Kreu Blog Faqe 1568

Kuvendi shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

0

Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shënuar sot 15 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Edhe këtë vit, për shkak të sitatës me pandeminë dhe masave kufizuese, të gjitha aktivitetet janë realizuar virtualisht.

Kështu, Dita e Demokracisë është hapur me mesazhin e nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila në fjalën e saj ka potencuar rolin e Kuvendit të Kosovës në zhvillimin e demokracisë dhe hapat që ky institucionet ka bërë në krijimin e masave që nxisin vlerat demokratike.

Në adresimin e saj, nënkryetarja Bogujevci është ndalur edhe te situate aktuale me pandeminë.

“Demokracia pa shëndet, nuk është demokraci e plotë, andaj ju bëj thirrje të ruajmë shëndetin tonë dhe të njëri-tjetrit. Poashtu ju ftoj të ndiqni masat dhe udhëzimet e IKSHP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi Bogujevci.

Më pas, është lansuar videoja “Komisionet parlamentare”, dedikuar grupmoshave të reja, e cila përmban informacione për trupat e punës së Kuvendit. Përgaitja e videos është mbështetur nga NDI.

Në mesin e aktiviteteve të parapara për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ishte edhe punëtoria virtuale me nxënës filloristë.

Në bashkëpunim me mësimdhënësen Ganimete Pacolli, nxënës nga SHFMU “Ganimete Tërbeshi” nga fshati Llukar i Prishtinës, me angazhimin e tyre proaktiv, pasuruan përmbajten e këtij aktiviteti.

Parimet dhe vlerat demokratike, puna dhe funksionet e Kuvendit, roli dhe rëndësia e angazhimit qytetar, ishin disa prej temave që u trajtuan gjatë kësaj punëtorie nga zyrtarët e Programit për Edukim Qytetar.

Në këtë punëtori, të pranishme ishin deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare dhe Albana Bytyçi, anëtare e këtij forumi, të cilat zgjeruan debatin tutje, duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh që nxënësit parashtrun.

Realizimi i punëtorive të tilla, u vlerësua nga pjesëmarrësit si iniciativë shumë efektive për të kultivuar në vazhdimësi parimet dhe vlerat demokratike dhe për të përafruar të rinjtë me përfaqësuesit e zgjedhur.

Debati virtual “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie”, ishte aktiviteti tjetër i realizuar për nder të kësaj dite.

Debati u drejtua nga deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë, në të cilin morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të mediave dhe organizatave të tjera përfaqësuese.

Në emër të Forumit për Transparencë Parlamentare dhe të Kuvendit të Kosovës, deputeti Lala falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e përbashkët në trajtimin e kësaj teme.

Në këtë debat, u diskutua për efektet që pandemia ka shkaktuar në sektorin e shëndetësisë dhe në mirëqenien sociale te kategori të ndryshme shoqërore në Kosovë, me theks të veçantë te fëmijët, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Nga pjesëmarrësit u konstatua se nëpërmjet këtij debati, sadopak është arritur të informohet publiku për zhvillimet e ndryshme sa i përket aspekteve të ndikimit që situata epidemiologjike ka shkaktuar në kategori të ndryshme shoqërore në Kosovë.

Sipas agjendës së paraparë, dita e sotme është përmbyllur me kartolinat elektronike, mesazhe nga deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Kuvendit, për procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Covid 19.

Kryeministri Kurti zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin Kosnett, e falënderon për bashkëpunimin

0

Kryeministri Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi nga njëra anë dhe zëvendësambasadori amerikan Nicholas Giacobbe në anën tjetër, kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Kosnett.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Kosnett për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë aleati dhe partneri ynë i pazëvendësueshëm. Me të përkrah dhe me vullnetin politik të Qeverisë, Kosova do të bëhet gjithmonë e më shumë partner i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtet i së drejtës dhe zhvillimit, u shpreh kryeministri.  Ai tha se ai si kryeministër dhe Qeveria që udhëheq, do të vazhdojë këtë traditë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Kosovës në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta.

Kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi dhe shefi i stafit të Kryeministrit, Dalipi i uruan ambasadorit Kosnett suksese të mëtutjeshme në angazhimet e tij të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është i mirëseardhur në Kosovë.

Librat e Buxhovit në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë

0
Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi u prit në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë nga drejtori Pirro Misha. I shoqëruar nga botuesi amerikan Ramiz Tafilaj dhe donatori Milaim Abullahu, Buxhovi ia dorëzoi Bibliotekës Kombëtare 30 vepra, ndër të cilat “Kosovën” në anglisht, “Maqedoninë në anglisht, “Kosova – histori e shkurtër” si dhe romanët “Dosja B”, “Mona”, “Dushkaja”, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe të tjera.

Ish-punëtorët e Rilindjes sërish kërkojnë pagesën e 20%, paralajmërojnë padi e protesta(Video)

0
PRISHTINË | 14 SHT 2021
Nga Aulona Sylaj

Sindikata e gazetës “Rilindja” ka kërkuar pagesën e 20% nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar edhe njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetat “Rilindja” e “Bujku”.

Zeqir Bekolli drejtor i gazetës “Rilindja” nga kjo sindikatë tha se ata do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, madje edhe mund të ushtrojnë padi ndaj Qeverisë.

Sipas tij, brenda Rilindjes kishte shtatë ndërmarrje, ku gjithsej janë rreth 218 punëtorë nuk po gëzojnë kontributin dhe pagesën prej 20 për qind.

Bekolli ka paralajmëruar se në rast të uljes së rasteve me Covid-19, ata do të dalin më protesta apo edhe do të mbajnë grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“E kishim planifikuar një protestë të radhës për mosnjohjen e 20 e për qindëshit dhe stazhit të punës të Rilindjes dhe Bujur po jetët e humbura dhe numri i të infektuarve nga virusi na detyroi që të mbajmë konferencë për të shprehur në këtë mënyrë mllefin tonë ndaj padrejtësisë që po u bëhet punonjësve”

“Qeveria Kurti në stilin e Qeverive të kaluara vazhdon t’i injoroj kërkesat e punonjësve, madje kjo Qeveri shkon edhe më larg sa që nuk u përgjigjet as kërkesave të sindikatave të punëtorëve për takime me zyrtarë të nivelit qendror për faktin se problemet tona kanë nisur t’i shikoj nga dritaret kolor të Qeverisë siç bën edhe ata që shkuan”

“Ata që shkuan po dyshojmë se na i vodhën edhe mjetet e 20 për qindëshit sikur edhe pajisjet të cilat i shiten me çmime të lira, e punonjësit e Rilindjes me të drejtë po dyshojnë se mos do të na i vjedhin edhe këto mjete. Fjala është për Qeverinë e Isa Mustafës. Ne do të detyrohemi ta padisim Qeverinë e nëse është nevoja edhe në Arbitrazh ndërkombëtar do të shkojmë. Pasuria e Rilindjes u plaçkit.

“Sipas evidences që e kemi dorëzuar në AKP janë diku 218 punëtorë të Gazetës Rilindja por këtu duhet të themi se është fjala edhe për gjashtë ndërmarrje tjera, sepse ndërmarrja Rilindja i ka pasë shtatë ndërmarrje gjithsej.

“Ne po presim gjendjen e pandemisë sepse do të vazhdojmë me protesta dhe ekziston mundësia që do të organizojmë edhe grevë”

Kurse Besim Kajtazi kryetar i Sindikatës së Pavarur të gazetës “Rilindja” ka thënë se atyre po u bëhet diskriminim.

“Ky është një diskriminim i paparë që është bërë ndaj gazetës dhe punëtorëve. Me të drejtë kërkojmë që të drejtat tona të zgjidhen dhe të paguhet mundi i punëtorëve.

____________

Ish-punëtorët e Rilindjes sërish kërkojnë pagesën e 20%, paralajmërojnë padi e protesta | Ekonomia Online

Kakofonia dhe hipokrizia e Edita Tahirit

0
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
(E shkruar në shqip dhe gjermanisht)
Edita Tahiri flet shqip me dialekt të Mamushes, Bazhdrahanes, Qylhanit, Shatërvanit dhe Arnautmistanit.
Kështu që unë nuk pres që ajo ta dojë kombin dhe shtetin.
Unë pres prej saj vetëm arrogancë, hipokrizi dhe tallje me mendjen e budallenjve.
Fatkeqësisht, qeveria aktuale Edita Tahirit dhe opozitës së dobët i jep shumë argumente për kritika dashakeqe dhe të pasinqerta sepse lëvizë ngadalë si breshka.
Kjo është arsyeja pse në artikullin vijues kam shkruar për mungesën e një plani dhe programi të detajuar dhe profesional social dhe zhvillimor.
Sepse aty ku nuk ka plan dhe program profesional shoqëror dhe zhvillimor ose një plan dhe program të detajuar pune, ka vetëm improvizim.
Plani i zhvillimit gjithashtu parashikon një reduktim të importeve nga Serbia.
Por është arrogancë dhe hipokrizi të kërkosh nga qeveria aktuale të lejojë oligarkët tregtarë të bëjnë atë që duan, kur duan dhe sa duan, dhe nga ana tjetër të kritikosh të njëjtën për faktin se kurrë nuk ka pasur më shumë importe nga Serbia se sot.
Sepse gjashtë muaj nuk janë të mjaftueshëm për të vënë gjërat në rrugën e duhur që nuk kanë funksionuar për dy dekada rresht.
Nga ana tjetër, importet dhe eksportet nuk diktohen dhe ndalohen me dekrete, si në shtetet totalitare, sepse marrëdhëniet e tyre matematikore ndryshojnë vetëm me rritjen e prodhimit vendas në favor të eksporteve.
Prandaj, qeveria aktuale nuk duhet të rekrutojë vetëm ekspertë që specializohen në fusha të caktuara dhe ofrojnë ekspertizë të izoluar, të segmentuar dhe joefikase, por mbi të gjitha ekspertë të cilët janë në gjendje të ndërtojnë analiza, sinteza dhe teori shumëdimensionale dhe shumëdisiplinore dhe t’i bëjnë ato funksionale.
Dhe jo vetëm kaq, Kosova ka nevojë për ekspertë që ndjekin qëllime efektive dhe mund të krijojnë kushte optimale për zbatimin e suksesshëm të teorisë në praktikë.
Dhe jo vetëm kaq, por ekspertë të cilët janë në gjendje të krijojnë, aftësojnë dhe adresojnë specialistë për ndërveprim politik, filozofik dhe shkencor përmes trajnimit profesional të talenteve natyror.
Ose ekspertë të cilët janë në gjendje të mobilizojnë, koordinojnë dhe përsosin të gjitha aftësitë e tyre specifike dhe t’i theksojnë dhe zbatojnë ato në praktikë sa më mirë që të jetë e mundur, për mirëqenien e tyre personale dhe në dobi të njerëzve dhe shtetit.
Ose më mirë, ekspertë të cilët mund të krijojnë specialistë për ndërveprim politik, filozofik dhe shkencor për zbatimin efikas dhe të qëndrueshëm të masave politike, ekonomike, sociale dhe ligjore.
Me fjalë të tjera, ekspertë që kombinojnë aftësitë cilësore jo vetëm me njëri -tjetrin, por edhe me realitetet specifike të brendshme dhe të jashtme të një natyre politike dhe shoqërore.
Më konkretisht, ekspertë që mund të pajtojnë çështjet ekonomike, financiare, sociale dhe kulturore, si dhe ato të sigurisë së brendshme me realitetet e jashtme ose globale diplomatike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Sigurisht, përmes analizave dhe sintezave që përfshijnë të gjitha shkencat klasike dhe moderne që janë novatore dhe krijuese, duke marrë parasysh të gjitha përvojat dhe njohuritë moderne politike, ekonomike, shkencore dhe filozofike që janë provuar në vendet e zhvilluara.
Ekspertët me njohuri të segmentuara thjesht nuk mund ta zgjidhin këtë detyrë komplekse dhe delikate siç duhet.
Pse e them këtë?
Sepse ekspertët që shkëlqejnë vetëm në një fushë të caktuar nuk kanë as sensin dhe as talentin për zbatimin funksional dhe efikas të ideve të tyre cilësore në një tërësi harmonike që korrespondon me gjetjet dhe përvojat më të fundit nga politika, filozofia, arti, letërsia dhe shkenca.
Sepse përzgjedhja e sistematizuar dhe e funksionalizuar meritokratike është një art në vete që shumë pak njerëz e njohin dhe e zotërojnë.
Por elitat tona intelektuale, politike dhe kulturore jo vetëm që nuk po e kryejnë punën e tyre si duhet, por gjithashtu nuk janë në gjendje të punojnë më mirë, edhe nëse duan, sepse janë të vjetëruara, të kufizuara, monotone dhe uniforme.
Prandaj, Kosovës i mungon një burim (sfond) i përhershëm dhe i bollshëm me njohuri, vlera dhe përvojë autentike mbi të cilat mund të ndërtohet jo vetëm një politikë strategjike afatmesme dhe afatgjatë, por edhe një e ardhme më e sigurt.
Nëse kjo praktikë dhe qasje joefikase nuk ndryshohet urgjentisht, ne do të kemi tendenca të vazhdueshme revolucionare në të ardhmen, përmes të cilave ne do të shkatërrojmë vazhdimisht në thelb gjithçka, përfshirë vlerat dhe përvojat e provuara.
Për më tepër, ne do të kemi një mentalitet, qasje dhe praktikë eksperimentale dhe fatale nga çdo parti politike që vjen në pushtet.
Të paktën kështu e shoh unë, por ju mund të mbeteni të paaftë dhe të bëni politikë të keqe për aq kohë sa ju lejohet.
Nëse votuesit ju tolerojnë, pse jo?
Sepse budallenjtë nuk dinë asgjë dhe nuk pyesin asgjë.
Dy vese të këqija që së bashku bëjnë një koktej Molotovi.
Krenaria e rreme e kombinuar me injorancën duket se heq kuptimin, qëllimin dhe elegancën nga veprimet e juaja.
Çuditërisht, ju jeni shumë të talentuar për të qenë të kënaqur me parashikimet dhe rezultatet e zgjedhjeve.
Edita Tahiri spricht Albanisch mit den Dialekten aus Mamusha, Bazhdrahane, Qylhan, Shatërvan und Arnautmistan.
Ich erwarte also nicht, dass sie die Nation und den Staat liebt.
Ich erwarte von ihr nur Arroganz, Heuchelei und Spott mit dem Verstand von Dummköpfen.
Leider liefert die jetzige Regierung Edita Tahiri und der schwachen Opposition viele Argumente für boshafte und unaufrichtige Kritik, weil sie sich langsam wie eine Schildkröte bewegt.
Deshalb habe ich im folgenden Artikel über das Fehlen eines detaillierten und professionellen Sozial- und Entwicklungsplans und -programms geschrieben.
Denn wo es keinen fachlichen Sozial- und Entwicklungsplan und -programm oder einen detaillierten Arbeitsplan und -programm gibt, gibt es nur Improvisation.
Der Entwicklungsplan sieht auch eine Reduzierung der Importe aus Serbien vor.
Aber es ist Arroganz und Heuchelei, die jetzige Regierung aufzufordern, den Handelsoligarchen zu erlauben, was sie wollen, wann sie wollen und wie viel sie wollen, und andererseits dieselbe dafür zu kritisieren, dass es nie mehr Importe gegeben hat aus Serbien als heute.
Denn sechs Monate reichen nicht aus, um Dinge auf die Spur zu bringen, die zwei Jahrzehnte hintereinander nicht funktioniert haben.
Andererseits werden Importe und Exporte nicht wie in totalitären Staaten durch Dekrete diktiert und verboten, weil sich ihre mathematischen Verhältnisse erst mit der Zunahme der inländischen Produktion zugunsten des Exports ändern.
Daher sollte die jetzige Regierung nicht nur auf bestimmte Fachgebiete spezialisierte Experten rekrutieren und isolierte, segmentierte und ineffiziente Expertise bereitstellen, sondern vor allem Experten, die in der Lage sind, mehrdimensionale und mehrdisciplinare Analysen, Synthesen und Theorien aufzubauen und funktionstüchtig zu machen.
Und nicht nur das, Kosovo braucht Experten, die effektive Ziele verfolgen und optimale Voraussetzungen für eine erfolgreiche Umsetzung der Theorie in die Praxis schaffen können.
Und nicht nur das, sondern Experten, die in der Lage sind, durch professionelle Ausbildung von Naturtalenten Spezialisten für die politische, philosophische und wissenschaftliche Interaktion zu schaffen.
Bzw Experten die in der Lage sind all ihre spezifischen Fähigkeiten zu mobilisieren, zu koordinieren, zu perfektionieren und in der Praxis bestmöglich zu betonen und umzusetzen , zu ihrem persönlichen Wohl und zum Wohle des Volkes und des Staates.
Oder besser gesagt Experten, die Spezialisten für die politische, philosophische und wissenschaftliche Interaktion für die effiziente und nachhaltige Umsetzung politischer, wirtschaftlicher, sozialer und rechtlicher Maßnahmen schaffen können.
Mit anderen Worten, Experten, die qualitative Fähigkeiten nicht nur untereinander, sondern auch mit spezifischen internen und externen Realitäten politischer und sozialer Art verbinden.
Genauer gesagt Experten, die wirtschaftliche, finanzielle, soziale und kulturelle Fragen sowie die der inneren Sicherheit mit externen oder globalen diplomatischen, geopolitischen und geostrategischen Realitäten in Einklang bringen können.
Natürlich durch Analysen und Synthesen, die alle klassischen und modernen Wissenschaften einbeziehen, die innovativ und kreativ sind, unter Berücksichtigung aller modernen politischen, wirtschaftlichen, wissenschaftlichen und philosophischen Erfahrungen und Erkenntnisse, die in entwickelten Ländern erprobt wurden.
Experten mit segmentiertem Wissen können diese komplexe und heikle Aufgabe einfach nicht richtig lösen.
Warum sage ich das?
Denn Experten, die sich nur auf einem bestimmten Gebiet auszeichnen, haben weder den Sinn noch das Talent für die funktionale und effiziente Umsetzung ihrer qualitativen Ideen in ein harmonisches Ganzes, das den neuesten Erkenntnissen und Erfahrungen aus Politik, Philosophie, Kunst, Literatur und Wissenschaft entspricht.
Denn systematisierte und funktionalisierte meritokratische Selektion ist eine Kunst für sich, die nur sehr wenige Menschen kennen und besitzen.
Aber unsere intellektuellen, politischen und kulturellen Eliten machen nicht nur ihren Job nicht richtig, sondern können auch nicht besser arbeiten, selbst wenn sie wollen, weil sie veraltet, begrenzt, eintönig und uniform sind.
Daher fehlt dem Kosovo eine dauerhafte und reichlich vorhandene Ressource (Hintergrund) mit authentischem Wissen, Werten und Erfahrungen, auf denen nicht nur eine mittel- und langfristige strategische Politik, sondern auch eine sicherere Zukunft aufgebaut werden kann.
Wenn diese ineffiziente Praxis und Vorgehensweise nicht dringend geändert wird, werden wir in Zukunft anhaltende revolutionäre Tendenzen haben, durch die wir im Wesentlichen alles, einschließlich bewährter Werte und Erfahrungen, kontinuierlich zerstören werden.
Darüber hinaus werden wir von jeder politischen Partei, die an die Macht kommt, eine experimentelle und fatale Mentalität, Herangehensweise und Praxis haben.
Zumindest sehe ich das so, aber Ihr könnt unfähig bleiben und schlechte Politik machen so lange wie ihr wollt .
Wenn das Volk Ihr duldet, warum nicht?
Denn dumme Leute wissen nichts und fragen nichts.
Zwei schlechte Angewohnheiten, die zusammen einen Molotow-Cocktail ergeben.
Falscher Stolz in Kombination mit Ignoranz scheint eurer Handlungen Sinn, Zweck und Eleganz zu nehmen.
Überraschenderweise sied ihr zu talentiert, um sich mit Wahlprognosen und -ergebnissen zufrieden zu geben.

Opinion i KDI-së: Demokraci edhe në pandemi

0

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, për vitin e dytë më radhë na gjen në përballje me krizën globale shëndetësore të shkaktuar nga pandemia COVID -19. Shënimi i kësaj dite, në kohë pandemie, na rikujton rëndësinë e mirëmbajtjes së vlerave demokratike në periudha të krizave dhe na shtynë të reflektojmë mbi gjendjen e demokracisë në vendin tonë.

Tema e sivjetme globale për ditën ndërkombëtare të demokracisë e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara  artikulon nevojën e forcimit të përpjekjeve të institucioneve dhe praktikave demokratike në përballje me krizat që mund të sjellë e ardhmja. Kjo temë ndër të tjera thekson rëndësinë që ka kultivimi dhe mbrojtja e vlerave demokratike në mënyrë që krizat si kjo më pandeminë të mos e minojë nivelin e demokracisë së shteteve.

Në kohë pandemie, Kosova organizoi me sukses zgjedhje të parakohshme parlamentare që, sipas vlerësimeve vendore e ndërkombëtare, ishin në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta. Në përputhje me rezultatin zgjedhor u formuan edhe institucionet e reja, duke shënuar një tranzicion paqësor të pushtetit dhe duke arritur kështu një zhvillim të rëndësishëm për demokracinë e Kosovës.  Formimi i institucioneve të reja më një fuqi të tillë elektorale është një mundësi që Kosova përmes stabilitetit politik të përshpejtoj procesin e reformave në konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit.

Ndërkohë, qeveritë si në Kosovë edhe në mbarë botën, përveç vaksinimit të qytetarëve të tyre, po përpiqen që të frenojnë përhapjen e Covid-19 dhe të lehtësojnë impaktin negativ të pandemisë në ekonomi e shoqëri me anë të masave të ndryshme. Sidoqoftë, diskutimet globale sot kanë të bëjnë pikërisht me domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave demokratike gjatë vendosjes së këtyre masave.
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për këtë vit është vënë në pah elementi i shtyrjes së zgjedhjeve si problematikë që mund të nxisë tensione në shtetet të ndryshme për shkak të mundësisë së cenimit të drejtave zgjedhore në emër të ruajtjes së shëndetit publik.

Kosova bën pjesë në grupin e shteteve që kanë shtyrë zgjedhjet për shkak të pandemisë por edhe që ka organizuar zgjedhje në kohë pandemie. Zgjedhje lokale janë paraparë të mbahen edhe në tetor të këtij viti përkundër faktit që institucionet shëndetësore kanë rekomanduar shtyrjen e tyre. Megjithatë në mungesë të një konsensusi të gjerë politik nuk është marrë vendimi për shtyrjen e tyre apo kufizimin e periudhës së fushatës zgjedhore. Kësisoj qytetarët e Kosovës nuk do të privohen nga e drejta kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në institucionet e nivelit lokal, që përbën një prej parimeve bazë të funksionimit demokratik të një shteti.

Kosova si demokraci e re, edhe pse është duke u sfiduar nga pandemia, duhet të jetë këmbëngulëse dhe e përkushtuar në mbrojtjen e vlerave demokratike siç janë të drejtat dhe liritë e njeriut, zbatimi i parimeve të demokracisë parlamentare e ndërtimi i shtetit ligjor.

Pellazgjia në Azinë e vogël (Pellazgjia anatolike ), operacioni në kokën e një të reje , para 9500 vitesh

1

Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

( Sa të vështirë po e kam të shkruaj histori për lashtësinë tonë të harruar nga vet ne, nga qëllimet e ndryshme; ose nga gjendja turbulente politike në anët tona shqiptare. Në Shqipëri mundohen t`i hapin Serbisë rrugë për në Detin Adriatik përderisa Mali i Zi ia ka mbyllur, në MV kallen spitalet nga nga ndërtimet e “shtallave “ dhe ato me viktime, aty ku shqiptari nuk guxon të ndihet që është gjallë dhe i cili edhe në xhami duhet të dëgjojë të porositurin se çka flet; në Kosovë pozitë e opozitë gjak e lak ndër veti dhe thirrje në rrëxime qeverie. U bëmë gaz i botës. Në Perëndim grupe të caktuara serbësh në bashkëpunim me shqiptarët antishqiptar i mbushin kanalet e rrjeteve sociale më antishqiptarizëm të pa parë dhe askush nga tokat tona nuk i kundërshton ato. Mjerim i vazhdueshëm )

Në vitin 1989 gjatë një hulumtimi të një tumeje në fshatin Akshir ( në Anatolinë qendrore, në provincën e Aksarajit) gjindet një skelet i një gruaje të rreth 25 vjeçare, me kafkën e operuar e cial sipa studjuaesve turq dhe të huaj , gruaja i kishte mbijetuar operacionit vetëm 10 ditë .

(Agjencitë turke thonë që Turqia është djep i civilizimit, por harrojnë se kur kanë ardhur në ato toka pellazgjike, ashtu edhe serbët në çdo zbulim nga lashtësia , thonë që Serbia është djepi i civilizimit botërorë, duke “ harruar” se ata aty erdhën rrethe shekullit 10 dhe 11 , dhe se aty kishte jetë dardane-palzgjike mbi 20 mijë vjet më herët. Eshtë interesant se as tureit për zbulimet në Anadoll , e as serbët në Serbi nuk e tregojnë të vërtë por vetëshpallen si “pasardhës” të asaj lashtësieje )

Agjecitë turke lajmërojnë që studimi i kafkës është kryer në Gjermani.
Operacioni i përmendur tregon se në atë kohë në kokën e asaj 25 vjeçareje ishte kryer një ndërhyrje kirurgjike në trurin e saj/ Özbaşaran said that the woman of the skull was buried with her baby and they found it that way. /
Në hulumtimin në Univeritetin Hagjetepe (Hacettepe University ), është zbuluar se kjo kafkë ishtë operuar me ndjeshmëri të lartë me shpuese obsidiane (Obsidian is hard, brittle, and amorphous; it therefore fractures with sharp edges. In the past, it was used to manufacture cutting and piercing tools, and it has been used experimentally as surgical scalpel blades. )

Guri obsidian është i errët nga ngjyra, gurë vullkanik. i formuar nga në fortësim i shpejtë i llavës pa kristalizim (a hard, dark, glasslike volcanic rock formed by the rapid solidification of lava without crystallization.- https://www.meadowscrystals.com/product/black-obsidian-raw-utah-/1806

Pra si e shihni duhet të mendojmë se sa të prapambetur jemi, nuk kemi studjues të rinj arkeologjik. përveç disa nga koha e partisë në Shqipëri, dhe për Kosovë as mos të flasim.
Se çfarë jemi shihet nga ajo që neve nuk na thërrasin të jemi në asnjë hulumtim arkeologjik nëpër botë . Ashtu si jemi ashtu edhe po vemi. Deri kur ?

Gjakovë, më 15.09.21

Periudha e votimit përmes postës, 15 shtator – 15 tetor 2021

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.

Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532.

Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

Period glasanja putem pošte, 15. septembar – 15. oktobar 2021

Centralna izborna komisija objavljuje da je počeo period glasanja putem pošte, koji se završava 15. oktobra.

Tokom ovog perioda, svi podnosioci prijava koji su se uspešno registrovali kao birači van Kosova u periodu od 10. jula do 18. avgusta imaju pravo glasanja putem pošte. Broj kandidata koji su se uspešno registrovali kao birači van Kosova i koji mogu glasati putem pošte je: 15 hiljada 532.

Glasački listići i svi detalji o načinu glasanja putem pošte objavljeni su na ovom linku: https://www.kqz-ks.org/Sr/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

CIK mora primiti  glasačke listiće putem pošte najkasnije do 15. oktobra 2021. godine.

Lojë politike dhe biznes me testet e covidit!

0

Florim Zeqa 

Nga shfaqja e pandemisë e deri në ditët e sotme, nuk dihet prejardhja e saktë dhe as origjina e këtij virusi misterioz. Nuk dihet, nëse është natyral apo artificial (i prodhuar në laborator), nëse është sëmundje ngjitëse apo helm vrasës i shpërndarë në ajër!

Po ashtu nga fillimi i vaksinimit e deri më sot, nuk po dihet cila vaksinë është më efikase apo cila vaksinë tjetër më pak efikase apo më pak e dëmshme për shëndetin e njeriut. Edhe përkundër vaksinimit, pas përhapjes së ashtuquajturit variant “Delta” i virusit, njerëzit po vdesin edhe me nga një apo dy vaksina të marrura paraprakisht!

Edhe përkundër rritjes së vaksinimit, “COVID-19” është shndërruar në kërcënim për njerëzimin! Ripërtëritja e covidit përmes varianteve të reja; “Delta”, Mu”,…etj, kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e qytetarëve.

Sikur vërtetë, të bëhej fjalë për një virus të zakonshëm, vaksinat jo vetëm që duhej të ishin më efikase, do duhej të kishim ulje të rasteve të infektimeve dhe zero (0) vdekshmëri të personave të vaksinuar.

Pasiguria e testeve, shkak i përhapjes së virusit!

Dyshimet dhe pasiguria për ekzistencën e virusit fillon në momentin e testimit për virus! Dikujt me simptome të theksuara i delë testi negativ, kurse tjetrit (shëndosh si molla) pa asnjë simptomë i delë testi pozitiv!

Kësisoji, i sëmuri me test “negativ” bëhet rreziku më i madh për shëndetin e dhjetra e qindra qytetarëve të tjerë, kurse i shëndoshi si molla me test pozitiv shikohet si kërcënim për shëndetin e të tjerëve, izolohet nga familja dhe rrethi shoqërorë, i pamundësohet lëvizja dhe zhvillimi i çdo aktiviteti publik, duke filluar nga puna si çështje ekzistenciale apo veprimtarive tjera afariste.

Liçencimi pa kritere i shumë pikave të testimit privat, ka bërë që testet për virus të shndërrohen në instrumentin më profitabil në vend (pas politikës) dhe si produkt i kësaj, Kosova dhe Shqipëria me të drejtë u futen në listën e vendeve më të pasigurta dhe me rrezikshmërinë më të lartë në rajon!

Situata e krijuar javëve dhe ditëve të fundit në pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë e ka dëshmuar biznesin më profitabil të kompanive të papërgjegjshme të lidhura me njëjra-tjetrën në trajtën e krimit të organizuar, duke i gjobitur qytetarët me nga 25 euro për një të test krejtësisht jo valid dhe të papranueshëm në vendet perëndimore.

Aq të pasigurta janë testet për covid në Kosovë dhe Shqipëri, saqë i kemi me dhjetra e qindra raste, kur “negativët” nga vendet tona po rezultojnë pozitiv në shtetet perëndimore dhe anasjelltas, kurse ish “pozitivët” pas shkuarjes në shtetet perëndimore, jo vetëm që po rezultojnë negativ, verifikohet se asnjëherë nuk kanë qenë të infektuar me “Covid-19”!

Politizimi i virusit dhe loja me numrin e të vdekurve

Si rezultat i politizimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), po ndodhë keq-interpretimi i rasteve me covid, respektivisht keq-interpretimi dhe abuzimi me rastet e vdekjeve të zakonshme. Për shkak se ka dallim të madh në interpretim; “vdekja me covid” nga “vdekja prej covidi”! Për çudi, më askush nuk po vdes nga infarkti i zemrës, nga sëmundjet kancerogjene, nga leukemia apo sëmundjet tjera të zakonshme, por të gjithë nga infektimi me covid!

Këto sqarime u takojnë mjekëve profesionist, infektologëve dhe virologëve brenda IKSHPK-së, e jo të dëgjojnë dhe pranojnë rekomandimet e politikanëve në pushtet apo atyre në opozitë për rritjen apo zbritjen e numrave sipas nevojave ditore të politikës! Mosbërja publike e emrave e të vdekurve sikurse në të kaluarën, krijon dyshimet e bazuara për manipulim të vdekjeve të pacientëve me sëmundje të rënda kronike duke ua vënë etiketën e paqenë të “Covid-19”-it!

Si pasojë e këtij abuzimi skandaloz, politikanët e papërgjegjshëm po i shfrytëzojnë edhe proceset zgjedhore për hakmarrje ndaj njëri-tjetrit për llogaritë e tyre personale dhe partiake duke e përdorur si alibi situatën pandemike! Si gjithnjë, viktima po bien qytetarët e pafajshëm që po iu besojnë kusarëve politik dhe matrapazëve me “mantela të bardha” pa masa adekuate sigurie, të cilët po bëjnë biznes tejët profitabil me testet për covid, pa i përfillur fare masat mbrojtëse të IKSHPK-së.

Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, bënë vizita në Atdhe

Nga: Idriz Zeqiraj
 
* Zëdhënës i Degës të LDK-së, në Gjermani
Anëtarë të kryesisë dhe aktivistë nga Degët e LDK-së në Gjermani e Zvicër, bënë vizita në Atdhe. Të prirë, përkatësisht, nga kryetari Osman Ferizi dhe anëtarët e kryesisë Saim Tahiraj e Ismet Çeku, ata bënë homazhe dhe vunë buqeta lulesh ke shtatorja e komandant Sali Çekaj në Deçan, në Kompleksin Memorial në Koshare dhe Kompleksin Memorial Dr. Ibrahim Rugova në Istog.
     Grupi i mërgimtarëve përbëhej nga kuadro drejtues dhe aktivistë të Degëve dhe të Nëndegëve të LDK-së, nga Gjermania dhe Zvicra: Tahir Buqolli, Smajl Çekaj, Zymer Lulaj, Azem Kelmendi, Alush Zeqiraj, Lush Cana, Fazli Kelmendi, Rashid Nikçi, Sali Blakaj, Ali Demaj, Lirim Lulaj dhe të tjerë. Pjesë e këtyre vizitave u bë edhe zonja Hyrije Dobruna, kandidate për kryetare të komunës së Deçanit, me një pjesë të ekipit të saj, si dhe ish-shefi i Protokollit të Presidentit Rugova, Sali Cacaj.
     Veprimtarët e LDK-së, të dy Degëve në fjalë, në lokalet e Restorant “Kosharja”, zhvilluan një bisedë dhe shkëmbyen mendime me zonjen Dobruna, me theks të veçantë për zgjedhjet e pritshme lokale të tetorit. Kryetari Osman Ferizi bëri një ekspoze të veprimtarive, që zhvillon Mërgata shqiptare. Ndërsa kandidatja Dobruna foli për nismën e ndryshimit në LDK-e; për opozitarizmin e pavarur dhe aktiv që bënë udhëheqja e re, me kryetar Lumir Abdixhikun; për aksionin e madh agjitativ të ndërmarrë, nga drejtues dhe veprimtarë të përkushtuar, për ringritjen e LDK-së, pas debaklit të pësuar në zgjedhjet e shkurtit të sivjem.
Homazhe në Deçan
     Kryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, me shokë, bëri vizitë në Kuvendin komunal të Pejës, ku u pritën nga kryetari Gazmend Muhaxheri, njëherësh, nënkryetar i LDK-së dhe nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Asllani. Zoti Muhaxheri i informoi mysafirët nga Mërgata, për zhvillimin dhe ndryshimet e bëra në komunën e Pejës; për realizimin e premtimeve të dhëna elektoratit katër vite më parë. Përjashtim bënë projekti madhor “Borea”, i cili u sabotua nga qeveria e PAN-it, për arsye, kryekëput, politike.
     Nënkryetari i LDK-së, i informoi veprimtarët nga Mërgata për zgjedhjet e radhës, për rrjedhat në LDK-e, për nismën dhe vazhdimin e reformave në parti. Ai foli për përgaditjet për zgjedhjet e tetorit, me shpresën e bazuar se LDK-ja ka marrë mesazhin e qartë të elektoratit, në zgjedhjet paraprake të shkurit. Andaj, po punonin me bazën partiake, me premtimin se shumëçka do të jetë ndryshe. Dhe, mbi këtë bazë, pritet ringritja e LDK-së në nivel vendi.
     Kryetari Ferizi, duke e falenderuar kryetarin e komunës Muhaxheri, për pritjen sa të përzemërt, aq edhe të sinqertë, rrëfeu për aktivitetet e Degës së LDK-së në Gjermani, si dega më e madhe e Mërgatës. Ai ishte, si gjithmonë, i drejtëpërdrejtë dhe shprehu opinionin e anëtarësisë së partisë në Mërgatë, e cila e ka mirëpritur ndryshimin, aq shumë të dëshiruar. Mbizotëron mendimi se koalicionet me PDK-në, përkatësisht, PAN-in, i kanë kushtuar shumë LDK-së. Këtë e pranojnë, tashmë, edhe ata që i kontribuan kësaj vartësie e lidhjeje të panatyrshme, madje, anakronike.
     Thonë se çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë. Dhe, e mira e debaklit të LDK-së, në zgjedhjet e shkurtit 2021, është vetëdijësimi i drejtuesëve të LDK-së, se nuk duhet vepruar kundër anëtarësisë, simpatizantëve, të elektoratit të LDK-së. Sepse durimi ka një kufi. Dhe, caku i kaluar, sjell reagimin e ligjshëm, madje, të vrazhdët, siç ndodhi me humbjen e gjysmës së elektoratit votues, krahasuar me zgjedhjet paraprake, të cilët nuk votuan partinë e zemrës – LDK-në, si hakmarrje ndaj krerëve-klan të LDK-së, të cilët shpërfillën elektoratin, deri në injorim, përbuzje, anashkalim total.
      Kryetari Ferizi u zotua se Dega e LDK-së në Gjermani, do të jetë bashkëpunuese konstruktive me LDK-në qendër, për të mirën e partisë dhe të Kosovës. Duhet pranuar se elektorati i LDK-së, në Mërgatë, është fort i lënduar, nga provokimi i rëndë i bërë, ndër vite, me koalicione të dëmshme, duke i mundësuar PAN-it një qeverisje sa të gjatë, aq edhe primitive, të pamerituar, të vrazhdët dhe hajnore. Urojmë që pësimi të bëhet mësim, për udhëheqjen e re!
     Në përmbyllje të vizitave të veprimtarëve të LDK-së në Atdhe, realizuan një takim me kandidatin simpatik, për kryetar të komunës të Istogut, Ilir Feratin. Kryetari Osman Ferizi e përgëzoi Kryesinë e LDK-së, për pëzgjedhjen e duhur të kandidatit Ferati. Edhe pse i ri në moshë, Iliri ka përgaditjen solide intelektuale e profesionale. Zoti Ferizi e përgëzoi kandidatin e ri, për guximin dhe gadishmërinë e treguar dhe kjo është premisë e suksesit. Urojmë që pretendenti i sotëm, të jetë kryetar i komunës të Istogut nesër, si bastion i pathyeshëm i LDK-së të Ibrahim Rugovës!
     Kandidati Ilir Ferati falenderoi kryetarin e Degës të LDK-së në Gjermani, Osman Ferizin dhe ekipin e tij, nënkryetarin e Degës, Tahir Buçolli, kryetarin dhe sekretarin e Nëndegës të LDK-së në Rheinland Pfalz, përkatësisht, Alush Zeqiraj e Lush Cana, anëtarin e kryesisë Sali Blakaj, pastaj Ali Demaj nga Dega e Zvicrës, Xhevat Demaj, kryetar i Nëndegës të LDK-së në Vrellë dhe veprimtarët tjerë.
     Kandidati Ilir Ferati, njëherësh, anëtar i Kryesisë të LDK-së, bëri një ekspoze të LDK-së, në nivel të vendit, riorganizimin për ringritjen e saj. Pastaj foli “për unitetin që manifestohet në LDK-në komunale të Istogut, bashkëpunimi i sinqertë me kolegët ish-pretendentë, të cilët, papërtueshëm, me shoqërojnë në fushatën specifike, që e bëjmë në kushtet pandemike”. Ai shprehu besimin, që së bashku, do t`ia dalim me sukses.
Dhe, ne e urojmë me gjithë zemër, kandidatin Ilir Feratin, duke i dëshiruar një fitore të suksesshme dhe fisnike!
* Të gjitha aktivitetet e veprimtarëve të Degëve të LDK-së, në Gjermani e Zvicër, i përcolli mediumi i zëshëm RTV “FONTANA”, përkatësisht, drejtori i saj Zeqir Mehmetaj.