Kreu Blog Faqe 1549

A egziston një elitë e vërtetë intelektuale në Shqipëri?

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Është folur shumë për elitat të cilat duhet të drejtojnë vendin dhe ti japin mundësinë për të ecur përpara në rrugën më të mirë të mundëshme me qëllim që vëndi të prosperojë dhe integrohet me botën, kryesisht atë perëndimore.

Vetë fjala Elitë vjen prej frëngjishtes – `eslire`, ose nga latinishtja `eligere`, që d.t.th., me zgjedhur (https://ëëë.collinsdictionary.com/dictionary/english/elite).
Elita intelektuale janë intelektualë të shquar ose intelektualë superior si klasë që quhen edhe inteligjencia e vëndit.
Sipas sociolgut Mills Elita intelektuale përbëhet nga Lidershipi politik, Drejtuesit e ushtrisë, Elita Korporatave (ose ajo ekonomiko-financiare dhe e bankave), në të cilat luajnë rol mosha në përgjithësi e tretë, gjinia, kryesisht meshkujt, etnia që mbizotëron, arsimimi i lartë, dhe klubet apo shoqatat kulturore-sociale.
Në Shqipëri problem më i madh ka qënë se kush e ka përfaqësuar elitën drejtuese shqipare ndër vite dhe se çfarë zgjidhjesh i ka dhënë ajo vëndit.
Sigurisht me Elitë kuptohen disa njerëz të fuqishëm, të pasur ose të talentuar, brënda një grupi të veçantë, vëndi të veçantë apo të një shoqërie të veçantë, pra me elitë i referohet njerëzve më të mirë dhe të të aftë të një grupi social përkatisisht.
Pra kjo elitë përbëhet nga intelektualë të cilët e formojnë këtë grup dhe në këtë elitë intelektuale përpfshihen elita intelektuale kulturore,Elita intelektuale politike, elita kulturore ekonomike, elita intelektuale militare, por dhe ajo religjioze e të tjera të cilat në shumë raste e izolojnë vehten nga pjesa tjetër e grupeve shoqërore.
(https://ëëë.quora.com/Ëhat-is-the-difference-betëeen-a-cultural-elite-and-an-intellectual-elite).
Zakonisht, kjo elitë intelektuale drejton vëndin nëpërmjet Elitës politike.
Shkurtimisht mund të themi se në Shqipëri, Elita intelektuale ka ndryshuar shumë ndër vite. Nëse gjatë kohës së sundimit Osman, elita intelektuale shqiptare u modelua sipas modelit të rilindjes kombëtare me qëllim që të krijonte një Shqipëri të pavarur dhe një shtet të mirëfilltë shqiptar, në të cilën elita kulturore përbënte forcën goditëse për të krijuar një Shqipëri të tillë, egzistonin në atë periudhë edhe drejtues ushtarakë të cilët krijuan çetat për të luftuar e çliruar vëndin, madje edhe individë religjiozë të të tre feve që përkrahën këtë strategji.
Asnjëherë elitat nuk mund të jenë të trashëgueshme ashtu siç ndodhte në monarkitë e vëndeve të ndryshme të botës.
Nga kjo Elitë intelektuale doli Elita politike e cila u përpoq të drejtonte vëndin nën drejtimin e Ismail Qemalit.
Megjithëse Pavarësisa e Shqipërisë u realizua nëpërmjet vendimeve të fuqive të mëdha të cilat krijuan një shtet të copëtuar shqiptar, për shkak se krijimi i një shteti të fortë realizohet nga binomi Atdhe+ Fe, Shqipëria mbeti një shtet i dobët sepse njëra anë e binomit nuk egzitonte si e tërë, duke shkaktuar një drejtim të vëndit jo normal, qoftë për shkak të ndërhyrjeve të vëndeve europianë, qoftë për shkak të fqinjëve që tërhiqnin sipas traditave religjioze komunitetet dhe ata që drejtonin këto komunitete, por edhe për shkak të vendosjes në mënyrë artificiale në drejtim të vëndit të njerzve jo të përshtatshëm, por që paguheshin nga të tjerë për të mbajtur vëndin në anarki, njëlloj siç e përshkroi Noli në shkrimin për pesë Anarkitë:
E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie.
E treta anarkia morale: Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor,
E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit.
Këto lloj Anarkie shoqëruan shtetin shqiptar të cunguar që nga krijimi i saj deri në vendosjen e rregjimit të Enver Hoxhës, pavarësisht se në kohën e mbretit Zog, anarkitë e sipër përmëndura u ligjëruan nëpërmjet vendosjes së një xhandarmërie injorante. Në kohën e mbretit Zog, Elita intelektuale e shpërnadrë kudo në Ballkan , Europë dhe SHBA, pati mundësinë të marrë frymë pjesërisht për shkak të interesimit shtetëror për t`i afruar në drejtimin e shtetit.
Gjatë luftës nacional-clirimtare Elita intelekutale shqiptare u faktorizua dhe u kthye në një Elitë nacionaliste që përkrahu pushtuesin për shkak se ata ofruan një Shqipëri Etnike duke u kthyer në tradhtarë të vëndit. Kurse pjesa tjetër e Elitës intelektuale i u bashkangjit Frontit Demokratik dhe ushtrisë nacional-clirimtare e cila u përkrah nga tre aleatët e mëdhenj të WW2: SHBA-BRSS-Britania e Madhe.
Dihet që Elita nacionaliste lind shovinizmin, dhe shovinizmi lind paragjykimin, fanatizmin dhe rracizmin ((https://ëëë.quora.com/Ëhat-is-the-difference-betëeen-a-cultural-elite-and-an-intellectual-elite); i tillë ka qënë ish Kryeministri kuisling Merlika, një shovinist dhe rracist i klasit të parë pavarësisht njohurive të tij.
Në kohën e diktaturës që zgjati 45 vjet, u formula një Elitë e re intelektuale e cila përjashtoi elitën e vjetër të paraluftës. Kjo elitë e re intelektualë u bazuar kryesisht tek Elita kulturore dhe Elita ushtarake, por denimet e tepëruara dhe egzekutimet deformuan elitën intelektuale me kalimin e kohës. Kështu që u formula një Elitë intelektuale e deformuar e drejtuar nga Elita politike e asaj kohe e përbërë nga puntorë, fshatarë, apo që kishin mbaruar shkollën e partisë, të nderuar por pa shkollë ose pa kulturë. Kur sistemit komunist i erdhi fundi, për shkak se Gorbaçovi i BRSS në marëveshjen e Rejkjavikut me Reagan, dhe me vendimet e Katovicës e shpërbëu Bllokun komunist, me prishjen e murit të Berlinit.
Kjo shkaktoi në Shqipëri shpërthimin e një vale urrejtje ndaj rregjimit dhe padyshim edhe shpërbërjen e tij. Shëmbja e diktaturës komuniste në Shqipëri pati disa veçori negative, të cilat ashtu si po e shohim edhe në ditë tona 30 vjet më pas, shteti shqiptar mbeti i dobët, me një sistem politik të ri por të krijuar djallëzisht nga Ramiz Alia, i cili vendosi porsi gurët e shahut, ish sekretarë dhe ish sigurimsa, në krye të paritve të reja pluraliste, me qëllim që pushteti politik, ekonomiko-financiar, të vazhdonte të mbetej në duar të klasës së drejtuesve të dikurshëm partiakë dhe të lehaqenve të tyre.
Dihet që Shqipëria me shëmbjen e komunizmit nuk pati dissidencë të vërtetë, por vetëm njerëz të pakënaqur, njerëz të vënë nga PPSH që të hiqeshin si të pakënaqur, të persekutuarit politikë të cilët çuditërisht afërsisht gjysma e tyre ishin përkrahës të komunizmit por të dënuar nga komunizmi; i vetmi person faktikisht dhe ligjërisht dissident mbeti Pjetër Arbnori një njeri i nderuar, i cili pasi i lirua nga burgu u zgjodh nga PD si Kryetar Kuvendi.
Edhe Kadare i promovuar dhe përkrahur fuqimisht nga diktatura me disa ofiqe drejtuese politike, por me tepër një talent oborri, i nxitur nga R.Alia, bëri sikur u arratis jashtë vendit në mesin e vitit `90, por përsëri ky person nuk mund të bëhej përfaqësuesi i një sistemi të ri, dhe mbeti si lakuriqi i natës, midis dy botëve duke sharë atë që kishte lëpirë para disa kohësh dhe duke lëpirë atë që kishte sharë në kohën e demokracisë.
Kështu që Elita intelektuale në Shqipëri mbeti një pseudo-elitë me njerëz që hiqeshin dhe viheshin sipas orekseve të drejtuesve të partive.
Një faktor tepër negativ mbeti dhe mbetet emigrimi i popullsisë (drain brain), i cili ndikoi dhe ndikon në mos arritjen e një stabiliteti politik e për pasojë edhe në mos krijimin e një Elite stabile intelektuale në Shqipëri.
Duke mos patur një Elitë të vërtetë në Shqipëri madje dhe në trevat shqiptare që janë përfshirë në shtete të tjera, ato pesë anarkitë e Nolit kanë vazhduar duke mbizotëruar herë njëra e herë tjetra dhe duke e lënë Shqipërinë për 30 vite në një shtet jo të stabilizuar me konflikte të mëdha politike e sociale, si në vitet `90-`91, `97-`98, 2007, dhe në çdo moment të zgjedhjeve lokale apo parlamentare.
Për pasojë gjatë kësaj kohe u shkatërrua hierarkia profesionale, meritokracia, dhe nën justifikimin se Shqipëria ka qënë nën një diktaturë të egër komuniste, u nënvlerësua ligji, pronat, u vunë në drejtim të qeverisjes loklae dhe qëndrore militant dhe të ashtuquajturit `intelektualë provincialë` (katundarë), të cilët dëmtuan rëndë administratën, institucionet, madje dhe Akademinë e shkencave.
Sot megjithë, përpjekjet, Elita intelektuale përbëhet elita e rreme politike, nga pseudo elita kulturore, ku dominojnë reminishencat e diktaturës, dhe nga individë të pasuruar `me djersën e ballit`, për të cilët vetting-u duket të bëjë pastrimin e domosdoshëm në politikë, dhe kudo ku ka patur shkelje të rënda të ligjit.
Vetëm në këtë mënyrë Elita intelektuale e sotme, mund të bëhet e vërtetë, sigurisht duke vepruar edhe si Mbreti Zog i cili, arriti në atë kohë të mbledhë njerëzit më të mirë intelektualë të mundshëm shqiptarë nga jashtë shtetit.

Nga erozioni i kohës dhe pakujdesia, Kalaja e fshatit Jezerc po i numëron ditët e fundit të saj!

0
Msc. Muhamet Shabani
Nëse lejohet shkatërrimi definitiv i Kalasë në fshatin Jezerc, kjo do të jetë një humbje e madhe për kulturën dhe historinë tonë kombëtare!
Ftoj organet kompetente të komunës së Ferizajt,dhe ato shtetërore të Republikës së Kosovës,t’a shpëtojnë këtë pasuri kombëtare…!

Letër nga Londra , rilexime nostalgjike të Bajram Sefajt

0

Nga: Bajram Sefaj

Rilexime nostalgjike  

Letër nga Londra 

Ndonjë fjalë (edhe) për këtë qytet 

Më parë se kryeqytet (legjendar) i Mbretërisë se Bashkuar Britanike, Londra (ime) kësaj radhe, e ka emrin Arben, Rrahman, Jeton, Edison, Bejtullah, Uran… dhe D R Oakley-Hill, një anglez në Shqipëri. 

Londra e mesit të muajit prill, (ky vit),  as për se afërmi, nuk ngjante në kryeqytetin e kënduar të Mbretërisë së Bashkuar. Në vend të zhumhurit dhe shkëlqimeve dritëmëdha, qytetin e mbërthente kohë e keqe. Bënte ftohët. Shiu me breshër ndërroheshin, me njëri tjetrin, paianda. As Picadylli Circus i famshëm, as Trafalgar Square, me marifetet e tyre mahnitëse arkitektonike, as sahati i kullës, Big Ben vetë, as Tower Brigde (Kulla Urë), nuk e kishin atë nurin, që të vjen ndërmend, sa herë  e kujton këtë metropol, qytetin e dytë, për nga madhësia, pas Moskës, në Evropë. Atij moti të përzishëm, çfarë merrte ato ditë në Londër, iu shtua edhe një maratonë gjigante që, pa fije mëshire, paralizoi tërë qytetin, sikur të ishte një uzurpator. “… Vrapuesit fantastikë/ në udhën njëkahëshe/ njëkahëshe e kanë përshëndetjen” – (Rr. Dedaj). 

Prandaj, as që bëhet prova më e vocërr që të vilet asgjë nga bukuria, as të vihen në pe xhevahiret e tij, më të cilët, duhet pranuar, ky (krye)qytet është tejet i pasur. (Si çdo qytetet tjetër në botë, i madh a i vogël qoftë, Londra aq më parë, moti kohë është “regjistrua” dhe shtrirë gjerë e gjatë, në hapësirat e faqeve të pafundme të internetit. Mjafton të ndeshësh në goglën e parë (lexo: google-n) që të vjen para sysh, krah më krah, të hapet Londra me letërnjoftimin e saj. Me CiVi-në e saj. Me tërë historinë e saj të pasur, të re e të vjetër, që mund ta lexosh në shumë gjuhë të botës, pos në gjuhën shqipe. Pse?). 

*** 

Prandaj në këtë shtegtim, asnjë fjalë për atë që është e regjistruar atje, në google, pra. Do të jemi në shoqëri me njerëzit tanë që, në çast, bëjnë të harrosh që gjendesh në Londër, kur përnjëherësh  rrëshqet në Prishtinë, në Tiranë, në Opojë dhe kudo tjetër në shqiptari. Nëse rrëfimi nis pikërisht me nipçen tim Tonin (Jetonin), mos të merret për të keq. Jo për fis që jemi, por ai është “fajtor” për të gjitha. Pas shumë grishjes të pareshtura, më në fund, trokas në dyert (e “oborrit”) të tij, në Londër. Me pret ashtu siç pritet, jo i afërmi, njeriu i fisit, por çdo shtegtar nga atdheu, kur prish qetësinë e trishtueshme të mërgimtarit. Toni, (Jetoni, pra) është ish student i arkitekturës në Prishtinë. Me prirje të mëdha për art, veçmas për poezi. Njohës dhe adhurues pasionues i muzikës klasike, sidomos i asaj të lehtë franceze. (Dëshmi për këtë konstatim janë raftet e mbushura me lloj-lloj disqesh e disketash të kësaj muzike!). Toni, që tash e disa vjet më parë, në Londër ushton “profesionin” e taksisë, është edhe një lexues i zellshëm i librave. Asnjë ditë, në asnjë relacion taksie, nuk niset pa libër në makinën e tij. Gjersa gjendemi në një kryq sheshes të Londrës, spontanisht shtrij dorën dhe nga “xhepi” i derës se automjetit tij, nxjerr përnjëherësh, dy libra:”Qyteti pa reklama” dhe “Qajtore”. I pari i Kadaresë dhe, i dyti i Edison Ypit. Tek ky i dytit zë fill e tëra. E para, ishte befasia prej nga në duart e nipçes tim, libri i mikut tim të mirë Edison që, aty midis Londrës, emri i tij nuk tingëllonte ndryshe, po si emër tipik anglez! Me padurim hy në “Qajtoren” e tij. Pothuaj se të gjithë titujt e reportazheve brilante të këtij reporteri të preftë dhe të shkëlqyer, me kujtoheshin, nga se  shumicën i kisha lexuar më parë në faqe gazetash shqiptare. Të Tiranës dhe të Prishtinës. “Hello Gill” ishte titull i njëzet e tetë, i fundit në këtë m përmbledhje piramidale, (Botime Maluka, Tiranë – 2007) dhe i pari që, aty për aty, me hynë në punë dhe me del në ndihmë për këtë paraqitje time “ekskluzive” nga Londra e muajit prill 2008. Pse m’u ngjit për kureshtje pikërisht ky titull, nuk është vështirë të deshifrohet. Pa humbur kohë, në çast, e lexoj. Në fillim,  ishte lexim e pastaj, pastaj ishte gëlltitje!  “Anglezët janë pordhacë dhe nervozë të padurueshëm… Gjerbin pa pushim kafe të holla të neveritshme si lëng gështenjash në filxhanë të mëdhenj, të thellë si gaveta ushtrie….Nuk llafosen  si të gjallët… të gjithë të dukën belbanë… Profesorë universitetesh, filozofë  të shquar, shkencëtarë me nam, e shtyjnë jetën në shtëpi aq të vogla, të vjetra, të mjera, që duhet të kenë qenë shtëpi minatorësh ngritur shpejt e shpejt,  pas ndonjë përmbytjeje këtu e nja dy a treqind vjet më parë. Të qarët të merr  ato shtëpi t’i shikosh. Malësorët e Shqipërisë, ata që sot po u afrohen qyteteve, do të refuzonin të jetonin në shtëpi të tilla… Londra ka aq shumë zgëqe të fëlliqura, sa nuk kanë të gjitha barakat e Shqipërisë së bashku, ujëra të fëlliqët, rrëkera  si gjarpinj… Më të shumtat e shtëpive i kanë pa themele. Muri i hollë i tullave ngrihet drejt nga toka. Po t’i pyesësh thonë se këtu nuk ka renë kurrë termet… Metroja e Londrës është më e vjetra në botë. Plot kthesa nga më të rrezikshmet… Ajo metro do të dukej krejt e vdekur, sikur  në shkallët e saj të mos shfaqeshin  hera-herës,  me klithmat e tyre plot jetë shqipet e maleve, hamshorët e fushave dhe luginave, djemtë diva nga kalaja e Dodës, Matit, Skraparit, Roskovecit, Divjakës etj.”.  

Pavarësisht nga e vërteta se Edisoni ynë, mund të ketë pasur ndonjë inat me A. Gill, gazetar i “Sunday Times” të Londrës, për ndonjë shkrim jo korrekt të tij nga Shqipëria, në gazetën e tij londineze, absolutisht pajtohemi me Edisonin dhe përshkrimin e tij. Nga kjo mbresë,  i vrarë që kishin atë çast, vrojtimeve të tij, me qejf, do t’ia shtonim edhe ndonjë pikë (faqe). Të zezë, kuptohet. 

*** 

“… Edhe Temza më shumë përngjanë/ në gjarpër se në lumë…/ Plakushi David Evans i Londrës/ s’ka ide si vdesin/ yjet e qiellit tim…/  Kthej të bukëtari/ që gatuan gurabija/ si furrtarët e vjetër të Prishtinës…/ Në Londër në vend të vjeshtës/ po hyn mallëngjimi i verdhë me “Njerëzit e zbrazur” të Eliotit…/ Në Muzeun Britanik edhe më tej/ lashtohet Vrapuesja e Prizrenit…/ As të vdesësh/ as të jetosh pa vdekur/ Hamlet i Kosovës…/ Kthehu në rrugën e parë majtas/ Të pimë nga një kafe të djathtë/ të kësaj dite të majtë…  

E kështu me radhë deri në pambarim, derisa “pimë nga një kafe të djathtë, të kësaj dite të majtë”,  kur “Shiu qan në Kew Gardens”, a diku tjetër në Londër, tretemi ne vargjet dehëse të poetit të mirënjohur kosovar, Rrahman Dedaj, me të cilët xhevahir është përplot vëllimi i tij me poezi “Zoti thoshte ndryshe Adam”, botuar, vitin e kaluar në Londër. 

 “…Udhë nuk ka/  udhët bëhen duke ecur”,  thotë poeti në vargun e tij të urtë e të mëmçur. Me dëshirën më të madhe të  bënim udhë duke ecur, sikur poeti Dedaj edhe më tutje të mbetej besnik premtimit “Unë ende blej gazetën/ në Finchley Road”. Edhe atë vetë, bash sikurse mikun e tij, Sh. Haxhiun, “Në Londër mori banesë/ Por vdekja i ra në adresë”. Edhe poetit të shquar shqiptar, Rrahman Dedajt, kohë më parë, “vdekja i ka ra në adresë”, diku në Londër.. Ai ndërroi jetë, larg vendlindjes, larg Prishtinës, larg Pnuhës, ku “Asnjë liri më e vajtueshme/ se në kavall të Mursel Dedajt”, nuk është. 

***  

Në Oksfordin e Universiteteve, nuk  ngjitëm nga nostalgjia se, këtu e njëzet e tetë vjet më parë, kisha realizuar emisionin në seri (bashkë me TV Shkupin), kushtuar universiteteve (më) të lashta të Evropës. Jo! Atje me grishte zëri i Arben Pupocit, me origjinë nga Gjakova, i lindur dhe i rritur në Mitrovicë, tani gjithnjë të ndarë nga gjiri familjar i Kosovës se pavarur. Kosova, njëzëri pajtohemi me Arbenin, në takimin tonë në Oksford të Mbretërisë së Bashkuar, kur nuk do të jetë e lirë dhe e pavarur, pa e zhbërë atë vijë të mallkuar që e ndanë Mitrovicën nga nëna Kosovë. Arbeni, nuk ishte më ai, siç e mbaja mend nga Prishtina. Djalosh i sertë  dhe rebel. Emër i ri dhe i freskët në gazetarinë tonë të përgjumur, njëpartiake. Ashtu si ishte, guximtar dhe i pa kompromis, emri i këtij (gazetari) të riu, u bë i njohur në Kosovë dhe Shqipëri, njësoj. Ai edhe sot, me vendbanim aty, në Oksford, ushtronte punën e gazetarit. Raporton për një institucion shtetëror amerikan. Atë ditë merrej më aktorin dhe kineastin amerikan, me orgjinë shqiptare, Stan Dragoti, që kishte vizituar Kosovën, me ç’rast e kishin pritur funksionarët më të lartë politik dhe shoqëror të shtetit të Kosovës. 

***  

Një tjetër personazh i rëndësishëm, i pashmangshëm, i urtë, i edukuar dhe tejet i kultivuar, me të cilin kalohen çaste të paharrueshme sa herë të gjendesh në Londër, është edhe opojari, Bejtullah Destani. Dihet, ai është një punëtor i mirë shkencor. Një hulumtues dhe gjurmues i zellshëm. Njeri energjik që, mirë njeh bibliotekat e trasha të Londrës. Por, edhe ato e njohin atë dhe e presin duar (dyer) hapur. Meqë ishte i ftuar në Zagreb të Kroacisë, për te marrë pjesë dhe, për të dhënë kontributin e tij të çmuar, në një manifestim kushtuar njëqind vjetorit të Kongresit të Manastirit, zoti Destan nuk kishte shumë kohë të lirë në dispozicion. Prandaj, këtë e kompensoi duke m’i dhuruar disa libra, botime të Qendrës për Studime Shqiptare në Londër, sajues dhe redaktor i të cilave është vetë. Njëri ndër ta, ishte edhe libri me titull “Një anglez në Shqipëri”, i autorit, tash të ndjerë, D R Oakley-Hill. (Kujtime të një oficeri britanik 1929-1955).  

Se çfarë reputacioni ka dhe sa i nderuar është në qarqet shkencore dhe përgjithësisht intelektuale të Londrës, B. Destani, sikur më së miri dëshmon falënderimi i bashkëshortes se oficerit britanik, zonjës Rabi Okli-Hill, botuar në faqen trembëdhjetë të këtij libri. “Familja Okli-Hill i është shumë mirënjohëse Bejtullah Destanit, këtij pinjolli të vërtetë të të gjithë “Bijve të Shqipes” që, me një zell të pashtershëm,  ka ruajtur traditën e lashtë të popullit shqiptar për të nderuar, me besnikëri të pavdekshme, cilindo të huaj që ka në zemër interesat më të larta të Shqipërisë”. Zotëri Bejtullah Destani që, përnjëmend, më punën e tij të vyer, është në hullinë dhe shtegun më të mirë të Faik Beg Konicës, Tajar Zavalanit, Dervish Dumës  e shumë të tjerëve, sapo të kthehej  nga Zagrebi, e priste një tjetër udhëtim, kësaj radhe  në Shqipëri. Në orët e mbrëmjes, në një nga hotelet e Londrës, kishte takim pune me reporteren e njohur shqiptare, Rudina Xhunga. Duhej të merreshin vesh rreth një emisioni  të gjinisë së  debatit shkencor, që pritej të xhirohej,  ato ditë, në Tiranë e që parashihej të merrnin pjesë historianë tanë të njohur, ndër të cilët më i shquari ndër ta, akademik, Kristo Frashëri. 

*** 

Për një kafe ngjitemi edhe deri tek i riu nga Prishtina, Uran Maxharri. Ai është një i ri fort inteligjent dhe i talentuar. Me prirje të theksuara për masmedia, në përgjithësi dhe, për ato elektronike, siç thuhet, në veçanti. Për këto të dytat ka mbaruar studimet e duhura dhe, plot shend dhe entuziazëm djaloshar, ishte kthyer përgjithmonë në Prishtinë dhe kishte zënë punë në një radiotelevizion privat. Mjerisht, pas vetëm disa muajsh martesë plotë idil, me profesionin që e do, ia beh stuhia e zhgënjimit dhe, Urani, tash baba i dy gocave, përsëri i kthehet “vendlindjes” se tij, në Londër, ku momentalisht bën punën e kamerierit. Medet!  

*** 

Në të shkundur, kur qëndrimit të shkurtër në Londër, ngjashëm me atë të njohurën, sheqeri ruhet për në fund, gjithnjë në shoqëri më Arbenin (gjakovar, mitrovicas, tiranes, londinez…), ngjitemi mbi135 metrat e “The London Eye”, (Syrit të Londrës, pra). Nuk hipim në Rrotë (sikurse i thonë) e të shohim Londrën, as që nga ajo lartësi qiellore (një nga atraksionet e Londrës në mileniumin e ri), të shohim qytetin dhe t’i mrekullohemi bukurisë se tij, por, me bisht syri vjedhin Watterloo brige, në hije të Big Benit, ku sheshin kremviçe dhe fara të sheqerosura dy bashkatdhetarët tanë nga Kukësi a Shkodra tek janë. Sa t’i pyesim si u vete puna me idare e fitime dhe, me organet kompetente (të ndjekjes) londineze, punët si i kanë, pothuaj se edhe bie kambana e përshëndetjes sime, me Londrën e lagur në shi.   

“… Na vjeshtoi shi i Londrës/ u trupëzuan bimët/ lulet amfibe u rriten…” – (Rr. Dedaj). 

Shënim parantezal. 

(Sikur mos të arri të shënoj gazmoren kur Arbeni me shpotiti duke me qortua se shumë lirë, për vetëm tre funta, e shita rininë! Kjo nuk prish punë fare. Do e shënoj me një rast tjetër. Atëherë çdo gjë do të jetë e qartë. Derisa i premë buletat për të hipë mbi Rrotë(!), unë thashë se jam i pensionuar, njeri i moshës se tretë, kur më s’i duhet, as Londra as sytë e saj mëkatarë!). 

Shkrimtari dhe udhëpërshkruesi Bajram Sefaj, në Londër … 

Nga takimi i përzemërt me dy bashkatdhetarët mi kuksjanë (a shkodranë) në Urën Waterloo mbi Temzë, kur si klandestinë, shitnin kremviçe dhe fara të sheqerosura. Puna u vatë mbarë!

Mashtrimi i radhës i hipokritit Rama

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Gjatë parashtrimit të programit të qeverisë, Rama deklaroi se “një nga synimet kryesore të qeverisë është rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë të reja në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit” (Citohet sipas: “Rama: Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë nga 30 në 40 mijë lekë të reja”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 16 shtator 2021).
Sa i lezetshëm ky Rama! Se nuk e dimë nëse e ka me të vërtetë kur bën premtime të tilla, apo ka qejf të bëjë shaka për të mashtruar me marifet. Lexuesit e nderuar le të kthehen prapa në kohë dhe të kujtojnë premtimin e Ramës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, kur ai vuri në lëvizje të gjithë armatën e jeniçerëve të vet dhe poshtë derës së familjeve shqiptare rrasi një fletëpalosje me premtime të bujshme. Po ndalem vetëm në premtimin për uljen e tvsh-së së energjisë elektrike. Në atë fletëpalosje Rama premtonte se tvsh-në e energjisë elektrike do ta ulte nga 20% në 06%. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi se Rama mashtroi pa iu dridhur qerpiku: ai jo vetëm që nuk e uli absolutisht tvsh-në në fjalë, por, përkundrazi, më 01 shkurt 2015, çmimin e energjisë elektrike e rriti nga 7,5 lekë në 9,5 lekë për kwh. Po a e dinte Rama se pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike cilat do të ishin pasojat që do të binin mbi pensionistët e varfër me një pension prej 7000 lekësh të reja në muaj? Ja një rast me pasoja tragjike:
“E moshuara 91 vjeçare nga fshati i Mirditës, Barbulla Pepa, e cila jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, krejt e vetme dhe pa energji elektrike, është ndarë sot nga jeta… Ajo, që rreth një muaj më parë i kishte apeluar Qeverisë që ta bënin me energji elektrike, nuk mundi që ta përballojë këtë dimër krejt e vetme. Kanë qenë fqinjët që e kanë gjetur atë pa shenja jete brenda banesës së saj, që vetëm emrin e kishte të tillë. Institucionet nuk i kishin dalur asaj në ndihmë, bile ia kishin këputur energjinë elektrike, duke e lënë plakën  në terr” (Citohet sipas: “Vdes nga të ftohtit plaka në Mirditë, që institucionet e kishin lënë në terr”. Faqja e internetit “portalionline”. 10 dhjetor 2015).
Gjatë këtyre tetë vjetëve në pushtet, Rama e shtoi varfërinë deri në atë shkallë, saqë më shumë se gjysmë milioni njerëz u detyruan të braktisin vendin. Në televizionin kombëtar RTSH, drejtoresha e INSTAT-it pati deklaruar se “nga 2013 e deri në shtator 2020 janë larguar zyrtarisht 610 mijë shtetas” (Citohet sipas: Flamur Hoxha. “Të prekësh me dorë dëshpërimin në Kukës”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 01 prill 2021).
Sot, për shkak të politikës varfëruese të Ramës, një qytetari të thjeshtë, sikur të mjaftohej vetëm me dy vakte ushqimi përshesh me kos në ditë, i duhet të shpenzojë 6000 lekë të reja në muaj.
Sikur Rama të ishte i sinqertë në premtimet e veta, pagën minimale prej 40 mijë lekësh le ta ngrinte para zgjedhjeve të 25 prillit, duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Berisha, i cili, gjatë fushatës për zgjedhjet politike të 28 qershorit 2009, rrogat dhe pensionet i rriti me 10% që më 1 maj. Rama s’mund ta bënte dot një gjë të tillë se yll karvani ka psikologjinë e mashtrimit. Për pensionistët, të cilëve Kryeministri Berisha ua shtonte pensionin jo më pak se 4% në vit, Rama s’e tha absolutisht as edhe një fjalë të vetme para Kuvendit.
Po çfarë premtimesh të tjera bëri Rama gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, premtime që rezultuan mashtrime të kulluara? Në një material, të botuar rreth pesë muaj më parë, thuhet:
“Premtime të tjera të vitit 2013 ishin: “Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën për qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”. Sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe tvsh-ja e ushqimeve është 20%” (Citohet sipas: Eljona Ballhysa. “Premtimet e reja të Partisë Socialiste dhe një rrugëtim në premtimet e parealizuara të 8 viteve”. Faqja e internetit “portvendore.al”. 05 maj 2021).
Para Kuvendit, Rama bëri edhe një tjetër premtim prej kryeministri hipokrit. Ai deklaroi:
“Qershorin e vitit tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike që janë kthyer në një makth” (Citohet sipas faqes së mësipërme të portalit “Lapsi.al” të datës 16 shtator 2021).
Si nuk i vjen zor këtij Ramës, xhanëm, që deklaron gënjeshtra të tilla nga njëri mandat te tjetri. A nuk ishte vallë ky Rama, i cili, me gojën e ministrit të turizmit Blendi Klosi, në mandatin që kaloi pati deklaruar se ndalohej prodhimi i qeseve plastike? Në njërën nga faqet e internetit të qeverisë gjatë atij mandati, thuhej:
“Nga korriku i këtij viti do të ndëshkohet çdo biznes që prodhon, importon apo tregton qese plastike. Vendimi i Këshillit të Ministrave është prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit me grupe interesi, prodhues dhe importues të qeseve plastike” (Citohet sipas: “Shqipëria ndalon prodhimin, importimin, tregtimin e qeseve plastike”. Faqja e internetit “turizmi.gov.al”. 09 maj 2018).
Me sa duket, Rama ka krijuar bindjen e patundur se ose populli shqiptar e ka kujtesën të shkurtër, prandaj e gënjen, e mashtron si pa gjë të keqe, ose populli shqiptar atë e do edhe më shumë kur e gënjen dhe e mashtron më shumë. Se cila është e vërteta, këtë duhet ta sqarojnë analistët-psikologë, edhe me ndihmën e specialistëve të neuropsikiatrisë. Se të premtosh më shumë se tre vjet e gjysmë më parë për ndalimin e prodhimit dhe të importimit të qeseve plastike dhe një premtim të tillë ta përsëritësh edhe në fillim të mandatit të tretë, ky është një mashtrim skandaloz që i bëhet mbarë opinionit publik. Por s’kemi ç’bëjmë. Elektorati socialist, që përbën shumicën e votuesve, e ka qejf mashtrimin e Ramës, prandaj edhe Ramën vazhdon ta mbajë në krye të partisë. Sepse varfëria i është bërë pjesë përbërëse e jetës së përditshme, se udhëhiqet nga parimi “i varfër, por me Ramën në krye”. Le ta gëzojnë. Elektorati socialist është trashëgimtar i pararendësve të vet komunistë, të cilëve kryekrimineli Enver Hoxha u pati premtuar në fillim se do të hanin me lugë floriri dhe në vitet ’80 e panë me sytë e tyre se në ç’varfëri të tmerrshme i katandisi.

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

0

Shkruan: Refik HASANI                                                                                                 

Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.

Më datën  1 e 2 Mars 2022, po bëhen  tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit  dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së  ardhmes  duke  marrë përgjegjësinë për  ta shtruarë-ngritur  për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

I pasuar pas Referendumit është  edhe  kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli  tjetër  si që është  Marrëveshja e Konçulit.

Referendumi, është kontribut i gjithë  forcave politike e intelektuale,ishte  një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare  në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.

Po kalojn tri dekada  të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të  kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.

Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës  që ka  dal nga  zgjedhjet e datës  14 Shkurti 2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realizim të projekteve  nga investimet për Krahinën Shqiptare  dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike, institucuione e  veprimtar  që organizuan Referendumin.

Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak   kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare.

Në kët jubilar të Referendimit do të duhej  të shenohet  me  manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.

*Autori,  përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin mbajtjes së Referendumit,por edhe ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin  e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj.

“Ujku i vjetër”, me Kuran në dorë!

2
  • Shaqir Fetai ka vendosur që frustrimet e veta t’i shërojë me paratë e fitrit dhe të zeqatit! Si i paudhë e i ndërkryer që është, ka vendosur që me krejt “administratën” e BFI-së të bëjë qejfe dhe t’i vizitojë anëtarët e familjes së vet nëpër Kroaci. Në përbërje të atij “delegacioni” janë katër punëtorë të zbulimit dhe kundërzbulimit maqedonas të infiltruar nga UDB-ja serbe, dhe dy bashkëpunëtorë langaçë të këtyre shërbimeve policore, të cilët prihen nga “ujku i vjetër”, udbashi me tapi, Shaqir Fetai! Edhe spiunë edhe të ndjekin Leximin e Kuranit?! Edhe hipokritë edhe besimtarë?! Edhe udbashë edhe të vizitojnë xhami?! Edhe të pamoralshëm e të fotografuar me dashnore nëpër hotele edhe të gostitur nëpër familje të ndershme e të moralshme të shqiptarëve shumë fisnikë të Kroacisë?! O Zot, po si po na mban kjo Tokë!

Shaqir Fetai viziton kushëririn e vet ambasador në Kroaci! Nuk e ka nga malli, sepse me të çmallen shumë shpesh. E ka nga detyrimet dhe nga obligimet që i marrin nga i njëjti grazhd i shërbimeve sekrete. Çfarë ironie: udbashi “dekoron” udbashin me emblemën e BFI-së sa herë që të takohen! Dhe me këtë gjest munafikësh aktrojnë “devotshmëri” ndonëse që të dy meritojnë “gurëzim”, ose, të paktën pështyrje në surrat!

Nga: Zeqirja Thaçi

O Zot! Mjafton që po na mban Toka! – KOMBËTARE (kombetare.com)

Në foto, sipas kombetare.com , janë Udbashet Milaim dhe Shaqir Fetai

Targa “KM – për Mitrovicën e Veriut” dhe synimi serbomadh për ti ruajtur rezultatet e krimit!

1
Nga: Gjergj Kabashi
Shpresoj që bisedat e sotshme në Bruksel për targat dhe problemet që i pasuan ato, do të përfundojnë pa imponim dhe pa presion ndaj Kosovës.
Kosova nuk duhet t’ua bëjë asnjë lëshim protestuesve që vendosin barriera në rrugë, pasi udhëheqësit e tyre herët apo vonë duhet të përgjigjen për veprimtarinë e tyre të kundërligjshme në pengimin e lëvizjes së lirë.
STOP-i i tyre ndaj Policisë së Kosovës (Policisë Speciale), herdokur duhet të ndeshet me ligjin.
Këto probleme i kanë shkaktuar Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe zv/Kryeministri i Kosovës, Goran Rakiç. Protestuesit, shumica prej tyre, janë në favor të destabilizimit të situatër politike dhe të sigurisë në vend për “përfitime territoriale” dhe shumica prej tyre i përfaqësojnë synimet dhe qëllimet serbomë, që tashmë i kemi parë që nga pengesat në rrugë nga paralufta në Kroaci, më 1990, e deri tek këto të fundit në Mal të Zi , e sidomos në Kosovë tash.
Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe mbarë politika e Kosovës , që tashmë me ndërkombëtarët po flasin “pa përkthyes”, duhet të dijnë të flasin sakt, thjeshtë, qartë e mirë si përfaqësues të shtetit të Kosovës, në bazë të Kushtetutës së vendit.
POLICIA E KOSOVËS ËSHTË E DUHET TË JETË KRYESORJA në dogana e Kufi andaj KFOR apo kushdo tjetër, vetëm duhet ta ndihmoj e ti rri pranë asaj (sikurse që po i rri afër policia Speciale e Kosovës) , gjithnjë përderisa të stabilizohet situata në terren e të largohen barrierat rrugëve, nëse fare mund të qetësohet ajo se Serbia nuk është e interesuar për këtë, pasi Made In Serbia e Madhe nuk e do Kufinin në Jarinjë e Bërnjak.
As Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe as zv/Kryeministri i Kosovës, Goran Rakiç, që flet dhe vepron si të ishte Ministër i A.Vuçiç e jo i Qeverisë Kurti.
Policia e Kosovës andaj në asnjë mënyrë nuk duhet konsideruar si shkaktari apo nxitësi i destabilizimit, por vetëm ata që vazhdojnë të pengojnë qarkullimin rrugëve të asaj ane të Kosovës, duke vendosur kamione me zhavorr e mjete të tjera transporti për ta bërë sa më të madhe pengesën e qarkullimit.
Policia Speciale e Republikës së Kosovës nuk duhet të tërhiqet paralel me protestuesit e porositur nga Serbia, përkundrazi ata largohen kur ta konsiderojnë dhe vlerësojnë se janë larguar të gjitha pengesat e vëna rrugëve.
Pra, gjërat nuk janë e s’mund të jenë të njejta: Si Policia Speciale e Republikës së Kosovës. e si protestuesit dhe penguesit e qarkullimit të lirë në trafik, të porositur për qëllime luftënxitëse nga presidenti aktual i Serbisë, ky serbomadh i njohur, që synon ta përmbyll projektin antishqiptar të Sllobodan Millosheviqit.
Për hirë të ardhmërisë, Kosova duhet të veproj e sillet vetëm si shtet, pasi përveç kuçedrës serbomadh në “shpinë” e ka edhe “kolonën e pestë” të të ashtuaquajurave analistë, disa prej të cilëve bërtasin si të çmendur studiove televizive dhe për fat të keq asnjë psikolog e psikiatër nuk e jep mendimin profesional se përse bërtasin në atë mënyrë ata.
E vetmja pikë, sipas Besnik Bislimit, ku pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin, ka të bëjë me veturat që kanë targa (KM – për Mitrovicën e Veriut), për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhet të aplikoheshin stikersat, dhe mendoj që kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale”, u shpreh Bislimi në një lidhje direkte për televizionin publik.
Po, pra! Serbomëdhenjt e dijnë se çka duan, sikurse që ditën mirë se çka janë duke bërë që nga mbarimi i luftës … Aato janë targa ilegale dhe përmes atij ilegaliteti , ata duan të vijnë tek trajtimi ndryshe i asaj pjese të Kosovës, ku Serbia, sikurse në këto 22 vite që i kaluam, synon edhe më tutje që atë pjesë të vendit tonë ta mbajë për vete dhe nën vëzhgimin e vet, të thuash si një pjesë të stërzgjatur të Serbisë.
Që ti ruaj rezultatet e krimit të madh, pothuaj gjenocidal, pasi nga pjesa veriore e vendit i kanë larguar me dhunë të madhe, rrahje, vrasje e diskriminim mizor, pothuaj 30 mijë shqiptarë.
Ata Shqiptarë të ndjekur duhen kthyer domosdo në vendet e vete, edhe nëse kanë qenë të detyruar ti shesin pronat, shtëpitë dhe banesat e veta, ashtu si serbët në pjesët e tjera të Kosovës, por pa u getoizuar në “komunat serbe”, sikurse duan qarqet serbomëdha që përmes serbëve të pakët ta mbajnë Kosovën të destabilizuar e nën kontroll.
Mosveprimi i Kosovës Sot si shtet, na kthen në vitet kur udhëhiqeshim nga personat e shantazhuar e të lënduar, që nuk kishin preokupim ruajtjen e integritetit territorial të vendit, por ishin të shqetësuar natën e ditën për fatin e vet.
Tashmë prania e disa prej tyre në Burgun e Gjykatës së Hagës …, e dëshmon në mënyrën më të hidhur vërtetësinë e gjendjes ku e sollën vendin me vetplagosjen e panevojshme të  tyre në rrethanat e caktuara.

Sadri Ramabaja nuk u gozhdua rastësisht në Kryqin e Krishtit

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
“Fitore të Davidit kundër Goliatit” do ta quanin disa trumcakë me trurin sa fara e mollës fitoren e Albinit kundër Vuçiqit.
Këta po harrojnë që menjëherë pas luftes Kosova ishte Golijat ndërsa Serbia David.
Mirëpo pushtetarët dhe opozitarët tanë në vend se t’ia ipnin Serbisë së dërmuar goditjen e fundit pas katër luftërave të humbura kur ishte e shtrirë për toke si lopa e therur, e vranë njëri tjetrin si lepujt për pushtet, fshehje të krimeve brenda llojit dhe privilegje, pa pikë mëshire dhe ndërgjegje.
Pastaj iu vërsulën shtetit ende të paformuar si ujqërit tufave të deleve dhe ia ropen mishin dhe thyen eshtrat.
Dhe jo vetëm kaq, por edhe e molen si lopën.
Sepse e paguanë vetveten për çdo ditë të kaluar në luftë me dhjetëra mijëra euro dhe na kushtuan më shumë se sa dhjetë batalionë të legjionit të zi francez.
Thua se luftuan për ta çliruar Avganistanin nga rusët dhe jo atdheun e tyre Kosovën nga klerofashistet serbë.
Në këtë mënyrë e shndërruan Kosovën shumë shpejt prej Goliatit në David ndërsa në politikën e jashtme nuk arritën t’i plasojnë as të vërtetat e pakontestueshme sa Serbia gënjeshtrat e kulluara.
Sepse Korin Diplomatik e shndërruan herë në pushimore të familjarëve të tyre, herë në cirk, e herë në Shtëpi Publike.
Në fakt ata besuan se detyrë e tyre parësore shtëpiake është rahatimi i vetvetes, familjeve, farefisit, miqve dhe dashamirëve përmes plaçkës se pronës publike dhe kapjes së shtetit, ndërsa detyrat e vërteta shtëpiake në politikën e brendshme dhe të jashtme do t’ua kryejnë Uashingtoni dhe Brukseli.
Prandaj e mbyllën popullin e tyre në kotec si mamushalitë pulat e fshatit Medvec.
Çuditërisht para bashkëbiseduesve serbë në Bruksel e ulnin kokën sikur të ishin përfaqësues politikë të një populli dhe shteti agresor, e jo përfaqësues të një populli dhe shteti shumëfish viktimë.
Prandaj klerofashistët serbë pas çdo dëshire të shprehur, prej tye morën vetëm AMIN.
Jo rastësisht negociatat i filluan duke u krekosur që do të dalin fitimtarë si gjelat kokorez, ndërsa në Bruksel çdoherë shkuan me duar në xhepa dhe u kthyen më njëmijë gola në portë.
Kështu vepruan sepse nuk patën gjak shqiptari, por vetëm benzin në aortë.
Sepse politikën e (keq) kuptuan si sport.
Mirëpo në sport nëse e humb lojën e ke shansin për ta fituar lojën tjetër, ndërsa në politikë nëse e humb shtetin do të ndihesh i/e mjerë si ajo plaka te varrezat, pas bisedës me Bajram Rexhepin.
Prandaj populli i zgjodhi me vota absolute Vjosën dhe Albinin dhe nuk e derdhi asnjë lot kur policët e Kosovës i arrestuan më urdhërin e prokurorit të Gjykatës Speciale Kadriun dhe Hashimin.
Sepse asnjë gjykatë vendore nuk e lanë pa e futur nën sqetulla.
Madje njërit prej tyre i mjaftonte për t’u dhënë urdhër prokurorëve dhe gjykatësve të shitur edhe lëvizja më vetulla.
Ajo që i ndodhi njërit prej atdhetarëve dhe intelektualëve tanë më të shquar zotëriut Sadri Ramabaja, është një Story që flet aq shumë për mënyrën se si keqsunduan, saqë çdo njeri që i ka dy gram tru, nuk e ka aspak vështirë metodat e tyre tinëzare dhe barbare të krimit për t’i kuptuar dhe deshifruar.
Ata përmes shpifjes se ndyrë ndaj Sadriut deshën ta shpallin Vetëvendosjen Organizatë Terroriste dhe në këtë mënyrë dëshmuan që në fakt nuk ishin vetëm hordha kriminale dhe kuislinge, por edhe fashiste.
Sot Albini u shndërrua jo me muskuj por me mençuri sërish prej Davidit në Golijat, prandaj na mbetet që t’i dëshirojmë ditëve dhe viteve në vijim vetëm punë të mbarë, shëndet dhe fat.

Prof. Dr. Hakif Bajrami: “Mini Shengeni” është plagë e vjetër, që synon plane antishqiptare

2

Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami, Prishtinë 

  • Letër publike drejtuesve politik dhe shtetëror të Kosovës ,që ta dijnë dhe kuptojnë se kanë punë me një shtet që i ka bërë 35 programe për të na shfarosë që nga viti 1807 deri më 1999!  

Pjesa e parë 

HISTORIA E MINI SHËNGENIT BALLKANIK DHE QËLLIMI QË E KA AKTUALIZIMI I KËSAJ NDËRMARRJE SOT SI AVANTURË POLITIKE 

Last non feast – I fundit, por jo më pak!  

Pse mos ta themi që në fillim, se  Mini Shëngeni tani është ideuar nga Aleksandër Vuçiqi, për ta DEFUNKSIONALIZUAR shtetin e Kosovës, ose të paktën përmes këtij problemi të “pazgjidhur ekonimik”, Serbia provon të kthehet atje ku ishte si “fuqi” koloniale”, sepse më 11-13 nëntor 1918 me ushtri e detryoi Kuvendin e Malit Zi të defuksionalizohej si shtet, ku Malazezët e humbën kombësinë, shtetin, mbrtetërinë dhe rreligjionin autoqefal.

Por projekti i ka rrënjët më të thella në gjeostrategji dhe ai ka ardhur tani (2020) nga V. Putini, krejtë me qëllim për ta ngjallur disi “Jugsllavinë e katërt”, si aleate e tij alternative, që ia amortizon okupimin e Krimes. Këtë mortajë antishqiptare e kanë penguar gjatë shekullit XIX dhe XX-të, vetëm patriotët më të dëvotshëm shqiptar.

Bje fjala më 1930 Mehmet Konica, Bedri Pejani e Gjergjë Fishta, shkuan në Athinë me rrobe kombëtare duke provuar që “mini Shëngenit” t` i japin karakter të njohjes së kulturave të popujve Ballkanik. Ata nuk u pajtuan kurrë me integrimet politike ose rreligjioze, siç ishte qëllimi në zanafille më 1868, kur ideatorin e vranë vet serbët. “Mini Shengeni” paraqitet kohëpaskohe nga serbët. Por vetëm atëherë kur vërehet se shqiptarët janë të përçarë sikurse sot, bëhet shumë agresiv dhe insufient, pale mos po ia shkëpusim Shqipërisë Etnike edhe ndonjë copë territori!

Çka është bje fjala akutalizimi i Ferovisë Prizren- Shën Gjin këto ditë, duke aluduar që Serbisë t`i hapet një koridor hekurudhor nga Prizreni e deri në Adriatik. Këtë korridor hekurudhor e pati lejuar Ahmet Zogolli më 1923, por e pati stopuar Avni Rrustemi edhe pse u vra më 1924. Korridori i tillë u lajmërua edhe më 1949/50 me shifrën “AHMET ZOGOLLI 2”, por së pari e bëri copë e grimë Shaban Shala në Llap: duke thënë “ska turq në Kosovë, ska ç’regjistrim nga shtetësia dhe s’ka shpërngulje në Turqi”.

T` i çasemi historisë me fakte. Ja ku janë faktet në vijim. Në realitet “Mini Shengeni” është një politike që e ka përcjellë realitetin dhe ardhmërinë shqiptare për dy shekuj, sepse ekoniminë e tyre me të gjitha mjetet e kanë penguar dhe e kanë luftuar. 

Shenjat e para të kolektivizimit të politikave ballkanike, për ti kolonizuar viset shqiptare 

Në të gjitha etapat historike, sidomos gjatë shekullit XIX e tutje, bashkëpunimi i popujve të Ballkanit ishte i ndikuar nga ndonjë fuqi brenda (Turqia) dhe jashtë tij (Ballkanit) siç ishin Austro Hungaria dhe Rusia. Lidhur me këtë ndikimi i Londrës dhe Parisit ishte më anësor deri në Kongresin e Berlinit më 1878. Por pati marrë dimensione neofashiste më 1919 në Versaj, kur Serbinë e bënë Mbretëri SKS-Jugosllavi, deri më 1941, për të vazhduar me një sistem tjetër neokoloinial ndaj shqiptarëve. 

Sipas dokuemneteve të njohura deri me tash, Vjena ka ushtruar ndikim të fuqishëm politik dhe kulturor në tërë Ballkanin, dhe ky realitet ka qenë në të mirë të shqiptarizmit. Por, në lidhje me këtë Kopitari , si mësues dhe agjent i Vuk Karagjiqit, do ta nxitë sllavin intelegjent që ta shkruaj studimin:  SRBI SVI I SVUDA (Serbët të gjithë dhe kudo) , botuar më 1836. Ky studim e shtroi një kërkesë filoserbe”, se ‘Serbët duhet të zgjohen dhe të ndihen se janë të posaçëm’ dhe një lloj “piemonti” jo vetëm për serbian. Ky hap i çeli “kredi” shtesë Vukut, që të shtrohet kërkesa politike për një organizim gjithëserb, krejt me qëllim që ndikimi i serbianizmit të ndihet si zë i ngritur, jo për ‘ekspanzion’ në fillim, por vetëm si IDENTIFIKIM , që ua zë frymën të tjerëve duke e kthyer Srbinë në kohën e Car Dushinit (Car Srba, Arbanasa i Grka 1346-1355) për më pak se NËNTË  (9) vjetë. Ja pra sa zgjatë ‘carevina’, e atij që e vrau babin e vet për fron. Më pastaj kjo klithmë stereotipe serbiane, do të metastazojë në kërkesa shtetndërtuese, të cilat e kishin bërthamën në Kryengritjën e vitit 1804 e tutje, herë me armë e herë me politikë e diplomaci, të ndihmuar nga Vjena për ta luftuar osmanlinë dhe çdo gjë që është islame në Ballkan, deri më 1878, kur Fuqitë Evrpiane e pranuan shtetin e Serbisë dhe Malit Zi.

Kjo kohë do të karakterizohet me një politikë të kombinuar të luftës në mes dy familjeve serbe: Karagjorgjeviqe dhe Obrenoviqe. Kjo e dyta me shumë sukses do të arrij t`i përshtatet Stambollit, me një anë dhe legalisht do të lidhet në bishtin e Vjenës, kurse ilegalisht me kokën e Petersburgut, gjithnjë duke e patur për bazament politik Programin kombëtar që u vizatua në “studimin” e Ilija Garashaninit me emrin “NAÇERTANIA 1844”, që e kam botuar  për herë të parë më 1986.

Në vijim fronti shovinist serbian do të katrrithet me synimin romantik për ta përkujtuar Car Dushanin, e në vijim Perandorinë e tij 1346-1355. Merreni me mend, një “pernadori” që ishte ngritur mbi faktkeqsinë e Bizantit  dhe Perandorinë Latine më 1202…,por jo mbi realitetin serbian, sepse princ Dushani u shpall “ Car i Serbëve, Arbanasëve dhe Grekëve”, që do të thot se nuk dihet se cili popull në “carevinën”  e tij ishte në shumicë, por dihet se garda e tij e rojës, ishte në tërësi arbanase.

Me këtë mentalitet Principata serbiane Sanxhakun e Nishit me 714 katune dhe 6 qytete e ktheu në KREMATORIUM, ku nuk la shqiptar të gjallë (1877). Por këtë realitet të mosdijes se kush ishte shumicë sidomos në Dardani, në vijim Kisha serbe e ngritit deri në teori duke përshkruar rrena se: “kemi të bëjmë” me një raelitet të “shkruar nga Zoti”, që sërbët në tokë dhe Zoti në qiell’, të ndajnë ate dhe drejtësi për çdo kend, që i rrethon dhe ku jetojnë. Fjalën “që i rrethon” në vjimi popat do ta përpunojnë dhe së pari do ta shpikin nominimin e paqenë “Serbi e Vjetër” më 1853, duke aluaduar në Kosovë dhe duke rrëshqitë idea e tyre kah deti, qoftë kah Selaniku apo kah Durrësi, sepse Rusia ishte kthyer në diktues dhe mbrojtës të FISIT MALAZEZË qysh më 1856.

Së këndejmi  Dinastia Obrenoviqe nuk do të pikantohet kah Rusia publikisht, sepse kishte rrugë me xhemba nga Patrikana e Stambollit, që diktonte edhe me Patrikanën e Rusisë, por do të gjejë STROFULL në Vjenë, me moton: “Çka edhe nëse anojmë kah KATOLICIZMI, sespe Stevan Nemanja , si themelues i “dinastisë”, një kohë ka qenë katolik dhe të gjithë drejtuesit politik shtetëror serb janë pagzuar nga kleri katolik”. Kështu Obrenoviqët  dhe Patrikana e Stambollit , që kokën e kishte në Stamboll e bishtin në Zhiqë (Serbi) e Peterburg,  një kohë tinzisht dhe pastaj me krenari, do të lidhet pas qerres së Vjenës deri më 1903.

Kjo lidhje ngjau për faktin e Millan Obrenoviqi ia preu kokën Karagjorgjit, dhe atë ia hudhi Padishahut para këmbëve në Stamboll, duke ia puthë duar e këmbë (1820). 

Shenja e parë e përpiekjës që Ballkani të kolektivizohet në një “dominium” drejt “imperiumit” që të jetë një trust modern (“Mini Shëngen”), ishin klithur pra më 1868 nga princi serb Mihajllo Obrenoviqi. Po këtë princ serbët do ta vrasin për faktin se po shkaktonte “përçarje në mes Zotit dhe Kishës serbiane”, duke ‘grryer fatin se popullit me lugë druri’ e ai me lugë ari nuk shkojnë bashk, aq më keq kur ai aspiron që t`i vejë në gjumë edhe popujtë tjerë që mos të luftojë për çlirim nga Porta, por për bashkim me Dinastinë e tij vazale ndaj Stambollit.

E vërteta, kjo politikë do të stabilizohet sepse serbët ishte treguar se janë në ekspanzion kulturor popullor, të cilit drejtim i printe një prift (Dositej Obradoviq, i eduakaur në Austri), për ta marrë pastaj primatin politik me organizimin e partive të para politike në Serbi, aty kah vitet 1872-1877. Ishte fat pra për këtë popull që disa intelektualë nuk e kishin vazhaduar rrugën e mësuesëve të tyre si priftërinj të oborreve, por ishin vizatuar në personalitete puropolitike si: Ilia Grashanini, Jovan Ristiqi etj, duke mos u larguar edhe këta nga personaliteti i opservimit politik nga këndveshtrimi i popit siç ishte Prota Mateja Nenadoviq, me studimin e tij për zgjërimin e  Serbisë kah deti dhe daljën eventuale të Serbisë në det, jo nepër  tokën e Bosnjës, sepse nuk donin ta ngacmonin Vjenën, jo përmes tokës Malazeze, sespe nuk donin ta ngcmojnë Petersburgun, por synimi ishte që Serbia të dali në det nepër tokën shqiptare, sepse NDIHMOHEJ nga të dy Fuqitë (VJENA DHE RUSIA) , e tethorazi, ndihmohej edhe nga Londra dhe Parisi, për t`ta lëshuar “Shiun e Perendisë Roma, sepse ashtu mësonte Vatikani”. Kjo politikë i shkonte për shtati tërë Europës pasi e ngushtonte ndikimin e Portës edhe në Ballkan, me moton: “Një hap më afër Konstandiopolit”. 

Kongresi i Berlinit, 1878 

Kongresi i Berlinit e fuqizoi aq shumë Serbinë dhe Malin e Zi sa që  klienti i Rusisë, Bullgaria, duhej të mbetej në “dyemndësi” deri në fillim të shekullit XX, për ta fituar pavarësinë e plotë. Ky fakt ndodhi nga “shkaku logjik”, se Rusia nuk merakosej fort sepse Bullgarinë e kishte në fokus, por u kënaq me fitimin e pavarësisë së Malit Zi, ku shpresonte se spirancat e politikës saj janë të majftuehme për ndikim në tokat për rreth.

Shkurt e shqip, Beogradi këmbëkryq do të gjindet në sofrën e Vjenës, deri më 1903, dhe së bashku me të, nuk do të lënë gja të zezë e as intrigë pa bërë kundër kombit shqiptar, për faktin pse nja 85% ishte i islamizuar. Mu për këtë, dhe jo vetëm për këtë, më 15 janar 1877, në Budapesht, do të lidhet Marrëveshja Sekrete Vjenë-Petersburg për ndarjen e sferave të interesit në Ballkan. 

Marrëveshja sekrete e Budapeshtit (15 janar 1877) , ndikoi në Kongresin e Berlinit 

Marrëveshja sekrete e 15 janarit 1877 në mes Austrisë dhe Rusisë e solli një politikë tradhtare që përfundoi me Marrëveshjen e Shën Stefanit më 3 mars 1878, pas fitorës së luftës që kishte shënuar Rusia ndaj Osmanëve. Me këtë marrëveshje Austria dhe Rusia i ndanë sferat e interesit në Ballkan. Rusia do të përqëndrohet për ta luftuar Perandorinë Osmane duke luftuar në tokën e Bullgarisë, krejtë me qëllim për t`i kryer dy detyra.

 pari Rusia do të futët në luftë kundër Portës dhe luftën do të fitojë (mars 1877-  3 mars 1878), duke e çliruar Bullgarinë. 

 dyti, Rusia me luftën që e shpalli menjëherë pas marrëveshjës sekrete me Vjenën 15 janar 1877 (i shpalli luftë Portës në prill 1877) dhe iu afrua STAMBOLLIT, krejtë me qëllim që ta okupojë. Rezultatet e luftës së Rusisë u treguan në Paqën e Shën Stefanit, përmes së cilës u krijua Bullgaria e Madhe dhe në këtë mënyrë Vjena shfaqi ankesa në Berlin dhe Londër, sepse synimet e saj ishin obligative që të ndihmohet Serbia, duke krijuar ide magalomane, të cilat pushteti dhe kisha serbe, po edhe partitë politike e pritnin me padurim. Por prolongimi që Serbia të futët  “në lojën e luftës për territore të reja”, qëndronte në faktin se më 1876 Beogradi e kishte humbur luftën me Portën dhe nuk ishte e përgatitur. I tërë ky pazar për dominim në Ballakn, ishte që të krijohet një Serbi e Madhe në favor të Vjenës dhe një Bullgari e Madhe në favor të Rasisë, pra me patronë që ishin dakorduar më 15 janar 1877 në Budapesht.  

Duke e shfrytëzuar fitorën e Ushtrisë Ruse mbi atë të Portës së Lartë, Serbia do t` i shpallë luftë Perandorisë Osmane më 1 dhjetor 1877. Lufta do të zhvillohet në stilin “blic krig”, dhe pas një muaji Serbia do ta okupojë Sanxhakun e Nishit dhe atë të Pirotit , duke i detyruar 714 katunde shqiptare me 6 qytete që të mbesin pa asnjë shqiptar; duke u shndërruar në MUHAXHER nja 350 000 shqiptarë. Popullsia që llogaritej se është diku afro 350 000 banorë (nga Nishi e deri te Shkupi kishte shpërngulje të popullsië) do ta përshpejtojë organizimin politik të shqiptarëve (Kriza e Muhaxherëve) në institucionin: Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881. 

Nga lufta që ishte zhvilluar edhe kundër tyre, por edhe nga ndryshimi i tërë hartës ballkanike me vendimet e Kongresit  Berlinit (1878), në një mënyrë aspiratat ruse u neutralizuan, por mbetën ambicjet e mundshme që në vijim të realizohen, sepse në Berlin në rend të parë u fuqizuan dy shtete sllave (Serbia dhe Mali i Zi), kurse Bullgaria mbeti vazale e Stambollit, por me shansë që të çlirohet përfundimisht. Më së shumti në këto ndryshime do të dëmtohet synimi i shqiptarëve, për ta krijuar një shtet në vete, aq më targjikisht kur Serbia dhe Mali i Zi u zgjeruan në dëm të tokave shqiptare; aq më tragjikisht sepse qysh më 1869 Porta e kishte pranuar themelimin e një Vilajeti shqiptar, ku përfshiheshin të gjitha trojet etnike. Por ky Vilajet u suprimua me kërkesë të Francë dhe Rusisë. 

Intelegjencia evropaiane e sidomso Kisha serbe do të provoj që ta kualifikoj Shqiptarinë se nuk ka asgjë të përbashkët me Turqinë, fakt ai që përputhej se Shqiptarët dhe Osmanët ishin gjetur në luftë të egër më 1881. Në këtë kohë, duke provuar që ta shtyjë popullin hqiptar në luftë të pakompromis kunderë Portës së Lartë, Prota Mateja Nenadoviq do t’i porositë shqiptarët: “Aranutu div junaku, Zllo ti se sa svih strana sprema, Al u krvi junaqkoj mu, Bash ni kapi turske nema!”

Ky vargnim vjen nga porgarmi serbian me titull “Prodor na more” (Depërtimi në det), sepse Serbisë i ishin mbyllë të gjitha vijat për të dalur në Adriatik, me përjashtim nepër tokën shqiptare. Mu për këtë disa vite më vonë, në prag të krizës së luftës serbo-bullgare (më 1886), Millutin Garashanin, do ta përpiloj një program të ri, që mund të quhet “NAÇERTANIA II” , 1885 , me titull: “Zgjërimi i ndikimit serbian në Kosovë dhe Maqedoni”.

Ky program shënonte një fazë të re që Beogradi edhe më fuqishëm të mbështetet te Austro-Hunaria, e cila me Marrëveshjen sekrete më 28 qershor 1881 ishte obliguar që:  “Austria mos ta pengojë Serbinë të zgjerohet kah jugu, ndërsa Serbia mos ta pengoj Vjenën që ta ANEKSOJ Bosnjën”.

Çdo koment tjetër i politikës austriake është i panevojshëm, se: Vjena e nxiti dhe i ndihmoi Serbisë që ta OKUPOJË VILAJETIN E KOSOVËS dhe një pjesë të VILAJETIT MANASTIRIT edhe më 1912, pa asnjë kërcënim. Bile është i njohur numri  i oficerëve evropian që ishin si instruktorë në mizoritë ndaj shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit 1 dhjetor 1877-8 janar 1878, por edhe në luftën e Aleancës Ballkanike , tetor-nëntor 1912. 

Instruksionet e Vjenës drejtuar Beogradit që ta themlojë një instutcion ballkanik ku do të dominonte Ball Pllaci 1889-1903  

Partitë politike serbiane nuk e kishin një harmonizim në mes veti sa i takon politikës zgjërimit dhe ndikimit në Ballkan. Partia Liberale e Jovan Ristiqit jetonte ende me oreolin e famës që e kishte arritur në Berlin si diplomat, duke iu pranuar pavarësia, ndërsa radikalët e Nikolla Pashiqit në perspektivë po i përgatitnin “valigjet” që të konvertoheshin politikisht kah Rusia, e pritnin çastin kur do të ju pikë “molla prej rremit”, me dorë të Rusisë dhe Francës. Kuptohet , përgatitjet e tyre do të shkojnë përpara me vështirësi, por në fund (1903) do të shënjojnë fitore të plotë duke e vrarë tërë kreun e dinastisë A.Obrenoviqe, po edhe tërë qeverinë. 

Kundërthënjet serbo-malazeze në këto rrethana ishin një ligësi shumë e egër në ekspanzionin serb në Ballkan, kjo për faktin se Rusia kishte plasuar ndikim të tillë në Cetinë, sa që hapur flitej se: “Serbët janë racë inferiore sllave, në krahsim me mallazezët, dhe me ta nuk ka as martesa e as miqësi si pasojë”. Këtë politikë do të mundohet me të gjitha mjetet ta zbuste qeveria e dytë e Vlladan Gjorgjeviqit 1897-1900, duke lufuar për një lloj “Mini Shëngeni familiar” nën kupolën e rreligjionit.

Kuptohet, se këto pazare i prishi me një sukses të kufizuar Vjena, sepse ende nuk e dinte se sa është i rëndë pazari shqiptar, për t’u themeluar një Shqipëri e moçaleve dhe kodrave, por pa Kosovën, sepse ia kishte SHITË më 28 VI 1881 me Marrëveshje sekrete Serbisë.    

Planet e Vjenës dhe të Beogradit , i prishë miqësia malazezo-bullgare 

Në maj të vitit 1898 Princi malazaz Nikolla Petroviq shprehë dëshirën që rrugës për në Sofje të kthehet në Beograd. Por dëshira e tij nuk do të plotësohet, sepse Beogradi është pro Vienez ende, dhe antirus në prapavi për shkak se Petersburgu ishte probullgar . Në këtë rreshtim, në pranverë të vitit 1898 , princ Nikolla Petroviq dhe princi Ferdianadi do të takohën në Abaci ku zhvillojnë një bisedë SEKRETE , ku shprehën ambicjet ruse në Pallatin princor të Malit Zi. Pas këtij takimi, mardhënjet Cetinë- Sofje do të avansohën deri në atë masë, sa që në gazeta parashihet se do të ARRIHET deri te Aleanca e ndërsiellë -një lloj “Mini Shëngeni”, ku përjashtohët Serbia. Pra, Cetina në një anë dhe Sofje në anën tjetër, do ta shikojnë Beogradin provienez me një ftoftësi politike dhe shtetërore, sepse i diktonte Rusia.

Këto marrëdhënie e brengosin në një masë Vjenën, sa që Cari Franc Jozef, në vjeshtë të vitit 1898 ia shprehu brengën Ministrit rus të Punëve të Jashtëme, Murajevit . Edhe më qartë, Mbreti serb Millan (më 1882 Serbia u bë Mbretëri, përndryshe deri në këtë kohë ishte principatë. Ky avansim ndodhi edhe për faktin se Mali i Zi deri më 1910 ishte principatë) edhe pse i sëmurë, si kundërshtar i malazezëve pse ishin prorus, do të URDHËRON NDALIMIN e kolonizimit të malazezëve mëtej në Sanxhakun e Nishit, ku Serbia kishte hapësira të mëdha tokësore, pasiqë i shfarosi shqiptarët  në 714 fshatra dhe 6 qytete, brenda një muaji (1-28 dhejtor 1877). Në lidhje me këtë fushatë, në fillim të vitit 1899, ambasadori serb në Cetinë do të largohet për një kohë të gjatë, dhe pas një kohe të shkurtër Kuvendi Popullor i Serbisë me arsyetim të “kursimit” do ta LARGOJË nga buxheti edhe tërë ambasadën në Cetinë. Kjo do të thot se në mes Mbretërisë serbe dhe Prinicipatës malazeze, në heshtje, për shkak të rreshtimit serb me Vjenën dhe rreshtimit malazez me Petersburgun, mardhënjet diplomatike konsiderohen të NDËRPRERA, por edhe gati të një shpallje lufte, nga ana serbe. 

Për ta kompenzuar vakumin e bashkëpunimit Qeveria Serbe e Vlladan Gjorgjeviqit, e varur nga Dinastia Obrenoviqe (provieneze), për INATI të Rusisë dhe satelitëve të saj, Bullgarisë dhe Malit Zi pro rus, do të rreshtohet kah Stambolli. Kështu për një kohë të gjatë si ishin mardhënjet e ngrira, duke e njohur qëndrimin anti rus të Vlladan Gjorgjeviqit, Mbreti Millan e emron AMBASADOR në Stamboll, e pastaj si shpërblim për rreshtim ekstrem provienez e emron e dhe Kryetar qeverie 1897-1900.

Duke ia dorëzuar KREDENCIALET Sulltan Abdylhamidit në Stamboll, kur ishte ambasador, Vlladan Gjorgjeviqi do të i shtrojë Sulltanit disa KËRKESA gjeostrategjike për Serbinë. 

Kërkesat e Vlladan Gjorgjeviqit , drejtuar Sulltan Abdylhamidit në Stamboll 

Çdo deficit politik që e hetonte Serbia në luftën e saj duke i matur muskujt me Bullgarinë, se kush sa do të zgjerohej kur Turqia të zhduket, e zhdukja ishte konsideruar se është  ‘Ante Portas”, Beogradi do të përpiqet që të inkorporohet për kompenzim deficit diplomatiko-stretegjik në Stambollin e kalbur përbrënda. Lidhur me këtë situatë shumë të koklavitur ballkanike, më 1893 në Stamboll ishte ambasador Jevrem Velimiroviq, me profesion ushtarak. Ky profesion i tij e kishte plasuar aty pasi që në mes të Serbisë dhe Turqisë kishte çështje të pazgjidhura, të cilat i diktonte pa ndërpre Vjena. Prandaj, në një vizitë Stambollit do t`i shkojë Mbreti Aleksandër. Mbreti kishte shkuar në Stamboll për t`i kuptuar dy çështja:

1.Konventën konsullare dhe

2. Shkollat serbe në Maqedoni.

Kështu,  para se mbreti Aleksander ta vizitojë Stambollin, Vlladan Gjorgjeviqi e kishte vizitaur Athinën dhe prej andej i sillte mbretit këto kërkesa:

1. Ratifikimin e konventës konzullare në mes Serbisë dhe Portës;

2. Hapjën e shkollave serbe në Maqedoni;

3. Me pranimin nga ana e Portës të kombësisë serbe në Perandori , duke ia pranuar të drejtën e “serb mileti”-qytetar serb ( sespe tërë Perandoria ishte e ndarë në mileti myslim-qytetarë musliman dhe Mileti zëimë-qytetar krishterë;

4. Në shpëtimin e pronave serbe në Manastirin e Hielandarit;

5. Në zgjedhjen e mitropilitëve serbianë në Shkup dhe Prizren;

6. Në lidhjën e një konvente ushtrake serbo-turke;

7. Për një ZOLLYEREIN në mes Turqisë dhe Serbisë e mbi të gjitha Porta ta lejojë një rrugë hekurudhoreKralevëMitrovicëPrizren -Deti Adriatik (Shën Gjin).

Më 4 maj 1894 Vlladan Gjorgjeviqi në Stamboll do t`i lutët Said Pashës për t` ia ckatuar kohën se kur mundet për t`ia dorëzuar akreditivat Padishahut. Më 5 maj 1894 Jusuf bej, do t`i lajmëroj V. Gjorgjeviqit se  mund t`i organizohet mirëseardhja menjëherë nga Galib Bej. Skenarët e politikës Vlladan Gjorgjeviqi me Portën do të i akordojë pasi që Sulltani kishte dalë nga xhamia dhe me rastin e shetisë në prani të amabasdorit anglez dhe  holandez, do të fitoj pozicion meritor.  Nga ky “respekt” i Sulltan Abdylhamidit,  V. Gjorgjeviq e kupton në nivel naiv se çdo derë për te ishte e hapur në Stamboll.

Prandaj, do të fillojë epoka e luhatjes së tij a të pozicionohet ende kah Vjena apo të konvertohet në rusofil, në të dy pozicionet si ta tradhtojë Stambollin. Do të mbetet në pozicionin që konsideronte se do të fitojë TOKA SHQIPTARE më tepër, sepse po u plasua në prehër të Rusisë, Bullgarët nuk do të rrinin me duar në xhepa dhe okupimet serbe në jug do të pengoheshin me shumë egërsi, sidomos në Vilajetin e Manstirit. Natyrisht, se kjo politikë do të palgoset kur në fronin serb u instaluan dy mbretër: Millani, i smurë dhe Aleksandri (djali  i tij) i mendjes së “ndritur”, por naiv deri në ekstrem. Kështu duke e shfrytëzuar miqësinë që ishte krijuar në mes Beogradit dhe Satmbollit, me leje të Mbretit Millan dhe Carit të Vjenës, Vlladan Gjrgjeviq do t` i paraqes Sulltanit këto kërkesa, të cilat ia shpalosnin qëllimet lakuriq:

1.Që administratori kishtar Firmiliani si drejtues i Eparhisë së Shkupit, të avansohet sa më shpejtë në MITROPOLIT (VLLADIKË);

2. Që serbëve t` u kthehet Kisha e Kuamnovës , të cilën për drejtim ua kishin marrur priftërinjët  bullgarë;

3. Që Sulltani t`i lejojë hapjet e shkollave serbe nepër Maqedoni , sidomos në Krahinën e Velesit;

4. Që bullgari PANDUROV, ndihmës i Valiut të Vilajetit Kosovës , të zëvendëohet me serbin Petar Kostiq;

5.Që të lejohet nga Padishau ndërtimi i HEKURUDHËS Ferizaj-Prizren-Shën Gjin, hekurudhë kjo që do të lidhte nga Kushumlia për të sherbyer për ekoniminë serbe që aspironte të lidhet me detin (pra ishte eleminuar varianti i parë i hekurudhës!);

6. Që emërimi i parohëve (Vlladikave) bullgarë të shtyhet për një kohë të packatuar në Vilajetin e Kosovës dhe Manastirit;

7. Turqisë i ofrohet marrëveshje ushtarke serbo –Turke e cila ishte e ideuar qysh më 1894, kur Mbreti Aleksandër Obrenoviq e kishte vizituar Stambollin. 

Parimisht Sulltani nuk kundërshtoi asgjë aty për aty, por nuk do ta pranoj asnjë kërkesë, fakt ky që e vërtetoj koha. Kështu, sa i përket politikës Jovan Hristiqit, Stanoje Novakoviqit dhe Vlladan Gjorgjeviqit në lidhje me rreshtimin serb  kah Stambolli, prap “miu do ta kaloi neprë mustaqe të  shqiptarëve në vijim, sepse Beogradi ndryshoi “gazdë” duke e vrarë tërë aparatin e Obrenoviqëve dhe duke u kthyer kah Karagjorgjeviqët dhe kah Rusia, rreshtim ky që i solli Sefbisë fitore të reja më 1912, kur de jure e okupoi Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit. E tërë kjo politikë do të sillet e pshtillët për ta krijuar një : “Mini Shëngen Ballkanik”, ku do të dominonte Serbia, siç provohet sot (2020/21) me mjete tjera dhe në kohë të tjera kiberentike.    

Në parim Sulltani nuk e kishte refuzuar asnjë kërkesë të Vlladan Gjorgjeviqit në Stamboll. Lidhur me këtë Vlladan Gjorgjeviq si kryetar qeverie do të grmbullojë informata se Sulltani nuk do t`ia plotësojë asnjë kërkesë dhe diankëria e tij do të orientohet në konstruktimin e një situate mjaftë rentatbile për polikën e tij imperiale. Ishte fjala se duhej gjetur shembuj IMAXHINAR, se: “Shqiptarët po bënin krime monstruoze ndaj serbianëve, në tërë Perandorinë”.  Këto ”krime” të supozuara, sipas Vlladanit, do ta nxisin Stambollin që të ndërmarrë EKSPEDITA NDËSHKUSE ndaj shqiptarëve, pa asnjë argument. Në këtë drejtim Qeveria serbe kishte bërë llogarinë se do ta shënoj përçarjen ma të madhe në mes Portës së lartë dhe Shqiptarëve, për t`i dobësuar të dy palët në luftën e ndërsiellë dhe pastaj për t`i sulmuar, sikurse më 1877. Vlladan Gjorgjeviq më 1899, do ta përpilojë një dokument me titull: “Krimet Shqiptare” dhe atë do ta deponoj në Gjyqin e Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë. Porta, në anën tjetër, do të organizojë menjëherë një komison hetimor shtetëror, ku do të hyjnë: Valiu i Kosovës, Drejtuesi i Gjyqeve të Vilajetit, përfaqësuesi i çdo lokaliteti ku kishte “ndodhë krimi” dhe një prift serb e ku kërkohej “viktima” se ku është varrosur! Pas dy muaj hulumtimi, Komisoni do  t`i raportojë Ministrit të Punëve të Brendshme të Portës, se: “Është fjala për 231 akuza , që cilat në realitet janë rrena”. Beogradi një kohë të gjatë do të ngritë akuza me atë dokument por prej tij nuk doli asgjë. 

E vërteta, në skenën politike e shtetërore serbe në fillim të shekullit XX po mbretëronin TRI PUSHTETE: Pushteti ushtarak i Mbretit Millan, që e drejtonte ushtrinë; Pushteti i Mbretit Aleksandër , që drejtonte me intrigat dhe afera se me çdo kusht duhet t`i bindemi Vjenës e jo Peterburgut, duke inskenuar të dy mbretërititë edhe atenate e duka ua mveshur Radikalëve, Naprednjakëve ose Liberalëve, që ishin në hasmëri lufte në mes veti. Mbi këto ujëra ku asgjë nuk ishte e kthjelltë, po notonte PUSHTETI I TRETË SERB, i cili drejtohej nga Vlladan Gjorgjeviqi dhe lakejt e tij, që për çdo ditë shpiknin afera për t`u dukur INTERESANT, para popullit naiv dhe shumë intrigant. 

Të TRI PUSHTETET në Serbi, nuk kishin mundësi as të “shkojnë në kafe” pa lejën e Vjenës.  Ky realitet e kishte krijuar një realitet bizar në vend. Dhe këtë bizaritet e kishte krijuar në esencë një marrëveshje Vienezo-Ruse më 17 maj 1897. Lidhur me këtë Serbia zyrtare nga viti 1892 nuk la guri pa lëvizë për ta realizuar një themelim dhe ristrukturim kishtar aty ku ka tokë dhe aty ku ka popull. Kështu do të provoi që përmes çështjes kishatre të krijoi një “Mini Shëngen” që do të zgjërohet së pari në Pejë , e pastaj në Shkup, përmes kishës greke.

Bje fjala, në Shkup ishin evidentuar 12 shtëpi serbe dhe Pushteti i Beogradit kërkonte nga Patrikana greke një kishë të struktuarar për ta. Ndërsa, në Pejë do të provojnë me “histori” duke kërkur përtëritjen e Patrikanës së Pejës, por me që nuhatën mirë në Stamboll, kërkes e tyre u shlye me vetiniciativë, se: “Çështja ku ka serbian duhet të krijohet edhe pushtet  shtetëror”, duhet të prolongohet për ditë kur të vijë deri te konfilkti në mes Vjenës dhe Petersburgut, sepse atëherë Serbia do të ketë mundësi  të rreshtohet andje kah “cili ofron më shumë”.

Së këndejmi, synimit për një UNION KISHTAR me Greqinë, Beogradi do të provojë që në Maqedoni të “grryej territor” sa më shumë që është e mundur. Pra lufta për hapësirë jetësore për Serbinë ishte detyrë mbi detyrat, e që buronte nga programet e saj që synonin që sa më shumë të ngushtohet hapsira jetësore shqiptare, e në kurriz të saj të zgjërohet hapësira jetësore serbe. Së këndejmi më 1877 Serbia ishte zgjëruar për 10 792 kilometra katror. Kurse më 1912  Serbia ishte zgjeruar për 61 400 kilometra katror, që do të thot se nga 36 617 kilometra katrore, sa kishte Serbia  para luftës së vitit 1877, më 1913 hapësira e saj “jetësore” arrinte në një siperfaqe prej 108 809 kilometra katrorë.

Serbia e mësuar me këso zgjerimesh territoriale aq lehtësisht, më 1918 e okupoi edhe Vojvodinën kurse Malin e Zi më 11 -13 XI 1918 e bëri krahinë të vetën përmes sulmit ushtrak. Kështu popullin, dinastinë , shtetin dhe kishën malazeze, Serbia i “bëri Serbi” , që për një shekull nuk dijnë të kuptojnë se është tepër ajo që e ka emrin okupim i trevave të huaja.  

Një krahasim me shumë domethënje për shqiptarë 

 Po ta pyesish një nxënës gjerman, se a ka pas fajë Gjermania në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945), do të përgjigjën, pa u menduar se:  PO. E kjo për faktin se Gjermania i ka paguar dëmet që ua ka bërë të tjerëve. Pra, krimet e saj kanë peshuar shumë shtrejtë në kurriz të Gjermanisë. 

Por, pa ta pysish një nxënës serbian:  a ka pasë Serbia faj për mizoritë ndaj shqiptarëve 1877-1999, nxënsi serbian përgjithet pa u hamendur  se: JO. Ky fenomen, vjen për faktin se  kombi dhe shteti serb nuk kanë pasur fare asnjë katarzë, që ta ndiejnë fajin-krimin dyshekullor të bërë ekskluzivisht mbi shqiptarët. Dhe, për këtë nuk janë në gjendje të pranojnë asgjë, por për çdo vit trillojnë “Mini Shëngene“  të reja, pale mos po mshefin diçka, për të garbitë si e kanë zakon, për ta okupuar ndonjë copë territor dhe për t`iu shmangur PAGESËS SË DËMEVE TË LUFTËS SE PADREJTË QË KANË BËRË 1877-1999 ndaj shqiptarëve. Shiqoni, se si kohë më parë flet njëfar Millovan Drecun: “Serbia në Kosovë nuk mund të pajtohet pa FITUAR DIÇKA”!. Kjo do të thot se Beogradi Kosovën ende e konsideron plaçkë tregu, si e ka pasë për mbi një shekull tokë të okupuar. Pra Beogradi as nuk mednon të paguaj REPARACIONE, kjo është me fajin e Tiranës, që kurrë as në OKB dhe BE nuk e ka prezantuar siç e meriton tragjedinë shqiptare, me të gjitha dimenzionet territoriale dhe faktorit popull i shfarosur, që Beogradi ka provuar edhe ta shfarosë , siç veproi më 1877 (714 katunde dhe 6 qytete); 1912-1915 (kur 395 anije EVROPIANE bartën shqiptarë në Anadolli); 1938 (kur u lidhë Konventë Zyrtare për deportimin e të gjithë shqiptarëve nën okupimin jugosllavë deri më 1944; lexo nenin 2 dhe 4), 1953 (kur Tito dhe Kyprili arritën Marrëveshje Xhentelemne dhe si pasojë 415000 shqiptarë dhe boshnjakë u dëbuan nga trevat e veta) dhe 1998-1999 (kur neofashisti Millosheviqi i largoj me dhunë ushtarake-policore mbi NJË MILION Shqiptarë nga Kosova). 

Marrëveshja sekrete  Rusi –Austo Hungari lidhur me fatin e Ballkanit 17 maj 1897 

Kjo Marrëveshje më së shumti i dëmtonte intersat imperiale serbe, sespe parashihet krijimin e një Principate shqiptare. Në te thuhet: “Pjesa e përfshirë midis Janinës në jug dhe liqenit Shkodrës në veri me një shtrirje të mjaftueshme nga ana e lindjes do të fromoj një shtet të pavarur me emrin Princiata e Shqipërisë, duke përjashtuar çdo sundim të hauj. Pjesa tjetër e territorit të disponuaeshëm do të ndahet në mënyrë të drejtë midis shteteve të vogla të Ballkanit që ekzistojnë sot…”.* (f. 38). Pra parimi i lartëcekur i tregoi çdo shteti Ballkanik se Shqipëri bregetare do të jetë ajo tokë që i shërben Vjenës, për ta dominuar Bregdetin Adriatik, për ta dominuar çelsin e Adriatikut. Ndërsa ajo pjesë e Shqipërisë Kontinetale, e që ishte pjesa më kryengritëse, që do të mbetet jashtë Principatës së vizatuar nga Vjena dhe Petersbrgu; do të ndahet si PLAQKË prej atyre fqinjëve që janë në gjendje të grabisin aq sa kanë fuqi ushtarake. 

Lidhur me faktin tragjik që u vulos më 1897, do të metastazohet më 1903 edhe më tragjikisht. Në këtë kohë kundër shqiptarëve ishin grumbulluar aq akuza sa që, siaps tyre, pak ishte “për të i shporrë nga faqja e dheut të gjithë, pa dallim”. Dhe akuzat e tilla vinin nga Rusia dhe Austro Hungaria. Trevat që dominonin shqiptarët , e ku Turqia duhej DISIPLINUAR popullin me dhunë, ishin cilësuar se janë: Vilajeti i Selanikut, Vilajeti i Kosovës dhe Vilajeti i Manastirit. Këto tri vilajete shqiptare ishin vënë në ANKAND nga Vjena dhe Petersburgu, dhe për këtë ka dokumente diplomatike se diskutohej pa pushim. U mbetej shteteve ballkanike që të përshpejtojnë krijimin e një aleance ushtarke dhe ta ndajnë këtë pasuri shqiptare. Dhe këtë do të bëjnë në fund të vitit 1912, duke e ndihmuar Aleancën kryqzatë Ballkanike, me logjistikë dhe oficerë të lartë (614 oficerë – mercenarë), nga gjashtë Fuqitë Evropaine, me moton: “Largimi i Portës nga Ballkani”.  

Realiteti  në vijim shtron vizatime të reja. Serbia edhe atyre do të provojë t`u përshtatet por jo gjithnjë me skukse, sepse edhe të tjerët patën filluar ta lexojnë “alfabetin e Beogradit”, për dalje në Detine Adriatik. Shqiptarët në këto lojëra “mini shengeniane”, me mbulesa “ekonomike” si sot, me mbulesa okupuese dje, janë një standard që nuk pushon nepër kancalaritë që ushtrojnë VES, sepse zanati i mykur kolonial aspirojnë që mos t`u VDES. Lidhur me këtë do ta këshilloja të parin e Qeverisë Shqiptare që ta vizitojë LUMEN dhe të informohet se çfarë kanë psuar ata nga soldatët e Serbisë.  

Lufta për hapësirë jugosllave (serbe) në Ballkan 1903-1918 

Më 1869 Sulltani së pari e lejoi dhe pastaj e bllokoi krijimin e një Principate shqiptare. Vet akti simbolik, edhe pse u refuzua pa u publikuar fare, i frikësoj principatat sllavo ortodkse fqinje, të shqiptarëve. Me gjithë këtë, ZGJIMI i brendshëm shqiptar nuk do të pushojë për asnjë çast. Në prag të Kongresit Berlinit (13 VI 1878) shqiptarët do të NXITOJNË së pari nga aspekti për t`u FAKTORIZUAR në Berlin (1878), edhe më fuqishëm për shkak të KRIZËS së MUHAXHERËVE që ishin përzënë nga Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit në dhjetor 1877, prandaj në Prizren më 10. VI. 1878, do të themelohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky institucion gjithëkombëtar do të lëvizë çështjen shqiptare që të faktorizohet përbrenda, por nuk do të gjejë asnjë përkrahje nga gjashtë Fuqitë Evrpoiane. E vërteta, ekspanzioni rus për t`iu afruar Stambollit i zgjoi edhe çarqet në Berlin, Vjenë dhe Romë, për të menduar se në politikën koloniale kanë ngecë karshi rivalëve të tyre: Rusia, Angli, Francë. Mbi këto baza do të vijoi rreshtimi i shteteve të mëdha evrpiane në dy taborre. Së pari më 1879, do të themelohet Aleanca Gjermani-Austro Hungari; së dyti pasoi aleanca Gjermani- Itali më 1882; së treti u përmbyll aleanca Austro – Hunagari- Itali më 1897. Blloku tjetër filloi t`i bashkojë spirancat më 1893 me aleancën Francë-Rusi. Në vijim, më 1904 lidhet aleanca Francë-Angli. Dhe në fund u rrumbullksua me aleancën Angli-Rusi më 1907. Mbi këto rreshtime që duhej ta prodhonin një matje të muskujeve në Ballkan, do të provohet se deri ku mund të ristrukturohej Ballkani në dëm të tokave shqiptare .

Kështu më  13 mars 1912 ishte krijuar Aleanca Serbi-Bullgari. Kurse 27 shtator 1912 ishte lidhë Aleanca Serbi- Mali i Zi, për të filluar Lufta e Parë Ballkanike në muajin tetor. Me që këto aleanca ishin bërë nën patronatin e Rusisë, ishte konsideruar “momenti i fundit”, kur duhej t`i jipej grushti Portës së Lartë dhe shqiptarëve, e ai grusht ndodhi edhe duke u “shoqëruar ushtrakisht” e të përkrahuara nga Gjashtë Fuqitë Europiane, kur: Greqia, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, nga 8 tetori 1912- shtetet e cekura hyjnë në luftën Kryqzatë, ku vlente parimi i urdhërit të Papës në kohën e kryqzatave kur e pyetën çka të bëjmë me popullsinë krishtere që është e përzier e që gjindet si autoktone në vendet ku do të sulmohen. Papa do të përgjigjet: “I VRANI TË GJITHË, PA DALLIM, VETËM ZOTI PASTAJ DO T` i SELEKSIONOJË”! Dhe kështu filloi ploja , kryesisht mbi shqiptarë, në tetor 1912, madje sikur t`i porosiste papa, pa dallim feje. Shqiptarët u masakruan si askush në Europë. Madje, Mali i Zi nxitoi t`ua ndrrojë fenë të gjithëve pa dallim. 

Dihet se Serbia në luftën e vitit 1877, (Principata serbe) ishte zgjruar për 10 792 km katror. Më 1912 Serbia do të zgjerohet 32 900 kilometra katror në Vilajetin e Kosovës dhe për 28 500 kilometra kator në Vilajetin e Manastirit, përkatësisht popullsia e saj do të rritët për 1 290 000 banorë, prej tyre 89% shqiptarë. Mali i Zi do të zgjerohet më 1912 për 7000 kilomatra katrorë dhe për 260 000 banorë, të gjithë shqiptarë. Greqia do të zgjërohet për 51 300 kilometra katrorë dhe për 1 624000 banorë, kryesisht shqiptarë, duke e okupuar gati në tërësi Vilajetin e Janinës , që ishte historikisht tokë shqiptare. Me këtë rreshtim do të rrezikohet edhe Vilajeti i Shkodrës, që kishte një sipërfaqe prej 10 800 kilometra katrorë dhe një popullsi shqiptare prej 260 000 banorësh. Me këtë transformim politik dhe shtetëror të Ballkanit, apetitet e qeverive Ballanike, nuk do të ndalen edhe në Konferencën e Londrës më 1913. Përkundrazi, Serbia do të shtroj kërkesa tjera tokësore, mësymje kjo që do të shpie në Luftën e Dytë Ballaknike që filloi 29 qershor-10 gusht 1913, dhe mbaroi me disfatë të Bullgarisë. E vërteta, Serbia me këtë luftë  siguroi “tapi” mbi Maqednonin e Veriut, Bullgaria iu afrua Edrenës, ndërsa Grekët e përvetësuan Selanikun. Megjithë këtë, sërish Serbia do të mbetet e pakënaqur. Do ta drejtoj politikën shtetërore dhe kishtare kah Bosnja dhe Hercegovina, sepse: “mini shëngenin jugor e kishte rrumbullaksuar”. 

PSE MINI SHËNGENËT PËR SERBINË JANË PROFITABIL, EDHE NËSE VETËVRITET SIKURSE 1915-1918 … 

Apetitët serbiane rreshtohen kah Bosnja dhe Hercegovina 1913-1914 

Serbia me sugjerime të Rusisië dhe Francës konsideronte se në jug e kishin kryer detyrën e “shekullit” me okupimin e Vilajetit Kosovës dhe disa pjesë të Vilajetit Manstririt, që duhej të shënonin hapin tjetër drejtë Selanikut dhe Durrësit. E sot, Serbia me sugjerime të Putinit e ka synim këtë të fundit, pale a mos po i ndezë shansa sikurse Serbisë në Bosnje dhe Rusisë në Krime. 

Nuk është e vërtetë se organizata “Mllada Bosna” ishte e pandikuar nga Beogradi. Është e vërtetë se Vjena dhe Beogradi më 28 VI 1881 kishin sajuar Marrëveshje SEKRETE për ndarje të sferave të interesit. Serbia ishte obliguar që nuk do të shfaqë aspirata për t`u zgjëruar kah Bosnja sepse ky vend ishte okupuar nga Vjena më 1875, dhe vetëm nevojitej  një potez vijues për ta shpallë aneksimin, të cilin do ta kryej definitivisht më 1908. Vjena ishte obliguar më 28 VI 1881 që nuk do ta pengojë por do ta NDIHMOJ Serbinë që të zgjërohet kah Jugu-Kosova, që do të thot se nuk ishte e knaqur vetëm me Sanxhakun e Nishit, që e kishte okupuar më 1877. 

Tash (1914) kur Serbia e kishte rrumbullakësuar shtrirjen në Jug, duke i okupuar jo më pak se 61 400 kilometra katrorë. Lidhur me këtë, deri më 1877 Serbia i kishte 36 617 kilometra katrorë. Kurse pas Luftës Parë dhe të Dytë Ballkanike, siperfaqës së vet do t`ia ankesojë edhe 10 792 kiloemtar katror më 1877, ndërsa më 1912 do të zgjerohet edhe për 61 400 kilometra katorë, që do të thotë se Serbia në dy lufta,  më 1877 dhe 1912, ishte zgjëruar për 62 479 kilometra katorë.  Ky realitet i garantuar edhe ndërkombëtarisht në Berlin (1878) dhe Londër (1913) edhe me shumë intriga e kishte futur Serbinë në ambicje që t`ia kthej shpinën Vjenës qysh më 1903 dhe nën patronatin e Rusisë të promovohet në “Pimont të sllavëve të jugut”. Me këtë politikë Serbia “triumfaliste” do t` ia msyjë  Bosnjës më 1914. Pra pas atentatit Sarajevës më 28. VI. 1914 nuk qëndronte vetëm “Mllada Bosna” por tërë Serbia shtetërore dhe Rusia imperiale. Lufta e Parë Botërore e vërtetoj këtë politkë që ishte ndërtuar mbi bazat e mizorive ekskluzivisht mbi shqiptarë. Tash atë që e kishte ushtruar Serbia ndaj Shqiptarëve, po e psonte vet në luftën që vet ishte nxitëse dhe e kishte shkrepur SHASIN e zjarrit në Sarajevë më 28 VI 1914. Shkaqet ishin për Luftën e Parë Botërore më të thella, pra rindarja e botës në sfera interesi, por shkasi ishte serbian, kurse pasojat ishin më të egrat në histori deri më 1918. 

Nuk është e vërtetë se Mbretëria e Serbisë e ka REFUZUAR  kërkesën e Vjenës që atentatorët ndaj Franc Ferdinatit të hetohen edhe në territorin e Serbisë. Po, Serbia e kishte pranaur kërkesën Vieneze, por Austro Hungaria donte që me fuqinë e armës ta zbraps Serbinë prej ASPIRATAVE për ta OKUPUAR Bosnjën, pasi që në Jug nuk kishte më aftësi të okupojë troje tjera shqiptare. E vërteta, edhe ajo pjesë e Shqipërisë Bregdetare që kishte mbetur, Vjena do ta vrej qëllimin Rus dhe Francez, duke i favorizuar kërkesat serbiane, prandaj Austria do të përqëndrohet që t` i mbrojë Marrëveshjet e saj SEKRETE nga viti 1877, 1881, 1897 dhe më 1903 (Posedohen të gjitha). 

E vërteta shpallja e Pavarësisë Shqipëriusë më 28 XI 1912 ishte bërë nga përfaqësuesit e të gjitha trevave etnike. Por, ato që Konferenca e Londrës i la të okupuara, populli mbeti me shpresë, se një ditë o me luftë o me vendime ndërkombëtare do t`u pranohet tërësia.(Bedri Pejani, Fati i shqiptarëve, La Federation…. 1924). 

Aspiratat e “mini” dhe “makro Shengenit”, sot janë fluska bore në pikë të verës 

Me ndihmën e Francës, Serbia do ta krijojë Mbretërinë SKS (1918 të tri fiseve) e më pastaj Jugosllavinë e një fisi të paqenë kurrë, më  1929-1941. Kështu edhe çarqet e majta sllave do të programojnë: Republikë të dytë, të tretë, e drejtë të katërtës, që po e quajnë sot (2020) “Mini Shëngen”. Prandaj askush me saktësi sot (2020/21), nuk e dinë, se si do të duket Mini Shëngeni Ballkanik apo Makro Shëngeni shqiptar, kur të vihet  në funksion, nëse do të fitonte përkrahje.  E shprehur  troç, kësaj malarjeje politike me shumë prapaskena për fillim, i është i nevojshëm mejgullimi sa më i egër, me qëllim që shqiptarët të konfrontohen në mes veti. Dhe pas këtij konfrontimi mshifet jo Beogradi, por Moska, sepse duhet shpërndarë krizën e KRIMESË  edhe në viset tjera, duke mos e përjashtuar edhe Ballkanin. Çuditërisht, në Ballkan është zgjedhë politika e “Tubimit të vezëve”, për t`i metamorfozuar në “zogjë” të Rusisë ca copëza dhe oaza Evropiane si Katalonia, Baskia, Alzasi dhe Loreni, e ca të tjera nye “reumatike” si në Rumuni, Qipro, Sllovaki, Poloni etj . Prandaj,  nëse Makro Shëngen shqiptar do të thot: Shqipëria dhe Kosova të funksionojnë në rrafshin ndërkombëtar të lëvizjes së lirë të kapitalit, njerzëve dhe teknologjisë, si një “Entitet”, që do respekt prej të gjithëve, atëherë MINI Shëngeni, duhet konsideruar se është fjala për një JUGOSLLAVI të ‘KATËRT’, e që Shqipëria do i shërben si mjegull- shtrojerë, deri sa të realizohet projekti i Putinit dhe A. Vuçiqit 1+2 ( do të thot, çkado qoftë, nga Kosova duhet shkëputur diçka në mënyrë që “dhëmbi të konstatohet, se është i brejtur”!.

Ky mjegullim është përdorë menjëherë pas Luftës Parë Botërore për rreshtim: Anti Gjerman, Anti Kominternë dhe për t` i mbuluar të dya mjegullat, të  kërkohej koncenzus nga Lozana, që rreshtimi dominues në Evropë, të jet PRO VATIKANIT katolik, krejtë me qëllim dominues për ta shporrë Patrikanën e Satmbollit, e cila ishte në pyetje ekzistenciale si Institucion rreligjioz, sepse Peradoria Osmane i kishte grahmat (kërrhamat) e fundit deri më 1923. E nëse Lufta e Ftoftë i kishte efektet ekonomike në 82%, ajo luftë efektet rreligjioze i ka pasë 18 deri në 28% në disa vite. Por ky fenomen politik në Ballkan, si përpjekje deri tani ngjanë në kontinuitet pa “penallti dhe politikë korrnerësh”, për faktin, se asnjëra prej shteteve që e përkrahin pozicionin MINI apo MAKRO, nuk drejtojnë politikë të pavarur, por drejtojnë politikë avantruriere, duke llogaritur se cila nga superfuqitë është e lidhur pas qerreve të një trusti  jashtëballkanik.

Pra, Mini Shëngenin apo Makro Shëngenin, nëse duan akterët ta shpallin FITOREN, para se të dihet rezutati,  vendimi dhe pengesat për pagesë të fakturës, as fillimi e as mbajtja në fuqi, nuk do të kanë shansë të aplikohën, mësa kanë pasë përpiekjet e këtilla në të kaluarën, sepse gjithnjë ishin të mbuluara me velin e hipokrizisë dhe linçimit , të atij që shtetet dominuese  e “kishin afër profitin”, jo nga gjaku por nga shkaku dhe interesi, i dikujt jashtë Ballkanit. E politika e sulmit ndaj atij që e ke “afër”, deri në shkatërrim, sot lirishtë mund të quhet “Putinizëm ballkanik”, ose e “zbutur” logjika paksa në çmimin parti e mëhallave dhe lakejve me mjekrra dhe pa to, që pispillosën me vetura dhe krehën me “dituri” bizare e avanturiere, nga univerzitetet e këpurdhave, ku duhet të konsiderohet se kemi të bëjmë me një politikë bizare të Vlladan Gjorgjeviqit, ku smolla është e  Vjenës (mafia rreligjioze); gëlqerja është e Stambollit (mafia islame dhe ruse; kurse aroma e barotit vjen nga fuqia ortodoske e Petersburgut dhe Beogradit. Ndërsa,  Athina flenë në “komodita homën” e borqeve deri në fyt, por që ia lanë BE, sepse nuk lejohet që ariu të flenë te ariu por duhet të hyjë në gjiun e majmunit (Serbisë), sepse qendra mafioze e tyre është në Nikozi, ku “shkërdhen paratë e pista”, sepse aty iu bënë kujdestari pa pagesë sidomos  Nikozisë dhe Beogradit dhe të gjithë miqëve të Putinit. Këtu si duket Londra e ka humb hapin sepse Toni Blair është këshilltar i pazëvendsuar i Vojvodës Beogradit. Për këtë, tërë kësaj historie hibride por bizare, mund t`i dedikohet politika masone e  Nikolla Pashiqit, e mësuar në Patrikanën e Stambollit,  dhe e prefeksionuar në Paris dhe Salzborg të Austrisë, për “prodhimin e armiqëve”, për t`i përdorur pastaj si vlerë të shtuar Greqia dhe Turqia në Lozanë më 1923, për “këmbim të popullsisë”, ku prap VIKTIMA janë shqiptarët, që shërbejnë si dsipenesa të diplomacisë së zhytur në gjenocid, së pakut qe dy shekuj rresht. 

Koha e Nikolla Pashiqit lidhur me shqiptarët nuk ka ndryshaur. Por, për fat, kanë ndryshuar shqiptarët, paksa, të paktën nga poshtë lartë e jo anasielltas si ka ngjarë në të kaluarën. Këtu vizllohet drita në fund të tunelit shqiptar, që mos të tradhtohemi sërish. Dhe marrëveshje të Nishit: Pashiq-Esat Toptani (1914) , Toptani-Oficeri serb në Tiranë 1915, ajo e Londrës 1915, e Sen Zhermenit 1919,e Llozanës Greqi- Turqi (1923), oso e 1938 Turqi-Jugosllavi për t` i shfarosë shqiptarët; ose ajo Tito-Kyprili 1953 prap për t` i shfarosë shqiptarët deri më 1966;  ose Tuxhamn- Millosheviq (1991), ku nuk është “zbuluar asgjë e dihet çdo gjë”, se Bosnja dhe Hercegevina duhej të ndahej në dy pjesë.  

Konkretizimi politik me pak filiozofi eseistike 

Bje fjala S. Millosheviqi duke e pyetur me metodën kryqzore, Presidentin Rugova në Hagë, ia thot dy herë se:” Nga Kosova janë shpërngulë 360 000 serbë më 1999”. E vërteta Presidenti Rugova duhej t`i thoshte aty publikisht se Regjistrimi i popullsisë në Kosovë është bërë më 1991. Shqiptarët nuk kanë dalë në regjisyrim fare. Serbët me dokumente të tyre, kanë publikuar se: “Në Kosovë jetojnë më 1991 jo më shumë se 191 355 serbianë”. Tash shtrohet pyetja kah erdhën 360 000 serbë të “përzënë nga Kosova”. Rrena mund të demantohej me argumentet serbe dhe me asgjë tjetër. Pra,Mini Shëngeni si ide e Aleksandër Vuqiqit, filloi të zë shtat në OHËR, ku ishin të pranishëm një ekonimist A. Zaev dhe një piktor Edi Rama dhe një jurist serbian i shkollës së popave. Pra, duke e ditur në Ohër, se të dy  joserbët kanë dituri të varfur HITORIKE dhe diplomatike, shumë lehtë i futi në grackën e vjetër juristi i Beogradit. 

A.Vuqiqi e bëri këtë që u tha më lartë, sepse BE sot sillet ndaj Kosovës sikurse Versaji  më 1919 dhe Parisi më 1946. Por, nuk duhet përjajshtuar edhe qëndrimin  se “vaksina anti doping Shengen” do të përdoret  edhe ndaj Shqipërisë Bregdetare. Këtë që e them e vërteton fakti se dy përfaqsues të BE-s , një spanjoll (Borrel) dhe një sllovak (Llajçak) , janë të ckatuar të vëndosin për Kosovën këto tri  vite?! Madje, idesë së tyre të nëntokës i jep zjarr një diplomat gjaknxehtë amerikan (Grenell), në stilin kërcënus: “Merre ose lëre”.  Madje ky Grenelli bëri marrëveshje që një firmë gjermane të mbajë linjën ajrore Prishtinë-Beograd, por që firma gjermane FALIMENTOI pas një muaji. (!?). E po ku jemi, Edi Rama, do të pyeste shkrimtari Rexhep Hoxha?  

E kur dihet se një qëndrim origjinal vetanak nuk ka shansë t`e caktoj Kosova, por dihet se të dy shtetet (Spanja dhe Sllovakia), nuk  e kanë pranuar Kosovën, atëherë prapavia zbulohet vetvetiu, se çka do të del prej këtij dueti, që Kosova të mbetet shteti më i IZOLUAR në Evropë, deri sa shqiptarët të detyrohen t`i marrin vizat Serbiane, sespe Tirana nuk ka shtetësi të dyfishtë për shqiptarë. Po atëherë pse Serbia ka shtetësi të dyfishtë për çdo serbian në Ballkan? Ky pozicion duhet të analizohet edhe për faktin se menjëherë po ndihet largimi (BREXITI) i Anglisë nga BE-ja. Madje, po dihet pse Londra doli nga BE-ja, sepse nuk donë të denacionalizohet anglezi aq  lehtë e të thot se “Jemi evropian”, sikurse detyroheshin Shqiptarët të ndihën Jugosllavë 1929-1966, madje quheshin edhe “patriotë”. Edhe ky fakt tregon se politika e Kosovës është “hollë e veshur në pikë të dimrit”. Prandaj, duhet të drejtohet edhe më fuqishëm kah SHBA, dhe për këtë të flasi me një zë, por jo me shpejtësi, sepse atje sivjet “prehen pantollat për katër vjetët e ardhshme”-mbahen zgjedhjet presidneciale, e që dihet fituesi  është demokrat. Pra duhet zbatuar një politikë në stilin: Tërhejk e mos shkëput, sespe atë monet kur Beogradi provoi t`i konvertoi shqiptarët nga “shtetsia jugosllave drejtë kombit jugosllavë më 1929 e pastaj 1945-1989” , në profit të kombit serbian, atë moment Jugosllavia  duhej ta këndoi “in memoriamin”. Pra, shqiptarët shtetas jugsollav u bënë me shpresë se do ta fitojnë Republikën, por atë moment kur u kuptua se duhet të “bëhen serbian, apo jugosllavë”, po në atë çast Serbia e madhe, fillioi të vdes, jo si ide.     

Sa i takon Republikës Kosovës, druaj se Kryetari i Qeverisë së saj do të gaboj në HAPA, nëse nxiton heqjen e reciproritetit. Por koha do të sjellë risi që duhet ruajtur nga rrëshqitja në akullin e saj ! Edhe kjo për faktin se Albin Kurti nuk ishte për politikë të LINÇIMIT kurrë, sepse është TRIM, e të tjerët sado që të duken partnerë, jo që nuk  i bëjnë gropa, por edhe në konspiracion kanë një përparësi, jo teorike por praktike. Këtë e tregon TRIPUSHTETI AKTUAL NË KOSOVË: një politikë të jashtme e drejtonte Hashim Thaçi, një politikë të jashtëme e drejtonte  LDK me Skender Hysenin (arsimtar i aglishtës) dhe një e drejtonte çarshia e “Hanit Dilit”.

Mu për këtë shkapërderdhje nuk ka pranime, sepse SOPATA NUK PO NA PRET NË NJË VEND. E mjerë Kosova në duartë e kujtë ka mbetë në diplomaci, sespe për çdo ditë Serbia po manifeston se: “pa niçahin tem nuk ka asgjë në Kosovë”, krejtë me qëllim që ta GRABITË LIQENIN E UJMANIT që është ndërtutar me paratë e Bankës Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Ndërtim, dhe Beogradi i ka marrë parat centum cent. (Posedohet projekti dhe dokumneti sekret i Bankës Ndërkombëtare me shifër “tejet sekret”, nga viti 1974). Pra Serbia nuk e ka investuar asnjë cent në Ujman. 

Edhe pak histori alergjike  

Tani dihet publikisht për “Mini Shëngenin” kush ishte ideator i kësaj ndërmarrje  politiko diplomatike, me pasoja të dyshimta reale ekonomike edhe për shtetet që e kanë përkrahë, ku Serbia synon të arbitrojë çdo gjë në proces, në tërë Ballkanin, për t`i hapur pika strategjike shërbimeve agjenturore ruse. E vërteta, nga viti 1868 idea për bashkimin ekonomik të Ballkanit (Ballkani Ballkanasëve) shënon disa tentime të pasuksesshme të Principatës së Serbisë dhe Malit Zi, me inicativën e Rusisë, për ta shkëputë Serbinë nga animi politik kah Austro-Hungraia. Një mossukses i  kësaj ideje e pati përfshirë Ballkanin në mes Dy Luftërva e Botërore, dy herë duke u sponzoruar nga Franca, krejtë me qëllim, për ta penguar Ekonominë gjermane, që të depërtojë dhe të zgjërohet duke dominuar në Ballkan. 

Rreshtimet “obligative” të popujve ballkanik 

Pas rreshtimit politiko strategjik 1878-1919 në formulën gjeostrategjike: 1+1+1(anti islam, anti turk, pro ortodoks), po thuej se ishin shterrë të gjitha nevojat diplimatike të Gjashtë fuqive everopiane që të mirret dikush me këtë formulë doktrinare gjeostrategjike, më tutje.  Në mes  Dy Luftërave Botërore rreshtimi i atyre që diktonin në Ballkan ishte duke i ndryshuar akterët negativ gjeostrategjik me premisa të plagosura protsetante: 1+1+1.(anti  Kominternë, anti Gjerman dhe pro Vatikanit). Me që Rusinë Sovjetike e kishin pranuar shumica e shteteve serioze të Evropës, ndërsa vetëm Mbretria SKS (Jugosllave) kishte mbetë në hasmëri me shtetin Sovjetik, kjo për faktin se më 1924 Kongresi i PESTË i Kominternit kishte marrë vendim që të punoj në shkatërrimin e Jugosllavisë, si krijesë e imperializmit në Versaj më 1919. Në vijim Kominterni ishte federuar në qëndrime dhe kishte marrë qëndrim që Jugosllavia të Federalizohet në: Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Dalmaci, Kroaci, Slloveni, ku mungonte si skicim Bosnja, ku Kosova dhe disa treva lindore të Maqedonisë sotme parashihej t`i takojnë Shqipërisë, që nuk ishte me popullsi sllave. Ky orinetim shpje deri te qëndrimi i KQ PKJ në Kongresin e Drezdenit më 1928 që “Kosova me çdo kusht t`i bashkohet Shqipërisë”. (Posedohet dokumenti në origjinal). 

Në këto rrethana të reja pas atentait ndaj Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq (1934), me iniciativë të Francës për ta paralizuar eknominë Gjermane në ekpanzion, do të lind mini Marrëveshja Bllkanike më 1934 në përbërje: Jugosllavi-Rumuni-Greqi-Turqi, duke injoruar Shqipërinë. Konferencat e Marrëveshjës Ballkanike mbahën: më 1934 në Bukuresht (por parafimi i saj bëhet së pari në Beograd po më 1934, sepse Gjermania nuk duhej ta dinte se Jugosllavia është nismëtare e nxitur nga Franca). Dy vite më vonë Mbretëria Jugosllave do t`i shkelë të gjitha Konferencat  që i kishin paraprirë: më 1930 në Athinë, më 1931 në Ankara, më 1932 në Bukuresht dhe më 1933 në Selanik. 

Konferenca e Athinës për një Zonë ekonomike dhe kulturore ballkanaike, do të mbahet nga 5 e deri më 12 tetor 1930. Në këtë konferencë marrin pjesë Jugosllavia, Bullgaria, Greqia, Turqia, Rumunia dhe Shqipëria. Delegacionin e Jugosllavia e përbënin: Çedomir Xhurgjeviq shef i delagacionit. Në momentin e fundit do të sëmuret dhe në vend të tij caktohet  prof Velibor Joniqi. Antar të delegacionit ishin: Dr Cvetko Gregoriq sekretar i korporatave qendrore në Beograd; Dr Ivan Mohoriq , sekretar i lidhjës së industrualistëve nga Lublana; Dr Milica Bogdanoviq, prof nga Zagrebi; Ing. agro Vojisllav Gjorgjeviq, drejtor i kooperativeve bujqësore serbe nga Beogradi; Dr Zhivko Topalloviq, sekretar i sekretariatit qendror të odave punëtore nga Beogradi dhe Pavle Jeftiq, gazatar nga Beogradi. 

Në konferencë do të shpërndahen edhe shumë broshuara nga Fondacioni  KARNEGI (SHBA). Konferenca do t`i japi përparësi punës intelektuale në përafrimin e popujve të Ballkanit. Për ta kryer punën me sukses, Konferenca e zgjodhi Kryetar grekun  PAPANASTAS. Në Konferencë ishin në cilsinë e VROJTUESËVE  edhe përfaqsuesit e Shoqatës Kombeve, ata të Byros Ndërkombëtare të Punës, Byros Nderkombëtare për Paqe, përfaqsuesit e Rusisë sovjetike si dhe deputetë te të gjitha shteteve Ballkanike. 

Konferenca do të përqëndrohet në rend të parë në çështje ekonmike, ku Jugosllavët mendonin të shënojnë një dominim eklatant, duke i fakturuar përparsi investimeve në KOMUNIKACION. Aty jugosllavët plasuan si përparësi hekurudhat: Beograd-Sofje-Stamboll dhe Bukuresht-Sofje –Athinë. 

Ndër temat e debatit në komisionin për kulturë ishte “Roli i Ballkanit në Historinë Botërore, duke u mbuluar kjo temë me “Qëllimet e Lëvizjes Ballkanike” (autor jugosllavi), ku shpjegohet çështja e Industrisë, bujqësisë, unioni DOGANOR etj. Tema më e vështirë që do të dali në siperfaqe ishte ajo e PËRKATËSISË ETNIKE, duke e kryetheksuar si “çështje krishtere”, për çka do të trembën disa delegacione si ai turk dhe shqiptar, e pjesërisht ai bullgar. Në dokumentin e prezantuar të Konferencës thuhet tekstualisht se : “Qëllimi i fundit e Aleancës Ballkanike –“Minishëngenit Ballkanik”, ishte THEMELIMI i një KOMBI , ku mbreti i Serbisë si “primo geniturë”, si  “Jugosllavi më i flak do të ishte Primus Inter pares”, i cili e propogandonte krijimin e një race kombëtare ballkanike-jugosllave. Natyrishtë, se ky yrysh jugosllavë pas 6 janarit 1929 do të pritet në thikë në rend të parë, me të drejtë nga DELEGACINI SHQIPTAR, aty për aty. 

Konferenca do t` i prezantojë strukturat ekonimike të çdo shtetit. Aty, në bazë të dokumenteve të Shoqatës së Kombeve me seli në Gjenevë, ishte argumentuar se shtetet ballkanike janë ekonomi agrare. Prandaj ishte argumentuar se: në Rumuni popullsia 78% mirret me bujqësi, në Bullgari popullsia 76% është bujqësore, në Greqi popullsia  48 % është bujqësore, në Jugosllavi popullsia 71% është bujqësore dhe në Shqipëri 90% e popullsisë jetonë nga bujqësia. (Informata e Sh. Kombeve për vitete 1927-1929). Prandaj, për ta përmirësuar këtë gjendje ishte inicuar nga Delegacioni jugosllav ndërtimi rrugëve hekurudhore në Kosovë dhe Maqedoni, në Shqipëri dhe në drejtim të Greqisë. Ky plan që kishte për qëllim lidhjen e popullit serb me detin, për ta mbuluar planin me njëfar veli ekonomik, ishte prezantuar fuqia importuese dhe eksportuese për secilin shtet. Kështu,  për vitin 1929 importi total për Bullgarinë ishte: 21 ndërsa eksporti ishte 28%. Në lidhje me këtë Shqipëria eksportonte lëkurë të njomë 20, 6%, djath 16,8%, vezë 10,6%, bagëti të imët 7%, vaj ulliri 7,3%, lesh të papërpunuar 6,8%, ulli 6%. Kjo kuotë prej tërë eksportit Shqipërisë në tërë ekonominë arrinte shifrën 75%.  Të gjitha shtetet tjera kanë favore shtetërore më të mira, sepse ekonimia e tyre bazohej edhe në një industri që nuk ishte bujqësore por kishte të bëjë me përpunimin e drurit, metaleve dhe prodhimeve bujqsore. Me fjalë tjera bujqisa ishte dominisue kudo. 

Për të ardhur deri te një informatë se çka duhet bërët në vijim ishte propozuar themelimi i një Ode Ekonomike për tërë Ballkanin. Prandaj, për të u shkëputur nga e kaluara ishte propozuar që të parafrohet dhe nënshkruhet një Marrëveshje ekonomike, për tërë rregjinonin. Kur të harmonizohet kjo kërkesë ishte vënë në peshojë NGJASHMËRIA KULTURORE BALLKANIKE. Për ta lehtësuar këtë aktivitet ishte paraparë që të hartohet një plan i përbashkët i “PUNËS SË GRAVE TË BALLKANIT”!. 

Konferenca do të shtrojë edhe kërkesën e REFORMIMIT TË MËSIMIT TË HISTORISË.

Konferenca kishte paraparë korniza strikte se çka do të mësojnë fëmijët në shkollimin fillor e çka në atë të mesëm, gjithnjë duke i shtruar detyra parësore gjetjen e bazave të përbashkëta, por edhe dallimet. 

Konferenca do t`i aprovojë këto rezoluta: Rezolutën për afrimin ekonomik; rezoluta për bazën e Lidhjës Ballkanike; Rezoluta për masat politike; Rezoluta për barazimin e së drejtave civile; Rezoluta për afrimin intelektual; Rezoluta e gazetarëve, Rezoluta për komunikacionin; Rezoluta për çështjet sociale dhe të higjienës. Konferenca e aprovon Statutin e Konferencës Parë Ballkanike, që i ka 26 nene. Konferenca aprovoi Rregullorën e Konferencës ku hyn: Kuvendi plenar, në 15 nene. 

PËRFAQSUESIT E SHTETEVE SIPAS ALFABETIT në MINI SHËNGENIN BALLKANIK: 

SHQIPËRIA 

Shqipërinë e përfaqësonin: Mehmet Konica , kryetar i delegacionit, ish ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë, diplomat i Shqipërisë në Londër. At Gjergj FISHTA, drejtor i Gjimanzit françeskan në Shkodër; Fazli Frasari nga Korça, ish deputet popullor; Maliq Bushati deputet nga Shkodra; Seid Toptani nga Tirana, profesor  Leonidas Nacas nga Korça, Emine Toptani kryetare e shoqatës grave nga Tirana, Bedri PEJANI , ish deputet popullor, sekretar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Asim Jakova-VOKSHI dhe Stavro Stavri deputet nga Kavaja , ishte ambasador i Shqipërisë në Beograd dhe Athinë. 

Në Konferencë bie në sy se ishin edhe përfaqsuesit nga Kosova, të cilët në konferencat tejra do të shkaktojë “incidente” duke i paraqitur shqiptarët në Jugoslavi si qytetar të Shqipërisë Kontinentale, e që ishin më shumë se gjysma e kombit, por që nuk e kishin asnjë shkollë të vetme, asnjë institcion apo themelatë kombëtare. 

Pas mbarimit të Konferencës mikpritësi do të organizojë një vallzim, ku do të marrin pjesë edhe përfaqsuesit e Shqiptarëve. Sidomos ishte krenari civilizuese veshja kombëtare e Mehmet Konicës me plis në kokë. Mehmet Konica do të vallzojë edhe me një armë me dy tyta, që simbolizonte se kombi shqiptar është i ndarë, por ajo armë do të vijë dita e do të përdorët për një qëllim. Lidhur me këtë, prania e At Gjergj FISHTËS ishte një reprezantim se kombi shqiptar aq edhe  kulturor që dëshmoi se Shqiptari  “ka mbetë kryevepër  origjianlite ballkanike dhe evropiane” 

BULLGARIA 

Nga Bullgaria në Konferencën e parë Ballkanike morën pjesë këto personalitete: Dr Stevan Kriov, prof në Univerzitetin e Sofjes, shef i delegacionit; I. Pankov, bankier, Bllamazovi  prorektor i U. Sofjes, Dr Petrov , antar i Akademisë ndërkombëtare, Hristo Silanov deputet, dhe kryetar i shoqatës gazetarëve, Ivan Sakazov drejtues i Partisë Socialiste, Pavle Nejkov, redaktor i gazetës “ La Bulgarie”, Kanazirski, Kryetar i qyteteteve të Bullgarisë , N. Momçilov, drejtor banke, V. Karakashev drejtor banke, Luben Danillov, advokat. 

GREQIA 

Perfaqsuesit e Greqisë ishin: Aleksander Papanastasiu, kryetar delegacioni , deputet dhe ish ministër , G. Kafandaris , ish kryetar i Këshilit ministrave , P.Caldaris, ish ministër, P. Argilopullos ish ministër i punëve të jashtme, A. Bakallabaris, ish ministër, A. Millonas ish ministër; A. Anastasiadis deputet dhe kryetar i Odës ekonomike për tregti dhe industri në Athinë; Andre Haxhikiriakos, senator; Leon Maks, deputet, Verdellis ; Modis; A. Stratis senator; Kallomiris; Sp.Lloverdos, bakier; G. Pezamcollogllu; All. Dellmuzos profesor; J. Spiropullos, prof univerziteti; D. Kalicunakis, prof univerziteti; Sideris, porf univerziteti; D. Santis, prof univerziteti; J. Turanakis, prof univerziteti; Sp. Markuris, Kryetar i komunës Athinës; Llambadarios, rektor i shkollës politeknike; Zonja Avera Teodoropullos, Kryetare e Shoqatës së grave; C. Paren; Llaskarakis; Papadopullos. Përpos këtyre delegatëve, Delegacioni grek kishte edhe një serë ekspertësh të fushave të ndryshme.  

RUMUNIA 

Rumunia përfaqsohej me këto personalitete: St. Çiçeva Pop, kryetar i delegacionit dhe kryetar i kuvendit Rununisë; V. V. Pela, prof univerz. Antar i Byros Internacionale për paqe; Vlladesko Rakazov, sekretar i Instituit Social të Rumnuisë; Dem. Dobresko, Kryetar i komunës Bukureshtetit; Cezar Partenis, prof univerz; Zonja Kalipso Botez, Kryetare e Këshillit Nacional të garve; I. Miresko, sekretar, kryetar gjeral  për shkencat e larta agrare në Kllujë; M. Bukonca, drejtor i arsimimit popullor; Jovan Manka, drejtor i eksploatimit të postave; Z. Paklizano, drejtor pranë Ministrisë Arsimit; N. Kornaceano, antar i sindikatave të bujqëve; D. Pribexhiane, antar i sindikatave të bujqëve; G. Kantakuzino, docent univerzteti në Bukuresht; Sk Stem, Sekretar i grulit rumun për unionin ndërparlamentar; M. Grigoresko, kryetar i “ADVERULLIT”;  Al. Gr. Stirbu, drejtor gjenral i Shoqatës nacionale bujqësore; A. Kllarinet,; S. Slloroju nga redaksia  “UNIVERSULL”; Delenao, redaktor i gazetës “DIMINEACA”;C. Allgjiu, delegat i komunës Bukureshtit; All. P. Prtopoesku, delgat i komunës bukureshtit; D. S. Nikullesku, Delegat i kom. Bukureshtit; G. Reise, delegat i kom. Bukureshtuit; Arull Vollinllineano, deleg, kom. Bukureshtit; J. Robau; Baca; N. Vasilesku-Barari. 

TURQIA 

Tutrqinë në Konferencë e përfaqsonin: Hasan Bej, nënkryetar i Kuvendit , kryetar i Delegacionit; Hamdullah Sabi Bej, ish ministër dhe deputet; Rushem Eshref Bej, ish ministër dhe depuetet; Jakub Kadri Bej,; Reshid Savfet Bej , depuetet popullor; Zeki Mesut Bej, deputet popullor; Mitad Bej Kryetar i Odës tregtisë në Stamboll; Sabri Bej ish ministër; Tahir Bej dekan i fakultetit drejtësisë në Stamboll; Vasfi Rashit Bej , profesor univerziteti i lëmisë drejtsisë. 

JUGOSLLAVIA  

Delegacionin e Jugosllavisë në konferencë e përfaqsoin: Velibor Joniq, profesor , nënkryetar i Delegacionit; Dr. Cvetko Gregoriq, sekretar gjeral i Odës Industrisë në Beograd; Ivan Mohoriq, sekretar gjeral i Odës tregatre në Lublanë; Zonja Milica Bogdanoviq, profesor  univerziteti në Zagreb; Dr Zhivko Topalloviq, Sekretar i Odës punptore në Beograd; Vojisllav Gjorgjeviq, Drejtor i koperativave bujqësore në Beograd; Pavle Jevtiq, publicis-gazetar. 

Këtë pasqyrë të reprezantimit e shënova besnikërisht nga dokumentet e Konferencës për ta vrejtur hulumtuesi se në çfarë niveli intelektual dhe arsimor ishin paraqitur shtetet në Atinë më 1930. Sipas domumenteve që i posedojmë Shqipëria ishte dukur në nivelin e prezantimit në nivelin MBIMESATAR. Por me dituri vrehet se dominonte mikrpitësi-Greqia. Shtetet tjera prezantonin një nivel politik e jo intelektual arsimor, çka do të duhej ta shoqëronet çdo shoqëri bllkanike edhe sot. 

Konferenca e Dytë Ballkanike  u mbajtë në ANKARA më 1931 

Në konferencë delgacioni grek do të kërkojë përpilimin dhe aporovimin e një marrëveshje ballkanike me funksion detyrues. Me që ky parim u aprovua, Bullgaria dhe Shqipëria do të dakodrdohën që ta përpilojnë një dokument ku theksohej se vendet e Ballkanit obligohën t` i resketojnë të drejtat e pakicave ashtu si e parasheh Marrëveshja për Pakicat e aprovuar në Sën Zhërmen më 1919, por që duhet respektuar via fakti e jo parimi që është pranuar aty me dredhit të Jugosllavisë. Për çka është fjala. 

Delegacioni i Bullgarisë dhe ai i Shqipërisë do ta prezantojnë një dokumnet që të pranohen të drejtat e pakicave, fakt ky që e GODASTE JUGOSLLAVIN në ato parime ku ky shtet marionetë  tentonte të krijojë KOMBIN JUGOSLLAV, e jo të “zbulonte” probleme të tejra. Në parim Konfrenca e PRANOI PROPOZIMIN BULLGARO-SHQIPTAR. Por në vijim ky propozim do të refuzohet për faktin si u shpreh delagacioni i Jugoslavisë se: “ Në Maqedoni popullsia është sllave, me rreligjion ortodokse, ndërsa edhe të gjithë popujt tjerë janë proklamuar JUGOSLLAVË, qysh më 1929”. E vërteta Delegacioni shqiptar do të kërkojë MBROJTJËN E DYANËSHME TË PAKICAVE. Por pala jugosllave do të përgjigjet në Stamboll se në Sen Zhermen (neni 9 dhe 10) ishte aprovuar parimi se: “Serbia ua pranon të drejtën të gjitha pakicave kombëtare, me PËRJASHTIM TË ATYRE QË DERI MË 1 prill 1913 janë bërë pjesë e shtetit serbian. E pakica shqiptare dhe ajo bullgare në Maqedoni ishin okupuar para 1 prillit 1913 në Luftën Ballkanike”. Mu për këtë që e Drejta ndërkombëtare është para së drejtës kombëtare, propozimi bullgaro-shqiptar u REFUZUA. Për këtë “fakt” Konferenca i refuzoi bullgaro-shqiptarët dhe dy popuj të ndarë mbetën për t` u rropatur gjatë historisë nën robërinë serbiane; bullgaro-maqednonët deri më 1943, ndërsa shqiptarët deri në vitin 1999. 

Konferenca e Dytë Ballkanike do të mirret me propozim të përfaqsuesëve të Turqisë që të themelohet një institut për HISTORI me qendër në Stamboll. Konferenca konfirmoi që të përpilohet një histori Ballkanike në gjuhën frengjishte, ku do të dominin çështjet e afrimit të popujve dhe civilizimeve. Në vijim Konferenca shqyrtoi çështjen eunionit doganor,çështjen e turizmit, dyhanit, bujqësisë, krijimit të një unioni monetar, komunikacioni, dokumenteve të udhtimit. Në lidhje me këtë në dobi të ardhmërisë së 63 milion ballkanasëve u propozua që të mirren në mbrojtje të drejtat e grave, dhe të luftohet TREGTIA me qenje njerëzore. U propozua që të përpilohet një Leternjohtim Fëmiror, ku do të valorizoheshin të drejtat themeleore për ta paralizuar çdo qëllim IMPERIALIST, për çka është derdhë një det gjaku në të gjitha kohërat. 

Mbledheje e Tretë do të mbahet në Bukuresht më 1932 

Në këtë Konferencë do të shpërthej i tërë kundërshtimi jugosllav lidhur me pakicat nacionale, dhe në formën më të keqe. Duke e patur para sysh se në Konferencën e dytë u paraqitën çështjet kryesore që do ta pengojnë Ballkanin që të integrohën në një ardhmëri, në rednd të parë ku do të dominoi barazia, e ku Jugosllavisë do t` i ZBULOHEJ QËLLIMI, pse ishte iniciatore dhe shprehte “sinqeritet” për qëndrimet  esenciale të Konferencës. 

Konferenca e TRETË, ku nuk ishte pala shqiptare fare, do të hasë në kundërthënje të thella në mes Delegacionit bullgar dhe atij jugosllavë. kryesisht rreth çështjes maqednono- bullgare. Kështu duke provuar të përgjigjet për parimet e Paktit të shrehura në KAPTINËN IV, që kishte të bëjë me pakicat kombëtare pale jugosllave do të jep këtë spejgim: “ Këshilli Kryesor do ta refuzojë Kaptinën e VI-t dhe do të kërkojë REVIZION  themeltar për Paktin Ballkanik. Kështu seksioni për drejtësi i Jugosllavisë do të refuzojë të jetë pjesëmarrës deri sa të hiqet e tërë kaptina e KATËRT. Qarqet komptetnte jugosllave të ideuara nga Kral Aleksandër Karagjorgjeviqi,  do të përkujtojë se Jugosllavia nuk mundet edhe një herë të futët në parimet e SHOQATËS SË KOMBEVE duke reviduar  qëndrimin e pranuar në Sen Zhermen për pakicën shqiptare dhe maqendone në Jugosllavi. Aty delegacioni jugosllavë do të shprehet pa zënë në gojë pakicën shqiptare se: “Çështja e pakicës bullgare në Jugoslalvi njëherë është zgjidhur në kuptim që sllovenët e Maqedonsië  janë Jugoslloven (ashtu si janë të gjithë popujtë e Jugosllavisë nga 6 janari 1929), sepse kanë prejardhje sllave, flasin gjuhë të njetë jugosllave, janë te të njetit rreligjion sikurse pravosllavët tjerë jugosllavë, dhe për faktin se pakicat e popujve ballkanik jashtë Ballkanit askund nuk përmenden”. 

Kështu Konferenca e tretë Ballkanike do të rreshtohet kryesisht në çështje të kulturës, të filamve, çështje ekonomike, të krijimit të një muzeu ballkanik, një gazatete ballkanike, një shoqate të bujqëve, një sigurie në komunikacion, një bashkpunimi postar , mbrojtës të femrave, smundjësë së TBC,  duke i zgjëruar disa tema që nuk kishin as peshë e as adresë. 

Lidhur me këtë që u tha më lartë, “provokatori” kryesor që ishte futuar çështja e respektimit të drejtave të pakicave në KAPTINËN IV ishin konsideruar Hasan Prishtina dhe Pavllovi i VMRO-s. Në këtë konfernecë çarqet jugosllave do ta izolojnë faktin se Hasan Prishtinën duhet LIKUDUAR, në mënyrë që Çështja shqiptare në Jugosllavi,  të zgjidhet duke kërkuar ndihmë nga Turqia. Së këndejmi viti 1933 do të ndahet në dy detyra për jugoslavët. Në rend të parë duke shfrytëzuar DHJETËVJETORIN e KONFERENCËS LLOZANËS (1923-1933), do të organizohet ATENTAT ndaj Hasan Prishtinës në Selanik më 1933, për ta hapur kaptinën vijuese që Turqia dhe Jugoslavia ta përafrojnë një marrëveshje për DEPORTIMIN E TË GJITHË SHQIPTARËVE NGA JUGOSLLAVIJA NË ANADOLL. Dhe, në këtë kohë në Stamboll dhe Beograd me muaj do të punojnë komsione ekspertësh që SHQIPTARËT të shpërngulën me dhunë në Turqi. Marrëveshja për shpërngulje nga viti 1933/4 është botuar në librin tim: “Shpërngulaje shqiptarëve në Turqi, Prishtinë 1997, f.277-280 me titull “Konventa Jugosllavo-Turke për kembim të lirë”, që asociacionte në Konventën e Lozanës për këmbim të popullsisë në mes Greqisë dhe Turqisë, nga viti 1923 ( H. Bajrami e posedon Konventën e Lozanës në gjuhën Turqishte dhe frengjishte).  

Për ta penguar tërë PAZARIN JUGOLLAVO -TURK, VMRO , që ishte e diskriminuar dhe ndiqej penalisht do të provoj t`i HAKMERRET ideatorit të mohimit të drejtave të maqendonëve –bullgarëve. Hakmarrja si dihet do të organizohet në tokën e atyre që e përkrahnin Jugosllavinë, në çdo aspekt e që ishte Franca. Kështu me rastin e vizitës së Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq në Francë më 9 tetor  1934 , në Marsej të Francës, do t`i organizohet ATENTAT nga VMRO (Vnotrashnja Makednoska Revolucionarnatna Organizacija) dhe nga një pjesë e KMKK (Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës) , me seli në Zarë .    

Konferenca e katërt e Paktit Ballkanik (Mini Shëngenit) më 1934 në Selanik, dhe fundi pazareve nën tepihun diplomatik, do të zhvendoset në “çergën” diplomatike, pa ajr dhe pa shi shëndetësor, ku infektimi me ndonjë pazar infektues është i mundur në çdo kohë, madje edhe sot. 

Çështja shqiptare në këtë kohë, është trajtuar drejtë vetëm në letër në qëndrimet dhe shtypin e së majtës politike. Bje fjala qëndimi i Kominternit ishte principiel, se çështja shqiptare nuk është e zgjidhur pa u bashkuar Kosova dhe disa vise tjera me Shqipërinë Bregdetare (1923-1935). Së dyti, ky qëndrim e obligonte PKJ që të përcaktohet me Rezolutë, a është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, apo nuk është. Dhe më 1928 në Kongresin e Katërt të PKJ , mbajtur në Drezden të Gjermanisë, PKJ pati qëndrim rezolutiv. Aty publikishtë akuzohet Jugosllavia për rrëzimin e Qeverisë Fan Nolit. Njëherit PKJ deklarohet , se:  “Deklarohet dhe solidarizohet me Komitetin Shqiptar, dhe e fton klasën punëtore të Jugosllavisë, e para së gjithash të Serbisë, që të luftojë për pavarësinë e Shqipërisë e cila duhet të bashkohet ashtu si e propogandon Komiteti i Kosovës”. ( Nga Rezoluta për Çështja nacionale). Kjo politikë do të shihet edhe në revistën shumëgjuhëshe  ballkanike:“LA  FEDERATION BALKANIQUE”, ku shkruanin emra të njohur të kohës e që ishin në lidhje të drejtëpër drejtë me Kominternin. Ky trend për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, do të zgjatë deri më 1935, kohë kjo kur propogandohet shembja e Jugosllavisë. Por nga Plenumi i Splitit (1935) , KQ PKJ ndërron kurs. Nuk propogandon mëtej shembjen e Jugosllavisë, si krijesë e Versajit, por propogandon ruajtjen e saj, me një kusht: që brenda saj të zgjidhet çështja nacionale në atë mënyrë, që do të themelohen partitë nacionale komuniste dhe shteti do të kthet në republikë federative, ku secili popull, pra edhe shqiptarët, kanë të drejtë në bashkim por në dallime të respektimit të parimit NACIONAL. Nga kjo kohë,  Kosova së pari do të drejtohet si nocion gjeografik, por nën “jurisdiksionin e Malit Zi duke themeluar PKJ për Malin e Zi, Bokë, Sanxhak dhe Kosovë e Rreafsh i Dukagjinit”. Më 1937 Moma Markoviq do të shkruaj se më Kosova nuk mund të jetë aspiratë e ndarjes në mes Malit Zi dhe Serbisë, por duhet isntitucionalizohet si trevë e posaçme, për shkak të pranisë apsolute shqiptare dhe specifikave gjeografike”. Në saje të këtij parimi logjik, më 1937-1939 do të jetë koha kur Kosova dhe Rrasfhi i Dukagjint do të pavarësohën dhe më 1940 në Konferencën e V (Pestë) të vendit të PKJ mbajtur në Zagreb, Kosova si trevë dhe si pasojë nacionale shqiptare do të lidhet drejtpërdrejtë me PKJ-ën. Aty, sekretari i saj Bora Vukmiroviqi dhe Miladin Popoviq do të marrin funksione në KQ PKJ dhe si praktikë e tillë do të fillojë rrugëtimi federal i Kosovës, deri  më 1974 si pjesë autonome dualiste në Serbi dhe Jugosllavi; por pas kësaj kohe Kosova është elemnt KONSTTUTIV i federatës, me një lidhje sinjifikative shumë të dobët me Serbinë. Pra Kosova më shumë ishte njësi konstitutive e RSFJ se sa pjesë e Serbisë, si u konvertua më 23 mars 1989.

Pas kësaj kohe çështja ishte e pastër si loti: nja 98% e shqiptarëve ishte për Republikë në kuadër të Jugosllavisë. Por kur më 4 korrik 1992 Badinteri u PRONONCUA se “Jugosllavia më nuk ekzoiston”, çështja e Kosovës kërkonte një pozicion tjetër: Ose t`i bashkohet Shqipërisë, fakt ky që nga Shqipëria nuk pati angazhim të diturisë, politikës dhe kapitalit shtesë, sepse Shqipërisë i dolën problemet e veta të “brendshme”,  strukturore shoqërore dhe politike, madje për ta sjellë edhe shtetin në pikëpyetje më 1992- 1997. Nga ky realitet, establishmeni i Kosovës u drejtua që “anija” e saj të drejtohet kah PAVARËSIA, për krijimin e një shteti të pavarur që do të quhet Republika e Kosovës.

Kjo republikë nuk do të krijohet me evolucion dhe paqësisht si mësonte LDK por do të krijohet duke patur për bazë disponimin e popullt në të dy anët e kufirit që me fuqinë e luftës aramtosur, ME FUQINË E ARMËS, të krijohet shteti. 

Mendoi se investimi më i sukesëshëm në Europë pas shembjes së Murit Berlinit, pas shembjes së sistemit totalitar politik komunist është UÇK  e që është edhe fryti i saj legjitim Republika e Kosovës, së cilës GARANCION i siguroi edhe NATO me luftën 78 ditëshe 24 III -12 VI 1999. 

Mbi bazat e lartëcekura Republika e Kosovës, u shpallë e pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi legal dhe legjitim i Kosovës. Deri me tash, këtë shtet e kanë pranuar 116 shtete të botës. Në lidhje me këtë shtetësia e Kosovës është e pakthim dhe çdo tentim që kjo shtetësi të mjegullohet me ndonjë “Mini shëngen”, me ndonjë “minifederatë’, tani për tani, duhet të jetë e papranueshme. 

Jugosllavia e Karagjorgjeviqëve  hyn në “ujëra të zeza” të ideologjisë fashiste duke anashkaluar Francën dhe duke u lidhë pas Adollf Hitlerit 1935-1945 

“Mini Shengeni Ballkanik” i ka rrënjët shumë të thella historike, meqë qëllimi i tij ekstrem nuk është lehtësimi e këmbimet ekonomke dhe kultuore, teknologjik e njerëzor, por provë eklatante që “POPULLI i QIELLIT-Populli serbian” të dominojë në tërë Ballkanin. Këtë filozofi ia atribuon Petersburgu-Moska dje, sot dhe sigurisht edhe nesër Serbisë së mbushuar me kriminelë fashist edhe sot. 

Më 27 mars 1941 Mbretëria Jugosllave kaloi në Paktin Trepalësh. Por, asgjë nuk mund ta shpëtonte më coptimin e saj. Me rëndësi për Kosovën dhe për shqiptarët e robëruar në te ishte që si hap fillestar të mos përtrihet mbretëria. Sëkëndjemi, fitorja që shqiptarët të kenë SHKOLLË dhe ADMINSTRTË shqip, ishte hapi vendimtar që të shkëputet kjo trevë nga errësira e së kaluarës të cilën e kishin shartuar mediokitetet e ndryshme. Tani ishte momenti historik që të shkëputet populli nga ANALFABETIZMI  dhe të vdes  synimi për shpërngulje në Anadoll. Krahas këtye detyrave ishte synim që lidhja “orgnaike” kah Shqipëria Bregdetare të jetë jo taktikë, por STRATEGJI  embrionale, duke krijuar shansë për BASHKIM KOMBËTAR, në kohë dhe hapësirë, që patjetër do të ndodhë, ishte menduar edhe atëherë.   

Si rrumbullaksim: Në lidhje më këtë duhet theksuar se për seicilën konferencë mund të shkruhet nga një studim voluminoz, ku në prapaskenë qëndronin Anglia dhe sidomos Franca, për ta stopuar ekonominë Gjeramne. Në rend të parë ky organizimi shtrohet për faktin se shumë shtete do të transferohen kah Gjeramnia që do të dominoj skenën politike. Në rend të parë transferimin e bëri Jugosllavia, duke u kthyer ngadal kah Nazizmi i Hitlerit.

Dhe ky orientim politiko diplomatik pa kurriz, do të gjujnëzohet sepse Jugosllavia në msheftësi u kthye kah Gjarmania, sidomos më 1936/7, duke e “tradhtuar” Millan Stojandinoviqi Francën, dhe duke u lidhur pas çerrës së Hitlerit me moton se:

“Çka synon sot Hitleri, ka synuar Shën Sava në Mesjetë”.

Edhe sot Vuçiqi po provon ta luaj rolin e Shën Savës, dhe për këtë Kishën e ka përparësi. 

FEDERATA BALLKANIKE JUGOSLLAVI-BULLGARI SI MINI SHËNGEN MË 1947 

Edhe gjatë Luftës Dytë Botërore është folë e përfolë për një Shtab Ballkanik, që do ta drejtonte luftën antifashiste. Por, ai shtab do të pushoi së ideuari po nga ai që e krijoi, kur u kuptua se SHBA do të hyjnë në luftë dhe në vend se ta sulmojnë nazizmin nga trualli i Ballkanit, do të sulmohet nga trualli i Italisë. 

Pas Luftës Dytë Botërore,  kur rreshtimi diplomatiko strategjik si doktrinë e fituesit  luftës (1945) duhej të shprehej në formulë  filozofiko strategjike, e sajuar në “Dokumentin e mbrapsht”, të sajuar nga Cherchilli dhe e pranuar nga Stalini, u bë edhe me futjen e Shqipërisë në “lojë”: 2+2+2. Me këtë rreshtim në proces (jo për një vit, por me vite në proces…), të diktuar nga dy rreshtimet (Blloqet ekonomiko politike dhe ideologjiko- ushtarke, u themelua NATO më 1949 dhe Pakti i Varshavës më 1955. Me këtë rreshtim në Ballkan ishte krijaur tërësisht një realitet i ri gjeopolitik. Kjo do të thot, dy shtete në proces, duhej të ishin në Alenacën Atllantike (Greqia dhe Turqia), dy shtete në Paktin e Varshavës  (Bullgaria dhe Rumunia),  dhe dy shtete në “lerë”, që do të thot: Jugosllavia dhe Shqipëria (pas vitit 1960/8) jashtë blloqeve doli Shqipëria që ishte pranuar më 1955. Kuptohet, ky rreshtim nuk është bërë në parim për një herë, por në proces evolutiv.  

Lidhur me këtë, pas dështimin në rrethana të Luftës së Ftoftë, për krijimin e një Federate Ballkanike, më 1947, kjo ide do të forcohet në kokat e liderëve sllavë, ku do të ishte Jugosllvia e para dhe Bullgaria, si një perandori e dytë sllave, por në asnjë variant nuk ka qenë në planin përfshirës Shqipëria si e pavarur. Kjo fedreatë qe prishur pa u themeluar fare, sespe Jugosllavia insitonte që Federata të përbëhej prej shtatë republikave, ku Bullgaria do të ishte njëra ndër ato. Në anën tjtër Bullgaria (Georgi Dimitrovi) insistonte që Federata të përbëhej prej DU REPUBLIKAVE: Republika e Jugosllavisë, ku Shqipëria do të ishte Republika e shtatë. Pra “republika e Titos do t`i kishte shtatë vota dhe Republika e Bullgarisë një votë. Mu për këtë asimetri federata mbeti vetëm si ide në letër dhe ambicje e Titos dhe Dimitrovit, për të u avansuar në lider ballkanik.  

Pakti politiko ushtarak Jugosllavi – Turqi – Greqi për mbulesë të shpërnguljës shqiptarëve 

Në vend të matematikës ‘federative’,  me shumë të panjohura, si ishte INFORMBYROJA  etj. më  1948, do të pasojnë metamorfoza të reja . Prandaj, më 1950/53, do të lind Pakti ekonimiko ushtrak: Jugosllavi-Greqi- Turqi, për fillim për t`i shfrytëzuar të mirat e “Planit ekonomik Marshal”, dhe për të filluar procesi i krijimit të “Turqëve në Jugosllavi”. Ky proces do të lind nga lartë-poshtë, sepse realizimi i një Konference të dytë të Lozanës, nuk ishte i mundur. Kështu, në Jugosllavi më 1948, pas një numrimi detal do të dalin si të deklaruar 1914 turq. Kurse  tri vite më vonë (1951) numri i “turqëve” përmes shkollave titiste të “mbrëmjës” do të  arrijë në 54000 turqë hibrid. Kundër këtij atentati ndaj shqiptarëve, i pari ndër të parët në Kosovë doli publikisht patrioti  SHBAN SHALA nga Llapi. Ky patriot u kërcënua në katundin e tij, Letanc, së pari nga HASHIM Mustafa dhe Spasoje Gjakoviqi. Por ky kërcënim nuk pati fuqi ta ndalë Shabanin e të lajmërohet me mija të tjerë si ai. Pas tij do të dalin në skenën historike Sabit Kapiti me shokët e tij. Do të dalin kundër regjistrimit në kombësinë “turke”. Në Pejë doli kundër Skender Rizaj, Ahmet Kelmendi, Ramiz Kelmendi etj; në Gjakovë do të prononocohet Rexhep Hoxha, Enver Gjergjeku; në Prizren, Enver Dukagjini, në Ferizaj dhe Gjilan, Hajredin Hoxha dhe Sinan Hasani, në Prishtinë, Mustafë Hoxha dhe Mulla Hysen Statofci, në Mitrovicë familja Boletini, në Vushtrri familja Kovaçi dhe Buçinca etj.  

Prej të gjithë aktivistëve, për moslejimin e shpërnguljeve dallohet Shaban Shala 

Shaban Shala i mbajti disa tubime nepër Llap, si në Kerpimeh, në Podujevë, në Llapashticë, në Sfeqël, në Luzhan dhe në Orllan. Kudo u mbështet dhe sigurua Shaban Shala, me përjashtim të Lluzhanit, ku u kërcnua nga “Ylematë” (hoxhollarët) e Majancit, sepse aty  donin qëndrim  se: “Shqiptarët do të ndihën si turqë tash e tutje dhe do të shpërngulën  me çdo çmim në Anadoll”.

Në këtë drejtim, këtij mësuesi patriot që do të promovohet më vonë për t`i  ndihmuar: Sejdi Sekiraqa, Mursel Manolli, Mustafë Hoxha, Selim Obranqa, Mulla Hajriz Bllaca dhe Sekti musliman Kaderi , në krye me Mulla Hysen Statofcin.  

Konferenca e Shaban Shalës në Kerpimeh me malësorët e Përmalinës ishte unanime, se: në Anadolli nuk shpërngulet shqiptari, por ka tagër të kthehet në vatrat e veta në Sanxhakun e Nishit.

Me këtë nisje politike, i tërë aksioni kriminal i UDB, Shaban Shala si patriot do ta kthej në kundërsulm agresiv. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, atdhetari i njohur Shaban Shala do të torturohet dhe burgoset deri në likudim…..* 

Konferenca e Shaban Shalës me popull Podujevë…* 

Në tubimin e Podujevës do të dallohen për agresivitet se nuk shpërngulën me asnjë çmim, se për të u regjistruar “turq” jo se jo: Mursel Met Podieva, Xhafer Meta, Alush Bekteshi, Bejtush Shabani, Selim Obrança etj. Në tubim do të flas vetëm Shaban Shala: “ Vllazen sod jemi para nji dileme tragjike. Nga Prishtina po vijnë agjenta të shitun si Hashim Mustafa e kompania dhe po propogandojnë nepër Lidhjet e Frontit se duhet një pjesë e shqiptaërve të regjistrohet turq. Kjo vllazën asht vetëvrsje. Kjo asht sikur vet ne të hypim dhe të varemi në litar. 

Vllazën, ju e dini se pjesa më  e madhe popullsië në Llap janë muhaxherë të ardhur me dhunë nga Toplica. Ne nëse asht nevoja do të shkojmë në vatrat tona , e jo të na detyrojnë këta të zitë (serbianët) të shkojmë në Anadolli dhe atje të tretemi në dhe të huej. Nuk do të falsi më shumë por kërkojë prej juve që të betohemi në bukë, kryp e në dheun tonë se këtë dhe nuk e tradhtojmë, nuk ia kthejmë shpinën me asnji çmim. Të gjithë betohën.    

Konferenca e Shaban Shalës me popull në Llapashticë…* 

Konferencën do ta hapë Ejup Havolli, me këto fjalë: “Para disa ditëve në katunin tonë ishin Hashim Mustafa dhe njëfar Spasoje Gjakoviqi, tue na u lutë se duhet nji pjesë e popullit të regjistrohemi turq. Për këtë kërkesë të hyqmetit sod ka ardhë Shaban Shala dhe ai e ka fjalën: Vllazën sot askush nuk asht i papërgjegjshëm ndaj veti kur asht në pyetje i tanë kombi. Besoi se kur ta kryen punën Tito me Kosovë, menimin e ka me ia msy Shipnisë, ku neve na mban shpresa të mbijetojmë. Kjo tragjedi po përgatitet me na u vu mbi kurrizin tonë. Dhe pse po ndodhë kjo. Po ndodhë sepse Jugosllavia e Kralit më 1938 e pati lidhë nji Marrëveshje me na përzanë në Turqi. Erdhi lufta gjermane dhe ajo punë u nevojit të harrohet. Tash po folet se Tito e ka pranue lutjen e Stambollit me u përseritë dukunia e shpërnguljës. 

Në këtë smundje që po punon Jugiosllavia me na e shti në tru, ne duhet t`i përgjigjemi me një JO të palëkundun. Ne sot jemi në këtë tubim që të besatohemi se nuk do t`ua kthejmë shpinën fushave dhe maleve tona, xhamive tona, shkollave tona, arave tona, krojeve tona  zogjëve tanë që janë mësue të jetojnë me neve. 

Ne vllazën nuk mundemi me i marrë VARRET me veti në ato vise të pabanume. E nëse i lamë varret, zoti do të na mallkojë. E pse të dorëzohemi kur mundemi  të punojmë diçka tue i thanë veti nuk do ta ndigjoj asken dhe nuk e lëshoj shpinë, shkurt e shqip. 

Edhe një punë due me ua parafytyrue. Hajde ne po shkojmë atje. Atje është hapsinë e madhe. E Shtrojmë pyetjen: a do të i sheh ma NANA dhe BABA qikat  e veta kur duhet hec pesë ditë kamë me i pa. A do të na lejon dhe siguron pushteti atje të lëvizim të lirë. Qe po e nxam se na lejon. PO si do të mirremi vesh me atë popull kur as nji fjalë të tyne nuk e njohim. Dhe mbi të gjitha ata pesëqind vejt i kanë sunue trojet tona. Neve nuk na kanë lanë as adete e as zakone, as gjuhë, as shkrim lexim të tyne. Çka fitojmë ne kur shkojmë atje. Fitojmë shumë, fitojmë me vdekë e mos me na ditë ku i kemi as  varret tona. Pse ta pranojmë këtë bela kur ne askend këtu nuk e shqetsojmë me ndonji paligjësi. 

Vllazën, unë e di kohën e kolonistëve. Ata pushteti do t`i bjen duke na i grabitë arat tona, livadhet dhe kullosat tona. Por ne duhet të qëndrojmë këtu dhe ata duhet ta dijnë se janë në tokë të huej. E për këto pazare po dihet se Turqia, Greqia dhe Jugosllavia janë ra në nji gojë. Së pari po dihet se duan të na detyrojnë neve të shpërngulemi, e pastaj ju siguroj     se kanë me ia msy edhe Shipnisë. Kështu do të shprehet Shaban Shala më 10 VI 1956.   

Konferenca e Shaban Shalës me popull në odën e Vokrrolëve në Sfeqël 

Në Sfeqël ishin tubuar përfaqësuesit e katër katundeve: Sfeqla, Ballofci, Lladofci dhe Shajkofci. Në odë ishin 24 burra. Shaban Shala do ta përseritë fjalimin që mbajti në Besianë me një dallim. Përfaqsuesit e popullit do të i pyet: A e dini ndonji fjalë shqip. Do të ngritet një hoxhë nga Lladofci dhe do të thot po i dimë disa fjalë si për shembull: Merhaba, hosh xholldën, hoxh bolldën, mjafton kjo!

Ata që ma përshkruan atmosferën në tubim njëzërit e thanë këtë: Të gjithë iu vërsulën hoxhës, duke i thënë – Sa të kan ble, se ti koke shitë me siguri? 

Hoxha nuk ishte kurrfar propoganduesi i shpërnguljës dhe nga sinqeriteti do të ngritet në këmbë: O burra, unë menova që Shaban Aga po na pyet se deri ku jemi të paditun, e ju mund të shkoni në Turki, por unë varret e të parëve vetëm nuk i la sepse më mallkon nana që më ka rritë. E pra ejani e bajmë be dhe mos të flasim më tepër. Të gjithë ngritën në këmbë. Kthehen kah Çabja dhe hoxha në stilin e imamit i thekson këto fjalë: “As me zor e as me qef, pasha tokën dhe pasha qiellin nuk i lëshojmë shpiat tona, sepse ketu kemi le e këtu duam me dekë. Zoti na nimoftë-Amin”. Të gjithë ia japin njeri tjetrit dorën dhe i thonë BESA -BESË. 

Në këtë atmosferë do të marrë fjalën Mulla Hajriz Bllaca, që ishte një autoritet prej intelektuali sepse i dinte tri gjuhë të huja: Arabisht, turqisht dhe persisht. Hoxha e këndoi një lutje dhe e përktheu: “Muahmedi as. Ku është detyruar të largohet nga Meka në Medine është betuar se : Atje po shkoj, Mekën nuk mundem më e marrë me veti. Pra mendja jemi dhe sytë e mi janë këtu dhe këtu Zoti do të ketë mëshirë që të jam në çdo dritë të diellit dhe terr të natës. Këtu jeta ime nuk vdes, e nuk du me vdekë”. Edhe ne duhet ta ndjekim këtë rrugë, sepse këshu na diktojnë fjalët e Pegamberit.   

Konferenca e Shaban Shalës në Lluzhan dhe konflikti me “ylemat” e Majancit më 6 maj 1955….* 

Në fshatin Lluzhan Shaban Shala do të has në reagime të çoroditura nga një staf “ylemash” që hapur u deklaruan se ne jemi më tepër musliman se sa shqiptar! Ne nuk mundemi t` i ndalim shtetet si janë Jugosllavia dhe Turqia në synimet e tyne”. 

Në këtë qëndrim të tre hoxhollarëve dhe dy haxhinjëve do të reagojë Shaban Shala me këto fjalë të urta: “ne vllazën vërtetë jemi popull i vogël dhe ato shtete që u përmendën janën shumë të forta ushtrakisht. Por nji punë duhet ta dini se ne jemi popull i vogël por tue u mosshpërngulë ne kryejmë një punë shumë të vogël, por e prishim nji Pazar shumë të madh në mes kreut të Beogradit dhe kreut të Stambollit”. 

Në këto rrethana do të nderhynë Selim Obrança me fjalët: “Unë Shaban Shalës ia kam lakmi që është kaq  i bindun se kjo punë do të shkojë në plehun e politikës si tha në Podujevë, sepse populli nuk pranon me lanë varret e shkreta.” 

Këta aktivist nuk e dinin se Titua i kishte vizituar Greqinë dhe oficeri i grek i kishte thënë: Herën tjetër do të shihemi, ku në anën veriore ju, e ne në anën jugore të Shkumbimit ne grekët”. Kjo do të thot se shqiptarët në Jugosllavi ishin një  pazar Tito Kyprili më 1953, ndërsa ndarja e Shqipërisë me shifër “Ahmet Zogolli 3” ishte program për ndarje të Shqipërisë, që ishte paralizuar me rastin e pranimit të Shqipërisë në OKB dhe në Paktin ushtark të Varshavës më 1955.  

Konferenca e Shaban Shalës në Orllan dhe ndihma nga Sejdi Sekiraça dhe Mustafë Hoxha më 10 qershor 1955 (në ditën e Lidhjsë Shqiptare të Prizrenit, për të cilën do të flas Shabani, duke ngritur Flamurin e myderriz Ymer Prezrenit, krejt me qëllim që të përfitohen “ylemat” musliman, të cilët kishin ndikim në popull*, ishte një përshtatje rrethanave sespe mini “Shengeni Turqi, Jugosllavi, Greqi” ishte një Pazar i shekullit. Lidhur me këtë edhe “Mini Shengeni” i A. Vuçiqit, Edi Ramës dhe Zaevit, janë një Pazar që Çështja e Kosovës të kthehet në pikën zero dhe Shqipëria ta mbuloi këtë tragjedi me faktin se do t` i fitojë turistët serb të mrizojnë në Bregdetin e Shqipërisë.   

(Roli i Shaban Shalës në pengimin e shpërnguljës  shqiptarëve është temë në veti dhe duhet të botohet së bashku me projektin “SHPËRNGULJA f.1855 ( pjesa për rolin e Shabanit f. 1-37*.). 

Tema tragjike shqiptare i mbulon interesat e Rusisë edhe sot për okupimin e Krimes, sepse çështja e Kosovës duhet të mbetet temë e hapur sa për të pasë Putini “kredit’ se provizorisht po e përkrahë Serbinë. E Serbia mjerisht ka gjetë talent politik në Tiranë dhe dupler ingtrigant në Shkup. 

Kujtimet detale (1966) begatohën me të dhëna arkivore 1978-1982 

Por kemi mbledhë edhe kujtime, sidomos nga Mulla Hajriz Bllaca dhe patrioti  Rrustem Statofci, Naman Xhakja, Hoxhë Ballofci, Ejup Havolli, Mursel Mehmeti-Blaku, Mulla Bajram Dumica, Mulla Zeqa, Rizah Kaçanolli, Fejzullah Xhakja, Fetah Xhakja, Iliaz Xhakja, Nezir Visoka, Mustaf STUBLLA, Ramish Lluga, e sidomos nga Adem Dema i cili më ka furnizuar me shenime të sakta pse Llapi u kursye nga shpërngulja masive…..). Dok, e LKJ-ës janë shqetësuese! Sepse vërehet neutraliteti politik që do të thot se LKJ ishte bindur se fanatizmi fetar te shqiptarët është shumë më i fortë se ai ideologjik se për atë kombëtar as që vrehej sepse gjenerata e vjetër shpreh : Merhaba; turk je me besue e marrina tjera… Këto kotësi të ngulitura me dekada në trurin e shqiptarit i shporri me sukes shkolla ingenioze e Shaban Shalës. Prandaj nuk e tha rastsisht Ilia Xhakja se: “Shaban Shala ka kenë xhaku i nxehtë dhe i njomë i shiptarisë. Atij duhet me i këndue në çdo ditë “rahmet” se na ngulë në Llap dhe na i ka flladitë rrënjët. Nuk ka ma fortunë as meçavë që na nal”. 

Llapi dhe Gjakova reflektojnë edhe në viset tjera të Kosovës* 

-Shkrimi është nxierr nga dorëshkrimi: Shpërngulaj e shqiptarëve në Azi të Vogël 1878-1966, f. 1854 i hulumtuar më 1978-1982)* 

Lidhur me këtë, atë që e bëri Shaban Shala në Llap e bëri Xhavit Nimani në Prizren, Ismet Shaqiri në Gjakovë dhe Pejë së bashku me Alush Gashin dhe profesorët patriot në çdo kohë. Në Ferizaj dhe Gjilan punën më të madhe e bënë kundër shpërngulje s Sinan Hasani dhe një plak nga Sojeva. Në esencë ishte në çarkullim krejtë diçka tjetër, sepse shpërnguljën në Turqi, me mejshtri Tito e zyrtarizoi me “Marrëveshjen Xhentelmene” më 1953, por ishte kjo ndërmarrje një YRYSH JUGOSLLAVO- GREK për ta ndarë Shqipërinë në instancën e fundit. Kjo ndërmarrëje hasi në gozhdë kur Shqipëria më 1955 u bë antare e Paktit Varshavës dhe antare e OKB-ës. Dhe për ta mbajtur iniciativën masone në lojë u trillua nga Shtabi i Rankoviqit “Procei i Prizrenit” dhe aksioni i ramëve 1955/6; u kurdis arratisja e Panajot Plakut në Jugosllavi më 1957. Iniciatori nuk është e nevojshme të thuhet, sepse ai mbeti konstant, sepse qëllimi ishte i mbuluar me religjion dhe masoneri të shkallës Lozanës dhe ideologji të sektit Kominformit.  Ky triumvirat  (Jugosllavi, Turqi, Greqi-shikoni dokumentet super sekrete në KEF/57-A+A=Dy Albania), nuk ka synuar në bazë të dokumenteve me shenjë “Sekret i përjetëshëm”, krijim të ndonjë pakti ekonomiko-ushtrak, por ka pasë për synim realizimin e një tragjedie që do ta kthente sërish Ballkanin në kasaphane,  e ku “KURBAN” duhej të ishin të gjithë shqiptarët. 

Ja itinerari. Së pari, tokat shqiptare në Jugosllavi u ndanë në DY PJESË nga Shtabi i Rankoviqit (lexo me leje të Titos).

Ndarja duhej të bërej duke e marrur për kufi HEKURUDHËN (1951): Mitrovicë-Fushë Kosovë-Elez Han-Shkup-Gjevgjeli.

Në njërën anë shef kapabandë ishte caktuar të jetë me urdhër të Shtabit Aleksandër Rankoviqit udbashi famëkeq Vojin Llukiqi.

Në anën tjetër të hekurudhës shef ishte caktuar të jetë udbashi Svetisllav Stefanoviqi. Me “Marrëveshjen Xhentelmene” J. B. Tito-Fuad  Kyprili në Split më 1953, ky program serbiano – kishtar, duhej të realizohej deri në vitin 1965. Me këtë marrëveshje rrumbullakësohet “Marrëveshja e Llozanës” Greqi-Turqi 1923: “Për këmbimin e popullsisë”. Rezultat i Marrëveshjës Xhentelmene 1953,  duhej të ishte: “Jugosllavia Fedretaive pa asnjë shqiptarë, sipas nenit 2 të Konventës Jugosllavo Turke nga vitit 1938”. (AJ. SIV/1955, strogo pov, trajni nepristup javnosti). Sipas dokumenteve sekrete më 1955 synimet e Paktit Jugosllavi-Greqi-Turqi, do të zverdhën, sepse Shqipëria u bë antare e OKB si dhe e Paktit Varshavës. Ec e sulmoje ose ndaje Shqipërinë në Shkumbim tani? Por masoneria e tri shteteve nuk pushoi. Në “qetësi” e regrutoj ministrin e Mbrojtjës së Republikës së Shqipërisë, Panajot PLAKUN (shiko Biografin e tij e pabotuar kurrë, në pronësi të Fadil Hoxhës-hb) të arratisët në Jugosllavi (1957), për t` u hapur një kapitull i ri,  drejtë afrimit të Beogradit me Moskën. Por deshtëm nuk deshtëm, që të gjitha planet i pret, në “maje të thikës”  Enver Hoxha. Ky persoanlitet e shpëtoi Shqipërinë pa u ndarë, dhe e la gjysmën e Kombit shqiptarë në Jugosllavi në SHPRESË, se do të vijnë ditët

 Shiqo letren dergyar Stalinit në shtator 1949 (AJ. KEF/1956. Strogo drzh. Tajna, çuvati stalno; Biografia e Panajotit në 16 f. me tri harta se kah duhet ushtria Jugoslave të marshojë drejtë Tiranës, për ta realizuar planin “Ahmet Zogolli 3”, pasi që Ahmet Zogolli 2” ishte sajuar me Apostol Tanefin në Shkup dhe Prizren më 1949, i ndihmuar nga masoneria turke: Xhelal Bajra, Ismet Ynen, Hulusi Kejnan, Fuad Kyprili, Mustafa Kyprili-ambasador në Beograd dhe disa spiunë shqiptarë që u konvertuan në Kosovë si Hashim Mustafa me kompani. (KEF. Dosie “Albanska populacija na Kosmetu, Srbiji, Makendioniji i u Crnoj Gori 1945-1955”, Autor Koça Popoviq-Llukiq-Stefanoviq. Nuk figuron Rankoviqi, por qëndronte prapa me dy diplomatë Ukrainas që vepronin në Stamboll dhe një në Sofje për të lehtësuar rrugën e shpërnguljës!). 

Pse Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili, që u lidh më 1953, funksioni i saj po forcohej në proces deri më 1966, kur Panajoti u likuidua “aksidentalisht” në Beograd, e që hiri i trupit tij ende ruhet në një urnë. Përgjigjën për këtë e gjejmë kur t`i referohemi “Marrëveshjës Llozanës” Turqi-Greqi nga viti 1923 që krijoi TRAGJEDINË më të madhe në Ballkan, pas Luftës Parë Botërore, që kishte për qëllim këmbimin e popullsisë muslimane dhe krishtere nga të dy shtetet (nga GREQIA, shqiptarët musliman u deportuan në Anadolli. Kurse në Turqi, grekët u deportuan  në Greqi), nga viti 1923. “Marrëveshja e Llozanës” (1923) më së shumti i dëmtoi ÇAMËT- duke i shfarosur greku Shqiptarët ashtu si i shfarosi Serbia shqiptarët në Sanxhakun e Nishit më 1877, ashtu si i shfarosi  Hitleri Hebrenjët 1936-1945. Pra, “Marrëveshja Xhentelmene” Tito – Kyprili 1953, ka të bëjmë  me tridhjetë VJETORIN e “Marrëveshjës Llozanës” (1923-1953), që duhej të shënohej si “solemnitet” i shfarosjes së shqiptarëve.  Por , kjo marrëveshje  më 1953 i hapte dy palgë. Natyrshëm, plaga e parë: Jugosllavia SPASTROHEJ prej  një popullsie me rreligjion musliman (të gjithë shqiptarë)  që arrinte në 1 285188 shqiptarë në Jugosllavi (sipas dokumenteve sekrete ushtarke jugollave-hb).  ( shih: A. Ministria e Ushtrisë, s. pov, trajni nepristup javnosti, SIV 1955/6). Kjo popullsi  shqiptare ishte e vizatuar të instalohet në Vilajetin MYSH, në Anadolli, përball  KURDËVE  viktima të pazareve mizore, sikurse shqiptarët, si  komb heroik, pa asnjë dielmë. (AJ. SIV-Analiza ushtrako politike e Marrëveshjës Xhentelmene 1953, trajni nepristup javnosti/ 1955/6.). 

Tani shtrohet pyetja, a i njeh këto prapaskena EDI RAMA si profesor i vizatimit, kur hap e karh e përkrah “Mini Shëngenin”  e ri që u ngul thika shqiptarëve kudo që janë në aspektin ekonomik dhe superstruktural, sepse pas kësaj shigjete qëndron PUTINI-Rusia, për ta relativizuar ndikimin e Bon Stilit në Ballkan përmes inevstimeve kapitale në Serbi, pasi që përmes “gasit diplomatik” nuk ia arriti. Pa mëdyshje e them publikisht, se këto skenare nuk i njiohin as historianët më të njohur të Tiranës, Prishtinë dhe Shkupit, e lëre ma një piktor siç është Edi RAMA. Nuk të bën vota e elektoratit të armatosur me dituri të ish diktaturave dhe kriptodikataturave sot e kurrë. Vota e popullit të jep pushtet të pa fund në politikën shqiptare, sot, kudo, të cilën e ka përfshirë inflacioni i “i arsimimit, pa luftuar për dituri JO.” Ani, kjo  punë në skenën shqiptare është shndërruar në DERGJË popullore, sepse shkenca është shumë largë ose etikës për sa kohë akcila parti ose individi mund të bëhet “kapitalist”, e sidomos kjo sëmundje ka të bëjë me elitën e saj dirigjuse. 

Kush i prishi pazaret Jugosllavi-Greqi-Turqi më 1955 

Më 1955, thonë dokumentet supersekrete: jugosllave, angleze, ruse, franceze dhe greke, (ato turke këtë fakt nuk e publikojnë deri tash, sidomos nga koha e: Ismet Ynenit dhe Xhelal Bjarit!!!) se  Pakti i pazarit Masonerisë së LLOZANËS 1950-1953 u bë copë e grimë, sespe Shqipëria u bë Antare e Paktit të Varshavës dhe antare e OKB-ës, pikërishtë më 1955. Pra, nga pazari i vjetër ka gjallëruar vetëm ai jugosllavo-turk (1938 dhe 1953), duke i shpërngulur  në Turqi jo më pak se 415000 shqiptarë të konvertuar në turqë që nuk dinin as bukë të kërkojnë turqishtë deri më 1966. (AJ. MPJ. Pasoshko odelnjenje , Drzavna tajna; Broj jugoslovenskih gradjana koji su otisli u Tursku kao “turisti” do 1967 je 415000). 

Nga viti 1966, çështja Shqiptare në Jugosllavi ka kaluar nepër disa etapa të mbijetesës. Etapa e fundit ishte ajo i viteve 1989-1999, kur u shterrën të gjitha shansat që Kosova do të avansohet në Republikë të shtatë të Jugosllavisë, është më e vështira sepse elitën politike shqiptare e kishte trulluar DYMENDËSIA . Kur ky synim për Republikë të Kosovës  u dëshmua se është utopi brenda Jugosllavisë, sepse vendi u shpërbë (më 4 korrik 1992 Deklaratë e Badinterit), pikërisht nga ata popuj që e kishin themeluar, atëherë lindi idea që me luftë –UÇK  të  fillojë realizimin e ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Si rezultat i luftës së drejtë të UÇK-ës, në KUMANOVË më 9 VI 1999,  S. Milloshviqi u detyrua ta nënshkruaj KAPITULLIMIN,  para oficerëve famëlartë të NATO-s, pa asnjë përfaqësues të UÇK-ës. Me këtë lëshim NATO disi në qershor 1999, nuk “e kaloi klasën”, por me qëllim mbeti në riporovim, pozicion ky që është realitet edhe sot (në Kosovë), duke i siguruar pushtet UNMIK+EULEX-it. Në këto rrethana çdo pushtet në Beograd pas 12 qershorit 1999, do të përpiqet me tërë qenjën të TEATRIZOJË  pozitën KAPITULLUESE të një viktime të “rastit”. Mjerisht, në pushtetin e pa pushtet në Kosovë 1999-2019, në pushtet kanë qenë disa parti të cilave u ka ndejtë mbi kokë në stilin neokolonial UNMIK-u +EULEX-i, plus Gjykata Speciale.

Këtë gjykatë e kanë inicuar edhe nja tri parti politike shqiptare, të cilat REGJISTRIMIN E KANË BËRË TE VLLADA KAMBOVSKI NË BEOGRAD. Mos e harroni këtë faktor. Ato kanë sunduar me 1001 shkelje të çdo normë civilizuese dhe ligjore, sepse parim e kanë pasë:  “ekspertin e partisë”-klanit, nepotizmit, e kujt jo në pushtet, sepse me ata injorantë kanë manipuluar shumë më lehtë, se sa me profesionistë të nivelit Europian, të cilët Republika e Kosovës për fat i ka, por që zëri i tyre nuk është lejuar të ndihet këto 20 vjetë. E pra, fjala shkencë në Kosovë është shprehje nënçmuese, sepse gradën shekncore e ka mundësuar “demokarcia” , edhe ta fitoish diturinë dhe gradën shkencore është bërë punë e “kuletës”, kudo nepër univerzitetet e këpurdhave nepër Ballkan dhe më gjërë. E ky fenomen është realitet në të gjitha diciplinat shkencore në Republikën e Kosovës, me pak përjashtime nga Akademia e deri në foshnjore papunësia është bërë epidemi. Sot kudo askush nuk të pyet sa i jep kombit – shtetit, por sa merr prej tij. 

Mu për këtë, ndoshta edhe vjen politika e NËNÇMIMIT të punës mirëfillët shekncore, sepse mirëfillësi ka, megjithë atë. Kështu ka ngja me shumë sfera tjera, por mirëfillsia është bërë individuale e duhet të jetë kolektive. Bije fjala ka ngja që arsimin e drejton  njeriu që kurrë nuk ka punuar në arsim, punët e brendshme i drejton ai që është njohës i një gjuhe të huej, edhe atë vetëm të fakuktetit. Pra, arsimtari i një shkolle të mesme, ta drejtoj një dikaster AORTË të shtetit, fenomen ky që vetëm te ne ngjanë. Këto deformime janë në funksion edhe sot. Dhe çka ka ndodhë?  Serbia dinake si dheplpra, e hetoi në Bruksel me kend ka punë. E mbi gjysma e BE-es në anën tjetër janë PENDUAR pse është bombardaur Jugosllavia e Zhablakut. Tash politika neofashiste serbe synon ta kompenzojë kapitullimin në Kumanovë më 9 qershor 1999. Në fakt sanimi i kapitullimit gati e ka siellë Serbinë në propocion 50 me 50 për fajet dhe krimet në Kosovë, jo me fajin e ndërkombëtarëve, por me megalomaninë e “ekspertëve të partisë shqiptare” në Kosovë. 

Për  ta shpejtuar më rrufeshëm futjen e Republikës Kosovës në humnerë, me kusht që mund t’i vihet flaka nga çdo anë, duke e plasuar në karantinë fluide, në çdo pjesë të shtëpisë, u lejua që për fillim t`i ndahet Kosovës toka në veri të Ibrit. Aty u grumbulluan të gjithë kriminelët serbë, që  nuk do të ngacmohen prej askujt me vite. Pastaj u lejua të tregohet se kush është “Gazda” i Kosovës dhe për dëftim iu lejua  t`e garbitët nga Maqedonia tërë DEBELLDEA si tokë e Kosovës.  Madje, pazarin për atë tokë Kosove, e bëri Serbia dhe Maqedonia nën rregjinë e UNMIK-ut, dhe disa lakej shqiptarë të pushtetit në Prishtinë, duke e qitë vendin para aktit kryer, krejtë me qëllim për ta ruajtur Presidencën! Serbia në forcim të këtij degradimi me DEBELLDEN, provoi të tregoi se kush mundet të bisedojë në emër të Kosovës. Këtu ishte qëllimi fillesatar. Ndërsa  Presidenti i Kosovës atëbotë, Ibrahim Rugova, vetëm zgërdhijej në stilin  e tij prej “krali”, pas reagimit tim publik: Atëbotë pati thënë- “Do ta shikojmë, do ta shikojmë, ne jemi këtu, nuk do të lejojmë”?!!. Nuk foli fjalë tjera.  Erdhi prova vijuese  për  KUFI SHTETËROR  me Malin e Zi.  Sërish vijoi falli politik (Kadastral) i vëndosur TINZISHTË, fall ky që është përgatitë TINZISHTË nga viti 2010, pa dijeninë e atyre që kanë njohri shkencore. Në këtë TINËZIZËM MAKIAVELIST, duke i mshefë “FLETORET ZYRTARE” që kanë të bëjnë me kufitë e rretheve dhe komunave , nga dy autor që aspirionin pozitë akademie, dokumentet u skajuan diku ose i shkatërruan krejt. Pra në tinzizëmi, terthorazi është përfshirë edhe në Akademi të Kosovës turpërisht, pra jo vetëm një gjeometër, që nuk kishte ASNJË IDE SE SI SHËNOHEN KUFIJT NË MES SHTETEVE, për herë të parë. PO e them tinzisht sepse Akademia e botoi librin pamflet. Madje Akademia e ka mbajtur tinzishtë atë libër që ka vlerë të dyshimtë fillim e mabrim nga viti 2010 e deri më 2018, kur doli në treg.  Dhe pse jo, Mali i Zi gjeti  LAKEJë në Kosovë, të cilët në stilin e Rrahamn Morinës, Syria Popovcit, Hajredin Hoxhës, Sinan Hasnit, Ali Shukriut e Kolë Shirokës, që thonin më 1989 se:  “Nuk humbim asgjë me ndryshimet kushtetuese”, deri sa i doli tymi Kosovës më 23 III 1989.

Po, edhe një lider politik dhe pasuesi i tij pastaj  Isa Mustafa na thonin dhe ende thonë  duke fyer dhe kërcënuar me cinizëm se: “caktimi kufirit në brendi të Kosovës për 6 kilometra, nuk ka ndryshim fare të sipërfaqës Kosovës në total. Madje, Isa Mustafa do të avansohet në më të zëshmin bashkë me Akademi; madje  në disa raste propozonin atyre që kundërshtin akordin me Malin e  Zi që:  “të shkojnë te mjeku  se…”. E tash kur i ka përfshi  “grpi i sufikist” , te cili mjek do të kontrollohen, nuk e di?, se nuk jam mjek fare as nuk dua t`i kshillojë.

Por ju them të gjithëve publikisht: “Thefshi qafën qysh në humnerën e parë. Por, korigjimi do të ndodhë herdo kurë, sepse “Fletoret Zyrtre” të Serbisë dhe Malit Zi e vërtetojnë saktësisht ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi” në Çakor dhe Kullë; madje, edhe ndërtimi i rrugës asfaltuar kufirin e përcakton saktësisht se deri ku e ka ndërtuar Kosova, e deri ku e ka ndërtuar Mali i Zi .

Madje, në fund të vitit 2019 e botova dokuemntin me KOTA autentike ushtarke, se ku është kufiri.

Librin e ka botuar Shtëpia Botuese prestigjioze në Kosovë “FAIK KONICA”.

Dokumentet flasin vet. Folni politikanë! Çka i keni paluar veshtë tash?  

Edhe në vizitën e fundit në Kosovë, Edi Rama provoi të na tregoi se “Mini Shengeni” është “shpëtim”.

E këshilloi qeverinë e Republikës Kosovës që këtë “shpëtim” le ta rauj Edi Rama për mandatin e katërt. 

Prishtinë, më 27 shtator 2021

Pse duhet të votohet profesoresha, Fahrije Haklaj?

0
Skënder MULLIQI
Mësimdhënja është profesioni më fisnik, është një sfidë më vete , për nxënës.Mësuesit dhe profesorët historikisht ishin dhe janë heronjë , të cilët më gjithë veshtirësitë e shumta sa ishim në okupim ,dhe tash në liri, punuan fort qdo ditë që të përmbushin misionin e tyre fisnik dhe të përcjellin arsimin dhe dijën të gjeneratat e reja.Njëra nder profesoreshat e shquara të lëndës të Kimisë ,të gjimanazit “Vëllezërit Frashërit” në Deqan , është edhe Fahrije Haklaj. Ajo më përkushtim është vu në shërbim të arsimimit të nxënësve të saj për shumë dekada.
Ashtu si vetë prindërit , edhe mësuesit dhe arsimtarët vënë në plan të parë nevojat dhe mirëqenjën e nxënësve përpara të tyreve. 7 marsi mu për ata edhe është datë që i përkushtohet plotësisht mësuesve: mundi, sakrifica tw punës së tyre të pa lodhur. Fahrija një kohë ishte edhe drejtoreshë e gjimnazit në fjalë, e cila ka lënë gjurmë të pashlyera më punën e saj .Profesoresha Haklaj wshtw e ndwruar nga nxënësit dhe kolegwt e saj ku punon.Ajo është duke u marrë edhe më profesionin e politikës, si anetare e devotshme e LDK –së rugoviane, që na themelimi .
Ajo ishte tre herw ansambliste pranë Komunës të Deqanit, ku ka dhënë mundin dhe përkushtimin e saj, në përbushjën e obligimeve të marra ndaj qytetarëve dhe të LDK-së.Edhe sivjet ajo garon për këtë post .
Ajo ka numrin 6 në listën e LDK-së. Votoni profesoreshën Fahrije Haklaj.Votoni numrin 6.Vota juaj është votë në përmbushjën e obligimeve ndaj gjithë qytetarëve të kësaj komune .