Kreu Blog Faqe 1547

Rilindja shpirtërore dhe kishtare  në Kosovë 

0

                                                                            

Nga: Don Lush GJERGJI 

Dodë Gjergji, KTHIMI, Rrëfim,  1, 2, 3, DRITA  Prishtinë – 55 Tiranë, 2021 

Sot jemi në Tiranë për paraqitjen, promovim e përbashkët të Shtëpisë botuese 55 – Tiranë, dhe të DRITËS – Prishtinë të veprës së lartpërmendur të Imzot Dodë Gjergjit, ipeshkvit tonë të dioqezës  Prizren – Prishtinë, i cili jeton, vepron dhe shërben ndër ne që nga viti 2006. 

Më lejon ta bëj një hyrje dhe paraqitje të shkurtë të ngjarjeve kishtare dhe kombëtare ndër ne në Kosvë gjatë 50 – viteve të fundit. 

Me ardhjen e ipeshkvit shqiptar Imzot Nikë Prelës (1918 – 1996), në fillim të vitit 1970, shumëçka ndryshon dhe përmirësohet. Rritet gjithnjë numri i thirrjeve meshtarake dhe rregulltare,  ndërtohet kisha të reja, si dhe meremetohen kishat dhe shtëpitë e vjetra famullitare; fillon katekizmi i rregullte për fëmijë, pjesërisht edhe për rini. Në kuadër të kësaj gjallërie të gjithanshme, fillon shtypi katolik shqiptar me revistën fetare dhe kulturore “DRITA”, që pastaj rritet dhe zhvillohet edhe në shtëpi botuese, e vetmja si e tillë, katolike, në kohën e atëhershme. Deri tash DRITA ka botuar afro 100 tituj të ndryshëm me karakter fetar dhe kulturor, në shërbim të njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mire.. 

Me pak fjalë, Kisha jonë del prej “sakristisë” dhe oborrit të kishës, është gjithnjë e më tepër e pranishme në skenën  e jetës së popullit, me pjesëmarrje në ngjarjet shoqërore dhe kulturore shqiptare në Kosovë dhe më gjerë, siç janë Pajtimet e Gjaqeve, Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës “Nëna Tereze”, Caritasi i Kosovës, përkrahja e sistemit paralel shkollor dhe shëndetësor, mbrojtja e popullit tonë padrejtësisht të shkelur dhe të përndjekur ndër ne, në ish-Jugosllavi dhe në botë. 

Zëri  dhe prania jonë  tashmë bëhet e fuqishme, qëndrimet tona profetike dhe providenciale, jo vetëm për shqiptarët katolikë, por për mbarë Kombin tonë, sidomos në krijimin e strategjisë paqësore jo – dhunore të Presidentit historic Dr. Ibrahim Rugovës, Lufta dhe pas lLufta, ndërhyrja e NATOS- për shpëtimin e Popullit të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kisha jonë pati si moto frymëzuese arqipeshkvin Imzot Pjetër Bogdanin, i cili thoshte: “Fati i Popullit tim ësht edhe fati im 

Kohën para, gjatë dhe pas Luftës (1998 – 1999) Kishën tonë e ka udhëhequr Imzot Mark Sopi (1928 – 2006) me urti, guxim dhe provani. Vdekja e tij e papritshme bëri që Selia e Shenjtë ta kërkonte dhe gjente ipeshkvin  e ri  në personin e Imzot Dodë Gjergjit. 

Ai ndërmori shumë iniciativa, ndër të cilat dallohen: rifillimi i revistës “DRITA” dhe botimet e saja, që nuk dilte që nga vitet e ’90, për shkaqe të njohura; ristrukturimi i famullitarëve nëpër famulli dhe Misione Katolike Shqiptare në Evropë; ndërtimi i Rezidencës Ipeshkvore, Katedrales dhe Shenjtërores Shën Nëna Tereze në Prishtinë dhe Qendrës kulturore “Bogdanipolis”; përpilimi dhe botimi i planit baritor për Kosovën “Shërbejmë me përvujtëri e kumtojmë me hare” 2015-2020; themelimi i Shkollës Katekistike Dioqezane në Prishtinë (2014), përkrahja e Radio Marisë së Kosovës, festimi i 100 vjetorit të lindjes së Nënës Tereze (2010); shugurimi i Katedrales dhe Shenjtërores “Nëna Tereze” në Prishtinë në vitin 2017. 

Nga “katedra” e Ungjillit, Altarit dhe shërbimit baritor, Imzot Dodë Gjergji doli në skenë me një veprimtari dhe shkrim me titull “KTHIMI”, botim I DRITËS dhe “55” të Tiranës. Për shumëkënd kjo ishte befasi e dorës së parë dhe shtrohet pyetja pse dhe si Bariu i Kishës merret me veprimtari dhe botim të tillë.  

Unë do t’i numëroj disa arsye dhe çështje që ndërlidhen me këtë botim “sui generis” të Ipeshkvit tonë, i cili ungjillëzimin e paraqet në petkun e rrëfimit dhe romanit trilogjik. 

Kërkimi në vazhdimësi, që mbështetet në thënien popullore: kush kërkon – gjen, që unë do të ndërroja në: kush kërkon – jeton 

Guximi për ta kërkuar të mirën, të drejtën, të vërtetën, jetën, Dashurinë, për të qenë vetvetja dhe për t’ua mundësuar edhe të tjerëve që të jenë vetvetja. Pasojat e  robërisë shumëshekullore e historike, si  dhe e opinionit publik, ende vazhdon ndër ne, me regresion apo fiksim, këmbëngulje në histori, si dhe me projektime boshe në ardhmëri, pa jetuar hic et nunc, këtu dhe tani jetën dhe veprimtaritë tona. 

Motivimi,  që mbështetet në tri elemente identitare: e di kush jam, e di çka dua dhe e di dua t’ia arrij asaj që dua. 

Frymëzimi për percaktim jetësor për vlera dhe virtyte, si na thotë ndërgjegja, bindja, shpirti dhe zemra. 

Mos ta ndajmë dhe dëmtojmë të Vërtetën – Jetën dhe Dashurinë, sepse atëherë rrezikojmë t’i humbin të gjitha, me këtë, kuptohet, edhe jetën tonë. 

Feja është dhe duhet të jetë kërkim, pranim, pëlqim dhe jetë me Zotin, së pari e lirë dhe personale, pastaj edhe me të afërmin, sepse pa unë nuk ka as ti, dhe pa unë dhe ti, nuk as ne, në stilin e Shën Nënës Tereze, që kurrë nuk e ndau Zotin – Dashuri prej Njeriut, as Njeriun vëlla apo motër, prej Zotit. Nga feja personale kalohet në atë familjare dhe komunitare, të bashkësisë. 

Nderimi, pranimi dhe bashkëpunimi në mozaikun tonë të dallimeve, gjithnjë në kërkim dhe zbatim të kulturës së jetës dhe qytetërimit të dashurisë, si na ka mësuar Shenjtëresha e Jetës dhe Dashurisë – Nëna jonë Tereze. 

Me pak fjalë përmbledhëse Imzot Dodë Gjergji propozon, ofron, mundëson trilogjinë e lirisë, përgjegjësisë dhe dashurisë, nga përvoja e tij personale, familjare, kishtare dhe shoqërore. Ai me urti dhe shumë  përkushtim, dashuri, ka dëgjuar dhe mësuar nga tregimet e njerëzve tanë si mentaliteti ynë turmor, grumbullor, masiv na kushtëzon dhe robëron. Nëpërmjet meditimit, uratës, kujdesit të tij baritor për grigjën e Zotit,  në këtë rrëfime ai ofron jetën me Zotin dhe me të afërmin si orientim, përcaktim, zgjidhje, prandaj edhe si mundësi e historisë dhe provanisë,  për mirëkuptim, bashkëjetesë dhe bashkëpunim kombëtar dhe fetar ndërshqiptar. 

T’i kthehemi vetvetes dhe të vërtetës kërkon prej nesh ballafaqimin e trefishtë, me vetveten, të afërmin dhe Zotin, po ashtu në tri dimensione: historike, të tashme dhe të ardhme, ku faktori njeri, person, individ, jo vetëm që është i mundshëm, por edhe i domosdoshëm, për shumëçka edhe vendimtar, sipas thënies: pa histori, nuk as të tashme, as ardhmëri, dhe tjetra: pa njeri, s’ka as familje as shoqëri. 

Shpresoj dhe uroj që lexuesit tanë në Shqipëri, si dhe në Kosvë, por edhe në diasporë, ta lexojnë dhe kuptojnë, pranojnë  sa më mirë qëllimin fisnik të Imzot Dodës, shërbim e tij baritor, kësaj here në një stil “ndryshe”, por me dëshira që Populli Shiptar sa më shpejt dhe më mirë të vetëdijësohet, përcaktohet dhe orientohet sipas vlerave dhe virtyteve, për të cilat kemi aq shumë nevojë gjithnjë, në veçanti sot.  

Ndoshta përfundim përmbledhës mund të jetë ky: kush beson dhe dashuron, gjithnjë jeton. 

Tiranë, 1 tetor 2021                                                                                

Don Lush GJERGJI 

Për Hashim Thaçin me shokë , që mendoi se mundet me i mashtru amerikanët?!

7

Në foto: Bekim Berisha – Abeja

Nga: Diana Rexhepi, gazetare e lirë, Zagreb
“Amerika ka vendosur t’ju burgosë të gjithë juve që keni vra shqiptarë”, vjen deklarata bombë nga familja e Haki Imerit.
WoW! Më në fund. Del ne pah agjenda kyqe e gjykimit të atyre që tash gjinden ne Haag. Ata që ndoshta nuk kuptuan në fillim e deri ne fund pse gjykohen Hashim Thaçi me shokë, e pikërisht në Haag, tash mund të i lidhin do ndodhi dhe preciz pse në Haag gjinden dhe do të gjykohen ata që janë arrestuar bashk me Hashim Thaçin. Loja e amerikanëve nga planifikimi i parë të intervenimit në Kosovë, planit me detaje e shkathtësi të nisur para shumë dekadave, dhe loja e shkathët e tyre, Amerikanëve, e që në disa momente dukej kontraverse, me disa veprime në dukje kontraverse, do te shqarohet deri diku pikerisht me keto gjykime ne Haag. Dhe do të sqarohet e gjithë ajo të themi habitje e atyre që menduan se Ibrahim Rugova nuk ishte i kyçur në të gjitha ngjarjet, e me radhë dhe Luftën mbrojtëse të UÇK-së në Kosovë.
Me ngadalësi është përgaditur testimi dhe kurthi në të cilin ranë, u kapën, shkuan vet në atë kurth të Lojës së madhe, Hashim Thaçi me shokë. Edhe një herë kam shkru që do njerëz të themi dhe të i emërojmë “njerëz nga hija”, kanë inçizime nga Klleqka si dhe të dhëna të sakta për vrasje, kurthe dhe likuidime të shqipetarve, vrasje e te planifikuara dhe udhezuara nga ata qe tash jane ne Haag dhe do tjerve qe do te shkojne ne Haag. Hashim Thaci i paska ende do shoke ne Kroaci ne mes atyre shqipëtarëve që ju e quani mërgata, diaspora apo ngjashëm. I paska Hashimi do të tillë në Kroaci. E të organizuar dhe udhëhequr në organizata legale për minoritete në Republikën e Kroacisë. Por në finale të finales nuk do t’ia mbërrijnë qëllimit këta në Kroaci, njerëz të Hashim Thaçit, pa marr parsysh që bëjnë presione ndaj gazetarëve, e disa nga gazetarët kroat i kanë ble edhe me pare, por po them se nuk do të ja mbërrijnë qëllimit që e kanë.
Në mes tjerash me hiçgjë në mënyrë të shkathët të artikullit në portalin kroat “Oko” me titull “Koga i čega se boji Hashim Thaci” (Nga kujt dhe çkafit i frigohet Hashim Thaçi), artikullit të botuar me 21.shtator 2015, në orën 00:01, e në këte portalin kroat “Oko”. Teksti është hequr nga portali para nje muaji dikund, por të gjithë ata të organizatave legale të mërgatës shqiptare në Kroaci, që bënë dhe tentuan të bëjnë presione të ndryshme ndaj autores së teksit, gjegjësisht ndaj meje, me lojna të ndryshme, rrena dhe lojna të ndyta, nuk do të mbëijnë qëllimit. Eksiston kopja e tekstit.
Por, të apsolvojmë dhe një herë një dukuri e të njoftun në Botë: Kurrë mos tento ta frikësosh apo ta shantazhosh dikend që nuk ka çka me humbë.
Po e përsëris: Mos tento me e shantazhu apo me e frigu dikend që nuk ka çka me humbë. Une jetoj në Kroaci. Shteti im është Kroacia. Nuk jam anëtare e asnjë organizate të shqiptarëve në Kroaci. Nuk ka mujt me më frikësu as ish presidenti kroat Franjo Tugjman që i maltretonte shqiptarët, e për fat të keq vetëm une prej shqiptarëve u kyça në luftim me të, Tugjmanin, e tjerë shqiptarë këtu u mshefën në bira të minit.
Nëse kam duru ndëshkim të tij dhe atyre rreth tij, Tugjmanit, e ndëshkimi ishte shumëvjeçar e i rëndë, e nuk ka mujt e as nuk mundet me më frikësu as Hashim Thaçi që filloj me kërcënime ndaj meje me 15. maj 1999., në Tiranë e për shkak të një artikulli të shkruar në “Večernji List” për komandon kroat nga Lufta ne Koshare Afrim Shureci Leopardi, dhe me radhë shumë kërcënime tjera nga i njejti Hashim Thaçi dhe shokë të tij atëhere kur ishte i fortë, shumë i fortë dhe zaptoi shtetin e Kosovës. Nuk jam frikësue nga ai.
E kam shpalosë deri në fund. Sepse ishte puna ime të dij kush tek çka në Luftë në Kosovë, ngase tekstet e para për UCK-ën dhe Luftën mbrojtëse dhe taktikën e prapavijës, dolën nga penda ime dhe kryeredaktorit kroat të emisionit Motrišta në HRT Andrej Rora, shokut të ngusht të Luftës në Kroaci dhe në Bosanska Posavina, të Abeit tim Bekim Berisha.
Ka pasur shenja ai Hashim Thaçi dhe shenja dhe udhëzime nga amerikanët çka duhet me ba në Kosovë. Ka ba të kundërtën, e msheftas.
Prej amerikanëve diçka ki me mshefë?!
Po, a? Qe rezultati!
Hashim Thaçi ka me lujtë lojën msheftas prej amerikanëve?!
Po a?
Hashim Thaçi ka me tradhëtu Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën, cilët i zgjodhën amerikanët?
Po, a?
Hashim Thaçi ka me tradhëtu Fehmi Lladrovcin që e zgjodhi Adem Jashari për zëvendës të tij, Jasharit?
Po, a?
Hashim Thaçi ka me luajt lojën e ndytë ndaj Ibrahim Rugovës, që e zgjodhën amerikanët, derisa ai, Thaçi, as nuk dinte çka do të ndodhë në Kosovë?
I tradhëtoi amerikanët dhe popullin e vet, fatin e Kosovës që e zgjidhen amerikanët, kur ai ishte një adoleshent!
Hashim Thaçi me shokë që mendoj se mundet me i mashtru amerikanët?!
WoW!
Çka i parafytyroi vetës Hashim Thaçi?
“Pejgamberizmin”, nashta?
Po.. nashta…nashta, pejgamber në Haag.
Me shokët e vet, “apostujt” e tij, “pejgamberi” Hashim Thaçi, në Haag.
Ende nuk kan shku të gjithë “apostujt” e satanistit Hashim Thaçit në Hag.
Po do të shkojnë.
Do te shkojne…
* Marrë nga profili në fb i Diana Rexhepit, gazetares së njohur nga Zagrebi. 

“Fajtori” i pafajshëm! 50-vjetori i ekzekutimit të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës

Nga: Frank Shkreli

29 shtatori, 2021 shënoi 50-vjetorin e pushkatimit të Dom Shtjefën Kurtit në moshën 74-vjeçare për “krimin” e madh se pagëzoi një fëmijë, me kërkesë të prindit.  Dom Shtjefën Kurti ka lindur në Ferizaj të Kosovës, më 25 dhjetor të vitit 1898.  Ai studioi në Shkodër, Austri e Romë. Është shuguruar meshtar në Romë më 13 maj 1921, nga ku dërgohet për të shërbyer në Gjakovë. Gjatë asaj kohe të qëndrimit të tij në Gjakovë dhe në Kosovë, ai bëhet dëshmitar i shtypjeve barbare të popullsisë shqiptare në ato troje nga ish-Jugosllavia e vjetër. Ndërkohë, me dy priftërinj të tjerë shqiptarë, dokumentojnë të gjithë faktet dhe materialet denoncuese për gjenocidin kundër shqiptarëve nga autoritetet jugosllave dhe përgatisin një dokument të veçantë për t’ia paraqitur Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, paraardhëse e Organizatës së Kombeve të Bashkuara sot. Ky është dokumenti përgatitur prej tre priftërinjve katolikë shqiptarë nga Kosova, shkruar origjinalisht prej tyre në frëngjisht, por përkthyer në anglisht nga Albanologu i njohur, i ndjeri Robert Elsie.  1930 | Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi: Albanian Minority in Yugoslavia (albanianhistory.net). Sipas disa të dhënave, Lidhja e Kombeve në Gjenevë, me të marrë dokumentin e mësipërm të nënshkruar nga këta priftërinj shqiptarë të Kosovës, organizon një komision prej diplomatësh për të shkuar në Kosovë dhe për të parë nga afër situatën e shqiptarëve autoktonë atje. Mund të thuhet se ky memorandum shënoi fillimin e veprimtarisë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, por edhe fillimin e përndjekjeve kundër tij, fillimisht nga ish-Jugosllavia e më pastaj nga regjimi komunist i Enmver Hoxhës, i cili më në fund edhe i mori jetën duke e masakruar në vitin 1971.

Kurorë me lule në nder të Dom Shtjefën Kurtit pranë statujës së Lirisë në Ëashington, përemndore kushtuar viktimave të komunizmit në botë.

Ishte, pra, Janari i vitit 1930 dhe pas dërgimit të Memorandumit Lidhjes së Kombeve, Dom Shtjefën Kurti kërcënohej nga autoritetet e Jugosllavisë së vjetër dhe rrjedhimisht detyrohet të shkojë në Shqipëri — siç duket për të mos u kthyer më në Kosovë — bashkë me Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bisakun, bashkautorët e Memorandumit për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë. 1930 | Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi: Albanian Minority in Yugoslavia (albanianhistory.net). Ndërkaq, në vitin 1938 emërohet famulltar në Tiranë, titullar i Kishës Katolike të kryeqytetit shqiptar.

Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri fillon kalvari i vërtetë për klerikët dhe fetarët në përgjithësi, por për klerikët katolikë në veçanti, përfshirë Dom Shtjefën Kurtin, i cili arrestohet për herë të parë në Tiranë më 1946 dhe dënohet me 20-vjet burg, për “agjitacion e propagandë”, i akuzuar si “bashkëpunëtor i amerikanëve, britanikëve dhe francezëve”.  Pas mbylljes së kishave nga regjimi komunist (1967), Dom Shtjefni u dërgua në Gurrëz (Milot). Atje ai është arrestuar përsëri më 11 qershor 1970 dhe kësaj radhe është dënuar me vdekje “in odium fidei”, që pak a shumë mund të përkthehet “për urrejtje fetare”.

Memorandumi paraqitur Lidhjes së Kombeve nga Dom Shtjefen Kurti, Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi mbi gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Jugoslavinë e vjetër. 1930 | Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi: Albanian Minority in Yugoslavia (albanianhistory.net).

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 19441991, (AIDSHSH) i vetmi ent ose institucion qeveritar ose jo qeveritar që, për sa vura re unë, e kujtoi këtë 50-vjetor të vrasjes barbare të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës– sjell në portalin e vet këtë përkujtim me informacion, bazuar në dokumentacionin arkivor që posedon ajo zyrë:

“I Lumi ??? ???????̈? ????? është vetëm një prej klerikëve të krishterë që janë ekzekutuar në komunizëm dhe ende pa varr. I ardhur nga Kosova më 1930, në shtator 1943, ai lajmëronte Arqipeshkvinë se po pagëzonte hebrenj, me gjasë për t’i shpëtuar nga nazistët, sepse me pagëzimin merrnin emra të rinj e pasaporta shqiptare. U arrestua për herë të parë më 28 tetor 1946 për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 20 vjet burg. Ai kishte refuzuar të shkëputej nga Vatikani dhe e çuan në Burrel, por nuk u dorëzua as mes torturave. E çuan të hapte varrin e tij, por nuk e pranoi akuzën. E kthyen në qeli, ku natën e Krishtlindjeve dëgjohej të thoshte meshën i përlotur. Dikur e liruan nga burgu. Kishat ishin mbyllur dhe e dërguan në Gurrëz (Milot), ku e lanë të punonte magazinier në kooperativë. U arrestua përsëri më 11 qershor 1970.

Gjyqi për të zhvillohej në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në Gurrëz, godinë e kthyer në vatër kulture pas prishjes së vendimit të diktatorit për të ndalur besimin fetar. ? ??̈??? ?? ?????? “?? ????? ?????”, ??? ????̈??? ?????????? ???̈ ??̈???ë…ai u mor nga qelia dhe u vu para togës së pushkatimit. Kur e pyetën nëse i vinte keq për jetën, tha: “Më vjen keq që po ma merrni ju”. Akuza zyrtare kishte qenë sabotim. Por koha do të hidhte dritë.   Në vitin 2011, nipi i tij, Nikolin Kurti, ka mundur të takojë prokurorin që kërkoi dënimin, Hajredin Fuga, dhe gjykatësin që mori vendimin, Jani Vasili. Të dy i kanë lënë një ndjesë të shkruar me dorë, për çfarë ka ndodhur me meshtarin. Nikolin Kurti i ka botuar letrat në janar 2019, duke respektuar dëshirën e Fugës e Vasilit që letrat të publikoheshin pas vdekjes së tyre. Hajredin Fuga dhe Jani Vasili kanë ndërruar jetë pak vite më parë. Pas rënies së sistemit komunist, ata vazhduan karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, duke arritur deri në Gjykatën Kushtetuese. Në letrën e tij të ndjesës, prokurori Fuga ka thënë se çështja për Dom Shtjefnin pati nisur me pak drithë të vjedhur në kooperativë, derisa në të përfshinë edhe emrin e priftit. Në letër ai vëren se atë kohë, çështja iu hoq Krujës dhe e mori Ministria e Brendshme, por shtonte se sipas vartësit të tij që kishte qenë i pranishëm, ekzekutimi ishte bërë natën. Vetë Fuga nuk kishte dijeni për të dhëna që mund të ndihmonin në gjetjen e eshtrave”,- thuhet në portalin e AIDSHSH.

Kujtime nga protesta e komunitetit shqiptaro-amerikan kundër vrasjes barbare të At Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist hoxhist, Nju Jork1973– Autori, pjesëmarrës në protestën para OKB-së me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, ish-udhëheqësin shpirtëror të komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork.

Ky 50-vjetor i masakrimit të Dom Shtjefen Kurtit më kujton gjithashtu edhe reagimin e komunitetit shqiptaro-amerikan në atë kohë, kur menjëherë pasi morëm vesh nga shtypi amerikan se ishte vra Dom Shtjefen Kurti, organizohet një demonstratë para Kombeve të Bashkuara dhe përballë selisë së misionit të regjimit komunist shqiptar në Kombet e Bashkuara. E mbaj mend mirë atë demonstratë, ndoshta e para e këtij lloji, ku mori pjesë mbarë komuniteti shqiptaro-amerikan, pa dallim, i prirë nga Monsinjor Zef Oroshi dhe Imam Isa Hoxha.

Vrasja barbare e Dom Shtjefën Kurtit dhe shumë të tjerëve si ai, është ndër ato raste kur fisnikëria triumfon mbi hakmarrjen, mbi vuajtjet dhe mundimet e një jete, nëse mund të quhet e tillë.  Një jetë jashtëzakonisht e vështirë, në njërën prej diktaturave më të egra komuniste – por është edhe një rast që tregon se e mira triumfon mbi të keqen, se e vërteta gjithmonë fiton, më në fund.

Proces-Verbali i ekzekutimit të dom Shtjefën Kurtit për “fajin” se pagëzoi një fëmi.

Por, ky 50-vjetor i vrasjes barbare të Dom Shtjefën Kurtit na ofron gjithashtu edhe një rast për reflektim – madje për reflektim të thellë, pikë së pari reflektim nga institucionet shtetërore dhe nga përfaqësuesit e lartë të qeverisë e të shtetit shqiptar, por edhe nga mbarë shoqëria shqiptare. Duhet një reflektim serioz për nevojën e një kthese të domosdoshme që Shqipëria – si vend anëtar i NATO-s, që aspiron të antarësohet në Bashkimin Evropian – të përballet seriozisht me të kaluarën komuniste  dhe me krimet barbare të regjimit të Enver Hoxhës: krime kundër kundër njerëzimit, siç ishte vrasja e Dom Shtjefën Kurtit dhe mijëra të bashkatdhetarëve të tij – kundërshtarë të regjimit komunist – viktima të komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik, shumë prej të cilëve as varret nuk u dihen, as eshtrat nuk u janë gjetur, megjithëse kanë kaluar 30-vjet nga gjoja shembja zyrtare e komunizmit në Shqipëri.  Nuk u gjënden varret as eshtrat e viktimave të komunizmit, sepse sundimtarët aktualë të Shqipërisë dhe klasa politike në përgjithësi e këtyre 30-viteve “post-komunizëm”, refuzon të distancohet seriozisht dhe njëherë e mirë nga e kaluara kriminale komuniste dhe si rrjedhim refuzon të dënojë krimet çnjerzore të komunizmit.

Fatkeqësisht, në rastin e Shqipërisë, ndryshe nga çdo vend tjetër ish-komunist në Evropë, jo vetëm që refuzon të përballet me të kaluarën kriminale komuniste të vendit, por zyrtarët aktualë socialistë të niveleve më të larta, përfshirë Kryeministrin Rama, disa herë gjatë këtij dhe më herët, janë shpallur në një drejtim të kundërt, ndryshe nga e gjithë Evropa, duke thënë se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”, ndërsa personalitete të tjera të larta të Partisë Socialiste janë shprehur pozitivisht për ish-regjimin kriminal komunist të Enver Hoxhës.  Ishin deklarata aq të papërgjegjshme sa që tërhoqën edhe vemëndjen dhe kritikat nga enti evropian, “Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjës Europiane”, e cila nëpërmjet një deklarate, marsin që kaloi — Platform deeply concerned regarding statement of Albanian MP candidate on dictator Hoxha | Platform of European Memory and Conscience — i kujtoi Tiranës zyrtare se Shqipëria ishte një nga vendet më të prekura nga komunizmi dhe se “Një mohim i tillë historik njollos kujtesën e mijëra viktimave dhe bie ndesh me vlerat themelore demokratike, siç janë e vërteta dhe drejtësia”, ndërsa ka paralajmëruar politikanët socialistë të Shqipërisë, se “Glorifikimi i çdo regjimi totalitar nuk duhet të pranohet në jetën publike.”  Madje me atë rast, Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjës Evropiane bëri thirrje për dorëheqjen e deputetes socialiste Luljeta Bozo e cila ishte shprehur se komunizmi ishte një “diktaturë kushtetuese” dhe se diktatori Enver Hoxha kishte “më shumë anë pozitive sesa negative”.

Në deklaratën e Platformës Europiane drejtuar sundimtarëve nostalgjikë të komunizmit në Tiranë me 31 mars, 2021 thuhet se Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjës Europiane mbështet me forcë rezolutën e 19 shtatorit 2019– Texts adopted – Importance of European remembrance for the future of Europe – Thursday, 19 September 2019 (europa.eu) — mbi rëndësinë e kujtesës europiane për të ardhmen e Europës, në të cilën parlamenti evropian, “Dënon të gjitha manifestimet dhe përhapjen e ideologjive totalitare” dhe “shpreh “respekt të thellë për secilën viktimë të këtyre regjimeve totalitare dhe u nën thirrje  të gjitha institucioneve e aktorëve  të BE-së që të bëjnë gjithçka për të siguruar që krimet e tmershme totalitare kundër njerëzimit dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut, të kujtohen dhe të dalin para drejtësisë.”  Ja, kjo është Evropa me të cilën Kryeministri shqiptar deklaroi, ditë e fundit, se është në “dashuri” me të. Hipokrizia e kësaj klase politike shqiptare nuk ka të shterrur as sot në atë vend – 50-vjetë pas masakrimit të Dom Shtjefën Kurtit dhe dhjetëra mijëra kundërshtarëve të komunizmit enverist, bashkvëllezër e motëra shqiptare – për pothuaj një gjysëm shekulli.  Dy ngjarje të javëve të fundit e ilustrojnë këtë hipokrizi dhe mungesë sinqeriteti dhe bidnjeje morale nga Tirana zyrtare. ATSH-ja njoftoi se dy ditë më parë, me 29 shtator — në 50-vjetorin e masakrimit të Dom Shtjefën Kurtit – njërit prej 100-viktimave më të njohura të komunizmit në botë — Frank Shkreli: At Shtjefën Kurti, njëri prej 100 viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar | Gazeta Telegraf  — me ftesë të Kryeministrit Rama në Tiranë bën një vizitë udhëheqësja e Lëvizjes së Demokracisë në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, kundërshtarja e guximshme e diktatorit komunist të Bjellorusisë, Lukashenko, siç duket për të marrë ndonjë këshillë nga Z. Rama se si të “luftohet” regjimi komunist në atë vend. Por, për sadopak besueshmëri, do bënit mirë që të pastroni shpirtin tuaj më parë – duke u distancuar nga e kaluara komuniste e Shqipërisë dhe të dënoni krimet e regjimit të Enver Hoxhës – para se të mund t’i ofroni këshilla dhe ndihmë aktivistes bjelloruse të drejtave të njeriut, Z. Sviatlana Tsikhanouskaya.  Sepse, sot për sot, në fushën e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë – besueshmëria juaj – para qytetarëve tuaj dhe para botës – nuk është aq e admirueshme dhe asgjë për të qenë krenar.  E them këtë se po të ishit të sinqertë, do të ishit takuar, dy javë më parë, edhe me Presidentin e Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjës Europiane, Dr. Lukasz Kaminski, i cili, sipas Zërit të Amerikës, me delegacionin e tij mori pjesë me 18 shtator në hapjen e ekspozitës “Shekulli i Martirëve”, në Shkodër. Dr. Kaminski është cituar nga VOA shqip se ishte i pranishëm në eskpozitën e Shkodrës për t’u “dhënë zë martirëve dhe viktimave të shoqërive totalitare”, natyrisht, përfshirë Shqipërinë.

 “Ndër miliona viktimat e sistemeve diktatoriale të shekullit të 20-të, shumë prej tyre mbeten anonimë”, -tha zoti Kaminski, sipas korrespondetit të VOA-s në Shkodër, Z. Pëllumb Sulo. Megjithatë, kemi arritur të identifikojmë emrat dhe të dhënat e 27 martirëve të riteve të ndryshme, (përfshir edhe martirin e fesë dhe Kombit shqiptar, Imzot Vinçenc Prenushin), të cilët dhanë jetën për parimet që kishin dhe mënyrën si i janë qasur diktaturave.  Ata na mësojnë mbi parimet universale si e vërteta, drejtësia, dinjiteti njerëzor dhe si t’i qëndrojmë besnik besimeve tona. Jam shumë i lumtur, tha ai, që kjo ekspozitë u hap për herë të parë në Shkodër, qytetin e martirëve. Dhe besoj shumë që zëri i martirëve do të dëgjohet në Shkodër, në Shqipëri dhe kudo në Europë”, tha zoti Kaminski.

Dr. Kamisnki, Ju të falënderojmë ju dhe Platformën e Kujtesës dhe të Ndërgjegjes Evropiane për vizitën tuaj në Shkodër, për të pasqyruar sadopak historinë e tmershme të regjimit komunist në Shqipëri dhe për t’ua sjellur në kujtesë autoriteteve shqiptare krimet e së kaluarës komuniste në atë vend.  Por, në këtë 50-vjetor të masakrimit të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi enverist –njëherazi, njëri prej viktimave më të njohura botërore të diktaturës komuniste – shpresa jonë se kjo klasë aktuale politike e Shqipërisë do të bëjë që “zëri i martirëve të komunizmit do të dëgjohet në Shkodër e në Shqipëri…”, me kalimin e kohës (30-vjetë) duket gjithnjë e më e parealizueshme, shpresë e humbur se ai shtet do të bëhet, për derisa Tirana zyrtare nuk përballet seriozisht me të kaluarën e saj komuniste dhe për derisa në atë vend nuk dënohen publikisht dhe zrytarisht, krimet e komunizmit – ashtu siç kanë bërë vite dhe dekada më parë, vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore e Qendrore.

Kosova veriore nga paslufta ka qenë “oazë” krimi, andaj “është e kuptueshme” rezistenca dhe mospajtimi me prezencën e Policisë Speciale të Kosovës atje

0

Drini sërish e intervistoi eprorin e lartë të Policisë së Kosovës së Paraluftës (Milicisë), dhe zv/Ministrin e Punëve të Brendshme të Qeverisë Bukoshi. Hajrullah Tërnava ka qenë Inspektor i lartë policor në Drejtorinë e Policisë së Kosovës në vitin 1990. Ai me 02.07.1990 e ndihmoj edhe procesin e shpalljes së Kosovës Republikë. Më vonë është arrestuar dhe burgosur me shumë policë të tjerë të Kosovës së paraluftës, për shkak se nuk është pajtuar me dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës. 

Hajrullah Tërnava ka qenë disa herë kampion në sportin e xhudos në ish-Jugosllavi dhe konsiderohet “baba i ketij sporti” në Kosovë dhe ka të kryera Akademinë Policore si dhe shume specializime në polici. Ka qenë po ashtu drejtor për shumë vite i Shkollës së Mesme të Milicisë në Vushtrri. Tërnava konsiderohet ndër ekspertët më të njohur policor në vend, fatkeqësisht i lënë anash qëllimisht pas ardhjes së lirisë në Kosovë, ku edhe vet ai ka dhënë ndihmesën për lirinë e vendit si luftëtar me armë në dorë. 

Kësaj radhe Drini z. Hajrullah Tërnavën e intervistoj rreth ngjarjeve që ndodhën në veriun e Kosovës.  

Drini: A mendon se sjelljet e Policisë së Kosovës, sidomos të Policisë Speciale, që është e pranishme në veriun e vendit, janë profesionale në raport me provokimet e mirëmenduara të atyre serbëve që rrinin afër barrikadave. Çfarë donin të arrinin ata me provokimet e tilla, nënvlerësimet, nënçmimet, deklaratat se ai “snajper” (që ishte në khaun e një polici special, “do të jetë i yni” etj. A mendon se ndër të barrikaduarit që provokonin duhet të kenë qenë edhe pjesëtarët e BIA-s së Serbisë (trashëgimtares së UDB-ës) , e njohur për provokimet mizore gjatë kohës së pushtimit të Serbisë?

H.Tërnava: Policija e Kosovës në kryerjet e detyrave të veta gjithnjë duhet t’i përmbahet ligjit te Punëve të Brendshme në të cilin përshkruhen edhe autorizimet dhe kompetencat sipas mënyrave që iu imponohen, që duhen t’i përdorin gjatë kryerjes së detyrave të tyre kur për to ua imponon situata që t’i përdorin ato kompetenca ligjore, vlen të ceket se ato autorizime dhe kompetenca janë të njejta për tërë Policinë e Kosovës sipas asaj që i parasheh ligji në fjalë, tjetër është ndarjet e njësive të ndryshme që janë brenda MPB e sikur që është Policija Speciale, e komunikacionit, për intervenime të shpejta e shumë njësi të tjera etj, dhe për llojin e njësive se cilat do të intervenojnë në ato vende ku tregohet i nevojshëm intervenimi vendosin eprorët e tyre më të lartë sipas hierarkisë, dhe të gjithë kur i marrin detyrat në ato kohëra dhe momente kur gjinden në kryerjen të detyrave, si në rastin e kryerjes së detyrave në ato pjesë të veriut, në ato raste gjithnjë ata veprojnë në bazë të urdhërave të cilat i urdhërojnë eprorët e tyre në harmoni me ligjet në fjalë, dhe Policija e Kosovës sikur që dihet është polici profesionale, pavarësisht edhe kur gjinden ne situata dhe rrethana të vështira dhe të jashtëzakonshme, sikur që ishin të provokuar nga ana e atyre serbve që rrinin afër barrikadave. Me sjelljet e tyre ata serbë që provokonin në baza te nënçmimit, nënvlerësimit, sikur që e thonin se “ai snajper” qe ishte në krahun e një polici special, “do te jete i yni” etj, ata donin që situata të eskaloj dhe me intervenimin e policisë tani popullata serbe të ketë alibi-arsye që ta paraqet vehten si viktimë para opinionit ndërkombëtar, dhe ky intervenim i policisë të përdoret si presion ndaj popullatës serbe që jetojnë në ato pjesë të veriut. Ata njerëz serbë të barrikaduar në ato vende ku u zhvillonte ngjarja, kanë qenë njerëz të profesioneve të ndryshme, sikur pjesëtar të BIA-s së Serbisë (trashëgimtare e UDB-ës ) , shërbim që si gjithëherë i ka njerëzit e saj që i angazhojnë për arritjen e qëllimeve të saja dhe në vendet e duhura ku zhvillohen ato ngjarje, e sidomos të kohërave kur ishim nën okupimin e tyre, prandaj nuk duhet të mendohet se ata ishin rastësisht vetëm banorë të atyre vendeve, dhe shërbimet sekrete gjithnjë gjinden ne ato vende ku zhvillihen situata të rëndësishme për vendin, që të jenë të njoftuar në ato rrjedha që ishin të zhvilluara në ato kohëra.

Drini: Pjesa veriore e vendit që nga paslufta ka qenë “oazë” e krimit të madh, strehimit të kriminelëve famëzi, ndjekjes dhe dëbimit të dhunshëm të pothuaj 30 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës etj. A ta merr mendja se rezistenca aq e madhe atje ndaj shtrirjes së veprimit ligjor të Kosovës, është e dirigjuar plotësisht nga kreu i shtetit të Serbisë, pasi në masë të madhe kjo tashmë është gjë e ditur. A duan ata që t’i ruajnë rezultatet e krimit, dmth territorin e pastruar etnikisht prej shqiptarëve në pjesën veriore, në Lagjen e Boshnjakëve etj., apo çka duan në të vërtetë?

H. Tërnava: Veriu i vendit tonë që nga paslufta ka qenë “oazë” i krimit të madh, e strehimit të kriminelëve famëzi, ndjekjes dhe dëbimit të dhunshëm të pothuaj 30 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës etj. Sikur që u pa në vendin e ngjarjes së ndodhive të reciprocitetit në Jarinjë, Bërnjak dhe vende të tjera në ato pjesë të veriut, dhe rezistenca aq e madhe atje, ku nga ana e policisë ndërmirreshin veprimtari ligjore, tani qartë shihet se ajo rezistencë nga ana e popullatës serbe është e dirigjuar plotësisht nga kreu i shtetit të Serbisë, sikur që për këtë tani e din mbarë opinioni i Kosovës dhe më gjerë, sepse kjo rezistencë ishte si masa e fundit e rezistimit ndaj atyre territoreve në veri ku është bërë spastrimi etnik i atyre pjesëve të banuara nga shqipetarët në pjesët veriore, Lagjen e Boshnjakëve etj, dhe qëllimi i krejt këtij aksioni ishte që Serbija këto pjesë t’ia bashkangjet shtetit të Serbisë, dhe si satisfakcion ta ketë arsyen se ajo pjesë iu takojnë Serbëve se edhe ashtu është e banuar me serbë, dhe nëse vije deri te njohja reciproke ata ta kenë arsyen se Kosovës ia mor një pjesë që është me pasuri ma të pasura nëntokësore në territorin e Ballkanit.

Drini: Goran Rakiq, zv/Kryeministër i Kosovës, Igor Simiq si deputet e të tjerë, ishin afër “popullit të tyre” për ta penguar dhe rrethuar Policinë Speciale të Kosovës, që ishte në detyrë për ti ruajtur policët në kufi e doganë, a mendoni se ata do të kenë bërë veprimtari antishtetërore, përkatësisht vepra penale që e rrezikojnë veprimin e policisë e me këtë edhe të integritetit territorial të vendit?

H. Tërnava: Pranija e funksionarëve serbë të Kosovës, që janë në poste të rëndësishme në këtë Qeveri të Kosovës, sikur Goran Rakiq, Igor Simiq dhe të tjerë, që ishin afër “popullit të tyre” e që ishin si stimulim (nxitës) për ta penguar dhe rrethuar Policinë Speciale të Kosovës, që ishte në detyrë për t’i ruajtur policët në kufi e doganë, si zyrtar të lartë të qeverisë që ishin, me këto veprime, ata kanë bër veprimtari, përkatësisht vepra penale që e rrezikojnë veprimin e policisë, e me këtë edhe të integritetit territorial të vendit, e kur dihet se bash ata janë funksionar të lartë të shtetit tonë dhe marrin paga të majme nga taksapaguesit e këtij shteti.

Drini: A e sheh si mjaft të rrezikshme tendencën e nxitur nga kreu i shtetit të Serbisë që me e ba shumë të madhe (dramatizue) çdo intervenim të Policisë Speciale në atë pjesë të Kosovës?

H. Tërnava: Tendenca e nxitur nga kreu i shtetit të Serbisë, për me e dramatizua çdo intervenim të Policisë Speciale në atë pjesë të veriut të vendit, është mjaft e rrezikshme dhe tendencioze, sepse Kosova tani është shtet i Pavarur dhe pavarësinë e saj e ka shpallur me 17.02.2008, tani i njohur nga 117 shtete, pavarësija e saj është konfirmue nga Gjygji Ndërkombëtar i Drejtësisë (GJND) të cilën aktakuzë për këtë e ka ushtrue vet Serbija, mbas kapitulimit të Serbisë të nënshkruar me marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999.

Drini: A mendon që shteti i Kosovës duhet të jetë i prerë që askush nga jashtë vendit nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, veçanërisht që të tregoj se ku guxoka e ku qenka e ndaluar të jetë e pranishme Policia Speciale e vendit, e nesër edhe Ushtria e Kosovës?

H. Tërnava: Tani shteti i Kosovës është shtet i Pavarur dhe si i tillë i zhvillon politikat e saja të pavarura, në zhvillimet e saja të pavarura dhe në koordinim edhe me shtete tjera mike, por për sovranitetin e saj në kufijt e saj ajo vendos vet, e sidomos në bazë të asaj se ku do t’i angazhon forcat e saja dhe shkakun e vendosjes është e pavarur dhe askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të saja, sikur që është policija, ushtrija e saj etj, pavarësisht te cilat njësi (e që janë të shumëta sikur i ceka me lartë).

Drini: Nga aspekti i analizës policore, çka duhet të bëjë Kosova që të mos i merr parasysh “ankesat” e atyre që se duan Policinë e Kosovës, sidomos atë speciale, në “mjedisin e tyre”, që shihet qartë e mendojnë si serb (e të Serbisë!), ashtu siç i udhëzon kreu i shtetit të Serbisë nga Beogradi?

H. Tërnava: Me qe tani Kosova është shtet i Pavarur dhe sovran, është e kuptueshme se Serbija ka dhe do të ketë pretendime edhe në të ardhmen që Kosova të mbetet pjesë e saj, prandaj është e kuptueshme që Serbija investon edhe më tutje që në popullatën shqiptare të ketë njerëz të vet – bashkëpunëtor të saj, që punojnë dhe zhvillojnë luftëra speciale në favor të Serbisë, dhe që i paguan edhe me paga të larta, por populli shqiptar duhet t’i zbuloj ata persona, ti kompromitoj , ti anashkaloj dhe ti injoroj ata, e jo si deri më tani që shumë nga ata janë edhe në vende të rëndësishme pushtetare, e sidomos zënë vende të rëndësishme në jetën publike sikur që janë të pranishme edhe në TV-ët dhe debate të rëndësishme, zhvillojnë luftë speciale në disfavor të shtetit të Kosovës, prandaj populli shqiptar duhen të zgjohen nga gjumi dhe në poste të rëndësishme t’i emërojnë njerëzit e pastërt si kombëtarisht, poashtu edhe materjalisht që vendin me veprimet e pastërta ta shpiejnë drejt shteteve demokratike, sikur që është BE, duke i respektuar ato shtete mike që na u gjnden për krah në ditët më të vështira të historisë sonë më të re dhe me ndihmën e tyre arrtitëm edhe të çlirohemi.

Drini: Aleksander Vuçiç si president i Serbisë si dhe funksionarë të lartë serb të policisë e ushtrisë, vazhdojnë ta kërcënojnë Kosovën me luftë, si kësaj radhe, ku madje e kishin të pranishëm edhe ambasadorin e Rusisë në Beograd, afër kufirit në Jarinjë… Çfarë duhet të bëjë Kosova? Të bazohet vetëm në aleatët dhe KFOR-in e pranishëm në vend apo?

H. Tërnava: Aleksander Vuçiq si president i Serbise dhe funkcionarët e lartë serbë, si dhe të policisë dhe ushtrisë vazhdojnë të kërcënojnë Kosovën me luftë, sikurse që vepruan ditëve të fundit, ku e kishin të pranishëm edhe ambasadorin e Rusisë në Beograd, afër kufirit të Kosovës në Jarinjë. Në këto kohëra tani në Serbi, janë duke u zhvilluar luftëra speciale që i kanë qëllimet e tyre se si të mbesin në pushtet më tutje, prandaj këto sjellje të këtyre politikanëve më shumë janë si konsum politik ditor për popullatën serbe, sepse janë të freskëta kujtimet e vitit 1999 kur NATO me bombardimet e saja 78 ditëshe, sipas Rezolutës 1244 që e ka miratue OKB e që edhe tani është në fuqi, e detyroj Serbinë që ta nënshkruaj kapitulimin e saj në Kumanovë, prandaj e thash se këto veprime të ditëve që po i lëmë pas në veriun e Kosovës, ishin veprime të konsumit politik, pasi dihet mirë që territorin e Kosovës në kufinjt e saj e mbikëqyrë dhe e garanton KFOR me NATO-n, dhe sikur të ndodhte edhe një luftë si në ato vite, bëhet pytja se a do të ekzistoj më Serbija, prandaj udheheqësit e saj e dijnë mirë këtë, por veprimet e reciprocitetit në veri na e imponojnë situatën që të besojmë se e tërë kjo tollovi është bërë që ne një kohë të afërt do të ndodhin edhe njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, sepse me ato rezistenca në kufirin e Jarinjes e Bërnjak u pa qartë se kujt mund t’i konvenon një luftë tjetër tani, dhe meqë askujt nuk i konvenon lufta e re, e më së pakti Serbisë, dhe me ato veprime që u panë tani edhe populli serb po e vëren se nuk ia vlenë më tutje të vazhdohet me këto politika konfliktuoze dhe jo vetëm me Kosovën, por edhe me shumë vende të tjera, sikur me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjen e Hercegovinën, Kosovën dhe me shtete të tjera që nuk është në marrëdhënje të mira, prandaj Vuçiç tani me këto veprime po e pyte popullin e tij se “A doni luftë me Kosovën dhe nëse doni luftë me e sjellë në pikëpyetje ekzistimin e Srrbise…?”, prandaj krejt kjo sjellje na përngjanë se njohjet reciproke nuk janë të largëta, edhe nga 5 shtetet e BE që se kanë njohur Pavarësinë e Kosoves, ka sinjale se edhe ato në kohë jo të largët do e njohin Pavarësinë e Kosovës e në rend të parë njohja e radhës pritet të ndodhë nga Greqia, Spanja etj me radhë dhe shpejt Kosova do t’iu bashkëngjitet shteteve të zhvilluara të BE-së.

Kryetari Konjufca priti në takim deputetin Genc Nimanbegu

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim deputetin e Listës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike, me theks të veçantë rolin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare në shërbim të stabilitetit dhe bashkëjetesës harmonike në Mal të Zi.

Kryetari Konjufca vuri në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dy shtete bashkërrugëtuese drejt integrimit evropian, dhe shtoi se komuniteti shqiptar atje ka shërbyer gjithnjë si urëlidhëse ndërmjet dy vendeve tona. Po ashtu tha se Kosova është shtëpi edhe e shqiptarëve të Malit të Zi, sepse kontributi i tyre përgjatë historisë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë ishte jashtëzakonisht i madh.

Në takim u theksua nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen.

Kosova në 1 Tetor 1997, protesta studentore në mbrojtje të arsimit shqip

0

Gazeta Bujku 2 Tetor 1997 – fq 1 Protesta studentore -foto Behlul Jashari

Nga: Behlul Jashari, korrespondent nga Prishtina

-Kryeministri Kurti priti në takim bashkorganizatorët e protestës studentore të 1 Tetorit 1997, pasi së bashku nderuan rektorin historik të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, që u printe në protestë/
-“Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”/
-Nga protesta studentore e 1 Tetorit 1997 nga Prishtina në Tiranë raportoja për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë, se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”. Theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën: “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”/

Gazeta Bujku 2 Tetor 1997 – fq 3 Protesta studentore -foto Behlul Jashari

PRISHTINË, 1 Tetor 2021/ Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, e para 24 viteve, 1 Tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara e të mbyllura nga regjimi i dhunës serbe që nga viti 1991.
Të mbështetur edhe me pjesëmarrje në protesta nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, drejtues të Lëvizjes Studentore në Kosovë në atë kohë ishin Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi, Ernest Luma e të tjerë.
Albin Kurti, tani kryeministri i Republikës së Kosovës, sot, në përvjetorin e 24-të të protestave studentore të vitit 1997, me ftesën e tij, priti në takim bashkorganizatorët e protestës që bëri kthesë politike në Kosovë dhe bëri jehonë të madhe ndërkombëtare.
Në takim ishin edhe familjarë të drejtuesit të universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektualit që priu në protestat e 1997-ës – profesorit të ndjerë Ejup Statovci,  profesoresha Drita Halimi Statovci dhe znj. Anila Statovci.
Para takimit kryeministri Kurti vuri lule të freskëta te varri i profesorit Statovci, i cili së bashku me studentët organizatorë ishte në ballë të protestës masive, që për kërkesë kryesore kishte lirimin e pakusht të hapësirave universitare të uzurpuara nga regjimi serb.
Duke evokuar kujtime të viteve e ’90-ta, të rezistencës aktive dhe përpjekjes për liri, u vlerësua akademiku i rezistencës dhe juristi i qëndresës, që ishte në ballë të universitetit më 1991, kur duhej rifilluar ai si i pavarur prej pushtuesit serb, pas dëbimit nga objektet zyrtare të Universitetit të Prishtinës.
“Çdo 1 Tetor kujtojmë marshimin në protestat e 1997-ës të mijëra studentëve të veshur në të bardha, që me vullnet për liri e dëshirë për dije kërkonin lirimin e ndërtesave dhe hapësirës universitare nga regjimi i atëhershëm serb dhe përkujtojmë intelektualin që na priu profesor Ejup Statovci”, tha kryeministri Kurti.

Gazeta Bujku 2 Tetor 1997 – fq 10 Protesta studentore -foto Behlul Jashari

Ai tha se më 1 Tetor të vitit 1997 u thye një heshtje dhe frikë e gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej dinjiteti.

U rikujtuan ditët parapërgatitore të protestave, rreziqet dhe kushtet e vështira të veprimit, si edhe zemërgjerësia e njerëzve guximtarë që dëshirës së madhe të studentëve për dije iu mundësuan vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi.

Në takim ishin prorektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, profesori Ahmet Geca, drejtuesit e Lëvizjes studentore ministri Xhelal Sveçla, zëvendësministri Hysen Durmishi, Bujar Dugolli, Fatban Bunjaku, Jeton Rexha, Lulëzon Jagxhiu, Mihane Salihu, Mentor Bogaj, Milot Cakaj dhe Veton Demaj.
Para 24 viteve gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë i bënte jehonë e përkrahje të madhe protestës. “Në Prishtinë dhe në 6 qytete të Kosovës Protestat paqësore u përballën me brutalitetin policor”, shkruante në mbititull e kryetitull në ballinë gazeta e rezistncës “Bujku”, e cila në një nga nëntitujt theksonte se, “Nuk ka njoftime për të vrarë, por ka të plagosur e të arrestuar”.
Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Në Prishtinë dje protestuan paqësisht mbi 30.000 studentë, profesorë e intelektualë të tjerë, e mbi 100.000 qytetarë shqiptarë dolën në rrugë e sheshe për përkrahje e solidarizim, përkundër shtetrrethimit policor serb”.
Gazeta raportonte se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dënoi ashpër brutalitetin policor mbi protestuesit, se Qeveria shqiptare dënon dhunën që ushtron Beogradi mbi shqiptarët, se Ambasada e SHBA-ve është e brengosur për situatën e krijuar…
“Pas ndërhyrjes së policisë serbe kundër studentëve shqiptarë në Kosovë Kongresisti Amerikan Eliot Engëll kërkon që SHBA-të të dënojnë energjikisht Serbinë – Komuniteti ndërkombëtar nuk do të qëndrojë duarkryq për të lejuar që protestat paqësore të shtypen me dhunë”, theksonte gazeta në mbititullin, titullin e nëntitullin e një prej shkrimeve në shumë faqe.
Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 24 viteve, drejtpërdrejtë nga protesta, raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH)  se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”,  se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar” dhe theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja si korrespondent i ATSH-së nga Prishtina përmes telefoninit në 1 Tetor 1997.

Gazeta-Bujku-3-shtator-1991-foto-Behlul-Jashari

Raportimin e bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.
“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja, ndërsa që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë protestues bëja të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”.
Në raportim theksohej edhe se “‘Policët e egërsuar po shqyejnë nëpër sheshe e rrugë pankartat e studentëve protestues. Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100
000 qytetarë, perkunder shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rënde dhe e jashtëzakonshme’,-deshmon korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina”.
Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968-tën. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.
Gazeta e rezistencës “Bujku”,  që ishte e vetmja në gjuhën shqipe në Kosovë në atë kohë, kryeredaktor-themelues i së cilës isha,  që sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale Rilindja, para  30 viteve – në 3 Shtator 1991 shkruante në titujt e ballinës: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë – Fillimi i vitit shkollor shtyhet deri më 1 Tetor – Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”. Në numrin pasues shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 Shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”…
Gazeta nuk u ndal edhe kur u ndalua, vijoi të dalë duke qenë pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, me orientim e përcaktim të fuqishëm perëndimor euroatlantik…
As nga fillimi i Tetorit e as muajëve e viteve në vijim pushteti okupues i Serbisë nuk hapi dyert e shkollave e të Universitetit të Kosovës për shqiptarët…
Gazeta “Bujku” e 3 Tetorit 1991 në ballinë kishte kryetitullin “Shkollat janë tonat, ato nuk i japim”, ndërsa mbititullin “Në tërë Kosovën protestë e qetë e nxënëseve, studentëve, arsimtarëve dhe prindëve shqiptarë”. Një nga titujt tjerë ishte: “U arrestuan dhe u maltretuan shumë pjesëmarrës të protestës së qetë”.
Nga protestat kudo në Kosovë kundër mbylljes së shkollave shqipe botoheshin edhe fofografi me raportimet në ballinë e në faqet vijuese të gazetës “Bujku”…
Titujt e gazetës si dëshmi i lexoj edhe në një film dokumentar nga  greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të nisur nga simboli i rezistencës Adem Demaçi, në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, të zhvilluar nga 24 Maji deri në  3 Qershor të vitit 1993.
Trokëllima e telexit, të lidhjes së vetme të mundëshme nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, të raportimeve që bëja  për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, duke nisur nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe. Flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”
Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po vijonte të bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim…

Greva e urisë-Rilindja-1993. Tituj nga gazeta Bujku

“NA E MORËN SHKOLLËN…”

Para 30 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.
Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.
Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”
Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)
Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.
Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.
Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…

ATSH zyra Kosovë, Pallati Rilindja – Behlul Jashari, telexi i raportimeve nga 24maji 1992. Grevë e Urisë më 1993

***
DISA NGA RAPORTIMET E MIA TË 30 SHTATORIT E 1 TETORIT 1997:

https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/izCKtqqUjSs/RWH7-u3CFCsJ
PROTESTAT NE KOSOVE FILLOJNE ME 1 TETOR -Keshilli Organizativ

PRISHTINE, 30 shtator /ATSH-Behlul Jashari/ – Keshilli Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines vendosi dje qe protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te
pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor, beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te Studenteve, Albin Kurti.
“Pas takimeve qe paten perfaqesuesit e studenteve ne Keshillin Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines, per protestat paqesore studentore, me presidentin e Republikes
se Kosoves dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomateve europiane dhe amerikane, qe qendruan dje ne Kosove, konfirmojme edhe nje here qe protestat do te fillojne me 1 tetor 1997”, thuhet ne vendimit e Keshillit Organizativ.
Unionit i Pavarur i Studenteve te Universitetit te Prishtines.
do te jape sot nje konference per shtyp./MY/kled/
PROTESTAT PAQESORE NE KOSOVE DO TE FILLOJNE NESER PARADITE
PRISHTINE, 30 shtator /ATSH/- Ne Kosove protestat paqesore studentore per lirimin e objekteve te pushtuara arsimore do te fillojne me 1 tetor ne oren 10:30, -behet e ditur per ATSH-ne nga Keshilli Organizativ i Universitetit te Prishtines.
Protestat e studenteve, te debuar 7 vjet me pare nga objektet shkollore dhe universitare prej autoriteteve serbe do te fillojne me marshimin drejt qendres se qytetit te Prishtines, ku do te kalohet pergjate shetitores kryesore te qytetit dhe me pas ne lagjet e tij.
Studentet do te mbajne distiktiva si shenja identifikuese dhe eshte kerkuar qe ata te jene te veshur me te bardha nga brezi e lart. Ne protesta nuk do te kete brohoritje, pasi te gjitha mesazhet dhe kerkesat e studenteve do te jene te shkruara neper pankarta.
Kujdestaret per mbajtjen e rendit do te jene studente qe do te mbajne shirit te kuq, kurse studentet vezhgues te protestave do te mbajne shirit te kalter.
Ne kete menyre do te veprohet edhe ne qytetet e tjera te Republikes se Kosoves, ne te cilat ndodhen shkollat e larta te Universitetit te Prishtines.
Keshilli Organizativ i ka bere thirrje qytetareve qe te solidarizohen me kete proteste paqesore te studenteve duke dale se bashku me ta ne rruge dhe duke iu nenshtruar me perpikeri strategjise se studenteve. Qytetaret duhet te jene te qete e te heshtur, -kumtohet nga Keshilli Organizativ.
Sot ne Prishtine, nje dite para fillimit te protestave, Unioni i Pavarur Studentor do te zhvilloje nje konference shtypi. /B.J/AG/kled/

Përballja me forca Serbe afër shkollës fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, më 1 Tetor 1997

https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/mjLGD2xVlpI/jLmmVXWhRjIJ
POLICIA NDERHYN ME GAZ LOTJELLES NE PROTESTAT E STUDENTEVE NE
PRISHTINE
PRISHTINE, 1 tetor /ATSH-Behlul Jashari/ – Policia serbe bllokoi studentet shqiptare protestues ne Prishtine dhe u dha ultimatum per shperndarje. Rreth ores 11:50, policia nderhyri duke perdorur gazlotesjelles ne lagjen Velania, ku ishin mbledhur studentet. Per ne Velani jane drejtuar dhe tanket.

Nderkaq forca te medha policore kane rrethuar Rektoratin e Universitetit te Prishtines. Nje pjese e studenteve eshte shperndare.
Ne Mitrovice protestuesit paqesore, studente te Fakultetit Xehtaro-Metalurgjik e te Shkolles se Larte Teknike kane marshuar rreth tre kilometra dhe pastaj jane ndaluar nga policia.
Kercenimit te dhunes ata i jane pergjigjur paqesisht dhe jane kthyer ne vendin e nisjes.
Nga Vushtrica mesohet se ne te gjitha rruget, e sidomos ne ato te drejtim te Prishtines, kishin ardhur perforcime te forcave te policise, te cilet penguan nisjen e studenteve dhe qytetareve te tjere per ne Prishtine. Edhe ne Vushtrice mbizoteron atmosfera e
tensionuar.
Studentet protestojne ne pergjigje te nismes se Unionit te Pavarur Studentor per te kerkuar kthimin ne mjediset e tyre shkollore, nga te cilat administrata serbe i deboi me force
shtate vjet me pare. /cela/pas
PRISHTINE: NDERHYRJA E POLICISE SERBE SHKAKTON TE PLAGOSUR NE
RADHET E STUDENTEVE SHQIPTARE
PRISHTINE, 1 tetor/ATSH/ – Ne Prishtine ka shume studente te plagosur pas nderhyrjes se policise serbe ne protesten paqesore te dites se sotme, te organizuar nga Uninon i Pavarur
Studentor i Kosoves, njofton Keshilli i Studenteve per Sherbime Mjekesore.
Nje numer studentesh dhe profesoresh jane rrahur nga policia nderkohe qe ka shume te arrestuar, te cilet me furgone dhe autobuze dergohen ne stacionet e policise serbe dhe ne
burgje, ben te ditur me telefon korrespondenti i ATSH-se ne Prishtine.
Edhe pse studentet kane ndenjur ulur, si shenje e reagimit paqesor ndaj dhunes se eger, policia eshte versulur brutalisht mbi ta me shkopinj gome dhe me mjete tjera. Me kete
rast jane rrahur edhe shume vajza – studente te Fakultetit te Mjekesise sepse donin te ndihmonin studentet e lenduar.
Sipas korrespondentit te ATSH-se, pas ores 1300 Qendra Studentore ne Velani dukej e shkrete. Ne vend te mbi 30 000 studenteve dhe protestueseve te tjere, hapesiren e kane pushtuar forca te medha policore me autoblinda, tuba uji dhe armatime nga me te rendat.


 Disa nga udhëheqësit e protestës së 1 Tetorit të vitit 1997, në mesin e të cilëve edhe Rektori Ejup Statovci, tashmë i ndjerë dhe Albin Kurti, Kryeministri i tashëm i Kosovës.

Forcat policore kane bllokuar edhe ndertesen e rektoratit. “Ne rektorat jane strehuar shume studente te lenduar, ndersa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjelles. Policet e egersuar po shqyejne neper sheshe e rruge pankartat e studenteve protestues. Ne tere qytetin e Prishtines, ku kane dale mbi 100 000 qytetare, perkunder shtetrrethimit policor, mbreteron nje atmosfere teper e rende dhe e jashtezakonshme”,-deshmon korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina.
Unioni i Pavarur Studentor i Kosoves ka filluar sot organizimin e protestave paqesore per lirimin e ambjenteve shkollore, nga te cilat studentet shqiptare u debuan me force
shtate vjet me pare. /sara/

Protesta 1 Tetor 1997-foto

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-30.ata.html
[01] PROTESTS IN KOSOVE START ON OCTOBER 1 – Organizational Council
PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – By Behlul Jashari: The Organizational Council of the University of Prishtine decided yesterday that the peaceful protests of the students to have the school and university building released will start on October 1, one of the leaders of the Independent Students’ Union, Albin Kurti, said.
“After the meetings that representatives of the students in the Organizational Council had with regard to peaceful students protests with the President of the Republic of Kosova Dr Ibrahim Rugova, and with the delegation of the European and American diplomats, in Kosove yesterday, confirm once more that the protests will start on October 1, 1997,” says a decision of the Organizational Council.
The Independent Students’ Union of the Prishtine University will give a news conference today. my/kled/xh/

Protesta 1 Tetor 1997-foto

Albanian Telegraphic Agency

[03] PEACEFUL PROTESTS IN KOSOVE WILL START ON OCTOBER 1 BEFORE NOON
PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – Peaceful protests of the students in Kosova for the release of the occupied school buildings will start on October 1, at 10.30 a.m., the Organizational Council of the Prishtine University told ATA.
The protests of the students who were not allowed by Serbian authorities to attend classes in their school and university buildings 7 years ago, will start marching towards the Prishtine city centre, passing through the main boulevard and then to city quarters.
The students will carry badges and they are asked to wear white blouses or shirts. During the protests the students will not chant any slogan because all the messages and demands of the students will be written in placards.
The people to keep order during the protests will be students wearing a red ribbon while the students who will observe the protests will have green ribbons.
The same procedure will be followed in other cities of the Republic of Kosova where there are affiliates of the University of Prishtine.
The Organizational Council appealed to citizens to side with the peaceful protests of the students by joining them on the streets and strictly respecting the strategy of the students. The citizens must be calm and silent, says the Council.
Today, one day before the beginning of the protests, the Independent Students’ Union will hold a news conference. bj/ag/kled/xh/k
Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-10-01.ata.html

Protesta 1997

[05] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.
In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed. xh/

Protesta studentore

Albanian Telegraphic Agency

[08] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the Albanian students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.
In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed.
The protesting students of the Xehtaro-Metallurgical Faculty and of the High technical School in Mitrovice have marched about three kilometers and then have been stopped by police. They have peacefully turned back to the starting place after threats and violence.
Through all the streets in Vushtrice, especially through those leading to Prishtine, arrived reinforcements of police forces who prevented the flux of other students and citizens towards Prishtine. A tense situation is prevailing in Vushtrice too.
The students are supporting through their protests an initiative of the Independent Student Union to demand their return to the school premises from which the Serbian administration has forcefully expelled them seven years ago. cela/pas/xh/k

Protestat e 1 tetorit 1997
Albanian Telegraphic Agency
[09] ALBANIAN STUDENTS INJURED DUE TO SERB POLICE INTERVENTION IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in the peaceful protests today, the Students’ Council for Medical Services reports.
The protests have been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.
A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone. sara/lm (more)

Protesta 1 Tetor 1997
Albanian Telegraphic Agency

[10] ALBANIAN STUDENTS INJURED BY POLICE IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in a peaceful protest today, the Students’ Council for Medical Services reports.
The protest has been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.
A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone.

Although the students have been staging sit-down protests as a sign of peaceful reaction to savage violence, police have brutally interfered with batons and other means. Many young women, students of the Medicine Faculty have been beaten because of wanting to help the harmed students.


According to the ATA correspondent, after 13.00 the Students’ Centre in Velani seemed deserted. Instead of 30 000 other students and other protesters, the area was occupied by large police forces supported by armoured vehicles, water cannon and heavy armours.
The police forces have also blocked the rectorate building.
“Many injured students are sheltered in the rectorate, into which tear- gas penetrates. The angry police are tearing to pieces placards of the protesting students.”
“A very tense and unusual atmosphere is prevailing over the whole city of Prishtine, where over 100 000 citizens have taken to the streets, despite police curfew,” the ATA correspondent reports from Prishtine.


The Students’ Independent Union of Kosove started today the organisation of peaceful protest to demand access to school premises, from which the Albanian students were forcibly removed seven years ago. sara/lm/k


Albanian Telegraphic Agency

Kush humbi dhe kush fitoj me marrveshjen për targat në Bruksel?

0

Skënder MULLIQI

Shtrohet pyetja së kush fitojë dhe kush humbi më marrveshjën për targa?Disa mendojnë së Beogradi është fitues , kurse një shumicë mendojnë së fitues në marrveshje doli Prishtina zyrtare.Kërcënimi në Veri më ushtri dhe mjete të rënda luftarake, dhe më barrikada nga ana e Serbisë, u bë edhe në kuader të propagandës së Vuqiqit, për ti frikësuar shqiptarët. Loja më zjarr e Serbisë , ishte fotografi e shovinizmit serbomadh.Një spektakël i tillë të demonstrimit të forcës në kufi më Kosovën, Vuqiq e bëri edhe për konsum të mbrëndshëm politike, së po I dobësohet pozicioni i tij. Ky diskurs politikë propagandistic së bashku më Rusinë , është paralajmërim së Serbia, nuk ka hequr dorë nga planët për Serbi të Madhe.Vuqiqi po i ngjallë forcat ultranacionaliste në Serbi .Këtë concept politikë e ka trasheguar nga Shesheli dhe Millosheviqi.

Ne veri, u mundua ti jap zjarr gjendjës, për të krijuar edhe favore në terren ,kur vjen koha e vazhdimit të bisedimeve. Me marrveshjën e nënshkruar në Bruksel më ndërmjetësimin amerikan mendoj, së Kurti doli superior ndaj Vuqiqit, kur dihet së kryeministri I Kosovës, në këtë drejtim ka përkrahjën e Evropës dhe të Amerikës .Shumë është ndjërsitur shovinisti Vuqiq këto ditë, madje edhe u sëmua nga humbja që e pësoi .Nuk i kan dalë hesapet siq i ka planifikuar më Kurtin.Lojërat karikaturiale të luftës në veri , bën që ai të dalë më shumë humbës, së sa fitues .Synimet e Kosovës u arritën më aplikimin e reciprocitetit ,më statusin e njëjtë të tabelave RKS në Serbi, dhe në Kosovë.

Drama në veri përfundojë më marrveshje të nënshkruar nga ndërmjetësi amerikan, Eskobar.Më këtë marrveshje 6 mujore më shumë u plotësuan kërkesat e Kosovës së sa kërkesat e Serbisë….!

Në kujtim të martirit Nezir Shaban Delit, njeriut human dhe mbështetësit të luftës për liri

0

Shkruan: Nuhi BYTYÇI, Prishtinë

Gjatë xhirimeve të kronikave dhe të emisioneve speciale nga zonat e luftës në Kosovë, kur unë dhe kameramani Abaz Zeka qëndronim në Drenicë, më së shumti kemi qëndruar në Rezallë të Skenderajt, në familjen Deliu, në  odën e Nezir Shaban Deliut. Aty kemi shkuar në një mbrëmje në fund të qershorit të vitit 1998 bashkë me Ramadan Gashin dhe Kadri Kryeziun, të cilët ishin shokë të burgut të djalit të xha Nezirit – Bedri Deliut. Babai i tij, Neziri, nëna Hava, Bedriu dhe vëllai i tij – Shabani, na kanë pritur sikur të ishim jo vetëm pjesëtarë të familjes së tyre, por mysafirë të rrallë. Kjo familje përherë na ka lënë hapur derën e odës, na ka shtruar në odën e vet për të fjetur dhe na ka sjellë ushqim çdoherë që kemi shkuar aty, madje edhe natën vonë kur jemi kthyer nga xhirimet në zonat e luftës në Drenicë. Xha Neziri dhe djemtë e tij – Bedriu, ish i burgosur politik dhe Shabani shpesh nuk binin në gjumë pa ardhur ne dhe pa na shërbyer sipas traditave. Mikpritje dhe bujari të tillë nuk kemi hasur pothuaj askund. Me xha Nezirin bisedoja sikur me babain tim. Ishte njeri shumë i afërt, komunikativ, i mençur, i qetë, sikur të ishte slloven, sepse kishte punuar rreth 20 vite në Slloveni dhe kishte marrë tiparet e mira të sllovenëve. Mua dhe Abazit Nezir Deliu na ka mbështetur dhe inkuarjuar përherë që të punojmë dhe sakrifikojmë për ti bërë imazhet për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit shqiptar drejt lirisë dhe pavarësisë. Xha Neziri ishte optimist se populli ynë do ta fitojë luftën dhe do ta gëzojë lirinë e plotë. Mirëpo, ai vet nuk e gëzoi asnjë ditë lirie.                                                                                                                               Për fat të keq, në mesin e mbi 13.000 civilë shqiptarë, që u vranë nga forcat ushtarake dhe policore serbe ishte edhe Nezir Shaban Deliu. Ai më 5 prill të vitit 1999, kur kishte 67 vjet, bashkë me 98 burra, të rinj  e gra shqiptare, u tubuan në lagjen Dërguti, pikërisht në oborrin e shtëpisë së Hashim Dërgutit në Rezallë të Skënderajt dhe u ekzekutuan në mënyrën më barbare.

Ishte kjo ndër masakrat më të mëdha të ish-regjimit okupues serb mbi poullatën civile në Drenicë dhe në Kosovë si hakmarrje për humbjet që pësonte ushtria dhe policia serbe nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe bombardimet ajrore të NATO-s.                                        Pas kësaj masakre makabre, jam informuar se i zoti i shtëpisë, Nezir Shaban Deliu, bashkë me 98 burra, gra dhe fëmijë të Rezallës, është ekzekutuar nga forcat serbe dhe trupi i tij ende nuk është gjetur, pasi ishte dërguar në Serbi për tu humbur gjurmët e krimit, sikurse kishte vepruar regjimi i atëhershëm serb me mëse 1700 kufoma tjera të civilëve shqiptarë. Kam ndier dhembje të madhe për të, po sikur të më kishte vdekur babai, sepse është kujdesur për mua po sikur të më kishte djalë të vetin.                                                      Pas luftës e kam vizituar familjen e xha Nezirit dhe i kam shprehur ngushëllimet e thella bashkëshortes së tij Havës dhe djemëve e nipave e mbesave të tij për humbjen e më të dashurit të tyre. Ata ishin dhe janë krenarë me martirin e Kosovës së lire, por ndienin dhembje të veçantë për shkak se nuk kishin ku ti bënin nderimet e merituara, nga se regjimi gjenocidal serb kishte bërë krimin e dytë edhe më të madh, kishte zhdukur kufomën e xha Nezirit dhe të mijëra shqiptarëve tjerë. Të mërkurën, më 30 shtator, pas përfundimit të gjurmimeve nga ekspertët e mjekësisë ligjore të Kosovës dhe të ekspertëve ndërkombëtarë, në Kizhevak të Serbisë, pra pas 22 vitesh dhembje e ankthi të familjarëve të masakruarve në Rezallë të Skënderajt, janë sjellur eshtrat edhe të 7 martirëve të ekzekutuar më 5 prill të vitit 1999 nga forcat serbe.

Në pikën kifitare Kosovë-Serbi, në Merdare, në ceremoninë e pranimit të eshtrave të tyre dhe të homazheve në nderim të sakrifices së tyre, përveç udhëheqsëve të Republikës së Kosovës, pjesëtarëve të FSK-së, të Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesve tjerë institucionalë të shtetit të Kosovës, ishin edhe bashkëshortja e xha Nezirit – Hava, motra Afija, djali Shabani, nipi Graniti (22 vjeçar), që nuk pati fat ta njoh gjyshin dhe shumë bashkëvendasë të tij.  I biri Shabani, i cili e  kishte përjetuar shumë rëndë masakrimin e babait të tij dhe të bashkëfshatarëve tjerë sikur ndihet më i lehtësuar me gjetjen dhe kthimin e eshtrave të prindit, kur sërish ia shpreh ngushëllimet e mia gjen force që të jep edhe këtë mesazh: “Me gjithë dhembjen, duhet që me qëndru sa më të fortë këto ditë të vështira dhe uroj që të gjenden të gjithë ata tjerët që janë të zhdukur, sepse vetëm ne e dimë që e kemi përjetu se sa vështirë është ta kesh dikë të zhdukur për 22 vjet me radhë”. Edhe  djemtë tjerë dhe vajzat e xha Nezirit, që jetojnë në Gjermani e shprehin këtë mesazh dhe po përgatiten që të vijnë dhe të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tyre dhe të martirëve tjerë të Rezallës.

Familja Deliu ia ka hapur dhe ngritur varrin Xha Nezirit, por në të mungonin eshtrat e tij. Mirëpo, edhe pa ta ajo ia bënte nderimet e duhura, duke vënë lule dhe kurora mbi të. Tani, kur në Rezallë të Skënderajt të bëhet ceremonia e varrimit me nderimet më të larta ushtarake nga ish-luftëtarët e UÇK-së dhe të pasardhësve të tyre, jo vetëm familja Deliu, por edhe populli i Drenicës dhe i Kosovës e ka më lehtë që ti bëjë nderimet e merituara këtij martiri dhe martirëve tjerë të lirisë të Kosovës.

Serbia ka përgjegjësi shtetërore që ti hapë arkivat e veta dhe ti gjejë dhe kthej sa më pare edhe 1600 mbetjet mortore të shqiptarëve të zhdukur dhunshëm, si dhe të kërkoj falje për masakrat e bëra mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë, kurse drejtësia serbe dhe ajo ndërkombëtare duhet ti ndëshkojë kryesit e masakrave të tilla. Këto janë parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon. 

    Bashkëshortja e Xha Nezirit – Hava, djemtë: Tahiri, Bedriu, Shabani, Fatoni dhe Ardiani, vajzat: Bahtia, Miridia, Bukuria, Lumnia dhe Shehria, motrat: Mihanja, Hata dhe Afija, vëllai Avdullahu, si dhe shumë mbesa e nipa të tij, familja e madhe Deliu në Kosovë dhe në Evropë,  do ta kujtojnë përherë me krenari xha Nezirin se si të gjithë brezat e kjësaj familje edukohen me vyrtyte humane e kombëtare për të punuar dhe sakrifikuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës. 

Me krenari do ta kujtoj edhe unë që pata fatin ta takoj dhe njoh mirë martirin e lirisë së Kosovës, njeriun e urtë dhe të dashur Nezir Shaban Deliun. Xha Nezir, u prehsh në paqe në tokën tënde arbërore, që shumë e deshe dhe qoftë i përhershëm kujtimi për ty dhe të gjithë martirët e Drenicës e të Kosovës!

Lavdi!

Në kujtim të mësueses, Nanije M. Bokshi – Nixha (1935-30. IX. 2021)

0

Shkruan: Ragip Ballata, Gjakovë

“Për një vajzë të re, mësuesia në fshat, në kohën kur mungonin mjetet e transportit, ishte mision gati i pamundur … ” (Nanije Bokshi) Nanije Bokshi u lind në Dukat (zonë e Llogorasë), komuna e Vlorës. Rrjedh nga një familje e vjetër përparimtare. E ëma e saj, Xhevrije, ishte motra e intelektualit, bashkë-hartuesit të Rezolutës së Konferencës së Bujanit – heroit, Hajdar Dushi (1916-’44). I ati, Mynib Bokshi (1904-’71), në fund të viteve 20-ta ishte kryetar në Shoqërinë (ilegale) “Agimi” të Gjakovës e cila më 1931 largohet nga Gjakova për në Shqipëri ku e emëruan kryetar të Bashkisë në Dukat (Prefektura e Vlorës) ku dhe u lind Nanija dhe e kaloi një pjesë të fëmijërisë së hershme. Tri vitet e para i kaloj në Shkollën Konviktore “Naim Frasheri” në Tiranë. Mësues dhe kujdestar e pati edukatorin e këtij institucioni, Myftar Vokshin. Në konviktin e kësaj shkolle gjetën strehim shumë fëmijë që vinin nga Kosova, Maqedonia dhe zonat e thella malore.

Pas LIIB, familja e sajë tërhiqet për në Gjakovë. Siç na ka thënë vetë mësuesja Nanije, në Gjakovë do të vazhdojë klasën e katërt fillore me mësuesin Sani Hoxha, ndërkaq progjimnazin do ta përfundojë në vitin 1950. Si shumë të rinj e të reja të asaj kohe, Nanije Bokshi dy vitet e para të arsimi të mesëm i vazhdoi në Normalen e Gjakovës, por kur kjo transferohet në Prishtinë, dy vitet e fundit i vazhdoi në Normalen “Sami Frasheri” në kryeqytet. Shumica e nxënësve (jo prishtinas), pra edhe Nanije Bokshi bashkë me motrën (Verën), Pakize Shasivarin, Nexhmije Kabashin, Naxhije Buqincën, etj. ishin strehuar në Konviktin e nxënësve të Prishtinës. Si nëntëmbëdhjetëvjeçare, në vitin 1954/55, Nanija i jep provimet e maturës dhe filloi të punojë mësuese në shkollën “Gani Hoxha” (tani “Haxhi Hoti”) të Rogovës.

“Vendi i punës mu gjet, thot mësuesja Nanije, por për një vajzë të re siç isha unë, në kohën kur mungonin mjetet e transportit, të qenit mësuese në fshat, ishte mision gati i pa mundur. Si mund të udhëtoja këmbë në kohë e në mot të ligë, Gjakovë – Rogovë, ose si të banoja vetëm në kohën e ekzistimit të varfërisë në fshat, pa rrymë, pa ujë, etj. ? Këtë problem e zgjidhi duke e siguruar banimin në Kullën e Dobroshit në Rogovë, ku bashkë me Nanijen do të shkojnë edhe e ëma me dy fëmijë (Shpendin dhe Fllënzën) për banim. Në këtë shkollë Nanije Bokshi arriti t’i plotësonte nevojat e deficitit të mësimdhënësve lëndorë dhe u angazhua me sukses për orët e lëndëve: histori, gjeografi dhe kurse shëndetësore. Pushimeve verore të vitit pasues (1955), mësuesja Nanije, me disa mësues tjerë e më pas transferohet në shkollën fillore “Zef Lush Marku” në Brekoc, ku e vazhdoi punën bashkë me mësuesen Xheldone Kazazin dhe Ferid Ballanin. Me transferimin e saj në Shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë, ajo do të ketë mundësi më të mëdha për përfitimin e përvojave të reja. Në këtë kolektiv kishte fatin të bashkëpunojë me mësues me eksperiencë si: Tush Currin, Drita Kryeziun, Samile Dushin, etj. Në kohën e shërbimit në këtë institucion, mësuesja Nanije martohet dhe krijon familje me Xhavit Nixhën i cili gjithashtu (për një kohë) shërben si mësimdhënës e drejtor në disa institucione arsimore. Në tridhjetë vitet e fundit Nanije Nixha do të vazhdojnë profesionin e mësuesisë edhe në dy shkollat të qytetit:

Në Shkollën fillore “Mazllum Këpuska” (nga v. 1959-1970) si dhe së fundi në Shkollën “Mustafa Bakija” nga e cila më 1992 do të dalë në pension të merituar. Gjatë punës së saj shumëvjeçare, mësuesja Nanije është dalluar për faktin se çdo përvojë të saj arsimore pa hezitim e ka ndarë me të tjerët. Këtë shprehi e kulturë e ka përcjellë dhe kultivuar edhe tek nxënësit e saj. Ajo ishte një mësuese e dalluar, nëna e dytë e shumë nxënësve që ia arritën të jenë të suksesshëm në profesione të ndryshme.

Sot shumë nxënës të saj shquhen si profesionistë të fushave të ndryshme në ekonomi, arsim, shkencë, arte etj. Mësuesja Nanije është një veterane e arsimit e respektuar, grua dhe nënë e dashur. Edhe pse në moshë të shtyrë, sot gëzon shëndet të mire dhe është e rrethuar me dashurinë e fëmijëve, nipave dhe mbesave. (Marrur nga libri autorial “Mësuesit e Gjakovës pishtarë të Kosovës” (brezi 3), botuar më 2020).

Raguza (Dubrovniku) qender historiko-kulturore që u bombardu nga serbo-malazezt me 1 tetor 1991

Prof.Dr. Jahja Drançolli, Prishtinë

Si sot, 30 vjet më parë (1 / X / 1991), filluan bombardimet dhe agresioni i shtetit serbo-malazez në qytetin e Dubrovnikut. Rrethimi dhe bombardimet vazhduan deri më 7 korrik 1992. Gjatë kësaj periudhe ekonomia dhe turizmi i qytetit pësuan rëndë. Pallati Sponza, ku thesari arkivor me famë botërore është ruajtur që nga viti 1022, gjithashtu u godit rëndë. Dihet se Dubrovniku është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s që nga viti 1979!

Prof.dr.Jahja-Drançolli

Jahja Drançolli

Burimet historike të ruajtura dëshmojnë se historia e pasur e Republikës së Raguzës ruan pjesë të rëndësishme të historisë sonë të lashtë të lidhur ngushtë me historinë e këtij qyteti dhe rretheve të tij. Gjurmët e zbuluara nga periudhat parahistorike, ilire, romake dhe mesjetare dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës në zonën e sotme të rajonit të Dubrovnikut.
Sipas të dhënave hartografike dhe burimeve historike, qyteti filloi të zhvillohej nga fundi i antikitetit në gadishullin shkëmbor të Lausit, Lave, i cili më vonë u quajt castellum. Emri “Epitarium id est Ragusium” përmendet për herë të parë në “Cosmographia të Ravennatis Anonymi” (shekujt VII-VIII), i cili thekson prerazi se Raguza ishte trashëgimtari i Epidaurit të lashtë. Edhe pse Raguza është përmendur më parë, lajmin e parë të besueshëm për këtë qendër, e kemi nga gjysma e parë e shek. X, regjistruar në K. Porphyrogenitus. Nga kjo kohë, burimet përkatëse e përmendin atë gjerësisht, veçanërisht gjatë shekujve X-XI, respektivisht në vitin 1022 kur u shpall në rangun e ipeshkvisë metropolitane, e cila drejtoi ipeshkvitë sufragane të Kotorrit, Tivarit dhe Ulqinit. Në cilësi të Komunës Autonome dhe më pas të Republikës së Raguzës përmendet së pari në 1181 (Comunitas Ragusina); zotëronte Statutin (1272), arkivin dhe bibliotekën publike; arkivat dhe bibliotekat kishtare, pa lëndën e të cilave sot nuk mund të imagjinohet historia mesjetare e Europës Juglindore, pra edhe historia e Kosovës dhe e Arbërisë mesjetare. Zotërimi i të gjitha atributeve shtetërore (territori, stema, flamuri, si dhe sistemi monetar), nga gjysma e dytë e shekullit. XIV, u quajt Republika e Raguzës (Respublica Ragusina). Si e tillë, ajo i rezistoi sulmeve osmane, për t’u rënë më vonë nën Napoleonin e Francës (1808).
Burimet arkivore të Raguzës të ruajtura edhe sot e kësaj dite raportojnë për shtetin mesjetar të Arbërit të kryesuar nga Progoni (1190-1198). Në një akt të marrëveshjes tregtare të nënshkruar prej tij në 1210, e njohur si marrëveshja e parë ndërkombëtare e shtetit të Arbërit, Dhimitri e quan veten “Panhipersebast” dhe “Archont i Madh” (“Demetrius Die gratia panypersebastos et magnus” arkon). Akti i marrëveshjes u realizua në kancelarinë shtetërore të Principatës së Arbërit, dhe u nënshkrua nga Dhimitri dhe vasalët e tij. Në Raguzë, ata fshihen gjithashtu edhe gjurmët e para të gjuhës shqipe, të cilat datojnë nga viti 1284.

Në Republikën e Raguzës, shumë burra të shquar nga territoret e Kosovës dhe Shqipërisë së sotme kanë bërë emër. Midis tyre duhet përmendur, Ndre Durrësaku (1387-1393), Argjipeshkëv i Raguzës; Miho Tivarasi, arkitekt dhe ndërtues i Manastirit të Deçanit (1327-1335), Gjon Progoni novobërdasi (shek. XV), magjistër i arteve aplikative.
Vëllezërit Gazulli (Gjini, Pali dhe Ndreu) luajtën një rol kyç në diplomacinë e Skënderbeut, të specializuar në marrëdhëniet e Skënderbeut me Republikën e Raguzës, Papën dhe Mbretërinë e Hungarisë. Në fushën e diplomacisë, Gjergj Pelini i Novobërdës (? – 1463) është gjithashtu i shquar. Sipas materialit arkivor, aktiviteti diplomatik i Pelinit mund të gjurmohet të paktën nga viti 1438 deri në 1463. Një diplomat tjetër ishte Valeri Novobërdasi, një teolog dhe filozof i shquar, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në shërbim të papatit; ruhet një korrespondencë me Papën Innocent VIII (28 janar 1487). Në format e veçanta të veprimtarisë së krijuesve të Novobërdës përfshihet filozofi-teolog, John Vaji, i cili fillimisht nga gjenerali i rendit domenikan dhe më pas nga Papa Nikolla V (në 1450) kërkoi dhe mori leje për të vepruar së bashku me disa bashkatdhetarë lirisht në Kosovë.
Në Raguzë ishte i shquar edhe Marin Beçikemi, i cili sipas vendimit të Senatit të Republikës së Raguzës (1492) u zgjodh Rektor i shkollave të Raguzës. Gjatë qëndrimit të tij në këtë qytet, dhe pikërisht në vitin 1495, Beçikemi i kushtoi Princit dhe Senatit të Raguzës veprën e tij të parë të njohur si: “Castigationes et observations në Virgilium, Ovidium, Ciceronem, Servium et Priscianum” (Ragusa, 1495). 

Marrë nga:

https://www.facebook.com/photo?fbid=2799916393641181&set=a.1486228658343301