____
(në shqip, gjermanisht, serbisht)
____
Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur me demokracinë:
Ne ende besojmë se shtetet qeverisen nga politikanët, ndërsa politikanët nga votuesit e tyre.
Është një besim shumë i bukur. Gati romantik. Ashtu siç është bukur të besosh se banka ta ruan paranë sepse të do.
Fatkeqësisht, si shumica e besimeve romantike, edhe ky nuk ka shumë lidhje me realitetin.
Në katet e sipërme të botës, atje ku nuk arrin as zhurma e qytetarëve, as aroma e pakëndshme e demokracisë së zakonshme, prej kohësh vlen një rregull shumë më praktik:
Nëse nuk mund ta blesh shtetin drejtpërdrejt, bli ndikimin mbi ata që e qeverisin.
Nuk është e nevojshme të imagjinojmë një dhomë të errët ku dhjetë burra me puro vendosin fatin e planetit mbi një hartë. Realiteti është shumë më banal dhe, pikërisht për këtë arsye, shumë më shqetësues.
Mjafton të shohësh se si funksionon pushteti.
Në Rusi, Vladimir Putin e ka përqendruar pushtetin politik në një shkallë të jashtëzakonshme, ndërsa rreth Kremlinit është krijuar një sistem ku politika, pasuria dhe besnikëria ndaj pushtetit janë bërë pjesë e së njëjtës arkitekturë.
Në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump e ka dëshmuar se sa e fortë mund të bëhet lidhja ndërmjet politikës, parave, ndikimit mediatik dhe personalizimit të pushtetit.
Në Kinë, Xi Jinping ka grumbulluar në duart e veta një fuqi politike që do ta kishte bërë edhe perandorin e dikurshëm të mendonte:
“Pak më ngadalë, se po ma prishni reputacionin.”
Ndërsa në Korenë e Veriut, Kim Jong-un drejton një shtet bërthamor ku pushteti politik, ushtarak dhe personal janë të lidhur aq ngushtë, saqë koncepti i kontrollit demokratik tingëllon pothuajse si një shaka e importuar nga një planet tjetër.
Në këtë shfaqje të madhe, njerëzimi ka një vend krejt të denjë:
ulet në publik, paguan biletën dhe, herë pas here, voton për aktorin e radhës.
Ndërkohë, shtetet janë shndërruar gradualisht në lodrat e tyre.
Vetëm se këto janë lodra goxha të shtrenjta: kanë buxhete, ushtri, raketa, ekonomi, kufij dhe miliona njerëz që jetojnë brenda tyre.
Problemi është se lodrat, kur bien në duart e njerëzve të papërgjegjshëm, mund të thyhen.
Me shtetet, megjithatë, ekziston një problem i vogël:
kur ato thyhen, zakonisht nuk ka ndonjë punishte ku mund t’i çosh për riparim.
Historia na e ka dhënë tashmë demonstrimin.
Në tetor të vitit 1962, gjatë krizës së raketave në Kubë, John F. Kennedy dhe Nikita Hrushovi e çuan botën në prag të luftës bërthamore.
Për disa ditë, qytetërimi njerëzor nuk ishte më larg katastrofës sesa distanca ndërmjet dy telefonatave, dy gabimeve njerëzore dhe dy egove politike.
Dhe kjo ndodhi në një kohë kur njerëzit ende kishin iluzionin se po mësonin të silleshin me përgjegjësi.
Sot kemi më shumë armë.
Më shumë raketa.
Më shumë teknologji.
Më shumë informacion.
Më shumë butona.
Dhe, çuditërisht, ende të njëjtin njeri.
Kjo është pjesa që duhet të na shqetësojë.
Sepse teknologjia ka përparuar me shpejtësinë e dritës, ndërsa maturia politike duket se ka marrë autobusin urban.
Dhe pastaj vjen edhe një hollësi tjetër, e cila në pamje të parë mund të duket e parëndësishme:
Disa nga njerëzit që kontrollojnë arsenalet më të mëdha të shkatërrimit në historinë e njerëzimit janë njerëz me pushtet pothuajse të pakufizuar dhe me mundësi të jashtëzakonshme për të marrë vendime që prekin miliona njerëz.
Një pensionist i zakonshëm, kur zemërohet me botën, mund ta thyejë televizorin.
Një president i një fuqie bërthamore mund të urdhërojë diçka që nuk mund ta zhbëjë më asnjë televizor në botë.
Dhe kështu arrijmë te objekti më i rëndësishëm i qytetërimit modern:
butoni.
Gjatë mijëra vjetëve, njeriu ka shpikur pafundësisht gjëra të nevojshme, e sidomos të panevojshme.
Ka shpikur rrotën, shtypshkronjën, vaksinat, internetin, inteligjencën artificiale dhe një numër të pafund mënyrash për ta harxhuar kot kohën e vet.
Por, në kulmin e përparimit të tij, ai shpiku edhe armën më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit dhe, për arsye që deri më sot nuk i ka sqaruar asnjë komision serioz hetimor, vendosi pranë saj edhe një buton.
Pastaj kërkoi njerëz që të mbanin gishtin mbi të.
Dhe tani pret që gjithçka të shkojë mirë.
Ky është, me sa duket, kulmi i optimizmit njerëzor.
Njeriu ka shpikur sistemet më të ndërlikuara të kontrollit, por në fund të gjithë sistemit qëndron një gjë shumë primitive:
një gisht.
Një gisht mund të jetë i qetë.
Mund të jetë nervoz.
Mund të jetë i lodhur.
Mund të jetë i zemëruar.
Mund të jetë i bindur se historia i ka dhënë atij një mision të madh.
Dhe butoni nuk ka asnjë mendim për këtë.
Ai vetëm pret.
Oligarkisë nuk i mjafton t’i kontrollojë politikanët, ekonomitë dhe shtetet.
Nuk i mjafton as fakti që politika është shndërruar në një teatër ku aktorët ndërrohen, ndërsa pronari i teatrit mbetet gjithmonë i njëjti.
Duhet të ndodhë edhe kjo:
Në krye të kësaj piramide duhet të qëndrojnë njerëz që kanë aq shumë pushtet, saqë mund ta marrin me vete gjithë planetin në udhëtimin e tyre të fundit.
Dhe këtu shfaqet pyetja që askush nuk dëshiron ta bëjë:
Po sikur njëri prej tyre të vendosë se ferri është tepër i mërzitshëm për të shkuar atje vetëm?
Atëherë mund të na ftojë të gjithëve.
Njerëzit.
Kafshët.
Zogjtë.
Pemët.
Detet.
Qytetet.
Fëmijët që nuk kanë votuar kurrë.
Dhe madje edhe ata që kanë votuar.
Të gjithë.
Një ekskursion i përbashkët drejt fundit të botës.
Pa pasaportë.
Pa vizë.
Pa kthim.
Dhe ndoshta ironia më e madhe është se një pjesë e njerëzimit ende sillet sikur problemi kryesor është se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, pyetja më e rëndësishme është:
A do të ekzistojë bota deri në zgjedhjet e ardhshme?
Ndoshta pikërisht kjo është arsyeja pse njerëzimi sot ndodhet në një gjendje më të rrezikshme se kurrë më parë:
jo sepse na mungon teknologjia,
por sepse kemi krijuar teknologji që kërkon më shumë përgjegjësi sesa kanë ata që e mbajnë botën në pëllëmbë të dorës.
Kemi mësuar ta ndajmë atomin.
Mirëpo ende nuk kemi mësuar ta ndajmë pushtetin nga marrëzia.
Kemi mësuar të dërgojmë makina në Mars.
Mirëpo ende nuk kemi mësuar ta dërgojmë një diktator në pension pa qenë nevoja të presim që ai të vdesë.
Kemi krijuar inteligjencën artificiale.
Por ende nuk kemi krijuar një sistem artificial që ta ndalojë një njeri real kur inteligjenca e tij natyrore vendos të bëjë ndonjë marrëzi.
Kemi ndërtuar raketa që mund të arrijnë në anën tjetër të planetit.
Por ende nuk kemi ndërtuar një mekanizëm që mund t’i thotë pushtetarit:
“Jo. Mjaft. Ti nuk je pronari i njerëzimit.”
Dhe kjo është tragjikomedia e fundit e qytetërimit tonë:
Njeriu ia ka dalë të nënshtrojë natyrën, të pushtojë hapësirën dhe të shfrytëzojë energjinë e atomit — por ende nuk ka gjetur një mënyrë për ta shpëtuar botën nga njeriu që mban gishtin mbi buton.
Ndoshta, pas gjithë këtyre mijëra vjetëve të përparimit, pikërisht ky është mësimi që ende nuk kemi arritur ta kuptojmë:
nuk mjafton të dish si ta ndërtosh butonin.
Duhet të dish edhe kujt t’ia besosh gishtin.
Sepse qytetërimi nuk matet vetëm me atë se sa larg mund të shkojë njeriu.
Matet edhe me atë se sa larg është i aftë të mos shkojë kur e ka fuqinë për ta bërë këtë.
Dhe njerëzimi, për fat të keq, ende nuk e ka kaluar këtë provim.
Madje, problemi është se provimi ka vetëm një pyetje:
“Çfarë do të bësh kur ta kesh gishtin mbi buton?”
Dhe përgjigjja e gabuar nuk ka mundësi të përsëritjes së provimit.
____
DIE MENSCHHEIT UND DER LETZTE KNOPF
Autor: Lirim Gashi
____
Es gibt ein kleines Missverständnis in Bezug auf die Demokratie:
Wir glauben noch immer, dass Staaten von Politikern regiert werden und Politiker von ihren Wählern.
Das ist ein sehr schöner Glaube. Fast romantisch. So wie es schön ist zu glauben, dass eine Bank dein Geld aufbewahrt, weil sie dich liebt.
Leider hat auch dieser Glaube, wie die meisten romantischen Überzeugungen, nicht allzu viel mit der Wirklichkeit zu tun.
In den oberen Etagen der Welt, dort, wo weder der Lärm der Bürger noch der unangenehme Geruch gewöhnlicher Demokratie hinaufdringt, gilt längst eine wesentlich praktischere Regel:
Wenn du einen Staat nicht direkt kaufen kannst, dann kaufe dir Einfluss auf diejenigen, die ihn regieren.
Wir müssen uns dabei keinen dunklen Raum vorstellen, in dem zehn Männer mit Zigarren über einer Weltkarte sitzen und über das Schicksal des Planeten entscheiden. Die Wirklichkeit ist viel banaler – und gerade deshalb viel beunruhigender.
Es genügt, einen Blick darauf zu werfen, wie Macht funktioniert.
In Russland hat Wladimir Putin die politische Macht in außergewöhnlichem Maße konzentriert, während rund um den Kreml ein System entstanden ist, in dem Politik, Reichtum und Loyalität gegenüber der Staatsmacht zu Bestandteilen derselben Architektur geworden sind.
In den Vereinigten Staaten hat Donald Trump gezeigt, wie stark die Verbindung zwischen Politik, Geld, medialem Einfluss und der Personalisierung von Macht werden kann.
In China hat Xi Jinping politische Macht in seinen Händen konzentriert, die selbst einen einstigen Kaiser zu dem Gedanken gebracht hätte:
„Ein bisschen langsamer – ihr ruiniert mir noch den Ruf.“
Und in Nordkorea regiert Kim Jong-un einen Atomstaat, in dem politische, militärische und persönliche Macht derart eng miteinander verbunden sind, dass der Begriff demokratische Kontrolle beinahe wie ein Witz klingt, der von einem anderen Planeten importiert wurde.
In diesem großen Schauspiel hat die Menschheit einen durchaus anständigen Platz:
Sie sitzt im Publikum, bezahlt die Eintrittskarte und stimmt von Zeit zu Zeit für den nächsten Schauspieler.
Währenddessen sind Staaten nach und nach zu ihren Spielzeugen geworden.
Nur handelt es sich um ziemlich teure Spielzeuge: Sie verfügen über Haushalte, Armeen, Raketen, Volkswirtschaften, Grenzen und Millionen von Menschen, die in ihnen leben.
Das Problem ist, dass Spielzeuge, wenn sie in die Hände verantwortungsloser Menschen geraten, kaputtgehen können.
Bei Staaten gibt es allerdings ein kleines Problem:
Wenn sie kaputtgehen, gibt es gewöhnlich keine Werkstatt, in die man sie zur Reparatur bringen könnte.
Die Geschichte hat uns bereits eine Demonstration geliefert.
Im Oktober 1962, während der Kubakrise, brachten John F. Kennedy und Nikita Chruschtschow die Welt an den Rand eines Atomkriegs.
Einige Tage lang war die menschliche Zivilisation von der Katastrophe nicht weiter entfernt als die Entfernung zwischen zwei Telefonanrufen, zwei menschlichen Fehlern und zwei politischen Egos.
Und das geschah zu einer Zeit, in der die Menschen noch die Illusion hatten, sie würden lernen, sich verantwortungsvoll zu verhalten.
Heute haben wir mehr Waffen.
Mehr Raketen.
Mehr Technologie.
Mehr Informationen.
Mehr Knöpfe.
Und, erstaunlicherweise, noch immer denselben Menschen.
Genau das sollte uns beunruhigen.
Denn die Technologie ist mit Lichtgeschwindigkeit vorangeschritten, während die politische Reife offenbar in einen Stadtbus gestiegen ist.
Und dann kommt noch eine Kleinigkeit hinzu, die auf den ersten Blick unbedeutend erscheinen mag:
Einige der Menschen, die über die größten Vernichtungsarsenale in der Geschichte der Menschheit verfügen, besitzen nahezu unbegrenzte Macht und außergewöhnliche Möglichkeiten, Entscheidungen zu treffen, die Millionen von Menschen betreffen.
Ein gewöhnlicher Rentner kann, wenn er sich über die Welt ärgert, seinen Fernseher kaputtmachen.
Der Präsident einer Atommacht kann etwas anordnen, das kein Fernseher der Welt mehr rückgängig machen kann.
Und damit gelangen wir zum wichtigsten Gegenstand der modernen Zivilisation:
dem Knopf.
Im Laufe von Jahrtausenden hat der Mensch unzählige Dinge erfunden, die notwendig waren – und vor allem eine endlose Zahl solcher, die vollkommen überflüssig waren.
Er erfand das Rad, die Druckerpresse, Impfstoffe, das Internet, künstliche Intelligenz und eine schier unendliche Zahl von Möglichkeiten, seine eigene Zeit sinnlos zu vergeuden.
Doch auf dem Höhepunkt seines Fortschritts erfand er auch die tödlichste Waffe in der Geschichte der Menschheit und stellte aus Gründen, die bis heute keine ernsthafte Untersuchungskommission klären konnte, auch noch einen Knopf daneben.
Dann suchte er nach Menschen, die ihren Finger darüber halten würden.
Und nun erwartet er, dass alles gut gehen wird.
Das ist offenbar der Höhepunkt menschlichen Optimismus.
Der Mensch hat die kompliziertesten Kontrollsysteme erfunden, doch am Ende des gesamten Systems steht etwas ausgesprochen Primitives:
ein einziger Finger.
Ein Finger kann ruhig sein.
Er kann nervös sein.
Er kann müde sein.
Er kann wütend sein.
Er kann davon überzeugt sein, dass die Geschichte ihm eine große Mission anvertraut hat.
Und der Knopf hat dazu keinerlei Meinung.
Er wartet einfach.
Für eine Oligarchie reicht es nicht aus, Politiker, Volkswirtschaften und Staaten zu kontrollieren.
Es reicht ihr auch nicht, dass die Politik zu einem Theater geworden ist, in dem die Schauspieler ausgewechselt werden, während der Besitzer des Theaters immer derselbe bleibt.
Es muss noch etwas geschehen:
An der Spitze dieser Pyramide müssen Menschen stehen, die über so viel Macht verfügen, dass sie den gesamten Planeten auf ihre letzte Reise mitnehmen könnten.
Und hier taucht die Frage auf, die niemand stellen möchte:
Was, wenn einer von ihnen beschließt, dass die Hölle zu langweilig ist, um allein dorthin zu gehen?
Dann könnte er uns alle einladen.
Menschen.
Tiere.
Vögel.
Bäume.
Meere.
Städte.
Kinder, die niemals gewählt haben.
Und sogar diejenigen, die gewählt haben.
Alle.
Ein gemeinsamer Ausflug zum Ende der Welt.
Ohne Pass.
Ohne Visum.
Ohne Rückkehr.
Und vielleicht liegt die größte Ironie darin, dass ein Teil der Menschheit sich noch immer so verhält, als bestünde das Hauptproblem darin, wer die nächsten Wahlen gewinnen wird.
Währenddessen lautet die wichtigste Frage:
Wird die Welt überhaupt noch bis zu den nächsten Wahlen existieren?
Vielleicht ist genau das der Grund, warum sich die Menschheit heute in einem gefährlicheren Zustand befindet als je zuvor:
nicht weil es uns an Technologie mangelt,
sondern weil wir Technologien geschaffen haben, die mehr Verantwortung verlangen, als diejenigen besitzen, die die Welt in ihrer Hand halten.
Wir haben gelernt, das Atom zu spalten.
Aber wir haben noch immer nicht gelernt, die Macht vom Wahnsinn zu trennen.
Wir haben gelernt, Maschinen zum Mars zu schicken.
Aber wir haben noch immer nicht gelernt, einen Diktator in den Ruhestand zu schicken, ohne darauf warten zu müssen, dass er stirbt.
Wir haben künstliche Intelligenz geschaffen.
Aber wir haben noch immer kein künstliches System geschaffen, das einen echten Menschen aufhalten könnte, wenn seine natürliche Intelligenz beschließt, irgendeinen Unsinn anzustellen.
Wir haben Raketen gebaut, die das andere Ende des Planeten erreichen können.
Aber wir haben noch immer keinen Mechanismus gebaut, der einem Mächtigen sagen könnte:
„Nein. Genug. Du bist nicht der Besitzer der Menschheit.“
Und das ist die letzte Tragikomödie unserer Zivilisation:
Der Mensch hat es geschafft, die Natur zu bezwingen, den Weltraum zu erobern und die Energie des Atoms nutzbar zu machen – aber er hat noch immer keinen Weg gefunden, die Welt vor dem Menschen zu retten, dessen Finger auf dem Knopf liegt.
Vielleicht ist das, nach all diesen Jahrtausenden des Fortschritts, genau die Lektion, die wir noch immer nicht verstanden haben:
Es reicht nicht zu wissen, wie man einen Knopf baut.
Man muss auch wissen, wem man den Finger anvertrauen darf.
Denn eine Zivilisation bemisst sich nicht nur daran, wie weit der Mensch gelangen kann.
Sie bemisst sich auch daran, wie fähig er ist, nicht zu weit zu gehen, wenn er die Macht dazu besitzt.
Und die Menschheit hat diese Prüfung leider noch immer nicht bestanden.
Mehr noch: Das Problem besteht darin, dass die Prüfung nur eine einzige Frage enthält:
„Was wirst du tun, wenn dein Finger auf dem Knopf liegt?“
Und auf eine falsche Antwort gibt es keine Möglichkeit, die Prüfung zu wiederholen.
____
ČOVEČANSTVO I POSLEDNJE DUGME
Autor: Lirim Gashi
____
Postoji jedan mali nesporazum u vezi sa demokratijom:
Mi i dalje verujemo da državama upravljaju političari, a političarima njihovi birači.
To je veoma lepo verovanje. Gotovo romantično. Kao što je lepo verovati da banka čuva tvoj novac zato što te voli.
Nažalost, kao i većina romantičnih uverenja, ni ovo nema mnogo veze sa stvarnošću.
Na gornjim spratovima sveta, tamo gde ne dopiru ni buka građana ni neprijatan miris obične demokratije, odavno važi jedno mnogo praktičnije pravilo:
Ako ne možeš direktno da kupiš državu, kupi uticaj na one koji njome upravljaju.
Nema potrebe da zamišljamo mračnu sobu u kojoj desetorica muškaraca sa cigarama odlučuju o sudbini planete nad mapom. Stvarnost je mnogo banalnija i upravo zato mnogo uznemirujuća.
Dovoljno je pogledati kako funkcioniše vlast.
U Rusiji je Vladimir Putin koncentrisao političku moć u izuzetnoj meri, dok je oko Kremlja stvoren sistem u kojem su politika, bogatstvo i lojalnost vlasti postali delovi iste arhitekture.
U Sjedinjenim Američkim Državama, Donald Tramp je pokazao koliko snažna može postati veza između politike, novca, medijskog uticaja i personalizacije vlasti.
U Kini je Si Đinping koncentrisao u svojim rukama političku moć koja bi čak i nekadašnjeg cara naterala da pomisli:
„Malo sporije, pokvarićete mi reputaciju.“
A u Severnoj Koreji Kim Džong Un upravlja nuklearnom državom u kojoj su politička, vojna i lična vlast toliko čvrsto povezane da pojam demokratske kontrole zvuči gotovo kao šala uvezena sa neke druge planete.
U toj velikoj predstavi čovečanstvo ima sasvim pristojno mesto:
sedi u publici, plaća kartu i, s vremena na vreme, glasa za sledećeg glumca.
U međuvremenu, države su postepeno pretvorene u njihove igračke.
Samo što su to prilično skupe igračke: imaju budžete, vojske, rakete, ekonomije, granice i milione ljudi koji u njima žive.
Problem je u tome što igračke, kada dospeju u ruke neodgovornih ljudi, mogu da se polome.
Sa državama, međutim, postoji jedan mali problem:
kada se one polome, obično nema radionice u koju možeš da ih odneseš na popravku.
Istorija nam je već pružila demonstraciju.
U oktobru 1962. godine, tokom Kubanske raketne krize, Džon F. Kenedi i Nikita Hruščov doveli su svet na ivicu nuklearnog rata.
Nekoliko dana ljudska civilizacija nije bila dalje od katastrofe nego što je razdaljina između dva telefonska poziva, dve ljudske greške i dva politička ega.
A to se dogodilo u vreme kada su ljudi još uvek imali iluziju da uče da se ponašaju odgovorno.
Danas imamo više oružja.
Više raketa.
Više tehnologije.
Više informacija.
Više dugmadi.
I, začudo, još uvek istog čoveka.
To je deo koji bi trebalo da nas zabrine.
Jer tehnologija je napredovala brzinom svetlosti, dok je politička zrelost, izgleda, sela u gradski autobus.
A onda dolazi još jedna sitnica, koja na prvi pogled može delovati nevažna:
Neki od ljudi koji kontrolišu najveće arsenale uništenja u istoriji čovečanstva jesu ljudi sa gotovo neograničenom moći i izuzetnim mogućnostima da donose odluke koje pogađaju milione ljudi.
Običan penzioner, kada se naljuti na svet, može da razbije televizor.
Predsednik jedne nuklearne sile može da naredi nešto što više nijedan televizor na svetu ne može da poništi.
I tako dolazimo do najvažnijeg predmeta moderne civilizacije:
dugmeta.
Tokom hiljada godina čovek je izumeo bezbroj stvari koje su bile neophodne, a naročito onih koje su bile potpuno nepotrebne.
Izumeo je točak, štamparsku presu, vakcine, internet, veštačku inteligenciju i beskrajan broj načina da uzalud troši sopstveno vreme.
Ali, na vrhuncu svog napretka, izumeo je i najubitačnije oružje u istoriji čovečanstva i, iz razloga koje do danas nijedna ozbiljna istražna komisija nije razjasnila, stavio pored njega i jedno dugme.
Zatim je potražio ljude koji će držati prst iznad njega.
I sada očekuje da će sve proći dobro.
To je, po svemu sudeći, vrhunac ljudskog optimizma.
Čovek je izumeo najkomplikovanije sisteme kontrole, ali na kraju celog sistema stoji nešto veoma primitivno:
jedan prst.
Prst može biti miran.
Može biti nervozan.
Može biti umoran.
Može biti ljut.
Može biti uveren da mu je istorija poverila veliku misiju.
A dugme o tome nema nikakvo mišljenje.
Ono samo čeka.
Oligarhiji nije dovoljno da kontroliše političare, ekonomije i države.
Nije joj dovoljno ni to što se politika pretvorila u pozorište u kojem se glumci menjaju, dok vlasnik pozorišta ostaje uvek isti.
Mora da se dogodi i ovo:
Na vrhu te piramide moraju stajati ljudi koji imaju toliko moći da mogu povesti sa sobom celu planetu na svoje poslednje putovanje.
I tu se pojavljuje pitanje koje niko ne želi da postavi:
Šta ako neko od njih odluči da je pakao previše dosadan da bi tamo otišao sam?
Onda bi mogao da pozove sve nas.
Ljude.
Životinje.
Ptice.
Drveće.
Mora.
Gradove.
Decu koja nikada nisu glasala.
Pa čak i one koji jesu glasali.
Sve.
Zajednički izlet prema kraju sveta.
Bez pasoša.
Bez vize.
Bez povratka.
A možda je najveća ironija u tome što se deo čovečanstva i dalje ponaša kao da je glavni problem u tome ko će pobediti na sledećim izborima.
U međuvremenu, najvažnije pitanje glasi:
Hoće li svet uopšte postojati do sledećih izbora?
Možda je upravo to razlog zbog kojeg se čovečanstvo danas nalazi u opasnijem stanju nego ikada ranije:
ne zato što nam nedostaje tehnologija,
već zato što smo stvorili tehnologije koje zahtevaju više odgovornosti nego što je imaju oni koji drže svet na dlanu.
Naučili smo da delimo atom.
Ali još uvek nismo naučili da odvojimo vlast od ludila.
Naučili smo da šaljemo mašine na Mars.
Ali još uvek nismo naučili da pošaljemo diktatora u penziju, a da ne moramo da čekamo da umre.
Stvorili smo veštačku inteligenciju.
Ali još uvek nismo stvorili veštački sistem koji bi mogao da zaustavi stvarnog čoveka kada njegova prirodna inteligencija odluči da napravi neku glupost.
Izgradili smo rakete koje mogu da dosegnu drugi kraj planete.
Ali još uvek nismo izgradili mehanizam koji bi moćniku mogao da kaže:
„Ne. Dosta. Ti nisi vlasnik čovečanstva.“
I to je poslednja tragikomedija naše civilizacije:
Čovek je uspeo da potčini prirodu, osvoji svemir i iskoristi energiju atoma — ali još uvek nije pronašao način da spase svet od čoveka koji drži prst na dugmetu.
Možda je, posle svih tih hiljada godina napretka, upravo to lekcija koju još uvek nismo uspeli da shvatimo:
nije dovoljno znati kako napraviti dugme.
Moraš znati i kome poveriti prst.
Jer civilizacija se ne meri samo time dokle čovek može da stigne.
Meri se i time koliko je sposoban da ne ode predaleko kada ima moć da to učini.
A čovečanstvo, nažalost, još uvek nije položilo taj ispit.
Štaviše, problem je u tome što ispit ima samo jedno pitanje:
„Šta ćeš učiniti kada ti prst bude na dugmetu?“
A na pogrešan odgovor nema mogućnosti ponavljanja ispita.


