

 “Times-Gazette” ka botuar, të premten e 9 gushtit 1929, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me sigurinë ndaj mbretit Zog kur ai rruhej nga berberi i tij italian, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Rojet shikojnë berberin teksa rruan mbretin Zog

Burimi : Times-Gazette, e premte, 9 gusht1929, f.7
“Tiranë, Shqipëri – Berberi i mbretit ka një punë delikate

Një i ri i pashëm është berberi i mbretit Zog, me flokë të dendur e të zinj, me mustaqe të vogla në modë dhe me “hijeshinë e shtuar të vetullave të martuara”.

Thuhet se ai jo vetëm që ishte “garantuar” si fashist i vërtetë nga Musolini, por edhe personalisht i ishte prezantuar mbretit Zog prej tij.

Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, Giuseppe Falgari është shërbëtori më i paguar i mbretit Zog. Ai merr, përveç bordit dhe akomodimit, një “pagë” prej 175 dollarësh në muaj, si dhe një tarifë ditore prej 4 dollarësh kur rruan mbretin.

Ndoshta kjo kompenson çdo humbje të dinjitetit që mund të ndiejë Giuseppe kur dy rojet e armatosura qëndrojnë pranë gjatë rruajtjes.

Mbreti shqiptar nuk rrezikon dhe këta kalorës mbrojtës të këtij të fundit, si të thuash, janë gjithmonë në gatishmëri për operacionin e përditshëm.”

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/times-gazette-1929-giuseppe-falgari-berberi-personal-i-zogut-ruhet-nga-dy-roje-te-armatosura-kur-rruan-mbretin/. 

Aurel Dasareti …, na përshendet të gjithëve!

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Përshëndetje të gjithëve,

Sulmet e pajustifikueshme barbare ruse në Ukrainë janë rrezik për ardhmërinë e gjithë Evropës, dhe jo vetëm…

Në të mirë a në të keq, i mirë ose i keq, falënderuar liderit historik të PD që e anëtarësoi Shqipërinë në NATO…

Në nëntor të vitit 2019 shkrova artikullin: “Mini Shengeni” ballkanik është dalje në det e Serbisë përmes Shqipërisë” – që u botua në shumë gazeta elektronike.

Kryeministri i shtetit amë, patjetër, përfundimisht, detyrimisht duhet ta harroje “Mini Shengenin” (Ballkani i hapur). Duhet të qëndrojmë sa më larg Serbisë dhe Rusisë, e jo ta sjellësh brenda përmes Ballkanit të Hapur.. as edhe sabotues përmes turizmit në bregdetin shqiptar…   

Të harrohet përfundimisht asociacioni i Karpateve në tokën e Dardanisë…

Detyra kryesore e Kryeministrit është të sigurojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë (dhe Kosovës), e jo të na sjelli barbarizmin në trojet pellazge-ilire-arbërore.

Ushtarët ukrainas pranë një qendre ushtarake në Kiev. Foto është bërë të shtunën, më 26 shkurt. Foto: Emilio Morenatti / AP

Gjenerali Magomed Tushayev që u vra sot në afërsi të Kievit nga njësitë Alfa të Ushtrisë së Ukrainës. Në foto me të ashtuquajturin presidentin e Republikës së Çeçenisë Ramzan Kadirev, një besnik i përulur i Vladimir Putinit.

Lufta brutale e Putinit: E dërgon njësinë e vrasësve çeçen në Kiev

0

“Skuadra e vrasjeve” çeçene bënë “namaz” para gjuetisë së ukrainasve Foto: Media sociale. 

 

Raportohet se Rusia tani po dërgon forca speciale çeçene në Kiev, ushtarë të njohur për  pamëshirshmërinë e tyre. Misioni është për të vrarë ose kapur zyrtarët ukrainas.

Daily Mail raporton mbi këtë përshkallëzim të ri të brutalitetit të luftës së Putinit kundër vendit të tij fqinj, të cilën ai e quan edhe “popull vëlla”:

Forcat speciale çeçene të quajtura si “gjuetarë” po lëshohen tani në Ukrainë për të arrestuar ose vrarë zyrtarët ukrainas. Sipas Daily Mail, thuhet se ata janë të pajisur me “kuvertë letrash” me fotografi të shënjestrave të tyre, shkruan Daily Mail.

Ky “grup vrasës” i veçantë i përbërë nga çeçenët e fortë dhe luftarakë është kryesisht mysliman, dhe janë parë në një pyll ukrainas ndërsa merrnin pjesë në ritualet e lutjeve përpara misioneve të tyre. Këtu u vizituan edhe nga udhëheqësi i tyre:

Ramzan Kadyrov, 45 vjeç, kreu i Republikës Çeçene dhe një aleat i ngushtë i Putinit, kohët e fundit vizitoi këta ushtarë në Ukrainë.

Kadyrov famëkeq është i njohur për aktet e dhunës dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë atë, ndër të tjera, për ekzekutime jashtëgjyçësore dhe tortura të të burgosurve.

Plani brutal për gjuetinë e njerëzve njihet nga udhëheqja ukrainase, raporton Daily Mail:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, 44 vjeç, tha të enjten se atij i ishte thënë se ishin forcat speciale ruse në Kiev që po e ndiqnin atë.

Ai gjithashtu deklaroi se familja e tij ishte objektivi i dytë i kësaj “liste vrasjesh” lëshuar nga Moska, një listë që përfshin, ndër të tjera, një numër zyrtarësh të lartë të qeverisë ukrainase.

document.no

Ramzan Kadirov

Prezantim i romanit “Eskadronët e vdekjes” dhe bashkëbisedim me autorin z. Bardhyl Mahmuti

0

Vitin e kaluar, në ditën e përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, më 15 janar 2021, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” botoi romanin “Eskadronët e vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti, i cili bazohet në ngjarje të vërteta lidhur me gjenocidin në Kosovë. Mirëpo për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia me coronavirus, nuk bëmë asnjë përurim të kësaj vepre me qëllim që të shmangnim çdo rrezik të përhapjes së COVID-19.
Tani kur situata sanitare na mundëson organizimin e tubimeve, ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e kësaj vepre, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë autori.

Prania juaj në këtë përurim dhe bashkëbisedimi rreth romanit e temës së gjenocidit që trajton kjo vepër letrare, do t’ia shtojë vlerën takimit tonë.

Përurimi do të mbahet më 6 mars 2022, në ora 14:00 , në këtë adresë:
Hotel Winkelried, Landstrasse 36, 5430 Wettingen (Zvicër)

  • Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Prifti Mihon i fshatit Debrishte të Pollogut: Vojsava, e bija e Gërgurit, i ka dhuruar Manastirit “Leshka” një mal të madh me shumë lisa…”(3)

Rrënojat e Manastiri Leshka në anën e Pollogut

Shkruan: Syrja Etemi, pedagog dhe shkrimtar nga Tetova

SHQIPTARËT DHE ORGANIZIMI KISHTAR BZANTIN NË POLLOG (3)

…Vazhdon nga numri i kaluar.

Në gamën e shumë pyetjeve dhe “xiglimeve” të mbarsura me kurreshtje të hazdisura, për shumë kohë – janë hamendjet prafulluese që kanë të bëjnë me çështjen e zhvillimeve, përcaktimeve dhe organizimeve të jetës fetare në Pollog (ku ka gëluar edhe elementi arbëror), duke bërë një digresion nga paganizmi Ilirian – për të ezaurur shkrimet që kanë të bëjnë me krishtërimin, qoftë të ritit perëndimor, qoftë të ritit lindor.
Feja gjithnjë ka luajtur dhe po luan një rol parësor në mbijetesën e një kombi apo të një populli, sidomos të një populli të lashtë e autokton, si që është populli ynë shqiptar, i cili gjithnjë ka qenë në kacafytje me prapëtitë e shekujve. Këtu e kam poentën, sidomos për pjesën shqiptare të mbetur jashta kufinjve zyrtarë të Shqipërisë etnike, e në veçanti – të shqiptarëve indigjenë të Maqedonisë së Veriut, ku organizimi i jetës fetare ndër shekuj është mveshur me tisin e një mjegullnaje të dendur që precipiton në shpjegime dhe interpretime me shumë të panjohura e të dyzuara, për të prërfunduar madje edhe në një amallgamë të padeshifruar sa e si duhet. Pikërisht në këtë dimension do të mundohem që sado pak të hedh dritë në tërë këtë “skëterrë” të pllakosur, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët e Pollogut – këtë mjedis ku kanë ndërvepruar e bashkëjetuar shumë bashkësi etnike e fetare, ku secili ka mëtuar e po pretendon të favorizojë “të vetin” e, secili të kundërshtojë e t’i dumatet tjetrit. Për këtë “eklipsim” jo të beftë, fillimisht u përcaktova t’u referohem atyre pak dokumenteve të shkruara të kohës, por – në veçanti – disa shkrimeve të autorëve apo hartuesve të monografisë: “Tetovo i tetovsko niz istorijata” (Tetova me rrethinë nëpër histori), Tetovë, 1982, me pretendimin për t’ iu shmangur interpretimeve paushalle apo diletanteske. Meqë u përcaktova për monografinë që flet për Tetovën, me këtë rast do t’i referohem kreut IV që ka të bëjë me shënimet e radhës: Pronat feudale të zotërimeve kishtare.

3. Pronat e feudalëve shenjtorë
Në Pollog kanë qenë të përhapur edhe të ashtuquajturat prona të feudalëve shenjtorë. Ata dispononin me fshatra, kisha, bjeshkë, zabele, kodrina, pyje dhe ara, madje edhe toka për mbjellje si dhe bagëti. Ata nga pronat ekzistuese ndanin objekte për dhurim feudalëve shpirtërorë dhe shenjtërorë. Në mes atyre që pranuan dhuratë nga zotëruesit kanë qenë manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) dhe Dhimitër Çalapia (Dmitr Çalapija), zotëri feudal i f.Mel. Feudali i përmendur rrjedh nga rendi i zotërinjve në shoqërinë feudale, përkatësisht nga radhët e fisnikëve pollogasë.
Në shënimet e ndryshme shkruhen emrat e ndonjë fisniku (bujari) pollogas apo (zotërues), ndër të cilët: Dhimitër Çalapija, zotërues feudal i f. Mel, kir Manoillo nga Banica, kir Kaliniku nga Modriça, Kalojani nga Leshka, Teodori nga Leskovjani, kir Aleksa, vëllau i episkopit Vllah, mandej Padro dhe vëllau i Teodorit, gjergj Sulima, Teodor Sulima, Makarie, sevasti Rounzer, kir Nikifor, sevast Sevlad, kir Andronik, kir Mihaillo, kira Zoja, kefalija i Pollogut, Vllado etj. Aty është edhe Isah, i cili i dhuroi manastirit një të katërtën e f. Sallarevë (me oborr, livadhe, ara, mullinj dhe kullota)), madje Varnava, i cili i dhuron manastirit një të shtatat e f. Falishtë, si dhe Zhegra dhe Progoni, të cilët i ekspozoheshin një presioni të fuqishëm nga ana e feudalëve kishtarë.
Qefalia si drejtues krzen disa funksioni. Ai urdhëron njerëzit e varur të shkojnë në punë, të ndërtojnë qytete, të punojnë vneshtë, të marrin pjesë në “ushtri”, në udhëheqjen e karvaneve si dhe të dërgojnë lajme.
4.Pozita e fshatarëve të varur
Prona dhe pasuria e feudalëve ka qenë e mbështetur në bazë të pozitës dhe “gjakut” të njerëzve të varur. Për këtë arsye, fisnikët apo feudalët i kanë kushtuar kujdes precizimit të ndarjes së punës së krahut, e cila rrjedh nga radhët e paricëve. Njerëzit e varur janë të lidhur me tokën dhe punën. Ata kanë jetuar rëndom në familje të mëdha (me gjithë fis) në fshatra. Disa vendbanime janë përbërë nga disa mëhallë. Fshatrat ishin të locuar apo të krijuar në rrafsh por edhe në vise kodrinore-malore, ku përbënin fshatëzin e barinjve.
Fshatarët e varur në radhë të parë mirren me bujqësi, lavërtari (sedenie). Me këtë, ka raste të shfrytëzimit edhe të ujit për ujitjen e kulturave bujqësore. Përveç kësaj, në pronën e manastirit është favorizuar zhvillimi i vneshtarisë, madje frutikulturat, si dhe blegtoria. Manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska), posedonte livadhe, zabele si dhe bjeshkë me kullota verore dhe dimërore. Me ruajtjen e bagëtisë, zakonisht janë marë Vllehët (Vllasi) dhe Shqiptarët (Arbanasi). Në Pollog, nën qeverisjen serbe, kishte edhe aktivitete artizanale dhe xehetare, megjithatë, në mungesë të ruajtjes së burimeve , është vështirë të kuptohet zgjërimi i tyre.
Teprica e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale nxirrej në treg (trg) dhe panair (panagjur). Me këtë, autoriteteve mbretërorë dhe eprorëve tjerë nuk u lejohej të mbledhin taksa nga “tregu tetovar” (“htetovski trg”). Manastiri kishte të drejta të veçanta edhe në treg, i cili më herët mbahej në oborrin e kishës.
Njerëzit e mvarur kanë qenë të ngarkuar me taksa e tatime dhe me punë të detyrueshme. Përveç punëve të krahut, paguanin edhe tatime plotësuese. Zotëruesit apo sundimtarët bizantinë kanë patur zakon që në raste të dasmës të mbledhin bagëti, veçanërisht këtu në Maqedoni e, me këtë edhe në Pollog. Përveç kësaj, oborri mbretëror i Konstantinopolit detyronte që popullata apo banorët e zonave kryengritëse të jepnin tatime me vlerë e sasi më të madhe.
Të vazhdojmë mëtej! Pas sundimit bizantin dhe serb, Lugina e Pollogut bie nën sundimin osman pas betejës së Kosovës dhe, me siguri në të njëjtën kohë kur edhe Shkupi, (në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shek. XIV). Turqit osmanlinj në territoret e pushtuara formuan vilajete (nahije), ku Tetovën e quajnë Kallkandelen. Në situatën e re ushtarake e politike të krijuar, Tetova filloi të konsolidohet e rritet në qendër administrative, ndërsa qytetet e ruajtura mesjetare Sobri (në Orashë në afërsi të kufirit me Kosovën) dhe Tërnova gradualisht fillojnë të humbin domethënien dhe rëndësinë e tyre.
Në ditët e fuqizimit të pushtetit osman në Pollog, përmendet “sinjor de Pollogo”. Megjithatë, mbetet e paqartë, kush është kjo figurë që ka evidentuar Barleti, biografi i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë “zotëri” dihet vetëm se ka qenë babai i Voisavës, që ishte nëna e Skënderbeut.
“Me këtë rast, do të bëj një digresion të shkurtë me pretendimin për të hedhur pakëz dritë në këtë mjegëtirë, duke iu referuar një dokumenti të kësaj kohe që flet për “zotëriun anonim”. Këtu, patjetër t’i referohemi një burimi mjaft indikativ nga: “Shkrimet e vjetra bizantine”, që, përveç tjerash, nxjerrin në dritë edhe një letër të shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri i Leshkës në Pollog (me shërbyes fetar edhe nga “arbanasët e krishterë”). Këtu, përveç tjerash thuhet: “Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Vojsavën si e bija e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, – në shkrimin e vjetër bizantin të vitit 1366, në të cilin shtohet edhe kjo:

“Prifti Mihon i fshatit D e b r i sh t e të Pollogut na ka lënë një shënim për Vjosavën, të bijën e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me shumë lisa.”

Invazioni i Ukrainës: ushtarët rus me uniforma ukrainase. Të veshur si polic. Ose priftërinj. Kështue e bëjnë rusët luftën

0

Kur forcat ruse u shfaqën në distriktin Obolon të Kievit të premten në mëngjes, ajo erdhi si një tronditje për banorët e kryeqytetit.

Si mund të arrinin atje kaq shpejt?

Një shpjegim është se ata përdorën makina ushtarake ukrainase. Dhe ata ishin veshur me uniforma ukrainase.

Të kamufluar si ushtarë ukrainas, ata arritën të hyjnë thellë në territorin ukrainas, sipas një mesazhi të Shtabit të Përgjithshëm të Kievit.

Gjatë luftimeve të ashpra në Kiev mbrëmë, disa burime ukrainase raportuan sulme nga sabotuesit rusë të veshur si policë ukrainas.

Sipas ish-prokurorit të përgjithshëm të Norvegjisë, kjo lloj lufte është qartësisht në kundërshtim me Konventën e Gjenevës.

Pushtimi i Ukrainës hedh dritë mbi mënyrën se si Rusia po bën luftë.

Grupet e sabotazhit krijojnë frikë dhe kaos
Të premten në mëngjes në orën 8.m., erdhi një mesazh urgjent nga shtabi i përgjithshëm ukrainas.

«!!! KUJDES! Ky informacion duhet të shpërndahet gjerësisht. Armiku po përdor pajisjet tona!”.

Mesazhi u përhap gjithashtu publikisht për të paralajmëruar sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

“Grupet sabotuese dhe zbuluese të forcave ruse përdorin automjetet e marra nga Garda Kombëtare Ukrainase për të depërtuar thellë pas pozicioneve ukrainase,” shkruante Shtabi i Përgjithshëm.

Gjatë luftimeve të mbrëmshme në Kiev, forcat ruse të veshura si policë sulmuan, sipas gazetës Ukrainsky Pravda dhe disa burime të tjera ukrainase.

Ushtria ruse dëshiron të krijojë frikë, panik dhe kaos.

Në të njëjtën kohë, në këto metoda përdoren për të ekspozuar pozicionet ukrainase, para se rusët të vënë në artileri dhe armë më të rënda.

Përdorimi i ushtarëve të veshur si civilë shton edhe rrezikun e viktimave civile. Një burim ukrainas pretendoi se rreth 60 “sabotues” u vranë në Kiev natën e së shtunës.

-Veshja e uniformave, flamujve apo emblemave ushtarake të homologëve gjatë sulmeve nuk lejohet. Kjo është shumë e qartë,” thotë ish-Prokurori i Përgjithshëm dhe eksperti kryesor i Norvegjisë mbi të drejtën ndërkombëtare të luftës Arne Uilli Dahl. Foto: Private

– Krejt e qartë se nuk është e lejueshme.

-Veshja e uniformave, flamujve apo emblemave ushtarake të homologëve gjatë sulmeve nuk lejohet. Kjo është shumë e qartë.

Thonë se ish prokurori i përgjithshëm Arne Uilli Dahl. Ai udhëhoqi shërbimin e prokurorisë ushtarake nga viti 1988 deri në vitin 2014.

Ai i referohet Protokollit Suplementar 1 të Konventës së Gjenevës, i cili u ratifikua në vitin 1977.

“Kështu që rusët duhet ta dinë se kjo nuk lejohet.

Cila është pamja më gjithëpërfshirëse tani?
Pushtimi rus deri tani duket të jetë kryesisht i planifikuar si shumë analistë ushtarakë perëndimorë vlerësuar paraprakisht:

  • Së pari, sulme masive me raketa, raketa (raketa me një sistem kontrolli) dhe armë ajrore kundër pikave kyçe, qendrave komanduese dhe strukturës së rëndësishme.
  • Sulme të shpejta dhe sabotime me ndihmën e sabotuesit.
  • Përdorim i gjerë i parashutëve dhe forcave të lëvizshme, duke u përpjekur për të marrë kontrollin e pozicioneve të rëndësishme.
  • Lufta e madhe e shpërndarjes së dezinformatave publike që po zhvillohet dhe dezinformimi i të dy palëve, pritet gjithashtu. Të dy palët përpiqen të dobësojnë  vullnetin e tjetrit. Si media ruse, ashtu edhe ukrainase i tregojnë imazhet në TV si “provë” se pala tjetër po e humbë luftën.
  • a më e madhe është se rusët kanë arritur kievin më shpejt se ç’mendonin shumë, duke kërcënuar qytetin nga disa anë. Në të njëjtën kohë, forcat ruse po përparojnë me shpejtësi në jug drejt Odesës.Por në lindje, përgjatë vijës së frontit të republikave rebele, çdo gjë sugjeron se njësitë ukrainase kanë rindërtuar një seri sulmesh.

    Të mërkurën, Putin tha se qëllimi i luftës ishte të shpëtonte popullin rus dhe të “de-nazizonte” Ukrainën.                                                                                                   Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulme të rënda ndaj civilëve. Deri tani, është e pamundur për palët e pavarura të verifikojnë sesa të mëdha janë humbjet e jetës njerëzore.                                                                                     

    Shpëtues ukrainas kalojnë një raketë ruse në Kharkiv më 25 shkurt. Fotografia: Maksim Levin/ Reuters/ NTBÇfarë po bënte prifti në fushëbetejë?
    Një nga historitë e çuditshme nga lufta deri tani rrjedh nga luftimet e ashpra në aeroportin Antonov në Gostomel disa milje jashtë Kievit.

    Ushtarët ukrainas zbuluan një njeri në pozicionet e tij, i cili po sillej në mënyrë të dyshimtë.

    Kur u arrestua, doli se kishte pajisje harte dhe shënime në të cilat kishte vënë re pozita gjeografike.

    Kush ishte ai njeri?

    Ekspertët e kompjuterit të grupit kërkimor Bellingcat ishin në gjendje të zbulonin identitetin e tij të premten.

    @bellingcat

    Svar til

    Identifying the accused spy was a matter of searching Findclone (a Russian facial recognition site built off of scraped VK data) and Pimeyes (a general site that does facial recognition). Both sites pointed to the same priest when searching the face of the captured man.
    Bellingcat
    @bellingcat

    From there, his Facebook page shows a recent photo of him with the same necklace and identical beard colors.

    Ai ishte prift ortodoks rus. Prifti tani është arrestuar dhe dyshuar për spiunazh për rusët, sipas mediave ukrainase.

    Përdorimi i priftërinjve ose i civilëve të tjerë në luftë nuk thotë asgjë për Konventën e Gjenevës.

    “Problemi është se çfarë ndodh në qoftë se ju kapeni. Pastaj ju nuk keni të njëjtat të drejta si një ushtar,” thotë dahl.

    Ish prokurori i përgjithshëm është skeptik se si të burgosurit e luftës shfaqen në TV në luftën e Ukrainës.                                                                                                        “Për të treguar se keni të burgosur lufte, nuk mund të thoni asgjë. Por të burgosurit nuk duhen trajtuar në një mënyrë degraduese.

    Amnesty: Disa krime të mundshme lufte
    Në qytetin Melitopol në Juglindje të Ukrainës, thuhet se një spital është goditur nga raketat ruse.

    Amnesty International ka deklaruar tashmë se forcat ruse mund të jenë prapa disa krimeve të luftës.

    “Ushtria ruse tregon një mungesë të plotë konsiderimi për civilët duke përdorur raketa balistike që goditën zona të mëdha në zona me popullsi të dendur. Disa nga këto sulme mund të jenë krime lufte.”, sekretari i përgjithshëm Agnès Callamard në Amnesty International.                                                                                                            Një raketë balistike është një raketë që mund të shkojë në skajin e sipërm ose mbi atmosferë.

    Amnesty ka përpiluar prova nga tre sulme ruse në të cilat së paku gjashtë civilë janë vrarë dhe së paku 12 janë plagosur.

    OKB raporton se 127 civilë u vranë apo u plagosën gjatë ditës së parë të luftës, sipas BBC.

    Dhe rreziku i viktimave civile rritet ndërsa rusët bëhen gati të hyjnë në qytete të mëdha si Kievi, Odesa dhe Kharkiv.

    “Kjo do të jetë një çështje e rëndësishme që shkon përpara. Sidomos kur rusët sulmojnë nga ajri dhe sulmojnë me forca të mëdha», thotë Dahl.

  • Russiske soldater i ukrainske uniformer. Utkledd som politi. Eller prester. Slik driver russerne krig. (aftenposten.no)

Luftë e përmasave botërore!

0

Pasojat e bombardimeve të Rusisë në Ukrainë…, pamje të sotshme nga Kiev sot.

Florim Zeqa, Itali

Edhe pse situata në Ukrainë është krejtësisht tjetër në krahasim me Kosovën, skenarët e pushtuesve serbë janë të përafërt, do të thoja identik me ata rus. Rreziku i invazionit serb në veri është më i madh se asnjë herë më pas 12 qershorit të vitit 1999.

Tensionet luftënxitëse në Ballkan, e ndihmojnë Putinin në Ukrainë

Pushtimin e Ukrainës nga Rusia cariste e Vlladimir Putinit duhet shiquar si tendencë për përmbysje të balancit politik dhe ushtarak në botë dhe krijimin e një rendi të ri botërorë. Prishjen e balanacit aktual politik botërorë dhe krijimin e një situate të favorshme pas krijimit të rendit të ri botërorë, Serbia do ta shfrytëzojë për sulm ushtarak ndaj Kosovës dhe jo vetëm.

Implikimi eventual ushtarak i SHBA-ve në Ukrainë përveqse do të shkaktojë krizë të përgjithshme globale, pasojat e sigurisë do të jenë të paparashikueshme. Këtë situatë duhet shiquar edhe si mundësi për mospërhapjen e luftës nukleare me përmasa shkatërrimtare për njerëzimin.

Heshtjen e Serbisë karrshi invazionit rus në Ukrainë, duhet kuptuar si një përgatitje të shtetit serb për ripushtimin e veriut, e mbase edhe të Kosovës në tërësi!

Serbia do të përpiqet ta shfrytëzojë shëmbullin e vëllaut të madhë, Rusisë, gjegjësisht sulmin ndaj Ukrainës për sulm ndaj Kosovës dhe më gjërë.

Prandaj, me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes së opinionit botërorë nga Ukraina, Rusia do të përkujdeset për ngritjen e tensioneve luftënxitëse në Ballkan, e në veçanti në ish republikat jugosllave, të cilat u lanë në gjak dy dekada më parë nga barbaria serbe.

Të rishikohen rezervat shtetërore dhe të rritet shkalla e gatishmërisë kombëtare

Përderisa zhvillimet dramatike pas pushtimit të Ukrainës kanë reflektuar pasiguri në shumicën e shteteve të Bashkimit Europian, e njëjta gjë nuk po ndodhë në vendin tonë! Kur të gjitha shtetet po i bëjnë llogaritë, se çfarë do të ndodhë në rast të përfshirjes në luftë të SHBA-ve, politikanët kosovarë dhe ata shqiptarë në përgjithësi po ndjehen tepër komod dhe të relaksuar në pozicionet e tyre politike dhe partiake!

Përderisa Serbia po rritë rezervat e shtetit me artikuj ushqimor dhe po mbushë rezervaret me naftë, politikanët shqiptarë janë të zënë me njëri-tjetrin për interesa partiake.

Përderisa shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian janë duke i përcjellur me shqetësim të madh zhvillimet ushtarake në Ukrainë, ne ende në parlamentet tona merremi me njëri-tjetrin, me akuza dhe kundër akuza, me sharje e fyerje pa asnjë shqetësim nga situata konfliktuoze e përmasave glogale, thuajse e gjithë bota sillet rreth nesh!

Kjo sjellje indiferente dhe mostrajtimi i duhur i situatës çfarë e kemi me fqinjin verior-Serbinë, mund t’na kthehet në bumerang fatal për shtetin e Kosovës.

Kosova dhe Shqipëria, përveq përgatitjes ushtarake, duhet të jenë në gjendje gatishmerie edhe sa u përket rezervave shtetërore të ushqimeve dhe ilaçeve për përballimin e krizës eventuale humanitare.

E pajustifikueshme sjellja indiferente e politik-bërjes kosovare përballë rrezikut global

Më shumë se asnjëherë më parë, Kosovës dhe Shqipërisë i duhet koordinim dhe bashkërendim i veprimeve politike me SHBA-në dhe partnerët tjerë strategjikë perëndimor, e në veqanti i duhet unifikimi i spektrit politik vendor.

Që kjo të ndodhë, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në mënyrë imediate duhet të suspendojnë të gjitha agjendat politike që shkaktojnë përplasje të brendshme politike dhe sociale në vend.

Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në stabilitetin e brendshëm politik, furnizimin e qytetarëve me energji elektrike 24 orë pa ndërprerje, sigurimin e rezervave ushqimore dhe barnave për popullatën për një afat kohorë së paku gjashtë mujorë, ngase nuk i dihet çfarë do t’na sjellë e nesërmja!

P.S. Derisa unë po e shkruaja këtë artikull, oshëtima e lëvizjes së aeroplanëve ushtarak të NATO-së nga baza ushtarake e Avianos për në atë të Viçencas dhe anasjelltas, më ktheu 23 vite pas, kur për 78 ditë e netë rresht shkonin e vinin aeroplan bombardues nga baza ushtarake e NATO-s në Aviano.

Revista amerikane (1929) / Punime hidraulike moderne në vendin e Mbretit Zog

Produkt “Flush-Kleen” i Chicago Pump Company, i zgjedhur nga Legata Amerikane për instalim në Tiranë, Shqipëri – Burimi : Municipal News and Water Works, shkurt 1929, f.34

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Shkurt 2022

“Municipal News and Water Works” ka botuar, në muajin shkurt 1929, në faqen n°34, një shkrim në lidhje me instalimin e një pajisjeje moderne për shkarkimin e ujërave të zeza në Legatën amerikanë në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Punime hidraulike moderne në vendin e Mbretit Zog

Burimi : Municipal News and Water Works, shkurt 1929, f.34

Kjo është një histori nga Tirana, atdheut të mbretit Zog të Shqipërisë, dhe duket sikur duhet të fillonte “Një herë e një kohë”, nëse do të ishte një histori zanash, por kjo është një histori e vërtetë dhe i përket kohës së tashme, 1929.

Tirana ndodhet në veriperëndim të Greqisë dhe Mbreti Zog është sovrani më i ri në Evropë, dhe duke qenë një mbret modern, ai donte disa përmirësime moderne, kështu që muajin e kaluar Tirana u furnizua me drita elektrike për herë të parë në historinë e saj.

Pavarësisht mbretit të ri dhe modern dhe dritave elektrike të reja dhe moderne, Tirana është ende një qytet që shfaqet si një përrallë, sepse rrugët janë të paasfaltuara dhe nuk ka trotuare. Në të dy anët e rrugës së ngushtë kryesore, pazaret orientale shfaqin mallrat e tyre — mallra të të gjitha llojeve.

Në këtë qytet nuk ka sinjale “Stop e Kalo – Stop and Go” dhe gomerët e ngarkuar me mallra dhe gratë që mbajnë shishe uji mbi kokë tunden me njëra-tjetrën në rrugë dhe e drejta e kalimit i takon më të fortit.

Këtu, pra, në këtë qytet me emrin që tingëllon si përrallë dhe mjedisin e tij mesjetar, është shfaqur një nga llojet më të fundit të shkarkimit të ujërave të zeza të njohura për qytetërimin. Sapo u disponua (mundësua) fuqia e nevojshme për funksionimin, ky instalim modern hidraulik u zgjodh nga Legata Amerikane në Tiranë.

Për shkak të mungesës së mekanikëve që janë të njohur me këtë lloj pajisjeje dhe për shkak se pjesët e riparimit, nëse nevojiten, do të ishin të vështira për t’u marrë, inxhinierët që punonin për Legatën Amerikane i kushtuan vëmendje këtyre çështjeve, dhe për këtë arsye prodhuesit e “Nxjerësit të ujërave të zeza Flush-Kleen – Flush-Kleen Sewage Ejectors” janë të kënaqur që ky lloj pajisjeje është zgjedhur për këtë punë.

Pra, “Flush-Kleen Ejectors” kanë shkuar të punojnë në tokën e mbretit Zog dhe ndoshta nuk do të kalojë shumë kohë që vendasit dhe mbreti modern të marrin thirrjen “Tirana më e madhe dhe më e mirë” dhe magazinierët (tregtarët) e Tiranës do të duhet të zhvendosen në lagjet e tjera për t’i hapur rrugë rulit me avull.

 *Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/revista-amerikane-1929-punime-hidraulike-moderne-ne-vendin-e-mbretit-zog/.

Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët?

0

Kjo pamje tregon ushtarët ukrainas në pozicione mbrojtëse në një hyrje kryesore të qendrës së qytetit Kiev, përgjatë lumit Dnipro, rreth orës 11.30 të mëngjesit sipas orës lokale, ose 10.30 të mëngjesit me orën europiane. Qendra e qytetit Kiev është e vendosur në kreshtë, në sfond, rreth një kilometër larg. Foto: Gleb Garanich, Reuters/NTB

Prof.dr. Eshref Ymeri

Ngjarjet tragjike të ditëve të fundit, kur shovinizmi rusomadh, pasardhës i denj i shovinizmit tradicional rusocarist, ka ndërmarrë një agresion të tipit fashist kundër Ukrainës, kushdo rri e shtron pyetjen se cila është arsyeja e një urrejtjeje kaq të madhe që Moska ushqen ndaj Kievit?
Në bazë të gërmimeve arkeologjike, dihet që vendbanimet e hershme në territorin e qarkut të Kievit kanë pasë ekzistuar që në epokën e paleolitit të epërm 20-25 mijë vjet më parë. Kievi është themeluar në shek VI. Me këtë rast, në vitin 1982 qe hedhur në qarkullim një pullë postare me rastin e 1500 vjetorit të themelimit të tij. Themelues i tij ka qenë prinvi Kij. Pikërisht në nderim të tij, qyteti u quajt Kiev.
Kievi shpesh herë quhet si “nëna e qyteteve ruse” dhe vlerësohet si djepi i qytetërimit ortodoks sllavianolindor. Rusia Kieviane (ky shtet kështu është quajtur në Evropën Lindore në shekujt e mesjetës) konsiderohet prej të dy vendeve si pararendësja e tyre historike.
Moska është themeluar në vitin 1147. Themelues i saj ka qenë princi ukrainas i Kievit Juri Dollgoruki (1090-1157).
Tradicionalisht, rusëve nuk u ka pëlqyer që Kievi, si kryeqytet i Ukrainës, të konsiderohej si vatra e qytetërimit sllavianolindor. Prandaj shovinizmi rusomadh, gjatë shekujve, Ukrainën e ka parë me syrin e njerkës dhe ka bërë ç’është e mundur për t’ia grabitur historinë, për ta praqitur Moskën si qendrën e një qytetërimi të tillë. Pikërisht këtu e ka themelin hasmëria shumëshekullore që ka pasë ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë mes këtyrte dy kombeve.
Pas dyndjes tataromongole drejt Rusisë Kieviane në vitet 1237-1242, fatet e popullit rus dhe të popullit ukrainas u ndanë përfundimisht nga njëri-tjetri.
Pra, marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës kanë një parahistori të gjatë, e cila është shoqëruar me mjaft ngjarje të rënda që kanë lënë gjurmë të thella në vetëdijen kombëtare të popullit ukrainas. Unë kam një informacion të pasur për natyrën e këtyre marrëdhënieve, të cilat kanë kaluar nëpër një spirale tragjike. Por në këto shënime nuk dëshiroj të shfletoj informacionet personale nga burime të mirfillta ukrainase, në mënyrë që të mos i lë shteg vetes të bëj vlerësime që ndokujt mund t’i tingëllojnë si subjektive, aq më tepë që unë ushqej shumë urrejtje ndaj politikës ruse, e cila tradicionalisht, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë një qëndrim tejet armiqësor ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe ndaj Republikës së Kosovës në veçanti, deri edhe në ditët tona.
Prandaj e quajta me vend t’u drejtohem ca shënimeve mjaft interesante të një analisti ukrainas, i cili, duke u mbështetur mbi fakte historike, hedh mjaft dritë mbi arsyet e vërteta se pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët:
Në vijim, lexuesve të nderuar po u përcjell shënimet e analistit ukrainas:
“Kohët e fundit, rusët gjithmonë e më shpesh po ankohen për faktin se nëpër faqet e internetit po përplasen me shfaqjet e një urrejtjeje “të pakuptueshme” nga ana e “vëllezërve” ukrainas. Se, demek, ngado që hedhin sytë në faqet e internetit, ata gjithandej lexojnë pikërisht sharjet dhe ofendimet e këtyre “vëllezërve”. Se, që ta merrni vesh, më herët, rusët ushqenin një simpati të madhe ndaj ukrainasve (se gati secili në fisin e vet e ka një të afërm ukrainas), kurse tani pyesin veten në hutim e sipër:
“Cila është arsyeja që ukrainasit na urrejnë kaq shumë?”
I dëgjova sa i dëgjova një copë herë të mirë të gjitha ankesat e tyre, të shoqëruara me lot, dhe pastaj i dhashë karar që t’ua shkoqitja mirë e mirë “vëllezërve” tanë se cila është arsyeja që ukrainasit ushqejnë kaq shumë urrejtje ndaj tyre dhe se çfarë duhet bërë që gjithçka të nisë që nga fillimi.
Për fjalë të nderit, mua më habit paksa zemërata e rusëve lidhur me agresionin leksikor dhe me urrejtjen që ukrainasit ushqejnë ndaj tyre. Prandaj po ju drejtohem sikur të isha në një bashkëbisedim me ta:
Tani, që t’i themi gjërat açik, çfarë dëshironi ju? Ju na shisni atë gazin tuaj të qelbur me çmimin më të lartë në Evropë dhe pastaj i hapni sytë kokërdhok se pse ukrainasit ju shajnë nga nëna e nga baba poshtë e përpjetë. Sigurisht që do të shfajësoheni se në këtë mes e ka fajin Putini, se rusët e thjeshtë s’kanë gisht në këtë mesele. Jo more! Po këtë gjel të fryrë kush e zgjodhi president për të tretën herë? Kush e ngre deri në qiell këtë farë burri? Tani atë, sigurisht, nuk e kanë fort qejf, por prapëseprapë në Rusi nuk janë të paktë ata që mendojnë me prapanicë, të cilët i kanë dalë krah carit të mbarë Rusisë në të gjitha nismat e tij, përfshirë këtu edhe politikën që drejtohet kundër Ukrainës.
Por nejse, sikur halli të ishte vetëm te gazi. Por gjelat tuaj të Kremlinit ia kanë bërë trutë dhallë Ukrainës jo aq për atë punën e gazit, sesa për të gjitha gjërat e tjera që kanë të bëjnë me punët tona të brendshme.
Le të marrim qoftë edhe punën e gjuhës. Ç’ju hyn në hesap juve se ç’gjuhë flasin njerëzit në Ukrainë? Si-si? Ju dashkeni që rusët etnikë që jetojnë në Ukrainë të flasin në gjuhën amtare? Jo more! Po ju a ua keni krijuar këtë mundësi ukrainasve etnikë që jetojnë në Rusi? Atëherë çfarë pretendimesh paskeni ndaj nesh? Se që të kërkosh diçka, në fillim duhet të japësh shembullin personal dhe mandej t’u rrokanisësh kokën të tjerëve për të drejtat e veta.
Po ç’thotë historia? Ç’ju hyn në qese juve se cilët janë heronjtë tanë kombëtarë? Ju shikoni historinë tuaj. Heronjtë tanë, së paku, kanë luftuar kryesisht kundër okupatorëve dhe jo kundër popullit të vet. Dhe ç’keni që na qortoni orë e çast për faktin që ne zhvillojmë një politikë antiruse, duke lëvduar ata që kanë luftuar kundër Moskës. Mos ne ju kemi akuzuar gjë vallë për faktin që Rusia zhvillon politikë antiukrainase, duke ngritur në qiell Pjetrin e Parë (1672-1725) që e shkoi në thikë Baturinin (kryeqytet i kozakëve të Ukrainës në shek. XVII-XVIII – E.Y.) dhe shkatërroi qendrat administrative usharake, ose duke i thurur lavde careshës Ekaterina (1729-1796) që likuidoi udhëheqësit ushtarakë ukrainas dhe shkatërroi për herë të dytë qendrat administrative ushtarake dhe vendosi në Ukrainë të drejtën e bujkrobërisë?
Po ç’i keni gjithë këto thirrje për bashkim? Ju menduakeni se ky na qenka qëndrim vëllazëror, të bësh thirrje për bashkim, duke mbjellë frikën me këtë rast me gjithfarëlloj komplikacionesh që mund të lindin për udhëheqësit ukrainas në rast se Ukraina nuk jep pëlqimin për aleancë doganore me Rusinë? Jo, këtij nuk i thonë qëndrim vëllazëror, këtij i thonë qëndrim shtazëror! Po ç’janë ato kërcënime për të dhënë një goditje bërthamore kundër Krimesë në rast se Ukraina bëhet anëtare e NATO-s? Ju e quakeni normal një qëndrim të tillë?
Është e natyrshme që dikush do të thotë se politika nuk duhet të ndikojë mbi marrëdhëniet e popujve. Demek, na qenkan politikanët këta me trurin kryq që provokuakan konflikte, kurse populli i thjeshtë laka duart në këtë mes. Me gjithë mend e keni! Juve ju paska mbetur hatëri për faktin që ukrainasit nuk u shprehkan siç duhet për ju nëpër faqet e internetit. Po ju lexoni në fillim se çfarë shkruajnë për ukrainasit në internet bashkatdhetarët tuaj që vuajnë nga mania e madhështisë dhe nga hemoroidet e shovinizmit rusomadh.
Mos ju menduakeni se neve, ukrainasve, na vjen mirë të lexojmë se, demek, qenkemi popull i paqenë, se paskemi tradhtuar “gjirin”, pardon, emrin e vet “rrënjës”, domethënë “rus” dhe lloj-lloj përçartjesh të tjera? Dhe mandej lini mendjen kur ndonjë ukrainas, “pa ndonjë arsye”, ju shan në themel e në çati?
Ju pyesni se çfarë duhet bërë “për ta kthyer gjithçka ashtu siç ka qenë”? E po, sa për sefte, duhet ta pranoni se “siç ka qenë” asnjëherë nuk ka qenë.
Marrëdhëniet e tendosura mes ukrainasve dhe rusëve kanë qenë të përhershme. Ato nuk janë krijuar sot, ato shkojnë larg, e kanë zanafillën që nga kohët e Rusisë Kieviane, kur princët rusë që gjoja i përkisnin së njëjtës etni, thereshin me njëri-tjetrin që si e si të hidhnin në dorë fronin e Kievit.
Megjithatë, nuk kemi ndër mend të futemi thellë në histori. Do ta fillojmë nga viti 1618, kur hetmani (komandant i trupave kozake, – E.Y.) ynë lavdimadh Sahajdaçni (1582-1622), së bashku me zaporozhasit e vet të lavdishëm, i kalli datën Rusisë dhe për pak sa nuk pushtoi Moskën. Unë mendoj se pikërisht që asokohe rusët i kanë marr zët ukrainasit. Dhe kjo është e kuptueshme: moskovitët asokohe i mbushën pantallonat.
Mandej pasoi beteja në afërsi të Konotopit (qytet i krahinës Sumskaja në verilindje të Ukrainës – E.Y.), kur një tjetër hetman i shquar, Vigovski (1608-1659) u dha dërrmën trupave cariste. Kanë pas qarkulluar llafe asokohe se cari rus kaq keq i paskej mbushur pantallonat, saqë ia kishte mbathur nga Moska, nga frika se mos kozakët do të shkonin për të hedhur në dorë shpirtin e tij mëkatar.
Paskëtaj kanë qenë jo të pakta betejat e ukrainasve në aleancë herë me polakët, herë me turqit, herë me suedezët, herë me gjermanët kundër rusëve. Prandaj nuk pinë ujë hipokrizitë dhe rrëfenjat me përralla për “miqësinë shekullore mes popujve vëllezër”, sepse, në të vërtetë, nuk ka pas ekzistuar kurrfarë miqësie. Sepse ata, me të cilët ju gjoja keni pasur miqësi, nuk kanë qenë ukrainas dhe djalli e merr vesh se kush kanë qenë ata, sepse ukrainasit e vërtetë asnjëherë nuk hynin në marrëdhënie miqësore me ata që iu kanë bërë të liga.
Po, po! Dhe nuk është nevoja të shtrembëroni turinjtë dhe t’i hapni sytë kokërdhok nga qielli. Ju menduakeni se treqind vjet bashkëjetesë në një shtet të vetëm kanë qenë periudhë idilike fund e krye, se, demek, ukrainasit dhe rusët kanë jetuar në paqe dhe në lumturi? Por ne, ukrainasit, nuk jemi të këtij mendimi. Ne e mbajmë mend shumë mirë sesi carët tuaj, bashkë me careshat tuaja, ndalonin përdorimin e gjuhës sonë, se si ata po e shfarosnin vetvetësinë (identitetin) tonë, duke mos lejuar përdorimin e emërtimit “Ukraina” (që do të thotë krahinë kufitare dhe që në fundin e shek XVIII rusët filluan ta quanin “Rusia e Vogël” – E.Y.) dhe “ukrainas”, duke i zëvendësuar ato me emërtimet idiote “Rusia e Vogël” dhe “rus i vogël”; se si sundimtarët tuaj i torturonin me armën e urisë stërgjyshërit tanë dhe i vrisnin për të vetmen arsye se ata donin të jetonin të lirë në shtetin e tyre të pavarur.
Çdo ukrainas normal e di dhe e mban mend një gjë të tillë. Kurse ata që i mohojnë të gjitha këto fakte, ata vetëm ukrainas nuk janë.
Prandaj, në qoftë se dëshironi që ukrainasit të mos ju urrejnë më, në qoftë se keni qejf ta ktheni atë që nuk ka pas ekzistuar kurrë, ja se çfarë duhet të bëni: cari juaj i gjithë Rusisë Vovoçka Putin le të vijë në Kiev, të kalojë në Sheshin Meidan (ukrainasit e quajnë Majdan, fjalë kjo me prejardhje nga persishtja që emërton çdolloj mjedisi të hapur, parku apo sheshi në tërësi – E.Y.), të bjerë në gjunjë dhe, në emër të të gjithë popullit rus, t’i kërkojë ndjesë popullit ukrainas… Pastaj le të shporret nga toka jonë e shenjtë. Dhe, në ikje e sipër, le të ndalet në çdo qytet, në çdo fshat dhe të kërkojë ndjesë për të gjitha ato të liga që carët, perandorët dhe sekretarët e përgjithshëm kanë bërë në tokën e Ukrainës!
Dhe po të ndodhë me të vërtetë një gjë e tillë (për çka unë dyshoj shumë), ne, ashtu qoftë, do të fillojmë të miqësohemi me ju dhe do t’i harrojmë fyerjet e vjetra. Atëherë mund të flitet për ndofarë lidhjesh ekonomike (dhe për asgjë më tepër). Por kjo nuk përbën fakt se ne do të japim pëlqimin për gjësend tjetër. Sepse ne kështu jemi si popull: të keqen nuk e kujtojmë, por na duhet ta regjistrojmë. Prandaj mos u sillni shumë ashpër me ne: vlerat evropiane ne i kemi shumë më për zemër sesa ato euroaziatke…” (Citohet sipas: Vadim Gontarenko. “Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët”. Marrë nga faqja e internetit “UAINFO”. 22 shkurt 2014).
Kur mbarova së lexuari këtë analizë interesante të zotit Vadim Gontarenko, menjëherë më erdhi ndër mend një strofë mjaft kuptimplote nga një poezi e poetit të shquar kombëtar ukrainas Taras Shevçenko (1814-1861), të cilin perandori Nikollai I (1796-1855), për përmbajtjen e poemës “Ëndrra”, e pati ndëshkuar rëndë, duke e degdisur në stepat e humbura të Kazakistanit dhe të Kirkizisë për kryerjen e shërbimit ushtarak:
Brune, bëni qejfin tuaj,
Por jo me moskalë*,
Se moskalët janë të huaj,
Kanë për t’ju tallë.
Pra, zanafilla e tërmeteve politike mes këtyre dy shteteve është shumë e hershme. Heroi kombëtar i popullit ukrainas, Bogdan Hmelnjicki (1595-1657), në Kuvendin e Perejasllavit, të mbledhur më 018 janar 1654, shpalli bashkimin me Rusinë, mbi bazën e të drejtave të barabarta në kuadrin e dy shteteve të përbashkëta. Por pas vdekjes së Hmelnjickit, shovinizmi rusomadh e zhduku dokumentin e firmosur prej tij që vërtetonte barazinë e plotë mes të dy shteteve, me qëllim që ta shndërronte Ukrainën në koloni të vetën. Ishte pikërisht pabesia e shovinizmit rusomadh ajo që e detyroi të birin e Bogdan Hmelnjickit, Juri Hmelnjickin (1641-1685), t’i shkëpuste lidhjet me Rusinë. Më vonë Ukraina përsëri ra nën zgjedhën e carizmit rus, zgjedhë kjo që vazhdoi deri në Revolucionin e Tetorit, por që u bë edhe më e egër nën sundimin e komunistëve sovjetikë. Aq e vërtetë është kjo, saqë “në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, në Ukrainë shpërtheu një lëvizje e fuqishme me prirje nacionaliste që kishte si qëllim kryesor arritjen e pavarësisë me çdo mjet…Në periudhën fillestare të okupimit, komanda gjermane u mundua ta kthente potencialin nacionalistofetar të Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas (ONU) kundër pushtetit sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe… Organizata shpërtheu luftën kundër dy armiqve – kundër Bashkimit Sovjetik dhe kundër Gjermanisë” (Citohet sipas: Valer Jaremenko. “Shpërthimet e separatizmit ukrainas”. Politiçeskij zhurnall, nr. 12 (63), 4 prill 2005, f. 80).

Kaliforni, 25 shkurt 2022