Kreu Blog Faqe 1545

Kush ia nxori sytë Simonidës?(1)

nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Hovi i ekspansionizmit serb, i nxitur nga miti i Kosovës, përfundimisht u ndal nga lufta e armatosur e shqiptarëve dhe ndërhyrja ushtarake perëndimore kundër makinerisë shfarosëse ushtarake serbe. Mirëpo, është për të ardhur keq se edhe sot e kësaj dite politika e Serbisë, kisha ortodokse serbe, por fatkeqësisht edhe pjesa më e madhe e kombit serb, karshi Kosovës si shtet, nuk po mund të çlirohen nga fryma ekspansioniste e mitit të Kosovës dhe nga ana tjetër ky mit po vazhdon ende ta mbajë peng Serbinë dhe të ngadalësojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si nevojë e domosdoshme e integrimeve euro-perëndimore të këtij rajoni.


Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kisheje më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin “ Rrënjët tona etnike,” Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj., këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. …
T`i kthemi të kaluarës , e këtë kohë të viteve 1899  kur u hap Konsullata serbe në Vilajetin e Kosovës në Prishtinë. Ta mendojmë mirë edhe 20 vjet do të mbahej Konferenca e Londrës ,; këtë e dinin serbët , po këtë e dinin edhe turqit osman . Sa ishin shqiptarët të njoftuar me atë se çka do të ndodhte me ne?
Ishin , po si jo ; por jo të pagatitur në mënyrë diplomatike . E vetmja përkrahje ishte Austro- Hungaria.

Qëllimi i hapjes kësaj konsullate ishte përgatitja e Evropës me shpifjet më të tmerrshme për shqiptarët. Kur flite nga vendi i “ngjarjes “ është më e besueshme.“ Konsullata e Prishtinës e mbulonte një territor më të gjerë se sa Kosova dhe Metohija. Qendra e pushtetit otoman  për Vilajetin e Kosovës ishte në Shkup .” Për çudi , Perandoria otomane iu mundësoi serbëve që me konsullatën e Prishtinës  të mbulohet Kosova , Sanxhaku dhe krahina e Rashkës .
Hapja e konsullatës në Prishtinë ( 1889) e shënoi fillimin zyrtar te pranisë së Serbisë ne Kosovë , edhe pse
“ jeta e serbeve nuk u përmirësua aspak “ shkruan historia serbe
Sipas shtypit serb , për konsuj ishin zgjedhur njerëzit më të zgjuar të Serbisë e ndër ta ishte edhe intelektuali Milan Rakiç ( si konsull 1909-1911 )
E rëndësishme është për njoftim të lexuesve se në Manastirin e Graqanicës është edhe Freska e Simonides  (gruaja e pestë e  Kryepeshkopit Milutin Nemanjes ) ; freskë të cilën  me urdhrin e Milutinit u vizatua në vitin 1310 . Freska që nga  vitin 1321 ishte dëmtuar ( hekja e syve të Simonidës ); por Milan Rakiqi gjatë kohës sa ishte diplomat e shkroi vjershën “Simonida” (me nëntitull “ freska e Graqanicës “ )e cila në përkthim të lirë nga Mark Krasniqi ( Gjurmë e gjurmime , f.157 )  tingëllon kështu :

“T`i nxorën sytë e bukura pikturë !
Një natë shqiptari , i mbrojtur nga terri
Në kishën e vjeter aty mbi mur
Me maje të thikës  të dy sytë t`i theri”

“Poezia e Rakiqit , deri më tani është botuar dhe ribotuar me mijëra herë në forma të ndryshme – shkruan Mark Krasniqi në librin e tij “ Gjurmë e gjurmime” (1979 , Prishtinë) madje edhe në në libra leximi, në lekturën shkollore, në antologji etj.  “  .E tërë kjo me qellim të paraqitjes së shqiptarëve ashtu si donin serbet , karshi botës.
Bile edhe sot e kësaj dite shumë turist që e vizitojnë manastirin e Graqanicës , me dëshirë të madhe e presin ta shohin Simoniden pa sy , sepse ata qysh në bankat shkollore e kanë mësuar këtë “krim” të shqiptarëve.
Po sot , në këtë kohë të përgjumjes se madhe të shqiptarëve , çka flitet për Simoniden , bukurinë e gjymtuar nga shqiptarët? Me çfarë bindje largohen turistet e jashtëm ( të botës ) që domosdoshmërisht e vizitojnë Graqanicën. E , e dimë shumë mirë ndjeshmërinë e tyre ndaj këtyre “krimeve “.
I vetmi që e ka nxjerr para botës të vërtetën për Sytë e Simonides ishte Akademiku Mark Krasniqi , i cili që në vitin 1979 e botoi librin “ Gjurmë e gjurmime “ dhe e japi të vërtetën  dhe  përgënjeshtroi mashtrimin  serb të Milan Rakiçit
“T`i nxorën sytë e bukura pikturë !
Një natë shqiptari , i mbrojtur nga terri… “ e tmerrshme , si rrenë e lere më t`ishte e vërtetë .
“Konstanitin Jireçek ( Istorija srbe I . Beograd 1952, 190 -194 ) shkruan: Kryepeshkopi Milutin i kishte nxjerr sytë djalit të Stefanit për së gjalli, pa kurrfarë procedure gjyqësore.

“Milorad Jankoviç ( revista Feljton , Beograd 1960 ) shkruan” “ Luginës së Lepencit , nga Nerodimja , u nis Simonida me disa njerzë për në Shkup e pastaj në Selanik kjo nuk ishte një largim i zakonshëm  por një ikje nga hakmarrësit, hakmarrjen e të cilëve nuk e kishte merituar “
Ishte viti 1321 , kur vdiq Milutini , Simonida e gjeti rastin të ikë nga skëterra martesore. Por me gjithat ata u hakmorën. Freska në Graqanicë , ajo freskë e bukur, ashtu siq ka qenë e bukur edhe Simonida; e qetë , e palëvizshme i priti të ramët e thikave e të hanxharëve , që e kishin për cak sytë e bukur të saj.”

Sipas Mark Krasniqit ,  serbët vet të ndikuar nga besëtytnitë për të shëruar sytë e sëmurë , filluan  gërryerjet e më  tutjeshme të gropëzave të horasanit nga merrej material nga sytë e Simonidës. Këtë e vërteton edhe gazeta “ Politika “ e Beogradit  e 30.03.1976.
Mark Krasniqi i sjellë edhe dy shkrime të Milivoje Peroviqit ( Politika , Beograd 1962 ) dhe Zhivko Miliqit “ “Smeh I suze Graqanice “ ( Jedinstvo, Prishtinë , 19.05. 1955 )  ku vërtetohet se besimtarët  e bënin këtë gërryerje në vazhdimësi . Pra deri në vitet  e 70 -ta. (5 Maj, 2016 )
Po , sot ? kush po ia nxjerë sytë Simonides ?

Një ngjarje në historinë e marrëdhënieve amerikano-shqiptare që shpesh anashkalohen

0

Presidenti Shqipërisë, Rexhep Meidani pritet nga Presidenti Bill Klinton dhe Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s Javier Solana ku ishin të ftuar për darkë pune në Shtëpinë e Bardhë vendet anëtare të NATO-s dhe të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, (24 prill, 1999)


Nga Frank Shkreli

Nuk jam i sigurt, nëse ky anashkalim ndodh me qëllim, ose jo, apo mund të jetë karakteristikë e disa personave të asaj sindromës, sipas të cilës — “unë jam fillimi dhe mbarimi i kësaj historie” – askush dhe asgjë tjetër nuk është pjesë e saj. Në këtë 30-vjetor të rievdnosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri e kam fjalën për vizitën e parë të delegacionit prej 4 vetash të Departmentit të Shtetit në mars/prill, 1991, në Shqipëri, që rrallë e shkurt mund të përmendet aty këtu, me një fjali ose dy. Ose injorohet me qëllim ose anashkalohet me pa dashje. Por është e vërtetë se me urdhër të Departmentit të Shtetit, një javë pas nenshkrimit të Memorandumit, 15 mars, 1991 në Washington – si hapi fillestar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona– delegacioni i parë diplomatik amerikan ka mbërrijtur në Tiranë me objektivin kryesor, “për të zgjëruar kontaktet me qeverinë dhe popullin shqiptar, si edhe për të filluar përgatitjet për hapjen e misjonit diplomatik”. Po ve këte në dukje këtë çeshtje sepse, pothuaj, çdo referencë zyrtare që shoh dhe lexoj në lidhje me marrëdhpniet dypalëshe, përmendet nënshkrimi i memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe hapja “zyrtare” e ambasadës së SHBA-ve disa muaj më vonë, por anashkalohet krejtësisht vizita e parë diplomataike amerikane në Tiranë – gjatë të cilës, vërtetë, është bërë një punë mjaft e madhe para-pregaditore, për hapjen zyrtare të ambasadës amerikane më vonë atë vit, në vjeshtë të 1991.

Nuk ka dyshim se Ambasadori i parë i SHBA-ve në Tiranë, Z. Bill Ryerson dhe diplomati Chris Hill — të cilët kam pas nderin t’i njoh dhe në dy tre raste të jem në një tavolinë me ta përballë zyrtarëve shqiptarë, sidomos me Amb. Hill — kanë meritat e tyre të mëdha për punën e tyre, në rrethanat absolutisht jo normale politike dhe ekonomike që mbretononin në atë kohë në Shqipëri. Këta dy diplomatë si rradhë të tjerë të tjerë pas tyre, e kishin kutpuar shumë mirë të kaluarën tragjike nepër të cilën ka kaluar Shqipëria gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe ishin njohës të krimeve barbare të komunizmit shqiptar kundër dhjetra mijëra viktimave të pafajshme të atij regjimi. Ata luajtën një rol me rëndësi në këtë mes, por edhe komuniteti shqiptarao-amerikan me të cilët ata ishin në kontak, ka luajtur gjithashtu një rol tepër me rëndësi – një fakt ky të cilit iu refuar edhe diplomati lartë amerikan, Z. Raymond Seitz gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit.

Nënshkrimi i dokumentit me 15 Mars, 1991 në Washington për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike amerikano-shqiptare — pas një ndërprerjeje prej pothuaj një gjysëm shekulli — ishte një rast historik për të dy kombet, veçanërisht për komunitetin shqiptaro-amerikan cili kishte pritur me dekada për agimin e asaj dite dhe për hapjen e Shqipërisë që do tu jepte atyre mundësinë për tu takuar me të afërmit e tyre në Atdhe, nga të cilët i kishte ndarë regjimi komunist për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Zoti Raymond G. H. Seitz, nënshkruesi i Memorandumit për palën amerikane, është shprehur, me atë rast se, “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona e kanë fillimin në agimin e këtij shekulli kur Presidenti Uodrou Uilson i dha shtetit te ri shqiptar përkrahjen e Amerikës.  Kjo lidhje nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare, disa prej të cilëve janë sot në këte dhomë, e të cilët ishin në kontakt me Atdheun gjatë gjithë këtyre viteve…”, ka thënë ndër të tjera diplomati i lartë amerikan.

Gjatë atij fjalimi, ai ka paralajmëruar gjithashtu nisjen e shpejt – pa humbur kohë siç e pat cilësuar ai — të një delegacioni diplomatik për në Shqipëri, duke thënë se, “Shtetet e Bashkuara shpresojnë që me Shqipërinë të fillojnë marrëdhënie ndërtuese dhe produktive në baza të interesit të përbashkët. Ne kemi në plan, që mbrenda një kohe të shkurtër të dërgojmë një delegacion në Shqipëri për të zgjëruar kontaktet me qeverinë dhe popullin shqiptar, si edhe për të filluar përgatitjet për hapjen e misjonit diplomatik…”, ka theksuar me atë rast Ndihmës Sekretari i Shtetit, Raymond Seitz.

Ndër këto vite e dekada, vizitës së delegacionit të parë amerikan në Shqipëri, por as rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan nuk i është dhënë kredia që meritojnë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Por, vet diplomati i lartë amerikan gjatë fjalimit me atë rast, 30-vjetë më parë ishte i vetdijshëm pë rolin e shqiptaro-amerikanëve, ndërsa ai i ka shprehur falënderimet e tija komunitetit shqiptaro-amerikan për kontributin që ka dhënë gjatë dekadave, për realizimin e atij momenti në histori – vizitës zyrtare diplomatike në Shqipëri dhe rivendosjes së marrëdhënive diplomatike midis dy vendeve. “…Unë dëshiroj që të falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj dite.  Ndër këta, sot në këte dhomë, janë shumë amerikanë me origjinë shqiptare të cilët kanë kontribuar jashtzakonisht shumë, me kohë e përpjekje, për të vendosur marrëdhënie të reja midis dy vendeve tona”, ka përfunduar fjalimin e tij, Z. Seitz.

Për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në promovimin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare gjatë izolimit të vet-imponuar të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, kam shkruar disa herë, por edhe burime të tjera si dhe autorë tjerë shqiptaro-amerikanë i kanë dokumentuar përpjekjet e diasporës shqiptare në Amerikë — në pritje të një dite më të mirë për marrëdhëniet midis dy popujve tanë, e që u realizua, më në fund, me 15 mars, 1991. Ja një nga ato shkrime modeste, sa për informacion– Frank Shkreli/ Roli i diasporës në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane | Gazeta Telegraf

Prandaj, qëllimi i këtij artikulli modest sot, para se të skadojë edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, dëshiroj të kujtoj tre diplomatë amerikanë, ndër më të mirët diplomatë me të cilët gjatë viteve kam pasë fatin, nderin dhe pri-vilegjin të njihem e të punoja me ta si pjesë e delegacionit të parë amerikan në Shqipëri në mars/prill 1991. Për të cilët edhe sot — pas 30-vitesh — ruaj konsideratën më të thellë, kujtimet dhe respektin më të madh për ata përfaqësues të denjë të Amerikës, si njerëz të mirë, por mbi të gjitha, si diplomatë të shkëlqyer në shërbim të Atdheut tonë të adaptuar. Gjatë asaj vizite, ata ishin të pa komprometueshëm në mbrojtje dhe në promovimin e vlerave të këtij vendi të madh, që e quajmë Amerikë dhe të vetdijshëm të kaluarës komuniste të atij vendi – ndrëkohë që trashëgimia e tmershme e atij regjimi shihej qartë kudo në vitin 1991. Respekt për punën e tyre që ata kryen – tre dekada më parë – në rolin e delegacionit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shkeli për herë të parë në tokën e Shqipërisë në pothuaj 50-vjetë, pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, në mbarim të Luftës së dytë Botërore. Këta diplomatë të nderuar – tani në pension — nuk duhet të harrohen për kontributin që kanë dhënë, sidomos nga kolegët e tyre sot në Shërbimin Diplomatik të Amerikës, qofshin ata në Ambasadën Amerikane në Tiranë, qoftë në Washington. As për ata ajo periudhë nuk ishte aspak e lehtë në Tiranë, as për diplomatët amerikanë por as për shqiptarët vendas të cilëve u kishte ardhur shpirti në fyt nga një diktaturë komuniste, nga më të egrat në botë, e që e shikonin arritjen e amerikanëve si një ditë shprese për liri. Unë e di, se isha me ta, sfidat dhe problemet ishin pothuaj të pakapërcyeshme. Delegacioni përbëhej nga këta 4 veta. Ata ishin: Kryetari i delegacionit Amb. David Swartz, diplomati Richard Mueller, Susan Sutton, shefja e Zyrës që kujdesej për Shqipërinë, të gjithë këta diplomatë të karierrës me përvojë të gjatë dhe autori i këtij shkrimi përkujtimor.

Vizita e parë nga Departmenti i Shtetit në Shqipëri, 30-vjetë më parë ishte një ngjarje historike që kishte tërhequr edhe interesimin dhe vëmendjen e mediave amerikane në atë kohë. Njëra prej tyre, gazeta Nju Jork Tajms gjatë qendrimit të delegacionit të parë amerikan në Shqipëri në mars/prill 1991, kishte dërguar në Tiranë korrespondentin e saj për Evropën dhe Ballkanin, Z. Dejvid Binder, i cili dërgonte, pothuaj çdo ditë nga Shqipëria një korrespondencë për gazetën më të njohur amerikane, duke informuar lexuesit amerikanë veprimtarinë e delegacionit dhe për zhvillimet dramatike të atyre ditëve në Shqipërinë komuniste hermetike, për një vend për të cilin lexuesit amerikanë kishin pak ose aspak dijeni. Në një prej korrespondencave të tija nga Tirana, gazetari Dejvid Binder shkruante:

“Më 15 mars, Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, vetëm dy javë përpara zgjedhjeve pluraliste të autorizuara nga udhëheqja jo stabile komuniste e Presidentit Ramiz Alia. Z. Muller, specialist i çështjeve të Evropës Lindore, u nis me tre zyrtarë të tjerë anëtarë të delegacionit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të përgatitur rrugën për rihapjen e ambasadës amerikane në rrugën “Labinoti”. Italianët ende nuk e kanë dorëzuar ndërtesën dhe një ambasador i ri amerikan ende nuk është emëruar, megjithëse David Swartz, zyrtari i Departamentit të Shtetit, me origjinë nga Çikago, që drejton grupin diplomatik amerikan me zotin Muller, është përmendur si një kandidat i mundshëm për ambasador në Tiranë”, shkruante gazeta Nju Jork Tajms.

“Gjatë qendrimit këtu në Shqipëri”, raportonte Nju Jork Tajms një ditë të marsit 1991, “Grupi i parë diplomatik amerikan ka udhëtuar anembanë këtij vendi prej 3.5 milion banorësh, duke takuar shqiptarë të zakonshëm dhe zyrtarë të lartë. Të mërkurën mbrëma, delegacioni i parë amerikan organizoi një pritje modeste në hotel Dajti — i ndërtuar nga autoritetet e pushtimit Italian — për rreth 100 shqiptarë, amerikanë dhe diplomatë të huaj”, të akredituar në kryeqytetin shqiptar, të ftuar nga delegacioni i parë diplomatik amerikan në Shqipërinë ende të sunduar nga regjimi komunist. Në atë pritje, shkruante Dejvid Binder në gazetën Nju Jork Tajms, ishin të pranishëm edhe 4 anëtarë të delegacionit të Komisionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë, i kryesuar nga ish-Senatori Dennis DeConcini, demokrat nga shteti Arizona, pjesë e të cilit ishte edhe kolegu im në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj, në atë kohë shef i Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA që ka vizituar Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit imponuar nga regjimi i Enver Hoxhës. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, me batica dhe zbatica nga koha në kohë, varësisht gjendjes së brendshme politike të Shqipërisë, kryesisht si rrjedhim i konflikteve dhe mosmarrëveshjeve midis dy partive kryesore të vendit, si dhe për mungesë të rendit ligjor dhe të korrupsionit masiv që ka përfshirë, aktualisht, nivelet më të larta të qeverisë dhe të shoqërisë shqiptare, në përgjithësi. Megjithë vërejtjet dhe kritikat midis miqve, për pothuaj 30-vjet “post-komunizëm”, Kombi shqiptar nuk ka as nuk besoj se do të ketë mik më të madh se Amerikën. Kjo është treguar herë pas here nga Washingtoni, madje edhe gjatë periudhës izolacioniste të Enver Hoxhës, ndërkohë që Washingtoni gjithmonë ka shprehur respektin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse jo për regjimin komunist të asaj kohe.

Është normale që midis miqësh të ketë periudha ftohjeje në marrëdhëniet e tyre. Kjo ndodh edhe me aleatët, historikisht, më të ngushtë të Amerikës. Në rastin e Shqipërisë, pa dyshim se, “çështja Berisha” e kohëve të fundit, nëse mund ta quajmë ashtu, përbën ftohjen më serioze në marrëdhëniet e këtyre tre dekadave, midis dy vendeve tona. Nuk pretendoj të dijë se cilat janë meritat e kësaj çeshtjeje, por mos dëgjoni zërat e atyre që predikojnë se “çeshtja Berisha” nuk i ka prekur dhe nuk do i afektojë marrëdhëniet midis dy vendeve, tani as në të ardhmen. Presim përfundimin e kësaj çeshtjeje, por cilido të jetë përfundimi, mos tradhëtoni veten as të tjerët, se kjo “çeshtje” i ka dëmtuar rëndë këto marrëdhënie, shpresoj se jo në mënyrë të riparueshme, por shohim .

I lutem të Madhit Zot që personat dhe institucionet përkatëse që janë përgjegjëse për situatën e krijuar të dinë mirë se ç’janë duke bërë dhe të kenë faktet dhe të vërtetën në anën e tyre. Prandaj është e rëndësishme që kjo gjëndje e krijuar në marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-amerikane të sqarohet sa më parë për publikun shqiptar dhe mundësisht të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në interes të shqiptarëve dhe për hir të marrëdhënieve afatgjata midis dy kombeve tona. Varësiht se si do përfundojë kjo situatë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një person ose me një parti politike, por kemi të bejmë me mundësinë e krijimit të një destabiliteti politik. Një skenar i tillë nuk i shërben interesit të askujt në Ballkan. Interesave të Kombit shqiptar, jo se jo, por as interesave të Shteteve të Bashkuara, pasi ato nuk kanë mik më të ngusht në atë pjesë të botës, strategjikisht dhe historikisht, e rëndësishme për Washingtonin. Të gjithë atyre që po merren me këtë çeshtje u bëjë thirrje, në këtë 30-vjetor të hapjes zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë: Ulëjani hovin retorikës së ashpër dhe inatçore, nga të gjitha palët e përziera në “çeshtjen Berisha”: Mesazhi im është: COOLER HEADS MUST PREVAIL!

Ish-Ambasadori David Swartz, Kryetari i Delegacionit të Departamentit të Shtetit që për herë të parë (ç’prej vitit 1946) shkeli në tokën shqiptare, Mars/Prill, 1991, menjëherë pas nënshkrimit në Washington të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Pjesëtarë të të tjerë të delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri — Nga e djathta, Susan Sutton, përgjegjëse për Shqipërinë në Departamentin e Shtetit–në mes zyrtarja MM që iu bashkua delegacionit ditët e fundit të qëndrimit tonë në Tiranë, për tu marrë me disa çeshtje administrative — dhe autori. Mungon fotoja e diplomatit të karrierës Riçard Mueller.

Dr. Elez Biberaj me autorin e këtij shkrimi përujtimor dhe me gazetarin/analistin e gazetës Nju Jork Times Dejvid Binder në një seminar të Qendrës Woodrow Wilson në Washington (circa 1985), ndër të parat për gjëndjen e atëhershme në Kosovë

Dejvid Binder, korrespondent i gazetës Nju Jork Tajms, njëri prej gazetarëve të njohur amerikanë dhe njohës i çeshtjeve ballkanike raportonte nga Tirana gjatë asaj kohe, për të njoftuar lexuesit amerikanë për “ndryshimin e madh” që po ndodhte në Shqipëri ato ditë.


Gazeta “Rilindja Demokratike” (nr. 23 e ditës së shtunë, 23 mars,1991) e Partisë Demokratike të Shqipërisë (e sa po formuar si parti opozitare në atë kohë) – ka qenë e vetmja gazetë që ka njoftuar arritjen e delegacionit tonë në Tiranë. Media e regjimit nuk njoftoi fillimisht arritjen e delegacionit të parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, deri pothuaj dy javë më vonë — vetëm kur u takuam (me një mungesë të madhe dëshire për tu takuar me të) me Xhelil Gjonin anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së.

Karta me vulë me yllin komunist, lëshuar autorit të këtij shkrimi si vezhgues i zgjedhjeve të para pluraliste 31/mars, ’91 në Shqipëri, zgjedhje të cilat — ndryshe nga grupet evropiane — delegacioni dhe organizatat vezhguese amerikane si, Instituti Republikan Ndërkombëtar nuk i njohën ato zgjedhje si të lira dhe të drejta. Megjithse ato u mbajtën nën ligjet komuniste jo demokratike të kohës, sot disa mund t’i konsideronin ato si më të lira se zgjedhjet e fundit “demokratike” parlamentare në Shqipëri, 30-vjet më vonë. Profesor Rexhep Meidani ishte Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mars të ’91. Disa vite më vonë, Presidenti Meidani gjatë një vizite zyrtare në Washington – kujtuam ngjarjet e mars/prillit 1991 ndaloi për një vizitë në Zërin e Amerikës (prill, 1999).

Presidenti Meidani në zyrën e autorit në Washington – kujtuam ngjarjet e mars/prillit 1991 në Shqipëri dhe rivendosjen e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri

Roli i ish-Ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Z. Muhamet Kaplani ishte jetik, për të mos thenë i pazevëndsueshëm, gjatë atyre ditëve para nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, 30-vjetë më parë. Komuniteti shqiptaro-amerikan ngulte kembë që në ceremoninë e nënshkrimit në Washington të merrnin pjesë edhe dy liderët e atëhershëm të Partisë Demokratike, pasi përfaqsues të komunitetit refuzonin që rivendosja e marrëdhënieve me mikun historik të Kombit shqiptar dhe me vendin më antikomunist në botë, të mos bëhej vetëm me përfaqsues të regjimit komunist, i cili një shekull më parë i kishte ndërprerë këto marrëdhënie. Argumenti i tyre ishte që në ceremoni të përfshiheshin edhe grupe të tjera siç ishte Partia Demokratike e posa themeluar, me liderët e saj Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko. Diplomatët e regjimit komunist të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork e kundërshtonin pjesëmarrjen e përfaqsuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë në ceremoninë e Stejt Departmentit. Ishte masa e fundit dëshpëruese e përfaqsuesve të një regjimi kriminal komunist që si masë të fundit donin të vononin, që të mos themi të sabotonin një proces historik që ata nuk kishin më mundësi ta ndalonin. Roli i Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së ishte shumë negativ në atë kohë, për të mos thenë armiqësor. Por ka qenë, Ministri i Jashtëm Kapllani që ndërhyri. Berisha e Pashko erdhën në Washisngton dhe morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Respektet e mia për ish-Ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani!

Qendresa Bulliqi pushton skenat e modës austriake

1

Një modele karizmatike shqiptare në skenat e Austrisë

Pa dyshim që shumë femra shqiptare janë duke arritur suksese të mëdha në botë në fushën e modelizmit, veçmas në tregun ndërkombëtar. E patjetër njëra nga këto është edhe modelja shqiptare, Qendresa Bulliqi, shkruan albinfo.at.

Lirshëm mund të thuhet se ajo është një nga femrat më të bukura dhe më karizmatike në Austri. Ajo përveç bukurisë, karakterizohet me një delikatesë në vete dhe plot sharm në stilin e saj.

Qendresa, 20-vjeçare, e lindur dhe e rritur në Austri, me prejardhje është nga Prishtina. Ajo tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Austri.

“Kam lindur dhe jam rritur në Austri. Jetoj në qytetin Horn, afër Vjenës. Ky qytet është i njohur për natyrën e tij të bukur, prandaj edhe më pëlqen të jetoj këtu”, tregon ajo për Albinfo.at.

Që në moshë të re Qendresa shpreh interesim për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë fushë.

“Të them të drejtën, modelizimi ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Dëshira ime që në fëmijëri ishte që një ditë të bëhem një modele e denjë”, shprehet ajo.

Jeta dhe puna në Austri

Qendresa Bulliqi ka lindur, jeton dhe vepron në Austri, me origjinë nga Prishtina dhe prindërit e saj para shumë vjetësh kishin emigruar nga Kosova në Austri. Hapat e parë të shkollimit i përfundoi në Austri, ndërsa sa i përket shoqërisë, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror austriak.

“Ambientimi im në Austri nuk ka qenë aspak i vështirë, sepse rrethi im shoqëror ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i mirë. Madje, dua të theksoj se kam përkrahje nga ta në çdo aspekt”, tregon ajo.

Vlen të theksohet se tani Qendresa punon edhe si asistente në një ordinancë stamatologjike në Austri.

“Përveç modelizmit, punoj si asistente te një dentist në një ordinancë stamatologjike. Kjo ka bërë që në fushën e mjekësisë të kem interesim të madh në njohjen e punës së kësaj lëmie”, shprehet ajo.

Po ashtu, Qendresa punon në një agjenci mode, e cila quhet “1 st Place Models“, me seli në Madrid dhe Miami.

“Për momentin, jam duke bashkëpunuar me agjencinë “1 st Place Models“, e cila është e vendosur në Miami dhe Madrid. Si në çdo punë tjetër, edhe në këtë agjenci duhet disiplinë e madhe, veçmas në fotoshooting që zgjasin shumë dhe duhet durim”.

“Rrëmbeu” kurorën e më të bukurës së diasporës

Në vitin 2019 bukuroshja me origjinë nga Prishtina, Qendresa Bulliqi, fitoi kurorën e më të bukurës “Miss Diaspora 2019”.

“Jo vetëm në Austri, por edhe në Kosovë jam marrë me modelizme. Dua të theksoj se në vitin 2019 kam fituar titulin “Miss Diaspora”. Marrjen e kësaj kurore e kam përjetuar me shumë emocione, ka vlerë të veçantë për mua dhe njëkohësisht ndihem edhe krenare si një vajzë e vlerësuar nga diaspora”, shprehet Qendresa.

Qendresa është shumë e lidhur me Kosovën, ajo tregon se zemra i rrah ndryshe kur prek tokën e Kosovës, ku atje ka edhe disa familjarë të saj, duke e bërë një lidhje të ngrohtë me ta.

“Me Kosovën jam shumë e lidhur. Më pëlqen vendlindja e prindërve të mi dhe e vizitoj shumë shpesh, pasi që kam edhe disa familjarë dhe shoqëri atje”.

Modelja më skenike dhe karizmatike vjeneze

Kombinimi i të qenit skenike, me pamja karizmatike, krijon një botë interesante në fushën e modelizmit. Qendresa gëzon një pamje unike, për dallim nga ato që jemi mësuar t’i shohim.

Ajo shpeshherë është në qendër të komenteve për ‘lukun’ e stilin e saj dhe pa dyshim se është një emër premtues në fushën e modës me qëllime të qarta drejt suksesit në tregun austriak për modeliste.

Edhe pse në fillim për Qendresën depërtimi në tregun austriak ishte i vështirë, përkundër kësaj, ajo ia doli me vetëbesim që sot të jetë një modele e kërkuar.

“Çdo fillim është i vështirë. Kuptohet që në botën e modelizmit konkurrenca është shumë e madhe, mirëpo me vetëbesimin që zotëroj, ia kam dalë për mrekulli edhe në tregun austriak”, tha ajo.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve të Qendresës janë fotoshooting, me fotografë të njohur, siç është fotografi francez me renome botërore, Sebastien Ouvrard.

“Përveç fotoshooting-ut, kam marrë pjesë në sfilatën “FashionShow la noche de los modelos” në Vjenë për dizajneren shqiptare, Keti Berisha”, shprehet ajo.

Fotosesionet e modelës shqiptare janë mjaft tërheqëse dhe reflektojnë një karakter të fortë dhe seriozitet. Për të, fotot janë thjesht një pasion.  /Albinfo.at

SHHK “Sali Çekaj”, nderi dhe krenaria e kombit shqiptar!

0

Florim Zeqa  

Pa asnjë dyshim njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe më vlerë të mërgatës sonë në vendlindje ishte ajo e aktiviteteve tradicionale të shoqatës “Sali Çekaj” nga Zvicera, me vizitat tek shtatoret e figurave më markante të historisë më të re të Kosovës.

Pikëtakimi ishte në lokalin e karburantit DPF (ish Petrol Company) afër qendrës tregtare Viva Fresh në Deçan, ku u tubuan kryesia e shoqatës, anëtarësia dhe mbështetësit e shoqatës “Sali Çekaj”.

Në takimin në këtë lokal, të pranishmit i përshendeti dhe u uroj mirëseardhje kryetari i shoqatës “Sali Çekaj”, z. Xhemajl Haxhiu, duke veçuar personalitetet e nderit; Faton Bislimi (ish deputet dhe zyrtarë i lartë i LDK-së), Hyri Dobrunaj (kandidate e LDK-së për kryetare të Deçanit), Florim Zeqa (gazetarë dhe analist) dhe Smajl Çekaj (vëlla i heroit Sali Çekaj).

Vlenë për të theksuar se në takimin e këtij mëngjesi, të pranishmëve përveq kafesë dhe pijeve freskuese ju servuan dhe byrekë të llojeve të ndryshme.

Nga këtu u nisem për të sheshi kryesorë në qendër të Deçanit, aty ku ndodhet shtatorja e kryeheroit Sali Çekaj. Pas bërjes së homazheve, me nga një fjalë rasti prezantuan kryetari Xhemajl Haxhiu, Faton Bislimi, Qamil Çekaj (sekretar i shoqatës) dhe Adem Lushaj (drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur të Deçanit) i cili para të pranishmëve e ndau një mirënjohje për shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër, duke e vlerësuar lartë kontributin vlerëmadh të kësaj shoqate humanitare.

Pas përfundimit të homazheve pranë shtatores së Sali Çekajt, në mënyrë të organizuar (me autobus) nga Deçani u nisëm, për të bërë homazhe edhe tek memoriali Ibrahim Rugova në Istog.

Pas homazheve dhe fjalëve përshendetëse të kryetarit Haxhiu, destinacioni i fundit i kësaj dite maratonike, ishte Restorani TROFTA në Istog, me ç’rast u shtrua një drekë e përbashkët vëllazërore nga drejtues, aktivist dhe kontributdhënës të shoqatës idol të mërgatës sonë, “Sali Çekaj” në Zvicër.

Transparenca dhe sinqeriteti ndaj njërit-tjetrit është çelësi i suksesit të kësaj shoqate namëmadhe, e cila me punën kolosale humanitare në tërë hapësirën gjeografike shqiptare, me të drejtë SHHK “Sali Çekaj” po vlerësohet nderi dhe krenaria e kombit shqiptar në Diasporë dhe mbarë trojet etnike shqiptare.

Trishtuese! Dje vdiq artisti suedez Lars Vilks (75) në një fatkeqësi trafiku, që për shkak të një karikature për Mohammadin, ka jetuar i fshehur!

0
Lars Vilks dhe dy oficer policie kanë vdekur në një fatkeqësi trafiku në Suedi të dielën pasdite. Artisti Vilks (75) ka jetuar me mbrojtje policore qe 14 vite.Në vitin 2007 Vilks e portretoi Profetin Muhamed si një qen, të ashtuquajturin Qen Rondell për të verbërit. Pas kësaj karikature ai shumë herë u kërcënua me vrasje dhe u desht të mirrej nën mbrojtjen e afërt të policisë.

Ai dhe dy oficer policie vdiqën në një fatkeqësi trafiku të dielën pak para orës 15.30.

Dy oficerët e policisë dhe Vilks voziteshin në një veturë policore civile që bëri ndeshje me një kamion në E4 afër Markaryd në Suedi. Bashkëjetuesja e artistit njoftoj për vdekjen përmes Dagens Nyheter.

Kosova duhet të lidhet për USA njësoj si Izraeli, alternativat e tjera mund të jenë të kobshme

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Çdo alternativë tjetër do të ishte e kobshme.
Pse është kështu?
Sepse pa koordinimin e heshtur të Francës me Rusinë, Kinën, Serbinë dhe pesë shtetet që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, nuk do të sabotohej dhe ndalej kurrë integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, e sidomos integrimi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.
Pa këtë koordinim nuk do të mbetej kurrë kaq i vetmuar dhe pa përkrahur nga Brukseli Milo Đukanović para, gjatë dhe pas invazionit të çmendur frontal të Kishes Klerofashiste Serbe ndaj shtetësisë së Malit të Zi.
Dhe aq më pak do të fitonte në zgjedhjet e kaluara parlamentare koalicioni i Kishes Klerofashiste Serbe që e propagon haptazi “botën serbe”.
Në anën tjetër pa përkrahjen e heshtur të katërshes së koordinuar “Paris-Moskë-Pekin-Soros” nuk do të ishin joshur dhe inkurajuar kurrë mbeturinat politike shqiptare, që fatkeqësisht janë në pushtet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, për t’ia përshtatur politikat e tyre ditore dhe strategjike dëshirave të Beogradit
Gjë që po dëshmohet çdo ditë e më shumë përmes përqafimit duar dhe zemër-hapur të Minishengenit dhe Ballkan Open-it.
Respektivisht gjë që po dëshmohet çdo ditë e më shumë përmes përqafimit të këtij projekti, i cili jo vetëm që është puro serb, por që shqiptarët e painformuar dhe pasqaruar jashte Kosovës, i kthen në pacova të laboratorit special të ish UDB-es, respektivisht të BIA-s së sotme.
Laborator ky, që ua lanë me lehtësi të paparë trurin me sapun.
Në anën tjetër Vuçiq pa përkrahjen e heshtur të katërshes se lartpërmendur, nuk do të kishte kurrë guxim që të shnderrohej në faktor kujdestar destabilizues të Ballkanit, e aq më pak në provokues, kërcënues dhe sabotues permanent të shtetësisë së Kosovës.
Pse roli i Gjermanisë nuk është as balancues dhe as efektiv sa duhet?
Sepse Gjermania kur janë në pyetje interesat e saj ekonomike dhe ato të sigurisë, nuk njeh miq.
Prandaj ajo përmes ish Kancelarit të saj Gerhard Schröder është në aleancë të përhershme me Rusinë, respektivisht me Gaspromin rus.
Prandaj ajo i saboton kudo që i ipet mundësia interesat strategjike dhe energjetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E pasi që gjeografikisht ndihet vazhdimisht e rrezikuar prej Rusisë, ajo i bashkangjitet lehtësisht çdo çmendurie politike franceze, ndaj së cilës gjithmonë ka qenë dhe mbetur e pafuqishme, respektivisht inferiore.
Respektivisht ndaj së cilës ajo gjithmonë ka qenë dhe mbetur e pafuqishme dhe e kompleksuar, për shkak të ndjenjës permanente të fajit për miliona viktima të shkaktuara në Luftën e Dyte Botërore.
Prandaj prioriteti më i lartë i politikës gjermane gjithmonë ka qenë, është dhe do të mbetet bashkëpunimi sa më i ngushtë me Francën.
Prandaj jo rastësisht sa herë që inaugurohet një Kancelar i ri gjerman, ai vizitën e tij të parë e bën në Paris.
Sepse në perceptimin e gjermanëve USA gjeografikisht janë shumë larg, prandaj në rast rreziku emergjent nga Rusia, Franca do të ishte aty për pesë minuta.
Sepse të mos harrojmë : Gjermania është Superfuqi ekonomike dhe industriale botërore, por në të njëjtën kohë edhe një xhuxh i papërfillshëm ushtarak.
Pse po them që Kosova duhet t’i thotë sidomos në këtë kohë të pasigurt Uashingtonit “Amin” për gjithçka?
Sepse është një dele e pafuqishme e rrethuar nga shumë ujqër të tërbuar.
Mirëpo ajo prej ujqërve klerofashist serbo-rus edhe do të mbrohej disi.
Por si të mbrohet prej ujqërve të brendshëm dhe jashtëm shqiptarë, të cilët jo vetëm që e kanë rrethuar, por edhe që i ka brenda në të gjitha partitë politike dhe në të gjitha institucionet shtetërore, publike dhe mediatike.
Prandaj i dashur Albin dhe e dashura Vjosë, lexone shkrimin tim me kujdes dhe merrne shumë seriozisht, sepse nëse nuk është kështu siç them unë, unë jam i gatshëm që të jap përgjegjësi morale dhe ligjore kudo dhe kurdo.
Para njerëzve dhe para Zotit.

Kryeministri Kurti uron Gjermaninë në Ditën e Ribashkimit

0

Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot pati kënaqësinë të marrë pjesë në shfaqjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.

Me rastin e kësaj feste, kryeministri Kurti uron përzemërsisht shtetin dhe popullin mik gjerman.

Ky akt paqësor i vendosmërisë i popullit gjerman për liri dhe mençuria politike e elitës politike gjermane është shembull për të gjithë.

Kryeministri Kurti falënderon Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe rithekson rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy shteteve.​

Shqiptarët si komb avancojnë në zbatimin e agjendës së gjelbër europiane

0

Nga: Ali Mehmeti

Për ata që ende nuk e kuptojnë vendimin e qeverisë në lidhje me gazsjellësin mund të shtrohet pyetja themelore. Sikur ta kishim sot gazin në Kosovë, çka do bënim me të? Absolutisht asgjë! Pse?   

Gazsjellësi bëhet relativisht shpejt dhe lehtë. Distribuimi i tij gjer te konsumatori i fundit zgjat me dekada. Ne ende nuk e kemi rrjetin elektrik, të ujësjellësit, kanalizimit në nivel të duhur. Ende digjen shtëpitë nga problemet e pranishme në rrjetin elektrik – imagjinoni çfarë rreziku paraqet rrjeti i gazit!  

As ndërtimi i termocentralit me gaz nuk mund të filloj para vitin 2029 (deklarata e ministreshës Rizvanolli). Prodhimi i energjisë me gaz po ashtu ndot ajrin dhe është në kundërshtim me politikën e gjelbër evropiane. Nëse nuk e respektojmë këtë politikë, atëherë gazi mund të prodhohet edhe nga thëngjilli. Në Obiliq ka ekzistuar reparti për prodhimin e gazit (gazifikimi). Me këtë gaz janë furnizuar disa objekte industriale: hekurana e Shkupit, “Feronikeli”, industria e Trepçës në Mitrovicë dhe Vushtrri, sikurse kanë ekzistuar edhe disa gazpërçues. Për prodhimin nëntokësor të këtij gazi nga thëngjilli, ka qenë e interesuar edhe firma e gjeneralit Wesley Clark. Tek e fundit, shqiptarët si komb, janë përpara shumë shteteve tjera të Evropës në zbatimin e agjendës së gjelbër evropiane, sepse e gjithë energjia elektrike në Shqipëri në masë prej 5-6 GWh/vit prodhohet nga burimet e rinovueshme, që është uji, era dhe dielli, kurse në Kosovë prodhohet përafërsisht po aq energji elektrike,  ku vetëm 10% i takon energjisë së gjelbër. Pra, 60% me 40%  në dobi të energjisë së gjelbër!    

Të harxhohen qindra milion, apo mbi një miliard euro sepse as çmimi nuk dihet, për një investim që nuk mund të përdoret edhe një kohë të gjatë, nuk besoj se do quhej nikoqirllëk, në situatë kur ato para mund të orientohen në arsim, shëndetësi dhe zhvillim të kapaciteteve tjera ekonomike që hapin vende të reja pune dhe kthejnë më shpejt kapitalin e investuar.    

Në një pikë, kritikët kanë të drejtë – distanca me Vlorën është më e gjatë sesa me Shkupin. Por këto investime janë strategjike dhe afatgjata. Bëhen edhe për gjenerata të ardhshme, prandaj distanca (çmimi) është vetëm një faktor që duhet marrë në konsideratë krahas shumë e shumë faktorëve tjerë.  

Siç shihet pra, tema është komplekse. Qeveria Kurti ka të drejtë që kërkon më shumë kohë për studim dhe analizë, që patjetër duhet të bëhet nga një ekip i ekspertëve kompetent të fushave të ndryshme.  

 Gjenevë, 03 shtator 2021 

Kryeministri Kurti e pret menaxhmentin e Policisë së Kosovës, i falënderoi për angazhimin profesional në mbrojtje të rendit dhe ligjit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm, Samedin Mehmetin.

Takimi vjen pas operacionit dhe angazhimin e njësive speciale të Policisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti i falënderoi ata dhe u shprehu mirënjohje të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilët me angazhimet e tyre për 13 ditë me radhë treguan sjellje profesionale, përkushtim të pashoq për mbrojtjen e vendkalimeve dhe policëve kufitarë që po zbatojnë reciprocitetin e targave të automjeteve, si dhe dëshmuan se Policia e Kosovës është e ndërtuar sipas standardeve evropiane, në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Me këtë vetëmohim e qëndrim profesional në çdo veprim të çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, u vërtetua se ndër objektivat kyçe të Policisë së Kosovës mbetet zbatimi i ligjit, ruajtja e rendit e qetësisë publike dhe lëvizjes së lirë, duke garantuar kufij të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurtë”, citohet të ketë thënë Kurti.

Ai e vlerësoi lartë punën, angazhimin dhe përkushtimin maksimal, sidomos të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila, siç tha Kurti, me sjelljen e dinjitetshme përkundër provokimeve të lloj-llojshme, dëshmoi se është profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe të ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim.

Në takim ishin të pranishëm Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për operativë, Fehmi Hoti, Drejtori i Departamentit për operacione, Gazmend Hoxha, Ud.Drejtori i Departamentit për Kufi, Ragip Bunjaku dhe zyrtarë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.

Vetqionizmi për të cilin “ka nevojë” Fjalori i Gjuhës Shqipe!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
VETQINONIZMI ËSHTË TERMI PËR TË CILIN MË SË SHUMTI KA NEVOJË FJALORI I GJUHES SHQIPE
Mamusha është komuna më simpatike në Kosovë dhe kurioziteti më i madh në botë.
Është një qytet-shtet turk, anipse është një fshat shqiptar, i vogël sa një gogel.
Është një Mini-Turqi ku flitet ekskluzivisht turqishtja, anipse mamushalitë të gjithë pa dallim janë shqiptarë.
Është një kuriozitet i padëgjuar dhe paparë, që budallallëkun tonë më mirë se sa çdo kult-roman dhe kult-libër filozofik e shkencor e shpjegon.
Është një komunë turke, anipse është e banuar ekskluzivisht me shqiptarë, sepse ne Turqisë i japim gjithçka që kërkon prej nesh.
Ia japim shpirtin, jetën, zemrën, identitetin nacional dhe fetar, gratë, dinjitetin, popullin, pronën, shtetin, shkrim leximin, mendjen, muskujt…
Thjesht gjithçka.
Perandorisë Osmane ia dhamë askeret dhe veziret, ndërsa pasardhsen e saj Turqinë laiciste dhe popullin hibrid turk e krijoi shqiptari Mustafa Atatürk.
Shqiptarët që i dëboi në Turqi Serbia Klerofashiste me ndihmën e Perandorisë Osmane, Atatürk thjesht i asimiloi në arnautë, e më vonë prej tyre e krijoi sfondin bazik për krijimin e identitetit hibrid etnik dhe shtetëror turk.
Ndërsa hieroglifet arabe turqve hibrid, ua ktheu në alfabet latin shqiptari Sami Frashëri dhe në këtë mënyrë u shndërrua në hit kurioz dhe mit.
Çka na dhanë neve Perandoria Osmane dhe Turqia?
Dy si grushti, një si bishti.
E para na dha fenë, vdekjen, masakrën, gjenocidin, analfabetizmin e tmerrshëm dhe robërinë gjashtëqind vjeçare, ndërsa e dyta na pranoi si shtet, por edhe na ndërtoi asfaltin më të shtrenjtë në botë dhe na mbushi me xhami.
Po, na i bleu edhe të gjitha asetet shtetërore për një burek dhe ua mbushi politikanëve tanë shpirt-shitur në pushtet dhe turqve oligarkë thasët me lekë .
Ky është aksham pazari për të cilin unë po flas.
Në Turqi shqiptarët janë plotësisht të asimiluar, ndërsa politika Hashemite e krijoi në Kosovë prej popullit shqiptar një komunë turke.
Ako na Kosovu ne jebe lud zbunjenog, onda i ja nemam pravo da svom muškom organu dam ime Hashim ?
Vetqirja nuk ndodh ndryshe, por vetëm kështu, prandaj s’kemi pse të çuditemi që jemi këtu ku jemi. Sepse jemi lokomotiva të trenave të huaj, prej së e njohim vetveten dhe prapëseprapë s’kemi qoke për ta shikuar në sy të vërtetën.
Prandaj kërkoj prerazi që “vetqinonizmi” të futet si term në fjalorin e gjuhës shqipe.