Ministri Sveçla shikoi nga afër fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel për vendosjen e stikersave në targa

Shkrime relevante

Shtëpia botuese Routledge në Oksford njofton botimin e librit të ri të Gëzim Alpion

Saint Teresa of Calcutta’s Fame Capital https://www.routledge.com/Saint-Teresa-of-Calcuttas-Fame-Capital/Alpion/p/book/9781041115182 Ky vëllim përfshin studime të zgjedhura...

Izraeli ia kalon një ambasade në rajon mbulimin e Kosovës, kjo është arsyeja

Izraeli ka vendosur të ndryshojë mënyrën e përfaqësimit diplomatik në Kosovë,...

Shqetësimi global rreth Islamit Politik dhe pasojat e tij për Shqiptarët

Blerim Nika, Zvicër ____ Islami politik përbën një shqetësim serioz në nivel global....

Kosova në dy pamje, kur themelet e shtetit zbehen në Prishtinë, naconalizmi serb ngrit kokën në Bruksel

Nga Frank Shkreli _____ Ka raste kur zhvillimet politike, edhe nëse ndodhin në...

Aromë trëndafilash, poezi nga Arif Ejupi

Nga: Arif Ejupi Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.) Aromë trëndafilash, e ëmbël si...

Shpërndaj

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, vizitoi pikë kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, për të parë nga afër fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë vartëse, përfshirë Policia e Kosovës me kohë kanë bërë përgatitjet e nevojshme, si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore, po ashtu edhe të atyre administrative e logjistike, ku bëjnë pjesë edhe stikersat, në mënyrë që të fillojë me kohë zbatimi i marrëveshjes dhe të iu mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë për të lëvizur me automjetet e tyre pa problem.

Vlen të potencohet se zbatimi i marrëveshjes ka filluar pa asnjë problem në nivel vendi dhe në të gjitha pikat kufitare dhe për këtë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të kujdesen që zbatimi të vazhdojë në këtë formë.

Përveç tjerash ministri Sveçla falënderoi zyrtarët e të gjitha institucioneve, në veçanti zyrtaret e policisë për punën e palodhshme dhe angazhimin e pakursyer në interes të vendit, sigurisë nacionale dhe zbatimit të marrëveshjes. Njëkohësisht ministri gjatë vizitës dhe takimit me udhëheqësit e dy pikave kufitare, përfshirë udhëheqësin e stacionit të ri të zyrtarëve kufitar, u zotua se do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen në krijimin e infrastrukturës dhe kushteve më të mira për punë.

Vizita të ngjashme në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ministri iu bëri edhe disa njësiteve policore, të cilat ishin në patrullime në kryerje të detyrës zyrtare.

Gjatë kësaj vizite u kërkua që Policia e Kosovës të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë, parandalimin e krimit ndërkufitar dhe kontrabandës, si dhe mundësimin e qarkullimit e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, e në veçanti për kufij të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurt.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu