

Adrian Krasniqi dhe Ilir Konushevci-Mërgimi


Adrian Krasniqi dhe Ilir Konushevci-Mërgimi










Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve – Demokracia në Veprim (DnV), përmes një konference për media, sot ofroi vlerësimin për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në Kosovë, duke u fokusuar në çështjet si respektimi i masave kundër përhapjes së pandemisë, ofertat programore dhe mënyra e shpalosjes së tyre, kandidaturat dhe shpenzimet e kandidatëve të subjekteve politike.
Tridhjetë ditët e fushatës zgjedhore treguan se mënyra tradicionale e të bërit fushatë me tubime të mëdha, është eklipsuar nga fushata dixhitale. Transformimin dixhital të fushatës padyshim e imponuan masat kufizuese anti-COVID, por edhe fakti që platformat ‘online’ ofruan një potencial shumë më të madh, më efikas e më ekonomik në arritjen e masave dhe votuesve. Platformat “Facebook” dhe “Instagram” janë shfrytëzuar masivisht nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe për ata për kuvendet komunale për plasim të informatave, shpalosje të ofertave programore, shpalosje të aktiviteteve e thirrjeve për votim. Ndonëse shumica dërrmuese e këtyre postimeve ishin të sponsorizuara, transparenca për koston financiare të fushatave dixhitale mungon.
Edhe pse në fillim të fushatës disa subjekte politike u zotuan për shkurtimin e ditëve të fushatës, në praktikë kjo nuk ka ndodhur. Fushata zgjedhore nisi me takime me grupe të vogla të qytetarëve dhe me respektim relativisht të kënaqshëm të masave anti-COVID. Megjithatë, respektimi i masave dhe i kufizimeve për numrin e pjesëmarrësve në takime pothuajse u braktis në të gjitha takimet e ngjarjet e organizuara në javën e fundit të fushatës. Në këtë përshkallëzim të situatës kanë pasur ndikim edhe kontrollet dhe inspektimet e pamjaftueshme të institucioneve përkatëse.
Ndryshe nga fushatat e kaluara zgjedhore, kësaj here shpalosja e programeve politike është bërë që në fillim të fushatës, element të cilin kandidatët duket se e kanë vlerësuar si përparësi konkurruese në garë. Ofertat e qarta programore, një pjesë e madhe e së cilave kanë qenë të qasshme për publikun, kanë qenë tipar pozitiv i kësaj fushate për shumicën e kandidatëve. Debatet televizive janë organizuar me kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave me shumicë shqiptare, ndërsa debatet kanë munguar në komunat me shumicë serbe. Po ashtu, debate janë zhvilluar edhe në mes të kandidatëve për kuvendet komunale, duke përfshirë bartësit e listave, si dhe në disa raste vetëm me kandidatet gra për kuvendet komunale. Forma e organizimit të debateve televizive, me pjesëmarrje të shumë kandidatëve dhe diskutimit të temave të ndryshme në një periudhë të kufizuar kohore, nuk ka mundësuar elaborim të thukët të programeve nga kandidatët apo “përballje” përmbajtësore të pikëpamjeve midis tyre.
Investimet kapitale ishin kryefjala e programeve politike të shumicës së kandidatëve, me programet me potencial transformues që ishin karakteristikë e shumë komunave, posaçërisht shtatë qendrave të mëdha. Sidoqoftë, në disa raste kanë munguar detajet për planin e zbatimit të programeve, koston dhe burimet financiare për realizimin e tyre. Vlerë e shtuar e programeve të një pjese të kandidatëve janë projektet ambientaliste, duke përfshirë ndërtimin e parqeve të reja, shtigjeve për biçikleta dhe promovimin e transportit alternativ, si dhe projektet e karakterit zhvillimor në fushën e teknologjisë informative, të tilla si ‘lab’-et e qendrat për IT.
Edhe pse shumica dërrmuese e premtimeve të kandidatëve janë brenda fushëveprimit dhe kompetencave që kanë komunat, edhe në këto zgjedhje nuk kanë munguar rastet kur kandidatë të caktuar kanë dhënë premtime apo kanë përfshirë në programet e tyre çështje që janë kompetencë e nivelit qendror. Këto premtime kanë ardhur kryesisht nga kandidatët në radhët e subjektit politik që udhëheqë me Qeverinë, të cilët kanë ndërlidhur zbatimin e projekteve të caktuara me ndihmën potenciale të ofruar nga ekzekutivi. Edhe në këtë fushatë nuk kanë munguar premtime të dhëna nga ana e kandidatëve për kuvendet komunale, të cilat shpeshherë janë jashtë përgjegjësisë dhe kompetencave të kuvendeve komunale.
Fushata përgjithësisht është karakterizuar me një gjuhë të relaksuar mes kandidatëve, e pa ndonjë rast serioz të përdorimit të gjuhës së urrejtjes mes kandidatëve. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit ka pasur një tendencë të ashpërsimit të gjuhës mes kandidatëve, por që ka mbetur në suaza të rasteve të izoluara.
Sa i përket fokusit në raport me kandidaturat, DnV vlerësonqë, sikur edhe në proceset e kaluara zgjedhore, ka pasur një koncentrim dukshëm më të madh të aktiviteteve të fushatës në promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash, duke lënë në hije kandidatët për kuvendet komunale. Kandidatët për kuvende komunale janë parë më shumë si “dekor” gjatë aktiviteteve apo takimeve të subjekteve politike. Gjithsesi, vlen të theksohet se është shënuar avancim i konsiderueshëm sa i përket hapësirës mediale që u është ofruar kandidatëve për kuvendet komunale, me të cilët janë organizuar vazhdimisht debate televizive. Grave u është ofruar hapësirë optimale për pjesëmarrje në debate, në proporcion me numrin e kandidateve. Kurse, përfshirja e grave gjatë aktiviteteve të subjekteve politike ka qenë në nivele jo të kënaqshme. Karakteristikë e kandidaturave në këto zgjedhje është edhe garimi i kandidatëve për kryetarë njëkohësisht edhe si bartës të listave për kuvendet komunale. Rreth një e treta e kandidatëve për kryetarë komunash, përkatësisht 50 sosh, janë edhe bartës të listave për kuvendet komunale.
Edhe në zonat me shumicë serbe, sikur edhe në mbarë vendin, nuk u organizuan tubime të mëdha me qytetarë për shkak tësituatës me pandeminë. Në dhjetë komunat me shumicë serbe, fushata dixhitale ishte ndër format më të shprehura të të bërit fushatë. Mirëpo, edhe në këto komuna, subjekti politik Lista Serbe por edhe kundër-kandidatët e tyre, nuk kanë munguar takimet derë më derë dhe takime me grupe të targetuara. Në takimet e mbajtura me prani fizike, ka pasur respektim relativisht të kënaqshëm të masave anti-COVID. Sa i përket ofertave politike, fokusi i programeve të subjekteve dhe kandidatëve në komunat me shumicë serbe ka qenë çështja e punësimit, kurse shumica e problemeve të adresuara ishin të nivelit lokal.
Pas një gare zgjedhore me një ofertë relativisht të pasur programore, DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të dalin në zgjedhje për të votuar institucionet e tyre lokale për katër vitet e ardhshme, duke u kujdesur që votimin t’a bëjnë në përputhje me masat anti-COVID. DnV po ashtu kërkon që masat anti-COVID të respektohen në mënyrë strikte edhe nga stafi zgjedhor.
DnV do të përcjellë procesin zgjedhor përmes 110 vëzhguesve, të cilët do të shpërndahen në nivel vendi, bazuar në një mostër të bazuar statistikore.
Nuhi Bytyçi
Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”
Mirëpritet edhe në DEA Open Air International Film Festival në Tiranë
Filmi dokumentar “Mbijtesa dhe shkolla”, me skenar e producent Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit dhe drejtor fotografie Bekim Qyqalla, u prezantua me sukses edhe në kuadër të DEA Open Air Internacional Film Festival në Trianë. Ky projekt filmik u shfaq sot në ambientet e Universitetit të arteve në kryeqytetin shqiptar në Tiranë. Filmi u mirëprit nga shikuesit e shumtë dhe nga kineastë të shumë vendeve që po marrin pjesë në këtë festival. Krahas luftës për liri, populli shqiptar i Kosovës arriti që të organizojë mësimin për fëmijët edhe në malet e Berishës gjatë luftës në Kosovë. Fokus i këtij filmi dokumentar është pikërisht “Mbijetesa dhe shkolla”, sakrifica e luftëtarëve të lirisë, prindërve, arsimtarëve dhe e organizatave humanitare ndërkombëtare për mbajtjen e mësimit në shkollën e najllonit jo fort larg pozicioneve të forcave ushtarake e policoe serbe.

Të përkujtojmë se filmi “Mbijetesa dhe shkolla” deri tani ka marrë pjesë me sukses në 21 festivale me renome ndërkombëtare të filmit dokumentar. Në një konkurrencë të madhe ndërkombëtare, filmi është vlerësuar lartë nga juritë profesionale të festivaleve të filmave dokumentarë në vende të ndryshme të botës, ku ka marrë 11 çmimin e parë, duke u shpallur filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të shkurtër.
Gjatë muajve të ardhshëm ky film do të prezantohet edhe në disa festivale të njohura në mbarë botën.

Afrim Caka, Gjakovë
Kori i veteranëve të Milloshit në OKB. Europa kurv e plakë na do pa identitetin kombetar. Thirrja vjen nga shpellat e karpateve, plot u mbush Serbia… kur filluan tragjeditë në trojet shqiptare! Rracë e barbarësh bythëngrisur që e dimë se nga doli. Doli nga gjiri i popullit të dhjerë serb që vjedhinë Historinë, do të tërhiqte mbi shqiptar rrufe të dyfishta! Doli ky i fundit me emrin Selakoviç… Në pushtet e solli politika barbare. Veç barbarë në Qeveri që mallkojnë shqiptarët – mbeti veç Vuçiçi e Selakoviçi… me Moskën e Putinit mik. Në shekullin e 14-të barbarët sllav vini nga një tjetër shtratë kulturor sikurse espanikët që shkatërruan çdo gjë që gjetën përpara. Tokat iliro – dardane i shndërruan në toka të djegur. Duke u kthyer te barbaritë: patjetër që nuk mund të mos them se ajo nuk përbëhet vetëm nga doktrinatë e shtartit tjetër kulturor të vjetër por edhe nga kanibalizmi i serb. Pritet, padyshim, që unë flas dhe shkruaj për doktrinën e shtretërve kulturor – ajo pjesë e kanibalizmit mbi të cilën Selakoviçi dhe Vuçiçi kanë shprehur gjykimin: “Duam gjak shqiptari…!” Në hapsiratë e luftës në Dardani ka shumë tingujë foshnjashë që u therrën dhe i varën në shtylla elektrike, sikur në Gjakovë më, 2 prill 1999, ndaj familjes Deda etj… Kriminelët e kësaj lagjeje kishin varur në shtyllën elektrike trupin e pajetë të Argjend Demjahës – 6 vjeçar, të cilin më parë katilët e kishin therur në shtëpinë e tij. Nga ato që shkrova, shihet qartë se të gjithë barbarët e formave të ndryshme të qeverisjes flasin vetëm për një pjesë të barbarisë së tyre me thika në fyt. Sot do të shohim sa të tmerrshëm mund të jetë universi i barbarëve sllav përmesë disa fakteve të tmerrëshme të kanibalizmit serb. Kanibalizmi serb drejtë për drejtë duke i kërkuar krimet e viteteve 1945 – 1999, nuk janë të ndodhë vetëm bishat të hanë njëri tjetrin, ka shumë raste në kulturën e tyre të hanë dhe të kërkojnë të hanë përseri mish njeriu shqiptarë dhe të pinë gjakun në vendë të ujit. Në shumë rastë ka ndodhur që kokat e këputara të shqiptarëve i zijnë dhe i shndërrojnë në llampa ndriçuese. Në çdo luftë dalin në sipërfaqe grupe të mëdha barbarësh mes kombësive sllave, të cilët janë tepër frikacak, frikacak për t’u ndezur ballazi dhe të pavlerë për të luajtur ndonjë rol xhelatësh të mëvetësishëm, megjithatë mjaftueshëm të pamoralshme sa për të pranuar rolin e xhelatëve me pagesë. Në këtë luftë një rol të tillë barbarët serb dhe malazez e kanë luajtur në Dardani. Ky dyshim rritej në përpjestim të drejtë me përparimin e trupave të Milloshit e të Vuçiçit në thellësi të territoreve shqiptare dhe ia linte vendin optimizmit kur Selakoviqët vrisnin, nën kërcënimin me vdekje, të gjithë gëzofët në pronësi të shqiptarëve.
Sipas komunikatës qeveritare, drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.
Siç thuhet në komunikatë, nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë.
Ata u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore.
(Ne foto Profesor Aleksander Xhuvani ne zyre ne vitin 1960)
Zotnij të ndershëm Si vetëtimë u-perhap an’e kand të Shqipnisë lajmi i idhët i vdekjes së poetit t’onë kombëtar At Fishtës dhe e mahnitun mbetet sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zâmadh t’auktorit të Lahutës së Malcisë, që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin’e besën e fisit t’onë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu i vjetërsisë. E me të drejtë i kanë thanë Fishtës Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjit’ e tij ndezi zemrat e Spartanëvet për luftë, njashtû edhe epopeja e Lahutës, odet edhe elegjit’e Mrrizit të Zanavet e të poezivet të tjera kanë mbjellë në zemër të djelmnisë s’onë dashunin e pamasë për truellin e të parëvet dhe për gjuhën amtare. Nji këto dy ideale, atdhedashtënija dhe ruejtja e gjuhës si dritën e synit, lavrimi e përparimi i saj kanë qenë polat, rreth së cilëvet shtrihej gjithë vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veç neve arsimtarëvet që kemi pasë e kemi ndëpër duer edhe ua kemi mësue nxanësvet poezit’e tij, që e çmon mâ mirë veprën zâmadhe të Fishtës, e cila si nji far i math dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë s’onë, si nji Ungjill shkëndimath morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj.

Nuk ka qenë pra Fishta për ne vetëm nji poet kombëtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nji edukator i rinisë s’onë. Nuk kanë mësue e shijue nxanësit e shkollavet t’ona vetëm artin e tij poetik, bukurin’e harmonin’e vargut, rrjedhshmnin’e dlirsin’e stilit e të gjuhës së tij, që âsht nji thesar i pashterun frazeologjije e leksikologjije të kulluet, por kanë thithë prej veprës së tij, si nji nektar të hyjnueshëm të bletës attike, idealet mâ të nalta të njerëzimit: urtinë, burrninë, besën, drejtësinë e dashuninë për të mirën, të bukurit, të drejtën e të vërtetën. Nuk jam unë, o burra, i premë sot që të mund të thuri imne për veprën lavdimadhe të At Fishtës. Âsht historija që ka për të zbukurue faqet e saj me emnin zâmath të tij; âsht letërsija e jonë që do të mburret për veprat e tij grat-plota e të pavdekshëme; janë Zanat e malevet t’ona, që ai ua përcillte vallet me lahutën e tij, që kanë me këndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprën e kangatorit zâ-ambël të tyne; âsht djelmënija shqiptare që ka për t’u-ushqye e për t’u-vaditë me manën hyjnore të tij; së mramit âsht Shqipnija mbarë, Gegë e Toskë, malsi e qyteta, që do të kujtojnë, deri sa të ndrisë e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet të mëdhej të saj, që e deshi, e lavdoi dhe e nderoi për gjithë jetën. Na të gjithë lavdimtarë të veprës së tij, shokë e nxanës të tij, të pikëlluem e të mallëngjyem thellë, kah kujtojmë veprat e tij, fjalët e ambëla e plot atdhedashtëni e këshillat e tij, le t’i lutemi Fuqimadhit Perëndi, që t’i caktojë pranë fronit nji vend të meritueshëm, si në kët dhe, prej kah të vijojë me i lutë për lumnin e Shqipnisë. Shkoder 31 dhjetor 1940

Nga Ardian Klosi në gazeten SHEKULLI me 14.03.2010

Në sheshin “Nënë Tereza” në Shkoder ku asht monumenti i Nënë Terezes dhe monumenti i Luigj Gurakuqit duhet të shtohet edhe monumenti i historianit të madh shqiptar Merin Barletit.
Në qënder të qytetit 2500 vjeçar të Shkodres gjendet “Sheshi Nanë Tereza” në të cilin asht vendosë monumenti i humanistes së madhe dhe nobelistes së parë shqiptare Nanë Tereza (1910-1997) . Kjo grue e madhe shqiptare ia ka perkushtue jeten e vet BAMIRSISË të varfenve pa shikue perkatesinë etnike apo të bindjeve fetare. Asht per këtë arsye që kjo grue shtatvogel dhe me zemer të madhe nderohet nga e gjithë bota. Asht kjo grue shtatvogel me zemer të madhe që e ka nxjerrë populli shqiptar të rritun dhe të edukueme me traditat fisnike të gjakut shqiptar dhe që njikohësisht e ka ba të njoftun në mbar boten popullin e vet.Itali, 27-10-2013
Gj. Gjevelekaj, gjithmonë i gatshëm, të shënoi një notë të re, në pentagram!

Nga: Bajram Sefaj
Bisedë e rastësishme
Gjon Gjevelekaj: Krijimtaria jonë muzikore, shpëtoi nga asgjësimi, por jo e tëra!
(Kompozitor ynë i shquar që, prej vjetësh, jeton dhe krijon, në qytetin Nicë, në jug të Francës).
Kjo bisedë (virtuale) rasti, me mikun tim dhe të gjithë atyre që adhurojë artin muzikor, Jon Gjevelekaj. lindi (u ngjiz) rastësisht. Kjo blic-bisedë, me këtë kompozitor tonin të shquar, nisi pa ndonjë qëllim të caktuar më parë. U çelë ashtu siç çelin (spontanisht e vetvetiu), lulet në stinën e pranverës, që nuk vyshkën kurrë. “Rrofsh sa malet, o i dashuri Gjon”, ishte fitili që kalli flakën e këtij kuvendimi. Ashtu, pra, siç nisin aq shpesh, bisedat midis miqsh që jeta, i ka ndarë dhunshëm dhe i bëri pikë e pesë, si “zogjtë e qyqes”, anëve të ndryshme të dynjasë.
Gjon Gjevelekaj , i vyer e modest, kur, vjeshton ditët e jetës, njësoj i syrgjynosur, në qytetin e bukur Nicë, të Mesdheut (méditerrané) të Francës, në dy-tri fjalët e mia miqësore, -“Rrofsh sa malet, o i dashuri, z. Gjon”, ai me dredh përgjigje me nota të forta mallëngjimi: “ I nderuari miku im Bajram, e mora mesazhin e dërguar dhe iu falënderoj shumë për të gjitha ato shkrime profesionale që ia keni kushtuar artit dhe kulturës shqiptare dhe asaj botërore. Kemi kaluar shumë kohë së bashku në Prishtinë, në festivalin e filmit në Pulë, në festivalin e njohur të filmit, në Cannes dhe… Më vjen shumë mirë që ndajmë të njëjtat vlera, shqetësime dhe brenga tona, për rrezikun e humbjes së pa kthim, të frytit të punës dhe përpjekjeve tona, vetëmohuese pesëdhjetë vjeçare, të krijimtarisë muzikore. Krimi serb, mbi kulturën artin shqiptar në përgjithësi, iu kanos edhe zhdukjes totale të NOTOTEKËS MUZIKORE, “arkës” (thënë figurshëm) të Prodhimit muzikor të TVP-së. Mirëpo, në saje të punës së zellshme, këmbëngulëse, profesionale sa edhe të rëndësisë e kombëtare, punonjësit e vyeshëm të Radio Kosovës, arritën ta shpëtojnë, ruajnë dhe profesionalisht e mirë të trajtojnë, këtë audio material.. Një pjesë të madhe e këtij materiale arkivor, tanimë është digjitalizuar dhe, shpresoj, dëshiroj shumë, të bëhet edhe të finalizohet digjitalizimi komplet i gjithë krijimtarisë të Prodhimit Muzikor të TV Prishtinës, e cila gjë, edhe si popull e komb, do të na bënte të krenohemi, para botës. Duke përfshirë këtu edhe veprimtarinë e të gjithë ansambleve tona shembullore, te angazhuar në këtë prodhimtari. Në emër të gjithë kompozitorëve shqiptarë të Kosovës, u shprehi falënderimet e mia, drejtuar punonjësve të Radio Kosovës. Falë incizimeve të huazuara nga ana e kësaj radioje, kemi arritur që, një pjesë të konsiderueshme (të madhe), të krijimtarisë muzikore ta rishkruajmë, dhe, në këtë mënyrë, të lëmë gjurmë modeste në krijimtarinë muzikore botërore, thënë me kusht. Shqetësimet e mia dhe kolegëve të mi është shuarja e Prodhimtarinë Muzikore të RTV Prishtinës. Një brengë e madhe mbetët mbyllja e Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës, e cila nuk iu nënshtruar apetiteve shumë vjeçare të Serbisë, të fuzionohet dhe asimilohet. Lokalet e Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës, regjimi i egër serb, i shndërroi në restorant! – Bashkë me z. Menan KISERI, kompozitor, instrumentist dhe njohës i mirë i informatikës muzikore, përpos HIMNIIT TË JETËS, bazuar në tekstin e Nënës Tereze, jemi duke punuar në një projekt madhor, “Imazhe zanore (sonore) nga Shqipëria”. Pra, i nderuari miku im Bajram, tani ne kompozitorët, kemi një privilegj të madh, të veçantë që, veprat tona të dëgjohen dhe të korrigjohen, më parë se të vijnë deri të realizimi final, me kor e orkestër. Pas dy vjetësh në Paris, specializimit në muzikën simfonike dhe muzikën e filmit, tri vjetësh në qytetin Bordo, specializimit në lënin e muzikës elektro-akustike, dhe nëntë muajsh specializimi të regjisë, puna te Opera e Nicës, mund të them se, para meje shfaqet një obligim tjetër: rrugëtim i madh, për një sukses sado të vogël. Në kohën e sotme, kompozitori duhet, medoemos, të ketë njohuri shumë të madhe nga informatika muzikore, instrumenti i pianos, kompozimi, orkestrimi, analizat muzikore, harmonia dhe zënia e të dëgjuarit të shumë veprave muzikore, në mënyrë që, çdo herë e, në çdo rrethanë, vital e në shërbim të artit. Dëshiroj shumë që, arti dhe kultura të këtë me shumë asete, të rëndësishëm në Kosovë. Të na ndihmojnë të gjithëve që të kontribuojmë dhe të pasurojmë kulturën tonë me vepra madhore artistike. Shumë të fala i nderuari miku im Bajram, si dhe të gjithë tjerëve që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në pasurinë intelektuale dhe mirëqenies së të gjithëve. Me nderime Gjon Gjevelekaj”.
*
Gjersa miku im Gjon, rrëfente, nga larg, gjithnjë përmes fscebok-ut, mu kujtua se, ky kompozitor i shquar, sa herë që takoheshim, kurdo e kudo qoftë, kurrë nuk harronte (kalonte), pa përmendur (ripërtërirë), çështjen e një demi të madh që i është bërë trashëgimisë sonë muzikore, e jo vetëm asaj: humbjes a asgjësimit të qëllimshëm, i një fondi apo arkivi të rëndësishëm… Se për çka ishte fjala, saktësisht (au juste), nga ana kompozitorit tonë (tani niçean!), marrim lajm të mirë, shpjegim përimtues e sqarues, lidhur me këtë problem “misterioz” që, me gjasë, atëbotë, nuk ishte i vogël dhe se, do të kishte pasoja të pandreqshme, të thella e të parikuperueshme, për muzikën, por jo vetëm, por edhe, për artin tonë, kulturën dhe pasurinë shpirtërore shqiptare, në përgjithësi, sikur në finale, gjithçka të mos përfundonte mirë e mbarë. Ashtu si njofton, kompozitor ynë, në këtë komunikim facebook- ian!
*
Gjentil, i dashur dhe i kujdesëm, siç është ghthmonë, kompozitori Gjon Gjevelekaj, bashkë me këtë pusullë: “I nderuari miku im, po iu dërgoi këtë artikull që iu falënderoi shumë për mesazhin e dërguar të gjithë neve”, ma trazon kujtesëndhe ma terheq verejtje ese, atë ditë sot,s’e kam hetuar se emri im, për aq, paska qenë Bajam e jo Bajram!

Fjalën e ka, facebook u: Gjon Gjevelekaj është autor i njohur këngësh. Mbaroi shkollën e mesme muzikore në Prizren (1966–70), vazhdoi studimet për teori dhe pedagogji muzikore në Akademinë e Muzikës në Zagreb (1972). Ai gjithashtu kaloi studime të larta për dirigjim dhe kompozim në Akademinë e Muzikës në Sarajevë (1972–6). Diplomoi në temën Josip Magdic (1981). Filloi studimet pasuniversitare për kompozicion në Francë (në Paris, më 1982/83), të cilat më pas i vazhdoi në Shkup nën udhëheqjen e Toma Prosev (1986–7). Pas përfundimit të studimeve, Gjevelekaj filloi të punojë si mësues në një shkollë fillore të Sarajevë (1972–6) dhe, më vonë në shkollën e mesme të muzikës në Prizren (1976–7). Ishte drejtor i orkestrës simfonike në Radio Televizionin e Prishtinës. Në vitin 2002 filloi të jepte mësim në Konservatorin e Muzikës në Grasse, Francë. Punimet e tij janë interpretuar në të gjitha viset e ish -Jugosllavisë dhe më gjerë, dhe kanë marrë disa çmime. Vendbanimi i tij në Francë ia mundësojnë njohjen e stileve që zhvillohen në Evropë, ku veprat e tij kanë ndikimin në muzikën moderne, bashkëkohore të Evropës Perëndimore.

Nga: Ilir Canhasi, Suedi
”Bastardët” quhet libri i shkrimtarit, muzikantit, aktorit të teatrit dhe filmit z.Çun Lajçi. Sa shumë i dua këta shpirtëra që kurrë nuk u ndalën për të luftuar vetëm për të drejtën, njerëz intelektual dhe guximtar. Mos harroni ishin të pakët intelektual që ngritën zërin ndaj padrejtësive që i bëheshin vendit dhe njerëzve të tij. E mu heshtja e këtyre intelektualëve bëri që ne të dështojmë si shoqëri para krimit, korrupcionit, faljes së tokave e të tjera. Për ju të dashur miq po i shkëputi disa fragmente nga libri i tij . Memli Krasniqi, Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj ” Ju kujtohet ai Memli, patrioti i madh, ish-ministri i kulturës, s’më ktheu në teatër mbas luftës! Jo, m’tha, je plakë, s’e ke larg pensionin! Mos i thashë, se m’ka përzanë Stojanoviqi ’93-tën, e t’shkon ftyra, kur t’iu them njerëzve se krahu i luftës nuk më ktheu! Punë e madhe, tha! Ky Isa, ma plak se unë, s’më la me i recitua Ibrahimit, kur iu vu shtatorjs! S’dua me ma idhnua Hashimin, m’tha! Dhe u ba kryeministër! Hasha, n’kinemanë Jusuf Gërvalla, n’Pejë, n’skenë më nxori e më tha : Recito artist se Rugovën tande sot po baj Komunë! Trembëdhetë katunde i rrejti! Mushi m’thirri n’zyrë. Flej rahat artist, mos shkruaj ma për Çakorrin, se kurrë n’Parlament s’ratifikohet! M’thoni, ku mbeten 8 kilometra bjeshkë?” Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi ”Krroçet, Mushat e Hashat, i ndrrojnë ngjyrat tri herën n’ditë, për me shpëtua nga fajet që s’iu falen! Ata janë lugë xhehnemi, që s’pritojnë me qenë sa me Erdoganin, sa me Putinin, e Trampit me ia puthë duert e për ty me i thanë: Ja bolsheviku i vogël, naleti që po don me na prishë me ty!” E Albinin e këshillon: ”Por me Amerikën kujdes.” Agim Veliu Në vitin 2002 në Podujevë: ” Asht shqiptari i vetëm, që nuk m’la me dalë në skenë, me 2002 n’Podujevë, n’fushatën zgjedhore, i caktuem nga vetë Ibrahimi! Ti nuk del n’skenë, m’tha organizatori, sepse kryetari ka thënë kështu! Cili kryetar? E pyeta. Agim Veliu! M’u përgjigj. Po djalosh po, me Gimën i çove korbat e komandantat n’kamë, e ata shkuen n’kryeshnosh te baba. O krroçe, jemi ata që thojshe: Këta vrasin, vjedhin e rrjepin, ikni prej tyre o popull, se janë hajna! Pronto mafia jemi, me t’clët ke hangër 20 vjet o Krroçe! A po e sheh se s’mundesh pa neve. Na i kemi zagarët e shpejtë! E sheh djalosh se sa shpejt këta bëhen bashkë, e sa vetëm mbetesh ti? A s’asht e tmerrshme?!” Hashim Thaçi, Baton Haxhiu ”Edhe për do tuxharë tokash, që po shesin patriotizëm, me kufij, po thonë kemi luftua krah për krah me Ademin. Por, kur po akuzohennga ”specialet” po thonë kurrë n’luftë s’kemi qenë! Për do gazetarë, do shokë t’shokëve tu, që kërkojnë t’harrohen masakrat, t’harrohen faljet për gjenocid. T’harrohen t’pagjetunit! Thonë, edhe ushtarët tu kanë vra civilë serbë, e shokët tu i mbrojnë, sepse fitimet i ndajnë bashkë! Njëzet vjet janë ba, ka skadua afati, kështu trumpetojnë! Deshta me të kallxua se kët grimë Kosovë po duen me nda, e ne gjithçka dimë, por s’flasim, sepse po na blejnë lirë, e sa na shesin s’dimë!” Vjosa Osmani ”Dhe gurgulloi lumi Vjosa! S’flas me juve, u tha. Me popullin tim flas. Me ata që më zgjodhën, dhe ata nuk i mashtroj! Popullit i premtuem mos me lidh besë me hajna, hijena, ujq që kafshojnë! Me kriminela miqësi s’bajmë. Ata duhet të largohen. S’baj me ta koalicion! Dhe mori fund gjithçka!” Pushtetarët ”Po shkrove keq për tuxharët e pushtetit, që vrajnë e prejnë n’emën t’popullit, e s’mëtziten, pse i falin do bjeshkë e ara, ke m’u sha deri n’kërcnim me vdekje, prej zagarëve, që janë ba brumë tue hangër n’sahanat e tyne! S’përtojnë me vjellë n’ty: Çka po t’intereson ty a shitet a falet ndonji megjë! A je artist i popullit? Pse s’merresh me zanatin tand? Po pate taksiratë e shkrove për nji mendim ndryshe, për nji çasje t’re, kanë me ta ba gjamën, me t’vajtua ma zi se Ali Podrimja Lumin!” Për ju që nuk e njifni mirë poetin Çun Lajçi përveq shpërblimeve të shumta që ka marrë, ky aktor që kishte luajtur për 10 vite Hamletin, kishte marrë çmimin e parë, si aktori ma i mirë në Serbi per vitin 1972. Emrat e pushtetarëve që u përmenden më lartë u zhdukën pothuajse të gjithë nga politika dhe atë me humbje të mëdha. Të gjitha shkrimet e autorit dolën të vërteta.
Shkrimet e Çunit i rrezoi të gjithë për toke. Të gjithë i zuri mallkimi i popullit dhe autorit. E si mos të përkulem para veprave tuaja i nderuari poet Çun Lajçi. Intelektual- guximtar i kohërave të vështira.