ARKIVI:
3 Maj 2024

Monumenti i heroit kombëtar në Lezhë kthehet në nevojtore!

Shkrime relevante

Skandaloze: Në Zyrën e Pensionistëve në Drenas punohet vetëm tri orë në javë!

Nga: Zeqir Bekolli Në Drenas, po bëhen më shumë se dy muaj...

Një debat për Atdheun i Aurel Dasaretit e të tjerëve

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Përshëndetje bashkëkombës të nderuar,  Atyre fragmenteve...

Kemi probleme teknike tu kthejmë përgjigje atyre që shkruajnë për Drinin, mund ta dërgoni porosinë në wibber

Sqarim i Redaksisë së Drinit, Të nderuar bashkëpunëtë të portalit Drini. Po...

Shpërndaj

Nga: Frank Shkreli

Nga i harruari i Kombit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i harruari i kombit në ditëlindjen e tij | Gazeta Telegraf, nga i mbuluari me çarçaf mu në qendër të Tiranës, e deri tek vizita provokuese e Presidentit turk, Erdogan në Shqipëri kohët e fundit në ditën e vdekjes së Heroit të Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit -Skenderbe – mendonim se nuk mund të ketë ofendime më të shëmtuara se këto nga qeveria dhe shteti shqiptar ndaj Skenderbeut dhe kujtimit të tij. Fatkeqsisht, ishim të gabuar — ka edhe më keq.

E pabesueshme, por e vërtetë. Jo, more jo, për këtë situatë, nuk ka faj Erdogani, i cili nuk e fsheh kurrë urrejtjen e tij për Gjergj Kastriotin – Skenderbe. Fajin e kanë vetë shqiptarët, qeveria në Tiranë, shteti shqiptar, Ministria e Kulturës, Bashkia, e ku ta di unë. Të gjithë duhet të turpërohen, nëqoftse kanë fytyrë! Lexon njeriu një lajm të tillë, se në çfarë gjëndje të shëmtuar gjëndet monumenti i Gjergj Kastriotit — Skenderbe në Lezhë dhe bën pyetjen: Kush janë këta njerëz në krye të kombit shqiptar që lejojnë një gjë të tillë në “ansamblin arkelogjik”, në vendvarrimin e Heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbe? Nga vinë këta njerëz,“liderë” të kombi, nga e kanë origjinën, që lejojnë çkombtarizimin dhe zhdukjen dalëngadalë të identitetit kombëtar. Interesave të kujt i shërbejnë këta njerëz që nuk çajnë kokën për dukuri të tilla, si ajo në Lezhë? A ekziston ndonjë gjë e shenjtë për ta në historinë dhe kulturën shqiptare, që duhet mbrojtur. Fati i keq i monumenteve historike dhe kulturore, anë e mbanë Shqipërisë, dihet tanimë. Harroje Gjergj Fishtën, Nënë Terezen e monumente të tjera, shumë prej tyre të shpallura “monumente kulture”, të mbrojtura pra me ligj nga qeveria shqiptare, por që mbrojtje nuk kanë.

Por se do i vinte radha edhe ansamblit arkeologjik tek monumenti dhe vendvarrimi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Lezhë, është vështirë të merret me mend ose të besohet. Është vështirë, që nga larg. të mësohet e vërteta se në çfarë gjëndje është dhe ç’po ndodhë rreth Memorialit të Skenderbeut në Lezhë, pasi mediat e oborrit nuk flasin as nuk shkruajnë.

Por nga një kronikë në Syri TV VIDEO-SYRI TV/ Memoriali i Skënderbeut në Lezhë – Syri | Lajmi i funditmësova se për vite tani, vizitorët vendas dhe të huaj si edhe vet banorët e asaj zone, përdorin Memorialin e vendvarrimit të Kryeheroit Kombëtar, Gjergj kastritoit -Skenderbeu, për nevoja personale, pasi ansambli arkeologjik për rreth vendvarrimit të Skënderbeut nuk është i rrethuar. Sipas kronikës së Syri TV, asnjë ent qeveritar nuk ka reaguar për këtë situatë të turpëshme në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë – përveç Avoktatit të Popullit, megjithëse kronika e Syri TV nuk thotë se çfarë tha Zyra e Avokatit të Popullit për këtë situatë të turpshme kombëtare as nuk pati ndonjë pasqyrim as reagim në media.

Por entet qeveritare që janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, siç është Memoriali i Skenderbeut në Lezhë, sipas gazetarittë Syri TV, Martin Markut, siç janë, “Bashkia apo Ministria e Kulturës nuk kanë marrë ende masa, për të parandaluar atë që qytetarët e cilësojnë si turp për Lezhën”. Unë do të shtoja se kjo gjëndje e krijuar atje, nuk është vetëm turp për Lezhën, por eshtë turp për Shqipërinë, për qeverinë e saj dhe për Ministrinë e ashtuquajtur të “Kulturës”, që nuk kujdeset as nuk jep fondet, ndërkohë që as nuk tregon vullnetin as interesimin për tu kujdesur për mirëmbajtjen e vednvarrimit të Shpëtimtarit të Kombit – Gjergj Kastriotit – Skenderebut. Dihet se Monumenti i Gjergj Kastriotit në Lezhë është një prej vendeve më të vizituara nga shqiptarët anë e mbanë botës, por edhe nga evropianë dhe turistë të rajonit. Prandaj është vështirë të merret me mend se kush janë ato mendje të ndritura të “kulturës” në qeverinë shqiptare që kanë lejuar që ky monument, tërheqës i turistëve, të bjeri në këtë gjëndje të turpshme dhe të mjerueshme. Kush janë ata njerëz përgjegjës për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës në Tiranë dhe në Lezhë dhe pse duan që duke lenë në harresë vendin më të shenjtë të kombit, t’i tregojnë vizitorëve të huaj këtë pasqyrë të shëmtuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve?

TV Syri njofton në kronikën e para disa ditëve se edhe pas një kronike të transmetuardisa javë më parë nga Syri TV dhe pas vërejtjes së bërë nga Avokati i Popullit, institucionet përgjegjëse, sidomos Ministria e Kulturës, me qendrimet e saj arrogante për mos-përkujdesjen ndaj monumenteve kulturore dhe historike –një arrogancë për të cilën ajo ministri është e njohur tanimë për disa vite — nuk kanë marrë asnjë masë, për të ndërhyrë. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi tregon edhe se e kujt është përgjegjësia për këtë situatë. VIDEO-SYRI TV/ Memoriali i Skënderbeut në Lezhë – Syri | Lajmi i fundit

Sipas një kronike tjetër mbi këtë subjekt, disa javë më parë të Syri TV, thuhet se “Në mungesë të banjove (publike) qytetarët ju drejtohen mureve antikë për të kryer nevojat e tyre personale, duke degjeneruar në këtë mënyrë vlerat historike të këtij qyteti 2400-vjeçar. Ata thonë se mungesa e banjove në qytet është problem mjaft shqetësues, ndaj bashkia duhet të ndërhyje për zgjidhjen e kësaj maskarade.” Me të drejtë, sipas Syri TV, shumë turistë ngelin të tmeruar me ato çfarë shikojnë në një zonë të tillë arkeologjike. Pavarësisht se ky problem vijon prej vitesh ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare, thuhej në kronikën e transmetuar në Syri TV, disa javë më parë.VIDEO-SYRI TV/ Varri i Skënderbeut kthehet në ba – Syri | Lajmi i fundit.

Në atë kronikë të Syri TV theksohet se, “Si në rrallë zona të tilla, ansambli arkeologjik i Lezhës është pa mure rrethues, duke i lënë mundësinë kujtdo të futet në të, lehtësisht, për të kryer nevojat personale, por edhe duke i shkaktuar dëmtime zonës historike, ndërkohë që deri “në qartësimin se e kujt është përgjegjësia për mbrojtjen e këtij monumenti si dhe ndërtimin e një banjo publike në Lezhë, memoriali i Heroit tonë Kombëtar, duket se do të shërbejë ende si nevojtore”, ka përfunduar kronikën nga Lezha, Syri TV.

I gjithë kjo pasqyrë e shëmtuar për botën ndaj kujtesës së Heroit Kombëtar dhe kulturës shqiptare, në përgjithsi, për mungesën e një muri rrethues dhe një nevojtorjeje publike! Diçka vërtetë nuk është në rregull me atë vend. Ndërsa në Tiranë, shemben shtëpitë e shqiptarëve duke i hedhur në rrugë të madhe në pikë të dimërit për t’i lënë vend e hapësirë ndërtimit të pallateve të larta për interesa të errëta kriminale financiare – qeveria e Shqipërisë nuk gjenë dot fondet për ndërtimin e një muri të thjesht rrethues të Memorialit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut dhe të ansamblit arkeologjik për rreth tij në qytetin e lashtë, Lezhë.

PS- Jo se Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë nuk po punon. Njoftohet se muaji i Janarit filloi me “punë të mira”, përfshir “Planin për menazhimin e Pallatit të Brigadave”, e të tjera, si më poshtë…

Image

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu