Lufta për gazin
Dr. Norbert Jokl dhe letrat e At Gjergj Fishtës

Nga Fritz Radovani, Melbourne, Australi
MAJI 1942 … DR. NORBERT JOKLI /
DR. NORBERT JOKLI- 25 SHKURT 1877 – MAJI 1942/
■DR. Norbert JoklI ishte Albanolog Austriak me prejardhje Hebre…
Ai ka shkrue per At Gjergj Fishten:

■ “… Lahuta e Malsisë e At Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t’ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e Shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç’prej kohve të largëta të iliro – thrakëve.”
■”Shqipnia pat nji fat t’ madh e t’ jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjerë, veçse mbas qinda vjetësh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t’gjith, atë, qi u pshtet në popull t’vetin e n’ gjuhen e tij e qi me vjersha t’veta ndezi flak zemrat n’popull, pat zhenin poetike t’At Gjergj Fishtes.
I rranjosur krejtësisht në popullin e vet, At Fishta ka dashtë të përgjonte si flasin burrat e gratë e maleve. Ka marrë prej tyre mënyrat e namëve, të mallkimeve e të urimeve dhe çdo gja e ka shkrij me mjeshtri në poezitë e veta”.
■”Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij të jenë përkthye ndër gjuhe ma të përhapuna.”
***
Leter e At Gjergj Fishtës OFM:
Shkelqesisë së Tij, Françesko Jakomoni Luogotenente
■Shkodër, 23 shtator 1939
Shkelqësi,
Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë, asht profesor Norbert Jokli,
me kombësi çifute qi, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës e Profesor gjuhësie në të njajtin universitet.
Tashti, më shkruejnë nga Vjena, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem të largohet, mbrenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut.
Ai, tashma, asht i ndrymë, beqar, me një fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet të rropatet me gjetë ndonjë vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue në Amerikë.
Shkelqësi, pa dyshim, do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombtare shqipe,
në qoftëse ky shkencëtar, me famë europiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij
të padiskutueshëm, ka mbajtë gjatë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtrënguem me braktisë Europën.
Kombi shqiptar, i tani, do t’Ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e Juej të mund të gjejë mundësinë t’a bajë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty nji vend, edhe pse jo aq fitimprues, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhtar i shquem.
Jam i sigurtë se do t’a merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin, që unë e paraqes në emen të të gjithë intelektualve shqiptarë.
Përfitoj nga rasti, për t’Ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe, me mirënjohje të thellë.
I Shkëlqesisë Suej
i devoçëm e mirënjohës
P. Gjergj Fishta OFM.
***
■Shenim nga F.Radovani: Letra e At Gj. Fishtës per F.Jakomoni botue nga z.Kolec Çefa,
asht një letër e panjohun dhe e pabotueme e At Fishtës, drejtue Françesko Jakomonit, më 23 shtator 1939, shkrue në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë, me të cilën, mbasi shpreh vlerësimin ma të naltë për Dr. Joklin, shfaqë dëshirën që të gjindet mundësia me ardhë Jokli në Shqipni, në ndonjë nëpunësi, të përshtatshme me famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.
Ja pra, Ky ishte At Gjergj Fishta i Besës, Bujarisë e Burrnisë së “Lahutës së Malcisë”..!
Melbourne, 23 Maji 2019.
Hebrenjt që shpetuen nga klerikët katolik Dom Shtjefën Kurti, Atë Pjeter Meshkalla dhe mons.Vinçenc Prendushi
Duke studiuar për këtë qëllim dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, u befasova nga disa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetje. Cili ishte roli i famullisë dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?
Për këto le të analizojmë disa dokumente autentike të kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt. 22.VII.1943 të zyrës famullitare të kishës katolike Tiranë, firmosur nga famullitari Dom Shtjefën Kurti, drejtuar zyrës ordinariate të Arqipeshkvisë Durrës thuhet: “Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefen Kurti).
Me po atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi – Arqipeshkev.
Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muer ditën 31.7.1943” dhe më poshtë: “Ditën 3 gusht 1943 , Venko Verah kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin 138”. Të dyja shënimet firmosur Dom Shtjefën Kurti
Siç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Arqipeshkvia në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu, me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë sakramentin e pagzimit nesër, nata e Rrrshajve, për 5 çifuten te tjerë”
Po kështu kemi kërkesën me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, nga famullia e Tiranës për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur në Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur në Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike”
Teksti Prof. dr. Shaban Sinani
Marre nga Wikipedia https://sq.wikipedia.org/wiki/Hebrenjt%C3%AB_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri
Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve
Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti integritetin e tij dhe çështja e hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme. Shumë vite pas, ende familjet shqiptare ruajnë kujtimet, kanë marrë vlerësimet dhe madje mirënjohjen e atyre që shpëtuan nën mbrojtjen e shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis popujve”. Një prej këtyre familjeve është familja Nosi në Elbasan. Nipi i kësaj familjes Skënder Kosturi sjell kujtimet e nënës së tij Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë. Në këtë familje ka jetuar një hebre, Marko Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka treguar historinë e tij, por edhe vlerësimin për familjen Nosi që e mbajti dhe e mbrojti në çdo rast. Një tjetër rast i njohur për strehimin e hebrenjve është familja Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo familje nuk kanë mbetur dëshmitarë, pasi shumica prej tyre emigruan në mundësinë e parë drejt Amerikës apo vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij tregon se si i strehuan 26 hebrenj, të cilët ruajnë edhe kujtime të bukura nga përpjekjet për t’u fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e Biçakajve u bë baba.
Hebrenjtë e Luftës së Dytë Botërore
Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj.
Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.
Dëshmitë
Mark Menahemi do të hynte në historinë e familjes Nosi në Elbasan, pasi u mirëprit dhe u strehua tek kjo familje duke ndjekur nga afër edhe arrestimin dhe pushkatimin e Lef Nosit. Në një letër që ai i dërgon familjes Nosi, (pas vitit 1994) fëmijëve të doktor Nosit, Grigorit, Rudit e Vasos, shkruan disa nga peripecitë që hoqën ai dhe të gjithë bashkë në ato ditët para se ta arrestonin Lef Nosin. Ndër të tjera në këtë letër, një kopje të së cilës e ruan djali i Adelinës, Skënder Kosturi, thuhet se: “Në qershor të vitit 1944 gjermanët më ndiqnin meqë kishin marrë informata se unë isha izraelit. Unë ika nga Cërriku në Elbasan dhe u strehova, sipas rekomandimeve, në shtëpinë e familjes Nosi. Në fillim kam jetuar në shtëpinë e tyre, ku jetonin Vasil Nosi me gruan e tij, vëllai i tij, doktor Steliano Nosi, nëna e tyre Eleonora, që u bë edhe nëna ime, dhe kohë pas kohe vinte motra e tyre Adelina Kosturi e martuar në Tiranë dhe në të njëjtin oborr banonte Lef Nosi, i cili ka qenë njeri nga të tre Regjentët e Shqipërisë në periudhën shtator 1943-nëntor 1944. Më vonë, kur gjendja u bë e vështirë, kalova në fabrikën e alkoolit të familjes Nosi jashtë Elbasanit, ku kisha një dhomë dhe çdo ditë dikush nga familja më sillte ushqime. Në këtë kohë arrestohem nga një oficer i Gestapos dhe Vasil Nosi bëri përpjekje maksimale për të më shpëtuar kur ndodhesha në qelitë e burgut të Elbasanit. Transferimi i oficerit më të egër të Gestapos në Tiranë bëri që ai të mundej të më lironte. Ata më pas më strehuan në spitalin e tyre në Llixhat e Elbasanit, ku kujdeseshin për mua. Pas 29 nëntorit 1944, kur komunistët morën pushtetin, unë qëndrova tek Nosët, të cilët më donin shumë dhe më propozuan të qëndroj në Shqipëri dhe të punoj në fabrikë. (Mark Menahemi ishte një inxhinier specialist i disa fushave).
Mbërritja e komunizmit
Në letër ai tregon edhe ditët kur Lef Nosi nuk ishte arrestuar ende dhe ndihmën që i kanë dhënë atij disa njerëz, por edhe tradhtinë e të tjerëve. “Komunistët kërkonin të tre regjentët që ishin në krye të shtetit gjatë okupacionit gjerman për t’i dënuar me vdekje. Vasili m’ u lut për të fshehur xhaxhanë e tij Lefin. Vasil Nosi, Steliano dhe unë vajtëm në shtëpinë e një mësueseje, Fahrie Averiqi, në rrugën e Kavajës në Tiranë, me ndihmën e mikut të tyre Xhemal Farka. Qëllimi ishte që të ndërmjetësonim tek Nako Spiru, që Lefi të dorëzohej vullnetarisht, sepse duke u dorëzuar vullnetarisht, nuk do ta dënonin me vdekje. Unë nuk isha dakord sepse diçka nuk shkonte dhe fatkeqësisht doli fjala ime. Ato ditë Nakoja kishte ikur me shërbim në Moskë dhe atëherë Lefi kërkoi të dorëzohej nëpërmjet nipit të një mikut të vjetër të tij, figurë e shquar e historisë sonë kombëtare. I thashë Vasilit se nuk kisha besim tek ky person, pasi përpara se të merrte grada në ushtrinë partizane, kishte një të kaluar të errët me forca të tjera ushtarake. Pavarësisht nga këto dyshime, rreth orës 9 të mbrëmjes duhet t’ia dërgonin Lefin këtij kapiteni të ushtrisë partizane në shtëpi. E hipën në makinë dhe, me të kaluar urën që të çon tek rruga e Elbasanit, dy burra të rinj u lëshuan me vrap për të na ndaluar. Duke dredhuar nga Kryeministria, tek rruga e Durrësit, e kthyem Lefin në shtëpinë e mësueses. Vasili shkoi vetë dhe e kontaktoi personin në fjalë, i cili i qetësoi dhe i tha t’ia sillte Lefin në shtëpi. “Unë po të pres në shtëpinë pa drita” i kishte thënë. E nxorëm Lefin për së dyti. E përcolla unë dhe personi në fjalë duke kujtuar që unë mund të isha Vasili, më tha: “Mos u bëj merak tani Vasil”. Por, sikurse na tregoi Lefi në birucë, kur venim dhe e takonim, pas gjysmë ore pasi e lamë në atë shtëpi, i kish thënë: “Lef, të kërkojnë tek porta”, ai sa hapi portën, e arrestuan. Të njëjtën mbrëmje u arrestuan edhe Vasil e Steliano Nosin, Xhemal Farkën, por edhe unë megjithëse isha me pasaportë në xhep, të nesërmen në mëngjes duhej të nisesha me një vapor për në Izrael “.
Titull mirënjohjeje nga Izraeli
Dënimi i Marko Menahemit, pse ndihmoi familjen Nosi
Marko Menahemi u dënua me 4 vjet dhe bëri një vit e gjysmë burg. Më vonë shërbeu si pedagog në politeknikumin “17 Nëntori” dhe dha një kontribut të shquar në shumë projekte madhore të shfrytëzimit të rezervave minerale natyrore të vendit tonë. Pas vitit 1990 iu plotësua ëndrra për të shkuar në Izrael në atdheun e tij. Në vitin 1993 organizata Jatt Vashem në Izrael, në shenjë mirënjohjeje për shpëtimin e jetës së Marko Menahemit, i akordoi dr. Steliano Nosit, Vasil Nosit dhe motrës së tyre Adelina Kosturi, titullin e lartë “Të drejtë midis popujve”. Emrat e tyre janë të gdhendur në një pllakë bronzi në Muzeun e Holokaustit në Jatt Vashem si dhe në Washington. Titullin e ka tërhequr nipi i familjes Nosi, Skënder Kosturi. “Ishte viti 1992 kur na erdhi ftesa, nëna ime për shkak të shëndetit nuk shkonte dot dhe vendosa të udhëtoj unë drejt Izraelit. Ishim 14 përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Atje takova Mark Manehamin dhe hebrenj të tjerë të shpëtuar nga shqiptarët. Këtë aktivitet të madh e ka sponsorizuar një milioner amerikan Harvey Serner. Ai gjithashtu sponsorizoi realizimin e një filmi dokumentar për jetën e hebrenjve në Shqipëri. Shqiptarët protagonistë kanë edhe nga një kopje të këtij filmi me tregimet e të mbijetuarve.
Hebrenjtë në Mesjetë
Sipas të dhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në Elbasan hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre në këtë qytet.
Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve të grumbulluara nga Visarion Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse shqiptare, në Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin një sinagogë, e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin “Hani i Shehetilës”. Sipas historianëve dhe arkeologëve, hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i cili mban emrin “Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit.
Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre
Shqiptarët që strehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenj
“…..Historia me hebrenjtë në fshatin Qarrishtë fillon në shtator të vitit 1943. “Dimri ishte tepër i ashpër, sidomos në këtë zonë të largët malore dhe binte shumë dëborë”, kujton Muhamet Biçaku. Për javë të tëra 26 hebrenjtë u strehuan në dhomat e shtëpisë së Biçakajve, duke fjetur bashkë në ato pak dhoma dhe duke ngrënë ato pak gjëra që kishte familja; kryesisht bukë misri, gjizë dhe pastërma (mish të tharë). “Por miqtë ishin në besë. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun të shenjtë dhe ata nuk mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, rrëfen Muhameti, i cili në atë kohë ishte rreth të 20-ave. “Nuk pranonin të rrinin pa punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në bazë të kodit zakonor nuk duhet kurrsesi të punojë”, vazhdon Biçaku. Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin dhe të iknin nga Qarrishta e largët. Ndarja nuk ishte aspak e lehtë, madje e dhimbshme, pasi të gjithë ishin familjarizuar me njëri-tjetrin. Njëri nga hebrenjtë, Majo Aurest, që tani jeton në Argjentinë, ka madje një kujtim tepër të rrallë nga Qarrishta dhe Shqipëria. Gruaja e tij lindi një vajzë aty në shtëpinë e Biçakajve. Megjithatë, hebrenjtë që u strehuan në Qarrishtë u shpërndanë nëpër botë, dikush në Rusi, një tjetër në Argjentinë, disa në Amerikë dhe vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e hebrenjve…..”.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Hebrenjt%C3%AB_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri
Ndërprerja e punimve të gërmimeve arkeologjike në Durrës, a nuk është ky fundamentalizëm islamik?

Poezi malli !
Saliha Kodra Rama
28 NËNTORI YNË !
Mes yjesh në Qiell
Flamuri ynë po valon,
Me shqiponjën dykrenare,
Nga larg të fala po na çon !
28 Nëntori i bekuar,
Mallë ka për Çamërinë,
Kosovën prore përshëndet,
Janë dy motra hijeshi !
Digjen për Nënën Shqipëri…
Histori e shekuj mjaftë të gjatë.
Ismail Qemali del në Vlorë,
Edhe Isa VJEN NGA larg,
Me lulëkuqe nga Kosova
Flamurin e puth në dorë…
Dhe zemra i bëhet mal !
… Detit i ka hije vala,
Plakut i ka hije fjala !
Valon Flamunri si kurorë,
28 NËNTORI ynë madhështor
Do jeton sa malet me dëborë !
Kjo ditë e bekuar historike,
e bukur dhe e ndritur,
dejt e gjakut gufuar,
thellë në zemër të gëzuar
28 Nëntori ,
Ditë hyjnore
ndër shekuj e festojmë prore !
Anë e mban Arbërisë i këndoj,
për Flamurin që valon,
vargje thurri e praruar,
nga Zoti qofshi faqebardhë
me Flamurin aq krenarë,
28 Nëntori na qoftë i mbarë !
- Saliha Kodra Rama- Gjermani.
Moj Shqipëri zeza, në cfarë gjendje e ke Amfiteatrin e Durrësit ?

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë
Si mendoni që Europa të na do , kur ne nuk e duam vetvetën ?. Si mendoni të futemi në rrethin e botës së civilizuar kur ne ende nuk e dimë ABC-n e civilizimt ?
Shikoni në çfarë gjendje është Amfiteatri . Po sikur serbët ta kishin të njejtin do e lodhnin botën me shkrime e botime duke e quajtur veten “ djep i civilizimit “
Lexoni historikun , shikoni fotot dhe me shkruani ndonjë koment.
Amfiteatri i Durrësit është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, dhe këtë vit shënon 50- vjetorin e zbulimit të tij. Në kuadër të kësaj, qyteti i Durrësit mund ta kthejë vitin 2016 në një periudhë të turizmit arkeologjik. 50-vjetori i zbulimit të amfiteatrit antik përbën një mundësi shumë të mirë promovimi qytetar për monumentet arkeologjike në qytetin 3000-vjeçar.

Durrësi duhet t’i rikthehet kujdesit për zbulimet e shumta që ndriçojnë historinë e tij dhe punimet që kanë nisur në amfiteatër janë një shkak shumë i mirë. Festa e parë pritet të organizohet më 18 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve. Pak ditë më parë përfundoi prishja e dy banesave të ndërtuara mbi arenën e amfiteatrit dhe banorët e tyre u kompensuan financiarisht nga shteti.

E njëjta procedurë pritet të zbatohet edhe gjatë këtij viti për pesë banesa të tjera, prishja e të cilave do të mundësojë fillimin e gërmimit arkeologjik për hapjen e plotë të
monumentit.

Në prill të vitit 1966, kur filloi ekspedita për zbulimin e monumentit më të madh antik të vendit tonë askush nuk e dinte saktësisht se çfarë rrënojash ndodheshin nën themelet e 33 shtëpive që u rrafshuan, thuajse ngjitur me Xhaminë e madhe të qytetit të Durrësit. E vetmja e dhënë e shkruar vinte nga historiografi Marin Barleti, i cili në shek. 16-të shkruante se në Durrës: “ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme…”. Arkeologu i mirënjohur Vangjel Toçi dhe ekipi i Muzeut Arkeologjik që ai drejtonte, jo vetëm që besonin fort në mrekullinë që fshihej ngjitur me muret mesjetare të qytetit, por kishin grumbulluar të dhëna të mjaftueshme edhe nga banorët e lagjes së vjetër. 50 vjet më parë do të niste zbulimi i monumentit më të rëndësishëm të lashtësisë në vendin tonë, dhe që ka përmasa mesatare, mes 30 amfiteatrove të zbuluara nga Roma deri në Lion dhe Budapest.

Brenda katër vjetësh në qendër të qytetit antik u përvijuan shkallaret dhe galeritë nga ku nisnin shfaqjet 20 shekuj më parë. Bota shkencore i ktheu sytë nga Durrësi, duke konfirmuar shënimet e udhëtarëve, studiuesve, gjeografëve, historianëve dhe poetëve antikë.

Ciceroni e quan Durrësin “qytet shumë të mirë për të jetuar”; Jul Çezari mbërrin në portat e qytetit, pa e pushtuar dot atë; Aristoteli shkruan për Durrësin një nga 158 Kushtetutat e formuluara gjatë jetës së tij. Në vitin 1973 shteti e shpalli amfiteatrin “Monument kulture”

Gjakovë,06.10.21
Shkarkimi i Besiana Ismail Kadaresë nga Selia e OKB-së ishte shumë i vonuar, por i drejtë

Klajd Kapinova, New York
“Më pëlqen mesazhi që Nikki Haley (Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara) dërgoi në Kombet e Bashkuara për të gjitha këto kombe që marrin paratë tona dhe pastaj votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimit, ose ata votojnë kundër nesh potencialisht në asamble. Ata marrin qindra miliona dollarë dhe madje miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Epo, ne jemi duke shikuar ato vota. Le të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë shumë. Nuk na intereson.” – Donald J. Trump President i 45-të i SHBA-së
Përgjegjësia e drejtë e Presidentit Ilir Meta
Për të vetmin Vendim të saktë, ndonëse të vonuar, por më në fund të realizuar me shumë shumë të drejtë, unë e respektoi sot Presidentin tuaj Ilir Meta. Shqipëria mund të perfaqsohej më përpara dhe sot me dinjitet, përmes intelektualëve pro perëndimorë dhe pro amerikanë në Selinë e OKB-së me ish të burgosurit politik të regjimit komunist, si me shkrimtarin e talentuar Visar Zhiti dhe të tjerë.
Kjo “ambasadore” injorante dhe fudulle si i ati, ka qenë gjithnjë kundër interesave kombëtare mbarëshqiptare. Ajo ka votuar shumë herë kundër SHBA-së, shtetit të Israelit (1948), aleatit më të madh të SHBA-së, vetëm pse President ishte republikani patriot Donald J. Trump.
Kur ajo votoi kundër SHBA-së, Shqipëria e varfër humbi një shpërblim prej $105,000.000 dhe askush se mori vesht në Shqipni, sepse mediat globaliste të majta heshtën.
Po ashtu Shqipëria, që është bërë me iu dhimb gjithkujt prej “diplomatëve” militantë inatçorë dhe hipokrit komunistë, humbi mbi $5,500.000 nga Qeveria e Izraelit, kur kryeminister ishte Bibi (Benjamin Netanjahu)…
Besiana Ismail Kadare dhe Qeveria Rama 1 dhe 2, me porosi të diktatorit radikal islamik politik Erdoganit, votuan turpërisht pro një Rezolute Absurde Anti-Amerikane (pa force detyruese ligjore), për të mos lejuar ambasadat e huaja, që të vendosën në kryeqytetin e lashtë të Jeruzalemit, të cilin kryeqendër tregtare Shkrimi i Shenjtë, Bibla e permend Jeruzalemin si kryeqytetit antik të ebrejve 95 herë, dhe Shqipëria socialkomuniste u rreshtua pro palestinezëve të Hamasit, me arsyen absurde sepse shqiptarët janë muslimanë (!!!), mbasi ashtu i kishte porosit babai i tyre shpirtëror fashisti neo-otomani Erdogan, vrasësi i popullit të tij dhe diasporës shqiptaro-turke.
Ai ka futur në burg në mënyrë absurde mbi 500 gazetarë, dhe burgosur mbi 100,000 shqiptaro-turk apo më saktë popullsinë e diasporës kosovaro-tuke.
Çfarë pritet nga kjo bij komunisti 24 karatsh. Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron! Ajo nuk është dashur të emërohej dhe shkarkohej tesh 8 vjet. Telperdredhuri apo i vetëquajturi “disidenti” Kadare, në këmbim të postit të vajzës së vet në New York, heshti për 8 vjet me radhë. Ai më përpara kishte futur hundët vazhdimisht në mediat shqiptare dhe tani që vajza e tij nuk do të qelbësoj më New York-un ai do të filloj të bëzaj sërisht, sipas zanatit të përjetshëm që komunistët dhe Dulla ia mësoi atij.
Shumë miq të mi veteranë shqiptaro-amerikanë, më kanë treguar të penduar nga vitet shumë histori reale, se Enveri kur sillte librat e tij në New York, i shoqëronte ato edhe me librat e servilit të oborrit tij Ismail Kadare, të cilët ishin përkthyer nga skllevërit, ish të burgosurit politik në Shqipni dhe me paratë e varfëra të shqiptarëve, qe jetonin jeten e zymtë në shtetin burg të tij.

Antisemitizmi tradicional i qeverive komuniste dhe “demokratike” të Shqipërisë 1949-2020
“SHBA, do t’a vendosin Ambasadën e saj në Jeruzalem. Kjo është ajo, që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë, që duhet bërë. Ne, do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemërgjera për Kombet e Bashkuara. Ne, kemi gjithashtu shpresën legjitime, se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet. Vendimi nuk paragjykon ndonjë çështje të statusit përfundimtar, duke përfshirë kufijtë e Jeruzalemit. Vendimi nuk përjashton një zgjidhje me dy shtete, nëse palët bien dakord për këtë. Vendimi nuk bën asgjë për të dëmtuar përpjekjet për paqe, përkundrazi, vendimi i Presidentit pasqyron vullnetin e popullit amerikan dhe të drejtën tonë si komb, për të zgjedhur vendndodhjen e ambasadës sonë. Dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë. Asnjë votë në KB nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në vendimin amerikan. Por ky votim do të mbahet mend. Kur Amerikës do t’i kërkohet edhe një herë të japë kontributin më të madh në buxhetin e KB (22 përqind të buxhetit të rregullt) ose kur “kaq shumë vende vijnë të na bëjnë thirrje, siç bëjnë shpesh, të paguajmë edhe më shumë dhe për të përdorur ndikimin tonë për të mirën e tyre.“ – Nikki Haley, Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara
“Vendimi i Presidentit Trump, është një hap i rëndësishëm përpara drejt paqes, sepse nuk mund të ketë paqe pa Jeruzalemin, kryeqytetin e shtetit të Izraelit.” – Benjamin Netanyahu, Kryeminstër i Izraelit
“Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti. Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit. Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më pare.” – Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael
Në Konferencën e mbajtur në Selinë e OKB-së në New York, në fillim të muajit shkurt të vitit 2019, me temë: “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë holokaustit” e organizuar nga Departamenti i Komunikimit Global të OKB-së, në bashkëpunim me Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Kongresin Hebraik Botëror, ambasadorja anti-amerikane e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, lexoi se: “Shqiptarët, i dërguan botës një mesazh ndriçues dhe të fuqishëm, përmes historisë së mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare, një mesazh që nevojitet shumë në botën e sotme. Jam krenare sot, që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili, qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë. Nuk duhet harruar kurrë thelbi moral i besës, që është kultivimi i tolerancës dhe respektit ndaj çdo qënieje njerëzore, pavarësisht nga origjina apo feja e tyre.”
Ky ishte një fjalim tipik komunist, i mbushur me hipokrizi alla turke e alla arnaute, me dy standarte, sepse ajo votoi sot sipas traditës komuniste, socialiste globaliste familjare kundër Izraelit në OKB (dhe SHBA-së), pra, votoi direkt kundër femijëve, nipave dhe mbesave të të persekutuarve… dhe të ndonjë të moshuari të mbijetuarit të Genocide Israel, që kaloi ky popull në kohën e Luftës së Dytë Botërore nga nazistët gjermanë të Adolf Hitlerit.
Presidenti republikan Donald J. Trump, tha dhe e bëri realitet botërisht rikthimin e Ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem edhe pse “demokratët” komunistë, globalistë socialistë amerikanë e ndëkombëtarë e kundërshtuan me forcë.
Shqiptarët e kohës së komunizmit, që fatkeqsisht po vegjetojnë edhe këtu në New York, Florida, Detroit (MI) dhe Washington D.C., me vesin e keq të shumë fytyrave mburrën para pasqyrës, se e kanë mik SHBA dhe votuan kundër saj më 3 prill 2017 dhe 2 herë të tjera në vitin 2018 dhe vazhdim, për hir të vëllazërisë me fenë islame apo palestinezët e Hamasit.
Dhe për ketë akt të turpshëm, Besiana, vajza e beniaminit të diktatorit dhe regjimit komunist Enver Hoxha shkrimtarit Ismail Kadare, ka marrë edhe përgëzimin e palestinezëve të Hamasit. Kështu atë ditë në New York, Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas e ka cilësuar “fitore historike për Palestinën”, votën e Shqipërisë muslimane socialiste, kundër SHBA-së (dhe Izraelit) në OKB.
Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë neokomuniste pro Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA-në, është turpi i radhës së administratës anti-amerikane të Edvin Kristaq Ramës, ashtu sikurse ka bërë dikur babai i tij shpirtëror diktatori anti-amerikanë dhe anti-izraelitë Enver Hoxha.
“Ata që mbështesin rezolutën e sotme janë si kukulla të tërhequra nga telat e mjeshtrave të kukullave palestineze. Ju jeni si marionetat e detyruara të kërcejnë ndërsa udhëheqja palestineze shikon me gëzim. Kalimi i rezolutës largon perspektivat për paqe. Nëse e votoni, ju po e refuzoni paqen. Kjo rezolutë do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.” – Danny Danon, Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë ekzekutive), që kundërshton njohjen e SHBA-së për Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i shtetit të Izraelit.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha, në një video, se: “Izraeli e hedh poshtë plotësisht këtë rezolutë të pahijshme. Jeruzalemi, është kryeqyteti ynë, gjithmonë ka qenë, do të jetë gjithmonë. Unë e vlerësoj faktin që një numër në rritje i vendeve refuzojnë të marrin pjesë në këtë teatër absurdi.” Ai falënderoi Presidenti Trump dhe ambasadoren Haley për “mbrojtjen e fortë të Izraelit” dhe të vërtetën.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri i vendeve që kundërshtuan, abstenuan ose munguan në votim ishte “jashtëzakonisht i rëndsishëm”. Votimi tregon se “jo e gjithë bota është pjesë e kësaj shfaqjeje”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Emmanuel Nachshon.
Diplomati ebrej Danny Danon, Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, gjatë fjalës së tij, shfaqi një monedhë të vitit 67 pas Krishtit të prerë gjatë revoltës së hebrejve kundër romakëve, kopjet e së cilës u ishin shpërndarë ambasadorëve të KB përpara votimit.
Në këtë monedhë është shkruar Liria e Sionit. Ajo dëshmon lidhjen e lashtë të hebrenjve me Jeruzalemin. Asnjë deklaratë e UNESCO-s, asnjë fjalim bosh, asnjë rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme nuk do t’i dëboj kurrë nga Jeruzalemi.
“Shteti i Izraelit e refuzon kategorikisht këtë votim edhe para se të mbahet. Jeruzalemi, është kryeqyteti ynë. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë në të dhe ambasadat e huaja, të udhëhequra nga ambasada amerikane, do të lëvizin në Jeruzalem. Do të ndodhë.” – Benjamin Netanyahu Kryeministër i Izraelit
Në prag të votimit, diplomatët izraelitë të vendosur jashtë vendit bënë përpjekje të mëdha për të bërë që sa më shumë vende të kundërshtojnë ose të abstenojnë mbi rezolutën. Ministria e Jashtme vazhdoi gjithnjë përpjekjet e saj për të bindur sa më shumë vende të jetë e mundur që të mos mbështesin rezolutën, duke përfshirë edhe shmangien e votimit.
Eshtë një përpjekje që shtrihet në të gjithë globin, në çdo kontinent. Përpjekje e veçantë po bëhen në Evropë, me shpresën për të parandaluar një konsensus evropian që mbështet rezolutën. (Thalif Deen Inter Press Service News Agency, 21 December 2017, UN defies Trump, rejects US recognition of Jerusalem as Israeli capital by 128-9)
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit 14 nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila dështoi të kalonte për shkak të vetos amerikane. Theksojmë, se rezoluta nuk ka veto në Asamblenë e Përgjithshme, por në krahasim me Këshillin e Sigurimit, rezolutat e miratuara atje nuk janë ligjërisht të detyrueshme.
Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme pasoi një përpjekje të dështuar nga Këshilli i Sigurimit me 15 anëtarë në vitin 2017, për të miratuar një tekst të ngjashëm, që reflekton keqardhje për “vendimet e fundit në lidhje me statusin e Jeruzalemit”. Kjo rezolutë, megjithëse pati një votim prej 14 me 1, iu vu vota kundër nga SHBA, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. (The Time of Israel)

Shqipëria hipokrite “mik” i SHBA-së
Mes vendeve muslimane, që votuan kundër SHBA-së dhe pro Rezolutës së OKB-së, është edhe shteti i “besës”, Shqipëria, që rrah gjoksin tashmë me gropa 24/7 ditë në javë apo 365 ditë të vitit, se është “mik” i SHBA-së. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u bëri thirrje vendeve të mos lëvizin misionet e tyre diplomatike nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Gjatë votimit kishte 35 abstenime, duke përfshirë një numër vendesh që pritej gjerësisht të mbështesnin masën, të tilla si Kolumbia, Meksika, Malavi dhe Ruanda. Nga ana e tjetër 21 vende të tjera nuk votuan fare.
Duke abstenuar, Hungaria, Kroacia, Letonia, Rumania dhe Republika Çeke thyen konsensusin e Bashkimit Evropian për votimin. Bashkimi Europian, më parë kishte refuzuar me forcë çdo përpjekje për të ndryshuar statusin e Jeruzalemit, në mungesë të një marrëveshje përfundimtare paqeje midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Ky nuk është thjesht një qëndrim i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë, me vetëdashje të interesave shqiptare strategjike. Nuk është hera e parë, që qeveritarët socialkomunistë shqiptarë janë radhitur me vetëdije në anën më negative të historisë.
Rezoluta e OKB-së, për fat të keq nuk ka patur një diskutim paraprak në opinionin publik në Shqipëri e për pasoj qytetarët shqiptarë nuk e kanë shumë të kjartë dëmin politik, që i është shkaktuar kombit shqiptar. Me mentalitetin otoman të trashëguar ndër shekuj dhe që e mbajnë me krenari në shpirt, ata në vendlindje vrasin me dorën tyre vetën, ashtu sikurse fickrra vret vetën me dorën e saj.
Ambasadorja jonë amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley, në ato momente historike përsëriti vendosmërinë e SHBA-së, për të zhvendosur ambasadën e shtetit tonë demokratik nga Tel Avivi në kryeqytetin e lashtë në Jeruzalem.
Në fjalimin historik, që mbajti në seancë, Ambasadorja jonë Haley theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë kontribuesja më e madhe financiare e Kombeve të Bashkuara, pra, shumë më e madhe se vendet e tjera antare të saj dhe se kjo duhet të respektohet nga të tjerët.
Ajo me vendosmërinë e shtetit, që përfaqson ritheksoi se Amerika do t’a vendos Ambasadën e saj në Jeruzalem. “Kjo është ajo që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë që duhet bërë.”
Zonja Haley, paralajmëroi më parë përfaqësuesit e vendeve të tjera në Kombet e Bashkuara, mes tyre edhe Shqipërinë, se do të mbaj shënim emrat e shteteve kundër SHBA-së, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votoj për Rezolutën, që refuzon në mënyrë absurde njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Shqipëria pro palestinezëve të Hamasit
Zonja Haley tha se Presidenti Trump, ka kërkuar që ajo t’i dorëzojë një raport mbi vendet (sikurse Shqipëria), të cilat votojnë kundër Shteteve të Bashkuara.
Vendimi, shënon një ndryshim pozitiv (e kundërta me politikën anti-Izraelite të ish presidentit të majtë globalist dhe anti-ebrej Barack Hysen Obamës), në politikën e jashtme të Washington-it, për mikun dhe aleatin e vjetër, Izraelin.
Dhe çfarë fitoi Shqipëria e palestinezëve të Hamasit dhe atit të tyre shpirtëror diktatorit neo-otomanist Erdoganit!? Asgjë! Amerika mbetet Amerikë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi apo mbështetja e republikanëve në Kongres, mbi Vendimin e drejtë të Presidentit Donald J. Trump, për kryeqytetin e lashtë të Jeruzalemit (New York Post, 30/12/2017).
Një grup ligjvënësish konservativ republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, i kanë paraqitur Kongresit Amerikan një Rezolutë, ku shprehet pakënaqësia me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi njohjen nga SHBA-ja të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, Rezolutë e cila u mbështet për fat të keq edhe nga shteti musliman ballkanas – Shqipëria.
Ebrejt duan rikthimin e lavdisë historike të Jeruzalemit
Ligjvënësit amerikanë, kanë shprehur mbështetjen e plotë, për vendimin e drejt të Presidentit amerikan, për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen atje të Ambasadës Amerikane, duke u rikujtuar se që në vitin 1995, Kongresi Amerikan, ka miratuar me shumicë dërrmuese votash aktin e zhvendosjes së Ambasadës Amerikane në Jeruzalem (Izrael), jo më vonë se 31 maji të vitit 1999.
Në projekt Rezolute, nënvizohet se Dhoma e Përfaqësuesve, mbështet fuqishëm Vendimin e Presidentit Donald J. Trump e i kërkon atij të udhëzoj Sekretarin e Shtetit t’i paraqesë Kongresit një raport mbi statusin e asistencës, që SHBA u ofron vendeve, që votuan në favor të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Shqipëria e varfër dhe një ndër vendet e prapambetura të botës së tretë, humbi $105.000.000 me votën e saj kundër SHBA-së dhe fitoi simpatinë e palestinezëve të Hamasit.
Më 6 dhjetor 2017, Presidenti amerikan Donald J. Trump firmosi vendimin, që e njihte Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit dhe udhëzoi menjëherë Departamentin e Shtetit të filloj menjëherë punën, për përgatitjen e zhvendosjes së Ambasadës sonë nga Tel Aviv në kryeqytetin e lashtë Jeruzalem.
Ligjvënësit amerikanë, nënvizojnë në projekt-Rezolutë, se SHBA, është një shtet sovran dhe ka të drejtë të vendosë vetë se ku do t’i vendosë ambasadat e saj. Shtetet e Bashkuara, përdorën fuqinë e Vetos, për ta bllokuar miratimin e Rezolutës. God Bless USA!
God Bless President Donald J. TRUMP!
Është e natyrshme dhe e drejtë, që Izraeli i lashtë t’a shikoj tërë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij historik dhe të përjetshëm, ndërsa palestinezët e ardhur nga vendet arabe, duan në mënyrë absurde Jerusalemin Lindor si kryeqytet të një shteti të tyre të ardhshëm.
Shtetet e majta komuniste, socialiste globaliste, brenda Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së, midis të cilës edhe Shqipëria e komunistit erdoganist, anti-amerikan e anti-ebrej Edvin Kristaq Ramës, kanë votuar pa mend në kokë një Resolutë qesharake (pa forcë vepruese), që i bën thirrje ShBA-së, të tërhiqet nga Vendimi i saj, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Shqiptarët fatkeqsisht, janë historikisht e keqja e vetes së tyre, duke qendruar si zakonisht gjithnjë në anën më negative të historisë, jo vetëm në vendlidje, por edhe jashtë saj. Ata vazhdojnë të ecin me mentalitetin dhe logjikën primitive komuniste orientaliste otomane dhe neo-otomane sot.
Ambasadorja jonë në OKB, Nikki Haley, ritheksoi para gazetarëve ndërkombëtarë, se çfarëdo vendimi që marrin Kombet e Bashkuara, nuk do të ndikojnë në bindjen e Washington-it, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Diktatori Enver Hoxha ishte anti-semitist
Shqipëria e varfer orientaliste komuniste e diktatorit otoman Enver Hoxha (1944-1985-1990) dje dhe sot pasardhësit e tij deri tek kryeministri erdoganist aktual Edvin Rama dhe qysh nga viti 1949-2020, kanë votuar vazhdimisht, përmes “diplomatëve” të tyre dilitantë, në mënyrë sistematike kundër Israelit në OKB.
Të dashur në luftë dhe agresiv e primitiv në paqe
Shqipëria, ishte i vetmi vend europian i pushtuar nga fuqitë e Boshtit të Luftës së Dytë Botërore, që përfundoi luftën me një popullsi më të madhe hebreje sesa para Luftës. Me bujari dhe fismikëri, shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë e tyre, e u siguruan strehim hebrenjtë nga vendet fqinje.
Shqiptarët, gjithashtu nuk pranuan të respektojnë dhe dorëzojnë listat e hebrenjve. Në vend të kësaj ata u siguruan familjeve hebreje dokumente të falsifikuara me emra si muslimanë e të krishterë dhe i ndihmuan ata të shpërndaheshin në popullatën shqiptare.
Rreth 1,200 banorë hebrenj dhe refugjatë nga vendet e tjera të Ballkanit u fshehën nga familjet shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas të dhënave zyrtare.
“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael, ka njohur 75 shqiptarë fisnik dhe bujar, që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve.
Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre, që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.
“Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët, shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash Aish.com
Më 19 prill të vitit 1949, Shqipëria, njeh si shtet të pavarur Izraelin (1948), ku qysh nga ajo kohë politika e liderit komunist Enver Hoxha, ka qenë anti-izraelite ndaj shtetit hebre, duke qenë më afër vendeve të tjera radikale sheriatiste islame të Lindjes së Mesme dhe të pellgut arabik, të cilat, vazhdimisht i quante vëllezër për hir të islamit.
Diktatori primitiv radikal Enver Hoxha, ka refuzuar gjithnjë disa tentativa diplomatike dashamirëse të Izraelit drejt përmirësimit dhe vendosjes së marrëdhënieve mes dy popujve dhe vendeve. Ai dhe partia e tij komuniste, për shumë dekada e quante Izraelin si “kobure”, në duart e amerikanëve, kundër miqve e vëllezërve të tij islam arabë dhe turq.
Diktatori Hoxha, në librin e tij me përralla: “Shënime për Lindjen e Mesme”, shan dhe mallkon pandërprerje Izraelin dhe SHBA, ndërsa lavdëron dhe ngre në qiell vendet radikale terroriste sheriatiste islamike, si: Turqinë, Jemenin, Libinë e Muhamet Kadafit, Irakun e Sadam Hysenit, Iranin e mullave apo hoxhallarëve sheriatistë radikalë islamikë, Jordaninë, Palestinën e organizatave terroriste Hamasit dhe Fatahut, Egjyptin e Hosni Mubarakut etj.
Mirënjohja dhe bujaria e ebrejve ndaj nesh
Izraeli zemërbujar, falë durimit dhe një kulture shembullore të lashtë, ia shpërblen me të mirë Shqipërisë me shumicë muslimane edhe pse ajo voton kundër saj shumë herë.
Pas rënies së komunizmit, shumica e komunitetit hebre të Shqipërisë emigroi në vitet 1990 në Izrael, ku në fillim të shekullit XXI ata numërojnë rreth 550 vetë. Në vitin 1994, Presidenti Shimon Peres, vizitoi Shqipërinë. Po ashtu në vitin 1999, Izraeli mori refugjatët muslimanë shqiptarë kosovarë nga Lufta e Kosovës, duke u siguruar atyre kujdes mjekësor, ushqim dhe akomodim.
Në vitin 2018, një monument kushtuar Presidentit Shimon Peres u ngrit në Tiranë, për të nderuar kujtimin e tij. Rritja e numrit të izraelitëve udhëtojnë në Shqipëri, dhe në vitin 2019 ata arritën në 20,000 turistë.
Më 26 nëntor 2019, një termet i rëndë goditi dhe dëmtoi shumë rajonin e qytetit brendetar të Durrësit në Shqipëri. Izraeli, dërgoi menjëherë në Shqipëri një ekip ekspertesh shpëtimi dhe shërbimi nga këshilli rajonal i Mevo’ot HaHermon.
Disa ditë pas tërmetit menjëherë Izraeli dërgoi 10 trupa nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), për të vlerësuar ndërtesat nëse janë të shëndosha apo të forta strukturalisht.
Më 23 janar 2020, Presidenti Ilir Meta në Izrael u takua me ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe i falënderoi ata për ndihmën e tyre në përpjekjet për lehtësimin e vuajtjeve të shqiptarëve, gjatë goditjeve të njëpasnjëshme të tërmetit. Në bazën ushtarake Ramla, “Medalja e Artë e Shqiponjës”, iu dha nga Presidenti Ilir Meta për Njësinë Kombëtare Izraelite të Shpëtimit të IDF.
Fatmirësisht më 19 gusht 1991, Izraeli dhe Shqipëria, firmosën një Memorandum Mirëkuptim, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në korrik të vitit 2008, u vendos që të hiqen vizat për qytetarët shqiptarë, që dëshirojnë të vizitojnë Izraelin antik, të bukur me monumente të pasura dhe mahnitese historike të papërsëritshme për njerëzimin.
Eshtë e vërtetë se shqiptarët, gjatë kohës së vështirë plot rreziqe të Luftës II Botërore, bujarisht dhe trimërisht, kanë shpëtuar nga vdekja me qindra ebrej dhe për këtë veprim human të rrezikshëm të kohës për jetën e tyre, qeveritë israelite dhe populli i saj martirë, u është mirënjohës përherë dhe ata e permendin me krenari këtë gjest fisnik të shqiptarëve pa dallim feje.
Shqipëria dhe hebrenjtë autoktonë në trojet e tyre, kanë një histori të lavdishme gjatë Luftës së Dytë Botërore, me strehimin dhe shpëtimin të jo vetëm atyre që jetonin në Shqipëri, rreth 200 hebrenj, por edhe 2000 të tjerë, që erdhën nga vende të tjera konfliktuale nga ku ato përndiqeshin vazhdimisht nga nazistët gjermanë.
Edhe fizikanti ebrej dhe figura më e shquar e shkencës botërore Albert Ajshtajn (Albert Einstein 1879-1955), si ebrej i përndjekur ka kaluar në Shqipëri dhe me pasaportë shqiptare ka hyrë si emigrant në SHBA.
Mbas vitit 1990, pjesa me e madhe e ebrejve, i kërkuan qeverisë “demokratike” gjoja poskomuniste shqiptare, që të largohen nga “lumturia” e vendit të shqiponjave, për një jetë më të mirë në vendin e tyre të origjinës.
At e bij kundër Amerikës!
Gjatë kohës së komunizmit, intelektualët ebrej në Shqipëri, gjatë viteve 1944-1990, kanë vuajtur dhe disa prej tyre përfunduan në burgjet e vdekjes, kampet e punës së detyruar të shfarosjes së ngadaltë apo janë pushkatuar direkt dhe pa gjyq… Sot askush nuk flet për ato.
Kujtoj, se babai i Besianës servili dhe interesaxhiu shkrimtari i oborrit komunist Ismail Kadare e di shumë mirë këtë fakt dhe se e bija e tij në Selinë e OKB-së nuk tha asnjë fjalë kritike, për rregjimin komunist të babait të saj…
Sikurse e bija e Kadaresë, pseudodiplomatja Besiana Kadare, që sot jeton si diplomate ose më saktë ambasadore e Shqipërisë në Neë York, në emer të popullit shqiptar votoi kundër SHBA-së, ashtu edhe i ati saj shkrimtari i nomeklaturës së kuqe komuniste, dikur ka shkruar 25 faqe kundër SHBA-së.
Kujtojmë se Kadare, u bë i famshëm nga komunizmi për interesa të komunizmin dhe ideologjisë bolshevike të diktatorit turkoshak Enver Hoxha. Ja një pjesë e përmbledhur e shkrimit apo vrerit të tij ndaj SHBA-së:
“…Pas pasurisë borgjezia kërkon pushtet dhe pas pushtetit kërkon lavdi. Një shekull më parë Marksi e ka parashikuar edhe këtë. …
Shoqëria e sëmurë amerikane e tregon veten e saj sidomos natën…
Broduej është një lloj ekspozite e Nju Jorkut. Këtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, mençuria dhe degjenerimi, të ndriçuara në mënyrë të ethshme, rrinë pranë e pranë…
Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithë vulgaritetin e vet, i babëzitur, i paturpshëm…
Në Broduej, në sfondin e shkëlqimit të çmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq.
…SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Përgatitja e atentateve ka arritur këtu përfeksionimin më të lartë…
Statuja e lirisë është monumenti që borgjezia i ka ngritur lirisë së saj, lirisë për të sunduar.
…Ka disa muaj që në ekranet mund të shikosh gjëra më të shthurura që mund të sajojë imagjinata më e sëmurë e maniakëve seksualë…
Ky mit është një nga shfaqjet e shkallëzimit të degjenerimit të shoqërisë së sëmurë amerikane…
Asnjëherë dhe asgjëkundi nuk mund të jetë poshtëruar femra në këtë mënyrë.
…Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj…
Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit…
Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini!”
Shqipëria në OKB, përmes vajzës së shkrimtarit të “famshëm” komunist Ismail Kadaresë, ka votuar 2 herë gjatë vitit 2018 kundër SHBA-së (dhe direkt kundër Israelit), vetëm pse president i SHBA-së është nacionalisti atdhetar, republikani i suksesshëm anti-komunist dhe anti-globalist Donald J. Trump, që e do popullin dhe interesat e vendit të tij më shumë se politikanët neo-komunistë shqiptarë Shqipërinë. Kjo është e vërteta!
Për hir të interesave kombëtare shqiptare, unë mendoj se Kadare, duhet t’a këshilloj menjëherë vajzën e tij, që të jap dorëheqjen si ambasadore e Shqipërisë në OKB dhe t’i kërkoj falje SHBA-së dhe Izraelit për votat sistematike absurde kundra tyre.
Në qytetin e lashtë të Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriçi”, para ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, tre shqiptarë muslimanë radikal, u arrestuan nga Sherbimi Sekret Shqiptar, sepse kishin planifikuar të hidhin në erë makinën e ekipit të kombëtares së futbollit të Israelit.
Dhe Zoti i ndeshkoi. Albania u mund 3 me 0 në futboll nga ekipi i Israelit, në ndeshjen ndërkombëtare, të zhvilluar më pas në Stadiumin Olimpik të Elbasan Arena.
Izraeli kapitalist dhe Shqipëria socialkomuniste sot
Marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit e Shqipërisë u vendosën në vitin 1992. Në kohën dhe vendin e duhur mbas 21 vjetëve Izraeli vendosi të hapë Ambasadën e parë të saj në Tiranë, duke zgjedhur të
përfaqesohet nga zevendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme asokohe
Avigdor Lieberman.
Në ceremoninë e përurimit të zhvilluar në masa të larta sigurie, ajo që ra në sy me shumë sesa prania e politikanëve më të rëndsishëm, ishte prania e përfaqesuesve të klerit musliman. Një fakt si kjo është vënë në dukje me krenari nga numri dy i Qeverisë izraelite asokohe Avigdor Lieberman, i cili, kujton se për Izraelin, hapja e një misioni të ri diplomatik është gjithmonë një arsye për të festuar.
Kjo është veçanërisht e vërtetë, kur një mision i tillë hapet në një vend si Shqipëria, e cila është një vend anetar i NATO-s dhe ka një popullsi me shumicë myslimane otomane. Ai kujton: “Kur isha student në ish-Bashkimin Sovjetik, nëse dikush do të më thoshte se një ditë unë do të hapja Ambasadën e Izraelit në Tiranë, si ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit. Unë, natyrisht do t’i thosha që je i çmendur. Kjo ishte diçka e pabesueshme. Po kjo tregon sesa shumë ndryshon bota moderne, sesa dinamike është situata, sesa dinamike janë marrëdhëniet. Ne, duhet ta ndjekim këtë dinamike dhe ne duhet të kontribuojmë për të përmirësuar marrëdhëniet tona, për të përmirësuar kushtet për njerëzit dhe vendet tona. Edhe një here, falëminderit zoti kryeministër! Falëminderit të gjithëve, për përpjekjet tuaja dhe për miqësinë tuaj.”
E vërteta mbi Jeruzalemin
Profesori, avokati, juristi, akademik dhe komentatori politik i shquar amerikano-ebrej Alan Dershowitz, në gazetën Jerusalem Post, që botohet edhe në New York, ndër të tjera nënvizon, se: “Ai që e bëri paqen më të vështirë qe Barack Hysen Obama, me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara, që kriminalizonte praninë e Izraelit në zonat historike hebraike të qytetit. Presidenti Donakd J. Trump, ka rivendosur ekuilibrin e duhur.”
Kur qeveria jordaneze pushtoi vendet historike hebraike, u shkatërruan të gjithë shenjat e hebraizmit si sinagoga, qendrat kulturore, shkollat dhe varrezat, me pllakat shekullore hebraike të përdorura për të veshur urinoret (WC).
Para 4 qershorit 1967, hebrenjve u ishte ndaluar me ligj nga jordanezët musliman, që të luteshin në Murin Perëndimor. Atyre gjithashtu u pengohej edhe që të frekuentonin Kampusin e Universitetit të Jeruzalemit në Malin Scopus, i themeluar në 1925 e i mbështetur nga fizikanti i famshëm ebrej nobelisti Albert Ajnshtajn.
Hebrenjtë, nuk mund të kuroheshin në Spitalin Hadassah, gjithmonë në Malin Scopus, që kishte kuruar si hebrenj, ashtu edhe arabë, qysh nga viti 1918. Gjithashtu, asokohe hebrenjtë nuk mund të jetonin në lagjen tradicionale etnike hebraike të Jeruzalemit, ku, paraardhësit e tyre kishin ndërtuar shtëpi e sinagoga prej mijëra vitesh.
Këto ndalime absurde dhe raciste në stilin anti judaizëm, u dekretuan nga shteti musliman Jordania, e cila i kishte kapur (pushtuar), nëpërmjet forcës ushtarake ato zona hebraike, gjatë Luftës për Pavarësi të Izraelit deri në vitin 1948. Asokohe ata e kishin pushtuar ilegalisht të gjithë Cisjordaninë, që drejtuesit e Kombeve të Bashkuara në mënyrë absurde ia kishin dhuruar një shteti islam arab…
Midis vitit 1948 dhe 1967 Kombet e Bashkuara nuk miratuan një Rezulotë të vetme, që të dënonte pushtimin islam jordanez dhe shkatërrimin kulturor të shtetit të lashtë ebrej. Por një ditë, Izraeli i mori këto zona, gjatë një lufte heroike mbrojtëse, që Jordania e kishte nisur, duke bombarduar shtëpitë civile të Jeruzalemit Perëndimor, Izraeli i liroi dhe rihapi sërisht ato zona si vende të shenjta, në të cilat hebrenjtë mund të luteshin studionin, të kuroheshin dhe të banonin aty pa frikë…
OKB-ja, si organizatë globaliste socialiste burokratësh politikë dhe e njëanshme anti-semitiste, disa here kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të duhej ta njihnin Jeruzalemin, pasi kjo do të nxiste dhunën e terroristëve arabë. Por, asnjë vendim, nuk duhet të influencohet nga kërcënimi i dhunës. “Na thanë që nuk mund ta zhvendosni Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Izrael në Jeruzalem. Do të ketë një luftë. Epo, ne e bëmë. Dhe nuk kishte luftë”, thotë Mike Pompeo Sekretar i Shtetit të SHBA-së gjatë administratës Trump.
Terroristët, nuk duhet të kenë pushtetin e vetos ndaj politikës largpamëse dhe demokratike amerikane. Shtetet e Bashkuara, me stoizëm i rezistuan shantazhit sistematik të dhunës, do të nxisnin të tjerë, që të kërcënonin me dhunë në kundërpërgjigje të çdo plani paqeje…
Shqipëria dhe Kosova u kthyen në një oaz shprese për ebrejt në Europë
“Në Shqipëri paraardhësit tanë rrezikuan jetën e tyre, duke iu ofruar mikëpritjen jo për një ditë, jo për një muaj por në disa raste edhe disa vite. Kjo tregon një kulturë humane, një harmoni ndërfetare dhe një sakrificë të pashoqe në atë kohë. Ndërsa çka më bën shumë krenare është fakti se këto ndodhën në kohë të njëjtë, në regjione të ndryshme të Shqipërisë që nga Mbreti, deri tek ministri Mehdi Frashëri e njerëzit e thjeshtë.” – Teuta Demiri studiuese, Columbia Univesity, Manhattan, New York, SHBA
Kur Europa nuk ishte më vend i sigurtë për hebrenjtë, shqiptarët, rrezikuan jetët e tyre, duke e shndërruar Shqipërinë në një vatër të ngrohtë apo “parajsë mbi tokë”, për komunitetin hebre, ndaj të cilit po ushtrohej gjenocid nga Gjermania naziste e kohës së zymtë të kriminelit Adolf Hitlerit.
Nga shfletimi i sotëtm i historisë botërore dhe të historisë së dhimbshme të shtetit të Izraelit, del se shumica e vendeve të tjera europiane e kishin braktisur me ose pa dëshirë popullin e zgjedhur të Zotit, sikurse quhen ebrejt në Bibël, kurse vetëm Shqipëria dhe Kosova me shumicë muslimane u kthyen në një oaz shprese për hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dokumentet historike, që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit në Shqipëri (AQSH), janë dëshmi e kontributit që shqiptarët dhanë në shpëtimin e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Profesoresha Tanya Domi, e Institutit “Harriman”, pranë Universitetit Columbia në Neë York, thotë se rolin kryesor e luajti “Besa”. Ajo shton se: “Mendoj, se është një përzierje faktorësh, ishte përqafim kulturor i besës, premtimi për të mbrojtur mysafirin. Pa asnjë dyshim ky ishte një faktor. Egzistojnë prova në arkivat e Jerusalemit që dëshmojnë këtë. Por kishte edhe përpjekje të mëdha nga udhëheqësit duke përfshirë edhe vetë Mbretin Zog dhe zyrtarët tjerë në Shqipëri që lëshuan karta të rreme identiteti për të mbrojtur hebrenjtë.”
Komunizmi në Shqipëri është një arsye tjetër e forte, pse vlerat kulturore shqiptare nuk çmohen sa duhet, thotë studiuesi Gazmend Kapllani. “Shkatërrimi i të gjitha pikave të referimit, shkatërrimi i të gjitha elitave, shkatërrimi i kodit moral mbi të cilët bazohej shoqëria, shkatërrimi it ë gjitha komuniteteteve fetare që dhe ato prodhonin një rrëfim moral dhe një kod moral. Dhe besoj se kur shkatëron në një shoqëri indin e saj, kur shkatërron themelet e një shoqërie atëhere një shoqëri mbetet në boshllëk dhe rrëzohet si një ndërtesë”, tha ai.
“Besa e shqiptarëve, kodi i nderit që shpëtoi hebrenjtë” – Flori Zevi, Diplomat i World Jeëish Congress në Kosovë
Kontributi i shqiptarëve, do të njihen nga Yad Vashem, gjatë viteve 1990, edhe për shkak të komunizmit dhe sundimit diktatorial komunist të hekurt, që ka ndodhur tek populli shqiptar.
2000 vjet më parë, Rabinët thanë: “Parimi më i rëndësishëm në Torah është: ‘Duaje të huajin, sepse dikur ishit të huaj në vendin e Egjiptit’”.
Në traditën shqiptare, ne kemi një kod nderi, të quajtur Besa. Kemi një dokumentar të famshëm të filmit të quajtur “Kodi i nderit i Besës”. Ky dokumentar po udhëton nëpër botë dhe tregon historinë e shqiptarëve, që strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë kohës naziste.
Kuptimi i Besës do të thotë të mbash fjalën tënde. Nuk është thjesht të mbash fjalën apo premtimin. Besa, është pjesë e kulturës dhe traditës Shqiptare.
Pak e njohur për shumicën, por Shqipëria ishte një nga disa vendet europiane që kishin një popullsi më të madhe hebreje deri në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në fillim, duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë e saj, dhe duke u ofruar strehim më shumë se 2,000 të tjerëve nga vendet përreth.
Me gjithë presionin e fashistëve italianë dhe ushtarëve nazistë okupues, shqiptarët refuzuan të japin (dorëzojnë apo trathtojnë) mysafirët e tyre, pasi ato zbatonin kodin e Besës.
Dhe me asnjë çmim nuk do të e turpëronin kodin e Besës. Ne kemi pasur një albanolog të famshëm Norbert Jokle, hebre i Austrisë. Ai ka kontribuar shumë në gjuhën, kulturën dhe traditën Shqiptare, në Universitetin e Vjenës.
Ekziston një arkiv plotë e i pasur me hulumtime dhe studime të mirëfillta për shqiptarët dhe traditat tona. Në vitin 1942 albanologu Norbert Jokle u arrestua në Vjenë, Austri, dhe u dërgua (internua) në kampin e përqendrimit nazist ku dhe u vra mizorisht.
Kur hebrenjtë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, dhe miliona u vranë në të gjithë Evropën nga forca më e keqe në historinë njerëzimit nazistët, në anën tjetër Shqipëria bujarisht kishte hapur zemrën fisnike dhe dyert për strehimin e të gjithë hebrenjve, që ndodhen në tokat apo trevat e saj etnike Arbërore.
Tanket dhe avionët serb nuk lënë shteg për të folur për “OPEN BALKAN”
Duke ndjekur vizitën e kryeministrit Rama në Kosovë, te “vëllai i vogël”, Z. Albin Kurti, bie në sy qëndrimi superior që mban “vëllai i madh” ndaj të voglit. Këtë e ka shfaqur edhe me të tjerë kryeministra të Kosovës shumë më heret, bile edhe i ka ofenduar, i ka akuzuar e paditur sepse nuk kanë aprovuar mendimet e veprimet e tij të mbrapshta e djallëzore. Në vazhdim të këtyre historive po këmbëngul përsëri me insistim dhe përpiqet të bind homologun e vet për të mirat që sjell “Minishengeni” apo “Open Balkan”, sa as gjumi i natën nuk e zë pa e arritur, sepse e konsideron si idenë më gjeniale që ka njohur bota deri më sot, edhe pse fluturon mbi skandale, që i quan suksese spektakolare. Njerëzia thonë se idea është e Vuçiçit, por, sidoqoftë, përderisa këto hyjnë në kategorinë e thashethemeve dhe të konspiracionit, ndoshta, edhe si bashkëautor, ndihet, deri diku, mirë. Të flasësh për “Open Balkan” në një situatë të tillë ēshtë më keq se të përmendësh litarin në shtëpinë e varurit.
BE, duke filluar me përfaqësuesen më të lartë, Angela Merkel apo së fundmi, me Ursula von der Leyen, nuk duket se kanë ndonjë dakordësi me “Open Balkan-in.” Ndersa Kancelarja Merkel as nuk e përmendi fare, kur bëri vizitën e lamtumirës në Shqipëri. Ndersa Presidentja e komisionit Europian kërkoi “gjithëpërfshirjen”, që do të thotë se duket si e paarritshme. Aq më tepër, kur dihet se kjo nismë është si karshillëk a hakmarrje ndaj BE – së që na lanë pas dere gjithë këto vite “për fajin e tyre” sigurisht, dhe sipas teorisë psikopatike: “fajin, gjithmonë e kanë të tjerët.” Sido që të bëhet, “Open Balkan” duhet të ketë marrë edhe bekimin e Rusisë. Dihet që pas çdo ideje dhe veprimi serb, në prapaskenë qëndron Putini.
Në gjykimin e Ramës përfaqësuesit më të lartë të BE – së nuk marrin vesh nga “teoritë konspirative” që ka zbuluar Z. Kurti (e përmendur në një konferencë shtypi nga kryeministri ynë ) as nga filozofitë e vetë Ramës?! E ka të fiksuar fort në mendje se vetëm ai nuk gabon asnjëherë, se gjithmonë fajet e gjynahet i kanë të tjerët, se është gjitholog i mbaruar, se ka miq e shokë për kokë nga Serbia deri në Turqi. Kjo e bën më fortë dhe të ngjashëm me ata që e bëjnë të ndihet krenar pa asnjë meritë.
Si fillim, të krijohet përshtypja se nuk kupton rebusin: Kur Vuçiçin e ka vëlla, por ai është armiku i Kosovës dhe në mënyrë trashëgimtare, historikisht e rrjedhimisht, edhe i Shqipërisë, çfarë i bie ta ketë Albinin? Kot e quan “vëllai i vogël. “Ndoshta, me qëndrimet përçmuese që ka shfaqur ndaj tij, i bie ta ketë vetëm komshi të keq që i ra për hise dhe është e pamundur ta ndërrosh me një tjetër.
Besoj se e morët vesh që Beogradi ndihet i fyer nga që duan ta trajtojnë si të barabartë me Kosovën edhe për targat e makinave. Prandaj, po e kërcënon atë me tanke e avionë. Është e ngjashme me veprimin e një horri, që del në korsinë tënde dhe ashtu ballë për ballë nuk të hap krahun. Pastaj fajin ta vë ty dhe nxjerr pistoletën për të vrarë.
Të flasësh për “Open Balkan”, të këmbëngulësh aq fort në një situatë të tillë, pas atyre që ndodhën e po ndodhin, është, më e pakta, cinike. Idea për të realizuar me çdo çmim “Open Balkan-in”, më kujtoi një meselé që e kam lexuar diku, kohë më parë.
Tregojnë se Qamili, edhe pse ishte i moshës së mesme, qe bërë problem në lagje, në qytet e kudo ku i shkelte këmba. Ishte fiksuar fort që të thyente xhamat e komshiut e kujtdo tjetër, duke i gjuajtur me gur, me anë të llastiqeve, që përdornin dikur fëmijët për të vrarë zogj. Dalëngadalë, pas shumë përsëritjesh, veprimet e tij u bënë problem dhe durimi i miletit kishte sosur. Një ditë e dërgojnë forcërisht te spitali, ku mbylleshin ata që kishin të meta mendore. Pas 6 muajsh e pyetën doktorët se çfarë do të bënte po ta lironin. Ai tha me sinqeritet se do të blinte një biçikletë, do t’i shponte gomat e saj me thikë dhe komardaret do t’i bënte llastiqe, me të cilat do të gjuante xhamat e dritareve të Hasanit për t’i thyer. Hasani ishte komshia më i afërt. Doktorët kuptuan se ai nuk duhej liruar dhe vendosën ta mbanin edhe 6 muaj të tjerë për të parë nëse shëndeti i tij mendor do të përmirësohej ose jo. Në fund të kësaj periudhe i bënë të njëjtën pyetje. Këtë radhë tha se po ta lironin, do të martohej dhe me llastikun e të mbathurave të gruas do të bënte llastiqe për të thyer xhamat e shtëpisë së Hasanit. Pra, siç e mësuat nga kjo meselé, Qamili mbeti Qamil. Përveç kësaj, për merita të veçanta, fitoi titullin, në formë “Çertefikate mirënjohje”, me emër e mbiemër, “Qamili i Çmendur.”
- Rama, si njeriu më i interesuar për pushtet, para e famë, ka tashmë gjithçka nën kontroll. Edhe pse ligjet nuk i honeps, formalisht, ca gjëra i do të ligjërueme se ku i dihet si vinë punët. Kujtoni ligjin kundër shpifjes që i ngjante nenit 55 për agjitacion e propagandë të kohës së Enverit. Ai përsëri ngul këmbë dhe do të ketë të ligjërueme kontrollin e medias vizive dhe të shkruar, gjë që po kundërshtohet fort nga gazetarët. Ndërrimi i emrave i pëlqen shumë si p.sh: nga Minishengen në Open Balkan, nga ligji kundër shpifjes në agjensi që kontrollon median etj.
Boll e tepër i kishte 2 mandate, por pas dështimeve e skandaleve spektakolare, me njëmijë marifete nisi edhe të tretin. Edhe në këtë mandat, ai nuk mundi të ndahej nga doshët e kodoshët deri në minutat e fundit, gjë që e kishte bërë edhe në dy mandatet e mëparshme, por shumë më skandaloze. Të njëjtën gjë ka bërë edhe te pushteti lokal. Disa bashki nuk kanë kryetarë të zgjedhur për pasojë.
Shumë analistë e njerëz të dijes kanë thënë bashkë me Z. Albin Kurti se Ballkani i hapur është një tezë antishqiptare dhe se këtë Vuçiçi po mundohet ta vërtetojë çdo ditë. Besoj se ajo që po ndodh këto ditë e dëshmon më së miri. Dikush e ka quajtur me të drejtë “Mizoria serbe.” Vuçiçi po e kërcënon me luftë Kosovën, ndersa ti flet për Minishengen e Open Balkan. Këtë gjë e thekson edhe gazeta gjermane “Bild.
Pas të gjitha “përparimeve” që kemi bërë, nën kujdesin dhe monitorimin e ambasadorëve evropianë e më gjërë, integrimi ynë në BE ka kaluar nga ëndërr e shuar në vdekje klinike. Si lajm të fundit kemi edhe rrezikun e kthimit të vizave. Uroj të jenë thashetheme! Pas të gjithave, është e papranueshme dhe skandaloze të këmbëngulësh për Ballkanin e Hapur në një situatë kërcënimesh deri me luftë nga Serbia,vetëm sepse Kosova kërkon reciprocitet e barazi. Aq më keq përgjigjet Serbia, kur Kosova i kërkon asaj, me të drejtë, njohjen si shtet i pavarur. Tanket dhe avionët në kufi me Kosovën, nuk lënë vend për të folur e insistuar në nismën ogurzezë të “Open Balkan.”
2 Tetor 2021
Kosovën e presin ditë gjithnjë e më të mira

Talibanët kundër Kalifatit: operacioni i parë anti ISIS-K (Khorasan)
Me kthimin e talebanëve në pushtet, përçarja historike midis njësive të ndryshme terroriste islamike rishfaqet. Në fakt, pas sulmeve tragjike në aeroportin e Kabulit dje, qëndron dora e ISIS-K (Khorasan).
Inteligjenca amerikane dhe britanike ishin të sigurt për këtë menjëherë dhe konfirmimi erdhi pas pretendimit të të njëjtit grup islamik.
Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan e quajti atë një kërcënim “akut” dhe “këmbëngulës” për operacionet e evakuimit që po mbahen në Aeroportin Hamid Karzai.
Trupat amerikane, talebanët dhe bashkëpunëtorët afganë me Perëndimin përfaqësojnë, në fakt, një mundësi për qendër të vëmendjes së mediave tepër lakmitare për Shtetin Islamik të Khorasan, një nga shumë realitetet terroriste që operojnë dhe shkatërrojnë Afganistanin, i errësuar vitet e fundit nga kthimi i nuk i toleroi kurrë talebanët.
Këto të fundit, së bashku me Al-Kaedën, Isis dhe, në fakt, Isis-K (Khorasan) janë grupet më të njohura, të bashkuara nga refuzimi i gjithçkaje që del nga kanunet e tyre (të pafeve), por të ndarë fort mes tyre.


