Kreu Blog Faqe 1407

 Presidenti Trump dhe këneta globaliste (Albanian Edition)

0

The readers, through this voluminous book, which is written thoughtfully and with commitment from the publicist and researcher Klajd Kapinova, can learn a lot of interesting things about the American contemporary culture, history and politics. 

This diplomatic and fearless attitude also exists in the Republican patriot President Trump, who confronted the socialcommunist and Marxist anti-american forces since his first day as President in the White House, fought daily in Capitol Hill in Washington D.C, etc., hiden behind the democratic party label, the Fake News Press, Antifa, BLM, etc., during the four years of his shrewed, brilliant, far-sighted successful leadership.

Because of the visionary politics of President Trump, the USA achieved very high economic levels like no country in the the world, by recovering from which was left behind by the failed socialist administration of the presidency Obama-Biden 1 and 2.

These are very important positive aspects of the successes of President Trump that the author has presented through the pages of his book to our Albanian-American community. The author assembled his writings based on true historical sources, facts and different witnesses.

During 2019-2020, none of the democratic leaders, senators, congressman, governors, and Mayors with other official functionaries of the American Democratic Party, never criticized the violent protests, the burning of the American flag, the burning of the businesses of the Americans, Black, White, Hispanic etc., the demolition of historical monuments, where many policeman were killed and injured – in many states across the country by the violent radical Marxist protesters.

 ‘The Navarro Report’ evaluates the justice and the integrity of the presidential elections of 2020, in the main six states of the presidential fight, where the globalist “democrat” candidate Joe Biden has a “FALSE” lead due to the voting manipulation; While the results keep on being contested aggressively, the factual evidence which has come to light continuously leaving the American public horrified over the theft and the destruction of our election integrity.

Voter theft and manipulation in the presidential elections, for the American senators and congressmen, was the next historical shameful act which was cleverly organized by the democratic party along with the huge left conglomerate-media globalist propaganda Fake News and Big Tech, which declared as winners in the election of November 3rd 2020, by the switching 80 million votes to Biden, who as a retired man did not even have the popular support, as President Trump, who was able to get 75 million authentic votes.

In many places, cities and traditionally conservative / republican areas, its results after verification of their votes the count showed 100% for Joe Biden, at a time when the population of these republican areas have been the most successful financial donors of the electoral campaign of the republican candidate, President Donald J.Trump.

Another important aspect of the new book, is the topic of Jews in the Albanian ethnic lands and their progress nowadays.

The Jewish and Albanian people, have always had a very good relationship even-though the Illyrian-Arber-Albanian, the belief islam-ottoman has the greatest percentage of population.

The early presence of Jewish settlements in Kosovo mainly in the territory of Novoberd is shown in the ottoman registers of 1489-1499, where it is recorded that there were six Jewish housings.

As a result of good relations, Kosovo and Israel established diplomatic relations. The credit for this historic event goes to the 45th President of the United States, Republican Donald J. Trump.

On September 4, 2020 at the White House, Kosovo and Serbia, thankfully, signed an agreement on economic normalization between them in the presence of US President Donald J. Trump.

Part of the understanding was the agreement of Israel for the recognition of Kosovo and the establishment of diplomatic relations, which makes Israel the 117th state to recognize the Republic of Kosovo.

The historic document, which was signed separately which envisions that Kosovo open its Embassy in Jerusalem, while Serbia move its Embassy from Tel Aviv to Jerusalem on March 14, 2021.

Yet on the flip side, the mother country Albania is presented differently, in relation with the dealings with the state of Israel, since there was constant traditional anti-Semitism of the communist and “democratic” governments of Albania in 1949-2020, at the UN Headquarters in New York.

Researcher Klajd Kapinova in his analysis for this book writes: The vote at the UN and the position of neo-communist Albania in favor of the absurd Resolution, which opposes the U.S., is another shamefull action of the anti-American administration of Edvin Kristaq Rama, just as his spiritual father once did the anti-American and anti-Israeli dictator Enver Hoxha.

Today, more than ever, the ethnic Albanian lands, as the author of the new book says, must look after their national interests, as President Trump says: America First, which should be a very good model for us as: Albania First and Dardania First.

Fortunately so far the Trump administration, thanks to a dedicated work, managed to make the electoral platform of the patriotic Republicans a reality, under the successful motto: America First.

The book deals extensively with facts of sensitive topics such as George Floyd whether he is a hero or something else, the marxist movements BLM, Antifa, etc., as we we read with pleasure the rich biography of the conservative analyst, Inteligent and courageous African American girl Candace Owens.

Of interest is also the realistic description of the famous African-American basketball player LeBron James, who, to everyone’s surprise, lives in the area of ​​privileged white people, in a house of over 100 million dollars and he speaks and writes with hypocrisy against the white cop, who as a hero saved the life of an African-American teenager, who was threatened to death (with a knife) by an African-American girl.

The Albanian-American author Klajd Kapinova, experienced as a contemporary journalist and analyst, has written and published several books and thousands of articles on various topics in many newspapers, magazines and websites inside and outside the homeland and here in the US.(Tome Mrijaj, New York, 2021)

 Presidenti Trump dhe këneta globaliste (Albanian Edition)

Presidenti Trump dhe këneta globaliste (Albanian Edition)

Presidenti Trump dhe këneta globaliste (Albanian Edition)

 

Arti i penës së Petro Latit

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

E kam njohur Petron që në vitet ’60, kur bashkë ishim student të Fakultetit të historisë dhe të filologjisë. Që prej atyre viteve sjell në kujtesë një djalë simpatik, fytyrëqeshur, mjaft i komunikueshëm, i dashur me shokët e grupit, i gjindshëm dhe fort optimist. Pasi përfundoi studimet për gjuhë-letërsi shqipe, ai u emërua gazetar në Televizionin Shqiptar. Aty, gjatë një pune 40-vjeçare, ia përkushtoi të gjitha energjitë krijuese artit të gazetarisë. Si djalë me karakter të admirueshëm, Petrua i pati hyrë me pasion profesionit të vet. Që në fillim ai i pati vënë vetes detyrë që të orientohej nga idealja në pasqyrimin e realitetit, domethënë të ishte sa më objektiv. Objektiviteti i tij ka pasë qenë vërejtur më së miri gjatë një periudhe shumëvjeçare, kur ai përgatiste “Enciklopedinë televizive”.
Kur gazetari është i dashuruar me profesionin e vet, atëherë zeja e gazetarisë vjen e shndërrohet në art, në magji. Qëllon që herë-herë, në një grumbull të madh fjalësh të një teksti të caktuar, ka pak ide dhe raporti i vëllimit të tekstit me mendimet që përcillen në të, bie në sy dukshëm jo në favor të këtyre të fundit. Kurse diku, në një tjetër tekst, sapo lexon vetëm disa fjali, përpara teje hapet papritmas një humnerë e pafund mendimesh të arta, të cilat nuk je në gjendje t’i pëmbledhësh në një vëllim të tërë. Megjithatë, një gazetari të talentuar do t’i mjaftonin qoftë edhe disa fjali të vetme për ta arritur një gjë të tillë, çka ngjall admirimin e lexuesit. Pikërisht i tillë ka qenë Petrua: i kursyer në fjalë, por me begati idesh, mendimesh të çmuara.
Roli i gazetarit në jetën e përditshme është i pazëvendësueshëm. Me kalimin e viteve, Petrua grumbulloi një përvojë të pasur, duke krijuar bindjen se sa i rëndësishëm është roli i gazetarit si ndërmjetës midis grupeve të ndryshme shoqërore, midis pushtetit dhe shoqërisë. Dhe, në punë e sipër, ai bindej edhe më shumë se një ndërmjetësim i tillë mund të arrihet kur gazetari u përmbahet shprehive të artit të gazetarisë, si edhe standardeve të etikës profesionale.
Pas vitit 1990, Petrua iu kushtua përgatitjes së dokumentarëve televizivë. Në të njëjtën kohë, ai ka qenë edhe skenarist ciklesh televizive. Duhet theksuar se Petrua, si një gazetar i talentuar, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në pasurinë rojtinore (arkivore) të Televizionit Shqiptar.
Pas daljes në pension, Petrua ka vite që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jeton familjarisht në qytetin San Hoze (San Jose) të Kalifornisë. Në vjeshtën që kaloi ai ishte në Tiranë, në panairin e librit, në të cilin qe prezantuar vepra e tij me titull “Të bijtë e diellit të Jugut”, të cilën e ka hedhur në qarkullim Shtëpia botuese “Ombra GVG”. Kur u kthy nga Tirana, Petrua më dërgoi një kopje të kësaj vepre prej më shumë se 500 faqesh. E lexova me një kënaqësi të jashtëzakonshme.
Kur lexojmë diçka tërheqëse, mund të biem edhe në përsiatje: sa mirë është të shkruash bukur. Por nuk është fort e lehtë. Sepse duhet talent. Kushdo qoftë, shkrimtari apo gazetari, tek mendohet të hedhë në letër diçka, ai përjeton një gjendje emocionale para se të ulet për të shkruar.
Kjo vepër, e cila, në këndvështrimin tim, është e rallë në historinë e memorialistikës shqiptare, u kushtohet nëntë figurave emblematike të kulturës mbarëkombëtare me origjinë nga “Dielli i Bregut”. Ata janë bijtë e shquar të atyre vendbanimeve të Bregut himariot, i cili, tradicionalisht, ka nxjerrë nga gjiri i vet personalitete me emër të madh në historinë e kombit shqiptar. Të renditur, alfabetikisht, me fotografi në faqen e parë të kapakut të kësaj vepre, ata janë: Dhimitër Anagnosti (1936) nga Vunoi, Jorgji Gjikopulli (1939) nga Dhërmiu, Lefter Çipa (1942-2021) nga Piluri, Neço Muka (1899-1934) nga Himara, Odhise Grillo (1932-2003) nga Vunoi, Petro Marko (1913-1991) nga Dhërmiu, Perikli Sheti (1932-2012) nga Vunoi, Robert Ndrenika (1942) nga Vunoi, Spiro Çomora (1918-1973) nga Vunoi, lindur në Korfuz.
Në këtë libër, pas shënimit të autorit në fillim, vijon shkrimi me titull “Përtej mjegullës së Mjegulloshit”. Ay Petrua shpalos gjithë mallin e tij për shtëpinë ku ka lindur, për prindërit, për fshatin e vogël Ilias me gjithsej 28 shtëpi. Dhe përsiat me një nostalgji emocionuese:
“Iliasi është vendlindja ime, kurse mëma ime ishte bijë Vunoi. Kur fillova të njihja veten, më bënte përshtypje numri i paktë i shtëpive në Ilias, që nuk i kalonte të 28-at dhe shpesh dëgjoja të thuhej se paskish qenë një qortim i rëndë i Shën Kozmait, i cili kish kaluar në ato anë. Flitej se njeriu i Zotit, shumë e shumë kohë më parë, ish ndalur në fshat dhe pat kërkuar një kupë ujë për të shuar etjen. Për turp e faqezezë, nuk i kishin dhënë! Ndoshta ishte pjekur me ndonjë shpirtngushtë e koprrac, por prapë mbetej një pandehmë, sepse askush nuk mund të provonte të vërtetën. Asnjeri nuk të bindte se njeriu i Zotit ish parë në atë fshat. Kishin kaluar shekuj. Sidoqoftë legjenda kish mbetur. Mallkimi i Shën Kozmait kish ardhur gjer në ditët tona:
“Këtu, në këtë fshat, mos u bëfshin kurrë tridhjetë shtëpi!”
[Petrua ka të drejtë. Sipas kodit moral të shqiptarit, kur edhe hasmi të troket në derë, ai mirëpritet me gjakftohtësi dhe i plotësohet kërkesa që ka. Por në indin e legjendës mund të fshihet edhe diçka tjetër, me një grimcë të vërtete brenda. Dihet se misioni i Shën Kozmait mbartte në vetvete djallëzinë – ndalimin dhe mallkimin e gjuhës shqipe. Madje për kryerjen e këtij misioni, ai mbante në xhep fermanin e agait të Stambollit, i cili bashkëpunonte ngushtë me Patrikanën jo vetëm për ndalimin e shkollave shqipe, por edhe për ndalimin e gjuhës shqipe. Bashkëpunimi në fjalë dëshmohej haptazi me qëndrimin ndaj shumicës së kombit shqiptar, e cila, megjithëse përqafoi fenë e errësirës otomane, nuk u trajtua me kimet nga ana e agait të Stambollit. Përkundrazi, u trajtua me egërsinë më të madhe.
Ajo legjenda për Shën Kozmain, apo mitet në tërësi, janë rrëfenja me një përmbajtje simbolike jo pa një domethënie në thelbin e tyre. Në mjegullnajën e kohëve të shkuara ato e kanë një truall vërtetësie, sado i vockël qoftë ai. Prandaj ajo legjenda për qëndrimi prej koprraci të atij fshatarit nga Iliasi, nuk mund të mos e ketë një mikrogrimcë të vërtete brenda, sepse personifikon qëndrimin e mbarë kombit shqiptar kundr Shën Kozmait, për misionin e tij shkombëtarizues në trojet tona, në të cilat hapi vetëm shkolla greke
Për misionin e Shën Kozmait në trojet tona nuk dëshiroj të citoj ndokënd nga historianët apo studiuesit shqiptarë, për të cilët grigja janullatiste në Shqipëri mendon se ata “shtrembërojnë” të vërtetën. Prandaj po citoj një autor të huaj.
Prifti katolik francez i urdhrit të lazaritëve dhe autor i historisë së parë të shkruar të Shqipërisë, Zhan Klod Faveirial (Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), shkruan:
“…dy fjalë për murgun Kozma, roli i të cilit ka qënë tepër  rrënimtar për kombin shqiptar dhe vllah. Murg i Malit Atos, Kozma, lindi në Etoli, dhe u vra i ngulur në hu, më 24 gusht  1779, me urdhër të Kurt pashë Beratit… për faktin, se ky ishte një agjent politik, i cili, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte Ungjillin, po kërcënonte me shkishërim nga Patriarkati grek  të gjithë vllehët dhe shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht”. (Citohet sipas: Zhan Klod Faveirial. “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”. Plejad. Tiranë 2004, f. 389)].
Malli për shtëpinë, për prindërit dhe përgjithësisht nostalgjia për vendlindjen, janë ndjenja të thella që Petros i burojnë nga shpirti
Petrua përjeton një gjendje emocionale dhe psikologjike “infektuese” për të gjithë ata që i brejnë kujtimet për vendlindjen e largët. Sepse ai vërtet ndodhet larg truallit ku lindi dhe u rrit, por një pjesëz e shpirtit të tij ka mbetur atje.
Për përgatitjen e kësaj vepre të nivelit akademik, Petrua ka shfrytëzuar arkivin e pasur personal dhe një mori të tërë burimesh të tjera për jetën dhe krijimtarinë e këtyre mjeshtërve të rrallë të artit shqiptar.  Janë 90 burime të shfrytëzuara, çka dëshmon më së miri për volumin e madh të punës që Petrua ka përballuar me këmbënguljen shembullore të një hulumtuesi të paepur.
Tek përshkruan pasionin e punës regjisoriale të Dhimitër Anagnostit, Petrua thekson se vetëm për zbulimin e tipit të aktorit të vogël Gjino në filmin “Përrallë nga e kaluara”, atij i qe dashur të vinte “në provë” 3500 fëmijë, derisa, më në fund, pati pikasur 12-vjeçarin Admir Sorra për një rol të tillë. Kjo dëshmon se ç’këmbëngulje dhe ç’vendosmëri mrekullore e karakterizonte këtë rëgjisori të madh për gjetjen aktorit sa më të përshtatshëm dhe sa më bindës në rolin që do të luante, si hero i komedisë së Çajupit “14-vjeç dhëndër”.
Në përshkrimin e jetës së këtyre nëntë figurave të nderuara, Petrua ka zbuluar çaste që të mallëngjejnë, deri në trishtim të thellë. Poeti i lirikave befasuese me bukuri dehëse Lefter Çipa, dikur pati menduar të ngulej në Vlorë. Asokohe ai pati shkruar një poezi që fillonte me vargjet e këngës në vijim.
Vlora jonë qytet i bukur,
Rreth e qark o me ulli,
Djem e vajza porsi flutur
Gjithmonë do kthehen te ti.
Por, për habinë e autorit, gjatë ekzekutimit të këngës para artdashësve nga trioja e famshme vlonjate – Meliha Doda, Konstandin Thana dhe Reshat Osmani -, vargu i fundit ishte ndryshuar dhe zëvendësuar me vargun “Që i rrit nëna parti”. Politikës që pati dhënë urdhër për një ndryshim të tillë, nuk i pati bërë absolutisht përshtypje që vargjet e asaj kënge poeti ua pati kushtuar Themistokli Mones, Petro Markos, Vangjel Karbunarës, Elham Hamzarait dhe shumë djemve të tjerë, të cilët, siç shkruan Petrua, “studiuan nëpër botë dhe u kthyen në Vlorë”. Pas këtij qëndrimi fyes ndaj vargjeve të tij, liriku i madh Lefter Çipa i dha karar se nuk ia vlente të vazhdonte të jetonte në Vlorë dhe kthye në Pilurin e tij të dashur.
Po se mos është hera e parë që politika ka ndërhyrë brutalisht për ndryshimin e vargjeve poetike. Le të kujtojmë për një çast refrenin e vargjeve në këngën “Xhamadani vija-vija”. Vargu i fundit i atij refreni “Sa e madhe është Shqipëria!”, në koncertet festive, ku janë të pranishëm edhe politikanë, ndryshohet “Sa e madhe është shqiptaria”. Politikanëve tanë, si servilë të regjur, u shkon lodra para të huajve, prandaj edhe s’guxojnë të hapin gojën për krimin e rëndë që patën kryer pararendësit e tyre me copëtimin e trojeve tona etnike.
Po kaq emocionuese janë faqet, ku bëhet fjalë për lirikun e përmasave mitike, poetin Neço Muka, me vargjet e magjishme të të cilit është mbrujtur legjenda e këngës himariote.
Me nota të theksuara prekëse, Petrua ka përshkruar jetën e Petro Markos, e atij njeriu të madh të letrave shqipe, me karakter burrëror të jashtëzakonshëm, i cili, paçka se ishte burgosur nga pushtuesit italianë, ra pre edhe e diktaturës së egër komuniste që pati vendosur në vendin tonë askushi me emrin Enver Hoxha, gjysmaku, pa kulturë universitare, por i përzgjedhuri me shumë kujdes nga serbosllavizmi për në krye të partisë.
Të ngjall shumë respekt talenti këtij shkrimtari me dinjitet të lartë kombëtar, u cili nuk dinte t’i bënte temena politikës. E paharruar mbetet një bisedë e tij me të birin në dhjetor të vitit 1991, pak ditë para se të ndërronte jetë më 27 dhjetor. Në atë bisedë ai ka bërë një parashikim befasues që e vërtetoi koha:
“O Madu, kujton se po vjen demokracia në Shqipëri? Pa kaluar dhe 50 vjet s’bëhet hapi i parë për të kaluar në demokraci”.
Tronditëse janë faqet e librit, ku Petrua, jo pa emocion të thellë, bën fjalë për jetën e kirurgut të famshëm Perikli Sheti, i diplomuar shkëlqyeshëm në universitetin e famshëm të mjekësisë “Seçenov” të Moskës dhe i vlerësuar po shkëlqyeshëm në të njëjtin universitet për marrjen e gradës “kandidat i shkencave mjekësore”.
Ky kirurg me përgatitje të lartë profesionale, filloi punën në spitalin e Tiranës, ku ra në sy menjëherë për talentin e tij mbresëlënës. Por egoizmi, smira, xhelozia e kolegëve, dukuri fort të shëmtuara këto për ne shqiptarët në qëndrimin ndaj një njeriu të talentuar, e bënë punën e vet: kirurgun e madh e transferuan në spitalin e Elbasanit.
Të mjerët kolegë smirëzinj që u mungonte “tharmi” i formimit kulturor. Donin “të arrinin” madhështinë e talentit të kirurgut Perikli Shetit përmes armës së ligësisë – largimit të tij nga spitali i Tiranës.
Shkrimtaria dhe dramaturgia austriake Eshenbah (Marie von EbnerEschenbach – 1830-1916) ka thënë:
“Madhështia arrihet atëherë, kur, pa smirë, ndjek nga afër se si të tjerët shënojnë ato suksese, të cilat ti vetë i ke si pikësynim”.
Në Elbasan kirurgu u njoh dhe u martua me një vajzë me prejardhje nga një familje shumë e nderuar, e cila, megjithëse kishte dhënë kontributin e vet gjatë luftës, më pas babai i saj kishte fituar mërinë e autoriteteve komuniste. Pse? Sepse pati kërkuar që të diskutoheshin materialet e Kongresit XX të partisë komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku u kritikua ashpër kulti i Stalinit. Për këtë ai u akuzua se qenkej pajtuar me revizionistët sovjetikë. Përsëri smirë, xhelozi dhe shpifje në adresë të atij kirurgu që kishte bërë emër në mbarë vendin dhe që në klinikën ku punonte vinin pacientë nga shumë zona, madje edhe nga Tirana, deri edhe nga Vunoi. Përfundimi: kirurgu arrestohet dhe bën disa vjet burg. Pas përfundimit të burgut, e emëruan në Spitalin e Peqinit. Vajmedet për diktaturën enveriste se si e trajtonte atë personalitet me aq autoritet të lart në lëmin e mjekësisë kirurgjikale.
Pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990, kirurgu hijerëndë u fut familjarisht në ambasadën italiane. Nënkuptohet dukshëm tronditja shpirtërore që përjeton Petrua kur përshkruan largimin përfundimtar të asaj familjeje nga atdheu, të cilin diktatura krimnale e Enver Hoxhës ia kishte shndërruar në skëterrë: Ja ç’thotë Petrua:
“…Vapori me 800 pasagjerë kish lënë portin e Durrësit dhe pak nga pak bregdeti shqiptar po mbetej pas. Nga Shetajt asnjëri s’e pati kthyert kokën pas. Nuk kishin as mall, as emocion, as nostalgji. Edhe ditët e fundit, kur prisnin në ambasadë të pajiseshin me dokumente, pushtetarët cinikë e hakmarrës nuk lejonin të furnizoheshin as me ujë. S’paskishin të ngopur me urrejtje”.
Kjo skenë kaq trishtuese të sjell në kujtesë, deri në përlotje, një ese të shkurtër të tenorit të njohur në mbarë botën Agim Hushi. Eseja mban titullin:
“Më vjen turp që jam shqiptar! Më vjen turp që i takoj këtij kombi të keq! Atdhe i dështuar!” (Faqja e internetit
“Shqiptari.net”. 09 prill 2019’).
Në këtë ese, që meriton të titullohet “Kënga e vajtimit”, tenori i shquar, të cilit zhgënjimi i thellë ia pati lënduar zemrën rëndë, shkruan:
“Së fundmi, rikthimi në qytetin tim, atje ku filloi karriera ime: në “Sydney Opera”! Ndihem kaq i lumtur dhe krenar për këtë rikthim dinjitoz si qytetar australian!
Pas një viti qesharak, më së fundmi, erdha edhe unë te termat seriozë të realitetit të një atdheu të dështuar, që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminale, ku vlerë kanë vetëm hajdutët, maskarenjtë, injorantët, baballarët tanë të kombit me hundët zbardhur nga kokaina. Më bëtë të më vijë turp nga vetja që jam bashkëkombësi juaj!”.
[Tenori me zë mahnitës nëpër skenat e botës, në vitin 2017 u largua nga atdheu amë një herë e përgjithmonë, kur Rama ishte dhe vazhdon të jetë në kulmin e pushtetit, të cilin e ka ushtruar me një zell të paparë për varfërimin e shumicës së shqiptarëve, me pasoja të rënda shpopullimin e Shqipërisë, si pikësynim i tij. Tabori i madh i “bujkrobërve socialistë” që mban Ramën në krye të partisë, do të bënte mirë që esenë e dhimbshme të tenorit Agim Hushi ta mbante si “medalje” në qafë, se ndoshta, ndonjë ditë, do t’i zgjonte nga gjumi i rëndë letargjik ku kanë rënë që prej gati17 vjetësh, me shpresë se mund t’i ndihmojë ta drejtojnë kurrizin sadopak dhe ta heqin qafe kryetarin e tyre që ka zënë erë në kolltukun e vet.]
Kirurgu me famë Perikli Sheti përfundoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku autoritetet shkencore të mjekësisë e vlerësuan lart talentin e tij dhe e emëruan në punë. Sigurisht. Sepse, siç shkruan Petrua, “Amerika është vend i mundësive të panumërta, aty nuk e ke barrën e origjinës…”.
Arti i gazetarisë kërkon nga gazetari një horizont të gjerë kulturor, kërkon që ai të pajiset me dije enciklopedike. Sepse janë të paparashikueshme situatat ku ai mund të ndodhet gjatë ushtrimit të profesionit të vet. Prandaj prej tij kërkohet njohja e thellë e leksikut të shqipes në shumë fusha të dijes. Në këtë aspekt, përgatitja e tij të kujton përgatitjen e përkthyesit gojor, i cili duhet të jetë në gjendje ta zotërojë mirë leksikun në fjalë, sepse nuk dihet se cila do të jetë tema e bisedës mes dy personaliteteve politike që flasin gjuhë të ndryshme. Në bisedën e tyre mund të preken probleme jo vetëm nga sfera e politikës, por edhe nga fusha të tjera, si bujqësia, detaria, ekonomia, gjeologjia, letërsia, mjekësia e kështu me radhë. Në këtë libër me vlera artistike njohëse, Petrua dallohet për analiza ngushtësisht profesionale nga sfera e terminologjisë poetike kur bën fjalë për krijimtarinë e Odhise Grillos, si një zë i fuqishëm i letërsisë për fëmijë, e terminologjisë humoristike dhe satirike kur analizon krijimtarinë e Spiro Çomorës. Ai derdh tërë talentin e vet kur zbulon magjinë e leksikut të shqipes në artin skenik dhe kinematografik të lojës së artistit të madh Robert Ndrenika, apo në sferën e arteve të bukura kur ndalet në veprat e piktorit Jorgji Gjikopulli. Pikërisht në magjinë e leksikut të shqipes zbulohet dukshëm aftësia e Petros për të folur me gjuhën e kritikut letrar, e kritikut të artit skenik dhe kinematografik, me gjuhën e kritikut të arteve të bukura.
Nëntë personalitetet e kësaj vepre prezantohen në rrethin e gjerë të bashëpunëtorëve të tyre të shumtë. Në këtë aspekt, kjo vepër është një enciklopedi e vërtetë e krijimtarisë së figurave të shquara të artit dhe të kulturës sonë kombëtare.
Kjo vepër e Petros i përcjell lexuesit gëzim dhe bukuri. Domosdo. Sepse gazetari ka për mision të krijojë bukurinë e mendimit, të veshur me bukurinë fjalës. Prandaj ai i ngjall lexuesit interesim të veçantë për figurën e nëntë personaliteteve që ka plazmuar në këtë vepër, çka është rezultat i aftësisë së tij për ta ndier forcën e fjalës, për ta lëmuar frazën. Petrua është mjeshtër i fjalës. Ai e vlerëson lart rolin e saj të jashtëzakonshëm në komunikimin me lexuesin, prandaj e dashuron fjalën. Ai punon me fjalën me një këmbëngulje sizifiane, i jep asaj formën e duhur, shkëlqimin, emocionin, mprehtësinë. Ai është një “kumbar” i përkryer i “miqësimit” të fjalëve në përtejanën e ngjarjeve që pasqyron me penën e tij.

Kaliforni, 31 janar 2022

Kush u dëbua nga tokat tona 1821-1922?

0


Nga: Fahri Xharra

Kush ishin ata myslimanë osman etnik që u dëbuan nga viset tona ? një pyetje që na thanë shpirtin, një pyetje pa përgjigje që shqiptarët nuk dinin t`i përgjigjen . Një temë kur  Europën “ plakë, kurvë , e përdalë “ vazhdimisht e fajësojmë që më gërshërët tona  e ndau pa mëshirë .
(U promovua sot në Tiranë botimi në shqip i librit “Vdekje dhe Dëbim”-spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922”, i historianit dhe demografit amerikan Justin McCarthy. Në ceremoninë e organizuar nga shoqata Arsimore Kulturore Humanitare-Alternativa e së Ardhmes “Alsar” merrnin pjesë personalitete të botës akademike, historinë, diplomatë, etj,.)
Po , sigurisht që në vitet e gërshërëve (1878 ,1912, 1919 ,1944) ishim po këta që jemi edhe sot , Kur fqinjët thoshin atëherë  ( që nga 1821 ,apo edhe më herët) se i larguam  osmanët nga Europa,; ishte shumë e qartë që ata që vendosnin e kishin më të lehtë t`i japin gërshërës një  ‘shkrap “ dhe trungut  i shkëputej dalë nga dalë e gjitha kurora e degëve , e rrembave dhe e gjetheve.
(Në fjalën përshëndetëse, kryetari i shoqatës Alternativa e së Ardhmes “Alsar”, Mehdi Gurra u shpreh se pasi ka lexuar këtë libër i kanë lindur disa pyetja, ndër të cilat edhe ajo që “Përse historiografia jonë, ajo ballkanike dhe më gjerë na ka servirur qasje të njëanshme për tema të rëndësishme si kjo e lëvizjeve të popullsisë gjatë shekullit të fundit Osman në Ballkan? ) .Sigurisht që ne jemi ata që edhe sot e gjithë ditën e mohojmë vetveten dhe historinë tonë .
“Gurra – paska shprehur falënderime për autorin e librit, duke theksuar se ka kryer një punë kolosale  për ndriçimin e të vërtetave të mohuara, si dhe për ofrimin e të drejtës së përkthimit dhe të botimit të këtij libri në gjuhën shqipe.”
Në Shqipërinë tonë të dashur , sot jemi shumë  demokratik ; tek ne vijnë , shkruajnë , na e shkërdhejnë  historinë kush do që i erektohet , në krahasim me kohën e pushtimit të “ vëllezërve “ tanë otomane që ishin shumë të ashpër  dhe  çdo gjë kontrollohej dhe nuk guxonte asnjë shkronjë  shqipe  të çelë në tokat tona.
(Autori i librit në fjalë, Justin McCarthy u shpreh.  “Nuk ka ndodhur triumfi i popullsisë, por ishte një zgjidhje që i shpërndau njerëzit. Në rajonin e Nishit 90 përqind e popullsisë ose u vranë ose u internuan. Në zonën e Malit të Zi po ashtu mbi 90 përqind të banorëve u vranë ose u depërtuan. Gati gjysma e njerëzve ose u dëbuan ose u vranë. Në Shqipëri 30 përqind e muslimanëve humbën jetën në luftërat. ) Pra me dhembshuri për osmanët muslimanë të larguar me dhunë nga tokat e tyre.
Një  pshtjellim marramendës , qesharak por edhe tragjik “që nga vitet 1821…..” kur Perandoria  Osmane ishte ende shumë e fortë . qenkan  “ dëbuar” osmanët . Nga kush ?
Ne nuk jemi në vete; e lejojmë çdo pondël  historishkruesi të na bënë të “qajmë” për një tragjedi të përjetuar .
“Ai ndër të tjera u shpreh se ndihet i nderuar dhe i lumtur që libri i tij është përkthyer në gjuhën shqipe dhe që ka një interes kaq të lartë. “E di që ka një rëndësi të shkruhet një libër i dytë për këtë, por ajo që dua të them është që ky libër duhet të bëhet nga vetë ju”- u shpreh Justin McCarthy. “    Sa porositës i mençur ky farë McCarthy? : ““E di që ka një rëndësi të shkruhet një libër i dytë për këtë, por ajo që dua të them është që ky libër duhet të bëhet nga vetë ju”.. Pra të shkruhet një libër i tillë nga vet ne që edhe vetë na ta bëjmë të dëshmuar që nuk ishim  as më shumë se një grumbull osmanësh që na “larguan” me zor nga tokat  “osmane “.
Edhe më shumë për të qeshur se çka paska thënë  historiani shqiptar Pëllumb Xhufi, botimin e këtij libri e ka konsideruar si një ngjarje, “pasi sjell diçka tjetër, një gjë që ka munguar një informacion që ne nuk e kemi njohur këtu në Shqipëri” . Marri !
Në këtë botim të sjellë nga shqip nga “Alsar”tregohet historia nga pozita e turqve dhe myslimanëve të tjerë të cilët pësuan vdekje dhe dëbim, si pasojë e imperializmit, nacionalizmit dhe konfliktit etnik.
Pëllumb Xhufi , me ketë rast thotë: “Historiografia e vendeve tona ka pare vetëm një anë. Ajo e ka pare Perandorinë Osmane si perandoria e dëbimeve, vrasjeve dhe zullumeve. Vetëm tani së fundmi ka një reflektim për ti pare gjërat më ndryshe. Dua të them që në BE ka patur një vështrim të gabuar në lidhje me atë që ka ndodhur në kohën osmane. “ Hajde , Pëllumb i “shkruar” hajde !
E kam vetëm një pyetje : Deri kur Shqipëria do të lejojë që kush të do nga bota të vjne e të na turbullon mendjen ?
Gjakovë, 13.10.15

Arbëreshi Zef (Giuseppe) Chiaramonte: “Shqiptarët kanë vuajtur nëpër shekuj, në mos më shumë, baras me hebrejtë!”

FJALË PËR LIBËR TĒ HISTORISË:
“Per sa vete tue lexuar qe nga rinia e deri me sot, mu m’doket qe shqiptaret kane vuajtur neper shekuj, ne mos me shumë, baras me hebrejte!”.
Zef (Giuseppe) Chiaramonte,
Arbëresh.
31.01.2022
Zef (Giuseppe) Chiaramonte dhe Gëzim Muçolli

Shqiptarët 300 vjet në Ukrainë, sa pak dihet për ta!

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindravjeçare, festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit.. Si kanë mbijetuar në tre shekujt e fundit 5.000 shqiptarët e Ukrainës? Ja një histori që nuk duhet harruar

Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore. Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të Krimesë (gadishullit ukrainas më shumicë ruse) duket se po i drejtohet pikës së moskthimit me aksionet e dyanshme ushtarake, ku nuk përjashtohet mundësia e një lufte.  Dhe në fakt luftërat dhe pushtimet kanë qenë historikisht shkaku që ka detyruar popullata të tëra të zhvendosen në krahina të tjera, e në rastin më të keq në shtete të largëta për t’i shpëtuar persekutimit dhe shfarosjeve. I tillë është rasti i minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë prej 300 vjetësh.

Të shpërngulur nga Korça dhe Pogradeci 500 vjet më parë si pasojë e përndjekjes osmane u nisën në një rrugëtim të gjatë 2 shekullor duke kaluar nëpër Maqedoni, Bullgari e Rumani, derisa  nga shek XVIII u vendosën në katër fshatra në jug të Ukrainës: Karakurt, Devneskoje, Gjeorgjevka, dhe Gamovra. Studiuesi kosovar, Baki Ymeri, ai rus  Aleksandër Novik, por edhe të tjerë shqiptarë që kanë hulumtuar mbi historinë e këtij komuniteti, pohojnë se rreth 5000 banorë të këtyre fshatrave e identifikojnë veten si shqiptarë. Gjuha që flitet sot në to është një përzierje e shqipes toske me rusishten, ndërsa zakonet, folklori dhe veshjet janë ato të trashëguara nga stërgjyshërit e tyre.

Pak histori

Disa burime thonë  se në fillim të shek XVIII, në anën e majtë të liqenit Jallpug, të shpërngulurit shqiptarë nga viset bullgare, themeluan koloninë Karakurt në stepat e Buxhakut të Ukrainës dhe në kufi me Rumaninë. Në dekadat që pasuan, një pjesë e fshatit u shpërngul në rajonin e detit Azov, rreth 10 km larg brigjeve të tij, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra, në të cilat jetojnë ende shqiptarë.

Sot, Karakurti  ka rreth 2.700 banorë dhe 80 për qind e tyre janë me origjinë shqiptare, të tjerët janë rumunë dhe bullgarë. Me  8 mijë hektarë tokë ai është një nga fshatrat më të varfër në Ukrainë, ku banorët mund të nxjerrin jetesën kryesisht nëpërmjet blegtorisë dhe më pak bujqësisë.

Në vitin 1911, Fan Noli vizitoi Odesan dhe u takua aty me anëtarë të këtij minoriteti, ndërsa mbajti në kishën lokale një meshë. Po kështu, në vitin 1979,  At Artur Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse  Shqiptare nga Bostoni, meshoi në të njëjtën kishë për ta.

Përpos këtyre dy ngjarjeve të pazakonta për një komunitet të lënë në harresë, shumë pak është shkruar dhe shumë pak është bërë për këta shqiptarë që prej më shumë se 300 vjetësh jetojnë larg vendlindjes, mes 48 milionë ukrainasve.

Është koha për vëmendje

Vetëm në vitin 2006 një shoqatë, “Lidhja e Shqiptarëve në Botë”, mori nismën e dokumentimit për herë të parë të realitetit dhe mbijetesës së komunitetit shqiptar të Ukrainës.

Agim Xhemali, i dërguari i saj gjatë vizitës së parë në Odesë, mbeti i befasuar nga fanatizmi me të cilin shqiptarët kishin konservuar gjuhën dhe zakonet e vjetra të paraardhësve. “Duke studiuar mbi spostimin e popullsisë shqiptare të hershme arritëm në përfundimin se kishte shqiptarë si në Bullgari dhe në Ukrainë. Kjo më shtyu mua dhe ‘Lidhjen e shqiptarëve në Botë’ të shkonim në Ukrainë për t’i parë ata dhe për t’i afruar. Shqiptarët e Ukrainës flasin në masën 70% shqip dhe pjesën tjetër e plotësojnë me fjalët ruse”, shprehet ai.

Në dokumentar nënvizohet domosdoshmëria e ndërhyrjes së qeverisë shqiptare në mënyrë që identiteti i shqiptarëve të  Ukrainës të mos shuhet, por të vazhdojë të trashëgohet me gjuhën dhe kulturën kombëtare siç ka ndodhur ndër breza: “E drejta e mësimit të gjuhës amtare buron nga Karta e OKB-së për të drejtat e njeriut, janë pushtetarët ata që duhet të venë pikat mbi për këtë problem”.

Për këtë arsye banorët e komunitetit shqiptar në Ukrainë i dërguan një peticion ministrit të asokohe të Arsimit, Genc Pollo dhe atij të Kulturës, Ylli Pango, në të cilin kërkohej veprimi i shtetit për shkëmbimin e kulturave. Tri ishin pikat kryesore në kërkesën e tyre:

1.Mësimi i gjuhës shqipe, dërgimi i librave, i fjalorëve dhe i një mësuesi.

2.Ndihma për meremetimin e Shtëpisë së Kulturës dhe

3.Rindërtimi i kishës së fshatit.

Trashëgimi e së shkuarës

Shqiptarët e Odesës i kanë ruajtur zakonet e të parëve, një fakt i tillë verifikohet kur hyn në familjet që banojnë këtu, në dasmat, në punimet dekorative me dru etj. Ishte kjo arsyeja që kur për herë të parë hyri në oborrin e familjes një vizitor si Agim Xhemali, e zonja e shtëpisë e priti me bukë të bërë vetë, çka nënkupton traditën e vjetër shqiptare të mikpritjes.

Shtëpitë fillimisht qenë ndërtuar prej balte të pjekur, më pas u përdor guri i gdhendur. Hyrja në to bëhet nëpërmjet dhomës së zjarrit. Në njërën anë dhoma e vogël e ndenjës dhe në tjetrën oda e madhe e miqve. Në këto shtëpi gatuhet me oxhak. Si dikur, në oborret e shtëpive gjenden ende furra drush për pjekjen e bukës.

Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruan traditat e veta, ka folklorin gojor dhe koreografik, ndërsa gratë tjerrin qilima me motive shqiptare. Në arkivin e shtëpisë së kulturës ruhen një numër i madh fotografish të vjetra dhe kostume që jetojnë prej 195 vjetësh.

Në një familje ruhet si një relike e çmuar albumi i “Artit popullor në Shqipëri”. Kryefamiljari tregon një shishe konjak dhe thotë : “Ne pimë vetëm konjak Korça, sepse lidhja jonë me Shqipërinë është shumë e fortë”. Eventi më i madh që shënohet çdo vit këtu është festa e Shën Gjergjit, në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Pjesë nga dokumentari

Fshatrat me origjinë shqiptare në Ukrainë kanë mbijetuar përmes  një lufte të ashpër klasore nga regjimi stalinist. Pas formimit të BRSS dhe vendosjes së sistemit komunist, anëtarëve të minoritetit shqiptar që ishin të kamur, iu morën gjithë pasurinë dhe i internuan në veri, në zona të largëta si Siberia. Asnjë prej tyre nuk u kthye i gjallë.

Nëpërkëmbja e atyre që qëndruan në Ukrainë u bë në mënyrë graduale. Gjithçka në ato katër fshatra me etni shqiptare: që nga infrastruktura, shtëpitë, objektet publike, bujqësia, blegtoria, mënyra e jetesës, flasin për gjendjen e prapambetur të banorëve. Pamjet e këndshme që ofrohen nga gjelbërimi i fushave dhe punët në bujqësi të veniten para syve kur mendon se atyre u është mohuar origjina. Në pasaportat e dikurshme të banorëve shkruhej origjina “albanski” (shqiptare), ndërsa gjatë viteve të fundit ajo u fshi.

Një masë ekstreme që ndikoi në humbjen e qëllimshme të identitetit të kombit ishte edhe shpërndarja e popullsisë në zona të ndryshme të Rusisë. Gjithsesi banorët me origjinë shqiptare në Ukrainë janë gjallë, ata e pohojnë me gojën e tyre: “Jemi me origjinë nga Allbania… Pimë raki allbanie… Kemi heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeun”. Vitet kanë zbehur përdorimin e përditshëm të gjuhës amë, por nuk e kanë asimiluar plotësisht atë. Në tekstin e këngës popullore që këndojnë vajzat e veshura me kostum popullor dallohen disa fjalë të gjuhës shqipe si: lule, oj nëne, kuptova, oborri, dashuri, dielli, dritare, Shqipëria etj.

Shqiptarët në Karakurt të Ukrainës

Shqiptarët e Ukrainës janë të varfër ekonomikisht, në dokumentar shihet gjendja e banesave të tyre. Delegacioni mirëpritet në një shtëpi të zakonshme fshati. Në oborr ndodhet furra primitive pjekjes së bukës. Hyrja në shtëpi bëhet nëpërmjet dhomës së zjarrit. Shtëpi përdhese me pak orendi brenda, dyer e dritare, perde e mobilie  të vjetra. “Komuniteti shqiptar në Ukrainë është në gjendje shumë të varfër, prandaj ata kërkojnë ndihmën tonë si për kulturën, arsimin edhe për kuzhinën, që ne t’u çojmë kulturën tonë dhe kuzhinën shqiptare të kohëve të sotme”, shprehet i dërguari i shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve në Botë”.

Përgatiti: Dorina Gjuzi

Escobar e Lajçak japin detaje pas takimit me Osmanin dhe Kurtin

0

(E plotësuar 18:45) – ​Escobar: SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, dialogu të drejtohet nga BE

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në një konferencë për media përçuan mesazhin e përbashkët për vazhdimin e dialogut si rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak tha se BE dhe SHBA po punojnë bashkërisht sa i përket dialogut në Bruksel dhe mënyrës se si ai do të vazhdojë në të ardhmen.

Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën dhe procesin e dialogut

Jam në Prishtinë që të vazhdoj diskutime me kryeministrin dhe presidenten. Kjo është vizita ime e shtatë si përfaqësues i BE-së për dialog, por ne jemi këtu kësaj here së bashku me kolegun Escobar për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE dhe SHBA punojnë krahë për krah dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën, për procesin e dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për të ardhmen e rajonit. Prandaj, kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për planet tona për javët dhe muajt e ardhshëm dhe ne do të vazhdojmë bisedimet me presidenten dhe kryeministrin dhe do të qëndrojmë këtu deri të mërkurën dhe shpresoj të kemi një fotografi më të qartë të asaj se çfarë duhet të presim nga e ardhmja dhe se si duhet të ndërtohet procesi dhe shpresoj se do t’ju njoftoj më vonë për të gjitha këto”, tha Lajçak.

Ndërsa, emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se vendi i tij mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe se SHBA-ja do të mbështesë procesin e dialogut, i cili do të drejtohet nga Bashkimi Evropian.

Escobar: SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, dialogu të drejtohet nga BE

Nga perspektiva amerikane, dua të theksojë se SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe ju jeni këtu një partner solid dhe mik të mirë dhe ju falënderoj për këtë. Sa i përket rajonit, ky është një rajon me mundësi të jashtëzakonshme, ju jeni evropianë, dhe ju jeni historikisht e ekonomikisht dhe nga ana e kulturës evropianë dhe ne po punojmë së bashku me kolegët tanë evropianë që të jemi të sigurt që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë dhe nuk ka të bëjë asgjë me rrezikshmëri. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë potenciale për të qenë pjesë e BE-së me të gjitha mundësitë e tyre dhe me të gjitha ato që i shohim në marrëdhëniet dypalëshe dhe shpresojmë që të gjitha këto të arrihen përmes dialogut. Procesi i dialogut ka mbështetjen e plotë dhe duhet të drejtohet nga BE-ja, sepse bëhet fjalë për BE-në, por derisa lëvizë drejt BE-së, ju gjithashtu duhet të jeni miq të ngushtë me SHBA-në, sepse është një miqësi transatlantike dhe procesi i dialogut do të jetë në mbështetje të plotë nga SHBA-ja dhe në afërsi të SHBA-së”, tha Escobar.

Ata këto komente i bënë pas takimit që kishin me kryeministrin Albin Kurti. Para takimit me Kurtin, të dy emisarët fillimisht patën takim me presidenten Vjosa Osmani.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak deklaroi se janë të angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë ndërsa tha se mbështesin edhe bashkëpunimin rajonal duke përmendur Procesin e Berlinit si dhe Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pasi përmendi disa prej arritjeve të ekzekutivit, Kurti u ndal edhe te dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se integriteti territorial, sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara.

Kurti: Funksionimi shtetëror duhet të mbetet i pacenuar

Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është ë angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel për dialogun parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt”, deklaroi Kurti.

Kurti u shpreh se është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnike, por tha se do të merren praktikat më të mira sepse nuk mund të ketë diku komunitet të diskriminuar e diku tjetër të privilegjuar.

Kurti: Jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim

 “Jam kryeministri i të gjithë qytetarëve pa dallim prandaj edhe jam i gatshëm që t’ju përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të qytetarëve serbë me çrast do të marrim praktikat më të mira aktuale edhe të Kosovës, por edhe të Bashkimi Evropian e duke pasur në vëmendje edhe praktikat dhe mënyrat të cilat i zbaton Serbia sepse nuk duhet të kemi askund qytetarë apo komunitet që janë të privilegjuar e diku tjetër të diskriminuar”, vijoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës u zotua edhe për bashkëpunim rajonal duke thënë se angazhohen në Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, po pa përmendur nismat e tjera siç është ajo e “Open Balkan”.

Kurti deklaroi se Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë.

Kurti: Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë

Gjithashtu angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, na e mbështesim fuqishëm Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë fati ynë. Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimi Evropian, ndihmë kjo e cila do të has në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane, pra fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm njëra prej tjetrës”, përfundoi Kurti.

***

​Kurti pas takimit me Escobarin e Lajçakun: Jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti të mbesin të pacenuara

Pas takimit tre palësh, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Pas këtij takimi, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës e mbështet procesin e dialogut, që sipas tij duhet të jetë parimorë.

Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet procesin parimorë në Bruksel. Ne jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti, kushtetutshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo e ndokujt. Unë jam kryeministër i qytetarëve pa dallim prandaj jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Ne dëshirojmë ndihmën e BE-së. Fondet dhe vlerat evropiane ne i shohim të pashkëputshme ndaj njëra tjetrës”, ka thënë Kurti.

***

Lajçak pas takimit me Kurtin: Vizita me Escobarin, mesazh BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencë për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kjo është vizita e tij e shtatë në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se vizita e përbashkët me Escobarin është mesazh se SHBA dhe BE-ja punojnë së bashku për procesin e dialogut.

Për mua është vizita e shtatë për dialog. Por jemi këtu me kolegun Escobar për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut. Kjo ishte mundësi e mirë për planet tona dhe do të vazhdojmë bisedimet dhe do të qëndrojmë deri të mërkurën”,  tha ai.

***

Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Serbia, bllokuese e progresit në dialog

Presidentja Vjosa Osmani sot priti në takim emisarin special të BE-së Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilët ka diskutuar mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për dialog që ka në qendër njohjen reciproke dhe u shpreh se Kosova e ka dëshmuar këtë me angazhimin e saj aktiv dhe me propozimet e bëra përgjatë procesit.

Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Kosovës se marrëveshja për njohje reciproke nuk duhet të prekë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Është tashmë e qartë se Serbia po e bllokon progresin në dialog nëpërmjet qasjes së saj jo konstruktive”, tha Osmani.

Duke vënë në pah konstruktivitetin e Kosovës, presidentja Osmani gjithashtu bëri të qartë se lista e marrëveshjeve që nuk janë zbatuar nga Serbia është e gjatë dhe duhet të trajtohet urgjentisht nëse duam të rivendosim besimin në procesin e dialogut.

Osmani tha se Serbia jo vetëm që vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e mëparshme, por ajo gjithashtu shfaq pengesa të qarta sa herë që marrin pjesë në takimet e organizuara në kuadër të dialogut në Bruksel. Në këtë drejtim, ajo tha se pret trajtim të barabartë të palëve në këtë proces nga ana e BE-së si ndërmjetësues i dialogut.

Presidentja Osmani po ashtu theksoi edhe një herë rëndësinë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur si prioritet i procesit të dialogut.

***

I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë mbërritur në kryeministri për takimin me shefin e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.

Të dy emisarët fillimisht patën takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa tashmë edhe me kryeministrin Kurti.

Takimi është i mbyllur ndërsa pritet që më pas Kurti të deklarohet para mediave.

***

I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë nisur vizitën e tyre treditore në Kosovë duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Ata mbërritën në presidencë pas orës 16:00 në një takim të mbyllur për media.

Presidenca ka thënë se nuk do të ketë deklarim të Osmanit por vetëm komunikatë për shtyp, ndërsa të dy emisarët do të mbajnë një konferencë për media mëngjesin e së mërkurës.

Menjëherë pas takimit me Osmanin, Escboar dhe Lajçak do të takohen me kryeministrin Kurti,, takim i planifikuar pas orës 17:00.

Escobar dhe Lajçak sot pasdite takojnë presidenten Osmani

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pritet të arrijnë në Prishtinë ndërmjet orës 15 dhe 16.

Sipas një komunikate për media nga Presidenca, dy emisarët do të takohen në ora 16 me presidenten Vjosa Osmani, ku mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, e më pas do të ketë komunikatë për media.

Rifillimi i dialogut si dhe Asociacioni pritet të jenë dy çështjet që do të jenë ne fokus të takimeve të dy emisarëve me krerët e shtetit dhe liderët politikë.

Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikë kalimin e përbashkët në Mutivodë.

***

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sot pritet të nisin vizitën e tyre në Kosovë.

Vizita e tyre fillon rreth orës 15-00-16:00.

Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

***

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të vijnë për një vizitë zyrtare treditore në Kosovë.

“Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën. Atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”, ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.

Në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA-ja.

Veprimtaria e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-Kongresistit Joseph J. Dioguardi-t, tashmë në një libër

0

Leonora Laçi, New Jersey

  • Të gjithë bashkë le të bëjmë thirrjen për t’i ngritur një monument në Prishtinë e Tiranë për z.Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, heronjëve të gjallë të kombit shqiptar.

Duke lënë pas motin e keq të këtyre ditëve, retë i lanë vend diellit për të shndritur edhe më fortë teksa Liga Shqiptaro-Amerikane në ambientet e RP Prime Steak and Seafood Restorant bëri promovimin e librit “The quest for albanian freedom and the end of Yugosllavia”(botuar në vitin 2021) Hon. Joseph J.DioGuardi and the Albanian American Civic League 1985-1993, një libër me dokumente historike të mbledhura dhe edituara nga dr.Faton Bislimi. Zbardhja e veprimtarisë së ish kongresistit z.Joseph J.DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi këshilltare për çeshtjet ballkanike që është konsideruar dhe si Shote Galica, nuk është e vështirë, vështirësia e këtij libri qendron tek ajo se çfarë duhet ndarë si më e rëndësishme pasi për të shkruar për Ligen Qytetare shqiptaro-amerikane mund të dalin libra vëllimor.

Ky aktivitet i kaloi përmasat e një promovim libri pasi vet prania e Senatorit të njohur amerikan Robert Menendez i shoqëruar nga bashkëshortja simpatike znj. Nadine Arslanian, si dhe Ambasadori i Misionit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara në Nju York z.Ferit Hoxha Ambasadori i Kosovës në Uashington z.Ilir Dugolli, Ambasadori Frymzim Isufaj, historiani i njohur Jusuf Buxhovi, biznesmene, dhe anëtarë të kryesisë së Liges na dëshmuan për rendësinë që ka historia që mbanë mbi supe kjo organizatë, po ashtu u përcollë aktiviteti dhe nga gazetarë të ndryshëm.

Ish- kongresmeni z.Joseph J.DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi i uruan mirëseardhje pjesëmarrsëve duke i dhënë fjalen Senatorit Robert Menendez, pasi uroj një vit sa më të mbarë për të gjithë, ai i falenderoj organizatorët për ftesën dhe vlerësoi punën e z.Joseph DioGuaridi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi për çështjen e Kosovës konkretisht, por dhe për shqiptarët në përgjithësi. Senatorit Menendez iu drejtuan pyetje nga Joe DioGuardi dhe z.Agim Aliçkaj, pyetjet ishin rreth qendrimeve të përfaqësuesve special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, qartësimi i qendrimeve të tyre dhe nevoja për mbajtjen e një degjese në Kongres. Senatori Menendez vuri në pah që politika zyrtare Amerikane është e përqendruar aktualisht tek konflikti në Ukrahinë por së shpejti do merremi me çështjen e Ballkanit Perendimor  dhe do kërkohen sqarime nga  zyrtarët e  Depertamentit të Shtetit në lidhje me qendrimet e tyre.

Në fjalët e mbajtura nga të ftuarit u fol për rëndësinë e Liges Qytetare dhe se sa e rëndësishme ka qenë veprimtaria e kësaj organizate për të ndikuar në arenen ndërkombëtare. Folën dy anëtar të kryesisë të Ligës z.Faik Lita dhe z.Agim Aliçkaj. Anëtari i Kryesisë së Ligës z.Agim Aliçkaj ndër të tjera: “ Populli i Kosovës luftoi për lirinë e tij nga pushtimi serb për më shumë se një shekull. Në 30 vitet e fundit ishin tre faktorë vendimtarë që sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, rezistenca paqësore e Lëvizjes Demokratike të udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova, rezistenca e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me në krye Adem Jasharin dhe heronj të tjerë, si dhe aktiviteti lobues në Uashingtoni i udhëhequr nga Joe DioGuardi. Ndihma amerikane dhe bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë erdhën si rezultat dhe kombinim i këtyre tre faktorëve.

Historia e pavarësisë së Kosovës do të jetë e mangët nëse një monument për Joe-n dhe Shirley-n nukë ngritet në Prishtinë. Ata nuk do të pranonin mirënjohje nga politikanë të korruptuar e të shitur. Pritet që Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti ta bëjnë këtë. Ose kjo do të bëhet një ditë nga qeveritë e mëvonshme.

Puna profesionale, e pavarur dhe e fuqishme e Ligës në Uashington do të vazhdojë  deri në mundjen përfundimtare të Serbisë kriminale. Për mua dhe miliona shqiptarë në mbarë botën, Joe dhe Shirley janë personalitete dhe heronj të vecante. Është një nder I madh që i njoh dhe punoj ngushtë me ta në të mire të kombit të jashtëzakonshëm shqiptar për më shumë se 31 vjet. Faleminderit Joe, Shirley dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane!”- permbylli fjalen e tij anëtari i kryesisë z.Aliçkaj.

Ndërsa dr.Faton Beslimi u ndal tek libri i botuar dhe thelbi i këtij librit. Ky libër nuk do ishte realizuar pa mbështetjen e ngushtë me Joe dhe Shirley si dhe anëtarët e kryesisë së Ligës. Pas këtij libri do të pasojë një tjetër që do të përfshij harkun kohorë 1994-2008.

Libri fillon me historikun sesi DioGuardi filloi të punoj për çështjen shqiptare, për të vazhduar me relacionet e paraqitura para Kongresit Amerikan që na njohin me përpjekjet e z.DioGuardi për cështjen shqiptare. Libri përfshin periudhën nga viti 1985, vit kur DioGuardi u zgjodh Kongresist në USA për herë të parë dhe i pari kongresmen që u mor me çështjen shqiptare dhe përmbyllet me vitin 1993 kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë. Një punë kolosale e paimagjinueshme për të qenë zëri i shqiptarve në Uashington, aty ku zëri i shqiptarve nuk ishte dëgjuar më parë, ose ishte mbytur si përherë nga lobet e shteteve ballkanike që e donin kombin shqiptar të përçarë që ta sundojnë më mirë. DioGuardi nuk u bë vetëm zëri i Kosovës por dhe i Shqipërisë së dalë nga një sistem diktatorial që e kishte shkatërruar dhe ndjenjën e kryengritjes, një popull që ecte pa drejtim tek e panjohura. Ky libër është vetëm maja e ajsbergut të një veprimtarie më shumë se 30-vjeçare të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane që pa Joe dhe Shirley do ishte e pamundur të kishte rezultatet e deshiruara. Po ashtu pa mbështetjen e pakufishme të veprimtarve shqiptar që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.

Vjosa Osmani, truri dhe zemra e shqiptarisë!

1
Lirim Gashi, Prishtinë
Vjosa Osmani është truri, zemra dhe shpirti i shqiptarisë. E thotë qartë dhe pa asnjë mëdyshje mendimin e saj :
“S’ka Asociacion të Komunave Serbe, as me kompetenca ekzekutive, e as me kompetenca vetëqeverisëse”.
Koment :
Po si mos me dasht dhe respektu deri në qiell një Vjosë të tillë?
Ish kryeministrat që e kanë nënshkruar marrëveshjen për Zajednicen, le t’ua japin vëllezërve të tyre serbë nga veriu shtëpitë dhe pronat e tyre.
Sepse kanë bërë shkelje të rënda të kompetencave të tyre.
Sepse e kanë shkelur kushtetutën e shtetit, interesat nacionale dhe shtetërore, si dhe dinjitetin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.
Megjithëse Serbia në dyqind vitet e fundit ka ushtruar gjenocid të shumëfishtë ndaj popullit shqiptar, pakica serbe gëzon larg më shumë të drejta se shumica shqiptare.
Por kur dikujt ia jep gishtin ta shkul edhe kraharorin me gjithë zemër.
Pakicat tjera në Kosovë gjithashtu ndihen të diskriminuara nga serbët e veriut, sepse edhe ato e paguajnë rrymën e tyre.
E paguajnë rrymën e parazitëve që kanë të ardhura të dyfishta dhe që kurrë nuk ngopen me asgjë, e më së paku me gjakun e pafajshëm të shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve.
Nuk guxojmë ta harrojmë një fakt :
Serbëve të Kosovës nuk ua kanë parë sherrin vetëm shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët, por edhe serbët e Serbisë.
Sepse për shkak të tyre u kanë rënë bombat e NATO-s mbi kulmat e shtëpive.
Do t’ua shpjegojë edhe pse.
Lufta në ish Jugosllavi ka lindur në Fushë Kosovë nga serbët e çmendur prej propagandës nazifashiste dhe shoviniste.
Nga serbët të cilët disa ditë para ardhjes së Millosheviqit në Kosovë i sollen dhe tubuan para ndërtesës së komunës së Fushë Kosovës dhjetëra tonelata gurë, me të cilët i goditën policët shqiptarë, për ta gënjyer Millosheviqin se kinse po rrahen brutalisht prej tyre.
Në atë protestë u dëgjua për herë të parë ajo thënia e famshme e Millosheviqit ” Niko sme da vas bije”.
Gjenocidi serb që ndodhi më vonë në të gjitha viset e Jugosllavisë, baba dhe nënë i ka serbët e çmendur të Kosovës.
E më së shumti serbin Miroslav Šoljević, i cili e mblodhi rreth vetes llumin më të ndyrë çetnik.
Serbët e Kosovës nuk janë autoktonë. Ata i ka sjellë më nga një pushkë dhe qindra plumba në bagazh mbreti Karađorđe nga fisi Kelmend, i cili përmes Ibrahimit shpesh po dëshmon që nuk ka mend.
Megjithatë serbët e Kosovës jetojnë si Zoti në Paris, vetëm pse kanë shkaktuar aq shumë zullum dhe gjenocid.
E pa neće moći.
Sepse pakica shqiptare në Serbi, jo vetëm që nuk ka as të drejta elementare njerëzore dhe kombëtare, por asaj po i shkulet rrënja dhe po i shkilet dinjiteti si trampolin. Ndërsa Bashkësia Ndërkombëtare është indiferente ndaj tyre, po aq sa aktori i vdekur me famë botërore Charlie Chaplin.
Është indiferente, sepse asnjë ish Kryeministër kosovar apo shqiptar s’ka pasur kurrë ndërgjegje të keqe ndaj tyre.
E ata janë vëllezërit tanë më të mirë, për të cilët duhet të bëjmë po aq shumë sa për vetveten.
Sepse nuk i ka lindur njerka serbe, por nëna shqiptare.
Sot Vjosa jonë e dashur do të ketë takim me të ndriturin amerikan Escobar dhe turpin sllovak Miroslav Lajçak.
Jam i sigurt që këtij të fundit me gjuhë diplomatike do t’i thotë : Mbyllë gojën papak, se përndryshe të çoj të dardha e plakë dhe ta mbushi gojën ….!
Le ta dijë bota mbarë :
Me Vjosen dhe Albinin s’do të zhgënjehet asnjë amerikan dhe shqiptar.
Do të zhgënjehen vetëm shqipfolësit udbash në opozitë dhe media të shitura, si dhe partitë e ekstremit të djathtë në mbarë Evropën, të cilat po e mjelin Rusinë si lopën.

Kryeministri Kurti: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit

0

Komandanti Zahir Pajaziti ishte ndër pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën kryenin aksione kundër okupatorit edhe para se të fillojë lufta çlirimtare”, tha kryeministri Kurti pas homazheve në sheshin e Dëshmorëve në Besianë, në 25-vjetorin e rënies së tyre.

Ai tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit dhe ata i dhanë një hov të jashtëzakonshëm Ushtrisë Çlirimtare. E rritën edhe besimin e popullit në UÇK, por edhe vetëbesimin e popullit.

 

Andaj, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarin e Komunës së Besianës, Shpejtim Bulluqi dhe kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë, kryeministri Kurti vendosi lule të freskëta për këta luftëtarë të paepur, të cilët nuk kursyen asgjë për atë që është më e shtrenjta për vendin dhe popullin tonë, lirinë e Kosovës.

Lavdi Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës, Ilir Konushevcit dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të populli tonë, tha në fund kryeministri.

 

Nga aty, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani po ashtu bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh edhe te varri i Zahir Pajazitit në Kompleksin Memorial në Orllan.

Deklarimi i plotë para medieve i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

Komandanti Zahir Pajaziti ishte ndër pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën kryenin aksione kundër okupatorit edhe para se të fillojë lufta çlirimtare. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit dhe ata i dhanë një hov të jashtëzakonshëm Ushtrisë Çlirimtare.

E rritën edhe besimin e popullit në UÇK por edhe vetëbesimin e popullit. Andaj, këtu, sot bashkë me Presidenten e Republikës, Kryetarin e Komunës dhe kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë, vendosëm lule të freskëta për këta luftëtarë të paepur, të cilët nuk kursyen asgjë për atë që është më e shtrenjta për vendin dhe popullin tonë, pra liria e Kosovës.

Lavdi Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës, Ilir Konushevcit dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të popullit tonë.

Përkujtim: Raoul Follereau

0

Dom Lush Gjergji, Prishtinë

RAOUL FOLLEREAU
(1903 – 1997)

(Dita e 69 – të kushtuar gërbulës në botë, 30 janar)

“Atëherë iu paraqit një i gërbulur, ra në gjunjë dhe iu lut:“Nëse do, mund të më pastrosh!” Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha: “Dua! Qofsh pastruar!”
(Mk, 1, 40-42)

“E vërteta e vetme është ajo në dashuri dhe krijimin e botës së re; vetëm duke dashur mund të zbulojmë fytyrën e vërtetë të Hyjit… Askush nuk ka të drejtë të jetë i lumtur në vetmi, por të gjithë së bashku”. Raoul Follereau

Raoul Follereau u lind në Nevers (Francë) në vitin 1903 në një familje me gjendje të mirë të klasës së mesme shoqërore. Si djalë i ri mrekullohej bukurive natyrore, deshi lojën, këndimin. Kishte prirje të natyrshme për poezi, disa herë dinte të shkruante edhe pjesë teatrale dhe në këtë ishte mjaft i suksesshëm. Dukej se teatri do t’i jetë pasioni i tij i madh dhe veprimtaria e tij krijuese jetësore. Për të pasur mundësi që të shkruante pjesë teatrale, udhëtoi shumë nëpër pjesë të botës, sepse kështu kishte mundësi të njihte dhe të kishte përvojë nga të tjerët, nga paraqitjet e mëdha teatrale.
Në njërin nga udhëtimet e tij studimore shkaku i motiveve profesionale, por edhe për t’i njohur dhe shijuar bukuritë natyrore, përjetoi një „teatër të gjallë“ tronditës. Ishte në Nigjeri, së bashku me bashkëshorten e tij, Madeleine. Atëherë ishte 25 vjeçar. Shkaku i prishjes mekanike në automjet, u deshtë të ndalët në mes të një fushe. Sa qelë e mbyll sytë, rreth tij u grumbullua një mori njerëzish, burra e gra. Ishin të deformuar nga gërbula, të përjashtuar dhe përzënë nga mjediset e tyre. Jetonin tërësisht të vetmuar. Dukeshin sikur hijet e ferrit. Realitetin çfarë nuk kishte njohur askurrë më parë, edhe më pak kishte parë! Ishin shndërruar në krijesa pa pamje dhe formë njerëzore. Dhe prapë dëshironin t’i ndihmojnë në këtë fatkeqësi të makinës. Çudi, vallë jo?
I prekur dhe tronditur thellë me këtë “pjesë teatrale” të vuajtjes, Follereau vendosi t’ju ndihmojë. Së shpejti filloi të studionte sëmundjen e gërbulës, si dhe mundësinë e shërimit. Pas një kohe të caktuar të studimeve dhe mendimeve, erdhi deri te ky përfundim: gërbula është sëmundje e shkaktuar nga rrethanat e mjera të jetës, mosushqimit, papastërtisë.
Raoul Follereau kuptoi se e vërteta e vetme e cila mund të shpëtojë njeriun është dashuria. Për këtë, zgjodhi të donte personat të cilat janë të përjashtuara nga të gjithë, apo siç thoshte edhe ai vetë: „vëllezërit e motrat të sëmurë nga gërbula“!
Rreth 15 milion njerëz janë të sëmurë nga gërbula. Numër trishtues , por edhe më tepër se të shikosh numrin, duhet menduar mbi atë se këta janë vëllezër dhe motra tona! Pikërisht këtyre vëllezërve dhe motrave Foollereau dhe bashkëshortja e tij iu kushtuan tërë jetën – 50 vjet – dhe tërë qenien e tyre.

Ja dëshmia e tij: “Hyji është atë i të gjithëve, edhe i të sëmurëve nga gërbula. Nëse mund të dëgjoni dhe pranoni me ndërgjegje të qetë faktin se 15 milionë njerëz vuajnë nga gërbula, të infektuar janë për shkak të mosushqimit të duhur, papastërtisë, mjerimit, pra, janë të shërueshëm, si dhe faktin tjetër që 12 milionë ende janë pa përkujdesje, terapi adekuate, atëherë ju jeni të sëmurët e vërtetë nga gërbula…“

VETËM DASHURIA DO TA SHPËTOJË NJERËZIMIN

“Vetëm dashuria do të mund ta shpëtojë njeriun e sotëm dhe njerëzimin, por me një kusht të rëndësishëm, të lirohemi nga mentaliteti harxhues ose konsumues, ‚sëmundjes’ parà, kësaj të mallkuare. Mbahu larg atyre të cilët dijnë të shpjegojnë të gjithat, gjithçka dëshirojnë të kryejnë vetëm për para dhe në shenjë të parave; pa këtë mjerim nuk është e mundur të bëjmë asgjë, gjithçka do të shkatërrohet. Ajo që ngashënjen dhe prishë njeriun është paraja, e cila askurrë nuk lumturon. Jini të lumtur duke i bërë të tjerët të lumtur, bashkëpjesmarrës të fatit juaj.“
Jeta dhe vepra e Raoul Follereau ishin të themeluara në dashuri, në fe, në dëshirë dhe vendim të dhënies së vetvetes për çdo ditë gjithkund e për të gjithë, për të tjerët dhe me të tjerët, për njerëzit të pafat. Për këtë filloi të shkruaj, të flas, të vizitonte botën, duke sensibilizuar opinionin publik për gërbulën dhe të gërbulurit. Arriti themelimin e Ditës Botërore të Gërbulës në 125 shtete të botës, duke vënë në qendër të vëmendjes dashurinë e cila mund të shpëtojë edhe të gërbulurit dhe të gjithë ne.
“Ose do të mësohen njerëzit të duhen mes veti dhe të jeton njeriu për njeriun, ose do të përjetojmë shkatërrimin total. Kjo vlen për të gjithë. Bota e jonë nuk ka tjetër zgjidhje përveç kësaj: të duhemi mes veti ose të zhdukemi!… Duhet përzgjedhur. Menjëherë. Përgjithmonë!”
Ai besoi në jetë, në dashuri, besoi në ngadhënjimin e të mirës ndaj të keqes, dëshiroi të jetë profet dhe protagonist i jetës, fesë, të ardhmes të cilën e dëshirojmë, duhet, mund ta ndërtojmë së bashku, me ndihmën e Zotit dhe pjesëmarrjen vëllazërore.
Ja çfarë propozoi: “Besoj se bota e sotme është e lodhur dhe dëshpëruar, rinia është larg Zotit, kërkon për çdo ditë arsyen, idealin, shpresën për jetë, sepse të jetosh pa shpresë, do të thotë të mos jetosh, do të thotë të vdesësh para vdekjes… Para përfundimit të dymijëvjeçarit do të lulëzoj pranvera. Besoj me tërë zemrën time… Do të vdes duke mendua se pas meje do të vijë agimi i madh, i artë dhe vëllazërorë… Nëse arrijmë të kontrollojmë menaxhimin e parave, parave të cilat shkatërrojnë botën… Për të pasur mundësinë e shpëtimit të kësaj bote, na nevojitet që përsëri ta zbulojmë krishterimin. Jemi shumë larg nga krishterimi: njerëzit e fesë së gjallë, me vullnet të mirë ia kanë dhënë fytyrën e vërtetë krishterimit.“

Duke lexuar këto fjalë të mëdha dhe porosi aktuale, jemi në tundim për t’u mrekulluar, të përkufizohemi në fjalët: është i mirë, i mrekullueshëm, është gjeniale, mirëpo çka ai mendonte dhe propozonte megjithatë është e pamundur, utopi e zbrazët!
Raul Folleruau gjatë tërë jetë së tij luftoi kundër armatimit, kundër pasurimit të pakontrolluar dhe egoist që robëron njerëzit, luftoi kundër indiferencës, kundër individualizmit dhe egoizmit të tepruar, kundër mentalitetit harxhues të pakontolluar të kohës sonë. Nuk kishte pasardhës-fëmijë në martesë me Madaleine, mirëpo të gërbulurit e panumërt ishin dhe janë bijtë e tyre shpirtërorë, sepse përmes tij njohën mirësinë, dashurinë, kujdesin, gëzimin e jetës, mundësinë e shërimit si dhe kyqjen në shoqërinë njerëzore.
Duke menduar mbi këtë jetë, ai me një rast tha: “Çka kisha pas për të thënë mbi këtë jetë? Pata mundësi t’i dua të gërbulurit, dhe i desha, dëshirova t’iu bëjë me dije pikërisht këtë: unë i dua, Zoti i do, po nëse dëshironi edhe ju mund t’i duani… Kur e puthsha unë ndonjë të gërbulur, këtë e bënte njësoj edhe bashkëshortja ime… Sot të gërbulurit tanë janë të shpërndarë anë e mbanë botës… Pa bashkëshortet time askurrë nuk kisha mund të bëja atë që bëra, nuk do të isha ky që jam.”
Raul Folleruau kishte besim të madh tek rinia. U thoshte: “Neve të cilët jemi dëshmitarë, shpeshherë të lodhur nga të këqijat e shekullit tonë…, neve të cilët jemi të frikësuar nga garimi për armatosje, nga vdekja…, neve, të cilëve na copëton zemrën klithma, vaji, ofshama: jam i uritur!- e cila del pa ndërpre nga dy të tretat e banorëve të këtij planeti, na mbetët vetëm një strehim i madh dhe madhërueshëm: të jemi sinqerisht vëllezër… Nëse nuk jemi të dobishëm askujt, nëse jeta e jonë nuk i shërben askujt, atëherë ky do të jetë dështim i plotë…”
Gjeniu i dashurisë, siç u quajta unë Follereauan, kishte zemër të madhe për të dashur, të përqafuar dhe shëruar të gërbulurit. Kishte duar të shkruante dhe ledhatonte, këmbë për të ec, apo më mirë të themi, për të shtegtuar rrugëve të mjerimit dhe dhimbjes, sy për të parë në thellësinë e qenësisë njerëzore – të gërbulurve – fytyrën e vëllait dhe motrës, edhe më tepër, të Hyjit. Kishte gojë për të folur, për të zgjuar edhe të tjerët nga ngashënjimi i indifiterizmit, konsumizmit dhe materializmit. Ai, vërtet ishte zëri që paralajmëronte, të qortonte dhe bërtiste në të gjithë pjesët e botës: “Bota do të shpëtoj vetëm nëse di dhe zbaton artin e dashurisë!“
Follereau kishte guxim të rreshtohet në anën e të gërbulurve për t’i mbrojtur, shëruar, t’i donte dhe trajtonte sikur vëllezër dhe motra. Në këtë stil të jetës, gjeti vetveten, gjeti Dashurinë – Zotin, për të pamundshmen nëpërmjet dashurisë, flijimit dhe dhurimit deri në vdekje.


Para vdekjes thoshte: “Unë nuk do ta pres fundin e mijëvjeçarit të dytë me këtë shëndet çfarë kam. Nuk ka rëndësi. U them të gjithëve: pasurohuni duke i lumturuar të tjerët, pasurinë të cilën iu lë juve është e mira të cilën e bëra, çka dëshiroj të bëj, por edhe çka do të bëni ju pas meje. Për këtë le t’ju ndihmojë dëshmia ime. Kjo është dëshira ime e fundit, porosia ime. Fatkeqësia më e madhe e cila kishte mund t’ju ndodhte do të ishte kjo: të mos jeni askujt në dobi e të mos i shërbeni askujt.”
Ja, edhe një këngë – lutje e Follereau-t:

O, Zot, ja të gërbulurit tu,
pa duar dhe me fytyra të mbufatura,
të dëbuar, të braktisur, të papastër,
të cilët bartin si kryqin tënd
gjithë mjerimin e botës.

O, Zot, ia të gërbulurit e vërtetë,
egoistët, të patenzotët,
ata të cilët jetojnë në këneta,
dembelët, frikacakët,
ata të cilët shkatërrojnë jetën e tyre.

O, Zot, ata janë të gërbulurit e vërtetë,
ata të cilët të kryqëzuan.

Follereau nuk u ndal vetëm në konstatimet e fakteve të thjeshta. Mirëpo, guximshëm filloi luftën kundër aq shumë padrejtësive dhe të këqijave të kohës sonë. Thoshte: “Lufta këndë gërbulës nuk është asgjë tjetër përpos një kapitull i luftës së madhe të cilën duhet të ndërmarrim të gjithë kundër atyre të gërbulurve të cilët janë më infektuese se vet gërbula: mjerimi, uria, fanatizmi, punët e turpshme, dhuna, lufta.”
Të rinjve iu tha: “Gjenerate e jonë mblodhi armatim, ata të rriturit, ai Nixonovi, Pompidouvi, Brezhnjeviku, zgjodhi armët. Duhet që gjenerata e re, gjenerata e juaja të kthehet sa më parë nga kjo rrugë e gabuar … Në ju është tani ju të luftoni e përzgjedhin, për rininë botërore. Mos u ndalni, mos pranoni kompromise… Mbi të gjitha besoni në të mirën e njeriut. Sepse në zemrën e çdo njeriu ekziston thesari i madh i dashurisë.”
Përmes Nënë sonë Tereza dhe shumë të tjerëve, vazhdoi kujdesi dhe dashuria e mrekullueshme edhe për të gjithë të gërbulurit e botës. Për fund një pyetje e Raul Follereaut:

“Nëse Krishti nesër do të trokas në dyert e juaja,
a do ta njihni?
Do të jetë sikur dikur, njeri skamnor…
Padyshim, do të jetë punëtor….
Ndoshta do të jetë refugjat…
Do të jetë i gërbulur…”
Don Lush GJERGJI

(Don Lush Gjergji, Dashuria që nuk vdes, të mëdhenjtë e shekullit XX, DRITA, 2013, f. 123 – 129)