Kreu Blog Faqe 1402

Zhgënjimi i filozofit Isuf Luzhaj

1

Dilaver Goxhaj, Tiranë

Isuf Luzaj ka lindur në Kaninë-Vlorë, më 21.2.1913. Pasi mbaroi Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, ndoqi studimet në Universitetin e Sorbonës në Paris dhe ktehet në Shqipëri në 1936. Më 7 prill 1939 (ishte pedagog në Shkollën Tregëtare) e priti me pushkë pushtuesin fashist në Skelë të Vlorës. Për këtë u internua nga italianët në ishullin Ventotene prej vitit 1939-1942 bashkë me Abes Ermenjin e Llazar Fundon si dhe kontakton me Ali Këlcyrën.

Kur kthehet nga internimi ai është thirrur disa herë në takim nga Enver Hoxha për t’u bashkuar me LANC-in, (sikundër shkruan vetë), pasi kishin qenë kolegë në Liceun e Korçës 1936-1938, por ai i është përgjigjur: “Jam i sigurt që ju do ta fitoni luftën, por unë nuk besoj në ideologjinë marksiste-leniniste. Besoj në demokracinë.” I ndikuar nga Abas Ermenji e Ali Këlcyra, shkoi e u bashkua me organizatën e Ballit Kombëtar, duke u udhëhequr nga parapëlqimi dhe jo nga veprimet e BK.

Në Mledhjen e Mukjes ishte pjestar i delegacionit të BK. Në atë Mbledhje është Isuf Luzaj ai që hodhi tezën “ncionaliste” për Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, edhe pse binte ndesh me vendimet e “Kartës së Atllantikut” e gushtit 1941 midis Ruzveltit dhe Çurçillit, më vonë pranuar edhe nga Stalini, e cila “nuk njihte ndryshim me rrugën e dhunës të kufijve në Evropë”. Interesi i këtij propozimi të bërë në emër të BK prej Isuf Luzaj ishte për ta devijuar qëllimin e thirrjes së asaj mbledhjeje nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili ishte për t’i bërë thirrje për herë të fundit BK të hiqte dorë nga veprimtaria përçarse, të hynte në këshillat nacionalçlirimtare si dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe, duke bashkrenduar veprimet e forcave në luftë kundër pushtuesit të arrihej më pas në një konferencë të përbashkët në shkallë kombëtare. Ai propozim, sikundër u tregua më pas, u shpik nga BK për ta përdorur si shkak për të mos hyrë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë. Kjo teori nuk i falej këtij intelektuali të shquar. Në nënëtor 1944, i zhgënjyer, Isufi mori rrugët e mërgimit, fillimisht në Austri, pastaj në Itali. Në vitin 1946, ndër 10 të kërkuarit me këmbëngulje nga shteti shqiptar për t’iu dhënë gjyqit të popullit, Italia nuk i dorëzoi, po e dënoi atje me nga 2 vjet burg si i dyshuar për vrasjen e gjeneralit Zanini.

Kur doli nga burgu shkoi në Argjentinë dhe prej vitit 1965 jetoi në SHBA, ku punoi profesor i filozofisë në Universitetin Nju Hempshire si dhe profesor i letërsisë spanjolle e franceze në Barat College, Ilinios; më pas titullar i Katedrës së filozoficë në Universitetin e Indianës dhe Ilinoisit. Në vitin 1984, presidenti Regan, i ftuar nderi në Universitetin e Indianës, i dhuron Isuf Luzaj medaljen më të lartë në fushën e arsimit: “Profesor i Amerikës”, për të cilën, në dorëshkrimin e tij “Ditari i mësonjësit” shkruan:

“Do të doja që kjo medalje të varej në një gozhdë muri në Muze të Tiranës”.

Vdes më 25.11. 2000 në Çikago-SHBA. Isuf Luzaj, kur udhëheqja e LDK-Kosovë, i shkuan në shtëpi në Cikago (Ali Aliu dhe Ramazan Bekteshi) për t’i marrë mendim për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ai u tha:

Pa luftë, pa revolucion, nuk ka fitore! Rrëmbeni armët për liri!”, sikundër tregon i biri i tij Dalan Luzaj.

Prodhimtaria e tij në fushën e letërsisë, historisë, filozofisë e gjuhësisë është e begatë, por që nuk njihet në Shqipëri, e cila ngërthen mbi 100 vëllime, (një pjesë e mire me poezi e poema), por shumica e pabotuar dhe ruhen prej vajzës së tij Elisabeta.

Në Shqipëri janë botuar disa prej tyre pas vitit 2000 nga “Ombra GVG”. Duke qenë pluralist në mendime, kjo nuk e ka penguar Isuf Luzajn gati 30 vjeçar të ishte balllist fanatik, por përballja më pas edhe me demokracinë në Perëndim fillon të korrigjohet në mendime. Duke qenë me karakter, ai e shfaq zhgënjimin e tij se pse gjatë luftës i besoi “demokracisë” së Ballit Kombëtar, duke e shprehur këtë shpesh herë në poezinë e bollshme të tij. Përparimi i ndërgjegjes s’është veçse një diferencim i problematikave.

Më hapur e shpreh atë zhgënjim në poezinë e tij “Zhgënjimi”.

Zhgënjimi është një shkrepëtimë që fërgëllon brenda ndërgjegjes. Isuf Luzaj duhet besuar se flet për atë që ka provuar. Zhgënjimi i filozofit-ballist Isuf Luzaj është i njëjtë me zhgënjimin që ka pësuar gjithë populli shqiptar me pluralizmin demokratik të këtyre 32 viteve. Ndoshta, Ai, duke i njohur mirë bëmat e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit gjatë luftës, si dhe duke dëgjuar deklaratat e Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Edi Ramës me shokë për “demokracinë pluraliste”, prandaj dhe nuk ka marrë mundimin të vinte në Shqipëri kur u vendos pluralizmi politik edhe pse gjithë familjen e kishte këtu. Aq më shumë duke dëgjuar për largimin e pareshtur nga kjo “demokraci” të 2,5 milionë shqiptarëve, nga 3,5 milionë që ishim në vitin 1990. Duke qenë se Isuf Luzaj e ka shprehur disa herë përmes botimeve të tij letrare zhgënjimin për ëndrrën e dikurshme të “demokracisë” së Ballin Kombëtar, prandaj Balli Kombëtar, Legaliteti, PD-ja, PS-ja dhe vet Edi Rama jo vetëm që nuk i kanë ngritur bust a monument, por nuk i përmendin as emrin dhe as veprën, ndërkohë që nuk kanë lënë tradhëtarë të popullit e kriminelë në shërbim të nazifashizmit pa u ngritur buste e monumente.

ZHGËNJIMI

Nga Isuf Luzaj

Shekulli hajdut me urë në dorë .

I vuri zjarrin kryq e tërthor planetit.

Dogji male e fusha, lumenj dhe detin.

I thau popullit zemrën me borë

Me mëri gjaksori, me dredhitë e Dreqit.

Po mua fakirin, ku erdh’ e më gjeti

Me një kalidhe labi, buzë deti?

Erdhën dhe shirat me ujë të tërbuar,

E pinë popujt që ishin etur.

Sa më shumë gjerbën, aq më shumë u harbuan.

Gjithsekush zgjodhi një udhë të tij

Shtigjesh të ujqve, që e shpinin në ngjirë.

Provoi i pafajshmi tragjikomedinë

Përtej çdo të lige, përtej çdo të mire

I çmendur endej nga e shpinte furia.

Po ç’mu desh mua, pa pirë e pa u dehur

Ta përqafoja mirazhin dhe magjinë,

Të çmëndesha fantazmash si dashnori i thekur.

Pas fantazmës dhe unë duke thirrur e mbledhur

Të thjeshtët pa mend, që u futën në çmendinë.

U vërtita fakiri shkalluar nga dehja,

Zjarr më zjarr, betejë më betejë.

As shihja, as kuptoja ku më shpinte përpjekja,

Me thonj e me dhëmbë duke shpuar tunele.

Sa më i egër rreziku, më e këndshme është dehja.

Sa më e bukur dehja, aq më i ëmbël rreziku.

Si vashëz e bukur, buzëqeshte përpjekja;

Aq më tërheqëse theroria dhe vdekja

Kur zu të përgjunjej, kolovitej armiku.

Kur mbaroi muzika, kur mbaroi kremtimi

Lodhur, rraskapitur, u dorëzua armiku.

Fitorja u bë korb, rrahi krahët dhe iku…

Kur hapa grushtet – një tufë me miza.

Mallkova mëmën që më lindi e më rriti…

Nuk gjej dot më prehje dëshpërimi.

Dhimbja më e hidhur qenka

ZHGËNJIMI!

* Ja dhe disa fragmente të tjera poezish ku shfaqet zhgënjimi i tij:

Errësira njohu dritën, kur shkëlqeu;

Njeriu njohu fatin, kur e gënjeu;

Ura njohu lumin, kur e theu;

Shiu njohu veten, kur e gjerbi dhéu.

Ju njohët ëndrrën, kur ju pëlqeu.

* Ku do qe fshehur ndjenja e frikës

Të mos më lejonte t’i hidhesha zjarrit?

Do të isha endur nëpër stanet e Çikës,

Myhyp i thjeshtë në Teqenë e Zallit.

* Ku do qe fshehur drita e logjikës

Të ma hiqte duarsh hekurin e zjarrit?

* Luftëtari i fundit me emër vullnetari

Lagu me lot udhët e mërgimit,

Harruar nga populli, nga fshati, nga fqinji

Pa shqetësuar asnjë shpirt të gjallë

Pa ditur kush isha, pse i vajta varrit.

Cili qe ideali i armikut dhe imi,

Cili qe tradhëtor dhe cili qe trimi,

Cila është historia e shqiptarit?   

E pashë që u bë vonë, dita më të thyer,                                                                       

Kur piqet mendimi, po të jetë ushqyer

Me sa është shkruar në libra të vyer,

Do më gënjëjë ëndrra?

Kë nuk ka gënjyer?

Heronjtë e mendimit me atë qenë ushqyer,

Poetë e shënjtorë në atë qenë mbërthyer,

Ajo i tërhoqi gjatë çdo udhëtimi,

Deri edhe ata i hidhëroi

ZHGËNJIMI.

Shënim: Marrë prej vëllimit me poezi, esse dhe mendime filozofike: “Përtej së mirës dhe së ligës”, “Ombra GVG”, Tiranë, dhjetor 2003.

Mbresë (e thellë) leximi, në formë reportazhi  

0

Nga: Bajram SEFAJ, shkrimtar

Rilexim nostalgjik 

Mbresë (e thellë) leximi, në formë reportazhi  

Zi, pa shumë të kuq*! 

(Romani më ri i Mehmet Krajës, “E zeza dhe e kuqja”, ka 461 faqe dhe është botim i ShB “Onufri” nga Tirana – 2015). 

Në një si prelud vetëm të them se e kam lexuar (fjalë për fjalë e pikë për pikë), romanin më të ri dhe, po aq voluminoz, të Mehmet Krajës, “E zeza dhe e kuqja”, është (déjà), lajm i mirë, madje, pa hezitim, mund të cilësohet edhe ashtu! Por, ç’ti besh kur ky konstatim nuk mjafton, vetëm për vetëm. Atij duhet shtuar edhe shumëçka. Madje shtresa të tëra mendimi e meditimi… 

Do të provoj ta bëj edhe këtë “mëkat” në vijim, vetëm sa, për një çast, t’i kthehem fjalisë së parë. Pse mbërtheva midis kllapash faktin, si të panevojshëm, në të këtilla raste: fjalë për fjalë e, pikë për pikë! 

Kjo ngreh pas vetës një detaj të vocërr që, do të përpiqem, ta rrëfej sa më shkurt e mundshme, dhe, në formë qesëndie, (gazmoreje) ta them. 

Ndodhi (kjo), një ditë vjeshte (“…vjeshtë në natyrë, vjeshtë në zemrat tona!”) të vitit, tashmë të largët 1990, kur tek sa kisha filluar ta lexoj romanin e, asokohe, më të ri të M. Krajës, “Net bizantine”,  kur ishte po aq, i trashë (lexo: voluminoz!).. Ishte stina kur shkrimtarët tanë të ri, Ymeri, Beqiri, Tekiu, Musai… e, shumë të tjerë të gjeneratës se tyre, ëndërronin që të botojnë libra sa më të vëllimshëm!. 

* 

Nën hijen (e këtejme) të Pallatit të Shtypit, në Prishtinë:  Mehmet, i fola Mehmetit, nisa të lexoj romanin tënd. (Kuptohej se për cilin ishte fjala, (për “Net…”, pra!). U falënderua, sa për sy e faqe, dhe vazhdoi ecjen përpara. Pas disa javësh, si ta kisha bërë namin, plotë gëzim e hare, e lexova, i thashë dhe shtova se, ato “Net bizantine” të tij, ishin net pa gjumë, për mua! Ani, ma ktheu Meti shkurt, dhe, pa menduar gjatë, shtoi: ke lexuar 20-30 faqet e para, diçka në mes, dhe, krejt pak faqe, në fund!  

Eh, sikur ta kisha dit këtë “matematikë” hileqare!  

Njëmend, më lehtë do i lexoja gjashtëdhjetë, së gjashtëqind, faqe! 

 

Kjo “histori”, në vërtetësinë e saj prej hiri, bëj bé, nga se aq shpesh e kam përsëritur ndërkohë,  në raste e (çaste) të ndryshme, ka lidhje të ngushtë më romanin “E zeza dhe e kuqja”, katërqind e gjashtëdhjetë e një faqesh, të cilin, posa e mbarova. Me gjithë porosinë (dyshimin) e Metit dhe të njohurisë që kam (se, bëka edhe ashtu!), “Të zezën dhe të kuqen” e tij e kam lexuar më shumë se, fjalë për fjalë, germë për germë, e kam lexuar!  

Dhe se në ato (shumë) faqe, që i ka  ky roman grandioz, në ato tri pjesët e tij, të pjesëtuara në nga nëntë kapituj, secili. Si ka ndodhur që, në pjesën e dytë të shënojë dhjetë, kur janë nëntë, kapituj, aq sa ka edhe në dy pjesë tjera! 

Me një fjalë, në ata tre libra, që secili mund të ishte tërësi në vete, (më nga njëqind e pesëdhjetë e kusur faqe secili!) ngjyrë të kuqe, a tjetër bojë, nuk ka shumë!.  

* 

I vetëdijshëm se veprat e mëdha letrare (në këtë rast), nuk deshifrohen dhe nuk zbërthehen kollaj, nuk durojnë lëndim e cenim e vlerësim të çdo kujt, këtë roman të madh e, me peshë të madhe letrare, e lexova me kënaqësi e respekt ndaj autorit. E lexova dhe e përjetova thellë.  

Kush ka (sot) e nerva, të lexojë roman aq të voluminozë? Me afro 500 faqe, e, në anën tjetër, sot, sot hiç më larg, as më moti, janë humbur hiç më pak se pesë-gjashtë sahat, tjerrje e fjalë pa fund, duke “bërë” politikë, por, kjo është temë tjetër! Kur është fjala për vëllim të madh, të përkujtohet (vetëm) ky shembull: “Shkrimtari me emrin Yann Moix, ka shkruar romanin me titull “Naissance” (Lindja), për të cilin u nderua me çmimin e rëndësishëm letrar, Renaudot, për vitin 2013 në Francë, ka hiq më pak se 1.152 faqe, edhe peshon një kilogram e treqind gram!        

* 

Me mbyt dilema: a të përzihem në çështjen e vetë titullit të këtij romani, apo fjalën në çast, tua japë tre të dijshmëve Ali Aliut, Zija Çelës dhe Basri Çapriqit, kur janë recentë të kësaj vepre letrare. Trios, pra, që romanin “E zeza dhe kuqja” e kanë lexuar (gjersa ishte në dorëshkrim) përpara se të botohej e të bëhej publik.  

Që të ngatërrohem në çështjen e bëhet shkas faqja 102, gjithnjë e pjesës së parë të romanit. Aty, midis tjerash, thuhet edhe kjo:”Në të vërtetë, zonjë, (zonja Durham, shtim imi!), me Faik beun sapo mbaruam një diskutim të gjatë për ngjyrën  kuqe dhe të zezë, të zezë dhe të kuqe, dhe erdhëm në përfundim se është një kombinim i çuditshëm, ndërsa nuk gjetëm një shpjegim si mund të rrinë ato ngjyra në harmoni, si mund të përfshihen në një tërësi, e kuptoni, e bardha dhe zeza po, kjo dihet, por e zeza dhe kuqja është diçka abstrakte, pastaj, cila ngjyrë është primare cila është sekondare, në të vërtetë, nuk gjetëm një shpjegim as për Stendalin, prej nga ideja e tij…”. 

Sado që ky citat mbaron më tri pika (tri pika!), mbase ka shpjegim të mjaftueshëm prej nga titulli i romanit “E zeza dhe e kuqja”. Pos që Stendhal (Henri Beyle 1783-1842), është aty, e zeza dhe e kuqja, kanë lidhje me dy ngjyrat tona, kur janë simbol yni kombëtar. Ec e beri në fije! 

 * 

Për një çast, fjalën e kanë tre recensuesit, tre kompetentët, tre miqtë e Krajës, të cilëve ai, ua ka besën, që llogaritë në dijen, njohurit dhe në vlerësimin e tyre objektiv. I pari është akademik, Ali Aliu, që merr në shqyrtim detajin në këtë roman dhe, plotësisht më të drejtë, thotë se: “Në kuadër të këtij mozaiku, detaji merr peshë të veçantë, sidomos detaji i zgjedhur, vërejtur me origjinalitet, mprehtësi dhe inteligjencë, detaji që të përkujton narracionin a neorealist…”. Pikërisht, në atë detaj, (në atë përimtim!), në atë sitje e stërhollim, (herë-herë ka edhe ka edhe tejkalime e përsëritje, për të mos thënë abuzime, them unë!), dhe, njëherësh ngutëm që mendimin (tim) ta mbështjell me kundërthënie: pikërisht detaji, sa do i përsëritur, është “loja” e madhe, që letërsinë e romanit “E zeza dhe e kuqja” letërsi të madhe! (Mund që fitohet përshtypja,e pse jo edhe bindja, se Meti nuk ia varë veshin mospajtimit tim edhe, të askujt tjetër, dhe me krenari e vetëbesim, për të mos thënë, me arrogancë, vazhdon ecjen rrugës së shkrimit në mënyrë krahane. origjinale dhe parexellance!,  Gjithnjë duke bluar në mendje: “i di Meta punët e veta!”.  

Edhe, nuk gabon kur mendon kështu, “E zeza dhe e kuqja”, më së miri, dëshmon për këtë! 

Recensuesi i dytë është Zija Çela, kur edhe vetë, është mjeshtër i pakontestueshëm i letrave shqipe, merr në shenj gjuhën e përdorur në romanin “E zeza dhe e kuqja”. Pasi thotë se: “Kraja është shkrimtar plot kërkime, vëzhgime inteligjente dhe qortime të hidhura përballë ndërgjegjes kombëtare. Eseist në letërsi. Analist në politikë. I flakët në publicistikë…”. z. Çela shton: “Në pasurinë, lirinë dhe elegancën e përdorimit, Kraja është një nga kampionët e gjuhës letrare. Ne të gjithë historinë e letrave tona, prej fillimit deri më sot, haset rrallë ndonjë shkrimtar që ekspresionizmin e mjedisit dhe natyrës ta ketë në nivelin e këtij autori” – thotë, ndër të tjera Zija Çela, dhe, ka plotësisht të drejtë, kur mendon kështu e shkruan kështu për Krajën, them unë! 

Basri Çapriqi, profesor universitar, është recensuesi i tretë. Ai romanin “E zeza dhe kuqja” të Krajës, e kundron me tejqyrën e prizmit historik dhe, ndër të tjera, thotë kështu: “Autori shpesh ndërton histori duke kombinuar dijen me prekjen konkrete, atë që e zhvillon si pjesë e mbetur nga a kaluara me atë që e sheh sot me syrin empirik. Në udhëkryqet e perandorive, të doktrinave dhe në përplasjet e strategjive luftarake që kanë synim shtrirjet globale, prehen fatet e njerëzve, fatet e popujve të vegjël, rrafshohen kulturat e tyre dhe unifomohen diversitetet në emër të ideve të mëdha”. Ekzakt! Nuk ka çka  t’i shtohet as t’i mungohet këtij konstatimi të Basriut, kur është i qëlluar, i saktë dhe i pastër sit loti!  

* 

 Ani pse jam plotësisht i bindur (“tout a fait”, sikurse thonë francezët) dhe pajtohem më atë që lexova diku, ku thuhej se “E zeza dhe e kuqja” është një rrëfim vërshues mbi historinë dhe aktualitetin që ende nuk është bërë histori, për “Shqipërinë e brendshme” dhe “Shqipërinë e jashtme”, për të zezën dhe të kuqen nga të dy anët, mbi kufirin që i ndanë dhe absurdin në mes…”,  është i qëlluar edhe konstatimi se: “Mehmet Kraja në këtë roman voluminoz, sublimon përvojën e gjatë si autor në fushën e prozës romanore”, së në këtë roman: “Janë përfshirë njëqind vjet “Shqipëri të matanshme”, tri gjenerata që e pësojnë nga një atdhe që është fat dhe mallkim njëkohësisht. Karaktere dhe heronj të paharrueshëm, realitet sureal, jetë njerëzore që rri pezull mbi të gjithë kufijtë ndarës, të jetës dhe të vdekjes, të qenies dhe mosqenies. Një roman plot aromë letërsie, i shkruar me dorë të rëndë, tekst me sfidën autoriale ndaj rregullave që ngurosin stilin dhe me pasuri të shprehjes deri në pamundësitë e gjuhës”. Por, nu ke si të jesh dakord me cilësimin:”… i shkruar me dorë të rendë”! 

Ç’është kjo?  

Pse kështu? 

Absurd!  

Kur, në anën tjetër,ë mendoj se romani “E zeza dhe e kuqja”, është shkruar nga dorë e lehtë pendël! Kokë e rëndë (plumb), e mbushur (e ngarkuar) me dije e njohuri, të pa shoqe, historike, filozofike, me plotë eksperiencë, jetësore e letrare.  

Shkruar nga një dorë e rëndë(!), ndoshta, një keqtrajtim i matjes kuturu të peshës!. 

 

Pas kësaj odiseje, djalli nuk me le të qetë e rehat dhe, grihem, (piqem, hi e pluhur le të bëhem…) e nuk durohem (të ngujohen në ngushtësinë (time) të ngushte!), pa i shtuar edhe vetëm pak fjalë (të buta për këtë) roman të madh të letërsisë tonë më të re.   

Romani “E zeza dhe kuqja”  është festë të (madhe) për letërsinë më të re shqipe. Më shumë, më fort, më zë edhe më të lartë e kumbues: mund të quhet roman monumental!  

Shembull, si shkruhet romani i madh.  

Yrnek! 

Një lumë i shkumëzuar! 

Një det i trazuar! 

Një oqean i pagjumë! 

E, kur një roman krahasohet me një det (edhe nëse qëllon i pa dallgëzuar, madje, nuk është as oqean), mjafton që ringjallësh ekspresionin e lashtë kur thotë kur thotë:çka s’ka në deti!?! 

Në këtë roman, det ose oqean, (quaje si të duash), ka edhe gjera që nuk t’i rrokë rradakja hafif, e cekët dhe e pakët nga mendja! 

Aty ka në daç seks, në daç bythë, në daç herdhe, ka dhi e dele, ka hardhuca e gjarpinj, ka qenë e kudra, në daç ka univers zoologjik, të botës bimore, të botës shtazore (florë e faunë, pra!), në daç toponimet, të njohura e të panjohura, male e qafa, ka Shtegvashë, ka Rumi…, në daç ka kofshë femërore e mashkullore (dhe diçka mes tyre!), në daç ka gra bythë dhe cicëmëdha (bregore të haresë, i quan Kadare!), në daç ka qejf mishi, (“Pashë Zotin, m’kallxo nji gja, ti ke luftue,  duhesh me e dijtë këtë punë, kur t’bahet Shqipnia tamam, a ka me pasë kurva pa pare?”, në daç ka histori (përcaktohet me jetën e tri gjeneratave (im gjysh, Halil Bogdani, im at, Sali Bogdani, djali i dytë i Halil Bogdanit, dhe, unë (ai) me motër, (me mbiemër Bogdani, (supozoj, a!), disa vjet më re a e vjetër, kjo e fundit nuk është gjeneratë plotë, nga se i takon narratorit vetë, por ndoshta edhe mund të llogaritet si gjeneratë e plotë!, nga se rrëfyesi “rron për te kallxue” edhe pas vdekjes!, në daç ka personazhe, sa të gjallë sa të vdekur!, (Konicë, Ymer Agë, Nevinson, Durham, Pjetër e Kel Marub e Fishtë…), aty është edhe Shaban Dyli i Kurtajve, Mark Dubashi e të tjerë e të tjerë…, (mos e nga atë punë!), aty ka spiunë, edhe mustaqe ka (të Bllazha Jovanoviqit dhe të Stalinit), aty, këmbëkryq, është Tito dhe Enveri, (mos e nga këtë punë!), pos im gjyshi, im ati dhe unit me të motrën, personazhet sa vijnë të gjatë nga shtati, sa të hollë e të gjatë, sa të lidhur nga shtati, sa të shkurtër e sakatë, sa çehrengrysur, (rrallë, shumë rrallë, ka çehreçelur), të gjithë ata e bëjnë një gjumë të vogël, shohin një ëndërr të vogël, bëjnë një pordhë të vogël, një shurrë të hollë, një të fenë, në përdorimin dytë, fena, pëson metamorfozë e bëhet Fendë (e madhe), por halli nuk është aty, është diku tjetër, është hera e parë, përgjithësisht është hera e parë (garant!), që kjo fjalë, ndër me të ndyrat e gjuhës shqipe, krahas asaj suxhuk, fjala fenë ose fendë, për herë të pare hyn në letrat tona dhe gëzon legjitimitet, kjo njëkohësisht dëshmon se fjalori i një shkrimtari të madh, siç është Mehmeti ynë, në këtë rast, është lumë i madh vërshues, që nuk ka të ndalur, vokabulari i tij është ngrehinë shumëkatëshe, në këtë roman, n’daç ka gjeografi, ka Shkodër, që fillon më kroin me dy currila, e vazhdon me Kafen e madhe, (dhe m kafe e mejhane më të vogla, gjithandej), me Parruc, me Bahçallëk, sidomos, Shkodër, që kurrë, (s’)do të bëhet Shqipni(!), ka Kala, ka Krajë (shtatë fish mushama!), Virpazar ka pak, siç ka, madje shumë pak, Ulqin, ka shumë, (madje tepër) Liqe të Shkodrës, ka urë të hekurt mbi Bunë e, Bunë ka shumë, ndërkaq fare pak ka Podgoricë e Prishtinë, (në përgjithësi, Kosovë¨)…, Shkodra famëmadhe, me liqenin e saj famëmadh homonim, sinonim i lakmisë së përmotshme dhe i sëmundjes kronike e të shtatë krajlave malazezë që ta kenë ( kur aq shumë herë e patën) të vetën, (kujto rastin më të ri të ditëve tona, kur “krajlat” modernë malazez ia hëngrën (mutin, do të thoshte Mehmeti),  Kosovës duke ia çndukur madje nëntëmijë hektarë tokë!, Shkodër e Liqen ka shumë, me sul dhe shumë   varka e lundra, ka stivë gurësh kufitarë, dhe nga fundi e sipër ka komunistë e partizanë, deri sa mbyllet kufiri e, jo vetëm që nuk shkohet më në Shkodër, por, nuk bën as shikim t’ia hedhësh, spiunët janë aty…, ka, pra çka nuk ka në këtë roman të madh e lapidar, nga çfarë do ane ta vështrosh e kundrosh, edhe nga maja e Rumit e përpjetë e teposhte…, ka filozofi e urtësi, jetë mbi tokë, e nën tokë, të matanshme e të kësoanëshme, ka të gjallë e të vdekur njëkohësisht…, me një fjalë ka çka nuk ka në “E zeza dhe e kuqja” të Mehmetit, ka shumë  raki manash e ndonjë meze e vogël, dhe pos salepit,  shih ti çudinë e kësaj bote, nëpër tërë atë botë të madhe, aq pak, ose fare hiç, hahet, çudi, a!?!.    

* 

Krejt në fund, me vjen të them se, edhe në vdeksha ,ndërkohë, sytë do të me mbeteshin çelë, pa e lexuar bashkë me ju, këtë skenë (thua se është e vetmja!), kur, nuk e di pse, me duket antologjike në zhanrin që i përket: “Në një ditë të asaj vere të gjatë dhe mbushur me taft vape  dhe erë të rëndë sherbele, gjyshi im i sapomartuar me një vajzë që këndonte bukur nëpër dasma dhe vetëm katër gisht vinte më e shkurtër se ai,  e mori gruan për llëre dhe e shpuri në pyllin e gështenjave, i cili gjendej jo më larg se treqind hapa nga jerevia jone, atje, në një vend të përshtatshëm, midis gjethnajës së dendur dhe hijes që mbulonte djerrinën e ngushtë, gjyshi preu me kmesë një deng fier të butë dhe i bëri gruas së tij një vend ku të shtrihej, nën hijen freskët të bimësisë erëmirë, ia hoqi çitjanet pak me nxitim dhe ia shtyri anash xhamadanin, që t’ia zbulonte kraharorin me thithka si kokrra lajthie, pas një përkundjeje kalamendëse të burrit mbi trupin e saj, gjyshja ndjeu shkulmin e farës, e cila u shpërnda si valë  si valë e ngrohte gjithandej fundit të barkut dhe më thellë, deri në lugun e kërthizës, në atë çast ajo u ndje sikur humbi peshën e trupit dhe pluskoi nëpër ajër bashkë me hijesimin  dhe fëshfëritjen e prajshme të pyllit, kjo ndjesi e pushtoi si ofshamë e kraharorit dhe ia mori me vete të gjitha hamendjet, dhe nuk e la të mendohej gjatë pse burri i saj nuk e puthi vetëm në faqe e në gushë, siç bënin të gjithë burrat e katundit tonë, por me mustaqe njëherë ia çiku dhe ia gudulisi buzët dhe pastaj me buzët e veta ia thëthiu me afsh dhe me një dëshirë të pamatur”.  

Nuk jam pishman, fare hiç nuk jam pishman, që e kopjova këtë pamje bukur të gjatë, kur ai doli siç thotë ekspresioni ynë i moçëm: “me  një të rame, dy të vrame”, buria e skenës dhe detaji, të cilin e veçuan ata që dinë më shumë se unë e ti bashkë! 

* 

Këtë udhëtim të këndshëm dhe shoqërim  me “E zeza dhe e kuqja”, shtrohet si detyre imediate e përkthyesve tonë të vyer (të supozuar) ta përkthejnë ne sa më shumë gjuhë të botës, këtë kryevepër, që nuk është e tillë në përmasa të një letërsie, por shumë me gjerë. E ju, ju lexues të nderuar, çka pritni? Nxitoni e qepojuni leximit të kësaj vepre të mrekullueshme letrare!  

(Gaillard, 28 Nistor 2016) 

 (*Romani më i ri i Mehmet Krajës, megjithatë,  është ai me titull “Liria ime”, që SHB “Onufri” nga Tirana, e botoi në fund të vitit 2021).  

Gjeneral Qehaja: Habitem me riaktualizimin e idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë, Kosova i ka kufinjt ekzistues

0

Gjenerali Ramadan Qehaja, Prishtinë

  • Me shkas, kundër opcionit për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Me habiti riaktualizimi apo tentim-riaktualizimi i idesë për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke marrë për bazë një opinion se kjo ide do të ishte mbase më e pranueshme se sa ajo e themelimit të ashtuquajturës Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe. Duke mos hyrë në historikun e kësaj çështjeje dhe faktin se si ështe plasuar kjo ide rishtazi, unë personalisht jam kundër shkëmbimit për shkak të disa parimeve, perkatësisht të çështjeve si më poshtë:

– Kosova është pranuar si shtet në kufijtë ekzistues. Marrëdhënia jonë diplomatike me mbi gjysmën e botës është bërë në suaza të këtyre kufinjve dhe realitetit të ri gjeopolitik të krijuar pas vitit 2008. Ky fakt nuk mund të zhbëhet me akrobacione idesh të rrezikshme me efekte negative jo vetëm në Kosovë por dhe më gjerë;

– Në aspektin ushtarak, pjesa veriore e Kosovës (përkatesisht në veri të lumit Ibër), paraqet një tëresi apo bastion për mbrojtje sepse kjo pjesë karakterizohet me karakteristika orografiko – topografike të cilat formojnë 2-3 drejtime (veri – jugë) të kanalizuara pergjatë luginës së lumit Ibër. Kjo çështje mund të konsiderohet tejet tradicionale për rrethanat ekzistuese mirëpo në kontekst të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të studimeve të mbrojtjes duhet të përmendet dhe të njihet si e tillë;

– Në vazhdën e shpjegimit thjesht ushtarak, drejtimet e lartëpërmendura mund të kontrollohen dhe të mbyllen me forca të vogla ushtarake dhe në tëresi kjo pjesë e territorit tonë mund të na shërbej si një pararojë për një vetëmbrojtje të theksuar të rezistencës tonë.

– Në aspektin ekonomik, pa hyrë në detaje, në këtë pjesë shtrihet nëntoka e xehërores së Trepçës. Pavarësisht se ky sektor është shkatërruar në masë të madhe, ekziston një pjesë e industrisë përpunuese nga xehet e Trepçës. Për më shumë, pasuritë ujore të Liqenit të Ujmanit përbëjnë një thesar të padiskutueshëm.

Me fjalë të tjera, thjeshtëzimi i çështjeve në stilin se do të përfitonim më shumë nga marrja e një pjesë të Luginës së Preshevës është një farsë dhe do të na sillte shumë më shumë humbje se sa përfitime. Mendoj që Kosova ka hapësirë manovruese në dialog për arritjen e një marrëveshje brenda sistemit dhe kornizës ekzistuese pa hyrë në manovra të tilla jo vetëm të dëmshme por edhe të rrezikshme.

Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë

1
Nga: Aurel Dasareti

***
Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri (veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.

***
Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë (djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2 bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë. Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7 ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.
***
Mali Zi, Budva. Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji, ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për nxënësit serb, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë, shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe motrës së vogël.
Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).
***
Për në Amerikë do t`u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”.
Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe t`ia lajë pak gjakun. Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyj brenda në autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar me gjak, sërish i humbi ndjenjat…
***
Fragmente nga: That Was Yugoslavia. Information and Facts. Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany.
Nga anglishtja, përkthimi im: “Kur mbretëria serbe dhe malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe 1912, gjithashtu edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare.
Politikat kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë. Deri në vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u dëbuan (zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth 18.000 familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë. (Ata përbëheshin nga një mesatare prej 7 personash).
Pas Luftës së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën politikë të paraluftës ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas, Svetosar Vukmanovic-Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin (dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi”.
***
Gjyshi rrëfehet: “Së pari duhet të them se unë gjatë gjithë jetës në emigrim kam ndjerë dhe ndjejë një mallëngjim të hatashëm për prindërit e mi me të cilët nuk jam takuar më kurrë prej asaj ditës kur u detyrova ta braktisi atdheun tim të dashur. Për shkak të gjendjes gjatë sistemit monist, nuk pata siguri për jetën të vizitoj prindërit e mi derisa ishin gjallë. Kam vizituar dhe i putha varret e tyre. Unë nuk isha pranë tyre, kur ata jetonin. Të jem me ta në jetën para vdekjes“.
***
Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Paralajmërimi im i një vit më parë, fatkeqësisht, u vërtetua! Aktivizohet lobimi serb në Washington

0

Nga: Frank Shkreli

Gjatë disa viteve jam munduar të paralajmëroj diasporën në Amerikë dhe dy shtete shqiptare për situatën në të cilin gjëndet sot, si komuniteti shqiptaro-amerikan ashtu edhe dy shtetet shqiptare — Shqipëria dhe Kosova — përsa i përket lobimit në Washington, në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jo më larg se një vit më parë kam paralajmëruar se Serbia po përpiqej të rivendoste në Washington reputacionin që gëzonte dikur – në marrëdhëniet e saja me Shtetet e Bashkuara, duke ringjallur si kurrë më parë edhe lidhjet e vjetra nepërmjet veprimtarive më aktive lobiste në Amerikë.

A është Kolkotroni grek apo arvanitas?

0

E përgatiti: Fahri Xharra, Gjakovë

Duke lexuar , rastësisht hasa në këtë shkrim të një greku i cili në mënyrën e tij e shpjegon pse Kolkotroni nuk është arvanitas, por esenca e shkrimit tim është se si shqiptarët i përgjigjën qetas, pa nervozë dhe me fakte që Kolkotroni është arvanitas. Të mësojmë se si të reagojmë në mënyrë të kulturuar. (fxh )

shkruan: Oreste Papadopol

“Pra, në thelb çdo i krishterë ortodoks kalqedonas që kishte etnarkun e tij si Patriarkun e Kostandinopojës ishte romak, një identitet që evoluoi në greqisht gjatë shekullit XIX nën ndikimin e nacionalizmit modern. Pra, nëse Kolokotronis ishte i krishterë ortodoks, ai ishte grek dhe nuk ka rëndësi se cila ishte gjuha e tij amtare, ADN-ja apo gjenealogjia e tij
Fillimisht, Filiki Eteria synonte të krijonte një shtet grek me të gjithë të krishterët ortodoksë brenda Perandorisë Osmane (duke përfshirë rumunët, serbët, bullgarët, shqiptarët ortodoksë, etj.) por rebelët vllahianë nuk ishin aq entuziastë për këtë dhe udhëheqësi i tyre, Tudor Vladimirescu. filloi një përleshje me grusht me Eteristët e cila përfundoi me vdekjen e tij pasi u hodh në një pus. Pra, ideja e një mega-shteti të bashkuar ortodoks grek neo-bizantin vdiq aty në djepin e tij. Edhe pse Vllahët refuzuan të merrnin një identitet grek, shumë të tjerë të krishterë ortodoksë e pranuan atë. Këta ishin ndoshta gjysma e arumunëve (vllehëve) dhe një pjesë e madhe e shqiptarëve dhe sllavëve ortodoksë. Të tjerë si Karamanlidet që ishin turq të krishterë ortodoksë nuk kishin zgjidhje tjetër dhe pavarësisht protestave të tyre, ata u detyruan të shkonin në Greqi pas Traktatit të Lozanes.

Traktati i Lozanës thoshte se të gjithë të krishterët ortodoksë në territorin turk janë grekë dhe kështu janë të detyruar të lëvizin në Greqi në kuadër të shkëmbimit të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë. Përjashtim bënin vetëm ato në Stamboll dhe dy ishujt e Egjeut (Imbros dhe Tenedos) që u lejuan të qëndronin.
Myslimanët shqiptarë nga ana tjetër, si reagim ndaj politikës Jon Turkler të turqizimit të detyruar pas vitit 1908, braktisën mënyrën e sistemit Millet për të identifikuar veten e tyre (ashtu si rumunët refuzuan të merrnin një identitet grek) sipas fesë, pasi refuzuan të merrnin një turk. identiteti dhe zgjodhi të krijojë një komb të ri bazuar në kriterin gjuhësor. Pra, për shqiptarët nuk kishte rëndësi se çfarë feje kishte, përderisa gjuha e tyre amtare ishte shqipja, ata ishin shqiptarë.
Pra, në përfundim, grekët dhe shqiptarët nuk mund të bien dakord kurrë se kush është grek dhe kush është shqiptar, sepse kriteri që shërben si themel i kombeve të tyre moderne është i ndryshëm. Ajo greke është fetare dhe ajo shqiptare është gjuhësore. Në rast se këto dy kritere mbivendosen si në rastin e një folësi të krishterë ortodoks shqiptar, ato janë të dyja shqip për shqiptarët në bazë gjuhësore dhe greqisht për grekët për arsye fetare.

Për të përdorur një metaforë, është sikur dy persona duhet të zgjedhin nga një grup njerëzish që janë në ekipin e tyre dhe njëri prej tyre thotë “të gjithë ata me sy blu janë në ekipin tim të kuq” dhe tjetri thotë “të gjithë ata mbarojnë”. 1,70 m të gjatë janë në ekipin tim blu”. Po nëse disa nga grupi plotësojnë të dyja kërkesat për të pasur sy blu DHE të jenë mbi 1,70 m të gjatë? Në cilin ekip janë ata? (shkruan Oreste Papadopol )

Reagimet :
Gjergji Mitrushi

Nuk mund ta kuptoj se si mund të jetë diçka “më e saktë” siç thuhet nga ju, nëse shpjegimi i saj fillon që në fillim me shprehjen “është e ndërlikuar”, siç thuhet në përgjigje. Sipas mendimit tim, përgjigja e vërtetë e saktë e pyetjes duhet të jetë thjesht, Kolokotronis është shqiptar, siç e dinë të gjithë (si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi). “Shpjegimet” e tjera janë vetëm truke për të krijuar një hapësirë ​​me mjegull dhe për t’ju larguar sa më shumë nga e vërteta e vërtetë.

Dorian Deltina

Yasas Oreste, përgjigjja juaj është mjaft e saktë dhe e denjë për një votë pozitive, me një paralajmërim. Identiteti shqiptar te shqiptarët shkon shumë përpara politikës së xhonturqve. Para islamizimit të shumicës së shqiptarëve, termi i përgjithshëm etnik ishte “arbër”, nga i cili rrjedhin “arbëreshe” (Itali) dhe “arvanite” (Greqi). Por sapo një arbër u islamizua, ai “u kthye turk”, edhe pse nuk u identifikua si i tillë. Kur një pjesë e konsiderueshme e arbërve u islamizuan në shekullin e 18-të, lindi termi “Shqiptar” (endonimi i sotëm si në Shqipëri), që rrjedh nga “shqip” që rrjedh nga fjala latine “excipio”, që do të thotë dikush që flet qartë. . Kështu të gjithë shqiptarët u njohën mes tyre si shqiptarë, njerëz që flasin qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë gjuha shqipe filloi të shkruhej me alfabet latin (libri i parë më 1555), por pati përpjekje për të krijuar një alfabet unik të shqipes, i cili dështoi dhe alfabeti latin u përdor gjerësisht nga fundi i shekullit të 19-të. Si përfundim, ndryshimi kryesor qëndron në proceset e ndryshme të etnogjenezës. Arvanitasit në Greqi, si një pakicë midis grekëve dhe shumë aktivë në revolucionin grek, u panë dhe e shihnin veten si pjesë përbërëse të etikës greke. Shqiptarët ortodoksë të “Shqipërisë së vërtetë” evoluan ndryshe dhe ishin gjithmonë ndër shqiptarët më patriotë, të vlerësuar e të përkëdhelur gjerësisht nga mbarë vendi. Sot ata përbëjnë afërsisht 20-25% të popullsisë në Shqipëri dhe dy nga tre kryeministrat e fundit ishin të krishterë ortodoksë, duke përfshirë edhe atë aktual. Ata u votuan në detyrë. Asnjë herë feja e tyre nuk ishte çështje politike. Është për të ardhur keq, ndonëse e kuptueshme, që grekët e mbivlerësojnë jashtëzakonisht “myslimanin” e shqiptarëve, kur në fakt shqiptarët “myslimanë” janë pasardhës dërrmues të të konvertuarve shumë vonë, myslimanë mjaft të cekët dhe nominalë, në mos krejtësisht jofetarë, apo edhe të turpëruar nga rruga. të tjerët përpiqen t’i shajnë ata (si në termin thellësisht fyes “Tourko-Alvanos”).

Laci Mondi

Pergjigje e bukur. Fuqitë që projektuan shtetin grek donin ta bënin atë shtet në kufijtë e vjetër të Bizantit, një ide që vdiq kur Greqia humbi luftën ndaj Turqisë. Gjuha e re greke u imponua në të gjitha subjektet e shtetit të ri grek, që ai shtet të funksiononte normalisht. Pra, kufiri, flamuri, gjuha janë shtyllat që përcaktojnë një shtet, kështu që ndërtimi vetëm mbi kufij dhe feja dhe flamuri nuk do të funksiononin mirë :).
Në përgjithësi: para revolucionit Kolokotronis ishte një arvanitas që luftoi perandorinë osmane së bashku me shumë grupe të tjera etnike për liri dhe pasi u themelua shteti i ri, ai dhe shumë heronj të tjerë patën një fat të hidhur. Edhe sot kultura e tyre nuk po ruhet nga shteti grek. Ndonjë ide pse? Sepse ata ishin pasardhës dhe folës shqiptarë. Vendos nje arvanitas, arberesh e shqiptar te sotem dhe do te kuptohen :). Gjithsesi gjithë ajo kohë ishte një rrëmujë dhe ata që e krijuan nuk u interesuan 2 shumë njerëzve, por për ta bërë realitet idenë e tyre, por siç thonë ata: planet tuaja janë shaka të Zotit. Gëzuar.

Më,06.02.2022

Kërcënimet e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën, Kosova, shqiptaria, “çaji i rusit” dhe pirja e duhanit në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes …!

6
Helikopterët fluturojnë mbi Brestsky, Bjellorusi, në lidhje me një stërvitje ushtarake të planifikuar nga forcat e armatosura ruse dhe bjelloruse. Fotografia u publikua nga Ministria Ruse e Mbrojtjes të premten e kësaj jave. Foto: AP
Gjergj Kabashi
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës para disa ditësh tek profili i vet në fb kishte shkruar se e ka pritur në vizitë një personalitet të njohurt të lëvizjes atdhetare, përndryshe i njohur si udhëheqës (apo ndër udhëheqësit) e Pranverës Shqiptare të Vitit 1981. Personin që e kishte pritë Ministri i Mbrojtjes, i kishte sjellë Ministrit edhe disa libra të tij si dhuratë. Atë e njof dhe nderoj për atdhedashuninë dhe ndihmesën e dhënë për lirinë e vendit.
Megjithatë, përderisa e lexoja tekstin e shkruar nga Ministri për të, më shkoj mendja se athua pse është e rëndësishme një pritje e tillë në këtë kohë dhe në këto rrethana në botë, kur Ministri dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës duhet të jetë institucion ekskluzivisht ushtarak, që merret pandërpre me analiza të thella të mbrojtjes së vendit dhe asgjë tjetër.
Në kohën e tensioneve luftarake mes dy shteteve, ku Rusia e ka rrethue Ukrainën me mbi 150 mijë ushtarë, është e pakuptueshme dhe e palogjikshme të presësh secilin prej nesh, pavarësisht atdhedashunisë që e kemi treguar dikur.
Krahas konfliktit të mundshëm Rusi-Ukrainë, në kufinjt e shtetit të Kosovës është Serbia që vazhdon ti “mpreh dhëmbët” për të pushtuar pjesë të Kosovës, apo po të mundej edhe më shumë se aq.
Natyrisht se krerët e Ministrisë së Mbrojtjes duhet të kenë gjithmonë kohë për biseda informuese me Presidenten, Kryeministrin, KFOR-in apo përfaqësues të dalluar ambasadash, por jo me të tjerët, pavarësisht se kush mund të jenë ata.
Ne duhet të shpresojmë dhe të angazhohemi vetëm për rregull dhe disiplinë ushtarake, përderisa e kemi Serbinë që nuk i fsheh planet e saja ripushtuese dhe që nga Kushtetuta e saj se ka hequr fare Kosovën, që e konsideron pjesë të saj.
Ushtarakët, pa përjashtim e të gjithë me rend në mendje duhet ta kenë gjithmonë Kosovën dhe kufinjt e saj, ndërsa mbi tavolina hartën e vendit.
Ushtria duhet me u ditë që është Ushtri, e jo shoqatë që përkujdeset për atdhetarët apo ku pihet “çaji i rusit” apo që pihet i papenguar duhani, megjithëse ekziston ligji për mospimjen e tij në objektet e mbyllura.
Këtë që e theksova në fund, e rikujtova për shkak të përvojës sime të para disa vitesh, kur së bashku me një të njohshëm shkuam të takoheshim me Haki Demollin, (në të vërtetë , une isha vetëm i pranishëm në takimin mes tyre) që në atë kohë ishte Ministër i Mbrojtjes.
Këtë përjetim se kam thënë kurrë publikisht, por isha i zhgënjyer kur brenda atij objekti aq të bukur arkitektonik, në gjithë hapësirën e brendshme të tij, ndihej era e duhanit.
Ishte një ndjenjë dhe përshtypje shumë e keqe, të cilën kam pasë dëshirë të madhe që ta harroja e mos ta kujtoja më.
Shpresoj shumë që Sot të mos pihet më duhani në atë objekt, që është sinonim i sigurisë për vendin.
Nuk e harroj kurrë një thënje të Diana Rexhepit, gazetares së njohur nga Zagrebi, se si pak para luftës në Kosovë ishte takuar me udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë në Tiranë, të cilët në vend se ti flisnin për situatën në të cilën gjëndej Kosova e me atë edhe Shqipëria, kishin qenë të frymëzuar e dehur aq shumë duke jetuar “në botën e poezisë”, sa që gjithë kohën i kishin folur vetëm për poezitë që i kishin shkruar dhe ishin munduar ta bindnin gazetaren e njohur “për vlerat” e pozisë së tyre!
O Tempora, o Mores!
Sigurisht se Ministri i Mbrojtjes së Kosovës nuk është i tillë, por situata e sotshme në botë që rrezikon të kthehet në luftë botërore nëse Rusia e pushton Ukrainën, duhet të mirret me seriozitetin më të madh.
Ne duhet të mendojmë gjithë kohën për aleatët, por s’duhet ta heqim nga mendja as situatën kur pa pritur e kujtuar mund të mbetësh i vetëm dhe vetëm me forcën e krahëve tu …!
PËR NJË NGJARJE TË HIDHUR E TRAGJIKE nga një kaluar e afërt, që s’po e kujtojmë ashtu sikurse që e meriton ajo
Foto: Behlul Jashari, gazetar i ish-gazetës Rilindja 
Piktori nga Mitrovica, Sali Shkupolli e jep përshkrimin më të mirë të gjendjes së shqiptarëve të dëbuar nga serbët dhe Serbia nga pjesa e veriut të Mitrovicës para 22 vitesh:
Sali Shkupolli, piktor nga Mitrovica
“Qytetaret e veriut te Mitrovicës bredhin rrugëve të Kosovës si refugjatë, falë politikës së keqe që është bërë këto dy dekada.
Fshatrat e Shales së Bajgores janë boshatis nga kushtet e rënda të jetesës!”.
Edhe kjo ngjarje ndërlidhet me pushtimin serbomadh të një pjese të territorit të Kosovës, madje një vit pas lirisë së vendit me datën 3 e 4 shkurt 2000. 
Fjala është për dëbimin me dhunë të madhe luftarake të afro 15 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës me datën 3 e 4 shkurt 2000. Në Kosovë kësaj radhe për herë të parë pas 22 vitesh u kujtuan ngjarjet e pasojat e asaj kohe për vendin. E kujtoj kryetari i Mitrovicës së jugut Bedri Hamza, si dhe Kryeministri Albin Kurti. Ata i pritën pasardhësit e 10 të vrarëve. Kjo ishte një shenjë e mirë e këndelljes dhe përkujdesjes shtetërore për shtetasit e vet që u vranë në banesat e shtëpitë e veta.
Por, nuk u fol ashtu qysh u takon njerëzve të shtetit, që ata banorë të shpërnulur me dhunë duhet të kthehen domosdoshmërisht dhe me planprogram shtetëror që nuk bënë lëshime e as që u shmanget detyrave e obligimeve për shtetasit që të jetonë të lirë në vendin e vet. Prandaj mospërmendja e kthimit të të gjithë të përndjekurve nga veriu i Kosovës në “Natën e Kristalt” me 3-4 Shkurt 2000 e as  dëmshpërblimi i tyre për dhunën e kësaj nate të tmerrit dhe për dy dhjetëvjetsha vuajtjeje të madhe e mbi të gjitha gjetjen dhe dënimin e kriminelëve serbë, është e pafalshme.
Kështu nuk guxon me ndodhë më se ai kryetar komune apo kryeministër që se përmend kthimin e banorëve në vendin e vet si domosdoshmëri e natyrshmëri, ai nuk mendon seriozisht as për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit të vet në kohën kur Serbia me planprograme shtetërore e serbizon me të madhe që njëzet vite atë pjesë të Kosovës.
Vërtetë 3 dhe 4 shkurti i vitit 2000 e paraqet një kohë të zezë për Kosovën, pasi që nga pjesa e Mitrovicës , matanë Lumit Ibër , u vranë dhjetë shqiptarë dhe u shpërngulën me dhunë pothuaj 12 mijë veta, madje disa të tjerë thonë 15 mijë veta.
Sidoqoftë me shpërnguljen e tillë masive të shqiptarëve nga ana e strukturave shtetërore të Serbisë brenda asaj pjese të Kosovës, u bë spastrimi më i madh etnik dhe ndryshimi i plotë demografik i strukturës etnike në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës.
Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, Bedri Hamza (PDK), sot pothuaj për herën e parë pas 22 vitesh i pritën familjarët e disa nga të vrarët në masakrën e asaj kohe.
Më bëri përshtypje ky mendim i Bedri Hamzës, kur : “… i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues. Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja.”
Jo i nderuari Bedri Hamza, jo!
Jo, z. Kryeministër Kurti!
“Pllaka përkujtimore”, mund të vij e fundit, pasi me rëndësi jetike për Kosovën është përgatitja për kthimin e të gjithë banorëve të shpërngulur shqiptarë në atë pjesë të qytetit, sikurse edhe të serbëve që duan të kthehen në vendet ku i kanë pronat e veta, në pjesë të ndryshme të Kosovës.
“Pllaka përkujtimore” prodhon vetëm histori e kujtime për një të kaluar, ndërsa me rëndësi është kthimi i banorëve në vendin e vet prej nga janë dëbuar me dhunë.
Andaj: Mos harro …!
Kush e harron dhe nuk ia jep shpjegimin dhe përgjigjen që duhet asaj tragjedie nga historia më e re mitrovicase, ai nuk mendon seriozisht apo është i paaftë të gjykoj e mendoj edhe për integritetin territorial të vendit.
Mitrovica andaj Lumit Ibër (pjesa veriore e saj), gjithmonë ka qenë pjesa më e industrializuar dhe ekonomikisht më e zhvilluar në Kosovë qysh në kohët më të hershme, në kohën e autonomisë së KSA të Kosovës e deri me datat 3 e 4 shkurt 2000, ku shqiptarët gjithmonë kanë qenë më të shumtë në numër, ndërsa për shkak të ati dëbimi tragjik nga forcat e kamufluara ushtarake e policore të Serbisë nuk është më ashtu siç ka qenë.
Kryetari i Mitrovicës së jugut Bedri Hamza, Kryeministri Albin Kurti dhe mbarë udhëheqësia politike e shtetërore e shtetit të Kosovës nuk kanë të drejtë dhe as nuk guxojnë të pajtohen as në heshtje me atë spastrim etnik të asaj pjese të qytetit, qysh mund të thuhet me eufemizëm për dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës.
Nuk ka të drejtë e s’guxon të pajtohet askush në vend me rezultatet e kolonizimit të hapur që për 22 vite me radhë është duke e bërë Serbia në brendinë e shtetit të Kosovës. 

SHBA i braktisi 9,000 amerikanë në Afganistan

0

This image from a video released by the Department of Defense shows U.S. Marines at Abbey Gate before a suicide bomber struck outside Hamid Karzai International Airport on Aug. 26, 2021, in Kabul Afghanistan. The military investigation into the deadly attack during the Afghanistan evacuation has concluded that a suicide bomber, carrying 20 pounds of explosives packed with ball bearings, acted alone, and that the deaths of more than 170 Afghans and 13 U.S. service members were not preventable. (Department of Defense via AP)

  

Sekretari i Shtetit Tony Blinken tha se ata kishin lënë 100 deri në 150 amerikanë prapa. Numri real është 9,000. Mospërputhja thotë diçka rreth marrëdhënies së rregjimit Biden me të vërtetën dhe respektin për jetën njerëzore.

The report reveals that State Department officials believed that on August 17, at the height of the evacuation efforts, between 10,000 and 15,000 Americans were still in Afghanistan.

In the next two weeks, only 6,000 Americans were able to escape the country ahead of the Taliban takeover, leaving as many as 9,000 Americans behind.  Yet in testimony in front of the House Foreign Affairs Committee, Blinken claimed that “approximately 100-150 remained in Afghanistan who still wished to depart.”

Për rregjimin Biden, të shpëtosh fytyrën tënde është një përparësi kryesore. Raporti vë në dukje se regjimi Biden nuk kontaktoi amerikanët rreth evakuimit deri sa ishin vetëm disa orë para se Kabuli të binte.

According to the report, published by Foreign Relations ranking member Jim Risch (R-Idaho), the Biden Administration “did not hold a senior-level interagency meeting to discuss an evacuation or formally task the State Department (State) to contact at risk populations, including Americans, until August 14, just hours before Kabul fell.”

Raporti jep një verdikt shkatërrues për rregjimin Biden. Asgjë nuk u bë, asgjë nuk bëri asgjë.

 Failed to do any contingency planning for worst-case scenarios.
 Ignored intelligence reports about the risk of an imminent Taliban takeover of Afghanistan.
 Disregarded dissent cables from Foreign Service Officers on the front lines.
 Abandoned Bagram Air Base based on arbitrary troop caps and political considerations, hampering the evacuations and the reinserted troops.
Failed to take significant steps to improve the Special Immigrant Visa (SIV) program despite clear evidence that the program was flawed.                                                                                                                                                                               

Tërheqja kaotike nga Kabuli është një nga humbjet më të mëdha që Shtetet e Bashkuara kanë pësuar që nga Lufta e Vietnamit. Raporti tregon se ishte e vetshkaktuar. Trump kishte një plan të detajuar për tërheqje. Çdo ndërrim do të fluturonte me kohë. Regjimi Biden la gjithçka: armë me vlerë 84 miliardë dollarë.  

Document.no

Takim i veprimtarit Burim Llapashtica Bajrami me gazetaren spanjolle Ana Expósito Valle

0

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 Genève
E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” Burim Llapashtica Bajrami, i shoqëruar nga bashkëshortja e vet me origjinë spanjolle, Monica Morillas Jiménez, udhëtuan rreth 600 km nga Madridi në Santiago për të takuar gazetaren e njohur spanjolle Ana Expósito Valle.

Gazetarja Ana Expósito Valle u bë e njohur për lexuesin shqiptar pasi u publikua në gjuhën shqipe vepra e saj e titulluar “Mirupafshim në Kosovë”, që është një dëshmi e jashtëzakonshme dokumentare për luftën në Kosovë.
Këtë takim e bëri publik në faqen e saj të Facebookut edhe vetë autorja e librit “Mirupafshim në Kosovë”, Ana Expósito Valle.
Në postimin e saj ajo shkruan:

Burim Llapashtica Bajrami dhe bashkëshortja e tij Monica (Ai kosovar, ndërsa bashkëshortja e tij madridase) erdhën sot të më vizitojnë në Santiago.
Burimi më ka kontaktuar pas publikimit të librit tim në gjuhën shqipe dhe sot u takuam.
Me këtë rast pata mundësi t’i ofroja një ekzemplar të librit tim, ndërkaq ai më kishte sjellë librin në anglisht të Bardhyl Mahmutit për luftën e Kosovës.
Faleminderit shumë për vizitën, dhe jam shumë e kënaqur që ju takova.

Postimi origjinal i Ana Expósito Valle:

https://www.facebook.com/ana.expositovalle/posts/4807824679264966

Serbia po lobon në DC, ne po merremi me njëri-tjetrin: Beteja me Serbinë fitohet vetëm në Capitol Hill përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

1
Faton Bislimi, New York
Serbia po lobon hatashëm në DC, ne po merremi me njëri-tjetrin: Beteja e fundit me Serbinë fitohet vetëm në Capitol Hill përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Me krekosje prej një neonacionalisti antishqiptar, Ambasadori serb në DC, Marko Gjuriq, paska bërë publike një letër të 16 Anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve dërguar Presidentit Biden në përkrahje të Serbisë. Letra me mbi njëmijë fjalë në dy faqe lartëson Serbinë po aq sa që të shkon mendja mos po flitet për ndonjë ‘Serbi’ tjetër e jo këtë që ka shkaktu luftrat më të përgjakshme në historinë moderne të Evropës, gjenocidin, dhe spastrimin etnik më makabër pas Holokaustit në Evropë.
Por, ky është lobimi serb. Ky është rezultat direkt i angazhimit të Beogradit zyrtar që derdhë miliona dollarë në Washington për të përvetësuar sa më shumë përkrahje aty ku fitohet ose humbet beteja historike politike e Serbisë ndaj Kosovës – në Capitol Hill. Serbët e kanë kuptuar fare mirë se ata humbën krejt betejat në Ballkan kur shqiptarët fituan përkrahjen më të madhe në Capitol Hill. Realisht, edhe vet kasapi i Ballkanit, Milosheviq, në paraqitjen e tij në Hagë, e kishte pranuar me gojë të vetë se ai ishte aty në burg dhe se Kosova kishte fituar kundër Serbisë pikërisht për shkak të angazhimit të lobit shqiptaro-amerikan, “përkatësisht Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Kongresisti i mirënjohur Joseph DioGuardi, që suksesshëm arriti ta bind Kongresin e SHBA-ve dhe opinionin e gjerë publik për të përkrahur shqiptarët etnik të Kosovës, duke satanizuar serbët.” Ky është citat fjalë për fjalë nga vet kasapi i Ballkanit para gjyqit të Hagës në vitin 2002.
Tani, Beogradi nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës. Serbët tash po lobojnë hatashëm në DC, gjerësa ne po merremi me njëri tjetrin, me politikat e brendshme, dhe kështu po shpërfaqim mediokritet të paparë politik në një kohë kaq kruciale për Kosovën! Kjo është e pafalshme!
Neve sot më shumë se kurrë na duhet të përbashkohemi rredh idealit të shenjtë të mëvetësisë së Republikës dhe miqësisë permanente me SHBA-të duke mos kursyer asgjë, e duke lënë anash cdo ndasi apo inati politik, partiak, e personal, vetëm e vetëm që ta fitojmë edhe betejën e fundit me Serbinë. Kjo betejë fitohet vetëm në Capitol Hill dhe vetëm përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës së vetme të regjistruar si lobiste që nga viti 1989 në krye me Joe DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardin.
Është pikërisht DioGuardi që filloi të rrënoi propagandën anti-shqiptare serbe në Washington me rezolutën e parë të paraqitur ndonjëherë në Kongresin e SHBA-ve të qershorit 1986, dhe mandej Liga Qytetare që falë kontributit e përkrahjes së mërgatës sonë në SHBA dhe vecanërisht anëtarëve themelues të saj dhe atyrë të Bordit të Drejtorëve, për mesë tri dekada nuk ndaloi së punuari për të mbajtë Kosovën dhe cështjen shqiptare në Ballkan në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.
Është kjo punë marramendëse e Ligës Qytetare që ndryshoi kursin e historisë për kombin tone, duke fituar përkrahjen e Kongresit të SHBA-ve për të kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Edhe sot, nuk kemi askënd tjetër që më mirë e më suksesshëm mund ta fitojë betejën e fundit ndaj Serbisë sesa Ligën Qytetare.
Libri im më i ri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993” dokumenton me fakte historike nga arkiva kongresionale këtë punë. Edhe sot, kur ne kemi në anën tone liderët e Kongresit të SHBA-ve si Senatorin Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, e Senatorin Chuck Schumer, lider i democratëve në Senat, të cilët thuajse në baza ditore punojnë me Presidentin Biden, një mik i mocëm yni, i cili u mishërua me kauzën tonë falë punës së Ligës dhe personalisht DioGuardit e znj. Cloyes, ne mundemi ta fitojmë këtë betejë, por na duhet përkrahje.
Qeveria jonë dhe krejt klasa jonë politike sot më shumë se kurrë duhet të dalin nga midiokriteti i politikbërjes së mahallave e bajraqeve, dhe të tregojnë lidership kombëtar duke punuar bashkë e përkrahur pa asnjë rezervë shpëtimtarin e sprovuar suksesshëm të kauzës sonë në SHBA, Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Edhe sot është vonë, por nesër do jetë më keq! Për këtë, unë kam paralajmëruar në vazhdimësi me vite tanimë! Sidoqoftë, deri në frymën e fundit, ne s’do ndalemi së punuari ashtu sic kemi punuar deri tash – me vetmohim, sakrificë, e falë bujarisë së njerëzve të vullnetit të mirë në mërgatën tone në SHBA e gjetiu.
P.S. Këtu është letra origjinale e 16 kongresistëve amerikanë për Presidentin Biden në favor të Serbisë!