Kreu Blog Faqe 1544

A i duhet çmimi `Lumo Skëndo` letrarëve shqiptarë dhe kush na ishte Mit`hat Frashëri

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Dy ditë më parë mesa duket në përvjetorin e vdekjes së Mit`hat Frashërit me 3 tetor, nga Qëndra Kombëtare e Librit dhe e Leximit u promovua Çmimi “Lumo Skëndo”, i dhënë në vite nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, më saktë është përdorur që nga viti 2006 me ndërprerje. Sipas Drejtoreshës së Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, “rikthimi i këtij çmimi synon të kthehet në një institucion gjykimi për veprën më të mirë publicistike, eseistike apo historike të një viti. “Ne duam të rikthejmë institucionet e gjykimit, që janë shumë të rëndësishme për ecurinë cilësore të librit shqip”.
Sidoqoftë del një pyetje e rëndësishme:
Përse ky çmim?
Dhe përse ky çmim të bëhet për nder të një individi paradoksal shqiptar i cili ka luajtur disa role kontradiktore e negative në historinë e Shqipërisë:
Mit`hat Bej Frashëri ( Lumo Skendo- si shkrimtar) ka lindur në Janinë me 25 March 1880 dhe ka vdekur nga një atak në zemër Lexington Hotel on Lexington Avenue in New York me 3 tetor 1949, pasi ishte edhe kryetari i Komitetit reaksionar `Shqipëria e Lirë`, pas lufte.
Po kush ishte Mit`hat Frashëri që të meritojë të kujtohet nëpërmjet veprës së tij antishqiptare për të vlerësuar me çmimin Lumo Skëndo, letrarët në Shqipëri?
– Mos vallë nuk njihet mirë ky personazh i dënuar me vdekje për tradhti kombëtare nga gjykata e pasluftës së dytë botërore si kolaboracionist?
-Apo sepse Mit`hat Frashëri ishte djali i Abdyl Frashërit dhe meqë ishte djali i një patrioti të madh duhet nderuar domosdo?
-Apo sepse ishte Kryetar i Ballit Kombëtar që bashkëpunoi me nazi-fashistët?
Apo sepse Mit`hat Frashëri i emëruar si zv.drejtues i Kongresit të Manastirit në 1908 insistoi që shqiptarët të shkruanin me gërma osmanishte dhe vetëm ndërhyrja e Parashqevi Qiriazit e bindi të të përkrahte variantin e gërmave latine, dhe për këtë shkak por dhe për shkaqe tw tjera, bëri veprën satirike Cajupi `Klubi i Selanikut?
Apo bëhet për të injoruar Rilindasit shqiptarë që luftuan për pavarësinë e Shqipërisë?
Dihet që qeveria socialiste i rivarrosi eshtrat e Mit`hat Frashërit në Nëntor 2018 në varreat e dëshmirëve në Tiranë.
Me sa duket, çmimi `Lumo Skendo` i dhene vite me pare nga Biblioteka Kombetarei do tu riktheka si cmim nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit, por mendoj se do te jete nje cmim i denjë per spiunët, tradhetaret, qelepirët e kombit, se sa per te vleresuar shkrimtaret, poetët dhe letrarët.
Një nga përgjigjet me brilante kundër Lumo Skëndos alias Mit`hat bej Frasheri, ja ka dhënë CAJUPI me kohë në Satirën `Klubi i Selanikut` si një tradhtar e turkofil:
“— T’u thaftė goja, more beu ynė! Tė plastė koka
more beu ynė! Tė paskan lėnė mėntė, more beu ynė!
Qėnke veshgjatė, more beu ynė!
Qėnke turk, more beu ynė!
Qėnke xhonturk, more beu ynė!
Ndė Klub tė
Shqiptarėvet na the si duhet tė sillet Turqia qė tė shpė-
tojė nga rreziku i sotmė dhe tė rrojė pėrjetė.
Pse s’fole njė fjalė dhe pėr Shqipėrinė?
Pse? Apo s’keshe se çtė thoshe?
Apo t’erth frikė nga xhonturqit, qė tė dėrguan
mut-e-sarif ndė Seres, qė tė shaç kaurėt? Pse s’tu tha
gjuha ndė gojė?…
Mos na thuani tjetėr herė se ini shqipėtarė, mos
na çani kryet me gėnjeshtra, se u kemi kupėtuar se
ç’ini ndė zemėr tuaj! Ju punoni pėr Turqinė e jo pėr
Shqipėrinė. Fanatizma u ka verbuar……..“

Faktet se ka bashkëpunuar si kolaboracinist me nazi-fashistët janë të vërtetuara në dokumentin e dt. 15 mars 1943, që u quajt dhe `protokoll nderi` i nënëshkruar nga Ali bej Kelcyra, Nuredin Vlora si përfaqësues të Ballit Kombëtar, dhe Renco Dalmaco, Komandant i ushtrise italiane, ku shkruhet:
1-Ne sigurojmë, duke marrë çdo përgjegjësi, shkëlqesinë Dalmaco, komandant epror i fuqive të armatosura të Shqipërisë se asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjajë në Shqipërinë Jugore.
2-Ne japim fjalën tonë të nderit se do të përdorim gjithë ndikimin tonë për të ndaluar… sulmet dhe pas sabotimit që mund të kryheshin eventualisht nga elementët armiq…
3-Ne e ndjejmë veten të detyruar të zhvillojmë propagandën e duhur për të ndaluar dezertimet e reja të ushtarakëve, për të inkurajuar rekrutime të reja në ushtri dhe për të siguruar që dezertorët të kthehen sa më shpejt në repartet operative.
(AQSH,” Protokoll nderi ” Dalmaco Kelcyra, Fondi 1056, dosja 3, fleta 20, 15 mars 1943). Mit`hat Frasheri ka qene denuar me vdekje nga gjykata e pasluftes si kolaboracionist (https://sot.com.al/…/qemal-cicollari-nxjerr-faktet…).

Mendoj se ky veprim mbetet një sakrilegj, një nga sakrilegjet e qeverive ndër vite të Shqipërisë, për të nderuar dhe për të patur në një vënd dhe institucione, dëshmorë dhe tradhtarë, Heronj dhe Spiunë, Ëngjej dhe Demonë, së bashku të nderuar me çmime njëlloj, të varrosur dhe të kujtuar nga ëngjejt dhe demonët e gjallë të kohës së sotme në tokën martire të Shqipërisë…….
Prandaj Nëna Shqipri nuk gjen qetësi dhe nuk ecën dot me hap të sigurtë njëlloj si vëndet e tjera, në momentin që duhet të nderojë heronjtë që dhanë jetën për të , do ti duhet të ulë sytë që të mos shohë tradhtarët dhe spiunët që u nderokan idem në Shqipëri.

Personaliteti, historiku, faktorët, etapat e zhvillimit dhe ndikimi i tyre në jetën shoqërore

0

E përgatiti: Argjira (Ari) Ukimeri – MA.SC. Pedagoge

Prizren, tetor 2021

KUPTIMET MBI PERSONALITETIN

Mbi persoanlitetin dhe problemet e themelore të psikologjisë, kuptimi roli dhe rëndësia për datojnë qysh nga lashtësia, e që vazhdojnë deri në ditët e sotme. Me termin personalitet, në lashtësi kuptohej një maskë që vinin aktorët në skenë që të mos njiheshin dhe me këtë emërtim filluan të cilësoheshin aktorët e skenës. Ndërsa me kalimin e kohës, kuptohej se njerëzit e ndryshëm,në ambiente të ndryshme, kryenin funksione dhe punë të ndryshme. Në këto rrethana as njerëzit nuk ishin të njëjtë. Ashtu siç nuk ishin as rolet, as punët që bënin. Përgjithësisht, kuptimi mbi personalitetin jepet në aspektin psikologjik dhe në atë sociologjik. Në aspektin psikologjik, personaliteti e trajton atë si njeri me vetëdije, një njeri konkret e normal që formohet në kushte dhe rrethana të caktuara. Të gjitha këto janë nën ndikimin e shumë faktorëve që zënë vend në shoqëri. Kurse në aspektin sociologjik Me personalitet kuptojmë me një njeri të shquar që jep kontributin e tij në fusha të ndryshme dhe të caktuara të veprimtarisë njerëzore si psh: Shkencë, Art, Kulturë, Sport, Politikë, Ushtri. Përkufizime të shumëllojshme, janë dhënë mbi personalitetin. Mirëpo një përkufizim, ku të gjithë psikologët janë pro tij, është ky: Personaliteti është tërësi e organizuar e tipareve, itenelegjencës, karakterit, të konstruktit trupor, dhe temperamentit, e cila ka karakterstika relativisht të qëndrueshme. Ku formohet gjatë veprimtarisë së ndërsjelltë të njeriut dhe mjedisit ku jeton. Poashtu, shumica e studiusve e pranojnë se kuptimi mbi personalitetin si një organizmëm i cilësive të njeriut, por jo si një organizëm të çfarëdo cilësie që mund të ketë një person. As me shumën e e cilësive të thjeshta të një individi, por me ato më të veçanta që një person mund të posedojë. Së fundmi, mund të thuhet që: Personaliteti nuk është i lindur dhe i trashëguar. Cilësitë që e përbëjnë atë formohen gjatë gjithë jetës. Vlen të përmendët që trashëgimia është parakusht për formimin e njeriut dhe personalitetin e tij. Përkufizimet e ndryshme që u dhanë mbi personalitetin na vënë në dukje shumë elemente esenciale për kuptimin dhe konceptin e personalitetit. Dukuritë dhe cilësitë e ndryshme, tregojnë qartazi edhe disa karakteristika, që do ti përmendim më poshtë:
Integriteti – kur flasim për këtë fushë, kemi parasysh të gjitha proceset e veçanta praktike. Por edhe individin si tërësi. Sjelljet e njeriut nuk janë një grup aktivitetesh të ndryshme. Por integriteti përfshin një tërësi, një unitetet të integruar në formë të një sistemi.
Duke u mbështetur në sjelljet e njerëzve, vërejmë se secili tregon karakteristika (secili për vete). Çdo njeri,është individ për vete. Që mjafton për të folur, për një personalitet të posaqëm. Gjë që ndryshon prej individëve të tjerëve.
Prej një uniteti të integruar, rrjedhë edhe cilësia e tretë që është Qëndrueshmëria Relative në sjellje. Kjo qëndrueshmëri manifestohet në sjellje të ngjashme por në situata të ngjashme. Ai (njeriu), që është i vrullshëm, i ndershëm, ambicioz, i shprehë të gjitha cilësitë në një numër të madh sjellesh. Edhe kjo pandryshueshmëri është relative. Individi, nuk i shfaqë këto cilësi në çdo situatë. E gjithë kjo varet nga situata, vlerësimi, përvoja, e mëparshme. Vlen të përmendet që, qëndrueshmëria e sjellës është e tillë, sa që për çdo indivd të mund të fllitet për një person me cilësi të caktuara dhe që mund të parashikohet sjellja e tij.
Veçantia e e personalitetit që lidhet me unitetin e tiparve karakteristike dhe ndërlidhjeve të tyre, në bazë të të cilave një individ ndryshon nga një tjetër.

PSIKOLOGËT – MENDIMET E TYRE MBI PERSONALITETIN

JOHN WATSON – themelues i Shkollës Strukturaliste dhe i laboratorit të parë për hulumtime shkencore. Poashtu, ka dhënë edhe mendimet e tij mbi personalitetin. Ndër të tjerash, ai dha këtë mendim: Personaliteti është produkt i sistemeve tona të zakoneve.
WAREN – sqaron kështu për personalitetin: Është një organizim i integruar i të gjitha funskioneve dhe veçantësive, të funskioneve të njohjes, të ndjenjave, të sjelljes, të dhënave fizike. Të gjitha këto i dallojnë një individ nga një tjetër.
ALLPORT – jep këtë mendim për personalitetin: Personaliteti është model i kaegorizimit të marrëdhënieve, organizim dinamik, individual i sistemeve psikofizike, që përcaktojnë përshtatjen e tij unike ndaj mjedisit të tij.
CATELL tregon mendimet e tij kështu: Personaliteti është ajo që na lejontë parashikojmë se çfarë do të bëjë një individ në një situatë të dhënë.
PIERORN – Personaliteti është tërësi e integruar e njeriut, me të gjitha karakteristikat e përhershme, diferenciale të tij, të intelegjencës, të karakterit, të temperamentit, të konstitucionit, dhe e të gjitha mënyrave të posaçme të sjelljes.
VEXLIARD thotë kështu: Personaliteti është një strukturë dinamike integrative dhe integrante, që siguron një unitet relativ dhe vazhdimësi në kohë të tërësisë së sistemeve që përgjigjen për veçoritë specifike të një individi. Të gjitha këto tregojnë mënyrën e të menduarit, të ndjerit, të veprimit, të reagimit në situata konkrete.
AJZENK – Personaliteti përkufizohet si një organizim i fortë dhe i qëndrueshëm i karakterit, i temperamentit, i intelektit, dhe konstruktit fizik të një individi i cili përcakton nivelin dhe mënyrën e adaptimit të tij në rrethin ku jeton.

Faktorët që ndikojnë në formimin e personalitetit të njeriut

Si të gjitha funskionet dhe proceset psiqike, edhe personaliteti ka rolin, rëndësinë dhe bazën e biologjike. Kjo nodhë për shkak që çdo njerilind me karakteristika të ndryshme dhe të caktuara. Edhe pse të gjitha proceset biologjike në zhvillimin e personalitetit, janë bazament i nevojshëm për zhvillimin e mëtejm për krijimin e personalitetit të njeriut. Një rol të rëndëishëm dhe shumë vendimtar luajnë faktorët social dhe ekonomik. Në krijimin e personalitetit të njeriut, luajnë një rol të rëndësishëm i faktorëve si psh: Ambienti dhe kushtet familjar ( në të cilën rriten fëmijët), Institucionet arsimore, Mësimdhënësit, Të njohurit, Moshatarët, Shoqëria në të cilën personi është anëtar, dhe roli që ka në këto veprime, literatura, Filmat, Marrëdhniet bashkëshortore, Profesioni dhe shumë të tjerë. Vlen të përmendet që kushtet socio-ekonomike, luajnë një rol të rëndësishëm mbi procesin mësimor të fëmijëve. Poashtu, në kuadër rë këtyre kushteve, fëmiu zhvillohet në rrethin social dhe mëson individualisht. Të gjitha këto ndryshimet individuale vërehet më së miri tek fëmijët që lindin dhe rriten në një familje të vetme. Të gjitha rrethanat e caktuara në të cilat rritet fëmiu, paraqesin një faktor tjetër të rëndësishëm, e gjithë kjo mund të ndikojë në zhvillimin e tij.

FAKTORËT SOCIAL

Formimi dhe krijimi i personalitetit lidhet ngushtë ehde me faktorët social. Këtu kemi të bëjmë me ndikimin e faktorëve social, kjo ndikon mbo bazën e të dhnëve biologjike. Kushtet e përgjithshme, sidomos ato sociale, aktivitetet me njerëz, janë shum të domosdoshme për tu zhvilluar personaliteti i individit. Kjo vlen si qenie humane dhe individ me shumë karakteristika. Kur flitet për kushtet sociale dhe për faktorët e edukimit të personalitetit, kemi paraysh familjen, mikromjedisin social, e pedagogjik dhe shkollën. Faktori më i rëndësishëm social për fëmiun është familja. Mendohet që gamilja ndikon nqë në ditët e para të fëmijërisë, që të zhvillohet personliteti. Jo vetëm në ditët e para të fëmijërisë ndikojnë në formimin e personalitetit, por edhe periudha e adoleshencës ka ndikim në këtë proces. Në këtë periudhë fëmija kalon në stadin e pavarësisë në mendime, në veprim, në jetë. Dhe natyrisht kjo paraqet një pavarësi graduale e relative nga familja e prindërit. Në realitet, familja është bashkësi primare njerëzore. Në këto raste individi takohet me jetës shoqërore, të cilat përcaktojnë kornizën në të cilën mund të zhvillohet një individ. Mund të themi se personaliteti njerëzor formohet procesi i ndërveprimit shoqëror. Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që kontribuon në krijimin e personalitetit është shkolla. Shkolla përbën dhe përgatit fëmiun për një mjedis më të mirë social. Në pozicionin tim persona psikologjik, vlerësoi që në sajë të marrëdhënieve dialektike që zhvillohen ndërmjet subjektit dhe mjedisit të tij, ndërtohet një personalitet i një subjekti. Të shkosh në shkollë – nënkupton të krijohet një mjedis i ri. Të përdoresh dhe të zhvillosh aspekte të reja të personalitetit. Në marrëdhëniet sociale të fëmijëve me fëmijë të tjerë, të cilët nuk janë bashkëmoshatarë, zbulohen forma të reja të të mësuarit, personaliteti i fëmijëve/individëve, pasurohet me përbërës të rinjë. personaliteti si procës, zhvillohet në një shoqëri të vogël të strukturuar, sipas moshës të secilit fëmijë.

FAKTORËT KULTUROR

Në gjithësecilin mjedis kulturor dhe ekonomik, secila bashkësi dhe secili komb ka kulturën e vet. Përmes mjedisit kulturor dhe tipareve personalitetit egziston një ndërlidhje e veçantë dhe e ngushtë. Të gjthë pjesëtarët e e mjedisit kulturor, kanë veti të sjelljeve, qëndrimeve dhe vlerave të përbashkëta. Dhe të gjitha këto burojnë nga një mjedis kulturor, që kanë zakone, tradita, qëndrime, dhe vlera sociale. Vlen të pëmendet që të gjitha këto që u thanë më lartë, karakterizohen për atë mjedis. Në një mjedis të caktuar kulturor, zhvillohet Familja,Shoqëria, Shkollat e të gjitha niveleve, tipeve, sikruse ehde institucionet e tjera sociale, ekonomike, kulturore dhe fetare. Në të gjitha këto institucione, qëndron një themel i ndërtuar mbi vlera kulturore, zakone, tradita, vlera. E mbi të gjitha këtu fillon zhvillimi dhe formimi i personalitetit. Shumë fise kanë një sistem vlerash kulturore të përbashkëta. Ndërsa arkeologët kanë argumentuar se fiset ndryshojnë nga njëri tjetri, duke u bazuar gjithmonë nga tiparet e sjelljeve të pjesëtarëve të tyre. Në mjedise të ndryshme, ku ka edhe njerëz të ndryshëm gjithmonë hasim në kultura të ndryshme. Aty formohen edhe personalitete dhe tipare të ndryshme,të cilat janë edhe karakteristike e veçantë për një shoqëri të caktuar. Secili mjedis kulturor riprodhon personalitete sipas sistemit dhe vlerave të caktuara të tij. Duke u bazuar që zhvillimi dhe formimi i personalitetitdhe tiparave, mbështetet në një themel të caktuar dhe të përbashkët, pak a shumë të ngjashëm të zhvillimiy të sistemit të sjelljeve të caktuara kulturore. Një sistem i përbashkët kulturor ka rregulla, parime dhe norma të veçanta të sjelljeve kulturore të pjesëtarëve të tij, ku mbi to zhvillohen dhe formohen tiparet e personalitetit që përputhen me kërkesar kulturore të mjedisit të tyre. Megjithatë, sistemi i vlerave kulturore të një vendi përcakton pozitën dhe rolin e gjithësecilit individ në atë sistem. Ndërsa pjesëtarët e asaj shoqërie, e atij institucioni orvaten dhe përcaktojnë pozitën dhe rolin e secilit individ sipas aktivitetit konkret dhe vijueshmërinë e aktivitetev gjenerale.

ETAPAT E ZHVILLIMIT TË PERSONALITETIT

Përveç faktorëve që ndikojnë në formimin e tipareve dhe krijimin e personalitetit, një vend të rëndësishëm e zënë edhe Etapat e zhvillimit të personalitetit. Etapa njerëzzoe dallon nga njëra tjetra, sikurse edhe zhvillimi psiko-fizik i individit/fëmiut. Zhvillimi dhe formimi i personalitetit përbëhet prej 4 etapa , të cilat po i përmendim më poshtë:

Etapa e fëmijërisë,
Etapa e adoleshencës,
Etapa e pjekurisë,
Etapa e pleqërisë.

1. Etapa e fëmijiërisë – kjo etapë njihet ndryshe edhe si “Etapa e zhvillimit të fëmijëve. Përfshin (shtrihet) nga mosha 0-15, apo edhe moshën e pubertetit. Kjo periudhë shquhet për një zhvillim të hovshëm organik të fëmijëve. Ky zhvillim i hovshëm, është fazë e zhvillimit të shpejtë organik, social, intelektual, emocional dhe psiko-motorik i fëmijëve. Poashtu, zhvillimi integral i fëmijëve në këtë moshë realizohet përmes një klime të ngrohtë në familje. Gjatë kësaj periudhe të fëmijërisë, zhvillimi i personalitetit është mjaftë dinamik. Shumë studime kanë treguar se kushti më i mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhe të shëndoshë, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohtë i prindërve, por edhe një rigorozitet në evtimin e pasojave të pakënaqshme të raksioneve të fëmiiëve. Një moment tjetër shumë i rëndësishëm në zhvillimin e cilësive, tipareve dhe kushteve të personalitetit, është fillimi i parë shkollor. Kjo gjë bën që të kemi një bazament të fortë në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve, dhe zhvillimin e karakterit të individit. Paraqitja e fëmijëve në shkollë, është një ardhje më e re në rrethin e ri social, me kërkesa të reja dhe me më shumë obligime. Në të gjitha këto gjëra, fëmiu duhet të gjendet çdo gjë pozitive, pasi që kemi ndryshime në kërkesa pasi që fëmiu është mësuar në një rreth të caktuar familjar. Duke u bazuar në pikëpamjen sociale, fëmiu bëhet më pak i varur nga prindërit dhe familja e tij, dhe më shumë i ndjeshëm shoqërisë dhe ndaj të moshuarve. Zhvillimi kognitiv vazhdon të bëhet më shpejtë, kur fëmijët iu afrohen fundit të periudhës së fëmijërisë. Vlen të përmendet që fëmijët përjetojnë ndikimin e fortë, madje edhe presionin e fëmijëve të tjerë të moshës së tyre. Nëse fëmijët ndjejnë se moshatarët e tyre i duan ata, do të kenë besim tek vetja, dhe do të përfshihen edhe më shumë në sjellje pozitive. Ndërsa, fëmijët refuzohen nga bashkëmoshatarët e tyre, fëmijët mund të bëhen agresiv dhe të padisciplinuar.

2. ETAPA E ADOLESHENCËS

Kjo etapë përfshin periudhën kohore të moshës nga 13-22 vjeç. Në këtë periudhë, individët pësojnë ndryshime trupore, seksuale dhe psikologjike. Në etapën e adoleshencës hasim në dy zhvillime të rëndësishme: 1. Zhvllimi Fiziologji dhe 2. Zhvillimi Social. Në zhvillimin fiziologjik kemi të bëjmë me rritjen e trupit (Fizikusit), Shtimin e peshës, Karakteristika të ndryshme seksuale dhe shumë e shumë kriza psikologjike që shfaqen në këtë etapë. Ndërsa në zhvillimin socail, na paraqiten shumë interesime dhe qëndrime të reja mbi jetën, zhvillohet ndjenja e vetëdijës dhe nevoja e pavarësimit dhe formohen pikëpamje mbi çështjet sociale. Rol të rëndësisëhm dhe të veçantë në personalitetin e adoleshentit luan kryesisht familja. Poashtu, familja vazhdon të luajë rolin primar në edukimin dhe arsimimin e adoleshentit. Familja formon jo vetëm parafytyrimet fillestare për të mirë dhe për të keq, por edhe për atë që lejohet nuk lejohet mbi bazën e edukimit moral. Gjatë kohës së adoleshencës, individi kalon nëpër momente të rëndësishme fizike. Momenti më i rëndësishëm është ai i rritjes, një shtim i shoejtë i gjatësisë dhe i peshës. Në këtë periudhë karakterizohet jo vetëm ndryshimi fizik, por ka edhe ndryshime kognitive dhe socio-emocionale. Adoleshenca në mënyrë të pashmangshme shoqërohet edhe me stres të madh. Gjë që lidhet edhe me shkollën,familjen dhe me moshatarët. Ndër burimet më të rëndësishme të tensionimit të adoleshentëve vjen nga fakti se ata që piqen fizikisht dhe seksualisht, shumë vite më përpara, se sa ata që piqen në pikëpamje psikologjike, dhe shumë më përpara sesa koha kur bëhen të gatshëm financiarisht të përballojnë përgjegjësitë që rrjedhin nga martesa dhe rritja e fëmijëve. Që të kalohen veprimet specifike, shpesh bëhen kritik ndaj njerëzve, veprimet e të cilëve janë në kundërshtim me parimet e tyre. Megjithatë, adoleshentët dëshirojnë të projektojnë një botë më të mirë, dhe mendimi për të, ua mundëson. Ata (adoleshentët), janë në gjendje të imagjinojnë një numër të madh perspektivash të mundshme, për të ardhmen e tyre. Përpiqen të vendosin se cila ëshë më e mira për ta. Për kapërcimin e kësaj periudhe tek adoleshentët, që është e mbushur me trauma dhe probleme të ndryshme psiqike dhe fizike, dhe në mënyrë që të marrin kahje vendimtare drejtë cilësive të qëndrueshme të personalitetit (pozitive apo negative), ndikim parësor luajnë: Faktorët e fëmijërisë së hershme, Qëndrimet e prindërve, Qëndimet e mësimdhënësve, Pikëpamjet dhe normat shoqërore, dhe shimë faktorë të tjerë që ndikojnë pozitivisht në krijimin e personalitetit të fëmjëve/individëve.

3. ETAPA E PJEKURISË

Përfshin peridhën 20-65. Etapa e pjekurisë zë një vend të veçantë në këtë periudhë të jetës së individit. Njihet ndryshe edhe si koha e stabilizimit të personalietit, saktësisht koha e organizimit të tipareve të personalitetit dhe organizimin sa më të mirë të jetës. Bota e brendshme e individit, ka një unitet – i cili përjetohet si tërësi e përvojës dhe përjetimeve specifike. Pas moshës 20 vjeçare, integriteti dhe identiteti i personalitetit me veçori individuale dhe me konkurrencën e sjelljeve të tij. Me të gjitha këto vlera, zhvillohet më tepër, ka më shumë mbështetje të raporteve sociale dhe ekonomike, sesa mbi bazën biologjike të personalitetit. Etapa e pjekurisë së personalitetit të individit, përfshin kohën më të gjatë dhe më produktive të individit. Në këtë periudhë, formohet kuptimi i jetës, krijimi i vlerave, detyrimet e shumta, sidomos në fushën e ngritjes së përgjegjësisë ndaj detyrimeve individuale, familjare dhe sociale. Vlen të përmendet që pjekuria është kur bëhet marrja e vendimeve. Në këtë etapë, bëhet edhe zgjedhja dhe zgjidhja e problemeve më të rëndësishme, për jetën e njeriut: këto zgjedhje përfshijnë: Zgjedhja e profesionit, Formimi i koncepteve mbi jetën, Krijimi i familjes – ngritë ndjenjën e përgjegjësisë dhe i jep jetës kuptim më serioz, në vazhdimësinë e formimit të mëtejmë të cilësive të ndryshme dhe të qëndrueshme të personalitetit. Ndërsa rreth moshës 40 vjeçare, njerëzit evaluojnë suksesin e tyre në bazë të arritjes së qëllimeve të parashtruara. Vlen të përmendet që në pjekurinë e hershme, duke kuptuar se tani e tutje do të mbetet mbrapa se përpara. Sepse ata – individët vitet i cilësojnë vite të mbetura si një vlerrë në rritje. Një gjë është me rëndësi: Personaliteti nuk përcakton asnjëherë kohë – kur individi arrin një pjekuri të plotë fizike dhe psiqike në moshën e rritur. Si një njeri i rritur, individi duhet të përballojë dhe të mësojë se si do të ia dalë mbanë me sukses në situata të ndryshme. Dhe kështu, ka të ngjarë të ndikojnë në personalitetin e tij siç janë: Martesa, Karriera profesionale, Rritja e fëmijëve, Pensionimi dhe Perspektiva e pleqërisë dhe të vdekurit.

4. ETAPA E PLEQËRISË

Etapa e pleqërisë – është etapa e fundit në të cilën kalon individi. E njohur si Koha e Pleqërisë, përcaktohet në momentin e përjetimit të simptomave të ngadalësimit dhe të ngecjes në reagime. Sidomos kj vlen për shkak të regresit në plotësimin e motiveve biologjike, fiziologjike, sociale dhe psikologjike. Gjatë periudhës së së pleqërisë personaliteti pas moshës 65 vjeçare, pëson ndryshime të mëdha fizike, shëndetësore, sociale dhe psiqike. Një ndër dallimet më të mëdha dhe më të dallueshme në këtë etapë janë: Funskionet intelektuale – të cilat vijnë duke u dobësuar vazhdimisht, interesimet dhe motivimet personale, humbim gradualisht fuqinë e tyre, ndërsa të mbajturit në mend dhe riprodhimi i pleqëve është në proces të dobësimit të vazhdueshëm. Pleqëve më lehtë u kujtohen situatat e përjetuara në rini se sa para disa ditësh. Etapa e pleqërisë karakterizohet nga një personalitet i mbylur. Personat e kësaj kategorie, ndjehen të vetmuar, shpesh-herë edhe të tepërt në familjen e tyre. Këta individë, kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve, pothuajse të gjithë kanë probleme shëndetësore, harrojnë shpejtë, ndërsa pë këto arsye nevoitet angazhim i madh i shoqërisë ndaj këtyre personave që të kalojnë sa më lehtë ditët e pleqërisë. Përvojë shumë të pasur që kanë nga jeta e tyre, u mundësojnë që me sukses ti plotësojnë kërkesat që kanë. Disa persona e kanë shumë të vështirë këtë etapë, për shkak të frikës që kanë nga përfundimi i jetës. Këta individë, që i përkasin kësaj fushe/etape, duhet që t’ua përshtatin veprimtarinë e tyre zvogëlimit të vazhdueshëm të aftësive fizike dhe psiqike. Në këto aftësi bëjnë pjesë edhe përgatitja për vdekjen – si një proces i natyrshëm. Në fund – me përfundimin e kësaj periudhe/etape jetësore, përfundon cikli i përgjithshëm i zhvillimit të personalitetit.

PËRKUFIZIMET MBI PERSONALITETIN

NË FJALORËT E HUAJ (TË NDRYSHËM) PSIKOLOGJIK

Në fjalorin e gjuhës frënge LAROUSSE, mbi personalitetin shkruhet kështu: Personaliteti është ajo që është karakteristikë për një njeri.
LA LITRE tregon kështu: Personaliteti është ajo që i përket krejtësisht një njeri.
LA PETTITE LAROUSSE ILUSTRE tregon kështu: Personaliteti është individualiteti i ndërgjegjes, karakteri i veçantë, për çdo person.
LA ROBERT, e përshkruan kështu Personalitetin: Funksion me anë të të cilit një individ i ndërgjegjshëm, ndjenë UNIN E TIJ.

Përzgjodhi përkufizimet mbi personalitetin: Argjira (Ari) Ukimeri, Prizren

Një ese që të ngjall emocione të fuqishme

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, meriton përgëzimet më të sinqerta dhe falënderimet më të përzemërta për botimin në numrin e sotëm (04 tetor 2021) të Portalit “Fjala e Lirë” të Esesë shumë prekëse, me titull “Udhëtim në pyjet e këngëve çame”, të poetit të talentuar Agim Mato. Në shënimin hyrës, Prof.dr. Fatmir Terziu shkruan:

“Shkruar 1986. Hyn në shtyp në revistën “Nëntori” dhe hequr nga shtypi me porosi të KQ të PPSH”.

Nuk e kam informacionin e duhur nëse kjo Ese është botuar në ndonjë organ tjetër pas zëvendësimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist që po “gëzojmë” sot pas demoshëmtisë dhjetoriste. Sidoqoftë, botimi i kësaj Eseje në Portalin “Fjala e Lirë” 35 vjet pas krijimit të saj, është një nderim i veçantë që Prof.dr. Fatmir Terziu i bën poetit Agim Mato, i cili u largua për në botën e përtejme më 10 maj 2021

Eseja më emocionoi tej mase, prandaj e hodha në rojtinën e kompjuterit për ta lexuar kohë pas kohe, jo vetëm në nderim të autorit të talentuar, por edhe në nderim të Çamërisë, të cilën e dashuroj si vendlindjen time. Heroina kryesore e asaj eseje është Çamëria, trualli ynë amtar, të cilin banditët-shovinistë evropianë, për pazotësin tonë, si komb, ia rrëmbyen trungut amtar dhe ia bënë dhuratë Greqisë. Tragjedia e Çamërisë, vepër e përbindshmne e shovinizmit grekokriminal, zbulon tradhtinë e partisë komuniste, me në krye argatin e regjur të grekosllavizmit Enver Hoxha, i cili e pati soditur me gjakftohtësi kasaphanën e bishës së tërbuar Napolon Zerva kundër vëllezërve dhe motrave tona çame. Argati i Beogradit dhe i Athinës Enver Hoxha, atje, në jug të vendit, kishte trupa partizane, por tradhtia ndaj atdheut amë nuk e lejoi që t’i fuste në truallin e Çamërisë për t’i dhënë dajakun që meritonte kryekriminelit Zerva dhe të shmangte atë masakër të lemerishme. Nuk e bëri një gjë të tillë, sepse zbatonte me rreptësi të madhe porositë e prera që i jepnin dy emisarët e Beogradit, Dushani dhe Miladini, dy komisarët e Titos në Shqipëri, të cilët, faktikisht, drejtonin partinë komuniste dhe ushtrinë. Partia komuniste dhe kryetradhtari i saj Enver Hoxha, ashtu siç tradhtuan Çamërinë më 27 qershor 1944, po ashtu patën tradhtuar Dardaninë që gjatë viteve të luftës, kur u bënë bashkëpunëtorë të serbosllavizmit në kryerjen e masakrës së Tivarit. Qëndrimin tradhtar ndaj Dardanisë dhe trojeve të tjera shqiptare në Jugosllavi, ata e vazhduan edhe pas luftës, kur Beogradi, në vitet ’50, nëshkruante marrëveshje me Ankaranë për shërnguljen me dhunë të shqiptarëve rrënjës drejt Turqisë. Po ashtu, nuk u bënë të

gjallë për mbrojtjen e vëllezërve tanë dardanë gjatë dhunës së egër që serbosllavizmi ushtroi në Prishtinë kur patën shpërthyer demonstratat e fuqishme të vitit 1981. Të njëjtin qëndrim tradhtar mbajtën partia komuniste dhe pasardhësi i Enver Hoxhës, krimineli Ramiz Alia, edhe në ngjarjet e vitit 1989, kur Beogradi e shfuqizoi autonominë e Dardanisë, duke e shndërruar atë në koloni të Serbisë. Pasardhësit e veteranëve komunistë, neokomunistët që dolën në skenë pas demoshëmtisë dhjetoriste, e vazhduan tradhtinë e etërve të tyre në qëndrimin ndaj Dardanisë. Kur Millosheviçi, kryebanditi i gadishullit tonë, në vitin 1998 dhe në fillim të vitit 1999, pati nisur masakrimin e Dardanisë, partia neomuniste dhe udhëheqja e saj nuk ndërhynë ushtarakisht absolutisht, paçka se në Veri të vendit, siç më ka rrëfyer një ushtarak i lartë i forcave të armatosura, asokohe ishin të pozicionuar 400 tanke. Ky ishte një qëndrim i turpshëm nga ana e udhëheqjes tradhtare të atdheut amë ndaj bashkatdhetarëve tanë dardanë. Prandaj edhe ndalimi i botimit në revistën “Nëntori” të vitit 1986 i esesë së shkëlqyer të poetit Agim Mato, dëshmon për vazhdimësinë traditës së tradhtisë së partisë komuniste dhe të udhëheqjes së saj ndaj bashkëkombasve tanë çamë. Fakti që Tirana zyrtare nuk ngriti kurrë padi në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për masakrën e Tivarit, për masakrimin Çamërisë dhe për masakrimin e Dardanisë, flet fare qartë se udhëheqja shqiptare e atdheut amë ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet kështjella e tradhtisë kombëtare, me kryekështjellarin Rama majë saj, i cili flirton me afsh të nxehtë me kriminelin Vuçiç, trashëgimtarin e veprës së Millosheviçit.

San Diego, Kaliforni

04 tetor 2021

Rexhep Qosja dhe Edi Rama, këta përçarës të mëdhenj të kombit shqiptar!

0

Para një jave kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dekoruar me medaljen “Yllin e Mirënjohjes Publike” akademikun kosovar, Rexhep Qosja. I pranishëm në ceremoni ishte gjithashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin Qosja e porositi që takimet me shefin e ekzekutivit të Tiranës t’i kishte më të shpeshta, duke fajësuar tërthorazi Kurtin për ftohjen e marrëdhënieve të tij me Edi Ramën.

Që midis Edi Ramës dhe Rexhep Qosjes ka një kimi të përbashkët të pazgjiidhshme, kjo është bërë e ditur së paku në vitin 2014, kur kryeministri i Shqipërisë vizitoi Kosovën dhe nuk vizitoi memorialin e Ibrahim Rugovës. Madje në fjalimin e tij në parlament asokohe ai nuk e përmendi presidentin historik, duke bërë që grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të lëshonte sallën. Dhe e gjitha ndodhi, sepse Edi Rama në vend të Rugovës preferoi të nderonte Qosjen.

Të njëjtën gjë bëri ai edhe pas 6 vitesh. Takoi kryeministrin Kurti, por jo edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Dekoroi Rexhep Qosjen dhe refuzoi të nderojë Ibrahim Rugovën! Madje këtij të fundit refuzon t’i ngrejë monument në Tiranë, ndërkohë që Rexhep Qosjes planifikon t’ia ngrejë përmendoren të bahçja e vilës 31 të diktatorit! Akademiku kosovar beson se me ndihmën e kryeministrit të Shqipërisë do ta fitojë garën me Ibrahim Rugovën! Por përveç Zotit nuk ka shqiptar me dy këmbë, dy sy dhe dy veshë që mund ta arrijë liderin historik të shqiptarëve, Dr. Ibrahim Rugova. As nga pikëpamja politike, as nga ana morale, as nga sakrificat personale e familjare në shërbim të kombit, as nga filozofia kombëtare, as nga virtytet njerëzore, as nga maturia, mençuria dhe lidershipi, as nga dija dhe këmbngulja për të mbrojtur vlerat, besimet dhe mendimet e veta!

Rexhep Qosja në këto fusha përballë Ibrahim Rugovës është dhe do të jetë një humbës i pashpresë! Po ashtu dhe Edi Rama! Rexhep Qosja dhe Edi Rama njihen si përçarësit e mëdhenj të kombit shqiptar, ndërkohë që Ibrahim Rugova pa ushtri, pa polici, pa gjyqëso, por me moral dhe etikën e tij politike homogjenizoi dhe unifikoi dy milion shqiptarë, si askush tjetër në historinë e kombit shqiptar! Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe!

Kur Ibrahim Rugovën e pyesnin gazetarët se “Çfarë mendimi keni për kritikat fyese të Qosjes ndaj tij, ai përgjigjej qetë, qetë: “Ani, ani në demokraci jemi, gjithkush ka mendimin e vet”!

  • Asnjëherë nuk i tha Qosjes se “Ti Rexhep Qosja më ke lënë shtatë muaj pa rrogë në Institutin Albanologjik”!
  • Kurrë nuk ia përmendi Qosjes deklaratat e tij për “protestat armiqësore të shqiptarëve të vitit 1981”!
  • Nuk ia përmendi as dekoratën e 7 korrikut të akorduar në vitin 1974 nga qeveria e Repuvlikës së Serbisë për shërbime të shquara të Qosjes ndaj saj! Edhe pse akademiku Qosja nuk e ka kthyer atë mbrapsht së paku pas çlirimit të Kosovës prej Serbisë!

Pas asaj dekorate të Serbisë, Qosja ka marrë më 3 mars 1999 edhe dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” nga ana e Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani. Ishte koha kur Qosja ishte vendosur në vilën 31 të ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha dhe bashkë me autoritetet shqiptare e krerët e lëvizjës së UÇK-së, të cilët ishin me rezidencë në Rogner, planifikonin likuidimin së paku politik, të Ibrahim Rugovës! Edhe atë kohë ai u dekorua me “Nderin e Kombit” de facto jo për shërbimet e ndershme ndaj kombit, por për kontributet e tij në luftën kundër Rugovës! Aq i obsesionuar ishte ai ndaj presidentit historik të Kosovës, sa e donte atë “në arkivol”! Për këtë shkak, vetëm dy javë më vonë Rugova nuk pranoi që ta takonte në Rinas presidentin Meidani! E la në pritje te salla e aeroportit dhe nuk zbriti nga avioni që do ta çonte në Prishtinë!

Ndërsa Edi Rama i dha Rexhep Qosjes dekoratën tjetër, “Ylli i Mirënjohjes Publike”! Pse? Sepse Edi Rama dhe Rexhep Qosja ndajnë të njëjtat mendime e pozicione politike. Kryeministri Rama i urren Sali Berishën dhe Ibrahim Rugovën. Të njëjtin sentiment shpreh edhe Rexhep Qosja. Në diskursin e të dyve gjen vetëm sharje dhe mallkime kundër Berishës!

Nga ana tjetër, Qosja kishte propozuar i pari pas Dobrica Qosiq dhe vazhdon të mbrojë ndryshimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës! Të njëjtën gjë ka bërë dhe përpiqet ende të bëjë Edi Rama me Kosovën! Rexhep Qosja përkrah idetë e Beogradit për Minishengen, Ballkan të Hapur, pra synimet e Beogradit për të krijuar një Jugosllavi të Re, ose Serbi të Madhe! Edi Rama i implementon këto ide së bashku me Aleksandër Vuçiq.

Rexhep Qosja propagandon dhe ngre lart lidershipin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Edi Rama ndërton skemat dhe skenarët e nderimit të vazhdueshëm të kësaj figure të urryer të kombit shqiptar. Ja se çfarë shkruan Rexhep Qosja në vitin 2016 për diktatorin: “Enver Hoxha ishte atdhetar i madh, atdhetari më i madh shqiptar, që ia kishte kushtuar jetën Shqipërisë shtet dhe popullit shqiptar komb. Këta të sotmit, të gjithë së bashku s’i vijnë atij as deri te nyja e poshtme e këmbës”.[…] Rexhep Qosja (2016). Dëshmitar në kohë historike vëllimi VII. Tiranë. fq. 619.

Këto janë kontributet publike të Rexhep Qosjes për të cilat ai mori dekoratën e Edi Ramës. Në fakt në Shqipëri kryeministri Rama është i pari që ndan dekorata. Sepse historikisht kjo përgjegjësi dhe kompetencë i takonte presidentit ose kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor në periudhën e komunizmit. Por me ardhjen e Ramës çdo gjë ndryshoi për së mbrapshti! Edhe protokolli i shtetit! Ndërsa dekoratat e tij u shndërruan në qoka për njerëz që mbartin ide dhe pozicione përçarëse anti-kombëtare si Rexhep Qosja! Gjithçka në funksion të pushtetit të tij personal!

Një ditë prej ditësh Edi Rama, për hatër të Rexhep Qosjes, do ta sulmojë edhe Ismail Kadarenë! Vetëm se ia prish këtë lojë miqësia e Kadaresë me Erion Velinë!

Skandaloze: Pas urdhërit të Komunitetit Musliman, zbulimi arkeologjik në Durrës mbulohet me dhe!

1

Këtë mëngjes ka nisur mbulimi me dhe i zbulimit arkeologjik në lulishten para filialit të postës në Durrës.

Ndërsa grupi i arkeologëve kishte nisur të dokumentonte gjetjet dhe vijonte më tej me gërmimin, është detyruar të braktisë punën dhe gjithçka të groposet!

Ky vendim vjen pas reagimit të Komunitetit Mysliman, Myftinisë Durrës që i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës të ndërpresë sondazhet pasi gërmimet me qëllim kërkimin shkencor po kryhen në një tokë private.Grupi i arkeologëve është kujdesur që të kryejë procesin e konservimit para se fadroma të mbulojë gjithçka me dhe.

Kjo nuk është hera e parë që zbulim i rëndësishëm arkeologjik, që mund të shndërrohej në atraksion turistik, fshihet nën dhè. Më herët, e njëjta procedurë u ndoq te ish-Lulishtja dhe te parku sportive, në qytetin bregdetar.

Zbatimi i vendimit sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mbi vendosjen e stikersave në targa 

0

Prishtinë, 4 tetor 2021                                                   

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave. 

Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë. 

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi. 

Ministri Sveçla shikoi nga afër fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel për vendosjen e stikersave në targa

0

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, vizitoi pikë kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, për të parë nga afër fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë vartëse, përfshirë Policia e Kosovës me kohë kanë bërë përgatitjet e nevojshme, si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore, po ashtu edhe të atyre administrative e logjistike, ku bëjnë pjesë edhe stikersat, në mënyrë që të fillojë me kohë zbatimi i marrëveshjes dhe të iu mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë për të lëvizur me automjetet e tyre pa problem.

Vlen të potencohet se zbatimi i marrëveshjes ka filluar pa asnjë problem në nivel vendi dhe në të gjitha pikat kufitare dhe për këtë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të kujdesen që zbatimi të vazhdojë në këtë formë.

Përveç tjerash ministri Sveçla falënderoi zyrtarët e të gjitha institucioneve, në veçanti zyrtaret e policisë për punën e palodhshme dhe angazhimin e pakursyer në interes të vendit, sigurisë nacionale dhe zbatimit të marrëveshjes. Njëkohësisht ministri gjatë vizitës dhe takimit me udhëheqësit e dy pikave kufitare, përfshirë udhëheqësin e stacionit të ri të zyrtarëve kufitar, u zotua se do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen në krijimin e infrastrukturës dhe kushteve më të mira për punë.

Vizita të ngjashme në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ministri iu bëri edhe disa njësiteve policore, të cilat ishin në patrullime në kryerje të detyrës zyrtare.

Gjatë kësaj vizite u kërkua që Policia e Kosovës të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë, parandalimin e krimit ndërkufitar dhe kontrabandës, si dhe mundësimin e qarkullimit e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, e në veçanti për kufij të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurt.

Interpretimi si art, për librin e Sabri Hamitit: “A-Zh, romanet e Nazmi Rrahmanit”

0

Nga: Shefqet DIBRANI

NTERPRETIMI SI ART

Prof. dr. Sabri Hamiti, “A-Zh, romanet e Nazmi Rrahmanit”, botoi “Rilindja”, Prishtinë 1982.

Arti dhe interpretimi 

Kritika letrare e prof. dr. Sabri Hamitit është arti i interpretimit, është vlera artistike e një studiuesi të zellshëm, jo vetëm në raport me romanet e Nazmi Rrahmanit, por si tërësi tematike e studimore. Prof. dr. Sabri Hamiti, kurdoherë ka afinitet për të bërë interpretim si askush tjetër. Ai është interpretimi artistik i Letërsisë Bashkëkohore Shqipe, në nivel kombëtar. Në këtë prizëm lexohen dhe trajtohen qasjet e tija edhe për romanet e Nazmi Rrahmanit duke u kategorizuar si njohësi më i mirë i romaneve të shkrimtarit. Këtë konstatim na plotëson autori, me të lexuar studimin e tij “A-ZH, romanet e Nazmi Rrahmanit”, vepër kjo që edhe për ne u bë pikë referimi, po më shumë si dokument mbi të cilin jemi bazuar për të mos i devijuar mendimet dhe pikëpamjet letrare e psikologjike për romanin Malësorja që kemi në shqyrtim.

Interpretimi si art letrar 

Prof. dr. Sabri Hamit, në studimin letrar për romanet e Nazmi Rrahmanit ka hapur siparin e studimeve më të kompletuara për këtë prozator të njohur, të lexuar dhe të dashur në Kosovë. Në fillimet e studimit “A-ZH, romanet e Nazmi Rrahmanit“, ai flet për “Biografinë e veprës letrare” si dhe për “jetësimin e saj“, përmes mënyrës së shkrimit letrar, përmes së cilës do të mbetet në jetë autori. Ky studim, është interpretim artistik për romanet e Nazmi Rrahmanit, dhe do të mbetet një vepër monumentale në këto vlerësime, të cilat autori do t’i thellojë edhe më tej në studimet e tij, jo si qasje e detajuar por si përforcim e referencë e përgjithësuar.

Përshkrimi i ambientit në veprën letrare 

Në shënimin “Hyrje për lexim“, studiuesi Sabri Hamiti, padyshim e bën një interpretim artistik të prozës së Nazmi Rrahmanit, të cilin me sa duket e kishte, fillimisht mësues, e pastaj mik e koleg pune. Këto dy referenca na bëjnë të kuptojmë edhe më mirë përkushtimin kritik e profesional të Sabri Hamiti, i cili në fushën e kritikës letrare ka bërë emër të respektuar, sa në shumë segmente letërsia shqipe e Kosovës, por edhe ajo në nivel kombëtar, do të mbeste e paktë, kryesisht më pak e njohur, pa qasjet e tij kritike e studimore prej një eruditi e hulumtuesi të zellshëm, që ka bërë mjaft në fushën e letërsisë.

Prof. dr. Sabri Hamiti, që në fillimet e këtij studimi saktëson se “të rrallë janë ata shkrimtarë, që kaq me ngulm dhe kaq me konsekuencë e krijojnë… vetëm një formë letrare. Nazmi Rrahmani e krijon vetëm formën letrare të romanit,“, dhe më tej ai thellohet në studimin për t’i thelluar njohjet dhe në anën tjetër për ta shtuar botëkuptimin kritik mbi romanet e Nazmi Rrahmanit. Dhe si askush tjetër, Sabri Hamiti, e realizon me sukses synimin e tij letrar mbi prozën moderne në romanet e Nazmi Rrahmanit, për prozën e të cilit mendon se “është formë që mbështetet në rrëfimin dhe në përshkrimin e jetës, që vetë si prosede jep mundësinë që komunikimin e vet me të tjerët ta bëjë në një shkallë më të drejtpërdrejtë,” kuptohet si formë më e përshtatshme që të shkruhet e rrëfehet jeta, d.m.th. një mundësi më e zgjeruar për të përshkruar jetën e ambientit, dhe për të shfaqur botëkuptimin e tij rreth atyre proceseve, me gjasë përmes artit letrar dhe kulturës së shkrimit të ndikojë në jetë e procese.

Qysh në atë studim të para dyzet vjetësh, Sabri Hamiti, ka konstatuar se veprat e Nazmi Rrahmanit, kanë gjetur lexuesin e saj. E padyshim, tashmë ky rreth lexuesish vetëm sa është shtuar, sepse ka kaluar një periudhë kohore edhe më e gjatë, ndërsa ribotimi dhe leximi i romaneve të tij s’kanë pasur të ndalur. “Pa mëdyshje, veprat e tij janë nga më të lexuarat nga autorët shqiptarë të Kosovës,” shprehej qysh atëherë Sabri Hamiti, e këto rrënjë të këtij suksesi duhet kërkuar në vlerën letrare që kanë veprat e tij.

Së këndejmi këto romane janë literaturë e detyrueshme që nga shkollat fillore dhe të mesme e deri në universitet, por siç ka theksuar qysh atëherë Sabri Hamiti, të interesuarit do të ndeshen me një paradoks, i veçantë dhe sinjifikativ. “Përkundër që vepra e Nazmi Rrahmanit bëhet lekturë e dashur dhe e kërkuar e lexuesit shqiptar, ajo mbetet gati e harruar nga kritika shqipe,” e kjo gjendje pothuajse nuk ka ndryshuar, as sot e kësaj dite, qoftë në raport me romanet e këtij shkrimtari, por edhe si qasje serioze ndaj letërsisë sonë në përgjithësi, duke mos dashur për t’i implikuar ato përpjekje kritike që merren me letërsitë e huaja e të modernitetit, shihet se kanë anashkaluar letërsinë bashkëkohore kombëtare pjesë e së cilës, madje avangardë janë romanet e këtij prozatori, që në thelb mbështet në një realitet social e kulturor të pasur, me një gjuhë të kulluar popullore, me fuqi shprehëse, njohëse e vepruese.

Ta zëmë Malsoren, nuk mund ta kapë si duhet në lexim pos nëse e lexoj botimin e parë të vitit 1965” ka shkruar Sabri Hamiti, element ky që provokon mendjen e lexuesve të zellshëm, po sidomos të atyre që merren me këtë roman për t’u kthyer edhe ata në atë gjenezë për t’i shijuar ato vlera për të cilat shkruan prof. dr. Sabri Hamiti.

Kjo sintagmë na shpie tek hulumtimi se gjuha e prozës së këtij autori e shkruar fillimisht në gegnisht ndoshta ka prodhuar vlera më artistike se sa ajo që është rikthyer në gjuhën e njësuar, ndërsa për mendimin tim, që veprën e Nazmi Rrahmanit e kam shijuar vetëm në gjuhën e njësuar, mendoj se këto vlera kapen edhe në botimet e mëvonshme, por si duket tek profesor Sabri Hamiti, manifestohet vetëm ana ideoemocianele e “dashurisë së parë?!” shprehur në aspektin lirik në kuptimin më figurativ, pa pasur qëllim për ta përballur me ndonjë mendim ndryshe nga vlerësimi i prof. dr. Sabri Hamitit, i cili është interpretim emocional, dhe interpretim profesional, që ka vlerë për t’u kujtuar e për t’u mbajtur mend në ligjërimet dhe interpretimet e mëvonshme letrare.

Romani i Hajries 

Kështu e ka titulluar studimin e tij Sabri Hamiti, një gjetje që ndoshta do t’i kishte shkuar edhe si titull këtij romani, i cili për protagoniste ka Hajrien. Po prof. dr. Sabri Hamiti, në asnjë rast nuk është “nëna e vakive” ai është studiuesi i zellshëm i letërsisë, interpretues artistik, depërtues i thellë, mendje i gjetjeve të rralla, i konstatimeve të sakta, qofshin ato artistike, figurative ose stilistike për “at roman të pashkruem të malsores, i cili nji ditë me siguri ka me u harrue, ashtu si janë harrue edhe mija të tjerë në këto male të Llapit e Gollakut, at roman që e shkruen njerzit me pashpirtësinë e tyne ndaj njeriut. Roman mbi vuajtjet e njeriut ndaj njeriut… Romanin që zen fill diku në Gollak, me nji vajzë të bukur që ende nuk e kishte shijue jetën, që vazhdon për nji grue të pafat dhe përfundon me…” gjë që impulson për vlerësime dhe interpretime më të detajuara, por vepra si e tillë mbetet artistike e cila ka piketuar rolin e gruas në shoqëri, dhe ndoshta personazhi i Hajries, pse është krijuar me aq dashuri mbetet njëri nga personazhet më të dashur të letërsisë sonë, sidomos sa u takon personazheve femra në letërsi, ka potencuar prof. dr. Sabri Hamiti, i cili ka shumë të drejtë, sepse romani Malsorja, më vonë Malësorja, ose siç dëshiron ta pagëzojë ai “romani për Hajrien“, mbetet vepra më e dashur në Letërsinë Bashkëkohore Shqipe në Kosovë.

Më tej, në studimin e tij, prof. dr. Sabri Hamiti, merret me karakterin e personazhit të cilit i bën një interpretim krahasues mjaft indikativ paska theksuar “që kap kohën në mes dy luftave” dhe më tej ka shtjelluar karakterin subjektiv dhe ndërtimin e personazhit të Hajries, e cila me kalimin e kohës i ka ngritur vetes një përmendore morale. Përveç shtjellimit të karaktereve mbi të cilat janë ndërtuar personazhet e romanit Malësorja, prof. dr. Sabri Hamiti nuk ka harruar për ta potencuar se “kultivimi i gjuhës së ambientit në veprën letrare të Nazmi Rrahmanit, kështu edhe në Malsorja, pos që arrin një funksion dhe funksionim të plotë artistik, ai i rri besnik dhe në mënyrë implicite e shpjegon metodën artistike të këtij krijuesi, që jetën ta sjellë sa më të afërme me vetveten në art,” ku bashkë me një “frazeologji popullore” dhe me përshkrimet që ia bën natyrës kompletojnë edhe më tej gjuhën dhe filozofinë e karaktereve brenda romanit.

Shikuar në përgjithësi, studimi i prof. dr. Sabri Hamitit, për romanet e Nazmi Rrahmanit, veçmas pjesa kur flet për romanin Malësorja, kompleton mendimin kritik duke iu dhënë kahe edhe kritikëve të mëpastajmë, veçmas atyre në nivelin e studimeve universitare për të mos dalë nga kjo kornizë që për fat të keq sikur ka stagnuar hulumtimet dhe qasjet e mëtutjeshme. Pra kritika letrare shpeshherë është frenuese, sidomos kur atë e shkruajnë personalitete të shquara siç është prof. dr. Sabri Hamiti, i cili gjithmonë ka gjetje e shprehje të rralla e shkencore që nuk arrihen nga të tjerët, prandaj më parë se të sfidohet mendimi i tij, të tjerët, më kollaj do të heqin dorë nga hulumtimi i mëtutjeshëm, nga pamundësia për të nxjerrë mendime dhe përkufizime të cilat romanin do ta trajtonin në një dritë të re, në një frymë tjetër.

Në vazhdim, prof. dr. Sabri Hamiti, merret me fazat e formimit të karakterit të Hajries deri tek ngritja e saj në personalitet moral me ndikim kompleks, veçanërisht në rrethana psikologjike e sociale të kohës, duke u kthyer në një personazh ku përmes “pavetëdijes personale” ajo ka bërë “kryesisht gjëra të ndërgjegjshme,” dhe “duke qenë e harruar,” e braktisur dhe e injoruar është ndërtuar karakteri i saj i qëndrueshëm dhe mjaftë ndikues për familjen dhe rrethin. Dhe kjo etapë mbyllet me thyerjen e “konvencave me forcën e durimit” për më tej ai e trajton këtë konvencë të karakterit, “para dashurisë për Hajrien, – Neziri” dhe tek “Sabiti, djali i dytë i Hajries, ia fal gjakun vëllait, Aliut, djalit të parë të Hajries. Pra dashuria e mund urrejtjen...” ka shkruar prof. dr. Sabri Hamiti, ndërsa Hajria do të arrijë për të sendërtuar karakterin e saj tashmë jo si e djeshme – e kaluara, por si e tashme që i hap udhë perspektivës, të nesërmes – ardhmërisë, parë në një dritë iluministe që ishte në përhapje e sipër gjatë viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

***

Studimi i mëtejmë i prof. dr. Sabri Hamitit, merret me romanet e tjerë të Nazmi Rrahmanit, ndërsa hulumtimi ynë është kufizuar vetëm për romanin Malësorja, prandaj ne do t’u rikthehemi vetëm atyre sekuencave që kanë të bëjnë me trajtimin e këtij romani, por jo të studimit si tërësi tematike e studimore, duke mos i përjashtuar aspektet kronologjike të shkrimeve për romanet në të cilat na jep një informacion interesant se romani Tymi i votrës së fikun, qenka shkruar para romanit Malësorja, edhe pse ky i fundit është romani i parë i botuar i këtij autori.

Qenësore është qëndrimi i autorit ndaj jetës, ndaj materjes që thuret në tekstin e tij artistik, sepse nga ky qëndrim është e kushtëzuar edhe metoda e krijimit.” Ashtu siç e kam theksuar diku, për romanin Malësorja, edhe në studimin e tij prof. dr. Sabri Hamiti e paska theksuar se “në gjithë veprën (Toka e përgjakur), nuk kemi ndonjë faqe të përshkruhet rituali i ngrënies që do të ishte karakteristikë për një familje që s’e ka sa duhet bukën e gojës.

Po ashtu në këtë studim, prof. dr. Sabri Hamiti, ka shkruar se romanet Rruga e shtëpisë sime dhe Malësorja janë dy romanet më të mira të këtij autori. Edhe pse dy pika të larguara nga njëra tjetra në krijimtarinë e tij.” Ky konstatim neve na motivon, dhe na inkurajon se kemi të drejtë pasi hulumtimi ynë për romanin Malësorja, bëhet për romanin ma të mirë të këtij autori. Në anën tjetër qëllimi ynë ka të bëjë edhe me fillet e romanit modern shqiptar në Kosovë, siç dihet Malësorja, është romani i pestë (si libër,) përkatësisht i gjashti si zhanër i botuar në Kosovë, dhe ka rezultuar jo vetëm romani më i mirë i këtij autori, por romani më i mirë që është botuar në Kosovë, vepër kjo që ka përmbushur një boshllëk kulturor e arsimor, letrar e pedagogjik, prandaj ka gjetur përdorim të gjerë në të gjitha nivelet e arsimit shqip në Kosovë, duke u bërë romani bashkëkohor shqiptar më i dashur, më i lexuar dhe më i komentuar brenda sistemit akademik shkollor.

Sugjerim indikativ 

Të gjithë ata që mund ta kenë lexuar këtë shënim timin, i kisha këshilluar të mos e lexojnë në fillimet e tyre studimin dhe mendimin kritik të prof. dr. Sabri Hamitit?! Ata ose ato, duhet fillimisht ta ndërtojnë temën e studimit letrar, t’i zbërthejnë format dhe teknikat e shkrimit, pra të shtrohet e trajtohet tema në të gjitha planet dhe variantet e studimeve letrare dhe vetëm pastaj le të merret në shqyrtim edhe ky tekst kritik, ky interpretim artistik, pasi leximi i tij në fillimin e studimeve mund të jetë më shumë frenues, nuk iu hap perspektiv, përkundrazi ua mbyll horizontin, ua shkreh imagjinatën, sepse ky studim nuk të lë mundësi për t’u thelluar, për të thënë edhe diçka tjetër?!…

Kështu siç është përkufizuar teksti kritik i prof. dr. Sabri Hamitit, ka përfshirë të gjitha mundësitë e interpretimeve të reja, të gjitha nuancat e një studimi të mirëfilltë letrar. Pra, vetëm pasi të jetë krijuar koncepti i studimit, kjo vepër kritike e studimore është dokumenti më i mirë për t’i krahasuar qasjet dhe dijet e secilit, për ta matur secili vetveten, nëse studimi i tij ose saj ka thënë edhe diçka të pathënë, ose ka shfaqur e shpërfaqur ndonjë mendim të ri?! Gjithmonë, këto përkufizime të prof. dr. Sabri Hamitit, do të jenë referencë profesionale për t’i korrigjuar, orientuar dhe për të simplifikuar mendimin kritik, pa bërë shkarje në qasjen kritike, në studimin letrar, gjë që asnjë studim tjetër, nuk do të dalë i kompletuar, i përsosur nëse nuk merret referencë krahasuese ky studim kaq i kompletuar, i cili është uverturë e mirë për studime letrare të kësaj fushe, po sidomos për ata që do të merren me romanet e Nazmi Rrahmanit.

Vetëdija letrare

Studimi i aspektit teorik dhe relacionet e saj me letërsinë, forma e shkrimit letrar të romanit, qoftë ai përkufizim formal a tematik brenda një letërsie kanë krijuar suksesshëm portretin e shkrimtarit Nazmi Rrahmani, që si “vetëdije letrare“, si përkufizim artistik, si strukturë e shtresëzuar studimore, pra edhe në aspektin social e psikologjik, për më tepër si vepër artistike e realizuar mirë, edhe nga aspekti i karakterit letrar e artistik, padyshim se mban vulën ky studim i prof. dr. Sabri Hamitit.

*Ky shënim është pjesë e studimit, “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin MALËSORJA të Nazmi Rrahmanit”, Prishtinë 2021, faqe 321 – 330.

Përplasjet dhe marrëveshtjet e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me Republikën e Venedikut nga viti 1448

Stema e Kastriotëve

Nga: Prof. Dr. Jahja Drançolli, historian

Nga historia e diplomacisë sonë ndërkombëtare:

Si sot 573 vjet më parë (4 tetor 1448), Gjergj Pelini, diplomat kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte kishte pajtuar Skënderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje ka bërë jehonë në historinë botërore veçanërisht të Napoleonit, i cili kishte vuajtur rëndë pasi luftoi njëkohësisht në dy fronte!

Dihet se nga viti 1445, Skënderbeu përveç luftës me osmanët kishte rënë në konflikt me Republikën e Venedikut për pyetjen se kush do të zotëronte qytetin e Dagnos (sot Vau i Dejës). Përveç qytetit në fjalë, Skënderbeu bëri përpjekje për të kthyer Durrësin dhe Drishtin, qytete të pushtuara kohë më parë nga Venediku. Skënderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës, në vjeshtën e vitit 1447, luftuan kundër Venedikut në rrethet e Durrësit, Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, me sa duket, ai u ndihmua nga Alfonso V, mbreti i Argonit dhe Napolit, i cili ishte armiku i Republikës së Venedikut. Venedikasit, nga ana tjetër, po punonin në mënyrë aktive për të ndarë disa princër arbërorë nga Skënderbeu dhe për të ngritur osmanët kundër tij. Senati Venedikas ishte aq i zemëruar me Skënderbeun, saqë më 4 maj 1448, ai punësoi një person që ishte përgjegjës për vrasjen e Skënderbeut.

Më në fund, më 4 tetor 1448, me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit të madh nga Kosova, u arrit marrëveshja midis Republikës së Venedikut dhe shtetit të Skënderbeut, sipas së cilës ky i fundit u tërhoq nga pretendimet e tij mbi Dagnon dhe Drishtin kundrejt një pensioni vjetor prej 1400 dukatesh (një kopje e dokumentit të marrëveshjes që gjendet në Archivio di Statot di Venezia, ruhet gjithashtu në arkivin e familjes sime). Pas kësaj marrëveshje, Skënderbeu ishte në gjendje të përgatitej seriozisht për një aksion kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë hungareze të udhëhequr nga Janos Huniadi, aksion që do të zhvillohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim, Heroi ynë kishte kërkuar gjithashtu një hua nga Republika e Raguzës.

Burimi: Një nga simbolet heraldike të Kastriotëve që është parë me rastin e marrëveshjeve të mëdha ndërkombëtare!

Marrë nga https://www.facebook.com/photo/?fbid=2802171593415661&set=a.1486228658343301

Mos të votohen më 17 tetor, ata që na larguan nga jeta reale!

0

Nga: Skënder MULLIQI

Pushtetet e kaluara prodhuan varfëri ekstreme, duke vërtëtuar së populli ishte mbetur pa përfaqësuesit e vet!Viti i ri shkollor ka filluar , dhe shumë kush nuk ka mjete më i shkolluar fëmijët , nuk i kan as gjerat më elementare.Të rinjëve tanë këtu mendoj në shumicën , iu ka humbur përspektiva e jetës! Sjellja e pushtetarëve të deritashem dhe puna e tyre e dobët më hajni , na ofruan fotografi apokaliptike , që po të kishin ndërgjegje do të turperoheshin kur dalin para popullit! Demagogët e tillë politikë të cilët po e kërkojnë votën në këto zgjedhje locale duhet dënuar rëndë , që mos të ngritën kurrë më politikisht.Populli është ngopur më rrena për jetën e mirë, më premtimet e tyre që kurrë nuk u realizuan.Këta në mënyrë manipulative luftuan për më shumë pushtet, për fuqi më të madhe politike duke i lënë shumicën duarthatë.

Gjendja e tillë për fat të keq zgjati për 20 vite , dhe kjo është periudhë tepër e gjatë.Kishin një klasë politike e cila , krijojë pasuri dhe lumturi për familje, dhe për militanë të vet partiakë.Na larguan nga jeta reale , na larguan nga jeta e lumtur për të cilën edhe jetohet.Na futën në status kuo politike dhe ekonomike, dhe kjo prodhojë gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale , prodhojë largime masovike nga Kosova! Në mënyrë përfide bënë që të kemi dallime të mëdha sociale , të pa krahasueshme për një shtet demokratik.Estrada e vjetër politike krijuan poashtu fotografi të keqe para botës demokratike . Kurr ata që duhet më qenë , nuk ishin prezent në medie, nuk janë presentë as në jetën shoqërore dhe politike. Nuk janë ata që krijojnë vlera , që Kosovës shumë i duhen… Asnjë sistem nuk funkcionojë si duhet, kemi arsim të dobët , sistem shëndetësor jo në nivel , drejtësi selective e shumë defekte të tjera. Këtu e kam fjalën për gjendjën para ardhjës në pushtet të forcave të reja politike , të cilët i trashëguan këto probleme,dhe zor që këto probleme të gjejnë zbatim edhe për një kohë të gjatë. Politikat arrogante na kanë shkaktuar dëme edhe në planin e jashtëm duke pru në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës! Pak kush i përfilli rregullat e demokracisë dhe të barazisë.Kosovës i munguan njerëzit më përgjegjësi politike , i munguan kuadrot e shkolluara, i mungojë morali politikë …!

Shumë thjeshtë është që njeriu të bëhët vetjak, primitiv, i pamëshirshëm , dhe vetën ta quaj”njëri i moderuar”.Kjo gjendje sigurisht ndikojë që populli ,strukturën e korruptuar politike të PDK dhe LDK si bartëse kryesore të pushtetit, ti dënojë rëndë më votën e lirë dhe plebishtare në zgjedhjet e fundit nacionale . Kështu duhet dënuar për gabime edhe në zgjedhjet locale . Keqbërësve politikë nuk duhet harruar të këqijat e mëdha që na i bënë. Kjo nuk ish dashur të guxon të na ndodhë!

A është e drejtë që njeriu në Kosovë në shekullin 21, të luftojë për ekzistencë? Sigurisht së jo…!