Kreu Blog Faqe 1586

Edi Rama nën shërbim të agjendës islamoradikale të Erdoganit

0
  • Përkundër kritikave të ashpra nga SHBA, BE dhe nga brenda vendi qeveria shqiptare, respektivisht Edi Rama vazhdon t’i mbetet më besniku dhe më i nënshtruari autokratit të Ankarasë. Për shkak të investimeve të Turqisë, thuhet. Investime, të cilat mirëpo, sipas njohësve të rrethanave ndodhin kryesisht ilegalisht. Rrezikon Shqipëria BE-në për shkak të Erdoganit?                                                   

                                   Nga: Arbana Xharra dhe Alon Ben-Meir

«Sulltani» i perandorisë iluzore osmane – kryetari turk Erdogan – detyron politikanë, si ashtu të nënshtrueshëm ballkanik që të realizojnë misionin e tij: rikthimin, riinstalimin e madhështisë së periudhës osmane. Për Erdoganin, ky mision, nuk është thjeshtë një detyrimi i parealizuar; viteve të fundit ai ka vënë në shënjestër Ballkanin (të cilin e konsideron plaçkë të lehtë), ku nën mantelin e bashkëpunimit kulturor ai funksionalizon me sukses agjendën e tij të islamit radikal. Ai investon shumë në infrastrukturë, institucione religjioze dhe përdor ndërmarrjet si leva (nga të cilat shënon poashtu përfitime të mëdha monetare) të planit të tij, për të shtuar e përforcuar ndikimin e tij në vendet ballkanike, të cilat i shërbejnë dizajnit të tij neo-osmanik. Ish kryeministri turk Ahmet Davutoglu përsëriste e lavdëronte vazhdimisht dhe me bindje të plotë vizionin grandioz të shefit të tij duke premtuar se deri në vitin 2023 (100 vjetorin e Republikës) deri në vitin 2023 Turqia do bëhet aq e fortë, me pushtet si perandoria Osmane dikur, në zenitin e saj.

Shtetet Ballkanike nuk kuptojnë ende se synimet e tyre për rritje ekonomike, mirëqenie, liri dhe demokraci të konsoliduara varen nga integrimi i tyre në BE e jo duke i shërbyer një diktatori të paskrupullt i cili shitet të jetë shpëtimtari i Ballkanit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë turke, investimet direkte të këtij vendi deri në fund të vitit 2016 kishin arritur një vlerë të kumuluar prej 10 miliarda dollarëve. Para një viti, gjatë një interviste që i dha Televizionit shqiptar «Top Channel», Erdogan tha Turqia të ketë investuar 3 miliardë dollarë në Shqipëri, duke shtuar: «Nuk e di se sa investime vijnë nga BE, mirëpo ne nuk do ndalemi».

Vendet e Ballkanit perëndimor, me përpjekjet e tyre, synojnë që të bashkohen Unionit, janë në udhë e sipër që të ndërtojnë marrëdhënie afatgjate me BE-në. Sipas paketës së fundit të zgjerimit që propozoi Komisioni Europian, Shqipëria do hap e para negociatat për anëtarësim. Kjo i pengon projektit turk. Turqia shtrinë muskujt e saj nëpërmjet investimeve duke tentuar që të fus Shqipërinë dhe vendet tjera ballkanike brenda orbitës së saj gjeostrategjike. Investimet turke në Shqipëri janë selektive dhe me një strategji të vënien nën kontroll të projekteve më të rëndësishme kombëtare, kështu për të pasur ndikimin maksimal politik dhe ekonomik në tregun e financave. Nën këtë regjim tashmë janë banka e dytë më e madhe e vendit, hidrocentralet, Metalshkrirëset industriale, ish Telekomi publik «Albtelecom» dhe operatori i telefonisë mobile «Eagle mobile».

Kryeministri Edi Rama, njëri nga ata që me gjithë zemër përkrah këto projekte. Rama është i njohur për marrëdhëniet e tij tepër të ngushta me Erdoganin (i vetmi udhëheqës europian që kujdeset për të bijën e autokratit). Aktualisht, kryeministri shqiptar shkon shpesh në Ankara për të biseduar rreth ndërtimit të një aeroporti në Vlorën turistike, qytet ky që gjendet 140 km në distancë nga kryeqyteti shqiptar.

Qytetarët shqiptar nuk e kuptojnë se investimet e Erdoganit janë vetëm një fasadë e qëllimit të tij kapital për të futur Ballkanin sa më thellë nën ndikimin dhe varësinë e tij që të realizoj vizionin për ta bërë Ankaranë qendrën kryesore të pushtetit, si në kohët e lavdishme osmane.

Përkundër ndërrimeve të ndryshme politiko-sistemore Shqipëria gjithmonë ka qenë, që nga themelimi i saj në vitin 1912, shtet sekular. Pas pavarësimit ajo u bë demokratike, monarkike dhe më vonë totalitare, mirëpo përherë në proces të sekularizimit sistematik të kulturës së saj kombëtare. Duke mos përfillur këtë proces historik dhe në kundërshti me trendin nacional socio-politik liberal të vendit Erdogani ndërton që nga viti 2015 xhaminë e madhe «Namazgja», e cila financohet nga ministria turke e religjionit «Diyanet» me 30 milionë Euro dhe bëhet nën patronazhin e presidentit turk.

Në fund të prillit, i ftuar në një platformë të Columbia University, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati hodhi poshtë ekzistencën e ndonjë agjende islamoradikale të Erdoganit në Shqipëri. Kur pyetjet e të pranishmëve u bënë më kategorike ai reagoi plotë nerv: «Nuk është e vërtetë që Turqia ka ndërtuara xhaminë më të madhe në Shqipëri dhe se xhamia bëhet për nevojat e myslimanëve vendor». Ky deklarim i rrejshëm konsiston me qëndrimet tjera qeveritare, të cilat mohojnë faktin Erdogan të ketë financuar e inauguruar dhjetëra xhami nëpër Shqipëri.

President Recep Tayyip Erdogan at the Inauguration Ceremony of Preze Castle Mosque in Albanian (13 May 2015)

Kryeministri shqiptar Rama, pra nuk është i vetmi që flirton kaq haptas me Erodganin. Gjatë një takimi me kryeministrin turk Binali Yildirim presidenti aktual Ilir Meta siguroi se dy vendet gjenden udhës për të përforcuar bashkëpunimin. Edhe ky injoron brengën e shumicës shqiptare, e cila është e bindjes se sa më shumë që Shqipëria t’i afrohet Turqisë aq më larg BE-së ikë.

Gjatë një bisede me botuesin e gazetës më të madhe të vendit «Tema», gazetari Mero Baze mësuam se edhe metodat e infiltrimit të ndërmarrjeve dhe projekteve ekonomike nuk mund të konsiderohen legale. Baze e di se investimet turke zhvillohen kryesisht nga një rreth i ngushtë biznesmenësh të Erodganit, investime që nuk realizohen nëpërmjet tenderëve legal. Ato bëhen ndër duar, privatisht dhe si të tilla Mero Baze i konsideron: «Të rrezikshme dhe problematike në rast të ndonjë destabilizimi politik të Turqisë. Rëndom sistemet e tilla autokratike konfrontohen me probleme, kështu që edhe Shqipëria nesër mund të hiqet e involvohet në atë batak ekonomik e politik të Turqisë. Kjo mund të ndodhë lehtë».

Në janar të këtij viti ishte deputeti opozitar Dashamir Shehi që alarmoi Parlamentin për «invazionin turk». «Unë jam kundër zgjerimit, shtrirjes së prezencës turke në Shqipëri. Nuk dua investime turke dhe turbulenca të politikës turke në vendin tonë. Të gjitha i mori Turqia; Kromin, Metalurgjinë, Shkollat, Aeroportet. Ne synojmë Europën e jo Lindjen». Kryeministri i reagoi kryesisht, duke i thënë të pi raki dhe të hajë planc. Kështu sillet qeveria edhe ndaj kritikëve tjerë. Me nënçmim ose më heshtje. Historiani dhe filozofi Xhemal Ahmeti në bisedë me ne tha se kritika nuk dëgjohet ngase pas qeverisë shqiptare, pushtetin më të madh në Shqipëri e kanë strukturat e Erdoganit. Ahmeti, pikërisht për të alarmuar rreth kësaj gjendjeje, në adresë të qeverive shqiptare publikoi një «Traktat për kulturosferën shqiptare», duke propozuar edhe masat për shpëtimin e shoqërive nga tendencat turke të Erodganit. Sipas tij një faj të madh kanë edhe mediat në Shqipëri, të cilat nuk kritikojnë sa duhet as atë çka bën Turqia në vendin e tyre e as atë çka ndodhë në Turqi. «Me këtë politikë Shqipëria i mbyll vetes çdo portë drejt perëndimit» është i bindur analisti me banim në Zvicër.

Në traktatin e tij Xhemal Ahmeti propozon hapa konkret për t’i bërë ballë salafizmit dhe erdoganizmit, ngase këto emisarë dhe ideolog të këtyre rrymave kanë infiltruar parti politike, institucione akademike dhe xhami në mënyrë masive në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vende tjera ballkanike.

Nëpërmjet injeksioneve financiare Erdogan mban nën hipnozë Shqipërinë, deri sa mashtrimet dhe manipulimet e tij të rezistohen edhe më masivisht nga shoqëritë ballkanike. Nëse Shqipëria zyrtare vërtet dhe seriozisht e ka synim BE-në ajo nuk duhet të lejojë që Erdogan ta fusë vendin e tyre nën diktatin që shihet. Liderët shqiptarë gabojnë nëse besojnë se BE do të pranojë brenda vetes ndonjë anëtar të ri, i cili është thellë i martuar me Erodganin. Sidomos tash kur dëshirat e autokratit nga Ankaraja duken aq të zhveshura, të tejdukshme.

Europa e ka të qartë se qëllimi final i Erdoganit është që të ndërtojë një fuqi politike regjionale neo-somane, e cila do t’u bënte konkurrencë vlerave perëndimore, atyre të BE-së. S’kanë kaluar as disa javë nga deklarata e Alparslan Kavaklıoğlu, anëtarit të AKP-së dhe shefit të komisionit parlamentar mbi shërbimet sekrete, i cili tha: «Europa do të bëhet myslimane. Ne do të ndikojmë atje, kështu do Allahu. Për këtë jam i sigurt».

Ky vizion diplomatik, militarist i Turqisë do të mbijetoj aq sa të jetë në skenën politike Erdogani. Shqipëria dhe vendet tjera të Ballkanit duhet të kalibrojnë raportet e tyre me Turqinë. BE duhet ta shpreh qartë se Shqipëria duhet të respektojë Kartën e të Drejtave të Njeriut, lirinë dhe formën demokratiko-liberale të qeverisjes dhe se pa këto s’ka anëtarësim e as atëherë nëse vendi futet nën dominimin e atyre që shkelin aq brutalisht këto vlera siç bën Turqia e Erodganit.

  • Dr. Alon Ben-Meir është profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve të Lindjes së Mesme në Qendrën për Çështje Globale në Universitetin e Nju Jorkut dhe gjithashtu është Drejtor i Projektit në Drejtorinë e Politikave Botërore në Lindjen e Mesme. Dr. Ben-Meir është ekspert i politikës dhe çështjeve të Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe tash 25 vite.
  • Arbana Xharra është gazetare nga Kosova e cila merret me ndikimin e Turqisë në Ballkan tash disa vite. Ajo ka publikuar disa hulumtime mbi shtrirjen e radikalizmit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për punen e saj është vlerësuar me çmimin për guxim në vititn 2015 nga Departmenti Amerikan i Shtetit.

Rrëfimet e reja me kujtime dhe përjetime 82-vjeçare të bariut shpirtëror dom Anton Kçirës

Klajd Kapinova, New York

“Njëri prej këtyre figurave, që ka dhënë më shumë për çeshtjen shqiptare, sidomos gjatë luftës në Kosovë është dhe do të mbetët dom Anton Kçira, figurë e njohur e diasporës, klerik dhe atdhetar, njeriu që diti të mbrojë shqiptarët dhe të kontribuojë për ngritjen e frymës patriotike…
Dom Anton Kçira, me urtësinë e një kleriku, por edhe të një mërgimtari që din se çfarë do të thotë largimi nga atdheu është orjentuar drejt nga vlerat. Me predikimin e tij paqësor dhe shpirtin human ai do të ngelet kultivues i frymës afruese, tolerante dhe pluraliste në shoqërinë shqiptare.”

Elidon Pashaj, Dervishi i Teqës Bektashiane në Detroit, Michigan, SHBA

Pas disa librave biografikë, që janë shkruar dhe botuar dhe një Simpoziumi historiko-shkencorë, mbajtur në Gjakovë të Kosovës, gjatë vitëve të fundit në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA, mbi jetën dhe veprimtarinë patriotike të dom Anton Kçirës, sot lexuesi shqiptarë ka në dorë një vepër të re autobiografike me titull: “Kujtime dhe përjetime” (Michigan, 2021), shkruar nga vetë personaliteti i shquar dhe njëkohsisht bariu shpirtëror i komunitetit shqiptaro amerikanë.
Libri i ri, shoqërohet me foto origjinale nga arkivi personal i tij, ku janë të fiksuar në celuloid, vitet e rinisë, nëna, babai, motra, dy vëllezërit etj. Ai dallohet për stilin narrativ, dhe është shkruar në gjuhën e bukur e të ëmbël gegë, gjuhë të cilën autori e ka trashëgim nga të parët e tij, gjuhë të cilën kanë folur dhe shkruar 2/3 e popullsisë shqiptare nga Shkumbini në Jug të Shqipërisë dhe deri në territorin e lashtë të Dardanisë.
Kujtimet dhe përjetimet e meshtarit katolik Anton Kçira, janë botuar nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja “VOLAJ” në qytetin e Shkodrës, nën përkujdesin e zotit Martin Ndoja. Redaktimi i librit dhe parathënia është bërë nga studiuesi dhe publiçisti shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, redaktor i revistës Jeta Katolike (1966), qw botohet në New York.
Me anën e këtij libri, lexuesi njihet me detaje të tjera interesante nga jeta e familjes Kçira, me tradita të moçme etnike shqiptare në rrjedhat plot tallaze të historisë dhe veprimtarinë e pasur baritore të meshtarit tonë këtu, i cili, gjithë jetën e tij ia përkushtoi për 5 dekada dhe sot për trinomin: Fe-Atdhe-Përparim, duke qenë një gurë i çmuar në historinë e lavdishme të Kishës Katolike Shqiptare në vendlindje dhe diasporë.
Dom Anton Kçira, ka lindur dhe rritur në një mjedis të ri gjakovar, ndonëse mbiemri që ai mban është një krahinë malore në Pukë të Shqipërisë nga ku dhe kur kanë ardhur të parët e tij dhe janë vendosur në Kosovë. Ata, qysh herët e lanë vendlindjen, lagjen e quajtur Nikaj të Kçirës në Pukë të Shqipërisë.
Në këtë libër historik, me kujtime dhe përjetime, dalin në pah disa detaje të tjera të panjohura më parë mbi origjinën e familjes së tij, ku shohim se vllaznia me të cilët ishte ndarë Lazër Deda në Kçirë ishin shpërngulur dhe vendosur në Shkodër tek vëllezërit Nikollë e Palokë.
Lazri, ka lëshuar Kçirën rreth vitit 1743, kur ende Kçira ishte në embrion formimi si qender banimi ose si katund i vogël malor, me një numër të kufizuar shtëpish, ç’ka vërtetohet nga dokumentet historike dhe relacionet kishtare të kryeipeshkevit të Tivarit imzot Pjetër Bogdanit (relacionet kishtare), të cilat gjerësisht përshkruajnë me hollësi gjendjen e mjerë të Shqipërisë, në shek. XVII, gjatë kohës së pushtimit barbarë islam otoman.
I gjithë libri ndahet në dy kapituj të mëdhenj biografik, të cilat në vetvete kanë shumë nën kapituj me larmi temash e ngjarjesh origjinale të veçanta, të cilat dora-dorës zbardhën në mënyrë kronologjike vit pas vitit nga vetë autori, përmes jetëshkrimit të tij deri në ditët tona.
Koha shoviniste e serbit radikal Alexander Rankoviçit, në harkun kohor të vitëve 1950-1960 dhe jeta në Shkup të Maqedonisë së Veriut, mbart në vetvete çaste emocionante të familjes Kçira, me të cilët ata u përballën, qysh kur Antoni ishte fëmijë. Ai dhe familja e tij, gjatë jetës së re në qytetin shqiptar të Shkupit, ruajnë episode, të cilat autorit i kanë mbetur të ngulitur thellë në kujtesë.
Vit pas viti jeta e tij bëhet shumë interesante. Kështu në vitet ’50 të shekullit XX, mësojmë se i vjen thirrja nga Zoti, që natyrshëm troket në zemrën e tij, duke e ftuar, për t’i shërbyer vreshtës së madhe të Tij.
Ky episod i rrëfyer me emocione të pashlyeshme, do të jetë një pikë e fortë dhe shumë e rëndsishme e jetës së të riut adolishent. Nga ana e tjetër, edhe jeta në seminarin ndërdioqezan, ku përgatitën për të dalë meshtarët e rinj të ardhshëm të kishës katolike, studimet, suksesi dhe mendimi i tij i sinçertë për eprorët mësimdhënës shpirtërorë meshtarë, janë copëza përjetimesh shumë të veçanta jetësore, ku studenti Kçira tregon disa nga takimet dhe njohjen me seminaristë të rinj në shkollë.
Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë, konsiderohet si një prej periudhave më të mira dhe të suksesshme të historisë shqiptare. Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë, ku u desh të lidhej bashkë dashuria, dhembshuria, solidariteti dhe mbijetesa.
Dom Antoni, me petkun e meshtarit pajtoi popullin, pajtoi ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq dhe vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin, falshin për hatër të Zotit dhe Atdheut.
Meshtari dom Anton Kçira shquhet për pajtimin e gjaqeve, gjatë vitëve 1986-1989, një plagë e rendë, që e ka lënduar rëndë popullin shqiptar ndër shekuj.
Ai merr pjesë në pajtimin e gjaqeve midis familjeve shqiptare, në shumë zona të Kosovës si në fshatrat: Gllogjan, Kabash, Plangçor, Nepolje, Baran i Epërm, Palabardhë, Çabiq, Stubull, Marmull, Dobidol, Ratishë, Drezore etj., ku u pajtuan shumë familje shqiptare në hasmëri.
Dikush fali gjakun e babait, dikush të djalit dhe dikush të vëllait. Shumë nga ata që falën, thanë se vepruan mirë që e ndërprenë hasmërinë. Tubimet mes familjeve në hasmeri, do të mbeten si momenti i bashkimit më të madh të shqiptarëve në Kosovë.
Jeta e tij plot peripeci, nuk kaloi lehtë pa lënë gjurmë të thella në kujtesën e tij. Kështu gjatë vitëve 1963-1967, kur në Shqipëri diktatori injorant komunisto-ateist Enver Hoxha, kishte mprehur shpatën e fillimit të luftës së klasave, duke ushtruar persekutimin më të tmerrshëm kundër popullit shqiptar, Kishës dhe Klerit Katolik, i riu meshtar dom Anton Kçira, merr bekimin e ipeshkvit të Kosovës, në një ceremoni të thjeshtë të organizuar në praninë e shumë klerikëvë vëllezër në Krishtin, prindërve të tij të dashur të familjes nënës dhe babait, motrës dhe vëllzërve etj.
Ai veshë me krenari rrobat e meshtarit dhe vendos kuletin e bardhë, duke u betuar para elterit të shenjtë dhe Zotit, se do ti shërbej grigjës së tij, gjatë gjithë jetës, premtim të cilin e mbajti me nder dhe besnikëri deri në ditët tona. Babai i dom Antonit i dha një bekim të veçantë birit të tij, tashmë të veshur si meshtar katolik i Krishtit.
Nga fletët e ditarit autobiografik me kujtime dhe përjetime jetësore të tij, shohim se asgjë nuk ishte e lehtë për bariun e ri shpirtëror, sepse para tij do të ishte një udhë e vështirë si një kalvar sprove kristiane, të cilën falë Zotit e kaloi me shumë sukses deri në ditët tona, ku edhe pse ka dalë në pension vazhdon pa pushim ti shërbej besimtarëve katolik në SHBA.
Kur sheh sot rezultatin e madh pozitiv të përmbushjes së misionit shpirtëror dhe atdhetar, del në pah përkushtimi i tij i vijueshëm për popullin dhe Zotin. Kjo është një histori e vërtetë e mbijetesës plot lavdi në rrugën e gjatë plot mundime.
Ai qysh me 28 qershor në ditën e shën dhe shën Pjetrit të vitit 1967, kur vesh me krenari petkun e meshtarit të ri, fillon pa u lodhur shërbimin me perkushtim ndaj grigjës së Zotit, në zonat më të vështira dhe të varfëra të Kosovës, si në Bistrazhin (1968), shërbesat e shumta fetare në popullin e devotshëm katolik atje dhe sfidat e reja që ai kaloi me sukses, gjatë administrimit të famullisë në Guci të Malit të Zi, në vitet 1969-1970 dhe 1980-1982.
Pengesat e shumta dhe vështirësitë meshtarake në Kosovë, bëhen të zakonshme si bashkudhëtare në jetën e tij baritore. Ata e shoqërojnë atë në famullinë e Gllogjanit për 19 vjet me radhë nga viti 1970 deri në vitin 1989.
Ai përshkruan historinë në faqet e librit të tij, në kohën kur shkon si misionar në Gllogjan. Këtu paraqet gjendjen ekonomike shumë të varfër të banorëve dhe e atij vetë, sepse iu desht të përballonte varfërinë e tejskajshme të banorëve dhe krahinës së Kosovës, mjerim dhe prapambetje e cila thellohej vazhdimisht nga politika shoviniste kolonializuese e qeverisë së Serbisë.
Meshtari i përkushtuar për Fe e Atdhe, mendonte për Gllaviçicën, kapelën në Poterq, dhe nga ana e tjetër i mirëpriste me buzëqeshje dhe kënaqsi rastet e thirrjeve të reja shpirtërore të të rinjve shqiptarë, që donin ti përkushtoheshin me zemër Zotit.
Dom Antoni, ka zbuluar dhe ndihmuar me dashuri dhe respekt të thellë shpesh të rinjtë shqiptarë, që kanë pasur thirrje të brendshme shpirtërore dhe duan ti përkushtohen me devocion rrugës adhuruese të Krishti, për tu bërë më vonë meshtarë të popullit tonë.
Një ndër këto thirrjet e reja meshtarake mbresëlënëse për meshtarin Kçira, asokohe ka qenë edhe i riu dr. dom Nikë Ukgjini, sot studiues i shquar e i apasionuar pas kulturës shqiptare, historisë dhe ruajtjeve të vlerave të objekteve të lashtë origjinalë qindra vjeçare të traditës së hershme iliro-arbërore-shqiptare. Ai sot është profesor i Teologjisë dhe Filozofisë, në Seminarin Nderdioqezan në qytetin e lashtë të Shkodrës.
Gjatë gjithë jetës meshtarake, dom Antoni në vendlidje dhe këtu në SHBA, ka pasur fatin, nderin dhe privilegjin të njihet dhe takohet me polakun antikomunist shën Papa Gjon Pali II (Carol Woytila), papa Franceskun I me origjinë nga Argjentina, kardinalët shqiptarë, amerikanë dhe europianë, arqipeshkëv, ipeshkëv dhe meshtarë të kombeve të ndryshme (shqiptarë, italianë, kroatë, sllovenë, amerikanë etj.), njohje me Presidentin Bill Clinton, senatorë dhe kongresmenë të Senatit dhe Kongresit Amerikan, senatorë dhe kongresmënë dhe major të shtetit të madh industrial të Michigan-it, ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij si bari shpirtëror dhe lider i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë.
Dom Antoni lindi në 1939, në qytetin e Gjakovës në Kosovën martire. Ai erdhi në jetë në prag të Luftës Dytë Botërore, ku si shumë fëmijë të tjerë shqiptarë kaluan një fëmijëri shumë të vështirë.
Asokohe mësojmë se familja e tij etnike shqiptare bënte një jetë mesatare ekonomike. Ajo ishte një familje shumë e përparuar katolike gjakovare për kohën, në të cilën gjithmonë kultivohej me traditë dhe krenari dashuria dhe respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë shekullor katolik.
Pashk Kçira, babai i dom Antonit deri me shpërthimin e Luftës II Botërore ishte kryetar i komunës në Vogovë, duke qenë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë vendasit e zones. Ai dallohej për korrektësi, ndergjshmëri, mikpritje, bujari dhe shumë tipare të tjera fisnike etnike shqiptare.
Por posti i lartë si drejtues i administratës së zonës nuk zgjati shumë, sepse fillimi dhe koha e vështirë e Luftës së Dytë Botërore do t’i merrte haraç shumë të rëndë.
Gjatë fëmijërisë së tij, Antoni i vogël përjetoj vështirësitë e panumërta dhe tmerret e përgjakshme të viktimave të pafajshme, gjatë kohës së Luftës II Botërore.
Për atë kohë të mundimshme të fëmijërisë plot tallaze, sot dom Antoni kujton:
“Kur bolshevikët morën pushtetin, isha dëshmitar i persekutimeve më të pamëshirshme të intelektualëve si edhe qytetarëve dhe katundarëve të thjeshtë, që s’pushuan për dekada me radhë sidomos mbi popullin shqiptar.
Kam përjetuar pamjet më të trishtueshme si fëmijë, kur shikoja me sytë e mi pushkatime që i bënin serbët gjatë natës e sidomos kufomat e burrave më të zgjedhur, që asgjesoheshin natën, shumica pa asnjë lloj gjyqi në brigjet e lumit Erenik…”
Shkollën fillore e filloi në fshatin Brekoc (Gjakovë), në fshatin Moglicë, ku nëna e tij u shpërngul detyrimisht bashkë me katër fëmijët e vegjël, për të siguruar kafshatën e gojës.
Vështirësitë nuk i ndahen gjatë gjithë jetës. Komunistët asokohe i kishin konfiskuar pa mëshirë të gjithë pasuritë si shtëpinë në Gjakovë, ashtu edhe tokën në fshatin Moglicë.
Mjerimi, ishte bërë pjesë e jetës së përditshme dhe një kafshatë, që nuk përtypet në atë periudhë tmerri.
Në atë kohë në fshat nuk kishte mësues. Me kalimin e viteve gjendja filloi të përmirësohet, mbasi babai Pashk Kçira doli nga burgu. Si përherë komunistët vijonin, të mos e shohin me sy të mirë, duke i përgatitur lloj-lloj kurthesh, për t’a hedhur në greminë familjen Kçira.
Si funksionar i lartë, Pashku për 24 vjet kishte punuar, me ndershmëri, për t’i shërbyer popullit të tij të shumëvuajtur, pa i shkaktuar asnjë njeriu shqetësim dhe as më të voglën padrejtësi.
Babai i dom Antonit, ishte një burrë i pashëm, elegant nga veshja, serioz, mikpritës, bujar, i dhembshur, fjalëpak, një njeri i rrallë, fetarë i devotshëm dhe shumë i gatshëm për sakrifica, ashtu sikurse edhe nëna e tij fisnike Maria, një grua shumë punëtore dhe e përvuajtur.
Edukata atdhetare e fetare, të cilën prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë, për t’i shërbyer thirrjes së Zotit, bënë që tek ai të lind dhe shtohet dëshira e madhe e përjetshme për t’i shërbyer Krishtit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më vonë, në rininë e tij.
Pas lirimit të dytë të babait nga burgu, duke parë se bolshevikët marksistë serb dhe shqiptarë, nuk po ia ndanin kurrë të zezat dhe përndjekjet, ai u shpërmgul me gjithë familje nga Gjakova në Shkup.
Jeta e re në një mjedis po shqiptarë, do të bënte që familja Kçira të njihet gradualisht me miq të rinj. Në Shkup ata krijuan një rreth të ri, dhe familja iu përshtat shumë mirë kushteve të reja, vendit dhe njerëzve atje.
Pranë gjimnazit Liria të Shkupit mbaroi shkollën 8-vjeçare, ndërsa të mesmen e vijoi në Pazin (Kroaci) dhe prej ku pastaj u regjistrua, për të vijuar studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë, në qytetin Gjakovo të Kroacisë, ku u diplomua në Teologji në vitin 1967.
Në muajin shtator të vtit 1989 atë e caktuan të shërbej në Detroit (MI) të SHBA-së, përsëri midis njerëzve më bujarë e kreshnikë që ka shqiptaria, malësorëve nga Malësia e Madhe, të cilët përbejnë shumicën dërmuese të famullisë atje dhe të mbarë komunitetit shqiptar të shtetit Michigan, ku gjendet edhe sot, që është në pension.
Kur dom Antoni u diplomua në Teologji në vititn 1967, familja u shpërngul në Amerikë. Kjo lëvizje e imponuar, u bë për arsye të sigurisë së familjes së tij, për t’a ruajtur nga përndjekjet e vazhdueshme dhe hija komuniste bolshevike, që e ndiqte hap pas hapi, mbasi familjen Kçira, e konsideronin shumë të rrezikshme për ideologjinë e komunizmit. Ata njeri mbas tjetrit u detyruan të emigrojnë në SHBA, ku filluan një jetë të re në shtetin më demokratik në botë.
Kështu në fillim shkuan dy vëllezërit e tij dhe më pas babai dhe nëna, të cilët ndërruan jetë në Amerikë.
Mbi historinë më të hollësishme të familjes Kçira mund të mësoni duke lexuar një ditar “Memoare” (Kujtime), të intelektualit të shquar Pashk Kçira, ku me detaje dhe një stil narrativ në gegnisht përshkruhet jeta në Kosovë, duke filluar nga viti 1908 e deri në vitet shtatëdhjetë, kur ai dhe qindra e mijëra bashkatdhetarë tanë emigrojnë për arsye politike dhe ekonomike në drejtim të tokës së premtuar dhe ëndrrave amerikane.
Sot, në shekullin XXI, në Kosovë janë më shumë se 100 shtëpi, të cilat mbajnë mbiemrin Kçira. Banorët e saj edhe pse ndodheshin 9 kilometra larg Shqipërisë deri në vitin 1990, kanë qenë të privuar të vizitonin tokat e të parëve të tyre.
Për shumë dekada, Shqipëria e jonë e mjerë, nën diktaturën proletare komuniste socialiste, gjatë vitëve të zeza 1944-1990, ishte një shtet i izoluar, i mbyllur në vetvete në një sistem absurd, eksperimental komunist dhe ateist.
Pashku, ka qenë për vizitë në vitin 1923 në qytetin e Shkodrës, për të parë kushërinjtë e tij, ku është takuar dhe ka ruajtur një korrespondencë të rregullt me të gjithë deri sa është mbyllur në mënyrë absurde kufiri në vitin 1945 me shtetin amë Shqipërinë komuniste dhe Serbisë, që mbante të kolonizuar Kosovën.
Babai i tij në vitin 1936 i ka dërguar disa fotografi si kujtim të familjes në adresë të Kçirajve në Shkodër, përfaqësues i së cilit ishte dom Luigj Kçira ish i burgosur politik, gjatë kohës së diktaturës ateisto-komuniste në Shqipëri. Ai ka ndërruar jetë shumë vite më parë, në qytetin e Shkodrës, shërbeu si famullitar në kishën e madhe katedrale të shën Shtjefnit të qytetit.
Babai i dom Antonit kaloi në amshim, në vitin 1981. Dom Luigji njihte shumë mirë të gjithë fisin Kçira, duke ruajtur për shumë vite lidhjet me meshtarin vëlla në Krishtin, aktivistin e palodhur të komunitetit shqiptar amerikanë Të Përndershmin dom Anton Kçirën.
Gjatë muajit prill të vitit 1993, meshtari ynë dom Anton Kçira, bën një vizitë në Shkodër, në krye të një delegacioni shqiptaro amerikanë, që shkojnë për të marrë pjesë në vendosjen e hierarkisë kishtare në Shqipëri nga Shkëlqësia e Tij shën Papa Gjon Pali II, pas meshës solemne dhe historike, që u calebrua në katedralën e famshme të Shkodrës.
Ai bëri vizitën edhe tek trualli i katragjyshërve në Kçirë të Pukës, dhe për nder të tyre edhe me kërkesë të këshillit të kishës atje dhuroi shuma të mëdha dollarësh, për ndërtimin e shtëpisë së Zotit, që e kishte shkatërruar komunizmi i zi.
Dy vjet më vonë, me 13 tetor të vitit 1995, dom Antoni merr pjesë në përurimin e kishës së re, duke i lënë banorëve shqiptarë një monument të rëndsishëm historik fshatit të të parëve të tij.
Për 52 vjet me radhë, dom Anton Kçira larg Atdheut përtej Oqeanit Atlantik po kontribuon pa ndërprerë dhe pa u lodhur për fenë dhe besimtarët e tij, që fati e jeta e vështirë në vendlindje i bëri të emigrojnë në SHBA.
Për personalitetin e tij gjithnjë në rritje, kanë ndikuar shumë faktorët si: aktiviteti i dendur pranë kishës katolike në vendlindje dhe diasporë qysh në moshë të re, shkolla e mesme (jeta në seminar) dhe shkolla e lartë (filozofike e teologjike), pasi kryen shërbimin ushtarak, sikurse edhe miqtë e shumë meshtarë bashkëvëllezër në Krishtin, të cilët një pjesë tyre janë bërë gjatë jetës meshtarake si ipeshkvij, kardinalë, në disa vende të Ballkanit e përtej tij.
Dom Antoni këtu në diasporë, gjithnjë ka ruajtur lidhje të ngushta me intelektualët amerikanë dhe shqiptarë, qysh kur ka zbritur në tokën e bekuar të SHBA-së, si me: Dr. Ibrahim Rugova President i Kosovës, Kardinal Adam Maida, Arqipeshkëv Metropolitan i Detroit-it, Rochester Hills Mayor Bryan K. Barnett; shkrimtarin dhe studiuesin mons. dr. Zef Oroshin (1912-1989), themeluesi i parë i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës në New York; shkrimtarin e famshëm Ismail Kadare, imzot Nikë Prela, imzot Mark Sopi, imzot Dodë Gjergji sot ipeshkëv i Kosovës, ish Kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi, shkrimtari Pjetër Arbnori, ish i burgosur politikë për 28 vjet dhe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Arqipeshkëvi i Tivarit sot në pension imzot Zef Gashi, arqipeshkvin imzot Rrok Gjonlleshaj, shkrimtarin imzot Zef Simoni, studiuesin imzot Frano Illia, atë Daniel Gjeçaj O.F.M., imzot Rrok Mirditën, imzot Hil Kabashin, dom Pjetër Popaj, dr. mons. Lush Gjergjin, dom Ndue Gjergjin, etj., presidentët e Shqipërisë: dr. Sali Berisha, prof. Rexhep Mejdani, dr. Alfred Moisiu, prof. Bamir Topi; shumë kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë, senatori amerikan Tom Lantos, kongresistët amerikanë: Joseph DioGuardi, Eliot Engel, Sue Kally, etj., Ekrem Bardha Konsull Nderi i Shqipërisë, prof. Anton Qetta, imam Muhamed Lipaj, imam Isa Hoxha, imam Vehbi Ismaili, baba Rexhepi, Anthony Athanas, Harry Bajraktari, studiuesin Tomë Mrijaj, shkrimtarin Hasan Hasani, prof. dr. Mentor Quku, prof. Riza Sadiku, studiuesin Klajd Kapinova, prof. Nue Oroshin, prof. Riza Sadiku, Azem Hajdari, prof. Prekë Gjetaj, gazetarin e Zërit të Amerikës Astrit Lulushi, gazetarin Beqir Sina, poetin Agim Shehu, Selim Hasani, Leonora Laçi etj.
Dihet se Detroiti është qendra më e madhe e rrjetit të informacionit, që ka Amerika, mbasi shteti është një qendër e madhe industriale për të gjithë Amerikën dhe se këtu fusha e publicistikës dhe media-s elektronike është marramendëse.
Për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë popullit të tij në Kosovë, që vuante nga plagët e mizorëve serb, ai kërkonte që përmes televizionit amerikan të tregonte se Serbia po zhduk pa të drejtë me gjenocid një komb të lashtë, sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës.
Familja e dom Antonit dhe vetë ai, ka kaluar mbi kurrizin e saj shtypje dhe keqtrajtime nga sllavët serbë, komunistët shqiptarë në Kosovë dhe deri tek provokimet e shpeshta të UDB-së me spiunët komunistë dhe enveristë në Detroit të SHBA-së.
Ndër të tjera, dom Antoni i kryesuar nga një delegacion shqiptaro amerikanë të Detroit-it si: Kisha e shën Palit dhe kisha Zoja e Shkodrës në New York me në krye dom Pjetër Popaj, u nisën me 13 shtator 1997 në Indi, për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës, kësaj humaniste të madhe të gjithë botës, që me të drejtë bota e thirri Nënë në të gjallë të Saj. Ajo u Lumnue nga Ati i Shenjt shën papa Gjon Pali II dhe më vonë është shenjtëruar nga papa Francesku I-rë si Shën Tereza e Kalkutës.
Dom Antoni, tha meshën e parë në gjuhën shqipe në kishën e shën Tomës, duke u lutur shumë për shpirtin e Saj, së bashku me të gjithë shqiptaro amerikanët e tjerë, duke e ndarë pikëllimin me ata.
I palodhur dhe me dashuri për shqiptarët dhe vendlindjen, kudo gjendet dom Antoni sot. Përvuajtëria e spikatur, modestia dhe thjeshtësia, janë tipare që i zbulon në fytyrën e tij të qetë.
“Mund të them, se Imzot Kçira, është një burrë i madh e trim. Është një njeri i feshëm e i atdheshëm, pra fetar dhe atdhetar i madh. Imzot Kçira, me jetën dhe veprën e tij, e vazhdon traditën e hershme shqiptare të Pal Engjëllit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Gjeçovit, Imzot Nikë Prelës e shumë e shumë burrave të famshëm të kombit tonë. Ai është gjithnjë njeri i pajtimit dhe forcimit të besimit në Zotin. Ai është njeri i madh i kombit tonë. Ndihem krenar, që e kam mik dhe krah të fortë mbështetës në punët e Kosovës, vendit tonë të shtrenjtë.”
Janë këto fjalë realiste dhe tepër domethënëse, që Presidenti i paharruar historik, Gandi i Kosovës, i pavdekshmi dr. Ibrahim Rugova, i përsëriste shpesh në shenjë nderimi e respekti të madh, që kishte për mikun e tij të idealeve të shenjta kombëtare, klerikun dhe përsonalitetin e shquar të komunitetit shqiptaro-amerikanë, burrin e madh të palodhur të popullit të vet në Amerikë e Kosovë: Të Përndershmin dom Anton Kçirën.
Në analet e historisë së komunitetit shqiptaro amerikanë dom Anton Kçira, zë një vend nderi dhe të merituar, për gjithçka që ka bërë pa u lodhur dhe po kontribuon ende sot në të mirë të komunitetit edhe pse ka disa vite që ka dalë në pension.
Të gjithë tashmë e dimë, se kisha katolike shqiptare e shën Palit dhe shën Pjetrit në Detroit, është më e madhja në botën shqiptare dhe një muze i gjallë historik si pasqyrë e trojeve etnike. Ajo është e mbushur me piktura patriotësh klerikë katolikë të kishës sonë, të martirizuar mizorisht gjatë komunizmit të zi.
Kisha shqiptare e shën Palit dhe shën Pjetrit në Rochester Hills, e ndërtuar para 20 vitesh me nismën e meshtarit të palodhur dhe të pamposhtur dom Anton Kçira, e cila me të drejtë mund të thuhet se është vepra e tij dhe e besimtarëve.
Nën drejtimin e meshtarit Kçira, besimtarët e kishës në fjalë, kanë dhuruar qindra mijëra (mbi 1 milionë dollarë ndihma), gjatë dhe pas luftës, për viktimat në Kosovë, përveç ndihmave për rimëkëmbjen e kishave dhe fesë në Shqipëri, që dolën të shkatërruara nga koha absurde e luftës së ftohtë.
Me ardhjen e dom Antonit në Detroit, pa humbur kohë filloj misionin e vështirë të pajtimit të shqiptarëve në famulli dhe rizgjoi një interesim më tëmadh për kombin.
Filluan të bashkohen rreth tij të gjithë. Në vitin 1990, një grup atdhetarësh të frymëzuar nga dhimbja, u morën vesh me dom Antonin sesi të përhapnin një kushtrim në popull, që të mund të ndihmojnë dikrekt popullin në Kosovë, që po vuante nga rregjimi serb.
Tubimi u mbajt më 16 dhjetor 1990, në sallën e kishës, ku ishin të pranishëm afër 150 vetë dhe mbas disa fjalëve zemre për Atdheun dhe vëllezërit tanë në Kosovë, pa dallim feje, të pranishmit e përshëndetën dhe mbështetën financiarisht aksionin humanitar me duatrokitje frenetike dhe brenda një ore u grumbulluan $37.000. Ky aksion vazhdoi dhe në pak ditë u mblodhën $62.400.
Dom Antoni kujton:
“Na u desh të presim deri në maj të vitit 1991, kur Shoqata Nënë Tereza, hapi llogarinë e vet rrjedhëse në Zvicër, ku ne i dërguam dollarët.
Unë jam shumë mirënjohës dhe krenar me famullinë e shën Palit, pjesëtarët e së cilës janë besimtarë nga Malësia.
Këtyre u shkon nderi dhe lavdia, sepse ishin këto që e propozuan dhe filluan menjëherë aksionin pa iu dhimbsur asgjë askujt.
Ka patur nga individë dhe familje që kanë dhënë paratë e fundit. Këtyre njerëzve nuk ka mundur t’ua kaloj askush për bujari dhe mikpritje. Këtu shihet se sa atdhetarë janë. Asnjë prej tyre nuk ka pyetur se ku shkojnë këto të holla.
Aq më tepër, kosovarët duhet të turpërohen para kësaj vepre të malësorëve zemër fisnik, që unë e quaj gjithnjë madhështore.
Provat e kësaj bujarie ekzistojnë. Le të jetë kjo si një vrejtje vëllazërore për ne kosovarët. Nëse e pyesim ndërgjegjën tonë, përgjigja do të jetë: kosovarët vetë s’kanë berë sa duhet për vendin e vet, Kosovën tonë të dashur.
Malësorët janë dalluar edhe në demostratat për Kosovën, ashtu sikurse edhe për demostratat për demokracinë në Shqipëri…
Përveç kësaj fushate, kemi organizuar edhe një tjetër. Kjo është për ndërtimin e objekteve fetare në Shqipëri.
Me ardhjen në SHBA të meshtarit të përvuajtur në burgjet e egra të rregjimit komunist të dom Simon Jubanit dhe gjatë vizitës në kishën e shën Palit, ku vetëm gjatë natës së parë u mblodhën $85.000.
Ky aksion ka vazhduar edhe të nesërmen në meshë në të dy famullitë, ku ka arritur shumë $157.800. Një gjë e tillë nuk ka mundur as të paramendohet.
Këto njerëz kanë dhënë gjithmonë kur ka qenë fjala për shqiptarët në atdhe, si për shkolla, rrugë, objekte humanitare. Llogaritet sipas disa shënimeve jo zyrtare, se gjatë këtyre 20 vitëve të fundit, kanë dërguar në vendlindje mbi 1,200.000 dollarë, pa llogaritur ndihmat private, që ka mundur secili të dërgoj për familjen e tij.”
Gjurmë të pastra atdhetdashurie të veprimtarisë përkushtuese fetare e kombëtare të dom Anton Kçirës, janë gjithashtu përmendoret e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit dhe shën Nënë Terezës, në hyrje të oborrit të kishës katedrale.
Ato përçojnë vlerat e një kombi, veçanërisht, kur tërheqin vemendjen e kalimtarit të panjohur amerikanë, i cili, kur i sheh s’mund të rrijë pa u interesuar e pyetur: E kujt është kjo kishë e madhe?
Këto janë konkretizime të nismave largpamëse të dom Anton Kçirës në krye të kishës, janë gjurmët të ngurtësuara, që ai lë pas, ndërsa largohet për t’u shlodhur.
Një drejtues mund t’i udheheqë të gjithë, por nuk mund t’i kenaqë të gjithë.
Patrioti dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik drejt shtetit amë Shqipërisë (viti 1999), për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, unë kam qenë dëshmitarë, në shumë qendra të sistemimit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.
Të gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dijmë se pa inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të Dardanisë, ndihmen e pakursyer direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur dihet, se ky klerik patriot, ka qenë persona non grata, për ish Jugosllavinë titiste asokohe, si i perndjekur, për t’a vrarë me gjithë familje.
Dom Antoni, është i vetmi klerik në gjithë historinë mbarëshqiptare, që ka bekuar luftëtarët e lirisë të Batalionit Shqiptaro Amerikan të Atlantikut, që po udhëtonin drejt Dardanisë, për ta çliruar nga makina shfarosëse serbe.
Me nismën e këtij misionari dhe shqiptari të madh, u vendos në SHBA për herë të parë monumenti madhështor i Gjergj Gjon Kastriotit, epoka e të cilit është më e lavdishmja në historinë tonë, është elementi më i qenësishëm i krenarisë sonë kombëtare shqiptare ndër shekuj.
Të gjithë kombet e qytetëruara në botë, i përjetësojnë figura e tilla si dom Anton Kçira, duke i renditur me nderim dhe respekt në xherdanin e yjeve të pashuara, në Panteonin e Nderit Kombëtar.

New York, Shtator, 2021

Dita ndërkombëtare e krimeve të totalitarizmit pa respektin e merituar

0

Nail  Draga, Ulqin 

Diskursi politik

Përkujtimi i datave të shënuara paraqet moment të veçantë nderimi dhe respekti qytetar e institucional në çdo vend të botës, por, kur bëhët fjalë për data në nivel ndërkombëtar  sikurse është 23 gushti   qe paraqet Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, ka peshë të veçantë nderimi e përkujtimi ndaj viktimave të regjimeve totalitare.

Por, ndonëse janë bërë tre dekada nga falemintimi i komunizmit si ideologji e socializmit si rënd shoqëror  në vendet e ish kampit socialist ende ka hezitim në përkujtimin e ditës së krimeve të nazizmit dhe të komunizmit, që dëshmon mungesë respekti ndaj viktimave në vendet e tyre. Një qendrim i tillë abuzues u vërejt ditë më parë sepse me 23 gusht si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi mungoj shënimi i kësaj Dite të Kujtesës  që dëshmon  mohimin e heshtur  të institucionëve qeveritare ndaj viktimave të totalitarizmit.

Në sajë të Deklaratës së Parlamentit Europian nga data 23 shtator 2008, Dita e 23 gushtit në Europë është shpallur Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Kemi të bëjmë me  një datë simbolike, sepse me 23 gusht të vitit  1939 është nënshkruar Pakti Ribentrop-Molotov, në lidhje me mossulmimin në mes Gjermanisë e Bashkimit Sovjetik.

Një pakt i tillë u pasua nga një traktat për tregtinë, por duhet cekur se palët në mënyrë sekrete nënshkruan shtesa të Paktit  në protokoll, që ishte të ndante Evropën Qendrore sipas interesave, sferave të influencës për palët, nga Finlanda, vendet baltike, Besarabia dhe Polonia lindore të ishin në sferën e ndikimit sovjetik, ndërsa Polonia Perëndimore të ishin nën sferën gjermane, që dëshmohet nga harta.

Se kemi pasur të bëjmë me intrigat politike të këtij pakti në mes dy vendeve të cilat kishin aspiratat pushtuese ndaj vendeve tjera, dëshmon e dhëna se një javë më pas, e pikërisht me 1 shtator 1939, gjermanet sulmuan Poloninë, duke shënuar ditën e parë të hapjës së frontit në Luftën e Dytë Botërore. Po ashtu edhe Bashkimi Sovjetik pushtoi pjesën lindore të Polonisë me 17 shtator 1939, duke dëshmuar në praktikë marëveshjën sekrete në mes dy vendeve, me pasoja të mëdha kombëtare për popullsinë polake por edhe vendet tjera që u pushtuan në emër të ideologjisë komuniste, që u dëshmu me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Por, në rrethana të reja shoqërore pas  falimentimit të ideologjisë komuniste dhe dështimit të sistemit socialist, duke filluar me rënien e Murit të Berlinit(8.11.1989) dhe miratimit të pluralizmit në vendet e ish kampit socialist, filloj rishkrimi i historisë me argumente, duke dëshmuar vuajtjet e përsekutimet e qytetarëve në sistemet totalitare. Dhe është kjo koha e lirisë personale e shoqërore e cila ka eliminuar paragjykimet duke shpalosur të kaluarën e popujve nën pushtetet diktatoriale komuniste me pasoja të mëdha për qytetarët e tyre vendëve, ku as shqiptarët nuk ishin përjashtim, me pasoja të mëdha shoqërore dhe kombëtare.

Dita e viktimave në Mal të Zi ende e pa përcaktuar

Në lidhje me këtë çështje  Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2006  ka miratuar Rezolutat e Këshillit të Europës: nr. 1096, nga viti 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe nr. 1481, nga viti 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, por dita e kujtimit të tyre viktimave deri më tash ënde nuk është përcaktuar. Nga një qendrim i tillë pushteti në Mal të Zi nuk ka respektuar rekomandimin e Parlamentit Europian, duke dëshmuar mungesën e vullnetit politik për tu ballafaquar me të kaluarën.

Po ashtu, Parlamenti europian ka miratuar rekomandimin ku theksohet që çdo vend duhet të përcaktojë kohën dhe mënyrën e shënimit të kujtimit ndaj viktimave të regjimeve totalitare, duke ia përshtatur historisë dhe traditës së tyre. Por, me gjithë obligimet e detyrueshme deri më tash në Mal të Zi kemi një heshtje në këtë drejtim, andaj edhe sot nuk ekziton një datë e cila do të shënohej si Dita e kujtesës së viktimave të komunizmit, sikurse kanë vepruar vendet tjera nga ish kampi socialist.

Qasje të dyfishta të pushtetit

Me këtë rast  duhet cekur se Kuvendi i Malit të Zi në vitin 1992 ka miratuar Deklaratën së shteti obligohet të rehabilitojë viktimat e Goli Otokut(1948), si dhe të  dëmshpërblejë familjet e tyre, çështje e cila ende nuk është përmbyllur nga qeveria.
Nga një qendrim i tillë del qartë  se kemi standarde të dyfishta, duke eliminuar krimet para vitit 1948, ku trajtojnë vetëm ata të Goli Otokut, athu se krimet e komunizmit kanë fillu nga ajo kohë, e jo  më parë nga instalimi i komunistëve në nëntor të vitit 1944. Një qasje e tillë është diskriminuese sepse do të legalizoheshin krimet e më hershme, ndërsa viktimat do të mbeteshin të pa evidentuara ndërsa ekzekutorët të pa ndeshkuar.

Pra, qasja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë e jo të ketë diferencime, në aspektin kombëtar, sepse represioni ka pasur  përmasa të mëdha varësisht rrethanave shoqërore. Në këtë aspekt deri më tash  nuk janë cekur fare viktimat e shqiptarëve, sikurse është Masakra e Tivarit(1.4.1945), por edhe të shqiptarëve të tjerë nga Ulqini në jug e Rozhaja në veri,  duke mbetur temë e pa hulumtuar për opinion e gjerë në Mal të Zi.

Krimeve nuk iu skadon afati kohor

Por, në deklaratën e Parlamentit europian  të miratuar në shtator të vitit  2008, në kujtim të viktimave të komunizmit dhe nazizmit thuhet se „në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk skadon kurrë afati për dënimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit“. Andaj, për të trajtuar çështjet e tilla duhet pritur një moment tjetër më të përshtashëm sepse për tash  nuk ekziston vullneti politik i pushtetit, për ballafaqim më të shkuarën e krimeve të komunizmit në Mal të Zi.

Pikërisht duke marrë parasysh së nuk ekziston qasje unike mendoj se duhet  inicuar Ligjin për të rehabilituar qytetarët të cilët kanë përjetuar krime nga koha e komunizmit, nga viti 1944-1990. Madje duhet paraparë dëmshpërblimin ndaj familjeve të viktimizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë do të eliminohej një padrejtësi ndaj qytetarëve të pafajshëm në kohen e komunizmit.

Shqipëria vendi me i përsekutuar në ish kampin socialist

Si askush tjetër në Europë, shqiptarët nga Shqipëria kanë arsy ta përkujtojnë këtë ditë, sepse  nga pushteti komunist i instaluar janë ekzekutuar më mijëra me dhe pa gjyq, për liri dhe demokraci për të ndërtuar një shoqëri sipas vlerave demokratike europiane. Të dhënat për periudhën kohore në Shqipëri (1944-1991) janë trishtuese që iu ka tejkaluar nazistëve, e ate nga pushtetarët vendas në emër të ideologjisë komuniste. Deri me tash statistika në Shqipëri ka dhënë këto informacione: 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike,

59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi, 7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak, 984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit, 6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës. Ndërsa nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, dëshmon se pushteti kriminal si qellim kishte për të zhdukur edhe gjurmët e krimit të tyre.

Mungon memoriali i krimeve të komunizmit

Ndonëse janë bërë  tri dekada nga falemintimi i komunizmit si ideologji e socializmit si rënd shoqëror, ndaj çështjës së krimeve të komunizmit nuk është bërë aq sa ata meritojnë, nderimin e sakrificës për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Inicimi dhe inaugurimi  i një memoriali përkujtimor në Tiranë, Prishtinë e Shkup,  është obligim moral dhe kombëtar në nderim të  sakrificës se tyre që kanë kontribuar  për lirinë dhe  demokracinë.

Përkujtimi i Ditës së Kujtesës është çështje e ndërgjegjës e obligim qytetar e qeveritar  ndaj viktimave të  komunizmit dhe nazizmit, siç ishin  burgosjet, vrasjet, deportimet, internimet, kampet e punës, izolimet etj., me pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare, andaj duhet përkujtuar çdo vit, por patjetër të prezantohen  në tekstet shkollore si dëshmi për brezat e sotëm e ato që do të vijnë më pas.

(1 shtator  2021) 

Kjo do të duhej të ishte temë kryesore e shkencës sonë dhe kauzë primare e politikës sonë

0
Nga: Lirim Gashi 
* E shkruar në shqip, gjermanisht dhe serbisht 
Kjo temë duhet të jetë detyrë e psikologëve dhe politikanëve që jetojnë si Perëndi nga përdhunimi i shkencës dhe politikës.
Respekti dhe dashuria e sinqertë nuk janë çështje morale, por thjesht nevoja natyrore biologjike dhe shpirtërore e çdo qenieje të gjallë.
Thirrja për vëmendje është një luftë për dashuri të sinqertë dhe të pakushtëzuar.
Asnjë fëmijë nuk lind i keq. Të gjithë fëmijët e mirë që bëhen të këqij në rininë e tyre, abuzohen nga djajtë e rritur në fëmijëri.
Fëmijët e abuzuar, duke parë se demonët që i keqtrajtuan kalojnë më mirë si kriminelë sesa ata si viktima, fillojnë të imitojnë kriminelët që ua errësuan jetën në fëmijëri.
Ata e bëjnë këtë për të kuruar komplekset, domethënë për ta ndier veten të barabartë me ta.
Prandaj, me kalimin e kohës, ata bëhen më të këqij se abuzuesit e tyre shpirtërorë dhe fizikë, domethënë më të këqij se origjinali.
Për shkak të padrejtësive që u janë shkaktuar atyre në fëmijëri nga demonët e rritur, ata përjetojnë në mesjetën e tyre, traumat shpirtërore dhe Sindromën e Stokholmit.
Prandaj, në vend që të urrejnë, injorojnë dhe dënojnë ata që i abuzuan në fëmijëri, ata kërkojnë fajin dhe mëkatin e abuzuesve të tyre mendorë dhe fizikë brenda vetes dhe kështu bëhen admirues dhe imitues të tyre.
Prandaj, lëndimet që u shkaktojmë engjëjve tanë më të dashur janë plagë dhe shenja të pashlyeshme në zemrat e tyre, të cilat dikur na donin më shumë se veten.
Të vrasësh një zemër të tillë engjëllore është njësoj si të vrasësh Perëndinë dhe ta zëvendësosh atë me djallin.
Por në një shoqëri ku hakmarrja vlerësohet më shumë sesa pendimi i sinqertë, njerëzit e dinë që në fillim se nuk ia vlen të pendohesh sinqerisht.
Mosgatishmëria e tyre për t’u penduar sinqerisht është rezultat i një keqkuptimi të kafshëve përreth tyre.
Sepse kafshët hakmarrëse e kuptojnë fisnikërinë njerëzore si dobësi të frikacakëve.
Prandaj, kriminelët që duan të pendohen sinqerisht,  pendimin e sinqertë e kompensojnë me krenari të rreme, në mënyrë që të vazhdojnë avazin e vjetër pa keqardhje deri në përjetësi.
Dhe meqenëse është kështu, ju kurrë mos kërkoni që fëmijët tuaj të jenë të përsosur në mënyrë që të meritojnë dashuri, por i doni ata me gjithë qenien tuaj ashtu siç i krijoi natyra.
Dhe veçanërisht mos u shkaktoni atyre komplekse fizike dhe mendore sepse ata do të ndihen të pavlerë.
Prandaj, në rininë e tyre të hershme, ata do të bëjnë gjithçka të mundshme dhe të pamundur për të provuar veten më të fortë se moshatarët e tyre, vetëm për të imponuar me forcë vëmendjen, frikën dhe dashurinë e tyre.
Dhe në një shoqëri ku superioriteti shihet si aftësia e një krimineli për të arritur prosperitet material përmes dhunës dhe padrejtësisë së shkaktuar ndaj të tjerëve, njerëzit përmes gjërave materiale kompensojnë gjërat shpirtërore dhe kështu bëhen të pandjeshëm si zombitë, dinakë dhe hipokritë si dhelprat dhe lëkurë-trashë si lopët.
Sepse ata përshtaten me rrethanat e çmendura shoqërore si kameleonët dhe vazhdojnë t’i ushqejnë dhe përsosin ato deri në çmenduri.
Fatkeqësisht, kjo temë duhet të jetë detyrë e psikologëve dhe politikanëve që jetojnë si perëndi nga përdhunimi i shkencës dhe politikës.
Por ata sillen si turistë në profesionet e huaja, sepse janë të tillë nëse marrim parasysh diletantizmin e tyre themelor profesional të cilin e dëshmojnë në jetën e përditshme.
Aufrichtiger Respekt und Liebe sind keine moralischen Fragen, sondern einfach das natürliche biologische und spirituelle Bedürfnis jedes Lebewesens.
Der Ruf nach Aufmerksamkeit ist ein Kampf um aufrichtige und bedingungslose Liebe.
Kein Kind wird schlecht geboren. Alle guten Kinder, die in ihrer Jugend schlecht werden, werden in der Kindheit von erwachsenen Dämonen missbraucht.
Missbrauchte Kinder, die sehen, dass die Dämonen, die sie misshandelten, als Kriminelle besser abschneiden als sie als Opfer, beginnen, die Kriminellen zu imitieren, die ihr Kindheitsleben verdunkelten.
Sie tun dies, um Komplexe zu heilen, das heißt, um sich ihnen gleich zu fühlen.
Daher werden sie im Laufe der Zeit schlimmer als ihre geistigen und körperlichen Missbraucher, dh schlimmer als das Original.
Aufgrund der Ungerechtigkeiten, die ihnen in der Kindheit von erwachsenen Dämonen zugefügt wurden, erleben sie im Mittelalter spirituelle Traumata und das Stockholm-Syndrom.
Anstatt also diejenigen zu hassen, zu ignorieren und zu bestrafen, die sie in der Kindheit missbraucht haben, suchen sie die Schuld und Sünde ihrer geistigen und körperlichen Missbraucher in sich selbst und werden so zu Bewunderern und Nachahmern dieser.
Daher sind die Verletzungen, die wir unseren liebsten Engeln zufügen, unauslöschliche Narben und Spuren in ihren Herzen, die uns einst mehr geliebt haben als wir uns selbst.
Ein solches Engelsherz zu töten ist, als würde man Gott töten und ihn durch den Teufel ersetzen.
Aber in einer Gesellschaft, in der Rache wichtiger ist als aufrichtige Reue, wissen die Menschen von Anfang an, dass es sich nicht lohnt, aufrichtig zu bereuen.
Ihr Unwille, aufrichtig umzukehren, ist das Ergebnis eines Missverständnisses der Tiere um sie herum.
Denn rachsüchtige Tiere verstehen den menschlichen Adel als die Schwäche der Feiglinge.
Daher werden Kriminelle, die sich aufrichtig bereuen wollen, aufrichtige Reue mit falschem Stolz kompensieren, um ihr strafbares Benehmen ohne Reue bis in die Ewigkeit fortzusetzen.
Und da es so ist, verlang nie von deinen Kindern, perfekt zu sein, um Liebe zu verdienen, sondern liebe sie mit deinem ganzen Wesen, wie die Natur sie geschaffen hat.
Und vor allem verursache denen keine körperliche und geistigen Komplexe, weil sie sich wertlos fühlen werden.
Daher werden sie in ihrer frühen Jugend alles Mögliche und Unmögliche tun, um sich als stärker als ihre Altersgenossen zu erweisen, nur um Aufmerksamkeit, Angst und Liebe gewaltsam aufzuzwingen.
Und in einer Gesellschaft, in der Überlegenheit als Fähigkeit eines Kriminellen angesehen wird, durch Gewalt und Ungerechtigkeit, materiellen Wohlstand zu erlangen, kompensieren Menschen durch materielle Dinge geistige Dinge und werden so unsensibel wie Zombies, List und Heuchler wie Füchse und dickhäute wie Kühe.
Weil sie sich wie Chamäleons an verrückte soziale Umstände anpassen und sie bis zum Wahnsinn weiter füttern und veredeln.
Leider sollte dieses Thema Aufgabe von Psychologen und Politikern sein, die wie Götter von der Vergewaltigung von Wissenschaft und Politik leben.
Aber sie verhalten sich wie Touristen in fremden Berufen, denn sie sind es, wenn man ihren grundsätzlichen beruflichen Dilettantismus berücksichtigt, den sie im Alltag beweisen.
Iskreno poštovanje i ljubav nisu moralna pitanja, nego jednostavno prirodna biološka i duhovna potreba svakog živog bića.
Poziv na pažnju borba je za iskrenu i bezuslovnu ljubav.
Nijedno dete se ne rađa loše. Sva dobra djeca koja postanu loša u mladosti su zlostavljana od strane odraslih đavola u djetinjstvu.
Zlostavljana djeca, vidjevši da demoni koji su ih maltretirali bolje prolaze kao zločinci nego oni kao žrtve, počinju oponašati zločince koji su im zamračili živote u djetinjstvu.
Oni to rade kako bi izliječili komplekse, odnosno da bi se osjećali jednaki sa njima.
Stoga s vremenom postaju gori od svojih duhovnih i fizičkih zlostavljača, odnosno gori od originala.
Zbog nepravdi koje su im u djetinjstvu nanijeli odrasli demoni, oni doživljavaju u sredini životnog doba, duhovne traume i Stockholmski sindrom.
Stoga, umjesto da mrze, ignoriraju i osuđuju one koji su ih zlostavljali u djetinjstvu, oni traže krivnju i grijeh svojih psihičkih i fizičkih zlostavljača u sebi i tako postaju njihovi obožavatelji i imitatori.
Stoga su ozljede koje nanosimo našim najdražim anđelima neizbrisivi ožiljci i tragovi na njihovim srcima, koja su nas nekad voljela više od nas samih.
Ubiti takvo anđeosko srce isto je kao ubiti Boga i zamijeniti ga đavlom.
Ali u društvu u kojem se osveta cijeni više od iskrenog pokajanja, ljudi od početka znaju da ne vrijedi iskreno se pokajati.
Njihova nespremnost da se iskreno pokaju rezultat je nerazumijevanja životinja oko njih.
Zato što osvetoljubive životinje razumiju ljudsko plemenitost kao slabost kukavica.
Stoga, kriminalci koji se žele ponovno socijalizirati iskreno pokajanje kompenziraju lažnim ponosom, kako bi nastavili stari avaz bez žaljenja do vječnosti.
A budući da je tako, nikada ne tražite od svoje djece da budu savršena kako bi zaslužili ljubav, već ih volite svim svojim bićem onako kako ih je priroda stvorila.
A posebno im nemojte uzrokovati fizičke i mentalne komplekse jer će se osjećati bezvrijednima.
Stoga će u ranoj mladosti učiniti sve moguće i nemoguće da se dokažu jačim od svojih vršnjaka, samo da prisilno nametnu njihovu pažnju, strah i ljubav.
I u društvu u kojem se superiornost smatra sposobnošću kriminalca da postignu materijalno blagostanje nasiljem i nepravednom koje nanose drugima, ljudi kroz materijalne stvari kompenziraju duhovne stvari i tako postaju bezosjećajni kao zombiji, lukavi i licemjerni kao lisice i debelokožci poput krava.
Zato što se prilagođavaju ludim društvenim okolnostima poput kameleona i nastavljaju ih njegovati i usavršiti do ludila.
Nažalost, ova tema bi trebala biti zadatak psihologa, i političara koji žive kao bogovi od silovanja nauke i politike.
No, oni se ponašaju kao turisti u stranim zanimanjima, jer takvi jesu ako uzmemo u obzir njihov osnovni profesionalni diletantizam koji dokazuju u svakodnevnom životu.

Serbia dhe Turqia në Sanxhakun e zhbërë nga qenia shqiptare, pas hapjes së aeroportit të Sjenicës, hapet edhe Konsullata e Turqisë në Novi Pazar

0
Delegacioni turko-serb, dje në Novi Pazar pas hapjes së Konsulatës së Republikës së Turqisë. Më herët dje ishte hapur zyrtarisht edhe Aeroporti i Sjenicës, i ndërtuar nga Turqia. Një ditë krenare në Sanxhak me vëllezërit turq, është titulli i sandzakpress.net
Nga: Prend Buzhala, Prishtinë
SERBIA E TURQIA NË SANXHAKUN E ZHBËRË NGA QENIA SHQIPTARE
Me rastin e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Novi Pazar (Sanxhak), Erdogan deklaroi: “Ne i shohim vëllezërit tanë në Sanxhak si një urë miqësie midis Serbisë dhe Turqisë”.
Në informacione, sipas mediave serbe e turke, nënvizohet se Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, të ketë thënë se marrëdhëniet Turqi-Serbi kanë arritur pikën më të mirë në historinë e tyre. “Vëllezërit tanë në Sanxhak dhe qytetarët tanë me origjinë nga Sanxhaku, kanë një lidhje të fortë midis vendeve tona. Konsullata mbulon një zonë të gjerë, nga Piroti në Uzhice. Shpresoj që investimet e kompanive tona në atë zonë të rriten, të cilat ne i inkurajojmë ”, tha Çavusoglu. Ai e di se ata qytetarë turq, me “prejardhje nga Sanxhaku”, kanë qenë shqiptarë të shpërngulur me dhunë, por natyrisht, ai është i kënaqur me këtë lidhje.
Në përurim, përmes videos, folën edhe dy presidentët.
Nikola Selaković, ministër serb, nënvizoi se Serbia është krenare në marrëdhëniet me Turqinë, duke deklaruar se viti i kaluar, përkundër COVID 19, ishte një vit rekord në shkëmbimin tregtar të dy vendeve dhe se arriti shifrën prej tre miliardë e 320 milion euro.
Vërtet, banorët e Sanxhakut a ishin vëllezër me shqiptarët apo me turqit e serbët? Është tragjedia e një rajoni se si, të dy palët, me bashkëpunim ndërshtetëror, historikisht, kanë arritur ta zhbëjnë qenien shqiptare aty.
Natyrisht, nuk ka as serbë të zhbërë e as turq të zhbërë, por shqiptarë të asimiluar dhunshëm në sllavë e turq, në dy etnitë sunduese e pushtuese.
_________________

Jedan ponosan dan u Sandžaku s braćom Turcima

Autor: Jasmin Aličković

Nakon uspješnog slijetanja na obnovljenom sandzačkom aerodromu u Sjenici zajedničkim ulaganjem od strane države Srbije i Republike Turske, ministra spoljnih poslova u vladi Turske gospodina Mevlut Čavušoglu, na pomenutom aerodromu su dočekali ujedinjeni bošnjački predstavnici svih bošnjačkih partija.

Nakon ugodne ceremonije dobrodošlice turskog ministra na aerodromu, bošnjački lideri zajedno sa ministrom Čavušogluom uputili su se put Novog Pazara, preko tek otvorenog autoputa E71 koji povezuje Sandžak sa Bosnom i Hercegovinom i Kosovom i dalje preko Bugarske prema Turskoj, a koji je građen zajedničkim sredstvima iz državne kase Republike Turske i Republike Srbije.

Nakon svega 15 minuta vožnje na relaciji Sjenica – Novi Pazar, pristižu u Novi Pazar na ručak u u obnovljenom starom Hamamu, koji se nalazi u kompleksu Stare čaršije koji je restaurirala Turska humanitarna organizacija TIKA. Nakon sastanka u zgradi pokrajinske vlade autonomne pokrajine Sandžak je održan niz sastanaka između predstavnika sandžačke, srpske i turske vlasti.

Poslije ručka, tačnije u 16:30h , zakazana je ceremonija povodom otvaranja sada već 10-te fabrike, ovaj put turske kompanije Erneli, koja se bavi proizvodnjom sistema za cirkulaciju tečnosti za automobilsku industriju. U njoj je posao našlo 1200 radnika sa prosječnom šplatom od 1700 eura.

Nakon otvaranje tako velike fabrike, ministar sa svojom političkom braćom iz Sandžaka pristupa i oficijalnom otvaranju turskog Konzulata u Novom Pazaru uz najveće počasti. Učenjem Kur’ana od strane imama novoizgrađene monumentalne džamije Musala pored konzulata, kako je to običaj u Sandžaku je otvorena manifestacija, nakon čega su intonirane srpska, turska i sandžačka himna.

Po završetku ceremonije, zajedno su pristigli u harem Ejup-begove džamije, koju je turska vlast obnovila, prije 4 godine, gde će turski i sandžački predvodnici zajedno klanjati akšam namaz, predvodjen predsjednikom Mešihata jedine legalne i legitimne Islamske Zajednice u Srbiji, ogranak Rijaseta Islamske zajednice u BiH.

Nakon akšam namaza, ministar Čaušoglu daje intervju u Sandžak televiziji gdje eksluzivno saopštava da će izvoz mesa iz Sandžaka u Tursku, sa 5000 tona, koliko je predsjednik Redžep Taip Erdogan obećao 2017. biti povećan na 50.000 tona godišnje.

Nakon intervjua, gospodin Čavušoglu je sa svojom pratnjom ispraćen do aerodroma u Sjenici gde je iste večeri poletio nazad za Ankaru.

01. Septembar, jedan ponosan dan za sve Bošnjake Sandžaka, koji nikad svanuo nije.

Sanjamo i sanjaćemo još dugo i dugo.

______________________________

Jedan ponosan dan u Sandžaku s braćom Turcima

Svečanim presijecanjem vrpce otvoren je Generalni konzulat Republike Turske u Novom Pazaru. Radit će, prema riječima generalnog konzula u interesu svih građana i kako bi privukli što više investicija u Sandžak.

– U saradnji s TIKA-om, Institutom Junus Emre, Upravom za vjerska pitanja Diyanetom radit ćemo sve što budemo mogli kako bismo doprinijeli razvoju Sandžaka kojeg vidimo kao čvrstu vezu između naših zemalja kao I na podizanju prosperiteta naše braće u Sandžaku, kazao je Bašar Bašol generalni konzul R. Turske u Novom Pazaru.

– Saradnja između Turske I Srbije napreduje u svakoj oblasti. Neprestano postavljamo nove ciljeve u trgovini turizmu, kulturi. Naša ulaganja rastu iz dana u dan, rekao je Hami Aksoy ambasador Turske u Srbiji.

Poruku predsjednika Aleksandra Vučića u povodu otvaranja konzulata prenio je šef srbijanske diplomatije.

– Odnosi Republike Srbije sa Republikom Turskom su veoma važni kao što su nam itekako važni odnosi s našim komšijama, našim prijateljima, braćom I sestrama Bošnjacima jer nam je želja da u onom što jesu ekonomski uspjesi Srbije u onome što jeste napredak Srbije na svakom koraku itekako uživaju I imaju mogućnost da to osjete naši sugrađani bošnjačke nacionalnosti, istakao je Nikola Selaković ministar vanjskih poslova Srbije.

Šef turske diplomacije podsjeća da su predsjednici Vučić I Erdogan još 2019. Najavili ovaj događaj a Turska je ponosna jer je prva zemlja koja u Novom Pazaru otvara konzulat.

– Nadam se da će otvaranje Generalnog konzulata Republike Turske u Novom Pazaru biti povod unaprijeđenju I jačanju naših veza I saradnje I koristim ovu priliku da vam čestitam svečano otvaranje generalnog konzulata, poručuje Mevlud Čavušoglu ministar vanjskih poslova Turske.

Putem video poruke obratio se I predsjednik Turske Redžep Tajip Erdogan.  Čavušoglu će u pratnji ministra građevinarstva obići i gradilište firme Tasyapi, koja izvodi radove na putu Novi Pazar – Tutin, a svečano je otvorio dvoranu Sportske akademije „Douš“, koju je prema nalogu turskog predsjednika obnovila firma iz te zemlje.

U Novom Pazaru otvoren turski konzulat

Serbia po krijon krahun ushtarak të projektit të saj të “Ballkanit të Hapur”!

1
Emin Azmi, analist nga Shkupi
Serbia po planifikon të ndërtojë një objekt të rëndësishëm strategjik në territorin e një shteti tjetër, konkretisht një aeroport të madh ndërkombëtar në qytetin e vogël të Trebinjës, pa e pyetur atë shtet dhe patur lejen e atij shteti, që është Bosnje-Hercegovina.
Defakto kjo mund të quhet pushtim nga Serbia i territorit të Bosnje-Hercegovinës. Për aeroportin, Serbia ka bërë marrëveshje të paligjshme me një entitet separatist si “Srpska Republika” dhe me këtë Serbia po nxiton të krijojë edhe krahun ushtarak të projektit të saj të “Ballkanit të hapur”.
Ekspertët kroatë shprehen se në funksion të qëllimit ushtarak pista e aeroportit të Trebinjes është projektuar të jetë më e gjatë se pista e aeroporteve ndërkombëtare të Zagrebit dhe të Beogradit, dhe e skicuar posaçërisht për pritjen e aeroplanëve të mëdhenj rusë të transportit ushtarak “Antonov”.
Është kjo strategji ushtarake serbe, e mbështetur nga Rusia, që çon në shpenzimin e një shume kolosale parash për ndërtimin e një aeroporti të madh ndërkombëtar në Trebinje, që do të jetë pronë e Serbisë dhe do të drejtohet prej saj. Praktikisht Serbia po ndërton një bazë ajrore për forcat ushtarako-ajrore serbe dhe ruse.
Deri më tani nuk ka ndonjë reagim të fuqishëm nga Brukseli dhe Washingtoni. Ky i fundit është i zënë me operacionin e tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani, kurse Rusia dhe po e shfrytëzon këtë kaos për të realizuar synimet e veta në Ballkan.
Ky është edhe një argument plus që politikanët kryesorë në Tiranë dhe në Prishtinë sa më parë duhet të mblidheh dhe të ndërtojnë një strategji antihegjemoniste që vjen nga Moska e Beogradi.
Shtatori do të sjellë shumë të papritura, por politikanët e Prishtinës duhet tash e tutje më tepër të qëndrojnë në Washington se sa në Kosovë.
Ndërkohë ende nuk jemi në dijeni nëse Edi Rama do të merr pjesë në inaugurimin ekësaj baze ajrore serbo-ruse, apo do të vazhdojë të merret me ‘kinse patriotët’ që do ta kundërshtojnë këtë këtë projekt ushtarak?!

(S’e)Edi Rama se çka po ndërton Vuçiqi në Trebinje?!

0
Emin Azemi, shkrimtar nga Shkupi
Në Bled po mbahet FORUMI STRATEGJIK I BLEDIT dhe aty ishte rasti që Edi Rama të merret më tepër me mikun e tij Vuçiqin e jo me presidentin bullgar Borisov. Aty do të duhej ta pyeste Vuçiqin për bazën ajrore-ushtarake që po e ndërton me ndihmën e Rusisë në Trebinje.
Por, Edi Rama sërish po sillet sikur t’i kishte rregulluar të gjitha punë në shtëpinë e tij dhe tash i kishte mbetur ta kritikonte Borisovin për veton ndaj Maqedonisë.
Rama , ky Gjorgj Dimitrov i vonuar është rikthyer në fajlin e hershëm të njëfarë solidariteti ballkanik, i cili më tepër funksiononte si teori, e më pak si praktikë sepse ishin aleancat e fshehta ballkanike ato që rrënonin iluzionet e një solidariteti të tillë dhe për pasojë trojet shqiptare kullonin gjak nga gërshërët dhe bajonetat e hegjemonistëve fqinjë.
(s’)Edi Rama edhe sot funksionojnë aleancat e tilla, por të paketuara ndryshe.
Ende nuk e dimë nëse Rama do të merr pjesë në inaugurimin e bazës ajrore-ushtarke serbo-ruse në Trebinje dhe a do të vazhdojë t’i baltosë “kinse patriotët” që do ta kundërshtojnë ndërtimin e kësaj baze?!
Po presim çka do të ndodhë në ditët në vijim me kosmopolitin e pakorrigjueshëm Edi Rama?!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Bled të Sllovenisë, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

0

Hezitimet politike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, po mbajnë peng qytetarët e Kosovës, duke i privuar nga lëvizja e lirë brenda BE-së, tha kryeministri Kurti.

Ai shprehu keqardhje edhe për faktin se marrëveshja e MSA -së, e nënshkruar ndërmjet BE -së dhe Kosovës, nuk po i jep efektet e dëshiruara, meqenëse për shkak të kufizimit të vizave, është e pamundur që bizneset kosovare të lëvizin lirshëm brenda BE -së.

Kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe asnjë nismë tjetër e cila do të rrezikojë integrimin e saj në BE, apo nisma që janë vlerësuar si  konkurrencë  e pashëndetshme për integrimin evropian.

U bisedua për dialogun me Serbinë, takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel dhe përgatitjet për takimin e radhës. Po ashtu, u bisedua për sfidën e përbashkët me pandeminë COVID-19 dhe nevojën për përkrahje në përballimin e vështirësive të shkaktuara nga kjo krizë globale.​

Kryeministri Kurti në Forumin Strategjik të Bledit: Përfshirja e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është përfitim i dyanshëm

0

Bled, 1 shtator 2021

Aspiratat e Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO u theksuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit.

Krahas zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministrave e presidentëve të shteteve të ndryshme të Evropës, kryeministri Kurti mori pjesë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi).

Ai vlerësoi përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si përfitim të dyanshëm: “Me përfshirjen e gjashtëshes në BE, shtetet tona dhe mërgata jonë do të ishin në një entitet të njëjtë, e do të ishte shumë mirë për ekonominë. Për shembull, Kosova ka gati 20 për qind të Bruto Produktit Vendor nga remitancat”.

Kryeministri Kurti vuri theksin te korniza e re e bashkëpunimit, e quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore) e cila do të modelohej sipas EFTA-EEA.

“Para disa muajsh kam propozuar SEFTA-n në vend të marrëveshjes së CEFTA-s, ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ecnin drejt BE-së së bashku. Besoj se kjo është rruga më e sigurt përpara. Nuk dua të shpërfill negociatat mes shteteve të ndryshme, por besoj se SEFTA do të ndihmonte shumë,” tha ai.

Duke theksuar katër elemente të rëndësishme për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri shtoi: “Katër gjëra janë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor që të kenë fonde nga Bashkimi Evropian por edhe vlera të BE-së: sundimi i ligjit kundër oligarkëve, demokratizimi ndaj autokratëve, përballja me të kaluarën ndaj kriminelëve të luftës në pushtet, si dhe simetria apo reciprociteti për të drejtat e minoriteteve në shtetet ballkanike kundër hegjemonisë nacionale”, ka thënë ai.

Pjesë e këtij paneli ishin edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, z. Janez Jansha, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Polonisë, z. Mateusz Morawiecki, Kryeministri i Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, z. Rumen Radev, Përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, z. Christian Schmidt, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës z. Zheljko Komshiq dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev.

Në margjina të Forumit Strategjik në Bled, kryeministri Kurti pati takime bilaterale me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z.Andrej Plenkoviq, Presidentin e Sllovenisë, z.Borut Pahor, themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik të Delphi-it, z. Symeon Tsomokos, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, z.Miroslav Lajčák, Komisionerin për Fqinjësi e Zgjerim, z.Oliver Varhelyi si dhe Presidentin e Këshillit Evropian, z. Charles Michel.​

“The Minneapolis Journal”, 31 gusht 1901 : Greqishtja nuk flitet & Greek not spoken

Nga: Agim Morina, Londër
GREQISHTJA NUK FLITET
Një ndodhi e veçantë pranë Athinës.
Një ngjarje shumë e çuditshme raportohet nga një fshat vetëm dymbëdhjetë kilometra larg Athinës, shkruan një korrespondent. Një mësuese e shkollës e cila u emëru kohët e fundit në fshatin Salesi, me marrjen e detyrës, zbuloi se nxënësit e saj nuk mund të kuptonin as edhe një fjalë të vetme greke. Greqishtja ishte po ashtu gjuhë e huaj edhe për prindërit e fëmijëve. Gjuha e vetme që ata flisnin ishte gjuha shqipe. Mësuesja menjëherë i dërgoi një telegram ministrisë për me tregu se si qëndronin punët. Ministria dërgoi një përkthyes për ta nxjerrë nga situata. Është një gjë e zakonshme që fshatarët e prapatokës greke të përdorin shqipen si gjuhën e tyre kryesore, por ky është rasti i parë dhe i vetëm ku gjuha greke nuk flitet ose nuk kuptohet fare në një vend kaq afër kryeqytetit.
“The Minneapolis Journal”, 31 gusht 1901, faqe 36
GREEK NOT SPOKEN
Peculiar Condition of Affairs Near Athens.
A very curious occurrence is reported from a village only twelve miles away from Athens, writes a correspondent. A schoolmistress who was recently appointed to the village of Salesi, on assuming her duties, discovered that her pupils could not understand a single word of Greek, which was also a foreign language to their parents. The one language they spoke was Albanian. She immediately telegraphed how matters stood to the ministry, who sent an interpreter to her rescue. It is a common thing for the villagers of the Greek mainland to employ Albanian as their chief language, but this is the first and only instance where the Greek language is not spoken or understood at all in a place so near the capital.
“The Minneapolis Journal”, August 31, 1901, Page 36