Kreu Blog Faqe 1410

Lufta në prag !

0

Fatmir Bajraj

“Pasojat masive” si kërcënim, nuk zbrapsin agresionin rus mbi Ukrainën !

Kërcënimi amerikan ndaj Kremlinit zyrtar, përkatsisht ; ai i Presidentit amerikan Jo Biden ndaj Presidentit rus, Vlladimir Putin, se në rast të pushtimit rus të Ukrainës, Rusia do të përballët me sanksione të ashpëra ekonomike deri të tilla që Sekretari i Shtetit, z.Blinken, i cilëson si “pasoja masive”, jo vetëm që nuk ndalin agresionin e planifikuar rus mbi Ukrainën, por Rusia e merr si mesazh trimërues për ekspansion dhe invadim të Rusisë në një shtet sovran siq është Ukraina !

Sun Zu : “Të nënshtrosh armikun pa luftuar, është kulmi i aftësisë ushtarake”, dhe këtë do Rusia !

Rusia e Putinit, ka “lëxuar” leksionin e SHBA-vë, NATO-së, BE-së dhe Përendimit përgjithësisht, me rastin e aneksimit të Gadishullit të Krimes në shkurt-marsin e 2014, ka testuar vendosshmerinë e tyre e cila ishte kryekëput verbale dhe me vokabolarin e brisht ; “dënojmë aneksimin rus të Krimesë” !

Një Admisnistratë e Bushëve dhe e Klintonit, do sillej ndryshe !

– Rusia në alencë me Kinën dhe Iranin në njërën anë, dhe përballë një Amerike të pavendosur kundrejt një këcënimi real të Rusisë gjithnjë e më agresive në planet në anën tjetër ;
Bashkimi Europian, heterogjen, divergjent dhe jounik brënda vetës, i hendikepuar pa Britaninë e Madhe dhe më një Hungari gjithnjë e më kontraverse dhe problematike për vlerat që ndan Europa, si dhe një Ballkan i trazuar me një Serbi të lastuar nga Rusia e t’përkdhelur nga BE-ja, dhe s’fundmi një Turqi Erdoganiste, pro-ruse dhe gjithnjë e më tepër larg Përendimit dhe vlerave Euro-atlantike, e bëjnë të lehtë ekspansionin rus, jo vetëm në ish Republikat Sovjetike, por edhe në zemër të Europës dhe n’Ballkanin Përendimor.

Kerkesat ultimative të Rusisë së Putinit, drejtuar NATO-së dhe SHBA-ve, në lidhje me zgjerimin e Alencës në lindje dhe me theks të veqantë në zonën e influencës ruse dhe mbi Ukrainën, kan për qellim të fitojnë luftën pa luftë, që i bije se Përndimi duhej të terhiqej nga planet e sigurisë dhe për zgjerim të Aleances veri-atalentike në Europë dhe në vendet e ish Bllokut Socialist.

Në të kundërt, pas reagimit të vakët të Perendimit dhe të ç’akorduar n’krye me SHBA-të, dhe Administratën e Bidenit, Kremlini i trimëruar do mësyejë Ukrainën dhe do ta pushtoj me një plan rrufe, duke e vënë para aktit të kryer, jo vetëm Ukrainën, por edhe Bashkësinë Ndërkombëtare, me theks të veqantë, Amerikën dhe NATO-në, të cilën e dëmtojnë vendimet politike të njësive të saja, gjithnjë e më divergjente dhe jo-unike.

SHBA-të, n’krye të NATO-së, n’defanzivë !

Të vetëdijshëm për planet ruse dhe të Putinit, invazioni rus në Ukrainë, në vend të preventives serioze, e cila sipas mendimit tim, edhe nga përvoja e jonë e luftërave në ish Jugosllavi, do duhej të ishte me e fuqishme dhe ma e drejtpërdrejt, dhe kjo do thoshte të mos flitej për sanksione ekonomike, por për ndëshkim ushtarak adekuat të menjëhershëm dhe nga të gjitha anët, dhe atë jo vetëm mbi caqet ushtarake ruse brënda Ukraines, por edhe në vetë Rusinë dhe Bjellorusinë e cila është kthye në infrastrukturë dhe logjistikë e një pushtimi të mundshëm dhe real të vendit fqinjë-Ukraina !

Ukraina sot, sikur Gadishulli i Krimes dje, mish për top për Përndimin.

Ky vend sovran, pritet të pushtohet, poqëse paraprakisht nuk plotësohen apetitet ruse në gjithë botën nga ana e SHBA-ve dhe Përendimit, në çka unë nuk besoj, por më pas, çdo intervenim i vonuar do të jetë me pasoja katastrofale për palet n’konflikt, për SHBA-të n’krye të NATO-së, dhe vetë rendin botëror i cili do të pësojë një metamorfozë të padiskutueshme nga ky precedent unik i pas luftes së ftohët.
SHBA-të, sot duhet të marrin rolin e lidershipit botëror, duke paralajmëruar Rusinë e Putinit dhe të gjithë mbeshtetësit e Tij në pushtimin e Ukrainës dhe shëmbjën e Rendit Botëror, siq janë Kina, Irani, Turqia, Hungaria, Serbia, Koreja e Veriut, se kjo çasje e tyre do gjejë përgjigjën adekuate dhe mallkimi mbi ta nuk do të mungoj, dhe kjo duhet të bëhet jo vetëm me gjuhën e paqartë diplomatike, por qartë dhe troq me gjuhën që kuptojnë, atë të këcënimit dhe ndeshkimit adekuat.

Bota pret në ankth, planet dhe strategjinë pushtuese të një hegjemonije gjithnjë e n’rritje, siq është Rusia e Putinit, e cila shfaqë rrezik për kontinentin dhe vetë planetin i cili mund të sfidohet nga lider të krisur siq është Diktatori Putin.

Dua t’besoj edhe pse nuk besoj, se një zgjidhje paqësore e Përndimit me Rusinë është e mundur, kur kam parasysh palët e involvuara dhe interesat diametralisht të kundërta, të cilat janë ushqye që nga rënja e perdes së hekurt, alias përfundimit të luftës së ftohët.

Do isha më i lumturi n’botë, sikur shqetësimi im të mos provohej dhe e ardhma e brezit tim dhe brezave të rinjë në gjithë botën të jetë në paqe dhe në harmoni të njerëzishme dhe t’natyrshme.

Koha po na ikën shpejt…!

Prend Qetta, shpall kandidaturën për kryetar të “Vatrës” në SHBA

0
Eksperti i shkencave politike Prend Qetta, shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Vatrës në zgjedhjet që do mbahen më 26 Shkurt 2022.
Prend Qetta ka lindur më 4 Mars 1959 në Pejë dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga data 24 Maj 2001. Është anëtar i Kryesisë së Degës së Vatrës Hartford, Connecticut dhe gjithashtu mban pozicionin e Arkëtarit të kësaj dege. Prend Qetta jep kontributin e tij të lartë në Vatër prej 6 vitesh duke qenë shumë aktiv në çdo aktivitet dhe nismë të organizuar nga Vatra. Prend Qetta ka studiuar për Filozofi-Sociologji në Prishtinë dhe në Amerikë ka mbaruar Mastër në Shkenca Politike në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2008 në Univeristetin “Southern Connecticut State University”, në New Haven, CT. Platforma për drejtimin e Vatrës, vijon si më poshtë:
1. Hapja e Degëve të reja të Vatrës në të gjitha shtetet e Amerikës dhe në Prishtinë, Tiranë, Preshevë, Shkup dhe Tuz.
2. Pjesëmarrja e femrave dhe meshkujve në organet drejtuese të Vatrës të jetë 50% me 50%.
3. Rritja e kuotës së anëtarësisë 100 usd për Vatrën dhe 200 usd për gazetën.
4. 50% të kuotës së anëtarësisë ta mbajë dega dhe 50% ti shkojnë Selisë qëndrore.
5. Krijimi Redaksisë së gazetës me staf të kualifikuar dhe nxjerrjen e gazetës çdo 2 javë.
6. Organizimin në çdo vit të konferencave shkencore për ngjarjet jubilare.
7. Gjetja e fondeve për Shtypshkronjën e Vatrës.
8. Një Bibliotekë dinjitoze për Vatrën.
9. Vazhdimi dhe thellimi i marrëdhenieve mes Vatrës dhe Organeve shoqërore e politike të SHBA-ve.
10. Rregullimi dhe modernizimi i të gjitha Raporteve brenda Federatës Vatra në mënyrat më të mira të mundshme.

Gazetari i njohur Nefail Maliqi raporton nga Kiev: Në Ukrainë jetojnë mbi 5000 shqiptarë, aq sa kishte dikur Medvegja

0
Negfail Maliqi, gazetar, Kiev, 28 janar
 -Sot mesova se ne Ukraine jane mbi 5000 shqiptare, sa Medvegja dikur. Ata ishin kryesisht ortodoks e katolike. Ky numer i shqiptareve ketu dikur ishte dy fishe me i madh, shkruan nga Kiev reporteri i gazetes zvicerane ne Shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi

Te rralle jane ata, per t’mos thene fare, qe mbajne emra shqip, te gjithe me emra sllave..Por, cuditerisht askush nuk e kritikon Ukrainen, siq kritikohet Turqia!

Takuam disa te rinje e te reja shqiptare me emra si: Irina, Olga, Natasha, Sasha, Oksana, Vladimir, Nataliya apo Aleksander por asnje Alban apo Hysen e Hasan ?!

Shqiptarët e Ukraines janë një komunitet etnik i shqiptarëve që jetojnë në disa zona rurale te Ukrainës. Shumica e shqiptarëve jetojnë në disa fshatra në rajonet e Odessa dhe Zaporizhia.

Shqiptarët në Ukrainë njihen si arnaute (nga arab: Trima) dhe flasin rusisht dhe nje shqipe te dobet. Paraardhësit e tyre erdhën në Ukrainë në shekujt 18 dhe 19. Ata e gjurmojnë origjinën e tyre tek shqiptarët toskë që u vendosën në Bullgarinë lindore (Despotati i Dobrudjës) përgjatë Gagauzëve në shekullin e 16-të. Ardhja e shqiptarëve lidhet me luftën ruso-turke të viteve 1768-1774. Gjatë asaj lufte, disa shqiptarë ortodoksë u rebeluan kundër forcave osmane. Në fund të luftës, rreth 1700 luftëtarë shqiptarë me anëtarë të familjeve të tyre u nisën për në Perandorinë Ruse.

Ato ndodhen në rreshtin e parë pranë Kerçit dhe Janikalës. Disa emigrantë shqiptarë u vendosën pranë Odesës dhe në Budzak. Në vitin 1811, shqiptarët themeluan vendbanimin Karakurt në Budzak afër Bolhradit.

Në Odessa ka dy rrugë, rrugët Veliki dhe Mala Arnautska. Për shkak të disfatës së Rusisë në Luftën e Krimesë, shumë shqiptarë u shpërngulën në Ukrainën lindore në vitin 1861. Deri në shekullin e 20-të, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për origjinën e tyre ishte i dobët. Shqiptaret ne Ukraine kane ruajtur zakonet, dokey dhe traditat kombetare. Per shembull veshjet kombetare per  festa apo dasmat nuk i bejne pa flamur kombetar tamam sikur ato ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo Presheve, shkruan ne vazhdim gazeta zvicerane Ke Canton27.ch

Ja disa intelektuale, emra te njohur qe perfaqesojne shqiptaret ne Ukraine:

Milto Sotir Gurra, aktivist politik, shkrimtar dhe udhëheqës i diasporës në Odessa.

Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”

Vladislav Ilchenko drejtues i organizatës “Unioni i Shqiptarëve ne Ukraine”

Mesuam se ne Ukraine ka shume shqiptare ne institucionet komunale, te kantoneve dhe te shtetit por edhe ne sporte, futboll., por edhe ne institucione tjera kulturore. Po ashtu mesuam se ne Ukraine ka edhe qindra shqiptare ushtare, ne mesin e tyre edhe oficere te larte, te graduar. Por, nje pjese e tyre flasin pak e hiq shqipen, besa disa edhe hezitojne te deklarohen shqiptare, per iks aresyera..

Qytetet ku jetojnë shqiptarët në Ukrainë

Gjuha shqipe mësohet në rajonin Zaporozhye në fshatin Devnenskoye në një shkollë publike, sipas një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit në Ukrainë. Ka katër vendbanime në territorin e Ukrainës, 3 në rajonin e Zaporizhzhya, Priazovskoe rrethit Georgievka, Devnenskoe dhe Gamovka.

Georgieka është emëruar pas stërgjyshit tim, ai ishte organizatori i zhvendosjes nga rajoni i Odesës në fshatin Karakurt. Ky është vendbanimi i katërt shqiptar në Ukrainë. Në rajonin e Odessa, në Karakurt, gjuha shqipe mësohet gjithashtu në klasat fillore, si në rajonin Zaporozhye. Tekstet shkollore ofrohen nga Shqipëria si pasojë e marrëveshjes mes dy shteteve.

Të parët që mësuan për shqiptarët-arnautët në Rusi pas përfundimit të luftës së parë ruso-turke në 1768-1769, pas nënshkrimit të traktatit botëror Kuchuk-Kainardzhinsky, midis Rusisë dhe Turqisë, ku shqiptarët morën pjesë aktive, si në tokë ashtu edhe në det.

Në rajonin e Zaporozhye, në fshatin Devnenskoe, kemi 12 fëmijë, mësuese është Oksana Shilo e cila ka studiuar në Shqipëri në Universitetin e Tiranës. Në Karakurt, rajoni i Odessa, mësuese është Natalya Kircheva. Për numrin real të studentëve duhet të flas në një moment tjetër pasi në kushtet e karatinës dhe pandemisë numri ndryshoi.

“Shote Galicat” e Ukrainës, nëna pesëdhjetëvjeçare: Bleva snajper 1300 euro për të luftuar ndaj ushtarëve të Putinit të Rusisë!

0
UKRAINA NE PRAG TE LUFTES ME RUSËT / Nëna ujkrainase Mariana Zhaglo vëzhgon mjedisin. Ajo, me snapierpin bleu një silenciator, një bipod dhe një pamje teleskopike. Arsenali i saj përbëhet gjithashtu uniforë, një helmetë, kamuflazh bore, jelek antiplumb, qese municionesh dhe çizme

 

Kiev, 28 janar -Kjo Nënë ukrainase (ne foto lart) ehste 52 vjeçe e cila dje ka blerë një pushkë të madhe snajper për të luftuar pushtimin rus dhe paralajmëron ‘nëse ka nevojë që të shtënat të fillojnë, unë do të filloj të qëlloj’ me  paralajmërim  forcat speciale të Putinit nëse këmba e tyre shkel brenda  Ukrainës, njoifton nga Kiev gazeta zivcerane ne shqip Le Canton27.ch

Nga frika e një pushtimi rus, një nënë nga Kievi shpenzoi 1300 franga për të blerë një armë dhe për të mbrojtur familjen e saj.

Per ket heroine ukrainase qe i del zot vatanit, kane shkruar edhe mediat e ketushme duke percjelle foto e saj me snajper n’dore dhe mesdazhe te saja e cila ka thëne se: Ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë!

Duke qëndruar në kuzhinën e saj, me vështrimin e vendosur, Mariana Zhaglo vëzhgon mjedisin, me armën në dorë. Nëna, 50-vjeçarja ukrainase shpenzoi 1300 franga për t’u armatosur me një pushkë Zbroyar Z-15.

Edhe  Ukraina kishte “shote galicat” e veta!.. Ata tashme jane veshur, armatosu deri ne dhëmbë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga frika e një pushtimi nga Rusia, ky studiues marketingu me bazë në Kiev preferon t’i lërë asgjë fatit. “Si nënë, nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet e Ukrainës, ose këto kërcënime të bien mbi ta. Është më mirë ta menaxhoj këtë tani”, shpjegon ajo për gazetat ukrainase, transmetomn Le Canton27.ch

50-vjeçarja thotë se është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur qytetin e saj. “Nëse bëhet e qartë, atëherë ne do të luftojmë për Kievin. Ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë. Nëse fillojnë luftimet, ata do të vijnë këtu. Kievi është objektivi kryesor”, tha ajo.

Për të shoqëruar pushkën e saj, Mariana bleu një silenciator, një bipod dhe një pamje teleskopike. Arsenali i saj përbëhet gjithashtu nga një helmetë, kamuflazh bore, jelek antiplumb, qese municionesh, çizme dhe një uniformë e ushtrisë britanike.

Nëna e familjes është anëtare e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës (TDF), një njësi e përbërë nga vullnetarë. Për dy javë, ajo u stërvit si snajper. Ajo gjithashtu grumbulloi sasi të mëdha ushqimi dhe “shumë e shumë municione”.

Ashtu si Mariana, qindra vendas të thjeshtë i janë bashkuar radhëve të TDF-së, të krijuar vitin e kaluar, për stërvitje ushtarake. Sipas një sondazhi të kryer dhjetorin e kaluar nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, 58% e ukrainasve dhe pothuajse 13% e grave ukrainase janë gati të marrin armët për të mbrojtur vendin e tyre kundër Rusisë.

Gjermania e mbështet arsimin profesional në Kosovë – Fondi Rajonal i Sfidave (Regional Challenge Fund – RCF)

0

Gjermania e mbështet arsimin profesional në Kosovë: 3 milionët e parë janë ndarë për bashkëpunimin në mes shkollave profesionale dhe ndërmarrjeve për të avansuar arsimin dual

Në ceremoninë e ndarjes Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe Ambasadori Jörn Rohde paraqitën grantet e para të iu dorëzohen institucioneve të arsimit profesional dhe ndërmarrjeve, të cilat së bashku do të ofrojnë arsim të përshtatshëm profesional, gjatë të cilit nxënësit do të pajisen me shkathtësitë dhe kompetencat në përputhje me nevojat e tregut të punës. Këto bashkime institucionesh kanë aplikuar me sukses në kuadër të Fondit Rajonal të Sfidave (Regional Challenge Fund – RCF) që mbështetet nga Gjermania përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW.

Ambasadori Rohde theksoi:

Fondi Rajonal i Sfidave është një promotor i shkëlqyeshëm e arsimit dual në Kosovë, i bazuar në modelin e suksesshëm gjerman. Për ekonominë e Gjermanisë bashkëpunimet e tilla të ngushta në mes të ndërmarrjeve dhe institucioneve të arsimit profesional mbeten esenciale. Ne e mbështesim bashkëpunimin në arsimin dual për të forcuar ekonominë e Kosovës dhe për të gjeneruar vende pune për të rinjtë në Kosovë.”

Arbërie Nagavci

Thirrja e parë e Fondit Rajonal të Sfidave ka tërhequr 205 aplikime të bashkimeve të institucioneve të arsimit profesional nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër janë përzgjedhur gjithsej 37 projekte në thirrjen e parë, ndër to gjashtë aplikime të suksesshme nga Kosova. Bashkimet që i kanë fituar grantet do të marrin 3 milion euro grante për investime në pajisje, infrastrukturë dhe aktivitete të aftësimit në institucionet e arsimit profesional.

RCF së shpejti do të publikojë edhe thirrjen e dytë për propozime. Shkollat profesionale të interesuara dhe ndërmarrjet mund të gjejnë informata më të hollësishme në uebfaqen https://rcf-wb6.org. Fondi Rajonal i Sfidave është një institucion financiar i disejnuar për të rritur punësimit ndër të rinjtë dhe për të nxitur konkurrencën në mes ndërmarrjeve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. RCF është një iniciativë e Gjermanisë që implementohet nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW përmes fondeve në vlerë të përgjithshme prej 30.5 milion euro grante që janë të ndara nëpërmjet një procesi sfidues rajonal në disa thirrje për propozime brenda një periudhe pesëvjeçare. Forumi i investimeve i 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) është implementues i projektit.

Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”

0
-Presidentja Osmani ia dorëzoi ekipit olimpik Flamurin e Kosovës: Sportistët tanë vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë nëpër botë edhe në shtetet që nuk na kanë njohur.
  
PRISHTINË, 28 Janar 2022 
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani  Sadriu, në një ceremoni të veçantë ia dorëzoi sot ekipit olimpik Flamurin e Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Presidentja Osmani i ka falënderuar ata për një punë të jashtëzakonshme që kanë bërë, jo vetëm gjatë tërë këtij viti, por për një periudhë të gjatë në mënyrë që tani Kosova të përfaqësohet nga dy skitarë profesionistë, nga Albin Tahiri, i cili ka marrë pjesë edhe më parë në Lojërat Olimpike Dimërore, dhe nga Kiana Kryeziu, një 17 vjeçare, e para vajzë e cila merr pjesë në lojëra olimpike dimërore dhe arrin normën olimpike.

“Që të dy do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës me nder e me krenari, dhe ashtu edhe sikurse të gjithë sportistët tanë do të vazhdojnë të jenë imazhi më i mirë i Republikës sonë në botë. Unë dua t’i falënderoj për këtë punë të jashtëzakonshme trajnerët e tyre, Federatën, Komitetin Olimpik të Kosovës të udhëhequr nga Presidenti Krasniqi dhe të gjithë të tjerët që kanë qenë të angazhuar në mënyrë që Kosova të vazhdojë të shkëlqejë në sporte të ndryshme”, ka thënë Presidentja Osmani.

Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”

E para e vendit ka thënë se natyrisht se presin suksesin e tyre, mirëpo, sipas saj vet përfaqësimi i tyre i deritanishëm është një sukses i jashtëzakonshëm për shtetin tonë, “sepse sportistët po vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë, edhe në shtetet që nuk na kanë njohur, po vazhdojnë ta ngrisin flamurin tonë”.

Presidentja Osmani ka thënë se me performancën e shkëlqyeshme të sportistëve tanë në botë do ta shohim një kontribut shtesë edhe tek shumë shtete të tjera të cilat nuk e kanë njohur Kosovën

“Flamurin e Republikës së Kosovës në këtë ceremoni e cila është e vogël për shkak të masave të pandemisë, ia dorëzoj skitarit tonë Albin Tahiri që ta bartë me nder dhe krenari në një shtet i cili nuk na ka njohur, por jam e bindur që me performancën e shkëlqyeshme të sportistëve tanë në botë do ta shohim një kontribut shtesë edhe tek shumë shtete të tjera të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, por nëpërmjet jush ata e kuptojnë fytyrën e vërtetë të shtetit tonë, imazhin e vërtetë të shtetit tonë”, ka theksuar Presidentja. 

Ndërkaq, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se është një rast i veçantë dhe një krenari për neve që sot e pranuam nga Presidentja flamurin e Kosovës.

“Nga gjithë bota marrin pjesë vetëm 90 shtete. Ndër këto 90 shtete të forta dhe nga kjo konkurrencë shumë e madhe i kemi edhe dy sportistë nga Kosova të cilët do të marrin pjesë dhe do ta prezantojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Albini e cekëm që i ka katër norma me katër disciplina dhe katër ditë me radhë do të përmendet Kosova në shtetin e Kinës, flamuri i Kosovës dhe emri i Kosovës, njashtu edhe Kiana. Kështu që, për neve është një sukses shumë i madh, dhe shpresoj që me nder do ta bartim këtë flamur dhe do të kthehemi krenar nga “Pekin 2022”, ka thënë Krasniqi.

 

Ndërsa, Presidenti i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, ka thënë se me krenari dhe me kënaqësinë më të veçantë sot ndodhemi këtu te Presidentja, që ta marrim bekimin dhe njëkohësisht flamurin, që ta prezantojmë vendin tonë në mënyrë sa më të denjë dhe më të mirë.

“E njoftoj Presidenten që Federata e Skitarëve të Kosovës për këto 20 vite sa jemi shtet, ka arritur që të jetë në konkurrencë me të gjitha vendet e Ballkanit, do të thotë po merr pjesë në një Olimpiadë me dy sportistë, kurse edhe vendet e Ballkanit që na rrethojnë, ka që marrin pjesë vetëm me një sportist”, ka thënë Kelmendi. 

Ndërsa, skiatori Albin Tahiri, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, është shprehur krenar që do ta përfaqësojë Kosovën. “Faleminderit Presidente. Unë jam shumë krenar. Unë nuk tregohem flamurist i Kosovës veç me dorë, unë krenohem me flamurin e Kosovës edhe me zemër”, ka thënë Tahiri.

Pjesëtarët e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale të akuzuar për 100 vjasje i pret errësira”, paralajmërohet dënim i rëndë për Hashim Thaçin

0

Hashim Thaçi

 

Nga: Bota Sot

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata Speciale ka njoftuar se ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është vazhduar masa e paraburgimit.Në njoftimin e Speciales, ndër tjerash është konstatuar se rreziku për pengim të procesit gjyqësor “mund të zvogëlohet mjaftueshëm vetëm nëpërmjet rregullave për monitorimin e komunikimeve, që zbatohen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”.

“Në çështjen Thaçi dhe të tjerët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake të martën, më 25 janar, e dorëzoi versionin e redaktuar publik të vendimit me të cilin urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Thaҫit. Gjykatësi i Procedurës Paraprake konstatoi se rreziku që i akuzuari të pengojë procesin gjyqësor apo të kryejë krime të tjera mund të zvogëlohet mjaftueshëm vetëm nëpërmjet rregullave për monitorimin e komunikimeve që zbatohen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Pas këtij vendimi të Speciales, për Hashim Thaçin po parashikohet një dënim i rëndë. Së paku kështu thotë analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

“Vet emërtimi i trishtë i grupit të Thaçit me shokë, si “Ndërmarrje Kriminale”, akuza epike për mese 100 vrasje, torturë, detyrim e keqtrajtime dhe mbi 300 dëshmitarët e paralajmëruar për rastin e tyre, dëshmojnë se sa maratonik do të jetë gjykimi dhe sa i rëndë e i pa-parashikueshëm dënimi për ta, nga Gjykata Speciale në Hagë. Prandaj kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja kryesore që shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep përmes platformës online “Zoom”, ka bërë të ditur se Gjykata e Specializuar, ia vazhdoi serish masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, nëse do të ekzistonte shteti ligjor në Kosovë, Hashim Thaçi do të burgosej e do të dënohej qysh moti.

“Për aq më tepër duke pasur parasysh faktin se Thaçi, për bashkëmendimtarët dhe rrjetin e kriminalizuar të SHIK-ut ilegal nuk është thjeshtë vetëm emër, por një strukturë e tërë e mirë organizuar, e shtrirë dhe ndër-rrjetëzuar në përmasa shtetërore, në mbarë Kosovën, e bën tërësisht të pamundshëm lirimin e tij, nga droja për ndikimin te dëshmitarët dhe frikën që do të përçonte lirimi i tij, edhe te familjet e viktimave. Në fakt sikur Kosova të ishte një shtet i mirëfilltë ku sundon rendi dhe ligji, Hashim Thaçi do duhej të ishte dënuar qysh moti nga drejtësia (inekzistente) e Kosovës”, shprehet Qarri.

Por pse do të duhej të dënohej Hashim Thaçi sipas Gani Qarrit?

“Dënimi i tij, medoemos do duhej të ndodhte, pikësëpari për faljen e 2500 hektarëve tokë të Kosovës më 2009 FYROM-it, shfuqizimin e Pavarësisë së shtetit tonë me vendosjen e “Fusnotës” dhe neutralizimin e statusit të saj, nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, më 2013 nga Thaçi dhe më 2015 edhe nga Isa Mustafa, në kundërshtim me mbi 23 nene të Kushtetutës së Kosovës. Thaçi e Mustafa, i ofruan në mënyrë të kundërligjshme autonomi territoriale, “zajednicës” serbe, në katër qytete të Veriut me rrethinë pa siguruar asnjë dokument zyrtar që shqiptarët e dëbuar me dhunë, nga Veriu, të mund të kthehen në vatrat e tyre shekullore matanë Ibrit”, shpjegon ai.

Më tej, analisti Qarri deklaron se ishte pikërisht Thaçi ai që synoi ndarjen e Kosovës me Vuçiqin.

“Thaçi ishte ai i cili, për të plotësuar teket e kriminelit Aleksandër Vuçiq, i dërgoi letër edhe shefit të NATO-së, që FSK të mos guxojë të vendoset në veri të Kosovës. Thaçi paraqiti publikisht kërkesën, në Apbach të Austrisë për ndarjen e Kosovës, Thaçi autorizoi Dhurata Hoxhën ti paguante firmat e huaja për realizimin e ndarjes, Thaçi bashkë me Haradinajn & Co i falën edhe 8300 hektar tokë të Kosovës, Malit të Zi, me gënjeshtrat se po i liberalizonin vizat”, thekson Qarri për “Bota sot”.

Sipas Qarri, Gjykata Speciale e akuzon për më shumë se 100 vrasje “ndërmarrjen kriminale”, pjesë e secilës është edhe Hashim Thaçi.

“Madje ajo që është më e rënda, së fundi nga Gjykata Speciale Thaçi & Co, akuzohen edhe për qindra vrasje të para dhe pasluftës në Kosovë, të pazbardhura asnjëherë, asnjë prej tyre, tash e mbi dy dekada me radhë etj, etj… Ndërsa për tu bërë këto akte edhe më trishtuese dhe tërësisht të papërballueshme për familjet e viktimave shqiptare në Kosovë, për mëse 100 vrasje, akuza e Gjykatës Speciale rëndon pikërisht mbi të ashtuquajturën “Ndërmarrje Kriminale” pjesë e të cilës konsiderohet edhe vet Thaçi me shokë. Ndaj kjo duhet të jetë edhe arsyeja vendimtare, pse Thaçi & Co po mbahen të arrestuar dhe nuk po lirohen të mbrohen në liri, të paktën deri me fillimin e procesit të gjykimit në Hagë”, deklaron Qarri.

Për fund, Qarri parashikon një dënim të rëndë për Hashim Thaçin, për të cilin thotë se karriera politike ka marr fund.

“E për aq më keq, nëse vërtetohen lidhjet e Thaçit & Co me aktet dhe akterët e vrasjeve në Kosovë, jo vetëm që do të errësohet plotësisht karriera e tij politike dhe do të marr fund, por me siguri të madhe, ai me shokë do të mbahen edhe për kohë të gjatë në burg, gjë që i mbetet Gjykatës Speciale që në procesin gjyqësor në Hagë, t’i sqarojë këto të gjitha, deri në fund”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Gani Qarri.

Qindra shqiptarë të armatosur deri në dhëmbë në Ukrainë, në gjendje gatishmërie për luftë kundër Rusisë

0

Kiev (Ukrainë), 26 janar -Shqiptaret viteve te fundit, pasi i sherbyen clirimit te vendit te vet Kosoves nga okupatori serb, ata tash po i shërbejne edhe lirise dhe clirimit te vende tjera ne bote. Ata nuk luftojne vetem ne Siri dhe Irak, por se fundit edhe në Ukrainë me perkarh forcave ukrainase kunder Rusisë. Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin mbështetje për Ukrainën, në kohën kur tensionet ndërmjet këtij shteti dhe Rusisë kanë arritur kulmin, shkruan nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Per momentin nga Zvicra asnjë vullnetar shqiptarë. Dje mercenarët rusë ndihmuan Serbine ne lufte kunder Kosovës, sot shqiptaret ndihmojne Ukrainën ne lufte kunder Rusisë! 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eshtë inetersant te thuhet se Qindra ruse mercenar kishin sherbyer ne armaten serbe ne luftën e fundit ne Kosovë kunder shqiptareve. Disa prejt tyre jane vrare (ne gjepa te uniformes ju jane gjetur dokumentacione qe deshmojne se ishin rus)  e disa tjere jane zënë rob lufte nga frocat e UCK,  por jane liruar, konform konventës së Gjenevës.

Per pjesëmarrjen e shqiptareve ne krah te Ukraines dhe SHBA-ve e ka deshmuar edhe nje gazetari holonadez i NBS News nga vedi i ngjarjes ne Ukrainë. Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

“Këtu në Ukrainë ka shumë Shqiptarë që janë pjesë e ushtrisë së Ukrainës. Pjesa me e madhe e tyre janë shqiptarë të Ukrainës, të lindur e rritur këtu. Flasin Shqip me mua kur i kam takuar. Unë jam me shqiptarë këtu por jo të ardhur apo lindur në Shqipëri. Nga Ballkani janë shumë. Ka nga Sllovenia, Kroacia nga Mali I Zi një djalë. Shiko janë nga 27 vende të botës. Pjesa më e madhe që jemi zyrtarisht në angazhuar në ushtrinë ukrainase pjesa më madhe janë amerikan, britanik , francez, australianë kemi patur kolegë edhe nga Japonia madje…” ka thene ushtaraku Emanuel Bazanji per mediat shqiptare, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ushtari shqiptar ne Ukrainë: Gati për luftë me rusët!.. (“Ready for war with the Russians” said Emanuel Bazanji, the Albanian military in Ukraine)

 

 

 

 

 

 

Kurse Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” është shprehur se “shqiptarët në Ukrainë janë të gatshëm t’i bashkohen luftimeve nëse situata e kërkon. I pyetur, Aleksandër Dermentli shprehet se shumë pranë zonës së konfliktit ku edhe janë dislokuar mijëra ushtarë rus, ka prani të shqiptarëve. mbi 20 familje shqiptare sot jetojnë në zonën e Donetskut…”

Sa u përket ushtarakëve shqiptar në Ukrainë, Aleksandri shprehet se ka shume shqiptare që bëjnë pjesë në ushtrinë e Ukrainës.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria kanë treguar gadishmëri për t`iu bashkuar cdo misionin të mundshëm të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë në rastin e një sulmi rus. Por nuk ka asnjë reagim për këtë nga fqinjët e tyre, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, thotë Birn. Ndonëse shpresat janë që të shmanget një skenar i tillë, ministria e mbrojtjes në Kosovë tha se është gati gjithsesi të japë ndihmën e saj.

“Shtetet e Bashkuara, aleati ynë strategjik kryesor e i pazëvendësueshem, e njohin më mirë kapacitetin operacional te Forcave të Sigurisë së Kosovës, dhe nëse ata vlerësojnë se mund të angazhohemi, do të jemi gati t`u qëndrojmë në krah në cdo operacion në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ku është Amerika, është Kosova”, u shpreh kolonel Sefer Isufi, kreu i komunikimit strategjik në ministrinë e mbrojtjes në Prishtinë, duke shtuar se forcat e Kosovës morën pjesë aktive me Nato-n në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani. Ndërkohë, edhe kolonel Ardian Lulaj tha për një media shqiptare se do të mbështesin cdo vendim që do të marrë SHBA dhe NATO dhe nëse do t`i kërkohet, do të marrin pjesë në një mission në Ukrainë.

Kete perkrahje morale dhe ushtarake edhe znj.Yulia Timoshchenko gjate vizites ae fundit ne Zvicer ne kuader te Furmit Ekonomik Cans Montana ne Gjenevë kishte falenderuar per perkrahje liderin shqiptar Sali Berishen gazetetarine e Le Canton27.ch

“Edhe une isha viktimë e hakmarrjes politike e regjimit të ish-presidentit Yaunkovich. Kam qene e diskrimnuar dhe e shtypur nga regjmi i rusofil i Yaunkviochit sikur ju shqiptarët në burgjet e Serbisë..” i ka thëne Timoshchenko redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip  Le Canton27.ch

Një 24-vjeçar shqiptar është mes vullnetarëve të palës ukrainase që u mobilizuan për të luftuar kundër forcave ruse në kufi në rast pushtimi. Shqiptari është në grupin e vullnetarëve së bashku me të huaj të tjerë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë, i cili planifikohet të luftojë me rusët për mbrojtjen e Ukrainës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

– Ne jemi të bashkuar në dëshirën tonë për të ndaluar agresionin rus – tha iriu shqiptar 24 vjecar qe gjendet ne krah te ushatreve ukrainas. Ai eshte Emanuel Bazanji, 24 vjeç, është një ish-ushtar shqiptar që doli vullnetar për të luftuar për Ukrainën, sepse “ky është kufiri i fundit i demokracisë”, siç e quan ai.

Edhe pse nuk ka shifra te sakta zyrtare, por sypozehet te jene mbi 500 sish, thete nje gazetare ukrainase.

Gazetari hollandez Stefan Huijboom, në bashkëpunim me korrespondentin e ABC News Vincent Triest kanë zbuluar se shumë shtetas shqiptarë janë përfshirë në krahun e frocave ukrainase. Ata janë të shpërndarë në të paktën dy bataljone, me ekstremistët e djathtë të Pravi Sektarit dhe batalionin Azov. Vetë zëdhënësi i batalionit ekstremist të Pravi Sektarit, Alla Megel e pohon këtë fakt.

Ai shprehet se mercenarët shqiptarë kanë hyrë në Ukrainë në mënyrë të jashtëligjshme, pasi nuk janë të pajisur me viza për të qëndruar për një kohë të gjatë në këtë vend. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse nuk ka një shifër të sakta të mercenarëve të huaj që janet te gatshme te luftojnë përkrah ukrainasve.

Praninë e mercenarëve shqiptarë e pohon edhe një instruktor i batalionit tjetër, Azov, i cili kërkoi të mbetet anonim. Ai u shpreh se ka takuar disa shqiptarë që luftojnë në krah të këtij batalioni.

A është qeveria e sotshme super kriminale …?

1

Nga: Fatmir Bajraj

A është Kurti sot, super-kriminel dhe Qeveria e Tij, super kriminale, gjithënjë sipas kutit-Kurti ?
Dikur, Albin Kurti n’krye të LVV-së :
Privatizimi i KEK-ut dhe i Distribucionit të Energjisë Elektrike të Kosovës, KEDS-it turk për vetëm 26.5 milion € ;
Lirimi nga pagesa për energjinë e hargjuar nga pakica serbe n’Veri të vendit dhe faturimi i së njëjtës, qytetarëve lojal të Republikës së Kosovës, është akt kriminal dhe shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës !
Kurti sot provon dhe promovon të kundërtën e asaj mbi të cilën ngriti narracionin dhe diskursin populist-politik të “tradhëtisë” së tjerëve ndaj atdheut, duke mashtruar & intriguar turmat, fituar besimin dhe mebeshtetjën e tyre elektorale dhe të kurorëzuar me pushtetin absolut, i cili i kthehet bumerang !
Çka tutje ?
Opozita t’i thot PO aktivizmit politik & qytetar kundër Qeverisë Kurti!
LDK, jo vetëm të mbeshtes, por të jetë piemont & lidere e këtij aktivizmi qytetar me protesta paqësore kundër vendimeve jo-popullore të Qeverisë populiste Kurti.
Atë që nuk i’a doli mbanë në tempullin e Demokracisë Parlamentare-Parlament, për shkak të arrogancës së numrave dhe kursit agresiv të pushtetit, opozita duhet shtye para me aktivizëm politik agjendën në mbrojtje të interesit të qytetarëve përballë një pushteti t’papërgjegjshëm.
LDK, përveq detyrimit kushtetues, e ka mision historik-nacional, ruajtjën dhe kultivimin e vlerave politike përendimore, në themel të së cilës janë ; e drejta e kundershtimit me forcë dhe e drejta e protestës paqësore, si e drejtë legjitime demokratike kundër mëndësisë dhe ideologjisë hegjemoniste me tipare shoveniste deri n’fashizëm të LVV-së dhe Kryemnistrit Kurti!
Aktivizmi qytetarë dhe spektri politik opozitar, n’krye me LDK-në, duhet n’sinkron të ushqejnë dhe fuzionojnë sinergjinë e bashkërendimit dhe bashkëveprimit deri në detyrimin e pushtetit që të ushtroj puergjegjuesit kushtetuese në inters të qytetarëve dhe jo të monopoleve dhe kompanive private të huaja të cilat të vetmin inters kanë dhe shohin në Kosovë, është profiti dhe vetëm profiti…!
LVV dhe pushteti aktual i Kurtit, është ngritë mbi premtimet dhe kauzat megallomane të cilat biejnë ndesh me veprimet aktuale n’qeverisje të vendit, fakt ky që provon katërcipërisht se qellimi i vetëm ishte pushteti dhe jo interesi i qytetarëve dhe i shtetit.
Protestat demokratike qytetare dhe të opozites, duke kundërshtuar shtrënjtimin jo-linear të energjisë elektrike dhe ngritjen e tarifave mbi shtresën e artë të çdo shoqërie demokratike (shtresa e mesme) duhet jenë dhe të përdorën si instrument politik që detyron Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti që t’marrë seriozisht shqetësimet e qytetarëve dhe vërejtjet dhe qendrimet e opozites.
“Diskriminim pozitiv” i veriut të vendit, pra i pakicës serbe n’veri nga ana e Qeverisë Kurti, në kurriz të qytetarëve lojal të Republikës së Kosovës në pjesën tjetër, është jo vetëm shkelje e Kushtetutës së Kosovës, tanimë më edhe me Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, por është segregacion me premisa fashiste.
Lirimi dhe amnistimi i serbëve n’veri nga detyrimi i pageses për rrymën e hargjuar në njërën anë, dhe faturimi i këtij borgji qytetarëve lojal të Republikues së Kosovës dhe n’veqanti shtersës së mesme tue kësaj shoqërie në anën tjetër, është krim politik dhe jo vetëm, i një Qeverie dhe pushteti të papërgjegjshëm dhe inkompetent.

Filati i Çamerisë ishte Troja e Epirit

0

Filati ( Ilioni , Troja ) është regjion malor, Malet Morgana shtrihen në veri në kufirin e sotëm me Shqipërinë. Filati është në jug perëndim të Konicës, në perëndim të Janinës dhe në veri lindje të Igumenicës , në jugë lindje të Sarandës ( Shqipëri )

nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Nëse e shikoni hartën e më sipërme e vëreni që shkruan “ The Beginings of Historic Greece 700-600 BC . Pra kjo ishte koha e ardhje se helenëve – një populli semito-aziatik i cili e pushtotoi ato pjesë pellazgjike duke vjedhur të gjitha shkrimet historike pellazgjike për të kaluarën tonë. Në atë kohë filloi shtrembërimi i madh i historisë, duke e mohuar lashtësinë origjinale dhe duke përvetësuar çdo gjë të mundur.
Me lindjen e “teorisë së gjuhëve indoeuropiane “ ( viti 1800 ) iu dha edhe një grusht i rëndë pellazgjisë dhe të gjithë popujve pellazgjik të Ilirisë dhe Azisë së Vogël duke i quajtur me prejardhje greke. Grushti tjetër ishte pavarësia e Greqisë aktuale e viteve 1821, luftën për te që e bën kryesisht arvanitasit, por shkenca europiane e përkrahu vazhdimësinë e një populli të pa qenë- grekëve.
Sot është shumë e vështirë që të thellohemi në hulumtime , pasi që ajo që i talonte kohës së para shekujve shtatë BC ( para Krishtit ) është zhdukur. Edhe djegëja e Bibliotekës së Aleksandrisë i ka shkaktuar në dëm të madh të vërtetës sonë historike.
Ne e kemi një gjë me vlerë që është në duart tona e ajo është etnografia e cila ende i e ruan të kaluarën tonë.
Nga lindi kjo ide që Filati e Çamerisë është Roma e Epirit , këte ma bëri me dije studjuesi britanik .John Chaple, kur e spjegon shkarjen e trojanëve nëpër Europë e deri në Themilimin e Britanisë.
“ Filati është quajtur Cestria ose Kestria, por edhe më vonë si Ilium ose Ilion. Por për këtëshkrim është e rëndësishme që është quajtur Troja, dhe gjëndej në Kania e ndarë nga Thesprotia nga lumi Thyamis. ( ju kujtohet Thamisi , lumi i Londrës ? )
(The region of Filiates was known as Cestrine prior to the Ottoman period. The region is named for the ancient town of Cestria, in ancient Epirus, other ancient names for which were Cammania, Ilion, Epirus, Troy, Epirus and Troia and Epirusis; the site of ancient Cestria is probably over the Albanian frontier.[2][3] The modern name Filiates is the result of the conversion of a surname. In particular it applies to a certain Filios with the addition of the Greek ending -άτες or -άταις.[4] Filiates is known as Filat in Albanian,[5] and as Filat in Ottoman Turkish.[6] )

Nuk mund të ndahem nga shkrimi pe i përmendur krimet greke në Filatin e Çamerisë :
“….Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dragomit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

….Ja një fakt konkret i bashkëpunimit ndërmjet forcave Zerviste dhe të atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave të krahinës së Filatit, nje ditë para hyrjes së forcave Zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane në tërheqje. Mbas këtij takimi shohim që ende pa u larguar mirë forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynë në Filat. Kështu një bashkpunim i tillë u siguroj forcave Zerviste krahët duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjërë në të gjitha krahinat e Çamërisë. Forcat e divizionit X te EOEA nën komandën e Kolonel Vasil Kamarës dhe pikërisht ato të regjimentit XIV të këtij Divizjoni të udhëhequr nga Kranja, me ndihmësa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelët me damkë Pantazejt, etj., më 27 qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë

….Forcat e EOEA nën komandën e Theodhor Vitos, Ilia Kaços, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaços, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit më 23 shtator 1944, ditën e Shtunë në mëngjes, hynë në qytet. Po në këtë ditë hynë edhe në Spatar, plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe gjithë ç’ka gjetën. Në mbrëmjen e natës 23 duke u gdhirë 24 shtator 1944, hynë dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e të tjerë; me arritjen e këtyre forcave filluan menjëherë masakrat. 47 burra, gra dhe fëmijë u masakruan në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit të vrarët dhe të humburit në Spatar, ku një pjesë e mirë e tyre ishin grumbulluar nga katundet të tjera. Të gjitha gratë e reja dhe vajzat u keqpërdorën dhe u çnderuan prej kriminelëve të Zervës. Pak ditë më vonë monarko-fashistat grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katër anëtarë, 47 shqiptarë të pafajshëm u masakruan. Në Granicë të Filiatit janë mbuluar kufomat e 46 vetave dhe të therrura me thika dhe 45 të tjerë në fushë të Filatit tek ara e Xhelo Metos. Familje të tëra janë zhdukur me prindër, fëmijë dhe foshnjë në djep. Gratë dhe vajzat u çnderuan.

Viktimat dhe humbjet simbas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944 dhe 1945 në kurriz të Shqiptareve në Greqi arrin numrin 2877, të ndarë si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mërgëlliçi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamërija me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse në Paramithi në Prag, Spatar dhe Filat. Përmes gojës së tyre del qartë dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek në Çamëri. Kjo kasaphëne që u frymëzua prej ndjenjave më të ulta të urrejtjes shovene dhe fetare përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 28000 Çamëve që erdhën dhe u strehuan në Shqipëri me kondidat më të vajtueshme. 68 katunde me 5800 shtëpi u grabitën, u shkatërruan dhe u dogjën.

Ja pra ky është fati ynë me histori të vjedhur, me popullësi të vrarë e të debuar, dhe me pushtim të tokave.

Amani ruani Kosovën mos të na ndodhë si me Çamerinë !

Më 28.01.2022