Kreu Blog Faqe 1532

Vota për Rrustëm Berishën, kryetar të Pejës, është votë për prosperitet dhe për zhvillim

3

Skënder MULLIQI

Shpërbërja e dhunshme e ish –Jugosllavisë,Berishën e zuri në luftën e pavarësisë së Kroacisë, ku kishte luftuar në anën e kroatëve.Biografia e Rrustem Berishës njerit ndër bijët më të shquar të kombit është e gjatë dhe e bujshme , plotë sakrifica në mbrojtje të kombit dhe atdheut. Lufta për çlirim nga okupatori serb , komandant Berishën e zuri në frontet e luftës madhshtore të Kosharës .

Në ketë vend të shejtë për shqiptarët ,ku u shkrua liria dhe pavarësia më germa të arta, Rrustemi, bashkë më komandantët Sali Çekaj , Agim Ramadani etj, duke thyer kufirin e hekurt deri atëherë shqiptaro-shqiptare , bashkë më bashkëlufetarët e shumtë, për herë të parë në histori, përmbysën ëndrrat për Jeruasalemin , si logjikë mesjetare serbe. Rrefimi për luftën e Kosharës dhe madhështinë e saj është e gjatë sa është i gjatë vargu i atyre që luftuan për liri dhe pavarësi në kufij dhe gjithandej Kosovës…

Berisha pas luftës kishte shumë funksione shoqërore politike . Rrustëm Berisha si Ministër i Forcave të Sigurisë, punoi drejtë një bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe the Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila gjatë mandatit të tij , u shendrrua pas një kohe të gjatë në USHTRI .Këto janë sigurisht pak rreshta, se ka njeriu shumë për të thënë dhe për të shkruar për përsonalitetin e Rrustëm Berishës.

Në zgjedhjet e radhës lokale , Rrustemi është kandidat për kryetar të Pejës, nga radhët e AAK-së, dhe secili njeri i cili e don atdheun dhe kombin , secili njeri që e vlrëson punën dhe vyrtitin e lartë njerëzor e kombëtar , duhet ta voton Rrustem Berishën .Vota për z. Berisha është vote për të gjithë qytetarët pejanë. Është votë për prosperitët dhe zhvillim.

Afganistan, sulm në Kandahar: masakër në një xhami gjatë lutjeve të së xhumasë

1

Një sulm sot me 15 tetor 2021 shkaktoi një masakër në xhaminë Bibi Fatima në Kandahar, Afganistan: të paktën 32 të vdekur dhe 45 të plagosur sipas televizionit satelitor al-Jazeera. Afganistani Tolo News, i cili ende raporton një numër viktimash prej 16, citon dëshmitarë se tre shpërthime ndodhën gjatë lutjeve të së Premtes.

“Forcat speciale të Emiratit Islamik mbërritën në vendngjarje për të përcaktuar natyrën e incidentit dhe për të sjellë autorët para drejtësisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të qeverisë talebane, Qari Saeed Khosti, në një deklaratë të lëshuar nga faqja e lajmeve Aamaj News e cila fillon duke deklaruar se “jemi të pikëlluar kur mësojmë se një shpërthim ndodhi në një xhami të vëllezërve shiitë në rrethin e parë të qytetit të Kandahar, në të cilin disa nga bashkatdhetarët tanë u vranë ose u plagosën”.

Lajmet nga Kandahar vijnë pasi të Premten e kaluar u shënjestrua një xhami e frekuentuar nga Shiitët në Kunduz, në veri të vendit, me një pasojë, që sipas BBC fliste për të paktën 50 vdekje edhe nëse burime të tjera raportonin buletine shumë më serioze. Ajo masakër u pretendua nga dega lokale e IS (Is-K).

Oda e Avokatëve të Kosovës në kurthin e Prontomafisë…, tash do të zhvilloj procedura disiplinore ndaj avokatit Ramiz Krasniqi

0
Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë
Prokuroria Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), respektivisht Prokurori Disiplinor i saj, Rexhep Veseli, bazuar gjoja në “Rregulloren për Procedurën Disiplinore” dhe duke vendosur sipas fletparaqitjes disiplinore të ushtruar me nr. 08/20 të datës 03.02.2020 nga prokurori i shtetit Sylë Hoxha kundër avokatit Ramiz Krasniqi, ia ka parashtruar OAK propozimin për zhvillimin e procedurave disiplinore, duke propozuar me këtë rast që zotit Krasniqi t’i shqiptohet masa disiplinore që parashihen konform nenit 118, paragrafi 1.3 të Statutit të OAK lidhur me nenet 5,6,7,8 dhe 38.
Sipas parashtruesit të këtij propozimi, avokati im Ramiz Krasniqi, paska përdorë shprehje “jo adekuate në fjalën përfundimtare me shkrim në lëndën që ndërlidhej me rastin tim (Shih librin e Avokat Ramiz Krasniqit: “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj Dr Sadri Ramabajës – Fasdë legale e krimit, botues NGBT “ILIRI”, Prishitnë 2021, f.104 – 123).
Përveç fjalës së mbrojtjes të avokatit tim, si provë materiale për akuzën e ngritur, ish prokurori të cilit tashmë dihet se i ka dështuar lënda, sjell si provë edhe intervistën e Ramiz Krasniqit dhënë emsionit INTERAKTIV të TV, të datës 22.01.2020 dhe atë për portalin Kallxo.com të datës 22.01.2020.
Sipas Sylë Hoxhës, por duket se edhe sipas drejtuesve të OAK, respektivisht Prokurorisë Disiplinore të saj, pohimi i avokatit tim se aktakuza ndaj meje, “nuk ishte e Sylë Hoxhës, por e Hashim Thaçit” dhe se “Sylë Hoxha nuk duhet të frigohet nga askush, pos nga ndërgjegjia e tij e sëmurë” dhe sidomos ky i fundit që i hidhte për tokë maskat e gjithë „aktorëve“ të atij teatri absurd, tek pohonte se prokurori Sylë Hoxha “komplet ka treguar se është pjesë e Klanit PRONTO”, sipas logjikës së sëmurë të Sylë Hoxhës me Co, na qenkan në kundërshtim me “aktet normative të OAK” dhe për rrjedhojë ndaj tij duhe ttë mirren masa disiplinore dhe ët ndëshkohet rënd!
OAK po të vepronte konform akteve normative të saj dhe sidomos konform kodit etik e profesional, do të duhej, nëse jo për asgjë tjetër, pikërisht në për mbrojtje të Etikës profesionale, ligjshmërisë, por edhe për guximin profesional e qytetar që ka dëshmuar, ta shpërblente avokatin Ramiz Krasniqi.
Por, jo, si për të dëshmuar edhe njëherë se ky institucion, si gjihtë mekanizmi zingjiror i Drejtësisë në Republikën tonë, vazhdojnë të mbesin të kapur, ajo tumirë kërkesën e Sylë Hoxhës dhe sojit të tij! Shih për këtë, ky institucion i Drejtësisë, për datën 25 tetor 2021, i dërgon ftesë avokatit tim për pjesëmarrje në shqyrtimin kryesor në lidhje me Propozimin e Prokurorit Disiplinor!
Madje që të dëshmojë përkushtimin për t’i shërbyer klaneve të interesit brenda kësaj Ode, Zyra e Prokurorit Disiplinor, kësaj radhe, ka shkar më larg se do të mund të mirrej me mend edhe nga profanët e drejtësisë, duke konstatuar pa farë mbulese logjike a prove materiale binëdse, se na qenkan “plotësuar kushtet për tu zhvilluar procedura disiplinore ndaj avokatit Ramiz Krasniqi”, meqë ai nuk na e paska ruajtur autoritetin e prokurorit të shtetit!
Për njohësit e sistemit tonë të drejtësisë, por në veçanti për ata që kanë përcjell lëndën që qe kodifikuar si “Shteti kundër Dr Sadri Ramabajës”, e që avokati Krasniqi e ka përmbledhur tashmë në librin e tij që zumë në gojë, është fakt notar se, jo vetëm autoritetin e Prokurorisë si institucion shtetëror dhe Sistemin e Drejtësisë në tërësi, por edhe të vet Republikën, e kanë shkelur e nëpërkëmbur pikërisht ata që më linçuan mua si ideolog të terrorizmit, e më pas ma bënë demonizimin publik të koordinuar nga organet e Shtetit.
Njëri nga këta linçues e demonizues special, është pikërisht Sylë Hoxha, që tutje vazhdon të betet pjesë e sistemit të drejtësisë! Por, meqë tashm ka moshën e pensionit, e meqë LDK-ja nuk e bëri dot deputet, ai vazhdon të livadhisë në kullosat pa tatim të OAK-së, në vend se të sillej para drejtësisë.
Unë e kisha parasysh se vendimi i Gjyskatës së Apelit për ta refuzuar në tërësi akuzën që ndërlidhej me vepra të rënda kundër Shtetit, që më trajtonte mua si ideolog të terrorizmit (sic!), e ka goditur keq Prontomafinë dhe rrjetin e saj në sistemin e Drejtësisë, e nu do ët linin gur pa lëvizur për t‘m[ ngritur akuzë të re, ashtu si edhe bën. Nëdrkaq tashti intenca për zvarritjen e procesit nga një seancë në tjetërën, me ç’rast Prokuroria nuk i sjellë dot në sallë për muaj të tërë as dëshmitarët e saj të veshur nga Sylë Hoxha dhe krerët e SHIK-ut me veladonin e “dëshmitaërve anonim”, ata gjithësesi se do të përpiqeshin të bënin farë skandali me çka do ta shtynin në kalendrat greke betejën time të radhës për drejtësi. Po, nuk kishte si t‘më shkonte mendja kurrë se pikërisht organi më i larët i avkatisë, Oda e Avokaëtve, do të ishte segmenti i parë që do të futej në lojën e radhës për të vazhduar me padrejtësinë e një drejtësie të padrejtë, duke ma sulmuar tashti avokatin tim, z Ramiz Krasniqi.
Duke lexuar ftesën në fjalë të Zyrës Disiplinore të OAK, jo rastësisht në mendje më erdhi emri i njërit prej jurisëtve më të njohur austriak të shek.20-të, Hans Kelsen, të cilit i detyrojmë konceptin „Shteti i së drejtës“. Ai, në traktatet e tij juridike, të publikuara në fillim të shek.20-të, angazhohej për përkufizimin e kornizimin e fuqisë së Shtetit gjithmmonë duke pasur në vëmendje mbrojtjen e parimeve të Shtetit të së drejtës.
Prandaj ai pledonte për ndërtimin e një “Shteti në të cilin normat juridike janë të hierarkizuara në mënyrë që fuqia e tij të jetë e kufizuar”.
Në këtë model, çdo normë merr vlefshmërinë e saj në përputhje me normat bazike të Shtetit të së drejtës.
Në përputhje me këto parime, më pas u ngrit e u selit Shteti modern, ku “asnjë nuk është mbi ligjin”, e nuk mund të jenë përjetësisht, rrjedhimisht as grupet e interesit që sot kanë gjetë strehë në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Për Doktor Berishën!

4
Për Doktor Berishën.
Sot Ai është shtatëdhjeteshtatë.
Dhe sot na duket më i ri se kurrë.
Pse!
Sepse pas 2013 të huajt, antikombëtarët e rrëmbyen Shqipërinë dhe po e shqyejnë pa dhimtë, me një grykësi parake.
Sepse 2013 nuk ishte humbje e Berishës por rënje e Shqipërisë.
Ajo katastrofë mund të përkufizohet me vargjet e famshme:
O çfarë rënje qe ajo, O Qytetarë,
Ahere ju e unë, të gjithë ramë,
Dhe tradhëti e gjaktë mbretëroi mbi ne.
“O, what a fall, o citizens !
Then you and I and all fell down,
And bloody treason reigned over us”
Sot kthimi i Berishës ngjan me kthimin e De Golit. Gjenerali pat thënë se dëgjoi zëra nga qielli.
Berisha padyshim dëgjoi rënkimin e Shqipërisë. Rënkim që ngjesh shpirtërat e plagosur, që thërret gratë e burrat, që tund varret e ngjall të vdekurit.
Shqipëria ka nevojë sot për Berishën, e burra e gra të pamposhtur si Ai.
A do e dëgjojmë thirrmën e Atdheut?
A do bashkohemi me programin e ringjalljes?
Kjo as që vihet në dyshim.
Sorristët i kanë bërë llogaritë gabim, edhe me Shqipërinë edhe me Doktor Berishën. Ata menduan se duke i vënë çizmen në fyt Shqipërisë do i marrin shpirtin. Menduan se duhet hequr edhe pengesa e fundit që është Berisha. Dhe deshën ta kapin “tigrin” për bishti.
Kur të bashkohemi, me ne do jetë gjithë bota e qytetëruar. Dhe Amerika në radhë të parë.
Sepse Amerika do e shkundë krifën e luanit duke hedhur në oqean mortjen sorrizëm.
Dhe ahere do flasë me thirrjen legjendare “Lafayette We Are Here!”
Do thë thotë: Shqiptarë We Are Here!
Ai do jetë zëri i Amerikës së vërtetë, i Willsonit, i Bushëve e Klintonit. Dhe jo zëri i kukuvajkave.
Sot, pra, kemi një detyrim më shumë, një mejtim më të thellë, e njëkohësisht edhe një urim bese për Berishën.
Të mblidhemi aty, se zëri i Tij është thirrja e Shqipërisë

Francesco Jacomoni: “Xhafer Deva organizoi pritën kundër Atë Shtjefën Gjeçovit!”

Përktheu nga anglishtja: Agim Morina, Londër
Duke qenë se sot ësht përvjetori i vrasjes së studiuesit dhe atdhetarit të shquar, Shtjefën Gjeçovi, po e publikojmë këtë dokument mjaft kundërthënës që gjendet në National Archives të Londrës, seksioni i zyrës së Luftës (War Office) rreth atentatit të organizuar kundër Sh. Gjeçovit. Dokumenti mban datat 1 korrik 1944 – 30 nëntor 1944, nën titullin “Personalitetet shqiptare”.
Me kapitullimin e Italisë, në shtator 1943, forcat aleate arrestuan dhe morën në pyetje të gjithë personat e rëndësishëm që i shërbyen fashizmit italian. Ndër ta, nga personeli britanik, u mor në pyetje edhe Francesco Jakomoni (1893-1973), mëkëmbësi i mbretit të Italisë në Shqipëri. Nga Jakomoni u kërku që të jepte informacione rreth personaliteteve shqiptare. Përveç të tjerëve, Jakomoni përmend edhe Xhafer Devën, një tjetër veprimtar politik shqiptar, por për të pretendon se ka pasë dorë në atentatin kundër Shtjefën Gjeçovit.
Jakomoni që duket se ka një qëndrim tejet armiqësor kundër z. Deva, e qun atë “agjent të Beogradit” që “ësht përfshi në aktivitete politike që synojnë dëmtimin e interesave të bashkatdhetarëve të tij në Kosovë dhe veçanërisht në Mitrovicë që nga fillimi i pushtimit serb të Kosovës”. Sidoqoftë, Jakomoni nuk harron me theksu një fakt interesant se Deva ishte kundëritalian.
Në vazhdim Jakomoni pohon se “[p]atriotët shqiptarë bënë dy atentate kundër Xhafer Devës”, për shkak të veprimtarisë së tij kundër deputetëve shqiptarë në krye me Ferhat Dragën. Se aj kishte qenë “anëtar i komisionit për reforma agrare, i cili nën pretekstin e “reformës agrare” ua mori tokat dhe pronat e shqiptarëve.”
Akuzat e Jakomonit janë tejet të rënda. Por më e rënda ësht akuza se Xhafer Deva kishte gisht në atentatin kundër Shtjefën Gjeçovit. Aj thotë fjalë për fjalë:
“[Xhafer Deva] [o]rganizoi prita në bashkëpunim me xhandarmërinë, të cilët vranë patriotë shqiptarë, si p.sh. atdhetarin e madh dhe shkrimtarin Atë SHTJEFËN GJEÇOVIN (origj. STEFANO GJECOF), i cili u vra në një pritë midis MITROVICËS dhe PRIZRENIT.
Të gjitha këto pohime në këtë raport duhet të merren me rezerva të mëdha. Duke qenë se Jakomoni ka qëndrim tejet armiqësor kundër z. Deva, çdo pohim i tij duhet të merret me kokrra krype. Xhafer Deva për kohën që flet Jacomoni ka qenë i ri dhe ka qenë kryesisht larg Mitrovicës. Deri në vitin 1922 ka qenë në Robert College të Stambollit, ndërsa pas këtij viti, për një kohë ka qenë në Egjipt, si punëtor në një bankë. Duke qenë se vunte nga reumatizmi, shkoi në Vjenë për trajtim mjekësor dhe në të njejtën kohë nisi studimet në pylltari, për shkak se kishte një biznes familjar që merrej me përpunimin e drurit. Në Mitrovicë Deva u kthy në vitin 1933. Kështu, pohimet e Jacomonit për veprimtarinë e Devës deri në këtë vit duken mjaft të paqëndrueshme. Aq më shum lidhja me atentatin kundër Gjeçovit në vitin 1929, kohë kur Deva, si duket, ishte në studime.
Mirëpo, pasi ky ësht dokument i arkivuar, ne po e botojmë për të hapur shtigje të reja hulumtimi për studiues të ndryshëm për këtë periudhë të historisë shqiptare, e në veçanti për biografitë e dy protagonistëve të jetës kulturore e politike shqiptare, Gjeçovit dhe Devës.
A. M.
DOKUMENT
(botohet për herë të parë)
Xhafer DEVA. – Me prejardhje nga GJAKOVA, ku ka ende të afërm që jetojnë aty; babai, bashkë me vëllezërit e tij, merret me tregti në MITROVICË.
Shkollën e mesme e ka mbaru në Robert College të Stambollit dhe më pas ësht kthy në MITROVICË, ku nisi jetën tregtare. Ësht inteligjent, dinak e aktiv dhe ia ka dalë të krijojë një pasuri të konsiderueshme, duke fitu një nam të caktuar në qarqet tregtare të MITROVICËS. Përveç aktiviteteve tregtare, aj pati shfaqë një interesim të madh për politikë gjatë regjimit JUGOSLLAV.
Mund të thuhet se ësht përfshi në aktivitete politike që synojnë dëmtimin e interesave të bashkatdhetarëve të tij në KOSOVË dhe veçanërisht në MITROVICË që nga fillimi i pushtimit serb të KOSOVËS. Si renegat, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ishte agjent i BEOGRADIT dhe i autoriteteve lokale, nëpërmjet të cilëve shkaktoi çdo lloj shpërdorimi dhe keqtrajtimi kundër ITALIANËVE.
Në aleancë me serbët, dhe me ndihmën e forcës së armës, organizoi zgjedhjen e deputetëve në zona të ndryshme zgjedhore të KOSOVËS, të cilët e mbështetën atë në qeverinë qendrore dhe i mundësoi që të krijojë një ndikim lokal, që e përdori në dëm të SHQIPTARËVE.
Me këtë precedent, natyrisht, aj ra në konflikt me Ferhat DRAGËN dhe grupin e bashkëpunëtorëve të tij. Ky konflikt zgjati deri në vitin 1924, kur Ferhat DRAGA si kryetar i partisë SHQIPTARE në qeverinë JUGOSLLAVE bashkë me 20 deputetë u burgosën nga qeveria BEOGRADIT për një periudhë prej katër vjetësh.
Natyrisht, DEVA dhe agjentët e tij JUGOSLLAVË ndihmuan në masë të madhe, me intrigat e tyre, duke ndiku te qeveria, e cila ndërmori një hap të tillë. Patriotët shqiptarë bënë dy atentate kundër Xhafer DEVËS. Derisa Ferhat DRAGA dhe miqtë e tij ishin në burg, Xhaferi kishte mundësi t’u sillte dëm shqiptarëve, të cilët, të privuar nga udhëheqësit e tyre, nuk ishin në gjendje t’i bënin ballë presionit JUGOSLLAV. DEVA gjithashtu lujti një rol të madh në kolonizimin SERB të KOSOVËS.
Aj ishte anëtar i komisionit për reforma agrare, i cili nën pretekstin e “reformës agrare” ua mori tokat dhe pronat e shqiptarëve. Pasi DRAGA dhe patriotët e tjerë shqiptarë u lanë të lirë, shkruesi e riorganizoi partinë atdhetare shqiptare me DRAGËN në krye të saj. Kjo parti, duke vepru në emër të pakicës SHQIPTARE, që më parë ishte nën ndikimin e JUGOSLLAV, u bë shumë aktive.
Gjatë kësaj periudhe prej rreth 9 vjetësh mund të pohoj se DEVA ishte armiku jonë më i keq. Bashkë me agjentët e tij JUGOSLLAVË na shkaktoi gjithfarë telashesh. Dha informata për të gjithë agjentët dhe patriotët tanë, të cilët, natyrisht, u burgosën nga JUGOSLLAVËT. Organizoi prita në bashkëpunim me xhandarmërinë, të cilët vranë patriotë shqiptarë, si p.sh. atdhetarin e madh dhe shkrimtarin Atë SHTJEFËN GJEÇOVIN (origj. STEFANO GJECOF), i cili u vra në një pritë midis MITROVICËS dhe PRIZRENIT.
Në bashkëpunim me Qeverinë e BEOGRADIT dhe me Sherif VOCËN, ish-deputet SHQIPTAR i MITROVICËS, gjithashtu një agjent JUGOSLLAV, i cili u vra para konfliktit në JUGOSLLAVI, ishte aktiv në mesin e popullatës shqiptare në KOSOVË duke kërku që të betoheshin se ishin TURQ dhe në këtë mënyrë i detyronin të emigronin në Turqi sipas kushteve të marrëveshjes së famshme JUGOSLLAVO-TURKE. Me një fjalë, DEVA ka qenë armiku më i keq i shqiptarëve, dhe i ITALISË e FASHIZMIT. Aj është i përçmuar prej shumicës dërrmuese të KOSOVARËVE, dhe në e përreth MITROVICËS për mbrapshtitë e tij.
Në qytetin e MITROVICËS, sidomos në qarqet e biznesit, konsiderohet i rrezikshëm për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me autoritetet lokale dhe për këtë arsye gëzon njëfarë ndikimi. Pas pushtimit gjerman të MITROVICËS, DEVA vazhdoi aktivitetet e tij të rrezikshme. Pasi u martu me një artiste të kabaresë me origjinë AUSTRIAKE, dhe duke qenë se e fliste GJERMANISHTEN, ia doli të lidhej me GJERMANËT lokalë dhe miqtë që e kishin braktisur iu bashkuan prapë nga friga e fuqisë së tij, për t’u bërë dëm. Natyrisht, grindjet e vjetra midis DRAGËS dhe DEVËS u shfaqën përsëri. GERMANËT, dyshues ndaj DRAGËS dhe miqve të tij, për shkak të aktiviteteve të tij në lëvizjen për të bashkuar MITROVICËN dhe SHQIPËRINË, ia imponuan DEVËN SHQIPTARËVE dhe e bënë anëtar të këshillit të pakicave SHQIPTARE në SERBI.
Përfundim:
Xhafer DEVA ësht anti-ITALIAN, dhe e njoh personalisht si një njeri të pabesë dhe dinak. Ai nuk ka asnjë arsye që të bashkëpunojë me ne dhe parapëlqen të shohë MITROVICËN të mbetet përgjithmonë në duart e GJERMANËVE, sepse ësht në marrëdhënie të mira me GJERMANËT. Edhe pse një ditë GJERMANËT do të evakuohen nga ky teritor dhe ky do të kthehet nën sundimin e një shteti eventual serb, aj e parapëlqen këtë zgjidhje dhe jo ta shohë atë të bashkuar me SHQIPËRINË, pasi bashkimi me SHQIPËRINË do ta privonte atë nga gjithë ndikimi personal dhe do të shkonte kundër të gjitha interesave të tij.
Në të vërtetë, aj përçmohet nga të gjithë shqiptarët.”
Shënim:
Dokumenti asht zbulu nga Bejtë Destani, drejtor i “Institutit të Studimeve Shqiptare”, Londër, ndërsa u përkthy dhe u përgatit për publikim nga A. Morina.

Rrreth përmbajtjes së këtij teksti është zhvilluar (sigurisht edhe do të vazhdoj të zhvillohet), një debat kritik i nivelit të duhur kulturor në faqen e fb të z.Agim Morinës, prandaj Drini e pau të arsyeshme që ta bart për lexuesit e tij debatin aktual rreth temës që i ofrohet opinionit publik shqiptar.

    • Agim Morina

      Për “ujin që fle dhe armikun që nuk fle” Enver Hoxha ka dhënë shpjegime shumë më të sakta e më të argumentuara. Natyrisht, në emër të kësaj budallakie shembullore, bënte retushime, fshinte persona prej fotografish e shpesh ua “fshinte” edhe jetën “armiqve”. Si të lihet të lëshojë rrënjë kërcënimi anglo-amerikan duke botuar dokumente? Dhe Byroja Politike në mesditë u mblodh dhe…
      Vërtet, qysh lihet armiku me “luftën speciale” të depërtojë përtej linjave të Partisë së Punës? Suksesi i pafund i Udhëheqësit të Madh, pastaja, theu bllokadat, ktheu pataten në bukë dhe duke ngrënë bar kualitativ sovjetik, jugosllav dhe kinez, përhapi kudo në botë dritën e lirisë dhe çliroi popujt e prangosur. Mbi të gjitha ruajti të paprekur barin shqiptar, që shqiptarët të kenë çfarë të hanë në shekujt e ndritur që vijnë.
      Marrsh nga jetët tona Udhëheqësi Ynë i math! Rrofsh sa malet!

      Uk Lushi

      Agim Morina, Enveri ka qenë specialist në fabrikime.
      Lajmi i rremë apo dokumenti që gënjen është evidencë, por evidencë e sajuar. Evidenca e sajuar, si thua ti, duhet të prezantohet dhe diskreditohet dhe si e tillë është e pavlefshme.
      Nuk e kuptova çfarë ka Enveri me komentin tim!

      Agim Morina

      Prej asaj që shkrove dhe faktit që nuk reagove me ndonjë pëlqim për punë e Bejtës e timen, krijova përshypjen se ty nuk t’u duk në rregull publikimi i këtij dokumenti. “Pëlqimi” këtu nuk asht pëlqim i asaj chfarë thotë Jacomoni, por chfarë pune asht ba për zbulimin, përkthimin dhe publikimin e dokumentit. Kështu, unë e Bejta po bahemi diqysh pjesë e “luftës speciale”. Natyrisht, nuk hahet për së ambli me qenë e kundërta.

      Uk Lushi

      Agim Morina nuk mund fajësohet për përmbajtje të një mesazhi ai ose ajo që vetëm e bartë ose zbulon një mesazh!!
      Ti je veç medium dhe bën mirë që e tregon ekzistencën e dokumentit në plotëni. S’kam si ta pëlqej apo mospëlqej çfarë ke botuar.
      Nuk e pata fare me ju.

      Agim Morina

      Të falënderoj, pra, Uk!

       

      Kastriot Berberi Llb Uk Lushi ne Shqiperi Xhaferr Deva njihet si vrases dhe tradhetar. The eveidenca verteton qe ai eshte edhe vrases dhe tradhetar.

      Një metodē e luftës speciale e armikut është të prodhojë dokumente të pabaza dhe t’i arkivojë ato. Nuk do te habitem nëse në arkivat serbe ndonjë armik serb apo tradhëtar shqiptar nesër të del me pohimin se Adem Jashari ka punuar për jugosllavêt. Krejt çka kam lexuar dhe në të gjitha bisedat me krejt shqiptarët që e kanë njohur Xhafer Devën ai del patriot shqiptar. Atentati që është bërë në Kinosha të Wisconsin në vitet 1970 nga Jugosllavia dhe ku është vrarë një bashkëpunëtor i Devës target ka qenë Deva. Poashtu ka gënjeshtra së Deva ka punuar për CIA. Ai ka ndarë mendimet dhe vlerësimet e tij me organet e shtetit amerikan dhe kurrë s’ka punuar si spiun. Letrat dhe veprimtaria e tij në Amerikë tregojnë një njeri me dije dhe vizion politik, natyrisht në tufan historik, por qe gjithmonë ka pasë busullê interesin shqiptar.

    Fatlumi Sadiku

    Nje prej pasaktesive me te medha qe qarkullon eshte poashtu prejardhja gjakovare e Deves. Devat e Xhaferit kane qene muhaxhere te Toplices dhe nuk kane te bejne me Devat e Gjakoves.
    • Agim Morina

      E saktë. Baba i Xhaferit, Ibrahimi, ka le e asht rritë në Nish dhe aty e ka mbaru Ryzhdijen. Dy herë ka qenë kryetar i bashkisë së Mitrovicës në periudhën otomane dhe aj ka qenë personi që asht dashë m’ia dorëzu qytetin pushtuesit serb. Ka vdekë në Mitrovicë me 5 mars 1938. Kështu pohon vetë Xhaferi në kujtimet e tija.
  • Ilir Seci

    Baca Agim Morina u ke dhane “material” enveristave qe kane me e ba fakt te kryem kete fabrikim te Jakomonit…Jakomoni paska harrue me shtue se Deva ka helmue edhe Gjergj Kastriotin-Skenderbeun ne Lezhe, ia ka pre kryet Ali Pashe Tepelenes…dhe ka gisht edhe ne vrasjen e Isa Boletinit…

    …Xhaferr Deva ka jetue ne SHBA deri sa vdiq, ne Palo Alto, Kalifornia…ka mbajte edhe ligjerata ne Akademine Ushtarake në West Point, NY.
    • Agim Morina

      Ilir, enveristat kanë vra me dhjeta e qinda priftën dhe ata nuk i lan as Adriatiku për krimet ma të tmerrshme që i kanë ba kundër klerikëve katolikë, kolegëve të Gjeçovit. Ndërsa ky asht një dokument që duhet me u lexu si chdo dokument tjetër. Asht shkru, asht arkivu prej britanikëve dhe asht dokuement me qasje publike. Një ditë kjo ka pasë me dalë. Ka mujtë me dalë shum ma i shpërdorun. Këtu del i saktë dhe me shpjegime përcjellëse që besoj janë të mjaftueshme për me u kuptu thelbi i problemit.
  • Jeton Sallahu

    Agim Morina, mirë që e nxjerre këtu, por siç edhe e paske sqaru, kjo nuk mund të jetë e saktë (Deva me vra Gjeqovin), madje nëse analizohet mirë Deva, del kogja burr i mirë. ..
    • Agim Morina

      Jeton, e ke kuptu mirë. Dokumenti asht dokument. Asht publik. Mundet me u keqpërdorë, mundet me u paraqitë ndryshe, me fragmente, me përkthime qëllimisht të shtrembnueme. Unë e kam qitë fjalë për fjalë ashtu qysh asht shkru. Nuk kam ndërru mendimin për Xhafer Devën asnjë fije. Aj mbetet për mue një nga politikanë ma të mirë shqiptarë, pa asnjë dyshim. Me e marrë të gatshme chfarë thotë Jacomoni asht naivitet foshnjor. Por me e hedhë menjanë një dokument pa e shqyrtu, asht po ashtu naivitet prej matufi.
      I kam lexu librat që janë botu për Xh. Devën dhe dokumentet e CIA-s që përmendin atë. Figura e tij kudo del tamam e një politikani që e din chka don. Por me e mshefë dokumentin, nuk ndihmon. Dikush një ditë doemos ka me e publiku. Kështu që dokumentet duhet me dijtë me i lexu. Pavarësisht chka pretendohet në to, duhen me u gjetë fakte të tjera për me dëshmu përfundimisht një pohim të caktuem.
    • Sylejman Krasniqi 

      Jeton Sallahu Çuditem se ku po ia lexoni të”mirat” e Xhafer Devës. Sadi intelektual i madh të ket qenë, nëse nuk i ka çmuar rrjedhat e kohës, del i dështuar.
  • Sylë Morina

    A. revista javore NIN. e vitit sjam i sigurt 1978 ka botu prej arhives mreteris.serbe se sh.gjeqovi eshte vrare prej nje zhandari serb dhe nje shqipetar i moshes se re 20vjeqar ne mes ruges gjonaj prizren . Kurse xhafer deva si atdhetar eshte nje nder patriotet me te mire te kohes.
  • Sali Bytyqi

    Agim, zakonisht ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të serbëve midis dy luftërave, gjatë Luftës së Dytë u bënë bashkëpunëtorë të italianëve e të gjermanëve; një pjesë e këtyre pas luftës u bënë me komunistët. Shembull e ke Din Arifin e Sferkës së Gashit, po edhe sot ke shembuj të atyre që ishin bashkëpunëtorë të serbëve deri dje, ndërsa pas luftës ishin në funksionet më të larta të shtetit të Kosovës!

Isa Boletini në kurthin serb

1

shkruan: Fahri Xharra

Prof. Dr. Hakif Bajrami në shkrimin e tij  të gjatë “Kush i tjetërsoi 68 fabrika dhe e “shiti” Kosovën?” ndër të tjerat shkruan; ”Si ta paralizojmë shqiptarinë: me luftë, me diploamci, apo me intriga të dyfishta duke vepruar tinëzisht për LUFTËN E PARË BALLKANIKE? Lidhur më pyetjën e parashtruar duhet shikuar: “Uput rada sa Arnuatima?“…

T’i ndihmojmë Aranutët të ngritën në kryengrtje kunder Padishahut; kur të marrin Arnautët forcë, që ta krijojnë shtetin, atëherë t’ua ndalim ndihmën dhe me një rreth evropian, ta ndersejmë Stambolln kundër Arnautëve 1910 (ËRRFIA – shtetrrethimi për varjen e shqiptarëve buz Rrugës Shkup-Përpellac, sepse në Kulinë, Llapjanët e gjuajtën Padishahun për herë të parë, me topa; e kur të lodhën të dy palët, atëherë me tërë fuqinë t’i sulmojmë dhe t’i djegim sikurse vepruam në Toplicë më 1877 (tetor- nëntor 1912), por jo pa ndihmën e Evropës, prej së cilës i kërkojmë jo më pak se 1000 oficerë të lartë (Ballkanikusi prap aty).

(Serbisë, Malit Zi, Bullgarsië dhe Greqisë i erdhën në ndihmë ,jo më pak se 614 oficerë të lartë evropian. ) https://a-news24.com/2021/10/kush-i-tjetersoi-68-fabrika-te-kosoves-dhe-e-shiti-kosoven/

Tani e kemi një storje tjetër ne Kurthin Serb për Isa Boletinin

Si rrjedhi kurthi serb ? Këte e gjejmë në shtypin serb :
https://jadovno.com/danasnjim-srbima-za-nauk-ovako-je-voja-tankosic-pregovarao-sa-arbanasima ;
https://twitter.com/jadovno1941/status/107458459281906892 ;
https://www.academia.edu/31272438/The_Great_War_And_Gender_Role_Inversion_The_Role_of_Suffraggete_Movement_in_the_Creation_of_European_and_American_Image_of_Serbia_1914-1918                                                                                                             http://srbinaokup.info/?p=11408
Политика: Воја Танкосић – мајор због кога је дрхтао бечки двор.                                  – Qazim Namani – Çetniku famëkeq serb, që ia mori peng dy djemtë Isa Boletinit! https://www.rtklive.com
https://jadovno.com/danasnjim-srbima-za-nauk-ovako-je-voja-tankosic-pregovarao-sa-arbanasima

Pra shënime sa të duash, por dora e shqiptarit shumë përtac dhe frigacak. Ne duhet që historisë sonë t’ia shkrujmë si të keqën ashtu edhe të mirën e saj.

Njëri ndër çetnikët që bëri krime të shumta ndaj shqiptarëve ishte edhe Vojisllav Tankosić. Vojislav Tankosić, lindi në Ruklada, në rajonin e Tamnavës afër Valevës, me 20 shtator 1880 dhe ka vdekur më 2 nëntor 1915. Familja e tij më parë kishte ardhur për të jetuar në rrethinën e Valevës, prej një zone boshnjake.

Siç shihet me veprimtarinë e tij, që e zhvilloi para luftërave ballkanike, i maskuar si shqiptar që veproi në trevat shqiptare të Maqedonisë së sotme dhe në Kosovë, la të kuptohet se kishte origjinë shqiptare nga Peshteri apo edhe Tregu i Ri (Novi Pazari).


Voja Tankosiq ne rroba shqiptari, pas kurthit që ia bëri Isa Boletinit

Vojislav Tankosiç, që nga fillimi i formimit të kësaj organizate ishte bërë aktiv me veprimet e tij. Ky grup e hartoi planin për vrasjen e çiftit mbretëror, Mbretin Aleksandër dhe Mbretëreshën Draga. Në natën e 10-11 qershorit 1903, Dragutin Dimitrijeviç Apis, e organizoi vrasjen e çiftit mbretëror në Pallatin e Vjetër. Tankosic, si i besueshëm i Dragutin Dimitrijeviçit Apis, gjatë këtij aksioni i ekzekutoi dy vëllezërit e Mbretëreshës Draga Mashin, gjatë komplotit të përmbysjes së mbretit Aleksandër Obrenoviç, për ta sjellë në fron mbretin, Petar Karagjorgjeviqin e Parë.

Vojislav Tankosiç, përveç që ishte anëtar i Dorës së Zezë (Cerrna Ruka), ai ishte bërë anëtar dhe i Bosnjës së Re, i cili edhe ishte akuzuar në përfshirjen për vrasjen e Franc Ferdinandit. Ai u arrestua nga qeveria serbe kur Gavrilo Principi e vrau Archeduke Franz Ferdinandin (28 qershor 1914), por u fal kur Austria e sulmoi Serbinë.

Eshtë pak e njohur – shkruan shtypi serb, që bisedimet me shqiptarë vazhdojnë me vite kurse fillimi i bisedimeve daton, që nga viti 1911.

(Да преговори са Албанцима кроз векове нису страни Србима, сведочи анегдота о Војиславу Танкосићу, српском војсковођи, који је на најлукавији начин однео победу у преговорима са најмоћнијим Албанцем тог времена. (https://www.opanak.rs/voja-tankosic/ )

Në foto e shihni Vojislav Tankosiqin i veshur me tirq e xhamadan të shqiptarëve, pra shtëpisë së  Isa Boletinit, aty ku ky kriminel bisedonte me Isën  për bashkëpunimin në mes tyre.

Para luftës me turq dhe fillimit të çlirimit të “tokave serbe” ( thonjëzat fxh ) nga Perandoria Osmane për serbët ishte e rëndësishme që shqiptarët mos t`i bashkangjiten kësaj lufte, sepse e vështirësojnë shumë luftën e njësive serbe; dhe  qeveria e Kohës i dërgon njerëzit  e vet me më ndikim që të flasin me shqiptarët që  mos përzihen në luftën e Serbisë me Turqinë. (https://www.opanak.rs/voja-tankosic/)
(  A mund te kuptoni se ku ishte qëllimi serb ? )

Edhe vete Apis-i kishte provuar që të bisedoj dhe të bindë Isa Boletinin për këtë marreveshje, por pa sukses. Isa nuk e pranonte.

Ai ( Isa Boletini ) ishte njeriu me më ndikim ndër shqiptarët – vazhdon shkrimi serb. Tankosiqi me vetnismë e mori çështjen në duar të tij. Ai shkoi te Isa Boletini në shtëpinë e tij duke e poshtëruar, pasiqë ia kishte kidnapuar të dy djemt e tij, duke i dërguar në Kurshumli, ku i mbante peng deri sa lufta të të përfundonte me porosi që jete e të bijve të tij mvaret nga lëvizjet e babait të tyre.

Shqiptarët nuk u përzien në luftën e lartpërmendur, dhe i Isa duhej ta mbante “besen” e  tij.

Ku ishte qëllimi serb ? Ndoshta ndonjë herë tjetër.

Fahri Xharra, Gjakovë, më 14.10.21

Kryeministri Albin Kurti e falënderon për bashkëpunimin komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Franco Federici

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur mbrëmë në takim lamtumirës komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Franco Federici.

Ai e falënderoi komandantin Federici për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të Komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

 

Kryeministri Albin Kurti u takua me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

0

Pas diskutimit në panel në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” me temën “Promovimi i solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes në Evropë” që u mbajt sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti takoi Zëvendëskryeministrin e Republikës së Malit të Zi, z.Dritan Abazoviq, me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.  

Kryeministri Kurti falënderoi z. Abazoviq për bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike nëpërmjet ndarjes së përvojave dhe njohurive.

Në takim u bisedua veçanërisht për agjendën reformuese dhe për bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe korrupsionit, që siç u tha, duhet luftuar bashkërisht në të dy anët kufirit.  

U diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe heqjen e barrierave që pengojnë zhvillimin më të madh ekonomik dhe investimet në të dy vendet.

Propozohet kantonizimi i Malit të Zi

1

Prof. Nail  Draga, Ulqin

Diskursi politik

Në opinion malazias ka kohë që qarkullon  idea   për decentralizimin e pushtetit në Mal të Zi, ne tre nivele, ku me rëndësi të veçantë është riorganizmi  territorial administrativ me formimin e nëntë kantoneve  ndërsa në aspektin zgjedhor formimi i pesë njësive zgjedhore, që paraqet risi dhe mundësi debati nga individë e subjekte të ndryshme qeveritare e  shoqëria civile, sepse çështja e decentralizimit duhet të trajtohet  me profesionalizëm dhe analogji me vendet e ndryshme evropiane

Autorët e kësaj iniciative nga OJQ”Inicijativa Direktne Demokratije-IDD” shpjegojnë me pak fjalë rëndësinë e saj për rirregullimin e sistemit politik në Mal të Zi, duke u thirur në Kushtetutën e Zvicrës, që si duket është model edhe për Malin e Zi. Madje ata cekin se  në atë vend  kushtetuta e cila është  bazuar në demokracinë direkte është  miratuar  në vitin 1848,  dhe deri më tash dy herë është verifikuar dhe është avancuar në vitin 1874 dhe 1999, duke dëshmuar seriozitetin në çështjet organizative shtetërore.

Sistemi i tashëm politik me dobësi të theksuara

Në arsyetimin e tyre më tutje cekin se rregullimi i deritashëm i sistemit politik në Mal të Zi ka treguar shumë dobësi, para se gjithash në mundësinë e vogël që qytetarët të ndikojnë direkt  në proceset politike. Elitat politike largohen nga qytetarët  dhe në vend që politikanët  të jenë ekzekutuesit  e vullnetit të qytetarëve, ata paraqitën  si kreator, manipulues dhe uzurpator të vullnetit. Më shumë  thellojnë ndarjet(etnike, religjioze, gjuhësore e politike) përmes të cilave disa përfitojnë ndërsa qytetarët humbin. Rritet distanca etnike dhe çdo distancë tjetër kërcenon që në të ardhmën të shkatërroi shoqërinë.

Qe këto probleme të tejkalohen ndërsa fuqia t`iu kthehet qytetarëve, propozojnë  ndryshimin terësisht  të sistemit politik në shtet.

Pushteti  në tre nivele

Sipas këtij propozimi pushteti duhet  të ndahet në tre nivele: 1.në nivelin e shtetit të Malit të Zi, 2.në nivelin e kantonëve dhe 3.në nivel të komunave.

1.Shteti-niveli i parë i pushtetit

Organizimi i pushtetit në nivelin shetetëror duhet të jetë i definuar me Kushtetutë, në të cilën duhet të vendosën të gjitha ndryshimet përkatëse sipas modelit të Kushtetutës së Zvicrës, që do të mundësohej  ndarjen e pushtetit në tre nivele dhe decentralizimin e tërësishëm, si dhe bartjen e peshës së fuqisë se politikanëve te qytetarët.

Organi suprem ligjdhënës i pushtetit  në shtet duhet të jetë Kuvendi i Malit të Zi, të cilën do ta përbënin dy dhoma.

1.Dhoma  shtetërore (nacionale) e cila përfaqëson të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe zgjidhën në mënyrë proporcionale sipas numrit të banorëve në pesë njësitë zgjedhore, çdo njësi zgjedhore do të kishte rreth 100.000 banorë.

Risi në këtë propozim janë regjionet përkatësisht pesë njësitë zgjedhore  që do të ishin:

Regjioni 1-Hercegovina e vjetër(Starohercegovacki) 116.355 votues-17deputet,

Regjioni 2-Bregdeti-malazias(Crnogorski-primorski) 114.574 votues-16 deputet,

Regjioni 3-Shkodrës(Skadarski) 114.879 votues-16 deputet,

Regjioni 4-Moraçës(Moracki) 94.277 votues -16 deputet dhe

Regjioni 5-Limit(Limski) 99.242 votues-16 deputet.

Të gjithë së bashku në Kuvend janë 81 deputet që zgjidhën përmes listave të hapura.

2.Senati(Këshilli i kantonit)në të cilën kantonët delegojnë përfaqësuesit e tyre, ku së cili kanton zgjedh  dy përfaqësues në zgjedhjet direkte. Duhet të përcaktohet numri adekuat i kantonëve dhe hapësirën e tyre territoriale duke respektuar kontinuitetin historik, traditën, kulturën etj.,duke mos getoizuar grupët etnike  por të integrimi i tyre.

2.Kantonët-niveli i dytë i pushtetit

Në lidhje me nivelin e dytë propozohet ndarja e territorit në kantone e ate në nëntë(9) të  tillë  të cilët janë: 1.Kantoni i Bokës së Kotorrit, 2.Kantoni bregdetar, 3.Kantoni i Zetës, 4. Principata e Malit të Zi, 5.Kantoni i Nikshiqit, 6.Kantoni i Pivës-drobnjakut, 7.Kantoni i Limit-Moraçës, 8.Kantoni i Beranës-Rozhajës dhe 9. Kantoni i Plevlës-Bijellopolës.

Organizimin e pushtetit  në nivelin e kantonit e përcaktohet në sajë të kushtetutës së vet kantonit. Që kushtetuta e kantonit të realizohet në praktikë ate duhet ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi, e ai do ta miratojë nëse kushtetuta e kantonit i plotëson dy kushtet themelore: 1.Duhet të jetë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Malit të Zi dhe

2.Që qytetarët e kantonit e kanë miratuar në referendum

3.Komuna – niveli tretë i pushtetit

Në këtë propozim çdo vendbanim merr kompetenca të veçanta  sepse do të fitonte statusin e Komunës apo komunës urbane. Komunat më të vogla do të kishin Tubimet e përgjithshme popullore bazuar në traditën malazeze,  ndërsa komunat më të mëdha mund të zgjedhin që të kenë përfaqësuesit e tyre të cilët do ti zgjedhin direkt përmes listave të hapura apo do të kenë kuvendin digjital ku do të merrnin pjesë të gjithë qytetarët.

Arsyetime në favor të propozimit

Në lidhje me këtë formë të ndarjës së pushtetit   nga Iniciativa e Demokracisë Direkte, janë dhënë dhjetë  arsyetime ku mes tjerash cekin se: pengohet getoizimi i grupeve etnike e fetare, qytetarët pamarrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare do të njihnin përkatësinë territoriale atij kantoni dhe do të kërkonin zhvillimin e tij intenziv si shprehje te interesit të përbashkët të gjithë qytetarëve, do të zvoglohej distanca etnike, do të rritet kohezioni ne mes popullsisë, do të arrihet në zhvillimin të ballancuar regjional, do të zvoglohej administrata, do të zvoglohej korrupcioni,do rritej besueshmëria në shtet dhe institucione  etj.

Në fund cekim se iniciativa e tillë  i është drejtuar direkt kryeministrit të Qeverisë, z.Zdravko Krivokapiq,  ku nga ai  presin  të iniconjë implementimin  ligjor të zgjidhjeve të ofruara.

Deri më tash nuk kemi pasur ndonjë reagim publik ndaj iniciativës së tillë,  nga asnjë subjekt politik, apo shoqëria civile, andaj duhet të presim  në muajt në vijim sepse kemi të bëjmë me një propozim i cili trajton decentralizimin territorial por edhe të pushtetit në Mal të Zi, çështje e cila nuk është trajtuar më heret nga institucionet qeveritare e shoqëria civile.

Harta nr.1.Ndarja e territorit të Malit të Zi në nëntë(9) kantone

Harta nr.2. Ndarja e Malit të Zi në pesë(5) njësi zgjedhore

Kërcënon Goran Rakić, zv/Kryeministër i Kosovës : Herën tjetër do të mbrohemi e rezistojmë kundër Policisë së Kosovës!

4
Nga: Ahmet Asani
GORAN RAKIÇ: HERËN TJETËR DO TË MBROHEMI DHE DO TË RREZISTOJMË KUNDËR POLICISË SË KOSOVËS!
▪︎Në takimin e djeshëm të perfaqësuesëve të serbëve të Kosovës me presidentin e Serbisê Aleksander Vučič, i mbajtur në një kazermë të qytetit të Rashkës, kryetari i Listës Serbe Goran Rakić, paska deklaruar se nëse policia e Kosovës edhe njëherë nderhynë në veri të Kosovës, serbët do të rezistojnë me gjitha mjetet që kanë në dispozicion, që i bie se do të luftojnë kundër policisë së Kosovës!
▪︎Me këtë politikë te kapjes së shtetit dhe me ministra “konstruktiv” sikur Goran Rakiç dhe ministra t’pa dije sikur Xhelal Sveçla, të cilit informatat sekrete po i rrjedhin rrugës, Albin Kurti ngadal e sigurt veriun e Kosovës do ta shndërroj në protektorat! Kohë e fundit është që opozita të kërkoj largimin e kësaj qeverisjeje të mbrapsht, sa nuk është bërë vonë!