Kreu Blog Faqe 1552

Afganistan: mbyllet shkolla e vetme e autoshkollave për gra në Kabul

0

Autoshkolla për gratë e hapur një vit më parë në Kabul dhe e themeluar nga një sipërmarrës, Nilab, është emri që ajo foli me mediat.

Gruaja u detyrua të merrte vendimin e dhimbshëm pasi asnjë grua nuk kishte shkuar në autoshkollë muajin e fundit, nga frika e hakmarrjes nga ana e talebanëve në pushtet dhe me besimin se grave tani u ndalohet të hipin në timon.

Përtej hapjeve, talebanët kanë ndaluar në mënyrë efektive gratë që të ndjekin shkollat ​​e mesme, duke lejuar vetëm të studiojnë dhe punojnë pa kundërshtuar interpretimin që ekstremistët u japin parimeve islame. “Gratë mund të studiojnë dhe punojnë në të gjitha fushat, por në harmoni me parimet e Islamit,” tha Sayed Khosti, një anëtar i komitetit të kulturës kohët e fundit.

Titulli origjinal i shkrimit: Afghanistan: chiude l’unica scuola guida per donne a Kabul

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama

0

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 në Pallatin e Brigadave në Tiranë ku u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen nis këtë 28 shtator nga Tirana një tur takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Axhenda e takimeve:

Është zbardhur axhenda e vizitës zyrtare, e cila nis në Pallatin e Brigadave në takimin me Kryeministrin Rama.

Më pas do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” në Qerekë, e cila u rindërtua me fondet e BE-së në kuadër të programit “EU4Schools” pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.
Pas takimit, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, së bashku me Kryeministrin Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila është programuar për në orën 11:15 minuta.

Ndonëse nuk ka një orar të caktuar të pritjes, sipas ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, Leyen do të takojë edhe Presidentin Ilir Meta.

Të martën pasdite ajo do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe Presidentin Stevo Pendarovski.

Të mërkurën në mëngjes Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja më pas do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Ðukanovi dhe Kryeministri Zdravko Krivokapiæ.

Më pas Presidentja do të mbërrijë në Beograd, Serbi, ku do të takohet me Presidentin Aleksandër Vuçiç të mërkurën dhe Kryeministren Ana Brnabiç të enjten. Ndalesa e saj e fundit do të jetë Bosnja dhe Hercegovina.

Një devalvim i pamëshirshëm, lehtësisht!

2

Nga Bajram Sefaj 

Rilexime nostalgjike 

Skicë për ese

Pa u sjellë vërdallë e rrotull pas bregut,  i bie shkurt e trup, in medias res: fjala, pra, këtu e me këtë rast, është për devalvimin e disa gradave, mjeshtërive, thirrjeve, profesioneve e zejeve e tjera kësisoj, që, nga ana e të rinjve, përdorën si kollaj e pa përgjegjësi. Për shembull: nuk ka ditë, mbase, as orë e dekik, që në shtypin tonë ditor të mos lexojmë, të mos shikojmë në programet televizive, a të mos dëgjojmë përmes valëve të radiostacioneve të shumta që sot, këtu e atje, u bë përurimi i këtij apo atij libri, që u shfaq premiera e këtij apo atij filmi, kësaj shfaqje apo atij spektakli teatror, e kështu më radhë. Krejt kjo është një gjë e mirë dhe, besojmë, askush nuk ka asgjë kundër kësaj. Përkundrazi, të gjithëve, si një, na gëzon e mbush entuziazëm e krenari një gjë e tillë. Mirëpo, kur është fjala për autorët, këtu ka keqpërdorim, abuzim dhe devalvim të pamëshirshëm. Le të quhet kështu. Derisa tek muzika, artet pamore, por edhe te spektaklet teatrore (e të ndonjë tjetër), kjo vërehet, më pak, ndërsa kur është fjala për shkrimtarë, poetë e regjisorë, regjisorë, sidomos të filmit, dukuria merr përmasa skandaloze! 

Nëse jo përditë, atëherë lirisht mund të thuhet se, për çdo javë, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, në ambientet e tjera, gjithandej, dhe  nëpër qendra të tjera komunale, bëhet përurimi ndonjë libri të ri. Shumë më rrallë, medet, përurohen vepra të njëmendta letrare të shkrimtarëve të njëmendet e, shumë shpesh, në anën tjetër, përurohen  “veprat” e “shkrimtarëve” të ri, sidomos të “poetëve” dhe “poeteshave” të reja. Pasi që marrin vlerësime pozitive nga ana e disa redaktorëve mercenarë, (që të mbysin me ëmbëlsira!), që në promovim i lexojnë po ato shkrime që i kanë vu, ose në para ose në pasthënie të librave që gëzojnë përurimin, bëhet  kiameti në keqpërdorimin e pamëshirshëm i fjalës shkrimtar, poet, autor. Përdorimi i epiteteve, plot lavde e salltanete, gjithmonë është në përpjesëtim të drejtë me sasinë e të lekëve të paguar për këtë biznes. Në të shumtën e rasteve, më shumë fjalë të mira (e të mëdha) thuhen, për këta libra të parë, se sa për vepër të spikatur të ndonjë autori serioz e me renome, kur përuron librin e tij të njëzet e më shumë. E, në anën tjetër, në përurimet e veprave të para letrare, në të shumtën e herës, të vëllimeve me poezi  (e rrallë herë të ndonjë proze), fjala është për vargje të djersitura, të shkollarëve e gjimnazistëve, të cilat vargje, një dreq e di se nëpër duart e kujt (s’)kanë kaluar. Me rëndësi është që nga mjedisi i përurimit, i riu apo e reja, del me arealin e poetit, shkrimtarit, autorit. Që nuk ka dreq që ua heq mendje dhe e (keq) përdorin orë e çast, deri në devalvim, dhe pa kurrfarë modestie!   

Jo, more, bacë, as me dhjetë e as me njëqind e dhjetë vepra të botuara, një autor nuk e merr epitetin shkrimtar, po që se në atë kallaballëk veprash nuk ka paksa vlera të njëmendta artistike.  

Po aq keqpërdorim ka edhe kur është fjala për përurimin e dramaturgëve dhe të regjisorëve. Në mjedisin tonë (herë-herë primitiv dhe provincial, pa dyshim), ai që ka ngatërrua disi (dosido) një tekst të një drame mezi njëaktëshe, përnjëherë, zë vend në mesin e dramaturgëve! Por, por…, duhet pranuar se në këtë drejtim, më së largu, deri në neveri larg,  shkohet me (keq)përdorimin e fjalës (zejes) regjisor! 

Pa i parë (shikuar) mirë as dy filma të kujt do qoftë,  që veprat e realizuara, më mund e djersë kreativitet, ia kanë dhenë atributin regjisor, ky regjisori ynë, mjafton të arnojë, keq, për gazep e faqe të zezë, diçka në yrnek filmi e vetën e vetë, ta quaj regjisor! 

Haj bela, hajt! 

Jo, bre bacë, për t’u bërë regjisor, jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, duhet prirë, pikësëpari, me një hop talenti, pastaj me një grimë shkollë (shkollim), akademik, ( në ndonjë akademi botërisht të njohur, pse jo?) duhesh  bërë një stazh madje prej disa vjetësh si asistent, t’u shkosh pas thembrave jo, një e dy, por shumë regjisorëve të njohur vendës dhe të huaj, e tek, pasi që të kesh bërë një eksperiencë si regjisor i dytë, po, edhe i tretë, tek pastaj, me ndrojtje e modesti, të marrësh përsipër të realizosh ndonjë film artistik të lirë, që nuk kupton (harxhim) buxhet të trashë. 

Kur është fjala për regjisoret e vetëquajtur regjisorë, më së largu, deri në abuzim, shkojnë “regjisorët” e filmave dokumentarë. Edhe reportazhet më të rëndomta, çfarë kemi realizuar na të shkretit, ishe reporterë të TVVP-së, këta çunat dhe gocat e sotëm, pa fije turpi e ngurrimi, i quajnë filma, filma dokumentarë. E vrapojnë të (na) hedhin kripë sysh me disa terme, postprodukcion e të tjera që, zoti me vraftë ne ditshin as vetë, se ç’janë ato. Pastaj, festivalet e ndryshme, në të katër anët e botës, bëhet skrop, pas këtyre (krye)veprave të tyre e kështu më radhë.  

Edhe një dukuri tjetër që, ngutej të hynte në kornizën e ngushtë të kësaj skice për ese, ishte ajo, për shkrimin dhe promovimin e monografive. Por, lidhur më këtë, një herë tjetër. Premtim!  

(dikur, – kur?/, diku, – ku?) 

Xhozef DioGuard, për pluralizimin shqiptar, NATO-n, BE-n, dhe raportet me Berishën dhe Ramën

0
DioGuardi : “Rama, “është më shumë i interesuar për pushtet dhe para”

Përgatiti Beqir SINA – New York

Në një intervistë të gjatë për televizionin kombëtar Vizion+TV në Tiranë,Themeluesi dhe kryetari i Lidhjes QytetareShqiptare-Amerikane(ACCL),Xhozef DioGuard(Joesph J. Dioguardi),ka folur mbi origjinën e tij, shkollimin e tij, dhe më tutje ai flet për futjen e tij në politik, duke e nisur me ngjitjen e tij në rangun më të lart si ligjëvëns në Kongresin Amerikan,1995/98.

Në këtë intervistë ai sjell kujtime mjaft interesante, dhe disa prej tyre të rrëfyera për her të parë, lidhur me Kosovën, dhe çështjen shqiptare.

DioGuardi, edhe kësaj radhe edhe pse në moshë të shtyrë, por duket se është “ri” e energjik, dhe me një vullnet të madh, dhe me zemër e me shpirt të madh, për Kosovën dhe shqiptarët kudo janë në trojet e tyre etnike”

Joseph J. DioGuardi në profesion është një kontabilist publik i certifikuar amerikan dhe një politikan republikan. DioGuardi, shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve që përfaqësonte distriktin e Kongresit të 20 -të të Nju Jorkut nga viti 1985 në 1988.

Ai ishte anëtari i parë shqiptaro -amerikan që u bë Kongresist me vota.

Xhozef DioGuard(Joesph J. Dioguardi), është me origjinë arbëreshe, dhe emri i tij është veshur me kurorën e dafinës për shqiptarët, në mbrojtjen e jashtëzakonshme, në fund shekullin e 20të. Gjithçka, për atë që i ka bërë ai dhe bashkëshortja e tij, Shirli ( Shirley Cloyes – DioGuard), pa u kursyer ndaj çështjeve shqiptare. DioGuardi, dhe lobi i parë dhe i vetëm Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, në Shtetet e Bashkuara, me angazhimin e tyre në Washington, për Kosovën, bënë të njohur çështjen Shqiptare, Kosovën në Amerikë, duke ju hapur dyert shqiptarve nga Kosova , Shqipëria e trojet shqiptare në Uashington.

DioGuardi : Shqipëria, është anëtare e NATO-s, por hapi i saj është që të bëhet anëtare e BE-së.

Duke folur për Sali Berishën, politikani republikan, Joe DioGuardi, – kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane, thotë se : “Ne jemi përpjekur shumë t’a bëjmë Shqipërinë, një vend demokrat! Dhe, që Sali Berisha të zgjidhej- dy herë në 1991/92′. Në 1991 unë isha i deleguar me delegacionin nga Washingtoni, që do të monotironte zgjedhjet dhe i thashë kongresistit Tom Lantosh ( vidq në Janar 2008), se këto zgjedhje, nuk do të jënë të mira, sepse komunistët vazhdojnë të kontrollojnë të gjitha mediat. Media e athershme Zëri i Popullit, dhe ajo pak medie që ishte athere, televizioni e radio shtetrore, ishin të kontrolluara të gjitha nga komunistët, dhe Berisha e demokratët nuk kishin mundësi të tregonin historit e Shqiptarve, dhe të linin sado pak mundësi për Sali Berishën e partinë e tij Demokratike, për të bërë fushat. Kështu, që, i analuam ato zgjedhje, dhe unë duhesha të kthehesha persëri në 1992, që përsëri të punoja me Berishën që ai të zgjidhej dhe të kapte edhe një sukses. Duke menduar se Berisha, do të punonte me mua, andaj u ktheva në 1993 dhe 94-ën.”

Në përgjigje të kësaj pyetje, DioGuardi, tregojë se në fakt në se e shikoni në YouTube, ai ka disa intervista me Berishën. Madje ai e ka pyetur Berishë se “Çfarë, dëshironte të bënte ai për Shqipërinë?- Çfarë ishte gjeja më rëndësishme për Shqipërinë ?”.

E dini çfarë më tha ai, në 1993, rrfehet Dioguardi ; ” Ne kemi nevojë të bëhemi pjesë e Natos”.

Prej kësaj , tha Dioguardi “unë, fillova që të lobojë ta bënimin Shqipërinë, për t’u bërë pjesë të Natos. Ngase, pashë se Berisha ishte mjaft i zgjuar për të kërkuar atë gjë, se dinte që NATO do të ishte aty, dhe do të shtohej prezenca me trupat e Natos. Pra, do të ishin trupat amerikane në Shqipëri.”

Në vazhdim Dioguardi tha se : ” Të njëjtën gjë bëmë edhe me Kosovën, ku lobi ynë(Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane) bëri atë që të ngrihej Bondestili në Kosovë, pas çlirimit, që të kishte ushtar amerikan në Kosovë. Kampi Bondestil tash është aty, në një kohë që Turqia, athere kishte lakmi, pasi kërkonte të merrte “pushtetin” e kësaj baze ushtarake në Kosovë. Ishte koha ku Shtetet e Bashkuara, po kërkonin t’i tërhiqnin trupat e saj nga Europa, dhe për pak sa nuk ndodhi!.

“Unë, shkova të kryetari i Senatit për mbrojtjen, pasi njifnim Bob Mëjkan, dhe senatorin me ndikim athere ne Senat John McCain( ish kandidat republikan për President), shkova të filsnim së bashku më Shirlin(bashkëshorten time), shkuam për t’i thënë se nuk mundëte që të ikin Amerikanët, dhe tua lënë Bondestilin Turqëve. Sepse, athere shqiptarët do të humbisnin aftësinë për të pasur kontakte të drejtpërdrejta me trupat dhe komandatët ushttarak amerikan, që ishin në Kosovë. Për fat të mirë kur unë dhe Shirli, erdhëm në Uashington, ishin Bob Mëjkan, dhe John McCain, me që ra fjala, në takimin me ta, që na garantuan se do ta vazhdonin mbrojtjen e SHBA për Kosovën, duke pasur atje, edhe sot që po flasim bazën më të madhe në Ballkan amerikane dhe ushtarët amerikan janë në Kosovë.

Po sot si është marrëdhënia e juaj me qeverinë e Shqipërisë, dhe atë të Kosovës?


Kjo ishte pyetja që e “ngacmoi” politicanin republikan amerikan, themeluesin dhe kryetarin e Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane, Xhozef DioGuardi, të flasë “ashpër” për Edi Ramën.

Jo shumë marrëdhënie me qeverinë e Shqipërisë( Qeverinë Rama), ngaqë filozofia ime, ndryshon shumë nga Edi Rama, shpreht ai duke u përgjigjur sepse : ” Edi Rama, do që të kontrollojë gjithëçka në Shqipëri si diktaor : Ai kontrollon, shtypin, ai kontrollon juridiksionin(drejtësinë – Gjykatat, dhe organet ligjë-zbatuese), dhe kjo nuk është demokracia, që ne kemi në Amerikë. Kështu, që, ai nuk më beson mua dhe unë nuk e besojë atë”. Keshtu, që në parim ne nuk punojmë së bashku. Mirë, po, do të dëshiroja të gjeja dikë, një njeri të mirë që të punojë. Më përpara kemi pasur me të ndjerin Pjetër Arbnori, lidhje tëmira. Ai ishte kryeparlamentar dhe unë pata një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, disa intervista dhe isha unë ai që ja prezantova ish kongresstit Benjamin Gillman.

Në marrëdhëniet e tij, me qeverinë e Shqipërisë, politikani republikan amerikan, Xhozef DioGuardi, është shprehur tekstualisht : “Por, ku flasim për Ramën, mendojë se ai “është më shumë i interesuar për pushtet dhe para”. Dhe, kjo nuk është mënyra ime e të menduarit!

Afghanistan, Talibanët: “Ne do të rifillojmë prerjet e duarve dhe ekzekutimet, ato janë për siguri” 

0

Në foto: Talebani Mullah Nooruddin Turabi

Nooruddin Turabi, kreu i ri i sistemit të burgjeve afgane, tha se praktika e gjymtimit të të dënuarve, ose dënimi i tyre me vdekje, do të rifillonte: “Por ndoshta jo në publik”. Ndoshta rifillimi i gurëzimit për gratë kurorëshkelëse.

KABUL , Afganistan – Këtu po shkojmë përsëri. Regjimi i ri taleban po shqyrton seriozisht rikthimin në format ekstreme të ndëshkimit të së kaluarës, siç është prerja e duarve për hajdutët dhe ekzekutimet për krime më të rënda.

Ata ende nuk flasin për gurë për gratë kurorëshkelëse, por çështja është në ajër.

Kjo u deklarua nga një goditje e madhe e Emiratit të vjetër që sundoi në Kabul midis 1996 dhe 2001. Mshtë Mullah Nooruddin Turabi, ish Ministër i Drejtësisë dhe Ministria famëkeqe për Mbrojtjen e Virtytit dhe Persekutimit të Zëvendës (sapo u rihap në vend të atë për të Drejtat e Grave) dhe aktualisht në krye të sistemit të burgjeve.

Pritet dora e hajdutit – KURAN-si udhërrëfyes …!

“Amputimet ndëshkuese janë të nevojshme për të garantuar sigurinë tonë të brendshme,” përsërit ai në disa intervista të raportuara gjerësisht nga shtypi ndërkombëtar dhe media afgane.

Sipas tij, forma të tilla ndëshkuese mund të mos ndodhin në publik, siç kanë bërë për qëllime “parandaluese” dy dekada më parë.

Banorët e Kabulit kanë ende kujtimin e goditjeve me gurë para turmës në stadiumin komunal dhe në sheshin e xhamisë së madhe Ein Gah. Por pothuajse çdo qytet dhe fshat në vend kishte vende për ato spektakle të tmerrshme, të cilat shpesh mbaheshin pas shërbesave në xhami çdo të Premte në mes të ditës.

Mullah Turabi ishte një mbështetës i vendosur i kësaj. Ai vetë kishte humbur një sy dhe një këmbë duke luftuar si i ri kundër ushtrisë sovjetike. Ditët e fundit, ai është shprehur në favor të poshtërimit publik të hajdutëve të rrugës.

Talebanët duke e përcjell varjen e një antitalebani …

Patrullat talibane kanë fuqinë t’i rrahin, t’i ngjyrosin fytyrat e zeza dhe t’ua tregojnë njerëzve në gjoksin e xhipave të tyre me këpucët e tyre të ngulura në gojë. Turabi tani përsërit se këto janë zgjedhje që bëhen ekskluzivisht nga udhëheqësit talebanë. “Askush tjetër nuk ka të drejtë të diktojë se cilat do të jenë ligjet tona,” thotë ai, duke refuzuar protestat nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se udhëheqja talebane mbetet e ndarë midis konservatorëve radikalë dhe elementëve më të moderuar të shqetësuar për njohjen nga bashkësia ndërkombëtare. Shpresa mbetet e fortë për të bërë të ditur arsyet e dikujt sa më shpejt të jetë e mundur para asamblesë së OKB -së.

Në orët e fundit, Mullah Mohammad Yaqoob, ministër i ri i mbrojtjes dhe djali i udhëheqësit themelues të lëvizjes Mullah Omar, ka dënuar ashpër atë që ai e quajti “ekzekutime dhe hakmarrje për arsye personale”.

Talebanët në zyrën e ish-presidentit, pasi e pushtuan Kabulin

Ai tha se të gjithë udhëheqësit dhe zyrtarët e qeverive të vjetra që bashkëpunuan me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA u falën. Dhe rastet e dhunës dhe abuzimit ndaj tyre duhet të hetohen me dënime të mundshme për autorët.

Titulli origjinal i lajmit- Talebani: «Riprenderemo le amputazioni delle mani e le esecuzioni, servono alla sicurezza»

Pushteti i Vuçiqit, si regjimi i Millosheviqit!

0

Skender Mulliqi

Dëklaratat dhe veprimet e Vuçiqit po e dokumentojnë përfundimisht së ai është politikan shumë i poshtër !Në, Serbi janë në pushtet garnituara më e ndytë politike , pas regjimit të Milosheviqit. Nuk ka mundësi së pari të të mendohet, e jo të realizohet ideja për Open Ballkan siq po mendon Edi Rama , më një njëri si Vuçiqin në krye të Serbisë .Këtë gjë kryemnistri I Shqipërisë, Edi Rama e përseriti gjatë vizitës edhe në Kosovë, në takim më kryeministrin , Albin Kurti. Po të ishte Serbia e reformuar , po të kishin pranuar pavarësinë , po të kishte kërkuar falje për gjenocid ndaj shqiptarëve.

Atëherë Open Ballkan do të dukej një mesele më ndryshe .Serbët nuk kan turp së nuk janë të fjalës, rrejnë edhe 100 herë për një çështje. Vuçiq dhe mediet serbe ende shtetin e Kosovës, e quajnë i ashtuquajtur. Vetëm ultranacionalistët e çmendur si puna e Vuçiqit më kompani I quajnë organet tona të shtetit- organe të përkohshme ,e paftyrësi tjera ,siq dinë serbët më kod gjenetik të prishur. Shqiptarët dhe drejtuesit tanë të shtetit i kan 1000 argumente që mos ti falin krimet serbe .

Më Vuçiqin në pushtet të Serbisë, zor të bisedohet e shumë më vështirë është të kemi ndonjë paqe , apo marrveshje gjithëpërfshrëse siq po quhët, në fund të bisedimeve maratonike . Kosova nuk ishte dashur kurrë të pranon që të zhvillohen bisedime të karakterit politikë , të cilat prekin statusin politikë të vendit. Lëshime të pafalshme në këtë drejtim u bënë së pari nga Grupi i Uniteti, e më vonë u bënë kur erdhën në pushtet, Thaçi dhe Mustafa. E faktorizuan në rajon një shtet gjenocidial , dhe shihe tash si ka marrë krah Vuçiq, për lëshimet e pa rreshtura politike që iu bën më firmosjën e marrveshjëve të dëmshme për Kosovën, siq janë ndër të tjera edhe marrveshjët si, Demarkacioni më Mal të Zi, dhe Asociacioni i minoritetit serb më kompetenca ekzekutive , që i ka mbetur si barrë e rëndë Kosovës mbi supe.Firmosjën e “Zajednicës “në Bruksel nga Thaçi dhe nga Mustafa , është duke tentuar më luftë ta bënë faktike, Aleksander Vuçiqi.

Dihet së çdo marrveshje e firmosur merr karakter ndërkombëtar, dhe tash pushtetit të ri të Albin Kurtit,po i dalin shumë telashe për ti anuluar si të tilla. Edhe ngjarjët më të fundit në veri të vendit më shpërthime më bomba, dhe kërcinime më tanke dhe aeroplanë nga ana e Serbisë , duhet shikuar më shumë nga ky kënd, së sa nga këndi i aplikimit të reciprocitetit nga na e Kosovës. Shovinisti serb , Vuqiqi nuk ka hequr dorë nga teza , së aty ku është një serb duhet të jetë “botë serbe”. Këtij iluzionisti serbomadh duhet ti bëhët më dije nga pushtetet tona në Prishtië dhe në Tiranë , së kan përfunduar lojërat serbe më nervat e shqiptarëve dhe më tokat e tyre .

Në Kosovë jetojnë një përqindje shumë e vogël e minoritetit serb që kan të drejta shumë të medha ,e të cilët duhet ta respektojnë shtetin e Kosovës, jo të rebelohën për qëllime që të mbahet në këmbë regjimi criminal i Vuçiqit.Sa më parë që e kuptojnë këtë gjë serbët në veri , aq më mirë do të jetë për vetë ata…

Sali Berisha për takimin me Jusuf Buxhovin, historianin dhe shkrimtarin e shquar të kombit

0
Sali Berisha
Takim me personalitetin, historianin dhe shkrimtarin e shquar te kombit tone Jusuf Buxhovi.
Te dashur miq, keto dite prita ne nje takim personalitetin e shquar njerin nga themeluesit e Lidhjes Demokratike te Kosoves, bashkepuntoret me te ngushte te presidentit Rugova, historianin dhe shkrimtarin e mirenjohur te kombit tone Jusuf Guxhovi se bashku me botuesin e veprave te tij ne anglisht, biznesmenin e suksesshem dhe veprimtarin e njohur te diaspores tone ne SHBA Ramiz Tafili, botuesin nga Prishtina Milaim Avdullahu dhe ambasadorin Flamur Gashi.
Ne kete takim shpreha vleresimin dhe mirenjohjen time te thelle per rolin e rendesishem te zotit Buxhovi si bashkpuntor dhe mbeshtetes i presidentit Rugova ne udhetimin e Kosoves drejt pavaresise, kontributin e tij madhor me veprat e tij si historian dhe shkrimtar i shquar i kombit tone.
Ne takim disktuam gjeresisht dhe ndame te njejtat mendime per zhvillimet aktuale ne Kosove dhe ne Shqiperi si dhe evokuam bashkepunimin dhe perpjekjet e perbashketa te kahershme per per nje Kosove dhe Shqiperi te lire dhe demokratike.
Zoti Buxhovi me dhuroi disa nga veprat e tij te mirenjohura, thesar i vertet ne historine dhe letrat shqipe si “Kosova” në anglisht, veper fondanentake per Kosoven “Kosova – histori e shkurtër”, “Shënimet e Gjon NIkollë Kazazit”, nje kryeveper ne letrat shqipe “Dosjen B” dhe “Monën.
E falenderova zotin Buxhovi per dhuraten e çmuar dhe i urova atij suksese ne krijimtarin e tij ne shkencat historike dhe letrat shqipe. sb

Vjosa Osmani fton bashkësinë ndërkombëtare t`i kundërvihet përpjekjes luftnxitëse të Serbisë, që burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor  Franco Federici.

Me të gjitha palët, Osmani ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin, teksa Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ajo ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, e cila po dëshmon profesionalizëm  në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia është burim i destabilizimit në rajon, duke ftuar Bashkësinë ndërkombëtare t`i kundërvihet përpjekjes së tillë, sikurse edhe diskursit nxitës, i cili burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi.

Congressional Record (1972)/ Senatori amerikan: “Ja përse duhet të vihet në dijeni të Kongresit dhe qytetarëve të SHBA “Akti i Unitetit” të Shqiptarëve në Mërgim (Ekzil), i realizuar gjatë konventës treditore të organizuar nga Lega Zogi I në Madrid

0

Strom Thurmond (1902 – 2003)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Shtator 2021

“Congressional Record” ka botuar, me 11 gusht 1972, “Aktin e Unitetit” të shqiptarëve në mërgim (ekzil) të realizuar gjatë konventës tre ditore të organizuar asokohe nga Mbreti Leka Zogu I në Madrid, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Takimi i partive dhe grupeve të emigracionit shqiptar

I nderuari Strom Thurmond

nga Karolina e Jugut

në Senatin e Shteteve të Bashkuara

Burimi : Congressional Record, 11 gusht 1972, Vol 118

E premte, 11 Gusht 1972

 1. Thurmond. Zoti President, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, në një lëvizje të një rëndësie të caktuar, së fundmi thirri përfaqësuesit e të gjitha grupeve shqiptare në megrim (ekzil) në një takim në Madrid, Spanjë. Ky takim është i rëndësishëm, sepse ishte hera e parë në 20 vitet e fundit që shqiptarët që përfaqësonin ideologji të ndryshme mblidheshin për të diskutuar problemet dhe dallimet e tyre.

Në takim, delegatët diskutuan mënyrat në të cilat ata mund të punonin së bashku për të sjellë rënien e regjimit aktual jopopullor në Shqipëri, i cili ruan sundimin e tij duke burgosur ata që flasin kundër tij. Delegatët krijuan një kuadër organizativ për të lejuar që grupe të ndryshme të bashkëpunojnë pa kompromentuar ideologjitë e ndryshme.

Shqiptarët në ekzil kanë rënë dakord për herë të parë të punojnë së bashku për të sjellë lirinë në një tokë që ka kaluar shumë kohë pa të. Mendoj se është e rëndësishme që Kongresi dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të ndërgjegjësohen për përpjekjet e tyre.

Zoti President, kërkoj pëlqimin unanim që kjo marrëveshje, e inicuar nga Madhëria e Tij Mbreti Leka I, të printohet në “Zgjerimet e Vërejtjeve – The Extensions of Remarks”.

Duke mos pasur asnjë kundërshtim, marrëveshja u urdhërua të printohej në Recorp, si më poshtë :

Akti i Unitetit (Act of Unity)

Me ftesë të Madhërisë së Tij Mbretit Leka I, palët dhe grupet e shqiptarëve në emigrim u takuan në Hotel Cuzco në Madrid, më 2 dhe 3 korrik 1972, dhe pasi diskutuan situatën shqiptare dhe ndërkombëtare,

 Vendosën :

  1. Që forcat kombëtare të jenë të bashkuara për sigurimin e një Shqipërie etnike, dhe rënien e Regjimit antipopullor që peshon rëndë mbi Shqipërinë, dhe për mbrojtjen e integritetit të Kombit nga çdo plan i huaj.
  1. Që të zhvillohen aktivitete në të gjitha fushat, politike, kulturore dhe shoqërore.
  1. Që të krijohet një shtyp i bashkuar.

 4. Për të vënë nën veprim, pikat e mëposhtme janë të nevojshme :

 (a) Një organizatë ekzekutive e përbërë nga 9 anëtarë të cilët nga ana e tyre zgjedhin Presidentin, Zëvendës Presidentin, Sekretarin dhe Thesarin.

(b) Një Organizatë Këshilluese e përbërë nga anëtarët e partive dhe grupeve politike.

  1. Grupet dhe palët që nuk kanë marrë pjesë në këtë Konventë do të njoftohen dhe do të ftohen të bashkohen në këtë sipërmarrje.

 6. Organizata e Bashkuar do të financohet dhe ndihmohet nga kontributet nga palët dhe grupet e nën-nënshkruara.

 7. Kompetenca e Organizatës do të vendoset në diskutimet e mëvonshme.

  1. Me miratimin e Kushtetutës aktivitetet e grupit dhe partive do të punojnë me kuadrin e kësaj Marrëveshjeje.

 9. Sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Këshilli i të gjitha palëve dhe grupeve, Statutet do të krijohen dhe kështu do të marrin formën e saj përfundimtare dhe të përcaktuar ligjore.

  1. Deri në nënshkrimin përfundimtar të Statuteve (i cili duhet të jetë jo më vonë se gjashtë muaj nga ky moment), do të krijohet një Këshill i përkohshëm Direktivash i cili më vonë do të punojë për Organizatën përfundimtare.
  1. Një shumë prej 1,600 dollarësh është vendosur si fond për shpenzimet e Këshillit të përkohshëm të Direktivave.
  1. Konventa njeh aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.
  1. Ajo ndihmë morale dhe materiale duhet t’i jepet organizatës Pan Shqiptare të Vatrës, në mënyrë që ajo të vazhdojë detyrat e saj tradicionale.
  1. Që të punojë ngushtë me Lidhjen e Prizrenit në mënyrë që ata të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.

 15. Që “Komiteti Shqiptar i Lirë”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vatra” për shkak të karakterit të tyre të veçantë të mos hyjnë në këtë marrëveshje.

  1. Me miratimin e Kushtetutës emri përfundimtar i Organizatës do të vendoset. Kjo Organizatë do të përbëhet nga dy Këshilla, Këshilli Ekzekutiv dhe Këshilli Konsultativ.

 17. Ky studim do të jetë në fuqi derisa të arrihet çlirimi i Shqipërisë, dhe

 18. Këshilli i Direktivave do të përbëhet me nënshkruesit:

 Zotnive :

 Dr. Halim Begeja (Organizata Balli Kombtar).

Theodhor Papalilo (Partija Agrare Balli Kombtar).

Dr. Fuad Myftija dhe Hysen Mulosmanaj (O. K. L. Legalitetit).

Isa E. Ndreu (Partija Katundare).

Ndue P. Gjomarkaj (Heroizma Shqiptare) dhe Ymer Bardhi (Bashkimi Shqiptar).

Palët nënshkruese :

Organizata “Balli Kombtar”

 Partija Agrare “Balli Kombtar”

Organizata K. L. Legalitetit

Heroizma Shqiptare

 Bashkimi Shqiptar

 Lidhja e Prizrenit

Komiteti “Shqipnija e Lirë”

Vëzhgues :

Shoqata Pan Shqiptare Vatra

Bloku Kombtar Indipendent

Zotërinj, Përfaqësues të Grupeve dhe Organizatave Politike Shqiptare në Mërgim, Delegatë të Lidhjes së Prizrenit dhe Delegatë të Komitetit Vatra dhe Shqipëria e Lirë :

Ne dëshirojmë me gjithë zemër t’ju urojmë mirëseardhjen në Madrid dhe gjithashtu dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë të lartë për Organizatat e ndryshme politike në Mërgim, që mirëpritën iniciativën tonë dhe emëruan delegatët e tyre në këtë Konventë, dhe për më tepër, iu shprehim vlerësimin tonë delegatëve të pranishëm në këtë Konventë.

Zhvillimet dhe ngjarjet e fundit të pashembullta në nivel ndërkombëtar, të cilat herët a vonë mund të kenë një efekt mbi situatën në Shqipëri, dhe gjithashtu duke marrë parasysh kushtet më të pasigurta të kombit tonë, na çojnë në përfundimin se që emigracioni shqiptar të jetë gati për të përmbushur misionin e tij historik të mbrojtjes së të drejtave tona kombëtare, ai duhet të jetë i bashkuar dhe jo i ndarë si sot. Bashkimi i forcave kombëtare në mërgim do të sigurojë sigurinë e Shqipërisë etnike dhe realizimin e Kauzës (Çështjes) sonë të shenjtë.

Nevoja për të parë shqiptarët në mërgim të bashkuar është theksuar shpesh nga udhëheqësit e shteteve mike si një parakusht, besojmë, për të siguruar përfundimisht mbështetjen e tyre morale dhe materiale.

E gjithë kjo bëri që ne të merrnim iniciativën për të thirrur së bashku këtë kongres të nevojshëm. Ne jemi të bindur se gjatë diskutimeve që do të zhvillohen në këtë konventë, ju zotërinj, pasi keni përqafuar Çështjen Shqiptare, do të vendosni mbi të gjitha interesat e Atdheut, duke lënë mënjanë çdo dallim ideologjik që mund të kishit në të kaluarën, në mënyrë që të arrihet bashkimi i të gjitha forcave kombëtare. Ky bashkim nuk duhet të prekë ideologjitë e veçanta të Palëve dhe Grupeve në këtë Konventë historike.

Me këtë dëshirë dhe shpresë, ju urojmë punë dhe suksese të frytshme. Me ndihmën e Zotit (Zoti na ndihmoftë!).

*Nga Aurenc Bebja, Francë (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/congressional-record-1972-senatori-amerikan-ja-perse-duhet-te-vihet-ne-dijeni-te-kongresit-dhe-qytetareve-te-shteteve-te-bashkuara-akti-i-unitetit-te-shqiptareve-ne-mergim-ekzil-i-realizuar-gjate-konventes-tre-ditore-te-organizuar-nga-mbreti-leka-zogu-i-ne-madrid.

Lexim nostalgjik për një koncert të madh në Gjenevë

0

Nga: Bajram Sefaj, Paris

Lexim nostalgjik

Për nderë të Ditës se Flamurit – 28 Nëntorit

Koncert  i madh në Gjenevë

Përmes një koncerti të pasur dhe shumë mirë të organizuar, komuniteti shqiptar i Gjenevës, në mënyrën më dinjitoze i është bashkangjitur vargut të gjatë të zhvillimeve dhe aktiviteteve, kulturore e manifestuese, për festen tonë të madhe, Ditës se Flamurit – 28 Nëntorit, që janë organizua, këto ditë, gjithandej në hapësirën gjithëshqiptare dhe në diasporë.  Koncerti i madh që u mbajt, mbrëmjen e ditës së shtunë në Salle Comunale të Onex-it, lirisht mund të thuhet se ishte manifestimi kryesor për nderë të ditës se Flamurit – 28 Nëntorit, në krejt Zvicrën, ku sipas disa statistikave (jo zyrtare) jetojnë dhe punojnë mbi 250 mijë shqiptarë. Një pohim i tillë mbështetet në të vërtetën se në Gjenevë atë mbrëmje kishin shtegtuar e ardhur grupet folklorike artistike nga mbarë Zvicre, duke filluar nga Zurich-u, që përfaqësohej nga ansambli “Vatra”, ansambli “Arbëresha”, që zhvillon aktivitet pranë Misionit katolik shqiptar në Wil, Shoqëria kulturo-artistike “Drita” nga Krysligen-i, SHKA “Drita” nga Lozana, Rinia Kontakti, Shkolla shqipe dhe Ansambli “Gëzuar”, këta tre të fundit, të gjithë nga Gjeneva e të tjerë e të tjerë.

Pa fjalimeve dhe përshëndetjet të disa nga autoritet të nivelit kanonal të Gjenevës, skenën e Sallës se madhe komunale të Onex-it, praktikisht e vërrshuen ritmet e trazuar plot elan rinor të këngëve dhe të valleve, tingujt e shprishur të muzikës, recitimet e të tjera. Është  vështirë të dallohet e veçohet se cili ansambël a individ ishte më miri në atë mal të madh që përbëhet, prej madje njëqind pjesëmarrjeve, megjithatë, nga ansamblet duhet dalluar atë me emrin “Gëzuar” , paraqitjen korrekte të motrave Stojkaj (Vjendita dhe Ejona) tashmë të njohura për opinion më të gjerë. Në fund të këtij programi të sajuar mirë e më shije nga dora e sigurt dhe mjeshtërore e koreografit tonë të njohur dhe të dëshmuar, profesor Xhemali Berisha,  koreografët dhe udhëheqësit e grupeve të ansambleve të ndryshe, u nderuan me fletë falënderimi për punën e tyre të vyer.

Thua se detyrimisht duhet shtuar në fund se, përkundër motit të ligë, me borë shumë, në koncert kishte ardhur një numër i madh shikuesish, për të marrë pjesë në këtë manifestim të madh dhe të paharrueshëm gëzimi e hareje, sikurse u shprehën ata dhe shtuan: “kështu është përherë kur vallëzojmë dhe i këndojmë Flamurit tonë kuqezi”.

  • Diku e dikur në Gjenevë – B. Sefaj.