Kreu Blog Faqe 1529

Rezulatet e zgjedhjeve, gjysma e komunave shkojnë në balotazh

0

Balotazh do të ketë në kryeqytet, në Prishtinë, mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosja është partia me më së shumti pjesëmarrje në balotazh, gjithsej dhjetë, përfshirë edhe Gjakovën, Gjilanin e Prizrenin si komuna të mëdha.

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

LDK-ja është në nëntë komuna në balotazh e PDK-ja në tetë.

Sipas rezultateve aktuale këto janë komunat ku do të ketë balotazh:

Prishtinë, VV – LDK

Gjakova, AAK – VV

Drenas, PDK – Driton Ajazi

Dragash, PDK – LDK

Istog, LDK – AAK

Kaçanik, PDK – VV

Fushë-Kosovë, LDK – VV

Kamenicë, PSD – VV

Podujevë, VV – LDK

Prizren, VV – PDK

Shtime, PDK – VV

Viti, LDK – VV

Vushtrri, PDK – LDK

Malishevë, Nisma – PDK

Junik, AAK – LDK

Mamushë, Nisma – PDK

Kllokot, Lista Serbe – SNS

Vazhdon të prijë në kryeqytet Arben Vitia. Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar rreth 40% e votave, kandidati i VV-së ka fituar 42,82%, përcjell Bota sot.

Përparim Rama nga LDK  ka pësuar rënie me 28,99% të votave, ndërsa Uran Ismaili  i PDK-së është ngritur pak me 21,17% të votave.

Ndërkaq Daut Haradinaj ka 4,61% të votave.

ImageKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që njëherësh është kryetar aktual në këtë komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave.

I dyti në këtë komunë është Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar rreth 25 për qind të votave.

Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza po prin në zgjedhje.

Numërohen mbi 50 % të votave në Prizren, prin Mytaher Haskuka

Në Prizren janë numëruar mbi 50 % të votave deri tani, më saktësisht 56.51 %, ku po prin Mytaher Haskuka.

Kandidati i Vetëvendosjes momentalisht ka 41.28% të votave të numëruara deri tani ose 13.502 vota derisa pas tij është Shaqir Totaj i PDK-së me 30,67% ose 10.033 vota.

Anton Quni i LDK-së po radhitet i treti, me rezultatet e deritanishme, me 14,90% ose 4874 vota.

Rezultatet aktuale japin shenjë se Prizreni mund të shkojë në balotazh mes Mytaher Haskukës të Vetëvendosjes dhe Shaqir Totajt të PDK-së.

Fushë-Kosova drejt balotazhit

Fushë-Kosova po shkon drejt balotazhit në zgjedhjet lokale të mbajtura sot.

Në vend të dytë është Enver Bajçinca i VV-së me 25.98 për qind të votave.

Rrahim Tërnava i PDK-së ka 23.09 për qind të votave.

Numërohen mbi 60% të votave në Gjilan, rezultati i ngushtë mes Hazirit dhe Hysenit

Janë numëruar mbi 60% të votave në komunën e Gjilanit. Sipas këtyre rezultateve, po udhëheq kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni me 45% të votave, i pasuar nga kryetari aktual, Lutfi Haziri me afër 43% të votave.

***

Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me 57 për qind të votave të numëruara, Hamza ka fituar 52.96 për qind të votave.

I dyti është kryetari aktual i komunës, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai, sipas rezultateve preliminare ka fituar 35.31 për qind.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri – njëherësh kryetari aktual i komunës – ka fituar 59.81 për qind të votave pas numërimit të 48.27 për qind. I dyti është Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 22.41 për qind.

Ndërkaq, kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Listës Serbe po prijnë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë serbe.

Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Të dhënat e publikuara në ueb-faqen e KQZ-së përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe nga jashtë Kosovës. Në komunat e tjera, përpunimi i votave është duke shkuar më ngadalë dhe ende është e paqartë nëse në to do të ketë fitues në raund të parë apo do të shkojnë në balotazh.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.

Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Ky kandidat po prin bindshëm në Obiliq

Në Komunën e Obiliqit po prin bindshëm kryetari aktual i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Sipas të dhënave të KQZ’së nga numërimi i rreth 14 mijë votave, Gashi ka 50.49 përqind.

Pas tij renditet Halil Thaçi i Vetëvendosjes me 20.73 përqind, pasuar nga Mehmet Krasniqi i LDK’së me 9.80 përqind.

Goran Dancetovic me 7.27 përqind, Ajet Berisha me 6.26 përqind, Xhelal Krasniqi me 2.94 dhe Hanefi Musliu me 2.51 përqind.

***

Sipas rezultateve të deritanishme, Arben Vitia i VV-së po prin në Prishtinë me 42.48% të votave.

Përparim Rama i LDK-së, ka rënë në 30,71%.

Ndërsa, është ngritur për pak Uran Ismaili i PDK-së me 20,13%, përcjell Bota sot.

ImageNdërkaq, AAK me Daut Haradinajn, ka marrë 4,76% të votave.

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

Ja cila parti është e para në komunën e Istogut?

Partia e dytë po del AAK-ja me 24% të votave, ndërsa LVV-ja me 21%.

Kandidati i PDK-së ka arritur të siguroj deri më tani vetëm 7% të votave.

Ndryshe, KQZ-ja po vazhdon përditësimin e rezultateve zgjedhore.

PDK ende nuk po mund t’I gëzohet fitores në komunën e Drenasit. Si një komunë që e kishte për shumë vite si basion të saj, PDK-ja në këto zgjedhje ka shënuar rezultat më të dobët.

Deri më tani PDK-ja nuk ka siguruar 50% të votave, derisa më parë arrinte ҫdo herë mbi 60%.

Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin, ia ka zbehur fitoren duke marrë deri tani rreth 30% të votave.

Si parti e tretë deri më tani ka dalë LVV-ja me 17% të votave.

Agim Bahtiri e humbi Mitrovicën, ja për sa përqind po prin Bedri Hamza?

Në bazë të reaultateve të deritanishme në një përqindje të madhe, PDK-ja me kandidatin e saj Bedri Hamzën po prin në komunën e Mitrovicës.

Kryetari aktual, Agim Bahtiri ka marrë deri më tani 35% të votave, derisa Hamza ka mbi 53% të votave.

Ndërkaq kandidati i LDK-së ka marrë mbi 11% të votave.

KQZ vazhdimisht po përditëson rezultatet zgjedhore.

Naim Ismajli, kryetar i shumë mandateve në Shtime rrezikon ta humbasë Shtimen.

Kjo pasi sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës është në garë të ngushtë me rezultat me Qemajl Aliun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ismajli sipas të dhënave të KQZ-së të orës 20:47, ka marrë 46.23% të votave teksa Qemajl Aliu 42.21% të votave.

I treti në këtë komunë me rezultat është Bedri Zeqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 11.56% të votave të numëruara.

Me një diferencë të vogël të votave në komunën e Vushtrrisë është duke prirë Partia Demokratike e Kosovës.

Kështu kandidati i kësaj partie, Ferit Idrizi sipas rezultateve të para të KQZ-së ka fituar 4.751 apo 36.16% ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri ka fituar 4.286 apo 32,62% të votave.

Image

Rezultati Vushtrri

Arben Vitia i VV-së po vazhdon të prijë në kryeqytet

Uran Ismaili ka fituar 18%, ndërsa Daut Haradinaj 5% të votave.

Image

Rezultatet e para në Prishtinë, prin Arben Vitia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur numërimin e votave.

I dyti është kandidati i LDK-së Përparim Rama me 30 për qind, përcjell Bota sot.

Uran Ismaili i PDK-së ka marrë mbi 13 për qind, ndërsa Daut Haradinaj i AAK-së 11 për qind.

Fillon numërimi i votave edhe në Deçan, ky është rezultati momental

Ka filluar numërimi në komunën e Deçanit ku po prin me vota kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka 63.23% të votave apo 196 vota gjithsej ndërkohë në vendin e dytë është kandidatja e LDK-së, Hyrije Dobruna me 16.13% apo 50 vota gjithsej.

Ndërsa VV-ja ka 9.35% të votave apo 29 vota gjithsej teksa procesi i numërimit është ende në fazën primare.

Ndryshon rezultati në Podujevë në favor të LDK’së

Në Podujevë ka ndryshuar rezultati kur janë numëruar mbi tetë mijë vota. Aktualisht po prin kandidati i LDK’së, Ekrem Hyseni, raporton Express.

Rezultati i KQZ’së për Podujevë, kandidati që po prin me vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave në Podujevë dhe publikimin e rezultateve.

Deri tash atje janë numëruar rreth 5 mijë vota.

Bazuar te ky numërim, prin Shpejtim Bulliqi i VV’së me 46.13 përqind, Ekrem Hyseni ka 42.79 përqind, Floretë Zejnullahu 7.34, Besnik Tahiri 2.30, Gazmend Islami 1.00 dhe Xhemajl Hasani 0.45 përqind.

Rezultatet e para në Klinë sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga votat e numëruara deri më tani, raporton Express

Në komunën e Klinës sipas votave të publikuara deri më tani nga KQZ, po prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, me 2 mijë e 339 vota, apo 46.73%.

I dyti renditet EsatRaci i Partisë Demokratike të Kosovës, Esat Raci, me 1 mijë e 249 vota, apo 24.96%.

Pas tij renditet Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Hoti, me 937 vota, apo 18.72%.

Rezultatet e para nga Istogu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga votat e numëruara deri më tani.

Në komunën e Istogut, sipas votave të numëruara deri më tani po prin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, me 217 vota, apo 42.47%.

Pas tij renditet kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, me 146 vota, apo me 28.57%.

I treti renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Avdiaj, me 11 vota apo me 21.72%.

Pas tij renditet Ali Nimanaj i Partisë Demokratike të Kosovës, me 32 vota, apo 6.26%.

Kandidati i pavarur Idriz Blakaj deri më tani ka 5 vota, apo 0.98%

Në Mitrovicë numërohen mbi 10 për qind të votave, Hamza pa balotazh

Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës po prin me mbi 52 për qind të votave nga më shumë se 10 për qind të atyre që janë numëruar.

Pas tij vjen Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje me 36.6 për qind.

Armend Agolli ka 10.55 për qind të votave.

Image***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot.

Në këtë link, mund të gjeni në kohë reale rezultatet nëpër secilën komunë, varësisht nga numri i votave që janë numëruar.

Ndryshe, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë dhe të gjitha qendrat e votimit janë të mbyllura.

“Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, anëtarët e këshillave të votimit duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit në mënyrë që vullneti i qytetarëve”, tha Radonqi.

Sipas të dhënave preliminare të mbi 95 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

Policia: Pika kufitare në Jarinjë u sulmua me armë, dyshimet janë për fishekë snajperi

0

Një plumb i shkrepur nga një armë që dyshohet të jetë kalibër i rëndë apo snajper ka depërtuar brenda një kabine të Policisë së Kosovës e cila është vendosur në Pikën Kufitare Jarinjë.
KALLXO.com nga burime brenda policisë mëson se zyrtarët policorë nuk kanë dëgjuar ndonjë zhurmë të të shtënave të armëve, ndërsa kanë parë se një plumb ka depërtuar brenda kësaj kabine.

Në anën tjetër, njësitë relevante të policisë janë duke shkuar në vendin e ngjarjes siç mëson tutje KALLXO.com.

KQZ nis publikimin e rezultateve – LIVE

0
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoj rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar komune nga të dhënat e terrenit.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, mund t’i gjeni në këtë link, i cili është vënë në dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në momentin kur klikoni në link, përmes hartës së vendosur në faqe të KQZ-së, mund të zgjidhni komunat për të cilat dëshironi që të informoheni për rezultate.

 

 

Rezultatet preliminare mund t`i ndiqni në kohë reale duke klikuar në –  LINK

 

Si iu dha emri-titulli “Skënderbe”, Gjergj Kastriotit?

0
Në literaturën historike mund të gjejmë fakte e dëshmi se si Gjergj Kastrioti me t’u marrë pengë, atij iu dha emri Skënderbe, por ka edhe dokumente historike tjera se si në fakt ai e mori këtë titull apo emër të famshëm të Lekës (Skënderbeut).

Kështu nisur nga kjo nuk ishte Sulltani i cili i vendosi i pari epitetin si Skënderbe-u ose Leka (Aleksandër), Gjergj Kastriotit, por historia e dhënies së këtij epiteti apo titulli është ndryshe sipas disa kronistëve dhe dokumenteve e përshkrimeve historike të asaj kohe.

Thuhet se pas një beteje përcaktuese e strategjike që Gjergj Kastrioti kishte fituar me ushtrinë e tij që komandonte nën oborrin e Sulltanit, pasi u kthye triumfues i plotë i saj, duke hyrë në oborrë të gjithë ushtarët që kishin parë me sytë e tyre atë fitore e quanin Skënderbe, Skënderbe e që në gjuhën arbërore i bie Leka (Aleksandër), Leka (Aleksandër).

Me të dë.gjuar Sulltani se si ushtarët e thërrisnin kështu Gjergj Kastriotin ai thirri afër vetes disa nga ushtarët dëshmitar dhe i pyeti se pse e thërrisnin atë ashtu, ata i shpjeguan për mrekullitë që sytë e tyre kishin parë dhe fitoren e marrë si rrufeja nga i madhi Gjergj Kastrioti. Atëherë Sulltani i urdhëroj dekoruesit e titujve sipas protokollit dhe e nderoi e i dha titullin Skënderbe ose Leka (Aleksandër).

Poashtu ka edhe kronistë tjerë që thonë se këtë epitet, titull apo atë emër e mori pasi fitoi në duelin ndaj Jampsa dhe Sajas, pra beteja e dy kundërshtarëve me vetëm Gjergj Kastriotin përballë. Sido që të jetë nga ajo kohë ai mbante edhe atë titull sipas meritës së plotë të tij dhe virtyteve e karakterit që kishte arbërori ynë Gjergj Kastrioti i Madh.

Qytetërimi i Pelionit, qytetit të lashtë ilir, historia dhe të fshehtat e tij

Nga: Vepror Hasani

Gjithkush mund të ketë dëgjuar për qytetin e Pelionit. Ai ndodh diku në trevat e pellgut të Korçës, por ende nuk dihet saktësisht se ku. Tashmë ai qëndron i heshtur në pritje të zbulimit të tij.

Ditën që do të gjendet nga arkeologët, ky qytet do të ketë shumë për të thënë. Nuk është çudi që të na lerë të befasuar të gjithëve. Ai është një histori e mirëfilltë e aspak trillim fantazmagorik, mendjesh të sëmura. Ai ka parë me sytë e tij, aleancat dhe luftërat mes mbretërve të vendeve fqinj, vrasjen e mbretit Perdika III të Maqedonisë, martesën e Euridikës, vajzës shqiptare, me mbretin Amynten II në Maqedoni.

Prej saj do të lindte Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh. Që nga ajo kohë lidhjet e gjakut mes dy vendeve do të shfaqeshin kohë pas kohe. Qyteti i Pelionit është thesari i shumë dëshmive të njohura dhe të panjohura deri më sot. Ai do t’i tregojë të gjitha. Thuhet se ai shtrihet në afërsi qytetit të Bilishtit, shumë më pranë me fshatin e Trenit, ashtu siç është thënë se Pelioni mund të gjendet në Selcën e Poshtme të rrethit të Korçë, sepse aty janë gjetur disa varre monumentale. Por përsëri nuk mund të thuhet se sa afër dhe larg tij jemi.

Kërkimet për zbulimin e këtij qyteti kanë filluar në vitin 1961, ndërsa vijojnë edhe sot e kësaj dite. Tashmë nuk është çudi që gjendemi pranë tij. Që nga çasti i zbulimit do të kemi mundësinë të njihemi me të fshehtat i fisit të Dasaretëve. E vërteta është se Pelioni ka qenë qendra e rezistencës mbretërore të shtetit të parë Ilir. Gjithsesi, se sa afër dhe sa larg Pelionit ndodhemi aktualisht, tregon për gazetën “Metropol”, arkeologu prof. as. dr. Skënder Aliu.

Ku shtrihet Pelioni “Sigurisht që qyteti i Pelionit gjendet në Shqipërinë juglindore”, nis të tregojë prof. as. dr. Skëndër Aliu. “Mbi këto treva shtrihej fisi i Dasaretëve ose Dasaretia antike. Arkeologët e mirënjohur F. Prendi dhe M. Korkuti janë shprehur se Shqipëria juglindore, me qendër pellgun e Korçës përfaqëson një nga vatrat kryesore më në zë të qytetërimit prehistorik, madje jo vetëm brenda vendit dhe në rrafshin ballkanik, por edhe më gjerë se kaq.

Kufijtë e shtrirjes së Dasaretisë antike ende nuk dihen me saktësi, por dihet që ajo shtrihej mbi pellgun e Korçës, mbi fushën e Devollit, mbi pllajën e Kolonjës e shkonte tutje në zonën e liqeneve të Prespës, madje deri në ujërat e liqenit të Ohrit për të vijuar më pas drejt kodrave të Grabovicës, por sigurisht shumë më gjerë se kaq… Në gjithë këtë hapësirë janë gjetur dëshmi arkeologjike.

Ato flasin për një shtrirje kohore të pandërprerë duke filluar që nga neoliti i vonë në vitet 2800-2700 p. e. s., e deri në shekullin IX p. e. s.”, tregon prof. as. dr. Skënder Aliu. “Shqipëria juglindore kishte një pozitë gjeografike mjaft të favorshme, vijon të tregojë Aliu, dhe kjo ndikoi në zhvillimin e saj. Kishte një florë dhe faunë të pasur, terrene të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori, ujëra të bollshme për peshkim, ku veç këtyre kishte një pozicion kyç në kryqëzimin e rrugëve që të çonin në brigjet Adriatiko-Egjeane.

Nëpërmjet luginës së Aliakmonit (lumi Bistrica) ajo lidhej me Thesalinë, ndërsa afërsia me Maqedoninë, ku zbresin ujërat e Vardarit, e cila shërbente si rrugë drejt Danubit ka qenë tepër e rëndësishme për të. Pikërisht mbi këtë vend do të ngrihej qyteti i Pelioni, emri i të cilit do të mbetej i shkruar në burime historike mjaft të hershme, të cilat do të nënvizojnë faktin se Pelioni ishte një qytet i fuqishëm i ilirëve”, tregon më tej prof. as. dr. Skënder Aliu.

Marrëdhëniet me fqinjët “Fuqizimi i qytetit të Pelionit nuk ishte i rastësishëm. Pozita gjeografike e Shqipërisë juglindore favorizonte lindjen e qyteteve të fuqishme. I tillë do të ishte Pelioni. Përmes rrugëve të tilla nisi tregtia. Importoheshin dhe eksportoheshin prodhime nga vende të tjera fqinje.

Që nga shek XV p. e. s nisën të vinin objekte të importuara nga punishtet dytësore mikeniane të Thesalisë. Të asaj kohe janë një enë balte e prodhimit me çarak e tipit mikenian, e zbuluar në varrin qendror të tumës së Rehovës, 8 copë pafta floriri, nga të cilat 6 janë gjetur nëpër varret e tumës së Rehovës dhe 2 në atë të Shtikës, të cilat datojnë në shek XIII p. e. s. Si importe të drejtpërdrejta njihen gjithashtu themthoret prej floriri, enët dhe shumë fragmente qeramike të prodhimit me çark, të zbuluara në lumin e Barçit e në vendbanimet e Sovjanit, të cilat datojnë në shek XII-X p. e. s. Me origjinë të hershme euro-qendrore janë gjithashtu kategoritë e ndryshme të gjilpërave të gjata, fibulat dhe varëset gjyslykore, të cilat kanë qenë të pranishme në shumë varreza tumolare të gërmuara në Korçë dhe Kolonjë.

Ato kanë hyrë fillimisht që në shek XIII p. e. s.”, tregon Skënder Aliu. “I them të gjitha këto, vazhdon ai, sepse marrëdhënie të tilla kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë juglindore, por që në asnjë rast ato nuk ndryshuan karakterin etnik e pamjen e kulturës ilire.

Këto marrëdhënie u intensifikuan veçanërisht në fazën e parë e të dytë të hekurit, të cilat zhvilluan më tej bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, përsosën prodhimin e qeramikës në enët e përdorimit e të luksit, u zgjerua veprimtaria metalurgjike, u ndërtuan një varg fortifikimesh që kontrollonin rrugëkalimet, të cilat kushtëzoheshin mesa duket nga shqetësimet e dyndjeve egjeane të shek XIII-IX p. e. s.

Një fakt i tillë thuhet dhe nga burimet e shkruara historike”, sqaron arkeologu Skënder Aliu. “Por ndërsa ne njiheshim me burimet historike dhe gjetjet arkeologjike gjithnjë e më shumë mendonim për gjetjen e qytetit të Pelionit. Ai është një qytet që mund të flas shumë për këtë trevë të banuar nga dasaretët”, shton prof. as. dr. Skënder Aliu. Fuqizimi i Pelionit “Në gjysmën e dytë të shekullit V p. e. s. disa nga vendbanimet e fortifikuara protourbane po shndërroheshin në qendra të rëndësishme zejtarie e tregtare me tipare qytetare, të veçuara nga bujqësia e blegtoria.

Pikërisht në këtë kohë edhe qyteti i Pelioni mori përmasat e një qyteti të rëndësishëm. Arianiti dhe Kurt Rufi pohojnë se, ‘Pelioni u bë qendra e rezistencës mbretërore e shtetit Ilir’. Materialet arkeologjike të gjetura në kalanë e Symizës të Korçës, në Hollm të Kolonjës, në Trebenishtë pranë Ohrit, tregojnë se kultura ilire e rajoneve të Shqipërisë juglindore në shekujt VI-V p. e. s., kishin të njëjtin nivel zhvillimi me atë të krahinave fqinje ilire të Maqedonisë.

Megjithatë, meqenëse importi nga Greqia paraqiste vështirësi për shkak të distancave shumë të largëta, bëri të mundur të përshpejtohej procesi i zejtarizimit të qeramikës për të plotësuar kërkesat e konsumatorit vendas. Kategoria e qeramikës me çark në gjysmën e dytë të shekullit VI p. e. s., riprodhon forma të traditës ose forma të importuara ojnohe, skifos, kantarëgutus, kupa etj.

Vlerë të njëjtë nisin të marrin edhe zbukurimet trupore prej bronzi të njëkohshme dhe tipologjikisht të ngjashme me ato të Maqedonisë perëndimore. Krahas armeve, heshtat dhe shtizat prej hekuri, shpatat e tipit mahera, anxharët, kamat, përkrenaret, por edhe disa objekte simbolike, si skeptrat (shkopi i sundimtarit) paraqesin karakterin oplit në përshtatje me kohën. Por që të gjitha këto nuk flasin për armët e vetëmbrojtjes, por për një kompletim të sistemit të armatimit në funksion të aristokracisë ushtarake.

Fakte të tilla tregojnë se qyteti i Pelionit po fuqizohej edhe ushtarakisht”, vazhdon më tej me rrëfimin e tij prof. as. dr. Skënder Aliu. Pelioni qyteti i rezistencës “Qyteti i Pelionit mund të jetë bërë i famshëm për rezistencën e tij në fund të shekullit V p. e. s.”, shprehet Skënder Aliu. “E them këtë, sepse nëse i referohemi Tukuditit, i cili është një burim i besueshëm historik, ai na tregon për ilirët, të cilët në përkrahje të Lynkestëve, nisën luftën me Maqedoninë.

Sipas burimeve historike, kjo ka ndodhur në vitin 423 p. e. s. Ka të ngjarë që në krye të shteti të parë Ilir, mbret të ketë qenë Sira, i cili kishte patur konflikte të vazhdueshme me maqedonasit. Megjithatë, ai për të lidhur marrëdhënie të mira me Maqedoninë shfrytëzoi modelet e asaj kohe. Nuk bëri gjë tjetër, veçse vajzën e tij, Euridikën e martoi me Amynten II, i cili në atë kohë ishte mbret i maqedonasve.

Nga kjo martesë do të lindte Filipi II, ose babi i Aleksandrit të Madh. Në fillim të shekullit të IV p. e. s., kur mbret do të ishte Bardhyli, ky shtet do të njihte fuqizimin më të madh ekonomik dhe ushtarak. Pikërisht në këtë periudhë shteti Ilir u përfshi sërish në konflikte me Maqedoninë. Megjithatë, në vitin 393 p. e. s., doli fitues ndaj saj duke detyruar maqedonasit t’i paguanin një haraç vjetor. Maqedonasit u thyen përsëri në vitin 369 p. e. s., por edhe në vitin 360 p. e. s., ku prej tyre mbetën 4000 të vrarë, madje edhe mbreti Perdika III.

Më pas përplasjet do të shënoheshin mes mbretit Bardhyl të ilirëve dhe mbretit Filipi i II i maqedonasve, i cili në të njëjtën kohë ishte dhe djali i Euridikës nga Shqipëria. Bardhyli u mposht në vitin 359 p. e. s., por Filipi i II asnjëherë nuk deshi të nënshtronte Ilirët. Ai dinte që nëna e tij kishte qenë nga Disaretia, ose nga Shqipëria juglindore. Në vitin 344 p. e. s, Filipi kishte zgjeruar kufijtë e tij drejt Trakisë, ndërsa kishte nënshtruar ushtarakisht gjithë Greqinë.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe qyteti i Pelionit do të mbetej qendra e rezistencës së shtetit të parë Ilir. Ky fakt ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve”, shprehet me siguri prof. as. dr. Skënder Aliu. Sa afër dhe larg Pelionit Prof. as. dr. Skënder Aliu tregon për hipotezat e ngritura nga arkeologët se ku mund të gjendet qyteti i Pelionit. “N. Hamond, vijon tregimin e tij Aliu, mendon se Pelionin mund ta kërkojmë te ‘Goricat e Trenit’, por tashmë kjo tezë nuk mbështet më nga ana arkeologjike.

Neritan Ceka sjell argumentin se Pelioni duhet kërkuar te Selca e Poshtme, sepse aty janë gjetur disa varre monumentale. Ky argument duket bindës dhe i qëndrueshëm. Sh. Gjonkecaj, mbas studimit të thesarit që u gjet rastësisht brenda mureve të kalasë ‘Hija e Korbit’, në fshatin Klocë, pretendon se Pelioni mund të gjendet aty. Edhe kështu mund të jetë.

Ato që do të zbulojnë Pelionin e famshëm të pellgut të Korçës, kryeqendrën e shtetit të parë Ilir do të jenë gërmimet arkeologjike.

Gërmimet sollën zbulimin e Dimalit në Berat dhe të Antigonës në Gjirokastër. Gjetjet epigrafike do të flasin për gjithçka. Gjithsesi unë mendoj se tashmë ka ardhur koha të lokalizohen kështjellat e qytetit, emrat e të cilave i njohim nga burimet historike. Këto burime përmendin kështjella të tilla si, ‘Bantia i Kaloikenëve’, ‘Orgesa i Pisantinëve’, ‘Enkelana Bojoja’, ‘Lyhnidi’, ‘Keraka’, ‘Satinioni’, ‘Kreoni’, ‘Geruni’, ‘Kadrionini’, ‘Kreoni’ etj. Lokalizimi i kështjellave apo qyteteve, por veçanëresht lokalizimi i Pelionit, si kryeqendra e shtetit Ilir do të hidhte dritë mbi ngjarjet historike dhe politike që kanë të bëjnë me Dasaretinë.

Gjithsesi gërmimet e filluara nga viti 1961 e deri më sot do të na çojnë drejt këtij qyteti të njohur me emrin Pelion”, saktëson prof. as. dr. Skënder Aliu. Zbulimet e tjera gjatë gërmimeve për Pelionin Shqipëria juglindore një nga vatrat më të rëndësishme të shtetit Ilir KORÇE – “Kultura materiale dhe shpirtërore e krijuar nga brezat që jetuan këtu gjatë mijëvjeçarëve, shprehet Aliu, ishte krejtësisht e panjohur deri në fillim të viteve ’60.

Vetëm kur filluan punimet për zgjerimin e kanalit pranë urës së Maliqit mbi lumin Devoll, rastësisht u zbuluan gjurmët e një vendbanimi palafit (mbiujor), të cilat nxitën arkeologët. Një vit më pas do të fillonin gërmimet arkeologjike. Që nga ajo ditë e deri më sot janë lokalizuar me dhjetëra vendbanime të hapura dhe të fortifikuara me mure, varreza tumolare e të dysta.

U studiuan materialet e gjetura te stacioni i Maliqit, te Shpella e Trenit, te Tumat e Barçit e të Kuçit të Zi. Që të gjitha treguan se Shqipëria juglindore kishte qenë një nga vatrat më të rëndësishme të shtetit Ilir. Ato treguan se ilirët nuk ishin formuar në një vatër jashtëballkanike, siç mendohej më parë, porse ata kishin qenë një popullsi vendase.

Megjithatë, emri i Pelionit na tërhiqte gjithnjë e më shumë. Gjithnjë pyesnim, ku do të jetë ai? Gjithçka që zbulohej na tregonte për origjinën nga kishim ardhur gjetja e qeramikës së zbukuruar me sprucë e shirita të gropëzuar në shtresat kulturore të bronzit të hershëm të Maliqit 2200-1800 p. e. s. shpjegonin dyndjet e mëdha indoevropiane.

Gjetjet e bronzit të mesëm dhe sidomos atij të vonë vinin në dukje një ecuri të re ekonomiko-shoqërore. Materiale të tjera arkeologjike na flisnin për krijimin e bashkësive fisnore patriarkale, për ngritjen e varrezave tumolare, shpesh me një varr qendror për një të parë të familjes apo fisit.

Tashmë dimë se vlerat e qytetërimit ilir të Korçës bëhen edhe më të dukshme veçanërisht në bronzin e vonë shekujt XV-XII p. e. s. dhe në periudhën e kalimit për ne hekur, kur metali hyn gjerësisht në prodhimin e veglave të punës, armëve dhe stolive trupore. Besojmë se kjo kushtëzohej jo vetëm nga prania e mineralit të bakrit në Rehovë, por edhe nga tradita që ka zanafillën e saj që nga epoka neolitike në vitet 2500-2100 p. e. s.

Kjo u vërtetua edhe nga gjetjet arkeologjike në Maliq të Korçës dhe Kamnik të Kolonjës u gjetën dalta prej bakri dhe grepa peshkimi. Njohuritë arkeologjike për kulturën ilire të bronzit të vonë e të epokës së hekurit në përgjithësi, shkuan edhe më tej pas gërmimeve të varrezave tumolare në Barç e Kuç të Zi të Korçës, në Prodan, Rehovë, Pësar, Shtikë e Luaras të Kolonjës.

Në tërësinë e gjetjeve vendin kryesor e zënë enët 1 dhe 2 vagjake, enët dyshe e treshe, ato me vegje biforate, apo enët me tre qafa, me trup e vegje të përbashkët që shquhen për përsosmërinë e formës, zbukurime me pikturimet me motive gjeometrike lineare që përcaktojnë veçoritë specifike të grupit Ilir juglindor ose të quajtur ndryshe ‘devollit’. U gjetën prodhime prej bronzi, argjendi, hekuri, qelibari, kocke e briri. Si të tilla vlen të përmendim shpata, kama, thika, heshta etj, por edhe stolitë e shumta kryesisht prej bronzi etj.

Që të gjitha këto flasin shumë, na tregojnë për rrugën që kemi përshkuar, por në të njëjtën kohë na flasin edhe për ekzistencën e qytetit të Pelionit, të cilat me siguri që një ditë do të na çojnë te portat e tij. Është ky qytet që mund të na flasë për krijimin e formacionit të parë shtetëror, i cili për afro një shekull zhvilloi aktivitet të dendur, të shoqëruar me një përqendrim të madh mjetesh dhe forcash të nevojshme për t’i kundërvënë Maqedonisë.

Gjatë kësaj kohe Shqipëria juglindore bëri të mundur bashkimin e forcave ekonomike dhe shoqërore, por edhe përvetësimin e formave më të përhapura shoqërore e kulturore të kohës. Megjithatë, me sa duket një ditë do të trokasim në portat e këtij qyteti, atje ku jetonin pelionët”, përfundon jo pa optimizëm prof. as. dr. Skënder Aliu.

Kol Bib Mirakaj i kërkonte qeverisë mbrojtjen e hebrejve në prag të pushtimit nazist

2

Dokument – botohet për herë të parë

Swisscom, nga viti i ardhshëm planifikon operacion pilot në Kosovë përmes një call center, por punonjësit janë të zemëruar

0
Bernë, 17 tetor -Grupi i telekomit po i transferon punët e qendrës së thirrjeve jashtë vendit në bazë prove. Nëse kjo dëshmohet, më shumë vende pune mund të lëvizin nga Zvicra në Kosovë. Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar se  Swisscom po planifikon një operacion pilot në Kosovë fillimisht me 45 punonjës nga marsi i vitit te ardhshëm

Kompania gjysmë publike po kryen teste në vendndodhjen e një partneri në Kosovë. Nëse testi është i suksesshëm, Swisscom do të marrë në konsideratë zhvendosjen e punëve të mëtejshme të call center jashtë vendit. Për këtë bëhet fjalë për herë të parë, Swisscom po lëviz punën jashtë vendit, por punonjësit janë të zemëruar.

Swisscom po planifikon një operacion pilot në Kosovë me 45 punonjës nga marsi i vitit 2022

Punonjësit në qendrën e thirrjeve janë të zemëruar sepse kompania gjysmë-shtetërore nuk po punon për dhënien e jashtme në Zvicër për herë të parë, por po shkon jashtë vendit me një partner të jashtëm.  Swisscom po planifikon një operacion pilot në Kosovë me 45 punonjës nga marsi 2022.

Dyshime për kushtet dhe cilësinë e punës, kushtet e punës në Kosovë sigurisht që nuk janë të krahasueshme me ato në Zvicër, ku ekziston një marrëveshje kolektive për punonjësit.

!eshte mësuar se mbi 50 përqind e aksioneve të Swisscom i përkasin qeverisë zvicerane. Grupi tashmë është përpjekur të justifikojë çmimet e larta për shkak të shumë prishjeve në rrjet kohët e fundit. Vetëm punonjësit e jashtëm të kompanive partnere u prekën. Puna që tashmë është duke u kryer nga partnerët në Zvicër do të zhvendosej në bazë prove. Kur pyeten në Swisscom, ata thonë se piloti po zhvillohet me një partner të vjetër zviceran të jashtëm në Kosovë, ka shkruar  gazeta zvicerane 20 Minuten.

Swisscom ka rreth 2,000 pika të qendrës së thirrjeve. Rreth gjysma e tyre janë zënë nga partnerë të jashtëm të qendrës së thirrjeve. Prandaj punonjësit e Swisscom nuk preken. Me kontrolle të vazhdueshme, Swisscom dëshiron të sigurojë që cilësia të mbetet e njëjtë pavarësisht venddodhjes.

Punonjësit në Kosovë flasin të gjithë perveq anglishztes, frewngjishtes edhe gjermanisht. Përveç kësaj, Swisscom i kushton një rëndësi të madhe një atmosfere të mirë pune, një mjedisi modern pune dhe një marrëdhënieje me punonjësit. Eshte krejt e mundshme që qendra e thirrjeve në Kosovë të zgjerohet. Pas vlerësimit në fund të pilotit, sindikata pret që Swisscom të angazhohet në Zvicër si një vend biznesi.

Sunrise dhe Salt gjithashtu mbështeten në vendet e huaja. Është praktikë e zakonshme që shumë kompani telekomit dhe aviacionit të vendosin linjën telefonike jashtë vendit. Përveç dy lokacioneve zvicerane në Cyrih dhe Prilly, Sunrise ka disa qendra thirrjesh në Gjermani, Kosovë, Rumani dhe Turqi.

Përveç dy lokacioneve zvicerane në Cyrih dhe Prilly, Sunrise ka disa qendra thirrjesh në Gjermani, Kosovë, Rumani dhe Turqi. Salt operon qendrën e vet të thirrjeve në Biel dhe gjithashtu punon me partnerin francez të jashtme Teleperformance. Ai drejton një qendër thirrjesh për Salt në Athinë dhe Lisbonë.

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino

0

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar i Torinos është ngjarja më e madhe e më e rëndësishme letrare e vendit fqinj.

Stenda e Shqipërisë, e organizuar dhe menaxhuar për të tetin vit rradhazi nga Qendra e Kulturës Shqiptare (www.centroalbanese.it) ofron për publikun italishtfolës më shumë se 200 tituj, të mbi 80 autorëve bashkëkohorë shqiptarë, të botuar nga 31 shtëpi të ndryshme botuese.

Interesi i publikut të Panairit ndaj letërsisë së autorëve shqiptarë është i lartë. Krahas veprave kryesore të Kadaresë, që po ribotohen gradualisht në gjuhën italjane, mjaft të vlerësuara e të kërkuara nga vizitorët janë edhe librat e autorëve të tjerë bashkëkohorë si Ylljet AliçkaFatos Kongoli apo Arben Dedja, veprat e të cilëve janë të disponueshme edhe në italisht. Një vend krejt të veçantë në vëmendjen e publikut vijojnë të kenë, vit pas viti, edhe autoret e mirënjohura shqiptare Anilda IbrahimiElvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat e kanë arritur suksesin me vepra të shkruara drejtëpërdrejtë në gjuhën e shtetit fqinj.

Publiku i takimit me shkrimtarin Dedja

Falë bashkëpunimit të vyer ndër vite edhe me disa shtëpi botuese shqiptare, krahas librave në gjuhën italjane lexuesit shqipfolës që vizitojnë Panairin mund të  gjejnë pranë stendës edhe një përzgjedhje titujsh në gjuhën e tyre amtare.

Ky koleksion i vogël por i çmuar është veçanarisht i vlerësuar nga numri në rritje i të rejave e të rinjve shqiptarë, të lindur apo të rritur në Itali, të motivuar ta njohin më mirë, përmes letërsisë, vendin e tyre të origjinës.

Vizitore te stendes

Një tjetër prirje mjaft pozitive mes vizitorëve të Panairit është interesimi në rritje i udhëtarëve nga Italia për Shqipërinë si vendmbërritje turistike. Kjo ka sjellë edhe shtimin e konsiderueshëm të kërkesës për udhërrëfyesit turistikë “Albania & Kosovo” dhe “Tirana & Albania”, të dy tituj të autorëve Benko Gjata dhe Francesco Vietti, njohës të mirë të trashëgimisë dhe ofertës turistike shqiptare.

Prania shqiptare në Panair është një vetrinë e rëndësishme edhe për promovimin e njohjes së vendit tonë nga një publik i kualifikuar, i përbërë nga personalitete të spikatura të jetës publike në Itali.

Kështu, gjatë ditëve të para të këtij edicioni të Panairit, krahas një numri të lartë intelektualësh, studjuesish dhe gazetarësh të mediave të mëdha kombëtare, stenda e Shqipërisë është vizituar, ndër të tjera edhe nga guvernatori i Rajonit të Piemontit Alberto Ciriokryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Torinos, Dario Gallina dhe kandidati për Kryetar Bashkie i Torinos, Stefano Lo Russo.

Një përmasë që e ka shoqëruar çdo vit pjesëmarrjen me stendë në Panair janë edhe takimet letrare me autorë të spikatur shqiptarë. I ftuar nderi i këtij edicioni është shkrimtari i njohur Arben Dedja, i cili paraqiti përballë publikut torinez librin e tij të ri me tregime “Trattato di Medicina in 19 Racconti e ½”, i shndërruar në pak kohë në një best-seller. Event kryesor i programit zyrtar të Panairit, ky takim u prit mjaft mirë nga të apasionuarit e letërsisë, që mbushën sallën e konferencave të godinës historike të Polo del ‘900-s, në Torino.

Stafi i Qendres Shqiptare dhe shkrimtari Arben Dedja

Qendra e Kulturës Shqiptare është një prej organizatave më jetëgjata e më aktive të diasporës shqiptare. Me seli në Torino dhe Milano, Qendra synon të përhapë në Itali njohjen e kulturës shqiptare, të promovojë zhvillimin e lidhjeve kulturore, sociale dhe ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe të mbështesë integrimin e bashkësisë shqiptare, si pjesë e proçesit më të gjerë të integrimit të Shqipërisë në BE.

DnV:Gjithçka gati për votim të rregullt e të sigurt

0

Demokracia në Veprim (DnV) po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 110 vëzhgues nëpër qendra të votimit në nivel vendi. Vëzhguesit gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit.

Të gjithë 1.885,448 qytetarët që në këto zgjedhje kanë të drejtë vote, gjatë ditës së sotme do të mund të votojnë në 883 Qendra të Votimit, përkatësisht 2477 vendvotime, në komunat e tyre respektive.

80% e Qendrave të Votimit janë të qasshme për persona me aftësi të kufizuar fizike ndërsa nuk është hasur në materiale propaganduese në perimetër prej 100m nga QV.

Sipas vëzhgueseve, 96% të Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes ndërsa udhëzimet si të votohet sigurt duke respektuar masat anti-COVID në fuqi janë vendosur në 95% të QV në nivel vendi.

Në anën tjetër, në mëngjes është raportuar se komisionerët janë të pajisur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) në mbi 95% të vendvotimeve, ndërsa pajisja me dorëza është në nivelin afër 50%.

Siguria e procesit zgjedhor është duke u garantuar nga Policia e Kosovës, e cila është prezente në hyrje të pothuajse të gjitha Qendrave të Votimit.

Kodi moral në politikë

2
Nga: Alfons Grishaj
Çfarë do t’i shërbente më mirë Shqipërisë për të ecur përpara, “Kod Moral” në politikë apo moral i burrit të shtetit pa “Kod Politik”?
Kjo është një pyetje që do të sillte përgjigje të ndryshme, ku sipas mendimit tim do të predominonte: “Kodi Moral”! Sepse pa të nuk ke kualitet personal, nuk ke staturën për një mbështetje masive, edhe për faktin se vë në pikëpyetje besueshmërinë tënde si Lider (Basha). Nëse “Kodi Moral” është kaq i rëndësishëm në figurën e politikanit përse Lulzim Basha e shkeli këtë kod ?
Në politikë, çdo lëvizje gjurmëlënëse e ka një prapavijë diplomatike dhe lëvizje të tilla njihen si të ftohta pa trokthin e zemrës, me një mizanskenë të ngrirë, shtrëngim duarsh e buzëqeshje fallso, ose me një fytyrë të perënduar ku tregon se rrethanat sollën një vendim të padëshëruar po që duhej marrë. Sikur vendimi të merrej në bazë të normave të shkruara dhe shumica e voton … duhej përshëndetur si një arritje diplomatike dhe demokratike. Por, nëse shkelen normat dhe uni merr vendim pa votën e shumicës…është antidemokratike dhe amorale se morali nuk është një monedhë nomizmatike, por standarti më brilant i virtytit.
Çdo lëvizje politike deformuese apo reformuese ka një kosto: Kompromisi i Lulëzim Bashës në kurriz të liderit historik të PD-së, Dr. Sali Berisha, shtroi një pyetje për të gjithë ne: çfarë do t’i shërbente më mirë Shqipërisë për të ecur përpara,“Kod Moral” në politikë apo moral i burrit të shtetit pa “Kod Politik”?
Vendimi i Berishës për të lënë Bashën si pasues qe tepër delikat dhe i pamenduar mirë! T’i dorëzosh një kontribut kombëtar të mijëra demokratëve një njeriu, kushdoqoftë ai, që nuk e njeh ende Partinë Demokratike, nuk e ka shoqëruar rrugëtimin e saj duke kaluar nëpër struktura, shtron pikëpyetje. Filozofi popull , kur sheh ndonjë shtëpi të bukur e pyet të zonë : “ A e ke ndërtuar vetë apo ta ka lanë baba?” Pra, zotni Basha e ka kollaj se shtëpinë e “të parëve “ nuk e ka ndërtuar vetë , por as Sali Berisha nuk e ka ndërtuar i vetëm , po aktualisht ai ka tagrin e lidershipit historik! Megjithatë, Partia Demokratike është kontribut i heronjve , mijëra qytetarëve , studentëve, fshatarëve , nxënësve, të cilët sakrifikuan për ditë më të mira që nuk i panë kurrë!
Çdo përplasje mes të dyve nuk ka efektin e thyerjes së vezëve ku fiton më e forta, por një reaksin zinxhir tek masa e elektoratit të djathtë. Në këtë kontekst mund të bëhet fjalë për një korrigjim, ringritje , daltim të standarteve demokratike , por përsëri dilema do të mbizotërojë në kampin e djathtë.
Berisha ka dhënë prova që nga humbës ka dalur ngadhnjimtar. Zoti e ka pajisur me një natyrë burrërore kalorsiake që di t’ia shtrijë dorën kundërshtarit … shokëve të një ideali. Berisha e ka tel dhe derën 24/7 të hapur. Ndërsa Lulëzim Basha ka treguar se është një zyrtar teknik efikas , por jo një lider politik, sepse ai nuk qe në gjendje asnjëherë t’i bashkojë mendimet intelektuale ndryshe dhe oponencën delikate brenda Partisë. Ai është i kufizuar në ballafaqim me kontribuesit real si me tel dhe derë të hapur . Ndoshta nesër ai mund t’a kuptojë sa i rëndësishëm është komunikimi, kolegjialiteti dhe do te reflektojë ? Mbase bëhet lider si Toni Bler që e solli Partinë Laburiste në qeverisje, ku shkelqeu si një nga Kryeministrat Laburist më me jetëgjatësi dhe më me peshë. Por, aktualisht , deri tani ai nuk i ka afruar elektoratit të djathtë asnjë strategji vizionare për fitore. Burri i shtetit tregon integritetin dhe lidershipin e vet me vendime të zgjuara që merr dhe jo me grimasa teatrale që shfaq.
Labirinthet e politikës :
Në vitin 1997-98 ishte e njëjta tabllo kundër Berishës… Erdhën përfaqësues të lartë të shtetit amerikan për të bërë DEAL me Pjetër Arbnorin . Ai nuk e shiti mikun e tij… biles e bëri me turp delegacionin. Negociatorët që takuan Arbnorin nuk ishin në rang nëpunësi si ambasadorja Juri Kim, e cila është vënë në shenjestër nga të djathtët. Pjesa dërmuese nuk e kupton misionin e Ambasadores Kim, dhe ia vënë fajin për çdo prapësi. Zonja në fjalë e di mirë se kush është njëri apo tjetri , por ajo nuk mund të dalë jashtë linjës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Biden që respekton fuqishëm kontributin e Soros në mandatin e tij. Kjo është puna e tyre dhe ne nuk kemi e të drejtë të gjykojmë Biden për prapësitë e Soros , sepse alancat e tyre janë të vjetra. Po! Ne kemi të drejtë të bëjmë zgjidhjen tonë , të jemi të orientuar se, Shqipëria është një shtet sovran, ku të kuptojmë që miqtë e huaj nuk janë Zot të vendit tonë por këshillëtarë dhe nganjëherë lojtarë klani të rastësishëm që i bëjnë gjërat dhe për inertësi…
Partneritet serioz nuk do të thotë diktat dhe shkelje normash demokratike, nuk do të thotë uniliteralizëm , shkelje e votës së lirë, minim të verdiktit të popullit , por sinqeritet dhe shkëmbim reciprok të marrëdhënieve bilaterale.
Politika është shkencë dhe slot mashine… , mvaret cilën zgjedh, të parën apo të dytën . Nëse zgjedh shkencën, ke vizion dhe i shërben me përkushtim misonit dhe atdheut, aleancave dhe të ardhmes si, Teodor Ruzvelt e Regan. Po zgjodhe slot mashine, mbetesh gjysmak, pa horizont për të gjetur rrugën e duhur, sepse kjo lloj politike është politikë interesash klanore, politikë prostitucioni ku për ti shërbyer momentit shkel mbi çdo lloj norme, vizioni e strategji për të ardhmen. Paraqitje e tillë të bën më tepër humbës se fitues.
Bota e qytetëruar ka pasur zigzake të tilla më parë , dhe në prag të mbarimit të luftës së II Botërore, dhe më pas . Po sjell tre shembuj të tjeshtë kur politika është slot machine, pa moral :
– Gjenerali MacArthur (Field Marshall me kod moral të lartë ), i propozoi Presidentit Truman për t’i dhënë një mësim Kinës që kish futur hundët në luftën e Koresë, por Truman në vend që të dëgjonte Heroin Amerikan, “padashur” mori anën e Kinezëve, duke e qitur në pension me arsyetimin banal: “Shkelje urdhërash” !
Sipas mendimit tim, pjesa dermuese e ushtarakëve në botë kanë një disiplinë të hekurt dhe moral të lartë se betohen për ti shërbyer atdheut dhe kauzës. Janë të paktë ata që e shkelin këtë disiplinë. Shkelësit dënohen ose janë të predispozuar të bëhen diktatorë.
Sikur të dëgjohej kërkesa e Gjeneral MacArtur, Kina e sotme do ishte ndryshe!
-E njëjta gjë ndodhi dhe me Gjeneral Paton (ushtarak me kod moral të lartë) që i propozoi Dwight D. Ajzenhaureit të sikteriste Rusët jashtë zonave që patën okupuar. Gjeneralit legjendar që u kish shti tmerrin nazistëve i shtuan një yll dhe e nxorën në pension! Ironi politike frikacakësh.
Po të merrej parasysh propozimi Gjeneral Paton…Amerika e udhëhequr nga Presidenti John Kennedi nuk do të pregaditej për luftë bërthamore me Rusinë e Hrushovit dhe Europa nuk do ndahej me gardhe e mure… si Muri i Berlinit dhe Shqipëria me Dardaninë.
– Otto Skorzeny, kriminel lufte, Koloneli SS që liroi Musolinin. Për hir të bashkëpunimit me CIA dhe MOSSAD (dhe pse ishte një nga kriminelët më të kërkuar), u mbrojt nga interesat e politikës Slot Machine (ashtu siç mbrohen sot Sorosianët globalistë, armiqtë më të rrezikshëm të kombit tim, që duan të sakrifikojnë heronjtë për të pastruar rrugën nga pengesat e planeve ogurzeze). Otto vdiq në shtrat nga kanceri pa u penduar për asnjë çast për krimet që kish bërë. Ai e la pas të shoqen milionere,
milionat e gjakut të çifutëve dhe plaçkës së luftës dhe një pikëpyetje të madhe për Amerikën , Anglinë dhe “drejtësinë” e Izraelit!
Vëmendje!
Që politika shqiptare të shpëtojë (Shqipëri-Dardani), duhet të jetë e hapur, duke u larguar njëherë e mirë nga mendësia komuniste !
Çfarë është mendësia komuniste ? Mendësia komuniste është një zgjuarësi regresive , vdekjeprurëse, që si mikrobi hiv ndërron formën. Shfaqet kapitaliste, socialiste, demokrate, humaniste, monarkiste, sipas nevojës për mbijetesë. Ajo ka injektim degjenerativ që mikun e bën armik dhe armikun e kombit, vëlla. Fut sherrin brenda kampeve dhe ndez një fjalor rrugaçëror e amoral duke frymëzuar militantizmin, mediat e shitura dhe njerëzit e stërlodhur , viktimat e pafaj i bën të fajshme. Vëllezërit dhe motrat e një ideali brenda natës bëhen armiq për vdekje! Më pas, kazani i vulgut këndon Internacionalen duke shkelur mbi idealizmin patriotik që është shkalla më e lartë e vetëdijes dhe sakrificës.
Të gjithë ata që merren me “politikë” i kanë të qarta format e qeverisjes: Demokraci, Kapitalizëm, Komunizëm, Oligarki, Aristrokaci, Socializëm, Monarki, Teokraci, Kolonializëm. Fashizëm. Përveç Aristrokracisë dhe Teokracisë, populli shqiptar i ka kaluar të gjitha format e qeverisjes dhe tani përjeton Oligarkinë e kuqe që nuk lindi nga aristrokacia që mund të kishte dhe kuptim, por lindi nga zhelet e komunizmit, mjeshtrat kleptokratë që nuk e kanë për asgjë të shesin çdo gjë … deri nderin e atdheun. Kështu që lufta për demokraci nuk duhet të fokusohet në kampin e të djathtës midis njëri-tjetrit (që dhe kjo tregon një formë demokracie për ti bërë gjërat më mirë), por forcimin e së djathtës kundër kësaj mortaje, e cila po e shpërbën Shqipërinë. Opozita duhet të gjëjë rrugën e përbashkët. Mospërputhja e mendimeve dhe veprimeve mund të thjeshtëzohet vetëm në një tavolinë të rrumbullakët xhentëlmenësh duke pranuar arritjet dhe gabimet, humbjet dhe sfidat. Kjo arrihet me vullnetin e mirë të dyja palëve si atdhetarë e largpamës politik, të cilët e duan vendin dhe Partinë Demokratike. Dhe prej kësaj tavoline në paqe me veten dhe Zotin. Në filozofi, shkaku dhe pasoja… “Shkaku” duhet të hapë rrugë dhe “Pasoja” të korrektojë.
Sa më e fuqishme e djathta shqiptare, aq më pak orë për detashmentet e kuq oligarkë, aq më e fortë dhe e begatë do jetë Shqipëria dhe më e afërt dita e bashkimit kombëtar…