Kreu Blog Faqe 1540

Sharjet janë sjellje iracionale!

0

Skënder MULLIQI

A është nga ndjenja e keqe , apo është bërë ves kur njeriu po thuaj shpesh rënkon dhe shanë? Mendohet së njeriu më së shumtu shanë kur është në zor, apo edhe shanë siq thuhet pa ia ba Zoti më borgj. Sharjët mund të klasifikohën në sharje më të buta të shprehemi ashtu , dhe në sharje të formës së dhunshme.Sharjët përdorën edhe në raste kur jemi në kacafytje më dikend, si mjet mbrojtës…. Sharjet janë formë e urrejtjës , janë formë e kërcënimet ndaj ndonjë kërcënimi që na bëhët. Ato e kan fuqinë e katarzisit, dhe mu për ate edhe ekzistojnë. Këto përdorën edhe në raste kur njeriu shpreh ndonjë paknaqësi apo edhe urrejtje ndaj ndonjë përsoni të caktuar .

Sharjet po ashtu janë shfyrje të mllefit apo gjelozisë të shfaqur ndaj përsonaliteteve publike , për shkak të indeferencës apo edhe mungesës e të qenit edhe vetë përsonalitet publik. Shpesh i ndëgjon njerëzit kur shajnë” A bre nonën filonit, po qysh shkojë aq lartë në pushtet”. Kjo e shprehë mungësën e aftësisë për tu ngjitur në ndonjë post të lartë pushtetarë , apo edhe në poste të tjera që lidhën më jetën publike. Të thëmi të drejtën së sharjët janë hendikap, janë ves i njerëzve më moral të dobët , është fjalë e cila përdorët më së shumti nga bandat, hajnat dhe dilerat e ndryshem. Ato nuk i bëjnë nder asnjë njeriu normal. Rrena dhe sharjët janë fjalë ofenduese ,janë ritual i kanibalizmit dhe i nënqmimit për çdo qënje të gjallë .

Fatkeqësisht në Kosovë janë bërë shumë të zakonshme dhe normale ! Sharjët shumë po përdorën në rrjete të ndryshme sociale.E kjo është shumë irituese dhe demoralizuese. Sigurisht së sharjët dhe fjalët të tjera të ngjashme , janë të gerditshme , janë fjalë që lëndojnë trurin e shëndosh. Është shumë vështirë njeriu të gjënë mekanizma që të mbrohet nga sharjët. Së si duket vetë jeta është bërë terren i përshtatshëm i sharjëve dhe i fjalëve të tjera ofenduese… Sharjet janë sjellje iracionale…!

Karvani i ferexheve – Ismail Kadare

1
Shkruan: Fahri XHARRA, Gjakovë
Nga do që të sillesh nuk mundesh e të mos e përmendë Ismail Kadarenë, një njohës i thellë i kombit tonë, një paraljmërues i të këqijave shoqërore që na përcjellin dhe që do të na përcjllenin gjithë jetën nëse nuk mbledhim mendjen e themi vetes mjaft më me të menduarin tonë oriental.
Si e diti Kadareja që në vitet e pas 90-tës do të na vërsulet mallkimi historik, kur ai që nga viti 1977 e deri më 1983 e shkroi “KARVANIN E FEREXHEVE” -libër me tri tregime ?
Shkas për këtë rikujtim me respekt për shkrimet e Kadaresë është “Shënimi i Ditës Botërore të Mbulesës” në Kosovë.
“ Në këto tregime Kadare rrëfen me sarkazëm dhe logjikë të pamëshirshme për vështirësinë në të cilën u gjend vendi i tij, për kryengritjen që kurrë nuk u shua në fshatrat malore, në trevat e padepërtueshme me qytetet e tyre të shpërndara:
«Sjellësi i fatkeqësisë» rrëfen për prijësin naiv dhe injorant të karvaneve Haxhi Miletin, i cili një ditë ngarkohet nga Sulltani të çojë gjysmë milioni shami për mbulim fytyre dhe trupi në krahinat e Ballkanit të banuara nga shqiptarët kryengritës. Ky mision ndërlidhet me përpjekjen e përgjakshme të osmanëve që ato territore, të cilat ata i kishin pushtuar në Mesjetën e vonshme në Ballkan dhe Europën qëndrore dhe të cilave u kishin dhënë autonomi relative, tani të futeshin nën tutelë edhe në aspektin fetar.
Në Kumanovë këto ditë u dhuruan shami falas , për të shënuar ditën e prapambetjes sonë, dhe tendtimit të ndaljes së ores kombëtare të kohës së Haxhi miletit. Jemi ne, sa dopak në vete?
..”Asnjëherë në prag të ndonjë udhëtimi Haxhí Miletit nuk i kishin thënë kaq shumë “udha e mbarë” sa atë fillim shtatori,kur do të nisej për në viset e Ballkanit. Prej vitesh punonte si karvanar në Zyrat e Nozullimit të pallatít të Ul-Islamit dhe shërbimet në viset e largëta të shtetit ishin gjëja më e zakonshme për të. Çonte gjithfarë pajisjesh, duke nisur nga sixhadetë, që hiqeshin për shkak të vjetrimit prej xhamive të kryeqytetit dhe caktoheshin për xhamitë e vogla të provincave e gjer te cohat me mbishkrime të Kuranit, që i shpinin në qytetthe të humbura, në fshatra ose n gulime ushtarake, ku, sipas kumtirheve të mbikëqyrësve apo letrave padorase, ato ishin të pamjaftueshme ose mungonin krejtësisht.
Megjithatë, ndonëse i mësuar me udhëtimet dhe me gjendjen shpirtërore që krijohej në prag të tyre, Haxhi Mileti e ndiente se ky shërbim për në Gadishullin Ballkanik kishte diçka trazuese. S”ishte vetëm arsyeja që s”kishte qenë kurrë në atë anë të shtetit, por diçka tjetër, që lidhej ndoshta me ngarkesën që do të çonte (një sasi ferexhesh apo fytyrëzash, siç quheshin andej), për mbulimin e grave, si edhe me pëshpërimat e shumta që kishte dëgjuar për to gjatë kohës së përgatitjeve. Nganjëherë përpiqej ta hiqte mendjen prej tyre. Ky ishte një shërbim si gjithë të tjerët dhe barra që po çonte ishte po ashtu e rëndomtë, njëlloj si dengjet me qilima të vegjël të lutjeve, si xhybet e hoxhallarëve e Iloj-lloj mallrash që ai me dhjetëra herë kishte shpërndarë andej -këndej me karvanin e tij të mushkave. Kështu që përpiqej t”ia mbushte mendjen vetes dhe arrinte ta bënte këtë, gjersa i kujtoheshin prapë “udha- mbar”-et e pafundme të njerëzve e bashkë me to mendimi se jo vetëm atij, por, me sa dukej, gjithë të tjerëve u ngjante gjithsesi i pazakontë ky rrugëtim, ndaj dhe i shpeshtonin urimet, si për ta bërë mbarë e për t’i shmangur çdo prapësi të mundshme.
Pak a shumë këto gjëra i vërtiteshin në kokë Haxhi Miletit në kohën që po merte në dorëzim ferexhetë në depon qëndrore. Ishin shumë, gati gjysrnë milioni, të lidhura në dengje, mbi çdonjërin prej të cilëve ishte shënuar sasia e perçeve. Me një zë të mërzitshëm, kryemagazinieri murmuriste nëpër dhëmbë shifra pas shifrash ndërsa sytë e tij kalonin nga dengjet te shuku i dëftesave që_ mbante në dorë.
Gjysmë milioni, tha me vete Haxhi Mileti. Kur kishin arritur t’i përgatitnin?..” ( copëza e librit të Kadaresë “ Karvani i ferexheve” i botuar në gjermanisht më1987 është huazuar nga “Letersi Topkadare )
Vetëm të analizojmë, libri i shkruar në kohën më egër të komunzimit e parashikon një shembje të autoritetit shqiptar në Europë, gjë që edhe ndodhi dhe jemi dëshmitar.
Pra, Haxhi Miletët e sotëm ende na sjellin , miliona shamia që t` i mbulojmë gratë, motra dhe vajzat tona dhe t`i themi Europës, ne nuk jemi me ty !
E përgatiti Fahri Xharra, 02.02.19 , Gjakovë

Madhësia dhe madhështia e Ilirisë, sipas Appianit

0

Shkruan: Fahri XHARRA, Gjakovë

Appiani i Aleksandrisë (95 – 165 AD), thuhet se ishte historian grek. Tani veç e kuptuam se kush ishin grekët. Vepra e tij madhore “Historia e Romes “ në 24 libra si duket ka mbetur e pa prekur në tërësi . Për ne është interesante se çka ai shkruante se kush ishin ilirët dhe madhësinë e shtrirjes së tyre gjeografike si madhështinë e organizimi të tyre në disa mbretëri. Të thuash vetëm fiset Ilire nuk ke thënë asgjë. Ne shqiptarët duhet t`i japim historisë sonë përmasa të reja dhe një shikim ndryshe të së kaluarës sonë. Shënimet për këtë shkrim i kam nga librat e Appianit, të përkthyera në anglisht nga Horace White dhe shënimet e Jona Lendering-ut

Ç` do të thotë “ Illyricum “ (Meaning of “Illyricum” ) ?

Çka kuptojmë me fjalën “ Illyricum” ? Shpesh është përdorur termi grek Illyris dhe Illyria, duke e kuptuar një shtrirje të gjerë territorial në mes të Danubit nga veriu në veri deri ( edhe në ) Thraki dhe Maqedoni, duke u zgjeruar nga Adriatiku edhe Alpert deri në Detin e Zi, i banuar ( sipas “grekëve”) nga një popull luftëdashës por i gjysmë civilizuat, i njohur për “grekët” me një titull të përgjithshëm si Ilirët (Appian, Illyr. 1; Suetonius, Tiberius, 16 ) i cili në vetvete e nënkuptonte edhe Panoninë dhe Moezinë, si dhe Dalmacia, Epiri dhe me në shtrirje edhe më të gjerë në veri në Raetia dhe Noricum. (. Appian (Illyr. 6) )
A e kemi ne shqiptarët Appianin e përkthyer në shqip, pra të 24 librat e tij ?


Autorët e rinj e përshkruajnë madhësinë e Ilirisë sa krejt ish Jugosllavia ( 28o mijë km2), pastaj duke e llogaritur edhe Shqipërinë, Austrinë dhe Hungarinë. Miq të nderuar , asgjë mos t`iu habitë në këtë që po e shkruaj , pasi që këto shënime janë shkëputura nga “Appian’s Illyrian Wars” ( Luftërat Ilire të Appianit )

Duhet të shtoj, gjithnjë sipas Appianit që në kohën e pushtimit të Ilirisë në tërësi nga romakët (viti 27 AD), një rrugë që e lidhte Istrian dhe lumin Sava deri në Singidunum ( Beogradi i sotëm ), ishte edhe derdhja e Savës në Danub. Pra Appiani shkruante që edhe Emona ( Lublana, Slo) ishte i Ilire.
Ja, një rrugë romake që kalonte nëpër Iliri.: Nga jugu, që ishte Rhizona ( Kotori, once the capital of “real Illyria”), Epidaurumi ( Dubrovniku) , qytetet binjake Spalatum and Salona ( Spliti dhe Solini Cro.), Narona, Iaderi ( Zara ). Pastaj, Emona (Ljubljana), Andautonia, Siscia (Sisak), Sirmium (Mitrovica e Sremit) dhe Singidunum ( Beogradi i sotëm)i. Gjatë rrjedhës së Danubit ishte Vindobona (Vienna), Carnuntum, Aquincum (Budapesti), Mursa, and Singidunumi.Celea and Poetovio (Celje and Ptuj) e meritojnë të përmenden si qytete ilire.

Rrjedha e Danubit nga burimi në Gjermani dhe deri tek derdhja e tij në Detin e Zi emërtohej nga romakët ” TAXA ILIRE” sepse i përshkonte tokat ilire

Illyriusi i kishte gjashtë djem :, Encheleusi, Autarieusi, Dardanusi, Maedusi, Taulasi, and Perrhaebusi, si dhe vajzat Parthoa, Daorthoa, Dassaroa, dhe të tjerët prej tyre Taulantii, Perrhaebi, Enchelees, Autarienses, Dardani, Partheni, Dassaretii, Darsii, Autarieusi dhe i biti Pannoniusi, ose Paeon, dhe më vonë të bijt Scordiscu dhe Triballi (Appiani , po aty ) Liburnët, një fis tjetër Illyr, afër Ardianëve, të njohu r si popuj detar. Liburnët, afër Ardianëve, të njohur si popuj detar .

Sipas Appianit, gjiyhashtu Panonët, Retet, Noriket dhe Myset ; romakët i dallonin nga grekët dhe i thirrnin me emrin e tyre të vërtetë
(Sipas Appianit : [6] Also the Pannonians, the Rhaetians, the Noricans, the Mysians of Europe, and the other neighboring tribes who inhabited the right bank of the Danube, the Romans distinguished from one another just as the various Greek peoples are distinguished from each other, and they call each by its own name, but they consider the whole of Illyria as embraced under a common designation. Whence this idea took its start I have not been able to find out, but it continues to this day, for they farm the tax of all the nations from the source of the Danube to the Euxine Sea under one head, and call it the Illyrian tax. Why the Romans subjugated them, and what were the real causes or pretexts of the wars, I acknowledged, when writing of Crete, that I had not discovered, and I exhorted those who were able to tell more, to do so. I shall write down only what I know.
Pse Roma, kur e pushtoi Ilirinë, e vendosi taksën ujore prej burimit të Danubit deri në Detin e Zi. Dhe e quajti Taksa ILIRE ? Sepse romakët e gjetën të tillë .Më duket që një përgjigje e imja është e panevojshme sepse këtë e thoshte Appiani.

Kosova në mes të reciprocitetit dhe sovranitetit

0

Nga Mehmet PRISHTINA

Në Prishtinë do të vazhdojë të kritikohet marrëveshja e fundit për mbulimin e simboleve shtetërore në target e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo është edhe detyra e opozitës, por ajo që do të duhej të kihet parasysh është fakti se për herë të parë kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të trajtohet si adminstrativ nga Beogradi, siç është trajtuar deri më tani, por si prag që shënon derën e një shteti ku Serbia duhet patjetër të trokas  

Tani kur ka filluar qarkullimi i lirë  në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, pas largimit të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe largimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, shumë kush, nga këndvështrimi i tij, e ka analiziuar situatën e krijuar në veri të Kosovës. Dy tetori ka qenë dita dhe afati i tërheqjes së Njësive Speciale të Policisë dhe zhbllokimit të rrugëve për në Jarinje e Bërnjak, sipas marrëveshjes së arritur nga Kosova e Serbia në Bruksel. Të shtunën filloi edhe zbatimi i pikës së parë të kësaj marrëveshje, e cila e parasheh largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri. Ndërsa pika e dytë, nisi të zbatohet  nga 4 tetor 2021, me ç’rast filloi vendosja e përkohshme e sistemit të afisheve, me të cilat si Kosova, ashtu edhe Serbia do të mbulojnë simbolet shtetërore të targave të njëra-tjetrës.

Pika e tretë parasheh që më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, ky grup pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Marrëveshja Kosovë-Serbi është lavdëruar nga diplomatët ndërkombëtarë, kurse është kritikuar nga opozita dhe një pjesë e mediave në Kosovë.

Marrëveshje mes dy vendeve është e përkohshme dhe do të zgjasë për 6 muaj. Në shtensionimin e situatës një rol të rëndësishëm, përveç zyrtarëve të BE-së, ka luajtur edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar. Kjo ka ndikuar që Brukseli ta trajtojë SHBA-në si “partner strategjik më i afërt dhe i rëndësishëm i Bashkimit Europian”.

Ndërkohë, disa ligjvënës amerikanë i bëjnë thirrje presidentit Joe Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken që të angazhohen për një zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë dhe të dyfishojnë vëmendjen e SHBA për zgjidhjen e tensioneve mes dy vendeve.

The Guardian  ka vërejtur se  zhvillimet gjatë dy javëve të fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e lidershipit ndërkombëtar për këtë çështje, veçanërisht nga BE-ja. Prandaj roli i Washingtonit në tejkalimin e kësaj situate ka ardhur edhe si rezultat i dështimeve të BE-së në imponimin e zgjidhjeve afatgjata.

Në krizën e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë u shfaq edhe Rusia. Ambasadori rus në Beograd ishte i pranishëm në afërsi të kufirit verior të Kosovës, kurse Serbia demonstroi forcë përms fluturakeve të prodhuar në Rusi.

Perendimi ende nuk e ka kuptuar se furnizimi i Serbisë me arsenal armatimi rus nuk është kërcënim vetëm për Kosovën, por edhe për pjesët tjera të Ballkanit dhe të Evropës. U desht të demostrohet në praktikë fuqia e këtij kërcënimi, për t’u  bindur se Kosova ka nevojë për një mbështetje më të madhe perendimore. Ndoshta është koha që të shqyrtohet seriozisht përfshirja e saj në NATO. Vetëm në këtë mënyrë arrihet paqja dhe stabiliteti i kësaj pjese të Evropës Juglindore, ku Kosova po paguan koston e një neglizhence të pajustifikueshme perendimore.

Kjo edhe për faktin se, siç ka thënë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor, Serbia nuk e pranon rendin perëndimor. Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.

Paraqitja e Njësisë special të policisë së Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak në mbështetje të reciprocitetit të aplikuar lidhur me mënyrën e përdorimit të targave të automjeteve, shënoi edhe kufirin ku mbrohen vlerat perendimore nga ndikimi rus. Kosova ka mundur të rrëshqet në një krizë edhe më të thellë sigurie, por vendosmëria për të refuzuar logjikën serbe të imponimit të arrogancës së mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës, dëshmoi se përpjekja për të mbrojtur sovranitetin e saj, Kosova po mbron edhe rendin demokratik Perendimor, i cili u vu në rrezik seriozisht nga aleanca ruso-serbe.

Në Prishtinë do të vazhdojë të kritikohet marrëveshjs e fundit për mbulimin e simboleve shtetërore në target e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo është edhe detyra e opozitës, por ajo që do të duhej të kihet parasysh është fakti se për herë të parë kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të trajtohet si adminstrativ nga Beogradi, siç është trajtuar deri më tani, por si prag që shënon derën e një shteti ku Serbia duhet patjetër të trokas. Për herë të parë Serbia duhet të heqë dorë nga arroganca e saj dhe të plotësoj kushtetet Kosovës. Për herë të parë Kosova përmes reciprocitetit të vendosur ndaj Serbisë po e konfirmon gatishmërinë kushtetuese e ligjore për të mbrojtur sovranitetin e saj në çdo cep të territorit. Gjithçka tjetër pasatj është pjesë e debatit mbi atë se a ka mundur Kosova të del më e fuqishme nga kjo situatë e tensionuar, dhe të mos pranojë largimin e Njësisë speciale nga veriu, apo të negocojë për një marëveshje kompromisi. Me këtë raport të forcave ndërkombëtare, me një BE të shpërqëndruar nga problemet e Ballkanit, me një Gjermani pa Merkelin, me një gjeopolitikë rajonale ku në sipërfaqe duken ide që e largojnë Ballkanin nga Procesi i Berlinit etj.etj. Kosova e ka pasur shumë vështirë të demonstrojë njëanshmërinë e saj në impionimin e ndonjë zgjidhjeje që do ta bënte atë më të dinjitetshme. Përkundrazi, çdo munutë e status-quos në formë të barrikadave, rrrezikonte shumë gjasat për një stabilitet afatgjatë dhe kjo nuk i ka konvenuar Kosovës. Sidomos nuk i ka konvenuar politikës së saj që përmes reciprocitetit të filluar ndaj Serbisë, ta detyrojë këtë të fundit të pranojë edhe kushtet tjera të Kosovës në dialogun e Brukselit. Kjo, mbase, do të shihet pas gjashtë muajve.

Prishtinë, 6 tetor, 2021

Qytetarët pa ujë të pijes, kandidatët e etshëm për pushtet!

0

Nga: Florim Zeqa  

Analizë e paanshme parazgjedhore për komunën e Klinës

Me të filluar së shkruari për qytetin tim pa ujë të pijes, në mendje më erdhi poezia trishtuese e Fan S. Nolit “Anës Lumenjve”, e përshtatur realitetit të sotëm; anës lumit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë…, dhe një zë vengon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet për të votuar t’parin e vet, pa e ditur se çfarë të mirë do t’i sjell!

Qyteti i tharë në mesin e lumenjve

Duke i përcjellur debatet e drejtëpërdrejta televizive mes kandidatëve për kryetar të komunës së Klinës, qytetarët e zakonshëm të Kosovës kanë arsye të ndjehen të habitur se si ka mundësi që një qytet i rrethuar në të gjitha anët me lumenjë të mos ketë ende ujë të majftueshëm të pijes, e të mos flasim për nevojat e amvisërisë (në katet e larta të ndërtesave) nuk plotësohen as për së afërmi. Përderisa në zonat rurale (fshatra) banorët lokal me vetiniciativa e kanë zgjedhur problemin e ujit të pijes dhe të amvisërisë, me vendosjen e pompave elektrike në puset e thella apo mënyrave tjera alternative, banorët e qytetit të Klinës, duke mos e pasur këtë mundësi, ujin e pijës më shumë e blejnë sesa e shfrytëzojnë nga ujësjellësi për shkak të mungesës dhe papastërtisë.

Qyteti i vogël i shtatoreve dhe ndërtesave të larta

Menaxhuesit paraprak të qytetit të Klinës, gjegjësisht kryetarët paraprak nga shpallja e pavarësisë e këndej, deri tek kryetari aktual, jo vetëm që nuk arritën ta zgjidhin problemin e ujit të pijës për qytetarët e Klinës, këtë qytet, dikur të bukur dhe atraktiv për të jetuar, e kanë shndërruar në një kaos të vërtetë urbanistik, duke e ngulfatur me ndërtime të larta, pa hapësira gjelbëruese, pa çerdhe të mjaftueshme për fëmijë, pa shtëpi të pleqëve, pa stacion të autobusëve dhe pa shumçka tjetër.

Konkurenca jo lojale dhe dhënja e lejeve të ndërtimeve pa plan dhe pa kritere të mirëfillta urbanistike, e ka thyer Klinën në qytetin e banesave të larta dhe kafeneve të panumërta.

Dukuri tjetër e pazakontë për një qytet të vogël siq është Klina, është edhe numri i madh i shtatoreve (9 buste), ndoshta më i madhi në nivel vendi përkah shtrirja gjeografike. Vërtetë duket paradoksale, kur në një gjatësi prej më pak se 300 metrave janë të vendosura 4 shtatore të përmasave të ndryshme!

Të mos ndalem tek emërtimet e rrugëve dhe rrugicave, të cilat janë bërë sipas fuqisë partiake, duke mos përfillur kriteret bazike të emërtimit të rrugëve!

Abuzimi me asfalt dhe ndërtim të shkollave

 Keq-menaxhimi dhe politizimi i institucioneve të pavarura, siq janë arsimi dhe shëndetësia, kanë bërë që të rritet abuzimi i personelit arsimor për vota dhe abuzimi me barna esenciale në QKMF.

Mosndërtimi i shkollave aty ku duhet dhe ndërtimi i tyre aty ku nuk ka nevojë fare për to, krijon dyshimet për abuzime dhe korrupsion të nivelit të lartë (lexo shkrimin e datës 01.09.2021 me titull: Mos e rrënoni shkollën me vlera historike).

Dukuri tjetër, e vjetër dhe e përseritur nga njëra palë zgjedhje në tjetrën është edhe shtrimi i asfaltit nëpër rrugët e fshatrave, arave dhe maleve (lexo shkrimin e datës 18.09.2021 me titull: Blerja e votave me “një petë lakrori” asfalt).

Kandidatët pa plane konkrete për zgjidhjen e probleve të qytetarëve

Ky ishte një përshkrim i përgjithësuar i situatës në komunën e Klinës, në vazhdim po i kthehemi situatës elektorale në këtë komunë. Siq dihet, në këto zgjedhje i kemi katër kandidat për të parin e komunës së Klinës; Zenun Elezi (kryetar aktual nga AAK), Esat Raci (PDK), Lulzim Dragidella (LVV) dhe Besim Hoti (LDK).

Po e fillojmë nga kryetari aktual, z. Zenun Elezi (Dr. i shkencave të Gjeologjisë), nga i cili qytetarët e Klinës kanë pritur shumë më shumë sesa nga paraardhësit e tij. Mirëpo, për katër vite, jo vetëm që ka mbetur i varfër në realizimin e premtimeve elektorale, i ka befasuar qytetarët me paaftësinë menaxhuese dhe vahzdimësinë e nepotizmit sipas modelit të klanit “Pronto”!

Kandidati nga radhët e PDK-së, z. Esat Raci, pjesë e pushtetit komunal në tri mandate lenë pak për të dëshiruar shkaku i varësisë që ka ndaj kryetarit të partisë. Këtë e dëshmojë në debatet e deritanishme duke i thurur lavde ish kryetarit dhe duke e ndërlidhur çdo premtim me emrin e tij!

Kandidati i tretë më radhë vjen nga radhët e LVV-së, titullari i dy doktoraturave, Dr. Lulzim Dragidella, edhe pse duket simpatik dhe shumë ambicioz, pa asnjë plan konkret, më shumë i beson “dahit” të LVV-së sesa aftësive personale për zgjedhjen e problemeve kruciale me të cilat përballen qytetarët e Klinës.

Kurse sa i përket kandidaturës së katërt për kryetar të Komunës së Klinës, Prof. Besim Hoti, kemi të bëjmë me një kuadër të kalitur mirë politikisht, njeri i fjalës dhe i besës, i urtë dhe i sinqertë, por sikur edhe atij po i mungon forca për zbardhjen e të gjitha aferave korruptive. Megjithatë, me maturinë dhe sinqeritetin e treguar gjatë debateve televizive, duket ta ketë krijuar një epërsi të lehtë ndaj kundërkandidatëve.

Balo(sh)tazhi e përcakton kryetarin e ardhshëm të Klinës

Një kandiat për kryetarë komune, përveq votave nga partia e tij, duhet të synoj edhe votat nga anëtarësia e gjërë e partive tjera, të zhgënjyer në qeverisjen e deritanishme në komunë, që i bie, t’i bëjë për vete qytetarët me premtime të realizueshme gjatë mandatit të tij katër vjeçar, e jo të “gjuaj në ajër” siq e thotë populli, për të arritur në fund të mandatit politik me disa kilometra asfalt apo kanalizime jofunksionale siq ka ndodhur deri me tani.

Bazuar në përballjet e deritanishme televizive, të katër kandidatët për kryetarë të Klinës lënë shumë për të dëshiruar. Asnjëri prej kandidatëve nuk besojnë dhe tashmë janë bindur që nuk do ta fitojnë Klinën në raundin e parë, prandaj secili llogaritë në secilin për balotazh, arsye kjo e fshehjes së fakteve dhe argumenteve, korrupsionit dhe aferave korruptive. Sesa do të arrijnë kandidatët për kryetarë t’i kapitalizojnë qëllimet e tyre elektorale në terren mbetet të shihet më 17 tetor, interesi i qytetarëve edhe kësaj radhe mbetet në planë të dytë.

Një gjë është tashmë është e sigurtë, gara për kryetarë të Klinës nuk do të përfundojë në raundin e parë. Do të jetë balo(sh)tazhi apo koaliconet e reja partiake, ato që do ta përcaktojnë fituesin, e jo vullneti i lirë dhe i drejtëpërdrejt i qytetarëve të Klinës.

Nis peticioni kundër thirrjeve paralajmëruse për lejimin e “e-zanit” mysliman me altoparlant në Norvegji

2

Në foto: Ilustrim i minares së një xhamia me altopralant për thirrjen e “e-zanit” …

Në Drammen, një xhami ka aplikuar për leje për ti ftuar myslimanët për lutjen e së premtes, duke përdorur një të ashtuquajtur thirrje lutjeje muslimane (me e-zanin me altoparlant, vër. e përkthyesit) për dy minuta çdo të premte. Jon Helgheim (FrP, Partia e Progresit) është skeptik, dhe ka filluar një peticion për të protestuar ndaj kërkesës së tillë.

Në thirrje thuhet:

Tani bashkësia myslimane në Drammen ka vendosur se ata duan të fillojnë me thirrjet e lutjeve. Ka arsye për të besuar se më shumë njerëz do të na ndjekin nëse dikush fillon ti thërras.

Kur përkrahësit e thirrjeve të lutjes përpiqen ta minimizojnë këtë duke thënë se janë vetëm dy minuta çdo të premte, nuk ka arsye për ta besuar atë. Nëse së pari lejojmë dy minuta çdo të premte, kërkesa bëhet shpejt dy minuta në ditë dhe pastaj dy minuta pesë herë në ditë siç thotë me të vërtetë ligji musliman. Nuk ishte shumë kohë më parë që shumica e muslimanëve mendonin se lutja (me eltoparlant, vërejtje e përkthyesit) ishte jashtë diskutimit në Norvegji.

Ithtarët e tjerë të thirrjes përpiqen t’i krahasojnë thirrjet e lutjeve me këmbanat e kishës, por kjo nuk mund të krahasohet. Këmbanat e kishës janë diçka që ne kemi një traditë të gjatë dhe këmbanat e kishës nuk kanë një mesazh predikimi, janë vetëm një sinjal.

Pohimet se duhet t’i pranojmë lutjet nëpër qytete dhe lagje për shkak të lirisë fetare, janë krejtësisht të gabuara! Liria fetare të jep të drejtën të besosh atë që do dhe të praktikosh fenë tënde, por jo të bësh atë që do.

Është një pyetje thjesht politike nëse duhet të lejohen thirrjet për lutje nga xhamitë në Norvegji dhe të nënshkruarit në këtë fushatë kërkojnë që politikanët t’u thonë jo lutjeve në Norvegji!

Jon Helgheim starter opprop mot muslimske bønnerop i Norge – Document

Mentaliteti i të nënshtruarit

0

Nail Draga, Ulqin

Tema dhe dilema

Angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspiratë e vazhdueshme në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekt çështje të veçantë paraqesin pjesëtarët e popullit të ndarë, ku shqiptarët në Mal të Zi, paraqesin rast për hulumtim, sepse kemi të bëjmë më të drejta të kufizuara si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm. Dëshmi e një konstatimi të tillë kemi fushën e arsimit në gjuhën shqipe, sepse në praktikë janë programët mësimore e tekstët shkollore të imponuara, që janë në kundërshtim me barazinë qytetare e nacionale sipas standardëve demokratike europiane

Nëse i bëhët një retrospektivë pozitës dhe statusit të shqiptarëve në Mal të Zi del qartë se kemi të bëjmë me sfida të vazhdueshme për të mbijetuar. Ishte koha e krizës politike e shoqërore, ku shqiptarët vazhdimisht ishin të rrezikuar. Ndonëse pas Luftës së Dytë Botërore u hapen shkollat në gjuhën shqipe, më pas u paraqiten pengesa të natyrave të ndryshme, sepse shkollimi i shqiptarëve nga ana e pushtetit nuk shihej me simpati. Ishte pikërisht pushteti i kohës, që punoj në unifikimin e shkollave në gjuhën sllave, duke mbyllur shkollën në gjuhën shqipe siç ishte viti 1956/57 në qytetin e Ulqinit, e gjetiu në viset shqiptare Mal të Zi.
Kemi të bëjmë pikërisht me kohën e hegjemonizmit shtetëror e udhëhequr me mentalitetin kolonialist, ku kundër shqiptarëve realizoheshin skenarë të ndryshëm, sepse bëhëj presion special, ku përveç politikës së asimilimit bënte pjesë edhe emigrimi i dhunshëm, që si qellim final ishte spastrimi etnik i hapësirës etnogjeografike shqiptare në ish Jugosllavi.

Imponimi i programëve mësimore

Të gjithë jemi dëshmitar se në shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi si në monizëm edhe në kohën e pluralizmit është mohuar identiteti në lëndët e identitetit kombëtar. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë më programe shkollore unitare të imponuara e poashtu edhe tekse shkollore nga autorë sllavë të përkthyera në shqip. Në këtë aspekt përjashtim bën vetëm teksti shkollor nga gjuha shqipe. Si të tilla këto tekste janë të përshtatshme vetëm për nxënësit në gjuhën sllave e jo për nxënësit shqiptar. Pra, kemi të bëjmë më mohimin e të drejtave për nxënësit shqiptarë që të mësojnë për identitetin e tyre kombëtar sidomos për lëndët e identiteit kombëtar siç janë historia kombëtare, kultura muzikore, dhe arti figurativ.
Ndonëse një veprim i tillë është në kundërshtim me të drejtat e garantuara më Kushtetutë(neni 79) dhe standarde ndërkombëtare europiane, pushteti në Mal të Zi nuk ka treguar gadishmëri për ndryshime pozitive në këtë drejtim, për të realizuar në praktikë barazinë qytetare e nacionale edhe për shqiptarët në këtë mjedis.
Do të ishte e logjikshme që në një mjedis demokratik çdo kërkesë e cila është në favor të barazisë nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi që nuk cenon të tjerët duhet të jetë e pranueshme për pushtetin në këtë mjedis. Por, në Mal të Zi ende mungon kapaciteti demokratik i pushtetit duke mbetur peng i paragjykimeve ndaj shqiptarëve si në kohën e monizmit edhe pse kanë kaluar tre dekada në pluralizëm(!?).

Dështimi i partive politike të shqiptarëve

Çështja e arsimit në gjuhën shqipe në periudhën e pluralizmit ka mbetur pa realizimin e objektivave, përkatësisht nuk është avancuar sipas kërkesave të ligjshme të shqiptarëve. Në këtë aspekt subjektet politike të shqiptarëve, këtë çështje e kanë cekur sidomos në fushatat zgjedhore sa për të thënë por konkretisht nuk kanë bërë asgjë, nga del se ka munguar serioziteti dhe guximi profesional për të trajtuar këtë çështje.
Ndonëse përfaqësuesit e tyre ishin pjesë e pushtetit qendror(1998-2020), në fushën e arsimit kanë dështuar, sepse asnjëherë nuk kanë trajtuar çështjet programore arsimore sidomos nga lëndët e identitetit kombëtar. Dhe nga një gjendje e tillë nxënësit shqiptar në shkollat më mësim në gjuhën shqipe vazhdojnë të mësojmë për të tjerët e jo për vetën, që të përkujton vendet koloniale. Në këtë aspekt teksti mësimor nga lënda e historisë dhe kulturës muzikore është dëshmi autentike e një konstatimi të tillë.
Në lidhje më këto çështje shqiptarët nuk janë konsultuar asnjëherë nga resori arsimor qeveritar, sepse ata nuk trajtohen si partner, por iu imponohen programet mësimore dhe tekstet shkollore, nga del se deri më tash mungon vullneti i pushtetit për ndryshime cilësore në fushën e arsimit.
Pasi dallohën nga gjuha, historia, kultura dhe prejadhja etnike shqiptarët si popull autokton janë të veçantë në mozaikun e popujve në Mal të Zi, andaj duhet të kenë të drejta të posaçme arsimore, në favor të mbrojtjës dhe zhvillimit të identitetit kombëtar në një mjedis multinacional sipas standardëve ndërkombëtare.
Pikërisht duke marrë parasysh këtë realitet arsimor, ka qenë e udhës që partite politike të shqiptarëve në këtë mjedis të angazhohen ne arritjen e memorandumit të bashkëpunimit me ministritë e arsimit në Shqipëri e Kosovë që do të ishte në favor të arsimit në gjuhën shqipe në këtë mjedis. Mos angazhimi I tyre në këtë drejtim dëshmon mungesën e guximit për tu ballafaquar më çështjet e identitetit kombëtar sipas standardëve ndërkombëtare. Çdo deklarim politik në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse partite politike nacionale mbrojtjen dhe avancimin e çështjës kombëtare duhet ta kenë mision të përhershëm programor.

Tekste të dëmshme për shqiptarët

Nëse rastësisht do të pyesësh nxënësit shqiptar në shkollë me mësim në gjuhën shqipe për ndonjë datë, ngjarje apo personalitet nga historia apo kultura shqiptare do të zhgënjehësh shumë, sepse ata nuk kanë përgjigje pozitive. Dhe arsyetimi më i shpeshtë është se nuk na mësojnë mësimdhënësit sepse këto çështje nuk janë paraparë me program shkollor. Madje cekin se tekstet shkollore janë nga autorë sllav të cilët janë për shkollat në gjuhën sllave, ndonëse janë përkthyer në shqip dhe si të tillë nuk kanë të bëjnë fare me historinë dhe traditën shqiptare. Kemi të bëjmë pikërisht me tekstet shkollore nga lënda e historisë dhe kulturës muzikore, si për shkollë fillore dhe të mesme, që janë të papranueshëm dhe të dëmshëm për ne shqiptarët, sepse arsimohen nxënës pa identitet kombëtar.
Madje për vite më radhë na është imponu si virus një padituri duke u bërë shprehi e kohës me pasoja të mëdha sot dhe në të ardhmën. Sepse, kemi të bëjmë me politikën arsimore e cila për ne shqiptarët është e papranueshme duke qenë dëshmi e mentalitet e të nënshtruarit edhe në periudhën pluraliste, që është absurd për kohën tonë!

Politizimi i arsimit

Në rrethana të krijuara shoqërore edhe në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale edhe pse periudha e pluralizmit ka ofruar mundësi të mëdha të prezantimit të vlerave identitare. Por, jemi dëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më të ulët shoqëror, sepse në këtë profesion me ndonjë përjashtim të rastit janë orientuar studentet më të dobët. Ndërsa nga ana tjetër, drejtimi i shkollave është politizuar maksimalisht, duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasysh vlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.
Me përjashtim të rastëve të veçanta në këtë aspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar disponim dhe angazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnë programet mësimore, të cilat për ne shqiptarët janë të imponuar. Një qendrim i tillë oportunist jep për të kuptuar se të ata ende vazhdon qasja psikologjike e kohës së monizmit, përkatësisht i mentaliteit të nënshtruarit, duke mos marrë nisma në këtë drejtim. Deri më tash nuk kemi pasur rast të degjojmë apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim si nga mësimdhënësit apo të aktivit profesional, për të njoftuar opinionin e gjerë. Në këtë aspekt nuk kanë më pak përgjegjësi as prindërit sepse ka munguar reagimi i tyre për çështjet programore dhe përmbajtjët e teksteve shkollore, që i përdorin fëmijet e tyre. Sepse asnjë prind nuk mund të qendrojë indiferent kur fëmisë së tij i mohohet edukimi dhe identiteti kombëtar, në emër të gjoja shtetit të qytetarëve. Pikërisht nga programi dhe tekstet e tilla shkollore nxënësi shqiptarë është inferior ndaj të tjerëve sepse mëson pothuaj çdo gjë për të tjerët e asgjë për vetën, që është absurd për kohën tonë dhe më pasoja tek popujt e ndarë në mjediset multinacionale.

Më heshtje nuk ndryshohet gjendja

Duke qenë dëshmitar se edhe në pluralizëm sistemi arsimor nuk ofron barazi për të gjithë qytetarët në edukim e identitet kombëtar ku rast tipik janë shqiptarët në Mal të Zi, mbetët obligim i yni intelektual për të ofruar modele të pranueshme për të eliminuar diskriminim arsimor sipas standardëve demokratike ndërkombëtare sikurse në vendët multinacionale e multikulturore.
Përfundimisht, nëse vazhdojmë të jemi të heshtur apo statist vetëm për qëllime personale gjendja e jonë nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjegjësia bie mbi të gjithë por në veçanti në ata që janë përfaqësues të zgjedhur të shqiptarëve në këtë mjedis, sepse arsimi në shqip, nuk është çështje personale apo partiake por faktori bazë i mbrojtjës së identitetit tonë kombëtar.

(6 tetor 2021)

Në Prizren me 6 Verdhor (Tetor) 1968 u jetësua kundërshtimi i parë (demonstrata e parë) në Kosovë

Pamje nga demonstrata e 27 nëntorit 1968 në Prishtinë, që u mbajtën 21 ditë pas atyre të mbajtura në Prizren.


Shkruar nga Abas Fejzullahi

Një sqarim i shkurtër, para se të kujtohet e trajtohet shkurtimisht Kundërshtimi i parë (Demonstrata e parë) në Prizrenin historik më 6 Verdhor(Tetor) 1968.
Më 8, 9 e 10 Korrtor(Korrik) 1945 në rrethana të shtetrrethimit dhe kontrollit ushtarak u mbajt mbledhja e Këshillit Krahinor për Krahinen Autonome për Kosovë e Dukagjin(ndërsa për pushtuesit Serbo-sllav quhej Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë –KAKM, kuptohet pa autonomi, por, në robri të plotë që rrjedhat e ngjarjeve të më vonshme dëshmojnë me të dhëna e dëshmi të mjaftueshme, që me dhunë e përmes kërcënimeve, Ju
bashakngjit Kosova Serbisë Federale si pjesë përbërse..!
Delegatët që kundërshtuan këto vendime u burgosen dhe u zhdukën..!
Menjëherë pas kësaj mbledhje filloj të jetësohen në jetën e përditëshme të gjitha elaboratet dhe programet e KOS (Kishës Orthodokse Serbe) dhe akademikëve si Vaso Çubrilloviqit, Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit etj.

Foto dëshmi nga libri i Mikel Ndrecës fq 24.

Viti 1948 në popull njihet si viti i URISË dhe i vdekjeve nga URIA, nga se pushteti, hambaret me drith e magjet me miell ua lanë that,pas asnj kokërr miser e grur dhe pamiel as për një bukë, se sipas pushtetit ishin TEPRICA për shqiptarët dhe pushtetit i duheshin..!
Sipas planeve dhe programeve, vazhduan burgosjet, keçtrajtimet dhe dënimet e organizatorëve si të NDSH (Nacional Demokratikës Shqiptare) etj, shpifni e shpiknin procese gjyqësore siç ishte Procesi i Prizrenit dhe Aksionin e mbledhjes së armëve në vitin 1955-1956, ku u keçtrajtuan, shumë shqiptar, nga pasojat e dhunës fizike dhe psiqike që shumica mbeten të pa aft tërë jeten ose vdiqen gjatë keqtrajtimeve ose më vonë..!
Të gjitha bëheshin me qëllim për t’u shpërngulur për në Turqi sipas marrëveshjes që kishte bërë aso kohe Jugosllavia me shtetin Turk..!

Foto dëshmi nga Libri i Mikel Ndecës 87 vjet terror dhe gjenocid shtetëror (1912-1999)

Foto dëshmi nga Libri i Mikel Ndecës 87 vjet terror dhe gjenocid shtetëror E gjithë kjo dhunë për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë mbikqyrej ngaAleksandër Rankoviqi Minister i Punëve të Brendshme në Federatën Jugosllave dhe bashkëpunëtoret e tij në bashkërenditje të veprimeve mes KOS dhe LKS, AASHS..! Kryeçetniku Aleksandër Rankoviqi është dekoruar me Dekoratë të lartë gjatë kohës së LDB-re nga udhëheqësia Shqiptare e Shqipërisë në Tiranë..!

Kështu që: Shqiptarët në vazhdimsi kanë qenë të detyruar me bërë kundërshtime ndaj pushtuesëve, sipas mundësive dhe rrethanave ekzistuese, për të mbrojtur ekzistencën e qeniesë së tyre bilogjike dhe kombëtare të rrezikuar nga shfarosja në trojet e tyre historikisht vendore, për të mbrojtur pragun e shtëpisë, të drejtat vetanake, familjare dhe kolektive, nga pushtues e pushtete të huaja..!

Para 53 vitesh në Prizrenin historik, më 6 Verdhor (Totor)1968, filluan Kundërshtimet(Demonstratat) e para të organizara nga intelektual, student dhe zejtarë të Prizrenit, 23 vite pas viti 1945, ku dhuna për shfarosjen e shqiptarëve s’u ndal asnjëherë..!
Pikërisht nga Prizreni historik vazhduan kundërshtimet (Demonstratat) gjatë muajt Brymor(Nëntor)në tërë Kosovën tue përfshi Tetovën në Maqedoni gjatë muajt Dimror (Dhjetor) 1968, me kërkesatë e arsyeshme për të drejta të barabarta njerëzore dhe kombëtare dhe për Kosovën Republikë.

NJË DUKURI E SHËMTUAR APO SËMURJE E PA SHËRUAR..!?

Një dukuri e shëmtuar apo sëmurje e pa shëruar, tek disa që mendojnë e dëshirojnë të jenë të parë, të tregohen organiztor të ngjarjeve apo edhe prijsa e kmandanta, tue mendue se s’ka mbetur gjallë askush që e din të vërtetën që ka të dhëna e dëshmi që tregojn të vërtetën..me të dhëna e dëshmi..!
Edhe për ngjarjet e 6 Verdhorit(Tetorit) 1968 në Prizrenin historik ka zëra të till kohëve të fundit që po i bien tupanit nëpër organizime të ndryshme se janë organizator kryesor… të këtyre ngjarjeve ndoshta i ka lënë kujtesa apo ua ka trazuar mendjen lakmia për nam e për lavd, apo ndoshta tue mendues se ndonjëri nga organizatorët kryesor ka ndërruar jetë dhe s’ka mbetur gjall askush prej bashkëveprimtarëve dhe organizatorëve, për të dëshmuar e treguar të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe si ka ndodhur në kohë dhe hapësirë..!
Në vijim të vërtetën mund ta dëshmojnë edhe shkrimet po edhe rrëfimet e organizatorëve që janë ende tue jetue e me mendje dhe kujtes të kthjellt dhe me shkrime të publikuara edhe të tregojnë edhe për ata që kanë kaluar në amshim dhe tani më s’ flasin por flasin veprat e tyre dhe dëshmitarët e gjall..!
Meriman Braha, gjatë vitit 1968 ishte student i SHLP ” Xhevdet Doda”në Prizren njëri ndër oraganizatorët e kundërshtimit të parë (demonstratës së parë) 6 Verdhor (Tetor)të vitit 1968 në Prizren.
Gjat një bashkëbisedimi me Manin (Merimanin) gjatë verës në këtë vit pandemie, ra biseda edhe për ngjarjet e Prizrenit të sipër shënuara për organizimi i tyre dhe organizatorët e ndër ta më tepër u bë fjalë për zejtarin e mirënjohur Pashk Laçin, tani më në përjetësi, si arëpunues dhe mjeshtër i përkryer jo vetëm në këtë drejtim si zanatli…
Meriman Braha gjatë bashkëbisedimit rrëfeu edhe për rrethanat e asaj kohe, ku mes tjerash tha se:
Kemi provuar organizimin për kundërshtimin e parë(demonstratën e parë) ta bëjm me 10 Qershor të vitit 1968, që ishte një lidhshmëri me datën historike të LSHP(Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) , kërkesaat dhe programin e qëllimet e saja kombëtare.
Mirpo pas një analize të hollësishme në dyqanin e argjentarit Pashk Laçi, ku ishte pikë takimi i të gjitha organizimeve aso kohe erdhem në përfundim s’bashku me Pashkun se : Përgatitjetduhet bëhen ende më mirë dhe kishim shenja e dyshime se organet e sigurimit të shtetit, kanë nuhatje rreth organizimit, ishte edhe e arsyeshme të dyshonim se mos po na dështon veprimi, kështu që e pam të arsyeshme të organizohemi më mirë tue përcjellur rrethanat për të vepruar në kushte e rrethana më të përshtatshme sipas vlerësimeve.
Tregonte për pjesëmarrjen e studenteve dhe studentëve, vullnetin dhe guximin e tyre si dhe përkrahjen e zejtarëve në veçanti dhe të qytetarëve të Prizrenit në përgjithësi, që nga nisja e pjesëmarrësve dhe valvitja e Flamurit kombëtar deri tek LSHP, ku sipas programit janë lexuar Kërkesat që i kishim përgatitur gjatë organizimit, tregonte edhe për përkrahjen e qytetarëve gjatë gjithë parakalimit deri në shpërndarjen e pjesëmarrësve.

PASHK LAÇI
21.10.1937 – 04.07.2012

Disa të dhënashkurtimisht për jetën dhe veprën e argjendarit PASHK LAÇI nga Prizeni historik. *

Prizreni në të gjitha periudhat është njohur një ndër qytetet me zejtari të shumëllojshme të zhvilluar e ndër to më e dalluara ka qenë dhe mbetet mjeshtria e punë dorës me ari dhe argjend jo vetem shitblerje por edhe për bukuri e stoli edhe me vëlera të veçanta artistike.
Pashk Laçi, ka qenë një ndër më të njohurit në Prizren për këtë mjeshtri, dhe vendi i tij i
punës dyçani apo dugaja siç e quanin të gjith qytetarët e katunarët e të gjitha rrethinave të Prizrenit e më gjërë!
Ka qenë me za e me nam për punën fisnike dhe të përkryer që Pashku e bënte sipas
kërkesave dhe nevojave të myshterive.
Mirëpritjen e bashkëbisedimin që bënte me përzemërsi sigurit për punën dhe mallin me blersit dhe bisedat me miq e dashamirë që e vizitonin nga të gjitha anët e Kosovës e nga të gjitha shtresat, qytetar, bujq e katundar, nëxnës, student, mësues, arsimtar profesor e intelektual të gjitha drejtimeve deri tek politikaj, veprimtar e atdhetar nga e tërë Kosova e më gjërë që vazhdimisht e kanë vizituar këtë dyqan apo më mirë të thuhet këtë vendtakim
për këshilla, biseda e kuvendim.
Me këtë rast po permendi vetem disa nga veprimtarit e Pashk Laçit jashtë zanatit të tij të
cilin e ka ushtruar për çdo ditë në dyqanin e tij. Në dyqanin e tij janë bërë të gjitha takimet, këshillimet dhe organizimet lidhur me kundërshtimin e parë (demonstratën e parë) me 6 Verdhor(Tetor)1968 në Prizrenin historik.
Ka përgatitur Dramën SKËNDERBEU që është qfaqur në Shtëpin e kulturës në Pizren me rastin e 500 vjetorit të të kalimit në përjetësi të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Vazhdimisht ka bashkëpunuar me Teatrin fillestar ka bërë përpjekje bashkë me aktorin
Muharrem Qena për ta bërë Teatrin profesonal në Prizren. Në dugajën e Pashk Laçit në vazhdimsi kanë ardhur jo për të blerë por për të biseduar e bashkëbiseduar nxënës, student, profesor, artist dhe unë autori i këtij shkrimi në Dyqanin e Pashkë Laçit kam qenë shpeshherë dhe aty jam njftauar me profesor Mehmet Topallin mësimdhënës në SHLP, Prof. Yll Zajmin, me mësimdhënës të shumtë si Hasan Ibrin , Gani Duraj, pastaj me baban e
Ukshin Hotit dhe vet Ukshin Hotin, Muhamet Shukriun dhe Gita Shukriun prindërit e Edi Shukriut arkeologe, me aktorin Muharrem Qena, Luljeta Çeku dhe shumë e shumë veprimtar të tjerë të çështjes kombëtare si Salajdin Braha, mjek dhe teknik medicinal si Salajdin Krasniqin, gazetarin e shokun e kahershëm Skënder Zogaj dhe shumë e shumë të tjerë .
Si përfundim, për jetën dhe veprën atdhetare tëPashk Laçit ka mjaft se çfarë të shkruhet e të thuhet, pa smadhime e zbukurime sepse jeta dhe veprimtaria e tij jep shkëlqimin e merituar.

Neriman Braha

Për të mos u ndalur në hollësi të tjera si plotësim shërben edhe shkrimi i autorit Sheradin
Berisha i datës 2021-10-06 si në vijim:
“Demonstrata e parë, pas Luftës së Dytë Botërore, u organizua më 6 tetor 1968, në qytetin e Besëlidhjes Shqiptare në Prizren. Vatër kryesore e saj ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike ”Xhevdet Doda” në këtë qytet. Në organizimin e demonstratës u shquan studentë, nxënës e arsimtarë të Gjimnazit:

1. Meriman Braha,
2. Isa Demaj,
3. Pashk Laçi,
4. Haxhi Maloku,
5. Zymer Neziri,
6. Gjergj Camaj,
7. Shpresë Elshani,
8. Simon Kuzhnini,
9. Rafet Rama,
10. Lemane Braha,
11. Pjetër Dreshaj,
12. Isë Morina etj., ndërsa u përkrahën edhe nga intelektualë, zejtarë të qytetit dhe fshatarë të fshatrave përreth.

Demonstruesit e grumbulluar në afërsi të SHLP – ”Xhevdet Doda”, tek vendi Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishës), të prirë nga flamuri kombëtar, që mbanin lartë vajzat Shpresë Elshani dhe Lemane Braha, marshuan në drejtim të sheshit ”Shadërvan” dhe kaluan rrugës kryesore duke brohoritur parullat:

– ”Rroftë flamuri kuq e zi!”,

– ”Rroftë populli shqiptar!”,

– ”Duam Universitet!”,

– ”Duam barazi!” dhe

– “Kosova Republikë!”.

Masa e demonstruesve që tashmë kishte arritur në rreth 3 mijë vetë, pas parakalimit rrugëve të qytetit u grumbulluan në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Para demonstruesve në shesh, organizatorët: Meriman Braha, Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosën Flamurin Kombëtar, ndërsa Haxhi Maloku e mbante në duar me krenari. Pasi iu bënë nderime drejtuesve të LSHP-së, Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve të tyre, Pashk Laçi lexoi edhe një referatë ( të përgatitur nga Zymer Neziri etj)., ku u paraqitën synimet e popullit shqiptar: – që të jetojë i lirë si popujt e tjerë; – t´i gëzojë të gjitha të drejtat ashtu si popujt tjerë në Federatë; – të flasë lirisht kudo gjuhën e vet shqipe; – t´i përdorë lirisht simbolet e veta kombëtare; – të shkollohet në gjuhën amtare nga fillorja e deri në universitet; – të ketë punë edhe për shqiptarët; – në administratë të përdoret gjuha shqipe etj.
Masa e tubuar për të manifestuar kërkesat për barazi kombëtare, nga sheshi i lidhjes, marshuan rrugëve të qytetit për t´u kthyer mëpastaj sërish në sheshin e selisë së LSHP-së dhe nga aty u shpërndanë të qetë.
Gjatë tërë kohës, demonstruesit ishin nën vëzhgim të forcave të mëdha policore, të cilat për të mos eskaluar situata në përmasa të paparashikueshme, nuk intervenduan për shpërndarjen e tyre. Pas kësaj demonstrate u arrestuan disa nga organizatorët e saj, të cilët pasi u mbajtën 2-3 javë në
izolim u liruan, me qëllim që të mos i jepet publicitet kësaj ngjarje të madhe historike.

***

Shkëputur nga studimi im: “Roli historik i demonstratave shqiptare, tetor – dhjetor 1968” i botuar në vëllimin II të librit “Demonstratat e vitit 1968”, ku janë përmbledhur kumtesat nga konferenca shkencore, mbajtur me rastin e 40-vjetorit, në Prishtinë, më 24 – 25.11. 2008.

ÇERKIN IBISHI, gazetari i njohur i Rilindjes është keçtrajtuar fizikisht për shkrimet e publikuara në Rilindje dhe shtypin ekohës për dhunën dhe keqtrajtimet që policia serbe i bënte në vazhdimsi ndaj shqiptarëve. Edhe kur ishte student i SHL “Xhevdet Doda “në Prizren NË VITIN 1968. Në vijim përshkruan ngjarjet
si pjesmarrs që ishte në ato ngjarje në Prizren me shkrimin dhe poezin e tij në vijim.

 

Përse degjeneroi çdo gjë pas luftës në LDK?

0
Mashtrim i përkryer i Dulles dhe i shokëve të tij.
Skandaloze, përseri Dulla me keqpërdorime me 472 mijë euro… Ldk-ë – një vit në pushtet më “çelës kopili” në dorë, për të hapur derën e thesaritë! E ardhmja duhet të ndërtohet mbi fjalën PO. Ne kemi jetuar mjaft gjatë me fjalën “korrupsion”, por nuk morëm asgjë si shkëmbim, përveç vuajtjeve.
Është e domosdoshme të kuptohen disa gjëra themelore të mbrapshta.
Së pari, në të kaluarën nuk ka patur asnjëher korrupsin, zhvatje e krim të organizuar, kanë ndodhur vetëm nacionalizëm, ndërtim fabrikash, hapje vende pune, arsim cilësor etj. Mirpo dallimi mes fabrikash dhe revulucionit është i madh për t’i shkatërruar ato, saqë hë për hë DULLET nuk do ta kuptojnë, Dullet do të duhet të marrin problemin dhe çelësin e turpit që të fshihet te BMË-ja e tij e zezë si klorbi. Por, a është e mjaftueshme qe ta kuptojnë të gjithë ata votues të të LDK-së këto mbrapështi të Mustafës e të Dulles…
Revulucioni i hajdutërisë është pjellë e turmës brenda partisë, një fenomen tufe zullumçarës. “Hajdutëria” – është luftë për pushtet e kulltuqe, një klasë hajdutësh brenda Ldk-së, e cila ndodhet në pushtet rrëzohet nga klasa nga vota e sovranit, të cilët i kanë shtypur dhe shfrytëzuar deri në atë shkallë, saqë tani ata nuk frikëson më as drejtësia e burgu.. Dulla bëri luftë në mes hajdutërisë, subvencioneve dhe të varfërve.
Mua më kujtohet fjala e filozofit të madh Indian “OSHO”. Ajo është një shprehje e mrekullueshme dhe me shumë ndryshime nga ai Isa Mustafës, i cili tha?:
“Unë për vete i kam ndarë tri ministri!”.
Unë mund ta përdori atë për qëllime të këtij shkrimi… Unë po i citoj atë thirrje të OSHOS drejtuar hajdutëve; “hajdutë nuk keni se çfarë të humbisni, përveç zinxhirëve dhe prangave të jauj”.
Dulla – një vit në pushtet më “çelës kopili” në dorë, për të hapur derën e thesaritë! Oreksi i vërtetë për karrige – i është kthyer në një uri të vërtetë. Në këtë histori hajdutësh ka momente kur një grup i madh politikanësh dinakë dhe të zgjuar fillojnë ta shfrytëzojë shoqërinë shqiptare. Në një pol përqendrohen të gjitha rezervat financiare, kurse në ploin tjetër – varfëria dhe uria. Është e natyrshme, një gjendje e tillë nuk mund të vazhdojë gjatë. Herët apo vonë, Dullet, Mustafet e thesarët, ata që nuk kanë, arrijnë te vendimi që të heqin qafe ata që i kanë të gjitha privilegjetë e hajdutërisë.
Hajdutëria si ky i yni – ky veprim klasor zullumçarësh, është luftë për ta shkatërruar kombin shqiptar. Kjo është politikë; hajdutëria nuk ka lidhje me kombin, ajo është e lidhur me anën shpirtërore të tyre. Kjo është dhunë, sepse pushteti i hajdutëve nuk dorzohet kaq thjeshtë; ajo është një lufte e përgjakëshme, e dhunëshme, gjatë së cilës varfërohen me mijëra shqiptar. E gjithë klasa e korruptuar ishte mjafteë shtazarake nga zullumet etyre, saqë është shumë e vështir t’i përfytyrojmë. E plaçkitën, por e coptuan dhe e shkatërruan shtetin.
Kështu ndodhi gjithnjë gjatë dhe pas luftës. Zemërimi i grumbulluar pas luftës, në fund të fundit, shpërthen dhunshëm, duke marrë forma të dhunë së pakuptimtë sociale dhe ekonomike. I tërë kjo histori është sajuar nga një maskara profesionistë i shitur dhe i blerë.
Duhet mbajtur në mend të gjithë hajdutët: hajdutëria ndrsyhon çdo gjë. Ata nuk janë shqiptar por zullumçarë. Një pushtet vjenë një klasë, gjithë të tjerët bëhen të pafuqishëm. Por, herët apo vonë, Dullet mbetën pa pushtet, bëhen “shumica” , sepse ata që janë në pushtet, nuk duan ta ndajnë atë me dikë tjetër. Dullet duan që pushteti dhe thesari të jetë i përqendruar në duartë e tyre. E sa mund të durohet një gjendje e tillë e gjërave? Hajdutëritë kryhen në mënyrë të natyrshme, automatikisht, si një farë veprimi mekanik, një veprim sipas etapave.
Hajdutëria është një veprim individual; ajo nuk ka asgjë të përbashkët me veprimet e popullin – por me votuesit e tyre.. Hajdutëria është e lidhur me ndryshimin e vetëdijës së votuesit të tyre. Ky është një perversitet i kushtëzuar dheë të gjithë ne – jemi bërë viktima e Mustafës e të Dulles… Vetëm revolta nacionaliste mund t’i shpronsoj nga pushtetit dhe nga pasuria e paligjëshme…

Pagëzimi

5

Nga: Sali Bytyqi, Prishtinë

Pagëzimi

 

Një ditë, shkova në Shtëpinë e shëndetit në Fushë-Kosovë. Aty, si gjithnjë tollovi. Në mesin e atyre që ishin duke pritur, kishte mjaft evgjitë. Ata, jo se janë shumicë në Fushë-Kosovë, por se edhe nga kushtet e dobëta të jetesës, edhe ngase nuk kanë para të shkojnë në klinika private, sa herë të shkoj në Shtëpinë e shëndetit në Fushë-Kosovë, janë me shumë! Në mesin e tyre ishte edhe një vajzë 6-7 vjeçare, me leshra të dendura, me fytyrën ngjyrë çokolate, me trup të hedhur. Ngase ka ardhur për ta shoqëruar ndonjë familjar të sëmurë dhe se i duhet të rrijë gjatë, e heq mërzinë duke lëvizur pak më shumë në korridor, po edhe luan. Kur m’u afrua, shfrytëzova rastin dhe e pyeta si e kishte emrin. “Arta”, më tha. “E bajsh me shëndet emrin dhe u bëfshë këngëtare si Arta Bajrami!”, e urova.
Kjo bisedë me Artën e vogël më ktheu në fëmijëri, në kohën kur kam qenë në moshën e saj.
Kur kam qenë fëmijë, në rrethin tonë, emrat më të zakonshëm për vajzat evgjite ishin Dritë dhe Bukuri. Vajzat shqiptare kishin emrat: Zade, Hanëmshahe, Tushe, Sabri, Sani etj. Ndërsa, sa u përket emrave të djemve, mund të hasej rrallë ndonjë Agim apo Besim.
Më vonë, pas dhënies së autonomisë Kosovës, filloi edhe masivizimi i shkollimit të shqiptarëve. Nga kjo kohë filloi edhe pagëzimi i vajzave dhe djemve me emra shqip. Filloi edhe heqja e havales. Dritat, Bukuritë, Vjollcat, Shqipet, Teutat etj., pastaj Agimat, Arsimat, Besimat, Agronat, Gencat etj. Filluan të dilnin në sipërfaqe. Po pas njëqindvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe demonstratave të vitit 1981, gjithnjë e më shpesh, fëmijët shqiptarë u pagëzuan, përveç Agim, Besim, Qëndrim, Gëzim, Shpëtim Kushtrim, pastaj: Vlorë, Sarandë, Elbasan/e (vajzat); Labinot, Berat, Erzen. I pagëzoi kështu fëmijët e vet një brez që përqafoi mësimet e Rilindjes Kombëtare, brezi që u përballë me pushtetin në viti 1981, në fund të viteve ’90 dhe që e nisi edhe luftën…

Pas luftës, ky brezi i pagëzuar shqip filloi t’i pagëzojë fëmijët, po jo shqip: Omer, Uthman, Uma, Hava, Zyba etj. Nuk është e rastit që pjesa më e madhe e atyre shqiptarëve që shkuan për të luftuar në Siri emrat i kishin shqip, p.sh. Lavdim.
Këta tani janë që edhe havalja të kthehet.
Po kur t’i lindin fëmijët Omerët, Uthmanët, Umat e Havatë si do t’i pagëzojnë fëmijët e tyre?

Nëse fëmijët tanë, që i pagëzuam me emrat shqip tani nuk i pagëzojnë fëmijët e tyre me emrat e gjuhës shqipe, mendojnë që këta të fundit fëmijët e tyre do t’i pagëzojnë me ata emra që i pagëzuan baballarët e tyre?
Dhe, në çfarë luftërash do të marrin pjesë fëmijët e tyre?

(Nga: PËRSIATJE)