Kreu Blog Faqe 1554

Fryni era e u çel taraba, poezi (satirike) nga Gëzim Muçolli

FRYNI ERA E U ÇEL TARABA
Fryni era u çel taraba
Plot furtunë u ndryshue moti
Pyesin ku mbet Edi Rama
A prap po bënë plane koti
Edi i gjatë e i madh sa vetë
Me plane e me miq të rrallë
Me të vetin nxehet lehtë
Për Vuçiçin ka shumë mallë
U hap koka e u hap balli
Ndërto mure e çil shtigje
Çka mendove Edvin djali
Kur kalove n’udhë të dhive
S’hapet toka as mbyllet deti
Pse ty Edi të premtoi miku
Edhe sa herë të kap sikleti
Mos kujto se ramë nga fiku
Të ka vendi kryeministër
E të kaluarën e ktheve prap
Kurr s’ bëre aq i ditur
Që të vijmë pas me bajrak
Thonë e treta e vërteta
dy herë s’ mashtrohet burri
Ku ty lash e ku të gjeta
Tash kur mikut f’iu ndal turri
Kaq i dijshëm e kryeneq
Bota sillet përreth teje
Kur Rri me Vučkon veq e veq
Ballkanin e do sofër me meze
Ah mor Edi kryelarti
Sa ka pasë trima Shqipnia
Sa t’rrin në zemër Beligrati
S’ të bënë punë as krenaria
Ti e sheh Ballkanin open
Me kufi plot shtigje dhishë
Nuk të zen vendi vend
Pse ty plani tu ka prishë
Tu ndal turri e krejt lavdia
Shkoi poshtë Ballkani hapur
Nuk e dite kush është Serbia
Pobrarimi të ka lanë në akull.
Vjen Vuçici nga Ballkani
Ngrit “aviona” e helikopter’
Siç e mësonte Sllobodani
Don luftë edhe kësaj her’
Harroi Edin e besën e dhanè
Nis ushtrinë kah Kosova
“Ballkan je: Srbija do Tirane
Do Drača ima Srpskoga mora”
Çou mor Edi se u prish andrra
Për herë tretë kryeministër
Se po luhen do lojna të randa
E s’po dahen arat me misër
Tek tokat e arta atje n’kufi
Deri ku Kosova ka emër
Prap do të valon në lartësi
Shqipja e flamurit me zemër.

Vështrim rreth monografisë “Carrabregu në gjurmët e historisë dhe traditës”, të autorit Arton Loshaj

0

MSc. Adem Lushaj, Deçan

Monografia “Carrabregu-në gjurmët e historisë dhe traditës” të autorit, Arton Loshaj, është ndër të rrallat të shkruara deri më tash në Komuën e Deçanit. Kjo monografi, krahas asaj “Lluka nëpër shekuj” e Arif Molliqit, duhet të jetë shtytëse edhe për fshatrat tjera të kësaj komune, që do ishin ndër dokumentet më të rëndësishme të historisë, kulturës, lashtësisë, trashëgimisë, arsimimit dhe qendresës, ndaj çdo pushtuesi.
Në këtë monografi, autori e përshkruan historinë e fshatit Carrabreg, bazuar në dokumentet historike dhe arkeologjike, por edhe në gojëdhënat popullore. Loshaj në mënyrë të argumentuar ka bërë përshkrim të historisë, arsimimit dhe të zhvillimit, të kulturës dhe sportit, etnografisë, luftës dhe qëndresës kombëtare, të banorëve të fshatit të tij.


Gjithashtu, Arton Loshaj ka përshkruar relievin e Carrabregut, përbërjen e tokës, klimën, ujërat, botën bimore dhe shtazore. Ka bërë shpjegime për toponimet dhe mikrotoponimet që gjenden në Carrabreg, gjë që nxjerrë edhe vjetërsinë e fshatit të tij.
Autori, fillimisht ka treguar për etimologjinë e emrit të fshatit Carrabreg, duke e përshkruar si një vend të lashtë në të cilin ka dominuar druri qarri. Etimologjia e emrit vjen nga fjalët “Qarri në breg apo Qarri n’breg”, që gradualisht ka ardhur deri te emërtimi “CARRABREG”.
Sipas dëshmive të prezantuara në këtë monografi, Carrabregu del të jetë një nga vendbanimet më të vjetra në territorin e Deçanit, së bashku me Lloçanin.
Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, autori i kësaj monografie, Arton Loshaj, ka punuar gjatë në hulumtimin dhe grumbullimin e të dhënave dhe dëshmive nëpër çdo periudhë dhe në të gjitha fushat e jetës, ku zënë vend edhe kulti i pritjes dhe bujarisë, traditës së mikpritjes dhe aspektet kanunore, deri te sporti, arsimimi dhe ngritja profesionale nëpër breza, aktivitetet politike e kombëtare të bashkëvendësve të tij dhe lëmitë tjera shoqërore. Këtë më së miri e përshkruajnë recenzentët e librit, të cilët i japin vlerësim të lartë punës dhe arritjes së dëshmimit të historisë dhe traditës së banorërve të këtij fshati nëpër shekuj, të autorit Arton Loshaj.
Në këtë monografi mësojmë për djemtë e Carrabregut që treguan trimëri kur e veshën uniformën e UÇK-së, kur u armatosën, kur luftuan përballë serbëve me atë pak armatim që e merrnin në Shqipëri. Këtu shkruhet për dëshmorët, për të gjallët, për të rinjtë, për të moshuarit. Shkruhet për jetën e re, për ndërtimet e reja të ndërtuara mbi gërmadhat që ishin cak i sulmeve serbe.
E veçanta e autorit është se nuk e harron as të tashmen, kur fshati i tij ka arritur zhvillime të mëdha, si në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe në jetën kulturore, biznesore, arsimimit, pluralizmit politik dhe në fushat e tjera që ndikojnë në mirëqenien qytetare dhe demokratizimin e shoqërisë.
Rrugën e Llukes dhe të Carrabregut, duhet ndjekur edhe fshatrat thera, duke lënë dëshmi të autoktonisë sonë në këto treva, të zhvillimeve nëpër kohë dhe historinë e vërtetë të Deçanit, duke mos ua lënë në dorë që historinë tonë ta shkruajnë të tjerët.
E vlerësimin më të mirë për punën e çmuar të Arton Loshaj, e jep redaktori i këtij libri, Esat Loshaj, ku thotë:
“Autori nuk sajon, por analizon dhe verifikon të dhënat mbështetur në ballafaqimin e dëshmive kryesisht shkencore dhe të arkivave, në caqet e supozimeve. Është si bleta e mirë që ka kërkuar, gjetur, grumbulluar me zell e kompetencë një fond të konsiderueshëm të dhënash”.

Vota për doktoreshën Zize Hakaj Veselaj, është votë për qytetarin

0

Skënder MULLIQI

Një nga profesionet më humane dhe më prestigjioze e më shumë vlerë, është mjekësia .Ky profesion kërkon njerëz më intelegjencë, të përkushtuar në punë , në përgjithësi njerëz të mirë të kësaj bote. Pacientët duan të ndiejnë së janë në duar të sigurta , së janë në qendër të kujdesit, së shqetësime e tyre janë të vlefshme nga mjeku.Ata kanë nevojë për komunikim dhe kujdes maksimal.

E tillë është edhe mjekja Zize Hakaj Veselaj, e cila që shumë vite punon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Raushiq të Pejës.Për gjithë këto vite të punës ajo ka ndihmuar pacientët për përmirësimin e tyre shëndetësor.U ka dhënë atyre mbështjete në çdo kohë , edhe jashtë orarit të punës kur është paraqitur nevoja.Doktoresha Ziza është shëmbull për të mirë , e cila gjthmonë ka shprehur gadishmërinë që të bëjë shumë kilometra për mirëqenjën e pacientëve të saj. Mikëpritja e saj është e jashtëzakonshme .

Pacientet shprehen të lumtur së kan për mjeke në BT të tyre zonjën Zize .Ajo është e respektuar nga të gjithë qytetarët e këtij lokaliteti, për punën e saj.I gjithë stafi që punon në këtë qendër , meriton lavdata për punën të cilën po e bëjnë. Doktoresha Ziza shprehet “ së ndihet shumë e lumtur atëherë kur mbjellë siguri dhe lumturi tek pacientët”. Unë thotë ajo në vazhdim të bisedës gjithmonë kam ndarë shqetësimet dhe kujdesin maksimal për të gjithë ata që kan frekuentuar në qendrën tonë mjekësore.Kemi ndihmuar më udhëzimet tona për mbrojtje më efikase nga Pandemia .Sipas nevojws ekipi ynws ka shkuar pwr vizita edhe nepwr shtwpia .

Prandaj, edhe kemi krijuar mardhënje të ndërsjella shumë të shëndosha.Dhe, nuk ka dyshim shprehet doktoresha, çdo sukses yni ,ndihmon dhe ndikon edhe në lumturisë tonë përsonale.Ajo paralelisht më ushtrimin e profesionit të mjekut, është asambleiste në Kuvendin Komunal të Pejës nga radhët e AAK-së. Edhe sivjet ajo garon për këtë pozitë , të cilën më punën dhe sinqeritetin e saj karshi përmbushjës së obligimeve ndaj qytetarëve e meriton. Inkuadrimin në politikë pasi vjen nga shëndetësia , ajo e sheh si përpjekje për përmiresimin e kushteve dhe shërbimeve në shëndetësi, në dobi të qytetarëve, si dhe promovimin e vlerës së gruas në shoqërinë tonë të re.Prandaj, të gjithë ata të cilët votojnë për doktorëshën Zize , që votojnë numrin 3 të listës së AAK-së, në zgjedhjet të 17 tetorit nuk do të gabojnë.Ajo është votë për qytetarin…

O, analista! Albin Kurti është shqiptar, ndërsa ne nuk jemi vrasësësit e askujt…?!

3
Nga: Refiqe Hamiti
O analista…
Kryeministri Albin Kurti nuk është populist.
Është aktori kryesor ,për Kosovën,i cili flet dhe me mençuri e hedh potezin në momentin e caktuar andaj edhe i ka hije roli që e aktron !
Shkruan: Refiqe R. Hamiti
Nga një vrimë e vogël në zemër , rrjedh e gjithë fuçia , me dashtë atdheun tënd.
Andaj rikujtojë se:
Kudo në botë për me mbrojt atdheun policët, ushtarët, flijohen,vrahen,viktimizohen për me mbrojtë popullin e vet .
Amerikanët , Britanikët dhe Francezët nga vendet e tyre kanë shkuar në Afganistan e në shumë vende në lindje, në ballkan,për një qëllim strategjik,madhor dhe fitimprurërs për vendin e tyre.
“Opinionistët e Kosovës”, shumë
të mjerë, po bëjn fushatë anti-Kosovë,e që sot për sot ,për moshën e tyre , është turp me ju bë thirrje, në vitin 2021, se kundër shkaut duhet t’jemi bashkë të gjithë, e jo me shfaq nxitje,urrejtje, ndaj Kryeministrit të tyre pse e ka emrin Albin Kurti!
Veprimet e tyre,edukata dhe kultura e tyre,dhe mënyra se si flasin , arsyetojnë ta kujtojnë:Budallallëkun që nuk kanë mundur ta mposhtin as hyjnitë.
Sepse në kohën e gurit dhe ilirisë, tek të parët tanë,kushtrimi për me i mbrojtë tokat dhe popullin, ka qenë pika ma e fort,më strategjime dhe më e qëndrueshme tek shqiptart për me e flijue edhe jetën .
Veç një shkëndijë ndez një mal, e të mos themi se sa shkëndija janë ndez për me kall armikun fund e krye,siç është serbia, në dekadat e fundit ,që për 80 vjet në trojet tona , ka mjell luftë speciale në mes nesh, ku fitimtar nga kjo , ka dal gjithmonë armiku ynë, me ndihmen e vet shqiptarve deri sa lindi LDK e Ibrahim Rugova në vitet e ’90 .
Duke dëgjuar dhe shikuar këto media ”shqipe-serbe”, sidomos nga këto media -paqavra,që po dominojnë në Kosovë, të shkon mendja qart , se këto media,këta analista, trupin e kan në Kosovë, a kokën dhe bishtin, e kanë nga ata që i financojnë,shumë e mundshme serbia,
me gjithë këtë bagazh mbrojtjeje ,e përqarjeje”, e ne pak dimë se kush po i financon, këta.
Kur njeriu shkruan, duket menjëherë a shkruan mirë apo keq. Por kur njeriu shkruan kundër unit kombëtar të tij,dhe rri përball të keqes kundër vetvetës , askush në botë nuk mund ta marrë vesh, a e bën ai këtë se është plot me mend apo se nuk ka mend fare?
Pra: këta analistat e Kosovës që janë bërë bashkë, sikur me i pas lind e njëjta nënë, këtyneherë kishin thënë : Se tumerruci për një dorë kashtë e vret samari mushkën. Por
Për një dorë ”kashtë”, shqipfolsi- analist e shet identitetin e tij kombëtar ,pa ju vu laku në fyt, nga askush, pra për qef . A janë në tokë të bukës këta?
Nuk thuhet kot: ”Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë me dekada e çështjes kombëtare”, (mos e bëft zoti,sepse këta, këtë e duan), ku u derdh gjaku rrëke i gjithë dëshmoërve, (sipas analistave e gazetarëve të shitur, sepse analistat e vdekur për së gjalli ,si këta sot, po të ishin me mendët e tyre ,të mos ti shërbejn armikut me gjithë këtë bagazh shpifjesh. Bile kishin pyet dikend të mençur, se a e ka mirë Albin Kurti apo keq, e në opinjon nuk ishin dal bllof ashiqare ,sepse kjo të kujton atë thënjën e popullit ”Ujku mjegull kërkon ,këta analistat ,alias- gazetaruc po mundohen me lidh kalin me pe. E me ba mjegull kudo.
A lidhet kali me pe?
Është e gerditshme sa shumë zagarë ( më falni këtu, se ka shumë zagar që i rrinë besnik zotit të tij deri në përjetsi ) ,lehin kundër Kosovës studiove televizive e skutave të rrjeteve sociale pa fijen e turpit, as fijen e ndërgjegjjes.
Përmendi gjarprin ,bëjnë gati shkopin sepse më i keqi vëlla nuk merr hak për të bëmat e Serbis mbi shqiptar por po shtojn hasmërin, zbulohet që ky ”vlla” i thell, me dëkada paska qenë thëngjill i mbuluar.
Realisht tema e veriut nuk çon as në luftë as në tensione. Tensionet janë n’Prishtinë, në debatet debile me zagar të dobishem për kauzen serbe.
Sepse s’ka evropian as amerikan që nuk e kupton se në këtë rast Kosova ka të drejtë.
Marreveshja ka qenë teknike. Teknike duhet te shihet edhe situata sot.
Prandaj,ju gazetare shtiklla, ju opinjonist fukara në mend , mos lehni si zagar duke i ekzagjeru ,e deformu faktet se veç po e politizoni nje çështje teknikisht të mbyllur.
Nëse për reciprocitet e kundërshtoni qeverinë, a nuk jeni për mbrojtje të Republikës së Kosovës?
Thjeshtë, po dua ta di : a po jetoj në këtë Kosovë për të cilën është derdhur gjak apo atë që është nën Serbi?
Shumë i dyshimt ,shumë i paqart rreshtimi i juaj, ”gazetare shtiklla ”,që e ke ndërrue gëzofin veç për një zhgënjim të vogël tëndin dhe opinjonis pa dije dhe shkollë.
PS:
Kush ju bëri juve analista?
Kush ju bëri juve opinjonist!
Si komentoni, debatoni ju kështu?
A është e tepërt kjo me ju lexue,me ju dëgjue ,me ju shikue juve,në rreshtimin e juaj të padrejt dhe kontraverz!?
( Një kolege e imja e ka pas nxënës Mahmutin, mbrëm duke lexuar komentet në një portal, citojë: Ky portali i këtyre të shtiturve, kishte bërë pyetje :A është veprim i duhur i Qeverisë dërgimi i forcave të njësis speciale në veri?
Komenti i Mahmutit ishte perfekt.
I lumt!
Citoj siç është shkruar komenti:
”Esht interesant me kata njerz te ,quditshem . Rrezov se te mbyta ,qov se te mbyta, në nj an Shkiet, në nj an urrejtja per Albini dhe tuta e hupjes se karrikave privilegjeve po vendosen ne krah me dreqin e me ata qe na e kan pi gjakun me pamuk
poll andej
poll knej
zoti ju marroft”
Mahmuti ma i mençur se këta! Unë e njoh mirë!
Veç me 8 vjet shkollë është.
Tan jetën e vet ka punuar punëtor krahu, me djersë dhe nder, i ka ushqye kalamajt e tij shëndetshëm,e që janë pesë .
Të lumt Mahmut!
Me ty krenohet Kosova !
Me gazetaren shtikëll dhe me këta opinjonista, e analista s’po gjej shprehje çka me thënë,veç :Na mbyten budalltë.

Pëllumbi pellazg në Kulturen e Vinçes

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Garat me pëllumba janë një traditë e jona mijëra vjeçare . Që pëllumbat garues të ngjiten lartë në qiell (800-1500m) duhet pasur edhe kushtet klimatike që e mundësojnë atë flturim të lartë ; temperatura e ajrit ndërmjet 18 dhe 20 shkallë ,erërat e lehta veri-perëndimore. Pëllumbi garues duhet ta mbërrij lartësinë mbrenda 30 minutash , dhe atje lartë në qiell t´i tregon aftësitë e tija të fluturimit dhe lazdrimit me qëndrim deri në 5 orë.

Edhe për të prekur tokën nga ajo lartësi ,mvaret prej guximit dhe krenarisë së pëllumbit , e kjo zbritje plot sharm zgjatë nga 15 minuta e deri në dy orë. Sa është i vjetër pëllumbi në anët tona ,këte nuk mund ta thot askush , janë mijëra vjeçarët në pyetje. Por ,pse pëllumbi i ynë nga Romakët u quajt Columba illyrica – pëllumbi ilir? ai sigurisht e kishte ndonjë veti , pamje apo aftësi më shumë se të tjerët . ” Shteti Ilirik shtrihej nga Adriatiku në perëndim e në veri e përfishtinte Slloveninë dhe Kroacinë e sotme , në lindje deri te lumi Danub në jug Kosova dhe Shqipëria. Ilirët e sollën me vete rasën e vjetër Babilonase të pëllumbave. Pëllumbi shihej si shpezë e shenjt se pse disa nga ata fluturonin lartë në qiell dhe priftërinjt e kohës mendonin që pëllumbat janë në kontakt të vazhdueshëm me Zotërat dhe të tillët janë kumtues dhe sjellin edhe kumte.”(Joca Naumovic , Serbian Highflyers) ”

” Kur sllavët erdhën këndej pari pas shek.VI-të e panë dhe e takuan për herë të parë pëllumbin e shenjt ,me puplat e tija plotë shkëlqim dhe vijëzëllimë (Joca Naumoviç) ” Dhe si zakonisht serbët të aftë për përvehtësim e quajtën Pëllumbi Arkangjel, ku pas shekujve të 13 dhe 14 Pëllumbi ilirik rritej në manastiret ” serbe “.Gjëja se sipas historiografëve serb ,edhe kur paskan pas ” ikur ” serbët nga turqit ( pas 1389) e paskan pasë marrë me vhte edhe këtë shpezë të bekuar.

Lexoni me vëmendje, fjalë e më poshtme :

Arkeologu anglez A.J.Evans , e kishte vizituar Pejën në vitin 1884. Ai i kishte vërejtur sistemet e ujitjes në këto anë që i ngjanin atyre të gjetura në Babiloni. Ai shkruan se në Kosovë ju mund të gjeni Delen Ilirike, Buallicat, Gomerët si dhe kuajt e vegjël.Ai i thoshte një miku të tij serb adhurues i pëllumbave nga Beogradi (Djoka Djordjevic):

” Në se e kërkoni paraardhësin e pëllumbave të juaj atëherë Pëllumbat e shenjt që nga koha e Ilirëve mund ti gjeni ende në qytetin e Pejës ( Viti 1884 ,pra)”

Kultura e Vinçës ngërthen në vete të kaluarën tonë pellazge dhe pellazge-ilire : Në vendin e quajtur Vuqjedol është gjetur një shembull i shkëlqyer i frymëzimit artistik , dhe simbol fetar i kuturës dhe qytetërimit të herëshëm pellazg (Europian)- Pëllumbi i Vuqjedolit. Ky pëllumb i lartë 53 cm është i bër nga balta e pjekur. Në qafë i ka të gdhendura tri simbole të dyfishta të një sopateje; modelet jo të zakonshme i mbulojnë krihet dhe gjoksin kurse kreshtat e larta ia zbukurojnë kokën Shenjat e gdhendur pikërisht në krihë dhe pikat e gjoksit dëshmojnë për një racë vendore të pëllumbit ,4500 vjet më parë .

Ngritja dhe kultivimi i pëllumbave ,me këtë gjetje dëshmon kohën shumë më të largët të lashtësisë ,dhe ky është pëllumbi më i vjetë që është zbuluar ndonjë herë në Europë Ngriten shumë pyetje me këtë zbulim , a ka ndonjë lidhshmëri me gjetjet e pëllumbave të shpellave, a ka ndonjë llidhje me pëllumbat sumerian të Babilonisë e që mendohet të jenë stër-stërgjyshi i pëllumbit ilir. Por matjet dhe krahasimet tregojnë se ngjashmëria është shumë e madhe Për shumë specialist , ky zbulim i pëllumbit të famshëm të Vuqjedolit në fakt tregon se është një thëllënzë ( simboli Hephaestus) simbol cili lidhet me kohën në metalurgjinë e kohës , e që është një epokë e lavdishme e kuturës së Vinçës. Ilrëve iu kisha mbetur shumë “borgj” sikur edhe në këtë rast nuk e kisha përmendur birrën Ilire “Sabaja ” .

Por ç´ka lidhje birra me pëllumbin? Shumë ,bile. Columba illyrica dhe Birra Sabaja , dy detale të vogla që kanë lënë gjurmë në të kaluarën tonë antike të harruar .Po sistemi i ujitjes ne rrethin e Pejës i ngjajshëm me atë të Babilonisë

  ( para Babilonisë është Vinça   fxh   )

E kemi ditur që Ilirët ishin të njohur edhe për birrën e tyre Sabaja ? Hocataeusi , një historian grek i cili shkrunte që në shek. e 5-të prK, kishte cekur se Pajonët , banorët e vjetër t Maqedonisë së Aleksandrit të Madh e pinin një pije të bër nga elbi , kurse një tjetër historian Hellanleus (466 prK) flet pë disa njerzë që e pinin një birrë të bër nga rrënjët. Aristoteli shkruante se birra me emrin piuon kishin dhimbje kreje dhe fytyrat e tyre rrinin të varura .(The Montreal Daily Herald 1892).

Pra Ilirët e lashtë e prodhonin dhe pinin birrën nga elbi.. Por me ardhjen e romakëve birra konsiderohet si një pije e klasit të ultë , pije barbarësh (Ilirët ,barbar?) Birra e lashtë ishte një lëng elbi me origjinë nga Iliria,dhe që sabaja dhe sabaium ishte fjalë ilire e kohës (H. Krahe , Die schprache der Illyrer , Wiesbaden 1955 ),kurse sabaiarius mund të quheshin fermentuesit e birrës së elbit. Romakët ishin të mësuar me verën ilire me mjaltë dhe kur e pushtuan Ilirinë , birren Sabaia e quajtën pije barbare Pra gëzuar me një gotë birrë Sabaia , duke i pritur pëllumbat ilirik të zbresin nga qielli !

Florian Marku fiton titullin në kategorinë velter, tani do t’i ketë sytë për luftën për titull bote

0
Florian Marku ka fituar titullin në kategorinë velter të IBF-së International, duke mposhtur me pikë boksierin ukrainas Maxim Prodan, i cili deri tani ishte i pamposhtur. 

Pas 10 raundeve, Marku fitoi më shumë pikë nga gjyqtarët dhe kështu siguroi titullin e parë në boksin profesionist.

Për boksierin shqiptar vazhdon ende rekordi pa humbje, teksa ka realizuar nëntë fitore, prej tyre gjashtë me nokaut.

Meçi i zhvilluar në stadiumin e Tottenhamin ishte më i rëndësishmi deri tani në karrierën e 28-vjeçarit, i cili tani do t’i ketë sytë për luftën për titull bote.

Usyk e shokoi Joshuan, u bë kampion bote pasi e mundi në 12 runde dhe ia mori të gjithë titujt botëror (Video)

0

Usyk e shokon Joshuan, e mund dhe shpallet kampion bote

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka arritur ta mposht Anthony Joshuan dhe të shpallet kampion bote në peshat e rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Meçi u zhvillua në 12 raunde, pasi asnjëri nuk arriti ta përfundonte meçin me nokaut, njofton Drini.

Pra, me vendim unanim, Oleksander Usyk u shpall kampion i ri i botës në tri kategori, duke e rrëzuar nga froni Joshuan.

Gjatë tërë meçit, Usyk ishte në ofanzivë dhe tregoi paraqitje shumë më të mirë sesa tashmë ish-kampioni Joshua.

Anthony Joshua vs Oleksandr Usyk Fullfight Highlights HD – YouTube

Pse duhet të votohet Kosovare Gjevukaj-Tolaj?

0

Nga Dea Kapllani

Kosovare Gjevukaj- Tolaj e lindur në qytetin e Pejës ,studimet bachelor të përfunduara në UP-Psikologji ndërsa Masterin shkencor në Psikologji Klinike në Tiranë Kosovarja është e martuar me Cand. Doktorant në Economi Ibrahim Tolaj .

Kosovarja vjen nga një familje patriote ,e cila gjatë luftës ka kontribuar shumë për Kosovën. Prindërit e Kosovarës janë veteranë të arsimit ,babai i saj Avdyl Gjevukaj ka qenë i burgosur politik gati gjysëm dekade në burgun famëkeq të athershëm të Golio Tokut ,të gjitha këto si rezultat i kundërshtimit të cënimit dhe integritetit të vendit tonë.

Vetë Kosovarja edhe pse gjatë kohës së luftës ka qenë në moshë të re ka dhënë një kontribut shumë të madh në fushën e mjekësisë,po ashtu ka dhënë kontributë edhe gjatë pandemisë me këshilla online pa pagesë. Një person me vlera të larta edukimi dhe arsimimi ,reflektim i qetësisë dhe pasqyrim i butësisë .

Tani edhe kandidate për asamble komunale në qytetin e Pejës ,në radhët e Partisë Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës AAK-121 ,Kosovarja me numër 18 .

Të besojmë në njerëz të plotësuar në të gjitha aspektet,që të kemi të ardhme më të sigurt. Voto Kosovare Gjevukaj-Tolaj me numër 18.

Pse klerikët fetar nuk mund të jenë ndryshe ?! …

0
Afrim Caka, Gjakovë
“Nuk kam nevoj për një zot; që nuk ushqen një fëmijë të uritur sot, por premton sipas hoxhallarëve parajsë për të vdekurit nesër!
“Nëse njerëzit, të cilët krijojnë një xhami apo një kishë dhe ata që lexojnë libra të vjetër fetar, kanë nivel të ulët e primitiv të kulturës leximore e shkrimore, ata nuk çajnë kokën për mjete të realizmit të këtij qëllimi politiko-fetar, i cili në këto raste arrihet për mes deformimeve të hapura fetare. Ky nivel primitiv i kulturës fetare, kategorit morale i përjashtojn, humanizmin e shpall “persona non grata” ndërsa racionalitetin e vret siç e vret njerëzit e vetë në tempujtë fetar të errësirës”.
Cila është natyra e mendjes së klerikëve fetar? Përse mendja e tyre nuk ushqehet me informacione shkencore, por me dogma fetare. Hoxhallarët jetojnë pafundësisht pa kthjellime – ja ku qendron rreziku. Për sa e mbajnë mend vetën e tyre, në kokën e tyre vërviten, gjithë kohën, mendimet se si t’i mashtrojnë besimtarët. Ku është burimi i klerikve fetar? Ndoshta, rrënja e mendjes nuk është në qetësinë absolute, në të cilën mendja shkrihet, kur ata nuk janë pranë Perëndisë? Nuk është për t’u çuditur aspak që njerëzit e religjionit janë gjithmonë të orjentuar drejtë të kaluarës, sepse është e vetmja gjë që kanë.
Ju klerikët fetar bëhuni të ndërgjegjshëm, mos kërkoni të zhvilloni gënjeshtra e mashtrime. Këtu në tempujtë e errësirës po kërkoni të zhvilloni saktësisht të kundërtën: të shkatërroni ndërgjegjen, ndërgjegjen muslimane, e kristjane, budiste, xhainiste etj. Jeni duke shkatërruar të gjitha llojet e ndërgjegjes dhe të humanizmit njerëzor duke zhvilluar e rënduar edhe më shumë varfërinë – për të krijuar njeriun e ri… Nëse ne nuk arrijmë t’i ndalojmë ataklerikët me pushtetin e tyre fetar do t’i kalbëzojnë brezat e rinj.
Jam i çuditur se si është e mundur të gënjejnë veten… Dhe këta nuk mund të çlirohen prej kësaj shtirjeje, sepse është thesari i tyre i vetëm. Këta klerikë fetar e dinë që prapa tyre ka vetëm errësirë, zbratësia është një kompleks inferioriteti, për këtë ata kapërthehen keqas pas gënjeshtres e mashtrimit… Ky është një problemi për të gjithë klerikët mediokër. Dinë të mashtrojnë shumë mirë. Nuk mund të tolerojnë askënd që të jenë më të të mirë se ata, vetëm më të varfër në kokë – dhe t’i mbajnë besimtarët në gjendje gjysmë përhumbjeje, sepse kjo i shkatërron iluzionin e tyre të jashtëzakonshëm.

Presidentja Osmani: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve të fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia.

 Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuqiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon.
Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-në, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje de Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e “botës serbe”, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi.
Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti serbët e Kosovës që të jenë të bashkuar në refuzimin e skenarëve ogurzi të Serbisë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë tyre duke ofruar mbështetje dhe siguri nga strukturat kriminale dhe ilegale të Serbisë.