Kreu Blog Faqe 1404

Lamtumira, poezi e poetit gjerman Hans Bethge

0
Hans Bethge, poet gjerman
nga “Flauti kinez” :
Lamtumira
Fryn ftohtë në hijet e bredhit tim
Qëndroj këtu dhe pres mikun tim
Pres t’ ia jap lamtumirën e fundit
Kam mall mik i im
pranë teje të shijoj bukurinë e kësaj nate
Ku vonon ?
Më lë vetëm kaq gjatë !
Unë bredh lartë e poshtë me lahutën time
Në shtigje që fryhen me bar të butë
O bukuri! O e të përjetshmes dashuri – e jetës – botë e dehur !
Çdokund dhe përgjithmonë horizonti është blu!
Përgjithmonë ….Përgjithmonë…
Libreto nga ” Kënga e tokës ” cikël orkestral këngësh për dy zëra dhe orkestër nga Gustav Mahler
Nga: Vera Xerxa
Londër 04 shkurt 2022

Evropa Lindore dhe bota multipolare në zhvillim

0
Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA
Bota multipolare do të ketë SHBA-në, Kinën, Bashkimin Evropian, Indinë dhe Rusinë si fuqi të mëdha botërore, ndërkaq Japonin, Brazilin, Turqin, Iranin dhe Afrikën e Jugut si fuqi rajonale. Të parat, secila veç e veç, e të dytat në aleanca të ndryshme, kanë aftësinë të formësojë gjeopolitikën e botës konform interesave të tyre.

Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, pasi ishte pushtuar Berlini nga Ushtria e Kuqe ruse dhe kishte kapituluar Hitleri duke I dhënë fund jetës me aktin e vetëvrasjes, Gjermania do ët ndahej në zona të influencës gjeopolitike. Është kjo periudha e ndarjes së Europës me perden e hekurt. Po fillonte epoka e mënxyrës, sidomos për popujt e rendit të dytë, popujt josllav, e shqiptarët ishin në këtë rast specie eksperimentale e dyfishtë, që do të zgjasë disa dekada, deri në fund të viteve ‘90-ta.

Kishte përfunduar LDB, por sakaq rendi botëror që ishte ndarë në dy kampe politiko-ushtarake, po futej në nj luftë të re, të gjatë, të stërmundimshme, që do ët shkojë në histori me emrin Lufta e Ftohtë.
Këtë fillim të kësaj lufte ët re e kishte paralajmruar përmes fjalimit historik të mbajtur në hotelin “Staler” presidenti amerikan Dwight Eisenhower, pa fshehur dron se ajo do ët mund të ishte shumë e shtrenjtë. Por, kur “Moska e shpërfilli këtë paralajmrimdhe vazhdoi zbatimin e planit për zgjerimin e influencës së saj ndërkombëtare, presidenti Eisenhower, duke u mbështetur në themelet e hedhura nga presidenti Truman, e angazhoi Amerikën në një konfrontim të gjatë e të kushtueshëm “[1], për të cilin ai ishte n dijeni fare mirë.

Siç dihet tashmë, platformën e Eisenhowerit do ta ndjekin shtatë presidentë pasues të tij, demokratë e republikanë. Kjo betejë u përmbyll me shembjen e komunizmit dhe me këtë edhe zmprapsjes së Rusisë nga idetë për ushtrimin e influencës përtej kufijve të Federatës Ruse, si mbetje e ish BRSS-së. Fundi I ish BRSS-së po shënonte kështu edhe fundin e Luftës së Ftohtë.
Lufta e Ftohtë përfundoi tok me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe zvogëlimin e ndikimit të Moskës në Evropën Lindore dhe atë Juglindore.
Katër dekada pas shkërmoçjes së ish BRSS, rrjedha e historisë edhe si rezultat I dobësimit të demokracisë dhe intencave për promovimin e demokracisë iliberale edhe aty ku demokracia liberale kishte traditë të mirë, krijoi rrethana në rrafshin gjeopolitikë që do t’i mundësojnë rikthimin e Rusisë si superfuqi botërore, sidomos për ta rikthyer primatin e saj në Europën Lindore.

Shtetet e Bashkuara pas rastit aksidental historik të “pushtimit” të Shtëpisë së Bardhë për një mandat nga një fashist modern. Siç ishte Donald Trump-i, tutje mbesin thellësisht të ndara politikisht dhe sfidohen nga Kina në një mënyrë të paprecedentë, me rrezikun real të zhvendosjes së SHBA-ve nga pozicioni dominues e më i fuqishëm në botë. Në këto rrethana, ishte e pritshme që , edhe pas rikthimit të demoratëve me Joe Biden-in si president, ato tashmë kanë ndryshuar prioritetet e tyre për të përqendruar ndikimin e tyre gjeopolitik drejt kundërvënieve ndaj Kinës në rajonin Indo-Paqësor, Duket se Rusia, me këtë rst, ka ndjerë se historia ia ka kthyer një mundësi që priste, prandaj ajo po e shfrytëzon duke sfiduar drejtpërdrejt NATO-n.

Rikthimi i Rusisë si një fuqi e madhe

Rusia ka avantazhe të natyrshme në sferën e ndikimit gjeopolitik. Por avantazhi më i madh I saj është gjeografia e saj, e cila ia mundëson Moskës të jetë lojtari kryesor në Evropë, tutje në Azinë Qendrore, në Arktik, në Paqësor dhe në Azinë Lindore. Por fakti që Rusia njëkohësisht është edhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror dhe naftës së papërpunuar, i jep asaj një avantazh dhe levë të madhe përballë shumë vendeve fqinjë, veçanërisht atyre në Evropë.

Me ardhjen në krye të Kremlinit të njërit prej agjentëve më të veçantë të KGB-së (Putini), gjeneralët rus do ët bëjnë çmos që ta rikthejnë edhe fuqinë e Ushtrisë ruse, meqë ajo edhe ashtu kishte në posedimin arsenalin më të madh bërthamor në botë, duke e rikthyer sot atë edhe në lider botëror në teknologjitë ushtarake. Pavarësisht faktit se studjues e ushtarak të shumtë perendimor, natyrisht duke marrë në konsideratë argumente relativisht të qëndrueshëm, kur pohojnë se Rusia mund të jetë vetëm një partner i vogël i Kinës, zhvillimet në rrafshin gjeopolitik (lufta në Siri para së gjithash), koha po e dshmon se Rusia po rikthehet si fuqi e madhe e pavarur në rrafsh planetar.
Rusia mbetet tutje një nga eksportuesit më të mëdhenj të pajisjeve mbrojtëse në Indi dhe Vietnam, pavarësisht se India dhe Vietnami kanë marrëdhënie të tensionuara me Pekinin. Gjatë përplasjes së vazhdueshme Indi-Kinë në Linjën e Kontrollit Aktual, Rusia u tregua një furnizues i besueshëm i mbrojtjes me furnizimin e saj me raketa të avancuara S-400 në Indi, e cila është një nxitje e rëndësishme për aftësitë mbrojtëse të Indisë kundër agresionit ushtarak kinez. Rusia gjithashtu ruan ndikim të rëndësishëm në Azinë Qendrore, Azinë Perëndimore dhe Evropën Lindore, e cila është një trashëgimi e ish-BRSS. Rusia ka Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin si aleatë të saj zyrtarë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Sot Putini merr guximin madje edhe t’i dërgojë ultimatume NATOs dhe i kërkon të tërhiqet në pozicionet që kishte në vitin 1997 dhe të përmbahet nga vendosja e sistemeve raketore pranë kufijve të Rusisë.
E qartë, ajo që po ndodhë aktualisht në Evropën Lindore, e me intenzitet më të vogël edh enë atë Juglindore, do ët formësojë shumë gjeopolitikën e botës.

Multipolariteti në zhvillim

Nëse I hedhim një vështrim qoftë edhe sipërfaqësor zhvillimeve politiko-ushtarake në rrafshin global në këto dy dekadat e para të shekullit 21, do venerojmë qartë se bota sot është gjithnjë e më shumë multipolare. Ky fakt vihet re edhe më qartë sidomos në Azi dhe Europë. Por edhe në kontinentet tjera prosperimi I fuqive rajonale në drejtim të shndërrimit t tyre në superfuqi, është I venerueshëm. Lufta për dominom në Lindjen e Mesme vazhdon tutje. Gara mbetet e hapur.

Irani vazhdon të sfidojë perëndimin, ndërkaq sanksionet nuk kanë arritur të pengojnë aktivitetet e tij bërthamor, që d.t.th se shumë shpejt ai do ët jetë në posedim të armës bërthamore.
Fiaskoja e SHBA-së në Afganistan, e cila i dha fund luftës 21-vjeçare me një disfatë poshtëruese, i dha gjithashtu një goditje të madhe besueshmërisë së SHBA-së si një superfuqi ushtarake dominuese dhe mitit për pathyeshmërinë e saj. Kina ka vazhduar të kërcënojë Tajvanin dhe çasti historik kur mund të nisë një pushtim në shkallë të plotë, është çështje vlerësimi e lidershipit ushtarako-politik të Pekinit, se kur ajo e sheh si kohë më të përshtatshme përmbylljen e këtij akti.

Gjithandej në “Europë e vjetër” është duke u rritur ndjesia antiamerikane, qoftë edhe në heshtje, edhe në qarqet politike e ushtarake. Kjo vërehet jo vetëm në Francë e Greqi si vende tradicionalisht proruse, por edhe në Turqi, Gjermani e gjetkë.

Në këtë kuadër, Shqipëria dhe Shqiptarët sikur rikthehen në epokën e kryeministrit të parë liberal, F.S.Nolit, me diferenca fare të vogla. Nëse atbotë demokracia shqiptare po përjetonte “shtetërrethimin” e plotë të monarkive fqinje, sot as Shqipëria politike e as republika e dytë shqiptare në Iliricum — Republika e Kosovës, për shkak të një ndjesie të theksuar të albanofobisë në ngritje në Europën Perendimore, nuk po arrijnë dot të kthehen plotësisht në gjirin e familjes së cilës i përkasin qoftë në rrafshin historik apo atë kulturor[2] dhe krejt natyrshëm janë kombi më proamerikan sot në Europë.

U dashtë që këtë fakt ta ripohoj madje dy herë brenda dy ditëve këtu në Prishtinë Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Gabriel Escobar, që ndërkohë është edhe në cilësinë e të dërguarit të J.Biden-it për Ballkanin Perendimor.

Ky ndryshim jo vetëm në rrafshin njesorë, u reflektua edhe në atë gjeostrategjik, me rastin e krijimit të aleancës anglosaksone AUKUS, e cila synon të ndërtojë nëndetëse bërthamore për Australinë.
Bota perëndimore për rrjedhojë, gjithnjë e më shumëpo fragmentarizohet. Putini e ka shënjestuar këtë fakt, prandaj është hedhur në ofenzivë.

Suksesi i Rusisë në rikthimi qoftë edhe të pjesshëm të influencës në Evropën Lindore, ky fakt do të mund të cilësohej edhe si prologu i ndryshimit epokal në pritje — ardhje së së një bote multipolare. Në kët formësim të ri të botës multipolare pozicioni I Francës duket se do të ketë rol të theksuar, nëse jo qendror. Franca, tashmë hapur po punon në ristrukturimin e BE-së si lojtar strategjik autonom. Nëse kjo ide do ët gjejë mbështetjen e duhur edhe ët Gjermanisë, atëherë Bashkimi Evropian fare lehtë do ët shndërrohet në një prej lojtarëve kryesor të botës multipolare në zhvillim.

Prandaj duket se bota multipolare do të ketë SHBA-në, Kinën, Bashkimin Evropian, Indinë dhe Rusinë si fuqi të mëdha e shënjues të saj real, ndërkaq Brazilin, Afrikën e Jugut, Iranin, Turqinë e Japonin e ndonjë tjetër, si fuqi rajonale me shumë ndikim.

Secila prej fuqive të mëdha ka aftësinë të formësojë gjeopolitikën e botës në ndjekje të interesave të saj qoftë vetëm qoftë në aleancë me ndonjë prej fuqive rajonale. Prandaj po hyjmë në agsholin e botës së fragmentuar. Këtë po e dëshmojnë shpërthimet e shumë konflikte, meqë status quo-ja në shumë rajone ka ndryshuar. Kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Evropën Lindore.

Ndikimi i situatës në Evropën Lindore, në Evropën Juglindore dhe në Indi

Situata në Evropën Lindore ka implikime serioze jo vetëm në kontintentin e Europës, para së gjithash në Europën Juglindore dhe Baltik, por edhe për Indinë. Është në Interes të Europës Perendimore dhe asaj Juglindore që SHBA-të të mos përplasen në kontinentin e vjetër, as në Ballkanin Perednimor e as në Lindje. Përplasja e mundshme në Europën Juglindore dhe atë Lindore mes Rusisë dhe SHBA-ve do ta rikthente epokën e pasluftës ës Dytë Botërore dhe ndarjen e kontinentit. Ndërkaq në Ballkan, në emër të mbrojtjes së interesave të Serbisë, do të shuheshin dy shtete të dalura nga shkërmoçja e ish Jugosllavisë — Bosnja e Hercegovina, por edhe Maqedonia Veriore, me rrezik real rikthimin e Gadishullit në epokën e luftrave ballkanike të fillimshekullit 20-të. Po aq është interes i Indisë që SHBA dhe Rusia të mos jenë në konflikt mes tyre dhe atë për dy arsye. Së pari, marrëdhëniet e balancuara nëse jo miqësore midis SHBA-së dhe Rusisë do të përmirësojnë situatën e Indisë, sepse SHBA-ja dhe Rusia janë të dy partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Indisë. Intensifikimi i vizitave të niveleve të larta mes Njudelhit e Moskës nuk janë të rastësishme.

Rusia ka kohë që përpiqet të ketë më shumë ndikim në Azinë Juglindore. Për një kohë të gjatë ishte Vietnami në plan të parë. Por ka kohë që Moska ka ndryshuar këtë kurs. Tashmë raportet e saj me Indinë janë thelluar. Ky fakt do ta ndihmojë Indinë në balancimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve më të mira si me Rusinë edhe me SHBA-të. Së dyti, arritja e një lloj mirëkuptimi mes Moskës dhe Uashingtonit, qoftë me ndërmjetësimin e Nji Delhit apo Turqisë, madje edhe me pajtimin e heshtur për aneksimin e një pjese të mirë të Ukrainës, do të nënkuptonte që SHBA-ja më pas të ketë gjasa më të mëdha që t’i orjentojë burimet e saj kundër Kinës si palë ndërluftuese në Indo-Paqësor. Prandaj India bën përpjekje të shërbejë si një urë lidhëse midis Perëndimit dhe Rusisë, meqë ka marrëdhënie të shkëlqyera me të dyja superfuqitë (SHBAtë dhe Federatën Ruse) dhe është vendi ideal për të luajtur këtë rol.

Ky përafrim I Indisë me Perednimin dhe Rusinë bëhet meqë Oqeani Paqësor që rrahë edhe brigjet e Indisë, tashmë është shndërruar në arenën kryesore të konkurrencës së fuqive të mëdha, i ngjashëm me atë që ishte Evropa Lindore gjatë Luftës së Ftohtë.

Sidoqoftë, edhe ajo që po ndodh në Ukrainë dhe rreth saj, përgjithësisht në Evropën Lindore e atë Juglindore, gjithashtu do të ndikojë shumë në formësimin e interesave gjeopolitike në këtë epokë që po hyjmë. Fakti se rëndësia strategjike e Evropës po vazhdon të ulet për SHBA-të, meqë qendra gjeopolitike e gravitetit po zhvendoset në Indo-Paqësor, nuk ul peshën e aleancës Verioatlantike në ruajtjen e interesave amerikane në këtë pjesë të ndjeshme të botës.

Rreziku i Kosovës nga “Kolona e pestë”

Opozita pothuajse në bllok, nisur nga interesat konservatore e meskine, për shumëçka na rikujtin dhjetorin e vitit 1924, kur demokracia e brishtë e Nolit u gjetë nën breshërinë e reaksionit që mbështetej para së gjithash nga Beogradi.
Për fat të keq, edhe një lagje e mirë sociologësh, juristësh e gazetarësh, janë pozicionuar në po të njejtat llogore. Ata duket se dijet e tyre profesionale, nuk I kanë vënë kurrë në shërbim të Shtetit dhe interesave jetike të Kombit.

Jo rrallë, në emër gjoja të pozicionimit kozmopolit e “properendimor” opozita gdhinë në llogoret ruse! Ndërkaq kjo shtrsë e intelegjencies kolaboratore me të gjitha pushtetet para e pas luftës, në emër të pozicionit puro shkencor, kalon në po ët njejtat llogore që po ua ngre lufta e përqëndruar hibride ruso-serbe në shtrirjen e influencës së saj në gjithë Ballkanin Perednimor.
Si krerët e opozitës edhe ca prej këtyre kuaziintelektualëve, kur keqinterpretojnë marrëveshjen e turpit të 19.4.2013, që nënshkroi marioneta HTH., madje në dobi të imponimit të Asociacionit të Komunave Serbe sipas shijes e interpretimit të Beogradit, edhe atëherë kur qartë flet Zeusi nga Froni (G.Eskobar) kundër Republikës Srbska në Kosovë[3], vetëkarikohen me energji negative që të kujton fenomenin e entropisë, meqë për ta mjafton që Qeveria Kurti 2 të shkojë sa më shpejt në histori!
Do të ishte mirë që kjo lagje sociologësh, juristësh e gazetarësh të shfletojnë fjalorët profesional, me theks atë të Oksfordit për politikë, që të marrin dijet themelore mbi fenomenin e negentropisë dhe të reflektojnë urgjentisht. Vetëm atëherë ata do ët mund të dilnin më shpejt nga ky llum i mazohizmit politik në të cilin janë zhytur keq. Përndryshe, me vetëdije apo pa, ata tashmë janë rreshtuar në “Kolonën e pestë” dhe si të tillë duhet të trajtohen jo vetëm nga opinioni publik.

Ndërtimi dhe ngritja e vetëdijësimit politik e nacional modern, por edhe ai i pjekurisë politike të elitës ndër popujt që për kohë të gjaët kanë qenë koloni e fuqive hegjemone të mëdha apo të vogla (si rasti ynë), duket të jetë proces tepër i ndërlikuar, jo pa ndeshtrasha të lloit ët vetë. Por, megjithatë, ky proces po ecën përpara. Në Kosovë po krijohet nj elitë e re — aspak inferiore ndaj asaj serbe e simotrave të tyre në Perendim, me formim shtëformues që po dëshmohet fillimisht me shembullin e lidershipit politik, por edhe me atë të një shtrese në rritje të intelegjencies së re me formim ideologjik bazuar tek nacionalizmi progresiv i trashëguar nga rilindasit tanë, që do ta bëjë funksionale Republikën e Kosovës. Kjo vetëdije do t’ia mundësojë kësaj shtrese ta lë prpa në histori “kolonën e pestë” dhe të marrë përgjegjësi shtetërore dhe sociale. Është shumë e rëndësishme që vizioni i saj kombëtar, interesat e saj të përputhen me opinionin publik. Kjo shtresë e ka të qartë se interesat jetike të Republikës dhe Kombit, janë mbi të gjitha. _________________________

[1]Ian BREMMER, Superfuqia, Tiranë 2021, f. 192
[2]Shih intervistën e plotë të G.Eskobar: https://reporteri.net/lajme/gabriel-escobar-per-reporteri-status-quo-ne-dialog-po-e-boshatise-kosoven-njerezit-po-ikin-asociacioni-nuk-e-cenon-sovranitetin/
[3]Shih intervisëtn e G.Eskogabrit tek Reporteri

Serbia ishte jo vetëm okupatore, por ushtroi aparteid ndaj shqiptarëve

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

1990-1999

“Nuk mundemi më ta durojmë okupimin serb në “ilegalitet”. Serbia e ka shtetin, ambasadat, ushtrinë, policinë, mjetet informative, për t`i mbuluar me propogandë të rreme, plagët tona dyshekullore. Ajo po mendon ende se ka fuqi të na shfarosë. E këtë bota Perendimore ka filluar ta kuptojë në detaje, përmes shkrimeve tona objektive. Ne do ta bëjmë luftën e drejtë. Ne, do ta bëjmë shtetin e Kosovës funksional”!


Pas Konferencës Londrës, ADEM DEMA më 1992

Ka kohë që flitet për një marrëveshje shqiptaro- serbe me përmasa gjithëpërfshirëse. Ky rreshtim është i drejtë. Por, marrëveshja shqiptaro serbe e ka për obligim shqyrtimin dyshekullor të gjenocidit serbian ndaj shqiptarëve. Pra së pari problemi shtrohet me një ELABORAT (Libër i bardhë) që duhet t` i përmbanë të gjitha dëmet që i janë siellë popullit shqiptar nga spastrimi i Sanxhakut Nishit, e deri te gjenocidi me prmasa biblike në Kosovë, më 1998/99. Si pasojë e dhunës shtetërore, nga Kosova (1999) u dëbuan mbi një milion shqiptarë. Ndërsa, pasuria e tyre u plaqkitë deri në imtësi. Lidhur me këtë, kur i dëgjon disa drejtues politik shqiptarë sot, në filozofemat e tyre mediokër prej kameleonësh shkojnë deri te ndërrimi i territoreve, habitet njeriu për cektësinë e tyre në informata dhe dituri shumë deficitare. Këta politikanë zakonisht kan MENTALITET FEUDALI.

Asgjë për ta nuk është kur Serbia dhe Maqedonia bënin pazare për Debelldenë, e toka ishte e shqiptarëve; asgjë për ta nuk është që Çakori e Kulla den baba den vise të Kosovës; asgjë për ta nuk është nëse ia falim ala Ahmetzogolli Serbisë veriun e Kosovës, sidomos Leposaviqin, të cilin Kosovës ia “paska dhuruar Rankoviqi”?!

Shkruaj në bazë të dokuemnteve sekrete shtetërore se: KQ. LKJ. Këshilli Ekzekutiv Federativ, LKS, Këshilli Ekzkeutiv i Serbisë, duke u njohtuar se KS OKB më 1960 do ta aprovojë RREZOLUTËN mbi dekolonizimin e Botës, çarqet serbiane nxituan më 1958, dhe i ndryhsuan kufijtë në mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ndryshim kishte për synim se popullsia e Komunës Leposaviqit është në tërësi serbe dhe do ta zvoglojë përqindjen e popullsisë shqiptare në Kosovë. Madje, kjo ndërmarrje kriminale pati shkuar aq larg sa që me rastin e regjistrimit të popullsië do të pasojë urdhëri i Dushan Mugoshës (Sekretar i komunistëve të Kosovës) që: “rezultati përfundimtar i regjistrimit duhet të jetë (1961), 12 për qind serbo-malazezë më tepër, ndërsa 8 përqindë shqiptarë, më pak”.

Çka i thonë këtij realiteti, Serbia në çdo etapë historike gjatë dy shekujve të fundit në saje të përkrahjes së diplomacisë evropiane, ka luajtë sikurse macja me miun.

Askush nga Fuqitë Europiane nuk është brengosë se çka po ndodhë me shqiptarë. Filozofia politike ishte me “çdo kusht Ballkani duhet të çlirohet nga Islami”. Pra nuk llogaritej krimi, por luftohej viktima. E, në bazë të kritetreve që janë përdorë në caktimin e dëmeve të Luftës Dytë Botërere, del se Serbia për dëmet që u ka bërë shqiptarëve, borgji është mbi 150 miliardë dollarë. Këto kërkesa me referenca Shteti i Kosovës, deshti dikush ose jo, duhet deponuar në KS OKB dhe në Sekretarinë e BE. E pastaj, duhet të ulen palët e Republikës Kosovës dhe Republikës Serbisë, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse krimet serbe deri në gjenocid, i përimtësojmë, atëherë politika serbe përmes çështjeve të detalit, do të na mbajë siç po na mbanë.

Ndërsa botës civilizuar duhet t` i argumentojmë se: Shqiptarët e Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX-të, nuk kishin rrugë tjetër, vetëm se t` i rrokin armen dhe të luftojmë për liri. Në fund të luftës sonë, po edhe tërë njerëzimit, ia shtoi veti famën dhe e shëndërroi në një organizëm edhe filantrop, që e respekton të pambrojturin, i del krah atij dhe ia siguron një jetë të dinitetëshme, për të mbetur ndërgjegje dhe shembull edhe në rrafshin e humanizimit, e ai institucion doli të ishte NATO. E vërteta, NATO është organizatë ushtarke, ofenzive, por në rastin e Kosovës, ky institucion u bë kulmi i sigurisë së një populli që agresori serb e kishte në plan ta shfarosë nga trojet e veta. Pra sulmi i NATO mbi agresorin serbian dëshmoi se më nuk ka popull pa të drejtë në jetë dhe në liri të çliriruar, me një vërejtje, se i shtypuri dhe i shfrytzuari i deridejshëm nuk guxon të sillet sikurse shtypësi pra si agresor me rastin e çlirimit dhe krijimit të shtetit funksional.

Rusia e mban peng Serbinë e jo Kosovën!

Atë që e posedon Rusia sot në Botë, atë provon ta posedojë Serbia në Ballkan. A e kanë të dy palët këtë sëmundje gjenetike, apo e kanë të “shkolluar”, faktet flasin për primaritetin e faktorit imperialist, se Serbia ka probleme me vetvetën, sepse më nuk ka popuj të pambrojtur; më nuk ka okupator që dhunën ndaj të shtypurve e mbanë në ILEGALITET dhe sillet si të doj. Lidhur me këtë, nuk ka popull në Ballkan që do ta ketë shfrytëzuar RELIGJIONIN për ambicje politike imperiale, se sa që e ka përdorë Serbia në çdo etapë historike.

Ky realitet, shoqërohet nepër etapa me një velo të zezë, që Serbia përmes kishës e joshi përktrahjen e shteteve kryesore të Evropës, sidomos pas 15 janarit 1877, kur Vjena dhe Peterburgu arrijtën Marrëveshje sekrete në Peterburg, në mënyrë që pas debaklit të ushtrisë Osamne (gjatë vitit 1877) t` i sigurohën Serbisë edhe mbi 10 000 kilomatra katrorë siperfaqe të shqiptarëve. Ato treva të okupaurar të Sanxhakut Nishit, e morën vulën se i takojnë Serbisë në Kongresin e Berlinit më 1878.

Jo vetëm kaq, faktorët e fuqive evropiane, mëtej, më 1912 ia shtuan Serbisë fuqinë e Malit Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, në mënyrë që më lehtë ta okuponte tërë Vilajetin e Kosovës dhe vilajetin e Manstirit. Më 1918, faktorit evropian dhe Ballkanik, Serbia ia shtoi faktorin shumë domethënës sllavë. Serbisë në zgjërimin e saj në Perendim do t` i ndihmojnë me vetëdije: Kroatët dhe Sllovenët, të cilët më 1929 u konvertuan në jugosllavë.

Këtë faktor të “jugosllavizimit integral dhe homogjen”, politika serbiane e adaptoi në luftë komuniste nacionale më 1941-1945, në mënyrë që në një perspektivë dominuse, por që më në fund u kthye në fuqi ushtarake, duke metastazuar në plagë të pashërueshme me mjete dhune kundër atyre që i kishin ndihmuar të themelonin “Perandori Jugosllave”, e që u shpërbë në formën më të përgjakur, duke u gjakosë sllavët në mes veti, kur edhe  shënohet konflikti më i egër pas Luftës së Dytë Botërore në Europë. Lidhur me këtë, lufta e shqiptarëve, vetëm mund ta kishte elementin dhe simbolin e një lufte të drejtë, për të cilën pritej luftë frontale në çdo kohë, sidomos pas Konferecës Paqësore të Parisit më 1946, kur  iu pranua Serbisë supremacioni, që e kishte shënuar në Berlin (1878) dhe në Londër (1913).

Serbët janë mësuar me rrena të arsenalit të trilogjisë së APARTEJDIT të përfitojnë në trambulinologjinë infantile të eutanazisë, me një patologji insufiente sikurse që është: Darka e fundit; Draka e Kosovës; Darka e Lamës; Darka e Robërisë, të përfitojnë dhe drejtojnë pushtetin me folklor, por edhe me mjete ushtarke dhe policore, të cilat i shndërrojnë realitetin në lex kreamtorium (ligj hirit që djeg e përvlon mortin në çdo pllëmë ku jeton i pushtuari).

Madje pushtuesi e detyron ta quaj i pushtuari se detyrën e ka prej qiellit, dhe në këtë planimetri duhet patjetër të ketë besim.

SERBIA SUNDONTE NË KOSOVË ME LIGJE ANTISEMITE MBI SHQIPTARË 1990-1999

Pas diktaturës kushtetuese më 24 mars 1989, Serbia neofashiste ia filloi sielljës së ligjeve raciste, sa që segregacioni racial shihej dhe perceptohej në të gjitha institucionet në Kosovë. Këtë fakt e dinin institucionet si: KS OKB, OSBE, dhe sidomos të NATO-s, që mbeti fuqi ushtarke pa konkurencë, pas shembjës së disa shteteve hibride federale. Pohimet se Kosova do të serbizohet, menjëherë pas grusht shtetit më 23 mars 1989, ishin të sakta. Ja argumenti.

E vërteta, serbizimi i krye në bazë të: “Programit Jugosllavë për Kosovën 1988”, të cilin e kishte aprovuar Kuvendi Federativ.

1.Në Radiotelevizionin e Prishtinës, do të vihen masat e dhunëshme. Të gjithë punëtorët shqiptarë do të largohen nga puna. Do të sillen drejtues që ishin personifikim i rregjimit xhakatar. Drejtuesit ishin: Petar Jakshiq, Nikolla Sariq, Miodrag Rexhiq, Zdenka Morina. Këtij organi që do të bëhet i përherëshëm pas një viti do t` i shtohen: Millomir Kovaqeviq, Shakir Makus, Nexhair Murat (turq), Radmilla Nikiq, Dushan Simiq, Kristë Gegaj, Muhamwed Ustaibo, Jonuz Alija. 2.Në xehroren “Kishinicë-Novo Berdë” do të emrohet këta udhëheqës: Sllavko Kisiq, Trajan Pançevski, Sllobodan Pavlloviq, Nenad Peshiq. 3. Në fabrikën “Amortizer” emrohen: Aleksandër Gërgoviq, Zdravko Budimir, Ramadan Abdullah, Bogosav Shupiq. 4. Në Shtëpinë e shëndetit: Luben Stoshiq, Sllobodan Popara, Dr Sllobodan Novoviq, Beçir Nexhmendini, Milivoje Todorovski.5. Enti për mbrojtje shëndertësore: Komnen Tmushiq, Dr Ruzhdija Radonçiq, Mille Vuksanoviq. 6. Në Organizatën “Tregtia e Kosovës” do të emrohen: Radman Millosavleviq, Bogdan Kecman, Radivoje Stojçiq, Toma Vukadinoviq,7. Sipermarrja “Plastika”: Ing Shefko Duratoviq, Nebojsha Mitroviq, Ing Drago Samarxhiq. 8. Enti i gjeodezisë dhe fotogrametrisë: Millosh Bogavac, Branko Stoliq, Borisav Radeviq, Vojisllav Tomiq, Xhumret Mehmeti. 9. Sipermarrja “Investmetal” drrejtor: Millan Sharenac, antar drejtues: Izet Zejneloviq, Ruzhdija Krieshtenac, Deniq Millorad, Josip Ivanoviq, Boshko Budimiroviq. 10. “EXIMKOS” drejtohej nga: Branisllav Vujinoviq. Antarë drejtues: Nebojsha Radkoviq, Zhivko Stojanoviq, Dragan Milloviq, Vitimir Bajraktaroviq. 11.Sipermarrja “Metal” drejtohej nga: Trajan Matjeviq. Ndihmësit e tij ishin: Bora Vuksanoviq, \predrag Dabiq, Dragan Caniq. 12. Sipermarrja “Marketing” drejtohej nga: Marko Koprivica. Ndihmësit e tij ishin: Ivan Kostiq dhe Lubica Neshiq. 13. Organizata “Meting” drejtohej nga Dushan Budimir. Ndihmëssit e tij ishin: Drago Samarxhiq,Snezhana Radisavleviq, Dragolub Millutinoviq. 14.Organizata “IBER LEPENC” drejtohej nga: Momçillo Mijatoviq, I ndihmonin: Vojo Shqepanoviq, Vlladimir Bozhoviq, Millan Grubishiq, Hasan Pomak. 15. Organizata “BORO E RAMIZI” drejtohej nga: Lubomiq Vujoviq, i ndihmonin Predrag Llazziq, Jadranka Mitroviq, Zoran Kosovac, Millorad Jevtiq, Nebojsha Mihajlloviq. 16.Biblioteka Univerziatre Popullore drejtohej nga Sllobodan Kostiq, Bozhinka Zdravkoviq, Rdamilla Kralaiq, Zotran Stanishiq, Jordan Kisiq. 17.Sipermaja “Slloga” drejtohej nga Dragisha Vukaçeviq, ndihmësit e tij ishin:Predrag Drashkoviq, Veselin Millojeviq, Zvonimir Steviq, Sllobodan Andrejeviq, Alija Sadiku. 18. Sipermarrja “GËRMIA” drejtohej nga Branisllav Kujunxhiq, Ndihmësit e tij ishin: Sllobodan Dimitrijeviq, Svetozar Tasiq, Lubomir Radulloviq, Ramadan Deshiq. 19. Sipermarrja “DARDANIA” drejtohej nga: Bozhidar Markoviq. Në shtabin e tij të dhunëshëm punonin edhe Zoran Markoviq, Jovica Filipoviq, Vlladimir Grkoviq. 20. Në Entin e Kosovës për përparimin e Arsimit dhe Edukimit drejtor i dhënshëm ishte caktuar Miodrag Gjuriq, e ndihmonin Velo Terzoja dhe Shaqir Uka. 21. Në Institutin e Historisë Kosovës ishte caktuar drejtor i dhënshëm Dr. Sreten Martinoviq. Në shtabin e tij ishin edhe Dr Dara Varga (një shoviniste që në Hotelin Bozhur kishte kërkuar “Kokë shqiptari me hangër”), Velko G. Snezhana Haxhibulliq, Millorad Filipoviq. 22. Në “Energoinvest” drejtor i dhunëshëm ishte caktuar Tomisllav Todoroviq, Svetozar Xhokiq, Srxhan Vasiq, Sinisha Janiçieviq, Muhamed Berisha, Radoica Stankoviq. 23. Organizata e Kosovës për çështje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, drejtor i dhënshëm ishte ckatuar Vlladimir Dimiq, ndihmës të tij ishin: Hurshen Zajmi, Vehibe Karahoda, Milla Androviq, Nikolla Perazanin. Këtij ekipi do t` i bashkangjitën edhe Zoran Sekulliq, Sllavisha Mihajlloviq, Gordana Gjergjeviq, Dragomir Gjurgjeviq, Shahi Sagati. 24. Bashkësia e Kosovës për sigurimin social dhe invalidor e drejtonte Rade Zvicer (sekretar), Mirosllav Simiq, Milladin Bovan, Dofor Raiçiq, Esad Muhoviq, Mika Popoviq. Këtë staf të dhunshëm e ndihmonin edhe Stojan Stankoviq, Sveta Jakshiq, Vlladimir Dimiq, Hurshen Zajmi, Dushan Vuçiniq, Iliaz Berisha. 25. Klinikën ORL e drejtonte dhunshëm Prof Dr Dragolub Nikollovski, asis. Dr Rada Trajkoviq, Misha Saviq, Sofija Radosavleviq.26. Klinikën Neuropsikiatrike e drejtonte Dr Vojisllav Trajkoviq, Dr Dragan Kralajiq, Dr Selatin Kajkush. 27.Klinikën e Dermatologjisë e drejtonte Prof Dr Momir Krxhiq, prim. Dr. Lluka Shurbatoviq, Zagorka Drpaçeviq. 28. Qendra Diagnostike drejtohej nga prof Dr. Millan Dragojeviq, Dijana Miriq, prof Dr Nebojsha Mitiq, Bllagoje Cvetkoviq. 29. Instituti për Anatomi Patologjike drejtohej nga prof dr Ana Lluban, me dr. Nebojsha Mitiq, Bllagoje Cvetkoviq. 30. Klinika e Pneumologjisë (gjoksit) drejtohej nga prof dr Granosllav Rosiq, me ndihmpsit dr, Sofija Naranxhiq, prof dr Xhevait Nurboja, Stojana Stevanoviq. 31. Klinika e Syrit drejtohej nga prof dr Sofina Biga, me ndihmësit dr Dushica Zhoriq, prof dr Konstandin Janev, pof dr Aleksander Kujunxhiq, se Divna Stamatoviq, Novica Gjorgjeviq. 32. Klinika e fëmijëve drejtohej nga prof Dr Duzhica Zvicer, asi Dr M. Periq, dr. J. Putica. 33. Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë drejtohej nga Prof dr Lubomir Ristiq, me ndihmësit Dr Branisllav Petroviq, dr Aleksander Andrejeviq, Ranko Gjokiq. 34. Dekanati i Fakultetit Medicinës drejtohej nga Tomisllav Gjikiq, Millovan Gjokiq, Aleksander Kujunxhiq. 35. Njësia e Punës Bashkuar Vera Llaziq, Vukashin Andriq, Sllobodan Ivanoviq, Gordana Shubariq, Selatin Kajkush, Drgan Krallajiq. 36. Orgniazata e PB –Instituti për Fiziologji Klinike drejtohej nga prof dr Sreten Pavlloviq, Mirjana Miriq, Nebojsha Mitiq. 37. Organizata e punës (ZSL) Fakulteti i Medicënës- Vera Aleksiq, Milutin Pavlloviq, Zoran Jovanoviq, Spasoje Arsiq. 38. Fakulteti i Medicinës OPB Instituti- prof dr Svetisllav Dorçanin, ass. Dr Zdravko Vitosheviq, ass dr. Zorica Babiq, Bratolub Petroviq. 39. Klinika Ingterne drejtohej nga Prof dr Vera Perishiq, Sllaavenko Milenkoviq, Veselin Trajkoviq, Hilmi Rexhepi, Smiliq Lilana. 40. Fakulteti i Medicinës-Seksioni i Stomatologjisë drejtohej nga prof dr Lubisha Shqepanoviq, prodekan, Millovan Knezheviq, doc dr. Millan Zhivkoviq, ass dr. Meliha Poreshqi, ass dr. Branko Mihajlloviq. 41. OPB Instituti për Fiziologji, drejtor Radmilla Shagoviq, ndihmësit ishin Dragica Radoviq, Enfdeli Lumezi, Zvezdan Mihajlloviq. 42. Sherbimi teknik i Fakultetit Medicinës drejtor Mileta Radoviq, me ndihmësit Jovica Marinkoviq, Dobrilla Veliçkoviq, Milisav Jelliq.43. Klinika Infektive drejtohej nga Prof dr Stevan Balosheviq, Dr Cveta Vuçiq, Dr Rade Kantiq, Dragan Kostuiq. Klinka për Radiologji drejtohej prej prof dr Radomiq Babiq. 44.Univerziteti i Prishtinës Rektor Dr Radivoje Papoviq, Dr Misha Doshliq, dr Stanoje Dogangjiq, me organin e përkohëshëm: dr Lubomir Shqepanoviq, Dr Vlladeta Vukotiq, Drago Samarxhiq, dr Dragosllav Pejqinoviq. 45. Fakulteti Filologjik dekan dr Borisav Vukortiq, dr Nikolla Cvbetkoviq, Dr Marinko Vojoviq, org, përkohëshëm dr Mirosllav Vukotiq, Millorad Jelliq, Nikolla Novakoviq. 46.Fakulteti Filozofik dekan Dr Radivoje Vulliq, dr Zoran Gjorgjeviq, org përkohëshëm ishte dr Radenko Krul, dr Millovan Obradoviq, Dragosllav Vuçkoviq. 47. Fakulteti i Kulturës fizike dekan dr Mirosllav Mekiq, dr Sllobodan Stankoviq, org përkohëshëm Tihomir Millosavleviq, dr Nikolla Gllasnoviq, Miodrag Bigiq. 48. Fakulteti i Shkencave Natyrore dekan Dr Sllobodan Gligorijeviq,dr Gojko Saviq, dr Katica Kosanoviq, org, përkohëshëm dr. Pavle Vasiq, dr Stojan Dekiq, Sllavica Tomanoviq. 49. Fakulteti i arteve dekan prof Zoraan Karalljiq, Zoran Jovanoviq, org i përkohëshëm Hilmija Qatoviq, Misha Aleksiq, Angjellko Karferiq. 50. Fakulteti i Ndertimtarisë dhe Arkitekturës dekan Vukomir Saviq, Dr Milivoje Beshaqareviq, org. përkohëshëm ishte dr. Nedelko Xhelatoviq, Sllobodan Qolliq. 51. Fakulteti Elektronik dekan dr. Qemal Doliqanin, dr Sllobodan Bojeviq, dr Branisllav Miriq, mr. Branko Babiq, Voja Rashiq. 52. Fakulteti i Bujqësisë dekan dr Branisllav Brkiq, dr Bozhidar Jaçinac, org përkohëshëm dr Vojisllav Saviq, Bozhidar Llaziq, Sllobodan Mariq. 53. Fakulteti Ekonomik dekan dr Radosllav Angjellkoviq, prof dr Sllavenko Saviq, org. përkohëshëm dr Petar Petroviq, dr. Muris Haxhibulliq, Millorad Vujoviq. 54. Fakulteti i Makinerisë dekan dr Vladimir Raiçeviq, dr Svetozar Gjekiq, org. i përkohëshëm mr. Zllatibor Lekiq, doc dr Mirosllav Todiq, Ivan Nikqeviq. 55. Fakultetini Drejtësisë dekan dr Mirko Petrunoviq, dr Toma Vinish, org. përkohëshëm dr Millovan Markoviq, dr Zoran Isailoviq, mr. Gjorgje Nikoliq. 56.Organizata e veçant finansiare (TKM) drejtor Bozhidar Kosiq, organ. I përkohëshëm Ranko Kitiq, Ognjen Milenkoviq, Stanoje Sekulliq. 57. Sipermarrja farmacuetike “FARMED” drrejtor Luba Vasiq, Lubomir Cvbetkoviq, org përkohëshëm Lubiko Todoroviq, Svetisllav Koastiq, Rade Sojeviq. 58. Qendra “GËZIMI YNË” drejtor Billkica Bojaniq, org përkoh. Nikolla Arsiq, Zhivota Llaziq, Drita Leka. 59. KOSOVA FILMI drejtor Boshko Drobnjak, orga përkoh. Lubinko Deda, Radunko Bullaiq, Uglesha Vujoviq. 60. Sipermarrja “KOSOVA DRVO” drejtor Senad Plakiq, org përkoh. Sllobodan Bojaniq, Zeqo Feroviq, Rade Sheshlija. 61.Orgabizata “TREGU” drejtor Sllobodan Vujoviq, me org. përkohëshëm Vlladimir Vukanoviq, Latif Bytyqi, Biserka Joksimoviq. 62. “HORTIKULTURA” drejtor Jekisaveta Janiqijeviq, org. përkohëshëm Dragan bojaniq, Zoran Llakiçeviq, Miodrag Milishiq, Mile Rashkoviq. 63. “HIGJENOTEKNIKA” drejtor Zhivko Vasiq, organ i përkohëshëm Dragan Bojaniq, Zoran Llakiçeviq, Miodrag Milishiq, Milica Radenkoviq. 64. “Komunikacioni Urban” drejtor Spasije Ristiq, organ i përkohëshëm Irgan Gashi, Fuad Zejneloviq, Novica Sekulliq. 65. “URGENS” drejtor Petko Vrlikapa, organ i përkohëshëm Dragomir Bojoviq, Zoran Llakiqeviq, Miodrag Malishiq, Miliq Rashkoviq. 66. “FAZITA” drejtor Zoran Timiteviq, organ i përkohëshëm Jakup Pomak, Llazar Begenishiq, Sllobodan Mitroviq. 67. “RILINDJA” drejtor Predrag Arsiq, organ i përkohëshëm Radenko Knezheviq, Mihajllo Stanojeviq, Jorgovanka Milojeviq. 68. Enti Krahinor për botimin e teksteve, drejtor Branko Paunoviq, Radomir Vitkoviq, (zavendës), Nikolla Novakoviq, Zylfikar Kurteshi. 69. Stacioni i Veterinarisë drejtor Dragan Ristiq, organ i përkohëshëm Vitimir Filipoviq, Dragica Grubanoviq, Velimir Rzniq. 70. Kryqi i kUq-Prishtinë, drejtor Bogdan Kecman, organ i përkohëshëm Millovan Petroviq, Gordana Boriçiq, Dragutin Millojeviq. 71. Bashkësia Kulturoarsimore e Kosovës drejtor Velimir Kaliçanin, organ i përkohëshëm Biodrag Brzakoviq, Dragan Gjuriq, Murat Ajvazi, historian nga Hajkobilla (shqipfolës?). 72. Organizata “INZHINIERING” , drejtor Spasoje Cvetkoviq, org. përkohëshëm Sllobodan Gruberniniviq, Bozhidar Janiçieviq, Olgica Gjuroviq. 73. Ndërmarrja “EKSPORT-IMPORT” drejtor Lubica Neshiq, (e pushoi punën). 74. Teatri Popullor i Kosovës, drejtor Mirko Zhariq, organ i përkohëshëm Millorad Roganoviq, Lilana Tomiq, Mirolub Saviq, Miomir Radojkoviq, Ankica Milenkoviq. 75. Sipermarrja e Ortopedisë “RUDO” drejtor Dragaan Vukadinoviq, org. përkohëshëm Millan Vijiviq, Mirko Zoriq, Rodolub Todoroviq. 76. Organizata :KOSOVA TURIST” , drejtor Ivan Ivanoviq, org. pprkohëshëm Nenad Stojkoviq, Radivoje Perunoviq, Vera Petkoviq. 77. Organizata “KOSOVA HIDRITEKNIKA”, drejtor Budimir Saviq, organ i përkohëshëm Borko Filipoviq, Krunisllav Iliq, Cvetko Guxhiq, Isak Gei. 78. Organizata “AUTO-PRISHTINA” , drejtor Zoran Nikolliq, org. përkohëshëm Zhelimir Gapiq, Sllobodan Kitiq, Millorad Stamenkoviq. 79. Organizata “NAPREDAK” drejtor Dragaan Turnjanin, org. përkohëshëm Radosh Iliq, Nebojsha Dabiq, Radovaan Vujoviq. 80. ARKIVI I KOSOVËS, drejtor Radmilla Popoviq, organ i përkohëshëm Dobrilla Jankoviq, Vllastimir Mitroviq, Jugosllav Gjorgjeviq. 81. Organizata “BATLLAVA” drejtor Zoran Filipoviq, org. përkohëshëm Velizar Gjuroviq, Gordan Grujiq, Ranko Petroviq, Novica Borozan, Radovan Vujoviq. 82. INVEST UNIJA, drejtor Ollgica Mitroviq, Stevan Kostiq. 83. Organizata tregtare “VOÇAR” drejtor Svetisllav M. Lubaniq, organi i përkohëshëm Borivoje Vuksanoviq, Llazar Begenishiq, Jovica Jovanoviq, Radivoje Grbiq. 84. Organizata punuese “PUT” drejtor Lubisha Stojkoviq, org. përkoh. Mirko Pavlloviq, Voja Stojanoviq, Rdaivoje Vujoviq, Zvonimir Markoviq. 85. Bashkësia Univerzitare e Punës, drejtor Ranko Gjokiq, org. përkoh. Sava Shqepanoviq, Natasha Nuk, Ruzhica Simiq. 86. BVI për punësim, drejtor Bora Vuksanoviq, org. përkoh. Sava Shqepanoviq, Krsta Vujoviq, Dragan Vuksanoviq, Radomir Dimiq.

Gjithsejt janë 392 funksionarë. Prej tyre vetëm 5 janë shqipfolës, në familje. Ndërsa struktuara drejtuese deri më 1990, në Kosovë ishte relativisht ashtu si ishte struktura e popullsisë. Shtrohet pyetja kur në Kosovë dendësia e popullsisë ishte 205 banorë në një kilometër katror, në Serbi dendësia e popullsisë ishte 104 banorë në një kilometër katror, dhe, prap propogandohet se duhet të sillën në Kosovë sllavë, a nuk është ky apartejd i pakicës serbe mbi shumicën apsolute shqiptare.

Aq më bindëshëm është apartejdë, kur më 1991 u bë regjistrimi i popullsisë dhe shqiptarët nuk dualën në regjistrim. E nga regjistrimi, ku regjistruesit ishin të gjithë serbë dhe malazezë, doli se ishin 193214 serbë që e kishin vendbanim Kosovën.

E ku janë këtu ata 250 000 serbian të përfolur nepër intervista nga serbët, amdje edhe në Tribunalin e Hagës, prijësi i tyre neofashisti S. Millosheviq ngriti numrin në 400 000 serbë, që duhej të ktheheshin në Kosovë. Askush në Tribunal nuk e dinte, ose nuk donte ta dinë se numri i siprtheksuar ishte nga pazari Millosheviq-Tuxhman në Dedinje më 1991. E kur dihet se struktura e popullsisë në Kosovë më 1991 ishte 87 përqindë shqiptare, 7 përqindë serbo-malezeze, e të tjerët 6 përqindë. Kështu çështja e apartejdit serbian në Kosovë, shkencërisht (matematikishit) u vërtetua. Në fakt apartejdi nepër KOMUNA ishte edhe më i egër. Nepër korridoret e komunave ku i mbulonte çirilica, mund të komunikohej vetëm në serbishte. Edhe më konkretisht, disa shqiptarë të shkolluar gjetën “punë” duke iu bërë lutje dhe kërkesa pushtetit kolonial për shqiptarët, që nuk dinin serbisht. Ishte ashtu sepse në Kosovë nuk mbeti asgjë e pa serbizuar.

E Jan Smiti i Kosovës u bë njëfar Zoran Angjellkoviqi. Ai me disa krimnelë të tjerë sundonte në Kosovë me zjarr, thikë, autoblinda dhe me topa të kalibrit mesëm.

Në bazë të argumenteve dihet se serbët më 1877 e serbizuan në tërësi Sanxhakun e Nishit, duke i dëmtuar shqiptarët për 40 miliardë dollarë; më 1912-1914 serbët provuan ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, duke i deportuar mbi 500 000 shqiptarë në Anadoll dhe duke dëmtuar këtë popull për 15 milardë dollarë; Më 1918-1941, serbët provuan ta kolonizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, duke i bërë TRI konventa me Turqinë, por duke provuar që në tërësi ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, njëherit duke dëmtuar shqiptarinë me 30 miliardë dollarë; Më 1941-1945 serbët provuan ta “kualifikojnë Kosovën se kinse ka qenë në anën e fashizmit, duke e dëmtuar me vënjën e diktaturës ushtarake dhe duke e dëmtuar për 4 miliradë dollarë. (Shih: ZEKERIA REXHA, Rregulloret mbi dëmet e luftës. Në dosje janë 12 rregullore Federative dhe të Kosovës). Më 1945-1966, serbo-malazezët provuan ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, duke e dëmtuar këtë popull me 19 miliardë dollarë; Më 1981-1999 serbët provuan ta serbizojnë Kosovën, duke e dëmtuar për 32 miliardë dollarë. Faktet se çka ndodhi me shqiptarë në të gjitha periudhat historike janë të njohura. Në valën e parë u serbizaun plotësisht 714 katunde dhe 6 qytete; në valën e dytë u serbizuan 182 katunde dhe u largian mbi 500 000 shqiptarë në Anadolli; në valën e tretë u larguan 21 5000 shqiptarë në Anadolli nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku i Jeni Pazarit; në valën e katërt u larguan nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku 41 5000 shqiptarë dhe boshnjakë; në valën e pestë u larguan nga Kosova me dhunë të paparë mbi 1 000 000 shqiptarë.

E sot prap serbët po kërcënohen se duhet të themelojnë një republikë në Kosovë, së cilës “duhet t` i takojnë resurset më të njohura ekonimike”.

Kush do ta pranojë këtë apartejdë, nga shqiptarët?

Askush!

Po, si po vërehet ata të jashtëmit që po vijnë për ta pleqëruar çështjen, si duket janë të pavendosur. E pavendosmërinë e tyre e duan serbët, në mënyrë që çështjen shqiptare, së pakut edhe për një shekull ta mbajë në maje të thikës dhe zjarrit rus.
A do ta shpërlajë ambicjën për një neoapartejd serb në Kosovë vizita Eskobar- Llajçak 1-4 shkurt 2022

Të përgjigjesh në këtë pyetje duhet patur një përqëndrim se çka do të ndodhë me zgjedhjet në Serbi, të parapara në prill 2022. Por, çështjën e kemi paksa të kthjelltë se ku është pozita e tërë spektrit politik shqiptarë në Kosovë. Lidhur me këtë, deri sa Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osamni, në bisedime ishin në një pozicion se: “Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive”, në anën tjetër PDK dhe LDK disi i përzien thyesat dhe gjetën një emrues të përbashkët. E pshtynë dhe e lëpinë çdo germë që e kanë nënshkruar në Bruksel më 19 shkurt 2013 Hashim Thaqi dhe Ivica Daçiq, ku advokaturën e bëri Enver Hoxhaj dhe Ramë Buja, duke thënë se “E mbështetë asociacionin, me kusht që të pasoj Marrëveshje e ndërsiellë për asociacionin. Edhe Skender Hyseni (diplomat i njohur!!!) u shpreh ngjajshëm dhe konstatoi se e përkrahë asociacionin për komunat serbe sepse “pa Serbinë nuk ka shtet të Kosovës”!!!?.

Në fakt e pshtyri dhe e lëpiu çdo germë që e kanë nënshkruar Isa Mustafa dhe Aleksander Vuçiq në Bruksel më 26 gusht 2015. Asnjera palë nuk e përmendi se Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka qitë të dy nënshkrimet ad akta, sepse janë gjetë 23 shkelje të KUSHTETUTËS Republikës Kosovës. Asnjëra palë në këto prononcime, për publik nuk e zuri në gojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010. Asnjëra palë nuk e zuri në gojë se një vit më vonë (2011) pala e Kosovës kapitulloi duke pranuar në çdo takim ndërkombëtar ta ketë FUSNOTËN përpara me shenjën KS OKB “Kosova -Rrezoluta 1244”.

deklarateve të Eskobarit dhe Llajçakut u vrejtën disa nyansa në mes tyre. Por nuk dihet se prapa syve të opinionit çfarë kanë propozuar për dialogun Kosovë-Serbi. E në lidhje me këtë mendoi se në Beograd këta diplomat e hapën një testim për Vuçiqin, duke propozuar që gjatë shkurtit dhe marsit-prillit të mbahet një takim TET a TET Kurti-Vuçiq. Nuk dihet se çka ka pranuar Vuçiqi. Por më duhet theksuar se Kurti duhet bëjë disa propozime reale publike dhe një takim të tillë mos ta pranojë. Kjo për faktin se po i mbetet ZGJEDHËSIT serbian, që të vëndosë se a do ta votojë Vuçiqin apo do të dali me rezukatat ndryshe. Në fakt, asnjëra palë serbe nuk është për ta pranuar Republikën e Kosovës. E kjo do të thotë, më mirë le të mendojnë serbët a e duan Perëndimin (SHBA dhe BE), apo Lindjen (Rusinë dhe Kinën). E pasi që në Serbi dominon shovinizmi i tipit neofashist, më së mirë është mos me i shërbyer asnjërit krah, qoftë edhe për miqësi, sepse kanë tepër urrejtje ndaj shtetit funksional të Kosovës.

Post scriptum:

Çështja e Kosovës ekziston, për faktin se vijnë përfaqsuesit e SHBA-ve dhe BE-s për ta pleqëruar. Pra, duhet të kuptohet prerazi se zgjidhja e Çështjes Kosovës shkon përmes SHBA dhe NATO-s.
Çështja e Ukrainës, në saje të Rusisë egresive, është bërë temë numër një e ditës në glob. Në këtë peshim forcash po provohet që të krijohet një MINI NATO (Angli, Poloni dhe Ukrainë). Ky rreshtim i përngjanë prrallës “Mini shëngen” të A. Vuqçiqit, E. Ramës dhe ish D. Zajevit, për t` ia lëvizë figuar andej kah deshiron Vlladimir Putini. Pikërishtë këso plasaritjesh-grimcimesh i preferon Putini, krejtë me qëllim që të hynë në lojë nepër dyer anësore. Por, edhe çështja e Kosovës, edhe çështja e Ukrainës e kanë një arbitër, e ai është sot e do të jetë edhe neser numri NJË i fuqisë në botë, pra SHBA, të cilat rrezatojnë siguri dhe besim te popujtë që u është rrezikuar diniteti dhe liria. Këtë politikë të “sitave të mëdha po e kuptojnë Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.

Por, çështja duhet me gjakftoftësi të analizohet prej ekspertëve që janë të dëshmuar dhe dijnë të shkruajnë nga pozita e të gjitha dimenzioneve të brendëshme dhe të jashtëme. Ukraina nuk është largë.

Më 4 shkurt 2022

Diskursi dhe “kontra-diskursi” i një studiuesi

0

Agim Vinca, Prishtinë
(Lidhur me shkrimin e Anton Berishajt Letërsia si diskurs lufte – shkrimtarët serbë dhe shqiptarë në “luftë me fjalë”, pjesë e projektit: Figura e armikut: ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Qendra Multimedia, Prishtinë, 2016)[1]

«Poeti është dëshmitari më i lartë i kohës së vet» / Eduardo Carranza

 

Në mesin e shumë shkrimeve të tjera të botimit prej rreth 500 faqesh me titull Figura e armikut: ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, të financuar nga disa qendra rajonale dhe evro­piane, haset edhe shkrimi i Anton Berishajt me titull Letërsia si diskurs lufte – shkrimtarët serbë dhe shqiptarë në “luftë me fjalë”, që do të jetë objekt i këtij shkrimi me karakter polemik.

Siç bëhet me dije në parathënie, ky botim ka dalë në dy gjuhë: shqip dhe serbisht, por në versionin serb është shoqë­ruar me shënimin “përdorimi i këtij termi (fjala është për termin “shoqëri kosovare” – A. V.) nuk e paragjykon statusin e Kosovës dhe është në harmoni me Rezolutën 1244 dhe opinionin e GJND-së për deklaratën e pavarësisë së Kosovës”, që do të thotë me të ashtuquajturin asterisk të bisedimeve të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ose, siç thuhet popullorçe ndër ne, me “fusnotën e Edita Tahirit”.

Në shikim të parë, në trajtimin e temës në fjalë, “luftës me fjalë” të shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë në vitet ‘80-’90 të shekullit XX, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, por mënyra si e ka trajtuar atë Anton Berishaj lë shumë për të dëshiruar.

Shtatë T-të e Antonit

Përshtypja e parë që krijohet pas leximit të shkrimit të Berishajt për këtë çështje është se ai vë shenjën e barazisë midis diskursit luftënxitës të shkrimtarëve serbë dhe “kontra-diskursit”, si e quan ai (herë me vizë e herë pa vizë në mes), të kolegëve të tyre shqiptarë. Tekstet që sjell si objekt analize dhe interpretimi, gjithsej shtatë, autori i këtij punimi i emërton me shkronjën “T”, të shoqëruar me numra rendorë (1-7), tre nga të cilët i takojnë “diskursit serb”, kurse katër “kontra-diskursit shqiptar”. Madje, po qe se nisemi nga shembujt, “kontra-diskursi” shqiptar e superon “diskursin serb”, gjë që është një absurd i vërtetë.

Jo vetëm sasia e shembujve që sjell Antoni: 4 me 3, por edhe komenti që u bën atyre, bazohet mbi parimin e ekui­librit, që autori i këtij shkrimi, me a pa dashje, e ka ndjekur në trajtimin e kësaj teme. (Serbisht qasja e këtillë quhet “uravnilovka”).

S’ka padrejtësi më të madhe sesa ta trajtosh të pabarabartën si të barabartë, thoshte Aristoteli. Kuptohet se ky qëndrim, kudo dhe kurdo që shfaqet, është shkencërisht i paqëndrue­shëm dhe moralisht i palejueshëm. Anton Berishaj e sheh drurin (madje jo drurin, po edhe gjethin), por nuk e sheh pyllin: ortekun e propagandës serbe ndaj shqiptarëve e bara­zon me dy-tri vjersha të pafajshme.

Nuk e di pse ndodh kështu, nuk e kuptoj cilat janë arsyet e këtij veprimi? Pa dashur të spekuloj, për të mos i dhënë këtij shkrimi karakter subjektiv, nuk mund të mos them: le të mbetet në ndërgjegjen e tij!

Agresionit serb mbi Kosovën i priu dhe e përgatiti “diskursi luftënxitës” shumëvjeçar i shtypit, që bazohej kryesisht mbi të pavërteta, gënjeshtra, shpifje, montime, akuza e denoncime. Por, për të mos u larguar nga tema e “diskursit letrar”, mjafton të marrim si shembull një poezi të botuar në vitin 1987. Titu­llohet Fushë-Kosovë. Autori i kësaj poezie, poeti dhe akade­miku Matija Beçkoviq (1939), ndër më të vlerësuarit në Beograd, shkruan: “Краду ми памћење,/ скраћују ми прошлост,/отимају векове,/ џамијају цркве,/ арају азбуку,/ чекићају гробове,/ издиру темељ, размећу колевку”/. (Ma vjedhin kujtesën/ ma shkurtojnë të kaluarën/ m’i grabitin shekujt/ kishat m’i shndërrojnë në xhami/ ma rrënojnë alfabetin/ me çekiç m’i thyejnë varret/ m’i lëkundin themelet/ ma zhvendosin djepin)”.

Kush janë këta që po i bëkan të gjitha këto të zeza? Shqiptarët e egër e primitivë, që s’lënë gjë pa u bërë serbëve të civilizuar e paqësorë!

Shembujt si ky janë të shumtë, të panumërt, por “tekstologu ynë” nuk i sheh, nuk i citon, nuk i analizon.

Ai zgjedh shembuj të tjerë dhe teorizon, teorizon.

 Kur teoria e mbyt tekstin

 “Qëllimi jonë – thuhet në hyrje të punimit në fjalë (në vend se “qëllimi ynë”) – është që në këtë trajtesë të ofrojmë një propozim modeli shpjegues të funksionimit të letërsisë si diskurs lufte (…), duke u nisur nga disa premisa çelës që kanë të bëjnë me modelin specifik të komunikimit letrar”.[2]

“Propozim modeli shpjegues”; “premisa çelës”; “model spe­cifik komunikimi letrar”; “korpus tekstual”; “vlefshmëri heu­ristike universale”; “pika e skajshme infitizemale”; “potencial diseminues”; “singularitet etnik”; “dominator kolektiv primi­tiv”; “adresant/ adresat”; “eksazë dhe jouissance” janë disa nga togfjalëshat më të shpeshtë që hasen në diskursin kritik të Berishajt.

Qysh te “vërejtjet preliminare” zotohet të flasë për letërsinë si diskurs lufte. “Disa përshfaqje tekstuale dhe diskursive gjatë viteve 90-të në letërsinë serbe dhe shqiptare, do të përpiqemi t’i shqyrtojmë nga perspektiva e semiotikës letrare (Jakobson, 1966, 1987; Lotman, 1976 dhe 2000) dhe pragmatikës/ semiotikës (Johansen, 2002; Johansen/ Larsen, 2002), duke patur parasysh konceptet e Burdjësë mbi fuqinë simbolike (Bourdieu, 1991), si dhe koncepcionet e van Dijkut dhe të Fukosë mbi diskursin racist dhe diskursin e luftës (Foucault, 1998, van Dijk, 2008)”.

Bagazh vërtet impozant teorik dhe terminologjik! Por më e drejtë – dhe më e thjeshtë – do të ishte sikur tirada e mësipërme të zëvendësohej me togfjalëshin “nga perspektiva e imagolo­gjisë”, sepse shkrimi i Anton Berishajt është në të vërtetë një punim me karakter imagologjik[3], ndonëse autori nuk e përmend askund këtë term, duket ngaqë nuk e njeh ose, së paku, nuk e ka njohur në kohën kur e ka shkruar këtë punim (2016).

“Diskursi i luftës”, sipas Berishajt, te shkrimtarët shqiptarë shfaqet “në trajtën e një ‘kontra’-diskursi, respektivisht diskursi që përfaqëson një projeksion diskursiv në pasqyrë të llojit të vet, gjegjësisht krijimin diskursiv të figurës monstruoze të Tjetrit (në këtë rast të pjesëtarëve të komunitetit serb)”.[4] (Nënvizimet janë të autorit – A. V.).

Paragrafi, siç mund të shihet, është pak konfuz, por shembujt, siç do të shohim më poshtë, janë konkretë. E shembujt në tekstet e kësaj natyre janë të një rëndësie të veçantë, sidomos kur të kihet parasysh fakti që ky tekst i dedikohet në radhë të parë publikut serb, i cili nuk e njeh pothuajse aspak realitetin shqiptar, jo vetëm letrar, por as jetësor.

Shikuar nga pikëpamja metodologjike, studimi i Berishajt është shembull tipik i teksteve kritike, ku teoretizimi i tepërt e mbyt tekstin letrar, aq sa shndërrohet, siç do të thoshte shkrimtari francez Zhylien Grak (Julien Grack), në “terror teorik”. Mjafton të përmendim emrat që radhit në literaturën e vënë në fund të punimit: Adorno, Aichele, Allen, Apaduraj, Asurmendi, Barthes, Bielefeld, Bourdieu, Bugarski, Burdije, Čolović, Deleuze, Guattari, Derrida, Elštajn, Goodman, Fairclough, Foucault, Gilles, Habermas, Horvat, Jakobson, Johansen, Larsen, Juvan, Kristeva, Lepenis, Lotman, Munćan, Schjerve, Van Dijk, Virilio, Wodak.

Tridhjetë e sa teoricienë në rreth dhjetë faqe tekst, disa prej të cilëve citohen edhe nga dy-tri herë e më shumë! Edhe doktoratë po të ishte do të ishin shumë! Deri edhe skema e njohur e Jakobsonit mbi gjashtë funksionet e gjuhës (referen­cial, poetik, emotiv, konativ, fatik dhe metagjuhësor) shfaqet në këtë shkrim, si të ishte ndonjë doracak teorik e jo një vështrim i thjeshtë kritik! Funksionin e shtatë, që nuk arriti ta zbulonte as Rolan Barti,[5] ka gjasa ta zbulojë Barti ynë, duke u marrë me diskursin “insolent” serb dhe sidomos me kontra­diskursin “etno-nacionalist” shqiptar.

Në mesin e teoricienëve botërorë (semiologë, antropologë, filozofë, sociologë e të tjerë) të “listës Anton” ka edhe dy-tre studiues serbë dhe jugosllavë, por asnjë studiues shqiptar, asnjë për farë!

Për hir të së vërtetës do thënë se në këtë listë gjendet edhe një autor shqiptar: Agim Vinca, jo si studiues, por si poet.

Nga ky autor janë marrë katër shembuj (T3, T4, T6 dhe T7) për të treguar praninë e “diskursit të luftës” në tekstet letrare në gjuhën shqipe. Po qe se nisemi nga numri i shembujve (katër me tre) rezulton se “pala” shqiptare avancon në raport me atë serbe në “luftën verbale”.

Vargjet janë marrë nga libri me poezi të zgjedhura Letër Zotit, botuar në Tiranë nga shtëpia botuese “Toena” në vitin 2008. Theksohet se “zgjedhjen dhe përgatitjen e këtij libri e ka bërë: Rexhep Qosja”, por nuk thuhet se po ai, pra prof. Qosja, e ka shkruar edhe parathënien.

Nga ai det librash të shkrimtarëve dhe intelektualëve serbë, ku shqiptarët fyhen, përbuzen, quhen primitivë e të paqyte­tëruar, dhunues e shkatërrues, kaçakë e kriminelë e çkamos tjetër, studiuesi ynë ka zgjedhur vetëm tre shembuj, tre citate, dy të Komneniqit (një paragraf nga diskutimi i tij në takimet e shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë në Beograd në mars të vitit 1988, që fillon me fjalët: “Zotërinj, ne jemi në luftë…”, si dhe vjershën Fqinjët nga libri me poezi për Kosovën Dëbimi, ku poeti shpreh frikën se këta njerëz, pra shqiptarët, mund t’i ketë fqinj edhe në botën tjetër!) dhe një të Qosiqit, një fragment të shkurtër nga ditari i tij, ku shqiptarët quhen “fundërrinë sociale, politike dhe morale”, kurse serbët “populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar ballkanik”, kurse nga një libër i vetëm i një autori shqiptar ka zgjedhur katër citate “luftënxitëse”, që i quan me eufemizëm “kontra-diskurs”. Raporti i shembujve 3 me 4 e jo (së paku) “baras”, jo vetëm që nuk përkon me të vërtetën historike (është tmerrësisht larg saj!), por as me sloganin e ridizajnuar postkonfliktual: “Mirëdita!/ Dobar dan!”.

Tekstet: T1, T2 dhe T5 i përkasin “diskursit serb të luftës”, kurse T3, T4, T6 dhe T7 “kontra-diskursit shqiptar”!

T’i marrim me radhë, duke filluar nga T4-shi, i cili, kronologjikisht dhe logjikisht, e ka vendin para T3-shit.

Imazhi dhe kujtesa historike

 Vjersha Djaloshi me revolver ose “T4”, sipas “teorisë” së Antonit, është shkruar në vitin 1978 dhe është botuar filli­misht te revista “Fjala”, e pastaj në librin Buzëdrinas (1981). Në kohën kur është shkruar dhe botuar kjo poezi (1978) askush në Jugosllavi nuk fliste për luftë. Aq më pak ne shqiptarët. Si e tillë, kjo poezi s’ka të bëjë fare me serbët e as me ndonjë etni tjetër. Problemi është thjesht shqiptar: i riu Avni Rustemi (1895-1924) vret në Paris, në vitin 1920, një politikan dhe çifligar shqiptar, Esad Pashë Toptanin (1863-1920). Esat Pashë Toptani nuk ishte serb, por shqiptar. Mirëpo ishte mik i serbëve. (Është varrosur në Paris, në varrezat Thiais, tok me ushtarët serbë dhe malazezë të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore).

Me çfarë kriteri “semiologu” ynë e përfshin këtë poezi në projektin Figura e armikut – ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe? Mos vallë ka marrë përsipër t’i mbrojë edhe miqtë e serbëve nga radhët e shqiptarëve?!

Nga kjo poezi citohen vetëm vargjet e fundit, një nga të cilët, vargu i parafundit, gabimisht:

Atë ditë, atë çast,

ndonjë kloshar, ndonjë trubadur, ndonjë shansonier

mund të ketë recituar Gijom Apolinerin

ndërsa djaloshi nga Ballkani shkëmbor

hynte në kujtesën e kombit me revolver në dorë.

(Vargu i parafundit duhet të jetë: “ndërsa një djalosh nga Ballkani shkëmbor”, pra në trajtën e pashquar: “një djalosh” e jo në trajtën e shquar: “djaloshi”, gjë që e ndryshon kuptimin e vargut). Çka ka këtu luftënxitëse? Kundër kujt drejtohet mesazhi i kësaj vjershe? Si kontrast i përshkrimit të një dite të zakonshme metropolitane, vjen imazhi i djaloshit që vret Esat Pashë Toptanin duke dalë nga hoteli, kurse imazhi (nga latinishtja imago), per definitionem, është riprodhim besnik i modelit, shëmbëlltyrës. Ky imazh vjen në fund. Finis coronat opus! Derisa moshatarët e tij francezë dilnin krahpërkah me të dashurat e tyre ose pozonin para fotografëve, një i ri nga “Ballkani shkëmbor” qëllonte me revolver tradhtarin e vendit të vet. Kurdo që përmendet emri i Avni Rustemit na përftohet ky imazh. E me se do të hynte Avni Rustemi në “kujtesën e kombit”: me violinë, me kitarë, me kompjuter apo me celular?! Duke luajtur tango a duke pirë shampanjë? Mund të hynte edhe me lahutë e çifteli, po të ishte rapsod, por Avni Rustemi hyri në kujtesën e shqiptarëve si komb “me revolver në dorë”.[6] Situata për të cilën flitet në këtë poezi nuk ka të bëjë me konfliktin: NE-ATA, por me përplasjet brenda “nesh”. Rrjedhimisht, shembulli “T4” nuk inkorporohet kurrqysh brenda kornizës: Letërsia si diskurs lufte – shkrimtarët serbë dhe shqiptarë në “luftë me fjalë”, që do të thotë se është një huqje kapitale!

Të shkojmë tutje, duke bërë një hap pas, te teksti i shënjuar me shifrën “T3”, vjersha Dhurata.

 Kur realiteti e tejkalon fiksionin

Është e vërtetë se te vjersha Dhurata përmendet shajkaça, por nuk fyhet bartësi i saj. Unë nuk e kam paraqitur kapelën tradicionale serbe si kosh plehrash, siç paraqitej plisi shqiptar në masmedian e Beogradit në vitet ’80. Vetëm thuhet se nata (një njohës i simboleve do të duhej ta deshifronte atë) i merr në gji gjyshin dhe nipin “me kallash e shajkaçë”. Nata në poezi rëndom zgjon asociacionin e errësirës dhe të vdekjes. “Midis dy kufijve të fatit, mitrës dhe varrit, nata është një përkujtesë e përhershme e fundit tonë”.[7] Shikuar nga ky aspekt, përfun­dimi i vjershës është universal e jo “etnocentrik”.

Dhurata

Gjyshi pyet nipin

ç’dëshiron për ditëlindje.

Pushkë! ia pret fëmija

si prej pushke.

E, përse pushkë? Ç’të duhet pushka,

biri im?

Që t’i vras plisbardhët!

Të mos mbetet asnjë për be!

Ja përse.

Gjysh e nip ranë në ujdi

solemnisht

për këtë dhuratë.

 

Pastaj ra nata

e i mori në gji

me kallash e shajkaçë.

(1989-1999)

“Diskurs i hidhur e afektuoz” i quan këto vargje “dekon­struktivisti” ynë, duke iu referuar përsëri Fukosë. E hidhur është situata për të cilën flasin ato vargje e jo vetë vargjet. Si shtysë për këtë vjershë mua më ka shërbyer një citat nga libri i publicistit Milenko Vuçetiq, Vllasi, në të cilin thuhet tekstu­alisht:

Razgovor oca i sina u prepunom autobusu leta 1989. godine

«Sta najviše voliš?»

«Pušku!»

«Zbog čega?»

«Da ubijam šiptare!»[8]

[Bisedë e babait me të birin në autobusin e mbushur përplot në verë të vitit 1989: “Çka dëshiron më së shumti?” “Pushkë!” “Përse?” “T’i vras sh(q)iptarët!”].

Jam përpjekur që nga ky dialog të krijoj poezi. Nuk e di sa ia kam arritur. Por unë asgjë nuk kam trilluar, as shpikur. Këtu “fiksioni” mbështetet mbi realitetin, i cili ia kalon fanta­zisë. Ky nuk është projeksioni im i Tjetrit: është vetëdeklarim i Tij. Tjetrin në këtë rast nuk e zbuloj unë. Ai e zbulon veten. Kur edhe fëmijët e një etnie edukohen me urrejtje ndaj etnisë tjetër, aq sa në vend të lodrave kërkojnë armë, aty më nuk ndihmon as Fukoja me teoritë e tij! Dialogu që e regjistron autori i librit Vllasi, Milenko Vuçetiq, edhe vetë shkrimtar, është shprehje e urrejtjes, që synon asgjësimin fizik të pjesë­tarëve të një grupi etnik që, në kushte lufte, mund të jetë edhe i mundshëm. Në komentin që i bën kësaj poezie Antoni arrin deri aty sa ta quajë “diskurs tipik racist” (!), por pa e hulum­tuar gjenezën e tekstit poetik, që është një nga premisat e kriti­kës moderne. Thënë me terminologjinë e Zhënetit (Gérard Genette), që, për çudi, mungon në listën e gjerë të Antonit, teksti i Vuçetiqit është hipoteksti, ndërsa poezia ime e ndër­tuar mbi të – hipertekst.[9]

Datimi i vjershës: 1989-1999 nuk është i rastit. Gjatë gjithë kësaj dekade në miljeun serb ka qenë i pranishëm, në mënyra nga më të ndryshmet, përfshirë edhe veprat letrare, ky diskurs publik. Shembujt e tillë janë të shumtë, të panumërt, por për të mos u zgjatur po ndalemi te dy-tre shembuj karakteristikë nga fusha e poezisë, që e ilustrojnë këtë psikozë kolektive.

Poeti Dragan Kollunxhija (1938-2020) botonte në vitin 1986, te gazeta “Politika”, avangardë e propagandës antishqiptare, një vjershë, në të cilën, ndër të tjera, thuhej: “Moja braća bez slobode (e kishte fjalën për serbët e Kosovës – A. V.) pominjaju pušku i ja se time radu­jem”. (Vëllezërit e mi pa liri përmendin pu­shkën dhe unë i gëzohem kësaj). Pikërisht kështu. E si mund t’i gëzohet poeti pushkës? Dhe cilës pushkë: asaj që u drejtohet fqinjëve të tij? Ky është shembull drastik i instrumentalizimit të fjalës së shkruar në shërbim të politikës, pata theksuar në një shkrim të botuar në vitin 1988,[10] kur pakkush nga intelektualët shqiptarë kishte guxim të merrej me këto çështje. Në të njëjtin shkrim, librin Dëbimi të Komneniqit, në të cilin haset edhe vjersha Fqinjët (“T2” te Antoni), e quaja “poemë të urrejtjes”.[11]

Si refleks i kësaj psikoze kolektive kanë lindur vargjet e vjershës Dhurata, për të cilat studiuesi ynë thotë se “nëpërmjet figurave të gjyshit dhe nipit, si dhe sinekdotave të plisit dhe shajkaçës, krijojnë figurën e subjektit kolektiv, qëllimi i të cilit realizohet para­doksalisht nëpërmjet intencionalitetit vrastar të fëmijës, respektivisht intencës së subjektit kolektiv që (në mënyrë analoge si në T2) ka për qëllim të Na asgjësojë”.

Dhe ndonëse plisi, që vihet përballë shajkaçës, në tekst mungon, diatriba vazhdon.

 Gjuha e personazhit dhe “himnizimi i luftës”

Duke i ndenjur besnik konceptit të qëmtimit të shembujve të shndërrimit të letërsisë në “diskurs lufte”, qëmtuesi vazhdon: “Mbi një model analog komunikues bazohen afiliacionet e tjera të diskursit etnocentrik dhe esencialist, në të cilin himni­zohet lufta”, thotë dhe citon vargjet e vjershës Baladë për dajën tim SH. K.

“Daja im, ShK, dashnor jetik i Shqipërisë etnike

Vdiq para se të çlirohej Kosova

Para se Ademi me shokë t’ia kthenin pushkën shkaut

Ai që e dinte aq mirë se liria s’vjen kurrë po s’lu’jti gishti

Dhe se këngën e saj asnjë saze s’e këndon si dyfeku!”

(Vinca, T6)

 

Këto vargje janë shkëputur nga konteksti, sepse aty flitet për një fshatar nacionalist, autodidakt, që vdes “para se të binte muri i Berlinit” dhe “para se në Tiranë të hiqej statuja e Stalinit”; që flet kundër komunizmit, Rusisë, Leninit, Titos e Enverit, por edhe kundër prapambeturisë e fanatizmit. Përdo­rimi i fjalës “shka” (shkja) në tekstin e saj i atribuohet perso­nazhit e jo autorit (në shkrimet diskursive unë nuk e përdori kurrë këtë trajtë), ashtu sikurse edhe fjala “turk” për shqiptarët (“Si t’jesh turk!”). Se është kështu tregon folja “luaj”, e cila shfaqet në trajtën dialektore (“po s’luj’ti gishti”). Dallimi i gjuhës së personazhit nga gjuha e shkrimtarit është parim elementar në interpretimin e letërsisë. Mosdiferencimi i së parës nga e dyta mund të shpjerë në gabime drastike. Nga ana tjetër, një studiues aq i dashuruar në teori (e tërë “ngrehina” e tij ngrihet mbi citate) do të duhej ta hetonte se në vargun e fundit të vargjeve që merren si shembull i “himnizimit të luftës” (çlirimtare) kemi një veprim intertekstual. Vargu: “se këngën e saj (të lirisë – A. V.) asnjë saze s’e këndon si dyfeku!” është një citat nga një fjalim i Nolit, i mbajtur në Bufalo të Amerikës në vitin 1908, në kohën e kryengritjeve antiosmane në Shqipëri.[12] Fjalët “saze” dhe “dyfek” janë të të njëjtit regjistër stilistik, sikurse edhe fjalët “shk(j)a” e “gisht” dhe kanë të njëjtin funksion estetik: atë të ngjyrimit ambiental.

Shembulli i shtatë me radhë (T7) është vjersha Homazh për Prekazin që, ndryshe nga poezia e mëparshme, jepet e plotë.

Homazh për Prekazin

Prekazi s’ka godina të mëdha

as pirgje e kambana madhështore.

Prekazi ka kullën e vjetër të goditur nga predhat

dhe kullën e re tek përkunden djepat.

Pa harruar, sigurisht, as varret.

Ah, varret!

Prekazi s’është Trojë, as Çanakala a Termopile.

Prekazi është një fshat i thjeshtë, që lind e vdes shqip

dhe luftën e bën luftë – pa hile!

Tre citate të dy teoricienëve (Apaduraj dhe Kristeva) thirren në ndihmë për t’i komentuar këto vargje: këtë lloj “kontra-diskursi”, i cili “prodhon dhe riprodhon konfliktin midis grupeve”. Vargjet e vjershës së mësipërme, që janë rrjedhojë e dhunës së njërit “grup” (etnik) mbi tjetrin, prodhuakan “konfliktin midis grupeve”! Çfarë logjike e mbrapshtë, që s’mund të quhet ndryshe veçse shtrembërim i së vërtetës dhe abuzim me teorinë! Në poezi përmenden edhe varret e jo vetëm lufta dhe në ato varre, mes të rriturve janë edhe 14 fëmijë, të trajtuar edhe ata si “terroristë” nga ana e atyre që i vranë. Etnocentrizëm! – thotë semiologu ynë, ndërkohë që fjala është për dhunë masive të motivuar nga ndryshimet etnike dhe për qëllime politike. Te Dhurata (T3) kemi fëmijën që kërkon armë për t’i vrarë të tjerët (edhe moshatarët e vet), kurse te Homazh për Prekazin (T7) viktima janë edhe fëmijët që vriten si “terroristë”. Dallimi është i madh dhe vetëm i verbri nuk mund ta shohë. Duke e zhytur kokën në teori si struci në rërë, pacifisti ynë Anton nuk ka mundur apo nuk ka dashur t’i shquajë shkaqet reale të një krimi mizor, në njërën anë dhe të një sakrifice mbinjerëzore, në tjetrën; ka zgjedhur të baratojë me konstrukte libreske mbi “dhunën masive të motivuar nga dallimet kulturore”.

Kolegu i tij, Basri Çapriqi, pjesë e projektit, i qaset pak më ndryshe problemit, në mënyrë më objektive, por duke shmangur edhe ai, për mirësjellje, epitetin “serb”.

“Në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, për më shumë se një dekadë, një armatë e fuqishme shkrimtarësh përgatitën terrenin, me një propa­gandë të pashembullt për gjysmën e dytë të shekullit XX, për luftën e përgjakshme në Jugosllavi, që do të merrte dhjetëra mijëra jetë njerëzish dhe do të zhvendoste qindra mijëra civilë. Një propagandë e këtillë nga kaq shumë shkrimtarë dhe akademikë, si thirrje për luftë e për shfarosje të etnive të tëra ishte bërë vetëm në prag të Luftës së Dytë Botërore nga një numër i madh shkencëtarësh që përgatisnin terrenin për shfarosjen e hebrenjve duke e arsyetuar me rrezikun që i kanosej botës prej tyre. Beteja e shkrimtarëve ka nisur më tepër se një dekadë përpara betejës së Armatës Popullore të Jugosllavisë, pikërisht nga Kosova, duke shpallur rrezikun e madh që i kanoset Jugosllavisë nga shqiptarët. Propaganda e shkrimtarëve, akademikëve dhe klerikëve, e shtrirë në gati dy dekada dhe e përcjellë fuqishëm nga një makineri e centralizuar shtetërore mediale, kap shifrën e 4000 librave e botimeve me tirazh astronomik për kushtet ballkanike, vetëm për Kosovën dhe kundër të drejtave të shqiptarëve”.[13]

Nga ata katër mijë librat që përmend Çapriqi, shumë nga të cilët janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht etj. dhe janë shpërndarë nëpër botë në mënyrë të organizuar, Berishaj gjen vetëm tre shembuj të “diskursit luftënxitës serb”, asnjë më shumë, kurse nga një libër i vetëm i një autori shqiptar: katër gjedhe “kontra-diskursi”, të cilat ia shërben lexuesit, duke i mbështjellë me citate veprash teorike.

Kontradiskurs” apo contradictus?

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është mbrojtja e vetes, por kon­testimi i qasjes së padrejtë temës, parë sidomos nga shembujt që sjell autori i trajtesës në fjalë, por edhe nga interpretimi që u bën atyre.

Po a vetëm unë nga letrarët shqiptarë i qenkam kundërvënë diskursit luftënxitës të kolegëve tanë serbë në vitet ’80-’90, sepse në trajtesën e Berishajt nuk përmendet asnjë krijues tjetër i poezisë shqipe në Kosovë e më gjerë?

“Kontradiskurs” me një autor, një nonsens metodologjik dhe logjik! Dhe nëse është kështu si duhet marrë kjo gjë nga autori i përveçëm: si qortim apo si lëvdatë?

Lexuesi mbetet para një dileme të pazgjidhur, sepse kjo pyetje mbetet pezull në tekstin Letërsia si diskurs lufte…

Një çështje tjetër e pashmangshme, një paradoks sui generis, është leximi ndryshe, shumë më ndryshe nga ky i Antonit, i të njëjtës poezi në mjedise ku flitet gjuha serbe, përkatësisht boshnjake dhe malaziase.

Duke shkruar për librin me poezi të zgjedhura të botuar në Sarajevë në vitin 2019,[14] studiuesja Hasnija Muratagiq-Tuna, profesoreshë e letërsisë në Universitetin e Sarajevës, nënvizon:

“Në jetën e tij, sidomos në kohën e mynxyrës së madhe, Agim Vinca nuk heshti si qyqar, por ngriti zërin dhe luftoi përmes armës së tij të vetme, këngës (…). Ky poet me poezitë e tij na tërheq ngadalë në greminën e tmerreve të përjetuara për çdo ditë në vendin e tij ose edhe më larg, dëshmitarë të të cilave kemi qenë edhe ne vetë (…).

Poezia e Agim Vincës është përplot të dhëna për jetën dhe reflektime të këtij autori për kohën dhe hapësirën në të cilën jeton (…). Poeti Vinca lundron përmes qenies dhe kohës së tij, prandaj një numër i madh i poezive mund të kuptohet si dokument dhe ilustrim i një kohe të rëndë për popullin shqiptar (…). Kjo është poezi e përvojës, e pleksur me një sensibilitet specifik (…). Vinca është poet me njohje fascinuese të rrethanave dhe të njerëzve me të cilët jeton. Në mënyrë të shkëlqyeshme, në formë imazhesh impresive, ndërton diskursin e vet poetik (…). Kjo poezi fisnikëron dhe u jep përgjigje pyetjeve të mëdha të përditshmërisë. Ajo ndihmon që të kuptojmë saktësisht se cilit soj njerëzor i takojmë”.[15]

Krahasojeni këtë mendim të studiueses nga Sarajeva me “interpretimin” e studiuesit nga Prishtina. Derisa e para e konsideron vlerë ngritjen e zërit kundër dhunës, i dyti bën të kundërtën.

Ndërkaq, poeti malazias Mirash Martinoviq shkruan: “Duke kaluar nëpër ferrin e luftës dhe të vuajtjeve, kjo poezi arrin majat më të larta morale – metafora të ngritura në qiellin e njerëzisë. Poezia e Agim Vincës, veçanërisht ajo e shkruar në kohën e luftës dhe të torturës, sikur nuk është shkruar në letër, por në lëkurë, me gjak, me lëngun më të shtrenjtë në pergamenën më të shtrenjtë, që i jep asaj forcë e qëndrueshmëri, vulë që nuk fshihet dot. Në të imazhet apokaliptike shndërrohen në metafora farfuritëse, që ndriçojnë kohërat e errësirës dhe të dëshpërimit – duke ofruar shpresë”.

Krahasojeni leximin e poetit nga Podgorica me “interpre­timin” e studiuesit nga Prishtina. Aty ku ai gjen mesazhe paqësore, ky gjen “diskurs lufte”!

Ja edhe një krijues dhe intelektual shqiptar, që vjen nga viset shqiptare në Mal të Zi, Gjokë Dabaj, të cilin leximi i librit tim me poezi të zgjedhura në boshnjakisht, e nxiti të shkruante një tekst në këtë gjuhë: Čitajući zbirku izabranih pjesama Agima Vince Anđeli propovijedaju jutrom, u mojoj se glavi vrtjelo niz pitanja: Koliko i kako narodi ovog poluostrva poznaju jedan drugoga? Koliko i kako Bosanci poznaju Albance? Koliko i kako Crnogorci poznaju Albance? Koliko i kako Srbi poznaju Albance? I obrnuto: koliko i kako Albanci poznaju Srbe, Crnogorce, Bosance? I još dalje: koliko i kako, naprimjer, Srbi i Crnogorci poznaju samog sebe, Srbe i Crnogorce, u odnosu prema nama Albancima? Ovo posljednje pitanje bi trebalo ponoviti nekoliko puta. Ponoviti i razraditi”. (Duke lexuar përmbledhjen me poezi të zgjedhura të Agim Vincës, me titull Engjëjt pëshpëritin në mëngjes, në kokën time më silleshin një varg pyetjesh: Sa dhe si popujt e Ballkanit e njohin njëri-tjetrin? Sa dhe si boshnjakët i njohin shqiptarët? Sa dhe si malazezët i njohin shqiptarët? Sa dhe si serbët i njohin shqiptarët? Dhe e kundërta: Sa dhe si shqip­tarët i njohin serbët, malazezët dhe boshnjakët? Pyetjen e fundit duhet përsëritur disa herë. Përsëritur dhe shqyrtuar), duke shtuar se: “Zbirka pjesama Agima Vince prevedena na bosanski jezik (koju nesmetano mogu čitati i Srbi, i Crno­gorci, i Hrvati), prigodna je prilika, bar onoliko koliko im mogu pomoći šezdesetak izvanredno lijepih stihotvorenja, da se koliko toliko upoznaju sa albanskim duševnim bićem”. (“Vëllimi poetik i Agim Vincës i përkthyer në gjuhën bosh­njake, të cilin pa asnjë vështirësi mund ta lexojnë edhe serbët, malazezët dhe kroatët, është një rast i mirë, së paku aq sa ofrojnë mundësi rreth gjashtëdhjetë krijime jashtëzakonisht të bukura poetike, për t’u njohur pak a shumë me qenien shpir­tërore shqiptare”). Disa nga poezitë e këtij libri, sipas Dabajt, do të duhej të përfshiheshin edhe në tekstet shkollore të ven­deve fqinje.[16]

Zonja Muratagiq-Tuna dhe zotërinjtë Martinoviq e Dabaj mund të quhen miq të autorit dhe të shqiptarëve, por ja edhe një shembull tjetër receptimi, madje shumë më i hershëm, që vjen nga një pozicion “armiqësor”.

Kur në vitin 1989 botova në revistën sarajevase “Književna revija” vjershën I jashtëzakonshëm, sepse në Prishtinë nuk e botonte kush, të përkthyer në serbokroatisht nga unë vetë, në gazetën me tirazh më të lartë në ish-Jugosllavi, “Večernje novosti”, pati reaguar gazetari dhe shkrimtari Bozhidar Milidragoviq, autor edhe i një romani për Kosovën (Korak VukaHapi i Ujkut). Milidragoviqi shprehte mospajtimin e tij me shkaqet e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, por nuk më akuzonte për “shprehje verbale të ndjenjave negative ndaj të tjerëve”. “Vjersha është vërtet e jashtëzakonshme, e shkruar në mënyrë spirituoze, inteligjente, thoshte kritiku i “Večernje novostit”, por flet vetëm për pasojat e jo edhe për shkaqet”. E shkak, sipas tij, ishte “nacionalizmi shqiptar”, kurse “gjendja e jashtëzakonshme pasojë!”.[17]

Ja, pra, si i vlerësojnë të tjerët vargjet të cilat ish-studenti im i bën objekt “ekspertize”, duke i vënë në të njëjtin rrafsh me tekstet shoviniste të Komneniqit dhe Qosiqit (pa përmendur asnjë autor tjetër), ku shqiptarët cilësohen si “njerëz të egër e të rrezikshëm” dhe si “fundërrina sociale, politike dhe morale”. Askush nga këta recipientë nuk flet për “modelimin” e Tjetrit (etnik) si “monstër”, me strategjinë e identifikimit të subjektit lirik me “unin kolektiv”, që Kristeva na e quajtka “dominator kolektiv primitiv”!

Vjershën e Beçkoviqit për Kosovën, atë që flet për shndë­rrimin e kishave në xhami (ku dhe kur ka ndodhur kjo askush s’e di!), më ka rënë ta dëgjoj, tok me shumë të tjera si ajo, më se një herë në RTK 2, programi në gjuhën serbe, të recituar nga autori dhe të duartrokitur nga publiku. Edhe kaq vjet pas mbarimit të luftës vazhdon kjo praktikë. Thënë me fjalët e Antonit, në të vërtetë të Jakobsonit, “adresati”, publiku serb i “Kosovës e Metohisë”, ushqehet për çdo ditë me diskurs luftarak nga “adresanti”, poetët dhe akademikët e Beogradit.

Trajtimi i temës së “konfliktit shqiptaro-serb” nga autorët shqiptarë me një ndjenjë inferioriteti e vetëfajësimi, të cilën nuk di a mund ta shpjegojnë as Frojdi e Jungu, nuk e ndih­mon procesin e afrimit të dy popujve, por bën të kundërtën: ushqen paranojën e “ndreqjes së padrejtësisë” dhe të “rikthi­mit të Kosovës së humbur”.

[Në këtë frymë është shkruar edhe punimi i autorit Rigels Halili “Ne, bijtë e kombit” – intelektualët si gjenerues të ideve dhe programeve kombëtare shqiptare dhe serbe, në të cilin bëhet një analizë krahasuese e dy dokumenteve: Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986), i cilësuar si In memoriam i Jugosllavisë[18] dhe Platformës për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), dy dokumente që nuk mund të krahasohen në asnjë pikëpamje me njëri-tjetrin, ndonëse sipas interpre­timit të Halilit Platforma shqiptare del më “radikale” sesa Memorandumi serb!].

“Lufta” vazhdon edhe pas luftës

Ndryshe nga kolegët e tyre shqiptarë, Berishaj dhe Halili në radhë të parë, veprojnë disa nga autorët serbë të përfshirë në projektin Figura e armikut: ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Informacioni që ofrojnë ata për raportet serbo-shqiptare është më i plotë, kurse gjykimi më i mprehtë dhe më kritik.

Në punimin e autorit Predrag Kërstiq nga Instituti për Filozofi dhe Teori Sociale i Universitetit të Beogradit[19] mund të shihen reagimet e intelektualëve serbë: shkrimtarë, publicistë, profe­sorë universiteti, akademikë, aktorë, regjisorë etj. me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Nëntë­dhjetë për qind të tyre, në mos më shumë, janë jo vetëm joracionale, por edhe histerike.

Beçkoviqi famoz, autori i sloganit “Kosova – fjala më e shtrenjtë serbe”, të mbajtur si ligjëratë nëpër botë – nga Australia në Ballkan e Evropë,[20] thotë se “Kosova do të jetë serbe edhe kur të mos mbetet asnjë serb”, duke e shndërruar kështu ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një datë të re mitike e mitizuese, sikurse edhe atë të betejës së vitit 1389.

Kolegu i tij Slobodan Rakitiq (1940-2013), poet dhe njeri politik (deputet në Parlamentin e Serbisë dhe në atë të RF të Jugosllavisë), shkon edhe më larg, duke pohuar se populli serb “do të rezistojë në luftën e tij të drejtë – ta çlirojë Kosovën dhe Metohinë e okupuar”.[21] (Ku qëndron dallimi ndërmjet atij dialogut të ’89-s në autobus, që haset në librin e Vuçetiqit[22] dhe kësaj deklarate luftënxitëse, ku bëhet thirrje e hapur për “çlirimin” me luftë të “Kosovës e Metohisë”?!). Që Serbia ta “çlirojë” “Kosovën dhe Metohinë e okupuar” duhet t’i vrasë shqiptarët, t’i dëbojë ata, t’i shfarosë nga faqja e dheut, ashtu siç thuhet në dialogun baba-bir në autobusin e mbushur përplot me njerëz në verë të vitit 1989 dhe siç tentoi të vepronte Millosheviqi dhjetë vjet më vonë, në vitin 1999, por edhe më parë.

Ruajtja e Kosovës dhe Metohisë në kufijtë e Serbisë “nuk është çështje evropiane, e as botërore, ajo është (…) çështje serbe dhe për të duhet të kujdesen shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe”. Sepse, “Kosova dhe Metohia, edhe pse sot janë të okupuara dhe të shkëputura nga Serbia, mbeten tempulli më i shenjtë në zemrën e çdo serbi”.[23]

Nga punimi i zotit Kërstiq mund të shihet qartë dhe në një vend, brenda një kornize disafaqëshe, se diskursi luftarak serb njohu një valë të re, një baticë të vërtetë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke filluar qysh më 17 shkurt. Thyerjen e xhamave, plaçkitjen e dyqaneve dhe djegien e ambasadave (edhe të asaj amerikane!), e shoqëron kori i përzishëm i intelektualëve të Beogradit dhe të mbarë Serbisë, burra e gra, pleq e të rinj, partiakë e jopartiakë, të gjallë e të vdekur. Qosiqin, “babanë e kombit serb”, e pamë se ç’kishte shkruar në ditarin e tij, por aspak nuk mbeten pas as miqtë dhe bashkëmendimtarët e tij. Shkëputja e Kosovës nga Serbia përjetohet jo vetëm si një padrejtësi e madhe, por edhe si një tragjedi planetare. Njohja e Republikës së Kosovës si shtet nga shumica e shteteve të Bashkimit Evropian, sipas intele­ktualëve serbë, bie ndesh me vetë qytetërimin evropian, ndërsa “rendi i ri botëror”, që po përpiqen ta ndërtojnë ShBA-ja dhe aleatët e tyre s’është veçse një fashizëm i ri, bashkëkohor![24]

Diskursi serb i luftës (në raport me shqiptarët) ka filluar në shekullin XIX, ka vazhduar përgjatë shekullit XX dhe nuk po ndalet as në shekullin XXI. E kuptueshme: nuk ndryshon gjuha përderisa nuk ndryshon mendimi; nuk ndryshon logosi përderisa nuk ndryshon filozofia dhe etosi.

As pas katër luftërave të përgjakshme në hapësirën e ish-Jugosllavisë shoqëria serbe nuk e ka përjetuar katarsisin e duhur. Millosheviqi ka vdekur, por fryma dhe idetë e tij jo, ato jetojnë jo vetëm te vazhduesit e tij politikë në krye të shtetit, por edhe te një pjesë e madhe e inteligjencies dhe popullit serb, të manipuluar nga politika, media dhe elita intelektuale, te pjesa më e madhe e saj.

Një poet dhe prozator nga Nishi, Zoran Qiriq (1962), rela­tivisht i ri në moshë, thotë se “ka ardhur koha të rehabili­tohet Millosheviqi” (“ta rehabilitojmë Millosheviqin”, shkruan ai).[25] Një avokat i njohur nga Beogradi, Toma Fila, i biri i avokatit shumë të njohur Filota Fila, i cili dikur (në ish-Jugosllavi) ka mbrojtur edhe të burgosur politikë nga radhët e shqiptarëve, ndonëse me origjinë vllah, shkon edhe më larg. Sipas tij, Ministria e Arsimit e Serbisë duhet “t’ia rrënjosë secilit fëmijë idenë që gjatë jetës së tij ta kthejë Kosovën, nëse babai i tij nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë”.[26] (Me cilën teori mund të shpjegohet kjo deklaratë?!).

Kur i lexon këto mendime, njeriu normal, qoftë serb apo shqiptar, nuk mund të mos shqetësohet për të ardhmen e fëmijëve dhe të nipave të vet; të fëmijëve dhe nipave tanë në Ballkan.

Duhet lexuar dhe rilexuar teksti i Kërstiqit (nga i cili dhamë vetëm pak inserte), edhe pse leximi i tij nuk është punë e lehtë: është si të shohësh një film horror! Antoni e ka përkthyer, por nuk e ka “lexuar”. Nuk ka dashur apo nuk ka ditur; nuk i ka interesuar! Atij i ka mjaftuar një libër i vetëm me poezi (Letër Zotit) për të dalë me tezën e “kontradiskursit”, në njërën anë[27] dhe një raft me libra teorikë për t’i ambalazhuar shembujt e përzgjedhur në mënyrë arbitrare, në anën tjetër. Dhe honorari që ka marrë për “kontributin” e tij në “ripërkufizimin e marrë­dhënieve shqiptaro-serbe”.

Në vend të përfundimit

Autori i punimit Letërsia si diskurs lufte – shkrimtarët serbë dhe shqiptarë në ‘luftë me fjalë’, Anton Berishaj, si student ka diplo­muar tek unë për një poet. Poezia e Rrahman Dedajt ishte tema e tij e diplomës e mbrojtur në vitet ‘80 të shekullit të kaluar. Nuk e di a e ruan kandidati, por mua më ka humbur, sepse kur më larguan nga puna në vitin 1991, me vendim të organit të dhunshëm serb, dekanit Vukoviq, punimet e diplomës, të magjistraturës dhe të doktoratës të kandidatëve të mi më mbetën në kabinet, sepse në shtëpi (apartament) nuk kisha vend.

Kur u ktheva në vitin 1999 nuk i gjeta. I kishin gjuajtur.

(Prishtinë, tetor 2021)

[1] Ky libër më ka rënë në dorë me shumë vonesë (në tetor 2021), prandaj edhe reagimi im ndaj shkrimit të Anton Berishajt është i vonuar. Do të doja që ai të përkthehet edhe në gjuhën serbe, ashtu siç është përkthyer shkrimi tij.

[2] Anton Berishaj, Letërsia si diskurs lufte – shkrimtarët serbë dhe shqiptarë në “luftë me fjalë”, në Figura e armikut, ripërkufizimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Qendra Multimedia, Prishtinë, 2016, f. 421.

[3] Imagologjia është disiplinë shkencore, që mëton të nxjerrë në pah nëpërmjet analizës së teksteve letrare perceptimin e një kulture kombëtare ndaj një tjetre – dallimet nga aspekti kombëtar, fetar, racor etj. Imagologjia shfrytëzon të dhënat me karakter historik, antropologjik, kulturor dhe politik. Lind nga nevoja e njohjes dhe komunikimit me tjetrin, që është i ndryshëm nga ne.

[4] Anton Berishaj, Letërsia si diskurs lufte – shkrimtarët serbë dhe shqiptarë në “luftë me fjalë”, f. 425.

[5] Hipotezë e romanit të shkrimtarit bashkëkohor francez Loran Bine (Laurent Binet) La septième fonction du langage / Funksioni i shtatë i gjuhës (Paris, 2015), sipas të cilit, vdekja e Rolan Bartit ishte një vdekje e dyshimtë, në të vërtetë vrasje, për ta përvetësuar dokumentin mbi “funksionin e shtatë të gjuhës”.

[6] Për kujtesën historike shih librin e filozofit francez Maurice Halbwasch, La Mémoire collective, Paris, 1950.

[7] Grup autorësh, Dictionaire des symboles et des thèmes littéraires, Editions Fernand Nathan, Paris, 1978, f. 142.

[8] Milenko Vučetić, Vllasi, CIP, Zagreb, 1989, f. 11.

[9] Gérard Genette, Palimpsestes. La Littérature au second degré, Paris, 1982, f. 10.

[10] Shih: Agim Vinca, Provokimi i krizës në poezi, në librin Orët e poezisëRilindja, Prishtinë, 1990, f. 404-411.

[11] Po aty.

[12] Fan S. Noli, Rron or rron dhe nuk vdes shqiptari: pjesë të zgjedhura nga publicistika dhe letërkëmbimiShtëpia botuese 8 Nëntori, Tiranë, 1976.

[13] Basri Çapriqi, Armiq dhe njerëz, në Figura e armikut, ripërkufizimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, f. 410.

[14] Agim Vinca, Anđeli propovijedaju jutromPerfecta, Sarajevë, 2019.

[15] Pjesë nga teksti i vënë në kapakun e prapmë të librit Anđeli popovijedaju jutrom (Engjëjt pëshpëritin në mëngjes).

[16] https://www.info-ks.net/kultura/105712/andeli-propovjedaju-jutrom-pjesni ka-agima-vince.

[17] B. Milidragović, Poezija – gerila!Večernje novosti, 20. II. 1990. Në të njëjtin numër të revistës sarajevase qe botuar edhe një panoramë e poetëve të rinj të Kosovës, së cilës redaksia i kishte vënë titullin provokues: Gerila e re shqiptare. Shkrimtari serb kritikonte redaksinë për titullin e panoramës së poetëve të rinj të Kosovës, në vargjet e të cilëve nuk shihte “asgjë prej gerile” dhe merrej me poezinë time I jashtëzakonshëm dhe me poezinë e Ali Podrimjes A gjuhen pëllumbat, si dy krijime që “flasin për rrethanat e sotme në Kosovë”.

[18] Latinka Perović, Između anarhije i autokratijeSrpsko društvo na prelazima vekova (XIX-XXI), Beograd, 2006.

[19] Predrag Krstiq, Trajtimi intelektual i “Kosovës”: pritjet, nënshtrimet ndaj fatit dhe reaksionet serbe, në Figura e armikut: ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, f. 345-363.

[20] Matija Bečkoviq, Kosovo – najskuplja srpska rečGlas Crkve, Valjevo, 1989.

[21] Po aty f. 535.

[22] Shih fusnotën nr. 8.

[23] Predrag Kërstiq, pun. i cituar, f. 353.

[24] Tiodor Rosić (poet dhe profesor universiteti nga Kragujevci), Amerizam je savremeni fašizam (Amerikanizmi është fashizëm bashkëkohor), Večernje novosti, 24 shkurt 2008.

[25] Predrag Kërstiq, pun. i cituar, f. 354.

[26] Po aty f. 355.

[27] Nuk më shkon ndër mend ta mohoj faktin se edhe në mesin e krijuesve dhe intelektualëve shqiptarë, kryesisht tek autorë margjinalë, mund të gjenden vargje e deklarata të papërgjegjshme ose të ngjyrosura me urrejtje, por autori i punimit në fjalë, Anton Berishaj, nuk është kujdesur t’i hulumtojë dhe zbulojë ato, për t’i bërë pastaj objekt analize kritike.

Marrë nga numri i 13-të i revistës “Akademia”

Rusia letër vendeve perëndimore, mes tyre dhe Shqipërisë… Lavrov: Na e thoni qartë, i respektoni apo jo detyrimet ndërkombëtare!?

0

Tensionet në Ukrainë dhe letra e Rusisë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u ka dërguar SHBA-ve, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, një letër ku kërkon angazhim nga këto vende që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas Rusisë vendet perëndimore vazhdojnë të nxjerrin prej saj vetëm ato elemente që u përshtaten atyre, dhe konkretisht – të drejtën e shteteve për të qenë të lirë të zgjedhin aleancat për të garantuar ekskluzivisht sigurinë e tyre.

“Ne duam të marrim një përgjigje të qartë për pyetjen se si partnerët tanë e kuptojnë detyrimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera në bazë të përkushtimit ndaj parimit të sigurisë së pandashme. Sa synon konkretisht Qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në aspektin praktik në rrethanat aktuale? Nëse e refuzoni këtë detyrim, ju kërkojmë ta shprehni qartë këtë”, thuhet në letrën ruse.

Kjo letër është konsideruar nga ish-Kryeministri Berisha si një kërcënim i hapur, ndërkohë që sipas tij Kryeministri Rama hesht. Për Berishën kjo është një letër që është dërguar nga ambasada ruse në Tiranë.

Letra ruse

Ju e dini mirë se Rusia është seriozisht e shqetësuar për rritjen e tensioneve politiko-ushtarake në afërsi të kufijve të saj perëndimorë. Me synimin për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm, pala ruse prezantoi më 15 dhjetor 2021 draftet e dy dokumenteve ligjore ndërkombëtare të ndërlidhura – një Traktat midis Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Garancitë e Sigurisë dhe një Marrëveshje për Masat për të garantuar sigurinë të Federatës Ruse dhe Shteteve Anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s ndaj propozimeve tona të marra më 26 janar 2022 demonstrojnë dallime serioze në kuptimin e parimit të sigurisë së barabartë dhe të pandarë, që është thelbësor për të gjithë arkitekturën evropiane të sigurisë. Ne besojmë se është e nevojshme të sqarohet menjëherë kjo çështje, pasi ajo do të përcaktojë perspektivat për dialogun e ardhshëm.

Karta për Sigurinë Evropiane e nënshkruar në Samitin e OSBE-së në Stamboll në nëntor 1999 formuloi të drejtat dhe detyrimet kryesore të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në lidhje me pandashmërinë e sigurisë. Ai nënvizoi të drejtën e çdo shteti pjesëmarrës për të qenë i lirë për të zgjedhur ose ndryshuar marrëveshjet e tij të sigurisë, duke përfshirë traktatet e aleancave, ndërsa ato zhvillohen, si dhe të drejtën e çdo shteti për neutralitet. I njëjti paragraf i Kartës i kushtëzon drejtpërdrejt këto të drejta me detyrimin e secilit shtet për të mos forcuar sigurinë e tij në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera. Ai thotë më tej se asnjë shtet, grup shtetesh apo organizatë nuk mund të ketë ndonjë përgjegjësi kryesore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në zonën e OSBE-së ose nuk mund të konsiderojë ndonjë pjesë të zonës së OSBE-së si sferën e tij të ndikimit.

Në Samitin e OSBE-së në Astana në dhjetor 2010, liderët e kombeve tona miratuan një deklaratë që rikonfirmoi këtë paketë gjithëpërfshirëse të detyrimeve të ndërlidhura.

Megjithatë, vendet perëndimore vazhdojnë të nxjerrin prej saj vetëm ato elemente që u përshtaten atyre, dhe konkretisht – të drejtën e shteteve për të qenë të lirë të zgjedhin aleancat për të garantuar ekskluzivisht sigurinë e tyre. Fjalët “siç evoluojnë” janë hequr me turp, sepse kjo dispozitë ishte gjithashtu një pjesë integrale e të kuptuarit të “sigurisë së pandashme”, dhe veçanërisht në kuptimin që aleancat ushtarake duhet të braktisin funksionin e tyre fillestar parandalues ​​dhe të integrohen në arkitekturën gjithë-evropiane. bazuar në qasje kolektive, e jo si grupe të ngushta. Parimi i sigurisë së pandashme interpretohet në mënyrë selektive si një justifikim për kursin e vazhdueshëm drejt zgjerimit të papërgjegjshëm të NATO-s.

Është zbuluese se përfaqësuesit perëndimorë, ndërsa shprehin gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në dialog për arkitekturën e sigurisë evropiane, qëllimisht shmangin referencën në Kartën për Sigurinë Evropiane dhe Deklarata e Astanës në komentet e tyre. Ata përmendin vetëm dokumentet e mëparshme të OSBE-së, veçanërisht shpesh – Kartën e Parisit të vitit 1990 për një Evropë të Re që nuk përmban detyrimin gjithnjë e më të ‘papërshtatshëm’ për të mos forcuar sigurinë e vet në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera. Kryeqytetet perëndimore gjithashtu përpiqen të injorojnë një dokument kyç të OSBE-së – Kodin e Sjelljes mbi Aspektet Politiko-Ushtarake të Sigurisë të vitit 1994, i cili thotë qartë se Shtetet do të zgjedhin marrëveshjet e tyre të sigurisë, duke përfshirë anëtarësimin në aleanca, ‘duke pasur parasysh shqetësimet legjitime të sigurisë të shteteve të tjera.

Nuk do të funksionojë në këtë mënyrë. Vetë thelbi i marrëveshjeve për sigurinë e pandashme është se ose ka siguri për të gjithë ose nuk ka siguri për askënd. Karta e Stambollit parashikon që çdo shtet pjesëmarrës i OSBE-së ka të drejtë të barabartë për sigurinë, dhe jo vetëm vendet e NATO-s që e interpretojnë këtë të drejtë si një privilegj të jashtëzakonshëm të anëtarësimit në klubin ‘ekskluziv’ të Atlantikut të Veriut.

Nuk do të komentoj udhëzimet dhe veprimet e tjera të NATO-s që pasqyrojnë aspiratën e bllokut ‘mbrojtës’ për supermaci ushtarake dhe përdorimin e forcës duke anashkaluar prerogativat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Mjafton të thuhet se veprime të tilla bien ndesh me detyrimet themelore gjithë-evropiane, duke përfshirë angazhimet sipas dokumenteve të sipërpërmendura për të mbajtur vetëm aftësi të tilla ushtarake që janë në përpjesëtim me nevojat individuale ose kolektive të sigurisë, duke marrë parasysh detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar, si dhe interesat legjitime të sigurisë të shteteve të tjera.

Duke diskutuar situatën aktuale në Evropë, kolegët tanë nga Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Evropian bëjnë thirrje të vazhdueshme për “de-përshkallëzimin” dhe i bëjnë thirrje Rusisë që “të zgjedhë rrugën e diplomacisë”. Duam të kujtojmë: ne kemi ecur në atë rrugë për dekada. Pikat kryesore, si dokumentet e samiteve të Stambollit dhe Astanës, janë pikërisht rezultat i drejtpërdrejtë i diplomacisë. Vetë fakti që Perëndimi tani përpiqet të rishikojë në dobi të tij këto arritje diplomatike të liderëve të të gjitha vendeve të OSBE-së ngre shqetësim serioz. Situata kërkon një sqarim të sinqertë të pozicioneve.

Ne duam të marrim një përgjigje të qartë për pyetjen se si partnerët tanë e kuptojnë detyrimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera në bazë të përkushtimit ndaj parimit të sigurisë së pandashme. Sa synon konkretisht Qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në aspektin praktik në rrethanat aktuale? Nëse e refuzoni këtë detyrim, ju kërkojmë ta shprehni qartë këtë.

Pa pasur qartësi të plotë për këtë çështje kyçe që lidhet me ndërlidhjen e të drejtave dhe detyrimeve të miratuara në nivelin më të lartë, është e pamundur të sigurohet ekuilibri i interesave të mishëruara në instrumentet e samiteve të Stambollit dhe Astanës. Përgjigja juaj do të ndihmojë për të kuptuar më mirë shkallën e aftësisë së partnerëve tanë për të qëndruar besnikë ndaj angazhimeve të tyre, si dhe perspektivat për përparim të përbashkët drejt uljes së tensioneve dhe forcimit të sigurisë evropiane.

Ne presim përgjigjen tuaj të menjëhershme. Nuk duhet të zgjasë shumë, pasi çështja është të sqarohet mirëkuptimi mbi bazën e të cilit Presidenti/Kryeministri juaj nënshkroi detyrimet përkatëse.

Gjithashtu presim që përgjigja ndaj kësaj letre të jepet në cilësinë kombëtare, pasi angazhimet e sipërpërmendura janë marrë nga secili shtet ynë individualisht dhe jo brenda asnjë blloku apo në emër të tij.

(Klikoni këtu për të lexuar LETREN)

Berisha: Ambasada ruse të Tiranë, letër kërcënuese për vendin! Rama hesht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ambasada ruse në Tiranë i ka drejtuar vendit një letër kërcënuese. Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po hesht ndaj këtij kërcënimi.

“Dua të dënoj këtu letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dh kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë  e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë, Ramës. Para një shantazhi primitiv, të paprecedentë me të cilin përballet Europa, sot, Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të lira, të pushtojë një vend fqinj.  Të përpiqet të shkatërrojë NATO-n dhe vendi i vetëm që ka heshtur si fija e barit ndaj këtij shantazhi është një vend anëtar i NATO-s. Parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin me Ukrainën”, tha ai.

Edi Rama njofton se tuneli i Skërficës në rrugën e re Kardhiq-Delvinë do të hapet së shpejti, këtë verë do afrojë ndjeshëm Sarandën

0
Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvvinë duket se do t ëjetë gati këtë verë. Këtu bëri me dije sot kryeministri Edi Rama, i cili postoi sot pamje nga tuneli, ndërsa tha se do t’i vihet së shpejti në shërbim Shqipërisë turistike.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër vepër të bukur që së shpejti do t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

DW: Kohë për aleanca të reja? Kriza e Ukrainës dhe diplomacia e europianëve

0

ANDREAS NOLL

Në Parlamentin ukrainas janë luajtur këtë javë skena të pazakonte. Dy duzina deputetësh u mblodhën rreth mikrofonit në podium duke mbajtur në duar flamuj të NATO-s dhe flamuj me ngjyrat kombëtare të shteteve aleate, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që vjen nga jashtë në konfliktin me Rusinë. Dy herë u pa dukshëm: Union Jack i Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe kur kryeministri britanik Boris Johnson shkoi ditën e martë (01.02) në Kiev për një vizitë, flamujtë britanikë lëkundeshin në rrugët e kryeqytetit ukrainas. Duket hapur se Ukraina i është mirënjohëse kryeministrit që vjen nga Londra, i cili është goditur shumë në politikën e brendshme. Qeveria e Johnsonit i dërgoi Ukrainës javën e kaluar tanke mbrojtëse, ushtria britanike mëson ushtarët ukrainas dhe kreu konservator i qeverisë i premtoi tani Kievit që ndodhet në krizë, një ndihmë financiare prej 100 milionë eurosh.

Por Boris Johnsoni ka folur në Kiev me partnerët e tij edhe për një temë tjetër: për krijimin e një pakti ushtarak Londër, Varshavë, Kiev. Ministrja britanike e Jashtme pritej ta prezantonte projektin zyrtarisht ditën e mërkurë (03.02), por për shkak të gjendjes shëndetësore, Elizabeth Truss e anuloi prezantimin.

Ëndrra për të krijuar një Mini-NATO

Edhe pa prezantim zyrtar, ideja është siç thotë presidenti ukrainas i shtetit Volodymyr Selenskyj, për krijimin e një “aleance të vogël”, të cilën ai e quan “sinjal shprese “. Ministri i tij i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tregon për arsyet: Synimi kryesor i Aleancës është forcimi i rripit të sigurisë dhe forcimi i Aksit Deti Baltik – Deti i Zi, duke pasur parasysh rëndësinë që ka për Ukraninën prezenca e marinës polake në Detin Baltik dhe prezenca e forcave të armatosura britanike në Detin e Zi, të cilat ndihmojnë forcat e armatosura ukrainase. “Ne nuk mund të presim që siguria dhe mirëqënia të vijnë dikur në të ardhmen, kur të bëhemi anëtar të BE dhe të NATO-s. Ne na duhen ato tani”, shpjegon ministri.

Oleksandr Mereschko, kryetar i Komisionit për politikën e Jashtme në Parlamentin ukrainas, shikon tek Polonia dhe Britania e Madhe partnerët strategjikë më besnik për Ukrainën. „Mbase ia vlen të mendohet për krijimin e një Mini- NATO-je. Që mund të ishte në gjendje të ekzistonte, sepse Britania e Madhe është një nga vendet kryesuese të Europës, megjithëse nuk është anëtare e BE-së,” i tha Mereschko Deutsche Welles.

Në publikun britanik pakti ushtarak që mendohet të krijohet shihet më me kthjelltësi. Johnsoni shpreson që me krizën e Ukrainës të dëshmojë kualitetet e tij si burrë shteti, për t’iu përgjegjur kështu kritikave ndaj personit të tij që vijnë edhe nga rradhët e veta, shkruan gazeta e majtë liberale “Guardian”.

Ish-diplomati Hans-Dieter Heumann, nuk mendon se Aleanca është e motivuar vetëm prej politikës së brendshme: „‘Aleanca treshe‘ me siguri nuk do të jetë aleancë zyrtare,” analizon ish- presidenti i Akademisë Federale për Politikën e Sigurisë, i cili jep tani leksione në Universitetin e Bonit. Në bisedë me Deutsche Wellen ai thotë: “Ne shohim një përpjekje të kryeministrit për të dëshmuar pretendimin e deklaruar më parë për një Global Britain, pra një aktor global pa BE-në.”

Polonia si Partner

Nuk është çudi që krah kryeministrit britanik edhe Polonia angazhohet për krijimin e aleancës. Varshava është aleati më i ngushtë i Ukrainës në NATO dhe Bashkimin Europian. Udhëheqja polake është e interesuar t’i forcojë krahët Ukrainës aty ku të mundet. Por qeveria polake e bën shumë të qartë ku i ka kufijtë ky Pakt. “Aktivitetet e veçuara nuk janë në interesin tonë. Forca jonë ndodhet tek NATO. Nëse do jetë e nevojshme të dërgohen trupa në Ukrainë, ne do ta bëjmë këtë me miratimin e NATO-s,” thotë gjenerali Valdemar Skrzypczak, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura polake dhe ish- zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ai foli në një intervistë për Agjencinë PAP. Skrzypczak e shfrytzoi intervistën për Paktin ushtarak edhe për të kritikuar qartë politikën gjermane ndaj Ukrainës: “Dërgimi i pesë mijë helmetave nga Gjermania në Ukrainë ka një karakter estrade. Qëndrimi gjerman është i paqartë.”

Për qeverinë gjermane ky vlerësim nuk është pa probleme, sepse krah Britanisë së Madhe edhe Gjermania dhe Franca kërkojnë të marrin ndihmën polake në diplomacinë për Ukrainën. Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi për këtë arsye një takim të premten me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin polak të shtetit, Andrzej Duda. Por një takim i tillë i treshes së Vajmarit nuk do të mbahet: për shkak të vështirësive me oraret e takimeve.

Sipas njoftimeve të mediave ata të tre do të takohen javën e ardhshme në Berlin. Presidenti polak do të shkojë të premten (04.02) në Pekin për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike.

Muzika luhet në Uashington

Presidenti i SHBA, bisedë telefonike me presidentin ukrainas Dymytrij Selenskyj
Me formatin Normandi, ku aktualisht ndërmjetësuesit gjermanë dhe francezë zhvillojnë bisedime me Rusinë dhe Ukrainën, me trekëndëshin e Vajmarit apo me aleancën e re treshe të forcuar nga Londra shihet se qeveritë e Europës janë duke vepruar aktualisht me konstelacione të ndryshme për të arritur zgjidhje të krizës.

Eksperti për çështjet e sigurisë, Heumann, mendon se Aleanca e re nuk do të luajë ndonjë rol të rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit. Krijimi i një Mini-NATO-je, siç shpresojnë disa politikanë ukrainas është krejtësisht iluzion. Aleanca të reja, të plota, jashtë NATO-s nuk do të ketë, thotë Heumann, edhe sepse aktualisht kjo do të dobësonte disa aleanca ushtarake.

Në nivel diplomatik, Heumann i hedh sytë nga Uashingtoni, ku qeveria amerikane ka krijuar një hapësirë të re për bisedime, nëse përgjigjet e kthyera Rusisë nga NATO dhe SHBA janë autentike, siç janë publikuar në gazetën spanjolle “El Pais”. Përgjigjen e veçantë të qeverisë amerikane drejtuar Moskës, të ndarë nga letra e NATO-s, ish-diplomati e sheh me vëmendje.

Në këtë mënyrë SHBA ka pranuar paraprakisht që siguria nuk duhet të arrihet në kurriz të shteteve të tjera. NATO është duke vepruar deri tani duke u bazuar tek parimi i zgjedhjes së lirë të aleancave. Konkretisht: Asnjë shtet nuk pengohet të hyjë në NATO, edhe nëse ai ndodhet në kufi me Rusinë. Kurse Moska këmbëngul në garantimin e sigurisë së pandarë dhe të pashmangshme.

Prandaj letra nga Uashingtoni është për Heumannin një hap përpara: „Tani në tavolinë ka madje propozime konkrete për tërheqjen dypalëshe të trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe infrastrukturën amerikane në Ukrainë. Kështu që bisedimet serioze mund të fillojnë.”

Shanse për formatin Normandi

Aktualisht duket sikur çështjet strategjike për sigurinë në Europë vendosen në nivel bilateral midis Uashingtonit dhe Moskës. Britanikët, francezët, gjermanët, por edhe polakët, e vendosin ndikimin e tyre nëpërmjet NATO-s.

Përparime për njerëzit në Ukrainë dhe për gjendjen në territoret separatiste, mendon Heumann, mund të arrihen nëpërmjet formatit Normandi, ku aktualisht ndërmjetësuesit janë duke kërkuar zgjidhjet.

Nëse më vonë, nën udhëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, mund të arrihet ndonjë kthesë në këtë skenë, atëherë fotografia e ardhshme nga Parlamenti ukrainas do tregojë mbase flamujtë gjermanë dhe francezë, të vendosur mbi ndërtesën e Parlamentit në Kiev. Këto flamuj nuk u panë atje këtë javë.

Analiza është e DW

Ministrja Belinda Balluku: Në maj nisin fluturimet nga Kukësi

0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se në maj nisin se fluturimet me Wizz Air nga aeroporti i Kukësit.

Duke folur në ceremoninë e mbajtur sot në Kukës, Balluku tha se dje është marrë dhe konfirmimi nga NATO për këtë aeroport.

“Sot është një tjetër një ditë e veçantë për aviacionin dhe ne ndihemi krenarë për arritjet në këtë fushë gjatë këtyre viteve. Zhvillim shumë i rëndësishëm për aviacionin e Shqipërisë. Ndodhemi këtu me një nga kompanitë më të mëdha low cost të Europës, e cila prek destinacione tashmë edhe jashtë kontinentit nga i cili ka nisur për të lançuar programin e ri të fluturimeve i cili nis nga maji në aeroportin e Kukësit. Duke nisur nga 15 korriku i kaluar kanë filluar fluturimet komerciale, që kanë arritur në 85 gjatë periudhës së verës dhe kryesisht janë kryer nga Air Albania dhe disa kompani të tjera, të cilat do i lënë hapësirë tashmë një operatori të rëndësishëm siç është Wizz Air. Ky është një aeroport rajonal. Ka qenë një rastësi e lumtur dje që kemi marrë konfirmim nga NATO për këtë aeroport. Aeroporti i Kukësit është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe kjo tregon që në këtë aeroport plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë të vendosur nga BE dhe NATO”, deklaroi Balluku.

Republika e të Privilegjuarëve, apo “akademikët” që duhet të marrin pagën 1500 euro në muaj edhe 6 muaj pas vdekjes!

0

Sali Bytyçi, Prishtinë

Republika e Kosovës është republikë e një pakice të privilegjuarësh dhe të shumicës që duhet të ikin në të katër anët e botës për të siguruar jetesën.

Të ashtuquajturit akademikë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, në rregulloret e veta kanë futur një nen sipas të cilit, edhe pasi të vdes një anëtar i Akademisë, edhe 6 muaj më pas në konton e xhenazës i shkojnë nga 1500 euro! Këtë që e shkrova, e kam me të dëgjuar, po kjo mund të verifikohet, a është kështu apo jo.

Ndërkaq, saktë e di që:

1. Për një libër që e ka shkruar për Gjakovën, e asnjë libër tjetër kurrë, një person i merr nga 1500 euro në muaj, derisa të vdesë, ndoshta edhe 6 muaj pas;

2. Për kryeveprën për të folmen e Karadakut, një person i merr nga 1500 euro në muaj;

3. Për kryeveprën për Gjuhën e gazetës, përveç që i merr 1500 në Fakultetin Filologjik, i merr edhe 1500 euro në Akademi të shkencës një person;

4. Po edhe të tjerë/a, që nuk kan botuar asnjë vepër marrin në Akademi nga 1500 euro në muaj! Kosova vendi më i varfër në Evropë, ama me njerëz që vazhdojnë të jetojnë sikur të ishin pashallarë të Perandorisë Otomane!

Për fund, kryetari i të ashtuquajtur Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, që i menaxhon këta gjenitë e përmendur, i merr rreth 2800 euro në muaj, ose gati sa dy paga të kryeministrit Albin Kurti!

Nëse bëjmë kompromise me interesat e shoqërisë dhe shtetit, atëherë jemi “shtet-banene”!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Dorën në zemër, ndryshimi nuk vjen nga vazhdimi i avazit të vjetër.
Për këdo që vërtetohet se banon në Prishtinë dhe merr benefite për udhëtim, duhet të vlejnë rregullat e njëjta të ndëshkimit dhe penalizmit.
Ndërsa çdo votues dhe përkrahës i subjekteve politike që nuk pajtohet me këtë parim, dëshmon se e do partinë më shumë se shtetin dhe në këtë mënyrë bie ndesh me kuptimin e drejtë të atdhedashurisë, si dhe me kuptimin e drejtë të rolit të politikës përfaqësuese dhe asaj reprezentative.
Sepse roli i përfaqësuesve të popullit në pushtet dhe i prezantuesve të shtetit në politikën e jashtme, nuk është sigurimi i ekstra profitit personal nga abuzimi me postet dhe funksionet partiake, publike dhe shtetërore, por respektimi i normave ligjore që e sigurojnë mbarëvajtjen e interesit të përgjithshëm, si dhe përfaqësimin dhe prezantimin sa më korrekt dhe dinjitoz të interesave të popullit në politikën e brendshme dhe të interesave të shtetit në politikën e jashtme.
Që shkurt e shqip i bie : se shteti nuk është vetshërbim pa arkatar, nga i cili politikanët dhe diplomatët mund të marrin çfarë të duan gratis, sepse ata paguhen nga tatimet, taksat dhe doganat e popullit dhe zgjidhen me votën e tij.
Prandaj çdo devijim nga parimi i respektimit të normave ligjore dhe nga parimi i respektimit të interesit të përgjithshëm, i shndërron subjektet politike në organizata apo ndërmarrje të vetqëllimshme profitabile.
Respektivisht në organizata që janë themeluar për ta realizuar vetëm një qëllim ; Për t’i shërbyer ekskluzivisht interesave të ngushta të anëtarëve të ranguar lartë në hierarkinë partiake dhe shtetërore. Apo edhe më saktësisht për t’i shërbyer interesave të tyre puro egoiste abuzuese dhe profitabile.
Ky botëkuptim e dëmton rëndë imazhin e subjekteve politike brenda Kosovës dhe imazhin e shtetit jashtë Kosovës.
Prandaj nëse ky abuzim kalon pa kritikë, pa përgjegjësi dhe pa llogaridhënie, atëherë pasojat afatgjate do të jenë shumë më të rënda.
Sepse ato na fakurohen pastaj neve si shoqëri dhe shtet në raportet e organizatave ndërkombëtare që e monitorojnë funksionimin e rendit, ligjit, shoqërisë dhe shtetit tonë.
Kështu që çdo ankesë pas fakturimit negativ është një hipokrizi.
Sepse ne po synojmë të ndërtojmë shtet ligjor dhe nëse nuk e bëjmë këtë vetë jemi fajtor.
Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë një gjë :
Që nuk janë të izoluar rastësisht nga faktori ndërkombëtar.
Duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se po e paguajnë me izolim, varfëri dhe migrim tributin e politikanëve të papërgjegjshëm dhe pandërgjegjshëm vendor që nuk ngopen kurrë me asgjë dhe që kurrë nuk i nënshtrohen vullnetarisht dhe nga atdhedashuria e sinqertë parimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Pikë.
Prandaj mos të ankohen nesër ose pasnesër “ah kuku çka u bë “, se bëhen shumë të neveritshëm dhe si të tillë jo vetëm që nuk meritojnë keqardhje por meritojnë pikërisht politikanë të tillë që ua vjedhin edhe rrobat nga trupi.
Unë për shembull politikanëve dhe diplomatëve të tillë ua mbaj mend çdo abuzim dhe në zgjedhjet e ardhshme i ndëshkoj me mosdhënien e votës.
Kaq kam mundësi.
Saktësisht kështu duhet të veproni edhe ju.
_____
AKO NAPRAVIMO KOMPROMIS SA INTERESIMA DRUŠTVA I DRŽAVE ONDA SMO BANANA-DRŽAVA
Ruku na srce, promjena ne dolazi od nastavka starog avaza.
Ista pravila o kažnjavanju i kaznama treba da važe za svakoga za koga se dokaže da živi u Prištini i prima beneficije za putovanje.
Dok svaki birač i simpatizer političkih subjekata koji se ne slaže sa ovim principom, dokazuje da više voli stranku nego državu i samim tim protivreči ispravnom shvatanju patriotizma, kao i ispravnom shvatanju uloge predstavničke politike unutar i van države.
Jer uloga predstavnika naroda u unutarnjoj politici i predstavnika države u spoljnoj politici nije obezbeđivanje ekstra lične dobiti od zloupotrebe partijskih, javnih i državnih položaja i funkcija, već poštovanje zakonskih normi koje obezbeđuju opšti dobrobit, kao i što korektnije i dostojanstvenije predstavljanje interesa naroda u unutrašnjoj politici i interesa države u spoljnoj politici.
Morate jednu stvar shvatiti: da država nije samoposluga bez blagajnika, od koje političari i diplomate mogu besplatno dobiti šta hoće, jer su plaćeni porezima i carinama naroda i birani njegovim glasom .
Dakle, svako odstupanje od principa poštovanja pravnih normi i principa poštovanja opšteg interesa pretvara političke subjekte u profitne organizacije ili preduzeća.
Odnosno u organizacijama koje su osnovane za postizanje samo jednog cilja; Služiti isključivo uskim interesima visokopozicioniranih članova u partijskoj i državnoj hijerarhiji. Ili još preciznije služiti svojim sebičnim i profitabilnim interesima.
Ovakav pogled na svet ozbiljno šteti imidžu političkih subjekata unutar Kosova i imidžu države van Kosova.
Dakle, ako ova zloupotreba prođe bez kritike i bez odgovornosti, onda će dugoročne posljedice biti mnogo teže.
Jer onda nas kao društvo i državu optužuju da smo nedostojni da putujemo bez viza, u izvještajima međunarodnih organizacija koje prate funkcionisanje zakona, reda, rada, društva i naše države.
Dakle, svaka pritužba nakon negativnog obračuna je licemjerje.
Jer mi želimo da izgradimo vladavinu prava i ako to sami ne uradimo, sami smo krivi
Građani Kosova treba da shvate jednu stvar:
Nisu slučajno izolovani od međunarodnog faktora.
Moraju jednom za svagda shvatiti da izolacijom, siromaštvom i migracijom plaćaju danak neodgovornim i nesvjesnim lokalnim političarima koji nikad ničim nisu zadovoljni, i koji se nikada dobrovoljno i iz iskrenog patriotizma ne pokoravaju principu odgovornosti .
Točka.
Zato nemojte da se žalite sutra ili prekosutra “ah kuku šta je nas snašlo”, jer ćete ispasti jako odvratni i kao takvi ne samo da ne zaslužujte žaljenje nego zaslužujte upravo takve političare koji vam kradu čak i odjeću sa tijela.
Ja se, recimo, sjećam ovakvih zloupotreba takvih političara i diplomata i na sljedećim izborima ih kažnjavam neglasanjem.
Tolika je moja mogućnost.
Upravo to treba da uradite i vi.