Kreu Blog Faqe 1406

Poezia bashkëkohore shqiptare

0

Mihal KALIA, Tiranë

  • … dhe një antologji .

Lexuesve, dashamirësve dhe adhuruesve të artit poetik, krijuesve, studiuesve dhe kritikëve u është vënë në dispozicion këto ditë antologjia e re “Poezia bashkëkohore shqiptare”, ku janë përzgjedhur prej hartuesve autorë të njohur si F. Reshpja, A. Vinca, P. Ruka, V. Zhiti, si dhe autorë të tjerë që spikatin me krijimtarinë e tyre në të mirë të rritjes së vlerave të poezisë shqipe dhe të frymës së saj bashkëkohore. E lavdërueshme iniciativa dhe qëllimi i hartuesve të antologjisë, sikurse që është intriguese hyrja, përgatitur nga redaktori i librit (P. Kote), me sugjerimet e tij, sidomos për këndvështrimin modernist dhe postmodernist të kësaj prurjeje poetike. Vështrimi im, gjatë leximit të këtij libri ishte thjesht realist dhe jam i bindur që kjo qasje nuk ishte aspak e gabuar, siç pretendon redaktori të jetë çdo qasje tjetër veç atyre të sipërpërmendura prej tij. Dhe kjo jo për hir të diversitetit në kulturën letrare, gjë që do ta vështirësonte shumë qasjen e rekomanduar, por për hir të objektivitetit të realitetit, i cili me diversitetin e vet e lehtëson qasjen me autorët e krijimet e tyre të përzgjedhura në këtë antologji. Kjo është arsyeja që më nxiti të shpreh modestisht ndonjë mendim rreth disa krijimeve të autorëve të përfshirë në këtë antologji, në korrelacion me sugjerimin e redaktorit, duke iu referuar dhe autorëve të tjerë, përfshirja e të cilëve, pa dyshim, do t’i jepte fizionomi më të plotë bashkëkohësisë së poezisë shqipe në këtë përmbledhje, si edhe me mendimin teoriko – letrar që sqaron, shpjegon dhe ngre ura komunikimi mes krijuesve dhe lexuesve.
Një libër antologjie është vepër përfaqësuese dhe u përmbahet kritereve që e vendosin atë në këtë pozicion, aq e mirëstudiuar kjo, saqë mbetet referencë për krijimet dhe vlerat e autorëve të tyre, duke kapërcyer kështu fiksionet individuale, në trajtën e analizave dhe opinioneve, drejt një afirmimi institucional të artit të krijuesve, që i japin frymë kësaj antologjie.
Duke marrë në konsideratë porosinë e redaktorit për ta lexuar këtë prurje poetike nga dy kënde, nga ai modernist dhe postmodernist, të krijohet përshtypja se nuk janë autorët që na drejtojnë në atë hulli, por duhet të jemi ne lexuesit që t’i përqasim vargjet në këndet e rekomanduara. A ka kritere për t’i dhënë profilin poezisë, apo poezia ka sinjalistikën e saj për të na drejtuar, për të mos gabuar në qasjen tonë? Për të qenë korrekt me çka na sugjerohet, e ndiejmë të nevojshme një përqasje të mendimit poetik, në poezitë e zgjedhura (dhe të pazgjedhura), me shtratin teorik-estetik të këtyre rrymave filozofike – letrare, të cilat duhet të njihen mirë nga lexuesi, paçka se postmodernizmi nuk u konsolidua si një rrymë artistike me tiparet e veta që e dallojnë atë në kuadrin e lëvizjeve me profil të konturuar të asaj çka përfaqësojnë historikisht, duke demonstruar qartë paqartësinë e vet qysh në pagëzimin me emrin postmodernizëm , si të jetë parashtesa post ajo që mbart tiparet karakteristike të këtij lloji artistik. Studiuesja e mirënjohur, F. Dado, në punimin e saj shkencor “Postmodernizmi”, na ka dhënë një tablo të plotë të këtij drejtimi artistik, teorikisht mbështetur në mendimin bashkëkohor gjithëpërfshirës, ilustruar me vepra të autorëve tanë. Njohuritë e këtij studimi mendojmë se do të na ndihmojnë për t’iu qasur prurjeve të antologjisë në këndvështrimet e sugjeruara për lexuesit që, veç të tjerash, janë edhe: Amund të paraqesë letërsia realitetin, kur dihet se vetë realiteti shfaqet në të përmes krijimeve të imagjinatës?
– Postmodernizmi është largimi nga pasqyrimi objektiv.
Postmodernizmi përqëndrohet te gjetjet, lojërat me teknikat e fiksionit, në vend që t’i përdorë ato për të ndërtuar një histori logjike.
Tipar themelor i postmodernizmit është fraza e përçudnuar që e bën të vështirë interpretimin përfundimtar.
Letërsia postmoderniste është kundër logjikës, arsyes, sepse ato fare pak e kanë ndihmuar njeriun.
Postmodernizmi nuk i referohet objektit real, por përjetimit të reales.
Çështjet e qëmtuara më sipër, si tipare të postmodernizmit, e largojnë letërsinë dhe artet nga funksioni dhe misioni i lindjes dhe zhvillimit të tyre. Ato kanë lindur së bashku me njeriun, prej njeriut dhe për njeriun. T’i shkëputësh ato nga njeriu e t’i bësh të pakuptueshme për të, do të thotë që artin ta gjymtosh, njëkohësisht , ta çoroditësh njeriun, nëse mund të quhet “njeri”, kur atë e zhvesh nga logjika, arsyeja, ndërgjegjja, nga veprimtaria, nga kënaqësia e punës dhe e krijimtarisë, nga dashuria për të bukurën dhe dëshira për ta krijuar atë, sepse njeriu i krijoi artet, i zhvilloi ato dhe u zhvillua prej tyre. Dhe vetiu lind pyetja: A janë poezitë e përzgjedhura në këtë antologji mishëruese të tipareve të sipërpërmendura? Nuk janë të tilla, duke filluar që nga krijimet e vetë redaktorit, në të cilat i këndohet jetës, kohës, nënës, babait, dashurisë, atdheut, lirisë. Dhe, pse është kështu, kërkohet që “boshllëqet” t’i mbushin lexuesit, si të ishin ata që do të përcaktonin bashkëkohësinë e krijimtarisë së poetëve të përfshirë në antologji, kuptuar kjo me llojin modernist dhe postmodernist të saj, si lloji më i preferuar dhe më evidentues i autorëve dhe krijimtarisë së tyre. Letërsi bashkëkohore është ajo që shkruhet në ditët e sotme, pavarësisht se për cilën kohë bën fjalë, që trajton dukuritë dhe problemet aktuale, apo ajo “që ka të bëjë me raportin që krijohet midis lojërave gjuhësore absurde dhe teknikave të papritura” (“Postmodernizmi. F. Dado.)? Nuk është vështirë të konstatohet prirja ndaj kësaj të fundit, duke e shikuar dhe vlerësuar si arritje e çlirimit nga ndrydhja dhe kornizat e letërsisë paraardhëse, dukuri që do të ishte e mjaftueshme për t’u larguar prej saj, paçka se në vetvete ajo është e pacaktuar, e pakonsoliduar dhe e çorientuar. Kjo është edhe arsyeja që për krijuesit më në zë të letërsisë bashkëkohore të para viteve ’90-të, në pamundësi për mohimin e vlerave të tyre, nga studiues, kritikë etj. bëhen përpjekje “sizifiane” për t’i rreshtuar në radhët e kundërshtarëve të letërsisë që ata vetë krijuan dhe tepër të suksesshme.
Antologjia është kullesa e mendimit poetik për autorët dhe krijimet e tyre, pa krijuar diskordanca që e trondisin këtë mendim, që e zhvoshkin dhe e rrjepin, që lëndojnë trungun e shëndoshë të letërsisë dhe artit tonë. Postmodernizmi është vazhdim i modernizmit, por jo në ngritje, në zbritje, në zbehje, ndaj dhe si lloj i veçantë ai mbetet i pakonsoliduar, pa karakteristikat që t’i krijojnë mëvetësi letrare e, aq më pak, privilegjin e bashkëkohësisë avangardiste.
Vepra realiste e përfshin modernen në të gjitha llojet e ekzistencës së saj, ndërsa dukuritë e veçanta të realitetit e shpalosin bukurinë, ashpërsinë, hijeshinë, rëndësinë, funksionin, vlerën, origjinalitetin, mrekullinë dhe harmoninë e tyre brenda realitetit jetësor, duke krijuar imazhe të pafundme dhe të papërsëritshme të kësaj bote që jetojmë e për të cilën mendojmë, pa e kufizuar atë në mendime dhe veprime, të realizuara ato në kohë dhe hapësirë.
Moda në poezi nuk qëndron në çjerrjen dhe grisjen e vargut, për t’iu kundërvënë poezisë pararendëse, ashtu sikurse moda e pantallonave të grisura e të çara, ku gradualisht çarja po kalon sipër gjunjve, për të ngacmuar vëmendjen dhe kureshtjen, por që me vargun po tentohet grisja drejt thelbit , për të mos e kuptuar dhe për të larguar vëmendjen prej tij. Modernia nuk konsiston në copëzat e jetës së pakuptimtë, por në copëzat pa kuptim të jetës. Aty mbarten konfliktet, deformimet, tjetërsimet, metamorfozat, trillimet, zhgënjimet dhe shpërthimet.
Me shumë sinqeritet do t’i kërkoja redaktorit të Antologjisë poetike bashkëkohore se ku ta gjej modernizmin dhe postmodernizmin në poezitë e P. Rukës, të përzgjedhura për këtë antologji, të cilat i japin asaj shkëlqim, që të kujtojnë se ekziston, se je në jetë, se ke njerëz të dashur që kërkon t’i kesh pranë, që t’i mbash gjallë edhe kur ata i janë larguar kësaj bote. Çfarë fije fërfëritëse, me të cilat ka mundur të qëndisë dashurinë tronditëse dhe mallin përvëlues që ngroh ndjenjën e kujtdo që udhëton nëpër vargjet e poetit, si në një rrugë të shtruar me mrekullitë që derdh në faqet e librit dalldia poetike e një frymëzimi të magjishëm. Çfarë madhështi thjeshtësieje përcjellin vargjet për mikun e tij që ndërpreu ëndrrat e veta, për amanetin që “Po ta lë te varri, / do ta hanë milingonat/ Do thonë/ Viktori s’është më..”! Çfarë mesazhi! Sa i qartë, sa i ndjeshëm, sa bukur i thurur! Ç’është kjo dorë që shpërndan të tilla mrekulli, xhind apo njeri?!
Studiuesja F. Dado, në librin e vet “Postmodernizmi”, e palos dhe e shpalos postmodernizmin, e kthen së mbari, së prapthi, e përqas, e ledhaton, e lajkaton, herë stepet e ligështohet, aq sa duket se nuk gjen dot pritshmëritë për t’u ndier çlirët në përmasat e veshjes moderniste, ndaj dhe thekson se poetika postmoderniste humbet lidhjet me lexuesit dhe se prishja e kësaj marrëdhënieje mbetet prova kryesore që ka me të. Poeti P. Ruka duket se nuk është i qetë, po të mos i mëshojë pikërisht kësaj lidhjeje, ndaj vargjet e tij mbajnë aromë nëne , mençuri atërore, çiltërsi miqësie, nderim atdhetarie e patriotizmi, dashurie e përkushtimi njerëzor. Pse duhet t’i përqasemi në këndvështrime të tjera, kur këndi i shikimit të vargjeve është i kthjellët, i pastër, i kuptueshëm?! Edhe pse i dhimbshëm, revoltues, artistikisht është tepër shprehës e veprues: “ Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh / Nxitojmë ngaqë thjesht është në modë nxitimi / Në kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota / Ik dhe thur kanistra pikëllimi!” ( “Baba, ne ikëm”). Studiuesi B. Gaçe gjen vlera në poezinë e P. Rukës, njëra prej tyre është ajo që ai nuk përfill pikërisht sfidën e postmodernizmit, humbjen e lidhjeve me lexuesin, kur thekson se poeti “depërton me lehtësi dhe me një frymë komunikuese te lexuesi”.
Me ndryshimet politike që ndodhën në vendin tonë me rënien e regjimit komunist, konstatohet një rendje pa kriter ndaj “lirisë” së krijimit, si të ishte ajo foleja ku ishin strukur talenti, idetë dhe pikëpamjet, mungesa e së cilës do të duhej të sillte rrëgjimin e letërsisë sonë dhe autorëve të shquar të saj për një periudhë kohore të konsiderueshme. Por, nëse figura të spikatura të një letërsie të zhvilluar në një regjim shtypës e që i shërbyen atij me veprat e tyre, trajtohen edhe sot si të tillë, do të thotë që krijimtaria e tyre i shërben edhe këtij realiteti të ndryshuar, gjë që nuk mund të ndodhë pa deformime në interpretime, duke ua përshtatur realiteteve dhe shijeve të reja, qofshin ato të drejtimit politik, apo estetik-artistik, nën emërtimin modernizëm apo postmodernizëm. Ka shumë hipokrizi kjo kohë dhe, nëse në vitet e para të ndryshimeve nuk mund t’i shpëtoje dot kaosit, aktualisht, pas tridhjetë viteve, rrjedhat duhej të ishin kthyer në shtratin e vet e jo t’ua ndryshojmë atë sipas qejfeve, tekave, trilleve, modave, siç dëshiron njëri apo tjetri studiues, krijues, kritik, duke sajuar një tollovi ku I. Kadare, D. Agolli, F. Arapi etj. nuk do të njihnin dot veten, duke lexuar se ç’thuhet për ta. Si mund të thuhet se “F. Arapi ia arriti të shkruajë poezinë në strukturat e atij moderniteti që në Shqipëri shihej shtrembër” ( S. Bejko. Gazeta “Dita”dt. 14.10.2021). Cili ishte ai modernitet që shihej shtrembër? Moderniteti nënkupton vlerat, marrëdhëniet konkrete që, në një kohë të caktuar, pranohen si moderne” (F. Dado “Postmodernizmi”). Moderniteti shënon një periudhë të gjatë që prej Renesansës e deri në mesin e shek. XX. Shtrembër në Shqipëri shikohej modernizmi, që nis nga fund i shek. XIX dhe deri në vitet ’50 – ’60 të shek. XX. Nuk kuptoj se si mund t’i mvishet si vlerë F. Arapit, ajo çka përmban në vetvete prirje të theksuara shpërfillëse ndaj shijes popullore, ndërkohë që, nga ana tjetër, theksohet se F. Arapi mbetet deri në fund poet i kohës së tij, i përditshmërive tragjike nëpër të cilat ai jetoi, poet i njeriut dhe fateve të vendit të tij” (Gazeta “Dita”.14.10.2021). A mundet një poet, në këndin e tij modernist (moderniteti që në Shqipëri shihej shtrembër) apo postmodernist të fokusojë motivet “mbi fatet personale, mbi fatin e një epoke, mbi fatin kolektiv të vendit të tij”, kur dihet që postmodernizmi si filozofi dhe art “e flak totalitetin në të mirë të parcialitetit, si dhe tërësinë në të mirë të pjesëve” (E. Myrtezai “Fjalori filozofik”)? Pse pesha, rëndësia, vëmendja, tendenca, modeli, përfytyrimi, konceptimi i letërsisë postmoderniste shumë shpejt u zbehën dhe nuk tërhoqën më atë interes që është karakteristikë për ndjekjen e së resë , në freskinë e mendimit dhe veprimit të saj në realitet, pra në botën para dhe pas reales, në atë individuale dhe shoqërore, që sigurisht i takon një realiteti, paçka se jo objektiv?! Sepse forma e zgjedhur për qasjen ndaj një realiteti të tillë është copëzimi i së tërës, duke i dhënë pjesës atributet e së tërës, duke shprishur harmoninë “për të harmonizuar” parregullsinë, që do të ishte njësoj sikur këmbët të ecnin pa trupin, sikur koka të mendonte pa trurin, duke kënduar këngën “e lirisë”. Thjesht një vizion, makabritet! Dhe kjo është arsyeja që kujton se je duke fluturuar, ndërkohë që gjendesh përtokë, duke pretenduar të rrëqethësh e t’i entuziazmosh të tjerët me një këngë që e këndon pa zë, aq më keq, me zë të çjerrë, që mund të dalë prej çdo organi tjetër, veç jo prej gjoksit e mendjes.
Umberto Eko, në librin e tij “Për letërsinë” thekson se : “Arti nuk shtron më para vetes qëllimin që të japë një pamje të bukurisë natyrore dhe as nuk ka ndërmend të ngjallë kënaqësinë e paqtë të soditjes së trajtave të harmonishme. Përkundrazi, dëshiron t’i mësojë njerëzit të zbërthejnë botën, duke e parë me tjetër sy, të kënaqen me rikthimin te modelet arkaike ose ekzotike, te bota e ëndrrave a e fantazive të të sëmurëve mendorë, te vegimet që shkakton droga, te rivlerësimi i lëndës, te riparaqitja e çakërdisur e sendeve të përdorimit në situata të pabesueshme, te shtysat e pavetëdijes”. Dhe e gjithë kjo përligjet me spekulimin e madh të një letërsie gjoja në koherencë me zbulimet shkencore që kanë shënuar revolucione madhore në njohjen e botës, siç janë teoritë e Ajnshtajnit dhe Frojdit, duke abuzuar me sistemin e referimit. Teoria e relativitetit nuk hedh poshtë artin që pasqyron ngjarje me referencë realitetin jetësor, sepse planeti ynë, edhe pse nuk është qendra rreth së cilës rrotullohen trupat qiellorë, është mjedisi “ku zhvillohet e kalon normalisht jeta e njerëzve” (A. Uçi), ndërkohë që Ajnshtajni e sheh dhe e studion planetin tonë në referencë me universin, relativiteti i të cilit nuk shprish objektivitetin e realitetit tokësor. Ajnshtajni dhe Frojdi formuluan ide para zbulimit të ligjeve të zbatueshmërisë së tyre praktike në shkencat përkatëse. Eshtë shkalla e vërtetësisë, e aprovimit që bën realiteti, duke i konkretizuar këto ide nëpërmjet zbulimit të ligjeve e pronësuar ato për t’i zbatuar në praktikën jetësore, ajo që bën të pavdekshme veprën e tyre. Ajnshtajni kërkonte vërtetimin në praktikë të teorisë së tij, sikurse dhe ndodhi, ndërsa formulimet e Frojdit “ishte vështirë t’i nënshtroheshin provave empirike”. “Psikoanaliza ka copëza vërtetësie, por teoria në përgjithësi nuk qëndron” (Piter Medauor). Copëzat e tjera që nuk i përkasin vërtetësisë, apo që nuk janë provuar si të tilla, nuk mund të jenë objekt i pasqyrimit të realitetit, pra i artit, dhe, nëse po, atëhere ai nuk pasqyron gjë tjetër, veçse një deformim të realitetit, shoqëruar kjo me deformime të tjera të shumëllojshme: të gjuhës, figuracionit, subjektit, personazheve, mesazheve, deri në eleminimin e plotë të tyre. Art që buron nga shpirti dhe nuk ngroh shpirtrat, nuk mund të ketë. Art që buron nga mosekzistenca dhe t’i shërbejë ekzistencës, nuk mund të ketë. Art që buron nga mosnjohja dhe t’i shërbejë njohjes, nuk mund të ketë. Art që buron nga domethënia dhe të mos ketë domethënie, nuk mund të ketë. Art që buron nga parregullsia dhe t’i shërbejë rregullsisë, nuk mund të ketë. Arti që buron nga shkatërrimi i së tërës, nuk mund t’i shërbejë plotësisë së saj. Një art që nuk i shërben njeriut, nuk mund të burojë tjetër, veçse prej antinjeriut. Një art që ka për hero antiheroin, nuk mund të jetë art, por antiart. Keqinterpretimi i teorive shkencore, shpeshherë i qëllimshëm në referencat e gabuara, bëhet shkak i krizave në sferat e tjera të jetës që i marrin ato si model dhe objekt të veprimtarisë reale dhe artistike. Jo rastësisht Ajnshtajni thotë se do të ishtë më mirë të kishte mbetur një sahatçi i thjeshtë, apo Frojdi, për të cilin S. Cvajg thotë se: “ Ai ( Z. Frojd) në fakt nuk e ka paraqitur kurrë parimin e kënaqësisë si të vetmen forcë psikike lëvizëse të botës”.
Çrregullimet, moskuptimet, absurdi, dyshimet, abuzimet, mashtrimet, janë ndodhje të realitetit, por jo vetë realiteti, aq më tepër që “ambicia” e këtyre dukurive të mund të arrijë deri aty sa të neutralizojë gjithçka tjetër, për të mundësuar pushtetshmërinë e tyre në këtë pafundësi hapësire e kohe, duke i dhënë atij (realitetit) profilin e vet të pakëndshëm. Duke eleminuar subjektin, drejtpërsëdrejti cënohet përmbajtja e veprës letrare (tema,idetë), marrëdhëniet mes personazheve, pra gjithë mjedisi jetësor, duke tentuar një apo disa botë të tjera në thellësitë e ndërgjegjes së individit, ku monologu është i vetmi mjet depërtues në labirintet e botës së sajuar, “bukuria” e së cilës qëndron në pamundësinë e komunikimit dhe të kuptimit. Tjetërsimi i funksionit të fjalës në një identitet të ri nëpërmjet përfshirjes në të të mendimit dhe veprimit, e lodh, e shkatërron fjalën deri në gjymtim, duke mos arritur kështu të realizojë edhe funksionin bazë e jo më pastaj të rregullojë e të sistemojë gjithçka tjetër që nuk janë domen i saj, por që ndihmon fuqishëm në qartësimin dhe kuptimin e përbërësve të tyre, për t’i ndjerë, shijuar dhe për t’u ndikuar në përsosjen e marrëdhënieve me realitetin jetësor.
“Letërsia pasqyron jetën nëpërmjet figurave artistike të krijuara me anën e fjalës” (FGJSSH) . Por, a e ruan dhe ushtron letërsia këtë funksion, ndërkohë që shtrohet pyetja: A mund të thuhet se letërsia është paraqitje e realitetit kur dihet se vetë realiteti rishfaqet në të përmes krijimeve të imagjinatës? (F. Dado. “Postmodernizmi”) Sigurisht që jo! Pse? Sepse “në letërsinë postmoderniste referenca është jo thjesht objekti real, por përjetimi i reales” (F. Dado). Përse letërsia postmoderniste zbeh heroin dhe evidenton antiheroin? Sepse shpërthimi i revoltës së antiheroit ndaj degradimit të realitetit ekzistues orientohet drejt realiteteve të tjera të sajuara nga mendjeshkrepësi, që as ndezin zjarre për të djegur, as i shuajnë për të mos u djegur prej tyre. Nga sa theksuam për postmodernizmin, nuk mbetet të kuptojmë se postmodernizmi nuk ka të bëjë me përmbajtjen dhe misionin njerëzor të letërsisë, por vetëm me strukturat artistike tashmë të konsumuara. Prirja drejt formave artistike të reja për të shprehur një përmbajtje të caktuar është progres i artit, ndërsa prirja për të gjymtuar përmbajtjen e realitetit nëpërmjet formave “të reja” artistike është regres. E përderisa është kështu, veprën e shkrimtarit dhe studiuesit tonë të shquar, R. Qosja, nuk do ta klasifikoja postmoderniste vetëm për faktin e formës artistike, sepse psh. romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë” është konceptuar në atë mënyrë që përfshin frymëzimin, krijimin, metodën, kritikën, filozofinë, mesazhin, kuptimin, duke e lehtësuar komunikimin në këtë ndërthurje gjinish, situatash, rolesh të personazheve, që, duke i zhytur në mbretërinë e artit të fjalës, i jep veprës një origjinalitet që spikat jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe atë botërore. Romani i R. Qosjes është një platformë ku modernizmi, postmodernizmi, ëndrra, fantazia, përralla, mençuria, marrëzia, dashuria, urrejtja, fytyrimi dhe shpërfytyrimi, përfillja dhe shpërfillja, e shkuara dhe e ardhmja, gëzimi dhe trishtimi, të gjitha bashkë hedhin vallen e jetës, së cilës i prin me finesë e delikatesë dinamizmi i realitetit jetësor. Aq më tepër kur në faqet e këtij romani ndeshemi me thënie të tilla: “As shpresa më fantastike nuk lind së paku pa një bazë, qoftë edhe të hollë, reale… Shkrimtari ose duhet t’i flasë për gjëra të rëndësishme gjinisë së vet, ose nuk duhet të shkruajë fare; nuk i kuptoj ata që shkruajnë pallavra sensacionale”.
E kam të vështirë të ndjek këshillën e redaktorit të antologjisë, kur lexoj poezitë e poetit Namik Jahaj, ku çdo fjalë është si një gur stralli që çuditërisht, (Ah, kjo “teknologjia moderne!”), shkrep sapo syri i lexuesit kontakton me të dhe ajo ndez fjalën tjetër të ndriçohet mendimi. Si barut ndizen vargjet, pa u djegur ndjenja, gëzimi , trishtimi, mesazhi deri në shpërthimin jo plasës e shkatërrimtar, por nxitës e frymëzues, ku mendimi zbulohet i formësuar nën llamburitjet e flakës metaforike. “Mes dy deteve delfini më gjeti /Retë shtatzana ulen në gjunj / Litari i shiut kujtimet m’i treti / S’di kush lotonte, retë apo unë”. Shtresëzim figurash! A i nxë dot vargu? Duket sikur ngjeshin njëra – tjetrën, sikur shtyjnë njëra – tjetrën për ta nxjerrë jashtë vargut. Por poeti N. Jahaj, me vargun e tij sfungjer, të thotë: “Or mik, shtrydhe fort, se ky varg nuk griset, veçse kullon mjaltë dhe vrer”. Atdheu, vendlindja, nëna, babai, mërmërima e lumit dhe freskia e rrjedhës së përroit, dielli, hëna dhe kjo Tokë, nuk u lodhën në “lojën” e përjetshme që e mbajnë gjallë këtë jetë zjarr e flakë si vetë poezia. “Eh, poet, poet, ku e filtron bucelën me helme? / Te gjiri i muzës, ç’ferment – balsam ke ngjizur? / O magjistar i fjalës, lemz e botës së rreme, / Dehu, helm, e shpëto botën nga gjuha e hidhur!”. Këto katër vargje kanë një shtrirje aq të gjerë, sa mbulojnë me kuvertën poetike gjithë kohërat e hapësirat, gjithë komeditë e tragjeditë, gjithë muzat e magjitë dhe kjo, pikërisht për faktin e mjeshtërisë së përdorimit të potencialit kuptimor të fjalës, të krijimit të atyre lidhjeve që rrisin shprehësinë dhe kjo aftësi thurëse e tezgjahut artistik të N. Jahajt bën që vargjet të vezullojnë, vargje që dëshmojnë se kurora e mbretëreshës së figurave stilistike, metaforës, do të vazhdojë të jetë rrezëlluese në fronin poetik, edhe në poezinë bashkëkohore, ku N. Jahaj lëvron me mjaft sukses, prestigj dhe autoritet.
I gjakosi gishtat (seç “i pëlqenin” gishtat e vrarë) poeti Xhemil Lato, duke rrëmuar të nxjerrë prej tokës derte dhe amanete, ky rrëmihtar dherash, prej nga përpiqet të shkëpusë prej baltës së ftohtë, ngjeshur nga gurët e varreve, ëndrrat e ndërprera të nuseve të reja, buzëqeshjen e foshnjave të të cilave e rrëmbeu errësira të zbukuronte shëmtinë e vet, të nxjerrë buzët e plasura të baballarëve e t’ua lyejë me melhem vargjesh, t’u marrë erë zambakëve të bardhë mbirë në gjoksin e gjysheve e shpërthyer sipër, për të shpërndarë aromën në viset e të parëve, tej në Çamëri. E ëmbla gjyshe, që edhe vdekjes kërkon t’i prishë mendjen e ta kthejë nga rruga për të mos marrë të tjera jetë, duke i vënë në këpucë maja gozhdash, pse jo t’i hollojë dhe një bakllava çame, “që nepsmadhja zezane / t’i vijë rrotull tepsisë me sherbet / si një bletë” (“Nazua”). Shpirti i poetit ngrohej në zjarrin e vargjeve që ai ndizte për fëmijët, për të lodhurit, të munduarit, për të mërziturit e të dashuruarit. Poeti kërkon pak dritë në errësirë, pak zjarr në ftohtësirë; thirrje migjeniane kjo! Xhemil Lato është poet i mallit, i të gjitha malleve së bashku, ndaj tërë kohës mblodhi me thonj dhe derdhi në vargje mallin për atdheun, për vendlindjen, për shokët e miqtë, për vashën, për atë “..të vuajturën / me një fustan të ngushtë / që derdhte cicërima të ngrira / nga buzët e kuqe prush” (“Të prefshin ferrën ku rri!”). Çfarë mrekullish krijon gjuha shqipe në frymëzimin e këtij poeti!
Dyshja Jahaj – Lato, i hollonin “brirët” e krijimtarisë së tyre në kovçhanen poetike të njëri – tjetrit dhe, si dy mjeshtra të përpunimit të fjalës në “panairin” e poezisë shqipe bashkëkohore, i dhanë një dritë e ndriçim të ri sallonit të mbretërisë metaforike, duke e hijeshuar kurorën e saj me vezullime të shkarkuara nga vagonat e minierës së pashtershme të figuracionit artistik të gjuhës shqipe. Si janë këta poetët! Dhe thonë që s’ka “profetë”. Çfarë lidhje për së gjalli! Një dyshe moderne, që rrjedh si në iso labe! Një këngë malli, një brengë halli, ajo çka poetit i çirrte shpirtin, qartë i lexohej te balli! Si në vegim na shungullojnë fjalët: – Nuk doja t’i këndoja vdekjes së gjalli. Por, o miqtë e mi, a e dini, (sigurisht që e dini), çfarë mendojmë për më të dashurit tanë: Po sikur ?……Dhe kjo sepse nuk duam që të ndodhë, sepse ata janë dhimbja dhe dashuria jonë, ndaj themi me vete : Ç’mendoj dhe unë! Por ja që ndodhi…dhe ky është pikëllimi!
Poetë që u japin vargjeve tingëllim trishtues, prej gjendjes së tyre shpirtërore të rënduar, zakonisht janë trajtuar si sentimentalë, moralisht të rënë e jo frymëzues, qoftë kjo edhe për poezi të veçanta, edhe pse ky dëshpërim nuk do të përbënte tiparin karakteristik të krijimtarisë së tyre në përgjithësi. Nuk ndodh kështu me poetin Arben Duka, i cili i “këndon” vdekjes e , megjithatë, të frymëzon për jetën, punën, dashurinë, miqësinë, duke i zhvoshkur ato si prej lëkurës së gjarprit e duke e përpunuar helmin e tij si solucion shërues jetëdhënës. Është poeti që trajton raportin jetë – vdekje si shtrojë të praktikës dhe veprimtarisë njerëzore në marrëdhëniet vdekje e gjallë dhe gjallje e vdekur, gjithmonë duke e shikuar veten (njeriun) si lundërtar i këtyre deteve të pafund të dritës dhe errësirës, të dashurisë dhe urrejtjes, gjithmonë me rrekjen për ta bërë jetën të pavdekshme dhe vdekjen të jetshme, gjë që e drobiti poetin tonë, sepse dha dashuri dhe thithi vrer për ta pështyrë, sikur t’i jepte vdekjes frymë dhe në këtë rropatje jetë – vdekje triumfon pavdekësia: “O kohë, në jet’, pa pushuar/ Tek unë tërmete ke sjellë,/ Po edhe kështu, i rrëzuar/ Unë jam gjithmonë kështjellë”. Poezia e A. Dukës është një kënd që do ta zgjeronte horizontin e vështrimit të bashkëkohësisë së poezisë shqiptare në këtë antologji. Ekstremitetit të të kundërtave, jetë – vdekje, poeti A. Duka ka aftësinë t’i japë ngarkesë të tillë emocionale, tension dhe temperaturë të një shkarkese aq të përflaktë, sa të fshijë kufijtë jetë – vdekje dhe të sjellë te ne mesazhin shungullues se jeta është dashuri. Vdis Vdekje! Dhe e “helmoi” Vdekjen, duke shtënë në gotën e dollisë ëmbëlsinë e mjaltës jetësore. Vdekja i vinte e zezë sterrë si errësira me kthetrat zgjatur për ta rrëmbyer në honin skëterror, por ai e ndillte me një nanurisje të ëmbël, duke ia zbutur egërsinë e duke e shpirtëzuar mes vargjesh aureolë, sa i zgjon zilinë për të marrë ngjyrat, larminë, aromën dhe përjetësinë. A mos vallë poeti “kërcënon”, ashtu si Dielli njerëzimin se do të shkojë në ferr të ndriçojë veç për të vdekurit?! Kjo do të ishte rrëkëllima, se ndriçimi nuk i ngjall të vdekurit, nuk i jep kuptim vdekjes, por shuarja vdes të gjallët, i bjerr kuptimin jetës, e cila duhet të jetohet edhe kur është e mundimshme : “Dhe në qoftë e sfilitshme/ dhe kur mizori jeton/ Jeta është e rëndësishme/ ngaqë vdekja ekziston”. (“Ose të ndryshojmë jetën, ose të vdesim të tërë”). Thjesht një përshpirtje?! Dhe kërcënimi merr ngjyrë : “Do ta gdhend gjithë të vërtetën/ në një shkëmb e jo në rërë/ ose të ndryshojmë jetën/ ose të zhdukemi të tërë” (Po aty). Poeti e përdor vdekjen si një mekanizëm për të vënë në lëvizje jetën dhe atëhere vdekja vdes. Kjo është forca artistike, dhe shpirtërore e poetit A. Duka, ndaj ai do të na frymëzojë me vargjet, do të na qetësojë shpirtrat me këngët e tij, në amshim.
Një zë i veçantë që do t’i jepete frymë Antologjisë poetike dhe që do t’i rriste asaj vlerat në përligjje të kësaj ndërmarrjeje më se qytetare dhe artistike, si shprehje e një potenciali shpirtëror të pashtershëm, do të ishte përfshirja në të e emrit tashmë të njohur në letërsinë bashkëkohore, Daut Gumenit. Emri dhe krijimtaria e këtij poeti do t’i jepte një ngjyrim të spikatur dhe do të dëshmonte për seriozitetin, profesionalizmin, për ngacmueshmërinë sa ndjesore, aq edhe angazhuese të hartuesve të përmbledhjes poetike bashkëkohore shqiptare.
Shkrimtari Daut Gumeni ka rrokur në krijimtarinë e vet problemet sociale të vendit tonë, duke treguar maturi në qëndrimin ndaj mënyrës së organizimit shtetëror të regjimit socialist, hermetizmin e të cilit ai e “shijoi” në qelitë e burgut, ashtu sikurse ngjëroi “lirinë” në hermetizmin dhe”prangat” e vargjeve. Poeti ynë i ka përjetuar dy pakuptimësitë, atë në jetë dhe në art, ndaj prangat e jetës, pa i harruar ato, ai nuk mendoi asnjëherë t’i përdorë si të tilla në fushën e pasqyrimit të jetës (në letërsi). Vargu i D. Gumenit është i lirë, i ngrohtë, i lëmuar, ashtu sikundër edhe strofa, e lirë në vargje, me një natyrshmëri të rrjedhjes së mendimit, me një kuptueshmëri të kumtit, me një mpleksje rimash e ritmesh që krijojnë harmoni tingullore, me një qetim që zgjon alarme. Është novator poeti në mënyrën e ndërtimit dhe organizimit të vargut. Tri përgjigje njëvargëshe të tri pyetjeve (strofike) në poezinë “Kthimi i kosovarëve”, ku vargu (i përgjigjes) rimon me vargun e fundit të pyetjes, janë një histori e tërë tragjike e vëllezërve tanë kosovarë, shkaktuar nga genocidi serb dhe lufta e tyre për liri dhe pavarësi: “Ku ma gjetët vallë / atë vrap dreri / për t’u kthyer në shtëpi / pa u shuar mirë trarët? / – Na mërdhinin të vrarët!”.
Poeti Daut Gumeni në artin e tij mbështetet fuqishëm në krijimtarinë popullore, duke iu shmangur imitimit, pa rënë në një përsëritje të tekstit të mëparshëm që, sigurisht, kështu pushon arti i tekstit “të ri”, sepse, në fakt, nuk mund të jetë i tillë, por nuk është, gjithashtu, as dukuri e intertekstit postmodernist, ku marrëddhëniet mes dy teksteve, të riut dhe atij që shfrytëzohet, shtrembërojnë konceptimin, kuptimin dhe mesazhin e tekstit pararendës. E kundërta ndodh në poezinë e D. Gumenit, i cili të renë, modernen, nuk e shikon në kundërvënie me traditën, aq më tepër me mohimin e saj, por e ngre atë në vlera të tjera të reja, që i përshtaten kohës dhe relitetit të ri jetësor. Në këtë lloj marrëdhënie i sheh, i kupton dhe i realizon tekstet D. Gumeni, prirjen dhe preferencën e të cilit për to e shohim te krijimtaria popullore, duke ruajtur kështu dhe forcuar shtyllat e artit të vet, të mbrujtura në realitetin bashkëkohor, në vërtetësinë e tij. Duke krahasuar vargjet: “Ju lutem djem më dëgjoni / ëndrrat mos m’i tregoni / se jam plak e më tmerroni!” (“Horizont”) me vargjet : “ Juve gala, që më hani / Sytë e zes të mos m’i ngani / Sytë e zes të mos m’i shponi / Se jam djalë e më shëmtoni”, konstatohet ngjashmëria: ju – juve, mos – mos, se jam plak e më tmerroni – se jam djalë e me shëmtoni. Ngjashmëria vihet re në llojin e vargut, në llojin e rimës (deri në njëjtësinë e tingujve që krijojnë rimën), në ritmin, në theksat, në strukturën gramatikore, në ndërtimin sintaksor të fjalive, në organizimin e përbërësve të ligjërimit (grishje, mëtim, argument), në emocionin, një përbashkësi kjo që jo vetëm nuk e zbeh tekstin e ri, përkundrazi, i jep atij qëndrueshmëri dhe kuptim, ndaj poeti i përdor vargjet me rrezatim popullor në fillim, në mes dhe në fund të poezisë “Horizont”, si një brez shtrëngues të “trupit” poetik, si një kordele zbukuruese për të nxjerrë në pah hiret e krijesës së re. Çfarë ngarkese emocionale dhe çfarë ngjyrimi poetik u jep poeti fjalëve të shërbesës së thjeshtë, që rrokullisen nga njëra qoshe në tjetrën në vijimësinë e netëve të gjata dhe halleve të kruspulluara, për të mbajtur ndezur bisedën, ashtu si trungjet e thatë, të djegur, mbajnë prushin mbuluar me hirin e tyre. Pak shpupurisje vargjeve të poemës “Rënga e gurit” dhe shpuza brenda tyre çliron një afsh magjepsës me amëz tërfili e trëndeline. D. Gumeni në poezinë e tij ka rritur peshën e organizimit fonetik të vargut, duke mos u mjaftuar vetëm me rolin e shquarjes se poezisë nga proza, p.sh. në përdorimin e rimës: “Në këto ledhe me gurë të djegur / më shpesh nga ne vetë / se nga rrufetë”, por me rritjen e dinamizmit ritmik të vargjeve, si në një kumbim orkestral gjatë interpretimit të një simfonie heroike. Është rima e përputhur (vetë – rrufetë), që në fakt nuk është organizuese fonetike në këtë poemë, por poeti, i ndërgjegjshëm për ngarkesën e fuqishme, gjen momentin për të vënë në kontakt skajet e këtyre dy fjalëve, për të realizuar atë shpërthim, më lemeritës se edhe vetë rrufetë.
Me mjaft efekt është përdorur konversioni në poezinë “Kthimi i kosovarëve”, si mjet ligjërimor, shprehje kjo jo vetëm e mbështetjes në krijimtarinë popullore, apo edhe në artin poetik të rilindasve tanë të shquar, N. Frashërit dhe A. Z. Çajupit, por edhe e individualitetit në mënyrën e përdorimit, duke i dhënë ligjërimit dimensione të gjera në shtrirjen dhe thellësinë kuptimore. Nëse poezia e D. Gumenit të trazon ndjenjën dhe të vë në lëvizje mendimin, kjo, për arsye se ai zotëron mjeshtërisht mekanizmin e harmonizimit të shijeve dhe kërkesave shpirtërore me ato të njerëzve të thjeshtë në të gjitha mjediset e situatat, duke marrë prej tyre frymëzim e duke ua kthyer në art. Gjithë kujdesi i poetit është përqëndruar në atë që poezinë ta mbjellë me rrënjë, që të rritet e zhvillohet, e jo të këpusë një shpatull, që shumë shpejt vyshket e harrohet. Ai e vadit poezinë e tij me ujët e gurrës popullore që i jep fjalës aq hijeshi, rëndesë e ngarkesë, sa t’i prijë një armate të tërë fjalësh, mendimesh, idesh e pikëpamjesh, qëndrimesh, përjetimesh e tjetërsimesh të rreshtuara në poemën “Rënga e gurit”. Modernia në krijimtarinë e D. Gumenit qëndron në artin e tij, sepse realitetit do t’i mjaftonte vetëm vërtetësia, për të qenë i tilli. Arti që deformon realitetin nuk është art. Interpretimi i gabuar i artit nëpërmjet koncepteve intuitive, përshtatshmërisë absurde me aktualitetin, kjo është një dukuri që jo vetëm ndikon për keq në cilësinë e zhvillimeve të artit, por cënon dhe vlerat e trashëgimisë sonë letrare dhe artistike në përgjithësi. Shkrimtari D. Gumeni nuk e shfrytëzon artin e tij për të shfryrë mllefet, ndaj ua ka lënë këtë hipokritëve dhe servilëve, asaj “elite”, të zhveshur nga dinjiteti dhe personaliteti. Poema “Rënga e gurit”, edhe pse e ndërtuar në formën e një rrëfimi, është një poemë sintezë, me një mendim poetik të ngjeshur, ku parakalojnë epokat, ngjarjet, tragjeditë dhe komeditë, ëndrrat, varfëritë dhe pasuritë. Ndërthurje interesante e anaforës me monorimën, duke i “bishtnuar” vargut të lirë, që në fakt e bën atë edhe më të çlirët! Logorima e nënës mbi varret e djemve, vajzave, burrave e gjyshërve është kuja e një batërdie apokaliptike që krijon ndjesinë e një heshtjeje shkretie e shurdhane që “të këput” shpresat për të ardhmen nga mospërmbushja e vullneteve, nga mpirja deri në mosndierjen e brengës për paqen e pagjetur. “Dhe mali prapë duroi në heshtje …… / për të pritur prapë gëzimin në majin e luleve / për t’u harlisur përsëri me tërfil e trëndelinë / për të pritur prapë përmbi maja / prushin dritëmirë të qershorit” (Rënga e gurit”).
Në ndërtime të tilla anaforike, vargu i fundit, kur rimon me një nga vargjet e mësipërme, jep më forcë e muzikalitet, merr kështu një tingëllimë që i rri bukur optimizmit të artikuluar me një ton sa të urtë e bindës, aq edhe të rreptë e të përshtatshëm. Poema “Rënga e gurit” do të ishte ndofta më e volitshmja, ku sugjerimi i redaktorit të Antologjisë mund të ishte i kërkuar, sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë që përmbush pritshmëritë e lexuesve të të dy niveleve, siç i ka përcaktuar U. Eco, të atij semantik dhe estetik, duke ngritur ura për kalimin edhe nga njëri nivel te tjetri, gjithmonë duke ndriçuar mesazhin e jo errësuar atë, jo duke vendosur kode për të mos u kuptuar, apo “për të mos iu drejtuar një realiteti të jashtëm” (F. Dado). Fjalët tingëllojnë në poezinë e D. Gumenit, tingëllimë që vjen te lexuesi me një kapërthim të nuancës zanore dhe shprehësisë kuptimore, si në një gurgullimë, sa tronditëse në logorimën e nënës, aq e shtruar dhe mikluese në rëngën e gurit.
Poema “Rënga e gurit” është e llojit që ka frymëzim popullor dhe strategji të ngritur, shfrytëzon simbolikën, intertekstin, ironinë etj., mishëruar kjo, veç të tjerash, në leksikun e përdorur, pse jo deri dhe të rëndomtë, por, me një kujdesje të veçantë prej merakliu , realizon ndërthurje të tillë në ligjërimin poetik, saqë mosqasja e tyre do të cënonte formën e lartë të shprehësisë, sa popullore aq edhe të kultivuar. Poeti D. Gumeni e përpunon fjalën për të na përcjellë larminë jetësore, pa ndier nevojën e ngarendjes në “larminë” e botëve, pjesë e të cilave nuk jemi, sepse nuk mund të ketë ekzistencë në mosekzistencë, pra nuk bëhët më fjalë per letërsi dhe art, por për spekulim, për arsye se këto “spostojnë” kështu filozofinë dhe shkencën. Por, a është e mundur, kur dihet që shkenca zbulon, ndërsa arti pasqyron çka zbulohet apo është në potencë të mendimit shkencor? A mund të ketë art, letërsi pa njeriun dhe jo për njeriun? A mund të krijosh letërsi pa fjalën, pa personazh, pa lexuesin, pa mesazh, pa jetë? Në koshiencën a subkoshiencën e kujt do të sajohen realitete të tjera jashtë atij ekzistues, nëse përjashtohet nga ekzistenca (të qenit) , qoftë edhe si proces, materiali lëndor ku kanë ngritur strehën gjendje dhe aftësi të tilla? A nuk të kujton një arsyetim i tillë pikëpamjen e metempsikozës se realiteti “vdiq” dhe “shpirti” i tij, si i pavdekshëm që është, “shëtit” në një tjetër realitet?! Një “vdekje” e tillë, a nuk do të ishte “vdekje” për artin dhe letërsinë? Pra, me çfarë sysh ta lexojmë Antologjinë “Poezia bashkëkohore shqiptare”, kur ata sy nuk i kemi. Ku t’i kërkojmë dhe pse t’i kërkojmë, kur “ Vdekja na vjen prej syve të tillë”?! “Asht pjesa ime e kafshës që më mban njeri…. / i vetëm jam me untinë e kafshës përbrenda”, janë vargje këto të poetit A. Tufa, të përzgjedhura në antologji, sikurse dhe vargjet e poetit D. Gumeni: “Atdheut tuaj i vjen turp nga ju / kur ju dëgjon të mburreni / me gjymtimin”, por që nuk përfshihen në këtë antologji.
Në lugjet e letërsisë shqipe, me heqjen e “moratoriumit”, u rrit konsiderueshëm numri i krijuesve, arti i të cilëve buron nga shpirti i tyre dhe derdhet në realitetin shoqëror, duke i dhënë ndjenjën e vet, ngjyrën, aromën, cicërimën dhe këngën në pjesëzën e këtij realiteti ku secili thur strehën e vet që, pavarësisht kolonave ku mbështeten, megjithatë, krijojnë dhe shpërfaqin sinqeritet, harmoni, dashuri dhe vitalitet, pse jo dhe virtuozitet, sikurse dhe të tjerë që, për të qenë të pranishëm e të pranueshëm, më në zë e të dëgjueshëm, nuk i japin zërit një kruarje për ta kthjelluar, por një çjerrje për ta turbulluar. Dhe çjerrja lë “shenjë” … atë të “bashkëkohësisë” që, edhe pse të lodh gjoksin e të vret veshin, gëzon privilegjin jo të një “strehëze”, por të një “saraji”, sigurisht me projekte kolonash të huazuara ku, natyrshëm, nuk ngjitin mirë guri dhe llaçi ynë e, megjithatë, autoriteti letrar zyrtar i jep pikërisht kësaj kahjeje të drejtën e evidentimit dhe përfaqësimit. Në këtë vështrim, hartimi i një antologjie të poezisë bashkëkohore shqiptare meriton mbështetjen gjithëqytetare jo vetëm për evidentim vlerash dhe afirmim zërash të rinj, por edhe për të shkundur institucionet që t’i përgjigjen me të njëjtin ritëm vlerësimit, kategorizimit, sistemimit, krahasimit, përzgjedhjes, studimit dhe përcaktimit të hapësirave që ata zënë në lëmin e gjerë e të larmishëm të letërsisë shqiptare.
Tërheqja e vëmendjes në hyrjen e kësaj antologjie, përgatitur nga redaktori i librit, për mënyrën e të lexuarit e të studiuarit të poezive, pështjellon mendimin për vlerat e krijimeve, të cilat në fakt ekzistojnë dhe përbëjnë një pasuri të çmuar të artit poetik bashkëkohor, falë talentit të krijuesve, që i kanë dhënë letërsisë shqipe një frymëmarrje të gjerë, krijimtari, paraqitja e së cilës është domosdoshmëri, pse jo dhe krenari e, në këtë vështrim, ky botim antologjik meriton përgëzimin e atyre që mundësuan nxjerrjen e tij në dritë. Eshtë një hap i hedhur drejt një antologjie gjithëpërfshirëse, veçanërisht për të evidentuar dhe zërat e rinj, që i japin freskinë e përditshmërisë bashkëkohësisë poetike.

2. 12..2021 

Kosova dhe ngjashmëria historike me kohën e Qeverisë së Nolit!

0

Kolonel Dilaver Goxhaj

Menjëherë pas përfundimit të takimeve prej përfaqësuesit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai nga BE-ja, Miroslav Lajçak, ritheksuan qëndrimin e tyre fillestar, se marrëveshjet e nënshkruara midis Kosovës dhe Serbisë duhen zbatuar, pa treguar për publikun nëse po mendonin në formën e Asociacionit antikushtetues ose jo.
Lideri politik i PDK-së u shpreh pas atyre deklaratave se mbështet krijimin e Asosacionit! Po ashtu, edhe ish-ministri i Jashtëm nga kjo parti, Enver Hoxhaj, u deklarua se mbështet Asosacionin si kusht për arritjen e marrëveshjes me njohje të ndërsjelltë të Serbisë e të Kosovës. Ngjashëm edhe Skënder Hyseni u shpreh në emër të LDK-së, se “Kosova nuk mundet të bëhet shtet pa Serbinë“, i cili kërkon të na bindi se Serbinë nuk e zen gjumi derisa ta bëjë Kosovën shtet!
Të gjitha këto deklarata “të zjarrta” nga opozita aktuale në Kosovë ndodhën menjëherë kur KM Albin Kurti u shpreh pas takimeve me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, duke thënë: “Sa i përket Asociacionit, ju e dini shumë mirë që Gjykata Kushtetuese më 2015 ka publikuar Aktgjykimin e vet me të cilin ka thënë se asnjëri prej 7 kapitujve të Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në 23 nene nuk ka përputhje ai Asociacion dhe rrjedhimisht nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.”
Dhe kësaj deklarate të Kryeministrit Kurti, iu kundërpërgjigj flakë-për-flakë deputeti i PDK-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti, duke thënë se “duhet të filloj negociomi i çështjeve të cilat i ka kontestuar Gjykata Kushtetuese”!, gjë që tregon se kjo parti ende dëshiron të komandojë pushtetin e pavarur gjyqësor në Kosovë.
I reshtuam këto reagime për të treguar se edhe me Qeverinë Kurti po përsëritet ngjashëm histori e njëjtë si me qeverinë e dikurshme shqiptare e kryesuar nga Fan Noli para një shekulli!
Dihet që revolucioni demokratiko-borgjez i vitit 1924 shënoi dështimin e parë të forcave konservatore feudale në luftën për të shuar aspiratat e popullit shqiptar për demokraci e progres. A ndodhi e njëjta gjë edhe me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë?!
Ashtu si forcat konservatore të asaj kohe në Shqipëri, edhe opozita e sotme në Kosovë, së bashku me Lidhjen Serbe (Listën Serbe) , nuk heqin dorë lehtë nga pozitat e pasurimit të tyre. Madje opozita aktuale në Kosovë nuk po heq dorë nga mbrojtja me çdo kusht e pasurisë së vjedhur duke vepruar kundër qeverisë Kurti-1 e 2 ngjashëm si atëherë në Shqipëri, duke luftuar si në frontin e jashtëm edhe në frontin e brendshëm. Ajo e atëhershmia në Shqipëri, a nisi përpjekjet për të minuar qeverinë demokratike të kryesuar nga Fan Noli? Po kjo e sotmia në Kosovë a nuk po bën të njëjtën gjë për të rrëzuar qeverinë Kurti-2 të kryesuar nga Albin Kurti njësoj si dhe në rastin e qeverisë Kurti-1 për të përmbysur gjithçka demokratike që po përpiqet të vendosi qeveria Kurti-2? Me përmbysjen e gjërave, as të liqtë ndëshkohen, as të mirët shpërblehen: të fortët fitojnë dhe të dobëtit humbasin.
Në periudhën e qeverisë së Nolit, në frontin e jashtëm situata ishte e favorshme për ta përmbysur qeverinë e tij, pasi në atë kohë nuk ishte e mirëpritur një qeveri demokratike në Ballkanin e monarkive dhe në Evropën e tulatur para fashizmit. Edhe sot, e njëjta gjë, ku po bëhen të njëjtat përpjekje ku nuk mund të pranohet vendosja e një shteti demokratik e ligjor në Kosovë nga një Ballkan Perëndimor ku ka tre dekada që ligjin e bën droga, kaosi dhe korrupsioni.
Po ashtu po ndodh edhe me Evropën ndaj qeverisë së kryesuar nga Albin Kurti-1 e Kurti-2, njësoj si dhe në atë kohë, ku simpatitë e fuqive të mëdha të Evropës nuk ishin për qeverinë e Nolit, por për një qeveri të kryesuar nga Ahmet Zogu. A ndodhi e njëjta gjë edhe nga administrate e Trampit, si dhe sot me BE-në, parë kjo nga qëndrimi i përfaqësuesit të saj Miroslav Lajçak, duke preferuar për Kosovën një qeveri të korruptuar si ato të kryesuara këta 20 vjet nga PDK, LDK, AAK e Lista Serbe?
Jugosllavia në atë kohë u tregua e gatshme ta ndihmonte Ahmet Zogun të mblidhte mercenarë dhe ta ndihmonte të merrte pushtetin me forcë. Edhe në këtë rast po të njëjtin përpjekje po bën Serbia, të cilin e shprehu qartë ministri i Jashtëm i Serbisë këto ditë, kur tha se “bisedimet nuk do të zhvillohen me Albin Kurtin”, duke lënë të kuptohet se Serbia pranon të ulet në tavolinë vetëm me PDK-në dhe LDK-në; madje, duke udhëzuar edhe Listën Serbe të shfaqte të njëjtin qëndrim në takimin me Lajcakun e Eskobarin, e cila deklaroi se “serbët i kundërshtojnë synimet e institucioneve të Kosovës që duan ta minimizojnë fuqinë e kompetencave të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.”
Edhe Greqia po ashtu veproi ndaj qeverisë së Nolit me Myfyt Libohovën e Koço Kotën që ishin hedhur në Korfuz. Të njëjtën gjë po bën edhe fqinja e Serbisë dhe Kosovës, Rumania, duke hedhur ujë në mullirin e Serbisë me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës!
Brenda Shqipërisë, njerëzit e Zogut në administratën shtetërore, në ushtri e xhandarmëri arritën të sabotonin dhe të paralizonin shtetin e drejtuar nga Noli. Ngjashëm po vepron opozita sot Brenda në Kosovës, sikundër po vërehet lidhur me Asociacionine, për të cilën profesori Enver Bytyç me të drejtë tha: “E gjitha kjo le përshtypjen se propozimet për krijimin e Asociacionit janë “pak me barrë“! D.m.th e kanë një shejtan brenda tyre.” Pengesa të tilla bëjnë edhe njerëzit e ish-administratës shtetërore të PDK-së dhe LDK-së që janë ende në administaratë, por dhe vetë opozita me protestat e saj për probleme që i kanë krijuar vetë gjatë qeverisjes së tyre 20 vjeçare, si dhe me njerëzit e tyre në sistemin gjyqësor.
Kjo dramë në Kosovë nuk rrjedh ngaqë kështu mendon opozita sot, por ngaqë ajo është shkaktare e kësaj drame. Prandaj Qeveria Kurti-2 duhet të përpiqet të mos humbasi mbështetjen popullore, por, që të mos e humbasi këtë, duhet të jetë në harmoni me veten, duke realizuar premtimet e dhëna dhe të mos vari shpresat për një ndihmë serioze si nga opozita ashtu edhe nga BE-ja. Kundërshtarët e saj politikë, të cilët e ruajnë veten me kaq kujdes, tregojnë se kanë frikën e krijimit të shtetit ligjor që ka premtuar Albin Kurti; ata kanë 20 vjet që po tregojnë se nuk duan të meren me zgjidhjen e problemeve shoqërore që ka Kosova, por i ka joshur vetëm mundësia e të kapardisurit me mantelin e komadantit, politikanit apo diplomatit të shquar si dhe të pasuroheshin sa më shumë.

Tiranë, më 2 shkurt 2022

Çamëria dhe Pirro janë shqiptarë

0

Sali Bollati me kostum popullor nga Çamëria, në Paradën e Rrënjëve Shqiptare, në New York.

Nga Sali Bollati

Një shkrim nga A. Lulushi për identitetin grek të Pirros së Epirit injoron fakte me rëndësi.

Çamëria si pjesë e Epirit është edhe pjesa më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare e banuar nga Shqiptarë, që nga parahistoria. Vetë emri Epir vjen nga fjala Çame Ipje- Shqipe.

Në një legjendë për Pirron e Epirit ose me thjeshtë për Pirro-Burrin, Çamët këndojnë:

Pirro-Burri në Ledhëzë lerë,
Ne kaha Iperoja të kemi Nder
Pirro-Burri ish Ipe e qjellit
Si një Ipje hipur mbalë kalit,
Bi’ të Pirroja si Mal i Flamurit

Dhe mos te harrojme Naim Frasherin, që dialektin Çam te Shqipes tone e Mbiemeron GLUHE PERENDIE. Shqiptaret e Çamërisë e quajne Shqiponjen -IPJE dhe simbas nje tradite pretendohet se emëri SHQIPTARE (Bije te Shqipes).

Edhe Skenderbeu i Madherishën e quajti vehten edhe si Princ i EPIRIT. Pra del ne pah nje e vertete e shtremberuar alla grekce me shtremberime dhe genjeshtra qe vazhdojne edhe sot; ne greqisht perkthehet fjala EPIR si Stere-toke ose Kontinent; pra vetevetiu kuptohet se ata si pirate deti e kane pare EPIRIN-ÇAMERINE, vetem kur kalonin prane tij, keshtu asnjehere nuk kane banuar atje, me perjashtim mbas pushtimit ne 1913.

ÇAMERIA DHE PIRRO JANE SHQIPTARË DHE NUK HARROHEN KURRË!!

www.illyria.com

Fragment nga libri i Atdhe Gecit, “Çamëria, Kthim në histori, mision”

0
Atdhe Geci
Traktati i Shën Stefanit – O3. O3. 1878
Më 3 mars të vitit 1878 u nënshkrua Traktati i Paqes së Shën-Stefanit, i cili i dha fund Luftës Ruso-Turke që pat shpërthyer më 24 Prill 1877.
Konferencat që shembën Shqipërinë
Pas luftimeve të ashpra, që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse arritën në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit. Pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve rusë, konti Nikolla Ignatiev e Aleksandër Nelidov dhe atyre osmanë Safet Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, Ambasador në Oborrin Perandorak të Gjermanisë, u nënshkrua ky traktat.
Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit.
Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë.
Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës. Sipërfaqja e saj rritej nga 37, 7 mijë km2 në 52, 7 mijë km2. Edhe Mali i Zi rritej nga 4, 7 mijë km2 në 15,7 mijë km2.
Sipas këtij traktati, brenda kufijve të Malit të Zi hynin vise të banuara prej shqiptarëve, duke përfshirë Ulqinin, Tivarin, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë.
Territoret e Bullgarisë zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit. Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë.
Kundërshtimi i vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit shënon një nga momentet ku filloi të merrte hov lëvizja kombëtare shqiptare.
Muzeu Historik Kombëtar
3 mars 2020

Falja dhe pajtimi – parakusht jete, paqeje dhe qytetërimi 

Anton Çetta në fillet e organizimit të pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave në Kosovë. Foto nga arkivi personal i poetit dhe mendimtarit Halil Matoshi.

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Njeriu dhe njerëzimi s’mund të jetojnë pa falje dhe pa dashuri. Falja, pajtimi dhe dashuria nuk është thjesht vepër njerëzore, çështje e arsyes, vullnetit apo përcaktimit tonë, sepse mendoj se pjesa dërmuese e njerëzimit e kupton se e keqja nuk mundet me të keqe, por vetvetiu është tejet e vështirë, mos të them e pamundshme, pasiqë i tejkalon fuqitë tona njerëzore. Shi për këtë pa besim dhe pa ndihmën e Zotit dhe të rrethit, përkrahjen, pjesëmarrjen tonë vëllazërore nuk mundet e keqja e urretjtes, mënisë, gjak apo hakmarrjes.Këtë e ka vërtetuar edhe përvoja jonë sidomos gjatë vitit 1990, ku kemi gjetur dhe përjetuar se motivet fetare dhe kombëtare dukshëm lehtësonin pajtimin, faljen, tejkalimin e çdo lloji vështirësie, si shtylla të fuqishme veprimi.Pa këto elemente ne bëjmë “vrasje, hakmarrje apo edhe gjakmarrje” psikologjike, shpirtërore, nëpërmjet indiferentizmit, egoizmit, egocentrizmit, karierizmit, materialimit, konsumizmit, hedonizmit, moskujdesit për të varfër dhe të mjerë si dhe shumë dukurive tjera shëmtuese, sidomos dukurisë së shtimje, shpifjes, përgojimit, paragjykimeve, përkrahjes dhe solidaritetit për të keqe, që fatkeqësisht janë gjithnjë në rritje dhe në zhvillim të hovshëm ndër ne.

Dom Lush Gjergji: Verrat e Llukës, 1 maj 1990

NJERIU ËSHTË NJERI AQ SA KA DASHURI, sa di dhe do të ketë mirëkuptim, dhembje, mëshirë për të tjerët, të falë dhe të kërkojë falje, pra, sa jeton me dashuri dhe për dashuri.Kjo ndërlidhet ngushtë edhe me aspektin fetar, botëkuptimor, kombëtar, gjithënjerëzor. “Nëse ndokush thotë: “E dua Hyjin” e këndej e urren vëllanë e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë” (1 Gjn 4, 20).Urrejtja është djallëzore, vdekje-sjellëse, vrastare, vetëvrasje, vëllavrasje, ndërsa dashuria dhe falja janë hyjnore dhe frytdhënëse. Shën Gjoni urrejtjen e krahason edhe me verbëri, terr: “Kush e urren vëllanë e vet, gjendet në errësirë dhe ecën në errësirë. Nuk di kah shkon sepse terri ia ka verbuar sytë” (1 Gjn 2, 11). 

Jezusi thotë:“Por ju them juve që më dëgjoni: Doni armiqtë tuaj, bënu mire atyre që ju urrejnë, bekoni ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë… Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre… Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse /edhe/ Ati juaj është i mëshirshëm. Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni. Mos dënoni dhe nuk do të dënoheni! Falni dhe do të gjeni falje!” (Lk 6, 27-28. 31. 36-37).

Anton Çetta

Pse njeriu i sotshëm, sidomos ne Shqiptarët, falim pak, vështirë, gati edhe keq, pjesërisht, vetëm në disa rrethana të rrezikimit, të luftave, si ndodhi gjatë vitit 1990?Gabimi i parë më duket se edukimi i rrebtë dhe formal, që mbështetet kryesisht në urdhëra, ndalime, krijon më tepër ndjenjën e frustrimit, hurxhit dhe të paaftësisë, mbylljes, e cila shpesh shpërthen në agresivitet, sulm, urrejtje dhe në shkatërrimi, sepse familja dhe shoqëria jonë më tepër mbështet në ligje, rregullore, tradita, se në marrëdhënie ndërnjerëzore, ndërfamiljare, në përvojën e mirësisë dhe dashurisë së ndërsjellët. Ne duhet t’i zbulojmë dhe t’i përkrahim anët pozitive te vetja dhe te tjerët, sepse nëse rritet e mirja, vetvetiu pakësohet e keqja.                           Ishin të pandarë: Zekeria Cana dhe Anton Çetta

Gabimi i dytë është garimi i egër për punë, fitim, sukses me çdo kusht, ku njeriu nuk është më askush dhe asgjë nëse nuk punon, nuk fiton, nuk ka sukses në krahasim me të tjerët, pra, subjekti-njeriu objetivizohet apo bëhet gjësend. Në këtë “garë” të pamëshirshme dikush lodhet, ndalet, çalon, s’ka fuqi dhe mbetet i frustruar, ndihet keq, nuk e ka më mbështetjen e të tjerëve, dhe si i tillë potencialisht është “kandidat” për urrejtje ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Bota, të tjerët janë fajorë për fatin e keq, për mossukses, për dështime, prandaj janë psikologjikisht dhe shpirtërisht të cunguar, të anësuar, të dëmtuar dhe si të tillë në hall me vetveten dhe me të tjerët.Gabimi i tretë është feja vetëm si njohuri, rregullore, ligj, në anën thjesht formale, pa përvojë dhe jetësim me Zotin-Dashuri dhe me vëllaun njeri. Nga përvoja e fesë së Zotit-Dashuri i cili në vazhdimësi është edhe falje, mëshirë, pajtim, ndërrim, përmirësim, mësohemi dhe aftësohemi edhe ne deri diku t’i përngjajmë atij, jemi të lumtur në falje ndaj të tjerëve.Ne Shqiptarët sot jetojmë ose nën ndikimin e individualizmit të tepruar, bajraktarizmit, vetëm si të them unë, ose të kolektivizmit anonim, mentalitetit turmor dhe grumbullor, si thonë dhe veprojnë të tjerët, pa pasur mundësi të jemi vetvetja, pa ndonjë orientim dhe përcaktim jetësor. Ndikimi i të tjerëve, i rrethit të ngushtë apo të gjerë, ende është shumë i madh, mos të them edhe vendimtar, kryesisht negativ, duke cunguar identitetin dhe personalitetin, orjentimet, bindjet, përcaktimet, veprimet dhe jetën personale dhe familjare. Shqiptari rregulloren kryesore të jetës e ka këtë parim: Si të tjerët! Kur të tjerët falin, si ndodhi gjatë vitit 1990, atëherë edhe unë ose edhe ne…, ndërsa sot, është ndryshe.

Anton Çetta dhe Ibrahim Rugova

Falja tek ne ende fatkeqësisht trajtohet si dobësi, ndërsa hakmarrja dhe gjakmarrja si trimëri, si traditë e shenjtë shqiptare, si virtyt i pamohueshëm nga rrethi familjar dhe shoqëror traditor, sipas parimit të pakuptimët: gjaku nuk falet as nuk tretet kurrë! 

Në tekstet shkollore, në literaturë, në krijimtari të ndryshme, si poezia, proza, piktura, skulptura, muzika, filmi, vlera dhe virtyti i faljes, paqes, dashurisë, strategjia paqësore dhe jodhunore gandiane, tereziane, rugoviane, bashkimi në dallime është shumë pak i pranishme.Ja përshkrimi i Anton Çettës i vështirësive për pajtimin e gjaqeve: “Ishin dy shkaqe kryesore të pengimit të pajtimit. I pari ishte bindja kokëforte për ruajtjen e traditës sipas Kanunit. Disa njerëz në mënyrë fanatike shkonin sipas kësaj tradite. Arsyja tjetër ishte justifikimi i familjeve të cilat e zbatonin hakmarrjen, sepse kështu dëshironin të paraqiteshin besnike ndaj traditës…” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo nonviolenza per la riconciliazione, EMI, Bologna, 1999, f. 52. Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. f. 37-77).Ja edhe shpjegimi sintetik dhe profetik i Prof. Anton Çettës për pajtimin e gjaqeve: “Ne fill e kemi përjashtuar mundësinë e dëmshpërblimit apo të pagesës së gjakut: Pajtimi i gjithmbarshëm i popullit shqiptar duhet të jetë një vepër fisnike, vetëm një gjest i përvuajtërisë dhe shpirtmadhërisë së popullit tonë…Të tjerët po na vrasin vazhdimisht, a duhet atëherë edhe ne të vritemi  me njëri-tjetrin?… Jo, duhet të jemi si kurrë më parë afër dhe së bashku me njëri-tjetrin, sepse na presin sprova dhe rreziqe të ndryshme edhe më të mëdhaja…” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo un popolo che perdona, EMI, Bologna, 1997, f. 48: Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. f. 31-105).Derisa mos ta ndërrojmë botëkuptimin ndaj jetës, vetvetes, familjes, shoqërisë, s’mund ta ndërrojmë as veprimin, jetën tone edhe lidhur me falje dhe pajtim, pra, për luftim dhe dëbim të gjak ose hakmarrjes.Trimëria më e lartë është ta mundim të keqen së pari në vete, e pastaj edhe te të tjerët, sepse JEMI TË LIRË VETËM NËSE JEMI TË MIRË!Prandaj para çdo veprimi pika e parë është kuptimi i gjendjes, si nga aspekti historik, ashtu edhe nga vështrimi aktual. Pika e dytë është ndarja e përvojave tona nëpërmjet bisedimeve, dialogut dhe komunikimit ndërnjerëzor dhe ndërvëllazëror, që të jemi së bashku si në të mira, ashtu edhe në të vështira. Gjendja konflikuale kërkon së pari harmonizimin e njeriut me vetveten, me atë që është dhe dëshiron të jetë, dhe vetëm pastaj mund të shkojmë kah hapi i dytë – marrëdhëniet ndërnjerëzore, që të vijmë edhe deri te ndjenja e përkatësisë së përbashkët apo gjithëshqiptare, te shoqëria.Sot hak-marrja apo gjak-marrja duhet të ndërrohet edhe në terminologji, sepse thënë kështu duket se njeriu ka të drejtë, bile edhe detyrë, ta marrë hakun apo edhe gjakun!ÇDO HAK APO GJAK-MARRJE  SOT ËSHTË SË PARI VETËVRASJE, PASTAJ VËLLAVRASJE DHE SË FUNDI EDHE VRASJA E TJETRIT.Pa vetëdije të tillë s’mund ta luftojmë këtë dukuri shëmtuesi, kancerin e shoqërisë shiptare në ditët tona.Duhet gjithnjë ta kultivojmë KULTURËN E JETËS: nderimin, pranimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e jetës në çdo faze, sipas parimit të njohur shqiptar: “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë”, dhe “Mjerë ajo shtëpi që s’ka  pleq dhe fëmijë!”. Pse atëherë mos ta duam dhe mbrojmë jetën nga çdo rreziku apo kërcënimi, edhe nga gjakmarrja? 

Kush jeton për hakmarrje, nuk jeton fare, sepse jeton vetëm për të bërë keq, kjo s’është e denjë për askend, jeton për së gjalli në varr. Urrejtja është DIKTATORI më i keq që vetvetiu nuk vdes kurrë dhe  robëron të gjithë. Mu për këtë falja është parakusht jete, paqeje dhe qytetërimi, si përvoja më e rëndësishme dhe vendimtare në jetë, e cila mundëson të dalim prej vetvetes dhe të përqendrohemi në të tjerët për të jetuar të vëllazëruar dhe të bashkuar.S’ka njeri të përsosur që s’ka nevojë për falje, si prej Zotit ashtu edhe prej të afërmit, por edhe për të falur. Nga kjo përvojë lindë paqja e vërtetë e cila mbështet në drejtësi, të vërtetën dhe mbi të gjitha në dashuri. Kjo e begaton kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë.                                                                              

Dhe së fundi disa parime të shëndosha, do të thoja edhe të shenjta, për pajtimin e gjaqeve: 

  • Pajtimin e gjaqeve nuk e kërkonim kurrë në emër të vrastarit dhe kriminelit, por në emër të të pafajshëmve, mbi të gjitha në emër të Zotit dhe të Popullit shqiptar, të fëmijëve dhe të rinisë, për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë. 
  • E keqja kurrë nuk e mund të keqen, por vetëm e mirja, falja dhe pajtimi nuk lejojnë që “zinxhiri” i traditës t’na ngulfatë dhe t’na fundosë paskajshmërisht në vëllavrasje dhe vetëvrasje. 
  • Falja e gjakut është trimëri kulmore, kërkesë, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës sonë, sepse pa flakjen e kësaj dukurie, kancerit shpirtëror shqiptar, nuk ka liri dhe demokraci të mirëfilltë. 
  •  Me falje dhe pajtim ne më së miri i nderojmë viktimat, sepse gjaku i tyre na mundëson krijimin e ndjenjës së përbashkët me mbarë popullin tonë, si një familje e madhe, si  në gëzime, ashtu edhe në pikëllime, para sfidave dhe rreziqeve që doemos na priteshin. 
  • Ata që falin janë “heronjtë e ditëve tona”, paralajmërusesit se jeta është më e fortë se vdekja, falja më e qendrueshme se urrejtja, dashuria dhe vëllazëria rruga e vetme e shpëtimit. 
  • Urrejtja, dëshira për hak apo gjak-marrje është diktatori i vetëm që nuk vdes kurrë. Atë duhet ta flakim apo mposhtim ne, me ndihmën e Zotit, si dhe me përkrahjen e njëri-tjetrit. Kush nuk është i aftë për të kërkuar falje dhe për të falur, nuk jeton, është për së gjalli “në varr”, sepse është i kushtëzuar dhe përcaktuar vetëm ndaj të keqes. Jeta e njerëzve të tillë është boshe, pa kuptim, qëllim, synim, sjell vetëm fatkeqësi për vete dhe për të tjerët.
  •  “Sofra e Pajtimit” kishte krijuar parakushtet për ngjarjet madhore të vitit 1999 dhe më vonë, si në aspektin kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, për krijimin e strategjisë paqësore dhe jodhunore, për luftën e lavdishme të UÇK-së, për ndërhyrjen e NATO-s, në përforcimin e vlerave dhe virtyteve pa të cilat s’do të ishim ata që jemi dhe aty ku jemi sot, në Kosovën e lirë dhe demokratike. “Koka” apo “Zemra” e Pajtimeve ishte Prof. Anton Çetta, veprimtar i shquar dhe i dalluar, Populli,   ata që kanë falur, “heronjtë e ditëve tona”, vetëdijesimi dhe përcaktimi ynë për jetë, për paqe, për liri, demokraci dhe pavarësi.
  •  Fatkeqësisht edhe pas kaq viteve, ende nuk kemi asnjë studim të mirëfillët ndërsciplinor rreth faljeve të gjaqeve gjatë vitit 1990 nga aspekti juridik, traditor, etiko-moral dhe fetar.                                                                                                                                Me pajtimet e gjaqeve është tejkaluar tradita, drejtësia, mungesa e lirisë dhe shtetësisë, është zbatuar vëllazëria, falja dhe dashuria e cila na ka afruar dhe bashkuar para rreziqeve të luftës dhe asgjësimit. Kjo përvojë duhet gjithnjë të kujtohet, studjohet, paraqitet nëpërmjet mjeteve pamoro-dëgjimore, shtypit, krijimtarisë, si vlerë dhe virtyt që duhet kultivuar gjithnjë e më shumë, si parakusht jete, paqeje, demokracie, si zhvillim i gjithanshëm i njeriut, familjes dhe shoqërisë sonë. 

Jeta dhe një vështrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak” të dom Gjergj Simonit (1933-2022)

0

Klajd Kapinova, New York

  • Ish redaktor i revistës “Kumbona e së Diellës” Shkodër

Këtej kalohet në qytet t’mjerimit
Këtej kalohet n’dhimbjen pa kufi
Këtej kalohet n’shpitrat e humbun shqimit

Dante ALIGERI, fragment nga Komedia Hyjnore “FERRI”

“Me këtë tubë të vogël poezish, desha të shpreh ndiesit e hovet e zemrës, kushtue etenve të nacionit si nevojë e çfaqjes së mirënjohjes, që kam për ta, pa marrë parasysh, se kritika e ashpër mund t’i flakë o t’i përbuzë. Me fjalen time derdha dashuninë, për themeluesit e idesë s’onë nacionale, simbas mundësisë kreva nji detyrë ndaj këtyne të pavdekshmve.” – Gjergj Simoni, Kampi i të Burgosunve, Ballash, Tetor – Nëntor 1982

“…Por turmat i mbytën njerëzit me veladona /Dhe poetët rebelë i shqyen me thonjë.” – Ismail Kadare, komunist, deputet dhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Komunistë të Shqipnisë

Cili ishte portreti i martirit të gjallë?

Gjergj Simoni lindi më 8 dhjetor të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës, në një familje me origjinë qytetare e me banim në lagjen e vjetër dhe të mirënjohur të qytetit Arra e Madhe.
Gjyshi i Gjergjit, Simon Moni, ishte tregtar në pazarin e vjetër të Shkodrës (në Bezisten).
Bezisten, quhej dikur një treg i mbyllur, që shërbente për shitjen e mallrave të çmuara: të pëlhurave të importit, argjendarisë, armëve të zjarrit, gurëve të çmuar etj. Ai përfshinte një numër dyqanesh dhe ishte i fortifikuar, i siguruar me porta të mëdha dhe të rënda dhe ruhej natën nga njerëz të armatosur. Asokohe bezistenët, ishin bërthamat më të rëndësishme tregtare të qendrave më të mëdha qytetare.
Në Shqipëri në shek. XVII – XIX bezistene u ndërtuan në Shkodër, Prizren, Berat, Prishtinë, Elbasan, Mitrovicë etj., nga njerëz të pasur dhe funksionarë të lartë. Me rëndësi ishin Bezisteni i Shkodrës, i ndërtuar më 1807-1808 nga veziri Ibrahim pashë Bushatlliu dhe Bezisteni i Prizrenit, që u dogj më 1835.
I ati, Kolë Simoni, trashëgoi zanatin e të babait, duke u marrë kështu me tregti. Por sërisht për të erdhën kohë të vështira politike dhe ekonomike. Në këtë situatë ai falimentoi. E familja ra në varfëri të plotë.
Në këtë gjendje ekonomike Kolë Simoni dhe bashkëshortja e tij, Gjyste Ugashi, i lindën dhe i rritën tre fëmijët e tyre, Zefin, Gjergjin dhe vajzën e vetme, Çiljetën me mund dhe sakrifica të mëdha.
Dom Gjergj Simoni kujtonte: “Tue kenë se të dy prindët tonë ishin besimtarë të devoçëm të fesë sonë katolike, si vëllaun tem, Zefin, ashtu dhe mue, na patën çue për me mësue në Kolegjin e Fretënve.
Por pas ardhjes së komunistëve në pushtet, si unë ashtu dhe vëllau, Zefi, u detyruem me ba punë të ndryshme për me mbajtë familjen e vorfën. Kështu nuk mundëm të vazhdojmë rregullisht studimet Teologjike, gja që ishte edhe e ndalueme prej pushtetit komunist.
Por tue kenë të brumosun e të devotshëm për fenë katolike, si im vella, Zefi, ashtu dhe unë, morëm mshehtas mësimet fetare nga Pater Mark Harapi S.J. e Pater Aleks Baqli, OFM.
Im vëlla, Zefi, mundi me u shugurue mshehtas si meshtar në vitin 1961, në Arqipeshkvinë e Shkodrës, por pa mujtë me e ushtrue haptaz misionin meshtarak. Kështuqë u detyrue me vijue studimet e nalta në Institutin e Gjuhë-Letërsisë e, si i pati krye, të punonte si mësues në shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës.
Ndërsa unë për vite, deri ditën që kjeshë arrestue, pata punue në punë të ndryshme si punëtor, edhe në Hidrocentralin e Vaut të Dejës”, kujtonte dom Gjergj Simoni për të kaluarën e familjes dhe peripecitë e tij e të vëllait i cili dom Zefi, pak mbasi doli nga burgu, jetoi çka as ëndërruar nuk e kishte: “U shugurua Ipeshkëv nga Papa Gjon Pali II, në praninë e vëllait e motrës, që kishin vuajtur aq shumë, bashkë me të”.
Atëhere dy vëllezërit nisën lirisht misionin e tyre, e njëkohësiht edhe pasionin e tyre: ishin të dy meshtarë e shkrimtarë, që lanë pas disa vepra të botuara.
Me riardhjen e lirisë së fesë në Shqipëri, më 21 prill 1991, kandidati për prift dom Gjergj Simoni, është shuguruar meshtar nga imzot Nikollë Troshani.
Për një vit ka shërbyer në qytetin e Shkodrës dhe është emëruar famullitar i Dajçit të Bregut të Bunës dhe administrator i famullisë së Pentarit në shtatorin e vitit 1992.
Eshtë meshtar i parë i shuguruar mbas mbylljes së Kishave. Përveç shërbimeve fetare të përditshme, është marrë edhe me sistemimin vëllimeve me poezi gjithashtu ka shkruar tregime të shkurtra me kujtime nga koha në burg.
Ai kujtonte me shumë respekt gjithënjë bashkëvuajtësin e tij poetin brilant Visar Zhitin si njeri dhe poet të shkëlqyer. I pelqente shumë karakteri stoic dhe fjalët e tij poetike me mendim të thellë.
Falënderojmë Zotin për dhuratën që i ka bërë Kishës së Hyjit që është në Shqipëri, për këtë meshtarë, për stoizmin dhe besnikërinë e tij, për zellin e tij meshtarak dhe për dëshminë e jetës së tij ofruar Hyjit dhe Kishës.

Lule dhe gjak

Si redaktor i veprës dhe si autor i parathënies së mikut tim të paharruar, po jap disa mendime të lira edhe pse tashmë ndodhem në New York të SHBA-së dhe nuk kam mundsi të lexoj disa nga këto poezi para vorrit të këtij martiri.
Dhe atëherë kur gjak pikonte, zemra e shqiptarit këndonte. Kur njeriu njihet me heroit e nacionit e me madhështinë e veprës së tyne mahnitet, shtanget.
Në shkëlqimin e fytyrave të pastërta të këtyne dijetarve i jepet një vlerë tjetër ma e madhe, ma e naltë, ma e shejtë kuptimit t’Atdheut, gjakut, gjuhës, historisë.
Të qenurit, jeta, shoqnia, puna e deri vdekja vetë marrin një qëllim sublim, një bukuri ideale. Shtanget po, por nuk ngurroset.
Zemra tue rrah, fillon e nxjerr ndiesi e hove dashunijet, ndaj herojve të nacionit, kundrejt të cilëvet kohët nuk kanë mujt të na i shkëpusin, sado që u rrukullisen në mes nesh e tyne nder vite, dekada e shekujve.

Vjersha me frymëzim të pastër atdhetar e kristian

Përherë e më të pranishme në ditët tona, po bëhen botimet e mbetura në dorëshkrim, gjatë kohës së diktaturës komuniste. Prania e vëllimit poetik modest “Lule dhe Gjak” (Shkodër, 2006), me autor meshtarin dom Gjergj Simonin, me tematikën e dashur atdhetare, për lexuesit është e mirëpritur në sferën e komunikimit dhe qarkullimit të vlerave patriotike letrare.
Në mënyrë të veçantë, një lexim të tillë e kërkojnë veprat e së kaluarës, që nuk janë konsideruar deri vonë si vepra me vlera letrare, për të cilat, jo se kanë munguar leximet, por ato kanë qenë të kufizuara. Për to ka mbizotëruar leximi gjuhësor apo historiko – kulturor dhe është menjanuar esenca e leximit estetik të tyre.
Frymëzimi apo fryma, që përshkon anë e tej vjershat dhe poezitë e dom Gjergjit, është sa e padukshme dhe aq e pranishme njëherësh, duke u përfshi natyrisht në letërsinë e traditës së shkrimtarëve klerikë katolikë gegë, treve të plleshme, që lëvruan me sukses në shumë gjini artistike shkrimore.
Ata kanë përdorur natyrshëm lëndën historike, si: mitin, autoktoninë, ngjarjet e pasura të historisë së nacionit tonë, bashkëkohësinë apo të ardhmen, duke e përdorur gamën e saj me saktësi në shërbim të së vërtetës.
Tema heroike, me referenca gjurmlënëse historike, është edhe bërthama esenciale e poezive dhe vjershave të poetit tonë modest Simoni, që gjithsesi është filiz i traditës, që gjeneron atë hulli, ku shkelën me dinjitet prelatët pararendës diturak shqiptarë shekull mbas shekulli, duke e përshkruar librin nga një frymëzim i ngrohtë e i pastër kristian.
Gjatë kohës që vuante në burgjet komuniste, sikurse ishte ferri me emrin famkeq Spaç, autori Simoni, krijonte e meditonte në heshtje të thellë vargje poetike.
Falë këtij shpirti, kësaj vetëdije të kristaltë, nisi të ravijojë tiparet origjinale për temat e dashura atdhetare, për ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit martir shqiptar dhe figurave, që e bënë lavdinë e historisë së saj.
Ai, përmes vargjeve, përshkruan përjetimet e shpirtit artistik, për Kryengritjen e trimave të Malësisë së Madhe, më 6 Prill 1911, në majën e istikamit të Deçiçit, të udhëhequr nga trimi kreshnik i maleve Dedë Gjon Luli, duke mbajtur e ngritur flamurin e Gjergj Gjon Kastrioti.
Temë mbas teme e varg mbas vargu, shihet një këndvështrim i ri poetik, ku shquhet prania e kulteve të reja, si ai i Atdheut, i gjuhës amtare, krahas kulteve universale, si ai i fesë, i dashunisë së njeriut për vetveten e të tjerët, i dijes përparimtare, çka përfaqson atë realitet të ri, të vetëdijës së nacionalitetit, që afirmonte dukshëm përsonalitetin e vet.
Poezi, autori, i ka kushtuar demokratit të shquar liberator Luigj Gurakuqit, imzot Nikollë Kaçorrit, asokohe n/Kryetar i Qeverisë së Vlorës, përkrah plakut të urtë mjekërbardh Ismail Bej Qemali, poetit të shquar dom Ndre Mjedjes, etj.
Rëndësi e respekt shpreh vjershëtori, për dy figurat brilante: poetin e atdhetarin Naim Bej Frashërin dhe patriotin e flaktë papa Kristo Negovanin, ndër më të shquarit në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Këtu burojnë mesazhe, me ndjesi të ngrohtë krenarie e besimin në mendimin poetik, origjinalitetin e tij, duke ruajtur muzikalitetin e gjuhës së pasur gegë, të cilën, poeti e shpreh në forma të larmishme vargëzimi, por sidomos duke lëvruar vjershërimin, shumë e parapëlqyer prej tij teksa ndiente pjekurinë poetike.
Në vargje, ai ka derdhur mbresa e persiatje, që u flasin përherë shqiptarëve për shpirtin e pastër, të cilit, i ndejti besnik edhe në ditët tona. Ai ka shumë dorëshkrime të pabotuara, të cilat, ruajnë vijimësinë e trinomit famshëm Fe-Atdhe-Përparim.
Sikurse të gjithë poetët e tjerë shqiptarë, qoftë të traditës gojore, qoftë të traditës së shkruar edhe Simoni, përveç dukurive të shumtë të jetës së përditshme, të natyrës, të botës së mbrendshme, bën objekt trajtimi artistik Zotin e Mbretërinë Hyjnore, që shpreh në qenësinë, dashurinë, mirësinë, mirëkuptimin e pasuninë shpirtërore, duke e ndjerë, nderuar dhe çmuar praninë e Hyjit.
Tek i lexon poezitë, futësh natyrshëm në botën e pasur të vargëtorit, në shpirtin e lirë dhe të hapur, nga një formë e trajtë e të shkruarit në mënyrë transparente dhe ç’është më e rëndësishmja me një gjuhë të latuar gegë me taban të thellë shqiptar, pa huazime e hermetizëm, që shpesh e shohim në krijimet e autorëve të tjerë.
Në shpirtin e dlirë të autorit, do të ngulitet thellë dashuria për Shkodrën, njerëzit e saj, për Kishën Katolike Kathedrale, duke e njohur me hollësi dhe frekuentuar edhe atëherë, kur rregullisht u survejonte nga kasnecët vullnetarë të Sigurimit komunist.
Poeti Simoni, atëherë e sot dëshmohet si liberal e përparimtar, shpirtbutë prej kristiani të devotshëm, nga e cila i buron gjerësia e impulsitetet, me një natyrë gazmore e i shëndeshëm në kulturë, duke mos pasur asnjë gjurmë fanatizmi apo ngurtësimi për frymën bashkëkohore.
E parë në një këndvështrim të ri, vëllimi “Lule dhe Gjak”, mendoj se vargjet përshkohen nga një bosht orientues, që i përshkon filli i desë së pastër patriotike, që i jep kjartësi mendimit e ndjeshmëri krijimit.
Sëfundi, poezitë e vjershat e reja në botim, por jo në moshë janë një përjetim i përvojës leximore historike, një përjetim i butë, i ëmbël, siç është edhe vetë peisazhi poetik që ai sendërton, ku lëvizin ndjenjat, dëshirat e malli i patriotit të fillimit të shekullit XXI.

Dom Gjergj Simoni (1933-2022)

Letra e Luçiferrit, drejtuar popullit shqiptar

Edhe ndalimin e fesë në Shqipëri nga Luçiferri (Dulla), të bërë nga Partia e Komuniste (Punës), Ismail Kadareja e përcolli flakë për flakë me poezi e me punime të ndryshme dhe volli gjithçka që i erdhi në gojë kundër “klerit katolik reakcionar”, kundër Fishtës, e veprës së tij madhore dhe autorëve të tjerë.
Bashkë me barinjtë shpirtërorë, priftërinj e hoxhallarë, të cilët, sipas IK-ut (Ismail Kadaresë), të shurdhojnë veshët, duke bekuar gjakmarrjet, minaretë dhe kumbonarët (sic!), IK-u fut (radhit) në poezinë e vet edhe disa poetë, që, të përgjumur, ulurijnë duke lavdëruar abstrakte gjenealogjike.
Të parët (sipas IK-ut njerëz me veladonë të zezë si errësira kozmike) si dhe të dytët (poetët) duhet të dënohen ashtu si e meritojnë: “…Por turmat i mbytën njerëzit me veladona /Dhe poetët rebelë i shqyen me thonjë.”
Dom Gjergj Simoni (1933-2022), ka lindur në Shkodër, në një familje qytetare të mesme. Ai është rritur në një mjedis katolik e me prindër të devotshëm fetar.
Që në moshë të vogël, ka pasur thirrje të brendshme, për t’iu kushtuar Zotit, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u shtuar, pa pasur asnjë oportunizëm e lëkundje.
Duke qenë, se Kisha Katolike në Shqipëri pësoi përsekutime, që në ditët e para të ardhjes së komunizmit, me mbylljen e seminarit (1946) nxjerrjen e motrave katolike prej kuvendeve (1946), arrestimin e pothuajse të gjithë meshtarëve e pushkatimit të shumë prej tyre (1944-1990), ai bëri studimet për meshtarë në mënyrë të fshehtë.
Gjatë viteve të mëvonshme, ka punuar në punë të ndryshme dhe si nëpunës, por në të shumtën e viteve si punëtor krahu, deri në gusht të vitit 1976, kur u arrestua nga forcat e Sigurimit.
Natën e Pashkëve të vitit 1977, doli në gjyq dhe u dënua me akuzën e të ashtëquajtur “agjitacion i mbyllur” dhe në pretence Prokurori e dënoi me 10 vjet burg.
Arsyeja e dënimit ishte, se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte groposur për të ruajtur në fshehtësi librat më të zgjedhura të Arqipeshkëvisë Metropolitane të Shkodrës dhe sa e sa objekte Shejte, marrë fshehtas para se të mbylleshin kishat.
Po ashtu, në dhe, ka futur edhe shkrimet e vëllaut të tij prozatorit imzot Zef Simonit (1928-2009) Ipeshkëv Ndihmës në Arqipeshvine Metropolitane dhe drejtues i revistës popullore shkodrane “Kumbona e së Dillës”.
Gjithashtu, dom Gjergji ka fshehur nën dhe (gropë) edhe dorëshkrimet e Padër Mark Harapit S.J. (Societta Jesus), të Padër Benedikt Demës, si dhe qindra vjersha dhe poezi të shkruar gjatë viteve prej tij.
Midis tyre dallohet poema satirike: “Letra e Luçiferrit drejtuar popullit shqiptar”, ku në fund, ka vendosur shënimin: Luçiferri = Enver Hoxha, me të cilën ka bërë që të tërbohen nga marazi të gjithë hetuesit e gjykatësit, gjatë procesit të dënimit.
Në vitin 1985, është liruar nga burgu, pas kalvarit që e shoqëroi në tre kampe burgu: Ballash, Qafë të Barit dhe Spaç. Mbas disa muajve të lirimit, ka hyrë në punë si punëtorë dhe ka punuar kështu deri në muajt e parë të vitit 1991.
Më riadhjen e lirisë së fesë në Shqipni, më 21 Prill 1991, është shuguruar meshtar në ditën e “Zojes s’Kshillit t’Mir”, ku në këmbët e rrënojës së Shejtores, ka thënë meshën e parë. Për një vit, ka shërbyer në qytetin e Shkodrës dhe në shtator të vitit 1992, është emëruar famullitar i Dajçit të Bregut të Bunës e administrator i famullisë së Pentarit dhe sot sërisht në qytetin e Shkodrës. Është meshtar i parë, i shuguruar mbas mbylljes së kishave në Shqipëri.
Përveç shërbimeve fetare të përditshme, kur gjen kohë të lirë merret me sistemimin e dy-tre vëllimeve me vjersha dhe poezi, të cilat kanë qenë sekuestruar gjatë arrestimit dhe arshivuar në Arkivin e Shtetit në Tiranë.
Pjesa më e madhe e tyre ka qenë prej 10 vëllimeve, mendon ai, të cilat, janë përvetësuar prej njerëzve, që kanë qëndruar afër Sigurimit, e që ende sot nuk i kanë rënë në dorë.
Sot vijon të shkruaj, tregime të shkurtëra e kujtime nga burgu në gjuhën e bukur gegë, të cilat, i ka në proces dhe sëshpejti do t’i dërgoj në Shtëpinë Botuese serioze “Camaj-Pipa” në Shkodër.

Shifra me fakte nga Rusia

Nga viti 1918-1929, sipas një studimi të paraqitur nga ana e Kishës Katolike, 6.775 prift orthodoks janë vrarë në Rusi. Më 1936, u mbyllën nga të kuqtë 8.322 priftë të kongregacioneve të ndryshme fetare. Prej 1945-1947, në dy vjet që operojshin bandat komuniste në Greqi, 380 priftën orthodoksë, diakonë e murgj u zhdukën pa lënë gjurmë prej masakrave barbare të tyre.
Në Rusi, mbas një periudhe pushimi të shkurtë, përsekucionet fetare filluan. Tani për tani viktima të këtyre përsekutimeve janë ndjekësit e Kishës Baptiste, ku 202 përsona, priftërinj e fetarë të thjeshtë vujnë denime politike nëpër burgje e punë të detyrueme. Sipas Eminencës së Tij Antoine, në Rusi, më 1914 kishte 78.204 kisha, ndërsa sot ka vetëm disa qindra. Kryeqyteti ukrainaz Kiev, më 1917 kishte 106 kisha, sot ka vetëm 1 (një).
Në Pietrograd ishin më 1917, 354 tempuj, kurse sot kanë mbetur vetëm 10. Nga 600 kisha që kishte në Moskë më 1917, kanë mbetur në këmbë vetëm 30. Komunistët e kuq bolshevik stalinist shtërnguan më 22 dhjetor 1964 For Lumturinë e Tij Patriarkun Aleksej, që të shpallë në të gjithë Rusinë vetëm në një Kishë duhet të bëhen pagëzime.
Për të gjetë një kishë të hapun në Rusi, sipas pohimit të Eminencës së Tij Antoine, duhet të ecësh qindra kilometra. Për të ndërmarrë një udhëtim të tillë bahet e nevojshme leja prej autoriteteve lokale, të cilët të shumtën e herës nuk e japin. Ndërsa një dënim i rëndë i pret të gjithë ata meshtarë që marrin guximin me pagëzu fëmijë pa autorizimin e organeve të qeverisë.
Si turistat perëndimorë ashtu edhe disa nështetas rus, të cilët mundin të dërgojnë jashtë Rusisë ndonjë reportazh, tregojnë se edhe ato kisha që gjenden të hapura në Rusi ruhen rreptësisht nga policia, e cila ndalon hyrjen në kishë të të rinjve 3 vjeç deri në moshën18–vjeçare. Asnjë aktivitet i Kishës ruse, nuk lejohet të bëhet i lirë nga ndërhyrjet e të ashtëquajturve “Këshilla për Punë Fetare”, kryetar i të cilit është komunisti Kouroiedov.
Gjithnjë turistat perëndimorë, që kthehen nga Rusia, tregojnë se edhe ndër ato kisha të pakta që kanë mbetur ende pa u mbyllur, vihen re shpesh agjenta të Këshillit ose të Komitetit për Punë Fetare, të cilët mezi presin me gjetë një shkak që të mbyllin menjeherë kishën dhe të burgosin meshtarin.
Ata ruajnë gjithashtu që të mos bëhen pagëzime, me përjashtim të pak përsonave, që autorizon qeveria, sa për të treguar se ekziston liria e fesë në Rusi.
Mirëpo, realiteti i jetës së përditshme tregon të kundërtën, që është një e vertetë tragjike që po e vuan Kisha në Rusinë Sovjetike (“Catholic Albanian Life”, San Francisco, Saint Clara Cruse, California, Vjeti III, Nr.1 (9), Kallnuer-Mars 1968, 17-19, 23).

A e dha Partia orientimin për luftën kundër fesë?

Atëherë, flakë për flakë, poetët militantë komunistë si Ismail Kadare ose IK-u, shkruanin:

“Të shurdhuan veshët
Priftërinjtë dhe Hoxhallarët…
Dhe bekonin gjakmarrjet
Minaret dhe kambanaret.”

apo

“Ç’thonin kambanat,
Ç’murmuritnin priftërit
Në latinisht/Kishave të larta?
Logjika latine me fraza të gjata.”

ose

“Në qelitë e qeta të manastireve të ftohtë
Bënin studime për sufikset priftërinjtë.”
“Amin!
Priftërit dhe ca poetë në gjumë të vinin
Për lavdinë abstrakte gjenealogjike ulërinin.”

Atë që diktatori mishngrënës Enver Hoxha, e thoshte me një fjalë, shkrimtarët e gazetarët, me suite njeri mbas tjetrit e shumëzonin në gazeta, libra, revista etj., në poezi, libra, drama, romane, poema, artikuj, skenare, dokumentare, studime e përçmime.
Bile edhe për urretjen kundërfetare dhe kundër “armiqëve reaksionarë” të popullit, ia kalonin themeluesit, për të marrë buzëqeshje prej diktatorit, e më vonë poste. Populli, jetonte në varfëri të tejskajshme, për një kafshatë bukë…

Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare

Dhe rezultati i nxitjeres së urretjes ndaj Zoti dhe predikuesve të saj, do të sillte frytin e dëshiruar kundërshqiptar të rregjimit komunist, sipas së cilës:
Klerikët e pushkatuem kanë pasë moshën mesatare 47 vjeç, kanë ba 258 muej hetuesi ose 21 vite, të gjithë së bashku.
Klerikët që kanë vdekë në tortura kanë pasë moshën mesatare 50 vjeç, kanë ba 68 muej hetuesi ose 5 vite e gjysë.
Klekët e mbytun pa gjyq kanë pasë moshën mesatare 56 vjeç, kanë ba 56 muej hetuesi, dhe së bashku me vitet që kanë kalue në burg, janë gjithsejt 18 vjet.
Klerikët, që vdiqën pak kohë pas torturash kanë pasë moshë mesatare 52 vjeç dhe kanë ba 3 vjet hetuesi.
Klerikët, që kanë vdekë në burgje ose kampe shfarosëse kanë pasë moshën mesatare 56 vjeç dhe kanë ba 156 vjeç burg.
Klerikët, që kanë vdekë mbasi kanë krye burgun kanë ba dënim gjithsejt 315 vjet.
Klerikët që kanë vuejt dënimin dhe sot janë me shërbim të fesë kanë ba 363 vjet burg.
Të gjithë vitet e burgut janë 881 vjet ose gati 9 shekuj.
Kanë kryer rreth 450 vjet studime në 24 universitete të ndryshme të Europës. (Grup autorësh, “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, Shkodër, 1993, f. 220 ose Mons Zef Simoni Vescovo “Persecuzione della Chiesa Cattolica in Albania”, Roma, 2000).

Tërbimi i ksenofobit anti-katolik Enver Hoxha

Ja sesi luftoj E. Hoxha kundër Vatikanit e Papës, që lutej për vuajtjet e shqiptarëve:
“… Në kapërximin e vitit 1975 e fillimin e 1976 – ës, tamam në ditën e Krishtlindjeve, qëlloi dhe prova e përgjithëshme e Festivalit të Kengës në Radio – Televizion. Edicioni i lajmeve të RAI – it atë natë filloi me përshendetjen e Papës. Enver Hoxha, i mbërthyer te ky informacion priste që figura të ndërpritej.
Kaloi një minutë, pesë, hiç… Vetë ai, personalisht, por edhe të tjerë mbas tij, kërkuan në telefon në fillim drejtorin e përgjithshëm, pastaj të tjerët me rradhë. Kur s’u doli njeri, zunë të gjithë telefonat e tjerë, kush të dilte. Por, sikur të kish renë zjarri, askush s’përgjigjej.
Vetëm vonë, Kryesori, u lidh me një numër në studjon e lajmeve, ku po bëhej gati transmetimi i ngjarjeve kryesore të ditës. Jam Enver Hoxha, -kish nisur ai ligjëratën me nerva e thirrje. Fjala nuk i zinte gojën. -Si guxoni të lini Papën hapur? Ka mbi njëzetë minuta që flet e i ben propagandë kryeqytetit për Krishtlindjet. Ku janë drejtorët tuaj? Cili jeni ju? Tani, menjeherë, të mbyllet linja e Dajtit!…
Ne arritëm në zyrën teknike, në kohën kur shefi yne i redaksisë së informacionit K. S., po kërkonte letër për të mbajtur shënime me receptor në dorë. Ishte i tronditur nga ai lajm ndjellakeqës. Për fat, sa mbaroi ultimatumi në telefon, Papa e mbaroi lutjen. Kjo ngjarje nuk kaloi pa pasoja. Drejtorit të Përgjithshëm iu dha paralajmërim seroiz. Kjo neglixhencë mbeti si kujtesë e hidhur.
Tekniku, mbasi u shqyrtua prejardhja e rrethit të tij familjar, kaloi drejpërdrejt në prodhim. Mbas kësaj ngjarje, drejtorisë teknike iu ngarkua si detyrë që të sajonte një lloj komandimi në distancë për të mbyllur sinjalin e Dajtit nga Tirana.” (Marash Hajati, “Dera e prapme e shtypit”, Botimet Logoreci, Tiranë, 1998).

Dom Gjergj Simoni dëshmitari i fundit i martirizimit të Kishës në Shqipëri 1944-1990

Në moshën 89-vjeçare ndёrroi jetё në Itali dom Gjergj Simoni, një nga dëshmitarët e fundit të martirizimit të Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990, gjatë regjimit të egër ateisto-komunist.
“Due vetëm një gëzim që sa herë shpirtit i tham: Në krahë të Jezusit t’jem, e s’due ma fort askënd…” pohon në një poezi të tij dom Gjergj Simoni.
Mesha e Dritës dhe Riti i Salikimit u mbajt më 29 janar 2022, ora 11:00 am, pranë Kishës Katedrale të Shën Shtjefnit në Shkodër.
Ky, lajmërimi për humbjen e meshtarit dom Gjergj Simonit (1933-2022), që i shërbeu deri në fund të fundit Kishës së Krishtit, së cilës ia kushtoi gjithë jetën ishte një pikëllim për të gjithë miqët dhe dashamirësit e tij vëllezërit në Krishtin-meshtarët dhe laik.
Dom Gjergji si stoi i palëkundur kundër komunizmit dhe ateizmit të tërbuar të tij, të gjithë jetën e ka kaluar më shumë në qeli, sesa në liri!
Jetë njerëzore e meshtarake e jetuar ndër altare të fshehura, në skutat e shtëpisë a në birucat ftohta burgjeve të Shqipnisë.
Ai u dënua nga diktatura komuniste me 10 vite për agjitacion e propagandë, të cilat i vuajti në Ballsh, Spaç e Qafë-Bari.

Takim me “një dosje” të hartuar nga Sigurimi i Shtetit

Ishin vitet më të zymta në Shkodër, kur në vitet 1967 mercenarët ateistë komunistë do t’i vërsuleshin me egërsinë e hienave Kishës Katolike Martire në Shqipëri dhe më së shumti epiqendrës së saj Jeruzalemit shqiptar apo Vatikanit të vogël qytetit dhe besimtarëve të devotshëm të lashtë Shkodrës.
Shumë shërbestar të komunizmit, për fat të keq pjesa më e madhe e tyre (për hir të së vërtetës historike) ishin përfaqsues ateist apo formal të komunitetit dhe besimit musliman (shkurt ateist fanatik, por për traditë ishin me emra dhe familje me origjinë muslimane, shënim im K.K.), duke përfshirë edhe “akademikë”, që mbaheshin dhe krekoheshin si gjel mbi pleh apo Perëndi të socialrealizmit ateist komunist si “Profesor” Jup Kastrati, i cili në rininë e tij të turpshme ishte Kryetar i Komisionit të Luftës Kundër Fesë dhe Zakoneve Prapanike në Shkodër, do t’i vërsuleshin si bishat e egra shkollave me tradita të shquara dhe Kuvendit Franceskan dhe Kuvendit Papnuer apo sikurse njihet asokohe Jezuit në Shkodër, të cilët ndër shekuj ishin kthyer në vatra të adhedashurisë, kulturës, traditës etnike shqiptare dhe fesë së të parëve tanë të krishterë.
Për hir të së vërtettës historike, duhe thënë se Prof. dr. Jup Kastrati së bashku me mercenarët e tij (me pasionin e urretjes) hynë me forcën e armëve komuniste të Dullës, në ambientet etnike shqiptare të kishave dhe kuvendeve katolike në Shkodër dhe grabitën me dhunë si hajdutë të gjithë pasurinë e papërsëritshme qindra vjecare, muzen filatelist, muzen e parë metrologjik në Shqipni, muzen historic dhe objektet arkeologjike, libra të rralla në gjuhën shqipe, arbërisht, latinisht, dorëshkrime të vjetra shumë shekullore, hulumtime te herbareve, fotografive të rralla të bëra nga Franceskanet në uhëtimet e tyre (expeditat) në të gjithë Shqipninë, shënime të ndryshme, skedaret e librave të rralla dhe në shumë gjuhë të botës, ku më së shumti domonin ato latinisht, gjermanisht dhe anglisht, vodhen dhe shkatërruan me urrje inkuizicionisti fanatik fetar antikuarin, bilbiotekat dhe thesaret e tjera të rralla historike dhe monetare shumë shekullore, të cilat si bleta punëtore me durim mbinjerëzor ndër shekuj ishin mbledhur dhe ruajtur me shumë kujdes nga klerikët katolikë franceskanë dhe jezuitë të qytetit dhe Shqipërisë.
Atë që otomanët sistematikisht ndë shekuj bënë de-shqiptarizimin truallit të lashtë të trojeve ilire tona, duke na shkëputur dhunshëm nga Europa dhe gjurmët e hershme historike. Kështu Perandoria Xhihadiste Islame Otomane e bëri këtë asimilim historic etnik të trojet të Arbërisë dhe Dardanisë për 700 vjet. Po këtë bënë me përpikmëri edhe komunistët ateistë të Dullës për 50 vjet, po në Shqipni dhe Shkodër kryeqendrën e kulturës shqiptare etnike.
Në këto dritare atdhedashurie dhe kulturës përëndimore kristiane përparimtare, u përgatitën ndër shekuj shumë breza klerikësh, që vepruan me mish dhe shpirt papushim me popullin dhe për popullin, me sakrifica sublime, për të përhapur dritën dhe përparimin europerendimor, në të gjithë trojet etnike shqiptare. Otomanët dhe komunistët fanatik ateist kishin të për bashkët barbarinë dhe shkatërrimin e vijimsisë së vlerave etnike të pastra amtare shqiptare.
Pak kohë para se të ndahej nga jeta, 30 vjet mbas lirimit nga burgu, bariu ynë martir mundi të shfletojë dosjen e tij, “të ruajtur” nga Sigurimi i Shtetit.  Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi më në fund martirit të gjallë dom Gjergj Simonit Dosjen mbi dënimin e tij nga regjimi monist.

Ai e rilexoi kështu në të gjallë të tij dramën kundër tij, të hartuar me tridhime dhe genjeshtra nga hetuesit xhelatë, hafijet apo skenaristët e Sigurimit të Shtetit dhe diktatorit komunist Dullë (alias largkjofti Enver Hoxha), jo pa ngushëllim, fjalët që i pati shqiptuar në hetuesi, e edhe në sallën e gjyqit, ku pati deklaruar hapur me guxim, se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit.
Meshtari i përvuajtur dhe stoik dom Gjergj Simoni, është edhe ndër meshtarët e parë që u shugurua në fillim të viteve ’90. Ndër të parët, që nisi shërbesat në disa famulli të zonën së Nën Shkodrës, Dajc Bregut të Bunës, Pentar etj. Gjatë kësaj kohe ai nisi të botojë dorëshkrimet e fshehura ndër skuta deri në çastet e rënies së komunizmit.

Imzot Massafra: vdekja e dom Gjergj Simonit, humbje e madhe

Kryeipeshkvi i Arqipeshvisë Metropolitane të Shkodёr-Pultit, imzot Angelo Massafra thotë se: “Vdekja e dom Gjergj Simonit ёshtё humbje e madhe, ndërsa jeta e tij, thesar i çmuar pёr Kishёn e pёr tё gjithё shqiptarët.”
Arqipeshvi Massafra, kujton dёshminё e çmuar tё dom Gjergj Simonit, si në kohёn e kalvarit dhe dhimbje, qё kaloi populli dhe Kisha nё periudhёn e persekutimit komunist, ashtu edhe misionin dhe shёrbimin e tij tё palodhur, pas diktaturёs, pёr rimkёmbjen e Kishёs e tё vendit.

Radio Vatikani ishte ushqimi shpirtëror i dom Gjergj Simonit

Në kohën e diktaturës së egër komuniste në Shqipëri 1944-1990, të gjithë familjet anti-komuniste katolike shkodrane dëgjonin me andje valët e Radio Vatikanit, që emetonte programe fetare dhe kulturore, jetën dhe veprën e klerikëve katolikë, që po persekutoheshin në Shqipni, duke treguar me fakte dhe prova se ata ishin bijtë më të mirë të popullit shqiptar ndër shekuj…
Dom Gjergj Simoni, ishte njёri nga dёgjuesit mё besnik e tё dashur tё Radio Vatikanit, qysh nё kohёn e vёshtira tё regjimit komunist dhe pas rёnies sё diktaturёs. Po kёshtu, shpesh, nё mikrofonin e saj, ai rrёfeu pёr kalvarin e popullit e tё Kishёs, si dhe pёr dёshminё e jashtёzakonshme tё shumё martirёve.

Vetëm Albin Kurti ka pasur dhe ka kredo morale për ta kundërshtuar Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive

0

Liri Loshi

Albin Kurti nuk do ta pranojë një Asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave serbe. Sepse, po ta bënte këtë, do të ishte fundi i tij politik. Një asociacion të tillë tashmë nuk e pranon asnjë parti opozitare e nuk e pranon (mirëpret) as SHBA-ja. Së fundi, edhe BE-ja u deklarua kundër një “Republika srpska” në Kosovë që nënkupton se nuk insiston në një Asociacion me komptenca ekzekutive. I njëjti Lajçak një vit më parë kishte deklaruar se Kushtetuta nuk është bibël që nënkuptonte ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës, e cila shumë qartë i ka kundërshtuar krejt kompetencat ekzekutive të Asociacionit. 

Ky moment shënon fitoren politike të Kosovës, për herë të parë pas aq shumë vitesh dialogu e inferioriteti ndaj Serbisë. Kjo fitore i atribuohet pikërisht Albin Kurtit si lider dhe Vetëvendosjes si subjekt politik. C’është e vërteta, vetëm Albin Kurti ka pasur dhe ka kredo morale për ta kundërshtuar Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive, meqë vetëm ai dhe subjekti i tij politik e kaneë kundërshtuar vazhdimisht atë.  Liderët e partive që kanë nënshkruar dhe votuar (ratifikuar) një asociacion të tillë, nuk kanë kredo morale për ta kundërshtuar të njëjtin.

Deklarata e Albin Kurtit në përgjigje të Miroslav Lajçak se ai nuk i frikësohet zbatimit të Asociacionit, por është i kujdesshëm në këtë drejtim, nuk nënkupton se ai do t’i japë vizën zbatimit të një asociacioni antikushtetues. Tani është momenti për të vepruar pozitë dhe opozitë për të ardhur deri të një zgjidhje qe si norme ka një model asociacioni të komunave serbe pa kompetenca ekzekutive. Më në fund topi ka kaluar në anën tonë dhe ky moment duhet shfrytëzuar.

Përtej klisheve !

0

Fatmir Bajraj

Arrestimi i vonuar i Molliqajt, uverturë e një shteti policor !

S’identifikohem me Dardanin poltikisht, ideologjikisht dhe as në çasje, biles jam antipod i Tij, por jam n’unision me të për të drejtën e protestës dhe klithmës në mbrojtje të interesit qytetar.

Isha për arrestimin e Tij, si përgjigje për sjelljën e pahijshme & agresive kundër gardianit të Rendit dhe Ligjit, policit në dytyrë të Republikës së Kosovës në ditën e protestës së PSD-së, kundër shtrënjtimit astronomik të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.
Dardani të arrestohej aty dhe jo pastaj !
Lideri i PSD-së, do duhej arrestuar në momentin e kryerjes së vepres, pra kryerjes së aktit të shëmtuar i cili ndodhi para syve të dy kamandantëve të njesive operative dhe të gjithë njesisë policore n’krye të operacionit n’mbrojtje të godinës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe jo pasi të merren urdhërat politik nga Kryemnistri rebel dhe i cili shquhej me akte të tilla agresive deri në ato terroriste derisa ishte n’Opozitë dhe Dardanin e kishte krahë të djathtë dje, e kundershtar politik sot.
Kryemnistri Kurti u kthye në Kryepolic politik, dhe la shije të keqe!
Deri dje, tandemi (binomi) Kurti-Molliqaj, digjnin, thyenin, rrihnin dhe tentonin t’vrisnin me mollotov, organet e rendit, titullarë të institucioneve, institucione dhe familje të Kryemnistrit të Republikës së Kosovës, siq ishte rasti me ish Kryemnistrin Mustafa, por Krye-kryengritësi ai atëhershëm, Kryemnistër i sotëm, trazirat e organizuara prej Tij, i quante legjitime dhe kombëtare, medje përdorimin e dhunës dhe vandalizmin i justifikonte si mjet dhe jo si qellim.
Kurti & Molliqaj kur ishin bashkë n’Opozitë, nuk zgjidhnin mjete dhe as metoda kundër pushtetit dhe organeve të rendit, madje propagonin se dhuna si instrument në “mbrojtje të shtetit”, kurr s’është e tepërtdhe as e ndaluar, as atëherë kur humbën jetëra njerëzish, absurd !
E sot, s’ka më : “Qellimi arsyeton mjetin” !
Kush do që guxon të dal kundër vendimeve arbitrare & skandaloze të Qeverisë Kurti, vendime këto në dobi të kompanive private dhe të pakices serbe n’Veri, por në dëm të qytetarëve shumicue të Republikues së Kosovës, quhet e dëmshme, anti-shtetërore dhe me pretendime politike, absurd.
Arrestimi i vonuar i z.Molliqaj, nuk është akt profesional, por shperfaqë pa-aftësinë e pushtetit aktual dhe sterkeqjen e Kryepolicit-Kryemnistër, me një akt edhe me të shëmtuar për demokracinë dhe rendin juridik të Kosovës.
Meq nuk ka ndodhë në momentin dhe kohën e duhur, është dashur të tejkalohet me atë shije të keqe, se ciles kjo shije e keqe, vetëm sa është shtuar me rastin e arrestimit të vonuar.
Lëshimit profesional të Policisë së Kosovës, i’u shtua deshtimi makabër i Kryemnistrit Kurti me urdhër politik kundër ish bashkpunëtorit të deridjeshëm dhe opizitarit të sotëm, z. Dardan Molliqaj !

Kryeministri Kurti vizitoi Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendësministrin e MMPHI, Hysen Durmishi, vizitoi Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Bashkëpunimi për ta avancuar sistemin për Menaxhimin e Trafikut Ajror, ishte në qendër të takimit me z. Samir Bllacaku, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe menaxhmentin e kësaj agjencie.

Kryeministri theksoi rëndësinë që ka Menaxhimi i Trafikut Ajror, në mënyrë që Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe kontrolli ynë ajror, të arrijë në nivel të shteteve evropiane.

Do të bashkëpunojmë në muajt e vitet në vijim, në mënyrë që këtë agjenci shumë të rëndësishme për infrastrukturën, për trafikun, për sigurinë dhe për sovranitetin e Republikës së Kosovës, ta shpijmë edhe më tej drejt arriturave të reja, tha kryeministri Kurti.

Në veçanti, kryeministri vlerësoi mbështetjen e partnerëve dhënë për AShNA-n, duke veçuar kontributin e NATO-s dhe KFOR-it. Ai shprehu bindjen që nëpërmjet bashkëpunimit të mëtutjeshëm do të përmbushen standardet më të larta, kriteret e Bashkimit Evropian.

Drejtori Samir Bllacaku, bëri të ditura përgatitjet teknike dhe profesionale që janë duke u bërë, në mënyrë që në të ardhmen të merret kontrolli i hapësirës së lartë ajrore, të asaj që është mbi 6250 metra. Nga kjo  vlerësohet se përfitimet financiare si shtet të jenë ndërmjet 6 dhe 7 milionë euro në vit.

U vlerësua hapja e dy korridore të reja me Republikën e Shqipërisë që ka mundësuar shkurtimin e udhëtimit për në Vjenë për rreth 15 minuta, meqenëse më nuk është i nevojshëm kalimi në hapësirën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, çfarë ishte rasti më herët.

Mes të arriturave u theksuan edhe zgjatja e pistës, dhe niveli 3B i sistemit të aterrimit, si nivel shumë i avancuar.

Për të parë nga afër procesin e vëzhgimit dhe mbikëqyrjes, kryeministri Kurti vizitoi Kullën e Trafikut Ajror, Departamentin e Meteorologjisë, dhomën e operimeve dhe dhomën e monitorimit të pajisjeve aeronautike.

Kalendari historik / Pavarësia e Kosovës – Para 15 viteve Propozimi i Ahtisaarit, SHBA e falënderonin

0
Kalendar/ Pavarësia e Kosovës – Para 15 viteve Propozimi i Ahtisaarit, SHBA e falënderonin
-Kosova para 15 viteve mori Propozimin Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së/
– Shtetet e Bashkuara të Amerikës falënderonin të Dërguarin Special të OKB Martti Ahtisaarin për përpjekjet e tij për të përpiluar një Propozim Gjithëpërfshirës për një Marrëveshje për Statusin e Kosovës/
Behlul Jashari me Presidentin tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova
-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për bisedimet e udhëhequra nga Ahtisaari: I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia/
Bahlul Jashari
SPECIALE-Gazeta DIELLI portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTIN Ë, 2 Shkurt 2022/ Sot u bënë 15 vjet nga 2 Shkurti 2007, kur iu prezantua palëve Propozimi Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës i Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Paketa Ahtisaari u pasua me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, para 14 viteve, në 17 Shkurtin historik 2008.
Po në 2 Shkurt 2007, në një Deklaratë të Zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës falënderonin të Dërguarin Special të OKB-së Martti Ahtisaarin për përpjekjet e tij për të përpiluar një Propozim Gjithëpërfshirës për një Marrëveshje për Statusin e Kosovës.
Kjo ishte Deklarata e dërguar atëherë nga Zyra e SHBA-ve në Prishtinë:
2 shkurt 2007
DEKLARATË E ZËDHËNËSIT TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT SEAN MCCORMACK LIDHUR ME PREZANTIMIN E PROPOZIMIT PËR STATUSIN E KOSOVËS PALËVE
Shtetet e Bashkuara falënderojnë të Dërguarin Special të KB-ve Martti Ahtisaarin për përpjekjet e tij për të përpiluar një Propozim Gjithëpërfshirës për një Marrëveshje për Statusin e Kosovës. Ky Propozim për Marrëveshje, që është rezultat i negociatave të zhvilluara për më tepër se një vit, është i drejtë dhe i balancuar. Ky është një draft për një Kosovë stabile, prosperuese dhe shumetnike. Dispozitat e gjera të Propozimit për Marrëveshje të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve do të ndihmojnë për të përparuar zhvillimin demokratik të Kosovës.
Me prezantimin e këtij Propozimi për Marrëveshje, bërë palëve me 2 shkurt, procesi i statusit të Kosovës po hyn tani në fazën e tij përfundimtare. Ne bëjmë thirrje në udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë që të angazhohen konstruktivisht me të Dërguarin Special Ahtisaari në një fazë konsultimesh me qëllim të finalizimit të Marrëveshjes. Ne inkurajojmë të Dërguarin Special Ahtisaari që të kompletojë punën e tij së shpejti, ashtu që Kosova dhe rajoni përfundimisht të mund të kenë qartësi lidhur me të ardhmen. Qëllimi ynë mbetet një rezultat që e përparon stabilitetin rajonal, që promovon shumetnicitetin dhe që është i pranueshëm për popullin e Kosovës.
February 2, 2007
STATEMENT FROM THE STATE DEPARTMENT SPOKESMAN SEANMCCORMACK ON THE PRESENTATION OF KOSOVO STATUS PROPOSAL TO THE PARTIES
The United States thanks UN Special Envoy Martti Ahtisaari for his efforts to produce a Comprehensive Proposal for a Kosovo Status Settlement. This Settlement Proposal, the product of over a year of negotiations, is fair and balanced. It is a blueprint for a stable, prosperous and multi-ethnic Kosovo. The Settlement Proposal’s broad provisions to protect the rights of all citizens will help advance Kosovo’s democratic development.
With the presentation of this Settlement Proposal to the parties on February 2, the Kosovo status process is now entering its concluding phase. We call on leaders in Belgrade and Pristina to engage constructively with Special Envoy Ahtisaari in a period of consultations to finalize the Settlement. We encourage Special Envoy Ahtisaari to complete his work soon so that Kosovo and the region can finally have clarity about the future. Our goal remains an outcome that advances regional stability, promotes multi-ethnicity and is acceptable to the people of Kosovo.
6 TETOR 2005 – RUGOVA PËR BISEDIMET E UDHËHEQURA NGA AHTISAARI: I VETMI KOMPROMIS PËR KOSOVËN ËSHTË PAVARËSIA
Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë Ibrahim Rugova në 6 Tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.
10 DHJETOR 2008–PRESIDENTI SEJDIU URON MARTTI AHTISAARIN ME MIRNJOHJE TË POSAÇME PËR UDHËHEQJEN E PROCESIT TË BISEDIMEVE PËR PAVARËSINË E KOSOVËS
PRISHTINË, 10 Dhjetor 2008/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dërgoi sot një telegram urimi fituesit të sivjetshëm të Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, ku i shprehet posaçërisht mirënjohe për punën e madhe, për urtësinë dhe largpamësinë e rrallë që ka treguar gjatë udhëheqjes së procesit të bisedimeve për pavarësinë e Kosovës.
Në telegramin e urimit të presidentit Sejdiu dërguar nobelistit Ahtissari thuhet:
I nderuari President Ahtisaari,
Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të popullit të Republikës së Kosovës për mirënjohjen më se të merituar që pranuat sot – Çmimin Nobel për Paqe!
Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës e vlerësojnë lart vendimin e Komitetit të Lartë të Mbretërisë Norvegjeze të Nobelit për t’ju shpërblyer Ju me këtë çmim kaq prestigjioz. Kjo mirënjohje është satisfaksion i madh për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në botë, të cilët janë të përkushtuar për promovimin e paqes, të drejtësisë dhe të pajtimit në mes popujve. Ne ju jemi posaçërisht mirënjohës për punën e madhe, për urtësinë dhe largpamësinë e rrallë që keni treguar gjatë udhëheqjes së procesit të bisedimeve për pavarësinë e vendit tonë.
Siç edhe jemi zotuar gjatë atij procesi të gjatë e të vështirë, Republika e Kosovës do të jetë një shembull i respektimit të të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie, race a besimi. Po ashtu, vendi ynë do të bashkëpunojë thellë me vendet e rajonit, në mënyrë që sa më parë të integrohemi në strukturat euroatlantike, në Bashkimit Evropian dhe në NATO. Realizimi i këtij synimi madhor do të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe do të hapë perspektivën e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet e kësaj pjese të Evropës Juglindore.
Duke ju shprehur edhe një herë mirënjohjen për punën e madhe që keni bërë për paqen kudo në botë dhe të ardhmen më të ndritshme të njerëzimit, ju lutem, z. President Ahtisaari, pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!
Miqësisht,
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës
22 KORRIK 2010: KOSOVA DOLI FITUESE NË GJYKATËN NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË PAS NJË ANKESE TË SERBISË
Në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavrësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008 “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.
“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.
Atëherë ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, e cilësonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si “të qartë” dhe që “nuk lë vend për dyshime”, se pavarësia e Kosovës është bërë në përputhje me të drejtën ndrëkombëtare.
“Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim”, thuhej në deklaratën e ministrit Hyseni, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat”, vazhdonte më tej deklarata.
“Tani presim njohje të mëtejme të Kosovës. U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen (e Kosovës)”, thuhej në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës.
Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.
“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia i kishte dërguar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
KOMUNIKATË E DËRGUAR NGA PRESIDENCA E KOSOVËS NË 21 SHTATOR 2011:
Nju Jork, 21 shtator 2011
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Neë York, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, z.Avni Spahiu, u takua me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Presidentja Jahjaga e falënderoi ish-presidentin finlandez Maarti Ahtisaari për punën dhe mbështetjen e tij për Kosovën dhe tha se vendi ka shënuar përparime të mëdha në veçanti në zbatimin e planit të hartuar nga zoti Ahtisaari.
Presidentja Jahjaga tha se Plani Ahtisaari ka ofruar mundësi të mëdha për komunitetin serb dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së tij edhe në pjesën veriore të Kosovës, me qëllim të integrimit të plotë të komunitetit serb që jeton atje. Ajo tha se shpërbërja e strukturave ilegale serbe në veri do të mundësonte edhe zhvillimin ekonomik për këtë pjesë të Kosovës dhe komunikimin më të lirë dhe të drejtpërdrejtë të qytetarëve serbë në veri me institucionet e Kosovës.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po zhvillon marrëdhënie normale dhe miqësore me vendet fqinje dhe tha se promovimi i këtyre marrëdhënieve, përfshirë edhe me Serbinë, është në interes të stabilitetit afatgjatë të rajonit.
Ajo tha se dialogu me Serbinë, që po zhvillohet me ndihmën dhe ndërmjetësimin e BE-së, është mënyra më e mirë e zgjidhjes së çështjeve të hapura, por theksoi se ndarja ose shkëmbimi i territoreve janë të papranueshme. Presidentja Jahjaga tha se Kosova është shtet sovran dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe e njohur ndërkombëtarisht.
Ajo tha se Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin në strukturat euroatlantike dhe ato duhet që ta ndihmojnë njëra-tjetrën në këtë rrugë. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nevojë për marrëdhënie kontraktuale me BE-në që të thellojë reformat e brendshme dhe të përshpejtojë procesin e përafrimit me strukturat euroatlantike.
Ajo tha se Kosova ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme nga miqtë e saj për të ndihmuar në ngritjen e imazhit të saj dhe për lobim dhe njoftoi ish-Presidentin Ahtisaari për idenë e krijimit të grupit “Miqtë e Kosovës”, në të cilin përfshihet edhe vetë zotëri Ahtisaari.
Ish-presidenti finlandez Ahtisaari e përgëzoi Presidenten për punën e saj dhe vlerësoi të arriturat e Kosovës në kohët e fundit. Ai tha se është i gatshëm që të ndihmojë Kosovën në përpjekjet e saj në skenën ndërkombëtare por theksoi se është i shqetësuar me procesin e ngadalshëm të njohjeve të pavarësisë së saj.
The Secretary-General’s Special Envoy for Kosovo’s future status process Martti Ahtisaari officially presents his proposal on Kosovo future status to the Team of Unity, at Assembly Building in Prishtina.
Ish-presidenti Ahtisaari tha se mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të BE-së e ka vështirësuar rrugën e saj dhe theksoi se BE-ja duhet të dërgojë porosi të qarta për gjithë rajonin dhe për Kosovën në veçanti për proceset integruese.
Ai tha se duhet të qartësohen të gjitha pengesat që po i bëhen Kosovës që ajo të vazhdojë zhvillimin e saj në të gjitha fushat.
Ish-Presidenti Ahtisaari tha se shpreson për ndryshim të gjendjes në veri të Kosovës dhe për integrimin e serbëve të kësaj pjese.
Po sot, Presidentja Atifete Jahjaga zhvilloi një takim miqësor me udhëheqësit Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, me të cilët diskutoi për një varg çështjesh me rëndësi. Në takim, Presidentja Jahjaga vlerësoi kontributin shumë të madh që kanë dhënë shqiptarët në Amerikë në përkrahje të Kosovës, ne të gjitha periudhat.
GAZETA RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008
Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.
Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.
Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.