Kreu Blog Faqe 1556

“Kosova për Sanxhakun” e mirëpret vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për tabelat e automjeteve

0

Ministri z. Xhelal Sveçla

I nderuar  z. ministër Sveçla, ne anëtarësia , simpatizantët kryesia e shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”  më kënaqësi morëm lajmin për aplikimin e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.

Ne anëtarësia, aktivistes e me theks të veçantë kryesia jemi ata të cilët  më së shumti e kem ndjerë maltretimet  që në janë bërë  në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë. Vendimi i qeverisë është i mirëpritur nga ne, por edhe nga shumica popullit të  Sanxhakut, shqiptarë e boshnjakë.

Andaj kryesia e shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” në emër të anëtarësisë nga Kosova dhe Sanxhaku  kërkojmë  nga ju që  premtimin që e keni dhënë  në lidhje me “kompensimin  e çfarëdo dëmi që ju bëhet bashkëkombësve tanë ,në Luginë të Preshevës”,  të përfshijë edhe shqiptarët tjerë që jetojnë në Serbi, posaçërisht shqiptarët e Sanxhakut.

Jemi të sigurtë se kjo kërkesë e jona do ta shqyrtohet dhe do t’i përgjigjeni pozitivisht sepse  janë pjekë kushtet që ta kthejmë vëmendjen kah shqiptarët e Sanxhakut, të cilët  deri më tani kanë qenë të anashkaluar.

Me respekt në emër të kryesisë:

Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”

Ismet Azizi, Gjilan

Shqipëria nuk ka nevojë për heronj me duar të përgjakura me gjak njerëzish të pafajshëm

0

Nga: Thanas Jorgji

 – Reagim i vonuar por që kurrë nuk është vonë për të reaguar ndaj një padrejtësie

– Para dy-tre muajsh u përurua në Ersekë busti i Sali Butkës me nderimet që mund t’i bëhen një heroi. Pa dashur t’i hyj në detaje veprimtarisë së këtij personi, po ndalem vetëm tek njëra, ajo më e errëta dhe që nuk duhet lënë pa u riparë.

Ky person, i quajtur SALI BUTKA bashkë me çetën e tij ka vrarë njëqind e shtatëmbëdhjetë njerëz të pafajshëm (nëse nuk gaboj në shifër)

I vrau në sofër, tek hanin bukë.

I vrau tek flinin, në gjumë.

I vrau të rreshtuar në sheshin e fshatit. Fëmijë e gra, pleq e plaka.

Njerëz të pambrojtur dhe të pafajshëm. Me pretekstin se në Voskopojë strehoheshin andartët grekë.

Njëlloj siç digjte Wermachti Gjerman gjatë kohës së Luftës fshatrat e Shqipërisë me pretekstin se në ta strehoheshin partizanët(!)

Me të vetmin dallim: gjermanët vrisnin e digjnin, ky „heroi“ ynë EDHE PLAÇKISTE.

Këtë bëri edhe „trimi“ Sali Butka me çetën e tij.

Pasi vrau mbi njëqind e dhjetë njerëz të pafajshëm, përpara se ta digjte Voskopojën, nuk harroi ta plaçkiste dhe plaçkën e grabitur ta shpinte me karvanë kuajsh në fshatrat e tyre.

Historianë pa dinjitet shkencor dhe pa shtyllë kurrizore heshtin mbi këtë MASAKËR dhe kur janë të detyruar të shprehen, mezi thonë me zë të mekët ndonjë gjysmë fjale, (dhe tepër më keq, ropaten ta shfajësojnë dhe t’i gjejnë motive e rrethana lehtësuese autorit të kësaj masakre) duke e veshur me një cipë patriotizmi dhe ta përligjin masakrën e Sali Butkës me strehimin e andartëve grekë në Voskopojë.

Duhet thënë me zë të lartë e të plotë:

Strehimi i andartëve grekë në Voskopojë ishte vetëm PRETEKSTI i masakrës.

Shkaku i vërtetë ishte se ata banorë ishin VLLEHË.

Pra, kemi të bëjmë me një SPASTRIM ETNIK dhe nëse do ishte ende gjallë, Sali Butka do ishte para Tribunalit të Hagës i paditur për GENOCID dhe për KRIME KUNDËR NJERËZIMIT. Si i tillë ai do vuante dënimin me burgim të përjetshëm, njëlloj si Ratko Mlladiçi për krimet që bëri tek popullsia e Bosnjës.

Sepse, sado i lartë të jetë qëllimi dhe motivi, ai kurrë nuk mund ta lajë gjakun qoftë dhe vetëm të një të vrari të pafajshëm.

Por kjo nuk ndodh tek ne.

Në Shqipërinë tonë të çuditshme, ndodh që kriminelët të ngrihen në piedestalin e Heroit. Lind pyetja:

Çfarë kishte me njerëzit e pafajshëm ky „trim“ Sali Butka dhe çeta e tij?

Nëse kishin problem se andartët grekë strehoheshin në Voskopojë, përse nuk i zinin pritë apo edhe t’u dilnin përpara në fushë të luftës andartëve grekë dhe t’i qëronin hesapet me ta?

Por këta farë „trimash“ me në krye „kryetrimin“ Sali Butka zgjodhën një trimëri më të madhe:

trimërinë për të vrarë njerëzit e pafajshëm e të pambrojtur: gra, fëmijë, pleq e plaka. Dhe si kujtim të bëmës së tyre, edhe t’u grabisnin mallin e gjënë.

Kam patur rastin të punoj dhe jetoj në Voskopojë në vitet ’80 dhe masakrën e Sali Butkës, Malkë Zvarishtit dhe të çetës së tyre e kam dëgjuar nga goja e pleqve që e përjetuan atë ngjarje, në atë kohë fëmijë të cilët mundën t’i shpëtonin plumbit, sëpatës apo kamës së banditëve.

Dhe pyetje të tjera më lindin vetiu:

Ku janë vllehët e Voskopojës?

Ku janë vllehët e Shqipërisë?

Ku janë vllehët e Ballkanit dhe të gjithë botës?

Përse nuk flasin?

Përse nuk e ngrejnë zërin?

Vllehë të Voskopojës, Korçës, Shqipërisë, Ballkanit dhe kudo që jeni.

Ky person (sepse nuk meriton të quhet njeri) ka bërë krime, ka kryer një masakër tek vëllezërit e tuaj të gjakut.

Përse nuk e kundërshtoni këtë akt?

Përse nuk protestoni?

Përse nuk i drejtoheni Presidentit të Republikës së Shqipërisë që e ka lëshuar këtë dekret? Përse nuk e shpini çështjen në Gjykatën e Lartë?

E nëse Drejtësia nuk gjendet këtu, atëhere drejtohuni Hagës e Strasburgut.

Sepse janë mbi njëqind e dhjetë njerëz të vrarë që bërtasin nga varret dhe kërkojnë Drejtësi.

Në mbyllje:

Nderimi që iu bë këtij kasapi me duart të përlyera deri mbi bërryla me gjak të pafajshëm duhet të anullohet dhe ky person të zbritet nga piedestali si vrasës njerëzish të pafajshëm dhe që ka ushtruar GENOCID ndaj një etnie të huaj.

U bëj thirrje gjithë voskopojarëve dhe të gjithë vllehëve kudo që janë në Shqipëri dhe jashtë saj TA DENONCOJNË këtë akt të padrejtë, të turpshëm dhe tepër lëndues e fyes për etninë vllehe me anë të një peticioni të cilin jam gati ta nënshkruaj i pari.

Intervista ime e parë me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova para 27 viteve

Në foto: Ibrahim Rugova dhe Behlul Jashari më 22 shtator 1994-intervistë për ATSH

SPECIALE-Gazeta DIELLI dhe portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 22 Shtator 2021/  “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, ishte titulli i intervistës së parë ekskluzive që kam zhvilluar para 27 viteve me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në trevjetorin e Referendumit për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur me votim pro 99,87%/, të mbajtur nga 26 deri në 30 Shtator 1991. Tani, në vitin 2021 shënohet 30 vjetori i Referendumit.

Referendumin që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990,  Presidenti  Rugova e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Me Presidentin Rugova bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, në Prishtinë, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Kjo ishte intervista e parë e një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), për të cilën raportoja si korrespondent në Kosovë nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale, ndërsa intervista të tjera ekskluzive me Presidentin historik Rugova kam zhvilluar edhe kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja – intervista e fundit është botuar në numrin e jubileut të 60 vjetorit të gazetës – në 12 Shkurt 2005.

 Vizionet e parashikimet në lëvizjen e luftën drejt Lirisë e Pavarësisë,  për të cilat fliste Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në intervistën e para më shumë se çerek shekulli, të 22 Shtatorit 1994, janë realizuar gjatë viteve: “Një mbrojtje për Kosovën…një protektorat ndërkombëtar” erdhi me ndërhyjen shpëtimtare të forcës më të madhe planetare – NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendosjen e administratës së Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në  vitin e madh të lirisë 1999. “Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës”, shprehej Presidenti Rugova në intervistë…dhe pavarësia u shpall në 17 Shkurtin historik 2008…

Intervista e Presidentit të parë të Kosovës marrë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në atë kohë u botua nga shumë media kombëtare e ndërkombëtare. Ashtu si u botua para 27 viteve, të hënen e 26 Shtatorit 1994,  në gazetën e përditshme të rezistencës në Kosovë “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha e që sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia  të gazetës atëherë të vetme të përditshme shqiptare në Kosovë Rilindja, intervista me Rugovën e plotë është kjo:

Mbititulli: INTERVISTË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA DHËNË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE

Titulli: POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE

NËNTITUJT: Bëjmë një rezistencë mjaft të organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes. – Në planin ndërkombëtar, ideja për mbrojtje ndërkombëtare të Kosovës shqyrtohet. – Shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptojnë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese. – Dialogu me serbët gjithsesi në prani të faktorit ndërkombëtar. – Ideja për lidhje konfederale të Kosovës me Shqipërinë u prit mirë në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. – Me hapjen e problemeve me Shqipërinë, Greqia dëshiron ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. – Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale është një akt që e afirmoi tutje çështjen dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës. – Shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion. – Zgjedhjet në LDK ishin shumë të suksesshme në planin e vazhdimësisë, unitetit e konsolidimit

Prishtinë, 25 shtator (ATSH)

Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në një intervistë që i dha Agjencisë Telegrafike Shqiptare, flet për shkallëzimin e represionit e të terrorit në Kosovë, për shmangien e konfliktit e mbrojtjen ndërkombëtare për Kosovën, tendencat greke për destabilizim të Ballkanit e në raport me Shqipërinë e shqiptarët, politikën globale shqiptare e për bashkëpunimin me Shqipërinë, idenë e lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë, zgjidhjen e çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike në ish-Jugosllavi, për zgjedhjet në LDK – partinë më të madhe shqiptare në Kosovë, dhe për çështje të tjera aktuale. Intervistoi: Behlul JASHARI. (Kjo është intervista e parë e një presidenti të Kosovës për ATSH-në)

PËRDITSHMËRI REPRESIVE QË NGRITË TENSIONET NË KOSOVË E NË RAJON

Zoti President, institucione e asociacione ndërkombëtare (si Amnesty International në raportin e fundit etj.) kanë shprehur brengosje e shqetësim për shkallëzim të përshpejtuar të represionit e të terrorit në Kosovë. Çfarë është situate shikuar nga afër, si përditshmëri e popullit të Kosovës?

-Në Kosovë qe sa vite e kemi një përditshmëri represive, represion sistematik, që shkallëzon apo përshpejtohet edhe me ngjarje të ndryshme, siç i kishim vrasjet edhe këta dy muajt e fundit dhe momente të tjera të rënda. Është një represion masiv në Kosovë, dhe, natyrish, i ngritë tensionet politike këtu dhe në rajon. Represioni veçmas është shprehur pas largimit të misionit të KSBE-së nga Kosova. Prandaj, kërkojmë praninë ndërkombëtare në Kosovë, e po ashtu kushtëzimin e sanksioneve kundër Serbisë e Malit të Zi edhe me Kosovën.

Institucione e asociacione ndërkombëtare e kanë të njohur çështjen e Kosovës, sidomos Amnesty International, e cila ndjek situatën, më duket, prej 81-shës, e këtej, sidomos këto vitet e fundit. Situata ndiqet po ashtu edhe nga Federata e Helsinkit nga Vjena, pasaj nga Helsinki Uaç i SHBA-ve dhe nga mjaft institucione të tjera ndërkombëtare. Ne përshëndesim çdo interesim dhe angazhim ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.

REZISTENCË E ORGANIZUAR PËR TË MBIJETUAR

Ka kohë që Kosova jeton midis një gjendje lufte të pashpallur dhe të një paqeje të paqenë. Në këtë front dhune, siç e quani ju, si u arrit, që, megjithatë, Kosova dhe shqiptarët t’i shmangen konfliktit të hapur dhe të jenë faktorë të krijimit të stabilitetit në rajon?

-Flitet se në Kosovë është një paqe e këtij apo atij lloji. Do të kisha thënë se, megjithatë, është më mirë që ekziston një gjendje e tillë sesa të ndodhte ajo më e keqja. Mundësinë e një konflikti kemi arritur ta evitojmë në saje të politikës që kemi ndjekur deri tash, rezistencës paqësore dhe të një rezistence politike, njëhohësisht në saje të popullit të Kosovës, i cili nuk i ka pranuar provokimet. Populli ka dhënë mjaft sakrifica deri tash, qoftë me maltretimin, me situatën represive, pastaj me vrasje të ndryshme. Mund të them se nuk është një rezistencë pasive, siç komentohet shpesh. Pra, është një rezistencë mjaft e organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes.

Po ashtu, situatën në Kosovë duhet ta shikojmë në bazë të situatës në të gjitha rajohet e ish-Jugosllavisë, sepse është një rajon i mbërthyer në luftë, me fronte të hapura në Bosnjë, në Kroaci, pastaj në Kosovë me një front të dhunës dhe të represionit. Pra, në këtë kontekst, Kosova ka kontribuar që të ruhet një lloj stabiliteti dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë.

GREQIA NUK KA TË DREJTË

Tendenca të reja të destabilizimit të rajonit u shfaqën kohëve të fundit edhe nga ana e Greqisë. Si i vlerësoni këto tendenca në raport me Shqipërinë, po edhe me Kosovën e shqiptarët, përgjithësisht?

-Për fat të keq, Greqia qe një kohë paraqitet si faktor destabilizues në Ballkan, mund të themi mbas Serbisë. Prandaj, ne kemi kërkuar disa herë nga Greqia edhe si anëtare e Bashkësisë Evropiane të kontribuojë për marrëdhënie më të mira fqinjësore me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar në përgjithësi. Nëse këtë mund ta interpretojmë si një lidhje me Serbinë, qoftë direkte apo indirekte, mund të them se kjo bëhet me qëllim që të minimizohet çështja e Kosovës në planin ndërkombëtar. Sot çështja e Kosovës po depërton në këtë plan si çështje që don zgjidhje në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës. Ndërsa, me hapjen e problemeve me Shqipërinë gjithsesi Greqia dëshiron, dhe një herë e them, ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe, mund të themi, t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. Mirëpo, Greqia nuk ka të drejtë. Kemi të bëjmë me një minoritet të vogël grek në Shqipëri, i cili, edhe më parë ka gëzuar një vistër të drejtash ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa sot, pas ndryshimeve demokratike, gjithsesi janë më të avancuara ato të drejta dhe do të avancohen vazhdimisht siç e ka realizuar dhe e premton qeveria shqiptare dhe presidenti Berisha. Prandaj, i bëj edhe një apel Greqisë që më tutje të ndikojë në qetësimin e situatës në Ballkan.

PROTEKTORATI QË E KËRKOJMË NUK ËSHTË QËLLIM FINAL

Për shkak të situatës së rëndë në Kosovë dhe rreziqeve të përhapjes së konfliktit edhe në Jug, Ju keni kërkuar shumë herë mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën. Në ç’formë do të ishte e mundshme ajo mbrotje dhe çfarë është qëndrimi ndërkombëtar lidhur me këtë kërkesë?

-Ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës. Në këtë mënyrë, shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptonë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese.

Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim. Po shtoj edhe me këtë rast se ka disa keqkuptime në opinionin kosovar. E, duhet ditur se protektorati apo administrata civile nuk është qëllim final, por është vetëm një mjet legal i së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të qetësuar një rajon apo një territor, siç është Kosova, që të gjendet një zgjidhje pa luftë dhe pa konflike. Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës.

BISEDIMET SHQIPTARO-SERBE GJITHËSESI NË PRANI TË PALËS SË TRETË

Krahas gatishmërisë së kahershme shqiptare, kohëve të fundit janë shtuar edhe insistimet ndërkombëtare për dialog midis Prishtinës e Beogradit. Çfarë janë mundësitë dhe gjasat e fillimit të këtij dialogu?

-Ne, qe sa kohë, jemi përcaktuar për bisedime, për dialog, për marrëveshje me Serbinë. Po, Serbia nuk ka treguar interesim. Ne u përpoqëm t’i shfrytëzojmë edhe institucionet ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, siç ishte Konferenca e Londrës, e Gjenevës, ku ekziston Grupi i veçantë punues për Kosovën. Biseduam për disa probleme konkrete, para dy vjetëve, siç janë arsimi, masmedia, shëndetësia, por nuk arritëm kurrëfarë rezultatesh.

Tash për tash flitet për mundësitë e një dialogu dhe për këtë falënderoi bashkësinë ndërkombëtare, vendet e Bashkësisë Evropiane dhe vendet e treta, si ato skandinave, Austrinë, etj. Pastaj, SHBA-të janë të interesuara që të fillojë ndonjë bisedim, ndonjë dialog. Deri tash zyrtarisht nuk kemi pasur indikacione nga pala serbe, por shpresoj se edhe ajo do të bindet një ditë dhe do të bisedojmë, të gjejmë zgjidhje, qoftë në kuadër të institucionit ndërkombëtar, siç është Konferenca e Gjenevës, apo ndonjë tjetër. Por, ne gjithësesi kërkojmë një palë të tretë të autorizuar për dialog. Kur them të autorizuar mendoj që ky grup apo bosht shtetesh që është aktualisht në Grupin Kontaktues për ish-Jugosllavinë, që është tash për tash i koncentrar në Bosnjë, SHBA-të, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, pra nga ky grup të gjendet një palë e autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do të udhëheqte dialogun. Dhe, ky nuk është ndonjë kusht nga pala shqiptare, siç e paraqet Serbia duke dashur ta eliminojë palën e tretë, por, kjo është më shumë teknikë e dialogut, e bisedimeve, dhe kurrgjë më shumë. Dhe, në këtë drejtim ne insistojmë.

PROJEKTI I LIDHJEVE KONFEDERALE TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË LEHTËSON ZGJIDHJEN

Në kuadër të propozimeve e modaliteteve për zgjidhjet e mundshme për Bosnjën e ish-Jugosllavinë, ideja Juaj për mundësinë e lidhjes konfederale të Kosovës me Shqipërinë pati mjaft jehonë. A mund të lidhet kjo ide edhe me integrimet e dëshiruara kombëtare dhe me rikomponimet e paralajmëruara në Ballkan?

-Mua më vjen mirë që kjo ide pati jehonë dhe u prit mirë kështu në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. Një ide e tillë do të lehtësonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Siç kam thënë, nëse legalizohen lidhjet konfederale tash aktualisht mes serbëve të Bosnjës e Serbisë,  atëherë patjetër duhet të legalizohen edhe për shqiptarët.

Siç dihet, në opcionin e tretë të Dokumentit – Deklaratës së Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, të aprovuar më 1991, qëndron edhe kjo – lidhjet konfederale apo bashkimi me Shqipërinë. Por, tri opcionet e atij dokumenti varen nga ndryshimet e kufijve të brendshëm dhe kufijve të jashtëm të ish-Jugosllavisë. Prandaj, një projekt i tillë i lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë është më afër mendësh dhe mund të realizohet. Natyrisht, kjo do të lehtësonte shumë gjëra në integrimet shqiptare, në integrimet ballkanike e në integrimet evropiane, që janë një proces dhe duhet t’i shikojmë si një proces.

Dokumenti që e përmenda më parë, është një dokument vërtetë me një vizion që na ka drejtuar deri tash në punën tonë të përgjithshme, të partive politike, edhe në krijimin dhe punën e institucioneve të Kosovës.

POLITIKA GLOBALE SHQIPTARE PO REALIZOHET

Shpesh theksoni politikën globale shqiptare, çfarë është kjo politikë e realizuar në praktikë dhe në këto kushte të ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij?

-Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare edhe ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që i ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët, nuk po shkoj më tutje, pas vitit 1912, pastaj 1918, sidomos pas ’45-tës, pra për herë të parë bashkëpunojmë në planin politik. Dhe, natyrisht, në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Do të thotë e kemi një vizion se çka duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se një politikë globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte. Për shembull, me politikë globale shqiptare mendojmë që sa më parë ky mur mes shqiptarëve të bjerë.

Po ashtu politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen e shqiptarëve në planin ndërkombëtar. Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj brenda dhe jashtë e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët. Kjo gjithësesi është një bazë, një element që premton realizimin e aspiratave shqiptare në përgjithësi. Besoj, shumë gjëra janë dëshmuar deri tash. Dhe, kur të kryhen disa punë tash, që i kanë rënë brezit tonë, do të bëhet një politikë globale shqiptare edhe më e madhe, edhe më e frytshme.

DOKUMENT I UNITETIT E INTEGRIMIT SHQIPTAR

Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi edhe nëpërmjet një dokumenti të përbashkët kanë shprehur kërkesat dhe opcionin për zgjidhje, pos për Kosovën, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Mal të Zi. Cila do të ishte zgjidhja optimale në këtë moment?

-Tashmë e thashë se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar. Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opcioni i parë, nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një referendumi.

Prandaj, në bazë të situatës që e kemi, ne qëndrojmë në realizimin e opcionit të parë, do të thotë punojmë në pavarësimin e Kosovës dhe që shqiptarët në Maqedoni të realizojnë të drejtën e popullit shtetformues në atë republikë. Po ashtu edhe shqiptarët në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi të realizojnë të drejtat, për të cilat janë deklaruar.

Në këtë plan janë realizuar mjaft gjëra praktikisht. Mos të harrojmë se në Preshevë e në Ulqin partitë shqiptare e kanë marrë pushtetin lokal. Ai është hap i parë, edhe pse tash komunat nuk kanë ndonjë pushtet as në Maqedoni, as në Preshevë e as në Ulqin, u bë ai centralizimi, që para shthurjes së ish-Jugosllavisë, kur filluan t’u merren kompetencat komunave. Tash ato kompetenca janë reduktuar edhe më shumë.

Ndërsa në Kosovë, ne, edhe pse të okupuar, kemi organizuar jetën tonë, kemi afirmimin e çështjes, projektit të pavarësisë. Në Maqedoni kemi hyrjen – prezencën në instiucione, gati të gjitha komunat shqiptare i kontrollojnë shqiptarët. Prandaj, është një punë, një proces, do të thotë edhe këtu janë realizuar gjëra praktike dhe pragmatike që shihen, janë rezultatet që shihen e që preken.

NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE DUHET TA FUSIM KOMPROMISIN

Si kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, çfarë qëndrimi mbani lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e paralajmëruara në Maqedoni?

-Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare aprovon dokumentet kryesore dhe një strategji globale. Si kryetar i këtij Këshilli, që kam një përgjegjësi edhe si president i Kosovës, mendoj se shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion, përkundër atyre grindjeve të vogla që kanë ndodhur, që janë pak a shumë normale në proceset e zhvillimeve politike të një partie. Prandaj, gjithsesi duhet të zënë më shumë vende në Parlament, e pastaj le të përcaktohen ato mes partive apo grupeve të ndryshme politike. Ne duhet të fusim në jetën politike shqiptare kompromisin, ju lutem, jo vetëm marrëveshjen, jo vetëm marrëveshje të ngurta, fikse, insistime fikse. Patjetër duhet ta fusim kompromisin, sepse kompromisi është një prej elementëve të demokracisë.  Dhe, të lirohemi prej asaj që e kemi jetuar në një sistem, ku kompromisi është kualifikuar negativisht. Prandaj, sot na duhen kompromisi, marrëveshja, falja e gabimeve, etj. Të gjithë flasin, dhe shumë mirë që flasin, për një ide, për çështjen kombëtare, por çështja kombëtare është shumë praktike. Prandaj në situatat e pluralizmit, në situatat e marrëveshjeve, insistoj në një kompromis dhe shpresoj se partitë politike shqiptare në Maqedoni, edhe pse ka pak kohë, do të gjejnë forcë dhe mundësi që të dalin së bashku si një bllok në zgjedhjet në Maqedoni. Është me rëndësi në këtë moment të zënë sa më shumë vende në Parlamentin e Maqedonisë. Masa shqiptare atje ekzison dhe nuk bën t’a humbim përfaqësimin, të drejtën e përfaqësimit në Parlamentin e Maqedonisë.

Të mos harrojmë se pa marrë parasysh vështirësitë që i pati, Grupi parlamentar shqiptar gjatë kësaj periudhe katërvjeçare në Maqedoni ka arritur mjaft, e ka afirmuar çështjen, edhe në institucione ndërkombëtare, edhe në institucionet e asaj republike, edhe në institucionet shqiptare në përgjithësi, edhe në jetën politike shqiptare.

LDK-ja TREGOI UNITETIN QË I DUHET PATJETËR KOSOVËS NË KËTË SITUATË

Me zgjedhjen dhe konstituimin e Kryesisë së LDK-së, kësaj jave, praktikisht përfunduan zgjedhjet në partinë më të madhe dhe më me ndikim të shqiptarëve në Kosovë. Si i vlerësoni ato, si dhe tendencat për diskreditim të LDK-së e të partive të tjera shqiptare?

-Këto zgjedhje, edhe para një viti në planin lokal – nëpër degë e nëndegë të LDK-së, ishin mjaft pozitive. Pastaj patëm një vonesë për shkak të rrethanave në të cilat veprojmë, sepse nuk është lehtë sot që të mbash një tubim të madh siç ishte Kuvendi i LDK-së në këtë situatë kur është i ndaluar çdo tubim publik për shqiptarët. U mbajt Kuvendi dhe ai tregoi një unitet, një konsolidim.  Pastaj këto ditë edhe Kryesia e LDK-së u zgjodh. Këtë e shoh si një sukses të madh të zhvillimit të kësaj partie, e cila e ka edhe barrën e një pushteti në Kosovë. Pra, është një kryesi e vazhdimësisë, kryesi e konsolidimit, siç ndodh në çdo parti, dhe, edhe një herë tregoi se LDK-ja është një forcë dhe një fuqi e madhe, e organizuar dhe relevante në Kosovë dhe në botën shqiptare.  Nuk është më partia në fillimet e saj, tash vërehet një lloj profilizimi i kësaj partie, dhe këtë duhet ta shikojmë si një proces normal. Është vështirë të flasim sot për profilizim partiak në Kosovë, sepse në këto kushte të okupimit është shumë vështirë, edhe çdo parti, ndoshta edhe më e vogla, e ndien barrën e interesave kombëtare, të interesave shqiptare në përgjithësi. Por, si një organizim i madh LDK-ja, megjithatë, tregoi se është një parti e fortë, di çka don, forcohet nga brenda, është parti që afron njerëzit e vullnetit të mirë për të bërë diçka. Dhe, kjo përgënjeshtroi edhe mjaft spekulime të ndryshme që mundohen sot t’i mëvishen lëvizjes shqiptare në Kosovë, në radhë të parë LDK-së, pastaj partive të tjera politike, me diskualifikime se nuk janë demokratike, jo e majtë, jo e djathtë etj. Siç dihet, me të majtën rreth Kosovës është manipuluar shumë, me mijëra njerëz kanë pësuar për këtë. Të gjitha këto bëhen me qëllim. Për shembull, janë munduar ta shpallin LDK-në edhe si parti terroriste, e çka jo tjetër.

Përkundër të gjithave, edhe kësaj radhe u tregua një unitet, një koncenzus, një bashkim partiak, një unitet që i duhet patjetër Kosovës në këtë situatë. Dhe, besoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në jetën politike shqiptare në Kosovë dhe në jetën politike shqiptare në përgjithësi.

VIZIONI I ARDHMËRISË SË SHTETIT TË KOSOVËS

Ju lutem për një koment për Deklaratën Politike që e miratoi Kuvendi i Dytë i LDK-së, veçmas për vizionin për të ardhmen e Kosovës?

-Deklarata Politike e Kuvendit të Dytë të LDK-së është një dokument në vazhdën e dokumenteve të tjera, që i kemi pasur, që nga Programi i LDK-së, pastaj Deklaratës së përbashkët të të gjitha partive politike shqiptare. Në këtë Kuvend dhe në deklaratën që e aprovoi u theksua më shumë organizimi i ardhshëm i shtetit të Kosovës, që e kemi edhe në Kushtetutën tonë – një shtet i popujve të barabartë, i qytetarëve, me një ekonomi të lirë të tregut, i hapur ndaj botës. Një shtet, ku nuk do të lejohet, pas kësaj situate që e kemi, revanshizmi ndaj të tjerëve. Shtet me të gjitha garancitë për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë, ku askush nuk do të trajtohet si minoritet. Është kjo një ide, një projekt, që vërtetë hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje. Sepse, në këtë situatë në Ballkan të flasë njeriu për një perspektivë kombëtare qytetare është shumë vështirë, kur, për fat të keq, qarkullon ajo fantazma e çmendive të ndryshme, të konfrontimeve në këtë kohë. Ky ishte edhe një rezultat i Kuvendit të Dytë të LDK-së, dhe, natyrisht, punojmë në këtë plan.

REFERENDUMET SHQIPTARE U RESPEKTUAN NË LONDËR

Populli i Kosovës u deklarua për një shtet të tillë edhe me Referendumin për pavarësi, pikërisht në shtatorin e para tre vjetëve. Ju lutemi edhe për një koment në përvjetorin e kësaj ngjarje madhore.

-Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët.

INTEGRIMET SHQIPTARE EDHE NË INFORMIM

Zoti President, Ju falënderojmë për këtë intervistë.

-Faleminderit. Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri.

***

SI DHE KU E ZHVILLOVA INTERVISTËN E PARË EKSKLUZIVE ME PRESIDENTIN HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Shtëpia e shkrimtarëve, që ishte shndërruar edhe në seli Presidence e institucionesh tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të okupuar e të panjohur ndërkombëtarisht, mund të vëzhgohej edhe nga dritaret e ndërtesës kryesore të Policisë në Prishtinë, që atëherë ishte serbe pas suprimimit antikushtetues e të përgjakshëm me kushtetutën e tankeve të autonomisë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje. Në zyrën e Presidentit Rugova, në atë shtëpi, intervistën e incizova me dy kasetofona, jo vetëm për siguri teknike, por edhe për siguri të tjera. Njërin nga incizimet ia lash këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, për çdo rast, meqë ishte droja se kur të dilja nga ajo shtëpi, që mund të ishte edhe e përgjuar,  rrugës do më ndalonte policia serbe dhe do konfiskonte kasetofonët me intervistën.

Ishte kohë e ndalesave dhe e okupimit të egër dhe vështirë ishte të ruhen e shpëtohen gjërat me vlerë për shqiptarët e Kosovën.

Gazeta e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 Janari i vitit 1991, pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale kosovare Rilindja. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë.

Intervista me Rugovën, e realizuar në 22 Shtator, e botuar në gazetën “Bujku” të Prishtinës në 26 shtator 1994, edhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare u dërgua me ndonjë ditë vonesë, me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë.

Raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i  Republikës, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Kosovë.  Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Kosovë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë…

***

THEKSE ANGLISHT NGA INTERVISTA ME PRESIDENTIN HISTORIK RUGOVA E SHTATORIT 1994:

http://www.reteccp.org/kossovo/attivita/1994/antologia/passive.html


http://www.reteccp.org/kossovo/basic/sommario.jpg

“Not a passive, but an organized Resistance”
President Rugova says in interview with ATA.

DEMOCRATIC LEAGUE OF KOSOVA
Kosova Information Center – Kosova Daily Report n. 451
Prishtina, 26 September 1994

In an interview with the Albanian Telegraphic Agency (ATA), President of the Republic of Kosova Dr. Ibrahim Rugova assessed achievements of the Albanian democratic movement in former Yugoslavia, namely in Kosova, Macedonia (FYROM), Montenegro and southern Serbia (Albanian-inhabited municipalities of Presheva, Medvegja and Bujanovc) and the prospects for promotion of democracy, freedom and independence within the framework of integration processes in the Balkans and wider in Europe.

Dr. Rugova called the situation in Kosova “a massive-scale repression which has risen tensions in Kosova and in the region” pointing out that Serbian repression has stopped up following the expulsion by Serbia of the CSCE mission to Kosova. President Rugova of Kosova praised the close observation and recording of human rights abuses in Kosova by Amnesty International, Vienna-based Helsinki Federation and the US-based Helsinki Watch.

Asked to comment about the nonviolent resistance of the people of Kosova and the dangers of a conflict break-out, Dr. Ibrahim Rugova said: “a possible conflict has been possible to avert owing to the policy we have been pursuing, a peaceful and political resistance, thanks to the people of Kosova which has not restored to provocations”, Rugova, however,declined to call it a “passive resistance”, as it is usually labelled, preferring to call it an “organized resistance” which has made it possible for the people to survive on its own by organizing and sustaining its [public] life. “Kosova has contributed to preserving a kind of stability [in the region] and the Albanian human substance in Kosova”, said Kosova President.

Commenting on his call for an international protectorate over Kosova, President Rugova said the demand for an international civil protectorate, and civil administration, has been put forward a year and a half ago with a view to normalizing the life and facilitating talks with Serbs towards an eventual solution to the future of Kosova. “A protectorate or civil administration would not be the ultimate goal, but only a legal means within the framework of international law, pursuant to the UN Charter, so as to calm down a region and a territory, as is the case with Kosova, so as to ensure a settlement without war and conflicts”, Dr. Rugova told ATA.

President Rugova reiterated his position on a possible confederation between Kosova and Albania, “if confederal links between Bosnian Serbs and Serbia are legalized”, adding that this would be in complete harmony with option three of the Political Declaration of the Albanian Political Parties in the former Yugoslavia, adopted in October 1991, immediately after the September 1991 referendum of the people of Kosova for an indipendent Kosova, which was an act of declaration of the will of the people further affirming the independence drive in the short and the long terms. Such confederal ties would facilitate Albanian integrations within Balkan and European integrations, Dr. Rugova said.

Speaking to the ATA correspondent in Prishtina, Mr. Behlul Jashari, President Rugova spoke about what he called a “global Albanian policy” whose aspiration is, as he put it, “to tear down the wall between Albanians”.

“We have been committed to pursuing the solution of the Kosova problem through talks and dialogue with Serbia” said President Rugova of Kosova, adding that Serbia has not responded positively. Dr. Rugova recalled that Kosova has tried to use international fora and institutions, such as the London Conference and Geneva Conference on former Yugoslavia, which has a special group on Kosova, to solve some urgent problems but the attempts have failed. “Two years ago, we had talks on concrete problems, such as education, mass media, health-care, but no results yielded”, said Dr. Rugova, blaming the intransigence of the Serbian side.

Expanding on the prospects for a Kosova-Serbia dialogue, President Rugova told ATA: “The possibility of a dialogue has been talked about and with regard to this, I am grateful to the international community, the EU members, and other countries, such as Scandinavian countries, Austria, etc. In addition, the United States of America are interested to see talks, a dialogue, getting started. We have so far not had any indication from the Serbian side, but I hope that it will be one day be convinced and that we will have talks and find a solution, either within the framework of an international institution, such as the Geneva Conference, or some other forum. But we demand a third authorized party for the dialogue. When I say “authorized” I mean that this group or axis of states comprising currently the Contact Group of former Yugoslavia, for the time being concentrated on Bosnia, the USA, UN, EU, authorize a party which would guarantee both the dialogue and the results of the talks, and which, naturally enough, would conduct the talks. This is not a condition by the Albanian side, as Serbia interprets it in a bid to eliminate a third party, but it is rather a technique of dialogue, of talks, and nothing else. And we insist on this”.

Referring to the recent developments within the Democratic Legue of Kosova (LDK), the main political force in Kosova, led by Ibrahim Rugova himself, Kosova President said the rounding off of the election campaign which culminated with the LDK Second Election Convention [July 1994] and the election of the LDK presidency was successful. “LDK has the burden of a power in Kosova”, said Rugova, alluding to the fact that LDK is the most organized party not only in the Kosova but in the Albanian world in general, and that it has won most of the seats in the 1992 Kosova parliamentary elections. “The Political Declaration adopted by the Second LDK Convention outlines and further affirms the mode of the future organization of the state of Kosova – laid down in our [the Republic of Kosova] Constitution- a state of equal peoples and citizens, with a free market economy, and open to outside world” said Dr. Rugova, adding that none of the communities in Kosova would be treated a minority, and revenge would not be allowed.

Commenting on the recent developments in the Balkans, and the tensions between Greece and Albania, President Rugova of Kosova said he continuosly called on Greece to contribute to calming down the tensions in the region and better relations with Albania and the Albanian people in general. “Regrettably, Greece, besides Serbia, has for some time been a destabilizing factor in the Balkans”, said Rugova, adding that, if the Greek behaviour is to be seen in direct or indirect relation with Serbia, the goal is to “minimize the issue of Kosova on the international level”. Kosova has been recognized as a question which should find a solution based on the will of the people of Kosova, said Rugova, underscoring that by raising rows with Albania, “Greece is intent on minimizing the Kosova issue, thus playing in the hands of Serbia”, said President Rugova in his interview with the Albanian Telegraphic Agency, the official news agency of the Republic of Albania, carried today also by the Bujku newspaper.

Marrëzia shqiptare në partinë socialiste …?!

0
Afrim Caka, Gjakovë
Nga një ish anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë Juxhin Çela krahason policët e Dardanisë me ushtrinë e Millosheviçit.
“Prishtina duhet te terheqi trupat speciale nga veriu dhe te ndali drejtimin e armeve te njerez pa arme qe nuk duan shtetin e Kosoves/Prishtines ne token ku ata banojne dhe jane shumica, ndryshe nga ndryshon ushtria e Albinit nga ushtria e Millosheviqit?” – shkroi ai në Twitter.
* * * *
Të nderuar miqë!
Pata nderin të ju drejtohem me një letër për t’ju shtjelluar në ca çaste të shkurta për rrezikun që i kanoset popullit tonë. Ende pa u fashitur zhurma e gjenocidit serb në Dardani, një murmurimë e pafundme zotëroi kudo në Partin Socialiste, ç’ishte kjo marrëzi shqiptare në mes të Tiranës???
Një tjetër identifikim që mund të përmendim, përveç atij me Ramën dhe Vuçiçin, edhe pse është shumë rëndësishëm, është ai i me deklaratën e Juxhin Çelës. Kur Juxhini kinez hoqi dorë nga “Lëvizja Socialiste”, Rama vrejti:
“E kush i njeh sot, bashklundërtarët e Ramës kur nuk e zbuloi tradhtinë e tij?
Aty nga fundi i jetës politike, një ëndërr e Ramës sikur po zbarkonte në Beograd te Vuçiçi dëshmon sesa të thella i kishte lidhjet dhe rrënjet ky identifikim me një paturpësi e tradhti.
Pse jemi ketu? Jemi në këtë gjendje për shkak të politikave të ndjekura nga fqinjët tanë dhe të Edi Ramës. Jemi në këtë gjendje në një masë të madhe për shkak të mendësisë sonë tradhtare. Por, së bashkë më mendësinë sonë sunduese të Tiranës. Janë pikërishtë këta klane të parisë sunduese të Ramës që e lanë në baltë kombin shqiptar dhe në momentin më traumatik të historisë së tij bënë zgjedhjet e gabuara që na ka sjellë në këtë gjendje.
Shqiptarët, si të përmendur nga një dermitje, bënin pyetjet:
“Si ndodhi dhe pse duhet të ndodhte???”
Pyetjet tjera, që nuk e përjashtonin një ndjesi tradhëtie, po Ramoviqi ku ishte, pse heshti, gëlonin gjithashtu përpara se fajin ta shkarkonte tjetërkund, në Prishtinë.
Socialistët i shmangen shoqerisë, shqiptare në Dardani, sepse ia kënë frikën asaj.
Forcat e së keqës në Tiranë u tërbuan.
Tradhëtia shtonë tradhëtinë.
A është Partia Socialiste shqiptare apo serbe?
Krizë vlerash?
Tirana gati po jep shpirt. Qajnë mbetjetë socialiste për emrin Vuçiçit!!!
O Perëndi, ç’shenja ogurzeza! Kjo ulërim socialiste tregonte se shteti serb nuk e kishte humbur kohën këto tridhjetë vitet e fundit, pas rënies së Millosheviqit. Por kryesorja e Juxhin Çelës ishte se rikthimi i frymës serbe në trojet dardane, ose neosllave, ishte i volitshëm për shumëkund në Tiranë e Dardani. Ndaj fantazma socialiste e kishte rrugën e hapur.
O gjëmë e zezë! Rimohuesit e emrit shqiptarë Juxhin Çela ishin në festë.
Ju mund të jeni gjithçka, veç një gjë nuk jeni: ajo që kujtoni ju.
Ç’turp! Përmes mjerimit shpirtëror k.…t të Partisë Socialiste marrin arratinë drejtë Beligradit, kishave serbe dhe tӫ greqisë për t’i marrë lekët e flliqur! Përfaqësuesit e partisë; një ish anëtar i partisë socialiste Juxhin Çela. Shtrohet pyetja, prandaj: si është e mundur që një vagabond e mikrob i flliqtë si ti rragaqi Juxhini kinez, vagabond, rriqen i ndytë, mikrob i flliqtë, gjakun shqiperisë tuja pi, deri kur brek grisur e batakqi, bre coftinw e pesticid, “se per ty duhet laku”!!!

Opozita, barometër i demokracisë pluraliste

0

Prof. Nail  Draga, Ulqin

Diskursi politik

Në vendet demokratike opozita nuk trajtohet si armik, por si konkurent në skenën politike e cila angazhohet me argumente për kritikuar devijimet e pushtetit në qeverisje. Duke marrë parasysh se asnjë pushtet nuk është i përhershëm, opozita ka si mision rotacionin e pushtetit, që është i shëndetshëm për demokracinë. Pas aplikimit të pluralizmit në Mal të Zi(1990) opozita u bë pjesë e skenës politike duke u ballafaqauar me mentalitetn monist  në periudhën e tranzicionit  me pasoja të mëdha shoqërore, ku edhe shqiptarët përmes subjektëve të tyre  janë përpjekur për të  demaskuar politikën unitariste të pushtetit që është  kundër barazisë  qytetare e nacionale   në këtë mjedis multinacional e multikulturor

Ndonëse pluralizmi politik në Mal të Zi u formatizu me zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990), mentaliteti monist mbeti vetëdije e qeverisjës, që u dëshmu me përjashtimin e popujve pakicë në pushtet, duke dëshmu animozitet ndaj tyre(1990-1997), ndërsa ndryshimi ndodhi më pas(1998-2020), ku edhe shqiptarët u bënë pjesë e pushtetit, që më së shumti ishin dekor i qeverisë  me favore personale se sa të pozitës së shqiptarëve në këtë mjedis. Ndërsa pas rotacionit të pushtetit në sajë të zgjedhjeve parlamentare(30.8.2020) shqiptarët mbetën jashtë qeverisë me statusin e opozitës, ndërsa në nivelin lokal në Ulqin një ndryshim i tillë është nga muaji mars(2021), sepse FORCA u tërhoq nga koalicioni, duke u bërë  pjesë e opozitës lokale. Se a ka qenë vendimi i tillë  i drejtë i Forcës do të dëshmohet në zgjedhjet lokale që do të mbahën në fillim të vitit të ardhshëm.

Veprime utilitare politike

Dekompozimi i skenës politike në ato mjedise  ku veprojnë partitë politike të shqiptarëve, nuk është dukuri e panjohur, por duke marrë parasysh numrin e votuesve shqiptarë dhe numrin relativisht të lartë të subjektëve  politike  hapësira shqiptare në Mal të Zi paraqet rast specifik, sepse në sajë të qendrimeve utilitare të tyre, momentalisht  mungon opozita shqiptare e cila do të ishte inicuese e kërkesave dhe kritikave ndaj pushtetit lokal apo ati qendror, që nuk është në favor të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në këtë mjedis.

Në skenën politike në Mal të Zi, partitë politike shqiptare si pjesëmarrëse të pushtetit  në nivel  lokal  varësisht prej rrethanave shoqërore  ekziston një heshtje duke dëshmuar se kemi të bëjmë me qendrime utilitare politike. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse ata janë aktive vetëm gjatë fushatave zgjedhore, duke kërkuar mbeshtetje të elektorati i tyre votues.

Grupimi në dy mjedise

Nëse bëjmë një analizë  territoriale e subjektëve politike të shqiptarëve në Mal të Zi, del së janë bërë ndryshime të dukshme, nga zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990). Ndonëse në fillim të pluralizmit politik në Mal të Zi, kishin një subjekt politik(LDMZ) që ishte më tepër  në formën e një Lëvizje kombëtare, ndërsa më kalimin e vitëve, gjendja ndryshoj dukshëm, sepse nga monizmi i shqiptarëve, kemi pluralizmin brenda shqiptar, ku u themeluan parti e grupime të tjera politike, nga Ulqini në jug e deri të Rozhaja në veri.

Nëse i bëjmë një analizë shpërndarjës territoriale të partive politike jo vetëm vitëve të fundit, del qartë se definitivisht kemi grupimin e subjektëve politike në dy mjedise të veçanta që janë Ulqini e Malësia(Tuzi). Një grupim i tillë ka ndikuar qe disa parti kanë mbetë në nivelin lokal, edhe pse ambiciet kanë qenë për përfshirje dhe pjesëmarrje më të gjerë te elektorati votues shqiptar.

Grupimi i tillë në këto dy mjedise  ka formatizuar   koalicione të ndryshme   në nivel lokal e qendror duke dëshmuar kohezion të elektorati votues shqiptar, që favorizon dekompozimin e skenës politike lokale  siç është rasti në Ulqin.

Dyshimi pengon bashkëpunimin

Kemi të bëjmë me dozën e  animozitetëve personale që reflekton të mosbesimi ndermjet partive politike, duke favorizur DPS-in për koalicion lokal. Në vend që ata të faktorizohen duke qenë vendimtare në formimin e pushtetit lokal, ku disa prej tyre si objektiv kanë  mbijetesën në skenën politike lokale  përmes koalicionëve si mundësi për të qenë pjesë e pushtetit lokal.

Shëmbull tipik është rasti i komunës së Ulqinit, ku pas zgjedhjeve lokale(shkurt 2018) kemi formimin e  pushtetit  lokal më përbërje të gjerë, si asnjëherë më parë me 30 këshilltar(!?).  Ndërsa  duke ia dhënë mandatin e kryetarit të komunës DPS-it, subjektët politike shqiptare kanë mbetur nën hijen e  vendimeve të ekzekutivit, duke vepruar sipas shijes së individëve apo grupëve të interesit. Nga një situatë të tillë  mungon  guximi  për  kritikë, sepse nuk janë subjekte opozitare, por pjesë e shumicës  së qeverisjës lokale. Ndërsa  këtu  epitetin e opozitarizmit  e gëzojnë  vetëm  për dy subjekte politike(URA e SDP), me tre këshilltarë, duke  qenë të vetmit me mundësi  për të  kundërshtuar veprimet e pushtetit lokal, si në të kaluarën dhe gjatë këtij mandati.

Dekompozimi i skenës lokale në Ulqin

Në dekompozimin e pushtetit lokal në Ulqin, UDSH është i pari në vitin 2006 që i ofroj koalicion  DPS-it në zgjedhjet lokale(10.9.2006), për të marrë pushtetin lokal, por pa sukses, ndonëse fituan kryetarin  e komunës, por  jo shumicën parlamentare. Por, më pas në pranverë të vitit 2007, arritën të përfitojnë PPD, nga koalicioni(FORCA,LDMZ,BDSH) dhe ia bashkangjitën DPS-UDSH, duke vendosur në pushtet DPS-in, dukuri e cila është e pranishme edhe sot.

Koalicioni ekzistues  në Ulqin, në sajë të strukturës partiake, në zgjedhjet e ardhshme lokale janë të gjitha gjasat qe disa parti vogla të eliminohen në skenën politike sepse janë konsumuar dhe kanë mungesë të elektoratit votues.

FORCA- rikthehet në opozitë

Përseritja e zgjedhjeve lokale të 4 shkurtit 2018, pas dy javëve në dy vendvotime në komunën e Ulqinit(Darza e Komunalia) me 18 shkurt 2018,  përcaktuan fituesin e zgjedhjeve DPS-in, duke iu falenderuar kryesisht  votuesve të UDSH, që ishin përcaktuese për subjektin më të votuar(DPS). Ndërsa më pas UDSH dhe PD, mbeshtetën kandidatin e DPS-it për kryetar të komunës, duke u bërë për të parën herë nga ky subjekt politik në pluralizëm. Duke qenë subjekti i dytë me vota, por me këshilltar njëjte si DPS(8 këshilltarë), Forca e re Demokratike mbeshteti  kryetarin e komunës duke marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Ulqinit. Një koalicion i tillë vazhdoi deri në mars 2021, kur Forca dual nga pushttei lokal, sepse nuk ishin të gatshëm për të mbeshtetur përseri kandidatin e DPS-it për kryetar të komunës.E kundërta ndodhi me PD dhe UDSH, duke i mbetur  besnik DPS-it, edhe pse ata janë në opozitë në nivelin qendror.

Bashkimi sjellë fitore

Në këtë aspekt pothuaj situatë identike ekziston edhe në Malësi, përkatësisht në komunën e Tuzit,  kur shqiptarët aty u bashkuan në “Forumin shqiptar”,  dhe me 3 mars 2019  arritën  fitore spektakulare, e cila kishte munguar më herët. Motivi i komunës së pavarur, dhe angazhimi i diasporës shqiptare, ishte vendimtar në realizimin e një objektivi të tillë të munguar vite më radhë. Andaj, si komunë e re në Malësi subjektët politike kanë mundësi të mësojnë dhe të konsolidohen vazhdimisht, ndërsa  rasti i Ulqinit është një model tipik  se si nuk duhet të veprohet. Pikërisht në Ulqin u shpalos hipokrizia politike, duke kërkuar gjoja unitet për zgjedhjet parlamentare(2020), ndërsa e kundërta ndodhë në pushtetin lokal, duke mbeshtetur DPS-in për interesa personale e pazareve politike.

Misioni i opozitës rotacioni i pushtetit

Në çdo mjedis demokratik opozita paraqet vlerë të veçantë, sepse ajo me kërkesat parimore është në favor  të qytetarëve, e jo  të oligarkëve të ndryshëm. Çdo vërejtje apo iniciativë e prezantuar me argumente është obligim i shumicës parlamentare lokale e shtetërore që duhet  të respektohet. Madje, çdo pushtet që ka sens  bashkëpunimi e tolerancë komunikimi, duhet të jetë falenderues për iniciativa të tilla. Përfundimisht, opozitën nuk duhet trajtuar si armik, por si konkurent në skenën politike e cila kritikon devijimet e qeverisjës. Duke marrë parasysh se asnjë pushtet nuk është i përhershëm, misioni i opozitës  është rotacioni i pushtetit, që është i shëndetshëm për demokracinë.

  (Shtator 2021)

Policia e Kosovës e demanton mediumin serb “Kosova-Online” për rrahjen e tre serbëve prej saj, ofron dëshmi për shpifjet

0

Prishtinë, 23 shtator 2021

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, medium ky i cili në vazhdimësi po publikon dezinformacione të tilla.

Lajmi i radhës i publikuar sot (23.09.21) nga ky medium, se kinse në afërsi të pikë kalimit kufitar në Bërnjak njësia speciale nga Prishtina ka rrahur tre persona serb nuk qëndron, është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët si dhe për të plotësuar ambiciet e ndryshme politike të orientuara nga jashtë.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, përfshirë edhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Andaj një informacion i tillë pas verifikimeve zyrtare është vërtetuar se nuk qëndron, pasi nuk ka pasur asnjë ndalim apo kontakt me ndonjë protestues në pikë kalim kufitar, por njësia policore gjatë rrugës ka verifikuar tre kamion gjegjësisht vozitësit e tyre të cilët kanë vozitur prapa kolonës së zyrtarëve policorë duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe operacionit policorë, me ç’rast zyrtarët kanë ndaluar, verifikuar dhe më pas i ka liruar të tre vozitësit të nacionlitetit m/sh kosovarë, të cilët janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policorë Jugu – Mitrovicë.

Policia e Kosovës do të vazhdoj angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend dhe ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

Bashkangjitur keni dokumentacionet e tre personave m/sh kosovarë të verifikuar nga zyrtarët policorë, të cilat dëshmojnë dhe njëherit demantojnë lajmin dezinformues të mediumit në fjalë.

Mbresa udhëtimi nga Kosova

Bardhyli Selimi me mjeket e qendres se vakcinimit Lipjan, më 22 shtator 2021

Nga: Bardhyl Selimi, Tiranë

Pas gati dy vjet shkëputje, muajin e fundit e vizitova Kosovën dy here, së bashku me time shoqe. Për të marrë dy dozat e vakcinës Pfizer.

Këtë radhë erdhi me ne në Lipjan edhe zoti Bato Ahmet Gashi që, pasi bën nderime te busti i Adem Gllavicës, do shoqërohej nga miku im Behadin Rexhepi për në Prishtinë për t’u interesuar për bustin e të atit, emrin e të cilit mban gjimnazi shoqëror, i shkëputur nga ai “Sami Frashëri, pesë vjet më parë. Oh sa shpejt ikën pesë vjet!

Të dy herët e takova aty edhe mikun tim të ri (si njohje), zotin Rustem Kleqka nga Magura. Ai kish ardhur, si zakonisht, në vendlindje, ishte edhe në Tiranë.
E kam njohur atë nëpërmjet valëve të radios së shqiptarëve mërgimtarë në Norvegji, me ëmër të bukur “Zëri i Arbërit”, që e festoi 20-vjetorin e themelimit. Rustemi dhe zoti Imri Trena janë “motorët” e saj! Kam biseduar shpesh me telefon, me figurë dhe me zë, me Rustemin, kështu që kemi mësuar shumë gjera për njëri tjetrin. Më ka thënë se është larguar nga vendlindja më 1987 për të shmangur përndjekjet e mëtutjeshme nga regjimi serb. Ishte fillimisht një hoxhë i ri, praktikant në xhaminë e Magurës, mandej një shitës në një kioskë të fshatit.

Bardhyli me Rrustemin e kolege te shkolles ne Lipjan 22 shtator 2021

Nga ato që kam mësuar për të, dëshmoj se Rustemi është një atdhetar po aq i flaktë sikur shumë nga ne të tjerët dhe heronjtë e dëshmorët e luftës. E them me bindje, se shumica e hoxhallarëve shqiptarë, e kanë treguar këtë gjatë shekujve. Nuk mund t’i përbaltë ata shembulli i ndonjë syresh të korruptuar dhe me shpirt të shitur ose të molepsur nga fanatizmi fetar.
Është madhështore ajo që bën radio “Zëri i Arbërit” këta 20 vjet. Kjo medie, e ngritur dhe vepruese mbi baza thjesht vullnetare, ka tërhequr dashamirë në mbarë Mërgatën tonë.
Edhe Rustemi është ithtar i njërës parti të sistemit pluralist në Kosovë, por kurrësesi kjo nuk e pengon të ngrejë zërin për unitetin kombëtar, për edukatën qytetare të shëndoshë në shkolla, për shtetin ligjor dhe të fortë të Kosovës. Kjo shprehet në emisionet e përditshme disa orëshe muzikore, kulturore, përkujtimore, që radio në fjalë emeton, por edhe në Odën e Thesareve Popullore që ajo mban çdo të shtunë nga ora 22-24. Rustemi regjistron në magnetofinin e tij të vogël por me nxënësi gati të pafund, intervista, rrëfime personale, veprimtari të ndryshme atdhetare dhe i pasqyron në emisionet e radios. Këta dy muaj “pushime” në vendlindje kanë qenë për të, në fakt, një shërbim pune shumë i dobishëm. Dhe mendo që, vite më parë, mjekët kanë ndërhyrë kirurgjikisht në zemrën e tij duke bërë tre bypass-e!

Bardhyli me Rustem Kleqken Lipjan 25 gusht 2021

Këtë radhë, Rustemi erdhi bashkë me kolegun tim mësues nga Kaçaniku por me banim në Ferizaj, zotin Maliq Luzha, që rrjeti prestigjioz informativ CNN e fiksoi në filmimet e demonstratave të 1989 në Ferizaj duke u përleshur me milicinë speciale të Milosheviçit.

Erdhën ata në Shkollën Teknike “Adem Gllavica” në Lipjan ku u pritën nga një grup mësuesish dhe drejtuesisht të shkollës. Ishte shumë bukur ta shihje Rustemin të bisedonte dhe t’i regjistronte të gjithë në magnetofonin e tij për të përcjellë kështu, më vonë, mjaft të dhëna për ecuninë e kësaj shkolle të madhe teknike me 18 profile studimi, që nga bujqësia deri de jurisprudenca! Foli ish drejtori veteran, zoti Hajrush Stublla, sociolog, që, përveç shumë cilësive të tjera si drejtues, është dalluar në vjeljen e investimeve për objektin shkollor nga fondacionet norvegjeze dhe amerikane si dhe për zgjerimin e listës së përgatitjes së profilizuar të tashmë mbi 1800 nxënësve të saj.

Bardhyli me Sefer Tashollin Lipjan 22 shtator 2021

Foli edhe drejtori i sotëm, ingjinieri Skënder Rudari, i përkushtuar për ta vijuar këtë traditë. Folën tre juristë, një informaticiene, një ekonomiste, një sekretar, folën edhe të ftuarit, vetë Rustemi dhe Maliqi, si edhe unë.
Më vonë, u takuam edhe me zotin Sefer Tasholli, drejtues i kadastrës së Komunës, Lipjan, miku im i vjetër, i cili më dhuroi dy monografi të tij me karakter enciklopedik “Lipjani me Rrethinë”, “Ploja serbe në Sllovi e më gjerë”.

Bardhyli e Vjollca me kolektivin e mesuesve Lipjan 22 shtator 2021

Rustemi me të vëllanë, Hakiun, na priti edhe në shtëpinë e tij të bukur tre katëshe në Magurë, ku ai na shërbeu me kafe, çaj, fruta. Aty vizitova Odën e Burrave, diçka madhështore, ku në mure kundrova jo vetëm foto të familjes por edhe të figurave të mëdha kombëtare shqiptare. Në ballkonin verandë varej në mur një orë e stërmadhe prej druri në formën e hartës së Shqipërisë Etnike të hartuar nga prof. Ahmet Latif Gashi i paharruar.
Bato me Behadinin u kthyen nga Prishtina dhe Bato vijoi udhëtimin e kthimit tonë për Tiranë.

Kështu kaloi vizita ime e dytë për vitin 2021.

Ç’bënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”?

1


Nga Frank Shkreli

Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”, vendin e shenjtë të heronjve amerikanë ? A është ky një udhëheqës i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte ? A e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se kohë më parë  Rama si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina, dhe së fundmi kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç Perendimit ?

Ç’bën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Akademinë Ushtarake Amerikane, “West Point”?      

  Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama, si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve, por edhe kohët e fundit , vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj, vlerat dhe qendrimet e tij, karshi Perëndimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë prononcuar edhe bashkëpuntorë të tij. 

Misioni i Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point është, “për të edukuar, trajnuar dhe për të frymëzuar Korpuset e Kadetëve, ashtu që secili kadet i diplomuar që del prej aty është një lider, udhëheqës me karakter, i betuar ndaj vlerave: Detyrë, Nder, Atdhe dhe të gatshëm për një karrierë të shkëlqyeshme profesionale në shërbim të Kombit, si oficerë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

AI E DININ EPRORËT E AKADEMISË AMERIKANE SE ISHTE NJË KOHË QË EDI RAMA SI KRYETAR I BASHKISË SË TIRANËS, FLAKTE ME PËRBUZJE FLAMURIN AMERIKAN NGA TAVOLINA?

The U.S. Military Academy at West Point’s mission is “to educate, train, and inspire the Corps of Cadets so that each graduate is a commissioned leader of character committed to the values of Duty, Honor, Country and prepared for a career of professional excellence and service to the Nation as an officer in the United States Army”. Zakonisht, Akademia Ushtarake në West Point, vizitohet nga Presidentë të Shteteve të Bashkuara, por jo për qëllime politike dhe partiake,  pasi ushtria amerikane është mbi kësisoj lojërash të flliqta të politikës së brendshme ose të jashtme dhe përpiqet që kurrë të mos bie pre e manipuluesve, që përpiqen ta përdorin ushtrinë për qëllimet e tyre të shëmtuara, personale dhe të përkohshme politike.  Ka edhe të tjerë udhëheqës, sidomos ushtarakë amerikanë, që vizitojnë dhe mbajnë fjalime me rastin e diplomimit të kadetëve, siç ishte rasti  këtë vit, kur atyre u foli Sekretari aktual i Mbrojtjes, Z. Lloyd J. Austin III, pikërisht për të frymëzuar kadetët e rinj të sapo diplomuar amerikanë, në detyrën e tyre të re, në shërbim të Atdheut, me nder dhe karakter.

Në West Point ka edhe një numër të kufizuar, rreth 20 gjithsej, kadetësh nga vende të huaja, aleate të Amerikës. Shyqyr që Kryeministri Rama zbuloi më në fund se aty ka dhe ka pasur shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të betuar ndaj vlerave: “Detyrë, Nder, Atdhe”.

Kadetët amerikanë të West Pointit, por edhe ata pak që janë nga vende të huaja, përzgjidhen nga ndër më të mirët e të mirëve, ndër më të përgatiturit nga pikëpamja akademike, por edhe për nga karakteri e nderi për përgjegjësitë që ata marrin mbi vete, si oficerë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, ruajtës të lirive tona, mbrojtës të trashëgimisë sonë demokratike, por edhe si çlirimtarë dhe paqëruajtës në botë.

Duke marrë parasysh historinë që e dallon dhe reputacionin që gëzon, jo vetëm në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës Akademia Ushtarake Amerikane në West Point, me të thënë të drejtën u habita dhe u shqetësova, si shtetas i këtij vendi, ku besojmë se ushtria dhe politika nuk përzihen, por edhe si një shqiptaro-amerikan që beson në disa vlera universal, që gjatë dekadave janë mbrojtur, pikërisht, nga udhëheqës ushtarakë amerikanë që kanë diplomuar në West Point, e që i ka njohur bota.  Janë të shumtë ata heronj amerikanë që janë diplomuar në West Point dhe të cilët e kanë dalluar veten gjatë historisë në luftërat e këtij vendi, duke filluar me Luftën e Parë Botërore dhe më vonë në Luftën e Dytë Botërore, dhe në qëndresën kundër komunizmit ndërkombëtar gjatë luftës së ftohtë, udhëheqës ushtarakë me famë botërore, siç ishin gjeneralët Eisenhower, Mac Arthur, Arnold, Clark, Patton, Stillwell, Wainwright, dhe të tjerë më vonë gjatë luftës në Vietnam e deri në kohët modern, siç është lufta në Kosovë, kur forcat e aleancës së NATO-s të udhëhequra nga Gjenerali Wesley Clark,  edhe ky i diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point  sulmuan forcat terrroriste ushtarake dhe policore të Serbisë që për vite po kryenin një genocid të vërtetë kundër shqiptarëve të Kosovës të paparë në Evropë qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

A E DININ ZYRTARËT E LARTË TË AKADEMISË NË WEST POINT SE KRYEMINISTRI RAMA KËRCËNONTE PERËNDIMIN, PRA AMERIKËN DHE EVROPËN, SE SHQIPËRIA KISHTE ALTERNATIVA TJERA PËRVEÇ PERENDIMIT, NËQOFTSE ATA NUK SILLESHIN NDAJ TIJ ASHTU SIÇ PREFERONTE AI  ME INSINUATËN SE SHTETE AUTOKRATE SI TURQIA, RUSIA, KINA E SERBIA ISHIN GATI TË PRANONJNË SHQIPËRINË NË RRETHIN E TYRE ANTI-DEMOKRATIK E AUTORITAR?

Për mua misioni dhe tradita e Akademisë Ushtarake në West Point, pasi edhe tani jetoj afër saj, si të thuash e kam në mëhallë, dhe kjo është arsyeja që u çudita kur lexova për vizitën e Kryeministrit Rama, një vizitë që m’u duk si e orkestruar aq mirë për qëllime propagandistike, pasi përmbajtje tjetër nuk kishte. Edhe arsyeja zyrtare që u dha për atë vizitë, nënshkrimi për binjakëzimin e dy akademive ushtarake, mund të bëhej shumë lehtë dhe duhej të bëhej midis Kryetarit të Akademisë Amerikane dhe Përfaqësuesit më të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe jo duke sjellë nga Tirana, Kryeministrin për të ndërfutur politikën e flliqtë e konfliktuese të klasës politike shqiptare.  Ky nuk duhej të ishte protokolli  me këtë rast, por dikush e bëri këtë me qëllim për të ngritur personalitetin e Kryeministrit shqiptar para një audience, që siç duket nuk kishte haber se kush është Edi Rama, veçse Kryeministër i Shqipërisë.  Fatkeqësisht, kjo nuk është mënyra për të promovuar lidhjet e ngushta midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, popull me popull për të cilat kemi punuar me dekada, duke promovuar individë dhe politika të momentit për qëllime që ende mbeten të paqarta, siç janë të paqarta edhe se kush janë personat dhe qarqet që po veprojnë në këtë mënyrë. Shumë vija të kuqe diplomatike po shkelen dhe askush nuk shqetësohet!

A ISHIN TË INFORMUAR ZYRTARËT E LARTË AMERIKANË SE JO MË LARG SE KËTË VIT, EDI RAMA, “ANTIKOMUNISTI” I VITI 1990, TANI KRYEMINISTRI SOCIALIST (PASARDHËSE E PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË), PARA NJË VITI KA DEKLARUAR SE ISHTE KRENAR ME BABAIN E TIJ KOMUNIST DHE SE “KOMUNIZMI ISHTE NË ANËN E DUHUR TË HISTORISË. KRYEMINISTRI EDI RAMA KA DEKLARUA SE KOMUNISTËT DHE KOMUNIZMI KANË QENË NË ANËN E DUHUR TË HISTORISË!?

Mendimet dhe qëndrimet e mia për këtë klasë të dështuar politike shqiptare të këtyre 30 vjetëve janë të njohuar mirë. Në këtë klasë të dështuar politike shqiptare, të gjitha të ashtuquajtura parti politike, pozitë dhe “opozitë” bën pjesë edhe Kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili vizitoi këtë javë një prej insitucioneve më të shenjta amerikane, Akademinë Ushtarake West Point.  As Z. Rama nuk dallon shumë nga të tjerët politikanë shqiptarë, por për të së vërtetës, ai i shpreh ndjenjat e tij dhe si i tillë ai mund të jetë edhe më i sinqertë, megjithëse nganjëherë hipokrit, bazuar në vetë deklarata e tij, sot komunist, nesër demokrat e pasnesër mbështetës dhe mik me udhëheqësit më autoritarë të globit. Nuk besoj se ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama, si dhe për qëndrimet dhe vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve, por edhe kohët e fundit , vlera që nuk përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj, vlerat dhe qendrimet e tij karshi Perëndimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë prononcuar edhe bashkëpuntorë të tij.  A e dinin eprorët e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina? A e dinin zyrtarët e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin, pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa të tjera përveç Perendimit, në qoftë se ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai,  me insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar?  A ishin të informuar zyrtarët e lartë amerikanë, se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990, tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë), para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se “komunizmi ishte në anën e duhur të histories”.

Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë në rolin e turistit mbi Manhattan duke parë pikat kyçe tursitike, në kurrizë të taksapaguesve amerikanë.  “Ditë e shkëlqyer e festimit të 20-vjetorit të programit të partneritetit Shtetëror me New Jeresey”, thuhet në portalin e ambasadës amerikane në Tiranë.

A e dinin udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë para se të finalizohej vizita e KM shqiptar në West Point, se Shqipëria, megjithëse vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ish-komumiste, tani anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Shqipëria me në krye Edi Ramën refuzon të distancohet nga e kaluara e tmershme komuniste në vendin e tij, madje edhe pas 30 vjet tranzicioni, Shqipëria ende nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe refuzon të

bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për të Zhdukurit, ICMP për të zbuluar se ku janë hedhur eshtrat e viktimave të komunizmit në Shqipëri.

A është ky një udhëheqës, i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane në West Point dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte.  A po cilido qoftë nga politikanët shqiptarë të cilësdo parti, nuk meritojnë një trajtim të tillë, siç ishte ai i vizitës së Kryeministrit Rama në West Point. Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të paktën të tregojë vullnet të mirë ndaj disa prej vlerave që përfaqëson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar, pozitë ose opozitë, nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point, as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë. Se po të ishte ashtu, Shqipëria do ishte ndryshe sot, jo vendi më i korruptuar në Evropë, me një sistem të ashtuquajtur “demokratik”, jo funksional, një vend nga i cili për arsye të sjelljeve konfliktuale të politikanëve vendas, po zbrazet nga më të mirët e tij.  Hipokrizia ka arritur kulmin dhe shumë vija të kuqe po shkelen! Vizita ishte një fyerje e pa fytyrë ndaj bijve dhe bijave më të mirë të Kombit Amerikan dhe të vlerave për të cilat ata jetonin dhe luftonin. Ja edhe një tjetër akt po vihet në shtyllën e turpit.

Për tu ftuar, sidomos në West Point, një udhëheqës i lartë i huaj, duhet të pakën të tregohet vullnet mirë ndaj disa prej vlerave që përfaëqson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj.  Asnjë udhëheqës shqiptar  pozitë ose opozitë  nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point as vlerat amerikane dhe si të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend të shenjtë të heronjve amerikanë

_____


Kryeministri Edi Rama gjat vizitës në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju-Jork.

“New York – Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadër të dialogut të nisur me qeverinë amerikane, për binjakëzimin dhe njehsimin e programeve me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare”, shprehet Rama.

Sipas mediave shqiptare javën e shkuar, gjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri Rama informoi se u ka kërkuar aleatëve transformimin e Akademisë së Mbrojtjes në një akademi ushtarake ekselence në partneritet të drejtpërdrejtë me ta, në mënyrë që shkollimi akademik i ushtarakëve shqiptarë, por edhe të tjerëve të NATO-s përreth, të bëhet në kushtet e ekselencës që bëhet në SHBA.

Komunikatë për media nga Policia e Kosovës

0

Prishtinë, 22 shtator 2021, ora 19,00

Sot, më 22.09.2021, Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, vizituan pikë kalimin kufitar Merdare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kjo vizitë ishte e një rëndësie të veçantë, ku ministri z. Sveçla dhe drejtori z.Mehmeti takuan zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë dhe panë nga afër zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, vendim ky që obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Përveç tjerash kjo vizitë kishte të bëje edhe me njoftimin nga afër për gjendjen në pikë kalimin kufitar Merdare, përfshirë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, në këtë pikë kalim kufitar, janë ndërmarrë masat e nevojshme për të reduktuar në maksimum pritjet, duke shtuar kapacitetet e burimeve njerëzore dhe duke vënë në funksion (6) korsi për qarkullim, prej tyre (4) korsi për automjete dhe (2) korsi për mjetet transportuese, përfshirë atë të transportit të udhëtarëve.

Vlen të potencohet se në nga ana kosovare nuk ka pritje, përveç realizimit të procedurave të kontrollit kufitar të cilat zgjasin afërsisht nga (3 – 5) minuta.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Shumica e shqiptarëve dhe mërgatës nuk e dijnë se motrat dhe vëllezërit e tyre në Maqedoninë Veriore janë para kolapsit e pa të ardhme!

1

Nga: Tim Shkupi, teolog

Shkup, 23.09.2021

Te nderuarvëllezër shqiptarë,  besimtarë dhe jobesimtarë, motra e vëllezer shqiptarë!

Do ta shpërndaj një video pas kësaj që do ta them në këtë shkrim. Ju kisha lutur nga zemra të mos paragjykoni, partizoni, të mos prekni liritë dhe përcaktimet e njerëzve, qoftë etnik apo të besimit, shijet e tyre në veshje apo dukje.

Pjesa dërmuese e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe ata të Diaspores nuk e dijnë në thelb se si është situata e shqiptarëve në Maqedoni. Nuk e dijnë se motrat dhe vëllezërit e tyre janë para kolapsit, janë pa të ardhme në Maqedoni, janë viktima të sistemit unitar të DEEP STATE që kryhet përmes qyl popave me zavoja te Bagdadit. Nëse nuk doni të na përkrahni, mos na paragjykoni, sepse kjo betejë është ende në TYM, ende nuk ka shpërthyer si vullkan, me e kallxue Flakën dhe Shkendijen e saj, për shkak se shumë shqiptarë, prindër të fëmijëve të tyre, nuk e kanë pasur idenë se po mashtrohen nga Myftidarja e Tetoves dhe qyl popat me zavoja! Keni respekt për liritë dhe të drejtat e fëmijëve tanë. Janë të pafajshëm. Të mashtruar dhe të manipuluar! Ata sot presin përkrahjen tonë, angazhimin tone dhe jo partizimin e te drejtës për shkollim!

A je mire, o Mylla Shaqir?! Si është Talat Xhaferi? Mylla Qani! Mylla e mylla të tjerë!

Nëse doni luftë me njerëzit me DIN dhe IMAN, kallxoni!? Pse fshiheni? A mendoni se kralji i Serbisë ju shpëton? Apo po e pritni imam Mehdiun? Apo mendoni se Zaevi ju shpëton? Apo mendoni se Ali Ahmeti ju shpëton? Ai ia nguli thikë pas shpine shokut tuaj, mulla Sules, juve nuk ju ben hesap! Nuk po e lexoj kumtesën une. Po e lexojnë nxënësit e shkollës së mesme në Tetove, që ju i keni mashtruar se shkolla e juaj është e licencuar. I keni mashtruar prindërit e tyre. I keni mashtruar pse kanë qenë të painfomruar. Ua kanë deleguar besimin, njejt sic e deleguan besimin 15 viktimat e tragjedisë së Tetovës të Filipqja, Hasani dhe Arifi. Për mito nuk shkruaj, se nuk kam qenë aty. Ngritu Tetovë, mos lejo me ta nëperkëmbë pragun, votrën. Nuk është kjo lojë, është mashtrim, është vepër penale në dinin Kushtetuten e Maqedonisë, ku jo vetëm mylla Shaqiri, por edhe qeveria duhet të dalin para organeve të drejtësisë! Keni kujdes! Me dinin e juaj, dinin e talibaneve, ju vendoheni ne konop! Muaz, këto nxënëse nuk duan të nënshtrohen te kriteret e sheriatit talebanik të të ashtuquajturit fakultet islamik. E kane kuptuar mashtrimin, duan të regjistrohen në univerzitete publike, njejtë si bashkëmoshataret e tyre!

P.S. Këta janë fëmijët tanë, janë viktima të qyl popave me zavoj në kokë në vitin 2021 në qendër të Tetovës, në tokën Shqiptare! A KA REAGUAR FORUMI I GRUAS SE BDI-së, AM-se, BESA, QESA, , ALLTERNATIVA SE PO SHKELEN TE DREJTAT E FEMIJEVE, NXENESVE *femra) SHQIPTARE!!!

Nese sot nuk e ngremë zërin, nesër do të jetë vonë dhe mund të pësojmë njejtë sikurse me Kishat shqiptare ne Kosove, që na i kanë uzurpuar me okupim perfid popat e Serbisë, që sote janë gjuha dhe shpirti i politikes agresive të Vuqiqit. Por, nesër edhe të tjerëve.

Te nderuar besimtarë motra e vellezer shqiptarë!
Dhe ju “intelektualë” që nuk e ngritni zërin kur u shkatërrohet populli dhe lutura e tijë mijëravjecare ?! …

Kur e dëgjoni fjalën Vakef, ju e kuptoni se është dicka e ndaluar, mos me prek, se është pronë e lënë për të mirën e përgjithshme.

Kjo eshte OK, është në rregull. Nëse e kuptoni fjalën Vakef si të tillë.

Por me ba me kuptuar ju se vakefi është pronë e BFI-së, e qyl popave me zavoj të Bagdadit, ju mbeteni pa DIN dhe IMAN!

Une e dij se ju nuk e keni ditur. Por, ka ardhur koha ta mësoni të Vërtetën e Vakefit.

E para, fjala Vakef, nga tre germa Vav Kaf Fe permendet vetëm 4 herë në Kuran.

Nëse i lexon ajetet ku ka ardhur kjo rrënje e fjalës e ka kuptimin Ndale/Stop!

Por nuk e ka kuptimin për Vakef si kuptohet sot. Ne fakt ka qenë një institut i ligjit të regjimeve të fesë së Bagdadit, i cili u krijua nga shekulli 11 deri ne shekullin e 19-të.

Vakef (sipas fesë së Sulltanit) e ka kuptimin e një të mire që një person e ndan vullnetarisht nga prona e tij, duke e kujtuar Zotin për të mirën e shoqërise, ndërsa te ardhurat ose qëllimi i vakefit u shërben njerëzve, pa dallim ideniteti gjuhesor, kombëtar.

Vakefi është një mjet për të përparuar në aspektin kulturor, ekonomik, social, sportiv dhe civilizues të një shoqerie, bashkësie apo shteti.

Vakefi nuk është për ta imponuar një teokraci debile, të papërgjegjshme, që sot është dorë e zgjatur e agjenturave të huaja, për të na i ripushtuar tokat dhe objektet tona.

Kjo cfarë po ndodhë në Maqedoni është RIOKUPIM I RI MODERN përmes qyl popave, pa e ba një luftë kundër nesh. Sëpaku, ta kishin nisë një luftë. Të na i marrin me luftë, njejt sic kanë vepruar jenicerët e Sulltanit!

Nese ju jeni bërë të gjithë TURQ, atëhere është mirë të na tregoni, që të shohim zgjidhjet tona.

Turqit, njejt si sllavët, janë ardhacak në këto toka dhe historia mund të them se e dëshmon këtë punë shumë më mirë se sa une.

Kryengritjet e shqiptarëve dhe marrja e Shkupit pak para Luftërave Ballkanike, ka qenë kunder regjimit anti-shqiptar të Sulltanit. Ndërsa Sulltani ka pranuar qe celësat e Shkupit t’ua dorëzoje oficerëve të Serbisë, e jo shqiptarëve, përkundrazi edhe tokat tona ia ka falur Serbisë, gje që këtë sot e thonë edhe shumë historianë të Republikës së Turqisë.

Shqiptaret kane luftuar ne vitet e 30, 40, 50, 60, 70, 80, 90 dhe nuk janë ndalur kurrë deri ku jemi sot. As nuk do te ndalen pa e fituar lirinë e plotë kombëtare, pavaresisht se cfarë qylash politikanë na përfaqësojnë sot në Maqedoni!


Medresa e Madhe e Shkupit e njohur ndryshe si Velika Medresa Krala Aleksandra

Ikja e Sulltanit nga Ballkani, ripushtimi i tokave tona nga Serbia e “7 Kraljitë” si dhe marrëveshjet e fshehta me Turqinë, pati krijuar “mexhlise të hoxhallarëve”, “medrese të Kraljit”, e cdo gjë tjetër vetëm e vetëm për të na dëbuar të gjithëve në shkretëtirat e Anadollit, duke pretenduar se ne jemi turq “Tyrk Elhamdulilah!”.

Foto e disa luftëtarëve shqiptarë që morën pjesë në clirimin e Shkupit, kryeqytetit të dikurshëm historik të Kosovës.

Popat me vello te zezë të Greqisë edhe sot na konsiderojnë se Jemi “mbeturina turke” në Tokat tona.

Pra, ky ështe fillimi më i hapur këto tema, meqenëse sot rrethanat kanë ndryshuar dhe disa qyla politikanë për një grusht votash kanë bërë pakt me djallin e Bashkësisë së ashtuquajtur Islame, që është puro krijese sllave e Moskes, Beogradit dhe Sarajevës.

Vakefet jane pronë e shtetit dhe askush nuk mund t’i ruan më mirë se sa shteti, por nëse thirreni edhe ne hadithe njejt është kështu! Këto dhe në lidhje me këto, në ditët në vijim.

Por që ta mbylli temën tashpërtash është pyetja ime dhe e shqiptarëve edhe një herë për mylla Shaqirin:

“Shaqir, mbledhi të gjithë popat e Myftidarjes, na kallxoni kur e keni nisë një luftë në emër të Zotit për Din dhe Iman?!

Mos më fol për individ, sepse individ, qytetar i zakonshëm jam une dhe jo ti. Une nuk e ushqej barkun tim duke manipuluar në emër të Kuranit dhe nuk them se Vakafet janë të qyl popave.”

P.S.
Ju intelektualë, artistë të Teatrit, shkrimtarë, duhet me ju ardh TURP që nuk e ngritni zërin përball okupimit të shpirtit tuaj. Une ju garantoj se një pjesë e madhe e teologëve (hoxhallarëve) besojnë në këto të vërteta të hidhura, por ju keni zgjedhur të heshtni, ju kanë kapur Llerca, Zajasi, Livadhia dhe Strumica për bishtin e qelbur të unitarizmit!

Fatmir Besimi, Ministër i Financave në Qeverinë e Zaev, i cili ia ka dhënë Teatrin e Fëmijëve BFI të Maqedonisë, pasi gjoja paskësh qenë “vakëf”. Eshte na partia e BDI e Ali Ahmetit.
Tim Shkupi
Tim Shkupi

E kam një pyetje për artistët, punonjësit e Teatrit:

A jeni regjistruar me Fe si musliman?

Nëse jeni regjistruar si të tillë, nuk keni të drejtë të ankoheni për asgjë, jeni pronë e Vakefit, pronë e qyl popave me zavoj.

Une e di se ju vjen inati kur ta lexoni, por nuk mërzitem fare!

Cfarë t’i lypësh Zotit – Ai të Jep!

Ju as emrin nuk guxoni me ia përmend Fatmir Besimit. I thonë Ministri i Financave. As mos shpresoni se me këtë mentalitet ndonjë tjetër do te vijë më i mirë.

Po shihni vetëm ëndërra …

Fatmir Besimi është musliman, njejt sic jeni edhe ju. Ai ka ba “vepër patriotike” nga pozicioni i tij si mysliman – “tyrk elhamdulilah” me ua kthye Teatrin e Femijëve qyl popave me zavoj te Myftidarjes.

Bile, nëse doni me e ditë, Vakef eshte edhe Teatri i Bit Pazari!

Vakef është edhe shtëpia jote! Të gjithë jeni me tapi të turkut – Osmanistanit!

Tyrk Elhamdulilah!

Ju pëlqej apo jo, pak është e rëndësishme. Jeta vazhdon.

(7) Facebook Live | Facebook

(8) Facebook