Kreu Blog Faqe 1384

Presidenti ukrainas Zelensky, një hero, apo një politikan i paditur?!

0

Arben Çokaj - gazetarArben Çokaj

Zalensky do të ishte më i zoti, sikur ta shmangte luftën me Rusinë, e jo të kapte armët me luftua me rusët, që nuk i dihet se ku i del, e Ukraina shkatërrohet… Ndërsa sot atë po e mbajnë si hero…

Pavarësisht si janë kushtet, politikan i zoti tregohet ai që shmang luftën dhe minimizon dëmet ndaj popullit të tij, si Rugova.

Ky ishte një postim i imi në Facebook, nga ku filluan edhe diskutimet.

Si vlerësohet veprimi i presidentit ukrainas? A është ai një politikan i zgjuar e me përvojë, apo një hero i pakompromos për interesat e popullit të tij? A po bën ai një shembull suksesi për popullin e tij si Gjergj Kastrioti, apo si Rugova?

Unë po bëj fjalë për një politikan, që synon të shpëtojë jetën e popullit të tij, e jo ta rrezikojë atë. Nëse Ukraina nuk mund të përballet ushtarakisht direkt me Rusinë dhe nëse ajo nuk merr mbështetje nga vendet e NATO-s, atëherë a është më mirë me u ndeshë me luftë me Rusinë, apo me synua me e shmangë atë?

Në këtë kontekst, kur armikun e ke më të fortë se vetja dhe kur nuk ke ndihmë nga tjerët, është më mirë me përdorë politikë e diplomaci, për ta shmangur luftën, se sa me u ndeshë me luftë, se je i humbur. Dhe nëse Zelensky humbet – gjë që unë nuk e uroj – humbet të paktën edhe ëndrra e ukrainasve për një Ukrainë të pavarur e europiane dhe në NATO, për disa kohë, ndoshta për shumë kohë më shumë se sikur Zelensky të tërhiqej. Tani zgjidhjet nuk janë me magji në këto raste, por mendoj se duhet të ketë pasur edhe zgjidhje tjera alternative. Qoftë edhe me tërheqjen e Zelenskyt si president. Se i forti të zbythë!

Përndryshe po e bën Ukrainën mish për top për interesa më të mëdha se Ukraina mundet t’i përballojë. Kurse Rugova me sakrifica kërkonte zgjidhjen e problemit të Kosovës, Kosovën e pavarur me sa më pak viktima e humbje.


Pati komentues të shumtë, shumica kundër, dhe njëri nga komentuesit thotë:
Ali Ramadan Asllani:
Asnjëherë, KURRË nuk pajtohem me kët çfarë thua ti. Kështu flet dhe mendon vetëm ROBI, Servili apo SKLLAVI…

Shikoni emrin e tij, komplet turk, por mendon se nuk është kokë-turku, dhe unë i përgjigjem:

Arben Çokaj:
Jo, nuk ke si me u pajtua. Pse? Sepse ti e ke bythën mirë, e nuk mban përgjegjësi për mijëra të vrarë dhe shkatërrimin e Ukrainës. Je rehat, hero në FB, por kur ke të bësh me shpëtimin ose jo të jetëve të njerëzve, atëherë mendon më mirë, si Rugova. Si ta gjejmë një zgjidhje politike ose diplomatike me humbje më minimale për Ukrainën?

Normalisht se Zelensky ka të drejtë, është në tokën e vendin e tij, por të ka ardhur në derë një agresor i poshtër, që don të të dëmtojë, kontrollojë dhe shkatërrojë ty e vendin tënd? E ti vetëm nuk ia del dot me forcat e tua, ndihmë konkrete ushtarake nga jashtë nuk ke, nëse ti kapesh me agresorin, e di se humbet jetën tënde dhe të familjes si Adem Jashari, por shkatërron edhe vendin tënd dhe e humbet atë në fund… E ku është fitimi?

E nëse ky është rasti, atëherë si duhet vepruar? Si Zelensky, pa kompromis, kokë-turku, apo me politikë e diplomaci, tërhiq e mos e këput, si Rugova? Supozojmë se Ukraina e humbet luftën, Zelensky humbet jetën e tij në këtë përpjekje heroike, Ukrainën e merr nën kontroll Rusia se është më e fortë dhe nuk i del kush para dhe vendosë aty qeverinë pro-ruse, si më parë, atëherë ku shkuan përpjekjet e Zelenskyt? A është ai aty si President, apo si hero i Ukrainës? Sa jetë njerëzish u morën në qafë nga kjo? Sa shkatërrime u bënë? Kemi të bëjmë me luftë reale, jo PlayStation…

Ne na duhet shembulli i heroit, padyshim, po Ukrainës kush i duhet dhe i shërben më shumë? Një hero që sakrifikohet për vendin e tij dhe e çon vendin drejt shkatërrimit, apo një politikan i zgjuar e me përvojë, që gjen zgjidhje alternative – qoftë edhe me tërheqjen e tij nga forca e imponimi i kundërshtarit, armikut, dhe shmang dëmet kolosale dhe të parikthyeshme? Ky është diskutimi, zgjidh e merr! Se me vdekë, vdiset kollaj!


Në krahasim me Rugovën apo Adem Jasharin, Rugova ishte politikan e Adem Jashari, hero. Cili i duhej dhe i duhet më shumë Kosovës? Të dy, por zgjidhjen më të mirë e dha politikani Rugovë.

Rugova ishte politikan e jo luftëtar. Zelensky po tregohet se është hero, por jo politikan. Sikur Rugova të ishte si Arafati, si Izetbejgoviç, apo pa përvojë politike si Zelensky, ai do e sakrifikonte Kosovën – si Zelensky Ukrainën, dhe rezultati nuk do të ishte pavarësia e Kosovës, por humbjet më të mëdha për Kosovën e fitimi më i vogël. Kushtetuta duhet respektuar, kur ke mundësi ta bësh, por kur ke të bësh me një agresor të fortë e të poshtër si Rusia apo si Serbia, duhet të synohet me të gjitha mënyrat shmangia e luftës, edhe pse kjo nganjëherë është pamundur.

Ne mund të japim mend këtu fare lehtë, por në situata të ndërlikuara, zgjidhjet janë tepër të vështira e rezultatet tepër të vogla. Megjithatë, nuk duhet hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të shmangur luftën e shkatërrimin me biseda e zgjidhje politike e diplomatike. Edhe duke u tërhequr, kur nuk ke forcë ushtarake që të mund ta përballosh një agresion, dhe kur nuk ke ndihmë reale ushtarake nga shtetet aleate, si Zelensky tani, se merr në qafë miliona njerëz e shkatërron një vend, që supozohet se e do kaq shumë!


Ne kemi edhe shembullin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. Por si veproi ai në këtë kontekst? Me pallë, se ishte koha e pallës, por jo edhe aq me diplomaci.

Gjergj Kastrioti hero ishte, e kemi hero kombëtar, por duhet pranuar, se edhe ai kishte mundësi të bënte marrëveshje me turqit, dhe të ulte dëmin e madh që ata na shkaktuan, sidomos pas vdekjes së Gjergjit. Na ndanë në 4 vilajete, na mohuan gjuhë dhe etni e na islamizuan. Si janë sot shqiptarët pas heroizmit të Gjergjit? Janë shumica All’ahu Akbar, me emra, mentalitet e fenë e tjetërsuar, të turkut shkatërrimtar.

Është më e lehtë sot të mbyllen xhamitë, të shqipërohen emrat, pse nuk po e bëjmë? Se sa të bëhemi trima në FB e të themi: “mirë e ka Zelensky“. Mirë e ka ai, në tokën e në të drejtën e tij është, por veprimet e tij kanë konsekuenca, e atij që i djeg bytha më shumë, ai duhet të ketë edhe kujdesin më të madh. Sikur Zelensky ta fitojë luftën kundër Rusisë, do të mendoja pikërisht si ai! Por mundësitë e parashikimet janë se ai mund ta humbë këtë luftë e pasojat do të jenë katastrofike… E pastaj?


Unë personalisht i uroj Ukrainës fitore, gjë që duket tepër e vështirë dhe e pamundur. Shpresoj deri në fund, që të gjendet një zgjidhje më e mirë dhe më e pranueshme dhe më me pak dëme për Ukrainën dhe popullin e saj, me bisedime e negociata. Se Putini nuk e lë veten të poshtërohet, pasi ai mendon se ka forcë, dhe ka forcë ushtarake padyshim. Prandaj edhe duhet të veprohet me kujdes nga pala ukrainase!

E kjo trajtesë e imja këtu, nuk është shteruese, por një përpjekje për të treguar se ka edhe mjete të tjera për të arritur një qëllim, para se të shkojmë te lufta shkatërrimtare. 

Shpirti i shitur i Emir Kusturicës

0
Bardhyl Mahmuti
Bardhyl Bahmuti, shkrimtar, Zvicër
Pas dështimit për të parandaluar agresionin rus kundër Ukrainës, shumica dërmuese e shteteve të botës dënuan luftën pushtuese të Rusisë dhe dolën në mbështetje të Ukrainës. Meqenëse kemi të bëjmë me një çështje që nuk është vetëm çështje politike, intelektualë, artistë, shkencëtarë dhe sportistë me famë botërore ngritën zërin kundër agresionit ndaj Ukrainës dhe rrezikut që paraqet për njerëzimin logjika absolutiste e Vlladimir Putinit.
Dhe pikërisht në kohën kur edhe politikanë, intelektualë, artistë, gazetarë, sportistë rusë dolën hapur kundër luftës që synon pushtimin e Ukrainës dhe në protestat e shumta që shpërthyen në disa qytete të Rusisë u arrestuan mbi 3700 persona, Serbia si shtet, politikanë të saj, intelektualë, gazetarë, artistë dolën në mbrojtje të Vlladimir Putinit, duke dalë haptas kundër sanksioneve që bota demokratike vendosi kundër Rusisë autoritare.
Dhe pikërisht në kohën kur aktori dhe regjisori amerikan Sean Penn erdhi në Kiev për të xhiruar dokumentarit që do t’i tregojë botës të vërtetën për agresionin rus, regjisori serb Emir Kusturica, laurat i dyfishtë i Festivalit të Filmit në Cannes, u vu në shërbim të Vlladimir Putinit.
Për ta shpërblyer besnikërinë e regjisorit serb, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu ia besoi Emir Kusturicës të udhëheqë Kompaninë e Armatës së Kuqe në Teatrin e Akademisë Ushtarake të Rusisë!
Ndodh që dikush nga lexuesit e huaj, që nuk e njeh të kaluarën e Emir Kusturicës, të shprehë habi me shërbimet që u bëjnë artistë të tillë regjimeve diktatoriale. Mirëpo, të gjithë ata që kanë pasur mundësi të ndjekin zhvillimet politike dhe ushtarake gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, e dinë fare mirë se regjisori me origjinë serbo-myslimane, Emir Kusturica, shkoi deri në atë shkallë sa që mohoi gjysmën e prejardhjes së vet etnike dhe u vu në shërbim të Sllobodan Millosheviqit, Radovan Karaxhiqit, Ratko Mlladiçit, Aleksandar Vuçiqit…
Ai nuk hezitoi të kritikonte aktorët e mëdhenj të Holliwood-it: Richard Gere-in, Penelope Cruz-in dhe Angelina Jolie për rolet që kishin luajtur në “filma shumë të këqij, sepse nuk bëhet vepër e madhe mbi bazën e materialeve të rrejshme.”
Madje ai premtoi se do të xhirojë “një film për tregtinë me organet e njerëzve në Kosovë, si njërën nga temat më të mëdha të këtij shekulli”.
Emir Kusturica kishte plotësisht të drejtë kur thoshte se Kosova është një temë e denjë për letërsi e filma. Emir Kosturica dhe të gjithë ata që e njohin realitetin tragjik të gjenocidit që ka përjetuar populli shqiptar në Kosovë, e dinë fare mirë se me tema të trilluara dhe dosje të rrejshme për tregtinë me organe njerëzish nuk bëhet vepër e madhe. Përkundrazi, me sajime të tilla përpiqet të mbajnë gjallë MASHTRIMIN E MADH me opinionin publik.
P.S.
Uroj që regjisori Sean Penn të realizojë projektin e tij për të vërtetën e asaj që ndodh në Ukrainë. Mirëpo askush nuk duhet të habitet nëse dokumentari i Sean Penn-it të cilësohet nga Emir Kusturica si “dokumentar shumë i keq…”
Kan være et skjermbilde fra Twitter av 1 person og tekst som sier 'Emir Kusturica nommé au Théâtre académique de l'armée russe à la veille de la guerre en Ukraine Par Figaro Publié le 25/02/2022 12:37 ERNA NE DI NALE RAFICA ZIA Le réalisateur serbe Emir Kusturica été nommé directeur du Théâtre académique de l'Armée russe par le général Choigou, le ministre de la défense de Poutine AFP/Alberto Pizzoli Le cinéaste serbe a été choisi par le général Sergueï Choigou, ministre de la Défense, pour diriger l'ancienne compagnie de l'Armée rouge.'

Luftë për gas apo për rend të ri botëror

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Për tre ditë rresht kemi një luftë të pa barabartë mes një shteti fashist, Rusisë dhe një shteti demokratik, Ukrainës!
Pyetja e parë, qe mund të bëhët do të ishte: Përse kjo luftë aq e ashpër mes dy shteteve, të cilat ishin në përbërjën e ish Bashkimit Sovjetik?
Në rrethanat e shekullit 21, perëndimi dhe ShBA, menduan se në rruzullin tokësor kishte triumfuar demokracia, shtetet kishin arritur në shkallën e mjaftueshme të marëdhënieve mes veti dhe lufta në përmasa të tilla ishte e pa mundshme, po ishin mashtruar. NATO, qe sot përfshinë shumicën e shteteve demokratike dhe të pa varura e pa probleme kufitare, nuk është e pregatitur për ndërhyrje të mdha, siq është ky rast. Pra nuk është e pregatitur për një sulm, ushtarak, kibernetik të rrufeshëm, qe ta paralizojë Rusinë e Putinit, e cila vetem petkun e kishte nderuar, nëpër shekuj. Ajo qe mbeti e trashiguar nga Rusia cariste, është hegjemonizmi dhe nënshtrimi i popujve të vegjël.
A është vërtetë Rusia e rrezikuar nga NATO, qe ta krijojë një tampon zonë mes Rusisë dhe perëndimit. Mendoj, qe sulmi një pretekst të tillë e ka vetëm farsë, për të paraqitur veten si viktimë, e cila mund ta pësojë në një të ardhme nga NATO.
Mendoj, se fillimisht, qellimi rus në këtë luftë, është kapja dhe shfrytëzimi i gjithë arsenalit ushtarak të Ukrainës,  i burimeve të pasura nëntokësore, sidomos i gasit dhe vendosja e një qeverie kukull, pro ruse. Përpjekjet e perëndimit, qe përmes bashkëpunimit në fushën ekonomike, sidomos të sjelljes se gasit përmes një koridori tjetër, Rusia i pa si mundësi e mirë e perëndimit, për të mos qenë i varur nga produkti energjetik rus.
Me dominimin rus në Ukrainë, sidomos në ekonomi, perëndimi në masë të madhe do të ishte i varur nga Rusia, në këtë kontekst, përmes importimit të gasit.
Nese eventualisht Ukraina pushtohet, e gjasat janë reale, krejt eksporti energjetik e Ukrainës bie në duar të rusëve.
Pas varësisë ekonomike, përmes gasit do të pasojnë edhe një varg i produkteve ukrainase, të cilat do të këmbeheshin mes Rusisë e shteteve të perendimit duke përfshirë këtu edhe ShBA-të.
Me krijimin e kushteve të reja dominuese të Rusisë përmes eksporteve nga Ukraina,Rusia e shteteve tjera aziatike, do të formohej një bllok tjetër, fillimisht ekonomik për të kaluar më pastaj në një bllok ushtarak i shteteve të fuqishme: Rusi-Kinë-Indi! Këto Shtete do të formonin një aleancë edhe me Shtetet e konferencës islamike. Kështu, pra do të kemi një rend të ri politik, ekonomik e ushtarak. Perëndimi, si gjithëherë, do të bëhët edhe më i përqarë, për ta pranuar një realitet të ri botëror. Ky rend i ri do të vazhdojë me luftëra të pa ndërprera mes shteteve të fuqishme dhe atyre të dobëta, sikur mes Kinës e Tajvanit; mes Indisë e shteteve për rreth; Rusisë e shteteve të dala nga BRSS; shteteve ballkanike;Turqisë e Kurdistanit, e kështu me radhë.
Tani gjithë këto duhet të pengohen, me një luftë ekonomike, në radhë të parë, pastaj kibernetike dhe sulm mbi personat përgjegjës, qe e urdhëruan invazionin mbi shtetin e pa varur Ukrainën!
Të shpresojmë, qe NATO të mobilizohet në ditët e ardhshme!

“Ballkani i Hapur”, në prapaskenë e ka ndikimin rus në Ballkan!

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë

“Manovrat” politike, që janë duke u bërë me të ashtuquajturin “Minishengen” e kohëve të fundit me projektin “Ballkani i Hapur”, nuk janë gjë tjetër, pos një “manover” politike ruso-serbe për rikthimin e dominimit rus në Ballkan, ndikim i cili zgjati për tërë kohën sa ishte në fuqi “Kampi socialist”. Kjo “manover politike” po bëhet në mënyrë tinzare, pasi dështuan dhe vazhdojnë të dështojnë përpjekjet direkte për rikthim të këtij ndikimi, për shkak se popujt që jetuan nën diktatura, për më tepër së gjysëm shekulli u irrituan aq shumë nga ai ndikim, sa rikthimin e tij e konsiderojnë baraz me vdekjen. Duke i pasur parasyshë këto elemente,  politika ruse dhe serbe të veshura me petkun e skiles, po përpiqen në çdo mënyrë të rikthehen aty ku ishin, në përpjekje për t’ju kundërvë  ShBA-së, në radhë të parë, por edhe NATO-s  e Bashkimit Evropian.Ato, Rusia dhe Serbia, duke i patur parasyshë edhe vështirësitë me të cilat po ballahaqohet BE-ja, dhe antogonizmat brenda saj, po mendojnë se është rasti i volitshëm, që ta shtrijnë ndikimin serb, në radhë të parë në këto zona të Ballkanit. Me forcimin dhe dominimin e Serbisë, përballë shteteve të reja , të varfëra dhe të armatosura dobët, do të bëhen përpjekje për ta ndërruar edhe mentalitetin e popujve në raport me ShBA-në,në radhë të parë,  nëpërmjet rrymave e sekteve të ndyshme fetare. Kur kjo të arrihet atëherë “Ballknai i Hapur”, praktikisht bie vetvetiu nën ndikimin rus.Në këtë valle janë kapur ish-komunistët Rama e Vuçiç, ky i dyti i njohur për kërcënimet, që ia bënte NATO-s, në kohën  e bombardimeve duke thëne se: “Për  një serb të vrarë do t’i vriste 100 “myslimanë”, siç kërcënohej dikur  Hitleri. Pas kësaj valleje, është kapur edhe Zajev,i cili duket se ka simpati për Rusinë, për shkak të përkatësisë fetare orthodokse. Ndoshta, dikujt këto gjëra do t’i duken fjalë të papeshuara, por  nëse në esencë analizohen gjërat, del se aty është synimi.

Ndaj, në këtë situatë, mospjesëmarrja e Kosovës në këtë “manover” duhet vlerësuar .

Pushtimi i Ukrainës dhe “Ballkani i hapur”

0


Nga Frank Shkreli

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney kishte të drejtë sa i përket Rusisë. Përafërsisht, ky është titulli i mjaft artikujve të ditëve fundit — pas agresionit rus kundër Ukrainës — në mediat amerikane, duke sjellur në kujtesë debatin e Senatorit republikan të shtetit Utah, Z. Mitt Romney me ish-Presidentin demokrat, Z. Barak Obama, 10-vjet më parë, në lidhje me rrezikun që parasite gjithnjë Rusia për Amerikën. Senatori Romney, në atë kohë kandidat i Partisë Republikane për President, (në vitin 2012), gjatë fushatës përball presidentit demokratit Barak Obama dhe zevendës presidentit Joe Biden, kishte deklaruar se, “Pa asnjë dyshim, Rusia është armiku gjeopolitik numër një i Amerikës”. “Rusët”, ka thenë Senatori Romney, “luftojnë për të gjitha kauzat e aktorëve më të këqij në botë”, ishte shprehur ish-kandidati i Partisë Republikane për president, gazetarit të CNN, Wolf Blitzer. Në atë kohë, administrata amerikane Obama/Biden si dhe miqtë e tyre në media, por edhe establishmenti politik, sulmuan Senatorin Mitt Romney për “pikëpamjet e tija të prapambetura”, dhe për komentin e tij që përcaktonte Rusinë si, “armiku gjeopolitik numër një i Amerikës”, e që nënkupton, natyrisht, njëherazi edhe armik i Perëndimit.

Ish-Presidenti Barak Obama, në një debat televiziv të fushatës për president të viti 22012, ka kritikuar ashpër Senatorin Romney për komentin që ai kishte bërë për Rusinë, duke iu përgjigjur, me përqeshje: ku jeton ti, ke harruar që, “Lufta e ftoftë ka marrë fund 20-vjetë më parë”.duke lenë të nënkuptohej se ora e Senatorit Romney kishte ngelur në periudhën e luftës së ftoftë dhe se duke cilësuar Rusinë si armkun gjeopolitik numër një të Amerikës, ai nuk kishte haber se kush ishin kërcënimet e jashtëme ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara 10-vjetë më parë.

Por, pas sulmit të para disa ditëve të Rusisë kundër Ukrainës, duket se ish-presidenti Obama ka ndryshuar pikëpamjet e tija në lidhje me Rusinë, ndërsa reagoi në lidhje me sulmin rus kundër Ukrainës duke thekësuar ndërlikimet historike të këtij krimi shtetëror, dhe shtoi se pasojat e këtij akti ilegal dhe armiqësor do të shtrihen përtej kufijve të Ukrainës. “Për një kohë të gjatë tani kemi vërejtur forcat përçarëse dhe autoritare që po ngrenë kokë anë e mbanë botës, duke sulmuar idealet e demokracisë. të shtetit ligjor, barazisë, lirisë individuale, lirisë së fjalës, lirisë fetare dhe vetvendosjes. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia tregon se ku çojnë këto prirje të rrezikshme – dhe se ato duhet të kundërshtohen”. Pak si vonë, Z. President Obama, por megjithkëtë duhet vlerësuar komenti i tij. Rusia, historikisht, gjithmonë ka përbërë një rrezik gjeopolitik ndaj interesave të Shteteve të të Bashkuara dhe ndaj lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së popujve.

Por, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, mediat amerikane, me prirje të majta e të djathta, si dhe përfaqsues të politikës amerikane, përfshir demokratë — pas agresionit rus në Ukrainë, po rikujtojnë deklaratën e Senatorit Romney të 10-viteve më parë, duke i dhenë kredinë se ai paska patur të drejtë sa i përket Rusisë së Putinit. Si shembëll, deklarata kongresistit demokrat nga Kalifornia, Ted Lieu, sikurë përmbledh të gjitha reagimet dhe komentet ndaj deklaratës së dikurshme të senatorit republikan në një intervistë me CNN, se “Agresioni i Putinit ndaj Ukrainës, vërteton se Mitt Romney kishte të drejtë kur e ka quajtur Rusinë, armikun gjeopolitik numër një të Shteteve të Bashkuara”.

Një ndër kritikët e deklaratës së Mitt Romney ka qenë në atë kohë edhe Madeleine Albright (ish-Sekretarja e Shtetit), por e cila, disa vite më vonë, më 2019, i kërkoi ndjesë Senatorit Romney për kritikat e saj ndaj tij në lidhje me Rusinë, duke thenë se, “Unë personalisht, i kërkoj ndjesë Senatorit Romney, pasi besoj se ne kemi nënvlerësuar zhvillimet në Rusi”. Ajo kërkoi ndjesë publikisht gjatë një dëshmie para Komisionit të Dhomës së Përfaqsuesëve në shkurt të 2019, në lidhje me regjimet autoritare dhe për rreziqet që ato paraqesin për sigurinë botërore. Sidoqoftë, shumë ishin të gabuar në lidhje me objektivat e Rusisë putiniste, sidomos në Evropë, por edhe në botë, gjatë këtyre 20-viteve të fundit, përfshir ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton, Xhorxh Bush i ri dhe Barak Obama, si edhe një numër udhëheqsish evropianë, përfshir ish-Kancelaren gjermane Angel Merkel dhe Gerhard Schroeder. Senatori Mitt Romney në një deklaratë me rastin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia kiritkoi ashpër ish-presidentët amerikanë Obama dhe Trump duke thenë se “dekada e 80-ave na bëri thirrje për veprim, e ne nuk iu përgjigjëm”, tha Senatori Romney në një deklaratë dhe shtoi: “Pushtimi i Ukrainës nga Putini është hera e parë në 80-vjet që një fuqi e madhe pushton një komb sovran, pa asnjë justifikim, pa provokim, por edhe pa nder”, u shpreh senatori republikan nga shteti Utah.

Ku ishte bota perëndimore, NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kur Putini pushtoi Krimenë në vitin 2014? Çfarë provash tjera donin të kishin se çfarë po përgatiste Putini për Evropën? Po për Ballkanin Perendimor? E di njeri? Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet të premten gjatë një konference me shtypin në lidhje me nismën e tij dhe të presidentit serb Vuçiq, “Ballkani i Hapur”, se çfarë ndikimi mund të ketë pushtimi rus i Ukrainës në nismën e tyre ballkanike. Siç dihet, sipas shumë vërejtësve politikë, vendas dhe të huaj, ajo nismë e ka origjinën në Moskë, ndërsa Z. Rama u pyet edhe për marrëdhëniet e Tiranës zyrtare me Beogradin, pas sulmit rus në Ukrainë. Sipas medias, Kryeministri Rama u përgjigj duke thenë se, “Sa i përket Serbisë, natyrisht, që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me Ballkanin e Hapur për të spekuluar përsëri. Nuk kemi pasur mungesë qartësie e pozicioni për Serbinë, nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur kemi nisur procesin. Do të shikojmë në vijim shumë gjëra, jo në raport me Serbinë, por në raport se si do të zhvillohet ky proces.” Sipas kësaj deklarate, Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka ndër mend të ndryshojë asgjë sa i përket “raportit me Serbinë”, dmth as nuk do të rishikojë nismën e tij “Ballkani i Hapur”, një pjellë kjo e Serbisë dhe Rusisë, me qëllimin përfundimtar për të përhapur influencën ruse në Ballkan, por pa një luftë të nxhetë si kjo në Ukrainë, që Sekretari i Përgjishëm i OKB-së, Antonio Guterres e cilësoi si, “momenti më i rrezikshëm për sigurinë në Evropë, në një gjeneratë”.

E solla këtë shembëll të debatit amerikan të 10-viteve më parë si dhe kujtesën këto ditë në median amerikane rreth atij debati midis dy ish-kandidatëve për president, Obama dhe Romney, në vitin 2012 — por edhe “mea culpat” nga të dy krahët e politikës amerikane – që sot kërkojnë falje duke vlerësuar Senatorin Mitt Romney, për largpamësinë ndaj rrrezikut që paraqet Rusia për Amerikën dhe për botën. Se kishte të drejtë sa i përket rrezikut që paraqet Rusia ndaj interesave amerikane dhe perëndimore, por jo vetëm. Por edhe për të venë në dukje një problem tjetër, nismën Rama/Vuçiq të “Ballkanit të Hapur”, në raport me ato që po ndodhin sot në Ukrainë dhe për të venë në dukje qëndrimin e Serbisë ndaj këtij akti kriminal. Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në Evropë që nuk dënuan sulmin ushtarak të Ukrainës nga Moska. Ishte për tu çuditur që gjatë konferencës me shtypin, Kryeministri shqiptar edhe kështu u përpoq të mbronte qendrimin e mikut të tij Vuçiqit ndaj agresionit rus në Ukrainë duke thënë se Vuçiqi është shprehur në “mbështetjte të integritetit territorial të Ukrainës”, sikur kjo e falë Vuçiqin për mos dënimin, nga ana e tij, të sulmit barbar rus në Ukrainë. Fatkqesisht, duket se disa ende nuk e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë kopje të Millosheviqit!

Ndërsa për “Ballkanin e Hapur”, megjithëse kundërshtohet ç’prej fillimit, vendosmërisht, nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga shumica e shqiptarëve kudo, Kryeministri Rama u përpoq të justifikonte këtë nismë në konferencën me gazetarët të premtën, se “është një projekt i mbështetur shumë fort nga Shtetet e Bashkuara… dhe nga shumë aleatë e partnerë…dhe nuk shoh asnjë problem, fare, fare, për tu fokusuar ose për tu shqetësuar…”, tha Kryeminsitri Rama. Me sa di unë, nuk ka një qendrim të qartë të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin e Hapur. Me sa dihet tani, qëndrimi i SHBA-ve, i shprehur nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është se, “Nëse në nismën “Balkani i Hapur” (Open Ballkan) nuk përfshihen të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë”. Në këtë deklaratë unë nuk shikoj një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara për “Open Balkan”, siç pretendon Edi Rama. Por, si shumica e shqiptarëve jam i vetdijshëm se alternativa Vuçiq-Putin ose Rusi/Serbi nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë në interesin e shqiptarëve, ashtu siç nuk është nisma “Ballkani i Hapur”, siç nuk ishte as “Mini-Shengeni Ballkanik”, para tij.

Për të justifikuar një nismë politike rajonale, siç është “Ballkani i Hapur”, pa pjesëmarrjen e Kosovës — duke thenë se e mbështesin fort SHBA-të — është papërgjegjësi personale dhe kombëtare. Shtetet e Bashkuara edhe kur gabojnë, reflektojnë për mungesat dhe gabimet politike dhe po të jetë nevoja, kërkojnë edhe ndjesë. “Ballkani i Hapur”, si nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk është as nuk mund të jetë krijesë dhe as e mbështetur si ide nga Shtetet e Bashkuara, sepse ajo u shërben kryekput interesave serbo-ruse në Ballkanin Perëndimor. Sepse siç ka thenë Senatori republikan Mitt Romney 10-vjet më parë, Rusia është armiku gjeopolitik numër një i Amerikës jo vetëm i vlerave të saj, por edhe i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së kombeve, përfshirë Shqipërinë e Kosovën si dhe mbarë rajonin.

Sa i përket nismës së “Ballkanit të Hapur”, është shqetësues dhe alarmues fakti se pse Kryeministri i Shqipërisë nuk heq dorë nga një nismë e dështuar, ende pa filluar, por aq e rrezikshme për kombin shqiptar madje edhe si ide, sidomos pa pjesëmarrjen e Kosovës – përball agresionit rus në Ukrainë dhe ambicjeve serbo-ruse në rajonin e Ballkanit. Shumë ekspertë po thonë se agresioni rus në Ukrainë është një përpjekje nga Putini për të vendosur një rregull të ri ndërkombëtar, përtej Ukrainës. Prandaj nisma “Ballkani i Hapur”, duhet të shqetësojë të gjithë ata që u intereson demokracia dhe të drejtat e njeriut, kudo.

Të gabosh është njerëzore, Z. Rama. Të kërkosh ndjesë është hyjnore. Gjëja më e mirë do të ishte të heqësh dorë nga “Ballkani i Hapur” dhe në, heshtje e pa bujë, të bashkrendosh politikat e interesave kombëtare në bashkpunim me institucionet përkatëse të Shqipërisë, por sidomos me autoritetet e Kosovës, por edhe me partnerët strategjikë të kombit! Putini e filloi në Ukrainë, por sipas disa ekspertëve, objektivat e tija ekspansioniste shkojnë përtej Ukrainës. Kjo është edhe arsyeja që Vuçiqi nuk e dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ndërkohë që mbështet me gjithë fuqi e shpirt nismën, tashti famëkeqe, por edhe një nismë e pa nder e pa burrëni, “Ballkani i Hapur”.

____

‘Frikacak’/ Ish-ambasadori amerikan: Mbajeni shënim, Vuçiç mbajti anën e Putinit, jo Perëndimit | Gazeta Telegraf

Reinkarnimi i Vladimir Putinit me “Pjetrin e Madh” dhe Leninin

0

Pjetri i MadhPeter I ose Pyotr Alexeyevich Romanov

Fehmi Ajvazi, Prishtinë

Në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë, shteti rus në formë të mbretërisë ndodhej ende në konsolidim e sipër në dy anëve të maleve të Uralit, pa një territor të qartë se ku përfundonin kufijtë e tij. Në këtë kohë, Rusia nuk ishte një shtet që i shkonte fjala në marrëdhëniet ndërkombëtare: nuk posedonte armatë të fuqishme, strukturë politike me ndikim në rrjedhat ndërkombëtare, dhe as nuk kishte qasje në ujërat e ngrohta apo në viset jugore përballë Deti të Zi. Në fillim të shekullit XVIII, Rusia i dha fund një lufte 14 vjeçare me perandorinë otomane (1686–1700), dhe kjo i mundësoi të kishte më shumë autoritet në skenën ndërkombëtare, dhe të hapej më shumë. Nevojat e saj për tregti detare filluan të kishin më shumë trajtim megjithse, portet baltike në veri mbaheshin nga anglezët dhe holandezët. Mbreti rus Pjetri i Madh, kërkoi të kishte një port rus në viset veriore të Baltikut në mënyrë që Rusia të mos varej nga portet që kontrollonin anglezët dhe holandezët, dhe kësisoj, as nga taksat tregtare. Mirëpo, klima e ashpër veriore ishte një pengesë e natyrshme e komunikimit dhe e qarkullimit. Kjo situatë, e shtyri mbretin Pjetër që të zbriste në brigjet e ngrohta të Detit të Zi.
Ankorimi rus në këtë pjesë të vakët, që domethënë krijimi i porteve detare ruse, u bë shkas që Rusia të kishte edhe një flotë ushtarake detare. Ky veprim, shkaktoi fërkime të serishme me perandorinë otomane. Lufta e radhës me otomanët qe e pashmangshme (1710–1711). Por duhet theksuar se nga kjo kohë, Rusia nuk iu nda më asnjëherë pellgut të rrjedhave të fundme të lumit Dnjepër dhe lumit Don mes të cilëve lumenj, ndodhej edhe siujdhesa e Krimesë apo, pika më gjeostrategjike në këtë pjesë të botës. Qasja në Detin e Zi, e shndërroi Rusinë në një aktor ndërkombëtarë, sidomos për shkak të rritjes së kapaciteteve ekonomike-tregtare dhe në veçanti, për shkak të rritjes së autoritetit të Rusisë tek vendet evropiane, si Austria dhe Republika e Venedikut që e shihnin perandorinë otomane si armikun numër një të tyre. S‘këndejmi, hap mbas hapi Rusia mbretërore u hap ndaj perëndimit. Në mes të viteve 1716-1722, Rusia arriti një konkordat me Vatikanin. ( Konkordati, nënkupton një lloj konvente – marrëveshje). Një veprim tjetër strategjik i mbretërisë ruse, qe demarkimi i kufirit me Kinën. Në vitin 1725, dy vendet arritën marrëveshjen e njohur me emrin “Kyahtan” e cila, konsiderohet s’i marrëveshja më e rëndësishme ndërkombëtare që ka të bëjë me përkufizimin e historisë së kufijve të Rusisë, e madje, edhe s’i marrëveshja më e madhe në historinë ndërkombëtare për sa u përket përcaktimit të kufijve ndërshtetërore në mes të shteteve. Edhe sot, marrëveshja “Kyahtan” është në fuqi në mes të Rusisë dhe Kinës.
Në kotalacione të këtilla politike dhe shtetërore, po këtë vit (1725) oborri mbretërorë rus në krye me Pjetrin e Madh, e ngriti statusin e mbretërisë në perandori.

Ekspansionizmi rus
Historia e shtetit perandorak rus, veçmas përgjatë shekullit XIX-të, është pjesë përbërëse e gjithë historisë evropiane. Në traktatin e Vjenës 1815, Rusia e ka fjalën e të fuqishmit madje, duke synuar ndërtimin e nëj rendi ndërkombëtar me premisa të shenjta- hyjnore! Asnjëherë pas këtij traktati, historia evropiane dhe botërore nuk lëvizet dhe as nuk lëkundet pa dorën e shtetit rus. Pse? Shteti rus, pavarësisht zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe mirëqenies shoqërore, nuk ndalet së kërkuari zona dhe heartlande për ta shtyrë përpara ekspansionizmin i cili, herë ka influenca fetare, herë influenca politike, dhe herë influenca ushtarake. Edhe pse në Rusi zhvillimi ekonomik, iluminizmi dhe renesanca, s’i dhe demokracia nuk kanë shkuar asnjëherë paralel me kërkesat e brendshme shoqërore dhe shtetërore, shteti rus ka qenë vazhdimisht në gjendje që t’i mbajë aktive interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike, duke qenë konkurrent në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndikues e vendimtar në politikat globale.
Në këtë analizë, nuk flasim dot për të gjitha “ndikimet dhe qasjet”, qoftë në mënyrë të përkufizuar historike dhe politike, dhe qoftë për trendët e zhvillimit rus. Mirëpo, ajo që vlen të përmendet, është fakti se ekspansioni rus, është zhvilluar si një kombinim i të gjitha formave dhe mënyrave, përfshirë influencën kulturo- fetare, politike dhe sidomos influencën ushtarake. E kundërta: asnjëherë në histori shteti rus nuk ka qenë me ndikim në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, dhe as në lëvizjet politike që kanë determinuar universalitetin e çështjeve pozitive ndërkombëtare, si demokracia, humanizmi, të drejtat e njeriut etj. Jo, shteti rus ka mbetur i bunkerizuar në vorbullën e interesave ekspansioniste dhe shfrytëzuese me qëllim të shtrirjes së ndikimit, por edhe të influencës politike dhe ushtarake deri në vasalizimin dhe pushtimin e shteteve të ndryshme – në forma të ndryshme. Veçmas, ekspansionizmi historik dhe politik rus determinohet si i papërballueshëm për heartlandin ballkanik dhe evropian por pastaj edhe botërorë përgjatë shekullit XX-të, pas triumfit të revolucionit komunist të tetorit 1917. Pse?
Më 1918 nga bolshevikët që e udhëhoqën revolucionin, proklamohet “Federata Socialiste Ruse e Republikave Sovjetike”, dhe më 3 mars 1918 nënshkruhet marrëveshja e paqes me të cilën, shteti sovjetik heq dorë nga Polona, vendet baltike, nga Ukraina, Finlanda dhe nga vendet e Kaukazit. Më 1919 formohet i ashtuquajturi “Kominterni”, dhe klasa politike e dalë nga ky revolucion në krye me V.I.Leninin, e shpallë veten si pijemont të ideologjisë komuniste me çka, e shtrinë ekspansionizmin në të katër anët e botës, me theks të veçantë në Evropë. Gjatë viteve 1919-20 Armata e Kuqe e ri pushton Ukrainën, më 1920 e okupon Armenin, Azerbajxhanin, më 1921 dhe Gjeorgjinë, ndërsa fillon luftën me Poloninë. Bashkimi Sovjetik, më 1920 nënshkruan marrëveshjen për paqe me Estoninë, Letoninë dhe Finlandën, armëpushim me Poloninë me të cilën, edhe e ri tërheq kufirin. Më 1922, bëhet bashkimi i federatës ruse me Ukrainën, Bjellorusinë dhe me Transkauzinë. Rreth e rrotull kufijve të tij, ai që njihet pas vitit 1922 si “Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike”, pasqyronte një shtet prej mbi 22 milion kilometra katrorë: rreth 1/6, e sipërfaqes së tokës!
Nën udhëheqjen e Leninit, Rusia zgjerohet terrirorialisht më shumë se nën çdo sundimtar të deritashëm perandorak. Dy vite më vonë, Lenini vdes më 1924. Pasuesi i tij Josip Stalini, njihet në histori për dorën e fuqishme të sundimit të brendshëm diktatorial, si dhe për forcimin e ndikimit dhe të përhapjes së komunizmit në botë, por nuk njihet si pushtues i vendeve – shteteve. Fati i tij qëndron në atë që në historinë botërore për shkak të luftës së dytë botërore, t’i bie hise që ta komandojë BRSS-në në beteja vendimtare si ajo e Stalingradit kundër fashizmit gjerman. I dalë s’i fitimtari kryesorë, Stalini e shtrinë ndikimin dhe influencën e madhe politike dhe ushtarake në atë që do të njihet si “blloku komunist lindorë”, padyshim nën peshën e mbi 20 milion viktimave që BRSS humbi përgjatë luftës së dytë botërore. Pas vdekjes së tij më 1953, do të jetë pasues Nikita Hrushqovi i cili do ta zhvendosë ushtrinë sovjetike sa në një shtet në shtetin tjetër komunist (Gjermani Lindore, Hungari, Çekosllovaki), duke shtypur me tanke çdo përpjekje për reforma dhe më shumë demokraci, dhe sidomos do ta zhvendosë agjenturën dhe armatën sovjetike, përfshirë edhe armët bërthamore (Kubë, 1961), sa në një kontinent, në tjetrin.
Hrushqovi, do t’i jap ekspansionit ruso-sovjetik një fytyrë edhe më të rrezikshme, me çka do t’i shtyjë përpara agjendat historike dhe politike konjukturale me karakter ekspansionist, dhe do ta vendosë “sovjetizimin” në rangun e një superfuqie hegjemoniste të pafrenueshme. Mirëpo, për shkak të aspiratave diametralisht të kundërta me qeverisjen komuniste, me administrimin dhe me mundësitë e kontrollit dhe të zhvillimit ekonomik, në vitet e 90-ta i gjithë sistemi komunistë në botë me BRSS-në në krye, do të falimentoj. Sido qoftë, gjithandej, bashkë me ‘falimentimin’ e (pa) pritur komunist, do të shpaloset edhe një ‘histori’ e njohur dhe e panjohur sovjetike që, duket se ashiqare e ka përcjellë një dyzim rrezikshmërie, injorance, pabesie dhe një pasqyrë krimogjene e shfrenuar e brendshme: shoqërore, politike dhe ushtarake.

Vladimir Putini

Kjo, është në pika të shkurtra ‘historia’ e njërit prej shteteve më të mëdha në botë, natyra e të cilit shtet ka qenë vazhdimisht problematike, agresive dhe mbi të gjitha, luftënxitëse! Në kontekst, në vitin 2025, Rusia e sotme shënon ‘300 vjetorin’ e formimit të perandorisë ruse! Ky, është një moment historik dhe politik për shtetin rus, i cili edhe pse nuk e dimë se s’i do të shënohet dhe me çfarë agjendash do të festohet në vitin 2025, megjithatë ky fakt na ri këndellë për t’iu qasur një analize të këtillë. Pse?
Rusia postkomuniste, e cila në vitet e 90-ta u reduktua ndjeshëm mbi një rrëmujë të brendshme politike, sociale dhe territoriale, humbi disa republika që e përbënin unionin sovjetik. Po ashtu, humbi ndikimin në disa shtete në Evropën Qendrore, si dhe ndikimi i saj historik në Ballkan pësoi tronditje! Disa vite më vonë, me fillimin e mileniumit të ri dhe të rendit tjetër botërorë, ( unilaterizmit ndërkombëtar të fuqisë dhe globalizmit e teknologjisë), Rusia ka në krye një drejtues që e ka ringjallë në masë të konsiderueshme frymën politike dhe historike të këtij shteti (dikur superfuqi botërore), në përmasa ekspansioniste. Vladimir Putini, ish agjent i KGB-së, sot president i Rusisë, po e demonstron tendencën e rikthimit të fuqisë politike dhe ushtarake të dikurshme të Rusisë si pasuese perandorake dhe e sovjetizmit. Me takt të sjelljeve dhe veprimeve të dyzuara në skenën ndërkombëtare dhe duke e shfrytëzuar një armë të veçantë ( naftën dhe gazin natyrorë për ngrohje), Vladimir Putini duket që miliardat e fituar nga gazi i ka kanalizuar në rrjetet propagandistike, agjenturore dhe sidomos në makinerinë ushtarake.
Demonstrimet e fuqisë putiniste, janë shprehur fillimisht në rrethinat e detit Kaspik, në Kaukaz dhe në Detin e Zi. Për pasojë, Putini ka nxitur rebelime të ndryshme në Gruzi, Armeni, Gjeorgji me çka, ka rikthyer pjesë të territoreve të dikurshme dhe të njëjtat, i ka bashkangjitur me territorin rus si Abhkazinë dhe Osetinë, Ceceninë etj. Po ashtu, e ka rikthyer fuqinë e ndikimit në shtetet kaukaziane që u pavarësuan në vitet e 90-ta nga ish unioni sovjetik. Në kontekst të planeve dhe të projekteve të fshehta – konspirative me karakter ndikimi dhe ekspansioni, Putini ka nxitur vatra të krizave s’i në Ballkan, në Lindjen e Afërme dhe në bregdetin Afrikan. Sipas hulumtimeve dhe analizave të deritashme, Vladimir Putini, i shtyrë nga përvoja e tij prej agjenti, besohet se ka shpërndarë në 10 vitet e fundit mbi 800 milion dollarë në shtet të ndryshme përmes ankorimit të oligarkëve rus si Abramoviq, dhe kompanive ofshore për të krijuar dhe funksionalizuar në shtete të ndryshme celula agjenturore, skema krizash, organizata, media dhe kompani ndërtimi përmes të cilave, ka shkaktuar influencë të fshehtë dhe de stabilitet për nevojat politike dhe strategjike ruse. Ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 përmes teknologjisë informative, përbën një prej shqetësimeve më të mëdha globale të de stabilizimit të brendshëm të shteteve dhe të sistemeve qeverisëse.
Vladimir Putini, nuk e ka fshehur figurshmërinë e tij dhe autoritetin në planin e brendshëm duke eliminuar fizikisht kundërshtarët politik dhe opozitën, si dhe në planin ndërkombëtarë nuk ka qenë aspak i frenueshëm mbi përpjekjet për ta rikthyer fuqinë e dikurshme të Rusisë në skenën ndërkombëtare. Megjithëse me takt dhe me strategji, ka disa vite që përpjekjet e tij kanë qenë të dukshme për influencim dhe ndërhyrje në kriza të ndryshme si në Siri, Libi, Afganistan etj. Në anën tjetër, me një politikë të rafinuar, Putini ka arritur që ta mbajë në ankth Evropën përmes Ballkanit duke e sabotuar vazhdimisht ‘paqen ballkanike” në Kosovë dhe në Bosnje, kushtimisht përmes Serbisë. Kërcënimet me rikthimin e luftës në Bosnje përmes ‘Republika Stërpikës” dhe komprometimi e denigrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes ‘raportit të Dick Martit” dhe për rrjedhojë e presionit rus në organizatat ndërkombëtare edhe formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës ( ekstradimi në Hagë i udhëheqësve kryesorë të luftës së UCK-së), nuk kanë qenë aspak të rastit por, padyshim pjesë e një konspiracioni të madh rus.

Para festa e përgjakshme

Ashtu saç Rusia në këto vite ka ndjekur linjat e forcimit politik dhe ushtarak pa zgjedhur mjete, po kështu edhe makthi evropian i disa shteteve ka ardhur duke u rritur. Anglia, është tërhequr nga politikat dhe bashkëpunimi evropian në kuptimin s’i brenda “BE”-së, dhe shtetet si Rumania, janë kujdesur për të siguruar mbrojtje të fuqishme ushtarake për vendet e tyre! Në kontekst, ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i pati tërhequr vërejtjen Gjermanisë dhe Evropës se po futeshin pavetëdijshëm në skemat putiniste përmes bashkëpunimit tregtar: eksportit të naftës dhe të gazit për ngrohje. Analistët e Forbes, kanë vënë në spikamë se Rusia eksportonte rreth 5 milionë fuçi naftës së papërpunuar në ditë, dhe 2.5 milionë fuçi të disa produkteve të rafinuara të naftës, gjë që kjo përbën rreth 10% të tregtisë botërore të naftës. Në kontekst, kohët e fundit Rusia ka gjeneruar më shumë se 600 milionë “petrodollar” në ditë. Sot, rezervat e bankës qendrore të Rusisë kanë arritur në 640 miliardë dollarë. Ky, është ekuivalenti i 17 muajve të fundit të të ardhurave ruse nga eksporti, falë edhe rritjes së çmimeve të naftës dhe të gazit, ka shkruar Forbes më 26 shkurt. Në përgjithësi, sot fragliteti i njohur historik evropian, ka ardhur në pyetje përballë një Rusie që e ka parë heartlandin evropian vazhdimisht si hemisferë të saj, kushtimisht Evropën Qendrore dhe Ballkanin s’i hemisferë të vazhdueshme madje, edhe për pushtim!
Kështu, tri vite përpara se Rusia të e shënojë 300 vjetorin e themelimit të perandorisë ruse, kërcënimet ruse kanë marrë forma të rrezikshme. Vladimir Putini, ka urdhëruar më 24 shkurt 2022 që ushtria ruse të ndërhyjë në Ukrainë. Dita e këtij vendimi, është përputhur me fillesat e revolucionit komunist rus në krye me Leninin në vitin 1917. Epo, çdo gjë përputhet më shumë me vigjiljen historike të vitit ‘1725’, që domethënë me 300 vjetorin e perandorisë. Edhe më shumë, çdo gjë përputhet me historinë e ekspansionit rus që nuk justifikon mjete në këtë rrugë. Sot, lufta që po zhvillohet tani në Ukrainë, potencialin ushtarak që Rusia e ka zhvendosur në këtë shtet të pavarur me qëllim të ndarjes territoriale dhe mundësisht edhe të pushtimit dhe të bashkëngjitjes së këtij vendi të madh Rusisë ( rreth 50% të kapaciteteve ushtarake), nuk duan shumë koment ! Prandaj, agresiviteti dhe gjenocidi shtetërorë rus në Ukrainë në sy të botës, shkojnë paralel me historinë krimogjene ruse dhe me karakterin ekspansionit të këtij shteti që po s’u ndal sot, do të jetë vonë nesër! Pse ?
Në vjeshtë të vitit të kaluar, dikush në Moskë kishte shkruar një ese në emër të Vladimir Putinit, dhe kuptohet me miratimin e tij. Ndër të tjera, bie në sy një fjali pararendëse me atë që është duke ndodhur: “Ukraina e ditëve moderne, ka zënë tokat historike të Rusisë. Rusia është vjedhur”. Dhe fjalia tjetër ( Putini: citim): ”Jam besimplotë se sovraniteti i vërtetë i Ukrainës, është i mundur vetëm në partneritet me Rusinë”. Fjalia e parë, nënkupton justifikimin e ‘arsyes dhe e të drejtës’ së intervenimit ushtarak rus në Ukrainë, kurse fjalia e dytë, paraqet kërcënimet e ndryshme sistematike për shtetet e pavarura s’i Ukraina që, ‘sovraniteti i tyre’ është i mundshëm vetëm me partneritetin me Rusinë.
Ukraina, po e paguan një çmim të madh të lirisë dhe të pavarësisë. Por lufta e saj, s’ka të bëjë vetëm me te. Vet presidenti Putin, ka kërkuar revidimin e hyrjes në NATO të shteteve si Rumania Bullgaria, Polonia etj. Prandaj, Rusia duhet të ndalet në kufijtë e saj aktual. Në fakt, duhet të ndalet Vladimir Putini, si kreatori i një “Rusie” moderne me fuqi dhe territore perandorake – komuniste. Putini, sot e pasqyron figurën e një presidenti rus nga më të rrezikshmit në historinë e këtij shteti. Ish presidenti austriak Hans Fisher, e ka cilësuar Putinin s’i ‘gjakftohtë dhe që përngjason me Stalinin. Fisher, ka thënë në një prononcim për gazetën vjenezi “Profil” se Putini ka mësuar nga Stalini. Fjalimi i tij me rastin e intervenimit në Ukrainë, është shumë i rrezikshëm, ka theksuar ish predidenti austriak Fisher.
Putin, po shfaqet gjithnjë e më hapur s’i reinkarnim i “Pjetrit të Madh” dhe i “Vladimir I. Leninit”, prandaj ai gjithsesi duhet të ndalet. Duhet të ndalet sepse, nëse triumfon në Ukrainë, do të kemi në ekran “Ukranina” të tjera. Dhe te porta, ushtritë e tij…

  • Autori, është politolog dhe shkrimtar. Prishtinë, 27.02.2022 .

Kalendari i historisë: Ngjarjet në Thesproti / Çamëri, 80 vjet më parë

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë

  • Nga ngjarjet në Thesproti/Çamëri. 

1.- Situata pas vrasjes së prefektit (shkurt 1942).

Komanda e Xhandarmërisë së Thesprotisë (Zyra e sigurisë publike) e Gumenicës, me datë 27 shkurt 1942, me shkresën nr. Prot.16/22/1a, i drejtohej Komandës së Lartë të Xhandarmërisë së Epirit (zyra e konfidencës) në Janinë “Rreth situatës në Thesproti pas vrasjes së prefektit”.

Në disa nga letra këmbimet mes Komandës së Xhandarmërisë së Thesprotisë me Komandën e Lartë të Xhandarmërisë së Epirit, kuptohen qendrimet zyrtare të shtetit grek ndaj: a) banorëve myslimanë të rajonit të Thesproti/Çamërisë,

b) bashkëpunimi mes Italisë, gjoja pushtuese dhe shtetit Grek, gjoja të pushtuar dhe,

c) përgënjeshtrimi i pastërt i mashtrimeve greke me akuzat e sajuara, gjoja të bashkëpunimit të çamëve me italo-gjermanët.

Siç do kuptohet qartë nga përmbajtjet e disa nga letër këmbimet mes zyrtarëve grekë dhe “pushtuesave” italianë, do të vërtetohen edhe shkrimet e shumta, ku kam deklaruar se gjatë pranisë së trupave italiane në Thesproti/Çamëri, ka patur bashkë qeverisje mes pushtuesave dhe të pushtuarve (grekëve dhe italianëve, ndërsa çamët nuk kanë qeverisje as qendrore dhe as lokale). Por popullsia autoktone e rajonit, jetonte nën trysnitë e qeveritarëve lokalë italo-grekë dhe ardhacakëve aziatikë të 1923-shit.

Shkaqet e këtyre letër këmbimeve, ishin pasojë e ngjarjes kriminale të xhandarit grek Ilia Niku, i cili me datë 14/02/1942, vrau dy burra çamë myslimanë të pafajshëm. Vrasja kriminale, e cila u besua “se erdhi si   udhëzim i prefektit dhe i shefave të tjerë të tij”. Prefekti i Thesprotisë ishte me origjinë greke. Sipas atij raporti, thuhet se vrasja e prefektit  “u krye për arësyen e kësaj bindje mashtruese të myslimanëve”.

Në Letra këmbimet njihemi me kërkesat që bëheshin për shtimin e forcave të xhandarmërisë në rajonin e Çamërisë, duke i argumentuar ato se për të njëjtat shkaqe që ndodhi vrasja e prefektit, do të vazhdohet edhe me vrasje të tjera. Po kështu, në ato letra kërkohej “transferimi i oficerëve të Thesprotisë dhe të emëroheshin me njëherë oficerë të rinj”.

Njohja e situatës gjeopolitike e kohës, që nga viti 1913, kur rajoni i Çamërisë u shkëput “harbutçe” nga trojet etnike shqiptare dhe popullsia autoktone çame ishte nën poshtërimin dhe deklasimin e gjithëanshëm shtetëror grek, jep të kuptohet se çdo veprim që ndërmerrte shteti ortodoks grek, ishte i paramenduar, me ndikim ligdashës deri në shfarosjen e komunitetit çam. Prandaj duhet të kuptohet arësyeja e vërtetë, siç do njihemi më poshtë edhe forcimi dhe shtimi i forcave policore në rajon. Qartësia ka qenë e dukshme, si drita e Diellit, që çamët myslimanë të ishin gjatë gjithë kohës dhe 24 orë ditë e natë, nën frikën e çizmeve të qindra xhandarëve të Xhandarmërisë greke. Raporti me numrin e protokollit të mësipërmë, është i nënëshkruar nga shefi i komandës: Joanis Kristinidhis – kapiten xhandarmërie. 23/shkurt/1942 (80 vjet më parë).

2. Letra 2. Masa dhe përforcime “për stabilizimin e rendit dhe situatës publike” (Maj 1942).

Me shkresën nr. i prot. konf. 271,  Ministria Brendshme e shtetit grek i drejtohej Drejtorisë së Përgjithshme të Xhandarmërisë në Ministri, në Athinë, 2 Maj 1942. Në atë shkresë, mes të tjerash shkruhet: “….të merren masat e nevojshme për përballimin me efektivitet të situatës të trazuar nga pikpamja e sigurisë, që është krijuar në Thesproti”.

Urdhër ministri.

Sekretar i Përgjithshëm L. Batrinos.

Ndërsa Drejtoria e Xhandarmërisë, Drejtoria e Personelit, në Ministrinë e Brendshme të Greqisë, i dërgon Komandës së Përgjithshme të Epirit në Janinë, shkresën me nr. 29/526/116, ku shkruhet: “Kemi nderin….t’ju bëjmë të ditur që kërkuam miratimin e Autoriteteve Italiane për përforcimin e Komandës së Xhandarmërisë së Thesprotisë me 10 nënoficerë dhe 60 xhandarë. Gjithashtu urdhëruam inkuadrimin e 100 xhandarëve, pa shërbim të detyruar në këtë komandë. Me anë të një urdhri tjetër nga ana jonë, u autorizua që kjo komandë të inkuadrojë edhe 90 xhandarë të tjerë. Kështu kjo forcë do të plotësohet”.

Urdhër Minist. Drejtor i Përgjithshëm, A. Kolatos.

Edhe në këtë letër këmbimi, siç kuptohet nga brendia, rezulton megamashtrimi zyrtar grek, i cili manipulonte duke zmadhuar vrasjen e prefektit, si një ngjarje që gjoja sillte rrezik të madh. Në realitet, u tha që vrasja e prefektit ishte pasojë e udhëzimeve të tij për të ushtruar trysni ndaj asaj popullsie dhe që një nga xhandarët vrau pa asnjë arësye dy burra çamë. Ngjarja tregon qartë se konflikti u krijua nga udhëzimet denigruese të prefektit dhe vrasjet e xhandarmërisë; jo nga banorët e Çamërisë.

3.-Letra 3. “Fragment nga raporti i inspektorit ekonomik të Ministrisë së Ekonomisë së Greqisë.  Evangjelos Palaskas, për Komandën e Përgjithshme të Epirit, në Janinë, më 22/Qershor /1942.

Situata konfliktuale e krijuar në Thesproti, vuri në lëvizje autoritetet shtetërore greke, për atë gjendje Ministria greke e Ekonomisë, ngarkoi një inspektor ekonomie në rajon me mision njohjen dhe mundësitë e qetësimit të situatës. Në raportin e tij

inspektori ekonomik, ndër të tjera shkruante: “… Para vajtjes time në Thesproti, vizitova bashkë me komandantin e lartë të xhandarmërisë së Epirit dhe me drejtorin e bujqësisë dhe ekonomisë të Administratës së Përgjithshme, konsullin italian që është këtu, zotin Pratto, të cilin e njoftova për qëllimin e udhëtimit tim në Thesproti”.

Inspektori shkruan për bisedat e bëra, kryesisht mbi shkaqet e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve, gati një vjeçare mes banorëve myslimanë të Çamërisë dhe krishterëve të ardhur nga Azia e Vogël. [Të ardhurit, shteti Grek i vendosi në atë rajon, duke u dhuruar pronat e tundshme dhe të patundshme të çamëve]. Si dhe ndikimet që patën ato konflikte në dobësimin e dukshëm në administrimin politik të prefekturës, siç ishin ndërprerja pothuajse e plotë e punëve dhe e shërbimeve ekonomike.

Inspektori Evangjelos Palaskas raporton: “Zoti konsull (zyrtar italian-fd) më siguroi që Adiministrata Italiane është në dijeni të këtij çrregullimi të situatës dhe dëshiron rivendosjen e plotë të rendit dhe sigurisë në Thesproti, si dhe funksionimin normal të shërbimeve publike Greke atje….”. “Madje u tregua i gatshëm t’i dërgonte telegram përfaqësuesit të tij në Filat, i emëruar para pak kohësh për çështjet politike të prefekturës së Thesprotisë, zotit Pelissoni, që të pranojë bashkëpunimin me mua gjatë qendrimit tim atje”. Në vazhdim inspektori raporton: “Për sa i përket myslimanëve, të cilët nuk pranojnë të japin taksat e tokës, në vaj dhe në prodhime bujqësore, m’u komunikua që u lëshua nga Autoritetet Italiane një urdhër i prerë për kryerjen e të gjitha detyrimeve tatimore nga të gjithë taksapaguesit në përgjithësi, si rrjedhojë edhe nga myslimanët”. Për  kërkesën e inspektorit që nëpunësit ekonomikë, të siguroheshin për kryerjen e detyrave të tyre, vjeljen e taksave nëpër fshatrat myslimane, që të shoqroheshin me burra të Karabinierisë Mbretërore, inspektori shkruan: “Më deklaroi se do të ndihmojë këta nëpunës për verifikimin dhe arkëtimin e taksave, për këtë qellim do të vihet në dispozicion një forcë prej 8 karabinierësh në provincën e Filatit, si dhe në provincat e tjera të Igumenicës, Paramithisë e Margaritit.

Gjithashtu premtoi (konsulli italian-fd) të ndihmoi më vonë në përforcimin e Xhandarmërisë Greke me më shumë burra”.

E shoh të rëndësishme të theksoj edhe për qëndrimin e shtetit grek dhe atij italian lidhur me grabitjen e pronave të palujtshme të shqiptarëve myslimanë të Çamërisë. Do shkëpus thëniet e inspektorit ekonomik: “Përsa i përket pretendimeve të paraqitura nga myslimanët për t’iu rikthyer atyre pronat (çifligjet) e tjetërsuara që nga viti 1923, me qëllim rehabilitimin e kultivuesave të krishterë, që kishin mbetur pa pronë (ata të krishterë nuk kishin prona në rajonin e Çamërisë, ata ishin të ardhur nga Anadolli), si dhe veprimeve arbitrare, që janë kryer kohët e fundit nga disa prej tyre ndaj të krishterëve, të cilët janë zotërues të ligjëshëm të këtyre pronave, na deklaroi (konsulli italian-fd) edhe këtë rast se që tani e tutje Karabinieria Mbretërore do të ndalojë arbitraritete të tilla të myslimanëve deri në rregullimin përfundimtar të kësaj çeshtjeje nga Qeveria Greke”.

Është fare e qartë që zyrtarët e “pushtuesave” italianë, jo vetëm bashkëqeverisnin me shtetin grek, por  përkrahnin masat tejet të egra e të padrejta që ushtronte shteti grek ndaj popullsisë çame. Qendrimet italiane që mbaheshin ndaj banorëve myslimanë të rajonit të Çamërisë, tregojnë të vërtetën e sjelljeve të çamëve. Ata nuk ishin në bashkëpunim me pushtuesit italianë, përkundrazi zyrtarët e palës italiane ishin bashkëveprues me zyrtarët grekë kundër shqiptarëve të Çamërisë, sidomos ndaj pronësis dhe të drejtave për shërbimet publike që shteti ortodoks nuk u a kryente.

Inspektori ekonomik gjatë ushtrimit të misionit që i kishin ngarkuar, në raportin e tij informonte: “Kam mendimin që është i detyrueshëm rregullimi në kohën e duhur si dhe përfundimtar i çështjes së pronave të tjetërsuara  të myslimanëve të Çamërisë, me qëllim që të mos lindin më konflikte, si këto të sotmet, midis tyre dhe popullsisë së krishterë”. (kupto: ortodoksve aziatikë të ardhur në vitin 1923).

Konfliktet mes myslimanëve çamë, pronarë të tokave, me të ardhurit nga Anadolli, u shkaktuan mbasi “aziatikët” nuk pranonin tu jepnin dëmshpërblim sipas kushteve të caktuara, pronarëve çamë për tokat që shteti grek u a kishte dhënë në përdorim.

Të krishterët aziatikë nuk pranonin të paguanin detyrimet ndaj çamëve, pronarëve të tokave, si dhe tatimet ndaj shtetit. Po ashtu edhe myslimanët çamë, të cilët kërkonin që shteti grek të detyronte të krishterët e ardhur për të shlyer detyrimet; nuk pranonin të shlyenin detyrimet tatimore për derisa të plotësoheshin kërkesat e tyre.

I gjendur në këto situata, inspektori ekonomik, nëpunës i Ministrisë së ekonomisë i shtetit Grek raporton: “Kuptohet që nëse kjo zgjidhje e përkohshme do të miratohet nga Qeveria, atëhere edhe përqindja, që do të paguhet, do të përcaktohet nga ajo, gjithashtu edhe mënyra e pagimit.

Z. Pratto, gjatë bashkëbisedimit të sotëm – vijon raportimin inspektori – më propozoi që kjo përqindje të jetë në masën 15%”. Gjykohet e arësyeshme që marrjen e taksës prej kultivuesve të krishterë, si dhe pagimin e myslimanëve, në mënyrë që të shmangen konfliktet dhe mos marrëveshjet, ta marrin përsipër shërbimet bujqësore dhe ekonomike të Prefejturës së Thesprotisë, të cilët merren tashmë me verifikimin dhe arkëtimin e taksës së produkteve bujqësore”. Inspektori ekonomik, në rolin e zgjidhjes së konflikteve, duke parë realitetet në terren, shpreh në raportin e tij edhe: “Por paralelisht është i detyrueshëm riorganizimi i shërbimeve publike atje, shumë nga të cilët, siç u konstatua gjatë udhëtimit tim, nuk funksiononin rregullisht dhe në këtë mënyrë vihet në rrezik Adiministrata Greke”.

Lidhur me kryerjen e shërbimeve publike. Administrata shtetërore e shtetit Grek që nga viti 1913, kur rajoni etnik shqiptar i Çamërisë i kaloi shtetit Grek, nuk kryente shërbime publike për banorët myslimanë. Çamët myslimanë ishin të padëshiruar për shtetin grek, madje i quante turq dhe të ardhur në atë rajon në kohën e perandorisë osmane. Edhe gjuhën që flitej në Çamëri, shteti grek e mohonte se ishte gjuha e tyre, duke deklaruar se gjuhën shqipe, çamëve u a mësuan disa bejlerë. I citova këto qendrime për të kuptuar se deri ku arrin marrëzia, dashakeqësia, shpifjet, urrejtja pa kufi, të cilat shpien deri në çekuilibrim, në atë masë se njeriu nuk arrin të kuptojë vetveten se po flet përçart.

Çamët në Paramithi …

Ky ka qenë dhe është shteti ortodoks grek. Ndërsa çamët, banorë autoktonë në Thesproti/Çamëri, të pakët në numur, pronarë në tokat pjellore, trashëgimtarë të një rajoni që mban thesaret më të vyera nga lashtësia, zotërues të të folurës pellazgjike. Anti Krishti i vrau, i masakroi dhe i degdisi me dhunë nga vendlindja e tyre.

Jo vetëm aq, por bashkë me komunistat shqiptarë i poshtroi, i denigroi, i quajti të pabesë, i trajtoi si komunitet të dorës së tretë. Por koha dhe trashëgimia fisnike e tyre, po i rivendos atje ju kanë vendin.

Shënim: Për këtë shkrim i jam referuar edhe shkrimtarit grek z. Jorgos Margaritis: “Bashkëpatriotë të padëshiruar”.

Bot. “BOTA SHQIPTARE” 2009.

Itali, me 27 shkurt 2022

Edhe ne dikur përdoreshim si mish për topa të huaj, sikurse sot çeçenët në Rusi!

0
Ilir Canhasi, Suedi
Ky libër ”Albanët” e autores Elena Kocaqi më forcon edhe më tepër bindjen time që kisha më parë rreth fesë, ku shqiptarët kishim qenë të mallkuar që nga ajo ditë kur këmba e ushtarëve të Perandorisë Osmane shkelën në trojet tona, që nga ajo ditë kur ne u bëmë me tri fe.
E ç’të bënim ne kur ishim të pafat, edhe pse kishim Aleksandrin e Madh, Pirron, Dioklecianin, Konstadinin e madh dhe Justinianin, por prap se prap mbetëm te ndarë, të përçarë dhe me tri fe!
Kishim edhe Skenderbeun, por nuk mjaftoi, vetëm se na u shtuan vuajtjet edhe më tepër pas rënies së tij, arbërit dhe arvanitasit filluan të zhduken dal ngadal, disa emigruan në Itali e vende tjera, disa deshten apo nuk deshten u detyruan te pranojnë slavizimin dhe greqizimin e tyre, e ata që mbeten nuk paten zgjidhje tjetër pos të pranojnë islamin.
Kjo temë është me të vërtetë për tu studiuar mirë se çfarë i shtyri shqiptarët që për një kohë të shkurtër ndërruan anën dhe me të edhe fenë, nga ata që siç ishte Konstandini i Madh që shpalli lirinë e predikimit të fesë së krishterë dhe Gjergj Kastriotit që e mbrojti kristianizmin e Evropës.
Janë datat ato që pasqyrojnë atë që e thashë më lartë;
Gjergj Kastrioti, Skënderbeu vdiç me 1468 ndërsa Perandoria Osmane pushtojë të gjitha trojet shqiptare në vitin 1506.
Veni re; në vitin 1475 kemi të parin kryeministër me origjinë shqiptare të Perandorisë Osmane- Gjedik Ahmet Pasha, pra vetëm 7 vite pas vdekjes së Skënderbeut dhe 31 vite para se të pushtohen të gjitha trojet shqiptare.
Gjithsejtë, për një periudhë 150 vjeçare kishim 39 kryeministra shqiptarë që qeverisën perandorinë osmane, këta kryeministra shqiptarë i dhanë osmanëve Anadollin, Konstandinopojën, Irakun, Jemenin, Egjiptin, Algjerinë, Libinë, Arabinë, Sirinë, Hungarinë, Rumuninë,Krimenë, Kretën etj.
Shto këtu edhe rrethimin e Vienës, mundën flotën Venedikase etj.
Sikur nuk mjafton kjo, kemi Ballaban Pashën shqiptarin që ishte një nga komandantët më të shquar të perandorisë osmane, ishte njeriu që e pushtoi Konstandinopojën në vitin 1453, njihet si tradhëtar në historinë e shqiptarëve që luftoi edhe kundër Skënderbeut por që hyri edhe në historinë botërore si komandant që pushtoi Konstandinopojën e pathyeshëm të themeluar nga perandori Ilir, Konstandini i Madh.
Një shqiptar e themeloi ndërsa tjetri ju dha pushtuesve osmanë.
Fund
Po të mos ishte interesi i fuqive të mëdha për ndarjen e vendit tonë dhe po të mos fillonte lufta e parë ballkanike kundër Turqisë ne si komb vështirë se do të ekzistonim sot!

Ekskluzive: Serbët e arrestuar kishin ardhur të blenin rroba të UÇK-së me pretekst të sulmit “shqiptar” ndaj veriut të vendit tonë

0

Serbi i arrestuar

Ekskluzive për arrestimin e mbrëmshëm, njëri nga serbët ka lidhje me MPB të Serbisë

Njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë në Prishtinë, ka lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, bëjnë të ditur burimet

Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas serb, D. Dolasevic, V.Jankovic dhe D. Dolasevic, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një lokal tjetër në Prishtinë. Burime brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se përveç saj të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh.

Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.

Serbët e arrestuar mbrëmë në këmbim të shtetësisë serbe, disa shtetas të Kosovës u kanë marrë të holla.

Por mësohet se njëri nga ta në këmbim të shtetësisë serbe, i ka kërkuar një qytetari Kosovës që ta dërgojë në dy dyqane ku ka uniforma ushtarake. Në dyqanin e fundit ka blerë edhe emblemat e UÇK-së.

Tre shtetasit serbë kanë hyrë në Kosovë në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, gjersa kanë lënë automjetin e tyre me targa të Nishit dhe kanë hipur në makinën e një qytetari shqiptar, i cili i ka sjellë në Prishtinë.

Në kryeqytet, janë takuar me shtetasin tjetër të Kosovës, të cilit ia kanë sjellë dokumentet serbe, dhe më pas kanë dalë për të blerë uniforma ushtarake.

Në orët e pasdites, pasi kanë blerë emblemat, Policia e Kosovës i ka ndaluar dhe i ka arrestuar të pesë të dyshuarit. Tre shtetas të Serbisë nga Nishi dhe dy shtetas të Kosovës, njeri nga komuna e Gjilanit dhe tjetri me banim në Prishtine.

Përndryshe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Një letër falënderuese nga Rina dhe Rita, nxënëse të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë

0
Prishtinë, më 27.02.2022
DHURATË E DASHUR NGA RINA DHE RITA…
Gjatë bisedës me nxënësit e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, nga vajzat Rina dhe Rita, mora një letër falemendëruese, ku pos tjerash thuhet se “kur të rritemi do t’i lexojmë librat që Ju sot na i dhuruat…”
Kjo është dhuratë e dashur, që shkrimtarit i vjen nga brezi i ri, që zotohet se librin do ta ketë “armë” të dijes…