Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

Shkrime relevante

Lista Studentore në Serbi – frymë e re apo vazhdimësi e së vjetrës

Refik Hasani, Bujanovc Sot, është caktuar mbajtja e seancës konstituive të legjislaturës...

Po të dogji „qumshti“ s’ke çtë bësh! Duhet ti fryshë kos-it“

Sabahate Byci, Gjermani  ____ Kush do ta paramendonte se n’forumin e hapjes së...

Ku përfundon sporti dhe nisë provokimi, stadiumi i Prishtinës, flamuri palestinez dhe politizimi i futbollit

Luan - Asllan Dibrani, Durrës STADIUMI I PRISHTINËS, FLAMURI PALESTINEZ DHE POLITIZIMI...

Jo, kënga serbe “Oj Kosovo” në koncertin e hapjes të forumit të BE në Bruksel, që është më shumë se skandal

Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” është interpretuar në koncertin hapës...

Shpërndaj

Prishtinë, 18 tetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Ai i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjelltë dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Komunikimi i afërt dhe koordinimi ndërinstitucional u cilësua si domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në vend, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Kajári gjithashtu e uroi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për organizimin e mirëfilltë të zgjedhjeve lokale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu