Kreu Blog Faqe 1401

Edhe unë jam me Ambasadorin gjerman në Kosovë: “ Mos e shtrembëroni të vërtën” . Jo, renovimit të shtëpisë së Xhafer Deves !

4

Fahri Xharra, Gjakovë

Me përfundimin e nacizmit gjerman ka përfunduar edhe historia e Xhafer Devës. Nuk e kuptoj aspak qëndrimin shqiptar ndaj bashkëpunëtorëve të nacizmir e sidomos ndaj Xhafer Devës. Nëse ka mbetur patriotizmi dhe atdhedashuria e jonë në lartësimin e figurës së Xhafer Deves, atëherë kemi ra nga provimi i atdhetarisë. Pse Ministria e Kultures se Kosovës e fillon një punë së cilës nuk ia di pasojat politike? Pse fillohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Deves pa një diskutim publik ? A nuk kemi ndonjë objekt tjetër historik që e pret renovimin? Pse nuk financoni në përmendorët e të parëve tanë historik, si Teuta , Agroni, Bardhyli, Priami Pirroburri etje? Këto do i jepnin mderë shqiptarisë. Po, kush e nisi këtë nismë me pasoja të rënda politike, të cilave ju të Ministrisë as që iu dini të ardhmen . Pse nuk i pyesni historianët e vërtetë që e mendojnë t`ardhmen e Kosovës? Kush ju mashtroi që të nrisni një veto të të madhe në Bashkësinë Europiane kundër nesh. Edhe unë jam me Amasadorin gjerman kur thotë :” kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, e cila sipas Ministrisë së Kulturës është një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në këtë komunë.

Rohde ka deklaruar se kjo mënyrë e të kujtuarit është e gabuar, teksa bëri thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta sa i përket Holokaustit.

“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. Asnjë zbardhje e historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Mbro Faktet”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë.

“Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman. Mendimi im . mos kundër Kosovës ! E shihni foton? Xhafer Deva një cukël në krahun e Kosta Peçancit, kriminelit më madh çetnik në Kosovë? Mësoni historinë ju të Ministrisë së Kulturës. Po e japi në detaj; gjatë kohës së okupacionit , Xhafer Deva ka ardhë në Gjakovë ka ardhur me qëllim të djegëjes së rrugës së shqiptarëve ortodoks në Gjakovë me shpi e katandi . Paria e kohës nuk e ka lejuar këtë krim që kishte me na u përmendë tërë jetën E falem nderoj Ambasadorin gjerman Zotin Rohde që ka dalë kundër këtij rindërtimi dhe me këte i ka ndihmuar Kosovës. Historia nuk “zbardhet” me bashkëpunëtorët e llojit të Kosta Peçancit !

Me 07.02. 2022

Regjimi iranian ka shkelur të drejtat e grave për 40 vjet

0

Në krye të premtimeve të thyera të revolucionit të vitit 1979, qëndron shkelje e të drejtave të grave në Iran. Ideologjia mizogjene e mullahëve u bë aktive menjëherë pas zotërimit të tyre mbi pushtetin. Gratë iraniane, të reja e të vjetra, të cilat ishin aq të dobishme në rrëzimin e regjimit të Shahut, u bënë të burgosura të një regjimi tjetër, këtë herë nën maskën e fesë. Sot, Irani është një nga shtypësit më të mëdhenj të grave në botë.

Kufizimet e regjimit ndaj grave në Iran

Gratë nuk janë në gjendje të largohen nga vendi, madje as të marrin një pasaportë nëse burri i tyre nuk e lejon. Sa i përket shkollimit të lartë, shumë fusha studimi, si inxhinieria apo fushat teknologjike, janë të kufizuara vetëm për meshkujt. Kështu ndodh edhe në vendin e punës. Gratë mund të punojnë nëse bashkëshortët e tyre e lejojnë. Edhe nëse ai e lejon atë, ato janë në gjendje të punojnë vetëm në punë që janë të hapura për gratë dhe shumica janë të hapura vetëm për burrat.

Gratë janë ende të mandatuara të mbajnë hixhabin dhe çadorin sa herë që janë në publik, vetëm duke treguar fytyrat e tyre.

Një nga aktet e para të qeverisë revolucionare ishte pezullimi i Ligjit për Mbrojtjen e Familjes dhe shpërbërja e Gjykatave Familjare. Burrat ishin edhe një herë të lirë të divorcoheshin nga gratë e tyre me një deklaratë të thjeshtë; ata gjithashtu fituan kujdestarinë ekskluzive të fëmijëve të tyre. Gratë nuk mund të bënin më kërkesë për divorc nëse e drejta nuk parashikohej në kontratat e martesës dhe ato humbnin të drejtën për kujdestarinë e fëmijëve.

U hoqën gjithashtu kufizimet për poligaminë.

Në vitin 1981, parlamenti i Iranit miratoi Ligjin Islamik të Ndëshkimit, duke futur fshikullimin, goditjen me gurë dhe pagesën e parave të gjakut për krime që variojnë nga tradhtia bashkëshortore deri te shkelja e kodeve islame të veshjes.

Mosha e martesës për vajzat u reduktua në pubertet, e cila është nëntë sipas ligjit islamik. Sipas ligjit, një vajzë deri në 13 vjeç mund të martohet, ndërsa vajzat edhe më të vogla mund të martohen ligjërisht me pëlqimin gjyqësor të babait. Në gjysmën e parë të vitit 2021, sipas shifrave zyrtare të qeverisë, mbi 16,000 vajza të moshës nga 10 deri në 14 vjeç janë martuar.

Më 16 nëntor 2021, ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së i kërkuan Iranit të shfuqizojë një ligj të ri të gjerë që kufizon ashpër aksesin në abortin, kontracepsionin, shërbimet e sterilizimit vullnetar dhe informacionin përkatës, duke shkelur drejtpërdrejt të drejtat e njeriut të grave sipas ligjit ndërkombëtar. Ligji për “Popullsinë e të rinjve dhe mbrojtjen e familjes”, i cili synon të rrisë shkallën e lindshmërisë, i ratifikuar nga Këshilli Gardian i Iranit në nëntor, është në “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar”, vunë në dukje ekspertët. Ligji i ri përmban gjithashtu një dispozitë të formuluar në mënyrë të paqartë në nenin 61, e cila thotë se nëse kryhet në shkallë të gjerë, aborti do të binte nën krimin e “korrupsionit në tokë” dhe do të dënohej me vdekje.

“Pasojat e këtij ligji do të jenë gjymtuese për të drejtën e grave dhe vajzave për shëndet dhe përfaqëson një kthesë alarmante dhe regresive nga një qeveri që ishte lavdëruar për përparimin në të drejtën për shëndet”, thanë ekspertët.

Shumë gra në Iran po përballen me ndëshkime për t’u mbrojtur kundër kësaj shtypjeje. Këto dënime përfshijnë rrahje, tortura dhe burgim. Këto gra po i nënshtrohen një dënimi mizor dhe të pazakontë për aktin e thjeshtë të luftimit kundër shkeljeve të të drejtave të grave në Iran.

Dhe lista vazhdon e vazhdon.

Lexo me shumë:

Iran: Momenti tronditës ‘policia e moralit’ përdor shtyllën e gjuetisë së qenve për të tërhequr një grua në furgon

Sanxhaku i Novi Pazarit, në fokusin e historisë

0

Prof. Ismet Azizi, Gjilan

Ismet Azizi: Dosje historike për Sanxhakun e Pazarit të Ri në fokusin e historisë

Në Treg të Ri (Novi Pazar), përpara 100 vitesh …

Kosova drejt lirisë, Konferenca e Rambujesë para 23 viteve

0
KALENDAR
-Para 23 viteve, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 Shkurt 1999 nisi Konferenca ndërkombëtare, ku Kosova në kohë lufte për liri përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak/
-Në kohën e Konferencës së Rambujesë, pas takimit në Shkup në 5 Mars 1999 me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova paralajmëronte lirinë – NATO-n në Kosovë/
Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 6 Shkurt 2022
Para 23 viteve Kosova po bënte një hap të madh drejt lirisë. Pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit – kryeqytetit të Francës, në 6 Shkurt 1999 nisi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak…
Po para 23 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishina për në Shkup – kryeqytetin e Maqedonisë për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.
Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…
Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999, u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.
Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe në Kosovë, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000…
Ishte 5 Mars 1999, ditë e Premte…Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin para 15 Marsit të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë, në vendin që në 2022-tën feston 23 vjetorin e lirisë e 14 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.
Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të Marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën. Ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kështu ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…
Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës ushtarake më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.
“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, derisa nga Shtëpia e Bardhë i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s…
Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.
Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…
***
DISA NGA RAPORTIMET NGA KOSOVA QË KAM BËRË PARA 23 VITEVE – SHKURT 1999:
[13] Names of 17 Kosova representatives who will take part in Paris Conference made public
PRISHTINE, Feb.4 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: The press in Prishtine published today the names of 17 members of the Albanian delegation which will represent Kosove in the Rambouillet Conference.
Kosove Liberation Army (UÇK): Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Xhavit Haliti and Rame Buja.
United Democratic Movement (LBD): Rexhep Qosja, Bakram Kosumi, Mehmet Hajrizi and Hydajet Hyseni.
Democratic League of Kosove (LDK): Bujar Bukoshi, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Idriz Ajeti and Mark Krasniqi of the Albanian Christian Democratic Party (PSHD) represented in the Parliament.
Veton Surroi and Blerim Shala will also go to Paris, as representatives of the independent political opinion, while the student movement has not yet made public whether it will be represented and by whom.
A member of the Kosova delegation will also be the President of Kosove, Ibrahim Rugova, but no official report is made yet when will he leave for Paris. /p.ta/xh/
Albanian Telegraphic Agency
[11] KLA ready for a solution to Kosova issue
PRISHTINE, Feb 5 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted one of the representatives of the Kosova Liberation Army (KLA) Rame Buja as saying that their participation in the Rambouillet conference near Paris showed their readiness for negotiation and agreement on a political solution to the Kosova issue.
The Kosova delegation, which will leave for France on Friday, also includes the president of Kosova Ibrahim Rugova.
Xhemail Mustafa, a spokesman of Rugova told a news conference in Prishtina on Friday that “the delegation of Kosova is leaving for Paris conference convinced that the independence of Kosova is the only right and stable political solution which will be accepted by all Albanians and stabilize the region.”
Mustafa added: “A temporary acceptable solution should include the establishment of the democratic institutions of Kosova, independence from Serbia in order that after three years the people of Kosova have the right to declare through an internationally guaranteed referendum the independence of Kosova.”
He also expressed concern over the fact that “the Serb violence can be intensified while the conference of Rambouillet is underway.”
Therefore, he stressed the “necessity of a quick and overall reaction of NATO. Only these forces can oblige Belgrade to accept a temporary solution for Kosova while their deployment in Kosova is a guarantee for such a solution.” pta/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[07] Powerful explosion in Mitrovice
PRISHTINE, Feb.8 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports:
A powerful explosion shook the city of Mitrovice at about 8.30 p.m. on Sunday.
The explosion was near the vegetables market, but so far, there are no complete reports of the consequences, besides material damage, sources from Mitrovice say. /p.ta/xh/
Albanian Telegraphic Agency
[08] Albanian delegation in Rambouillet presents its demands
PRISHTINE, Feb 8 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted sources of the daily Koha Ditore of Prishtina saying that the Albanian delegation in Rambouillet,
France, had urged later on Sunday that a popular referendum on the status of Kosova be held after a three-year interim period as well as NATO signed an expected agreement and a clear definition of the Kosova status.
The same sources said that the above proposals were not backed by the ambassadors of the Contact Group who wanted things started “from the insignificant to the significant” that is first to discuss the concrete points of the Contact Group plan and later consider other things.
Later in the day the Albanian delegation urged the ambassadors Hill, Petritsch and Mayorsky to sign an armistice between the warring sides but they were said that it was included in the draft of the Contact Group. /pta/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[09] Ten people killed in Kosova as Rambouillet conference underway
PRISHTINE, Feb 9 – ATA correspondent Behlul Jashari said that at least six people were killed in the last 24 hours leading the number of those killed in Kosova to ten since the start of the peace conference in Rambouillet, near Paris.
Since the beginning, the Albanian delegation had asked for the signing of an agreement on armistice with the Serb side guaranteed by the Contact Group.
The start of the conference in Rambouillet was marked by an explosion which claimed the lives of three people in Prishtina followed by another one in Mitrovica whose targets were Albanians and their properties.
In a statement published in Prishtina on Tuesday, the Kosova Liberation Army (KLA) said that “the Yugoslav army has started its attacks against KLA backed positions in villages and regions of Suhareka and Malisheva as well as the area of Llapi and Mitrovica,” and considered this an “example of goodwill of the Serbian regime for negotiations in Rambouillet.”
Albanian sources said that new military and police forces had reached Kosova from Serbia on Monday, while villages of Sallabej, Majac and Konushevc of Podujeva region as well as Klina region were bombed and people had left the villages of Shtupel and Kernice.
Sources said that three out of six killed were found dead in suburbs of Gjakova, two Albanians kidnapped before were found dead near the town of Kacanik, while an unidentified person was found dead in Lipjan. /dast/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[11] Two blind Albanians accused of terrorism
PRISHTINA, Feb. 9 – ATA correspondent in Prishtina, Blul Jashari, reports:
Two blind Albanians are accused of “shooting by automatic rifles against the Serb forces,” and faced trial yesterday in Prizeren as terrorists, together with 22 other Albanians, arrested last summer in Rahovec.
The charge against the two blind Albanians has been turned down by the defence, which has considered “as impossible the committment of such act.” Last week, 26 Albanians were sentenced with 287 years in jail in a political process without any evidence to prove the accusation for terrorism, as the advocates said. /dast/mt/
Albanian Telegraphic Agency
[21] Walker warns demilitarization of Malisheve
PRISHTINE, Feb. 11 – ATA correspondent, Behlul Jashari, reports: William Walker,
OSCE Chief of Verifying mission in Kosove, warned the demilitarization of Malisheve and return of normality in this small city, completely destroyed by the attacks of the Serb forces last year.
The OSCE Verifying Mission has placed labels all over the city on Wednesday to warn the population not to use arms, while the chief of this mission in Kosova, Walker, said in a meeting hold with representatives of Albania subjects in Malisheve, that the work for demilitarization of the city is under the way. The presence of the Serb forces has made impossible the return of the displaced population and normalization of life in the city of Malisheve, where the schools and other institutions continue to be closed down. /lh/A.A/
Albanian Telegraphic Agency

Njoftim i ri nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

0

NJOFTIM I RI NGA AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore:“Rilindja-Gazeta” ,Ndërmarrja “Botuese – Rilindja” , “Rilindja-Revistat”, “Shërbimet e Përbashkëta” , “ZëriiRinisë”, “Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore”, “TAN” dhe“Jedinstvo” se Publikimi i Njoftimit për dorëzimin e dokumentacionit me qëllim te hartimit të listës fillestare do të bëhet me datë 07, 08, 09, 10, 11 shkurt 2022.

Njoftimet mund ti gjeni në webfaqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit:

https://pak-ks.org/page.aspx?id=1,111

Rrëfime dhe kujtime për Ali Hasin, heroin e dy betejave të mëdha

0

Në foto: Ali Miftar Hasi (1951 – 1999)

Hamzë Morina

Suka e Cermjanit, Bjeshkët e Zatriqit dhe Drini i bardhë

Kur ishim fëmijë, më të moshuarit na tregonin shumçka për Drinin e bardhë. Fantazitë shkonin aq larg sa nga legjendat dilte se këtu dikur në lashtësi s kishte lum po ishte një det i tërë dhe të vetmet që dalloheshin në ato legjenda ishin Suka e Cermjanit dhe Bjeshkët e Zatriqit. Njerëzit ishin si Gjigandët dhe nga njëri kep në tjetrin shkonin me varkat e tyre të shpejta. Kështu ata tregonin se ende në maje të Sukës e mbi Gradinë  te Guri i kuq ende dallohen shenja të gurëve qikllopikë ku janë lidhë varkat e hershme. Pra Gjigandët i kishin për lakmi lartësitë dhe donin të jenë pranë zotave të tyre të imagjinuar dhe nga atje shpesh zhyteshin në thellësitë e padukshme të detit të bardhë… Kështu legjendat vazhdonin të përshkruanin njerëzit e asaj kohe…

Më vonë tregonin se si u qa me shpatë shkëmbi te Gradishi (Ura e Shejtë) dhe uji vazhdoi rrjedhën më tutje.  Kështu që nga burimi i sotëm u krijua një rrjedhë që formësoj lumin që njerëzit e emërtuan Drini i bardhë, përreth të cilit u zbuluan fusha e kodrina pjellore që rrezatuan begati edhe për njerëzit e Dushkajës e Drinisë.

Në këtë hapsirë thonë, sërish në të gjitha kohët dominuan pasardhësit e Gjigantëve të cilët kishin vendosur të qëndrojnë dhe të gëzojnë këto begati, fushën pjellore me drithëra dhe kodrinat e veshura me pemë e rrush. Lakmiqarët shpesh ja mësynin këtyre trevave por kur panë se me Gjigandët nuk shtyhej tërhiqeshin me turp, por prapa lenin shkatrrimin  e madh, germadhat që lenin edhe sot janë të dukshme. Këto që tregonin na dukeshin të pabesueshme, por gjurmët janë ende të kapshme. Këto kështjella si ajo në maje të Sukes së Cermjanit dhe ajo në Zatriq për më tepër vrojtimi i tyre në gradinat përreth dhe shiqimi i qartë nga to drejtë Kështjellës së Lekës në përendim dhe fortifikatave përgjatë Dukagjinit deri në Pejë e Prizren, pa lënë anash vrojtimin e çartë në verilindje të Fushës së Kosovës na krijojnë edhe sot imazhin e në lidhje të ndërsjellë për raportet në mes Gjigantëve, të cilët sa herë ndihej rreziku përmes shenjave të zjarrta apo thirrjeve të këngëve malsorqe ata njoftonin për beteja të reja dhe kështu Lakmisë i viheshin digat.

Sidoçoftë në këto hapsira lindën edhe pasardhësit e tyre.

Këtu krejtë pranë Sukës së Cermjanit lindi dhe Ali Hasi, fëmija i dytë i Miftar Hasit, nga familja Hasi e ardhur nga Godeni i Hasit, pasi lufta e gjatë me lakmiqarët otomanë e sllavë i kishin detyruar të parët e Aliut të lëvizin në këto troje për ti humbur gjurmet në kohë të liga. Kështu ndodhi edhe me Zymer Dautin (Hasi) dhe paraardhësit e tij, të cilët me pushkë  në dorë  mbrojtën këto troje.

Po, Miftar Hasi, babai i Aliut bashkë me vëllaun e tij Muhametin, që kishin trashëguar nga pasardhësit e tyre bujarinë e trimërinë, kësaj radhe kishin vendosur tu përmbahen edhe fjalëve të plakut të maleve Bajram Currit që i kishin dëgjuar një kohë kur para malësorëve se shqiptarëve pos tjerash u duhet edhe dija (shkolla).

Ky Dialog i Bajram Currit burrave u kishte lënë përshtypje dhe kishin vendosur që këtyre fjalëve tu përmbahen ashtu si fjalëve për bujarinë dhe trimërinë.

Dialogu:

– “Cka i duhet malsorit, – i kishte pyetur në atë kohë njerëzit në Malësi Bajram Curri?

  • Bukë e fishekë, Bajram beg,- ishin përgjigjur ata.
  • I duhet edhe shkollë,- ua kishte kthyer Bajram Curri”…

Këtë bindje Bajram Currri, edhepse pa shkollë kishte mbajtur këtë fjalë dhe me ndihmën e Austrohungarisë pas luftës së parë botërore, kur këto treva kishin rënë pre e lakmive sllave,  kishte filluar të hap shkolla në Komunën e Gjakovës dhe në Malësi, ndër to edhe shkollën e parë në Cermjan ku kishte vendosur mësues Muharrem Domin që kishte punuar deri më 1918 derisa Mbretnia Jugosllave kishte aneksuar këto troje me dhunë.

Atdhedashuria e tyre e trashëguar dhe mësimi i marrë nga plaku i maleve e kishin shtuar te babai i Aliut dhe vëllau i tij Muhameti edhe dashurinë për shkollë e dije të cilën do ta dëshmojnë me shkollimin e fëmijëve të tyre. Miftar Hasi edhe përkundër tabusë së atëhershme për shkollimin e femrës në Dushkajë, pas propozimit nga  miku i tij nga Aliçkajt e rrethit të  Deçanit, pranon që Hata, vajza e tij e zgjuar të vazhdojë Gjimnazin atje dhe të kryej më pas normalen e Gjakovës e të bëhet pishtarja e parë mësuese në Dushkajë. Këtë shembull ai do ta vazhdojë edhe me 5 fëmijët e tjerë, të cilët do t i shkolllojë përkundër gjendjes jo të mirë materiale, ndër ta dhe Aliun që do të bëhet pishtarë i dijes në Drini e Dushkajë, e në fund nuk do ta  kursejë as jetën e tij duke luftuar me pushkë në dorë për lirinë e Kosovës si komandant në Kosharen legjendare në majin e vitit 1999. Ndërsa kontributin përkrah tjerëve në luftën për liri do ta japë edhe vajza tjeter Atifetja, motra e Aliut si infermiere e luftës në Shtabin lokal të Cermjanit.

Rrëfimet për Ali Hasin       

Në Dushkajë për Hate Hasin tashmë po thureshin lavde dhe ajo ishte shëndrruar në simbol të dritës e diturisë në këto fshatra  pasi ishin bindur edhe skeptikët më të mëdhenj se shkolla e dija u përkasin edhe femrave. Ata kishin ndërruar mendje duke lënë prapa zakonet patriarkale dhe shpesh dëgjoheshin pohime të tilla:

– “Aferim, ku me pasë qikë si Haten e Miftar Hasit se pasha qiell e tokë kurr s ja nali shkollën”. Kësaj rruge të mbarë kishte vazhduar edhe Aliu, djali i urtë dhe nxënësi i dalluar i Normales së Gjakovës që ashtu si motren e tij s kishte fortunë as vështirësi që t i ndalë nga rruga e dijes. Në këtë betejë për dije Aliun e kishte favorizuar edhe motra – mësuesja e parë e Dushkajës, e cila siç pohuam më sipër për shkollën ishte motivuar nga dajët e saj,  Aliçkajt e rrethit të Deçanit.

Anipse babai i saj kishte hasur në fillim vështirësi me mentalitetin patriarkal të rrethit, Ai e kishte nisur në këtë rrugë edhe Aliun. Të dy motër e vëlla ishin treguar të denjë në rrugëtimin e tyre dhe në fund  kishin dalë faqebardhë, pasi edhe ky rreth më vonë i kishte mirëkuptuar dhe  përgëzuar rrugëtimin e nisur. Në fillim betejen për dije Ali Hasi do ta dëshmojë në detyrën e mësuesit të zellshëm në fshatrat e Drinisë. Nga pasioni për dije Ai atëbotë pos punës në shkollë, po ndiqte edhe Universitetin për drejtësi pa shkëputje nga puna, me përkushtim dhe do ta kryejë me sukses, anipse nuk do t i jipet mundësia të ushtroj detyrën e juristit.

Unë isha me fat që Aliun e kisha koleg dhe bashkëpuntor të mirë, pasi punoja në të njejtin kolektiv shkollor e në saje të punës edukative në shkollën e vogël të fshatit Kramovik  ja  njihja mirë dhe çmoja shumë cilsitë njerzore dhe profesionale të Ali Hasit.

Në Shkollën fillore “Rilindja” në Cifllak  të cilën po e udhëhiqja për pak kohë, gravitonin edhe paralelet e ndara katërklasëshe në Polluzhë, Kramovik e Petkoviq (Guri i kuq),  nxënësit e të cilave pas klasës së katërt (IV)duhej të sistemoheshin në dy paralele  në klasën e pestë(V) në Cifllak. Gjatë sistemimit që bënim bashkë me mësimdhënësit e mësimit  lëndorë, të gjithë kishin fjalë miradije për nxënësit që vinin nga paralelja e Kramovikut.

Po, s ke çka pyet gjenerata e Ali Hasit! Kështu e kemi pas çdo katër viteve, – pohonin ata dhe tregonin se gjenerata që kishte përcjellë Aliu gjithmonë dallohej në suksese dhe nxënësit ishin të pregaditur mirë, kjo shifej sidomos gjatë garave mësimore. Kur dëgjoja  këto komente bëja  ndëhyrje për të relativizuar këto favore drejtë një  mësimdhënësi,  duke u munduar t i bindë se gjithmonë do të ketë dallime në intelegjencë te fëmijët e caktur, sa për të arsyetuar dhe për të mos krijuar përshtypje se po përbuznim punën e kolegëve në paralelet tjera. Por kundërshtimi i këtyre mësimdhënësve ishte edhe më insistues.

Ju mund të keni bindjet tua, – më thoshin, por me gjeneratën e Aliut s karahasohet asnjë, s është hera e parë! E vërtetë, ata kishin përvojë më të gjatë në lëndët që ligjëronin në shkollë dhe e dinin shumë mirë se puna me nxënësit e Aliut ishte e shkëlqyeshme.

Viti 1981 pas demostratave të studentëve në Prishtinë kishte filluar ters dhe për mësimdhënësit e zellshëm në shkolla filloi një proces i diferencimit që në njëfarë mase i ngjante sistemit të viteve të para të informbyrosë dhe kohës së Rankoviqit, me ç’rast familjet patriotike dhe antikomuniste leqiteshin për t i përqarë sa më shumë shqiptarët mes vete e për të sunduar mbi ta më lehtë. Mua dhe një pjesë të kolegëve të mi në shkollë, Komiteti komunal në Rahovec kishte vendosur që përmes kësaj leçitje (diferencimi) të na hiqte nga procesi mësimor. Po kisha besimin e madh te kolegët se do të gjenim një formë për tu mbrojtur nga kjo zezonë që sapo kishte filluar në tërë Kosovën. Një vit më parë kisha vizituar Shqipërinë që atëbotë ishte tabu në vete dhe tashmë po kundërshtoja heqjen e një pjese të letërsisë së Rilindjes kombëtare  nga programet shkollore që bëhej me arsyetimin banal se rinia shkollore po indoktrinohej me nacionalizëm. Ky kundërshtim i pushtetit menjëherë të vendoste në listen e zezë të iredentizmit, siç e quanin ata dhe për të cilën pas demostratave të këtij viti kishin burgosur qindra e mijëra studentë e intelektualë. Në këtë pretekst në një takim me arsimtarët e shkollës fillore “Rilindja” në Cifllak ku do të vendosej edhe për masat politike ndaj nesh, vërejtja se për mua dhe  disa kolegë të tjerë ishte pregaditur më herët nga autoritetet vërejtja dhe diferencimi dhe kjo pritej që të aprovohej nga kolektivi i shkollës. Por pas paraqitjes së këtij propozimi nga Komiteti dhe pas një heshtjeje varri nga mësimdhënësit prezent, papritmas diku nga mesi i sallës shfaqet një zë i qetë por i vendosur për të kundërshtuar këtë diferencim. Ishte zëri bindës i Ali Hasi të cilit do ti bashkangjiten edhe shumë të tjerë. Cështja doli në votë dhe përkrahja kundrejtë mendimit të pjekur të Aliut ishte gadi plebishitare, pos 4-5 vetave që në shkollë kishin pozita  dhe  frikësoheshin, propozimi i tyre nuk kalon. Askush se kishte pritur! Kjo ishte fitore e madhe për të gjithë pasi këtij destruksioni anti intelektual që në fillim ju ndal hovi. Kjo fitore ishte në rend të parë zëri i vendosmërisë intelektuale  të mësuesit të përkushtuar Ali Hasi dhe guximi e toni i tij bindës që shtyri pushtetarët komunalë  ta lëshojnë takimin pa kryer punë.

Kur sot bisedoj me nxënës të Aliut të shpërndarë nëpër botë për punën dhe sjelljen e tij marr të njejtën përgjigje për vendosmërinë dhe bindjet intelektuale. S do koment, jo vetëm në Kosovë, por kudoçoftë nxënësit e tij  i gjen edhe sot në majat e sukseseve. Bisedoj dhe më evokojnë kujtimet e fëmijërisë. Janë shumë të sinçertë dhe ndajnë dhimbjen dhe krenarinë për mësuesin e tyre të dikurshëm Ali Hasin.

Derisa po bisedonim në Mynhen të Gjermanisë dhe po evokonim storie Luftën në Koshare njëri nga nxënësit e tij Mislim Berisha rrëfen:

Mësuesi Ali Hasi ishte jo vetëm mësues e pedagog i mirë por edhe një prind i vërtet për nxënësit e tij. Kur shkova në klasën e parë isha më shtatëvogli dhe më i tërhequri nga të tjerët dhe disi i frikësuar. Mësuesi Ali e kishte hetuar dhe filloi të më përmbajë në çdo moment. Kur luanim futboll  në çdo moment më zgjidhte pozicionet që mund t i përballoja më lehtë dhe për çdo rezultat  që arrija më  uronte dhe duartrokiste në mënyrë të veçantë. Edhepse në bankat e para uleshin vajzat e në prapavijë djemtë , mua më ofroi në bankën e parë me kushërirat e mija. Babai ishte me punë jashtë vendit kurse vëllezërit në shkollim e sipër. Por kujdesi i veçantë i mësuesit Ali të thuash ishte  i vetmi dhe kjo më kurajonte shumë, ate e kisha gjithmonë pranë. Nuk e di si, po  sjelljen e tij  ndaj meje  e ndjeja afërsi prindore. Me kalimin e kohës vëreja se edhe nxënësit tjerë në klasë ishin të kënaqur me sjelljen e tij dhe e donim shumë. Mësimet që na jipte, jo vetëm që i kryenim me kohë , por s lenim asnjë detyrë pa mbaruar. Puna mësimore e Aliut duke kaluar nga viti në vit filloi të kuptohet si vullnet dhe u shëndrrua në kulturë pune e jo obligim i merzitshëm. Kështu as sukseset nuk mungonin. Në garat mësimore që organizonin paralelet nga Polluzha, Kramoviku, Guri i kuq  e Dobidoli në Shkollën  Amë,  siç e thrrisnim asaj kohe, klasa jonë zinte gjithmonë vendin e parë. Kështu nga klasa e katërt  fillova ta kuptojë se jeta ime në mësim  e sjellje po drejtohej nga  një trend i ri suksesesh që forconte përsonalitetin tim, frymëzim që më përcjell edhe sot në jetë.

E shof, dhe ndihem krenar  për mësuesin tim. Si atëherë edhe sot kur heroizmi i tij në kohën e kthesave të mëdha u dëshmua. Ishte njeri i duhur në vendin e duhur. Para dy vitesh gjenerata jonë u tubua pas shumë vitesh dhe vendi i parë që përkujtuam ishte  Lapidari i dëshmorëve pranë shkollës në Cermjan ku qëndron krenar edhe dëshmori, mësuesi ynë i dashur,  i paharruari Ali Hasi. Lavdi jetës dhe heroizmit të tij!

Ali Hasi me nxënësit e tij në fshatin Kramovik të Drinisë në vitin 1973

Njëherë tjetër kur po qëndroja në atdhe dhe takova nxënës të tjerë, derisa po bisedonim për Kosharen heroike dhe luftën për liri njëri prej tyre mu drejtua:

Mësuesi Hamzë, ishit gjeneratë e artë mësimdhënësish, të gjithë të përkushtuar dhe ne patëm fatin e madh që ju kishim. Ishit të gjithë të përgaditur dhe punuat me pasion. Po me Aliun…. në një moment u ndal pak i mallëngjyer, – nuk mund të krahasohet asnjëri. Ju do të mendoni se e kam për mburrje pse isha nxënës i tij, ndoshta  edhe për shkak të qëndreses së tij heroike në Koshare. Jo vetëm për këto, – tha ai, dhe filloi rrëfimin e tij që kur  ishte në klasën e parë në Kramovik dhe mësues kishte Ali Hasin. Ai shpaloste kujtimet e tij sikur të kishin  ndodhur para pak ditesh, anipse kishin kaluar mbi 40 vite. Mua më la përshtypje kur theksin e vuri te motivi për të shkuar në shkollë:

– E dini çka, edhe sot e kësaj dite e shoh ëndërr mësuesin Ali, klasën që mësonim në shkollën e vogël të fshatit Kramovik dhe ende me fanatizëm ruaj kujtimet për te. Ruaj gëzimin që ndjeja kur dielli shpaloste rrezet e mëngjeseve për të shkuar në shkollë. Atëbotë nata më dukej e gjatë dhe gjumi më dilte dy – tre herë naten e mezi pritja  nga ky gëzim që ndjeja dhe dëshira e madhe që kisha  për të shkuar të nesërmen në shkollë. Aliu dhe shkolla ishin shëndrruar në magnet që më tërhiqte. As vet nuk di se ku e merrte tërë atë forcë dhe dashuri për të na josh aq shumë në mësime.


Ali Hasi me klasën e tij në fshatin Cermjan të Dushkajës  në vitin 1990

Anipse biseden e kishim filluar për Kosharen Heroike dhe flijimin e Aliut në këtë beteje, mbetëm pak të hutuar, por djali i zgjuar u përgjigj thjeshtë: – Më falni mua mu trazuan ëndrrat për  mësuesin Ali nga beteja e parë dhe ndoshta u ndërhyra në bisedën për Kosharen, por deshta tu përforcojë bindjen se në Betejen e Koshares ishin pas Aliut dhjetra e qindra nxënës të tjerë që kishin marrë mësimet nga mësues të tillë si Aliu, pra kjo Betejë dhe betejat tjera për lirinë e Kosovës u bë me këta ushtarë që ishin dëshmuar  më heret në betejën e dijes. Pa këta si zor do ta kishim bërë edhe Betejen e Koshares dhe do të kishim fituar luftën për liri. Mbani mend, beteja për dije është fuqia që nxiti  dhe kaliti rininë edhe për betejat tjera në luftën për liri. Kjo ka ndodhur me mësuesin tim të lavdishëm Ali Hasin i cili me sukses ka fituar betejen për dije. Vetëm njerëz të tillë mund të fitojnë beteja të rëndësishme në jetë. Lavdi edhe për betejen e Kosharës! 

Unë u habita nga ky rrëfim i nxënësit të Aliut dhe fillova ta përforcojë idenë se Dija dhe Atdhedashuria nuk njofin kufinj dhe janë shtytje për liri. Nuk ishte vetem ky djalë. Nga shumë të tjerë, kolegë, prindër e bashkëfshatarë që kisha rastisur të bisedojmë për Aliun, të gjithë e çmonin ate jashtë mase, sidomos punën dhe kujdesin e tij për fëmijët. Aliu e dinte se ardhmëria varet po nga këta fëmijë dhe mirëprergaditja e tyre për jetë dhe këtë mision e kishte kryer me nderë.

Unë fillova më vonë punën në Fushë Kosovë e Aliu kishte vazhduar në fshatin  e tij të lindjes në Cermjan. Edhe aty ai ishte i treguar i suksesshëm dhe i nderuar pranë kolegëve të rinj dhe motrës së tij Hates tashmë të dëshmuar në punët e mësuesisë dhe në emancipimin e femrës së Dushkajës.

Kishte filluar atje pranë familjes së deshmuar për ndjenja patriotike, arsimdashëse e civilizuese. Betejën për dije se kishte ndalur kurrë, anipse në këtë rrugëtim ishte penguar, por  Ali Hasi e kishte kaluar çdo pengesë. Atij nuk i kishte munguar kurrë dija dhe guximi.

 3. Lufta për Liri dhe Pavarsi të Kosovës e ka simbolikën e saj –

 Betejën e Koshares

Po vizitoja shpesh vendlindjen dhe kisha vendosur që me rastin e përvjetorit të Betejes së Koshares të ngjitem lart, atje në vendin ku kishte ndodhur, më thanë se sapo ka filluar  të ndërtohet Kompleksi memorial i kësaj beteje të rëndësishme që i kushtohej të gjithë luftarëve të rënë në atë betejë. Papritmas si ne retrospektivë mu shfaqen ditët kur po hulumtoja për toponimet dhe antroponimet e Drinisë dhe po vizitoja kullat e  fshatrave. Mu kujtua Kramoviku dhe Ali Hasi. Atëbotë nu kujtuan të gjithë pleqtë e menqur me të cilët kisha një respekt të ndërsjellë, njëri prej tyre pasi shkuan mysafirët dhe mbetëm vetëm më shpalosi ngadalë tërë përvojen e tij jetsore duke më rrëfyer vuajtjet e pas luftës së II botërore. E njifte mirë kërsherinë time dhe kishte bindjen se unë kisha interes të dijë më tepër për të kaluarën e kësaj treve, gjëra që kishin qenë të ndaluara. Në fillim më foli për Mustafë Ibishin e Kramovikut të cilin ai e thërriste Baca Tafë, i cili me qetën e Ndue Përlleshit dhe qendresën e atdhetarëve  të NDSH së  të ngulfatur nga komunistët kishin lënë nam. Më foli edhe për Luftën kundër Malit të zi dhe Heroizmin në përgjithësi në mbrojtje të kufirit, për  Mehmet Agë Rashkocin e familje tjera me zë në Drini e Dushkajë deri te qëndresa e Dan Zatriqit për mbrojtjen e Sanxhakut të Nishit e shumë trima të tjerë nga Drinia në Lidhjen shqiptare te Prizrenit. Më kishte mbetur e ngulitur në kokë shprehja “Shpata e Dan Zatriqit e nami i Pashë Maliqit”. Derisa  po flisnim për të kaluarën plaku e pa se po gdhinte mëngjesi dhe mu drejtua e më tha:

Hamzë keni kryer shkollë dhe populli ka besim në ju, tashmë kemi mjaft mësues tanë, kjo është e mirë, po Kosovës i duhen këtu e tutje doktorë dhe ficira (oficera). E dëgjova me vemendje  mendimin e plakut dhe e përgëzova, e dija se ku i dhimste plakut edhepse nuk ma thoshte. I tregova se tashmë  edhe djemtë tanë kanë filluar me shkollat ushtarake, derisa universiteti ynë po pregaditë kuadro  edhe për mjekë e shumë lëmi të tjera. Ra biseda edhe për Aliun, që plaku e qmonte si mësues të mirë të fshatit. I tregova se edhe ai si unë, e shumë të tjerë gjatë shërbimit ushtratrak kishim kryer shkollën e oficerëve rezervë… dhe bisedën e mbyllëm me kaq. Fjalët e plakut i mora si porosi  serioze dhe me vend. Shqetësimi kishte të bënte me të ardhmen e Kosovës për të cilën ata ishin të bindur se Serbia s do ta lëshojë kurrë  pa luftë.

Atë natë mu kujtuan shumë peripeti. Me Aliun ishim dyfish kolegë,  mësues në të njejtë shkollë dhe oficerë në rezervë. Unë pos lëndës së gjuhësh shqipe me klasët e larta të fillores ushtroja dhe një program të lëndës së Mbrojtjes  të cilën e jipja në shkollë, pastaj për 6 muaj mbaja edhe kursin e Mbrojtjes për vajzat që nuk kishin kryer tetvejeçaren dhe ishte detyrues për to. Ushtrimet me to i bëja në oborrin e shkollës. Një ditë papritmas derisa po demostroja me këto kursiste në oborrin e shkollës fillore “Rilindja”  në Cifllak, më ofrohet Aliu që shoqërohej nga Salih Kokalla e Xhafer Hasi mësimdhënës dhe kolegë tanë, ai ngadalë e me buzqeshjen e tij elekuente më thotë:

– Shoku komandant, ushtrimet e tilla duhet të jenë më praktike, pos pushkës duhen edhe mjete tjera, duke qeshur dhe vazhdoj rrugën. E dija se edhe Aliu kishte mbaruar shkollën e oficërëve rezervë dhe  të nesërmen më sollën nga Cermjani një pushkë ajrore që ishte shumë praktike dhe bashkë me te një arsenal  të caktuar plumbash manovrues e kartona për shenjëzim për ushtrime, me të cilën vazhdova të ushtroj më lehtë. Ajo më mbeti si kujtim dhe në vitin 1982 kur policia më bastisën shtëpinë, bashkë me literaturën e morën si dëshmi edhe pushkën ajrore te Aliut… për pak u stepa nga kjo kujtesë dhe mu duk se kisha edhe një borgj ndaj Aliut.

Të nesërmen në Kosharen e lavdishme do ta takoja sërish Ali Hasin, po tashmë vetem buzqeshjen e tij të shenjëzuar mbi varrin e  lavdishëm si komandant, pranë komandantëve tjerë të lavdishëm  Sali Cekut, Agim Ramadanit, Xhemail Fetahut e Abaz Thaçit.

Tashmë Aliu qëndronte krenar dhe i buzëqeshur në altarin e lirisë. Po qëndroja pranë varrit të tij gatitu. Ai dëshmor e unë qytetar tashmë i lirë i Kosovës martire. Fytyra e Aliut nuk kishte ndërruar, kishte po atë buzqeshje siç e kishte pasur më parë. Mua më ishin përzier ndjeja mallit, dhembjes dhe krenarisë  për te dhe ashtu i buzqeshur në foton mbi varr më dukej se  thoshte:

“- Qëndroni krenar, pse mërziteni!? Ne e kishim amanet lirinë, dikush duhej të flijohej për te e kjo më ra hise mua Saliut, Agimit, Xhemailit, Abazit…që ju ta vazhdoni jetën dhe betejen për ta ndërtuar Kosovën, paçi gjithmonë dritë e liri!” Ky ishte një amanet që më detyronte ta përcillja. Ishte një borgj që duhej ta përcillja te të gjithë kolegët e mi, te nxënësit e tij, bashkëfshatarët dhe gjithë Kosova për ta mbajtur të gjallë heroizmin e tyre dhe për ta çmuar lirinë. Kur u ndava nga ai e kisha shumë të vështirë, ai tashmë po pushonte atje i qetë e krenar në altarin e lirisë, sërish i buzqeshur kurse për mua barra ishte e rëndë. Këtë amanet që duhej t ua përcjellja  miqëve e kolegëve, ish nxënësve e bashkëkombasve të mij droja se  s do të më kuptojnë, droja se do të jetë e vështirë ta ruajmë. I druaja jetës dhe sfidave të saj, mund të mashtrohemi nga lakmija dhe të harrojmë amanetin e njeriut të buzqeshur. Të harrojmë se Aliu kishte fituar në dy beteja: Betejen për dije dhe Betejën për liri dhe harresa do të ishte turpi ynë! E lash në shenjtërinë e tij dhe zbrita bjeshkës teposhtë. Piva një kafe  me miq e shokë në Botushë të përmalluar që nuk ishim parë kaherë. Dëgjova edhe rrëfime të shumta për Kosharen, po rrrëfimin që më bëri bashkëluftari i tij, kolegu dhe bashkfshatari  Xhafer Kida  më preku thellë, njëkohësisht mësova se Aliu ashtu si me veprën jetsore gjithmonë i përgjejgjshëm kishte shkëlqyer edhe në fushën e betejes me  rënjën e tij në frontin e lirisë.

Rrëfimi i bashkëluftarit të Ali Hasit për heroizmin në Koshare

Rrëfimi i Xhafer Kidës për Ali Hasin ishte shumë prekës. Ai e njifte për së afërmi Aliun dhe pos punës së përbashkët si mësimdhënës, tashmë kishin qenë  edhe pjesë e përbashkët e betejes së lavdishme të Koshares. – Nuk më hiqet as sot nga mendja, – thot Xhaferi, momenti kur ra Ali Hasi në Fushëbetejën e Koshares. Derisa  Aliu po qëndronte shumë pranë armatimit që kishte siguruar  për betejen si Komandant i logjistikës, befas fluturon mbi pozicionet tona një aeroplan i cili,  si duket kishte diktuar grumbullimin e armatimit dhe gjuan në afërsi predhat të cilat nuk godasin armatimin, por shkaktojnë dëme dhe një huti te bashkëluftarët e nxënë në befasi. Aeroplani i ushtrisë jugosllave bën një kthesë të shpejtë dhe këtë herë bën goditjen e dytë, gjuan  predhat më afër nesh dhe godasin pozicionet tona. Në ato momente, me një shpejtësi prej rrufeje Komandanti Ali Hasi jep urdhër që ushtarët të shtrihen për tokë dhe meqë koha s priste hudhet mbi trupin e dy ushtarëve që kishte aty më pranë duke i mbuluar me trupin e tij nga pëlcitja e copëzave të predhave, dy prej të cilave e godasin komandantin, njëra në kokë dhe tjetra në shpinë. Kështu ai plagoset rëndë por shpëton dy ushtarët e tij. Derisa mjekët ju gjenden pranë po përpiqeshin ti shpëtojnë jetën ai para se të jipte shpirt len një amanet të madh : – ” Mi mbroni ushtarët…..”!

Aliu bie dëshmor pa bërë zë pos amanetit që të mbrohen ata për të cilët kishte marrë përgjegjësi ti udhëhiqte. Ai i tillë kishte qenë gjithmonë edhe kur ishte mësues dhe ti e njef mirë, – më thotë, vinte mbi të gjitha përgjegjësinë për nxënësit e tij dhe  e vazhdoi me të njejtën ndjenjë përgjegjësie ndaj ushtarëve që komandonte edhe sa ishte këtu. Rrallë mund të gjenden njerëz që mbi jetën e vet të çmojnë dhe mbrojnë jetën e atyre që kanë marrë detyrë ti mësojë e komandojë. Zatën njërzit si Aliu do të mbahen mend gjatë, pasi puna dhe veprat e tij ishin sublime. Shpresoj që heroizmi i tij të jetë shembull për gjeneratat. Çoftë i paharruar Jeta, vepra dhe emri i ti për jetë!

Për mua, – vazhdon Xhafer Kida, këto fjalët e fundit të Aliut ishin vërtet prekëse. Por ky ishte një amanet që del nga njeriu dhe komandanti që mbi të gjitha kishte hallin e ushtarëve të tij. Ky ishte ideali i njeriut dhe komandantit që vuri mbi të gjitha lirinë tonë dhe jetën e ushtarëve të tij para vetes. Të tillë që kanë vendosmëri dhe moral kaq të lartë, të cilët dijnë se për çfarë kanë dalë në fushëbetejë s kishin  si të mos i fitojnë ato beteja.

Ky amanet i Aliut përputhej me  idealin e shumicës që derdhën gjakun për lirinë e Atdheut. Të dy ushtarët e tij që atë ditë shpëtuan jetën kur trupi i komandatëve ua mbuloi trupin e tyre vazhduan luftën e Koshares, bashkë me të tjerët dhe e fituam. Ata sot janë të gjallë dhe ruajnë kujtimin dhe e çmojnë heroizmin e komandantatit të tyre Ali Hasi. Pa njerëz të pregaditur si Aliu e kishim të vështirë të përballeshim me armikun, ata edhe me vdekjen e tyre treguan se kur njeriu ka një ideal të lartë, s ka si të mos fitojë.

Heroizmi i Aliut na dha shpirt dhe kurajo të gjithë neve që pamë me sytë tanë tmerrin, ishte një motiv plus se si duhet të luftohet dhe mbrohet jeta e tjetrit dhe si duhet kundërvënë armikut. Ky motiv na shtyri që hakun për Aliun dhe të tjerët që ranë ta marrin duke sulmuar më me furi njësitet armike të karaullës serbe dhe gjakun e tij dhe i shumë ushtarëve tjerë të vrarë u shpagua shumfish – thotë Xhafer Kida.

Ishte ky një rrëfim i shkurtër për Aliun nga momentet e fundit të jetës. Por për Aliun dhe Kosharen  tashmë nuk flasim vetëm ne. Janë Beteja të rralla kur edhe kundërshtari i pranon se kanë qenë të tmerrshme për ta.

Pas këtij rrëfimi tronditës miqtë vërejtën se dukesha pak i habitur dhe nuk flisja. Nuk isha më ai që kur takohej me shokë e miq vazhdimisht flisja, kësaj radhe kisha mbetur  i heshtur. Kisha heshtur unë që si lija kurrë shokët  e miqtë pa bisedë e shaka. Më çortuan, por ju luta atyre që sot të mos më ngacmojnë. Kisha  një peng në zemër, një barrë që s dija si ta bart dhe droja se do të plas. Lartë  në bjeshkë bashkë me heronjtë tjerë lash buzëqeshjen e Aliut nën mustaqet e tij dhe e kisha të vështirë të jem i qetë. Kokën më kishin mbuluar kujtime të shumta që herë më hidhnin mbi Sukën e Cermjanit e herë  më përplasëshin  mbi Kështjellën e Zatriqit dhe s po dija si ta shtjelloja këtë lëmsh që më kishte zënë grykën. Mu kishin mbërthyer keq në kokë të gjitha heroizmat e shqiptarëve që nga Antika e deri te Kosharja  e s po mund tu jipja  vijë. Buzqeshja e Aliut ndër mustaqe nga fotoja mbi varr mi kishte ringjallur të gjitha këto heroizma nga lartësitë e Bjeshkëve të nemura nëpër të gjitha kështjellat e sukat në Dukagjin e deri te thëllsitë e Drinit të bardhë.

I tillë ishte Aliu! Tashmë nuk e di, po shpirti dhe mendja e tij ishin lartësi e këtyre katakombëve dhe  mendimi thellësi dhe qiltërsi e Drinit të bardhë që vije dhe muroset në Kosharen legjendare.

Një Lavdi e madhe dhe e përjetshme për kolegun tim të dyfishtë, mësuesin dhe oficerin, njeriun dhe dëshmorin që fitoj dy beteja:

  • Betejen për Dije në Drini e Dushkajë dhe
  • Betejen e lirisë në Koshare


Ali Hasi, (kapiten i klasit të parë në rezervë) komandant i logjistikës në Betejen e Koshares

Pas disa vitesh sërish takohem me Aliun. Tashmë në fshatin e tij të lindjes. Po, Aliu tashmë është shpallur deshmor dhe shkolla ku ai ishte mësues mbante me krenari emrin e tij. Këtë shkollë e kishte hapur plaku i maleve Bajram Curri dhe pas 100 vitesh ajo ishte përgëzuar me emrin e simbolit të lirisë dhe heroizmit të Betejes së Koshares Ali Hasi.

Sebep për këtë TAKIM ishte Vëllau i Aliut, Lulëzimi që bashkë me bashkëshorten e tij Elfeten, po vazhdojnë betejen për dije duke u përpjekur që te përcillnin më tutje amanetin e Aliut për shkollë e dije. Ata në Kantonin e Cyrihut në Zvicër vazhdojnë të kujdesen për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës amtare të fëmijëve shqiptarë, prindërit e të cilëve barbaria serbe i kishte degdisur nëpër botë para dhe gjatë luftës. Më njoftuan se asaj vere të vitit 2015 mbahet një manifestim në vendlindjen e tyre me rastin e 100 vjetorit të shkollës, tashmë me emrin e  dëshmorit “Ali Hasi” në Cermjan  emër të cilin para tri vitesh ja kishin vënë, për të nderuar heroizmin e tij për liri.

Unë atëbotë kisha përfunduar mësimet në shkollën shqipe në Zvicër dhe do të shkoja  për pushime  sërish në vendlindjen e dashur, fshatin tim të lindjes në Polluzhë dhe vendosa të bëhem pjesë e këtij programi shkollor festiv e jubilar për tu takuar me miq e kolegë të hershëm e për të kujtuar dhe nderuar bashkë me ta Heroin e dy betejave Ali Hasin.

Aty takova kolegët e mi të hershëm  dhe të Aliut, Xhafer Kiden me të cilin kishin ndarë çastet e dhimbshme dhe të lavdishme si komandant i logjistikës derisa kishte filluar Beteja e lavdishme e Koshares, Sali Kokallën që ishte një tjetër organizator i Luftës çlirimtare, Xhafer Hasin e Ramiz Hoxhën  që kishin qenë kolegë të ngushtë ne Shkollën e Cermjanit dhe kishim punuar dikur bashkë edhe në fshatrat e Drinisë dhe kolegë të tjerë. Takova edhe Familjen Bujare të Ali Hasit, vëllaun,  motrat, fëmijët,  të cilëve u shpreha dhimbjen time të madhe  për Aliun por edhe krenarinë e përbashkët që kishim për rënjën në Betejen e lavdishme të Koshares.

Aty pranë shkollës ku kishin ardhur me qindra fshatarë, kolegë, nxënës e bashkëluftarë të Aliut për festë mu shpërfaq serish shpirti heroik  i Ali Hasit në lartësinë e Sukës së Cermjanit e bjeshkëve të Zatriqit, lartësi që kishte arrijtë synimi i tij në jetë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pashë mendjen e tij të ndritur që rridhte në thellësitë e Drinit të bardhë. Ato momente mu duk se edhe dielli po shkëlqente dhe shëndriste më bukur duke mikluar majat, këto suka e bjeshkë duke shtuar begatinë  e këtyre fushave që shtriheshin përgjatë ujit të kulluar të rrjedhës së Drinit. Mbi të gjitha këto mbi lapidar ku ishin murosur portretet e luftarëve të lirisë, shëndriste fytyra e Aliut dhe buzëqeshja e tij nën mustaqe që i ngjante diellit të lirisë e vendosur sipër në ballë të lapidarit të ngritur për nder të tij dhe shokëve të luftës që kishin blatuar gjakun e tyre për Lirinë e Kosovës heroike. Jeta tashmë rridhte qetë, hijeshia kishte kapluar malet e fushat përreth ashtu si mikpritja  e Cermjanasve. Miqtë dhe kolegët e mi nga Dushkaja ishin plakur por s kishin humbur asgjë nga fisnikëria e tyre e hershme. Mësuesja Hatë, motra e Aliut dukej e qetë  dhe krenare pranë lapidarit të vëllaut të saj deshmorë pasi kishte lënë prapa bagazhin 40 vjeçar të edukimit të gjeneratave në Dushkajë.

E Aliu në piedestalin më të lartë kundronte këtë imazh dhe si rreze dielli ndriqonte më çartë se kurrë Dushkajen e Drininë si dhe mbarë Kosovën me rrezet e lirisë që ky vend i kishte ëndërruar me shekuj.

Pas manifestimit po zbrisnim tatëpjetës së Cermjanit bashkë me vëllaun, pasi kisha përjetuar brenda ditës një histori të gjatë, të dhimbshme e të lavdishme njëkohësisht pa folur asnjë fjalë. Si duket edhe ai e kishte diktuar se isha futur thellë në kujtimet e hershme dhe s donte të mi trazonte  ato  që tashmë ishin ngulitur thellë në kokën time.

Bashkë  me familjen e Ali Hasit në 100 vjetorin e shkollës “Ali Hasi” në Cermjan

Autori i himnit mbretëror shkohet në plumb

0
  • Marrë nga libri më i ri i zotit Naun Kule “Unë dhe të tjerët”.

Nëvruz Beqir Ҫela me të shoqen, Vera Juka, kanë qenë shokë të  mij të Fakultetit të Shkencave Natyrore, dega Matematikë, 1963=1967. Nëvruzi ndërroi jetë një vit më parë nga Covid-19 duke na pikëlluar të gjithëve. Dikur ai më pat treguar historinë tragjike të babait, Beqirit, pushkatuar nga pushteti komunist në vitin 1947 si “agjent amerikan”. Për këtë nuk e lanë të punonte si mësues pasi mbaroi studimet. Para disa vitesh, miku im Naun Kule, ish drejtori im, më pyeti për të. Ai po shkruante një libër ku ndër të tjera do përmendëte edhe Beqir Ҫelën, nga Karbunara e Lushnjes duke nxjerrë në pah disa anë të panjohura për të si poet dhe si autor i Himnit Mbretëror, që fitoi konkursin me rastin e festimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë. Unë e takova me Nëvruzin që i dha shumë informacion shtesë. Dhe ja, sot Nauni më telefonoi dhe më tha se do më sillte dy kopje të këtij libri, një për mua dhe një për vejushën Vera. E lexova me një frymë paragrafin ku flitet për Beqir Ҫelen dhe mendova ta ndaj me ju.

  1. 200

Dykrenor i Kastriotit, përmbi kishë edhe xhami

(Rreth Flamurit të përbashkuar..!)

  1. Kur e pushkatuan mësuesin poet

Pas ditënetëve të skëterrëshme disa mujore, në mugun e errët të birucës, në çastin kur e futën në sallën e gjyqit, iu zmadhuan bebet e syve. U përball me dritën e diellit dhe u mbush me frymë, si të shuante etjen dhe ankthin e rikthimit në jetë. Sikur u ngop me gjallimin përqark, mbetur larg ndjesisë së tij, sikur endej në krahët e një ëndërre, prerë egër dhe vringthi në terrin e ftohtë të mesnatës së arrestit..

Përplasi vështrimin qosh më qosh të dhomës së gjykimit, përballur me ca njerëz syshqyer e veshngritur, që e vështronin habitshëm e urrejtshëm, si të ishte egërsirë…Madje i posanxjerrë nga kafazi..!? Uli sytë dhe pa prangat ndër duar. Edhe policët anash..Sërish kundroi sallën. Sa pak njerëz? Kërkoi e hetoi me sy..?Asnjë i njohur..! Po, nëna , babai..? Kujtoi sëmundjen e babait, rruga e gjatë, hallet..Po ajo..!? Eh, ç’kërkonte..! Akoma..!?

Edhe këta: s’janë të ardhur. Janë të sjellë..!?

Doemos..Përzgjedhur enkas të dëgjonin dhe shihnin syndërsy gjykimin dhe ndëshkimin shembullor të këtij armiku të rrezikshëm..Ja, pra, ballaz, syndërsy me një armik..!?

Kishte dashur të rrëzonte pushtetin popullor..Po, po! Sapo e dëgjuan akuzën e prokurorit..

“..I pandehur, Beqir Mustafa Ҫela, 34 vjeç, i lindur në Karbunarë të nënprefekturës së Lushnjës, në vitin 1913, është armik i rrezikshëm..

I rekrutuar që në bangot e shkollës së mesme në Tiranë, nga agjenti amerikan Harri Fulx, ish drejtor i asaj shkolle..”

..Tek dëgjonte prokurorin që lexonte akuzën tërë zell e pathos, ndërmendej e pyeste veten nese çka po dëgjonte, ishin për të, apo..? Përsëriste me vete, si në jerm, fjalët e prokurorit..

“..Armiku Beqir Ҫela, ky spiun i agjenturës amerikane në Shqipëri, si mësues, përkthyes a poet me ca bejte ta sajuara kundër atdheut e popullit të tij, nuk mbante as armë dhe as gjuante plumba. Por arma e tij ishte më e rrezikshme edhe se plumbat..

..Organet e hetuesisë e kanë kapur me presh në duar armikun Beqir Ҫela në takime kokë më kokë me ishdrejtorin e tij, spiunin amerikan, Harri Fulx. i pandehuri Beqir Ҫela, i zënë me shpatulla pas murit nga drejtësia jonë popullore, është detyruar t’i pranojë këto krime..”

  1. Sfidant i kohës..

I cilës kohë, i asaj që iku apo i asaj që vinte? I të dyjave..!?

Beqir Ҫela nga fshati Karbunarë i Lushnjes (sot emërtimin “Beqir Ҫela” e mban një shkollë e mesme në qytetin e Durrësit) ishte nga ata djem fatlumë, të cilët në Shqipërinë gjysmëanalfabete të dekadave të para të shekullit të njëzetë, të ishte konviktor në një shkollë të mesme amerikane “Harri Fulx” në Tiranë.

Djaloshi inteligjent i Karbunares (Lushnje), student i shkëlqyer, poeti, përkthyesi dhe mësuesi pasionant, Brqir Ҫela, vërtet pati një jetë të shkurtër, (34 vjeç), por mjaft të pasur.

Që në vegjëli dallonte për zell, inteligjencë dhe zgjuarsi.

Në këtë shkollë gjetën njëri tjetrin, shkolla dhe mësuesit- nxënësin e përkushtuar, ndërsa nxënësi Beqir Ҫela, mjedisin qytetar, intelektual e progresiv siç e kërkonte bota aq e pasur e djaloshit. Këtu u formua si qytetar i kohës e si atdhetar. Njohu letërsinë antike e bashkëkohore, idetë e mendimtarëve të huaj përparimtarë, të cilët nxitën dhe pasuruan krijhimtarinë poetike dhe përkthimet nga anglishtja.

I dalluar si i tillë dhe gjithnjë aktiv, në vitin 1930 Beqiri zgjidhet Kryetar i Kryqit të Kuq të rinisë së shkollës.

Gjatë gjithë viteve të studimit të shkollës, nxënësi Beqir Ҫela ishte bashkëpunëtori më i njohur i revistës “Laboremus” (Le të Punojmë), të cilën e botonte periodikisht kjo shkollë, ndërsa në vitin 1931, u caktua editorialisti i revistës “Laboremus”.

Në vitin 1933 nxënësi Beqir Ҫela zgjidhet kryetar i Grupit të Arteve, më pas sekretar i  “Kongresit të Studentëve” për shkollën.

Pasi përfundoi shkëlqyeshëm studimet, mësuesi i ri emërohet në shkollën e Krujës. Më 1938 transferohet si mësues në shkollat e qytetit të Durrësit, ku mori edhe vëllain, Rexhepin dhe motrën e vogël, Elizën. Këtu edhe u martua me kolegen e vet, Ervehenë, me të cilën sollën në jetë dy fëmijë: Mimikën dhe Nëvruzin.

Beqiri bashkëpunoi që në bangot e shkollës me shtypin e kohës si me gazetat “Arbëria”, “Drita”, “Shtypi”, “Demokratia” etj, në të cilat botoi edhe shumë përkthime dhe krijime poetike.

Në vitin 1937, Madhëria e tij, Zogu I, shpalli me pompozitet festimin e 25-vjetorit të Pavarësisq dhe krijimit të Shtetit Shqiptar. Shpalli dhe një konkurs për të krijuar Himnin e ri Kombëtar. Konkuruan 76 poetë e shkrimtarë, nga gjithë trojet shqiptare, të nivelit Gj. Fishta, L. Poradeci, M. Kuteli, A. Asllani etj.

Dhe, për çudinë e të gjithëve, çmimin e parë e mori poeti i ri nga Karbunara e Lushnjes, Beqir Ҫela, me poezinë “Dykrenar i Kastriotit, përmbi kishë edhe xhami” duke u bërë, kështu, që në moshën 25 vjeçare, autori i Himnit Kombëtar të Mbretërisë Shqiptare..! Që në vitin 1931, pra ende nxënës, poezinë “Flamuri Kombëtar’ ai ua kushton nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë, që kaluan përmes Myzeqesë drejt Vlorës dhe ngritën flamurin kombëtar.

“ Dhe shiu që bie dhe balta harbon! Por shiu i lag, balta s’i ndalon..

………………………………………………………………………………………………………

..Kush ka gjak shqiptar dhe shpirt fisnik

T’i falet sot flamurit kuq e zi! Në gaz dhe helm, ta ndjeki si besnik..”

 

Poeti myzeqar i këndon edhe bukurisë njerëzore, vajzave shqiptare të bukura, të shkathta e të vlerta, sa, për nga bukuria, ia kalojnë edhe hënës: “Hënë e qiellit, pse u fshehe? Dil, pa dil e matu pak..!”

Vajza për poetin është burim i jetës, i dashurisë që na mban në këmbë: “Ҫil moj motra edhe nuse, hapja gjirin erës së malit!

Ҫil t’i qeshet buza çupës, t’i gëzohet zemra djalit..”

Ndërsa ishte ende nxënës në vitin 1932, Beqiri përktheu librin e Bekonit “Mbi fatin”, ku spikat talenti i tij si përkthyes, me njohje të admirueshme dhe të pazakontë për kohën dhe moshën, të shqipes letrare dhe të gjuhës angleze.

  1. Përmbi Shqipëriën, vetem…Perëndia!

..Ҫlirimi i Shqipërisë, Beqir Ҫelën e gjen në Durrës, si mësues, krijues, intelektual i kompletuar dhe i mirënjohur.

Me gëzimin e madh të shqiptarit atdhetar për lirinë e fituar, ditë më radhë organizoi në kinemanë e qytetit të Durrësit veprimtari artistike, duke e festuar çlirimin e atdheut.

Aktivitetet festive fillonin me një përshëndetje nga organizatori i këtyre festimeve, mësuesi Beqir Ҫela, ku theksonte detyrat e shqiptarëve për rindërtimin  e atdheut të shkatërruar nga lufta.

..Por pikëpamjet e mësuesit dhe krijuesit Beqir Ҫela për rrugën e re të Shqipërisë komuniste, u përballën me diktaturën shtetërore të pasçlirimit. Takimet fatale të mësuesit Beqir Ҫela me ishdrejtorin e tij, amerikanin Harri Fulx, që shpërndante në Shqipëri ndihmat e Kryqit të Kuq Amerikan e futën djaloshin në listat e agjentëve të Sigurimit.

..Në vitin 1946 mësuesin Beqir Ҫela e arrestojnë. E torturojnë për gati një vit dhe në shtator 1947, e pushkatojnë me grupin  armiqësot të deputetëve si Shefqet Beja, Sheh Karbunara etj.

 

..Ky ishte profili atdhetar i këtij mësuesi, poeti dhe intelektuali shqiptar, jeta e të cilit u ndërpre, kur sapo kishte marrë udhë.

Nga çka lënë të shkruar mësuesi poet, njohim pikëpamjet, talentin dhe vizionin e këtij intelektuali idealist, i flijuar për kombëtarizmën. Te poezia e tij “Himn për flamurin” me të cilën u nderua kombëtarisht që në moshën 25 vjeçare, ai shkruan:

“ Dykrenor i Kastriotit, përmbi kishë edhe xhami,

Ti na lidh përpara Zotit, besa a besë për Shqipëri!”

Por pikërisht ky përkushtim dhe idealizëm, për “Dykrenorin e Kastriotit”, e çoi jetën e djaloshit deri në përplasje fatale me regjimin e kohës. Kujtojmë se autorët e Himnit Kombëtar, bota i ngre në piedestal. Veprën dhe fytyrën e tyre ua përcjell brezave.

Kurse mësuesi dhe poeti ynë Beqir Ҫela, ky autor sfidant i Himnit të Flamurit tonë, çohet në plumb..!

Por vëreni në merakun dhe thirrjen kombëtare të autorit të Himnit tonë “..përmbi kishë edhe xhami..”

Ndonëse në moshë të re (24 vjeç) djaloshi Beqir Ҫela ishte krejt i çliruar nga prangat fetare, aq të forta dhe të pranishme për ato vite në një Shqipëri me dominancë myslimane.

Kuptohet se poeti dhe mësuesi Beqir Ҫela, i është bashkuar pjesës më progressive të brezit të vet. Ishte koha, kur Noli ynë, ky burrështetas dhe bashkëkohor i poetit tonë Ҫela, realizonte pavarësinë e Kishës  Ortodokse Shqiptare (KOASH), duke shkruar:

“Populli shqiptar e formoi kombin e vet mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, jo mbi fenë, si greku e serbi mbi ortodoksinë dhe italiani mbi katolicizmin..

Për shqiptarët, mbi të gjitha vlerat qendron Shqipëria..

Përmbi Shqipërinë, vetëm..Perëndia!

Konspektoi Bardhyl Selimi, Tiranë, 4 shkurt 2022

Si e njoha Rexhep Zajazin

Shkruan: Nafi  Çegrani

( Dinjiteti i tij prballë intrigave ) 

(… Të shkruajsh për figurën e Rexhep Zajazit, nuk është lehtë, sepse duhet shkruar në aspektin shumë dimensional. Ai ishte burrë trim, i guximshëm dhe shumë fisnik. Ishte njeri i këngës  që e interpretonte me melosin specifik dhe tipik kërçovarë, të cilat rrallë kush mund t’i kë ndonte me stilin dhe nuansat  e tija specifike, të cilat edhe sot mbeten të regjistruara dhe të pa harruara ,  të ngërthyera me karakteristika të veçanata ).

Rexhep Zajazin , doajenin e melosit kërçovarë, e kam njohur që kur isha si Normalist në „Zef Lush Marku“ në Shkup, dhe si i ri bashkëpunoja me gazetën „Rilindja“ , „Zërin e rinisë“, „Bota e Re“ etj. Dhe në një artikull me titull „Si të ruhej folklorit shqiptarë në Maqedoni “  botuar në „Rilindjen“ e vitit 1967, ku edhe përmendi emrin e Rexhep Zajazit dhe elementet e melosit dhe të këngës kërçovare . Kënga e tij dëgjiohej me të madhe në valët e Radio Shkupit dhe Radio Prishtinës. Ato interpretoheshin  me një prirje të kultivuar. Kënga e tij aq melodike dhe specifike për mënyrën e të kënduarit, bënin jehonë në të gjitha trojet etnike shqiptare, sepse ato dëgjoheshin pos tjerash  edhe në Radiot lokale të komunave.

Rexhep Zajazi, do të mbetet emër i madh i jetës kulturore e publike , të këngës dhe melosit  kërçovarë jo vetëm në  trevën ku lindi, por në gjithë trojet shqiptare në këtë cep të Ballkanit .  Për emrin dhe  të kënduarit e këtij njeriu do të jetoj gjatë në mendjen e shëndoshë të  kërçovarëve,  por edhe më gjërë, si doajeni i këngës dhe melosit që dinte vetëm ai ta interpretonte. Këndoi ai, edhe bashkë me djemt e tij me epitetin „Trio Zajazi“, dhe nga të cilët më vonë  u inspiruan shumë  këngëtarë të rinjë si Vëllezërit Dervishi,  Bexhet Jagodini etj.

Më pas, disa herë  këtë figurë me karakteristika burrërie  e takova  në lokalet  e RTV Shkupit  kur , xha Rexhepi, siç e thirrja unë nga respekti,  i veshur si një kreshnik me veshje popullore të  anëve të  Kërçovës, me tirrqi me gajtan, xhemadan të qendisur me sumlla ari dhe në qafë mbante çevren  ngjyrë qershije dhe të  qendisur me lule plotë ngjyra. Ishte burrë trim dhe i guximit, bile edhe këngët që i këndonte plotë uzdajë e hare,  reflektonte dritë dhe entuazëm…

Nga ky njeri mësova shumë gjëra për këngën, melosin, folklorin dhe tradiën kërçovare !

Pastaj,  gjersa unë si zyrtarë i Shërbimit  (SDB), jetoja në Shkup, Xha Rexhep Zajazin  shpesh e kisha  edhe mysafir  në  banesën time. Tanimë edhe rrugët na ishin bashkuar, rrugët  e  besimit… Bisedonim për shumë gjëra, për fatin e shqiptarit, për kauzën kombëtare dhe patriotike. Ai ishte me plotë  besim ndaj meje kur trajtonim tema të tilla, edhepse e dinte se unë isha zyrtar i UDB-së. Por, mes nesh, egzistonte besimi dhe respekti, sepe edhe unë i kisha rrëfyer  në besim gjëra nga dosja e tij personale që e kishte formuluar UDB dhe aty me një pedantësi ishin vendos raporte, referate dhe dokumente të tjera nga veprimtaria e ndjekjes, përcjelljes dhe survejimit nga agjentura jugosllave, dosje e cila ishte e formuluar që në kohën e Rankoviqit, nga personi ( zyrtar i lartë i SJB, me emrin R. Bll.), i cili ishte vendas i tij nga Kërçova dhe gjendej në kulmin e karrierës së tij në Shërbimin publik të Maqedonisë.. Por dosia  personale e xha Rexhep Zajazit , të cilën  më së shumti nga kureshtja, e lexova disa herë: ishte formuluar në baza  të smirës dhe inatit, me motive politike. Për këtë e njohtova  Rexhep Zajazin, duke e pyetur se çfarë problemi ka pas ose ende ka me UDB. Ai i habitur më shikoj drejtë në sy dhe tha:

„ Miku im Nafi, unë asnjë problem nuk kam pas me shtetin e Jugosllavisë, por kjo që më thua, ndoshta egziston punë nga ndjellakëqinjët hakmarrës dhe mund të jetë dosie e formuluar nga njeriu injorant  R. Bll  me të cilin ka vite e vite nuk jemi në marrëdhënie të mira. Sepse unë me këtë person që nga vitet e para pas Luftës kam pas disa përplasje dhe antagonizma  të natyrës së interesit kombëtarë dhe asgjë tjetër personale.-, tha gjatë bisedës ai…

Të them sinqerisht, fund e krye i besoja xha Rexhep Zajazit, sepse ishte njeri i cili e fliste vetëm të vërtetën. Madje edhe nga fakti, nga e gjithë ajo që kisha lexuar në ( DL – dosje za lice) dosja personale, kuptova se doajeni i këngës kërçovare,  fati e kishte ndihmuar që kishte shpëtuar nga burgu, ose më  mirë të them: nga Goli Otoku! Sepse  R.Bll.  si njeri  kapricioz dhe trendencioz, në raportet që kishte bërë dhe gjenden në dosjern e evidentuar me nr. të veçantë, shprehte një xhelozi të kotë , duke  arritur në saje të funksionit që ka pas në UDB, raportet e tij ishin të formuluara me të dhëna  mashtruesem  dhe shpifëse, për të njollos personalitetin  e xha Rexhepit.

„Unë kam pas preokupim çështjen shqiptare, zhvillimin e kulturës, arsimit, këngës, folklorit shqiptar, sepse shqiptar  jam. Personi në fjalë bëri karierë në Organet e mbredëshme në saje të intrigave  dhe mashtrimeve  ndaj shqiptarëve. Por, mos harrojmë se edhe sot kemi në Kërçovë persona që ecin gjurmëve të tija antishqiptare. Si i till R.Bll. u ngrit në gradë-, rrëfen xha Rexhep Zajazi, me një seriozitet në fytyrë dhe pamje burri të guximshëm, me mustaqe të zeza që figurës së tij  i jepnin veti dhe karakteristika  serioze  të shqiptarit trim, me një trup të ngjeshur sikur të ishte një atlet.

Biografia e Rexhep Zajazit ishte  e shkëlqyer, përballë atyre që ishin të shkruara dhe të trilluara në dosien personale që ia mbante UDB-a nga deklaratat  e keqbërësve, përçfarë kam shkruar në pika të shkurtëra në disa nga librat e mia, si dhe nga disa shkrime më vonë botuar në disa portale dhe  gazeta  të ndryshme, sepse ishte dhe mbeti figurë e merituar dhe trimit nuk duhet ti hahet haku!.. Historia e tij  si arsimdashësh dhe atdhetarë i vërtetë ishte  ngushtë i lidhur me këngën dhe interpretimin e melosit kërçovarë që rrezaton dritë  si rreze dielli.

Prandaj, po them se, pasi më ftoi Shaban Dalipi, i cili tha se po përgatisin një monografi për „Trio Zajazin „ dhe të shkruaja ca rreshta personalisht se si e njoha burrin kreshnik të këngës kërçovare, Rezhep Zajazin, vendosa me shumë dëshirë dhe krenarti, sepse i tillë ishte burri me mustaqe të zeza, të cilin e njoha gjatë viteve të rinisë sime, madje shumë gjëra dhe preokupime të çështjes shqiptare na lidhën edhe më tepër dhe gjithë jetën sa ishte gjallë mbetëm miq të ngushtë. Rexhep Zajazi, shikuar edhe nga aspekti i karakterit të tij burrëror kurrë nuk e tradhtoi kombin e vet, duke i mbetur vigjilent  dhe besnik çështjes kombëtare , me synim të ruhet e të ngrihet lartë dinjiteti dhe krenariea e kombit. I tillë mbeti  gjer në fund sa ishte gjallë …

Me këtë rast dua të cek se, pas disa vitesh pas largimit tim nga rradhët e SDB dhe arratisjes sime në Amerikë, xha Rexhepit ia lash amanet të ishte i kujdesshëm nga bandat udbashiane edhe kur ecte trotoarëve të  Shkupit, ta kuptonte seriozishte se ku e vënte  këmbën, njerëzit që i takon dhe bisedat që bën, ti shikonte gjërat seriozisht, sepse edhe nga shkaku i kontakteve që kishte me vite me mua, UDB-a do ta përcjellte këmba- këmbës, sidomos të ruhej nga udbashët Jovan Georgievski „Jovës“ ,  shovinisti antishqiptar Nikolla Ilievski „Kole“ kryeshef i sektorit të II,  i cili kishte një fytyrë derri, masha të cilit ishin  Bexhet Bexheti „Lepri“ , Sllave Vasovski „bombashi“  etj.. Sepse,  ata do të organizonin dhe angazhonin rrjete informatorësh,  persona nga më të ndryshmit ose si qytetarë të zakonshëm, të zhytur e subversivë, që ti hakmerreshin, duke e  survejuar  e spiunuar sistematikisht, nga shkaku përse para disa vitesh, nuk ia arritën qëllimitqë ta infiltronin të kishte kintakte e disa nga krerët e emigracionit në Çikago, kur unë e këshillova se gjatë bisedave informative kur e thirrnin në zyrat e SDB, mos u jepte fare të dhëna nga ato që u interesonte udbashëve. Nga kjo, ata ishin tepër të zemruar, dhe kishin bërë plane që ta regjistronin si objektiv në kategorinë PPR ( Predmet vo predhodna rabota) si „tepër i rrëzikshëm“  ndaj shtetit dhe sistemit komunist jugosllav dhe në saje të burimeve paralele të angazhuar i pregatitej arrestimi…   E ndihmova aq sa mundesha me aq sa kisha në dijeni! Jam krenar që arrita t’ua prishja planet sekrete të UDB-së.

Dhe, të gjitha ato plane ogurzi u mbetën të dështuara .

Në fund fare, duhet të theksoj se xha Rexhep Zajazi ishte njeri i drejtë, serioz dhe trim, me përvojë të madhe dhe i denjë ndaj këngës dhe jetës, i cili la pas vetes pishtarë të arsimit si Prof Tahir Zajazi dhe vëllezërit e tij, la shumë këngë të kënduara  (dhe të pakënduara ),.. Këngë të bukura  të melosit specifik kërçovarë ku me përpikëri i këndohet dufit rinor, dashurisë dhe jetës me nuanca të realitetit njerëzor, të interpretuara me mjeshtri dhe me  ndjesi të madhe, në çdo këngë shprehte esencën e shpirtit kërçovar, me krenarinë e shqiptarit, me forcën epiko-lirike të përshkruara fatet e dashurisë  dhe jetës njerëzore të  nxjerra  me motive të kësaj natyre nga vetë historia e vendit të tij… !

P.s.

Por,  e kam për borxh që të theksoj se pas këthimit tim nga Amerika, pas arrestimit dhe rrëmbimit tim nga oficerët e KOS-it dhe UDB-së  të ish Jugosllavisë, deportimit  tim në kazamatën e tmerrshme të Zenicës ku me akuza të rrejshme dhe proces të inskenuar më 1981 mbeta i dënuar me vite… Kjo gjë shumë e kishte brengos  xha Rexhep Zajazin, i cili ato vite të frikshme, nuk kishte ndejt indeferent, por kishte vepruar si trim, në mbrojtjen e familjes sime, duke u bërë mburojë tunxhitare në mbrojtjen e fëmijve të mi, të cilët kishin mbetur në rrugëkryqet e  Shkupit, të përbuzur dhe të fyer nga zollumqarët,  spiunët e pashpirt dhe të mallkuar të UDB-së famkeqe.

Perëndia e shpërbleftë me parajsë në botën e amshimit !

Presidentja Osmani takoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret që kanë mbaruar studimet jashtë vendit në fushën e mbrojtjes

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka pritur në takim komandantin, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret e Forcës: Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda- Haxholli dhe Jeta Berisha, të cilat kanë mbaruar studimet  në fushën e mbrojtjes në ShBA dhe Turqi.

Presidentja Osmani i ka përgëzuar oficeret për suksesin e arritur, duke i cilësuar arritjet e tyre sukses jo vetëm për FSK-në, por edhe për shtetin e Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani është mirë që rrëfimet për suksesin e vajzave të FSK-së t`i dëgjojnë vajzat e gratë e tjera të Kosovës në mënyrë që të shërbejnë si frymëzim për t`iu bashkuar sektorit të sigurisë.

Në këtë kontekst, Presidentja ka kërkuar nga komandanti i FSK-së që sa më shumë vajza e gra të inkurajohen për t`u bërë pjesë e Forcës.

“Sa më shumë suksese të vajzave të FSK-së, aq më mirë për imazhin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani.

Triumfi i atezimit komunist në 1967 dhe lufta kundër besimeve fetare

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

U mbushen 54 vite nga një ngjarje, e cila si një njollë e zezë do të shënonte historinë e vendit tonë. “Me krenari”, nga pushteti i asaj kohe Shqipëria do të shpallej i pari dhe i vetmi shtet ateist i Botës. Pikërisht me 6 Shkurt të vitit 1967, Enver Hoxha mbajti një fjalim më 6 shkurt 1967 në një takim të organizatave bazë të Minierës së Qymyr-gurit në Krrabë, Rep. Ushtarak Nr. 5009, dhe Kuadrove të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Fjalim i cili u botua nga gazeta numrin e nesërm. Në numrin e gazetës të datës 8 shkurt 1967 u botua nisma e nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive, duke qenë se pjesë e rrafshit kulturor që duhej revolucionarizuar ishte edhe prania e fesë sipas fjalimit që ndoqën. U krijua «shtabi i përgjithshëm për drejtimin e luftës kundër zakoneve prapanike dhe bestytnive fetare» me në krye Ramiz Alinë.
E ky fjalim, mediokër për nga përmbajtja, por me nota urryese dhe hakmarrëse kundër fesë, nxiti grupet e rinisë të ndërmerrnin veprime konkrete kundër “zakoneve të kota fetare”.
Fjalime të tjera kundër fesë u mbajtën më 17 dhe 23 shkurt, fjalime të cilat u mbajtën edhe nga servilët e PPSH të cilët edhe sot e kësaj dite nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për verpën e ndyrë që kanë bërë kundër komuniteteve fetare.
Megjithëse Statuti Themeltar i 1946 ashtu edhe Kushtetuta e vitit 1950, sanksiononin lirinë e besimit, ndarjen e shtetit nga feja dhe subvencionimin e saj si:
-Të gjithë qytetarëve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe e besimit.
-Kisha është e ndarë nga shteti. Të gjitha bashkësitë fetare janë të lira në çështjet që kanë të bëjnë me besimin e tyre, si dhe në ushtrimin e shprehjen e jashtme të tij.
-Ndalohet shfrytëzimi i kishës dhe i besimit për qëllime politike.
urrejtja per shkatërrimin e besimeve fetare e kishte burimin tek idelogjia komuniste qe predikonte Ateizmin, pra Ateizmin komunist në të cilin besimet fetare mbeteshin reaksionare dhe `Opium për Popullin`.
E njëta gjë u bë me ligjin e Reformës agrare. Ligji i Reformës Agrare të miratuar në gusht 1945 i shpronësonte komuniteteve fetare tokat që kishin «shtrimje maksimale të sipërfaqes globale (tok’ e punuar ose e papunueshme, pemishte, vreshtë, ullishta, livadhe, kullota, korije etj.) mbi njëzet hektarët nga të cilat jo më tepër se pesëmbëdhjetë hektarë tok’ e punuar ose e punueshme».
Ky rishikim i ligjit e ulte sipërfaqen e pronave të komuniteteve deri në 10 hektarë. Masa këto që vetëm Komunitetit Mysliman Shqiptar shteti i shpronësoi 3163 hektarë tokë dhe 61.000 rrënjë ullinj.
Pra u përvehtsuan plotësisht pronat e të tre Komuniteteve fetare në Shqipëri, Prona të cilat edhe sot e kësaj dite nuk u janë kthyer plotësisht.
Përkujtimi i kësaj date do ti shërbente shoqërisë shqiptare për të mbrojtur dhe luftuar Liritë dhe të drejtat e Njeriut si dhe Liritë dhe të drejtën e besimit fetar dhe të mbrojtjes së pronave të komuniteteve fetare.

Revolucioni ideologjik e Kulturor ka qenë një lëvizje e autoriteteve shtetërore të Republikës Popullore e Shqipërisë si jehonë e lëvizjes me po të njëjtin emër në Kinë (Revolucioni Kulturor Kinez). Nisur nga Enver Hoxha përmes një fjalimi të mbajtur më 6 shkurt 1967 duke patur si synim ndryshime rrënjësore në rendin e deriatëhershëm si në ushtri, në burokraci si dhe fushata e egër që iu bë jetës fetare në Shqipëri. Fjalime të tjera kundër fesë u mbajtën më 17 dhe 23 shkurt.
Që në fillim të regjimit komunist pati botime të propagandës komuniste që orvateshin të shpjegonin lidhjen midis besimeve fetare dhe të ashtuquajturave modele të sundimit dhe shfrytëzimit, të tillë si: M. Pliseckij, Origjina e njeriut (1946); M. Melinkov, Kapitalet e Vatikanit dhe Vatikani dhe problemet e rindërtimit të mbasluftës (1947); P. Popov, Mbi politikën e Vatikanit (1947); i. Sbrgajev, Shkenca dhe supersticionet (1949); P. Kolloniskij, Marksizëm-leninizmi mbi fenë (1951); M. M. Sheinman, Vatikani dhe katoliçizmi në shërbim të imperializmit (1951).
Edhe në Shqipëri pati partiakë të botuan shkrime dhe libra kunder Fesë, botime të cilat u intensifikuan pas Kongresit iV të Partisë në Shqipëri më 1961 me shkrime nga Hulusi Hako, Arif Gashi, Ulvi Vehbiu, Mina Qirici, Zihni Sako, Sotir Melka, Rakip Beqaj, Gjystina Shyti, Viron Koka, Sami Leka, Mimoza Dojaka dhe Edlira Çela, Mark Tirtja, Sako dhe Çela, Arilla Papajorgji Hulusi Hako, Eshtref Ymeri, si dhe Mehmet Elezi, e plot të tjerë. u morën me çështjen e mosfetarisë në kulturën folklorike shqiptare.
Për të justifikuar veprën kriminale të prishjes së institucioneve fetare, në një nga fjalimet e tij, për tu mbushur mëndjen komunistëve dhe popullit i cili në disa raste reagoi kundër prishjes së kulteve fetare Enver Hoxha tha: “ Sipas tij “Muslimanët as kanë, as mund të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë kuran të vjetër, pse ay është në arabisht. Praktikisht pra ata “rrojnë” me disa bejte të kuranit që i mësojnë përmëndësh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht”.
Më tej Hoxha thotë se edhe ortodoksët “s’janë as më të pasur dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në shqip”. Ndërsa katolikët dhe kleri sidomos, sipas tij “është më i pasur në libra, më i ngritur vetë dhe atje ku mundin ata vazjdojnë të zhvillojnë fenë katolike si filosofi”.
Në total pas 6 shkurt 1967 e deri në 1971 u prishën një numur i madh. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të këtij viti ishte 1, 959.307 (lekë të reja). Kështu p.sh. vetëm 8 manastiret kishin 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha, kryegjyshata posedonte 34 dynymë tokë që i kaloi NBSH-së “Gjergj Dimitrov” etj. Një pasuri tjetër e luajtshme dhe e paluajtshme vazhdonte të ishte në duart e tyre. Kjo arrinte në mbi 6 milionë (lekë të reja), nga të cilat 2,150,000 milionë i kishin teqetë bektashiane.
U prishen Kisha të cilat kishin ishin simbolike dhe me tradita të mëdha popullore. Këto ishin: Kisha e fundit (katolike e Shen Marise ne Va te Dejës) dhe shkatërrimi i fundit ishte ai i Kishes se Shen Gjergjit Korçe ne vitin 1971 . Madje per Kishën e Shën Gjergjit, thuhet se edhe Enver Hoxha e kritikoi prishjen e kesaj Kishe madheshtore . Kjo tregon se si servilet dallkakuet , spiunë ishin me te zellshëm se vete Ustai, pra ishin `më katolikë` se Papa.

Ky shkatërrim institucional i Fesë , i institucioneve fetare, u bë për të përjetësuar dogmën e marksizëm leninizmit e cila predikonte Ateizmin duke u bazuar edhe tek thënia e Marksit që `Feja ështëe Opium për Popullin`, si dhe duke u justifikuar se.. shqiptarët nuk janë shumë fetarë meqënëse ka në Shqipëri disa sekte fetare.
Në përkujtim të kësaj date ogurzezë shqiptarët, politika shqiptare, duhet të kujtojnë sesa të rëndësishme janë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mbrijta e të drejtave dhe lirive fetare dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e pronës fetare.
Shpresojmë që këto ide radikale të partive ekstremiste qofshin ato të majta dhe të djathta të mos realizohen kurrë, dhe se mbrojtja e demokracisë perëndimore në Shqipëri të vazhdojë dhe të prosperojë.

priftipirro2017@gmail.com