Kreu Blog Faqe 1533

Hedonizmi, stoicizmi dhe agnosticizmi në “Rubairat” e Omar Khajamit

0

Prof. Enver Zhinipotoku

  1. Hyrje                                                                                                                                                                                                                                              Shumë nga kryeveprat e letërsisë botërore do t’i kishim të botuara shumë më vonë, ose nuk do t’i kishim në nivelin që i kemi, po të mos ishin shqipërimet brilante të Theofan Stylian Nolit. Njëra prej këtyre përkthimeve të Rushit Bilbil Gramshit (pseudonim i Nolit për këtë botim), me të cilin në vitin 1926 e shqipëroi veprën në vargje “Rubairat” të Omar Khajamit . Sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” I-II, fjala “rubairat” ka kuptimin e strofës me katër vargje të poezisë lirike të popujve të Lindjes, ku vargu i parë, i dytë dhe  katërt  rimojnë në mes veti, ndërsa i treti është i lirë. Kjo gjë mund të vërehet në 331 strofat katër rrokëshe të rubairave khajamiane. Madje, nëse nuk kënaqemi me këtë shpjegim, mund të shtojmë se te Rubairat e Khajamit, secili varg ka kuptim më vete.

Ky krijim në vargje, që na është ruajtur nga mesjeta e hershme e Lindjes, që për nga kryeidetë që shtjellon, mund të quhet “hymn ditirambik hedonist”, u kushtohet dy poetëve persianë të asaj kohe Nizami Arusi dhe Hafiz Shirazi, që i shpëtuan “Rubairat” nga humbja, që t’i kemi ne sot.

“Rubairat”, siç thotë Nolin në parathënien e tyre, “janë ndër veprat poetike më të bukura të botës. Janë po aq të kjarta, sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjës të zakontë, aq të thella për nga kuptimi, sa një rubai vlenë disa togje vëllimesh, aq modern nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohërat tona dhe në zemër të Evropës”.

Që nga shekujt IX-XVI të epokës sonë, Persia ka pasur një Rilindje kulturore, filozofike e letrare me emra të mëdhenj: Firdusi, Avicena (Ibn Sina), Omar Khajami, Attari, Nizami Arusi, Saadiu, Xhelaludin Rumii, Hafiz Shirazi, etj. Në këtë periudhë të Perlindjes Persiane, ka pasur një luftë, midis lirisë së mendimit dhe dogmatizmit fanatik fetar. Në shekujt para lindjes së Khajamit VIII-X, Persia ishte bërë arenë e konflikteve midis feve të ndryshme si: paganizmit greko-romak, zarathtrustizmit e mithraizmit persian, brahmanizmit dhe budizmit hindu dhe judaizmit, krishtërimit e islamizmit. Këto konfrontime fetare te Khajami janë reflektuar thellë dhe vërehen qartë gjatë gjithë veprës së tij të famshme, në të cilën dy ide themelore dominojnë kryekreje, ide që i ndalon islamizmi: dashurinë ndaj gruas dhe pasionin ndaj verës. Në introduktin (parathënien) e Nolit, si njohës i shkëlqyer i kësaj kulture dhe i këtyre mospajtimeve fetare, përmend tri shkolla që ndikuan më vonë në gjithë kulturën botërore:

1.grupin e intrasigjentëve (në krye me Khajamin), që luftojnë kundër dogmës fetare islamike, që ndalon lirinë e të menduarit, dashurinë ndaj gruas dhe pasionin ndaj verës;

  1. Mistikët dhe neoplatonistët sufinj, të cilët pranojnë islamizmin sa për sy e faqe, por janë kundër lirisë së mendimit;

3.Grupi i racionalistëve sunit, të cilët kërkojnë pajtim të islamizmit si religjion me filozofinë dhe shkencat. Grupi i parë identifikohet me Khajamin, i dyti përfaqësohet nga mjeku Avicena (Ibn Sina) si shiizëm dhe bektashizëm, dhe, së treti, me Avereosin (Ibn Rushdi), si transmision i kulturës së Lindjes me atë greko-romake në kulturën evropiane.

  1. JETA DHE VEPRIMTARIA E OMAR KHAJAMIT

Mbi  jetën e Khajamit dihet pak dhe atë në formë legjende.Lindi në gjysmën e parë të shekullit XI midis viteve 1025-50 dhe vdiq më 1123, pas Krishtit në Nishapur të Khorasanit. Studjoi në shumë fusha të asaj kohe: teologjinë, filozofinë, historinë, letërsinë, mjekësinë, fizikën, astronominë dhe matematikën. Në astronomi ishte më i madhi deri në shekullin e XV, deri tek Koperniku e Kepleri. Kalendari i Khajamit, i vitit 1074, është më i saktë se ai gregorian i vitit 1582, që përdoret edhe sot. Ishte luftëtar i madh i lirisë së mendimit, që ishte ndër liritë kryesore të njeriut, që e kishin anticipuar  më heret shumë shkolla filozofike greke. Duke luftuar dogmatizmin e synitëve, misticizmin e sufinjëve dhe absolutizmin politik persian, u bë armik i të gjithëve dhe për t’i zbutur kundërshtarët fanatikë, u detyrua të shkojë në pleqërinë e thellë haxhi në Qabe, që e egërsoi edhe më shumë poetin kundër fesë dhe e zhgënjeu edhe më shumë se që ishte. I përndjekur prej qarqeve fanatike, u kthye i lodhur nga pleqëria në Nishapur, ku vdes në vitin 1123.

Khajami ishte martir i lirisë së mendimit. Ai, njësoj sikur Sokrati, që u dënua me kupën e helmit për të mbrojtur të vërtetën, duke bërë kështu një vdekje pedagogjike përmes mesazhit të tij, kurse Khajami, megjithëse kundërshtar me të gjitha grupet fetare fanatike dhe regjimin e kohës, as nuk u vra, as vetëvra, por vdiq i lodhur dhe larg miqëve, i vetmuar, që tregon për frymën e tolerancës që mbretëronte në Persinë e shek.XII. Varri i tij, i rrethuar me trëndafilë e hardhi rrushi, siç e kishte kërkuar Khajami në plotë vargje të Rubairave të tij, në një teqe në Nishapur, i vizituar prej sufinjëve, edhepse Khajami i kishte luftuar sa ishte gjallë.

Khajami si dijetar ndër më të mëdhenjt  e kohës së tij, shkeli me kompetencë në shumë fusha të dijes, duke lënë gjurmë të thella, shkroi shumë vepra, por veprat e tij janë humbur e nuk dihen. Është ruajtur një traktat për gjeometrinë e Euklidit; një algjebër e botuar frengjisht; një traktat metafizike, poashtu frengjisht, i botuar më 1906.

Meqë vazhdimisht ishte në luftë me qarqet fanatike fetare, Khajami asnjëherë nuk qe popullor në Persi. Ai prore u trajtua si “dinsëz”, përqeshës i fesë, antifetar, antidogmatik, kryeluftëtar i mendimit të lirë, në mesin e një populli, që ishte mësuar të dëgjojë përralla të gjata e poezi të koklavitura. Megjithatë, intelektualët sufinj edhepse ishte në luftë edhe me ta, e respektuan dhe dy prej tyre, Nizami Arusi dhe Hafiz Shirazi, ishin ata që i ruajtën “Rubairat” dhe shpëtuan nga asgjësimi, për të arritur deri tek na.

3. HEDONIZMI DHE LUFTA KUNDËR ASKETIZMIT NË RUBAIRAT E KHAJAMIT

“Natën kur flinja, më tha shpirti pi,

Në gjumë dhe në varr, s’ka lumturi:

Ngrehu sa rron, zbraz Kupa e puth Çupa

Ke shekuj të flesh në qetësi!”

Janë vargjet me të cilat fillojnë Rubairat e Khajamit, si një ndër mrekullitë e vargënimit dhe njëra ndër veprat poetike më të bukura në botë, për të përfunduar me strofën 331, në të cilën shprehet ky mesazh i poetit Persian:

“Dhe kur të shuhem nën Dhe të zi’

Dhe kur të bëhem prap Balt’ e Hi;

Mbrumëni Poçe, sillmëni Dolli-

Dhe shihni po s’u ngjalla përsëri!”

Është një parabolë e shkëlqyeshme hedoniste, që shpreh qartë kritikën ndaj fanatizmit fetar, që ndalonte dashurinë ndaj gruas dhe verës, kërkesës fundamentale të filozofisë epikureane që ta shfrytëzojmë jetën për kënaqësi të kësaj bote, sepse vie vdekja e na gjenë dhe kemi kohë të flemë në qetësi. Sikur fillimi, sikur fundi i kësaj poeme lirike janë një optimizëm i pafund kënaqësish njerëzore, kundër fanatizmit dhe asketizmit fetar, të cilët predikojnë se kjo botë është e rrejshme, është hiç dhe çfarëdo që bëjmë në këtë botë, është përgatitje për botën tjetër!

Në të dy strofat e përmendura ka një ironi kundër asaj që mëson feja për jetën, Në të dy këto rubai, Khajami na del hedonist, vazhdues i denj i shkollës optimiste për jetën, themelues i së cilës ishte filozofi grek Epikuri, shekulli III p.e.re. E mira e kësaj bote, mëson kjo shkollë është kënaqësia, kurse porosia fundamentale e saj është: “Jeto dhe kënaqu sa më shumë!” Shkalla më e lartë e kënaqësisë është lumturia, e cila arrihet kur sigurohet ai nivel kënaqësie, të cilën Epikuri e quante “ataraksia” (paturbullueshmëri shpirtërore). Meqë jeta është e shkurtër, e vdekja vjen e na gjenë, atëherë kënaqësia dhe qëllimi i jetës në këtë botë është të kënaqemi sa më shumë, përkundër asketizmit, i cili na mëson të mos kënaqemi, të heqim dorë prej kënaqësive sensual dhe të vuajmë.

Khajami në shumicën e rubairave të tij na del optimist në jetë, sepse madhështia e jetës, konfirmon në plotë raste, është kënaqësia, e asesi vuajtja. Zoti, që është qenie e gjithëfuqishme natyrore, nuk na ka krijuar që të vuajmë, por që të kënaqemi dhe ta shfrytëzojmë jetën me kënaqësitë e saj.

“Një Ëngjëll më tërhiqte në Xhami,

Një Djall po më zvarriste në Dolli,

Po Ver’ e kuqe e fitoi Davanë;

Gërshet këtej- edhe andej Hardhi!”

Edhepse Ëngjëlli e thërret në xhami, poeti i rebeluar pranon ftesën e djallit në dolli si hedonist epikurean që ishte, që të kënaqet në mes të gërshetit të vajzës dhe dollisë së verës. Sepse:

“Pse s’pi më pak?”- më thonë njerëzia,

“Për ç’arësye s’ka kufi Dollia?”

Një: Faqe e vajzës; Dy Rubin i Verës,

Ja shkaqet si Kristal nga qartësia!”

Duke qenë hedonist ekstrem, Khajami porositë:

“Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbej-e

Dhe adhuro-e si Alltar prej Feje,

Njëqind Qabe s’vlejnë sa një Zemër;

Zemër kërko Haxhi, jo gur Qabeje!

 

Se mjer’ ai që Dashuri s’ka ndjerë,

Dhe Zemra s’i ka ndritur në Pranverë:

Pa Verë e dashuri, çdo ditë e shkuar;

Prej meje s’numërohet asnjëherë!”

Dhe,  në delirium, nga kënaqësitë e kësaj bote, Khajami klithë:

“Ah, mbushni Kupat! Zemra na thërret,

Se koha nëpër këmbë na shket;

E djeshmja vdiq, e nesërmja nuk na gjen;

Ç’mërziti, kur e sotmja ka lezet?”

Si etuziast për jetën që ishte, poeti sugjeron opinionin që për të kaluarën nuk duhet mërzitur, e ardhmja ende nuk dihet çfarë do të jetë, na mbetet ta shfrytëzojmë të tashmën, atë që e kemi përpara ta kullosim:

“Të shkuarat mos i kujto me lot,

Dhe për të pritmet (të ardhmën) mos u lodh më kot;

Sa kohë në livadh je, kullot;

Nga drapër i vdekjes nuk shpëton dot!”

Sipas Khajamit dashuria ndaj dy gjërave, që i ndalon feja, janë të domosdoshme për njeriun dhe mbi to i vendos Rubairat e tij: Dashurinë ndaj femrës, nga e cila dashuri, lind dhe ekziston bota, si dhe nga pirja e verës jo deri në tepri sa ta humbim vetëdijen, por deri në atë masë sa të disponohet shpirti njerëzor, prandaj porosit poeti:

“Pi, pi, sa kohë ligjëron bilbili,

Puth, puth, sa është i qelur trëndafili!”

Dilemën: nëse vera është haram të pihet, apo jo deri në masën sa njeriu di për vetvetën, Khajami si poet dhe njohës i shkëlqyeshëm i mësimeve fetare e ka zgjidhur përmes pyetjes që i bënë Profetit Muhammed a.s. dhe përgjegjes që i kthen ai në strofat 211 e 212:

“Të Madhit Muhammed i çon selam,

Dhe e pyet, Imami Omar Khajam:

“O Pejgamber, më thuaj, mor aman,

Pse Dhallën bën hallall, Verën haram?”

 

Përgjigjet Muhammedi me selam:

“S’më more vesh, Imam Omar Khajam!

Dhalla hallall për lolot, mor aman,

Verën për t’Urtët, nuk e bëjë haram!”

Dashurinë dhe pasionin ndaj këtyre gjërave, që poeti i ngriti në piedestalin e veprës së tij, duhet të jenë të përhershme, andaj porositë pa ngurrim:

“Ku të gjesh Verë, pije pa mejtuar,

Ku të gjesh Vajzë, puthe pa pushuar;

Se as për mjekrën time as tëndën,

S’kujdeset Zot i Madh i lavdëruar!”

Duke i ngritur deri në hipostazim, dashurinë për femrën dhe pasionin për Verën e kuqe, poeti duke i folur vetës, u flet lexuesve të tij dhe gjithë njerëzimit:

“Lëviz Khajam, se Kup e Vdekjes vjen,

Se Fati nën Rrotë të mbërthen:

Pi Lëng, puth Lule! Lartë në Qiell s’i gjen!

Se Feja me Parajsën  të gënjen!”

 

  1. STOICIZMI SI FILOZOFI NË RUBAIRAT E KHAJAMIT

Përveç hedonizmit epikurian, që si fill i kuq fund e krye  përshkon Rubairat, në këto vargje mahnitëse, gjejmë edhe kryemendimin e filozofisë stoike: njeriu duhet të përballojë me guxim e devotshmëri çdo situatë që i sjell jeta dhe durueshëm ta kapëcejë çdo sfidë. Meqë Zoti, si qenie e plotëfuqishme ka vënë rend botëror të pranuar për të gjitha qeniet, dhe këtë rregull nuk mund ta ndryshojmë, sepse nuk është në fuqinë tonë, e mira e së mirës është të pajtohemi  pa hezitim me ato që sjell jeta. Prandaj, sipas Khajamit, ndaj vrazhdësive të jetës duhet të jemi stoik dhe të përkorë. Fati i njeriut, sipas stoicizmit është i predestinuar (i paracaktuar), ndaj të cilit duhet të nënshtrohemi pa hezitim e përtesë, sepse:

“Ç’kërkon të gjesh nga rrodhi Bota?

Gëzo të sotmën, ler belat’ e kotta:

Ç’më qahesh?Zaret s’mund t’i  luash,

Veç se ashtu si t’i  ka hedhur Rrota.

 

Kur vete mirë, lavdi pastë Zoti!

Kur vete keq, më kot po derdhet loti:

S’pyetesh, as për gas, as për vajtim;

Durim!- Kështu i Urti tha që moti!”

Khajami ironizon se Zoti nuk duhet të dënojë njeriun për asnjë mëkat, sepse si të tillë, si qenie mëkatare dhe të kufizuar e krijoi vet:

“Me fyt e zemër- o Zot, kur më krijove,

Dhe Ver’ e Vajza përballë më shtrove,

E dinje pa dyshim që do tu sulem:

S’kam faj! Kam bërë ashtu si e caktove!

Njeriu nuk ka asnjë faj, siç del në konkludimet e Khajamit në këto vargje, sepse njeriun Zoti e ka krijuar si qenie instiktive, lakmiçare, që në çdo situatë e manifeston vetën dhe sjelljet e tij si inkarnim i Qenies së Zotit:

“Me baltë më gatove: Ç’faj të kam?

Me lesh e li m’arnove: Ç’faj të kam?

Mbi ballë dhe të Mirën e të Ligën:

Me urtësi m’i shkrove: Ç’faj të kam?

 

Me Llomë e Pluhur, kur na kreve,

Të Mirën dhe të Ligën na përzjeve:

S’bëjmë gjë pa dijen tënde e lejen;

Qysh nesër pra na djeg në Ferr të Feve?”

Pra, këtu Khajami nxjerr një inkonsekuencë të fesë, që nuk e pranojnë asesi dogmatët dhe fanatikët fetarë.Nëse njeriu, asgjë nuk mund të bëjë pa urdhërin e Zotit, atëherë përse Zoti nuk i kontrollon dhe ndalon veprimet e këqija dhe që nuk i do, por na dënon për to?! Nëse është i Gjithëfuqishëm Zoti, gjë që e pranon çdo fe, atëherë, pse na lë të gabojmë Zoti, vetëm që të na ndëshkoj, apo…?

Në dialogun me Zotin, i cili është i Gjithëfuqishëm, sipas asaj që shpreh në Rubairat e tij, na del se Khajami kërkon përgjigje racionale nga Krijuesi për shumë gjëra, që e presin njeriun si ndëshkim për mëkatet që bën: ferri, mëkati, zjarri:

“Kush rroj m’i Tok’ e s’mëkatoj? Më thuaj!

Ai që s’mëkatoj a rroj? Më thuaj!

O Zot, kur keq për keq ma kthen njëlloj,

Mos qenkemi të dy njësoj? Më thuaj!”

Meqë njeriu është qenia e vetme racionale, që nuk lind me dëshirën e tij dhe çdo ditë si qenie e gjallë lakmon e mëkaton, Khajami në Rubain 263 konstaton dhe pastaj pyet:

“Më linde sipas dëshirës tënde fuqiplote,

Më le të mbytem nëpër llomë e lote;

Tani tregom, ç’është më e fortë:

Mëkati im, apo Mëshira jote?!”

duke paralelizuar dhe matur mëkatin njerëzor dhe Mëshirën Hyjnore, të cilën çdo fe e predikon se kjo e fundit është më e fuqishme se çfarëdo mëkati njerëzor, meqë Zoti është Gjithëfalës dhe Mëshirëplotë.

Sipas Khajamit, ashtu siç del nga Rubairat e tij, frika nga Ferri, ku Zoti mund t’i dënoj njerëzit, është trillim i klerikëve, sepse nëse Zoti është i Gjithëmëshirshëm, ai nuk ka nevojë t’i dënojë njerëzit, sepse fati njerëzor sipas filozofisë stoike, që e gjejmë me bollëk në shumë strofa të Rubairave, është i paracaktuar dhe atë nuk mund ta ndryshojmë. Nëse Zoti na krijon kur të lindim pa mëkate, çfarë logjike ka që ai, ose ne vet të futemi në grackat e mëkatit për tu dënuar?! Prandaj Ferrin e kanë krijuar fanatikët e fesë, për t’i frikësuar njerëzit.

Khajami në Rubairat e tij kërkon që njeriu të jetë zot i vetvetes, jo i të tjerëve, jo i feve, por i vetes:

“Lus Verën, jam pianik: Po, ashtu jam!

Pagan e Heretik: Po, ashtu jam!

Të sajin, më kujton çdo fe: Jo, s’jam!

I Vetes  jam besnik: Po,  ashtu jam!”

Duke i qortuar klerikët si shpjegues të fesë, në rubain 293, Khajami shkruan:

“Mor Hoxh’ i egër, ma mbaro qortimin,

Mos m’ulëri në dasëm dhe dëfrimin:

Kap me tespihe Qiellin dhe bekimin

Lermë me Hyrinë, Poçen dhe mallkimin!”

Në ujdi me mësimin mbi stoicizmin dhe fatin e paracaktuar, Khajami na del në Rubairat e tij edhe armik i tiranisë dhe i shtypjes, që e ngritë këtë autor në nivelin e luftëtarëve për të drejtat njerëzore dhe kundër tiranisë:

“Më mirë bukë that’ e rrobeshqyer,

Me ujë rro, i lirë, poçe thyer;

Se sa tiran prej skllavësh gjakpërlyer,

A skllav në zgjedh shtypëse mbërthyer.

 

Mos përdor për shtypje zgjuarësinë,

Mbaj vetën, zotëro me fre mërinë:

Në daç të shkosh në Paqën e pafundme,

Goditje prit, po mos godit njerinë!”

  1. DUHET, APO JO TË FRIKËSOHEMI NGA VDEKJA ?!

Sipas Khajamit, pasi ta kemi jetuar jetën pa brenga, duke “pirë e puthur”, vjen vdekja, të cilën duhet pritur qetë e durueshëm. Vet poeti e thotë se nga vdekja nuk frikësohet  dot, por nga jeta e pajetuar ashtu siç duhet. Kjo është një porosi kuptimplote, për të gjitha kohërat e të gjithë brezat: përse nuk dijmë ta jetojmë jetën që e kemi dhuratë?!

“Për vdekjen s’dridhem, as s’derdh fare lot;

Më e mirë gjë në botë s’gjendet dot:

Trembem nga Jeta që i Madhi Zot

Më kot m’a dha- e unë ia kthej më kot”.

Nëse nuk dijmë ta shfrytëzojmë jetën, Vdekja na rrëmben pa e shfrytëzuar atë. Dhe, ky është mëkati që bëjmë ndaj jetës së dhuruar dhe ndaj vetes.Filozofi gjerman, Friedrich Nietzsche (Niçe) thoshte:”Jetën duhet shfrytëzuar deri në maximum, që kur të arrijë vdekja e pamëshirshme, të mos na mbetet merak se nuk e kemi shfrytëzuar atë!”

Kënaqësinë e jetës, paturbullueshmërinë e shpirtit, që Epikuri e kishte quajtur “ataraksia”, sipas etikës së tij na çliron prej çdo frike dhe ankthi të vdekjes, sadoqë vdekja dhe bota tjetër i takojnë sferës transcendentale, për të cilat kurrë nuk do të dijmë çfarë janë (nëse ekzistojnë), sepse ato janë jashtë përvojës njerëzore, ekzistencën e të cilave nuk mund ta provojmë.

Në përputhje me etikën e tij stoike dhe pajtimin e mosfrikën nga vdekja, Khajami porositë në rubain 327:

“Me verë kur të jap shpirt, kongomëni,

Ma verë lamëni, bekomëni,

Me fletë pjergulle (hardhie) pështillmëni,

Në kopsht me këng’ e rrush mbulomëni.

 

Me pemë, trëndafij e me hardhi,

Varrin stolismani, qëndismani,

Rreth meje buzëqeshur, shtrihuni,

Spërkatmëni me Ver’ – e pihuni”.

  1. AGNOSTICIZMI NË  RUBAIRAT  E  KHAJAMIT

Në 331 Rubairat e ruajtura të Omar Khajamit, përveç hedonizmit, stoicizmit, panteizmit, herezisë, mosfrikës nga vdekja dhe ndëshkimi, qet krye edhe agnosticizmi, që për shumëçka në botë që hasim, njeriu nuk ka fuqi mendore t’i kuptojë dhe bota sërish mbetet për të një “terra incognita” (tokë, terren i panjohur).

Duket se “Sendet në vete” (Ding an Sich), siç janë: Zoti, Bota tjetër, Parajsa, Ferri, Shpirti, etj., të cilat i përmend në filozofinë e tij filozofi gjerman Imanuel Kanti, shtatë shekuj më vonë dhe “Sendet për Ne” (Ding fur Sich), të cilat mund t’i njohim, i kishte anticipuar që në shekullin XI, Omar Khajami.

Duke luftuar injorancën dhe fanatizmin fetar si të tillë, që e largojnë njeriun prej njohjes, është vështirë, mbase e pamundur, të gjesh një teolog diku në botë, që ta luftojë kaq pamëshirshëm obskurantizmin fetar, sikundër që bën Khajami:

“Xhami e Kish e Tempull: Robëri!

Këmbanë e Minare: Një batërdi!

Dervish e Prift e Hoxh’ e Kryq e Hënë:

Pengime, që të gjitha për  Liri.

 

Allahu është i madh, çirren, këlthasin,

Nga gjëmë e tyre, tunden e kërcasin,

Për ditë pesë herë Minaret:

Ai s’dëgjon, Vajtimet kot buçasin”

Sadoqë Khajami ishte ithtar i dijes, të cilën mundohej ta mbëltonte e kultivonte në çdo rast, ai në Rubairat e tij ishte edhe skeptik, se botën nuk mund ta njohim në tërësi, ajo dhe fenomenet natyrore të saj që na shfaqen, sadoqë plakemi duke i studjuar, sërish pas atij studimi dhe përpjekjeje që bëjmë, pajtohemi se “mbesim çirak të ri!”

“Natyra, është dhe mbetet një çudi,

Enigmat nuk ia zgjidh dot njeri:

Askush s’del dot nga çarku i forcës së tij,

Dhe mbetet mjeshtri plak,çirak i ri!”

Në frymën që më vonë në shekullin XX filozofi  anglezo austriak, njëra ndër mendjet më brilante të shekullit kur jetoi, Karl Popperi, në kontekstin e “filozofisë së tij kritike”, e përpunoi si ide dhe praktikë kur diturinë e quan “të kufishme”, ndërkaq “Paditurinë të pakufishme”, Khajami, nëntë shekuj më heret e kishte anticipuar kur do të thotë në Rubairat e tij:

“Qarkove tërë Tokën? S’është hiç!

Gërmove tërë Botën? S’është hiç!

Thellove dokërra Feje, kokërra Shkence,

Ia çmove Fatin Rrotës? S’është hiç!

Dhe pas një jete të mundimshme, plotë vuajtje e sfida, në luftë për dije e shkencë me të gjitha manifestimet fanatike të kohës, pa pasur asnjëherë as qasje, as mirëkuptim, vie zhgënjimi i poetit:

“Në hapësirë  Dheu:Koqe(kokërr)Kumi (Dheu)!

Dija dhe Shkenca janë: Fjalë lumi!

Njeriu, kafshët,lulet: Fluska brumi!

Jeta dhe lufta jonë: Ëndrra gjumi!

 

“Nga Rrot’ e Fat e Zot’ s’kuptova, hiç!

Dhe veç dyshimeve s’fitova hiç:

Për dijen shtatëdhjetë vjet luftova,

Më kot i humba, nuk zbulova hiç!

 

  1. 10. 2021   

Arbëria po fundoset, zot shpëtoje Arbërinë !

shkruan: Fahri Xharra

E shohim apo jo, që një rrezik i madh ëshë duke i tundur tokat tona ? A mos vallë na duket si ëndërr dhe me shpresë se kur të zgjohemi  shohim atë  që që pamë  si diçka të pa besueshme. ?
“Trillimet e regjimeve politike dhe Historitë e tyre Shtetërore se Osmanët janë pushtues të tokave shqiptare asessi nuk qëndron me natyrshmërin e Historisë Akademike ngase Perandoria Osmane në ato kohëra të largëta nuk pushtoi tokat shqiptare por pushtoi tokat Venedikase dhe ato Serbe…

Prandaj shoqëria shqiptare duhet të dij se, Bota Perëndimore me Muslimanët ka problem ideologjik, sepse Nacionalizmi dhe Komunizmi, dhe ai që quhet Evropianizëm është ndërtuar si AntiIslamizëm, një veçori vdekjeprurrëse për shqiptarët që duhet të luftohet si ideologji nacionaliste brenda mesit të shqiptarëve sot.

Të gjitha ‘’Izmat’’ duhet të luftohen shkaku se… Kombi është letërnjoftimi i identitetit personal dhe ai lokal, kurse Feja është passaporta univerzale që hapë rrugët e dy botrave të përhershme ekzistuese! – Savash VELIU

…..Në këtë kurth dinak të mesjetës ra pre edhe Skënderbeu i dirigjuar e i joshur me peshqeshe nga Venediku, Napoli dhe Vatikani i cili luftonte si vazali i tyre në dëm të principatave shqiptare një sindrom (traditë) vijuese që vazhdon edhe tek politikanët tanë të sotëm. Dhe kështu; “Çdo shoqëri e cila humb civilizimin do të humb orgjinalitetin e të menduarit”, (siç kemi humbur origjinalitetin e të menduarit të drejtë) thotë Malik ibën Nebi.

Secili prej nesh ka të drejtë natyrore nga Zoti, të mbrojë personalitetin, lirinë dhe pronën e vet. Këto janë tre kërkesat bazë jetësore tek çdo shoqëri e përparuar. Kushdo ka të drejtë të mbrojë mendimin e vet, madje me forcë, por jo ajo të jet e ngritur mbi verbëri vasale e veçmas të ca ‘’kuazi-intelektualëve’’ shqiptar kinse Perandoria Osmane ua dhuroi ose ua shiti tokat shqiptare serbo-grekëve qorazi, por Historia Akademike tregon ate ndryshe; ”Në atë vit që ne fituam pavarësinë (1912) janë vrarë 55.ooo ushtarakë turk, për ta mbrojtur Shqipërinë nga Serbët dhe Grekët.” këtë e thotë Akademiku Abdi Baleta (ish ambasador i Shqipërisë në OKB).( (https://thelajme.online/in/perandoria-osmane-nuk-i-pushtoi-tokat-shqiptare/?

“Me marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë (Zajdnica ose Republika serbe), e nënshkruar nga Isa Mystafa dhe Hashim Thaqi, e ratifikuar dhe

nga Kuvendi në vitin 2015, me kompetenca shtetërore dhe kompetenca mbi pronat tokësore dhe kulturore, Kosova, duke pasur parasysh armiqësinë e pashembullt ndërpartiake për pushtet, pasuri dhe nepotizëm,  varfërinë dhe migrimin masiv të rinisë dhe kokës intelektuale, brenda pak vitesh e tëra do të shkatërrohet.

Personalisht,  ashtu edhe siç kam kërkuar dhe në letrën publike drejtuar Kryetares, Kryeministrit, Qeverisë dhe Kuvendit, nuk e kuptoj pse Kuvendi,  në bazë të vrejteve të Gjykatës Kushtetuese, nuk e anulon marrëveshjen në fjalë, duke cilësuar si vepër antikombëtare dhe nënshkruesit e mbështetësit, qoftë edhe virtual,  t’i gjykoj për tradhti kombëtare, para se Serbia, Evropa edhe Amerika të kërkojnë zbatinin e saj.

Në këtë vend, ftoj të gjitha forcat atdhetare  që të jenë aktiv në kërkesa për të  mos lejuar,  me asnjë kusht krijimin e kësaj bashkësie në formën e nënshkruar,  qoftë me shkrime në mediumet elektronike, qoftë me protesta masive paqësore.

Të gjithë ata shqiptar të cilët mendojnë se këtë marrëveshje nuk do ta lejoj Amerika, duke anuluar në miqësi, partneritet apo interes, janë tërësisht gabim, sepse interesi strategjik anti-Rusi  i Amerikës dhe  Evropës për Serbinë është më i madhë se për Kosovën.”

“Në veri na fyhen, rrahën, lëndohen dhe na vriten policët, e në Qeveri dhe në Kuvend mbrohet Serbia dhe Rusia, në qytete shëtitje, shaka, pije, kënaqësi e paparë!

Sot Kosova po rrezikohet jo vetëm nga Serbia dhe nga Rusia,  por edhe  shumë nga tregëtarët dhe tradhtarët e brendshëm Këta po komunikojnë edhe me Amerikën dhe Evropën me një qëllim të vetëm, “Rrëzimin e Qeverisë Kurti” dhe shpëtimin e vetvetës për tradhtinë ndaj tërësisë territiriale të vendit, të nënshkruar vite më parë me Serbinë, Malin e Zi dhe me Maqedoninë!

Rrini, heshtn, fleni,  se edhe dheu nuk ka me ju pranuar! “

“”Eh, Arbêria ime! Sa shume e sa gjatë të lodhén, Zonjé e rêndé,  Mbretnesha Jone e Përjetshme! Qe kur biri yt, më i madhi që Ti linde e u rrite, Gjergj Kastrioti ndërroi jeté, e që kur bijte e tu, burrat e dheut bashkëkohës të tij e të tjerë më vonë, u vranë e u syrgiynosen, Ti jeton si něna pa djalë. Ka më shumë se 500 vjet që dhunohet shtati e shpirti yt i shenjtë. Heqin e shkatërrojnë shenjat e tua, pjesët më të bukura, e nga ana tjetër vendosin “copéza Azie” pa fund mbi trupin tend… Kurrë s’tu ndaně osmanët e vjetër e të rinj, sllavet e grekët. S’u lodhën kurrë bishat e shushunjat duke të rënë e duke të ngrënë. Gjithmonë me ta bashkëveprojnë pa u lodhur pjella e tyre e keqe, ndonëse flasin gjuhën që na mésove .

Ti, nëna Arbëri. Kanë shkatërruar e po shkatërrojnë në trupin tënd më të bukurat e dheut, kështjella, kisha, por dhe bukuri të tjera që natyra të dhuroi Ty. Pra më e dhimbshmja është se edhe njerëzit që flasin gjuhën Tënde, po me atë gjuhë mendojnë, bëjnë e thonë të pavërteta për Ty, duke fshehur sa mundin prezencën dhe tjetërsuar formën e përmbajtjen e shpirtit dhe të qenies Tënde të bekuar. … Dhe e keqja e madhe nuk është se gënjejnë e falsifikojně, por se ndikimi i tyre është i madh edhe tek bijtë e Tu, që do të donin të të njihnin, madje dhe të krenoheshin me Ty, por që për shkak të tyre (falsifikatorëve dhe të atyre që e shtrembërojnë përditë historinë), Ti po mpakesh (zvogëlohesh) përherë e më shumë. Ti dhe biri yt, Gjergji, kujtoheni dhe jeni mě prezentë përtej detit, në Kalabri, Bazilikata, Siçili e kudo gjetiu në Europë, sesa në trojet e Ilirikut, ku u ngrite e fortë e madhështore për rreth 3-4 shekuj.. Gjithsesi, unë besoj në shpirtin tënd të shenjtë, jo vetëm se u ungjillèzove e u pagězove ndër të parat e botës, Arbëria ime, që në vitin 57 prej Palit dhe apostujve të tjerë, me “porosi-testament” të Jezu Krishtit, apo për shkak edhe se bijtë e Tu, më të mëdhenjtë e njerëzimit: Kostandini, Justiniani e Gjergj Kastrioti, përhapën e mbrojtën atë frymë, por dhe për faktin se për mbi 500 vjet ushtrim dhune e shkatërrimi mbi Ty, përsëri Ti qëndron, je aty e pavdekshme. Prandaj unë besoj në ripërtëritjen dhe në rilindjen tënde, Arbëria ime e dashur!”

Por,

Mëse e vërtetë, Yllirë i mbirë me dritën e Yllit. Jemi të ç’thurur, të përçarë, të kufizuar në interese vetjake të dobëta dhe të zymta, largë rrënjëve Yllire të lashta, larg misterit të Zeusit dhe perëndive Ylliropellazge, largë kulturës sonë që është në harresë, largë gjuhës sonë që është huazuar dhe kuptimet e saj kan humbur bukurinë dhe qëllimin e saj  misteriorë, të zhytur në politikë të përditëshme dhe të lënë në harresë ngjarjet e përditëshme të vet jetës njerëzore,artistike dhe kulturore të cilat huazohen dhe jeta bazohet në kulturat e huaja dhe në mbrekullimin e tyre,  dhe mohimin e vlerave tona të mëdha që kan ndërtuar qytetërimet e mëdha të kësaj Bote.

Kokëfortë sa më s’ka, që çdo ditë humbasin drejtimin,qëllimin, kuptimin, thelbin, e jetës së përbashkët vllazërore dhe harrojnë pasojat e së kaluarës për rreziqet që na  presin, të zhveshur dhe kambzbathur, nga Bota e armatosur.Të krahasosh lavdërimet e poetit për udhëheqësin Yllirë që asnjëherë nuk cënoi askënd veçse Shqipëria jetonte në vënd të vet dhe me forcat e veta, përkundrazi Poeti i çmimit mbështeti fashizmin e Serbëve që luftoi dhe vrau kosovën tonë si dhe popujt e tjerë, eh…..  Kjo është me të vërtetë një sëmundje që duhet dënuar ashtu siç dlnonte Egjypti në kohën e lashtë për pakënaqsinë e njeriut, që për këtë ndëshkohej.
Sigurishtë që kemi dhe yjet Yllirë që shkëlqejnë që duan këtë vënd dhe vlera dhe që vonë a shpejtë do të prijnë Yllirinë dhe ajo do të njoh lavdinë.
 Referencat:
– Vëllezër dhe motra “ nga Dr. Nazim Qehaja; Nazim Qehaja PSE HESHTIN SHQIPTARËT E MJERË!  ;; Gjet Ndoj “ Arbëria  në kufijtë e mbijetesës” ;; Niko Toska “Mëse e vërtetë, Yllirë i mbirë me dritën e Yllit.”

Gjakovë, më 13.10.2021

Qeveria e Kosovës, Koncept Dokument për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë

0

Prishtinë, 13 tetor 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të 39-të, në të cilën ndër të tjera ka miratuar Koncept Dokumentin  për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.

Në fillim të mbledhjes kryeministri Kurti, në fjalë e tij hyrëse, tha se me qëllim që të rikthej besimin e qytetarit në drejtësi, jemi angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në kompletimin e kornizës ligjore të nevojshme për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbardhjen dhe dënimin e krimeve të luftës. Në mënyrë që sistemi gjyqësor dhe prokurorial të veprojë drejtë ndaj të gjithë qytetarëve, shtoi ai, është e domosdoshme që në të gjitha nivelet e këtyre sistemeve të ketë njerëz profesional dhe me integritet. Andaj, sot është ditë e veçantë, sepse po e bëjmë hapin thelbësor për jetësimin e një prej zotimeve tona kyçe, e që është Vettingu i institucioneve të drejtësisë, u shpreh kryeministri Kurti.

 

Koncept dokumenti vlerëson sistemin e drejtësisë si një nga shtyllat kryesore të funksionimit demokratik të shtetit dhe i cili ndërtohet mbi bazën  e ndërtimit të një sistemi të pavarur dhe të paanshëm dhe të anëtarëve të tij.

Ai shqyrton dhe analizon pesë opsione për realizimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë në vendin tonë:

1.      Opsioni i parë – opsioni pa ndryshime;

2.      Opsioni i dytë – përmirësimi i zbatimit dhe ekzekutimit pa ndryshime ligjore;

3.      Opsioni i tretë – opsioni i zhvillimit të vetingut përmes ndryshimeve ligjore;

4.      Opsioni i katërt – opsioni i vetingut përmes ndryshimeve kushtetuese; dhe

5.      Opsioni i pestë – zhvillimi i procesit të vetingut përmes dy fazave. E para vetingu fillestar përmes mekanizmit të jashtëm që krijohet me ndryshime kushtetuese; e dyta vlerësimi i vazhdueshëm i performancës, integritetit dhe pasurisë, përmes transformimit të këtij mekanizmi në mekanizma të brendshëm të këshillave gjyqësorë dhe prokurorialë.

Koncept dokumenti i rekomandon Qeverisë miratimin e opsionit të pestë që rekomandon vetingun me ndryshime kushtetuese nga një trup ad-hoc dhe i njëjti më pas vazhdon vlerësimin  e vazhdueshëm në kuadër të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përgjatë mbledhjes, qeveria ka miratuar shtatë (7) projektligje:

1.      Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë” COVID-19 për NVM-të”. Marrëveshja siguron kredinë në vlerë prej 40 milionë euro.

2.      Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminim humanitar. Dispozitat e këtij ligji janë të obligueshme për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që trajtohen në kuadër të këtij ligji dhe ligjit bazik për veprimtaritë që kanë të bëjnë me fushën e deminimit humanitar.

3.      Projektligji për Patentat i cili përcakton kushtet, procedurat për regjistrimin e patentës, si dhe të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave.

4.      Projektligji për Dizajnin Industrial, me anë të cilit përcaktohen kushtet dhe procedurat për dizajnin industrial, si dhe të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi, masat, procedurat dhe mjetet për zbatimin e të drejtave dhe Dizajnit Komunitar.

5.      Projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili përcakton rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, kompetencat dhe organizimin e Autoritetit të Konkurrencës, si dhe procedurat për zbatimin e këtij ligji.

6.      Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-074 për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si pjesë e procesit të thjeshtimit, bashkimit ose eliminimit të lejeve dhe licencave në kuadër të programit për zvogëlimin e barrës administrative.

7.      Projektligjin për ratifikimin e “Amandamentimit Nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje siguron shfrytëzimin e mjeteve në vlerë prej 1.5 milion eurove.

Më tej, Qeveria ka aprovuar Strategjinë Shtetërore për Migrim 2021-2025 dhe Plani i Veprimit 2021-2023.  Koordinator Nacional për Strategjinë Shtetërore për Migrim caktohet Ministri i Punëve të Brendshme, i cili këtë përgjegjësi mund ta delegojë te njëri nga zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Strategjia identifikon katër (4) objektiva kryesor:

  1. Menaxhimi i migrimit të rregullt;
  2. Garantimi i migrimit të sigurt, të organizuar dhe të rregullt;
  3. Menaxhimi i migrimit të brendshëm;
  4. Avancimi në fushën e menaxhimit të migrimit dhe sistemit për mbrojtje ndërkombëtare

Me propozimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është miratuar Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave. Rregullorja përcakton procedurat për shqyrtimin dhe vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunave, obligimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ministrive të linjës dhe institucioneve tjera përgjegjëse në këtë proces.

Miratimin e Qeverisë e ka marr edhe Plani Vjetor i Statistikave Zyrtare për vitin 2022. Objektiv kryesor është krijimi i sistemit të qëndrueshëm statistikor, zgjerimi i prodhimit me hulumtime te reja si dhe përmirësimin e cilësisë së statistikave zyrtare në përputhje me metodologjinë ndërkombëtare. Objektivat  në plani vjetor të punës për vitin 2022 burojnë nga programi 5 vjeçar për statistikat zyrtare.

Miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Plani i Veprimit i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. Vendimi obligon të gjitha organizatat buxhetore që të zbatojnë këtë plan. Niveli i zbatimit do të monitorohet nga një mekanizëm i cili caktohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në koordinim dhe mbështetja nga Zyra e Kryeministrit.

Qeveria miratuar edhe Raportin për Gjendjen e Mjedisit në Kosovës 2020. Raport përfshin të dhëna mbi gjendjen e mjedisit dhe ndryshimit në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, presionet në mjedis, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, funksionimin e institucioneve mjedisore si dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit.

Një vendim përfundimtar për shpronësim për interes publik të strukturave, kulturave bujqësore dhe investimeve në prona të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë në zonat kadastrale të komunës së Vushtrrisë, është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Edhe dy vendime tjera për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesave për shpronësim për interes publik janë miratuar gjithashtu. Vendimi i parë për pronat të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë dhe tjetri për pronat të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike në fshatrat Hade, Shipitullë, Palaj, Leshkoshiq dhe Sibovc në Komunën e Obiliqit.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për aprovimin e kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë  për negocimin/ri negocimin e kontratave për furnizim me vaksina anti-Covid-19. Qëllimi i ri negocimit të marrëveshjes është sigurimi i vaksinave për gjithë popullatën e Republikës së Kosovës si dhe fakti që marrëveshja aktuale skadon në fund të këtij viti. Edhe vendimi për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës  me pandeminë COVID-19, është ndryshuar duke emëruar në krye të këtij Komiteti znj. Dafina Gexha Bunjaku në vend të z. Arben Vitia.

Me propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin znj. Majlinda Kelmendit i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e dhënë në promovimin e sportit të xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Majlinda Kelmendi do të gëzojë të drejtën e marrjes së pagës mujore në vlerë 1,321.32 euro në muaj.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës dhënien e autorizimit për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Programin Fulbright. Ky Memorandum ka për qëllim të forcojë dhe zhvillojë lidhjet  midis pjesëmarrësve në procesin e zbatimit të Programit të shkëmbimit akademik Fulbright në arsim, shkencë dhe kërkime të bazuara që konsiderohen reciprokisht të dobishme

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Komisionit Ministror për Skemën e Garantuar për të rinjtë, në përbërje:

1.      Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve;

2.      Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

3.      Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

4.      Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; dhe

5.      Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ky Komision është mekanizëm i cili mbikëqyrë dhe monitoron institucionet në implementimin e Skemës së Garantuar për të Rinjtë në përputhje me udhëzimet e Bashkimit Evropian.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e treqind e pesëdhjetë mijë euro (350,000.00 euro) për bashkëfinancim të projekteve me UN-Habitat, Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtare për Zhvillim, për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Me vendime të veçanta janë aprovuar edhe nismat për marrëveshje ndërkombëtare:

 –          Nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”;

–          Nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”;

–          Nisma për negocimin e Amandamentimit Nr.2 të Marrëveshjes së Grantit në ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit evropian për projektin  ‘Kontributin e BE-së për disponueshmërin dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë”;

–          Nisma për negocimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa Kreative”, program i Bashkimit Evropian për sektorët kulturor dhe kreativ, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian;

–          Nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes financiare  trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2020, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas shqyrtimit, është aprovuar plotësimi dhe ndryshimi i vendimit për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh.A.. Zonja Hyrmet Mydyti është emëruar kryesuese e bordit ndërsa z. Avdi Gjonbalaj anëtar i këtij bordi. Ky plotësim dhe ndryshim i vendimit bëhet për shkak të dorëheqjes për arsye personale të znj. Hajrije Morina nga pozita e kryesueses së Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenci” Sh.A..

Qeveria me vendime të veçanta ka emëruar bordet e përkohshme në:

–          Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. në Prizren:

1.      Arbëror Prekazi – kryesues;

2.      Nurten Sktash-Beden – anëtare;

3.      Seat Bilibani – anëtar;

4.      Saxhide Mustafa – anëtare.

–          Ndërmarrja Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” Sh.A., Ferizaj:

1.      Shpend Gjugja – kryesues;

2.      Kujtesa Mashkulli-Ahmeti – anëtare;

3.      Venera Ajeti – anëtare;

4.      Naim Rexhaj – anëtar.

–          Gjithashtu me një vendim të veçantë është shkarkuar Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”Sh.A. në Pejë. Shkarkimi ka ndodhur për shkak të dështimit të kontrollit të cilësisë së ujit të pijes, që është konstatuar edhe në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Autoritetit Rregullator të Ujërave. Qeveria ka emëruar bordin e ri në përbërje:

1.      Bajram Mustafa – kryesues;

2.      Zamire Deçani-Beqiri – anëtare;

3.      Luljeta Krekaj-Lutfiu – anëtare;

4.      Abedin Neziraj – anëtar.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka anuluar vendimin Nr.13/59 të datës 21 janar 2021, të cilin e ka vlerësuar si të jashtëligjshëm.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Të nderuar anëtarë të kabinetit

Të dashur qytetarë,

Sot po e fillojmë mbledhjen me një pikë të veçantë të rendit të ditës.

Besoj se shumë nga ne pajtohemi se në këto 22 vite, që nga përfundimi i luftës na kanë munguar shumë gjëra, por nëse ka diçka që na ka munduar më së shumti e na ka dëmtuar më së keqi, ajo është mungesa e drejtësisë.

Institucionet tona të drejtësisë edhe pse funksionojnë, deri tani ato kanë qenë më shumë në funksion të sistemit sesa të qytetarit. Në to shpesh nuk është ndarë drejtësi e mirëfilltë.

Kur them mirëfilltë, e kam fjalën për një raport më të drejtpërdrejtë të drejtësisë. Një raport ku brenda sallës së gjyqit në përballje mes të dobëtit dhe të fortit, ngadhënjen drejtësia, kur në mes të varfrit e të pasurit, ngadhënjen drejtësia.

Në t ‘vërtetë, lirinë e kemi fituar, por tash na duhet që ta  institucionalizojmë lirinë nëpërmjet drejtësisë.

Për ta bërë këtë, na duhen institucione e shoqëri demokratike, të cilat mbrohen nga një sistem i pavarur i drejtësisë.

Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, jo vetëm në formë por në përmbajtje. Andaj, gjyqtarët e prokurorët zgjedhën mbi bazën e thellësisë së dijes profesionale, e jo të thellësisë së lidhjeve personale.

Gjyqësori mbron liritë dhe të drejtat tona dhe është gardiani më i mirë, jo vetëm ndaj padrejtësive, por edhe ndaj çfarëdo tendence jo demokratike të pushtetit. Për të rikthyer besimin e qytetarit në drejtësi, gjatë këtyre 200 ditëve, Qeveria jonë është angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në kompletimin e kornizës ligjore të nevojshme për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbardhjen dhe dënimin e krimeve të luftës.

Në mënyrë që sistemi gjyqësor dhe prokurorial të veprojë drejtë ndaj të gjithë qytetarëve, është e domosdoshme që në të gjitha nivelet e këtyre sistemeve të ketë njerëz profesional dhe me integritet. Joprofesionalizmi dhe mungesa e etikës në gjyqësor, janë kërcënim direkt ndaj drejtësisë, por edhe ndaj demokracisë.

Prandaj, sot është ditë e veçantë, sepse po e bëjmë hapin thelbësor për jetësimin e një prej zotimeve tona kyçe, e që është Vettingu i institucioneve të drejtësisë.

Vettingu do të tregojë gjendjen aktuale brenda sistemit gjyqësor, në kuptim të kapaciteteve profesionale, e pastaj edhe etikës së punës dhe integritetit të akterëve të gjyqësorit në përgjithësi.

I tërë procesi do të organizohet në atë mënyrë, që të sigurojë përfshirjen e domosdoshme të përfaqësuesve të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, përmes punës së përbashkët brenda grupit punues.

Grupi punues, i themeluar nga Ministria e Drejtësisë, e i përbërë nga përfaqësuesit e gjyqësorit dhe prokurorisë, shoqëria civile dhe ekspertët e fushës, kanë hartuar Koncept Dokumentin dhe kanë propozuar metodologjinë e mbarëvajtjes së procesit të vettingut, përmes votimit të amendamenteve kushtetuese, që do lejonin hapësirë të mjaftueshme për hartimin e Ligjit për Vettingun.

Duke konsideruar që edhe pasqyra aktuale ligjore lejon hapësirë për mbarëvajtje të procesit të vettingut, përmes plotësim/ndryshimit të ligjeve relevante, Grupi Punues ka propozuar si mundësi të dytë, realizimin e procesit të vettingut përmes ndryshimeve ligjore.

Fazë e parë e vettingut do të mbulojë vlerësimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit e të Gjykatës Supreme, rrjedhimisht, pozitave të larta drejtuese.

Vettingu do bëhet përmes një Mekanizmi të pavarur, nga gjyqtarët dhe jo gjyqtarët, të zgjedhur nga Kuvendi dhe Presidenca për hir të balancimit të pushteteve, me prani të ndërkombëtarëve. Këto struktura, pas vettingut, do transpozohen brenda Këshillave, si trupa për vlerësim të vazhdueshëm të performancës. Mekanizmi do operojë me ndihmë të Sekretariatit për çështje logjistike, kurse në shkallë të dytë do të vendos Kolegji për Apelim.

Koncept dokumenti që kemi përpara i hapë rrugën këtij procesi kaq të rëndësishëm për forcimin e drejtësisë dhe të demokracisë së shtetit tonë.

Kryetari i nderit-alias Isa Mustafa, bashkëthemelues i asociacionit të komunave me shumicë serbe, me Hashim Thaçin

2

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri I djeshëm “Sherrin e mbjellin gratë dhe e korrin burrat!?”, Drini.us 12 Tetor 2021

Edhe togfjalëshi ”kryetar nderi” 1*), sikurse edhe fjalët ”veteran” e … ”legjend-ë/ar” aq shumë u përdorën vend e pa vend saqë edhe kur njeriu lexon për personalitet e mëdha të artit, të letërsisë, kulturës i vjen me vjell kur dihet se në poltikë, në Kosovë edhe në muzikë, është përdorur shumë fjala ”veteran/e, psh Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, ”veterane”. Për Adelinë Ismailin thuhet ”Diva” 2*).
Dhe deshëm apo s`deshëm në fjalorin tonë hyri edhe slogan3*), ”Kryetar nderi”.unë do ta quaja ”zhargon rrugësh. ”Kryetar nderi”.
Aty ku më së pakur do të besoja, edhe kryetari I ri I LDK-së, e paska propozua Isa Mustafën ”Kryetar nderi”.
Kjo paska ndodhur më 14 Mars, 202, në festën e ”Ditës së verës”
”Kreu më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpallur ditën e sotme ish-kreun Isa Mustafa si kryetar nderi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë LDK-ja me anë të një njoftimi për media. Në njoftim thuhet se propozimi për kryetar nderi të Mustafës ka ardhur nga Abdixhiku.
Abdixhiku merr vendimin e parë në krye të LDK-së, shpall Isa Mustafën kryetar nderi
Nuk iu besova syve, mendova se është ndonjë gabim prandaj kërkova në internet dhe e gjeta në disa portale … ”Abdixhiku e shpall Mustafën kryetar nderi”, Llapi..info, 14/03/2021.
Po pse kaq shumë jemi të prirur të shtiremi që ta ”ruajmë” qetësinë nga brenda kur kur çdo gjë ka marr fushën e malin.
Isa, ishte ndër personalitetet shqiptare që kishte pozita udhëheqëse në ish sistemin komunist jugosllav, si ”kryetar qebverie” në Komunën e Prishtinës. Asgjë të keqe s`ka këtu, por kur zgjidhet ”Ministër i Financave në Qeverinë Bukoshi”, bashkë me Bujar-in e Bukoshit, me fondin e 3/%-it paratë tona i keqpërdorën, paratë e mërgimtarëve.
Dhe në zgjedhjet e para e të lira, pas vitit 1999, Bujari i qoi ”gjin” Ibrahim Rugovës që ta fus në listat zgjedhore por Rugova nuk e mori dhe ai, filloi me dredhitë e vjetra.
Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiu, e mori Isa Mustafën si ”këshilltar” e Bujar Bukoshin e bëri Ministër të Shëndetësisë, mu në qeverinë e kuislingut, Hashim Thaçi.
Bujari iu afrua Ukës dhe formuan partinë ”Lista e Ibrahim Rugovës” dhe rreth vetes u tubuan ”ftyrat” më të dyshimta, Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Dardan Gashi dhe Bujar Bukoshi.
Lufta brenda LDK-së prap filloi se kush duhët të zgjidhet ”kryetar” i LDK-së, pasi Kushtetuesja e rrëxoi Fatmir Sejdiun, si presisdent.
Për herë të parë (?), Isa u tregua më i zhdervelltë dhe fitoi kundër Fatmirit të cilin e mundi bindshëm. E mira se ishte se ky kuvend zgjedhor nuk i përdori karrigat.
Kur Isa, tradhëstisht u zgjodh ”kryetar”, Fatmirin e shpalli ”Kryetar nderi”, që ta qetësoj me një asht apo kore buke.
”Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK-së – Radio Evropa e Lirë…
7 nov. 2010 — Kuvendi i VII Zgjedhor i LDK-së zgjodhi Isa Mustafën për kryetar të partisë … shpalli kryetar nderi kryetarin e deritashëm, Fatmir Sejdiu”.

”Fatmir Sejdiu, kryetar nderi i LDK-së – Bota Sot…
Fatmir Sejdiu është zgjedhur kryetar nderi me aklamacion nga delegatët e Kuvendit të LDK-së. Lexo të radhës. …”

”LDK ia heq edhe fotot Sejdiut – Bota Sot,
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po shfaq respekt ndaj ish-Presidentit Fatmir Sejdiu, njëherësh Kryetar Nderi i kësaj partie. Në selinë kryesore të LDK’së …”
”Sejdiu: Nuk jam më Kryetar Nderi, LDK ka rrëshqitur në duar …
Ish- kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu i cili ka hequr dorë nga pozita e Kryetarit të Nderit të partisë, ka shpjeguar arsyet pse e ka …”
”Fatmir Sejdiu jep dorëheqje nga dy pozita në LDK – Klan Kosova
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka dalë në … e kryetar nderi si dhe nga pozita e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, …”
Janë disa nga titujt e saj kohe që mbushen ballinat e shtypit.
Kjo fjalë “Fjalë nderi” e fut ish kancerin Kohl dhe CDU-në në një krizë të thellë. Kështu konstatohet se nga viti 1993 deri 1998 Kohl ka pranuar në dorë shuma parash në vlerë prej afro dy milionë marka gjermane.
Dhe derisa politikanët në botën përendimore e thejnë qafën për afera, skandale e tituj ”nderi” politikanë tanë i mbajnë ato si relikte dhe stolisen edhe me të tjera, merita e tituj nderi.
Të tillë ishin edheHashim Thaçi e Isa Mustafa, kur ishin në krye të Qeverisë, më 2013 dhe 2015.
Marrëveshja për Asociacionin
”Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Pas dy vjetësh, më 2015, të dyja palët (Kosova dhe Serbia), ishin pajtuar edhe për themelimin i cili parasheh të mbledh në vete rreth dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë është serbe, siç janë, Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel në vitin 2013, me Hashim Thacin. Më vonë në vitin 2015, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, që fliste për kompetenca ekzekutive, me Isa Mustafën (shën. imi). Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në interpretimin e kësaj marrëveshje gjeti që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e përcakton se parimet mund të harmonizohen me akte ligjore të Qeverisë së Kosovës.
Derisa Hashimi e Isa shtyhen se kush ëshë (më) fajtor për themelimin e asiciacionit, Beogradi zyrtar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, nga ana tjetër me këmbëngulje kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Vuçiq, citojnë mediet në Serbi, e di mirë që shumë pika të marrëveshjes për krijimin e këtij asociacioni janë shpallur anti-kushtetuese në Kosovë. “Nuk më intereson a është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës apo jo”, citon mediumi serb B92, Aleksandër Vuciqin.

1*) TOGFJALËSH m. sh.
Njësi sintaksore që merr pjesë në ndërtimin e fjalisë dhe që përbëhet, nga dy a më shumë fjalë kuptimplota, të cilat kanë lidhje të ngushta gramatikore e kuptimore me njëra tjetrën (p.sh. detyra të mëdha, bukë gruri, dy nxënës, mot me diell, shumë ditë etj.). Togfjalësh i thjeshtë (i përbërë). Togfjalësh nënrenditës (bashkërenditës, këpujor). Togfjalësh me (pa) parafjalë. Togfjalësh i qëndrueshëm (i pandashëm, i lirë). Togfjalësh emëror (mbiemëror, foljor, ndajfoljor). Togfjalësh përcaktues (thirror). Togfjalësh i varur (i pavarur).

2*) DIV m. sh.
1. mit. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore, i cili ha shumë, rrëmben njerëz etj. dhe banon zakonisht në shpella a nën tokë. Shpella e divit.
2. fig. Njeri me trup të madh e të fuqishëm. Diva ishin të gjithë.
3. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. E kishte djalin div.
Fjala ”Diva”, përdoret gabim. në vend të fjalës ”Div”

3*) SLOGAN m. sh. libr. kryes. keq.
Frazë e shkurtër që përsëritet për të propaganduar diçka; parullë e zbrazët ose mashtruese. Slogane bajate (demagogjike). Slogane propagandistike.

Malmö, 13 tetor 2021

Shënime mbi Çamërinë (II)

Nga: Fahri Dahri, Itali

Pjesa II

SHËNIME MBI ÇAMËRINË

(1) RADHUER

LUFTE Nr. 5. VITI 1940

GJEOGRAFIJA

Pjesa e Çamërisë që ndodhet nën tiraninë greke kufizohet në Veri me malet e Nemërçkës, Muratit, Strugarës, Tsamantias, Konispolit dhe zbret në det gjerë në Kepin Stillo; në Lindje me N/Prefekturën e Konicës dhe Janinën; në Jug me N/Prefekturën e Artës dhe shkon gjerë në Gjirin e Prevezës, kudrejt gjuhëzës lingueta së Aktis; në Perëndim me detin Jon.

Vëndi është malor dhe është vazhdim i maleve politikisht dhe etnikisht shqiptare të Nemërkçës, Strugarës dhe Tsamantas.

Lumë me rëndësi është ay i Kalamasë që, duke kaluar nëpër Kumenicë (Gumenicë-FD) dhe Filat, përbën fushën e këtyre dy zonave dhe në të derdhen prroskat dhe përrënjtë e Çamërisë Qëndrore.

Në dimër ky lumë nuk është i kalueshëm (guadabile); lumi Lluri i maleve Olizka derdhet në Prevesan (Prevezë-FD), duke kaluar nëpër Çamërinë e mesme gjatë fushave të Filipiadhës dhe të Prevezanit. Fusha e Filipiadhës është e gjerë sepse ajo ka një masë prej 30 x 18 km., ajo e Llahe-Sulit ka një masë prej më shumë se 18 km.

Komunikatat rrugore janë këto: Prevezan-Filipiadhë km. 43; Filipiadhë-Janinë km. 62; Filipiadhë-Artë km. 14.

Janë duke u ndrequr rrugët Kumenicë -Janinë, Prevezë-Paramithi, Paramithi -Mininë, Mininë-Filat, Filat-Sajadhë. (Flitet për gjëndjen në vitin 1940-FD).

POPULLSIJA

Çamët të racës ilirike, d.m.th. shqiptarë gjaku të thjeshtë, janë me paraqitje të lartë dhe të bukur, veshin kostume leshi të bardhë, qeleshe të larta të vardha në formë fesi dhe opinga, mbathja klasike e maleve. Gratë mbajnë rrobe dhe këmisha të gjata të bardha me çorape të gjata po të bardha dhe të qëndisura në pjesën e lartme me lloj lloj lule; në kokë lidhin një shami me ngjyra. Porse veshja e burrave po humbet dalë nga dalë

sepse t’ashtuquajturat “tesha allafranga” (perëndimore) kushtojnë më lirë.

Gjer në vitin 1780 popullsia e Çamërisë ka qënë e tëra ndjekëse e fesë greko-orthodhokse (saktësim: shumica ishin katolikë -FD), myslimanizmi filloi më vonë, dhe u përhapë sidomos, ashtu siç e thanë, në kohën e Ali Pashës.

Është e njohur tragjedia e popullatës së Pargës, e cila emigroi, duke i zbrazur vatrat stërgjyshore shekullore, që të mos heqë dorë nga feja e Krishtit, dhe u shpërnda në 7 ishujë që n’atë kohë ndodheshin nën zotërimin e Francës (një pjesë e saj vajti edhe në Korfuz).

Është e njohur dhe admirohet kudo bukurija heroike e grave të Sulit, të cilat me veshje nusërie, që të mos binin në duart e turqëve dhe të mos hiqnin dorë nga feja e krështerë, duke kënduar këngë atdhetarie, i-u dhanë vdekjes duke u hedhur në greminën e fshatit të tyre (saktësim: gratë u hodhën për të mos rënë në duart e Ali Pashë Tepelenës- FD).

Me gjithë zotërimet e huaja, nuk ka qenë e mundur për turqit, dhe as për grekërit më vonë, që t’i çrrënjosin ndjenjat Kombëtare të çamëve dhe zakonet e prindërve të tyre(2).

Hyrja e propagandës greke filloi në 1880 me anën e Kishës greke të Stambollit, qendër e panelenizmit, dhe u përhap me sistemet që dihet mbas 1913 (kupto masakrat, vjedhjet, çpronësinet, dëbimet tërësore-FD).

Simbas statistikave të vitit 1933-1934 u hapën 205 shkolla fillore me 14.050 nxënës dhe 7 shkolla të mesme me795 nxënës (bëhet fjalë për shkolla në gjuhën greke-FD).

Me këto mjete me propagandën sistematikke dhe me persekutimet çnjerëzore grekërit harrijtën t’a infiltrojnë gjuhën greke, t’a shtien në popull, por jo dhe t’i bëjnë t’a harrojnë gjuhën e të parëve, d.m.th.shqipen (gratë, fëmijët dhe pjesa më e madhe e burrave nuk flisnin greqisht. Disa burra në qytete dhe ata që merreshin me tregti e flisnin greqishten-FD)

Me të gjithë këto, fshatrat greke janë të pakta dhe përbëhen nga fshatarë të sjellun si bujqër në tokat e tyre nga bejlerët shqipëtarë, si mbas nevojave; këta katundarë janë bërë sot të zotërit e tokave, mbas aplikimit të Reformës Agrare në lidhje dhe me persekutimet e auktoriteteve greke, kryeneçe dhe të pamëshirëshme në veprimtarin e çkombëtarizimit të Çamërisë. Fshatra  me popullsi të përzjerë nuk ka, por ndodhen vënde me pooullsi të përzjerë, myslimanë dhe të krishterë, të tërë të Kombësisë Shqiptare.

N/Prefejtura e Filatit ka 79 fshatra me 32,024 banorë, në mes të cilëve 3.500 q’i përdorin gjuhërat shqipe dhe greke (bilingui); N/Prefektura e Paramithisë ka 47 fshatra me 15,486 banorë, në mes të cilëve 5000 q’i flasin të dyja gjuhërat; N/Prefektura e Pogonit ka 33 fshatra me 13,888 banorë, në mes të cilëve 6200 grekofonë, por janë edhe këta shqiptarë të greqizuarë me forcë; N/Prefektura e Margëllëçit ka 43 fshatra me 14,531 banorë, që të gjithë shqiptarofila; N/Prefektura e Prevezanit ka 46 fshatra, me 21,160 banorë, nga të cilët 10,000 janë grekofonë, edhe ata me origjinë shqiptare; N/Predektura e Filipiadhës ka 31 fshatra me një popullsi prej 15,530 nga të cilët 4000 grekofonë si të parët.

Gjithsej janë 279 fshatra me 112,619 banorë, nga të cilët vetëm 20,200 janë grekofonë, por origjinë shqiptare.

Sidoqoftë, simbas statistikave greke të vitit 1937, 92.419 banorë janë shqiptarë njëmijë për mijë, ndërsa 8.500 janë folës të të dyha gjuhërave. Nga këta banorë, 33.000 janë shqiptarë myslimanë.

BUJQËSIJA

Çamëria siç e thamë, është malore dhe e pasur me drurë ulliri që japin prodhime shumë të mira ulliri për të ngrënë dhe një vaj shumë të mirë; prodhon duhan të mirë dhe kafshë të një race që s’është për t’u përçmuar; prodhon grurë dhe misër. Mbillen dhe hardhinjtë që prodhojnë rrush të mirë.

Para 1913 çamët rronin me prodhimet e tyre bujqësore, dhe eksportonin edhe në Korfuz.

RËNDËSIJA DETARE DHE USHTARAKE

Brigjet e Çamërisë në të cilat shtrihen shkëmbenjtë e maleve, përbëjnë lugina të rëndësishme si ajo e Prevezanit, Kumenicës, Murtit (Volës -FD), Pargës e Sajadhës, në mes të cilave kryesojnë Preveza dhe Kumenica (Gumenica-FD), nga të cilat zotërohet Kanali i Korfuzit dhe hyrja e Adriatikut.

I çmoi këto gjenija e Napoleonit të I° dhe grabitësit inglezë, të cilët në fillim të shekullit të kaluar i pushtuan ato brigje detare.

Bën pjesë të Çamërisë, për arësye strategjike dhe për ato demografike, edhe qyteti i Janinës me rrethet e tijë.

BIBLIOGRAFIJA

Mbi Çamërinë kanë shkruar shumë auktorë, neve po tregojmë ata më pak të njoftunit. Interesante janë studimet e Valentino Chirol-it, që përshkruan një udhëtim të tijë të bërë në Epir me 1880 dhe në të cilën mburr patriotizmin shqipëtar të çamëve; Hanry Holland, në librin e tij ne titull “Travels in the Jonian isles, Albania, Thesaly,  Macedonia”, Byron, etj.

Nuk janë për t’u hedhur në harresë Odhiseja XXX-315-385; Thuqidhidi,  Gjeografija botnore greke, volumi B 1937; Enciklopedia Madhe Greke në Kapitujtë Epir-Janinë, ku, sado që është përpjekur të fallsifikohet e vërteta, ajo duket qartazi për atë që studjon me pa anësi e drejtësi.

[Është ruajtur origjinaliteti i Radhuerit. Nr.5]

                                                                *** 

Shënim (1): I sigurtë kombi ynë, dajma i ka respektuar dhe toleruar besimet e ndryshme fetare, por asnjëherë nuk është pajtuar me shtetet që pushtojnë në emër të ndonjë besimi fetar. Ky qëndrim përcaktues i shqiptarizmës, është i vërtetuar historikisht, sikundër bën ferk (duket) edhe aktualisht me veprimet ekspansioniste etno-fetare të shteteve fqinjë.

Shënim(2):

Të nderuar lexues,

Krahas përshëndetjes, sqaroj se në shkrimet e mia, mbahet parasysh ndarja madhore e qendrimeve ndaj dashurisë për atdheun dhe popullin, gatishmëria për t’u shërbyer atyre me besnikëri; me patriotizmin e fetishizuar fetar.

Është e drejtë e priftërinjëve dhe e imamëve që në shkrimet dhe predikimet t’u përkushtohen ndjenjave të tyre të kultivuara fetare; por ato, në të shumtën e rasteve nuk mund të njësohen me qendrimet e popullit ndaj kushdo qofshin pushtuesit; kurse në shkrimet e mia, i përkushtohem ndjenjës së trashëguar të patriotizmit, dashurisë për Atdheun dhe për bashkëatdhetarët.

                   Fund

Fahri Dahri, Itali, më 13 tetor 2021.

Kapitujt e fundit të librit: Cilësitë e mira plotëgjithësore

0

Ardit Dardania, Prishtinë

“Cilsitë e mira plotëgjithsore”: Kapitujt e fundit të këtij libri 24, 25, 26 dhe 27. 24. Komente të ndryshme

3 1. Individi mund t’i zhvillojë cilësitë e mira edhe nëse qëndron i pavarur nga religjionet apo besimet përkatëse.

2. Individ mund ta përdorë logjikën e pastër, të vështrojë objektivisht përmes fakteve të ofruara nga shkenca e kohës.

3. Individi mund t’u qaset librave të ndryshëm religjiozë apo joreligjiozë nga aspekti i kuptimeve objektive pavarësisht prej formës së zyrtarizuar kuptimore të atyre librave.

4. Individi mund t’i kuptojë në menyrë autenticitare librat e caktuara religjiozë apo joreligjiozë.

5. Individi mund të formojë kuptime të reja kur besimet e tij të formësuara paraprakisht janë të lëkundshme si pasojë e shpjegimeve të ndryshme kundërthënëse mes vete, të ardhura nga mendesitë e caktuara religjioze.

6. Individi mund të vërejë pasaktësi në shkrime të caktuara të formësuara nga një kohë më e hershme kur vëren qartë joprecizitetin apo mosecjen në hapa me arritjet shkencore.

7. Individi mund të mësojë vazhdimisht për vetveten drejtpërdrejtë në jetën që zhvillon dhe nga raportet që ka ndaj rrethit të vet.

8. Individ mund të zhvillohet për të mirë nga mësimi për vetveten si qasje shumë inteligjente, që e bën atë të jetë më afër ndaj “Cilësive të mira plotgjithësore”.

9. Individi mund ta kuptojë që mësimi për vetveten është dinamik, i vazhdueshëm.

10. Individi mund ta kuptojë që më së shumti pëson nga veprimet jo të mira që bën vetë.

11. Individi mund ta kuptojë që religjioni apo besimi për nga aspekti i detajeve mund të jetë personal.

12. Individi mund ta kuptojë që konceptet përsonale të tij janë të ndryshme me konceptet personale të tjetrit edhe nëse kanë besime apo religjione të shkruara të njëjëta.

13. Cilësitë jo të mira të individit për nga natyra janë veprime të caktuara mendore-emocionale që gjenden te një individ, jo si entitete të pavarura nga ai.

14. Edukimi jo i mjafuar i individit mund ta bëjë atë të kalojë në formësime të cilësive të caktuara jo të mira.

15. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” besimet ose religjionet kanë vlerë praktike te individë vetëm nëse ato janë pranuar nga ta në paqe të plotë.

16. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” nuk vlerësohet aspak mirë veprimtaria e shtrirjeve të besimeve apo religjioneve, duke përdorur mjete apo metoda të dhunës, çfarëdo qofshin ato.

17. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” ofrohet pasqyrë e kthjellur lidhur me mundësinë e zhvillimit të pastërt të individit.

18. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” ofrohen zbërthime edukuese për zhvillimin e cilësive të mira të individit.

25. Komente të ndryshme

4 1. Një individ ndodh të bëhet jo i besueshëm kur thotë që e interpreton më së miri një libër të caktuar, të cilin nuk e ka shkruar vetë. Librat kanë nevojë për t’u përpunuar vazhdimisht në vendet ku të dhënat në ta janë të pasakta, joadekuate. Në ato vende mund të vendosen të dhëna të reja të ofruara nga njohuritë e ndryshme më të sakta të kohes.

2. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” individi dhe shoqëria shikohen që zhvillohen mirë sipas ndryshimeve përparimtare.

3. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” për rritje të saktësive dhe besueshmërive përkatëse bëhet referimi të shkencat e kohës, diturive të tjera të reja.

4. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” lidhur më religjione, si për religjione monoteiste, si për religjione politeiste, konsiderohen që kulturat dhe traditat e ardhura nga to nevojiten të shikohen objektivisht.

5. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” përderisa nuk faktikohen nga shkenca e kohës konsiderohen të pavërteta ekzistencat e qenieve të cilave disa u besojnë, të cilat janë fantazmike apo iluzive për nga përmbajtja si përshkruhen apo si paramendohen nga ta.

6. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” për çdo individ e shoqëri, në rastin tonë për atdheun shqiptar, velerësohet lart etika, edukata, dashuria ndaj atdheut që njëkohsisht janë edhe cilësi të mira të individit.

7. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” vlerësohen lart individët që përmbahen, që nuk i përqeshin dhe që i mirëkuptojnë pikëpamjet e individëve tjerë edhe kur ato janë të ndryshme.

8. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohet që njohja për vetveten është qasje shumë e mirë për t’i njohur pastaj të tjerët. Nga aspekti “Cilësive të mira plotgjithësore” vlerësohen lart individët që i kushtojnë rëndësi njohjes së egove personale të tyre.

9. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohet që individi nuk mund të jetë plotësisht i kompletuar me cilësi të mira dhe nuk mund të jetë i pandryshueshëm.

10. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” individi me cilësi të mira qëndron pranë tyre dhe nuk mund të jetë plotësisht manifestues i tyre.

26. Komente të ndryshme

5 1. Disa individë kanë qasje të mirë e cila vërehet në inteligjencën e pastër të tyre, mirësinë e tyre.

2. Gjallëria e bukur e Tokës vërehet te të reshurat atmosferike, sistemet ujore, oksigjeni i pastër, gjallesat biologjike, llojllojshmëria e elementeve kimike me ndihmen e të cilave njerëzimi zhvillon teknologjinë. Gjallëria e bukurë e kozmosit vërehet në vendet e tij ku ekzistojnë kushtet fizike, kimike, kozmike, të përshtatshme për jetesë të gjallesave biologjike.

3. Informatat e përvetësuara në mënyrë të ngurtë nga leximi i një libri të caktuar bën që disa individë të mos mund të zhvillojnë mendime të pastëra dhe origjinale.

4. Disa individë ndodh që të arrijnë të transformojnë kuptimin e drejtpërdrejtë të shkrimit në libra të caktuar, duke qenë të aftë ta zbërthejnë kuptimin rrënjësor, të brendshëm të tyre si dhe ta kuptojnë formën pragmatike, semantike, etimologjike, e metaforike të tyre.

5. Disa individë ndodh të kuptojnë që një libër i caktuar nuk duhet të shikohet vetëm nga perspektiva e fjalëve, duke ditur që fjalët nuk e bëjnë përshkrimin e plotë të atyre për të cilat shkruhet.

6. Disa individë kanë zgjuarsi që ta kuptojnë që fjalët mund të ndërrojnë kuptimet në varësi të kronologjisë historike.

7. Disa individë që kanë inteligjencë të pastër e kuptojnë që perceptimet e drejtpërdrejta janë të një preciziteti të caktuar dhe se ky precizitet rritet duke bërë ndërlidhje me të dhëna tjera objektive përkatëse.

8. Disa individë ndodh që t’i transmetojnë pastër mendimet e tyre te të tjerët përmes paraqitjes së përmbajtur, të zgjuar, të sinqertë, të thjeshtë, të besueshme. Disa individë janë autenticitarë të cilët arrijnë të ofrojnë gjallëri në shpjegimet e tyre lidhur me tema të ndryshme.

9. Disa individë ndodh të ofrojnë komente vetëdijesuese lidhur me një shkrim të caktuar për një libër i cili mund të kuptohet keq nga disa.

10. Disa individë me qasje të zgjuar, librat e caktuar të religjioneve apo besimeve nuk i konsiderojnë të pandryshuar në pjesët ku ka përmbajtje të ashpëra dhe u japin atyre komente të veta për t’i vetëdijesuar individët të cilët mund t’i marrin ato pjesë në formën e ngurtë.

27. Pasthënie

1. E vërteta nuk ka të bëjë me fiksionin, ngurtësimin e qëndirmeve të paraqitura nga fjalët.

2. Për freskimin e përhershëm të librit “Cilësitë e mira plotgjithësore” nevojitet që autorët në botimet e reja të tij të jenë mendimtarë shumë të lirë paqësorë që e kuptojnë rëndësinë e harmonizimit të saj me të gjitha zhvillimet e mira të kohës.

3. Është e vërtetë që librat të bërë nga njerëzimi nuk mund të jenë të formës së përkryer. Edhe këtu, nuk synohet që ky libër ta arrijë pikën e përkryerjes, por ecjen me të arriturat me të reja të cilat janë të vazhdueshme.

4. Mendësitë me karakter të ngurtë humbin besueshmërinë. Kuptimi njerëzor për natyrën e të vërtetave evoluon përherë bashkë me evoluimin e diturive shkencore. Vetë gjallëria paraqitet përmes ndryshimeve dhe evoluimeve të pandalshme.

5. Konceptet për natyrën e “Cilësive të mira plotgjithësore” evoluojnë sikurse evoluon edhe libri “Cilësitë e mira plotgjithsore”.

6. Jeta gjallëron duke ndryshu përherë, pa qenë e përsosur. Vetë të qenurit i përsosur e eleminon ndryshimin, evoluimin. Libri “Cilësitë e mira plotgjithësore” ka gjallëri dhe nuk ka kuptim të mbetet i pandryshuar e i pafreskuar.

7. Që të jetë praktik libri “Cilësitë e mira plotgjithsore” nevojitet që ai të jetë plotësisht i kuptueshëm në gjuhët përkatëse, që për ne është gjuha shqipe. Autorët e përpunimeve të ardhshme të librit “Cilësitë e mira plotgjithësore”, për të qenë edhe me praktik libri, nevojitet të jenë atdhetarët shqiptarë, që e praktikojnë gjuhën shqipe.

8. Në kuadër të përpunimit të librit “Cilësitë e mira plotgjithësore”, që ai të jetë praktik mund t’i shtohet diçka apo t’i hiqet diçka.

9. Libri “Cilësitë e mira plotgjithësore” vazhdimisht përpunohet edhe në aspektin e freskimit me kuptime të reja si dhe të vendosjes së fjalëve të reja shqipe që janë më kuptimore dhe më adekuate.

10. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” kritikat e bazuara për librin “Cilësitë e mira plotgjithësore” janë të mirëseardhura dhe konsiderohen të rendësishme në përpunimet e ardhshme përkatëse, krahas përpunimeve të tjera të tij.

Historiani Buxhovi pritet në Institutin e Historisë në Tiranë

0
Tiranë, tetor 2021
Historiani Jusuf Buxhovi u prit sot në Institutin e Historisë në Tiranë nga drejtori prof.Afrim Krasniqi dhe bashkëpunëtorët shkencorë. Me këtë rast, historiani Buxhovi i dhuroi bibliotekës së Institutit të Tiranës kopletin në tetë vëllime të “Kosovës”,botimin në anglisht të “Kosovës”,”Kosova -histori e shkurtër”, “Maqedonia”(shqip dhe anglisht”, “Dardania” si dhe “Kongresi i Berlinit 1878 dhe Lidhja Shqiptare” të botuara nga “Jalifat publishing”. Autori ishte i shoqëruar nga drejtori i “Jalifat publishing” nga Houstoni si dhe botuesi Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu.Gjatë këtij takimiv u bisedua për gjendjen në studimet e historiografisë shqiptare në rrethanat kur ajo duhet të rishqyrtojë shumë nga pikëpamjet e klisheve të trashiguara ideologjike dhe të diktatit të historiografisë serbe në raport me shqiptarët dhe të kaluarën e tyre për ç’gjë nevojitet bashkërendim institucional midis Tiranës dhe Prishtinës, e ku do të kyçen edhe historianët e pavarur. Zoti Afrim Krasniqi u zotua se Instituti i Historisë në Tiranë, së shpejti do të organizojë një shqyrtim kritik të veprës së historianit Buxhovi, meqë si fakt shkencor, meqë hap shumë çështje me interes për historiografinë shqiptare. Ndërsa, botuesi “Jalifat Publishing” , Zoti Tafilaj shprehu gatishmërinë të përkthejë vepra të historianëve shqiptarë që janë në gjendje të afirmpjnë të vërtetën historike për shqiptarët.

Gazetarja e famshme Diana Rexhepi flet për ish-ministrin e “mirëqenjes” personale dhe për “çlirimtarët” e Hotelit Grand nga pushtimi i 9 kamarierëve serb!

12

Nga: Diana Rexhepi, gazetare e lirë që jeton në Zagreb 

Para disa vitesh, gjegjësisht në vitin 2017 , kur Hashim Thaçi u kandidua për president të Kosovës, kam botur shkrimin e shkurtër në facebook, me këtë porosi:Nëse ju këtë person e zgedhni për president të shtetit, do të keni atë dukuri dhe situatë të mbretit francez Lois IV  dhe atë citatin e njohur historik të tij: “L’etat, cest moi”-  “Shteti jam une”. Dhe ua pata bërë tagg disa prej miqëve në Facebook e që i kisha miqë virtual në Kosovë. Shumica prej tyre e larguan tagg-in që ua kisha bërë emrave të tyre.

E pyeta shoqen time të klasës në gjimnaz …, pse e kishte hequr tagg-in e emrit të saj …? Ajo u përgjegj: “Kam djalin në Ministri për mirëqenie, nuk du probleme”.

Po, a?

Nuk donte probleme nëna e ish-ministrit Arben Abrashi , i cili si ministër i i mirëqenies bëri pasuri personale për disa gjenerata të ardhshme të femijëve të tij dhe fëmijëve të femijëve të tij!

Kjo quhet çka? Mirëqenie? E kujt? E Abrashit, E Hashimit, e shokëve të tij, atyre që ia degjojnë fjalën, i lariten (servilosen), i përkulen dhe kështu me radhë…dhe kështu me radhë.

Nëse dikush u është kundërshtu më ashpër këtyre plutokrateve, kanë mundur të ndodhnin vrasje e me deklarat si në kohën e okupimit serb dhe të Serbisë: “Ubistvo pod nerazjašnjenim okolnostima. Milicija intenzivno traga za mogućim ubicama, bre!” Cfarë dallimi në mes atij siç ishte Thaçi me shokë dhe këtyre që sillen ndaj juve në manire të hijenave, si dhe të serbëve që ju zaptuan një shekull, hajt çfarë dallimi?!

Ndoshta o nderë ma e madhe me të shtypë dhe me të vra shqiptari, se serbi?!

A është ajo “nderë” më e madhe, a i bije ashtu disi?

Apo marre më e vogël qenka me të vra shqiptari, se serbi?

Sepse, disi, sipas legjendave, shqiptarët janë ma disi… ma me “nderë” të vrajnë se sa serbët. Ma marre o me të vra serbi sepse nuk ju ke kundërshtu se ata ishin okupatorë, të mjerët shqiptarë që në shumicë ikën nga serbët, sikurse Hashim Thaçi me ROGNER-istat, shokët e vet: Xhavit Haliti, Azem Syla, dhe “apostujt” të tjerë.

E erdhën Post Festum, e liruan Hotelin Grand nga nëntë (9) kamarierë serbë dhe ia nisën me ju zaptu, me ju nënshtru, e me ju vra nëse i kundërshtoni. Dhe me ju plaçkit. Ose me iu shti në lojë për pasurim. Sikurse që përmenda këtu Arban Abrashin dhe nënen e tij, që aktron shqiptarizmin dhe pseudoaristokracinë. Por disi… ajo ma pak marre o se me kuptu dikush që gjatë Luftës për Kosovën shumica keni ikur prej serbëve, e kështu “burrnisht” keni ardhë masanej në vatren e juj Kosovë dhe iu jeni nënshtru “burrnisht”  “lirusve”, “çlirimtarëve” të Kosovës, sepse nashta (ndoshta) fshihet diku që keni ikur prej serbëve e këtu keni shansa me ju dekoru “lirusi “çlirimtarët” e Hotelit Grand pushtimi i 9 kamarierëve serb, Hashim Thaçi, keni edhe shansa me përfitu diçka …

Me ju shti në lojë që të përfitoni një copë kulaqi.

Më pyeti nëna e ministrit për mirëqenie, me pyeti sërish para dy vitesh, në një porosi private:

“Pse je në anën e këtyre militantëve të Vetvendosjes?”

“Militantëve”..? Hmm …

Nuk mundet nëna e ministrit për “mirëqenie” me e përdor termin: legalistët por po e përdorë termin “militantët”!

Ndoshta sepse ia humbin ata “militantë” mundësinë për kotësi të saj intime, e ku ajo mund të thotë:

“Mirëqenie” në Kosove është djali im, Arban Abrashi dhe une qe e linda?! …

E për këtë edhe ia lëshon rrugën dhe voton për Hashim Brojen Thaçin, i cili e bëri Kosovën shtet në të cilin ai, Hashim Thaçi ishte shtet!

Qe, le ta bënë shtetin tjetër… për shembull ndërtesën e Burgut të Haages.

Le ta bëjë, nëse mundet !

Një këshillë dhe vërejtje nga Redaksia e Drinit, 

  • I lusim të gjithë ata që komentojnë tek ky shkrim i gazetares së njohur Diana Rexhepi apo tek shkrimet e autorëve të tjerë që botohen në Drini, që komentet të jenë krejtësisht etike dhe sqaruese me fakte të tjera që e plotësojnë autorin apo autoren, pa asnjë fyerje ndaj autorit të shkrimit, në mënyrë që mos të detyrohemi ti shlyejmë komentet e askujt, gjë që askush prej nesh nuk e dëshiron. 

Romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi, një vepër letrare rrëqethëse për luftën e fundit në Kosovë

0

Autori i romanit “Ti”, Ilir Muharremi

Roman rrëqethës për luftën e fundit në Kosovë

Imazhet reale të luftës, vaji i foshnjëve, klithma e nënave, lufta e pastër e UÇK-së dominon në romanin “Ti” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Në vazhdim po ju sjellim një fragment prekës për luftën:

“Shënjestrën e automatikut e mbaja të drejtuar në kokën e paramilitarit serb, doja ta shkrepja, shikoja komandantin, dora e tij prapë dha urdhër që asnjëri mos ta bëjë një gjë të tillë. Pyetja e paramilitarit ishte po e njëjta: “Ku është UÇK-ja? Është hera e fundit që po të pyes”. Automatiku drejtohej kah fëmijët, burri filloi të qante, po ashtu edhe gruaja. “I ke dhjetë sekonda, dhjetë, nënëtë, tetë, shatëtë,gjashtë, pesë, katër, tre, dy dhe…” U dëgjua breshëria e automatikut. Plumbi i kishte përshkuar ballin vogëlushit, i cili ra përtokë afër këmbëve të nënës së tij. Burri qante, ponashtu edhe nëna e tij, ndërsa vajzat e traumatizuara shikonin dhe nuk dinin se si të vepronin. Shikova komandantin, kurdisa automatikun, por komandanti prapë nuk dha urdhër. “Janë më shumë se ne, jemi pak në numër, dhe nëse i hyjmë luftës do të vdesin edhe ato vajzat, burri, gruaja, po ashtu, ndoshta edhe një pjesë e ushtarëve tonë.”, – tha me bindje komandanti. Sytë m’u mbushën me lotë. Tashmë dhimbja më kishte përshkuar të tërin dhe ishte hera e parë që pashë një fëmijë të vritej para syve të mi. Paramilitari nuk u ndal me kaq. Breshëria e plumbave pamëshirshëm goditi të gjithë, sidomos ëngjëjt e vegjël të cilët ranë përtokë, e shikimin e ngulitën kah unë, e në fytyrë iu ngri buzëqeshja e jetës…”

Arbëria në shitje

0

Shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

A duhet te heshtim? Jo!

“Me politikat ditore, kur vullneti i popullit e në veçanti vullneti i individit të suksesshëm dhe intelekti krijues plagoset thellë në shpirtin e tij, atëherë pason jeta e amullt dhe mosinteresimi i njeriut për të ardhmen e tij dhe të shoqërisë – si pasojë e depresionit social e kulturor. Pra, shoqëria, e cila nuk merakoset për çështjen e individit krijues dhe nuk shpreh asnjë interesim për të arriturat e tij në shumë fusha shoqërore me interes kombëtar, atëherë pason “ndërtimi” i një shoqërie me vlera të ulëta, ekonomi të rrënuar dhe pa ndonjë identitet kulturor.”

Atdheu në ankand

Si duket, atdheu ynë është hedhur në ankand! E ju i dini mirë rregullat e ankandit. Mallin e ekspozuar nuk e merr, as mund ta ketë ai që e do, ai që lutet për të, por ai që ka paratë. E paratë, në këtë atdheun tonë të dashur, të respektuar e të adhuruar prej një pjese, nuk i ka kjo pjesë, por pjesa tjetër: Ata që e duan, e adhurojnë, e dashurojnë po kaq sa këta të parët, por kjo dashuri është e ndryshme. Të parët e duan, e adhurojnë, e dashurojnë si adhurohet dhe respektohet nëna, ndërsa të dytët si mund të duhet, të dashurohet dhe të adhurohet lavirja. Ky ndryshim ‘i vogël’ i dallon këto dy grupime atdhetarësh dhe ”atdhetarësh”. Heshtja e grumbullit është normale, nuk pritet shumë nga grumbulli: “Eposi i Kreshnikëve” (ose Cikli i kreshnikëve) përbëhet nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme dhe në Kosovë, si: Malësi e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera dhe Kosova rrezikon të humbë afatin për të futur në UNESCO “Eposin e Kreshnikëve”(shkruan shtypi). Prandaj, një shoqëri e ngritur mbi burimet e mirëfillta njerëzore, të humanizmit dhe të sukseseve individuale, në kuptimin e shëndoshë të fjalës, ose të të kuptuarit e kreativitetit individual, patjetër se do të vishet me vlerat dhe epitetin e një shoqërie bashkëkohore, të avancuar dhe të pranueshme në skenën e vlerave njerëzore gjithandej botës së qytetëruar, ngase shoqëria duhet të jetë e veshur me gëzofin e vërtetë të historisë së tij! Serbët ende, por e gjithë jetën e paraqesin Kosovën si konflikt i traditës historike: “Jerusalemi serb vs tokës së vjetër Shqiptare”( botim i Akademisë së Shkencave të Serbisë).

Shpëtimi nga “sllavizmi”

Nocioni “Kosovo” i tregon kuptimet e ndryshme, të cilat janë në kundërshtim të vazhdueshëm për komunitetet që jetojnë në Kosovë. Për serbët është një territor i vjetër serb, një tokë e shenjtë serbe, një kulturë mbresëlënëse në rritje, e cila u shkëput brutalisht me okupimin otoman dhe që ishte edhe një shkëputje e serbëve nga lidhja e tyre me Krishterimin dhe Evropën (?). Grumbulli i ynë mu këtë okupim e sheh si një shkëputje tjetër, si një shkëputje dhe shpëtim nga “sllavizimi”. Me teorinë e grumbullit tonë i japim një kuptim edhe më të plotë teorisë perverse dhe agresive serbe në shtrembërimin e mëtutjeshëm dhe të pandershëm të tyre për Kosovën. Derisa ne të vërtetat tona i paraqesim si mite dhe na dukën si mite dhe pandërprerë mundohemi të “çmitizojmë” historinë tonë serbët e shkruajnë këtë:“Legjenda për Kosovën gradualisht u përzie me traditat popullore duke marrë përpjesëtime mitike e të cilat janë shkrirë në një gurthemel të identitetit të Serbisë moderne. Por, për serbin, sot e gjithë ditën, Kosova qëndron si një si tokë e shenjtë serbe, ku serbët sistematikisht janë “persekutuar dhe përjashtuar nga ajo që të jenë sllavë dhe pravosllavë (ortodoks sllavë) për gjatë tre shekujve të kaluar.” A mos na thotë kjo diçka? A mos është kjo një plagjiaturë historike, e cila në vend të emrit shqiptar e shkruan serb? Grumbulli nuk mundet të reagojë, duhen individët e përkrahur nga institucionet shtetërore, duhen institucionet e larta dhe të kualifikuara kombëtare të përkrahen nga shteti.

Kosova simbolizon tokën shqiptare

Serbët për turqit otomanë flasin jo vetëm si pushtues, por edhe persekutorë të tyre, të cilët me ‘aleatët e tyre, shqiptarët myslimanë’ si dhe emigrantët ilegalë, të cilët zbritën nga malet e larta të Shqipërisë veriore dhe asaj të mesme dhe i vendosën në fushat e rrafshëta kë Kosovës dhe Metohisë. Por, serbët ankohen se edhe regjimi komunist i Titos i ka “përkrahur” pushtuesit shqiptarë si dhe që në kohën e tij, duke i mbështetur komunistët e Kosovës me qëllim decentralizimi të Federatës Jugosllave e kanë hequr termin Metohi, duke e thjeshtësuar Kosmetin vetëm në Kosovo. Turqit e sotëm nuk guxojnë të ndërhyjnë në “historinë” serbe. Akademia serbe është e vetëdijshme se sot Kosova e simbolizon tokën e vjetër shqiptare, e cila drejtpërdrejt lidhet me ilirët e Dardanisë e edhe më larg me pellazgët. Ata e dinë mirë se shqiptarët ishin viktimat më të mëdha në Ballkan, duke iu mohuar e drejta për një shtet të përbashkët si trashëgimtar krenar të ilirëve-pellazgëve. Për këtë e për ne thonë se çdo gjë është me një “gjetje tradicionale, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me fakte të vërtetuara historike dhe se miti i origjinës ilire të shqiptarit modern është i bazuar në mite dhe grupe të caktuara të interesit. (?) (E njëjtë me ata pjesëtarët e grumbullit). ”Kosova e Metohia ka qenë kryesisht e banuar me serbë dhe nga ajo që herët rrjedh se është qendra prestigjioze serbe e politikës dhe e kulturës së saj (Barisha Krekiq, “Medieval Serbia: he Nemanyids and Byzantium”). Ja se si vazhdohet me historinë e tyre “jo të miteve”: “Gjatë sundimit otoman një numër i caktuar i feudalëve serbë (?) duke hyrë në sistemin Spahi dhe eventualisht edhe duke u islamizuar i shndërruan serbët ortodoksë dhe grupet e tjera etnike jomyslimane në rajë, një klasë e dytë e qytetarëve për fundi rregullës së lartë të Perandorisë Otomane”. Kur ne nuk flasim dhe e mohojmë të kaluarën tonë, të tjerët e grabisin (në këtë rast serbët) atë dhe bëhen zotë të një të kaluare, e cila nuk iu përket aspak.

Histori e bazuar në epe

Epika dhe mitet serbe janë ato që e kanë ngritur lart të “vërtetën” e tyre historike të së “drejtës” mbi Kosovën dhe jo vetëm mbi Kosovën…“Epika e shpërndarë në shekuj dhe e kënduar nga mjeshtrit e talentuar të gusllës (lahutës) historikisht ka dërguar kumte (mesazhe) të ndjenjave dhe kumte politike në baladat e tyre epike duke e pasur gjithmonë Kosovën në qendër, duke i bërë heronjtë të pavdekshëm për përgatitjen për një vetëdije të lartë kombëtare serbe pas çlirimit nga otomanët (Ivan Bozhiq, “Neverstvo Vuka Brankoviqa” in Ivan Bozhiq & Vojislav J. Gjuriq, eds). Pra, e tërë historia serbe, sipas tyre, bazohet në epe, balada, këngë gusllash, të cilat e marrin formën e “vërtetësisë” në historiografinë serbe. Shpërngulja e madhe serbe thuhet pastaj në librin e Batkoviqit ishte një shans i madh për ndërrimin demografik në favor të shqiptarëve . “Janë serbët ortodoksë (?) ata që iu bashkuan forcave Habsburge në luftë kundër otomanëve. Janë edhe serbët ata që u shpërngulën nga këto anë nga “dhuna turke”. Ishte ajo një luftë e të krishterëve, e cila u bë shkaktare e ikjes së paku 39 000 familjeve (me nga tre deri në nëntë anëtarë) “serbe“. “Asnjë fjalë për shqiptarët. Asnjë fjalë për shqiptarët ortodoksë e katolikë që ikën dhe u shpërngulën në tokat e Austro-Hungarisë; as nga serbët e as nga shqiptarët; as nga historia e shkruar serbe e as nga ajo e shkruar shqiptare. E dokumentet në arkivat e Austro-Hungarisë flasin ndryshe. Ato vetëm duhen të shfletohen, të filmohen, të përkthehen dhe të botohen. Serbët ishin dhe janë aq të pafytyrë kur është në pyetje grabitja e historisë sonë për të sajuar historinë e tyre: “Procesi më i dhimbshëm në konvertimin religjioz të serbëve e mbërriti kulmin me albanizimin e tyre, atëherë kur serbët e islamizuar e filluan harresën e përkatësisë së tyre etnike, identitetit të tyre etnik dhe u krijuan arnautashët.

Arnautashëve me kalimin e kohës iu zhduk mbamendja e origjinës së tyre serbe (Jovan Cvijić, La péninsule balkanique. Géographie humaine ,Paris): “Për një kohë të gjatë serbët myslimanë të albanizuar (Arnautashët) nuk e ndienin veten as turq e as shqiptarë dhe prania e serbe në unin e tyre ishte e pashlyer. Në Drenicë dhe në regjionin e Prokuples arnautashët e kanë ruajtur deri vonë dygjuhësinë e tyre”.

Një pështjellim i pamatur i serbëve. Një hajni një kombi të tërë. Një vjedhje e paskrupullt e një historie. Përderisa ne nuk i kthjellojmë faktet tona, historinë tonë, përderisa ne me fakte, e të cilat janë, nuk i kthejmë në tonë (së paku në libra) të gjithë shqiptarët ortodoksë të anëve tona, të cilët janë humbur në krijesën artificiale serbe, ne kemi të bëjmë gjithmonë me humbjen e së kaluarës sonë, të vërtetës sonë dhe të tokave tona