Kreu Blog Faqe 1408

25 vite nga rënja heroike e Komandantit Zahir Pajaziti !

0

Fatmir Bajraj

Me 14 janar 1997, në “Shtabin e Rognerit” n’Tiranë, në një takim të kurdisur për Zahirin, thyhën shtizat ndermjet Komandantit real të guerilës së Llapit në njërën anë, dhe Komandantit t’vetshpallur të “Shtabit të Rognerit” në anën tjetër, z.Azem Syla, kur Zahiri refuzon kategorikisht “urdhërat ushtarake” të A.Syles ; vartësinë dhe subordinimin ndaj një të ashtuquajturi Shtab i cili pretendon të jetë pronar absolut i organzimit të luftës çlirimtare n’Kosovë.
16 ditë me vonë, pikërisht me 31 janar rreth ores 16:40, në Pestovë të Vushtrisë, bie në pritë, Zahiri bashkë me bashkëluftetarët, Hakifin dhe Edomondin !

Qerek shekulli nga rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, në një pritë (pusi) të mirë-organizuar nga armiku, në Pestovë të Vushtrisë, në një betëjë t’pabarabartë por dhëmb për dhëmb, për të mos vdekur kurr dhe n’gjitur n’Panteon !

Komandanti Zahir Pajaziti shquhej për vigjilencë dhe syqelësi t’jashtëzakonshme, por si duket kjo veti nuk e ndihmoj edhe në rastin kur kishte t’bënte më ata të cilët “luftën çlirimtare” e bënin nga perëndimi dhe hotelet luksoze të Tiranës, siq ishte Rogneri.

Zahiri, u dekonspirua nga ata të cilët u kishte bësuar se synim kryesor kishin rezistencën e armatosur dhe luftën çlirimtare për pavarësinë e vendit, fakt ky që “tradhëtoj” besimin e Tij në njerëz me nofka dhe të porositur…!

Komandantin e gueriles së LLapit, heroin Zahir Pajaziti, nuk e dekonspiroj themeluesi & themeltari i rezistencës së armatosur për Republikën e Kosovës, Komandanti & heroi Sali Çekaj dhe as komandanti legjendar Adem Jashari me t’cilët ndante t’njëjtat vlera patriotike-kombëtare.

Nuk e dekonspiruan dhe nxorën në pritë, as Shkelzen e Luan Haradinaj, të cilët i kishte bashkëluftetarë të së njejtës kauzë e ideale…!
Komandantin e gueriles së Llapit, nuk e nxorën n’pritë, as Ilir Konushevci e Qerim Kelmendi, me t’cilët njihej prej vitesh në organizimin e aksioneve dhe sulmeve të armatosurua kundër pushtuesit, JO !

E kush pra qendron pas aktit besë-prerës dhe tradhëtisë që i’u bë Zahirit me shokë ?

Janë ata të cilët obsesion kishin pushtetin dhe jo shtetin, dhe për arritjën e këtij objektivi, konsideruan eleminimin e gjithë atyre që mund të ishin rival politik të cilët kishin pas veti kontribut të ngjeshur n’kauzën e popullit për liri e pavarësi.

Njeri nga tri fraksionet e LPK-së, i dal fitues mbi dy tjerat, ishte vendosur n’Tiranë pas rënjës së shtetit shqiptar, dhe ishte unisuar me pushtetin e bandave të dalë nga “Revolucioni i vonuar”, dhe filluan luftën për pushtet duke filluar me eleminimin e kundershtarëve të pretenduar të ideologjisë së tyre.

Ky fraksion famëkeq, përfaqësohej nga “Shtabi i Rognerit” dhe eksponentë kryesor të këtij Shtabi, ishin Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaqi, pa anashkaluar, Ali Ahmetin në Zvicër e Rexhep Selimin n’Kosovë !

Sinjifkativ është “fati” i Ali Ukes, Adrian Krasniqit, Ahmet Krasniqit, Ilir Konoshevcit dhe s’fundmi i Qerim Kelmendit, bashkë me dekonspirimin e Zahirit, Hakifit e Edmondit !

Ata të cilët përvetësuan e përfituan ma s’shumti poltikisht e materjalisht nga lufta çlirimtare, janë ata të cilët qëndrojnë pas vrasjeve t’pa zbardhura politike dhe dekonspirimit të më meritorëve për lirinë e vendit, përfshi komandantin Zahir Pajaziti.

Ata të cilët “drejtonin luftën” nga Rogneri, bënin “Lista”, shkruanin komunikata për “luftën”, vilnin fonde, bëhëshin gadi të vinin n’pushtet si çlirimtarë & fitimtarë, dhe mbi këto postulate, edhe padron të lirisë së atdheut, aseteve nacionale dhe lirisë së qytetarëve, dhe ky rrugëtim kishte çmim të cilin dikush duhej paguar, dhe u pagua fatkeqësisht !

Në përvjetorin e 25-të, të rënies heroike, e rënies për t’mos vdekur kurr, të Komandant Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahit dhe Edmond Hoxhes, në një përballje dhëmb për dhëmb, për Liri a Vdekje, me forcat pushtuese të armikut shekullor, serbo-sllav.

Sot, Zahirin me shok, e “kujtojnë” edhe ata të cilët i kurdisën pritën, e “lartësojnë”, edhe ata të cilët kurr nuk bësuan idealet dhe kauzën e brezit për liri dhe pavarësi, e “promovojnë” edhe ata të cilët kauzë të vetme kanë pushtetin dhe jo shtetin.

Komandant Zahir Pajaziti, ishte i treti në hierarkinë ushtarake të rezistencës së armatosur të Republikës së Kosovës, për Liri e Pavarësi, pas kryethemeltarit të kësaj rezisitence (UÇK-së) në kuadër të FARK-ut, Komandantit të Komandantëve, heroit Sali Çekaj, dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari, por ra i pari, duke u pasuar nga Ademi e Salihu.

Sot me 31 janar, kujtojmë me krenari e pietet :

25 vjetorin e përjetësimit dhe të kthimit në legjendë, të ushtarëve të lirisë dhe Komandantit të parë të gueriles së Republikës së Kosovës për ZO të LLapit, alias FARK-istit dhe Rugovistit deri n’rënien lapidare kundër forcave pushtuese, hero Zahir Pajaziti.

Në përvjetor të ngritjes në Panteon, të njërit nga tre të parët e rezistëncës së armatosur për Republikën e Kosovës, bashkë-themeluesin, bashkë-ushtarin dhe bashkë-komandantin e Sali Çekajt e Adem Jasharit.

Dekonspiruesit, eksponentë të Shtabit të Rognerit, kurrë s’dënjuan të sqarohen së paku për rrethanat e dekonspirimit të Zahirit me shokë, dhe sot e 25 vite kanë zgjedhë heshtjen, duke u përcaktuar për vrasjen e së vertetës dhe shtrëmbërimin e historisë.

Dekonspiruesit e Heroit, Zahir Pajaziti me shokë, i mbuloftë turpi i historisë nacionale, i mallkoftë gjaku i tyre i derdhur në luftë me armikun në një betëjë të pabarabartë dhe në një pusi mirë të organizuar nga armiqët.

Gjaku i Zahirit me shokë, i derdhur n’alltarin e lirisë në tokën Dardane-Kosovë, gjaku i Ademit dhe i Salihit më vonë, sikurse edhe gjaku i gjithë dëshmorëve të rënë për liri dhe të drejta kombëtare ndër breza, u bë rreze dritë për lirinë e kombit dhe atdheut.

Sot, vepra e tyre sublime dhe lapidare, me rënien heroike në luftë me armikun, është kthye në frymëzim dhe kushtrim të brezave, për komb e atdhe.

Amaneti i tyre është i gjallë, dhe i tillë do mbetet, deri sa të flitet, të rezonohet e të punohet shqip mbi këtë tokë, në atdheun e të parëve, në Gadishullin Ilirik.

Lavdi !

Gjeografia historike e Shqipërisë, libër i Engjëll Gishtit nga Tirana

0
Engjëll Gishti, historian, Tiranë
Te dashur miq!
Doli nga shtypi libri im.i dyte GJEOGRAFIA HISTORIKE E SHQIPERISE. Libri eshte unik per llojin e vet (askush nuk eshte marre me kete teme ne Shqiperi, pervec Arqile Josifit) dhe trajton kryesisht formimin e fushave perendimore te Shqiperise mesjetare nga lumi Akeloou e deri ne Tivar. Duke u mbeshtetur ne dokumentacionet dhe hartat historike, Libri flet per levizjet e lumenjve, per mbushjen e gjireve, per “zhdukjen e ishujve”, per tharjen e liqeneve dhe kenetave, per rrymat tona detare (qe vijne per here te pare ne literaturen tone), por edhe per detaje historike si ky qe kemi shkeputur me poshte.
Sikurse kuptohet nga ky pasazh i Livit, ne sot mund të themi me bindje se në fund të shek të III para Krishtit, Vjosa jo vetëm ishte pranë Apollonisë, por ishte dhe kaq funksionale sa mund të mbante në këtë pjesë fundore të saj më shumë se 120 anije të mëdha luftarake, plus flotën e konsiderueshme të vetë Apollonisë. Po ku ankoroheshin këto anije? Ku ishte Porti i Apollonisë?
Në studimet e shumta mbi qytetin e Apollonisë, të gjithë studiuesit (duke u mbështetur në dokumentacionin përkatës) na theksojnë se “Apollonia kishte portin e saj mbi Vjosë, vetëm 2 km (në disa raste jepet shifra 1,7 km) në jug, poshtë kodrës në Shtyllas”. Realisht kjo distancë respekton edhe matjet në terren nga muret (apo Porta) e Apollonisë deri tek vendi ku mendohet se ka qënë rrjedha e lumit, por ne mendojmë se ky është një detaj ku duhet të ndalemi shumë më shumë. Kjo sepse ndërsa autorët antikë na e japin këtë fakt me një frazë të thjeshtë si një “distancë prej 10 stadesh”, studiuesit e sotëm, nuk është se na japin ndonjë shpjegim më të thelluar. Sado e çuditshme që mund të duket, në studimet jo të pakta mbi Apolloninë, mungon aneksi i detajuar që duhej t’i përkiste Portit të Qytetit; elementit ndoshta më jetik i gjithë jetës ekonomike (e jo vetëm) të Apollonisë. Që nga leksionet studentore të arkeologjisë e deri tek të gjitha studimet e deritanishme, mund të konkludosh se Porti i Apollonisë nuk ishte gjë tjetër veçse disa shtylla druri të ngulura buzë Vjosës në anën verilindore të Lumit, pra në drejtim të Apollonisë, të cilat shërbenin për lidhjen e anijeve! Por a i përgjigjet një pamje e tillë realitetit? A mund të mendojmë ne sot se një qytet i madh si Apollonia kishte si port realisht disa hunj të ngulur buzë lumit?! Në këto hunj nguleshin flotat romake apo ato mbretërore maqedone kur vizitonin Apolloninë?! Si e përballonin këto anije shtytjen e rrymës së lumit sidomos gjatë të plotave? Monedhat e Apollonisë janë gjetur në gjithë Gadishullin ilirik, çka dmth se ajo ishte një metropol që bënte tregëti me gjithë Gadishullin…, çka dmth Akoma se ajo kishte një flotë të konsiderueshme të vetën që e mbante në Portin e saj ku priste edhe anijet e huaja me të cilat kishte marrëdhënie tregëtare. Po atëhere ajo duhet të ketë patur një port të madh që përballonte këtë fluks kaq të madh lëvizjesh lundruese Pra Porti i Apollonisë duhet të ketë qënë një port i mirëpajisur me kalata ku sistemoheshin anijet, me një system vinçash për narkim-shkarkimin e mallrave, me një numër të madh bankosh, e në fund edhe magazinash që shërbenin për stokimin e malrave. Po ku ishin ndërtuar këto kalata, banko e magazina dhe si mbroheshin ato nga lumi dimëror nëse ishin ndërtuar në brigjet e tij? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, vështirë se na çojnë vetëm në brigjet e Vjosës. Cuditërisht, këto pyetje e ky argument nuk është prekur kurrë nga historiografia jonë!
Shkurtimisht, mendoj se Porti i Apollonisë është një realitet shumë më i ndryshëm nga ai që përshkuhet lehtshëm apo nënkuptohet nëpër studimet e ndryshme mbi këtë qytet. Për herë të parë në historiografinë tonë, ne jemi angazhuar t’i përshkruajmë lexuesit tonë hipotezën mbi Portin e vërtetë apolloniat! Themi “hipotezë” sepse përtej bindjeve, ne nuk kemi mundur të bëjmë gërmime arkeologjike në zonë; por ne kemi studiuar me imtësi morfologjinë e terrenit në këtë vend, si dhe, jemi përpjekur t’i rendojmë në mënyrë më të detajuar informacionet që na vijnë nga antikiteti apo hartat e ndryshme antike! I tillë është edhe ky informacion i Tit Livit. Të futësh e më vonë të ankorosh një flotë ushtarake prej 120 anijesh maqedone (pa llogaritur edhe faktin se edhe apolloniatët kishin anijet e tyre prezente në port), kjo don të thotë se Porti i Apollonisë nuk ishte një sasi hunjsh të ngulur në buzë të lumit, por ishte një port i jashtëzakonshëm për kohën e tij. Mendimet e shumë studiuesve se “nga lumi mund të ngjiteshe deri në Apolloni vetëm me anije të vogla” është një mendim jashtëzakonisht larg të vërtetës që vjen nga mosnjohja e këtij realiteti, dhe hidhet poshtë nga një seri dokumentesh (që do i përmendim edhe më poshtë) të cilat dokumentojnë në mënyrë të përsëritur futjen e flotave ushtarake (pra të anijeve të mëdha shumërremëshe) deri në qytet. Polibi na dëshmon se rreth vitit 216 p.es., Filipi ju afrua me një flotë të madhe (rreth 100 anije) Apollonisë, por në atë moment i vjen një lajm që e frikësoi pa masë: një flotë romake me anije pesërremëshe po vinte drejt Apollonisë në ndihmë të komandantit ilir Skerdilajdit; Filipi tmerrohet dhe largohet poshtë deri në Qefaloni. Është më se e qartë se të paktën sipas gjykimit të Filipit, anijet pesërremëshe romake të asaj kohe, mund të ngjiteshin pa problem nëpër Vjosë deri në Apolloni (ku ai do mund të sulmohej), përndryshe ai as do frikësohej aq shumë e as do arratisej menjëherë. Ky pra është mendimi i asaj kohe për lundrimin në Vjosë dhe parkimin në Portin e saj. Edhe anijet më të mëda të kohës, ato pesërremëshe, nuk kishin asnjë vështirësi në frekuentimin e këtij porti. Pra është shumë e qartë se apolloniatët, për ndërtimin e portit të tyre, kishin realizuar një vepër inxhinierike të përmasave dhe kritereve më të mira për të gjithë Mesdheun. Ka edhe shumë dokumente të tjera që flasin për këto vizita flotash navale deri në qytet, çka nënkupton se ky ishte një qytet me një kanal të gjerë lundrues ku shkëmbeheshin anijet, por edhe me një port që lejonte ankorimin e këtyre flotave, mbi të cilat nuk po zgjatemi. Po ku ishte vendosur realisht ky port i shoqëruar edhe me të gjithë aksesorët e tij?
Në anën jugperëndimore të qytetit, midis kodrës ku është vendosur Apollonia dhe Kodrës së Shtyllasit (mbi të cilën ishte vendosur Tempulli i madh i Posedonit), ndodhet një luginëz e vogël e cila i shkonte pothuaj pingul shtratit të Vjosës (në 70 – 80 gradë). Në gjykimin tonë, kjo luginëz që edhe sot është në të njëjtin nivel me shtratin e Vjosës, ka qënë adaptuar në Portin e dikurshëm të Apollonisë. Pra, ne mendojmë se apolloniatët gërmuan pikërisht bazën e kësaj lugine duke e ulur nivelin e saj të dikurshëm e duke e sjellë në nivelin e bazës së shtratit të Vjosës. Kështu ata kryen një lëvizje dherash të një volumi kolosal për kohën; dhera që me shumë gjasë hidheshin në lum i cili i depozitonte pranë grykëderdhjes së tij duke pushtuar detin. Apolloniatët krijuan kështu një Gji ujor që i ngjitej kësaj Luginëze duke filluar nga shtrati i Vjosës e duke shkuar drejt Lindjes (duke qënë i “fshehur” pas Kodrës së Shtyllasit nga rryma e Vjosës). Rruga karrabile (e pa-asfaltuar) që qarkon edhe sot pjesën e poshtme të këtij gjiri, na tregon se Porti i dikurshëm kishte një formë kuadratike me gjerësi afro 200 metra, çka lejonte jo vetëm ankorimin e anijeve në kalatat në dy anët e portit, por edhe lëvizjen e lirshme të tyre brenda portit sado të mëdhaja të ishin, si në rastin e këtyre 120 anijeve. Gjatësia e gjirit-port është e diskutueshme. Sikurse e shikoni në fig. nr. 19 që ju furnizojmë, gjatësia minimale e këtij gjiri ishte rreth 500 m linear, por nuk është çudi që ky gji të shkonte deri në afro 1.200 m në thellësi të Luginës duke krijuar një port të jashtëzakonshëm për kohën. Madje mendoj se pjesa vazhduese prej 700 m të tjera, duhet të ketë qënë një vazhdim disi më ndryshe i këtij porti, pra me një thellësi shumë më të vogël, çka dmth se përdorej nga varkat e vogla që shërbenin për stokimin e mallrave nga anijet e mëdha të lidhura më pranë Vjosës. Këtë mendim e mbështesim në faktin e gjendjes moçalore të të gjithë kësaj gjatësie deri pak kohë më parë (që në kushtet normale nuk do kishte asnjë sens); si dhe nga vëzhgimi i sotëm morfologjik i terrenit i bërë jo vetëm me sy të lirë, por edhe në mënyrë dixhitale. Me një vëzhgim të kujdesshëm, kushdo mund të dallojë sot (nga ndryshueshmëria e gjelbërimit) se kjo gjatësi akoma ushqehet nga ujëra nëntokësor; fenomen ky që ndodh me të gjitha tokat e reja të mbushura rishtas. Kështu apolloniatët krijuan këtë Gji-Port me ujëra të qeta e larg rrymës së Lumit Vjosë edhe kur ky ishte nën efektin e vërshimeve (të plotave) të tij. Pikërisht kjo gjatësi e portit bën që autorë të ndryshëm antikë, të na japin distancën Apolloni – Port në distanca të variushme. Ky port na bën të kuptojmë më mirë pamjen madhështore të Apollonisë së asaj kohe; na bën të kuptojmë më mirë edhe se pse figurat më të famshme të asaj kohe e quanin “magna urbs et gravis” (qytet madhështor e hijerendë). Eshtë kjo një tjetër dëshmi e ndryshimeve jo të vogla morfologjike të realizuara në atë kohë nga dora e njeriut.

Analizë e Projektligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

0

Nga: Isa Krasniqi

  • Isa Krasniqi, ish Kryeshef Ekzekutiv i ASK-së 2011-2020

Analizë e Projektligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave
Dihet se Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, është aktiviteti kryesor statistikor që jep mundësi për të marrë informacione më të plota rreth popullsisë në një kohë të caktuar. Ai është burimi më i rëndësishëm i të dhënave në lidhje me madhësinë dhe kushtet socio-ekonomike të një vendi dhe është një ndër aktivitetet më të rëndësishme dhe komplekse për një vend, ndërsa në aspektin e përfshirjes vlerësohet si operacioni më i madh i një vendi në kohë paqeje.
Të dhënat nga Regjistrimi i Popullsisë i ofrojnë institucioneve të Republikës së Kosovës, bizneseve e grupeve të interesit, institucioneve hulumtuese e akademike, analistëve, individëve e autoriteteve të tjera, një pasqyrë gjithëpërfshirëse dhe të domosdoshme për përgatitjen e Planeve, Strategjive, Analizave e Hulumtimeve të ndryshme, siç janë ato për strehimin, shkollimin, shëndetin, shërbimet e ndryshme, transportin, përpilimin e projekteve, etj. Ndërsa në nivelin ndërkombëtar, Regjistrimi i Popullsisë është thelbësor për të vlerësuar gjendjen e kushteve socio-ekonomike të një vendi, si dhe për monitorimin e marrëveshjeve dhe negociatave shumëpalëshe ekonomike e politike.
Në aspektin e Standardeve ndërkombëtare, është e qartë se Regjistrimet e Popullsisë organizohen në çdo 10 vite. Në këtë aspekt Qeveria dhe institucionet vartëse të saj tashmë janë të vonuara, pavarësisht arsyetimit të gjendjes pandemike. Në bazë të standardeve ndërkombëtare, ky Regjistrim është dashur të kryhej në muajin Prill të vitit të kaluar, pra në vitin 2021, ndërsa vonesa është aq e madhe sa tash jemi në fazën e procesimit të Projektligjit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe sigurisht që deri në fillim të Regjistrimit mund të kalojë kohë për të paktën edhe më shumë se një vit tjetër, pra diku në vitin 2023. Duhet pasur parasysh se Republika e Kosovës pati arritur që ta realizojë Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2011 dhe po ta krahasojmë me rajonin, përderisa Maqedonia e Veriut pati dështuar plotësisht ta realizojë Regjistrimin e Popullsisë në vitin 2011, tashmë ka arritur që ta realizojë këtë Regjistrim të radhës në vitin 2021 para Kosovës. Madje, nëse marrim si krahasim gjendjen e tashme me të kaluarën, Republika e Kosovës në vitin 2014 pati arritur ta realizojë edhe Regjistrimin e Bujqësisë, gjë që shumë vende të rajonit në atë kohë nuk e kanë bërë fare. Kjo tregon që tash institucionet përgjegjëse kanë dështuar të realizojnë përgjegjësitë e tyre për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë sipas dinamikave kohore të standardit ndërkombëtar të Regjistrimit në çdo 10 vite.
Bazuar në Projektligjin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe dokumenteve të tjera përcjellëse që janë miratuar nga Qeveria, ne vijmë në përfundim se, ky Projektligj duhet t’i kthehet sërish Qeverisë së Kosovës për plotësime esenciale apo gjatë procesimit në mes të dy leximeve në Kuvendin e Kosovës duhet të ndryshohet dhe të plotësohet me shumë amandamente, pasi që i mungojnë aspekte tejet të rëndësishme për realizimin dhe kompletimin e të dhënave që dalin nga një Regjistrim i mirëfilltë i Popullsisë.
Përveç që, edhe për rastet konkrete Projektligji ka përgjithësime dhe jo ndarje konkrete të përgjegjësive, për më shumë ky Projektligj ka edhe dualizma. Kjo mund të ilustrohet me ndarjen e përgjegjësive të Këshillit Statistikor, ku ky Këshill tashmë ka përgjegjësitë e caktuara sipas legjislacionit në fuqi për Statistika Zyrtare dhe është pjesë e rëndësishme e Sistemit Statistikor të Republikës së Kosovës. Sipas legjislacionit në fuqi Këshilli Statistikor këshillon bartësit e statistikave zyrtare në kuadër të SSRK-së dhe pastaj bartësit e statistikave zyrtare, në këtë rast Agjencia e Statistikave të Kosovës, i vendos ato në kuadër të pyetësorëve, apo dokumenteve të tjera që kanë të bëjnë me Regjistrimin e Popullsisë. Pranadaj, pjesa e Këshillit Statistikor nuk ka nevojë fare të jetë pjesë e këtij Projektligji.
Në rastin tjetër, përderisa përbërjen e Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë sipas këtij Projektligji e propozon Qeveria dhe e aprovon Kuvendi i Kosovës, në anën tjetër realizuesi i Regjistrimit të Popullsisë siç është Agjencia e Statistikave të Kosovës, është bartur me vendim të Qeverisë të datës 01.07.2020, nga Zyra e Kryeministrit ku ishte më parë, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Në fakt, pikërisht përgjegjësia e madhe e realizimit të Regjistrimit të Popullsisë dhe përgjegjësive të tjera që ka me legjislacionin në fuqi për statistika zyrtare Agjencia e Statistikave të Kosovës, do të duhej të ishte në kuadër të Kuvendit të Kosovës. Ky ka qenë edhe rekomandim i Eurostat-it përmes shkresave zyrtare dërguar Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që ASK-ja asesi të mos rangohet në kuadër të Ministrisë së Financave të asaj kohe. Po të ishte ASK-ja në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose të paktën në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, do të kishte mbështetje më adekuate dhe pak a shumë një garancion të realizimit minimal të standardeve për një Regjistrim të mirëfilltë, gjithëpërfshirës dhe të suksesshëm.
Të raportuarit e ASK-së drejtpërdrejt tek Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në aspektin hierarkik të ndërlidhur me prodhimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare statistikore, paraqet edhe konflikt interesi dhe mundësi të madhe për interferim. Gjithashtu, kjo paraqet edhe rrezik të dështimit të sigurtë të shumë proceseve të Regjistrimit në veçanti, si dhe dështim të gjithë Regjistrimit të Popullsisë në përgjithësi.
Prandaj, lidhur me këtë, përgjegjësitë e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, nuk janë gjithëpërfshirëse dhe të qarta, në kuptimin e plotësimit të këtyre zbraztësirave dhe mos harmonizimit të këtyre përgjegjësive esenciale për mbarëvajtje të Regjistrimit.
Duke qenë se në rastin e Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2011, procesi ka pas një mbështetje të organizatave ndërkombëtare (UNSD, EUROSTAT, EUCEP), qoftë në aspektin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare, qoftë në aspektin asistencës teknike të realizimit të Regjistrimit, si dhe duke parë që një pjesë e stafit që kanë realizuar Regjistrimin e Popullsisë 2011 dhe Regjistrimin e Bujqësisë 2014 kanë bërë një përvojë të rëndësishme, por që nuk janë më në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, zbraztësirat e mospërfshirjes së këtyre aspekteve në Projektligj, rrezikojnë seriozisht që ky Projekt madhor për Republikën e Kosovës të dështojë dhe të kompremitohet në tërësi. Pra, askund në dispozita të këtij Projektligji nuk janë përfshirë aspektet e angazhimit dhe të shfrytëzimit të përvojës së kapaciteteve njerëzore, qoftë në aspektin e ekspertëve ndërkombëtarë, qoftë në aspektin e ekspertëve vendor. Këtë nevojë të përvojës nuk e mundëson mjaftueshëm legjislacioni në fuqi, prandaj do të duhej të përcaktohej me këtë Projektligj.
Shfrytëzimi i përvojave paraprake të të dy Regjistrimeve të realizuara në të kaluarën, është esencial që procesi i mbarëvajtjes së Regjistrimit të Popullsisë të realizohet me sukses.
Gjithashtu Projektligji nuk përmban edhe përgjegjësitë e angazhimit të stafit të thjeshtë për realizimin e Projektit, pasi që angazhimi i stafit për mbledhjen e të dhënave në terren mund të tejkalojë numrin e 3000 personave të angazhuar në këtë Regjistrim. As aspekti buxhetor lidhur me kompenzimin dhe angazhimin e gjithë këtij kontigjenti njerëzor nuk është përfshirë në këtë Projekligj. Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, respektivisht mbledhja dhe përpunimi i të dhënave, është shumë komplekse dhe me ndjeshmëri shumë të lartë, ku procesi i rekrutimit dhe angazhimit të këtij potenciali kërkon fleksibilitet dhe këtij procesi i duhet dhënë ligjshmërinë për realizimin me sukses të Regjistrimit. Për më tepër është tallje me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe profesionistët e fushës, që e gjithë kjo problematikë të përfshihet në Projektligj vetëm në nenin 16, te kompenzimi ku thuhet “Kompenzimi i personelit të angazhuar në projektin e Regjistrimit të Popullsisë, brenda dhe jashtë Agjencisë së Statistikave të Kosovës, bëhet sipas Projekt-Planit të Regjistrimit që përgatitet nga Agjencia e Statisikave të Kosovës.”
Qeveria dhe institucionet vartëse të saj, ose e kanë lënë kështu të përgjithësuar për qëllime kalkulimi, ose nëse bazohet në zbatimin e legjislacionit në fuqi të zyrtarëve publik, lidhur me angazhimin e stafit jo të përhershëm, do të bllokojë të gjithë procesin e angazhimit të më shumë se 4000 personave në Regjistrim, pasi që legjislacioni në fuqi nuk mund të zbatohet në këtë rast pa pasoja, si për Projektin e po ashtu për realizuesin administrativ të këtyre proceseve. Prandaj, edhe kjo pjesë duhet kthyer tek Qeveria, apo plotësuar dhe amandamentuar nga Kuvendi i Kosovës, për vendosje të modaliteteve realizuese e jo penguese dhe dështuese, siç është tek neni i mësipërm.
Në fund të fundit, dihet se organizimi i zgjedhjeve është unik në vetvete si proces dhe përzgjedhja e stafit ka procedurat e veta, por edhe procesi i Regjistrimit të Popullsisë është unik në vetvete, madje edhe më i ndjeshëm për qytetarin dhe vendin, prandaj duhet specifikuar në këtë Projekligj shumë qartë përzgjedhja e stafit prej mbi 4000 personave.
Mungon ndarja e përgjegjësisë së përdorimit të metodës për Regjistrim, duke e lënë përgjegjësi të përgjithësuar tek Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sidomos kjo përgjegjësi duhet të jetë e specifikuar në mënyrë shumë të qartë. Duhet të përcaktohet me ligj metoda klasike, metoda e përzier, pra klasike dhe elektronike, apo metoda në tërësi elektronike e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Famijjare dhe Banesave. Nuk mund të mbetet kjo përgjegjësi kaq e madhe, përgjegjësi sipas dëshirave të dikujt. Aq më tepër, kur në nivel të vendeve të Evropës tashmë është vendosur që Regjistrimet e radhës, pra 2030 duhet patjetër të realizohen vetëm me metodën elektronike, respektivisht përmes Regjistrave Elektronik të secilit vend veç e veç.
Këtij Projektligji, i mungon në tërësi pjesa e implementimit afatgjatë të instrumenteve për përdoruesit e këtyre të dhënave të rëndësishme statistikore dhe ndërveprimi i domosdoshëm i Regjistrit të Popullsisë, me regjistrat e tjerë si Regjistri Civil, Regjistri i Adresave, Regjistri i Pronave dhe shumë Regjistrave të tjerë, të cilët në Regjistrimin pasues 2030 do të mundësojnë Regjistrimin e Popullsisë me metodën elektronike e jo klasike apo të përzier klasiko-elektronike.
Prandaj, bazuar në mangësitë e lartëcekura, duhet që ky Projektligj ti kthehet Qeverisë së Republikës së Kosovës apo të amandamentohet esencialisht në Kuvendin e Kosovës, për ta plotësuar dhe për të vendosur përgjegjësitë konkrete, në mënyrë që realizimi i të gjithë procesit të Regjistrimit të mos jetë pjesë e keqinterpretimit, keqpërdorimit dhe dështimit.
Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, është projekt kapital dhe me ndjeshmëri shumë të lartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike, gjinore, fetare, rajonale, politike dhe kompremitimi nga manipulimi eventual i këtyre sentimenteve, si dhe bllokimi i proceseve për shkak të mangësive të përcaktimeve ligjore, do ta dështonte në mënyrë të pashmangshme.
Të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta kenë parasysh që në bazë të analizave tona, numri i popullsisë jorezidente, pra numri i popullsisë në diasporë ka arritur shifrën prej afro 1,000,000 (një million) banorëve, ndërsa gjendja aktuale socio-ekonomike në vend është tregues që na jep informacionin se Regjistrimi i ardhshëm në Republikën e Kosovës, do të tregojë numrin prej afro 1,500,000 të popullsisë rezidente. Ky duhet të jetë alarm i dhimbshëm për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, si projekt kapital dhe tepër i rëndësishëm për vendin tonë, duhet të përfshijë të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Krejt në fund, ky Projektligj nëse nuk ndryshohet, plotësohet dhe amandamentohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk garanton as për së afërmi realizimin e Regjistrimit e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, sipas nevojave të vendit dhe standardeve ndërkombëtare.

Epitaf brilant nga një mendje e ndritur  si, dr. Mentor Petrela

Shkruan: Ramiz Tafilaj, drejtor i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” në Houston-Texas, SHBA
Këto ditë, në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë duke u organizuar promovime të librave të autorëve shqiptar, si të fushës së historisë, politikës, ekonomisë dhe fushave tjera, libra të botuara nga Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, me seli në Houston-Texas. Këto organizime bëhen me qëllim të prezantimit të historiografisë shqiptare, që me fakte shkencore t’i kundërvihen propagandës serbe, e cila me çdo kusht mundohet t’a shtrembëron të vërtetën historike-shkencore. Me prezantimin e dëshmive, po faktojmë krimet serbo-sllave të kryera në Kosovë, krime këto që Serbia mundohet me çdo kusht t’i fshehë.
Këto aktivitete që po zhvillohen në institucionet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po japin edhe mbështetjen morale, që do jenë motivacion shtesë në rrugën e nisur në promovimin e vlerave tona historike, kulturore, artistike dhe shkencore.
Përkthimi, botimi, shpërndarja dhe katalogimi i librave të historianit Jusuf Buxhovi (Kosova, Maqedonia), të Blerim Rekës (Gjeopolitikat në Ballkan), të Faton Bislimit (Përpjekja për lirinë shqiptare dhe fundi i Jugosllavisë), të Adem Lushajt (Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit) dhe të tjerëve, nëpër Universitetit më të njohura amerikane, si dhe në vet kongresin amerikan, merr mbështetjen e shumë figurave kombëtare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, dhe viset tjera shqiptare. Një përkrahje e madhe më vjen, edhe nga doktori shqiptar me renome botërore, siç është Prof. Dr. Mentor Petrela.
Në letrën përkrahëse të njeriut me vlera të larta në fushën e mjekësisë, Prof. Dr. Petrela, thuhet:
“Ju lumtë Ramiz! Shpërndarja në anglisht e librave “Kosova” dhe “Maqedonia”, me fakte historike, më mirë se bëhet nga pasioni i Jusufit dhe perkthyesve, nuk mundet kush tjetër. Ky dokument bazë që e kam shiju, jo në gjuhën e Shekspirit, do të jetë jete si “Lufta e Peloponezit te Thuqidides për grekët”.
Thotë dikush  ”Injoranca nuk është argument”. Të dy librat argumentojnë fakte që nuk munden të injorohen më, për të argumentuar çështjen tonë kombëtare për vendimarrësit ndërkombëtar, sidomos aty në Harward, ku ndodhet biblioteka Kenedy, burimi informacionit të gjeostrategjisë botërore. Me të vërtetë, nuk kam fjalë që të shpreh emocionet”.
Ju jemi mirënjohës.
Mentor Petrela MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, FAANS.I
Chairman Department of Neurosurgery,

University Hospital Center “Mother Teresa”, Tirana, Albania

Kryeministri Kurti priti në takim pjesëtarë të Kompanisë së Helikopterëve të Gardës Kombëtare

0

Prishtinë, 30 janar 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, sot pritën në takim tre pilotët e Kompanisë së Helikopterëve të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës: toger Afrim Zabelin, toger Krenar Vocën, toger Atdhe Hasanin, të specializuarin për monitorim dhe orientim ajror, nëntoger Sunaj Shalën, dhe dy inxhinierë të helikopterit, rreshter Behar Zeqirin dhe rreshter Labinot Gashin.

Kryeministri Kurti i falënderoi ata për kontributin dhe rolin që kanë pasur deri tani dhe që do ta kenë edhe në të ardhmen në avancimin e Kompanisë së Helikopterëve të FSK-së.

Ai theksoi se si ushtri jemi në fillet e gjinisë së aviacionit dhe se avancimin e shohim të rëndësishëm edhe për nevoja ushtarake, por edhe për ato shtetërore. Shkollimi dhe pajisjet janë të rëndësishme, dhe do të investojmë si shtet në të dyja, shtoi ai.

Pilotët i treguan kryeministrit për shkollimin që kanë kryer, për sfidat që kanë pasur e që i kanë.

Tre pilotët janë specializuar në Akademinë Ushtarake në Turqi, ashtu sikurse edhe dy inxhinierët e helikopterit, ndërsa nëntogeri Shala ka specializuar për monitorim, orientim, udhëzim e radar në Akademinë Ushtarake të Kroacisë “Dr.Franjo Tugjman”.

Në përkujtim të lindjes së novelistit të madh rus Anton P. Çehov

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

162 vite më parë lindi Anton Çehov, nje nga dramaturgët dhe shkrimtarët e mëdhenj rusë e botërorë, shkrimet e të cilit janë përkthyer në shqip pikërisht për shkak të tregimeve dhe nobelave të jashtzakonshme të shkruara nga ky shkrimtar i shekullit të kaluar, të cilat janë vlerësuar nga kritikët më të mirë jo vetëm rusë por edhe ata perëndimore.
U lind më 29 janar 1860 dhe vdiq në 15 korrik 1904, në Taganrog, port i Detit Azov në Rusinë lindore. Nëna e Çehovit, Jevgenija, ishte rrëfimtare e shkëlqyer e cila i argëtonte fëmijët me tregime nga udhëtimet e saj me babain tregtar-rrobash nëpër gjithë Rusinë.
Me profesionin mjek ai përveç punës së tij për të mjekuar njerëzit e sëmurë , në kohën e lirë shkroi shumë tregime dhe novela. E famshme është fraza e tij: “Mjekësia është gruaja Ime, por letërsia është e dashura Ime”.
“Talentin tonë e morëm nga babai,” kujton Çehovi, “por shpirtin nga nëna (Anton Çehovi – wikipedia).
Pavarësisht se Çehov nuk mori ndonjë çmim Nobel , ai mbetet një nga dramaturgët dhe novelistët më të mirë në botë. Shqipëria dhe shqiptarët e njohin mirë Anton Çehovin nga përkthimet e bëra në shqip si nga përkthyesi Gëzim Halilaj, dhe shkrimet e botuara nga shtëpia botuese Naim Frashëri në 1976 `Historia e një të panjohuri`, Shtëpia Botuese Tomorri me `Një Histori e mërzitshmë` në 1993, `Jeta dhe vepra e Anton Çehov` nga Nasho Jorgaqi në 1980, e plot tregime të përkthyera në revista e gazeta shqiptarë.
Në fëmini Anton Çehov këndoi në manastirin ortodoks grek dhe në korin e babait të tij. Në një letër të vitit 1892, ai përdori fjalën “vuajtje” për të përshkruar fëmijërinë e tij Ai u bë ateist më vonë. Gjatë kohës në Universitet në Moskë Gjatë kësaj kohe, ai lexoi gjerësisht dhe analitikisht, përfshirë Servantesin, Turgenevin, Gonçarovin, and Shopenaurein, dhe shkroi një dramë të plotë komike, Fatherless, të cilën vëllai I tij Aleksandri e hodhi poshtë si “një e pafalshme përmes një trillimi teveqel.” Çehovi pati po ashtu afera dashurie, një nga të cilat me gruan e mësuesit.[25]
Në vitin 1879, Çehovi kompletoi shkollimin dhe Iu bashkua familjes në Moskë, duke u pranuar në shkollën e mjekësisë në I.M. Sechenov First Moscoë State Medical University.
Çehovi Ishte përgjegjës për gjithë familjen.Për t’i mbështetur ata dhe të paguante tarifat e tij të shkollimit, ai shkruante skeçe dhe skica të shkurtra humori çdo ditë që kishin të bënin me përditshmërinë ruse, shumë nën pseudonimi si “Antosha Chekhonte” (Антоша Чехонте) dhe “Njeriu pa asnjë mërzi” (Человек без селезенки). Këto gradualisht i sollën një reputacion si kronikues satirik I jetës së rrugëve të Rusisë, dhe nga viti 1882 ai po shkruante për Oskolki (Fragments), në pronësi nga Nikolaj Lejkin, një nga publikuesit kryesor të kohës. Toni i Çehovit Ishte më I ahpër në këtë fazë sesa ai I zakonshmi.
Në vitin 1887, i rraskapitur nga puna jashtë orarit dhe shëndetling, Çehovi bëri një udhëtim për në Ukrainë, i cili e rizgjoi atë në bukurinë e stepës. Në kthimin e tij, ai filloi novelën të gjatësisë së shkurtër The Steppe, të cilën ai e quajti “diçka shumë e rastësishme dhe mjaft origjinale,” dhe e cila u publikua eventualisht në Severny Vestnik (The Northern Herald).
Udhëtimet e tij në Sahalin, Melikhovo, dhe në Jaltë u shoqëruan me shkrime të shumta që pasqyroni jetën e të varfërve, muzhikëce si dhe talltë systemin në fuqi, carizmin, me doza Ironie të hollë. Në Jaltë ndërtoi vilën e tij dhe një klinikë mjekësore ku mjekonte të sëmurët.
Më 25 maj 1901, Çehovi u martua me Olga Knipper shpejt, për shkak të tmerrit të tij për dasma. Ajo Ishte Ish-protegée dhe nganjëherë e dashura e Nemirovich-Danchenko të cilët u takuan së pari në provat për ` Pulëbardha`. Deri në atë pikë, Çehovi, i njohur si “beqari më i pakapshëm letrar i Rusisë”, i cili preferonte deri atëhere të kalonte ndërlidhjet dhe vizitat e bordellove gjatë angazhimit.
Në Jalta, Çehovi shkroi një nga tregimet e tij më të famshme `Zonja me qenush` (njohur edhe me titullin Lady ëith Lapdog), që përshkruan atë se çka së pari shihet si ndërlidhje shkaktore në mes të një burri të martuar dhe një gruaje të martuar në Jalta. Nuk pritet asgjë e qëndrueshme nga takimi, por ata e gjejnë veten të tërhequr përsëri me njëri-tjetrin, duke rrezikuar sigurinë e jetës së tyre familjare.
Drama në 4 akte `Xhaxha Vanja` e shkruar në 1897 u vu në skenë në 1899, dhe pati një sukses të madh. Kjo dramë është vënë edhe nga Teatri Kombëtar shqiptar në Tiranë.
Në maj të vitit 1904, Çehovi Ishte tmerrësisht I sëmurë me tuberkuloz. Mihail Çehov kujton se “secili që e pa në mënyrë sekrete mendonte se fundi nuk Ishte larg, por ai Ishte më afër fundit, shihej ta realizonte më pak”. Më 3 qershor, ai u vendosen me Olgën në qytetin gjerman të Badenëeiler në Black Forest, prej ku ai shkroi letra të gëzueshme nga ana e jashtme motrës së tij Masha, duke I përshkruar ushqimin dhe mjedisin, dhe duke I siguruar motrën dhe nënën se ai do të bëhej më mirë. Në letrën e tij të fundit, ai shkruante për veshjet e grave gjermane.
Çehov jetoi 44 vjeç, dhe jeta e tij e shkurtër mbeti e pavdekshme nga vepra e tij.
Vdekja e Çehovit u bë një nga “një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së letërsisë”, ritreguar, qëndisur, dhe fiksionalizuar shumë herë në tregimin e shkurtër “Errand” nga Raymond Carver. Çehovi u varros afër babai të tij në Varrezën Novodevichy Cemetery.
Një nga të huajt e parë që lavdëroi dramat e Çehovit Ishte George Bernard Shaw, i cili e mbititulloi veprën e tij Heartbreak House “Një fantazi në kuptim rus të temës angleze,” dhe vuri në pah ngjashmëritë në mes të gjendjes së vështirë të klasës së ulët britaneze dhe homologëve të tyre rus të përshkruar nga Çehovit siː “të njëjtit njerëz të mirë, e njëjta kotësi e plotë”.
Pavarësisht nga fama e Çehovit si dramaturg, disa shkrimtarë mendonin se tregimet e tij të shkurtra prezantojnë një arritje më të madhe. Raymond Carver, i cili shkroi tregimin e shkurtër “Porosia” mbi vdekjen e Çehovit, besonte se Çehovi Ishte nga shkrimtarët më të mëdhenj të tregimeve të shkurtra:
Ernest Hemingëay, një tjetër shkrimtar I ndikuar nga Çehovi, Ishte më qejfprishur: “Çehovi shkroi rreth gjashtë tregime të mira. Por ai Ishte shkrimtar amator”. Edhe Vladimir Nabokov një herë u ankua për “përzierje e tmerrshme të prozave, epiteteve të gatshme, përsëritjeve” të Çehovit. Por po ashtu deklaroi veprën `The Lady with the Dog` – “si një nga tregimet më të mira të shkruara ndonjëherë”, pavarësisht seksizmit të dukshëm dhe marrëdhënieve problematike ndërmjet karaktereve, dhe e përshkruan Çehovin si shkrues “në mënyrë që një person lidhet me një nga gjërat më të rëndësishme në jetë e tij, ngadalë dhe akoma pa asnjë thyerje, në një zë dukshëm të ulët”.
Alan Tëigg, editori dhe publikuesi kryesor i BC Bookworld në Vancouver, një nga librat kryesorë të rishikimit të revistave në Kanada, shkruan:
“Dikush mund të argumentojë se Anton Çehovi është i dytë shkrimtar më i famshëm në planet. Vetëm Shekspiri e kalon Çehovin në terma të adaptimit të filmave të punës së tyre, duke u bazuar në databazën e filmave IMDb. … Në përgjithësi ne dimë më pak mbi Çehovin sesa që dimë mbi Shekspirin misterioz”.

priftipirro2017@gmail.com

Albin Kurti nuk është Esad Pashai, ai po e mbronë vendin nga shkapërderdhja, çka keni ju që po e kundërshtoni?

1
Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Pse nuk organizohen manifestime,  kundër :
– Ndërrimit të kufijve të Kosovës ?
-Kundër “zajednicës” së Komunave serbe në Kosovë?
-Kundër ekstrateriotorialiteti ortodoks serb?
Kosova e shkretë!
(Nëno moj , po na kërcënohen. Nënë moj hallemadhja që nuk të mbaruan « dertet “ nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor , e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm e të lamë` gati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve ,rrënimeve dhe dhunimeve, Donin ta ndërronin faqen e dheut tënd , donin që t`i mos të flasësh më gjuhën e të parëve, atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë. Kosova e jonë halle madhe !   nga FahriXharra : Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?04.02.2018 https://www.ikvi.at/?p=27025
Të them në fillim të shkrimit që nuk i takoj asnjë partije, nuk kam dashur të lëpihem pas “ të mëdhenjve “ , por nuk  i takoj as partisë në pushtet. Kaq. Por kur Kosova rrezikohet atëherë edhe unë si pjesëtar i shtetit të dytë shqiptar – Kosovës, ia  jap të drejtën vetvetes që shprehi keqardhjet e mia , për ngjarjet e fundit që sillen rrethe Kosovës.
Rrahim Sadiku, shkrimtar dhe luftëtar i UÇK-s, invalid lufte shkruan:
“MARRËVESHA PËR ASOCIACIONIN
Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj!  Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “
Tani ç`keni ju kasapët e Kosovës që jeni çue në këmbë kundër mospranimit të asaj që po e kërkon Borreli ?
Si guxoni të jeni kundër vetvetes dhe kërkoni rrëzimin e vetvetes, vetëm pse është ai në pushtet dhe me kokëfortësi të mençur po e mbronë Kosovën nga shkapërderdhja e saj ?
Nga reagimet e juaja shihet që jeni për “asociacionin “ ( nënshkrimi famëkeq të Isa Mustafës ! E dini çfarë pasoja  ka për Kosovën sikur ai që ju nuk e doni të e pranonte? Por ai nuk është Esad Pashai .
“Besnikëria e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe, mbetet e pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidhur fatin e tij me Serbinë dhe pavarësisht pengesave të ndryshme, ka zgjedhur të ndjekë rrugën që Serbia ka përcaktuar për të. Nuk ka forcë në botë që të mund të lëkundë vendimin e tij.” (Dushan. T. Batakovic, 1017)
Ju e doni këtë lloj besnikërie ?
Gazetat tona alarmohen :“Tension në konferencën e Kurtit me Borellin në Bruksel, shkak Asociacioni “ Po punë e madhe , le të tensionohen. Nuk e shihni që Borreli po i mbronë interesat e Serbisë ?
“Kryeministri Kurti dhe kryediplomati evropian, JosepBorell s’janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit teksa Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni. Kryeministri Kurti tha se Asociacioni do t’i shërbejë Beogradit më shumë se sa qytetarëve serbë.”
E dikush nga shqiptarët deklaron dhe e pret me padurim:” Analisti politik, Vehbi Kajtazi gjatë emisionit Debat Plus tha se nëse Kosova në krye me kryeministrin Albin Kurti nuk merr masa të zgjidhen dy çështje; Problemi me Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Manastirit të Deçanit ndërkombëtarët do ta rrëzojnë në çdo mënyrë transmeton Kosova ime. Kajtazi tha se kryeministri Kurti nuk do ta ketë përkrahjen e Presidentës Vjosa Osmanit kur do të vij puna me vendimet e ndërkombëtarëve e sidomos nga Amerika pasi ajo pozitën e ka të siguruar për 5 vite e ndërsa Kurti jo. “
Kajtazi është haptas për Asociacionin :”Ky deklarim i analistit politik vjen pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit ku ishte i ftuar Albin Kurti. Shefi i Diplomacisë së BE-së, JosepBorrell tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet e pikërisht kjo për Vehbi Kajtazin është paralajmërimi që po i bëjnë ndërkombëtarët Kurtit para se të marrin masat e ta largojnë nga kryeministria.”
Por nëse largohet Kurti, ( për shumë e shumë kajtaza ) do të vij dikush që e aprovon sepse Borreli paska thënë:s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se Asociacioni duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme.”
Është e udhës që nënshkruesi i këtij dokumenti të pavlerë Kushtetuese të pranon fajin dhe të bëjë diçka të madhe.
Ta e zëmë që dikush i madh është në ndikim të alkoholit, drogës apo frikës apo parave  nënshkruan diçka kundër Kushtetutës së Kosovës, Gjukata Kushtetuese e saj e rrëzon at nënshkrim me të drejt juridike
Edhe një herë nga Rrahim Sadiku: Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.  Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj!  Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “
“Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë . Ti nuk ke faj . I kemi do kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve të perëndisë, atyre të perëndimit po duan t`iu kthejnë shpinën .
E di moj nëno, këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë, në lojë të përgjaktë të historisënjerëzorë, jo! jo! s’i duem humbjet prore -duemngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “ kalbsina të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit “ ?
Nëno moj , “Të gjithë armiqtë po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.”

Një bashkëbisedim mes filozofësh për Hegelin dhe leksioni për aktualitetin, dy fjalë për veprën “Çka mund të mësojmë nga Hegeli?”

0

Nga Halim EMËRLLAHU

  • Dy fjalë për veprën e profesorëve Robert M. Wallace & Blerim Latifi “ÇKA MUND TË  MËSOJMË SOT NGA HEGELI?”

Hyrje

Vepra e profesorëve Robert M. Wallace & Blerim Latifi “ÇKA MUND TË MËSOJMË SOT NGA HEGELI?” paraqet një punim shkencor, burimor original nga teoritë e shkencës filozofike hegeliane,. Ky studim hegelian vije nga dy studjuesit e filozofis së Hegelit nga profesor Robert M. Wallace & profesor Blerim Latifi. Analiza e dioptrisë së profesor Blerim Latifit fillon me një pytje intersante se « Pse lexohet ende Hegeli? »
Ky studim i profesor Latifit shtjellon në përpikmëri me një dioptrin filozofike e sociologjike zanafillën teorike të filozofisë së Hegelit, ngjashëm si kishin vepruar filozofët tjerë me studimet filozofike rreth teorive të Hegelit si psh filozofi italian Benedeto Kroçe, që kishte botuar një libër me titull pak sugjestiv ‘’Çka është e gjallë dhe çka është e vdekur në filozofinë e Hegelit ».
Në këtë studim filozofik të vitit 1915, filozofi Kroçe arrinte në përfundimin se të dyja këto qasje ishin në thelb të gabuar, ngase në filozofinë e tij, Hegel inuk i kishte thënë të gjitha, por as nuk kishte gabuar në gjithçka. Dhe njëqind vjet pas ndërhyrjes filozofike të Kroçes leximi i Hegelit vazhdon të jetë një pjesë shumë e rëndësishme në qarqet akademike në lëmin e dijeve humane në botën moderne.
Profesor Latifi në ketë studim të thellë filozofik thot se, Hegelit dhe vepres së tij i janë bërë sulme të mdha – së paku janë gjashtë, tri kishin ndodhur në shek XIX dhe tri të tjera të shek. XX. Tri nga të parët ishin të lidhura me emrat e njohur të filozofisë Marksit, Kierkegard dhe Niçe.
Karl Marks në vrojtimet e tij filozofinë e Hegelit e cilësonte një filozofi e vendosur me kokë poshtë, e që sipas tij prodhon vetëm interpretime të deformuara të realitetit. Studiusi tjetër Kierkegad shpreh indinjatën deri në përmasat e tmerrit për frymën e sistemit grandioz hegelian, e ku sipas tij, aty ngulfatet hapësira e lirisë individuale, ndërkaq Niçe nuk shihte asgjë tjetër në ketë sistem, përveçse një teologji e fshehur. Madje Niçe e akuzonte Hegelin edhe për smundjen historiciste që sipas tij ishte shëndruarr në një smundje të rënd për lirinë dhe kulturën individuale të njeriut modern. Kurse kritikat e shek XX që ishin sulme ndaj Hegelit, vijnë nga pozicionet tjera, dmth nga tri pozicione: Filozofia analitike, apo siç quhet filozofia e gjuhës, pastaj filozofia politike liberale dhe filozofia dogmatike.
Vepra e Hegelit ‘’Filozofia e së drejtës’’ në sytë e liberalëve kjo retorikë binte në kundërshtim me konceptin e tyre themelor për një shtet minimal, që nuk ka asnjë mision apo vizion moral për të përmbushur, përveç të drejtat dhe garantimin dhe liritë themelore individuale të njerëzve. Profesor Blerimi në studimin e kësaj vepre përmes teorisë liberale sheh e bazën historike të kësaj retorike filozofike dhe ideologjin e regjimeve apsolute totalitare, të cilat ishin instaluar gjithandej në Evropë, sidomos gjatë pjesës së parë të shekullit XX, nga ana filozofike Hegeliane.

Filozofia e Karl Popperit si alternativ ndaj filozofisë Hegeliane

Kjo frikë analizohet më së miri në veprën Karl Popper “Shoqëria e hapur dhe armiqët e saj”. Këtu Popperi i bënë akuza të rënda Hegelit, por duke e bërë atë përgjegjës intelektual së bashku edhe me Platonin dhe Marksin për lindjen e totalitarizmit të të dy krahëve ideologjikë. Nga studimi i Popperit, Hegeli është ura lidhëse mes utopisë totalitare të Platonit dhe asaj të Marksit e cila bënë përpjekje për ta realizuar në realitetin social shpjegim në regjimin terrori.
Profesor Blerim Latifi zhvillon studimin analitik së bashku me filozofin Robert M. Wallace mbi Hegelin, Platonin, Lirinë dhe Religjionin. Në ketë studim Blerimi vazhdoj debatin duke shtruar pytje, duke marrë shkas se viti që shkoj u shenua dyqindepesëdhjetë vjetori i lindjes së Hegelit. Ketë datë lexuesit e filozofisë nuk e harruan dhe një numër shumë i konsiderushëm i artikujve arritën të publikohen në shtypin gjerman, të cilët sollën vëmendjen te jeta e Hegelit dhe pikëpamjet e tij, e të cilat në masë të madhe ndikuan në debatin modern filozofik.
Filozofi Italian Benedetto Croce kishte publikuar një libër intersant mbi Hegelin. Titulli i librit ishte intersant : « Çka është gjallë dhe çka ka vdekur prej filozofisë së Hegelit. E sot çka është e gjallë dhe e vdekur në filozofinë Hegelit? »
Sipas filozofit Robert sot përmbajtja esenciale e filozofisë së Hegelit ende jeton plotësisht, por sigurisht se ky fakt nuk pranohet nga të gjithë! Rezultati në rastin e Hegelit, në fak ishte një vepër tmerruese, që nga disa aspekte ne akoma nuk e kemi kuptuar, por nuk mendohet se dikush ka gjetur ndonjë mangësi fundamentale në të.
Blerim Latifi i referohet mendimit të filozofit Frederick Beiser se, dikund thotë që, kushdo që dëshiron ta kuptojë pozicionin e tij në filozofi, herët apo vonë, do t’i duhet të ballafaqohet me Hegelin. Por, në vëmendjen e madhe te Hegeli, i ka dy anët e saj të medaljes ajo që e glorifikon Hegelin, dhe ajo që e sulmon në mënyrë të pamëshirshme, duke filluar nga Marksizmi ortodoks, që konsideronte se Hegeli ishte tejkaluar nga Marksi dhe si rrjedhojë rëndësia ishte reduktuar nga një paraardhës i Marksit dhe asgjë më shumë, kurse Bertrand Rusell te “Historia e filozofisë perëndimore” e përshkruan Hegelin si një sharlatan të çmendur, ndërkaq Karl Popperi e akuzon Hegelin së bashku me Platonin dhe Marksin për pregatitje të bazave intelektuale për ideologjin totalitare. E shumë akuza tjera për kauzën e fashizmit, fabrikimin e rrëfimëve të mëdha për historinë njerëzore etj. Filozofi Wallace, thot se Hegeli s’është asgjë nëse nuk është kontrovers, dhe këtu shton se Marksi dhe poashtu ndjekësit e tij, nuk merren me detajet dhe çështjet me të cilat është marrë Hegeli, siç janë relacioni mes njohjes dhe realitetit, lirisë njerëzore dhe mekanizmave natyrorë, mendjes, trupit, arësyes dhe etikës, mes shkencës, artit dhe religjionit e filozofisë. Vazhdimësia e kritikëve që vazhdojnë ta qortojnë Hegelin për paraardhës të totalitarizmit, përmblidhet tek citimi i një fjali të tij, atë se shteti është marshi i “Zotit në botë”. Ajo që kishte ndërmend Hegeli ishte vetëm përbrenda një organizmi politik që e quajmë “shtet”, ngase njerëzit mund të kenë provoja të shumta në shpalosjen e plotë të lirisë racionale, si pasojë, ajo është hynore.

Filozofia e Hegelit për shtetin dhe religjionin

Në shumë komentime të tij mbi politikën Hegeli nuk e promovonte nacionalizmin gjerman ose autoritarizmin, dhe këtu nazistët ishin shumë dyshues ndaj Hegelit, për arësye të rolit të tij që ka liria në shkrimet e publikimet e tij. Në ketë vepër shkencore Profesor Latifi shtron diskutimin për marrëdhënien mes filozofisë së Hegelit dhe asaj të Platonit, duke dëshiruar të qëndrojmë me një problem të rëndësishëm që ka të bëjë me kritikët e Hegelit, fjala është tezën e famshme të Hegelit për shtetin si “marshi i Zotit në tokë”, Kjo ishte njëra nga tezat e keqëkuptuara të Hegelit, si një fjalë e anarkistëve, socialistëve por po ashtu edhe liberalëve të ndryshëm të cilët nisur nga kjo tezë, e akuzojnë Hegelin për konservatorizëm, boskurantizëm etj, nëdrkaq në filozofinë e tij politike e shohin ideologjin politike të shtetit prusian. Hegeli kishte shkrua gjerësisht mbi temën e zotit dhe religjionit, duke u nisur nga shkrimet e tij të mëhershme deri te “Leksione mbi filozofinë e religjionit”, ku ishte deklaruar se “Zoti është vetëm objekt i filozofisë, prandaj filozofia është teologji”. Dhe këtu kanë filluar debate të mëdha mes krahut të majtë e të djathtë se, kocepti i tij për zotin ishte në përputhje të plotë me konceptin krishterë për Zotin. Kurse të tjerët mendojnë se koncepti i Hegelit për Zotin nuk është panteist, por panenteist. Në ketë studim profesor Latifi pyet profesor Wallace se, kush është Zoti në filozofinë dhe fjalorin e Hegelit? Profesori Wallace vazhdon, ashti siç thoni edhe ju, ka qenë ndarja kryesore mes interpretuesve të Hegelit që nga vdekja e tij më 1831, disa e marrin shumë seriozisht teizmin e tij, të tjerët, duke ndjerë se panteizmi ose ateizmi do të ishin më “modern”, shprehen se çelësi i kësaj çështjeje, e cila nuk ka qenë e kuptuar nga asnjëra palë, është kocepti i Hegelit për pafundësinë e vërtetë, të cilën e parashtron Shkenca e Logjikës. Pikërisht këtu ai shtron konceptin e tij te realitetit. Në ketë pikë Hegeli fut observimin e tij krucial të ‘’qenies së pafundme’’, e cila është ndarë prej botës së krijuar, do të ishte e kufizuar nga relacioni i saj me atë botë me të cilën është e ndarë dhe në ketӕ mënyrë nuk do të ishte e pafundme’’! Nëse Zoti do të jetë i pafundmë, atëherë ai nuk mund të jetë i shkëputur nga bota. Mirëpo, a do të thotë kjo se Zoti duhet të jetë identik me botën, siç pohon panteizmi? Konceptualisht panteizmi bazohet në pikëpamjen sipas së cilës Zoti nuk ekziston jashtë natyrës, por përkundrazi, brendapërbrenda saj. Por Hegeli thotë jo, duke u pajtuar me kritikët e Spinozës që Zoti duhet të shkojë përtej botës. E si mund të jetë Zoti përtej botës, pa qenë një qenie e pandarë nga bota? Si mund të krahasohet propozimi i Hegelit me koncepsionet tradicionale religjioze? Disa mendimtarë religjiozë ankohen se Zoti i Hegelit nuk duket ‘transcendent’. Zoti i Hegelit është vërtetë në një kuptim tjetër nga ai i botës së gjërave të fundme. Në fakt nga shumë tradita religjioze duket se e njohim një lidhje më intime me njerëzve dhe Zotit, sesa ajo e konceptimit të zakonshëm të Zotit si jë qenie që është jashtë nesh. Psh. si ideja e Shën Palit se brenda (Zotit) ne jetojmë dhe lëvizim dhe kemi qenien tonë, po ashtu edhe te mësimet e Shën Athanasit, ku ai potencon se ne mund të “bëhemi Zotër”, na vije edhe përshkrimi i Shën Agustinit për Zotin si më i brendshmi. Dhe me lidhjen e përshkrimit të Hegelit për shtetin si “marshi i Zotit në botë” dhe konceptimi i pafundësisë së vërtetë, ai shpjegon se Zoti është në botë si liri racionale, stad në të cilin bota arrin përmes krijesave siç jemi ne.
Hegeli fillon prej shtetit e deri në historinë botërore, si interaksioni mes shteteve, dhe pastaj tek artet, religjioni dhe filozofia sociale duke qene ma e lirë sesa ajo që ka pas paraprirë. Por shteti si pjesë e këtij procesi që ngrihet vazhdimisht më lart, është çelësi dhe aspekti më i dukshëm i prezencës së Zotit në botë.
Në ketë studim filozofik profesor Latifi vazhdon tudje persiatjet e tij, parafrazon një thënie të Hegelit, në hyrjen e vëllimit të pare te “Leksione mbi filozofinë e religjionit”, e cila mund të shërbejë si konkluzion për interpretimin tuaj të thellë të konceptit të Hegelit për Zotin. Pa botën, pa universin, Zoti nuk është Zot! Ne mund të themi se se Hegeli e historicizon Zotin, siç mendojnë edhe disa interpretues të Hegelit, se ai transformon Deus sive natura-n e Spinozës në Deus sive humanitas. Shumë njerzë thonin se Hegeli e ‘’historicizon Zotin’’, por nuk pajtohem me të, thotë profesor Wallace. Kur Hegeli thotë që shteti është marshi i Zotit në botë, kjo nuk do të thotë që ky është marshi i Zotit në botë. Nuk do të thotë që ky marsh është vetëm Zoti, dhe Shkenca e Logjikës e Hegelit e përshkruan Zotin, siç shprehet Hegeli në Hyrje, ashtu siç është ai në esencën e tij të përjetshme para se të ish krijuar natyra. Esenca e Zotit është e përjetshme. Nuk ka histori, nuk ka as kohë në shkencën e logjikës. Sipas kësaj, Hegeli është në pajtim me Biblën dhe shumë tekste të tjera religjioze.

Filozofia postmoderne e Habermasit

Profesor Latifi në ketë debat shkencor me profesorin Wallace vazhdon bashkëbisedimin, duke pohuar se, pikëpamja e juaj ma kujton mendimin e Habermasit, i cili në shumë debate me ata që zakonisht quhen filozofë postmoderrnistë, si Foucault, Derrida, Lyotard, insiston në pikëpamjen se Iluminizmi ishte projekt i papërfunduar, në të cilin ne duhet të përfshihemi filozofikisht dhe institucionalisht. A mund të shohim projektin e Habermasit brenda kornizës konceptuale të filozofisë së Hegelit dhe a mund të lexojmë dialektikën mes padronit dhe skllavit si dialektikë e lindjes së modernitetit demokratik dhe njohjen e ndërsjellë në mes tyre, si një alternativë hegeliane që e ndihmon trjatimin e problemit që karakterizojnë aktualitetin tone?
Wallace deklarohet po, meqë Habermasi sikurse Hegeli, synon ta vazhdoj projektin tonë të papërfunduar të “iluminizmit”. Me këtë rast Wallac thotë se, nuk shoh se “postmodernistët” kanë ndonjë qëllim që bie ndesh me këtë. Ai që mungon te Habermasi për postmodernistët është vet të kuptuarit e tyre për çështjet më të thella, që unë i përshkrova për Hegelin dhe atë se kujt i drejtohet ai. A mundet konceptimi i Hegelit të na ndihmojë ta trajtojmë aktualitetin tone? Me duhet të them se, në fakt, unë nuk shoh asgjë tjetër pos kësaj që do të mund të na ndihmonte. Tek Habermasi dhe të Kanti kemi një formulë e cila nuk i flet zemrës. Por, të merrmi me çështje madhore të pabarazisë shoqërore dhe shpërfilljen ndaj mirëqenies se gjeneratave të së ardhmës.
Interpretimi juaj i lirisë hegeliane si dashuri, do t’i bënte marksistët dhe leninistët t’i godasin tavolinat e tyre, kurse të krishterët do të thoshin se, më në fund e keni kuptuar se Hegeli është filozof, madje njëri prej shtyllave kryesore të krishterimit. Në shkrimet e hershme të Hegelit, sidomos te “Fryma e krishterimit” mund të shohim një etikë të dashurisë, e cila është shumë e ndikuar nga tekstet kanonike të krishterimit mbi dashurin. Po, liria Hegeliane e kuptuar si dashuri do ti irritonte marksistët dhe a nuk është politika marksiste një tentim që të ndërtohet një shoqëri e dashurisë në terma hegelianë?
Kjo ishte një analizaëe profesor Blerimit, me ç’rast ai i shtron pyetje profesor Wallace. Analiza e kësaj vepre tregon me iden për markësistët se janë skizofrenikë, kurë është çështja te dashuria. Hegeli thotë se, nëse ne i duam të gjithë, ne duhet ta promovojmë lirinë të gjithëve, dhe kjo do të thotë se duhet ta mbrojmë atë në mënyra që janë konsistente edhe me mundësinë e dashurisë ndaj sulmuesit dhe shtypësit. Sipas profesorit Wallace marksizmi ka shumë për të mësuar nga Hegeli, por edhe shumë nga tradita religjioze.

Filozofia e fantazmës së Platonit

Në këtë vepër analizohet ideja e Platonit, respektivisht “fantazma e tij”. Profesor Blerimi në këtë diskutim filozofik e pohon faktin se, ishin gjatë procesit të punës, vazhdimisht të shoqëruar nga ana e fantazmës së Platonit, e cila trajtohet tek vepra e Alferd North “Procesi dhe Realiteti” . Aty pohohet se, karakterizmi i përgjithshëm më i sigurt i traditës filozofike evropiane që de fakto përbëhet nga një seri fusnotash të Platonit, dhe me ketë nuk dua të nënkuptoj skemën sistematike të mendimit që kanë nxjerrë studiuesit nga shkrimet e tij. Platoni po na e tregon edhe fatin e Sokratit… Por ky është edhe fati i gjithë filozofisë, sepse filozofia është çlirimtare dhe ai është vet si filozof çlirmtar. Me fjalë të tjera, liria jonë përmban obligimin që të punojmë edhe për lirinë e të tjerëve. Qëllimi i filozofisë nuk është kotemplimi i botës, por kërkimi për të vërtetat e saj që i shërbejnë lirisë njerëzore. Pse duhe të ekzistojë një lidhje mes lirisë dhe së vërtetës? Richard Rotry, i cili e bëri opozitën e platonizmit program të tij, pohon se duhet të ndalojë së kërkuari të së vërtetës, që lirinë ta ketë një preokupim dominues të saj.
Kjo ishte rruga e ndjekur dhe që shkonte në hapat e ekzistencialistëve për të cilët liria (ose autoetnticiteti), ishte apsurde, (Kierkegaard), (Heidegger), etj. Asnjëri nga këta mendimtarë nuk mendonte si Platoni dhe Hegeli, që liria ishte intimitisht e lidhur me kërkimin e së vërtetës derisa nuk e kuptonin se si Platoni dhe Hegeli kishin menduar një gjë të tillë. Profesor Wallcer mendonte se Platoni ka dhënë shpjegimin më të fuqishëm dhe më të shkurtër, kur pohon se liria dhe vetëqeverisja racionale varet nga kërkimi për të vërtetën, dhe se, ajo që ka në mendje idealizmi dhe Platoni, nuk është një lidhje instrumentale, por një lidhje shumë më e thellë e intime. Komentimi i Platonit ndaj nocionit të lirisë së ekzistencialistëve do të thoshte se ata nuk janë të aftë të integrojnë një person si një diçka në vetvete. Dhe në ketë debat shkencor mud të ngritësh pytje se, a nuk ishte Imanuel Kanti, në gjeneratën para Hegelit, një mbështetës serioz dhe sistematik i nocionit të lirisë, apo i autonomisë, si ngritje racionale përmbi tendencat heteronome për ta ndërtuar kështu në vete, ngjashëm siç kishin analizuar Platoni dhe Hegeli. Kështu shihet se Kanti ishte një mbështetës, por nuk dihet se sa është e vërtetë një liri apo autonomi e tillë. Porfesor Latifi theksonte në analizën filozofike për filozofin Rotry, se ai filozof i përket një tradite të madhe të filozofisë së shekullit njëzet, e cila insiston në papajtueshmërinë me konceptet e ekzistencës njerëzore, ketë rast, të vërtetës dhe lirisë njerëzore. E kjo është filozofia post-metafizike, diçka përtej saj, e cila i deklaron konceptet fundamentale si esencat njerëzore, poashtu natyrat njerëzore, se si diç të zbrazët, por edhe të rrëzikshme. Por edhe filozofi William Jamesi, një paraardhës i hershëm i Rotryt, e quante metafizikën si shtëpi e braktisur dhe të banuar me fantazma. Por Rorty, tutje thotë se, nuk duhet t’i marrim si të vërteta e shpëtuese platonike-kristiane dhe variantet tjera hegeliane-marksiste. Ka filozofë që kanë zbrazur qëllimin e së vërtetës- Nietzche për shembull, i cili argumentonte se nuk ka të vërteta, por vetëm interpretime, në anën tjetër dhe në këtë mënyrë edhe filozofi francez Michel Foucault vazhdimisht argumentonte se e “vërteta” e një epoke, nuk ka aturitet përtej strukturave të pushtetit që e kanë miratuar. Hegeli thotë se çdo filozofi është shprehje e kohës së saj dhe ky rregull vlen edhe për filozofinë e Platonit. Ideja themelore që gjendet te Republika e Platonit, sipas Hegelit, është ideja e etikës greke, por të cilës i mungon parimi i lirisë subjektive. Sot studimet filozofike të Platonit i shohim më shumë si anti-liberale, sepse këtë filozofi e gjykojmë nga pikëpamja e lirisë subjektive.
Te filozofia dhe në Dialogun e Platonit me ligjet, gjejmë pjesë që, edhe na tmerrojnë. Ka edhe pjesë tjera ku Platoni e deklaron ateizmin si krim kundër shtetit. Edhe në këtë pjesë Karl Popper niset nga kjo dialogu tek ‘Ligjet’, në mënyrë që ta akuzoj Platonin si filozof dhe filozofin e tij si totalitare. Profesor Blerimi mirret me iden e Karl Popperit se si ai akuzon Platonin si mik i lirisë dhe Platonin si armik i saj. Kush është Platoni i vërtetë?
Mendimi filozofik rreth teorive postmodernistë si tek Rotry, sipas filozofit Wallce, duket se rrëzohet në një vetë-kontrakditë performative, kur pohon, për shembull se, liria – jo e vërteta, duhet të jetë një shqëtsimi ynë i vërtet. A jo që e sygjeronte Platoni në pesazhin që citon Wallce nga vepra Republika, ku sugjeronte se ne duam atë që është vërtet e mirë, dhe jo thjesht atë që momentalisht mund të na duket e mirë, dhe është vështirë ta imagjionojmë Rotryn ose gjithësecilin që synonte ta shpërfillte të vërtetën objektive, meqë atyre nuk interson ta arrjnë për vetën e tyre, diç që është me të vërtetë e mirë. Është shumë për keqardhje se, trendet e mendimeve që janë shumë madhore, të mednimit të shekullit njëzet si: postmodernizimi, ekzistencializmi, pozitivizmi logjik ose empirizmi etj. kanë promovuar shumë dyshime të mëdha ndaj një racionaliteti të lirisë dhe etikës. Historia e Platonit duket shumë më e komplikuar se sa që mendonte Hegeli dhe se sa Platoni (dhe këtu me të vërtetë ai e trashëgoi nga Sokrati) për interesimin shumë madhor në vetëdijen dhe mendimin individual.
Në këtë vepër shkencore me debate filozofike, se çka mund të mësojmë sot nga filozofia Hegeliane dhe nga shumë filozof të tjerë, ku diskutohen edhe veprimet tjera politike të shek XXI, si ato të ish-presidenti Trump, që ishte shtruar pyetja për prefesorin Wallce, drejtpërdrejtë si vijon: a ishte presidenti Trump një aksident në politikën amerikane, apo rezultatet i tendencës populiste, e cila është shfaqur frikshëm në demokracinë perendimore, përgjigjia nuk mungon. Wallce pohon në analizën e tij se, kishte frikë ngase “nuk kam asgjë të të ofroj si një përgjegjje e prerë për kësaj pytje”, por megjithatë, ai deklaron se, se ku qëndron në këtë mes sot marksizmi. Padyshim se gjithmonë ka pas të meta, madje të mëdha; edhe sot vëren neglizhencën e tij ndaj formave të lirisë që i analizon Hegeli, si: prona, morali, familja, tregu sistemet ligjore, korporatat dhe shteti të cilave to të mund tu shtohen: shkenca, arti, religjioni dhe filozofia, fryma apsolute, për të cilën ne do të jemi të dëshpëruar. Se a ishte Trumpi një aksident në politikën Amerikane, duket se është e qartë që, ekziston një tendencë e shtrirë gjithandej botë për autoritarizëm. Në politikën amrikane, në veçanti ekziston një trashëgimi e pazgjidhur e skllavërisë së Luftës Civile, e thirrjeve pak a shumë demagogjike të ngarkuara shumë me racizëm dhe e një Kushtetutë jodemokratike, ku Presidentët mund të zgjedhet nga një pakicë e votës popullore. Ish-presidenti Tramp nuk i kishte shpikur asnjërën nga këto. Këtu thuhet se tani socialdemokracia është në një gjendje dëshprimi.
Dominimi i NATO-s dhe i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore, tani po lëkundet për shkak të konfliktit endemik në Lindjen e Mesme, sa edhe për shkakun e ngritjes së Kinës, përhapjes së armëve bërthamore dhe ndryshimit të klimës. Edhe sot Evropa dhe SHBA-të po përballen me çështjen e refugjatëve, ku populizmi autoritar po e përdorë këtë fenomen për ti ushqyer paragjykimet raciste ose edhe etnocentriste.

Kategorik kundër rrëzimit të Qevrisë Kurti !

0

Fatmir Bajraj

Qeverinë kurr s’e rrëzon Opozita, por rrëzon vetën, dhe kjo ishte kështu dje, është sot, dhe do jetë nesër e përgjithmonë.
Çfarë duhet t’bëjë Opozita si pushtet moral ?
T’ia kujtoj Qeverisë premtimet e dhëna qytetarëve, ta shtyej atë në pëmbushjën e tyre, ose në rastin e kundërt ; ndjesën publike para qytetarëve për mashtrimin dhe terheqjën nga qeverisja.
N’qeverisje t’vendit të sjellin premtimet, por të rrëzojnë veprimet kur nuk korespodojnë n’mes vete.
Kur kjo ndodhë, humbet legjitimiteti popullor dhe rritët presioni qytetarë i cili meton ndryshimin dhe pse jo, edhe përmbysjën.
Roli kushtetues i Opozitës është që të jetë përques besnik i këtij disponimi të Sovranit dha t’a mundësoj rotacionin legjitim të pushtetit në mënyrë institucionale-legale dhe n’momentin e duhur.

Kurtit i kemi dhënë pushtet absolut, por s’duam t’a rrëzojmë.

Premtimet megallomane, mashtrimet, lajthitjet dhe intrigat e ngritura n’kauza, janë shkallët e ngjitjës n’pushtet, por edhe të rrokullisjes nga pushteti.
Kjo Qeveri arrogante në numra & agresive në sjellje, pa patur nevojë të rrëzohet nga të tjerët, do të vetërrëzohet duke e pa si shpetim ikjen dhe dezertimin për çfarë edhe ka dhënë prova LVV-ja dhe z.Kurti.

Le të digjët e vetëdigjët në turrën e druve dhe zjarrin që gatuan e përgaditën për të tjerët, dhe kështu le t’ndodhë derisa të rrezikojnë atdheun tonë të cilin këta e luftuan me t’gjitha mjetet jodemokratike duke rrezikuar edhe jetëra njerëzish, fatkeqësisht !
Por një gjë dihet ; kjo është dashtë të ndodhë dhe t’provohet gjithsesi !

Një rrëfim dhe përkujtim për Prof. Dr. Rifat Gjotën

0
Nga: Ahmet Asani, Zvicër 
▪︎ Ishte ditë provimi nê lëndën e Elektromekanikës, lëndë kjo e vetme nga fusha elektrotekninës, te cilën viteve të 80-ta studentet e Makinerise e kishin në planprogram studimor. Para nesh prof. Rifat Gjota duke i shikuar pergjigjet me shkrim.
▪︎ Me erdhi radha mua që te pergjigjesha me gojë ne tri pyetjet e terhequra. U pergjigja shpejtê dhe po pritja që prof Gjota t’me shtronte ndonjë nenpyetje! Profesor gjota po e shikonte indeksin tim dhe po me shikonte disi me habi! Me fal Ahmet, mu drjetua profesor Gjota, a po na tregon profesorit si eshte e mundur që të jesh në vit të dytë dhe ta kesh dhënë provimin e frengjishtes, kur frengjishtja është lëndë në viti të pestë?
▪︎ Po profesor ashtu eshte, une jam transferuar nga Shkupi, atje frengjishtja eshte lende ne vit te parë! Ahaaa, mire shumë dmth. je transferuar nga Shkupi dhe ke ardh per të studjuar ne Universitetin e Prishtinës! Po, ia ketheva, ashtu eshte profesor! E, a bon profesorit me na tregu se pse nuk ke vazhdu ne Shkup me studju por ke vendos me ardh në Univeristetin e Prishtinës, ishte pyetja e radhes e prof. Gjotes!
▪︎ Unë vendosa mos ta zgjas shumë, mos te flisja ne provim per problemet qe kisha patur atje me profesorë e asistentë shovenistë dhe vendosa t’i pergjigjem shkurt! Duhet të jesh shumë i pamençur, që si shqiptar të studjosh në Fakultetin Teknik te Shkupit profesor, atje ka profesorë qe bejne padrejtesi të medha ndaj shqiptarëve, iu pergjigja unë!
▪︎ Mirë shumë Ahmet, kjo i bie që unë paskam qenë i pamençur që kam studjuar në Shkup, mu drejtua prof.Gjota!? U preva unë, hynë fjalë kah dole, u prenë edhe koleget e mi prezent ne provim! Hë, Ahmet cila eshte pergjigja jote, vazhdoi prof. Gjota?
▪︎ Profesor i nderuar, jam i bindur qe ju i keni njohur me mire se unë lëndët natyrore, nga që unë në Kumanovë kam kryer gjimnaz gjuhesor e jo natyror-matematikor, por nuk besoj qe ju e keni njohur gjuhen maqedone më mirë se se unë! Kur kesaj i shtojmê edhe problemet qe keni patur me profesorë shovenistë qe ka patur edhe ne kohen tuaj, mund ta imagjinoj se sa shumë keni vuajtur e sa ke keni hjequr deri sa i keni kryer studjimet në Shkup, vetem pse në kohen tuaj Kosova nuk ka patur Univeristet!
▪︎ Tani me thuani mua profesor, pse duhet te vuaj edhe une sikur që keni vujatur ju deri ne çmenduri, kur tani e kemi Universitetin tonë me profesorë shqiptarë qe i gezohen dijes se studentëve e nuk bejne padrejtesi sikur në Maqedoni! Jo vetëm në fakultet, por edhe ne shkolla te mesme, paralelet shqiptare pergjysmohen nga profesorë shovenistë…!
▪︎ Stop, stop, ndalo Ahmet, mjaft më, mu drejtua profesor Gjota dhe filloi ta shkruante noten në Index! U stepa unê! Nuk e kisha lëndë kusht per te kaluar ne vit te tretê, por nuk kisha deshire të bija nga provimi, aq me teper te krijoja ngatërresa me profesorë ne Prishtinê të cilet i respektoja dhe i doja shumë!
▪︎ Ma zgjati indeksin prof Gjota dhe tha: “…e vertetë është kjo që po thotê Ahmeti, iu drejtua tani prof.Gjota gjithë studentëve prezent ne provim. Ahmeti ka ba shumë mire qe ka ardh te studjoj ne Univesitetin e Prishtinës. Ti deshirojmë të gjithê studjime të mira Ahmetit! Fakt eshte qe në Universitetin e Prishtinës dituria jepet me dashuri dhe ketu profesori gezohet kur studenti studjon dhe merr dije! Je pergjigjur mire në gjitha pyetjet, kurse për vendimin e mençur që ke marr, do të japê edhe njê notë më tepër, ishin keto fjalet e prof.dr.Rifat Gjotes, fjalë tê cilat më dhanë edhe më shumë vullnet per studjim e nxënie te diturisë!