Kreu Blog Faqe 1528

Projektimi i përditshmërisë

0

Ramadan Musliu

(Bajram Sefaj: “Rruga deri në kallëzim”, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1983).
Tregimet e vëllimit “Rruga deri në kallëzim” të Bajram Sefajt, libër ky që tashmë gjindet në duart e lexuesëve, imponohen për shumë arsye: së pari për aktualitetin e temave, mandej edhe për shkak të tipareve të natyrës së prosedeut, në veçanti për shkak të specifikave të formës së realizimit të veprimit, përkatësisht për insistimin e krijimit të një modeli konstant të skemës ekspozitve. Tergimet e B. Sefajt, ndonëse, marrë në përgjithësi, nuk e kanë atë nivelizimin e domosdoshëm ideotematik mes veti, por as atë stilistik, megjithatë janë disa veori konstante, të cilat dëshmojnë se ky autor është në rrugë të krijimit tëfizionomisë së shprehjes tregimtare. Kësaj here, kraha skemës ekspozitive, e cila nënkupton modelitetin e shtruarjes së lëndës, ekspozicionin e veprimit, shtrimin dhe realizimin e ideve përkatëse dhe përgjithësisht domethënë në mënyrën, e realizimit të konsitituentëve të veprimit, në të njejtën kohë janë për tu veçuar edhe çështjet gjuhësore e stilistike. Proza tregimtare e këtij autori, fakt të cilin duhet marrë edhe si kualitet, pritet kah çlirimi i rrëfimit nga gjuha e figurshme dhe poetike. Te tregimet fjalë dominon kryekreje një formë e veçantë e të shprehurit retorik, i cili para së gjithash sjell një elokuencë të dalluar, pa figurshmëri por semantikisht mjaft të saktësuar. Mbase kjo e dhënë bën që të hetohet prirja për krijimin e rrëfimit ekstravert, të hapur kah komunikimi, të liruar nga asociacionet. Në momentin e pikërishëm kjo i vjen si një cilësi që e veçon, por s`do të totë se i garanton edhe një perspektivë paksa më të mirë në veçanti kur të merret fakti se herë-herë narracionin e zhvesh idesh, e bën transparent dhe njëdimensional. Po kaq interesante është sfera tematike, megjithëse këtu nuk e kemi uitetin e botëkuptimit stabil, as këndin e vështrimit të problemeve të njejtë, por,vlera kryesore e seleksinimit të temave qëndron në atë se rreket me temat e jetës bashkëkohore. Tregimi i Sefajt prek momente aktuale të jetës së njeriut të rrethanve të sotme, duke u përqëndruar në dilemat brendshme, në konfliktet shpirtërore të njeriut bashkëkohor. Madje, pjesa më e madhe e tregimeve, përveç tregimit të parë “Rruga deri në kallëzim” dhe tregimi tjetër, “Tri, e pika nuk janë”, i cili i përket tipit të rrëfimit simbolik, të gjitha tregimet e tjera pretendojnë ta japin portretin e brendshëm të njeriut bashkëkohor, duke e fikësuar atë në pozita të 8 ndryshme jetësore. Mund të themi se tregimet e këtij prozatori nuk trajtojnë probleme ekzistenciale të njeriut, por e vëjnë atë në situata groteske, gjë që kjo paqyron intencën e çlirimit të tregimit nga temat e mëdha. Madje, edhe një gjë është e rëndësishme këtu: meqë mungon motivimi nga situatat situata ekzistenciale të njeriut, tregimet e Sefajt duken se janë inserte nga përditshmëria, të transponuara me lehtësi në rrëfim, por që intenca kryesore është të krjohet fotografia e njeriut në realitetin trivial. Edhe konstlacinet e personazheve janë karakteristike asnjë prej tyre nuk jepet në aksion permanent, në veprim. Qëllimi i autorit është ta japë fotografinë e brendshme, për krijimin e së cilës herë-herë shërbehet edhe me paqyrimin natyralist. Me këtë dëshëm të themi se këto nuk e përjashtojnë elementin psikologjik, të cilin mjaft mirë e inkorporojnë në atë realist. Prandaj në tregimin e B. Sefajt shihet pasqyrimi i njeriut, përkatësisht paqyrimi i botës triviale në psikën e tij. Edhe dilemat e shumta, dyshimet para veprimeve bizare të realitetit trivial edhe pikëpyetjet që, dalin përpara njeriut të rëndomtë shëprbejnë për ta dhënë, siç thamë, portretin apo fotografinë e brendshme të njeriut bashkëkohor. Prandaj edhe motivimi i veprimeve, të shumtën e rasteve ka një destinacion të tillë. Në tregimin “Defektgoma” pikaset prirja infantile e njeriut, të gjetur përballë absurditeteve të baskëkohësisë për kthim kah fëmijëria, ku duhet ta gjejë identietin e tj. Madje në tregimin “Gjumi i pagjumë, ku i gjithë tektzi është liruar nga logjika e fjalisë së ndarë me pika, motivi kryesor është gjumi, i cili shërben si katalizator i veprimit, herë e ngadalson e herë e shpejtëson. Edhe personazhete tregimeve janë karakteristike. Sikur synohet të jepet prototipi i aventurierit, gjë që këtyre prozave u a jep elementi i literaturës pitoreska të cilën ne nuk e kemi fare. E gjithë këtë duhet kuptuar si një tendencë për çlirim nga temat gati-gati të klishetizuara. Mirëpo ky autentitet, ta quajmë kushtimisht, letrar nuk premton pranim të mirë nga ana e lexuesëve që janë mësuar me të ashtuquajturat “tema serioze”. P.sh., tregimi “Gomadefakti”, trajton jetën e një aktori me famë, për më tepër të një aventurieri, i cili pasi martohet me bukurehen e botës, që është nga një vend i largët, nga rrethanat e komoditetit mikroborgjez kujton të shkuarën, dashurinë e tij të pastër dhe . Edhe aksidentin me defektin e gomës. Një temë e këtillë mbase është disi e ftohtë për logjikën normative që është kultivuar vite me radhë. Të kësaj natyre janë edhe një varg tregimesh të tejra (“Ankthi”, “Përrallë dite pa emër”, “Ditët e bardha në qytetin e bardhë”, etj.), për të cilat mund të themi se shtrojnë këto probleme: japin ndodhi të zhveshura individuale, asocionojnë frymën e një kohe dhe paqyrojnë mënyrën e të kuptuarit të botës. Në këto raste edhe ideja e tregimit del e paimponueshme, e paimponueshme për shkak të jepretenciozitetit të shkrimtarit për tupërqëndruar në probleme të mëdha të kohës. Nuk duhet harruar një gjë: në prozën tonë jeta e përditshme pothuajse fare nuk është e pranishme si temë. Ndërsa tregimet e këtij autori, shumica prej tyre janë tëkthyer kah prëditshmëria, që domethënë se hetohet një farë hapje ndaj jetës, pa marrë parasysh se çfarë komunikimi do të bëjë me të. Diku më herët kemi thënë se ky autor krjon disa herë modele konstante të skemës ekspozitive. Me këtë duhet nënkuptuar ekspozicionn e veprimit dhe modalitetin e shkrimit të ideve. Karakterisitk si shembull është tregimi i par. “Rruga deri në kallëzim”, në të cilin i gjithë veprimi rrudhet në proejeksionet subjektive të kryeprotagonistit, menditimet rreth një maksime popullore: “Bjeshka pushtohet me 9 hapa të imët”, e vë në gojën e një personazhi. E gjithë ajo rrugë që kalohet e cila sugjerohet përmes meditimeve të personazhit, është ekuivalent i rrugës së brendshme, përpjekjes për zbërthyer domethënien e kësaj maksime. Realisht tregimi fillon me mbarimin meqë veprim të mirëfilltë nuk kemi, por jepen projeksionet dhe perceptimet e personazhit, i cili gjendet në udhëtim e sipër. Prandaj i gjithë përshkrimi i këtyre situatave jep pozicionin statik të personazheve në fakt veprimi i tregimit rrudhet aq tepër sa pjesa më e madhe e tekstit duket se është ekspozicion i asja që duhet të pasojë. Marrë në përgjithësi, proza e Sefajt nuk ndërtohet fduke i pasur për bazë konfliktet mes personazheve, por objektivizon disakordet e brendshme të pesonazheve të veçanta, prandaj mënyra e realizimit të ideve ka trajtën e një ekspozicioni herë-herë të prirur mjaft kah përshkrimet natyraliste. Megjithatë, sikurse kemi thënë edhe në herë qëllimi është të jepet fotografia e brendshme, pra realiteti trivial i refflektuar në psikën e njeriut. Kaptinë e veçantë e tregimeve të librit “Rruga deri në kallëzim” të B. Sefajt është edhe gjuha që kufizohet me atë të reportazhit. Mbase kjo i garanton komunikativitet solid dhe pasqyrim autentik i situatave gjegjëse. Në tregimet e këtij autori kemi pasazhe të tëra verbale, ku nuk kemi krijimin e raporteve gjegjëse, kuptimi, por vetëm deskripsion të thatë. Mbase kjo na bën të mendojmë për natyralizimn e tregimit të Sefajt. Megjithatë tregimi i Sefajt është një ekstrakt i përvojës nga përditshmëria të bartur në tekst, një tentim për tadhënë fotografinë e brendshme të njeriut të rëndomtë dhe para së gjithash prozë që në mënyrën e vet e ka krijuar autenticitetin letrar, qoftë me tendencën për çlirim nga temat e ashtuquajtura të mëdha, qoftë për insistimin që komunikativiteti dhe shprehja e zhveshur retorike të merret si vlerë e stilit.

Ramadan Musliu (Rilindja, 20.08.1983).

  • Ribotohet në shenjë nderimi, me rastin e njëvjetori të vdekjes së kritikut të shquar shqiptar, Ramadan Muslit

Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në një takim me një delegacion të Misionit Vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së 

0

Presidentja, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Delegacioni i kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandle dhe eurodeputetja Viola von Cramon, përbehej edhe nga Róża Thun Und Hohenstein (EPP), Ms Michèle Rivasi (Greens/EFA), Thijs Reuten (S&D), si dhe një numër ekspertësh të BE-së. 

Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve. 

Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe vlerësoi lartë prezencën e këtij delegacioni në vëzhgim të zgjedhjeve. 

Sa i përket zgjedhjeve lokale, delegacioni e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve por edhe të vet qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Në takim, Presidentja Osmani diskutoi edhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, procesin e liberalizimit të vizave, nevojën për fuqizimin e mëtejmë të grave dhe rinisë, si dhe tema të tjera.  

Vallja e turpit në Skenderaj…, që e skuqi Drenicën!

1
Nga: Zeqir Bekolli, Prishtinë
Dje, u bënë votimet për pushtetin lokal në Kosovë. Një gjë e tillë ndodhi edhe në Drenicë. Në Drenas një grup interesi iu kundërvu Ramiz Lladrovcit, vëllait të dy heronjve Fehmi e Xhevë Llladrovci, kurse në Skendersaj, “dega” e PDK-së, iu kundërvu pjesëtarit të familjes emblematike Jashari, Bekim Jasharit, i cili edhe këtë herë garoi si kandidat i pavarur. Që të dyja këto familje çdo ditë bijnë dhe zgjohen nga shtrati me të njëjtat dhembje, me të njëjtat plagë shpirtërore, duke mos pasur asnjë çast rehati shpirtërore, madje as që munden ta ndjejnë aromën e kësaj lirie, të cilën e keqpërdorën dhe vazhdojnë ta keqpërdorin matrapazë të shtersave e ngjyrave të ndryshme partiake, që e sollën vendin buzë falimentimit, për shkak të keqmenagjimeve dhe abuzimeve me buxhetin e vendit, që ishte në shënjestër, që nga paslufta dhe pas pavarësisë së vendit. Mirëpo, pos buxhetit, këtë periudhë, duket se në shënjestër janë edhe familjet emblematike, që dhanë gjithçka për vendin-jetët e tyre. Një kundërvënie e tillë iu bë në Drenas familjes Lladrovci e Kiçinia, kurse në Skënderaj familjes emblematike Jashari të cilat, dje, dhanë më të dashurit e tyre. Me një fjalë këtyre familjeve, dje,iu takoi të sakrifikohen dhe ta ndryshojnë historinë e vendit, kurse sot nuk iu takueka të udhëheqin me një komunë, nga ata që e volën dhe po vazhdojnë ta vjelin vendin si me qenë bahçja e babës. Për të qenë edhe më keq, kur “mundet” me vota Bekim Jashari, në Skëndersaj, kërcet edhe revolja, dhe hedhen vallet e turpit për “triumfin” ndaj një djali i cili u përpoq të notojë mbi vuajtjet dhe dhembjet e familjes, në përpjekje për t’i shijuar frytet e lirisë, me mbi 50 plagë që rëndojnë mbi qenien dhe shpirtin e Jasharëve. Nëse, një mënyrë do t’i “arsyetonim” kastën që e volën vendin, se ata tashmë e kanë humbur arsyen dhe nuk njohin gjë përpos parasë, nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë ajo masë e cila doli në shesh dhe pa fije turpi “kremtoi” fitorën e turpit pa u skuqur fare as nga shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, që krenar qendron në sheshin e Skenderajt. Është e çudutshme, prandaj, ku e gjetën gjithë atë forcë ata njerëz për të “kremtuar” për “trumfin” ndaj një pjesëtari të familjes Jashari, dhe a ishin ata gjatë luftës në Drenicë dhe a panë se çka ka ndodhur në këtë vend, por edhe në Prekaz, dhe kush në këtë fshat më parë pranoi të sakrifikohet e të qendrojë, sesa të largohet nga vendi. Është koinçidencë, por edhe realitet se kur u likuidua familja Jashari, në Beograd u ngrit dolli, kurse nëpër fshatrat serbe kur u enden trupatat e të rënëve të familjes Jashari, u shti me armë, u pi raki dhe u duartrokitën njësitet kriminale vrastare nga serbët lokal, që po i bartin trupat e Jasharëve!!! Pos kësaj, a do të kenë fytyrë, ata , që mbrëmë kërcyen në shesh, që nesër, në përvjetorët e Jasharëve të shkojnë në Prekaz të varrezat dhe të përulen para të rënëve në kompleks. Dhe unë si vrojtues e kronist i ngjarjeve të 30 dhjetorit të vitit 1991, 22 janarit, të marsit të vitit 1998, u ndjeva shumë i fyer nga ajo skenë e shoqëroruar me vallet e turpit. Besoj se kësaj here u skuq edhe mbarë Drenica e cila mbi supe vazhdon t’i bartë plagët e rënda të lirisë, siç i bartin edhe familjet e dëshmorëve të cilat pos që u nepërkëmben tash kanë nisur edhe të përndiqen e nënçmohen. E përjetuam edhe këtë.
Populli thotë: “Marrja nuk pallë”!

“Tetori i librit”, i organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë, manifestim kulturor që bashkon

0
Në foto: Shkrimtarët Jusuf Buxhovi nga Prishtina dhe Zija Çela nga Tirana
Tiranë, Tetor 2021
Manifestimi kulturor “Tetori i librit”, i organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë tashmë është kthyer në një pikëtakim të shkrimtarëve shqiptarë, me ç’rast, libri shfaqet si referencë e përbashkët shpirtërore dhe kulturore, ku njihen veprat nga Prishtina, Shkupi, Tirana, Gjakova, Presheva, Shkodra dhe gjetiu, po edhe takohen shkrimtarë nga hapësira shqiptare politikisht e shkapërderdhur ndërsa kuluralisht e palidhur sa duhet përkundër mundësive që ka ofruar rënia e përdes së hekurt ideologjike që ka nda botën shqiptare si dhe tranzicioni i papërfunduar…
Duket, se në rrethanat, kur politika në trëkëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup ka filluar ta kuptojë se roli i krijimtarisë shpirtërore shfaqet parakusht i bashkimeve shoqërore dhe atyre poltike pa marrë parasysh formatin dhe modelin që u imponohet, bërrështetasit e niveleve më të larta, siç ishte rasti i presidentit shqiptar Ilir Meta që mori pjesë në këto takime si shijues i letërsisë, paralajmëron se shkrimtarëve po u kthehet dinjiteti i indit të pashmangshëm i bashkimit shpirtëror, që deri më tash është anashkaluat ose nënçmuar…

Ideali i kolltukut, i ngulur në shpirtin e çdo shqiptari

nga Petro Marko
Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu… T’i derdhemi që të gjithë kërmës së arkës së shtetit! Që të gjithë t’i vërsulemi kolltukut? Të bëhet çdo njeri që di shkrim e këndim nëpunës? Me pak fjalë, deri kur do të vazhdojmë rrugën që na shpie drejt rrënimit të plotë jetik? Nuk sheh një të ri, një të moçëm, katundar a qytetar, që të mos i jetë ngulur në shpirt e në zemër ideali i kolltukut, dëshira e zjarrtë për nëpunësi!
Domethënë vetëm atë shteg shohim për të rrojtur mirë e për të kënaqur të gjitha dëshirat tona. Këtë e bëjmë se aq na e pret mendja, të tillë lindëm, atë rrugë na treguan edhe gjurmat e rrojtjes në kurrizin e popullit, e po e vazhdojmë si trashëgim. S’ka prind, s’ka njeri që nuk përpiqet të gjejë ndonjë kolltuk.
Kështu rron mirë për vete e kështu do të na ndihmojë edhe neve! S’ka shqiptar që nuk e mendon këtë. Dhe ka të drejtë se, e përsërisim, që vetëm ai shteg ka mbetur i hapët. Shtigjet e tjera, përveç mërgimit, që u mbyll edhe ai, nuk janë hapur fare dhe siç duket kurrë s’kanë për tu hapur, se jemi mësuar të rrojmë si shushunjat në kurrizin e popullit, jemi mësuar ta shkojmë jetën të përulur tek njëri e tek tjetri, të shesim ç’ka kemi e nuk kemi, të bëhemi skllevërit e të fuqishmëve, të bëhemi servila, deri sa të marrim një nëpunësi.
E pastaj? Pastaj t’i shtrohemi çdo përuljeje e çdo mënxyre, dredhie, në daç spiunazhit, në daç shpifjeve e të tjera poshtërsive, vetëm e vetëm për ta mbajtur atë të shkretë nëpunësi, atë kolltuk të qetë që na verbon e na bën të humbasim çdo ndjenjë, e mbi të gjitha të humbasim karakterin tonë.
Dhe kështu ne shpëtuam. Ne shpëtuam! Do të rrojmë mirë, do të mundohemi të ngrehim pallate dhe salltanete si patronët tanë, e më së fundi do të arrijmë të bëhemi armiqtë e popullit. Se kështu është…
Petro Marko, 1936
______________
E përgatiti: Fahri Musliu, Prizren. Me 18.10.2021

Shoqnia kulturore “Bogdani” u themelu nga jezuit në Shkoder me 23 nandor 1919 

Besi Bekteshi, Shkodër

“Shoqnija Bogdani” kjo shoqni artistike asht kriju nga kleri katolik i jezuitve në Shkoder në 23 nëntor 1919 dhe u prish nga diktatura komuniste në vitin 1946
“Shoqnija Bogdani” dhe ngritja artistike e teatrit shkodran në afishet e kohës.Shfaqet teatrore te “Shoqnisë Bogdani” në vitet 1919-30-të të shekullit të kaluar. Patriotizmi në teatrin e kohës te “Shoqnija Bogdani”. Njerzit e teatrit shkodran, në aktivitetet e “Shoqnisë Bogdani” në Shkodër.

Një nga shoqëritë më me emër në Shkodër, një nga shoqëritë artistike, teatrore, por edhe muzikore me një sukses të madh, ka qënë ajo e quajtur “Shoqnija Bogdani”. Formimim i saj i përket viteve 1919-të dhe në organizimin e saj, ishte pjesa dramatike dhe ajo e farsës, por edhe komedia, e cila vazhdimisht bënte pjesë edhe në saj të humorit të jashtëzakonshëm të organizatorëve të saj. Në “Muzeun e Shkodrës” është një koleksion i mrekullueshëm i afisheve të kohës, ku dalin në mënyrë të qartë, jo vetëm qëllimi i kësaj shoqërie kulturore patriotike kryesisht, por edhe emrat dhe aktorët e teatrit shkodran të viteve 20-30-të në qytetin, ku jeta kulturore, ishte më e zhvilluar dhe më kualitative se në të gjithë trevat shqiptare.

shoqnia-bogdani-2

Shoqnia Bogdani Shkoder 1920 1Shoqnia Bogdani Shkoder 1920 2

Afishet në fakt, janë edhe dëshmia e madhe e paraqitjes së artit dramatik dhe komedisë, por edhe muzikës së kohës, e cila luhej në mes të pjesëve dhe nganjëherë banda e “Shoqnisë Bogdani”, krijonte folklorin e pa përsëritëshëm të Shkodrës, në traditën e saj të madhe dhe të vjetër, sidomos në zonën e lagjeve katolike Gjuhadoll dhe Serreq.

Një nga afishet më të rëndësishme e vitit 1913-14, e cila në fakt nuk ka asnjë përcaktim të qartë, por dilte në kohë të përcaktimit të kufijve, i paraprin edhe shoqërive “Rozafat” dhe “Bogdani” të formuara e para në vitin 1918-të dhe e dyta në vitin 1919-të. Në këtë afishe, është stema e Shqipnisë  së madhe, dhe thotë: Shkodra kryegjyteti i Berdylit bujar, in Teutës vigane, i Gencit kreshnik, qëndra e Shqypnis ethnografike….! Pastaj vazhdon se “në shej nderimit” ndaj zotnit e Komisjonit Internacional qi mrriten në këtë qytet, per me caktue kufijt e Atdheut t’onë….tfaqë “NË SALON TË JEZUITËVE” melodramin original kombëtar “Ora e Shqypnis”. Pra jemi në fillimet e institucioneve të kulturës, dhe po ju bëhet nder pikërisht autoriteteve të huaja, që arritën të mbanin Shkodrën dhe të vendosnin kufijtë. Lajmërohej edhe një shfaqe e Bandës së Bashkisë së asaj kohe. Por egziston edhe një afishe e shkurtit të vitit 1920-të e shoqërisë “BOGDANI” e cila shfaqte dramën “Fernand Kortez-in” me katër akte, dhe mbas saj “Lojën e gazit”…komedinë “Shkolla e Katundit” si dhe karriket që ishin me dy rradhë ku rradha e parë kushtonte tre franga dhe e dyta, dy franga. Por në vitin 1924-tër fillon drama shqiptare “Duka në Shkodër, në Cetinë e Vraninë”, ku shoqnija “Bogdani” po fillonte  të trajtonte temën midis malazezve dhe shkodranëve, por edhe njerzve të heroizmit shkodran dhe shqiptar si Oso Kuka.

Kolegja Saverjane faqja-154

Mirëpo përveç kësaj mënyre prezantimi, “Bogdani” ka vënë në skenë edhe “Gjaksorin e Penduem”, ku luanin Kol Mirashi, Cin Çapeli, Kol Vjerdha, Loro Çefa. Luigj Mjeda, Sandër Bushati, Kol. GJ. Harapi, Pjetër Lleshi, Kol .L. Dema, Luigj Ujka. Por shfaqa ka pasur edhe një “Lojë Gazi” ku luanin po këto aktorë dhe personazhet ishin: Ndokë Puthadori, Paçalini, Abdyl Skrapari, Josif Trapazani…etj etj. Natyrsisht që trajtohet problemi qytetar dhe modeli i jetës, por edhe sërish caktohej drejtimi i jetës drejt një shoqërie të kulturuar.

Kolegja Saverjane faqja-30Që me vitin 1922, fillon të luhet “farsa”  e titulluar “Dy majmuna në një raft”  ku luanin Rrok Zadeja dhe Kol Harapi, si edhe Filip Zojsi, por interesant është fakti, se për herë të parë luan edhe aktori i më vonshëm i madh Loro Kovaçi. Te drama “Trimi Mallëngjyes” luan sërish Loro Kovaçi, por shikohet shumë në këtë vite, pjesmarrja e gjithmonëshme e Luigj Mjedës. Në vitin 1922, shfaqet në programin patriotik, drama që merr shkas nga vitet 1907-1914 dhe që është titulluar “Flamuri i Shypnis do të Mbretnojë”. Por është interesante se organizatorët falenderonin shkruesin e dramës që ishte vetë prefekti A. Nepravishta. Që nga viti 1921, dhe deri në fund të karierës së kësaj “shoqnie”, është vënë në skenë “Trimnija e OSO KUKËS” e cila sipas organizatorëve “ka ndollë në vjetin 1858” dhe shpjegohet mbas titullit se : Ose të djegunit e tij në “KULLË të VRANINËS”. Drama jepej ose me 27 Nëntor ose me 28-të, dhe kishte një sukses të jashtëzakonshëm. Akoma më sukses, ka pasur për një farë kohe edhe drama “Veturdhnimi i Ali Pashë Tepelenës” që në “posterat” e kohës thuhesh se po jepej sërish “mas dëshirit të popullit” Kjo dramë është dhënë edhe me datën 30 nëntor, mbasi është dhënë rresht në 27 dhe 28 nëntor, e në atë kohë, jeta kulturore ishte përqëndruar në këtë drejtim patriotik. Në vitin 1926 “Bogdani” shfaqë dramën “Pjetër Mika” dhe lojën e gazit me muzikë “Kushtrim, Dreqi në Dyshek”. Mbas “Trimit Ngazëllyes” në vitin 1927-të, luhej edhe loja e gazit me një akt “ Dy Belbacukët”.

Kolegja Saverjane faqja-31

Një nga sukseset e mëdha patrotike, e cila si edhe të tjerat kishte motiv si “qëllim dashësh dhe qëllim mbërritës”, ishte dhe drama “Mustaf Pasha i Shkodrës” me shpjegimin “ma i mrami Vezir shqyptar mi Shqypni dhe Rumeli prej vjetit 1810-1830”. Një nga modelet më të rëndësishëm të krenarisë kombëtare dhe sidomos shkodrane, ishte pikërisht edhe rikthimi i krenarisë historike, në dramat e shoqnisë “Bogdani” dhe trupës së saj aktoreske në Shkodër, dhe kjo shihej qartë edhe te kjo dramë e vitit 1923. Pastaj me rastin e ardhjes së Ahmet Zogut si President i Parë i Shqyptarëve pikërisht me 27 gusht, shoqnija “Bogdani”, ka shfaqë “OSO KUKA” dhe po në atë vit komedinë “ Dy Gungaçat” ku luajnë Ejll Larja, Luigj Mjeda. Gjon Shllaku, Rrok Zadeja etj etj. Në vitin 1929-tën luhet “Makalushi në Shkodër”  dhe në vitin 30-të komedia “Me Paditë nipin te Daja”. Janë luajtur edhe “I paditun për Gjaksi” dhe komedia “Një Mësues Modern”, ku normalisht ka luajtur pjesën e tij edhe i madhi Kol Shiroka me shumë e shumë kolegë të tjerë. “Shoqnija Bogdani” ka qënë një nga ato organizime teatrore dhe kulturore të Shkodrës, që në fakt, edhe nga mbiemrat kuptohet qartë që është bazë e ardhshme e teatrit në Shkodër, dhe po ashtu në Tiranë. Të tilla shoqëri kulturore, Shkodra ka pasur në ato vite, dhe padyshim që jeta e tillë në qytetin tradicional dhe kulturor, është një nga tiparet kryesore të lartësisë së madhe artistike, jo vetëm në teatër, por muzikë, poezi dhe skenografi.

Kolegja Saverjane faqja-154

Vetë afishet e “Shoqnisë Bogdani” tregojnë edhe kujdesin për një model perendimor dhe tepër të kujdeshëm në drejtim të organizmit.

Kolegja Saverjane faqja-155

Besi Bekteshi është gazetar dhe historian. Punon në Arkivi i Muzeut Shkoder

http://besibekteshi-info.blogspot.it/2011/07/bogdani-shoqnia-kulturore-e-fillim.html

Një diplomat amerikan që nuk heshti kur duhej të fliste

0


Nga Frank Shkreli

Ndonëse, teknikisht, jemi ende brenda 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Republikës së Shqipërisë si dhe hapjes, zyrtarisht, të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë me 1 tetor, 1991 – nga Z. Christopher Hill, i Ngarkuar me Punë ad interim –Frank SHKRELI/ Kris Hill diplomati që hapi Ambasadën e parë Amerikane në Tiranë | Gazeta Telegraf — i cili u pasua nga Ambasadori i parë amerikan në Tiranë në 52-vite, Z. William Edwin Ryerson – deshta të kujtoj me këtë rast, Kryetarin e Delegacionit të parë të Departmentit të Shtetit në Shqipëri, 20 mars, ’91, Z. David Haywood Swartz —Një ngjarje në historinë e mardhënieve Amerikano-Shqiptare që shpesh anashkalohet | Gazeta Telegraf –– njëherazi duke mbyllur këtë seri shkrimesh, lidhur me këtë përvjetor.

Dua ta kujtoj Z. Swartz si një diplomat parimor. Të bardhës i thonte e bardhë dhe të zezës, e zezë. Për aq pak kohë që e njoha — përpara, gjatë vizitës në Shqipëri për tre javë dhe pas këthimit në Washington — pak kam njohur diplomatë që i thonin gjërat ashtu siç i shihnin, troç, drejt për drejt dhe pa frikë. David Swartz, një ekspert për ish-Bashkimin Sovjetik dhe për Evropën Lindore/Qendrore, para se të emërohej në krye të delegacionit të parë amerikan në Shqipëri, mars/prill 1991, ka pasur detyra të larta në Washington dhe ka shërbyer në Poloni, Zvicër dhe Kanada. Për Shqipërinë dinte aq sa kishte lexuar, si një shtet i mbyllur komunist, ndër regjimet më të egra komuniste, me kampe përqendrimi dhe burgje për kundërshtarët pro-perendimorë të regjimit komunist, deri në ditën e fundit të ndryshimit të sistemeve. Ambasadori Swartz ishte anti-komunist i bindur, ndoshta nga përvoja e tij diplomatike në Varshavë, gjatë luftës së ftohtë.

Para se të niseshim nga Washingtoni për në Shqipëri, me 20 prill, 1991 përflitej se Z. Swartz, në të vërtetë, ishte emërua ambasadori i parë amerikan në Tiranë – por ai vet nuk e përmendte fare këtë mundësi, pasi ishte i njohur me procesin e gjatë të emërimit dhe miratimit të ambasadorëve nga Shtëpia e Bardhë dhe nga Senati amerikan. Arsyeja se pse më në fund Z. Swartz nuk përfundoi të ishte ambasadori i parë në Shqipëri, u bë shkak vizita e Sekretarit James Baker me 22 qershor, 1991 në Tiranë. Sipas burimeve të sigurta në Washington në atë kohë, pas pritjes madhështore që iu bë Z. Bejker në Tiranë, me të këthyer në Washington, Sekretari Bejker kishte mbetur aq kënaqur me vizitën, sa që kishte vendosur të emëronte Bill Ryersonin (i cili gjatë asaj kohe ishte vetëm përkohësisht në Tiranë në pritje të ambasadorit të ri që duhej të ishte qenë David Swartz), si ambasador i parë. Thuhej, në atë kohë, se Sekretari Bejker i kishte dhenë kredi Z. Bill Ryerson për turmën e madhe në sheshin Skenderbeu,për të pritur kryediplomatin amerikan — i bindur se ishte ai, (Z. Ryerson) që kishte organizuar një pritje të tillë, aq madhështore, për Z. Bejker, e si i tillë meritonte të të emërohej ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ambasadori Ryerson, ndonëse në rrethana shumë të vështira veprimtarie, në atë kohë, përball një trashëgimie komuniste që i kishte rrenjët thellë në shoqërinë dhe politikën shqiptare, në mendimin tim, ka shërbyer me dinjitet dhe përkushtim. Ambasadori Ryerson edhe sot mbetet shumë i dashur dhe mjaft i respektuar për shumicën e shqiptarëve në Shqipëri por edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, përfshir autorin e këtyre rreshtave, për të cilin ruaj vetëm kujtime të shkëlqyera.

Kështuqë, si përfundim, Z. Ryerson emërohet ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ndërsa diplomati i parë amerikan që shkeli në tokën shqiptare 52 vite pasi Enver Hoxha kishte mbyllur ambasadën amerikane në Tiranë, Z. David Swartz, emërohej nga Presidenti Xhorxh Bush i vjetër, ambasadori i parë amerikan në Bjellorusi, një vend i ish-Bashkimit Sovjetik që posa kishte shpallur pavarësinë nga Moska. Por punët nuk shkuan aq mirë për ambasadorin e parë amerikan në Bjellorusi. Siç thashë edhe më lartë, David Swartz ishte parimor dhe fliste troç, vinte nga një rajon i Amerikës që quhet “Heartland of America) nga zemra e Amerikës, banorët e atjeshëm njihen për sinqeritetin e tyre, ndryshe nga të tjerët që jetojnë në zonat urbane dhe industriale të Amerikës.

Ndërkaq, në Janar të vitit 1993, në Washington fillon punën një administratë e re, administrata e Presidentit demokrat, Z. Bill Clinton. Bjellorusia kishte shpallur
pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik, siç kishin bërë dhe shumica e republikave sovjetike. Presidenti Aleksandër Lukashenko, si një apartaçik komunist që ishte – drejtor i një koperative bujqësore – ç’prej fillimit kishte treguar prirje për një
qeverisje shtypëse dhe i ashpër ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Analisti amerikan i njohur në atë kohë, Robert Novak e ka cilësuar reagimin e qeverisë së Presidentit Clinton ndaj sjelljeve të diktatorit Lukashenko si “një heshtje e turpshme”, duke cituar ish-ambasadorin David Swartz se, qeveria e atëherëshme e Lukashenkos nuk kishte ndër mend të toleronte as të akomodonte opozitën dhe si përfundim, duke shprehur mos-pajtimin e tij me politikën e qeverisë amerikane ndaj politikave shtypëse të Lukashenkos, Ambasadori David Swartz kishte vendosur të jepte dorëheqjen në protestë ndaj regjimit të Lukashenkos dhe ndaj heshtjes së administratës së Presidentit Clinton të cilën ai e përfaqësonte në Minsk. Ishte ky njç vendim i një diplomati të guximshëm amerikan — ndërkohë që me dorëheqjen e tij, tërhoqi vëmendjen e Kongresit amerikan dhe të botës për ato që po ndodhnin në Bjellorusi nën regjimin e Lukashenkos në fillim të 1990-ave, që edhe sot pas 30-vitesh është ende në fuqi – i njëjti diktator dhe i vetmi i tillë në Evropë, siç cilësohet nga media evropiane. Sidoqoftë, qëllimi i këtyre rreshtave nuk është diktatori Lukashenko, por parimet dhe guximi personal dhe profesional i një diplomati amerikan, siç ishte David Swartz, që po të vijë puna tek mbështetja e të vërtetës – dhe kur janë në pyetje të drejtat dhe liritë e një kombi – atëherë ia vlen edhe dorëheqja — si protestë — nga një detyrë e lartë, qoftë edhe si ambasador – për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj një politike autoritare, çnjerzore, pikërisht, siç ka berë edhe një diplomat tjetër amerikan në fillim të shekullit të kaluar, duke dhenë dorëheqjen në protestë – asaj radhe për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj gjendjes së mjerueshme të shqipatrëve, në atë kohë — Frank Shkreli: Ambasadori amerikan që ka dhënë dorëheqjen për të shpëtuar Shqipërinë | Gazeta Telegraf –

Sa herë në ditët e sotëme ndeshemi me fenomenin e hipokrizisë në fushën politike dhe diplomatike. Gazetari politik amerikan Michael Gerson është shprehur se hipokrizia politike është “përdorimi i qëllimshëm i një maske për të gënjyer publikun me qëllim përfitimi politik”. David Swartz nuk ishte diplomat hipokrit, sepse hipokrizia është për ata që tremben nga e vërteta dhe si përfundim distancohen nga e verteta. Ai nuk kishte drojë nga e vervet. Ai raportonte të vërtetën mbi shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut nga Lukashenko dhe regjimi i tij diktatorial. Ai nuk e shikonte heshtjen ndaj së keqes që ishte Lukashenko, si një virtyt, as si një vlerë diplomatike ose politike. Po të merreshin në konsideratë shqetësimet e Ambasadorit David Swartz, në atë kohë, a thua nuk do ishte Bjellorusia një vend ndryshe sot, e Lukashenko ndoshta do kishte përfunduar në koshin e plehrave të komunizmit?! Për fata të mirë Amerika ka pasur edhe të tjerë diplomatë dhe zyrtarë të lartë të Departmentit Amerikan të Shtetit që gjatë historisë — kanë dhenë dorëheqjen nga detyra të larta, në mos-pajtim me politika specifike të qeverisë së tyre ndaj një vendi të huaj ose një çeshtjeje politike kombëtare ose ndërkombëtare. Si shembull, kujtoj se gjatë luftërave ballkanike të shekullit të kaluar — një numër zyrtarësh të lartë, specialistë të rajonit, disa prej të cilëve i kam njohur — kanë dhenë dorëheqjen si përfundim i mos miratimit të politikës së administratës së Presidentit Clinton në Bosnje, në fillim të viteve 1990-ave.
Po mendoja se ç’do të ndodhte sot nëse një ambasador perëndimor në Tiranë, ose në cilindo vend fqinj, do të jepte dorëheqjen në protestë ndaj ndonjë politike — për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët — kësaj radhe nga vetvetja, më shumë se nga të të huajt — ashtu siç bëri në vitin 1914, George Fred Williams, ish-diplomat, ish anëtar i Kongresit dhe ish ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, i emëruar nga Presidenti Woodrow Wilson. Frank Shkreli: Ambasadori amerikan që ka dhënë dorëheqjen për të shpëtuar Shqipërinë | Gazeta Telegraf – A po siç bëri, pothuaj një shekull më vonë, kur David Swartz, ish-Kryetari i delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri, në mars/prill, 1991, u dorëhoq nga detyra e ambasadorit të SHBA-ve në Bjellorusi, në përpjekje për të shpëtuar një popull nga një diktator duke protestuar politikën e administratës së Presidentit Clinton ndaj regjimit të Lukashenkos, i cili edhe sot e kësaj dite mbetet i gjithë-pushtetshëm në vendin e tij, si diktatori i fundit në Evropë. Nëse do të ishte dëgjuar zëri protestues i ambasadorit Swartz në lidhje me situatën e atëherëshme në Bjellorusi, ndoshta Evropa nuk do të përballej sot me “problemin” Lukashenko. Një mësim për të gjithë diplomatët kudo qofshin: mos heshtni kur duhet të flisni! Hapni sytë të shikoni, e veshët të dëgjoni dhe hapni gojën e flisni të vërtetën, publikisht, për ato që po ndodhin rreth e përqark jush. Mos heshtni kur duhet të flisni, se duke folur mund të kurseni një popull nga ndonjë fat i keq e ndoshta duke mbrojtur të vërtetën, mund të shpëtoni sado pak demokracinë e brishtë në ato anë.

Ish-Ambasadori David Swartz, Kryetari i Delegacionit të Departmentit të Shtetit që për herë të parë (ç’prej vitit 1946) shkeli në tokën shqiptare, Mars/Prill, 1991, menjëherë pas nënshkrimit në Washington të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bjellorusi (Shtator 9, 1991-Janar 21, 1994) i cili ka dhënë dorëheqjen nga ai post për të protestuar politikën e qeverisë së administratës Clinton ndaj diktatorit Lukashenko – i cili për 30-vjet tani, “fiton” zgjedhje pas zgjedhjesh dhe ashtu si 30 vjetë më parë vazhdon të shtyp opozitën, liritë bazë dhe të drejtat e njeriut të popullit bjellorus.

Jeta në emigrim nuk është film artistik

0
Intervistoi Taulant Dedja,  Longueuil, Quebec, Kanadë

Intervistë me Prof. Saimir Lolja, Toronto

Saimir, mirëseerdhët në këtë bashkëbisedim për rubrikën “Profil” të portalit tonë!

Saimir Lolja: Falemnderit për ketë bisedë të shkruar në lidhje me rrugëtimin tim dhe disa këndvështrime në jetë. Secili nga shqiptarët këndej e andej mund e duhet të shkëmbejë përvojat e tij të jetës, punës, leximeve, si dhe këndvështrimet për çështje të ndryshme. Çdonjërit i përparon jeta më mirë duke dëgjuar me respekt dhe lexuar më shumë, sepse secili është i vetëm. Ashtu siç ka shenjat e gishtave, ashtu ka edhe mendjen, botëkuptimin dhe këndvështrimin. Duke i patur këmbët mbi tokë, njerëzit erdhën këndej jo si turistë dhe betejat që kanë përballuar ose përballen tani secili i di vetë. Ka shumë më tepër për të shkruar se sa do përmblidhet këtu. Veçan, jua mirënjoh dhe çmoj kohën, mendjen e paranë që harxhoni për faqen FlasShqip.ca dhe marrëdhëniet me njerëzit.

Mirënjohje edhe nga ne për konsideratën dhe le ta nisim si fillim me rrënjët, me familjen dhe vendlidjen. Ku keni lindur dhe jeni rritur në Shqipëri?

Saimir Lolja: Vendlindja është në qytetin e Elbasanit dhe viti 1963, dy ditë pas Ditës së Verës. Pemët familjare që kam ndërtuar deri në mesin e shekullit XIX, tregojnë vendndodhjen Elbasan edhe për linjën e tim ati dhe tim ame. Të dy anët e prindërve kanë qenë lidhur me këngët, muzikën dhe orkestrën e Isuf Myzyrit. Nga më të vjetrit e mi, im atë Ahmeti ndërroi jetë në vitin 2003 dhe halla Shegushi në vitin 2019. Familjarisht, xhaxhallarët Hyseni, Ademi dhe Bedriu janë në Elbasan, kurse Muharremi në Tiranë. Ime amë Ferideja është bashkë me familjen e tim vëllai Danielit në Tiranë, kurse motra e saj Hatixheja dhe vëllezërit Ibrahim e Qazim e mbyllën jetën vite më parë. Shtëpia e të atit të Feridesë, Alush Kuqashi, ka qenë saktësisht ku është sot Gjykata e Elbasanit, pranë Drejtorisë së Policisë. Pamje të oborrit të asaj shtëpie kur kam qenë dy vjeç i kam akoma. Deri në vitin 1945, Xhipi, vëllai i gjyshit Sabri Lolja, punonte si oficer i Policisë Financiare në Elbasan. Mik i tij ishte Gani Bungo, shtëpia e të cilit ishte në fund të rrugicës mbrapa Bibliotekës së sotme të Elbasanit. (Në shtëpinë e Ganiut banonte edhe Kol Radovani nga Shkodra kur qe Qark-Komandant në Elbasan.) Në vitin 1945, Gani Bungo me familje u zhvendos në Shkodër që t’i shmangej përndjekjes. Prandaj gjyshi Sabri Lolja i mori me qera kopshtin e tij të madh me portokaj dhe hurma. Për veçanti e habi, aty ishte një pemë hurme sa një lis i lartë; pamjen e saj e ruaj edhe tani. Portokajt nuk duhej t’i zinte bora sepse hidhtoheshin dhe prisheshin. Ndonëse vileshin para kohe dhe ishin të tharët, zgjidhja ishte gjetur duke i futur në vaska të mëdha të mbushura më tallash druri, mundësisht tallash pishe. Ashtu portokajt edhe piqeshin më shumë e me ngadalë edhe ruheshin si të freskët. Të merrje një portokall të atillë, bie fjala, në muajin Mars nuk kishte gjë më të bukur dhe më të shijshme. Kopshti jepte prodhim të madh dhe portokajt e hurmat vileshin në vjeshtë dhe silleshin me karrocë me dy rrota me kalë në shtëpi. Një ditë, isha tre vjeç dhe tani kam një pamje, i hypa nga mbrapa karrocës që kthehej për tek kopshti pa leje dhe pa dijeni të prindërve. Kur u rrita ma treguan dhe e mora vesh gabimin që kisha bërë dhe ç’kishte ndodhur në shtëpi edhe kur morën vesh që isha në kopshtin e portokajve.

Impresionues detajet që përshkruani. Të tilla sigurisht duhet të keni akoma më shumë nga fëmijëria, rinia, shkollimi dhe jeta në Shqipëri para emigrimit në Kanada…

Saimir Lolja: Arsimimin deri në vitin e tetë e kreva tek shkolla “Jorgji Dilo”. Përballë saj ishte, sepse tani është bërë rrugë e madhe, e quajtura Fusha e Loparit (Cowboy Field, ang.). Përbri saj qe shtëpia e gjyshit Sabri Lolja, ku banuam deri në vitin 1974 nga kur pastaj im atë Ahmeti si djali më i madh u zhvendos në një hyrje pallati në Lagjen Vullnetari. Edhe tani kam pamje kur ne fëmijët luanim nëpër kopshtet e shtëpive apo të shkollës “Jorgji Dilo”. Shokët fqinjë të fëmijërisë që luanim më shumë ishin Agron Bardhi e Shpëtim Dervishi.  Lojë e përhapur ishte loja e topit me këmbë (football, ang.) si dhe lojrat me stërfycat që i bënim si pistona me degë shtogu ku futnim gjysmë-kokrrat e caracës për t’i gjuajtur, me kopsa apo arra me zarë, me karrocat me kushineta, më sapllakët të rrethuar nga balta që i vërvitnim duke i vënë flakën karbitit të shuar me ujë (një herë dëmtova gishtin e madh të dorës së djathtë; edhe tani e kam atë pamje), etj. Mbajtja e pëllumbave dhe lojërat me to ka qenë e mirënjohur dhe e biseduar me mburrje nga ata që i kishin. Shtëpiat që kishin hajate mbanin edhe kafazë me gardalina apo bilbila; kemi patur një ose dy të atillë. Kur isha 6 vjeç fillova të mbledh pulla postare, mbledhje e cila ishte një traditë shekullore në Elbasan. Legjendari ishte i mirënjohuri Lef Nosi. Im atë Ahmeti, kishte miqësi me doktor Stilian Nosin dhe shkoja ngandonjëherë në shtëpinë e tij në Kala. Atje ruheshin rradhitje të famshme e të mrekullueshme pullash postare. Si tani e mbaj mend kur Rud Nosi (i cili bashkë me vëllain Vaso janë këtu) më dha një seri pullash postare; akoma i kam në album. Pullat postare i kam mbledhur vazhdimisht. Mbajtja e shkëmbimi i pullave postare u përhap shumë tek djemtë në vitet 1970.

Besojmë që, megjithë kufizimet e kohës, jeta në Elbasanin gjallonte e qyteti ishte një mjedis tërheqës për ty dhe moshatarët e tu…

Saimir Lolja: Sigurisht. Pamje e kujtime kam për Furrën e Pjekjes të lagjes. Quhej Furra e Mom Danës, sepse ishte ajo që piqte tavat, bakllavatë, lakrorët, revanitë, ballakumet apo gjelat. Përballë shkollës qenë disa dyqane shërbimesh e ushqimesh, për shembull, këpucar, kovaç, samarxhi. Ngase veglat i pëlqej dhe i përdor edhe tani, shkoja shpesh tek kovaçi për ta parë si punonte dhe kur më linte i përdorja çekiçët që godisnin çelikun e zjarrtë mbi kudhër. Në ato kohëra kishte uri të madhe për libra; disa edhe i merrnin pa leje librat dhe iu vinte turp t’i kthenin. Njerëzit lexonin e bisedonin për to. Sa herë ishim për vizita në shtëpitë e kushërinjve do rrëmoheshin ose raftet ose divanet e mbushura me libra për të gjetur ato që të shtonin kureshtjen. Veçanërisht librat e vjetër që ishin të ndaluar, të cilat “partia” i kishte njollosur me etiketën “libra të verdhë”, qenë librat që të shkaktonin etje shumë të madhe leximi. Teze Hatixheja ruante disa libra të atillë që kishin një fletë me gjatësi sa ajo ligjorja e sotme. Kur ishim në vitin e tetë, sapo dolëm nga shkolla dhe u nisëm më shokun Kujtim Kotorri për në shtëpi, gjetëm në rrugë një 25 Lekëshe letër. Edhe tani e kam atë pamje gëzimi dhe menjëherë shkuam tek libraria pranë Bibliotekës së Elbasanit dhe blemë libra. Një libër të titulluar “Edhe i vetëm trim në luftë”, përkthim (më saktë shqipërim) nga rusishtja, e kam lexuar shumë herë. Libra të tjerë që lexoheshin shumë qenë: Robinson Kruzo me autor Daniel Defoe, Udhëtim në Qendër të Tokës, 20’000 lega nën det, Rreth botës për 80 ditë, Bijtë e kapitenit Grant të autorit Zhyl Vern, etj.

… dhe si vijoi shkollimi më pas… vitet e gjimnazit… që vështirë se ndokush mund t’i harrojë…

Saimir Lolja: Shkollimi i mesëm në vitet 1977-1981 u bë në degën e Teknologjisë Kimike dhe qemë brezi i parë i asaj dege. Grupi ynë përbëhej nga tre djem të tjerë Gani Petriti (është këtu), Edmond Biba (tani në Washington DC), Nikolin Franko dhe 28 vajza. Ia kemi kaluar shumë mirë dhe miqësinë e sinqertë e ruajmë edhe sot e kësaj dite. Mbrëmjet e vallzimit kanë qenë të vazhdueshme dhe mbetën të paharrueshme. Me Ganiun pata qenë në të njëjtën klasë që në vitin e parë tek shkolla “Jorgji Dilo” dhe do isha me të njëlloj edhe në universitet. Nga vajzat këtu është Afërdita Musai (Peni) dhe Laureta Shehu. Në vitin e tretë dhe të katërt shkuam edhe për dy javë stërvitje ushtarake në Gjinar dhe jemi ngjitur deri në majën me borë të malit të Bukanikut. Si zakonisht, në Gjinar shkonim e zbritnim me këmbë. Ky vit është 40 vjetori i mbarimit të shkollës së mesme dhe Afërdita Musai ishte takuar me shoqet në Elbasan. Me Ganiun e Edmondin shkonim herë pas here për t’u larë në lumin që shkumbon, domethënë Shkumbin, andej nga Krasta e Vogël. Me vëllain Danielin shkonim e laheshim edhe tek prita e përroit të Zaranikës. Gjatë shkollës së mesme dhe më pas në atë universitare kemi qenë shpesh për të kryer praktikën industriale një mujore në Kombinatin Metalurgjik. Në Dhjetor 1977, viti i parë i shkollës së mesme, na dërguan e mbollëm pishat që janë pranë Urës së Zaranikës nga ana e ullishtave. Pas dy vjetësh një herë na dërguan me autobuza në Bradashesh dhe iu ngjitëm malit të Krrabës në këmbë. Secili kishte ose lopatë ose kazmë. Dolëm në fshatin Petresh dhe hapëm tarraca e mbollëm pemë qershie. Pastaj, ndërsa vetë mbaja mbi sup një kazmë, zbritëm me këmbë malin e Krrabës dhe duke vazhduar ecjen arritëm Urën e Zaranikës. Nga aty, secili shkoi në shtëpinë e tij ballëlart për punën vullnetare dhuruese që kishte bërë. Deri më sot nuk kam lexuar apo dëgjuar që ndonjë banor nga atje sipër Krrabës të ketë falënderuar shkollarët dhe popullatën e Elbasanit për dhuratën që morën.

Saimir, besojmë se keni qenë edhe pjesë e brezit të djemve që e provoi edhe atë që quhej “stazh” pas mbarimit të shkollës së mesme dhe vajtjes në shkollën e larte apo jo?

Saimir Lolja: Po. Pas mbarimit të shkollës qemë brezi i fundit i djemve që kryem një vit punë industriale para se të shkonim në universitet. Ashtu, veç vajzave që shkuan në universitet, të gjithë ne të tjerët u dërguam në Kombinatin Ushtarak në Mjekës. Pas një viti pune aty, bashkë me Ganiun dhe Edmondin filluam universitetin në degën e Kimisë Industriale. Jetonim në konviktet e Qytetit Studenti. Në Shtator 1983 sapo kishim ardhur atje për të filluar vitin e dytë. Morëm çarçafët, batanijet e jastëkun tek zyra shpërndarëse. Shkuam në dhomën e caktuar dhe filluam të shtronim dyshekët. Kur dy nga ne ndjenë e dalluan puçrrat e pickimit. U dha kushtrimi në dhomë: dyshekët kanë çimka. S’kishim ku të shkonim, sepse të nesërmen ishte dita e parë e universitetit dhe që në 8 të mëngjesit duhej të ishim në Fakultet. Mora një vendim me veten: natën, do shtrihem për të fjetur dhe nuk do lëviz sido të ishte sulmi i çimkave kundër neve studentëve arsimdashës. Sepse pata dëgjuar se edhe nga ariu nuk pëson gjë po nuk lëvize, jo më prej çimkave të vockla. Tetë orët e natës u dukën sikur ishin tetë muaj torturë. Kopetë e çimkave vraponin mbi kokë e këmbë, qafë, gushë e veshë dhe ngase nuk po gjenin trup të gjallë që t’u shuante urinë vazhdonin të vraponin mbi trupin me formë njeriu. Si përfundim, në mëngjes kisha shpëtuar pa u pickuar dhe ngase çimkat u adhnuan me mua që natën e parë ato nuk më sulmuan më tërë vitin shkollor.

Sigurisht dikush që nuk e ka njohur atë kohë, ose ka qenë në moshë fare të vogël, mund t’i duket gati e pabesueshme kjo ndodhi, por kush ka kaluar nga “Qyteti Studenti” në ato vite, sigurisht nuk e dëgjon për herë të parë një histori të tillë…

Saimir Lolja: Kjo që sapo tregova ishte nata e pare e muajit që qe caktuar për ne të bënim punë prodhuese në Kombinatin Ushqimor të Tiranës. Na futën të pastronim prasët, t’i prisnim e t’i bënim gati për tharje. Shtatori atëherë ka qenë i freskët dhe në konvikt dhoma ishte e ftohtë natën, ndonëse kishte në dukje ngrohje qendrore me ujë të ngrohtë. Në ato kushte përdornim ndonjëherë një furnelë elektrike me diametër 10 cm me tel të hollë dhe e lidhnim tek llamba në qendër të dhomës. Ishte një gjë që nuk lejohej. Një natë na erdhën rojtarët “Lejfenë” e na gjetën mua, Rudolf Pepon (i cili tani është në Montréal) dhe Edmond Bibën. Më pastaj ata lajmëruan organizatën e partisë së Fakultetit të Shkencave të Natyrës se kishin pikasur tre “diversantë” që po ngroheshin dhe si papritur u ngrit një shtrëngatë kundër ne të treve. Mbledhje të shumta atje mes pirgjeve me pras, mbledhje orëgjata të anëtareve të partisë në Fakultet dhe fletë të mëdha Dacibao të vendosura në shumë vende të “Qytetit Studenti”. “Lejfenët” këmbëngulnin se ne “diversantët” duhej të përjashtoheshim nga universiteti. U desh ndërhyrja e dekanit të nderuar Shaban Baxhaku që shtrëngata të kthehej në sqotë dhe të mbaronte.

Jemi të bindur që kjo historia e “Lejfenëve”, që i gjeje në çdo fakultet, do t’u ngacmojë shumë kujtime bashkatdhetarëve të të njejtit brez që jetojnë këtu… Po si përfunduan “peripecitë” e jetës universitare dhe si nisi karriera profesionale e shkencore?

Saimir Lolja: Diplomën universitare në Kimi Industriale e patëm në dorë më 14 Janar 1987. Qemë pak më pak se 100 vetë që mbaruam degën e Kimisë Industriale atë vit dhe ngase brumi ynë i gatuar ishte i mire, 10 vetë nga ne i mbajtën si pedagogë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Mbas dy javësh filluam shkollën tremujore ushtarake e cila na gradoi oficerë rezervistë ushtrie në degën e kimisë. Disa shokëve ua ndërprenë shkollën ushtarake sepse i dërguan në uzinën e vajrave në Ballsh, e cila sapo do të vihej në punë. Në Shtator fillova punën në Fakultet dhe vazhdova me studime, dhënie provimesh dhe punë shkencore. Tanimë banoja në Godinën 18 të “Qytetit Studenti” (godina e pedagogëve) në një dhomë me Edmond Bibën. Mik të afërt kishim në dhomën përballë Kristaq Markollarin nga Korça, të cilin e kishin mbajtur pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë. Në vitin 1995 botova artikullin e parë shkencor në revistën “Fuel”. Doktoratën e mbrojta në vitin 1995 dhe për shkak të kotësisë që kanë patur zyrat e atëhershme (ndoshta janë më mirë tani) diploma e Doktoratës u firmos në Prill 1996. Në vitin 1998 botova një libër akademik për projektimin dhe ekonominë e uzinave kimike. Në vitin 1998, botova një artikull tjetër shkencor në revistën Fuel Processing Technology. Titullin Profesor i Asociuar (Associated-Professor, ang.) e arrita në Dhjetor 1999.

Sigurisht kjo pjesë ka qenë një sfidë më vete në rrugëtimin tuaj…

Saimir Lolja: Patjetër. Të jesh pedagog universiteti, aq më tepër këndej në Perëndim, do të thotë të punosh 16 orë në ditë gjithë javën e vitin. Sepse përndryshe nuk mbahet ai vend pune. Për shembull, kur rishkova në Departamentin e Inxhinierisë Kimike në Universitetin e Notinghamit në vitin 1995, pesë nga profesorët që i njihja aty i patën lajmëruar se në fund të viti shkollor do pushoheshin nga puna, sepse nuk kishin botuar numrin e duhur të artikujve shkencorë dhe po u jepnin edhe një vit rrogë që të kishin energji për të kërkuar punë tjetër, porse vetëm të iknin.

Përmendët herën e dytë në Nothingam. Po hera e parë kur ka qenë?

Saimir Lolja: Në fillim të Shtatorit 1992 u martova me Ilirianën dhe mbas dy javësh shkova në Departamentin e Inxhinierisë Kimike të Universitetit të Notinghamit ku qëndrova një vit. Iliriana arriti në fund të Shtatorit. Banonim në Beeston, një lagje pranë Universitetit. Profesorët aty më treguan se një arsye për pranimin tim kishte qenë kureshtja e tyre për të parë një shqiptar. Sepse ata nuk e dinin ku binte në hartë Shqipëria. Shpesh edhe pse u shpjegoja se ndodhet mbi Greqi dhe përballë Italisë nevojitej të merrej harta dhe t’ua tregoja se “ja ku është dhe se aty ka qenë”. Për të krijuar lidhje, Departamenti nisi një profesor për vizitë në Katedrën e Teknologjisë Kimike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Një ditë para se t’i hypte avionit, më tha: Saimir, eja ma trego edhe një herë se ku do shkoj dhe hapëm hartën e Europës. Atje na lindi djali i parë dhe nevojitej të shtohej pamja e tij në pasaportë. Prandaj shkova në Londër dhe mora një vulë tek ambasada shqiptare. Ngase mbarova punë herët, shkova tek stacioni i autobusëve për të gjetur një orar nisjeje më herët. Pasi fola, sportelisti aty më pyeti: Nga jeni sepse nga e folura dallohesh jo vendas? Nga Shqipëria, u përgjigja dhe shpalosa recetën e shpjegimit me hartë. Me tundje koke e mori vesh, me shprehje fytyre jo. Nga jeni ju? – ia ktheva. Nga Gjibraltari (Gjibrylthari e quaj unë), më tha. Uauu çfar rastësie, u përgjigja. Sepse kryetari i Departamentit të Inxhinierisë Kimike në Universitetin e Notinghamit ishte me origjinë nga Gjibraltari dhe quhej Azopardi. U gëzua shumë por edhe u vrenjt në çast sepse tha: “Nuk po e njoh, nuk po mundem ta njoh, si ka mundësi?! Sepse Gjibraltari është vend i vogël dhe të gjithë i njohin të gjithë”. Prandaj kur u ndamë më tha: “E megjithatë bëji të fala atij nga unë, Jerry”.  Anglia, Notinghami dhe lagjia Beeston ishin të rregullt dhe me pamje e lule si këtu; për shembull, bari ishte i korrur e korrej kudo. Kur shihej një rrugicë, gjysma e shtëpive ishin me tabela për shitje dhe nuk kishte pallate (unë i kam pagëzuar palarte) si këtu në Toronto. Me familjet tona në Shqipëri lidheshim me letra të shkrojtura që postoheshin. Emaili në Shqipëri nuk kishte hedhur farë akoma, pra nuk e përdorja. Interneti edhe në Universitet ishte sa një milingonë krahasuar me internetin e sotëm. Çmimet e mallrave ishin shumë të lira. (Edhe kur isha në vitin 1995 për dy javë, çmimet qenë përsëri të lira.). U kthyem në Shqipëri në fund të Gushtit 1993.

 … dhe si u duk Shqipëria pas atij viti të plotë që kaluat familjarisht në Angli?

Saimir Lolja: Ndonëse në Shqipëri kishin hyrë mallra të reja varfëria vazhdonte. Kur ecnim çdo gjë na dukej e mbuluar me një cipë balte ngjyrë gri dhe errësira ishte e zakonshme. Megjithatë, vazhdonte një lloj kënaqësie që mungon këndej e tani andej e këndej: njerëzit gëzoheshin shpesh sa herë që rirridhte si curril energjia elektrike që thahej shpesh edhe për periudha të gjata. Gëzimi shtohej edhe sa herë binte shi në Tiranë sepse “partia” kishte thënë se sa herë binte shi me gjyma në Tiranë mbusheshin me ujë hidrocentralet mbi lumin Drin. Në ato vite dallohej shumë dëmi që patën pësuar ushqimet, sendet, veshjet, ndërtesat, fabrikat, makineritë, qyteti dhe fshati nën regjimin sllavo-barbar (slavic communist, ang.) të qeverisjes. Tani që drita ka 30 vite që bie dallohet dëmi shumë herë më i madh që regjimi sllavo-barbar i shkaktoi dhe i mbolli mendjes. Një vit banuam tek shtëpia e prindërve të Ilirianës në Tiranë. Më kujtohet se në Dhjetor u dogj transformatori elektrik i lagjes. Terri dhe mërdhifja e thartë zgjati tre muaj. Bile në atë kohë na u sëmur edhe çuni në bajame, vesh e me temperaturë. Pas një viti Iliriana filloi punë si mësuese në shkollën e mesme “Harri Fultz” në Tiranë. Unë vazhdoja në Fakultet të Shkencave dhe plotësoja doktoratën. Me banim kaluam në një dhomë në Godinën 18 të pedagogëve të universitetit në “Qytetin Studenti”. Çunin e dërguam në Elbasan tek prindërit dhe shkonim çdo fund jave. Udha kalonte nga Qafa e Krrabës e cila e largonte Tiranën e Elbasanin dhe tërë Juglindjen shumë shumë. (Tani me rrugën e re të madhe shkohet për 15 minuta nga Tirana në Elbasan). Kanë qenë heronj shoferët që udhëtonin në ato rrugë të cilat ishin ndërtuar në vitet 1930. Si grup pedagogësh të Godinës 18 arritëm që shteti të fillonte për ne ndërtimin e dy pallateve ku secili do paguante më vonë hyrjen e tij. Vazhdonte, e ndoshta vazhdon, ndërtimi i pallateve sipas modelit të pështirë G4 të sovkozeve sovjetike të viteve 1950, vetëm se tani ishin më shumë kate. Prindërit dhe vëllai u bashkuan me ne në Tiranë në vitin 1996.

Megjithë këto përipeci që shumë prej nesh që jetojnë sot në Kanada i kanë përjetuar, ju ishit në kushtet e një karriere të suksesshme akademike, ndaj dhe natyrshëm bëhet pyetja si ndodhi që vendosët të largoheshit nga atdheu, cilat ishin arsyet?

Saimir Lolja: Që t’i përgjigjem si duhet kësaj pyetje më duhet pak retrospektivë. Një llotari e pastër piramide qarkulloi në duart e njerëzve në vitin 1994 në Tiranë e u venit pa u kuptuar. Ishte një provë se sa lehtë binte njerëzia në atë lloj rrjete peshku. Mbas një viti qeveria filloi mbjelljen e firmave piramidale që dhuronin para deri në lajthitje. Në vitin 1996 gypat thithës të parave të popullit pasuriqyldashës arritën kapacitetin e dëshiruar. Çdo mbasdite vonë paraja e gëlltitur nga gypat futej në thasë ose kosha dhe e mbartur me makina Benz derdheshin në Bankën e Shtetit Shqiptar. Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Situata ngjasonte me një vatër zjarri me drunj të njomë ku ishte paketuar shumë para letër. Një shkëndijë mjaftonte dhe mjaftoi në Dhjetor 1996, që zjarri të niste dhe kërcinjtë të digjeshim me kërcitje e zhurmë të plotë në Mars 1997. Javën e parë të Marsit, mes plumbave që fluturonin nga të gjitha anët si harabelat e trembur, u futëm në hyrjen tonë në pallatin e pedagogëve. Rreziku për jetën u bë shumë i madh edhe pse NATO zbarkoi me forca të mëdha. Përpjekjet për ta liruar Dardaninë (Kosovo Polje, serb., ose Fushën e Mëllenjave, shqip) nga forcat pushtuese serbe morën formë të qartë. Ashtu i zymtë vazhdoi edhe viti 1998 aq më shumë pas përpjekjes së dytë për t’i vënë flakën shtetit të mbetur shqiptar me qëllim që të pengohej plani për ta liruar Dardaninë nga pushtuesit serb. Si rrjedhim filloi një valë e kërkesave për t’u zhvendosur në Kanada e cila për çudi (jo habi) pat ngritur rrjetin e saj për ta mbështetur atë largim familjesh, veçanërisht të shkollarëve e profesionistëve shqiptarë. Për shembull, mbinë në treg çanta tepër të mëdha dhe aeroplani nuk kishte kufi peshe se sa tiganë, tepsi, pjata, gota, pirunj apo batanije mbarteshin. Në Mars 1999 filloi edhe bombardimi i Serbisë nga aeroplanët e NATO-s edhe përzënia e madhe e shqiptarëve nga Dardania për në Maqedoni e Shqipëri. Atë muaj shkëmbeva pyetje-përgjigje me një gazetare nga Toronto Star, e cila pas ca ditësh e botoi shkrimin në 30 Mars 1999. Gjendjen e Shqipërisë në atë kohë e jep në atë shkrim edhe pohimi im se rroga dyjavore si pedagog në Universitet ishte 50 dollarë kanadezë 10 nga të cilët i pata dhënë si ndihmë për shqiptarët e përzënë nga Dardania. Pra, dallgët e mëdha të nxehta të viteve 1997-1998-1999 na shtynë që të mbushnim letrat në vitin 1998, të cilat u bënë të gjelbra në pranverën e vitit 2000. Çuni mbaroi vitin e parë shkollor në Tiranë. Me zemër të thyer filluam shitjen e plaçkave dhe hyrjen shumë të mirë në pallatin e pedagogëve, sepse duheshin paratë për të paguar qiranë e mirëserardhjes këndej dhe mbuluar shpenzimet e jetesës.

Si ishte përballja e parë me Kanadanë? Cilat ishin vështirësitë që hasët në fillim dhe si i përballuat?

Saimir Lolja: Ndonëse këndej prodhohen lumë filmat artistikë, jeta këndej nuk është film artistik. Fluturuam e zbritëm në Toronto më 6 Qershor 2000. Kur arritëm na mungoi një nga çantat e stërmëdha. Aeroporti na lajmëroi pas dy muajsh se ishte gjetur dhe ejani ta merrni. Gabimisht ishte shkarkuar në Montréal dhe ngase ishte shumë e rëndë e shmangnin ta prekin dhe ta dërgonin në Toronto. Të paktën u gëzuam se u gjet. Nga fundi i viteve 1980, qe shfaqur një film sovjetik në një ekran TV jugosllav. Thelbi i filmit qenë pallatet shumë të shtrirë e shumë të lartë (siç thashë më lart unë i quaj palarte), 20 kate a më shumë, në Moskë e Kiev të cilët ishin njëlloj fillim e mbarim, nga poshtë lart, të gjithë, si në Moskë ashtu në Kiev. Filmi pati në qendër një burrë që pasi piu vodka rëndshëm me shokët për Kërshëndella në një qytet, i dehur dhe mes acarit të Dhjetorit, hypi në aeroplanin gabim. Në vend që të shkonte në Kiev shkoi në Moskë, pa e ditur se ku. Shoferit të taksisë i dha numrin e rrugës dhe numrin e pallatit. Çdo gjë ishte e njëjtë dhe ai sapo këmba i preku tokën e ngrirë nxitoi të ngjitej lart e të trokiste në portën “e tij” në Moskë. Aty i doli një grua e panjohur të cilën e dalloi dhe e sqaroi me vonesë. Filmi përfundoi me atë buçkon që vazhdonte jetën i martuar, i rimartuar, në një shtëpi me po të njëjtat orendi në Moskë. Kur mbushëm letrat për Kanada në vitin 1998 dhe nisur nga përvoja në Angli, hamendja jonë qe se Kanadaja do ishte një përzierje Amerike (e njohur prej filmave dhe bëmave të rrëfyera prej njerëzve) dhe Anglisë ku kishte vetëm shtëpi dhe jo pallate banimi. Kur dolëm nga aeroporti i Torontos u shtangëm: pallatet (palartet) sovjetike ishin kudo. Fjalia e parë e shfryrë që ta dëgjonin veshët e kokës ishte: Peshk, gabim që e shite shtëpinë në Tiranë! Ishte e kotë të harxhohej më shumë frymë, sepse ajo duhej harxhuar për të notuar këndej. Tre netë fjetëm mbi parket me batanijet dhe velenxën që kishim marrë, derisa na erdhën krevatet dhe kolltukët që porositëm. Dy javët e para ishim si në muzg: gjysmë të zgjuar, gjysëm gjumë dhe rrjedhja e kohës kishte ngrirë. Më pas dhe në tërë 21 vitet e mëpastajshme, koha duket se rrjedh si ujëvarë, ku nuk ke mundësi të ndalosh, përveçse të notosh. Ditën tjetër pyeta fqinjin tonë Admir Salillari: Sa kohë keni këtu? Një vit e gjysmë, më tha. Shumëëëëë, thashë e mendova. Pak, sepse deri tani kanë rrëshqitur mbrapa shpejt 21 vite…

Sërish shumë interesant që nuk ju shpëtojnë dhe detajet më të vogla edhe pas kaq vitesh… Po për pjesën profesionale si u zhvilluan ngjarjet me pas?

Saimir Lolja: Në Qershor dërgova dosjen në shoqatën e inxhinierëve të Ontarios. Ajo i pranoi përvojën dhe arritjet inxhinierike ndërsa mbetej kryerja e një viti pune përvojë kanadeze dhe dhënia e provimit të ligjeve dhe praktikës inxhinierike këtu. Ashtu, studiova dy librat përkatës për dy muaj dhe në Gusht 2000 e shkrojta provimin. Takova një profesor në Universitetin e Torontos që pata shkëmbyer më parë, i cili më mirëpriti por tha se fonde për kërkime shkencore në fushën e qymyreve, ku i kisha artikujt shkencorë, nuk jepeshin më. Pra mbetej të kryeja punë shkencore vullnetare, domethënë pa pagesë, punë e cila zgjati pesë vjet e gjysëm. Leja e të qenit Inxhinier Profesionist në Ontario më erdhi në Qershor 2002. Në Maj-Gusht 2001, dhashë mësim në Inxhinieri Kimike në Sheridan College, në Mississauga. Në Janar 2002 fillova të jap mësim si i jashtëm për lëndë të Inxhinierisë Kimike në Ryerson University, kurse në paralel vazhdoja punën shkencore vullnetare në Universitetin e Torontos. Deri në Dhjetor 2012, mbulova 13 lëndë mësimore në Ryerson University; ngarkesën e përballuar nuk po e përshkruaj. Ndërkohë botova me adresë të Universitetit të Tiranës artikuj shkencorë një në vitin 2000 e dy në vitin 2002 në revistën “Fuel” dhe një në revistën “Petroleum Science&Technology” në vitin 2003. Përfundimi i punës së parë shkencore në Universitetin e Torontos u botua në revistën “International Journal of Heat and Mass Transfer” në vitin 2005. Bashkë me dy kolegë të tjerë, përfundimi i punës së dytë shkencore në Universitetin e Torontos u botua në Gusht 2021 tek Academia.edu dhe brenda javës arriti të jetë në 1% e më të shikuar. Ngase në Ryerson University nuk po më jepnin pozitë të brendshme të qëndrueshme, në Shtator 2007-Maj 2008 shkova e studiova në Windsor University për të patur Diplomën në Mësuesi. Ajo më dha lejen që të jepja mësim për Kimi-Matematikë në shkollë të mesme. Iliriana që pat mbaruar degën Biologji në Universitetin e Tiranës shkonte e vinte përditë në Shtator 2003-Maj 2004 në Brock University në Hamilton për të arritur Diplomën në Mësuesi.

Si do ta përshkruanit përmbledhtazi fushën e interesit të studimeve dhe botimeve tuaja?

Saimir Lolja: Çfarë është arritur tjetër po përmblidhet me pak fjali më poshtë, ndërsa mundi dhe koha për t’i kryer nuk mund të maten. Tjetër, një diplomë universiteti nuk të jep të vërtetën absolute dhe as të qënit vetmas për ta zbatuar atë specializim. Tjetër, të mësuarit është një shteg që gjatë jetës të çon në shumë shtigje të reja të mësuari e punuari të cilët janë ndryshe nga diploma e shtegut të parë. Ajo që nevojitet është vetëm dëshira me ecur nëpër ata shtigje. Përveç botimeve të artikujve të mi shkencorë, kam shërbyer edhe si shqyrtues i artikujve që dërgohen për botim në revistat shkencore të rrjetit Elsevier Science (International Journal of Heat and Mass Transfer, International Journal of Coal Geology, Applied Thermal Engineering, International Journal of Heat and Fluid Flow), të rrjetit Taylor&Francis (Chemical Engineering Communications) dhe të rrjetit Premier Publishers (International Journal of Geology and Mining). Në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare, e thënë shumë përmbledhtas, botimet në shqip ose anglisht nëpër gazeta filluan më 30 Shtator 2003 kur botova një përkthim bashkë me shkrimtarin Naum Prifti se çfarë kishte shkrojtur i madhi Volter (1694-1778) për Gjergj Kastriotin. Janë të paktën 100 botime në gazeta në fushat histori, gjuhësi, holokaust, trashëgimi kulturore, politikë, zgjedhje, shkencë dhe psikologji. Shtohen këtu edhe redaktime librash e shkrimesh nga më të ndryshmet; pjesëmarrje në ekipe dokumentarësh, bashkëpunim me faqe interneti, gazeta e konferenca; biseda në TV Pasqyra Shqiptare këtu disa herë, në RTSH-1 dhe Alpo TV dhe bashkëpunimi me Lidhjen Shqiptare-Amerikane, etj. Vetëm në lidhje me shpëtimin e hebrenjve dhe ushtarëve italianë gjatë Luftës II Botërore, lista e punëve dhe kohës së harxhuar është e shumëllojshme dhe shumë e gjatë. Përmenden, për shembull, biseda në Radio CBC Canada në Nëntor 2010, organizimet dhe kumtimet në Holocaust Education Week 2005&2010, botime shkrimesh, redaktime librash, ndihma për konferenca në Kanada e Francë, ndihma për doktorata në Shqipëri, Kanada, SHBA e Itali, etj. Në pranverën e vitit 2018, botova librin “Receta Pa Komb” në shqip dhe në anglisht “The Nation-Free Recipe”. Brendia e tij është për secilin dhe kushdo që e ka lexuar e ka rilexuar menjëherë. Vetëm Alfred Çako i shtëpisë botuese Helga’s Secret pranoi ta botonte librin në shqip në Tiranë. Me adresë të Universitetit të Tiranës, në fund të vitit 2018 botova artikullin shkencor “The Proof of Fermat’s Conjecture in Correct Domain” në revistën “Ratio Mathematica”. Përpjekja për ta botuar mori dy vjet e gjysëm sepse 64 revista shkencore nuk pranonin ta botonin. E prisja atë gjë sepse artikulli përvijonte ndryshe themelet e Matematikës dhe vërtetonte një teoremë që për 382 vjet akoma pat ngelur e pavërtetuar. Me adresë të Universitetit të Tiranës, në vitin 2019, botova artikullin shkencor “The Preservation of Albanian Tongue (Shqip) since the Beginning” në revistën “Advances in Language and Literary Studies”. Artikulli në shqip “Përjetësia e gjuhës shqipe që nga fillimi” u botua në Librin e Kuvendit Gjuhësor të Akademisë Rrënjët Tona dhe gazetën Rrënjët. Një nga revistat e mëparshme nuk e pranoi sepse “këndvështrimi ishte jo i zakonshëm dhe nuk përputhej me rrymën akademike të njohur”. Ata që e kanë lexuar artikullin e kuptojnë mirë këtë lloj përgjigje dhe pse. Në lidhje me tani, në Universitetin e Tiranës jam marrë shumë me programim në kompjuter me gjuhën Basic dhe Fortran. Këtë verë fillova të studioj e praktikoj gjuhën e programimit Python dhe bashkë me një koleg në Universitetin e Torontos i jemi bashkuar një projekti shkencor industrial.

Le t’i kthehemi asaj që na bashkon, atdheut. Saimir, çfarë kujtimesh ruani nga Shqipëria dhe si e përfytyroni Shqipërinë e sotme?

Saimir Lolja: Kujtimet nga Shqipëria ruhen e mbahen gjallë pa ndërprerje në shtëpi. Këtu ka shumë nga Elbasani të rinj e të vjetër dhe na duket se jemi po atje. Rudolf Boçi, që ishim bashkë në tetë vitet e para të shkollës, hyri në Gjimnaz e më pas në degën e Mjekësisë në universitet. Ai është këtu dhe takohemi shpesh bashkë, me Gani Petritin e miq të tjerë. Nga kimistët e universitetit ka shumë këndej, qoftë bashkëstudentë ose ish-studentë të mi në Tiranë. Prandaj takohemi ose kemi organizuar këtu edhe përvjetorë të diplomimeve në Kimi Industriale. Në Ryerson University më qëlloi një herë që të kisha sërish studente një vajzë që e pata patur studente në Tiranë. Në Shqipëri kemi qenë mesatarisht një herë në tre vjet. Lidhjen dhe bashkëpunimin me kolegët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë e mbaj të pandërprerë. Kemi mbi 12 vjet që nuk shohim më TV. Ekranin e madh e lidhim me kompjuterin dhe vendosim ato gjëra që zgjedhim kur del koha e lirë. Lajmet e këtushme mjaftojnë aq sa pikojnë rreth e përqark si pika shiu. Në internet ndjek ca gazeta dhe faqet shqiptare. Në lidhje me Shqipërinë, deri në vitin 1990 ajo qe si një iriq i mbledhur gërrmuq dhe më pas u shpua e u hap akoma më shumë. Prandaj gjithnjë e më shumë nevojitet parapërgatitje për sfidat e reja. Kjo është përgjegjësia e shtetit. Fjalët Republic (nga latinishtja perëndimore) dhe Demokratia (nga katharevusa lindore) janë saktësisht e njëjta gjë për mënyrën e qeverimit që në dukje buron nga populli andej ose të bashkësive kulturore këndej. Praktikisht këndej dhe andej frute të tilla nuk janë të mbara. Ajka kombëtare e cila ka fuqi duhet të marrë përgjegjësitë. T’i bësh mirë vendit tënd, ta përparosh e zmadhosh, është e nevojshme ta duash e të jesh kombëtar, porse nuk mjafton. Së pari Shqipëria zyrtare ka nevojë për bonifikim. Shqipëria është vend që ka prodhuar qytetarë më së shumti për të tjerët dhe për vete ka mbetur pa qytetari që t’i japë drejtim, që për çdo njeri apo gjë të ketë një vend dhe çdo njeri apo gjë të jetë në vendin e vet. Shqipëria mbetet e paqetë sepse vazhdon të trazohet nga jashtë; ky është ligj themelor në fizikë.

Si e vlerësoni bashkësinë shqiptare në Toronto dhe Kanada? A mendoni se shqiptarët këtu janë më të lirë në mendime se në atdhe?

Saimir Lolja: Me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze (SHBSHK), e cila është një shoqatë kulturore në dhe të huaj, jam marrë shumë dhe isha kryetar i saj në Prill 2005-Mars 2006. Ajo periudhë qe një përvojë e madhe që vlen shumë për krahasime. Me shumë mund u mor kthesë në cilësinë e saj. Në kryesi ndihmë më dha Xhevahir Islamaj. Përfshirjen në SHBShK e rivazhdova qëkur Ruki Kondaj udhëhoqi ribërjen e Statutit dhe njohjen me ligj të muajit Nëntor si muaji i trashëgimisë shqiptare në Ontario. Këndej shqiptarët kanë parë e dëgjuar më shumë dhe janë pak më të lirë në mendime. Niveli i lirisë mendore këndej shihet kur bisedohet në një grup me shqiptarë dhe sa respektohet mendimi ndryshe. Fundja, një mendim ndryshe është dhe s’mund të kuptohet si “i keq” kur nuk bie brenda shportës së mendimeve, leximeve apo dëgjimeve që dihen apo dëshirohen. Sepse shqyrtimin e imët të mendimit në shoqëri e kam bërë në shkrimin e botuar dhe ribotuar vite më parë “Shpirti i turmës dhe askushmërisë”. Cilësia e shoqërisë shqiptare në trojet shqiptare në Europën Juglindore mesatarisht është e ulët, sepse trashëgohet një prapambetje 1500 vjeçare e sundimit nga Lindja. Dëm i pamatshëm ndodhi në Shqipërinë zyrtare të cilës i shkaktuan dy lërime barbare (communist revolution, ang.) në vitet 1945 dhe 1991 prej të cilëve njerëzit luajtën edhe mendërisht edhe fizikisht nga vendi, toka, puna, shtëpia, prona, pasuria e profesioni. Si shoqatat kulturore këndej ashtu edhe tufëzat politike andej, nuk mund të japin fryt të mbarë për ndërtimin e organizatës këndej apo shtetit andej. Sepse organizimi i bashkësisë këndej dhe shtetit andej në vetvete është organizim nga lart poshtë dhe jo e kundërta. Edhe kur është i rregullt, votimi i të barabartëve prej të barabartëve këndej dhe andej nuk mbart vlerë. Volteri ka skalitur një shprehje: Me fuqinë vjen përgjegjësia. Nëse në botën shqiptare gjërat ngecin apo janë rrumpallë, ato janë ashtu sepse ndodh e kundërta e shprehjes së Volterit, domethënë nga përgjegjësia vidhet, sepse përndryshe nuk shkohet tek, fuqia. Po ndryshuan polet elektrikë, rryma rrjedh në të kundërt.

Pas 21 vjetësh këtu, si do ta përshkruanit shoqërinë kanadeze?

Saimir Lolja: Po e përmbledh me një fjali: Fërgohu e kuptohu me bashkësinë tënde. Thelbi i të qenurit këndej për të gjithë është marrëdhënia ekonomike: paguaj qira, borxhe, taksa, paguhu ose paguaj për punën që kryhet, paguaj biletat apo gjobat, dhe në çastin që dera mbyllet je i harruar ose i harron. Një mik më thoshte se po të dihej më parë për gjenocidin që vazhdon ndaj vendasve dhe sa e rrezikuar është familja këtu nuk do kisha emigruar këndej.

Po politikën kanadeze a e ndiqni? Zgjedhjet për Kuvendin federal u mbajtën muajin e shkuar, madje…

Saimir Lolja: Këto dy vitet e fundit mësova se kush është kryeministër këtu në Ontario dhe Kanada. S’ia vlen dhe as i bie radha t’i mësosh emrat e jo më për gjëra të tjera. Në këta 21 vjet këtu, pavarësisht se janë bërë zgjedhje politike federale apo provinciale dhe përgjegjësinë e shtetit e ka marrë një nga degët politike, këtu nuk ka ndryshuar gjë. Përveçse qiratë dhe çmimet janë rritur. Ky vit e gjysmë mbyllur nxorri shumë në pah se ato që quhen parti politike janë thjesht zyra të marrëdhënieve me popullin (public relations firms, ang.) dhe ata politikanë paguhen për t’u sharë. Toka, uji, përfshirë edhe peshqit, paraja dhe shteti pronësohen nga Kurora. Të tjerët janë thjesht lojtarë dhe aktorë. Që domethënë se problemi themelor këtu është zgjimi i vendasve dhe zbulimi i gjenocidit që është ushtruar ndaj tyre. Prandaj gjatë debatit politik parazgjedhor këtu më 9 Shtator 2021 kur një gazetare u pohoi se tani shteti ka grabitur fëmijë vendas më shumë se ç’ishin më përpara në shkollat me fjetje (residential schools, ang.), të pestë kryeaktorët politikë e mbajtën veten të mos ta preknin atë pohim.

Saimir, vihet re se fëmijët e shqiptarëve që lindin në emigracion humbin pak nga pak gjuhën dhe traditat? Ç’mendoni për këtë?

Saimir Lolja: Gjuha dhe vetëdija kombëtare shqiptare nuk humbin, nëse prindërit mbartin përgjegjësinë që iu përket duke bërë gjënë më të thjeshtë: të paktën të flasin vetëm shqip në shtëpi. E folura shqip në shtëpi nuk pengon njeri të mësojë e shkruajë anglisht, frëngjisht, e gjuhë të tjera. Nga ana e saj shqipja kërkon t’u mësosh shqip të tjerëve. Shoqatat kulturore këndej bëjnë një punë të madhe duke mbajtur takime e festime kombëtare. Në lidhje me këtë, një mirënjohje e madhe i përket TV Pasqyrës Shqiptare e drejtuar nga Ilir Lena këtu në Kanada, faqes shqiptare në internet Albemigrant.com dhe portalit Flasshqip.ca.

Sipas jush, a duhet të treten shqiptarët në kulturën e vendit që i mirëpret?

Saimir Lolja: Absolutisht jo. Të qenurit qytetar i rregullt në shtetin ku punon e jeton i zhvendosur, nuk pengon të mbetesh shqiptar. Njeriu e ka në dorë që të mos i vijë turp këndej për vetveten dhe origjinën. Njeriu nuk është vegël përdorimi në shitje, prandaj nuk është zgjuarësi me thënë nuk i duhet shqipja familjes e fëmijëve këndej.  Prindërit shqiptarë këndej përballen me një propagandë të gjithfarëllojshme e cila sulmon ta thërrmojë familjen dhe njëkohësisht t’i largojë fëmijët nga familja, t’i bëjë armiq me prindërit, t’i bëjë të harrojnë traditën, origjinën e gjuhën. Me një fjalë t’i bëjë jetimë dhe akoma më keq si klone, të cilët nuk dallojnë më gjininë, familjen, prindërit, vëllezërit e motrat, kushërinjtë, gjuhën, racën, kombin, ngjyrat, shijet, kulturën, moralin, historinë, gjeografinë, nga vijnë e ku po shkojnë.

Dhe cila mund të ishte forma më e mirë e ruajtjes së kulturës shqiptare në emigrim?

Saimir Lolja: Çfarëdolloj organizimi dhe veprimtarie që çon ujë në këtë drejtim është gjë e mirë. Megjithatë është pak, vetëm të kërcehet dorë-për-dore kur mblidhen njerëzit. Puna vullnetare e shoqatave kulturore këndej ka kufi në cilësi dhe sasi sepse si ndërmarrje dhe qëllime kultura shqiptare është shumë e madhe. Për zgjidhje si shembull merren Spanja dhe Italia. Këta shtete kanë ngritur Shtëpitë Kulturore të tyret me personel të punësuar. Me këtë mënyrë do zgjidhej edhe çështja e Shtëpisë së Shqiptarit, sepse për këtë nuk mjafton vetëm të grumbullohet para për ta ndërtuar. Qeveria e Tiranës ka notën zero në këtë drejtim kurse ajo Prishtinës është pak më mirë.

Saimir, a keni dëshirë ta ndani diçka tjetër me lexuesit e portalit Flasshqip?

Saimir Lolja: Jeta është marrëdhënie njerëzish dhe jo thashethem, as kjo bisedë me faqen Flasshqip.ca. Që domethënë se çdokush nuk ka për t’i shpëtuar në dhe të huaj pyetjes që kumbon: Me qenë trung me peshë e me rrënjë apo gjethe pa peshë që të merr era, e cila të hedh të zverdhur s’dihet se ku? Prandaj është më mirë të lexoni sa më shumë libra që përparojnë mendjen; të tjerat vijnë më pas.

Ju falenderojmë për bisedën e këndshme dhe më detaje shumë interesante, njëherazi ju urojmë shëndet e krijimtari të suksesshme në vazhdim! 

(Nga e majta: Mit’hat Stringa me violinë, Marie Dhamo, gjyshi Sabri Lolja me mustaqe, Isuf Myzyri; nga e djathta që i shihet shpina është Vilson Todri me violinë, Xhemal Braçja baxhanaku i gjyshit Sabri Lolja)

(Viti 1937, në qendër pranë Isuf Myzyrit me violinë, veshur me jakuce me bykme të zeza, është Mehmet Gurra me Utën, daja e sime ame, dhe fëmija në këmbët e tij është i biri Halil Gurra, mësuesi kujdestar në shkollën 8-vjeçare)

(Gazeta Toronto Star, 30 Mars 1999)

Gabimet në përkthim dhe pasojat e tyre

1

Prof.dr. Eshref Ymeri

Si shkak për hedhjen në kompjuter të shënimeve në vijim, u bë përkthimi i një fjalie, të shkëputur nga reagimi i zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Reagimi i saj ishte botuar në disa portale.
Ja cila është fjalia:
“Ne presim një reagim të përshtatshëm nga mentorët perëndimorë të projektit të shtetndërtimit të Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë” (Citohet sipas: Zaharova: “Deklarata e Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë e papranueshme për Rusinë”. Faqja e internetit “Teuta”. 11 tetor 2021).
Ky përkthim haset po në faqen e internetit “gazetaexpress” të po kësaj date. Po i njëjti përkthim përcillet edhe në Platformën mediatike analitike në youtube “Pamflet” të së njëjtës datë.
Më bëri përshtypje shumë të keqe dhe madje më revoltoi togfjalëshi “provokim i pacipë”, prandaj thashë me vete:
“Kryeministri Rama ka plotësisht të drejtë që ministrinë ruse të punëve të jashtme ta paditë në një gjykatë evropiane për fyerje publike, sepse deklarata e tij për bashkimin e dy shteteve shqiptare nuk përbën absolutisht “provokim të pacipë”.
Mbiemri “i pacipë”, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 2006, do të thotë: “që nuk ka fare turp”.
Megjithatë, më lindi një hije dyshimi për saktësinë e përkthimit të këtij togfjalëshi. Prandaj vendosa “të shtegtoj” nëpër portale të tjera, ku hasa në një tjetër variant përkthimi, si ky në vazhdim:
“Presim reagimin e duhur nga kujdestarët perëndimorë rreth projektit për ndërtimin e kombit të Kosovës, që është një provokim i pastër” (Citohet sipas: “Deklarata e Ramës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, reagon Rusia”. Faqja e internetit “alsat”. 11 tetor 2021).
Gjithsesi, për t’u bindur përfundimisht për dyshimin që më lindi, duhej bërë krahasimi me fjalinë e tekstit origjinal të deklaratës së Maria Zaharovës. Ja fjalia, e nxjerrë nga teksti origjinal.
“Рассчитываем на адекватную реакцию западных опекунов проекта косовской “государственности” на эту откровенную провокацию (Citohet sipas: “Koment i zëdhënëses së MPJ të Rusisë M.V. Zaharova lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë E. Rama”. Faqja e internetit e MPJ të Rusisë “mid.ru”. 10 tetor 2021).
Dyshimi im paskej qenë me vend. Togfjalëshi i gjuhës ruse “откровенная провокация”, në përkthimin fjalë për fjalë, do të thotë “provokim i hapur”. Në portalin “alsat” është përthyer shumë bukur – “provokim i pastër”. Atëherë lind pyetja: po portalet “Teuta”, “gazetaexpress” dhe “Pamflet” nga e shpikën mbiemrin “i pacipë”, nga ç’gjuhë e kanë përkthyer? Cili ka qenë ai përkthyes i papërgjegjshëm, i cili “i ka thënë këmbës dorë”? Sepse me mbiemrin “i pacipë”, për mungesë të theksuar etike, akuzohet rëndë padrejtësisht ministria ruse e punëve të jashtme dhe, po padrejtësisht, fyhet keq Kryeministri Rama.
Në përkthimin e fjalisë së sipërcituar, ka edhe pasaktësi të tjera. Në fjalinë e përkthyer në të katër portalet e mësipërme, është shmangur qëndrimi i njohur antishqiptar i politikës ruse kundër Kosovës, si shtet i pavarur. Në të tre portalet e para, fjala e origjinalit në gjuhën ruse “государственность”, është përkthyer “shtetndërtim”, kurse në portalin “alsat” – “ndërtimi i kombit të Kosovës”.
Së pari, fjalën “государственность”, që do të thotë “organizim shtetëror” (le ta pranojmë si variant përkthimi edhe kompozitën e shqipes “shtetndërtim”), zëdhënësja e ministrisë ruse të punëve të jashtme e ka vënë në thonjëza, çka do të thotë se Moska shprehet ironikisht për organizimin shtetëror të Kosovës, sepse ajo nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke e konsideruar si pjesë të Serbisë. Prandaj kompozita shtetndërtim duhej dhënë në thonjëza.
Së dyti, me shprehjen “ndërtimi i kombit të Kosovës”, përkthyesi i ka lejuar vetes tri gafa:
a. shprehjen duhej ta jepte në thonjëza.
b. fjalën “государственность” duhej ta përkthente “organizim shtetëror”, jo “ndërtimi i kombit”.
c. fjalën “komb” e ka shpikur nga xhepi, duke sajuar një “komb kosovar” të paqenë, çka është në përputhje me falsifikimet historike të serbosllavizmit dhe të mercenarëve në shërbim të tij në Prishtinë, si Profesor Nexhmedin Spahiu e disa të tjerë, sipas të cilëve banorët rrënjës të Kosovës “janë komb më vete” që “nuk kanë lidhje” me kombin shqiptar.
Këto tri gafa dëshmojnë për mungesë të theksuar të formimit profesional të përkthyesit dhe për horizontin e tij kulturor gjysmak.
Në këndvështrimin tim, varianti më i goditur i përkthimit të fjalisë, që është nxjerrë nga një tekst i natyrës politike nga fusha e diplomacisë, do të ishte ky në vijim:
“Jemi në pritje të reagimit të duhur nga ana e kujdestarëve perëndimorë, që ndjekin nga afër zbatimin e projektit për “organizimin shtetëror” të Kosovës, ndaj këtij provokimi të pastër”.
Portalet që përkthejnë materiale nga gjuhë të tjera, duhet të punësojnë përkthyes të talentuar, të cilët e zotërojnë gjuhën e huaj në mënyrë të përsosur. Në të kundërt, do t’i lejojnë vetes t’u shpëtojnë gafa të rënda, si ato që përmenda më lart, çka do të thotë se përkthyesi, sipas asaj fjalës së urtë, “është marrë nga dhitë dhe është vënë zabit”.
Në të njëjtën kohë, portalet duhet të kenë edhe redaktorë të talentuar, të cilët duhet të jenë jo vetëm të formuar nga ana profesionale, por edhe të pajisur me një horizont të gjerë kulturor. Por, me sa duket, portalet, fatkeqësisht, nuk kanë fare redaktorë, prandaj edhe u kanë shpëtuar gafat që përmenda më lart.
Herë tjetër, lexuesit e nderuar do t’i njoh me gabime në përkthim në praktikën botërore të komunikimit, gabime që kanë shërbyer edhe si skena humori, edhe si arsye për ndonjë ndëshkim të rëndë, edhe si shkak për pasoja tragjike të përmasave të mëdha.

San Diego, Kaliforni
18 tetor 2021

Mjerë ne, mjerë Shqipëria e Madhe !

Fahri Xharra

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Ç` na duhet Shqipëria e Madhe ose Shqipëria Etnike, kur edhe 50 vjet me këtë qëndrim tonin qoftë nga politika, akademitë dhe një përqindje shumë e madhe e shqiptarëve jemi të pa vëmendshëm se ç ` po ndodhë me ne në skenën ndërkombëtare, çka po shkruhet për ne dhe si po na trajtojnë të huajt edhe ne vetveten do të mbesim si pila pa pupla e gatshme për zierje.
Nuk e kuptoj qëndrimin e heshtjes së historianëve tanë ndaj shkrimeve dhe botimeve që po bëhen sot dhe janë ber në 200 vjetët e kaluara.
E ndjeva një natë një Akademik të Shqipërisë duke thënë që mua nuk më interesojnë mediumet sociale ! Po. e ka shumë keq. Nuk do të thotë të merr pjesë , por së paku të sheh se ku qëndrojmë ne e ku të huajt; fqinjët tanë me përvetësim total të historisë sonë.
Rrjetet sociale na japin pasqyrën më reale se kush jemi, sa na duan dhe sa na respektojnë si komb . Mediumet e tilla janë mjet ideal i spiunimit dhe pasqyrimit të mentalitetit të sotëm .shqiptar
Unë , vazhdimisht i përcjelli botimet e ndryshme serbe, bullgare, turke sllavomaqedone dhe ato greke. Aty shihet puna e akademive të tyre, edhe pse nuk shkruhet nga autorët akademik por postohen nga figurat e njohura publike të atij kombi ose atij shteti. Ne heshtim, ne jemi në gjumin e arushave dhe me barkun plot të vjeshtës mendojmë të dalim në verë..
Po e shkruaj në origjinal atë që e lexova sot :”
“SERBIA AT THE TIME OF EMPEROR VARDIL
Map of the Serbian Empire, from the end of the 5. th and the beginning of the 4. th century before Christ, at the time of the Government of the Serbian Emperor Vardil. In his time Serbia reflected in Adriatic and Black Sea, Macedonia was later incorporated (which is not shown on the map), so it was reflected in the White Sea (Aegean Sea) Borders of Vardilova Serbia before Macedonia’s joining, marked with strong green The capital of Vardilova Serbia was Skadar.
The source and the name of the piece:
Naslov: Universal Historic and Geographic Atlas: composed of one hundred a maps giving the divisions and territorial changes of the various nations at the main times of their history, with a notice showing all the important facts, and the indication of where they happened…
Publisher: Librairie universelle
Year of edition: 1845.
Original from: University of Ghent “

Serbia prej Alpeve deri në Karpate, nga Budapesti deri në Selanik e deri në Bosfor, prej Bosforit në Detin e Zi

Serbia në kohën e Perandorit Vardil ( Bardhyl ) Hartën e publikuar, të tokave të Perandorisë Serbe që nga fundi i shek. 5 BC e deri në shek.. 4 BC, në kohën e Perandorir serb Vardilit ( Bardhylit fxh ).. Në kohën e tij Serbia Serbia lagej në Adriatik dhe në Detin e Zi. Maqedonia ( e Aleksandrit të Madh fxh), iu është bashkangjitur më vonë dhe nuk shihet në hartën e postuar. Kryeqyteti i Serbisë së Vardilit ishte Shkodra.
Burimi hartës : Universal Historic and Geographic Atlas, 1845

Vjedhja e etnografisë shqiptare


Simboli i sferës qiellore si motiv i veshjes popullore serbe e rrethit të Pejës ( Kosovë ) është i njëjtë me atë të Perëndeshës Lidiase të shek. 7 BC ( para Krishtit)

https://www.pinterest.com/pin/231020655860364799/

Si e komentoni? Si ju duken këto postime të serbëve në mediumet e tyre . ( Duh Starih Srba )

Duke e lexuar shkrimin “ Monedha e mbretit iliro-shqiptar ‘ΒΑΡΓΥΛ’ i nxjerr sërish bojën gjuhës greke “ të Z. Aleksander Hasans i shohim lojërat greke në mohimin e historisë sonë.

Kjo monedhë është e shkruar pastër, qartë në gjuhën shqipe, pra sërish këtu na duhet të bëjmë një krahasim me gjuhën e quajtur “greke” ashtu siç kemi shpjeguar edhe në monedha të tjera, në rast se shkrimi mbi monedhën e të mirënjohurit ‘Mbretit Bardhyl’ do lexohej nga greqishtja {β=v} atëhere i bije se Bardhyli na ishte quajtur ‘Vardhyl’ gjë e cila bije ndesh nga vet shkrimet më të lashta mbi këtë Mbret të njohur, madje me një emër krejtësisht të qartë nga gjuha shqipe: i Bardhi/yll = Bardhyl.
Në shek. IV p.K., Bardhyli e rrėzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinė e tij, qė e kishte qendrėn rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anė tė kryengritjes, i pėrkrahur nga shumė luftėtarė, tė cilėt e mbėshtetėn, meqė ai ishte i paanshėm.
Politika e shtetit ilir gjatė gjithė kohės sė dinastisė sė Bardhylit pati si qėllim pėrfshirjen nėn sundimin e vet edhe tė atyre tokave tė banuara nga ilirėt qė ishin tė pushtuara nga maqedonasit. Pėr t’i çliruar kėto toka, Bardhyli mundi tre mbretėr maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirėve tribut vjetor.
Nė vitin 360 p.K., kur maqedonasit u pėrpoqėn ta ndryshonin kėtė gjendje me luftė, mbetėn tė vrarė 4000 maqedonas, sė bashku me mbretin e tyre, Perdikėn. Pėr tė dobėsuar ndikimin e maqedonasve nė kufijtė jugorė tė tyre, nė Epir, enkelejtė lidhėn aleancė edhe me tiranin e Sirakuzės. Vetėm kur Maqedonia, me nė krye Filipin II, arriti tė shuante grindjet politike nė vend, pozita e ilirėve ndaj fqinjėve lindorė u dobėsua.
Nė vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse nė moshė 90-vjeçare, u vu nė krye tė ushtrive ilire dhe pėrballoi sulmet maqedonase, tė cilat mė nė fund e detyruan tė lėshonte tė gjitha qytetet qė mė parė i kishte pasur Maqedonia nė varėsi. Pasardhėsit e Bardhylit vazhduan kėtė politikė, por ata nuk arritėn tė çliroheshin plotesisht nga varėsia maqedonase. (https://do24news.com/monedha-e-mbretit-iliro-shqiptar

Eshtë gjuha greke tepër e re në moshe e cila solli devijime dhe përshtatje të tilla mbi emërtime të ndryshme ashtu si edhe në rastin e emërtimit: BASYL = Vasil. Njëjtë bije ndesh kjo gjuhë fantazmë edhe me emërtime të tjera të mbretëve ilir: Bato, Bal, (Ballai) ashtu si nuk mundet dot ti lexojë e ti emërtojë kishat e mëdha romake ‘Basilica’, e ti quaj ato ‘Vasilica’ etj.

Fahri Xharra, Gjakovë, më 17.10.2021