Kreu Blog Faqe 1531

Sinkronizimi tematik i historisë në letërsi

0
Nga Ardian Haxhaj
-Aspekte nga romanet e Jusuf Buxhovit, që do të mbesin kronikë letrare balzakiane në letërsinë shqipe.
Një shoqëri, etnitet gjuhësor, kombëtar, apo politik, konsiderohet i konsoliduar së pari kur arrin ta krijojë arealin e vet kulturor, veçmas në letërsinë artistike, më konkretisht me shkrimin e romaneve, që e përçon aktin më të lartë zhvillimor të një kulture kombëtare dhe shtetërore. Letërsia shqipe e Kosovës me përfshirjen e gjithmbarshme të letërsisë së shkruar në gjuhën shqipe në viset etnike shqiptare nën ish-Jugosllavi, për shkaqe objektive është zhvilluar vonë në kuptimin institucional, por jo edhe historik. Gjenocidi etnokulturor nga pushtuesit që u është bërë shqiptarëve të mbetur jashtë Shqipërisë londineze e ka pamundësuar zhvillimin e letërsisë në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare. Megjithatë, për një periudhë rekord të shkurtër, vetëm brenda një gjysmëshekulli, pas rrethanave të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, letërsia shqipe në Kosovë hyri në panteonin e letërsisë së përbotshme me vepra emblematike, vlerat e të cilave përçojnë mesazhe universale të përhershme. Në vazhdën e këtij konsolidimi kulturor, veprimtaria letrare e Jusuf Buxhovit shënjoi një momentum reprezentativ kulturor në përgjithësi, e letrar në veçanti, edhe në kuptimin sasior, ku, që me botimin e librit të parë me tregime në vitin 1972, e deri më sot, i ka botuar mbi tridhjetë vepra letrare: romane, libra me tregime dhe drama.
Veprimtaria letrare e Jusuf Buxhovit shquhet për mënyrat dhe format e tematizimit të miteve, historisë dhe dokumentaritetit në funksion të një letërsie me premisa herë sureale, herë me premisa të realizmit magjik, e herë dokumentare, ku kufijtë e kohërave e hapësirave shpërfaqën ndërveprueshëm e spontanisht. Vepra letrare e Buxhovit është një përpjekje për ndërveprimin e të kaluarës me të tashmen, që i ndihmon ta trasojë më lehtë të ardhmen. Tematizimi i historisë së etnisë sonë në veprën e Buxhovit në plotësi shpërfaqet si një lloj filozofie e historisë, e ambalazhuar përmes vijave arkitekturore të romanit artistik. Pa dyshim se në veprimtarinë letrare të Buxhovit, si në shumicën e veprimtarive letrare tëshkrimtarëve të gjeneratës së tij në arealin kulturor të Kosovës së atëhershme, hetohet tendenca iluministe e theksimit të shenjave etnike historike si vlera me premisa kombëtare.
Për t’i theksuar disa prej karakteristikave tematike, mënyrave të funksionalizimit të rrëfimit dhe anëve stilistikore nga gjithë veprimtaria letrare e Jusuf Buxhovit, e kemi bërë një përzgjedhje të katër romaneve që janë shkruar në dekada të ndryshme: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Kujtimet e Zonjës von Braun”, “Kodi i dashurisë” dhe “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”.
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i shkruar në formë të shënimeve, që autori ia atribuon narratorit, një personazhi të mirënjohur historik, Gjon Nikollë Kazazit, e përshkruan një kohë të jashtëzakonshme të përballjes së qytetit të tij, Gjakovës me rrethinë, me ethet e murtajës, që rezulton të jetë me shumë pikëpyetje se prej nga vinte epidemia.Një personazh historik, zbulues i veprës “Meshari” të Gjon Buzukut në vitin 1748 në Bibliotekën e Kongregacionit për Përhapjen e Fesë në Romë, e përshkruan atmosferën e qytetërimit shqiptar, që jetonte nën trysninë dhe përballjen e dy civilizimeve: të Lindjes dhe të Perëndimit. Përsiatjet e narratorit për pozicionin ekzistencial të një etnie të lashtë, që graviton në kufijtë e perandorive të ndryshme, paraqesin një shtjellim të shkëlqyer eseistik dhe letrar me konotacione aktuale dhe të tejkohëshme. Jo rastësisht miku më i ngushtë i narratorit, njëherazi i afërm “prej gjaku” është Lam Mula, një personazh letrar, që ndërvepron me narratorin, për t’i mbijetuar të keqes. Gjon Nikollë Kazazi dhe LamMula janë të lindur në qytetin e njëjtë, kanë lozur si fëmijë me të njëjtat lojëra, e kanë parë qytetin me botëkuptimin e fëmijëve, ku lumi “Erenik” u është dukur deti më i madh në botë, por që etja për të nxënë dije i çon në dy drejtime: njërin në Vatikan, e tjetrin në Stamboll. Të dy e shohin botën nga prizmi i dy civilizimeve, i asimilojnë dijet e zëna, kthehen në vendlindjen e tyre dhe e krijojnë një sintezë të dy dijeve, dy civilizimeve, një simbiozë kjo simbolike me shumë përshtresime kuptimore. Megjithatë, të dy nxënësit e dijeve të dy civilizimeve e konsiderojnë të nevojshme e të domosdoshme të hulumtojnë nga dijet dhe praktikat e përdorura nga paraardhësit e vet. Këto dije dhe praktika çojnë përtej dijeve të konservuara teologjike. Kozmogonia e vendit të Gjon Nikollë Kazazit dhe Lam Mulës paraqet herezi për të gjithëpushtetshmit, por është pikërisht ky ndërveprim i dijeve të lashta, që i takojnë kohës së “Pellazgjisë”, ajo që i mban gjallë njerëzit para kërcënimit vdekjeprurës të murtajës.
Gjon Nikollë Kazazi dhe Lam Mula janë dalzotësit e etnisë së tyre në mbrojtje nga rreziqet dhe kanosjet që i vijnë nga të huajt. Ata e kuptojnë ndërhyrjen e interesave të perandorive mbi vendlindjen e tyre dhe të dy bëjnë përpjekje të gjejnë forma të përshtatjes për mbijetesë. Gjon Nikollë Kazazi dhe Lam Mula përsiatin për të kaluarën e lashtësisë së këtyre vendbanimeve deri në “Pellazgji”, për trysnitë e civilizimeve Lindje-Perëndim, Perëndim-Lindje, për gjendjen e njerëzve të tyre në mesin e përballjes së këtyre dy civilizimeve, për përshtatjen e nevojshme dhe të domosdoshme për mbijetesë, për dukurinë e laramanisë fetare, koncept i stigmatizuar si heretizëm nga të gjitha kampet e religjioneve, por që del aq pragmatik, human e civilizues për etninë tonë.
Përsiatjet eseistike të narratorit, Gjon Nikollë Kazazit, të kujtojnë përsiatjet e narratorit të romanit “Emri i trendafilit” të UmbertoEco-s, për fasadat e skizmave, për mbishtresimet simbolike të dijeve parakristiane me ato kristiane. Epidemia e murtajës në romanin e Buxhovit kuptohet edhe si luftë speciale e përdorur nga fuqitë madhore për qëllime nënshtrimi, pushtimi, shkatërrimi etj. Shkrimtari Buxhovi guximshëm dhe suksesshëm e ka trasuar temën e mbijetesës së një kombi përmes përshtatjeve dhe sintezave teologjike, botëkuptimore, kulturore dhe materiale. Është me rëndësi të potencohet se përdorimi i referencave me qasje eseistike paraqitet në suaza të narracionit romanesk, në koherencë me rrëfimin, që e bën romanin të lexohet rrjedhshëm, për dallim nga shumë romane që trajtohen në formë të eseve, e të cilëve u humb koherenca e narracionit. Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i shkrimtarit Jusuf Buxhovit ishte dhe mbetet në listën e romaneve më të qëndrueshme në letërsinë shqipe.
Romani “Kujtimet e Zonjës von Braun” (2005) është një formë e romanit eseistik me trajtesa filozofike për një kohë historike. Në këtë roman pretendohet që personazhet të jepen vetëm si ide, që portretizohen me anë të meditimeve të zbërthyera përmes kujtimeve të Zonjës von Braun dhe dorëshkrimit tjetër Një besë për Shqipninë të Kolonelit, të cilat shtjellohen përmes Skulptorit, që në këtë rast e ka rolin e narratorit. Përsiatjet eseistike në formën e romanit trajtesë në “Kujtimet e Zonjës von Braun” gjithsesi kanë të bëjnë me kohë historike, madje me njërën prej kohërave më tëçmendura të historisë dhe të shoqërisë shqiptare, atë të viteve pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë londineze e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore të vitit 1914. Sintagma për Shqipërinë Shqipëri, e shprehur në të dyja dialektet kryesore, është e njohur dhe e trajtuar që nga rilindësit tanë e këndej, por mënyra filozofike e trajtimit të kësaj sintagme në romanin e Jusuf Buxhovit është jashtëzakonisht e veçantë, origjinale, e pa trajtuar më parë në fushën e letërsisë. Me një njohje erudite për konceptin e dashurisë si term estetik, autori e funksionalizon atë në koncept filozofik e nganjëherë edhe etik, për të sendërtuar një ideal suprem: idealin e bërjes së Shqipërisë Shqipëri. Dashuria njerëzore, që si term në këtë rast i përmban të gjitha shtresat tjera kuptimore përplotësuese, është ana e kundërt e praktisis-it shqiptar çfarë mbretëronte në vitet 1913-1914 (kohë të cilën Ismail Kadare e ka quajtur si vit i mbrapshtë), me anarki totale, urrejtje e gjakderdhje, me formime të ushtrive shqiptare nën flamuj të të gjitha vendeve dhe ideologjive. Heroi ideor, Koloneli, këtij kaosi dhe kësaj zhbërje etnike dhe shoqërore ia kundërvë armën e vetme që mendon se mund të kryej punë, dashurinë. Koloneli, që përmes figurës së Skulptorit si narrator, dihet se ishte mbyllur për njëzetë e pesë ditë në teqenë e Leqezës, vend në të cilin ditën e fillimit të Luftës së Parë Botërore edhe e merr një plumb në kokë, është idealist. Mbyllja e Kolonelit në teqenë e Leqezës dhe përsiatjet e tij për gjetjen e formulës për bërjen e Shqipnisë Shqipni, ngjyroset me konotacione interliterale. Këtë interliteralitet e hetojmë edhe në romanin “Kujtimet e Zonjës von Braun”. Ky mision i ngjashëm në frymën mesianike deklamon dashuri në vend të urrejtjes, bashkim në vend të ndarjes, njohje të vlerave njerëzore dhe kombëtare në vend shkatërrimit, paqe në vend të luftës.
Misioni që ia ka caktuar vetës Koloneli dhe përkrahësja shpirtërore e tij, Helenore von Braun, është sa idealist, aq edhe tragjik. “Do të vritemi e do të pritemi, do të asgjësohemi dhe vetasgjësohemi nëse e shpërfillim dashurinë dhe ndijimin e saj’, thotë dhe përkujton ‘se e kundërta mund të ndodhë vetëm në rrethanat e krijimit të perandorisë së më të mirës’, për të shtuar se aty dhe ashtu ‘perëndesha dashuri përjeton shfaqjen e saj të plotë…” (f. 30). Pra dashurinë si shpëtim nga kolapsi, Koloneli dhe Zonja von Braun ia atribuojnë një perëndeshe, të cilës në kohërat e lashta paraardhësit e shqiptarëve i janë lutur dhe e kanë adhuruar si një kryezot.Perëndesha del si simbol, pasi që heterogjeniteti fetar i etnisë shqiptare nuk kishte mundësi t’i dilte në krye për të mirë një çështjeje sublime, siç ishte bërja e ShqipnisëShqipni (edhe vetë teqeja në këtë rast nënkupton unifikimin dhe asnjanësinë e këtij tempulli fetar ndërmjet kryqit dhe hënës).
Romani “Kujtimet e Zonjës von Braun” pretendon të ngrejë në nivel teorie një koncept estetiko-filozofik për t’iu kundërvënë një sociologjie të egër çfarë ishte ajo shqiptare në vitet 1912-1914. Madje relacionet ideore që i ngërthen në vete ky roman janë universale edhe për shoqërinë e sotme shqiptare dhe më gjerë.Gjuha poetike është e domosdoshme për zbërthimin e koncepteve filozofike, siç janë: dashuri-urrejtje, mirësi-ligësi. Sintaksa në romanin “Kujtimet e Zonjës von Braun” dallon me periudhat e stërgjata, me fjali bashkërenditëse e nënrenditëse, që nganjëherë e kapin edhe një faqe të tërë.
Romani “Kodi i dashurisë” (2006) duket si një thirrje profetike për një dashuri universale. Duke dashur t’i paraqesë në mënyrën më të drejtpërdrejtë dhe më kundërthënëse njëkohësisht antipodin e dashurisë dhe të mirësisë, siç janë urrejtja dhe lufta, kësaj here autori fillin e ngjarjeve të syzheut e vendos në kohën më të re të luftës dhe të krimit që ka ndodhur në Kosovën e vitit 1999. Në këtë roman vazhdohet të prekën vitet më kritike të etnisë sonë, duke filluar nga Lufta Ballakanike e deri te lufta e fundit. Megjithatë edhe në “Kodi i dashurisë” autori nuk pretendon të kategorizojë shkrimin e prozës si roman historik apo epope, por mundohet të elaborojë me konceptet etike, filozofike dhe politike që dalin nga lufta dhe konflikti.
Meqenëse forma arkitekstuale është çelësi i interpretimit të romanit “Kodi i dashurisë”, atëherë edhe interpretimi për të duhet të përmbajë referenca me romanet pararendëse të Jusuf Buxhovit. Kështu, misioni i Kolonelit që defilon edhe në romanet paraprake është vazhdim i misionit të tij me përfundim tragjik. Si një misionar që mundohet t’i pajtojë dhe përbashkojë konceptet e kundërta etike, filozofike dhe politike (dashuri-urrejtje; mirësi-ligësi; paqe-luftë; diktaturë-liri; komunizëm-demokraci), fryma iluministe, romantike dhe nganjëherë mistike e Kolonelit bartet në mënyrë asociative edhe në “Kodi i dashurisë”. Është Kujtim Kosova, heroi i korrespodencave ditore me një gazetë të njohur gjermane gjatë golgotës kosovare, që flet me shumë zëra; herë si Kujtim Kosova, herë si Gjin Bardhi fatkeq nga derë princore e Dukagjinasve, herë si Nikë Bardhi, herë si Mendim Drini e herë si Gjon Nikollë Kazazi, ai që i shpërfaq tre shekuj histori të një etnie të rrezikuar nga shfarosja.
Në mesin e kaosit që shkakton urrejtja dhe lufta, zëri i Kujtim Kosovës është edhe zë i një arsyeje universale, që mëton të ndërtojë një frymë të re profetike e nganjëherë edhe romantike të mirëqenies dhe të dashurisë. Ai është i preokupuar së pari më Kodin e Luftës që tani më ishte i hapur dhe, si oponencë ia vë Kodin e Dashurisë. Është kjo një thirrje profetike për dashuri, një dashuri në kohën e urrejtjes. Këtë kohë ai e cilëson si shpallje të kohës së dashurisë së përhershme dhe të përgjithshme, të ngjashme me atë ndijimin hyjnor, që përendesha dashuri ua kishte dhuruar krijesave me rastin e shfaqjes së mbretërisë së tokës. Frymës mesianike të heroit që proklamon dashuri në vend të urrejtjes, autori i jep atribute profetike kur Kujtim Kosova e zgjon nga vdekja e sigurt të dashurën e tij, Verën, apo kur flet me një formë teknikisht të panjohur më parë, me një telefon me lidhje të pazbuluara. Kjo frymë profetike që mëton të shpallet përmes një idealisti, shpirti i të cilit flet në disa kohë, e ka një përfundim tragjik sikur shumica e profetëve dhe idealistëve që i njeh qytetërimi botëror. Pikërisht në momentin e shpalljes së kësaj dashurie universale, dalin forcat e tjera kundërshtuese, që janë të barasvlershme me luftën, urrejtjen dhe smirën, ato që e shuajnë atë zë. Vdekja e Kujtim Kosovës pranë një teqeje, që predikon lidhjet spirituale të drejtpërdrejta më Krijuesin, mbetet enigmë, ashtu siç mbetet enigmë vrasja e Kolonelit (Kujtimet e zonjës VonBraun) pikërisht në këtë teqe. Kjo e vë në pah edhe një çështje tjetër: zërat që trumbetojnë bashkim në vend të ndarjes, dashuri në vend të urrejtjes, paqe në vend të luftës, sikur shuhen dhunshëm, pa arritur të përhapen, apo të konsolidohen. Është ky një zë që pëson tragjikisht edhe në romanet paraprake të Buxhovit. Në një rast personazhi enigmë Kujtim Kosova deklarohet se “këtë luftë do ta bëjmë në emër të dashurisë dhe vetëm të dashurisë, e kundër urrejtjes dhe çmendjes së saj”.
Një tip krejt tjetër i romanit me prosede dokumentar është romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” (2011).Romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” shënjon formën pluraliste të përdorimit të gjuhës dhe të teknikave të rrëfimit, që së bashku e ndërtojnë një roman me prosede dokumentar. Meqenëse romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës” e ka një syzhe ciklik, pika nismëtare e romanit, që është edhe pika zero, vazhdon në trajektoren e saj deri sa të përfundon përsëri në pikën nismëtare.Ky roman është i strukturuar në tri perspektiva narrative. Në pjesën e parë flitet për jetën e personazhit Bashkim Kosova nga narratori i gjithëdijshëm, ku shpaloset autobiografia dhe auto-ideografia e personazhit nga perspektiva reale (është fjala për portretizimin e tij sipas rrugës jetësore, që nga lindja e deri te vrasja). Në pjesën e dytë me nëntitull “Çfarë u tha për Bashkim Kosovën”, autori i fut në funksion format e artikujve gazetareskë si pjesë strukturore të fabulës (një shembull ky shumë i rrallë në prozën shqipe ku format e shkrimit ndërthurën sipas një montazhe koherente). Kjo pjesë e romanit përmban edhe artikuj realë të gazetave shqiptare dhe serbe, të shkruara gjatë viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Ndërkaq në pjesën e tretë me nëntitull “Çfarë tha Bashkim Kosova” perspektiva e rrëfimit del nga un-i, ku Bashkim Kosova rrëfen për vetveten, nga e cila shpaloset edhe këndi më emocional i jetës dhe veprës së personazhit.
Edhe pse romani Lufta e fundit e Bashkim Kosovëse shpërfaq imazhin e një romani me premisa dokumentare, e nganjëherë edhe gazetareske, në substratin e tij tekstor vërehet përshtresimi i arketipit sipas Jungut. Vetë emërtimi Bashkim Kosova është bashkëdyzim semantik i dy emërtimeve të cilat krijojnë arketipin e Bashkimit, si nocion atdhetar dhe nocionit tjetër Kosova, si toponimi, etno-gjeografi shpirtërore. Është pikërisht ky bashkëdyzim emërues që do t’ia përcaktojë fatin Bashkim Kosovës, si kur ai lufton në ring për ta mbajtur dhe madhëruar emërtimin e tij për hir të vetvetes dhe tifozëve bashkatdhetarë, si kur ky emërtim bëhet pikënisje e kërcënimeve dhe shantazheve nga të tjerët, që e shihnin Kosovën dhe njerëzit e saj si Gogol.
Bashkim Kosova është prototipi i një personaliteti shqiptar, idealet sublime të të cilit çdoherë bien ndesh me ata që e donë të kundërtën. Madje, personazhi Bashkim Kosova në formën interliterale është vazhdim i personazheve ide të romaneve të mëparshme të shkrimtarit Buxhovi. Ky interliteralitet konceptesh është vazhdim i idealeve të Kolonelit për bërjen e Shqipnisë Shqipni në romanin Kujtimet e Zonjës von Braun, pastaj vazhdim i idealeve të personazhit Kujtim Kosova (ku edhe këtu kemi bashkëdyzim semantik të emërtimit që ndërtojnë arketip) në romanin Kodi i dashurisë, ku koncepti i luftës së tij ndaj të keqes është dashuri kundër urrejtjes, etj.
Në përgjithësi, në romanet e Jusuf Buxhovit historia dhe dokumentarja dalin të sinkronizuara, premisë të cilën semiologu Roland Barthes e shpjegon me faktin se “si te Romani ashtu edhe te Historia kemi ndërtim të një bote autarkike, që vetë i prodhon dimensionet e veta dhe kufijtë e vet, duke vënë aty kohën e vet, hapësirën e vet, popullsinë e vet, koleksionin e objekteve dhe të miteve të veta”. Kështu, në romanet e Buxhovit dokumentarja dhe historia i hyn në punë për ta ndërtuar “botën autarkike” nëpër të cilën ecin, jetojnë, dashurohen, urrehen dhe vriten personazhet e romanit.
Atë që e ka thënë historiani Buxhovi përmes librave historikë, shkrimtari Buxhovi përmes romaneve e ka përforcuar me krijimin e realiteteve artistike, pasi që, thënë me fjalët e shkrimtarit dhe teoricienit çek, MilanKundera: “e vetmja arsye e ekzistencës së romanit është ta thotë atë që vetëm romani mund ta thotë”. Veprimtaria letrare në mijëra faqe romane, tregime e novela e Jusuf Buxhovit do të mbetet kronikë letrare balzakiane në letërsinë shqipe.
_________
I lexuar me rastin e aktivitetit letrar “JusufBuxhovi – krijimtaria letrare”, i organizuar nga “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” në Tiranë, më 12 tetor 2021.

Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

0

Nju Jork,15 tetor 2021

 I nderuar President,

Zonja dhe zotërinj!

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit,

Është nder i madh për mua që të jem sot këtu me ju, si presidente e Republikës së Kosovës.

22 vjet më parë unë po i dëgjoja takimet e Kombeve të Bashkuara mbi fatin e popullit dhe të kombit tonë, ndërsa kërkoja strehim në male për të shmangur granatimet dhe granatat e Ushtrisë Serbe kundër secilit pjesëtar të popullit tim.

Sot, 22 vjet më pas, si presidente e zgjedhur vetëm pak kohë më parë i Republikës së Kosovës, kam privilegjin që ta përfaqësoj popullin tim, GJITHË popullin e Kosovës.

E vërteta është kjo: Unë jam sot këtu mes jush për shkak të vendosmërisë, këmbënguljes dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për ta parë vendin tonë të lirë nga shtypja dhe represioni i një regjimi gjenocidal, si dhe për ta parë atë të pavarur dhe sovran.

Kjo u bë e mundur vetëm falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët besuan në të drejtën tonë për vetëvendosje dhe shtet të pavarur. Ata qëndruan pranë nesh në ditët më të errëta dhe më të ndritura. Për të gjithë ju që besuat në ne atëherë dhe vazhdoni të ecni përkrah nesh ndërsa ne po hapim kapituj të rinj të progresit, dua ta përdor këtë moment për t’ju thënë në emër të popullit të Republikës së Kosovës: faleminderit përzemërsisht!

Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga ditët së cilave iu referova në krye të kësaj fjale. Historia jonë ende nuk është rrëfyer plotësisht, ndërsa potenciali ynë po përmbushet ditë pas dite – por e ardhmja jonë është e ndritshme dhe unë kam besim të plotë se një ditë ne do t’ju bashkohemi në këtë tryezë, si pjesë e familjes së kombeve që përbëjnë Kombet e Bashkuara.

Shumë kohë ka kaluar nga ajo periudhë. Historia jonë s’është përmbyllur ende dhe shumëçka tjetër nga potenciali ynë pret të shpaloset – por e ardhmja jonë është e ndritshme dhe unë kam besim të plotë se një ditë do të bashkohemi me ju në këtë tryezë, si pjesë e familjes së kombeve që sot përbëjnë Kombet e Bashkuara

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit!

 Ne kemi përjetuar shumëçka dhe sakrifica jonë ka qenë aq e madhe sa të mos na lejojë të bëjmë hapa prapa. Kjo është arsyeja pse ne shikojmë drejt së ardhmes me forcë, guxim dhe besim në veten tonë dhe në potencialin që Republika jonë e re e ka.

Republika e Kosovës, siç e përshkroi dikush kohët e fundit, është një fener shprese për rajonin. Populli i Kosovës beson fort në lirinë, në të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Ai beson në vlerat që e bëjnë këtë botë një vend më të mirë dhe në vlerat për të cilat kjo organizatë punon shumë për t’i promovuar. Por, shpresa lulëzon vetëm kur ka besim. Qytetarët tanë besojnë në një të ardhme me mundësi më të mëdha punësimi dhe sundim të ligjit. Sot ata besojnë në një Kosovë në të cilën mbizotëron barazia, gjithëpërfshirja dhe respekti ndaj të gjithëve – dhe po punojmë shumë për t’i kthyer pritjet e tyre në realitet.

Besimi i njerëzve në institucionet e tyre nuk ka qenë kurrë më i lartë.

Nga një vend i shkatërruar nga lufta e një vend i goditur rëndë sot nga pandemia, mund të them me krenari se Kosova është shfaqur si një nga demokracitë më të gjalla në rajon. Këtë vit ne po e përjetojmë perspektivën e një rritjeje dyshifrore të BPV-së.

Investitorët e huaj potencialë do të gjejë sot në Kosovë një vend me një të rinj me të vërtetë të talentuar, me aftësi të larta në teknologji, njohës të shumë gjuhëve të huaja, vendin në të cilin 70% e popullsisë është nën moshën 35-vjeçare. Ata do të gjejnë një vend me sistem taksash të ulëta dhe jashtëzakonisht konkurruese; infrastrukturë të re ligjore, të përputhshme me legjislacionin e BE-së; një vend me normë depërtimi të internetit prej 90%, që na ka mundësuar të bëhemi qendër teknologjike në rajonin tonë.

Sot produktet e Kosovës po bëhen gjerësisht të njohura në tregje si Gjermania, Zvicra, Italia dhe Shtetet e Bashkuara – por jo vetëm në to. Produktet tona madje po bëjnë rrugën drejt vendeve të tilla si Ukraina, India dhe Kina  dhe shpresojmë që marrëdhëniet politike së shpejti do t’i pasqyrojnë këto lidhje ekzistuese ekonomike.

Me fjalë të tjera, Kosova po ia dëshmon botës frymën e saj transformuese në shumë fusha të ekonomisë, por edhe në sektorë të tjerë. Pavarësisht se është vendi i fundit në Evropë që ka filluar administrimin e vaksinave, Kosova sot jo vetëm që është duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt, por i ka tejkaluar vendet e rajonit, si dhe disa vende të BE-së përsa i takon përqindjes së popullsisë së vaksinuar kundër COVID-19.

Mbi të gjitha, Kosova po e jeton një epokë të stabilitetit dhe besim të pashembullt institucional. Reformat tona për të forcuar sundimin e ligjit po kryhen në një nivel rekord dhe ne shpresojmë të bëhemi një shembull i qeverisjes efektive dhe meritokratike jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Unë mund t’ju jap statistika të pafundme për sukseset tona. Historia e Kosovës ka qenë gjithmonë histori e njerëzve të saj. E tillë është edhe sot.

Sot, këtë histori na e dëshmojnë tri gra medaliste të arta olimpike: Majlinda, Nora dhe Distria, të cilat e kanë kthyer Republikën tonë të re, pjesëmarrëse në dy palë lojëra olimpike, në fituese të trefishtë të medaljes së artë olimpike.

Ose, historia vërtet frymëzuese e Fahrije Hotit dhe e grave të Krushës – e portretizuar në mënyrë të përkryer në filmin “Zgjoi”, të cilin ju ftoj ta shikoni, fitues i çmimit të trefishtë të Kosovës në Sundance dhe, shpresojmë, së shpejti fituese e Oscar-it, si dëshmia më e fuqishme për pasojat e luftës dhe mishërim i përsosur i elasticitetit, mbijetesës dhe triumfit.

Historia e Kosovës është historia e vendit të pavarur gati 14-vjeçar, në të cilin njëra ndër deputetet më të votuara është Vasfije Krasniqi – një e mbijetuar e guximshme e përdhunimit seksual gjatë luftës, e cila flet hapur për dhunën e përjetuar, ose Saranda Bogujevci, e mbijetuar e një masakre kundër të gjithë familjes së saj, e cila tani është nënkryetare e Kuvendit. Ajo është histori e vendit në të cilin në zgjedhjet e fundit votat e qytetarëve prodhuan një kuvend të përbërë nga më shumë gra deputete sesa mesatarja e BE -së, vend që sot, për herë të dytë në historinë e tij, udhëhiqet nga një grua.

Krahas këtyre sukseseve të pafundme brenda vendit, diaspora jonë jashtëzakonisht e angazhuar dhe e suksesshme në të gjithë botën vazhdon të shpërthejë me krenari. Nga Dua Lipa dhe Rita Ora, te futbollistët, akademikët dhe shkencëtarët me famë botërore – faleminderit që jeni ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe po i tregoni botës më të mirën e Kosovës.

Sot vendi ynë është shembull i një vendi paqedashës i cili ndihmon në kultivimin e paqes gjithandej. Ushtarët tanë shërbejnë përkrah trupave amerikane në misione paqeruajtëse. Ushtarët tanë vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm të lartë.

Në mes të njërës ndër krizat më të mëdha në historinë e kohëve të fundit, njerëzit tanë dhe institucionet tona i hapën zemrat dhe mendjet e tyre për qytetarët e Afganistanit që kërkonin strehim. Ky veprim nuk është vetëm pasqyrim i traditës sonë si popull, por edhe konfirmim i gatishmërisë sonë për të qëndruar pranë aleatëve tanë dhe për t’i përkrahur në mënyrë aktive synimet e bashkësisë ndërkombëtare. Duke qenë vetë ish-refugjatë, askush nuk i kupton më mirë vuajtjet e tyre sesa populli i Kosovës.

Kemi edhe përplot gjëra nga historia jonë për t’i ndarë me ju, por tani për tani dua vetëm t’ju lus që t’i mbani zemrat dhe mendjet tuaja të hapura për njerëzit e Kosovës. Ne do ta bëjmë pjesën tjetër.

Ju siguroj, vendi më i ri në Evropë jo vetëm që do t’i tejkalojë pritjet tuaja dhe do të vazhdojë të forcojë shtetësinë e tij, por do të vazhdojë t’ bëjë krenarë aleatët tanë.

 

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit,

Ndërsa diskutojmë për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dua t’ju drejtohem për një çast të gjithë juve si anëtarë të këtij forumi.

UNMIK-u u krijua 22 vjet më parë, në rrethana krejtësisht të ndryshme nga këto të sotmet. Pas ndërhyrjes së NATO -s për të ndaluar krimet serbe të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër popullit të Kosovës, ky Këshill autorizoi krijimin e një pranie civile ndërkombëtare, për të siguruar një administratë të përkohshme – e përsëris: TË PËRKOHSHME.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar se Rezoluta 1244 ishte e vlefshme vetëm deri në momentin e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës. Ky status u përcaktua një herë e përgjithmonë, më 17 shkurt 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës e cila, sipas GJND-së ishte në përputhje të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare, siç ishte paraparë në propozimin e të dërguarit special të OKB -së, Presidentit Ahtisaari.

Me kërkesën e Serbisë, AP e OKB-së i kërkoi GJND-së të vendoste mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe vendimi ishte i qartë: Asnjë dispozitë e së Drejtës Ndërkombëtare nuk është shkelur. Kështu që ne i bëjmë thirrje Serbisë që ta respektojë ligjin ndërkombëtar, sikur që i bëjmë thirrje secilit anëtar që ende mund të ketë dyshime për pavarësinë e Kosovës që ta njohë atë.

Republika e Kosovës sot është vend i lirë, sovran, i pavarur dhe gjithnjë e më i begatë. Kjo duhet të shërbejë si dëshmi e mjaftueshme për ta bërë të qartë për të gjithë se jo vetëm që UNMIK –u  e ka tejkaluar mandatin e tij, por është gjithashtu në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Teksa i falënderojmë për punën e tyre në të shkuarën, ju nxisim ju, anëtarët e Këshillit të Sigurimit, që ta përdorni buxhetin tuaj për më mirë. Ndërkohë që e përdorin buxhetin tuaj, i ftoj ata që të jenë të paanshëm dhe të mos dërgojnë masazhe krejtësisht të shtrembëruara për atë që ndodhi në veriun e Kosovës, duke treguar njëanshmëri të skajshme dhe duke kontribuar në ngritjen e mëtejme të tensioneve në rajonin tonë.

 

Shkëlqesi!

Është ironi e dhimbshme që Kosova, një ndër kampionët më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në botë, ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Çdo qytetar i Republikës sonë të re e kupton shkatërrimin që sjell lufta dhe dëshiron që ajo të mos ndodhë kurrë në asnjë vend. Por, po kështu, populli i Kosovës dëshiron ta shohë veten pjesë të bashkësisë ndërkombëtare. Ai dëshiron që ta shohë botën, t’i ushqejë marrëdhëniet me njerëzit gjithandej botës dhe të krijojnë marrëdhënie të reja me ta.

Ne jemi pro-evropianë të pasionuar, po atë pasion e ruajmë ndaj NATO-s. Ne besojmë në një Evropë të bashkuar, si projekt politik të bazuar në vlera. Ne besojmë në paqe dhe në stabilitetin që e ofron NATO-ja.

Por, po kështu, ne besojmë thellësisht në një botë të udhëhequr nga vlerat që i mishërojnë Kombet e Bashkuara. Për sa kohë që Kosova do të jetë jashtë organeve të OKB -së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, përpjekja e kësaj familjeje të kombeve do të jetë gjithmonë larg përmbushjes së plotë të misionit të saj. Projektet e përbashkëta për parandalimin e pandemive të ardhshme, luftimin e ndryshimeve klimatike, përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ose luftimin e krimit ndërkombëtar po ashtu nuk do të mund të përmbushen plotësisht.

Prandaj, them se është e domosdoshme, ngase jemi vonë , që Kosova të bëhet anëtare e organziatave sikur janë OBSH-së, UNESCO -s, INTERPOL-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, si dhe që t’i jepet vend i merituar në Konferencën e ardhshme të Palëve, që të jetë në gjendje që të diskutojë së bashku me ju mbi fatin e përbashkët të njerëzimit.

Pa dyshim, ne e konsiderojmë OKB-në, agjencitë e saj dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare si kurorëzim të përpjekjeve tona historike për ta promovuar mirëqenien, paqen dhe sigurinë brenda dhe jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse këto anëtarësime janë të rëndësishme për ne dhe pse ato përbëjnë njërën nga shtyllat kryesore të përpjekjeve të politikës sonë të jashtme.

Kosova është gjithashtu e vetëdijshme se bashkëpunimi rajonal është në qendër të ambicies sonë për t’u bashkuar në BE. Por këto iniciativa duhet të jenë të bazuara në rregullat e BE -së dhe kjo është arsyeja pse ne jemi bërë me krenari pjesë e procesit të Berlinit, nisma e vetme që synon anëtarësimin e rajonit tonë në BE.

Më lejoni të sqaroj një gjë në rast se dikush dyshon ende: Kosova ka qenë gjithmonë fqinj paqësor; që nuk i përdor institucionet e tij për të ndërhyrë në punët e brendshme të tjetrit; nuk i përdor institucionet e tij për të krijuar gjithashtu destabilizim të të tjerëve, fqinj që ushqen dhe krenohet me sukseset e të tjerëve. Pikërisht në këtë frymë e shohim edhe bashkëpunimin rajonal.

Rajoni ynë është i vogël, por miqtë e Kosovës brenda tij janë të shumtë. Miq që e njohën luftën tonë dhe realitetin tonë, miq që ecën krah për krah nesh drejt arritjeve tona të përbashkëta dhe ndanë me ne sfida të përbashkëta. Fatkeqësisht, nuk mund të themi se kështu ngjau edhe me Serbinë. Por, ajo që mund të them sot është se, si Kosovë, ne jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë edhe me Serbinë.

Dialogu midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë është disejnuar për ta arritur këtë synim. Kosova jo vetëm do të vazhdojë të ulet në tryezë, por do të angazhohet në mënyrë aktive në dialog, qëllimi përfundimtar i të cilit duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Por, nuk është e mundur: që ky dialog të provojë ta shpëtojë karrierën personale të asnjë politikani në Serbi të përfshirë në proces, ose që dialogu të zbresë në aventura të rrezikshme që i përkasin shekullit XIX. Nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e mundur – siç do të mund të dëshironin homologët tanë – që të diskutohet për statusin e Kosovës, i cili është zgjidhur njëherë e përgjithmonë në vitin 2008, me përkrahjen e shumicës nga ju. Dialogu zhvillohet midis dy palësh të barabarta, të cilat duhet të trajtohen të tilla.

Më e rëndësishmja, ky dialog duhet t’u shërbejë atyre që janë përfituesit e fundit: qytetarëve, popujve të të dyja vendeve, duke përmirësuar jetën e tyre dhe duke ndërtuar një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për ta. Pavarësisht se ka qenë viktimë e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, Kosova sot vazhdon të jetë një avokate e fortë për paqen dhe e tillë është përfshirë edhe në dialog me Serbinë.

Këtë e kemi dëshmuar qenë gjatë muajve të fundit, kur Kosova vazhdimisht ka sjellë ide në tryezën e bisedimeve, ndërkohë që Serbia refuzonte gjithçka pa e trajtuar fare përmbajtjen. Serbia duhet të inkurajohet që të vijë në tryezë me mendje të hapur dhe me ide që do ta çojnë rajonin tonë përpara. Dhe, më e rëndësishmja, ajo duhet ta kuptojë se realiteti i Kosovës së pavarur nuk do të ndryshojë kurrë.

Por, ne do të jemi të durueshëm, do të vazhdojmë të jemi palë konstruktive në dialog, duke i paraqitur po ashtu interesat e vendit tonë në mënyrën më të mirë dhe duke kërkuar drejtësi për të zhdukurit me forcë gjatë luftës dhe duke kërkuar mënyra për të siguruar paqe të qëndrueshme.

Nëse duam të jemi të suksesshëm në këtë përpjekje, kemi nevojë që homologu ynë të fillojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Kosova ka zbatuar shumicën dërrmuese të marrëveshjeve, sipas Brukselit.

Sa i takon krijimit të  një shoqate monoetnike, siç specifikohet në vetë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ajo u paraqit për një vulë miratimi nga gjykata jonë kushtetuese. Kjo gjykatë ka vlerësuar që marrëveshja paraqet shkelje të qartë të kushtetutës sonë, sepse çdo gjykatë që interpreton kushtetutën tonë – kushtetutë e bazuar në idenë e promovimit dhe të përqafimit të shumë etnive – nuk mund të qëndrojë prapa një marrëveshjeje që do të përfundonte duke bërë të kundërtën.

Nga ana tjetër, sipas vetë Bashkimit Evropian-garantues dhe ndërmjetësues i këtij dialogu-Serbia nuk ka zbatuar dy të tretat, DY TË TRETAT e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara. Prandaj ju lutemi, z. Selakoviç mos na mbani ligjërata mbi moszbatimin. Kjo, në të vërtetë, nuk është hera e parë që Serbia injoron detyrimet e saj ligjore. Pastaj, si mund të presim që ky të jetë një proces i besueshëm nëse ata nënshkruajnë, por nuk i zbatojnë ato?

Pavarësisht marrëveshjes së arritur më 2013, së cilës z. Selakoviç iu referua disa herë, Qeveria në Beograd ende nuk i ka shpërbërë strukturat ilegale kriminale që ekzistojnë në veriun e Kosovës. Ata vazhdojnë t’i terrorizojnë dhe t’i frikësojnë serbët që jetojnë në veri të Kosovës, duke mos i lejuar ata që të integrohen në shoqëri. Ata gjithashtu i sfidojnë  institucionet tona të cilat po përpiqen ta sigurojnë sundimin e ligjit në atë pjesë të vendit tonë.

Por, anëtarë të nderuar të këtij Këshilli, më lejoni të jem e qartë për këtë: Lufta kundër krimit të organizuar, pavarësisht nëse ndodh në veri ose në jug, është e panegociueshme dhe duhet të jetë e pakompromis. Të negocioni dhe të bëni kompromis me krimin do të thotë të bëheni pjesë e tij.

Përpjekjet e së mërkurës për sundimin e ligjit nga policia dhe institucionet multietnike të Kosovës nuk mund të etiketohen në asnjë rrethanë si një “veprim në veri”, sepse janë shtrirë në pjesë të ndryshme të Kosovës, kundër personave të etnive të ndryshme, të cilët kishin një gjë të përbashkët: ishin të angazhuar drejtpërdrejt në kontrabandë dhe në krim të organizuar.

Më lejoni t’ju informoj mbi realitetin atje dhe përpjekjet për vendosjen e rendit dhe të ligjit.

Prokurori dhe gjyqtari që kryen hetimin kundër këtij krimi të organizuar ishin të dy serbë, dhe të tillë janë shumica e policëve në veri. 8 shtetas të Kosovës u arrestuan – 6 prej tyre shqiptarë, 1 boshnjak dhe 1 serb, të gjithë shtetas të Kosovës. Si NATO /KFOR-i, ashtu edhe Ambasada e SHBA -ve dhe ambasadat e tjera të vendeve të Quint-it qenë të qartë se ky veprim është ndërmarrë kundër krimit të organizuar në gjithë Kosovën.

Pra, meqë po citonim, më lejoni të sqaroj se cili është pozicioni i vërtetë publik i KFOR-it:

Sipas KFOR-it operacioni u zhvillua në disa komuna, përfshirë ato në veri. Sa i përket miratimit, policia e Kosovës ka autoritetin dhe përgjegjësinë e plotë për ushtrimin e veprimeve për sundimin e ligjit, dhe kur e ndërmerr veprime për ta jetësuar këtë, NUK KA NEVOJË për leje shtesë.

Më lejoni t’i citoj edhe SHBA-të:

SHBA-të janë të shqetësuara nga përgjigja kundër aksionit të policisë, i cili ishte veprim në favor të sundimit të ligjit, në të gjithë Kosovën. Dhuna e drejtuar ndaj policisë, medieve dhe qytetarëve është e papranueshme, ajo duhet të adresohet qartë.

Sipas Mbretërisë së Bashkuar:

Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në veprimet e ndërmarra gjithandej vendit për sundim të ligjit. Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë si dhe retorikë nxitëse, shërbejnë vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje midis komuniteteve në Kosovë.

Ndërsa, sipas Gjermanisë:

Padyshim që pas deklaratës së serbëve, ata thanë “STOP” krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me një natë të kristaltë është i papranueshëm dhe një krahasim i tillë i kontribuon narrativës mbi shtrembërimin dhe mohimin e holokaustit. Mbroni faktet. Kjo është pikërisht ajo që unë jam duke bërë, shkëlqesi, duke mbrojtur faktet dhe gjithashtu ftoj PSSP -në që t’i përfshijë këto citate në raportin e tij të ardhshëm.

Anëtarë të nderuar të Këshillit!

Dallimi thelbësor midis asaj që ka ndodhur në të kaluarën dhe asaj që po ndodh janë përpjekjet tona për zbatim të ligjit: krimi i organizuar nuk njeh etni.. Por, tani lufta kundër krimit ilegal është shumetnike.

Policët shqiptarë të Kosovës dhe serbët policë të Kosovës, njëri pranë tjetrit po luftojnë kundër këtij krimi të organizuar. Gjyqtarët serbë, gjyqtarët shqiptarë, prokurorët serbë dhe prokurorët shqiptarë po e luftojnë krimin e organizuar së bashku. Pra, ky është ndryshimi. Lufta kundër krimit të organizuar është shumetnike, kështu që do të ketë sukses.

Por, ka edhe diçka tjetër: ne jemi dëshmitarë të kërcënimeve të vazhdueshme nga strukturat ilegale të Serbisë në veri dhe të dhunimit të çdoditshëm prej tyre të jetës së serbëve të Kosovës. Por, ndoshta më shqetësuesja është se ne kemi qenë dëshmitarë të përdorimit të kësaj dhune ndaj tyre edhe gjatë disa palë zgjedhjeve të kaluara, siç është detajuar edhe në raportet e BE-së dhe të Departamentit të Shtetit të SHBA –ve.

Sa i takon marrëveshjes për targat, për fat të keq, gjatë dekadës së fundit, Serbia kurrë nuk iu përmbajt marrëveshjes për to. Në vend të kësaj, ata i detyruan qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i largonin targat e tyre në mënyrë poshtëruese dhe çnjerëzore sa herë që ata duhej ta kalonin kufirin.

Kur kjo marrëveshje skadoi, Kosova ndërmori parimin e reciprocitetit, siç parashikohet në vetë marrëveshjen. Në këmbim, Serbia përdori strukturat e saj ilegale për të nxitur dhunë dhe për të kryer veprime terroriste, pasi ata dogjën pronat publike duke i sulmuar ato me eksploziv. Ndërkohë, ata i sollën automjetet e tyre ushtarake dhe avionët luftarakë rusë, MIG, në vetëm 1 km larg kufirit tonë. Dhe në një akt të paparë, të panevojshëm dhe armiqësor, ambasadori rus në Beograd, së bashku me atasheun e tyre ushtarak, u shfaq për t’u dhënë trupave serbe fjalë përkrahjeje.

Të dashur miq, cili komb i ashtuquajtur paqedashës kërcënon stabilitetin në mënyrë kaq flagrante në Evropën e shekullit XXI?

Historia jonë nuk fillon në tryezën e negociatave në Bruksel. Ne të gjithë jemi mjaft të rritur për të kujtuar shkatërrimin që ndodhi gjatë viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor. Nuk është rastësi që përpjekjet e Serbisë për destabilitetit po ndodhin njëkohshëm në Kosovë, Bosnjë -Hercegovinë dhe Mali të Zi. Ky plan ka një autor, emri i tij është qeveria serbe. Kjo duhet të ngrejë kambanat e alarmit në të gjithë botën, veçanërisht ndër aleatët tanë, që punuan me ne për ta sjellë paqen në rajon.

Vuçiç  shpreh qartazi synimet e tij kur thekson idealet e tij ambicioze dhe të rrezikshme, madje nuk bën asnjë përpjekje për ta fshehur admirimin e tij për ish -shefin e tij, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Sipas tij, Millosheviçi ishte “udhëheqës i madh serb, synimet e të cilit ishin sigurisht të mira, por rezultatet tona ishin shumë të dobëta”.

Më lejoni të flas për rezultatet e atij regjimi:

Rreth 140.000 njerëz të pafajshëm humbën jetën gjatë luftërave gjenocidale të Millosheviçit në ish -Jugosllavi. Mbi 13.000 njerëz u vranë brutalisht vetëm në Kosovë, 20.000 gra dhe burra u përdhunuan, mbi 1600 të zhdukur me forcë ende mungojnë, ata janë në varre masive në Serbi. Ne kemi numrin më të madh të fëmijëve të humbur për frymë nëse krahasohet me ndonjë luftë tjetër në ish-Jugosllavi. Më shumë se 1 milion shqiptarë u pastruan etnikisht nga shtëpitë e tyre në Kosovë.

Ajo që ndodhi në Kosovë dhe në rajonin tonë, ndodhi para syve tuaj e syve të botës. Asnjë përpjekje e vetme e Serbisë për t’i mohuar krimet e saj ose për të rishikuar historinë nuk do të jetë kurrë e suksesshme për sa kohë që ne kemi një zë.

Por, të dashur kolegë, fjalët “Kurrë mos harroni” nuk duhet të jenë thjesht një slogan. Ne kurrë nuk duhet ta harrojmë fytyrën e vërtetë dhe qëllimet e vërteta të regjimit serb. Fatkeqësisht, ministrat e Millosheviçit po e qeverisin vendin fqinj sot. Strategjia e tyre mund të ketë ndryshuar, por qëllimi i tyre mbetet i njëjtë, ngase ndihmohet nga propaganda e ngjashme me atë që keni dëgjuar sot këtu.

Kur Vuçiç flet për aftësinë e tij, po e citoj, “për të qëlluar objektiva nga një distancë prej 9 kilometrash … thellë brenda territorit të armikut”, ai nuk nënkupton vetëm Kosovën. Brenda atij perimetri përfshihen tetë vende të rajonit, gjashtë nga të cilat janë anëtare të NATO-s. Kur flet për krijimin e një “bote serbe”, ai nënkupton “Serbinë e Madhe”, sintagmë të cilën e keni dëgjuar pambarimisht gjatë viteve ‘90. Nuk mjafton të thuash që beson në idealet evropiane dhe gjithashtu të jesh prodhuesi masiv i ndarjes etnike dhe urrejtjes në të gjithë Ballkanin.

Nuk mjafton të thuash që beson në të drejtat e njeriut, ndërsa ti abuzon në mënyrë sistematike me të drejtat e pakicave përmes pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës dhe zona të tjera të populluara nga shumica shqiptare. Pasivizimi është spastrim etnik përmes mjeteve administrative. Nuk mjafton të thuash që beson në sundimin e ligjit, nëse nuk tregon shenja të luftimit të krimit dhe korrupsionit; nuk mjafton të predikosh lirinë e shprehjes e, në anën tjetër, të ushtrosh fuqishëm kontroll ndaj mediave.

Te dashur kolegë,

Ne kemi një kancer në zemër të Evropës, të nxitur nga dëshirat fashiste për të krijuar një “Botë Serbe” dhe të ndihmuar nga aleati i saj, Rusia. Nëse të gjithë nuk ballafaqohemi urgjentisht me këtë fakt, kam frikë se do të jemi dëshmitarë të ringjalljes së agresionit të Serbisë.

Pavarësia e Kosovës është e përhershme dhe e pakthyeshme, dhe sa më shpejt të gjithë të pajtohen me këtë realitet, aq më mirë do të jetë për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajonin tonë, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. E drejta e Republikës së Kosovës për të ekzistuar nuk mund të mohohet, nuk mund të ndalet dhe, më e rëndësishmja, nuk mund të injorohet.

Shumica e botës e ka njohur Republikën tonë të re, ka ardhur koha që ju të tjerët ta bëni këtë. Sikur thoshte gjyqtari Trinidade nga Brazili, gjyqtar në GJND, i cili, kur po gjyqi po merrte vendim për deklaratën tonë të pavarësisë, i komentoi krimet e Serbisë në Kosovë:

“Shtetet ekzistojnë për njerëzit dhe jo anasjelltas. Asnjë shtet nuk mund të thirret në integritetin territorial për të kryer shkelje të rënda të ligjit humanitar ndërkombëtar, dhe pastaj të përpiqet ta përdorë këtë si një mburojë ose strehë për të shpëtuar nga arritja e ligjit dhe për të gëzuar pandëshkueshmërinë pasi tronditi ndërgjegjen e njerëzimit”. Më tej ai vazhdon: “Një organizatë ndërkombëtare si OKB -ja, e krijuar në emër të popujve të botës, ka plotësisht të drejtë të ndihmojë njerëzit e Kosovës që të bëhen zotër të fatit të tyre, pasi në këtë mënyrë OKB -ja do të veprojë për zbatimin e Kartës së saj”.

Zonja dhe Zotërinj: Ka kaluar më shumë se një dekadë nga koha kur gjyqtari Trinidade qe pjesë e vendimit të GJND -së, i cili vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtueshmërinë të plotë me ligjin ndërkombëtar, dhe që atëherë, njerëzit e Kosovës me të vërtetë janë bërë zotër të fatit të vet. Pra, të dashur miq, ju nxis që të vini të flisni me ne, të dëgjoni anën tonë të historisë, ta shihni vetëm të vërtetën, ta vizitoni Republikën e pavarur të Kosovës dhe të shihni vetë progresin që kemi bërë, dhe të bëheni dëshmitarë të dorës së parë të ngrohtësisë së njerëzve që unë i përfaqësoj.

Republika e Kosovës angazhohet që t’ju bashkohet në adresimin e sfidave dhe përballjen me to, si dhe që bashkë me ju t’i festojë sukseset tona të përbashkëta, si pjesë e familjes së gjerë të kombeve të bashkuara.

Faleminderit për vëmendjen tuaj!

Serbët po falsifikojnë historinë, or Akademik !

0

Histori Pellazge

nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Shumë interesant me ne, që aspak nuk e përcjellim se çka shkuajnë serbët për historinë, si e falsifikojnë atë. Sa herë që merrem me këte temë më thonë që të mos merakosem se bota e di se kush janë serbët. Një përfundim i paq logjikshëm i cili një ditë (ndoshta pas 100 vitesh) do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Ne të sotmit nuk do të jemi, por brezat që vinë nuk do ta dinë vetën se nga kush e kanë prejardhjen. Kjo që thash nuk është për t`u përçmuar sepse po flas nga përvoja me historinë pellazge të cilën e njeh krejt bota si “Histori greke“. Apo jo?

Shikoni , ne e dimë që vetëm e shkruara mbetet. Ne ende jetojmë me muhabete odash dhe flasim për heriozmin tonë ndër shekuj, një histori e shkruar në akull e cila me Diellin e parë harrohet.

Kur jemi tek serbët, ata heshturaza po shkruajnë për çdo imtësi historike te vjetër dhe të re, e cila mbetet. Po, po mbetet dhe dikur lexohet si e vërtetë historike.

Eshtë hapur faqja serbe “Pelasgian history andd mythology” dhe me nën titull “ Duh starih srba” (Fryma e serbëve të vjetër), dhe ashu sikur grekët që për disa shekuj na kanë humbur historinë tonë, kështu do të ndodhë edhe me serbët.
Vetëm, t’iu përkthej se çka shkruajnë në foton e madhe:

“Kur flet guri.
Në qytetin turk Zeugma, arkeologët i kanë zbuluar shkrimet në gjuhën e vjetë serbe… Besohet që qytetin Zeugma e ka ndërtuar Aleksandri i Madh.

Këtu shihet që po shkruaj Trofos, Andomeda i Klesh… një serbishte e bukur… Kurse ne ( serbë fxh ) mësojmë në shkolla që grekët na kanë mësuar me kulturë dhe me shkrime. sepse ishim “ baranar të egjër”… mos të ishte e dhëmshme do të ishte qesharake”
Pra, çka të themi ? Vërtetë qesharake për ditën e sotme, por nesër, pas 50 ose 100 vjete nuk do të jetë qesharake.

Qyteti Zeugma

Po cili ishte qyteti Zeugma? a kishte sllav aso kohe në ato toka pellasgjike ?

Zeugma qyteti i lashtë ndodhet në bregun e lumit Eufrat brenda kufijve të fshatit Belkıs. Zeugma qytet i lashtë i cili u themelua në një tokë prej rreth 20 milionë kilometrash, për shkak të faktit se është në pjesën më të cekët të kalueshme të Eufratit dhe meqë është rajon shumë strategjik në aspektin ushtarak dhe tregtar, ai mbron rëndësinë e tij në çdo periudhë të historisë.

Zeugma, i cili ishte një nga qytetet më të mëdha të periudhës së saj, nëpërmjet popullsisë së saj prej 80 mijë banorësh, u quajt me emra të ndryshëm në periudha të ndryshme të historisë. Seleukekia Nikador, një nga gjeneralët e Aleksandrit të Madh, dhe që gjithashtu u bë mbret i Sirisë më vonë, duke kombinuar emrin e tij me lumin Eufrat dhe themeloi një qytet të quajtur Selevkeya Eufrat në vitin 300 B.C këtu.

Pastaj u pushtua nga Perandoria Romake në vitin 100 B.C. dhe emri i saj u ndryshua si Zeugma, që do të thotë kalim ose urë, e cila njihet në të gjithë botën pas pushtimit. Në Zeugma, popullsia e së cilës kishte arritur në 80 mijë njerëz si popullsi në një kohë të shkurtër për shkak të faktit se garnizoni i Legjionit të 4-të skitia ishte pozicionuar nga Perandoria Romake dhe për shkak të tregtisë, disa vila u ndërtuan në këmbë me pamje nga Eufrati. Popullsia e saj prej 80 mijë banorësh e bëri Zeugmën si një nga qytetet më të mëdha të botës. Ajo ishte disa pallat e Pompeit dhe Londrës (Londinum) e cila është aktualisht një metropol gjigand.

Straboni, një gjeograf i famshëm, përmend edhe Zeugmën. Dihet se veprimtari të konsiderueshme zhvillimi u zhvilluan në Zeugma gjatë epokës  “helenistike “  dhe në kohën e Seleukekia Nikador. Një tempull për Thyke, një perëndeshë e fatit, u ndërtua në Akropolis,  në qytet. Një tempull i tillë është ende nën tokë. Belkis/Zeugma qyteti i lashtë është një nga Qytetet Romake, e cila gjithashtu lëshoi monedhat e veta të qytetit. Në njërën anë të monedhës u shtyp tempulli Thyke dhe në anën tjetër të monedhës, u shtyp motivi i Shqiponjës Romake, si simbol i forcës.

Pra, akademik të nderuar, mos ia lëvizni eshtrat nënës së Skënderbeut, por merruni me gjëra që janë shumë të rëndësishme për ne.

Më 15.10.2021

Ndryshimi dhe vazhdimësia në dorën e qytetarëve!

0

Ëndrra e pamundur – Për Shaqën në 74 vjetorin e lindjes & Këngë e shqipëruar nga Vera Xerxa

0
Teksti i kenges The Impossible Dream (The Quest) nga Joe Darion per Man of La Mancha Broadway musical
ËNDRRA E PAMUNDUR 

T’ ëndërrosh ëndrrën e pamundur

Ta luftosh armikun e pamposhtur

Ta durosh dhimbjen e padurueshme

Të vraposh ku trimat nuk guxojnë të shkojnë

Ta luftosh padrejtësinë e pakorrigjueshme

Të dashurosh çiltër dhe thjeshtë nga larg

Të përpiqesh ta zësh yllin e paarritshëm

kur duart t’ jenë dërrmuar

Ky është kërkimi im i zjarrtë

Të ndjek atë yll

Sado pashpresë

Sado larg

Të luftoj për drejtësi

Pa pyetje as pa u ndal

T’ jem i gatshëm të marshoj drejt ferrit

Për një çështje hyjnore

E dij vetëm nëse do t’i jem besnik

këtij kërkimi të lavdishëm

Zemra ime do pushojë në paqë dhe e qetë

Kur të vdes

Bota do të jetë më e mirë për këtë

Që një njeri i urryer dhe i mbuluar me plagë

Madje me forcën e fundit të kurajos u përpoq

Ta luftojë armikun e pamposhtur

Ta zë yllin e paarritshëm

The Impossible Dream (from Always and Forever: An Evening of Songs at The Royal Albert … – YouTube

E shqipëroi nga anglishtja: Vera Xerxa – Londër, 16 tetor 2020.

Një këngë – poezi që i përshtatet jetës së intelektualit e atdhetarit të shquar shqiptar Shaqir Shaqiri, që vdiq me 15 nëntor të vitit 2020 dhe u varros vitin e kaluar në Gøteborg të Suedisë. Kjo është një dhuratë e imja që ia bëra Shaqirit vitin e kaluar, me të cilën do ta kujtojmë Sot e përgjithmonë.
(Vera Xerxa, Londër) 
                                                       ***
Disa fjalë përkujtuese për intelektualin dhe atdhetarin e madh, tashmë të ndjerin Shaqir Shaqiri, në 74 vjetorin e lindjes (16 tetor 1947), që vdiq me 15 nëntor 2020.

 

Prof. Dr. Shaqir Shaqiri i takon asaj plejade të njerëzve të mëdhenjë që dha shumë në edukimin e brezave të rinj në diasporë e në atdhe. Kontributi i tij më i madh ishte gjatë punës në Universitetin e Prishtinës në fushën e publicistikës, duke përkthyer poezi të shumta, tregime, ese dhe pesë antologji të shkrimtarëve më të njohur botëror. Po ashtu edhe nga gjuha shqipe në atë angleze ka përkthyer antologjinë e poetëve të njohur shqiptar. Aksionit të UDB-së serbe që kishte filluar kohë të gjatë kundër intelektualëve shqiptar nuk i shpëtoj as Shaqiri, i cili në vitin 1981 u arrestua dy herë, duke e torturuar në mënyrën më barabare nga kriminelët serb. Më pas ai u akuzua për indoktrinim të rinisë shqiptare jo vetëm në Universitetin e Prishtinës gjë që bëri që ta përjashtonin nga procesi mësimor dhe ta dënonin me dy vjet burg. Përkundër kësaj trysnie të njëpasnjëshme që i bëhej nga sigurimi i shtetit serb, Shaqir Shaqiri pas daljes nga burgu, së bashku me shokët e tij të idealit, e vazhdon punën në organizimin e popullit për ta kundërshtuar makinën vrastare serbe, ndër të tjera, me anë të protestave dhe formave të tjera të mosdëgjueshmerisë kolektive ndaj aparatit pushtues serb. Ai iu kishte bashkuar edhe sindikatave të pavarura të Kosovës, punonte pandërprerë në KMLDNJ dhe ishte iniciatori i formimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Aftësitë e tij prej një diplomati të nivelit të lartë u dëshmuan kur ai zgjedhet anëtar i Kryesisë së parë qendrore të LDK-së dhe njëherit sekretar për marrëdhënie me jashtë. I lodhur nga provokimet e përditshme dhe përcjellja këmba- këmbes nga agjentët e sigurimit serb, Shaqir Shaqiri u detyrua që ta braktisë atdheun në vitin 1993 dhe të vendoset në Gøteburg të Suedisë. Pas një aktiviteti të pasur e përmbajtësor që zhvilloi me të gjitha organizimet e komunitetit shqiptar, qeveria e Kosovës në ekzil atë e emëron shef të Zyrës Informative për Skandinavi, me seli në Stokholm, detyrë këtë që ushtroi plot shtat vite. Duke e njohur gjuhën angleze ai krijoj kontakte me shumë personalitete të larta dhe atë jo vetëm të shteteve skandinave , duke arritur sukses të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e situatës së rëndë që mbretëronte në vitet e nëntëdhjeta në Kosovë. Po ashtu, Shaqir Shaqiri u bë edhe një zë i fuqishëm i UÇK-së, për të cilën në çdo takim që kishte, në çdo informatë që dërgonte në adresë të qeverive të shumë shteteve, thoshte se kjo forcë e re ushtarake është produkt i veprimeve çnjerëzore që po ushtron regjimi i Beogradit mbi popullatën në Kosovë dhe UÇK është e angazhuar që në rend të parë të mbroj popullin dhe të çlirohet nga pushtimi shekullor serb.

Prof. Dr. Shaqir Shaqiri ishte një personalitet që përqafonte dhe mbështeste çdo gjë të re, çdo gjë patriotike, gjithçka që shkonte në të mirë të komunitetit shqiptar në Suedi. Ishte model i njeriut punëtor që nuk përtonte të angazhohet gjithnjë e kudo ku e kërkonte nevoja për të mirën e kombit dhe atdheut.

Shaqiri ishte kurioz për nga natyra dhe i etur që komuniteti shqiptar të përparonte e të integrohej aty ku jetonte, duke arritur rezultate të mira në punë, mësime, shkencë, kulturë, art e fusha tjera.

Vizita e Lavrovit në Beograd, presidenti serb dhe vizioni i Federatës Ruse

1

Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA

Pse sipas  Lavrov-it  “Serbia është faktori më i rëndësishëm në paqen në rajon dhe mendimi i saj duhet të merret parasysh,” rrjedhimisht  pse një zgjjidhje e arritur midis Serbisë dhe Kosovës na u dashka të miratohet nga OKB -ja?

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të dielën që lamë pas hodhi poshtë pretendimet e disa zyrtarëve të bashkësisë ndërkombëtare se Moska po përpiqej të ndërhynte në punët e brendshme të Ballkanit Perëndimor për të fituar ndikim në rajon. Këtë deklaratë ai e sforcoi  duke pohuar se Moska kishte marrëdhënie me të gjithë bazuar në interesa të ndërsjella.
“Ne jemi mësuar me pretendimet se Rusia gjoja po përpiqet të ndërhyjë në jetën e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi marrëdhënie me Serbinë dhe vendet e tjera në rajon, të cilat bazohen në përfitimin reciprok, domethënë balancën e interesave,” tha Lavrov në një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Lavrov erdhi në Beograd dhe përfaqësoi Rusinë si një vend vëzhgues në një tubim dy-ditor që shënoi 60 vjetorin e konferencës së parë të Lëvizjes së të Paangazhuarve, të organizuar nga Serbia. Por tashmë është e qartë se Lavrov, në kontekstin e ndikimit në rajon, nuk tumirë politikat e zgjerimit as të BE-së. Atë e shqetëson tej mase prezenca në rritje e BE-së dhe çfardo takimi shpresëdhënës që do t‘i hapte rrugë integrimit të Ballkanit Perendimor në BE.
Shih ër këtë, Ballkani i Hapur si ide për Moskën merrë konotacion më shumë në dobi të predisponimit të shtit dhe popujve të rajonit për hapje ndaj Rusisë se sa ndaj BE-së. Kjo është edhe arsyeja përse Moska zyrtare nuk fshehë mbështetjen për këtë ide.
“Ish -shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini tha se kur  BE -ja merr pjesë diku, të tjerët nuk kanë çfarë të kërkojnë dhe BE -ja beson se mund të zbatojë politikën e saj, e cila është larg të qenunit konstruktive dhe në rajone larg Evropës,” tha Lavrov. “Na thuhet se, aty ku ata kanë interesa, ne nuk duhet të kemi kurrëfarë iniciative atje”, vuri në dukje shefi i diplomacisë ruse, duke vlerësuar se ky është “mendim neokolonial”.
Por në këtë linjë të qëndrimit të Rusisë për Ballkanin, ministri rus nuk la pa theksuar sërish pozicionin e Rusisë mbi ët ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe vet statusin e Kosoëvs.
Ministri i Jashtëm rus tutje konfirmoi se Kremlini ka mbrojtur vazhdimisht tezën që zgjidhja e problemit të Kosovës të bazohet në respektimin e Rezolutës 1244 të OKB -së dhe brenda dialogut të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, e që do ët miratohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB -së. Ai thekson se ky është “qëndrimi i fortë i Rusisë”, të cilin Presidenti Vladimir Putin e ka vënë në dukje vazhdimisht, duke thënë se Rusia do të pranojë “çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë dhe popullit serb”.

Ky pozicion i Rusisë sidomos për kosovën tashmë ka ardhur duke u sforcuar në çdo paraqitje të zyrtarëve rus, sidomos kur pozicioni i Aleksandër Vuçiqit pëson luhatje.

Pas kësaj mbështetjeje të fuqishme që i vie Aleksandër Vuçiqit nga vëllai i madhë rus, ai duke përshëndetur Lavrov-in dhe Rusinë për „mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës“, tha se Serbia ishte gjithashtu mirënjohëse për këmbënguljen se çështja e Kosovës mund të zgjidhet “vetëm duke gjetur një kompromis, jo duke imponuar diktaturë ndaj Serbisë”. Duket se dyshja Lavrov-Vuçiq jo rastësisht,  në vigjilie të kësaj konference përkujtuese, ku ishin mbledhur 105 diplomatë-turistë nga shtete të ndryshme, jo vetëm nga ish bota e të paangazhuarve kur përplasja mes dy blloqeve ushtarake dhe Lufta e Ftohtë po shënonte ngjitje, potencojnë në kor dhe në frymën e „të paangazhuarve“ se  mbështetja e të drejtës për vetëvendsje të Kosovës nga ana e BE-së, na qenka “turprim i Europës”.

Sipas Lavrov-it  “Serbia është faktori më i rëndësishëm në paqen në rajon dhe mendimi i saj duhet të merret parasysh,” rrjedhimisht „një zgjjidhje e arritur midis Serbisë dhe Kosovës duhet të miratohet nga OKB -ja“, shkruan Al Jazeera.

I entuziazmuar nga takimi me vëllain e madh, Aleksanëdr Vuçiqi pohoi si me trupmetë se, „Serbia ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Rusinë dhe se ajo nuk e fsheh atë, ndryshe nga ata që kanë turp ose kanë frikë ta pranojnë atë”, duke theksuar kënaqësinë për marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetjen e Rusisë në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Në këtë takim mes „vëllezërish“ duket se një vend të veçantë ka zënë edhe projekti mbi „Botën serbe“.  Vuçiqi ia ka shprehur, shih për këtë, ministrit rus Lavrov,  „frikën objektive të Serbisë“në lidhje me pozicionin e saj dhe të popullit serb në rajon, duke thënë se ai “ka marrë në konsideratë vizionin e Federatës Ruse” tok me “këshillat e  rëndësishme” nga ministri i jashtëm rus. Mbetet që për këtë vizion dhe përputhjen e tij me atë të Ballkanit të Hapur, si projekte që edhe mund të shkrihen në një, Vuçiqi t‘na flasë në takimin e radhës me miqtë e tij Edi Ramën dhe Zoran Zajevin.

Grupi i tifozëve “Plisat”, pa dashjen e anëtarëve, por me dashjen e krerëve të tij, është bërë dora e zgjatur e shërbimeve të fshehta serbe

0
Nga: Kastriot Myftaraj, Tiranë
“Plisat” janë një grup i organizuar i tifozëve në Kosovë të cilët marrin bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjet e kombëtares shqiptare, të cilat bileta pastaj shiten ekskluzivisht për anëtarët e grupit.
Por një status i tillë zyrtar e ngarkon grupin e tifozëve dhe posaçërisht krerët e tij me përgjegjësi të caktuara. Në Europë edhe kanë ndodhur incidente të shkaktuara nga anëtarë të grupeve të organizuar të tifozëve siç ndodhi dje në Tiranë në ndeshjen Shqipëri-Poloni, ku anëtarë të grupit “Plisat” hodhën sende në fushë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes me të gjithë pasojat përkatëse.
Por në këto raste grupi i organizuar i tifozëve mban një qëndrim zyrtar me deklarata publike, pikësëpari duke kërkuar falje për sjelljen e disa anëtarëve të tij, si dhe duke e dënuar këtë sjellje. Pastaj grupi merr vendimin për përjashtimin e autorëve të akteve.
Asgjë të tillë nuk ka bërë Grupi “Plisat” pas asaj që ndodhi mbrëmë. Asnjë kërkesë faljeje, asnjë deklaratë për dënimin e akteve, asnjë njoftim se autorët do të përjashtohen nga grupi.
Ky mosqëndrim është në fakt një qëndrim që do të thotë se grupi e merr përsipër përgjegjësinë për sjelljen e disa anëtarëve të tij dje në Tiranë.
Kur dënohet kombëtarja e Shqipërisë, turpi bie mbi flamurin shqiptar. “Plisat” me sjelljen e tyre turpëruan flamurin shqiptar.
Grupi “Plisat” në faqen e tij zyrtare në Facebook, në 9 tetor, pra tri ditë para ndeshjes postoi një status me këtë përmbajtje: “POLAKT NA SI DOJM”.
Arsyeja nuk thuhet por dihet se “Plisat” nuk i duan polakët sepse tifozët polakë të “Legias” në një ndeshje kanë pasur një poster ku shkruhej se “Kosova është Serbi”.
Dhe që nga ky moment “Plisat” iu shpallën luftë polakëve.
Polonia është vendi i parë sllav që njohu pavarësinë e Kosovës që në 26 shkurt 2008, nëntë ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë. Polonia ka kontigjentin e gjashtë për nga numri i ushtarëve në KFOR dhe të pestin ndër vendet e NATO-s. Pra janë serbët ata që kanë arsye të thonë se nuk i duan polakët.
E megjithatë janë “Plisat” shqiptarë të Kosovës ata të cilët nuk i duan polakët.
“Plisat” erdhën posaçërisht në Tiranë, në 2015 kur “Legia” e Varshavës luante kundër “Kukësit” për t’ u përleshur me tifozët polakë dhe për të hedhur gurë në fushë.
Atëherë “Plisat” i prenë veshin një tifozi polak, një veprim barbar ky që u bë lajm ndërkombëtar. Pasojat për sjellje të tilla të tifozëve dihen, gjoba dhe dënime të tjera.
Statusi i 9 tetorit në faqen e “Plisave” ishte sinjali për sulm ndaj polakëve në 12 tetor në Tiranë.
Nuk është hera e parë që Grupi “Plisat” kryen akte të dhunshme me pasoja të rënda në ndeshjet e kombëtares shqiptare.
Në 2017 “Plisat” shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes Itali-Shqipëri në Palermo duke hedhur fishekzjarre dhe me këtë rast grupi deklaroi këtë veprim e bëri si ndëshkim ndaj FSHF që nuk i dha bileta grupit për ndeshjen Shqipëri-Izrael.
Arsyeja e pathënë për të cilën grupit nuk iu dhanë bilëta për ndeshjen me Izraelin është se kishte dyshime që anëtarë të tij do të kryenin akte të dhunshme me motive islamike gjatë ndeshjes.
Që pas asaj që ndodhi në Palermo grupit “Plisat” duhet t’ i ishte ndërprerë partneriteti me FSHF dhe të ishte ndaluar prania e tij në stadiumet e Republikës së Shqipërisë. Por nuk ndodhi kështu.
Edhe FSHF ka përgjegjësi kur nuk reagon ndaj grupeve të organizuar të tifozëve me të cilët ka partneritet.
Serbia përdor shumë lloje mënyrash në luftën e saj të posaçme kundër shqiptarëve.
Pas kësaj që ndodhi mbrëmë FSHF duhet të marrë një vendim për përjashtimin përgjithmonë nga stadiumet e Republikës së Shqipërisë të grupit të tifozëve “Plisat”, si emërtim dhe si individë.
Shërbimet e fshehta serbe sigurisht që përpiqen që të marrin nën kontroll edhe grupet e organizuar të tifozëve për t’ i përdorur ata për të dëmtuar kombëtaren shqiptare të futbollit që shihet nga serbët si shënjestër që duhet goditur në mënyra të ndryshme për shkak të simbolikës që përbën.
Heshtja e krerëve të “Plisave” për atë që ndodhi dje në Tiranë, si dhe akte të ngjashme më të hershme janë tregues se “Plisat” janë bërë, pa dijeninë e anëtarëve të tyre, por me dijeninë e krerëve të tyre, dora e zgjatur e shërbimeve të fshehta serbe.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e nderon Eqrem Zenelajn me titullin e lartë shtetëror-kombëtar, “Kalorës i urdhërit të Skenderbeut”

0
DEKORIM I PROF. EQREM ZENALAJT NGA SHTETI SHQIPTAR ME TITULLIN  „KALORÊS I URDHËRIT TË-SKËNDERBEUT“
Të nderuar mike dhe miqë të fb tim !
Zonja dhe Zotërinj !
Dje më datën:14.10.2021 pata nderin dhe kënaqësinë por edhe krenarinë të dekorohem me titullin e lartë shtetëror & kombëtar:Kalorës i urdhërit të Skenderbeut nga Presidenti i Shqipërisë z.Ilir Meta!
Falënderoj propozuesit: Akademinë Shkencore Mbarëkombëtare : Rrënjët Tona“-në krye me Dr.Ing.Stefan Pingulin & Eruditin Prof.Ing.Sazan Guri, Akademinë Kulturore Artistike:Mirëdita , në krye me Pjetër Markun & Aleksandër Ndoja e në mënyre të veçantë tdhetarët: Gjeneral Ded Prendi-këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit, Ing.Kol Dedaj: “Nderi I Pukës“ – nip i Heroit të Kombit NOC Nark Deda si dhe atdhetarin e madh Dod Lulin. Shoqatën e Artistëve dhe krijuesëve Shqiptarë në Austri : “Aleksandër Moisiu“ në krye me Mr.sci.Hazir Mehmetin – veprimtar i kombit dhe : Ambasador Nderi i Vjenës-iluministin dhe autor i shumë librave.
Gjithashtu Shoqatën e mësuesëve shqiptarë :“Naim Frashëri“ ne Austri , në krye me z.Miradije Berishaj( Kabashi) dhe të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij kontributi dhe evenimenti dekorimi ne Tirane si: Rektorin e Universitetit Publik „Ukshin Hoti“ në Prizren Prof.dr.Samedin Krraba dhe Prorektoren zonjën Albana Plakiqi , Ish Zv.Kryeministrin e Kosovës z.Ramë Manaj, Nipin e Shaban Polluzhës z.Xhavit Kastrati (Polluzha), Prof.dr.Muhamet Mala e të tjerë!
Juaji Prof.dr.Eqrem Musli Zenelaj

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman: E falënderoi për mbështetjen e pareshtur të Kanadasë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe ambasadori jorezident i Kanadasë për Kosovë, z. Alan Bowman u takuan sot për të diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dhe bilaterale ndërmjet dy vendeve. Mbështetja e Kanadasë për Kosovën dhe popullin e saj ka filluar herët, në momentet më kritike, dhe nuk ka reshtur për asnjë moment.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin kanadez për pranimin e 7 mijë refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dhe ndihmën e dhënë në luftimin e COVID-19. Kryeministri Kurti shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj për integrim dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, teksa veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftimit kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, ballafaqimit me të kaluarën, dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal.

Për ambasadorin Bowman, i cili është ambasador rezident në Zagreb të Kroacisë, kjo ishte vizita e parë në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Ai e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe i uroi suksese në përgjegjësitë e tij të reja pas fitores në zgjedhjet parlamentare të këtij fillimviti. Kanadaja do të vazhdojë përkushtimin e saj ndaj Kosovës, u shpreh ambasadori Bowman. Ai theksoi se demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe tregu i lirë janë vlera të përbashkëta të Kanadasë dhe Kosovës.

Të udhëhequra nga këto vlera, Kosova dhe Kanadaja janë dy vende që janë dëshmuar me mikpritjen e refugjatëve nga Afganistani.

Kryeministrit Kurti dhe ambasadori Bowman po ashtu diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë e tërheqjes së investimeve në Kosovë, sidomos në fushën e teknologjisë informative, ku Kosova ka shumë potencial.

Votoni Dr. Ahmet Blakajn , njeriun që do të angazhohet e mendoj për ju

2

Dr. Ahmet Blakaj është ndër mjekët më të njohur në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos në anën e Istogut dhe të Pejës.

Pas përvojës së gjatë si mjek-specialist, ka kohë që e udhëheq ordinancen e vet private si fiziatër – kiroprakter në Vitomiricë të Pejës. Dr. Ahmeti njihet për kontributin dhe kujdesin e tij jo vetëm si mjek-specialist në fizioterapi e si kiropraktiker, por edhe për angazhimet e tij për komunitetin ku jeton, andaj fakti që ky mjek me përvojë kaq të madhe i ka hy garës si kandidat në asamblene komunale në Pejë në radhët e VV, është një lajm i mirë për të gjithë, pasi Dr. Ahmet Blakaj është të thuash një person jopartiak dhe i njohur për humanizmin dhe gjykimet e tij kritike.

Megjithëse portali Drini është krejt i paanshëm për zgjedhjet lokale që mbahen pasnesër në mbarë Kosovën, pra edhe në komunën e Pejës, megjithatë kur është në pyetje Dr. Ahmet Blakaj, fiziatri dhe kiropraktikeri i njohur, gjithsesi na duhet të marrim anë për të, pasi angazhimi dhe preokupimi i tij është vetëm ai që duhet të jetë për një njeri të kulturuar: Atdhedashuria!

Votojeni Dr. Ahmet Blakajn, pasi duke votuar për të ju votoni për njeriun që angazhohet dhe mendon për ju.