Kreu Blog Faqe 1405

Pse shqiptarët hasmërohen në mes vete sa herë që ndodhin krizat ndërkombëtare?

0

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani

Hasmëria politike më njëri-tjetrin në mes të shqiptarëve shpeshherë ka shkaktuar dëme të pariparushme në ecjen përpara të çështjes kombëtare. Kjo ndodh për shkak se Qeveritë shqiptare nuk kanë një projekt të veçantë që të ecin shtetin përpara, gjithashtu edhe opozita nuk e ka një plan të veçantë se si mund të bëhet opozitë me metoda demokratike pa e dëmtuar shtetin.Opozita duhet të bëj dallimin në mes të pushtetarëve dhe shtetit kurse pozita duhet të ndjek rrugën e duhur për udhëheqjen e shtetit.Në këtë rast edhe njerës edhe tjetrës i ka humbur rruga në oborr dhe bëjnë luftë klanesh politike vetëm e vetëm për të mbajtur apo fituar pushtetin.Rasti i krizës në Ukrainë dhe një luftë e mundshme në mes të Rusisë dhe Ukrainës mund të sjell pasoja të papara zingjirore edhe në Evropën Juglindore apo në Ballkan siç kanë deshirë disa ta quajnë,këtë pjesë të Evropës.Kjo mund të ndodhë shumë lehtë për faktin se Qeveria e Shqipërisë më lehtësi i ka hapur rrugën projektit ruso-serb për një Ballkan të hapur dhe i ka kthyer shpinën politikës Amerikane dhe asaj Evropiane.

        Edhe në Kosovë gjërat nuk qëndrojnë më mirë.Partitë politike në Kosovë bëjnë luftë për pushtet me njera-tjetrën dhe asnjëherë nuk ulen se bashku për të bërë një projekt të përbashkët shtetëror se si duhet të mbrohet shteti.Marrja me vetveten historikisht na ka kushtuar shumë ne shqiptarëve gjatë historisë.Na ka kushtuar për faktin se ne të shumtën e rasteve politikanët tanë e kanë vendosur interesin personal para atij shtetëror.Na ka kushtuar dhe po na kushton shumë shtrenjtë edhe sot për faktin se politikanët tanë inatët që kanë ndaj njëri tjetrit i shprehin deri në maksimum dhe e luftojnë kundërshtarin politik jo me ide politike por me luftë për jetë a vdekje. Sikur ta luftonin Serbinë,Turqinë,Greqinë e Rusinë dhe komplet vijën antishqiptare të orientimit politik,do ishte shumë e drejt dhe shumë parësore që të luftohen shtetet që historikisht na shkaktuan dëme të pariparushme ne shqiptarëve.

Por jo.Ndaj kësaj vije politike që i ka shkaktuar gjithmonë problemet më të mëdha popullit shqiptar politikanët tanë po tregohen të ndegjushëm deri në përkulje madje edhe duke i fshehur monumentet e heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastriotit, si dhe duke i ndaluar që të vendosen këto monumente siç është rasti i burgosjes së monumentit të Gjergj Kastriotit tash e sa vite dhe ndalimi për tu vendosur ky monument në Lezhën e Gjergj Kastriotit nga Erdogani dhe  Edi Rama.

      Shtrohet pyetjaÇfarë përfaqësojnë politikanët shqiptarë ? Interesat e popullit shqiptar për të cilat kanë marrë votat nga elektorati për të drejtuar shtetin në  orientimin e duhur që e qon përpara çështjen shqiptare dhe shtetërore,apo interesat e politikave antishqiptar që i dërgojnë shtetet tona në fundosje. Si duket politikanët tanë janë duke menduar se qeveritë e tyre janë lloje pashallëqësh që mund të luajnë si të dojnë dhe orientimin politikë ta orientojnë kah të dojnë vetëm e vetëm të realizohen  interesat e tyre.Shpeshherë për shkak të mosaftësisë tonë apo orientimit të gabuar politik të politikanëve tanë fatzitë fajtorin e gjëjnë pikërisht tek miqtë tanë amerikan dhe evropian.Ata flasin për marrëveshje me Amerikën dhe Evropën, por marrëveshjet i bëjnë me Serbinë,Turqinë e Rusinë.Domëthanë gojën plot Evropë dhe Amerikë kurse xhepin e mbushur me paratë e Serbisë,Turqisë dhe Rusisë duke shitur asetet më të vlefshme shtetërore këtyre shteteve antishqiptare.E mendojnë të gjorët faqezi se amerikanët dhe evropianët fare nuk i shohin këto faqe të zeza që i kryejnë politikanët tanë vetëm e vetëm të pasurohen ata dhe klani i tyre politik.

Goditja që Kosova i dha Serbisë, me refuzimin domëthënës

1
Idriz Zeqiraj
     Serbia kishte shpallur mbajtjen e Referendumit, për ndryshimet kushtetuese, kryesisht, në drejtësi. Si përherë, edhe kësaj radhe, zgjedhjet do të organizoheshin edhe në Republikën e Kosovës! Por, “pazaret ishin bërë pa hanxhinë!” Pra, nuk ishte pyetur i zoti i shtëpisë, Albin Kurti me shtetarët e tij. Presidentja Vjosë Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeminstri Albin Kurti, u konsultuan për rastin në fjalë. Dhe, dolën me një deklaratë të përbashkët publike: “Zgjedhjet për mbajtjen e Referendumit, për ndryshimet kushtetuese në Serbi, nuk mund të organizohen në qendrat e votimit, ku jetojnë komuniteti serb, përveç se në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë, në Prishtinë, si dhe me postë, ashtu siç voton edhe Mërgata jonë e përbotshme”.
     Ngulmimi i shtetarëve të Serbisë se “ne i kemi organizuar zgjedhjet qendrore e komunale në Kosovë gjithmonë dhe pa pengesa”, duke numëruar edhe datimet ndër vite, përgjigja ishte e gatshme dhe bindshëm e arsyetuar: Pa e cituar kryekuvendaren Vjosë Osmani, kur në një seancë parlamentare, ua kujtoi deputetëve, një shprehje amerikane, se “Qyteti ka një sherif tjetër”, kryeministri Albin Kurti deklaroi prerazi: “Vërtet, Serbia, në të kaluarën, ka livadhisur në Kosovë, sepse nuk ka pasur kush ta ndalojë. Por, Qeveria ime është e vendosur, ta mbrojë kushtetueshmërinë dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës​”.
     Shtetet e Quintit, paradoksalisht, përmes përfaqësuesëve të tyre në Prishtinë, ishin të njëzëshëm, se Referendumi i Serbisë, për ndryshimet kushtetuese atje, duhet të organizohet edhe në Kosovë, ashtu siç ishin organizuar edhe zgjedhjet serbe më parë. Shtetarët aktual të Kosovës, pa asnjë befasi nga deklarata e përfaqësuesëve të shteteve të Quintit, i pritën në takim ata, duke ua konfirmuar, por, edhe shpjeguar arsyeshmërinë e vendimit, absolutisht, sa të drejtë, aq edhe të ligjshëm, refuzimin e organizimit të zgjedhjeve për Referendumin e Serbisë, brenda territorit sovran të Kosovës. Dhe, palët në takim, mbetën në qendrimet e tyre.
     Padyshim, qendrimi i çuditshëm, i “yndyrës” ndërkombëtare, që konsiderohen si Qendra të Vendosjes Ndërkombëtare dhe, në raste vendimtare, kanë shkëlqyer në vendimet e tyre, rasti konkret, ndërhyrja ushtarake, në mbrojtjen e qenies njerëzore në Kosovë, përgjatë luftës, për rastin e Referendumit serb, në Kosovë, zhgënjyen dukshëm.
     Shtetarët e Kosovës, unik në vendimet e dhe veprimet e tyre, duke parë seriozitetin e çështjes, kërkuan thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit, për nxjerrjen e një Rezolute, që pamundëson mbajtjen e Referendumit serb në Kosovë. Rezoluta ishte e një rëndësie të veçantë, për ta parë edhe partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, se kjo nuk është vetëm kërkesë e Qeverisë, por edhe kuvendarëve, si përfaqësues të drejtëpërdrejtë të popullit të Kosovës.
      Deputetët, me zërin e tyre, të përkthyer në votë, betononte vendimin e tre shtetarëve, përkatësisht, presidentës Vjosë Osmani, kryekuvendarit Glauk Konjufca, kryeminstrit Albin Kurti. Dhe, vetëvetiu, amortizonte kundërshtinë e nxituar të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, që rreshtoheshin, apriori, në anën e Serbisë. Rezoluta ishte e qëlluar, përmbante 8 (pika), të cilat plotësonin njëra-tjetrën. Andaj, edhe u votua me 76 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër, të deputetëve të pranishëm në sallën kuvendore.
     I pari nga ndërkombëtarët, që do të reflektonte pozitivisht, ishte ambasadori amerikan, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, duke thënë se “Kosova, si shtet i pavarur, ka të drejtë të përcaktojë kushtet, për organizimin e zgjedhjeve të shteteve të tjera në territorin e saj”. Dhe, “sipari” u mbyll mrekullisht mirë.
        Tandemi Hashimi-Isa nënshkruan 
         marrëveshje fatale për Kosovën
     Kundërshtia e vendosur e shtetarëve dhe e Qeverisë të Republikës të Kosovës, për refuzimin e organizimit të zgjedhjeve, për Referendumin e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, ishte goditje zyrtare për shtetin mujëshor e arrogant serb. Veç kësaj, ishte një sinjal i qartë se Qeveria nuk lejon dhe nuk do të lejojë as në të ardhmen, të cenohet kushtetutshmëria dhe sovraniteti i vendit.
     Qysh nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi, më 2010, Serbia i ka dominuar, tërësisht, bisedimet. Ajo e filloi dialogun me njerëz të dosuar, për krime vrastare dhe hajni zyrtare. Thënë troç, me njerëz të shantazhuar, të kërcënuar, të frikësuar, nga dosjet me krime faktike. Hashim Thaçi, qoftë në rolin e kryeministrit, qoftë të presidentit, servilët partiakë të tij, pra PDK-ja dhe Isa Mustafa, me klanin e tij, u bënë logjistikë dhe patericë e Hashimit dhe e PDK-së së tij. Shantazhimi ishte zinxhirorë: Hashimi me shokë shantazhoheshin nga Serbia, ndërsa Isa i LDK-së, shantazhohej nga Hashimi dhe SHIK-u i tij. Si të tillë, ishin fort të pranueshëm nga Vuçiqi dhe Serbia.
     Tandemi Hashimi-Isa nënshkruan marrëveshje fatale për Kosovën, duke shpërfillur popullin, anëtarësinë dhe vetë strukturat e partive të tyre. Rrjedhimisht, më shumë se dialog, ishte monolog i Serbisë. Ajo arriti ta fus në kurth Hashimin, duke e kthyer çështjen e Kosovës në parapavarësi. Ai hapi çështjen e kufijëve, të cilën e kishte përmbyllur shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, e pranuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
     Kulmon fakti, sa Hashim presidenti, “u zu me pelë për dore”, duke lobuar e paguar për ndarjen e Kosovës! Skajmërisht e trishtë, vetëm ta mendosh dhe lëre më të veprosh, kudo dhe kurdo që i është dhënë rasti, të agjitojë idenë e kobshme, morbide të ndarjes të Kosovës.
     “Të zhbëhet Gjykata Speciale; të falën krimet reciproke; të bëhet pajtimi serbo-shqiptar”,- të shpalosur nga këshilltari i tij, Baton Haxhiu, ishte porosi e Hashimit. E gjithë kjo maskaradë bëhej për t`i shpëtuar Gjykatës Speciale, me bindjen se ky shpëtim ishte, eskluzivisht, në vullnetin e Vuçiqit.
     Refuzimi i mbajtjes së Referendumit të Serbisë, brenda territorit sovran të Kosovës, është paralajmërim domëthënës për Serbinë dhe botën, se Kosova i denoncon dhe i kundërshton, me vendosmëri, “lojrat” e pista, që Vuçiqi dhe Serbia e tij, i bëri me shtetarët dhe qeveritarët e kaluar, rrast të shantazhuar, të Kosovës.
        Lidhjet PDK-Lista Serbe dhe dëmet shkaktuar Kosovës
      Ka pasur edhe shprehje habie: Si ka mundësi që deputetët e PDK-së, nuk e përkrahën Rezolutën e Qeverisë të Kosovës, për ndalimin e mbajtjes të Referendumit të Serbisë, brenda territorit të shtetit sovran të Kosovës?
     Realisht, po ta shohim kronologjinë e sjelljeve të krerëve të PDK-së, njëherësh, edhe të mbështetjes – blanko-, të strukturave të saj, përgjatë këtyre dy dekadave, është rrjedhë logjike edhe distancimi i turpshëm aktual, nga votimi i Rezolutës. Me këtë rast, u njëjtësua me “Listën Serbe”, e cila bojkotoi votimin, duke e lëshuar sallën kuvendore, si rëndom, kur vendimet “nuk i shkojnë për shtati!”
     Mosprania në sallën e Kuvendit të deputetëve të PDK-së, në seancën e jashtëzakonshme, ku votohej Rezoluta, në mbrojtje të kushtetutshmërisë, sovranitetit dhe dinjitetit shtetëror të Kosovës, flet shumë për katandinë e këtij subjekti politik, tashmë, të përfolur dhe të dëshmuar për krime vrastare, gjatë dhe pas luftës.
     Aleanca e PDK-së, me “Listën Serbe”, është dëshmuar me miqësinë intime dhe intrigimet konspirative të liderit të saj, Hashim Thaçi, me Aleksander Vuçiq. Madje, dy qeveri të dyshimta, të lodhëta në Kosovë, janë krijuar me votat vendimtare të “Lista Serbe!”
     Njëra nga arsyet pse Veriu i Mitrovicës u la në anarkinë e saj, është, pikërisht, bashkëpunimi kontrabandues i krerëve të PAN-it, me miqtë banditër të Vuçiqit. Kamionët me mallra kontrabandë, vinin nga Mitrovica, përshkonin Vushtërinë-Rakosh-Gurrakoc – tranzitonin në Vitomericë, duke anashkaluar Pejën, dhe përfundonin, shpengueshëm, në Deçan. Ora e kalimit nëpër Podgurë, ishte, gjithëherë, 24 – 01 e natës. Shoqërimi i kamionëve është bërë nga njerëzit e komandantëve.
     Veprimet e Qeverisë Kurti në Veriun e Kosovës, për të vendosur rend dhe ligj, janë paragjykuar, qëllimshëm, nga PAN-i, sepse po ua prishte pazarin kontrabandistëve të Veriut, me pjesën tjetër të Kosovës. E gjithë kontrabanda kontrollohej nga politikanët të veshur me pushtet dhe në shoqërimin e njerëzve të uniformuar!
     Për turpin e PDK-së, me aleatët e saj, donin dështimin e veprimeve të Forcave Speciale, të dërguara nga Qeveria në Veri. Sjellja brutale e banditeske, madje, e përsëritur nga serbët atje, gjithnjë, me urdhër të Beogradit, ndaj Policisë Speciale të Kosovës, deri në rrezikim të jetës, ishte një mesazh domëthënës për botën demokratike. Dhe, Shtëpia e Bardhë, përkatësisht, presidenti Biden reagoi me futjen në “Listën e Zezë”, të DASH, të krerëve të bandës në Veri. Pamëdyshje, pjesë e meritës për këtë masë ndëshkimi, është edhe Qeveria Kurti, me Policinë Profesionale, e cila, urtësisht, e menaxhoi një situatë provokative e banditeske.
     Është hipokrizi e cinizëm e PDK-së, të pranosh se ka qenë përpjekje e Serbisë, për ta shkelur sovranitetin e Kosovës dhe, nga ana tjetër, të refuzosh, votimin e Rezolutës, e cila parandalonte Serbinë në qëllimet e saj errëtake. Justifikimet e poshtra dhe idioteske, të PDK-së, se: “Rezoluta nuk ishte e nevojshme; Qeveria e bënte për shou e spektakël, kamuflon ruajtjen, madje, me çdo çmim, të atyre lidhjeve, që kishte çimentuar Hashimi me shokë, me Vuçiqin dhe bandën e tij në Veri. Prandaj, turpshëm e pacipërisht, PDK-ja e mbron bojkotin e saj, kur thotë se bojkoti “Ka qenë interesi i shtetit, ka qenë i drejtë dhe i qartë!”
     Akti i rëndë dhe i paparaprijës, siç është bojkotimi i Rezolutës, e cila ndalon mbajtjen e Referendumit në territorin e Kosovës, me qëllim të mbrojtjes të kushtetutshmërisë dhe të sovranitetit shtetëror, nuk mund të kalojë pa pasoja për PDK-në, kur dihen lidhjet speciale që i ka kjo parti me “Listën Serbe”, Vuçiqin, Serbinë, që nismon me bojkotimin e luftës së Kosovës, me faktet e pakundërshtueshme, siç janë: pengimi i unifikimit të faktorit ushtarak; përçarja e popullit; vrasjet politike të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut; kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së; si dhe të kuadrove të hershëm të LPK-së, për arsye rivaliteti!
       OVL e UÇK, kallëse e flamujve të Dardanisë, 
                    bashkëpunuese e Serbisë!
     Së fundi, OVL e UÇK-së, vegël e PDK-së, kallëse e Flamujve të Dardanisë, u dëshmua si bashkëpunuese e Serbisë, duke i shpërndarë mediave të Kosovës, dosjet e Gjykatës Speciale, të sjellura nga Beogradi. Nga njëra anë, akuzojnë prokurorët e Specialës se bashkëpunojnë me Serbinë, nga ana tjetër, pranojnë dhe shpërndajnë dosjet e Hagës, të sjellura nga Serbia, për t`i zbuluar dëshmitarët dhe për ta penguar këtë Gjykatë, si shpresë e vetme, për të vënë drejtësi, për vrasjet politike, veprimtarët dhe luftëtarët e lirisë, të ekzekutuar nga “komandantët” vrasës.
     Krerët puçistë të LPK-së së re, me dominim klanin e Drenicës, përjashtuan kryesinë e vjetër të LPK-së; bojkotuan organizimin dhe futjen në luftë, me formacione ushtarake UÇK-në e LPK-së. Rrjedhimisht, komplotistët e LPK-së, tani, të konvertuar në PDK-e, respektivisht, PAN, në ujdi me disa shtete armike të Kosovës, e pensionuan UÇK-në e LPK-së në Hotel “Rogner”, duke ua mohuar dhe pamundësuar ushtarëve të gatshëm, angazhimin kontribues, në luftën e organizuar për çlirim!
     Është koha që të fillojnë hetimet, për veprimtarinë kriminale të PDK-së, me dyshimin e bazuar për konspiracione, me sherbimet informative të shteteve armike të Kosovës. Asnjë shtet, asnjë shoqëri demokratike, nuk do ta pranonte dhe nuk do të lejonte, që një parti, bollshëm e inkriminuar, siç është PDK-ja, të bënte hije në politikë. Koha për veprim!

Vrasja e Hajdarajt ishte interes i krerëve të SHP të UÇK

0

Idriz Zeqiraj

      Vrasja e Smajl Hajdaraj, veprimtar i çështjes kombëtare; të kryetarit të LDK-së, për Rugovën; të shefit të operativës të Brigadës 136 “Rugova”; të komandantit të UÇK-së për trevën e Rugovës; të deputetit  të Parlamentit të Kosovës, ishte interes i drejtëpërdrejtë i krerëve të SHP të UÇK-së të LPK-së, për ta marrë pushtetin me dhunë, duke i likuiduar, përgjakshëm, kundërshtarët politikë.

     Smajl Hajdaraj, si intelektual i kompletuar, si luftëtar dhe si veprimtar e luftëtar i dëshmuar, ishte e pritshme, që, në një të ardhme të afërt, të konkuronte dhe të fitonte besimin e qytetarëve, për ta drejtuar komunën e Pejës. Për ta shmangur konkurrencën, njëherësh, disfatën e sigurtë të “komandantëve”, SHP të UÇK-së të LPK-së, zgjodhi likuidimin fizik të Smajl Hajdaraj, si masë preventive, ende pa u provuar me votë, të bindur se ishte i patejkalueshëm në fitore.

     Krerët e LPK-së, tashmë, të konvertuar në PDK-e, përkatësisht, në PAN, vrasjet politike, të kryekomunarëve të pritshëm, e kishin filluar qysh përgjatë luftës. Njëjtë kishin vepruar me Idriz Rrecaj, kryetar i LDK-së, në Skënderaj, gjatë luftës, si kandidat potencial, për të parë të komunës, duke e shpallur, kinse, të zhdukur nga pushtuesit; me komandant “Drinin”, alias Ekrem Rexhën; Shaban Manaj, nga Istogu, për të njëjtat motive.

     Dhe, për të vazhduar me logjikën kriminale vrastare, me kryetarët e suksesshëm në detyrë, Ismet Rracin e Klinës, Ukë Bytyçin e Suharekës dhe shumë qindra kuadro e veprimtarë të LDK-së; ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, si dhe brenda llojit ideologjik, kuadrot dhe veprimtarët e hershëm të LPK-së, konkurrentë potencialë, për pozita drejtuese në parti dhe pushtet.

     Synimet vrastare për marrjen e pushtetit me dhunë e përgjakje, të krerëve të LPK-së, njëherësh, edhe krerë të “UÇK-së”, të LPK-së, përkatësisht, të PAN-it të sotëm, Smajl Hajdaraj i ka denoncuar qysh gjatë luftës, si paralajmërim për planifikimin e vrasjeve të kundërshtarëve politikë, me gjyqe fiktive, “partizançe”, në stilin e kriminelit Enver Hoxha, i cili luftën çlirimitare, e konvertoi në luftë civile, ndër-shqiptare. Andaj, Shqipëria nuk gëzoi dëmshpërblim, reparacionet e luftës, siç përfituan vendet tjera të kyçura në luftë kundër fashizmit.

     “Në jemi të vendosur për krijimin e shtetit, me sa po duket dikujt kjo po i pengon dhe dëshiron të marrin pushtetin me dhunë, frikësime, kërcënime dhe shpërndarje të afisheve, për të arrestuar veprimtarë të pushkës dhe të penës, çka është më e keqja për t´i vrarë, likuiduar, linçuar sipas metodave Envero-Staliniste”, – kishte deklaruar publikisht Smajl Hajdaraj, gjatë luftës.

        Krimi në pushtet, nuk zbulon kriminelët

      Pyetja-dilemë, tashmë, e bërë virale në Kosovë dhe përtej saj, kudo që frymojnë shqiptarët, është përse vrasësit e Smajl Hajdaraj dhe intelektualëve të tjerë të LDK-së, nuk u zbuluan asnjëherë nga drejtësia në Kosovë?! Përgjigje më adekuate do të ishte se askush nuk i bënë gjyqin vetës. Në Kosovë, gjatë dhe pas luftës “lulëzoi” krimi shpengueshëm.

     Protagonistët e krimit i ka lakuriqësua prokurori amerikan, Jack Smith, me ekipin e tij. Përgjatë hetimeve disa vjeçare, ai ka konstatuar se krimet janë numerike, përveç atyre të soldateskës serbo-sllave, edhe krimet kundër shqiptarëve të pafajshëm, kryesisht, likuidime politike. Për këtë akuzon disa “komandantë”, që thirrën në emër të UÇK-së! Dhe, ata i emërton, saktësisht, si – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -. Padyshim, kjo është një gjetje adekuate. Sepse krimet janë bërë nga bandat e krijuara nga “komandantët”, për interesat e tyre, në Dukagjin, Drenicë, Llap e Gollak, Anamoravë e Karadak. Anashkalimi i kësaj emërtese akuzuese, do të ishte rivrasje e shumë qindra viktimave politike.

     Për vrasjen e komandantit dhe deputetit Smajl Hajdaraj, ka dëshmi dhe pista relevante hetimi:

     1. Ndalja e veturës të Hajdaraj, nga një komandant, me bandën “ushtarake” të tij dhe kërcënimi “ose hiq dorë nga LDK-ja, ose të pret revolja kokës!”

    2. Një komandant kishte marrë urdhër nga SHP, për ta vrarë Smajl Hajdaraj, por, ishte penduar dhe vetëdenoncuar, se “nuk e bëj këtë krim!”

     3. Një raport-letër e Hajdarajt, flet për  luftën e UÇK-së dhe grupin që e pengonte organizimin ushtarak në Rugovë.

     4. Arma e shprazur, në hollin e banesës përdhese, alarmoi familjen. E para hap derën vajza e Smajlit dhe duke e parë të shtrirë dhe të përgjakur babanë, shpërthenë në vajë e thirrje. – “Pse po bërtet? Nuk asht ba nami pse asht vra baba”, – i thotë polici, gjakftohtë, vajzës, i cili kishte shoqëruar atentatorin. Edhepse polici, në detyrë, është identifikuar, askush nuk ka provuar ta hetojë atë, pse u ndodh aty, pikërisht, në atë çast të kobshëm?!

     Disa komandantë kriminelë, duke qenë në krye të partive politike, u katapultuan në shtet e pushtet. Me bandat e tyre, të krijuara gjatë luftës, të instruktuara nga sigurimsat e Enver Hoxhës, shërbenin si logjistikë të shantazheve, kërcënimve, rrahjeve, kidnapimeve, vjeljen e haraçit të përgjakshëm dhe deri në vrasjet në pusira, ditën për diell dhe natën në errësirë. UNMIK-u bënte sehir. Arrestonte kriminelët faktueshëm dhe i lironte ata korruptueshëm!

     Nisma e Qeverisë Kurti, për bërjen e Vettingut, ka hasur në rezistencën e organizuar të Prokurorit të Shtetit, të Këshillit prokurorial dhe Këshillit gjyqësor. Sepse i gjithë sistemi i drejtësisë është kapur nga “komandantët” kriminelë e hajna zyrtarë, të ndihmuar fort nga SHIK-u i tyre, që thirrën në luftën, por, realisht, nuk kanë qenë pjesë e luftës. Spastrimi i drejtësisë, nga elementët e shantazhar dhe korruptivë, është domosdo për çkapjen, jo vetëm të drejtësisë, por edhe të shtetit në përgjithësi.

                Haga dikur, Eulex më vonë, zhgënjyes në drejtësi!

      Fillimisht, Gjykata e Hagës ishte shpresa e parë, për hetimin dhe zbulimin e vrasjeve politike. Arrestimet ishin të studjuara, mjaftueshëm të faktuara, sepse krimet kishin ndodhur, shumë syrësh, pothajse, mund të cilësohen si “një e fshehtë publike”. Megjithatë, denimet ose ishin simbolike, ose liroheshin “për mungesë provash!” Ndërkohë, varret, shtatoret, bustët e të vrarëve të kundërshtarëve politikë ishin, dhe janë, kudo nëpër Kosovë!

     UNMIK-u reduktoi stafin burokratik, duke u zëvendësua nga EULEX-in, i cili zbarkoi me premtime të mëdha se “do të vendosë rend e ligj”. Por, nuk bëri asgjë, sepse as nuk hetoi, as nuk zbuloi dhe aq më pak të luftojë e ndëshkojë krimin dhe kriminelët! Ky ishte zhgënjimi i madh i radhës.

     Vërtet, LPK-ja e djeshme, përkatësisht, PAN-i i sotëm, i ka pranuar krimet vrastare, të paktën, të kuadrove dhe të veprimtarëve të LDK-së, kur në organin kryesor të partisë, ka shkruar: “Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”. Një fakt tjetër i pranimit të fajësisë, është porosia e Hashimit, të dhënë kolegëve të tij vrastarë, ende duke qenë në liri: “Mbrohuni në heshtje, në hetuesi dhe në gjyq!”

     Krijimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, u prit me aprovim, nga shqiptarët e kudondodhur. Të gjitha sondazhet kapin shifrën e tej 85 %, e të anketuarëve, të cilët kërkojnë drejtësi për krimet makabre, gjatë dhe pas luftës. Kjo është një shpresë e dytë, e radhës, se, më në fund, do të këtë drejtësi edhe për ekzekutimet politike, të ushtarakëve të FARK-ut, kuadrove dhe të veprimtarëve të LDK-së, si dhe kuadrove të hershëm të LPK-së.

     Natyrshëm, nga Gjykata Speciale pritet, më në fund, të hetojë, zbulojë dhe të ndëshkojë krimet politike. Por, ajo që e vënë në dyshim këtë Gjykatë, është kufizimi në kohë i hetimit të krimeve! Duke pasur parasysh se – Ndëmarrja e Përbashkët Kriminale -, identifikohet me vrasjet e listuara dhe të ekzekutuara, deri në fund-vitin 2000, pse të mos shtrihet në kohë, edhe dy dekada më vonë, që kanë vazhduar vrasjet politike, të paktën, deri në shkurtin 2020, kur vritet dhe shkrumbohet në veturën e tij, dëshmitari potencial i Gjykatës Speciale, nga radhët e LPK-së, në një fshat të Pejës. Ky kufizim, për të cilin kanë punuar dhe paguar shumë “komandantët” e inkriminuar, duhet të hetojë deri në fund, krimet numerike. Përndryshe, dështimi i kësaj Gjykate do të ishte parathënë.

     LVV ka premtuar, bujshëm, se pushteti i saj do ta këtë parësi luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, pra, hajninë zyrtare. Por, kryeministri Kurti e huqi premtimin! I pyetur për të izoluarit në Hagë, Kurti tha se “unë do t`i kisha dënuar për korrupsion”, duke mos përmendur krimet vrastare. Kjo u lexua si amnistim i krimit të organizuar! Dhe, kjo është zhgënjyese për shqiptarët, që presin drejtësi.

Populli shqiptar i Dardanisë, a i njeh politikanët tradhtarë?

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të ditës së sotme, 03 shkurt 2022, ishte botuar një analizë mjaft interesante, me titull “Ngjashmëri historike”, me autor ushtarakun e lartë veteran, kolonel Dilaver Goxhaj.
Në këtë analizë më tërhoqën vëmendjen disa gjëra tepër domethënëse të kolonelit të nderuar. Po i përcjell në vijim:
Së pari, koloneli citon ministrin e jashtëm serb, i cili paska deklaruar:
“Bisedime me Albin Kurtin nuk do të zhvillohen”.
Sigurisht që Serbia nuk dëshiron të zhvillojë bisedime me Albin Kurtin se i ka ngecuar sharra në gozhdë pas 14 shkurtit të vitit 2021.
Tani, normalisht, shtrohet pyetja:
Po pse u dashkan zhvilluar këto bisedimet me Serbinë? Për ç’arsye? Përderisa Serbia s’i pranon absolutisht krimet fashiste që kreu në Dardani gjatë viteve ’90, e le më të kërkojë ndjesë para opinionit publik ndërkombëtar? Mua personalisht, si shqiptar që ushqej respekt të veçantë për Dardaninë, më vjen shumë keq dhe e ndiej veten të zhgënjyer për diçka.
Në vitin 2014, Albin Kurti pati deklaruar:
“… me Vetëvendosjen në qeverisje, nuk do të ketë bisedime me Serbinë, por vetëm me serbët e Kosovës dhe me Tiranën zyrtare” (Citohet sipas: Kurti: “Bashkimi Kosovë – Shqipëri nuk çon në luftë të tretë ballkanike”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Express”. 01 prill 2014).
Po atëherë cila qe arsyeja që Albini nuk iu përmbajt asaj deklarate? I bëri presion brukselizmi? Po vallë nuk e dinte Albini që brukselizmi ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë gjithmonë anën e Serbisë, çka e ka dëshmuar më së miri me emërimin e Borelit dhe të Lajçakut si ndërmjetës në bisedimet me Bogradin, përfaqësues këta nga dy vende që nuk e njohin pavarësinë e Dardanisë? Vallë ta ketë harrur Albini se çfarë pati njoftuar gati 11 vjet më parë ish-Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri, i cili pati deklaruar si më poshtë:
“… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).
Prandaj deklarata e ministrit të jashtëm serb, sipas të cilit nuk do të zhvillohen bisedime me Albin Kurtin, është pasojë e mosrespektimit nga ana e Albinit e deklaratës së vitit 2014.
Së dyti, koloneli shkruan:
“Ish-ministri i Jashtëm… Enver Hoxhaj, u deklarua se mbështet Asosacionin si kusht për arritjen e marrëveshjes me njohje të ndërsjellë të Serbisë e të Kosovës. Ngjashëm edhe Skënder Hyseni u shpreh në emër të LDK-së, se “Kosova nuk mundet të bëhet shtet pa Serbinë”.
Pra, Enver Hoxhaj dhe Skënder Hyseni, si tradhtarë të Dardanisë, nuk duan t’ia dinë absolutisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, e cila marrëveshjen e kryetradhtarit Thaçi me Beogradin për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, e pati hedhur poshtë si të papranueshme.
Së treti, koloneli është ndalur në deklaratën edhe më revoltuese të tradhtarit Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, i cili paska thënë:
“… duhet të fillojë negocimi i çështjeve, të cilat i ka kontestuar Gjykata Kushtetuese”!
Pra, ky tradhtar kërkon të vërë nën kontroll pushtetin e pavarur gjyqësor, me të vetmin qëllim që të hidhet poshtë vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
Në një analizë, të botuar në internet dy ditë më parë, thuhet:
“Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse kryeministrit Albin Kurti nuk i pëlqejnë marrëveshjet e deritanishme që i ka arritur Kosova, le t’i sjellë ato në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë” (Citohet sipas: Fahri Xharra.“Kosova në zgripin e saj më të rrezikshëm”. Faqja e internetit “Drini”. 01 shkurt 2022).
Me sa duket, tradhtari Enver Hoxhaj është i bindur plotësisht për një gjë: nëse Albin Kurti i çon në Kuvend marrëveshjet tradhtare të Thaçit me Beogradin që prej shpalljes së pavarësisë deri më 14 shkurt 2021, ato do të hidhen poshtë nga shumica e deputetëve. Dhe një gjë e tillë ka shumë mundësi të ndodhë, sepse oligarkët e partive opozitare, të cilat janë në pararojë të tradhtisë së Dardanisë, në bashkëpunim të ngushtë me Beogradin, do të investojnë shuma të majme për blerje deputetësh për të votuar pro atyre marrëveshjeve. Besoj se të gjithëve iu kujtohet se si Thaçi dhe Haradinaj shkuan natën në shtëpinë e deputetit Shala, të cilin e blenë për të votuar për rrëzimin e qeverisë Kurti 1, sepse vota e tij ishte vendimtare.
Në këtë situatë, kur politikanët e lartpërmendur të opozitës kanë dalë sheshit me pallën e tradhtisë, si duhet të veprojnë Presidentja, Kryeministri, dhe Kryetari i Kuvendit? Unë mendoj, dhe këtë e them me bindje të plotë, se ata duhet t’i çojnë në Kuvend të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më 14 shkurt 2021, në mënyrë që të merret një vendim përfundimtar. Tre udhëheqësit kryesorë le të kenë parasysh fjalët e deputetit Skënder Hysenaj, i cili, siç u përmend më lart, ka deklaruar:
“Kosova nuk mundet të bëhet shtet pa Serbinë”!!!
Lind pyetja: populli shqiptar a është i bindur se kjo është një deklaratë sa tradhtare, aq edhe poshtëruese për dinjitetin kombëtar të Dardanisë? Kjo deklaratë është në vazhdën e deklaratës së një tjetër politikani tradhtar të Dardanisë, të bërë publike 16 vjet më parë. Asokohe, në një faqe interneti shkruhej:
“Më 4 janar 2006 (pikërisht në kohën kur në Vjenë po vazhdonin negociatat Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës), Behgjet Pacolli zhvillon një intervistë të gjatë (prej 8 faqesh) në gazetën serbe “Nedeljni Telegraf”, me titull: “Sudbina regiona je u rukama Beograda: Kosovo ne može bez Srbije (Fati i rajonit është në duart e Beogradit: Kosova e ka të pamundur pa Serbinë)” (Citohet sipas: “Në qeverinë e Thaçit militon edhe shërbëtori i UDB-së Behgjet Pacolli”. Marrë nga faqja e internetit “kosova.de”. 17 janar 2014).
Pra, Kreministri Kurti le ta marrë parasysh rekomandimin e deputetit Enver Hoxhaj, le t’i çojë marrëveshjet në Kuvend, në mënyrë që të shikohet se ç’vendim do të marrë. Nëse Kuvendi i hedh poshtë të gjitha ato marrëveshje, atëherë problemi është i mbyllur dhe Beogradi, së bashku me politikanët tradhtarë të opozitës në shërbim të tij, le të mbeten me gisht në gojë. Por nëse Kuvendi voton pro atyre marrëveshjeve, atëherë Kryeministri le t’i drejtohet popullit për të vendosur me referendum. Nëse populli do të pranojë të shitet dhe të blihet dhe të votojë pro atyre marrëveshjeve, atëherë e gëzoftë mikroshtetin serb në veri të Dardanisë dhe e shijoftë me kënaqësi ujin e liqenit të Ujmanit që do ta blejë nga Serbia. Nëse ngjarjet marrin këtë drejtim, atëherë Kryeministri Kurti duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe tradhtia le të rikthehet në pushtet. Por unë jam i bindur që populli do të votojë kundër atyre marrëveshjeve dhe e këshilloj Kryeministrin të mbështetet fuqimisht te populli, duke zbatuar me vendosmëri githçka që i ka premtuar.

Kaliforni, 03 shk,urt 2022

Gazetari i FAZ-it: Sipas diplomatit gjerman, Rugova nuk kishte asnjë kundërshtim thelbësor për ndarjen e veriut

0

Presidenti Ibrahim Rugova në vitin 1991 në bisedat me diplomatë evropianë nuk kishte ndonjë kundërshtim thelbësor sa i përket çështjes së ndarjes së veriut të Kosovës. Rugova poashtu ka thënë se nëse Jugosllavia shpërbëhet atëherë duhet të ketë një shtet të pavarur gjithëshqiptar.

Gazetari i gazetës gjermane, ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ ka publikuar disa raporte konfidenciale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, konkretisht ambasadës së Gjermanisë në Beograd në vitet e 90-ta kur kishte filluar shpërbërja e Jugosllavisë.

Në këtë raport përshkruhet takimi i Presidentit Ibrahim Rugova me tre diplomatë evropianë në Prishtinë në dhjetor të vitit 1991, raporton Drini.

Sipas raportit, Rugova u tha diplomatëve: “Nëse Jugosllavia vazhdon të ekzistojë, Kosova duhet të bëhet republikë e barabartë. Nëse kufijtë e brendshëm jugosllavë ndryshohen sipas parimeve etnike, ajo (Kosova) dëshiron bashkim me pjesët e Malit të Zi dhe Maqedonisë që janë të banuara me shqiptarë. Nëse Jugosllavia shpërbëhet plotësisht, Rugova kërkoi “shtet të pavarur (gjithë)shqiptar.Sipas raportit të diplomatit gjerman, Rugova nuk kishte kundërshtim thelbësor për ndarjen e Kosovës veriore me Serbinë. Në çështjen e ndarjes së mundshme të Kosovës, ai (Rugova) u tregua fleksibël, por theksoi se vetëm një komunë (Leposaviqi) kishte shumicë serbe.”, thuhet në një pjesë të raportit që ka publikuar gazetari gjerman.

Biden: Ushtarët amerikan e vranë liderin e Islamic Stat (IS), Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi

0

Ushtarët amerikanë sulmuan këtë shtëpi në Idlib, Siri, të enjten. Të enjten, Presidenti Joe Bajden njoftoi se kishin vrarë udhëheqësin e IS-së. Foto: Ghaith Alsayed, AP / NTB

Udhëheqësi i IS-is-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi u vra në sulmin e mbrëmshëm ndaj një fshati në veri të Sirisë, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden.

  • Hanne Christiansen, Korrespondente në Lindjen e Mesme. NTB

    Sulmi kishte në shënjestër fshatin Atmeh në provincën Idlib. Gjashtë fëmijë dhe katër gra thuhet gjithashtu të kenë humbur jetën, sipas dëshmitarëve okularë.

    “Mbrëmë, me urdhërin tim forcat amerikane në veriperëndim të Sirisë zhvilluan një operacion të suksesshëm për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët tanë dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.

    “Duke iu falënderuar guximit të forcave tona të armatosura, ne kemi vra Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në fushën e betejës,” vazhdon Biden.

    Ai tha se të gjithë amerikanët janë kthyer të sigurtë nga operacioni.

    “Une do ti drejtohem popullit amerikan më vonë. Zoti i ruajt ushtarët tanë,” shkroi  Biden.

    Shtëpia që u sulmua në fshatin Atmeh.

    Qurayshi ishte udhëheqësi i dytë i IS-it. Ai mori përsipër detyrën pas vrasjes së Abu Bakr al-Baghdadi, i cili u vra nga forcat speciale amerikane në tetor 2019. Ai u vra gjithashtu në provincën Idlib.

    Bagdadi e shpërtheu një jelek antiplumb pasi u ndoq nga trupat amerikane në tunelin e një shtëpie. Ai mori tre fëmijë me vete në vdekje.

    Menjëherë pas kësaj, Qurayshi u zgjodh udhëheqësi i ri i IS-it nga një këshill i ashtuquajtur shura. Emërimi u bë publik nëpërmjet organeve të medias të IS më 31 tetor.

    Një zyrtar i lartë i tha New York Times se Qurayshi gjithashtu shpërtheu një bombë vetëvrasëse që vrau disa anëtarë të familjes së tij. Midis tyre, thuhet se ka pasur si gra, ashtu edhe fëmijë.

    Analistët e quajnë këtë një humbje serioze për grupin terrorist.

    Udhëheqësi i ISIS vritet në ndjekjen nga SHBA-së

    Kush ishte ai?   

    Nuk dihet shumë për Qurayshin, i cili sipas The Guardian është një emër-nofkë.

    Emri i tij i vërtetë është Amir Mohammed Abdul Rahman al-Mawli al-Salbi.

    Qurashi dallohet në mesin e udhëheqjes së lartë të IS-së sepse ai nuk është arab. Ai është me origjinë nga një familje irakiane-turkmene nga qyteti Tal Afar në Irak.

    Qurayshi thuhet se është takuar me Bagdadin kur që të dy u burgosën në një kamp burgimi të SHBA-së në Bucca në Irakun jugor më 2004.

    Ai është përmendur si një ideolog shumë me ndikim. Ndër të tjera, thuhet se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në mizoritë e tmerrshme të IS-it kundër grupit etnik Jezit  në Irak.

    Një nga fotot e pakta të liderit të IS Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.   

    Dy orë luftë                                                                                               

    Dëshmitarë okularë thonë për AP se helikopterët amerikanë fluturuan mbi fshat dhe forcat amerikane luftuan me njerëz të armatosur në tokë për dy orë. Dëshmitarët tregojnë për të shtëna të vazhdueshme dhe shpërthime që tronditën fshatin Atmeh pranë kufirit me Turqinë.Në këtë zonë do të ketë disa kampe me refugjatë të zhvendosur brenda vendit nga lufta civile në Siri.

    “Momentet e para ishin të tmerrshme, askush nuk e dinte se ç’po ndodhte,” i tha AP Xhemil el-Deddo, një banor i një kampi refugjatësh aty pranë.

    Agjencia e lajmeve thotë se kati i sipërm i shtëpisë që u sulmua është shkatërruar pothuajse plotësisht. Sipas hulumtimit të të dhënave të fluturimit, dronët gjithashtu thuhet se kanë rrethuar qytetin Sarmada dhe fshatin Salwah pranë Atmeh.

    Shumë sulme të IS 

    Operacioni ndodhi vetëm disa ditë pasi ushtarët amerikanë ndihmuan forcat kurde të rimerrnin kontrollin e një burgu në qytetin Hasaka, në verilindje të Sirisë.

    Atje, disa qindra luftëtarë të ISIS javën e kaluar arritën të futeshin dhe të barrikadonin veten për më shumë se një javë. Midis 3,000 dhe 4,000 ish anëtarë të IS ishin në burg. Nuk dihet ende se sa prej tyre arritën të arratisen.

    Beteja të ashpra vazhduan për shumë ditë. Rreth 500 vetë u vranë, si luftëtarë të IS,fëmijë dhe staf burgu.

    Luftimet u përshkruan si përplasja më e madhe midis IS-it dhe forcave amerikane që kur i ashtuquajturi kalifat i IS-it ra gati tre vjet më parë.

    Fotografitë e shtëpisë së sulmuar nga amerikanët tregojnë se kati i tretë i shtëpisë është shembur plotësisht.

Serbia i vrau afër 1 milionë shqiptarë gjatë një shekulli

0

Nga Hysen Ibrahimi

Suedi, Förslöv, 03.02.2022

  • Po a thua si Serbia vrau afër 1 milion shqiptarë gjatë një shekulli?

Portali serb B92, shkruan: “Si Amerika vrau 500,000 qytetarë të saj”!?
Mirë kishte me qenë që portali serb B92, të shkruaj se si Serbia gjatë një shkeulli, vrau, maltretoi, burgosi, e i detyroi të shpërngulën nga trojet e tyre stërgjyshore që gjithsej janë më shumë se një milion shqiptarë. Ua kujtojmë marrëveshjen Serbo-Turke që ishte afër gjysëm milioni shqiptarë, pastaj në tërë Evropën dhe deri në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe tërë botën, duke vrarë, e duke i torturuar me metodat më çnjerëzore dhe duke i detyruar me dhunë të shpërngulën nga shtëpiat e tyre stërgjyshore 720 fshatra shqiptare në Toplicë deri te qyteti i Nishit. Masakrat dhe vrasjet e shqiptarëve i keni të shkruara dhe mund t’i gjeni nëpër romanet e shkrimtarëve serb të cilët krenohen për ato vrasje dhe likujdime të shqiptarëve të të gjitha moshave, siç ishin, burra, gra, pleqë, fëmijë, të sëmurë, invalid etj. Për të kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet nisur nge vetja e tyre Serbia.
Në tekst ndër të tjera shkruan si vijon, citat: “Kompania “Johnson & Johnson”, e cila deklaron se zgjidhja nuk është një pranim faji, dhe pranoi t’u paguajë fiseve 150 milionë dollarë për dy vjet, krahasuar me deri në pesë miliardë dollarë për shtetet për një periudhë nëntëvjeçare”, fund citati.
A thua Serbia duhet të paguaj dëmin e shkaktuar ndaj popullit Shqiptar, i cili është me miliarda dollarë, kur kemi parasysh, vrasjet, dëmtimin e pronave shqiptare duke ua djegur tërë pasurinë e tyre dhe më pastaj i kanë detyruar të shpërngulën. Përveç kësaj, plaçkitjen e minierave dhe thëngjillin afër një shekull në Dardani, ku tokën e saj e kanë lënë të djegur, kur u detyruan t’a lëshojnë Dardaninë nga forcat e armatosura të NATO-s.
Jemi të bindur, se ky dëm i madh i shkaktuar nga regjimet serbo-sllave, derisa Serbia çenka e interesuar për dëmin e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të llogaritet edhe për dëmin që Serbia ia ka shkaktuar popullit Shqiptar. Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të ua bëjë me dije Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës për këtë interesim të Serbisë, dhe pse jo të futet në marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, që mbrenda një afati të shkurtë, të paguhet ky dëm i madh dhe në veçanti t’a kthej Fondin Pensional të shqiptarëve që është plaçkitur nga Serbia.
Për më hollësisht, reth artikullit, mund t’a gjeni në këtë portal:

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2022&mm=02&dd=03&nav_category=78&nav_id=2099532

Në Indi, filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” merr çmimin për skenarin më të mirë

0

Nuhi Bytyçi, Prishtinë

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”, shpërblehet me çmimin e Jurisë profesionale për skenarin më të mirë në Bettiah International Film Festival në Indi. Skenarist dhe producent i këtij filmi është Nuhi Bytyçi. Regjinë e tij e ka bërë Ilir Kabashi, ndërsa Drejtor i fotografisë & Montazhi Bekim Qyqalla. Muzikën e filmit e ka bërë Shkodran Tolaj.

Në një konkurrencë shumë të madhe të afër 600 projekteve filmike të seleksionuar nga mbarë bota nga juria profesionale e Bettiah International Film Festivalit 2021, filmi “Mbijetesa dhe shkolla” i shtëpisë filmike “IDEA” e Prishtinës, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe simbolikisht edhe nga Komuna e Prishtinës, ka rritur që të marrë shpërblimin e partë për skenarin më të mirë për dokumentar.
Ky është çmimi i 14 deri më tani për këtë film dokumentar në festivalet më me renome ndërkombëtare.


Gjatë periudhës së ardhshme, ky film do të prezantohet edhe në disa festivale tjera ndërkombëtare të filmave dokumentarë në Evropë dhe SHBA:

Qeveria e pakicës apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Në sajë të krizës parlamentare dhe asaj qeveritare në Mal të Zi për të premtën me 4 shkurt është parapa të mbahët votëbesimi i Qeverisë, me propozim nga URA dhe mbeshtetur nga opozita, duke ofruar mundësi për formimin e qeverisë së pakicës nëse sigurohen votat e mjaftueshme në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga formimi i shumicës parlamentare dhe Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtur me 30 gusht 2020, në opinion kanë ekzistuar dilema të mëdha në lidhje me funksionimin e kësaj qeverie, duke marrë parasysh përbërjen heterogjene të shumicës parlamentare. Një qendrim i tillë mbeshtetej në konceptet programore e ideologjike të konstituentëve të shumicës parlamentare, duke i shtuar edhe bekimin nga strukturat klerikale nga ana e Kishës Orodokse Serbe, që luajti rol të rëndësishëm në dekompozimion e strukturës politike në Mal të Zi, duke e kaluar në opozitë pas tridhjetë viteve partinë e DPS-it.
Por, duke marrë parasysh se Qeveria e re nuk u formu nga pjesëtarët e partive politike të shumicës parlamentare, por nga individë jashtë partiak duke u quajtur Qveri të ekspertëve, u paraqitën paknaqësi kryesisht nga pjesëtaret e koalicionit të Frontit Demokratik(FD). Madje, paknaqësia e tyre mori përmasa të mëdha duke shkuar në bojkotim të parlamentit, duke qenë opozitë e vetvetës, përkatësisht të shumicës parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në Mal të Zi.

Paraqitja e krizës të shumica parlamentare

Animoziteti brenda shumicës aktuale parlamentare kryesisht nga ana e FD mori përmasa të mosdurimit kur në qershor të vitit 2021, në parlamentin e Malit të Zi u miratu Rezoluta për Srebrenicën, ku u shkarku ministri V.Leposaviqi, për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë. Ishte pikëriksht ky moment ku URA më votim iu bashkangjitë opozitës aktuale duke dëshmuar qendrim parimor ndaj gjenocidit kundër popullsisë boshnjake, që është mbeshtetur nga i gjithë opinioni demokratik, duke mos mbetur peng i marrëveshjeve të shumicës parlamentare.
Nga ajo ditë FD që e ka kundërshtuar shkarkimin e ministrit ka bojkotuar pothuaj tërësisht parlamentin, duke dëshmuar se Qeveria aktuale nuk ka më shumicën dhe si e tillë as legjitimitetin. Madje ata janë deklaruar të parët së nuk janë për këtë Qeveri, por janë për ndryshimin e saj, duke respektuar raportin e koalicionit përmes votës së qytetarëve, propozim i cili nuk është mbeshtetur nga URA e cila vazhdimisht ka mbeshtetur marrëveshjen e nënshkruar nga pjesëtarët e koalicionit për qeveri të ekspertëve.
Momenti i dytë i cili dëshmoi definitivisht se kjo shumicë parlamentare është në krizë kemi të bëjmë me ngjarjen e muajit shtator 2020, me rastin e kurorëzimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joaniki në Cetinë. Ardhja e tij në Cetinë me helikopter dhe incidentet e qytetarëve me policinë në këtë qytet, dëshmuan se qeverisja aktuale humbi besimin, sepse mori qasje klerikaliste e ma së pakut qytetare e sekulariste.
Ishte ky momenti vendimtar që hapi konfliktin ndërmjet Lëvizjës URA dhe Qeverisë, që vazhdoi krizën e heshtur, që u dëshmu me 15 dhjetor me nënshkrimin e Memorandumit me disa parti, e ate kryesisht të popujve pakicë, duke paralajmëruar formimin e Qeverisë së pakicës e cila në janar u bë publike, duke iu ofruar mundësi të gjitha partive parlamentare për ta mbeshtetur si mundësi optimale për dalje nga kriza qeveritare dhe parlamentare në Mal të Zi.

Paralajmërimi i shkarkimëve

Ndonëse ka pasur ide edhe më herët për ndryshimet në Qeveri pasi ishte e bllokuar nga pjesëtarët e shumicës parlamentare duke qenë jo funksionale, ditëve të fundit kemi paralajmërimin e shkarkimeve te krerëve të lartë të pushtetit.
Kështu zëvëndëskryeministri Abazoviq ka kërkuar shkarkimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Krivokapiq(4 shkurt), ndërsa nga ana tjetër as kryeministri Krivokapiq nuk ka qendruar indiferent duke kërkuar shkarkimin e Abazoviqit, e poashtu edhe shkurtimin e mandatit të parlamentit,(3 shkurt). Por, edhe opozita nuk ka qendruar e heshtur sepse ka mbledhë nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Beçiqin(7 shkurt).
Kemi të bëjmë me një dukuri të panjohur në skenën pluraliste në Mal të Zi, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një qeverisje e parlament të pa konsoliduar. Një dukuri e tillë ishte tipike për shumicën parlamentare e cila ishte opozitë e vetvetës, dukuri kjo e panjohur në pluralizmin politik në Mal të Zi.

Ide për shkurtimin e mandatit të parlamentit

Ndër mundësitë e shumta për dalje nga kriza aktuale qeveritare dhe parlamentare paralajmërohet edhe shpërndarja e parlamentit, përkatësisht shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse nga shumica aktuale parlamentare janë të mendimit se duhet përpjekur për të gjetur zgjidhje në kuadër të tyre, në fund si opcion mbeten edhe edhe shpërndarja e parlamentit, edhe pse një veprim i tillë nuk është sipas vullnetit të tyre. Por, i këtij mendimi nuk është kryeministri Krivokapiq, i cili ka paraqitur kërkesën për shkurtimin e mandatit të parlamentit.Një ide e tillë nuk ka dilemë se është si kundërpeshë kundër atyre që kërkojnë votbesimin e qeverisë, përkatësisht për shkarkimin e saj.
Duke marrë parasysh se për një veprim të tillë duhen 41 vota të deputetëve, gjasat janë minimale që të ndodhë shkurtimi i mandatit të parlamentit, nëse deri në momentin e fundit nuk ndodhë ndonjë befasi. Pasi në çdo variantë vendosin katër vota të deputetëve nga URA, çdo gjë varët nga disponimi dhe vendimi i tyre, qoftë për të votuar kundër apo duke mos marrë pjesë në seancë, duke mos siguruar kuorumin për mbledhje. Caktimi i këtij propozimi nga ana e kryeministrit Krivokapiq, në të njëjtën ditë kur është propozuar shkarkimi i Qeverisë, vetëm një orë më pas mbetet çështje e hapur deri në momentin e fundit që do të varët nga marrëveshjet e partive parlamentare që do të vendosin sipas interesit të tyre, jo vetëm për momentin aktual.
Nga ana tjetër shkurtimi i mandatit të Qeverisë për momentin llogaritet si çështje e kryer, sepse për shkarkimin e saj janë siguruar 44 vota të mjaftueshme. Edhe pse më parë këtij numri janë llogaritur se do ti bashkangjitën edhe pesë vota të PSP-së, si duket votat e tyre do të mungojnë sepse raportët në kampin e koalicionit të tyre nuk janë të favorshme për një qendrim të tillë, edhe pse ata publikisht janë deklaruar se janë kundër qeverisë aktuale.

Qeveria e pakicës zi zgjidhje momentale

Në qoftë se Qeveria e Krivokapiqit shkarkohet, sipas procedurës presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë së re një grupi politik, i cili është në gjendje që për propozimin e vetë të sigurojë 41 vota. Për momentin llogaritët se URA si inicuese e shkarkimit të Qeverisë aktuale ka mbeshtetjen e 44 deputetëve,por nëse nuk sigurohën që minimalisht duhen 41 vota, atëher nuk ka dilemë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nga ana e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviqi, opinioni është informuar me kohë se qeveria e pakicës, do të foromet nga ata të cilët kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit nga shtatë liderët e partive parlamentare me 15 dhjetor 2021, por pa anëtarët e DPS-i dhe të Frontit Demokratik. Nga një deklarim i tillë del se Qeveria e pakicës pret të mbeshtetet nga partitë parlamentare edhe pse nuk do të jenë pjesë e saj, që paraqet moment të veçantë në skenën politike në Mal të Zi. Kemi të bëjmë me një qeveri eksperimentale që do të jetë si zgjidhje momentale, përkatësisht deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kriza favorizon opozitën

Në këtë krizë qeveritare nuk ka dilemë se fitues apsolut është presidenti M.Gjukanoviqi, sepse partia e tij në opozitë(PDS) ka gjasa reale të rikthehet në pushtet. Nëse jo mënjëherë tash në sajë të dekompozimit të mundshëm, atëherë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ka terrenin e përgatitur.Kjo krizë qeveritare është në favor edhe të partieve të vogla opozitare, që shohin rastin e mirë për tu kthyer në pushtet në sajë të koalicionëve si në te kaluarën.
Pavarësisht se situata aktuale nuk është në favor të qytetarëve e në veçanti e atyre qe kanë pritur se do të kemi ndryshime në qeverisje, një qasje e tillë mbeti vetëm dëshirë, sepse shumica aktuale parlamentare nuk ka qenë e gatshme të qeverisë sipas standardëve demokratike, sepse parësore kanë pasur interesat personale e klanore e jo demontimin e qeverisjës së kaluar.

Qeveria e pakicës me mandat të kufizuar

Mbetet të presim se si do të votohet në parlamentin e Malit të Zi me 4 shkurt dhe si do të të jenë raportët në kuadër të shumicës së re parlamentare dhe mundësia e proklamuar për formimin e qeverisë së pakicës. Një dukuri e tillë nuk është e panjohur në praktikën parlamenatare e cila ka mandat të kufizuar të qeverisjës, përkatësisht deri në mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimëve, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ma së largut mund të mbahën në pranverë të vitit të ardhshëm, ku parashihet të mbahën zgjedhjet presidenciale.

(3 shkurt 2022)