Kreu Blog Faqe 1555

Komunikatë e përbashkët e tre presidentëve, Vjosa Osmanit, Millo Gjukanoviqit dhe Zheljko Komshiqit

1

Komunikatë e përbashkët e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.

Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit dhe fillet e nacionalizmit shqiptar

0
Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
Nga parathënia e librit “Kosova” VIII, në të cilën përfshihen dokumentet e Kongresit të Berlinit si dhe një pjesë e atyre të Lidhjes Shqiptaret të Prizrenit 1878-1881.
Dokumentet e gjithëmbarshme autentike të Kongresit të Berlinit dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – me ato përcjellëse nga burime të ndryshme, paraqesin çelësin e interpretimit po edhe të vlerësimit të drejtë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në përputhje me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, që e ndikuan drejtpërdrejtë nga shfaqja e saj si ideologji, që e vuri në veprim atë, bashkë me të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kaloi deri te shpallja e pavarësisë kombëtar, më 28 nëntor 1912.
Mungesa e këtyre dokumenteve në formën autentike dhe shfaqja e tyre e pjesshme, të cunguara nga interpretime të ndryshme joshkencore dhe, të manipuluar nga historiografia serbe, greke, bullgare, ruse dhe të tjera, që u shërbenin platformave hegjemoniste të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kishin për qëllim fshehjen e të vërtetës për shqiptarët dhe identitetin e tyre historik nga antikiteti i e këndej, duke e paraqitur “të mjegulluar në histori”. Me këtë kërkohej që shqiptarët dhe çështja e tyre të përjashtoheshin nga harta e re shtetërore, që nga Kriza lindore e këndej, kishte filluar të marrë pamje në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane.
Me shfaqen e lëvizjet nacionaliste të popujve të Ballkanit të mbikëqyrura dhe të drejtuara nga Rusia, grekët, malaziasit, serbët dhe më vonë bullgarët, fituan shtet e tyre kryesisht të mbështetura mbi faktorin fetar, me ç’rast një pjesë e mirë e popullatës shqiptare që i takonte besimit ortodoks u përfshi në këto projekte bile edhe si avangardë e tyre, siç ndodhi me arvanitasit në revolucionin grek, ndërkohë që pretendimet e tyre hegjemoniste ndaj etnisë shqiptare nuk u ndalën me kaq. Në përputhje me platformën e “Naçertanjes” e të “Megaloidesë” dhe atyre bullgare, serbët, grekët dhe bullgarët vazhduan planet e tyre për ta hequr nga rendi i ditës çështjen shqiptare, që një ditë, pa marrë parasysh se çfarë do të mbetej prej saj, doemos se do të zinte end në tryezën e Fuqive të Mëdha Europiane.
Kështu, Rusia, e cila brenda një shekulli kishte zhvilluar shtatë luftëra kundër Perandorisë Osmane (nga ajo e Krimesë e vitit 1745 e deri te e fundit në vitin 1878 kur nga pjesa e Bullgarisë iu kishe afruar Stambollit dhe priste që të vente nën mbikëqyrje edhe ngushticën strategjike të Bosforit),dhe me Traktatin e Shën Stefanit, nga marsi i vitit 1878, ia kishte dalë të sendërtojë pjesën më të madhe të planeve hegjemoniste në Ballkan, paralelisht me invazionet e saj ushtarake, kishte zhvilluar edhe platformën ideologjike, të mbështetur në të ashtuquajturën të “drejtë historike” të popullatës sllavo-ortodokse në këto hapësira, të rrënuar nga pushtimet osmane, e cila duhej t’u kthehej.
Duke shfrytëzuar qarqet kulturore të sllavistëve të Vjenës nga radhët e kroatëve dhe serbëve, që Perandoria Habzburge i kishte orientuar për të hulumtuar gjithanshëm të kaluarën e tyre historike në mënyrë, që të ndikonin zgjimin e vetëdijes nacionale të sllavëve të jugut, që lëvizjet e tyre çlirimtare të shfrytëzoheshin që ata të bëheshin pjesë e Perëndimit dhe jo e Lindjes, Rusia ia kishte dalë që të fusë ndikimin e tyre vendimtar në këto qarqe shkencore dhe hulumtuese kah platformat hegjemoniste shtetmëdha, të lidhura me pansllavizmin dhe krishterimin ortodoks.
Në përputhje me këtë politikë, studiues të shumtë rusë, diplomatë dhe klerikë të ndryshëm, në emër të gjoja ndriçimit të trashëgimisë ortodokse në hapësirat evropiane të Perandorisë Osmane, jo vetëm që ishin infiltruar në qarqet sllaviste të Vjenës, por ia kishin dalë që disa nga bartësit kryesor të sllavistikës në Vjenë (gjuhëtarë, historianë, etnografë, antropologë dhe studiues të tjerë), t’i orientojnë kah kjo platformë, duke u kthyer kështu në mentorë të një “shkolle të veçantë” – të një punëtorie të kishës ortodokse ruse dhe degëve të saj serbe, bullgare dhe greke, që kishte marrë përsipër fabrikimin e dokumenteve me anën e të cilave lëvizjeve nacionaliste të sllavëve të jugut u shkruhej historia e sajuar në përputhje me programet hegjemoniste, ndërsa të tjerëve (shqiptarëve) u krijohej anatema e “popujve të egjër” dhe pa histori, madje!
Falsifikimit i dokumenteve kishtare të niveleve më të larta, nga një mit i rremë mesjetar,u kthye në “një shkencë”, ku u dizajnua “e drejta historike” e Serbisë për Kosovën “djep mesjetar serb”. Me këtë rast, gjoja duke u nxjerrë në dritë “dokumentet e heshtura dhe të panjohura” nga arkivat e kishave të Kostandinopojës dhe të peshkopatave të tyre nëpër Ilirik dhe duke “u ndriçua shkencërisht”, rrodhën “tapitë” e “mbretërive” deri te ajo “e perandorisë” së Dushanit, e të ngjashme, që për referencë kishin “jetën kishtare serbe” nëpër manastiret “serbe” të Dardanisë (të Graçanicës, Deçanit, Pejës e të tjera), me “histori” e histori të sajuara rreth “shenjtorëve serbë” dhe monarkëve të shumtë të kishës serbe, paçka se ato i takonin krishterimit ortodoks, të shfaqura në Dardani nga shekulli I e tutje dhe të zyrtarizuara nga perandorët dardanë (Kostandini i Madh) dhe të përhapura më vonë nga Justiniani dhe të tjerë deri në shekullin IX, kur Dardania dhe Iliriku në kuadër të Bizantit, do të bien nën sundimin dyshekullor bullgar. Kohë kjo pra, kur disa formacione fisnore sllave do të shihen në pjesën e Bosnjës së Mesme (Zahumle), pasi që atje të janë vendosur, në shekullin VII nga perandori Herakli, prej nga, në shekullin X fillon organizimi i tyre në zhupani, epiqendër kjo e mbyllur dhe e kufizuar nga pikëpamja shoqërore në hapësirën midis Neretvës, periferisë së Duklesë dhe lumit Drina në lindje.
E vërteta historike se despotët rasienë Nemanjajt, sipas shumë burimeve me origjinë tribale (fis ilir i lidhur me Dardanët), pa ndonjë lidhje të qëndrueshme historike me formacionet sllave të Bosnjës, do të depërtojnë në këto pjesë gjatë kryqëzatës së katër, në vitin 1192, duke i shkuar pas ushtrive gjermane dhe hungareze drejt Kostandinopojës, kur për herë të parë do të shfaqen në Nish dhe prej andej do të vazhdojnë për në Ulpianë, Prizren e deri në Ohër, me ç’rast, me feudalët dhe princat arbërorë të Dardanisë do të lidhin aleanca për ta përvetësuar sa më shumë që të jetë e mundur hapësirë nga shtëpia e përbashkët e Bizantit që po shembej, kjo as që do të ketë rëndësi për fabrikuesit e kristobulave të manastireve “serbe” dhe “pronave” të tyre. Siç nuk do të ketë rëndësi as autoktonia e shqiptarëve në Dardani dhe Ilirik si dhe roli, që kishin luajtur ato nga antikiteti, pastaj gjatë shtrirjes së Perandorisë së Romë dhe shfaqja e Bizantit, ku Dardanët dhe Ilirët ishin bartësit kryesor të saj e të ngjashme. Për falsifikuesit e shkollës ruse të Jastrebovit dhe çirakëve të tij, që shfaqeshin “me tapi kishtare”, nuk kishte rëndësi, po ashtu as fakti se çfarë ishte roli i Arbërorëve në fazën e fundit të rrënimit të Bizantit si dhe i shfaqjes së Normanëve në Ilirik dhe i fuqive të tjera katolikë,veçmas i Anzhuve, që kishin themeluar jo rastësisht më 1272 “Mbretërinë e Arbrit” dhe po ashtu kishin ndihmuar feudalët tjerë arbërorë (Balshajt, Thopijajt, Kastriotët dhe Dukagjinët), që të zënë vend të rëndësishëm në jetën shoqërore të Ilirikut në rrethanat e shfaqjes së Osmanëve në këto anë, kur edhe ishin lidhur aleancat e para të princave arbërorë me Osmanët (Kastriotët, Brankoviqët dhe të tjerët), të cilat do të vazhdojnë edhe pas pushtimeve osmane, për t’u ndërprerë me largimin prej tyre të Skënderbeut, i cili, në saje të luftës, për mbi një çerek shekulli, ktheu shtetin shqiptar në Ilirik.
Me këso dhe këto falsifikime, gjithnjë të mbikëqyrura nga shkolla ruse, historiografia serbe, bullgare dhe ajo greke, ia kishte dalë, në shekullin nëntëmbëdhjetë, të ndikojë bukur shumë politikën dhe diplomacinë e Fuqive të Mëdha europiane, e cila, nga shfaqja e Krizës Lindore e këndej, kishte përcaktuar edhe hartën politike dhe atë shtetërore të hapësirës europiane të Perandorisë Osmane në largim e sipër në përputhje me “të drejtën e sajuar” historike të Beogradit, Athinës dhe Sofjes të sponsorizuar nga politika ruse dhe interesat e saj hegjemoniste në këtë pjesë.
Me këto falsifikime politika hegjemoniste serbe dhe ajo greke ia kishte dalë që të pushtojë hapësirat etnike shqiptare dhe të ushtrojë gjenocide ndaj popullatës së saj (në vitin 1878 dhe 1912) duke sjell para aktit të kryer diplomacinë dhe politikën e fuqive të mëdha, siç kishte ndodhur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe atë të Parisit më 1919, paçka se do të jenë disa nga vendet europiane (Austrohungaria dhe pjesërisht Italia), që për interesat e tyre strategjike, do t’ia dalin që të njohin, por edhe të pranojnë një shtet të cunguar shqiptar, i cili shfaqej si digë kundër pretendimeve të mëtutjeshme hegjemoniste sllavo-ruse në Ilirik.
Me “tapi” të falsifikuara, ishte vazhduar edhe më vonë dhe deri te koha jonë, edhe pse ato, me shtetin shqiptar, të përgjysmuar, të pranuar nga Fuqitë e Mëdha Europiane, në vitin 1913 dhe, me shtetin e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, nuk ia dolën që të ndalin të drejtën etnike të shqiptarëve.
Edhe përkundër kësaj përvoje të hidhur me pasoja të rënda për shqiptarët dhe të drejtën e tyre, që të jetojnë të lirë dhe të pavarur, historiografia shqiptare (ajo në Shqipëri dhe në Kosovë), nuk ia doli që të lirohet nga klishetë e historiografisë hegjemoniste serbe, greke dhe asaj ruse si dhe dogma e “të drejtës historike”, e vendosur në shekullin nëntëmbëdhjetë me falsifikime, sajime dhe përvetësime ndër më flagrantet.
Ndonëse është lënë pas diktati ideologjik-klasor, që për më së gjysmë shekulli ka ndikuar historiografinë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, me gjithë ndonjë lëvizjeje pozitive që të kalohen limitet e diktaturës, historiografia zyrtare (institucionale në Tiranë dhe Prishtinë), kur është në pyetje krishterimi ortodoks si dhe mesjeta, thuajse në tërësi ka mbetur peng i klisheve hegjemoniste të historiografisë së Beogradit – duke e trajtuar atë si “pronë” të serbëve, me çka atyre u njihet “e drejta” mbi trashëgiminë e përbashkët të krishterë, së cilës i kanë takuar edhe shqiptarët nga fillimet e shfaqjes në Dardani dhe Iliri.
Ky qëndrim antihistorik shfaqet edhe në raport me të ashtuquajturin “shtet mesjetar serb” në Kosovë, që nuk ka ekzistuar. Duke u pranuar klishetë e falsifikuara të historiografisë serbe dhe duke u anashkaluar vazhdimësia historike e Mbretërisë së Dardanisë si dhe realitete shoqërore dhe politike të Bizantit në shthurje, historiografia shqiptare thuajse pa përjashtim te kjo çështje, feudalët e thjeshtë, të panumërt asokohe në çdo feud, edhe më tutje i mban për “mbretër” dhe “perandor” të një “shteti mesjetar serb”, që nuk kanë ekzistuar, pos në dokumentet e sajuara në shekullin XIX nga kisha ortodokse ruse dhe ajo serbe dhe greke!
Andaj, nuk është e rastit pse, në bisedimet e Vjenës, pa asnjë vërejtje, në Pakon e Ahtisaarit, politikanët e Kosovës, pranuan që trashëgimia e krishterimit ortodoks në Kosovë si dhe objektet e kultit të saj, së paku, të trajtohet si pasuri kulturore e shtetit të Kosovës, iu falën Serbisë, duke ua dhuruar kështu “tapitë” e “të drejtës historike”, me ç’ka u hoq dorë nga shtylla e kryesore historike që lidh Dardaninë me antikitetin, aty ku e ka burimin jo vetëm një qytetërim i zhvilluar perëndimor dhe vlerat e tij të njohura, por edhe formacionet shoqërore dhe politike (mbretërive dhe perandorive nga e Trojës, ajo Dardane, Maqedonase, ilire, e Romës e deri te Bizanti), me të cilat lidhet identiteti shtetëror shqiptar, i Shqipërisë dhe i Kosovës, ndonëse i rikthyer me një vonesë të madhe historike.
Në dekonspirimin e gënjeshtrës së Beogradit rreth përvetësimit të historisë me anën e falsifikimeve të dokumenteve nga shekulli XIX e këndej, të atyre që kanë çuar te krijimi po edhe pranimi i shteteve në Ballkan, veçmas i krijimit të Serbisë së Madhe, Bullgarisë së Madhe po edhe të Greqisë të mbështetur mbi elementin fetar (ortodoksinë, të shumtën nga elementi shqiptar), gjithsesi se rol të rëndësishëm luajnë dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit si dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), ngaqë ato janë zyrtare dhe si të tilla, jashtë mundësisë së falsifikimit, me kusht që të paraqiten si të tëra, ngaqë me anën e tyre sqarohen dy çështje fundamentale. Në njërën anë, ato që kanë të bëjë me planet e Fuqive të Mëdha Europiane, që pamja shtetërore e hapësirës evropiane e Perandorisë Osmane në ikje e sipër të komponohet në përputhje me interesat e fuqive Perëndimore (Austrohungarisë, Gjermanisë, Italisë po edhe të Francës dhe Anglisë), ku do të ketë vend edhe për shqiptarët dhe një shtet shqiptar, pa marrë parasysh se a do të jetë i përmasave etnike apo atyre të arnuara politike. Dhe, në tjetrën anë, dokumentet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nxjerrin pamjen e nacionalizmit politik shqiptar, te një organizimi që, krahas mbrojtjes së etnisë nga pushtimet e fqinjëve (serbëve,malaziasve,grekëve dhe bullgarëve),kishte për kërkesë autonominë politike në kuadër të Perandorisë Osmane (bashkimin e katër vilajeteve në një të vetëm në formën e një Shqipërie Osmane, që do të mund të kthehej në Shqipëri Europiane sapo të shembej Perandoria), ku ka burimin edhe shteti i parë shqiptar, i themeluar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në vitin 1880, me të cilin fillon rikthimi i shtetit shqiptar në Europë i shkëputur nga koha e Skënderbeut.
Në ndërtimin e të vërtetës historike për shqiptarët dhe nacionalizmin e tyre politik që prodhoi shtetin shqiptar në fillim të shekullit njëzet dhe atë të Kosovës në fillim të këtij shekulli, me çka, në një farë mënyre, rrumbullakohet edhe koncepti i rilindjes kombëtare për një organizim të përbashkët shtetëror sipas shtrirje etnike në kuadër të familjes europiane dhe të qytetërimit perëndimor, dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit kanë një rëndësi të veçantë, ngaqë me anën e tyre dekonspirohet gënjeshtra e kthyer thuajse në një tabu se gjoja Fuqitë e Mëdha Europiane dhe Europa politike e shekullit nëntëmbëdhjetë jo vetëm që nuk i ka njohur shqiptarët si popull dhe etni historike, por, gjoja me injorimin, as që ka deshtë t’i trajtojë si të tillë, me çka ata i kishte kthyer në peshqesh për vendet sllave (Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë ortodokse).
Shfletimi sado kalimthi i këtyre dokumenteve autentik në këtë vëllim, nxjerr në pah gënjeshtrën e historiografisë serbe dhe të asaj ruse rreth “injorimit” të shqiptarëve dhe çështjes së tyre, nga “mosnjohja” e shqiptarëve ose trajtimi “si nocion gjeografik”, që gjoja kishte thënë Bizmarku, kur kjo nuk është fare e vërtetë. Përkundrazi, në protokollet autentike të Kongresit të Berlinit, në të gjitha seancat, edhe kur është folur dhe vendosur për “tokat e Perandorisë Osmane” që do t’u jepen Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, vazhdimisht përmendet termi “etni shqiptare” dhe “popull shqiptar”, edhe pse zyrtarisht, në përputhje me qëndrimin e Perandorisë Osmane përcaktimet e popujve bëheshin mbi baza të përkatësisë fetare, të kategorizuar në “milleti-osman”, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e besimit islam (pa marrë parasysh se në ç’masë ai ndikonte raportet e brendshme shoqërore, të cilat dihej se i përcaktonte Kanuni dhe ato mbeteshin autonome) dhe në “milleti-rum”për të krishterët, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e besimit ortodoks, të shkapërderdhur te kisha sllave dhe ajo greke.
Ky realitet ndonëse zyrtarisht përjashtonte identitetin kombëtar, shqiptarët do të angazhohen nga fillimet e Rilindjes Kombëtare që ai të përfillej, meqë vetëm ashtu pengohej shkapërderdhja në taborre fetare dhe kurthi i tij, që kishte filluar me të madhe të shfrytëzohej kundër tyre. Kështu që, si do të shihet edhe nga letrat dhe peticionet që do t’i dërgohen Kongresit të Berlinit dhe qendrave evropiane, lëvizja kombëtare gjuhën (shqipe) do ta kthejë në referencë të përbashkët identitare, që përcakton kulturën dhe etninë. Faktori gjuhë shqipe do të kthehet edhe në program politik të nacionalizmit shqiptar mbi të cilin do të mbështeten kërkesat për autonomi shqiptare brenda Perandorisë Osmane, që më së miri do të pasqyrohen me themelimin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” në qershor 1878, prej nga, pas dy vitesh, ndonëse jetëshkurtër, do të shfaqet edhe Qeveria e parë shqiptare, me të cilën u dëshmua se edhe shqiptarët kërkojnë shtetin që u takon me të cilin sendërtojnë aspiratat e tyre kombëtare po edhe ato civilizuese.
Se identiteti gjuhësor, si bazë e identitetit kulturor do të kthehet në një referencë të kërkesave politike që mund të quhen “reforma të brendshme” që prekin vendimet e Kongresit të Berlinit, nuk ishte vetëm “mburojë” e shqiptarëve, me të cilën ata do të mbështesin nacionalizmin e tyre si dhe lëvizjen kombëtare, këtë e tregon edhe vetë Lëvizja Xhonturke nga vitit 1982-1908 si dhe fitorja e revolucioni xhonturk në Ferizaj në gushtin e viti 1908, si platformë e nacionalizmit turk, mbi të cilin do të mbështetet osmanizmi, që më në fund, do të shfrytëzohet edhe nga Kemal Ataturku për ta themeluar shtetin modern turk. Kështu, gjuha si platformë e nacionalizmit mbi të cilën u mbështetën rilindësit kombëtar dhe koncepti i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte kundërpërgjigjja më e mirë modelit fetar, sidomos të krishterimit ortodoks, që u shfrytëzua nga nacionalizmi serb dhe ai grek për krijimin e kombeve mbi përkatësinë fetare.
Megjithatë, dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit, që sjellën në këtë botim, ndonëse jo në mënyrë decidive, me vendimin në artikullin XIII dhe XVIII, “që Perandoria të fillojë reformat e brendshme politike”, ua hap rrugën kërkesave, që shtronin shqiptarët për bashkim në një vilajet nga katër sosh që ishin, qëndrim ky që në ato rrethana politikisht shfaqej më i pranueshmi. Kështu që, duke u thirrur në vendimet për reforma të brendshme të Perandorisë, të shtruara nga Kongresi i Berlinit, shfaqen edhe kërkesat e Komitetit të Stambollit për “vilajetin shqiptar”, që do t’i dërgohen sulltan Hamidit, siç janë edhe ato të Degës së Lidhjes nga Dibra, të gushtit të vitit 1878 dhe të Degës së Jugut, nga Janina në dhjetorin e atij viti dhe pas një viti, që do t’u dërgohen Portë së Lartë po edhe Fuqive të Mëdha në Memorandumin që ua dorëzuan Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl Frashëri qeverive të Berlinit, Vjenës, Parisit, Romës dhe Londrës. Madje, të kësaj natyre, por për herë të parë të përmendura drejtpërdrejtë, janë edhe qëndrimet e lordit britanik Fitzmauricie drejtuar Konferencës së Ambasadorëve, në Stamboll, në maj të vitit 1880, kur për herë të parë, gjithnjë në përputhje me zotimet që i dilnin Perandorisë Osmane rreth reformave të brendshme, u hap edhe çështja e një vilajeti autonom shqiptar. Edhe pse kjo nuk u pranua, megjithatë, siç shihet edhe nga dokumentet e sjellë në këtë libër, krijimi i vilajetit shqiptar brenda Perandorisë Osmane u hap si çështje politike, që do të preokupojë edhe punimet nismëtare të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në mars të vitit 1913, kur u mor vendimi i “krijimit të një Shqipërie autonome” nën suzerenitetin e Perandorisë Osmane, që pas pak do të hiqet nga rendi i ditës, ngaqë Fuqitë e Mëdha Europiane e hetuan se kjo mund t’i shërbente vetëm interesave të Rusisë.
Për fat të keq, historiografia ideologjike shqiptare, që kishte ndërtuar konceptin e shtetit komunist mbi armiqësitë me të tjerët, ku Europa, ishte kryesorja, diskursin e “komplotit” evropian në Kongresin e Berlinit, të sajuar nga historiografia serbe, jo vetëm që e kishte pranuar, por si të tillë e kishte kthyer në një mjet propagandues për qëllime politike.
Edhe pse kanë ekzistuar mundësitë që dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit të sigurohen dhe të interpretohen shkencërisht, historiografia e Tiranës po edhe ajo e Prishtinës, në tërësi ka ndjekur interpretimin që këtyre dokumenteve ua ka bërë Haxhivesilevi, Gopçeviqi dhe historianët tjerë serbë.
Kjo rrugë do të ndiqet edhe atëherë kur ndikimi politik i Beogradit në formën e shtetit komunist të përcaktuar prej tij, nuk do të jetë më as në Tiranë e as në Prishtinë dhe kur Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit do të botohen në gjuhën shqipe, në Prishtinë, në vitin 2008 “Kongresi i Berlinit 1878”, me protokollet e plota origjinale në frëngjisht dhe gjermanisht, të botuar për herë të parë nga Bundestagu Gjerman, në vitin 1978.
Ashtu siç është ruajtur diktati i historiografisë hegjemoniste serbe rreth “shtetit mesjetar” serb në Kosovë si dhe kishës ortodokse serbe në Kosovë në “Historinë e Popullit Shqiptar” në botimin “e përmirësuar” të vitit 2002-2007 ku “mbretërit” dhe “perandorët” e paqenë serbë do të vazhdojnë të “sundojnë” Kosovën, njëjtë do të ndodhë edhe me diskursin “antishqiptar” evropian dhe gjerman të Kongresit të Berlinit! Gënjeshtrat e Haxhivasilevit, Gopçeviqit dhe Garashaninit do të vazhdojnë të citohen nga historianët shqiptarë, thuajse pa përjashtim!
Krahas mosinteresimit rreth dokumenteve autentike të Kongresit të Berlinit nga druajtja se ato rrënojnë shumë nga “tempujt” e historiografisë ideologjike shqiptare dhe autorët e tyre si dhe “titujt” shkencor dhe akademikë, që edhe sot e gjithëditën u sjellin privilegje, gjë që përfillja e atyre nga versioni i manipuluar i Beogradit u siguron “mbrojtje”, njëfarë “moskuptimi” i kuptueshëm për këtë mendësi, vazhdon edhe me dokumentet autentike të vetë “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Jo vetëm te mbledhja e tyre nga burime të ndryshme si dhe klasifikimi i tyre së paku arkivor, por edhe tek çështja e interpretimit të tyre herë nga mosparja si tërësi, prej nga do të dilte edhe vlerësimi i plotë objektiv i tyre, që edhe mund të jetë mospërputhës me atë të deritanishmin dhe modelet e krijuara prej tij, e herë nga implikimet e politikës ditore nga frika se paradigma e tyre mund t’i ndikojë disa procese, që lidhen me implikimin po edhe përdorimin e religjionit te çështjet që besimi të kthehet në një identitet parësor mbi atë kombëtar ose të heq fare atë nga rendi i ditës duke e zëvendësuar me atë fetar, siç kishte vepruar Beogradi pas luftërave Ballkanike dhe me vonë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.
Edhe te kjo çështje, qasja sado e tërthortë e dokumenteve të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, nga letrat e rëndomta dërguar Kongresit të Berlinit e deri te Peticionet dhe Memorandumet, flasin qartë se edhe në rrethanat kur Perandoria Osmane nuk njihte përcaktimin kombëtar por vetëm atë fetar (milleti-osman), gjuha, kombësia dhe identiteti etnik shqiptar, theksohej kudo. Madje, edhe në pjesën e atyre dokumenteve, ku theksohet besimi sulltanit dhe sheriatit si dhe Perandorisë Osmane dhe kjo ishte fare e natyrshme në ato rrethana kur vetëm Perandoria Osmane mund ta mbronte hapësirën etnike shqiptare nga copëtimeve e fqinjëve, identiteti shqiptar shfaqet parësor. Përkatësia besimit mysliman, apo të krishterë, ishte përcjellëse dhe assesi përcaktuese, siç ndodhte me kombin dhe gjuhën e përbashkët.
Në këto dokumente që sillen në libër, ndonëse të përzgjedhura nga një tërësi, që së shpejti do të gjejnë vend në dy vëllime të tjera me një paraqitje komplete dhe të përpunuar, veçmas te ato nga qarqet intelektuale të Stambollit, bie në sy përkatësia e shqiptarëve e lidhur me antikitetin pellazg si dhe qytetërimin perëndimor nga zanafilla. Në të gjitha këto deponime, gjuha shqipe shfaqet si gjuhë “mëmë”, gjuhë e gjuhëve, gjë që thyen që të gjitha spekulimet rreth propagandës hegjemoniste serbe dhe ruse për shqiptarët “pa gjuhë” dhe shqiptarët “egjër” dhe “pa qytetërim”.
Kësaj, gjithësi se do t’i ndihmojnë edhe disa nga shkrimet e gjuhëtarëve dhe historianëve gjermanë (G. Majerit) dhe të tjerëve, që iu dërguan Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha, por edhe shtypit të kohës, me të cilat do të tumirën ato që shkruante Vaso Pasha në historinë rreth shqiptarëve dhe Shqipërisë në frëngjisht, te Sami Frashëri në Enciklopedinë Osmane për origjinën pellazge të shqiptarëve dhe kulturën e tyre të lidhur me antikitetin apo edhe studimet lapidare të filologut të madh arbëresh Dhimitër Kamarda rreth lidhjes së shqipes me pellazgjishten.
Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit si dhe ato të përzgjedhurat rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe veprimtarisë së saj nga viti 1878-1881 kanë rëndësi edhe për raportet e brendshme shqiptare si dhe zhvillimet që e përcollën atë në rrethanat kur ajo, brenda tre vjetësh,ia doli që të përjetojë një emancipim të brendshëm politik nga patriotizmi, siç ishte qëndrimi për mbrojtjen e vatanit nga copëtimet, te organizimi politik, që u pasqyrua me luftën për mbrojtjen e territoreve e deri te krijimi i Qeverisë së Përkohshme, me çka lëvizja kombëtare mori fizionominë e një lëvizjeje shtetndërtuese, që e ktheu Shqipërinë në historinë.
Edhe këtu,në këtë zhvillim ndër më të rëndësishmit, doli në pah roli i Kosovës (Dardanisë antike dhe mesjetare), si epiqendër kulturore dhe politike e botës shqiptare, e cila do të ndikojë jo vetëm kohezionin e brendshëm të kombëtarizimit, por edhe ato do të ndryshojnë kahun e atyre rajonale dhe më gjerë, ngaqë Kosova u kthye në epiqendër të nacionalizmit shqiptar, por njëherësh do të kthehet në synim edhe të hegjemonizmit serbomadh për ta pushtuar atë, me çka, edhe politika e Fuqive të Mëdha do të fokusohet te Kosova si një strumbullar ku do të barten po edhe do të përthyhen sferat e interesit midis asaj austrohungareze dhe ruse, siç ndodhi gjatë dhe pas luftërave ballkanike, kur u arrit kompromisi midis tyre që të krijohet një Shqipëri, por e përgjysmuar, me çka, duke iu lënë Serbisë, ajo u sakrifikua, paçka se çështjen e la të hapur deri te koha jonë, kur me shtetin e pavarur të Kosovës, iu dha përgjigjja e duhur, një padrejtësie historike.

Dashuria ime … ambivalente!

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti nga Prishtina
(Lirim Gashi)
Dashuria ime për Edita Tahirin është ambivalente.
Unë e dua, ajo s’ma rras.
Zot shiqyr.
Shpesh më ankohen mikeshat e mia pse nuk i përshëndes kur i shoh në rrugë.
Me ankohen me fjalët : Qysh bre m’pe në rrugë dhe s’ma fute?
E unë u përgjigjem se njeriu sheh me tru dhe jo më sy, ndërsa rrasja apo futja në rrugë është e ndaluar me ligjet e Kosovës dhe ato të Evropës.
Në Indi për shembull të gjithë ja rrasin midis rrugës lopës.
Sepse lopa është Zot prandaj rendi i makinave që presin deri sa lopa ta kryej urinimin dhe jashtëqitjen midis asfaltit është i gjatë prej Muqivërrcit deri në Muqibabë.
Në fakt ky vetvajtimi i shqiptarëve sa herë që dikush nuk ua fut ose rras, dëshmon për dëshirën e tyre të zjarrtë për t’ua fut ose rras tej përtej.
Prandaj ua rras kush te çohet i pari, respektivisht çdo specie dy këmbëshe që i punon mullari.
Popull i moralshëm jemi sa s’ka, sepse tek ne morali banon nën brekë prandaj lëpihet si akullore dhe hahet si burek…
?

Libri enciklopedik i Afrim Mustafës, “Bardhësitë e Atdheut” – Kryevepra e UÇK-së

0

Autori i veprës enciklopedike “Bardhësitë e Atdheut” , Afrim Mustafa, me Rifat Jasharin

Shkruar nga: Dr. Nexhat ÇOÇAJ

(Afrim Mustafa, “Bardhësitë e atdheut” një libër për dëshmorët dhe luftën e lavdishme të UÇK-së, botoi Nëwborn Publishing, SHFD të UÇK-së dhe “Zëri i Sharrit”, Prishtinë, 2017)

Pra, me pak fjalë, kjo vepër është kryevepër për UÇK-në, ku secili institucion i Republikës së Kosovës, apo i trojeve shqiptare, do ta ketë për nder që ta kenë në bibliotekat e tyre. Ato institucione, apo biblioteka, që do ta kenë këtë libër në raftet e tyre, do ta kenë ‘të gjallë’ luftën për liri dhe Pavarësisë së Kosovës, luftën për përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe luftën për njohjen e kombit shqiptar si komb shtetformues të barabartë në Maqedoni. Kjo enciklopedi meriton të shfletohet në çdo shtëpi, ashtu siç duhet të hapen dritaret për freskuar ajri, me këtë libër meriton të freskohet dhe të mos shndërrohet në harresë kujtesa jonë kolektive. Pra, ky libër enciklopedik është dritare e hapur e kujtesës sonë kolektive drejt ardhmërisë më të sigurt.

Në historinë më të re të Kosovës ka shumë ngjarje dhe shumë heronj, që ndikuan jo vetëm në ndryshimin e historisë së Vendit – Kosovës, por ndikuan në ndryshimin e hartës botërore. Ngjarjet që i përshkruan vitet e luftës, u bënë tema qendrore në shumë mediume botërore, duke zënë vend të rëndësishëm edhe në rendet e ditës së institucioneve vendimmarrëse botërore. Ndërsa heronjtë e kësaj lufte, me veprimtarinë e tyre atdhetare kanë bërë jehonë të madhe duke u bërë të pavdekshëm.
Autori Mustafa, duke ndjekur standardin shkencor, e harton këtë enciklopedi të dëshmorëve të UÇK-ve, pra duke marrë në konsideratë të tre luftërat që u zhvilluan nga shqiptarët me idenë e përbashkët për bashkim kombëtar dhe të udhëhequr nga i njëjti parim. Ashtu siç janë të njëjta qëllimet e tri luftërave, ashtu janë të përbashkët edhe dëshmorët e këtyre tri luftërave, që e përbëjnë përmendoren monumentale të kombit shqiptar të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI.

Libri enciklopedik,”Bardhësitë e Atdheut” -dritare e hapur e kujtesës sonë kolektive drejt ardhmërisë më të sigurtë

Autori Afrim Mustafa, përmes librit të tij “Bardhësitë e atdheut” ka arritur që me anën të një pune të madhe dhe të mundimshme brenda një libri, t’i prezantojë të gjithë dëshmorët brenda një libri, ashtu siç ranë ata brenda një emblemë të UÇK-së. Autori i vetëdijshëm, se sa do që të shkruajë për dëshmorët, do të jetë një pikë ujë në det, sepse vepra e tyre sublime është det e oqean i kombit tonë, kur thellësitë e tyre nuk do t’i arrijmë asnjëherë ne të gjallët, që sot po e gëzojmë lirinë falë gjakut të dëshmorëve.
Në librin, enciklopedik të dëshmorëve, autori pos jetës së dëshmorëve, jep edhe të dhëna të mjaftueshme për masakrat dhe për ngjarjet më të rëndësishme që e shoqëruan luftën e UÇK-së dhe vuajtjen e popullit deri në çlirimin e Kosovës dhe ndjenjën e të qenit pjesë e shtetësisë për Kosovën Lindore dhe Maqedoninë.
Ndonëse autori Mustafa, nuk parapëlqen që librin ta ndajë në kapituj, nga struktura e kësaj enciklopedie hetohet lehtas se në fillim janë të prezantuar themeltarët e UÇK-së, përkatësisht heronjtë e Kosovës, të cilët nuk u inkuadruan në radhët e njësive ushtarake dy-tre muaj para fillimit të luftës, apo para përfundimit të luftës, por ishin themeltarë të UÇK-së dhe dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e vetëdijes kombëtare. Ndikimi i tyre qe shumë i madh në rritjen dhe shtrirjen e UÇK-së në gjithë hapësirën shqiptare, ku u zhvilluan luftime, meqë themelimi i kësaj ushtrie rrugëtoi në gjithë hapësirën shqiptare.

Ish-Kryeministri Agim Çeku 

Enciklopedia e dëshmorëve të UÇK-së “Bardhësitë e atdheut”, ndonëse nuk ndjek rrugën e enciklopedive alfabetike, alfabeti i kësaj vepre është veprimtaria luftarake e dëshmorëve dhe sakrifica e tyre, që i tejkalon të gjitha kriteret për hartimin e një vepre të këtillë. Pra, me pak fjalë, kjo vepër është kryevepër për UÇK-në, ku secili institucion i Republikës së Kosovës, apo i trojeve shqiptare, do ta ketë për nder që ta kenë në bibliotekat e tyre. Ato institucione, apo biblioteka, që do ta kenë këtë libër në raftet e tyre, do ta kenë ‘të gjallë’ luftën për liri dhe Pavarësisë së Kosovës, luftën për përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe luftën për njohjen e kombit shqiptar si komb shtetformues të barabartë në Maqedoni.

Ish-Kryeministri Bajram Rexhepi, tashmë i ndjerë 

Në këtë enciklopedi janë të përfshirë 1959 dëshmorë të UÇK-së, të cilët ranë në altarin e lirisë nga viti 1997 e deri në vitin 1999 dhe në këtë listë emërore të dëshmorëve, autori ndjek radhën sipas alfabetit. Në fund të kësaj liste autori, sqaron se lista nuk është përfundimtare, pasi ajo mund të plotësohet nga komisioni qeveritar dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve.
Më pas, pason lista e dëshmorëve të UÇMB-së nga 30 dëshmorë, lista e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me 102 dëshmorë, si dhe lista e 71 dëshmorëve të të tri luftërave nga Shqipëria. Në këtë libër enciklopedik të dëshmorëve, autori jep të dhëna të shumta enciklopedike, si numrin e studentëve, që kanë rënë dëshmorë në altarin e lirisë (322). Në këtë enciklopedi kushtuar luftërave të përgjakshme, nuk mungojnë as figurat qendrore historike, që kanë kontribuar dhe janë sakrifikuar për popullin shqiptar që nga koha e Skënderbeut e deri në fillim të luftës së UÇK-së. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar ushtarëve të vrarë në ish- Armatën Jugosllavë (89). Ndërsa një rëndësi të madhe i kushton edhe klasifikimit të dëshmorëve sipas njësive komunale dhe rretheve.
Enciklopedike janë edhe intervistat e autorit me komandantët e njësive të UÇK-së anë e kënd Kosovës, tani dëshmorë të kombit. Intervistat që publikohen në këtë vepër kapitale për UÇK-në, janë nga më të ndryshmet dhe nga autorë të shumtë, që kanë shkruar gjatë luftës. Por, në këtë libër nuk mungojnë as shkrimet dhe mendimet e udhëheqësve të institucioneve vendimmarrëse. Pra nuk mungojnë mendimet ‘e arta’ të atyre që e kuptuan dhe e ndihmuan luftën e UÇK-së deri në shpalljen e pavarësisë.
Në këtë libër enciklopedik nuk mungojnë as shkrimet që u janë kushtuar dëshmorëve me rastin e shënimit të përvjetorëve të rënies së tyre nëpër luftërat dhe betejat në Kosovë, Kosovë Lindore dhe në Maqedoni.
Të gjithë enciklopedinë e shoqërojnë fotografitë dhe ilustrimet, që në shumë raste flasin më shumë se njëmijë fjalë. Autori nuk ka harruar që të sjellë për lexuesin edhe një numër të madh të monumenteve të dëshmorëve si lapidarët, shtatoret dhe pllakat në shumë vende të rënies së dëshmorëve, apo edhe në varrezat e tyre.
Të shkruash për jetën dhe bëmat e luftëtarëve të lirisë në frontet e luftës është gati e pamundur, sepse shumë herë ndodh që bashkëbiseduesit të paraqiten me ambicie të mëdha dhe në deklaratat e tyre në shumë raste preferojnë të flasin për veten se sa për heronjtë ë dhe për dëshmorët, andaj autori nuk bie në gracën e këtyre deklarimeve dhe jep të dhëna të sakta, të mbledhura kryesisht përmes shoqatave të dala nga lufta.
Figurat emblematike të luftës së lavdishme të UÇK-së bëhen edhe më të mëdha kur ata brezat dhe gjeneratat e ardhshme i kanë brenda kopertinave të një libri, i cili meriton të shfletohet në çdo shkollë dhe institucion. Kjo enciklopedi meriton të shfletohet në çdo shtëpi, ashtu siç duhet të hapen dritaret për freskuar ajri, me këtë libër meriton të freskohet dhe të mos shndërrohet në harresë kujtesa jonë kolektive. Pra, ky libër enciklopedik është dritare e hapur e kujtesës sonë kolektive drejt ardhmërisë më të sigurt. Për fund, do të them se sado shumë që të shkruash për dëshmorët, përsëri është pak, sepse ata meritojnë më shumë seç ne u afrojmë atyre. Madje, kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme asnjë iniciativë për të shkruar dhe për të dokumentuar tërë lavdinë e atyre që luftuan për liri dhe bashkim kombëtar.

Ribotimi i kësaj enciklopedie, shpresojmë se do të sjellë të dhëna shtesë dhe përplotësime, meqë për secilën ditë do të dalin në dritë të dhëna të reja për heronjtë, dëshmorët, martirët,  viktimat dhe të pagjeturit e luftës. 

Kulla e servilizmit të Pëllumb Kullës

1

Prof.dr. Eshref Ymeri

“Servilët janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sikur të përkëdhelin, ndërkohë që me veshjet që ke në trup fshijnë duart e tyre të pista”
Xhuliana Uilson (Juliana Wilson)

Në faqen e Portalit “Fjala e Lirë” të ditës së sotme, lexova esenë e Pëllumb Kullës, me titull “Peshkim në arkivin e publicistit”. Sapo e mbarova së lexuari, në rubrikën “Komente” të këtij Portali përcolla menjëherë reagimin tim në vijim:
“Më avash, ore Pëllumb Kulla, me gjithë atë artileri të rëndë kundër Berishës. Harrove që ke qenë lëpirash i pështirë i Berishës, i cili të ngriti deri në nivel ambasadori në Misionin Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara? Atëherë Berisha për ty “s’kishte të meta”. Po njerëzit lëpirashë, si puna jote, servilë të përsosur të pushtetit, servilizmin e neveritshëm e kanë profesionin e tyre më të parapëlqyer: dje puthador model i Berishës, sot, me artilerinë e rëndë kundër Berishës, po e reklamon veten si puthador shembullor i Ramës, i cili, gjatë tetë vjetëve në pushtet, më shumë se gjysmë milionë njerëz i detyroi të marrin shushavat, çka ty nuk të bën përshtypje absolutisht. Njerëzit lëpirashë, puthadorë, servilë të selitur të kallëpit tënd, e kanë të pamundur të jenë vetvetja se kanë lindur pa shtyllë kurrizore”.
Është në natyrën e njerëzve servilë, të këtyre monstrave të sojit njerëzor: kur organizohen fushata për ta vënë dikë përpara, sevilët fillojnë e lëvrijnë si krimbat e plehut dhe hidhen në sulm kundër tij me më shumë zell sesa organizatorët e fushatave të tilla.
Edhe Pëllumb Kulla, si servil i lindur dhe i regjur që është, tani që Rama dhe taborri i jeniçerëve sorosistë rreth tij, me në krye Blinkenin e Departamentit të Shtetit (për të cilin i ndjeri senator John McCain, që në vitin 2014 pati deklaruar se ka qenë i rrezikshëm për Amerikën), kanë kohë që janë hedhur në sulm kundër Berishës, ka mprehur pallën e eseistikës publicistike dhe sulmon me egërsi Berishën, duke harruar që kryemëkatari i mbarë kombit shqiptar është pasardhësi i kryekriminelit Enver Hoxha, kryeministri Rama. i cili ka shpalosur flamurin e tradhtisë kombëtare me flirtet që po bën me Vuçiçin, armikun e betuar të Republikës së Dardanisë.
Arti i servilizmit të Pëllumb Kullës më kujton kryepolitikanin amerikan, presidentin Abraham Linkoln (Abraham Lincoln – 1809-1865), i cili thoshte:
“Servili është një njeri që ka vrarë të dy prindërit e vet dhe lyp mëshirë, duke thënë se është jetim”.
Me sa duket, Pëllumb Kulla, në artin e servilizmit të vet, ndjek shembullin e Kadaresë, i cili, deri në vitin 1991, si lëpirashës model i kryekriminelit Enver Hoxha, ngriti një korpus të tërë poetik në shërbim të tij, kurse pas vitit 1991 i lëpihet dhe i stërlëpihet Ramës.
Faji është i Berishës që nuk ka ditur t’u bënte rezonancën magnetike të gjithë atyre lëpirashëve të neveritshëm që i silleshin nëpër këmbë për të përfituar poste të ndryshme në administratën e tij. Si një intelektual i pajisur me kulturë të gjerë, Berisha duhej ta kishte vlerësuar me shumë seriozitet një porosi shumë të vyer që pati lënë për brezat pasardhës poeti, eseisti dhe filozofi francez Pol Valeri (Paul Valéry – 1871-1945). Ai ka thënë:
“Në qoftë se ndokush po të lëpin sheshoret e këmbëve, shtype me këmbë para se të fillojë të të kafshojë”.

San Diego, Kaliforni
23 shtator 2021

A është kjo shpallje lufte? Vuçiq nga Budapesti thotë se do të mbledh komitetin e menaxhimit për krijimin e komunave serbe në Kosovë!

1

Enver Bytyçi, Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga Budapesti ka lajmëruar se nesër do të mbledhë komitetin e menaxhimit për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë!

D.m.th Beogradi do të vendosë se çfarë duhet bërë në Republikën e Kosovës! Kjo që tenton ai është shpallje lufte! Nëse ndodh që Vuçiq të krijojë në Beograd apo në Rashkë një qeveri ilegjitime në ekzil për serbët në Kosovë, atëherë Kosova duhet të mbyllë kufijtë dhe çdo marrëdhënie me Serbinë!

Serbia e ministrit të Milosheviqit po bëhet më agresive sesa në periudhën e viteve 1990! Me këtë lloj Serbie përballet sot Kosova. Për të evituar luftën dhe konfliktin e armatosur, Kosova duhet të mbylle kufijtë dhe të ndaloje edhe lëvizën e qytetarëve të saj në drejtim të Serbisë! Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta pranojnë një situatë të tillë, të cilën e imponon Beogradi!

Dashuria dhe flijimi lirik

0

Nga: Shefqet DIBRANI

Zize Pepshi, “EDHE VDEKJA TURPËROHET NGA DASHURIA”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2021. ISBN 978-9951-06-850-5. Redaktor: Nazmi Rrahmani; Ballina; Diellza Rrahmani; Recensent: Shefqet Dibrani. Libri ka 130 faqe.

 Shënim i shkurtër ose portreti i autores

Zize Pepshi, lindi në Lybeniç të Pejës. Shkollimin fillor e mori në vendlindje, të mesmen e mbaroi në Deçan, ndërsa studioi në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.Në Zvicër ka emigruar në vitin 1985.

Veprimtaria arsimore

Zize Pepshi, njihet si mësuese, veprimtare dhe politikane. Fillimisht, qe përkushtuar në planin pedagogjik, ku për vite të tëra ka punuar me nxënësit shqiptarë me mësim plotësues, (1991 – 2000). Po ashtu, atë e gjejmë të angazhuar edhe në funksione udhëheqëse në LAPSH (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”), asociacion ky që merrej me mësimin plotësues në Zvicër, (1993 – 1995 ishte sekretare për Zvicër, dhe nga viti 1998 – 2000, sekretare për kantonin e Bernës).

Gjatë asaj kohe (1991 – 1999), ajo me nxënësit e saj ka organizuar manifestime të ndryshme, siç janë: “Dita e mësuesit”, “8 Marsi – Dita e Grave”, “2 Korriku”, “7 Shtatori – Dita e Kushtetutës së Kaçanikut”, “Ditët e Naimit”, “28 Nëntori – Dita e Flamurit”, pastaj ka marrë pjesë ose ka udhëhequr “Kuize të diturisë”, në Thun e Bernë, koncerte humanitare me nxënës, në Thun 1998, etj. Vlen të thuhet se, në tubimet, protestat dhe programet kulturore që i organizonte Zize Pepshi, kurdoherë ishin prezentë edhe fëmijë zviceranë dhe prindërit e tyre. Angazhimet e kësaj mësueseje, pedagogeje dhe veprimtareje, shpeshherë i kanë regjistruar mjetet e informacionit publik: “Blick am abend”, “BZ – Berner Zeitung”, “Der Bund”, “Zeitung – Berner Oberland”, “Thuner Tagblatt”, si dhe gazetat shqipe “Rilindja”, “Bota sot”, “Zëri” etj. Zize Pepshi, herë pas here ka publikuar edhe shkrime letrare, proza poetike dhe lirika, rezultat i të cilave janë dy librat e saj me lirika të cilat u botuan gjatë vitit 2021.

Veprimtaria politike

Karshi angazhimeve familjare dhe atyre edukativoarsimore, në fushën politike, Zize Pepshin, e gjejmë në LDK, që nga viti 1990. Ndërsa gjatë viteve 1994 – 2006, ishte nënkryetare e LDK-së në Thun, pastaj 1996 -2006 anëtare e Kryesisë së Degës së LDK-së dhe nënkryetare e saj. Gjatë kësaj periudhe, falë angazhimit të saj është themeluar edhe Forumi i Gruas i Degës së LDK-së në Zvicër. Që atëherë, ka qenë aktive në të gjitha veprimtaritë që i ka zhvilluar Dega e LDK-së në Zvicër, duke i dhënë imazh të mirë emancipimit dhe prezencës së femrës shqiptare, sidomos në strukturat organizative në LDK.

Me daljen e fraksionit të parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe me krijimin e Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Zvicër, (2006 – 2009), Zize Pepshi është zgjedhur sekretare e Degës së LDD-së në Zvicër dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të LDD-së në Prishtinë, duke u kandiduar (dy herë, 2007 dhe 2011), edhe për deputete në Parlamentin e Kosovës. Kurse nga viti 2009, Zize Pepshi është zgjedhur kryetare e Degës së LDD-së në Zvicër, e në vitin 2010, në Konventën e LDD-së është rizgjedhur përsëri anëtare e Këshillit Kombëtar të LDD-së dhe e Kryesisë Qendrore të LDD-së në Prishtinë, si dhe sekretare për marrëdhënie me Degët e LDD-së në Evropë, detyra të cilat i kryen me përkushtim.

Krijimtaria letrare

Përveç publikimeve të herëpashershme, në pranverën e vitit 2021, Zize Pepshi, botoi librin me poezi “MË JANË PËRZIER ATDHETË“. Përmbledhja në fjalë kompletonte mozaikun e angazhimeve të saj edhe në fushën e krijimtarisë poetike, e cila bashkë me angazhimet tjera në sferën arsimore, kulturore dhe në fushën e angazhimeve politike e kompletojnë personalitetin intelektual të saj. Në anën tjetër, botimi i poezive i japin madhështi dhe reputacion rolit të gruas shqiptare në të gjitha proceset shoqërore, politike dhe arsimore që ka kaluar kombi dhe vendi ynë. Poezitë e këtyre librave, janë me motive të ndryshme, pa dyshim, janë ndjenja artistike të një nëne e cila, (pasi bashkëshorti, Muhamet Pepshi, i kishte vdekur), me përkushtim fisnik e amënor i rriti, i shkolloi, e vetme dy fëmijët e saj, dhe atë, në dheun e huaj. Mendojmë se do të mjaftonte ky fakt, për të kuptuar sakrificën e saj dhe për t’i përjetuar si duhet disa nga dhembjet që shfaqen si motiv i poezisë, të cilat herë-herë kanë element idilik, e herë të tjera janë përplot pezëm e mllef të shprehura nëpër vargje të shumta, por si asnjë motiv tjetër, shkëlqen vargu lirik, deri në lirika erotike, që përshkohen me kulturë dhe shprehje elokuente të cilat e kanë bërë vargun e poezisë lirike më mallëngjyes, më të ndjeshëm e më përjetues, së këndejmi edhe artistik. Tashmë, këto motive lirike, autorja po ia prezanton lexuesit të saj si një uverturë, poezi këto të realizuara me sukses. Pa dyshim, këto motive janë vargje më të përpunuara dhe artistikisht edhe më të fuqishme, prandaj vëllimi “EDHE VDEKJA, TURPËROHET NGA DASHURIA”, e ngrit cilësisht dhe artistikisht poezinë e saj.

Vlen të theksohet se qysh nga Pranvera kosovare e vitit 1981, Zize Pepshi, ishte femër aktive në jetën publike, ndërsa nga viti 1985, është figura më aktive e femrës shqiptare në Zvicër dhe tej saj. Pa dilemë, me botimin e këtyre dy përmbledhjeve poetike, autorja e kompleton mozaikun e veprimtarisë së saj, kurse në fushën e krijimtarisë letrare e artistike do të identifikohet si poete mirë e kompletuar!

*Ky shkrim është botuar si pasthënie e librit, faqe 123-126.

Heshtja e Opozitës ndaj masës të reciprocitetit…!

0

Skënder MULLIQI

Se opozita nuk është konstruktive , u pa më rastin e vuarjës së masës të reciprocitetit për targa ndaj Serbisë.Kjo opozitë sikur nuk interesohet ku vjen në pyetje mbrojtja e shtetësisë së Kosovës! Asnjë fjalë për reciprocitetin, sikur bëhët fjalë për një shtet krejtë tjetër! Heshjta karshi taksës është argati për Vuqiqin dhe Serbinë , unë nuk e kuptojë këtë ndryshe. Serbia është shtet i pa reformuar , të cilin po e drejtojnë ultranacionalistët e Sheshelit dhe të Millosheviqit.

Serbia nuk ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës përmës ”Zajednicës”, siq e përseriti Vuqiqi nga Budapesti ,ku ishte për vizitë .Këto dhe shumë e shumë gjera të tjera i dinë mirë blloku opozitarë. Opozita nuk është aty që më çdo kusht më rrëzuar pushtetin, por është më e kontrolluar punën e pushtetit.

Kjo Opozitë dihet së e ka pru vendin për 20 vite sa ishte në pushtet, në gjendje të mjerë ekonomike dhe sociale, si dhe në gjendje jo të mirë politike , më plotë kriza institucionale .Opozita në vend që të reformohet , ajo po vazhdon më avazin e vjetër .Po iu shmangën temave të cilat janë më rëndësi jetike për vendin.Kurrë nuk dhanë sqarime para opinionit të gjerë public ,pse kemi gjithë këtë varfëri, pa punësi, dhe gjithë këto largime masovike nga Kosova!

Nuk dhanë sqarim dhe as nuk dhanë llogari para popullit për izolimin dhe hajnitë e mëdha që ia kan bërë Kosovës! Pak kush dha llogarinë në këtë vend , për krim të organizuar dhe për korrupcion ! Thjeshtë e gjithë kjo është për çdo kritikë. Nuk dhanë përgjegjësi për asgjë edhepse ishin në radhët e para.E privelegjuan vetën në shoqëri, duke i përligjur shumicën.

E gjithë profitin e ndalën për vete, familjarë dhe militantë partiakë.Këto grupe përfituese dhe zhvatëse ,ishte dashur të dënohën më votën e lirë në zgjedhjet locale , siq u dënuan më votën e lirë në zgjedhjët nacionale. Ka ardhur koha që seriozisht Qeveria e re e cila po punon mirë , të merrët edhe më temën e zbulimit të prejardhjës së pasurisë të fituar më grabitje , më manipulime dhe rrena .

Të tillët që qytetarëve dhe Kosovës i bën dëme nuk ka mundësi më, të simpatizohen më dhe as të votohen nga populli. E kjo Opozitë sikur nuk po dëshirojnë më kuptuar së duhët të sillën më përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit . Nese rishtazi po përgatitën më e kthyer regjimin e diktataturës , janë të vonë …!

Histori e mbrojtjes së Shqipërisë: Sali Butka dhe çeta e tij dhe disa shënime për heroin kombëtar

0

Në foto: Thoma-Pituli-Spiro-Ballkameni-Myftar dhe Butka

Sali Butka (1852–1938) ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Sali Butka u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës. Ai ishte më i madhi i pesë fëmijëve të Tahir Butkës.

Në dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë. Saliu, së bashku me Nasuf Bej Novoselën, ishin dy njerëzit që e morën në mbrojtje Petro Ninin nga armiqtë e kundërshtarët e tij që e kercënonin vazhdimisht për të eleminuar fizikisht. Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, gjë e cila u bë me ndërhyrjen e Patriarkanës greke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Në atë kohë, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit.

Në vitin 1905, me nismën e Bajo Topulli, në qytetin e Manastirit u themelua Komiteti “Për lirinë e Shqipërisë”, i cili organizoi çetat e para patriotike. Sali Butka ishte një nga bashkëthemeluesit e atij komiteti dhe anëtar i tij. Ai bëri një punë të madhe për krijimin e degëve të këtij komiteti për përgatitjen e kryengritjes së armatosur kundër pushtimit otoman. Në dhjetor të vitit 1905 Bajo Topulli shkoi vetë në fshatin Butkë, në shtëpinë e Sali Butkës, ku u formua çeta e parë kombëtare dhe u shpall fillimi i kryengritjes së armatosur. Në këtë çetë, me komandant Sali Butkën, bënin pjesë edhe patriotë të tjerë si: Qani Starja, Qamil Panariti, Riza Veleishti, Selim Pojani, Sefer Panariti, Dilaver Lubonja, Hasan Qinami, Myftar Butka, Thoma Pituli etj.

Në vitin 1910, Sali Butka së bashku me 2500 kolonjarë, mori pjesë në mitingun e madh të shkronjave shqipe që u organizua në qytetin e Korçës. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, Mihal Grameno, në shkurtin e vitit 1910, në gazetën “Lidhja Orthodhokse”, midis të tjerash shkruante: “Gjithë qyteti, burra e gra, kishin dalë për të pritur kolonjarët, që çuditën botën me taktikën e tyre“. Në atë kohë Sali Butka, ishte një nga patriotët shqiptarë që nënshkruan protestën kundër Portës së Lartë, duke kundërshtuar përdorimin e gërmave arabe.

Në fillim të vitit 1911, në Kolonjë u krijua Komiteti Kryengritës me në krye Sali Butkën, si dhe vëllanë e tij, Myftar Butkën dhe Ganiun, të birin e tij. Në mars të vitit 1911 patrioti i njohur, Spiro Bellkameni, u kthye nga mërgimi dhe shkoi në fshatin Butkë duke qëndruar disa ditë në çetën e Kolonjës e cila udhëhiqej nga Sali Butka.

Me qëllim që të zgjerohej lëvizja kryengritëse, Sali Butka i dha Bellkamenit, vëllanë e tij, Myftarin, Ganiun dhe Thoma Pitulin, për të formuar një çetë më vete në Fushë të Korçës, e cila u bë e njohur në luftën e Orman-Çifligut, ku mbetën të vrarë gjashtë pjestarë të saj të cilët më pas u shpallën dëshmorë të atdheut.

Në maj të vitit 1912 Sali Butka mori pjesë në kuvendin e Pejës, i cili mori vendime për fillimin e kryengritjes kundër Turqisë. Pasi u kthye nga Kosova, ai, bashkë me Tajar Tetovën, organizuan në fshatin Frashër një mbledhje të madhe, ku morën pjesë krerët kryesorë të çetave e kryengritëse të Shqipërisë së Jugut. Gjatë rrugës për të shkuar në atë mbledhje, çetës së Sali Butkës, i zunë pritë forcat turke dhe në grykën e Rrungajës, mbeti i vrarë, djali i dytë Sali Butkës, Iljazi, i cili më pas u shpall dëshmor i atdheut.

Në krye të forcave të bashkuara kryengritëse, Sali Butka çliroi Ersekën dhe më pas, bashkë me çetat e Spiro Ballkamenit e të Kajo Babjenit në gushtin e vitit 1912, ato çliruan Korçën. Lidhur me këtë ngjarje, gazeta “Koha” e datës 19 gusht të vitit 1912, midis të tjerash, shkruante: “Në ballë të çetës së dytë ishte kapedani dhe trimi i Shqipërisë, i dëgjuari patriot Sali Butka, burrë i thjeshtë shqiptar dhe me gjithë zemër mëmëdhetar” . Në atë kohë ai organizoi mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar nga sulmet e ushtrisë greke dhe lëvizja e andartëve grekë që vepronin në jug të vëndit.

Lidhur me këtë, në atë kohë gazeta “Liri e Shqipërisë”, midis të tjerash shkruante: “Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po bën luftra të rrepta. Ai po lufton me grekët nga ana e Naselishtës dhe nga an’ e Korçës dhe po tregon trimërinë e tij si në kohë të Skënderbeut“. Duke parë kontributin e madh në mbrojtjen e krahinave të Jugut dhe Qeverisë së Vlorës, Kryeministri Ismail Qemali e thërriti Sali Butkën në Vlorë dhe e priti atë përzemërsisht. Qeveria e Vlorës e ngarkoi atë që të mbronte Vlorën nga forcat turke të Xhavit Pashës.

Kur ushtritë franceze që kishin okupuar Korçën dhe qarkun e saj, mbështesnin kërkesat e Venizellosit për Shqipërinë e Jugut, Sali Butka, në krye të forcave të tij, që arrinin në 1500 veta u nis drejt Korçës dhe e rrethoi atë. Në krah të tij ishte edhe çeta e Themistokli Gërmenjit me 22 vetë. Të rrethuar, francezët kërkuan bisedime. Themistokli Gërmenji shkoi në Korçë, ndërsa Sali Butka qëndroi me ushtritë e tij në rrethinat e qytetit. Ndërsa bisedimet e Themistokli Gërmenjit me autoritetet franceze po zvarriteshin, Sali Butka u dërgoi atyre kërkesat shqiptare prej 14 pikash për vetëqeverisjen e Kazasë së Korçës nga ana e autoriteteve shqiptare.

Nën presionin e brendshëm dhe sidomos atë ushtarak të forcave të Sali Butkës, autoritetet franceze e shpallën “Vetqeverisjen e Kazasë së Korçës me gjithë rrethet nga autoritetet shqiptare“. Po kjo punë nuk vazhdoi gjatë. Në fund të luftës, autoritetet franceze e kthyen fletën, arrestuan Themistokli Gërmenjin dhe e pushkatuan në Selanik si dhe u përgatitën t’ja dorëzojnë Korçën Greqisë. Atëhere Sali Butka mblodhi forcat që arritën në 20.000 dhe mbasi e rrethoi Korçën, përsëri, i dërgoi komandantit të forcave franceze një ultimatum.

Sali Butka mbrojti jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë Juglindore nga sulmet e forcave greke. Nisur nga kontributi dhe fama e madhe që mori Sali Butka, në 1920 u zgjodh dhe mori pjesë si delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës. Ai mbështi shtetin e ri shqiptar të dalë nga ai Kongresi. Sali Butka vdiq në vitin 1938.

Marrë nga Etimologji.com

SALI BUTKA DHE VOSKOPOJA.
Marë shkas nga statuset që kemi postuar për ju miq mbi figurat e ndritura të rilindjes shqiptare nga Kolonja e Shqipërisë nëpërmjet këtij statusi dëshirojmë që t’ju informojmë dhe t’ju tregojmë të vërtetën e Sali Butkës me Voskopojën. Fotot i përkasin kryetrimit Sali Butka dhe Voskopojës shqipëtare. Në vitin e largët 1916 gjëndja ekonomike dhe politike në jug të Shqipërisë ishte shumë e rënduar kjo si shkak i pushtimit të Shqipërisë jugore nga ushtria greke ku kisha e saj përveç krimeve mostruaze kishte rekrutuar dhe helmuar shumë shqiptarë gjakprishur. Në Korçën e atyre viteve ishin kryer masakra nga më çnjerëzore ku fshatra si Panariti, Luadhi etj pothuajse ishin zhdukur nga reprezalja e politikës nacionaliste e kishës dhe shtetit grek. Të gjitha institucionet pas largimit të autoriteteve turke ishin ozurpuar nga shteti shovinist grek. Propoganda shoviniste greke ishte djallëzore dhe shfarosëse. Ata propogandonin në kancelarite Europjane se në Shqipëri kishte plasur një luftë civile midis myslimanëve dhe ortodoksëve dhe ushtria e saj ishte në mbrojtje të popullit ortodoks se këta sipas tyre ishin bizantinë grek. Në Korçë përveç institucioneve ata aritën të krijojnë një repart ushtarak me banorë vendas dhe propogandonin që rradhët të shtoheshin me qëllim për ti hedhur në luftë vëllavrasëse për ti përçarë shqiptarët e për ta patur më të lehtë aneksimin e të ashtuquajturit Vojo-Epir. Nga kjo elmatosje nuk kishin shpëtuar as banorë të komunitetit vlleh të Voskopojës të cilët nëpëmjet stimujve ishin greqizuar.
Po kush ishte Voskopoja në ato vite?
Voskopoja ka qënë një qëndër e vjetër banimi ku popullsia e saj përbëhej nga myslimanë shqiptarë, ortodoksë shqiptarë dhe arumunë nga vllaqia e largët. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë (1720), artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brënda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar. Kur Naun Veqil Harxhi vizitoi Athinën ai do të shkruante se Athina eshtë një grup kasollesh rreth Akropulit ndërsa Voskopoja jonë është kasaba tepër e zhvilluar.
Popullsia arumune e Voskopojës ishte lidhur shumë ngushtë me autoritetet shoviniste greke dhe kishin marë në dorë popullin voskopojar. Përveç drejtimit të saj ata ishin kthyer në një bazë e fuqishme që mbështeste ushtrinë dhe ëndrën e ” Megali ideas” që do të thoshte greqi në kufijtë e Perandorisë Bizantine.
Sali Butka në detyrën e komandantit të kryengritjes shqiptare me çetat e tij kishte luftuar kundra turqve dhe kundra grekëve deri në atë kohë. Çetat e tij ishin të përbëra nga myslimanë e të krishterë sëbashku me komandantët e tyre por edhe me banorë të komunitetit arumun. I orjentuar nga patriotët korçarë në cilësinë e komandantit të kryengritjes shqiptare, ai shkon në Voskopoojë dhe u kërkon komunitetit arumun që të bashkoheshin me popullin e Korçës e të mos ndihmonin planet shoviniste greke dhe ushtrinë e saj. Ata jo vetë që nuk pranuan por të nxitur e të ndihmuar nga ushtria greke që fatkeqësisht ishin të strehuar në shtëpitë e tyre ja nisën luftës. Përpjekja me armë bëri që ajo pjesë e Voskopojës të digjej e para kjo më shumë nga banorët dhe ushtarët grekë dhe këtë e bënë për të bërë politikë te autoritetet lokale franceze të Korçës. Arumunët së bashku me ushtarët grek duke parë forcën e madhe të bashkuar të popullit korçar me kryengritësit dogjën edhe shtëpi të tjera jo arumune të Voskopojës shqiptare. Kjo ishte dhe është e vërteta me djeg’jen e Voskopojës. Atë nuk e dogji Sali Butka por komuniteti arumun i shtyrë dhe i përkrahur nga ushtria greke dhe e gjitha kjo vetëm për politikë.
Të hedhësh baltë duke shpikur andralla mbi personalitetin e njeriut më mëmëdhetar në të gjithë Shqipërinë e asaj kohe është mëkat i madh. Faktet janë fakte që lehtësisht mund të verifikohen nga lidhjet e tij me patriotë e kler të kishës ortodokse shqiptarë apo edhe nga shkrimet e patriotit të shquar korçar në gazetë lidhja ortodokse të Mihal Gramenos mbi veprimtarinë patriotike të tij. Kjo familje e shquar kolonjare nuk kurseu për Shqipërinë as ekonominë e saj, as gjakun dhe as antarët e saj më të mirë. Ky mëmëdhetar i madh i dha dy djem Shqipërisë Iljaz dhe Gani Butkën, vëllanë e të afërm të afërt të familjes. Kurrë nuk u tërhoq nga kauza e tij për Shqipërinë e pa varur. Dhimbjen e njerëzve të tij të zemrës i hodhi në vargje dhe sot populli i Korçës e Kolonjës por jo vetëm u këndon bijve të saj në gëzime e në raste festash. Mos hidhni baltë mbi këtë familje të parë në tërë Shqipërinë jugore por edukoini fëmijët me frymën e atdhe dashurisë. Këtë status për këtë rilindas, patriot, kapedan por edhe vjershëtor do ta mbyll me këto vargje të tij;
Për lirinë, për lirinë,
lumë kush vdes për Shqipërinë.
Është i gjallë kurdo herë,
e ka të pa vdekur nderë.
Sali Butka.

Deçan-Plavë, rrugë e zhvillimit dhe integrimit!

0

Shkruan: MSc. Adem Lushaj

(Kumtesë e mbajtur në takimin e organizuar nga Gazeta e Alpeve, me 1 gusht 2021, në Vuthaj-Plavë dhe Guci)

Të nderuar të pranishëm!

Fillimisht, shprehë mirënjohjen time për organizatorin, Ramiz Lushaj, duke i thënë se më keni nderuar tejmase, me këtë mundësi që më dhatë, për të qenë njëri nga folësit e këtij tubimi, aq sa të rëndësishëm, aq edhe miqësorë. Jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë që më dhatë, që para këtyre pjesëmarrësve shumë të nderuar, që t”i themi disa fjalë për rëndësinë e ndërtimit të rrugës “Deçan-Plavë”!

Fjalën time do filloj me një thënie të ish Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova:

“Për një kafe në Tiranë”! Apo…!

“Për një kafe në Ulqin”,

“Për një kafe në Preshevë”,

“Për një kafe në Shkup”,

Për një kafe në të gjitha trojet shqiptare!

Kjo, përmes ndërtimit të rrugëve që bëjnë lidhjen e trojeve shqiptare.

E, njëra nga rrugët e rëndësisë së veçantë të zhvillimit dhe lidhjes së trojeve tona, krahas rrugës drejtë Tiranës, apo siç po e quajmë “rruga e kombit”, rrugës drejtë Shkupit, rrugës drejtë Preshevës, drejtë Rozhajes,… është rruga që lidh Deçanin me Plavën dhe Gucinë. Duhet rikujtuar se ideja për ndërtimin e kësaj arterie të zhvillimit dhe integrimit, ka qenë e kamotshme. Qysh në vitet e ’70-ta. Por, kjo gjë ishte penguar nga Serbia, me arsyetimin politik se “nuk duhet ndërtojmë rrugë, për t’u lidhur me Shqipërinë”.

Rëndësinë e ndërtimit të kësaj rruge do e bazoj në tri aspekte.

 * Rëndësia ekonomike e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë

Për njohësit e ekonomisë, dihet mirëfilli se një nga faktorët e rëndësishëm të zhvillimit ekonomik është komunikacioni, siç është në këtë rast, infrastruktura rrugore. Rruga që kalon nëpër grykën e Deçanit dhe vazhdon drejtë kufirit me Malin e Zi, me një gjatësi rreth 30 kilometrash, lidh shumë zona turistike të të dyja vendeve. Krijon parakushte për investime në shfrytëzimin e resurseve ekonomike-turistike të Kosovës dhe Mali të  Zi. Krijon kushte të jashtëzakonshme për të investuar në Bjeshkën e Belegut, Zallin e Rupës, në Dervishkom, në Bjeshkët e Isniqit, të Prejlepit dhe Baballoqit, sikurse që krijon kushte për zhvillimin ndërkufitar, kur dihet se bashkësia ndërkombëtare ndan fonde të shumta për projektet e kësaj natyre.

Ndërtimi i kësaj rruge ka edhe leverdinë tjetër ekonomike, ngase do të shfrytëzohej nga bashkatdhetarët tanë, duke kursyer shpenzimet që bëjnë drejtë kufirit në Vërmicë.

  • Rrugë e lidhjes kombëtare

Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, ka rëndësi kombëtare, ngase bën lidhjen trojeve shqiptare. Përmes kësaj rruge do lidhet Deçani, Peja, Gjakova, Juniku, …Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva….me Plavën dhe Gucinë, Malësinë e Krajës dhe të Tuzit, me Shkodrën dhe Ulqinin. Po ashtu, përmes Çeremit dhe Dragobilit, do lidhë Luginën e Valbonës në Bajram Curri, e më pastaj me rrugën e Adriatikut.

Deçan-Plavë, është rrugë që na mundëson t’i vizitojmë dhe të njihemi me bukuritë natyrore dhe kulturore të Plavës dhe Gucisë. T’a vizitojmë  “Limin”, “Liqenin e Plavës”, “Krojet e Ali Pashë Gucisë”, “Shpellën e Ukut”, “Mullinin e Vuthajve”, e shumë e shumë bukuri tjera të këtyre trojeve. Po ashtu, të njihemi me traditën, bujarinë, trimërinë, pleqninë dhe atdhedashurinë e kësaj treve, të vendlindjes së të madhit Ali Pashës, Esad Mekulit e shumë atdhetarëve të kombit tonë.

Përmes kësaj rruge do rikutjomë mësimet e marra nga mësimdhënësit për “Betejën e Nokshiqit”, “Betejën e Urës së Murinës”, “Betejën e Arzhanicës”, … T’i rikujtohjmë emrat e At Gjergj Fishtës, Haxhi Zekë Byberit, Ali Pashë Gucisë, Jakup Ferrit, Alush Hotit, Hysen Bajrit, Lan Selimit, Çelë Shabanit, Kerë Sadrisë, Zhujë Selmanit, Galë Selmanës, Sakë Fazlisë. T’i rikujtojmë trimat e Rugovës, Rekës dhe Podgurit, deri te Haqif Blyta dhe Demë Ali Pozhari, që ishin vënë në mbrojtje të Sanxhakut.

Lirisht mund t’a quajmë, “rrugë e lidhjes kombëtare”!

  • Rrugë e rëndësisë ndërkombëtare

Ndërtimi i rrugës Decan-Plavë, ka edhe rëndësi ndërkombëtare, sepse mundëson krijimin e raporteve ndërshtetërore, si parakusht për tu integruar në familjen e madhe evropiane. Ndër komponentët kryesor të Instrumentit të para anëtarësimit në BE, është bashkëpunimi ndërkufitar i shteteve, ngase mundëson zhvillimin e qëndrueshëm në të dyja anët e kufirit. Pra, promovon zhvillimin ekonomik dhe social, siguron kufijtë, si dhe në mënyrë efikase luftohet krimi i organizuar. Fondet e IPA-s, kryesisht janë të orientuar në projektet të cilat mundësojnë komunikimin rajonal, siç është edhe komunikimi mes shteteve fqinjë, Kosovë-Malit i Zi dhe Shqipëri.

Pra, pa asnjë dyshim rruga Deçan-Plavë, është bosht i zhvillimit dhe integrimit të viseve shqiptare dhe krijimit të raporteve ndër shtetërore, si parakusht i vendosur nga BE-ja. Ndaj nuk duhet të hezitohet e as të kursehet, por nëse është e nevojshme duhet ndarë edhe kafshatën e bukës për ndërtimin e saj.

Mirëpo, pengesa kryesore e ndërtimit të kësaj rruge është “Politika ndërkombëtare e ndikuar nga ajo e manastirit”. Politika ndërkombëtare duhet t’a mundëson ndërtimin e segmenti rrugor prej 5 kilometrash, e mos të ndikohet nga politika penguese e manastirit.

Pengesat që janë duke u bërë për shumë vite, qoftë në shfrytëzimin e resurseve hoteliere-turistike, apo edhe në investimet infrastrukturore në zonën turistike të Bjeshkëve të Deçanit, janë duke na kushtuar me humbje të mëdha. Pra, çelësin e zhvillimit të kësaj komune po e mbajnë “peng” klerikët e Manastirit, të cilët vazhdimisht kanë kundërshtuar ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. Bashkësia ndërkombëtare dhe klerikët e manastirit, duhet ta kuptojnë se nuk ka zgjidhje tjetër, pos lejimit të investimeve në masivin e Bjeshkëve të Nemuna, ngase do përfitojnë të gjithë.

Krahas kësaj pengese politike, si pengesë tjetër paraqitet mungesa e fondeve të pamjaftushme për realizimin e këtij projekti jastëzakonisht të rëndësishëm. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkësia ndërkombater, nuk duhet të hezitojnë për të financuar në realizimin e këtij projekti që është i interesit madhor, jo vetëm për Decanin dhe Plavën.

Si Shqipëria, ashtu dhe Kosova, duhet të ndërtojnë infrastrukturën rrugore drejtë trojeve shqiptare, duke mundësuar lidhjen fizike të tyre. Ndërtimi i rrugëve që bëjnë lidhjen e kombit, duhet të jenë strategji gjithëkombëtare, jo vetëm e një shteti apo të dy komunave.

Këtë fjalë time do e përfundoj me një porosi të profesorit të ekonomisë, Dr. Musa Limani i cili shprehët: “Duhet ndarë edhe kafshatën e gojës, për t’a ndërtuar rrugën Deçan-Plavë”!

Zoti ju bekoftë!

Vuthaj, 1 gusht 2021