Kreu Blog Faqe 1541

Rilexime nostalgjije: Duke e lexuar veprën e fundit të Cizia Zykë, shkrimtarit francez me origjinë shqiptare

0

Ballina e librit të Cizia Zykë

Nga: Bajram Sefaj

Rilexime nostalgjike

Aventurieri i fundit “Oro & Co” është vepra e fundit letrare e shkrimtarit francez me origjinë shqiptare, Cizia Zykë, por nuk do të thotë se kjo është aventura e fundit e këtij aventurieri të famshëm.

Cizia Zykë, shkrimtari francez me origjinë shqiptare

Më parë se për romanin e tij të fundit (kur njëmend është i fundit), atë më titull “Oro & Co”, sikur më shumë duhet folur e shkruar, për autorin e tij, Cizia Zykë-n. Gjersa emri i tij është i njohur, jo vetëm në Francë, por edhe shumë më larg, për mrekullinë e zotit (në ndijimin negativ të fjalës!), për këtë shkrimtar francez, me origjinë shqiptare, në mesin tonë, nëse nuk dihet fare, për jetën, ndryshe të bujshme, të dhe veprën e tij të madhe letrare, dihet fare pak, për të mos thënë aspak. Kjo shfaqet e pabesueshme, aq më parë, kur as në Francë, si askund në botën e madhe, nuk ka aq shumë shkrimtarë me emër të madh, sikurse është Cizia Zykë. Neglizhenca (për të mos përdorur fjalën e rëndë – primitivizmi), jonë është akoma më e habitshme, kur dihet se ky njeri, ndërkohë ka shkruar dhe ka botuar një dhjetësh romanësh dhe libra të tjerë, qe arrijnë (gjithë bashkë) gjer në miliona ekzemplarë (ksombla). Pra, nëse nuk njihet sa duhet, ndër ne, si aventurier i rrallë në botë, atëherë do të ishte shumë e natyrshme dhe e logjikshme të dimë, ta njohin e ta lexojmë veprën e tij letrare. Gjersa përkthyesit tonë janë të vyeshëm e përkthejnë turli-turli veprash letrare me logon made in perëndim (midis të cilave shpesh mund të përvidhen edhe vlera të dyshimta artistike), ashtë dashur, në mos për tjetër, pos pse është me origjinë shqiptare, t’i përvjelin mangët dhe, nga vistër veprash letrare të Cizia Zykë-s, të përkthejnë se paku tri a ketër, nga ato të cilat vetë ky autor i veçon si më të realizuarat, sikurse është “Oro”,, “Sahara” dhe “Paranoja”, duke përfshirë këtu edhe këtë të fundit, “Oro & Co” që, le të thuhet që në krye të herës, lexohet me një frymë dhe që, më në fund, u bë shkaktare për të radhitur në letër këta (pak) rreshta.
Derisa shtypi i shkruar, ai elektronik dhe, në përgjithësi masmedia franceze (duke kujtuar këtu emisionin kult televiziv “Apostrophes” të Benard Pivot, pastaj Nulle Part Ailler” etj. etj., ndërkaq, shtypi ynë, me përjashtim të ndonjë shkrimi margjinal, (sikurse është ky i autorit të këtyre rreshtave), në formë mbresë, pas leximit të disa prej romaneve të tij, gjithnjë të përshkuar nga notë e dukshme autobiografike dhe aventuriere brenda tyre, nuk dihet a do të këtë shkruar edhe ndokush tjetër për këtë shkrimtar aq të vyer. Për në Kosovë, jo se jo. Me garanci. A kanë shkruar sivëllezërit tanë në Shqipëri, nuk dihet me siguri. Por, si në Kosovë, aq më parë, në Shqipëri, ka pasur raste të mira të shkruhet mbi Cia Zykë-n, aq më parë kur ai, para disa vjetësh ishte në Shqipëri, me qellim që, mbi të gjitha, të gjurmojë prejardhjen e tij dhe për të mësuar (zënë) gjuhën shqipen, gjuhën e babait të tij, me origjinë nga një fshat i Vlorës. Kohën e qëndrimit, sado të shkurtër, në mëmëdheun e babait, Cizia i vyer dhe energjik, ashtu si është, e shfrytëzoi mirë dhe në mënyrën më racionale. Pos që e mësoi (për të mos thënë e perfeksionoi gjuhën shqipe), realizoi dhe një film të gjatë dokumentar me titull “Kanun” e që për subjekt, natyrisht se kishte hak(gjak)marrjen që, mjerisht edhe sot e kësaj dite bënë kërdi, jo vetëm në viset (e ashpra) të Veriut të Shqipërisë, por, edhe në Kosovë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Këtë film të shkëlqyer dokumentar, pos që disa herë e “rrotulloi” Televizioni shtetëror francez, kanali i dytë i tij (France 2), edhe Televizioni Shqiptar i Tiranës e ka riprodhuar disa herë. Nuk dihet, për shkak të katrahurës se luftës, sigurisht, a diçka tjetër, në Kosovë, ky dokumentar i spikatur, as sot e gjithë ditën nuk është shfaqur në ekranet televizive në Kosovë!
*
Libri rrëfimtar “Oro & Co” (botim i Pocket”, Paris – 2009, faqe 376), padyshim se lexohet me interesim akoma më të shtuar, kur dihet se ai është libri i tij i fundit. E kur ai, Cizia Zykë, i njohur si “mihës”, gjurmues dhe gjetës i arit, aventurier dhe shkuar rij, konsumues alkooli dhe droge (por jo edhe i tregtimit me këtë të fundit), udhëtar i katër anëve të botës mbarë, që i njeh mirë edhe “kënaqet” e burgjeve gjithandej, kur thotë fjalën e thotë…
*
“…Arrestimi im i fundit en date, përndryshe ishte shumë serioz. Isha në Shqipëri ku pata shkuar për të kërkuar rrënjët e mia dhe për t’i çuar ndihma vendit të origjinës së babës tim…. Refugjat në ambasadën e Francës në Tiranë, derën e së cilës, kundër vullnetit të funksionarëve, e kam hapur me zor, kam qenë i exfiltruar nga ana e Quai d’Osay…Kam dalë nga ambasada, në bordin e një limuzine diplomatike, bashkë me eskortën e veturave të policëve para e mbrapa, të lidhura me talkie-walkie deri në paserellin e avionit të gati për fluturim. …Kishin bllokuar gjysmën e aeroportit për mua. Ishte një gjë simpatike”. (Shih faqen 295!).
*
Janë disa arsye madhore, pse librin “Oro & Co”, duhet lexuar gjithsesi. Nga se është shumë interesant, nga se autori, Cizia Zykë, është me orgjinë (të afërt) shqiptare dhe, dhe, më në fund, pse është libri i tij i fundit. Ja shembulli, me dëshmi plus se, edhe puna e krijimtarisë artistike, nuk është e përjetshme. Se edhe ajo ka fund! Vetëm se lypset një pikë (e madhe) për përfundim të saj. Ashtu siç bëri Cizia Zykë ynë, hiç më i moçëm se 63-vjeçar. Ai vuri pikën mbi i sa i takon shkrimit të librave, kurse, kur është fjala për aventura nuk është për t’i besuar! Poshtë titullit të librit “Oro & Co”, Cizia Zykë, ka shënuar “Le dernier avanturier”, (aventurieri i fundit!).

Si po zhvaten pronat e forcave detare dhe po iu falen klientëve të qeverisë nëpërmjet trukeve shtetërore

0

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku (majtas) dhe ai aktual, Bajram Begaj (djathtas)

Baza detare ekzistuese e Pashalimanit u rrudh me 85 % të sipërfaqes me anë të një truku korruptiv të vitit 2016, ndërsa baza ndihmëse e Sarandës shkoi drejt shfarosjes pasi u dha me koncension. Të akuzuar janë zyrtarë të lartë mes të cilëve edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që gjatë vlerësimit të pronave të forcave detare më 2016-ën, firmosën copëzimin e tyre, duke lënë një pjesë të majme jashtë planit të përhapjes. Kleçka e përdorur ishte lënia e tyre pa koordinata gjeografike. Si pasojë forcat detare humbën 80 prona të lakmuara me një sipërfaqe prej rreth 480 hektarësh.

Autor: Ferdinand Dervishi

Ditën e gënjeshtrave, 1 prill 2021, pyetja e fundit për zhurmnajën e një procesi të dyshuar si korruptiv iu drejtua presidentit Ilir Meta në emisionin televiziv LOG.

– Më 6 korrik (2020), ju keni deklaruar se keni ngritur një grup verifikimi për çështjen e dhënies me qira të bazës detare të Sarandës. A ka një konkluzion?

Fjala ishte për një pronë të Forcës Detare, në total 26.5 hektarë, e cila me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 514, të datës 1 korrik 2020, i jepej me qira simbolike, prej 1 euroje, për 20 vjet, me anë të metodës së shumëpërfolur të Partneritetit Publik-Privat (PPP), dy shoqërive të njohura si kliente të qeverisë. Vendimi ishte publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 6 korrik 2020.

Në përgjigje të pyetjes së drejtuesit të emisionit, presidenti Ilir Meta pohoi se informacioni për Bazën e Sarandës i kishte mbërritur në zyrë gjatë asaj dite, 1 prill 2021, dhe se nuk kishte pasur kohë për ta shqyrtuar.

– Do e shikoj me vëmendje maksimale, sepse asgjë nuk mund të ndodhë në mënyrë të paligjshme dhe, e dyta, nuk mund të dobësohen kapacitetet mbrojtëse dhe të sigurisë së vendit… për më tepër që jemi vend anëtar i NATO-s”.

Ky ishte deklarimi i fundit publik lidhur me këtë zhvillim. Më tej, për muaj me radhë për çështjen e pronave të Forcës Detare nuk është ndier më askush, nëse nuk do të llogariten ca pak zëra të mekur në mediat online, si dhe Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, i cili e pagoi me largimin flagrant nga detyra dhe ushtria për kushtet në favor të shtetit që vendosi në këmbim të dhënies së Bazës Sarandës. Por, çfarë është duke ndodhur me pronat e bazave të Forcës Detare dhe si janë përfshirë në këtë aferë të rrezikshme dhe antiligjore vetë strukturat e shtetit?

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari

E vërteta thotë se pronat e Forcës Detare, të vendosura në disa pika piktoreske dhe të lakmuara të vijës bregdetare, kanë qenë prej kohësh në shënjestër të zhvatjes.

Ato kanë qenë dhe mbeten pjesë e historisë së aferave të errëta dhe të paligjshme të historisë së privatizimeve të pronave që dikur i përkisnin shtetit. Në fakt, pronat e Forcës Detare kanë mbetur të fundit në radhë, ndërkohë që me privatizimet apo dhënie/faljet me qira të pronave të ushtrisë, në brendësi të territorit, është konsumuar një masakër e vërtetë. Mjeshtrit ua kanë gjetur vendin, duke ia dalë mbanë që gjithçka të mbetet në terr informativ.

Pjesa më kriminale është se në gjithë këtë aferë praktikat dokumentare për çlirimin e pronave nga statusi i interesit publik janë mundësuar me ndihmën e disa trukeve administrative, të gjeneruara në brendësi të zyrave të shtetit. Për më tepër, me kalimin e viteve, metodat janë shfaqur edhe më flagrante. Pronat e ushtrisë janë përlarë pa pasur nevojën e trukeve administrative, pasi kanë mjaftuar ca trumbeta propagandistike që flisnin për strategji kombëtare të zhvillimit të turizmit… Në fund, qëllimi i vetëm dhe i pandryshuar ka qenë përfitimi përmes korrupsionit.

Ligji i vitit 2004, “Për Kthimin e Kompensimin e Pronave”, që parashikon moskthimin e pronave të paluajtshme që përbëjnë interes publik

Truku i vitit 2016

Truku bazë për të përlarë pronat e ushtrisë ishte dhe mbetet ai i nxjerrjes së tyre jashtë Planit të Përhapjes dhe Vendosjes, duke shmangur ligjin Nr. 9235, (dt. 29.07.2004) “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” që thotë se “pronat e paluajtshme, që i shërbejnë një interesi publik, nuk kthehen.”

Në terma më të kuptueshme, nxjerrja me anë të këtij truku administrativ e pronave të ushtrisë jashtë Planit të Përhapjes dhe Vendosjes i largon ato nga statusi special i përdorimit ushtarak, duke i barazuar me pronat e zakonshme për përdorim civil, që administrohen nga Këshilli i Ministrave.

Dokumentet provojnë se, në vitin 2016, me qëllim për të shtënë duart në pronat e Forcës Detare, është përpunuar dhe vënë në zbatim edhe një version edhe më i sofistikuar i këtij truku.

Gjithçka ka nisur më 26 janar 2016, kur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe, Gjeneral Major Jeronim Bazo, me anë të urdhrit nr. 78, të datës 26.01.2016, ngriti në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura një grup pune për vlerësimin e pronave të Forcës Detare. Kryetar i grupit të punës ishte Kolonel Ilir Xhebexhia, drejtor i Operacioneve dhe Stërvitjeve në Shtabin e Përgjithshëm të FA, aktualisht komandant i Forcës Detare me gradën Gjeneral Brigade.

Harta që tregon ndarjen në vitin 2016 të Bazës së Kepit të Palit, në sipërfaqe brenda Planit të Përhapjes dhe jashtë këtij plani, përpiluar nga një grup pune i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Në përfundim grupi rekomandoi copëtimin e pronave në katër bazat kryesore të Forcave Detare.

Baza e Pashalimanit u nda në katër prona, ajo e Kepit të Palit, në dy prona, Baza e Shëngjinit, në tri prona dhe Baza e Palermos, në dy prona. Aq i madh ka qenë nxitimi, saqë në hartat shoqëruese, përbri pronave të nxjerra nga Plani i Përhapjes, është shkruar “pronë e lirë”, në një kohë që këtë e vendos Presidenti i Republikës dhe jo grupi që bën vlerësimin.

Kështu, mbërritur në vitin 2016 me sipërfaqe totale rreth 94 hektarë, pas ndarjes, Baza Detare e Pashalimanit do të rrudhej me 85% të sipërfaqes. Bazës i mbetën vetëm 14 hektarë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80 hektarë, e ndarë në tri prona, u la jashtë Planit të Përhapjes.

Baza e Pashalimanit. Ndarja e sipërfaqes: me të gjelbër, ajo e nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes, me të kuqe, ajo e mbetur brenda Planit të Përhapjes

Baza Detare e Kepit të Palit, që deri në vitin 2015 kishte një sipërfaqe prej 72.4 hektarësh, pas ndarjes së re në dy prona u reduktua në 38% të sipërfaqes, duke mbetur rreth 45 ha.

Baza e Kepit të Palit. Ndarja e sipërfaqes: me të gjelbër, ajo e nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes, me të kuqe, ajo e mbetur brenda Planit të Përhapjes

Baza Detare e Palermos, me sipërfaqe prej 28,8 ha, u nda në dy prona, duke mbetur brenda Planit të Përhapjes dhe Vendosjes vetëm 6,01 ha ose 21% e pronës që ishte para vitit 2015.

Baza e Gjirit të Palermos. Ndarja e sipërfaqes: me të gjelbër, ajo e nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes, me të kuqe, ajo e mbetur brenda Planit të Përhapjes

Baza Detare e Shëngjinit, që deri në vitin 2015 kishte një sipërfaqe prej 6,59 ha, u nda në tri prona, duke u reduktuar në vetëm 2,64 ha.

Baza e Shëngjinit. Ndarja e sipërfaqes: me të gjelbër, ajo e nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes, me të kuqe, ajo e mbetur brenda Planit të Përhapjes

Sipas një matematike të thjeshtë, shuma e pronave të nxjerra nga Plani i Përhapjes shkon rreth 133 hektarë.

Kjo ishte “qethja” e fundit dhe më e rënda, pasi edhe vite të shkuara nga Plani i Përhapjes kishin dalë edhe prona të tjera që i përkisnin Forcës Detare.

Në total, sot Forca Detare ka në Planin e Përhapjes dhe Vendosjes 31 prona me një sipërfaqe të përgjithshme 157,5 ha, si dhe 80 prona jashtë Planit të Përhapjes dhe Vendosjes, me një sipërfaqe të përgjithshme 479,6 ha.

Ndryshimet e fundit, të propozuara nga grupi i punës, u miratuan nga ish-komandanti i Forcës Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo, dhe u vulosën përfundimisht me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 220, të datës 21.03.2017.

Vendimi i vitit 2017 që i kalon Këshillit të Ministrave sipërfaqet e Forcës Detare, të nxjerra nga Plani i Përhapjes

Paligjshmëria

Në fakt, i gjithë truku i përdorur është menduar, konsumuar dhe ligjëruar, me qëllim që të anashkalohej vendimmarrja e presidentit të kohës, Bujar Nishani, pasi, sipas ligjit, pronat në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes miratohen nga Presidenti i Republikës.

Ndërsa formula e përdorur për të mënjanuar presidentin në këtë rast shfaqet më e përpunuar.

Kleçka për të lënë jashtë Planit të Vendosjes sipërfaqet më të mëdha të bazave detare është gjetur pikërisht tek emërtimi i pronave. Kështu, ndërsa pronës së mbetur brenda Planit të Përhapjes i është lënë emri, numri dhe koordinata gjeografike, pjesëve të lëna jashtë këtij Plani iu është dhënë vetëm emër dhe numër i ri, por janë lënë pa koordinata.

Me këtë lloj statusi, të pashoqëruara me koordinata gjeografike, pronat e dala nga Plani i Përhapjes janë aprovuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 220, të datës 21.03.2017 dhe janë futur në inventarin e pronave të paluajtshme, shtetërore, që janë në administrim të Këshillit të Ministrave.

Por, ligjet shqiptare nuk e njohin një praktikë të tillë. Pas studimit që nxori pjesën më të madhe të pronave të Forcës Detare jashtë Planit të Përhapjes, radha e veprimeve vendimmarrëse i takonte Presidentit të Republikës. Dalja e pronave jashtë këtij Plani, sipas ligjit, duhet të kalojë me firmën e tij. Pra, Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 21 mars 2017 e ka anashkaluar vendimmarrjen e presidentit.

Në këtë mënyrë, të konsideruara si të dala nga kthetrat e ushtrisë dhe njëkohësisht nga statusi i interesit publik, pronat e Forcës Detare u bënë gati për klientët e vjetër apo eventualë të qeverisë, përfshirë individë që pretendojnë trashëgiminë e tyre.

Gjithsesi, e vërteta thotë se gjithçka e përfituar me anë të këtij truku është e jashtëligjshme dhe rrjedhimisht e papërdorshme. Kapacitetet e reduktuara të Forcës Detare në vitin 2016 nuk janë miratuar nga Presidenti i Republikës dhe kjo e bën të gjithë procedurën të pavlefshme.

E parë në tjetër këndvështrim, Presidenti i Republikës i miraton pronat e ushtrisë si kapacitete operacionale. Vetëm atij ia mundëson ligji dhe askujt tjetër. Logjika e do që sipërfaqja e pronës së miratuar të vihet në përpjesëtim të drejtë me nevojat e ushtrisë, në këtë rast të Forcës Detare. Aty llogariten madhësia e basenit dhe e bankinës ku ankorohen anijet luftarake, sheshi i portit, ndërtesat ndihmëse dhe akomoduese, largësia e detyruar nga objekte civile etj., etj.

Përkundër kësaj, Këshilli i Ministrave e sheh dhe e trajton pronën si element kontabiliteti; mund ta shesë, ta këmbejë, ta japë me qira etj. Këtë status të pronave të Forcës Detare përgatiti për Këshillin e Ministrave truku i vitit 2016, edhe pse procedurat e zbatuara – e vjetra, që i jep plotfuqi presidentit dhe e reja, – që anashkalon presidentin, bien ndesh me njëra-tjetrën.

Njëkohësisht, truku i përdorur në vitin 2016 lë shteg që abuzimi të shkojë në nivele qesharake, kjo sepse, sipas formulës së zbatuar, pronat në listën e Planit të Përhapjes dhe Veprimit, të miratuara nga Presidenti i Republikës, mund të zvogëlohen deri në disa metra katrorë, mjafton që të ruhet “numri i pronës”, “emërtimi i pronës” dhe “koordinata gjeografike” të bjerë në këtë sipërfaqe të minimizuar.

Së fundmi, logjika më e thjeshtë thotë: nëse truku administrativ i zbatuar në vitin 2016 do të ishte i ligjshëm, miratimi nga Presidenti i Republikës i Listës së Pronave në Planin e Përhapjes dhe Veprimit të FA nuk do të kishte më asnjë vlerë.

Baza e Shëngjinit

Pasoja e parë e këtij truku administrativ do të shfaqej në Bazën Detare të Shëngjinit. Në datën 16 qershor 2020, mjetet e një firme private hynë me forcë, duke thyer gardhin rrethues, në pronën nr. 1311 të Forcës Detare. Firma kishte lidhur kontratë për ndërtimin e një objekti trekatësh në pronësi të Rrok D., pronar trashëgimtar i tokës, i cili ishte pajisur edhe me leje të rregullt ndërtimi.

Në pamje të parë gjithçka dukej sipas ligjit. Para se të dilte nga Plani i Përhapjes, sipas ligjit, prona e trashëguar duhet të kompensohej me një tjetër pronë të shtetit, por tashmë, pas “daljes” nga Plani i Përhapjes, asgjë nuk e ndalonte trashëgimtarin ta gëzonte këtë pronë.

Gjithsesi, drejtuesit e Vendbazimit Shëngjin i pengojnë veprimet e firmës ndërtuese dhe njëkohësisht bëjnë një kallëzim penal në prokurori, por hetimi pushohet, me arsyetimin se nuk ka elemente të veprës penale.

Ndërkohë, godina nis të lartohet. Hidhen themelet dhe ngrihen kolonat dhe kjo ndodh, edhe pse shefi i Shtabit të Përgjithshëm kishte urdhëruar Policinë Ushtarake të mbështeste Forcën Detare për sigurimin e bazës. Në fund të shkurtit të vitit 2021, godina e z. Rrok D., brenda pronës së Forcës Detare, mbërrin në katin e katërt.

Ndërtimi pa leje në brendësi të Bazës Detare të Shëngjinit

E gjithë ecuria e ndërtimit shoqërohet me komente të ndryshme në media dhe rrjetet sociale. Pothuaj të gjitha denoncimet dhe kundërshtitë për këtë ndërtim kanë autorësinë e Kapitenit të Rangut të Parë, Artur Meçollari, i cili deri në gusht të vitit 2020 kishte detyrën e zëvendëskomandantit të Forcës Detare. I njëjti e vijoi betejën edhe pas lirimit nga detyra, duke detyruar një pjesë të medieve që të reagonin.

Dikur njerëzit e shtetit e mbledhin mendjen. Në fillim të marsit të vitit 2021, ministri i ri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, urdhëroi Policinë Ushtarake që të bllokonte punimet dhe të siguronte Bazën Detare të Shëngjinit. Gjatë së njëjtës ditë Policia Ushtarake rivendos edhe gardhin rrethues me shënimin: “NDAL! ZONË USHTARAKE”.

Po ato ditë, në një intervistë të datës 8 mars 2021, në televizionin ABC, komandanti i Forcës Detare, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia, e konfirmoi bllokimin e objektit nga Policia Ushtarake. Sipas tij, “ndërtimi cenonte sigurinë në Bazën Ndihmëse të Shëngjinit dhe operacionalitetin e Forcës Detare”.

Në fakt, edhe pse tashmë do të merren në shqyrtim nga një tjetër gjykatë, ngjarjet treguan se më në fund zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes i vunë gishtin kokës dhe kuptuan se, pavarësisht “daljes” së këtyre pronave nga Plani i Përhapjes, ato vijojnë të mbeten sërish pronë e Forcave të Armatosura. Tashmë ata duhet të jenë më të qartë se kurrë për pasojat e së vërtetës, që thotë se kapacitetet e reduktuara në vitin 2016 të Forcës Detare nuk janë miratuar nga Presidenti i Republikës.

Gjithçka sanksionohet në Ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004, Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës, (Neni 6), ku shkruhet: “Subjekteve të shpronësuara iu kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës…”

Ligji i vitit 2004, “Për Kthimin e Kompensimin e Pronave”, parashikon se kthehen ato prona të ushtrisë, të nxjerra jashtë Planit të Përhapjes, me miratimin e Presidentit të Republikës

Teorikisht, kjo situatë, që ende nuk mund të konsiderohet përfundimtare, mund të jetë beteja e parë e fituar nga logjika që mbron faktin se kjo pronë vijon të ndodhet në brendësi të Planit të Përhapjes, përderisa dalja e saj jashtë këtij Plani nuk është miratuar nga Presidenti i Republikës.

Por, me kalimin e kohës rendja drejt aferave të dyshimta klienteliste do të hidhte tej si diçka të pavlerë edhe trukun e vitit 2016. Dhënia apo falja e trojeve të Forcës Detare klientëve të qeverisë do të niste të realizohej me anë të një tjetër metode, që paraqitet edhe më e pacipë, edhe më flagrante, edhe më e jashtëligjshme se e para.

Baza e Kepit të Palit

Në verën e vitit 2019, disa civilë, të paraqitur si miq të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishin parë të bënin ca matje e vlerësime në brendësi të Bazës së Kepit të Palit. Qëllimi i vizitës do të mësohej pak muaj më pas, kur ministrja e Mbrojtjes do të thërriste në disa takime të njëpasnjëshme zëvendëskomandantin e Forcës Detare, Artur Meçollari.

Sipas Meçollarit, ministrja i kishte kërkuar që të propozonte/lejonte ndërtimin në brendësi të territorit të bazës të një investimi privat të disa miqve të saj.

– Lidhur me këtë iniciativë të ministres kam qenë i prerë me përgjigjen. Nuk mund të përfshihesha për të gjitha arsyet. Së pari, sepse Baza e Kepit të Palit ka një rëndësi operacionale të dorës së parë… Për më tepër, në vitin 2012, mua më liruan nga Forcat e Armatosura, pikërisht pse mbrojta Bazën e Kepit të Palit nga zbatimi i një projekti të dyshuar si korruptiv të qeverisë paraardhëse.

Sipas Artur Meçollarit, miqtë e ministres kishin në plan që të bënin një investim turistik, saktësisht një port jahtesh, në zemër të bazës së Kepit të Palit. Planimetria e vendit të zgjedhur për investimin vendosej përmbi gjysmën perëndimore të basenit ku ankorohen anijet ushtarake.

Skema e re e përdorur për të mundësuar këtë investim ishte ajo e Partneritetit Publik-Privat (PPP). Investitori ofronte për nevojat e Forcës Detare restaurimin e bazës ekzistuese ushtarake.

– Nuk mund të bija dakord. Kërkesa e ministres së Mbrojtjes, Xhaçka, për investim në Bazën Detare të Kepit të Palit ishte një iniciativë personale dhe jo shtetërore. Gjithsesi, edhe sikur të ishte shtetërore, ajo binte në kundërshtim me konceptin operacional të Forcës Detare. Baza e Kepit të Palit është një nga dy bazat kryesore të Forcës Detare/Rojës Bregdetare, në një nga drejtimet kryesore të kërcënimeve, për shkak të prezencës në afërsi të Portit të Durrësit, portit më të madh në Shqipëri.

Gjithsesi, çështja e Bazës së Kepit të Palit mbyllet pa shumë zhurmë. Me sa duket, vartësit e kishin bindur ministren Xhaçka se Artur Meçollari, drejtuesi aktual i Forcës Detare, për shumë arsye nuk do të tërhiqej nga pozita e tij. Mes të tjerave, si më të pakalueshme, kishin renditur pasojat e asaj historisë së vjetër të vitit 2012, kur Artur Meçollarin e kishin larguar nga detyra, për shkak se kundërshtonte që një pjesë e mirë e Bazës së Kepit të Palit t`i jepej një klienti të qeverisë Berisha, të quajtur Damir Fazliç.

Baza e Sarandës

Pa u mbyllur ende mirë historia e Bazës së Kepit të Palit, në shënjestër të kompanive kliente të qeverisë vihet Baza e Sarandës, njohur si Baza Ndihmëse e Limionit. Kompanitë “Concord Investment” dhe “Kastrati Group” bëjnë një kërkesë nëpërmjet Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës për të marrë me koncesion sipërfaqen në inventar të Forcës Detare, prej 260.895 m2, nga e cila 39.466 m2 ishin në Planin e Përhapjes. Përgjigjja e Forcës Detare ishte negative. Sipas zëvendëskomandantit Artur Meçollari, kërkuesve iu bë e qartë se, jo vetëm që baza është e një rëndësie strategjike të nivelit të lartë, por edhe se legjislacioni në fuqi nuk e njihte mënyrën e propozuar të investimit.

Pak muaj më pas, në maj të vitit 2020, oferta korrigjohet. Ajo vjen në formën e një marrëveshjeje për Partneritet Publik-Privat. Kompanitë bëjnë kërkesë nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për marrjen me qira të së njëjtës sipërfaqe, por me një ofertë që thoshte: “për moscenimin e aspekteve operacionale të FA., marrim përsipër “pro buono” ndërtimin, përkundrejt pagesës, pa kosto për shtetin, të një bankine të re për ankorimin e anijeve të FA dhe ambienteve të tjera mbështetëse në ndihmë të saj, sipas nevojave tuaja”.

Në datën 11 qershor 2020, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, organizon një takim në zyrën e saj me disa oficerë të Forcës Detare, të cilët do të përfshiheshin në vlerësimin e kërkesës.

Gjatë takimit, oficerët e konsiderojnë ofertën me interes, në kushtet kur Baza Ndihmuese e Sarandës kishte sipërfaqe përtej nevojave ushtarake; ishte e amortizuar, me kapacitete të kufizuara etj.

Oficerët bien dakord me ofertën e kompanive private që propozonin ndërtimin e një baze të re detare në një vend me thellësi më të madhe të detit. Grupi i punës, i ngritur në Komandën e Forcës Detare, studion një pozicionim të përshtatshëm për bazën e re, rendit kërkesat operacionale dhe teknike, si dhe konfiguron sipërfaqen e saj të mundshme. Projekti cilësonte dhënien me qira të pjesës së mbetur të trojeve të bazës menjëherë pas ndërtimit të bazës së re. I përfunduar, projekti i dërgohet ministres, por, ndërkohë, Sipas Meçollarit, ajo kishte ndërruar mendim.

– Në një takim të datës 17 maj 2020 me mua dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministrja Xhaçka na tha se projekti i propozuar prej nesh ishte i ekzagjeruar dhe se për kompanitë investimi ishte shumë i madh. Por kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Ne kishim hartuar një projekt real për të marrë, aq sa jepnim apo, më qartë, për të marrë të njëjtën bazë që kishim, sigurisht tashmë të ndërtuar me parametrat që kërkon koha. Me fjalë të tjera, projekti i propozuar përmirësonte kapacitetet operacionale të Forcës Detare, përmbushte parashikimet ligjore, si dhe mbështeste investimin strategjik të kërkuar nga qeveria”.

Marrëveshjet e procedurat e mëtejme për çështjen e Bazës së Sarandës mbetën në errësirë deri në datën 1 korrik 2020, kur Këshilli i Ministrave miratoi VKM 514, sipas së cilës Baza Detare, Limion, Sarandë, me sipërfaqe të përgjithshme 265 2299,5 m2, i jepej me qira për 20 vjet, me tarifën simbolike 1 euro, bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k., dhe “Kastrati Group” sh.a.

Dhënia e gjithë sipërfaqes së Bazës së Limionit në Sarandë – edhe të sipërfaqes së truallit jashtë Planit të Përhapjes, edhe të sipërfaqes brenda Planit të Përhapjes – si pjesë e planeve të qeverisë për të bashkëpunuar me investitorë privatë në zbatimin e strategjive kombëtare për zhvillimin e turizmit, në këtë rast përmban një varg shkeljesh ligjore.

Sipas ligjeve të shtetit shqiptar, propozimi i bërë nga përfaqësuesit e Forcës Detare për ndërtimin nga shoqëritë e interesuara me anë të PPP të një baze të re, që, kushtëzuar edhe nga relievi, shtrihej edhe në brendësi të Planit të Përhapjes dhe jashtë këtij Plani, kërkonte që procedura të ndiqej nga Shtabi i Përgjithshëm, ministri i Mbrojtjes dhe të miratohej nga presidenti. Miratimi nga presidenti do e fuste të gjithë bazën e re brenda Planit të Përhapjes dhe linte automatikisht në administrim të shoqërive private të gjitha pjesët e tjera të bazës.

Kjo ishte rruga e vetme ligjore.

Nga ana tjetër, procedura e zbatuar, deri në daljen e VKM, që ua dha të gjithë Bazën e Sarandës me qira kompanive private, lë vend të dyshohet për veprime korruptive, pasi veç anashkalimit të vendimmarrjes së Presidentit të Republikës është mbajtur sekret edhe projekti final i bazës së re, i hartuar nga Forcat e Armatosura.

Në kontratën e qirasë të datës 16 korrik 2020, lidhur mes kompanive private dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, qiramarrësit (kompanitë private) premtojnë “ndërtimin e një bankine të re dhe infrastrukturës së saj mbështetëse sipas standardeve të kërkuara”, ndërkohë që në ofertën fillestare siguronin “moscenimin e aspekteve operacionale të FA”.

Duket qartë se këtu jemi përballë kushteve të ndryshuara. Për më tepër që Forca Detare në projektin e parë për bazën e re sanksiononte ndërtimin: “sipas nevojave të Forcave të Armatosura”.

Pikërisht mbajtja sekret e “standardeve të kërkuara” të bën të dyshosh se Ministria e Mbrojtjes, drejtues të lartë të saj, përfshirë ish-ministren Olta Xhaçka, kanë urdhëruar dhe hartuar për bazën e re një projekt të dytë, krejt minimal, duke bërë në këtë rast avokaturën e shoqërive private.

Krejt logjikshëm këtë përfundim mbështet edhe fakti që pas kërkesave të njëpasnjëshme, të ligjshme të ish-zëvendëskomandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, Ministria e Mbrojtjes dhe më pas edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit nuk i kanë mundësuar dhënien e kopjeve të dokumenteve që përmbajnë kushtet e Shtabit të Përgjithshëm të FA për standardet e kapacitetet e bazës së re, të marrë përsipër për t`u ndërtuar nga kompanitë private. Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, është i bindur se në këtë mes ka një aferë të pistë.

– Pas këtyre zhvillimeve kemi të drejtë të dyshojmë se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk kanë paraqitur një projekt të plotë për bazën e re, por vetëm disa kërkesa minimale, që, së pari nuk përmbushin kërkesat operacionale të Forcës Detare. Rrjedha e ngjarjeve apo qoftë praktika e mbajtur sekret zgjojnë dyshime, që përmes favorizimit të kompanive private drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA., etj., të kenë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë për të siguruar përfitime materiale ose jomateriale.

Por, dëmi i supozuar mendohet të jetë edhe më i konsiderueshëm. Realiteti i krijuar pas vendimit të Këshillit të Ministrave, të 1 korrikut 2020 (VKM 514), që e jep me qira të gjithë bazën, ka sjellë një situatë anormale. Për rezultat, kemi një bazë të zhdukur, ku edhe pas ndërtimit të ambienteve të reja sipas marrëveshjes për Partneritet Publik Privat anijet e Forcës Detare do të mbeten mysafire në truallin që i është dhënë me qira shoqërive private…

Më tej situata është shfaqur edhe bllokuese. Sipas VKM nr. 514, (01.07.2020), dorëzimi i bazës shoqërive private ishte parashikuar të bëhej më 15 gusht 2020. Por, edhe një vit më pas, në shtator 2021, për dorëzimin e saj nuk është hedhur asnjë hap. Me sa duket, për shkak të paligjshmërive të dukshme askush nga drejtuesit e Forcave të Armatosura dhe Forcës Detare nuk guxon të firmosë dorëzimin e Bazës.

– Është një situatë e krijuar prej faktit se propozimi ynë, pra i Forcës Detare, për kompanitë investitore, sa iu përket kapaciteteve të bazës së re, nuk i pëlqeu ministres Olta Xhaçka. Me sa duket, në vend që të bënte avokatinë e Forcës Detare, ajo bënte avokatinë e firmave investitore. Për këtë arsye ministrja duket se ka propozuar edhe dhënien me qira të të gjithë sipërfaqes së Bazës Detare Sarandë, tashmë e materializuar në VKM nr. 514, 1 korrik 2020.

Më 7 gusht 2020, një javë para datës së parashikuar që Baza e Sarandës t`iu dorëzohej investitorëve privatë, sërish me anë të një truku të paligjshëm Artur Meçollari u lirua nga detyra e zëvendëskomandantit të Forcës Detare. Ashtu si në vitin 2012, edhe këtë radhë pronat e Forcës Detare, saktësisht mbrojtja e tyre, i hanë kokën. Një histori e trishtë që vërteton se si politika shqiptare, e të dy krahëve, kur vjen në pushtet, impenjim kryesor ka pikërisht zhvatjen e shqiptarëve, përfshirë pronat e tyre.

Të gjithë të implikuar

Të shqyrtuara rast pas rasti, duket se pronat e ushtrisë, në këtë kuadër edhe ato të Forcës Detare, që në thelb janë pronat e gjithë shqiptarëve, janë duke u zhvatur si të ishin mall pa zot. Kjo është duke ndodhur, edhe sepse opozita, presidenti, deri thellë edhe mediet, janë duke mbyllur gojën.

Kryetari i rizgjedhur i partisë më të madhe të opozitës, Lulzim Basha, ka bërë vetëm një deklarim publik për këtë çështje, që daton më 2 korrik 2020, pra menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për dhënien me qira të Bazës së Sarandës:

“Në sekret të plotë është marrë një pjesë e territorit të bazës ushtarake navale të Marinës së Flotës Luftarake Detare në Sarandë dhe është bërë gati t’iu jepet klientëve të qeverisë. Mbetet të verifikohet se kujt do t`i jepet, por emrat e përmendur janë të dyshuarit e zakonshëm, pjesë e 5 apo 6 oligarkëve që marrin çdo gjë në këtë vend… Iu bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare… të investigojnë, nëse është e vërtetë që në ditët e tyre të fundit po ua falin bazat detare oligarkëve për zhvillime klienteliste pa garë”.

Pak ditë më pas, i pyetur nga gazetarët, presidenti i vendit, Ilir Meta, i prekur drejtpërdrejt nga kjo histori, pasi shmangte vendimmarrjen e tij, pohoi se i kishte kërkuar ekipit të tij të sigurisë kombëtare të niste verifikimet për Bazën e Sarandës.

Por, pas këtij pohimi, edhe opozita, edhe Presidenca, do të kaploheshin nga heshtja. Opozita, përgjithmonë, ndërsa presidenti do të detyrohej nëntë muaj më pas, më 1 prill 2021, t`i jepte një përgjigje, që nuk mbartte informacion, drejtuesit të emisionit LOG, që transmetohet në televizionin ABC. Më tej të gjithë kalojnë sërish në heshtje.

Me sa duket, të gjitha palët e kanë nga një lidhje komprometuese me kompanitë private, që kanë aplikuar marrjen me qira të Bazës së Sarandës. Të shfaqura kohë pas kohe, jo vetëm si kliente të qeverisë, por edhe të opozitës dhe mbase edhe të Presidencës, duket ato iu kanë mbushur xhepat me të holla të gjithëve, sidomos gjatë fushatave elektorale.

Por, çfarë janë duke humbur shqiptarët përmes këtyre trukeve që shpiken, përpunohen dhe vulosen në zyrat qeveritare?

Së pari, truke të tilla janë duke zvogëluar dhe shkatërruar kapacitetet mbrojtëse dhe operacionale të Forcave të Armatosura. Pa një bazë ushtarake-detare solide në afërsi të Durrësit, porti më i madh i vendit mbetet i pambrojtur, ndërsa shkatërrimi i Bazës së Sarandës duket edhe më problematik, në një kohë që përbën pikën më të afërt pranë trafikut të rënduar të mjeteve ujore në Kanalin e Korfuzit – një zonë ku historia deri vonë ka depozituar në memorie incidente me pasoja të rënda.

Por, nuk mbaron. Pak kohë më parë, në fund të vitit 2019, vetë ministrja e Mbrojtjes e kohës, Olta Xhaçka, i propozoi drejtuesve të NATO-s të vendosnin/ndërtonin një bazë të tyren në Pashaliman, duke marrë edhe një përgjigje paraprake pohuese. Porse përballë faktit të zvogëlimit të sipërfaqes së bazës ekzistuese të Pashalimanit – rrudhur me 85% me anë të trukut të vitit 2016 – dhe më tej edhe shfarosjes së bazës ndihmëse të Sarandës, oferta e bërë paktit të NATO-s duket e pandershme, kjo sepse një bazë e mirëfilltë detare e NATO-s nuk mund të shtrihet në vetëm 14 hektarët e Bazës së Pashalimanit, të lënë brenda Planit të Përhapjes.

Në një tjetër kënd, zhvatja lart e poshtë e trojeve të Forcës Detare, falja apo dhënia me qira simbolike e sipërfaqeve më të lakmuara të bregdetit cenon edhe pronën publike të shqiptarëve. Kalkulime të thjeshta thonë se, nëse pronat e nxjerra nga Plani i Përhapjes do të shiteshin me vlerën e tregut, qeveria shqiptare do të mund të përfitonte deri në 200 milionë euro. Kjo do të ishte një shumë e konsiderueshme, qoftë për të ndihmuar arkën e lodhur të shtetit, qoftë për të rindërtuar nga e para apo restauruar dhe pajisur me mjetet më të nevojshme, qoftë më modernet, të gjitha bazat e rëndësishme të Forcës Detare.

SPAK nis hetimin

Pothuaj i vetëm dhe me pothuaj të gjithë kundër, zëvendëskomandanti i liruar i Forcës Detare, Artur Meçollari, e ka vazhduar betejën.

Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare

Më 31 mars 2021 ai ka paditur pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, “për shpërdorim detyre në rastin e çështjes së dhënies me qira të Bazës Ndihmëse të Sarandës”. Sipas padisë, ”Znj. Olta Xhaçka ka aprovuar lidhjen e një kontrate qiraje, e cila nuk ka ndjekur procedurën e parashikuar në aktet ligjore… duke i shkelur këto të fundit.”

Faqja e parë e padisë së z. Meçollari

Po sipas kallëzimit penal, ky propozim i ministres së Mbrojtjes, “ka dëmtuar interesin publik, pasi ka cenuar funksionimin e konceptit operacional të Forcës Detare, si dhe operacionalitetin për përmbushjen e misionit të tyre kushtetues dhe ligjor në rajonin e Kanalit të Korfuzit dhe Detin Jon.”

Në të njëjtin dokument, Artur Meçollari ka paditur për shpërdorim detyre edhe Besnik Dervishin, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Sipas Meçollarit, komisioneri nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm që parashikon ligji për njohjen e kërkuesit me informacionin që konsiderohet publik.

Pas disa ditësh, më 6 prill 2021, Artur Meçollari ka depozituar pranë SPAK edhe një tjetër padi për shpërdorim detyre në adresë të Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhisë, me detyrë komandant i Forcës Detare dhe kolonel Altin Kurtit, me detyrë komandant i Policisë Ushtarake. Sipas padisë, drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura janë përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të Bazës së Shëngjinit.

Më 29 korrik 2021, SPAK i konfirmoi autorit të këtij shkrimi se kishte nisur hetimet për të dyja këto padi, ndërsa më 14 shtator 2021 i pohoi se nuk kishte ende persona nën hetim.

Edhe pse praktikisht duhet t`i përulemi vullnetit rrezikues të një njeriu të vetëm, ndëshkimi përmes ligjit është shpresa e vetme e një populli të tërë për të shpëtuar nga skemat mafioze të grabitjes së pasurive publike.

Deri tani, të orkestruara nga maja e piramidës së pushtetit, këto skema kanë treguar se janë krijuar vetëm për qëllime kriminale. Abuzimi me pronat publike, falja e tyre klientëve apo oligarkëve si të ishin prona të lëna trashëgim nga babai, deri tani ka pasur vetëm një qëllim: mbushjen e xhepave. Le të besojmë nisjen e ca ndryshimeve domethënëse!https://ina.media/

Masakrat e turqve-Osmanve në Otranto në vitin 1480, nën komandën e renegatit shqiptar Gjerdik Ahmet Pashës

0

Ne shekujt X-XV Otranto kishte arrite momentin e shkelqimit ekonomik dhe per pasoje edhe kulturor, si ndertimin e Katedrales se bukur ne vitin 1088 me mozaik ne dysheme, e cila ishte ba ne vitin 1165; me monastirin italo-grek te San Nicola di Casole; me shkollen e famshme te piktures ate te Talmudes etj. Por i gjithe ky shkelqim i ketij qyteti u nderprè papritmas ne vitin 1480 per shkak te Gjedik Ahmet Pashes te derguem nga sulltani osmanllì Muhammeti i II, per pushtime te reja, per perhapjen e osmanizmit ne Itali dhe ne te gjithe Europen.

Ferdinandi i Aragones, Mbret i Napolit, mbasi mori vesht per pregatitjet e turqve u perpoq te mbronte bregdetin e Puljes, nder te cilat edhe Otranton. Por me 28 korrik 1480 aramta turke u nis nga Vlona dhe arriti ne Otranto me 90 anie me vela, 15 maune, 48 anie me rrema dhe 18.000 ushtar. Popullsia e qytetit u merthye ne keshtjelle. Mbreti i Napolit u mobilizue per mbrojtjen e qytetit, por nuk ia arriti. Otranto i rrezistoi per 15 dit sulmeve te ndryshme te turqve, te cilet tentuen te kapercejshin muret e kalase. Ma se fundi ushtrite osmane arriten te hapin nji hyrje ne muret e kalase ku vershyen me britme kercenuese. Çdo pllambe e tokes u mbrojt me gjak. Kapiteni Françeso Zurlo dhe Gjanantonio Delli Falconi rane heroikisht ne mbrojtje te qytetit. Streha e fundit e popullsise mbeti Katedralja e Kalase, ndersa ushtaret turq thershin edhe te rijt edhe pleqt dhe zhgatrrojshin gjithçka.
mertirt5

Mbrenda Katedrales arqipeshkvi (kryeprifti) Stefano Pandinelli se bashku me priftnit e tjere thojshin meshen me lutjen ndaj Zotit dhe ngushllonte popullin e dermitun.

Me tu futun turqit ne Katedrale, ne kete Tempull te Zotit, ato mbyten ne altar, tue ia prè koken, arqipeshkvin Stefano Pendinellin dhe priftnit e tjere dhe besimtart ne kishe.

Ushtrite e Mbretit Ferdinand Aragona penguen shtrimjen e ushtrise turke ne Lecce e Brindisi, por Pasha e shpertheu inadin e tij ndaj popullsise se Otrantos.

Gjedik Ahmet Pasha mblodhi te gjithe sa ishin mbi pesembdhetvjeç e siper dhe nepermjet nji perkethyesi u tha:

“Ose do te mohojshin Fene e Krishti, ose do te bajshin nji vdekje te tmerrshme!”.

Njeni nga populli, me profesion regjes lekurash, iu pergjegj:

“Ma mire zgjedhim te vdesim per Krishtin me çfardo lloj vdekje, se sa ta mohojme!”.

martirt3

Mbasi kjo ishte pergjigjia e vetem njenit, Pasha pyeti te tjeret. Te gjithe u pergjigjen: ”Ne emen te gjithve asht pergjegje njeni prej nesh: jemi te gatshem te vdesim te gjithe, se sa te lame Fene e Krishtit”.
( Historia asht nxjerre nga libri i Pietro Colonna i mbiquejtuni Galatino Presbitero “Commenti sull’Apocalisse”- Cod. Vat.Lat.5567, faqet 147-148).

Teteqind here u perserit fjala “Jo”! I sollen te gjithe nja dy kilometra jasht qytetit ne “Colle della Minerva” ku te parin mbyten Antonio Primaldon, te cilit ia keputen koken. Trupi i tij u mbajt ne kambe ne nji hù, derisa i mbyten te gjithe te tetqind vetat. (Shih pikturen ne fillim te shkrimit)
Mbas tremdhet muejsh me 13 tetor 1481 Otranton e moren perseri Aragonezet dhe nji pjese te eshtnave te Martirve i sollen ne Katedralen e Kalase se Otrantos, ndersa eshtnat e tjera i derguen ne Kishen Santa Caterina a Formiello ne Napoli.

Data 14 gusht u caktue si “Dita Perkujtimore e Martirve te Otrantos”.

martirt4

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Mbas plot 527 vitesh edhe me 14 gusht 2007 Otranto perkujtonte Martirt e vet. Rreth Katedrales, ne te cilen u tha mesha perkujtimore, ishte mbledhe populli, i madh e i vogel, nga te gjitha anet. Ne kete ceremonì perkujtimore moren pjese edhe autoritetet civile dhe ushtarake te qytetit. Pervaç perkushtimit te njerzve, mbrenda ne Katedrale te bjen ne sy arti i mbrendshem i saje, i cili tregon nivelin e nalte te kultures se ketij populli europian. Ne te djathte te Altarit Kryesor gjindet nji Altar ma i vogel me gjasht rafta te larte vertikal me kapak xhami ku shihen te vendosun njeni mbi tjetrin eshtnat e ketyne Martirve, te cilet populli ne nji rresht te pafund i parakalonte ne shej nderimi dhe respekti.

(Shih fotografinat e siper-tregueme)

Skenderbeut kundra turqve

(Pikture e piktorit Ismail Lulani)

“….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqipërisë pikrisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje garagntuese per njohuni të reja, per hapsina dhe nji botë të re me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në Perendim….“ . Profesor Sami Repishti

Paul Tedeschini, 10.01.2008

Qysh i pava tri femra t’u ja fotografu …?!

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti*
Ni ditë t’u kalu pranë hotelit Union i pashë tri femra të moshës 25-35 vjeçe, t’u ja fotografu bytht njona tjetrës.
Dhe ajo që e mbante aparatin kur m’pa mu ja nisi me kesh dhe tha ty t’njoh prej Facebookut.
Thashë e mbase m’njeh prej Facebookut e dinë edhe n’çka jam marak.
Tha a pe merr kamerën e po na qet të trijave me byth të kthyme kah ti n’foto?
Thashë ju kisha qit po ju i pasket bytht aq t’ mdhaja saqë m’duhen dhe dy kamera të tjera.
Nona e vakive jam a?
?
_____
* Lirim Gashi, Prishtinë

Piktura e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në kontejnerin e mbeturinave !

1
Prof. Blerim Latifi, filosof nga Prishtina
Po kaloja afër kontejnerëve të mbeturinave, të cilët ndodhen në afërsi të rrugës që shpie tek shtëpia ime. Një lypës-prej atyre që hulumtojnë në kontejnerë të tillë- me shkop po hulumtonte grumbullin e mbeturinave. Në dorë po e mbante portretin e Skënderbeut, që po e shihni në fotografi. Një portret i krijuar jo me ngjyra, por i qendisur.
-Pse po e gjuan në bërllog? – i thash lypësit.
– Nuk po e gjuaj, më tha ai. Dhe shtoi: – E gjeta ktu.
– Kush është ky në kët’ pikturë?- e pyeta lypësin.
– Skënderbeu, më tha lypësi, që duhej të ishte rreth të gjashtëdhjetave.
– Nëse nuk do ta marrësh, ma sjell mua, e mos e le aty!- i thashë.
-Jo, nuk më duhet, ishte përgjegjja e tij.
Ma solli pikturën, duke e mbrojtur që të mos e lagte shiu.Nxorra nga xhepi dy euro dhe ia dhashë, ndërsa ai, duke më falenderuar për gjestin tim, mori thesin e tij me kanaçe dhe u largua nëpër shi.
Komentimin e ngjarjes po ua lë juve.

Elita shkodrane në Institutet e Albanologjisë

0

Prof. As.Dr.Thanas l.Gjika

(Kujtime dhe meditime me rastin e vdekjes së akademikut Kolec Topalli) 

Qyteti dhe krahina e Shkodrës, gjatë historisë i kanë dhënë botës shqiptare shumë luftëtarë trima edhe burra të mençur. Mjafton të kujtojmë qëndresën e shkodranëve ndaj hordhive osmane për mbrojtjen e qytetit gjatë rrethimeve të viteve 1478-1479, humanistët shqiptarë në Itali gjatë shekujve XVI-XVII, punën intelektuale e shpirtërore të klerit katolik për qëndresën ndaj shtypjes dhe presionit asimilues osman, taborin e rilindësve tanë me Zef Jubanin, Pashko Vasën, At’ Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, etj, rezistencën e qytetarëve shkodranë ndaj ushtrisë malazeze gjatë rrethimit të viteve 1912-1913, pasrilindasit Ernest Koliqi, Migjeni, etj.Politika totalitare e shtetit të Diktaturës së Proletariatit shkaktoi arrestimin, burgosjen dhe internimin e dhjetra klerikëve-intelektual, intelektualëve laik të shquar shkodranë dhe arratisjen e detyruar të disa shkodranëve të rinj. Arshi Pipa, Martin Camaj, Sami Repishti, etj, pas shkollimit të mëtejshëm jashtë shtetit, shkruan vepra letrare e shkencore që bëjnë pjesë në veprat më të mira të letërsisë desidente shqiptare dhe të shkencave albanologjike. Popullsia katolike e këtij qyteti dhe e kësaj krahine ndonëse u përndoq më egërsisht se pjesa tjetër e popullit tonë, i dha Shqipërisë një elitë intelektuale që u shqua në shumë fusha të artit, letërsisë, shkencës dhe kulturës sonë. Këta intelektualë punonin nën zgjedhën e rëndë komuniste me përkushtim të madh. Ata e sfidonin këtë zgjedhë duke punuar për Shqipërinë dhe jo për partinë. Kjo sfidë i ndihmonte ata të përjetonin lirinë shpirtërore, që na mungonte ne të tjerëve, të cilët ngazëlleheshim nga “sukseset e partisë” dhe i serviloseshim asaj për përfitime.

* * *

Ndarja nga jeta e Profesor Kolec Topallit, anëtar i Akademisë së Shkencave të RSH, më nxiti disa kujtime dhe meditime për të dhe kolegë të tij e të mij, punonjës shkencorë të shquar të instituteve të Tiranës që më vonë formuan Akademinë e Shkencave.

Në vitet 1962-1966, isha student në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të UT. Fakulteti përdorte dy katet e para të asaj godine dhe sallën e madhe në mes të katit të tretë, kurse në dy anët e katit të tretë ishin zyrat e Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë dhe të Institutit të Folklorit. Gjatë pushimeve midis orëve mësimore në oborrin e fakultetit rastiste të shikonim duke ecur ngadalë për të vajtur tek kafja aty pranë Prof. Eqrem Çabejn, të shoqëruar prej treshes shkodrane: Pashko Geci, Anton Krajni dhe Filip Fishta, intelektualë të shkolluar në Austri, Gjermani, ose Itali. Ashtu si Profesor Çabej edhe ata shquheshin për njohjen e thellë të disa gjuhëve të huaja, por në Institutin e Historis dhe të Gjuhësisë ata punonin si forca teknike për vjeljen e fjalëve të gjuhës shqipe në gazeta dhe libra të ndryshëm.

Më 1970, unë u transferova nga Radio Tirana në Institutin e Historis dhe të Gjuhësisë. Gjatë punës në këtë institut njoha dhe simpatizova disa shkodranë, midis të cilëve historianët e shqaur Injac Zamputi e Zija Shkodra, përkthyesin Kol Luka; leksikologët Ferdinand Leka e Palok Daka, etnologun Rrok Zojzi dhe bashkëpunëtorin e jashtëm Kolec Topalli. Të gjithë këta punonjës shkencorë dalloheshin midis nesh për një qendrim jo entusiazt, madje indiferent, ndaj politikës së partisë. Ata punonin me këmbëngulje si individë. Për çudinë time nuk shoqëroheshin me njëri tjetrin edhe pse kishin shumë tipare karakteri të përbashkëta dhe ishin bij të të njëjtit qytet, të kryeqytetit të lashtë, Shkodrës Loce, për të cilën kishin pse të mburreshin, por nuk i ranë gjoksit kurrë, si bënim e si bëjmë ne korçarët…

Injac Zamputi (1910-1998) Ishte një nga bijtë e elitës katolike shkodrane. Ai kishte kryer studimet e larta para L2B për politikë në Itali. Kishte shkruar disa vepra letrare dhe njihte mirë latinishten, italishten mesjetare, italishten moderne dhe frëngjishten. Për formimin që kishte e kishin marrë në institut, sepse ai mund të përkthente dhe interpretonte dokumente të ndryshme për kohën e Antikitetit dhe të Mesjetës. Punoi me përkushtim si paleograf dhe përkthyes dokumentesh dhe si studiues i disa problemeve të historisë sonë mesjetare. Historianët e rinj më thoshin se prej tij kishin mësuar shumë. Ai kishte drejtuar kursin e gjuhës italiane për disa kuadro, u kishte mësuar mënyrën e nxjerrjes së skedave shkencore gjatë leximit të teksteve të ndryshme dokumentare, jo në një kopje, por në tre dhe të krijonin skedarin e tyre personal ku t’i vendosnin, njërën në ndarjen sipas autorit, tjetrën në ndarjen sipas kohës (datës) së cilës i përkiste ngjarja e dokumentit dhe të tretën në ndarjen sipas problemit që trajtohej. Mirëpo edhe pse kreu shumë punë të lavdërueshme dhe shërbeu si mentor dhe konsulent për disa kuadro, titulli Profesor nuk iu dha kurrë derisa doli në pension. Pas shkërmoqjes së diktaturës, iu kushtua dhe studimeve letrare për të vlerësuar poetin kombëtar At’ Gjergj Fishta, ku i mprehu shpatat me sukses edhe me Ismail Kadarenë.

Zija Shkodra (1925 – 2002). Ishte nga familjet myslimane të Shkodrës, kishte qenë partizan, studimet e larta i nisi në Zagreb dhe i përfundoi në Bukuresht, por nuk shikohej me sy të mirë nga drejtoria dhe organizata e partisë.

PKSh-ja / PPSH-ja, në qytetin e Shkodrës ndoqi një politikë përçarëse midis anëtarëve të komunitetit katolik dhe atyre të komunitetit mysliman. Ajo përkrahte hapur myslimanët që përbënin shtresën mesatare dhe nënvlerësoi e luftoi elitën katolike. Për katolikët jepeshin shumë pak punë zyrtare dhe bursa studimi, kurse për myslimanët jepeshin me shumicë, majdje shumë prej këtyre dërgoheshin jashtë shtetit, si Qemal Mandia, Hamit Beqja, Hamit Boriçi, etj, që u emëruan më vonë në detyra të rëndësishme në Tiranë.

Zija Shkodra nuk bëri pjesë në këtë tabor. Ai, duke qenë trim dhe intelektual, e urrente servilizmin dhe i shprehte mendimet e tij hapur pa drojtje. Vepronte si ia thoshte koka e vet, gjë që kishte shkaktuar disa herë zemërimin e drejtorit dhe të sekretarit të partisë. Ai u martua me një vajzë nga familja patriotike Toptani, por që partia e kishte luftuar dhe e luftonte si familje feudale aristokratike.

Në vitin 1966, Enver Hoxha, duke zbatuar mësimet e Revolucionit Kulturor Kinez, gjoja se donte të nxiste mendimin e lirë, tha se kushdo mund të shprehte kritikat e veta hapur e pa frikë me anë të “fletë-rrufeve”. Studiuesit Zija Shkodra, Dhimitër Pilika, Ligor Mile e disa të tjerë, duke mos e kuptuar djallëzinë e diktatorit, shkruan dhe varën në institut një “fletë-rrufe”, ku shprehën mendimet e tyre kritike ndaj disa sjelljeve e mendimeve jo të denja të drejtorit dhe të disa kuadrove. Mirëpo organizata bazë e partisë, në vend që të fillonte të analizonte këto kritika, propozoi që kritikuesit të qarkulloheshin jashtë Tiranës sepse nuk e njihnin jetën e popullit, se nuk vlerësonin arritjet e shkencës së re shqiptare dhe se kishin ndikime nga bota borgjeze. Kështu Dhimitër Pilika u dërgua në një fshat të Lushnjës për shumë e shumë vjet, kurse Ligor Milja në Korçë dhe Zijai në Lezhë ku punuan shtatë vjet si mesues. Për shkak të formimit dhe kontributit të tyre si historianë, këta të dytët i rikthyen në institut, kurse Dhimitër Pilikën e lanë për ta shkatërruar në humbëtirën e Myzeqesë.

Studimet e Zija Shkodrës për esnafët shqiptarë dhe zhvillimin ekonomik të qyteteve shqiptare gjatë shek. XVIII-XIX-të ishin me vlera të spikatura për mbarë shkencat balkanologjike, por as këtij studiuesi nuk iu dha ndonjë titull shkencor derisa doli në pension.

Pas formimit të Partisë Demokratike, pensionisti Zija Shkodra u bë një ndër anëtarët e parë të saj dhe nxitësit kryesorë të hartimit të Promemorjes së 100 intelektualëve në mbështetje të PD-së. Mirëpo në vitin 1994, kur pa se kjo parti nuk po u jepte përkrahjen e duhur intelektualëve dhe nuk po punonte me përkushtim për t’ua kthyer pronat pronarëve të vërtetë, u largua prej saj, duke i thënë në mbledhje z. Kalakula, kryetarit të PD-së për Tiranën: “Unë nuk e ndjej veten se jam brenda partisë sime demokratike, prandaj po largohem që sot.” Me fjalët “nuk e ndjej veten se jam brenda partisë sime demokratike”, ai donte të thoshte se PD-ja nuk ishte partia demokratike e vërtetë, që ai dëshironte…

Kolë Luka (1916-1993), ishte një burrë trupmadh i shëndetshëm, bir i borgjezisë së pasur shkodrane. Kishte kryer studimet në Zvicrën frankofone. E kishin marrë në institut si përkthyes për të përgatitur materialet e ndryshme shkencore për revistën “Studi Albanica”. Punonte gjithnjë me makinë shkrimi duke mbajtur cigare në gojë. Në fytyrën e tij shihej një farë mërzie. Punonte në një zyrë më vete dhe nuk përzihej me njeri, punonte gjithë ditën pa pushim dhe nuk delte as për kafe. Të gjithë ne punonjësit shkencorë i ishim borxhlli Kolës sepse ai na kishte përkthyer artikuj të ndryshëm në frëngjisht, pra na kishte ndihmuar të bëheshim të njohur midis albanologëve të botës. Edhe bashkëpunëtorë të jashtëm si Kolec Topalli e kishin këtë ndjenjë respekti për të. Përveç punës si përkthyes ai hartoi dhe studime shkencore mbi ciklin e kreshnikëve, etj.

Tani vonë mësova se Kolë Luka kishte vëlla Gjovalin Lukën, një bashkëpunëtor shpirtkeq të Sigurimit. Kështu që jetën e mënjanuar prej asketi të Kolës, unë e shpjegoj me turpin që ai ndjente prej vëllait të vet. Kjo sjellje e tij tregonte se ai përjetonte një vuajtje shpirtërore për rrugën e gabuar që kishte marrë i vëllai. Një reagim të tillë ndaj së keqes brenda familjes, e shpjegoj me faktin se ai ishte një burrë i ndershëm dhe i moralshëm. Ndershmëri shembullore dhe urtësi të përulur manifestonte edhe vajza e tij, Liza, të cilën e njoha gjatë viteve që punoi si forcë ndihmëse në Institutin e Historisë…

Ferdinand Leka (1930- ) Pasi kreu shkollën e mesme, gjimnazin e Shkodrës, punoi disa vjet në shtëpinë e kulturës në Kukës, pastaj ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT për gjuhë letërsi ruse. Duke qenë se zotëronte mirë përveç rusishtes dhe italishten e frëngjishten, u muarr në institut për të punuar në sektorin e terminologjisë. Gjatë viteve të punës në këtë institut, jashtë orarit, mësoi si autodidakt anglishten. Krahas punës për hartimin e shumë fjalorëve terminologjikë të fushave të ndryshme, ai, në bashkëpunim me elitarin tjetër shkodran, Zef Simonin, hartoi veprën madhore  “Fjalor Italisht – Shqip” me 50.000 fjalë. Vetëm në vitin 1986 këtij studiuesi mezi iu dha titulli Docent (Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor).

Ferdinandi drejtonte kursin e gjuhës frënge. Kur dëgjoi se unë kisha mësuar frëngjisht dhe rusisht në shkollën e mesme dhe se doja të filloja italishten e pastaj dhe greqishten, sa për t’i shfrytëzuar për interesat e punës, më tha: “Mos u shpërnda e mos mëso disa gjuhë për gjysëm, po thellohu e mëso mirë njërën prej tyre, sepse po të dish mirë njërën mund të përfitosh shumë më tepër sesa po të dish disa gjuhë për gjysëm.” Kjo porosi e tij më ka mbetur peng, sepse e lashë pa e realizuar.

Si leksikolog i mirëformuar, Prof. A. Kostallari e aktivizoi si bashkautor në grupin e punës për hartimin e 4.000 fjalëve në veprën “Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe” me 41.000 fjalë, vepër që u botua më 1980.

Të shumtë janë dhe referatet dhe artikujt studimorë me karakter teorik dhe analitik të këtij studiuesi. Mirëpo, në vitin 1991 drejtoria e nxori në pension, kur Ferdinandi ishte në kulmin e energjive dhe në maksimumin e mundësive për të hartuar studime e fjalorë të rinj. Në vitet e pas 1992-shit ai hartoi veprën e re “Fjalor Shqip – Italisht” me 40.000 fjalë, që pati disa ribotime. Redaktoi e përgatiti për botim veprë “Fjalor Arbërisht – Shqip” të lënë dorëshkrim prej studiuesit shkodran Kol Kamsi. Vend të veçantë zenë dhe përkthimet e tij të një vargu veprash letrare prej autorësh të rëndësishëm si A. Manzoni, F. Petrarka, S. Cvajg, Erazmi i Roterdamit, etj. Ferdinandi ishte dhe trim, mbante gjithnjë qëndrim burrnor ndaj shokëve të punës.

Palok Daka (1925-1988). Studiues që u shqua per ecurinë si autodidakt. Para se të vinte në Tiranë, ky djalosh me trup të bëshëm kishte punuar si punëtor krahu në Ndërmarjen Zooteknike, ku hapte kanale bashkë me Sami Repishtin. Mbas hapjes së Institutit të Shkencave në Tiranë më 1949, Paloka duke ditur makinën e shkrimit dhe italishten, shkoi atje dhe kërkoi punë si sekretar e skedues. Gjatë viteve të para në këtë institut ai ndoqi me korrespondencë studimet në Institutin 2-vjeçar për Gjuhë Shqipe Histori, të cilat i plotësoi më vonë po me korrespondencë duke përfunduar degën 4-vjeçare Gjuhë Shqipe Letërsi të Fakultetit Histori Filologji. Nga sekretar e pastaj punonjës teknik që vilte fjalë të gjuhës shqipe prej shtypit, ai arriti me punën e tij këmëngulëse të bëhej një punonjës shkencor shembullor. Nga koleg pune i treshes së vjetër shkodrane P. Geci, A. Krajni e F. Fishta, Paloka u bë koleg pune i punonjësve shkencorë si Jani Thomai, Miço Samara, etj. Ai zotëronte dhe shfrytëzonte për interesa të punës shkencore italishten, gjermanishten dhe frëngjishten, të cilat i kishte mësuar në rrugë autodidakte. Ndryshe nga ne të tjerët që shkruanim gjithçka me dorë, Paloka shkruante drejtpërdrejt në makinë shkrimi, gjë që ia shtonte rendimentin e punës.

Krahas punës shkencore si leksikolog për grumbullimin e fjalëve të shqipes dhe formulimin e sejcilës fjalë si bashkautor i “Fjalorit të Sotëm të Gjuhës Shqipe”, ai kreu dhe shumë punë të tjera shkencore jashtë planit të punës. Po përmend grumbullimin dhe hartimin e bibliografisë së studimeve për gjuhën shqipe, fjalorin me emra shqiptarë për t’i vënë fre përdorimit të emrave me origjinë të huaj arabo-turke, greke dhe italiane; grumbullimin dhe hartimin e një fjalori të pseudonimeve të përdorur në gazetarinë dhe letërsinë shqiptare në vitet 1848-1944, krijimin e kartotekës me emra vendesh (toponime) të Shqipërisë, etj. Paloka, gjatë punës si grumbullues i fjalës shqipe, e mblodhi atë duke shkuar pothuaj në gjithë fshatrat e Shqipërisë. Mirëpo kur u krijuan munësitë që këtë fjalë të shkonte e ta mblidhte edhe në Kosovë, mezi e dërguan një herë të vetme, pasi dërguan gjithë punonjësit e rinj atij sektori.

E paharrueshme do të mbetet thënia e Palok Dakës “Unë punoj për Shqipërinë dhe jo për partinë dhe as për socializmin”, të cilën ma tha në intimitet gjatë një pushimi kur po pinim kafen e ditës. Kjo shprehje e Palokës tregonte se ai e kishte të qartë që atëhere, se partia dhe socializmi, ishin të përkohshëm, kurse Shqipëria ishte e përjetshme. Në atë kohë, ne të tjerëve propaganda e partisë na i kishte mbushur mendjen se të tria ishin të përjetshme.

Këtij shkodrani që punonte sa për tre a katër kolegë, që u bë autoriteti më i rëndësishëm në plan botëror i bibliografisë për shkencat gjuhësore, nuk iu dha asnjë titull ose gradë shkencore, madje dhe kur u sëmur, nuk u dërgua për kurrim jashtë shtetit edhe pse vdekja e tij e parakohëshme do të dëmtonte, ashtu si e dëmtoi, punën shkencore të institutit, sepse shumë vepra të tij mbetën të papërfunduara dhe të pabotuara. Emri i tij nuk figuron në asnjërin nga dy botimet e FESH-it (“Fjalor Enciklopedik Shqiptar” i viteve 1985 dhe 2008).

Rrok Zojzi (1910 – 1995) U lind në Shkodër, ku kreu dhe shkollën e mesme. Njihte mirë gjermanishten dhe italishten. Para L2B filloi punën si mësues fshati. Ndjekës i traditave shkencore etnologjike të albanologut austriak, baronit Franc Nopça dhe të At’ Shtjefën Gjeçovit. Grumbullues dhe studiues i shquar i dukurive etnografike të popullit tonë. Gjatë viteve 1942-1944 shërbeu si mësues në pjesën e Kosovës që iu bashkua Shqipërisë. Në vitin 1947 me krijimin e Institutit të shkencave, u emërua aty si punonjës shkencor. Nuk ka fshat të Shqipërisë ku nuk ka shkelur këmba e këtij studiuesi. Zojzi u shqua si ideator dhe nismëtar në fushën e etnografisë për krijimin e Muzeut Kombëtar Etnografik, realizues i disa ekspozitave etnografike brenda dhe jashtë shtetit, bashkërealizues i Muzeut Kombëtar të Armëve dhe i shumë muzeumeve etnografike nëpër rrethe. Ishte njohësi më i mirë i kostumeve popullore të Shqipërisë, sidomos i atyre të Shqipërisë Veriore. Rroku botoi shumë materiale dhe studime të mirëfilltë për traditat tona të lundrimit, për fiset e Shqipërisë Veriore, themeloi dhe kreu detyrën e kryeredaktorit të parë të përmbledhjes “Etnografia Shqiptare”, etj. Doli në pension me titullin Docent (Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor), ndonëse titullin Profesor e kishte merituar prej shumë vitesh.

Midis veprimeve të mira që kreu Qeveria Demokratike gjatë legjislaturës së parë (1992-1996) ishte dhe rishikimi i gradave dhe titujve shkencorë në vitin 1994. Rishikim që solli dhënia e titullit Profesor studiusve pensionistë si Injac Zamputi, Zija Shkodra, Rok Zojzi, Ferdinand Leka, Dhimitër Pilika, Ligor Mile, etj. Kam bindjen se këtë hap qeveria e bëri me nxitjen e Kolec Topallit, i cili në ato vite shërbente si Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Berisha.

* * *

Kolec Topalli (1938-2018) Ishte i treti i djemve të intelektualit të njohur shkodran, Nush Topalli. Familja e tij përjetoi disa vjet internim pas ardhjes së PKSH në pushtet. Shkollën e lartë për Gjuhë Shqipe Letërsi e kreu me korrespondencë. Punoi shumë vjet si mësues i gjuhës shqipe në shkolla 8-vjeçare në rrethet Kukës, Gramsh, Krujë. Gjatë gjithë kohës iu kushtua studimeve për gjuhën shqipe, sidomos studimeve në fushën e historisë së saj. Nuk pati rast të dëgjonte asnjë leksion drejtpërdrejt nga goja e Profesor Çabejt dhe as pati rast të punonte me të si koleg në zyrat e institutit tonë, por me përkushtimin dhe aftësitë e tij u bë nxënësi më i denjë i këtij profesori të madhërishëm.

Njohja me djaloshin Kolec Topalli

Në vitin 1973 gjatë pushimeve verore, në plazhin e Durrësit, shoku im Stavër Sharrxhiu, më prezantoi me një djalosh që punonte si mësues në fshatrat e Gramshit. Me të e kishte njohur Aleko Ballauri një shok korçar i Stavrit, që punonte dhe ai mësues në fshatrat e Gramshit.

Ishim me rroba banje në korridorin e katit të dytë te Hotel Kruja.

-“Ky është Kolec Topalli, më tha shoku im, duket më i ri se ne, edhe pse është disa vjet më i madh dhe jeton në kushte më të vështira se ne.”

Koleci kishte një pamje që të bënte për vete. Fytyrë ovale të lëmuar, kokën e kishte pa flokë, sytë e mëdhenj plot dritë, trupin e rregullt, elegant, por jo të dobët. Nuk i dukeshin muskujt askund. Dukej që ishte bir i një familjeje të pasur, të ushqyer mirë në disa breza. Nuk kisha parë djalë më të pashëm se ky shkodran. Më hyri në zemër, por ai nuk dha ndonjë shënjë se donte të afrohej me ne dhe kështu, pasi këmbyem disa fjali, u ndamë.

Koleci kishte një fyryrë që nuk harrohej. Pas disa vjetësh e takova në një sesion shkencor në Fushë Krujë. Iu afrova dhe biseduam disa minuta bashkë. Më tha se punonte mësues i gjuhës shqipe në fshatin Nikël, në mos gaboj. Ishte rregulluar me strehim në një shtëpi private në Tiranë dhe vente e vinte në fshat brenda ditës. Pasditeve dhe të djelave shkonte në Bibliotekën Kombëtare për të marrë libra e revista që i duheshin dhe vijonte studimet e veta në shtëpi, jo në sallën e Bibliotekës Kombëtare dhe as në bibliotekën e institutit tonë.

Në atë sesion u njoha me shefin e seksionit të arsimit të Rrethit të Krujës, ishte vëlla i Faik Lamaj-t. Faiku jetonte në një pallat me mua dhe punonte si historian në Institutin e Historisë. Pas sesionit iu afrova z. Lamaj dhe pasi i tregova lidhjet e mia me Faikun, iu luta që të shikonte ndonjë mundësi që Kolecit, si bashkëpunëtor i jashtëm i institutit tonë, t’ia mblidhte orët e mësimit në pesë ditë, në mënyrë që t’ia linin të shtunën pushim, për të punuar si studiues. Këtë sugjerim-kërkesë ia bëra jo thjesht në emrin tim, por dhe si mendim të drejtorisë, edhe pse unë nuk kisha asnjë pushtet në institut. Zoti Lamaj nuk e vuri ujin në zjarr fare. Ndoshta kishte frikë të shtronte një kërkesë të tillë tek eprorët e tij.

Të nesërmen, në institut, në kohën që bënim një pushim për të pirë kafe, ftova Ferdinand Lekën. I fola për Kolecin, për përkushtimin e tij ndaj studimeve gjuhësore dhe e pyeta: “Pse nuk e kërkon instituti këtë njeri të formuar e të pasionuar, po merr punonjës të rinj që sapo kanë mbaruar fakultetin?

Për Kolecin mos u intereso se nuk e merr instituti”, m’u përgjigj Ferdinandi, pa më dhënë asnjë sqarim.

Të nesërmen i bëra të njëjtën pyetje dhe shefit të sektorit tim, të cilit i shkonte fjala tek drejtori. Mirëpo ky ma preu shkurt:

Kolec Topallit i është dhënë e drejta të punojë si mësues dhe të shkruajë e botojë artikuj shkencore në revistën tonë “Studime Filologjike”, por po të vijë koha e tij, ti dhe unë nuk do punojmë më as si studiues në institut e as si mësues fshati.

Pa e zgjatur, e mbylla me një: “Ashtu? Mua më duket shumë paqësor.”

Pas disa ditësh, Paloka më sqaroi se Koleci ishte nga një familje e dënuar dhe kishte vëlla Hilën, shkodran i arratisur në Gjermaninë Federale…

Njohja me familjen Topalli

Aty nga viti 1986, me shokun tim Romeo Durolli, që bashkëpunonte si fotoreporter në gazetën Bashkimi, organizuam një vajtje në Shkodër. Pasi mbarova takimin tim me disa bashkëpunëtorë të jashtëm të institutit, shkuam me Romeon te Ndërmarrja Artistike për të realizuar një fotoreportazh nga prodhimet e atjeshme. Po na shoqëronte një sekretar partie i ndërmarrjes. Gjatë vizitës nëpër ambjente të ndryshme Romeoja mbante shënime për rezultatet që i komunikonte sekretari i partisë. Ndalëm tek reparti i xunkthit, ku përgatiteshin ndënjëse karrikesh për eksport. Ishte koha e mbarimit të pushimit të drekës. Na kaluan pranë dy vajza shumë të bukura, që na tërhoqën vëmendjen. Ato na hodhën një vështrim mospërfillës kalimthi dhe vijuan ecjen drejt vendit të punës. Ato nuk shikonin poshtë ku shkelnin, por në një farë lartësie, sikur donin të thoshin: “Bukuria jonë nuk është për aparatin tuaj.” Krenaria e tyre  na e shtoi kureshtjen dhe më shumë.

Romeoja, duke menduar se e gjeti objektin e duhur, tha: “ Një foto e këtyre dy bukurosheve në proces pune, e nderon ndërmarrjen dhe Shkodrën.” Mirëpo sekretari, sqaroi me zë të ulët: “Janë kunatat Topalli. Ajo e gjata është Meri, vajza e Gjenarin Topallit, kurse ajo tjetra, Jozefina Çoba, është e fejuara e vëllait të saj. Janë blozë nga biografia.

Bëmë nja dy foto me të tjera punonjëse dhe ikëm për Tiranë duke komentuar rrugës atë vështrimin kryelartë dhe mospërfillës të kunatave Topalli. Në raste të tjera punonjëset dhe punonjësit na shikonin me një farë respekti dhe me një si lutje në sy për t’i fotografuar e botuar në gazetë, kurse këto, as deshën t’ia dinin, madje na panë me një farë përçmimi…

Atë vit, ose një vit më vonë, Meri Topalli u martua në Tiranë me djalin e vogël të etnografit Rrok Zojzi, me Tefën (Shtjefnin, emër që i qe vënë për respekt të At’ Shtjefën Gjeçovit). Kësaj familjeje të re iu dha strehim në pallatin ku banoja unë. U bëmë komshinj, por Meri dhe Tefa nuk afroheshin me asnjë nga komshinjtë.

Në vitin 1990, kur u pa se diktatura e kishte jetën të shkurtër, u morën masa që të organizoheshin mbrojtje të gradës “Doktor i Shkencave” prej disa personave që ishin penguar, kurse disa të tjerëve t’u jepej titulli “Profesor”. Në këtë fushatë Kolec Topalli mbrojti në institutin tonë doktoratën, kurse historianit Kristo Frashëri dhe mjekut Sali Berisha u dha titulli Profesor.

Në vitin 1992-1993 Tef Zojzi dhe Meri me djalin e tyre, Rrokun, emigruan në Itali dhe në apartamentin e tyre erdhën për të banuar prindërit e Merit, zoti Gjenarin dhe zonja Gita (Margarita). Këta u afruan shpejt me Julian, time shoqe e pastaj dhe me mua. Gjenarini, ishte vëllai i madh i Kolecit, por këtë nuk e pashë asnjëherë të vinte për vizitë tek vëllai. Ishte emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Sali Berisha dhe mesa dukej nuk kishte kohë për vizita.

Gjenarini ishte një nga burrat më të urtë që kam njohur. Kishte qenë disa vjet në burgun e Shkodrës bashkë me Sami Repishtin, ku i kishin bërë tortura çnjerëzore. Më vonë e kishin dërguar në internim disa vjet bashkë me të shoqen, ndoshta para se të shtoheshin me fëmijë. Nevoja e kishte bërë Gjenarinin specialist për gjithëçka. Çfarë i shihte syri, ia bënte dora. Vetë suvatoi pjesët e dëmtuara të mureve, vetë e leu apartamentin, vetë rregullonte çezmat kur prisheshin, skaldabanjën prej llamarine, etj. Gjatë vizitave në atë apartament u njohëm me motrën e Gitës, Luçianën dhe me kompozitorin Gjon Simoni, bashkëshorti i saj dhe me fëmijët e tyre; si dhe me këngëtaren Marie Kraja dhe vajzën e saj Ignis, kushërira të Gitës, etj.

Vizita te zyra e sekretarit të Presidentit të Republikës

Në vitin 1992, një shqiptar i Maqedonisë, emigrant në Zvicër, ku punonte si shofer transporti në qytezën Zermatt, pikë turistike malore për skiatorë, erdhi në Tiranë bashkë me studiuesin Salajdin Mehmeti, të cilin e kisha njohur gjatë shoqërimit kur kishte ardhur si studiues për kërkime shkencore. Ata më propozuan që të bëhesha përfaqësues i një firme të vogël transporti pasagjerësh që donte ta krijonte zoti Halit Maliqi, emigranti nga Zvicra. Unë pranova, duke menduar që të ndihmoja rrogën duke e kryer këtë punë jashtë orarit të punës shkencore. Haliti dërgoi tre mikrobuzë 12-vendesh të mirë, por të përdorur. Unë gjeta tre shoferë dhe duhej të gjeja e të blija një truall për të krijuar një parking ku të pushonin makinat dhe ku mund te ndërtohej një zyrë e një servis makinash. Shoferët filluan nga puna sipas një kontrate që nuk e zbatonin si duhej. Gjatë vitit 1993, fillova të bridhja zyrave për të siguruar truallin, por kjo ishte një punë tepër e vështirë. Pagova një mik arqitekt për të realizuar projektin e parkingut dhe të servisit te një tokë pa trashëgimtar te rruga e Elbasanit, karshi Fakultetit Histori Filologji. Mirëpo, z. Dragush Butka, sekretari i rajonit ku banoja unë dhe ku ndodhej trualli, ishte një komunist e bir komunisti që ishte shpallur demokrat brenda natës, dhe më vërtiste pa mbaruar punë. Atëhere mendova t’i shkoja Kolec Topallit, sekretarit të përgjithshëm të Presidentit të Republikës.

Koleci më priti mirë, por pasi dëgjoi problemin, më tha: “Puna e pronave të tokave është shumë e ngatërruar. Kemi aq shumë kërkesa sa nuk mund të realizojmë as një të qindën. Unë vetë nuk po mund të marr as disa nga pronat që na u konfiskuan më 1945. Vatikani po kërkon një vend për të ndërtuar një katedrale të Shën Palit dhe nuk po ia gjejmë dot. Mendoj se për ty është më mirë të vijosh t’i parkosh makinat nëpër parkinget private që janë krijuar nëpër oborre shtëpish, sepse marrja e tokës prej teje më duket e parealizueshme.

E kuptova se ishte e pamundur realizimi i kërkesës së z. Halit. Shoferët më mërzisnin sepse donin të pasuroheshin brenda disa muajve dhe vidhnin pa skrupull. Dalngadal hoqa dorë nga kjo punë e dytë dhe aplikova lotarinë amerikane të cilën e fitova më 1995 dhe u shpërngula me gjithë familje një vit më vonë, sepse me të ardhurat që kisha dhe me apartamentin prej një dhomë e një kuzhinë nuk mund të jetonim dot tre breza: nëna gati 90-vjeçe, unë me Julian rreth të 50-tave dhe djali e vajza 12 e 17-vjeçarë.

Takimi i fundit me Kolec Topallin

Gjatë viteve 1992-1996 (para se të largohesha për në SHBA), kur koha e Kolec Topallit kishte ardhur, mua dhe atij kolegut tim që kishte frikë se kjo kohë do të na largonte nga instituti dhe nuk do të na jepej punë as si mësues fshati, nuk na gjeti gjë. Vijuam të punonim në të njëjtin departament të instutit, madje mua më zgjodhën dhe anëtar të Këshillit Shkencor.

Gjatë këtyre viteve u takuam disa herë me Kolecin në Tiranë në mbledhje të ndryshme të institutit dhe një herë në Shkodër gjatë një sesioni shkencor me temë “Shkodra në Shekuj”. Bisedat zhvilloheshin për aspekte të punës shkencore.

Pas ardhjes sime në SHBA, e takova nja dy herë gjatë vizitave që bëra në Tiranë dhe i dhuruam njëri tjetrit librat tanë të rinj që kishim botuar. Pastaj këmbyem disa e-maile. Në prill 2016, kur ia dërgova me e-mail kujtimet e mia për Profesor Çabejn, më uroi: “Thanas, i lexova me një frymë. Ti ke çfarë të tregosh dhe di si t’i tregosh. Të falenderoj dhe të uroj nga zemra! Kolec.

Në gusht të atij viti, pasi kisha botuar librin “Mosdënimi i krimit është krim i ri” OMSCA-1, (450 f.) e njoftova në telefon për vizitën që do të bëja në Tiranë e Prishtinë për ta shpërndarë librin e ri. Lamë takim më datë 21 gusht ora 10:00 AM tek kafe Postiqja. Po ashtu lashë takim me telefon edhe me zotin Zef Simoni, vëllain e Gjon Simonit, për t’i dhuruar dhe atij një kopje për respektin e madh që kisha për të si përkthyes i “Pinokut”, “Gjeniut” dhe i shumë kryeveprave të tjera të letërsisë botërore. Lajmërova edhe koleget e institutit, Profesoreshat Klara Kodra dhe Floresha Dado dhe historianin Pëllumb Xhufi me bashkëshorten e tij Anila Omari. Këtyre ua lashë takimin në ora 9:00 me qëllim që kur të vinin elitarët Topalli e Simoni, t’i prezantoja e t’iu thosha se këta intelektualë kishin qenë etalon i qytetarit shqiptar gjatë diktaturës dhe se duheshin krjiuar e forcuar lidhjet me ta larg politizimit. Por prej tyre erdhi vetëm Profesoresha Klara, kurse Akademikja Floresha Dado dhe Prof. Xhufi me bashkëshorten nuk erdhën, ndonëse më kishin premtuar në e-maile se do të vinin.

Klara dhe ime shoqe, Julia, ishin shoqe të hershme si poete. Orën e parë të takimit e konsumuan më shumë ato të dyja. Në ora 10:00 erdhën bashkë Zefi me Kolecin. Zefi ishte zvogëluar pak, kurse Koleci nuk e kishte atë shkëlqimin e dikurshëm të lëkurës së tij. Takimi kaloi shumë shpejt, na u duk një orë e gjysëm si çerek ore. Ata ngjanin midis tyre. Zefi ishte nip i Doktor Filip Shirokës dhe fis i afërt i Ernest Koliqit dhe i Kardinalit Koliqi.

Si Zefi dhe Koleci kishin përjetuar nga afër përndjekjen e diktaturës komuniste ndër familjarët e tyre dhe përbuzjen e njerëzve të pushtetit. Këta dy intelektualë kishin qenë idhujt e mij në vitet e diktaturës. Tek ata shikoja dritë intelektuale dhe forcë morale, sepse ata e mbanin të gjallë në shpirt kujtimin e së keqes që i kishte bërë regjimi komunist shoqërisë shqiptare, sidomos asaj shkodrane dhe kjo kujtesë i ndihmonte të ishin vigjilentë, reagues, qëndrestarë. Me qëndrimin e tyre larg veseve, me punën e tyre thellësisht të përkushtuar, me vrasjen brenda tyre të dëshirës egoiste për të rënë në sy, ata ishin kthyer në model të qytetarit të vërtetë shqiptar.

Sa më shumë i nënvlerësonte pushteti, aq më shumë angazhimi i tyre në punën gojëkyçur merrte natyrën e angazhimit dhe të rezistencës ndaj atij pushteti. Mirëpo ne, bijtë e punëtorëve dhe fshatarëve të varfër, që na kishte ndihmuar shteti diktatorial për t’u shkolluar, brenda ose jashtë shtetit, dhe na kishte emëruar nëpër punëra të mira në sferat e propagandës, artit, shkencës, ishim shumë larg këtyre modeleve të qytetarisë. Ne entusioazmoheshim dhe përshëndesnim “sukseset e partisë shtet” dhe i serviloseshim pa pikë turpi. I serviloseshim atij pushteti, që kishte bërë aq shumë krime, prej të cilave ne dinim vërtet pak, por ishin të mjaftueshme për të mbajtur një qëndrim kritik, ose të paktën një qëndrim disi neutral. Më të mjerë midis nesh ishin ata që  nuk i rezistuan tundimit për pushtet dhe pranuan të merrnin poste, sepse pushteti i korruptonte, i tjetërsonte dita ditës, duke i degjeneruar në servilë të paturpshëm të diktatorit dhe të partisë, pra i kthente në antiqytetarë, në të kundërt me Zef Simonin, Kolec Topallin dhe grupin elitar shkodran.

Biseda vijonte me zë të ulët. Ime shoqe më tha nën zë: “Këta duken si engjëj.” Unë nënqesha. Vërtet dukeshin si engjëj. Të tillë rol kishin luajtur dhe me jetën e tyre. Ndjehesha i lumtur që i pata njohur dhe isha përpjekur t’u ngjaja sadopak.

Folëm për punët e reja. Koleci kishte botuar një varg veprash të reja në fushën e historisë së gjuhës shqipe dhe tha se po përfundonte fjalorin etimologjik.

– “Jam 77 vjeç, tha, dhe shtoi, besoj se fjalori do të jetë vepra ime e fundit.

– “Ti je i ri, i a preu fjalën Zefi, ç’ duhet të them unë që jam 86 vjeç?

Ndoshta Koleci e parandjente sëmundjen…

Para se të ndaheshim ua dhurova librin me dedikim duke shprehur dëshirën që të takoheshim edhe vitin tjetër, por kjo dëshirë nuk u realizua. Unë nuk shkova dot në Tiranë, as vjet e as sivjet…

I përjetshëm qoftë kujtimi i studiuesit të talentuar Kolec Topalli, nxënësit më të denjë të Profesor Çabejt!

“Shqipëria të dalë nga Konferenca Islamike, ndryshe nuk na qas njeri në Europë”

8

Analisti Frrok Çupi kohë më parë është shprehur se Shqipëria duhet që të dalë nga Konferenca Islamike për tu futur në Europë.

Çupi: Ne i kemi politikanët tanë fajtor, ne na kanë pranuar në Konferencën Islamike dhe nuk kemi thënë asgjë.

Po nuk dolëm nga Konferenca Islamike, ne nuk kemi çfarë bëjmë më që ti drejtohemi Europës, nuk jemi të sinqertë.

Dyrnjaja: Pse duhet të dalim nga Konferenca Islamike?

Çupi: Konferenca Islamike realizon idetë për të cilat po sulmohet Shengeni Ballkanik, tash “Open Ballkan”. Domethënë është në kontroversë me to, pse?

Sepse Shengeni Ballkanik, tani “Open Ballkan” rrethon, krijon një identitet europian tek ne, Konferenca Islamike është në kundërshti, është një hap që hidhet në lindjen e largët.

Iniciativat që ka marrë prej vitit 1992 kur Shqipëria është anëtare e saj në 90 e ca përqind të tyre kanë qenë anti perëndimore, anti amerikane, anti europiane”.

Komisia Letrare Shqipe në Shkodër, 1916-1918

Prof. Dr. Tomor Osmani

Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918), një institucion me vlera të veçanta historike, gjuhësore, letrare, arsimore dhe kulturore për kohën, u karakterizua nga diskutimi me seriozitet, komptetencë shkencore, tolerancë, larg qëndrimeve të ngushta lokaliste i problemeve shumë të mprehta të gjuhës, letërsisë dhe të kulturës sonë, duke dhënë zgjidhje sa shkencore, aq edhe të pranueshme, veçanërisht për gjuhën shqipe.

Prof.Dr. Tomor Osmani-Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi

Një ngjarje e rëndësishme në historinë e kulturës sonë kombëtare qe mbledhja e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër, më 1 shtator 1916, rrjedhojë e gjithë përpjekjeve që bënë atdhetarët shqiptarë në shekullin e kaluar me Kongresin e Manastirit për të zgjidhur dhe çuar më tej çështjet madhore të gjuhës, letërsisë dhe arsimit kombëtar.Është një e drejtë legjitime dhe obligim moralo-qytetar dhe shkencor që këtë tubim studiuesish të mos ta quajmë një komision të çfarëdo natyre qoftë, por fillimet e institucioneve shkencore për gjuhën, letërsinë, tekstologjinë duhet t’i lidhim me Komisinë Letrare Shqipe që mund dhe duhet ta konsiderojmë institucionin e parë shkencor në këtë fushë, mbasi ka objektin e vet, statutin, rendin, rregulloren, anëtarët dhe anëtarët korrespondentë të saj [1].

Kjo ngjarje tejet e rëndësishme e kulturës sonë ka gjetur pak pasqyrim deri vonë në shtypin shkencor dhe periodik. Janë botuar shkrime të drejtpërdrejta ose anësore për këtë tubim shkencor me vlerësime të drejta ose jo. Një përpjekje serioze për vlerësimin e KLSH ndërmori Sektori shkencor i albanologjisë dhe Departamenti i gjuhësisë i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Departamentin e gramatikës, të dialektologjisë dhe të historisë së gjuhës të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë dhe me Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan, që organizuan një konferencë shkencore, në vitin 1996, me rastin e 80-vjetorit të krijimit të saj, materialet e së cilës u botuan në një vëllim më vete [2].

Ndër përpjekjet e para të planifikimit gjuhësor të shqipes do të jetë edhe veprimtaria e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër. Me të drejtë është theksuar se rrethet atdhetare në vija të përgjithshme kishin përcaktuar politikën e mëtejshme gjuhësore, që në terminologjinë e sotme do ta quanim planifikim gjuhësor të shqipes, vendosjen e një gjuhe të përbashkët, duke ndjekur të njëjtën rrugë konvergimi e duke miratuar një standart gjuhësor zyrtar [3].

Mbledhja e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër nuk qe një veprim i rastit. Ky qytet në Veri të Shqipërisë kishte një histori dhe kulturë të lashtë, ku njohu disa pika kulmore. Nuk do të përshkruajmë historinë e Shkodrës, por duhet të shënojmë se në shekullin XIX ajo qe një nyjë e rëndësishme për Ballkanin dhe do të ketë një rritje dhe zhvillim të menjëhershëm. Ky qytet edhe në shek. XVI, sipas Arnold fon Harfit ishte një qytet i madh. Ndërsa Sami Frashëri në veprën “Kamus -al-alam”( 1889) e përshkruan Shkodrën si një qytet që kishte 4500 shtëpi, 1500 dyqane e magazina, një çarshi (pazar), një bezisten, një bibliotekë e 37000 banorë. Dhe autori vazhdon të numërojë shkollat, ndërtesat shtetërore [4].

Nga ky truall i Shkodrës dolën përfaqësuesit e parë të kulturës humaniste Dhimitër Frëngu, Marin Beçikemi dhe kryvendin do ta zërë Marin Barleti, të cilët me botimet e tyre, me të vërtetë në gjuhë të huaj, do t’i shërbenin popullsisë vendëse që duhet të këtë pasur zhvillimin dhe kulturën e nevojshme. Disa shekuj më vonë do të shquheshin Pashko Vasa e Daut Boriçi, Gjergj Fishta e Ndre Mjeda, Zef Jubani e Hilë Mosi etj.

Me Shkodrën janë të lidhura disa nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës sonë. Kështu në Obot, në brigjet e Bunës, rreth 10 km larg Shkodrës në shtypshkronjën e vogël të K. Xanetit dhe të Shtjefën Shkodranit, më 1563 është shtypur një libër i vogël, që ruhet në arkivat gjermane, pikërisht në Frankfurt mbi Main [5].

Më 1501 në Shkodër, ndërtohet pazari i vjetër i kësaj krahine, i pari në Shqipëri dhe ndër më të rrallët në Ballkan.

Shkodra përmendet edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku që më 1718 ishin hapur disa angjenci konsullore të vendeve të huaja.

Në vitin 1879, më 24 qershor botohet gazeta e parë “Iskodra” që dilte çdo të enjte në shqip dhe turqisht, organ zyrtar i Vilajetit të Shkodrës. Një vit më vonë, me titull “Shkodra” do të jetë organ i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ndërsa “Elçija e zemërs t’Jezu Krishtit”, e përkohshme mujore fetare, botohet, më 1890, prej kolegjit të jezuitëve në Shkodër.

Në Shkodër u ngritën edhe filaturat e para të mëndafshit, aty nga vitet 1860, që do të shquhen si prodhues dhe eksportues të mëndafshit në tregjet e Evropës Qendrore, por ajo merret edhe me punimin e argjendit dhe zejet e tjera.

Orkestra e parë frymore shqiptare u krijua në Shkodër, më 1878. Ajo përmendet edhe për pjanofortën e parë, duke u dokumentuar që në vitin 1877. Janë disa familje shkodrane që e kanë një pasuri të tillë [6].

Në vitet 1885-1890 po në Shkodër u ndërtua studioja e parë fotografike, pajisur me mjete e kohës. Ndërsa më 1858 kemi fotografinë e parë të bërë në Shkodër nga Pjetër Marubi (1834-1903), kohë kur lindi edhe fotografia botërore. Edhe teatri zanafillën e tij e ka në Shkodër, këtu e 120 e ca vjet më parë.

Dy ngjarje me rëndësi do të mbesin për kohën në piramidën e kulturës shqiptare, shoqëria “Bashkimi” (1899) që na dha një alfabet, mbështetur në dyshkronjësha. Do të botojë një gramatikë, libra shkollorë dhe atë fjalor shumë të vlefshëm të vitit 1908. Ky trinom alfabet-gramatikë-fjalor do të jetë një nga idealet e rilindësve tanë, që u përpoqën t’i realizojnë individualisht. Edhe shoqëria “Agimi”, e themeluar nga Ndre Mjeda, më 1901, hartoi edhe ajo alfabetin, duke u nisur nga parimi një tingull-një shkronjë, botoi tekste shkollore etj. Të dy këto shoqëri i dhanë tonin gjithë veprimtarive kulturore dhe arsimore jo vetëm në Shkodër, por edhe më tej, duke pasur simpatizantë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Jemi në një vijë vertikale të krijimit të kushteve për zhvillimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Deri në Shpalljen e Pavarësisë në Shkodër krijohen klube e shoqëri të tjera, të cilat edhe këto do të ndihmojnë në zhvillimin e lëvrimin e gjuhës shqipe.

Shteti i ri shqiptar, i krijuar në nëntorin e vitit 1912 i kushtoi një vëmendje të veçantë zhvillimit të arsimit dhe të gjuhës shqipe dhe për këtë mori masa organizative që të fillonte me rregull viti shkollor 1913-1914 [7]. Qeveria e Vlorës e bëri të detyrueshëm përdorimin e gjuhës shqipe në admistradën shetërore, megjithatë ajo nuk arriti të realizonte tërësisht programin e vet në kulturë e në arsim, sepse armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm kërkonin ta copëtonin Shqipërinë dhe të mos e njihnin Qeverinë e Vlorës.

Edhe Shkodrën nuk e lënë të qetë pushtuesit, duke zëvendësuar njëri-tjetrin, ndonëse ajo gjithnjë mëkëmbej dhe përtërihej. Pas vitit 1912 Shkodra u pushtua nga ushtritë malazeze (1913), u larguan, duke u kthyer sërisht, më 27 qershor 1915. Më 22 janar 1916 Shkodra ra nën sundimin austro-hungarez. Në këto rrethana ajo paraqitej me dy pamje: një qytet i kulturës së hershme dhe një qytet i pushtuar. Faktorët historikë, social-kulturorë dhe arsimorë bënë që mbledhja e Komisisë Letrare Shqipe të bëhej në Shkodër jo thjesht si nismë individuale e disa patriotëve dhe intelektualëve të shquar, por, siç e theksuam, ishte një qytet me tradita kulturore dhe arsimore, qytet që përfaqësohej me disa nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare të kohës. Ky zhvillim i këtij qyteti pasqyrohet edhe në botimet dhe shtypin periodik të kësaj periudhe. Nga viti 1913-1920 “u botuan 86 gazeta, revista vjetarë a buletine: në Vlorë 6, në Korçë 6, në Shkodër 16, në Tiranë 2, në Durrës 3, në Gjirokastër 2, në Elbasan 2” dhe të tjerat jashtë Shqipërisë [8].

Sali Nivica në artikullin “Një detyrë patriotike”, botuar në gazetën “Populli” që dilte në Shkodër (Nr.30, dt,31.05.1915) shtronte domosdoshmërinë e krijimit të një akademie për studimin e dialekteve, vendosjen e gjuhës së përbashkët, hartimin e gramatikës dhe të fjalorit të gjuhës shqipe. Në Shkodër ziente zgjidhja e këtyre çështjeve që kishin lidhje me lëvrimin e gjuhës shqipe dhe konsolidimin e saj.

Kur u mblodh Komisija Letrare Shqipe në Shkodër?

Në të përkohshmen “Lajmet e Komisisë Letrare Shqipe”, 1918, f. 2, shënohet se Komisija filloi veprimtarinë e vet të 1-ën e shtatorit 1916. Në fillim misët e Komisisë u mblodhën disa herë e biseduan gjatë e gjatë mbi statutin, mbi rregulloren e mbi mënyrën, mbas së cilës do të niseshin me zhvilluem programin e punës që statuti i vinte për barrë Komisisë”. Por puna përgatitore kishte filluar edhe më parë, mbasi nuk kërkohej vetëm dëshira e mirë e secilit prej pjesëtarëve të saj, por edhe miratimi i komandës ushtarake austriake. Atë koncension që bënë autoritetet ushtarake austriake për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, patriotët shqiptarë e shfrytëzuan me zgjuarsi dhe shumë shpejt, pa kaluar vetëm pak muaj pas pushtimit hodhën idenë për themelimin e Komisisë Letrare Shqipe. Por vendimi për miratimin e Komisisë ishte marrë më 30. 06. 1916 [9]. Ka edhe një version tjetër për fillimin e Komisisë, të cilin na e jep Pal Duka-Gjini në monografinë “Gjergj Fishta jeta dhe vepra” (Tiranë, 1992, f. 100) ku shkruan: “Dishiri dhe përkrahja e Austrisë për të mëkambë gjuhën shqipe i dhanë zemër veteranëve të kombit për punë përherë e ma të vlershme në këtë drejtim. Kjo përkrahje trimënoi Luigj Gurakuqin të themelonte, më 3 gusht 1916, nën mbrojtjen e autoriteteve ushtarake të kryesueme nga gjeneral Trollman dhe i ndikuem nga Dr. R. Nachtigal, studiues ky i gjuhës sonë, si dhe nga dr. Gjergj Pekmezi Komisinë Letrare”.

Këtë periudhë do ta konsideronim punë përgatitore, mbasi si procesverbali, si broshura “Laimet…” shënojnë si datë themelimi 1 shtatorin e vitit 1916, kur u bë mbledhja e parë, ndonëse statuti në versionin e parë mund të jetë miratuar më parë. Ekziston edhe mendimi që Komisia të jetë krijuar nga fundi i gushtit të vitit 1916 [10]. Ishin dy faktorë që do të lejonin të fillonte puna e KLSH, e para, duhej të ftoheshin dhe të merrnin pjesë intelektualë më në zë që kishin dhënë ndihmesa për kulturën shqiptare, por edhe që mund të vinin për të marrë pjesë në kushtet e luftës, e dyta, miratimi dhe legalizimi i saj nga komanda ushtarake austro-hungareze në Shqipëri. Disa nga anëtarët e KLSH kryenin edhe detyra të tjera.

Cilët qenë pjesëmarrësit e KLSH në Shkodër?

Pjesëmarrës të KLSH ishin kryesisht intelektualë me potencë, të njohur gjithandej në vendin tonë dhe jashtë, personalitete të kulturës kombëtare “ekspertë të të gjitha fushave, njohës të të gjitha gjuhëve klasike dhe moderne të kontinentit evropian, si dhe të zhvillimit arsimor e kulturor të vendeve të përparuara” [11]. Me një përfaqësi të tillë do të arrihej në “bashkimin e një elite intelektuale të fuqishme” që pa tjetër do t’i jepte udhë disa prej problemeve më të mprehta dhe të ngutshme të gjuhës, letërsisë, arsimit dhe kulturës kombëtare.

Në studime të ndryshme të së kaluarës, por edhe sot studiues të ndryshëm, duke i rimarrë emrat nga njëri-tjetri, japin edhe intelektualë të tjerë që nuk kanë qenë anëtar të KLSH. Për të sqaruar këtë problem, po paraqesim listën e anëtarëve dhe pjesëmarrësve në KLSH të shoqëruara me disa të dhëna jetëshkrimore deri në vitin 1916, vit kur u mblodh KLSH. Në mbledhjen e parë themeluese morën pjesë gjashtë vetë:

1. Luigj Gurakuqi – Personalitet i kulturës shqiptare, atdhetar i shquar, publicist me emër, shkrimtar i njohur, pedagog i vyer, gjuhëtar i zellshëm, tekstolog i zoti. Lindi në Shkodër, më 19 shkurt 1879 dhe u vra në Bari, më 2 mars 1925. Studioi në kolegjin e Shën-Mitër të Koronës dhe më pas studimet universitare i kreu në Napoli. U shqua si aktivist i lëvizjes sonë patriotike për çlirim kombëtar, anëtar i shoqërisë “Bashkimi”(1899), delegat në Kongresin e Manastirit(1908) dhe nënkryetar i tij, sekretar i komisionit për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në këtë tubim, drejtor i shkollës së parë normale në Elbasan(1909), ministër i Arsimit në Qeverinë e përkohshme të Vlorës, Drejtor i përgjithshëm i arsimit gjatë pushtimit austro-hungarez. Qe ndër themeluesit e Komisisë. Kur u mblodh ajo, L. Gurakuqi kishte botuar “Vargënimi n’gjuhë shqype me një fjalorth shqyp-frëngjisht n’marim” (Napoli, 1906), “Abetar i vogël shqyp mas abeve t’Bashkimit e t’Stambollit me tregime n’dy dialekte” Bukuresht (1906), “Fjalorth shqyp-frëngjisht e frëngjisht-shqyp i fjalëve të reja” (Napoli) etj.

2. Atë Gjergj Fishta – Poet dhe shkrimtari më i madh i gjysmës së parë të shekullit XX. Lindi më 23 tetor 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës dhe vdiq, më 30. 12. 1940 në Shkodër. Mori pjesë në shoqërinë “Bashkimi”(1899), duke luajtur një rol të rëndësishëm. Në vitin 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane, ku për herë të parë futi gjuhën shqipe si lëndë mësimore. Mori pjesë si delegat në Kongresin e Manastirit, ku u zgjodh edhe kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit të shqipes. Më 1913 Fishta themeloi dhe drejtoi revistën “Hylli i Dritës” që trajtoi probleme të gjuhës, letërsisë, historisë, folklorit etj. Gjithashtu botoi gazetën e Shkodrës “Posta e Shqipniës”. Ai qe një ndër themeluesit e Komisisë, kur emri i tij tashmë ishte bërë i njohur në gjithë vendin me botimet “Te ura e Rzhanicës”(1905), “Anzat e Parnasit” (1907), “Mrizi i zanave” (1913) etj.

3. Sotir Peçi – Publicist, pedagog dhe tekstolog. Lindi në Dardhë të Korçës, më 1873 dhe vdiq më 8 prill të vitit 1932. Studimet e mesme dhe të larta i kreu në Athinë. Emigroi në SHBA, më 1905 dhe qe ndër figurat e shquara të emigracionit shqiptar. Më 1906 botoi të parën gazetë në gjuhën shqipe “Kombi” në Boston të SHBA. Qe iniciator për formimin e shoqërisë “Besa-Besë” dhe “Lidhja” në SHBA. Ishte delegat i kolonive shqiptare të Amerikës dhe të Bukureshtit në Kongresin e Manastirit (1908) dhe anëtar i komisionit për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Më 1911-1912 ishte drejtor i shkollës “Mësonjëtorja shqipe” në Korçë. Mori pjesë në hapjen e shkollës normale të Elbasanit ku u caktua edhe mësimdhënës për shkencat e natyrës. Gjatë viteve 1911-1912 S. Peci do të jetë drejtor i arsimit në prefekturën e Korçës. Më 1915 do të zgjidhet anëtar i Komitetit të fshehtë në Shkodër. Kur u caktua si anëtar i KLSH, shërbente në Drejtorinë e përgjithshme të arsimit. Deri në këtë kohë kishte botuar edhe disa tekste mësimore.

4. Dom Ndre Mjeda – Atdhetar, pedagog, punëtor i palodhur i gjuhës shqipe, ndër poetët më të shquar të kohës. Lindi në Shkodër, më 20 nëntor 1866 dhe vdiq, më 1 gusht 1937 në Shkodër si mësues i gjuhës shqipe. Studioi në Francë, Spanjë, Kroaci, Itali, Poloni. Qendrimi në këto vende ka pasur ndikimin e vet jo vetëm në formimin si klerik, por edhe në zgjerimin e kulturës së tij filologjike. Ai në këtë periudhë u njoh me veprat më të mira të albanologëve të kohës për gjuhën shqipe. Themeloi më 1901 së bashku me të vëllanë Lazër Mjeda shoqërinë “Agimi”, e cila hyri në historinë e kulturës shqiptare me alfabetin që krijoi dhe tekstet që botoi. Më 1902 mori pjesë në Kongresin XIII të orientalistëve në Hamburg ku foli për shqiptimin e qiellzoreve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit si delegat i shoqërisë “Agimi” dhe u zgjodh në komisionin për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kur u mblodh KLSH Mjeda ishte bërë i njohur si poet dhe gjuhëtar.

5. Mati Logoreci – Mësues, gjuhëtar, publicist, historian. Lindi në Shkodër,më 10 shkurt 1867 dhe vdiq në Tiranë, më 7 shkurt 1941. Njihet si i pari që hapi një shkollë shqipe në Prizren, më 1889. Ndonëse nuk mori pjesë në themelimin e shoqërisë “Agimi”, ai do të jëtë një ndër përkrahesit e saj. Në vitin 1907 do të botojë të përdyjavshmen “Dashamiri” dhe më pas “Dashamiri i ri” që dilte në Trieshte gjatë viteve 1907-1908 me alfabetin e shoqërisë “Agimi”. Do të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit si delegat i shoqërisë “Agimi”. Në vitin 1911 do të botojë një tekst shkollor për historinë e lashtë me titull “Ndollina historijet t’motshme”. Veprimtaria e tij kryesore është si mësues dhe funksionar në drejtorinë e përgjithshme të arsimit në Shkodër. Përgatiti dhe botoi shumë tekste shkollore. Punoi mjaft për pasurimin e pastrimin e gjuhës shqipe, duke krijuar edhe shumë fjalë të reja, ku shpesh i kaloi caqet e duhura.

6. Atë Ambroz Marlaskaj – Publicist dhe studiues. Lindi në Kushnen të Mirditës, më 18.11.1884 dhe vdiq më 14 qershor 1939 në Romë. Ishte një njeri me kulturë. Qe kryetar i një grupi pune për shqyrtimin e teksteve shkollore të hartuara nga Gaspër Beltoja dhe Gaspër Mikeli, në të cilin bënin pjesë fretnit françeskanë Marin Sirdani, Justin Rrota dhe Gjergj Fishta(1910).

Gjatë viteve 1913-1914 Marlaskaj do të shkojë në Vjenë dhe Pragë, gjithnjë me detyra fetare dhe më 1915 do të kthehet përsëri në Shkodër. Më 1916 u caktua anëtar i KLSH.

Pjesëmarrës dhe të ftuar të tjerë të KLSH që morën pjesë në mbledhjet e mëvonshme:

7. Dr.Gjergj Pekmezi – Gjuhëtar, bibliograf dhe tekstolog. Lindi në Tushemisht të Pogradecit, më 23 prill 1872 dhe vdiq në Vjenë, më 24 shkurt 1938. U shkollua në vendlindje e më pas në Manastir, Beograd dhe Vjenë. Më 1898 u diplomua në Universitetin e Vjenës për filozofi dhe gjuhësi. Do të dërgohet nga Akademia e Shkencave austro-hungareze në Shqipëri për qëllime studime ku do të hartojë monografinë në dorëshkrim “Tiparet dalluese thelbësore të dialekteve kryesore të shqipes, të toskërishtes dhe gegërishtes”, një ndër studimet e para të dialektologjisë shqiptare dhe me vlera për këtë disiplinë. Do të pasohet me një punim tjetër “Raport provizor për stdudimin e së folmes së Elbasanit”(1901). Më 1908 do të botojë në Vjenë “Gramatikë e gjuhës shqipe”(gjermanisht), një ndër veprat më të mira të autorit dhe të gjuhësisë shqiptare për atë kohë. Këtu, ne mësojmë edhe disa mendime të autorit për gjuhën letrare, të cilat do t’i përsërisë edhe një vit më vonë në revistën “Diturija” të Mithat Frashërit që dilte në Selanik. Ndërsa më 1909 do të jetë bashkautor në botimin “Bibliografia shqiptare”, duke hyrë kështu në historinë e bibliografisë sonë. Më 1916 caktohet kryetar i KLSH.

8. Hilë Mosi – Shkrimtar, publicist, përkthyes e politikan. Lindi në Shkodër, më 22 prill 1885 dhe vdiq në Tiranë, më 22 shkurt 1933. Pasi kreu studimet e para në vendlindje, i vazhdoi ato në Austri. Atje mori pjesë në klubin atdhetar “Lirija” e më pas “Dija”. Mbasi u shpall kushtetuta nga turqit e rinj në korrik të vitit 1908, kthehet në Shkodër dhe themelon klubin “Gegënija” që do ta caktojë delegat në Kongresin e Manastirit. Megjithëse 23-vjeçar, H. Mosi zgjidhet sekretar i këtij tubimi. Ishte anëtar i kryengritjes së Malësisë së Veriut” (1909-1912). Si publicist drejtoi disa organe, si: “Shqipëtari”, Stamboll (1909-1912), “Agimi”, Shkodër. Themeloi dhe drejtoi bashkë me K. Sumen e R. Siliqin fletoren e përdyjavshme “Shqypnija e re” (1913-1914). Gjatë jetës së tij ka qenë deputet, por ka kryer edhe detyra të tjera, si prefekt, ministër etj. Kur u caktua të merrte pjesë ne KLSH, ai ishte i njohur me disa botime. Më 1906 kishte botuar poezinë e gjatë “Natyra”, më 1913 vëllimin me poezi “Zani i atdheut” e tri vjet më vonë, më 1916 veprën tjetër “Lotët e dashunis”.

9. Luigj Naraçi – Lindi në Shkodër në vitin 1882. Ndoqi kolegjin saverjan në Shkodër, degën ekonomike-tregtare. Mësoi këtu italishten dhe gjermanishten e më vonë serbo-kroatishten. Më 1913 qe sekretar komuneje në Shkup. Më pas vjen në Shkodër ku zhvillon veprimtari patriotike-kulturore. Botoi në shtypin e kohës shkrime për probleme kombëtare dhe kulturore. Për aftësitë e kulturën e tij e zgjodhën sekretar të Komisisë Letrare Shqipe. Vdiq në Shkodër në vitin 1949.

10. Anton (Ndue) Paluca – Mësues dhe publicist. Lindi në Gjakovë, më 1881 dhe vdiq, më 30 nëntor 1958 në Buffalo të SHBA. Mësimet e para i kreu në Prizren, ndërsa shkollën normale e përfundoi në Klagenfurt të Austrisë. Në shoqërinë kulturore “Dija” të studentëve shqiptarë në Austri, Paluca qe në kryesinë e saj. Pas mbarimit të normales (1906) kthehet në Prizren dhe një vit më vonë caktohet mësues në koloninë arbëreshe të Borgo Erizzës (Zara). Në vitin 1912 transferohet në Shkup, ku kryen edhe detyrën si përkthyes i konsullatës austro-hungareze. Më 1914 Nd. Paluca shkon në Vjenë për të kryer studimet e larta. Më pas kthehet në Shkodër si administrator dhe shoqërues i studentëve që shkonin në Austri nga administrata shqiptare në Shkodër. [12]
Me këto cilësi merr pjesë në KLSH.

11. Hafiz Ali Korça – Mësues, përkthyes, aktivist i lëvizjes patriotike, tekstolog. Lindi në Korçë, më 1874 dhe vdiq në Kavajë, më 1957. Qe mësues në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të Korçës. Mori pjesë në Kongresin e Dibrës. Në Qeverinë e përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali qe këshilltar dhe drejtor i përgjithshëm pranë saj (1914). Më 1916 u emërua drejtor i arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin. Kërkonte që shqipja të shkruhej e pastër. Mori pjesë edhe në KLSH.

12. Aleksandër XHuvani – Gjuhëtar, pedagog, tekstolog dhe një ndër studiuesit e shquar të gjuhës shqipe. Lindi në Elbasan, më 14 mars 1880 dhe vdiq në Tiranë, më 22 nëntor 1961. Mësimet para i mori në vendlindje dhe në Cotil të Maqedonisë. Pastaj vazhdoi studimet e larta në Athinë, ku në vitin 1906 u diplomua për filologji. Për tri vjet qe mësues i gjuhës shqipe në Shën Mitër Koronë. Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit (1909) dhe me hapjen e normales së Elbasanit qe mësues dhe më vonë drejtor i kësaj shkolle.

Aleksandër Xhuvani ishte bërë i njohur, kur u mblodh KLSH me mbi më shumë se 30 artikuj e studime me karakter gjuhësor, pedagogjik e letrar që kishte botuar në gazetat dhe fletoret e kohës, si “Albania” e F. Konicës, “Shpnesa e Shqypnis” (Raguzë), “Kombi” (Boston), “Shkreptima” (Egjipt), ku në këtë organ qe edhe kryredaktor. Në jetën e tij kreu disa detyra të rëndësishme në fushën e arsimit.

13. Maksimilian Lamberc – Albanologu austriak M. Lamberc lindi më 1882 dhe vdiq, më 1963. Ka pasur interes për gjuhën, folklorin dhe letërsinë shqiptare. Gjatë Luftës së Parë Botërore erdhi në Shqipëri ku mblodhi materiale folklorike. Ishte mbrojtës i tezës së burimit ilir të shqipes, duke sjellë argumente nga onomastika.

Me punimet e tij M. Lamberci luajti një rol të rëndësishëm për popullarizimin e gjuhës shqipe, folklorit dhe etnografisë shqiptare jashtë Shqiperisë.U ftua të merrte pjesë në KLSH dhe në mbledhjen e dt. 5. 06. 1917 thuhet se do t’i propozohet komandës austro-hungareze që Lamberci të jetë miss i KLSH.

14. Rajko Nahtigal – Linguist slloven. Lindi, më 1877 në Vovo Mesto të Sllovenisë, ku edhe kreu shkollën e mesme. Studimet universitare i ndoqi në Universitetin e Vjenës për filologji sllovene dhe linguistikë krahinore. Aty u njoh me Ivan Prepotel dhe Gjergj Pekmezin që e shoqëroi një miqësi e ngushtë. Më pas shkoi në Rusi ku doktoroi për shkencat filologjike. Më 1913 u emërua profesor i filologjisë sllave në Universitetin e Gracit.

Nahtigali dha një kontribut të çmuar në përgatitjen e gramatikës së gjuhës shqipe të Gj. Pekmezit, më 1908. Ai i bëri edhe një analizë dorëshkrimeve që pati në dorë për të saktësuar alfabetet që përdoreshin në Elbasan. Vdiq në Lublanë, më 29 mars 1958 në moshën 81-vjeçare.

15. Imzot Vinçenc Prendushi – Poet, folklorist dhe përkthyes. Vinçenc Prendushi lindi në Shkodër, më 4 shtator 1885 dhe vdiq në spitalin e burgut të Durrësit, më 19 mars 1949. Pas mësimevet të para në vendlindje, ndoqi studimet e larta në Austri. Atje u diplomua për filozofi dhe teologji. Mblodhi folklor në viset veriore, një pjesë të të cilit e botoi me ndihmesën e historianit austriak Karl Paç, me titull “Kangë popullore gegnishte” (Sarajevë, 1911). U shqua edhe si publicist, duke botuar kryesisht në revistat që dilnin në Shkodër në atë kohë. U ftua të merrte pjesë në KLSH.

16. Sali Nivica – Demokrat, publicist dhe mësues. Lindi në Kurvelesh, më 1889 dhe u vra në Shkodër, më 10 janar 1920.

Pasi ndoqi studimet në Manastir dhe Janinë, S. Nivicën do ta gjejmë mësues në Durrës. Më pas do të lërë vendlindjen e do të shkojë në Turqi. Atje ku do të japë mësimin e gjuhës shqipe në “Robert kolezh” të Stambollit. Aty formoi një shoqëri me emrin “Qarku letrar”. Pas Shpalljes së Pavarësisë do të kthehet në Shqipëri dhe ku do të bashkëpunojë me Muço Qullin në gazetën “Populli” që dilte në Vlorë dhe në fillim të vitit 1915 do të botohej në Shkodër. Gjatë viteve 1914-1915 do të bëjë pjesë në Komitetin e fshehtë ose “Krahu kombëtar” që vepronte në fillim në Durrës e pastaj në Shkodër. Në vitin 1916 do të shkojë si mësues në Berat dhe më vonë do të caktohet inspektor në Drejtorinë e pergjithshme të arsimit që ndodhej në Shkodër e drejtohej nga L. Gurakuqi.

17. Josif Haxhimina – Publicist, poet, mësues dhe përkthyes. Lindi në Elbasan, më 1884 dhe vdiq, më 1947. Studioi në Manastir. Aty kreu edhe detyrën e korrespondentit të gazetës “Lirija” që drejtohej nga Mithat Frashëri. Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit (1909) si delegat i shoqërisë “Afërdita” të Elbasanit. Qe drejtor i shkollës qytetëse të Elbasanit gjatë qeverisjes se Ismail Qemalit, mësues në shkollën normale, nëpunës në administratën juridike të këtij qyteti (1915). Merr pjesë si i ftuar në KLSH.

Në procesverbalin e KLSH që fillon më 1 shtator 1916 dhe përfundon më 22 maj 1918 e që ruhet në Arkivin e Shtetit, janë protokolluar 63 mbledhje [13]. Mbështetur këtu po i rreshtojmë pjësëmarrësit sipas numrit të mbledhjeve që kanë marrë pjesë:

1. Luigj Gurakuqi, 54 mbledhje
2. Luigj Naraçi, 50
3. Mati Logoreci, 46
4. Sotir Peci, 39
5. Ndue (Anton) Paluca, 38
6. Gjergj Pekmezi, 34
7. Hilë Mosi, 30
8. Dom Ndre Mjeda, 28
9. Atë Gjergj Fishta, 27
10. Josif Haxhimima, 24
11. Maksimilian Lamberc, 12
12. Atë Ambroz Marlaskaj, 10
13. Sali Nivica, 7
14. Hafiz Ali Korça, 5
15. Imzot Vincenc Prendushi, 4
16. Aleksandër Xhuvani, 3
17. Rajko Nachtigal, 2

Siç del nga procesverbali i mbledhjeve, pjesëtarët më veprues kanë qenë L. Gurakuqi, L. Naraçi, M. Logoreci, S. Peci, Nd. Paluca, Gj. Pekmezi, H. Mosi, Nd. Mjeda, Gj. Fishta, J. Haxhimima dhe M. Lamberc. Gjithashtu jo të gjithë pjesëmarrësit vazhduan punën që nga fillimi. Sotir Peci do të marrë pjesë gjatë vitit 1916 deri më 3 korrik 1917, Hilë Mosi merr pjesë në Komisi prej dt. 24 shtator 1916 dhe vazhdon deri në mbledhjen e dt. 24 shtator 1917, Ndue Paluca nga 11 dhjetor 1916, Sali Nivica do të aktivizohet prej dt. 6 shkurt 1918 etj. Nga 17 pjesëmarrës, dy janë albanologë: R. Nahtigal që vjen në Shkodër më 26 prill 1917 dhe M. Lamberc. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në KLSh.

Struktura e këtij institucioni ka qenë e tillë: një kryetar, i emëruar nga Komanda ushtarake austro-hungareze, një sekretar (në “Laimet…” thuhet: “Sekretari i komisisë do të jetë nji ndër sekretarët e Drejtorisë së arsimit, tue qenë se Komisia gjithmonë do të ketë marrëdhënie me Drejtorinë e arsimit) disa miss, disa miss me korrespondencë dhe të ftuar. Disa janë paguar, disa jo, disa kanë kryer edhe detyra të tjera. Anëtarë do të ishin 7, por ky numër mund të rritej në 12. Sipas statutit të përkohshëm të KLSH të miratuar nga korpskomanda austriake më dt. 4 shtator 1916 thuhej se missët do të mblidhen çdo ditë 1-3 orë. Por në mbledhjen e 16 shtatorit 1916 u morën edhe këto vendime për t’u pasqyruar në rregulloren ose statutin e Komisisë. Anëtarët e Komisisë do të mblidhen tri herë në javë nga dy orë. Çdo mbledhje do të protokollohet, do të caktohet tematika për të cilën do të diskutohet, vendimet do të merren me shumicë votash dhe për zgjidhjen e ndonjë problemi me rëndësi mund të aktivizohet ndonjë dijetar i huaj që njihet si autoritet në filologjinë shqiptare. Por edhe statuti u përpunua që t’i përgjigjej më mirë realitetit të kohës. Kështu në mbledhjen e dt. 7. 12. 1917 u miratua rregullorja me ndryshimet përkatëse. U përcaktuan edhe njëherë objekti i punës së KLSH, detyrat që do të ketë komiteti veprues, kryetari, sekretari, bibliotekari etj. Por jo gjithçka mbeti e pandryshuar, ashtu siç ishte në statut.

Kryetar i KLSH u caktua nga Komanda ushtarake austriake dr. Gjergj Pekmezi, i cili e kreu këtë detyrë nga data 24 shtator 1916 deri më 17 shtator 1917. Për largimin e Gj. Pekmezit nga KLSH ka dy njoftime të kundërta, të dy të botuara ne gazetën “Posta e Shqipnies”. Në nr. 89, të dt. 13 tetor 1917 thuhej: “Marrim vesh se i ndritshmi z. Dr. Gjergj Pekmezi, të cilin kryekomanda e ushtrisë e ka pasë emnue kryetar në Komisinë Letrare, ka hjekë dorë prej kësaj zyreje. Kryekomanda i lutet që ta mbajë prap atë zyrë, por tue pasë prej punësh të tjera nuk kishte si me iu shtrue kësaj barre, e pranoi dorëheqjen e tij”. Katër ditë më vonë, më 17. 10. 1917 pas këtij njoftimi gazeta “Posta e Shqypniës” jep një njoftim tjetër, që e kundërshton të parin, bërë nga vetë Gj.Pekmezi, ku thuhej: “Dorëheqjen time e dhashë se s’kam qenë aspak i marrun vesh me vendimet e dhanuna përmbi ortografinë e gjuhës shqipe prej Komisisë Letrare, tue u ndodhë për pushime në Vjenë…”. Pastaj detyra e kryetarit iu ngarkua L. Gurakuqit. Por Gurakuqi, disa muaj më parë e pikërisht që nga 15 prilli i vitit 1917 me urdhër të komandës ushtarake kishte kryer detyrën e zv.kryetarit të Komisisë. Kur u emërua Gurakuqi kryetar, zëvendës i tij u bë Mati Logoreci. Në fillim të punës së Komisisë sekretar u zgjodh A. Marlaskaj, por u zëvendësua shpejt nga Luigj Naraçi.

KLSH kërkoi të shtrijë veprimtarinë e vet gjithandej nëpër Shqipëri. Për këtë qëllim ajo caktoi edhe anëtarë korrespondentë, si Shtjefën Gjeçovi etj. Këta veprimtarë do të ndihmonin Komisinë me materiale të mbledhura nga goja e popullit etj. Kështu në shkresën që i dërgon Shtjefën Gjeçovit, kryetari i komisisë Gj. Pekmezi, më 8. 11. 1916 jo vetëm e njoftonte se ishte emëruar anëtar korrespondent i KLSH, por i kërkonte të dërgonte “përralla dhe këngë popullore t’atyne viseve”, por këta duhet të mblidhen mirë dhe të përshkruhen “krejt ashtu siç tregohen dhe këndohen si nga ana e dialektit, ashtu edhe rreshtimi i fjalëve (të jetë, T.O.) i pandryshuem fare”. Në përgjigjen që i jep Shtjefën Gjeçovi nga Thethi, mbasi e falenderon për emërimin si anëtar korrespondent, i shkruan: “Unë si gjithëherë edhe prej tashit do të përpiqem me cenë (=zell, T.O.), për t’mbledhun t’visarit t’literaturës sonë prej gojet t’kombit…” por ai shpreh shqetësimin nëse ka për të gjetur subjektet që interesojnë. Në AQSH ruhet edhe letërkëmbimi me atdhetarë të tjërë, si Sali Çeka, Sali Gjuka, të cilët në letërkëmbimin me KLSH shfaqin mendimet e tyre për çështje të ndryshme të gjuhës. [14]

Me të vërtetë shumica e pjesëmarrësve ishin nga Shkodra, por prania e intelektualëve nga qytete të tjera të Shqipërisë, si S. Peci, A. Xhuvani, H. Ali Korça e J. Haxhimima ishte një element i përparuar i Komisisë, që vëmendjen nuk e përqendroi vetëm tek intelektualët shkodranë, por i dha një hapësirë më të madhe dhe një shtrirje më të gjerë, duke e konceptuar veprtimtarinë e saj si një çështje mbarëkombëtare dhe vendimet që mori, qenë mjaft të përparuara për kohën.

*****

Cilat ishin objektivat dhe problemet që mendonte të shqyrtonte dhe të zgjidhte Komisia Letrare Shqipe në Shkodër?

Në agim të shekullit XX Kongresit i Manastirit miratoi alfabetin e sotëm. Por kjo nuk ishte e gjitha. Kishin nevojë për t’u diskutuar e zgjidhur edhe probleme të tjera të gjuhës dhe të kulturës, të cilat paraqisnin interes të veçantë për përparimin e kombit tonë, por që shumë prej popujve të Evropës i kishin zgjidhur me kohë, si njësimin e gjuhës së përbashkët, hartimin e një kodi drejtshkrimor etj. Kështu Komisia Letrare Shqipe do të merrej me lëvrimin e gjuhës shqipe dhe me zhvillimin e letërsisë dhe për nevojat e ditës edhe “me të ndrequnit e drejtë dhe të arsyeshëm të ortografisë, e përsa mundet për të gojët shqiptare”. që do të përdoreshin në këto botime, si dhe në fusha të tjera të dijes. Pra ajo kishte pikësynimet e saj, si përcaktimin e bazës dialektore të gjuhës së shkollës dhe të administradës dhe të normativizimit të saj, hartimin e rregullave drejtshkrimore dhe krijimin e një terminologjie shkollore dhe të administradës së njësuar [15]. Ndërsa në përmbledhjen e dokumenteve të shpallura nga komanda e trupave austriake në Shqipëri, thuhej se KLSH pati si detyrë “t’i shërbejë organizimit arsimor të ardhshëm dhe veçanërisht duhet të synojë t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm nëpërmjet përmirësimit të gjuhës shqipe dhe njësimit të drejtshkrimt, krijimit të fjalëve të reja, botimit dhe korrektimit të librave”. [16]

Për gjuhën e përbashkët shqipe

Komisia Letrare diskutoi edhe për gjuhën letrare të përbashkët, ku pati polemikë dhe diskutime te zjarrta. Kjo çështje ishte e kushtëzuar nga shumë faktorë politikë e shoqërorë, kulturorë dhe arsimorë dhe ishte një pikë nyjë që nga Rilindja jonë Kombëtare. Dhe diskutimi në komisi bëhej për këtë problem, kur disa nga anëtarët efektivë dhe korrespondentë i kishin shprehur me kohë mendimet e tyre në shtypin periodik për rrugët e formimit të gjuhës letrare shqipe.

Për Luigj Gurakuqin ajo ishte një kërkesë e hershme. Kësaj çështjeje ai i kishte dhënë rëndësi të veçantë që në vitet e para të veprimtarisë së tij. Si njohës i mirë i dy dialekteve të shqipes mori pjesë për zgjidhjen e këtij problemi qoftë me shkrimet që botoi, qoftë nëpërmjet lëtërkëmbimit. Nuk i kishte mbushur ende 20 vjetët, kur autori ynë, në një letër që i shkruante De Radës, shtronte nevojën e mbledhjes së një kongresi gjuhësor ku mund të zgjidhej edhe problemi i gjuhës letrare shqipe. “…Përpjekjet tona do të shkojnë gjithnjë kot, theksonte L. Gurakuqi, derisa të mos vendosim që të mbajmë një kongres gjuhësor në të cilin të mblidhen shqiptarët nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga Italia, Greqia, Rumania, Egjipti etj. Atëherë mund të vendosej për gjuhën (letrare,T.O.) dhe më pas të formuloheshin alfabeti dhe gramatika..” [17]. Përsëri me këtë problem do të merrej edhe në vitet e mëvonshme, duke botuar disa artikuj në shtypin e kohës, si: “Themelimi i gjuhës letrare”, “Gjuha e shkencave”, “Për themelimin e një gjuhe letrare” etj. Më 1905 Gurakuqi shkruante: “Zgjidhme, pothuaj, çështjen e abesë, tash do të mundohemi me u marrë vësht edhe mbi çështje të orthografisë, e cila ka nji randësi t’madhe fort për themelimin t’nji gjuhe letrare shqipe, sa mund t’thona se nuk kena kurrë me mërrijtë këtu derisa mos t’zgjidhim e mos t’ngulim nji mënyrë të posaçme e t’veçme për me shkrue nji fjalë si toskënisht, si gegënisht”. L. Gurakuqi po ecte në vazhdën e rilindësve të mëdhenj për njësimin e gjuhës letrare shqipe, duke pasur pikëpamje shumë racionale që i shërbenin bashkimit kombëtar të popullit shqiptar. Ai jo vetëm qe në ballë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por do të jetë edhe zbatues i një gjuhe me prirje afruese. Kështu mund të përmendim artikujt “Kryengritja e gegërisë”, “Kryengritja shqiptare”, “Lëvizja e ushtrisë turke”, “Ja halldup, ja shqiptar” etj. Me një formim dhe me pikëpamje të tilla do të diskutojë në Komisi për këtë problem.

Një qendrim realist për gjuhën e përbashkët shqipe ka mbajtur Dom Ndre Mjeda. Kjo vërehet në veprat e para të autorit. Megjithëse është shkruar në një të folme dialektore, megjithatë ajo është e përpunuar dhe e zgjedhur. Respekton grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, duke i shkruar të plota, përdor ë-në e patheksuar etj. Ai u përpoq, në një farë shkalle për t’i kapërcyer veçoritë e ngushta krahinore, që pasqyrohet në shkrimet e tij qoftë në poezi, qoftë në prozë, duke dhënë kështu një ndihmesë sado të vogël për problemin e gjuhës letrare shqipe. “Mjeda, shkruan M. Domi, punoi për ta fruar variantin verior të gjuhës letrare sa më shumë me atë të variantit jugor” [18].

Sotir Peci, në mendimet e tij për gjuhën letrare pati luhatje. Në shkollën normale të Elbasanit kishte pranuar që të përdorej një gjuhë e përbashkët, por pa kaluar 2-3 vjet ndërron mendim, duke kërkuar që zgjidhja e kësaj çështjeje t’i lihet kohës. Një mendim të tillë S. Peçi e shfaq në parathënien e librit “Viti premtar i gramatikës”. Në vitet e mëvonshme do të jetë një ndër përkrahësit aktiv për zgjidhjen e problemit të gjuhës së përbashkët shqipe. Në Komisinë Letrare miratoi vendimin e saj për këtë çështje dhe në shkrimet që do të botojë, do të zbatojë atë që zgjidhi KLSH. Këtë e dëshmon edhe dorëshkrimi i fjalorit të autorit.

Hilë Mosi ishte një nga pjesëtarët më të rinj të KLSH. Kujdes tregoi për njësimin e alfabetit të shqipes. Vëmendje autori i ka kushtuar dhe gjuhës së përbashkët shqipe. Edhe Mosi si Gurakuqi kërkonte që “të bëjmë një kongres të shkrimtarëve dhe të vjershëtarëve tanë edhe t’i hedhim një themel të shëndoshë gjuhës sonë amtare, e cila do të ishte e ardhmja e Shqipërisë së re” [19]. Puna e tij në këtë fushë është vlerësuar nga studiuesit tanë. “Është i pari shkodran intelektual që e shkroi aq bukur e aq hijshëm toskërishten letrare. Pikëpamjet e veta rreth gjuhës së njësuar shqipe ai i shprehu në vargun e artikujve titulluar: “Gjuha letrare”, Shtjerrtime mbi gjuhën letrare”, “Bisedime gjuhe” etj”, shkruan Jup Kastrati [20].

Për gjuhën letrare shqipe, për zgjidhjen e saj në këtë përiudhë kishin shfaqur mendimet e tyre edhe albanologët. Kështu Maksimilian Lamberci mori pjesë në disa mbledhje të Komisisë. Ai kishte kryer një ekspeditë gjuhësore në disa vise të Shqipërisë Veriore. Më 1917 kryen edhe një ekspeditë tjetër gjuhësore në një pjesë të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut, ku arriti në këtë përfundim: “Dialektet e gjithë krahinës ç’merr prej Krujës dhe Durrësit deri në Tiranë, Peqin dhe Elbasan, bashkë më Çermenikë, gjuhën e të cilëvet unë e njoh qysh përpara, të gjithë së bashku përbajnë po thua nji njisi… Edhe krahina e malit të Shpatit edhe e Dumresë nga jugu i Elbasanit dhe i viseve të Shkumbinit e deri në rrjedhë të Zemenit dhe të Devollit …duhet… me u njehë nji tufë dialektore të Elbasanit” [21]. Ai nuk ishte për një gjuhë letrare të përzier gegë-toskë, që nuk flitet gjekundi, por ishte kundër hapjes së një gremine të thellë midis njerëzve të shkollës, të kulturës e të zyrave dhe të popullit të thjeshtë, kundër krijimit të një dygjuhësie artificiale [22]. Prof. Eqrem Çabej për kontributin e Lambercit në Komisinë Letrare shkruan: “Ai ndihmoi mjaft për rregullat orthografike që u vendosën atje të abstrakoheshin nga shqiptimi real e njëkohësisht të mbështeteshin në një normim të varianteve që ekzistojnë nëpër dialekte, duke pajtuar parimin fonetik me parimin e gjuhësisë krahasuese” [23].

Diskutimi për zgjidhjen e problemit të gjuhës letrare u hap disa muaj pasi ishte krijuar Komisia Latrare (mbledhja e dt.21 nëntor 1916), ku për herë të parë çështja e ortografisë i lidh me çështjen e gjuhës së përbashkët administrative. Megjithëse u përdoren terma jo të njëjtë, si gjuhë e pergjithtë, gjuhë e përbashkme, gjuhë letrare, gjuhë administrate mbizotëroi mendimi që standardi gjuhësor duhet të përdorej në gjuhën e shkrimit dhe duhet të ishte i detyrueshëm për shkollat dhe administratën shtetërore. Propozimet që u bënë dhe zgjidhjet që u dhanë nga KLSH, u mbështetën në realitetin gjuhësor të shqipes me dy kryedialekte dhe përvojën e tyre letrare, si dhe me historinë e gjuhëve letrare të vendeve fqinje. Në teoritë gjuhësore të kohës theksohej teza e rolit të qendrës, me forcë vepruese në zhvillimet gjuhësore të zonave të tjera [24].

Ky problem sa ishte i vështirë, aq ishte edhe delikat. Çështja duhej shtruar si në rrafshin teorik, ashtu edhe praktik. Filologu Gj. Pekmezi në cilësinë e kryetarit të Komisisë shprehte dyshimin se “a mundet Komisia me ia mbërrijtë këtij qellimi”, por L. Gurakuqi gjithnjë i gatshëm për të zgjidhur shumë çështje të karakterit kulturor ndërhyri, duke thënë: “se qellimi ma i parë i Komisisë do të jetë lëvrimi i gjuhës dhe zhvillimi i letërsisë”. Por çdo gjë nuk mund të shkonte sipas dëshirave të njërit apo tjetrit autor. Ata ishin personalitete të afirmuara të kulturës sonë. Prandaj debati vazhdoi. Fishta ngrinte problemin që në fillim duhet nisur “me sheshtimin e ortografisë”, ndërsa Sotir Peçi shtroi para anëtarëve të Komisisë pyetjen: “në ka Komisia në gji të saj elementet e nevojshëm për me ba një gjuhë administrate në mënyrë që të jetë e kuptueme prej të tane viseve të Shqipnisë, mbasi sot për sot të shkruem janë dialekti i Shkodrës edhe ai i toskënisë”. Në këtë debat morën pjesë edhe anëtarë të tjerë. Edhe Mjeda pyeti: “A mund të fillohet sot veprimi apo asht nevoja me shqyrtuem e me krahasuem përpara dialektet që të mund të gjinden forma të përbashkëta”. Ndërsa Fishta në vazhdim të diskutimit për gjuhën e përbashkët kërkoi që të mos zgjatej dhe kjo çështje të merrte udhë “mbasi dialektet ma në shej janë të shkrueme e se puna nuk mund të shtyhet”.

U vendos që KLSH t’i hynte punës për të zgjidhur këtë problem. Në mbledhjen e dt. 11 dhjetor 1916 ku morën pjesë Gj. Pekmezi, Gj. Fishta, L. Gurakuqi, S. Peçi, M. Logoreci, N. Paluca dhe L. Naraçi, kryetari Komisisë, përpara se të paraqiste platfomën se si mund të zgjidhej kjo çështje, deklaroi: “Nuk ka dyshim se kushdo prej nesh e di fort mirë se nuk mund të jetë sot për sot qellimi ynë i parë ortografia, por pa dyshim nji gjuhë e përbashkme. Ajo na mungon e na duhet doemos. Asht e ditur se ku s’ ka gjuhë nuk ka as ortografi. Gjuha e përbashkme pra asht sot për sot qellimi ynë i parë dhe padyshim se asnji në mes tonë nuk gjindet që të mos dëshirojë këtë”. Pastaj paraqiti parimet mbi të cilën mund të bëhej zgjedhja e bazës dialektore të standartit të shqipes, gjë që tregonte për konceptet e qarta teorike të anëtarëve të KLSH. Për këtë ai paraqiti tri mundësi për të realizuar këtë objektiv:

1. Të merrej një dialekt për bazë e prej këtej të bëhej një skelet, i cili do të mvishej e do të zbukurohej paskëtaj me frazeologjinë e të tërë dialekteve të tjera.

2. Të mbeteshin… të dy dialektet e sotëm të shkruar, njëri afër tjetrit duke i afruar ata e duke i përhapur të dy me çdo mënyrë e në të tjera anët e Shqipërisë që të bëhet një fërkim i cili pa dyshim do të shkaktojë atë flakë që dëshirojmë.

3. Të merreshin parasysh vetëm ndryshimet tipike në mes të dy dialekteve edhe duke marrë për pasqyrë vetë gjuhën… duke parë se çka bërë gjuha vetë në këto raste, t’i vemë edhe kësaj pas.

Gjergj Pekmezi me të vërtetë shtronte parimet, por nuk ishte entuziast dhe shihte vështirësi për zgjidhjen e këtij problemi, mbasi kjo punë kërkonte specialistë dhe një kohë e gjatë. Për rrethanat ekzistuese ai pranonte të mbaheshin të dy dialektet ekzistuese. Gj. Pekmezi nisej nga motoja se çdo fillim është i vështirë dhe duhet menduar mirë dhe me gjakftohtësi se “më mirë ngadalë dhe punë pak, por të mirë, se me të shpejtë e punë shumë po plot me gabime”. Ndërsa L.Gurakuqi kërkonte që Komisia të zgjidhte një dialekt i cili të ishte “si urë në mes të dy dialekteve”. Ndonëse ishte për të folmen e Elbasanit, nuk e parapëlqente ashtu siç ishte, por shtronte problemin për të gjetur forma të mesme me përmirësime për t’i futur në gjuhën e përbashkët. Kurse në diskutimin e tij Gjergj Fishta e ngrinte problemin në qenien e një literature në të folmen e Elbasanit. Dhe kur L. Gurakuqi i paraqiti shkrimet e Kostandin Kristoforidhit, atëherë ai pëlqeu “që të merret për bazë dialekti i Elbasanit për gjuhë shkrimi”. Gjuha e shkruar prej K.Kristoforidhit u kundërshtua nga Gj. Pekmezi dhe S. Peçi. Ky i fundit tha se “shkrimet e K. Kristoforidhit nuk mund të merren për bazë, se nuk janë shkruar thjeshtë në gjuhë t’ Elbasanit, po në një gjuhë gegënishte të përzieme, mbasi qellimi i tij pat qenë ta përhapi ungjillin në në gegëni dhe për këtë e ka botue edhe toskënisht. Sintaksa e shkrimit të Kristoforidhit i afrohet me të vërtetë toskënishtes, po edhe kjo rrjedh prej tekstit greqisht, i cili ka influencue në dialektin toskënisht. Mbas shumë debatesh dhe diskutimesh u arrit ky përfundim i formuluar nga Luigj Gurakuqi: “Tue qenë se dialekti i Elbasanit edhe ndën pikëpamjen e formavet, por sidomos ndën pikëpamjen e syntaksës asht si nji urë në mes të toskënishtes dhe gegënishtes, duhet të zgjidhet si gjuhë shkrimi me ato rregulla artografike që të na duken të drejta, të arsyeshme. Por tue dhanë këtë vendim, Komisija Letrare duhet të mbajë gjithmonë parasysh detyrën qi të bahen kërkimet e nevojshme, qi të gjinden format e mesme, të cilat të afrojnë ndryshimet dialektologjike të dy dialekteve” [25]. Ky vendim u pranua prej të gjithë anëtarëve të KLSH, duke u quajtur një ngjarje solemne. Me këtë zgjidhje KLSH synonte t’i vinte gjuhës letrare një bazë dialektore sa më gjithëpërfshirëse që të konvergonin edhe të folmet. Por kjo çështje u rrah edhe në mbledhje të tjera. Për të ndihmuar Komisinë Letrare, meqë në bazën e gjuhës së shkruar u zgjodh e folmja e Elbasanit, u miratua propozimi që të sillej pranë Komisisë filologu shqiptar Aleksandër Xhuvani, si njohës i elbasanishtes, i cili do të ndihmonte për të përmirësuar gjuhën letrare të zgjedhur. Për këtë zgjidhje që bëri Komisia Letrare, pas 30 e ca vjetëve A. Xhuvani shkruan: “Por në mbledhjet e asaj Komisie ku pata marrë pjesë edhe unë, duel çështja e formimit të nji gjuhe të përbashkët shkrimi dhe si bazë për këtë punë u vendos që të merret gjuha e Shqipnisë së mesme e ma fort ajo e Elbasanit. Për këtë qellim ajo komisi vu disa rregulla për shkrimin e gjuhës e sidomos të gegënishtes. Këto rregulla kishin për qellim që të afrojshin shkrimin e dy dialekteve dhe për këtë patën influencën e tyre mbi shkrimin e pastajëm të gjuhës…” [26]. Si të niste puna, atëherë do të kërkohej edhe një albanolog i huaj, i cili do të merrej me studimin dhe përmirësimin e saj. A. Xhuvani u bashkua me mendimin që kishte formuluar Luigj Gurakuqi për të marrë si bazë të gjuhës së shkrimit ebasanishten. U diskutua se cila vepër e K. Kristoforidhit duhej marrë për bazë e gjuhës përbashkët. Fillimisht anëtarët e KLSH ishin për “Dhiatën e re”, ndërsa A. Xhuvani pëlqente “Historinë e shenjtë” të K. Kristoforidhit dhe “Gramatikën e dialektit të gegërishtes jugore, mbështetur në të folmet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit” (Laipcig, 1913) të G. Vajgandit. Këto probleme, që shkaktuan shumë diskutime në Komisinë Letrare, vazhduan për shumë kohë, mbasi kjo ishte një çështje themelore për kulturën shqiptare, kur nuk kishte pasur gjithnjë mendime të njëjta. Pra nuk u kërkua një zgjidhje empirike, por shkencore dhe e arsyeshme. Prandaj puna e Komisisë pati vlera të veçanta dhe nuk është vlerësuar për shumë kohë në nivelet e duhura për atë që arriti. Këtu duhet veçuar puna e bërë dhe roli i rëndësishëm që luajti në këtë forum për këtë çështje nismëtari i saj Luigj Gurakuqi. Zgjidhja e kësaj çështjeje kishte vështirësitë e veta.

Për këtë u kërkua që të organizohej një ekspeditë gjuhësore në Shqipërinë e mesme, e cila do te merrej me studimet e nevojshme. U propozua që të merrte pjesë këtu edhe Dom Ndre Mjeda (mbledhja e dt. 21 mars 1917). Është shprehur mendimi se kjo detyrë iu ngarkua Dom Ndre Mjedës, meqenëse “ishte i afirmuar si studiues i thellë i shqipes, si njohës i dialekteve tona, si erudit, si shencëtar” [27]. Kjo ishte e drejtë, meqë Mjeda kishte përgatitjen e duhur gjuhësore dhe ishte zotërues i disa gjuhëve, gjithashtu ai ishte caktuar anëtar veprues i Komisisë (mbledhja e dt. 11 dhjetor 1916). Ai këtu “duke qendruar larg çdo qendrimi të ngushtë lokalist u bë partizan i venies në bazë të gjuhës së shkrimit të një të folmeje tjetër nga ajo me të cilën shkruante…” [28].

Tre filologë: Gjergj Pekmezi, Dom Ndre Mjeda dhe Rajko Nahtigal, profesor i Universitetit të Gracit në Austri u nisën për në Elbasan, ku qendruan tri javë, prej dt. 1 deri më 21 maj 1917. Pasi u morën me studimin e atyre dukurive që u interesonin, filologët hartuan një raport për rezultatet e ekspeditës me titull “Raport rreth udhëtimit në Shqipërinë e mesme për qellime gjuhësore”. R. Nahtigal e botoi në gjermanisht promemorien, më 1917, duke e titulluar “Mbi çështjen e një gjuhe të përbashkët shkrimi” (Die Frage einer einheitlichen albanische Schriftsprache, Graz, 1917) të shoqëruar me një parathënie dhe sqarime të tjera për probleme të ndryshme të gjuhës. Promemoria u përkthye nga Dom Ndre Mjeda dhe u lexua në mbledhjen e dt. 3 korrik 1917. Në këtë dokument ne njihemi me pikëpamjet e R. Nahtigalit për gjuhën letrare, të cilat i shpreh që në fillimet e saj. Ai menjëherë prononcohet se “zgjidhja më e drejtë e problemit do të ishte të pëlqehej njëri nga dy dialektet ekzistuese, por që të pranohej nga tjetri, pavarësisht se nga kjo anë ato janë të njëllojtë dhe të një vlere”. Nahtigali nuk ishte që në bazë të gjuhës të shkruhej dhe të vihej një e folme periferike. Në vazhdim për këtë çështje në promemorje paraqet edhe dy alternativa të tjera. Duke qenë se të dy dialektet janë afër njëri-tjetrit, atëherë mund të ishte edhe kjo zgjidhje: të futej në shkollat e jugut gegërishtja dhe në ato te veriut toskërishtja dhe të nxitej botimi i letërsisë në të dy dialektet. Kjo ndoshta mund të çonte në një zgjidhje të natyrshme. Një rrugë tjetër ishte ajo e një përzierjeje të gëgërishtes me toskërishten, gjë të cilën autori e konsideronte një produkt artificial fonetiko-gramatikor. Duke u mbështetur edhe në praktikën që kanë ndjekur popujt e zhvilluar evropianë për këtë çështje, për autorin më e pranueshme ishte “të zgjidhej dialekti i mesëm si mjet ndërlidhjeje në pikëpamje gjuhësore”. Megjithatë edhe për atë duhet punuar që të jenë sa më afër njëri-tjetrit dhe t’i mos qendojmë strikt vendimit të marrë. Dhe autori, duke pranuar të folmen e Elbasanit, bën propozimet përkatëse për ndryshimet që mund t’i bëheshin asaj qoftë me karakter fonetik, qoftë me karakter morfologjik dhe leksikor.

Idetë e tij Nahtigali i shtjellon dhe i përforcon edhe në shtojcën që i bën promemories. Përfundimi i tij është ky: “Më mirë se një koine e gegërishtes së Veriut me bazë shkodranishten është padyshim koineja e K. Kristoforidhit, mbasi unë kam gjithnjë parasysh interesin e gjithë popullit”. Këtu nuk kemi një analizë formale, por përkundrazi autori ka koncepte të qarta për rrugët e formimit të gjuhës letrare e në veçanti të gjuhës shqipe, duke parapëlqyer atë rrugë që sillte afrimin gegërishtes letrare të shkruar me atë të toskërishtes. Dhe gjuhëtarët tanë i kanë venë re vlerat e punimit të Nahtigalit [29]. Për të pati vërejtje nga Luigj Gurakuqi dhe M. Lamberci.

Shtypi i kohës i bëri jehonë këtij punimi. Gazeta “Posta e Shqynies” në nr.94 të dt.31 tetor 1917 bënte këtë vlerësim: “…sadoqë ndër disa sende nuk mundena me kenë nji mendjet me auktorin e zellshëm, gjithnji po dishmojmë se shkrimi i tij përmbi çashtje të gjuhës shqype na u pëlqye fort, pse zhvillue me mjeshtrië t’madhe njashtu si mund të pritej prej mendjet t’kthjellt t’nji dr.Nahtigalit. Tue botue i famshmi dietar këtë vepër i ka ba litratyrës shqype e kombit shqyptar nji sherbim t’madh, pse gjygjet e tij përmbi çashtje t’gjuhës patën gjithherë randsië e kjenë çmue edhe gjithherë si prej dijetarve tonë, ashtu edhe prej albanologve t’vendeve tjera”. Ndërsa në vitin 1977 Franc Jakobin në një shkrim botuar për kontributin e këtij autori për shkencat albanologjike shkruan: “Punimi i përmendur (Promemoria, shën ynë) i Nahtigalit nuk është vetëm paraqitje e gjendjes gjuhësore në Shqipëri me studimin e hollësishëm të dukurive që janë relevante për krijimin e gjuhës së përbashkët letrare, porse edhe pasqyrim i simpatisë së madhe të Nahtigalit për popullin shqiptar, të cilit i dëshiron arritje sa më të shpejtë të institucioneve të veta arsimore dhe kulturore” [30]. Sigurisht në Komisi rolin më të rëndësishëm për këtë çështje e kanë luajtur ato figura që kishin një përgatitje të veçantë filologjike.

Vitet e fundit jo vetëm është analizuar ky studim i Nahtigalit, por edhe është vlerësuar [31], ndonëse, kohë më parë, mendimet e tij për rrugët e zgjidhjes së roblemit të gjuhës letrare shqipe të njësuar janë bërë objekt kritike [32].

KLSH po jepte shpresa se do t’i realizonte objektivat e saj. Shtypi shfaqte interesimin e tij, duke përgatitur opinionin për vlerat e vendimeve që do të merrte, mbasi gjuha nuk rri gjithnjë në një vend. Ajo zhvillohet dhe pasurohet. Fletorja “Vëllaznija” që dilte në Vjenë, në nr. 57, dt. 14. 5. 1917 shkruante: “Gjithsecili atdhetar i vërtetë ka me e kuptue lehtas sa randësi të madhe ka me pasë për ne vendimi i gjuhës letrare prej së cilës kanë me rrjedhë fort shpejt fryte e dobi te panjehuna… Gjuha nuk asht si nji gur i vdekun, i cili s’ndërron dot, jo, gjuha asht nji pjesë e gjallë e kombësisë, e cila tue u rritë me zhdrivillim të vet bahet ma e bukur dhe ma e pasun”. Ndërsa S. Çeka për pranimin e të folmes së Elbasanit në qendër të gjuhës së përbashkët shkruante: “Pranimi dhe zbatimi i dialektit historik të Elbasanit dhe përgjithësimi i tij në qeveri me kulturë shkollore të truallit tonë asht nji përparim i paçmuar dhe nji çap për bashkimin politik dhe letrar e të dy copave të pashqitshme të Veriut e të Jugës” [33].

Kështu përpjekjet e rilindësve tanë për afrimin e varianteve letrare dhe njësimin e gjuhës së shkruar gjetën shprehjen e tyre edhe në vendimet e Komisisë Letrare të Shkodrës [34].

Arritjet e saj patën rëndësi të veçantë se qe një tubim shumë i përgatitur dhe vlerat e saj janë të padikutueshme. Problemet që shqyrtoi i analizoi me kompetencë shkencore dhe çështjet që kërkoi të zgjidhë ishin shumë të avancuara dhe dobiprurëse për kulturën shqiptare. Sot gjuhëtarët tanë po përpiqen që t’i evidentojnë arritjet e saj. “Komisia Letrare Shqipe, shkruan B. Beci, ishte nismëtarja e standardizimit të shqipes së shkruar që në të vërtetë mund të vlerësohet si përpjekja e parë serioze dhe me arritje të dukshme e zbatimit të një politike kulturore e gjuhësore kombëtare që synonte jo vetëm zhvillimin e kulturës dhe të arsimit tonë kombëtar, po edhe zgjidhjen e problemit madhor të gjuhës letrare shqipe a të shqipes standarde” [35].

Menjëherë në vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjes (15-25 gusht 1920), duke mbështetur arritjet e KLSH për çështjen e gjuhës së përbashkët, theksohej se “si gjuhë letrare mbas së cilës do të shkruheshin librat shkollorë u muer për themel dialekti i Elbasanit me disa përmirësime, tue rusejtë do ndryshime tipike që u përkasin formave etimologjike të fjalëve të ruajtuna mrë në dialektin toskënisht e në disa nëndialekte të gegënishtes” [36].

Për drejtshkrimin e shqipes

KLSH diskutoi për të zgjidhur një ndër problemet e rëndësishme dhe të ngutshme hartimin e rregullave të drejtshkrimit të gjuhës sonë, një punë sa e vështirë aq edhe me vlera të mëdha për zhvillimin e gjuhës sonë, për njësimin e shkrimit në të gjithë aktet zyrtare, në botimet dhe në tekstet shkollore. Për të parën herë në historinë e gjuhësisë shqiptare, do të hartohej një kod drejtshkrimor që është konsideruar nga J. Kastrati “pikënisje e normalizimit të shqipes së shkruar të përbashkët” [37], ndërsa “Rregullat …” kodifikimi i parë i drejtshkrimit tonë” [38]. Ishte një punë sa shkencore aq atdhetare dhe fisnike.

Si i zgjidhi problemet e drejtshkrimit të shqipes Komisia Letrare?

Sigurisht që nga ky organizëm nuk mund të pritej gjithçka, kur shteti shqiptar jo vetëm që nuk ishte konsoliduar, por ishte edhe i pushtuar. Megjithatë anëtarët e Komisisë u nisën nga dëshira për t’i dhënë rrugë zgjidhjeje këtij problemi, për të hartuar rregulla të tilla që t’u shërbenin të gjithëve, gjë që bëri që t’i zgjidhë drejt disa çështje drejtshkrimore, ndonëse në mbledhje të ndryshme pati debate dhe diskutime të forta. Anëtarët ishin për të hartuar një drejtshkrim sa më të njësuar. Kështu Komisia po ecte në vazhdën e disa zgjidhjeve, ndonëse të pjesshme që ishin trajtuar më parë.

Nga diskutimet dhe debatet u vendos për të hartuar “një ortografi sa ma tepër të përbashkët për të dy dialektet” (mbledhja e dt. 13. 11. 1916). Por ky problem nuk përfundoi me këtë mbledhje, por vazhdoi. Në fillim u caktuan parimet që do të zbatoheshin për zgjidhjen e problemeve drejtshkrimore. Kështu Komisia shpalli parimin fonetik si parimi i gjithë praktikës gjuhësore të shqipes, pra “Orthografia e gjuhës shqipe duhet të ishte përsa mundej fonetike d.m.th. gjuha do të shkruhej ashtu siç flitej prej popullit. Si themel i orthografisë do të merrej dialekti i Elbasanit me disa përmirësime”. Është theksuar se zbatimi i parimit fonetik është në thelb një parim demokratik i gjuhës letrare, gjë që do të thotë se gjuha letrare shqipe buron drejtpërdrejt nga gjuha e popullit [39]. Ky parim i përcaktuar që me Komisinë Letrare Shqipe mbeti si parim kryesor i drejtshkrimit të shqipes së sotme. Parimi fonetik dhe e folmja e Elbasanit nuk qenë diçka e vendosur në mënyrë të ngurtë. Prandaj Komisia Letrare për mjaft probleme që diskutoi, nuk u mbështet vetëm në dialektin që kishte marrë për bazë, por kërkoi zgjidhje sa më racionale edhe për të zbutur ndryshimet në mes dialekteve të shqipes. Ajo nuk u mbështet vetëm në parimin fonetik, mbasi, siç thuhet në nenin 2 të statutit, në përmirësimet “do të hyjnë disa ndryshime tipike, të cilat u përkasin formave etimologjike të fjalëve të ruajtura më mirë në dialektin toskënisht e në disa nëndialekte të gegënishtes”. (Rregullat…, 1917, bot. II, f. 5). Pra Komisia gërshetoi parimin fonetik me parimet e tjera, duke lejuar që të përdoreshin edhe dysorët normativë, që për kohën fliste per një parashikim më të largët të saj. Në mbledhjen e dt. 29 janar 1917 u miratuan “Parime e rregulla mbi orthografinë e gjuhës së shkrueme”, që është varianti i parë. Ndonëse qe përpjekja e parë serioze për t’i kodifikuar problemet drejtshkrimore, diskutimi vazhdoi edhe për çështje të tjera drejtshkrimore, duke bërë që të hartohej një variant i dytë, i cili u miratua në mbledhjen e gushtit të vitit 1917. Por gjithçka u pa në perspektivë . “Me gjithë këtë, thuhej në “Rregullat…” Komisija Letrare, sot për sot, e sheh me arsye që këto dy parime të mos ndiqen fjalë për fjalë e të metat që do të ketë këjo mënyrë orthografie, ja len kohës s’ardhshme e shpreson se zhdrivillimi i gjuhës ka për ta gjetë vetë udhën e mesme”. Dhe shënohen disa nga rastet e përdorimit të këtyre dysorëve. Kurse në parathënien e botimit te dytë (tetuer 1917) shënohej: “Tue u mbështetun mbi këto kërkime Komisia Letrare dau që me i përmirsuem në disa pika Rregullat e orthografis, sidomos përsa u përket formavet të dyzueme, nga të cilat zgjodhi ato, që ma tepër i pëlqejnë fonetikës së dialektit të marrun për themel”.

Komisia Letrare po bënte një hap përpara për zgjidhjen e shumë problemeve drejtshkrimore, duke i afruar në të shkruar të dy variantet letrare. Pranoi të shkruhen të plota togjet e zanoreve ie, ue, ye që në dialektin e Veriut ato ishin monoftongizuar. (Në “Rregullat…” thuhej se janë të tilla si në toskënisht e në disa nendialekte të gegënishtes). Edhe grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj, që në këto të folme ishin asimiluar, duhet të shkruheshin të plota, si nder, mbush, kambë etj. Një punë pararendëse kishte bërë që më 1879 Pashko Vasa te proza historike “Shqypnija dhe shqyptart” [40], megjithëse nuk ishte gjithnjë konsekuent. Këto zgjidhje që dha Komisia, kishin rëndësi se i shërbenin thjeshtësimit e njësimit të drejtshkrimit të shqipes.

Vend më i gjerë iu kushtua zanores ë, ku janë përcaktuar disa rregulla për përdorimin e saj. Duke ecur në gjurmët e autorëve të vjetër dhe të rilindësve, anëtarët e Komisisë Letrare u përpoqën, (ndonëse jo gjithnjë ia arritën qëllimit) që zanorja ë të përdorej edhe në ato pozicione, kur në të shumtën e të folmeve të Veriut dëgjohej pak ose kishte rënë fare. “Kur KL në parimet dhe rregullat që caktoi aty nga fillimi i vitit 1917, shkruan E. Çabej, vendosi që zanorja ë e patheksuar, grupet e zanoreve ie, ue dhe ye dhe grupet e bashkëtinglloreve mb, nd dhe ngj do të shkruhen të plota, ashtu si i ruan këto toskërishtja dhe pjesërisht edhe disa nëndialakte të gegërsishtës, ajo mund të shtonte dhe të thoshte që ashtu të plota kanë ekzistuar ato dhe janë shkruar shekuj më parë në krejt truallin e gegërishtes dhe se janë të gjithëmbarme të shqipes [41]. Pra kërkohej të shkruhej aty “ku e lyp etimologjia e ku shqiptohet në toskënishte”. Kështu, duke ndjekur edhe traditën e mëparshme, po rivendosej në shkrim ë-ja fundore në fjalët parafundore dhe ë-ja e patheksuar në trup të fjalës. Zanorja ë do të përdorej në këto pozicione: në mes të fjalës: shëndet, rrëfye, këndue etj. në fund të fjalës, në emrat e gjinisë femërore, ku theksi bie në rrokjen e parafundit: punë, mollë, lopë, pëlhurë etj. E ruajnë edhe disa emra të gjinisë mashkullore për arsye të gjatësisë së zanores së theksuar, si burrë, djalë etj. Ndërsa emrat e gjinisë femërore me ër, ërr, ël, ull shkruhen pa ë fundore: Shkodër, kokërr, vegël, kumbull etj. Në këtë rast ato nuk po ecnin në gjurmët e rilindësve, por u mbështetën në gjuhën e gjallë që kjo ë në këtë pozicion kishte filluar të regjohej edhe në të folmet e Jugut. Do të shkruheshin më ë fundore edhe disa mbiemra, si i butë, i mirë, i shpejtë etj. Për arsye të gjatësisë së zanores së theksuar do të përdorej ë-ja fundore në fjalet: shkojnë, bajnë, puntorë, kryetarë etj. Ndërsa në disa mbiemra, kryesisht me origjinë foljore, që mbarojnë me rrokje të theksuar dhe të gjatë, marrin ë vetëm ato të gjinisë femërore: e fortë, e lirë, e thatë e ndonjë tjetër. Për përdorimin e ë-së Komisia dha zgjidhje të kënaqshme, ndonëse ishte një nga problemet më të vështira për t’u zgjidhur përfundimisht, meqë ishte e kushtëzuar nga shumë faktorë dhe nga vetë zhvillimi i gjuhës letrare shqipe në atë kohë. Megjithatë me zgjidhjet që po jepeshin, drejtshkrimi ynë po hynte në rrugën e njësimit gjithnjë e më të madh për shumë çështje të rëndësishme drejtshkrimore. Edhe pas miratimit të tyre diskutimet vazhduan. Si rrjedhojë, në botimin e dytë të “Rregullave…” janë zhdukur dysorët drejtshkrimorë, gjithashtu edhe ndonjë rregull për përdorimin e ë-së ose është hequr ose është thjeshtësuar. Mbetën pikërisht ato zgjidhje që do të zbatohen më vonë. Por nuk u pasqyruan të gjitha rastet e mundshme të përdorimit të ë-së.

Në “Rregullat…” përcaktohej se gjatësia e zanoreve do të shënohej vetëm në botimet gjuhësore. Kjo ishte një pikë delikate, mospërdorimi i së cilës më vonë, nga disa pati kundërshtime. H.Mosi për këtë çështje në mbledhjen e dt.24.09.1916 tha: “Mbasi vendimi i dhanun për të shkruemit e ë-së së pazëshme ose të regjuar në fund të emnave femërorë i heq nderlikimet që mund të jenë në vështim të ca fjalëve, gjatësia nuk asht nevoja të shenjohet, përveç librave të gjuhësisë”. Ndërsa theksi do të vihej në zanoret e gjata, kur krijojnë homonimi fjalësh: drejtori-drejtorí, bari-barí etj. si dhe në disa raste të tjera. Theksi hundor, megjithëse është pranuar, por është kufizuar, duke u ruajtur në dy tipa fjalësh: zâ, âsht dhe frê, mullî. Të mosshkruarit e zanoreve të gjata dhe kufizimi i theksit hundor kishte rëndësi, mbasi lidhej me përcaktimin e sistemit fonologjik të gjuhës letrare kombëtare [42], duke shënuar ecje përpara dhe duke kapercyer praktikat krahinore për t’i ruajtur ato. Edhe në këtë aspekt KLSH duhet vlerësuar, mbasi këtu u hodhën “jo vetëm themelet për përcaktimin e sistemit grafik e drejtshkrimor të gjuhës sonë letrare, por edhe të vetë sistemit të saj filologjik” [43]. Megjithatë ajo nuk arriti të japë një kod të atillë që të pasqyronte të gjitha problemet drejtshkrimore të gjuhës sonë. Por këtu u hodhën bazat e drejtshkrimit të shqipes dhe, siç shkruan E.Çabej “mund të thuhet se vuri gurin themeltar në normimin e shkrimit e në ortografinë e sotme të shqipes [44].

Në hartimin e këtyre rregullave secili me ato njohuri filologjike që kishte, dha ndihmesën e vet, por, në veçanti, mendoj se është fryt i punës së L. Gurakuqit, Nd. Mjedës, S. Peçit dhe H. Mosit. Rol mund të ketë luajtur edhe M. Logoreci. Kjo vërehet nga diskutimet që janë bërë në mbledhje të ndryshme për problemet drejtshkrimore dhe që janë pasqyruar në procesverbalet e mbledhjeve. Nuk mund ta ketë kryer këtë punë vetëm njëri nga anëtarët, mbasi e kishte të vështirë të kapërcente disa nga qëndrimet vetjake, që ekzistonin në zgjidhjen e këtyre problemeve. Edhe vetë procesverbalet e mbledhjeve për këtë periudhë dyvjeçare do ta shënonin një gjë të tillë, meqë kjo ka qenë praktika e punës së kësaj komisie. Nuk përjashtohet fakti që roli i ndonjë anëtari të ketë qenë më i madh për vetë kulturën gjuhësore që kishte.
Jup Kastrati mendon se “Rregullat…” janë vepër e Ndre Mjedës [45].

Komisia Letrare u mor edhe me çështje gramatikore dhe me çështje të tjera drejtshkrimore. Në një mbledhje u fol edhe për prirjen e përemrave vetorë unë dhe ti, sidomos për rasat gjinore dhe rrjedhore të tyre, për përemrat dëftorë ky, kjo, ai, ajo dhe përemrat e pacaktuar secili dhe gjithsecili (mbledhja e dt.24.prill 1918). Gjithashtu në mbledhje të tjera u diskutua për përemrat i im, i em, e mi, i yt, i joti, i yni, e jonë, i juaj, e juaj. Ndërsa për trajtat e shkurtra të përemrave vetorë në pozicion enklitik u miratua që ato të shkruhen bashkë: epmë, ndërsa trajtat e bashkuara të përemrave vetorë u vendos që të shkruhen me apostrof, ndonëse Nd. Mjeda e kundërshtoi një mendim të tillë dhe kërkoi që të shkruhen bashkë (ma, ta) pa apostrof. Debate pati për shkrimin e trajtës së bashkuar ia, për pjesëzën u të foljeve joveprore. Për emrat që dalin me temë në bashkëtingëllore, u vendos që ato të shkruhen me bashkëtingëllore të zëshme, si në trajtën e shquar, ashtu edhe në të pashquarën: zog-u.

Për këto probleme që u diskutuan dhe për të tjera, Komisia Letrare Shqipe vendosi që “për të gjitha format gramatikore të gjuhës do të mbështetet në shkrimet e K. Kristoforidhit, ndërsa për ato forma që nuk gjinden në këto shkrime, atëherë do të caktohen nga Komisia Letrare” (mbledhja e dt.8 maj 1918).

Duke u mbështetur në procesverbalet e mbledhjeve, mësojmë se në diskutime kanë marrë pjesë aktive Luigj Gurakuqi dhe Dom Ndre Mjeda [46], të cilët luajën një rol të rëndësishëm edhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera gjuhësore që do të ndihmonin për zhvillimin e kulturës sonë kombëtare.

Jehona e vendimeve të Komisisë Letrare qe pozitive. Komanda ushtarake austriake në shkresën nr.128/1 dërguar Komisisë Letrare urdhëronte: “Që prej datës së këtij urdhëni (Shkodër, 24 fruer 1917, Laimet…, f.17), këjo mënyrë shkrimi e diftueme me anë t’atyne rregullave do të ketë fuqi zyrtare edhe do të shtihet përdorimi i kësaj, pa kurrnji jashtërregullim, në të gjitha aktet, në të përgjegjunit e në të kryemit e këtyneve, n’urdhënimet, në botimet etj”. Ajo gjeti miratim gjithashtu në Kongresin Arsimor të Lushnjes (1920) dhe nga qeveria e Tiranës (1923). Ndërsa kryeministri i asaj kohe Ahmet Zogu në qarkoren nr. 148, dt. 13. 1. 1923 porosiste: “… autorizohen zyrat kompetente që në shkrim të akteve zyrtare gjithmonë të përdoret dialekti i Elbasanit që asht pranue si nji dialekt i përbashkët e zyrtar për Shtetin tonë”. Për më shume se nj çerek shekulli drejtshkrimi i shqipes u mbështet në “Rregullat…” të hartuara nga Komisia Letrare.

Rregullat e drejtshkrimit që u vendosën, ishin të lehta, të thjeshta dhe të kapshme, “pothuajse gjithëpërfshirëse”. Sipas vlerësimit të S. Mansakut “Ajo u dha zgjidhje shkencore problemeve kyçe të drejtshkrimit të shqipes dhe parimeve teorike mbi të cilat duhej të mbështetej ai. Në këtë mënyrë ajo dha një kontribut të madh për njësimin e shqipes së shkruar dhe krijoi një bazë të shëndoshë shkencore për zgjidhjet e mëvonshme që në shumë pika janë mbështetur te Komisia. Me punën që kreu Komisia Letrare, shqipja hyri në një etapë të re të përpunimit të saj të vetëdijshëm, hyri në hullinë e kodifikimit të saj, hulli e hapur nga një grup i vërtetë ekspertësh të gjuhës, të lëtërsisë dhe të kulturës shqiptare që punuan me përkushtim, atdhetari dhe kompetencë shkencëtari. Kjo etapë e re në kodifikimin e gjuhës letrare nisi këtu në Shkodër, ku ndoshta mori udhë për herë të parë edhe fjala e shkruar shqipe me kronikat e shkruara in “vernacula lingua” që përrmend Barleti ynë i madh” [47]. Por krahas vlerësimeve pozitive pati edhe kritika dhe kundërshtime nga autorë të ndryshëm, kryesisht për disa zgjidhje të veçanta që kishte miratuar KLSH.

Botimi i “Rregullave mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme”

Komisia Letrare mbas diskutimesh për çështje të ndryshme drejtshkrimore arriti të miratojë “Rregullat mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme” (Mbledhja e dt.29 janar 1917). Disa ditë më vonë ato u shtypen në Shkodër si broshurë (8 faqe, me format 17×14.5 cm) ku u përfshin “Parime e rregulla mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme” (9 nene), si dhe një radhua fjalësh. Është një listë fjalësh që Komisia Letrare këshillon të shkruhen me grupet e bashkëtingëlloreve mb (104 fjalë) dhe nd (173) fjalë. Sot kjo broshurë është një ekzemplar mjaft i rrallë. Botimi pati rëndësi të veçantë, mbasi lexuesve u jepej një material i tillë, i miratuar nga një grup specialistësh, shumica e të cilëve u shqua për një veprimtari atdhetare në të mirë të kombit shqiptar. Duke qenë se ky ishte materiali i parë i kodifikuar, anëtarët e komisisë vazhduan të diskutojnë edhe për probleme të tjera që nuk ishin përfshirë në “Rregullat…”. Për këtë arsye, pas shumë diskutimesh për çështje të ndryshme drejtshkrimore u vendos që ata t’u shtoheshin “Rregullave…”. Në një nga mbledhjet e muajit gusht 1917 miratohet varianti i ri i “Rregullave…” dhe u vendos që ato të rishtypen (mbledhja e dt.23 shtator 1917). Ribotimi u bë gati me të njëjtin format. Në disa ekzemplarë është venë në ballinë sipër, përveç titullit dhe emërtimi “Komisija Letrare Shqipe” (formë vule) dhe poshtë titullit është vula e Komisisë Letrare Shqipe. Përveç atyre fakteve që përmendëm më sipër, ribotimi u bë edhe për arsye të tjera. Kjo është shënuar edhe në parathënie që mban dt.tetor 1917. Këto “Rregulla…” kanë 11 nene. Radhoi ka 97 fjalë që shkruhen me grupet e bashkëtingëlloreve mb dhe 172 fjalë me nd. Përveç se janë shtuar 2 nene në variantin e ri, janë prekur në formulim edhe disa nene të tjera. “Rregullat…” e variantit të dytë mbajnë datën 13 gusht 1917. Duke qenë se në mbledhjen e dt. 24. 9. 1917 u vendos që këto rregulla të shpallen publikisht nëpërmjet shtypit. Ato u ribotuan edhe në gazetën “Posta e Shqypnies” që drejtohej nga Atë Gjergj Fishta, më 3 nëntor 1917 dhe në disa organe të tjera. Së fundi u ribotua edhe në organin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Filologji”, nr. 3, 1993, f.1-6.

Komisia Letrare Shqipe botoi edhe organin me titull “Laimet e Komisis Letrare Shqipe në Shkodër”. Kjo e përkohshme kishte për qëllim që të përkujdeset për të gjitha çështjet që i përkisnin lëvrimit të gjuhës shqipe, përparimit dhe lulëzimit të saj. Ajo do të botonte ligjerata, vepra, dorëshkrime, folklor etj. Në këtë botim është dhënë në mënyrë të përmbledhur veprimtaria e Komisisë Letrare Shqipe gjatë viteve 1 shtator 1916 – 4 qershor 1917. Këtu janë përfshirë “Rregullat…” e variantit të parë, një radhua më 104 fjalë që shkruhen me mb dhe 173 fjalë që shkruhen me nd, si dhe një fjalorth prej 355 fjalësh të termave juridike dhe të administratës, si dhe pjesa e parë e veprës së Fishtës “Juda Makabeu”.

Për këtë botim, siç del nga protokolli, është diskutuar në disa mbledhje, duke filluar nga mbledhja e dt.4.06.1917 që në parim është vendosur të botohet një e përkohshme. Në mbledhjen e dt.7.12 1917 del se është caktuar edhe redaksia e këtij botimi e përbërë nga M. Lambertz, M. Logoreci dhe L. Naraçi. Aty thuhej se në mbledhjen e parë që do të bënte KLSH, më 13 dhjetor, redaksia ka për të paraqitur lëndën e numrit të parë. Më dt.15.12.1917 u miratua lënda për numrin e parë, që do të përfshinte: Programin e së përkohshmes, raportin e Lambercit mbi veprimtarinë e KLSH dhe dramën Juda Mukabeu të Gj.Fishtës, ndërsa në nr.2 do të vazhdojë raporti i Lambercit dhe drama Juda Makabeu. Në mbledhjen e dt.23.01.1918 kërkohet që në nr.2 dhe 3 të përfshihet edhe një studim i Pashk Bardhit me karakter dialektologjik dhe i Aleksandër Xhuvanit për parashtesat dhe prapashtesat. Dhe diskutimet vazhduan edhe në mbledhjen e dt.27.02.1918.

“Laimet e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër” duhet të kenë dalë nga shtypi në muajin mars të vitit 1918. Për qarkullimin e kësaj së përkohshmeje pati një debat të fortë dhe anëtarët e saj mbetën të pakënaqur, mbasi kishte dalë me gabime gjuhësore dhe nuk ishte marrë parasysh vendimi i KLSH i dt.27 shkurt 1918. Në mbledhjen e dt. 10. 04. 1918, i kërkonin komandës ushtarake që kjo e përkohshme të botohet në Shkodër. Dhe numri i parë, pasi të qortohet dhe të hiqen “Rregullat…” dhe termat e drejtësisë, të ribotohet në këtë qytet, qoftë edhe me shpenzimet e anëtarëve të KLSH.

Më 10 qershor 1918 Luigj Gurakuqi e njoftonte A.Xhuvanin se ishte anuluar revista e shtypur në Vjenë e se është në procesin e shtypjes në Shkodër. “Dorëshkrimi juaj, theksohej në letër, do të dalë në nr.5-6, pra duhet të na dërgoni sa më shpejt vijimin e tij” [48]. Një gjë e tillë nuk u realizua. E përkohshmja qarkulloi ashtu siç ishte, ndonëse vërejtjet gjuhësore ishin shumë të drejta. Numra të tjerë të parashikuar, lënda e të cilëve ishte miratuar, nuk u botuan.

Edhe për botimin e së përkohshmes “Komisia Letrare Shqipe” kërkoi bashkëpunimin e një numri atdhetarësh, shkrimtarësh, mësuesish etj. Për këtë qellim, që në dhjetorin e viti 1917 u janë dërguar letra shumë figurave të njohura të vendit tonë, si Sotir Pecit, Atë Shtjefën Gjeçovit etj. Kryetari i Komisisë L. Gurakuqi i njeh me veprimtarinë që ka kryer KLSH dhe çfarë do të botonte e përkohshmja që do të dilte. Në letrën që i dërgon L. Gurakuqi Sotir Pecit, në mes të tjerash, thuhej: “Kemi shpresë të plotë se gjithë shkrimtarët shqiptarë, të cilët kanë për zemër zhvillimin e lulëzimin e gjuhës dhe të lëtërsisë sonë, nuk do të kursejnë ndihmen e tyre të vlefshme e se do të nderojnë dhe stolisin fletët e së përkohshmes sonë me shkrimet t’veta të çmueshme…” [49]. Komisia po bënte gjithnjë përpjekje që vepra e saj të ndihej anëmbanë vendit tonë. Por jo gjithëherë dëshirat e saj u realizuan për vetë kushtet e asaj kohe, kur çdo gjë bëhej nën kontrollin e forcave pushtuese. Megjithatë jehona e “Rregullave…” qe pozitive.

Për krijimin e terminologjisë

Që në mbledhjet e para Komisia Letrare diskutoi edhe për punën që do të bënte për hartim termash të fushave të ndryshme të veprimtarisë juridike, administrative etj. Për këtë thuhej: “Për qortimin e ligjeve të gjyqeve të paqit i ra Komisisë një barrë bukur e randë, don me thanë të gjetunit në gjuhë shqipe të njaj sasie të madhe fjalësh teknike, qi u përkthyen prej turqishtes. Sigurisht kanë mujtë me shpëtue lajthime, por koha ka për t’i ndrequn”. Në mbledhjen e datës 14 tetor 1916 u caktuan parimet që duhet të ndiqen për hartimin e termave. Komisia Letrare kështu ndiqte edhe këtu vazhdën e rilindësve tanë, të cilët u përkujdesën shumë për pastrimin e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja dhe të panevojshme dhe për pasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe me fjalë të burimit të saj.

Cilët do të ishin disa nga kriteret që do të zbatoheshin për hartimin terminologjisë së re?

Për zëvendësimin e termave të huaj u kërkua të përdoreshin kryesisht “fjalët që fliten në gjithë viset e Shqipërisë, porse të dihen se janë shqip dhe të kenë kuptimin e nevojshëm”. Termat nga gjuhët e huaja që do të përdoren në gjuhën shqipe, do të shqiptohen e do të shkruhen sipas fonetikës së gjuhës sonë. Ndërsa të gjithë mbiemrat (llagapet), si dhe emrat e vendeve, jo të gjithë, që kanë trajtë shqipe, do të shkruhen sipas drejtshkrimit origjinal të tyre. Por ky problem nuk mbeti me kaq, por u diskutua edhe më vonë. Kështu në mbledhjen e dt. 8 maj 1917 u trajtua çështja e emrave të familjeve shqiptare, ku u mor ky vendim:

1. Përgjithësisht shqiptarët kanë emna familjesh të rrjedhuna ja prej ndonji ofiqi, ja prej katundit a qytetit, nga ka ardhë familja, ja prej mjeshtrisë, ja prej emnit të veçantë të ndonjenit prej të parvet të familjes.

2. Atyne, qi nuk kanë emën familjeje të posaçme, mund t’u trajtohet emni i familjes prej rrajavet të sypershenjueme ose dhe tue i shtuem emnit të gjyshit shtimin (sufiksin) aj ose ej toskënisht anj ose enj, me të cilin trajtohen mbiemnat e fisevet shqiptare.

Në këtë mënyrë ajo i jipte zgjidhje edhe ketij problemi aq i domosdoshëm për kohën [50].

Tërhiqej vëmendja që të mos kalohej në përdorimin pa kriter të neologjizmave, meqë komunikimi do të bëhej i vështirë, po ashtu edhe të barbarizmave, mbasi nga përdorimi i tyre “gjuha do të nxjerrë ngjyrën kombëtare”. Kështu u morën fjalë dhe terma nga autorët e vjetër, si: ligj, dënim, thirrje etj. U gjallëruan terma të tilla, si: lidhje, lutje, i paditun etj. dhe të tjera u krijuan nga anëtarët e Komisisë, si: shkallëzim, anket-i, rend i ditës etj [51].

Ndërsa për ato terma që ishin ndërkombëtare dhe që i ndeshnim edhe në gjuhët e tjera, do të mbesnin po ato. Do të ruheshin termat e huaj edhe në ato raste, kur nuk kishte mundësi për t’i zëvendësuar. Kryesisht këto kritere u zbatuan në ato 355 fjalë e terma të dhëna në fjalorth. Një pjesë e mirë e tyre janë shqip. Ata janë kryesisht fjalë të prejardhura dhe të përbëra, ndonjë prej tyre zuri vend, ndërsa të tjera jo, si banim, drejtësim, drejtësoj, emnoj, ftim, gjyqtar, kryetar, ligjorisht, ndërgjyqës, dorëzânës, drejtudhe, vetëgjâja, aktkallzimi, drejtvehtore, drejtrrjedhjeje etj.

Ndonëse u bë një përpjekje e mirë për të krijuar terma të rinj, duke u mbështetur edhe në fjalët ekzistuese, dhe në këtë fushë ky ishte një hap i rëndësishëm, por përsëri u ruajtën mjaft fjalë e terma të huaj, disa prej të cilave edhe mund të zëvendësoheshin.

Për hartimin e tyre, siç shënohet edhe në protokollet e mbledhjeve, duhet të jenë marrë ata anëtarë që kishin dijeni në atë fushë dijeje. Më të përgatiturit do t’i caktonin termat, pastaj do të diskutoheshin në Komisinë Letrare. Për mendimin tonë, rolin kryesor duhet ta kenë luajtur L. Gurakuqi, Nd. Mjeda, S. Peci, H. Mosi dhe M. Logoreci, ndonëse ka ndonjë mendim se ata u përpunuan nga L. Gurakuqi [52]. Fatkeqësisht procesverbalet që ruhen, janë shumë përmbledhëse dhe nuk japin gjë se si u diskutua për zgjedhjen e tyre. Gjithashtu nuk janë bërë të njohura termat e tjerë që janë diskutuar, si ato të gramatikës dhe aritmetikës. Në mbledhjen e dt. 27 qershor 1917 u diskutua për këto terma. Hartimi i termave për fusha të ndryshme ishte një nismë e mirë, të cilën do ta ndiqnin përsëri atdhetarët që morën pjesë në Komisi dhe të tjerë. Kjo ishte bërë një kërkesë e domosdoshme, meqë shqipja, si rrjedhojë e pushtimit të gjatë, kishte nevojë ta pastronte gjuhën dhe ta pasuronte atë. Falë punës udhëzuese të Komisisë Letrare dhe nismave të vetëdijshme të adhetarëve e intelektualëve të tjerë përparimtarë të kohës, u shënuan arritje në shqipërimin dhe krijimin e terminologjisë tekniko-shkencore të sferave të ndryshme të veprimtarisë shoqërore. Puna e Komisisë për këtë çështje, ndonëse nuk ishte shterruese, për kohën ishte e lavdërueshme dhe me vlerë.

Për hartimin e teksteve shkollore dhe të terminologjisë shkollore

Një fushë tjetër që tërhoqi vëmendjem e Komisisë Letrare, ishte puna për kriteret e hartimit të teksteve mësimore, përcaktimi i terminologjisë shkollore, mënyra e hartimit dhe e botimit të tyre. Prandaj në një nga nenet e statutit është caktuar se Komisia Letrare të merrej me hartim, miratim, qortim e publikim të librave shkollorë. Me këtë çështje Komisia Letrare do të merrej më vonë. Në procesverbalet janë shënuar në mënyrë të përmbledhur edhe disa nga veprimtaritë që janë zhvilluar për këtë qellim. Në mbledhjen e dt. 7. 12. 1917 në rendin e ditës ishte edhe krijimi i nënkomisioneve për vështrim të teksteve shkollore dhe botimin e tyre. Mënyra se si do të kryheshin ato, udhëzimet do t’i jepte Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit. Anëtarët dhe përfaqësuesit e KLSH jo vetëm që ishin atdhetarë, politikanë e burra shteti të dëgjuar, por ishin në radhë të parë qytetarë, mësues e drejtues arsimi në të gjitha nivelet [53]. Disa prej tyre, si S. Peçi, Nd. Mjeda [54], H. Mosi, Gj. Pekmezi etj. ishin të njohur si autorë tekstesh. Prandaj edhe Komisia u mor disa herë me këtë problem, meqenëse librat shkollorë do të ndihmonin në zhvillimin e arsimit kombëtar (mbledhja e dt. 7 maj dhe 6 qershor 1917). Në mbledhjen e dt. 7 maj 1917 u raportua për përgatitjen e teksteve mësimore. S. Peçi njoftoi për përgatitjen e librit të aritmetikës, Nd. Paluca për librin e parë të këndimit, H. Mosi dhe L. Naraçi për librin e parë të shkollave qytetnore.

Edhe në mbledhjen e dt. 6. 6. 1917 do të diskutonin për këtë problem dhe më pas. “Kështu që në fillim të vitit 1917, shkruan Sh. Osmani, krahas problemeve të tjera, dolën parësore edhe ato të teksteve. Autorë të njohur, si Gj. Fishta, A. Xhuvani, H. Mosi, S. Peci, Gasper Beltoja, Gasper Mikeli morën përsipër përgatitjen e grupit të teksteve që kishin të bënin kryesisht me ato lëndë që i jepnin fizionominë shkollës shqiptare” [55]. Në statutin e ri, kur kryetar ishte L. Gurakuqi, shënohej se “ajo do të përkujdesej edhe për botimin e librave shkollorë”. Me fillimin e vitit 1918, anëtarët e Komisisë u morën përsëri me këtë çështje, duke e konsideruar si një problem të rëndësishëm që kishte lidhje me arsimimin e shpejtë të popullit tonë. Prandaj këtu u diskutua për hartimin, qortimin, shqyrtimin e librave shkollorë dhe u morën vendimet përkatëse, të cilat fatkeqësisht nuk janë shënuar në procesverbalet e mbledhjeve. Ky problem, që u shqyrtua, do të ketë jehonën edhe më vonë, mbasi disa nga vendimet e porositë e Komisisë Letrare do të kihen parasysh.

Thuhet se si rrjedhojë e veprimtarisë së njohur të KLSH i duhet shtuar edhe një gur tjetër i çmuar: hapja në Shkodër e së pares shkollë laike për vajzat e qytetit, një vepër jo vetëm largpamëse, por edhe e guximshme për mjedin ku u realizua. Me largimin e trupave austriake jo vetëm u rrit shumë kjo vatër arsimore, por shënon të parin trup mësimor mikst përsa u përket dy besimeve fetare [56].

Për lëvrimin dhe zhvillimin e letërsisë

Në statutin e Komisisë Letrare shënohet se qëllimi kryesor i saj do të jetë lëvrimi i gjuhës shqipe dhe zhvillimi i letërsisë. Për çështjen e dytë Komisa do të merrej më shumë gjatë vitit të dytë të ekzistencës së saj, pasi ishte diskutuar më parë për problemin e gjuhës së përbashkët, për probleme të tjera gjuhësore, si dhe pasi ishin miratuar “Rregullat drejtshkrimore”. Duke qenë se disa detyra po realizoheshin, në statutin e ri kërkohej t’i jepej një shtysë zhvillimit të letërsisë. Kështu ajo do të merrej me botimin e veprave të shkrimtarëve dhe poetëve tanë. Këto botime do të ishin vëllime “të thjeshta dhe të lira”. Edhe organi që do të nxirrte Komisia, do të botonte vepra të shkrimtarëve tanë. Puna e botimeve do të ishte e organizuar, ngase ato do të shoqëroheshin me një recension me shkrim “që do të shenojë vlerat e shkrimit dhe të drejtën për ta botuar”, prandaj ky duhej mbështetur “në arsyena të shëndosha”. Ndërsa mundësitë praktike dhe financiare të Komisisë ishin të pakta dhe kishte pengesa të natyrave të ndryshme. Shumë propozime mbetën në protokollet e mbledhjeve se sa gjetën zbatim. Por, megjithë pengesat në atë kohë dhe më vonë, atdhetarët tanë u përpoqën t’i kapercenin vështirësitë dhe të zhvillonin letërsinë në gjuhën amtare.

Për organizimin e bibliotekës shqiptare

Komisia Letrare trajtoi edhe probleme të tjera të kulturës kombëtare, si organizimin e bibliotekës shqiptare etj. Për këtë çështje do të merret në disa mbledhje, ku do të diskutojë për organizimin, fondin, pasurimin dhe administrimin e bibliotekës . Në mbledhjen e dt. 16 prill 1917, ku morën pjesë L. Gurakuqi, Nd. Mjeda, S. Peci, H. Mosi etj. thuhet se u themelua Biblioteka e Komisisë Letrare Shqipe. Dy javë më vonë u diskutua për organizimin e saj, ngaqë ishte mbledhur një fond librash në gjuhën shqipe dhe të huaj. Drejtimin e bibliotekës ia ngarkuan Hilë Mosit. Në mbledhjen e dt. 25.6.1917 bëhet fjalë për rregulloren dhe për pasurimin e saj me një sasi librash të blerë që flisnin për Shqipërinë. Ndërsa në mbledhjen e dt. 7. 12. 1917 theksohej se Komisia do të përkujdesej për të krijuar një bibliotekë popullore shqipe të lirë. Biblioteka funksionoi me një numër shumë të kufizuar librash, gazetash dhe revistash në gjuhën shqipe dhe të huaj, që ishin siguruar nga dhuratat që kishte dhënë populli ose ishin blerë. Më pas, në vitin 1919 biblioteka i kaloi shoqërisë kulturore “Vëllaznija” që drejtohej nga Hilë Mosi. Kishte vetëm 300 vëllime. Përgjegjës i saj u caktua Kolë Kamsi [57]. Tri vjet më vonë do të krijohej biblioteka e Tiranës me 3000 vëllime të trashëguara nga Biblioteka e Komisisë Letrare dhe e shoqërisë “Vëllaznija” që qenë pararendëset e Bibliotekës Kombëtare të krijuar, më 1922.

*****

KLSH, ndonëse e ndërpreu aktivitetin e saj në Shkodër, [58] “në një kuptim më të gjerë e vazhdoi veprimtarinë e saj edhe pas vitit 1920. Sotir Peci i caktuar ministër Arsimit në Qeverinë e Lushnjës të vitit 1920, i cili gjatë funksionimit të KLSH kishte qenë vetë anëtar i saj, formoi Këshillin e Epërm Arsimor dhe në gjirin e tij Komisinë Letrare, e cila vazhdon në gjurmët e Komisisë Letrare Shqipe, po tashti në kushtet e çlirimit nga pushteti i huaj ushtarak” [59].

Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918), një institucion me vlera të veçanta historike, gjuhësore, letrare, arsimore dhe kulturore për kohën, u karakterizua nga diskutimi me seriozitet, komptetencë shkencore, tolerancë, larg qëndrimeve të ngushta lokaliste i problemeve shumë të mprehta të gjuhës, letërsisë dhe të kulturës sonë, duke dhënë zgjidhje sa shkencore, aq edhe të pranueshme, veçanërisht për gjuhën shqipe. Atë e dalloi mirëkuptimi dhe debati në përcaktimin e bazës dialektore të gjuhës së shkruar shqipe, duke i shërbyer afrimit të dialekteve dhe gjuhës së shkruar me gjuhën e folur e duke u përpjekur për të gjetur forma me një shtrirje të gjerë përdorimi, por që pasqyrojnë më mirë strukturën fonetiko-gramatikore, në hartimin e rregullave drejtshkrimore dhe të problemeve të tjera të rëndësishme të kulturës sonë, të letërsisë dhe të arsimit kombëtar. Zgjidhjet që dha ky tubim jo vetëm që qenë të pranueshme për kohën, por edhe sot ruajnë vlerat e tyre.

Referenca:

1. T. Osmani, Komisia Letrare Shqipe në Shkodër dhe kushtet historiko-shoqërore kur u mblodh ajo, në përmbledhjen “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër” (1916-1996), Shkodër, 1997, f. 23. Autori shkruan: “Fillimet e institucioneve shkencore për gjuhën dhe letërsinë duhet t’i lidhim me KLSH që mund dhe duhet të konsiderohet institucioni i parë shkencor në këtë fushë. Me punën që bëri, me detyrat kreu KLSH në Shkodër, luajti rolin e një kongresi gjuhësor, ndonëse historikisht i mungoi një emërtim i tillë”; M. Çeliku, Komisia Letrare Shqipe dhe realiteti shkrimor elbasanas, në përmbledhjen “Komisia Letrare Shqipe…”, f. 43. “Për nga detyrat e mëdha, të shumta dhe të rëndësishme që i vuri vetes, shkruan autori, ajo shfaqet mbi përmasat e një komisioni dhe mund të krahasohet me kongreset arsimore të mbajtura në Shqipëri”; A. Haxhi, – T. Topalli, Vështrirm historik nga KLSH te Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në “Komisia Letrare Shqipe…, f. 62. Autorët shkruajnë: “KLSH për vendimet që mori e hullinë e hapur për problemet e gjuhës së njësuar, është pa dyshim dhe duhet të quhet i pari Kongres Drejtshkrimor i Shqipes”; N. Gokaj, Vendimet e KL dhe ndihmesat e saj në vitet e pavarësisë, në “Komisia Letrare Shqipe…”, f. 67 Autori shkruan: Ajo (KLSH,T.O.) kërkoi të funksionojë si një agjenci gjuhësore në modelin e simotrave të kohës dhe në vende fqinje, pra në Greqi, Bullgari, Turqi etj. për kontrollin e gjuhës së shkruar të dokumenteve zyrtare, të teksteve shkollore e të letërsisë artistike, për pasurimin e gjuhës nga fjalët e huaja të panevojshme dhe nxitjen e botimeve artistike dhe shkencore që i shërbenin zhvillimit të gjuhës së përbashkët”; I. Ajeti-E Lafe, Njëzet e pesë vjet nga Kongresi i Drejtëshkrimit, “Studime Filologjike”, Nr. 1-2, 1998, f. 8 “Komisia Letrare Shqipe e mbledhur në Shkodër para 80 vjetësh, shkruajnë autorët, meriton gjithë nderimin tonë për vendimet e saj të guximeshme, që i sollën aq dobi ecurisë së mëtejshme të zhvillimit të shqipes latrare në rrugën e afrimit e të konvergjencës. Ajo Komisi ka qenë një pararendëse e kongresit të Drejtëshkrimit”.

2. Më dt. 4 tetor 1996 në Shkodër zhvilloi punimet Konferenca shkencore “KLSH në Shkodër-ngjarje me rëndësi historike dhe gjuhësore (1916-1996), me rastin e 80-vjetorit, organizuar nga Sektori shkencor i albanologjisë dhe Departamenti i gjuhësisë i Universitetit “L. Gurakuqi” të Shkodrës, në bashkëpunim me Departamentin e Gramatikës, të dialektologjisë dhe të historisë së Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, si dhe me Universitetin “A. Xhuvani”, Elbasan. Materialet e Konferencës u botuan në një vëllim më vete me titull “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër” (1916-1996), botim i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Sektori shkencor i albanologjisë, Shkodër, 1997, 120 faqe.

3. T. Osmani – N. Gokaj, Komisia Letrare Shqipe në Shkodër, ngjarje me rëndësi gjuhësore dhe kulturore, “Gjuha jonë”, Nr.1-4, 1996, f. 31.

4. S. Frashëri, Vepra 2, Tiranë, 1988, f. 275.

5. Janë shfrytëzuar edhe të dhëna të botuara në FESH, Tiranë, 1985; Shih edhe: H. Boriçi, Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë, 1997, f. 35-36.

6. Z. Shkodra, Kultura e pianofortes në Shkodër në gjysmën e dytë të shek.XIX-1912, Seminari II ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, vëll.I, Shkodër, 1998, f. 53.

7. Historia e Shqipërisë, Tiranë, 1965, f. 176.

8. H. Boriçi, vep. e cit. f. 40.

9. Die Verwaltung Albaniens an der Hand der ergangenem Befehle, Wien, 1918, f. 248.

10. I. Kanini, Arsimi në Shqipëri, në vitet e Luftës së Parë Botërore, Tiranë, 2001, f. 133.

11. Sh. Osmani, Reflekse etnopedagogjike, I, Tiranë, 1998, f. 342-343.

12. Për caktimin e Nd. Palucës në KLSH . shih: H.H.St.PA.A. Vj. 261 167, nr.1079, Shkodër,tetor 1916. Në letrën që i dërgon konsulli Kral Vjenës, shkruan: “Do të dëshiroj shumë futjen e mësuesit Paluca në shërbim të administratës shqiptare, meqenëse ai e di mirë gjermanishten. Ai do të emërohet sekretar dhe anëtar i Komisisë Letrare të Shqipërisë me një rrogë mujore…” Ndërsa në njoftimin që merr konsulli Kral me shkresë dt.24.nëntor 1916 thuhet: “Mësuesi i dikurshëm shqiptar… Anton Paluca, i cili qëndron këtu që prej shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, u emërua sekretar i Komisionit Letrar Shqiptar dhe përkthyes i Korpsarmatës XIX në Shkodër”.

13. T. Osmani, Çështje të gjuhës letrare shqipe gjatë viteve 1916-1918, “Buletin shkencor”, Shkodër Nr.1, 1987, f. 49-50; Shih edhe : Po ai, Komisia Letrare Shqipe në Shkodër, “Rilindja”, Tiranë, 16.01.1997.

14. Shih edhe: R. Mata, Komisia Letrare Shqipe për lëvrimin e gjuhës shqipe, “Mësuesi”, 28.8.1916.

15. Shih: M. Domi, Ndre Mjeda si gjuhëtar dhe lëvrues i gjuhës shqipe, “Drita”, 20.11.1966.

16. Die Verwaltung Albaniens… (Cituar sipas N. Gokajt, Vendimet e KLSH dhe ndikimet e saj në vitet e Pavarësisë, ne përmbledhjen “Komisia Letrare Shqipe…”, f. 68).

17. Letër e L.Gurakuqit, dërguar De Radës, më 20.11.1899. Ruhet në AQSH.

18. M. Domi, art. i cit.

19. H. Mosi, Fuqia e gjuhës në një komb, “Shqiptari”, 1910.

20. J. Kastrati, Hilë Mosi, “Revista pedagogjike”, Nr.4, 1985, f. 107.

21. Laimet e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër, 1918, f. 31-32.

22. E. Lafe, M.Lamberc, studiues i shquar i gjuhës shqipe, “Gjuha jonë”, Nr.1, 1983, f. 104.

23. E. Çabej, M.Lamberc, “Nëndori”, Nr.9, 1962, f. 176.

24. T. Osmani, N.Gokaj, art. i cit. f. 32.

25. M. Çeliku, art. i cit. f.45. Sipas autorit zgjedhja e së folmes së Elbasanit si gjuhë shkrimi dhe vendosja e saj në themel të ortografisë së gjuhës zyrtare plotësonte këto kushte: “1. Elbasanishtja ishte një e folme gege me tipare të përbashkëta e të afërta si me gegërishten veriore e jugpërendimore, ashtu edhe me toskërishten… 2. Elbasanishtja ishte një e folme gege me tradita shkrimore pa largime të theksuara dialektore, traditë kjo që përkonte në shumë pika më tepër me toskërishten letrare sesa me gegërishten letrare veriore 3. Elbasani, si qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore ofronte traditën shkrimore të figurave të shquara, që spikasin si në studimin e shqipes, ashtu edhe në përdorimin praktik të saj; në krye të kësaj tradite udhëhiqte babai i gjuhës shqipe K.Kristoforidhi, roli autoritativ i të cilit si aplikues i parë i afrimit të dialekteve në procesin shkrimor dhe roli i shkrimeve të shënjta në hedhjen e bazave të një gjuhe të njësuar shkrimore, duke u mbështetur edhe në traditën përendimore, ndihmuan dukshëm në vendimin e marrë nga ana e autoriteteve të Komisisë Letrare të Shkodrës.”

26. A. Xhuvani, Rreth gjuhës letrare kombëtare dhe rreth ortografisë, “Buletin për shkencat shoqërore”, IV, Tiranë, 1952, f.67.

27. Shih edhe: J. Kastrati, Kontribut për studimin e Ndre Mjedës, (dorëshkrim), 1958, f. 62.

28. M. Domi, art. i cit.

29. Shih: B. Beci, Rreth pikëpamjeve të KLSH për gjuhën letrare, në përmbledhjen “Komisia Letrare Shqipe…”. f. 42 Duke analizuar pikëpamjet e Nahtigalit për gjuhën letrare, Beci arrin në këto përfundime për Komisinë: 1. Ajo (KLSH, T.O) shënon përpjekjen e parë serioze dhe shkencore për normëzim të shqipes së shkruar. 2. Është padyshim normëzimi i parë i gegërishtes letrare mbi kritere e koncepte shkencore të drejta e kombëtare. 3. Është hapi i parë i rëndësishëm drejt afrimit të gegërishtes letrare të shkruar me toskërishten letrare të shkruar. 4. KLSH në fakt përgatiti terrenin që lehtësoi procesin e kalimit nga gegërishtja letrare standarde (deri më 1944) në toskërishten letrare standarde (1945-1946), pikërisht me rrugë zyrtare ose “fait accompli”.

30. F. Jakobin, Kontributi i Rajko Nahtigalit shkencës së albanologjisë,”Gjurmime albanologjike”, seria e shkencave shoqërore, VII, 1977, Prishtinë, 1978, f. 224-225.

31. Shih: B. Beci, Komisia Letrare e Shkodrës pë bazën dialektore….40-42; P.Kotrri,B.Logu, Mendimet e Lambercit dhe të Nahtigalit për Komisinë Letrare, në përmbledhjen “Komisia Leetrare Shqipe…”, f. 104-107; M.Quku, Ndre Mjeda bashkautor me Nahtigalin në “Promemorie”, “Drita”, Tiranë,, 20.05.1984.

32. A. Kostallari, “Studime filologjike”, Nr.2, 1985, f.82.

33. AQSH, Dosja 26, Fondi 295, viti 1917 (Cituar sipas I.Kanini, vep. e cit. f. 138).

34. Shih edhe: A. Kostallari, Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonë, “Studime filologjike”, Nr.4, 1984, f.29.

35. B. Beci, Nga historia e standartizimit të shqipes, në “Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, Prishtinë, 2001, f..271; Shih edhe: R.Ismajli, “Në gjuhë” dhe “Për gjuhë”, Pejë, 1998, f. 36-37.

36. Kongresi pedagogjik i Lushnjes, “Shkolla e re”, Nr.1-2, 1921, f. 23.

37. Jup Kastrati, Kontributi i Luigj Gurakuqit për gjuhësinë shqiptare, në “Pashko Vasa-Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 1977, f. 38.

38. J. Kastrati, Vijat e përgjithshme të zhvillimit historik të drejtshkrimit të shqipes, në “Kongresi e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, I, Tiranë, 1973, f.406.

39. E. Lafe, Kongresi i Drejshkrimit të Gjuhës Shqipe, “Mësuesi”, 7.6.1972.

40. Shih: T. Osmani, Vëzhgime për gjuhën e veprës së Pashko Vasës, “Gjuha jonë”, Nr.3-4, 1992.

41. E. Çabej, Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes, “Mësuesi”, 13.12.1992.

42. B. Beci, Mbi disa veçori fonetike të të folmeve të gjuhës shqipe në përqasje me gjuhën letrare, “Studime filologjike”, Nr.4, 1982, f. 67.

43. Po ai, po aty, f.67.

44. E. Çabej, Maksimilian Lamberc, “Studime filologjike”, Nr.1, 1964, f. 213.

45. Shih: J. Kastrati, Kontribute për studimin… f. 213; M.Quku, Kontributi i Ndre Mjedës për unifikimin e gjuhës së shkruar, “Ylli”, Nr.5, 1984, f. 17.

46. Shih: Regjistri i KLSH (protokolli i mbledhjeve), AQSH.

47. S. Mansaku, Rreth parimeve të drejtshkrimit të Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër, në përmbledhjen “Komisia Letrare Shqipe …”, f. 57.

48. Sh. Osmani, Komisia Letrare Shqipe, “Drita”, 15.8.1976.

49. Letër e L. Gurakuqit, dërguar S.Pecit, “Drita”, Tiranë, 15.8.1976.

50. Shih më hollësisht: Ç. Bidollari, Komisia Letrare e Shkodrës për emrat e familjeve (mbiemrave), përmbledhjen “Komisia Letrare. shqipe… f.113.

51. Shih: S. Hoxha – S. Pepa, Ndihmesa e Komisisë Letrare terminologjinë shqipe, në përmbledhjen “Komisia Letrare shqipe…” f. 87-88.

52. P. Tako, Luigj Gurakuqi, Tiranë, 1980, f. 239.

53. Nj. Kazazi – V. Qehaja, Komisia Letrare e Shkodrës për tekstet shkollore, në përmbledhjen “Komisia Letrare shqipe…” f. 92.

54. Shih: J.Kastrati, Mjeda dhe Xanoni për gjuhën shqipe, “Arsimi popullor”, Nr.1, 1966, f. 29-39.

55. Sh. Osmani, Reflekse etnopedagogjike, Tiranë, 1998, f. 347.

56. I. Zamputi, Vepër e Komisisë Letrare Shqipe, “Drita”, Tiranë, 13.09.1987.

57. F.Fishta, T.Gjyli, K.Kamsi, V.Kamsi, J.Kastrati, Sh.Osmani, M.Kotrri, F.Podgorica, Kontribut për historinë e bibliotekave të Shkodrës, në almanakun “Shkodra”, 1961, f.104-106.

58. I. Kanini, “Arsimi në Shqipëri…” f.145, shën.1. Autori shkruan: “Nga gjurmimet në arkivë rezulton se Komisia vazhdoi veprimtarinë e saj edhe në verën e vitit 1918, madje edhe më pas”.

59. Sh. Osmani, Komisia Letrare Shqipe, “Drita”, 31.08.1986.

http://www.shkodradaily.com/2014/06/komisia-letrare-shqipe-ne-shkoder.html

Familjet shkodrane me prejardhje të huej!

1
Hamdi Bushati (1896-1983), që rrjedh nga nji nder familjet e nderueme dhe ma të njohtuna shkodrane, ka ba me shumë perkushtim, kambengulje dhe me ndershmenì shkencore e punë të palodhun, tue konzultue mijra dokumenta dhe libra si dhe tue mbledhë të dhana direkt nga goja e popullit, librin dyvolumsh me vlerë të madhe historike “SHKODRA DHE MOTET” – “TRADITE, NGJARJE, NJEREZ” – të botuem (mbas vdekjes se Tij) në Shkoder në vitin 1999, me rreth 1200 faqe dhe me nji aneks 120 faqesh me titull “Pamje gjenealigjike familjesh shkodrane”.

I biri i Tij, mësuesi i njohtun z. Nexhmi Hamdi Bushati në “Dy fjale per botuesin” nder të tjera shkruen: “Per botimin e kësaj vepre kaëe treguar interesim të veçantë punonesit e Muzeut Historik të Shkodres dhe ata të Fototekes “Marubi” me në krye drejtorin, Z. Mentor Quku, që angazhoi dhe të ndjerin Vehbi Troshani per daktilografimin me cilesi të lartë të ketij doreshkrimi.
Po kështu meritojn mirënjohje Z. Ali Kazazi e Visar Bala që arriten të sensibilizojnë dashamirësit e nismave kulturore, duke mundësuar sponsorizimin e botimit të kësaj vepre. Me këtë rast e ndjej per detyrë të falenderoj Z. Prof. Dr. Zija Shkodra, Faik Luli, Islam Dizdari, Menduh Derguti, që me pergatitjen e tyre profesionale dhe me sugjerimet e tyre të kualifikuara ndihmuan që ky punim të dilte sa më serioz.”

Në kapitullin e VI “Familjet shkodrane me prejardhje të huej” ( faqe 283-312 ) të volumit të dytë, studjuesi i njohtun shkodran Hamdi Bushati shkruen si ma poshtë vijon:

“Siç dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shumë familje kristjane e lanë vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite që lanë kristjant ua dhane myslimanve. Nga kjo kuptohet mirë se ata mysliman, të cilve iu dorëzuan shtëpitë e kristjanve të ikur nuk ishin të gjithë shqiptarë të konvertuar në islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombësi të tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje të huaj kanë vazhduar të vertetohen deri në kohët e fundit të pushtimit osman të Shkodres. Krahas myslimanve erdhen edhe kristjanë.

Nga pikpamja etnografike dhe historike duhet ditur prejardhja e familjeve të shqiptarizuara si myslimanë ashtu kristjanë. Me gjithë gjurmimet tona mbi këto familje që ekzistojnë sot në Shkoder, duhet të kenë mbetur pa u permendur edhe të tjera, por shpresojmë t’i zbulojmë me vonë. Njikohësisht kjo është një çështje politiko-komplekse, që meriton per t’u studjuar. Krahas interesit historik, ky proces paraqet edhe vlerë shoqerore, sepse evidenton psikologjinë e shkodranit, bujarinë e tolerancen e tij ndaj “jabanxhinjve”. Duhet dijtur se në Shkoder ka edhe familje të shuara, sidomos në periudhen e sëmundjeve epidemike, sikurse murtaja, kolera, etj. të shekujve 18, 19. Me rast edhe keto familje do të mundohemi t’i zbulojmë deri ku mundemi. Per prejardhjen e familjeve që jemi duke i pershkruar nuk kemi dokumente konkrete, perveç të dhenave tradicionale të vetë pjestarëve të atyre familjeve, të cilet kanë degjuar nga pleqtë e tyre.”

Të ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani:
Familjet e ardhura nga këto vënde perbëjnë numrin me të madh të familjeve të ardhura në Shkoder. Në këtë studim nuk permenden të gjitha familjet e ardhuna nga këto vende, por vetem ato familje, që jane ma te njohtunat si:
familja Raxhimi (imam nga Egjypti),
familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit),
familja Berdicaj (të ardhun nga Anadolli qyshë në fillim të invazionit osman dhe të vendosun në fshatin Berdicë),
familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit në Anadoll, e vendosun në lagjen Dergut),
Çukejt (artilier nga Turqia),
Çakejt (personalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele),
Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit të dinastise islame),
Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku),
Dilaverit (ushtarak nga Turkia),
Bilanet (pregatites ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit),
Kalajajt (oficer jeniçersh të ardhun që në kohët e para të invazionit osman),
Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti),
Rust (nëpunës),
familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjinë arabe),
familja e Nelit të Molla Dautit (origjinë egjiptjane),
familja Dizdart (dizdar në kalà i ardhun nga Izniku i Bruzës së Anadollit),
fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit të Anadollit),
familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise së Vogel),
familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli),
familja Muhamet Shehu (hoxhë nga viset e Azisë së Vogel),
familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar të sanxhakut Ortugal),
familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit),
familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirisë),
familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani),
familja Behrej (ushtarakë që nga fillimi i pushtimit osman),
familja Allajbegve (kolonel me origjinë turke),
familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar),
familja Sala-Isuft (grek i bamë musliman).

Zezaket e shqiptarizuar (të mbiquejtunit “ Harapet “) në Shkoder, që formojnë nji numer të vogël, janë pergjithësisht me origjinë nga Sudani egjiptian. Janë të sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detarët ulqinakë. Këto janë blerë nder tregjet e Algjerisë, të Tunizisë, të Sirise etj… Këto permenden veçanërisht pranë vezirve Bushatllij… Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurrë harapë ose harapesha… Këto kanë sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane…, të cilat i kanë trajtuar si bashkëfamiljar të shtepise ku kanë jetuar.

Familjet të ardhura nga Armenia, Greqia, Austria, Italia:
Nga Armenia: të debuar prej turqve nga Mustafa Qemal Ataturkut, si:
familja Johanexhan (punonjës zorresh bagtishe),
familja Hagopi (teknik dhe perpunues mendafshi),
familja Muzali (mjek). (nga Greqia):
familja Kacarosi (nëpunës depoje duhani),
familja Ronkali (rrobaqepës),
familja Idromeno (arkitekt e piktor).

Te ardhun nga Austria, Vjena: familja Ingriz këpucar dhe nji nga sindikalistat e parë në Shkoder

Nga Italia:
familja Scanietti (artist),
familja Zamputti (mjek),
familja Tedeschini (mjek qe nga 1760),
familja Benussi (farmacist).

Edhe rreth këtyre familjeve jepen të dhena të vlefshme historike. Numri i tyre nuk është i ndjeshem.

Podgoriçajt të ardhur nga Mali i Zi: Emigrantet Podgoriçan u dynden drejt Shkodres në 4 periudha:
1) Gjate sundimit të Bushatlinjve,
2) Mbas Kongresit të Berlinit,
3) Gjate Luftes së I Botrore,
4) Gjate Luftes së II Botrore”.

Podgoriçajt janë sllavë musliman nga Podgorica, Shpuza, Nikshiqi e në pergjithësi nga Mali i Zi. Familjet podgoriçane ma të hershme, sidomos ato të dyndjes së parë, e ndjejnë veten shqiptarë dhe mjaft prej tyre kan bërë shqiptarizimin e emrave, duke hjekur mbrapashtesen sllave “iq“.

Familja më e hershme dhe me e permendura në këtë studim asht familja Alivoda (Alivodoviq), prej nga rrjedh sot familja Podgorica,
familja Bajri, e cila dikur quhej Muxhiq,
familja Mandia (=Mandiq),
familja Osmani (=Osmanagiq),
familja Haveri (=Haveriq),
familja Uruçi (=Uruçeviq),
familja Bebeziq,
familja Sykaj (=Sykniq),
Juka (=Jukniq),
Llukaqi (=Llukaqeviq),
Halluni (=Hallunoviq),
familja Striniq.
Familja Boshnjaku nga Bosnja etj.

Të ardhur nga tokat shqiptare, Ulqini, Tuzi, Kraja: Ka pasë emigracion shqiptarsh në Shkoder edhe nga tokat shqiptare në Mal të Zi si Ulqini, Tuzi, Kraja. Duhet të them se emigracioni i podgoriçajve, i ulqinakve, etj, i ka dhënë shkas ndryshimit të disa zakoneve tradicionale shkodranë.”

Në fund të pjesës së dytë jepen kumtesat vlersuese të kësaj vepre nga:
Prof. Dr. Jup Kastrati, Prof. Dr. Gazmend Shpuza të cilen e quen “Enciklopedi Albanologjike per Shkodren dhe shkodranët”, As. Prof. Dr. Artan Haxhi, As. Prof. Dr. Simon Pepa, Islam Dizdari, Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodres As. Prof. Dr. Mahir Hoti, Mentor Kopliku, shkrimtari i njohtun Fadil Kraja, Nikolla Spathari, Ahmet Osja, Artes Llazani si dhe Nexhmi Hamdi Bushati. Ka pasë nji jehonë jo të vogël në shtypin shqiptare: ”Gazeta Shqiptare” me 11.10.1998, “Rilindja Demokratike” 20.10.1998, “Rimbkambja” me 20.10.1998, “Drita Islame” tetor 1998, “Albania” me 21.10.1998, “Drita e Dijes” me shtator dhe tetor 1998, “Perla” ne nr. 4, 1998, “Klan” në nr. 84, 1998.

Paul Tedeschini, Itali. Shkruar më 18.07.2007

A ka pajtim me Serbinë që mendon ta imponoj “Zajednicën”, që na e lanë në derë edhe Thaçi me Mustafën?!

0

Nga: Skënder MULLIQI

Konflikti shqiptaro –serb është i vjetër, dhe kjo po vazhdon edhe sot. Pse? Sepse populli serb shtetin e ka lënë në duarë të ultranacionalizmit të ërret, dhe më të tillët edhe pse po zhvillohen bisedimet që shumë kohë , zor të arrihet ndonjë marrveshje paqeje. Nuk do të këtë më gjasë pajtim më Serbinë, deri sa në anën serbe gjinden kriminelët në pushtet. Nuk është pa faj as bashkësia ndërkombëtare e cila mirë e dinë biografinë kriminale të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Dhe, kur ana serbe ka përfaqësues të tillë në bisedime , shumë vështirë do të jetë që do të ketë marrveshje më Serbinë edhe për shumë kohë. Incidenti i fundit në veri të Kosovës, pas vuarjës të reciprocitetit për targa nga ana e Kosovës, të një marrveshjeje e cila ishte nënshkruar në vitin 2016, e Vuçiqi nuk e zbatojë , por e kërcenojë Kosovën më luftë, duke demonstruar forcën ushtarake në kufij. Ky është kërcënim më mëndje të zbrazët të një ultranacionalisti të Sheshelit në pushtet, është edhe një kërcenim më pushkë të zbrazët. Kjo sigurisht së nuk i kontribuon paqës dhe as arritjën së marrveshjës finale të cilën po e kërkon bashkësia ndërkombëtare.

Marshimi i forcave ushtarake serbe ne kufij, së bashku më ambasadorin rus, shpërfaqi premtimin ushtarak të Rusisë, për ndërhyrjën eventuale në veri të Kosovës. Zbutja e situatës së tensionuar erdhi pas arritjës së marrveshjës të ndërsjellë për targa në Bruksel. Ne Jarinjë dhe në Bërnjak më barrikada , u luajtë lojë e ndyrë e Serbisë, së gjoja ushtria karikaturiale e saj, mund të ndërhynte , për të bërë faktike “Zajednicën”, të cilën më ngulm po e kërkon Vuqiq, dhe të cilën na e lanë si barrë të rëndë të dera, Thaçi dhe Mustafa. Më situata të tilla teatrale dhe më një përfaqësues fashist në pushtet të Serbisë , zor është të zhvillohen bisedimet dhe takimet ,siq edhe u takuan në Slloveni, Vuqiq dhe Kurti .Serbia , u përpoq të tregojë rëndësinë dhe forcën të cilën faktikisht nuk e posedon. Por, që ky argëtim i shovinistit të Beogradit Vuçiq më armë të rrezikshme, nuk do ti falët nga ndërkombëtarët, të cilëve iu dha ultimatum.

Një ekspeditë e dështuar e tillë ushtarake , nuk është në interesin e popullit serb, në përgjithësi, dhe as në interesin e minoritetit serb në Kosovë në veqanti.Pushteti në Serbi po i bënë ata mish për top. Po i fut në një lojë të rrezikshme duke iu komplikuar jetën më shqiptarët, për interesa të veta, dhe nga logjika ekspansioniste, nga e cila nuk është liruar. Pajtim dhe paqe të sinqertë më Serbinë mund të këtë kur në krye të këtj shteti do të vijnë forcat e reformuara politike , të cilat e pranojnë gjenocidin e shkaktuar mbi shqiptarët në luftën e fundit, i pranojnë dëmet e luftës, dhe e pranojnë pavarësinë e Kosovës…