ARKIVI:
11 Qershor 2026

Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike

Shkrime relevante

Jusuf Buxhovi për NATO-n dhe trupat ruse në Prishtinë

Jusuf Buxhovi, historian Reagim NATO DHE TRUPAT RUSE NË PRISHTINË - Prej vitesh, politika...

Vlora pas 12 ditësh protesta: mes zhvillimit, korrupsionit, opozitës së lodhur dhe propagandës anti-perëndimore

Luan Dibrani, Durrës Një protestë që nisi si shqetësim qytetar, por po...

Dasma e madhe vazhdon të festohet

Isuf Bajraktari, Suedi Ka libra që i lexojmë për të njohur të...

Kur kuptimi lind nga vet ekzistenca

Lirim Gashi, Prizren Lexim i një meditimi filozofik nga Luljeta Aliu Në shkrimin...

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Shpërndaj

KOMUNIKATË PËR MEDIA E POLICISË SË KOSOVËS

Referuar zhvillimeve dhe marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, sot më 02 tetor 2021 në ditën e trembëdhjetë (13), pengesat/barrikadat e krijuara në të gjitha lokacionet kanë filluar të largohen nga vet personat të cilët i kanë vendosur ato dhe rrugët në drejtim të pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim.

Pas lirimit të rrugëve për qarkullim dhe largimit të pengesave, e personave të cilët në shenjë proteste kanë qëndruar në ato lokacione, njësitet speciale operative të Policisë së Kosovës kanë filluar lëvizjen e tyre nga pikat e vendosura drejt stacioneve policore.

Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore.

Bazuar në marrëveshjen në fjalë njësitet e KFOR-it sipas mandatit të tyre, që në orët e mëngjesit janë angazhuar dhe vendosur në disa lokacione në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Vlen të potencohet se sot në orët e pasdites, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, vizituan stafin menaxhues dhe zyrtarët policorë në kampin Belvedere, të cilët ishin në detyrë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Vizita e realizuar ishte e karakterit mbështetës, falënderues dhe përkrahës ndaj të gjithë zyrtarëve policorë, të cilët me angazhimin e tyre dhe sjelljen profesionale, treguan dhe njëherit dëshmuan se Policia e Kosovës është një polici demokratike e ndërtuar sipas standardeve evropiane, në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj.

Ministri z. Sveçla dhe drejtori z. Mehmeti, duke çmuar lartë punën e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, në zbatim të ligjit dhe vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, kërkuan nga të njëjtit që të vazhdojnë punën dhe detyrat e tyre policore në shërbim të vendit dhe qytetarëve në mënyrë profesionale, ashtu siç është dëshmuar gjatë këtyre trembëdhjetë (13) ditëve, duke mos rënë pre e asnjë provokimi të kryer në forma të ndryshme nga ana e protestuesve.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, e në veçanti për kufij të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurt.

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-së

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu