Kreu Blog Faqe 1409

Kisha “Zoja e Shkodrës” në New York, një vatër e dashur dhe e zjarrtë kombëtare

0
Prend Ndoja
NJË VATËR E DASHUR DHE E ZJARRTË KOMBËTARE
(Roli i kishës shqiptare “Zoja e Shkodrës për çështjen kombëtare) 
 Disa nga ata që nuk u pajtuan me komunizmin në Shqipëri  përjetuan vuajtjet më çnjerëzore nën kthetrat dhe egërsinë kriminale të atij regjimi, ose u ekzekutuan pa mëshirë. Ndërsa një pjesë tjetër mori arratinë. Të gjithë e dimë rrezikshmërinë e një akti të tillë. Por atyre u kishte shkuar thika në asht dhe, në momentin e ikjes, përveç vetes së rraskapitur, çdo gjë tjetër e lanë pas, familjen, të afërmit, atdheun. Me vete morën pasigurinë e së ardhmes, por edhe shpresën që lindte sapo kaloje kufirin, peshën e vuajtjeve dhe të mallit, kujtimet e një jete të vështirë, lotët e nënës e të familjarëve. E mbi faqe një pikë lot që nuk e thante lehtë as era e udhëtimit të gjatë.
Hija e zezë komuniste gllabëronte jetë njerëzish, kërkonte krerët e rezistencës, në veçanti i kërkonte krerët e panënshtruar ndonjëherë më parë në trevat e Mirditës. Në Malin e Shenjtë të Mirditës kishte hyrë shpata e djallit të kuq, tronditjet i ngjanin tërmetit të një shkalle të lartë që rrënonte male dhe çante gurët e bjeshkëve; rrëzonte lisa me rrënjë shekullore, që u kishin bërë ballë të gjitha stuhive dhe kohërave të mëparshme.
Ishte viti 1951, kur mbi 200 trupa të forcave komuniste e kishin rrethuar Mirditën. Urdhri ishte dhënë drejtpërdrejt nga kreu komunist, Enver Hoxha, për të likujduar priftin e fshatit, don Zef Oroshin. Për të zbatuar atë urdhër ishte ngarkuar njeriu famëkeq, i ashtuquajturi toger Baba me shokë.
Në atë ditë të rëndë, gjatë ceremonisë së meshës, don Zef Oroshi e kishte nuhatur që jashtë mureve të kishës po e priste vdekja. Për ta shmangur vdekjen, ai e shkurtoi predikimin dhe e mbaroi meshën para kohe. Ndërsa jashtë kriminelët e komunizmit prisnin që ta prangosin apo ta pushkatonin. Por prifti i zgjuar, i ndihmuar edhe nga bashkëfshatarët, doli nëpërmjet një dere sekrete, iku maleve dhe iu bashkëngjit forcave antikomuniste të Mirditës. Pastaj më vonë e kaloi kufirin për në Kosovë e në Itali, për t’u larguar pastaj përfundimisht drejt Amerikës.
Deri në vitin 1969, shqiptarët e besimit katolik në Nju Jork,  i zhvillonin lutjet e ceremonitë fetare në kishat katolike amerikane, në lagje të ndryshme të qytetit me rrethinat e tij. Gjatë atij viti, me kujdesin e drejtpërdrejtë dhe me kryesimin e  kryemeshtarit mirditas, don Zef Oroshi, themelohet kisha e parë katolike shqiptare në Amerikë, në këtë adresë: 4221 Park Avenue, Bronx, New York. Mesha e parë u celebrua natën e Krishtlindjes, në po të njëjtin vit.
Gjatë viteve `70, udhëtimet nga Shqipëria drejt Amerikës ishin të rralla. Në atë udhë të largët, më shumë kishte udhëtarë nga shqiptarët që jetonin në trevat e Malit të Zi.
Me ardhjen e don Zef Oroshit në Amerikë, lidhja me figura të larta të shtetit të Nju Jorkut filloi të zinte vendin e duhur, që pa dyshim ishte në të mirë të kombit dhe, në veçanti, të komunitetit tonë në qytetin e madh metropolitan amerikan. Prezantimi i popullit tonë në syrin dhe mendjet e vendësve filloi të marrë pamjen e merituar. Gjatë këtyre viteve, përreth kishës “Zoja e Këshillit të mirë”, ishte një komunitet i vogël, por unik, e, pothuajse të gjithë e njihnin njëri – tjetrin.
Themelimi i kishës së parë shqiptare në Amerikë u bë në baza të shëndosha fetare dhe kombëtare. Don Zef Oroshi kishte afërsi vëllazërore me të gjithë vëllezërit dhe motrat e tij të të njëjtit komb, pa marrë parasysh besimin apo rajonin nga vinin. Ngaqë shumë prej tyre e kishin luftuar komunizmin, ata vazhdonin të qëndronin të bashkuar edhe në mërgim. Don Zefi, pas vdekjes së Abaz Kupit, çdo javë, për dy vjet radhazi, lutej në meshën e shenjtë për shpirtin e Abaz Kupit. Gjithashtu lutej edhe për shpirtin e Mit’hat Frashërit. Të shpeshta ishin edhe vizitat që bënte te varri i tyre. Mbi rrasën e varrit të Abaz Kupit ishte gdhendur numri 444, që simbolizonte Kuvendin e Lezhës të vitit 1444.
Në mbledhjen e të hollave për blerjen dhe ndërtimin e kishës, kishin marrë pjesë edhe vëllezërit e besimit islam. Jehona e një vëllazërimi të tillë do të përcillej shumë vite më vonë në Shkodër, në prag të rënies së komunizmit, kur prifti i dalë nga burgu, Simon Jubani, tek kisha e vogël e Varreve të Rrmajit mbajti meshën e parë nën rrethimin e ish-sigurimit të shtetit. Por ai rrethim nuk i pengoi qindra e qindra besimtarë katolikë, myslimanë e ortodoksë të Shkodrës që të shkonin e ta ndiqnin atë meshë. E njëjta gjë ndodhi po në atë qytet pak ditë më vonë kur u bë ceremonia fetare tek xhamia e Plumbit dhe morën pjesë besimtarë të tri besimeve në Shkodër. Xhamia e Plumbit ndodhet pranë kalasë së Rozafatit në hyrje të Shkodrës. Po në faqen e kodrës, mbi të cilën ngrihet kjo kala, ndodhet edhe kisha “Zoja e Shkodrës”. Edhe kjo një dëshmi e vëllazërimit midis besimeve fetare midis shqiptarëve.
 Në shumë aspekte, kisha “Zoja e Shkodrës” e Nju Jorkut jepte pamjen e një qendre shqiptare, ku mërgimtarët  gjenin një pjesë të atdheut të tyre. Aty organizonin mbrëmje festive, pas diskutimeve që mbaheshin për hallet e tejskajshme të atdheut dhe familjarëve në vendet e tyre. Skenat mbusheshin me simbole kombëtare, muzikë dhe valle shqipe.
Kishën e vizitonin shumë personalitete të larta vendore, si dhe personalitete të kombit tonë, si Nënë Tereza, princ Leka me familjen e tij etj. Në fillim të viteve `60, në Amerikë don Zefi ishte njeriu i afërt i Fan S. Nolit. Shoqata panshqiptare “Vatra”, e themeluar nga Noli, ishte vërtet një vatër që i ngrohte të gjithë shqiptarët dhe i bënte bashkë nën një çati të përbashkët.Gjatë gjithë atyre viteve e deri më tani, ”Vatra” vijoi ta ruante lidhjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Kishën shqiptare.Te ”Vatra” dhe tek gazeta ”Dielli” mbahej gjallë realisht dhe me një vizion të palëkundshëm fryma kombëtare. Aty, kombi dhe bindjet fetare përqafoheshin si engjëj mes vetes. Andaj ”Vatra” dhe Kisha shfaqeshin të përbashkëta në shumë manifestime kombëtare.
Siç e kam theksuar edhe në librin tim “Udhës së mërgimtarit”, mërgimi i atyre viteve ishte i rëndë. Mërgimtarët e pafajshëm ishin të dënuar me peshën e rëndë të mërgimit të asaj kohe. Ata u farkëtuan përmes shkrepëtimave të kohërave të vështira. Në mendjet e tyre rëndonte pesha për vëllezërit dhe motrat e lënë nën kërcënimin e rrezikshëm dhe persekutimin e egër komunist. Shumë nga ata e kishin humbur shpresën se një ditë do të takoheshin me familjet e tyre dhe me atdheun. Në një gjendje të tillë, ata idealisht qëndronin të fortë, nuk u lëkundën nga vuajtja dhe malli. Punonin me ndershmëri për t’u integruar në jetën amerikane,  shtrëngoheshin pranë njëri-tjetrit, ndihmonin njëri-tjetrin duke u gjendur pranë në ditë të mira e të vështira. U dhimbte shpirti kur dëgjonin për vuajtjet e vëllezërve dhe motrave të tyre në atdhe. E përqafonin atdheun prej së largu, e, më shumë e urrenin komunizmin si shkaktar vuajtjesh.
Aty nga fundi i viteve ’80, i ftuar nga L. Ndreca, në lokalin e R. Danit në ”Queens”, sëbashku me L.Nokaj, me origjinë nga Laçi, që ishte i ikur nga Shqipëria që në fillimet e para të komunizmit, ishim pjesë në një tubim, ku merrnin pjesë shumë nga luftëtarët dhe udhëheqësit që kishin luftuar kundër komunizmit në Shqipëri. Tek i shikoje, binte në sy guximi i tyre për ta luftuar komunizmin, si dhe respekti ndaj autoritetit të eprorëve të tyre të pranishëm.
Me kalimin e viteve tek njeriut dihet që zemra e humb ritmin e dikurshëm të rinisë, e ndien peshën e viteve të kaluara udhëve në kohë të rënda. Kështu edhe tek don Zef Oroshi, mirditori me zemrën gur, në vitet e pleqërisë ajo ishte bërë si një shpuzë e mbetur pas flakës së rinisë. Një ditë, në vitet e fundit të jetës së tij, ishte mërzitur shumë për dy vëllezërit, motrën dhe Shqipërinë. Ishte duke shëtitur brigjeve të Oqeanit përreth Nju Jorkut. Diku u ndal dhe duke e drejtuar dorën nga jugu, në hapësiren mbi valët e detit, e pyeti shokun që e shoqëronte:-Tomë, a i bie të jetë andej Shqipnia? Dhe një buzëqeshje ia shndriti fytyrën si një rreze dielli, pasi në një moment, iu duk se e afroi më afër vetes Shqipërinë. Por, Shqipëria ishte e paarritshme, ishte e humbur atje larg, përtej oqeanit dhe maleve, në rrethimin e hekurt të diktaturës komuniste. U ndal dhe pas një frymëmarrjeje të thellë, mallkoi armiqtë që ia shkaktuan ato plagë popullit dhe vendit të tij dhe shpërtheu në vaj me zë të madh, duke i përmendur anëtarët e familjes dhe atdheun e tij.
Dr. Monsinjor Zef Oroshi doli në pension në vitin 1985. Në vitin 1973 don Rrok Mirdita kishte ardhur nga Tivari në Amerikë. Nga pozita e ndihmësmeshtarit, që kishte ushtruar për disa vite më parë, kaloi si zëvendësues i plotë i punës së dr. Monsinjor Zef Oroshit. Pak vite pas pensionimit, me një mall sa një oqean për vendlindjen e familjen, don Zef Oroshi kaloi në amshim, më 15.03.1989. Dom Rroku vazhdoi si meshtar i mrekullueshëm, në një bazë të përgatitur mirë nga paraardhësi i tij, dr. Monsinjor Zef Oroshi.
Don Rroku ishte i përkushtuar, që përmes predikimit ta ruajë edhe traditën tonë të krishterë të besimit, që ishte luftuar me mbylljen e kishave nga pushteti komunist. Pra, ta sillte dhe ta kultivonte traditën tonë të vjetër të krishterë në një kontinent të ri. Mbante tubime dhe manifestime me karakter fetar dhe kombëtar. Më 26 shtator të vitit 1989 është blerë toka për ndërtimin e kishës së re “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale, New York. Më vonë, kardinali O’Connor e shpalli famullinë e parë katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork. Në simpoziumin që u mbajt për nder të përvjetorit të Pjetër Bogdanit, mori pjesë edhe dr. Ibrahim Rogova, i cili që nga ai moment, ishte vizitor i pandashëm i Kishës katolike shqiptare në Nju Jork sa herë që vinte në SHBA.
Don Rrok Mirdita, më 25.12.1992, në moshën 53 vjeçare u emërua ipeshkëv i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës. Pas shërbimit të suksesshëm në atë detyre fisnike dhe të shenjtë, ai vdiq më 7 dhjetor 2015, në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Me largimin e don Rrok Mirditës nga Nju Jorku për në Shqipëri, vendin e tij e zuri dom Pjeter Popaj, që shumë kohë më parë ishte ndihmësmeshtar në Kishën ”Zoja e Shkodrës”. Don Pjetër Popaj, edhe pse vazhdonte një vizion të së kaluarës, solli me vete frymën e aktualitetit. Ai ishte bekuar nga Nënë Tereza dhe mendoj se është i vetmi shqiptar tek i cili Nënë Tereza kishte ndjerë hirin e Zotit. Ishte ulur në gjunjë, duke ia puthur duart e duke kërkuar bekimin e tij.
Kisha “Zoja e Shkodrës” në New York
Në predikimet e don Pjetrit reflekton thjeshtësia; tonet e ulëta të zërit i fuqizon arsyeja dhe saktësia e fjalës. Horizonti i diturisë së tij ngjan me bibliotekat e mirëpajisura me shkrime e libra, që nga zanafilla e këndej.
Nga ai, shpesh i kam dëgjuar këto fjalë:
-Populli shqiptar ka dhënë mjaft dëshmi se e do Zotin.
-Ka dhënë mjaft dëshmi se e do atdheun.
-Nuk ka shqiptar/e në botë që nuk e do vendlindjen.
-Nuk ka vend në botë të cilit i kushtohen këngë dhe lutje më të mira se sa ato që shqiptarët i kushtojnë dhe i këndojnë vendit të tyre.
-Asnjë tokë në botë nuk mund t’i prodhojë frytet më të mira se sa toka jonë për ne.
-Ne nuk e kemi zgjedhur të jemi shqiptarë, është dhuratë nga Zoti. Të gjithë sëbashku duhet që ta kultivojmë këtë dhuratë.
-Çdo përpjekje për ndarje është kundër dhuratës që Zoti na e dhuroi.
-Asnjë sukses nuk mund të arrihet nëse jemi të ndarë.
-T’i lutemi Zotit, në shenjë falënderimi që e kemi njëri-tjetrin.
Në sallën e Kishës ”Zoja e Shkodrës” mbahen manifestime fetare dhe kombëtare, si dhe tubime për çështje të ndryshme mbarëkombëtare, apo të komunitetit tonë në Nju Jork. Kishën ”Zoja e Shkodrës” mund ta quajmë Kisha Shqiptare – derë e hapur e çdo njeriu që shpreh dëshirën t‘i afrohet kishës dhe kombit. Me organizimin e Kishës shqiptare të Nju Jorkut, janë të shpeshta rastet, kur aty celebrohet mesha e përbashkët nga predikuesit e fesë katolike, islame, ortodokse e bektashinj. Kam marrë pjesë shpesh në celebrimin e meshëve të tilla dhe mund të them se ishte një kënaqësi e madhe, por edhe krenari kombëtare, të shohësh raste të tilla, që prezantonin harmoninë fetare para të gjitha kombeve të tjera. Ky është vërtet një shembull me të cilin mund të krenohemi dhe që e theksoi edhe Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Kur nuk i kishim senatorët tanë dhe imazhit tonë kombëtar i kanosej ndonjë rrezik nga gabimçarët tanë, don Pjetri ishte përballë medieve me fakte bindëse, duke i treguar botës se ne nuk jemi terroristë, apo racistë, siç pretendohej ndonjëherë të paraqiteshin shqiptarët. Mediet kishin filluar me nxitim të jepnin një pamje shumë të dëmshme për imazhin e kombit tonë, por don Pjetri ishte aty me praninë e tij, duke i sqaruar vuajtjet që i kishte përjetuar populli ynë, i shtypur nën sunduesit okupatorë të pamëshirshëm. Ai thoshte: “Si popull, jemi gjithmonë pranë dhe krah i popujve që vijnë nga orgjina e vujtjes dhe e robërisë, sepse të tillë ishim edhe ne, të robëruar. E kështu vijon të jetë akoma një pjesë e kombit tonë. Pra, me një fjalë, nacionalizmi nuk është dukuri që ekziston në bashkësinë tonë kombëtare”.
Mbrojtja dhe krijimi i një atmosfere të tillë rreth Kishës ka ndikim të madh në unitetin e bashkatdhetarëve tanë në Nju Jork. Kisha Shqiptare ”Zoja e Shkodrës” në Nju Jork është një bërthamë e lidhur ngushtë me burimin e të mirave tona kombëtare, e njëkohësisht, përmban rreth vetes të gjallë atë që ne mërgimtarët e lamë pas kur mërguam. Aktivitetet në fushën e kulturës kombëtare janë të panumërta, duke filluar që nga kori i kishës, që ka filluar në gjuhën tonë amtare që në vitet`60 e gjer te ”Rozafati” i sotëm në qendrën ”Nënë Tereza”. Në këtë qendër, përveç përgatitjes së talenteve të reja për përdorimin e instrumenteve tona muzikore kombëtare,  përgatiten edhe shfaqje teatrale dhe koncerte të shumta. Për vite me radhë janë mbajtur e vazhdojnë të mbahen festivale të ndryshme për komunitetin e Nju Jorkut, si dhe ato me përmbajtje mbarëkombëtare, ku marrin pjesë artistë nga të gjitha trevat shqiptare.
Në ditët festive, që nga Uashingtoni dhe qendrat më të mëdha, në veçanti Nju Jorku, mbulohen me flamuj shqiptarë. Është nder dhe krenari kur shikon se flamuri ynë kombëtar mbahet në zyrat e senarorëve e presidentëve dhe me dorën e tyre ngrihet lart për festat tona kombëtare. Ky është respekt për kombin tonë, por edhe për komunitetin shqiptar në Amerikë, që është bërë jo vetëm një faktor i rëndësishëm ekonomik, por edhe një faktor bashkimi, një faktor që ka ngritur imazhin e vendit tonë në kontinentin amerikan.
Sot, të thuash që je shqiptar në Nju Jork, pa dyshim që është krenari. Shumë nga kombet e tjera na shikojnë me lakmi për arritjet dhe imazhin e lartë që i kemi dhënë popullit dhe kombit tonë.
Shkollimi dhe emancipimi i hovshëm në të gjitha sferat i shqiptarëve në Amerikë është një arritje e shpejtë e të mirave që koha e sotme na i ofron, gjë që i sherbeu dhe po i shërben kombit tonë.
Nëse politika në trojet tona vazhdon të jetë pengesë e zhvillimit të një jete të begatshme me standarde të kohës, komuniteti shqiptar në Amerikë është derë e hapur për të evitur të keqen. Mendoj se në një të ardhme mund të mbështetemi tek modeli i funksionimit të shtetit të Izraelit, i cili udhëzohet nga kokat e atyre njerëzve të përgatitur dhe të mençur që i kanë në Amerikë.
Roli i Kishës shqiptare ”Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, me punën dhe kontributin e dhënë për bashkatdhetarët e saj, për kombin si dhe për vetë shtetin e Nju Jorkut është një shembull i mirë, është mirësi, është shpresë, është ushqim i pastër për qelizat dhe palcën e kombit tonë.
Prend Ndoja, Long Island Ny 

Besimi i qytetarëve fitohet me atdhedashuri e jo me dhunë!

0

Protesta e PSD-së(PDK, LDK, AAK, AKR) përfundojë/Tre policë të lënduar, njëri i goditur më shuplakë në fytyrës nga Dardan Molliqaj! Athua çka pret policia që se arreston dhnunuesin e policit?

Florim Zeqa 

Protesta është e drejtë themelore e qytetarëve në një sistem demokratik, e drejtë e shprehjes së pakënaqësisë qytetare ndaj vendimeve (të padrejta) qeveritare apo ngritjes së çmimeve që e rëndojnë jetën e qytetarëve. Për të arritur efektin një protestë, duhet të jetë me qëllime të pastra dhe pa ndikime partiake. Mirëpo në Kosovën e pasluftës, në vend që programet politike dhe vizionet pragmatike të liderëve partiak të jenë inspirim i qytetarëve për ndryshime politike, protestat janë bërë mjet i ardhjes në pushtet të partive politike pa ide dhe pa vizion të çartë shtetërorë dhe kombëtarë.

Politizimi i një proteste legjitime qytetare

Pra, protestat partiake nuk kanë qëllim interesin dhe as mirëqenjen e qytetarëve, por arritjen e qëllimit politik për ardhje në pushtet. Duke u thirrur në emër të interesit të qytetarëve, në emër të mashtrimit dhe manipulimit të pushtetarëve, vijnë përseri në pushtet mashtruesit dhe manipulantët politikë, të cilët nuk e kanë gjetur vetën në partitë e tjera dhe për këtë, si mundësi të mirë i shohin pakënaqësitë e qytetarëve për të ardhur në shprehje me idetë e tyre kontraverse, aspak bindëse dhe reale për përmirësimin e jetës së qytetarëve!

Si gjithnjë partitë jashtëparlamentare e shfrytëzojnë paaftësinë e partive opozitare në Kuvend për t’iu kundërvënë partisë apo partive në pushtet dhe e kundërta, partitë opozitare në Kuvend i suportojnë vegëzat e tyre jashtë parlamentit për të provokuar trazira dhe dhunë kundër pushtetarëve, për të ardhur më lehtë tek qëllimi politik i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme!

Një gjë e tillë u shpërfaq edhe në protestën e fundit të organizuar nga PSD-ja e margjinalizuar në skenën politike kosovare. Shtrenjëtime të rrymës kemi pasur edhe në të kaluarën dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Por, shtrenjëtimet e rrymës kësaj radhe janë të ndikuara nga faktorët e jashtëm (global) dhe të brendshëm si produkt i keqmenaxhimit të aseteve energjetike të vendit.

Jo për ta arsyetuar qeverinë për shtrenjtimin e rrymës, pasi më së paku i shkon për shtati asaj ngritja e çmimit dhe protestat e qytetarëve. Mirëpo përgjegjësinë që mbanë qeveria për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike qëndron në faktin pse nuk është në gjendje të implementojë vendimet e saj në mënyrë lineare për të gjithë dhe në tërë territorin e vendit.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët lojal të shtetit të Kosovës dhe lirimi në të njëjtën kohë nga pagesa e rrymës për antishtetërorët, siq e parapelqejë t’i quaj serbët e Veriut (të amnistuar nga pagesa e rrymës nga të gjitha qeveritë paraprake), është pak më tepër se përgjegjësi shtetërore, është paaftësi e inkasimit të rrymës së prodhuar me mund të madh dhe blerë nga taksapaguesit shqiptar dhe jo serb të Republikës së Kosovës.

Kjo është ajo pjesa me të cilën nuk jam pajtuar me asnjë qeveri paraprake dhe as me këtë të fundit, e cila kishte premtuar unifikim të sistemit energjetik dhe shtrirje të sovranitetit edhe në Veri të vendit!

“Udhëheqësi i protestës” Dardan Molliqaj, e godet policin …

Ana e errët e protestës

Sikurse në çdo protestë tjetër, edhe në protestën e djeshme u shpërfaqën anët negative të përdorimit të dhunës ndaj ruajtëvse të rendit dhe qetësisë publike, në këtë rast ndaj Policisë së Kosovës dhe përdorimi i gjuhës fyese dhe armiqësore ndaj drejtuesve shetërorë dhe shtetit të Kosovës në veçanti.

Si gjithnjë protestat paqësore dhe demokratike janë një mundësi e mirë e agjenturave të jashtme për të infiltruar elemente destruktive për t’i dhënë kahje tjetër protestës siq ndodhi në protestën e djeshme, ku së paku një qytetarë i Kosovës e kërkoj kthimin e Serbisë në Kosovë “vetëm Serbia e qet në terezi këtë vend”!

Kjo është dëshmia më e mirë se agjenturat e jashtme dhe shteti Serb në veçanti është i gatshëm të investoj miliona dhe miliarda për destabilizimin e situatës në Kosovë për realizimin e aspiratave të saj hegjemoniste ndaj Kosovës. Një situatë e tillë i jepë dimension tjetër protestës, e cila nuk ka të bëjë fare me rrymën dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Për këtë anë të errët të protestës, përgjegjësia bie drejtëpërdrejtë mbi organizatorin, i cili përveq distancimit, do duhej përjashtuar menjëherë nga protesta personat të cilët kërkonin kthimin e Serbisë në Kosovë! Por, në vend që të ndodhë kjo, goditet dhe sulmohet fizikisht polici i shtetit nga organizatori i protestës!

Pjesëmarrja dhe vënja në ballë të protestave e figurave të dështuara politike, e matrapazëve dhe mercenarëve politikë i ka dhënë shije të keqe protestës dhe i ka vënë në lajthitje qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Protesta e djeshme e PSD-së është dëshmia më e mirë për nevojen e një Alternative të Re politike, e cila do ta bëjë shkëputjen përfundimtare nga klasa aktuale politike në pushtet dhe opozitë. Politika në Kosovë nuk guxon edhe më tutje të udhëheqet nga mercenarë dhe misionar të shkatërrimit të shtetit, por duhet të udhëheqet nga intelektualë të urtë dhe atdhetarë që e fitojnë besimin e qytetarëve me programe të çarta dhe ide të shëndosha politike. Pra, besimi i qytetarëve fitohet me atdhedashuri e jo me protesta dhe veprime të dhunshme e vandaliste.

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti me një delegacion ministrash të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

0

Prishtinë, 29 janar 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe një delegacion ministrash të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni përbëhej nga Artan Grubi, zëvndëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapësinor dhe Ejup Rrustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Në takim u diskutua për menaxhimin e situatës me pandeminë, gjendjen nëpër institucionet shëndetësore dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të mbajtur në shtator të vitit të kaluar, ishin temë tjetër e takimit, e në veçanti marrveshja për rrugën Tetovë- Prizren.

U bisedua për integrimet evropiane dhe raportet e mira fqinjësore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriut.

Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, u theksua se duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë mes dy shteteve, gjë që do t’i kontribuonte ruajtjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

Në takimin që u përmbyll me një darkë miqësore, kryeministri Kurti shoqërohej nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe shefi i Stafit, Luan Dalipi.

Falemnderit president

0
Në foto: Sergio Matarella
Nga: Gëzim Muçolli
Italia nga sonte e ka presidentin e ri të Republikës. Ose më mirë të themi të vjetrin.
Sergio Matarella pasi e përmbylli me sukses shtatvjetorin ligjor të presidencës së tij, në fjalimin zyrtar drejtuar kombit italian në natën e vitit të ri shpalli se nuk do të kandidonte për një mandat të dytë si kryetar i Italisë.
Njohësit e politikës italiane e vlerësuan pozitivisht këtë vendim të kryetarit Mattarella dhe ishin të bindur në respektimin e vendimit të tij duke e ditur se ai ka qenëi njohur për vendime të qëndrueshme gjatë kohës kur ishte edhe kryetar i Gjyqit kushtetues të Republikës së Italisë.
Qe gati një muaj filluan të gjitha kombinimet e mundshme të partive politike për ta zgjedhur presidentin e ri.
U fol se ishte radha që për herë të parë të zgjidhej në Itali një femër presidente, por nga kombinatorika politike doli fakti se italianët ende nuk duken të gatshëm që vendin e tyre ta udhëheqë një zonjë.
Pas një javë zgjedhjesh dhe moszgjedhjesh si dhe votimesh të pasuksesshme pa arritur shumicën, më në fund u vendos që edhe një herë ta lusin ish presidentin e ta bindin që për hir të ruajtjes së harmonisë dhe ekuilibrave politikë, ekonomikë e socialë të pranojë të jetë kandidat i shumicës.
Sergio Mattarella i lindur me 23 korrik 1941 në Palermo, me 759 vota të parlamentit italian sonte u zgjodh presidenti i 13-të i Republikës italiane.
Qytetarët italianë janë të kënaqur që zgjodhën edhe një nyje të vështirë për ti pajtuar partitë grindavece italiane. E nuk thonë kot por me gëzim:
Grazie Presidente!
*P.s.: babai im i ndjerë Zeqir Muçolli, shpesh herë ma ka përsëritur thënien e pleqve :”Mos e lyp ven’in po veni le të lypi ty!”.
Pra edhe kryetarin Matarella e lypi ven’i i vet.!

Heqja e Dejtonit dhe krijimi i një republike federale të Bosnjës e Hercegovinës: A mundet aleanca kroato-boshnjake të ringjallë B e H

0
Në foto: Pamje e Sarajevës

Shkruan: Matija Sheriq

Portali: geopolitika.news

Për tre dekada, Bosnja dhe Hercegovina ka qenë një pikë e nxehtë e krizës ndërkombëtare dhe një nga zonat më të trazuara politikisht në Ballkanin tashmë të paqëndrueshëm (Perendimor). Pas luftës së përgjakshme, pasoi një luftë e re e tri bashkësive etnike nga viti 1996 e deri më sot, por kësaj radhe, për fat – vetëm në rrafshin politik. Disa analistë e quajnë situatën Luftë të Ftohtë.
Rrjedhimisht të tria palët e panë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit si një zgjidhje të përkohshme që do të rezultojë me një rezultat të ndryshëm nga ai i nënshkruar zyrtarisht. Kjo nuk është për t’u habitur pasi vetë amerikanët, si krijuesit kryesorë të rendit politik të BeH në nëntor 1995, e interpretuan Dejton-in për të gjitha palët ashtu siç donin ta dëgjonin. Serbëve iu premtua autonomia e fortë e Republikës Srpska brenda BiH-së dhe ndoshta edhe shkëputja në të ardhmen, boshnjakëve të BiH-së që përfundimisht do të bëhen të centralizuar dhe unitar, dhe kroatëve barazi e plotë me boshnjakët në FB&H dhe lidhje të veçanta me Republikën e Kroacisë.

Me kalimin e kohës, partitë, përmes Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, e ndryshuan parimet e Dejton-it për B&H (i cili është një protektorat ndërkombëtar), kryesisht sipas dëshirës së politikanëve boshnjakë, por jo për të mirën e popullit. Megjithatë, pavarësisht injektimit të miliarda dollarëve në sektorin e organizatave (jo)qeveritare dhe ndryshimeve të caktuara strukturore, B&H nuk është bërë më e qëndrueshme në fillim të viteve 2020 sesa në fund të viteve 1990. Për më tepër, mund të thuhet se situata ka ndryshuar për keq. Në vitet e para të pasluftës, vendi ishte mesatarisht optimist dhe qytetarët e shikonin të ardhmen pa konflikt, por me kalimin e kohës ata ranë në një gjendje apatie dhe dëshpërimi, kryesisht falë ndërhyrjeve të mbrojtësve. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në fillim të viteve 2020, thirrjet për luftë, mobilizim dhe shkëputje të pjesëve të shtetit u bënë një realitet me të cilin publiku u mësua.

Përpjekja më aktuale për të “rregulluar” shtetin boshnjak është ndryshimi i ligjit zgjedhor në mënyrë që të tre kombet politike të mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë. Nëse do t’u besohet zyrtarëve vendas dhe të huaj, pritet që kjo marrëveshje të pasohet nga një “rilindje” praktike e BeH. Megjithatë, edhe nëse ligji zgjedhor rregullohet në një mënyrë që është e pranueshme në parim për përfaqësuesit e serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, ai nuk do ta stabilizojë BiH-në përderisa ende bazohet në parimet e Dejtonit dhe parimet e ndërhyrjes së huaj. Një shembull i mirë i kësaj është i ashtuquajturi Marrëveshja e Mostarit e vitit 2020, në të cilën HDZ BIH dhe SDA ranë dakord për sistemin zgjedhor në qytetin e Mostarit. Falë asaj marrëveshje, zgjedhjet u bënë vërtet pas 12 vitesh, por çfarë ka ndryshuar në praktikë? Përveç faktit që zgjedhjet po bëhen, asgjë e re. Zgjedhjet rezultuan një betejë e ashpër politike, por jo për shkak të programit të një jete më të mirë, por sepse janë një lloj regjistrimi politik. Kroatët dhe boshnjakët po votojnë furishëm për kandidatët e tyre vetëm për të marrë disa nga bashkatdhetarët e tyre në vendin e kryebashkiakut. Qytetarët e Mostarit sot nuk jetojnë më mirë se sa para pesë viteve. Ndoshta edhe më keq. Nga kjo rezulton se BiH ka nevojë për një rindërtim të plotë të bazuar jo në konflikte kombëtare, por në kompromise kombëtare dhe mbi të gjitha, në pajtim kombëtar.

Nëse B&H dëshiron të bëhet një shtet i qëndrueshëm dhe i qëndrueshëm, ajo duhet të refuzojë kornizën e Dejtonit dhe të gjejë rrugën e saj të re. Zgjidhja sigurisht nuk është krijimi i një BH-je “civile” apo unitare-centraliste që do të organizohej sipas modelit të një njeriu, një vote, sepse kjo do të çonte në dominimin e popullit boshnjak. Ajo të kujton retorikën e viteve 1980 të Millosheviçit ose Mbretërinë e Jugosllavisë të dominuar nga serbët e viteve 1930. Zgjidhja nuk është pavarësia e RS dhe aneksimi i saj në Serbi, sepse kjo do të rezultonte në rritjen e pasigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte separatizmin në vendet përreth. Serbia deri në Shipovë dhe Istoçni Drvar do ta tronditte fuqishëm Republikën e Kroacisë dhe do të krijonte një bazë për konflikte të mëtejshme. Zgjidhja nuk mund të jetë krijimi i Herceg-Bosnës, sepse në realitet ajo do të binte vetëm në territorin e Hercegovinës Perëndimore të zgjeruar (nga Livno në Ravno).

Një nga zgjidhjet e mundshme që mund të krijojë një shtet të qëndrueshëm funksional dhe afatgjatë të Bosnjë-Hercegovinës është kryesisht një aleancë e fortë midis kroatëve dhe boshnjakëve, si Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, si dy entitete politike të lidhura pazgjidhshmërisht. Më vonë, serbët e B&H do të fitoheshin për çështjen boshnjake dhe në të ardhmen e largët edhe Serbia. Së pari dhe më kryesorja, entitetet aktuale, Federata e B&H dhe Republika Srpska, duhet të refuzohen. Të dy entitetet janë dëshmuar të jenë politikisht të paqëndrueshme dhe jofunksionale, të zhytura ekonomikisht në varfëri dhe mjerim, të fragmentuara demografikisht, të neglizhuara kulturalisht dhe trafikisht të palogjikshme dhe të paqëndrueshme. Vetë ekzistenca e dy entiteteve RS dhe FB&H nuk është politikisht e mençur për shkak të ekzistencës së tre popujve përbërës dhe theksimit të karakterit kombëtar në entitetin e parë dhe karakterit gjeografik në entitetin e dytë.

B&H duhet të rregullohet mbi një bazë federale në të gjithë territorin e saj. Për ta bërë këtë duhet të merren parasysh faktorët historikë, kulturorë, gjeografikë dhe transportues dhe jo vijat ndarëse të tri ushtrive në luftën e fundit. Bosnja dhe Hercegovina duhet të jetë një republikë federale që do të garantojë barazinë e të tre popujve, por edhe funksionimin normal të jetës së përditshme – që në praktikë nënkupton vendimmarrje të shpejtë dhe efikase nga institucionet. Kjo mund të arrihet duke krijuar një qeveri të fortë qendrore në Sarajevë me një  kryeministër dhe një president. Më saktësisht, BeH duhet të përbëhet nga rajone (kantone, rrethe) që marrin parasysh jo vetëm kombësinë e vendasve, por edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm si ekonomia, transporti, faktorët natyrorë, kultura, historia.

Shembull i mirë i organizimit të rajoneve (kantoneve) është propozimi i Konferencës Ipeshkvore të BeH nga viti 2005. Zgjidhja për organizimin e brendshëm të shtetit duhet, së paku në parimet themelore, të ndjekë atë propozim. Zgjidhja ideale është B&H e organizuar në katër rajone: Sarajeva, Tuzla, Banja Luka dhe Mostari. Është e rëndësishme të theksohet se asnjë nga popujt përbërës nuk ka një shumicë absolute, pra mbi 50% përfaqësim në një rajon të caktuar. Përfaqësimi i shumicës duhet të jetë maksimumi 40-49%. Boshnjakët do të ishin një shumicë relative në Sarajevë dhe Tuzla, serbët në Banja Luka dhe kroatët në rajonin e Mostarit. Qeveria dhe presidenti do të zgjidheshin në zgjedhje të përgjithshme dhe kufijtë e qarqeve do të ishin zona elektorale. Presidenti do të zgjidhej me votim elektoral. Domethënë, dominimi i çdo kombi mund të parandalohet duke mos parë numrin e përgjithshëm të votave në zgjedhjet presidenciale, por duke futur një sistem të kolegjeve zgjedhore. Njësitë zgjedhore do të përafroheshin me kufijtë rajonalë. Kandidati që do të merrte më shumë vota elektorale do të bëhej president. Kombësia e presidentit nuk do të kushtëzohej. Kandidatët e të gjitha kombësive mund të konkurrojnë në çdo rajon. Kështu, anëtarët e pakicave kombëtare mund të bëhen edhe presidentë.

Qeveria e B&H do të përbëhej në barazinë e tre grupeve kombëtare, p.sh. ndarja e ministrive në raportin 5:5:5 kroatët, serbët dhe boshnjakët. Çdo grup kombëtar duhet t’i lërë të paktën një vend kategorisë së pakicave kombëtare. Çdo grup kombëtar do të kishte të drejtën e vetos ndaj vendimeve të qeverisë së B&H përmes Dhomës së Popullit të Parlamentit të B&H. Në të njëjtën kohë, në çdo rajon (kanton) do të kishte një Dhomë të Popullit të parlamentit të rajonit, në të cilën do të kishte një veto kombëtare për vendimet e qeverisë. Ndërsa në qeveritë e rajonit duhet të jenë minimalisht 30% e ministrave të çdo grupi kombëtar. Kjo do të siguronte barazinë e popujve përbërës. Qeveritë rajonale do të zgjidheshin në zgjedhjet parlamentare, ndërsa çdo rajon do të kishte presidentin e vet, i cili do të zgjidhej në zgjedhje të posaçme presidenciale. Roli i presidentit do të ishte kryesisht i natyrës procedurale dhe ai mund të merrte vendime më të rëndësishme me mbështetjen e parlamentit rajonal. Kështu, B&H nuk do të kishte 14, por 5 qeveri. Duhet pranuar se numri i presidentëve do të rritej nga tre në pesë, por vetëm njëri prej tyre do të ishte president i të gjithë shtetit. Çdo rajon do të kishte autonomi të konsiderueshme për të lehtësuar vendimmarrjen për të mirën e qytetarëve, veçanërisht në fusha të tilla si financa, infrastruktura komunale, arsimi, shëndetësia, kultura, sporti. Megjithatë, decentralizimi nuk do të shpërbënte, por do të forconte shtetin, dhe kjo mund të bëhet përmes dispozitave kushtetuese që mund të parandalojnë që rajonet të shndërrohen në shtete.

Çfarë roli luan aleanca dhe partneriteti kroato-boshnjak me Kroacinë në këtë ide të rindërtimit të B&H? Idetë e paraqitura mund të realizohen vetëm nëse pranohen nga partitë politike kroate dhe boshnjake në BeH dhe më pas nga Republika e Kroacisë si pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kroacia mund t’u shërbejë boshnjakëve dhe BeH si një faktor për integrimin e tyre në shoqatat euro-atlantike dhe kampin perëndimor. Përfaqësuesit politikë serbë në BeH, natyrisht, i kundërshtojnë idetë e tilla, pasi ideja e tyre është shpërbërja e shtetit. Megjithatë, nëse përfaqësuesit e dy prej tre vendeve pranojnë idenë e krijimit të një republike federale të B&H dhe kanë mbështetjen e Republikës së Kroacisë, ata mund të nisin një ofensivë diplomatike në komunitetin ndërkombëtar për të refuzuar Dejtonin (SHBA-BE). Marrëveshja do ët krijonte kushte për një BeH të re dhe më të suksesshme. Duke pasur parasysh kundërshtimin e serbëve në BeH, Serbi dhe Rusi, një zgjidhje e tillë mund të realizohet vetëm me patronazhin e fortë të Brukselit dhe Uashingtonit, dhe në fund të fundit të Turqisë. Pas reformës, BeH duhet të fillojë të funksionojë si një shtet sovran dhe jo si protektorat dhe duhet të pranohet në BE, NATO dhe eurozonë në një afat të shkurtër. Kundërshtimi i serbëve në BeH dhe Serbi mund të shtypet përmes vendosjes së paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara dhe/ose të NATO-s në terren dhe vendosjes së mundshme të sanksioneve kundër Serbisë nëse ajo përpiqet të ndërhyjë në B&H. Me kalimin e kohës, serbët e Bosnjës do të duhej të pranonin reformën e B&H-së, sepse kjo do t’u sillte atyre përparim ekonomik dhe do të sigurohej që barazia kombëtare të mund të ekzistojë në një shtet shumëkombësh.

Një B&H e tillë si një republikë federale duhet të krijojë një aleancë politike me Kroacinë në formën e një partneriteti të dy vendeve të ngjashme me Grupin e Vishegradit. Kroacia dhe B&H do të mbeten dy shtete të pavarura dhe sovrane, por do të formojnë një aleancë mbi baza politike, ekonomike, transporti dhe kulturore. Një aleancë e tillë do të kundërbalanconte tendencat e mundshme të Serbisë së Madhe që do të frenoheshin në mënyrë efektive dhe do të ishte një garanci e një shteti funksional të B&H. Në të njëjtën kohë, Kroacia e Madhe dhe tendencat islamike në B&H do të eliminoheshin. Një kufi i lirë midis dy vendeve do të lehtësonte korridoret e trafikut dhe flukset ekonomike në Evropën Juglindore, sepse B&H dhe Kroacia janë formuar hapësinore në një njësi gjeografike që shkrihet për të marrë një formë ideale. Në rrethana të tilla, Kroacia mund të nisë investime të mëdha në B&H nëpërmjet hapjes së shkollave, spitaleve dhe fabrikave të reja. Ndërsa fuqia punëtore nga B&H mund të merrte më lehtë leje pune për qëndrim të përhershëm në Kroaci, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për shkak të problemeve demografike të Kroacisë dhe mungesës së fuqisë punëtore në Adriatik.

Dhe më e rëndësishmja, të dyja vendet, për shkak të stabilitetit dhe rregullimit të tyre, mund të bëhen një qendër e investimeve ekonomike ndërkombëtare që do të rigjallëronin të dyja ekonomitë. Nëse B&H do të vinte në jetë si një shtet federal funksional dhe i qëndrueshëm i tre popujve përbërës në të gjithë territorin e saj, ajo do të mbyllte një pikë të nxehtë gjeopolitike krize në Evropën Juglindore dhe do t’i jepte një shtysë të fortë të gjithë Ballkanit Perëndimor. Do të krijohej një model shembullor për zgjidhjen e problemeve të tjera në vendet shumëkombëshe si Kosova dhe Qipro. Fatkeqësisht, një zgjidhje e tillë nuk është aktualisht në tryezë, por do të duhet të konsiderohet nëse aktorët politikë të Bosnjë-Hercegovinës duan të ruajnë shtetin dhe të arrijnë prosperitet për qytetarët e tyre. [Përktheu: ISHGJ]

Mazohizmi politik duhet të marrë fund

0

Nga Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 28 janar – Në prag të vizitës në Kosovë, dje z. Gabriel Escobar, i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, i dha një intervistë të gjatë gazetës relativisht të re ndër  ne – Reporteri.
Për dy ditë rresht ajo është bërë objekt trajtimi e interpretimi në studiot televizive, rrjetin social por edhe në komunikimin intern ndërpolitik. Krejtësisht e pritshme, meqë personaliteti i z Eskobar dhe pesha diplomatike e tij konsiderohet kruciale për mbarëvajtjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja.
Njëra nga përgjigjet e z Eskobar që qëllimisht u la nën hije ose u keqinterpretua  ishte edhe kjo:

Gabriel Escobar: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhe nuk do të diktojnë se çka duhet të bëjë ky Asociacion e as cilat duhet të jetë kompetencat e tij; ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës. Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele.”

Komenti i gazetës Reporter (PDK):

“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia t’i respektojnë zotimet e mëhershme për njëra-tjetrën. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe (AKS).”

Në këtë linjë manipulimi dhe keqinterpretimi të deklaratës së z. Gabriel Escobar, dje e sot vazhdojnë trumpetimet e mediave të kontrolluara nga establishmenti që shkoi në histori më 14 shkurt 2021 dhe me gjasë do ët vazhdojnë deri në fund të vizitës së paralajmruar të z Eskobar.

Për fat të keq, kështu veproi edhe RTK sot, në emsionin e lajmeve të mëngjesit (ora 8.00).

Këtë prirje të mazohizmit politik, të shndërruar në shkollë specifike në kuadër të të ashtuquajturit “gandizëm rugovian”, të ushtruar keq në vitet e ’90-ta në Kosovë, vazhdojnë ta aplikojnë edhe pas tri dekadave, pavetëdijshëm o me qëllime të ulta politike, një shtresë e gjerë në jetën tonë politike dhe rrjedhimisht edhe mediat.

N intervistën integrale askund nuk e gjeni dot të ketë thënë z Eskobar se
“ Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk e cenon sovranitetin e Kosovës”, ndërkaq në njërën prej fjalive në tekstin hyrës të Reporterit thuhet taksativisht :”Sipas tij, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk e cenon sovranitetin e Kosovës”!

Është për të ardhur tepër keq se në ç’shkallë superiore të mahoizmit politik ka përfunduar mendimi politik i opozitës në Kosovë që kryesisht trumbetohet në studiot e debateve dhe lajmet qendrore të pothuajse shumicës së shtëpive televizive ndër ne! Në këtë linjë gjykimi politik, me elemente të theksuara të mazohizmit politik, redaksia e Reporterit shtron  pyetjen që po sjellë më poshtë, sikur të ishte pjesë e ndonjë gazete nga Beogradi:
“…rishtazi qeveria refuzoi mbajtjen e referendumit të kërkuar nga Serbia në Kosovë. Qëndrimi publik i partisë në pushtet, Vetëvendosjes, është që e njëjta gjë do të bëhet edhe në zgjedhjet serbe që do të mbahen në prill….”

Por, duket se kjo pyetje e ka irituar edhe vet G.Eskobarin, prandaj ai i jep përgjegjen e merituar: “Kosova është shtet sovran. Si e tillë, ajo ka të drejtë të caktojë se me çfarë kushtesh mund të mbahen zgjedhjet e vendeve të tjera në territorin e saj.” Sidoqoftë statusi i tij prej diplomati, nuk ia lejon që mos ta zbusë paksa këtë qëndrim, duke pohuar në fund të përgjigjes se:
“Mirëpresim mundësinë për të diskutuar me qeverinë e Kosovës për identifikimin e zgjidhjeve dhe aranzhimeve, që janë të pranueshme për të, duke siguruar mundësinë për të votuar për ata që kanë të drejtë vote.”

Në këtë linjë të mazohizmit politik, një ish ambasador i Kosovës, bashkëautor i një raporti të një universiteti amerikan të shumëcituar së fundmi për qeverinë amerikane, kishte pohuar me sforcim të theksuar kosovacentrizmin e tij, duke bërë përpjekje ta imputoj si qëndrim të aministratsës Biden, duke pohuar se, kushdo që angazhohet për Bashkim të Kosovës me Shqipëri, pritet të jetë në lisëtn e të sanksionuarve!
Por edhe speciet mazohiste që përbëjnë tharmin e kosovacentristëve, kanë marrë përgjegjen e duhur përmes kësaj përgjigje:

“…Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i sanksionojnë individët apo entitetet për pikëpamjet e tyre politike.”
Lexues të dashur, lexojeni me vëmendje të shtuar këtë pyetje të Reporterit “tonë”! Keni parasysh, ajo është formuluar nga një shqifolës, jo nga ndonjë serbishtfolës i Beogradit, siç mund të supozoni pasi ta keni lexuar:
“Në letrën e Sekretarit të Shtetit, Blinken, kryeministrit Kurti i kërkohet që Kosova do të duhej të zbatojë vendimet e gjykatës, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave. Sa e kuptojmë ne, ka të bëjë me një vendim të vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese në të mirë të Manastirit të Deçanit, me të cilin vendoset që 24 hektarë tokë i takojnë manastirit. A pritni që Kosova ta përmbushë këtë kërkesë të Shtëpisë së Bardhë?”
Iritimi e mazohizmi politik këtu duket se arrinë shkallën siprore.
Pak dinjitet njerëzor e politik, pak dashuri më shumë ndaj Republikës dhe të ardhëmes së saj, do të ishte terapia fillestare më e mirë.

Ajo përmbysje e madhe që ndodhi më 14 shkurti 2021, që unë jam i prirë ta cilësoj si Revolucion i qetë, përveç tjerash, hyn në histori edhe duke i dhënë fund këtij lloii të mazohizmit politik.

Serbia dergjet nga shovenizmi ekstrem neofashist edhe më 2022

0

Nuk ka ditë që udhëhqja ushtarake dhe politike e Serbisë, nuk shpreh urrejtje ndaj shqiptarëve duke kërcënuar në rikthimin e pushtimit të Kosovës. Pamje të një ushtrimi gjuajtës nga ana e ushtrisë së Serbisë.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Përkujtim:

HERONJËT sjellin liri dhe siguri për Kombin – Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.

  • Ju e dhatë jetën për Kosovë. Po ne u shprehim admirim të pashuar!

    Serbia ka mbetë një oazë shtetërore ku vlon neofashizmi- kërcnimi dhe urrejtja ndaj joserbëve. Sot, Rusia, Bellorusia, Korea Veriore, Serbia dhe Turqia janë shtete ku nuk ka demokraci. Në rastin serbian, ky popull dhe ky shtet, në dy shekujt e fundit nuk ka pushuar së luftuiari për “hapësirë jetësore” te tipit hitlerian, gjithnjë i nxitur nga Rusia. Parndaj, ky popull ishte dje dhe është sot, po nuk ka shptesë s do të ndryshoj pozitë pa e përejtuar deri në palcë duke i paguar dëmet që ua ka siellë fqinjëve. Ky popull është në hasmëri me Bosnjen e Hercegovinën, me Kroacinë, Hungarinë, Rumuninë, Bullgarinë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi. Këtë shtet sot e rrethojnë shtetet në NATO si: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Hungaria, Rumnia dhe Bullgaria. Edhe në këtë gjendje, Serbia neofashiste provon të i tregojë botës dhëmbët përmes shefit (A. Vuçiq) të informatave në kohën e pushtetit të Kasapit të Ballkanit (S. M), se është me Rusinë dhe për këtë BE, po dhe deri në një masë edhe disa funksioanrë në SHBA, po provojnë ta tolerojnë në silljet neofashiste, krejtë me qëllim që të largohet nga thonjët e Dedës (Rusisë). E kotë, Serbia nuk do të ndrrojë kurs në asnjë vijë të shovinizmit të saj të deshmuar me gjenocid, sidomos kundër shqiptarëve. Në këtë shkrim analitik do të dëshmojmë se më i rrezikshëm është shtijësi se sa vrasësi.duke pasë për bazë Rusinë (nxitëse) dhe Serbinë (vrasëse).
    Se pjesa më e madhe e popullit serbian ende nuk është sheruar nga shovinizmi, po e citojmë kryetarën e e “historianëve të historisë moderne”, nga Nishi. Ajo në një emision të “Evropës Lirë”, që e drejtonte Rade Radovanoviq, në pyetje: “Cilët janë heronjët e juej sot?” përgjigjet: “Radovan Karaxhiqi, Ratko Mlladiqi etj.” E tutje gazatari insiston dhe e merr përgjegjën se: “Heronjët tjerë janë: Nebojsha Pavkoviq, Ojdaniq, Smilaniq”, do të thot ka harruar ta shtojë Nikolla Shainoviq, etj”. Por historiania shtron kontra pyetje. Cilët janë kriminelët tuej zotëri (gazatar)?. Gazatari i përgjigjet me gjakftoftësi: “ Komandanti Supre-Sllobodan Millosheviqi dhe të gjithë ata që i përmende se janë herojë, për mua janë kriminelë”. E Heroi im (gazatari) është ai piloti që u mbytë me MIG19-un e tij mbi hapësirën e Drinës, më 23 prill 1999, nga një avion i NATO-s, që fluturinte ddisa kilemotre mbi te. E vërteta, edhe për gazetarin e “pa anshëm”, “NATO ka bërë luftë kriminale, sepse ka vrarë serbian dhe shqiptarë. E thekson rastin në rrugën Gjakovë-Prizren”. Pra me këtë konstatim mbushët mozaiku serbian i shovinizmit, duke mos elaboruar mëtej përse bëhej tërë ajo luftë serbiane që u humb në katër raste: në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. E po të vazhdonte lufta në Kosovë, sigurisht se ajo do të mbaronte në Maqedoni, pasi që Shqipëria nuk llogaritej sepse Shesheli do ta okupnte me “Shoqatën e gjuetarëve”.
    Po, sot në Serbi urrehet nga një pjesë e madhe e popullit S. Millosheviqi, jo pse ka bërë krime, por pse e ka humbur luftën. E po ta fitonte, po mos të intervenonte NATO (SHBA), S. Millosheviqi sot do të ishte personi i shekullit për të gjithë serbianët. Me këtë aksiomë, argumentojmë s ei tërë populli serbian duhet ta ndiej peshën e denimit për gjenocidin që ka bërë në Bosnje dhe në Kosovë. Madje do të forcohej rrena tradicioanle serbiane se: “Me 28 qershor 1389 në Kosovë është fituar lufta, dhe asgjë nuk janë disa shekuj sepse Princ Lazari është dashtë t` i sherojë plagët, “nga një predhë e NATO-s, në krahror, dhe ajo plagë ka qenë infektim radioaktiv, e shkaktuar nga një grafit bombë që shkakton tempetraturë dhe i shkrinë edhe parmakët e hekurit, qfardo trashësie të kanë. E këtu ishte qëllimi për të dalë te e verteta lakuriq, se si është përgatitë skenari për masakrimin e qindra shqiptarëve në rrugën Gjakovë-Prizren. Pra, del haapur se më i keq është nxitësi se sa vrasësi. E lidhur me këtë tragjedi, së pari Llazareviqi kishte lëshuar urdhër që për dhjetë ditë (13 prill 1999) pjesa kryesore e Rrafshit Dukagjinit duhet të mbetet pa shqiptarë. Ajo popullsi duhet të gjëndet në rrugën e asfaltuar, duke u larguar për në Shqipëri. Diku në një fshat që quhet Korishë, duhet t` i vejmë parmakët e metalit me trashësi enorme. NATO do të mendon se popullsia e ndiekur ka BARIERË të çelikut në rrugë dhe nuk mundet mëtutje. I vetmi mjet për t` e shkrirë atë barierë ÇELIKU ishte hudhja e bombave që shkaktojnë nxehtësi deri në 1800 gradë celzius. Dhe ashtu ndodhi. Pra nuk është këtu fjala se kush e hudhi bombën, por kush e mendoi skenarin dhe autori i tij do të krekoset se ka zbuluar një efekt që i mvishte kundërshtarit. Ja edhe një fakt serbian, se ia vlen me rrejtë, dhe me zbatuar dinakëri ndaj atyre që janë të gjykuar të vdesin.
    Serbia ende shpreson se përmes tokës shqiptare do të dalë në det?
    Kure lexova librin e Vlladan Gjorgjeviqit, Lufta serbo-turke 1877, (ditar), Beograd 1907, vëmendja kryesore më ishte përqëndruar se ky njeri si njohës i medicinës edhe atëherë si është siellë me plagët dhe të mjerët shqiptarë, që ishin buzë vdekjës nepër aukull dhe borë, në dhjetor 1877. Shumë gjakftoftë dhe indiferent, ishte Vlladani, sepse ai e pasonte porosinë e Karagjorgjit se edhe nënën duhet vrarë për fron, nëse pengon. E Vlladan Gjorgjeviqi kishte për qëllim sapastrimin e Sanxhakut Nishit nga një popull që nuk është sllavë. Dhe më 30 dhjetor 1877, qëllimi ishte arritur dhe ëndrronte si do të duket Sanxhaku i Nishit kur të serbizohet, deri në fund të shekullit XIX-të (janë fjalë të tij).Por, leximi i vemendëshëm i argumenteve tjera (ditarëve të oficerëve serbë e joserb 1877) të shpije në qëndrimin se Vlladani është inferior në përshkrim të tragjedisë. Në fakt ose nuk është i aftë për t` i përshkruar sqenat e tmerrshme të shqiptarëve të masakruar me bajoneta nga ushtria e tij, ose nuk ka pasë nevojë t` i njeh, ose dëshironte që t` i injorojë. E në këtë ‘injorancë’ primitive shoviniste si dergjë kombëtare serbe, bie në sy se Vlladani më vonë avansohet në Kryetar Qeverie. Kuptohet, me që pazaret për toakt shqiptare nuk i kishin mbyllur ende, Vlladan Gjorgjeviqi, po në këtë kohë do ia bëjë një vizitë Sulltan Abdylhamidit. Me rastin e vizitës, si një kryetar që synonte ta realizojë Programit e Vukut, “Svi srbi svuda 1836”, do ia bëjë sulltanit disa kërkesa. Aty, kërkesa kryesore ishte që: “T` i lejohet Serbisë një rrugë hekurudhore për dalje në detin Adriatik, nepër tokën shqiptare”. Serbi dinak me këtë donte së pari ta trasojë vetëm një rrugë hekurudhore, asgjë më tepër. E pastaj pasonte realizimi i ëndrrës së zgjërimit të hapësirës së hekurudhës në të dy anët e shtrirjës, drejtë Shën Gjinit, ose Durrsit, madje edhe drejtë Selanikut. Në bazë të fakteve, Sulltan Abdylhamidi pa u konsultuar me askend, aty për aty do të shpërthej: “Harrone këtë ide që e synoni qe sa dekada. Ju doni që të na gjakosni në ato toka për të cilat kemi derdhë më së shumti gjak, e që tani i konsiderojmë se janë tonat me tapi”. Natyrisht se pas këtij refuzimi, më nuk kishte pazare, as biseda.
    Por, nga ajo bisedë doli një ide se: “Aranutët dduhej AKUZUAR, se nepër vilajetin e Kosovës po bëjnë mizori mbi serbian”. Kjo akuzë ishte e gatëshme më 1898/99, me autor Stojanoviqin (ambasador i Serbisë në Stamboll) në prag të fillimit të punës së Gjyqit Nderkombëtar të Drejtësisë në Hagë. Aty, LËNDA e parë është e regjistruar me titull frengjisht: DOCUMENTS DIPLOMATIQUES, Correspondance concornate les actes de violance et de briganage des Albanais dans la Vieills-Serbie (Vilayet de Kosove) 1898/1899. Këtë dokument diplomatët serbian do ta shpërndajnë nepër ambasada serbisht me titull: “ALBANSKA ZVERSTVA U KOSOVSKOM VILAJETU”, në 231 dosje. Pra dosjet që u dërguan në Hagë më 1899, e kishin një paralajmërim të kobshëm. Por Stambolli, atëbotë nuk ndejti duarkryq. Tefik Pasha në postin e Kryeministrit do ta themelojë një komision prej ekspertëve të qeverisë. Por, në Komision do t` i angazhoi edhe TRE SERBIANË, njerin prej tyre do ta caktojë Ambasadori serb në Stamboll Stojan Novakiviq, një serb do ta caktojnë serbët e Kosovës nga loakliteti ku “kishte ngja krimi” dhe një serbian do ta caktoj Valiu i Kosovës. Komisioni do ta vizitojë çdo fshat, i cili përmedej në akuzë. Do të marrë përgjegje një nga një: “Në fshatin tonë nuk ka pasë as nuk ka njeri që është varë”. Raporti i Stambollit për montimin të rrenave serbiane për “231 serbët e varë”, do t` i prezantohet Gjykatës Drejtësisë në Hagë me nënshkrime, dhe do të pasojë VERDIKTI: “231 akuza-231 rrena serbiane”. Në bazë të tri dokuemneteve që pushojnë në Arkivin e Serbisë, në përpilimin e akuzës kundër shqiptarëve, kishin marrë pjesë edhe dy JURISTË rus, nga viti 1897. Ata nuk do të gjënden fare në verifikimin e “krimeve” të supozuara, por me të dëgjuar se Tefik Pasha kishte themeluar Komison special, për hulumtimin e krimeve që thuheshin në akuzë, të dy rusët do të largohën për Rusi. Por, megjithë këtë ata, ishin dekoruar në prani të Vlladan Gjorgjeviqit me medalje të “Shën Savës” për ndihmë vllazërore”. E kur doli rrena në opinon, atyre pas vitit 1903 (kur ndryshoi edhe dianstia sunduese serbe, nga ajo Obrenoviqe në Karagjorgjeviqe) u provua që t` u mirren dekoratat, por tash këndohej “këngë tjetër”. Planifikohej që Serbia të zgjërohej në dy limane bregdetare shqiptare, në dalje në detin e hapur: në Selanik dhe në Durrës.Siq dihet dalja u provua dhe në një masë u rrealizua, më 1912.
    A do të ndodhë e njeta histori me akuzat e Gkykatës Speciale pas dy dekadash hetime kundër UÇK-ës
    më 2022
    Gjykatësit e Gjykatës Specialës kurrë nuk e kanë studiuar një fenomen shqiptar. Ky popull ka qenë disa herë prej okupatorëve të ndryshëm i okupuar. Por NËNSHTRIMIN shqiptari, edhe pse në radhët e veta ka pasë tradhtarë dhe konfident sa të duash, masa popullore nuk e ka pranuar kurrë pozitën koloniale kurrë. E për këtë pozicionim, sidomos okupatori serbian në shekullin njëzetë kishte një “zgjiddhje”. Provonte që përmes LUFTËS QYTETARE, shqiptarët të luftojnë në mes veti, dhe ashtu okupimit i lehtësohet pushteti. A nuk ka ngja një fenomen në luftën e fundit 1998/1999. Lidhur me këtë, një plagë nuk duhet harruar se: nuk kalonte qoftë edhe një ditë që nga shqiptarët e “verdhë” politikisht, të mos shkrepinin akuza ndaj UÇK-ës. Madje, në emër të ideologjisë së “djathëtË, themeluan edhe njësi ushtarke. Atyre njësive u dhanë edhe emrin dhe u nisën në luftën vllavrasëse. Për fat nuk doli në tërësi “falli” ashtu si u projektua. Dhe nuk ndodhi sepse diplomatët, sidomos ata amerikanë vinin e shkonin, dhe për çdo takim, fitonin nga NJË NJERI në disa argumente, duke u përgjegjë se: përse LUFTOJNË SHQIPTARËT (?), se lufta e tyre nuk ka lidhje me ideologji, edhe pse disa individë të pakët provojnë t` i japin luftës ngjyrën ideologjike. Po, ata mund të jenë të “ngjyrosur vet”, do t` u thot BACA DEMË. Por, lufta e tyre është PATRIOTIKE dhe më së shumti plumbi po i merr ata. Ju lutëm, ju i keni informatorët për çdo ditë e javë, në teren. Ma gjeni vetëm një rast që UÇK do ta ketë sulmuar një familje serbiane. Unë jam këtu, në qendër të Prishtinës, dhe pa ndonjë procedurë më pushkatoni. E kundërta, një shtet, ngritët me aeroplanë, me tanke, me kampanjolla, me topa dhe e sulmon një familje atdhetare në Prekaz. Ky presedan duhet të kuptohet se populli im më nuk ka ku shkon përtej pragut shtëpisë”. E në saje të kësaj lufte në takime, njëd ditë, Riçard Hollbruk do t` i thot BACIT DEMË: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk është terroriste. Ne jemi aleatë nuë luftë kundër çdo okupatori, sidomos kundër neofasahizmit, kudo që lajmërohet. Mos u nënshtroni.”!
    BACI DEMË: Djlemoshat dhe vashat tona nepër tërë trevën e Kosovës luftojnë dhe bëjnë luftë të drejtë. Degjojeni Radio “Kosovën e Lirë”. Hollbruk e nderpret:”Keni radiostacion që i jep lajmet nga pozicionet e luftës”. BACI: “Pyetëne Villiams Vokerin. Ai ju tregon”. Hollbruk: E tash, lufta juej qenka kompletet çlirimtare!.
    Post festum dhe “kthyerja e pushkës veti”
    Historia, thonë se përseritet herë si realitet e herë si farsë. Por nëse nuk mësohet, përseritet edhe si targjedi. Më kujtohet se çfar rrëmuje zhvillohej nepër korideoret e Kuvenidit të Republikës Kosovës, kur duhej votuar Gjykatën Speciale për “pretendimet e Dik Martit”, në Kuvend. Dhe më në fiund, pas shumë peripetishë, ku reagonte VV, AAK…Gjykata u votua. Ani, le të pastrohet lufta jonë, pati klithë një partiot, i neeverikosur, e që i kishte kaluar 15 vite burg të rëndë nepër kazametet e përgjakura të Serbisë.
    Por, tani po e shënoi një raritet: Një gjykatës i Specialës do ta pyet shefja e zyrës në dhjetor 2021: Ku gjindet Kosova?. Gjykatësi në globin që e ka në zyre, kufijtë e Kosovës i kërkon dhe i kërkon, diku afër Kievit, në Ukrainë!Ja sa janë të informuar ata gjyaktës, se ku është Republika e Kosovës. Ata mund ta njohin ligjin, por nuk e njohin mentalitetin shqiptar. E si duket ata nuk e kanë në dieni se Komiteti i Kosovës (i themeluar më 1 maj 1918 në Shkodër) në program e kishte të shkruar:” Serbët vendas dhe pa armë në dorë, nuk guxohet të vritën. Çdo kufomë e armikut, nuk ka për t` u varrosë pa ardhë një Komision Ndërkombëtar”. E këto ditë kriza në Ukarinë e ka siellë Luftën e Ftofë buzë një mundësie që bota të sillet para një rreziku me pasoja shumë dimenzionale.
    Këto ditë (janari 2022), pata mundësinë ta lexojë një libër publicistik, botim i kompanisë “KOHA” me titull Rade Radovanoviq, QESHJA NËN TREKËMBËSHIN E VARJES, Prishtinë 2021. Pas një përshkrimi të krimeve në Kosovë, autori e nxen në përshkrim edhe një “deklaratë” të Zoran Gjingjiqit (ndjerë) se paska thënë që: “duhet të nderprehen bombardimet e NATO-s”. E kur e pyesin, filozofi (Gjingfjiqi), të cilin e pata njohur në Novi Sad (1988), u përgjegjë se “kurrë nuk kam kërkuar e as që kam thënë një gjë të tillë”. Po kush e bëri atë “atentat-akuzë”, askush tjetër përpos Kryetari i Serbisë sot-z. Aleksander Vuçiq, atëherë si ministër i informatave. Pra, embrioni i atentatit ndaj Z. Gjingjiqit ishte shumë i hershëm dhe në çdo kohë ka ndejtë latentë në ajr, kuptohet i nxituar nga ata që Ivan Stamboliqin e hudhën për së gjalli në një gropë të gelqerës, e ata ishin dueti Millosheviq-Sheshel, ata që e varnë Profesorin e gjuhës shqipe në Mitrovicë-Latif Berishën, ata që e varnë advokatin-Bajram Kelmendfin, me dy fëmijë, në Prishtinë, ata që vranë pastaj nepër lokalitete gra e fëmijë, pleq e plaka, shqiptarë.
    Kur isha student e pata lexuar një biografi për Karagjorgje Petroviqin, prijetarin kryengritës serbiane. Kur disa kolegë e lavdonin, pastaj, që kishin mësuar nga librat e leksioneve, vetëm OFSHAJA dhe shpërtheja: Po Karagjorgji e ka vrarë nierkun, nënës ia ka vu kosharën me bletë në kokë dhe ajo ka vuajtë deri në vdekje nga helmimi. Shokun e vet e ka vrarë për asgjë. E vetë pastaj e psoi më 1817 nga një monstrum i nhgjajshëm, por si ai, duke ia prerë kokën dhe duke e bartë kokën e tij në Stamboll. Monstrumi do ta vejë kokën e Karagjorgjit para këmbëve të PADISHAHUT. Jo vetëm kaq, më 1903 po ajo lozë e ligë terroriste, do të grimcohet tërë familja e mbretit mizor. E po atë vit (Dhjetor 1903), do të përgatitet edhe plani: “Depërtimi në Perendim”, për ta okupuar Bosnje e Hercegovinën, të cilën pastaj Wjena më 1908 e aneksoi. Kështu, Beogradit nuk i mbeti rrugë tjetër vetëm të ua mësyjë sërsih viseve shqiptare, për të vrarë nëna me fëmi ngryk, duke hikur në Anadolli, e për ato palgë shqiptare mjfton të lexxohet Lazër Mjeda, Llav Trocki, Leon Fraindllingu, në shumë gazata të kohës, ku shihen soldatët serbian, sikurse në luftën e fundit, duke prerë me thikë fëmi e nëna para popullit, vetëm pse nuk kishin bërë kryq, duke dhunuar dhe prerë kambë e duar dhe duke i hudhur në zjarrë. Ai zanat do të përseritet më 1999, kur babanë, nënën, djalin dhe vajzën (1999), i dunojnë dhe i diegin të gjitha kufoamt. Ja kjo është Serbia që i vrau Vllazërit Bytyçi edhe pas mbarimit të luftës, ja kjo është Serbia që provoi gjenocid në fund të shekullit, madje duke vrarë edhe serbian e duke provuar t` ua mveshë shqiptarëve; duke i hapur 600 varreza masive, jo vetëm në Kosovë, por edhe nëpër Serbi.
    E të bisedoish sot me një pushtetar serbian për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, është sukurse të kërkoish prej gjarprit të bëhet dele, apo mos të kafshoi. Prandaj, shtrohet pyetaj: kush e vrau studnetën shqiptare duke u përgjegjë në provim; kush provoi ta varsi profesorin Enver Petrovcin, duke i pyetë studentët; kush e varu Fehmi Aganin, profesorin e të gjithë profesorëve; kush ia humbi çdo gjurmë Profesor Ukshin Hotit; kush e kurdisi krimin në Burgun e Dubravës; kush e kurdisi krimin në Korishë e gjetiu; pse më nuk përmednet “shtëpia e verdhë”e Dik Martit dhe Frano Barambierit,(një zvicran dhe një kolumbian). E Rade Radovanoviq, të nxierrish herojë serbian, nga një luftë e tillë, përmes pilotit, i cili nuk ishte ngritë me MIG19, për më u shtetitë nepër qiellë, por me vrarë fëmi e pleq e plaka- shqiptarë nepër kolona duke u arratisë nga Kosova. Madje, me vra shqiptarë në kolonë prej së cilës nxirrën njerëzit dhe masakrohen me sharrë. (Rasti në Makofc etj). E kjo bëhet për ta nxierr një baraspeshë të keimeve,jo nuk shohë sherim të dergjës serbiane në urrejtje, dhe, në lakmi për troje të huaja. Nuk shohë katarzë, në asnjë veprim të këtij populli, kuptohet me këta prijës, kur dihet e kaluara e tyre gjenocidale, kur nuk e kuptuan eutanazinë e kufomës tyre shtetërore nga 24 marsi e deri më 9 qershor 1999. E dikush do të pyetë: Populli i Svetozar Markoviqit, Dimitrije Tucoviqit, Dragisha Llapçeviqit, Sushan Popoviqit, Velko Vllahoviqit, Millosh Miniqit, nuk e meriton këtë epitet. Po, do të kisha dëshirë të jetonim në paqe dhe lumturi të gjithë. Por, turri serbian nuk ka stacion as nuk ka rrugë e barierë që ia ndalë rreshtimin. Në humnerë o populli serbian të kanë vi prijësit tuej, në humnerë do të mbetesh edhe një kohë shumë të gjatë, sepse në urrejtje je infektur në dergjë që si duket nuk ka sherim.

  • Prishtinë më 28. 01. 2022.

Profesor Jusuf Buxhovi vizitoi Federatën Pan – Shqiptare VATRA në SHBA

0
Sot, në ambientet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA patëm nderin e veçantë dhe privilegjin të presim shkrimtarin, historianin, intelektualin dhe aktivistin e mirënjohur politik të Kosovës, profesorin Jusuf Buxhovi. I shoqëruar nga Milaim Abdullahu, bashkëbotues dhe donator, Prof. Buxhovi u prit nga Editori i Diellit Sokol Paja dhe Anëtari i Kryesisë Mark Mrnaçaj. Në një ditë stuhie e dëbore dhe në kushte atmosferike të jashtëzakonshme, takimi vëllazëror me Prof. Buxhovin e z.Abdullahi ishte shumë interesant dhe mbresëlënës në zbulim të historisë së Vatrës, gazetës Dielli dhe shqiptarëve të Amerikës.
Profesor Buxhovi dhuroi për Bibliotekën Shkencore të Vatrës disa pako të vëllimit të fundit në gjuhën angleze të librave të tij, “Kosova” i botuar në 3 volume, dhe dy romanet e tij: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe “Dosja B”.

Protesta e sotme — akt subversiv i mbetjeve të Jovivca Stanišič-it!

1
Prof. Dr. Sadri Ramabaja

Protestat qytetare në themel kanë një kauzë politike. Vetë atëherë ato mund të thuhet se janë të shëndetshme.

Protesta e sotme kishte një kuazikauzë qytetare, por jo edhe atë politike. Në themel të saj, de fakto është një kërkesë populliste e një grushti kuazitrockistësh, kundër ngritjes së supozuar të çmimit të energjisë elektrike (të paralajmruar nga ZRRE-ja). Ndërkaq i mungon tërësisht kauza politike, përveç mllefit politik, vullnetit dhe gjakimit që u shërbeu për mbledhjen e sojit e sorollopit për rrëzimin e qeverisë më të mirë që ka pas Republika në historinë e saj.

Ajo që më ra në sy ishte përqëndrimi i propagandës së ish establishmentit poltik të PRONTO-Mafisë ( në zotërim të të ciës janë shumica absolutee televizioneve private, e madje edhe RTK-në), për t’i bërë PIAR-in kësaj proteste!

Gjasat reale janë që në prapavijë të kësaj proteste të jenë pikërisht pasuesit e aktivitetit subversiv të ish kreut të UDB-s së perudhës së Milosheviqit — Jovivca Stanišič-it!

Disa, në mos shumica e djemëve e vajzave të PSD-së, as që mund të supozojnë për këtë fakt, meqë janë shumë naiv dhe tekanjoz të lloit të vet.

Kjo protestë në shikim të parë mund të cilësohet si qytetare, meqë kishte pjesëmarrës nga shtresa të ndryshme. Organizatorët (merrni me mend në treshen e parë më ngjau se ishin: Dardan Mulliqaj, Berat Buzhala dhe Hysen Berisha), prapa të cilëve , e qartë, qëndrojnë kokat drejtuese reale të PDK-së; megjithatë, ata, kësaj radhe, ia kanë dalë të manipulojnë shumë qytetarë, duke i shfrytëzuar në ekstrem politikisht.

Kishte edhe demokratë e liberal të mirëfilltë, që shin rreshtuar pro rrëzimit të qeverisë së Nolit, në dhjetorin e 1924-ës. Disa sosh, sidomos ata kosovarë, të rreshtuar si ushtarë e të komanduar nga oficerët bjellorus, kishin qenë të manipuluar keq, duke besuar se kështu po luftonin për rikthimin e Mbretit të shqiptarëve në krye të “Mbretërisë sonë”! Më vonë, kur kishin parë se në shërbim të kujt ishin vënë, të penduar keq, kishin kërkuar ndjesë, e ulur kokën gjatë gjithë jetës. Megjithatë, ata tashmë janë hy në histori si pjesëmarrës në një vepër të krimit politik.

Historia nuk i falë dot.

Pendesa ishte e vonuar!

Koha është për rikëndellje politike dhe rilexim të gjendjes nëpër të cilën po kalojmë. Nuk i vihet prapa secilit politikan-mashtrues që zë në gojë e trumpeton fjalën “Liri” e “Barazi”!

Jepni kohë rezonimit e reflektimit politik, duke i dhënë kohë Qeverisë Kurti për funksionalizimin e Republikës.

Përndryshe, kam dro se do shndërroheni në argat të djallit!

Pendesa e vonuar, pastaj, nuk vlenë!

Kronika të një teposhtëzeje të paralajmëruar dhe “SHIK”-asit në rolin e BIA-s!

0
Nga: Gjergj Kabashi
18 janar 2022. Ushtarët e Republika Srpska , që nuk duan të dëgjojnë se ekziston BeH kremtuan me armë në ditën kur nuk kishin të drejtë të festonin të armatosur. Tensionet për një luftë të re të përgjakshme po shtohen në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruante Aftenposten mbrëmë. Milorad Dodik, si njëri ndër presidentët me rotacion të BeH , vetëm vazhdon të provokoj, ngacmoj e t’i fryen zjarrit, duke e pasur Aleksander Vuçiqin e ediramës së vogël dhe të Putinit pas.
Duke e lexuar artikullin e gjerë të Aftenposten të 17 janarit, ku japin mendime ekspert të fushës, mendoja se athua çka i kanë punët “arnautët” në këtë botë të trazuar, se a janë tash tuj “e falë namazin” në faltoret që po ua meremeton e ndërton kryeislamisti numër një politik i botës së sotshme, ai që me vepra është mik i Putinit, Vuçiqit dhe Milorad Dodikut.
“Jasha, arnaut, jasha …!”.
Ushtarë të Republika Srpska , që tashmë hapur dirigjohen të mos e njohin Bosnjen e Hercegovinën, ligjet dhe kushtetutën e saj.
18 janar 2022. Miku im (dhe i juaj), Prof d.Eshref Ymeri në përkujtim të Gjergj Kastriotit dhe veprës së tij gjigande për AtMëmëdhe, më kishte dërguar një analizë perfekte që ia botova dje, ku intelektuali në zë i kritikonte me të drejtë ata që vajtojnë pandërpre se këtë na e ka bërë Serbia, Greqia, apo Turqia – Perandoria Osmane më herët.
Me fjalë të tjera, Eshref Ymeri e kishte gjetur diagnozën prej së cilës vuajmë ne që nga koha kur vdiq Gjergj Kastrioti: ne nga atëhere filluam të zhbëhemi me Islam duke e zbehur identitetin tonë që na shquante për ditë e më shumë, deri sot.
Eshref Ymeri kishte thënë një të vërtetë që ose se thonë ose e fshehin të tjerët: Ne jemi popull i pangjizur.
Pastaj del e bërtet e “këndon” si gjeli maje plehut se ne i kishim kaq e kaq udhëheqës të Perandorisë Romake, kaq “sadriazema” (kryeministra) në Perandorinë Osmane, se ne “e bëmë shtetin grek”, atë “serb”, apo malazez etj.
Ne, në të vërtetë, s’kemi bërë asgjë: Ata që kanë formuar shtete të huaja, ishin shërbëtor të huaj, qoftë me vetëdije apo pa të.
Kelmendasi Karagjorgjeviq e ka udhëhequr Kryengritjen e Parë Serbe, kryengritjen e Misolongit e udhëheqën shqiptarët në Greqi ,por ata, zotërinj, e bënë Greqinë e Serbinë.
Ti lëmë përrallat se u bëmë përrallë …
Shihnie Republika Srpskan dhe ushtrinë e policinë e saj, për ta pa vetën si në pasqyrë.
Ne nuk duam ta pranojmë gjendjen tonë ku jemi, por si shpirtlënduem duam ta bëjmë tonin atë që s’do të jetë vetja. Jo “sadriazemët”, themi, Jo Karagjorgje, jo ai, jo ky ishin “shqiptarë”.
Ata ishin “shqiptarë” të idesë së madhe greke e serbe. Pikë.
Sikurse që ishin “shqiptarë” tre shqiptarët më antishqiptar të Crna Gores (Malit të Zi) në histori …
Pra, ata që njihen si: Tre shqiptarët e crnagorizuar, me vepra mizore ndaj shqiptarëve: Mark Milani -Malësi, Ilija Plamenac -Ulqin e Tivar dhe Avro Cemi në Plavë e Guci!
E shihni, pra …? 
Pastaj “del e thue” ne jemi krenar se “kurrë në historinë tonë se kemi pushtue askend”?!
Qy-qy … Pushton i forti, jo i ligu, ooo «arnaut” … Nuk ka pushtue e s’mund të pushtoj kurrë askend ai që ikën nga vetja e vet, ai që me shekuj vetasimilohet dhe vdes! Natyrisht se «ne” nuk kemi nevojë ta pushtojmë askend, por ta mbrojmë vetën , e vetja mbrohet me Shqiptar e jo me “arnaut” që vetasimilohen.
***
Mbrëmë me 21 janar 2022 një mik ma kishte nisë një shkrim për ta botue në Drini (www.drini.us) të një autori që i kishte dalë në mbrojtje (ashtu qysh dijmë ne!) Bedri Halimit, të arrestuem së fundmi nga ana e Policisë së Kosovës.
Në fund të shkrimit, autori i tij kishte thënë:
“Me që drejtësia në Kosovës është bërë si „litari në thes“, Bedri Halimit në kohën e mundshme, nuk i mbetet tjetër rrugë, veçse ta kërkoj të drejtën e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.”.
Me mbetë pa mend kur lexon paragjykime të tilla nga pozitat e një paprekshmënie pseudopatriotike, që mund të kuptohen si një lloj presioni publik ndaj punës së policisë.
As mua nuk më ka ardhë mirë kur kam ndëgjue se në mesin e të arrestuemve është edhe Bedriu, por masi që është i arrestuem le të hetohet dhe mbrohet nëse asht i pafajshëm.
Ai “nuk asht pej dukati!”
Ai është si kushdo tjetër …, në aspektin e përgjegjësisë për punën e tij. Nëse del të jetë i pafajshëm, natyrisht ka edhe dëmshpërblime për këtë , e nëse gjenden të dhëna të mjaftueshme për tu dënue, ia paftë hajrin …
Nëse vazhdojmë t’i dallojmë njerëzit në patriotë e të tjerë, ne kurrë nuk do të bëhemi komb modern e as që të veprojmë si shtet, por do të mbetemi shoqni klanesh, bandash, fanatikësh partiak, “të burgounish politik”, fisesh, religjionesh, rajonesh, vllaznishë, laxhesh, thjeshtë një mishmash i turpshem, i neveritshëm dhe i pashpresë “arnaut”!
Asht tashma e qartë se ne jemi të ngritun peshë nga keqpërdorimi dhe keqkuptimi i lirisë përmes një patriotizmi të supozuem.
Njësoj si shumë të tjerë, që gjenden prapa grilave.
Ne nuk mund të akuzojmë përgjithmonë “shika” e “ç’shika” për gjendjen tonë. Nëse është veprim i njifar “SHIK-ut” qysh po dërdëlliset në të folunit intern, atëhere ku asht gazetaria profesionale që të na e ndriçoj, tregoj dhe shpjegoj se filan “shikasi” e nxiti këtë mori arrestimesh e të tjera?
Nëse “Rasti Ramabaja” (Sadriu) është i montuem, ne nuk mund të akuzojmë e trumpetojmë pandërpre se edhe rastet e tjera, – kur tashma asht një kryeministër e minister tjetër i brendshem, janë të montueme.
Kur jemi tek Sadri Ramabaja, duhet ta theksojmë hapun që shtypi kritik i Kosovës ia ka një borxh të madh vendit: Duhet të tregohet se kush janë e si quhen me emër e mbiemër dy personat për të cilët u tha e shkrue se kanë qenë të infiltruar në rastin e intelektualit të njofshëm?
A mjafton që ata të dy vetëm të largohen nga shërbimi (AKI), apo?
Jo, nuk mjafton …!
Une mendoj se personat e tillë duhen ndjekur me reflektorin e gjykimit publik të gazetarisë kritike, nëse vërtetë duam të jemi shtet juridik, pasi askush nuk mund të jetë mbi ligjin e të keqpërdoret si zyrtar për ti arrestue, ndjekë, përgjue e burgosë njerëzit, që supozojmë se janë të pafajshëm.
Policinë ka obligim ta mbrojë e ndihmoj në krymjen e punëve e detyrave profesionale secili qytetar i vendit, ashtu siç duhet ti lajmërojmë të gjithë ata policë që e keqpërdorin pozitën zyrtare, duke u shndërruar në mercenar në profesion.
Misterioziteti asht tepër i rrezikshëm për një shoqni, pasi keqbamësit (kriminelët) mund të strehohen e bajnë krime të tjera duke qenë të strehuem nëpër “pyjet” e popullit shqiptar.
Prandaj, deri në fjalën e fundit të hetimeve dhe të vendimit gjyqësor, duhet të heshtim e heshtja do të thotë që të mos përzihemi në punët e organeve policore e gjyqësore, por edhe në rastet e atyne dy zyrtarëve që janë keqpërdorë në rastin Ramabaja duhet të bëhet punë dhe zhurmë e madhe, gjithnjë përderisa të mos merret vesh plotësisht se pse kanë lejue të keqpërdoren dhe kush i ka shty e nxitë që të jenë të keqpërdorun.
Nuk duhet ta qesim kurrë prej mendjes se fjala patriot dhe «familje patriotike» janë fjalët ma të keqpërdoruna ndër ne, aq të keqpërdoruna sa sherri i tyne me u frikësue për ardhmëninë e vendit.
Si një ndër patriotët (hahaa!) them se pa e çrrënjosë patriotizmin e tillë tragjikomik për hirë të përgjegjësisë qytetare, ne nuk mund të bëhemi shtet e komb modern.
Nga përvoja jetësore e profesionale mbi 40 vjeçare si gazetarë në takime me patriotë e patriotë të panumërt gjithandej, mund të them se për disa nga të tillët edhe «burgu i tretë» do të ishte pak!
Arrestohet në sallën e gjyqit përderisa përqafohej me të dashuren…
Para disa vitesh në Norvegji është arrestuar, gjykuar e dënuar një epror i lartë i policisë në vend. Duke e shikuar një video nga arrestimi i tij më pati bërë përshtypje se përderisa përqafohej e rrinin kokë me kokë me gruan e tij, iu afrua një polic civil dhe ia kumtoi privimin nga liria me një fjali, përafërsisht të këtillë: “Je i arrestuar …”
Në këtë mënyrë u ndërpre dashnia e tij pasi një person që dyshohet për krime nuk e meriton lirinë, pra as të qenët pranë të dashurës dhe familjes.
Mund të vazhdojnë me u përqafue mas krymjes së dënimit…!
Më vonë ai shkroi edhe libër për arrestimin e burgun e tij, dilte i përlotur e pikëlluar në tv e media të tjera, por kot, lotët e dënesjet e tilla as që i bëjnë përshtypje një shoqnie të ngritun e emancipume.
Shpesh kam menduar se Shqiptaria do të bëhet vetëm atëhere kur qytetari e mbronë dhe ndihmon policin në ushtrimin e profesionit dhe anasjelltas , por edhe kur polici e arreston policin, si në Norvegji e gjetiu për shembull.
Policit kriminel, sado “muskuloz” që të jetë e shfaqet në “Arnautlluk”, duhet me ia ba kambë e krye bashkë …!
Për hirë të njeriut të munduar nga krimet e gjithfarllojshme dhe të Shqiptarisë sonë.
Eirik Jensen është dënuar me 21 vjet burg për korrupsion të rëndë për drogë etj. Ish oficeri i policisë norvegjeze u arrestua gjatë pushimit të parë gjatë dënimit.
Video e mëposhtem e paraqet arrestimin e policit të dikurshëm norvegjez Eirik Jensen në sallën e gjyqit, përderisa përqafohej me gruan e tij:

Sigurisht dikush nga lexuesit do ta ketë lexue librin e avokatit Ramiz KRASNIQIt nga Prishtina: 

BALLË PËR BALLË ME KRERËT E SHIK-ut

(Procesi politik ndaj Dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit).

Libri avokatait Krasniqi nuk i takon zhanrit të literaturës fantastike, por është një pasqyrim real i jetës që e jetuam në vitet e lirisë, kur në pushtet erdhën disa njerëz të çuditshëm që në vend se ta rimëkëmbnin Kosovën e re, atë e kishin menduar si strehë të fshehjes së tyre për krimet e bëra. Vet përmbajtja e librit të avokatit të njohur nga Prishtina, në secilën faqe që e shfleton, e tregon krimin e atyre që kanë pasur përgjegjësi që të mos e lejonin vendin të kriminalizohej. 

Ikja e tyre nga hijet e krimeve të kota që i kanë ndjekur pas, pasqyrohet më së miri me gjyqin ndaj intelektualit Sadri Ramabaja, keqpërdorimin e Murat Jasharit, tashmë të ndjerë, tentimvrasjen e Azem Vllasit etj. Pa e lexuar këtë libër është zor ta kuptoj kush se deri ku mund të shkoj fantazia e keqbërësit në dëm të individit të pambrojtur, që nuk durohet prej bandës së krimit.

Përmes këtij libri e kupton se si me çfarë metodash tërhiqen njerëzit e sëmurë (si Murat Jashari, bije fjala) që të bëjnë aktet që mund të vlerësohen si terroriste, sikurse që është tentimvrasja e avokatit e politikanit Azem Vllasi. Krejt ajo që është bërë e që pasqyrohet në këtë libër me aq të dhëna e dëshmi dokumentare, është bërë për t’i ikur Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që po të njejtët aktor për tu treguar se janë të pafajshëm para faktorit ndërkombëtar , i nxitën deputetët që ta miratonin funksionimin e saj si Gjykatë e Kosovës me seli në Hagë.

Murat Jashari, tashmë i ndjerë, u dirigjua që ta kryente misionin e tij “historik” i përcjellë hap pas hapi prej njëfar pseudopolicia, derisa e plagosi në derën e banesës së vet Azem Vllasin, që “PRONTO”-istët e kanë menduar si “mall të padhimbshëm”. Banada e krimit të fshehur në krye të institucionet e shtetit synonte që me një të rame (rënë, goditje), ti kishte shumë të vramë, pra njerëz që gotiteshin prej saj.

Kulmi i keqpërdorimit të njerëzve për qëllime të errëta deri në antishqiptarizëm e veprimtari të qartë antishtetërore, është (keq) përdorimi i dy pjesëtarëve të AKI (shërbimit sekret të Kosovës) për ta përgjuar e spiunuar politologun Sadri Ramabaja, duke u paraqitur si njerëz “të rastësishëm”. Fakti që po thuhet se ata tashmë janë larguar nga AKI, tregon se gjyqi ndaj Sadri Ramabajës, tentimvrasja e Azem Vllasit, keqpërdorimi i njeriut të sëmurë siç ishte Murat Jashari etj në emër të njëfar “Syri i Popullit”, tregon se edhe organizata e ashtuquajtur “Syri i Popullit” edhe vet gjyqi ndaj tyre ka qenë një gjyq i montuar që dikush tjetër të fshihej pas një zhurme tjetër për krimet e bëra ndaj të tjerëve para apo pas luftës.

Krimi ndaj Atdheut nuk mund të jetë ndryshe, ashtu siç nuk mund të jetë ndryshe e nuk dallojnë nga pjesëtari i shërbimit armiqësor të BIA-s dy personat e një shërbimi shtetëror në vend, ndaj të cilit duhet ti mbajnë sytë të gjithë banorët e Kosovës, për tu udhëzuar që të mos gabojmë dhe për tu mbrojtur nga të këqijat e mundshme.

Pyetjet për dëshmitarin tjetër, në të vërtetë punëtorin tjetër të AKI-së. 
Në bazë të këtyre rrëfimeve shpifëse të dy dëshmitarëve (të cilat tashmë janë pjesë e librit të Avokatit Ramiz Krasniqi, Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut) , që për fatin e keq të Kosovës ishin punonjës të AKI-së (Agjencia Kosovare e Inteligjencës), del se deri ku e kanë sjellë shtetin jo kushdo por vet udhëheqësit e shtetit, duke nisë nga ish-presidenti Hashim Thaçi, që tashmë gjendët në Burgun e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. 
Po ashtu dëshmohet se Gjyqi ndaj atyre që u akuzuan se i takojnë organizatës “Syri i Popullit” ishte një gjyq i montuar prej A deri në ZH.
Murat Jashari, tashmë i ndjerë dhe politikani i dikurshëm dhe avokati i tashëm Azem Vllasi
U vërtetua që ish – politikani dhe avokati Azem Vllasi, si një “mall i padhimshëm”, ishte viktimë e madhe, ndoshta më e madhja për tu fshehur personat e caktuar e të njohur tashmë pas “veprimtarisë së një organizate terroriste”, pra mu disa nga ata që tashmë janë duke u hetuar për një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” në Hagë.
U vërtetua , po ashtu, se Murat Jashari, një person me veprimtari të shquar atdhetare, u manipulua, u shfrytëzua dhe iu keqpërdor sëmundja e tij për tentimvrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi.
U vërtetua , gjithashtu, se mllefi dhe urrejtja e madhe ishte e orientuar ndaj Prof. Dr. Sadri Ramabajës, i cili duhej të paraqitej si ideolog i organizatës fantom “Syri i Popullit”.
Syrit (qorr = të verbër) të popullit !
Fatkeqësia mbi fatkeqësitë është se dy persona, për të cilët u tha para një kohe se janë larguar nga AKI-a, ishin dëshmitarë të rrejshëm e me identitet të fshehur në këtë gjyq-farsë të madhe.
Këta nuk i takonin ndonjë rangu të ulët përgjegjësie të Policisë së Kosovës, por shërbimit inteligjent të vendit, që supozohet se janë kudo në botë më të përzgjedhurit dhe më të zgjuarit.
Si në cilindo shtet demokratik europian, ashtu edhe në Kosovë, ata duhet të hetohen e të bartin përgjegjësi të paharrueshme penale për dëmin që ia kanë shkaktuar vendit. Kjo që tashmë u bë publike për keqpërdporimin e atyre që nuk duhet të keqpërdoren e ndërsehen ndaj të tjerëve, paraqet rrezik të madh për vendin e për secilën mendje kritike ndaj së keqës që na ka kapluar.
Askush me mendje të shëndosh nuk mund të krahasoj një polici sekrete armiqësore, që ka pasur dhe vazhdon të ketë synime për shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe zhbërjen e kombit shqiptar nga hapësirat e Gadishullit Ilirik, mirëpo pasi të peshohen mirë e mirë veprimet shtetrrënuese të “agjentëve” të tillë që lejojnë të bëhen vegla e dëshmitarë të rrejshëm në një proces të montuar politik, të tillët duhet të hetohen rrënjësisht jo vetëm nga AKI por të hetohet e gjithë veprimtaria e tyre “profesionale” që nga dita e parë kur kanë filluar të punojnë në një institucion aq të rëndëishëm të vendit.
Dhe jo vetëm ata, por të shikohet mirë se mos evetualisht ka edhe të tjerë si ata!
Keqpërdorimi i tyre e hapë edhe një problem tjetër, po ashtu mjaft të dëmshëm e me pasoja kombëtare: Mos vallë në institucione të rëndësisë dhe peshës së veçantë në vend mund të jenë infiltruar edhe persona nga familje e me të afërm UDB-ash, fanatik partiak apo religjioz, që me vete në institucione e kanë sjellë (bartur) edhe veprimin, mënyrën dhe metodat UDB – ashe të të menduarit ?!
Duket që në Shqiptari dikush ende se ka kuptuar se në strehën e fanatizmit partiak apo religjioz, gjithnjë janë strehuar dhe vazhdojnë të strehohen armiqtë më të zinj të kombit dhe interesave të tij.
Veprimtaria e të tillëve për nga dëmi dhe pasojat e rënda për vendin, nuk dallon aspak me veprimtarinë e një pjesëtari të BIA-s së Serbisë, madje në disa aspekte është më e rrezikshme, pasi ata në rrethana Lirie na rrënojnë së brendshmi.