Kreu Blog Faqe 1551

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde

1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin biseduan lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit.

Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka nxitur apo krijuar tensione dhe se prezenca e forcave policore në veri është në shërbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike për të gjithë qytetarët pa dallim. Sipas Presidentes Osmani Serbia nëpërmjet diskursit dhe veprimeve nxitëse, është duke tentuar ta destabilizojë veriun e vendit.

Më tej, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar reforma përmbajtësore në fushën e sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim të mëtutjeshëm në procesin e integrimeve euroatliantike.

Presidentja Osmani po ashtu ka uruar ambasadorin Rohde për procesin zgjedhor në Gjermani, duke theksuar se Republika e Kosovës është çdoherë e gatshme për thellim të bashkëpunimit me institucionet gjermane.

Giacobbe: Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, dialogu mënyra e vetme për të vazhduar tutje

0

Foto nga takimi

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, është pritur sot në një takim nga presidentja Vjosa Osmani me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.

Diplomati amerikan potencoi se për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, duke shtuar se dialogu është mënyra e duhur për të vazhduar tutje.

Ndërsa, presidentja Osmani akuzoi edhe një herë Serbinë se po tenton ta destabilizojë situatën, në vazhdën e përpjekjeve ruso-serbe për zhbërjen e të arriturave të SHBA-së, BE-së, dhe NATO-së në Kosovë dhe rajon.

Në këtë kontekst, Vjosa Osmani tha se vendimi i institucioneve të Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa është i ligjshëm. Ajo vuri theksin te fakti se zbatimi i kësaj mase nga institucionet tona është në përputhje të plotë me marrëveshjen e Brukselit, e cila nuk është zbatuar nga ana e Serbisë.

Presidentja Osmani e bëri të qartë po ashtu që Kosova në asnjë moment nuk ka qëllim të eskalojë situatën. Në veçanti, ajo potencoi se përkushtimi kryesor i institucioneve të vendit është mirëmbajtja e rendit dhe ligjit si dhe mbrojtja e secilit qytetarë në Republikën tonë.

Duke folur për procesin e dialogut, presidentja Omani konfirmoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e tij dhe ritheksoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të palëve të përfshira në të.

Faton Bislimi, Ambasadori pa Post!

0

Në foto: Faton Bislimi në Capitol Hill

Nga Ramiz Tafilaj
Houston, Texas
28 shtator 2021

Ishte student në Texas kur e njoha për here të parë, fiks 20 vite më herët. Por, edhe në atë kohë, ishte activist i pandalur i komunitetit shqiptar në Texas dhe student i dalluar në universitet. Gjatë studimeve, dy vera rradhazi punoi si asistent për cështjet në Ballkan në zyrën e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-ve, nën udhëheqjen e Kongresistit Tom Lantos. Ishte i ri, por ja që qysh më 2003, ai punonte në Capitol Hill, në zemrën e demokracisë e vendimmarrjes botërore, kur shumë politikanë e liderë të Kosovës e kishin ëndërr vec një visitë aty.

Për dy dekada thuajse, ai nuk u ndalë së punuari për Kosovën në Amerikë dhe me njerzit më kryesorë të politikbërjes amerikane, si Tom Lantos, Henry Hyde, Ben Gilman, Bob Dole, John McCain, e shumë e shumë të tjerë, ngase asnjëherë nuk i nda Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe udhëheqësit të saj Kongresistit Joe DioGuardi e zonjës Shirley Cloyes DioGuardi.

U bë i atillë sa që në fushatën e fundit presidenciale, iu besua të udhëhiqte platformën “Albanians for Biden” në kuadër të fushatës së Biden për President, dhe arriti të punonte direkt me menaxherin e fushatës presidenciale të z. Biden dhe njerëz tjerë kryesorë aty. Bile, si rezultat i këtij angazhim, ishte i ftuari i vetëm nga Kosova të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Biden.

U nderua me shumë cmime e mirënjohje zyrtare nga Kongresi i SHBA-ve që nga viti 2005 e këndej, nga Kryetarja e Washington, DC, nga Fondacioni i Presidentit George H. W. Bush “Points of Light,” e shumë e shumë të tjera që flasin sa s’mund të shkruhet për vlerat e tij dhe krenarinë që ndjejnë e shprehin këto institucione amerikane për të.

Akademikisht është ndër të paktën shqiptarë që arriti të marrë grade shkencore në Universitetin e Harvardit, ku ishte nderuar me cmimin dhe bursen prestigjioze “Kennedy Fellowship,” dhe kishte magjistruar në Zhvillim Ndërkombëtar e Administratë Publike. Në Texas, me nderimet me të larta akademike, kishte kryer dy bacelora – një në shkenca kompjuterike e një në matematike. Më vonë, në Dalhousie University kreu edhe një magjistraturë tjetër në marrëdhënje ndërkombëtare, kurese doktoroi në Alberta në shkenca politike.

Vec javën që lamë pasë, ai ishte i ftuar në një sër takimesh më rendësi në Washington,DC e New York: pati takime e diskutime me shumë anëtarë të Kongresit – si Kongresistët Jim Clyburn e Liz Cheney, e Senatorin Chris Coons; takime në Departamentin e Shtetit; me njerzë relevantë të opinionit publik në DC si Profesorin Serwer; Ambasadorin William Walker, e në fund, por edhe më e rendësishmja, me Senatorin Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve.

Takimi me Sen. Menendez ishte gjëja më e rendësishme për Kosovën në këtë kohë kritike. Si rezultat i lobimit të suksesshëm të Ligës nën udhëheqjen e Joe e Shirley DioGuardit, mesazhet e dhëna nga Senatori ishin mesazhet më të mirëpritura e më të duhura për Kosovën.

E tash, ky njeri, ky djalë Kosove, është Dr. Faton Bislimi nga Gjilani. Fatoni që për një javë takime në Amerikë sjellë mesazhet më të mira për vendin e kombin. Fatoni që ka dyert hapur në Kongres e Administratë. Fatoni që me punën e tij ka krijuar respekt në qarqet më të rendësishme politike në Capitol Hill. Fatoni që vazhdon ta bëjë krejt këtë punë me nder, vetmohim, e sakrificë, gjerësa shteti i Kosovës ka zyre, zyrtarë, etj., që as për së afërmi nuk mund të bëjnë atë që ka bërë e bënë Fatoni për Kosovën në Amerikë.

E këtu, unë lash anash, angazhimin e tij jopolitik, përmes lobimit në Amerikë, nga i cili kanë përfitu me dhjetra studentë meritorë nga Kosova duke marrë bursa të plota shkollimi në SHBA, delegacione të ndryshme të trojeve tjera etnike që Fatoni ua ka hapë dyertë në DC, etj.

Pra, ky është profili i Ambasadorit pa post. Ky është profili i njeriut të suksesshëm që nuk vendos asgjë tjetër para interesit nacional të vendit. Ai po vazhdon të na bëjë krenarë, anipse shteti ynë ka zero reflektim për vlerësimin e veprave të njerëzve si Fatoni! Populli sheh e vlerëson, anipse politika bënë sehirë!

  • Ramiz Tafilaj është aktivist i komunitetit shqiptar në Teksas, filantropist dhe botues. Është ndër shqiptarët e pakët në SHBA të nderuar me Cmimin për Arritje Jetësore nga Presidenti i SHBA-ve.

Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, kërcënojnë: Nuk do t’i largojmë barrikadat nëse nuk anulohet reciprociteti i targave!

0
Pamje provokative nga Leposaviqi: “Ai snajper do të jetë i yni!”

Lista serbe ka lëshuar një komunikatë në emër të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, përmes së cilës thonë se kanë kundërshtuar zëvendësimin e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës, me ushtarë të KFOR-it, pasi do të mbetet në fuqi vendimi për reciprocitetin me targat e automjeteve nga Serbia.

Në komunikatë thuhet se kryetarët e komunave nga veriu gjatë ditës së djeshme (e hënë) në bisedë me komandantin e KFOR -it kanë marr propozimin që “forcat speciale shqiptare” të  zëvendësohen me ushtarë të KFOR -it, “por që vendimi i njëanshëm i Prishtinës për konfiskimin e targave serbe dhe rrezikimin e lirisë së lëvizjes të mbetet në fuqi, dhe që veriu të bëhet geto serbe”.

“Në konsultim me qytetarët tanë, njëzëri hodhëm poshtë një propozim të tillë. Populli ynë dhe ne, përfaqësuesit e tij, nuk jemi të gatshëm të pajtohemi me synimin e Prishtinës për të na futur në geto dhe për të hequr të drejtën për lirinë e lëvizjes, e cila është vlera e Evropës moderne dekada më parë dhe që duhet të zbatohet për serbët në këtë zonë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, në emër të kryetarëve të katër komunave në veri.

Më tej në komunikatë thuhet se “për shkak të vendimit të njëanshëm të Prishtinës, serbët protestojnë në Jarinë dhe Bërnjak tash e nëntë ditë dhe do të qëndrojnë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse nuk pajtohen me synimin e Prishtinës për të na futur në kafaze. Është  gënjeshtër se ne jemi të prekur nga kombësia e atij që na heq targat, por vetë qëllimi për t’i hequr ato. Pa marrë parasysh se çfarë uniforme ka veshur dikush”.

“Prania e forcave speciale të armatosura deri në dhëmbë që rrahin serbët duarthatë është arsyeja për masivitet dhe këmbënguljen e njerëzve tanë në luftën për të drejtën e lirisë së lëvizjes”.

“Prandaj i bëjmë thirrje edhe një herë Prishtinës që të kthejë gjendjen në periudhën para 20 shtatorit të këtij viti, të tërheqë formacionet e saj të armatosura në dhëmbë dhe të gjejë një zgjidhje të përshtatshme përmes dialogut me Beogradin. Çdo gjë tjetër vetëm do të ndez situatën tashmë të ndezur, të cilën përfaqësuesit tanë po e mbajnë nën kontroll me shumë vështirësi, ndërsa nga ana tjetër, njerëzit tanë po maltretohen nga forcat speciale ROSU”, thuhet në kumtesë.

Lideri Katalonjës Carles Puigdemont: Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, nëse sot jo, nesër po!

0

Eurodeputeti dhe ish-presidenti i rajonit të Katalonjës e ben shqiponjën

Romë, 27 shtator -Me uredhrein e Gjykatës italiane lideri mi Katalonjës Gjykata italiane ka urdhëruar që ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Spanjë të lirohet pas arrestimit të tij në Sardenjë, tha avokati i tij. me24 shtator eshte liruar nga burgu. Eurodeputeti dhe ish-presidenti i rajonit të Katalonjës së Spanjës Carles Puigdemont u arrestua nga policia kufitare pasi mbërri në aeroportin Alghero të enjten në mbrëmje. 58 vjeçari u largua nga Spanja në fund të tetorit 2017.

Lideri Katalonjës, Carles Puigdemont. Ne bisede per gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka folur për Kosovën dhe shqiptaret ne ballkan dukee krahsuar Ktalonjen me krahasuar me Lugine e Preshevës

«Spanja nuk duhet frikesohet as Serbise e as Katalonia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur pasi Gjykata e OKB-së nga Haga e cila i ka treguar Beogradit dhe Madridit më 22 korrik 2010 se shteti i Kosovës eshte legal dhe legjitim konform kartes se OKB-së pëpopujt autokton dhe se nuk eshte ne kundershtim te asnje norme nderkombëtare..» ka thene per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Ish-presidenti i Katalonjas Carles Puigdemont.

“Problemi i katalonjes ne Spanje eshte identik me ceshjen shqiptare ne Luginen e Presheves, te cilat mjedise kerkojne te ndahen nga regjimet te cilat ne menyre sistematike diskriminojne padrejtesisht. Shkeputja e Katalonjes dhe Lugines se Presheves per te jetuar si nje etni ne vete ose t’i bashkangjitet nje shteti eshte e drejt legjitime nderkombëtare e drejte kjo konform edhe kartes se OKB-së qe ju garanton popujve uatokton..” ka thëne për gazeten Le Canton27.ch  eurodeputeti dhe ish-presidenti i i Katalonjës Carles Puigdemon.

Në Pejë bëhet inaugurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos, pjesëmarrës në ngjarje edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti

0

 

Në qytetin e Pejës sot është inauguruar Qendra Nacionale e Xhudos dedikuar ekipit të xhudos “Ippon” nga i cili dolën xhudistët më të suksesshëm të jashtëzakonshëm si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Laura Kuka, Distria Krasniqi e Akil Gjakova.

Në inaugurimin e kësaj qendre morën pjesë krerët më të lartë të shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku dhe përfaqësues të lartë të partive politike në vend.

Me këtë rast e para e vendit Vjosa Osmani tha se kjo qendër do të jetë foleja e shumë xhudistëve të rinj dhe se për këtë shteti do t’u jetë mirënjohës përgjithmonë fitueseve të medaljeve të arta deri më tani, më në krye trajnerin Driton Kuka, duke shtuar se ato e ngritën flamurin në shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Vjosa Osmani: Ju e ngritët flamurin tonë në vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën

“Ne do t’iu jemi përherë mirënjohës e falënderues për faktin se ju vazhduat dhe nuk u dorëzuat para asnjë gjëje. Ju ia dolët prandaj ia doli edhe Kosova. Ju ia zbardhët fytyrën jo vetëm vetvetes, jo vetëm Tonit por edhe familjeve dhe një kombi të tërë. Nuk ka nder më të madh e shërbim më fisnik ndaj vendit se sa të lartësosh flamurin e vendit tënd e ta ngrisësh emrin e vendit tënd në majat që vendet të tëra ende nuk i kanë arritur dhe vazhdojnë t’i ëndërrojnë….Fitorja më e madhe e juaja është që ju keni bërë që emri i republikës sonë të përmendej e të nderohej në vende të cilat ende nuk na kanë njohur që himni ynë të intonohej e nderohej aty ku nuk ishte dëgjuar kurrë më parë”, tha Osmani.

Osmani shtoi po ashtu se inaugurimi i kësaj qendre është shumë i rëndësishëm për shkak se shënon kurorëzimin e një pune të palodhshme.

Presidentja, Vjosa Osmani : Kjo qendër shënon kurorëzimin e një punë të palodhshme

“Sot jo shumë vite pas, përveç medaljeve olimpike e shumë medaljeve të tjera, xhudistët tanë po bëhen me një shtëpi ashtu siç ata të gjithë e meritojnë. Kjo nuk është vetëm një ndërtesë moderne, është kurorëzim i palodhshëm i punës së tyre tash e sa vite. Është foleja ku vajza e djem të tërë do të vazhdojnë hapat e kampionëve tona do të kultivojnë dashurinë për xhudon dhe zellin për punë drejtë majave të suksesit”, tha Osmani.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se rrallëherë ndodhë që sportistët së pari të korrin suksese e pastaj të ndërtohet infrastruktura, por që ky është rasti me xhudistët tanë.

Kurti: Xhudoja shembulli që duhet ta ndjekim të gjithë për të pasur sukses

“Rrallëherë dëgjojmë tregime të tilla ku fillimisht fitojmë medalje olimpike e pastaj e ndërtojmë infrastrukturën, kjo është storia juaj e suksesit. Kjo qendër nuk do të ishte as e njëjtë dhe as e mundur pa suksesin tuaj të deritanishëm. Sot kjo qendër do të ndihej e zbrazët pa ju. Kjo qendër është sepse ju jeni në qendër. Ekipi i xhudos jeni shembulli që duhet ndjekur në të gjitha fushat tjera sepse kur ka punë suksesi nuk qëndron larg pavarësisht se prej nga vjen ai”, tha Kurti.

Me këtë rast Kurti po ashtu bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do ta shpallë Qytetare me merita të veçanta Majlinda Kelmendin, ndërsa shtoi se së shpejti do të ndahen edhe shpërblimet për Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

Albin Kurti: Do t’i shpërblejmë xhudistët

“Po shfrytëzoj rastin t’iu informojë se ky projekt do të vazhdojë edhe më tutje duke ndërtuar hapësira të tjera të reja përcjellëse në të cilat do të presim sportistë vendorë e të huaj, krejt kjo me qëllim të rritjes së rezultateve tona sportive dhe të promovimit të sportit si mekanizëm për ruajtjen e mirëqenies sonë shoqërore…Sot këtu para jush iu njoftojë që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport do të propozojë vendimin për shpalljen e Majlindës Qytetare me Merita të Veçanta. Po ashtu nesër do të nënshkruhen vendimet për shpërblimet e dy kampioneve të reja olimpike, Norës dhe Distrias”, tha në fund Kurti.

Në këtë ceremoni, presidentja Osmani e nderoi me medalje presidenciale Distria Krasniqin, Nora Gjakovën, si dhe trajnerin Driton Kuka.

“Babloku”, themelus i një politike të rreme …!

1
Afrim Caka, Gjakovë
Bablok,“Leshi i bardhë i fytyrës nuk ta mbulon dot faqen e zezë”.
Rama, një kryeministër i lindur për të qenë skllav i Vuçiçit, siç thonë vëllezërit e tu dhe e gjithë opinioni botëror, “kryeministër i zgjedhur midis kryeministrave botëror i zgjedhur midis popujve për të qenë skllav dhe për të vënë vulën e turpit fjalës “lashtësisë shqiptare”.
Për çfarë Ballkani të hapur bëhet fjalë kur Serbia po kërcënon hapur fare me luftë.
Gjuha e harruar! A me duket m’u babloki nga Tirana apo ka të njejtin surrat me Vuçiqin dhe Dullen?! Ç’dukuri e çuditshme kjo lëvizje e tij!
Autori i një “kryeministrie të rremë” nuk merr mend se kjo lëvizje, që në pamjen e parë ngjanë si një kulmim i së keqës, zbehet nga një kulm tjetër përball Kurtit e Qoses: Babloki me leshin e bardhӫ në fytyrë jo vetëm është një themelues i “Minishengenit Ballkanik”, por ai ishte edhe vrasës i “kombit dardan”. Dhe kjo aspak në kuptimin rrjedhimor të fjalës (themeluesi i një kryeministrie “vrasëse”, rrjedhimisht “vrasës” etj.). “Është fjala për një bablokë vrasës të mirfilltë, vrasës me dorë të vet dhe, për më tepër, vrasës pas krahëve. Ndoshta shprehja një kryeministri shqiptar e më i spikatur e karakterit problematik dashurisë ndaj Vuçiçit. Aasosacion në lidhje me qeverinë serbe ka të bëjë me ambiciet e politikës serbe duke mos i marrë përgjegjësit mbi vete”.
Nuk është vështirë të mësosh çfarë është një bablokë kryeministër sepse nuk mund të mësohet: duhet “ta di” nga përvoja politike, ose duhet ta mos e ket krenarinë të mos e di se në Dardani jetojnë shqiptarët e jo shkijet. Por që në ditët e sotme të gjithë i flasin për bablokin gjëra për të cilat nuk mund të ketë asnjë përvojë në politik, kjo është e vërtet mbi të gjitha dhe për fat të keq për bablokin dhe rrethanat filozofike të tij – janë pakicat që i njeh dhe që ka mundesi që t’i njohë, dhe të gjitha mendimet popullore për këtë gjë nuk janë të gabuara dhe antikombëtare. Kështu pra përshembull, ajo bashkjetesë vërtetshmërisht me Vuçiqin e një karakteri shpirtëror të lig dhe të papërmbajtur që ecën nën flamurin e Serbisë, e një rreptësie dhe një nevojë dialektike që bënë hapa të gabuar e tragjikë.
Bablokë, ore – si është e mundur që s’kerkon njiher falje të paktën?!
Besoj se nuk gabohem. Kjo quhet tradhti. Ose, më saktë, në këtë duhmë të tyre, tradhtia mund të ishte shkrirë bashkë me të tjerat. Desha të them se pabesia, përgjithësisht, e shëmton bablokin, nuk thonë më kot, sy të lig, të pabesë gjakprishurish shqiptarë. Sot SHQIPËRIA dhe DARDANIA gëlojnë nga spiunët dhe tradhtarët. Këta njerëz kishin evoluar në një shkallë të tillë, derisa arritën të bëheshin gjak prishur, spiun në kuptimin e plotë të fjalës, sepse imoraliteti e tradhtia e tyre nuk njihte kufij.
Ata e treguan me prova të shumta, bindshëm, se në tradhtinë, marrëzinë dhe mizorinë e tyre s’ka kufij është një tregues i tiranisë ndaj kulturës dhe besimit të shqiptarëve. Ata, nga lakmia e tyre, parapëlqenin t’i dëgjonin e t’iu bindeshin ligjeve të djallit… Megjithatë, ata që i kryen këto çmenduri nuk i kuptonin apo nuk donin t’i kuptonin lashtësinë hyjnore shqiptare. Mbani në mendje ky kontaminim helmues mund të hiqët vetëm me rebelime. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër këtyre freskave që ngjanin me bablokun.
Të mendosh dhe “ta vrasësh me gjithë mend” vëllezërit e tu dardan, të peshosh rëndë – rëndë: për të është një lloj, është kështu që babloki ka përvojë miqësie me shkja e shkina. Ka të ngjarë, lidhur më këtë, që babloki me leshin e bardhë në fytyrë të ketë një nuhatje më të hollë – atë e dinë edhe shumë mirë që atëherë kur e bënë “padrejtësisht” dhe e bënë gjithçka për nevojë të Vuçiçit, ndjenja e lirisë lihet anash, mprehtësisëꓼ e pushtetit absolut, e vendosjes dhe ndërtimit antivlerave arrin në kulmin e saj. Me pak fjalë, nevoja dhe “rëbëria dhe skllavit” janë atëherë të bashkuar midis tyre. Pyetja tragjike ishte: bashkë me thyerjen e vendit, a u thye ideja e “Bashkimit Kombëtar”? Me fjalë të tjera Dardania nuk ra, po edhe Albini nuk ra!?
Pikërisht mprehtësia e vetëdijës së bablokit e shtyn ndoshta të lëkundet gjatë ecjes dhe të mos ngurrojë: babloki i trembet tundimit të delitantit Vuçiç, të shumëkëmbëshit dhe të kthetrashumit, e di shumë mirë që babloki leshë thinjur që e ka humbur respektin për veten dhe te vëllëzërit e tij në Dardani, nuk udhëheq më as edhe si shqiptar e kryeministër; babloki mjekërr thinjur duhet të bëhej një aktor i madh dramash, një kaliestro i filozofisë politike dhe një fyelltar magjik i shpirtrave të humbur, me një fjalë një mashtrues duke luajtur një lojë të keqe ndajë vëllezërve të tyre në Dardani.

Mbledhje e Bordit të Drejtorëve të AKP-së, mirren vendime të rëndësishme

0
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt, ku u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me gjendjen e privatizimit dhe likuidimit.

Bordi i Drejtorëve në këtë takim diskutoi edhe mbi kompensimet e anëtarëve të Bordit. Me këtë rast mori vendim që kompensimi për anëtarë të Bordit të zvogëlohet në mënyrë lineare për 30%, si dhe vendosi që kompensimi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve të bëhet mujor (fiks) duke eliminuar pagesat për takime, që efektivisht pothuajse përgjysmon kompensimin e anëtarëve të Bordit, shkruan “Drini”.

Bordi i Drejtorëve e udhëzoi Menaxhmentin që në kuadër të strukturës së re organizative dhe në përputhje me aktivitetin në ulje të AKP-së, të përgatis Rregulloren e re të pagave e cila do të reflektoj ulje të buxhetit pagave prej 30% për zyrtarët e lartë dhe stafin e AKP-së.

Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dokumentet të cilat do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e draft strategjisë për finalizimin e procesit të privatizimit duke konkluduar që deri në aprovimin e këtij drafti të vazhdoj pezullimi i shitjeve sipas kërkesës së Qeverisë, ndërkaq udhëzoi menaxhmentin që të vazhdohet me qiradhënie të rregullt të aseteve shoqërore sipas rregullores në fuqi për periudha 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

Pas shqyrtimit dhe diskutimit mbi buxhetin e AKP-së për 2021, Bordi i Drejtorëve paraqiti vërejtjet e tij dhe kërkoi sqarime shtesë lidhur me disa zëra buxhetor pas të cilave do të shqyrtoj dhe aprovoj buxhetin në mbledhjen e radhës.

Bordi miratoi unanimisht transferimin e fondeve të mbetura për 3 N.Sh., në shumën prej rreth 39 mijë euro, në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës. Tutje Bordi i Drejtorëve miratoi Marrëveshjet e Mirëkuptimit në mes MPBAP dhe AKP për pagesën e shpronësimit për: Pronat e objekteve “Pallati i Mediave-Rilindja dhe Toka e N.Sh. “Drithnaja” (Zhitopormet); Objekti “Ish Banka e Lubjanës” (N.Sh. Banka e Lubjanës dhe N.Sh. Metal Holding); dhe Objekti “Barnatorja e Qytetit” Prishtinë. Veç kësaj, pas shqyrtimit Bordi i Drejtorëve miratoi rritjen e buxhetit për Ndërmarrjen në likuidim “Prishtina”.

Në këtë takim Bordi vendosi që të themelojë Komitetin e Auditimit si dhe Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Menaxhmentit për vitin 2020. Menaxhmenti e informoi Bordin lidhur edhe me dy me rastet e Arbitrazhit. Bordi i Drejtorëve shprehi mirënjohje për stafin e angazhuar në rastin e fituar në Gjykatën e Arbitrazhit ku palë ishin MiM Golesh kundër AKP-së.

Në këtë takim, Drejtori Menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj, ia paraqiti dorëheqjen Bordit të Drejtorëve të AKP-së, duke e falënderuar Bordin e Drejtorëve për bashkëpunimin e deritanishëm. Bordi i Drejtorëve e pranoi dorëheqjen duke e falënderuar Drejtorin Menaxhues për kontributin e dhënë në punën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Qasja Shqiptare dhe rajonale ndaj ndikimit rus dhe hegjemonisë serbe

0

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, si dhe i dërguari rus për mbrojtje, Aleksandr Zinchenko, pardje, më 26 shtator 2021, me krerët e Ushtrisë së Serbisë, në afërsi të Jarinjes, kufirit me Kosovën.

Gjergj – Skender Jashari

Me tensionimin e situatës dhe raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në ditët e fundit, e bënë sërish më të nevojshme këndelljen tonë si komb dhe si disa shtete Shqiptare në Ballkan. Në vazhdimësi prej ekzistencës së Serbisë si shtet, ka qenë destabilizuese dhe rrezikuese e paqes dhe sigurisë në Ballkan, madje ka qenë shkaktare edhe e Luftës së Parë Botërore.
Qarqet serbomdha, kanë shfrytëzuar për më shumë se një shekull për mrekulli, herë Perandorinë Osmane, herë Perandorinë Ruse, e pastaj në kohën e Tito-s edhe Perëndimin, me politikën e të painkuadruarëve etj. Mirëpo me rënijen e Bashkimit Sovjetik, ra edhe Jugosllavia, si krijesë kopje e saj. Por ajo që duhet të na vë në paraveprim para se të mund të ringritet Serbia, sërish duke kopjuar politikat ekspansioniste të Rusisë, na bënë neve Shqipatrëve përgjegjës jo vetëm për kombin tonë, Ardhmërinë tonë, por edhe për fqinjët tonë në Ballkan, të cilët kishin fatin e ngjajshëm me ne, të viktimizuar nga fashizmi serb.
Pas vitit 1992, Rusia filloi të ringritej, duke ingranuar kryesisht politika ekspansioniste ekstreme, përfshirë sidomos ripërdorimin e terroristëve islamik, anarkistëve dhe veçmas duke ripërdorë kriminelët ordiner, krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin për qëllime politike, por për më shumë duke përdorë edhe pacifistët( duke shpërndarë propaganda që s’ka më luftë si dhe duke pacifizu dhe neutralizu ndërhyrjen ndërkombëtare në konfliktet në botë etj); liberalistët( duke propaganduar politika të tilla në vend a për vende të tjera, që i shkojnë në interes ringritjes së Rusisë etj); nacionalistët ekstrem( me qëllim të minimit dhe përçarjes së Bllokut Perëndimor; nxitjen e konflikteve ndërmjet antarëve të NATO-s dhe BE-së etj) etj. Të njejtën strategji të ringritjes e ka adoptuar edhe Serbia për ringritjen e saj, pasi humbi luftërat në ish-Jugosllavi.

Perëndimi sërish u përpjek me oferta të ndryshme që ta tërheq Serbinë në BE, ta largoj nga Rusia, por që shihet se për fat të mirë për ne Shqiptarët, Serbia sërish ka vendosur kundër Perëndimit dhe pro Rusisë. Vazhdimisht Serbia prolongonte proceset, qoftë edhe procesin e dialogut me Kosovën, me shpresën që do mund të vinte momentumi i përshtatshëm për ta rifitu edhe ushtarakisht Kosovën, Republikën Srpska në Bosnje, Malin e Zi, Maqedoninë etj.

Kurse ne Shqiptarët dhe as fqinjët tjerë të Serbisë, nuk kemi bërë asgjë për të patur siguri dhe mbrojtje të sigurtë kundër fashizmit serb. Shtete të brishta, me korrupsion galopant, me punësime partizanësh, me Ardhmëri të vyshkur e që rinia ikë nga vendi, me ushtri që në përqindje të fuqisë politike janë përpjestu për punësimin e partizanëve të partive politike dhe duke mos armatosur ushtrinë me kapacitete adekuate për të përballu agresionin potencial të Serbisë etj, të gjitha këto i kanë shkuar për shtati Serbisë. Pa harruar edhe që buxhetin ushtarak për Serbinë, u’a kemi dhënë ne Shqiptarët, duke blerë produktet Serbe. Përjashto Kroatët që si shtet kanë përparuar në shumë procese qoftë edhe në forcimin perfekt të ushtrisë së tyre. Madje disa herë zyrtarët kroat kanë deklaruar që nuk do lejojnë hyrjen në BE të Serbisë pa i plotësu kriteret.

Pos tjerash, asnjë strategji kombtare a institucionale në Republikën e Kosovës, nuk e kemi për t’u mbrojtur nga veprimet agresive të Serbisë, qoftë në politikën e jashtme( në lidhje me njohjet dhe çnjohjet; gjykimin e kriminelëve serb për krime lufte; faktimin e gjenocidit të Serbisë kundër Shqiptarëve; faktimin e përdorimit të agjentëve islamik të Serbisë për qëllime politike të Serbisë kundër Interesit Kombtar Shqiptar; bllokimin e Serbisë në avansimin në proceset EuroAtlantike apo largimin e Serbisë sa më shumë nga Europa dhe Perëndimi etj); apo për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbrojtjen e ekonomisë dhe prodhimeve tona; apo një Strategji copy paste për sa i përket sigurisë etj.

Krijimi i Minishengen-it pa Serbinë

Krijimi i Minishengenit Ballkanik, ku do përfshihej edhe Serbia, kategorikisht do duhej bllokuar edhe nga ne Shqiptarët, mirëpo ky projekt do duhej përdorur vetëm duke përjashtuar Serbinë. Zhvillimi ekonomik Kombtar Shqiptar, ku do përfshinte inkorporimin e shteteve: Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republiksë së Malit të zi, por edhe duke përfshirë edhe Bosnje dhe Hercegovinën, është në interes të qytetarëve tonë. Por sheshazi duket që politikat e Bashkimit Kombtar Ekonomik të Shqiptarëve, kontrollohen nga politikan të korruptuar nga qarqet dashakeqe. Asnjë shtet i këtij Minishengeni( pa Serbinë), s’do kishte interes dhe varësi nga tregtia e mallrave të Serbisë. Asnjë organizim, marrëveshje a traktat rajonal a ndërkombtar s’do duhej pranuar nga ne, e do duhej të ndikohej edhe në fqinjët tonë që kanë pasur të kaluarën e ngjajshme me Serbinë, që Serbia mos të pranohet derisa nuk ndërgjegjësohen dhe përgjegjësohen dhe nuk dëshmojnë civilizimin dhe europianizimin, duke reparu të kaluarën gjenocidale të tyre. Fatmirësisht si projekt, është hedhur poshtë sidomos nga politikanët e Kosovës, por do duhej kërkuar vetëm përjashtimin e Serbisë në projektin e tillë, apo prolongimin e përfshirjes së Serbisë. Perëndimi e ka vërejtur fare mirë, që Kosova ka varësi tregtare ndaj Serbisë, prandaj përmes kësaj pike, përpjeken në tërheqjen e Serbisë dhe largimin nga Rusia dhe largimin e ndikimit rus. Prandaj po për këtë fakt, qeveria e Kosovës, mund ta instrumentalizoj inciativën për interes të vendit.

Projekti “Ballkani i hapur” pa Serbinë.

Një projekt i ngjajshëm me Minishengenin, por me terme më të zbutura, me qëllim të joshjes së Serbisë dhe largimin e saj nga ndikimi rus dhe të ndikimit rus në vendet e Ballkanit. Por edhe në këtë rast, njejtë si për Minishengenin, do duhej kërkuar vetëm përjashtimin e Serbisë-këtë kërkesë do duhej ta shtronte qeveria e Kosovës. Duke qenë se është kundërshtuar nga disa vende tashmë, gjë që tregon se edhe iniciativat rajonale të sponsorizuara nga Perëndimi, që projektohen për joshjen e Serbisë dhe largimin e ndikimit rus nga rajoni, nuk funksionojnë. Prandaj nuk mund të pritet që do vazhdohet me ndonjë projekt të natyrës së ngjajshme në të ardhmen, pasiqë duket së interesimi i vendeve të rajonit për to është në rënije, derisa ashpërsohet edhe kundërpërgjegja kundër hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në këto vende. Prandaj krijohet hapësira dhe nevojë, për iniciativa rajonale Shqiptare së bashku me fqinjët tonë( jo serb), për ta neutralizu, izolu hegjemoninë serbe që përdoret nga Rusia dhe ndikimin rus.

Qasja e re, izolimi rajonal dhe ndërkombtar i Serbisë.

Tashmë ka ardhur koha, që qasja ndaj Serbisë dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme agresive kundër fqinjëve të saj, të ndalet me mënyrën më të përshtatshme, pasiqë përpjekjet e perëndimit për tërheqjen, joshjen e Serbisë duken si të pafrytshme dhe të dështuara. Ngjajshëm si përpjekjet e Perëndimir, për ta bindur Serbinë gjatë luftërave të fundit të ish-jugosllavi, shpeshherë kanë qenë të dështuara, madje edhe kërcënimet dhe sanksionet ndërkombtare nuk jepnin rezultat, veçmas kur ishte rasti i Kosovës. Prandaj duke pasur parasysh angazhimin e Serbisë për këto dy dekadat e fundit, në minimin e Pavarësisë dhe Shtetësisë së Kosovës, s’do mend që s’mund të pritet që të zbuten qëndrimet e tyre. Derisa në vazhdimësi duket që Rusia është duke rritur përpjekjet dhe duke u bë gjithnjë e më agresive për destabilizimin e rajonit, gjë që ka gjetur Serbinë ta përdorë në Ballkan për këtë qëllim. Prandaj qeveritë tonë në rajon( Republikë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi) do duhej të kordinoheshin mes vete por edhe me qeveritë e vendeve tjera fqinje në rajon( Kroacisëë, Bosnje Hercegovinës etj), që të fillojnë fazën e re të në ndryshimin e qasjes rajonale dhe ndërkombtare kundër Serbisë. Për të vazhduar në kordinimin e presionit dhe izolimit ndërkombtar kundër Serbisë. Para se gjithash kjo është në Interes Kombtar Shqiptar, edhe për ne Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Veçmas kur, Kroacia, Boshnjakët, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova( përfshirë edhe Luginën e Preshevës), drejtëpërdrejtë janë të rrezikuara nga hegjemonia serbe dhe ndikimi rus. Prandaj në situatë të tillë, është e vetëkuptueshme bashkërendimi dhe bashkëveprimi për ta neutralizu së paku ndikimin Rus dhe hegjemoninë Serbe, prej nga kuptohet në mbështetjen e sigurtë edhe të BE-së dhe NATO-s. Derisa vendet e kërcënuara nga ndikimi rus, përmes Serbisë dhe hegjemonizmit serb, nuk ndryshojnë qasjen, do vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe do të kenë më shumë sukses.
Kurse për sa i përket zhvillimit ekonomik, tregtisë etj, vendet e Ballkanit Perëndimor, do duhej të kërkonin antarësim më të shpejtë në BE, për t’i ikur ndikimit rus, kinez dhe turk, të cilat e përdorin Serbinë si trampolinë për qëllimet e tyre në rajon, brenda të cilave edhe Serbia realizon a tenton t’i realizoj qëllimet e saj hegjemoniste.

Mini-NATO

Nuk duhet të shikohet si zëvendësim i NATO-s, por si thellim edhe më i madh i aleancës së NATO-s, në nivel rajonal, të Ballkanit. Shtetet ende të pa antarësuara në NATO, e që rrezikohen dhe kërcënohen nga ndikimi rus dhe hegjemonizmi serb, do duhej përshpejtuar dhe ndihmuar në hapat drejt antarësimit. Por në të njejtën kohë, krijimi i Mini-NATO-s, e përbërë nga Republikat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, me mundësi përfshirje edhe aleatët tjerë rajonal, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë etj, që mund të rrezikohen nga fashizmi serb dhe ndikimi rus. Derisa Serbia, përgatitet ushtarakisht, kryesisht me armë tipike për sulm, pastaj publikisht deklaron pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës dhe fqinjëve të tjerë, bënë manovrime kërcënuese ushtarake, krijon aleanca ushtarake sulmuese etj, të gjitha këto tregojnë më së miri, qëllimin e Serbisë për të ardhmen. Derisa në anën tjetër Republika e Kosovës, me hapa shumë të ngadalshëm avanson kapacitetet e saja ushtarake, shtuar kësaj edhe stërmbushjen e forcës ushtarake të Kosovës, me partizan të partive politike, duke dëmtu kështu edhe gatishmërinë dhe kapacitetin ushtarak. Gjë që do duhej përshpejtuar fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe spastrimin e militantëve politik nga forcat ushtarake dhe forcat tjera të sigurisë. Por për shkak të ndikimit rus, kinez, turk që mund të jenë edhe të bashkërenduar sidomos me Serbinë, në destabilizim a krijim të konflikteve në rajon, imponon nevojën për bashkërendim të veprimeve në nivel edhe rajonal kundër ndikimeve të tilla. Prandaj çdo ditë vonese është e dëmshme, duke i dhënë mundësi më të mëdha Rusisë për ndikim, ashtu edhe Serbisë për hegjemoni.

Më:28.09.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Kufiri apo “Kufiri tek Thana!”

0
Nga: Gjergj Kabashi
Nuk mund t’i kërkosh Kosovës heqjen e vendimit për targat e përkohshme, ndërkohë që Serbisë as që i kërkohet një gjë e tillë.
Nuk mund të jetë situata në atë pjesë të vendit (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq) e qetë dhe e pa probleme, përderisa Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, falendëron barrkiaduesit serbë në Jarinje dhe Bërnjak. Me këto fjalë ai para gjithë botës tregoj se është faktori kryesor destabilizues, duke mos e fshehur fare.
Dmth., përderisa Vuçiq, si president i një shteti tjetër, fqinj me Kosovën, përzihet në punët e brendshme të Kosovës kaq hapur, duke i trimëruar drejtpërdrejtë ata për mosrespektim të ligjeve të Kosovës në pjesën veriore të vendit, që të vazhdojnë ta kundërshtojnë rendin e qetësinë në vend.
Se çka flet e thotë Edi Rama, nuk është aq me rëndësi, pavarësisht se bënë dëme të mëdha kur thotë se duhen larguar njësitë speciale nga Jarinje e Bërnjak, pasi ashtu mendon si serbët e Beogradit.
Për fat të Keq!
Policia e Kosovës e din më mirë se ai dhe kushdo tjetër se dërgimi i njësive speciale nuk është bërë me dëshirë, por ka qenë nevojë dhe veprim i domosdoshëm, pasi rendi nuk mund të vihet me ata që vënë barrikada, për ta kundërshtuar ligjshmërinë dhe të drejtat e njëjta për të gjithë.
Prania më aktive e KFOR-it në atë pjese dhe në mbarë Kosovën nga dita e djeshme, është veprim i qëlluar, por Policia e Kosovës i din punët e veta dhe askush nuk mund t’i kërkoj asaj që ajo ta bëjë këtë apo atë, kur janë vet ata që vlerësojnë se kur duhet tërhequr dhe kur policia kufitare në jarinje e Bërnjak, pa u penguar nga askush, vet mund ti kryej punët që është duke i kryer në praninë e tyre tash.
Prandaj, tërbimi serbomadh i Vuçiqit ka arsye të mëdha të shpërfaqjes publike, pasi bazohet pikërisht në idenë serbomadhe që e mendon atë pjesë të Kosovës “si krejt të saj”, meqenëse në emër të asaj ideje është mbajtur i izoluar veriu i vendit tonë qe mbi dy dhjetëvjetsha, si vend prej ku shteti i Serbisë me serbët e asaj ane që sillen si kolonë, mendohet se i ka larguar afër 30 mijë shqiptarë nga atje, se ka investuar e ndërtuar pandërpre dhe në një mënyrë e ka pasur në dorë atë pjesë të vendit më shumë se institucionet e Kosovës!
Por, në gjithë këtë histori, është e pakuptueshme se çka ka Edi Rama që bënë kërkesa të tilla për terheqje, kur as bashkësia ndërkombëtare, që është e pranishme në Kosovë, nuk i jep vetës të drejtë të sillet në atë mënyrë.
Megjithëse Edi Rama me “kiminë” dhe gjuhën e tij të trupit, e cila i shkrihet kur e takon Vuçiqin dhe i ngryset kur i takon “vëllezërit” e vet shqiptarë, – të atij rangu apo rangjeve të ngjashme, na i ka treguar të gjitha më shumë e më mirë se sikur të fliste pandërpre!
Kosova nuk është Akademiku Rexhep Qosja, o Edi Rama?! …
Sidoqoftë, Albin Kurti duhet ta ketë përpara vetës vetëm Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të veproj ashtu si e udhëzon ajo, pikë për pikë e nen për nen.
Kultura e komunikimit dhe fjalori i butë në komunikim Albin Kurtit nuk i ka munguar as deri tash, e të shpresojmë se se nuk do t’i mungon as në të ardhmen, që është me rëndësi të madhe.
Por, në anën tjetër, ai me po atë butësi në komunikim duhet të tregohet i fortë dhe i pakompromis, gjithnjë duke e pasur Kushtetutën e Kosovës përpara vetës.
Lëshimet përpara Serbisë nuk mund ta ndihmojnë Kosovës, pos që e paraqesin të dobët përpara saj, gjë që ajo e do për peresione deri tek lëshimet e tjera.

Për qëllime të tilla provokative pra dy ditësh ishin në afërsi të Rashkës, krejt afër kufirit të Kosovës, edhe ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, si dhe i dërguari rus për mbrojtje, Aleksandr Zinchenko, që u takuan me krerët e Ushtrisë së Serbisë aty, sikur donin të tregonin se në praninë e Ministrit serb të mbrojtjes, Stefanoviqit, e inspektuan gjendjen e gatishmërisë ushtarake të ushtrisë së “Vëllait të Vogël”, krejt afër Jarinjës, duke menduar se si do të dukej në praktikë “Ballkani i Hapur”, nëse fillimisht provohetr me aeroplan dhe tanke, qoftë edhe dhiareve malore, afër kufinit të Serbisë me Kosovën.

Duke e ka shprehur shqetësimin e Moskës zyrtare, Kharchenko ka thënë:.
“Kjo ka për qëllim pastrimin etnik të Kosovës”.
Ai e ka shfrytëzuar vizitën për të komentuar edhe pozicionin e vendeve perëndimore, të cilat i ka cilësuar si “të çuditshme” dhe “të dëmshme”, duke shtuar se ato “i mbyllin sytë në një situatë shumë të rrezikshme”, ndonëse, sipas tij, “të gjithë e kuptojnë se kush është fajtor dhe cila është arsyeja e një provokimi të tillë”.
Ahmet Jashari, zëdhënës i Komunës së Mitrovicës së Jugut, me 14.08.2011, DW gjermane i deklaroj:
“Lagja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës rreth 100 metra në të djathtë të lumit Ibër, ura e të cilit lidh qyetin e Mitrovicës por ndan shtetin e Kosovës, deri në shpërthimin e luftës ishte e banuar me 10,000 shqiptarë. 12 vjet pas, struktura e saj ka ndryshuar dhe rreth 2.000 shqiptarët e mbetur, tashmë janë pakicë mes popullatës serbe të vendosur gjatë dekadës së fundit. “Ky ishte edhe qëllimi i politikës së vazhdueshme të qeverisë së Serbisë, e cila nëpërmjet instrumenteve të ndryshëm të krijuar në këtë pjesë të Kosovës ia ka dal të bëjë spastrimin etnik”, mendon Ahmet Jashari, zëdhënës i komunës së Mitrovicës.”
E si është gjendja sot?
Mendohet që mbi 20 mijë banorë shqiptarë janë larguar me dhunë nga pjesa veriore e Mitrovicës, duke i shndërruar shqiptarët e asaj pjese të Kosovës në pakicë mospërfillëse në vendin e vet, që ka qenë qëllim i gjithmonshëm i Serbisë.
Edhe protestat e mëdha të serbëve që Sot udhëhiqen drejpërdrejtë nga kreu i shtetit të Serbisë, qoftë me barrikada apo forma të tjera të presionit, që vazhdimisht ndihmohen e oriantohen nga serbët dhe rusët, e kanë qëllim dhe synim parësor largimin e shqiptarëve dhe shndërrimin e asaj pjese të vendit në pjesë ekskluzive serbe, për të cilët u dashka të pyeten vetëm Serbia me aleatin e saj Rusinë, që e nxitë për krime e dhunë ndaj fqinjve shqiptarë.
Albin Kurti andaj duhet të bazohet vetëm në atë Kushtetutë dhe ligjet e shtetit të Kosovës, pa e bërë asnjë lëshim e tërheqje në asnjë rrethanë.
Dhe të vazhdoj me punët e angazhimet që i takojnë si Kryeministër për një Kosovë moderne, të qytetëruar dhe me kulturë shqiptare të avancuar, për një vend me polici e ushtri gjithnjë e më moderne, e cila mund të jetë garanca e vetme e madhe e ruajtjes së paqes, parasëgjithash duke e ruajtur atë në Kufi.
Gjithnjë në bashkërenditje me aleatët, pra me ata që e ndihmuan Lirinë e Kosovës.
Sidoqoftë, pas aq shumë vitesh korrupsion elitar dhe anarki, Kosova nuk ka më kohë që të sillet ndryshe, pos si shtet serioz demokratik.
Në brendinë e saj…, e sidomos në Kufi!
Se shteti shihet pikësëpari në Kufi, e me kësi fqiu të pa qetë, provokues e vazhdimisht kërcënues si Serbia, nuk guxojmë të sillemi ndryshe, përpos ashtu sikurse na mëson e kaluara dhe e tashmja jonë e vuajtur, me vëmendje e seriozitet maksimal.
Se dikujt që s’do të kuptoj (Kufirin), “Kufinin duhet me ia kallxue tek Thana!”