Kreu Blog Faqe 1553

Kosova para 30 viteve Referendum për Shtet Sovran dhe të Pavarur

0

-Për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u votua pro 99,87 për qind në Referendumin e mbajtur para 30 viteve – nga 26 deri në 30 Shtator 1991/

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Gazeta e rezistencës “Bujku” para 30 viteve: Kosova filloi Referendumin për Sovranitet; Manifestim paqësor e demokratik përballë dhunës; Masivitet i madh në votime…; Referendumi për Kosovën Sovrane u krye me sukses të plotë; Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës…/

-Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova për Referendumin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur: Është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen/

-Referendumi u mbajt në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa rezultatet e tij ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci/

PRISHTINË, 27 Shtator 2021/ Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur u votua pro 99,87 për qind në Referendumin e mbajtur para 30 viteve, nga 26 deri në 30 Shtator 1991.

“Kosova filloi Referendumin për Soranitet”, ishte kryetitulli i ballinës së gazetës së përditshme të rezistencës “Bujku” të datës 27 Shtator 1991.

“Republika e Kosovës filloi Referendumin për të nesërmen e vet: Shtet Sovran dhe i Pavarur. Referendumi i parë historik i Kosovës i shprehejes së vullnetit të lirë politik të popullit filloi në kushte e rrethana shumë të rënda që po përjeton Kosova nën pushtetin policor serb, prandaj vota për sovranitet dhe pavarësi  është edhe votë e deklarimit demokratik e paqësor për liri e barazi të plotë  për çka shqiptarët në Kosovë dhe në Jugosllavi edhe para këtij referendumi janë deklaruar fuqishëm me shumë forma të shprehjes  e të manifestimit të vullnetit të lirë”, shkruaja atëherë në 26 Shtator 1991 në kryeartikullin e botuar në numrin e së nesërmes të gazetës “Bujku”.

Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Deklarim demokratik për ardhmërinë e Kosovës: pamje e Prishtinës”. Aty, po në faqen e parë, në mbititull shkruante: “Udhëzime për mbajtjen e Referendumit”, e në titull theksohej: “Referendumi është legal dhe legjitim”.

Në kryetituj balline gazeta “Bujku” në 28 Shtator 1991 shkruante: “Referendumi për Republikën e Kosovës Shtet Sovran e i Pavarur – Manifestim paqësor e demokratik përballë dhunës”, ndërsa në 29 Shtator 1991 konstatonte: “Masivitet i madh në votime për Republikën e Kosovës Shtet Sovran e i Pavarur – Referendumi në Kosovë në përfundim”.

E në numrin e 1 Tetorit 1991 gazeta “Bujku” në mbititull e kryetitull në ballinë shkruante:

“Pas pesë ditësh votimi masiv në Referendumin për Republikën e Kosovës Shtet Sovran dhe të Pavarur  – Referendumi për Kosovën Sovrane u krye me sukses të plotë”. Tituj balline ishin edhe: “Parlamenti i Shqipërisë përkrahu Rezolutën për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur” dhe “Qeveria Amerikane ka kundërshtuar politikën e Serbisë ndaj shqiptarëve”…

“Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit që kam shkruar para 31 viteve në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në ngjarjen historike kur para dyerve të mbyllura të Kuvendit në shtetrrethim e para snajperëve serbë Kosova me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Në editorialin e botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, theksoja se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 dhe aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumi për Pavarësi i 26 deri 30 Shtator 1991 shënonin kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë e të pavarur.

“Në Referendum dolën 914.802 veta ose 87,01% e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote, prej tyre për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur votuan 99,87%. Kundër kishin votuar 164 veta, ndërsa të pavlefshme ishin 933 fletëvotime”, konstatonte Komisioni Qendror për Zbatimin e Referendumit në raportin përfundimtar.
Gjithnjë sipas rezultateve zyrtare përfundimtare të shpallura nga Komisioni, në votim, për shkaqe dhe arsye të ndryshme, nuk dolën 136.555 votues apo veç 12,99% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote.  Për realizimin e Referendumit pati 1500 vendvotime me 450 njësi votuese.

Referendumi u mbajt në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa rezultatet e tij ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

“Është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen”,  theksonte  Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën e parë ekskluzive për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), që e kam zhvilluar para 26 viteve, në 22 Shtator 1994, në 3 vjetorin e Referendumit të deklarimit të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit të Kosovës.

Në intervistë, Presidenti  Rugova, i cili vazhdimisht theksonte se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur” fliste edhe për opcionin e “lidhjeve konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Vizionet e parashikimet në lëvizjen e luftën drejt Lirisë e Pavarësisë,  për të cilat fliste Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në intervistë para më shumë se çerek shekulli janë realizuar gjatë viteve: “Një mbrojtje për Kosovën…një protektorat ndërkombëtar” erdhi me ndërhyjen shpëtimtare të forcës më të madhe planetare – NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendosjen e administratës së Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin e madh të lirisë 1999. “Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës”, shprehej Presidenti Rugova në intervistë…dhe pavarësia u shpall në 17 Shkurtin historik 2008…

Pas ditëve të zhvillimit të votimeve masive, gazeta “Bujku” njoftonte rezultatet e referendumit.

Me kryetitullin “Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës”, me mbititullin “Kumtesë e Komisionit Qendror për Zbatimin e Referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” dhe me nëntitullin “Prej më se 1 milion votuesve kanë dalë në votime mbi 870 mijë veta ose rreth 85 për qind e numrit të pëgjithshem të qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja e serbëve dhe e malazezve në referendum ishte simbolike”, gazeta kosovare e rezistencës “Bujku” në numrin e 4 Tetorit 1991, në  faqen e parë shkruante:

“Deri më 3.10.1991 Komisionit Qendror të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e referendumit për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur i kanë arritur rezultatet e votimeve nga të gjitha komunat e Kosovës, si edhe nga disa shtete të Evropës Perëndimore, nga SHBA-të, Australia e të tjerë. Ende nuk kanë arritur rezultatet e votimeve të qytetarëve të Kosovës që punjnë përkohësisht në disa republika të tjera në Jugosllavi, si edhe nga disa shtete të Evropës Perëndimore, e supozohet se është një numër i madh i votuesve.

Nga përpunimi i rezultateve të votimimeve që kanë arritur mund të konstatohet se në Referendum, prej më tepër se 1 milion votuesve, kanë dalë më shumë se 870.000 votues, ose afër 85 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur janë deklaruar 99,8% të votuesve.

Presidenti Ibrahim Rugova duke votuar para 30 vitesh

Rezultatet e votimeve dhanë mundësi të konstatohet se në Referendum ka dalë një numër i konsiderueshëm i myslimanëve, turqve, kroatëve, romëve e të tjerë, ndërsa pjesëmarrja e serbëve dhe e malazezve ishte simbolike.

Komisioni Qendror për zbatimin e Referendumit lut të gjitha komisionet, të cilat nuk i kanë dorëzuar ende rezultatet e votimeve, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të kumtohen rezultatet përfundimtare të Referendumit, thuhet në kumtesën e Komisionit Qendror për zbatimin e referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Ibrahim Rugova dhe Ilaz Ramajli …

Gazeta “Bujku”, që shkruante kështu, ishte “edhe gazetë edhe televizor”, si thoja atëherë gjatë ditëve të referendumit, meqë në terrin informativ, kur ishte i okupuar edhe Televizioni i Prishtinës, për ta “kompensuar” mungesën e televizionit botonim edhe shumë fotografi të mëdha nga votimet e atmosfera. Dhe thuaja e gjithë gazeta ishte referendum, me raporte të gjëra e fotografi të ekipeve të gazetarëve e korrespondentëve nga e gjithë Kosova që punonin ditë e natë e me sakrifica.

Ibrahim Rugova me redaktorin e gazetës Rilindja, Behlul Jasharin

Në atë kohë gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 Janari i vitit 1991, e pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale, të parë e të vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja

Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, duke marrë e botuar informacionet e saj, e kështu u themeluan bashkëpunimet e para të medias Shqipëri-Kosovë.

Newborn…, foto Behlul Jashari

E pastaj, të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë vijuan edhe me raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 Majit 1992, ku Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i  Republikës, e që shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në Kosovë.  Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, e edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Ibrahim Rugova dhe Behlul Jashari, më 22shtator1994 , intervistë për ATSH

Para 27 viteve, në 22 Shtator 1994, Presidenti historik i Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar – të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonte për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistën ekskluzive në 3 vjetorin e Referendumit për Pavarësi.

Vendimin për mbajtjen e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur e mori Kuvendi Kosovar në ekzil, në marrëveshje me subjektet politike në Kosovë, në mbledhjen e 22 Shtatorit 1991, mbajtur në Slloveni. Kuvendi i Kosovës kishte dalë në ekzil pasi kishte miratuar Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990, që u pasuan edhe me zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992.

Në krye të Kuvendit të Kosovës në kohën e vendimeve e ngjarjeve historike drejt lirisë dhe pavarësisë ishte Ilaz Ramajli, i cili në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar në 20 vjetorin e Referendumit, në 29 Shtator 2011, ka  vlerësuar se Referendumi u organizua shumë mirë, megjithëse mbahej në rrethana të një okupimi të egër të Serbisë në Kosovë.

“Para Referendumit, edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli.

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive me të drejtë vetoje të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

“Mbajtja e referendumit dhe rezultatet e tij jo vetëm që mundësuan ndryshimet kushtetuese me të cilat Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur dhe u rrumbullaksua korniza kushtetuese e ligjore lidhur me këtë por ishte edhe një mesazh i fortë dhe shumë i qartë për Serbinë dhe gjithë botën se populli i Kosovës më asnjëherë nuk dëshiron të jetë nën kontrollin e të tjerëve, por është përcaktuar fuqishëm që shteti i tyre, Kosova, të jetë shtet sovran dhe i pavarur”, është shprehur Ramajli.

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake parlamentare e presidenciale në Kosovë të 24 majit 1992, të clat pasuan referendumin për pavarësinë, nga Presidenti historik Ibrahim Rugova i zgjedhur atëherë Ilaz Ramajli u emërua ambasadori  i parë i Republikës së Kosovës në Tiranë.

“Për mua kjo ka qenë një përvojë e re. Detyrën e Përfaqësuesit të zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë e kam pranuar si një privilegj dhe detyrim të marrë me Vendimin e Presidentit të ndjerë Rugova për emërimin tim në këtë pozitë. Konsideroj se Zyra e Republikës së Kosovës në Tiranë ka qenë me një rëndësi të veçantë në rrafshin diplomatik dhe të bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë. Unë kujtoj me kënaqësi kohën sa kam punuar në Shqipëri dhe jam mirënjohës për kontributin e shtetit shqiptar që ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat derisa Kosova është bërë shtet i pavarur e sovran i pranuar ndërkombtarisht. Angazhimi dhe mbështetja e shtetit shqiptar në çështjen e Kosovës ka qenë i pakursyer dhe i plotë”, shprehej Ramajli në intervistë.

Këshilli Koordinues i Partive Politike të Kosovës kishte marrë vendimin politik për organizimin e Referendumit gjithëpopullor dhe për këtë qëllim u emërua Komisioni Qendror. Kryetar i Komisionit Qendror për Organizimin e Referendumit ishte Ramush Tahiri, përfaqësues i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

“Në këtë Komision kanë qenë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të Këshillit Koordinues. LDK në Këshillin Koordinues ka pasë tre përfaqësues, Ibrahim Rugovën si kryetar të Këshillit Koordinues, Fehmi Aganin dhe Ali Aliun. Partia Fshatare është përfaqësuar nga kryetari Hivzi Islami, Partia Socialdemokrate është përfaqësuar nga Shkëlzen Maliqi, Partia Parlamentare është përfaqësuar nga Veton Surroi dhe Partia Shqiptare Demokristiane ku unë kam qenë përfaqësues”, ka deklaruar Tahiri në një intervistë televizive para dy vitesh.

Ndërsa, Rifat Blaku atëherë anëtar i Komisionit Qendror për mbajtjen e Referendumit vlerësonte se, “një barrë të madhe, por edhe meritë të veçantë për punën për mbarëvajtjen e Referendumit e kishin Këshillat lokale komunale për Referendum”.

Blaku, në shkrimin ekskluziv në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja – botim special në 90 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, përkujtonte edhe se, rezultatet përfundimtare të Referendumit janë shpallur nga Kuvendi i Kosovës në 18 Tetor 1991, kur është shpallur edhe Qeveria e Kosovës në ekzil.

Pas Referendumit, në 11 Tetor 1991 është miratuar e nënshkruar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte Ibrahim Rugova. “Njëmbëdhjetë partitë politike shqiptare, anëtare të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, duke shprehur vullnetin politik të popullit shqiptar për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe për gjendjen aktuale në Jugosllavi”, siç theksohej në Deklaratën politike, shpreheshin për këto tre opsione:
“1. Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.
2. Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.
3. Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë.”

Tani, pas 30 vitesh nga Referendumi historik për Shtet Sovran dhe të Pavarur, Kosova është e lirë prej mëse 22 vitesh, nga Qershori 1999 i përfundimit të luftës e  hyrjes së forës shpëtimtare paqeruajtëse të NATO-s dhe e pavarur prej mëse 13 vitesh nga 17 Shkurti 2008, e njohur deri tani nga 117 shtete të botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur Shtetin e Kosovës që në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti priti në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama

0

Me nderime të larta shtetërore, në ceremoninë e organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ka pritur Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama.

Në vizitën e tij të parë në Kosovë, pas marrjes së mandatit të ri, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama është pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga ministrja e Ekonomisë, z. Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku.

Në takimin e përbashkët ndërmjet dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve, u theksua për mundësitë dhe potencialin për rritje të bashkëpunimit për më shumë drejtësi, barazi e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në të gjithë rajonin.

U bisedua për hapa konkret drejt avancimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët ndërmjet dy shteteve. Janë rreth 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, të nënshkruara nga viti 2014, në mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive. U dakorduan për themelimin e një sekretariati koordinues për marrëdhëniet bilaterale, të cilin do ta udhëheqë z.Gentian Sala.

U diskutuan hapa konkret për projekte të përbashkëta të cilat lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve, për lehtësira doganore dhe lehtësira në kalimin e pikave kufitare si dhe shfrytëzimit të objekteve të përbashkëta për konsullata e ambasada.

Po ashtu, u pajtuan që të fillohet me përgatitjet nga dy kabinetet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive që pritet të mbahet në fund të muajit nëntor.

Në takimin e përbashkët, për çështje konkrete në fushëveprimet e ministrive përkatëse diskutuan ministrat e Kabinetit Qeveritar të Republikës së Kosovës: z.Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, znj.Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, z.Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe znj.Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; me ministrat e Kabinetit Qeveritar të Republikës së Shqipërisë: z.Bledar Çuçi, ministër i Punëve të Brendshme. znj.Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, znj.Evis Kushi, ministre e Arsimit dhe Sportit, znj.Elva Margariti, ministre e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit, znj.Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Historia është pjesë e ekzistencës, Jusuf Buxhovi flet për HEJZA-n

0
Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina
Për HEJZA-n flet Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian
Jusuf Buxhovi padyshim se është një nga krijuesit tanë më produktiv të viteve të fundit. Vepra e tij (historike) monumentale KOSOVA (në tetë vëllime), ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm. Buxhovi njëherit është një nga prozatorët tanë më të dalluar, autor i shumë veprave, kurse vepra emblematike e tij mbetet romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”. Veprat e Buxhovit janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja
HEJZA: Jeni një prej krijuesve të rrallë që motivet dhe temat me ngulm i kërkoni në historinë tonë kombëtare! Sa krijimtaria jonë letrare e ka të lëruar këtë fushë, apo kemi ngelur “besnik” pas motiveve mitologjike-biblike dhe folklorike!
BUXHOVI: Tematizimi i historisë në krijimtarinë time letrare është pjesë e përpjekjeve që faktet historike të kthehen në fakte jetësore, prej nga kujtesa bartet nga e djeshmja në të sotmen, në mënyrë që të ndërlidhet me të nesërmen. E gjitha kjo i nënshtrohet maksimës filozofike të përsëritjes së të njëjtës, sado që letërsia nuk i duron kornizat filozofike… Historia është pjesë e ekzistencës, andej si e tillë, jetësohet, deri te monumenti, siç ndodh te Iliada, Odisea e të tjera, prej nga ne njohim aspektet shoqërore, politike dhe kulturore të antikitetit…
HEJZA: Veçoritë antropologjike në letërsinë bashkëkohore hispano-amerikane, të ngritur me finesë nëpërmjet figurave artistike, veçori që shkurtojnë distancën histori- e sotmja, janë çelësi i sukseseve epike të kësaj letërsie! A mundet që ky çelës të kërkohet në vorbullën e aktualitetit të sotshëm. Si e vlerësoni qëndrimin: “të botohet sot se nesër i del aktualiteti”?
BUXHOVI: Letërsia hispano-amerikane, nëpërmes Markezit, Fuentes, Llosas e të tjerëve, ia ka dalë që historinë ta perceptojë si realizëm magjik, prej nga ajo shpesh vjen si një përrallë shumëdimensionale. Kjo është një veçori e kësaj letërsie, ku shkurtimi i distancës histori-e sotmja, paraqet mentalitetin e një bote, që realitetin e kthen në magji… Por, çelësi “i magjisë”, në forma autentike, gjendet edhe te letërsitë tjera, në veprat e realizuara të autorëve të ndryshëm, me ç’rast na dallojmë mentalitetin gjerman te Tomas Mani, atë nordik te dramat e Ibsenit, atë rus te Çehovi e të tjerë. Madje, edhe në prozën shqipe (te Kadare, T. Dërvishi, K. Blushi, B. Mustafaj e të tjerë) hasim perceptime të tilla…
HEJZA: Çka po ndodhë me krijimtarinë tonë letrare? Në ç’kahe është drejtuar? E fragmentarizuar, e stimuluar vetëm ajo që i përket militantëve partiakë, e ndarë nëpër mëhalla, lagje, “klube letrare” të diskutueshme, e pa redaktorë profesionalisht, pa përkujdesje institucionale! Si të dalim nga kjo “katastrofë krijuese”?
BUXHOVI: Krijimtaria letrare nuk i nënshtrohet diskursit institucional e as atij politik, sado që në shoqëritë e krizave, siç është kjo e jona, gjenden krijues (mediokër) që bëhen pjesë e tyre ose kthehen në apologjet të “mecenëve”! Krijuesit e njëmend, sado të rrallë, pra, krijojnë dhe gjallërojnë të pavarur dhe gjithnjë kritik ndaj realiteve shoqërore dhe politike. Edhe pse organizimi i jetës letrare si infrastrukturë (në shoqata, akademi e të tjera) mund të ndihmojë paksa që mediokrit mos ta pushtojnë gjithë hapësirën “e lirë”, megjithatë, krijuesit e suksesshëm nuk kanë nevojë për “përkrahje” që ata i kthen në shërbëtorë, siç po ngjet tash!
HEJZA: Si i shihni politikat kulturore kombëtare të ministrive tona respektive! Çfarë qasje institucionale kemi sot (nga shtetet tona dhe nga subjektet shqiptare që participojnë nëpër qeveritë e shteteve të rajonit), ndaj krijuesve të lëmenjve të ndryshëm në viset tona etnike si dhe në diasporë?A mund të jemi kulturalisht të plotë si komb, duke e centralizuar zhvillimin kulturor vetëm në Shqipëri dhe Kosovë?
BUXHOVI: Qasja institucionale ndaj kulturës duhet kuptuar vetëm si kornizë për krijimin e kushteve që ajo të jetë e lirë dhe në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kulminante në teatër, operë, balet. Pra, shteti ka këtë detyrë, në mënyrë që krijuesit kulminante (artistët, këngëtarët, valltarët), të mos përfundojnë nëpër kafene dhe bordele, siç po ngjet me shumë prej tyre. Ndërsa sa i përket sloganit “kulturë kombëtare” i ndërlidhur me “bashkim kombëtar”, kujtoj se është demagogji politike, fillimisht po qe se mungojnë institucionet e theksuara, që kultivojnë vlerat kulminante dhe po qe se mungojnë konceptet afatmesme dhe afatgjate bashkë me mekanizmat për përkthimin e veprave më të mira të autorëve në gjuhë të huaja, fondet e veçanta për film, teatër, muzikë operistike, balet e të tjera që mundësojnë afirmim të gjithanshëm. Pra, midis nesh, nuk mund të ketë “kulturë të centralizuar kombëtare” me anën e recetave të demagogjisë politike. Deri më tash, shtetet shqiptare nuk kanë bërë asgjë që edhe ato vlera të pakta në fusha të ndryshme të artit dhe të krijimtarisë të afirmohen ndërkombëtarisht. Përkundrazi, në letërsi, disa autorë të afirmuar prej vitesh (Kadare, Mustafaj e ndonjë tjetër) të shfrytëzojnë lidhjet e tyre të hershme me botues të jashtëm. Ndërsa, perfomanasat e jashtëzakonshme të disa këngëtareve dhe këngëtarëve tanë jashtë (Rita Orës, Dual Lipes, Ramë Lahaj e ndonjë tjetri), duhet parë si meritë e punës dhe angazhimit të tyre individual dhe përkushtimit për të arritur sa ma shumë dhe sa më lartë, gjë që ata sot edhe janë kthyer në ambasadorë të njëmend të kulturës sonë. Shtetet tona në këtë sukses nuk kanë kurrfarë merite, sado që përpiqen shpesh ato t’i instrumentalizojnë!

Për çka e bënë luftën shqiptarët?

0

Nga: Skënder MULLIQI

Pse dhe për çka kemi bërë luftë afër 90 vjeçare? Kemi bërë për çlirimin nga serbosllavizmi. Shumë përgjigje mund të jepën në këtë pyetje.Edhe fëmijët e dinë së lufta është bërë për të mbrojtur lirinë, pavarësinë , vetëvendosjën , të drejtën , demokracinë ,sovranitetitin , integritetin territorial, dinjitetin, ardhmerinë tanë …

Në jetën e vërtetë njerëzit kan luftuar për shkaqe të ndryshme , por madhore pse është luftuar dhe luftohet janë Atdheu dhe kombi. Të gjitha këto që i numërova nuk guxojnë të mbesin vetëm parulla!Historia e popujve në ish-Jugosllavi na ka mësuar së serbët janë popull më mëndje të humbur, së janë njerëz të retarduar, të cilët nuk po lirohen nga budallakinat dhe nga poshtërsinat, së ata janë fitues të përhërshem dhe pushtues të përheshem të tokave shqiptare.Leksionin së nuk mund të fitojnë nga shqiptarët e morën në vitin 1999, ku humbën luftën në Kosovë. Morën leksionin së triumfon e mira ndaj të keqës, së fiton drejtësia historike .

Serbia e Millosheviqit mori grushtin e fortë nga shqiptarët dhe bota demokratike , duke u larguar më bisht nën shalë nga Kosova.Shqiptarët luftuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë , dhe e arritën këtë .Nese e fituam luftën së bashku më aleatët tanë , duhet ta din mirë çetniku Vuqiq i cili po kërcënon më luftë në veri të vendit, së jo që nuk do të arrinë të pushtojë, Kosovën , por do të detyrohet të ik deri të Pashallëku i Beogradit, ku edhe serbët e kan vendin.

Xhelatët e Beogradit, duket së njohin vëtem dajakun mbi kokë.Kan harruar së ka përenduar koha e sundimit të shqiptarëve në tokën e tyre.Poshtërsitë dhe pandershemeritë e tyre nuk do të pijnë ujë më para botës demokratike , nese dikur iu ka funksionuar kjo punë.Nese çetniku Vuqiq, ka marr hov, ai do të ndalët dhe atë shumë keq , nese mendon së do të jetë ndryshe .Serbia dhe sërbet nuk po lirohen nga epoka e ërret ku janë katandisur.

Zgjërimi i Serbisë historikisht më territore në kurriz të shqiptarëve ka përfunduar.Shkaqët që shqiptarët duhet më i urrejtë serbët janë të pa numërta.Vuqiqi po futët në vallët e sadizmit serbomadh. Ai është një gjarpër helmues , të cilit do ti prehet koka në luftën më shqiptarët , të cilën më ngulm po e kërkon.

Shqiptarët kan qenë dhe janë popull paqëdashës ,janë popull që kërkojnë paqën , por që nuk i shmangët as luftës, kur është në pyetja mbrotja e Atdheut dhe e kombit. Vuqiqi është dehur nga urrejta patologjike që ka ndaj shqiptarëve.

Kjo urrejte do ti kthehet si bumerag.Unë e di mirë së shqiptarët dinë të mbrohen nga ata që i sulmojnë …

At Gjergj Fishta dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë – Një hap përpara, dy mbrapa!

1

Nga: Frank Shkreli

Ka disa vite që me penën time të pavarur e tepër modeste, pa pasur nevojë t’i them kujt tungjatjeta do të thoshte Fishta — kam bërë thirrje dhe kam kërkuar rivlersimin e veprës, jetës dhe të figurës së madhe të At Gjergj Fishtës nga entet zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, me besimin se pa vlerat e At Gjergj Fishtës, po varfërohet kultura dhe po de- shqiptarizohen trojet shqiptare.

Fatkeqsisht, gjatë 30-viteve të tranzicionit të ashtuquajtur “post-komunist” në Shqipëri – ndonëse librat e At Gjergj Fishtës botohen dhe mund të blihen dhe të lexohen nga kushdo që dëshiron, një përmirsim nga ç’ndodhte në regjimin komunist kur veprat e tija ishin rreptësisht të ndaluara – këto tre dekadat e fundit, trajtimi zyrtar nga nivelet më të larta qeveritaro- shtetërore dhe akademike, s’ishte gjë tjetër veçse një vazhdim i trajtimit të egër anti-kombëtar ndaj Poetit të Madh të Kombit, nga ana e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës, i dënuar, i dëbuar dhe i përjashtuar, ç’prej vitit 1940 kur edhe ndërroi jetë Gjergj Fishta.

Por ja, thonë se shpresa vdes e fundit dhe në këtë moment të fundit, pas 3 dekadave “post-komunizëm”, më në fund, me kënaqësinë më të madhe mësova për mbajtjen e një konference në Tiranë, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), kushtuar 150-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës. A mund të jetë ky
fillimi i një rehabilitimi zyrtar i kësaj figure të madhe të Kombit, një hap i parë i rivlerësimit të veprave dhe kontributit të tij — të përjashtuar dhe të harruar — në shumë fusha të kulturës dhe historisë kombëtare. Mbetet për tu parë, por me thënë
të drejtën u emocionova prej gëzimit duke mos u besuar syve ndërsa lexova çdo fjalë e fjali nga njoftimi dhe nga përmbledhjet e kumtesave që u mbajtën me këtë rast, të botuara në faqën e internetit të (ASHSH), përfshir fjalën e Kryetarit të Akademisë, Z. Skender Gjinushit dhe ekspertëve të tjerë pjesëmarrës kushtuar Fishtës dhe veprave të tija, në këtë 150-vjetor të lindjes.

Megjithë vonesën e pajustifikuar prej tre dekadash “pluralizëm” (por më mirë vonë se kurrë, thotë populli), për të bërë vlerësimin e nevojshëm të figurës dhe veprës së At Gjergj Fishtës, unë e vlerësoj dhe e përshëndes nismën ose hapin e parë në këtë drejtim nga një ent zyrtar prestigjoz i shtetit shqiptar, siç është Akademia e Shkencave e Shqipërisë, megjithëse nuk jam i qartë se si do shkohet përpara. Sipas njoftimit të (ASHSH), Konferenca akademike “ad honorem”), me rastin e 150-vjetorit të lindjes, (1 tetor, 1871) “Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”, është hera e parë, ose “një hap” i parë, siç e cilësoi Akademiku Gjinushi. Siç duket, Z. Gjinushi i mati fjalët me kujdes – për të mos shkelur ndonjë vijë të kuqe në lidhje me trajtimin e Gjergj Fishtës — pasi ndoshta as ai nuk e di se si do të shkohet përpara në vlerësimin e Fishtës. Sepse, ashtu si këto 30-vjetë të kaluara të një tranzicioni të pafund për një demokraci të vërtetë, zyrtarisht, ashtu si në kohën e regjimit të Enver Hoxhës — Fishta gjithnjë konsiderohet si “reaksionar”, “tradhëtar”, “bashkpuntor i agjenturave të huaja”, e ku ta dijë unë se çfarë epitetesh të tjera fyese janë përdorur kundër Gjergj Fishtës që nga periudha enveriste, e që mbeten edhe sot pjesë e fjalorit të disave për të përshkruar Fishtën.

Por, megjithëse është hera e parë që Akademia e Shkencave e Shqipërisë ndërmerr një veprim të tillë, tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit, prapseprap, kjo është një ngjarje që duhet të mirëpritet dhe të përshëndetet nga të gjithë ata që admirojnë veprat dhe kontributet e shumta të At Gjergj Fishtës por edhe nga të gjithë ata që besojnë në liri, demokraci dhe në lirinë e fjalës në veçanti — që personaliteti i Gjergj Fishtës si “poet, orator, estet, studiues, publicist, mendimtar dhe botues”, trajtohet, më në fund, në një forum shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akademiku Skënder Gjinushi u shpreh me rastin e hapjes së konferencës se, “Akademia e Shkencave, me këtë konferencë, po hedh një hap për të inkurajuar mirësekthimin e Fishtës”, duke shtuar se ky, “Nuk është kthim i djalit plangprishës, por i poetit të dëbuar, i cili ka pritur dekada të tëra të na thoshte, ashtu siç shkroi njëri prej pasuesve të tij, Martin Camaj: Unë jam i jueji, ju jeni të mitë. Ose siç pati shkruar Naimi: Unë jam në shpirtin tuaj / Mos më merrni
për të huaj”, ka thënë në fjalën e hapjes së konferencës, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik Skënder Gjinushi.

Kryetari i Akademisë së Shkencave u shpreh gjithashtu se konferenca e javës që kaloi ishte vetëm një hap, “për të inkurajuar mirësekëthimin e Fishtës”, duke lenë të nënkuptohet se dikush tjetër mban frenat që pengojnë, për të mos thenë që ndalojnë gjithnjë, rivlerësimin e plotë të At Gjergj Fishtës. Po kush mund të jenë këto forca të errëta, që për 30-vjetë ndalojnë “mirësekëthimin e plotë të Fishtës? A janë këta politikanët aktualë hipokritë të të gjitha ngjyrave që para botës euro- atlantike na paraqiten sot si pro-perëndimorë të flakët — a po janë nostalgjikët e Enverit, politikanë dhe akademikë — të cilët për 30-vjetë tani sillen si anadollakë dhe talebanë të anti-vlerave kulturore dhe kombëtare ndaj figurave më të nderuara, monumente të historisë dhe kulturës së Kombit shqiptar?

Image

Figura, si At Gjergj Fishta, njëri prej personaliteteve shqiptare më pro-perëndimore në historinë e Kombit, ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Kujt i pengon ende sot, 30-vjet pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri, figura dhe vepra e At Gjergj Fishtës dhe pse? Pse u deshën tri dekada që të mbahej një konferencë – “një hap i parë” për “mirësekëthimin e Fishtës” – sipas vet Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Kush i pengon hapat e tjerë që duhet të merren në këtë drejtim dhe pse duhet të matet me hapa të tjerë rivlersimi i Gjergj Fishtës? Kush e jep lejen dhe kush i përcakton “hapat” për një rivlersim të tillë? A është Fishta një hajdut a person i korruptuar që duhet të kalojë nepër “vetingun” politik të “drejtësisë” së re të pushtetarëve të Tiranës? Si është e
mundur që 30-vjet pas shembjes së komunizmit, At Gjergj Fishta mbetet, zyrtarisht, ende i padëshiruar dhe i përjashtuar, i etiketuar me damkën “tradhëtar” dhe i lënë pas dore nga politika zyrtare si dhe nga kultura, shkenca dhe akademia – si “armik” e “reaksionar”, ashtu siç konsiderohej edhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, megjithëse Fishta nuk jetoi as nuk veproi asnjë ditë nën atë regjim?

Në mungesë të pyetjeve më lartë dhe të përgjigjeve nga autoritetet shqipotare për një vlerësim të vërtetë dhe më të gjithanshëm të kontributit të Gjergj Fishtës në jetën kombëtare, sidomos kontributeve të tija në fushën politike dhe kombëtare, konferenca e Tiranës, siç duket, për të mos dashur të turbullonte ujërat e zeza të jetës aktuale politike dhe akademike shqiptare — e kishte gjetë të arsyeshme të përqëndrohej më shumë tek kontributet e Fishtës, jo në fushën politike, por në fushën albanologjike, një fushë kjo e sigurt për ta trajtuar Fishtën. Ndërkohë që sipas të gjitha gjasave, nuk dihet se cili do të jetë “urdhëri zyrtar” për hapa të tjerë, sa i përket “rikthimit” të At Gjergj Fishtës dhe nga kush do jepet leja: Kryeministri, Kuvendi, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Presidenti, nga kush? Vendim shumë i vështirë ky për Tiranën zyrtare!!! Edhe sot pas 80-vjetësh e kanë frikë Fishtën. Po pse ky trajtim për 80-vjet i Gjergj Fishtës nga Atdheu tij për të cilin jetoi e punoi gjithë jetën dhe pse “Fishta u fshi nga defteri” nga regjimi komunist, siç pyeste dikur Profesori i ndjerë shqiptaro-amerikan dhe ish i burgosur i regjimit enverist, Arshi Pipa në një artikull (Fishta dhe Komunizmi) Frank Shkreli: Gjergj.

Fishta dhe komunizmi | Gazeta Telegraf, të botuar në gazetën Shqiptari i Lirë në Nju Jork me 31 Janar, 1961.

Profesor Arshi Pipa: “Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqësuesi madhor i vlerave kombëtare”. Profesor Pipa është shprehur, se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “Karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtur, ndërsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, copëtimin e Shqipërisë. Ata që kanë cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Por një përgjigje e pjesëshme ndaj kësaj pyetjeje mund të jetë se Fishta i përkiste urdhrit françeskan, ka shkruar Prof. Pipa, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nëpër burgjet komuniste të Shqipërisë, ka arsyetuar Profesor Arshi Pipa. Fishta, si përfaqësuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, sipas tij. Një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me “rendin ideologjik botëror” të asaj kohe, shprehej Pipa në artikullin e tij. “Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, është shprehur Arshi Pipa. Ndërsa në fund të artikullit, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Poetit të Kombit, botuar në Nju Jork në Janar të vitit 1961, Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan Arshi Pipa bën pyetjen: “A do të mbetet Fishta përgjithmonë armiku numër një?” Ai shprehej optimist, duke thënë: “jo përgjithmonë” ka nënvijuar ai.

Pipa shpresonte se ndryshimi zyrtar i regjimit komunist ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, do të ndodhte, kur sipas tij, “komunizmi të ndërroj qime”. Profesor Arshi Pipa do të habitej shumë po të jetonte sot se, megjithëse komunizmi në Shqipëri mund të ketë “ndërruar qime”.

ImageGjergj Meta

Fishta ende mbetet i përjashtuar, ose të pakën jo i mirëseardhur dhe i pa pranuar, zyrtarisht. “Ujku qimën e ndërron, por vesin jo”, thotë një fjalë popullore. Mbetet për tu parë nëse Konferenca në150-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, shënon vërtetë, hapin e parë zyrtar, “për të inkurajuar mirësekthimin e Fishtës” – siç u shpreh Kryetari i kësaj Akademie, Z. Skënder Gjinushi.

Image

Skender Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shqipërisë

Presim gjithashtu, për të parë nëse ujku, vërtetë, ka ndërruar jo vetëm qimën por edhe vesin, përfshir qendrimin armiqësor 80-vjeçar ndaj At Gjergj Fishtës, në këtë 150-vjetor të lindjes së Poetit Kombëtar. Kombi shqiptar sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për paqë dhe pajtim të shqiptarit me shqiptar. Siç tha edhe ditët e fundit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, “Ka ardhur koha të kujtojmë dhe të mendojmë për At Gjergj Fishtën”. Kështjella shqiptare është e tronditur në themel. Sot, më shumë se kurrë, Kombi shqiptar ka nevojë për mësuesin e madh të dashurisë për Kombin — At Gjergj Fishtën! Mos hezitoni, kemi pritur mjaft dhe me durim për 80-vjetë!

SHBA-ja rreth tensioneve Kosovë – Serbi: Në takimet e Brukselit javën e ardhshme merr pjesë edhe Zv/sekretari i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Escobar

0

Shtetet e Bashkuara po punojnë që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

“SHBA-ja po punon me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në shtensionimin e situatës dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, që vënë në rrezik përparimin e arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësi i DASH-it.

SHBA-ja tha se në takimet e ftuara nga Brukseli, që do të mbahen gjatë javës së ardhme, do të marrë pjesë edhe Zëvendësndimës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar.

“SHBA-ja vazhdon të mbështesë bashkëpunimin e ngushtë rajonal për të eliminuar të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë, të tregtisë dhe investimeve që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, tha zëdhënësi i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

Më herët gjatë të dielës, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell bëri të ditur se gjatë ditëve në vijim, kryenegociatorët e Kosovës janë pajtuar që të takohen në Bruksel, ku do të diskutohet për çështjen e lirisë së lëvizjes. Ai ka thënë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja platformë për të adresuar çështjet e hapura mes palëve.

Që prej vendosjes së masës së reciprocitetit për targat e Serbisë, më 20 shtator, tensionet janë rritur në veri të Kosovës, ku qytetarët serbë po kundërshtojnë këtë masë. Ata kanë bllokuar me makina dhe mjete të tjera rrugët që çojnë për në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Të gjitha automjetet me targa serbe, që hyjnë në Kosovë, duhet t’i heqin targat dhe të vendosin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Prishtina ka thënë se një gjë e tillë praktikohet për vite me radhë nga Beogradi.

Më 25 shtator, dy incidente janë shënuar në dy komuna në veri të Kosovës. Në Zubin Potok është djegur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, ndërkaq në Zveçan është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil. Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa këtyre dy incidenteve./REL

Vlora Çitaku pyet me shumë të drejtë: Çfarë po bën ambasadori rus në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi, në Rashkë, afërsi Jarinjë?

1

Vlora Çitaku, Nënkryetare e PDK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka theksuar prezencën e ambasadorit të Rusisë në Beograd, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, duke pyetur se çfarë po bën ai atje, njofton Drini.

Çitaku ka pyetur në Twitter se pse ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes shkuan atje.

“Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, ka shkruar ajo.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të oërgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirit në Jarinjë.

Vizita e ambasadorit të Rusisë njësive ushtarake të Serbisë afër kufirit me vendin tonë, është agjendë e Putinit për zhbërjen e të gjitha investimeve perëndimore në Kosovë

1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ambasadori rus u paraqit tek ushtria serbe afër kufirit, reagon ashpër presidenca e Kosovës

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi ambasadori rus në Beograd vizitoi sot njësitet ushtarake të cilat i ka mobilizuar Serbia afër kufirit me Kosovën.

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po ndjek kryekëput agjendën e mikut të tij rus, Vladimir Putin.

Sopas tij, synimi kryesor është zhbërja e të gjitha investimeve të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s në rajon të cilat siguruan paqe dhe të mira materiale në Ballkan.

“Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e SHBA, BE dhe NATO në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe të begatë”, ka shkruar ai.

Serbia me tanke të viteve të 80-ta nuk mund më të tregoj leksione

0

Nga: Valon Jashari

Situata e krijuar në pjesën veriore të Kosovës gjithsesi është një shqetësim edhe për banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe si rrjedhojë kjo gjendje po reflekton edhe në këtë pjesë. Vendimi i qeverisë së Kosovës është i qëlluar për të vënë masat e reciprocitetit dhe në asnjë mënyrë nuk bën që të tërhiqet mbrapa por duhet vazhduar dhe me vendosmëri për të zbatuar.

Mos të harrojmë se që nga paslufta e Kosovës çdo njëra qeveri që ka qenë ka bërë lëshime si në aspektin pragmatik: duke mos shtrirë autoritetin shtetëror në atë pjesë ashtu edhe në aspektin juridik duke bërë favore me nënshkrimin e dhjetëra marrëveshjeve në favor të pakicës serbe atë dukë favorizuar si pakicën më të privilegjuar në Evropë. Natyrisht që pakënaqësia e pakicës serbe në veri edhe është pritur nga një vendim i tillë, pasi që ajo pakicë është udhëhequr dhe ka jetuar deri më tani në duar të klaneve kriminale të dirigjuar nga Beogradi.

Kjo strukturë politike lokale në veri e pakicës serbe në vazhdimësi ka qenë një satelit i Beogradit që ka bërë dhe bënë përpjekje për destabilizuar vendin në njërën anë dhe nga ana tjetër shteti serb duke luajtur viktimën para faktorit ndërkombëtare gjithsesi ka potencuar se subjektiviteti i shtetësisë së Kosovës si shtet i pavarur është e paaftë dhe se nuk duhet rrjedhimisht të ndodh. Gjë që me qindra veprime klandestine nga grupe kriminale ekstremiste serbe duke përfshirë edhe sulmet terroriste në vazhdimësi nga njëra anë dhe nga ana tjetre me përkrahje direket edhe nga ekstremizmi islamik, sidomos në pjesë e Mitrovicës nga disa imam që kanë mbjellur urrejtje ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe duke shtuar shkallën e fundamentalizmit gjë që ka ndikuar direkt në zbehjen e atdhetarizmit te popullata shqiptare, veprime që bien në kundërshtim edhe me ligjet-Kushtetutën e Kosovës.
Gjendja e tensionuar sidomos me afrimin e tankeve dhe aviacionit serb në kufi të Kosovës duhet parë me seriozitet për faktin se:
– Qeveria serbe ka gjetur momentin e përshtatshëm sidomos pas situatës së krijuar brenda spektrit politik në Prishtinë ku shumica e partive politike janë rreshtuar kundra qeverisë së tanishme të Kosovës gjegjësisht ndaj Kurtit. Kjo në një raste delikat për intervenim serioz në veri nga ana e policisë së Kosovës dhe të FSK-së gjithsesi mund edhe të mos i binden urdhrave të Kurtit – Osmanit, pasi këto institucione të pavarura prej kohësh janë të kapura nga subjektet politike tjera që tani janë në opozite dhe rrjedhimisht vendosmëria për të zbatuar ligjin në veri mund edhe të dështojnë nëse situata mund të eskalon në ndonjë konfrontim të hapur të forcave të armatosur të Kosovës dhe atyre serbe. Pasi që opozita në Kosovë dështimin e kësaj qeveria me çfarëdo çmimi do të e dëshironte për njëmijë arsye duke filluar nga frika e zbulimit të keqpërdorimeve financiare me vite të tëra etj…
– Ideja e mini Shengenit që kohëve të fundit edhe janë zhvilluar takime, e që me vizitën e Merkelit u zbeh kjo ide, gjithsesi i ka dhënë Serbisë një mundësi për të shfaqur agresivitetin e saj edhe atë përmes forcave ushtarake, pasi që Shqipëria ka mbetur anash në këtë moment e cila duhet treguar në mënyre urgjente gatishmërinë në asistimin e drejtpërdrejt të FSK-së gjë që ia lejon edhe Kushtetuta e saj.
– Së paku dhjetë vitet e fundit Serbia në të gjitha proceset politike të saj si drejt rrugës për në BE ashtu edhe në përmasimin e imazhit të saj si një shtet që ka kryer gjenocid në disa shtete në Ballkan, veprimtarin e saj e ka mbështetur në kërcënim ushtarak ndaj fqinjëve edhe atë jo vetëm ndaj Kosovës.
Nevojë e domosdoshme është që qeveria e Kosovës kërcënimin e fundit ushtarak serb të e marrë seriozisht dhe në mënyrë urgjente të aktivizoj të gjitha mekanizmat në rend të parë vetëmbrojtës duke mos përjashtuar mundësin edhe të kalimit mbrojtës. Këtë situatë në mënyrë urgjente duhet ftuar dy qeveritë shqiptare të ulen në një takim dhe në koordinim me mekanizmat ndërkombëtar si të NATO-së, OKB-së, dhe aleatëve strategjik të shqiptarëve.
Mos të harrojmë se me aq sa kemi mundur të vërejmë përmes mjeteve të informimit qarqe të caktuar në Prishtinë nuk duhet të krijoj panik nga artileria serbe që është vënë rreth kufirit pasi që aq është e vjetër dhe jashtë kohe sa që ato tanket janë prodhim i viteve 80 dhe rrjedhimisht dështimin e kanë të garantuar.

  • Valon Jashari është Ma.sc. Historisë, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.

Kujtime t’paharrueshme për një vajzë e cila ishte ulur me mua në të njëjtën bankë shkollore

0

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prishtina

(Lirim Gashi)

Një vajzë, e cila ishte ulur me mua në të njëjtën bankë shkollore për një vit e gjysmë, e ktheu k…tim në një kuti ingranazhi të makinës.

Sepse ajo e mbante atë gjatë gjithë kohës në mënyrë që të mos binte në dysheme nga dëshira për ta provuar.

Në atë kohë, vajzat ishin të veshura me dimija, dhe unë, që nuk e kisha idenë pse e mbante k…tim gjatë gjithë kohës, iu drejtova për ndihmë shokut Tito.

Dhe ai më këshilloi të blija një brisk dhe të bëja një vrimë pranë trekëndëshit të saj, përndryshe ai mund të çmendet dhe të thur një bishtalec.

Dhe pastaj ekziston rreziku që k…im të më lë nga zemërimi.

Dhe pa hezitim ndoqa këshillën e shokut Tito, në fakt k…im ndoqi atë më shumë se unë.

***

Jedna devojka, koja je godinu i po dana sedela sa mnom za istom školskom klupom, pretvorila je moju kitu u menjač automobila.

Zato što ga je držala cijelo vrijeme kako ne bi pala na pod iz želje da ga isproba.

U to vrijeme djevojke su nosile dimije, a ja, koji nisam imao pojma zašto se drži sve vrijeme za moju kitu, obratio sam se za pomoć drugu Titu.

A on me je savjetovao da kupim britvu i napravim blizu njenog trokuta rupicu, u protivnom bi mogla poludjeti i isplesti pletenicu.

A onda postoji opasnost da me kita ostavi iz ljutnje, i da se oslobodim za sva vremena od zavisnosti od njegove žudnje.

I bez oklijevanja sam slijedio savjet druga Tita, u stvari više od mene slijedio ga je moj kita.