Kreu Blog Faqe 1403

Profeti i Parisit, rilexim nostalgjik

0

Nga: Bajram SEFAJ

  • Rilexim (profetik)  nostalgjik 

Romani “Nënshtrimi” i shkrimtarit kontrovers Michel Houellebecq, ende pa u botuar, “çmendi” publikun francez. Edhe pasi u botua, vala e “çmendurisë” nuk pushoi.

Po të mos ia prishte terezinë atentati spektakolar që, me shumë gjak, panik e tmerr, ndodhi në fillim te muajit janar te këtij viti në qendër të Parisit, (“Franca u godit mu në zemër!”, tha F. Hollande, president aktual i Francës), po mos të ngjante, pra, atentati terrorist gjakatar, mu në qendër të “qytetit të dritave”, atentat që mori jetën e shtatëmbëdhjetë njerëzve të pafajshëm, ndoshta nuk do të krijohej kjo zhurmë e gjurulldi rreth romanit më të ri “Soumission” (“Nënshtrimi”) të shkrimtarit kontrovers, Michel Houellebecq. Ky epitet, “kontrovers”, gjithmonë shkon bri emrin të tij. Ata që e pagëzuan kështu, ia dinë hilenë kësaj pune! Michel Houellebecq u shfaq si profetizues i asaj qe ndodhi me “Charlie Hebdo”. Me këtë roman provokativ e profetizues, u përmbys jo vetëm bota letrare franceze.

Mbase përherë është kështu, kur duhet të shohë dritën e botimit libri ri i këtij shkrimtari, sot e gjithë ditën problematik e jo konformist. Jo, për ndryshim prej herëve të tjera, kësaj radhe, më shumë se bota letrare, u rrëmbye dhe u përmbys mbarë bota e politikës franceze. Ajo ishte e para që i fryu zjarrit. E kalli flakë kureshtjen e opinionit gjithë francez, me një fjalë të të madhit dhe të voglit, të lexuesit të pasionuar që librin nuk e heq nga dora kurrë, apo edhe të atij që libër në dorë nuk merr kurrë, apo shumë rrallë!

Libri i mallkuar

Mbarë bota pra, më parë, ajo jo letrare, “klasa politike”, qiti hapin e parë. Librin “Nënshtrimi” të Houellebecqut, ende pa u botuar, nisën ta quajnë kështu e ashtu, që çon ujë në mulli të atij apo të këtij lideri politik, të kësaj apo asaj partie politike, e kështu më radhë. Sidomos kualifikimi se “libri i ri i Houellbecqut është më e mira dhuratë e Noêl-it për Marine Le Pen-in (lidere e partisë ekstreme të djathtë franceze, Fronti Nacional), e kështu më radhë, e vuri këtë libër në qendër të vëmendjes së opinionit publik francez, në rend të parë, por edhe të atij frankofon në përgjithësi. Ende pa dalë nga shtypi (çka nuk ka ndodhur kurrë, me sa dihet deri në këtë dekik), libri në fjalë jo vetëm se u botua nga piratë të ndryshëm keqbërës, por, madje u bë edhe bestseller. Ndërkohë kishte numër rekord prej miliona klikimesh e të tjera, e të tjera.

Mezi pritej, pritej me ethe e shqetësim, botimi i këtij libri të mallkuar të Houellebecqut të mallkuar! Dhe, ajo ditë e shumëpritur, më në fund, agoi. Aty e andej, autorin e romanit “Nënshtrimi”, pothuajse nuk e lanë një minut rehat redaksitë gjegjëse të shtypit të shkruar, ato radiofonike, televizive… Me një fjalë, shtypi i shkruar dhe ai elektronik. Ato sikur pritnin në radhë gare: cila e para!

Houellebecqu, pesëdhjetë e shtatë vjeçar, gjakftohtë e mospërfillës, si gjithmonë, edhe në pyetjet të menduara si bomba (që mbysin në vend e pamëshirë!), përgjigjej ftohtë, me injorim të akullt. As pesë pare nuk i jepte kur gazetarët thyheshin e bëheshin copë e grimë, t’i bënin pyetje sa më provokuese e ta zinin ngushtë këtë “provokator të tërbuar”. Ai ishte i qetë, i ftohtë fare.

Deklaratat e tij injoruese, sikur hidhnin gaca në barot: interesimi për librin e tij problematik, matej me radhë kilometrike para librarive. Dhe sa i aviteshe cakut, librashitësit ta këpusnin shpresën në cung: s’ka më, u sos kontingjenti (i tillë ishte edhe rasti im). Por, shih fatkeqësinë: midis Parisit, midis dite, shkrepen kallashët. E, kur breshëria e armës terroriste shtroi për tokë, madje, shtatëmbëdhjetë viktima, ngjarje kjo që tronditi mbarë botën paqedashëse, natyrisht se trembi edhe shkrimtarin deri në atë çast “sypatrembur”. Shenjat e tutës u duken menjëherë. Së pari kur u shty përurimi gjithë pompë e salltanete i këtij romani e, fill pastaj, kur edhe vetë Houellecqu e pranoj me gojë të vetë: kam frikë!

E si mos të kishte frikë kur emri i tij, qëmoti e, sidomos me këtë roman, lakohej si islamofob, si nxitës i përbetuar i urrejtjes ndëretnike, konfesionale dhe nacionale. Aq më parë e aq më tepër kur karikatura me fytyrën e tij të karikaturizuar kishte zbardhur përgjatë gjithë faqes së gazetës humoristike “Charlie – hebdo” të ditës së sulmit terrorist; kur një nga karikaturistët e vrarë ishte edhe mik i ngushtë i Houellebecqut!

Hija e ekstremizmit fetar

Pas gjithë kësaj “historie” të gjatë e, gat-gati të paevitueshme, t’i kthehemi romanit “Nënshtrimi”. Nuk kam shumë ç’të them, në këtë pikë. Hapësirën eventuale të shkrimit dhe të vlerësimit hëpërhë, mbi këtë roman e atakuan plumbat e terroristëve. Mbetet vetëm të mblidhen gëzhojat dhe të numërohen të viktimat! Nëpër tym e, nëpër flakë, e di se, më në fund kam ardhur deri te ky roman problematik që, për një çast, thithi interesimin e mbarë opinionit lexues (tash them vetëm: lexues!) të Francës dhe jo vetëm të saj! Është e vërtetë se, përkundër frëngjishtes time “qui cloche”, vështirësive dhe barrierave gjuhësore, ato 299 faqe të romanit “Nënshtrimi” i lexova për flakë pushke, që të mos them më një frymë. Të re as të panjohur mbi këtë roman, nuk mund të shtoj, pos që është roman i jashtëzakonshëm, i këndshëm dhe lehtë i kuptueshëm edhe për ata që gjuhën frënge nuk e flasin apo nuk e shkruajnë drejt e pa gabime të rënda gjuhësore dhe gramatikale!

Megjithatë, mund të shtoj se, në faqet e këtij romani, ndryshe, të shkëlqyer, nuk gjeta gjë prej gjëje të keqe, politikisht jo korrekte, e të galme të tjera, me të cilat ngarkohej autori i tij, zotëri Michel që nuk harron ta citojë Ayatollah Khomeynin, që thotë: Si l’islam n’est pas politique, il n’est rien” (“Nëse islami nuk është politikë, nuk është asgjë”, faqe 223).

Romani në fjalë është aq real, me personazhe reale (duke filluar prej presidentit aktual të Francës, kryeministrit, ministrave, liderëve të partive, pozitë dhe opozitë, gazetarëve e të tjerë e të tjerë). Ata janë zëdhënës (porte parole) të narratorit. Ata flasin, mbarë e mbrapshtë, rrëfyesi vetëm heshtë e shënon. Është i përpiktët në këtë punë saqë fare nuk vërehet kufiri, vija ndarëse midis reales dhe imagjinares, të vërtetës objektive dhe të së vërtetës imagjinuese. Houellebecq, flet mbi atë që flet i madhi e i vogli francez: tout le monde en parle! Të vetmet dy gjëra, jo aq të qenësishme i përkasin anës imagjinare të autorit: kur parashikon që: nga viti 2022, Francën do ta udhëheq koalicioni i Frontit Nacional me Partinë myslimane dhe kur ai vet, rrëfimtari pra, konvertohet në islam.

Interesimi për këtë roman (që së shpejti do të vijë edhe në gjuhën shqipe nga “Skanderbeg books”) është i madh në gjithë botën, sepse jo vetëm mbi botën e krishterë perëndimore, jo vetëm mbi Francën, por edhe mbi Shqipërinë deri dje ateiste, edhe mbi Kosovën laike, në njëfarë mënyre është shtrirë hija i ekstremizmit fetar.

Michel Houellebecq

E sa i takon asaj se Micel Houlebecq konsiderohet si një ksenofob i skajshëm, një antimysliman i devotshëm, i përmotshëm dhe i pandreqshëm, ajo është tjetër punë. Pavarësisht nga e gjithë kjo sagë e botimit, mund të them se romani “Nënshtrimi” vazhdon të bëjë udhën e tij të gjatë, pelegrinazhin e tij, për të gjetur lexuesit e vet, në të gjitha meridianët.

(Paris, 2015)

Letra ekskluzive : Pro Armenia (1901) / Kur Ismail Qemali u shkruante presidentëve të Republikës, Dhomës dhe Senatit francez

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shkurt 2022

 “Pro Armenia” ka botuar, me 25 nëntor 1901, në f.4-5, një shkrim në lidhje me letrën e Ismail Qemalit drejtuar asokohe presidentëve të Republikës, Dhomës dhe Senatit francez, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Letër Parlamentit francez

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në pritje të debatit të ardhshëm për çështjet e Lindjes, Ismail Qemal Beu iu drejtoi letrën e mëposhtme Presidentëve të Republikës, Dhomës dhe Senatit si dhe një numri të madh deputetësh.

Zotëri,

Nesër Dhoma e Deputetëve do të hapë debatet për një çështje që prek më shumë interesat e njerëzimit dhe drejtësisë sesa interesat politike të Evropës. Rezoluta përfundimtare në të cilën do të çojnë këto debate do të vërtetojë nëse energjia që ka vënë qeveria e Republikës, me brohoritjet e botës së qytetëruar dhe popujve të Lindjes, do të shërbente për të ngritur nderin dhe prestigjin e kombit francez apo nëse fati u rezervon këtyre popujve të varfër të Lindjes një zhgënjim mizor. Në vigjilje të një dite solemne, besoj se është detyra ime të specifikoj dëshirat e popujve të Turqisë. Nuk kam ndërmend të flas as në emër të kësaj klase, e cila në këmbim të shërbimeve të bëra për despotizmin, shfrytëzon dhe shkatërron vendin, as në emër të partive që, nën ngjyrën e liberalizmit, do të synonin të merrnin pushtetin për përfitimin ekskluziv të kastës në të cilën ata janë rekrutuar; Unë përfaqësoj masën (shtresën) e gjerë të popullsisë, e cila, duke u dhënë fund të gjitha pasioneve të trashëguara nga barbaria e kohëve të shkuara dhe regjimi i një qeverie të pavetëdijshëm për detyrën dhe interesin e saj, aspiron vetëm të ketë një qeveri besnike dhe njerëzore nën kujdesi të së cilës mund të jetonte në liri, të tregtonte në liri, të punonte në liri dhe të kontribuonte në ruajtjen e Perandorisë, ekzistenca e së cilës përbën një element të domosdoshëm për ekuilibrin e botës dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të të gjithë popujve lindorë.

Ne hezitojmë të besojmë se Franca do të ndalonte veprimin e saj energjik përpara se të merrte njëfarë kënaqësie materiale dhe njohjen e një të drejte mbrojtjeje në favor të një numri të kufizuar institucionesh ose popullsie. A mundet Franca, historia e së cilës është e lidhur kaq ngushtë me të kaluarën e Orientit (Lindjes), të kënaqet me autorizimin e vetëm të dhënë nga zjarrvënës për të rindërtuar atë që u shkatërrua nga duart e tij? A beson Franca se po rrit prestigjin e saj në sytë e botës dhe të lindorëve sepse regjimi që shtyp një popull të tërë, që shkatërron një perandori të tërë, i njeh të drejtën për të mbajtur shkolla, për të hapur kisha në një pjesë të Perandorisë kur ata që do të përfitonin prej tij, nuk kanë asnjë garanci kundër zemërimit të të njëjtit regjimi, viktima të të cilit ishin?

Do të ishte e vështirë për ne të pranonim se Franca do të abdikonte rolin e saj qytetërues, do të mohonte historinë e saj, do të shkatërronte veprën e saj të kryer me çmimin e kaq gjakderdhjeje dhe në një kohë kur drejtimi i politikës së kësaj Perandorie të madhe, e cila dikur ishte pengesë, qëndron në duart e një monarku të ndritur, i cili, i shtyrë nga dashuria për drejtësinë dhe paqen, si garanci e sinqeritetit të qëllimeve të tij, kërkoi aleancën e tij.

Do të ishte e dhimbshme për ne të kërkojmë çfarëdo arsyeje që do ta detyronte Francën të harronte të kaluarën e saj, të komprometonte të ardhmen e saj në mënyrë që të kursente tekat e armiqve dhe miqve të saj, duke mbetur e pandjeshme përballë tmerreve që bëjnë të rënkojnë tridhjetë milion qenie njerëzore, fati i të cilëve u garantua nga një akt i fituar nga sakrifica e gjakut francez dhe nga ndërhyrja e painteresuar dhe energjike e politikës franceze.

Ne, myslimanët dhe të krishterët, e dimë se dinastia osmane, Perandoria e Turqisë dhe popujt e saj i marrin të drejtat dhe fuqitë e tyre nga përcaktimet ndërkombëtare, një nga faktorët e të cilave ka qenë gjithmonë Franca. Me këto përcaktime, Turqia gradualisht hyri dhe eci në rrugën e qytetërimit dhe përfundoi duke shijuar përfitimet e së drejtës ndërkombëtare nën përgjegjësinë e qartë të njohjes së detyrave të saj dhe nënshtrimit ndaj ligjeve të një shteti të qytetëruar. Traktati i Parisit, duke garantuar integritetin dhe pavarësinë e Perandorisë, i imponoi asaj barazi dhe të drejtën civile për të gjithë banorët e saj; Traktati i Berlinit, duke shpëtuar rrënojat e këtij traktati, përcaktoi më qartë të drejtën e saj publike.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Por Evropa e keqkuptoi veten në një pikë kapitale, e cila ishte origjina e kaq shumë fatkeqësive dhe që shkaktoi kaq shumë zhgënjime; duke besuar se sulltani ishte i interesuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë për prezantimin e reformave të afta për të ngritur Perandorinë, ajo ia besoi kujdesin për realizimin e punës së tij reformuese pushtetit të tij diskrecional dhe e mbështeti atë me besimin e saj absolut për të ngritur prestigjin e tij në sytë e popujt e saj, të cilët konsideroheshin si pengesa e vetme dhe unike për realizimin e reformave. Koha dhe ngjarjet kanë dhënë prova të këtij gabimi. Regjimi aktual tejkaloi çdo masë të largpamësisë njerëzore. Ky regjim, vepër e një reaksioni pa emër, me bazë despotizmin e verbër dhe motiv interesin vetjak, i mbështjellë nga retë më të mëdha të rreziqeve dhe persekutimeve imagjinare, shtyu parimin e ndarjes – jo për të sunduar, por për të shtypur – deri në atë pikë saqë bëri një pjesë të popullsisë xhelatin e pjesës tjetër që është bërë viktimë e dobët. Asnjë konsideratë politike apo fetare nuk kryeson konceptimin e këtij sistemi të shkatërrimit dhe shfarosjes. Mjerimi i skajshëm që mbizotëron në vendet dhe rajonet thjesht myslimane, persekutimet dhe fyerjet që kanë pësuar banorët e saj dhe veçanërisht arabët dhe madje edhe ata që i përkasin familjes fisnike të Profetit, shthurja në të cilën raca turke është reduktuar duke dhënë spektaklin më të zymtë të spiunazhit të pakufizuar dhe të paturpshëm, organizimin e masakrave dhe shkatërrimeve masive në lidhje me racat dhe shtetet dhe qytetet e tëra, konfiskimin e mallrave të atyre që, për t’i shpëtuar vdekjes, janë strehuar jashtë shtetit, nga ku u ndalohet të kthehen, kërcënimi me internim dhe burgim kundër atyre turqve dhe kurdëve që, të gjallëruar nga ndjenjat e humanizmit, morën guximin të ndihmonin për të riintegruar armenët që ishin kthyer ilegalisht në shtëpitë dhe pronat e tyre, braktisja e të gjitha avantazheve politike, strategjike, administrative, madje edhe financiare që rrjedhin nga Traktati i Berlinit, përbëjnë fakte që dëshmojnë se nuk respektohen as rregullat e besimit mysliman, as ligjet e moralit të pastër dhe as angazhimet ndërkombëtare.

Të përballur me këtë anarki apo nihilizëm që vjen nga lart, popujt e Lindjes, të armatosur me durimin që u diktojnë arsyeja e shëndoshë dhe besimi absolut në drejtësinë hyjnore dhe dhembshurinë e botës së qytetëruar, presin me besim fundin e fatkeqësive të tyre dhe inaugurimin e një epoke drejtësie dhe lirie.

Duke refuzuar në mënyrën më formale çdo solidaritet mes nesh, popujve dhe autorëve të vërtetë të mizorive të organizuara me qëllimin pervers për të shtypur njërin nga elementët duke e portretizuar atë si një kasap famëkeq dhe duke shfarosur tjetrin me hekur dhe zi buke (uri), ne kërkojmë ndërhyrjen e Evropës dhe veçanërisht të Francës për të kryer punën e zbutjes dhe evolucionit në këtë vend të Lindjes, i cili ka qenë gjithmonë objekt i dashamirësisë dhe kujdesit të saj të lartë. Franca, e cila me sakrifica të konsiderueshme gjatë Luftës së Krimesë dhe me një asnjëanësi të lavdërueshëm gjatë Kongresit të Berlinit, mbështeti çështjen e popujve të Lindjes, nuk do ta humbasë këtë rast për të kërkuar mjetet për të realizuar angazhimet që Evropa mori dhe, për fat të keq, përfaqësuesi i tij e shtyu ekzekutimin (zbatimin) në dëm të fronit, dinastisë dhe popujve të tij.

Roli i ndershëm dhe i painteresuar (asnjëanës) që Franca ka luajtur për gjysmë shekulli në çështjet lindore, e autorizon atë dhe madje i imponon detyrën që të kërkojë ndihmën e fuqive të tjera garantuese për t’u mbledhur në konferencë, sipas parashikimit të Kongresit të Berlinit, dhe për të marrë masa të tilla që do të siguronin zbatimin e angazhimeve të marra nga nenet 23, 61 dhe 62 të traktatit dhe vendosjen e një kontrolli që do të garantonte gëzimin e drejtësisë së plotë midis të gjithë popujve dhe racave duke zbatuar rregulloret e hartuara në përputhje me klauzolat e këtyre neneve.

Bruksel, 14 nëntor 1901.

ISMAIL QEMALI

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania). https://www.darsiani.com/la-gazette/pro-armenia-1901-kur-ismail-qemali-u-shkruante-presidenteve-te-republikes-dhomes-dhe-senatit-francez-letra/. 

Kryeministri Kurti priti në takim familjarët të vrarëve më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës

0

Prishtinë, 4 shkurt 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicë, në takimin me z.Gani Xhaka dhe z.Luan Abrashi, të cilëve atë natë u janë vrarë familjarët në veri të Mitrovicës.

Duke falënderuar kryeministrin Kurti për vëmendjen dhe kujdesin, ata theksuan se kjo është ftesa e parë për takim në kryeministri në këto 22 vite.

Z.Xhaka kujtoi natën e 3 shkurtit, kur nga bomba e tretë e hedhur në banesë u plagos rëndë bashkëshortja e tij Nerimanja, si dhe vajza e tyre Eminja, 11 vjeçare. Ai rikujtoi tmerrin e qëndrimit në banesën e cila ishte kapluar nga zjarri pas bombës së hedhur, ndërsa nuk guxonin të hapnin dritaret pasi serbët e armatosur ishin çdokund.

Pas rreth 4 orësh kishin arritur të largohen për në spital, ku bashkëshortja dhe vajza ishin shtrirë në kate të ndara. Nga plaga e rëndë në abdomen, Nerimanja ndërroi jetë në ora 22:00. Ganiu kujtoi atë natë të rëndë, kur i qëndroi pranë bashkëshortes deri në frymën e fundit. E pas kësaj, mblodhi forcat që të ngushëllonte vajzën e plagosur.

Familja Xhaka jetonte në të njëjtën rrugë me familjen Abrashi, në veri të Mitrovicës.

Luani ishte vetëm 11 vjeçar kur iu vra e ëma, Sebiha Abrashi, nga të shtënat në ndërtesën ku jetonin në veri të Mitrovicës. Ai tregoi se pronat e tyre ishin detyruar t’i shesin në vitin 2009.

Atë natë ishte vrarë edhe shoku i Luanit, Nderim Ajeti, 13 vjeçar.

Para 22 vitesh, natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, strukturat kriminale të Serbisë me formacione të armatosura vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleqë, e plagosën 25 të tjerë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi, Nderim Ajeti, Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Selime Berisha, Muharrem Sokoli dhe Remzije Canhasi, u vranë nga plumbat e bombat e strukturave kriminale, me planin për ta spastruar atë pjesë nga shqiptarët.

Atë natë filloi edhe dëbimi i rreth 12 mijë banorëve shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre. Kjo shënon edhe përmbysjen demografike të asaj pjese të Kosovës me shumicë shqiptare në favor të serbëve.

Kryetari Hamza priti në takim disa prej familjarëve nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës

0

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, sot kanë pritur në takim disa prej familjarëve nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës, si dhe kryetarin e KMLDNJ-së në Mitrovicë, z. Halit Barani.

Gjatë këtij takimi kryetari Hamza ka thënë se kjo masakër, ndryshe nga masakrat e tjera gjatë luftës, ndodhi pas luftës e në paqe. Vuajtjen e bën më të vështirë fakti që akoma nuk është arrit drejtësia për ta, tha ai.
Mitrovica-foto: Behlul Jashari
Kryetari Hamza, i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues. Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja.
Mitrovicë – kryetari Bedri Hamza me qyetarë të tjerë … 
Gjithashtu ai u ka premtuar familjarëve dhe të mbijetuarve nga kjo masakër përkrahje dhe kujdes institucional brenda mundësive.
Me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, u vranë 10 qytetarë civil e të pafajshëm, ku në mesin e tyre kishte fëmijë, gra dhe pleq.
Po ashtu, në këto data ishin 1564 familje e mbi 11 mijë shqiptarë që u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.

“Pronto 2”!

0

Florim Zeqa 

U shkrua dhe u tha shumë, iu dhe bështetje dhe u bënë kundërshtime, ndodhën fyerje dhe linçime të llojeve të ndryshme me rastin e arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili, dorën në zemër, arrestimin e kishte të merituar ashtu siq e meriton edhe ndëshkimin (gjykimin) për goditjen me shuplakë të policit në kryerjen e detyrës shtetërore.

 Stimulimi i vandalistëve i ka lënë derën hapur dhunës ndaj zyrtarëve shtetërorë

Mosndëshkimi i huliganëve dhe vandalistëve shumë vite më parë dhe ardhja e tyre në majat e shtetit disa vite më pas, siq duket është bërë frymëzim për Dardanin dhe shumë dardana të tjerë në Republikën e Kosovës!

Duhet rikujtuar lexuesve se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla me 12 të tjerë, në mesin e tyre edhe Dardan Molliqaj, janë me aktakuzë të ngritur më 14 Mars 2014 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për hedhje të gurëve, ngjyrës, sfera të qelqit, shishe dhe mjete piroteknike kundër pjestarëve të Policisë më 27 qershor të vitit 2013 në protestën kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Sveçla me ish bashkëpartiakun Molliqaj e të tjerë, jo vetëm që nuk janë dënuar, e injorojnë Gjykatën Themelore në Prishtinë me mospjesëmarrje në seancë dhe asgjë kërkujt. Në cilin shtet ndodhë që ministri e injoron institucionin e pavarur shtetëror të drejtësisë, siq është gjykata, në cilin shtet ndodhë që huliganët dhe vandalistët të vijnë në krye të shtetit!

Ndodhë vetëm në Kosovë që një kandidat i dënuar për vepra penale të vie në krye të institucioneve të shtetit, e madje edhe në krye të ekzekutivit siq është rasti me Albin Kurtin, i cli ishte hequr nga lista për deputet për shkak të dënimit për kryerje të veprës penale, por paradoksalisht, i njëjti ligj ia mundësoi zgjedhjen kryeministër i vendit!

Sveçla të kujton kohën e klanit “Pronto”

Për shkak të mos shkuarjes në gjykatë të ministrit Xhelal Sveçla, shtyhet gjykimi edhe i të akuzuarëve të tjerë për protestën e organizuar më 27 qershor 2013, kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë së cilës kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera qelqi, shishe e mjete piroteknike kundër zyrtarëve policorë, ku si pasojë lëndime të lehta kanë pësuar katër policë dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare dhe janë kryer edhe veprime tjera të dhunshme dhe huligane.

Mirëpo të ardhurit në pushtet me premtimet për barazi ligjore dhe sociale janë kthyer në injoruesit më të mëdhenj të institucioneve të pavarura të drejtësisë, siq janë prokuroria dhe gjykatat. Kështu kishte ndodhur në kohën e klanit “Pronto”, po ndodhë edhe tani kohën e qeverisjes së ish huliganëve dhe piromanëve të institucioneve shtetëroore!

Si ta quajmë tani klanin e ri, “Pronto 2”, të cilit drejtësia ia ka frikën!

Reagimi qesharak i deputetes                                                                    

“Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin pula” ishte reagimi i një deputetje opozitare e cila i doli në mbrojtje Dardan Molliqajt, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti. Por e njëjta deputete, me qëllim po harron se i njëjti Radojçiq ishte edhe në kohën e tyre, pse nuk e arrestuan gjatë qeverisjes së tyre?!

Për arrestimin e Molliqajt dhe mosarrestimin e Radojçiqit nuk duhet akuzuar policia për mosefikasitet, por urdhëdhënësit e tyre filluar nga kryeministri Kurti, ministri Sfeçla dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Policia e ka sqaruar rastin se i dyshuari (Milan Radojçiq) gjatë hyrjes në pikën kufitare në Bërnjakë, nga Serbia në Kosovë, gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar, ishte larguar mbrapa në drejtim të Serbisë duke ua lënë “këmbët e arushës” (dokumentat) në dorë!

Arrestimi i vonuar i Molliqajt, dënimi qesharak

Jam ndër ata që nuk kanë asgjë personale me Dardan Molliqajn, isha dhe jam pro-protestës paqësore kundër shtrenjtimit të rrymës, por jam kundër sulmit të Dardanit ndaj policit në detyrë, gardianit të rendit dhe ligjit në prezencën e dy komandantëve të njësive operative dhe të gjithë njësisë policore në krye të detyrës në mbrojtje të objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës!                                                                                  Mirëpo, siq duket e kaluara e tyre e përbashkët (Kurti-Molliqaj-Sfeçla) në kryerjen e akteve vandaliste, me thyerje dhe djegie të institucioneve shtetërore, ka bërë që Molliqaj të shpërblehet me masën më të lehtë ndëshkimore, “lajmërim në Polici”, masë e cila është pak më tepër se qesharake.

Mbase ndodhi pikërisht kështu, për faktin se në të ardhmen e afërt mund t’i shohim sërish bashkë në bankën e të akuzuarëve Molliqajn dhe Sfeçlën në Gjykatën Themelore në Prishtinë!

Masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, kur u vranë e plagosën qindra qytetarë si dhe u dëbuan mbi 15 mijë shqiptarë të Mitrovicës së veriut

0
  • Kujtimet e Naim Miftarit, ish-agjent i SHIK-ut, si dhe të tjerëve.

Tashmë janë bërë 22 vjet nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, kur në Mitrovicën veriore u vranë 10 qytetarë civilë shqiptarë, dhe u plagosën 25 të tjerë, si dhe ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.

Në këto dy data të tmerrshme për shqiptarët, në veri të lumit Ibër u ekzekutuan Bashkim Rrukeci, Muharrem Sokoli, Nezir Voca, Shqipe Voca, Selime Berisha, Remzije Canhasi, Nderim Ajeti, Sebaha Abrashi, Nexhmije Xhaka dhe Niman Sejdiu.

Ekzekutorët sipas dëshmitarëve okular ishin: Oliver Ivanoviq, Dragan Delibashiq, Milodrag Raliq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Martinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq, Ivan Mandiq, Dragan Shilkoviq, Dushko Shilkoviq, e shumë të tjerë.

Këto dy data shënojnë një ndër masakrat më të mëdha serbe në Kosovën e pas luftës.

Serbët e Kosovës në bashkpunim me grupet kriminale të ardhura nga pjesët e ndryshme të Serbisë ishin organizatorët e asaj masakre.

Për këtë masakër të kryer nga serbët, ka folur profesori Adem Mripa, i cili është banor i lagjës së Boshnjakëve.

Profesori nuk ka hezituar që të akuzojë UNMIK-un, për shumë çka që ka ndodhur në veri.

Mripa thotë se “Rojet e Urës” kanë vra shqiptarë në prezencën e UNMIK-ut.

Sipas profesorit viti 2000 dhe data 3 e 4 shkurt njihet si viti i masakrës ku u vranë dhjetë persona, fëmijë e gra.

Ai thekson se, fatkeqësisht për këto 20 vjet askush nuk ka qarë kokën për shqiptarët e veriut, derisa serbët kanë ndihma të ndryshme nga Serbia dhe Republika serbe e Rusia.

“Serbët në prezencë të ndërkombëtarëve kanë shpërndarë armë, disa herë i kam ftuar UNMIK-ut dhe KFOR-in se po shpërndajnë armë, kurse ata nuk kanë ndërhyr për me ndërpre furnizimin e serbëve me armë. Prej meje ata kanë kërkuar që ti bëjë fotografi. Ata nuk kanë ardhë me i zënë në vepër se çka po shpërndajnë. Një rast, pas disa dite pasi u shpërndanë armët disa ushtar të KFOR-it italian më pyetën se si është situata dhe iu tregova se situata nuk është e mirë, serbët armatosën, vrasin e rrahin shqiptarët dhe askush nuk përgjigjet, ne jemi të strukur dhe nuk kemi guxim me dal jashtë shtëpisë pasi jemi të rrezikuar për vrasje nga grupet kriminale serbe të quajtuara “Rojet e Urës”. Komandanti italian më tha tregom se ku kanë shpërndarë armë dhe ata shkuan e bastisën atë lokalcion dhe për fat e gjetën vetëm një automat e pjesën tjetër të armëve nuk i zbuluan sepse i kishin shpërndarë serbët tanimë”, përfundon Mripa.

Për masakrën e veriut ka folur edhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, pas futjes së KFOR-it francez, interesoheshin vetëm në çarmatimin e UÇK-së që e kishte arritur përmes bashkëpunëtorit të shërbimit sekret francez DGSE, Hashim Thaçit, i cili përmes nënshkrimit të marrëveshjes K-0/99 e çarmatosi dhe e tradhtoi UÇK-në sikurse kjo të ishte ushtri private e tij.

“Qytetarët shqiptar pasluftës në veri kërkonin ndihmen tonë dhe ne nuk kishim as mundësi e as të drejtë që t’i ndihmojmë pasi komandantët tonë me Hashim Thaçin në krye na çarmatosën UÇK-në dhe e bënen OJQ. Në nëj rast komandanti Rrahman Rama më sjell një person në zyre të ZKZ-G2, ai person ishte profesori Adem Mripa të cilin pastaj i kemi dalë në ndihmë aq sa kemi pasur mundësi e shpeshherë edhe duke rrezikuar që të burgoseshim nga UNMIK-u dhe nga KFOR-i francez”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon se me datë 1 shkurt të vitit 2000, rreth orës 09:00, në zyrën e tyre G/2 ishte shkuar Rrahman Rama me një civil për të cilin thotë se e kishte pa edhe më herët në Shtabin e Përgjithshëm në Prishtinë gjatë takimeve që kishin rregullisht me SHTP dhe në PK-SHIK-MRP, pasluftës.

“Komandanti Rrahman Rama më ka thënë se ky është komandant ‘Shpati’ I. Ilazi nga Shtabi i Përgjithshëm dhe se unë duhet të bisedoja me të. Shpati më propozoi që ta largoja nga zyra Shefqetin dhe ky epror i G-2 por nuk pranova që ta largoj pasi ishte bashkëluftëtar dhe njeri i sbprovuar. I thash jo, pasi edhe ashtu unë i tregoja dhe i bisedoj gjërat em ta se është i besuar dhe i verifikuar, pastaj Shpati e ka nxjerrë një letër urdhër nga një kuvert postal ma ka afruar që ta lexoj atë urdhër ku aty ishte nënshkrimi i Hashim Thaçit, Agim Çekut dhe Kadri Veselit, që urdhërohej që rekomandimet e Shpatit të kryhen me përpikmëri dhe në rast nevoje TMK-në e zonës së Shalës ta vën nën dispozicionin e Shpatit. Gjatë biesedës me Shpatin, më pyeti a ki njerëz të G2 TMK në veri, i thash që po dhe më pyeti a kemi armë dhe sa ushtarë janë. I thash afër 30 veta, por nuk ishin aq, pastaj më tha merre radiolidhjen e thirri të gjithë që të dalin sante dhe se ky është urdhër që të kthehen në Jug të Mitrovicës e të vinë në TMK-në në Tavnik”, tregon Miftari.

Ai tregon se çfarë ndodhi më pas.

“Unë e pyeta Shpatin se çka po ndodhë? Ai tha se nesër në veriun e Kosovës në Mitrovicë do të duhet me forcë dhe me armë disa njesi të UÇK-së, si Tigrat e Zi dhe disa të tjerë dhe Sami Lushtaku do t’i udhëheq dhe veriu i Mitrovicës do të lirohet nesër në mbrëmje. I thash që më mirë është që t’i mobilizojmë qindra ushtarë tanë pasi kishim shumë të përgatitur dhe të trajnuar për luftë sesa nga Drenica por që na duhet municion dhe disa armë i kërkova nga OSA, zolla dhe top dore dhe municion tjetër. Tha jo, ju do të rrini urtë dhe nuk dini asgjë pasi jeni nën vëzhgim 24 orë dhe inteligjenca ushtarake francezë të cilët hapur po e përkrahin Serbinë, ju nuk dini asgjë dhe të sjelleni normal pasi është kjo top sekret ushtara dhe me kaq përfundoj kjo bisedë e cila zgjati rreth 45 minuta. Ai tha se nëse rrini andej kanë me u vra ndërmjet veti ushtarët tonë pasi në errësirë do të filloj aksioni, edhe pse nuk ma mbusi syrin ky urdhër i tyre, andaj unë kam urdhëruar 4 ushtarët tanë që nga atje të vinë në TMK, pra në komandan tonë në Tavnik dhe armët e gjata që i kane me veti të i fshehin por t’i lanë andej. Pas 2-3 dite serbët ishin kanë të përgatitur për këtë çështje, pasi më heret kishin pru paramilitare ë pjesëtarë te policisë kinse si pacientë. Ata kanë pas armë edhe shumë gjëra tjera dhe pas aksionit ata pastaj kanë shkuar përsëri në spital dhe KFOR-i francez nuk i ka ngucur. Kurse të shtënat me zollë kanë qenë shkak që serbët me ba pastrimin etnik”, tregon Miftari.

Ai tutje rrëfen për ngjarjen e 2 shkurtit.

“Ne ishim afër 10 epror e ushtarë të besuar dhe e hetuam se kishte KFOR francës në lëvizje e po i përcillnin. Ne kemi dalur afër Shtëpisë së Mallrave në qendër të Mitrovicës dhe diku pas orës 19:00 kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme të një pasnjëshme nga dy zolla M64MM. Pas disa sekondash na kanë rrethuar ushtarët francëz me armë të gjata dhe na kanë urdhëru që të shkojmë me ta të Gjenerali i tyre sepse ai dëshironte të takohet në hotel Adriatiku ku ishte baza e tyre dhe në holl brenda na i kanë marrë radiolidhjet dhe kanë kërku të takojnë Rrahman Ramën i cili ishte në Prishtinë por nuk i bënte telefoni. Aty na bën fajtor mua dhe I. Hajrizin për atë se çka po ndodh duke na kërcënuar se do të na arrestojnë dhe gjykojën si terrorista pasi UÇK-TMK ishte tani OJQ dhe jo ushtri. Dikur na liruan nga ora 24:00 dhe kur kemi dal i kemi takuar disa civil të ikur nga veriu dhe kanë pa ushtarët francez dhe paramilitaret e policisë serbe duke vepruar bashkaraisht. Të nesërmen ushtria franceze me tanke dhe afër 6 mijë ushtarë të armatosur deri në dhëmë bënin shtetrrethim të veriut të Mitrovicës dhe me datën tre ditën dhe natën ne kemi shti armë luftë dhe përpjekjet tona që të futemi në lagjën e Boshnjakëve ishin të pandaluar”.

Por sipas tij, ishte shumë vëshitirë pasi i kishin bllokuar të gjitha rrugët dhe nga rrokaqiejt e lartë ushtarët francez me snajper gjuanin për të vra nëse futeshin në veri.

“Me datën 3, ka mbramja një marshal italian Xhani De Mella, karabinier ka ardhë në zyrën tonë G-2 dhe na ka treguar se ka shumë të vrarë nëpër rrugë dhe të plagosur dhe se ushtria franceze kanë bërë orë policore dhe qëllojnë pa paralajmërim gjatë ditës. Ne mledhnim edhe informata sidomos nga oficeri i inteligjencës ishtarake britanike M. Mildi na tha se asnjë ushtarë i Drenicës, Tigrat e Zi të Sami Lushtakut as njerëz të Shpatit nuk ishin prezent në veri të Kosovës dhe kjo ishte vetëm një lojë e shërbimit serkret serbë dhe francez me dijen dhe ndohmën e argatit ttë tyre Hashim Thaçit, Agim Çekut dhe edhe Kadri Veseli dhe nga ajo natë më kurrë nuk ju kamë besuar atyre dhe komandantëve të Drenicës. Pas tri ditësh e mora vesh se gjuajtësit e 2 shkurtit ishin njerëz të Hashim Thaçit që iu shërbenin disa komandantëve të Drenicës dhe gjatë luftës i kam ndjek dhe dy herë i kam arrestuar në zonën e Mitrovicës të cilët ishin ushtar të disa komandantëve nga Shtabi i Përgjithshëm në Drenicë”, rrëfehet tutje ai.

Ai tregon se pse po vazhdon drama edhe sot në veri.

Krejt drama çka po ndodh sot është se në vitin 1997, 1998, 1999… Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Baton Haxhiu, Gani Thaçi dhe shtabi i Rognerit ishin parashutistë të shërbimit sekret Serb UDB të Ivica Stanishiqit dhe disa u bënë edhe parashutistë pa parashuta të shërbimit sekret Francez DGSE nënpunësa të dhëndrit serb Denjear Arnaudit. Kurse UDB Serbe dhe DGSE Franceze ishin dhe janë edhe sot aleat shekullor nga lufta Ballkanike e deri te ‘Solunsku Frontit’ ardhja e KFOR-it francez në veriun e Kosovës ishte me koordinim të plotë me Serbinë dhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, dhe me Agim Çekun komandantin e UÇK-së i cili ishte shërbëtor i Shtabit të Rognerit”, shprehet Miftari.

Ai bënë disa pyetje për secilin eprorë që ishte prezent të Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në vitin 1999 në Berishë.

“Pyetni çdo eprorë që ishte prezent në Shtabin e Përgjithshëm në 1999 në Berishë duke fillu nga Rexhep Selimi… se si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe Agim Çeku e kishin mbush Shtabin e Përgjithshëm në Berishë me oficerë të prezantuar në UÇK si kinse janë Anglez të NATO-s, a në fakt ishin oficerë Francez të DGSE që ishin ardhë në koordinim të plotë me shtetin serb me ushtrinë dhe policinë e Millosheviqit qëllimi ishte që përmes KFOR-it francez dhe nëpunësave të vet Thaçit, Veselit, Haxhiut, por edhe naivitetin e Agim Çekut të ja ruajnë Serbisë territorin e veriut të Kosovës”, tregon Miftari.

Miftari tregon se si Agim Çeku i kishte ndalur në një fshat dhe i kishe vonuar 4-5 ditë.

“Pyetni Agim Çekun si na kishte ndaluar duke na vonuar në fshatin Novolan të Vushtrrisë qëllimisht 4-5 ditë rresht neve Brigadën 142 të UÇK-së që të futemi në Mitrovicë. Pyetni se si edhe Mitrovicën na kishin thënë të mos e shkelim dhe të mos jemi prezent. Shkolla e Vaganicës ishte kufiri deri ku guxonim të vendoseshim, por disa nga ne duke mos e përfillë urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm u vendosum krye në veti në Tavnik”, tregon ai.

Miftari thotë se të pyetet edhe Rrahman Rama se a është e vërtetë kjo?

“Pyetni edhe Rrahman Ramën se a është kjo e vërtetë se çfarë urdhrash të çoroditura na vinin nga Shtabi i Përgjithshëm në atë kohë përmes Agim Çekut, pasi pothuajse të gjithë eprorët dhe ushtarët e 142 e dimë këtë”, shton ai.

Pastaj sipas tij, ka vazhduar plani i ndytë pas 16 Qershorit 1999 në Mitrovicë.

“Loja e DGSE, francezëve dhe UDB serbe me nda veriun e Kosovës, ndalja e demonstratave masive dhe loja e DGSE franceze koordinim me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Agim Çekun… këtë lojë e kemi pa pastaj publikisht pothuajse gjysma e Kosovës! Pyetni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun se si ndodhi pastaj pastrimi etnik dëbimi i koordinuar i 15.000 shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës me 2 edhe 3 shkurt 2000?”, vazhdon tutje Miftari.

Miftari flet edhe për Tigrat e Zi të Sami Lushtakut.

“Pyetni edhe Rrahman Ramën kush ishte dërguar nga Shtapi i Prishtinës në Shtabin e Zonës 4 me 02. 02. 2000 një epror i deleguar i tyre me nofkën SHPATI, ish pjesë e LPK… dhe pse ishin ardhë urdhrat nga Prishtina që zona e 4 e UÇK-TMK të mos bënim asnjë veprim ushtarak në Mitrovicë  pasi në veri kinse do të intervenonin formacioni ‘Tigrat e Zi’ në krye me Sami Lushtakun dhe me rëndësi kush e kishte nisur kinse lirimin e veriut, në fakt kishte filluar skenarin serbo-francez për pastrimin etnik ndjekjen e shqiptarëve nga veriu i Kosovës rreth orës 20:00 me 2 shkurt në Mitrovicë me shkrepjen e dy antitankve Zolla nga një shkollë në jug të Mitrovicës”, thotë Miftari.

Miftari tutje pyet se pse nuk e pranojnë këta akterë me në krye Hashim Thaçin se u mashtruan?

“Pse këta akterë në krye me Hashim Thaçin nuk e pranojnë sot se si i mashtroi Shërbimi Sekret Francez në Mitrovicë 1999, i cili ishte në koordinim 100% me shtetin serb me UDB serbe”, deklaron Miftari.

Ai kërkon nga Prokuroria hetim për masakrat e vitit 2000 në veri, që të dënohen skenaristët dhe kriminelët që kryen krime në atë kohë.

“Të mos i lëshojmë pe më kurrë Serbisë se ska kurrëfar kompromisi me armikun shekullor tonin, Qeveria Kurti ta ndihmojë ta rregullojmë tradhtin dhe mashtrimin që na u bë përmes KFOR-it francez gjegjësisht përmes Shërbimit sekret Francezo-Serb në qershor 1999 me ndihmën e Thaçit. Të hetohet deri në fund nga Prokuroria e shteti masakra e 2 shkurtit të vitit 2000, kur u vranë dhjetëra qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë, si dhe u dëbuan nga pronat e tyre mbi 15 mijë shqiptarë civilë të Mitrovicës së veriut, dhe ta rregullojmë gabimin tonë që bëmë për veriun e Kosovës por edhe të dënohen skenaristët dhe kriminelët që bënë krime kundër civilëve shqiptarë para NATO-s, para 60 mijë ushtarëve të saj”, përfundon Naim Mifari.

Nga: N. SH. , më 4 SHKURT 2022 (Bota Sot)

Zbulohen detaje të Njësive Detare Proksi të IRGC të regjimit të Iranit

0
Më 2 shkurt, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) bëri publike një sërë zbulimesh të reja, përmes zyrës së tij amerikane në Uashington DC. Këto zbulime kanë të bëjnë me krahun më të ri terrorist të regjimit iranian, Njësinë Detare të Forcave Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dhe informacioni i zbuluar për publikun përmban detaje të misionit dhe bazave të saj detare.

NCRI tha, ‘Sipas informacionit të marrë nga rrjeti brenda Iranit i opozitës kryesore iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), Forca Quds ka rekrutuar mercenarë për njësi terroriste të sapokrijuara, të armatosura dhe të trajnuara për të sulmoni anijet dhe objektivat detare në rajon.”

Forca Quds ka kryer seanca stërvitore në Iran, duke ofruar kurse të specializuara detare për mercenarët nga Jemeni, Iraku, Siria, Libani dhe një numër vendesh në Afrikën Lindore për t’u dhënë atyre ekspertizën për të formuar njësi detare në vendet e tyre dhe për të zgjeruar aktivitetet terroriste të regjimit në të gjithë rajonin nëpërmjet forcave të tij prokurë.

Detajet e zbuluara nga zyra e NCRI-së në SHBA kanë përshkruar ciklin e rekrutimit të Forcave Quds për këto kurse, si dhe operacionet e trajnimit terrorist për grupet prokure të regjimit dhe një listë të mbështetjes logjistike dhe armatimit që regjimi u ka ofruar atyre.

NCRI tha: ‘Që nga fillimi i vitit 2021, dhe më shumë që nga gushti 2021, kur Ebrahim Raisi mori detyrën si presidenti i ri i regjimit iranian, Teherani ka rritur operacionet e tij terroriste detare duke përdorur mercenarët e tij të huaj, veçanërisht Houthi-t e Jemenit’.

Forca Quds u përball me një goditje të madhe, në aftësinë e tyre për të ndërhyrë në luftërat që kanë vazhduar në të gjithë Lindjen e Mesme, pas eliminimit të një prej komandantëve të tyre të lartë, Qassem Soleimani, në janar 2020. Prandaj, si kompensim, IRGC ka e kthyen fokusin e tyre për të ndërhyrë në Jemen, duke përshkallëzuar aktivitetet detare terroriste.

NCRI tha, “Informacioni përfshinte gjithashtu informacione rreth mënyrës sesi trupat e trajnuar të Njësisë Detare të Forcës Quds janë organizuar në batalione komando detare, të cilat janë vendosur në mënyrë specifike në Detin Arabik, Bab al-Mandab dhe Detin e Kuq për të penguar lundrimin detar të tregtisë. anijet, për të sulmuar portet, për të kryer rrëmbime anijesh dhe për të vendosur mina, ndër të tjera.”

Është zbuluar një rrjet i madh kontrabande, nëpërmjet të cilit Forcat Quds u kanë ofruar grupeve të përfaqësuara të regjimit me armë dhe pajisje të nevojshme për sulme të mundshme detare. Në një përpjekje për të shmangur zbulimin, shumë metoda po përdoren, si dhe rrugë të ndryshme midis Jemenit dhe Somalisë, për të transportuar furnizimet.

Së bashku me armët, grupi Houthi jemenas është pajisur me skafe nga Forcat Quds të IRGC-së, të ngjashme me ato të përdorura nga vetë marina e IRGC-së në Gjirin Persik. Qëllimi, duket se është zgjerimi i konflikteve aktuale në Detin Arabik dhe Detin e Kuq.

Siç nënvizoi Përfaqësuesja e NCRI-së në SHBA, Soona Samsami, me fuqitë perëndimore që mbyllin sytë ndaj aktiviteteve të regjimit dhe vazhdimisht u ofrojnë atyre lëshime, mungesa e llogaridhënies për zyrtarët e lartë të regjimit vetëm sa i ka inkurajuar ata të vazhdojnë sjelljen e tyre sfiduese.

NCRI tha, “Plani i fundit i lojës së Teheranit për të krijuar njësi detare terroriste dhe për të rritur kaosin e tij rajonal synon të projektojë fuqinë dhe të mbulojë dobësinë e tij themelore brenda Iranit. Regjimi shpreson se ky imazh do të sigurojë një levë shtesë ndërkombëtarisht dhe brenda vendit.”

Samsami theksoi se pa marrë parasysh se cili është rezultati i negociatave të marrëveshjes bërthamore të regjimit dhe pavarësisht nga ajo që ata zgjodhën të bënin me programet e tyre të armëve bërthamore, regjimi duhet të mbahet ende përgjegjës për luftërat e tij prokurë në Lindjen e Mesme. Ata gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet brutale të të drejtave të njeriut, si dhe për shtypjen e qytetarëve iranianë në valët e kryengritjeve në vend.

Me IRGC-në dhe grupet përfaqësuese të regjimit që mbështeten në mbështetje të madhe financiare, në mes të përkeqësimit të situatës ekonomike në Iran, ata po luftojnë për mbijetesë. Si rezultat, regjimi ka kërkuar dëshpërimisht lehtësimin e sanksioneve për të mbajtur forcat e tyre shtypëse në mbështetje të jetës, si brenda dhe jashtë vendit, por pa rezultat.

NCRI tha: ‘Përmbysja mbarëkombëtare i ka dobësuar radhët dhe moralin e IRGC-së dhe bota duhet të vëzhgojë nga afër se çfarë po ndodh në rrugët në Teheran, Bejrut dhe Bagdad për të mësuar qëndrueshmërinë dhe për të ndjekur shembullin’.

La Revue d’Orient (1899) / Kur paria e Shkodrës i kërkonte Portës së Lartë autorizimin për ndriçimin e liqenit dhe brigjeve të tij me dritë elektrike

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shkurt 2022

“La Revue d’Orient” ka botuar, me 10 maj1899, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me kërkesën e veçantë asokohe të parisë së Shkodrës drejtuar Portës së Lartë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Energjia elektrike në Shqipëri – Sipas asaj që na thonë nga Kostandinopoja, disa të njohur në Shkodër të Shqipërisë i kanë kërkuar Portës së Lartë autorizimin për ndriçimin e liqenit të Shkodrës dhe brigjeve të tij me dritë elektrike, për të bërë të mundur lundrimin gjatë natës, ashtu siç është bërë me Kanalin e Suezit.

________

Aurenc Bebja, Francë).Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/la-revue-d-orient-1899-kur-paria-e-shkodres-i-kerkonte-portes-se-larte-autorizimin-per-ndricimin-e-liqenit-dhe-brigjeve-te-tij-me-drite-elektrike/

Monumenti i heroit kombëtar në Lezhë kthehet në nevojtore!

0

Nga: Frank Shkreli

Nga i harruari i Kombit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i harruari i kombit në ditëlindjen e tij | Gazeta Telegraf, nga i mbuluari me çarçaf mu në qendër të Tiranës, e deri tek vizita provokuese e Presidentit turk, Erdogan në Shqipëri kohët e fundit në ditën e vdekjes së Heroit të Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit -Skenderbe – mendonim se nuk mund të ketë ofendime më të shëmtuara se këto nga qeveria dhe shteti shqiptar ndaj Skenderbeut dhe kujtimit të tij. Fatkeqsisht, ishim të gabuar — ka edhe më keq.

E pabesueshme, por e vërtetë. Jo, more jo, për këtë situatë, nuk ka faj Erdogani, i cili nuk e fsheh kurrë urrejtjen e tij për Gjergj Kastriotin – Skenderbe. Fajin e kanë vetë shqiptarët, qeveria në Tiranë, shteti shqiptar, Ministria e Kulturës, Bashkia, e ku ta di unë. Të gjithë duhet të turpërohen, nëqoftse kanë fytyrë! Lexon njeriu një lajm të tillë, se në çfarë gjëndje të shëmtuar gjëndet monumenti i Gjergj Kastriotit — Skenderbe në Lezhë dhe bën pyetjen: Kush janë këta njerëz në krye të kombit shqiptar që lejojnë një gjë të tillë në “ansamblin arkelogjik”, në vendvarrimin e Heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbe? Nga vinë këta njerëz,“liderë” të kombi, nga e kanë origjinën, që lejojnë çkombtarizimin dhe zhdukjen dalëngadalë të identitetit kombëtar. Interesave të kujt i shërbejnë këta njerëz që nuk çajnë kokën për dukuri të tilla, si ajo në Lezhë? A ekziston ndonjë gjë e shenjtë për ta në historinë dhe kulturën shqiptare, që duhet mbrojtur. Fati i keq i monumenteve historike dhe kulturore, anë e mbanë Shqipërisë, dihet tanimë. Harroje Gjergj Fishtën, Nënë Terezen e monumente të tjera, shumë prej tyre të shpallura “monumente kulture”, të mbrojtura pra me ligj nga qeveria shqiptare, por që mbrojtje nuk kanë.

Por se do i vinte radha edhe ansamblit arkeologjik tek monumenti dhe vendvarrimi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Lezhë, është vështirë të merret me mend ose të besohet. Është vështirë, që nga larg. të mësohet e vërteta se në çfarë gjëndje është dhe ç’po ndodhë rreth Memorialit të Skenderbeut në Lezhë, pasi mediat e oborrit nuk flasin as nuk shkruajnë.

Por nga një kronikë në Syri TV VIDEO-SYRI TV/ Memoriali i Skënderbeut në Lezhë – Syri | Lajmi i funditmësova se për vite tani, vizitorët vendas dhe të huaj si edhe vet banorët e asaj zone, përdorin Memorialin e vendvarrimit të Kryeheroit Kombëtar, Gjergj kastritoit -Skenderbeu, për nevoja personale, pasi ansambli arkeologjik për rreth vendvarrimit të Skënderbeut nuk është i rrethuar. Sipas kronikës së Syri TV, asnjë ent qeveritar nuk ka reaguar për këtë situatë të turpëshme në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë – përveç Avoktatit të Popullit, megjithëse kronika e Syri TV nuk thotë se çfarë tha Zyra e Avokatit të Popullit për këtë situatë të turpshme kombëtare as nuk pati ndonjë pasqyrim as reagim në media.

Por entet qeveritare që janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, siç është Memoriali i Skenderbeut në Lezhë, sipas gazetarittë Syri TV, Martin Markut, siç janë, “Bashkia apo Ministria e Kulturës nuk kanë marrë ende masa, për të parandaluar atë që qytetarët e cilësojnë si turp për Lezhën”. Unë do të shtoja se kjo gjëndje e krijuar atje, nuk është vetëm turp për Lezhën, por eshtë turp për Shqipërinë, për qeverinë e saj dhe për Ministrinë e ashtuquajtur të “Kulturës”, që nuk kujdeset as nuk jep fondet, ndërkohë që as nuk tregon vullnetin as interesimin për tu kujdesur për mirëmbajtjen e vednvarrimit të Shpëtimtarit të Kombit – Gjergj Kastriotit – Skenderebut. Dihet se Monumenti i Gjergj Kastriotit në Lezhë është një prej vendeve më të vizituara nga shqiptarët anë e mbanë botës, por edhe nga evropianë dhe turistë të rajonit. Prandaj është vështirë të merret me mend se kush janë ato mendje të ndritura të “kulturës” në qeverinë shqiptare që kanë lejuar që ky monument, tërheqës i turistëve, të bjeri në këtë gjëndje të turpshme dhe të mjerueshme. Kush janë ata njerëz përgjegjës për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës në Tiranë dhe në Lezhë dhe pse duan që duke lenë në harresë vendin më të shenjtë të kombit, t’i tregojnë vizitorëve të huaj këtë pasqyrë të shëmtuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve?

TV Syri njofton në kronikën e para disa ditëve se edhe pas një kronike të transmetuardisa javë më parë nga Syri TV dhe pas vërejtjes së bërë nga Avokati i Popullit, institucionet përgjegjëse, sidomos Ministria e Kulturës, me qendrimet e saj arrogante për mos-përkujdesjen ndaj monumenteve kulturore dhe historike –një arrogancë për të cilën ajo ministri është e njohur tanimë për disa vite — nuk kanë marrë asnjë masë, për të ndërhyrë. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi tregon edhe se e kujt është përgjegjësia për këtë situatë. VIDEO-SYRI TV/ Memoriali i Skënderbeut në Lezhë – Syri | Lajmi i fundit

Sipas një kronike tjetër mbi këtë subjekt, disa javë më parë të Syri TV, thuhet se “Në mungesë të banjove (publike) qytetarët ju drejtohen mureve antikë për të kryer nevojat e tyre personale, duke degjeneruar në këtë mënyrë vlerat historike të këtij qyteti 2400-vjeçar. Ata thonë se mungesa e banjove në qytet është problem mjaft shqetësues, ndaj bashkia duhet të ndërhyje për zgjidhjen e kësaj maskarade.” Me të drejtë, sipas Syri TV, shumë turistë ngelin të tmeruar me ato çfarë shikojnë në një zonë të tillë arkeologjike. Pavarësisht se ky problem vijon prej vitesh ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare, thuhej në kronikën e transmetuar në Syri TV, disa javë më parë.VIDEO-SYRI TV/ Varri i Skënderbeut kthehet në ba – Syri | Lajmi i fundit.

Në atë kronikë të Syri TV theksohet se, “Si në rrallë zona të tilla, ansambli arkeologjik i Lezhës është pa mure rrethues, duke i lënë mundësinë kujtdo të futet në të, lehtësisht, për të kryer nevojat personale, por edhe duke i shkaktuar dëmtime zonës historike, ndërkohë që deri “në qartësimin se e kujt është përgjegjësia për mbrojtjen e këtij monumenti si dhe ndërtimin e një banjo publike në Lezhë, memoriali i Heroit tonë Kombëtar, duket se do të shërbejë ende si nevojtore”, ka përfunduar kronikën nga Lezha, Syri TV.

I gjithë kjo pasqyrë e shëmtuar për botën ndaj kujtesës së Heroit Kombëtar dhe kulturës shqiptare, në përgjithsi, për mungesën e një muri rrethues dhe një nevojtorjeje publike! Diçka vërtetë nuk është në rregull me atë vend. Ndërsa në Tiranë, shemben shtëpitë e shqiptarëve duke i hedhur në rrugë të madhe në pikë të dimërit për t’i lënë vend e hapësirë ndërtimit të pallateve të larta për interesa të errëta kriminale financiare – qeveria e Shqipërisë nuk gjenë dot fondet për ndërtimin e një muri të thjesht rrethues të Memorialit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut dhe të ansamblit arkeologjik për rreth tij në qytetin e lashtë, Lezhë.

PS- Jo se Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë nuk po punon. Njoftohet se muaji i Janarit filloi me “punë të mira”, përfshir “Planin për menazhimin e Pallatit të Brigadave”, e të tjera, si më poshtë…

Image

Kosova në rolin e “Nën Terezës” 

0

Gani Qarri 

Në fakt, bisedimet Kosovë-Serbi, tash e rreth 11 vite, nuk janë zhvilluar asnjëherë për çështje humanitare, por për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike ndërmjet të dy shteteve të pavarura, ndaj Kosova nuk mund të shkojë edhe matej në Bruksel në rolin e Nënë Terezës”, siç është vepruar për më tepër se një dekadë me radhë nga Thaçi & Co, duke i lejuar Vuçiqit të vendos, jo vetëm për agjendën e bisedimeve,por edhe për çështjet e brendshme të Kosovës, dhe ofruar e nënshkruar çdo gjë që dëshironte Serbia. 

Për të qenë plotësisht të qartë dhe konkret në qasje, Kosova në realitet, nuk guxon ta pranoj jo vetëm asociacionin kundërkushtetues një etnik serb, por as modelin e Belgjikës lindore, sepse duke pasur parasysh shpërndarjen e serbëve në vend dhe pretendimet territoriale të Serbisë, një model i tillë do ta enklavizonte tërë Kosovën dhe bënte shtetin tonë të brishtë, tërësisht jo funksional. 

Kështu që, tani e tutje, në dialog Kosova duhet të shkojë, vetëm si shtet i pavarur e sovran, dhe ta dëshmoi edhe në Bruksel se mund e di, dhe është në gjendje, ti mbrojë të drejtat dhe interesat e veta shtetërore, duke kërkuar me vendosmëri reciprocitet të plotë me Serbinë dhe të drejta të barabarta për shqiptarët nën Serbi me ato që Serbia kërkon për pjestarët e pakicës serb në Kosovë. 

Vet fakti se takimi i fundit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit, daton qysh më 19 korrik të vitit 2021,ku kryeministri ynë dëshmoi se nuk u nënshtrohet pretendimeve hegjemoniste të Serbisë, bëri që takimi të përfundoi pa rezultat dhe pa rënë dakord për asgjë, për të mos u takuar më, tash e gati 7 muaj, gjë që dëshmon më së miri, se në çfarë faze problematike janë futur bisedimet Kosovë-Serbi. 

Prandaj vizita e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar i cili është edhe zëvendës-ndihmës i Sekretarit të Shtetit Amerikan, bashkë me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte mese e nevojshme, për disa arsye. 

E para, bëri qartësimin e qasjes së SHBA-ve, se administrata e Presidentin Beiden, nuk e ka në plan ta pranojë bosnjëzimin as rrënimin e shtetit të Kosovës, siç do të dëshironte Serbia, por përkundrazi, kërkon përfundimin e bisedimeve me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Ndërsa lidhur me asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, në të cilin këmbëngulte në vijimësi Serbia, pa ju ofruar shqiptarëve në Kosovën Lindore asgjë, madje duke ua fshi e pasivizuar edhe adresat e shqiptarëve, ndaluar flamurin, dhe të gjitha simbolet kombëtare si dhe vet abetaren edhe për fëmijët fillestar në shkolla, Eskobar u deklarua qartë se ngrehinë të tillë serbe, nuk do të ketë në Kosovë. 

Qëndrimi i prerë i SHBA –ve, ia bëri të qartë jo vetëm Serbisë, por edhe përfaqësuesve të lartë evropian,e veçanërisht ndërmjetësuesve në bisedime Borell e Lajçak, të cilët kishin marrë plotësisht, anën e Serbisë, se nuk do të ketë asociacion kundërkushtetues një etnik serb në Kosovë, si dhe territori dhe kufijtë e Kosovës, mbeten të paprekshme dhe nuk do të guxojnë të ndahen as ndryshohen prej askujt, ndaj ky akt sublim, detyroi edhe vet Miroslav Lajçakun të deklaroi për herë të parë publikisht, se as BE nuk dëshiron edhe një “republika srpska” në Kosovë dhe se Kosova është shtet i pavarur e sovran,dhe pjesmarrëse e barabart në bisedime e cila vendos vet për çështjet e saj të brendshme.  

 Pra përderisa në dialog marrin pjesë dy shtete të pavarura, Kosova në bisedime me Serbinë, duhet të shkoj si palë e barabartë, madje edhe nëse vërtetë kërkohet të bëhen koncesione, duhet të këmbëngul që ato të jenë të dy-anshme dhe të bëhen nga të dy palët, sipas parimit të reciprocitetit e të drejtës ndërkombëtare, ngase Kosova nuk guxon ta vazhdojë edhe më tej, dialogun në pozicionin bamirës të “Nënë Terezës”, dhe me vogëlsinë e saj, ti jap, çdo gjë që kërkon Serbia, pa përfituar asgjë për shqiptarët në Kosovën Lindore. 

Përndryshe nëse as me involvimin kaq të fuqishëm të SHBA-ve, nuk arrihet një përfundimi i bisedimeve Kosovë –Serbi, besoj se problemi do të shkojë drejt marrjes përsipër të çështjes, nga një përfaqësuesi special ndërkombëtar, i caktuar me konsensus ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së, apo një ekip ekspertesh neutral, prej dy tre diplomatëve të shquar e me përvojë në marrëveshjet ndërkombëtare, të cilët do të dilnin me një vendim të balancuar për të drejta të barabarta të shqiptarëve nën Serbi me të drejtat e serbëve në Kosovë, pra me një fjalë RECIPROCITET të dyanshëm dhe trajtim të njëtrajtshëm për pjesëtarët e të dy pakicave kombëtare, të shqiptarëve nën Serbi dhe të pakicës serbe në Kosovë, si kusht që do duhej të pranohej nga të dy palët, për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.