Kreu Blog Faqe 1527

Bekim Jashari ka hyrë në politikë për t’iu dalur Zot bashkëfshatarëve dhe bashkëqytetarëve të tij edhe në paqe dhe jo vetëm në luftë

1
Bekim Jashari nuk ka hyrë në politikë për të celebruar autoprotagonizëm sepse në këto kategori nuk percepton biri i Hamëz Jasharit.
Ka hyrë në politikë, sepse e kanë lutur deri në përkulje dhe përgjërim mijëra Drenicakë të shkelur, shtypur, mjeruar dhe plaçkitur nga Cosa Nostra (Mafia) lokale.
Ka hyrë në politikë sepse ka ndier përgjegjësi morale dhe atdhetare për t’iu dalur Zot bashkëfshatarëve dhe bashkëqytetarëve të tij edhe në paqe dhe jo vetëm në luftë.
Ka hyrë në këto ujëra të ndyrë për t’i çliruar kësaj radhe nga skllevëria e Mafias Lokale që i ka plaçkitur, varfëruar, shkelur, shtypur dhe përdhunuar pa asnjë fije mëshire deri në Delirium.
Dhe kush janë (pa) njerëzit që e udhëheqin mafian lokale dhe ata që ju shkojnë pas si zagaret karrocave të kuajve ?
Janë po të njëjtit njerëz që e kanë shndërruar Pdk-në në Pronto Mafia, gjegjësisht në Moçal të Hardhucëve, Zvarranikëve, Parazitëve dhe Cubave të Ali Babes.
Janë po të njëjtit njerëz që i thurin vetes kurora mbretërish, me lulet që i vjedhin mbi varret e heronjve më të mëdhenjë të këtij populli.
Janë po të njëjtit njerëz që përfitojnë dhe vjedhin edhe në tenderët e Përmendorëve të tyre.
Janë po të njëjtit njerëz që janë mbajtur aq gjatë në pushtet me ndihmën e trenave bullgarë, saqë janë shndërruar në shoferë, kondukterë dhe udhtarë të tyre të rregullt.
Janë po të njëjtit njerëz që janë shndërruar në udhëtarë dhe ushtarë të trenave bullgarë për të arritur deri në destinacion, gjegjësisht deri në cak.
Mirëpo caku dhe qëllimi nuk ka qenë në këtë rast çlirimi i popullit, por kapja e shtetit dhe shndërrimi i tij në pronë të tyre private.
Prandaj të tillët nuk e kanë aspak problem që të tallen me dinjitetin e heronjve më asketik, vetë-flijues dhe vetmohues që ka njohur kjo botë.
Me yjet e themelit të shtetit që sakrificën për çlirim, liri dhe pavarësi e kanë ngritur mbi piadestalin më të lartë të dinjitetit njerëzor, kombëtar dhe universal.
Dhe jo vetëm kaq por që e kanë ngritur mbi piadestalin më kuptimplotë të vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale.
Dhe jo vetëm kaq, por që janë ADN-ja e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë sonë.
Në këtë rast heshtja është pajtim me mbledhesit dhe vjedhësit e luleve nga varret e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve më asketik, vetëflijues dhe vetëmohues të ketij popili, që i thurin vetes kurora mbretërish për t’u tallur me sakrificën e tyre.
Që e poshtërojnë Bekim Jasharin me trenin bullgar dhe pastaj i thonë hajde bashkqeveris me ne, gjegjësisht bëhu Kryetar.
Dhe dihet pastaj se mbishkrimin e kujt e mban ajo bashkëqeverisje.
Dhe dihet pastaj se në çka shndërrohet ajo bashkëqeverisje.
Në fakt nuk shndërrohet por kthehet aty ku ka qenë gjithmonë dhe në atë që ka qenë gjithmonë.
Në dhunë, zullum, shkelje, shtypje dhe plaçkë të pronës, nderit dhe dinjitetit të qytetarëve të Drenicës dhe Kosovës.
Kushdo që ia jep një Pdk-je të tillë në balotazh votën, nuk e kupton as vlerën e të qenit njeri i ndershëm, i sinqertë dhe atdhetar dhe as botën.
Vepro Qeveri.
Sikur të isha unë Albin Kurti, qysh nesër do ta emëroja Bekim Jasharin si Ministër të Punëve të Brendshme, ndërsa Xhelal Svelçen si zëvendës të tij, pas asaj që i ndodhi atij në Skenderaj.
Do ta emëroja me plotë vullnet, dashuri dhe krenari.
Nuk besoj dhe nuk dua kurrë të besoj, se Drenica heroike, e do më pak Bekim Jasharin, sesa trenat bullgarë.
Nëse del të jetë kështu, atëherë unë i përkulem përshkrimit që një mik i imi drenicak ia bëri Drenicës së tij.
Ja përshkrimi :
“Drenica është një regjion ku një nënë e bekuar në çdo tridhjetë vjet, e lind një foshnje të bekuar që në lulen e rinisë bëhet njeri dhe hero i madh.
Mirëpo më i madhi prej më të mëdhenjve do të mbetet për të gjitha kohërat Adem Jashari.
Këtë madhështi Ademit të Madh nuk mund t’ia kontestojë asnjë njeri i mirë, i sinqertë, i ndershëm dhe atdhetar, që jeton mbi këtë tokë të skuqur me gjakun e pafajshëm të miliona viktimave shqiptare ndër shekuj.
Por a është edhe Drenica aq heroike sa heronjtë e saj?
Jo, jo, jo kurrën e kurrës.
Sepse shumë drenicakë ua mbledhin dhe vjedhin heronjve të tyre madje edhe lulet mbi varre për t’i thurur vetvetes kurora mbretërish, ndërsa të tjerët edhe pse e dinë shumë mirë se çka po ndodhë, ose heshtin si qyqet, ose i mbushin pampersat
Heshtin si qyqet e natës dhe i mbushin pampersat, edhe pse e shohin se mijëra bashkëfshatarë dhe bashkëqytetarë të tyre me lulet që i mbledhin mbi varret e heronjve të tyre, i thurin vetvetes kurora mbretërish.
I thurin vetvetes kurora mbretërish me lulet që i mbledhin mbi varret heronjve, të cilët për atdheun e tyre kishin dashuri të pastër si loti, prandaj i dhuruan gjithçka të dashur dhe të shenjtë
Ua vjedhin lulet mbi varre, për t’i mbuluar me aromën e tyre bekuara dhe nurin e tyre të shenjtë, mëkatet e tyre të ndyra, sepse janë djallëzorë si Lucifera dhe të ndyrë si derra. “
Koment :
I mbuloftë turpi të gjithë ata drenicakë dhe shqiptarë të të gjitha trevave etnike, që rrinë duarkryq para trenave bullgar..
E madje në vend se t’u thonë stop bëhet udhëtarë të tyre.
Mos rrini duarkryq, por protestoni për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të familjes së shenjtë Jashari, sepse vetëm në këtë mënyrë e mbroni nderin dhe dinjitetin tuaj, të familjeve tuaja, të kombit tuaj dhe të atdheut tuaj të shenjtë.
Mos e mbuloni m…me lule.

Rundin e parë VV e humbi 9:0, le të punojë në javët e ardhshme për të marrë sa më shumë komuna në balotazh

0
Die kam shkruar disa statuse ironike e satirike për me e relativizu deshpërimin për humbjen, por jo me e relativizu edhe humbjen, siç e relativizoi kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Albin Kurti me deklaratën e tij për emocionin e kënaqësisë për humbjen!
Zgjedhjet lokale i kanë dy runde. Rundin e parë Vetëvendosje e ka humbur 9:0. Pra, 9 për opozitën dhe 0 për Vetëvendosjen. Rundi i parë është deshtim. Kjo tregon defektin e madh brenda vetes, pra brenda partisë dhe ky defekt nuk mbulohet me një deklaratë të stisur, se jemi të kënaqur! Ne nuk jemi mazohistë që më mbetë të kënaqur kur kundërshtarët na grushtojnë e na plandosin para këmbve të tyre!
Vetëvendosje duhet të tubohet urgjentisht dhe të identifikojë shkaqet e vërteta që çuan në këtë humbje të madhe. Dhe, të organizohet e të punojë 24/7 në katër javët e ardhshme për të marrë sa më shumë komuna në balotazh. Apo, më thjeshtë, për të qenë fituese absolute e rundit të dytë të zgjedhjeve.
Nëse Vetëvendosje humb rundin e dytë, atëherë edhe legjitimiteti i pushtetit qëndror do të jetë në pikëpyetje të madhe. Ky legjitimitet duhet me u verifiku me zgjedhje të reja të nivelit qëndror sa më shpejt që kjo të jetë teknikisht e mundur.
Populli nuk e ka dhënë votën që të zgjedhurit e tyre me flejtë, por me punu. Rezultati eventual i humbjes në zgjedhjet lokale do të jetë indikacion i mospunës, përkatësisht i pakënaqësisë së popullit me qeverinë e tyre. Situata duhet me u vlerësu drejt dhe lidershipi i partisë me vepru me përgjegjësi dhe me marrë masa adekuate.

Të rënët Britanikë: Të vetmit ushtarakë të huaj që shkelën në Shqipëri si liberatorë

Mal Berisha

Hyrje

 mëngjesin e datës 29 tetor 1944, skuadra e Forcave AjroreMbretërore (RAF), Halifax JP 244,148 u nis nga Brindisi me detyrë  posaçme për  dërguar furnizime  kuadër Operacioneve Ekzekutive Speciale (SOE) drejt Shqipërisë.Aeroplani do të zbarkonte furnizime në pllajën e maleve të Çermenikës në Shqipëri. Pas pak kohe fluturim lidhja me ekipin avion ishte shkëputurAvioni mori flakë dhe u rrëzua duke marrë me vete jetët e antarërve të ekipit që fluturonin në të.  Ata ishinPiloti Edwin John Stubleyrreshterët Charles Mabbsfarmacist, Alfred Cooteshofer, John Thompson, punonjëshekurudhash, Ernest Logan Brown, polic, Austin Donnelly   transportues qelqurinashdhe Richard Charles Knee, nënpunës.

Pikërisht për këtë, me datën 20 tetor 2021, në Memorialin e tënëve Britanikëte Parku Tirana, do të mbahet një ceremoni nënderim të rreshterit britanik, Peter Twiddy drejtuar ngaAmbasadori Britanik në TiranëSh.T Alastair King – Smith.

Foto e ekipit britanik të rënë me datën 29 tetor 1944 në Shqipëri

ÇFARË ISHIN OPERATIVËT EKZEKUTIVË SPECIALË?  (SOE)?

NË rrjedhë të luftës së Dytë Botërore, me rënien e Francës në duart e nazistëve, lindi nevoja e menjëherëshme e krijimit të një force vullnetare luftarake britanike, e cila do të zhvillonte një luftë ndryshe kundër ushtrive hitleriane. Kjo forcë u pagëzua me emrin; Special Operations Executive (SOE).Misioni i saj ishte të kryente akte spiunazhi dhe sabotazhi në prapavijat e nazistëve. Luftëtarët e këtij formacioni do të nxirrnin trenat nga shinat, të shembnin urat si dhe të sabotonin fabrikat e prodhimit të armëve. Ata do të ndihmonin organizmin e luftës guerrile në të gjitha vendet e pushtuara nga armiku.

Më 16 korrik 1940, Kryeministri britanik Winston Churchill emëroi Hugh Dalton si drejtues politik të SOE-s dhe menjëherë e urdhëroi atë të fillonte veprimtarinë në terren. Organizata angazhoi 13.000 pjestarë prej të cilëve 3.200 ishin femra. Ajo u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Agjentët e SOE në qershor të vitit 1941, arritën të shpërthenin stacionin elektrik francez Pessac. Ky akt u prit në Londër si një sukses dhe krijoi bindjen se nuk ishin vetëm bombat ato që do të shkatërronin makinën ushtarake gjermane. Ky operacion çoi në qindra të tjera anë e mbanë Europës deri në Lindjen e Largët, në Japoni. Në vitin 1942 një skuadër e SOE – s vrau zëvendësin e Hitlerit, Reinhard Heydrich me një granatë; Në Greqi në vitin 1942 ata shkatërruan urën e Gorgopotamos, duke i prerë furnizimet ushtrisë së Romelit në shkretëtirë; Në Norvegji ata shkatërruan një fabrikë të ujit të rëndë, duke i dhënë fund ëndrrës naziste për prodhimin e një bombe atomike. SOE mund të godiste armikun në çdo kohë dhe në çdo vend.

CILI ISHTE ROLI I SOE – SË NË SHQIPËRI?

Në aktet më të rëndësishme, të ndërmarra nga ana e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë, është futja e vendit tonë në hartën e veprimeve të SOE. Një numër i madh djemsh e vajzash britanikë erdhën në Shqipëri për tu ballafaquar me një terren dhe situatë krejtësisht të panjohur.      

SOE, përveç vendeve të tjera si Francë, Poloni, Gjermani, Hollandë, Belgjikë, Itali, Jugosllavi, Hungari, Greqi, Kretë, Çekosllavaki, Norvegji, Danimarkë, Rumani, Abisini, Azinë Juglindore veproi edhe në Shqipëri. Një grup i vogël ndërlidhës hyri nga Greqia në Shqipëri në vitin 1943. Agjentët e SOE–së ishin Julian Amery, Anthony Quayle, David Smiley dhe Neil “Billy” McLean.

Si u zhvilluan operacionet e SOE–së në Shqipëri?! Këtë na e ka përshkruar më së miri Rodrick Bailey në librin e tij: “Provinca e Egër”.

SOE NË TOKËN E SHQIPEVE.

Sipas Roderick Bailey-t, në vitin 1943, një ekip i vogël elitë i ushtarëve britanikë, filloi të zbriste me parashutë në malet e Shqipërisë së pushtuar. Ata ishin pjestarë të SOE–s dhe kishin si detyrë të gjenin dhe të armatosnin çetat e luftëtarëve guerrilas dhe të sulmonin armikun sa më shumë që të mundeshin. Ata kurrë nuk kishin shkelur në Shqipëri dhe as që dinin se çfarë do t’i priste atje.

Takim me Dr. Roderick Bailey, autor i librit “Provinca e Egër” me datën 14 shkurt 2013, në Ambasadën Shqiptare në Londër.

Duke u përpjekur të mbijetonin në kushtet më ekstreme dhe në një terren tejet të vështirë këta britanikë të rinj jetuan nën rrezikun e përhershëm se mos binin në duart e armikut ku i priste vdekja e sigurtë. Përveç sëmundjeve, pamundësisë për një jetë të pastër, atyre iu shtohej edhe fakti se guerrilasit shqiptarë, ishin në konflikt me njëri – tjetrin. Në këtë libër të jashtëzakonshëm autori ka përdorur intervistat me të mbijetuarit, ditare të fshehura prej kohësh dhe të deklasifikuara më së fundi, të cilat dëshmojnë historinë e jashtëzakonëshme të SOE–së në Shqipëri.

SOE, sipas dokumentave të saj deri në vitin 1945, ka dërguar në Shqipëri 7.000 pushkë, 5.000 armë gjysmë automatike, 1.800 mitroloza të lehtë, bashkë me 16 milion e pesëqint mijë fishekë, 240 mortaja, me 25.000 bomba, dhe 25.000 granada përveç pistoletave dhe gjashtëdhjetë mitralozave gjysëm të rëndë. Po ashtu ata dërguan 28.000 palë rroba ushtarake, 57.000 palë çizme ushtarake, 14.000 batanie, 390 fenerë, 6 xhipsa, dhe një motorbarkë. Ata dërguan edhe qindra ton me ushqime.

Nga grupi i parë prej 50 britanikëve që zbritën në Shqipëri, 16-të mbetën të vrarë ndërsa 17 të mbijetuar janë dekoruar. Në atë periudhë kohore të veprimtarisë së SOE–së në Shqipëri, dhanë jetën 53 pjesëtarë të këtyre forcave.

Autori e fillon rrëfimin e tij dramatik me pjesë nga vepra e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Historia e mbetjeve të eshtrave të këtyre të rënëve britanikë është tejet e dhimbshme. Ata kurrsesi nuk mund të vlerësohen si armiq pushtues të Shqipërisë. Përkundrazi, ata erdhën si liberatorëdhe dhanë jetën për të nxitur dhe ndihmuar popullin shqiptar të çlirohej nga fashizmi dhe nazizmi. SOE u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Pas luftës ata bënë përpjekje të mëdha për të mbledhur eshtrat e të rënëve të tyre, si kudo tjetër edhe në Shqipëri.

Regjimi i Enver Hoxhës, i cili kishte marrë tërësisht një kurs, fillimisht pro-Jugosllav e më vonë pro–sovjetik, i solli shumë pengesa britanikëve për të marrë eshtrat e djemve e vajzave të veta. Autori tregon sesi përkundër tërë pengesave të qeverisë, një oficer i quajtur MacIntosh gjeti një mbështetje të jashtëzakonshme tek populli shqiptar që u tregua aq bujar ndaj tij. Kështu në shkurt të vitit 1946, ai pasi kishte shkuar fshat më fshat, e breg më breg në kërkim të tyre, arriti të mblidhte eshtrat e të rënëvë britanikë në Shqipëri. Fatkeqësisht, MacIntosh u përzu nga qeveria shqiptare si “reaksionar dhe armik i popullit shqiptar” dhe misioni i tij mbeti i pambaruar. Por më e keqja ende nuk kishte ndodhur. Qeveria angleze ia besoi ambasadës franceze detyrën për marrjen e eshtrave. Në vitin 1950 një atashe francez, shkoi të vizitonte varrezat e britanikëve në Shqipëri.

Ai nuk gjeti asnjë gjurmë të tyre. Qeveria Hoxha i kishte fsheur ato dhe nuk i lejoji që as të vdekur të preheshin në paqënë vendin e tyre. E drejta e këtyre njerëzve për tu prehur në një vend të qetë u “fitua” vetëm pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ata u mblodhën dhe u vendosën në një varrezë në Parkun e Tiranës.

Me datën 11 nëntor 2012, Ambasadori Britanik në Tiranë Sh.T z. Nicholas Cannon dhe Kryeministri i asaj kohe Dr. Sali Berisha organizuan një shërbesë përkujtimore në varrezën e britanikëve në Parkun e Tiranës. Ata ishin 53 të rënë, por vetëm 46 prej tyre i kanë pllakat e varreve mbi kokë.

Shqipëria i ka borxh nderi këtyre të rënëve për kontributin në çlirimin e vendit tonë. Pas kthimit në atdhe, veteranët e SOE që shërbyen në Shqipëri i shërbyen vendit të tyre në fusha të ndryshme të jetës. Shumë prej tyre u bënë njerëz të shquar dhe politikanë të zotët. Le të veçojmë disa prej tyre:

Harold Julian Amery, Baron Amery of Lustleigh, (1919–1996), politikan konservator britanik, i cili shërbeu tre dekada si figurë drejtuese e kësaj partie dhe 42 vjet anëtar i parlamentit. Ai ka shërbyer si oficer ndërlidhës i SOE për lëvizjen e rezistencës antifashiste shqiptare në vitet 1943–1944 në përbërje të grupit të quajtur “Tre Mosketjerët” bashkë me majorin Davis Smiley dhe kolonelin Neil McLean.

John Anthony Quayle, (1913 – 1989) aktor i madh i teatrit anglez, shërbeu si oficer i shërbimit të fshehtë anglez gjatë luftës. Në vitin 1943 mbërriti në Tragjas, Shqipëri. Pas luftës ai iu kushtua aktrimit dhe drejtoi Teatrin Memorial të Shekspirit ku dhe hodhi themelet e krijimit të Kompanisë Mbretërore të Teatrit Shekspirian. Ai ka luajtur rolet e Falstafit, Otellos, Henrin e VIII-të si dhe ka interpretuar edhe me Lorenc Oliverin dhe ka një galeri të pafund rolesh. Për ne shqiptarët mbetet figurë e dashur pasi jo vetëm që shërbeu në Shqipëri, por ishte anëtar aktiv i përhershëm i Shoqatës Anglo Shqiptare (AAA).

Kolonel David Smiley (1916 – 2009) ishte një oficer i shërbimeve të fshehta britanike. Në luftën e Dytë Botërore ai ka luftuar në Palestinë, Irak, Persi, Siri si dhe ka vepruar me SOE–në, në Shqipëri dhe në Tailandë. Ai ka shkruar librin ”Albanian Assignment”.

Magaret Hasluck (1885 – 1948) shërbeu në SOE. Pas luftës, dhe pas ekzekutimit nga komunistët të mikut të saj shqiptar, Lef Nosi, ajo u sëmur rëndë dhe vdiq në varfëri në Dublin në vitin 1948. Atë e ndihmuan miqtë e saj të SOE–së në ditët e fundit të jetës në mënyrë anonime.

Billy McLean (1918 – 1986) Në vitin 1943 McLean iu bashkua misoneve të SOE dhe zbriti në territoret e okupuara nëShqipëri. Në Prillin e vitit 1944 McLean bashkë me një ekip tëvogël të quajtur Tre Mosketjerët ku bënte pjesë David Smiley dhe Julian  Amery u përpoqën të pajtonin grupet e ndryshme politke në Shqipëri që të luftonin së bashku kundër nazistëve por nuk i arritën dot. Ai shërbeu dhjetë vjet si antar i Parlamentit Britanik.

Statuja e heroinës së SOE-s nëë Londër

Në Londër gjëndet një statuje bronxi e cila i përfaqëson antarët  e SOE – sëSa herë kaloja anës së lumit Tamiz, në rrugën që të çon nga Ura Lambeth për tek London Eye (Syri i Londrës) ndalesha përpara atij busti. Ajo është përmendorja e një gruaje me një vështrim tejet të mprehtë, portret shumë i bukur, me forma shumë të rregullta që sheh larg. Në të nuk gjen asnjë shformim të shprehur si dukuri e artit modern dhe ruan përmasat dhe raportet natyrale të një skulpture klasike, e skalitur mbi bazën e parimeve të estetikës së realizmit. Në të nuk ka as glorifikim dhe as shtesa tiparesh që ta bëjnë atë super-njeri, super-heroinë, super-grua, super… Në të gjen gjithë ato që skulptori i famshëm francez August Roden do t’u mësonte studentëve të tij në lidhje me raportet formë – përmbajtje të një vepre skulpturore. E pse jo edhe Odhise Paskali ynë.

Jam ndalur shumë herë para atij busti. Madje e kam fotografuar sa herë që kam kaluar pranë. Në një rast foton e saj e kam përdorur në librin “Realitetet Shqiptaro – Britanike” si ilustrim në atë pjesë ku bëhet fjalë për grupin britanik të njohur me emrin Special Operations Executive.  

Ky portret iu është kushtuar pikërisht atyre njerëzve të guximshëm, që arritën të hyjnë në prapavijat e armikut nazist nëpër Evropë.

Ndalohesha me respekt përpara saj, sa herë kaloja pranë, pasi ajo përfaqëson ata që e shpëtuan botën nga katastrofa. Njëprej ditëve të shëtitjeve të mia buzë Lumit Tamiz takova autorinasaj skulpture.

Ai ishte Ivan Saxton dhe po e pastronte me duart e veta atëbust. Ai më tregoi se si e kishte bërë atë vepër, duke pasur si model pikërisht një anëtare të SOE-s, e cila kishte jetuar në atë zonë të Londrës, ku gjendej busti.

Ajo heroinë më ka frymëzuar për këtë vepër dhe po ajo më ka pozuar”, – më tha Ivani. Në fakt pashë në tiparet e saj aq shumë elemente të një përfaqësueseje të kësaj organizate. U mundova t’i shprehja të gjitha në një portret.

Operativët Specialë Ekzekutivë, janë të vetmit ushtarë të huaj, në istorinë e gjatë të Shqipërisë të cilët erdhën në vendin tonë jo si pushtues por si Liberatorë.

Prandaj do të shkoj me nderim dhe dëshirë të marr pjesë në ceremoninë që organizon Ambasada Britanike tek parku i Tiranës me datën 20 tetor 2021, në orën 11.00. me ftesë të Ambasadorit të Britanik në Tiranë, Sh.T. z. Alastair King – Smith.

Çmenduri kolektive në zgjedhjet e Kosovës, nuk ka rrugëdalje nga kurthi

1

Nga Aurel Dasareti

Ne e krijojmë vetë lirinë ose robërinë tonë. Ju vendosni të merrni jetën në duart tuaja, dhe çfarë ndodh? Ju votuat përsëri për hajdutët?! Diçka absolutisht e tmerrshme – nuk keni askënd për të fajësuar.
***
Përshëndetje për ata që shitën votat e tyre: Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!
Është krejtësisht absurde të kalosh tërë jetën duke u përpjekur të mësosh nga gabimet e tua. Thuhet se mençuria vjen me moshën, por kam parë edhe shembuj të moshës që vijnë vetëm.
Të gjithë shqiptarët mendojnë se ndryshimi është i gëzueshëm, por askush nuk dëshiron të ndryshojë. Të paktën jo për të mirën e tyre. “Politikanët” mund të miratojnë sa më shumë ligje që duan, por ndryshimet ndodhin në thellësinë e shpirtrave të njerëzve. Nëse shqiptarët kanë prirje të bëhen seriozë kur përballen me ndarje ose ndryshime të rëndësishme në jetë, ata do të mendonin me trurin e tyre para se të hidhnin kokrrat për të votuar sërish mercenarët e armiqve, të pamoralshmit, dallaveraxhinjtë. Dylberët që ju kanë shpëlarë trurin gjatë njëzet viteve të fundit.
Humbësve të përjetshëm: Urime për humbjen e radhës, ju shpirtrobër! Urime rikthimin e Serbisë në tokën e Dardanisë!

Humbësi kalon nëpër jetë,

ai tërheq

një ngarkesë të rëndë,

në ngarkesë nuk ka asgjë të vlefshme, përveç mbeturinave.

_______

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

Ndërroi jetë gjenerali amerikan Colin L. Powell

0
Nga Frank Shkreli

Dëshira e ish-Sekretarit të Shtetit Colin Powell për Shqipërinë: “Të realizonte potencialin e saj dhe të përfundonte udhëtimin historik, për t’u kthyer, më në fund, në zemër të Evropës”. Presidentët amerikanë, Joe Biden, Jimmy Carter, Xhorxh Ë. Bush, Bill Clinton dhe Barak Obama e cilësuan Colin Poëellin si “Një hero të vërtetë Amerikan” dhe kujtuan integritetin dhe ndershmërinë e tij si dhe miqësinë personale që kanë pasur me të. 

Gjenerali Colin L. Powell, ish-Sekretar i Shtetit Amerikan dhe Shef i Shtatmadhërisë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë të hënën në mëngjes, si pasojë e ndërlikimeve nga Covid-19, megjithëse ishte i vaksinuar plotësisht, sipas rekomandimeve të mjekëve, thuhet në njoftimin e familjes për vdekjen e këtij amerikani të madh. Familja falënderon ekipin mjekësor që është kujdesur për të në Qendrën Mjekësore ‘Walter Reed’ në Bethesda të shtetit Maryland, afër Washingtonit, duke shtuar se, “Kemi humbur një bashkëshort, baba dhe gjysh të dashur dhe të jashtëzakonshëm, si dhe një Amerikan të madh”, thuhet në njoftimin e familjes me rastin e kalimit në amshim të Gjeneralit Colin Powell, njërit prej ushtarakëve, diplomatëve dhe politikanëve më të dalluar të Shteteve të Bashkuara, në disa dekada. Colin Powell ka shërbyer në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke filluar nga 20 Janari, 2001, i emëruar në atë detyrë nga Presidenti Xhorxh Bush i vjetër. Gjenerali Powell ka qenë Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e Presidentit Ronald Regan, ndërsa karriera e tij prej ushtaraku ka zgjatur për 35 vjet, duke arritur nivelet më të larta në udhëheqjen e Pentagonit, përfshirë edhe detyrën më të lartë të atij enti të mbrojtjes, Shef i Shtatmadhërisë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

  Është e vështirë të gjesh një udhëheqës politik, ushtarak ose diplomatik me rëndësi të Shteteve të Bashkuara në 30 vitet e fundit, që të mos ketë pasur të bëjë, në një mënyrë ose në një tjetër, me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Natyrisht, se duke qenë njëri prej personaliteteve më të dalluara ushtarake dhe diplomatike të Amerikës, as i ndjeri Gjenerali Colin Powell nuk mund të ishte një përjashtim. Ndër vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Shqipëri gjatë dekadave të fundit, shquhet edhe ajo e Sekretarit të Shtetit, Colin Powell në Maj të vitit 2003 në Tiranë, ku kryediplomati amerikan mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Adriatikut. “Karta e Adriatikut”, ka thënë me atë rast Powell, “do të shërbejë si një udhëzim drejt integrimit euro-atlantik të tre vendeve (Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë). Ai ka shtuar se, në këtë dokument, “pasqyrohet përkushtimi i partnerëve tanë për të bashkëpunuar, individualisht, me njëri-tjetrin dhe me fqinjët e tyre për të krijuar një rajon të demokracive të forta, të mbështetura nga ekonomi me tregje të lira”, dhe ka nënvizuar, gjithashtu edhe “rëndësinë që ne i kushtojmë integrimit eventual të këtyre vendeve në NATO dhe në institucionet e tjera evropiane”.  Powell ka thënë me atë rast (maj 2003), se, megjithë nënshkrimin e Kartës së Atlantikut, tre vendet në fjalë përballen me sfida të mëdha, ndërsa përpiqen të zhvillojnë ekonominë, ushtrinë dhe institucionet politike në nivele të barabarta me standardet perëndimore, jo vetëm se pse këto kërkohen nga Aleanca NATO, por më me rëndësi, është fakti se qytetarët e këtyre vendeve meritojnë standarde të tilla”, është shprehur ish-Kryediplomati amerikan Colin Powell në Tiranë, në maj të viti 2003.

Powell ka thënë 18 vjet më parë në Tiranë se “Karta riafirmon premtimet e bëra nga të tre vendet, se do  “të vazhdojnë forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe të luftohet korrupsioni që qëndron midis popujve të rajonit dhe ëndrrave të tyre për një jetë më të mirë”, ka theksuar Powell, pothuaj dy dekada më parë në qendër të Tiranës. Eh, sikur Tirana zyrtare të mbante premtimet që u ka bërë gjatë viteve e deri më sot, aleatëve të saj perëndimorë — përshfirë ish-Sekretarin e Shtetit, të ndjerin Colin Powell,  për të luftuar korrupsionin, për të bërë reformën në drejtësi, për zgjedhje të lira e të drejta, e të tjera premtime boshe, standarde këto të denja dhe të nevojshme të një vendi anëtar të NATO-s, për të arritur nivelet e standardeve perëndimore për drejtësi dhe dinjitet njerëzor, për të gjithë shqiptarët pa dallim.

Si mos të ndjehej i zhgënjyer i ndjeri Powell, në këtë ditë të kalimit të tij në amëshim,  ashtu siç ndjehen edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, nga premtimet e boshe të parealizuara të klasës politike shqiptare, të këtyre tre dekadave të kaluara,  për një jetë më të denjë dhe më të mirë për shqiptarët, bazuar në vlerat dhe standardet perëndimore. Me keqardhje të thellë personale, më duhet të them se shpresa e të ndjerit Colin Powell, se fryma e Kartës së Adriatikut e nënshkruar prej tij në Tiranë në maj të vitit 2003, (madje as anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 2009),  nuk kanë sjellur, as zgjedhje të lira, as reformat e kërkuara në drejtësi, e si rrjedhim as integrimin e plotë të Shqipërisë në institucionet Euro-Atlantike, ashtu që sipas dëshirës së Powell-it, Shqipëria, “të realizonte potencialin e saj dhe të përfundonte udhëtimin historic, për t’u kthyer më në fund në zemër të Evropës”, ka përfunduar fjalimin e tij, Colin Powell në Tiranë në maj të vitit 2003, aty ku, historikisht, e ka vendin Shqipëria. Presidentët amerikanë, Joe Biden, Jimmy Carter, Xhorxh W. Bush, Bill Clinton dhe Barak Obama e cilësuan Colin Powellin si “Një hero të vërtetë amerikan” dhe kujtuan integritetin dhe ndershmërinë e tij, si dhe miqësinë personale që kanë pasur me të.  Presidenti aktual Biden tha se “mbi të gjitha Colin-in e kisha mik” dhe ai ishte një “patriot që s’e kishte shoqin…plot  dinjitet dhe ndershmëri”. Ndërsa Presidenti Xhorxh W. Bush than në reagimin e tij se Colin Powell ishte, “ jashtëzakonisht shumë i respektuar në Amerikë dhe anë e mbanë botës. Por mbi të gjitha, Colin  ishte familjar i devotshëm dhe miki i mi.”Presidenti Jimmy Carter tha se, “Guximi dhe integriteti i tij do jenë frymëzim për brezat e ardhshëm.”

“Bota ka humbur njërin prej udhëheqësve më të mëdhej që kemi njohur. I pari afrikano-amerikan Shef i Shtatmadhërisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, afrikano-amerikani i parë Sekretar Shteti, një burrë i respektuar anë e mbanë botës”, ishte reagimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Z. Lloyd Austin III, me të dëgjuar për vdekjen e Gjeneralit me katër yje, Colin Powell.

Zvicër: Një person anonim kërcënon ta hedh në ajër ambasadën serbe në Bernë

0
Bernë, 18.10.2021. Një person i panjohur kërcënon ambasadën serbe në Bern me një bombë pako. Ambasada serbe mori të paktën një letër kërcënuese të dielën. Autori i panjohur kërcënoi se do të hidhte në erë ambasadën në Bern, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mësohert se ambasadori serb në Bern Goran Bradiç e ka raportuar rastin ne polici duke kërkuar nga autoritet helvetike mbrotje të misioneve  diplomatike dhe konsullore të Serbisë në Zvicër (Berne, Gjenevë dhe Cyrih)

Sipas autoriteteve serbe nga amabsada në Bernë, paskan pranuar nga një e-mail “një mesazh kërcënues, të titulluar: Plehra të mallkuar, populli serb, i shkruar në gjuhen gjermane me gabime gramatikore..”

Poashtu në letër thuhet se “Nëse vazhdoni të sulmoni policinë në Jarinjë të Mitovices Veriore, atëherë do të shihni se çfarë do të ndodhë dhe me kë keni të bëni tani … Do t’ju dërgoj një letër me bombë në 48 orët e ardhshme, të cilën do ta bëj vetë dhe se do t’ju vras ​​në Bern dhe eprorët tuaj në Beograd, secilin veç e veç me një bombë, ju jeni në një gjendje luftarake..”, transmeton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka mësuar nga autoritetet zvicerane se policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, e cila ka konaktuar zyrtarët e ambasadës serbe në Bernë.

Konflikti në mes të Kosovës dhe Serbisë është reflektuar edhe në Zvcër edhe pse jo në mënyrë direkte, por që ka pasur kërcënime dhe protesta nga të dy palët, pra kosovare dhe serbe. Një kërcënim i tillë me bombë ishte dhe në vitin 2002 , ku ishte dërguar një granatë ruse në adresë të gazetës “Bota sot” (gazeta kjo pro LDK-iste – rugoviane) , në selinë qendrore të saj në Cyrih të Zvicrës

Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

0

Prishtinë, 18 tetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Ai i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjelltë dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Komunikimi i afërt dhe koordinimi ndërinstitucional u cilësua si domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në vend, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Kajári gjithashtu e uroi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për organizimin e mirëfilltë të zgjedhjeve lokale.

Historia e një prej kishave katolike më të vjetra në Ballkan dhe Kryqi i Madh i ndërtuar nga banorët e Prull- Spiten

Nga Nikoll Lesi

Dikur, diku te mosha 10 muajsh, më kanë pagëzue të Kisha e Prullit në Lezhë. Flasim për vitin 1963. Katër vite më vonë partia komuniste hodhi në erë kishat dhe xhamitë. Ndër to edhe Kisha e Shën Llezhdrit, vendosur në majën e kodrës në Prull, vend i njohur pelegrinazhi në shekullin e shkuar, cituar edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia”, pra edhe kjo kishë pësoi fatin e keq të rrëzimit me tritol.

Dhe ashtu mbeti me dekada, e rrënuar, ku gurët rrinin kacafytur mbi njeri tjetrin.

Historia e Kishës nga viti 1402

Banorët e Prullit, një fshat piktoresk, me pyje e lëndina magjepse, nga varfëria dhe vrapi drejt emigracionit ekonomik të pas vitëve ’90, pothuaj e boshatisën fshatin e vogël. Ndërkohë kisha nën grumbullin e gurëve qindravjeçarë, dukej sikur shikonte nga Vatikani dhe priste që ta ringrinin, si dikur ose më mirë se në vitin 1402. Kjo kishë me pamje dominante të pjesës së Adriatikut ku duket deti nga Kepi Rodonit deri në pjesën e Ulqinit, njihet edhe nga studiuesi Aleksandër Meksi (ish-kryeministër dhe studiues) si një nga kishat katolike më të vjetra në Ballkan. Mjafton të lexojmë pjesë nga libri i tij për të kuptuar në sensin shkencor se kush është kjo kishë, e cila prej ditësh është ringritur në këmbë dhe krahas Kishës së Laçit, duket sikur vjen nga qielli dhe bekon krejt zonën e Lezhës.

Një Kryq i madh, 15 metra i lartë, ndërtuar nga banorët e Spitenit dhe Prullit (pasi thamë se dy fshatrat janë një, pothuaj) ndriçon natën e ku duket deri në Shëngjin e përtej, mbetet një nga kryqet më të mëdhenjë, në mos më i madhi në kishat katolike të Shqipërisë. Edhe vetë kisha është bërë me gurët e dikurshëm, por falë komunitetit katolik të zonës, ajo tashmë ka filluar nga gjallëria e po kthehet në një qendër peligrinazhi. Gurët e vitit 1402 janë vendosur në themelet e kësaj kishe legjendare.

Por për të qenë më të saktë le të lexojmë se çka shkruar Aleksandër Meksi për këtë kishë.

Nga libri i Meksit: Kisha e Shën Aleksandrit të Bokianit në Spiten, Lezhë:

Kisha e Shën Llezhdrit, vend i njohur pelegrinazhi në shekullin e shkuar, e njohur edhe në burimet historike që në vitin 1402 me emrin “San Alexandro in Collematia”, ndodhet në majën e kodrave shkëmbore mbi fshatrat Spiten e Zejmen (Bregu i Matës), prej nga sundon gjithe fushën bregdetare nga Kepi i Rodonit në Shëngjin. Rrënojat e manastirit të dikurshëm benediktin përbëhen nga muri rrethues me hyrjet për në manastir në anën lindore, nga konakët e rrënuar në një shesh pranë tyre, ndërsa në pjesën më të lartë, brenda një rrethimi të veçantë që komunikon me këtë të fundit, ndodhet kisha e rrënuar.

Kisha ruan ende në këmbë absidën me murin lindor, murin verior e atë perëndimor. Nga hajati, që është ndërtuar në një kohë të dytë, ruhet muri  në anën veriore dhe gjurmët e të tjerave ndër rrënojat e hajatit, çatia e të cilit, me strukturë druri, mbulohej me rrasa guri.

Në kishë hyhej, me sa duket, vetëm nga porta në anën perëndimore. Kjo ishte mbuluar me hark të shkallëzuar në anën e jashtme dhe me arkitrare druri në anën e brendshme. Mbi portë ruhet pjesërisht një nike, për rindërtimin e së cilës janë përdorur materiale të vjetra të një kornize të profiluar që, siç duket, i takonte kishës më të vjetër. Muri verior i ruajtur deri në lartesinë e plotë është i rrënuar vetëm pranë qosheve perëndimore dhe asaj lindore. Ai është ndërtuar me gurë të punuar, të nxjerrë nga formacione gëlqerore të shtresëzuara. Në pjesën e poshtme janë përdorur gurë më të mëdhenj, të cilët janë lidhur me llaç gëlqereje me mbushës me rërë të imët përzierë me të trashë. Në fugat ka rrasa të vogla e gurë të vegjël. Në pjesën e sipërme është ndërtuar me gurë më të vegjël dhe me fuga të mbushura keq me llaç. Mendojmë se pjesa e poshtme duhet t’i takojë ndërtimit të parë. Në këtë mur verior, në brendësi është një nike e madhe pak e thellë, e ndërtuar kryesisht me gurë çmersi dhe me një hark gjysmërrethor po prej çmersi.

Muri lindor së bashku me absidën pesëfaqëshe janë ndërtuar me gurë të gdhendur, të lidhur me llaç me ngjyrë okër të errët. Duke gjykuar nga këto veçanti mendojmë se ajo i takon një rindërtimi të vonë. Në brendësi absida është gjysmërrethore, ndërsa mbulesa e saj është e rregullt, çereksferëse, ndërtuar me gurë çmersi. Harku i saj në pjesën e dukshme është gdhendur në mënyrë të shkallëzuar.

Për shkak të gjendjes rrënojë të ndërtesës është vështirë të dallohen e të vendosen në kohë rindërtimet e shumta të kishës, pjesa më e madhe e të cilave duhet t’i përkasë shek. XIX ose dhe më përpara. (Nga Aleksandër Meksi)

Vullnetarizmi i banorëve e ringriti Kishën

Mbetet mbresëlenëse se si krejt komuniteti katolik i dy fshatrave Prull dhe Spiten punuan prej shumë muajsh derisa e ndërtuan kryqin e madh, 15 metra të lartë si dhe rindërtuan kishën. Sejcili, sipas takatit ekonomik, kontriboi për financimin e punimëve * (shiko listën).

Nga pak e përditë punohej nga banorët nën drejtimin priftit të zonës. Inisiatori, një djalë i zonës, Marjan (Kristian) Kola e nisi me Padër Alessandro Truscello projektin për ta rikthyer Kishën, si dikur, por edhe më bukur. Marjani, tregojnë banorët e zonës, kontribuoi në shuma të larta për financimin e saj. Edhe Nikoll Kolthi, një djalë 27 vjeçar, që ka ba Zonjën Mari brenda në Kishë ( shiko foton) ka një kontribut arti fetar. Por të nisesh të përmendesh të gjithë duhet një listë e gjatë, sa mund të harrojmë ndonjë, pasi të gjithë me sytë nga kryqi i madh dhe Kisha e ringritur luten dhe kërkojnë një paqe, mirësi dhe harmoni.

Te Kisha, ku punohej për ta inaguruar me 13 maj 2020, tregojnë se më pasionantët vinin përditë me familjet e tyre duke punuar falas. Dikush me gdhendje guri për të zëvëndësuar gurët e rrënuar dhe të hedhur nga tritoli i vitit 1967, të tjerë duke gërmuar për të shtruar udhën deri të kisha me gurë të latuar të zonës, por edhe specialistë që kontrollonin punimet në ngritjen e Kryqit të Madh, familjarë që luten në Kishë dhe që kthejnë sytë nga deti, ku në largësi imagjinata shkon në sheshin San Pietro në Vatikan; fëmijë të vegjël dhe të rinjë që luajnë në barin e lendinave përballë kishës, një tjetër të çon të ish-shtëpia e murgeshave, por që akoma nuk është ringritur dhe ku duket guri që bluante kokrrat e kafesë (shiko foton) dhe më në fund Festa e Kishës me 13 maj, ku banorët, duke zbatuar rregullat e pandemisë do jenë në kishë dhe përreth në lëndina; pra kjo është kisha e datës 12 maj 2020 dhe e festës së nesërme. Kjo është pamja sot dhe nga nesër Kryqi rrezaton dritën dhe fjalën e Zotit (shiko fotot) .

Është një Kishë mrekulli, një Kryq gjigand që zor se ka në Ballkan këtë lartësi. Banorët e bënë të tyren, tani duhet që të mos vonojë pushteti vendor dhe ai qendror për të rregulluar udhën e ngjitjes, udhë e cila edhe kjo është bërë falë punës së vetë banorëve të Spiten dhe Prullit.

Duke kaluar nëpër lëndinat e Prullit, ku dukej deti dhe zona e Bregut të Matit, edhe qyteti Lezhës, takova banorë që po ngjiteshin për të riparë tokat, pronat e me dëshirën për tu rikthyer prapë aty, ku dikur ishte fshati i vjetër. Sejcili me një ide për ta kthyer në fshat turistik e ku natyrisht Kisha e vitit 1402 dhe Kryqi i Madh 15 metra janë një udhërrëfyes edhe për turistët e huaj. Por Prulli njihet edhe për majorin e shkolluar në Vjenë të Austrisë, Preng Jaku e që për ca kohë ishte komandant i batalionit special të dalë nga qeveria e pas Kongresit të Lushnjës për vendosjen e Rendit Publik në Shqipëri. Gazeta “Shqiperia e Re” me 29 korrik 1923, shkruante: “Major Preng Jaku numërohej nji prej oficerve ma te mire shqiptar, atdhetar i flakte, ushtarak teper i guximte”. Dhe foto e majorit nga Prulli është shkrepur nga Marubi i famshëm (shiko foton)

Zbrita nga Prulli ku linda dhe u pagëzova, por me një nostalgji për fshatin poshtë, ku u rrita, në Spiten.

Ngado që rrotullon sytë Kryqi i Madh të mbërthen me madhështinë e tij. U ktheva në Tiranë, ku puna dhe jeta na solli, por mendjen atje ku linda e ku një komunitet banorësh japin leksion për harmoni e bashkëpunim për ta ndërtuar vetë jetën, sepse pushteti nuk e ka mendjen të njerëzit e për njerëzit, pasi edhe një kishë të vitit 1402 ministria e kulturës nuk e di se ku ndodhet!

Fundosja e (pa) pritur e LVV-së!

0

Florim Zeqa 

Zgjedhjet komunale të 17 Tetorit të 2021 përveqse test i lartë i demokracisë, kulturës së lartë dhe pjekurisë qytetare ishin edhe test i besueshmërisë ndaj subjekteve politike. Lumenjt (elektoratet) u kthyen sërish në shtratin e tyre, por jo edhe përrockat (nismat) që mbetën si këneta të thara!

Kthimi i “Status Quos” politike në vend

Për dallim nga zgjedhjet euforike parlamentare të14 Shkurtit 2021, zgjedhjet e 17 Tetorit ishin më të qeta dhe më të balancuara sa i përket epilogut zgjedhor. Përderisa në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ndodhi shkëputja e një subjekti politik nga partitë e tjera, zgjedhjet komunale e kthyen “Status Quon” politike në vend, gjegjësisht gjendjen reale të secilës parti politike në vendin tonë.

Ashtu edhe siq pritej, shumica e komunave të Kosovës do t’i nënshtrohen raundit të dytë zgjedhjeve apo balotazhit, i cili për disa kandidat “me një hap” nga kalimi i pragut do të jetë tepër i dhimbshëm shkaku i koalicioneve partiake, të cilat dinë dhe mund të përmbysin rezultatin në shumë komuna.

Nëse ndalemi dhe i analizojmë rezultatet e partive veq e veq, atëherë kemi të bëjmë me rikthim të tri partive tradicionale (LDK, PDK dhe AAK) përafërsisht në nivelet e mëparshme, kurse befasia qëndron tek LVV-ja, e cila u fundos e tëra pa asnjë komunë të fituar pa balotazh!

Kështu nuk ka ndodhë që moti, mbase asnjëherë më parë, për një afat kaq të shkurtër kohorë, një parti politike në qeverisjen e vendit nga kuotat e 60 % të bie kaq lehtësisht në stilin e “rënjes së lirë”!

LVV-së kjo i erdhi nga disa faktorë, por më së shumti nga mungesa e përvojës politike, ndjenjes së superioritetit ndaj të tjerëve dhe krenarisë së tepruar të liderit partiak, Albin Kurti i cili me një betejë të fituar, mendoj se e fitoj edhe “luftën”!

Kur humbja përkthehet në fitore

Politika është art i vështirë për njerëzit e letrave, sikurse që është letërsia për politikanët!

Në asnjë mënyrë nuk po mund e kupoj Albin Kurtin në paraqitjen e tij të parë pas zgjedhjeve pa asnjë komunë të fituar, po citoj; “Edhe në nivel vendi sa u përket zgjedhjeve lokale, Vetëvendosja u bë subjekti i parë dhe më i madh”!

Një përkthim i tillë i humbjes katastrofale në fitore, përveqse nuk përkon me realitetin (numri i votave të fituara të LVV-së në nivel vendi e thotë të kundërtën), nuk përkon as me etiken e një politikani që qeverisë me vendin në nivel qendror!

Albin Kurtin e pret punë e vështirë dhe tejët sfiduese deri në balotazhin e 14 Nëntorit, për të ruajtur imazhin e një politikani të suksesshëm. Për shkak se, mbetja eventuale duarthatë e LVV-së edhe në balotazh, do ta krijonte një precedent të pazakont, ku partia që qeverisë me vendin në nivelin qendror, të mos e ketë asnjë kryetar komune në nivelin lokal!

Kishat e Matit më 1672 sipas vizitorit apostolik në Shqipëri, Shtjefën Gaspari

1

KISHAT E MATIT MË 1672 SIPAS VIZITORIT APOSTOLIK NË SHQIPËRI, SHTJEFËN GASPARI

Bazuar në relacionin e Vizitorit Apostolik në Shqipëri, Shtjefën Gaspari

Nga Avni Dani, Tiranë – 24 Gusht 2017

Një kishë që nxen 2000 vetë. Sot ngjan e pabesueshme dicka e tillë për Matin, por ja që të dhënat historike e kanë konfirmuar se një kishë e ngjashme ka ekzistuar në Dukagjin. Fjala është për abacinë e dikurshme e Benediktëve të Matit që njihej si kisha e Shën Lleshit. Por ajo nuk ka qenë e vetmja në Mat. Të dhënat historike flasin edhe për kishën e Shën Trinisë, kishë në të cilën thuhet se Pal Engjëlli shqiptoi Formulën e Pagëzimit “Un te paghesont pr’emenit Atit et birit et spertit senit”.

Kjo kishë ndodhej pranë fshatit Shëlli, aty ku zakonisht mblidheshin kuvendet e malësorëve matjanë, dhe i tillë ka qenë edhe Kuvendi i Matit i nëntorit 1462, nga ku doli ai që konsiderohet edhe si dokumenti i parë i shqipes së shkruar.

Por atij lulëzimi një ditë do ti vinte fundi.

Tre shekujt ndërmjet viteve 1400 dhe 1700 qenë për Matin, ashtu si edhe për krahinat e tjera të Shqipërisë, vitet e konvertimit nga feja e të parëve në atë myslimane. Është një periudhë luftërash e qëndrese e cila kulmon me betejat e Skenderbeut kundër pushtuesve osmanë, por që përballë fuqisë më të madhe të kohës nuk mundi të rezistojë.

Rënien e kanë dokumentuar të dërguarit dhe relatorët që Vatikani i dërgonte në mënyrë të rregullt e periodike nëpër dioqezat shqiptare, përfshirë edhe atë të Durrësit e cila e kishte nën varësi Matin. Janë të shumtë vizitorët apostolikë të kësaj kohe, por ndër to janë zbuluar dokumentimet më të plota që janë bërë nga Marino Bizi më 1610 dhe nga Shtjefën Gaspari 60 vjet më vonë më 1671. Aty jepet edhe një pamje e kishave të Matit, si edhe disa të dhëna të tjera me shumë rëndësi për zonën.

GASPARI DHE RELACIONI I TIJ

Dokumentin e plotë të Shtjefën Gasparit (në original Stefano Gaspari) e ka botuar revista Hylli i Dritës në shumë numra të viteve 1931, 1932 dhe 1933 nën kujdesin e at Benedikt Demës. At Dema duke shfrytëzuar edhe relacionin e Marino Bizit (duhet theksuar se ky i fundit nuk hyri në Mat pas paralajmërimeve për rreziqe të mundshme, por ai takoi Pjetër Budin), bën një shpjegim të thelluar të gjendjes së katolikëve në atë kohë, përfshirë edhe të dhënat për kishat në Mat.

Po kush ishte Gaspari?

Shtjefën Gaspari ishte lindur në Durrës dhe ishte i biri i Nikolës dhe Maries që të dy katolikë. Ai kishte studiuar në Kolegjën Urbane në Romë në të njëtën kohë me Frang Bardhin. Më 1670 ai merr detyrën e Vizitorit Apostolik në Shqipëri, një punë që e kreu me përkushtimn. Relacioni që ai ka hartuar, pas vizitës në shtatë dioqezat shqiptare ka një saktësi mbresëlënëse. Tre vite më pas më 1673 ai merr detyrën Ipeshkvit të Sapës (Zadrimës), dioqezë ku pak vite më parë kishte drejtuar prifti më i njohur i Matit, gurabardhasi Pjetër Budi.

RRUGËTIMI I GASPARIT

Kalimin e tij në kishat shqiptare e nis nga dioqeza e Shkupit më 18 korrik 1671, ku që në fillim gjen se Katedralja e Shkupit tashmë ishte e kthyer në xhami nga turqit. Për muaj me radhë përshkruan e viziton të gjithë kishat në dioqezat e tjera shqiptare sipas radhës: Pult, Shkodër, Sapë e Lezhë.

Në vijim më 10 shkurt 1672 ai nis udhëtimin në dioqezën e Durrësit duke filluar nga fshatrat e Kurbinit (Mali Bardhë, Selitë e Vogël, Gallatë, Vinjoll, Skuraj) e më pas më në lindje në Kthellë e Poshtme e të Epër për të vijuar më tej në Lurë. Më pas ai hyn në Mat duke nisur nga fshati Prell. Rruga e tij vijon në Selitë, Dukagjin, Urakë, Macukull, Ceba (Burgajet e Lis), German, Bushkash e Baz.

E gjithë rruga në fshtrat veriore të Matit i merr 20 ditë kohë: nga 27 shkurti deri më 15 mars 1672. Kalon më pas në Kurbnesh e vijon në fshtrat e Durrësit e Tiranës. Në Derven të Krujës gjen dy famullitarë matjanë: ata janë dom Gjergji prej Gurit të Bardhë (Petrabianca) dhe dom Ndre Mati. Edhe në katund të Shënmërisë me 160 katolikë shërbente dom Gjoni prej Gurit të Bardhë.

Ai vëren se dukë filluar nga Malësia e Tiranës e deri në Çermenikë banorët e shumë katundeve ku për shkak të mungesës së klerikëve e ku për të shpëtuar nga taksat e kishin mohuar fenë katolike. Burrat sipas tij ishin përgjithësisht “laramana” që do të thotë se për sy e faqe ndiqnin fenë muslimane dhe kishin ndërruar emrat, ndërkohë që fshehurazi shkonin në kishë. Në raportin e tij thuhet se vetëm në katund të Polisit ende ishin në këmbë e të forta katër kisha. Ndërkohë në Bastar tetë muaj para vizitës së tij (Gaspari ishte në Bastar më 28 prill 1672) turqit e kishin kthyer kishën e fshatit në xhami.

Në këtë fazë të udhëtimit Gaspari hyn edhe një herë në fshatrat e sotmë të Matit, në Gur të Bardhë (Pietrabianca) e Martanesh (San Martino) ku shikon se shumë prej banorëve e kishin lënë fenë e të parëve dhe ku kishin mbetur përkatësisht vetëm 400 dhe 350 katolikë të cilëve u shërbenin dom Ndreu e dom Marini prej Gurit të Bardhë.

Raporti i tij sjell edhe një të dhënë tjetër shumë interesante. Ai flet se kjo zonë dikur kishte qenë e ndarë në katër ipeshkëvi tashmë (dmth më 1672) plotësisht të shuara. Ata ishin Ipeshkëvia e Arbërit (Albanense), e Shën Shtjefnit (Stefanense), e Benës (Bendense) dhe e Klosit (Canosiense). (Shënimi nga at Benedikt Dema).

KISHAT E MATIT MË 1672

Në relacionin e tij Gaspari shënon me saktësi vendndodhjen, emrat e kishave, emrat e priftërinjve që shërbejnë, nevojat për materiale kishtare, paratë që nëvojiten për kishat që kanë nevojë për riparime, pasuritë e kishave në ara e vreshta, mallrat që merr kisha në formë takse si edhe të dhënat e banesave dhe popullsinë për secilin fshat. (Të plota këto të dhëna për secilën kishë e fshat, i gjeni në materialin bashkëngjitur në italisht – marrë nga revista Hylli i Dritës).

Prej relacionit po veçojmë si më të rëndësishme këto të dhëna:

Më 27 në agim u largova nga Cidhna dhe mbërrita në fshatin Prell. Këtu ka një kishë që quhet Shën Eufemia, dhe që është në gjendje të mirë. Numri i shtëpive në këtë fshat është 32 me 300 banorë. Shërben dom Gjergj Hala.

Më 29 u largova nga Prelli dhe mbërrita në fshatin Selitë: ky fshat ka dy kisha, njëra quhet Shën Aleksandër Martiri e tjetra Ringjallja e Krishtit. Që të dyja janë të prishura dhe të grabitura nga turqit. Shërben dom Llazar Dedi. Numri i shtëpive në të pesë lagjet e këtij fshati është 122 me 1000 banorë.

Më 1 Mars 1672 lashë Selitën dhe vazhdova në fshatin Dukagjin. Këtu ka një kishë që quhet e Shën Lleshit me kapacitet për 2000 persona, e që dikur ka qenë abacia e murgjve benediktë. Është në gjendje të keqe dhe rrezikon shembjen e mureve dhe të çatisë. Nuk ka kryq edhe pse nuk rrezikohet prej turqve. Numri i shtëpive në këtë fshat është 35, ku banojnë 370 katolikë.

Ky fshat ka një tjetër vazhdim që quhet Arbas; (ka mundësi të jetë Uraka e sotme) ku gjendet një kishë me emrin Shën Teodor Martiri dhe që është në gjendje të mirë. Këtu janë 7 shtëpi me 92 banorë. Në të dy fshtarat shërben dom Gjon Dukagjini.

Në dy ditët në vijim pasi lashë Dukagjinin, isha në fshatin e Macukullit ku ka një kishë që quhet Shndërrimi i Krishtit që është e vogël por në gjendje të mirë. Shërben dom Gjon Kapokurto. Ky fshat ka 64 shtëpi katolike me 500 banorë. Në këto 20 vjet në këtë fshat kanë hequr dorë nga besimi 30 shtëpi.

Pesë ditët në vijim u largova nga Macukulli dhe qëndrova në fshatin e Cebës. Këu ka qenë një kishe e quajtur Shën Dhimitri, e shkatërruar plotësisht nga tërmeti. Fshati ka 60 shtëpi. Të rinjtë nga 18 deri në 20 vjec e kanë prishur besimin, përveç një shtëpie me tetë pjesëtarë. Të besimit katolik kanë mbetur vetëm 85 banorë të cilëve u shërben dom Shtjefën Skura.

Më 8 mars lashë fshatin Cebë dhe vazhdova në fshatin Baz, përtej lumit të Matit. Këtu është një kishë që quhet e Shën Mërisë. Numri i shtëpive në të pesë fshatrat e Bazit ku përfshihet Germani, Bushkashi, Dajçi e Burreli (Barili) është 170, në të cilat janë 1600 banorë. Shërben dom Gjergj Lufi.

© Avni Dani

RELATIONE DELLA DIOCESE DI DURAZZO DATA DA ME D. STEFANO GASPARI, VISITATORE AMICO IN ALBANIA DEL 1672

Terminata la visita della diocese d’ Alessio, si cutra in questa di Durazzo. Questa diocese si separa da quella d’Alessio per il fiume Matthia verso l’oriente, triando verso il meriggio, lo divide il fiume detto Scumbini da Belgrado Piccolo, quale scorrendo verso ponente, sbocca nel Mare Adriatico, e tiandio verso tramontana compisce il suo circolo pure nel fiume Matthia.

A’ di 10 Febraro 1672 la cathebrale Arcivescovato di Durazzo è santa Veneranda nella terra di Curbino infra Montes distante da Durazzo 60 miglia. La detta chiesa in quanto al materiale è in buon stato, essendo stata ristaurata dalli diocesani di Curbino del 1670.

Non si tiene in detta chiesa il Santissimo, quantunque non si trovi quel pericolo de Turchi, che in altri luoghi e chiese si prova.

Delle robbe sacre è provista à sufficienza, delle quali robbe ne tiene custodia, o vero le fa custodire dalli suoi preti Monsig. Arcivescovo Gerardo Gallata.

Numera Curbino case catholiche 85, de Turchi case 60. Anime catholiche 1060 comprese la villa di Monte Bianco, Selita, Galata patria del Prelato, Logopagni, Vignali e Scuragni. Queste ville sono d’intorno alla Residenza e vengono ivi ad ascoltare la messa. Il giorno di Pasqua vanno tutti a confessars e communicarsi alla catheòrale.

Ci è però la villa di Suragni, nella quale resiede un prete per nome Lazzaro Dedich, assiste à bella villa. Haveva questa villa la chiesa sotto titolo di san Biagio, adesso dirrocata; celebra il prete sub dio e nel tempo di pioggia celebra in casa. È provista de paramenti, ma ha bisogno di pianeta, calice, messale, rituale e ferri d’hostie.

A’ di 12 detto partiti da Curbino, si giunse alla villa di Bulgari. Ha la chiesa sotto l’invocatione di san Giorgio, è scoperta, per sua riparatione vi andarebbero scudi 30. E’ provista di robbe sacre.

Serve per paroco D. Giorgio Miribita. Numera questa villa case 24 anime 170.

Questa chiesa non ha beni stabili, ma vive il prete d’elemosine, e d’incerti. Li parochiani li danno quelli (che) si communicano, che saranno da 60 bue quarte di grano.

A’ di 14. detto, partiti da Bulgari, si pervenne alla villa di Chella Inferiore. Ha la chiesa sotto titolo di san Biagio; in quanto al materiale è in buon stato; è costrutta di pietra. Non si tiene il S.mo benche non si sia pericolo alcuno de Turchi, per esser infra Monti.

Ha bisogno di una pianeta, calice, messale, rituale e fereri d’hostie. Numera case 93 anime 670.

Questa chiesa ha due campi arativi da 30. e belli prati per far… Serve per paroco D. Giorgio Scorgna.

Ha di più la chiesa una vigna di 35 zappe. Abbonda di bestiame, peccore, capre et animali bovini e cavalli.

Li parochiani li danno due quarte di minudi et una di formento quelli che si comunicano, che saranno da 300.

In questa chiesa trovai la pietra sacra in tre pezzi, ne il Prelato haveva ricordato con consecrare un altra, havendo fatto la visita avanti di me. Interdissi la chiesa fintanto che il Prelato havesse consecrato e mandata un altra pietra sacra.

A’ di 16. detto speditosi da Chella Inferiore, si giunse alla Superiore. Ha la chiesa sotto titolo di san Marco senza coperto con le muraglie d’intorno, per sua reparatione vi anderanno scudi 15. Celebra il prete per il più in casa, in luogo poco decente, dove dorme.

Numera case 35 anime 240.

Ha questa chiesa de beni, campi arativi, quali gode il prete D. Giogio Chella numero 15 zappe di vigna 18. Li parochiani li danno quei, che si communicano, che saranno 100 he quarte di grano.

A’ di 22 detto partiti da Chella inferiore, si giunse alla terra di Luria. Ha la chiesa sotto titolo dell’ Assunta della Madonna coperta di legname.

Un altra sotto titolo di san Nicolò di pietra, e coperta di legname.

La terza è sotto titolo di san Marco construtta pure di pietra e coperta di legname. Tutte tre in quanto al metriale sono in buon stato.

La chiesa parochiale è quella beli’ Assunta, nella quale non si tiene il Santissimo, benche non ci sia nessun pericolo di Turchi per esser infra li monti.

La detta chiesa ha bisogno d’un calice, messale, rituale, e ferri d’hostie.

Ha campi arativi 16 zappe di vigna 25. Serve D. Giovanni Luria.

Danno al prete per casa due quarte di grano quelli di communione, che saranno 200.

A’ di 25 detto, speditosi da Luria, si arrivò a Chidina superiore. Ha la chiesa sotto titolo di san Nicolò costrutta di muro ; in quanto al materiale è in buon stato.

Numera case 70 anime 700. Chidina inferiore numera case 32 anime 240.

La chiesa è costrutta di pietra, e coperta la metà di paglia e la metà di legname. E’ sotto titolo dell’ Assunta della Madonna.

Serve D. Pietro Giani. Gode il beffo 15 campi arativi bella chiesa.

Ha 15 zappe di vigna. De bestiami bovi, pecore e capre. Li parochiani li danno due quarte di grano quelli di communione, che saranno 400.

In della chiesa non si tiene il S.mo, benche non ci sia pericolo de Turchi.

Hanno bisogno tutte due dette chiese di pianeta, calice, messale, rituale e ferri d’ ostie.

A’ di 27 detto, partiti da Chidina, si giunse alla villa di Prella. Ha la chiesa sotto titolo di santa Eufemia, in quanto al materiale è in buon stato.

Ha bisogno d’una pianeta, calice, messale, rituale e ferri d’ostia.

Non si tiene il Santissimo, benche non ci sia nessun pericolo. Ha la chiesa de campi arativi 25 zappe di vigna 30.

Numera questa villa case 32 anime 300. Dà la maggior parte bella villa al prete due quarte di grano per casa.

Il prelato raccoglie in questa villa hora 12 hora 15 barili di vino similmente nella villa di Chela inferiore. Serve D. Giorgio Hala.

A’ di 29 detto, partiti da Prelia, si giunse alla villa di Selita infra monti: questa villa haveva due chiese, una sotto titolo di sant Alessandro Martire, l’altra sotto titolo dell’ Ascensione del Signore. Ambedue sono state brugiate dalli Turchi.

E’ necessario riparare al meno quella di sant’ Alessandro, spesa scudi 50.

Serve per paroco D. Lazzaro Dedi, quale celebra sub dio, e nel tempo di pioggia in casa con poca decenza.

Questa chiesa ha bisogno di una pianeta, calice, messale, rituale e ferri d’ostie. Ha la chiesa campi arativi da 18 ma sterili, sassosi, essendo fra monti. Vigne ne ha da zappe 20.

Numera questa villa con altri cinque villaggi intorno case 122. anime 1000.

A tutte queste serve detto D. Lazzaro andando tre volte in mese a celebrarli la messa. Il giorno di pasqua vengono a confessarsi e communicarsi alla chiesa parochiale di sant’ Alessandro.

Li parochiani la minor parte però li da due quarte di grano.

Al di 1 Marzo 1672 partiti dalla villa di Selita, si giunse alla villa di Ducagini. Ha la chiesa sotto titolo di sant’ Alessio capace per 2000 persone quondam abbatia de monaci Benedittini; in quanto al materiale è in cattivissimo stato, minacciando rovina le muraglie et il tetto. Non si tiene il S.mo, benche non vi sia pericolo de Turchi.

Numera questa villa case 35 anime cattoliche 370.

Tiene bisogno d’una pianeta, calice, messale e ferri d’ostie.

A questa villa ci è un altra contigua per nome Arbas; ha la chiesa sotto titolo di san Theodoro martire; in quanto al materiale sta in buon stato.

Serve ad ambedue le ville D. Giovanni Ducagini, celebrando hora a sant’Alessio, hora a san Theodoro. Numera questa villa case 7 anime 92.

La chiesa non ha beni. Danno li parochiani al prete due quarte di grano per casa, benche non tutti.

A di due detto, partiti dalla villa di Ducagini, si giunse alla villa di Mazzocoli; ha la chiesa sotto titolo della Trasfiguratione del Signore; è in buon stato, ma piccola. Non si tiene il S.mo. Serve D. Giovanni Capocurto.

Ha bisogno grandissimo d’una pianeta, messale, rituale e ferri d’ostie.

Numera questa villa case cattoliche 64 anime 500.

Ha la chiesa 20 campi arativi. Danno al prete due quarte di grano per casa quelli di communione che saranno da 300. In questa villa sono 20 anni che si sono rinegate 30 case.

A’ dí cinque detto, partiti dalla villa di Mazzocoli, si giunse alla villa di Ceba. Ha la chiesa sotto titolo di san Demetrio tutta sconquassata dal terremoto; è costrutta di pietra, minaccia rovina, va di spesa, scudi 30. Non si tiene il S.mo per pericolo de Turchi.

Numera questa villa case 60. Sono ìn 18-20 anni che hanno rínegato la fede, eccetuatavi una casa, con otto creature. Sono però rimaste alcune reliquie del sesso femminile, saranno da 85 anime. Ha la chiesa 25 campi arativi 25 zappe di vigna.

Ha bisogno d’un messale, rituale e ferri d’ostie. Serve D. Stefano Scura.

A’ di 8 detto, partiti dalla villa di Ceba, si giunse alla villa di Bassia citra il fiume Matthia. Ha la chiesa sotto titolo dell’ Assunta della Madonna ; è cascata e rovinata; hanno gran bisogno questi popoli fusse riparata, di spesa scudi 50.

Numera questa villa con le ville di Ghermosi, Pescati, Daici e Barili case 170 anime 1600.

Serve D. Giogio Luffi.

Questa chiesa ha gran bisogno d’una pianeta, missale, rituale, e ferri d’ostie.

Và à queste ville tre in quattro volte à celebrarli la messa. Il giorno di pasqua vengono alla parocchia.

Danno al prete quelli, che si communicano, una quarta di grano, saranno da 500. Hà da 25 campi arativi. Non hà vigna.

A’ di 15 detto partiti da Bassia si venne à Sebaste convento delli PP. dell’ Osservanza. Hanno la chiesa sotto t’ invocatione della Nuntiata, è tenuta ben in ordine, di robbe sacre sufficientemente provista, in quanto al materiale è in buon stato.

E chiesa parochiale situata nella diocesi di Durazzo. Non tiene il S.mo, benché non sia pericolo de Turchi. Sono sotto questa cura case cattoliche 25 comprese Laci, Melioti e Seloti anime 272.