Kreu Blog Faqe 1548

Arben Vitija është brilant, ai minidili i bardhë, ia dëshmon çiltërsinë njerëzore!

2
Refiqe Hamiti, Prishtinë
Besnikëria nuk ekziston, ekziston vetëm ndershmëria. – Markes
Dashuria njerëzore është i vetmi rast për t’u pjekur, për të marrë formë, për t’u bërë ti vetë një botë, nga dashuria për të qenë i dashuruar dhe njerëzor . Ajo është një kërkesë e lartë, një ambicie pa kufi, që e bën atë që dashuron vendin e vet ,një të zgjedhur i cili synon drejt detit të hapur .
Mindilat e bardhë të Arben Vitisë!
Po marrin ngjyrat e ylberit sot!
Gastronomët tash pas dorëheqjes së Arben Vitis të shkojnë, e të protestojnë për masat anti-COVID, të cilat sollën në Kosovë, një shpëtim të shunëfishuar ,nga vdekjet e shumta në malet e Koliqit, ata që i hoqën maskat dhe nuk mbanim distancë ishim ne, andaj edhe pat me na i fshi hashuret ,murtaja me të madhe.
Pra :
Arben Vitia nuk ishte, dhe nuk është autori i tragjedisë,që na përfshiu në gusht dhe shtator, ishim ne populli ,sidomos gjinia e bukur -femrat të cilat nuk lenin gur pa lëvizur, veç mu dok ma ”trendi”, se kunata e shtëpisë.
Armiqt më të mëdhenj të kësaj qeverie janë shumica e analistave dhe gazetarve të shitur, të cilët në këtë gazep pandemie merreshin me ”dashuriçkat ”,nën tavolinë, të Arben Vitisë,e jo me punën e tij,si Ministër i Shëndetsisë, ku në Evrop po përurohet për rezultatet e tij nëvjeçare si Ministër serioz dhe besnik ndaj punës që ka bërë . Statistikat në rajon flasin pozitivisht për mindiln e bardhë të Arben Vitisë! Andaj neve na duhen rezultatet në shëndetsi, e jo kirifektet e analistave gazetaruc të cilët harruan me qëllim, se Arben Vitia është mjek,ka familje, e dinë çfarë pune kryen kondomi kur arrihet kulminacioni i knaqësis.
Andaj edhe lufta speciale për skandalet seksuale të një ministri, në Qeverin e Albin Kurtit ranë në lloq, sepse ajo zoja barkun e kish pe. Tash e 6 muaj flitet për një skandal
i cili ka rrue vo,asgjë ma shumë.
Kështu që sherri i një ministri të dashuruar , në punën e tij fisnike , njerëzillëkun e tij fisnik dhe familjar,e të paluhatshëm , do të dokumentohet me letra ,dhe me 17 tetor ka zgjedhje lokale në Kosovë , ky ministër do të fitojë pa balotazh!
Kjo është arsyeja më e bukur në historinë e njerëzimit, kur qeveria i jep përparësi njeriut të vlerave si Arbenit?
Sepse ”alias gazetaret dhe gazetarët ”,që kanë ndarë burrat nga gratë dhe kanë përdhunuar shoqet e tyre, e i kanë lënë shtatëzana, sot dihen botërisht dhe janë duke u shtyrë nëpër gjykata për atësi prindërore. Por ADN, ka me ua mbyll dyert e moralit.
Dashuria e këtyre pëllumbave gazetare, dhe gazetar, s’po mundet me lanë shej,as te Presidente Otomani ,e as te zemrat e thyera sepse njëllosja ose bishti që ta ngjesin ” k……. e ditës me pages”, biejn në lloq që me natje.
Kush ka thënë se shqiptarët janë primitivë, nuk kuptojnë? E konsiderojnë dashurinë ”të pamoralshme”, kur nuk ndodh jasht skenës së oborrit të shtëpisë!
Krejt ata që kanë hëngër bashkë qe 30 ditë!
Tradhtare është atëherë kur në largësi të oborrit e sheh edhe qimen , e në oborri e shtëpisë së vet, nuk e sheh as fëmijun kopil.
Pse duhet të dukesh patjetër gazetare dhe gazetar i gjithëdijshëm, i e moralshme,fisnik, kur nuk je!?
Pse dyfytyrësia lejohet në kanalet televizive, ndërsa e vërteta që je model pozitiv (si Arben Vitija) nuk lejohet!?
PS:
Çka di vëlla unë kush është Helena?
Ka pyetur gazetarja.
Përgjigjja është kjo:
A mendoni ju se, po të kishte qenë Laura gruaja e Petrarkës, ai do t’i shkruante sonete gjithë jetën?
Xh. Bajron
Gazetaret dhe analistat e Kosovës u munduan me t’kurr medaljen ,pa mundin dhe fitoren.
Por edhe ”dashuria!’, e shpikur, nuk ta shuan medaljen mos harroni!
Arben Vitija jo -HASTALAVISTA!
Arben, po- Kryetar i ardhshëm i kryeqytetit të Kosovës , Prishtinës !

A flasin fotografitë?

0

Nga: Fahri Dahri

Sipas nevojave, mundësive dhe problemeve që koha i sjell, më pak ose më shumë, por një herë në vit, kthehemi në shtëpitë tona. Konkretisht unë kthehem në Tiranë. Kalojnë dy apo tre ditët e çmalljeve më të afërmit, miqtë dhe shokët, kujtojmë qënësinë tonë gjetë viteve të shkuara, mes njerëzve, disa rrugë që dikur ishin të shpeshshkelura, vendshplodhje ku takoheshim dhe bisedonim edhe si të “lirë”, por dhe me shumë kujdes. Ruheshim të mos shkelnim në drrasë të kalbur dhe na priste ndonjë sakatllëk.

Nuk më pëlqen të merrem në vazhdimësi me “nxirjen” dhe të bëj “bla-bla” për të shkuarën, sepse një gjë që lidhet me kohën që kalojmë, mirë apo keq, duam nuk duam është koha e vetvetes. Kohë e jetuar që duhet të “vjelë” për të ndikuar në të ardhmen. Pastaj, ja le të bëjmë edhe “bla-bla”, a i a shlyen kush njerëzve ato që ka vuajtur dhe nuk u pëlqenin? Askush. Po sot, nuk kemi probleme që na stresojnë, na grryejnë përbrenda? Plot. Dhe më e keqja është që afro 50% e popullsisë, nga viti 1990 e në vazhdim, vazhdon të lëvizë brenda dhe tej kufive shtetërorë, për të arritur të sigurojnë një jetesë më të mirë. Fillozofia për tu marrë më shumë me të shkuarën, duke bërë “bla-bla”, nuk është ide që ndikon në përmirësimet e të sotmes, për prosperitet. Këtë e ka vërtetuar realiteti ynë 30 vjeçar. “A e dini kush shqetësohet më shumë për të bërtitur “bla-bla”? Ata që “çirren” dhe flasin vend e pa vend: “po na emigron truri”!. Hipokrizia e madhe e “trudashësve” tanë dallohet dhe kuptohet me ardhjen e ndonjë “truri” të ikur jashtë që kthehet. Për rastet e  kthimeve, nuk kemi konstatime se u intereson atyre që “çirren”, veç familjes, miqve dhe ndonjë shoku që mund të mos jetë larguar jashtë apo në “qiell”. Të jemi pak realistë, nuk duhet mohuar e vërteta se nga “trutë e ikur”, kemi plot kthime. Shumica nuk gjetën “kullotë” dhe nuk mbijetonin dot pa punuar, ndërsa ajo pakicë e “trurit” të ikur, që iku vërtet me tru dhe erdhi me “tru-plus”, nuk ka gjetur hapësira veprimi, mbasi “kullotat” ishin okupuar nga ata që gjoja merakosen për ikjen e “trurit”. Hipokrizi, ironi apo babëzi, nuk kuptohet se ç’farë duhet të kuptohet. Shpresojmë se do arrihet të kuptohet.

U zgjata pak për të sqaruar, sigurisht në këndvështrimin tim, pse-në e mos marrjes shumë me “bla-blatë”. Ato le të jenë probleme të politikanëve, të cilët duhet të mësojnë dhe veprojnë

për të mos u përsëritur. Ndërsa në Bare-kafene, restaurante, diskutimet “bla-bla”, nuk ndihmojnë në uljen e stresit, as në zgjidhje, veçse, mendoj se shanset janë në favor të atyre që përfitojnë duke i trajtuar të shkuarat me “bla-blatë”.

Është epoka të shikojmë efektet që japin veprimet tona. Besoj se tashmë është e kuptueshme dhe e provuar, po thuaj prej një shekulli, që duke bërrtitur shesheve “IK” ai, e “IK” ky, nuk japin rezultate, le ta zevendësojmë “IK-un” me “KY” vlen.

***

Mbasi i kalojmë ditët e çmalljes, me sa u tha, ndonjë nga ditët ulemi dhe hapim albumet për të “folur” me fotografitë e kohës së shkuar, të asaj kohe që sot e quajmë “bardhë- e zi”.

A flasin fotografitë? Përgjigja është e menjëhershme: Po. Flasin, madje më shumë nga sa mendohet. Fotot flasin dhe na tregojnë, kohën, vendin, qeverisjet, shkollën, punën, bisedat, hallet, gëzimet, sherret, intrigat, mburrjet, traditat, veshjet, ushqimet, udhëtimet, lindjet, fejesat, martesat, vdekjet, festimet, adhurimet, përbuzjet. Fotot flasin për varfërinë, sëmundjet; na ligështojnë për fatin e lypsarëve, të fukarenjëve, të shurdhomemecëve, të sakatëve mendorë dhe fizikë, për të moshuarit që nuk kanë të afërm. Ato flasin, madje më shumë se sa ndodhitë në momentin e shkrepjes. Fotot na sjellin fytyrat e atyre që ishin me ne dhe nuk janë, të atyre të larguar nga vendi, ashtu dhe të atyre të ikur nga jeta për të mos u kthyer më.

Sa shumë flasin fotografitë!. Sa të vërteta dhe sa gënjeshtra shpalosin fotot, kur i shfleton dhe e shpie mendimin tek koha kur dikush e ka shkrepur momentin. Ti që e shef dhe e ke në dorë foton apo fotot, patjetër të kujtohet dhe shkrepësi i fotos (nuk pretendohet për emrat e tyre) dhe sot, mbas shumë kohëve të shkuara, arrin ta vlerësosh atë për shkrepjen, jo me lekë (para), por me sjelljen dhe njohjen e vlerave të së shkuarës tonë.

Në shenjë mirënjohja për të gjithë fotografët, me në krye Marubin dhe Rrelin, po citoj një shprehje: “Autorët shkojnë e vijnë, por veprat e tyre mbesin”! Dhe ne i falenderojmë të derisotmit. Urojmë më të mirat për të ardhshmit.

Në çastin kur janë bërë shkrepjet, unë, ti, ai/ajo, kushdo, nuk e mendonim atë shkrepje si një domosdoshmëri dhe pjesë e pa ndarë e jetës, por shijonim, gëzonim, fiksonim brengën pikëllimin, ndodhitë e momentit; ndërsa sot, mbajtja në duar e jetës së shkuar që na paraqitet me shpalosjen një e nga një të fotove, vlerësimi ndaj tyre merr tjetër kuptim. Ato, me shikimet dhe të shoqëruara me kujtesën, shndërrohen nga letër, në “jetë”.

Vizatimet, kunjiformat, hieroglifet,  fotografia, piktura, skulptura, filmi, poezia, proza, lindjet, dasmat, varrezat, fshati, qyteti, kopshtet, arat, pemët, lumenjtë, prrenjtë, pyjet, fushat, malet, gjithçka është pjesë e pandarë e jetës tonë. Është kjo një e vërtetë që na rrethon dhe me fotografimin arrihet shoqërimi i ndërkohëve midis nesh dhe gjithçkaje.

Njerëzimi, që nga vetëdija e fillimijetës, është përpjekur t’u vihet ndesh të pamundurave. Asnjëherë nuk ndalet duke sfiduar vdekjen. Përpiqet dhe përpëlitet për të siguruar përjetësinë, shpenzon kohë, materiale, vlera monetare dhe jetë njerëzore sa në hapësirë, në Hënë, në Mars, që të zgjasë vitet-jetë, ose ti shpëtojë vdekjes!

Megjithatë, përpara këtij objektivi “gjithëndërrues”, diçka është arritur. Me anë të këmbënguljes, imagjinatës, kujtesës, përfytyrimit, etj. e ka bërë të mundur të “ngushëllojë” veten dhe shoqërinë (në periudhat të ndryshme kohore), mes tjerash, edhe me shpikjen e pikturës, fotografisë, etj. me të cilat,      diçka ka arritur në “përjetësinë” e të shkuarës, e cila pasurohet me përditësime ndërbrezash.

Këto po mendoja gjatë shikimit të fotografive, që nga fëmijëria e deri ditët tona. Të pakta janë fotot në “bardhë-e zi” (niveli i teknologjisë bashkëkohore); të shumta me ngjyra dhe këto të çastit, të kohës ku vetshkrepim me celularë (autoscatto-selfie).

Në albumin tim fotografik ndeshem me tre-katër kohë: ajo e mungesës së fotove për paraardhësit familjar të para vitit 1887; koha e fotove tepër të rralla, për raste të veçanta për dokumente  zyrtare “bardhë e zi”- përafërsisht deri në vitet 1950; të kohës së fotove rastësore, sipas mundësive dhe vend ndodhjes me fotografë, po bardh e zi, të periudhës deri rreth viteve ’60-të dhe koha e mbas viteve gjashtëdhjetë e në vazhdim, ku filloi periudha e fotove me ngjyra, më të shpeshta deri sa momente të caktuara arrijmë ti fotografojmë me vetshkrepje dhe kudo.

E veçanta që flasin fotot e albumit i takon periudhës mbas 1990. Ky vit pruri ndryshimin e madh sasior, cilësor dhe hapësinor. Albumi fotografik është shtuar shumë. Fotot tashmë flasin jo vetëm shqip, por në shumë gjuhë të popujve matanë deteve dhe oqeanëve.

Nga shfletimet e albumeve, kalova momente tepër mallëngjuese, u çmalla me ata njerëz që kam kaluar shumë vite, me ‘ta kam kaluar kohë të këndshme, kohë të vështira por ishin kohë  plot respekt, dashuri e vllazëri. Edhe njëherë nuk thuhet kot: “Autorët shkojnë e vijnë, por veprat e tyre mbesin”! Ato u flasin brezave dhe u tregojnë të shkuarën.

Me këtë mendim mbylla albumet e mia me fotografi, por mbresat që m’u krijuan, më nxitën të shkruaj këto radhë, në kujtim dhe nderim të familjarëve, miqëve dhe shokëve të mi, që mundësi të vetme për t’u parë dhe folur kam albumet e fotove, siç e thashë, për gjatë gjithë kohërave (momenteve) që kam kaluar me ‘ta.

Por tek njeriu ekziston mrekullia natyrore që mendimet e vazhdueshme  melankolitë, malli dhe mungesat e më të dashurve nuk arrijnë të prishin ekuilibrat në jetën tonë. Kjo mrekulli nuk u mungon edhe gjallesave të tjera. Nëpër dokumentarë dhe gjetkë kemi ndjekur shumë raste, kur egërsirat mbysin, fjala vjen një gjitar, të vogël apo të rritur nga kopeja, apo tufa. Në momentin që e ëma dhe tufa nuk arrijnë ta shpëtojnë, vrehet reagimi i “keqardhjes” dhe në pamundësi për ta shpëtuar largohen!!. Sipas dijetarëve, gjallesat jo njerëzore priren nga instiktet, ne kemi kujtesën dhe aftësira krijuese.

U çmalla duke përkujtuar të shkuarën time, kalova momente plot me kujtime. Nuk ka dyshim për vetëdijen tonë, e cila na bën të përmbahemi për të mos lejuar ndikime në ekuilibër, megjithse duhet pranuar, “zemrat” janë të lënduara, plagët përthahen, por thellë-thellë mbeten.

A kje Thrakësh a Illyrsh, prà, ky emen? (2)

0

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Mund kje i të dy palëve, perse si thotë Thallóczy[5]: “Gjûha e Illyrve e e Thrakëve kà rriedhë prej nji rrajet, e dialektat e veçantë ishin me shoqi-shojn nji gjinijet mâ t’afershme”. Por tuj u caktue tesh në Sapen t’onë, thona se, kà shum mâ gjasë me kenë Thrakësh.
T’a làm shka mendoi ndoj dijetar, sikuer Weigand[6] e Hirt, të cillët per me zhvillue të kundershtisunt qi gjûha shqype ka me rumenishten, n’a rrodhen krejt prej Thrakëve e jo prej illyrve, persè ky mendim qitet poshtë prej të shumve me arsyena tepër të forta; por nuk don kujtue se edhe illyrt e Thrakët kjene aq të dàm me kufî, sà mos me kenë, vênde, vênde, edhè të përziem me shoqi-shojn: “Së duhet lanë pà vue oroe, thotë Thalloczy[7], se në ket vend të hapët të kishin xanë veç Illyrt; bashkë me ta çfaqen edhe fise Thrakësh, keltsh, e deri asish, amet semitike, t’ardhun në ket krahinë illyre; në Thrake, per kundra, banojshin aso fisesh illyre, qi mâ vonë çfaqen në vise të Makedonìes. Këndej rriedh qi në nord e në sud ndeshena në fise nji emnit.”
Në n’a pvetët tesh kush, per ç’arsye e mbajmë Sapen t’onë emën thrakësh e të themelueme prej Thrakëve, po pergjegjim se arsyeja mâ e forta âsht se në Thrake gjindej nji popull i madh, qi pershîte gjysen e Thrakes, shì me ket emen Sapaj. “Sapaei=popull në Thrake, n’anë të poshtme të Nestus. Sapajk=krahina e Sapajve. — Në Tolomèn.”[8] Ndonji lagje e këtì popullit qi vite drejt krahas me Shqypnì të soçme, per të gjatë të lumit Shtrumës (Strimon), do të kèn xanë nder vende t’ona, e Sapës do t’i kèn njitë emnin e fisit a të krahinës së vet. Kështu kan bâ gjith-herë të dyndunt, edhe nder kohëna të vona. Në fushë të Zadrimës, b.f. sà emna mahallësh i kan njitë fiset e ràme prej maleve: Kabashi i Hajmelit prej Kabashit të Pukës;

ràme prej maleve: Kabashi i Hajmelit prej Kabashit të Pukës; Bicajt e Nenshatit prej Bicajsh të Toplanës; Lëmezht e Blinishtit, të Troshanit, të Kallmetit prej Lëmezhit të Selitës, etj.
Per zhvillim të këtì mendimit po na kandet me qitë nji tekst të Pouquevillë-it[9] permî Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas të moçëmve, shtrîhej prej prendimit kah të lèmit — ç’prej të lemit Strimonit e deri në Euxinus, — prej verit kah jugu — ç’prej malit Haemus e deri në dedë Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesë malore, e në piesë bregore a Sapea.” E mâ poshtë: “Ana e Sapajve kish mbetë e lìr, kuer Seuti II u duel zot tagreve të veta mbretnore n’ato vise.

Mbassi u çpalli luftë Sapjave, rà më nji gjêje të ngushtë.
Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e kà gjasë se e mbajti fronin deri në 380, persè Koti I qi hypi në 356, mretnoj 24 vjet.
Mbas Seutit II e xûe fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i kunoruem, qi u dha, si patem thânë, mbas dashtunís së Minervës…”
Në ket tekst, posë se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotë të cillin na e kena në popull t’onë. Ky emen, mandej, nuk dàn se âsht tjetër veç emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakë[10]. Edhe ket na e kena , persè n’a e ka ruejt gojdhana e Malcìs më nji kangë të hershme lahutet, e cilla fillon:
“Kuer u bâ Kotuzi ndand vjeç
Aj ndand vetë në mejdan i kà pritë,
Aj ndand drume kà zaptue,
Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”

Një Kotys, mret thrakësh, këndon, pra kanga popullore shqyptare; se këndon nji Kotys, e kà emnin në tê; se këndon nji mret, udob merret vesht, kah thotë: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakësh, del në shesh, persè vetun në Thrake gjêjm mreten me ket emen. Si ka hî, mandej, kjo kangë në popull t’onë, nuk mund të zhvillohet ndryshe, veç tuj thanë se kush e këndon, e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnìt e mretit të vet.
Prej kah shifet tesh të përpjekunt e madh qi paten Thrakët nder vende t’ona, e prandej, jo veç nuk â seri, por kà giasë të fort se edhe Sapajt nji popull, prej nji të parit qi i thane Sap do të kèn marrë emnin, sikurse Thrakët prej Thiras, Moabit prej Moab, Judejt prej Judet, etj[11].

Se shka don me thanë Sap mâ mirë se në gjuhë t’onë, qi rrjedh prej Illyrishtes, e cilla kje nji rrajet e nji gjinijet me thraken, nërnji tjetër nuk mund të zhvillohet. E në gjuhë shqype fjalen Cap na e kena, qi gjithkush e din se dona methanë Skjap[12]. Kësaj t’i shtojm se, kreshnikët t’onë mâ në zâ, si Skanderbegu, Burri e, me shumë giasë edhe Leka i Madh, paten kryet e capit në përkrenare[13]. Lekën, mandej Danieli profetë e thirri në profeci të vet “hircus caprorum=capi i dhive” ndersa Qyrin e thirri “Aires=dash”[14].

Pse emni Cap Lekës së Madh? Pse ky krye Capit në perkrenare?
Në mujtë kush me i dhanë zhvillim mâ të qindrueshëm këtyne punëve, sherbim të bukur ka me i bâ historìs së Shqypnìs. Na në ket hypothezë, i zhvillojmë tuj thanë se Leka i Madh do të jèt kenë i fisit të Sapaj, se trashigim Sapajsh kje aj krye capit në perkrenaren e mretenve t’onë, e se prandej edhe qyteti i Sapës prej Sapajsh do t’jetë emnue.

N’i a pasët kuej anda m’u argtue edhe në ket hypothezë të shkojn në Krye në X të Genesit, kû Mojsehi, nji mî e pesëqind vjet p. Kr., rreshtoi të parët e fiseve të botës, e ka me gjetë tre Saba e nji Sabatha. Aty ka m’u ndeshë edhe në sa emna tjerë qi mundet me i zbatue nder vende të Shqypnìs, si bien fjala Madaj=Mati, prej kah Makedonija dikuer kje thirrë Aemathia[15]: Kethim, vendi i të cillit kje në Makedonie, si e dishmon Libri I i Makabejve[16], shkrue njiqind e sa vjet p. Kr.; Dodanim=Dodona[17], etj.
Na po mbyllim me fjalë të parë se, nuk ka giasë me kenë emni i qytetit të Sapës nji perkthim i Shatit në Zappa, por ka gjasë, per kundra, se do t’jet nji emën i hershëm tejet.

Sipas “Gasper Gurakuqi, meshtár me titull “Sapa”nga “Hylli i Dritës, Ndanduer 1922, Num. XI, ff. 519-527.

Dita e Shën Nënë Terezës në Quinto Di Trevizo dhe mikpritja për diplomatët kosovarë

1
Gëzim Muçolli
Edhe këtë shtator në provincën e Trevizos, komuniteti shqiptar e festoi Ditën e Shën Nënë Terezës e cila tashmë ka marrë përmasat e një manifestimi ndërkulturor që pasqyron nivelin e lartë të integrimit të mërgatës tonë.
Të gjitha rrugët shpienin drejt qytetit të Quinto di Treviso ku ndodhet edhe qendra më e organizuar dhe bashkuar në çdo veprimtari kulturore dhe patriotike të qytetarëve të mërguar nga Kosova, Shqipria, Maqedonia e viset tjera etnike shqiptare. Pikërisht aty ndodhet edhe monumenti në bronx i shtatores së shenjtores shqiptare Nënë Terezës, i cili përveq vlerave artistike ka edhe mesazhin e begatisë shpirtërore dhe ndjenjës së afërsisë dhe identifikimit me vlerat e larta humane që barte për së gjalli nobelistja e parë dhe humanistja shqiptare Nënë Tereza.
Pas një viti të vështirë plot me sakrifica që u shënuan në kronikat e kohës për shkak të pasojave të pandemisë së Covid 19 dhe shtërngimeve të masave shëndetësore të diktuara nga qeveria italiane, komuniteti shqiptar i prirë nga inxh. Bajram Desku, kryetari i Shoqatës Kulturore-Humanitare “Shën Nëna Terezë” e Trevizos me vëmendje dhe kujdes të veçantë organizuan për herë të tretë festën dedikuar mërgatës shqiptare në kuadër të Ditës së Shën Nënë Terezës, e cila u mbajt të shtunën me 18 shtator 2021. Ajo ditë e shënuar nuk ishte vetëm festë e shqiptarëve por edhe e vendit të mikpritjes me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe autoriteteve italiane që nuk mungojnë asnjëherë në manifestimet shoqërore dhe kulturore të mërgatës më aktive në provincën e madhe të Trevizos.
Manifestimit kulturor i parapriu vizita e ambasadores së Republikës së kosovës në Itali, zonjës Lendita Haxhitasim në selinë e Komunës së Quinto di Treviso. Pikërisht në orën 10 kryetarja e komunës, zonja Stefania Sartori priti me dashamirësi në sallën solemne Ambasadoren e cila shoqërohej nga konzulli i përgjithshëm në Milano Adrian Andreja tashmë i njohur me realitetin dhe njerëzit e vyeshëm të kësaj ane gjatë vizitave të mëparshme në mesin e komunitetit kosovar në këtë qytet.Kryetarja në këtë takim kishte ftuar edhe kryetarin e Shoqatës z. Bajram Desku, me përfaqësues të dalluar nga veprimtarët e mërgatës si: Hetem Zogaj, Albert Bashota, Musa Ahmetaj, Agim Mulosmani, si dhe Valdete Llumnica-Muçolli e Gëzim Muçolli nga qyteti i Padovës.
Kryetarja Sartori e falenderoi për vizitën ambasadoren kosovare duke folur për nivele të larta integruese dhe të këmbimeve ndërkulturore që janë arritur me komunitetin shqiptar. Poashtu duke lavdëruar edhe nismat biznesore të suksesshme të firmave kosovare zonja Sartori nuk harroi të përmendë dhe të falenderojë për ndihmën e konsiderueshme humanitare dhe financiare që dhanë këta mërgimtarë të vyeshëm nëpërmjet Shoqatës së tyre për të ndihmuar kundër gjendjes së rënduar nga pandemia e koronavirusit. Fjalë falenderimi për komunitetin foli edhe z. Fulvio Pettenà, ish-kryetar i provincës së Trevizos dhe mik e këshilltar i kryetarit të regjionit Veneto, z. Luca Zaia.
Ambasadorja znj, Lendita Haxhitasim duke shprehur kënaqësinë për mikpritjen dhe për konsideratën e madhe të zyrtarëve italianë dhe përkrahjen e tyre ndaj komunitetit tonë falenderoi për rezultatet e arritura dhe komunikimin direkt si dhe ofroi përkrahjen e saj për të krijuar kushte për thellimin e marrëdhënieve bilaterale të shkëlqyera Kosovë-Itali.
Në bisedë morën fjalën edhe Bajram Desku dhe Gëzim Muçolli duke theksuar aspektet e bashkëpunimit dhe të krijimit të mundësive të reja për projekte interkulturale.
Më pas ambasadorja dhe konzulli i Republikës së Kosovës vizituan edhe ambientet e fabrikës së njohur të pompave me piston me famë ndërkombëtare “Luigi Catterin” ku u pritën me respekt të veçantë nga pronari Mario Catterin dhe motra e tij Elena. Aty falë infoprmacionit të zgjeruar nga kryepuntori Ing.Bajram Desku, patën rast të njihen me historikun e kësaj fabrike të themeluar nga nga babai i tyre i cili kishte bërë edhe shpikje të reja teknike. Bajrami duke i dhënë vlerën kësaj familje industrialistësh theksoi edhe faktin se ata gjithëmonë kanë qenë sponsor të veprimtarive të ndryshme të Shoqatës Shën Nënë Tereza dhe të Shkollës Shqipe në Quinto di Treviso, madje kanë sjellur tortën për dyqind veta me rastin e të gjitha festave tematike të ndryshme të komunitetit shqiptar. Në oborrin e fabrikës diplomatët shqiptarë panë duke valuar edhe flamurin shtetëror të Kosovës të cilën pronari e kishte vënë për nder të mysafirëve të nderuar.
Më pastaj Ambasadorja Haxhitasim dhe konzulli Andreja vizituan firmën e mirënjohur të afaristit të shkëlqyeshëm z. Bedri Suka i cili ka vite që zhvillon me sukses biznesin e tij duke sjellur në tryezat e mërgimtarëve shijen e prodhimeve ushqimore nga vendlindja. Bedriu përkundër vështirësive fillestare për shkak të pengesave të shumta që kishte qarkullimi i mallërave kosovare, ka arritur me sukses që ti plasojë ato në tregun italian dhe sot nuk befasohet askush kur në repartet e ushqimeve etnike të qendrave të mëdha tregtare gjen prodhime vendore nga firma Market Kosova . Bedriu është shumë aktiv edhe në rrjetin e bizneseve të afaristëve kosovarë në Itali dhe ka ide dhe projekte të ndryshme për avancimin e shkëmbimeve tregtare në mes të Kosovës dhe Italisë.
Meqenëse ishte afruar edhe koha e drekës diplomatët kosovarë të shoqëruar nga mikpritësit e tyre shkuan në restaurantin modern italo-kosovar “Al volo” në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “A.Canova” të Trevizos ku për nder të tyre shtruan drekë solemne pronarët Bedri Suka e Ymer Berisha si dhe veprimtari e afaristi i nderuar Albert Bashota,
Ambasadorja vizitoi edhe lokalet e shkollës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe që mban emrin e nderuar të shenjtores shqiptare Shën Nënë Terezës. Në klasën e stërmbushur me fëmijë shqiptarë të lindur në Itali për punën me nxënës dhe sfidat e ndryshme foli mësuesja Shkurta Zogaj si dhe koordinatori i shkollës Bajram Desku. Ambasadorja L.Haxhitasim i përshëndeti dhe i përgëzoi për suksesin e tyre fëmijët e vegjël si dhe prindërit e sidomos nënat shqiptare që kishin ardhur për ta përshëndetur dhe nderuar diplomaten e nderuar, si dhe vlerësoi rolin e madh që kanë prindërit dhe familja në ruajtjen e gjuhës dhe vlerave tjera të trashëgimisë kulturore.
Në orën 15, filloi pjesa qendrore e manifestimit pikërisht në hapësirën para shtatores së Nënë Tertezës në sheshin pranë rrugës Guglielmo Marconi nr. 27,në udhëkryqin me rrugën San Pio X . Kryetari i Shoqatës kulturore dhe organizatori i këtij manifestimi mbajti një fjalë rasti. Bajram Desku duke përshëndetur mysafirët dhe autoritetet italiane që kishin ardhur për të nderuar figurën, jetën dhe veprën e humanistes më të madhe të botës.Ai mes tjerash tha se u bënë tri vite qysh kur e kemi inauguruar shtatoren e bronxtë të Shën Nënë Terezës, në kujtim të veprimtarisë madhore të kësaj Nënë me prejardhje shqiptare e cila tërë jetën e saj e kaloi në shërbim të njerëzimit. Para pesë vitesh me cermoni të madhërishme në sy të krejt botës, me 4 shtator 2016 Papa Françesko në Vatikan e shpalli shenjtëreshë.
Për ta realizuar këtë monumenti që për ne simbolizon shumë, meritë të madhe kanë edhe autoritetet komunale të Quinto di Treviso, sidomos ish-kryetari i atëhershëm z. Mauro Dal Zilio me bashkëpuntorët e tij i cili përkrahu dhe ndihmoi në finalizimin e këtij projekti të komunitetit shqiptar dhe italian,për të cilin ai propozoi që të
angazhohemi që ta nderojmë me dhënjen e titullit Qytetar Nderi i Republikës së Kosovës.
Jemi mirënjohës ndaj popullit italian i cili në momentet më të vështira gjatë luftës për çlirim dhe më pas na ka ndihmuar vazhdimisht duke mos harruar asnjëhere vuajtjet që kemi pasur. Na ka pritur mirë edhe kur kemi ardhur për të kërkuar punë dhe na kanë ndihmuar në procesin e integrimit shoqëror dhe kulturor.
Na kanë ndihmuar që të krijojmë edhe shkollën shqipe duke na dhënë falas në shfrytëzim edhe lokalet për mësim e këtu falenderim i veçantë është për Parrokian e Quinto di Treviso dhe don Stefano Bressan. i cili vazhdon të na ofrojë kushtet për të ruajtur të gjallë në mesin e fëmijëve tanë gjuhën tonë të dashur, gjuhën shqipe.
Në fund ai tha se ndodhemi edhe para projekteve të tjera bashkëpunimi dhe me kalimin e kohës besojmë se do ti realizojmë duke ftuar përfaqësuesit e bizneseve italiane që të vizitojnë dhe të investojnë në Republikën e Kosovës, ku mund të hapin degë të veprimtarive të tyre e duke punësuar të rinj. Ai ftoi të japin kontribut të madh pronarët e bizneseve kosovaro-italiane që janë dëshmuar si element i rëndësishëm i integrimit dhe kontribues i stabilitetit ekonomik të kësaj zone të pasur të Italisë veriore.
Ambasadorja Haxhitasim me këtë rast vuri një kurorë me lule te shtatorja e Nënë Terezës dhe iu drejtua të pranishmëve me fjalë të zgjedhura dhe plot respekt për mikpritjen si dhe për shembullin e mirë të integrimit të mërgatës sonë.
Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe Mauro Dal Zilio, nënkryetar i komunës si dhe lutje për Nënën Terezë bëri edhe kryeprifti i Kishës së Quinto di Treviso Don Stefano.
Në fund të ceremonisë pati edhe këngë e valle të luajtura me mjeshtëri nga grupi artistik Iliria Veneto si dhe nga valltarët e Shoqërisë Kulturore “Dardania” nga Montebelluna që udhëhiqet me sukses nga prof. Faik Tafolli si dhe nxënësja e shkollës shqipe Kleopatra Hajdini nga kjo shoqatë performoi një pjesë artistike me violinë.
Pas mbarimit të ceremonisë pjesa përfundimtare ishte takimi me veprimtarë të shoqatave të ndryshme nga Veneto i cili u mbajt në ambientet e parrokias së Quintos ku përfaqësuesit e diplomacisë kosovare patën rastin të kuvendojnë hapur për problemet , vështirësitë dhe sukseset e mërgatës në këtë regjion të Italisë.
Sipas protokollit takimin e hapi dhe e moderoi Bajram Desku i cili prezentoi me radhë veprimtarët e pranishëm si dhe Shoqatat ku ata zhvillojnë aktivitetetin e tyre patriotik-kulturor. Në panel ishin ambasadorja Lendita Haxhitasim, konzulli i përgjithshëm në Milano Adrian Andreja dhe Gëzim Muçolli veprimtar nga Padova.
Ambasadorja para të pranishëmve shprehu kënaqësinë e saj që më në fund ndodhej në mesin e mërgatës. Me disa nga ju jemi takuar edhe një herë tjetër në një takim virtual “online”, dhe për shkak të masave kufizuese të qarkullimit ishte e pamundur mbajtja e një takimi sikur sot. Ne ambasadorët vijmë e shkojmë kurse ju jeni dhe vazhdoni të qëndroni këtu duke u dëshmuar me dashurinë dhe përkushtimin që ia kushtoni vendit tuaj. Besoni sebëjmë që të dëgjohet edhe në Kosovë vullneti dhe dëshira juaj për të bërë diçka pozitive edhe në vendin prej nga keni ardhur. Kam filluar të takoj mërgatën tonë fillimisht këtu në Veneto ku është mjaft e organizuar e pastaj do të takohemi edhe me veprimtarë në regjionet tjera të Italisë. Momentalisht jemi duke bërë përpjekje për të krijuar një mundësi sa më të drejtpëtrdrejtë komunikimi e të qëndrueshme, e këtu na ndihmojnë edhe reagimet dhe ineteraksionet tuaja që unë pranoj me vëmendje duke dëshiruar një komunikim vertikal për të përcjellur mesazhet e atyre që me përkushtim punojnë për të mirën e vendit. Element i veçantë në këtë mes është vazhdimi i shkollës shqipe që ndihmon për të ruajtur sdhe mbajtur gjallë gjuhën dhe traditat kombëtare. Kam parë gjitthë punën që është bërë me shoqatat, shkollat, fondacionin humanitar të njerëzve bëmirës plot vullnet për ti ndihmuar njerëzit dhe familjet në raste urgjente, një vazhdimësi aktivitetesh dhe vullnetin e madh për sukses dhe mirësi. Tashmë ne në ambasadë jemi duke identifikuar dhe duke plotësuar shenimet tona për veprimtarinë e shoqatave dhe veprimtarëve për të pasur një pasqyrë të vërtetë, një arkiv të historikut të ngjarjeve dhe veprimtarive kulturore në Itali.
Edhe konzulli i përgjithshëm Andreja foli për njohjen e tij dhe takimet e shumta me mërgatën, dhe shtoi se ishte i kënaqur që tash po ia prezentonte ambasadores diasporën tonë që dallohet për punën, mikpritjen dhe gatshmërinë dhe pozitivitetin për të bërë gjëra që e nderojnë atë dhe vendlindjen.
Bajram Desku edhe njëherë përsëriti kërkesën e kahmotshme të mërgimtarëve të kësaj ane për të hapur këtu një konzullatë, drejtuar qeverisë së Kosovës duke marrë parasysh edhe numrin e madh të mëgimtarëve që jetojnë në regjionin fqinj Friuli Venezia Giulia, të cilët duhet të shkojnë në ambasadën e Kosovës në Slloveni për të nxjerrur ndonjë dokument. Ai rikujtoi edhe faktin se për ta legjitimuar kërkesën tonë vite më parë është mbledhur Peticioni për hapjen e konzullatës që e kanë nënshkruar mijëra mërgimtarë.Ky peticion është dorëzuar në Ministrinëe Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Diasporës dhe në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Ambasadorja pohoi se qysh se ka kuptuar për kërkesën për konzullatën , ajo ka përcjellur edhe njëherë gjithë informacionin në Ministri dhe pritet që pas një rioorganizimi që është duke u kryer në Prishtinë do të vijë radha e vendimit edhe për këtë konzullatë të kërkuar me kaq arsye nga mërgata. Poashtu ajo tha: Ju kërkoj që të keni durim sepse pas kësaj, do të krijohet mundësia që të precizohen pastaj edhe kushtet dhe funksioni i “Konzujve të Nderit”, titull që i jepet qytetarëve të nderuar të shtetit mikpritës që janë dalluar me kontribut të veçantë për prezentimin dhe rritjen e kontakteve politike, kulturore dhe ekonomike me Kosovën. Ambasadorja Haxhitasim iu kërkoi të pranishëmve që ti dërgojnë në ambasadë nga 2 faqe tekst ku do të shkruajnë për veprimtarinë e secilës shoqatë apo shkollë shqipe.
Avdi Beqiri, kryetar i Shoqatës kulturore “Bashkimi Kombëtar” nga Bassano del Grappa foli për punën e madhe që është bërë te ta duke qenë shoqata e parë, më e vjetra e cila dallohet edhe me shkollën e parë shqipe si dhe aktivitetet sportive. Ai u pajtua që të krijohet edhe arkivi i mërgatës si dhe foli edhe për problemet aktuale në mësimin plotësues sidomos për mundësitë e pakta të zgjedhjes së mësuesve në diasporë.
Sanije Berisha, mësuese në shkollën shqipe në SHK Dardanija në Montebelluna tha se megjithë vizitat e shpeshta të përgjegjësve të arsimit dhe personaliteteve politike nga Kosova nuk është bërë aq sa kemi pasur nevojë për përkrahje institucionale, njohje të diplomave, etj.
Ragip Thaçi kordinator i shkollës shqipe në Bassano del Grapa dhe kryetar i Këshillit të mësuesve në Veneto, tregoi se bërthama e aktiviteteve shkollore të diasporës në Itali ka filluar me shkollën e tyre që ka mbi dy dekada që vepron si dhe dallohet me faktin që mësuesit shpërblehen me nga 10 euro orën nga fondi i shoqatës. Krijimi i Këshillit të mësuesve ishte i domosdoshëm për mirë-organizimin e mësimit shqip, Dëshira e mësuesve është që mësimi të mbahet në shkolla shtetrore dhe të ndiqet shembulli i mësuesve dhe shkollave shqipe si ato në Austri dhe në Suedi.
Fjalën e morën edhe Isuf Zenelaj,drejtuesi i shoqatës kulturore “Zëri i atdheut” nga Montebelluna , pastaj mësuesja e kësaj shkolle Raimonda Deda si dhe Sami Binakaj kryetar i Shoqatës Kulturore “Kosova” nga Portogruaro, poashtu ishte kuptimplotë edhe biseda me vlera veprimtarit të dalluar z. Agim Mulosmani. mërgimtar nga malësia e Gjakovës nga familja e madhe e Mic Sokolit i cili duke e përshëndetur ambasadoren foli edhe për bashkëpunimin vëllazëror midis mërgimtarëve pa marrë parasysh se a vijnë nga Kosova, Maqedonia apo Shqipëria si një vlerë e unitetit kombëtar që në diasporë ka vlerë të madhe.
Konzulli i përgjithshëm iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kishuin të bënin me çështjen e dokumenteve personale, pasaportave, lejekalimit të përkohshëm, legalizimit të diplomave përmes ekuipolencës dhe sidomos pyetjeve përherë insistuese me pamundësinë e konvertimit të patent-shoferave të marrur në Republikën e Kosovës.
Në fund të takimit duke i falenderuar për pjesëmarrjen fjalën mbyllëse e mbajti Gëzim Muçolli i cili pasi foli për procesin e suksesshëm integrues të mërgatës sonë, paraqiti dëshmi dhe fakte për ngjarje që janë preokupuese për pasqyrimin e drejtë të jetës dhe punës së mërgimtarëve në Itali. Ai kërkoi nga dy diplomatët që t’ia paraqesin propozimin e tij Ministrisë së punëve të jashtme në Prishtinë që Misioni diplomatik në Romë të shtohet deri në 20 antarë për shkak të rëndësisë që ka Roma si kryeqyteti i Italisë i mirënjohur edhe me emrin historik si “Caput Mundi”. Këtë ai e arsyetoi edhe me faktin se duhet punuar shumë me qeverinë italiane dhe miqtë tonë në Itali duke ditur se ky shtet ka lidhje të fuqishme me shumë shtete sidomos afrikane që shumë shpejt do të mund ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Ai propozoi poashtu që ambasada të interesohet që të krijojë një listë me libra e tekste të mirëfillta shkencore që mund t’i ndihmojnë studiuesit e rinj në Universitetet italiane që kanë për temë diplome ngjarjet dhe historinë e Kosovës sepse siç shihet në disa raste në mungesë indikacionesh për literaturë të mirëfilltë shkencore, tezat e diplomës janë shtjelluar duke u bazuar në materialet historiografike e propagandistike serbe të cilat e shtrembërojnë realitetin historik të shqiptarëve. Poashtu duke folur edhe për fenomenin e tashëm të migrimit dhe paraqitjen e shtetasve të Kosovës sidomos para policisë kufutare të Triestes si kërkues azili për qëllime politike, ai iu kërkoi të gjithë të pranishmëve që t’ia përcjellin kujtdo që merr në këtë mënyrë rrugën e mërgimit mos të gabojnë e të dëshmojnë rrejshëm duke njollosur edhe gjakun e derdhur për lirinë dhe pavarsinë e shtetit të Kosovës.
Takimin e mbylli me shprehjen e vullnetit dhe të pozitivitetit nga ana e të gjithëve për të vazhduar edhe më mirë aktivitetet dhe bashkëpunimin si në nivel lokal poashtu edhe regjional dhe në gjithë territorin ku shembull më i mirë dhe premtues për t’u ndjekur si model është puna e kryesisë dhe mërgimtarëve të shoqatës Shën Nënë Tereza Nga Terevizo , simbol dhe premtim i sukseseve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe patriotike kombëtare.

Me marrëveshjen e arritur për targat e veturave, për herën e parë po pranohet reciprociteti nga të dy shtetet

1

Nga: Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë

Marrëveshja e arritur sot per targat e veturave në mes dy shteteve, sikurse të Serbisë dhe të Kosovës, mund të konstatohet se është në këtë kohë i barabartë, sepse për herë të parë tani po pranohet reciprociteti nga të dy shtetet në mënyrë reciproke e të barabartë, dhe me këtë mënyrë të jetësimit të këtij reciprocitetit tani ndërkombëtarët po e kuptojnë edhe po e arsyetojnë shtetin e Kosovës që e ka ndërmarrë këtë masë, sepse Serbija me vite të tëra, e sidomos që nga viti 2011 e ka përdorur ndaj Kosoves këtë masë ndaj veturave që kanë hyrë në territorin e Serbisë, e që ka pasur afatin që ta ndërprej deri në vitin 2016. Megjithatë, kjo masë nga ana e Serbisë nuk është ndërprerë, dhe ka zgjatur në mënyrë të njëanshme deri më tani, që dot thotë se mbi 5 vite është tejkalue reciprociteti nga ana e Serbisë, prandaj masa e marrë nga ana e Kosoves ka qenë e detyrueshme.

Tani sakësisht ende nuk po dihen në detaje se a është reciprociteti i barabartë në tërësi, por dihet se është i suksesshëm, sepse krejt çfarë do të ndërmarrin serbët ndaj veturave të kosovarëve kur dalin në Serbi, në të njejtën mënyrë edhe kosovarët do të ndërmarrin ndaj veturave serbe, kur dalin në territorin e Kosovës.

Tani duke e pasur parasyesh situatën politike në Kosovë, e kur dihet se kjo qeveri i ka votat e saja mbi 50% dhe për çdo ceshtje vendos vet, pa u rrezikua fare nga opozita për vendime të rëndësishme, e duke e pasur parasyesh këtë situatë, tani opozita: PDK,LDK, AAK gjithsesi se po mundohen të bashkohen dhe ti gjejnë mangësi kësaj qeverije, dhe ta vlerësojnë atë si jo të sukeseseshme, se për të gjitha çeshtjet dhe vendimet që i ndërmerr Qeverija Kurti, opozita si të bashkuar po tentojnë që marrëveshjet dhe vendimet e saja ti vlersojne si të dëmshme, sepse tani këto parti në këtë situatë janë në panik, pasi po e kanë të qartë se Qeveria në pushtet, mund ta zgjatë mandatin e plotë për herë të parë katërvjeçar, e që për ta është periudhë e gjatë, dhe opozitarëve ky fakt po iu pengon shumë, e kur dihet në fakt se tani kjo qeveri në shumë aspekte është shumë e sukesesshme dhe pozitive, me veprimet që i ka ndërmarrur deri me tani, prandaj edhe në të ardhmen mund ta vazhdon qeverisjen duke i fitue zgjedhjet e ardhshme edhe për tjetrin mandat në zgjedhjet qendrore, prandaj Qeverija Kurti çfardo që ndërmerr opozita është tepër e shqetësuar, sepse shumë të këqija të qeverisjeve të mëparshme që i janë bërë ketij vendi e që janë tani publike, e sidomso blerjet e tokave me “centa” arin nga ana e të fortëve që deri tani e kanë qeverisur këtë vend.

Dihet botërisht se në këtë mënyrë janë blerë me qindra hektarë tokë dhe në këtë mënyrë janë pasuruar skajshmërisht apo me tendera të ndryshëm që tani dihen, apo autostradat që janë orientue kah ato tokat e tyre që i kanë blerë aq lirë e me shuma qesharake parash, dhe me këto veprime qeveritarët që nga lufta e deri në këtë qeverisjen e fundit, të tanishmen, të gjithë të mëparshmit janë komprometuar dhe në mënyrë publike janë devalvuar gjë që populli tani po i njeh mirë, prandaj LVV-së, ia dhan votën me mbi 50% e që mund të ndodhë që edhe në zgjedhjet e ardhshme prap do t’ua jep votën në përmasa të larta nëse e vazhdon qeverisjen e saj në këtë mënyrë si deri më tani, e sidomos populli është tani kurreshtar dhe me padurim po e pret miratimin dhe jetësimin e ligjit të Vetting-ut, që njëherë e mirë ti pastroj strukturat shtetërore që janë inkriminua deri më tani, dhe me këto veprime njëherë e përgjithmonë shteti i Kosoves të pastrohet nga kriminelët dhe t’i hapen rrugët drejt BE.

Ushtrimet që e përmirësojnë qëndrimin

0

Gjashtë ushtrime të fuqishme: Lehtësoni dhimbjet kronike në gjunjë, kërdhokullave dhe këmbë dhe përmirësoni qëndrimin!

Përveç kërdhokullave dhe kyçeve të këmbëve, gjunjët janë të parët që vuajnë për shkak të jetës moderne.

Ky po bëhet një problem gjithnjë e më i shpeshtë, por për fat të mirë ekziston një zgjidhje që mund të sjellë lehtësim, transmeton Telegrafi.

Këto janë ushtrime të krijuara posaçërisht që, nëse kryhen rregullisht, mund të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme.

Ju do të keni nevojë për një karrige, një shirit për stërvitje dhe një top tenisi.

Kryerja e këtyre ushtrimeve zgjat gjithsej 10 minuta, dhe çdokush mund t’i bëjë sepse nuk janë veçanërisht të rënda.

Përveç lehtësimit të dhimbjeve, ato ndikojnë edhe në qëndrimin më të mirë, kështu që mund t’i bëni për të parandaluar këto probleme shëndetësore.

 

Kriza në veri të Kosovës – Serbia mes Rusisë dhe Perëndimit

0

Ivica Petrovic

Tensionet në vendkalimet kufitare (vendkalime administrative, siç i quan pala serbe) Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë për më shumë se dhjetë ditë me radhë. Ndërkohë po vazhdon edhe një aktivitet i shtuar diplomatik në trekëndëshin Beograd-Prishtinë-bashkësia ndërkombëtare për të qetësuar gjendjen.

Kosova po përpiqet ta paraqesë krizën e fundit si një çështje teknike që lidhet me reciprocitetin rreth targave. Ndërsa në Beograd thuhet se dërgimi i njësisë speciale Rosu në veri paraqet provokim dhe rrezik për serbët e atjeshëm. Ndërkohë edhe Beogradi ka dërguar ?njësitë e veta ushtarake, automjete të blinduara dhe helikopterë në afërsi të pikëkalimeve.

Ka pasur madje edhe fluturime të avionëve në afërsi të vijës kufitare. Në veri është rritur edhe prania e KFOR-it. E shqetësim për situatën në veri ka shprehur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, e cila vizitoi (29.09) Kosovën dhe Serbinë.

Lëvizjet e trupave po shoqërohenme retorikën e ashpër të Beogradit zyrtar, e kjo retorikë mund të interpretohet pjesërisht edhe si mburrje boshe e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili i ka vënë ultimatum NATO-s, “se nëse fillon pogromi në Kosovë dhe Metohi dhe nëse NATO nuk reagon, ne do të regaojmë brenda 24 orësh”. Vuçiq thotë se në një takim me ambasadorët perëndimorë, ai “ka kritikuar ashpër një ambasador të një vendi shumë të fuqishëm perëndimor”, për të cilin thotë se e ka pyetur “a është njeri normal dhe a doni të vendosni ju se ku i vendosim ne njësitë tona në territorin e Serbisë qendrore?”

Por ka pasur edhe disa gjëra të pazakonshme diplomatike, për të cilat nuk ka pasur asnjë shpjegim zyrtar. Presidenti i Serbisë ka takuar ambasadorët e Quintit. Por e ka anuluar takimin me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Më pas u njoftua nga zyra e tij se “takimi është shtyrë për shkaqe shëndetësore dhe se presidenti i Serbisë do të takohej paradite me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës”.

Forcimi i sovranitetit

Edhe në këtë rast u dëshmua se për situatën kemi një përgjegjësi të trefishtë, thotë analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, në një deklaratë për Deutsche Welle-n. Ai shton se “edhe këtu kemi të bëjmë me një përpjekje për të forcuar sovranitetin e Kosovës, përmes futjes së reciprocitetit me targat”.

“Brukseli mban përgjegjësinë, sepse nuk ka bërë më shumë për të siguruar lirinë e lëvizjes. Tani po shohim se edhe problemi më i vogël i pazgjidhur ka një potencial të madh për konflikt, kur mbetet në duart e politikanëve të hidhëruar në Beograd dhe Prishtinë”, thotë Jakshiq. Ai “ka frikë se askush nuk do të marrë mësime nga kjo, sepse udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës po i përdorin këto gjëra për të promovuar guximin e tyre personal dhe për të krijuar imazhin e ‘shpëtimtarit’ të popujve të tyre, në veçanti tani kur Kurtin dhe Vuçiqin i presin zgjedhjet”.

Loja e dakorduar

Sikur edhe në disa situata të tjera, edhe tani në Serbi spekulohet, se “kjo është një lojë për të cilën kanë rënë dakord të dy palët”. Por Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizmin, thotë për DW, se “kjo nuk e zvogëlon rrezikun nga mundësia e përshkallëzimit të gjendjes”.

“Sado që Beogradi dhe Prishtina, por edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, mendojnë se po i mbajnë gjërat nën kontroll, vetëm një incident i vogël është i mjaftueshëm për të hyrë në konflikte serioze”, thotë Popov.

Por Popov shton se “me kriza të tilla bashkësia ndërkombëtare gjithmonë zgjidh ndonjë çështje, për të cilën ajo beson se është me rëndësi, dhe atë në dëm të Serbisë. E gjërat kështu po afrohen drejt rrumbullakosjes së shtetësisë së Kosovës. Në fund mund të ketë ndonjë dokument të përgatitur prej tyre, i cili duhet të nënshkruhet”, pohon drejtori i Qendrës për Rajonalizmin.

Si të shpallet fitorja?

Serbia ka dërguar në këtë zonë edhe avionë Mig dhe automjete të blinduara. Por Jakshiq vëren se “Serbia ishte shumë e kujdesshme që të mos shkelë dispozitat e Marrëveshjes së Kumanovës”. Prandaj, ai i sheh deklaratat e presidentit të Serbisë, “si një akt retorik me synim që situata të mos përshkallëzojë më shumë”. “Beogradi dhe Prishtina dërguan mesazhet që donin, e tani pyetja e vetme teknike është, se si të dyja palët do dalin fitues nga kjo situatë dhe të ruajnë fytyrën.”

  • Serbia dhe vëllai i saj i madh

Kriza aktuale nuk mund të kalonte pa përzierjen e faktorit rus. Pala shqiptare e shfrytëzoi këtë mundësi për të paralajmëruar nga “ndikimi malinj i Rusisë në rajon”. Ndërsa nga Beogradi ka pasur sinjale konfuze. Si një dëshmi e politikës skizofrene të jashtme të Serbisë konsiderohet edhe deklarata e Dragan Shormaz, anëtar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe shef i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i cili beson se “Rusia po destabilizon të gjithë rajonin”.

“Rusia nuk mund të bëjë asgjë. Kina nuk mund të bëjë asgjë, BE-ja nuk mund të bëjë asgjë dhe kjo po shihet nga dita në ditë. Rasti ynë me krahinën tonë të Kosovës dhe Metohisë nuk mund të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shteti i vetëm që mund të sjellë rregull në Prishtinë dhe Beograd, pavarësisht nëse i pëlqen dikujt apo jo, është SHBA”, tha Shormaz.
Ky ishte edhe komenti i tij pas paraqitjes së përbashkët të ministrit të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq me ambasadorin rus në Serbi Alexander Bocan Kharçenko, si dhe të dërguarin rus për mbrojtjen, gjeneral-majorin Alexander Zinçenko, tek një njësi të forcave serbe, në bazën ushtarake “Rudnica”.

“Parada e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë me ambasadorin dhe gjeneralin rus më duket si një situatë kur ke problem me dikë, dhe pastaj e sjell vëllanë tënd të madh për të treguar se është dikush që të mbron”, thotë Aleksandar Popov. “Unë mendoj se ajo kishte një karakter pak si karikaturë dhe se kjo më shumë e dëmton sesa e ndihmon Serbinë”, pohon Popov.

Ndërsa Boshko Jakshiq mendon se edhe kjo dëshmon se tek autoritetet në Serbi kemi një rrymë pro-ruse dhe një tjetër pro-perëndimore, por ai paralajmëron se “rryma pro-ruse është në pozicione të rëndësishme”.

“Kur ministri i Mbrojtjes merr ambasadorin rus me vete – e unë jam i bindur që ai e mori ekstra me vete – atëherë kjo nuk është e njëjta gjë sikur kur flet diçka Dragan Shormaz. Unë mendoj se kjo lëvizje nuk ishte e balancuar sa duhet, ishte pa ndonjë takt diplomatik, ishte dritëshkurtër. Kjo vetëm Rusisë i ndihmon që të paraqitet si mbrojtëse e madhe e interesave të Serbisë në Kosovë. Këtë e kanë regjistruar edhe në kryeqytetet perëndimore, të cilat së shpejti do të kërkojnë që Serbia të paguajë faturën”, konstaton Boshko Jakshiq./DW

Portret Martiri: Atë Serafin Koda, O.F.M.

1

Nga: Gjeto Turmalaj

“Mësojeni kohën të mos hajë bijtë e vet”.

Portret Martiri

Duhet thënë që në fillim se është disi e vështirë të përshkruash denjësisht këtë portret e për më shumë për të pasqyruar thellë e qartë jetën e veprën e këtij Martiri. Ky misionar i shenjtë meriton të dalë në pah me ato sakrifica dhe dhëmbje, të cilat i ka përjetuar, me kontributin e tij të jashtëzakonshëm, deri në sublimim të jetës, si bari i urtë shpirtëror, i cili duhet të zërë vend në altarin e merituar.

Jeta dhe kalvari i dhëmbjeve.

Gjon Serafin Koda, i biri i Gasprit dhe nënës Ananijeta, u lind më 25 prill 1893, në Janjevë të Kosovës, në një familje me tradita fetare, patriotike e atdhetare, familje e bekuar e Malësisë së Karadakut, zonë e njohur për heroizëm dhe atdhedashuri.

Gjoni qe edukuar që në fëmijëri me besim në Zot dhe përkushtim ndaj atdheut. Kështu, falë edhe dëshi¬rës së madhe të prindërve të tij, u bë meshtar. E pikë¬risht, në vitin 1908, përplotësoi thirrjen që kishte marrë prej Zotit dhe çoi në vend amanetin e prindërve dhe dëshirën e zemrës së tij.

Studimet e larta i mbaroi në Austri. Sipas traditës së Fretërve, mori emrin Serafin. Meshën e parë e kremtoi më 30 korrik 1925. Më pas, frati nga Janjeva do të vijonte në udhën e bariut të grigjës së Jezu Krishtit.

Ai shërbeu edhe ndër vise të tokës mëmë, Shqi¬pë¬risë, si në Dushman, Shalë, Prekal, Bushkash, Vu¬kël, Kelmend dhe së fundi, u caktua në Dioqezën e Sapës së Lezhës.

Kur Atë Serafini mbërriti në qytetin e vjetër të Lezhës, me zhgunin françeskan e një konop lidhur mes trupit, meditonte me syrin e një njeriu që po i shkelte për herë të parë ato treva të panjohura për të. Në takimin e parë në Famulli, i patën treguar se në atë kodër të vogël, në perëndim të qytetit të Lezhës, ballë¬përballë me kalanë 2500 vjeçare, ku dikur shtrihej qyteti i moçëm Lissus, mespërmes të cilit kalon lumi Drin, në atë bregore ndaloi Shën Françesku, 700 vjet më parë, gjatë udhëtimit pastoral dhe la një amanet që aty të ndërtohej një kishë. Dhe ashtu u bë. Shën Françesku mbolli një pishë si shenjë e mirë për themelet e kishës. Ndërtimi i atij Tempulli u pasqyrua më vonë në “Hyllin e Dritës”.

Për më shumë, qyteti ku shërbeu Atë Serafini ishte dhe toka e “Besëlidhjes së Lezhës”, të principatave shqiptare me në krye Skënderbeun.

Gjithashtu, aty gjenden themelet e Kishës së Shënkollit, ku është varrosur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

Ashtu sikurse gjithë klerikët dhe Atë Serafini, i përjetoi ditët e shërbesës fetare në Dioqezën e Lezhës, me përkushtim dhe i palodhur, ku akoma edhe sot ndjehet fryma e veprës dhe idealit që ai iu përkushtua, në një kohë kur po përjetohej varfëria e ulur këmbëkryq në trojet shqiptare.

Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen përfundimisht të regjimit komunist në Shqipëri, Atë Serafini dhe vëllezërit e tij françeskanë, do të kalonin përmes një kalvari dhëmbjesh, nga krimet më të paskrupullta të regjimit, nëpërmjet Sigurimit të Shtetit famëkeq shqiptar, i cili vrau ajkën e inteligjencës së klerikëve, e njerëzve të pafajshëm, të cilët u bënë theror nga regjimi stalinisto-enverist.

Arrestimi dhe burgosja

Serafin Koda ishte famullitar në Lezhë kur e arrestuan. Kjo ndodhi pasi ata sigurimsa më parë bënë një takim, për të diskutuar rreth problemeve ekono¬mike, me Fretnit e Kuvendit, por në fakt, aty oficerët e sigurimit u aktivizuan si kurrë ndonjëherë për t’i dhënë kuptim politik. Ashtu të lidhur e veçojnë në një nga dhomat e Kuvendit, duke e torturuar me metodat më çnjerëzore, psikologjike dhe fizike, me alibi të sajuara, si një ndër kundërshtarët e regjimit komunist dhe për rrëzimin e pushtetit të tyre. I kërkonin bashkë¬punim, për të dëshmuar kundër klerikëve të tjerë, që Sigurimi i Shtetit të arrestonte inteligjencën e klerikëve. Ishte maji i vitit 1947, sapo i kishte lënë të 54 vjetët e pikërisht, sa cituam më lart më 25 prill. Ajo ditë u festua nga ai dhe vëllezërit e tjerë klerikë dhe ai u shpreh mjaft entuziast se ishte i lumtur që kishte lindur në atë datë që për të ishte simbolike, se përkonte me Ditën e Ungjilltarit, Shën Markut. Kjo datë gjithashtu i ngjallte nostalgji për vendlindjen, se në Janjevë ishte hapë shkolla e parë shqipe në vitin 1671, një letër historike që mbante datën 10 prill 1683 e vetë shënimi i Pjetër Bogdanit te libri “Çeta e Profetenve”, e cila është dërguar asokohe prej Janjevë.

Hetuesia dhe torturat.

Nuk vonoi shumë e meshtari trim iu nënshtrua pyetjeve nga hetuesit e Sigurimit të Shtetit dhe torturave nga më çnjerëzoret dhe të paimagjinueshme.

– Hë, po na thuaj o prift Serafin, çfarë komploti armiqësor keni përgatitur kundër pushtetit tonë të pavdekshëm komunist?

– Kurrësesi, jo dhe jo, as unë, madje edhe asnjë prej shokëve të mi. As nuk kemi menduar, absolutisht, atë çka ju më thoni, shoku hetues, Jo, Jo. Në asnjë mënyrë!

– A e dëgjoni si më thotë ky mua?! Po unë nuk jam shoku yt, more armik i popullit, këlysh i Vatikanit.

– Ju lutem, jo nuk jam armik, unë jam vetëm një meshtar, nuk e njoh urrejtjen, ne jemi për paqe e dashuri. Vetë besimi te Zoti nuk na lejon t’i urrejmë e ofendojmë njerëzit.

– Eh, ja pra po të ledhatojmë me grushte turinjve tuaj, ja edhe një tjetër. Nga fytyra e Atë Serafinit po rridh¬te gjak, nga goja e hunda.

– Kthehu në ujdi me veten tënde, o Serafin i poshtër. Hë, po të dëgjojmë, na trego, cili nga juve është prijësi i grupit në atë çerdhen tuaj?

– Personalisht nuk di asgjë, asnjë nga miqtë e shokët e mi, nuk i kam dëgjuar të shprehen, kundër pushtetit popullor.

– Pa na i trego ato kokat drejtuese aty në “Sapën tuaj”, hë përgjigju? Dhe furi grushtesh, shqelma e rrahje u derdhën mbi meshtarin.

– Ne s’kemi as hierarki, as të parë, të gjithë jemi vëllezër.

– Tani na thuaj ku i keni fshehur armët, se për ndryshe të mbytem në minutë?

– Pasha nderin, pasha të drejtën, ju betohem, nuk kemi armë.

– Dëgjo mirë pra, keni 3 minuta kohë të tregoni gjithçka dhe në rast se jo, paç veten në qafë!

– Për atë besë që ka burri, nuk kam asgjë për të thënë!

Të tre hetuesit që e kishin marrë në pyetje, u lëshuan mbi Atë Serafinin, duke e torturuar e rrahur barbarisht, derisa ai humbi ndjenjat. Ashtu i shtrirë në dysheme, i gjakosur, i dërmuar dhe i pavetdijshëm, njëri nga hetuesit i fut duart në fyt, për ta mbytur meshtarin trim. Nga fyti filloi të rridhte gjak. Por bisha komuniste nuk ngopej me kaq. Torturat vazhdojnë edhe për disa orë të tjera. Kur ata ikën Atë Serafini po jepte shpirt në çimenton e ftohtë të dhomës.

Nga mesnata e datës 11 maj1947, Atë Serafini, i rënduar nga plagët, u përmend vetëm për disa minuta. Vëllezërit e tij klerikë e muarën për ta çuar tek infermierja. Kur po kalonte para trupores së Zonjës, iu lut me zërin e çjerrë, përmes gjakut që i rridhte nga goja: “O Zoja Virgjër, vepro sa më shpejt me shpirtin tim”. Sapo e vendosën në shtrat, u lut për herë të fundit, pa mundur të bashkonte duart:

“O Jezus, merre në duart tuaja shpirtin tim, që të jam kushtuar me gjithë zemër”.

“Ati ynë që je në Qiell”, e… dha shpirt… Ia dorëzoi Atit të gjithëpushtetshëm shpirtin e tij të bardhë që t’i bashkohet korit të engjëjve në qiell, ashtu qoftë

Mbas vdekjes së Atë Serafinit

Besimtarët e Famullisë, bashkëkohësit e tij, e deshën shumë meshtarin trim, që me qëndrimin e tij burrëror u shndërrua në një martir. Ata humbën jo vetëm një njeri të përkushtuar ndaj fesë, por edhe njeriun e dashur, që kurrë nuk u pat munguar me ndihmën e fjalën e Zotit, në gëzime dhe hidhërime familjare. Ai u kishte shërbyer në të gjitha rastet, duke vizituar të sëmurët, rrëfime, bekime shtëpish, pagëzime, salikimin e të vdekurve. Njerëzit shpreheshin me fjalët më të mira të shpirtit, duke thënë se Atë Serafini ishte një misionar i zellshëm, i përkushtuar, me zemër të madhe dhe i dashur.

Infermierja e atyre viteve Marie Ndoja, e cila mje¬konte Atë Serafinin në momentet e agonisë së plotë, bëri të pamundurën ta shpëtonte, por plaga e madhe e dëmtimit të venave e rrjedhja e gjakut nga fyti ia shkurtuan jetën.

Maria e varrosi me mjaft mundim e në fshehtësi të plotë meshtarin trim, poshtë një ulliri, që ishte në obo¬rrin e Kuvendit të Fretërve, në kodrën që populli e thë¬rriste “Kisha e Dom Lleshit”.

Edhe sot e kësaj dite s’dihet pse u quajt me atë emër. Ndoshta ndonjë famullitar në atë Kishë ka lënë gjurmë me emrin e tij. Ndoshta, nga pushtuesit osmanë, ishte bërë theror edhe Dom Lleshi, e në kujtim të tij, u quajt kisha në kodër. Por vitet kanë kaluar dhe asgjë nuk dihet me saktësi. Çmenduria më e madhe e sistemit komunist ka qenë ajo e vëllavrasjes, siç edhe ndodhi me Atë Serafin Kodën, meshtarin martir nga Janjeva e Kosovës, i cili u vra barbarisht nga sigurimi i shtetit komunist. Por përkushtimi, kontributi dhe vepra e Atë Serafinit kanë lënë gjurmë të pashlyera në Lezhë.

Mbas 34 vjetësh u zbulua varri i Atë Serafin Kodës, i cili ishte ruajtur me fanatizëm dhe obligim shpirtëror nga infermierja, një grua humane në shpirt, Marie Ndoja, një besimtare katolike, me një shpirt e mirësi të madhe. Ajo dëshmoi për varrin e Fratit vetëm në vitet e demokracisë. Maria, gjatë kohës së regjimit komunist, as që guxonte të tregonte veprën e saj të mirësisë, por e ruante peng në zemër. Ajo mendonte gjithmonë për fratin, i cili të afërmit e tij i kishte në Janjevë, që nuk ia dinin as varrin. Në rast se Sigurimi i Shtetit e merrte vesh, Maria do të dënohej me burg dhe për këtë ajo tregohej e kujdesshme, për ta mbajtur sekret. Mbas rive¬ndosjes së besimit fetar në Shqipëri në vitet e demo¬kracisë, ajo do të tregonte gjithçka.

Madje infermjerja Marie pati pohuar se atë natë, që e varrosi meshtarin, i kujtohej se si shenjë i kishte veshur vetëm zhgunin e fratit, me uratë në qafë dhe në këmbë një palë këpucë llastiku. Për çudinë e të gjithëve, kur e nxorrën nga varri pas 34 vjetëve, këpucët e llastikut u gjetën të paprishura dhe te koka kryqi dhe disa kokrra të uratëve.

Rivarrimi i eshtrave të bekueme të Atë Serafinit u bë mbas restaurimit të Kishës “Zoja Nunciatë”, në mauzoleun e saj. Në murin me një gjatësi 90 cm, që përkon me anën e majtë të Altarit, ku dikur celebrohej mesha nga vetë Atë Serafin Koda.

Më 16 shtator 1994 populli i Lezhës dhe rrethinave, shprehën nderimin e respektin, dhëmbjen e kujtimin, duke marrë pjesë në meshën që u celebrua në nderim të rivarrimit të eshtrave të fratit, nga ipeshkvinj dhe meshtarë. Si për ironi, data 16 shtator, përkonte me datën e Konferencës së Pezës. Ajo histori u la nga pas, por kujtimi i Klerit të Kombit u përjetësua në histori. Pllaka e varrit të Atë Serafinit flet shumë, aq shumë sa ka se çfarë historia të shkruajë.

Në mbyllje të këtij rrëfimi të kësaj ngjarje të dhëmbshme e rrënqethëse, të mos harrojmë e të mësojmë nga mesazhi që ai përcjell se “Koha i ka ngrënë bijtë e saj”!

Është nder i madh e shëmbull fatlum për vendin tonë, që Kisha Katolike, në procedurën e shpalljes martir, mes të 38-ve, ka zgjedhur edhe meshtarin Atë Serafin Kodën.

Referencat:

1. Nga website, Kisha Katolike Shkodër: Zyra për Martirët

2. Prej Homelisë-ditën e rivarrimit, më 16 shtator 1994, rreth jetës së Atë Serafin Koda

3. P. Bogdani, “Çeta e Profetenve”, faqe 10

Ky shkrim u botua në Revistën “Jeta Katolike”nr.1, viti, 2009.

Gjeto Turmalaj

Nga vllimi me tregime “Rrefimne per Vite”

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10225906377796365&set=gm.4604810679626444

Mungesë e vullnetit politik për ballafaqimin me të shkuarën

0

Nga: Nail  Draga, Ulqin

Në vendet e dalura nga ish kampi socialist në rrethana të reja shoqërore nuk duhet të ekzistojnë tema tabu, në veçanti për krimet e bëra nga pushtetët e kohës. Por, në Mal të Zi ende hezitojnë në këtë drejtim  sepse  mungon vullneti politik për ballafaqimin me të shkuarën si kudo në botën demokratike. Pikërisht  votimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, në Kuvendin e Malit të Zi, dëshmoj ndarjën e qytetarëve në bazë kombëtare, politike e fetare në këtë mjedis, që ka reflektuar  në shumicën parlamentare e cila përbëhët me një strukturë heterogjene të subjektëve politike, me animozitete  në qeverisje  

Duke marrë parasysh se krimet ndaj popullsisë në sajë të luftërave  në ish Jugosllavi kanë marrë gjykimin dhe dënimin nga Gjykata Ndërkombëtare në Hag, ku  gjenocidi në Srebrenicë mbetën krimi i  veçantë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, individë dhe parti politike të serbëve e mohojnë një vendim  të tillë gjyqësor. Rasti i votimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kuvendin e Malit të Zi(17.6.2021) dëshmoj se në Mal të Zi vazhdon sindromi serb, ndaj luftimeve të zhvilluara në Bosnjë e Hercegovinë, që u dëshmu me refuzimin nga 19 deputet serb të Kuvend.

Një qendrim i tillë duke mohuar një krim, përkatësisht gjenocid i cili ka ndodhur në korrik të vitit 1995, dëshmon se popullsia serbe në Mal të Zi e cila në mënyrë aproksimative  përbën 1/3 e popullsisë së përgjithshme mbetet  çështje shqetësuese! Dhe nga një qendrim i tillë para qytetarëve  tjerë në Mal të Zi paraqet sfidë për të tejkaluar një realitet shoqëror me pasoja aktuale dhe në të ardhmën.

Pushteti i ri para sfidave të mëdha

Sipas informacioneve që disponojmë  për gjashtë vite për krime të luftës është procesuar vetëm një person,  që dëshmon se në Mal të Zi mungon vullneti politik për denimin e krimeve të luftës. Pjesëtarët e familjeve të viktimave të luftës, presin me të drejtë  se pushteti i ri  do të angazhohet në këtë drejtim, andaj janë para sfidave të mëdha jo vetëm politike. Vetëm me ngritjen e padive ndaj krimeve përkatësisht individëve përgjegjës, sikurse është rasti i Bukovicës, Shtërpcës, Rozhajës, Deportimit të boshnjakëve etj., do të dëshmohej gadishmëri për të dënuar krimet e luftës, si mision për drejtësi ndaj viktimave në këtë mjedis.

Ndonëse në Mal të Zi  nga viti 2015,  është ne funksion Prokuroria Speciale Shtetërore(SDT) që është përgjegjëse për zbatimin e „Strategjisë për hulumtimin e krimeve të luftës në Mal të Zi“ përkatësisht për ndjekjën e autorëve të veprave penale  të krimeve të luftës,  deri më tash mungon mbeshtetja e organeve kompetente, e po ashtu edhe vullneti politik kur është në pyetje kjo çështje.

Vendime politike e jo gjyqësore

E dhëna se në lidhje me procesuimin e krimeve të luftës, prokuroria malazeze ka procesuar shtatë raste, duke ngitur padi dhe ndaj tyre kemi epiloge gjyqësore. Kështu në lidhje me lëndët e „Deportimit“, „Bukovica“, “Husaj-Rozhajë“ të dyshuarit janë liruar me vendim gjyqësor. Ndonëse, në vendet përkatëse kanë ndodhur krime të luftës, me numër të madh të viktimash, është dëshmi transparente, se kemi vendime jo gjyqësore por të politikës ditore. Rezultatet e tilla  nga prokuroria dëshmojnë se në  territorin e Malit të Zi  nuk kanë ndodhur krime të luftës, si dhe të tillët nuk i kanë kryer qytetarët e këtij vendi. Opinioni i gjerë e di se në territorin e Malit të Zi me angazhimin e udhëheqjës politike e shtetërore  kanë humbur jetën njerëzit në luftërat e viteve të 90-ta, në mbrojtje të gjoja Jugosllavisë, e cila ishte në shërbim të ideologjisë serbomadhe. Kujtojmë me këtë rast sulimin në Dubrovnik, Bosnën lindore etj. Në shërbim të kësaj ideologjie ishte edhe udhëheqja politike e Malit të Zi, deri në vitin 1997, kur definitivisht u distancu nga një politikë e tillë.

Deri sa nga prukoria speciale shtetërore  deklarohen se ka munguar vullneti politik për denimin e krimeve të luftës(1.7.2021) del  qartë se  ky institucion nuk është i pavarur, por është nën ndikimin e politikës(pushtetit), që duhet të jetë shqetësim për të gjithë qytetarët!

Vrasja e kosovarëve në Husaj-Rozhajë (1999)

Ndër krimet e luftës që kanë ndodhur në territorin e Malit të Zi është edhe vrasja e qytetarëve nga Kosova të cilët si refugjatë kanë depërtuar në malësinë e  Rozhajës, pikërisht në vendin Husaj, më 18 prill 1999. Ndaj tyre refugjatëve kanë reaguar pjesëtarët e Ushtrisë Jugosllave, duke vrarë 21 persona dhe dhjetëra të plagosur. Ishte ky një akt kriminal, sepse kosovarët ishin qytetar të zhvendosur nga lufta në Kosovë, për të gjetur shpëtim, por këtu gjetën vdekjën. Ndonëse shpëtuan nga terrorizmi ushtarko-policor  serbë në Kosovë, u vranë nga pjesëtarët e ushtrisë jugosllave(serbo-malazeze). Ndaj këtij procesi janë zhvilluar disa seanca gjyqësore në Mal të Zi, por gjykata të akuzuarit për këtë krim i ka shpallur të pafajshëm(2014), duke dëshmuar së nuk është në favor të drejtësisë, për të denuar krimet e vrasësit e qytetarëve të cilët ishin fajtor se ishin vetëm të një kombi tjetër.

Drejtësia e munguar

Duke e marrë parasysh se krimet e luftës nuk vjetrohen, është obligim i prokurorisë që të rihapë lëndet e procesuara si të pasuksesshme, sidomos lëndët siç janë „Bukovica“, „Deportimi“ dhe „Husaj në Rozhajë”, sepse gjyqët, nuk kanë pasur forcë për të vërtetuar se kemi pasur rast të krimeve  të luftës.

Pasi të gjithë të akuzuarit janë liruar, këta lëndë Komisioni Europian(KE) i ka regjistruar si zbatim të gabuar të drejtësisë. Pikërisht duke marrë për bazë një konstatim të tillë, ekziston mundësia përseri të mbahet gjyqi për rastët e „Deportimit“, „Bukovicës“ dhe ate në „Husaj në Rozhajë“, por duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, çështje kjo e cila deri më tash ka munguar.

Përfundimisht, pa ndryshime ne prokurori e gjyqësi është iluzion të presim ndonjë ndryshim cilësor dhe profesional, sepse këto institucione  kanë qenë te politizuar, përkatësisht nën ndikimin e politikës së ditës. Andaj i mbetet pushtetit të ri të angazhohet në këtë drejtim,  në favor të drejtësisë së munguar dhe barazisë qytetare e nacionale si kudo në botën demokratike.

(29 shtator  2021)

Ilirët në protohistori, origjina kultura dhe përhapja e tyre

0

Ibrahim Osmani – Kelmendi

Prishtinë 2008

Origjina, kultura dhe përhapja e Ilirëve

Një ndihmesë e vlefshme për historinë tonë

Protohistoria, sipas enciklopedisë, është periudha nga bronzi e deri kur njerëzit ende nuk kishin histori të shkruar, por kishin elementët e tjerë kulturorë, si bashkëjetesa në grupe shoqërore, punimi i tokës dhe mbarështimi i bagëtisë, zejtaria, gjuha e folur etj

Profesori Ibrahim Osmani – Kelmendi rreket të ndriçojë këtë protohistori të ilirëve, paraardhësve tanë. Referenca janë të shumta dhe bashkëkohore kur ai jetoi deri 1979.

Djaloshi nga Presheva i kreu studimet e mesme në shkollën e mirënjohur si “Medreseja e Madhe e Kral Aleksandrit” në Shkup, mandej studioi për histori në Beograd, Peruxhia dhe Zagreb. Si shumë të rinj të asaj kohe, jo vetëm kureshtarë, por edhe të vetëdijshëm për fatet e gjysmës së kombit shqiptar të mbetur në Ish Jugosllavinë Mbretërore, Ibrahimi pëlqeu të hulumtojë në histori, për t’iu përgjigjur gjithë atyre teorive të gënjeshtra të historianëve sllavë për prejardhjen e shqiptarëve. Dhe Kosova kishte shumë nevojë për këtë!

Ibrahim Kelmendi, portret nga Burhan Kaceli

Që kur jepte mësim në Normalen e Prishtinës të hapur në 1941 pas bashkimit të pjesës më të madhe të Kosovës me shtetin amë, ai bashkëpunoi me drejtorin e atëhershëm, Rexhep Krasniqin dhe hartoi tekste për nxënësit. Por, kur në vitin 1943, Kosova kërcënohej seriozisht nga një ripushtim sllav, që mundësohej edhe nga bashkëpunimi i komunistëve jugosllavë me ata shqiptarë, sidomos pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, ai e kuptoi se para se të kërkojë histori, atdheu kërkonte pushkë e zemër që të mos e shqyejnë të tjerët. Kështu, Ibrahimi e la pendën dhe hodhi në krah pushkën që e përdori me shumë vullnet për mbrojtjen e Preshevës dhe trevave të tjera shqiptare.

Vetëm pasi Kosova dhe viset e tjera n ëish Jugosllavi u pushtuan me ndihmën e partizanëve nga Shqipëria, për të mos vijuar një luftë vëllavrasëse, prof. Kelmendi mori rrugën e mërgimtarit politik në kampet e Greqisë, së bashku me qindra luftëtarë të tjerë, në mes tyre edhe tim atë dhe Luan Gashin e Abdyl Hencin. Bashkë me tim atë, nga viti 1953 ai mërgoi në Australi ku vijoi punën si mësimdhënës dhe hulumtues shkencor, duke shfrytëzuar arkivat e shumë shteteve dhe literaturën përkatëse.

Tërë kohën ai punoi në kuadër të Partisë së Ballit Kombëtar, bashkëpunoi me revistat e emigracionit politik dhe mori pjesë në konferenca shkencore. Prandaj emri i tij ishte lakuar dhe vetë ai ishte shigjetuar shpesh nga regjimet komuniste në Jugosllavi dhe Shqipëri. Mjerisht, nuk jetoi gjatë.

Dorëshkrimet e tij, fatmirësisht, i mblodhi, i ruajti dhe i përgatiti për botim një nip i tij, juristi Feti Shaipi bashkë me të shoqen e Fetiut, Hyrijen.

Kur i kam parë tre libra të tij, dhuruar nga Fetiu, më ka ardhë shumë keq që kryetari i atëhershëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, arkeologu Myzafer Korkuti, i pranoi me një farë përçmimi. Sidoqoftë, vlerat e prof. Ibrahimit nuk kanë humbur. Në fund të korrikut 2021, presidenti i Shqipërisë e dekoroi atë me “Urdhërin e Skënderbeut”.

Po jap vetem disa fragmente të shkurtëra nga kjo monografi.

  1. 13

Vendi i Dardanëve ishte Troja dhe miti i krijimit të Romës, lidhet me emrin e tyre. Ja pra, arsyeja që emri i Dardanëve lidhet me Kosovarët.

f.15

Pas hititëve, prej Kaukazit dolën ilirët. Këta morën udhën e jugperëndimit dhe kapën Danubin e Mesëm dhe Ballkanin.

Simon Poteri thotë se “ ilirët qenë  të parët që erdhën në këtë anë të Europës dhe se ilirishtja mund të ketë qenë baza ose substratum i gjuhëve italike e keltike”.

(Simeon Potter: Language in te modern world, London 1960, f.95)

  1. 47

Prof. Pia Lavioza Zambotti:

Ilirët e Adriatikut, kustodianët e kësaj bote gjatë protohistorisë, ruajtën institucionet matriarkale si dhe gjuhën para indoeuriane në një formë gati të paprekur.

(Larouse Encyc. London 1967 f.59)

f.50

Melville Chater : shqipja ka qenë amë e greqishtes dhe latinishtes.

  1. 74

Një fis i madh me emrin “Dardhanë” gjendej aty ku është Kosova e sotme, një pjesë e Maqedonisë dhe një pjesë e Serbisë, deri në Nish. Ky fis përmendet për rezistencën kundër Maqedonsië dhe romakëve. Shkrimtarët e vjetër vënë në dukje se këta Dardanë ishin të dhënë pas muzikës dhe të famshëm për djathin e tyre.

..Mendoj se Dardanët e Kosovës kanë qenë gjyshërit e Dardanëve të Trojës ose të dy palët emigruan prej anëve Danubiane dhe , në të njëjtën kohë u zdorgjën, njëra në Kosovë dhe tjetra kaloi Dardanelet dhe u vendos në Troad.

  1. 81

Otto Zierer mendon së Dardanelet fituan emrin prej Dardanëve ilirë në kohën e dyndjes së tyre n Troad.

(Fruhzeit Europas, Zweite Band, Munchen, 1951.f.5-33)

  1. 93

Prej LIndjes së Mesme erdhi rrota, shumë ide të bronzit, interesimi për tregti, ideja për shtet, fetë, shkrimi, baruti, letrat, vaji për ndriçim e të tjera. Reliktet e Trojës, të Hattutashit, të Gordiumit, ku “Leka e zgjidhi nyjen” dhe të Sardisë, ende janë aty, po ashtu është i gjallë kujtimi i lumit që sillte “dukat” dhe i dorës së “bekuar” të Mydas. Të gjitha këto dhe shumë të tjera ishin fitore të njerëzve të Ballkanit, në një vend ku kultura origjinale ishte orientale. (Bosfori dhe Dardanelet)

  1. 103

Apulia banohej prej popullatave ilire, të cilët luajtën një rol në historinë e vjetër të Italisë. Ilirët tani qendronin në këmbë në dy anët e Adriatikut. Ata arritën në Itali përpara grekëve. Kalabrezët, të cilët ishin të prejardhjes ilire, i dhanë emrin “thembrës” ku për krah kishin Mesapët.

Vëllezërit e këtyre u kacafytën me grekë dhe përshkuan përmes Lokrisit, Boetisë dhe ndoshta në Peloponez.

(J. B. Bury: History of Greece, London, 1951 f 102)

  1. 104

Të gjitha historitë i ngjasin “Iliadës”, aq sa mund ta shkëpusim atë prej elementëve përrallore. Historia është dramë dhe novelë, në të njëjtën kohë dhe përmban fakte të thata të mbështjella në tregim. Në qoftë se “Iliadën” e lexojmë për të zbuluar fakte, ne gjejmë romancë dhe kur e lexojmë si romancë, ne gjejmë faktë të historisë.

  1. 109

Umbrët thuhet se emrin e morën nga ilirët. Mbi fenë dhe zakonet e Umbrëve, thonë se informata të bollshme janë gjetur në “Rrasat Eugubiane”. Qendrat kryesore të këtyre ishin Gubio, Todi dhe Spoleto.

  1. 119

Në kohët e fundit, dijetarët kanë gjetur përngjasim të madh në mes gjuhës së Venetëve dhe asaj Latine. Venetuli dhe Ardea të Latiumit na kujtojnë Venetët dhe Ardianët. Prof Paulo thotë se Euganei dhe Etruskët erdhën prej së njëjtës popullatë.

  1. 146

Sipas Virgjilit: një mbrëmjë kur shpendët dhe kafshët flinin, një princ i Dardanëve, Aeneas, zbarkoi në vendin ku u ngreh Roma.

  1. 148

Prof. Mayan fiset ilire i gjen në Palestinë, në Kretë, në Anadoll, në Ballkan, në Greqi, në Pellgun Danubian dhe në Apeninet Perëndimore. Ai i emëroi në këtë mënyrë: Ilires, Maqedonas, Epirotë, Thrakas, Phrygas, Lydianë, Etruskë, Venetas, Liburianas, Pecenas, Lapigas, Dardanas, Teucrejt e shumë të tjerë.

  1. 150

Fjalë të njëjta etruske dhe shqipe

Mal,       lart,        mir,        treg,      zi,           pi,          ik

Mblodhi: Bardhyl Adem Selimi, 29 shtator 2021