
Panegjiristja e ligësisë, Kimete Berisha!

Nryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, me pasoja për të ardhmen dhe identitetin kombëtar




“Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, Romani, që përmban dramë, frikë, dhe shpresë…
Nga Beqir Sina
Për më shumë flet bashkëautoria e librit “Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, Harrie Cooper
Harrie Cooper : Së pari, ju falënderoj, Zoti Sina për mundësinë që më dhatë të bisedoja me ju rreth romanit, Një grua midis dy burrash. U njoha me Zotin Këlliçi në telefon në vitin 2018 nëpërmjet shkrimtares shqiptare, Sabije Veseli kur qëndroja te ajo dhe familja e saj. Atëherë Shoqata e shkrimtarëve shqiptaroamerikanë organizoi një promovim të volymit tim poetik, Piktura në fjalë. Që nga ajo kohë, unë dhe Zoti Këlliçi vazhdonim të shkëmbenim emaile dhe të bisedonim në telefon. Më tregoi për romanin e tij në dorëshkrim, Një grua midis dy burrash, më dërgoi përmbledhjen e tij, dhe më ftoi të bashkëpunoja me të në këtë roman sepse donte ta botonte në Amerikë dhe i pëlqeu ideja e një bashkëpunimi shqiptaroamerikan. Unë lexova romanin, bëra disa ndryshime të vogla në variantin shqip, dhe e përktheva në anglisht, duke bërë më shumë ndryshime. Pastaj një shoku im më ndihmoi ta futja në faqen e Internetit të vetëbotimit, Lulu.
Çfarë përmban libri “Një Grua midis dy burrash: dramë, frikë apo shpresë për jetë?
Harrie Cooper : Romani Një grua midis dy burrash përmban dramë, frikë, dhe shpresë. Tregon historinë e infermieres, Mary Davenport, e cila fejohet me shkencëtarin Charlie smith. Ndërkohë dashurohet me Kreshnik Gërmenin, birin e një shqiptari, Lonit, të arratisur nga Shqipëria komuniste dhe të emigruar në Amerikë. Për fat të keq, disa grabitës e vrasin Babain e Kreshnikut kur përpiqet ta shpëtojë jetën e një polici. Pas vrasjes së babait, Kreshniku rritet nga shoku i Lonit, James Clemens, i cili është alkoolist dhe luan lojrat fati. Për të paguar një borxh të babait të tij, Kreshniku detyrohet të bëhet trafikues droge por faktikisht ka aftësi si poet dhe i pëlqen muzika klasike. Kur Mary njihet me të, e nxit ta lërë jetën e felliqtë të shitjes së drogës.
Veç faktit që është roman me temë amerikano-shqiptare, a mendoni se ai sjell diçka të re në letërsinë amerikane?
Cilat janë disa nga veçorite e këtij romani?
A gjykoni se romani “Një Grua midis dy burrash me një autor amerikane dhe një autor shqiptar, do të pritet mirë nga lexuesit shqiptarë, amerikanë dhe të huaj?Ju shkruani në mos gabohem në gjashtë gjuhë . Ndjenja juaj kur shkruani Shqip, dhe kur veprat tuaja filluan të shkruhen edhe në gjuhën Shqipe?
Harrie Cooper : Ndihem të çliruar në një farë mënyre kur shkruaj në çfarëdo gjuhë të huaj. Mund të shpreh idetë për të cilat nuk i gjej fjalët për t’i shprehur në anglisht, gjuhën time amtare. Për mua të shkruaj në gjuhë të huaja është si të përdorja ngjyrë të ndryshme për të pikturuar mendimet e mia. Meqë shkruaj në brail, çdo gjuhë ka texturën e saj të veçantë.
Çfarë keni mësuar nga veprat që keni lexuar të autorëve Shqiptarë?
Harrie Cooper : Leximi i veprave të shkrimtarëve shqiptarë më ka ndihmuar ta përmirësoj shqipen dhe ta kuptoj më mirë historinë shqiptare, dhe më ka afruar me Shqipërinë, një vend që do ta doja ta vizitoja një ditë.
Sipas jush, Çfarë është letërsia shqipe dhe çfarë do të donit të ishte?
Harrie Cooper : Do të thoja se letërsia në çdo gjuhë duhet ta pasqyrojë përvojën njerëzore me fjalë hyjnore. Veprat letrare nuk duhen shkruar vetëm për të fituar para por për ta sjellë kulturën njerëzve. Kemi nevojë për më shumë fjalë shëruese dhe kuptimplote.
Ju faleminderit, që gjetët kohë!
Harrie Cooper : Ju faleminderit, Suksese! Ju
Armiq të Shqipërisë, mos mendoni se heshtja jonë është dobësi
Nga Aurel Dasareti
Veprimet e dhunshme janë punë e ushtarëve. Nëse veprimet janë të suksesshme apo jo përcaktohet nga aftësitë në këtë profesion. Në ushtri, duhet të ketë rregull, përndryshe ju nuk mund të mbroni fare vendin nga armiqtë. Dhe, një popull me dinjitet, krenar, nuk nënshtrohet kur rreziku i kërcënohet, por detyrohet të luftojë në mënyrë që fqinji egërsirë të bindet se ju jeni ende në gjendje të mirë. Trualli i kodrave do të na mbulonte nëse i lejonim një pushtuesi (kushdo qoftë ai) të bënte me ne si të donte.
***
Fragmente nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, Tetor 1994
“Kërcitja e vdekur metalike e mitralozëve kumbonte në heshtjen e ftohtë. Shkelja e çizmeve ishte si një e shtënë, një qen që përgjon, ose njerëz që ulërinin. Fëmijët që qanin, të moshuarit që vdiqën ndërsa u shtypën në shkëmbinj, gratë e masakruara në ditën e fundit të vdekjes së diellit. Gjaku mpikset në kapjen brutale të ngricës. Për të mos harruar kurrë gjakun e të vrarëve. Aty ishte lufta…
Tingulli i largët metalik ngrihet në një ulërimë. Qindra granata afrohen në një kreshendo ulëritëse. Ne rrotullohemi dhe shtrihemi sheshtë mbi gjethet e thata të tokës. Në një moment të tillë njeriu i ka zili morrat. Granatat nuk u bëjnë asgjë atyre. Pa pushim, gjëmon nga të gjitha anët… Pranë meje qëndron një djalë i ri, pothuajse mosha ime, i fundit i një kompanie të tërë. Është vendës, nuk e kuptojmë gjuhën e njëri-tjetrit. Ai më shikon i frikësuar, duke buzëqeshur me buzë të zbehta. Edhe pse nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, ai tashmë ka parë një botë tmerri. Granatat lëvizin ngadalë përpara. Ne heqim pushkët automatike nga pjesët e poshtme, zvarritemi së bashku në ato terrene të vështira dhe pozicionohemi në vijën e parë, pranë vëllezërve të fushëbetejës… Ne heshtim, mezi guxojmë të marrim frymë, jemi shumë të emocionuar. Dhjetë metra larg nesh të “përzgjedhurit qiellor” ndalen dhe nxjerrin disa kuti me municion nga një bunker i ulët. Në fakt, ata janë jonjerëzor. “Vëllai i vogël” humbë dylbitë. Me zhurmë, ajo rrokulliset poshtë shpatit. Tingulli i bën kanibalët të shikojnë larg nesh. Ata nuk e kanë idenë se jeta e tyre varet në një fije shumë të hollë. Krejt papritur, të gjitha armët automatike gjuajnë kundër murit të valëzuar të njerëzve në tokën e askujt. Disa hapa, dhe ne hidhemi mbi ta. Ata bien si kokrrat e një kositëse… Forcat e reja të këmbësorisë ngrihen nga balta dhe stuhia vazhdon përpara… E tillë është lufta…” – Citat fund.
***
Në ushtri, njerëzit u japin medalje luftëtarëve që janë të gatshëm të sakrifikojnë veten për hir të të tjerëve. Në politikë, njerëzit që janë të gatshëm të sakrifikojnë të tjerët për përfitimin e tyre, shpërblehen. Të gjithë ushtarakët kanë parë intervista me ushtarë që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar një ushtar të plagosur rëndë në veprime (operacione) luftarake. Ata gjithmonë përgjigjen njësoj kur pyeten pse e bënë atë: “Sepse ai do të bënte të njëjtën gjë për mua”. Bëhet fjalë për një ndjenjë të thellë besimi dhe bashkëpunimi.
***
Duhet edukimi bazë ushtarak – për të gjithë
Kam të drejtë kur them se nuk janë vetëm Forcat e Armatosura që do të mbrojnë Shqipërinë, Kosovën. Njerëzit (populli) duhet të mbrojë Shqipërinë, Kosovën (gjithë trojet). Por çfarë njerëzish? Të rinj dhe të reja të talentuara nga vendet miqësore? Jo, sigurisht që është populli shqiptar ai që para së gjithash do të mbrojë vendin e vet. Shqipërinë natyrale. Nëse marrim ndihmë nga miqtë, kur nevoja është më e madhe, do të jetë një kontribut tepër i rëndësishëm, por ne as nuk mund të kërkojmë dhe as të supozojmë se NATO etj mund të na vijnë në ndihmë fuqishëm – një krizë rrallë vjen vetëm. As nuk mund të presim që njerëzit të mbrojnë vendin në lidhje me luftën ose okupimin – me ose pa armë në dorë – pa asnjë formë të përgatitjes së prekshme.
Vullneti për të mbrojtur është më e rëndësishmja: Edhe unë jam nga ata bashkëkombës të diasporës që kam vënë në dukje një pikë kritike që është gati të humbet në debatin e mbrojtjes. Debati ushtarak profesional që thyen sipërfaqen dhe gjen rrugën drejt kolonave të gazetave është i fokusuar në faktorët fizikë si vendosja e bazës dhe peshimi midis numrit të topave, tankeve, aeroplanëve, helikopterëve dhe nëndetëseve (që mjerisht nuk i kemi sepse lekët shkojnë në rrugën e “panjohur”). Unë i referohem teorisë ushtarake të njohur dhe precedentit të fortë historik, të cilat së bashku tregojnë faktin se megjithëse dimensioni fizik në luftë është i një rëndësie të madhe, është morali ai që vendos fitoren kryesisht – midis ushtarëve, por edhe midis popullsisë dhe qeverisë. Në rastin shqiptar, kjo është veçanërisht e vërtetë, sepse ne jo vetëm që duhet të kemi koncepte që e bëjnë shumë të kushtueshme për sulmuesin (armikun e egër) të dalë kundër nesh, por gjithashtu duhet të jetë e tillë që të mos jetë joshëse të na okupojnë, pushtojnë e poshtërojnë.
Për aq sa ne do të përballemi me kundërshtarët e mëdhenj në mënyrë të barabartë, mund të jetë në këtë pikë: askush nuk duhet të jetë aq i mirë në operacionet hibride mbrojtëse sa ne. Si mund ta bëjmë këtë kur jemi kaq të vegjël? Po, sepse besimi që kemi te njëri -tjetri në këtë vend nuk është vetëm i këndshëm, por me vlerë të madhe ushtarake. Nëse vetëm 200.000-300.000 prej atyre një milion e gjysmë shqiptarëve të moshës së rekrutimit ushtarak (18-45 vjeç) rezistojnë në çfarëdo mënyre, një okupator duhet të jetë jashtëzakonisht i motivuar për të sulmuar dhe qëndruar në Shqipëri. Ky shqetësim mund të jetë i mjaftueshëm për të mbajtur kundërshtarin larg nga përpjekjet.
Unë besoj se një minimum i kompetencës ushtarake është i nevojshëm për një qytetar të rritur në një shtet të vogël demokratik, dhe ia vlen të investosh 5-6 gjashtë javë për këtë. Unë jam i bindur se nëse kjo bëhet si duhet, do të perceptohet si tërheqëse. Jo sepse është argëtuese në vetvete, por sepse është e qëllimshme, e vështirë dhe bashkuese (unifikuese), gjithëkombëtare.
Shqiptarët kanë nevojë për rite kalimi. Ajo që njerëzit kanë nevojë është një sprovë që bind veten dhe shoqërinë se ti je një qytetar i rritur. Një qytetar i rritur është në të gjitha rastet një luftëtar – për shumicën prej nesh në një kuptim figurativ. Ne luftojmë çdo ditë kundër sfidave (thirrjeve) të jetës. Forcat e Armatosura mund të ofrojnë një rit të kalimit që përfitojnë si të rinjtë ashtu edhe shoqëria në përgjithësi. Për të qenë në gjendje të kujdesesh për veten tënde, të sfidohesh mendërisht dhe fizikisht, të krijosh shoqëri me të tjerët dhe të ndihmosh, janë vlera qendrore për qytetarët e rritur.
Arsimi bazë (themelor) i përbashkët do të jetë gjithashtu në gjendje të shërbejë si një arenë për rekrutimin dhe përzgjedhjen për shërbimin e mëtejshëm ushtarak, arsimimin dhe karrierën. Një përzgjedhje e tillë do të jetë gjithashtu e dyanshme: me kalimin e kohës kandidatët e ndjejnë në trupin e tyre se shërbimi ushtarak kërkon shumë prej tyre, por gjithashtu jep shumë në këmbim.
Për ata të pa iniciuar që mund të supozojnë të kundërtën, unë do të argumentoja me kokëfortësi se brenda kulturës në dukje të ashpër dhe tradicionale që ne e lidhim me Forcat e Armatosura, ka hapësirë të bollshme për kultivimin e të menduarit kritik dhe autorizimin e anëtarëve të rinj.
Këtu është një shembull i një rituali që shpesh keqkuptohet nga jashtë: Në Forcat e Armatosura, vartësit nuk përshëndesin eprorët për t’u nënshtruar. Duke përshëndetur ata komunikojnë: “Unë të respektoj për përvojën tënde, kompetencën tënde, atdhedashurinë tënde dhe qëndrimet tuaja”. Eprori e kthen përshëndetjen, jo për t’ju falënderuar, por për të komunikuar se: “Unë gjithashtu respektoj kompetencën tënde, atdhedashurinë tënde, qëndrimet tuaja dhe angazhimin tuaj”.
Forcat e Armatosura do t’u japin rekrutëve civil aftësi, të besojnë në veten e tyre, të besojnë në njëri -tjetrin dhe të rrisin angazhimin për rezistencë, nëse vendi kërcënohet ndonjëherë.
Theksoj se përqendrimi në grupin tonë të vlerave është një faktor kyç në suksesin e qasjes shqiptare. Në këtë kontekst, personeli ushtarak do të mendojë menjëherë për vlerat thelbësore të Forcave të Armatosura- respektin, përgjegjësinë dhe guximin. Sidoqoftë, këto nuk janë vlerat tona të vetme. Forcat e Armatosura janë aq të bazuara në vlera sa mund të rendisni vlera shtesë ushtarake pothuajse pafundësisht. Këto janë disa prej tyre: integriteti, sakrifica, kujdesi, shpirti luftarak, besnikëria (ndaj shoqërisë, organizatës ushtarake dhe njëri-tjetrit), gatishmëria për të mësuar, uniteti, vetë-disiplina, këmbëngulja dhe ambicia. Të gjitha këto vlera përbëjnë kundërpeshën që e mban ushtrinë larg anës hije të militarizmit.
Ushtari (civil) qytetar nuk duhet t’i nënshtrohet Shtetit. Shteti do të stimulojë detyrimin e pavarur të qytetarëve për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Burrat (gratë) që udhëheqin dhe drejtojnë duhet të korrin autoritetin e tyre përmes aftësive profesionale, angazhimit dhe duke qenë modele të mira që ndajnë kushtet e rekrutëve. Shqiptarisë i nevojiten modele të burrave dhe grave që mbrojnë krenarinë kombëtare, njerëzore.
Përfytyrimet e shtrembëruara për Forcat e Armatosura: Pasi shumica e vendeve evropiane të NATO -s çmontuan mbrojtjen e tyre ushtarake pas Luftës së Ftohtë, ajo tani po rinovohet dhe Shqipëria nuk duhet të jetë përjashtim. Mendimi i gabuar se ne mund të zvogëlojmë (dobësojmë) Forcat e Armatosura gjatë periudhave të shkrirjes (qetësisë) dhe të rindërtojmë kur tensionet rriten, është në thelb i rremë. Iluzion.
- Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Policia Speciale e Kosovës kthehet në kazerma pas 13 ditë qëndrimi në Jarinjë e Bërnjak, nga qytetarët priten me lule
Mitorvicë, 3 qershor -Dje janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Raportohet se nga rrugët që çojnë këto dy pika nuk ka më kamiona të protestuesve dhe nga aty është larguar edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës. Tashme, pas 12 dites sitzuatae te tensionuar, pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacionet, njofton nga Mitrovica korrespendoenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Pas 12 ditë operimi ne Veri te Kosovës, pas marrëveshje sse Brukselit te pershëndetur nga SHBA-të, BE dhe Zvicra frocat kosovare jane kthyer ne kazerma dke konsideruar angazhimin e tyre të suksesshem – Mission Accomplie! Shumë qytetarë nga Mitrovica kishin dalur në rrugë për të pritur Njësinë Speciale teksa kthehet nga Veriu. E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët për t’i pritur dhe pershëndetur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.
Forcat kosovare shkuan e u kthyen po asnje incident, përkunde provokimeve te protestuesve serbë. Ata shkuan ne Veri me lule dhe u kthyen me lule në kazerma!
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se ishte e rëndësishme që Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Escobar na vazhjdiom tha se “Qeveria Kurti ka pasur të drejtë në reciprocitet, kjo na ka befasuar!..”
Lidhur me situaten diteve te fundit dhe targat, Berna zyrtare ka reaguar përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke kërkuar nga palet te ulet ne tavolinen e bisedimeve per te zgjedhur problemet.
“Zvicra mirëpret rezultatin e negociatave të lehtësuara nga BE-ja për targat e veturave dhe inkurajon Serbinë dhe Kosovës të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, citon Le Canton27.ch reagimin e Qeverise zvcerane e cila ka pershëndetur marrëveshjen e Brukselit për targat Kosovë-Serbi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas tërheqjes së barrikadave dhe Njësisë Speciale nga veriu, duke pershëndetur misionin e tyre paqesor duke mos ju përgjigjur provikemeve te protestuesve serbë ka thenë se “Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim. Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Beogradi dhe Brukseli. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses…”



Kurti trashëgoi ‘tokën e djegur’, komandantët e cubat ua bllokuan armët dhe paratë Ademit dhe Hamzës
Nga: Hava Orana XhukolliAi thotë se derisa Serbia dhe zyrtarët e saj e kishin të lehtë të dialogonin me Hashim Thaҫin dhe ekipin e tij, me Kurtin ky dialog është më i vështirë.
Zeqiraj është pyetur edhe për pozitën e ambasadorit në Shqipëri që i është ofruar dhe ai ka përmendur edhe pozitat e tjera që i janë ofruar më parë nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe më pas edhe shteti gjerman.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se kjo ka ndikuar në zbehjen e ‘shkëlqimit’ të kësaj partie e që rezultatet mund të shfaqen edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen së shpejti.
“Bota sot”: Si e vlerësoni qeverisjen aktuale të Qeverisë Kurti?
Idriz Zeqiraj: Qeveria Kurti erdhi në pushtet, si domosdo e ndryshimit. Opozitarizmi ishte i dhunshëm, hiç i natyrshëm, në kushtet e një demokracie liberale. Por, koha e dëshmoi se kërkesat e LVV ishin të drejta, madje, justifikuan bindshëm dhunën e përdorur nga ajo. Shkurt, LVV ishte e vetme në mbrojtje të Republikës. Qeveria Kurti trashëgoi “tokën e djegur”. “Komandantët” cuba kishin abuzuar e keqpërdorur pasuritë e brezave shqiptarë, jo vetëm kur ishin në krye të pushtetit, por edhe duke qenë në opozitë. Forca e tyre ishin bandat, të krijuara gjatë luftës dhe shumë aktive edhe pas luftës. Qeverisë Kurti, aktualisht, po i mungon ai “ritmi i rrugës”, i manifestuar në opozitarizmin e saj. Në shumësinë e 400 mijë votuesve, gjithsesi, do të sigurohej një ekip prej një duzinë kuadrosh. Megjithatë, pushteti është përqendruar tek kuadrot, relativisht, rinorë, me vullnetin e mirë për punë, por, pa përvojën e nevojshme drejtuese. “Çinovnikët”, aparatçikët burokratë, jo rrallë, kanë përtokur edhe Rusinë e madhe. “Kuadrot” e marrë nga rruga, me nepotizëm e korrupsion, me diploma të blera, por, të punësuar dhe të koracuar me vendime zyrtare, në rrethanat e një drejtësie të rrënuar e të kapur rrast, nga ish-pushtetarët kriminelë e hajna, kanë pykuar spastrimin e një administrate korruptive e sabotuese të reformave, të ndryshimit. Rrjedhimisht, me gjithë angazhimin përkushtues, Qeveria Kurti duhet të lirohet nga disa ligje të trashëguara, të cilat edhe pa komunizmin, në praktikë, e mbrojnë atë. Për këtë e favorizojnë numrat vendim-marrëse, për ta bërë ndryshimin e mirëfilltë.
“Bota sot”: Si po e menaxhon pandeminë kjo qeveri?
Idriz Zeqiraj: Pandemia, kjo e keqe e përbotshme, e ka vënë në sprovë Qeverinë Kurti 2. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili kishte shkëlqyer në menaxhimin e Drejtorisë përkatëse në komunën e Prishtinës, në Qeverinë Kurti 1, duke ditur hallet, mundësitë e kufizuara të Kosovës, për vaksinim e trajtim kurativ, vuri masa të rrepta profilaktike, parandaluese të përhapjes së pandemisë. Opozita e re, e frustruar nga humbja e pushtetit, e çoi Qeverinë Kurti në Gjykatën Kushtetuese. Dhe, ajo, duke qenë e kapur nga presidenti kontravers e lavir, Thaçi, e ndëshkoi me “shkelje të Kushtetutës”, kinse, “për shkelje të drejtave të qytetarëve”! Kështu, frenoi shumë nga masat mbrojtëse. Madje, edhe dënimet e dhëna, për shkelje të rregullave mbrojtëse pandemike, tashmë, opozita, en bloc, zhurmoi skajshëm, për t`i falur qytetarët e gjobitur, për mospërfillje të udhëzimeve zyrtare. Dhe, pasoi virusi “Delta”, me përhapje rapide, pikërisht, në pikun e verës, me praninë enorme të mërgimtarëve. Të mësuar me falje, profilaksia mbrojtëse, u shpërfill nga qytetarët dhe infeksioni masiv shpërtheu pakontrollueshëm, tashmë, pavarësisht moshave, viktimat u shumëfishuan, në krahasim me infeksionin e parë. Pastaj, herë mungesa e vaksinave, herë hezitimi i qytetarëve për vaksinim, nuk u realizua norma e parashikuar vaksinuese. Por, ajo që nuk justifikohet, është skadenca e pakontrolluar e 134 mijë vaksinave – Astra Zeneca. Lënë për të dyshuar administrimi shpërndarës i vaksinave, nga zyrtarë të papërgjegjshëm, në mos edhe sabotues të qëllimshëm! Gjithsesi, për menaxhimin e tërësishëm, përgjegjësia bie mbi krerët drejtues ministrorë.
“Bota sot”: Së fundi, ka ndodhur një vrasje politike në Pejë, a ka ende rrezik për vrasje politike?
Idriz Zeqiraj: Vërtet, vrasja e dyfishtë në Pejë, ishte domethënëse, sepse bëhej fjalë për dy zyrtarë, madje, njëri kandidat për kryetar të komunës së Pejës, tjetri ish-kandidat për komunën e Deçanit. Këta i përkisnin partisë-bandë të krimit, PDK-së, por, të dy klaneve mafioze brenda saj: i pari, klanit të Hashimit, i përfaqësuar nga Xhavit Haliti, tjetri i Veselit. Punë, paksa e ngatërruar me SHIK dhe pazare të dyshimta. Edhe pse bandat duken se janë pasivizuar, në një masë, megjithatë, PAN-i është përkujdesur ta ruajë këtë infrastrukturë, si emergjencë të krimeve. Dhe, me urdhër, mund të aktivizohen në çdo kohë, sepse krimi i pandëshkuar mund të përsëritet.
“Bota sot”: Është përmendur se jeni emëruar Ambasador në Shqipëri, cila është e vërteta në këtë?
Idriz Zeqiraj: Pas një veprimtarie kombëtare, tej gjysmë-shekullore, është menduar, më në fund, të shpërblehem me postin e ambasadorit. Megjithatë, ne, brezi i ilegales të viteve `60-a, konsiderohet si – brezi i idealeve -, që ka aspiruar vetëm lirinë dhe kurrë postet. Si shtetas shqiptar, më 1992, Partia Demokratike Shqiptare më ofroi kandidimin për deputet dhe fitorja ishte, pothuajse, e garantuar. Katër kandidatura kosovarësh, të gjithë fituan. Atmosfera ishte e tillë. Nuk e pranova. Më 1993 më ofruan postin e Konsullit në Gjermani. Nuk e pranova, sepse në ato vite kishin punë më të vlefshme për Kosovën. Pala gjermane më punësoi përgjegjës në Bibliotekën e Qytetit. Një nëpunësi e preferuar. Por, fund-javët ishin ditë pune. Ndërkohë që ne kishim shumë punë për mbijetesën e Kosovës, begatimin e Fondeve. Braktisja e punës, rezultoi që sot të kem një pension modest, prej 260 euro mujore. Në vitin 2003, personalisht, Presidenti Rugova, më ofroi postin e zëvendës-ministrit të Arsimit. Duke e falënderuar për përkujtesën fisnike, e falënderova, duke shtuar se nuk kam ambicie për çfarëdo pozite qoftë. I gëzohem lirisë së Kosovës. Dhe, kjo është hyjnore. Mbetem në profesionin e gazetarit, për të këshilluar gratis. Dhe, gjithherë, i drejtpërdrejt e faktueshëm, pa u merakosur për opinionin e atyre, të cilët reagojnë me porosi të shefave të tyre. Ajo që bëri përshtypje ishte aprovimi masiv nga opinioni, për kandidaturën time diplomatike dhe kundërshtia e thekshme e gazetarëve dhe analistëve PAN-istë në Prishtinë dhe e social-komunistëve në Tiranë. Ishte një sinkronizim zërash dy palëshe. Gërmuan e rëmuan publicistikën time të begatë, duke e komentuar atë, sipas interesave të tyre në Kosovë dhe Shqipëri: “Idriz Zeqiraj, në shkrimet e tij tendencioze, ka atakuar e sulmuar komandantët kryesorë të UÇK-së, që është sulm edhe ndaj vet UÇK-së”; “ndarjen e Hamzës nga Ademi e konsideron të qëllimshme e politike, gjë që është e turpshme dhe kriminale”; “emërtimi i Aeroportit me emrin “Ademi Jashari”, është i panatyrshëm, ngaqë nuk ka pasur qasje në atë”. Dhe, vazhdojnë: “Ka sulmuar, në vijimësi, kryeministrin Edvin Rama, me shokë. Kush kritikon e shanë Ramën, ka sharë Shqipërinë”; ” zoti Zeqiraj ka akuzuar partinë CSU në Republikën e Bavarisë gjermane, për miqësi me Serbinë, e cila është e vetmja Republikë gjermane, që kushtëzon heqjen e shtetësisë serbe, për ta marrë shtetësinë vendore”. Realisht, më shumë se sa për mua, hallin e kanë ke ministrja Gërvalla dhe këtë nuk e fshehin dot, kur thonë se “po emëron ambasadorë bashkëmendimtarët e saj, si kamikazë në shtetet tjera”! Veprimtarja më e shquar shqiptare, në mbrojtje të luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës dhe të UÇK-së, Donikë Gërvalla, ishte ajo që pykoi, në debatet televizive prestigjioze të Evropës, kryeministrat dhe gjeneralët e Millosheviçit, i njeh, “si parën e kuqe” komandantët, në përgjithësi, dhe ata të “Rognerit”, në veçanti. Është e vetma zyrtare e lartë, e cila me kohë “ka vënë pikën mbi -i-” dhe profecia ka rezultuar e saktë, faktike. E vërteta i tmerron ata që e kanë “mizën pas veshit” dhe mbrojtësit e tyre, pjesë e krimit. Disa nga “komandantët” horrakë, kanë abuzuar me Jasharët. Ademin dhe Hamzën i quanin cuba, bashibuzukë. Atyre ua bllokuan armët dhe paratë, të dërguara nga Mërgata. Padyshim, është e qëllimshme dhe thellësisht politike ndarja e Hamzës nga Ademi. Ata ishin vëllezër lindak, shokë armësh, madje, në të gjitha aksionet guerile. Asnjë “pushkë nuk ka shkrepur” Ademi më shumë se sa Hamza. Atëherë pse të ndahen në emërtesa institucionesh, rrugësh, sheshe, shtatore, libra, këngë?! Familja e nderuar Jashari i njeh “komandantët” hileqarë rogneristë, raportet LDK-LPK. Andaj, fajet, tashmë, të bëra qëllimshëm, duhet t`i sheshojë dhe t`i ndreqë, për aq sa është e mundur. Emërtesat komandant, kryekomandant, nuk i bëjnë asnjë nder Adem Jasharit. Sepse ai ishte kryeçetanik në Drenicë. Dhe, kjo është e mjaftueshme, në kushtet e një pushtimi të egër, të një shteti fort të organizuar policor. Kjo emërtesë është lëndore, adekuate, tejet domethënëse dhe tejkalon titujt tjerë, në luftën e hapur, legale. Hamza dhe Ademi janë vrarë para krijimit të Batalioneve dhe Brigadave. Rrjedhimisht, nuk mund të kishte komandantë, por, vetëm kryeqetanikë, të çetave, tashmë, të krijuara dhe aktive.
“Bota sot”: Sipas juve, si mund të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale?
Idriz Zeqiraj: Mbizotëron opinioni se shkëlqimi i LVV, është zbehur, krahasuar me zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit të këtij moti. Arsyeja është premtimi i madh dhe pritshmëria e madhe nga Vetëvendosje. Mërgata, bastion i LVV dikur, kësaj radhe regjistrimet e votimit me postë, kanë pësuar rënie shumëfishore. Diçka ka ndodhur. Një ogur i keq për partinë rinore. Pritej që Qeveria Kurti të jetë eksplicite, e shpejtë, duke pezulluar ngutjen e përmbylljen e disa makro gjykimeve të dyshimta, që ishin grupore penalizuese, me zyrtarë të PAN-it. Por, heshti edhe përgjatë qeverisjes së parë, Kurti 1, edhe tanimë, në qeverisjen Kurti 2. Për shembull, afera “Pronto”, me incizime të gatshme; falsifikimin e “Dëshmive të Veteranëve”, nga 12.700 të vërtetë, në pritje për ta kapur shifrën 60 mijë veteranë, me shumësi abolute të rrejshëm. Arrestohen bujshëm zyrtarë lokalë e qendrorë dhe lirohen në hetim të lirë! Zhgënjyese e dështuese. Subjektet tjera politike, presin kthimin e elektoratit të humbur, në zgjedhjet paraprake. LDK-e bëri hapa para drejt ndryshimit. Si duket ka vendosur të lirohet nga shantazhi i PDK-së, me dosjet e SHIK-ut të saj. Megjithatë, ka rezistencë të brendshme, sepse klani Mustafa, i anashkaluar, nuk pranon dorëzimin. Kjo u pa nga treshja e deputetëve, që refuzoi zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani. Një marrëveshje e heshtur -Lista GUXO-LDK-, për të mos organizuar partinë e re, funksionoi në heshtje. Vjosa dhe Donika duket se kanë burrërinë e bollshme, edhe pa mustaqe. Edhe PDK-ja po mundohet të shkëputet nga “komandantët”, fort të deskridituar me krime e hajni zyrtare. Partitë familjare, AAK dhe Nisma, janë zgjyrosur fort, me aferat e shpronësimeve dhe të falsifikimit të “Dëshmive të Veteranëve”. Ndërkohë që subjektet politike të opozitës, pretendojnë ruajtjen e komunave, të cilat kanë qeverisur, LVV lufton për të marrë disa nga komunat e mëdha dhe të mesme. Sidoqoftë, priten ndryshime, qoftë edhe kozmetike, sepse zgjedhjet lokale, në një masë, ndryshojnë nga ato qendrore.
“Bota sot”: U përmend mundësia e shtyrjes të zgjedhjeve dhe pati propozim për shkurtim të fushatës. Sipas jush cili do të ishte opsioni më i duhur?
Idriz Zeqiraj: Si duket LVV nuk ishte e gatshme për zgjedhje, në pritje të përmirësimit të imazhit të dëmtuar, nga trajtimi i lënduar i pandemisë. Por, opozita e bashkuar, do ta shfrytëzojë, pikërisht, këtë përfolje për menaxhim të ngadalshëm, të vonuar. Takimi i presidentes Vjosë Osmani, i bërë me përfaqësues të partive politike, përjashtoi mundësinë e shtyrjes të zgjedhjeve. Presidentja nuk besoj ta shfrytëzojë ndonjërën nga klauzolat, që ia mundëson vendim-marrjen personale. Ajo po shkëlqen në kryerjen e detyrës fisnike, në krye të shtetit, duke demantuar bindshëm panexhirikun e Hashimit, Enver Hoxhajn, se “Vjosa nuk është e denjë për presidente!” Rrenë doli. Në organizimin e zgjedhjeve, Kosova, pavarësisht nga subjektet politike në pushtet, ka krijuar rregull, traditë të mirë të procesit zgjedhor. Kryesisht, djem e vajza, të kursuar për procesin zgjedhor, kanë përkushtimin e duhur, për kryerjen e detyrës së ngarkuar. Që nga hyrja në objektin votues, deri në votim dhe largim, nuk ka asnjë grumbullim apo rrëmujë. Edhe familjarët votojnë, duke respektuar distancën, largësinë e duhur. Përdorimi i maskës, shmangia e dhënies së dorës, është siguri, relativisht, e mjaftueshme. Pas virusit “Delta”, në prag virusi “MU”. Pra, nuk ka siguri, nëse do të këtë përmirësim apo përkeqësim pandemik. Ndërkohë, opozita humbëse e madhe meritore, për batakçillëqet e saj, kërkon revansh. Lë ta provojë. Propozimi i shkurtimit të fushatës është i mirëpritur. Vërtet, partitë e PAN-it, për ndryshim nga LDK-ja dhe LVV, e kanë filluar fushatën menjëherë pas humbjes, pra, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit! Mendoj se opsioni më i duhur, do të ishte – asnjë ditë fushatë-. Shqiptarët janë të padisiplinuar dhe kurrë nuk zbatojnë udhëzimet zyrtare, për numrin e lejueshëm të njerëzve në grumbullim. Aq më pak, kur masa ndëshkuese ka degraduar, deri në degjenerim, nga kërkesat e opozitës për faljen e dënimeve. Rrjedhimisht, mjetet digjitale masive, janë të bollshme e mjaftuese, për të shpalosur programet zhvillimore të partive politike.
“Bota sot”: Sa punon diplomacia e Kosovës, për arritjen e njohjeve të reja?
Idriz Zeqiraj: Ministria e Punëve të Jashtme, edhe pse duhej të ishte më së paku e politizuar, në fakt, ajo ishte politizuar skajshëm. Kulmi arriti kur vota shitej me postin e diplomatit. Në këtë gjendje e gjeti Ministrinë e Jashtme Donikë Gërvalla. Ishin shkelur të gjitha normat morale e ligjore, në përzgjedhjen e diplomatëve. Kuota partiake përkatëse ishte rritur nga 50%, në 70%. Dështonte të bëhej deputet, shpërblehej me postin e diplomatit! PDK dhe AAK dominonin me punësim në diplomaci. Nisma për të vënë rregull dhe ligj, nga ministrja Gërvalla, hasi në kundërshti të hapur. Pati ndonjë ambasador që sfidoi shkarkimin: “Nuk e lëshoj zyrën time”! Ministrja Gërvalla, në dy takimet e para ndërkombëtare virtuale, shkëlqeu, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në sinqeritet, si nxënëse e Shkollës gjermane. “Po luftojmë krimin dhe korrupsioni në vendin tonë”, – deklaroi ministrja Gërvalla. Opozita-koti PAN-iste, shpërtheu në akuza: “Pse i tregon botës se ne jemi kriminelë e hajna?!” Sikur bota nuk e ditka këtë, e cila bashkëjeton prej 20 vitësh me ne, në Kosovë! Po kaq e sinqertë dhe dinjitoze ishte ministrja Donikë Gërvalla, kur para ministrave homologë të Evropës, deklaroi se nuk është fajtore Evropa, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, por, ne që nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë, nuk i kemi plotësuar kushtet e parashtruara nga BE-ja, siç janë ato bazike: luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin galopant. PAN-istët, të mësuar me krime e hajni zyrtare, me gënjeshtra e dallavere, shpërthyen me akuza ndaj ministres Gërvalla, deri në kërkim të shkarkimit të saj! E vërteta është se ajo kishte kritikuar disa komandantë, të cilët hiqen si themelues e drejtues të UÇK-së, por, realisht, nuk janë as themelues dhe as drejtues të saj. Përkundrazi, ata akuzohen për krime politike e hajni zyrtare, për sabotim të luftës. Rrjedhimisht, me gjithë angazhimin enorme të ministres së Jashtme Gërvalla, kryeministrit Kurti, të presidentes Osmani, procesi i njohjeve të reja ka stagnuar. Serbia, e mbështetur fort nga simotra e saj Rusia, vazhdojnë të lobojnë kundër Kosovës dhe njohjeve të reja për atë. Arrestimet e zyrtarëve më të lartë të Kosovës, nën akuzën e rëndë të krimeve të luftës, ka përtokur imazhin e Kosovës. Megjithatë, së fundit, janë dhënë disa shenja pozitive, se mund të pritën njohje nga disa vende të Evropës, të cilat, deri tani, kanë hezituar ta bëjnë këtë, për arsye që, tashmë, dihen.
“Bota sot”: Si e vlerësoni qëndrimin e kryeministrit Kurti karshi Serbisë në dialog?
Idriz Zeqiraj: Dialogu me Serbinë, i filluar tej 10 vitësh më parë, kishte degraduar, me epërsinë absolute serbe. Të paktën, katër zyrtarët e parë të Serbisë, Vuçiq, Bërnabiç, Daçiq, Vulin, e kanë pranuar se e ndjejnë mungesën e Hashim Thaçit dhe të ekipit të tij. “Me Kurtin nuk po arrijmë të merremi vesh, ndërsa me Thaçin ishte i lehtë dialogu”,- tha kryeministrja Bërnabiç. Albin Kurti ka një qasje tjetër në dialogun me Serbinë. Ai kërkon për të qenë të barabartë, si dy shtete të pavarura. Përndryshe, nuk mund të këtë as dialog të mirëfilltë. Në takimet e bëra, Kurti ka qenë i përgatitur, me kërkesat e qarta, të renditura në pika, në numra. Dhe, në përgjithësi, kërkesat e Albinit, janë pëlqyer edhe nga zyrtarët evropianë, të ngarkuar për dialogun dhe më gjerë. Akuzat e opozitës se gjoja Albin Kurti, në takimin e parë, “nuk kërkoi njohjen nga Serbia”, nuk qëndrojnë. Madje, këtë akuzë ia bëri edhe shefja e dialogut Edita Tahiri, e cila ka mashtruar e gënjyer shqiptarët, së bashku me Hashim dallaveren, për 10 vjetë radhazi, se, kinse, po bëjnë “vetëm dialog teknik dhe kurrë politik”! Ndërkohë, dihet botërisht se takimi ka filluar me pyetjen e përsëritur të kryeministrit Kurti: “Kur do ta njohësh Kosovën?” Përgjigja e Vuçiqit ka qenë: “Kurrë”, e përsëritur, gjithashtu. Çuditërisht, shpifjen e eksponentes së PDK-së, Editë Tahiri, e kanë përsëritur opozita, madje, në grup. Ndërkohë, ekipi i Qeverisë Kurti ka qenë korrekt e transparent, në ato pak takime të bëra. Serbët nuk e fshehin se “nuk jemi të barabartë”! Dhe kryeministrja Bërnabiç, në bisedë me Kurtin, në një takim ballkanik, e shprehu këtë epërsi dhe, natyrshëm, mori përgjigjen e prerë nga kryeministri Kurti se “ka perënduar koha e patronazhit të Serbisë mbi Kosovën. Tani e prapa mund të takohemi dhe të dialogojmë vetëm si shtete të barabarta”. Reciprociteti është bazë e dialogimit dhe të veprimit.
“Bota sot”: As këtë muaj nuk do të ketë takim në mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, deri sa është thënë se nuk ka përparim. Si e vlerësoni këtë dhe sa ndikon kjo që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje finale?
Idriz Zeqiraj: Dialogu 10 vjeçarë, Kosovë-Serbi, ka qenë blerje kohe nga Serbia. Është fakt që janë arritur disa marrëveshje, por, pala serbe ka zbatuar vetëm ato që kanë qenë në favor të saj. Kurse shumë marrëveshje kanë mbetur vetëm në letër. Prandaj, Albin Kurti ngulmon në rishikimin e marrëveshjeve paraprake, për të vazhduar me marrëveshjet e reja. Dhe, kjo është e drejtë dhe korrekte, pasi dialogu është bërë me njeriun e shantazhuar, me dosje nga Serbia. Duket se Serbia dëshiron të vazhdojë një dialog, pa vendime serioze. Thjeshtë, për të fituar kohë, ashtu siç ka bërë përgjatë dekadës së shkuar. Andaj, edhe dialogu nuk ka pasur përparim. Por, Qeveria Kurti, për ndryshim nga Thaçi, me shokë, është i pashantazhueshëm dhe nuk pranon të mbahet peng nga pala serbe, siç kanë bërë me dialoguesit paraprakë. Albin Kurti synon, gjithsesi, një marrëveshje finale, me njohjen reciproke. Dhe, kjo marrëveshje do ta zgjidhte “nyjën gordiane”, që ka pykuar marrëdhëniet fqinjësore, në mes të dy shteteve, me barabarësi të plotë, në të gjitha fushat. Reciprociteti me Serbinë, i paralajmëruar nga Kurti, është një praktikë ndërkombëtare, ku shtetet ndjehen të barabarta, në të gjitha marrëdhëniet në mes tyre. Në takimin e fundit, Kurti-Laiçak, ia bëri të qartë zyrtarit evropian se “Kosova është palë e barabartë me Serbinë e kurrësesi temë”. Kjo devizë pritet ta përshkojë të gjithë dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë, përmbylla e dialogut me një marrëveshje finale, në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk pritet të jetë e afërt. Në vitet `90-a, kur Dr. Rugova krijoi institucionet paralele, përfshi edhe Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK) dhe Shërbimin Informativ të Kosovës, dërgoi djemtë e Kosovës, për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Tre syrësh: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, do të organizonin celulat e rezistencës, përkatësisht, në Dukagjin, Drenicë e Llap. Për rrjedhojë, pushtuesi serbo-sllav, do të arrestonte dhe dënonte ushtarakët dhe kuadrot tjerë. Ndërkohë, Dr. Rugovës i vjen një porosi e prerë, nga SHBA dhe shtetet e Quintit: “Luftën me Serbinë nuk duhet ta fillojë Kosova. Atë lë ta bëjë Serbia. Përndryshe, rrugë e mbarë pa ne”! Për çudë, disa matrapazë e halabakë të PAN-it, edhe sot e akuzojnë Rugovën se nuk e donte luftën! Në këtë rrjedhë të ngjarjeve politike, një porosi e madhe vlen edhe për Qeverinë Kurti, me shokë: Kurrë mos i thoni jo dialogut me Serbinë. Kosova nuk guxon të fajësohet për bllokimin e dialogut, pavarësisht provokimeve, në vijimësi, të saj, sepse këtë e dëshiron Serbia. Miqtë tanë ndërkombëtarë, presin konstruktivitet nga udhëheqja e Kosovës dhe assesi bojkot të dialogut. Qeveria Kurti dhe krerët shtetërorë e kuvendorë, janë të dëlirë dhe të lirë, qoftë nga shantazhi i Serbisë apo i SHIK-ut. Mençurinë dhe guximin e kanë të bollshëm. Ata do të dinë ta mbrojnë tërësinë territoriale të Kosovës tonë. Fillimi është i mbarë. Lë të urojmë për më të mirën!
Mos ti përserisim gabimet nga historia!
Nga Skënder MULLIQI
Kan kaluar më shumë së 20 vite nga lufta.Shtrohet pyetja logjike , a ekziston mundësia që luftërat të mbësin mbrapa? Përgjigjen në këtë pyetje mund të parashikojmë .Kjo mund të bëhët kur Serbia e cila shkaktojë luftën të bëhët e sinqertë, e të pranojë së shkaktojë gjenocid mbi shqiptarët. Kjo nga ana e Serbisë nuk po ndodhë, sepse drejtuesit e shtetit serb, nuk janë liruar nga ultranacionalizmi, nuk janë liruar nga apetitet për ripushtimin e tokave shqiptare. Serbisë nuk po i dukët problem së regjimi i Millosheviqit ka vrarë aq shumë njerëz të pafajshem.
Edhe presidenti actual në pushtet, Aleksander Vuçiqi , është duke e legjitimuar politikën ekspansioniste të tij. Më kërcënime të vazhdueshme që po i bënë ndaj Kosovës më luftë, po kthehet në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar.Serbët nuk po shkëputën nga mitët e rreme të tyre .Regjimet në Serbi bashkë më Kishën Ortodokse Serbe , dhe Akedeminë , po e mbajnë peng popullin serbë. Lufta ka lënë shumë trauma, ka lënë shumë probleme që jetën ende po e bëjmë jo të mirë. Shoqëritë e reja duhet të krijojnë përspektiva për popujtë e tyre , por më kusht që të shkëputën nga mitologjia. Kjo vlenë për popullin serb, i cili po lejon në krye të shtetit ti këtë ende forcat e ultranacionalistit, Vojsllav Sheshel.
I shkrova këto radhë , për faktin , se shteti i pa reformuar i Serbisë , sërish po bëhët factor destabiliteti në rajon. Po na kërcënon më luftë , të cilën njëherë e humbi në vitin 1999. Po na kërcënon edhe për faktin së fakori politikë shqiptarë nuk është unik sa duhet .Nuk po është unik në Kosovë dhe as në Shqipëri, e këtë dobësi të madhe tonën , po e shfrytëzon shovinisti , Vuçiq, për ta faktorizuar Serbinë në rajon. Po të ishim unik sa duhet , sigurisht së Vuçiqi do të hezitonte të luante më zjarr, në veri të Kosovës, më rastin e vuarjës të reciprocitetit për targat serbe, nga ana e Kosovës. Pa përgjegjësitë politike kur bëhët fjalë për Serbinë , duhet lënë mbrapa, së mund të në kushtojnë keq. Ende duket së elementet ideologjike po vihen para interesave nacionale , dhe kjo nuk fletë hiq mirë.
Kjo është ide fataliste për komb! Mjaftë gjatë më gabimet tona kemi dërguar ujë në mullirin e serbosllavëve pushtues .Nuk guxojmë të lejojmë të na përseriten gabimet nga historia.Kjo sigurisht së nuk do të kishte asnjë kuptim…!
Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike
KOMUNIKATË PËR MEDIA E POLICISË SË KOSOVËS
Referuar zhvillimeve dhe marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, sot më 02 tetor 2021 në ditën e trembëdhjetë (13), pengesat/barrikadat e krijuara në të gjitha lokacionet kanë filluar të largohen nga vet personat të cilët i kanë vendosur ato dhe rrugët në drejtim të pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim.
Pas lirimit të rrugëve për qarkullim dhe largimit të pengesave, e personave të cilët në shenjë proteste kanë qëndruar në ato lokacione, njësitet speciale operative të Policisë së Kosovës kanë filluar lëvizjen e tyre nga pikat e vendosura drejt stacioneve policore.
Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore.
Bazuar në marrëveshjen në fjalë njësitet e KFOR-it sipas mandatit të tyre, që në orët e mëngjesit janë angazhuar dhe vendosur në disa lokacione në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Vlen të potencohet se sot në orët e pasdites, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, vizituan stafin menaxhues dhe zyrtarët policorë në kampin Belvedere, të cilët ishin në detyrë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Vizita e realizuar ishte e karakterit mbështetës, falënderues dhe përkrahës ndaj të gjithë zyrtarëve policorë, të cilët me angazhimin e tyre dhe sjelljen profesionale, treguan dhe njëherit dëshmuan se Policia e Kosovës është një polici demokratike e ndërtuar sipas standardeve evropiane, në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj.
Ministri z. Sveçla dhe drejtori z. Mehmeti, duke çmuar lartë punën e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, në zbatim të ligjit dhe vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, kërkuan nga të njëjtit që të vazhdojnë punën dhe detyrat e tyre policore në shërbim të vendit dhe qytetarëve në mënyrë profesionale, ashtu siç është dëshmuar gjatë këtyre trembëdhjetë (13) ditëve, duke mos rënë pre e asnjë provokimi të kryer në forma të ndryshme nga ana e protestuesve.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, e në veçanti për kufij të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurt.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së
Xhelal Sveçla: Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Boegradi dhe Brukseli






Sulo Çobani e mësuesja e re

Sinan Kastrati, Suedi
Tregim
“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk” – Faik Konica.
“Qeni i keq ta bjen ukin në tarishtë”
Lexoja tema ”të ditës”, të aktualitetit politik tash kur Kosova është në ”luftë”, me Serbinë, edhe pas 21 vjetëve.
Kush nuk është lodhur nga politikanët e këqinj që ka Kosova që nga viti 1999?
“Qeni i keq ta bjen ukin në tarishtë”
Ato fjalë e ata “liderë” nuk i gjen as në fiset afrikane e talebanët afganë.
Ato që i kisha ruajt, gjithsesi, titujt e temat që (s`) gjeta dhe më “pëlqyen” janë:
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është i pajtimit që bisedimet me Serbinë të udhëhiqen nga Presidenti Hashim Thaçi.
(Haradinaj nuk e ka problem që Thaçi t’i udhëheq bisedimet”, KOSOVALipjaniNews.Com 04/07/2018)
”Kush do ta marrë udhëheqjen e dialogut në Prishtinë”? (28 qershor, 2019 Arton Konushevci)
“Presidenti i Kosovës vendos kurorë me lule në memorialin e serbëve”
Antigona Saipi, Pristina BIRNJuly 21, 2016
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nderoi memorialin e 14 serbëve të vrarë pas luftës në fshatin Grackë 17 vjet më parë, por familjet e viktimave e kritikuan gjestin e tij.
Gazeta Blic: “E ardhmja e paqartë e dialogut Kosovë-Serbi”
“Presidenti Hashim Thaçi kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë në nivel presidentësh. Por të nominuarit për kryeministra – Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Avdullah Hoti – kanë mendim tjetër: …”
“Korrigjimi i kufijve, çfarë pjese e Kosovës i kalon Serbisë? Ja si përgjigjet Thaçi në Open”, 0 maj 2019
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të martën se vetëm marrëveshja paqësore për ndryshim të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, i siguron Kosovës njohjen formale nga Serbia, bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në territorin e Kosovës si dhe i hap rrugë të sigurt Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij kjo marrëveshje nënkupton edhe njohje të reja.
“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk” – Faik Konica.
”Ismail Syla: Ja çfarë thanë personalitetet për Hashim Thaçin”
“Ramush Haradinaj në Kryeministri i nervozuar: I thashë tregoni hajnit tuaj që kur i fton njerëzit duhet me i pritë”, Gazeta Express, 28/09/2021
”Haradinaj për situatën në veri: Mua s’do të mundnin me ma blloku rrugën”, Gazeta Express, 28/09/2021
”Angazhimi i KFOR-it, kërcënimi i Vuçiqit, qeveria inekzistente”, 28 shtator 2021, Hisen Berisha
“Aktualisht qeveria Kurti ka mbetur në qiell të hapur dhe nga një kryeministër kryeneç dhe i krekosur si gjeldeti, po pret se kush do ta marr në mbrojtje”.
Rashit Qalaj: ”Rrugët në veri të hapën edhe me forcë nëse është nevoja”, 29 shtator 2021
”Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se rrugët e bllokuara në veri të vendit duhet të hapën edhe me forcë nëse është nevoja”.
”Hashim Thaçi e Isa Mustafa ia lanë asociacionin si ‘kopil’ para dere kryeministrit Albin Kurti”
”Isa Mustafa, Kryeministër, Hashim Thaçi President, Kadri Veseli, Kryeparlamentar; këta tri sejmenet e Kosovës…. ”, RAGIP GURAZIU, 19 GUSHT 2015
Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe: obligim apo mundësi e mirë?
(ECMI, 17/12/2015)
Milazim Krasniqi: ”Kushdo që e ka këshilluar Albin Kurtin ta bëjë këtë, ose është tallë me të, ose ka dashtë Iuftë”
Milazim Krasniqi: ”Unë në çdo variant e mbroj Albin Kurtin”.
Dhe pas lodhjes me politikanët, iu këtheva jetës duke lexua letrat e bisedat të Sylës (Sulo e quanin në Shqipëri):
Unë e hapa për vete, më duhej edhe mua …natën Sulo!
-Sulo, unë të besoj ty aq sa më beson ti mua. Dhe e di që më falenderon sinqerisht, sepse unë sapo e hapa dhe ti shkruajte, pra pak a shumë ti po prisje.
-Po
-Por unë e di që ti je gjallë e je mirë dhe e di se sa rëndësi kam kështu që jemi të sqaruar. Gjërat nuk janë asnjëherë aq të thjeshta por unë e përmblodha.
-Nesër flasim, nëse je e lirë.
-Unë nuk jam asnjëherë e lirë perveçse mbas orës 10 të darkës kur jam vetëm në dhomën e gjumit.
-Më mori malli prandaj po shikoj ende fotografinë tënde.
-Po fle se u bë vonë.
-E kuptoj mallin.
-Eh sa ëndërrat i kam parë me ty e për ty për kohën e gjatë që ishim bashkë moj …
-Po normale është, edhe unë kam parë plot … Po ëndërra mbeten dhe herë herë të lodhin prandaj fli e mos shiko shumë!
Jemi pleq
-Po, po plakem më shumë kujtime, kujtime të paharrueshme prandaj nuk po mund të pajtohemi me vetvehten e ti nuk po me hiqesh nga mendja, ty nuk po mund te harroj. Shikoje foton, sa e bukur dukesh ”syri keq mos te paft” (turjak.) !
-U zgjove?
-Fli, fli se edhe unë po fle.
-Unë nuk po fle, po ti fli. Ti e ke gjumin mik mik, unë jo. Kam veten time, mike.
Sulo, ti je mësuar pa mua por do të të rrjedh pak gjaku me vrull. Do të ndjesh që je gjallë.
Që mund të duash e të të duan prandaj kujtohësh për mua dhe unë për ty… Fli!
-”Gjallë”, kjo ma kujton një tregim me nje titull afërsisht të ngjashëm, apo jo ? Naten e mire!
-Fjete shpejt e mua nuk më mori gjumi. Nuk e di për çfare tregimi?
-E kam një për dashuriqkat dhe zënkat tona
-Nuk e di, e ke botuar
-Po
-Ato te Sylës?
-E ke lexua?
-Atherë në fillim te “Bota …” Kjo nuk e di.
-Jo, tash së fundit para një jave, 10 ditëve.
-Jo, nuk e kam lexues, ku e ke botua?
-Ne ….
-Çfarë date ?
Si e ka titullin?
-Tash ta dergoj
-Po, ma dergo!
-Dhe përshëndetemi e nesër, të shkruaj ose të marrë nga celulari.
-Po, e lexoj.
E lexova. Si i boton? Kush i kupton ato perveç nesh?
-Ti!
-Po, unë po por ti i boton tek ”D…” .
-Po fle tash, të tregoj kur të flasim, natën!
-Pse e vdiqe Sylen. Je i tmerrshëm.
-Sepse ti mu largove, ike.
-Po ti ulesh mes grash. Shkon në mbledhje për “R…”
Te gjithe ulen me burra, ti me gra.
-Kur të pensionohem mendoj të bëj një epope për një tiranse (?)
-Ti ke gra pafund, se nuk i lëshon
-E ke nga dashuria për LULEN?
-Kështu ti mendon por pas njohjes me ty, nuk dua të di për gra tjera.
-Jo, jo. Lulet nuk ti permend as mos e mendo!
-Po
-Jo
-Nuk e mendoj më. Ne kemi një muaj e ca që nuk flasim
-As unë nuk ti përmend lulet e as ….E harrova
-Kend e harrove?
-Si thoshe ti per lulen. Harrova
-Harrove?
-Po se 1 muaj e gjysëm a 5, 6 javë ato fjalët që thua ti
-Sulo, i kam harruar.
-Nuk i them më
-Po e di, fli! Ke plot kujt tja thuash.
-Do të fle e do të mb`lohem me jorganin tim të ngrohtë,
-Edhe unë me timin.
-Jo nuk i them askujt sepse nuk dua asnjë tjetër të dije.
-Po të meson nevoja.
-Jo, jo, jo!
-Po pse ulesh mes grave gjithmonë?
Çfarë të duhet prej tyre përveç “lules”?
-Çka je kah thua moj? Unë nuk dua asnjë grua.
-Hahahahahaha. Mes dy grash ishe tek fotot e M.
-Ku?
-Ma dergo! Në një mbledhje për “R…” Është kusherira ime me nënen-
-Kjo?
-Të gjithë bashkë me burra e ti mes tyre
-Po. E. me nënen e saj. Kjo eshte e vërteta
-Mbuloi mirë me jorgan. Ty nuk të rri bytha rehat.
-Kend me i mbulua?
-Mbulo pjesët e trupit.
Nuk ka si ty. Je gjithmonë mes grash
-Edhe mua me kishte marrë malli për të folur me ty, po gjërat shpresoj të bëhen me normale mes nesh .
Sulo, gjërat janë tërheqese kur janë “rinore ” në shpirt dhe pleqëria sigurisht që po vjen por të them të drejtën, nuk do të doja të rrija në mardhënje të plakura pafuqi. Mosha bën të veten por e kam fjalën për dëshirat. Ne jemi të vjetër por ne u futëm në këte marrdhënje për tu “rinuar” nga brenda jo nga rrudhat. Por për të rinuar shpirtin. Dhe nqse ti ndjen pleqërinë, mbase ka mbaruar në vitet që i kemi. Por këto histori si kjo e jona janë për rigjenerim.
Nuk e di a kupton, është për qejf, për dëshirë, për dashuri, për entuziazëm, për energji etjerë, që njeriut i mungon në rutinën.
E një lidhje të gjatë 45 vjeçare dhe thjesht nga fëmijët, pra prandaj futesh në lidhje të tjera
-Unë kam shumë, shumë deshira e ushqej simpati të madhe për ty
-Sulo, të besoj. Unë fola. Ato ishin që të shkruajta.
-Nuk kam fjalë që mund ta përshkruaj gjithë kohën me ty por ishte … e jashtëzakonshme, e bukur dhe kjo më ka …. mbush me energji për … punë e jetë.
-Edhe mua por në të njëjtën kohë kemi patur vështirësi e keqkuptime plot. Duhët të jemi më normalë e më të kujdeshëm në këtë gjë. Duhët të ndjesh që ai tjetri është njësoj çdo ditë e jo me valë të ndjehesh e sigurtë që të duan dhe i don.
Unë e bëj për vete, Sulo e faleminderit ti që vazhdon të mendosh për mua.
-Asnjë minut nuk kalon pa të mendua. Kohën më të rëndë e tortururuese e kisha kur nuk dija asgjë per ty e në … nuk guxoja te shkruaja shkaku i P-os.
-Ishte kohë e gjate dhe jo e mirë për mua por ndjehesha e fyer dhe mu duk qe nuk isha me prioriteti tend. Ishin të këqia ato ditë e netë. Se të kujtohen gjëra të bukura e të merr malli e pastaj të kujtohen gjëra të këqia e heq dorë
-As unë nuk të harroj.
-Paske fjetur heret moj tir. Gjumë të ëmbël !
-Jo! Nuk kam fjetur, po flisja me gocat në P… Është çdo të shtune se ditëve tjera, shkruhemi.
-Ketu po bie bore e unë po shikoj një film shqiptar.
-E këtu është pranverë
Çfarë filmi po shikon?
Hahahaha
-Të kohës, luftën e partizanëve, me Kadri Roshin.
-Booo
Akoma i shikon ato filma?
-Po, pjesën më të madhe shikoj.
-Uaaa më çudite.
-Pse? I shikoj edhe nga 4 e 5 here të njëjtit filma. E kujtoj kohen kur i shikonim fimat e dhe e dëgjonim Radio Tiranen.
Jam i lodhur ….
-Shko Sulo!
-Faleminderit shume nga ti
-Nuk ke pse më falenderon.
-Dhe nuk e di pse.
-Unë e bëj se të dua por ti nuk je i sigurt, ashtu si edhe unë. Ne duhet te besojmë që ka edhe si ne që mund të duhesh në kushte të tilla.
Çlodhu!
-Tir. ti je e dashur
-Unë jam e dashur. Jam njeri i ngrohtë, edhe kur zihem apo jam e larguar, qaj e mërzitem se mendoj që nuk duhet të ndodhë kjo gjë në këtë moshë por siç duket martesa … janë të vdekura dhe njeriu ka nevojë dhe ngjitet me shpresë se do të doje e ta duan përjetë, gjithsesi.
Shko çlodhu!
Gjumë të ëmbël !
Unë të dua por çdo njeri ka standartet e tij.
-Tir. çdo shkronjë tënden e fus në gji dhe e ruaj në gjep. Fjalët tua më ndihmojnë.
-Unë të dua dhe këtë fute në gji, mbaje e ruaje mirë, mos e harro, e as mos e humb besimin.
-Po Tir. do ta fus në gji e do ta mbaj në mend. Falët tua nuk i harroj.
-Ti më kupton dhe më do e unë qesh me ty, qaj me ty dhe më pelqen ti, trupi tënd e mendja tënde.
Naten!
Të dërgova një foto dhe një poezi:
DËBORA ZBARDHI MALETË
Dëbora zbardhi maletë
Dhe fushën tatëpjetë.
Se njerëzia më
s’po dalin dot
Se rruga është
e shkretë.
Të thashë moj syzezë
Se më s’këndon bilbili.
Se fletët zunë
po bienë
Dhe po afrohet dimri.
Të thashë moj syzezë
Që të mos dashurohemi.
Dashuria është e ëmbëlë,
Po do t’na hidhërojë.
Foto ishte ajo e jona që e kam, e para dhe disa me borë
Ne të dy ditën e parë që ndejtëm.
Të mendova sot. Sa hapa sytë e po fërkoja trupin se kisha ftohtë. E hapa ngrohjen….
Unë ta hapa që ditën e parë kur ti ishe ndryshe fare nga çfarë mendoja unë, e në vend që të mendoja si mashtrues fotosh, të mendova si turjakas qejfli e vazhdova si trime vallëzua e bërë dashuri me ty….
-Me këtë foton që shikoj këtu
-Të desha e ti ishe një buf i vogël.
Sulo, ti më ke marre me celul e M… në cell nga numri tim në të atij kur ishte tek 15 katëshi sepse nuk doje të perdorje tëndin nga frika e … tënde.
Unë e fshiva numrin e M…
Me vone ti më ke marrë disa here nga cell e M. dhe atij i dola unë në … me foto. Dhe ai nuk e kuptoi se kush isha une. Më shkruajti:
Pershendetje, se siç duket i pelqeu foto me të verdhë.
Unë nuk i ktheva pergjigje për nja 45 min pastaj thashe po i shkruaj kush jam
Dhe kaq ishte për … . Ne kemi shumë miq dhe u bëmë miq edhe me M..
Kaq
Je i merzitur ???
Nuk besoj se ka diçka
Nuk e kuptova mbylljen
Po mendova kot
Unë nuk merrem me asnjeri aq më pakë me M. kurrë, sikur i fundit të mbetet në këmbë.
Mu duke ndryshe sonte.
-Ti e di
-Jo nuk di gjë, çka ka ndodhur?
-Qe kur je i zënë dhe fle e pastaj zgjohesh, unë jam e zënë se nuk të pres ty. Tani do vemendjen time. Jam e zënë. Nuk jam këtu për ty sa herë ti ke kohë të lirë.
-Po mirë, kur nuk mundesh ose je e zënë, unë nuk të kërkoj qe ti doemos të më pergjigjesh.
-Kur të kesh kohë, ti edhe unë flasim!
-Ok
-Edhe unë ate të thashë.
-Mos u mërzit! Ti nuk je komandant i toges sonë. Hahahahaha
-Pushova. Tani po pushoj prape.
-Sapo e pashë që më kishe shkruar atje tek fjala nuk kishe regjistruar gjë.
Dukeshe mirë me jelek të verdhë.
….
Unë kam jeten time i dashur. Nuk mund te jem në dispozicion tënd sa herë hap sytë nga gjumi apo aktivitetet e tua. Nuk këmbëngul në asgjë, idiote vetëm në gjëra të arsyeshme.
Tash sapo mbarova mëngjesin. U ngrita në 10 se fjeta në 2 të natës.
-Tash, je shtrirë ?
-Jo! Jam këtu në dhomë
Po rregulloj krevatin e po hap dritaret. Ai është në kuzhinë.
A fjete mirë ? Nuk qenke i gëzuar nga dielli?
-Sa mirë kur fle mirë. Dita është e mbarë.
Unë do të dal se këtu ka diell dhe është 20 gradë.
Të paktën të gezojmë diellin.
-Tirana e vitit është më e gëzuar
-Se dielli të ndihmon
-Nuk ka diell dhe mendova Tiranen e vitit 19… me diell e me goca të gëzuar
Do të dalësh vetëm?
-Jo, nuk ka vetëm në këto kohë
-Atherë as unë nuk po ”të ngas” e as nuk po ”të hidhem”, po të lë të qetë.
Një ditë të gëzueshme!
Dhe aq shumë ishte thellua në mendime Syla pasi kishte lexua letrat e tiranses saqë gati kishte harrua kur kishte qenë ra ndër mnend kur ishte çoban në Turjakë para Luftës së Dytë Botërore.
Syla filloj ta kujtoi Sulo Çobanin e ri dhe Fexhin një vajzë të re nga një krahinë tjetër e Kosovës- Artakollit. Kishte gjetur në grumbullin e letrave të ”pavlerë” edhe disa kujtime e letra gjysmake që kishte dashur ti humb.
Letrat e gjetura e këthyen mbrapa Sylën, kur kishte jetua në Turjakë me nënen, me delet e me qenin … Ngjarja duhet të ketë ndodhur në kohën e Shypnisë, kur Italia hapi shkollat shqipe në Kosovë, vitet 1941-1943.
Një vajzë e shkolluar e rrethit të Mitrovicës, kishte kryer shkollën në Shkodrës e Elbasani dhe pasi ishte këthye në Kosovë, ishte caktua nga Ministria e Arsimit të punoi si mësuese në Rrethin (Serezin) e Rahovecit, në katundet malore, në Turjakë e Panorc.
Mësuesja s`dinte gjë për ato katunde por ako më me qejf do të zgjidhte po të pyetej në katund se sa në qytetet.
Dhe një ditë vjeshte të shtatorit ishte nisur për në Turjakë.
Natën e parë, kur kishte mbërri në Turjakë me një qeze, si pajton që e ngrihte një kalë, asaj i kishte dukur sikur në filmat që i kishte parë në Shkodër.
Turjaka ishte katundi që ajo as në ëndërr nuk e kishte parë, me gjithë ato bukuri. Me male të buta, bjeshkë të egra, livadhe të rrafshëta e lumin Mirusha mu në zemër të tokës bukanike që ndante Turjakën me Damanekun, Lubizhdën e Qypevën.
Arat e rrethonin katundin e Turjaka, edhe pse në kodër, dukej nga bjeshkët si një enë e madhe e baltës (enë balte e pjekur). Në Jug të Turjakës ishin vreshtat e Hamid e Shaqë Tushës e në Lindje, afër Mahallës së Kajtazëve, “Te Mollat”, ishin vreshtat e Imer Seferit e katundarëve të tjerë, Dul Jetullahit e Dergut Halilit nga Mahalla e Vogël.
Pakë para mbrëmjes, qikat shkonin dhe i mbushnin sepetet me rrush dhe këtheshin duke këndua. Sepetin a kofinin e mbanin mbi krye e me njërën dorë në fyt, ato këndonin dhe e ndryshonin melodinë e zërin e këngës sikur të kishin ndonjë instrument, derisa çobanët, këndonin me fyej. kavallë, boria e “nrrojsa”, qikat, mjaftoheshin të këndonin pa instrumente por që i qonin peshë djemte e ri e çobanët të cilët “i bënin vesht cingare” për me e marr vesh a mos është ndonjëra nga jaraneshat e tyre që po i këndojn jaranit “Hajde rrethit malit …”.
Fexhi apo Fexha ishte ishte një qikë e pashme që kishte ardhur të punoj si mësonjëse, mësuesja e parë që kishte shkelur në Turjakë. Qikat e Turjakës nuk besonin se ka qikë shqiptare mësuese. Edhe plakat quditeshin dhe nuk dëshironin që të vije një qikë mësuese në Turjakë se do të prishte katundi e bëhet kjameti. Qikat nuk janë për “shkrola”.
Mësuesja e re kishte veshur rroba të thjeshta që të mos dallohej shumë nga qikat e e tjera. Në kokë kishte vënë një kapelë, ndryshe nga qikat e Turjakës që të gjithat kishin shami.
Nuk dinte si do ta presin katundarët një rrethi të ”prapambetur” siq ishte Turjaka por ajo i kishte dhënë vetit detyrë të punoj si mësuese e kundër analfabetizmit, territ mesjetar turko-aziatik e kishte vendosur që ti thërras edhe qikat e djemtë e medhenj në kurset e orët e mësimit në shkollë.
Pengesa e pare që do ti dilte mësueses së re ishin pleqt …
Ata kishin ishin “pajtua” që qikattë shkojnë në kurse për me i mëusa shkronjat por jo me djemtë dhe një plak të rrije në klasë deri sa qikat të kenë mësim, se helbete mos po vjen ndonjë djalë me to.
Për Fexhin nuk ishte e lehtë që ti bind katundarët që edhe qikat duhet të shkojnë në shkollë, krahas djemve por ajo dëshironte që dalëngadalë të bëjë për vete disa burra e pleq që mos ti ndalin djemt e sidomos qikat nga shkolla.
Natën e pare në Turjakë, Fexhi vërejti diçka që se kishte provuar më parë. Asaj i vlonte zemra. Takimi me Sylën, sikur e kishte largua nga misioni i saj fisnik dhe nuk ndihej e ekuilibruar.
Syla iu kishte dukur si me u pas rritur me te. Asnjë djalë deri atherë ajo nuk e kishte dashur dhe as që kishte mendua për … dashurinë.
Por ja, tashti kur kishte ardhur në Turjakë, nuk mendonte të këthehej më në vendlindjen e saj e as në Prishtinë.
Në fillim, ishte ajo ishte vendosur që të flente në një dhomë në shtëpinë e Metë Xhemajlisë bashkë me qikat e Metës e halla Zejni, gruaja të zotit të shtëpisë do të ia pregatiste ushqimin, kaftjallin, drekën e darkën e do t`ja lante rrobat.
Dhoma e fjetjes ishte në katin e dytë të kullës e dritaren e kishte kah tarishta e deleve të Sylës. Dhoma ishte e bukur e medritare të medha që Mehmet Aga i kishte blerë në Prishtinë. Perde nuk kishte por ajo s`e pengonte se në katin e dyte askush nuk e shihte, përveç Sylës që gjithashtu, 10 hapa më larg e kishte dhomën ku flente vetëm e nëna, dëshironte ta martoi me një nuse që se ka shoqen në mahallë. Brenda dhomës kishte një hamamgjik (banjo) që duhej larë mësuesja me pacerrkë e ujin duhej nxer në oxhak të shtëpisë.
Fexhi i shkoi mendja se Syla do ta shihte kur ajo të lahej.
-O Zot, çka do të mendoi Syla kur të me sheh?
Sulo Çobani pasi i kishte pru delet, pa nga torishta e deleve vajzën me flokë të gjata të lëshuara pas shpine, si gajfili i maleve Turjakës që e mbidhte Sulo për nënen.
Flokë gështenje e të gjata deri në vithet e Fexhit, ia muarën mendët Sylës. Ai nuk kishte parë deri atherë vajzë të veshur allafranga si Fexhin në Turjakë. Po Syla përveç në Rahovec për Pazar tjetë qytet nuk kishte qenë prandaj edhe nuk pasur mundësi që te sheh qika të reja e pa shami në krye si meuesja Fexh.
Vajzat e Turjakës kishin të veshura dimi e mbi to, kishin kanaca me ngjyrë të bardhë të maruara në vek nga leshi i deleve e në krye kishin shamia që vetëm pakë iu shiheshin flokët përpara, balluket.
Rrobat, xhempera e këmishat e pëlhurës të maruara ne vek, iu mbulonin gjokset e gjinjët qikave që i ruanin mos të iu shoh as dielli e hëna. Ato i ruanin si sytë e ballit për natën e parë të martesës, për burrin që nuk e njihnin. Atij ia falnin të gjithat. Edhe kur laheshin, qikat e Turjakës, disheshin në tern sepse kishin frigë mos i sheh kush.
Gjokset e Fexhit, ishin të fryera si dy topa bastoni Turjake, si llubunica të Padrimes dhe gati sa s`kishin dalur në ”fushë”.
Sulo edhe pse i vinte marre që ta shikonte “qikën” e huaj, ia nguli sytë mu në në gjokset e bardha të mësueses.
Ajo e vërejti çobanin e ri se po e shikonte dhe nuk u durua e beri sikur po i zihej fryma dhe e shpërthekoi një pullë mu në në mes të gjinjëve dhe njëra cicë i doli nga këmisha. Ajo u skuq dhe menjeherë me të dy duart e futi brenda dhe për pakë sa nuk u rrëxua por edhe ajo u mahnit nga bukuria e Sylës. Ai kishte një kapuç të bardhë si bora. Tirqit e ri sa i kishte veshur. Ato ia kishte kepur për qef Njazi Zhavelli, terzia i njohur gjakovar. Mestet me tela e këpucët me toja ia kishte mbarua nëna e ato i rrinin për hijeshi dhe ai dukej sikur donte të hynte dhëndërr..
Fexhit i pëlqeu djali turjakas dhe deshi ta përshëndes por ishte nata e parë në Turjakë dhe u përmbajt ama zemra i shkrepi e goja nuk e dëgjoi. Ajo ishte gjithmonë e qeshur dhe e qetë nga natyra por nuk e kishte provua se sa është e durueshme para një bukurie si ajo e Sylës, që ishte si Sokole Halili, vëllai i Mujës.
…
Pastaj dualën edhe qikat e Metë dhe ajo sikur u sigurua dhe iu tha atyre se don ti shoh delet e qingjat e … Sylës.
Fexhi bashkë me dy qikat e Metë dualën në lamë ku ishin disa mullarë me sanë, tallë e kashtë. Shkuan deri te Bunari i Ri dhe aty i priti Syla me një buzëqeshje fëminore e të padjallëzuar.
Fexhi e përshëndeti e para dhe e pyeti:
-Qysh ta thonë emrin?
-Sylë. Jam çoban. Këto janë kusherirat e mia dhe i përhendeti edhe ato.
Mëngjes vjeshte
Fexhi i lante sytë e këngët e çobanëve turjakas me dele nga beshkët dëgjoheshin sikur të ishin në oborr, në bashqen ku rrinte Fexhi, mësuesja e re.
”Djali çka i tha qikes o
Zemra llubenices o
Qika shka i tha djalit o
Hajde rrethit malit o”
”Vishma teshen podrimqake
Me kmish` t`hollë e lejek bojgjake
Ham bajgjake pse pe ban të vjeter
Dishi kto, qiko, vishe ni tjeter
Vishe ni tjeter pak ma t`ri
E shes token du me dal qipqi
E shes token du me shit trollin
Bardh e kuq ta shoh aborrin
”Boll e mire që rrin te blini
Tu ka shky kmisha te gjini”
Por kënga që i pëlqeu më shumë mësueses së re ishte ajo e një çobani tjetër:
”Boll e mirë, qiko, ta pajata
Mirë pa t`rrin flokt e gata
Shkurtoi pakë, tu thaft nafaka
Soll dy gisht net doket qafa
Pse pak flokt djalo mi shkurtu?
Miftijaq s`jam hallki mum msu
S´ishe kan djalo, jaran per mu
Nuk a met kujna me i besu
Pram m`ke puth sod ke kallxu 1*)
Tashmë ishte terrua e nata në Turjakë është përrallore e ajri i maleve të kënaq. Era e luleve ndihet kudo, edhe në vjeshtë.
Hëna koshte dalur mu në Jug të Turjakës, te Ara e Selmanit. Mësuesja ishe dehur nga ajo mrekulli e bashqes dhe e lame me ushqime për dimer.
Dhe në ato mmomente kur ende Fexhi ishte me dy qikat, Bademin e Metës dhe Fatimen e Shaqë Tushës, erdhi Syla (Sulo).
Sulo u skuq sepse kishte qenë ai që e kishte këngën ”… dje m`ke puth, sod ke kallxu”, i bindur se mësuesja e re s`e kishte dëgjua u bë sikur e qiti udha dhe shkoj drejt e te qikat..
Syla edhe pse analfabet, kishte tregua një afërsi e aftësi se si të ia rrembej zemrën, vajzës së re, mësuese së katundit. Ajo ajo ishtë frikësua nga afërisa me Sylësn por tash kish qejf me qenë afåer tij. Ai ia kishte ngulitur sytë e të gjinjët e mëdha sa të lopës Larikë e nuk ia ndante sytë. Mësuesja e re e hetoi se po ia shikonte gjinjët.

Perëndimi i diellit në det
Një ditë Syla ia kishte dhënë një copë pite të mbështjellur me një fletë lakne e kungullui mësueses. Mësueses e kishte marrë piten me qef dhe shpejtë e shpejtë që të mos hetohehj nga qikat tjera kishte shkua në dhomën e saj. Brenda me pite, kishte gjetur një copë letër ku Syla i shkruante: dua të flas dhe të ha darkë me ty!
Po ku i kishte mësua Syla shkronjat?
Kush ia kishte shkrua Sylës ato fjalë?
Mësuesja e re kishte mendua me vehte: “Për me folur s`është problem, është shumë lehtë, e sa për drekë ose darkë nuk di çtë them e çka të bëjë por edhe unë kam qef të rri me Sylën”.
Syla mblidhte edhe dredhëza në Garaqeva, te Kerrshi i Sylymanit e te Fusha e Kuvalëve dh Lejthia e thana që kishte sa të duash te Qafa e në fund të Selishtës, Gropat Rrumullake e Guri i Madh. Syla ato nuk i hante por i ruante për nënen e tash edhe për mësuesen.
-Po a do ti merr mësuesja dredhëzat e lejthia e mia?
Oh sa do të donte që edhe Syla të shkonte në shkollë me djemtë e tjerë…. E të rrinte afër mësueses.

1*) Gjuha e këmgëve, të kënduara nga çobanët turjakas, është ruajtur ashtu siq e kanë këndua ata dhe ashtu po e paraqes me të të gjitha karakteristikat e të folmes së Turjakës.
Janë pjesë ose bejte të këngëve më të gjata që janë këndua nga çobanët dhe vetëm në male e duke i k`thyer bagëtinë (gjânë, e folme turjakase) në mbrëmje për në tarishtë, në shtëpi.
Një tjetër tipar që bien ë sy është se në Turjakë ende ruhet fjala ”jaran-eshë”, që e gjejmë edhe te Thimi Mitko, por që ai e përdor i pari fjalën ”dashnor-e”.
Vazhdon
Malmö, 2 tetor 2021



