Kreu Blog Faqe 1400

Klajd Kapinova me një libër të parë për Presidentin Trump në gjuhën shqipe në Amazon, Barnes & Noble etj.

Tomë Mrijaj

Eshtë një rast i vetëm në historinë e letrave shqipe, që një shqiptaro amerikanë shkruan dhe boton në Amazon, Barnes & Noble etj., një libër voluminoz historiko-politik në gjuhën shqipe, për një president të SHBA-së. Vepra e re: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (New York, 2021), hapet me një parathënie në dy gjuhë shqip-anglisht shkruar nga unë.
Lexuesit me anën e librit mund të mësoj shumë gjëra interesante mbi kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore amerikane.

Vepra e re që lexuesi ka në dorë, mund të quhet një ditar historiko-politik, i pasur në brendsi me përshkrime të ngjarjeve dhe data, të cilat gjërësisht pëfshijnë periudhën e suksesshme historike 4-vjeçare 2016-2020 të Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit patriot Donald J. Trump, i cili, me fakte dhe prova (për të mirën e popullit amerikan), radhitet si kyetari i shtetit më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të Amerikës.
Përmbatja e librit në fjalë, është e pasur me tema dhe shoqërohet edhe me shumë shënime dhe fusnota në shqip dhe anglisht.
Autori Kapinova ndalet me përshkrimin e antisemitizmit tradicional të qeverive komuniste dhe “demokratike” të Shqipërisë gjatë disa dekadave nga viti 1949-2020. Autori shkruan se skandalet e demokratëve të SHBA-së i fshihen me qëllim publikut amerikan nga media globaliste Fake News dhe Big Tech, të cilët bëjnë me elozhe heronj kriminelët dhe mallkojnë pa mbarim patriotët dhe përkushtuesit e popullit amerikan. Një shembull që bëri bujë këtu ishte George Floyd, të cilin në trojet shqiptare nuk e njohin me saktësi se a është hero apo kriminel?
Në liber, del se liberalët dhe marksistët amerikanë bëjnë thirrje të votohet për Joe Biden.

Republikani patriot Donald J. Trump, gjatë katër vjetëve të udhëheqjes së tij me zgjuarësi, talent, maturi dhe sukses, u përballë që në ditën e parë kur hyri si President në Shtëpinë e Bardhë me forcat anti-amerikane socialkomuniste dhe marksiste, të cilët veprojnë çdo ditë në Capitol Hill në Washington D.C., etj., në Kongres dhe Senatin Amerikan, të fshehur nën emrin e partisë “demokratike”, mediat Fake News, Antifa, BLM etj.
Në saj të politikës largpamëse të Presidentit Trump, SHBA arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata socialiste e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2.
Këto aspekte pozitive shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit Trump, ka zbardhur me kujdes përmes faqeve të librit të ri autori i komunitetit shqiptaro amerikanë.
Autori e ka hartuar librin e tij voluminoz me 586 faqe dhe foto të bazuar në burime amerikane me fusnota dhe fakte të sakta historike dhe dëshmive të ndryshme deri në ditët tona.
“Demokratët’ në SHBA të mbështetur nga Big Tech dhe media marramendse e majtë globaliste Fake News, kanë vendosur juntë moderne në Amerikë çensurën, mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e mbulojnë atë, edhe pse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga media, që është bërë palë me manipulimin dhe mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës Amerikane.
Gjatë vitëve 2019-2020, asnjë lider demokratë, senatorë, kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie apo funksionarë të tjerë zyrtarë të Partisë Demokratike Amerikane, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme anarkiste, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e monumenteve të historisë amerikane, ku janë vrarë dhe plagosur me qindra policë në të gjithë vendin nga protestuesit e dhunshëm radikalë marksistë.
Zgjedhjet në Amerikë, janë një këndvështrim plot fakte amerikane i autorit Kapinova. Kështu në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan, në shtetin Xhorxhia, epërsia e tij ishte një dajak i mirë për socialistin Biden-in me 356.945 vota; dhe sërisht Trump udhëhoqi në Pensilvani me më shumë se gjysmë milioni vota (saktësisht 600,000 vota).
Në SHBA investigimi i hollësishëm dhe botimi i një raporti të detajuar me fakte dhe prova i quajtur Raporti Navarro, vlerësoi drejtësinë dhe integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në gjashtë shtetet kryesore të betejës presidenciale, ku kandidati globalist “demokrat” Joe Biden kishte një “epërsi” fallco nga ku manipulimi dhe rezultatet u kontestuan vazhdimisht ashpër, falë fakteve dhe provave të reja, që dulën vazhdimisht në dritë, ku publiku amerikanë u shokua me vjedhjen e turpshme dhe shkatërrimin e zgjedhjeve presidenciale.
Kështu gjashtë shtete kryesore konservatore të republikanëve, ku Presidenti Trump doli fitues me diferencë të madhe votash, në zgjedhjet e vitit 2016, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, sot janë manipuluar totalisht, duke përbërë një krim të lartë kushtetues, që nuk po hetohet nga FBI, Departamenti i Drejtësisë (DOJ) qendrore dhe lokale etj.
Vjedhja e votave dhe manipulimi i tyre, në zgjedhjet presidenciale, për senatorë dhe kongresmen amerikanë, ishte turpi historik i radhës të orkestruar mjeshtërisht nga partia demokratike, propaganda e madhe mediatike globaliste e majtë Fake News dhe Big Tech, të cilët emëruan si fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020 kukullën e tyre të preferuar sleepy Joe Biden, duke i dhënë atij në tavolinë 80 milion vota, në një kohë që ai si pensionist nuk gëzonte mbështetjen popullore, sikurse Presidenti Trump, që arriti të marrë 75 milion vota reale.
Studiuesi dhe analisti Kapinova përshkruan ato ditë kur u zbuluan skandale filmike në mes të natës deri në orët e para të mëngjezit, në shtetin e Xheorxhisë, ku komisionerët demokratë u kapen me filmime origjinale, duke manipuluar kutitë dhe fletë e votimeve, pranë makinave të numërimit (Dominium), gjatë kohës kur komisionerët e tjerë ishin përzënë në shtëpi nga kryekomisionerja e zgjedhjeve, që ishte një aktiviste e flaktë e partisë demokrate.
Fatmirësisht këtë shkatërrim zgjedhor dhe vjedhje skandaloze të votave kundër Presidentit Trump, populli i zemëruar amerikan e pa direkt nga videot origjinale prej 8 orësh, që u bënë shumë shpejt publike në shumë website, loget personale, gjatë dëgjimit të dëshmive fizike dhe okularë të qytetarëve, vëzhguesve, votuesve para Kongresit dhe Senatit të shtetit të Xheorxhisë nga trasnmetimi i plotë nga kanalet e pavarura televizive amerikane dhe botërore.
Rrjetet sociale, si: Facebook, Twitter, Google, Youtube nuk lejuan të publikohen skandalet e shekullit, duke bërë çensurë të hapur, në kundërshtim me ligjet e Kushtetutes amerikane, për lirinë e fjalës dhe shprehjes. Ata fshehën me paramendim dhe qëllim kriminal të vërtetën dhe u bënë kështu pjesë e lojës së madhe manipulative të korrupsionit kriminal, që ata organizuan hapur kundër popullit amerikanë.
Kurajon e qytetarëve të ndershëm amerikanë, të etur për drejtësi sipas ligjit, për të thënë të vërtetën u mohua me turp nga Prokurori i Përgjishëm i SHBA-së, Gjykata e Lartë Kushtetuese e SHBA-së dhe gjykatat e larta dhe të niveleve të ulëta të shtetëve, ku u bë manipulimin dhe vjedhja skandaloze e votave.
Kur ky shkatërrim elektoralë ndodh në mes të ditës në SHBA, që është shteti më demoktratik në botë, çfarë dhe si mund të kërkohet drejtësi për manipulime dhe vjedhjet e votave popullore në shtetet e diktaturave të egra komuniste, ish socialkomuniste si dhe vendet e pazhvilluara të botës së tretë kudo në botë!?
Këto seanca publike dhe të hapura me dëshmi, prova dhe fakte, u ndoqen Direk (Live) në internet, në shumë kanale televizive, ku njerëzit tregonin masakrën e madhe të shekullit të vjedhjeve dhe manipulimit të zgjedhjeve presidenciale, për Kongres dhe Senatin e SHBA-së.
Ajo që është më absurdja mbetet fakti se Gjykata e Lartë Kushtetuese e SHBA-së, argumentoi plot frikë dhe e gjunjëzuar para të keqes, se nuk do të merrte në shqyrtim asnjë ankim nga frika e protestuesve të BLM dhe Antifës, të cilët deri asokohe kishin djegur dhe plaçkitur shumë qytete dhe shtete, të drejtuar fatkeqsisht nga governatorët dhe kryetarët e bashkive antarë dhe simpatizantë të partisë demokratike amerikane.
Është e turpshme dhe anti-Kushtetuese, të mendohet se këto gjëra skandaloze dhe të denueshme moralisht dhe ligjërisht ndodhin në shtetin më demokratik në botë, e cila mundohet të përhap vlerat e demokracisë së saj model, në shtetet e tjera, ku sundojnë diktaturat, qeveritë totalitare dhe vrastare komuniste dhe në vendet e tjera të prapambetura të botës së tretë.
Nga qindra vota të verifikuara sot, u zbuluan se votuesit që kanë hedhur fletët e mbushura të votimit nuk ishin rezidentë në Arizona, duke votuar më pas edhe në shtetin ku ata janë resident.
Nga verifikimi i listave zyrtare të votuesve, del se ka shumë dublikante, pra njerëz të rregjistruar 2-3 herë, për të rritur artificialisht numërin e votuesve, e cila u reflektua nga rinumërimi i përgjithshëm i votave në shtetin e Arizonës.
Makinat e numërimit në të gjithë SHBA-në, kanë qenë të lidhura me internetin, në kundërshtim me ligjin. Miliona vota konservatore, të pavarura dhe shumë demokratëve në favor të Presidentit Trump, janë konvertuar nga makinat e numërimit në favor të Joe Biden.
Një aspekt i rëndsishëm i librit të ri në fjalë, është tema e ebrejve në trojet etnike shqiptare, ecuria e tyre deri në ditët tona.

Si pasojë e marrëdhënieve shumë të mira Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike. Meritë për këtë ngjarje historike, një meritë të madhe ka Presidenti i 45-të i SHBA-së republikani Donald J. Trump.
Pjesë e mirëkuptimit ishte edhe dakortësia e Izraelit, për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila e bën Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës.
Studiuesi dhe publicisti Klajd Kapinova, në analizën e tij në këtë liber, shkruan: “Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë neo-komuniste pro Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA-në, është turpi i radhës së administratës anti-amerikane të Edvin Kristaq Ramës, ashtu sikurse ka bërë dikur babai i tij shpirtëror diktatori anti-amerikanë dhe anti-izraelitë Enver Hoxha.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë ekzekutive), që kundërshton njohjen e SHBA-së për Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i shtetit të Izraelit. Mes vendeve muslimane, që votuan kundër SHBA-së dhe pro Rezolutës së OKB-së, është edhe shteti i “besës”, Shqipëria, që rrah gjoksin tashmë me gropa 24/7 ditë në javë apo 365 ditë të vitit, se është “mik” i SHBA-së.
Ky nuk është thjesht një qëndrim qeveritar i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë, me vetëdashje të interesave shqiptare strategjike. Nuk është hera e parë, që qeveritarët socialkomunistë shqiptarë janë radhitur me vetëdije në anën më negative të historisë.
Shumë pak shqiptaro amerikanë e mbështeten kandidatin republikan Donald J. Trump, sepse nga vendet ku kishin origjinën ish emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova, historikisht nuk kanë pasur asnjëherë sistemin kapitalist dhe levizjen politike me traditë të mirëfilltë të djathtë patriotike përparimtare.
Në libër trajtohen gjerësisht dhe me fakte tema delikate të kohës mbi George Floyd se a është ai hero apo kriminel ose diçka tjetër, lëvizjet anarkiste maksiste BLM, Antifa etj., sikurse këtu lexojmë me kënaqsi biografinë e pasur të analistes konservative, vajzën e zgjuar dhe inteligjente plot kurajo afrikano amerikanen Candace Owens.
Me interes është edhe përshkrimi realist i basketbollistit të famshëm me ngjyrë afrikano amerikanë LeBron James, i cili, për habi të të gjithëve jeton në zonën e njerëzve të privilegjuar të bardhë, në një shtëpi me kosto astronomike mbi 100 milion dollarësh dhe ai flet e shkruan me hipokrizi kundër policit të bardhë, që si hero i shpëtoi jetën një adolishente me ngjyrë afrikano amerikane, e cila u kërcenua për vdekje (me thike) po nga një vajzë me ngjyrë afrikano amerikane.
Këto tema interesante dhe të tjera, janë bërë objekt i këndvështrimeve edhe në këtë libër enciklopedik, të veçantë në llojin e vet në botën shqiptare.
Autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, me përvojë si gazetar dhe analist bashkëkohorë, ka shkruar dhe botuar disa libra dhe mijëra shkrime me tematika të ndryshme në shumë gazeta, revista dhe website brenda dhe jashtë kufijve të vendlindjes dhe këtu në SHBA.
Libri ka 586 faqe dhe është me foto cilësore me ngjyra. Dy kopje të librit, janë me kopertina të trasha dhe luksoze, të cilat autori Klajd Kapinova me nënshkrim (dedikimin) e tij në anglisht ia ka dërguar Presidentit Donald J. Trump në Florida.

Libri voluminoz është botuar nën kujdesin e Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkronjës “VOLAJ” në qytetin antik të Shkodrës. Kopertina shumë kuptimplote, është konceptuar dhe realizuar me profesionalizëm nga Martin Ndoja. Redaktor i librit jam une Tomë Mrijaj. Këto ditë libri është edhe në faqen e kompanisë më të madhe botërore të shitjeve Amazon

“Presidenti Trump dhe këneta globaliste”, një ditar historiko-politik për Amerikën bashkëkohore nga Klajd Kapinova


Po ashtu dje kompania e madhe e botimit të librave në SHBA Barnes & Nobel, ka vendosur në faqen e saj librin e ri të studiuesit dhe publicisit të komunitetit shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova.

https://www.barnesandnoble.com/w/presidenti-trump-dhe-k-neta-globaliste-klajd-kapinova/1140948028?ean=9789928466754&fbclid=IwAR03adOB3EP-n9VVWg9gMPOVVlogQvrR2hYH4FgftBK5EPaSoqu8zXvAwRY

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Baroneshën Arminka Helić

0

Prishtinë, 8 shkurt 2022

Ballafaqimi me të kaluarën ishte ndër temat kryesore të takimit virtual që Kryeministri Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Baroneshën Arminka Helić nga Dhoma e Lordëve e Parlamentit Britanik.

Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformën në drejtësi dhe angazhimin për tërheqjen e investimeve, të cilat krijojnë vende të reja të punës. Ai theksoi se ekonomia është përgjigjur pozitivisht, me rritje ekonomike prej 9.9% sipas Bankës Qendrore të Kosovës. Ai theksoi synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe për rritje të bashkëpunimit rajonal.

Baronesha e uroi kryeministrin për të arriturat dhe progresin, dhe i dëshiroi suksese në qeverisje. Ajo shprehu mbështetje për programin e Qeverisë, duke theksuar se sukseset e Kosovës, janë suksese edhe për rajonin e Ballkanit.

Jam e inkurajuar kur shoh se qeveria u përgjigjet kërkesave të popullit për drejtësi dhe punësim dhe ofron stabilitet, tha ajo.

Përderisa Kosova të mos jetë e zonja e vetes dhe rajoni të mos ndikohet nga shtetet fqinje dhe politika ruse, nuk mund të vendoset paqja në Ballkan, theksoi baronesha.

Kryeministri Kurti bashkë me zëvendësministren e Drejtësisë, njëherit Koordinatore Nacionale kundër Dhunës në Familje, znj. Nita Shala, dhe nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci, biseduan me baroneshën Helić edhe për nismat institucionale për ballafaqim me të kaluarën. U veçua nisma për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës dhe hartimi i Strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Gjatë takimit u bisedua për sfidat e proceseve për njohje dhe drejtësi për të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. U theksua puna e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, në një proces të ndjeshëm dhe tejet të rëndësishëm për të ardhmen e të mbijetuarve, dhe për gjithë shoqërinë.

Në fund gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Për deklaratën e Hisen Berishësh se “është nënçmim të udhëtojë me autobus një deputet i popullit” dhe një shembulli i madh

0
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në vitin 2006 kur ishte kryeministër i Norvegjisë. Në atë kohë ai udhëtonte për në punë edhe me biçikletë, gjë që iu mohua nga ana e policisë për shkak të kërcënimeve të mundshme për jetën e tij. Po deputetët e Kosovës për çka janë duke folur, sidomos çka po flet Hisen Berisha?
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
Hisen Berisha…!
Hisen Berisha s’po ndalet së ngrëni torte dhe së dëshmuari që është një bishtalec i ndërtuar nga qimet e Linda Morines.
Dhe jo nga qimet e flokëve, por nga qimet e gjenitaleve të saj.
Të thuash është mendësi komuniste ndalja e zhvatjes, apo reduktimi dhe mbulimi real i shpenzimeve të udhëtimit, është mendësi arrogante, zhvatëse, primitive dhe feudale që ç’ke me të.
Të thuash se është nënçmim të udhëtojë me autobus një deputet i popullit, i cili në fushatat elektorale dhe inaugurim betohet se është shërbëtor i popullit ngaqë paguhet nga lekët e tij, nuk është vetëm poshtërsi dhe pafytyrësi, por edhe mendësi feudale edhe tallje me dinjitetin, intelektin dhe fatkeqësinë e popullit.
Atëherë çka na qenkan sipas teje deputetët suedezë, danezë dhe norvegjezë që udhëtojnë me autobus për të qenë shembull për të tjerët se si reduktohet ndotja e ambientit ?
Nëse ata na qenkan komunistë, atëherë çka na qenke ti Faqezi Berisha?
Ja unë të them se çka je ti, o faqezi. Ti je thjesht një bishë që e mban emrin Hisen dhe mbiemrin Berishë.
Sepse nuk ka fatkeqësi më të madhe për një popull sesa të ketë përfaqësues në Kuvend dhe Qeveri, që jo vetëm nuk i mbrojnë interesat e tij, por që ia bëjnë jetën ferr.
Dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe për një popull se sa ta ketë përfaqësues në Kuvend një njeri si Hisen Berisha, që duket, flet dhe sillet si bisha.
Mirëpo këta pis mileta parazitarë janë llastuar nga ky popull i cili kohë të gjatë ka fjetur dhe asesi s’po mund ta kuptojnë se është zgjuar nga gjumi dhe se pis miletat si Hisen Berisha nëse vazhdojnë kështu do t’i merr cunami dhe jo vetëm lumi.
Prandaj mos e tepro Hisen Berisha sepse nëse vazhdon kështu nga kthetrat e këtij populli s’do të nxjerrë ma as xhamia, as kisha.
Në fakt kushdo që e merr në kontekstin e ndaljes se zhvatjes fjalën komunizëm në gojë, dëshmon se nuk i ka as dy gram tru, sepse komunizmi i Marksit nuk është jetësuar kurrë.
Veprat teorike të Marksit në fakt janë devalvuar nga rusët, të cilët i kanë vënë si jorgan mbi krimin multidimensional dhe multidisciplinar ndaj njerëzimit, për çka nuk mund të fajësohet asesi Karl Marksi madhështor.
Sepse në fakt ajo që përshkruhet nga dallkaukët tanë si komunizëm ishte nazizëm, fashizëm dhe ekstremizëm majtist rus dhe sllav që ç’ke me të.
Prandaj politika jonë përbëhet ekskluzivisht nga puthadorët e ekstremit të majtë rusë dhe sllavë që sot shiten si demokratë.
Në fakt janë analfabetë dhe gjysmë analfabetë me diploma që nuk vlejnë as sa kondomat, sepse kondomat e mbrojnë popullin nga sëmundjet seksuale por asnjë herë nga keqbërja e njerëzve si Hisen Berisha, diplomat e të cilëve janë vula të budallallëkut.
Në fakt shumica absolute e politikanëve tanë nuk besojnë në ideale, Zot, ideologji, komb, atdhe dhe shtet por vetëm në para.
Sepse kanë dëshmuar njëzet vjet rresht se për para e shesin edhe mamin e tyre, e lërë ma kombin, atdheun dhe shtetin.
***
Shembulli i Sekretarit aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe i shumë politikanëve europian e të tjerëve ngado në botën demokratike, duhet të shërbejnë si shembëlltyrë për deputet e politikan në shumë pjesë të botës, pra edhe në Kosovë, ku keqkuptohet e keqinterpretohet roli i tyre në shërbim të qytetarit, pasi ata njejt sikur Hisen Berisha mendojnë se duhet të jenë “të tjerë” në raport me qytetarin, e jo një ndër të tjerët që me shembujt e tyre të mirë e ndihmojnë shoqërinë që të emancipohet. 

“Presidenti Trump dhe këneta globaliste”, një ditar historiko-politik për Amerikën bashkëkohore nga Klajd Kapinova

0

Lexuesit me anën e librit voluminoz: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (New York, 2021), të shkruar me shumë kujdes dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit shqiptaro amerikan Klajd Kapinova, mund të mësoj shumë gjëra interesante mbi kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore amerikane.

Vepra e re, mund të quhet një ditar historiko-politik, i pasur në brendsi me përshkrime të ngjarjeve dhe data, të cilat gjërësisht pëfshijnë periudhën e suksesshme historike 4-vjeçare 2016-2020 të Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit patriot Donald J. Trump, i cili, me fakte dhe prova (për të mirën e popullit amerikan), radhitet si kyetari i shtetit më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të Amerikës.

Republikani Trump, gjatë katër vjetëve të udhëheqjes së tij me zgjuarësi, talent, maturi dhe sukses, u përballë që në ditën e parë kur hyri si President në Shtëpinë e Bardhë me forcat anti-amerikane socialkomuniste dhe marksiste, të cilët veprojnë çdo ditë në Capitol Hill në Washington D.C., etj., në Kongres dhe Senatin Amerikan, të fshehur nën emrin e partisë “demokratike”, mediat Fake News, Antifa, BLM etj.

Në saj të politikës largpamëse të Presidentit Trump, SHBA arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata socialiste e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2.

Këto aspekte pozitive shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit Trump, ka zbardhur përmes faqeve të librit të ri autori i komunitetit shqiptaro amerikanë. Autori, i ka hartuar librin e tij të bazuar në burime amerikane me fusnota dhe fakte të sakta historike dhe dëshmive të ndryshme deri në ditët tona.

Zgjedhjet në Amerikë, janë një këndvështrim plot fakte amerikane i autorit Kapinova. Kështu në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan, në shtetin Xhorxhia, epërsia e tij ishte një dajak i mirë për socialistin Biden-in me 356.945 vota; dhe sërisht Trump udhëhoqi në Pensilvani me më shumë se gjysmë milioni vota (saktësisht 600,000 vota).

Në SHBA Raporti Navarro, vlerësoi drejtësinë dhe integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në gjashtë shtetet kryesore të betejës presidenciale, ku kandidati globalist “demokrat” Joe Biden kishte një “epërsi” fallco nga manipulimi dhe rezultatet u kontestuan vazhdimisht ashpër, falë fakteve dhe provave të reja, që dalën vazhdimisht në dritë, ku publiku amerikanë u shukua me vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve.

Vjedhja e votave dhe manipulimi i tyre, në zgjedhjet presidenciale, për senatorë dhe kongresmen amerikanë, ishte turpi historik i radhës të orkestruar mjeshtërisht nga partia demokratike, propaganda e madhe mediatike globaliste e majtë Fake News dhe Big Tech, të cilët emëruan si fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020 kukullën e tyre të preferuar sleepy Joe Biden, duke i dhënë atij në tavolinë 80 milion vota, në një kohë që ai si pensionist nuk gëzonte mbështetjen popullore, sikurse Presidenti Trump, që arriti të marrë 75 milion vota reale.

Studiuesi Kapinova pershkruan ato ditë kur u zbuluan skandale filmike në mes të natës deri në orët e para të mëngjezit, në shtetin e Xheorxhisë, ku komisionerët demokratë u kapen me filmime origjinale, duke manipuluar kutitë dhe fletë e votimeve, pranë makinave të numërimit (Dominium), kur komisionerët e tjerë ishin përzënë në shtëpi nga kryekomesionerja e zgjedhjeve, që ishte aktiviste e flaktë e partisë demokrate.

Nga qindra vota të verifikuara sot, u zbuluan se votuesit që kanë hedhur fletët e mbushura të votimit nuk ishin rezidentë në Arizona, duke votuar më pas edhe në shtetin ku ata janë resident.

Një aspekt i rëndsishëm i librit të ri në fjalë, është tema e ebrejve në trojet etnike shqiptare, ecuria e tyre deri në ditët tona.

Si pasojë e marrëdhënieve shumë të mira Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike. Meritë për këtë ngjarje historike, një meritë të madhe ka Presidenti i 45-të i SHBA-së republikani Donald J. Trump.

Pjesë e mirëkuptimit ishte edhe dakortësia e Izraelit, për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila e bën Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës.

Në libër trajtohen gjerësisht dhe me fakte tema delikate të kohës mbi George Floyd se a është ai hero apo kriminel ose diçka tjetër, lëvizjet anarkiste maksiste BLM, Antifa etj., sikurse këtu lexojmë me kënaqsi biografinë e pasur të analistes konservative, vajzën e zgjuar dhe inteligjente plot kurajo afrikano amerikanen Candace Owens.

Këto tema interesante dhe të tjera, janë bërë objekt i këndvështrimeve edhe në këtë libër enciklopedik, të veçantë në llojin e vet në botën shqiptare.
Autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, me përvojë si gazetar dhe analist bashkëkohorë, ka shkruar dhe botuar disa libra dhe mijëra shkrime me tematika të ndryshme në shumë gazeta, revista dhe website brenda dhe jashtë kufijve të vendlindjes dhe këtu në SHBA. /ShkodraWeb/

Historiani Jusuf Buxhovi në RTK rreth figurës historike të Xhafer Devës

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina

Theksime nga intervista në RTK, në lajmet e mbrëmjes: XHAFER DEVA ISHTE ANTIKOMUNIST DHE NACIONALIST SHQIPTAR ROLI I TIJ DUHET VLERËSUAR NË PËRPUTHJE ME RRETHANAT E KOHËS, PRA ATO TË VAKUMIT TË KRIJUAR PAS KAPITULIMIT TË ITALISË ME Ç’RAST, NË PËRPUTHJE ME VENDIMET E KUVENDIT TË DYTË LIDHJES SË PRIZRENIT, U AGAZHUA PËR KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR NË PËRMASA ETNIKE. -AMBASADORI GJERMAN NUK KA TË DREJTË KUR XH. DEVËN E AKUZON PËR PJESMARRJE NË GJENOCID, NGAQË NË KOHËN E TIJ HEBREJT JO VETËM QË NUK U DEPORTUAN, POR EDHE U MBROJTJEN. -PO TË ISHTE BASHKËPUNËTORË I NACIZMIT, XHAFER DEVA NUK DO TË GËZONTE AZILIN POLITIK NË SHBA. PËRKUNDRAZI AI U PUNËSUA NË NJË UNIVERSITET HEBRE TË KALIFORNISË DHE U TRAJTUA SI ALEAT I RËNDËSISHËM AMERIKAN DERI NË VDEKJE. – RESTAURIMI I SHTËPISË SË XHAFER DEVËS NË MITROVICË LIDHET ME MBROJTJEN E NJË MONUMENTI KULTUROR ARIKTEKTONIK DHE ASESI ME VALORIZIMIN E PERSONALITETIT HISTORIK TË DEVËS, PUNË KJO QË U TAKON HISTORIANËVE… (Më gjerësisht nga minuta 17 deri në 53).

  • Këtu është një intervistë me historianin Jusuf Buxhovi dhënë RTK-së mbrëmë. Intervistën mund ta ndiqni nga minuta 17-53 , ku historiani i mirënjohur flet rreth rolit të Xhafer Devës dhe vlerësimit të figurës së tij.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/652440682858085/

Qeveria Kurti : morbide & mizerabel !

0

Fatmir Bajraj

Qeveria Kurti bëhet palë me serbët e Veriut të Kosovës dhe KEDS-in turk !

Bashkë me Opozitën, le të ngritet zëri i Presidentes dhe ai i Avokatit të popullit, në mbrojtje të intersit të qytetarëve dhe të Republikës !

Mungesa e programit qeverisës, strategjisë kombëtare dhe ajo e dijes, vullnetit dhe invencionit nga kjo Qeveri apatike dhe inerte në njërën anë, dhe diskursi politik arrogant & agresiv karshi intersave të vendit, ka bërë që të humbët shpresa për çfarë vendi po boshatiset dhe braktisët nga të rinjët !

Definitivisht, Qeveria Kurti sot me vendimin për shtrënjtimin skandaloz të energjisë elektrike, kryesisht në kurriz të 1/4-tës së popullsisë së Kosovës, thënë ndryshe ; në kurriz dhe në dëm të shteresës së artë të shoqërisë bashkohore, asaj të mesme, favorizon në radhë të parë kompaninë turke të distribucionit të enrgjisë elektrike, KEDS-in turk, bizneset dhe veprimtaritë jo prodhuese me profit solid dhe mbi të gjitha, privilegjon pakicën serbe n’veri të Kosovës, duke i liruar nga faturimi për enrgjinë e shpenzuar atje, dhe t’njëjtën u’a faturon qytetarëve lojal të Republikës së Kosovës, absurd !

Me këtë vendim absurd dhe skandaloz, Kryemnistri Kurti, shkeli me dya këmbët, jo vetëm premtimet elektorale për zbritjën e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, por edhe i ndëshkoj ata duke u’a shtrenjtue enrgjinë rreth 100% !

Ndeshkimi i qytetarëve me vendimin e Qeverisë përmes ZRRE-së, për shtrënjtim të energjisë në mënyrë jo-lineare dhe selektive ndaj shtresave të shoqërisë në njërën anë, dhe duke liruar në mënyrë absurde nga pagesa për energjinë e shpenzuar, pakicën serbe n’Veri, është përveq shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, edhe shkelje e lirive dhe e të drejtave të njeriut, pra diskriminim racist deri n’fashizëm.

Kurti sot, përmes ZRRE-së, shkeli me përbuzje premtimet e dhëna qytetarëve, interesin e tyre dhe të vetë shtetit me t’cilin qeverisë dhe keq-qeveris që nga 14 shkurti i vitit 2021 !

Arroganca e numrave n’Parlament dhe agresiviteti i diskursit qeverisës ; publik & politik, e bëjnë këtë qeveri populiste, antipopullore dhe anti-shtetërore fund e krye.

Poqëse, deri dje, PAN-i kishte abuzuar e përvetësuar për intersa personale, klanore e tribale, LVV-ja e Kryemnistrit Kurti, përveq imitimit perfekt dhe tejkalimit në disa raste, pertej kësaj, kjo mazhorancë dhe ky Kryemnistër, në shkelje të çdo etike & interesi qytetarë, shkel edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atëherë kur Gjykata Kushtetuese i rekomandon Qeverisë Kurti që të faturoj qytetarët e Kosovës n’veri të vendit për energjinë e shpenzuar.

Joprofesionalizmi & mediokriteti i z.Kurti në njërën anë, dhe pandijëshmeria dhe papergjegjësia poltike-qytetare në anën tjetër, demonstrojnë përditë e më shumë, pa aftësinë dhe jokomptencën n’qeverisje të këtij Kryemnistri n’krye të kësaj mazhorance histerike dhe të rrezikshme për vendin.

Poqese PAN-i n’qeverisje, privatizoj e pëvetësoj në mënyrë abuzive, pasuritë dhe asetet nacionale të Republikës së Kosovës deri n’kapje të shtetit, LVV-ja e z.Kurti, përveq imitimit të të gjitha të këqijave, u’a ka vjedhë dhe vra edhe shpresën e qytetarëve, si adut i vetëm i ngelur dhe në të cilën kishin investuar besimin pas mashtrimeve megallomane & populiste të z.Kurti n’krye të LVV-së.

Ky vend, pas rënjës rapide të kualitetit të jetës për qytetarët, përfshi këtu edhe pa përespektiven e të rinjëve në klimën e ngerqit dhe stagnimit të zhvillimit ekonomik, dhe për pasojë edhe papunësisë enorme, po bëhët çdo ditë e ma shumë, jo-atraktiv dhe për me keq, edhe i pa jetueshëm dhe i shkretë.

Aq shumë është mashtruar me premtime t’rrejshme ky popull, aq shumë është thye e dëshprue nga kjo shumicë qeverisëse, saqë çdo ditë thyhen rekorde të aplikimit në ambasada të huaja për ikje nga vendi, dhe poqëse vazhdon ky trend, Kosova do të zbrazët dhe s’di a do ketë kuptim qeverisja më.

Kryemnistri Kurti, për më pak se një vit (keq)qeverisje, i’a doli që besimin e investuar dhe shpresën e qytetarëve t’a kthej në zhgënjim të madh dhe marramendës për qytetarët, “aferim” !

Intervistë me Astrit Rakip Lekën, me banim në Gjenevë, dhënë gazetës METROPOL vite më parë

  • Me Astrit Lekën, komunistin që u bë dëshmitar i mbledhjes së qeverisë së Rexhep Mitrovicës. Debati mes Xhaferr Devës, Lef Nosit dhe Rexhep Mitrovicës për shtypjen e lëvizjes komuniste.[1]

(Një intervistë interesante me Astrit Rakip Lekën, me banim në Gjenevë, Zvicër, dhënë gazetës METROPOL vite më parë.)

Gjatë luftës ka mbajtur pseudonimin “Alariku”, dhe ka qenë mjaft aktiv në lëvizjen antifashiste. Por pas lufte, komunizmi zgjodhi ta mënjanojë. I ndarë mes dy ideologjive, asaj komuniste dhe nacionaliste, Astrit Leka, sot 87 vjeç, do linte studimet në Itali, dhe në moshën 16-vjeçare, pas ndikimit të Qemal Stafës, do të kthehej në Shqipëri për t’iu bashkuar thirrjes së komunistëve në atë kohë. Në ndryshim me vëllain e tij, Agim Leka, më i madh se ai, që do të përfshihej në luftë, por si anëtar i Ballit Kombëtar.

Në një rrëfim të tijin për “Metropol”, Astrit Leka tregon dhe një pjesë të fshehur të ngjarjeve të atyre viteve, që deri më sot janë deformuar në të shkruarën e historisë. Interesant është fakti se mund të jetë dëshmitari i vetëm i mbetur gjallë sot, që ka qenë prezent në mbledhjen e tetorit të vitit 1943, një mbledhje e drejtuar nga Rexhep Mitrovica, dhe ku merrnin pjesë të gjithë krerët e asaj që u quajt “qeveria kuislinge”. Vendimet e asaj mbledhjeje, sipas asaj çka tregon Astrit Leka, në atë kohë 19 vjeç, bënë që të ulej dhe pesha e okupacionit nazist në Shqipëri.

Në këtë pjesë të intervistës Leka flet dhe për marrëdhëniet e tij me Qemal Stafën, rolin e Enver Hoxhës në demostratën e bukës, dhe manipulimin që iu bë fotos së asaj kohe. Flet për atentatin ndaj Mustafa Krujës, mënyrës se si u organizua etj.

Zoti Leka, si i patët kontaktet e para me lëvizjen?

Për herë të pare, emrin komunist e kam dëgjuar në vitin 1935. S’kisha mbushur akoma 10 vjeç. Një kushëriri im, nxënës i shkollës teknike, vjen e më flet për komunizmin, se si do ishim të gjithë njëlloj, si do visheshim të gjithë njëlloj. Atëherë jetonim në Elbasan. Në vitin 1936 u bë greva e bukës, dhe në katër prill të vitit 1939 profesori i gjuhës frënge, jo Enver Hoxha, na shpjegon historinë e Alzasës, kur u pushtua nga Gjermania e Bismarkut dhe u ndalua gjuha frënge për t’u zëvendësuar me atë gjermane. Pasi na shpjegoi këtë, shkroi në dërrasën e zezë “të vdesësh për atdhe është vdekja më e mirë”. Pasi shkroi këtë, unë u ngrita dhe citova “Kush bën dekën për atdhe, s’thonë ka dek, por thonë ka le”. Këto janë fjalët e Fishtës, por ne Fishtën, në atë kohë, e kishim poet kombëtar dhe idhull. Më pas, u ngrit klasa e gjitha, dhe e tërë shkolla dhe shkuam me popullin e Korçës në demostratë duke kënduar “Marsejezën”, që është himni francez, por dhe duke kënduar himnin tone kombëtar etj. Shkova të regjistrohem në batalionin e rinisë që do luftonte në Durrës, por Abas Ermenji[2] nuk më pranoi se isha i vogël dhe pranoi vëllanë tim, Agim Leka, që ishte 16 vjeç. Me mua ka qenë dhe Ali Boletini dhe Anton Çeta, ata i pranoi, mua jo.

Ali Boletini ishte nipi i Isa Boletinit?

Po, ishte djali i Tafil Boletinit, ka vdekur tani vonë. Ka qenë njeri shumë i mirë, gjatë luftës jam njohur më shumë me të dhe i mbajtëm lidhjet deri vonë, madje ky dëshmoi edhe në një dokumentar për ngjarjet e Korçës.

Pra, Abaz Ermenji, organizoi rezistencën e 7 prillit?

Ai, në fakt, ishte profesori i latinishtes, por kishte bërë shkollën e plotësimit, kishte kulturë ushtarake dhe mori në dorë situatën, u bë komandant batalioni e stërviste rininë. Zogu nuk dha armë, dhe mbaroi kjo punë, rezistenca aq e pati, për ne, si lice, por u bë në Durrës dhe porte të tjera të Shqipërisë, ku u derdh dhe gjak.

Si e kujtoni Enver Hoxhën në liceun e Korçës?

E mbaj mend shumë mirë se e kam pasur profesor kujdestar. Kujdestar në një vit edhe profesor lënde, ndërsa vitin tjetër më jepte vetëm lëndën e moralit. Si profesor ishte i butë, madje ne donim të na jepte mësim ai, se nuk kërkonte shumë, pasi nuk e njihte zanatin nga që kishte ardhur nga Franca, ku nuk kishte dhënë provime, ishte pa diplomë. Në liceun e Korçës i japin punë si profesor me orë, jo definitiv. Ne e donim këtë para profesorit tjetër, që ishte shumë kërkues, sepse aq na e priste mëndja me moshën që kishim. Sidoqoftë, ka qenë i butë, është sjellë mirë me ne, nuk dinim gjë fare çfarë thuhet sot për të, ndërsa më vonë, mua më lidhi lufta me të, te dyqani “Flora”, baza e Esat Dishnicës e kështu me radhë.

Më vonë, ju ikët në Tiranë?

Unë ika në Firence, në kolegj. Çfarë ndodhi, një ditë Vasil Laçi qëllon Viktor Emanuelin në Tiranë, dhe njëri prej nxënësve italianë që mbahej si i forti i shkollës, më shau atdheun, ose më saktë flamurin e Skënderbeut, duke thënë që skeptrat e liktorit janë tek të dy krahët e shqiponjës. Nuk e durova, e qëllova dhe ai ra në tokë. U bë problem se shkoi dhe u operua në spital. Gazeta italiane “La Nazione” e Firences, me 518 mijë kopje, në vitin 2005, shkroi për këtë ngjarje ku protagonist isha unë.

Në kolegjin tim erdhi Qemal Stafa. Ai ishte student për vete, student universiteti, por ishte pesë vjet më i madh se unë në atë kohë dhe shumë më i kulturuar se unë. Kishte informacion, kishte lexuar dhe ishte shembull për ne, pavarësisht se sot mund të ketë njerëz që duan ta shajnë dhe i vendosin lloj lloj epitetesh. Por ai ka qenë njeri me një ideal të vetin, të atin e kishte kryetar gjykate, me sa di unë, dhe donte që të zgjidheshin problemet sociale, por dhe nacionale. Qemal Stafa, për shembull, ishte i bindur se Kosova do bashkohej me Shqipërinë, dhe kurrë nuk ka menduar se do ndodhte ndryshe. Se ne ishim nga ata që në këngët tona thoshim “Dhe flamuri kuq e zi, do valojë përsëri në Kosovë e Çamëri”, kështu ishim rritur ne.

Erdhi Qemali, më këshilloi që të mbrohesha “se më kishin cënuar flamurin”. Unë qëndrova, nuk më përjashtuan nga shkolla, vazhdova dhe mora nota të mira, u ktheva në atdhe, vazhdova luftën….

 Ju u kthyet së bashku me Qemal Stafën?

Jo bashkë, ai u kthye për hesap të tij, por në korrik të 1941-it, kishte filluar dhe lufta kundër Bashkimit Sovjetik. U ktheva dhe Qemal Stafa me lidhi me grupet e rezistencës dhe konkretisht me grupin e Shkodrës. Po të flasim drejt, Qemal Stafa nuk ishte shoku im në kuptimin e drejtpërdrejtë, se ishte më i madh se unë, po ama ishte i njohuri im, që më kishte përkrahur në momentet e duhura.

Ju thatë se u kthyet në korrik të vitit 1941. Në nëntor, pra disa muaj më pas u formua PKSH-ja, çfarë mbani mend nga themelimi i saj?

Nga ajo kohë kujtoj se Enver Hoxha ishte në demonstratën e 28 tetorit, mori pjesë në demonstratë, mua me njihte se më kish pasur nxënës, të tjerët jo. Pra, unë e mbaj mend që mori pjesë në demonstratë, por jo atje ku e kanë vënë në fotografi. Në ballë të asaj demonstrate, aty ku shfaqet Enver Hoxha, ka qenë një shok tjetër i luftës, Emrush Myftari, i cili ka qenë dhe në luftën e Spanjës. Atë e vrau “OZNA”, policia sekrete jugosllave në vitin 1945. Ja kanë prerë kokën e Emrush Myftarit dhe e kanë montuar atë të Enver Hoxhës, por e vërteta është se ai ka qenë në atë demonstratë. Pastaj qëlloi që Enver Hoxha ishte në bazën e Esat Dishnicës. Ne me Esatin ishim fqinj, madje hapëm një derë, me qëllim, që po ta rrethonin derën e Esatit, nëpërmjet nesh ai dilte matanë tek Xhevdet Petrela, jashtë Tirane, se në atë kohë tek kiilometri 1 mbaronte qyteti. Sot më duket se është shtëpia e familjeve ushtarake tek rruga e Durrësit, para gjimnazit “Qemal Stafa”.

Sidoqoftë, kjo ishte, pastaj vazhdova luftën si gjithë të tjerët, me Ramiz Alinë, Siri Kodrën, Manush Alimanin, Bahri Shaqirin, Bedri Karapicin, Vildan Luarasin, e sa e sa të tjerë. U vranë 11 dëshmorë nga klasa jonë, nuk është shaka: Thoma Kuqali, Gjergj Frashëri, etj. U futëm në lëvizje se s’mendonim shumë për veten tonë në atë kohë, vetëm për idealin….

Ju thoni që Enver Hoxha rrinte tek dyqani “Flora”….?

Po, te dyqani “Flora” i vinin cigaret, nga fabrika që prodhonte, por Enver Hoxha u bë ilegal që nga 28 tetori. Rrinte te Esat Dishnica, dhe te një shoku ynë i klasës, Zeqi Agolli. A e zgjodhën në krye të PKSH, a u vu vetë, këto gjëra i dinte Partia, as kam qenë unë në gjendje të dija gjë. Por dija nga një kushuri i imi, që ishte roje tek dera e shtëpisë ku u mbajt mbledhja themeluese, se në atë mbledhje, për shembull, ishte Anastas Lulo dhe Sadik Premtja (Xhepi), dhe të tjerë që kishim njohur tek “shtëpia e bretkosave”, që ishte bujtina e arsimtarëve, që u bë dhe baza e parë.

Pra, kur u formua Partia, a kishit dijeni që Enveri ishte kryetar i saj?

Jo, nuk dinim gjë. Të paktën zyrtarisht, nuk ka ditur njeri gjë. Ndoshta ishte bërë midis tyre, dhe e kanë mbajtur të fshehtë, por për kryetarin ne nuk dinim gjë. Ndoshta ishin dhe detaje organizative që ata nuk donin t’i tregonin, por as nuk kam marrë mundimin të pyesja në atë kohë për këtë gjë.

Më pas dhe ju kaluat në ilegalitet?

Po, se dolëm vullnetarë ne, Siri Kodra, Ramiz Alia etj. Mua më çuan anëtar qarkori me Alqi Kondin në Elbasan. Kishte rëndësi Elbasani sepse kishte “Normalen”[3], kishte dhe Labinotin. Ramizin e çuan në Berat, Manush Alimanin në Shkodër, Siri Kodrën në bataljonin “Dumreja” e kështu me radhë, Prokop Murra, Muhamer Spahiu e të tjerë shokë….

Më 5 maj të 42-it vritet Qemal Stafa. Brenda grupeve tuaja, si u interpretua kjo vrasje?

Vrasja ishte e natyrshme në atë kohë. Sidomos për njerëz idealistë dhe të vendosur, siç ishte Qemali. Një kushëri i imi, që fliste për komunizmin e Beqir Minxhozi, ishin bashkë. Italianët i pikasën dhe i sulmuan, kushëriri im u plagos, ndërsa Beqirit i gjetën në xhep kontratën e qirasë. Me anë të asaj kontrate, ku ishte dhe adresa e saktë ku u ndodh atë natë të ishte Qemali, italianët gjetën shtëpinë. Të tjera unë nuk di, se çfarë nuk thonë, e vrau Enver Hoxha. Por mendoj se s’kishte pse ta vriste Enver Hoxha më 5 maj, pak muaj pasi ishte formuar Partia, ndërkohë që kishte kaq shumë nevojë për të. Të paktën për këtë rast, kam bindjen time. Më vonë, se si janë bërë krime të tjera, ku me urdhër të Enver Hoxhës vrisnin njëri-tjetrin prapa krahëve e më the e të thashë, që ka bërë tmerre se ai ishte mizor, ama në këtë rast, kam bindjen se nuk ka gisht. Sepse është e thjeshtë, u gjet kontrata me adresën e saktë, e rrethuan, nuk iku dhe e vranë. Po të kishte ikur, kishte shpëtuar, siç iku “Shulja”[4] për shembull. Qëndroi, luftoi me pistoletë po aq plumba ka ajo, 8 fishekë ka…..

Po në atentatin ndaj Mustafa Krujës, çfarë roli keni pasur?

Atentati ndaj Mustafa Krujës ka qenë interesant në këtë kuptim. Një shoku ynë, Muhamer Spahiu, bie lajmin se Mustafa Kruja do vinte për të mbushur dhëmbët në orën 9 tek doktor Xhevdet Asllani. Ishte kushëriri i tij. Por ne kishim për detyrë, që çdo lajm interesant duhet ta çonim në qendër. Erdhi lajmi.

Aty ishte Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Gogo Nushi, Esat Dishnica. Tetor i vitit 1943 ka qenë, Mustafai s’ka qenë kryeministër në atë kohë, por ishte një njeri, që nga komunistët ishte damkosur si tradhtar. Atëherë u vendos që të bëhej atentati. Po si mund ta bënim? Largësia nga makina e tij, deri tek hyrja e klinikës së Xhevdet Asllanit ishte dy metra apo dy metra e gjysëm. Ishte punë sekondash për të qënë zbuluar. Se në atë kohë kategoria e Mustafa Krujës, ruhesh shumë.

Unë hodha idenë se kjo bëhej vetëm me makinë, se dhe në vend s’mund të rrije, se po të rrijë në vend, rojet e tij që vëzhgonin ardhjen e tij, do dyshonin menjëherë. Atëherë do e organizonim me makinë. Por s’kishim as makina. “Si tja bëjmë?” tha Gogoja. Thashë- i siguroj unë makinat! Mora me aksion dy makina, të agjencisë ASA. Më porositi t’ja jap Shahin Rukës, ky ishte kryetar i njësive guerile të Tiranës. Dhe Shahini mori porosi nga Gogoja që “do marrësh dy makina nga Astrit Leka”.

Ja dorëzova dy makinat. Unë varesha direkt nga Gogo Nushi në raste kur merrja urdhëra, ose isha i pavarur. Kështu qëlloi njësiti im krejt i pavarur në aksione. Dhe bëri goxha punë duke qenë i pavarur. Shahini i mori makinat, ndërsa mua Gogoja më dha porosi që “të rrija të mapoja e Petrelës, që quhej në atë kohë, shiko si do zhvillohen ngjarjet”. Por vetë Shahini nuk ishte në makinë, ka qenë Shyqyri Bërxolli, që e di mirë dhe të tjerë emra, ata që qëlluan dhe e plagosën Mustafain. Në fakt, unë nuk pashë që u plagos apo jo, vetëm dëgjova krismën e armës, u largova dhe raportova që aksioni u krye…. Tani del Shahin Ruka e thotë se e ka bërë vetë. Si ka mundësi që ta bënte vetë atentatin ndaj një njeriu të super ruajtur siç ishte Mustafa Kruja?! Ky njeri nuk thotë të vërtetën. Kush e di targën e makinës që ka qëlluar? E di unë, ka qenë targë e Durrësit, “DR 1940” dhe një targë e shoqërisë A.S.A. Në rast se do informacione, të vijë t’i marrë. Dhe ai e dinte që ja kam dhënë unë, dhe sot thotë emra të tjerë. Ato, pra makinat ishin aksion në vetvete. Megjithatë, pas këtij aksioni, Mustafai u plagos. Ka qenë shok klase me babanë tim në Janinë. Djali i tij ka qenë me mua. Me një plagë mjaftonte. Se Mustafa Kruja, praktikisht, nuk ishte në udhëheqje në kohën e gjermanëve, por mori një mësim që të shikonte punën e vet.

Kjo është një pjesë e historisë, e pjesëmarrjes time në luftë. Por kam keqardhje kur dalin e thonë që mashtroj. Kam në shpinë 44 aksione në Shqipëri dhe Ballkan, deri në Mitrovicë që ishte e Serbisë në atë kohë. Shkupi, që në atë kohë ishte i Bullgarisë, Dibra që ishte akoma shqiptare dhe del dikush[5] e thotë që s’e kemi parë askund. Urdhëroni të ulemi dhe të hapim arkivat.

Kalojmë në një moment tjetër. Ju më treguat një fotografi ku shihen Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Iljaz Agushi, Lef Nosi, Qemal bej Karaosmani, Ahmet Gashi e të tjerë, ndërsa ju po qëndroni në këmbë. Si u ndodhët në atë tryezë, dhe në çfarë date është bërë kjo fotografi?

Është foto e vitit 1943, kanë qenë ditët e para të tetorit…. Kishin hyrë gjermanët. Rrethanat e sollën që unë të isha në atë mbledhje, duke shërbyer si kamarier dhe arrita të dëgjoj bisedën. Dhe biseda qe e çuditshme. Në atë kohë, ishte vendosur nga ana e komunistëve që të vritesh Xhafer Deva. Ibrahim Bej Biçaku, i biri Aqif pashë Elbasanit kërkonte nga Myslim Peza që të vritej Xhaferr Deva, si njeri i gjermanëve.

Në foto: Astrit Leka Me Lef Nosin, Rexhep Mitrovicen, Xhaferr Deven,Iljaz Agushin, Ago Agajn etj krere nga Shqiperia mbledhje ku u diskutua krijimi i nje qeverie shqiptare gjate pushtimit gjerman.

Në këtë mbledhje u mor në analizë gjendja e Shqipërisë pa qeveri dhe me ushtri pushtuese gjermane. U propozua që të ngrihej një qeveri, e cila do kishte për qëllim, sipas të gjithëve, të zbuste okupacionin. Ishte dakort edhe Lef Nosi. E dini, besoj, se Lef Nosi ka qenë ndër firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, ministër në qeverinë e Ismail Qemalit. Kishte dhe të tjerë në atë tavolinë, Rexhep Mitrovica, Qemal Bej Karaosmani, ish sekretar i Ismail Qemalit dhe ministër i Bujqësisë, por s’mori pjesë në qeveri, ishte i moshuar, dhe s’donte të përzihej në politikë.

Ndërkohë Xhaferr Deva tha:

“Më jepni 3 mijë armë dhe uniforma se unë e shuaj lëvizjen sllavokomuniste në Shqipëri, njerëzit i gjej vetë në Kosovë!”.

Lef Nosi u hodh e tha:

“Ndalu pak, se ata janë djemtë tanë, bijtë tanë, janë shqiptarë!”

Dhe, pse e bëri? Ishte planifikuar të vinin 3 mijë shqiptarë të Kosovës, dhe të shtypnin lëvizjen, por çfarë do ndodhte? Lëvizja komuniste ishte si farë hislli, (farë e hithërave) do lindëte prap, por mbrapa do ngeleshin hasmëritë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë së vitit 1913, ky qe një qëndrim. Ashtu si ndodhi në masakrën e 4 shkurtit, ku u vranë 20 e ca veta, ne thonim 80, se na interesonte, por ngeli shumë gjatë shprehja “si në kohën e kosovarëve” e jo më të kishin ardhur 3 mijë persona e të sheshonin fshatrat tona, kryesisht në jug, se atje kishte bazën më të madhe Lëvizja.

Qe me mend përgjigja e këtyre të tjerëve, që nuk pranuan propozimin e Xhafer Devës. Dhe, kur u mor vesh lajmi që nuk u pranua propozimi i Xhafer Devës, u anulua dhe atentati ndaj tij.

“Jo – tha Lef Nosi!- Ne do bëjmë qeverinë, do na akuzojnë vërtet si kuislingë, por qeverinë do e bëjmë për të ulur peshën e okupacionit. Nuk do lejojmë që gjermanët të sillen si në Serbi, Greqi dhe vende të tjera. Ne e dimë që do na shajnë, e dimë që edhe mund të na vrasin komunistët, por është diçka që duhet bërë. Ne nuk kemi nevojë, as për para, as për gjë, s’kemi nevojë për rrogat e gjermanëve. Dhe ne e dimë, që Gjermania nuk është në ngjitje. Por çfarë do i kërkojmë gjermanëve? E para: Ushtria gjermane këtu të mbahet me paratë e veta, me flori, jo me para letër, që mund të shkaktonte inflacion monedhe. E dyta: qeveria shqiptare nuk do lejojë asnjë ushtar shqiptar të luftojë për llogari të gjermanëve,[6] Për çdo ushtar gjerman, do thyjnë në bankë flori, që do konvertohen nga banka jonë në letër”.

Dhe prunë, vetëm në një ditë, 250 mijë napolona flori gjermanët, nga 6.4 gramë që peshon napoloni, llogarisni sa ton i bie dhe morën letra. Dhe në kohën e Gjermanisë, nuk pati inflacion. Napoloni letër mbajti të njëjtën vlerë, siç e gjeti gjermani, ashtu e la. Pse? Se ari vinte nga Gjermania. Jo siç kam dëgjuar të thonë, që gjermanët kanë bërë kështu e ashtu, jo kanë marrë paratë e tregtarëve e më the e të thashë.

Jo more, gjermanët s’janë marrë me atë punë këtu tek ne. Kanë pushtuar botën, kanë vrarë hebrenj, kanë bërë krimet e dynjasë, por në Shqipëri gjermanët kanë mbajtur qëndrim nga më të butët në shtetet e Evropës së pushtuar, me përjashtim të Borovës dhe Prishtinës, të tjerat kanë qenë luftime sporadike. Asnjë grua shqiptare nuk ka pësuar gjë nga gjermanët, dhe në shtypin e asaj kohe nuk u publikua gjë. Si pasojë e vendimeve të këtyre burrave. Sepse këta kërkuan policinë e tyre, doganat e tyre, arsimin e tyre, gjermanët do rrinin nëpër garnizonet e tyre. Do ishte një shtet, një shtet kuinsling, por një shtet më vete, nën Gjermani. Duke pranuar ushtrinë gjermane këtu, sepse justifikohej me faktin se do mbronte frontin e dytë, që supozohej të ishte nga Adriatiku në Jon ku mund të bëhej zbarkimi.

Pra, pavarësisht se u quajtën kolaboracionistë, këta patën rolin e tyre në mbrojtjen e popullsisë?

Po, në rast se unë jam gjallë dhe flas sot me ju, jam gjallë sepse dhe kur Gestapo donte të më merrte mua, xhandarmëria më mbajti, tha se “ka punë me ne”. Unë kam dokumente këtu dhe mund të them që ministrat lajmërojnë “U arrestua komunisti Astrit Leka. Avionët e aleatëve kaluan mbi Tiranë, por nuk bombarduan”. Pra, ishin raportet e kohës, ku në një anë lajmërohej arrestimi im, dhe në anën tjetër flitej për kalimin e avionëve të aleatëve mbi Tiranë.

U mor vendim në këtë mbledhje për hebrenjtë?

Po, në atë mbledhje u fol dhe për hebrenjtë. Madje Lef Nosi kishte një kushëri të parë që mbante një hebre në shtëpi, tek fabrika e alkoolit, në Elbasan, Labinot. E kam njohur atë person në atë kohë. Unë isha në Qarkor dhe kishim një orientim me gojë, jo me shkrim, që “kujdes me hebrenjtë”. D.m.th. kini kujdes që t’i mbroni, dhe të gjithë shqiptarët i kanë mbrojtur. Është meritë e shqiptarëve, e popullit shqiptar, që i shpëtuan ata në Shqipëri, nuk ishte meritë e Partisë Komuniste. Dhe këta që i quajtën ballistë, kolaboracionistë, etj dhe këta u kërkuan gjermanëve që “këtu mos na ndërhyni” dhe asnjë hebre nuk u dorëzua. Dokumentohet historikisht që vetëm Mustafa Kruja, kryeministri, që na vari shokët tanë, ka shpëtuar 300 hebrenj. I vetmi vend në Evropë. Ajo ishte marrëveshje me qeverinë e asaj kohe. Natyrisht, ne që kishim aktivitet na arrestonin, mund edhe të vriteshim, por hebrenjtë jo.

Qeveria e asaj kohe, kryesisht, është marrë me mbajtjen e rendit dhe në sajë të atij rendi shpëtuan shumë njerëz.

Intervistë në gazetën METROPOl, tetor 2012

Zoti Leka, çfarë i keni thënë Ali Eltarit për Qemal Stafën?

Këtu dua të sqaroj një keqkuptim sepse unë i kam folur Ali Eltarit për raportin midis Zaho Kokës dhe Ramize Gjebresë. Por gjatë bashkëbisedimit telefonik, ai e ka kuptuar sikur flitej për Qemal Stafën dhe Ramizenë. Për këtë gjë i kërkoj ndjesë lexuesve të nderuar, ku z.Eltari ka përdorur emrin tim, kundër Qemal Stafës.

Kur e keni parë për herë të parë Qemal Stafën?

Që në vitin 1938 kur ai ishte i internuar në Breshtan të Beratit. Në atë kohë e kam takuar dhe kam biseduar me të. Ishte shumë i ditur dhe i komunikueshëm. Por ishte edhe i guximshëm. Nuk i trembej syri.

Ju vetë çfarë mendoni për Qemal Stafën?

Unë mendoj se ai është një patriot i ndershëm, një njeri i përgatitur, trim dhe fisnik që rrjedh nga një familje fisnikësh. Babai i tij ka qenë kryetar gjyqi, ndërsa im at prokuror. Qemalin e kam njohur qysh kur isha i vogël në Elbasan, kur ai takohej me kushërirën e tij Shejnaze Juka e cila ishte shoqe e ngushtë e motrës sime. Pastaj me Qemalin jam takuar në Firence. Unë isha në gjimnaz ndërsa ai studionte në fakultetin e Drejtësisë së Firences. Atje më ndodhi një përplasje dhe unë rraha kreun e rinisë fashiste të shkollës. Por Qemali më doli në krah dhe më ndihmoi me këshillat e tij.

Përse e rrahët kreun e rinisë fashiste?

Sepse ai më shau Shqipërinë dhe sidomos më shau flamurin e shqiptarëve. Ngjarja ndodhi kur në Tiranë Vasil Laçi qëlloi mbi Viktor Emanuelin. Atëherë gazetat italiane shkruajtën shumë. Dhe gjatë kësaj atmosfere të tensionuar ai më shau duke më thënë se: “Ju në flamurin e Skënderbeut keni simbolet e Liktorit”. Atëherë unë e qëllova në sy dhe ai ra përtokë, pastaj e çuan në spital dhe mua më bënë problem. Donin të më përjashtonin nga shkolla. Por Qemali, i cili na rrinte pranë, më tha se gjatë argumenteve mbrojtëse duhet të mbahesha tek flamuri ynë. Meqë italianët hiqeshin sikur nuk ishin pushtues në Shqipëri, ata nuk kishin përse të na shanin flamurin. Kjo më shpëtoi. Pastaj unë nisa një disiplinë mjaft të fortë në studimet shkollore dhe dola i pari i klasës. Këtë nuk e bëra që të mburresha vetë, por që ata ta kuptonin se deri ku arrinin përmasat e shqiptarëve.

Si sillej Qemal Stafa në Firence?

Ai ishte i përsosur dhe ishte një njeri model. Studionte shumë dhe ishte fisnik. Mbaj mend se në atë kohë, Qemal Stafa u lidh me komunistët italianë dhe i kërkoi atyre ta ndihmonin që të krijonte Partinë Komuniste në Shqipëri. Por ata i thanë se për shkak të faktit që Italia ka pushtuar Shqipërinë, kjo ndihmë nuk do të tingëllonte mirë për opinionin. Prandaj, ata i rekomanduan të kërkonte ndihmë nga komunistët jugosllavë. Pastaj kur erdhëm në Tiranë, unë për shkak të njohjes  me të, hyra në grupin komunist të Shkodrës. Jemi ende në ditët kur nuk ishte krijuar PKSH-ja.

Çfarë mund të përmendësh tjetër nga Firence?

Mund të përmend kampionatin e futbollit italian, ku në atë kohë shkëlqente një shqiptar i quajtur Lushta. Ai ishte fenomen i futbollit dhe luante me Juventusin. Ishte i paparë dhe ne merrnim shumë emocione me të.

Po në Shqipëri kë kishit në klasë?

Në Shqipëri studiova në një grup me Ramiz Alinë, Manush Alimanin, Prokop Murrën, Siri Kodrën, etj.

Kur jeni bashkuar me lëvizjen komuniste në Shqipëri?

Para korrikut të vitit 1941.

Ku ishit ju më 8 nëntor kur u themelua PKSH?

Unë isha në Tiranë, por nuk isha pjesëmarrës në themelim. Ndërsa, një kushëriri im ishte tek dera e godinës duke bërë roje. Pra, të gjithë ishim pranë ngjarjeve të rëndësishme politike të asaj kohe.

Si e keni perceptuar luftën e Dytë Botërore?

Ishte një luftë heroike dhe kombi shqiptar duhet të jetë krenar për madhështinë e kësaj lufte. Unë nuk perceptoj si luftë civile, megjithëse ndonjëherë pati edhe përplasje midis shqiptarëve, pra midis partizanëve dhe ballistëve.

Të kthehemi tek argumenti i Eltarit: A kishte kjo luftë elemente të imoralitetit?

Elemente të imoralitetit nuk kishte por shfaqje të dashurisë kishte, padyshim. Natyrisht, dashuria ishte disi e ndaluar në radhët e partizanëve por kishte edhe raste të tilla.

A keni parë ju ndonjë rast kur vajzat dhe djemtë putheshin gjatë kësaj lufte?

Kjo pyetje që bëni ju është shumë e padrejtë, në mënyrën se si formulohet. Por unë një herë kur isha në shtëpinë e Ymer Dishnicës, një ditë kur hapa derën e dhomës, pashë atje duke u puthur Ramize Gjebrenë me Nako Spiron. U skuqa nga turpi dhe e mbylla derën menjëherë. Pas pak, doli Nakoja dhe më tha: “Dëgjo këtu more djalë. Ne me të vërtetë e kemi ndaluar dashurinë gjatë luftës, por këtë e kemi bërë që të mos tremben prindërit e vajzave që t’i dërgojnë ato në luftë. Në fakt ne nuk jemi kundër dashurisë dhe përparimit”.

Më sipër ju thatë se Ramizeja me Zaho Kokën kishin lidhje dashurie?

Kjo është vërtetuar tanimë dhe nuk ka sekrete. Por në lidhjen e tyre Zaho Koka gaboi rëndë dhe ia la të gjithë përgjegjësinë Ramize Gjebresë.

Përse gaboi?

Sepse gjatë sqarimit, apo gjatë gjyqit ai tha se: “Ramizeja më provokoi dhe unë nuk kam faj”.

Po Ramizeja çfarë tha?

Ramizeja e pranoi atë gabim dhe u tha atyre se Zahua nuk kishte faj. Pra, e mbajti përgjegjësinë për vete. Pastaj atë e pushkatuan padrejtësisht. Ndërsa Zaho Kokën e vrau ndërgjegja dhe thonë se ai doli në betejë i pambrojtur dhe i zbuluar. Pra, me një dëshirë për të mos jetuar më, pas asaj që i ndodhi.

A ka pasur raste të tjera me pasoja të tilla?

Disiplina, për hir të së vërtetës, ka qenë e madhe. Por lidhjet e dashurisë ndodhnin vetvetiu. Sepse ata ishin të rinj dhe shumë të ndjeshëm për jetën. Natyrisht, që këto raste ishin sporadike por kishin efekte negative prapavepruese. P.sh, mbaj mend se Shejnaze Jukën, mbesën e Musa Jukës, e cila ishte partizane, donin ta pushkatonin, njëlloj si Ramize Gjebrenë. Pikërisht për këtë shkak.

Përse donin ta pushkatonin?

Sepse ajo ishte dashuruar me Met Bajraktarin. Dhe erdhi një orientim për ta ekzekutuar. Pastaj u anullua. Unë vetë, njëherë, kam bërë sherr me Alqi Kondin për Shejnaze Jukën. Sepse ai e quante imorale dhe nuk e lejonte atë që të hynte në strukturat e larta të PKSH-së.  Pastaj Met Bajraktari u vra në luftë, ku gjithashtu u vra edhe Shejnaze Juka.

Po Qemal Stafa a kishte shumë lidhje me femrat?

Jo, Qemali ishte serioz dhe i zgjuar. Ai ishte i vendosur për çështjen e patriotizmit dhe të shpëtimit kombëtar. Ishte modeli i një idealisti dhe trimi të vërtetë. Lidhja e tij ishte publike, pas një fejese që kishte me Drita Kosturin. Ata të dy rrinin bashkë.

Po me Nexhmije Hoxhën a kishte lidhje Qemal Stafa?

Kjo është një gjë për të cilën nuk mund të flasë askush. Këtë e dinë vetëm ata të dy dhe të gjitha gjërat e tjera që thuhen ndaj tyre janë thashetheme.

A mund ta ketë spiunuar Enver Hoxha, Qemal Stafën, për vrasjen e 5 majit?

Jo. Kjo është gënjeshtër e trashë dhe mos u besoni këtyre marrëzirave.

Si u diktua Qemal Stafa që banonte në shtëpinë e Beqir Minxhozit?

Kjo ka ndodhur kështu. Beqir Minxhozi kishte marrë një shtëpi me qira pranë spitalit. Dhe një ditë, kur e kapën fashistët në rrugë, ata i gjetën në xhep edhe kontratën e qirasë së shtëpisë. Pastaj, dyshuan dhe shkuan në atë shtëpi në mënyrë të befasishme.Bënë rrethimin dhe luftuan me Qemal Stafën. Ai nuk u dorëzua dhe luftoi si trim deri në fishekun e fundit. Pastaj, e vranë.

Ju vetë, në cilat zona keni luftuar?

Unë kam qenë komandanti i guerilasve në Tiranë, Pejë, Mitrvcë, Shkup, etj. Pra, kam luftuar në të gjitha trojet tona për lirinë e vendit. Madje edhe jam burgosur prej gjermanëve.

Çfarë ka ndodhur pas burgosjes?

Pas burgosjes, Enveri tentoi të ndërronte robërit gjermanë duke ia kthyer nazistëve dhe të na merrte neve. Mbaj mend se në burg isha unë, Qibrie Ciu, etj.

A e njihni Ilia Plakun?[7]

Po e njoh. Motra ime dhe motra e tij, ishin shoqe të ngushta. Ndërsa Frosina Plaku ishte një luftëtare e lirisë.

Çfarë ndodhi me ju pas luftës?

Pas luftës studiova me korrespondencë në një grup me Shaban Demirajn, Qemal Haxhihasanin, etj. Mbarova dy fakultete brenda një periudhe të shkurtër. Pra, studiova për Gjuhë Letërsi dhe Gjeografi. Gjithashtu, në atë kohë kam studiuar shumë gjuhë të huaja.

[1] Gazeta METROPOL, 24/09/2012 f.8-9

[2] Abas Ermenji ishte professor ne lice

[3] Shkolla pedagogjike

[4] Koçi Xoxe

[5] Kadri Dingu me shokë

[6] Përveç rasteve kur individë nga Balli Kombëtar bashkëpunuan me gjermanët

[7] Ilia Plaku: Astrit Lekën e njoh shumë mire, sepse motra e Astrit Lekës,  Fatmira, ka mbaruar institutin “Nëna Mbretëreshë” dhe ka qenë shoqe klase me motrën tonë, Agllaia. Pra, ishin shoqe në institutin femëror. Dhe ajo, Fatmira e di mirë historinë e Frosinës me Qemalin. Pra, e di mirë që këtu nuk ka asnjë histori. Jo më fejesë, apo lidhje të tjera që i shpik Eltari. Astrit Leka nuk mund të ketë pranuar se midis Qemalit dhe Frosinës mund të ketë pasur një fejesë.

E përgatiti për Drinin: Bardhyl Adem Selimi, shkrimtar nga Tirana

Fashizmi ndali gjenocidin serb mbi shqiptarët e Shqipnisë irredentiste

2
Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë
Agim Morina, Londër
A po doni fakte dhe vetëm fakte? Fakte lakuriqe? Ja fakte të shkrueme mbrenda pesë minutash.
Shqiptarët në periudhën e ekspanzionit të shtetit të Serbisë dhe të formimit të Mbretnisë Jugosllave nuk kishin asnjë të drejtë kombëtare, pos të drejtës me u deklaru myslimanë. Edhe kjo me qëllimin e qartë, për me mujtë me i shpërngulë e me i degdisë në Turqi e kudo tjetër. Në këtë shtet zyrtarisht nuk kishte shqiptarë, kishte egërsina, kope damsjellëse që duheshin zhdukë me çdo kusht e me çdo mjet. Ishin “njerëz me bishta”, sipas vetë kryeministrit të Serbisë së atëhershme, Vladan Djordjevicit, ashtu qysh janë “njerëz të ardhun nga mali”, për shtrigë-kryeministren e sotme të Serbisë, Ana Brnabicin.
Me pushtimin nga Serbia, mbi shqiptarët u ba gjenocid i papamë dhe i gjatë një shekull e tëhu. Sanxhaku u Nishit u spastru nga shqiptarët me fushatën e armatës gjenocidale serbe në vitet 1876-1878 dhe aty nuk mbeti asnjë shqiptar. Pra, edhe një herë: asnjë shqiptar. Serbët vranë shqiptarë pa u ndalë, masakruen, dhunuen, i detyruen me ikë prej shtëpive të tyne, dogjën qytete e katunde tue i ba rrafsh me tokë. Kurrë asnjë pronë e shqiptarëve në këto troje nuk iu kthy as nuk iu njoh shqiptarëve nga shteti serb.
Prapë, me pushtimin serb të Shqipnisë Irredentiste, me 1913 vazhdoi gjenocidi serb. Pas vrasjeve, masakrave e dëbimeve në trojet shqiptare u sollën kolonë serbë e malazezë. Atyne shteti serb ua dha tokat dhe pronat e shqiptarëve, bagëtinë e shqiptarëve, u dha armë që të vrisnin çdo shqiptar që mund t’i shqetësonte ata. Bile në shum raste ndahej më dysh shtëpia e shqiptarit dhe aty vinte e vendosej kolonisti serb apo malazez. Ky ishte operacion shtetnor, i planifikuem deri në imtësitë ma të vogla, jo një dhunë e çastit. Për përmasat e paimagjinueshme të këtyne masakrave mbi shqiptarët e kësaj kohe dëshmon edhe Leon Trocki, në atë kohë korrespondent i gazetës “Pravda”, nëpër artikujt e tij.
Intelektualë e veprimtarë shqiptarë burgoseshin e vriteshin nëse u gjendej qoftë edhe një libër në gjuhën shqipe. Thjesht, me qenë shqiptar në këtë kohë ishte si me qenë hebre në Gjermaninë naciste, por jo për pesë vjet, as për dhjetë vjet por me dhjeta vite, ma shum se një shekull. Ashtu sikurse hebrejve, edhe shqiptarëve askush s’ua qante hallin. Ploja serbe mbi shqiptarët zhvillohej pa asnjë pengesë, me dhjetëvjeçarë të tanë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk bahej e gjallë. Ishte e zanun tue lujtë nëpër kazinot dhe ballot.
Shqiptarët nën pushtimin serb nuk trajtoheshin si qenie njerëzore po si bisha të egra që duhej të spastroheshin apo të shfaroseshin me çdo mjet. Janë shkru elaborate për shfarosje, haptas, zyrtarisht, institucionalisht. Dy elaborate janë shkru nga krimineli Vasa Cubrilovici, anëtar i organizatës terroriste “Nova Bosna”, një para Luftës së Dytë Botnore dhe një pas kësaj lufte. Një tjetër asht shkru nga shkrimtari kriminel, Ivo Andrici, në kohën kur ishte dilplomat në Romë. Bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk u mor me Cubrilovicin, ndërsa Ivo Andricit ia dha Çmimin Nobel. Këto elaborate gjetën zbatim para e pas Luftës së Dytë Botnore. Kurrkush nga moralistët nuk harxhonte kohën për me u marrë me shqiptarë, edhe ashtu tashma të vdekun apo të shpërngulun.
Gjenocidi serb mbi shqiptarët zgjati ma shum se një shekull. Dhe pas gjithë asaj mynxyre, pas fushatave gjenocidale, spastrimeve etnike, ardhja e italianëve në trojet shqiptare të Shqipnisë Irredentiste në vitin 1941 nuk ishte liri, ishte liri përtej lirie. Për herë të parë shqiptarët në Shqipninë Irredentiste po përjetonin një pjesëmarrje në qeverisjen institucionale dhe trajtim njerëzor: u hapën shkolla në gjuhën shqipe, gjithë administrata ishte me nëpunës shqiptarë, filloi botimi i librave shqip, erdhën mësues shqiptarë dhe Shqipnia Administrative u bashku me Shqipninë Irredentiste – një andërr që edhe sot nuk po munden me realizu shqiptarët, në një epokë me përplot fraza boshe për të drejtat e popujve.
Mirëpo ata ishin fashistë, nacistë, pallin moralistët. Natyrisht, na e dijmë se ata ishin fashistë e nacistë. Por, para kësaj, kini mirësinë dhe na pyesni çfarë regjimi gjenocidal kishim dhe si trajtoheshin ne para ardhjes së fashistëve. Për ju kjo mundet mos me qenë shum e randësishme, për ne asht EGZISTENCIALE. Pa fashizmin dhe nacizmin në Shqipninë Irredentiste mund të mos kishte ma shqiptarë dhe moralistët e atëhershëm, sikurse këta të sotmit, nuk ktheheshin as me hedhë shikimin mbi shqiptarët që po shfaroseshin, ashtu qysh sot kurrkush nuk lodhet me pyetë se ç’ndodhi me shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Thjesht, kish mujtë me ndodhë që nuk do të kishte pasë ma çashtje shqiptare, sepse nuk kish pasë shqiptarë. Nëse kjo ka qenë ma morale, atëherë le ta zbatojë për vete çdo popull që ka ra në derexhe idiotësh. A flitet ma për të drejtat e shqiptarëve në Greqi? Jo. A e dini pse? Sepse atje s’ka ma “çashtje shqiptare”. Atje mbi shqiptarët çamë u ba gjenocid, mbi arbërorët u ba e bahet aq shum presion sa nuk guxojnë as me çelë gojën e me folë shqip. E pra, nën fashizmin në Çamëri kishte shqiptarë dhe shkolla shqipe. Pas fashizmit nuk ka shqiptarë as shkolla shqipe. Çka asht ma keq, pra, për ne si shqiptarë? Me qenë me fashistë e me pasë shqiptarë, apo pa fashistë e me pësu gjenocid nga shteti grek? Moralistët, masturbatorë të mendjes së shëndoshë, nuk kanë koment për këtë. E njëjta gja ka pasë me ndodhë edhe me trojet tjera të Shqipnisë Irredentiste.
Këto janë fakte.
Po ashtu, asht fakt se me shkuemjen e fashistëve e të nacistëve shqiptarët pësuen prap gjenocid të ri, sikurse para ardhjes së tyne. Shqipnia Irredentiste u nda nga Shqipnia Administrative. U banë masakra pa fund mbi shqiptarët. U shpërngulën qinda mija shqiptarë dhe dhuna ishte e pandalshme. Kështu që, mes gjenocidit, zhdukjes, shfarosjes nga klerofashizmi serb dhe pranimit të një bashkëjetese me regjime kundër të cilëve shqiptarët nuk mund të bënim asgja, natyrisht se do të pranohej një zgjidhje e çastit që ishte ma e mirë për shqiptarët, ashtu qysh kish ba çdo popull. (Ashtu qysh bani Churchilli, kryeministri i një koxha Britanie të Madhe, që shkoi e ra në gjuj tue i kërku ndihmë armikut të tij ma të madh, komunistit, Josif Visarionovic Stalinit, kur u rreziku nga një armik edhe ma i madh, nacizmi. Nuk pyeste kush për moralin, por për shpëtimin.)
Nën këto regjime fashiste e naciste, – sado e çuditshme që mundet me iu duke ndonjë hundëpërpjeti e kokëboshi – shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste kishim shum ma shum të drejta, të tilla që as nuk mund t’i andrronim ma parë. Vetëm një popull idiot do të bante ndryshe prej asaj qysh vepruen shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste. Pse popujt e tjerë nuk lëvizën as gishtin e vogël, kur serbët banin gjenocid mbi shqiptarët? Pse do të duhej shqiptarët me ba diçka, kur popujt e tjerë ranë në pozitën e shqiptarëve?
Këto janë fakte. Dhe vetëm fakte.
Në krahasim me gjenocidin serb, me shfarosjen totale, fashizmi dhe nacizmi sollën lirinë dhe i shpëtuen shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste sepse ndalën gjenocidin serb, shumfish ma të rrezikshëm. Tash, a tingëllon kjo absurde? Po, mundet me tingëllu absurde për qibarët që kanë komoditetin me u marrë sofizma, por këto janë fakte historike. Fakte pa pispillosje moraliste. A i sollën ndonjë të mirë botës fashizmi e nacizmi? Jo. Por ne kishim mbi qafë diçka edhe ma të keqe se fashizmi dhe nacizmi. Këtë dikush ndoshta e ka të vështirë me kuptu, por me 1999, rreth 120 vjet pas fillimit të gjenocidit serb mbi shqiptarët, NATO-ja u desh me bombardu Serbinë 78 ditë për me e ndalë e me i dhanë fund bash këtij gjenocidi që kishte nisë 120 vjet ma parë. Ndonjë moralisti, – të tillë ka plot sot në Serbi – edhe NATO-ja mund t’i duket aleancë ushtarake fashiste, por për ne ishte dhe mbetet jo vetëm aleancë çlirimtare, por edhe shpëtimtare, sepse asht fakt se NATO-ja çliroi dhe shpëtoi shqiptarët nga gjenocidi serb, nga shfarosja, nga kthimi i Kosovës në Sanxhak të Nishit pa asnjë shqiptar në të, ashtu sikurse që na pati çliru e shpëtu nga gjenocidi serb fashizmi dhe nacizmi. Ky asht fakt. Dhe faktet janë kokëforta.
Moralizimet e kota, fjalët boshe, post festum, janë masturbim i panevojshëm, janë poza idiotike të një kopeje hajvanësh që nuk prekin kund me kambë në tokë. Për moralin nuk munden me folë popujt e zhdukun shtatë pashë nën dhe. Flasin vetëm ata që ende marrin frymë e janë mbi tokë. Pra, gjithkush ka të drejtë me moralizu për gjithçka, por kur bahet fjalë për popujt, vetëm për një gja nuk mundet me u moralizu: pse një popull nuk ka pranu zhdukjen. Sepse nuk ka gja ma amorale se vetë kjo pyetje.
Tajar Zavalani
Nga: Agim Morina
NJË AKUZË KUNDËR XHAFER DEVËS DHE PËRGJEGJJA E TIJ
“Lypset shenuar se gjatë atyre viteve, Devës i kishte shpallur luftë të ashpër Balli Kombëtar Agrar — grupi i Abaz Ermenit — i cili bënte çmos për ta diskredituar atë. Balli arriti me anën e Tajar Zavalanit ta kritikonte Devën edhe në emisionin shqip të BBC. Në përgjegje të akuzave, që ai i quante absurde, i dërgon këtë letër Drejtorit të BBC për Evropën juglindore.
Mr. F. Leon Shepley
Shef i Sherbimit Jug-Evropian,
BBC Bush House, Aldwych, London W.C.2.
I nderuar zotëri,
Fjalimi i mbajtur me 27 prill 1953, nga Tajar Zavalani, nën pseudonimin “Iliri”, në përkujtim të atij përvjetori fatkeq të 7 prillit, që në historinë e Shqipërisë njihet si “E premtja e Zezë”, nuk ishte kurrsesi një shembull i veçuar i një prirjeje të vajtueshme, që e kemi vënë re edhe më parë në programin e BBC-së në gjuhën shqip. E kam fjalën për një politikë, të veshur thuajse me një petk zyrtar, për të mbuluar me përfolje, shpifje e trillime, disa shqiptarë, që në të kaluarën dhe nën rrethana të ndryshme politike, kanë mbajtur pozita qeveritare dhe më e keqja t’i akuzosh këta shqiptarë me një mori fjalësh si kriminelë me damkë.
Ky fjalim i fundit i Zavalanit, me pseudonimin Iliri, përmban akuza të ngjashme edhe ndaj meje, si ish-Ministër i Brendëshëm i Shqipërisë nga shtatori 1943 deri në korrik të vitit 1944. Këto akuza paraqiten me këto fjalë: “Nazistët gjermanë e përjetuan këtë shembull duke krijuar një tjetër grup kuislingësh nën udhëheqjen e të favorizuarit famëkeq të Gestapos, Xhafer Deva”; “Dita e 7 prillit na sjell ndër mend me forcë një tjetër njeri të neveritshëm e të ulët, Xhafer Devën, Ministrin e Punëve të Brendëshme nën pushtimin nazist; me ndihmen e vrasësëve të tij, ai u mori jetën qindra nacionalistave, ndërmjet të cilëve, Skender Muços, dhe dërgoi mijëra të pafajshëm në kampet naziste të shfarosjes. ”
Nuk është qellimi im këtu të komentoj ose të justifikoj veprimtarinë time politike të së kaluarës. Kjo letër është shkruar si rezultat i vendimit tim për t’i dhënë folësit të sherbimit tuaj shqiptar mundësinë që të paraqes prova për të mbështetur akuzat e tij, që do të merreshin në shqyrtim nga një gjykatë britanike. Lidhur me këtë unë do të vlerësoja së tepërmi përgjigjen tuaj për pyetjen e mëposhtme:
A bashkohet institucioni juaj me pikëpamjet e shprehura nga “Iliri” gjatë fjalimit të tij të 7 prillit 1953 dhe të transmetuar nga radiostacioni juaj? Po ashtu a merr edhe institucioni juaj të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga deklaratat e bëra prej tij me këtë rast, të cilat për mua janë fyese dhe të pabazuara në fakte?
Xhafer Deva
Në rast se institucioni juaj nuk bashkohet me shpifjet e shprehura nga bashkëpunëtori juaj, ju lutem të më informoni, duke konfirmuar se kjo çështje ka të bëjë vetëm me Tajar Zavalanin. Ky informacion kërkohet me qellimin e vetëm për të përcaktuar bazën mbi të cilën t’ia paraqes akuzat për shpifje një gjykate kompetente britanike.
Në pritje të një përgjigjeje të shpejtë nga ana e juaj dhe duke ju falënderuar paraprakisht, mbetem i juaj
Xhafer Deva
Romë, 17 maj 1953
Me fjalinë: “…për të përcaktuar bazën mbi të cilën t’ia paraqes akuzat për shpifje një gjykate kompetente britanike”, Deva përket anën më sensitive të mjeteve të komunikimit masiv në perëndim dhe mbyll njëherë e përgjithmonë mundësinë e akuzave nga BBC-ja.
Mbas 11 ditësh, ai merr përgjegjen nga z. Shepley, i cili shpreh keqardhje për “fyerjën” e shkaktuar nga BBC-ja, dhe vë në dukje se z. Zavalani, kishte shfrytëzuar rastin ta transmetonte atë shkrim pa miratimin e eprorëve të tij.”
Marre nga libri:
Idriz Lamaj, “XHAFER DEVA NË DRITËN E LETRAVE TË VETA DHE ZBULESA TË TJERA TË MËRGATËS”, New York, 2002

Ndikimi i Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane dhe DioGuardit te politika amerikane për çështjes së Kosovës

0
Nga: Jusuf Buxhovi, shkrimtar e historian nga Prishtina
Botime
Faton Bislimi: “Te Quest for Albanian Fredoom and the Ende of Jugoslavia Hon. DioGuardi and the Albanian American Civil Legue 1985-1993”, botoi Albanian American Fondation, New York 2021.
Roli i Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane te politika amerikane për ngritjen e çështjes së Kosovës nga rrënimi i autonomisë së saj dhunshëm nga Serbia më 23 mars 1989 e deri te te internacionalizimi i saj në nivel botëror që për pasojë do të ketë edhe ndërhyrjen ushtarake të NATO-s nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, me ç’rast Kosovas, sipas rezolutës 1244 të KS të OKB futet nën protektoratin ndërkombëtar si një fazë kalimtare që do t’i paraprijë pavarësisë së shpallur më 17 mars 2008, është i një rëndësie thuajse historike. Ky vlerësim ka të bëjë me lobimin shqiptar në nivelet më të larta të politikës amerikane nga kongresi, senati, ku do të përfshihen senatorë, kongresmenë me ndikim dhe personalitet të tjera të rëndësishme të politikës amerikane. Ç’është e vërteta puna e lobimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-amerikane do të fillojë edhe më herët, sapo të shpërthejnë demonstratat e marsit të vitit 1981 me kërkesën për republikën Kosovës, që nga politika e atëhershme jugosllave u karakterizua si “kërkesë armiqësore” me prapavijë kundërrevolucionare për ç’gjë, nga dy kryesitë e vendit (ajo e shtetit dhe e partisë) edhe u aprovua platforma politike për Kosovën, që i hapi rrugën diferencimit shumëvjeçar, si një proces që çoi te privimi i popullatës së Kosovës nga të drejtat kushtetuese si dhe diskriminimi i saj mbi baza nacionale në përputhje me planet hegjemoniste të Beogradit që Kosova të rikthehej nën tutelën e siç ishte në kohën e Rankoviqit, pra të humbte pozitën e elementit konstituiv të federatës jugosllave që ia garantonte kushtetuta e vitit 1974. Diskriminimi kushtetues i shqiptarëve si dhe dënimet drakonike që pasuan për vite u përcollën me reagime nga Liga Shqiptaro-Amerikane në planin e brendshëm, pra të lobimit te politika amerikane (senatorët dhe kongresmenët), që t’i kundërvihet kësaj fushate, po edhe të merren parasysh kërkesat e shqiptarëve për avancimin e pozitës së tyre kushtetuese në federatë, si dhe ngritjen e saj si çështje të pazgjidhur në planin e ndërkombëtar. Në këtë drejtim vihet me të drejtë në spikamë roli i ish kongresmenit amerikan me prejardhje arbëreshe, Joe DioGuardi, i cili udhëhoqi Ligën Qytetare Shqiptaro-amerikane nga vitet 1985-1993. Gjatë kësaj kohe, në Kongresin amerikan u sollën disa rezoluta, me të cilat u kërkua rikthimi i pozitës kushtetuese të Kosovës në përputhje me atë të vitit 1974 si dhe ndalja e represionit ndaj popullatës shqiptare, që pas vitit 1990 e këndej, gjithnjë e më shumë po merrte përmasat e një aparthejdi të hapur. DioGuardi dhe lobi shqiptaro-amerikan, i dhanë ndihmë të madhe edhe lëvizjes kombëtare për liri, demokraci dhe pavarësi nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989 dhe në vazhdimësi, duke përkrahur atë dhe konceptin e saj të rezistencës aktive institucione (me shtetin paralel) deri te rezistenca e armatosur.
Në këtë libër, me fakte, argumentohet puna e madhe e Ligës Qytetare Shqiptare-amerikane nën drejtimin e Joe Dioguardit, me ç’rast sillen thuajse të gjitha dokumentet meritore që iu drejtuan senatit dhe kongresit amerikan, pastaj kongresmenëve dhe senatorëve të rëndësishëm që dhanë ndihmesë të madhe e të vazhdueshme që çështja e Kosovës të kthehet në prioritet të politikës amerikane nga ai juridik e deri te politik.
Në tersi, ky libër, si i tillë, sjell informacion autentik nga veprimtaria e Ligës Shqiptaro-amerikane në dobi të çështjes së Kosovës nga shfaqja e saj në vitet e tetëdhjeta e deri te faza dinamike e angazhimit amerikan për të, angazhim ky që ia hapi dyert ndërhyrjes ushtarake, protektoratit, dhe së fundi, edhe shpalljes së pavarësisë së saj.
Libri, i tillë, megjithatë, krahas faktimit të një angazhimi konkret në rrethanat e caktuara, sjell edhe mesazhe të qarta rreth domosdosë që lobi shqiptaro-amerikan të aktivizohet edhe në rrethanat e tanishme në mënyrë që politika amerikane të vazhdojë mbështetjen për konsolidimin e mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës, veçmas në raport me sfidat e mëdha me Serbinë, e cila po mundohet që me lobimet e shumta në Kongres dhe Senat, shtetësia e Kosovës të pengohet që të fitojë edhe legjitimitetin e plotë ndërkombëtar përmes njohjeve dhe pranimit në OKB.

14 vjet shtet, 4 vjet abort politik!

0

Florim Zeqa

Republika e Kosovës ditëlindjen e 14-të është duke e pritur me qeverisjen më kredibilitetin më të lartë qytetarë si asnjëherë më parë, por edhe me 1001 probleme të brendshme dhe të jashtme; me krizë sociale, fusnotë dhe me dialog të hapur me Serbinë i cili e ka dëmtuar të ardhmen e shtetit në arenën ndërkombëtare.

14 vjet shtet, 14 vjet izolim i qytetarëve kosovarë

Sikurse në të kaluarën, edhe tani liderët e shtetit me fusnotë në bisedimet e Brukselit dhe në mbledhjete e KS të OKB-së nuk prezantohen si përfaqësues të shtetit të pavarur, por si përfaqësues të subjektivitetit 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa të njëjtit liderë para opinionit të brendshëm kosovar me entuziazëm paraqiten si liderë të shtetit të pavarur!

Si rezultat i personalitetit të dyfishtë të liderëve shtetërorë, që 14 vjet Kosova vendnumëron dhe rrotullohet rreth boshtit të pavarësisë së 17 shkurtit 2008, duke i kaluar 14 vjet izolim me njohje ndërkombëtare, pa mirëqenje qytetare dhe pa asnjë perspektivë zhvillimore.

Përderisa Gjykata Speciale mbi kokën e liderëve të korruptuar dhe tej inkriminuar shtetërorë e partiakë, shtetit të Kosovës i kushtoi me humbjen e mbi 8200 hektarëve tokë, me tendencën e humbjes enorme në veri të vendit, krejtësisht shkaku i një lidershipi të shantazhuar, të cilëve sa më shumë që u shtohej presioni nga Gjykata Speciale, aq më tepër e rrisnin gatishmërinë për kompromise (falje të territoreve) të reja ndaj Serbisë.

Albin Kurti mes pranimit të realitetit dhe deçertifikimit të vendimeve politike

Për dallim nga Vjosa Osmani, Albin Kurti tashmë ka filluar të përballet me realitetin e krijuar pas 17 shkurtit 2008, respektivisht të ballafaqimit me përgjegjësitë politike që ka marrë Kosova nga marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave serbe në Veri të vendit dhe me pasojat e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu pra, Albin Kurtit i kanë mbetur vetëm dy rrugë; njohja e realitetit të krijuar dhe implementimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ose delegjimitimi i tyre në mënyrë të njëanshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Ikja nga realiteti i krijuar, për të mos thënë i pamundur, do të ishte me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës. Gjendja para një situate të tillë, apo thënë ndryshe, të jesh ose të mos jesh, jam i bindur se Albin Kurti me dëshirë do ta zgjidhte këtë të fundit, por edhe këtë e ka të pamundur shkaku i pamundësisë së arritjes së kuorumit të nevojshëm në Kuvend për deçertifikimin e vendimeve të legjislaturave paraprake për Demarkacionin me Malin e Zi, për Asociacionin dhe Gjykatën Speciale, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në Bruksel për normalizimin e marrëdhënjeve shqiptaro-serbe me koston e Asociasionit për shqiptarër e shumëçka tjetër.

Klasa politike e ardhur në pushtet pas 14 shkurtit 2021 apo politikanët me personalitete të dyfishta kanë filluar ta humbimn besimin tek qytetarët, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare.

Lidershipi aktual i shtetit, respektivisht presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti edhe pse paraqiten të bashkuar para opinionit të brendshëm kosovarë, me dualizmin e qëndrimeve të tyre të ndara para bashkësisë ndërkombëtare i kanë vënë në lajthitje SHBA-të dhe miqtë tjerë evropian, çliruesit faktik të vendit tonë dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Republikës së Kosovës!

4 vjet “Vdekja klinike” e politikës së jashtme

Mosarritja e asnjë njohje të vetme nga ‘Qeveria Kurti’, përjashto njohjen nga Izraeli në Washington më 4 shtator 2020, mosarritja e asnjë njohje nga tri qeveritë paraprake përgjatë katër viteve të fundit flet shumë për katandisjen e politikës së jashtme të Kosovës.

Siq dihet, njohja e fundit e Kosovës para se të ndodhë njohja nga Izraeli, ndodhi pikërisht në shkurt të vitit 2018 nga shteti i Barbados. Kështu pra, në këtë përvjetor të 14-të të shtetit të Kosovës duhet ta kujtojmë edhe “vdekjen klinike” të politikës së jashtme.

Nga ajo kohë e deri më sot asnjë njohje si produkt i politikës së jashtme, gjegjësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, madje asnjë sinjal pozitiv për njohje të reja!

Kjo situatë e “vdekjes klinike” të politikës së jashtme është produkt i ndërrimit të shpeshtë të qeverive, e cila ka ndikuar negativisht me ndërrimin e shpeshtë edhe të stafit diplomatik në vendet kyqe dhe me ndikim sa i përket nxitjes dhe motivimit të vendeve të tjera për njohje të Republikës së Kosovës!

Nga katër vitet e “vdekjes klinike” apo të abortit politik, një ishte moratorium për mosaplikim të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, e cila deri diku e bën të justifikueshëm dështimin e politikës kosovare. Ndërsa tre vitet tjera mund të konsiderohen si dështim total i politikës së jashtme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pa asnjë sukses evident në politikën e jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme cila më shumë ngjet një “byroje politike” sesa një diplomacie të mirëfillt të një shteti të!

Emërimi i anonimëve politik në krye të përfaqësive tona diplomatike, ka bërë që Ambasadat e Kosovës të jenë jofunksionale dhe të papërfillshme nga vendet respektive ku përfaqësohemi si shtet i pavarur dhe sovran!

Kjo ka ndikuar në trajtimin jo dinjitoz të mërgimtarëve kosovarë nga disa shtete evropiane, anipse me pasaportë dhe shtetësi kosovare, mërgimtarëve tonë në lejet e qëndrimit u vihet kodi fiskal “118” i ish Jugosllavisë në vend të kodit “160” të Kosovës. Për fat të keq një dukuri e tillë është duke ndodhur në vazhdimësi prej disa vitesh dhe asnjë reagim nga shteti i Kosovës, anipse për këtë problem dy herë me letra publike ju kam drejtuar ministrave paraprak të Diasporës dhe kësaj aktuales në cilësinë e ministres së punëve të jashtme, por gjithnjë kam mbetur pa përgjigje. Unë nuk kam mbetur keq pse nuk kam marrë përgjigje prej tyre, por ndjehem keq si shtetas i Kosovës kur i shohë dokumentat e bashkombasve të mi më kodin fiskal të ish Jugosllavisë së vdekur prej afro tri dekadash.

Kosova edhe pse 14 vjet shtet i pavarur dhe 23 vjet në liri, ende ka mbetur oazë e krimit të organizuar, në duart e nëntokës dhe mafio-oligarkëve, pa ekonomi të tregut, por me monopole, pa sundim të ligjit e me krim të organizuar, pa arsim të mirëfilltë dhe me gjysmë analfabetë, pa shëndetësi e me shumë të sëmurë, pa e kontrolluar tërë territorin e vet, pa e njohur si shtet të gjithë qytetarët e saj, pa ushtri të profilizuar (FSK e jo FARK), pa liberalizim të vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë e pa shumëçka tjetër bazike për jetë normale të qytetarëve dhe udhëtime pa brenga të mërgimtarëve.

Kosova mbase është i vetmi vend në rajon dhe më gjerë ku nëntoka kriminale ende është mbi ligjin dhe vendos për gjithçka natën e ditën dhe ku për shkak të mossundimit të ligjit pandëshkueshmëria e kriminelëve është bërë normë, ndërkaq pabarazia qytetare është bërë rregull e pashkruar në (pa)drejtësinë kosovare.